20
KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË VITIN 2019 Vlerësim kritik i funksionimit të Këshillit Konsultativ për Komunitetet të Kosovë në kontekstin e vitit 2019

KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

  • Upload
    others

  • View
    23

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË VITIN 2019Vlerësim kritik i funksionimit të Këshillit Konsultativpër Komunitetet të Kosovë në kontekstin e vitit 2019

Page 2: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

MirënjohjeAnëtarët e Koalicionit dëshirojnë të falënderojnë të intervistuarit nga institucionet dhe organizatat e ndryshme për gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë dhe të dhënë informacione e të dhëna të paçmueshme për këtë raport.

OJQ-ja udhëheqëse për publikimin e Raportit ECMI Kosovo (www.ecmikosovo.org)ECMI Kosova është organizata kryesore joqeveritare që merret me çështjet e minoriteteve në Kosovë, me qëllimin e përgjithshëm për të zhvilluar institucione përfaqësuese, përfshirëse dhe të ndjeshme ndaj komuniteteve, dhe që mbështesin një Kosovë të qëndrueshme shumë-etnike. ECMI Kosova kontribuon në zhvillimin, forcimin dhe zbatimin e legjislacionit përkatës, përkrah institucionalizimin e organeve qeveritare që kanë të bëjnë me komunitetet, dhe ngrit kapacitetet e akterëve të shoqërisë civile dhe të qeverisë për të punuar me njëri-tjetrin në mënyrë konstruktive dhe të qëndrueshme.

Rruga ”Nëna Terezë” Nr. 20, Apt. 5,10000 Prishtinë—Kosovë,

Tel. +383 (0) 38 224 473Rruga “Kralja Petra” 183a

38220 Mitrovicë e Veriut—Kosovë

Koalicioni për të drejta të barabarta për të gjithë - ERACERAC mbledh së bashku shtatë (7) OJQ që punojnë në fushën e sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore, të cilat punojnë së bashku me 19 OJQ, me fokus në ngritjen e një rrjeti të qëndrueshëm tëOJQ-ve, që janë aktive në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave themelore të grupeve të rrezikuara dhe/ose të margjinalizuara. Fokusi specifik i projektit janë këto grupe: komunitetet jo-shumicë, gratë, rinia, dhe komuniteti LGBT. Edhe pse punojnë apo shtrijnë veprimet e tyre në tema dhe çështje të ngjashme, këtyre OJQ-ve u mungon bashkëpunimi dhe shpesh përqendrimi i punës së tyre është i ndarë në bazë të grupeve të veçanta të synuara, me të cilat punojnë ato, apo i ndarë sipas rajoneve ku ato shtrijnë aktivitetet e tyre. Me krijimin e një bashkëpunimi strukturor në mes të OJQ-ve të përzgjedhura dhe me ofrimin e mundësive formale për mësim të vazhdueshëm, veprimi gjeneron shkëmbimin e njohurive dhe përvojës në mes të OJQ-ve (duke përfshirë përvojën në çështjet institucionale), për të forcuar kapacitetet e tyre për avokim me institucionet qendrore dhe komunale, dhe për të rritur dukshmërinë e tyre në terren.

Anëtarë të ERAC-ut janë organizatat si më poshtë: • QendraEvropianepërÇështjetëMinoritetevenëKosovë–OrganizatëlidereKoalicionit;• QendrapërZhvillimineGrupeveShoqërore–anëtareeKoalicionit;• QendrapërBarazidheLiritëkomunitetitLGBTnëKosovë(CEL)–anëtareeKoalicionit;• QendraKosovarepërStudimeGjinore-anëtareeKoalicionit;• NismaetëRinjvepërtëDrejtateNjeriut-anëtareeKoalicionit;• Kosovo2.0–anëtareeKoalicionit;• QendrënpërNdihmëJuridikedheZhvillimRajonal(CLARD)-anëtareeKoalicionit

Klauzolë e përgjegjësisëKypublikimështëbotuarmembështetje financiare tëBashkimitEvropian.Përmbajtjaekëtijpublikimi është përgjegjësi e vetme e ECMI Kosovo dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjeteBashkimitEvropian.

E drejta e autorit© Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë (ERAC), prill 2019. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, ruhet në një sistem të rikthimit ose të transmetohet në asnjë formë ose me çfarëdo mjeti, elektronik, mekanik, foto-kopjimi, regjistrimi ose ndryshe, pa lejen paraprake të ERAC-ut.

Page 3: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË VITIN 2019Vlerësim kritik i funksionimit të Këshillit Konsultativpër Komunitetet të Kosovë në kontekstin e vitit 2019

Page 4: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve
Page 5: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

5Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

PËRMBAJTJA

1. Hyrje...............................................................................................................................72. Formimi i Këshillit........................................................................................................73. Organizimi.....................................................................................................................84. Domosdoshmëria e Këshillit dhe mekanizmat e konsultimit në kontekstin

ndërkombëtar.............................................................................................................105. Problemet....................................................................................................................115.1 Mos përgjigjja nga institucionet qeveritare..................................................................125.2BrengatFinanciare..............................................................................................................125.3 Komunikimi në mes të Këshillit dhe Komuniteteve...................................................135.4 Përbërja e Këshillit...............................................................................................................135.5 Mandati i këshillit.................................................................................................................146. Përfundime dhe Rekomandime................................................................................147. Referencat....................................................................................................................17

Page 6: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

6 Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

Page 7: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

7Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

1. HYRJE

Viteve të fundit ka pas diskutime rreth vështirësive që këshilli i ka hasur rreth natyrës së funksionit të vet në kuadër të shoqërisë civile. Përgjigja i tij ndaj kësaj u pasqyrua në statutin e tij të ri të 6 dhjetorit 20171. Sidoqoftë,dobiaeKëshillitnëpërmbushjen e mandatit të tij dhe sigurimin e një lidhje efektive midis Qeverisë së Kosovës, komuniteteve të Kosovës dhe institucioneve përkatëse publike nuk është aspakepërcaktuar;pjesëmarrjaekomunitetevejoshqiptaretëKosovësnëprocesine vendimmarrjes është thelbësore dhe për këtë arsye roli i Këshillit nuk mund të nënvlerësohet.

Ky projekt hulumtues synon të bëjë një vlerësim institucional të Këshillit, duke parë sfidat strukturore të institucionit, administrimin e tij financiar dhe përmbushjen e mandatit të tij. Në këtë frymë, janë dhënë sugjerime për funksionimin e përmirësuar të këshillit ashtu që të përmbushë në mënyrë më efektive mandatin e tij dhe të veprojë në interes të komuniteteve që i përfaqëson. Ky hulumtim përfshinte një hulumtim të plotë të dokumentacionit duke bërë një përmbledhje gjithëpërfshirëse të hulumtimeve ekzistuese dhe statistikave mbi Këshillin. Po ashtu, intervistat u kryen si me anëtarët e tanishëm ashtu edhe me ish anëtarët e KKK-së, përveç përfaqësuesve të komuniteteve të Kosovës, për të marrë deponime të dorës së parë për funksionimin e këshillit dhe marrëdhëniet e tij me individët për të cilët thuhet se përfaqëson.

2. FORMIMI I KËSHILLIT

KKK-ja, si organ jozyrtar, fillimisht filloi të punojë me delegacionin e Kosovës për Bisedime për Statusin të emëruar nga Qeveria e Kosovës bazuar në planine Ahtisaari për rregullimin e statusit të KKK-së në vitin 2005 dhe ishte i përbërë nga përfaqësues të komuniteteve jo-shqiptare. Këshilli ka siguruar një kornizë për avokim dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë, kështu e ka zhvilluar sistemin e akteve kushtetuese dhe ligjore për të siguruar mbrojtjen e plotë të drejtave individuale dhe të drejtave të komuniteteve për përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë. Korniza që Këshilli e ka ofruar gjatë bisedimeve për statusinkashpjertekhartimiiLigjitpëravancimindhembrojtjenetëdrejtavetëkomuniteteve dhe përfaqësuesve të tyre, të miratuar ne vitin 2008.2

KKK-jauformuanëbazëtënenit60tëKushtetutëssëKosovës,nenit12tëLigjipër Komunitete3.LigjipërKomuniteteundryshuadheuplotësuamëtejnë20114. Këshilli u formua zyrtarisht me dekretin e Presidentit në 15 shtatorit 2008.5

1. Statuti i Këshillit Konsultativ për Komunitete, Prishtinë, 06Dhjetor 2017http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/STATUTI-SHQ.pdf

2. ZyraePresidentit,HistoriaeKKKhttp://www.ccc-rks.net/index.php/perne/historia3. LigjiNr.03/L-047aGazetaZyrtareeKosovës/Prishtinë:VitiIii/Nr.28/04Qershor2008https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2531

4. LigjiNr.04/L-020PërNdryshimindhePlotësimineLigjitNr.03/L-047PërMbrojtjendhePromoviminetëDrejtavetëKomunitetevedheAnëtarëvetëtyrenëKosovëGazetaZyrtareeKosovës/Nr.29/27Dhjetor2011,Prishtinëhttps://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2791

5. ZyraePresidentit,HistoriaeKKKhttp://www.ccc-rks.net/index.php/perne/historia

Page 8: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

8 Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

3. ORGANIZIMI

Këshilli Konsultativ për Komunitete është mekanizëm i nivelit qendror i cili siguron këmbim-komunikimi të rregullt ndërmjet komuniteteve dhe qeverisë. Po ashtu, Këshilli u siguron komuniteteve pakicë të Kosovës mundësinë për të komentuar në fazë më të hershme mbi nismat legjislative ose politike që mund të përgatiten nga qeveria, të sugjerojnë nisma dhe të kërkojnë përfshirjen, si dhe të përfshijnë pikëpamjet e tyre në projektet dhe programet përkatëse .

Statuti i Këshillit Konsultativ përKomunitete rregullonorganizimin, funksionimindhepërgjegjësitëeKëshillit.Gjatëgjithëmandatittëtij,KKK-javepronsinjëkëshilli pavarur nën autoritetin e Presidentit dhe miraton vendime, rekomandime ose ndërmerr veprime, megjithatë, këto nuk i atribuohen Presidentit të Kosovës.

Mandati i këshillit, i cili është pjesë e nenit 60 (3) të Kushtetutës së Kosovës, përfshin:

Sigurimiimekanizmaveqëveprojnësinjëlidhjekryesoremidiskomunitetevedheqeverisë;dukeudhënëkomunitetevemundësinëpër tëkomentuarparaprakishtmbi nismat legjislative ose politikave që harton qeveria në mënyrë që qeveria të mund të marrë iniciativa dhe të përfshijë pikëpamjet e komuniteteve në projekte dhe programe përkatëse.6

KKK-ja promovon dhe mbështet barazinë e komuniteteve në Kosovë në fusha si jeta publike dhe vendimmarrja duke bërë rekomandime për komunitetet tek Qeveria dhe institucionet e tjera përkatëse të Kosovës. Funksionet e këshillit konsistojnë në ndihmën, organizimin dhe artikulimin e pikëpamjeve të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre në lidhje me legjislacionin, politikat publike dhe programet që janë të rëndësishme për ta; sigurimi i qasjes për komunitetet për tëmarr pjesënë vlerësimin e të bërit të programeve dhe strategjive që janë të rëndësishme për ta; dhënia e rekomandimeve përderisa Buxheti i Kosovës është duke u hartuarnëmënyrëqë tëpërfshijë interesate komuniteteve; bën raportepërQeverinëeKosovës të cilat adresojnë mekanizmat ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut që çojnë në rritjen e ndërgjegjësimin për shqetësimet që kanë komunitetet brenda territorit të Kosovës dhe marrin pjesë në harmonizimin e marrëdhënieve midis të gjitha komuniteteve brenda Kosovës. 7

Këshilli ka njëzet e shtatë (27) anëtarë të cilët emërohen nga Presidenti i Kosovës nëpërputhjemeLigjin.Anëtarët janëpërfaqësuestë tëgjithakomunitetevedhepërfaqësuestëQeverisë,Zyrësdheagjencivetëtjerapërkatëse,përfshirë:

6. Statuti iKëshillitKonsultativpërKomunitete,neni6http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/STATUTE-ENG.pdf

7. Statuti iKëshillitKonsultativpërKomunitete,neni7http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/STATUTE-ENG.pdf

Page 9: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

9Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

• Dy(2)përfaqësuestëkomunitetitRom,dy(2)përfaqësuestëkomunitetitEgjiptian,dy(2)përfaqësuestëkomunitetitAshkalidhedy(2)anëtarëtëkomunitetitGoran;

• dy(2)përfaqësuestëkomunitetitMalazez;• një (1) përfaqësues nga secila komunitet i përmendur më lart mund të jetë deputetiKuvendit;

• tre(3)përfaqësuestëkomunitetitBoshnjak;• tre (3) përfaqësues të komunitetit Turk, prej të cilëve një (1) prej tyre mund të jetë deputetiKuvendit;

• pesë(5)përfaqësuestëkomunitetitSerb,prejtëcilëvedy(2)prejtyremundtëjenë deputetë të Kuvendit. 8

KëshillikanjëpërfaqësuestëlartëtëZyrës,sidhetre(3)përfaqësuestëlartëtëQeverisë të cilët emërohen nga ministria9 ose Agjencitë qeveritare që janë relevante dhe kanë rëndësi për komunitetet.10

Anëtarët e KKK-së duhet të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre të përcaktuara në mandatin e këshillit, përveç pjesëmarrjes në mbledhjet e këshillit që shqyrtojnë çështjet në përputhje me statutin e këshillit. 11

Mbledhjet e këshillit caktohen nga Kryesuesi i KKK-së, i cili në përgjithësi i organizon dhe është përgjegjës për punën e këshillit, dhe garanton zbatimin e vetë statutit të këshillitdhelegjislacionitpërkatësnëfuqi.Kryesuesimenaxhonkomunikiminmepublikun në kuadër të detyrave të tjera.12

Sekretariati i KKK-së organizon veprimtarinë e këshillit, administron buxhetine këshillit, mbështet funksionalizimin e dhënies së kontributit të këshillit në projektligjet dhe komentet për dokumentet e politikave që harton Qeveria. Po ashtu, sekretariati,përveçpërkrahjessëKKK-sëpërmesZyrëssëPresidentittëKosovës,ështëpërgjegjëspërmarrëdhënietmepublikun.Sekretariati ikëshillitmerretmeçështjet administrative ndërsa i përgjigjet dhe raporton drejtpërdrejt Presidentit.13

8. StatutiiKëshillitKonsultativpërKomunitete,neni11http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/STATUTE-ENG.pdf

9. StatutiiKëshillitKonsultativpërKomunitete,neni11http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/STATUTE-ENG.pdf

10. StatujaeKëshillitKonsultativpërKomunitete,neni18.5dhe18.6http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/STATUTE-ENG.pdf

11. StatutiiKëshillitKonsultativpërKomunitete,neni15http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/STATUTE-ENG.pdf

12.StatutiiKëshillitKonsultativpërKomunitete,neni13http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/STATUTE-ENG.pdf

13.StatutiiKëshillitKonsultativpërKomunitete,neni21http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/STATUTE-ENG.pdf

Page 10: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

10 Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

4. DOMOSDOSHMËRIA E KËSHILLIT DHE MEKANIZMAT E KONSULTIMIT NË KONTEKSTIN NDËRKOMBËTAR

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe fraksioneve të shteteve evropiane, njënevojë e perceptuar për përfaqësim efektiv dhe pjesëmarrje të pakicave kombëtare, duke manifestuar të drejtën e pjesëmarrjes efektive në jetën publike rezultoi në dokumentin e Kopenhagës14 Dokumenti i Kopenhagës pohon se Shtetet duhettë rregullojnë dhe organizojnë mekanizmat konsultativ që sigurojnë përfshirjen e organizatave të pakicave në procedurat e vendimmarrjes së një shteti. Këto organe këshilluese të formuara nga shteti brenda institucioneve kompetente shërbejnë si bosht për komunikimin midis organeve qeveritare dhe pakicave kombëtare.15

Organizimi i KKK-së në Kosovë mund të konsiderohet si një nga tre modelet kryesore për trupa konsultativ për organizmin Evropian të konsultimeve me minoritetet. Këshilli i Evropës rregullon mekanizmat funksionalë të një organi konsultativ në nivel qendror, me konsultimin si një prej tyre. Modeli që reflekton KKK i Kosovës konsiderohet ‘modeli i dytë’, në të cilin këshilli këshillues/konsultativ vendoset rreth një përfaqësuesi të rangut të lartë të qeverisë, i cili shpesh vendoset në zyrën e Presidentit, siç është rastimekëshillineKosovës.Saipërketanëtarëvetëmekanizmitkonsultativ,dotëpërbëhej nga përfaqësues qeveritarë si dhe grupe përfaqësuese të pakicave, duke bërë të mundur sigurimin e qasjes tek figurat me ndikim në qeveri.16

Këshilli konsultativ për komunitetet bazohet në kushtetutë dhe ka përfaqësim qeveritar brenda vete. Megjithatë, veprimtaria në të cilën merr pjesë KKK-ja organizohet dhe drejtohet nga anëtarët, të cilët janë pjesë e komuniteteve pakicë. Ky strukturim bën që zëri i bashkësive që jetojnë në territorin e Kosovës të dëgjohet. Në takime ka një përfaqësues nga zyra e Presidentit që vepron si lidhje e vazhdueshme që siguron se qeveria është e pranishme në zhvillimin e punës së KKK-së. Kjo metodë e punës përmendet në konsultimet Organizimet në lidhje me pakicat kombëtare nga Mark Weller si praktikë efikase dhe e mirë që rezulton në konsultime adekuate të pakicave.17 Megjithëse puna e këshillit është e organizuar nga anëtarët, e udhëhequr nga kryesuesi i KKK-së, përfaqësimi i fuqishëm qeveritar i pranishëm gjatë këtij procesi do të sigurojë njohje të theksuar të reputacionit të këshillit. 14.Dokumenti iKopenhagësiOSBE-sëiKonferencësmbiDimensioninNjerëzortëvitit1990ështënën-shkruarngaShteteteKonferencëspërSigurinëdheBashkëpuniminnëEvropë(CSCE),Austri,Belgjikë,Bullgari,Kanada,Qipro,Çekosllovakia,Danimarka,Finlanda,Francë,RepublikaDemokratikeGjermane,RepublikaFederaleeGjermanisë,Greqia,SeliaeShenjtë,Hungaria,Islanda,Irlanda,Italia,Lihtenshtajni,Luksemburgu,Malta,Monako,Holanda,Norvegjia,Polonia,Portugalia,Rumania,SanMarino,Spanja,Suedia,Zvicra,Turqia,BashkimiiRepublikaveSocialisteSovjetike,MbretëriaeBashkuar,ShteteteBash-kuara të Amerikës dhe Jugosllavia https://www.osce.org/odihr/elections/14304?download=true

15. Organizimet e Konsultimit në lidhje me Pakicat Kombëtare, Marc Weller, Komiteti i Ekspertëve të Këshillit të Evropës për çështjet që kanë të bëjnë me Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, 2006

16. Organizimet e Konsultimit në lidhje me Pakicat Kombëtare, Marc Weller, Komiteti i Ekspertëve të Këshillit të Evropës për çështjet që kanë të bëjnë me Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, 2006

17. Organizimet e Konsultimit në lidhje me Pakicat Kombëtare, Marc Weller, Komiteti i Ekspertëve të Këshillit të Evropës për çështjet që kanë të bëjnë me Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, 2006

Page 11: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

11Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

5. PROBLEMET

Raporti i OSBE-së për performancën dhe ndikimin e Këshillit Konsultativ përKomunitete theksoi disa sfidame të cilat përballetOSBE-ja nëmandatin2015-2016; disa nga këto sfida mbesin akoma të pranishme. Hulumtimi i OSBE-sëtregoi se anëtarët e komuniteteve që përfaqësohen brenda këshillit kanë njohuri në përgjithësi të ulët ndaj legjislacionit, politikave publike dhe programeve të rëndësishmepërkomunitetet.Bazuarnëhulumtiminnë fjalëduketsekanevojëpër një komunikim më të mirë nga KKK-ja dhe konsultime të rregullta me anëtarët e komuniteteve.18

Sa i përket lidhjeve midis KKK-së dhe institucioneve të Kosovës, emërimi dhepjesëmarrja e anëtarëve që përfaqësojnë institucionet si anëtare të përhershme të këshillit duket se është problem. Kjo shërben për të treguar se njohuritë/ndërgjegjësimi dhe ndikimin i KKK-së në institucionet e Kosovës nuk është në nivelin në të cilin e ka potencialin për të qenë.19 Prania e këtyre anëtarëve gjatë takimeve dhe aktiviteteve të këshillit do të ndihmonte në pasqyrimin e punës së institucioneve të Kosovës. Nëse këta anëtarë në fjalë që kanë qasje në këshill dhe institucionet nuk marrin pjesë në mënyrë të plotë atëherë kjo ndikon në ndërgjegjësimin e këshillit brenda institucioneve, duke e bërë punën e këshillit të vështirë për të qenë me ndikim dhe e dukshme.

Megjithëse përmes legjislacionit këshilli është rregulluar në mënyrë të qartë ka ende disa çështje që bëjnë të vështirë funksionimin efikas të KKK-së në përmbushjen e kapacitetit potencial që mbartë. Gjatë mbledhjeve të këshillit, vijueshmëria e anëtarëve të qeverisë është në jo e njëtrajtshme, gjë që e zvogëlon fuqinë ndikuese të takimeve. Kryesuesi aktual i këshillit ka deklaruar se duhet të ketë menaxhim më të mirë të këshillit, që është indikator i nevojës për shpërndarje të kompetencave në mënyrë më koherente. Mungesa e burimeve njerëzore ndikon në punën e këshillit, gjë që më pas e vë theksin në buxhet. Ashtu që KKK të mund të ushtrojë potencialin qëekanëmënyrëtëplotëduhettëketëkapacitetefinanciaremëtëmira.Saipërketkomunikimit të Këshillit me Komunat në Kosovë dhe anëtarëve të komuniteteve që Këshilli i ka për target, komunikimi duhet të jetë më efikas në mënyrë që të ketë ndërgjegjësim për shqetësimet që komunitetet kanë . Për më tepër, ekziston nevoja për ndërgjegjësimin/njoftim rreth ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi20Gjatëintervistave me KKK-në, është thënë se anëtarët e komuniteteve shpesh nuk ishin të pasigurt për të drejtat e tyre si qytetarë të Kosovës.21

18 Performanca dhe Ndikimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete 2015-2016, Faqe 4 https://www.osce.org/mission-in-kosovo/362846?download=true

19 Performanca dhe Ndikimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete 2015-2016, Faqe 4 https://www.osce.org/mission-in-kosovo/362846?download=true

20 LigjiNr.05/L-021GazetaZyrtareeKosovës/Nr.16/26Qershor2015,Prishtinëhttps://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=10924

21 Intervistë me kryesuesin e KKK 24/04/2019

Page 12: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

12 Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

5.1 Mos përgjigjja nga institucionet qeveritare

Sipas nenit 7 të Statutit të KKK-së, Këshilli ka për mandat që të shkëmbejëinformacione me organet përkatëse qeveritare dhe institucionet e tjera dhe të bëjë rekomandime në interes të komuniteteve të Kosovës. Institucionet publike që pranojnë rekomandime të tilla janë të detyruara ligjërisht të japin një përgjigje të arsyeshme brenda një periudhe prej një (1) muaji. Megjithatë në praktikë kjo nuk respektohet: në masë të madhe institucionet nuk përgjigjen brenda periudhës kohore dhe shpesh nuk përgjigjen fare.22 Kjo është e paligjshme23;përmë tepër,kjo përbën një pengesë të madhe në përmbushjen e mandatit të Komisionit, pra e bën margjinalizimin e komuniteteve të Kosovës njëjtë sikurse përfshirjen e tyre në proceset e vendimmarrjes publike.

Pa marr parasysh gabimet brenda procesit të rekomandimeve, është vënë në pah nga ish dhe anëtarët aktualë të Këshillit se komunikimi dhe transparenca midis KKK-sëdheZyrëssëPresidentittëKosovësështësolide.Kjoështëpërtëupërshëndetur;KëshillioperonnënpatronazhineZyrëssëPresidentit,pormbanautonominëevet.

Këta të fundit kanë propozuar në mënyrë jo formale që Këshilli duhet të ndahet ngaZyraePresidentit.Kjogjënukduhettëinkurajohet:KKKkërkonbashkëpunimine vazhdueshëmdhe autoritetin e Zyrës sëPresidentit që të ketë ndikimbrendaqeverisëdheinstitucionevetëtjera.Sidoqoftë,përkundërkomunikimittëfortëmeZyrënePresidentit,Këshillipërballetmevështirësithelbësorenëkomunikimindhearritjen e qasjes në seksione të tjera të ekzekutivit dhe legjislativit të Kosovës.

5.2 Brengat Financiare

Këshilli herë pas here gjatë mandatit të tij është përballur me vështirësi të mëdha financiare.Nëvitin2017,këshillikishtemarrëfondeshtesë,dukerriturbuxhetinetij nga 80,000 € në 132.911 €24 në vit.

Pavarësishtrritjessëbuxhetit,funksionimiikëshillitështëendedisiikufizuarngakufizimet financiare. Veçanërisht, kapaciteti i sekretariatit do të përmirësohej nëse do të rriteshin kapacitetet financiare të këshillit. Nëse do të kishte më shumë burime që anëtarët e këshillit do të mund të përdornin për të pas qasje në më shumë trajnime, dhe për të pasur shtrirje më të mirë si tek komunitetet që i përfaqëson ashtu edhe tektëgjithëqytetarëteKosovësatëherëdotëmundtënxirrtemekanizmamëtëmirë për zbatim.

22.NënjëintervistëmeZyrtarineLartëpërKomunikimitnëKKK,zyrtarideklaroisenëntëdhjetëpërqind(90%) e rasteve, institucionet qeveritare nuk përgjigjen në rekomandimet e bëra nga KKK-ja.

23.LigjipërmbrojtjendhepromoviminetëdrejtavetëkomunitetevedheanëtarëvetëtyrenëKosovëLigjiNr.03/L-047,neni12.12http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L047_en.pdf

24.LigjipërndarjetbuxhetorepërbuxhetineKosovëspërvitin2019,faqe21https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/6DD9224D-9C40-448E-B71F-06284B8E810C.pdf

Page 13: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

13Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

5.3. Komunikimi në mes të Këshillit dhe Komuniteteve

OSBE në raportin e saj mbi Performancën dhe Ndikimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete për periudhën 2015-201625 ka gjetur një ndërgjegjësim/vetëdijesim shumë të ulët për KKK në nivelin komunal. Janë marrë në pyetje 97 përfaqësues të komuniteteve të komisionit; vetëm një e treta deklaruan se ata ishin në dijeni për mekanizmin në fjalë dhe 21 (22%) identifikuan se KKK-ja është organ konsultativ nën kujdesin e zyrës së Presidentit. Për më tepër, njohuria për anëtarët që përfaqësojnë komunitetin e tyre në KKK ishte shumë e ulët.

Burimi kryesor i komunikimit i Këshillit me komunitetet është përmes një rrjeti të OJQ-ve të akredituara që merren me çështje të komunitetit në tërë Kosovën. Përmirësime janë parë në këtë fushë: përderisa në vitin 2016 ishin 53 OJQ të tilla të akredituara aktualisht janë mbi 90. Sidoqoftë, kapaciteti e këtyre OJQ-ve për të komunikuar në mënyrë efektive me KKK-n e më këtë duke iu siguruar komuniteteve përfaqësim adekuat disi është i pazhvilluar. Mungesa e burimeve njerëzore brenda Sekretariatit të Këshillit sjell vështirësi në komunikimin efektiv me komunitetet; krijimi i kapaciteteve shtesë në trajtën e punësimit të stafit do ta përmirësonte një gjë të tillë.

5.4 Përbërja e Këshillit

Të 27-të anëtarët e Këshillit janë zgjedhur në përputhje me Statutin e Këshillit për të siguruar përfaqësimin e duhur të komuniteteve brenda Kosovës. Çdo komuniteti i është caktuar një numër vendesh përafërsisht në përpjesëtim me përfaqësimin e tij aktual brenda popullatës së Kosovës.

Barazia gjinore pasqyrohet në përbërjen e këshillit për faktin se anëtarët aktualë janë pesëdhjetë per qind (50%) femra dhe pesëdhjetë per qind (50%) meshkuj, gjë që ka një rëndësi të theksuar meqë përfaqësimi i grave nga komunitetet pakicë në proceset e vendimmarrjes është esencial. Përfaqësimi në mënyrë të barabartë i grave njëjtë sikurse burrat, veçanërisht gratë që janë anëtare të komuniteteve pakicë, ndikon në punën e këshillit duke u përqendruar dhe përfshirë të gjitha aspektet e situatave aktuale me të cilat përballen këto komunitete në territorin e Kosovës. Në javën e fundit vjetore të grave në Prishtinë, më 28 mars, Presidentja

25. 26. Intervistë me Përfaqësuesit e të KKK-së, maj 2019

Gjendja sa i përket komunikimit do të mund të përmirësohej përmes aktiviteteve shtesë në ngritjen e vetëdijes dhe organizimit brenda komuniteteve. Këshilli e ka për detyrë të takohet me përfaqësuesit e shoqërisë civile një herë në vit anëtarët e Këshillit sugjeruan gjatë një interviste për qëllimin e këtij raporti se do të ishte jashtëzakonisht e dobishme që të bënin takime më të shpeshta, për shembull të paktën dy herë në vit.26 Kjo do të mundësonte veprim më efektiv dhe dinamik nga këshilli në përgjigje të nevojave evolutive dhe ndryshuese të komuniteteve pakicë të Kosovës.

Page 14: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

14 Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

e parë femër e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi se “gratë duhet të jenë në çdo tryezë vendimmarrëse në Kosovë ... vetëm duke përfshirë perspektivat e grave dhe minoriteteve, ne mund të kemi ... politika që janë efektive dhe gjithëpërfshirëse ”. Kjo ndjenjë duhet të reflektohet veçanërisht në institucione të tilla si KKK-ja: gratë nga komunitetet pakicë të Kosovës përballen me de fakto diskriminim të dyfishtë, si gra dhe si anëtare të pakicave; kjo për shembull pasqyrohet predispozitën e rritur në të cilën ato i nënshtrohen dhunës gjinore si dhe veçanërisht normat e ulëta të punësimit në mesin e tyre.

5.5 Mandati i këshillit

6. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Këshilli Konsultativ për Komunitete është mekanizëm qenësor brenda Kosovës për të lehtësuar kontributin e komuniteteve në qeverinë e Kosovës dhe procesin e vendimmarrjes. Siç sugjerohet nga emri i tij, KKK është në qenien e vet ‘Konsultativ’ - nuk ka fuqi ekzekutive. Si organ krejtësisht/puro këshillues, funksionet e tij duhet të përmirësohen në mënyrë që Këshilli të prodhojë në të vërtetë rezultate konkrete. Prandaj, Këshilli kërkon mbështetje dhe input efektiv për të përmbushur siç duhet kapacitetet e tij.

Tani për tani Këshilli disi është i kufizuar si rrjedhojë e kufizimeve financiare dhe për shkak të komunikimit të tij me komunitetet. Investime shtesë në këshill, përveç trajnimeve dhe aktiviteteve të jashtme të ofruara nga organizatat e shoqërisë civile të pranishëm në Kosovë, do të përshpejtonte funksionimin e këshillit e në këtë mënyrë duke mbështetur zërin e komuniteteve pakicë të Kosovës.

27. Rregullore (KKK) Nr. 01/2018 Për Punen e Keshillit Konsultativ për Komunitete, Neni 9 http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/Rregullore_e_punes_KKK2018.pdf

Kohëzgjatja e mandatit të këshillit është vetëm dy (2) vite 27. Pasi që kemi folur me disa anëtarë të Këshillit, ndryshimi i anëtarëve të cilët përfaqësojnë komunitetet etnike që jetojnë në territorin e Kosovë për çdo të dytin vit duket i pamjaftueshëm. Anëtarët e këshillit janë shprehur gjatë gjithë intervistës që kemi bërë se njoftimi i plotë me funk-sionin e KKK-së është proces që merr kohë. Shumica e anëtarëve duket se ia kanë marr dorën mënyrës se si puna e këshillit shpaloset përgjatë mandatit. Një zyrtar ligjor i këshillit deklaroi se mandati i këshillit është shumë i shkurtër dhe se kërkon kohë më të gjatë ashtu që kuptohet dhe të përdoret puna e KKK-së për potencialin që e ka. Për të ndryshuar kohëzgjatjen e mandatit që ka këshilli, ligji duhet të ndryshohet. Që një ligj të ndryshohet kërkohet hartimi i një ligji të ri e i cili bëhet përmes shumë konsultimeve. Pavarësisht, zyrtari ligjor që ne intervistuam deklaroi se aktualisht nuk është përparësi të inicohet ndryshimi i kohëzgjatjes së mandatit.

Page 15: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

15Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

Rekomandimet:

• Rekomandimet e nxjerra nga Këshilli / KKK duhet të respektohen nga institucionet pranuese brenda qeverisë së Kosovës. Fakti që rekomandimet kanë marr përgjigje rrallë herë me kohë nga institucionet e Kosovës është shumë zhgënjyese28; është e paligjshme29 dhe përbën shpërfillje të pakicave të Kosovës, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Kosovës, veçanërisht Kapitullin III për të drejtat e komuniteteve dhe anëtarët e tyre. Institucionet qeveritare duhet të dëgjojnë dhe të i zbatojnë më tutje këto rekomandime. Përfshirja e komuniteteve të Kosovës brenda proceseve qendrore të vendimmarrjes është jashtëzakonisht e rëndësishme për të inkurajuar ekzistencën e Kosovës si shtet shumetnik, dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete është mekanizmi jetësor për këtë.

• Krijimi i kapaciteteve mund të ndërmerret për të forcuar potencialin e Këshillit, veçanërisht të Sekretariatit. Sekretariati aktualisht punëson 4 anëtarë të përhershëm; është e qartë se kompetencat e Këshillit dhe aftësia e tij për të përmbushur mandatin e tij do të përmirësoheshin nëse ky numër do të shtohej. Duke u përqendruar në ndërtimin e kapaciteteve, do të ketë përmirësim në organizimin administrativ të KKK-së do të rezultonte me komunikim më efikas me komunitetet që përfaqësohen në këshill. Për më tepër, do të ishte efektive për këshillin dhe organet e tij që të takohen më shpesh me komunitetet në mënyrë që të jenë të njoftuar dhe të aftë për të adresuar problemet e tyre të ndryshme.

• Trajnime të mëtejshme duhet të mbahen brenda Këshillit për anëtarët e tij për t’iu mundësuar atyre që të përmbushin rolet e tyre në mënyrë më efektive. Këshilli nuk ka fuqi ekzekutive, por në vend të kësaj mbështetet në rekomandime dhe ndërlidhje me institucionet qeveritare për t’i sjellë komunitetet në procesin e vendimmarrjes. Si i tillë, është thelbësore që Këshilli të dijë se si të hartojë rekomandime të tilla sa më efektive. Trajnimet duhet të kenë formë dypalëshe: së pari, ato mund të përqendrohen në përmirësimin e kapacitetit të KKK-së për të bashkëvepruar me komunitetet; së dyti, ata mund të përmirësojnë aftësinë e këshillit për të dhënë rekomandime dhe për angazhim në dialog me qeverinë, përmes formave të duhura. Trajnimet mund të përfshijnë gjithashtu Zyrën e Kryeministrit dhe institucionet e tjera qeveritare se si të bashkëpunojnë në mënyrë efektive me KKK-n për ta mundësuar përmbushjen e mandatit të KKK-së. Trajnimet mund të përqendrohen në procesin e përpilimit të rekomandimeve, duke rritur nivelin e njohurive për strukturat ligjore të Kosovës.

28. Në një intervistë me Zyrtarin e Lartë për Komunikim në KKK, zyrtari deklaroi se nëntëdhjetë përqind (90%) e rasteve, institucionet qeveritare nuk përgjigjen në rekomandimet e bëra nga KKK-ja.

29. dheLigji për mbrojtjen promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre në Kosovë Ligji Nr. 03 / L-047, neni 12.12 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L047_en.pdf

30. Rregullore (KKK) Nr. 01/2018 Për Punen e Keshillit Konsultativ për Komunitete, Neni 9 http://www.ccc-rks.net/images/stories/Dokumente/Ligjet/Rregullore_e_punes_KKK2018.pdf

Mandati i këshillit që zgjat dy vjet30 duhet të ndryshohet në katër (4) ose pesë (5) vjet. Nëse mandati do të ishte më i gjatë, do të kishte kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur plotësisht në funksionalizimin e këshillit dhe do të kishte kohë të

Page 16: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

16 Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

• Nga ana e institucioneve qeveritare duhet të ketë përpjekje të shtuara për të komunikuar dhe për të qenë të pranishëm në takimet që organizohen nga KKK-ja. Prania e përfaqësuesve nga institucionet në veprimtaritë e KKK-së, gjë që kërkohet, do të shpie në ndërgjegjësim më të mirë gjë që do të ndikonte në përgjegjshmërinë e këtyre institucioneve. Për më tepër, rekomandimet gjithmonë duhet të pasohen në përputhje me ligjin.31

31. dheLigji për mbrojtjen promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre në Kosovë Ligji Nr. 03 / L-047, neni 12.12 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L047_en.pdf

mjaftueshme për të rekomanduar ose zbatuar ndryshime që do ishin në dobi të komuniteteve që janë të përfaqësuara në këshill. Ndryshimi i kohëzgjatjes së këshillit do të ofronte mundësinë për t’u përcjellur më tej rekomandimet e bëra por edhe lobimi mund të bëhet në mënyrë më efikase. Të pasurit e ndjesisë dhe përvojës e cila tejkalon dy (2) vjet të procesit se si këshilli bashkëvepron me anëtarët e komunitetit dhe institucionet e tjera do të avancoj kontributin e anëtarëve të këshillit në lidhje me rolin e tyre në KKK.

Page 17: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve

17Këshilli Konsultativ për Komunitete i Kosovës në vitin 2019

7. REFERENCAT

Consultation Arrangements Concerning National Minorities, Marc Weller, Council ofEuropeCommitteeofExpertsonIssuesRelatingtotheProtectionofNationalMinorities, 2006

LigjiNr.03/L-047aGazetaZyrtareeKosovës/Prishtinë:VitiIii/Nr.28/04Qershor2008 https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2531

Ligji Nr. 04 / L-020 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.03 / L-047 PërMbrojtjendhePromovimine tëDrejtave tëKomunitetevedheAnëtarëve të tyrenëKosovë,GazetaZyrtareeKosovës/Nr.29/27Dhjetor2011,pristinahttps://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2791

ZyraePresidentit,HistoriaeKKK-sëhttp://www.ccc-rks.net/index.php/perne/historia

LigjiNr.05/L-021GazetaZyrtareeKosovës/Nr.16/26qershor2015,Prishtinëhttps://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=10924

ZyraePresidentit,HistoriaeKKK-së http://www.ccc-rks.net/index.php/perne/historia

Performanca dhe Ndikimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete 2015-2016, Faqe 4 https://www.osce.org/mission-in-kosovo/362846?download=true

StatutiiKëshillitKonsultativpërKomunitete

Page 18: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve
Page 19: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve
Page 20: KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE I KOSOVËS NË … Kosovos Consultative Alb.pdf• Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) - anëtare e Koalicionit ... komuniteteve