20
Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen, përshkrimin, klasifikimin, dhe komunikimin e rezultateve financiare. Kontabiliteti si disciplinë është një fushë shumë e gjerë dhe në kohën e sotme në vete ngërthen disa degë. Në përgjithësi roli i kontabilitetit është që t'iu ndihmojë menaxherëve, investitorëve, autoriteteve shtetërore të taksave dhe njerëzve apo grupeve të njerëzve vendim marrës të marrin vendime më të sigurta duke u bazuar në të dhënat kontabël. Historia e kontabilitetit Të dhëna të dokumentuara mbi kontabilitetin e thjeshtë kemi qysh nga kohët e lashta të njerëzimit gjat civilizimit të Sumerian ëve në Mesopotamia , kur ata kishin nevojë të mbanin evidenca mbi prodhimet e tyre agrokulturore. Kontabilitet i thjesht është përmendur në Kur'an Suretu El Bekare ajeti 282, gjithashtu kontabilitet i thjeshtë është përmendur në Bibël tek Mateu. 25:19. Shkrimtari i shekullit të dymbëdhjetë Ibën Tejmija kontabilitetin e ka përmendur në librin e tijë Hizba (verifikim, kalkulim), e paraqitur një sistem i kontabilitetit i përdorur nga myslimanët kah mesi i shekullit të shtatë. Praktikimi i kontabilitetit ishte i ndikuar nga Roma antike dhe Perandoria Persiane Shembull më i detajuar dhe kompleks i përdorimit të kontabilitetit është regjistruar gjat udhëheqjes së kalifatit të dytë Islam nga Umer Ibn el-Hatabi . Sistemi kontabë i Omerit u shfrytëzua, me disa ndryshime, nga udhëheqësit mysliman gjer në kohën e Perandorisë Osmane Luca Pacioli dhe kontabiliteti modern Libri i parë i shkruar mbi kontabilitetin Della Mercatvra et del Mercante Perfetto ishte ai i ekonomistit kroat Benedetto Cotrugli që është i njohur edhe si Benedikt Kotruljević nga Dubrovniku . Libri u shkrua në vitin 1458 por nuk u botua gjer në vitin 1573 . Për këtë arsye të mos publikimit Luca Pacioli (1445 - 1517), gjithashtu njohur si Friar Luca dal Borgo llogaritet si themelues i kontabilitetit. Në librin Summa de arithmetica, geometrica, proportioni et proportionalita (Venice 1494 ), paraqet sintezën e njohurive matematikore të kohës së tij dhe formulon metodat e mbajtjes së kontabilitetit. Kontabiliteti i Kostove + Ushtrime LLOGARITJA EKONOMIKE Llogaritja ekonomike (ose llogaritja e fitimeve dhe humbjeve) eshte nje pasqyre financiare qe tregon per operacionet e nje shoqerie (ndermarjeje, firme ) ne nje periudhe te caktuar kohe (zakonisht per nje muaj, nje tremujor apo periudhe vjetore). Veprimtarite e shoqerise jane shprehur nepermjet te ardhurave, shpenzimeve dhe fitimit brenda periudhes se analizuar te kohes. Llogaria ekonomike ndryshon nga bilanci , i cili tregon vetem uljen

Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen, përshkrimin, klasifikimin, dhe komunikimin e rezultateve financiare. Kontabiliteti si disciplinë është një fushë shumë e gjerë dhe në kohën e sotme në vete ngërthen disa degë. Në përgjithësi roli i kontabilitetit është që t'iu ndihmojë menaxherëve, investitorëve, autoriteteve shtetërore të taksave dhe njerëzve apo grupeve të njerëzve vendim marrës të marrin vendime më të sigurta duke u bazuar në të dhënat kontabël.

Historia e kontabilitetit

Të dhëna të dokumentuara mbi kontabilitetin e thjeshtë kemi qysh nga kohët e lashta të njerëzimit gjat civilizimit të Sumerianëve në Mesopotamia, kur ata kishin nevojë të mbanin evidenca mbi prodhimet e tyre agrokulturore. Kontabilitet i thjesht është përmendur në Kur'an në Suretu El Bekare ajeti 282, gjithashtu kontabilitet i thjeshtë është përmendur në Bibël tek Mateu. 25:19.

Shkrimtari i shekullit të dymbëdhjetë Ibën Tejmija kontabilitetin e ka përmendur në librin e tijë Hizba (verifikim, kalkulim), e paraqitur një sistem i kontabilitetit i përdorur nga myslimanët kah mesi i shekullit të shtatë.

Praktikimi i kontabilitetit ishte i ndikuar nga Roma antike dhe Perandoria Persiane Shembull më i detajuar dhe kompleks i përdorimit të kontabilitetit është regjistruar gjat udhëheqjes së kalifatit të dytë Islam nga Umer Ibn el-Hatabi. Sistemi kontabë i Omerit u shfrytëzua, me disa ndryshime, nga udhëheqësit mysliman gjer në kohën e Perandorisë Osmane

Luca Pacioli dhe kontabiliteti modern

Libri i parë i shkruar mbi kontabilitetin Della Mercatvra et del Mercante Perfetto ishte ai i ekonomistit kroat Benedetto Cotrugli që është i njohur edhe si Benedikt Kotruljević nga Dubrovniku. Libri u shkrua në vitin 1458 por nuk u botua gjer në vitin 1573. Për këtë arsye të mos publikimit Luca Pacioli (1445 - 1517), gjithashtu njohur si Friar Luca dal Borgo llogaritet si themelues i kontabilitetit. Në librin Summa de arithmetica, geometrica, proportioni et proportionalita (Venice 1494), paraqet sintezën e njohurive matematikore të kohës së tij dhe formulon metodat e mbajtjes së kontabilitetit.

Kontabiliteti i Kostove + Ushtrime LLOGARITJA EKONOMIKE

 

Llogaritja ekonomike (ose llogaritja e fitimeve dhe humbjeve) eshte nje pasqyre financiare qe tregon per operacionet e nje shoqerie (ndermarjeje, firme) ne nje periudhe te caktuar kohe (zakonisht per nje muaj, nje tremujor apo periudhe vjetore). Veprimtarite e shoqerise jane shprehur nepermjet te ardhurave, shpenzimeve dhe fitimit brenda periudhes se analizuar te kohes.Llogaria ekonomike ndryshon nga bilanci, i cili tregon vetem uljen apo rritjen e pasurive apo detyrimeve ne nje moment kohe te dhene.Ne percaktimin e pasqyres se llogaritjes ekonomike eshte e nevojshme, ne fazen paraprake, te percaktohen qarte kostot dhe fitimet qe do te paraqiten ne kete veprimtari kontabile.

Kostot (Shpenzimet) qe perballohen per sigurimin e burimeve ose sherbimeve qe lejojne krijimin e produkteve ose sherbimeve perbejne koston e veprimtarise se ndermarjes, ne periudhen kontabile ne te cilen produktet ose sherbimet shiten.Fitimet qe i takojne cdo veprimtarie zakonisht individualizohen ne momentin kur mallrat ose sherbimet shiten.Kostot e nje veprimtarie duhet t'i korespondojne fitimeve te kesaj veprimtarie, mbasi i perkasin prodhimit te te njejtave mallra dhe sherbime, shitja e te cileve, ne kete veprimtari, lejon realizimin e fitimeve koresponduese.

Page 2: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

Llogaritja ekonomike permbledh kostot dhe fitimet e veprimtarise duke evidentuar diferencen (rezultatin) qe do t’i shtohet pozitivisht ose negativisht (fitim ose humbje) kapitalit neto.

Elementet kryesore te llogaritjes ekonomike te ndermarrjes jane:

A) TE ARDHURATTe ardhurat perfshijne te gjitha te ardhurat e fituara nga veprimtaria kryesore e shoqesise (ndermarrjes, firmes, etj) si: shitjet, investimet dhe ndonje veprimtari tjeter fitimprurese.Te ardhurat influencohen nga shume faktore, por me te rendesishmit jane:- cmimi i produkteve;- vellimi i shitjeve;- inflacioni.

Zerat kryesore persa i perket te ardhurave jane: 1) fitime nga shitjet;2) fitime te tjera, p.sh nga shitja e aktiveve fikse;3) interesa aktive, dividente pjesmarrjeje;4) perfitime nga furnizimi me sherbimeve te paguara per veprimtarine e meparshme;

A) KOSTOTKostot perfshijne te gjitha shpenzimet e bere te nje shoqerie me qellim qe te gjeneroje te ardhura. Ato ndahen kryesisht ne dy kategori: shpenzime direkte dhe shpenzime indirekte.Zerat kryesore te llogaritjes ekonomike persa i perket kostove te veprimtarise jane:1) kostoja e mallrave dhe sherbimeve te shitura;2) kostot e pergjithshme: administrative, tregetare dhe shitjeje;3) kostot financiare: interesa dhe shpenzime per te perballuar kontratat e parashikuara me skadence te shkurter apo te gjate;4) detyrime per nga sherbimet e paguara nga veprimtaria e meparshme.

Kostoja eshte nje matje me terma monetare e shumes se burrimeve te perdorura per nje qellim te caktuar. Ne kete perkufizim kuptojme se paraja perben emeruesin e perbashket te percaktimit ne nje te vetem te te gjitha burrimeve individuale te shprehura ne njesi te ndryshme matjeje dhe se ne varesi te qellimeve te ndryshme, kontabiliteti i llogaritjes se kostos ka evidentuar dhe llojet e ndryshme te kostove qe ekzistojne.

Kostot klasifikohen:• sipas shkalles me te ciles ato lidhen me produktin perfundimtar ne:- kosto direkte- kosto indirekte;• menyres se sjelljes ose reagimit te tyre ndaj ndryshimit ne vellimin e

Page 3: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

aktivitetit ne:- kosto variabel;- kosto fikse;• shkalles se kontrollueshmerise se tyre nga manaxheret;• natyres se burrimeve qe i kane shkaktuar keto kosto;• funksioneve te biznesit per te cilat jane caktuar keto burrime;• karakteristikave te tjera ekonomike.

Nga keto:Kostot direkte jane kostot qe i takojne nje objekti kostoje, marrin pjese direkt ne koston e produktit dhe qe mund t'i caktohen atij drejtperdrejte. Kostot direkte jane te ndryshme ne veresi te llojit te veprimtarise. Ne veprimtarite tregetare ato perfshijne kryesisht koston e mallrave, kurse ne nje veprimtari prodhuese, pervec lendeve te para perfshijne edhe pagat, si nje pjese e rendesishme e shpenzimeve ne veprimtarine e ndermarjes.

Ne pergjithsi, ne kostot (shpenzimet) direkte perfshihen:Shpenzimet materiale direkte (zakonisht ketu hyjne lendet e para) jane ato materiale qe aktualisht hyjne ne procesin e prodhimit, behen pjese e produktit te gatshem dhe mund te dokumentohen. Ne to shpesh nuk hyjne artikuj te imet, kostot e te cileve jane te paperfillshme. Keto materiale klasifikohen si materiale indirekte.Shpenzimet e punes direkte jane ato shpenzime te punes se punonjesve qe marrin pjese ne njesine e prodhimit, qe mund t'i percaktohen produktit ne menyre te vecante dhe qe ndyshojne mjaft me ndyshimin e numrit te njesive te prodhuara. Keshtu, ne to futen pagat e punonjesve drejperdrejt te angazhuar ne procesin e prodhimit. Pagat e punonjesve jo drejtperdrejt te angazhuar ne prodhim (p.sh. administratoret, transportuesit, rojet, etj.) futen ne koston indirekte.Kostot indirekte jane kostot qe i takojne nje objekti kostoje, por qe s'mund t'i caktohen atij direkt. Kostot indirekte jane ato shpenzime qe nuk lidhen direkt me prodhimin, por qe jane te nevojshme per sigurimin e nje veprimtari normale te shoqerise (ndermarrjes, firmes). Duke qene se keto shpenzime nuk mund t'i caktohen drejtperdrejte nje objekti shitjeje (produkti), eshte i nevojshem gjetja e menyres se shperndarjes se tyre. Per kete qellim perdoren metoda te ndryshme te shperndarjes se ketyre kostove.

Ne kostot indirekte perfshihen:

Shpenzimet indirekte te prodhimit qe jane te gjitha shpenzimet e tjera te procesit te prodhimit qe nuk perfshihen ne koston direkte apo kostot qe nuk materializohen ne produkte apo sherbime te vecanta. Ne to hyjne:• kostoja e materialeve qe nuk formojne produktin perfundimtar por qe perdoren gjate procesit te prodhimit, p.sh lubrifikante, etj.• pagat indirekte per punonjesit qe kryejne kontrollin e detyrave, merren me transportin e brendshem, etj.

Page 4: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

• kostot e energjive te konsumuara, interesat e debive, etj.Ne pergjithsi, keto shpenzime quhen ndryshe dhe shpenzimet e pergjithshme te ndermarjes dhe ndahen ne dy kategori:

• Kostot variabel si energjia elektrike, materialet dhe shumica e punes indirekte;• Kostot fikse si pagat e rojeve, pastruesve, etj.Meqenese shpenzimet e pergjithshme nuk materializohen direkt, duhet te aplikohet nje koeficient shperndarje te ketyre shpenzimeve per njesi prodhimi.

A) FITIMIFitimi perben thelbin e qellimit te cdo biznesi (veprimtarie prodhuese apo tregetare) dhe llogaritet si diferenca e kostove (shpenzimeve) nga te ardhurat. Per llogaritjen e fitimit perdoren dy koncepte te ndryshme:- vlera e shtuar- fitimi neto

Vlera e shtuar tregon se sa vlere i shtohet materialeve baze nga zhvillimi i aktivitetit te shoqerise. Vlera e shtuar eshte shuma e parave te mbetura, mbasi zbriten kostot direkte materiale nga te ardhurat nga shitjet.Te ardhurat nga shitjet - Kostot direkte materiale = Vlera e shtuarFitimi bruto eshte shuma e parave qe mbeten pasi zbresim kostot direkte te punes dhe kostot indirekte nga fitimi bruto. Ose, fitimi bruto eshte i barabarte me diferencen e te gjitha kostove nga te ardhurat. Fitimi bruto (fitimi i llogaritur) i nje ndermarjeje llogaritet thjesht, si diferenca e te ardhurave dhe shpenzimeve (kostove):Fitmi i bruto = Te ardhurat – ShpenzimetNorma e fitimit bruto shprehet si raporti i fitimit bruto me shitjet, pra tregon fitimin bruto per 100 leke shitje.Praktika kontabile dhe fiskale, nga pikepamja fisale, paraqet edhe dy terma te reja:- shpenzimet e zbriteshme- shpenzimet e pazbriteshme.

Eshte e rendesishme per nje ndermarje te njihen keto dy tipe shpenzimesh me qellim te llogaritjes se tatimit mbi fitimin.Tatimi mbi fitimin llogaritet duke zbatuar nje perqindje ndaj fitimit te tatueshem. Sipas ligjeve ne fuqi, perqindja e zbatuar prej shumices se sipermarrjeve eshte 30%.Fitimi neto llogaritet duke zbritur tatimin mbi titimin nga fitimi bruto.

Per vleresimin e kontrollit financiar te shoqerise duhen ndertuar dy llogaritje ekonomike:• llogaritja e fitim/humbjes• plani i rrjedhjes se parase.

Page 5: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

KONTABILITETI I KOSTOVE

Cdo ndermarrje, pavaresisht sektorit te aktivitetit dhe madhesise, ka nevoje per lloje te ndryshme informacioni per menaxhimin e saj. Keto informacione jane zakonisht te tipit sasior (p.sh.kostot) dhe mund te kene origjine kontabile dhe jokontabile. Ndersa keto te fundit mund te merren, p.sh. nga tregjet ne te cilat ndermarrja blen input-et dhe shet output-et e saj, informacionet kontabile merren nga Kontabiliteti i Pergjithshem i ndermarrjes, nga Kontabiliteti Drejtimit dhe nga kontrolli buxhetor i saj.Kontabiliteti i Pergjithshem ka per objektiv te percaktoje cdo vit rezultatin e ushtrimit te arktiviteti dhe perberjen e kapitalit te ndermarrjes, duke dhene mbi kete baze tregues komplekse dhe te pergjithshem, qe sherbejne si jashte dhe brenda saj.Kontabiliteti i Drejtimit synon te jape informacione analitike per menaxhimin e brendshem te ndermarrjes, per te gjitha aktivitetet qe zhvillohen ne te. Vecanerisht, ai ka per qellim te percaktoje ne rruge preventivuese (parashlkuese) kostot e produkteve te prodhuara. Kjo kerkon nxjerrjen analitike te kostove te aktiviteteve te vecanta ose te fazave te punimit, qe do t'i sherbejne si llogaritjes se rezultatit ekonomik te aktivitetit.Qellimi i percaktimit te kostove, te te ardhurave dhe rezultateve ekonomike te proceseve dhe produkteve te vecanta eshte:• caktimi i cmimeve te shitjes: njohja analitike e kostove te produktit lejon orientimin me te mire ne percaktimin e cmimeve te shitjes;• kontrolli i kostove qe kryhet nepermjet nje konfronti te vazhdueshem ndermjet kostove efektive dhe kostove te parashikuara, ben te mundur vecimin, analizen dhe eleminimin e shkaqeve te shmangjeve te evidentuara;• vleresimi i mbetjeve te gjysemfabrikateve dhe te produkteve: nepermjet vleresimeve te tilla ndermarrja eshte ne gjendje te ndjeke hap pas hapi progesin e formimit te fitimit,• etj.Kontabiliteti i kostove ka per qellim percaktimin e kostove te objekteve te vecante (p.sh. nje faze te punimit, nje produkti te vecante, etj), te kontabilizuar per nje nga qellimet e permendura me siper.Realizimi i nje sistemi Kontabiliteti te Drejtimit nenkupton ndjekjen e procedurave te vecanta per nxjerrjen e kostove. Kompleksiteti i Kontabilitetit te Drejtimit varet nga faktore te shumte, si p.sh. madhesia e ndermarrjes, numri i produkteve te prodhuar, tipi i prodhimit, etj. Ai realizohet ne forma te ndryshme nga te cilat do te vecojme:A) Kontabiliteti me kosto totale dhe direkteDuke mos dashur te permendim zerat kryesore te kostove te procesit te transformimit (kostot industriale), ato te shperndarjes (kosto tregtare) si dhe kostot administrative dhe kostot e pergjithshme te ndermarrjes, duhet nenvizuar se ndersa Kontabiliteti i Pergjithshem i klasifikon kostot sipas natyres (materiale, fuqi punetore, energji, etj), Kontabiliteti i Drejtimit i

Page 6: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

klasifikon ne te njejten kohe, sipas natyres, perkatesise ne prodhim (p.sh. nje faze te punimit me teper se nje tjetre) dhe se fundi sipas destinacionit (produktit, porosise).Kontabiliteti i kostove mund te bazohet ne kostot totale ose kostot direkte. Zgjedhja e kriterit te llogaritjes se kostos (totale apo direkte) do te synoje ne mundesimin e analizes, paanshmerise dhe operativitetit ne vleresimin e kostos, me qellim qe personeli i ndermarrjes te jete i pergjegjshem per kostot si te procesit te transformimit ne pergjithesi, ashtu dhe te kostove te fabrikimit te produkteve (apo porosive).

Metoda e kostos totale duke mos bere dallimin ndermjet kostove direkte dhe indirekte, rezulton e papershtatshme vecanerisht per menaxhimin e ndermarrjeve me shume produkte dhe shume procese. Kjo metode, ne fakt, nuk eshte analitike, sepse i ndan Kostot ne menyre agregate dhe subjektive; nuk eshte e paanshme, sepse nuk lejon te dallohen ndikimet mbi kosto te faktoreve realisht te perdorur, nuk eshte operative, sepse varion me volumet e prodhimit dhe se fundi ndikohet nga vendimet e meparshme.Sistemi me kosto direkte, perkundrazi, ben zgjedhje me realiste si dhe vleresime me objektive te rentabilitetit, vecanerisht persa i perket se ardhmes. Shembulli i meposhtem sqaron me mire kufijte e metodes me kosto te plote.

ShembullNje ndermarrje prodhon tre produkte A, B, C me sasi prodhimi te njejte, pra Q(A)=Q(B)=Q(C) = 10.000 cope ne vit.kostot (totale vjetore) jane:- materiale direkte 360.000L- fuqi punetore direkte 275.000L- kosto indirekte 138.000LTe percaktohen:kostot njesi per pdo produkt kur dihet qe kostot unitare te materialeve direkte per produktet A, B,C jane perkatesisht 16, 12 dhe 8 L/cope, ndersa kostot unitare te fuqise punetore direkte jane perkatesisht 6.5, 6.5 dhe 14.5.

Zgiidhje1. Ndajme kostot indirekte per sejcilin produkt, mbi nje baze te vetme: ate te kostos se fuqise punetore.2. Koeficienti i ndarjes jepet nga:

Atehere, kostot unitare te produkteve ( Kindi = k * Kfpi ) do jene:

Page 7: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

2. Ndermarrja vendos te ndaje kostot indirekte mbi bazen e kostove te materialeve direkte; koeficienti i ndarjes k do te jete:

Atehere, kostot unitare indirekte ( Kindi = k * Kmi ) te produkteve jane:

Pra, rezultatet jane shume te ndryshme dhe kjo konfirmon qe sistemi me kosto totale nuk eshte operativ. Ky sistem i kostos nuk lejon verifikimin e rezultatit (te eficences) se menaxhimit dhe te pergjegjesise se menaxhereve.

B) Kontabliteti me kosto direkte dhe indirekte

Procesit te marrjes se vendimit ne ndermarrje i sherben ndarja e kostove ne variable dhe fikse. Kjo ndarje sherben per:• Vleresimin e eficences;• Vleresimin e rezervave te produkteve ne proces dhe te produkteve perfundimtare;• Percaktimin e kostove standart dhe perpilimin e buxheteve.• Analizat kosto - volum - fitim.Per qellime te kontrollit te menaxhimit, Kostot klasifikohen ne direkte dhe indirekte, duke bere te mundur analizat e shmangjeve dhe zgjedhjen e nderhyrjeve korrigjuese te nevojshme, kur ndarja e tyre behet mbi baza objektive.kostot direkte, jane Kostot per te cilat eshte teknikisht e mundur te behet nje ndarje direkte dhe objektive per nje objekt te caktuar. Kostot indirekte, zakonisht i referohen shume objekteve, per te cilat nuk eshte e mundur te besh nje matje objektive te punes, te konsumit te faktoreve prodhues, etj.Njohja e ketyre klasifikimeve te ndryshme lejon ndermarrjen te percaktoje

Page 8: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

strukturat e mundshme kontabile te kostos per sejcilin klasifikim (te paraqitura ne tabele).

Tab. Strukturat kryesore kontabile te kostos

Analizojme hap pas hapi metodat per nxjerrjen e kostove te materialit, te fuqise punetore ose elementeve (zerave) te tjere te kostove direkte si dhe te shpenzimeve te pergjithshme (overhead cost).

B.1. Kontabiliteti i materialeve

Bazuar ne urdhrat e leshuar ne procesin e prodhimit, nga magazina terhiqen materialet dhe dergohen ne sektorin prodhues, ku do te perpunohen. Percaktimi i kostove te materialeve fillon nga njohja e levizjeve te materialeve kundrejt magazines, ne te cilat perfshihen:• materiale te blera;• produkte ne proces;• produkte perfundimtare.

Materialet e blera nga ndermarja mund te ndahen ne:• lende te para dhe ndihmese;• pjese dhe komponente speciale;• materiale te konsumit dhe te mirembajtjes,

Levizjet ne magazine (ngarkim - shkarkimet) behen zakonisht me njesi fizike. Duke patur parasysh se keto materiale blihen (dhe me pas perdoren ne prodhim), ne kohe te ndryshme, ne sasira re ndryshme dhe me cmime te ndryshme, per qellimet e Kontabilitetit te Drejtimit eshte e nevojshme te adoptohet nje forme te vleresimit te kostove se ketyre materialeve.Nje veprim i tille ne praktike realizohet me metoda te ndryshme, ku me e perdorura eshte FIFO (First-in-First-Out), LIFO (Last-In-Fist-Out) dhe cmimi mesatar i peshuar.

• FIFO Meqenese lendet e para ne magazine blehen me parti dhe ne kohe te ndryshme, me cmime qe mund te ndryshojne, shpesh nuk eshte e mundur te ndash fizikisht sasite e te njejtit material te blere ne kohe te ndryshme. Prandaj, cmimet e lendeve te para te ngarkuara ne prodhim, percaktohen sipas kesaj metode duke u nisur nga me te vjetrat tek me te rejat. Per sqarimin e kesaj metode llogaritese le te shohim shembullin e meposhtem:

Page 9: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

Shembull

Viera e magazines me 31 Maj do tejete:25 x 12.000 = 300.000 Leke

dhe vlera e materialit e ngarkuar ne prodhim gjate muajit Maj do te jete::2.550.000 + 1.150.000 = 3.700.000 Leke

• LIFO Metoda LIFO ngarkon materialet ne prodhim duke u nisur nga ato qe kane hyre te fundit ne magazine, per te kaluar hap pas hapi tek me te vjetrit. Bazuar ne te dhenat e shembullit te meparshem, vlera me te cilin materiali X ngarkohet ne prodhim dhe vlera e magazines me 31 Maj, sipas metodes LIFO llogaritet si me poshte:

Vlera e magazines me 31 Maj do te jete:25 x 10.000 = 250.000 Leke

dhe vlera e materialit e ngarkuar ne prodhim gjate muajit Maj do te jete:2.600.000 + 1.150.000 = 3.750.000 Leke

Page 10: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

Shpesh per te evituar serine e llogaritjeve te kerkuara nga FIFO dhe LIFO mund te perdoren cmimet mesatare te cilat mund te percaktohen sipas dy metodave:

• Metoda e pare (Mesataria periodike e peshuar) percakton mesataren e cmimeve per cdo periudhe te vecante. Duke u mbeshtetur tek te dhenat e shembullit te meparshem, cmimi me te cilin materiali X do te ngarkohet ne prodhim gjate muajit Maj dhe vlera e magazines me 31 Maj do te jepen si me poshte:

• Metoda e dyte (Mesatarja e vazhduar e pershuar) ndan vleren e magazines per sasine totale te materialit ne magazine sa here qe ne te vjen material i ri (pra, cmimi mesatar rillogaritet).Duke u mbeshtetur ne te dhenat e tabeles se shembullit te meparshem percaktohet:Cmimi me te cilin materiali ngarkohet ne prodhim me 16 Maj:

Cmimi me te cilin materiali ngarkohet ne prodhim me 31 Maj:

Vlera e materialit ne magazine me 31 Maj:25 x 11.340 = 283.000 LekeLevizjet ne magazine paraqiten ne tabelen e meposhtme:

Page 11: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

B.2 Kostot direkte te fuqise punetore Kostot e fuqise punetore te cilat mund te bashkohen lehtesisht me objektin se cilit i percaktohet kostoja ngarkohen drejtperdrejt ne prodhim. Kostot e tjera te fuqise punetore, qe nuk mund te trajtohen ne kete menyre, perfshihen ne koston indirekte (Overhead).Kontabiliteti i fuqise punetore direkte ka te beje me percaktimin e kostove te personelit qe punon ne prodhim:Kosto e fuqise punetore direkte = Sasi e punes (ore) * Kosto njesi e punes (Leke/ore)Per te realizuar llogaritjen e kostos se fuqise punetore duhet mbledhur informacione nga:• repartet ose qendrat e prodhimit, ne lidhje me oret e shpenzuara gjate periudhes se marre ne shqyrtim, te cilat ndahen ne:- ore direkte dhe ore indirekte- ore te zakonshme dhe ore jashteorarit;• zyra e pagave, mbi pagat dhe shperblimet sipas oreve te punes dhe oreve jashteorarit dhe shkalles se kualifikimit.

B.3. Kontabiliteti i kostove indirektekostot indirekte perfshijne kostot e materialeve indirekte, kostot e punes indirekte dhe shpenzime te tjera, qe nuk eshte e lehte t'i ngarkosh ne objektin te cilit i percaktohet kostoja.Zakonisht, bejne pjese tek kostot indirekte, kostot industriale te lidhura me:• sherbimet e repartit : kjo kategori permbledh kostot per ndricimin dhe ngrohjen e ndertesave, energjine per forcen motore te makinerive, te furnizimit me uje, gaz, etj.• pagat e teknikeve, punonjesve te mirembajtjes, kontrollit, etj.• amortizimin e impianteve dhe makinave;• kostot administrative : permbledhin pagat e nepunesve dhe punonjesve te administrates, sherbimet e pergjithshme si ato telefonike, postale, kancelarite, etj.• kostot tregtare : permbledhin pagat e punonjesve te tregetimit, koston e ambalazhimit dhe te transportit, shpenzimet e reklames, etj.

Kontabiliteti i kostove indirekte paraqet veshtiresi, sepse nje pjese e tyre jane kosto variabile dhe nje pjese kosto fikse:

Page 12: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

Problemi qe shtrohet per kostot indirekte eshte ai i gjetjes se nje baze te drejte dhe objektive te ndarjes se saj, sipas qendrave te kostos1 apo edhe sipas produkteve qe prodhohen.Ngarkimi (apo ndarja) e kostove indirekte ne qendrat e kostos apo sipas produkteve, mund te behet sipas kritereve qe i referohen vleres se vete kostove ose sasise se faktoreve te perdorur ne objektet e vecanta te kostos.

Zakonisht, baza e ndarjes i referohet: 1) kostos se fuqise punetore direkte ose numrit te oreve te punes direkte;2) kostos se lendeve te para direkte ose sasise se lendeve te para direkte te perdorura;3) oreve makine.

Kosto e fuqise punetore direkte perben nje baze te dobishme te ndarjes kur:• puna direkte mbizoteron ndaj faktoreve te tjere te prodhlmit;• kosto e saj orare eshte uniforme ne punime te ndryshme;• kostot indirekte qe ndahen, rezultojne te perbera nga elemente per te cilet pranohet hipoteza e nje varesie proporcionale me kohezgjatjen e punes.

Kosto e materialeve direkte zgjidhet si baze e ndarjes se kostove direkte kur:• karakteristikat e ciklit te prodhimit (dhe te operacioneve te ndryshme) tregojne per nje epersi te kostos se materialeve ndaj elementeve (faktoreve) te tjere te prodhimit;• ekziston nje uniformitet ne tipet dhe sasite e materialit te perdorur;• kohet e punimit nuk jane shume te ndryshme.Si kritere te ndarjes se kostos ne qendrat e sherbimit te pergjithshem (administrata, byroja e projektimit, etj) mund te perdoren:• numri i punonjesve kundrejt numrit total;• siperfaqja;• vellimi i aktivitetit, etj.

B.4. Kontabiliteti sipas porosisePavaresisht sistemit te kostos te perdorur nga Kontabiliteti i Drejtimit (kosto e plote apo direkte), objektivi eshte ai i kontrollit te kostove te te gjitha proceseve (ne vecanti te procesit prodhues), per te arritur nje kontroll sa me te mire te kostos se produkteve te prodhuara.Zakonisht, ndermarrjet industriale punojne per magazine ose sipas porosise. Ne ndermarrjet qe prodhojne sipas porosise ose me parti, te gjitha shpenzimet dhe Kostot mund te nxirren, pervec perdorimit te qendrave te kostos, dhe nepermjet grupimit te shpenzimeve sipas porosise (produkteve apo sherbimeve).

Me poshte paraqitet nje shembull i llogaritjes se kostove industriale dhe totale te nje ndermarrje qe punon sipas porosise.

Page 13: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

ShembullNje ndermarrje industriale perbehet nga tre reparte prodhimi A, B dhe C. Ne muajin Nentor 199X ka perfunduar dy porosi qe paraqiten respektivisht me kodet C100 dhe C200.Kostot e qendrave ndihmese jane ndare paraprakisht.Disa te dhena te rendesishme per secilen porosi jepen si me poshte:

Kostot e lokalizuara ne tre qendrat dhe pjesa e qendrave ndihmese ndahen ne kete menyre:

Porosia C100 kalon neper repartet A, B, C ndersa C200 kalon neper A dhe C.kostot administrative llogariten si 12% e kostos industrials.

Percaktoni:1.Koston industriale2.Koston e plote

ZgjidhjeLlogariten fillimisht kostot e lendeve te para dhe te atyre te fuqise punetore.

Kosto e lendeve te para : Porosia C100: 5500 * 1.250 = 6.875.000 LekePorosia C200: 7000 * 1.250 = 8.750.000 Leke

Kosto e fuqise punetore direkte: Porosia C100: 3600 * 102 = 367.200 LekePorosia C200: 2800 * 102 = 285.600 Leke

Ne tabelen e meposhtme jepen kostot e lokalizuara ne qendra te ndryshme dhe te ngarkuara mbi dy porosite:

Page 14: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

Duke marre si baze te ndarjes se kostove indirekte te qendrave operative, koston direkte te porosive (Iende te para + fuqine punetore), koeficienti i ndarjes per qendren A jepet nga:

Koeficienti i ndarjes se kostove per qendren C eshte i barabarte me:

Persa i perket kostos se qendres B, ajo ngarkohet vetem mbi porosine C100.

Tashme eshte e mundur te llogaritet kosto e plote (Tab.7)

B.5. Kontabiliteti per proces Kontabiliteti per proces zbatohet ne te gjitha ndermarrjet me nje fluks pothuaj te rregullt te produkteve te ngjashem ndermjet tyre. Kontabiliteti per proces ka per qellim te llogarise "koston mesatare njesi te produktit", si raport te

Page 15: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

kostos totale te nje periudhe te caktuar, me numrin e njesive te prodhuara ne kete periudhe.

Nje procedure e tille mund te ndiqet vetem ne se vecohen qendrat e kostos te ndermarrjes (prodhuese, ndihmese dhe te sherbimit).Fazat e realizimit te procedures per proces jane:a) percaktimi i kostove ne qendrat prodhuese dhe ndihmese;b) ngarkimi i kostove te qendrave ndihmese ne qendrat prodhuese;c) percaktimi i kostos totale te cdo qendre prodhuese;d) sinteza e te gjitha kostove mesatare te te gjitha qendrave prodhuese per te marre koston e produktit.

Ushtrimi 4

Percaktoni koston e plote (totale) te prodhimit te dy produkteve nen hipotezat e meposhtme:

2) Te behet nje ndarje mbi baze te shumefishte duke ndjekur grupimet e meposhtme:a) kosto e lendeve ndihmese te ndahen ne baze te kostove direkte (lendet e para);b) kosto e fuqise punetore indirekte te ndahet ne baze te kostos se fuqise punetore direkte;c) Kostot e energjise elektrike, mirembajtjes, riparimit dhe amortizimit te ndahen mbi bazen e oreve makine, qe rezultojne: 1500 ore per produktin A dhe 1800 ore per produktin B.

Zgjidhje

1. Ndarja mbi nje baze kostoje (koston direkte):

Page 16: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen

2. Ndarja mbi baze te shumefishte behet duke krijuar keto grupime:

a) Kosto e lendeve ndihmese ndahet mbi bazen e kostove te lendeve te para:

b) Kosto e punes se krahut indirekte ndahet ne baze te kostos se punes direkte:

c) Kosto e forces motore (11.600.000), te mirembajtjes (1.050.000) dhe amortizimit (20.000.000), me nje totale = 32.650.000 ndahen ne baze te oreve makine.

Kostot totale llogariten:

Page 17: Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen