22
Universiteti Publik “Haxhi Zeka” Pejë Fakulteti I Biznesit Punim Seminarik Lënda: Makroekonomi Departamenti: Kontabilitet dhe Financa Tema: Konsumi dhe Investimet

Konsumi dhe investimet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Konsumi dhe investimet

Universiteti Publik “Haxhi Zeka” Pejë Fakulteti I Biznesit

Punim Seminarik

Lënda: MakroekonomiDepartamenti: Kontabilitet dhe FinancaTema: Konsumi dhe Investimet

Punuan : Arbenita Mulaj

Ligjerues: Msc. Ujkan Bajra Egzone Shala Asistente: Msc. Luljeta Gllogjani Elsa Morina

Pejë, Prill 2013

Page 2: Konsumi dhe investimet

Përmbajtja

Hyrje…………………………………………………………………………………………….3

Qka perfaqeson Konsumi……………………………………………………………………...4

Faktoret qe e percaktojn konsumin…………………………………………………………..5

Konsumi dhe Kursimi................................................................................................................8

Investimet dhe rendesia e tyre...................................................................................................9

Vlera ne kohe e parase..............................................................................................................10

Teoria e Askeleatorit.................................................................................................................11

Kufizimet e dy teorive...............................................................................................................12

Perfundimi.................................................................................................................................13

Litereatura.................................................................................................................................14

2

Page 3: Konsumi dhe investimet

Hyrje

Në këtë punim do të paraqitet një vështrim i shkurtë lidhur me kuptimin e kunsumit , me

fatoret te cilet e percaktojn ate, gjithashtu do te diskutojm edhe per kosumin , si dhe per

vlersimin e investimve pergjitheisht , metodat qe perdoren ne

Vkersimin e investimve , dhe posaqerisht ne ndikim e vleres ne kohe te parase ne

vlersimin e investimeve.

Pra ne punim kemi paraqit shkurtimisht se qka eshte konsumi dhe investimet , si

ndikojn ato ne zhvillim e ndermarrjeve, ne treg , ne kuptimin e vleres ne kohe te parase.

Qeshtje kryesore me te cilen merret ky punim eshte konsumi dhe investimet me te gjitha

problemet e tyre , duke perfshir edhe teorit e tyre.

3

Page 4: Konsumi dhe investimet

Qka perfaqeson Konsumi?

Konsumi përfaqeson shpenzimet e konsumatorëve, familjeve dhe individeve për mallra dhe shërbime prej të cilave nxirren dobi në periudhen korrekte, duke përfshir edhe mallrat e përdorimit afatshkurtër dhe afatgjatë.

Pjesa e pashpenzuar për konsumin aktual e të ardhurave të disponueshme përfaqëson kursimin:

YD= C + S

YD= Të ardhurat e disponueshme,

C= Konsumi,

S= Kursimi

Mallrat e konsumit afatgjate si automobilet dhe makinat tjera mund te kenë dobi edhe në periudhen aktuale por edhe në të ardhmen.

Konsumi është komponenti më i madh i GDP-së (65% ne vendet e industrializuara).Familjet e varfëra shpenzojnë pjesen më të madhe të të ardhurave të tyre për ushqim dhe strehim.Me rritjen e të ardhurave, rritjen me të shpejt e pëson edhe kursimi, që konsiderohet si e mirë luksi.Në krahasim me të ardhurat e tyre të pasurit kursejn më shumë se sa të varfërit etj.

Shpesh bie fjala se me qka më së shumti i shpenzojn të ardhurat e tyre?Pjesën më të madhe të të ardhurave ata i shpenzojn për të mira me rëndësi jetike siq janë për ushqim dhe strehim.Pra, konsumi është proces në të cilën shpenzohen të mirat materiale, produktet dhe shërbimet që plotesohen në treg dhe shërbejnë për përmbushjen e nevojave të konsumatorëve.

Terësin e konsumit e përbëjnë: Individet Familjet Grupet Institucionet, organizata (firmat) etj.

4

Page 5: Konsumi dhe investimet

Faktorët qeë ndikojnë në Konsum

Faktori i parë përcaktues i konsumit dhe kursimit janë të ardhurat e disponueshme.Kjo vartësi është analizuar dhe ndryshe njihet edhe si hipiteza e „ te ardhurave absoplute“.

Tabela në vijim shpreh funksionin linear të konsumit dhe atë të kursimit.

Tabela 1.1. – Funksioni linear I konsumit dhe I kursimit

5

Page 6: Konsumi dhe investimet

Kurba e konsumit dhe ajo e kursimit paraqet lidhjen pozitive midis te ardhurave të disponueshme të konsumit dhe kursimit.Pikat e lakores së konsumit mbi vijen 45 shkallë, korrespondojnë me vlera negative të kursimeve.Pikat e lakores se konsumit nën vijen 45 shkallë, nënkuptojnë se vlerat e kursimeve do te jenë pozitive.Pikat e kurbes së konsumit që gjinden në pikëprerje me vijen 45 shkallë (pika A), nënkupton se vlerat e kursimeve do te jenë zero, apo C=YD.

Pjerrësia e lakores së konsumit shpreh shtesën e konsumit për çdo njësi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (MPC – prirja marxhinale per konsum).

YD=C+S atëher MYD=MC+MS dhe MPC+MPS=1 (MYD=1 njesi monetare) ku MC=konsumi marxhinal dhe MS=korsumi marxhinal dhe MYD = te ardhurat e disponueshme Marxhinale.

Mirpo, për ta studiuar më mirë sjelljen e konsumit dhe kursimit atëher përdoren edhe këta tregues (APC)-prirja mesatare per konsum dhe (APS)-prirja mesatare per kursim.APC=C/YD dhe APS=S/YDAPC ndryshon varësisht prej nivelit të konsumi ndërsa MPC është konstante.Algjebrisht funksioni linear I konsumit shprehet me kete menyr:

C=a+bYD

Faktoret tjerë përcaktues të konsumit pra përveq të ardhurave të disponueshme (YD) që është faktori kyq në konsum, prap ai nuk është I vetëm që ndikon në konsum (C) .Nje faktor tjetër është edhe pasuria që ndikon në kosnum, dhe ndikimi I saj është I rëndësishem vetëm kur ndryshon shpejte edhe në permasa të mëdha, gjithashtu edhe prej faktorëve të tjerë varet konsumi, faktorë si pritjet për të ardhurat, qmimet , taksat etj 6

Page 7: Konsumi dhe investimet

Një ndër teorit për të ardhurat që ndikojnë në konsum është edhe “teoria e të ardhurave permanent” e ekonomistit amerikan FRIEDMAN,ai bazohet në 3 koncepte themelore për këtë teori: konsumi permanent,të ardhurat përmanente dhe të ardhurat tranzitore. Sipas hipotezës apo teoris së të ardhurave permanente , konsumi permanent (Cp) është proporcional me të ardhurat permanente (Yp),pra;

Cp=kYp,ku k=MPC=APC,

sipas FREIDAMNIT të ardhurat aktuale mund të jenë më të mëdha ose më të vogla se të ardhurat permanente.Diferencen midis tyre ai e quan e ardhur tranzitore, Të ardhurat tranzitore përfaqsojn rritjen ose rënien e prapritur të të ardhurave pra: Y=Yp+Yt. ndërsa konsumi permanent dhe të ardhurat permanente përfaqsojnë prirjet afatgjate të konsumit dhe të ardhurave, funksioni I konsumit sipas hipotezës së të ardhurave permanente është:

C=kYp ku, C- konsumi actual Yp- te ardhurat permanente.

YD - luanë një rol kyç në përcaktimin e nivelit të konsumit, megjithatë ka edhe faktorë te tjerë.Pasuria është faktor shumë i rëndësishëm, ndikimi i saj në konsumin agregat rritet kur ndryshon shpejtë dhe në përmasa të mëdha, sa për thjeshtësi supozojmë vetëm dy periudha kohore, ku konsumatori individual bënë përzgjedhjen midis konsumit aktual (periudhen aktuale ) dhe atij te ardhshem (periudhen e ardhshme t+1)Te ardhurat individuale në periudhen aktuale janë Yt dhe në periudhen e ardhshme Yt+1.

Vija MAN është vija e buxhetit individual që tregon të gjitha kombinimet që mund të arrijë një konsumator midis konsumit aktual dhe atij te ardhshem, duke i pasur të dhëna të ardhurat aktuale, të ardhurat e ardhshme dhe normen e interesit.Pika A tregon mundësi konsumi për konsumatorin tonë, ku ai mund te konsumojë të gjitha të ardhurat aktuale (Yt) në periudhen prezente dhe të gjitha të ardhurat e ardhshme (Yt+1) në periudhen e ardhshme.Mundësit tjera të konsumit të shprehura në vijë MN varen nga mundësia e konsumatorit për të marrë ose dhënë hua.Në njërin ekstrem, në piken M, konsumatori do ti kursente të gjitha të ardhurat aktuale (C=zero), kështu që nëse supozojmë se në periudhen e ardhshme norma e interesit (i) do të jetë e njejtë si për dhënie ashtu edhe për marrje hua, ateherë konsumatori mund të shpenzojë:

Yt+1+(1+i)Yt

ku (1+i)Yt = vlera e ardhëshme e të ardhurave aktuale Ndersa ne ekstremin tjeter, ne piken N, konsumatori do te konsumoje ne periudhen aktuale, te ardhurat aktuale plus vleren e pakesuar të të ardhurave te ardhshme (Yt+Yt+1/1+i)

7

Page 8: Konsumi dhe investimet

KURSIMI- Kursimi përfaqëson pjesën e të ardhurave të disponushme që mbeten pas largimit të taksave personale, dm.th. që nuk shpenzohen për konsum.Kursimi në të ardhura ndikon në mënyr pozitive. Me rritjen e të ardhurave rritet edhe kursimi. Prirja margjinale për konsum përfaqëson rritjen e konsumit për një njësi të të ardhurave. Ka prirje positive.

8

Page 9: Konsumi dhe investimet

Kuptimi dhe rendesia e investimeve

Njësoj si Konsumi, edhe Investimet përbëjnë elementin më të ndryshueshëm të kërkesës agregate dhe GDP-së.Shpeshherë me investim nënkuptohet çdo shpenzim për shembull: për blerjen e një ngastre të tokës, të letrave me vlerë etj, ku në fakt këto janë vetëm transaksione financiare. Nërsa në kuptimin ekonomik, investim kemi vetëm ateherë kur krijohet kapital i ri real, pra kur shtohet stoku i mallrave kapitale, si: makineri dhe paisje, ndërtesa dhe inventar shtesë strukturen dërmuese të investimeve e përbejnë makineritë dhe paisjet, ndërsa pjesën më të vogel e zë inventari.

Nocioni investim përfshinë një spektër të gjerë aktiviteteve të njeriut. Në këtë aspekt, në kuptimin e gjerë investimi nënkupton angazhimin e mjeteve financiare në:

• Patundshmëri,

• Letra me valerë dhe aksione,

• Projekte prodhuese dhe shërbyese,

• Studime dhe kërkime shkencore,

• Zhvillim teknologjik, përsosje të proceseve teknologjike ,krijimit të produkteve të reja dhe pushtimit të tregjeve të reja ,

• Arsimimit të personelit Ndërmarrjet apo korporatat investojnë për të gjitha këto qëllime të shtyranga qëllimi i rritjes së profitit.

1). Investimet përfaqësojnë shpenzimet e organizatës që kanë për qëllimzgjerimin e sajë. Pra investimi nënkupton angazhimin e një shume të dhënëtë parave në kohën e tanishme , e në pritje të kthimit të një shume më tëmadhe në të ardhmen .

2). Investimi është forca bazike motorike për çdo biznes. Ai është burimi rritjes, sepse mbështetet në strategjitë eksplicite konkurruese tëmenaxhmentit dhe bazohet në plane të kujdesshme ( buxhete kapitale) për fushat ekzistuese .

3).Investimet në kuptimin e plotë të fjalës janë parakushti themelor iarritjes së qëllimeve zhvillimore. Ato mund të përkufizohen si një angazhimi mjeteve financiare , apo i të mirave të tjera materiale të shprehurafinanciarisht, për realizimin e qëllimeve zhvillimore.

Sipas shkollave të ndryshme të mendimit ekonomik, faktorët qe percaktojnë investimet janë te shumta. Ne do te ndalemi vetëm në dy teori kryesore lidhur me funksionimin e investimeve.Teorinë që i lidhë investimet me normen e interesit, dhe Teorinë e percaktimit te investimeve nga te ardhurat, apo me fjalë tjera ‘Teorinë e Akseleratorit.

Page 10: Konsumi dhe investimet

9

Nese supozojmë që i gjithë kapitali merret hua, ateherë te gjitha variantet me fitim vjetor pozitiv janë të pranueshme.Me 10% normë të interesit, 5 projekte e para me një shumë prej 28 milione Lek pranohen.Me 5% normë te interesit, vetem 1 projekt refuzohet dhe me 53 milionë Lekë, 7 projektet e para pranohen.

Page 11: Konsumi dhe investimet

10

Vlera ne kohen e parase (Kuptimi dhe vlera e saj)

Kuptimi i vlerës në kohë të parasë është vendimtar për menaxhimin efektiv financiarë. Meqenëse investimi në një firmë bëhet sot kurse rezultatet priten në të ardhmen, menaxherët e organizatës janë të preokupuar, jo thjesht me atë çfarë ndodhë aktualisht, por ata e shikojnë fitimin e organizatës dhe të rezultateve sajë në dinamikë të pandërprerë dhe të pa shkëputur nga koha, për të operuar më saktë me treguesit financiar dhe për të marrë vendime tërëndësishme, menaxhmenti i organizatës duhet të ketë parasysh vlerën në kohë të parasë.Njohja e vlerës në kohë të parasë është kusht i domosdoshëm për të kuptuar procesin e zgjedhjes së investimeve afatgjata. Një euro të cilin e posedojmë sot është shumë më e vlefshme nga një euro që do të pranojmë më vonë, sepse kur prona që posedon pronari është para, ai mund ta shndërrojë atë në çdo formë që dëshiron ai ta investojë në patundshmëri, të blejë aksione, obligacione apo letra të tjera me vlerë ose t`ia japë paratë me qira dikujt tjetër dhe prej tyre të fitojë një shtesë në formë interesi.

Metodat e vlerësimit të investimeve

Metodat e vlerësimit të investimeve ( buxhetimit të kapitalit ) mund tëklasifikohen në shumë mënyra . Për këtë punim , propozojmë që metodatti ndajmë në:

metodat që nuk e marinë për bazë vlerën në kohë të parasë dhe ato që e marinë për bazë vlerën në kohë të parasë.

1. Metodat që nuk e marinë për bazë vlerën në kohë të parasë

Norma mesatare e kthimit, Afati i shlyerjes Kthimi mesatar i kontabilitetit

2. Norma Mesatare e kthimit

Kjo metodë krahason profitin mesatar , i cili gjenerohet nga një shumë einvestuar .Sipas kësaj metode norma mesatare e kthimit llogaritet dukekrahasuar kthimin mesatar vjetor me investimin fillestar:

Kthimi mesatar vjetor Norma mesatare e kthimit -------------------x 100 

Investimi fillestar

Për të llogaritur normën mesatare të kthimit zhvillohen këto operacione paraprake :a ) L l o g a r i t e t p r o f i t i t o t a l n g a i n v e s t i m i ,  b)Llogaritet kthimi mesatar vjetor, duke pjesëtuar profitintotal me numrin e

viteve gjatë të cilave rrjedhin tëardhurat nga

Kthimi mesatar vjetor Aplikohet formula ---------------------x 100

Page 12: Konsumi dhe investimet

Investimi fillestar

Teoria e Akseleratorit

Akseleratori na ndihmon të kuptojmë pse prodhimi i të mirave kapitale ndryshon shumë më shpejt se sa prodhimi i të mirave. Sipas teorisë se Akseleratorit niveli i investimeve neto korrente varet nga ndryshimet në të ardhurat, që mund te shprehet:

It=v(Yt-Yt-1) ku,

It= investimet neto ne periudhen aktuale,Yt= te ardhurat kombetare ne periudhen aktuale,Yt-1= te ardhurat kombetare ne periudhen e meparshme,v= nje konstante qe njihet si akselerator, qe percaktohet nga karakteristikat teknologjike te prodhimit

Për ta kuptuar më mirë teorin e Akseleratorit do të analizojmë shembullin e paraqitur në table:

Nga të dhenat e Tabelës mund të nxirren disa perfundime:

Që investimet neto të mbeten në një nivel pozitiv konstant, duhet që kerkesa për produktin e firmes të rritet me të njejtin ritëm.Që investimet neto të rriten, kërkesa duhet të rritet me një ritem në rritje.Ne qoftë se kërkesa mbetet konstante, investimet neto do të bien zero.

Page 13: Konsumi dhe investimet

12

Kufizimet e dy teorive

Të dy teoritë, si ajo që i lidhë investimet më normën e interesit, ashtu edhe teoria e akseleratorit, kanë kufizimet e tyre.Teoria e Aksleratorit – kufizimi i kesaj teorie është supozimi se nuk ekziston asnjë kapacitet i tepërt (i pashfrytezuar) ne ekonominë e një vendi, gjë që është shumë diskutabile.Një kufizim i përbashkët për të dy shpjegimet është se asnjëri prej tyre nuk mban parasysh pritjet e firmave për aktivitetin e ardhshëm ekonomik dhe për kërkesen e ardhshme.Një kufizim tjetër i përbashkët është edhe mosmbajtja parasysh e ndikimit të nivelit të taksave dhe diferencave të tyre në investime.Qeveria mund të ndikojë në nivelin e investimeve private përmes politikave fiskale dhe monetare, si dhe përmes krijimit te politikave makroekonomike per krijimin e nje klime me te shendoshë ne ekonomi.

13

Page 14: Konsumi dhe investimet

Përfundimi

Pas një shqyrtimit të shkurtë të teorisë mbi investimet dhe metodave të vlerësimit, si dhe pas analizës së një shembulli konkret mund të biem këto përfundime:Investimi është një nga detyrat kryesore të menaxherit,Investimet kanë një ndikim shumë të madh në zhvillimin e ndërmarrjes dhe në profitin e pronarëve,Gjatë vendimmarrjes për investime të reja duhet të vlerësohet kostoja e investimit , përfitimi dhe arsyeshmëria e investimit si dhe ndryshimet në rrjedhën e parasë.Të gjithë faktorët që ndikojnë duhet të merren parasysh e në veçanti te investimet kapitale dhe me kohë gjatësi më të madhe.Te investimet afatshkurta vlera në kohë e parasë ka ndikim më tëvogël dhe mundë të përdoren më shpesh në vlerësimin e investimevemetoda e Normës mesatare të kthimit dhe afati i shlyerjes.Gjithashtu diskutuam edhe per kosumin , qka perfaqson ai , faktoret te cilët e percaktojnë konsumin gjithashtu edhe kursimin si pjesë përberse e konsumit.

14

Page 15: Konsumi dhe investimet

Literatura

1) Dr. Isa Mustafa “   Menaxhmenti Financiar “   RIINVEST , Prishtinë 2005 Dr. Muhamet Mustafa “ Menaxhmenti i Investimeve” RIINVEST, Prishtinë2005

2) Dr Muhamet Mustafa “ Menaxhmenti i Investimeve “Prishtinë 2005 ( faqe 109)

3) Dr. Gazmend Lubeteni , “ Financat e Korporatave “ Prishtinë 2005 (faqe 100 20,21,23).

4)Dr. Isa Mustafa   “ Menaxhimi Financiar “ RIINVEST   , Prishtinë 2005   ( faqe 156-157 )

15