24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] E Martë 18 Qershor 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë me eksperiencë në fushën mediatike (jo korrespondentë nga rrethet). Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected] & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Besi BEKTESHI Nga Pandeli BARDHI “Sovrani” që lejon “brigadierët e turnit” të hanë turpin me bukë! Cili “gladiator” do të dalë më i fortë? Nga Fatos ÇOÇOLI KLSH dhe ajsbergu i keqmenaxhimit vendor Sot nis gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon dëshmitar kryesor Sali Berishën “Bild” zbardh 16 audio-përgjime nga dosja 184, në biseda Rama, Gjiknuri, Ndreu dhe Gaçi, ja si PD kishte organizuar bandat për zgjedhjet në Dibër Përgjimet e “Bild”, Edi Rama përplaset me gazetarin gjerman, kryeministri paralajmëron padi ndaj tij në gjykatat gjermane Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës i revolucionit demokrat si Azem Hajdari Qytetarët por edhe bizneset nuk po kthejnë në afat kreditë e marra. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ka pasur një përkeqësim të aftësisë paguese në katër muajt e parë të këtij viti, ndërkohë që vetë ky institucion... Kreditë me probleme rriten sërish në prill, shtohen me 30 milionë euro në 4 muaj Faqe 11 Faqe 8 Faqe 10 Rreziku rus për Shqipërinë dhe Ballkanin vijon të mbetet një shqetësim serioz për Shtetet e Bash- kuara të Amerikës. Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë ngritur shumë herë si shqetësim, por alarmin e dha sërish ditën e djeshme... Shumë deputetë e zyrtarë të tjerë të lartë kanë rezultuar me probleme me dekriminalizimin. Gjatë vitit 2018, Prokuroria e Përgjithshme ka kryer verifikime dhe hetime të thelluara për plot 185 emra publikë. Një shifër e tillë... Garda e vjetër e Partisë Socialiste ka dalë dje hapur kundër kryeministrit Edi Rama. Pas shtyrjes së datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit Ilir Meta, mazhoranca ka kërkuar shkarkimin e këtij të fundit nga posti i kreut të shtetit .... SHBA akuza opozitës se po përdoret nga Rusia për destabilizimin e vendit, Moska synon bllokimin e proceseve integruese Deputetë dhe zyrtarë të lartë probleme me dekriminalizimin, 185 raste në Prokurorinë e Përgjithshme për hetim të thelluar PS dorëzon në Parlament firmat për shkarkimin e Metës, garda e vjetër del kundër Ramës, nuk firmos Anastas Angjeli, Majko dhe Xhafaj Ndërkombëtarët i kërkojnë llogari Ilir Metës për dekretet, presidenti kërcënon me nxjerrjen e Ushtrisë, Kushtetuta e ndalon Presidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e djeshme një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropi- an të akredituar në Tiranë, të cilët i ka sqaruar për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qer- shorit 2019. Sipas burimeve, gjatë diskutimeve, Meta i ka paralajmëruar ambasadorët se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë për të penguar dhunën gjatë zgjedhjeve në 30 qershor, duke u kujtuar se është... Lulzim Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë të shoqërojë forcërisht kreun e PD më 20 qershor Faqe 6 Faqe 9 Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e djeshme përgjimet e reja të publikuara në gazetën“Bild”, ndërsa është përplasur në distancë me gazetarin gjerman. Përmes një statusi në rrjetet sociale... Faqe 5 Faqe 4 Faqe 2,3 Faqe 7

Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

E Martë 18 Qershor 2019

Çmimi 20 lekë

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë me eksperiencë në fushën mediatike (jo korrespondentë nga rrethet). Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV në

adresën elektronike [email protected]

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Besi BEKTESHI

Nga Pandeli BARDHI

“Sovrani” që lejon “brigadierët e turnit” të hanë turpin me bukë!

Cili “gladiator” do të dalë më i fortë?

Nga Fatos ÇOÇOLI

KLSH dhe ajsbergu i keqmenaxhimit vendor

Sot nis gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon dëshmitar kryesor Sali Berishën

“Bild” zbardh 16 audio-përgjime nga dosja 184, në biseda Rama,

Gjiknuri, Ndreu dhe Gaçi, ja si PD kishte organizuar bandat

për zgjedhjet në Dibër

Përgjimet e “Bild”, Edi Rama përplaset me gazetarin gjerman, kryeministri paralajmëron padi ndaj tij në gjykatat gjermane

Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës i

revolucionit demokrat si Azem Hajdari

Qytetarët por edhe bizneset nuk po kthejnë në afat kreditë e marra. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ka pasur një përkeqësim të aftësisë paguese në katër muajt e parë të këtij viti, ndërkohë që vetë ky institucion...

Kreditë me probleme rriten sërish në prill, shtohen me 30 milionë euro në 4 muaj

Faqe 11

Faqe 8

Faqe 10

Rreziku rus për Shqipërinë dhe Ballkanin vijon të mbetet një shqetësim serioz për Shtetet e Bash-kuara të Amerikës. Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë ngritur shumë herë si shqetësim, por alarmin e dha sërish ditën e djeshme...

Shumë deputetë e zyrtarë të tjerë të lartë kanë rezultuar me probleme me dekriminalizimin. Gjatë vitit 2018, Prokuroria e Përgjithshme ka kryer verifikime dhe hetime të thelluara për plot 185 emra publikë. Një shifër e tillë...

Garda e vjetër e Partisë Socialiste ka dalë dje hapur kundër kryeministrit Edi Rama. Pas shtyrjes së datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit Ilir Meta, mazhoranca ka kërkuar shkarkimin e këtij të fundit nga posti i kreut të shtetit....

SHBA akuza opozitës se po përdoret nga Rusia për

destabilizimin e vendit, Moska synon bllokimin e proceseve integruese

Deputetë dhe zyrtarë të lartë probleme me

dekriminalizimin, 185 raste në Prokurorinë e Përgjithshme

për hetim të thelluar

PS dorëzon në Parlament firmat për shkarkimin e Metës,

garda e vjetër del kundër Ramës, nuk firmos Anastas Angjeli, Majko dhe Xhafaj

Ndërkombëtarët i kërkojnë llogari Ilir Metës për dekretet, presidenti kërcënon me

nxjerrjen e Ushtrisë, Kushtetuta e ndalonPresidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e djeshme

një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropi-an të akredituar në Tiranë, të cilët i ka sqaruar

për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qer-shorit 2019. Sipas burimeve, gjatë diskutimeve, Meta i ka paralajmëruar ambasadorët se nëse

do të jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë për të penguar dhunën gjatë zgjedhjeve në 30 qershor, duke u kujtuar se është...

Lulzim Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë të shoqërojë forcërisht kreun e PD më 20 qershor

Faqe 6

Faqe 9

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e djeshme përgjimet e reja të publikuara në gazetën“Bild”, ndërsa është përplasur në distancë me gazetarin gjerman. Përmes një statusi në rrjetet sociale... Faqe 5Faqe 4

Faqe 2,3Faqe 7

Page 2: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

2 GAZETA SOTE Martë 18 Qershor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thel-bësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë. Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25.000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650.000

dollarësh. Sipas akteve të ardhura nga letër-porositë, e mbërritura nga SHBA dhe Skocia rezultojnë në mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, çfarë nënk-upton se subjekti PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin”, njoftoi Prokuroria e Tiranës pasi mori Bashën në pyetje në mars.

PROKURORIA: BASHA S’KA DEKLARUAR 650 MIJË USD

PD: Prokuroria po i bën presion Lulzim Bashës, kërkon ta arrestojë për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë

Partia Demokratike shpërtheu në sulme ditën e djeshme ndaj qeverisë dhe prokuror-isë. Teksa mëngjesin e djeshëm kryetari i PD, Lulzim Basha duhet të paraqitej në ambientet e Prokurorisë së Tiranës për të dhënë llogari për lobimet në SHBA, diçka e tillë nuk ndodhi. Kjo detyroi prokurorinë që të paralajmëronte Bashën që nëse nuk do të paraqitet brenda dy ditësh, atëherë do të shoqërohet me forcë. Një paralajmërim i tij nxiti edhe reagimin e eksponentëve të PD. Sekretari i Përgjithshëm

i PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzoi prokurorinë dhe qeverinë se po i bëjnë presion Lulzim Bashës. Sipas tij, kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj po kërkon arrestimin e tij që të largojë vëmendjen nga skandalet e qeverisë. “Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës,

ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij. Ky presion kriminal përmes urdhrave të palig-jshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane “BILD””, tha Gazment Bardhi. Më tej, ai kërcënon hapur prokuroren Imeraj dhe kryeministrin Edi Rama. Bardhi u shpreh

se drejtësia e kapur nuk mund ta shpëtojë dot kryeministrin. “Partia Demokratike parala-jmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës. Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Mimoza IBRA

Kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha nuk u paraqit dje tek Proku-roria e Tiranës për t’u njo-

hur me akuzat që treshja e proku-rorëve i kanë ngritur për çështjen e lobimit në SHBA e për t’u marrë në pyetje si i pandehur. Ai u përpoq t’i shmanget përballjes me orga-nin e akuzës njësoj siç bëri edhe në muajin mars. Përmes një letre publike, Basha u justifikua se nuk mund të paraqitet sepse kërkesa e prokurorisë nuk përmban fakte që i kanë dalë nga hetimet për ta. Sipas tij, organi i akuzës në këtë rast nuk i ka përmbushur detyrimet ligjore. Për këtë arsye, Basha kërkon që kërkesa për paraqitjen e tij si i pan-dehur në prokurori të plotësohet edhe më tej. “Në lidhje me ftesën për paraqitje të datës 12 qershor 2019, ju informoj se njoftimi juaj nuk përmbush detyrimin ligjor të Kodit të Procedurës Penale, neni 308, pika 4, i cili kërkon që ftesa për t’u pa-raqitur duhet të përmbajë “parash-trimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë çast”. Ju nuk keni parashtru-ar asnjë fakt që ka dalë nga hetimet në njoftimin tuaj, duke mos plotësu-ar detyrimet tuaja ligjore. Për këtë arsye, akti juaj i njoftimit është absolutisht i pavlefshëm, sikurse përcakton neni 128/ pika 1 shkronja c i KPP që parashikon se “aktet janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me thirrjen e të pandehurit, viktimës ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme.” Për sa më sipër, duke konfirmuar gat-ishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria që të bëjë të njëjtën gjë. Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të ri të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”, thuhet në letrën e Bashës. Edhe rreth dy muaj më parë, Bashës iu kërkua të jepte dëshminë e tij lidhur me kontratat e lobimit të PD në SHBA, por në fillim ai re-fuzoi të paraqitej. Pas një letre të dytë, u detyrua që në orët e para të mëngjesit të ishte i pranishëm në

Kreu i PD: Më njihni me faktet e dala nga hetimi juaj, që të vij në prokurori

Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë të shoqërojë forcërisht kreun e PD më 20 qershor

Braçe: Basha kështu shpëtoi edhe nga Rruga e Kombit

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe reagoi dje pasi kryetari i PD, Lulzim Basha nuk u paraqit në prokurori si i pandehur për lobimin në SHBA. Në rrjetet sociale, Braçe kujton se në këtë mënyrë Basha ka shpëtuar edhe nga afera e Rrugës së Kombit. “I njëjti film, e njëjta histori; Nuk dua të hetohem! Nuk dua të gjykohem! Personazhi: Lylzim Basha! Më tregoni faktet pastaj vi-thotë. Kjo është drejtësia e pabarabartë! Ku dhe për kë tjetër ndodh kjo? Edhe kur u hetua për vjedhjen në Durrës-Kukës, të njëjtën gjë bëri, nuk mi dhatë faktet në kohë dhe i la në derë, tek pragu për të mos i marrë! Këtu u mbështet dhe, një pesëshe gjykatësish të larguar nga vetingu nuk e gjykoi kurrë! Kjo është pabarazia që gëlon në këtë vend! Kjo është pabarazia që ka prodhuar këtë kastë të paprekshmish në politikë! Kjo është pabarazia që kërkon të mbijetojë, të rezistojë bashkë me sistemin e pandëshkueshmërisë në këtë vend! Për këtë po bëhet e gjitha kjo zallamahi”, tha Erjon Braçe.

Balliu: Pushteti i drogës do arrestimin e liderit

të opozitësIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike, Klevis Balliu mori në mbrojtje dje kryetarin e PD, Lulzim Basha. Duke marrë shkas nga thirrja që i ka bërë prokuroria Bashës që të pa-raqitet si i pandehur për të dëshmuar për lobimin në SHBA, Balliu tha se pushteti po kërkon arrestimin e tij. “Pushteti i drogës i tmerruar nga përgjimet e sotme kërkon t’i vendosë flakën vendit, kërkon viktima në Bulevard, kërkon arrestimin e liderit të opozitës me qëllimin e vetëm: Të mbrojë dhe të shpëtojë kokën e vetë Edi Ramës. Por Edi Rama, Arta Mar-ku, Taulantrat në parti me Elisabeta Imerajn dhe të gjithë aksionerët e grushtit të shtetit do të dështojnë dhe do të shkojnë para drejtësisë. Këta banditë edhe zvarrë do të shkojnë drejt qelive të burgut. Duke ditur këtë fakt Edi Rama është i gatshëm që të djegë Shqipërinë vetëm e vetëm të shpëtojë kokën e tij. Por, nuk ka asnjë hap pas. Deri në fund për të shpëtuar vendin tonë me çdo mjet dhe mënyrë”, deklaroi Klevis Balliu.

ambientet e Prokurorisë së Tiranës dhe të dëshmonte për dyshimet se PD është financuar nga Rusia për të lobuar në Amerikë gjatë 2017.

Shoqërim i detyrueshëm për Bashën

Ndonëse në mars prokuroria u mjaftua vetëm me një letër të dytë për liderin demokrat që ta detyron-te këtë të fundit të shkonte të jepte dëshminë, këtë herë duket se do të

jetë ndryshe. Nëse Lulzim Basha do të refuzojë të paraqitet tek organi i akuzës deri në datës 20 qershor, atëherë do të bëhet shoqërimi i de-tyrueshëm i tij. Urdhri është firmo-sur nga prokurorët e çështjes dhe më pas i është dorëzuar Policisë së Tiranës. Kujtojmë që paralajmërimi se Basha do të shoqërohet me forcë prokuroria e bëri edhe kur i kërkoi Bashës të paraqitet për t’u njohur

BASHA: PO MË THIRRNI PËR TË MBULUAR SKANDALET E QEVERISË“Jam njohur me aktin “Ftesë për paraqitje” datë 12

qershor 2019 përcjellë me shkresë nr. 645 prot. të datës 12 qershor 2019, nga ku kam konstatuar se më ftoni të paraqitem në vendin, datën dhe orën e caktuar “për të më njoftuar akuzën dhe për t’u marrë në pyetje me cilësinë e të pandehurit”. Siç ju dhe opinioni publik jeni në dijeni, unë jam paraqitur në organin e prokurorisë mbi këtë çështje

sa herë është kërkuar, në përputhje me ligjin. Këtë e kam bërë në respekt të plotë të ligjit, pavarësisht se në të gjitha rastet, thirrja e kryetarit të opozitës në prokurori mbi këtë çështje, është bërë gjithmonë pas paralajmërimit disa ditë përpara nga qeveria dhe sa herë kjo e fundit ka qenë nën akuzë publike për skandale kriminale dhe korruptive”, thuhet në letrën që Lulzim Basha i dërgoi dje prokurorisë.

me akuzat e për të dhënë dëshminë si i pandehur. “Në rast mosparaqitje ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesë të ligjshme, paralajmëro-heni se në bazë të nenit 308 të K. Pr. Penale, urdhërohet shoqërimi i de-tyrueshëm nga Policia Gjyqësore”, thuhej në shkresën e prokurorisë. Tani mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e liderit demokrat. Duhet theksuar fakti se kjo nuk është hera e parë që Lulzim Basha përpiqet t’i shmanget drejtësisë duke mos u paraqitur. Të njëjtën sjellje me organet e drejtësisë Basha e tregoi edhe kur ishte nën hetim për aferën e Rrugës së Kombit. Asokohe ai i shpëtoi drejtësisë me procedurë sepse sa herë thirrej në prokurori për të dëshmuar, dërgonte raporte mjekësore sikur ishte i sëmurë. Në këtë mënyrë Basha iu shmang kësaj afere korrupsioni, por mbetet për t’u parë nëse e njëjta sjellje do ta shpëtojë sërish kreun e PD.

Page 3: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pas bërjes publike të lajmit se kreut të PD, Lulzim Basha është i kërcënuar, presidenti Ilir Meta ka marrë masat e para. Mësohet se Meta ka thirrur në zyrë kreun e SHISH, Helidon Bendo dhe kreun e Gardës së Republikës. Takimi urgjent është thirrur nga presidenti, i cili ka kërkuar informacione në lidhje me njoftimin jo formal që ka bërë ministri

i Brendshëm ndaj rojes së kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar ditën e premte një prej shoqëruesve të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Mësohet se Lleshaj është takuar me punonjësin e Gardës së Republikës, Feim Dollapi, duke i komunikuar këtij të fundit, se Bashës i rrezikohet jeta.

Meta thërret në takim kreun e SHISH dhe të Gardës

Lufta ndaj pastrimit të parave, Parlamenti miraton me 95 vota pro projektligjet e paketës Moneyval

Kuvendi u mblodh ditën e djeshme në seancë plenare ku miratoi 5 projektligje, pjesë të paketës Moneyval. Me 95 vota pro u miratua ligji për regjistrimin e biznesit, duke vazhduar me ligjin e procedurave tatimore e cila u miratua me 98 vota pro. Ligji për masat kundër financimit të terrorizmit u miratua me 102 vota pro, duke vazhduar me ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, e cila u miratua me 80 vota pro. Po ashtu, pjesë e paketës së Moneyval ishte edhe administrimi

i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, e cila u miratua me 87 vota pro. Deputetja e PS Evis Kushi u shpreh se Shqipëria duhet të vazhdoj përpjekjet në luftën dhe forcimin e masave kundër pastrimit të parave. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo tha se përpjekjet e qeverisë duhet të vazhdojnë në dy drejtime kryesore, në konfiskimin e aseteve që burojnë nga krimi dhe në investigimin e financimeve. “Në progres-raportin e fundit i cili u publikua në fund të muajit maj ka një pjesë të veçantë

ku vlerësohet puna e deri tanishme dhe arritjet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit. Ligji aktual nuk par-ashikon masa penalizuese për mosdorëzimin brenda afatit të përcaktuar ligjor nga shoqëria aksionare e listës së plotë të aksionerëve si dhe numrin e përgjithshëm të aksioneve të shoqërisë. Një problematikë tjetër është mungesa e të drejtës së personit juridik për kryerjen e aplikimit për regjistrimin fillestar të personit juridik. Shqipëria duhet të vazhdoj

përpjekjet në luftën dhe forcimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Përveç projektligjeve të paketës MONEYVAL që do miratojmë sot përpjekjet duhet të vazhdojnë dhe në drejtime të tjera. Përpjekjet duhet të vazhdojnë në dy drejtime kryesore. Së pari konfiskimi i aseteve që buro-jnë nga krimi, si dhe zhvillimi dhe përdorimi i investigimeve paralele financiare. Kjo në raste që lidhen me krimin e organizuar pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit”, tha Kushi.

Kryetari i Partisë Demokra-tike duket se do të jetë kur-bani i radhës i revolucionit demokrat, 21 vite pas vrasjes

së Azem Hajdarit. Ditën e djeshme, nga instancat shtetërore por dhe ato partiake doli informacioni se liderit demokrat i rrezikohet seriozisht jeta. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mësohet të ketë thirrur në një takim në zyrën e tij badigardin e Bashës, ndërkohë që po për këtë çështje, presidenti Ilir Meta kishte kërkuar gjithashtu ditën e djeshme një takim me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe atë të Gardës së Repub-likës. Por kujt do t’i interesonte vrasja e kreut të PD? Nëse analizojmë me kujdes situatën, do të arrijmë në konkluzionin se vrasja e mundshme e kreut të PD do t’i shërbente vetëm Partisë Demokratike, e cila prej kohësh ka nisur një revolucion, dhe pse herë pas here nuk ka një kauzë për ta ushqyer dhe mbajtur gjallë atë. Teksa opozita akuzohet nga institucionet brenda dhe jashtë vendit se po tenton destabilizimin e vendit nëpërmjet një skenari të mirëmenduar, nisur dhe nga protestat e saj të dhunshme dhe tentativat e muajve të fundit për t’u vënë flakën institucioneve me molotov e mjete të tjera shpërthyese me pretendimin e vetëm se Rama nuk pranon të largohet nga qever-ia që të bëhen zgjedhje të parakohshme, PD do t’i shërbente çfarëdolloj ngjarjeje, qoftë edhe me humbje jete, për ta shfry-tëzuar në interes të nxitjes së revoltës kundër institucioneve. Njësoj si në vitin e largët 1998, kur vrasja e liderit demokrat Azem Hajdari u përdor nga opozita për të gjunjëzuar shtetin. Lajmi për kanosjen e Bashës dhe 98

Lajmi rreth kanosjes së kreut demokrat Lulzim Basha rrodhi fillimisht nga Partia Demokratike, e cila si gjithnjë është në pararojë të këtyre skenarëve, që i shërbejnë vetëm për një gjë, ardhjen me dhunë në pushtet. Historia e 1998 na e provon këtë. Sali Berisha e përdori vdekjen e Azem Hajdarit në vitin 1998 për të ardhur në pushtet me dhunë, duke pushtuar Kryeministrinë dhe institucio-net me bandat e armatosura. Azem Hajdari, për 8 vite me radhë ishte rreziku numër një për pushtetin e Sali Berishës. Fillimisht Berisha i hoqi imunitetin, e përjashtoi nga partia, e denigroi, i tha spiun i Sigurimit, vegël e Ramiz Alisë, vrasës, kriminel, trafikant etj., por Azem Hajdari shfaqej më i fuqishëm pas çdo

Meta thërret kreun e SHISH dhe të Gardës, PD akuza për presion politik

Beqaj: Basha do hetohet nga drejtësia e re për

fshehje pasurieDeputeti i PS Ilir Beqaj u shpreh

se me ngritjen e drejtësisë së re Basha do të hetohet për fshehjen e pasurisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se qeveria do të luftojë paratë e pista, duke shtuar se kjo është një përpjekje për integrimin e vendit në BE. “Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po tenton të mënjanojë Prokurorinë për hetimin e fshehjes së pasurisë, por me drejtësinë e re nuk do t’ia dalë. Së pari, lufta ndaj paligjshmërisë, parave të pista, ndaj përpjekjes për pastrimin e tyre është një luftë e pandërprerë. Ka vite që zhvillohet dhe do të zhvillohet për sa kohë jemi të vetëdijshëm se bota e paligjshme përpiqet të vijoj në rrugën e vet të pisët, duke kërcënuar rendin botëror. Prej 15 vitesh tashmë, gërshe-timi i parave të pista me terrorizmin është evidentet. Përpjekjet për riven-dosjen e ligjshmërisë janë të rëndë-sishme për ne shqiptarët, qoftë për të dhënë mbështetjen e nevojshme në hapat e parë të zbatimit të Reformës në Drejtësi, qoftë në përpjekjet tona për integrimin në BE”, tha Beqaj.

Hyseni: Masat kundër pastrimit të parave, për të mbrojtur ekonominë Deputeti i Partisë Socialiste, Alket

Hyseni u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se ligji për pastrimin e par-ave është për të mbrojtur ekonominë kombëtare nga konkurrenca e pan-dershme. “Masat kundër pastrimit të parave në Shqipëri janë jo vetëm të domosdoshme se burojnë nga rekomandimet e KE, por edhe për të mbrojtur ekonominë tonë kombëtare nga konkurrenca e pandershme. Gjenerimi i fondeve të paligjshme të parave të pista patjetër që e dëmtojnë konkurrencën, dëmtojnë biznesin e ndershëm, i cili me mund e përp-jekje përballon konkurrencën nga këto fonde, të cilat nuk kanë synim realizimin e një fitimi nga biznesi, por kanë synimin e vetëm të pastrojnë paratë që burojnë nga aktivitetet krim-inale të çdo forme, por shpesh herë nga veprat korruptive të zyrtarëve shtetërorë”, tha ai.

sulmi. Megjithatë, Sali Berisha akuzoi qeverinë “Nano” për vrasjen e Azem Hajdarit më 13 shtator 1998, duke e kon-sideruar atë si vrasje politike. Dita kur do përcillej për në banesën e fundit, deputeti i vrarë u kthye në revoltë kundër qeverisë. Në 14 Shtator protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë

me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar. Rreth orës 10:00 të paradites së 14 Shtatorit, kryeministri njoftoi për një skenar destabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, iu drejtua Kryeministrisë. Ndërsa turma iu vërsul Kryeministrisë, Berisha u kthye në seli. Një grup personash e çuan arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të

PD LETËR LLESHAJT: TAKIMI ME GARDISTIN, JO PROFESIONAL Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend

Bardhi i ka dërguar një letër ministrit Sandër Lleshaj. Mes të tjerash Bardhi shprehet se ka qenë shoqëruesi i Bashës, ai që i ka informuar për takimin që është zhvilluar mes tij dhe ministrit të Brendshëm. Sipas demokratit, takimi është zhvilluar të premten në orën 15:00 në zyrën e Lleshajt në Ministrinë e Brendshme. Ministri i ka komunikuar badi-

gardit se ka informacione për rrezikun që i kanoset Bashës dhe i ka kërkuar Feim Dollapit një përgjigje verbale nga kreu i PD nëse ka nevojë për masa sigurie shtesë. Më tej në letër Bardhi i kërkon Lleshajt se pse ky takim nuk ka qenë formal, dhe jashtë standardit profesional. Sipas tij nëse ka një rrezik duhet që takimet të ishin bërë sipas protokollit dhe jo me shoqëruesin e kreut të PD.

tjerë qëllonin me armë. Kryeministria u braktis nga punonjësit, ndërsa bandat e PD e sulmuan me granatahedhës dhe bomba. Ndërsa Kryeministria u pushtua, nga Garda dolën tanket, të cilët u morën nga të armatosurit. Një tank u vendos tek selia e PD. Një orë më vonë, u shkatër-ruan plotësisht zyrat e Kryeministrisë. Bandat hynë në zyrën e Fatos Nanos. Ndërkaq, një granatë u hodh në zyrën e kryeparlamentarit Skënder Gjinushi. U bastisën Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës. Dy orë më vonë, bandat pushtuan RTSH. Rreth 200 të armatosur rrethuan god-inën. Shteti ra! Zoti e ruajttë kreun e PD, Lulzim Bashën! Urojmë të mos ketë një fund të tillë, por në partinë që ai drejton, kanë gëluar gjithnjë skenarë ogurzinj, disa të ekzekutuar e disa të mbetur në tentativë, ndaj eksponentëve të ndrys-hëm brenda këtij subjekti politik.

Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës i

revolucionit demokrat si Azem Hajdari

Page 4: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT4 E Martë 18 Qershor 2019

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Bild” zbardh 16 audio-përgjime nga dosja 184, në biseda Rama, Gjiknuri, Ndreu dhe Gaçi, ja si PD kishte organizuar bandat për zgjedhjet në Dibër

Rama në përgjimet e “Bild”, flet me drejtorin e MB për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Rigels SELIMAN

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar ditën e djeshme plot 16 episode të reja me përgjime për blerjen e votave

në Shqipëri, referuar të ashtuquajturës dosjes “184”, sa i takon zgjedhjeve ven-dore të vitit 2016 në qarkun e Dibrës. Në këto përgjime në biseda sipas gazetës, kanë dalë mjaft zyrtarë të lartë si kryem-inistri Edi Rama, ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ish-deputeti Pjerin Ndreu dhe Artan Gaçi. Kështu në një prej bisedave të përgjuara, e cila mban num-rin një, dëgjohet kryeministri Edi Rama që flet me drejtorin për Emigracionin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, teksa ky i fundit e informon se rezultati i zgjedhjeve do të jetë sipas pritshmërive. Në bisedë, Rama e pyet nëse u arritën objektivat, pra nëse PS ka fituar apo jo, por në asnjë moment nuk flitet as për blerje votash as për manipulime. “Hë mo, si duket? E ke realizuar objektivin?”, pyet Rama. Ndërkohë që, referuar përgjimeve të publikuara nga gazeta përfaqësuesi i PS e qetëson kryeministrin Edi Rama, duke e siguruar që nga informacio-net e marra nga komisionerët, kishte pritshmëri të mëdha. “Them që po. Me

atë që po na thonë komisionerët e kemi realizuar”, përgjigjet zyrtari Keshi.

Gaçi, Ndreu dhe KeshiNë përgjimin e dytë të publikuar nga

gazeta gjermane “Bild” kryeministri Edi Rama përshëndet përmes deputetit Ar-tan Gaçi punën e bërë nga Arben Keshi, të cilin Edi Rama e vlerëson për suksesin. Më konkretisht, Gaçi shpreh respektin më të lartë dhe mirënjohjen që kryem-inistri Edi Rama ka për drejtorin Arben Keshi. Sipas tij, Edi Rama ia atribuon rezultatet në Maqellarë, rajon i Dibrës, si e gjitha një meritë e drejtorit. Ndërsa drejtori Keshi e falenderon ish-deputetin Gaçi. “Faleminderit! Inshallah kthehen në realitet se ngela kështu. U bënë 3 vite”, thekson Keshi. Ndërkohë në përgjime del edhe ish-deputeti Pjerin Ndreu, i cili është duke folur me drejtorin e Arsimit në Dibër, Dritan Gjeçi dhe i kërkon që ti telefonojë drejtorit të shkollës Reshat

Elezi dhe t’i thotë që të deklarojë votën hapur për PS. “Mirëmëngjesi! Pjerin Ndreu jam. Si je? A je mirë? Si ia kalon? Bëja një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Thuaji drejtorit të shkollës, thuaji të deklarojë votën hapur

se ato mesazhet që i çon poshtë e përp-jetë thuaj nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje veten hapur atje se e ke për PS ndryshe ditën e hënë tregoja vetë se ku fluturon”, deklaron Ndreu. Ndërsa drejtori i Arsimit në Dibër, Dritan Gjeçi

Përveç kryeministrit i cili i është shumë falenderues për performancën e tij, përgjimet zbulojnë se Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme është shumë afër dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të PS-së përfshi dhe Vangjush Dakon, kryebashkiakun e Durrësit, Taulant Ballën kreun e grupit parlamentar dhe Damian Gjiknurin ministrin e

Energjetikës si dhe sekretarin për zgjedhjet në Partinë Socialiste, Artan Gaçi i cili është bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Përgjimet zbulojnë një tjetër fakt të rëndësishëm: Ministri Damian Gjiknuri ka vënë në dispozicion të drejtorit Keshi një grup të njohur djemsh problematikë, siç i quan ai të përdoren nëse e kërkon situata.

GJIKNURI DHE DAKO

JA 16 PËRGJIMET E PUBLIKUARA NGA GAZETA “BILD” PËR DOSJEN 184PËRGJIMI NUMËR 1

Arben Keshi: Po shefi!Edi Rama: Hë mo, si duket?Arben Keshi: Po mirë, te

pritshmëritë jemi.Edi Rama: E ke realizuar objek-

tivin?Arben Keshi: Them që po. Me atë

që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?Arben Keshi: Them që po.Edi Rama: Po ata maskarenjtë,

kishin bërë presione mbrëmë?Arben Keshi: Deshën të më kapin

mua, punë dy minutash sa u futa te Shtabi se më prisnin te hoteli ku flija.

Edi Rama: Çfarë të bënin ty ata?Arben Keshi: Nja 50 veta, thjesht

këtë presionin me të goditur. Ai është legen, ai Flamur Noka.

Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka mo?

Arben Keshi: Jo mo. Djali sa doli, kujtuan se jam dhe unë dhe e ndalën nja 50 vetë. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Problemi është se ikën dhe se kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, më rehat, se çi do sherret. Ti mendon se i kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Këtu te unë them që po. Mund të lëvizë më pak apo më shumë por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top ëëë?

Arben Keshi: Po, po. I kam pas shumë të mirë.

Edi Rama: Ok. Mirë vëllai.

PËRGJIMI NUMËR 2Artan Gaçi: Mirëmëngjesi, ça

bëre?Arben Keshi: Hiç. Si ia kalove ti?Artan Gaçi: Mirë, rrimë. Bëmë

qejf me shefin e madh (kryeministrin Edi Rama). Me superlativa për ty.

Arben Keshi: FaleminderitArtan Gaçi: Me superlativa. Jo,

jo nga ai. Unë po e po, por ai.Arben Keshi: FaleminderitArtan Gaçi: Tregoi edhe his-

torinë e 2011. I ke pikët maksimale.Arben Keshi: Inshallah kthehen

në realitet se ngela kështu. U bënë 3 vite.

Artan Gaçi: Jo, jo kthehet, kthehet. Vlerësim të jashtëzakon-shëm për të gjitha. Ai (Rama) tha se gjithçka në Maqellarë ishte falë teje. Ai është personi tha. Është tha, e ka kopsit, i ka bërë aty kom-plet të gjitha gjërat. Edhe në 2011 fitoi, tha, po ndodhën disa ashtu në një kuti.

Arben Keshi: Hajt më, ça të bësh. Ashtu ka qenë e shkruar.

Artan Gaçi: Merita e Benit tha është për të gjitha.

PËRGJIMI NUMËR 3Arben Keshi: Nga u zhduke?0685922860: A u lodhe?Arben Keshi: Ku shkove?0685922860: Jam pak tek Tasia,

këtu poshtëArben Keshi: Ku?0685922860: TasiaArben Keshi: Ku?0685922860: Tasie LleshiArben Keshi: Po çfarë thotë?0685922860: Nuk do ia RefikuArben Keshi: Po në rregull, mirë0685922860: Ajo tha tek 30-ta,

nëse nuk janë 30 nuk ashtu

Arben Keshi: Po lëre. Nëse nuk i duan lëre. Të shkojë tek PD-ja.

PËRGJIMI NUMËR 4Arben Keshi: I kujt është Altini?0686434568: I Isuf Qokut, një

ish-nxënësi im.Arben Keshi: Po, dhe ca ka ai?0686434568: Problemi i tij është

kështu, ai do 20.000 lek, thotë kam katër veta. Do krijohet këtu në Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiu, ai tha se Shemsiu ka një problem. Komunikova pardje.

0686434568: Mbarova punë me të. Edhe Gëzim Hoxha që kisha problem se ka qenë në Itali, në Amerikë dhe erdhi sot, u kry se është kushëri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. E ke parasysh. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.

Arben Keshi: Po, e kam para-sysh.

PËRGJIMI NUMËR 5Arben Keshi: Hë mo?068 69 13 636: A u nis ai?Arben Keshi: Po mo Çakran.068 69 13 636: E, për zotin nuk

ka lëvizur hiç.Arben Keshi: Jo nuk ka lëvizur o

burrë. Sa më mori, më tha ka mbaru me gjithë ata që ka polic. Lëri se të disinfomojnë o shok, siç u ngatërru-an me Tanin dhe ata se nuk ka qenë në listë hiç ajo Uruçi.

068 69 13 636: Më mori Nexhipi për.. (nuk kuptohet se çfarë thuhet).

Arben Keshi: Nexhipi (nuk kup-tohet) ndoshta nuk ka qenë në listë. Më jep emrin, të takoj Shabanin.

068 69 13 636: Ma jep emrin e Nexhipit ta marr unë në telefon, Ok.

PËRGJIMI NUMËR 6Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E

ka te fikur telefonin, por nuk po vjen.0686913636: Ah, dëgjo vëllain

këtuArben Keshi: Hë0686913636: Ai që nuk pranoi

ofertën këtë javëArben Keshi: Po0686913636: Ka ardhur duke më

kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e

di vetë.0686913636: Kështu ti. Ai Xhe-

vati thotë mbarova punë.Arben Keshi: Mbaroi

PËRGJIMI NUMËR 7Keshi: Mirë, si shkove ti?Me

shëndet, a je lodh?Gjeçi: Nga pak, si ja çon ti?Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?Gjeçi: Mirë.Keshi: Është mirë puna?Gjeçi: Mirë duket.Keshi: Ka lëvizje andej?Gjeçi: Jo.Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.Gjeçi: Jo. Çfarë ke bërë ti?Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.

Ty ec jena.Gjeçi: A thua të kanë dëgjuar

ata drejtorët?Keshi: Vallahi merri në telefon

një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.

Gjeçi: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.

Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t'ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.

Gjeçi: Ja ti marr Drini në telefon tani.

PËRGJIMI NUMËR 8Arben Keshi: Hë, ç’kemi?Sali Skura: Si të ka vëllai?Arben Keshi: Mirë, si ia kalon ti?Sali Skura: Mirë. Hë a u lodhe?Arben Keshi: Hajde më, lodh.Sali Skura: Si po shkon?Arben Keshi: Mirë duket, po na

këputët ju të Kamzës.Sali Skura: Po, pra po.Arben Keshi: Bllokoni auto-

busët e Kamëz o shok.Sali Skura: Kemi nxjerrë post-

blloqe. Të shohim. Nesër nga ora 3 e kanë ndërmend të nisen, 3-3:30.

Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sesa do nisen?

Sali Skura: Nga ora 3:30 do nis-en. I kemi marrë disa masa

Arben Keshi: A janë shumëSali Skura: Po, Për Zotin men-

dohet 450-500 veta.Arben Keshi: I ka organizuar

Xhelali?Sali Skura: Por Xhelali ka or-

ganizuar gjithë bashkinë. Ai ka dërguar sonte tek turizmi i ri në Lurë. Kupto?

Arben Keshi: Po.

PËRGJIMI NUMËR 9Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?Arben Keshi: Nuk e di. Mirë

më duket, por ke parasysh thes i

zbaton menjëherë porosinë e deputetit socialist Ndreu dhe telefonon drejtorin e shkollës së Reçit, Reshat Elezin.

PD mobilizon bandatPor nga biseda del dëshmia, të

cilën gazeta “Bild” e anashkalon pa e përmendur fare, mbi veprimet e një bande të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka që përndiqte dhe kërcënonte përfaqësuesin socialist. Në bisedë Arben Keshi tregon për një pritë gjatë natës, ku 50 veta e kishin ndjekur, por ai i shpëtoi në minutat e fundit duke u futur tek shtabi pranë hotelit ku ai flinte, por i kanë dhun-uar djalin e tij. Pra, më shumë se blerje e votave nga ky përgjim del përpjekja për ta mbrojtur votën nga banda e Lulzim Bashës. Referuar një njoftimi të policisë asokohe bëhet e ditur se PD dërgoi gjithë ish-ministrat e saj në Dibër dhe Flamur Noka, arriti deri aty se ta rrihte votuesit dhe t’iu vinte pistoletën në kokë. Madje, nuk i ndaloi as policisë dhe në përpjekje për t’u arratisur, u përplas. “Sipas dekla-rimeve të të dëmtuarit, deputeti F.N dhe shoferi i tij kanë qenë të armatosur me Pistoleta. Ata i janë prezantuar të dëmtuarit shtetasit D. I. se jemi punonjës policie dhe do të kontrollojmë mjetin dhe personat”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Page 5: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Përgjimet e “Bild”, Rama përplaset me gazetarin gjerman, kryeministri paralajmëron

padi ndaj tij në gjykatat gjermane

Kryeministri: Skandal i turpshëm nga shërbëtori i Saliut për shantazh politik

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e djeshme përgjimet e reja të publikuara në

gazetën“Bild”, ndërsa është për-plasur në distancë me gazetarin gjerman. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se bëhet fjalë për zbu-lime gjermane që sipas tij, PD i ka ruajtur për të bllokuar negociatat. Rama vijon thirrjen ndaj organit të akuzës teksa kërkon hetim mbi daljen e materialeve si dhe të provohet fajësia. Madje, në fund të reagimit i pari i qeverisë, rithekson se zgjedhjet nuk do të shtyhen, por do të mbahen më 30 qershor. “Përg-jimet e pa hetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe nda-luar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24. Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,

nëse ka të tilla. Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të hel-muar dynjanë, do ta marrë përgjig-jen e merituar në 30 qershor e më tej akoma”, shkruan ai. Ndërkohë, në një reagim të dytë, kryeministri Edi Rama ka publikuar përgjimin e “Bild” ku përfshihet ai vetë si dhe shpjegon se cili është shtetasi Arbe Keshi. Rama shkruan se e konfirmon bisedën dhe se njësoj

do ta realizonte sërish edhe sot. “Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: Arben Keshi s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat ko-mune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjo-jë”, shkruan ai.

JA 16 PËRGJIMET E PUBLIKUARA NGA GAZETA “BILD” PËR DOSJEN 184mbyllur.

Sali Skura: Po, po, po, si duket situata?

Arben Keshi: Po mirë.Sali Skura: Flas a ka pjesëmar-

rje.Arben Keshi: Aq o sa kanë mar-

rë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.

Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?

Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.

Sali Skura: Po e vërtetë.Arben Keshi: A erdhët shumë

veta mbrëmë këtej mo?Sali Skura: Si?Arben Keshi: A erdhën shumë

autobusë mbrëmë?Sali Skura: Jo, jo, nja 7 i

bllokuam. Po, po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi…

Arben Keshi: Shumë mirë.Sali Skura: Mirë. Me kujdes

vëlla. Hajde me fitore.Arben Keshi: Rrofsh falemind-

erit.

PËRGJIMI NUMËR 10 Damian Gjiknuri: Ça bëhet?Arben Keshi: AsgjëDamian Gjiknuri: Ndonjë

shqetësim?Arben Keshi: Po duhet të vijnë

tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD

Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.

Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.

Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat

Damian Gjiknuri: Patjetër.Arben Keshi: Se edhe vëzh-

guesit e atyre janë nga rrethet, ask-ush nuk i njeh

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty."

Arben Keshi: MirëDamian Gjiknuri: Po i nis disa që

të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Arben Keshi: Mirë.

PËRGJIMI NUMËR 11Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam.

Si je?Dritan Gjeçi: Po Pjerin. Si ia

kalove?Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ia

kalon?Dritan Gjeçi: Mirë jam mirë.Pjerin Ndreu: Bëja një telefon

këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Thuaji drejtorit të shkollës, thuaji të deklarojë votën hapur se ato mesazhet që i çon poshtë e përpjetë thuaj nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje veten hapur atje se e ke për PS ndryshe ditën e hënë tregoja vetë se ku fluturon.

Dritan Gjeçi: Reshat Elezaj?Pjerin Ndreu: PoDritan Gjeçi: Flas unë tani me të.Pjerin Ndreu: Tregoi se ku flu-

turon të hënën.

Dritan Gjeçi: E rregulloj unë atë punë.

Pjerin Ndreu: Deklaroje votën hapur për PS aty. Ose të deklarohet hapur për PS ose të gjej vend e të futet.

Dritan Gjeçi: Hajt se e mbuloj unë këtë punë.

PËRGJIMI NUMËR 12Drejtori Rajonal i Arsimit: Në

Zallreç? Dëgjo sepse kam informa-cione jo të mira nga atje. Sot, vota jote dhe e familjes do të deklarohet haptazi. Nëse nuk deklarohet vota jote haptazi, vota jote dhe e familjes shko gjej një punë tjetër.

Drejtor i shkollës: Drejtor mos u shqetëso për këtë. A më dëgjon. Mos e vrit mendjen për atë punë.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Ore do të deklarohet haptazi, kur them haptazi, haptazi.

Drejtori i shkollës: Mos e vrit mendjen fare, pa merak.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Do ta deklarosh haptazi me të gjithë familjen.

Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull.

PËRGJIMI NUMËR 13Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet.Murati: Urdhëro.Gjeçi: A ke votuar?Murati: Jo akoma.Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk

ke votuar akoma?Murati: Nuk kam votuar se të

lirohet një herë radha.Gjeçi: Çfarë radhe?Murati: Radha or ti.Gjeçi: Lavdrim të mos kemi

llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Murati: Ça flet o Drejtor?Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota

sa ke ti dua.

PËRGJIMI NUMËR 14Damian Gjiknuri: Bekim. Kush

ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.

Bekim Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar

Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat ..

Bekim Krashi: merre listën , merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti

PËRGJIMI NUMËR 15Bekim Krashi: Çfarë bërë?0686795208: O Bekim si je, a je

mirë?Bekim Krashi: Hë, ça ke bërë?0686795208: Doja të thoja pak

për familjen e Halit Bashës.Bekim Krashi: Po.0686795208: Ka tre vota. Por ai

do diçka more burrë i dheut, si t'ja bëjmë ne?

Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?

0686795208: Jam konsultuar pak por për Zotin nuk e di. Edhe për Fiqiri Bashën ka dy vota dhe ka dhënë thjesht 5000 lekë.

Bekim Krashi: Sa?0686795208: 5000 lekë, kështu

më tha Fiqiriu. Nuk e di sa e vërtetë është. Nuk e di si është me letra.

Bekim Krashi: Letrat do të mi japin një më një ata.

0686795208: Po tani si t'ja bëjmë, çfarë mund të bëjmë ndonjë gjë me ata?

Bekim Krashi: Jam në Peshkopi, po vi nesër unë dhe po i jap ndonjë gjë.

0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?

Bekim Krashi: Sa kanë ata pesë?0686795208: Tre vota ka Haliti

dhe dy Fiqiri Basha.Bekim Krashi: I japim ndonjë

4000 lekësh, 5000 lekësh.0686795208: 5000 lekë për dy

vota.Bekim Krashi: Jo mo jo. Të pak-

tën 3000, 4000 mijë për votë.0686795208: 4000 lekë për votë?Bekim Krashi: 10000 lekë i japim

atij që ka tre vota.0686795208: Po këtij që ka dy

vota?Bekim Krashi: Atij i japim 6000-

7000 lekë.0686795208: Naimi i ka dhënë

5000 thotë Fiqiriu. T'ja jap edhe 2000?

Bekim Krashi: Ata kanë pas shumë, po t'ja japin edhe 2000.

0686795208: Shikoje njëherë se më duket se janë duke abuzuar me punë lekësh.

Bekim Krashi: Lëri këto disku-time me mua në telefon.

PËRGJIMI NUMËR 16Bekim Krashi: Thuaji atyre se

nuk di. Do vij unë e t'ju takoj nga afër.

Votuesi: A do të vish këtu posh-të?

Bekim Krashi: Po duke ardhur jam.

Votuesi: Hajde pra.

Rama paralajmëron padiKryeministri Edi Rama më tej

përmes një statusi të tretë në rrjetet sociale ka njoftuar se do të padisë në gjykatat gjermane gazetarin, Peter Tiede, i cili ka publikuar audio-përgjimet. “Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,-ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respekto-het si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar”, shkruan Rama. Po ashtu, kryemi-nistri Edi Rama teksa i quan një skandal të turpshëm për shantazh politik përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild'. Ai shkruan se pas publikimit të këtyre au-dio-përgjimeve qëndrojnë Berisha dhe njerëzit e tij. “Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Reagon ProkuroriaDrejtuesja e Prokurorisë së Kri-

meve të Rënda, Donika Prela konfir-moi dje nisjen e hetimeve për nxjerrje sekreti hetimor, lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”. Në njoftimin për media, Prela bën me dije se po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara, ndërsa thekson se publikimi i përgjimeve është bërë në shkelje flagrante me ligjin. “Nisur nga publikimet audio të bëra sot me date 17.06.2019 ne gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njof-ton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K. Penal. Po bëhet verifi-kimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprec-edent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit”, deklaroi ajo.

Page 6: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT6 E Martë 18 Qershor 2019

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ndërkombëtarët i kërkojnë llogari Ilir Metës për dekretet, presidenti kërcënon me

nxjerrjen e Ushtrisë, Kushtetuta e ndalon

Ja neni që rrëzon sërish presidentin Ilir Meta

Elisa Spiropali sulmon opozitën dhe presidentin: Ilir Meta bën cubin si komandant suprem

Lufta Qeveri-Presidencë sa po vjen dhe bëhet më e ashpër. Pas anulimit të datës së zgjedhjeve, presidenti Ilir Meta ka kërcënuar mazhorancën se nëse do të ketë zgjedhje në 30 qershor do të nxjerrë ushtrinë për të penuar procesin. Mbi këtë gjë, ka reaguar qeveria, e cila është e vendosur për zhvillimin e vendoreve ne 30 qershor. Minis-trja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e qeverisë Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ka sulmuar ish

kryeministri Sali Berisha, kreun demokrat Lulzim Basha, i cili refuzoi të shkonte në prokurori, pres-identin Ilir Meta i cili tha se do të nxjerr ushtrinë por edhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhin. "Njëri i rrjedhur shkruan si vdiq badigardi i kryeministrit. Tjetri i akuzuar nuk paraqitet në prokurori. I treti bën cubin si komandant suprem. Ndërsa ajo hedh fall dhe lajmëron kataklizmonë! Koha për ta fshirë llumin e këtij filxhani e lëshuar ujin e drejtësisë mbi këtë pisllëk në 30 Qershor", u

shpreh zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali. Por akuza në drejtim të opozitës ka hedhur edhe de-putetja socialiste Blerina Gjylameti. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo tha se PD-LSI bojkotuan Par-lamentin dhe dolën në rrugë nga frika e reformës në drejtësi, duke shtuar se me drejtësinë e re nuk do të kenë më mundësi të mbrohen nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. “Opozita la mandatet duke tradhtuar votuesit e qytetarët për interesat e ngushta të saj dhe frikës nga sistemi i drejtësisë.

Nuk ka më gjyqtarë që do t’i mbrojë ata nga abuz-imi i pushtetit ndër vite, apo nga pranimi i fondeve nga burime të pa sigurta për të nxirë imazhin e Shqipërisë e për të krijuar destabilitet. Ka ardhur koha për të dhënë sqarime përpara drejtësisë, jo vetëm për ata ish-drejtues, por edhe për familjarët e tyre, që nën petkun e konsulentëve financiarë kanë vënë pasuri për 7 breza. Është koha për të dhënë përgjigje për gjithçka të padrejtë që kanë bërë”, deklaroi Gjylameti.

Elisjeda KIKO

Presidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e djeshme një takim me amba-sadorët e Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë, të cilët

i ka sqaruar për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Sipas burimeve, gjatë diskutimeve, Meta i ka paralajmëruar ambasadorët se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë për të penguar dhunën gjatë zgjedhjeve në 30 qershor, duke u kujtuar se është Komandant i Forcave të Armatosura. “Nuk do të hezitoj të vë në lëvizje FA-të, në rast se do të ketë probleme të rendit publik gjatë zgjedhjeve”, mësohet t’u ketë thënë Meta ndërkombëtarëve. Po a ka fuqi kushtetuese dhe ligjore Presidenti për të angazhuar ushtrinë? Kreu i shtetit, ashtu siç nuk ka kompe-tenca për ç’dekretimin e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e Parlamentit në situatën aktuale, nuk ka gjithashtu asnjë tagër ligjor për të vënë në lëvizje ushtrinë, për arsyen e thjeshtë se Shqipëria nuk është në kohë lufte. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ka të drejtë t’i drejtojë ato vetëm në kohë lufte. Në kohë paqe, FA i drejton kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes. “Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeminis-trit dhe ministrit të Mbrojtjes”, thyhet në nenin 169 të Kushtetutës. Edhe në kohë lufte, Kushtetua njeh qeverinë si autoritet që propozon shpalljen e gjendjes së luftës dhe Kuvendin që vendos për mobilizim të përgjithshëm ose të pjesshëm. Konkretisht, pika 1 i nenit 171 të Kushtetutës parashikon që në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës. Pika 2 e këtij neni parashikon që në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyr-imi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm. Por në rast se ndodh që pres-identi të nxjerr ushtrinë në 30 qershor, kjo do të thotë se ai do të jetë para një shkeljeje tjetër kushtetuese.

Meta kërcënon ndërkombëtarëtKreu i shtetit Ilir Meta ka këmbën-

gulur se vendimi i tij për të anuluar zg-

jedhjet është marrë me përgjegjshmëri të plotë, dhe se ka rrezik real për përsh-kallëzim të situatës ditën e zgjedhjeve, të dekretuar për herë të parë prej tij më 30 qershor. Ai tha pak ditë më parë se nuk e ka shkelur Kushtetutën, duke shtuar se

ka modele kushtetuese të përkthyera ga-bim, edhe në gjuhë të ndryshme. Duke ju drejtuar në mënyrë indirekte ndërkom-bëtarëve, që mund ta kenë lexuar gabim kushtetutën shqiptare nga përkthimet sipas tij jo të sakta, Meta ka cituar disa

Hajdari: Nuk rri në heshtje për politikën në vendDeputetja Rudina Hajdari ka

reaguar përmes një statusi për situ-atën e tensionuar politike në vend. Ajo ka publikuar në rrjetin social Twitter një analizë nga "US News" me titull "Shqipëria nuk duhet të tolerojë demokracinë e negociuar për shkak të dhunës". Kjo vjen pak pasi zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, u bëri thirrje liderëve të dy ish partive opozitare, kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi për të ndalur protestat e tyre të dhunshme kundër kryeministrit Edi Rama. "Mjaftueshëm është mjaftueshëm. Nuk mund të rri në heshtje për poli-tikën e këtij vendi, kështu media amerikane ishin të lumtur të botonin këtë analizë politike e cila tregon të vërtetën e shëmtuar për të gjitha anët", u shpreh deputetja Rudina Hajdari gjatë një postimi në rrjetin social Twitter.

Paketa Moneyval, Hysi: Qeveria dhe

Kuvendi angazhim seriozPaketa e pesë e projektligjeve që u

diskutua dje,e njohur ndryshe si paketa e ngritur mbi rekomandimet e Money-val, mekanizëm monitorues i Këshillit të Europës është tregues i angazhimit serioz të qeverisë dhe Kuvendit për të përballuar pikërisht këto sfida që organet e hetimit, Prokuroria, Gjykata dhe agjencitë e tjera hasin lidhur me goditjen e pastrimit të parave dhe fi-nancimin e terrorizmit. Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi në fjalën e saj gjatë diskutimeve në Kuvend u shpreh se qeveria e ka ndërmarrë këtë hap që në dhjetor të vitit të kaluar. “Ndryshimet në pesë projektligjet që kanë ardhur janë shenjë e seriozitetit të një qeverie, e cila pranon vështirësitë pikat e dobëta dhe merr masa për t’i adresuar ato në kohë. Ju e dini që në dhjetor të vitit 2018 qeveria ka miratuar një plan veprimi, i cili i është përcjellë edhe Kuvendit të Shqipërisë dhe secili prej nesh si deputet në Kuvend në kuadër të komi-sioneve, por edhe kuvendi në kuadër të mekanizmit ndërinstitucional, mund të kontribuojë më mirë dhe më fort për monitorimin e zbatimit të këtyre rekomandimeve”, tha ajo.

1. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ush-tron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

2. Presidenti i Republikës, në kohe lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit.

3. Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e

Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon koman-dantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.

4. Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, cakto-hen me ligj.

1. Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës.

2. Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për

mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkom-bëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm.

JA NENET E PARASHIKUARA NË KUSHTETUTË

NENI 169 I KUSHTETUTËS

NENI 171 I KUSHTETUTËS

pjesë nga Kushtetuta. "Me përgjegjësi të lartë në datën 8 qershor para zhvillimit të protestës bëra publik vendimin për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve. Ven-dimi u mor me përgjegjësi të plotë nisur nga faktet dhe informacionet se në datë 8 qershor mund të kishte destabilitet për jetën e qytetarëve dhe rendin Kus-htetues. Dje bëra të ditur argumentet. Që në momentin e shpalljes së vendimit kam vënë re për fat të keq disa reagime të ndryshme se Presidenti ka shkelur Kushtetutën duke krijuar qëllimisht një gjendje amullie. Duke e ditur fort mirë që në Tiranë qarkullojnë edhe disa modele të ndryshme të Kushtetutës edhe disa të përkthyera gabim", tha Meta.

Presidenti i ka paralajmëruar se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë për të penguar

procesin e zgjedhjeve duke i kujtuar se është komandant i forcave të armatosura dhe mund të

bëjë ç’të dojë sa i përket kompetencave...

Page 7: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

55 deputetët që firmosën shkarkimin e Ilir Metës

Po ashtu, një tjetër emër që ka dalë në

mbrojtje të presiden-tit është edhe Anas-tas Angjeli, një emër i njohur që ka dalë kundër PS. Angjeli është pretendenti kryesor për postin e KLSH-së nga e majta dhe synon të ketë...

PS: PD-LSI të largohen nga gjuha ekstremiste, duan ta kthejnë vendin shumë vite pas, jemi të vendosur për integrimin në BE

Ndonëse vendi ndodhet para një momenti historik siç është hapja e negociatave me BE, sit-uata politike në vend vijon të jetë e nxehtë. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pas bojkotit parlamentar, ka dalë në protesta të dhunshme, duke ndikuar kështu negativisht në hapjen e negociatave. Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati u shpreh se PD dhe LSI duhet të largohen nga gjuha ekstremiste e kohëve të fundit që nuk ka lidhje me demokracinë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai deklaroi se fushata elektorale dhe zgjedhjet vendore do të shkojnë në shumë mirë. “I bëj thirrje spektrit politik që

të bëjmë një pengesë demokratike avancimit të sjelljes që nuk ka të bëjë me demokracinë dhe këtij formati ekstremizmi që ka sjellë PD dhe LSI në këtë 6-mujor të fundit. Shpresoj që ndryshimet që bëjmë, sjellja jonë në raport me opozitën të sjellë një klimë që fushata elektorale dhe zgjedhjet në 30 qershor, të shkojnë në një sjellje sa më demokratike që i shkojnë një vendi anëtar të NATO-s. I bëjmë thirrje PD dhe LSI që të largohen nga kjo sjellje dhe të mos ndikohen nga leksiku, terminologjia e disa aktorëve që s’kanë pasur dhe s’kanë për të pasur ndonjëherë sjellje demokratike”, u shpreh Ervin Bushati. Por

edhe deputetja socialiste Milva Ekonomi dënoi dhunën e opozitës jashtë parlamentare, duke thënë se duan ta kthejnë vendin shumë vite mbrapa. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo tha se mazhoranca është e vendosur në rrugën e saj për ta çuar vendin para. “Për ne socialistët ka nisur një betejë mes të shkuarës dhe të ardhmes mes asaj që ne duam të çojmë përpara Shqipërinë me ide programe, punën në çdo drejtim dhe atyre që duan të kthejnë mbrapa këtë vend me baltë, sherr, konflikt në çdo ballafaqim mes nesh që duam një vend normal demokratik për fëmijët tanë dhe atyre që duan vetëm pushtet përmes

dhunimit të demokracisë”, tha Milva Ekonomi. Deputetja socialiste deklaroi se mazhoranca do ti jap Shqipërisë shansin e anëtarësimit në BE. “Ne e dimë që ky rrugëtim nuk bëhet vetëm nga PS, duhet konsensus i forcave politike, i atyre forcave që besojnë dhe kërkojnë para aleatëve tanë se anëtarësimi në BE është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar. për këtë çështje partitë e opozitës nuk mund të dalin jashtë interesit të ngushtë të liderëve të tyre politikë, reforma në drejtësi u rri mbi krye dhe ndëshkimin për veten duan ta kthejnë në një kundër axhendë për një vend të tërë”, u shpreh Ekonomi.

Elisjeda KIKO

Garda e vjetër e Partisë So-cialiste ka dalë dje hapur kundër kryeministrit Edi Rama. Pas shtyrjes së

datës së zgjedhjeve nga ana e pres-identit Ilir Meta, mazhoranca ka kërkuar shkarkimin e këtij të fundit nga posti i kreut të shtetit. Prej pak ditësh nisi mbledhja e firmave, ku PS siguroi 55 firma, nga 35 të nev-ojshme për shkarkimin e Metës. Shkresën zyrtare, PS e dorëzoi ditën e djeshme në Kuvend. Por ajo që bie në sy është se “garda e vjetër” e PS ka dalë kundër kësaj nisme, duke mos firmosur për shkarkimin e Metës. Mes tyre mund të përmen-dim ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili pas dorëheqjes nga posti nuk ka pasur një raport të mirë me shefin e qeverisë. Po ashtu, një tjetër emër që ka dalë në mbrojt-je të presidentit është edhe Anastas Angjeli, pretendenti kryesor për postin e KLSH në lidhje të forta me Metën. Po ashtu, kërkesën me firma nuk e nënshkroi as Pandeli Majko, një nga figurat kryesore të PS.

Reagon BallaPër shkarkimin e presidentit

Ilir Meta ka folur dje kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili duke arsyetuar në bazë të Kus-htetutës kërkoi zyrtarisht në emër të PS, shkarkimin e kreut të shtetit, duke shtuar se ky i fundit nuk refle-ktoi edhe pas rezolutës së Kuvendit. Në një dalje për mediat, Balla tha se Meta dhe opozita jashtë parla-mentit nuk kanë asgjë në dorë për të ndryshuar këtë vendim të marrë nga mazhoranca. “Zoti Ilir Meta ka humbur kërkesën të qëndrojë në atë zyrë në pëlqimin tonë. Ne so-cialistët nuk i përkasim kulturës së arbitraritetit dhe dhunimit të ligjit, do e ndjekim në mënyrë rigoroze të gjithë procesin. Shkarkimi do i shkojë për vlerësim Kushtetueses, që ka përgjegjësi të thotë fjalën e fundit. Me këtë rast i kujtojmë zotit Ilir Meta kërkesën e bërë nga Kuvendi në drejtim të tij, përmes rezolutës së miratuar të enjten që të reflektonte. Ai nuk reflektoi, ka sulmuar Kuvendin me një gjuhë jo të denjë. Por ky institucion nuk

Ja 9 shkeljet kushtetuese të presidentit me ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve

1. Taulant Balla2. Sadi Vorpsi3. Rolant Xhelilaj4. Arben Pëllumbi5. Ilir Ndraxhi6. Xhevit Bushaj7. Ardit Konomi8. Musa Ulqini9. Ilirjan Pendavinji10. Antoneta Dhima11. Milva Ikonomi 12. Rrahman Rraja13. Vilma Bello14. Adnor Shameti15. Arben Ahmetaj16. Eduard Shalsi17. Ervin Bushati18. Alket Hyseni19. Senida Mesi20. Evis Kushi21. Luan Harusha22. Lindita Nikolla23. Adelina Rista24. Fadil Nasufi25. Spartak Braho26. Ardiana Jaku27. Ismet Beqiraj28. Vullnet Sinaj29. Elona Gjebrea30. Edmond Leka31. Andrea Marto32. Elisa Spiropali33. Fatjon Sino34. Besnik Baraj35. Bashkim Fino36. Elio Hysko 37. Sadri Abazi38. Dritan Bici39. Edlira Bode40. Klodiana Spahiu41. ???42. Ilir Beqaj43. Bujar Çela 44. Almira Xhembulla45. Erion Braçe46. Eglantina Gjermeni47. Mimi Kodheli48. Florenc Spaho49. Anduel Xhindi50. Blendi Klosi51. Bledar Çuçi52. Niko Peleshi53. Damian Gjiknuri54. Xhemal Qefalia55. Ditmir Bushati

intimidohet, por i kujton se as ai as ata që braktisën Kuvendin dhe ten-tuan ta djegin me flakadanë s’kanë asgjë tjetër në dorë veçse nivelit të dinjitetit të tyre. Për sa kohë është President të mos na turpërojë më të gjithëve”, tha Balla.

Shkeljet e MetësMë tej kreu i grupit socialist ka

argumentuar arsyen pse mazhoran-ca mori këtë vendim. Sipas tij, Meta me shtyrjen e datës së zgjedhjeve ka bërë disa shkelje, mes tyre ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga populli. “Në përmbushje të realizimit të zgjedh-jeve janë ngritur KZAZ, përgatitur dhe shpallur listat e zgjedhësve, është kryer regjistrimi i partive, janë depozituar listat e ka filluar fushata. Ndërkohë që ka filluar

procedura zgjedhore presidenti ka nxjerrë dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019. Arsyet e dhëna nga Presidenti kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike, se kushtet aktuale s’do siguronin zg-jedhje të vërteta gjithëpërfshirëse, bindjen se kjo është mënyra që ndihmon në zgjidhjen e krizës dhe se mbështetet në Kushtetutë. Kjo bie në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese. Së pari është cenuar rëndë parimi i ushtrimit të sovranitetit nga populli. Sovran-iteti i takon popullit e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet të zgjedhurve të tij. Në këtë kuptim i ka hequr sovranit të jetë i tillë”, tha ai. Sipas tij, me këtë dekret Presidenti ka cenuar pa-

rimin i periodicitetit të zgjedhjeve. “Kushtetuta parashikon se zgjedh-jet zhvillohen në mënyrë periodike çdo 4 vjet. Kushtetutëbërësi kështu ka vendosur. Nëse zbatohet dekreti i Metës kemi të bëjmë me cenim të këtij parimi. Kushtetuta njeh shtyrje mandati për funksione ad-ministrative dhe gjyqësore, i vetmi rast ku nuk e lejon është për të zgjedhurit. Koncepti i periodicitetit është i materializuar edhe në Kodin Zgjedhor, ndaj Presidenti kishte caktuar datën 30 qershor. Edhe një ditë përtej mandatit të rrinë të zgjedhurit ata kthehen në pushtete pa mandat apo pushtete autoritare. Ushtrues pa tagra të një pushteti. Dekreti është në cenim të rëndë të Kushtetutës, e bën të pamundur qeverisjen e vendit”, tha Balla.

9 SHKELJET E PRESIDENTIT ILIR META1. Duke cenuar rëndë parimin e ushtrimit të

sovranitetit nga ana e popullit. 2. Duke shkelur Kushtetutën e duke marrë një-

kohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit. 3. Duke u sjellë arbitrarisht me pushtetin si pushtet

ekzekutiv i pakufizuar, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare;

4. Duke shtyrë arbitrarisht datën e zgjedhjeve; 5. Duke cenuar parimin e periodicitetit të zgjedh-

jeve. 6. Duke cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në

shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira. 7. Duke cenuar parimin e kushtetueshmërisë dhe

ligjshmërisë. 8. Duke nxjerrë akte në kundërshtim të hapur dhe

flagrant me ligjet. 9. Duke cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si

sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

PS dorëzon në Parlament firmat për shkarkimin e Metës, garda e vjetër del kundër Ramës,

nuk firmos Anastas Angjeli, Majko dhe Xhafaj

Page 8: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

8 GAZETA SOTE Martë 18 Qershor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe vendet e Ballkanit janë shënjestra kryesore të ndikimit malinj të Rusisë, ka thënë pak ditë më parë komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Curtis M. Scaparrotti, gjatë një dëshmie para komitetit për Forca të Armatosura të Senatit amerikan. “Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një zg-jidhje afatgjate që është e zbatueshme për dyja vendet janë aktualisht në pritje. Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik”, ka thënë gjeneral Curtis M. Scaparrotti.

KOMANDANTI AMERIKAN: MOSKËS NUK I INTERESON STABILITETI NË BALLKAN

Atasheu i Mbrojtjes i ambasadës së SHBA, James Hilton deklaroi pak ditë më parë se Moska është e vendo-sur për të krijuar përçarje në Shqipëri. “Liderët e Rusisë janë një tjetër sfidë e jashtme, teksa Kremlini duket i vendo-sur në komprometimin e institucioneve demokratike nëpër botë dhe për të mbjellë përçarje mes nesh. Këto kërcënime nuk janë thjesht retorike dhe nuk duhen neglizhuar. Rusia ka përdorur sulme me agjent nervor dhe ka kryer aktivi-tete dashakeqe kibernetike. Ajo ka shkelur sovranitetin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë duke pushtuar toka të njohura të tyre. Këto tip kërcënimesh janë kryer hapur pranë kufijve të NATO-s”, deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

SHBA JEP ALARMIN: RUSIA KA SHËNJESTRUAR SHQIPËRINË

Janusz Bugajski: Nëse në Tiranë ndodhin trazira, ato kanë sponsor Rusinë, faji do bjerë mbi opozitën

Eksperti për Ballkanin në Qendrën për Anal-iza të Politikës Evropiane me seli në Uashington, Janusz Bugajski ka komentuar ditën e djeshme situatën politike në Shqipëri, ndërsa referuar protestave të opozitës, të cilat kanë degjeneruar në dhunë theksoi se Moska kërkon të shfrytëzojë këto tubime për të destabilizuar Shqipërinë. Gjatë një interviste për mediat, zoti Bugajski deklaroi Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria. “Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet

e brendshme dhe paqëndrueshmëria. Krizat politike të cilitdo shtet evropian e bëjnë Moskën të ‘lulëzojë’. Sepse kur institucionet dobësohen, ligji dhe rendi prishen, fraksionet politike në konflikt bëhen më të hapura ndaj ndihmës të të huajve, dhe fuqitë perëndimore janë të përfshira në menaxhimin e konfliktit, Rusisë ka mundësinë të rrisë ndikimin e saj. Nga pikëpamja propagan-distike dhe e dezinformimit, Rusia do ta përsh-kruajë dhunën politike ose rënien institucionale në Shqipëri, si një dështim tjetër të Perëndimit. Një skenar i tillë shkatërrues do të përdoret nga Kremlini për të përforcuar mesazhin se

anëtarësimi në NATO nuk mund të garantojë siguri dhe se Bashkimi Evropian nuk mund të promovojë zhvillim”, deklaroi ai. Më tej, eksperti Bugajski deklaroi se trazirat e stërzgjatura në Shqipëri, do ta ndihmojnë Rusinë të përdorë pasigurinë politike dhe për t’i shantazhuar shënjestrat e tyre politike. “Shqipëria sigurisht që nuk ka imunitet ndaj parave të korrupsionit apo depërtimit të organizatave kriminale të lid-hura me shërbimet e inteligjencës ruse. Ata do të përdorin shansin e pasigurisë politike, trazirave sociale dhe të një sistemi të dobët ligjor për të zgjeruar shtrirjen e tyre, dhe për t’i dhënë ryshfet

ose për t’i shantazhuar shënjestrat e tyre politike. Moska, gjithashtu, do të vazhdojë të kërkoje rrugë ndërhyrjeje në mediat shqiptare, duke llogaritur se ajo mund të ulë pro-amerikanizmin e popullit dhe angazhimet politike dhe ushtarake në NATO (të vendit). Pak arritje të Moskës në Ballkan mund të ishin më të mëdha sesa kthimi i Shqipërisë nga një aleat i besueshëm i Amerikës në një komb të paqëndrueshëm me konflikte të brendshme, në të cilin NATO nuk mund të ketë më besim dhe të cilin BE nuk e do”, nënvizoi eksperti për Ballkanin në Qendrën për Analiza të Politikës Evropiane, Janusz Bugajski.

Rigels SELIMAN

Rreziku rus për Shqipërinë dhe Ballkanin vijon të mbe-tet një shqetësim serioz për Shtetet e Bashkuara

të Amerikës. Zyrtarë të lartë amer-ikanë e kanë ngritur shumë herë si shqetësim, por alarmin e dha sërish ditën e djeshme zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ev-ropën, Matthew Palmer. Ky i fundit teksa ndodhej dje në Bosnjë-Hercego-vinë tregoi hapur rrezikun që i kano-set vendit tonë por edhe gjithë rajonit të Ballkanit nga Moska dhe influenca e saj. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Palmer deklaroi se SHBA dhe Rusia kanë qëllime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, ndërsa akuzoi Moskën se po përpiqet që të desta-bilizojë rajonin, në mënyrë që këto vende të mos i bashkohen Bashkimit Europian dhe të jenë pjesë e familjes Euro-Atlantike. Madje, referuar sit-uatave ku ndodhet si Shqipëria por edhe vende të tjera të rajonit, zyrtari amerikan theksoi se Rusia po përdor opozitat e këtyre vendeve si instru-menta për të destabilizuar Ballkanin Perendimor dhe jovetëm. “Themeli i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor është mbështetja e in-tegrimeve euroatlantike. Kjo do të thotë anëtarësim në BE dhe në NATO për të gjitha vendet e Ballkanit, që duan të anëtarësohen. Rusët kanë qëllime të tjera në Ballkan. Ata duan të shohin rajonin e ndarë me një nivel të lartë të tensioneve. Rusët në vitin 2016 kanë sponsorizuar përpjekjet për puç në Mal të Zi. Kanë punuar kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kanë bllokuar rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Nuk ka dëshmi për të besuar se Rusia do të donte diçka tjetër në B-H”, deklaroi ai. Por nëse bëjmë një analizë të situatës në Shqipëri, por edhe vende të tjera të rajonit sikundër janë Serbia, Mali i Zi, madje edhe Bosnjë-Hercegovina vihet re se opozitat e këtyre vendeve jovetëm që protestojnë në të njëjtën orë por kanë edhe axhenda të ng-jashme, duke treguar se nuk iu in-tereson stabiliteti por kaosi. Kjo është dëshmuar në protestat e fundit të opozitës shqiptare, e cila ka sulmuar institucionet dhe policinë, ndërkohë

Matthew Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

SHBA akuza opozitës se po përdoret nga Rusia për destabilizimin e vendit, Moska qëllime për bllokimin e proceseve integruese në Ballkan

Mogherini: Vendet e BE të hapin negociatat me

ShqipërinëPërfaqësuesja e lartë për politikën

e jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini iu bëri ditën e djeshme thirrje vendeve të Bashkimit Europian që të marrin vendimin e rëndësishëm për hapen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve-riut. Gjatë një prononcimi për mediat, zonja Mogherini deklaroi se shpreson që negociatat të hapen sa më shpejt të jetë e mundur për dy vendet. “Sot është pikërisht 1 vit pas nënshkrimit të mar-rëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dhe unë men-doj se duhet ti kujtojmë vetes fuqinë e lidership-it dhe kurajës, si edhe hapat e rëndësishëm që janë marrë në Ball-kanin Perëndimor. Shpresoj se shtetet anëtare do ta kujtojnë këtë duke marrë një vendim të rëndësishëm në ditët në vijim për hapjen e negociatave për të dyja Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj dhe besoj se duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini.

Murrizi: Të hetohet pasuria e politikanëve në Shqipëri

Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar ditën e djeshme që të hetohet pasuria e politikanëve. Duke folur në seancën plenare, ku është paraqitur raporti vjetor i ILDKPI, Murrizi ka thënë dje se tashmë vendi ynë ka nevojë për një ligj më të strukturuar. Ndër të tjera, deputeti ka deklaruar se duhet të fillojnë hetimet për politikanët pasi sipas tij nuk janë më shumë se 500 prej tyre që kanë marrë në qafë Shqipërinë. “Shqiptarët janë ngopur me spiunë dhe bilbilfryrës. Shqiptarëve u ka ardhur në majën e hundës me spiunët. Vini për të raportuar po ishte krahasimi me 2003 dhe 2013 ajo që nuk më pëlqeu. Do të doja që të përgatisim një ligj për objektin e punës. Miliona pasuri kanë banorët e kësaj salle. Unë prapë shoh se ata që kanë marrë vendin në qafë nuk i kalojnë 500. Këto që kanë qenë këtu dhe këta që janë këtu. Ata nuk i justifikojnë. A ka verifikim? Ka zyrtarë që kanë aksione në supermarketet e Serbisë dhe që blejnë vila në Firence”, deklaroi Murrizi.

që ndaj saj ka pasur edhe akuza se tu-bimet financohen nga rusët. Pra, Mos-ka po përdor protestat e opozitave për të destabilizuar rajonin, në mënyrë që ky i fundit të bllokojë proceset Euro-Atlantike. Thënë më troç, Rusia kërkon të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan, duke frenuar integrimin e këtyre vendeve në BE dhe në NATO, me ndihmën e opozitës.

SHBA mbështet proceset euro-atlantike

Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar më tej

se Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen për një raport shumë të ngushtë partneriteti mes NATO-s dhe Bosnjë-Hercegovinës. Gjatë qëndrimit në Sarajevë ai tha se SH-BA-ja e mbështetë B-H në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike. “Programi kombëtar vjetor (të cilin do të duhej të hartonte B-H) do të mundësonte forcimin e raporteve të B-H me NATO-n. Por këtë punë duhet ta bëjnë autoritetet e B-H e jo SHBA“, tha Palmer, duke shtuar, se vendi i tij e mbështet vendosjen e raporteve më të ngushta të mundshme mes

NATO-s dhe B-H. Po ashtu, diplo-mati amerikan për Evropën, Mattheë Palmer theksoi se përpjekjet për zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk mund të ndërlidhen me Bosnje-Her-cegovinën. “Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të përmirësonte gjendjen e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e kjo do të hapte edhe rrugën e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE, që do të ishte shumë mirë edhe për B-H“, nënvizoi zëvendës ndihmës sekretar amerikan i Shtetit për Evropën, Mat-thew Palmer.

Page 9: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ja 23 akuzat në kallëzimin e Haxhisë për Berishën

Ngjarjet tragjike të 2 Prillit 1991 Vrasjet në shkollën e Bashkuar Ngritjen, bekimin, manipulimin, e fir-

mave piramidale e përvetësimin e miliardave nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar.

Manipulimit dhe vjedhjes së votave në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve frikësimit disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit.

Djegia e gazetës “Koha Jonë” dhe vënie tritol në shtëpinë e gazetares Zenpe Luka.

Organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tritolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekono-mike, shoqërore e sociale në vend.

Vjedhja e floririt në Kërrabë. Vrasja e zhdukja pa lënë gjurmë

nëpërmjet marionetës së tij Ilir Kumbaro, e atdhetarit Remzi Hoxha.

Hapja e depove të armatim- municioneve. Nxjerrja e urdhrave përkatës për oper-

acione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit. Vendosja në krye të operacioneve

shfarosëse anti kombëtare, shefin e shërbimit sekret, po aq bashkëpërgjegjës në këto krime, Bashkim Gazidede.

Përgjegjës për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi me vrasjen në Qafë Luzh, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj.

Vrasja e Ilir Koshtunicës, të UÇK-s. Ai ideoi dhe më kërkoi të bombardoja

Ambasadën Amerikane. Planifikimi djallëzor i vrasjes së Skënder

Gjinushit, së Sabit Brokajt, së Arben Imamit, Shaban Memisë.

Porosia e përdorimit të çdo lloj mjeti për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt.

Përpjekje intrigante për të na asgjësuar ne të tre vëllezërve, mua, Izet Haxhia, Ismet Haxhia dhe Isamedin Haxhia.

Kurthi dhe eliminimi i Azem Hajdarit. Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të

14- Shtatorit. Ai është përgjegjës penalisht për atë

çfarë ndodhi në supermarketin “VEFA”. Zhdukja e miliona lekëve shqiptare,

si dhe krejtësisht edhe të valutës nga banka shtetërore e Shkodrës.

Nxjerrja nga mënga e “AS-it” Leka Zogu, të cilin e nisi drejt “pushtetit” dhe që u mbyll me disa viktima të pafajshme.

Instrumentalizimi i situatës nëpërmjet bashkëpunimit me marionetën e vetë Bujar Bukoshi.

Ai mban përgjegjësi penale për porosinë e vrasjes time në mërgim duke vënë në dispo-zicion 1,000,000 euro.

Gjyqtarja e Durrësit, Klodiana Veizi përballë KPK, komisionerët e vetingut i gjejnë probleme me pasurinë

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Durrësit, Klodiana Veizi doli dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës trupa gjykuese vuri në dukje problemet që kishte gjetur me pasurinë e saj. Si fillim, trupa gjykuese ngriti dyshime për një apartament ku jeton subjekti i rivlerësimit, por që në fakt ishte në pronësi të vjehrrës së saj. Duke e konsideruar vjehrrën si një person të lidhur me subjektin e rivlerësimit, KPK i kërkoi sqarime Veizit se nga i kishte gjetur të ardhurat vjehrra për të blerë apartamentin në

fjalë. Gjyqtarja i kishte depozituar sqarimet në fil-lim të seancës. Ndërsa gjatë seancës ajo deklaroi se vjehrra e saj nuk i mban mend të gjitha deta-jet.“Bëhet fjalë për pasuri të krijuar në vitin 1999-2001, para se unë ta njihja Anën (vjehrrën), para se unë të martohesha me djalin e saj dhe para se të filloja punë si gjykatëse”, tha ndër të tjera Veizi. Asaj iu kërkua të shpjegonte lëvizjet në llogaritë bankare të të shoqit të shumave të parave që sipas vetëdeklarimit i përkisnin nënës së këtij të fundit dhe ishin përfituar prej një kompensimi.

Sipas KPK, kishte rezultuar se paratë 2.1 milion lekë dhe rreth 18 mijë dollarë ishin pjesë e një kompensimi që kishte marrë vjehrra e subjektit për përdorimin e pronës së saj për punë publike. Vëzhguesi Theo Jacobs pyeti Veizin për arsyet pse paratë ndodheshin në llogaritë e të shoqit edhe pse ato nuk ishin dhuruar apo ndarë nga nëna për fëmijët. Gjyqtarja sqaroi se bëhej fjalë për një marrëdhënie familjare. Gjithashtu, trupa gjykuese u shpreh se Klodiana Veizit i janë gjetur disa asete të padeklaruara në kohë pranë ILDKP.

Tek këto asete bëjnë pjesë një llogari bankare në emër të djalit të saj dhe ndryshimet në llogarinë e pagës. Po ashtu, KPK ngriti dyshime për një makinë që ishte në emër të bashkëshortit të kunatës, por që përdorej prej saj dhe të shoqit prej kohësh. Sipas KPK, kjo pasuri mund të mos jetë deklaruar. Nga ana tjetër, asaj i janë gjetur probleme edhe me aftësitë profesionale. Duke lexuar denoncimet e qytetarëve ndaj gjyqtares së Durrësit, trupa gjykuese u shpreh se ishin gjetur vonesa në zbardhjen e vendimeve.

Mimoza IBRA

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të japë llogari shumë shpejt për vrasjen e Azem Hajdarit. Me ekstradimin e ish-truprojës së tij, Izet Haxhia nga Turqia, kjo çështje

u rivendos në fokus të autoriteteve shqiptare. Pak kohë më parë Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të pranojë kërkesën e Haxhisë për rigjykim, ndërsa sot do të nisë beteja e tij gjyqësore në Shkallën e Parë. Në Gjykatën Penale të Shkallës së Parë mesditën e sotme do të mbahet seanca e parë gjyqësore për Izet Haxhinë, pas vendimit të Apelit. Gjatë kësaj seance Haxhia bashkë me mbrojtjen e tij, që përfaqësohet nga avokati Idajet Beqiri, do të kërkojnë që të thirret dëshmitar i parë dhe kryesor Sali Berisha. Një fakt të tillë e pohoi për gazetën “SOT” vetë avokati Beqiri. Gjatë reagimit të tij, Idajet Beqiri deklaroi se prioriteti kryesor i tij dhe i Haxhisë është që të sigurojnë dëshminë e Berishës sepse sipas tij, ai ka rol kryesor në ngjarje. Ai e akuzoi ish-kryeministrin se është ai që e ka ideuar vrasjen e Azem Hajdarit dhe prandaj do të jetë edhe dëshmitari i parë që do të thirret. Kërkesa për thirrjen e Berishës si dëshmitar pritet t’i paraqitet sot trupës gjykuese nga mbrojtja e Izet Haxhisë. “Personi i vetëm që jo vetëm ka dijeni, por edhe që ka rol me vep-rime aktive dhe me veprime pasive në vrasjen e Azem Hajdarit, është Sali Berisha. Dëshmia e tij është çelësi që hap derën e së vërtetës së vrasjes së deputetit Hajdari. Ndaj në këtë të martë të zezë për Berishën, Izet Haxhia dhe ne, mbrojtësit të tij ligjor, provën e parë që do të kërkojmë në këtë rigjykim të çështjes, është thirrja në gjyq për t'u pyetur me cilësinë e dëshmitarit kryesor që ka dijeni të plotë, e madje që ka rol në vrasjen e Azem Hajdarit. Ky proces gjyqësor, i cili me siguri do të pafajësoj Izet Haxhinë, do të vërtitet i gjithi me strumbullar të vetëm Sali Berishën, sepse është ai dhe vetëm ai personi që e frymëzoi këtë vrasje, që e nxori në pritë Azem Hajdarin dhe që më në fund, mbuloi të vërtetën e ng-jarjes me deklarimet që bëri jashtë sistemit të organeve gjyqësore, madje duke i shpërfillur haptazi ato... Pas Sali Berishës, do të vinë në sallën e gjyqit edhe personazhe të tjera, të cilat do të dëshmojnë rreth të vërtetës së ng-jarjes dhe rolit të të gjithë bashkëpunëtorëve realizues të këtij ekzekutimi mafioz të Azem Hajdarit”, deklaroi Idajet Beqiri.

Kallëzimi tek ambasada e SHBANjë tjetër detaj mjaft interesant që avokati

zbuloi për gazetën është fakti se kallëzimi që Izet Haxhia bëri ndaj Sali Berishës në nëntor të 2018 është edhe në duart e amerikanëve. Në kallëzim Haxhia e akuzon shefin e tij për 23 krime dhe kërkon që ai të dalë para bankës së të akuzuarve. Por dijeni për këto krime ka

Idajet Beqiri: Dëshmia e Berishës hap derën e të vërtetës së vrasjes së Hajdarit

edhe ambasada e SHBA sepse kur kallëzimi i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, është dërguar edhe tek selia e amerikanëve. “E marta e zezë për Berishën dhe vera përvëluese për Bashën, Metën dhe Kryemadhin... Në datën 18 qershor, nis rigjykimi i çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit dhe i përfshirjes në mënyrë abuziviste të Izet Haxhisë në këtë vrasje. Jemi në muajin qershor të vitit 2019. Ky muaj dhe korriku gjithashtu do të jenë nga më të nxehtat për Shqipërinë, sepse do të kemi

“tërmete” të papara në luftën kundër kokave më të larta dhe më të rrezikshme të politikes në vend, të kësaj politike që për plotë 30 vjet e ka nxirë jetën e shqiptarëve. Izet Haxhia ka depozituar tashmë pranë Prokurorisë së Përgjithshme një kallëzim penal voluminoz, i cili ka brenda krime makabër të kryera nga Sali Berisha dhe banda e tij. Një kopje të këtij kallëzimi e ka në duar edhe Ambasada e SHBA në Tiranë”, tha Idajet Beqiri në reagimin e tij për gazetën “SOT”.

BEQIRI: BERISHA FSHEHU ROLIN E TIJ NË VRASJE“Pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë,

Gjykata Penale e Shkallës së Parë do të fillojë nga e para gjykimin e çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Në këtë rigjykim do të para-qiten, do të merren dhe do të administrohen prova të reja, të cilat nuk janë trajtuar në gj-ykimin e parë të çështjes “Hajdari”. E vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit, motivet e vrasjes, autorët kryesor të saj si frymëzues, si nxitës, si organizator, si ekzekutor dhe si ndihmës, u manipulua për fatin e keq në ditën e ngjarjes dhe pas saj prej ish Presidentit të Republikës

së Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në kohën e ngjarjes drejtonte opozitën problematike të vendit. Sali Berisha, për të fshehur rolin dhe ndihmesën e tij në vrasjen e Azem Hajdarit, në vend që të dëshmonte me hollësi për gjithçka dinte, për gjithçka kishte bërë ditën e ngjarjes, në vend që t'u vinte në dispozicion organeve të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë tele-fonat e tij si dhe gjithë dëshmitarët rreth tij të ditës së ngjarjes, vrapoi te ambasada e SHBA në Tiranë dhe e dezinformoi qëllimisht atë”, tha avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri.

IZET HAXHIA: BERISHA KA TENTUAR TË MË VRASËIzet Haxhia deklaroi pak kohë më parë se

ish-kryeministri Sali Berisha ka tentuar elimin-imin e tij fizik. Sipas tij, gjatë kohës që ishte në Turqi, Berisha ka paguar persona për ta vrarë. “Gjatë kohës që unë kam qenë në kërkim në Turqi klanet mafioze të Sali Berishës të paguara me 1 milion euro tentuan eliminimin tim fizik, kanë tentuar të më vrasin”, tha Izet Haxhia. Ish-truproja e Berishës ka përmendur edhe

marrëveshjen e Rognerit, ku sipas tij pjesëmar-rës kanë qenë edhe Berisha bashkë me Metën, ku është planifikuar vrasja e Azem Hajdarit. “Unë di shumë gjëra, shumë ngjarje kriminale. Nga viti 1990 deri në vitin 1998 unë jam në dijeni për shumë gjëra që mund t’i djegin Berishës. Por unë jam i gatshëm që të flas dhe të bashkëpunoj me drejtësinë shqiptare nëse më jepet e drejta”, u shpreh Haxhia para pak kohësh.

Sot nis gjyqi për vrasjen e Hajdarit, Izet Haxhia kërkon dëshmitar kryesor Berishën, dosja me 23 akuzat ndaj ish kryeministrit në ambasadën amerikane

Page 10: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

10 GAZETA SOTE Martë 18 Qershor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

KLP në pritje të KPK, shtyn afatin për verifikimin e kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi ditën e djeshme të shtyjë afatin për verifikimin e kan-didatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Gjatë mbledhjes së djeshme, kryetari i KLP, Genti Ibra-himi deklaroi se në respektim të rregullores së hartuar për zgjedhjen e kryeprokurorit, KLP duhet ta kishte mbyllur verifikimin dje. Kjo për arsye se në rregullore është i përcaktuar afati 45-ditor. Por duke qenë se fillimisht të gjithë kandidatët për kryeprokuror duhet të kenë kaluar në veting, KLP shtyu afatin. “Duke qenë se dita e sotme, është dita e përfundimit të afatit 45 ditor brenda së cilit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të kishte mbyllur verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Duke pasur parasysh se ky Këshill në datën 19 mars ka vendosur që do të presë për mbarimin e procesit të rivlerësimit për ata kandidatë që janë ende në shqyrtim e sipër nga organet e vettingut ne sot morëm vendimin për ta shtyrë procesin e verifikimit të kushteve ligjore deri në përfundimin e procesit të rivlerësimit në shkallën e parë nga kandidati i vetëm që është ende në këtë proces”, tha Genti Ibrahimi. Të vetmit kandidatë që nuk

kanë kaluar në veting janë prokurori Olsian Çela dhe avokati Lulzim Alushaj. Mbetet të shihet sesi do të veprohet me Alushajn sepse KPK nuk e riv-lerëson dot. Dy kandidatët e tjerë, Fatjona Memçaj dhe Arta Marku e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Po dje, KLP e bëri publik vendimin e marrë për shtyrjen e afatit në faqen zyrtare. Aty është miratuar edhe krijimi i një grupi pune që do të administrojë dokumentacionin e paraqitur nga garuesit për kryeprokuror. “Këshilli i Lartë i Proku-rorisë vendosi: Të shtyjë afatin për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët

për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë deri në përfundimin e procedurës së vlerësimit për kandidatin Olsian Çela me vendim të KPK; Të autorizojë kryetarin që të caktojë një grup pune të përbërë nga dy anëtarë prokurorë të Këshillit dhe një anëtar jo prokuror i Këshillit për administrimin formal të dokumentacionit të pa-raqitur deri tani nga kandidatët dhe institucionet shtetërore si edhe për kërkimin e çdo informacioni shtesë që do të gjykohet i nevojshëm nga grupi i punës për të cilin kërkohet në çdo rast miratimi i Këshillit”, thuhet në vendim.

Kuvendi i kërkon prokurorisë goditje të korrupsionit dhe sekuestrim pasurish gjatë 2019

Deputetë dhe zyrtarë të lartë probleme me dekriminalizimin, 185 raste në Prokurorinë

e Përgjithshme për hetim të thelluarJa disa nga rekomandimet e Kuvendit për Prokurorinë

e Përgjithshme Marrjen e masave për mbrojtjen e të

drejtave të viktimave të veprës penale dhe për të adresuar dhe rekomanduar zgjidhje për zbatimin e drejtë të rregul-lave për kërkesat e viktimës akuzuese;

Përdorimin më efektiv i instituteve procedurale të reja si: urdhri penal, marrëveshja e fajësisë, gjykimi i dre-jtpërdrejtë, duke hartuar dhe nxjerrje udhëzime të përgjithshme me synim qartësimin e kuptimit dhe zbatimit në praktikë të kuadrit ligjor përkatës dhe mbikëqyrja e zbatimit tyre;

Mbledhjen, hedhjen dhe përpunimin, nga çdo prokurori, të statistikave ndjekjes penale dhe të kriminalitetit sipas standarteve ndërkombëtare me qëllim që të mundësohet vlerësimi dhe krahasimi i kriminalitetit ndër vite dhe në raport me vendet e rajonit, në nivel evropian dhe ndërkombëtar si dhe të mundësohet vlerësimi i politikës penale të zbatuar. Kuvendi kërkon dërgimin në Ministrinë e Drejtësisë të të dhënave statistikore të plota dhe të sakta për të gjitha veprat penale, pandehurit, vikti-mat, dëmet ardhura nga vepra penale dhe në lidhje me zbatimin e politikës penale;

Hartimi dhe nxjerrja e rregullave standarde për organizimin dhe funk-sionimin e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm që sigurojnë efikasitet në organizimin, drejtimin dhe kontrollin e punës në çdo prokurori;

Rritjen e pavarësisë së prokurorisë dhe forcimin e kuptimit më të mirë të përgjegjësive nga çdo prokuror. Në këtë kuadër, Kuvendi kërkon hartimin dhe nxjerrjen e rregullave për garantimin e pavarësisë së prokurorit, koordinimin e punës ndërmjet prokurorive të ndrys-hme, mes tyre dhe policisë gjyqësore të përfshira në hetime të përbashkëta;

Respektimin e ligjit për sekretin heti-mor nga çdo prokuror dhe punonjës i prokurorisë. Në këtë kuadër, Kuvendi kërkon hartimin dhe nxjerrjen e rreg-ullave të unifikuara për informimin e publikut dhe medias lidhur me hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale, në prokuroritë me juridiksion të përg-jithshëm, duke respektuar parimet e parashikuara në legjislacionin në fuqi në lidhje me ruajtjen e sekretit hetimor;

REZOLUTA, PP TË BASHKËPUNOJË ME KLP

KUVENDI: PP TË TRAJNOJË OFICERËT E POLICISË GJYQËSORE

Mimoza IBRA

Shumë deputetë e zyrtarë të tjerë të lartë kanë rezultuar me probleme me dekriminalizimin. Gjatë vitit 2018, Prokuroria e Përgjithshme ka kryer

verifikime dhe hetime të thelluara për plot 185 emra publikë. Një shifër e tillë bëhet e ditur tek projekt-rezoluta që Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur për Prokurorinë e Përgjithshme. Teksa i lë detyrat për vitin 2019, Kuvendi vlerë-son faktin se gjatë vitit që lamë pas ky organ ka patur 185 raste për të verifikuar integrite-tin e figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve publikë. “Bashkëpunimi ndër institucional në nivel qendror dhe vendor në përgjithësi është rritur, por ka ende nevojë për përmirësim dhe rritje të cilësisë së tij; Bashkëpunimi me au-toritetet gjyqësore të huaj për të shkëmbyer informacion lidhur me veprimtaritë e gru-peve kriminale që shtrijnë aktivitetin jashtë vendit dhe për krijimin e grupeve hetimore të përbashkëta për hetimin dhe goditjen e veprimtarisë së tyre brenda dhe jashtë vendit është rritur, por ka ende nevojë të forcohet; Sektori i verifikimit të integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, pranë Prokurorisë e Përgjithshme ka administruar 185 raste për verifikim të thel-luar”, thuhet në projekt-rezolutë. Urdhri për krijimin e Sektorit të verifikimit të integritetit të figurës për zyrtarët publikë është dhënë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Ky sektor ka si qëllim që të kapë të gjithë deputetët e funksionarët e tjerë të administratës publike që kanë probleme me figurën e që kanë probleme me formularin e dekriminalizimit. Vetëm vitin e kaluar janë referuar 185 zyrtarë me probleme. Kujtojmë që pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme ngriti si shqetësim faktin se nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka patur asnjë kërkesë për verifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale.

“Detyrat e shtëpisë” për Prokurorinë e Përgjithshme

Përveçse e përgëzon për punën e bërë gjatë 2018, Kuvendi kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme një punë më efikase në dre-jtim të goditjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas rezolutës, një detyrë për prokurorinë është që të rrisë hetimet dhe sekuestrimet e pasurisë. “Bazuar sa më sipër, për vitin 2019, Kuvendi i Shqipërisë kërkon nga Prokuroria e Republikës së Shqipërisë: Forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëpërmjet zbatimit më të mirë të procedurave të hetimit proaktiv dhe përdorimit në kufijtë e ligjit të teknikave speciale të hetimit; Sigurimin e zbatimit të drejtë dhe të njëllojtë të procedurave përsa

hetimeve në funksion të zbulimit dhe godit-jes të veprimtarisë kriminale brenda vendit dhe të lidhjeve të tij jashtë vendit. Rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe autoritetet gjyqësore të huaja në gjitha fushat e bashkëpunimit ndërgjyqësor, me qëllim shkëmbimin e informacionit lidhur me veprimtaritë e grupeve kriminale që shtrijnë aktivitetin me lidhjet e tyre jashtë vendit dhe nxitjen e krijimit e grupeve hetimore të përbashkëta për hetimin dhe goditjen e vep-rimtarisë së tyre brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në rezolutë.

i takon hetimeve pasurore, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve. Brenda muajit Tetor 2019, të përcjellë në Kuvendin e Shqipërisë një raport në lidhje me ecurinë e zbatimit të këtij rekomandimi”, thuhet në rezolutë. Po ashtu, Kuvendi kërkon nga prokuroria që të rrisë më tej bashkëpunimin me organet e huaja ligjzbatuese, me qëllim që të ketë më shumë operacione të përbashkëta të suksesshme. “Zgjerimin dhe forcimin e bash-këpunimit ndër institucional me agjencitë lig-jzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim rritjen cilësore, thellimin dhe intesifikimin e

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme që të ketë bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të mbushur sistemin me magjistratë të rinj. “Bashkëpunimin me Këshillin e Lartë Prokurorisë dhe Shkollën e Magjistraturës për identifikimit dhe plan-ifikimin e drejtë të nevojave për magjistratë në sistemin e prokurorisë të juridiksionit të përgjithshëm. Forcimi i marrëdhënie të Proku-

rorit të Përgjithshëm me Këshillin e Lartë të Prokurorisë për qartësimin e marrëdhënive të bashkëpunimit është i mirëpritur; Hartimin e udhëzimeve të nevojshme për zbatimin e rekomandimeve parësore të Këshillit të Minis-trave për luftimin e kriminalitetit për vitin 2019. Kopje të udhëzimeve të miratuara të përcillen në Kuvend, menjëherë pas miratimit të tyre”, thuhet në projekt-rezolutë.

“Hartimin e një kalendari të trajnimit të oficerëve të policisë gjyqësore sipas kërkesave dhe nevojave për zbatimin e reformës në drejtësi brenda muajit shtator të viti 2019 si dhe të fillojë zbatimi i tij; Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në konsulencë dhe me asistencë të partnerëve ndërkombëtarë, të hartohen/ose të përmirësohen manuale

të mënyrës së identifikimit, evidentimit dhe ndjekjes së veprave penale të shtetasve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim jo vetëm sigurimin e të dhënave për veprat penale në të cilat shtetasit shqiptarë mund të jenë përfshirë si autorë, por edhe si viktima”, theksohet në rezolutën që Kuvendi ka përgatitur për Prokurorinë e Përgjithshme.

Page 11: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Kreditë me probleme rriten sërish në prill, shtohen me 30 milionë euro në 4 muaj

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNiveli i huave me probleme ka arritur në 11,46 % të totalit

Qytetarët por edhe bizne-set nuk po kthejnë në afat kreditë e marra. Të dhënat e Bankës së

Shqipërisë tregojnë se ka pas-ur një përkeqësim të aftësisë paguese në katër muajt e parë të këtij viti, ndërkohë që vetë ky institucion nuk po bën asgjë për këtë fenomen. Në këtë mënyrë niveli i huave me probleme ka arritur në 11,46 % të totalit. Huatë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar rritje në katër muajt e parë të vitit, pasi arritën nivelin më të ulët që nga 2010-a në dhjetor të vitit të kalu-ar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i kredive me probleme u rrit me 0.08 pikë për-qindje nga muaji i kaluar, duke arritur në 11.46% të totalit të huasë që është dhënë nga bankat për bizneset, individët etj. Në dhjetor, ky tregues kishte zbritur në 11.08%. Në vlerë absolute, kreditë e marra nga bizneset e in-dividët, që janë më shumë se tre muaj vonesë në kthimin e kësteve ishin 500 milionë euro. Në raport me dhjetorin 2018, në portofolet e bankave janë shtuar edhe 30 mil-ionë euro hua që është në vonesë.

Rënia e kredive të këqija në 2018

Përgjatë gjithë vitit 2018, sistemi bankar pa një rënie të nivelit të kredive me probleme. Në dhjetor të vitit 2018, 11.08% e totalit të huave ishin në vonesë më shumë sesa 3 muaj, nga 13.28% që ishin në dhjetor 2017.

Huatë që nuk kthe-hen në afat në ban-ka kanë shënuar rritje në katër muajt e parë të vitit, pasi arritën nivelin më të ulët që nga 2010-a në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas statis-tikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i kredive me prob-leme u rrit me 0.08 pikë përqindje nga muaji i kaluar...

Banka e Shqipërisë vlerësoi se rënia e kredive me probleme, krahas përmirësimit të aktivi-tetit ekonomik, pasqyron edhe angazhimin e bankave në përm-bushje të planit të masave për të ulur kreditë me probleme. Pritshmëritë e Bankës ishin që pastrimi i bilanceve të bankave nga kreditë me probleme dhe konsolidimi i sistemit bankar pritet të ndihmojnë në një rritje të qëndrueshme të kredisë në të ardhmen. Por, në 2019-n, kjo ten-dencë nuk po konstatohet, të pak-tën në katër muajt e parë të vitit,

duke sinjalizuar për vështirësi në aktivitetin e bizneseve, të cilët mbajnë dhe peshën më të madhe të huave problematike.

Shqipëria, nivelin më të lartë të NPL

Huatë me probleme kanë qenë një ndër shqetësimet kryesore edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat kanë bërë apel që të zgjidhet sa më parë. Një raport i fundit i bërë publik nga Iniciativa e Koordinimit të Bankës Evropiane në Vjenë pohonte se pavarësisht uljes, Shqipëria ka nivelin më

të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qen-drore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) gjatë 12 muajve deri në shtator 2018. Raporti i NPL-ve në Shqipëri ra me 1.9 pikë përqind-je nga viti në vit në 12.9% në fund të shtatorit, por mbeti më i larti në rajon, sipas instrumentit gjysmë vjetor për CESEE, botuar nga NPL Initiative, një nënbash-kësi e Vienna Initiative. Vetëm dy vende mbesin mbi pragun prej 10% në CESEE (Shqipëria në 12.9% dhe Kroacia me 10.2%).

Tregtia Kosovë-Shqipëri, Jaka: Qeveria të eliminojë sa më parë barrierat

Bilanci, eksportet bien 3.6% për 5 mujorin janar-maj, ja kush ndikoi

Marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri duket se nuk janë në ditët më të mira. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka i bëri thirrje qeverisë të elimi-nojë sa më parë barrierat dhe burokracitë dhe të krijojë një ekonomi kombëtare. Sipas Jakës nëse nuk do merren masa të menjëhershme kjo do dëmtojë eksportet shqiptare pasi edhe Kosova do të kri-joj të njëjtat barriera. Edhe pse eksportet drejt Kosovës kanë njohur një rritje të nd-jeshme me rreth 52% gjatë 4 muajve të këtij viti barrierat

po e vendosin në pikëpyetje bashkëpunimin ekonomik. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka i kërkoi qeverisë të reagojë sa më parë dhe të heqë barrierat që rrezikojnë tregtinë midis dy vendeve. “Tani kërkojmë heqjen e terminalit, heqjen e skanimit, njohjen e cer-tifikatave fitosanitare dhe zgjidhjen problematikave që kanë të bëjnë me shkëmbimit tregtare mes vendeve tona për produkte të ndryshme, të cilat cënojnë rëndë qarkullimin ekonomik ndërmjet vendeve tona”, tha Jaka.

Në pesë muajt e parë të këtij viti u shitën jashtë vendit mallra me vlerë 127 miliardë lekë, me një rënie prej 3.6% në raport me janar-majin e 2018-s. Kjo ecuri ishte e ndikuar nga performanca e dobët e tre grupeve kryesore, tekstile e këpucë, lëndë djegëse e en-ergji dhe grupi i materialeve të ndërtimit e metaleve, ndërsa pozitivisht ndikuan makineritë e pjesët e këmbimit dhe ush-qimet. Eksportet e “Minerale, lëndë djegëse, en,el,” shënuan një rënie prej 24%, të ndikuara nga rënia e eksporteve të en-ergjisë, pasi ndryshe nga viti

i kaluar, muajt e parë të këtij viti kanë qenë të thatë dhe nga fakti që eksportuesi më i madh në vend, Bankers Petroleum, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të patos Marinzës, ka shitur më shumë naftë brenda vendit, për shkak të marrëveshjen që ka me sipërmarrjen që shfrytëzon rafinerinë ARMO, çka ka ndi-kuar në uljen e eksporteve. Për 5 mujorin, grupi i tekstileve dhe këpucëve, që është më i madhi me gati 41% të totalit të eksporteve ka shitur jashtë 51.6 miliardë lekë mallra, me një rënie prej 1.9%.

Tatimet: Si rregullohet TVSH kreditore për inputet dhe makineritë bujqësore

Administrata Tatimore sqaron tatimpaguesit e in-teresuar se për inputet dhe makinat bujqësore të importu-ara apo të blera në vend, të cilat më datë 31.12.2018 rezultojnë me gjendje malli (stok) dhe u është paguar TVSH-ja në blerje, kjo shumë do të kontabilizohet në llogarinë e shpenzimeve dhe do të njihet si shpenzim i zbritshëm për efekt fiskal, mbasi të kryhet rregullimi i TVSH-së së zbritshme. Tatim-paguesi nuk e gëzon këtë të drejtë të kreditimit të TVSH-së, nëse këto blerje i shërbejnë furnizimeve të përjashtuara

nga TVSH-ja. Referuar nenit 69 “Zbritja e TVSH-së”, gërma c), të ligjit Nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”, i ndryshuar, dhe nenit 53, pika 3, gërma b), të udhëzimit Nr. 6, datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Repub-likën e Shqipërisë”, i ndrysh-uar, personi i tatueshëm ka të drejtë të zbresë nga TVSH-ja e llogaritur për transaksio-net e tatueshme, TVSH-në e paguar apo për t’u paguar në import për mallrat e importu-ara, në funksion të realizimit të transaksioneve të tatueshme me të drejtë zbritje.

Serbia regjistroi përmirësimin më të madh në raportin e NPL-ve në CESEE. Niveli i NPL-ve në Serbi u ul me 5.8 pikë përqindjeje nga viti në vit. Shifrat treguan një trend të vazhdueshëm në rënie të raporteve të NPL-ve, për të gjitha vendet e shqyrtuara përveç Le-tonisë dhe Estonisë. Vëllimi i NPL në rajonin e CESEE ra me 12.9% në periudhën 12-mujore deri në shtator 2018.

Një studim i Bankës Botërore për ecurinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Rajonin e Ballkanit, i publikuar këto ditë vlerëson se informaliteti në Shqipëri vijon të mbetet i lartë dhe zë deri në 50% të ekonomisë. Studimi thotë se, edhe pse Shqipëria ka marrë masa për të ulur informalitetin, fenomeni mbetet ende një sfidë për administratën tatimore. Bizneset informale në përgjithësi kanë produktivitet më të ulët se bizneset formale. Banka Botërore vlerëson se, edhe pse Shqipëria ka miratuar një larmi të madhe rregullash për të monitoruar abuz-imet, zbatimi i tyre mbetet i dobët për shkak të informalitetit të vazhdueshëm në forcën e

punës. Sipas vrojtimit të Mjedisit të Biznesit dhe Performancës së Ndërmarrjeve, konkurrenca nga sektori informal ishte problemi i dytë më i madh për kompanitë shqiptare. Më shumë se 40% e firmave të anketuara kanë raportuar që konkurrojnë kundër firmave informale në sek-tor. Kjo konkurrencë e pandershme është e lartë në mesin e SME-ve, pasi 41% e tyre raportojnë se konkurrojnë me bizneset e paregjistruara krahasuar me 27.8% të firmave të mëdha. Në shtator 2015, qeveria nisi një fushatë masive kundër informalitetit me kontrolle, teksa u ap-likuan penalitete kundër tregut informal. Masat synuan rritjen e regjistrimit të kompanive, dekla-

rimin më të madh të punëtorëve, përmirësimin e mbledhjes së taksave dhe dhënien e taksës fiskale amnistitë. Studimi thotë se bizneset duhet të kontribuojnë më shumë në ekonominë e përgjithshme dhe qeveria duhet të vazhdojë të investojë në mënyrë të konsiderueshme në formalizimin e SME-ve-ve, nëpërmjet përpjek-jeve që shkojnë përtej regjistrimit të thjeshtë. Gjithashtu, cilësia e raportimit financiar të SME-ve në Shqipëri mbetet e ulët dhe shpesh kanë më shumë se një bilanc. Prej janarit 2018, qeveria ju ka imponuar bankave që për çështje të kredidhënies të marrin në konsideratë vetëm bilancet zyrtare të SME-ve.

Banka Botërore: Gati gjysma e ekonomisë shqiptare është informale

Page 12: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT12 E Martë 18 Qershor 2019

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

DASH: SHBA, masa ekonomike për të dobësuar pozitën e regjimit të dominuar nga sovjetikët në Shqipëri

Dokumentet e DASH: SHBA zotohej në 1949 të mos lejonin ndërhyrjen e Greqisë dhe Jugosllavisë në Shqipëri

“SHBA të veprojë në koordinim të plotë me Britaninë dhe Francën për situatën shqiptare,

ashtu si ajo do të zhvillohet. SHBA do të bëjë ç’është e mundur në rrugë diplomatike, për të vepruar mbi çështjen greke në OKB, dhe do të marrë masa ekonomike për të dobësuar pozitën e regjimit të dom-inuar nga sovjetikët në Shqipëri si dhe të mos bëjë asnjë ofertë rikëshil-limi me të. SHBA dhe kombe të tjera perëndimore do të paralajmërojnë Greqinë e Jugosllavinë kur të jetë e nevojshme, për të mos ndërhyrë në Shqipëri. SHBA dhe fuqi të tjera perëndimore, në kohën e duhur, do të bëjnë qasjen e përshtatshme ndaj Titos për të kuptuar qëllimet e tij ndaj Shqipërisë”, janë këto disa nga zotimet e SHBA në 1949 për Shqipërinë, të cilat zbardhen në disa dokumente të DASH.

Uashington, 25 gusht 1949 Sekretari i shtetit për ambasa-

dën në Itali: Letra e zyrës së jashtme britanike për ambasadorin Peake në Beograd me të cilën është sugjeruar dhe koordinimi ynë: “Nëse kontak-toheni, mund t’i thoni jugosllavëve se Komiteti Shqiëpria e Lirë ka aprovimin tonë në parim por ne nuk e konsiderojmë si qeveri në ekzil e vendit dhe as ata nuk pretendojnë të jenë të tillë. Nëse dëshironi mund të përmendi komitete të ngjashme që janë krijuar dhe për qeveritë hun-gareze, rumune e të tjera që ekzisto-jnë këtu në Londër ose në SHBA. Ne thjesht i mirëpresim ato si një vend grumbullimi të opozicionit në rast se regjimi në Shqipëri rrëzohet dhe vendi zhytet përsëri në kaos meg-jithë rreziqet që kjo sjell për paqen ndërkombëtare”. Teksti i mësipërm përmban gjithashtu fjalinë: “Ju du-het të mohoni se formimi i Komitetit Shqipëria e Lirë nënkupton marrjen e masave aktive kundër qeverisë së Shqipërisë”. Ne nuk besojmë se një deklaratë e tillë duhet të bëhet vullnetarisht te jugosllavët dhe kemi udhëzuar për këtë dhe britanikët.

Dokument politikash i përgatitur nga kreu i çështjeve

të Evropës juglindore Përcaktimi i kursit të veprimit

të SHBA në lidhje me Shqipërinë në rast të zhvillimeve të ardhshme, duke përfshirë revoltën e brendshme dhe ndërhyrjen e huaj. Shqipëria tashmë qeveriset nga një qeveri komuniste, e dominuar nga Bashkimi Sovjetik. Ajo po përdoret si gazë e operacion-eve guerile kundër Greqisë. Mar-rëdhëniet e saj me Jugosllavinë që prej prishjes Tito-Kremlin kanë qenë të këqija dhe janë karakterizuar me këmbime të rënda propagande dhe incidente të dhunshme kufitare. Brenda në Shqipëri tensioni ekono-mik po rritet dhe ka pakënaqësi të gjerë me regjimin, ndërsa në zonat malore raportohet për rezistencë të hapur nga autoriteteve komuniste. Interesi i BRSS është ta mbajë sa më

gjatë pozitën aktuale në Shqipëri, e cila është e rëndësishme për arsye të vendndodhjes strategjike si hyrje në detin Adriatik por është gjithashtu e rëndësishme për të ruajtur pre-sionin sovjetik kundër Greqisë dhe tashmë dhe Jugosllavisë. Megjithëse Shqipëria është fizikisht e shkëpu-tur nga blloku sovjetik, Moska nuk do të heqë dorë kollaj prej saj pasi do të ishte një humbje e madhe prestigji në botën komuniste. Inter-esi afatshkurtër i Jugosllavisë është kundërveprimi ndaj kërcënimeve të sigurisë që vijnë nga regjimi kukull shqiptar në krahun jugor të Titos. Në terma afatgjatë Tito sigur-isht që ka plane për përfshirjen e Shqipërisë në republikën Federale të Jugosllavisë. Tito ka organizuar shqiptarët në ekzil që janë larguar në Jugosllavi, të cilët ai me siguri do të jetë i gatshëm t’i përdorë në kohën e duhur. Dhe në fakt Jugosllavia ka një minoritet të madh shqiptar që jeton në zonat pranë kufirit verior të Shqipërisë që mund t’i japë Titos mundësi të shfrytëzojë situatën në të ardhmen. Dhe brenda Shqipërisë mund të ketë organizata të fshehta pro-Tito por nuk kemi informacion të saktë për këtë. Interesi i Greqisë është në eliminimin e Shqipërisë si një bazë për operacionet guerilase kundër Greqisë dhe gjithashtu ajo dëshiron fundin e dominimit sovjetik të Shqipërisë, edhe nuk do të preferonte as dominimin e saj jugosllav apo italian. Grekët janë shumë të ndjeshëm për çështjen shqiptare pasi në të kaluarën janë sulmuar nga ky drejtim. Greqia ka gjithashtu pretendime territoriale për jugun e Shqipërisë por ne nuk besojmë se pretendimet e saj kanë baza të forta edhe kemi pranuar që ato të merren në konsideratë. Interesi i Italisë është të ketë një Shqipëri të lirë nga dominimi fu-qive që janë armiqësore me Italinë.

Mussolini e kishte zgjidhur këtë problem duke vendosur dominimin italian, por tashmë pësimi është bërë mësim dhe Italia kërkon të shohë një Shqipëri të pavarur që të shërbejë si një pengesë ndarëse mes Italisë dhe shteteve të Evropës Lindore. Italia nuk do të dëshironte vendosjen në Tiranë të një regjimi të varur nga Greqia apo Jugosllavia. SHBA e cila që pas luftës ka vepru-ar në përputhje me linjën Britanike në lidhje me Shqipërinë, zyrtarisht mbështet një Shqipëri të pavarur me qeveri përfaqësuese të popullit shqiptar. Ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike me regjimin aktual pasi ai ka refuzuar të njohë detyrimet e traktateve të mëparshme mes dy vendeve dhe ka ndihmuar operacio-net e guerilasve komunistë në Greqi. Një qasje paraprake nga regjimi i Hoxhës prillin e kaluar për riven-dosjen e marrëdhënieve nuk u ndoq më prej nesh për të njëjtat arsye. SHBA do të dëshironte që regjimi aktual i dominuar nga Moska të zhdukej, por çështja është se çfarë tip regjimi tjetër do ta zëvendësonte atë. Më e preferueshmja do të ishte një regjim i orientuar nga Perëndimi, siç do të ishte Komiteti Kombëtar shqiptar në ekzil, që tani ndodhen në Romë e Paris. Megjithëse nuk mund të pritet që Shqipëria të qeveriset në mënyrë tërësisht demokratike, këta elementë pro perëndimorë do të kishin më shumë gjasa të vendosnin një regjim që të punonte drejt demokracisë, sesa elementët në panoramën aktuale të vendit. Momentalisht nuk kemi mjete për të llogaritur popullaritetin e tyre. Një regjim komunist pro-Tito i cili do të ishte po aq jo-demokratik sa ai aktual, përsëri do të ishte një përmirësim nga pikëpamja strateg-jike dhe politike. Nëse ai do të ishte tërësisht shqiptar në karakter dhe jo një shtojcë e Jugosllavisë, me shumë

gjasa do ta pranonim si një qeveritë lirë e të pavarur. Ne duhet të supozo-jmë se Tito do të përgatitet të veprojë në Shqipëri kur ai ta besojë situatën e duhur për këtë, por aktualisht ai nuk mund të marshojë brenda Shqipërisë pa rrezikuar konflikt të hapur me sovjetikët dhe pa justifi-kuar vetë çështjen e tij të synimeve sovjetike ndaj Jugosllavisë, si para botës komuniste dhe para opinionit botëror. Nëse jugosllavët hyjnë në Shqipëri ose arrijnë të shkaktojnë përmbysje të regjimi atje, me sig-uri që grekët do të marshonin në Shqipëri nga jugu. Nga ana tjetër nëse grekët vendosin të marshojnë të parët, Tito do të tundohej të bënte të njëjtën gjë nga veriu. Zhvillime të tilla ndoshta do të rezultonin në një përplasje mes dy fuqive pushtuese dhe do të shkatërronin tentativat tona për t’i bashkuar ato kundër frontit sovjetik. Edhe nëse ato pranojnë paraprakisht një ndarje të përkohshme të Shqipërisë kjo do të ishte shumë e paqëndrueshme dhe kundër politikave tona të deklaruara për ruajtjen e pavarësisë së saj.

Rekomandime: (1) SHBA të veprojë në koor-

dinim të plotë me Britaninë dhe Francën për situatën shqiptare, ashtu si ajo do të zhvillohet;

(2) SHBA do të bëjë ç’është e mundur në rrugë diplomatike, për të vepruar mbi çështjen greke në OKB, dhe do të marrë masa ekono-mike për të dobësuar pozitën e regjimit të dominuar nga sovjetikët në Shqipëri si dhe të mos bëjë asnjë ofertë rikëshillimi me të;

(3) SHBA dhe kombe të tjera perëndimore do të paralajmërojnë Greqinë e Jugosllavinë kur të jetë e nevojshme, për të mos ndërhyrë në Shqipëri.

(4) SHBA dhe fuqi të tjera perëndimore, në kohën e duhur, do të bëjnë qasjen e përshtatshme ndaj

Titos për të kuptuar qëllimet e tij ndaj Shqipërisë.

(5) Në lidhje me një revoltë të mundshme në Shqipëri, SHBA do të kërkojë menjëherë si objektiv parësor eliminimin e udhëheqjes së dominuar nga sovjetikët, duke mar-rë në konsideratë pozitën tonë tradi-cionale në favor të pavarësisë së Shqipërisë në të njëjtën kohë duke evituar paragjykimin e interesave të Jugosllavisë, Greqisë e Italisë.

(6) SHBA do t’i japë mbështet-je morale e materiale elementeve pro-perëndimorë në Shqiprëi por pa bërë premtime apo përkushtime ndaj atyre;

(7) Debatet territoriale gre-ko-shqiptare për Epirin e veriut nuk duhet të lejohen të ndërhyjnë në objektivat primare të eliminimit të dominimit sovjetik në Shqipëri dhe rivendosjes së marrëdhënieve normale mes dy vendeve.

Uashington, 12 shtator 1949 Sekretari i shtetit për disa zyra

diplomatike: Llogaritjet tona ush-tarake për potencialin e konfliktit të mundshëm mes Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik është se sovje-tikët rrjedhimisht do ta nënshtrojnë Jugosllavinë por kjo do të kryhej në një operacion të gjerë dhe jo me një sulm të shpejtë e të rrufeshëm. Në rast të një sulmi të hapur sovjetik, ekspertët tanë ushtarakë besojnë se ushtria jugosllave do të kryente një tërheqje strategjike në zonën qendrore malore të vendit, ku do të mund të organizonte veprimin e gjerë të mbrojtjes në formacion të rregullt beteje. Nëse ky formacion rrjedhimisht do të prishej ekspertët tanë parashikojnë se do të kishin një luftë guerile që do të vazhdonte për disa muaj. Gjatë luftës së fundit forcat e Aksit nazist u detyruan të përdorin rreth 500,000 trupa dhe disa nga gjeneralët e tyre më të mirë për të luftuar kundër aktiv-iteteve të partizanëve jugosllavë, udhëheqësit e të cilëve vazhdojnë të jenë edhe sot në krye të ush-trisë së vendit. Aktualisht pesë divizione sovjetike janë të vendo-sura në afërsi të Jugosllavisë, dy në Austri, Dy në Hungari e dy në Rumani. Akumulimi i forcave të mjaftueshme sovjetike për ofensivë do të kërkonte kohë pasi do të nev-ojite të paktën 20 divizione. Shenjat e një akumulimi të tilla ushtarak do të jenë të qarta në një periudhë prej gjashtë javësh. Për këtë sovjetikët mund të presin vetëm ndihma të vogla nga vendet satelite, u forcat e armatosura nuk kanë liderë, pajisje apo stërvitje. Dhe në fakt ekspertët tanë ushtarakë besojnë se sovjetikët mund të eliminojnë të gjitha forcat ushtarake të satelitëve periferikë për t’u përballur vetëm me jugosllavët. Ne besojmë se Shqipëria nuk përbën një problem për jugosllavët dhe edhe gjatë kohës që ata përballen me një ofensivë të plotë sovjetike, Beogradi mund të pushtojë lehtësisht Shqipërinë.

Page 13: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Johannes Hahn: Nëse BE s’hap negociatat me Maqedoninë, çon sinjal të keq te Kosova e Serbia

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKomisioneri nxit trajtim kolektiv të zgjidhjeve të BE për Ballkanin Prendimor

Andi LAMKO

Komisionari evroian për Zg-jerimin dhe Politikat e Fqinjë-sisë, Johannes Hahn u kërkoi dje vendeve anëtare të BE

të fillojnë sa më shpejt negociatat me Maqedoninë e Veriut, duke paralajmëru-ar se vonesat do të dërgojnë sinjale negative për zgjidhjen e problemeve të tjera të rajonit. “Unë vetëm mund të përsëris se bisedimet duhet të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ata bënë gjithçka dhe ky nuk është një sin-jal vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë rajonin”, tha ai në prag të takimit të Këshillit për Punë të Jashtme të BE në Luksemburg, duke iu referuar bllokimit të procesit të normalizimit mes Kosovës e Serbisë, si çështja më ngutshme në zonë. “Nëse i rihapim bi-sedimet me Serbinë dhe Kosovën, ata duhet të shohin se investimi në gjetjen e kompromiseve politike është dhënë dhe përpjekjet janë shpërblyer, përndry-she do të humbasin motivimin. Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë sa ka rëndësi t’i japin një sinjal një vendi në interes të të gjithë rajonit”, tha Hahn, duke kërkuar miratim të shpejtë të datës së hapjes së negociatave me Maqedon-inë e Veriut. Aktualisht BE konkluzion se me të gjitha gjasat në shtator të këtij viti do të jepet data për të hapur negoci-atat me Maqedoninë e Veriut, por sipas Hahn, kjo nuk është mjaft e shpejtë.

Marrëveshja Kosovë-Serbi në fund të vitit

Megjithëse procesi i dialogut Kosovë-Serbe duket i bllokuar, nga të

Kryebashkiaku i Londrës vijon sulmet verbale me Donald Trump

Dëme dhe viktima në Francë e Zvicër nga moti ekstrem

Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, ka sulmuar dje presidentin amerikan Donald Trump, duke e quajtur atë një “racist”. Donald Trump më herët kishte quajtur kryebash-kiakun londinez “katastrofë” dhe “dështak”, duke aluduar në rritjen e frikshme te krimit në kryeqytetin anglez, ku vetëm në vitin 2019, numri i viktimave të krimit të rrugës në Londër, kryesisht me thika mes adoles-hentëve, i ka kaluar 60. Lufta e fjalëve dhe sulmeve verbale mes tyre ka kohë që ka filluar.

Trump kishte vizituar Londrën në fillim të vitit ku ishte takuar me kryeministren Theresa May dhe Mbretëreshën Elizabeth II. Në Londër ndërkohë bandat kriminale të të rinjve nga ko-munitete të varfra sulmohen me thika mes tyre dhe numri i kri-meve është rritur. Khan kishte premtuar që do të marrë masa ndaj të gjithë atyre që kryejnë akte kriminale por teksa qever-ia ka qenë e zënë me çështjen e Brexit, asnjë efekt nuk është parë deri tani në komunitetet e kryeqytetit britanik.

Stuhitë e forta të erës dhe shiut goditën dje Francën dhe kanë shkaktuar pasoja thuajse apokaliptike në pjesë të ndrys-hme të kontinentit europian. Dëmet më të mëdha i kanë pësuar fermerët e Francës lin-dore, ndërsa moti ekstrem ka rezultuar edhe në dy viktima. Qeveria franceze do të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në disa rajone juglindore të vendit. Në fundjavë, stuhitë e forta të shiut në pak minuta shkaktuan dëme katastro-fike për fermerët e rajonit

bujqësor të njohur si "pem-ishte e Francës". Në qytezat përreth, kokrrat e breshrit me madhësinë e një topi tenisi thy-en xhama makinash, nxorën lumenj nga shtrati dhe hodhën pemët poshtë, duke sjellë për pasojë edhe vdekjen e një tu-risti gjerman që po udhëtonte me makinë. Në Zvicrën perën-dimore, stuhitë e forta dëmtuan mbi 400 anije dhe fundosën një prej tyre, duke i marrë jetën një gruaje që kishte dalë për ekskursion me partnerin në liqenin e Gjenevës.

Eksplorimet/ Greqia akuzon Ankaranë për shkelje të ligjit ndërkombëtar

Turqia dhe Greqia kanë vijuar dje të shkëmbejnë akuza rreth aktiviteteve të Ankarasë për kërkimet e gazit në ishullin mesdhetar të Qipros. Athina javën e ardhshme ka para-lajmëruar penalitete kundër Ankarasë nga pala europiane. Turqia pretendon se është në të drejtën e saj të shfrytëzojë zonat ekonomike që i përkasin. Greqia dhe Qiproja kanë paralajmëruar sanksione kundër Turqisë nëse nuk ndalen aktivitetet e saj në zonën ekonomike ekskluzive të ishullit mesdhetar. Një anije

turke e pajisur me sonda shpimi është ankoruar në perëndim të Qipros prej muajit maj, me syn-imin për të shfrytëzuar rezervat e gazit të zbuluara në vitin 2011. Kryeministri grek Aleksis Cip-ras, tha të dielën se pala greke dhe ajo qipriote po bashkërendo-jnë aksionet kundër Ankarasë. "Shkelja e ligjit ndërkombëtar nuk është shenjë force, por dobësie. Kushdo që provohet se ka shkelur të drejtat sovrane të Greqisë, Qipros apo ligjin ndërkombëtar, duhet të përballet me pasojat", tha Tsipras.

Vdes në sallën e gjyqit me akuza tradhtie

ish-presidenti i EgjiptitMuhamed Moursi ish-presidenti

I Egjiptit, ka vdekur dje në sallën e gjyqit ku po gjykohej me akuza të rënda për tradhti dhe kryengritje. Ish-presidentit i ranë të fikët gjatë se-ancës por shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk dihen. Morsi u rrëzua nga pushteti pas revoltave popullore që u mbështetën nga ushtria me në krye gjeneralin Abdul Fattah al Sisi. Mursi erdhi në pushteti në vitin 2011 pas protestave të shumta në Egjipt por moszbatimi i reformave solli protesta të mëdha popullore.

Të paktën 161 të vrarë në përplasjet etnike në Kongo

Të paktën 161 njerëz raportohet se janë vrarë në një provincë verilin-dore në republikën Demokratiketë Kongos, në një ringjallje të përlasjeve etnike prej mungesës së kullotave e burimeve të tjera natyrore. Në një seri sulmesh në provincën Ituri janë goditur fiset Hema që kanë qenë prej kohshë në konflikt me fiset Lendu, ndërsa identiteti i saktë i sulmuesve mbetet mister. Konflikti i hapur mes këtyre dy etnive në vitet 1999-2007 shkaktoi rreth 50,000 vdekje.

Rikthehet energjia elektrike në Argjentinë

dhe Uruguai Në Argjentinë dhe Uruguaj po rik-

thehet energjia elektrike pas një defek-ti masiv që la më shumë se 44 milionë njerëz pa energji të dielën. Ndërprerja masive u shkaktua nga një defekt i pa-shpjeguar në linjën e interkoneksionit që ndërlidh disa vende. Autoritetet argjentinase po hetojnë një ndërprerje të pashembullt të energjisë elektrike që preku disa vende të Amerikës së Jugut të dielën pasi gjeneratorët e një hidrocentrali në Paraguaj papritur u shkëputën nga rrjeti.

Ministri i Jashtëm grek, Georgios Katrougalos tha dje në një intervistë se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë në mënyrë konkrete përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për integrimin evropian pasi kjo do të tregonte mungesë angazhimi. “Ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë zbatimin e reformave radikale, respektimin e legjislacionit evropian dhe pastaj të tërhiqemi pa asnjë arsye, sepse mund të ketë pasoja të rëndësishme për rajonin dhe Evropën”, tha Katrugalos, duke shpjeguar se BE duhet gjithashtu të respektojë reformat e brendshme dhe të demonstrimin e vullnetit politik nëpërmjet marrëveshjes së Prespës. “Veçanërisht në lidhje me Maqedoninë e Veriut, duhet të jetë e vlerësuar se jo iu përgjigj kërkesave për reformat e nevojshme të brendshme”, shtoi ministri grek. BE: Bar-rierat tregtare në kontinent, në nivel rekord

Komisionerja për Tregti, Cecilia Malmstrom tha dje se Bashkimi Evropian është goditur nga një numër rekord i barrierave tregtare gjatë vitit të kaluar, të cilat i kanë kushtuar bllokut miliarda euro. Në raportin e publikuar të hënën thuhet se 425 barrierat tregtare janë imponuar nga 59 vende të ndryshme. “Proteksionizmi është qartazi në rritje”, tha komisionerja Malmstrom, duke shtuar se vetëm vitin e kaluar janë vendosur 45 barriera të reja tregtare, përfshirë tarifat mbi importet e çelikut dhe aluminit, të ndërmarra nga Shtetet e Bash-kuara. Përveç SHBA, Kina, India dhe Algjeria kanë qenë përgjegjëse për ndikimin më të madh përmes masave të reja tregtare, si masa mbrojtëse të sigurisë në internet, të paraqitura nga Pekini, dhe një kërkesë të re të Indisë që importet e lëkurës të shoqërohen me certifikata.

Katrougalos: BE të vlerësojë vullnetin e Maqedonisë së Veriut BE: Barrierat tregtare në kontinent, në nivel rekord

dyja palët vijnë sinjale se marrëveshja mes vendeve do të finalizohet brenda vitit, dhe për këtë një rol të rëndëishëm pritet të luajë samiti i Parisit më 1 ko-rrik. Në takimin e liderëve të rajonit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Em-manuel Macron më 1 korrik në Paris, do të mund të formulohet një kornizë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndërsa propozimi final do të duhej të miratohej deri në fund të vitit. Nëse do të realizohej një skenar i tillë, ref-erendumi në Serbi lidhur me Kosovën do të mund të mbahej në pranverën

e vitit 2020, së bashku me zgjedhjet e rregullta parlamentare serbe. Mirëpo, një skenar i tillë do të jetë i mundur vetëm nëse ndodhë takimi i Parisit. Të gjitha palët e interesuara do të merrnin një kornizë, e cila pastaj do të harmoni-zohej. “Pastaj të dyja palëve do t’u jepej kohë prej disa muajsh, apo më shumë, për të negociuar atë çfarë shkruan në atë dokument themelor, të ndryshojnë ndonjë pjesë, të fusin detaje të reja dhe të harmonizojnë draftin përfundimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe me atë dokument të dalin përpara qytetarëve të tyre”, citohet të ketë thënë burimi diplomatik.

Vuçiç: Nuk e di nëse takimi do të ndodhë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ende nuk e di nëse palët do të ketë takim në Paris, për shkak të konsultimeve të kancelares

Merkel dhe presidentit Macron me amerikanët. “E di se ata flasin me njëri-tjetrin dhe ata e dinë se nuk duhet të lejohet që Parisi të jetë një katastrofë. Nëse shihet se po shkohet në atë dre-jtim, kush e di nëse do të ndodhë takimi i Parisit”, tha Vuçiç, i cili ka përsëritur se pozicioni i Beogradit do të jetë i qartë në Paris, i pandryshueshëm dhe absolutisht racional. “Prishtina të heqë taksat për mallrat serbe, në mënyrë që të shkohet në dialog, në përpjekje për të arritur një kompromis. Unë do të përsëris të njëjtën fjali: Unë mendoj se Kosova është pjesë e Serbisë, ju thoni se është e pavarur, dhe çfarë të bëjmë atëherë? Pasi të gjithë në botë po bëhen sikur nuk dinë, kur e dëgjojnë këtë. Nuk ka problem – mundemi edhe ne ta bëjmë këtë, edhe pse kjo nuk na konvenon neve dhe rritjes sonë të përshpejtuar”, ka thënë Vuçiç.

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se gjendja aktuale e ‘status-quo’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për shkak të ngërçit të negociatave mes Kosovës e Serbisë. “Ata që besojnë se do të vijnë kushte më të mira në të cilat do të negociohet një marrëveshje më e favorshme, duhet ta dinë se nuk ka asnjë moment më të mirë se kjo”, ka shkruar ai, duke porositur poli-tikanët “të lënë mënjanë retorikën nacionaliste dhe revizionizmin his-torik, pasi rihapin plagën e të mbijet-uarve dhe parandalojnë përparimin drejt arritjes së një zgjidhjes”.

Beograd, Scott paralajmëron

Kosovën e Serbinë

Page 14: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT14 E Martë 18 Qershor 2019

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Shkrumbohet restoranti i dasmave në Lezhë, nisin hetimet

Një restorant dasmash në qytetin e Lezhës është përfshire nga flaket e zjarrit, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës në të gdhirë të së hënës në afërsi të tregut të qytetit të Lezhës. Zjarri u shfaq fillimisht në pjesën e kuzhinës së restorantit dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë objektin. Në momentin e ng-jarjes restoranti ka qenë i mbyllur dhe nuk ka patur persona brenda por kanë qenë banor të zonës të cilët kanë konstatuar flaket dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit. Ndërhyrja e këtyre të fundit shmangu përhapjen e zjarrit në objektet e tjera aty pranë. Ndërkohë nga zjarri restoranti është djegur thuajse plotësisht, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet e ditur se shkak i zjarrit është bërë një shkënditje elektrike në bllokun i siguresave të objektit në fjalë, por hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arrestohet i dënuari me 5 vite burg në Itali për gjobëvënie

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, për llogari të drejtësisë italiane. Burime zyrtare bëjnë me dije se mbrëmjen e së dielës forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të organizuar, bënë të mun-dur kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në prangat e uniformave blu përfundoi shtetasi Bilbil Elezaj, 52 vjeç, banues në Tiranë. I prangosuri ishte shpallur në kërkim, pasi autoritetet gjyqësore në Bolonjë të Italisë, e kanë dënuar atë më 25 tetor të vitit 2018. Sipas vendimit të gjykatës së vendit fqinj Elezaj është shpallur fajtor për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie” dhe në përfundim të procesit është dënuar me 5 vite heqje lirie. Pas arrestimit ai u dërgua një burg të sigurisë së zakonshme në pritje të ekstradimit, ku dhe do të vuajë dënimin. Në ngarkim të tij në pritje të ekstradimit drejt Italisë, veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpol Tirana.

Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 17 vite burg për vrasje

Një 43-vjeçar është ekstraduar nga Greqia në vendin tonë, pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin e trazirave të 1997. Mentor Hasani 43-vjeç, u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë mëngjesin e djeshëm pasi rezu-ltoi i dënuar me 17 vite burg. Sipas policisë 43-vjeçari, Hasani, lindur dhe banues në Dibër ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendi-min nr. 17 datë 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje të armëve luftarake" parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se më datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin me inicialet S. C., i cili po kthehej në banesën e tij. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraVijojnë hetimet për gjetjen e pasurive që Murataj i ka regjistruar në emër të personave të tjerë

Elvis MYRTA

Me v e n d i m t ë G j y k at ë s p ë r Krime të Rënda Policia Kriminale

ka sekuestruar mëngjesin e djeshëm rreth 1.5 milion euro pasuri të Admir Muratajt, i vrarë gjatë grabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit më 9 Prill, si dhe familjarëve të tij. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thotë se sekuestrimi i pasurive të Muratajve, u bë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Kështu, autoritetet se-kuestruan një vilë 3 katëshe në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2, tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e ndodhur afër Saukut, garazh me sipërfaqe 23 m2, blerë në vitin 2016, apartament me sipërfaqe 100.5 m2, tokë truall, të gjitha në emër të Admir Muratajt. U sekuestrua gjithashtu një apar-tament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro, 9 autom-jete të llojeve të ndryshme, relativisht të shtrenjta, si dhe një apartament me sipërfaqe 71 m2, në emër të bashkëshortes së Muratajt, Albana Alidhima. Poli-cia thotë se pasuritë e sekues-truara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta persona, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre. Admir Murataj mbeti i vrarë më 9 Prill pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi grupi i tij grabiti 6.5 milionë euro në pistën e Rinasit. Për këtë ngjarje janë arrestuar 7 persona.Grabitjet për të cilat akuzohet

Admir MuratajNgjarja e parë, për të cilën

akuzohet grupi që kishte në përbërje edhe ish ushtarakë të forcave komando, ndodhi në vitin 2015, pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë

të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë, rreth 2 milion paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit. Ngjarja e tretë, për të cilën akuzohen të pandehurit, ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë private, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera. Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017-

Akuzohet se tentoi të vrasë Fadil Memën, Gjykata e Elbasanit lë në burg Florenc Çapjan

Florenc Çapja do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjykata e Elbasanit nuk ndryshoi masën e vendosur në mungesë ndaj tij edhe pse avokati i të arrestuarit ka kërkuar masë më të zbutur. Në seancën e djeshme në seancën në Gjykatën e Elbasanit, prokurori i çështjes Ritvan Sukaj ka shpje-guar përpara gjykatës se 38-vjeçari është personi i dyshuar për tentativën e vrasjes së ish-policit Fadil Mema. Implikimi i Florenc Çapjas është zbardhur nga përgjimet e kry-era ndaj tij prej vitesh. Bazuar në kërkesën e prokurorisë gjykata ka caktuar masën arrest në burg për vrasje në paramendim të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve

dhe municioneve luftarake. Ngjarja për të cilën akuzohet Çapja ka ndodhur 13 vite më parë, e konkretisht më 30 Janar të 2006-ës. Fadil Mema u plagos në sy të familjarëve të tij, ndërsa Florenca Çapja u shoqërua disa herë në polici, po ndaj tij nuk u ngritën akuza për mungesë provash. Dyshimet ishin se atentati ndaj Fadil Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i tij ishte i akuzuar për vrasjen e Sokol Çapajt, xhaxhait të Florenc Capaj. Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 Mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë ngjarja ndodhi pranë banesës ku

ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët ku kishte nisur jetën si shpërndarës gazetash. Prokuroria sqaroi në Gjykatën e Elbasanit gjatë seancës se masa e arrestit ndaj Capajt është dhënë vetëm për tentativën e vrasjes në 2006, ndërsa hetimet vijojnë për të parë nëse 38-vjeçari ka qenë i përfshirë në vrasjen e Memës në Itali. Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Miranda Çekrezi pranoi kërkesën e proku-rorisë duke caktuar masën “Arrest me burg”, për 38-vjeçarin. E njëjta masë siguria u dha edhe për Etien Canin dhe Ervis Bardhin të akuzuar si personat që ekzekutuan Gentian Beqirin në vitin 2012 në banesën e tij kur ai ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Supergrabitja e Rinasit, sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij

Burime thonë se dy të rinjtë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi nga sistemi TIMS rezultojnë se janë në vendet e BE-së. Të një-jtat burime thonë se nja nga dy atentatorët ndodhet në Itali. Për këtë arsye autoritetet tona kanë kërkuar ndihmën e partnereve për kapjen dhe arrestimin e dy të rinjve. Kujtojmë se mëngjesin e së dielës Gjykata e Elbasanit me gjyqtare Idush Maliqi, ven-dosi masën e sgurisë 'arrest shtëpie' për gazetaren Suela Mustën, anëtare e AMA-s dhe Adem Boriçin, pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" të cilët akuzohen se kanë ndikuar në dhënien e licencës së transmetimit kabllor të fisit Çapja si dhe në disa persona të tjerë në Tropojë. Ndërkohë Bledar Karaj administrator i tv kabllor, Andrea Nathanaili ish-këshilltar juridik në AMA, Izmir Hajdari, Artan Drazhi dhe Ervin Tahiri Pronar i TV kabllor “Tata Junior” në Tropojë, janë lënë në burg.

ës, ku Policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës. Kujtojmë këtu se vetëm dy javë më parë 8 personat e akuzuar si bashkëpunëtorë të Admir Mu-ratajt në grabitjet e tre rasteve të lartpërmendura u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 156 vite burg. Ndërsa një javë më parë Murataj do të organizonte një supergrabitje në aeroportin e Rinasit e cila do të ishte e fundit për të. Në këtë grabitje ku u morën rreth 6.5 milionë euro ndodhi rreth orës 15:00 të së martës së kaluar. Në këtë super grabitje organizatori i të paktën katër grabitjeve spektakolare në vendin tonë mbeti i vrarë me plumb në kokë pas një shkëm-bim zjarri me forcat e FNSH-së.

Hetimet dhe ngjarja e 9 Prillit

Për gati 2 muaj, Prokuroria për Krimet e Rënda është duke kryer hetime për grupin e gra-bitësve të Rinasit, ku si pjesë e tij janë identifikuar disa persona, një pjesë të shpallur në kërkim. Sipas Akuzës, 7 personat e vënë në pranga, akuzohen për “Grup të strukturuar krimina”, “Vjedhje me armë” dhe “Vras-je e punonjësve të policisë”, mbetur në tentativë. “Materialet

procedurale i kaluan Proku-rorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim", "Grupi i strukturuar kriminal", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta", “Mbajt-je pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, njoftoi dje Policia. Grabitja e vlerave monetare të bankave ndodhi në 9 prill, në momentin që thasët ishin duke u vendosur në avion. Katër persona të armatosur kanë hyrë nga dera, që përdoret për raste të emergjencës në Rinas dhe nën kërcënimin e armëve, morën rreth 6 milionë euro. Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, një prej grabitësve, i cili rezultoi të ishte Admir Mu-rataj, mbeti i vrarë, ndërsa pjesa tjetër e grupit është larguar dhe ende asnjë prej personave që kanë qenë në pistë, nuk është arrestuar. Referuar dëshmisë së të penduarit, një prej per-sonave që ka qenë në pistën e Aeroportit të Rinasit, është vetë Klement Çala.

Autoritetet sekues-truan një vilë 3 katëshe në Prezë, Tiranë, me një sipër-faqe totale ndërtimi 300 m2, tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e ndodhur afër Saukut, garazh me sipërfaqe 23 m2, blerë në vitin 2016...

Page 15: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Në vijim të hetimeve Koxha ka pranuar fajësinë. Sakaq gjatë marrjes në pyetje ai është shprehur e kishte kryer krimin për të vendosur dinjitetin e tij para banorëve të tjerë, për...

Elvis MYRTA

Gjykata e Matit dënoi me burgim të përjet-shëm Kujtim Koxhën, i cili tetë muaj më parë

ekzekutoi tre punonjës bashkie të rrethit Mat. Pasi dëgjoi konkluzi-onet e mbrojtjes gjykata u tërhoq për vendim dhe pas një ore këshil-lim mes tre relatorëve ata morën vendimin që 51-vjeçari të vuajë burgimin e përjetshëm. Në këtë mënyrë gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, duke e lënë të dy-shuarin për vrasjen e trefishtë përjetë pas hekurave. Në vijim të hetimeve Koxha ka pranuar fajësinë. Sakaq gjatë marrjes në pyetje ai është shprehur e kishte kryer krimin për të vendosur dinjitetin e tij para banorëve të tjerë, për shkak të një shpulle nga punonjësit e bashkisë në mes të fshatit. Krimi ndodhi mesditën e 11 tetorit që lamë pas, në fsha-tin Shëlli të Matit, dhe gjithçka duket se ka nisur për një shpullë. Punonjësit e Bashkisë së Matit, ishin duke punuar për shtrimin e rrugës së fshatit, kur Kujtim Koxha, u konfliktua me ta. Re-zulton se gjithçka nisi rreth orës 12.30, kur Koxha ishte në lokalin e fshatit dhe aty shkuan punonjësit e bashkisë për të ngrënë drekë. Në një moment ai u drejtua drejt tyre dhe më konkretisht drejt Erzen Aliaj, duke i kërkuar llogari se pse nuk e shtronin rrugën deri afër shtëpisë së tij, por shtronin vetëm një pjesë. Pas debateve ku Koxha pretendon se e qëlluan me shpullë, ai shkoi në banesë, ku mori një automatik, dhe shkrepi armën me breshëri, drejt punon-jësve të bashkisë. Më tej ai u fsheh në pyllin e fshatit Burga-jet, ku pas afro një ore u vu në prangat e policisë, ku 40 efektivë zbritën në terren. Nga të shtënat gjeti vdekjen e menjëhershme 36-vjeçari Mentor Hoxha, shofer fadrome me banim në fshatin Burgajet, dhe u plagosën rëndë

punonjësi tjetër Erzen Aliaj, 49 vjeç, banues në Burrel dhe Ham-it Buçi 43 vjeç shofer kamioni, banor i fshatit Shëlli, të cilët gjetën vdekjen pak më vonë në spital. Sakaq i plagosur rëndë mbeti edhe 40-vjeçari Astrit Hani, banor i fshatit Burgajet.

NgjarjaNjë ngjarje e rëndë tronditi

Matin dhe të gjithë opinion publik mesditën e 11 tetorit të vitit 2018, ku tre punonjës të Bashkisë së Matit do të ekzekutoheshin me breshëri kallashnikovi pas një konflikti për motive banale. Shkak i kësaj masakra ku humbën jetën tre persona dhe u plagos një i katërt është bërë konflikti për një rrugë në fshatin Shëlli në njësinë administrative Lis të Matit, që po ndërtohej nga punonjësit e bash-kisë. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën Mentor Hoxha, 36 vjeç, Erzen Aliaj, 49 vjeç dhe Ham-it Buci, ndërsa i plagosur ka mbe-tur Astrit Hani, 40 vjeç. Buci është banor i zonës dhe fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë bashkë me Aliajn, por kanë ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në ambientet e lokalit ku ishin ulur për të drekuar, atje ku viktimat janë gjendur nën

Plagosi të moshuarin në Korçë, identifikohet autori

Greqi, grabitësit vrasin shqiptarin një kompani transporti

Një shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, në zonën e Koridhalos në Athinë. Bëhet fjalë për një 51-vjeçar shqiptar i cili punonte në një kompani transporti, si roje në rrugën Derviniakion. Shqiptari u godit me sende të forta, duke bërë që të gjejë vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Rreth orës 02.30 një bandë hajdutësh thyen bravat e kompanisë greke në Koridhalo, kapën rojen, e lidhën dhe e goditën disa herë në kokë. Vajza e viktimës ishte ajo që nxitoi në vendin e ngjarjes, pas një telefonate të shkurtër që arriti të bënte çastet e fundit para sulmit të egër vetë 51-vjeçari, e cila e gjeti babain në çastet e fundit të jetës dhe lajmëroi menjëherë policinë. Fatkeqësisht, 51 vjeçari shqiptar humbi jetën sapo arriti në spital, ndërkohë që policia bën të ditur se veglat që vodhën grabitësit e që i morën jetën rojes fatkeq kanë një kosto minimale, fare pak euro për të justifikuar një akt të tillë kriminal. Hetimet për identifikimin e autorëve vazhdojnë.

breshërinë e plumbave. Tre orë para kësaj ngjarje, Koxhaj kishte pirë me një prej viktimave. Ai i kishte kërkuar punonjësit të bashkisë që të shtronin rrugën edhe 500 m më lart, ku dhe autori kishte shtëpinë. Por punonjësi i bashkisë i ka thënë se nuk ishte projekti që rruga të shtrohej deri në derën e banesës së tij. Autori i ka ngritur zërin dhe në formë kërcënimi i ka kërkuar që ta sht-ronte rrugën deri ku ai kërkonte, por punonjësi e ka goditur atë me një shuplakë. Pas këtij momenti dy personat u konfliktuan me njëri-tjetrin, ku 51-vjeçari u largua duke i kërcënuar të gjithë se do ta shihnin se kush ishte ai. Pas këtij momenti, punonjësit e rrugës

do të uleshin për të drekuar në lokalin e fshatit. Kujtim Koxha, u shfaq në derën e lokalit 20 minuta pas debatit me një kallashnikov në dorë dhe të parin qëlloi Mentor Hoxhën, personin që debatoi. Më pas 51-vjeçari, hapi zjarr me automatik tek personat e tjerë që ndodheshin aty. Ka qenë vëllai i pronarit të lokalit që ishte tek banaku, pas dere ai që e kapi nga duart dhe i ngriti lart au-tomatikun, pasi ngjarja mund të kishte qenë dhe më e rëndë pasi në lokal ndodheshin 13 persona. Në vendin e ngjarjes u gjendën 18 gëzhoja pasi 51-vjeçari, ka qëlluar me breshëri. Ai ka futur tytën e kallashit tek dera dhe ka nisur të qëlloi.

Tentuan të vjedhin banesën, arrestohet një nga hajdutët

Një person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi hynë në një banesë në Divjakë për të vjedhur. Policia thotë se një shtetas me iniciale S. D., ka denoncuar se në banesën e tij kanë hyrë dy persona. Menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e Policisë Divjakë ku bëjnë të mundur kapjen në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasin me inicialet M. J., 20 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi i dyshuar me inicialet B. A, 32 vjeç, banues në Vlorë. "Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një autoveturë, (automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë mo-mentit të ikjes nga ndjekja e policisë) dhe dy telefona celularë të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal", sqaron policia.

Kujtim Koxha u shfaq i penduar për krimin e rëndë

Vrau 3 punonjësit e bashkisë se nuk i shtruan rrugën deri tek shtëpia,

dënohet me burg përjetë autori

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Emiljano Shullazit dhe 4 anëtarëve të bandës së tij për shkarkimin e gjyqtares së çështjes Saida Dollani. Ka qenë gjyqtari Gjovalin Pernoca ai i cili pasi u njoh me kërkesat e Emiljano Shullazit i pranoi ato duke shkarkuar nga procesi që po zh-villohet ndaj tij kryesuesen Saida Dollani. Anëtarët e grupit dhe gjyqtarja kanë pasur shumë debate në seancat e zhvilluara ndaj tij, ku në një ndër to pati një përplasje mes saj dhe krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit. Ky i fundit i ka kërkuar asaj që të tregojë emrat e personave që ajo pretendon se është kërcënuar dhe i ka kërkuar llogari se pse në kallëzim nuk ka thënë në emër të

kujt është kërcënuar. Ndërsa gjyqtarja pas këtyre debateve ka kërkuar që Dani të përjashtohej nga seanca. Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij i kanë bërë dje një kërkesë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkom-bëtar të Monitorimit, ku i kërkojnë që të shkarkojnë gjyqtaren, Saida Dollani. Në letrën e firmosur nga Blerim Shullazi, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela theksohet se Gjyqtarja e Krimeve të Rënda ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtën themelore të mbrojtjes nga një avokat. Sipas tyre, Dollani ka shfrytëzuar autoritetin e saj si kryetare e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhe jo vetëm ka shkelur ligjet për procedurat e krijimit të

trupës gjykuese, por edhe ka ushtruar presion mbi gjyqtarët që shqyrtojnë kërkesat për përjashtimin e saj. Në kërkesën për përjashtim, të pandehurit pre-tendojnë se trupa gjykuese cenon paanshmërinë e procesit. “Është e qartë se në rastin konkret ky trup gjykues cenon rënde paanshmërinë dhe objektiv-itetin e gjykimit, në zbatim të drejtë të dispozitave të neneve të lartpërmendura dhe për pasoje, çdo vendimmarrje e gjykatës, do të përbënte cenim të plotë të parimit për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm si dhe të procesit të rregullt ligjor. Në rre-thanat sipërpërmendura, i kërkojmë gjykatës që të vendosë: Përjashtimin e trupës gjykuese të përberë nga znj. Saida Dollani, znj. Albana Boksi dhe znj.

Valdete Hoxha nga gjykimi i çështjes penale në ngarkim të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Blerim Shullazit, Endrit Qyqjas dhe Endrit Zelës”, shkruhet në kërkesën për përjashtim. Sipas tyre pengesë për ecurinë e rregullt të këtij procesi është bërë zv.kryetarja e apelit të krimeve të rënda Saida Dollani. “Pengese u bë për shqyrtimin e drejte te kësaj çështjeje zv.kryetarja e gjykatës znj.Saida Dollani, e cila është kontestuar nga ana jonë mbi shtatë herë me kërkesa për përjashtimin e saj për shkaqe të ndryshme, madje Blerim Shullazi ka paraqitur edhe kallëzim penal kundër saj në Prokurorinë e Rrethit Tiranë”, sqarojnë ata në kërkesën drejtuar KLGJ-së.

Pranohet kërkesa e Emiljano Shullazit, Saida Dollani nuk do të jetë më relatore e çështjes

Policia e Korçës identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së një 67-vjeçari, i cili u godit brutalisht disa herë me kaçavidë pasditen e së dielës në lagjen 3 të qytetit të Korçës. Kujtojmë se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhet në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. “Në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë identi-fikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit me inicialet G. P, 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin me inicialet D. M, 61 vjeç, banues në Korçë, duke e goditur këtë të fundit me mjet prerës, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Po punohet për kapjen e tij”, sqaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Page 16: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

16 GAZETA SOTE Martë 18 Qershor 2019

Nga Besi BEKTESHI

Zakonisht dhe prak-tikisht, "sovran" ka lindur si term për individin mbi pop-

ullin! Ai që ka pasur "pronë" si tokën dhe njerëzit mbi të! Sovran ishte mbreti, per-andori, feudali! Në fakt, sot duan ose përpiqen të bëjnë popullin sovran! Pikërisht atë turmën, e cila ka mbushur moshën për të votuar dhe zgjedhur guvernantët e tij, njerëzit e shtetit dhe shtyllave të tij që janë legjislativi dhe ekzekutivi, bashkë me drejtësinë e cila akoma më komplikueshëm del nga dy të parët ose gjeneron veten! Sovrani pra, me të cilin shesin mend sundimtarët e politikës, të cilët e marrin pikërisht forcën dhe shpesh herë arrogancën nga përdorimi i - sovranit! Kemi një qerthull të jashtëzakonshëm dhe mjaft të pikturueshëm "bukur", në sidomos demokracitë e brishta, ose vendet akoma me shumicë të pa mësuar dhe pa kulturuar, të dalë vonë në qytetërim ku "sovra-ni" nga monarku ka kaluar te populli, i cili me dëshirën e tij ka kërcyer në qafën e tij monarkë pikërisht nga populli, por të pamerituar fare! Kush thotë se në Shqipëri zgjedhjet e sovranit janë devijuar është një person ose ëndërrimtar demokracie ose një maskara pa skrupuj që ka devijuar vetë votën e sovranit! E kjo e dyta është absolutisht e vërtetë! Marco Trevisan thotë: Një populli i vihet kurora e një sovrani, vetëm kur ai është lehtësisht i manipulueshëm! E kush më shumë se ne shqiptarët e plotësojmë këtë kusht!? Kemi nisur të shkruajmë gjuhën tonë të fundit, kemi ngritur shkollën tonë të fundit, kemi ngritur universitetin tonë të fundit, kemi ngritur akademinë tonë të fundit dhe kemi arritur në një moment sot në "demokraci", që të gjitha këto elementë të fundit, ti rrëzojmë fare, më keq se asnjëherë! Në momentin kur një pjesë e maska-renjve të cilët tashmë nuk mund të qëndronin vetëm si dikur partia e Enverit dhe u ndanë në disa copa që të sillen akoma më keq si guver-nantë të pacipë dhe administratorë pa skrupuj se sa kur ishin dje me shokun Enver! Ky "sovran" ka humbur dinjitetin e tij dhe forcën elektorale jo pse ja kanë blerë votën, por se e ka shitur atë! Ky "sovran" ka rrëzuar dhe sërish ka zgjedhur maskarenj dhe vrasës mbi kokën e tij, jo se ju imponua kush, por se "ju mërzit një hajdut dhe për inat të tij" zgjodhi hajdutin tjetër! Ky farë "sovrani" ka 30 vite që thotë "le të vijë dhe dreqi,

Nga Fatos ÇOÇOLI

Jemi në fushatë për të 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë), por deri tani asnjë vërejtje

ose problematikë lidhur me rastet e shumta të keqmenax-himit të pronave të bashkive, sidomos të mbledhjes së të ardhurave dhe shlyerjes së detyrimeve. Pika më e dobët e bashkive tona është mbledhja e taksave vendore. Megjithatë asnjë referim për to në takimet zgjedhore. Askush nuk flet, nuk kri-tikon, nuk hedh ide për përmirësim. Mjafton të lexojë raportet e auditimit të KLSH për njësitë vendore. Problematika financiare e bashkive i ngjan një ajsbergu ende të padukshëm nga opinioni publik. Po ashtu dhe borxhi i akumu-luar i bashkive ndaj kompanive private(mbi 70 milionë euro), për të cilin është shqetësuar edhe FMN në raportimet e tij, luan rolin e një mine lundruese. Ka shumë kompani private (janë me qindra) që ende nuk janë paguar nga bashkitë tona. Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimeve të tij, ka vërejtur se në mjaft bashki është akumuluar një borxh i konsiderueshëm. Kjo, për shkak të faturave të palikujduara ndër vite, për arsye të kryerjes së punimeve apo shërbimeve, pa u siguruar më parë fondet e nevojshme. Po ashtu, borxhi tatimor vendor është në nivele të larta dhe puna e admin-istratave lokale tatimore është inekzistente. Nga 36 subjektet e audituara (bashkitë), në 31 prej tyre niveli i borxhit tatimor paraqitet në vlerën 10.5 miliard lekë (ose gati 86 milionë

“Ndryshimet kushtetuese që sollën në jetë shpik-jen më fantastike për spastrimin radikal të sistemit gjyqësor, siç është procesi i vettingut, e panë në dritë të diellit gjithë shqiptarët se si shkuan si pula të lagura e me brekë nëpërkëmbë berishistët dhe metistët! E bënë këtë hap aq shumë të sforcuar, të bindur se do të ishte shumë e largët dita e SPAK dhe e BKH. Men-duan se do të vinin, siç vunë shumë stërkëmbë-sha nën rrotat e akteve ligjore post kushtetues...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

"Sovrani" që lejon "brigadierët e turnit" të hanë turpin me bukë!

KLSH dhe ajsbergu i keqmenaxhimit vendor

por të iki ky që kemi sipër nesh"! E kështu këtij sovrani ka 30 vite që "dreqi" i rri mbi kokë, i rri mbi lirinë e tij, mbi pasurinë e tij, mbi gëzimet e tija, mbi pronën e tij dhe mbi demokracinë e tij, të cilën nuk e ka provuar kurrë! Sepse nuk mund të provosh demokraci me dreqin që ka tre dekada që përdhunon jo vetëm lirinë dhe demokracinë, por dhe "sovranin" e kurorëzuar! Po pra atë "sovranin" me zhele, jo në pantallona, por në tru!

Gjithmonë ato sipër "sovranit shqiptar" kanë ngrënë turpin me bukë" dhe prapë ky farë injorant dhe dembel sovran, i ka përsëritur dhe zgjedhur mbi veten! E hëngrën turpin me bukë kur i thanë "sovranit" se kemi "çekun e bardhë" dhe ai i besoi në fillimet e ndarjes nga diktatu-ra! E hëngrën turpin me bukë Sali Berisha dhe partia e tij, kur i thanë "sovranit" janë paratë e tua dhe bëj çfarë të duash me to e kështu sovrani injorant jua dorëzojë firmave të cilat e rropën! Hëngrën turpin me bukë në 26 maj 96 kur prishën themelin e demokracisë me dhunën në votime dhe sovrani akoma më keq pranoi që këta farë burrash të rrëzonin dhe shtetin në 1997-tën dhe arritën që "sovrani" të vetëvritet me armët e depove të tij! Nuk u hëngër vetëm ai turp me bukë, sepse u prish nga sovrani i nxitur nga "brigadierët e tij" dhe shteti dhe ushtria deri në prag luftë civile! Vazhdoi ngrënia e turpit me bukë 1998-ën si grusht shteti dhe sovrani sërish pranoi e po ashtu turpi me bukë u hëngër nga Fatos Nano që premtoi kthimin 100% të parave të firmave! vazhdoi të hahet turpi me bukë me korrupsionin e socialistëve mbas demokratëve dhe sovrani ktheu sërish një hajn si Berisha dhe të tijtë që të fillon krimin tjetër të turpit me bukë nga 2005-2013-tën! Ky farë "sovrani" filloi të ndërronte "brigadierët e turnit" pluralist që të vazhdonin të hanin turpin me bukë". Ju është bërë lëkura shollë dhe as që duan t’ja dinë fare po fare-fare, se hanë turpin me bukë!" Turpin e skandaleve të shumtë që me pronat dhe me bizneset dhe skandalet me Gërdecin dhe 21 janarin, vrasjet kriminale politike apo dhe me korrupsionin e rrugës së kombit dhe tenderave të tjerë të cilët u bënë nga ato që

euro). KLSH konstaton se ky nivel borxhi ka ardhur në rritje nga viti në vit, duke reflektuar një nivel të lartë të të ardhurave të munguara në buxhetet e këtyre njësive. Institucioni i au-ditit të jashtëm vëren po ashtu se, pavarësisht se kanë dalë akte ligjore për faljen e taksave dhe tarifave vendore, përsëri niveli i borxhit tatimor paraqitet në rritje. Fakt ky që tregon se amnistitë fiskale nuk kanë dhënë rezultatet e kërkuara. Kështu, në Drejtorinë e Përg-jithshme të Taksave të Bashkisë Tiranë, borxhi tatimor paraqitet në vlerën 7,8 miliardë lekë, ose 64 milionë euro. Në Bashkinë Lushnjë 461 milionë lekë, në Bashkinë Kamëz 335 milionë lekë, në Bashkinë Elbasan 245 milionë lekë, në Bashkinë Vlorë 245 milionë lekë, në Bash-kinë Selenicë 260 milionë lekë, në Bashkinë Lezhë 154 milionë lekë, në Bashkinë Korçë 188 milionë lekë, në Bashkinë Fier 143 milionë lekë, etj. KLSH ngre alarmin se lënia e këtyre borxheve në rritje të përhershme dhe mos konsiderimi i tyre mund të sjellë rrezikun e një “falimenti” të këtyre administratave ose hapjen e këtyre strukturave drejt huamarrjes vendore. Në shumicën e bashkive KLSH ka gjetur se nuk është ndërtuar një sistem i informatizuar,

me qëllim që të sigurojë administrim të drejtë të të ardhurave dhe të mundësojë siguri të mjaftueshme operacionale për trajtim të njëjtë të subjekteve objekt të taksave dhe tarifave vendore. Vetëm për vitin 2017, të 31 bashkitë e audituara kanë grumbulluar detyrime të pashlyera (borxhe në fatura të palikujduara dhe vendime gjyqësore) në vlerën 3,6 miliardë lekë, ose 29 milionë euro. Rreth 60 përqind të këtij borxhi e kanë vetëm 7 bashki, respek-tivisht, Bashkia Kamëz në vlerën 505 milionë lekë, Bashkia Lezhë në vlerën 460 milion lekë, Bashkia Pogradec në vlerën 405 milionë lekë, Bashkia Vlorë në vlerën 369 milion lekë, Bash-kia Lushnjë në vlerën 203 milion lekë, Bashkia Mirditë dhe Kuçovë secila në vlerën nga 147 milion lekë. KLSH ka vërejtur mungesë të theksuar të njohjes dhe perceptimit të drejtë të kërkesave të ligjit “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, sidomos referuar menaxhimit të aktiveve (pronave) në dispozicion, fakt që tregon se vëmendja e strukturave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është larg njësive të vetëqeverisjes vendore, ndërkohë që risku operacional në këto njësi është mjaft i lartë. Auditi i jashtëm publik thekson se nuk bëhet

fjalë të njihen risqet e lidhura me administrim-in e pasurisë vendore. Administrimi i kësaj pasurie, që shkon në miliarda euro për të 61 bashkitë e vendit, është në shumë raste jo pro-fesional dhe i papërgjegjshëm. Po ashtu, KLSH vëren mungesën e një strategjie të menax-himit të riskut, duke përjashtuar raportimet formale që bëhen në kushtet e përgatitjes së formularëve të vetëvlerësimit. Vlera e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara (aseteve) të bashkive përgjithësisht nuk është e saktë. Regjistrat e pronave të bashkive pas reformës administrative janë ende të paplotësuar si duhet. Shumë asete, sidomos të ish-komunave nuk figurojnë në to. Nga ana tjetër, edhe pse bashkive u janë transferuar pjesa më e madhe e pronave, kullota dhe pyje, ende nuk janë kryer inventarizimet dhe regjistrimet në zyrat e regjistrimit (ZVRPP-të), me justifikimin e mungesës së hartave përkatëse. Inventarizimi është një proces formal dhe i parregulluar, transferimi i aktiveve dhe nxjerrjet jashtë për-dorimit të aktiveve (pronave vendore publike) jo gjithmonë ndjekin rregullat e përcaktuara të Ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menax-himin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.

nuk duan zgjedhje dhe duan luftë civile sot! Turpin e madh Lazarat dhe Shqipëri kanabis, turpin e madh të kontrabandës dhe horrave të saj kudo me fuqi politike! E hëngrën me bukë" Kanë ngrënë bukën e turpit dhe janë "fryrë" sa nuk ka më asnjë mundësi të bësh klasifikim ky më pak dhe ky më shumë, sepse "turpi dhe drekat e shumta më të" kanë marrë përmasa tragjike! Po ashtu sikundër hëngrën turpin me bukë ato që premtuan 300.000 vende pune dhe që e vazhdojnë me PPP dhe tenderat që kapen dhe dalin me skandale! Sikundër hanë bukën e turpit për protestat dhe gurët apo molotovët, sikundër hanë bukën e turpit me lobingjet me rusët dhe me teoritë anti Shqipëri në Europë!

Demokracia e "injorantit sovran shqiptar" shkon deri atje sa që administratorët dhe "sovranistët" e vegjël, ti dijë si për brigadierë turni! Po pra ndërrimin e partisë dhe atij në krye, e dinë për turn dhe atë që është mbi partinë, një brigadier turni! E kjo mjafton për të tillë politikanë që të shpallet demokraci dhe të jetojë mirë me lirinë e tij dhe "sovrani" që është i zhveshur dhe nga pasuria më e mirë ose ajo intelektuale!? Zgjedhjet e dinë për turn pune dhe kryeministri e ardhshëm një brigadier të ri turni në Shqipëri! Kaq dhe nuk ka nevojë më për asnjë shpjegim! Si të jetë brigadieri pastaj! Qëllon që të vret, të gjuan me snajper dhe pushkë, qëllon që grabit dhe shpik palosjen e pronave për fat të keq, thjesht për qëllime elektorale të sovranit fëmijë sikundër është në Shqipëri! E brigadierët ndërrohen duke ngrënë gjithmonë turpin me bukë por faji tashmë nuk është i tyre! Ai është faji i madh dhe i pa disku-tueshëm i sovranit popull!

Sot "sovrani" ka një brigadier që sulmon duke kërkuar që ai të mos votojë! Po pra jo të votojë por mos votojë! Që kërkon dhunën poshtë që ai të merret vesh sipër si "brigadieri me brigadierin"! Sepse ky sovran e lejon këtë çmenduri dhe i lejon të gjithë "brigadierët" të bëjnë ndërrimin e turnit! Po po, ky është sovrani që ju jep leje brigadierëve të turnit të ndërrojnë turne duke i rënë pastaj në qafë pikërisht atij të famshmit "popull sovran"!

Page 17: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 17

Nga Pandeli BARDHI

Nuk është as e re dhe as e sotmja, beteja që zhvil-lohet sot midis

“gladiatorëve” të politikës. Përkundrazi, rrënjët e betejave të tyre janë të hershme, por në mënyrë të veçantë në ditët e sotme ajo është intensifikuar si asnjëherë tjetër. Ka edhe kjo arsyen e saj. Majmja nga pushteti, privilegjet e siguruara nëpërmjet zhvatjes së pasurisë kombëtare, ja kanë errur krejt arsyen. Etja për më shumë dhe frika se mos ndoshta një ditë do të japin llogari, “betejën” midis tyre e kanë intensifikuar së tepërmi dhe kanë ngjeshur “armët” brezit për të mos i lëshuar pe njëri tjetrit. I kanë marrë të gjitha rolet përsipër, edhe atë të gjykatësit për njëri tjetrin, edhe të Prokurorit, edhe të hetuesit dhe ç’do orë japin ndaj njëri-tjetrit dënime e ndëshkime jo sidokudo me “largime nga detyra” por me “burgim të përjetshëm”! E veçanta është që edhe gjykatësit dhe prokurorët, deri edhe Prokurores së Përgjithshme, i japin ç’do orë “pretencën”! Krerët e politikës kanë “arma-tosur” edhe “ushtritë” e tyre të sekserëve, të militantëve, të mediave që i preferojnë, të analistëve, të dënuarve nga kundërshtarët qysh nga koha e Haxhi Qamilit, e duke gërmuar në histori edhe më parë akoma për t’i gjetur kundërshtarit ndonjë mangë-si! Urrejtja për tjetrin, një ndjenjë fodullëku sikur për gjithçka është kompetent, mos-pranimi asnjëherë i gabimeve tek vetja por vetëm tek kundërshtari i brendshëm apo i jashtëm, janë disa midis shumë arsyeve të tjera që “luftëtarët” e politikës shqiptare, këtë vend e kanë lënë prapa dyerve të Eu-ropës. Edhe me “djallin” jashtë bëhen palë për të luftuar të vetët që punojnë për të njëjtin qëllim. Asnjëherë krerët e politikës nuk janë bashkuar për interesat e vendit e të popullit të vet, por vetëm që kush e kush të dali më “i fortë”, që të mund të mburret përpara të vetëve! “Tradhtia” apo braktisja e të vetëve për interesat personale është një tjetër karakteristikë e politikanëve dhe nuk mbahet mend që ndonjë politikan të ketë braktisur shtëpinë e tij “politike” për interesat madhore të vendit. Janë të shumtë të tillë nga të tëra krahët e politikës, që nuk e kanë për gjë të kalojnë atje ku i leverdis xhepit të tyre!

E ndërsa Europa, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore në stadin që është, ka bërë përparime, neve si ndër më të vjetrit në Europë na kanë lënë në kohën e fiseve! Për të mos shkuar më herët në Histori, le të kujtojmë “betejat” midis Topiajve dhe Balshajve në vitin 1383, kur thirrën në ndihmë ushtrinë turke. Sot, nuk thërrasin në ndihmë turkun, por njëri thërret në ndi-hmë “Bild”-in dhe tjetri “Mother Johnson”! Njëri e quan “Bild”-in “Bombë me hidrog-jen” për kundërshtarin që në fakt është një “vërë në ujë” sepse është një proces hetimi! Tjetri, përkundrazi e quan “Mother John-son” një “lak” ku do të futi kokën kryetari i opozitës! Kur “armët” janë të jashtme, krerët e politikës i quajnë shumë të efe-ktshme për kundërshtarin! Të dy “kampet” janë në fazën e grumbullimit të “armëve”! Neve nuk na janë ndarë betejat qysh nga koha e komunitetit primitiv, kur zhvillo-hej luftë midis banorëve që jetonin në një shpellë dhe atyre të “banesës” tjetër. Në stadin aktual ku ndodhemi “betejat” vazh- “

Krerët e politikës kanë “armatosur” edhe “ushtritë” e tyre të sek-serëve, të militantëve, të mediave që i preferojnë, të analistëve, të dënu-arve nga kundërshtarët qysh nga koha e Haxhi Qamilit, e duke gërmuar në histori edhe më parë akoma për t’i gjetur kundërshtarit ndonjë mangësi! Urrejtja për tjetrin, një ndjenjë fod-ullëku sikur për gjithç-ka është kompetent, mospranimi asnjëherë i gabimeve tek vetja por vetëm tek kundër-shtari i brendshëm apo i jashtëm, janë disa midis shumë arsyeve të tjera që “luftëtarët” e poli-tikës shqiptare, këtë vend e kanë lënë pra-pa dyerve të Europës. Edhe me “djallin” jashtë bëhen palë për të luftu-ar të vetët që punojnë për të njëjtin qëllim. Asnjëherë krerët e poli-tikës nuk janë bashkuar për interesat e vendit e të popullit të vet, por vetëm që kush e kush të dali më “i fortë”, që të mund të mburret përpa-ra të vetëve...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Cili “gladiator” do të dalë më i fortë?

dojnë, por qëllimi për të cilin ato zhvillo-hen, nuk është as për Shqipërinë dhe as për zhvillimin e shoqërisë. Po të ishin për këtë qëllim, edhe angazhimi i të gjithëve do të ishte më i madh, por edhe shoqëria diçka do të kishte ecur më parë. Po e vërteta, cila është? E vërteta është vetëm një. Në këta tridhjetë vjet, Shqipëria kra-hasuar me të kaluarën ka bërë vetëm hapa prapa, aq sa ja ka kaluar edhe diktaturës që e marrin si “model” të egërsisë. Edhe “beteja” që po zhvillohet këto ditë nuk ka të bëjë aspak me përparimin e vendit apo të qytetarëve, ajo ka të bëjë se kush do të dali fitimtar në 30 Qershor. Ata që janë për votim, apo ata që bëjnë të kundërtën. Njëri prej tyre ka rrëmbyer “shpatën” për të mbledhur sa më shumë simpatizantë për votime, tjetri në rolin e kryetarit të opozitës ka mbushur xhepat me “kapsol-la” për të krijuar sa më shumë pengesa. “Simboli i Unitetit” nga ana e tij hedh “mol-otovë” nga ballkoni i Presidencës!

Betejat sot zhvillohen as më shumë e as më pak, se për kapriçiot e krerëve të “fiseve” midis “Fiseve” të majtë e “Fiseve” të djathtë. Sot, një gjë është e vërtetë. “Betejat” nuk zhvillohen se si të punojnë më mirë për të mirën e Shqipërisë, si të punojnë më mirë për rritjen e mirëqenies së këtij pop-ulli ndër më të varfrit në Europë, por ato zhvillohen për një qëllim të vetëm se kush prej tyre do të dali më i fortë. Në finale, që në këtë rast është 30 Qershori. Kemi tridh-jetë vite në demokraci. Në këto tridhjetë vite le të thonë si të duan kundërshtarët, por shteti, edhe kur atë e kanë patur të majtët edhe kur e kanë patur të djathtët, nuk është bërë “betejë” e përbashkët për të bërë natyrë të secilit shtetin e të drejtës, por është zhvilluar luftë “fisesh” midis të fortëve, njësoj, pa asnjë ndryshim si ajo midis bandave si: “të fortët” e Elbasanit”, “tmerri i Shijakut”,“të fortët e Durrësit”, “të fortët” e Tiranës, të Shkodrës”! Në territor-in ku veprojnë këto banda e këta të fortë bëjnë ligjin dhe kurrkush nuk pipëtin para tyre, aq sa edhe shtetin ligjor nuk e njohin fare. Në pamundësi për t’u shpallur atyre luftë, shteti ose qëndron indiferent, ose bashkëpunon me to. Në të kundërt, nuk do të kishim tërë këtë çoroditje në këtë periudhë tridhjetë vjeçare, nuk do të kishim vetëm “beteja”, “ngërçe”, përleshje! Po përse “luftojnë” “trimat” e politikës shqiptare? Më mirë këtë na e shpjegon Faik Konica: “Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqetë... sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrem-bër dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikëso-hen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme... Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përg-jithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie”.

Ora për të dalë në “ring” “të fortët” e politikës po afron. Njëri u thotë “spek-tatorëve” të vijnë të shohin “ndeshjen”, tjetri u thotë “Do t’ua thyejmë këmbët” po shkuat në ndeshje! Në Demokraci të ndodhin këto? Kryetari i shumicës mbledh të vetët në çdo qytet e nuk u flet për alter-nativën më të mirë qeverisëse, të dëgjojë mendimet e tyre, por gjen një mënyrë

tepër origjinale sipas gustos së tij. Ai, nga fillimi e deri në fund këput “mufka” se si “fallxhorja sheh filxhanin”, më tha kështu e më tha ashtu, bëri kështu e bëri ashtu, që as “ndezin as shuajnë”! E kujt i hyjnë në punë këto “trakatruka” përveçse i hedhin benzinë zjarrit? Të dy tregojnë “muskujt. Njëri kërcënon Presidentin (pavarësisht që ai ka dalë nga shinat) me shkarkim. Kërkon të tregojë forcën e tij, por një përpjekje nuk ka bërë, një shtrirje dore nuk ka bërë si vëllai vëllait, sepse nga shembulli i tyre mësojnë të gjithë. Nuk i intereson efekti për vendin dhe qytetarët, por i intereson ajo që të tjerët të thonë: “Ky është më i forti”! Ndodhemi në një ambient tepër të elektrizuar dhe entuzi-azëm për “ndeshjen” nuk ka. Krerët kanë nxjerrë “shpatat”! Edhe “Simboli i Unitetit” si gjoja i paanshëm për të zbutur gjakrat, ka nxjerrë edhe ai “shpatën”! Kujt po i bie? Jo të dyve, por atij që ka kundërshtar, që nuk i ka thënë një fjalë pajtimi, që nuk i ka folur njëherë si vëlla, si mik si shok. As tjetrit nuk i ka thënë një gjë të tillë, por ai i shkon pas “ujit”. “Armiku i armikut tim është miku im”! Nga zyra e tij, ku mban Heroin Kombëtar, kërcënon të “shkrijë Parlamentin”! Në krye të këtij Parlamenti, ai qëndron vetë dhe nuk përpiqet të forco-jë unitetin midis tyre, por ta shkrijë! Duket që edhe Heroit Kombëtar kërkon t’i thotë: “Edhe ju duhet të kishit shkrirë “Besëlidh-jen e Lezhës”! Ku është parë e dëgjuar, në cilin vend të botës ndodh që të pengojnë kryeministrin e vendit të bëjë punën e tij? Si në kohën e cubave, atij i bëhet pritë për të bërë atë, që ai të mos kryejë detyrën e tij. Ka mënyra për ta larguar atë nga kreu i Ekzekutivit por jo me metodat e cubave, kur të dalin në “pritë”, por bur-rash, në “shesh të burrave”! Një kryetare e pushtetit vendor, thotë: “Po të kisha një molotov, do ta hidhja atë në Kryeminis-tri”! Kjo kryetare kërcënon edhe të parin e “shtëpisë së vet! Një sekser i saj, pak kohë më parë kërcënonte: “Le t’ia mbajë kryeministrit e të vijë në Shkodër”! Ç’janë këto ndarje, këto copëtime që i bëhen Shqipërisë? Ku është drejtësia? Ku janë in-stitucionet e shtetit? Kryeministri për këtë nuk flet, por gjen rrugën më të shkurtër e të shkojë atje ku është “i preferuar” dhe të mos shkojë atje ku nuk është i pritur! A nuk po shkohet në fillimet e shek të kalu-ar? A nuk po ecet në gjurmët e Esad Pa-shës, që i dorëzoi Shkodrën malazezëve? Shembuj të tillë zbresin deri poshtë tek një i ashtuquajtur analist midis dhjetra të tjerëve, që më së shumti janë sekserë të politikanëve. Ai i hakërrohet deputetit: “Me cilin flisni kështu? Do të flisni mirë apo jo. A e dini se ç’ju bëj unë/ Ti e ke sh... Kodin Zgjedhor dhe ke gojë e flet, nuk të vjen turp! Hajde e thuaji gazetar i pavarur këtij të “mykuri”, që si shumë të tjerë kanë zaptuar ekranet e televizorëve! Të tjerë, më keq akoma bëjnë thirrje për dhunë. Hajde e gjej “oreksin” e “të fortëve”! Dre-jtësia zbaton ligjin për shkelësit e ligjit, “të fortët” e politikës vendosin në shënjestër drejtësinë! Do të bëhet vallë Shqipëria? Po të kish vepruar drejtësia, as “Njëshi” nuk do të ishte bërë sot “ferrë nëpër këmbë”! Gjërat janë “mahisur” shumë dhe siç duket, politikanët kanë vendosur të zbatojnë porositë e Maos: “Të turbullohet që të qa-rtësohet”! T’i japim tani përgjigje asaj që iniciuam në fillim. Asnjëri prej tyre nuk do të dali i fortë në “finalen” e radhës. Të dy do të dalin “të sakatuar”!

Page 18: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT18 E Martë 18 Qershor 2019

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

Transformimet pas viteve ‘90 e dëmtu-an Teatrin e Operës dhe Baletit, sepse humbën shumë gjëra. Artistët u larguan, baza teknike dhe financiare ka prob-leme, por atëherë financonte shteti. Te-atri i Operës dhe Bal-etit të shfrytëzojë të gjithë forcat krijuese dhe artistike brenda dhe jashtë vendit, që mund të kenë ide...

k u l t u r e www.sot.com.al

Koreografi shprehet se TOB nuk mund të qëndrojë vetëm me artistët, që janë këtu

Transformimet pas ’90 e dëmtuan TOB sepse artistët u larguan, sot duhet të shfrytëzojë të gjitha forcat artistike

Teatri i Operës dhe Baletit është një nga institucionet e rëndë-sishme të artit dhe kulturës në vend, por për koreografin

e njohur Pullumb Agalliu ai duhet të shfrytëzojë të gjithë forcat krijuese brenda dhe jashtë vendit për aktivitetin artistik. Kanë kaluar vite, por koreo-grafi Pullumb Agalliu e kujton punën që bëhej në teatër dekada më parë. Sipas tij vëmendje kishte krijimtaria kom-bëtare, por dhe trupat artistike kishin më shumë organizim. Në intervistën për “SOT” koreografi Pullumb Agalliu shprehet se në teatër duhet punuar për të pasur vepra kombëtare dhe këto nuk duhet të mungojnë në ngjarje apo përvjetor të ndryshëm. Sipas tij edhe vetë artistët duhet të jenë më kërkues në punën e tyre dhe jo gjithmonë ankesat janë zgjidhje për probleme të ndryshme. Në TOB ai ka interpretuar pothuajse në të gjitha shfaqjet, duke filluar nga baleti “Halili dhe Hajria”, “Cuca e maleve”, “Para stuhisë”, “Shota e Azem Galica”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, etj. Prej vitesh aktiviteti i tij artistik zhvillohet në Azerbajxhan. Koreografi kryesor i teatrit Akademik të Operës dhe Baletit në Baku të Azer-bajxhanit, si dhe pedagog i Akademisë Koreografike, Pullumb Agalliu ka marrë shumë vlerësime në këtë vend për punën e tij. Por në aktivitetin e tij ka pasur disa bashkëpunime edhe me baletin e Kosovës dhe këto ditë ai solli në skenën e teatrit premierën e baletit “O moj Shqipëri”.

-Ju pak ditë më parë ishit me pre-

mierën “O moj Shqipëri” në Kosovë. Një vepër, që u mirëprit nga publiku. Ju keni bërë disa bashkëpunime me baletin kombëtar të Kosovës, këtë herë pse kjo vepër?

Kjo vepër baleti erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës në kuadër të 20- vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ata donin më tepër një shfaqje festive, por më pas duke biseduar gjatë rrugës sepse iniciatori është dhe Ahmet Bra-himaj drejtori i baletit të Kosovës, dhe meqë ishte jubile një rëndësi të madhe ka dhënë dhe UÇK, ardhja e NATO-s dhe çlirimi përfundimtar. Ata ranë dakord dhe unë përpunova një libret. Në historinë e popullit tonë autokton në këtë vend ne gjithmonë na kanë copëtuar, ku edhe sot e kësaj dite vazhdon kjo ide në trojet tona. Pjesa e parë është Shqipëria e lumtur, pjesa e mesme është Shqipëria gjithmonë na kanë copëtuar dhe pjesa e tretë është çlirimi, formimi i dal nga gjiri i popullit, Ushtrisë Çlirimtare dhe pjesa që është si mbyllje, ndihma që na ka dhënë NATO në çlirimin e plotë. Kjo është thelbi i veprës, një poemë me tre pjesë. Në vepër kam vënë dhe një poezi të Pashko Vasës. Po kjo është trajtuar në formë poemë dhe nuk ka personazhe konkret. Personazhi konkret është populli. Ekziston tek mua edhe mund

ta kem gabim, por ne vetë shqiptarët nuk po japim që këtë popull ta shohim njëherë pa halle. Ne edhe kur fitojmë diçka na del sërish një hall. Ne kemi halle midis nesh, që nuk po i japim rrugëzgjidhje. Kjo ishte një vepër, që u interpretua në skenë nga rreth 27 veta, pothuajse e gjithë trupa e baletit në Kosovës.

-Ju keni bërë disa bashkëpunime ndër vite me trupën e baletit në Kosovë. Si ka qenë deri tani puna juaj?

Baleti “O moj Shqipëri” është bash-këpunimi i pestë, që kam me trupën e baletit në Kosovë. Një trupë që e njohim mirë njëri- tjetrin, dhe kjo shfaqje u risoll në skenë në një kohë rekord. Janë djem dhe vajza shumë të talentuara, që punojnë me ndershmëri.

-Veprën e baletit “O moj Shqipëri” a do ta sillini dhe në skenën e Tiranës?

Që të mbahet një shfaqje do një punë shumë të madhe t’ju them të drejtën dhe nëse ata në Kosovë e mba-jnë me këtë rigorozitet mundem. Por problemi është se në çfarë skene, sepse ka shumë efekte dritash. Mund të ketë skena të vogla në Tiranë, por nuk del ai emocion me veprën, sepse ajo ka një teknikë shumë të zhvilluar.

-Si po vijon aktiviteti juaj në Azer-bajxhan me krijimtarinë?

Unë u bëra 25 vjet që zhvilloj ak-tivitetin tim krijues në Azerbajxhan. Ky vit ka qenë shumë i ngarkuar, sepse ka pasur shkolla aktivitete pasi ishte 90 -vjetori i saj. Unë jam koreograf edhe në Akademi ku punoj, por dhe në te-atrin e Azerbajxhanit. Kemi pasur tre

PULLUMB AGALLIU:

premiera aty në Baku dhe kemi vënë shfaqje baleti të ndryshme.

-Ju keni një aktivitet të vlerësuar me vepra të në skena të ndryshme, ishit dhe në Kosovë. Pse në Shqipëri keni munguar prej vitesh?

Unë kam shumë respekt për dre-jtoreshën Zana Çela, madje kur ka qenë më parë në teatër më ka propozuar për të qenë me një vepër në TOB, por gjatë rrugës gjërat ndryshojnë. Edhe kur ishte Zhani Ciko më pati propozuar, por se di pse gjërat ndryshojnë rrugës më pas. Titullarët kanë thënë, por më pas nuk bëhet. E ndryshojnë mendimin për arsye siç duket dhe nga forcat e brendshme, që mund të jetë dhe një lloj xhelozie, sepse unë vij i përgatitur po erdha. Pra unë nuk mendoj se kam pengesë nga Zana, sepse ajo vetë më mori në telefon para disa vitesh.

-Ju që nga 1963 keni qenë në TOB, si e kujtoni punën tuaj ato vite dhe sot çfarë ka ndodhur me teatrin?

Ajo kohë ka pasur anët e veta negative, por dhe të mirat e veta, sepse u synua drejt formimit të figurës kom-bëtare me baletin kombëtar dhe kjo për mua është një gjë shumë e mirë. Por negative ishte, sepse u lanë mënjanë veprat botërore. Në ato vite bëheshin vepra kombëtare, ndërsa sot të bësh një balet kombëtar e para punës duhet të njohësh mirë historinë e kombit tënd, të njohësh detajet, anën filozofike dhe çfarë duhet të thuash me këtë vepër. Duhet të gjesh kompozitorin, libretistin, etj. Por kjo do shumë pjekuri dhe nuk bëhen gjërat kollaj.

-Në një intervistë pak ditë më parë edhe ish solisti i TOB Skënder Jazexhiu një nga artistët e njohur u shpreh se mungojnë veprat kombëtare në skenë. Sa është kjo shqetësuese për ju?

Në Kosovë tre koreografë kanë vënë tre premiera me temë shqiptare, aktuale dhe moderne. Një vepër që unë pashë nga Sinan Kajtazi e ka vënë në skenë shkëlqyeshëm, me një dramë dhe filozofi brenda. Ndërsa në TOB tek ne duhet të lëvizin gjërat, jo vetëm unë por i gjithë brezi jonë më i vjetër jemi në gjendje ta ndihmojmë teatrin. Dhe jo ta ndihmojmë me fjalë, por me punën tonë. Por këtu janë problem dhe ankesat. Edhe atje ku jam unë kur bëhen mbledhje të këshillit artistik të gjithë fillojnë dhe kanë ankesa. Por unë si koreograf nuk mundohem ti gjej arsyet tek të tjerët, por tek vetja ime. Edhe në Teatrin e Operës dhe Baletit nuk duhet të flasin vetëm për të metat artistët, por më mirë le të punojnë dhe vetë pak më shumë, sepse dhe në këto kushte ka shumë mundësi për të bërë. Kur po bën Kosova me atë skenë të vogël me një sallë jo më ne. Por tek ne nuk është puna me u ankuar, por me u bërë dhe të gjendet njeriu që ta bëjë. Jo vetëm ankesa, por artistët ti hyjnë punës, të gjejnë mënyrën e përbashkët, mënyrën, të bashkohen dhe të bëjnë diçka për skenën. Kur fillon njeriu ankohet shumë nga praktika ime është paaftësia, që e pengon. Edhe mua më kanë penguar shumë në Azerbajxhan dhe sërish ia

kam dalë mbanë. Aty ku jam unë jam i vetmi me titull “Mësues i Merituar” nuk ka asnjë nga të vendit aty. Unë e kuptoj që mund të ketë pengesa në art, por dhe vetë artistët duhet të punojnë më shumë. Por e them sërish që nuk është kollaj të vësh një vepër kombëtare në skenë, du-het punë. Por nëse thuhet sot ka buxhete të pakta për artin në vend, financimi duhet të jetë. Arti kërkon buxhete. Nëse kompozitori shkruan një vepër ai duhet paguar. Duhet të nisë vëmendje që nga Ministria e Kulturës, duhet të kemi vepra kombëtare në skenë, sidomos në jubile apo ngjarje të rëndësishme. Arti nuk është matematikë, janë dhe gjëra që vijnë nga frymëzimi.

-Po në teatrin ku ju punoni si është i ndërtuar programi?

Atje çdo vit ka vepra kombëtare. Vetëm vitin e fundit janë vënë në skenë katër vepra të autorëve të tyre. Kur kanë ndonjë jubile vjen dhe direktiva nga ministria përkatëse dhe ka vëmendje për krijimtarinë nacionale. Për mendi-min tim tek ne nëse kjo nuk bëhet është difekt i institucionit tonë. Nëse kemi ngjarje me rëndësi, në përvjetore duhen vepra kombëtare në skena. Por unë e theksoj që për mua problemi në art qën-dron aftësia, kjo është thelbi i gjërave. Tek aftësia jo vetëm në të bërit art, por dhe aftësinë drejtuese. Një drejtues kur merr përsipër një institucion duhet të krijojë një terren të tillë, që të mbillet shumë për kulturën tonë kombëtare, por dhe botërore. Kulturën kombëtare duhet ta ngremë në atë nivel, që të jetë shumë më lart se sa kemi bërë ne diku. Atëherë do të ketë një sy më modern dhe bashkëkohor, dhe kjo të jep mundësi më shumë.

-Çfarë kërkon sot për Teatrin e Operës dhe Baletit?

Transformimet pas viteve ‘90 e dëmtuan Teatrin e Operës dhe Baletit, sepse humbën shumë gjëra. Artistët u larguan, baza teknike dhe financiare ka probleme, por atëherë financonte shteti. Teatri i Operës dhe Baletit të shfrytëzojë të gjithë forcat krijuese dhe artistike brenda dhe jashtë vendit, që mund të kenë ide. Ne si komb kemi shumë mundësi për të bërë. Nuk mund të qëndrojë TOB vetëm me ata që janë këtu, por dhe ata jashtë ti shfrytëzojë. Artistët të vënë fuqitë e tyre në drejtim të realizimit të veprave nëse e duan këtë komb. Artistët të koordinojnë forcat e tyre për të sjellë në skena vepra të mira kombëtare dhe botërore, dhe vërtetë në TOB janë vënë edhe shfaqje të mira. Por trupa e baletit në kohën tonë ka qenë shumë më e organizuar.

-Në çfarë vitesh?Duke filluar nga viti 1963 trupa e

baletit ka qenë e organizuar, sepse kishte karakter, qëllim të caktuar. Por sot ka një lloj diferencimi. Sot ka të talentuar, por nuk janë të organizuar siç ka qenë në kohën tonë para ’90. Pra talente ka, por duhet organizim.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 19

Vepra teatrore “Xhelatët” trajton temën e dënimit me varje. Përralla

zhvillohet në Anglinë e viteve 1965. Temë, e cila përkon me ndodhitë e po

të njëjtave vite në Shqipëri...

k u l t u r e www.sot.com.al

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, së bashku me Agjencinë e Arkivave të Kosovës dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut organizuan në Shkup Konferencën e III Mbarëkombëtare të Arkivistikës, pas konferencave pararendëse të zhvilluara dy vitet e fundit në Tiranë e Prishtinë. Kjo konferencë është një tentativë për të thyer kufijtë shtetërorë në fushën e arkivistikës dhe për të bashkuar të gjithë ata që ruajnë memorien kolektive kombëtare shqiptare, pavarësisht shtetit ku punojnë. Në konferencë u paraqitën 26 kumtesa në lidhje me të drejtat e njeriut, informatizimin e arkivave, mendimin arkivor shqiptar, komunikimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, pasurimin dhe bashkëpunimin mes arkivave. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, dr. Ardit Bido vlerësoi se kjo konferencë mundëson rritjen e kohezionit kombëtar në fushën e arkivistikës dhe se Shkupi ishte mikpritësi i na-tyrshëm i radhës pas Tiranës dhe Prisht-inës. Ai tha se arkivat janë tregues të civ-ilizimit të një vendi dhe se vendet më të përparuara u kanë kushtuar shumë vëmendje arkivave. “Ne sot jemi arki-vat e së nesërmes dhe gjyshërit tanë dje janë arkivat e të sotshmes. Nëse ne respektojmë vet-en tonë, duhet të respektojmë veten edhe përtej momentit që do të jemi gjallë. Sikurse paraardhësit tanë, duhet të respektojmë kujtimet e tyre, duhet të respek-tojmë atë se çfarë kanë bërë ata ne jetë dhe kontributin që kanë dhënë” u shpreh dr. Bido. Kjo konferencë, sipas drejtorit të ITSHK-së, Skënder Asani, do të ndihmojë në begatimin e arkivit të institucionit që ai drejton, për të hulumtuar historinë, duke u bazuar në dokumente. Ndërkaq, dre-jtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave në Kosovë, Ramë Manaj, tha se misioni i arkivave shqiptare është që të rrëfejnë historinë e përbashkët kombëtare. “Një popull, një histori. Një histori e cila, natyrisht, në peri-udha të ndryshme ka pasur edhe dallimet e veta dhe veçoritë e veta dhe që natyrisht ka një shtrirje në gjithë gjeografinë shqiptare. Një histori e gjatë dhe e bujshme, e cila për t’u pasqyruar drejt dhe në plotni, unë jam i mendimit se do të duhet të futet në arkiva, jo për t’u mbyllur por që nga aty të eksplorohet me profesionalizëm dhe saktësi shkencore” u shpreh Manaj. Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë bashkë arkivistët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe të tjerë arkivistë që punojnë apo studiojnë në fushën e arkivistikës. Konferenca u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut e ku tashmë është kthyer dhe në traditë, pas dy konferencave mbarëkombëtare të zhvilluara në Tiranë dhe Prishtinë.

këto vitet e fundit dhe në vetvete sipas regjisorit Qëndrim Rija-ni përmban dhe një aktualitet me vendin tonë vite më parë në kohën e komunizmit. “Vepra teatrore “Xhelatët” trajton temën e dënimit me varje. Përralla zhvillohet në Anglinë e viteve 1965. Temë, e cila përkon me ndodhitë e po të njëjtave vite në Shqipëri”, tregon regjisori. Në skenë regjisori ka zgjedhur aktorë të njohur, por për rolin e Shirlit në teatër janë zhvillu-ar edhe audicione. “Audicione kam zhvilluar vetëm për rolin e Shirlit. Rol i një vajze 15 vjeçare. Audicioni më ka lënë vërtetë një shije shumë shpresëdhënëse për morinë vajzave dhe aktoreve të reja, që po dalin në tregun tonë të teatrit. Ndërsa aktorët tjerë të veprës janë aktorë të teatrit dhe disa të jashtëm. Aktorë, të cilët unë i kam parë në role të ndryshme në vitet e fundit”, tregon më tej regjisori Qëndrim

Rijani. Regjisori Qëndrim Rijani është mjaft aktiv në skenën e teatrit brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Në aktivitetin e tij me teatrin ai është vlerësuar me çmime të ndryshme në festivale. Në Tiranë dy vite më parë ai solli në skenën e teatrit Metropol shfaqjen “39 hapat”. Më parë pati sjell për publikun veprën “Gënjeshtër pas gënjeshtre” shkruar nga Anthony Neilson në skenën e Teatrit Kombëtar Eks-perimental “Kujtim Spahivogli”. Me dramën e autorit Federiko Garsia Lorka, “Shtëpia e Ber-narda Albes” Qëndrim Rijani u prezantua para artdashësve korçarë, duke vijuar sërish bash-këpunimin me këtë teatër pas veprës “Doktor Shuster”. Ndërsa sa është aktiv në skenat bren-da Shqipërisë, dhe në skena të tjera në Maqedoni regjisori me veprat që ka sjellë në teatër ka qenë pjesë e jetës artistike dhe vlerësimeve të saj.

Institucionet e arkivave shqiptare, në konferencën e Shkupit

Julia VRAPI

Drama “Xhelatët” shkru-ar nga autori Martin McDonagh është pro-jekti më i fundit për ta

realizuar në skenën e teatrit reg-jisori Qëndrim Rijani. Në skenat e teatrit tonë si regjisor Qëndrim Rijani ka sjellë vepra teatrore të ndryshme, duke pasur kështu bashkëpunime me disa teatro. Këtë herë “Xhelatët” produksion i Teatrit Kombëtar do të vijë në skenë te “arTurbina” me regji nga Qëndrim Rijani. Regjisori këto ditë vere po i kalon në prova me aktorët për të realizuar këtë premierë. Në role janë zgjedhur aktorë të njohur të teatrit por nuk kanë munguar dhe audcio-net. Në dramën që sipas reg-jisorit ka rreth 15 personazhe në skenë “Xhelatët” janë në role aktorët si Lulzim Zeqja, Fliorian Agalliu, Arben Derhemi dhe të tjerë artistë të njohur. Regjisori Qëndrim Rijani shprehet se ve-pra teatrore “Xhelatët”, që është me përkthim në shqip nga Artur Lena është nga më të njohurat dhe me vlerësime në skena të teatrove të ndryshëm. Sipas regjisorit Rijani është një vepër edhe tepër aktuale në raport me atë që trajton në ngjarjet e saj. ““Xhelatët” është një vepër, që përveç faktit që ka rrëmbyer çmime dhe është një vepër shumë e re, e cila shumë shpejt po bëhet pjesë e teatrove më të mira të botës. Është edhe tepër aktuale, në raport me temën që trajton. Gjithashtu një ndër mo-tivet është edhe lloji i teatrit që ofron si vepër”, shprehet mes të tjerave regjisori Qëndrim Rijani që kot ditë po vijon punën te “arTurbina” për këtë shfaqje te-atrore që do të vijë premierë në skenë për publikun. Skenografe dhe kostumografe në vepër është Berina Kokona dhe kompozitor është Fatos Lumani.

Tema e veprësVeprat e autorit Martin

McDonagh janë shfaqur dhe më parë në skenat e teatrit tonë, duke sjellë në role aktorë të ndryshëm. Por sa i takon dramës “Xhelatët” ajo është shkruar

Konferenca “Kosova-rruga drejt lirisë” mbledh historianët

Fëmijët dhurojnë libra për shkollën e Kasallës

Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, u organi-zua në Prishtinë konferenca shkencore ndërkombëtare me temë: “Kosova- rruga drejt lir-isë”. Kjo konferencë u organ-izua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Alban-ologjike- Tiranë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve- Shkup. Konferencën e përshëndeti rek-tori i ASA-së, akademik prof. dr. Marenglen Verli. Ndërsa drejtori i Institutit të Historisë prof. dr. Be-

qir Meta mbajti fjalën e mbylljes. Gjithashtu, nga studiuesit e ASA-së u mbajtën disa kumtesa. Prof. dr. Beqir Meta paraqiti kumtesën me titull: “Një vështrim krahasues mbi ndërlidhjen midis faktorëve ndërkombëtarë dhe efektivitetit të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës në shekullin e fundit”. Prof. dr. Marenglen Verli paraqiti kumtesën me titull: “Çështja e Kosovës dhe stabiliteti i shtetit shqiptar gjatë shek. XX”. Prof. dr. Hamit Kaba paraqiti kumtesën me titull: “Kosova dhe politika e Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës, 1998-2008”.

Nisma më e re e ndërmar-rë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, “Mos harro librin e pushimeve” po an-gazhon brezin e ri në leximin e librave. Në Bibliotekën Kom-bëtare gjatë fundjavës fëmijët dhuruan libra për shkollën e Kasallës që dhe këta fëmijë të kenë mundësi të lexojnë personazhet e tyre të dashur gjatë pushimeve verore. “Kën-aqësi të shohësh fëmijët të kalojnë kohën e lirë duke lexuar, por edhe më e madhe kur i sheh tek bëhen solidarë me bashkëmoshatarët e tyre,

që kanë më pak mundë-si se ata. Në Bibliotekën Kombëtare, me fëmijët që dhuruan libra për shkollën e Kasallës dhe për të ndarë nismën: “Mos harro librin e pushimeve”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti. Lexues ka dhe jashtë kryeqyteti t , ka lexues të apasionuar të cilët do bëhen lexues të përhershëm në të ardhmen prandaj dhe kjo nisëm do bëj të mundur pasurimin me tituj të rinj për fëmijët jashtë kryeqytetit.

“Erdhi teatri”, shfaqje për fëmijët në fshatrat e Shqipërisë

“Erdhi teatri”, projekti më i ri për fëmijë ka nisur rrugëtimin në fshatra, qen-dra të reja urbane e qytete të përfshira në programin kombëtar ,“100 fshatrat”. Një program për fëmijë të çdo moshe, përgatitur nga trupa e Teatrit të Kukullave të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Shfaq-je me kukulla, ekspozita e lojëra, kanë nisur të thyejnë rutinën e zakonshme të fëmi-jëve në fshatra e zona urbane, si Zogaj, Shëngjergj, Ersekë, Rehovë, Gjinar, Roshnik, Lin,

Mursi, Katund i vjetër, Radë, La-zarat, etj. Rrugëtimi nisi ditën e hënë me fshatin Zogaj e më tej në Shkodër, Shën Gjergj e Katund i Vjetër, mbërriti në Rrëshen, për të vijuar ditën e hënë në Ersekë. Deri në datën 15 korrik do të udhëtohet drejt të tjera qendrash urbane e fshatrash. “Kënaqësia dhe mikpritja e fëmijëve, ishte e pa im-agjinueshme”, thuhet në njoftimin zyrtar. Ky projekt që po zhvillohet për herë të parë sjell përpara fëm-ijëve artistë të ndryshëm të teatrit, duke bërë që këto ditë vere të jenë ndryshe për fëmijët në këto fshatra që kurrë nuk ka qenë teatri.

Drama “Xhelatët” me ngjarjet e viteve 1965 nga Qëndrim Rijani në skenën e teatrit

Regjisori: Vepra teatrore trajton temën e dënimit me varje

Page 20: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT20 E Martë 18 Qershor 2019

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Nisur nga dita e djeshme, Rubin

Hebaj nuk do të jetë pjesë e të kuqve. Sulmuesi, i cili ishte huazuar nga Domzhale në radhët e të kuqve, aty ku kapi formën më të mirë, por ka shën-uar dhe gola të rëndësishëm, sidomos në derbin me Tiranën, u “ngop” me të kuqtë. Ka qenë vetë sulmuesi shtat-lartë shkodran, Rubin Hebaj, ai i cili e ka bërë zyrtare largimin nga Partizani, kur skuadra e kuqe nesër në të gdhirë do të udhëtojë drejt Sllovenisë, aty ku do të kryejë edhe fazën përgatitore në prag të sfidave të Championsit. Në 22 ndeshje të sezonit të shkuar, sulmuesi 20-vjeçar Rubin Hebaj ka shënuar 4 gola dhe si për koicidencë nga dy dopieta, ndaj Flamurtarit në fitoren 3-1 dhe ndaj Tiranës në fitoren 2-1.

PORTIERI

LËVIZJA

SURPRIZA

Drejtori i Partizanit komenton edhe largimin e ish-teknikut Gega, largim për arsye personale

Partizani prezanton Lerdën, Olsi Rama: Zgjedhja më e mirë për “demat”

Adriatik BALLA

Partizani ka zyrtarisht që nga dita e djeshme trajner-in e ri të tij. Bëhet fjalë për teknikun italian, Franko

Lerda, i cili ka eksperiencë dhe ka arritur madje të drejtojë edhe skuadra të njohura në Itali si Torino. Në konferencën për shtyp trajnerin e prezantoi drejtori i përgjithshëm i klubit të kuq, Olsi Rama, i cili falën-deroi fillimisht trajnerin e larguar Skënder Gega dhe stafin e tij ndërsa shpjegoi edhe arsyet e lamtumirës së këtij të fundit. Më pas Rama nën-vizoi se Franko Lerda ishte zgjedhja e duhur dhe më e mira për stolin e Partizanit. Entuziazmi në kampin e kuq pas ardhjes së Lerdës është shumë i madh, kjo dhe për faktin e pas pak ditësh skuadra nis fazën përgatitore dhe bëhet gati për të lua-jtur në fazën paraeliminatore të Ligës së Kampioneve. “Është kënaqësi që jemi kthyer në sallën e mediave të Partizanit tonë me titullin kampion. Mbyllën kampionatin me sukses. Një falënderim i veçantë i shkon stafit, sidomos trajnerit Gega. Gjithashtu, falënderoj edhe pjesën tjetër dhe gjithë lojtarët. Hapet një histori e re për Partizanin. Trajneri u largua për arsyet e veta personale. Nisëm kërkimet për trajnerin e ri. Kemi parë shumë profile dhe trajnerë intere-santë, për arsye nga më të ndryshme nuk u gjet marrëveshja. Profili i trajnerit që më bindi më shumë mua dhe bashkëpunëtorët, ishte Franko Lerda. Një trajner i ri, që ka bërë shumë mirë në karrierën e vetë. Ka trajnuar Leçen dhe Torinon. Jemi të kënaqur dhe mendoj që vizioni i tij

për punë do jetë vlerë e shtuar për klubin e Partizanit dhe ekipin tonë”, u shpreh që në fillim Olsi Rama, drejtor prej një viti i klubit të kuq. Pjesëmarrja në Champions League është objektivi primar i të kuqve dhe Rama është i bindur se skuadra do të paraqitet mirë, edhe pse shpreson që të ketë pak fat në short. “Një nga synimet e mija kryesore është të rris nivelin e profesionalizmit dhe t’iu jap mundësi lojtarëve të përfaqësohen në vazhdimësi. Sfida e parë është në shortin e Champions League. Shpresoj që goglat të na sjellin fat. Sido të jetë punë, do luajmë 11 kundër 11. Ekipi do të grumbullohet për fazë përgatitore në Slloveni. Kanë ardhur lojtarë të rinj, do të vijnë disa të tjerë, në mënyrë që skuadra të plotësohet dhe të bëjë sa më mirë në Champi-ons”, theksoi më tej Rama. Drejtori i klubit të kuq është i bindur se me Lerdën skuadra do ta rrisë nivelin dhe do të jetë akoma më kompet-

itive, ndërsa nuk lë pa përmendur as Gegën, punën e të cilit e vlerëson lart dhe vetë ish-teknikun e falën-deron për përkushtimin që pati. “Për Gegën urova të jetë si Venger po nuk mendova titullin. E fituam titullin dhe jam i mendimit që një projekt të jetë i gjatë dhe idetë e trajnerit të jenë pjesë e futbollistëve në mënyrë të vazhdueshme. Vjet bëmë një hap të madh dhe tani shpresoj të bëjmë një tjetër hap të madh duke parë stërvitjen dhe marrëdhënien dhe të ngremë nivelin tekniko-taktik të skuadrën. I kam pasur në konsider-atë trajnerët shqiptarë. I vlerësoj dhe janë goxha të përgatitur. Zgjidhja ime është e tillë, pasi kërkoj të fus frymë Europiane në skuadër. Dua diçka më tepër. Bashkëpunëtorët e mia dua që të përmirësojnë problemet. Lerda na ndihmon të shohim një hap përpara”, vijoi Olsi Rama. Më tej dre-jtori i të kuqve arsyetoi lëvizjen e tij për të zgjedhur Frankio Lerdën në krye

Ka një skuadër që dominon futbollin shqiptar dhe atë rajon-al. Është Shkëndija e Tetovës. Në fakt, investimet në klubet shqiptare në vitet e fundit kanë qenë të mëdha dhe veçanërisht tek Shkëndija e Tetovës që ka arritur të sigurojë titullin e dytë radhazi në Maqedoninë e Veriut. Investimet e bëra nga biznes-meni i njohur Lazim Destani, kanë bërë që klubi shqiptar nga Tetova të mbyllë disa vite të suksesshme. Mesa duket,

Destani nuk është i kënaqur me vetëm një klub dhe investimin e tij në futboll kërkon ta shtri-jë edhe më gjerë. Drejtuesit e klubit të Vëllaznimit, skuadër kjo që milion në ligën e dytë të Kosovës janë shprehur se do të ketë një bashkëpunim mes Agim Canës, babait të ish-kapitenit të Kombëtares dhe biznesmenit Destani dhe synohet të forcohet Vëllaznimi duke e rritur në nivel jo pak. “Presidenti Cana është në fazën e fundit të bisedimeve rreth

privatizimit të klubit. Mbështetje maksimale ka prej kryetarit të komunës, Ardian Gjini. Sa i për-ket familjes Destani, ajo pritet të zyrtarizohet këtë javë, pasi i kemi vëllezër dhe e dashurojnë Gjakovën sa Tetovën! Në javët në vijim do të dihet fati i statusit të K.F Vëllaznimit. Fuqia më e madhe e qytetit, simpatizuesit e zjarrtë e përkrahin maksimalisht këtë iniciativë”, u shpreh Besnik Gojani në një intervistë për “Gazeta Blic” në Kosovë.

Shkëndija e Tetovës bën “diktatorin” në Maqedoni, me ambicie në Champions

Rubin Hebaj, fituesi i derbit, i jep

“lamtumirën” Partizanit

Ilir Avdyli zyrtarizohet në radhët e Kukësit

të klubit të kuq. “Me trajnerin bëmë një marrëveshje xhentëllmenësh. Trajneri e ka mbaruar Koverçianon me nota shembullore. Kam pyetur edhe bashkëpunëtorët e tjerë, më ka bindur më tepër se çdo gjë, dëshira e tij dhe entuziazmi. Kishte konsideratë për Shqipërinë dhe dëshirë për të bërë më të mirën në karrierë. Në Shqipëri, Partizani duhet të jetë një urë për të gjithë lojtarët e rinj që të lançohen në Europë”, theksoi në vijim drejtori i “demave të kuq”, Olsi Rama. Rama nuk i trembet faktit se Lerda mund të ketë një fat të ngjashëm me 3 bash-këkombasit e tij te Partizani. “Është e vërtetë që Partizani ka pasur 3 trajnerë italianë në të kaluarën, por asnjë nuk ka pasur në drejtim ekip kampion. Lerda ka qëndruar gjatë në ekipet që ka dre-jtuar, kjo tregon që ka qenë i dëshiruar në klubet përkatëse. Gjithçka varet nga temperamenti i drejtuesve. Do shohim principin e lojës dhe rezultateve. Po i japim një ekip që unë mendoj se është ekip më i mirë se ekipet e tjera që ka drejtuar. Kontrata është 1-vjeçare, me mundësi rinovimi në vitet pasardhëse”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

Merkato ka nisur e ethshme në superi-ore, dhe nuk janë vetëm skuadrat që kanë marrë të drejtën të luajnë në Europë që po bëjnë lëvizje afruese dhe cilësore, por edhe ekipe të tjera që duan të jenë ndryshe në edicionin e ri, sikurse është Tirana, e cila ka nisur të bëjë “pazar” të fortë në Vlorë, por edhe në qytete të tjera, me qëllim marrjen e elementëve më të mirë. Por vëmendja mbetet tek ekipet që do të luajnë në kompeticionet e UEFA-s, një ndër ta Partizani, i cili do të luajë në UEFA Champions League, faza paraeliminatore, me ambicie për të kapur

fazën e grupeve të Ligës së Europës. Pas ardhjes së trajnerit Lerda, për Partizanin erdhën lajme të tjera të mira, këtë herë në tregun e lojtarëve. Kështu, vetëm pak orë pasi prezantuan Franko Lerdën si trajner të ri, drejtuesit e Partizanit i dhuruan italianit edhe dy afrimet e para nga merkatoja verore. Bëhet fjalë për Uilliam Kordeiro Melo dhe Esin Hakaj, dy futbollistë që pritet ‘të bëjnë me krahë” skuadrën kampione të Shqipërisë, pasi janë të dy anësorë, me shkodranin që preferon të niset majtas dhe brazilianin djathtas. Uilliam erdhi në Shqipëri verë ne

kaluar dhe luajti për një sezon me skuadrën e Kukësit, ku në 33 paraqitje, arriti të shënojë edhe 5 gola. Braziliani ishte një nga më të mirët për verilindorët dhe shërbeu si një lojtar xholi, duke u aktivizuar në të dy krahët, si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje. Nga ana tjetër, shkodrani Hakaj ishte pjesë e Teutës, ku i përfundoi kontrata në fund të sezonit dhe iu bashkua Partizanit si lojtar i lirë. Për Hakajn kemi të bëjmë me një rikthim, pasi 23-vjeçari ka qenë pjesë e “të kuqve” edhe në sezonin 2016-2017, ndonëse atëherë nuk luajti asnjë takim, për shkak të një dëmtimi të rëndë.

“Demat” bëjnë tjetër goditje në treg, vjen Kordeiro për Champions

Artur Magani është një nga lojtarët që ka lënë Superioren e Shqipërisë për atë të Kosovës. Duke folur për “RtshSport”, ai vuri në pah avantazhet në Kosovë. “Bëjmë sakri-ficë dhe jetojmë larg familjes, por Kosova është ndryshe nga Shqipëria. Ka korrektesë dhe atë që premtojnë sa i përket anës financiare ta japin”, tha Magani, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Ferronikelit. Më mjaft nostalgji për futbollin e shtetit të tij flet edhe Ilir Avdyli, portieri që ka qenë pjesë e Tiranës dhe Kamzës e tashmë është bërë pjesë e Kukësit. “Kosova është në monitorim nga UEFA dhe klubet mundohen që të jenë korrekte në mënyrë që ta ka-lojnë me sukses këtë “testim”, tha “gardiani” më i ri i Kukësit.

Kosova më tërheqëse, ia merr lojtarët cilësorë Superiores shqiptare

Kukësi ka zyrtarizuar ditën e sotme marrëveshjen me portierin Ilir Avdyli. Gardiani, i cili ishte pjesë e Kamzës në sezonin e shkuar, mbeti pa skuadër pas përjashtimit të ekipit nga Komisioni i Disiplinës. Në këtë formë, Avdyli ka firmosur si një futbollist i lirë, ndërsa kontrata do të jetë një vjeçare, pra vetëm për këtë sezon futbollistik. Ka qenë vetë klubi, verilindor ai cili nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook ka bërë të ditur nënshkrimin me portierin. Avdyli është përforcimi i radhës për skuadrën e drejtuar nga trajneri Er-nest Gjoka, pas afrimeve të sulmuesit të Dinamos, Marko Van Basten Çema dhe mesfushorit të ardhur nga Fla-murtari, Emiliano Musta.

“Është e vërtetë që Partizani ka pasur 3 trajnerë italianë në të kaluarën, por asnjë nuk ka pas-ur në drejtim ekip kampion...”

Page 21: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Mbroj tës i i Kombëtares

Shqiptare të Futbollit, Enea Mihaj, do të bëhet gati për një aventurë të re për sa i përket sezonit të ardhshëm fut-bollistik. Raportimet për këtë lëvizje të pritshme vijnë nga mediumet sportive italiane, të cilat shprehen se mungon vetëm zyrtarizimi, pasi lojtari i Kombëtares e ka mbyllur ciklin me Panetolikosin. Referuar edhe mediumeve sportive shqiptare në versionin online, për momentin janë tre oferta konkrete të cilat kanë mbërritur në tryezën e klubit grek. Emrat ende nuk bëhen të ditur dhe nuk janë mësuar nga mediat fqinje, por nuk përjashtohet edhe një kalim surprizë për një ekip të madh.

MESFUSHORI

QËNDRIMI

MBROJTËSI

Sulmuesi duket i vendosur për të luajtur në Spanjë, por menaxherët po punojnë në pistën turke

Adriatik BALLA

Kombëtarja fitoi ndeshjen ndaj Moldavisë në kuadër të grupit H pë3r kualifikueset e Kampionatit Europian të

vitit 2020, me shifrat 2-0, duke bërë një kthesë të mirë pas një morie rezultatesh negative dhe të pashpresa, si dhe duke mbajtur ende gjallë objektivat për një kualifikim të mundshëm, megjithëse kualifikimi duket aq i vështirë sa shanse reale praktike skuadra kuqezi ka fare pak. Sidoqoftë, me interes është rikthimi i disa lojtarëve që i mungonin Kombëtares si pasojë e dëmtimeve të gjata dhe këtu përfshihen tre titullarë që janë Amir Abrashi, Odise Roshi dhe Armand Sadiku. Ky i fundit ka kaluar një dëmtim të gjatë dhe kthehej në Kombëtare pas afro një viti, megjithëse muajt e fundit Sadiku ka luajtur me Luganon në kampionatin zviceran. Aventura me Luganon është mbyllur, pasi ishte i huazuar dhe elbasanas pret “sinjalin: e kthimit në radhët e Levantes, e cila ka kartonin e futbollistit. Por klubi spanjoll nuk e ka përfshirë Sadikun në projektin e sezonit të ri dhe po përpiqet t’i gjejë skuadër të re. Duke parë hapjen e pistës së largimit, një mori skuadrash kanë shprehur interesim për ta marrë futbollistin shqiptar, e së fundmi ka pasur sinjale të forta nga klubet elitare turke. Në fakt, pasi përfundoi periud-hën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të kthehet në Spanjë për të vazhduar

përgatitjet për sezonin e ri me Levanten që është klubi që zotëron kartonin e tij. Por pavarësisht fjalëve të Sadikut, sulmuesi shqiptar nuk bën aspak pjesë në planet e drejtuesve dhe stafit teknik të skuadrës spanjolle dhe me shumë gjasa do të largohet përfundimisht nga Levante në merkaton e kësaj vere. E ardhmja e Sadikut mund të jetë në kampionatin turk, aty ku ka patur in-teres për të edhe më parë por 28-vjeçari nga Elbasani ende nuk ka shkelur në Turqi. Sipas mediave të këtij vendi, për Sadikun interesohet një skuadër e madhe e Superligës turke, pikërisht Trabzonspor që në ditët e ardhshme pritet të hyjë në bisedime me Levanten për të blerë përfundimisht kartonin e bomberit shqiptar. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat për sulmuesin elba-sanas, por në kushtet kur Levante nuk e

ka në projektin e saj të së ardhmes dhe po bën përpjekje për ta huazuar apo shitur tek një klub tjetër, oferta turke duket joshëse dhe nuk përjashtohet mundësia që Sadiku të bëhet pjesë e një klubi turk në sezonin e ri. Sa i takon prezencës së tij në Kombëtare, Sadiku është një lojtar që gëzon autoritet. Muajt e fundit nuk ka qenë vendimtar sepse vjen prej një dëmtimi të gjatë, por ai ende vijon të jetë një zgjedhje e mirë për teknikët që drejtojnë ekipin përfaqësues. Natyrisht, në të ardhmen trajneri Edi Reja por kushdo teknik qoftë, do të fokusohet më shumë tek të rinjtë, sepse me më të rinjtë është më e lehtë të gjesh cilësitë e nevojshme për rolet e ndryshme në fushë. Dhe këtu është fjala për të rinj që janë formuar dhe luajnë jashtë Shqipërisë, pasi kam-pionati shqiptar nuk prodhon lojtarë

Kosova ka një plejadë të shkëlqyer xhudistësh, meshkuj e femra, që po shkruajnë histori në aktivitetet ndërkombëtare të këtij sporti. Tri sportistet më të mira në Kosovë, Majlinda Kel-mendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, nuk pritet të paraqiten në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane. Siç dihet, edicioni i dytë i Lojërave Evropiane nis të premten (21 qershor) në Minsk të Bjellorusisë. Ceremonia hapëse mbahet po të premten prej orës

20:00 dhe parashikohet të zgjasë më shumë se katër orë. Menjëherë të nesërmen (të shtunën) Majlin-da, Nora e Distria kanë garën e tyre. Që të mbeten të fokusuara për garë dhe të jenë të pushuara e në formën e duhur, Majlinda, Nora e Distria kanë vendosur të mos jenë në ceremoninë hapëse. Tre xhudistet kosovare janë spor-tistet me gjasat më të mëdha për të fituar tituj e medalje në “Minsk 2019”. Në të vërtetë pritjet më të mëdha janë prej tyre. Majlinda

në kategorinë deri 52 kilogramë, Nora në kategorinë deri 57 kilo-gramë dhe Distria në kategorinë deri 48 kilogramë, janë në mesin e pretendenteve për titull të kam-pionit, ndërsa synimet janë të pa-ktën për medalje. Për xhudistët gara në “Minsk 2019" ka vlerën edhe të kampionatit evropian në xhudo për këtë vit. Pra ka vlerë të dyfishtë dhe trajneri Driton Kuka është i përkushtuar që ato të jenë të fokusuara dhe në formën e duhur.

Ambicia/ Xhudistet e Kosovës në Lojërat Europiane, synohen medalje ari

Mihaj drejt kampionatit italian, Panetolikos nuk

është më zgjidhje

Granit Xhaka përlotet për shqiptarët:

Jeni krenaria ime

të nivelit të lartë dhe u bënë disa vite që nuk ka prodhuar futbollistë për nivelin e ekipit përfaqësues. Sadiku e nisi si zëvendësues ndeshjen kundër Is-landës në Reikjavik, duke zëvendësuar Cikalleshin, kurse në duelin kundër Moldavisë ndryshuan pozitat me kav-ajasin, pasi Sadiku e nisi titullar, por i la vendin Cikalleshit në pjesën e dytë, i cili realizoi golin e parë të ndeshjes pas asistimit të Roshit. Duhet thënë se Sadiku ka ende potencë dhe shi-het si zgjidhje, prandaj grumbullohet vazhdimisht në Kombëtare, por në momentin kur do të ketë konkurrencë do ta ketë të vështirë të gjejë hapë-sira. I duhet të rrisë performancën jo vetëm në Kombëtare, por edhe në nivel klubi ku luan.

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Europiane që nisin këtë fundjavë në Minsk të Bjellorusisë. Në kuadër të këtyre lojërave, që ng-jajnë me lojërat olimpike verore por janë vetëm për kontinentin europian, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik shqiptar. Shqipëria merr pjesë në disiplinat spor-tive të boksit, çiklizmit, mundjes, qitjes, xhudos dhe harkut, ndërsa bëhen gjithsej 12 sportistë. Në boks konkurrojnë Mikel Çullhaj, Krenar Zeneli, Arjon Kajoshi dhe Alban Beqiri, në çiklizëm Eu-gert Zhupa, Klidi Jaku dhe Ylber Sefa, në mundje Eriglend Prizreni, në qitje Manuela Delilaj dhe

Henri Rrufa, në xhudo Indrid Çullhaj dhe në hark Jurgen Hoxha. Presidenti Meta ka theksu-ar në fjalën e tij se ekipi ynë kombëtar zotëron mundësinë, talentin, pasionin për sportin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuqezi që të arrijë rezultatet pozitive. “Është një kënaqësi e veçantë për mua që t’iu dorëzoj sot Flamurin, me bindjen se ju jeni më të mirët për ta ngritur atë sa më lart në këto Lojëra mjaft të rëndësishme. Jemi që të gjithë krenarë për punën tuaj, për talentin dhe shpirtin tuaj të garës dhe ju uroj suksese pasi ky është flamuri që bashkon të gjithë shqiptarët kudo në botë. Sporti ka treguar e ka ditur në momente

të rëndësishme të ngrejë lart ndjenjën kombëtare përmes sukseseve dhe arritjeve, që nuk na kanë munguar dhe të cilat mezi po i presim tani në Bjellorusi. Shpresojmë t’ju takojmë edhe pas kësaj ngjarjeje të madhe për të festuar arritjet tuaja. Forca dhe suksese!” Flamurmbajtësi i Shqipërisë është boksieri Krenar Zeneli, i cili pasi ka marrë flamurin nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u shpreh me këto fjalë: “Ndihem shumë i nderuar që do të jem unë flamurmbajtësi në këtë veprimtari madhështore. Shpresojmë që t’i sjellim sa më shumë medalje vendit tonë dhe ta nderojmë në podiumin e Europës”.

Shqipëria pjesëmarrëse në Lojërat Europiane, ekipi merr flamurin

U kërkua me ngulm nga Milani por në fund vendosi të qëndronte te Lacio pasi besoi te projekti i Klaudio Lotitos. Në një intervistë presidenti i klubit bardhekaltër ka folur pikërisht për drejtorin sportiv të skuadrës së tij, duke shtuar se nuk i ka pëlqyer aspak mënyra sesi Milani ka dashur të bëjë për vete shqiptarin. “ Nuk jam kontaktuar në asnjë moment nga drejtuesit e Milanit dhe kjo gjë smë ka pëlqyer fare. Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë por çdo klub ka stilin dhe mënyrën e tij. Zgjedhja e Tares është logjike, Lacio në këto momente është një skuadër me një strukturë shumë herë më të mirë se Milani, këtu punohet mirë”, deklaroi në fund të fjalës së tij Lotito.

Lotito: Tare bëri zgjedhjen e duhur, Milani luajti pistë

Granit Xhaka luajti dy ditë më parë një ndeshje miqësore me disa legjion-arë, ku përballë kishte Milot Rashicën me shokë. Ky takim, u mbajt në nder të Fadil Vokrrit që ndërroi jetë një vit më parë dhe në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e çlirimit të Prishtinës. Në një postim në “Instagram”, Xhaka ka shkruar me emocion. “Mbrëmë me Mi-lotin e Dardanëve ishim për t’i nderuar të gjithë shqiptarët tanë që asnjëherë nuk na lanë vetëm, por na përkrahën dhe kjo përkrahje u konfirmua. Ndesh-ja në stadiumin “Fadil Vokrri” kishte emocione, pranoj se jam mbushur me lot nga gëzimi nga përkrahja dhe dashuria që marr nga ju. Unë, kudo që shkoj jam me ju dhe për ju. Kështu do të jetë gjithmonë”, shkruan Xhaka.

“Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat për sulmuesin elba-sanas, por në kushtet kur Levante nuk e ka në projektin e saj të së ardhmes dhe po bën përpjekje për ta huazuar apo shitur tek një klub tjetër, oferta turke duket joshëse...

Sadiku pretendon qëndrimin tek Levante, por mediat e “dërgojnë”

në Superligën e Turqisë

Page 22: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

22 GAZETA SOTE Martë 18 Qershor 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Madonna kundër Instagram: Të bën të ndihesh keq

1-I thonë stërqokës, femrat e gallofit...2-Bërtasin tifozët në stadiume...3-Abra-ham...ish President i Amerikës, u vra më 15 Prill të vitit 1865...4-Është burimi i të gjitha të mirave materiale...5-Një fshat afër Tiranës në rrugën për në Elbasan...6-Po-hojnë italianët...7-I thonë edhe çitjane apo brekushe që veshin gratë...8-Mosha më e bukur, mbrapsh...9-Një fshat i Kavajës...10-Element Satirik...11-Përcakton normat e sjelljes...13-Një shtet afrikan me kryeqytet Tripoli...14-Plak që e ka lënë mendja...16-Janë kodra prej rëre në shkretëtira...17-Shasija e automjetit...18-Një figurë gjeometrike...20-Djall, shejtan...21-Ajo bëhet me shkrim ose me gojë...22-Një gji karakteristik francez në Detin Tirren...23-Kujdestar...24-Banor i Beogra-dit...25-Gjuha e vullkanit...26-Është lëndë djegëse...27-Ngjyrë si e barit të thatë, i verdhë, i errët e pak në të kuq...29-Ai i mirë njihet në kohë të vështira...30-Ngjyrë blu e mbyllur...31-Harar, shumës, pa fund...33-“Mister...”, nofkë e humoristit Rojan Atkinson...34-Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë...35-Vilhelm...ish Heroi Kom-bëtar i Zvicrës...36-Pohojnë italianët...37-Disponon...

1-Variete molle...4-E pashë veten ngushtë, pa rrugëdalje...7-Jam në hall, në mëdyshje apo në...12-Abdihoxha shkrimtar...13-Kulçedër...14-Shenjë matematike...15-Vend me bar dhe gjelbërim për kullotë...17-Lu-mi i Londrës...18-Aktori amerikan Istvud në inic...19-Një shtet ishull në detin e Karaibeve...20-Gjini e humorit...21-Lloj qymyri indus-trial...22-Shkrimtari Papa...23-Arkivol...24-Lumi që kalon përmes Parisit...25-Ish këngëtarja Elsa...26-Mbulesë prej lesh dhije...27-I thonë veturës kosovarët...28-Në hyrje të Lombardisë...29-Diku atje te-j...30-Ish motorçiklisti italian i garave...32-Shkrimtari turk Nesin në in-ic...33-Një dythundrrak i egër i viseve të Amerikës Veriut me një gungë mbi shpatulla...34-Një tragjedi i e Shekspirit...36-Në qoftëse...37-Një frut tropikal e mesdhetar...38-Dete, në anglisht...39-Është këndi ndërmjet rrafshit në mesditë dhe pozicioni pingul i trupit qiellor që vrojtohet...40-Leverdia, fitimi, përfitimi...41-Jo i vërtetë...

Këngëtarja Madonna ka kritikuar Instagram, që sipas saj skllavëron njerëzit në përpjekje për të fituar miratimin e të tjerëve. Diva e popit, e cila ka pothua-jse 14 milionë ndjekës në Instagram, vuri në qendër të vëmendjes efektet e dëmshme që rrjeti social ka, veçanërisht tek të rinjtë. “Ti fillon duke krahasuar vet-en tënde me të tjerët. A duhet të jetë kështu, të veprosh kështu, të dukesh kështu? A do më bënte më popullore apo më të suksesshme? Njerëzit janë bërë skllevër për të fituar miratimet e tjera”, tha Madonna për The Sun. Më tej 60-vjeçarja shtoi se rrejti social i bën njerëzit të ndihen keq. "Unë mendoj se Instagram është krijuar

për t'ju bërë të ndiheni keq" vijoi këngëtarja. Rrjetet sociale pritet që së shpejti të ndeshen me ligje më të forta mes shqetësimeve në rritje në lidhje me sigurinë e fëmijëve në internet, ku kompanive u kërkohet ti japin përparësi mbrojtjes së përdoruesve duke i vënë mbi interesat komerciale. Këngëtarja Madonna ishte e ftuara speciale e këtij viti e Festivalit Europian të Muzikës, i cili u mbajt në muajin maj në Izrael. Gjatë performancës së saj në Tel Aviv, ajo do të këndoi dy këngë. Bëhet fjalë për një prej këngëve të saj më të njohura dhe një tjetër të re, ku veç për këto dy perfor-manca u pagua 1 milion dollarë.

Ndryshimi i femrave nga pasqyra

Një burrë pyet shoqen e tij:-A e di ti se cili është ndryshimi

midis një femre dhe një pasqyre?Gruaja sigurisht që nuk e dinte

dhe shoku përgjigjet:-Pasqyra reflekton pa fjalë, ndër-

sa femra flet pa reflektuar.

Policët dhe banditët

Një grua sapo hyn në shtëpinë e saj në fshat, e gjen atë tepër rrëmujë dhe sheh hajdutët që po largoheshin me vrap. I drejtohet telefonit dhe merr policinë. Në fillim mbërrin agjenti i parë i cili mbante vënë syze dielli dhe në dorë mbante rripin e qenit i cili nuhaste gjurmët. Më pas gruaja bërtet me të madhe:

-Oh, jo!! Nuk janë në rregull, më kanë dërguar një polic të verbër për të kapur hajdutin?

Vezët Në një frigorifer, disa vezë janë

sistemuar njëra pas tjetrës. Veza e parë majtas i thotë fqinjës së saj:

-E ke parë vezën e fundit, ka një pamje të tmerrshme.

Fqinja reagon:-O zot, ke të drejtë, pamja e saj

është e tmerrshme.Më pas të dyja vezët i thonë

të tretës e cila reagon në të një-jtën mënyrë. Më pas i drejtohen të parafundit dhe i thonë:

-A e ke parë fqinjën tënde? Nuk na duket se është mirë.

Veza e parafundit, rrotullohet, sheh fqinjën e saj, më pas drejtohet nga të tjerat dhe i përgjigjet:

-Ju nuk shikoni mirë, po ajo është një kivi.

I ftohti në Amerikë

Një shok pyet një mikun e tij të ngushtë dhe i thotë:

-A e di ti përse në Amerikë bën gjithmonë ftohtë?

Tjetri përgjigjet menjëherë:-Sepse e kanë zbuluar!

7 3 6 1

1 9

5 4 7

9 3 4 7 2 1 5

6 8 2 9

7 6

9 3 5

6 4 5

1

2 8 3 1

2 5

9 1 7 8

9 8 3

5 8 3 2 7

8 4 2

9 3 4 1

6 1 8 3

3 1 4

4 1 7 2

9 2 6 1 3

4 8 6

8 5 4 1

3 2

1

4

3 8 7

7 9

Page 23: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT E Martë 18 Qershor 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Kjo e martë do të jetë e mbushur me një sërë proble-mesh, sidomos në sferën pro-fesionale. Duhet të shmangni diskutimet dhe zënkat.

23 shattor - 22 tetor

Gjërat do shkojnë më mirë në raport me më parë, megjithëse ka diçka që nuk ju bind. Do të ndiheni ende të lidhur me të kaluarën tuaj.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës duhet të bëni kujdes ndaj fjalëve që do të thoni, sidomos ndaj atyre ironike.

Keni nevojë për tu ndjerë të dashuruar, pasi kjo nuk është periudhë e mirë për ju. Mundohuni që të qëndroni me personat që iu duan realisht.

Në dashuri do përballeni me situata të sikletshme, sido-mos nëse keni dalë nga një histori e vështirë. Momenti për të ndërruar kapitull.

Dashi Demi

Ka disa probleme si në dashuri ashtu edhe në punë, si dhe një sërë situatash të cilat kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Duhet të bëni një sqarim të situatës për të optimizuar çdo gjë. Mundohuni që të mendoheni mirë lidhur me atë që duhet të bëni.

Kjo e martë do të jetë neu-trale, ku duhet të përvishni mëngët për të ndryshuar sit-uatën e dembelizmit. Mundo-huni që të gjeni stimuj të rinj.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Kjo e martë do të jetë tejet pozitive, ku do të arrini që të zgjidhni shumë probleme, edhe të natyrës ligjore. Mund të mësoni nga gabimet.

Reuters: Huawei do të ketë rënie në shitje

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive sa i takon punës, ku do të ketë projekte të rëndë-sishme. Mundohuni vetëm që të mos sforcoheni shumë.

Horizontal

Kjo ditë është mjaft e rë ndësishme sa i takon biz-nesit, për të mbyllur nisma të rëndësishme dhe për të marrë rezultate të mira.

Do të jeni disi nervoz dhe mund të keni pakënaqësi lidhur me disa raporte. Kjo gjë vlen si për sferën profesionale edhe për atë të ndjenjave.

Një rënie 40 deri në 60 përqind në dërge-sat ndërkombëtare të telefonave është ajo që Huawei po pret, sipas një raporti të Reuters. Honor 20 ka të ngjarë të jetë subjekt i testimit për vlerësimin e performancës së tregut dhe raporti sugjeron se Huawei është i gatshëm të ndërpresë dërgesat nëse shitjet janë më të dobëta. Telefoni është vendosur të dal në treg në Evropë të premten, më 21 qershor. Megjithatë, në raport ka disa kontradikta. Fillimisht Reuters flet se si Huawei pret një rënie prej 40 deri në 60 për qind dhe më vonë thotë se “gjigandi i teknologjisë pritet brenda një viti të ulë volumin mes 40 milionë dhe 60 milionë telefona këtë vit”. Huawei shiti më shumë se 200 milionë telefona vitin e kaluar dhe një rënie prej 40 për qind do të përfaqësonte 88 milionë njësi.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Një ishull i madh grek...6-Një lloj përshën-detje nga italianët...7-Një numër i papërfundu-ar...8-Ndajfolje sasije...9-Efekt Reciprok...10-Prift ortodoks...11-Aktorja italiane Laura...12-Vlerëson benzinën...16-Pronë shtetërore...17-Është kryeqyteti i Arabisë Saudite...18-Vargmale në azi kufi me Kinën dhe në veri të Himalajeve dhe Indisë...19-Mes, qemer siç i thonë rrobaqepësit...20-Qytet bregdetar francez në Gjirin e Lionit...22-Instituti Veterinar...23-Jo-sa i futbollit...24-Ish Zonja e parë e Amerikës në inic...25-Diktatori i Romës, pa fund...26-Një fjalë pa kuptim...27-Nofkë që i vihet dikujt për ta lavdëruar apo me qëllim sharje...29-Fitimi, leverdia, përfitimi...30-Shkrimtari rus...Turgenjev...31-Pjesa metalike e grykës së pushkës...32-Aktori i humori anglez...Aurel...33-Një shtet amerikano-latin me kryeqytet La Paz...35-Helmut...ish Kancelar gjer-man...36-Kafe, bar apo...37-Shkrimtari turk Nesin në inic...38-Grup njerëzish me mendime dhe interesa të përbashkëta...39-Notë muzikore...40-Sipas mitolog-jisë greke ishte perëndesha e dashurisë...41-Kum-barë...42-Njeri i vrazhdë, i prapë...43-Ish futbollisti i Tiranës Ali...

1-Është brinjë në skuadër...2-Lumë në gjermani kufi me Poloninë...3-Ka edhe një të tillë fetar...4-Ish shahisti kampion Omari në inic...5-Një zvarritës me ngjyrë të verdhë...8-Shkrimtari korçar Andoni...10-E hidhur zeher...11-Notë në pentagram që tregon se një notë muzikore duhet të ulet në gjysmë toni...12-Rruga që përshkon një trup qiellor...13-Është kryeqyteti i Ukrainës...14-Mikhail...ish shahisti rus kampion...15-Aleanca Demokratike...16-Një sisor i madh deti...18-Janë me name ato kubaneze...20-Dete që lag brigjet e Francës dhe Italisë...21-Françesko...ish futbol-list i Romës...23-Gaz pa erë që formohet nga tokat kënetore...24-Mal në Korçë...25-Lartësija që arrin një lëng në gjendje të qetë...26-Vrasës, barbar, njeri i pamëshirshëm...28-Një gjarpër i madh aziatik pa helm...29-Qeleshe...31-Lloj vere...32-Teatri i Milanos...33-Pikë turistike në krahinën e Sarandës...34-Personazh tek komedia “Pallati 176”...36-Një shtet aziatik me kryeqytet Vientiana...38-Ai mban çatinë...39-Pije alkoolike që përdorin piratët...40-Efektet Recip-roke...41-Përemër vetor...

Thatësira në Namibi, në shitje 1 mijë kafshë të egra

Namibia pritet që të shesë 1 mijë kafshë të egra nga parqet e saj kombëtare, pasi Afrika vazhdon të luftojë me thatësirën. Qeveria shpreson që fermerët do t’i blejnë kafshët, pavarësisht nga fakti se fermerët mbledhin kafshë për gjueti. Stanley Simataa, min-istri i Informacionit të Namibisë, tha se ministria e mjedisit sugjeroi shitjen për të zvogëluar sasinë e kafshëve të egra në parqe, të cilat po luftonin me thatësirën. Thatësira aktuale e Namibisë është kaq e rëndë sa presidenti i vendit Hage Geingob shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në maj. Zyrtarët thanë se parqet kombëtare nuk ishin në gjendje të siguronin kushte adekuate të ushqimit për kafshët.

Page 24: Kërcënohet me vdekje Lulzim Basha, kryetari i PD kurbani i radhës … · 2020. 1. 7. · Basha refuzon të dëshmojë në prokurori për lobimin rus në SHBA, akuza i kërkon policisë

GAZETA SOT24 E Martë 18 Qershor 2019

2,3,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Françesko Toti tërhiqet nga Roma pas 30 vjetësh në shtëpi. Ishte një tërheqje inatçore,

pasi duket se në gjirin e klubit gjërat nuk kanë shkuar mirë për ikonën e verdhekuqve italianë. Por nuk është një tërheqje lamtumire, pasi Toti e paralajmëron rikthimin në një moment të dytë, por ai po largohet i helmuar nga klubi, duke e lënë të kuptuar këtë në fjalën e tij të shkurtër për fansat në rrjetet sociale dhe median italiane. “Sot njoftova CEO-n e Romës mbi atë që nuk e kisha menduar kurrë, dorëheqjen time nga Roma. Ishte diçka e rëndë dhe e vështirë për t’u vendosur, por kushtet ishin të atilla, që duhet të merrja këtë vendim. E kam menduar gjatë këtë vendim, thuajse që nga muaji prill dhe konkluzioni ishte që duhet të vendosja në të mirë të Romës, për shkak të dashurisë që kam për këtë ekip dhe këto ngjyra. Presi-dentët ikin e vinë, trajnerët e futbollistët gjithashtu, por flamujt jo. Nuk di çfarë të them më”, tha Toti në fjalën e

MERKATO/ Atletiko më e shpejtë se Reali e Interi, merr portugezin Feliks

STUDIMI Një vit më parë ajo organizoi një Botëror me parametra modernë, ndërsa tani vetë populli rus është i “dashuruar” me futbollin. Kështu, Rusia po merr vëmendje me numrin e madh të tifozëve të futbollit në stadiume që nga ditët sovjetike dhe gjithashtu pjesëmarrja në nivelin am-ator është në rritje e sipër. Megjithatë, ka probleme për sportin. Tifozët janë të shqetësuar me përpjekjet që edhe në ndeshjet kampionale të Rusisë të aplikohen masa të rrepta sigurie

sikurse për duelet e botërorit. Ndërsa arenat e reja që po tërheqin tifozët mund të jenë barrë financiare për shtetin. Ka një rritje të madhe të num-rit të rusëve që luajnë futboll të nivelit amator dhe të dërgimit të fëmijëve nëpër akademitë e këtij sporti. Ky in-teresim përfshin edhe interesimin për futbollin e femrave, ndonëse botërori që po mbahet në Francë, nuk është edhe aq i dukshëm nëpër mediumet ruse. Rusia nuk po prezantohet në botërorin e femrave. Arenat e reja pas

Botërorit kanë ndihmuar në ngritjen e shikueshmërisë në ndeshjet e Pre-mier Leagues në Rusi, ku edicionin e shkuar kishte mesatare prej 16.817 tifozësh për ndeshje. Kjo është shikueshmëria më e madhe që nga viti 1989 kur klubet ruse përbënin pothuajse gjysmën e ligës së vjetër sovjetike. Rostov-on-Don në Rusinë Jugore, ka fjalën kryesore sa i përket rigjallërimit të futbollit të Rusisë me më shumë se 31 mijë shikues në ndeshjet që i luan në shtëpi.

DEKLARATA MESFUSHORI TRAJNERI

Zbulohet shifra me të cilën Juve bleu Sarrin nga Çelsi

Mesut Ozil drejt “pensionit”, por s’e lënë klubet turke

Mesfushori i Barcelonës, kiliani Arturo Vidal ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdoj në Kinë. Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka njoftuar të hënën se Bar-celona ka marrë një ofertë të majme nga një klub i Superligës së Kinës për Vida-lin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij në edicionin e fundit. Mësohet se ekipi kinez ka ofruar rreth 30 mil-ionë euro dëmshpërblim për 32-vjeçarin që ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021. Vidal te Barcelona u transferua vitin e shkuar nga Bajerni dhe në edicionin e tij

Gallatasarai, Fenerbahçe e Beshiktash janë skuad-rat turke që kanë shprehur interesim për mesfushorin Mesut Ozil, i cili pritet të lar-gohet nga Arsenali këtë verë. Kështu, ka shkruar të hënën e përditshmja britanike “Daily Mirror”. Arsenali tashmë ka nxjerrë në shitje Ozilin dhe për kartonin e tij kërkon të paktën 30 milionë euro dëmshpërblim. Mesfushori shihet si përforcim i duhur për ekipet turke që tashmë kanë kontaktuar Arsenalin. Ozil 30-vjeçar, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021 kurse edicionin e fundit ka

Tekniku italian Maurizio Sarri u zyrtarizua dje në krye të ekipit të Juventusit. Trajneri italian kishte edhe dy vite kontratë me Çelsi. Por mediat në Itali, zbulojnë se Juve ka paguar 1 milionë euro për të liruar Sarrin nga Çelsi, pavarësisht se klauzo-la e largimit ishte 6 milionë euro. Si Sarri ashtu edhe Çelsi donin ta ndërprisnin bashkëpunimin, prandaj bi-sedimet u bënë më të lehta në një moment, duke i lejuar atij të shkonte tek Juve. Rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshje luajti dëshira e 60-vjeçarit për t’iu

të parë te ekipi spanjoll realiz-oi tri gola e asistoi shtatë herë në 53 paraqitje. Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Juven-tusi e Bajer Leverkuseni.

bashkuar kampionëve në fuqi të Italisë. Të mërkurën pritet që Sarri të prezantohet para gazetarëve, si trajner i ri i Juves.

tij, e cila u shoqërua nga duar-trokitjet e të pranishmëve. Me këtë fjalim, Toti i tha “Miru-pafshim” Romës, skuadrës së vetme të karrierës së tij spor-tive, të cilën nuk e ndërroi asnjëherë kur luante futboll dhe prej dy vitesh shërbente si drejtues. Largohet kështu një tjetër legjendë, apo flamur i kësaj skuadre, që identi-fikohej me vetë skuadrën verdhekuqe, një lëvizje kjo që vjen vetëm një muaj pas vendimit për largimin e Dan-iele De Rosit. Edhe ky, ashtu

Toti tërhiqet nga Roma: Presidentët e trajnerët shkojnë e vijnë, legjendat mbeten të përjetshme

si Toti, kishte luajtur vetëm me Romën në karrierën e tij si futbollist, ndërsa drejtuesit e klubit vendosën të mos i ofrojnë një kontratë të re në fund të sezonit, duke e lënë të lirë të largohet. Largimi i Totit përflitej prej javësh në ambi-entin sportiv në Itali, pasi ish kapiteni ishte lënë mënjanë dhe nuk thërritej në tavolinat ku diskutohej mbi planet dhe të ardhmen e klubit. “Pop-ullit roman duhet t’i them vetëm faleminderit, pasi më kanë trajtuar me respekt si

Ikona e klubit roman nuk gjen gjuhën e bashkëpunimit me presidencën, vendos të tërhiqet nga klubi i zemrës për ca kohë, nuk jep “lamtumirën”

shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tri herë në 35 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka lua-jtur edhe për Real Madrid, Verder Bremen e Shalke.

brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Do të vazhdoj të bëj tifo për Romën, pasi është një skuadër e zemrës time dhe për mua ka reputacion ndërkombëtar. Kam punuar me pasion dhe dëshirë për të bërë më të mirën për këtë skuadër, ndërsa tashmë do të vazhdoj të mbështes ekipin si tifoz. Është një mirupaf-shim, jo një lamtumirë, pasi në këto momente do të marr rrugë të tjera dhe në kohën e duhur, do të jem gjithmonë gati për t’u rikthyer”, tha Toti në fjalën e tij. “Për momentin ka shumë gjëra që mund të bëj dhe nga tani do të filloj të marr në konsideratë të gjitha ofertat që kam në ta-volinë, për të vendosur atë që mund të bëj më mirë dhe ta bëj me shumë dashuri”, përfundoi Toti. Siç dihet, ish-kapiteni i verdhekuqve ka një karrierë brilante me Romën, ku ka luajtur një numër të jashtëzakonshëm ndeshjesh dhe ajo që e bën të veçantë është lidhja e tij e përhershme me klubin e Romës, pasi ai asnjëherë nuk pranoi ofertë tjetër, duke p;referuar të mbetet pjesë e klubit të fëmijërisë.

Arturo Vidal: Mund të vazhdoj karrierën në Kinë

Gjallërimi i futbollit rus, ndikoi Kupa e Botës 2018

E kërkonin të gjitha të mëdhatë e Europës që nga Juventusit, Mançester Siti, Reali i Madridit etj, por talenti portugez Zhao Feliks duket se do t’i bashkohet skuadrës së Atletikos së Madridit. Sipas mediave portugeze, fantazisti ka udhëtuar që mbrëmë në Madrid, ku pritet të nënshkru-ajë me Atletikon, klub që duket se ka vendosur të paguajë 120 milionë eurot e klauzolës

për prishjen e kontratës së Feliks me Benfikën. Diego Simeone ishte në kërkim të një zëvendësuesi për Antuan Griezman dhe duket se ka parë te talenti portugez, njeriun ideal për ta aktivizuar si sulmues të dytë në skemën e tij 4-4-2. Nga ana tjetër, Zhao Feliks, i cili cilësohet si Kristiano Ronaldo i ri, pritet të marrë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon te klubi spanjoll.

MLN euro ka paguar klubi i Atletikos së Ma-dridit për talentin portugez Zhao Feliks, një vlerë që korrespondon me prishjen e kontratës

së lojtarit me klubin e Benfikës që e kishte atë në pronësi deri ditën e djeshme. Kjo lëvizje bëri bujë në merkaton e kësaj vere.

120