24

KU SHKOJNË KOSOVARËT, - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Migracioni.pdf · Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dëshiron të falenderojë Departamentin për

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

KU SHKOJNË KOSOVARËT, PSE N’KOSOVË NUK RRINË?

Autorë:Lumir Abdixhiku, Alban Hashani dhe Gent Beqiri

© 2014 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur

Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Publikuar nga:Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të HapurImzot Nikë Prelaj, Nr. 13, 10 000 Pristina

Kosovë

Për më shumë informata:[email protected]

PËRMBAJTJE

I. HYRJE 3

II. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME 4

III. METODOLOGJIA E STUDIMIT 9

IV. REZULTATET E ANKETËS 11 Profiliipërgjithshëm 11 Ikja dhe qëndrimi 14 Perspektiva pas kthimit 17

V. KONKLUZIONE 19

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dëshiron të falenderojë Departamentin për Re-integrim në Ministri të Punëve të Brendshme për mbështetjen dhënë realizimit të

kësaj ankete

5

Ky studim, i financuar dhembështetur ngaFondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), ka për qëllim të analizojë dhe skanojë emigruesit e shkuar dhe ata potencial nga Kosova.

Në vijë me ngjarjet e fundit në vend, të ndërlidhuramefluksinemadhtëlargimevenga Kosova, KFOS ka parë të arsyeshme nevojën e intervistimit dhe analizimit të të dhënave të marra nga emigruesit e tanishëm. Një analizë e tillë do të mundësonte gjetjen e emëruesit të përbashkët të emigruesve kosovarë, e që ndërlidhet kryesisht me arsyet e largimit, financimin dhe format elargimit, qëndrimin në emigrim, kthimin dhe perspektivën pas kthimit.

Për këtë qëllim, ekipi hulumtues i këtij raporti, ka përpiluar një pyetësor i cili u është shpërndarë 100 respondentëve – të gjithë të riatdhesuar në Kosovë. Gjetja e respondentëve ëhstë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës (MPB). Pyetësori është hartuar me qëllim të marrjes së informacioneve relevante mbi karakteristikat e emigruesve – siç janë mosha, lokacioni, gjinia apo niveli i edukimit; statusin ekonomik – nëpërmjet gjetjes së të ardhurave mujore personale dhe të familjes së emigruesit; çështjet e ndërlidhura me burimet e financimit tëlargimit; destinacionet e emigruesve – nëpërmjet gjetjes së lokacionit fillestar

dhe (nëse ndryshe) shtetit përfundimtar të emigruesit; gjetjen e përparësive eventuale që shtetet e zgjedhura kanë pasur në vendimin e emigruesve; punësimin gjatë largimit, dërgesën e parave gjatë qëndrimit e pranuesit potencial të këtyre mjeteve; si dhe kthimin në Kosovë – vullnetar ose jo – bashkë me perspektivën për ikje pas gjithë eksperiencës së bërë.

Objektiv i veçantë i studimit është edhe gjetjaeprofilittënjëemigruesipotencialngaKosova; gjetje kjo që do të buronte nga të dhënat e grumbulluara prej respondentëve e që në thelb japin një mesatare të gjithmbarshme dhe me potencial përgjithësues tek një popullacioni i gjerë. Nëpërmjet gjetjes së profilit potencial – apomë tëmundshmit–studimi dhe akterët e tjerë të interesuar, mund të nxjerrin konkluzione mbi pritjet eventuale për të ardhmen.

Gjithashtu, informacionet e nxjerra në këtë studim do të kontribuojnë në hartimin e politikave nacionale për adresimin e problemeve të emigrimit.

Ky studim është i ndarë në pesë seksione. Pas hyrjes, si seksion i parë, në seksionin e dytë do të ofrojmë informacione gjeneralë bazuar në të dhënat e institucioneve shtetërore të Kosovës që janë mbledhë sëfundmi. Në seksionin e tretë do të japim informacione të përgjithshme rreth procesit të anketimit,

I. HYRJE

6

mostrimit dhe përpunimit të të dhënave të anketës. Informacione tjera shtesë mbi procesin e anketimit mund të ofrohen nga hartuesit dhe KFOS për secilin me interes. Seksioni i katërt bën interpretimin e rezultateve të anketës duke u ndarë në tri faza,atë tëprofilit tëemigruesit, largimiteqëndrimit jashtë, dhe kthimit e perspektivës pas kthimit të emigrantëve. Seksioni i fundit konkludon.

7

Kosova ka një traditë të gjatë të mobilitetit të popullatës. Emigrimi nga Kosova ka ndjekur një trajektore të veçantë e cila është pasqyrim i sfondit të saj historik. Emigrimet e qytetarëve nga Kosova në vende të ndryshme të botës mund të gjurmohen shumë herët, megjithatëfilluarngapjesaedytëeshekullittëkaluarkyemigrimmundtëklasifikohetnëtre etapa të përgjithshme. Së pari, periudha nga fillimi i viteve 60 deri në fundin eviteve 80. Etapa e dytë gjatë viteve 90 dhe e cila kulmoj gjatë periudhës së luftës. Dhe së fundi, etapa e pasluftës e tutje. Studimi aktual, ka për qëllim që të fokusohet vetëm në profilizimin e një pjese të emigrantëvetë periudhës së fundit, megjithatë është me rëndësi të evidentohen disa dallime qenësore.

Karakteristikat e emigrantëve ndërmjet valëve të ndryshme të emigrimit të cekura më sipër kanë ndryshuar ndjeshëm. Personat të cilët janë larguar nga Kosova gjatë etapës së parë kanë qenë para se gjithash të rinj, kryesisht meshkuj, me shkathtësi të ulëta nga zonat rurale apo nga zonat më të varfra urbane. Megjithatë, në etapën e dytë, si pasojë e rrethanave politike në vend, posaçërisht pas suprimimit të autonomisë dhe futjes së mesave të dhunshme, e karakterizuar me largimin masiv nga puna të profesionistëve dhe paralizimin i sistemit arsimor dhe së fundi nga pasojat e luftës, pjesëmarrja e emigrantëve me përgatitje më të lartë profesionale është rritur ndjeshëm.

Për pasojë, profili i emigrantëve kosovarpas kësaj periudhe është bërë shumë më heterogjen. Gjatë periudhës së pasluftës, të dy grupet kanë vijuar emigrimin nga Kosova. Emigrantët me shkathtësi dhe përgatitje të ulëta profesionale kryesisht kanë përdorur kanalet ilegale të emigrimit, përderisa studentë dhe persona me shkathtësi më të larta janë larguar kryesisht për të studiuar jashtë vendit apo për qëllim punësimi në mënyrë të rregullt. Megjithatë, grupi i fundit është jashtë fokusit të kësaj analize.

Përderisa Kosova tani konsiderohet një vend i sigurt nga Bashkimi Evropian, mundësia për të emigruar në këto vende është minimale. Për pasojë, kanalet ligjore të emigrimit janë shumë të vogla dhe kufizohen kryesisht nëemigrim për qëllim të bashkimit familjar1. Të gjendur para një situate të tillë, emigrantët potencial detyrohen të shqyrtojnë mundësinë e largimit nga Kosova përmes kanaleve ilegale2. Për shkak të statusit të tyre ilegal, shumica e këtyre emigrantëve nuk arrijnë të integrohen në vendet mikpritëse. Për më tepër, një pjesë domethënëse e tyre zihen dhe më pas riatdhesohen në Kosovë në bazë

1 Për individë me shkathtësi apo përgatitje të lartë profesionale ekzistojnë ende edhe kanale tjera, megjithatë, siç u tha më sipër, ky grup është jashtë fokusit të analizës. Sidoqoftë, edhe brenda këtij kontingjenti, parashihet që të ketë rritje të emigrantëve potencial për shkak të perspektivës më të madhe në tregun e punës së vendeve mikpritëse.2 Sa i përket emigrantëve potencial, studime të ndryshme në Kosovë kanë raportuar se një përqindje e madhe e qytetarëve kosovar planifikojnë të largohen nga vendi. E njëjta gjëkonfirmohetedhenëkëtëanalizësiç ilustrojnë tëdhënatnëseksionet në vijim.

II. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

8

të obligimeve që dalin nga marrëveshjet bilaterale dhe rajonale të nënshkruara nga qeveria e vendit me vendet mikpritëse. Riatdhesimi dhe riintegimi i emigrantëve të kthyer paraqet një sfidë të madhe përinstitucionet e Kosovës. Përderisa qeveria zotohet që të krijoj kushte për riintegrim të qëndrueshëm të të riatdhesuarave, situata nëterren(ekonfirmuaredhengatëdhënateprezantuara në seksionet në vijim) rezulton të jetë ndryshe. Të riatdhesuarit mbetën kategoria më e ndjeshme dhe riatdhesimi në masën më të madhe është shndërruar në një fazë transitore gjatë së cilës këta persona hulumtojnë kanale tjera që të largohen sërish nga vendi. Për qëllim të këtij hulumtimi, autorët kanë pasur në dispozicion nga MPB-ja të dhënat e të riatdhesuarve të cilat janë ilustrative për të profilizuar emigrantët. Nga këto tëdhëna, rezulton se prej kontingjentit të gjithëmbarshëm të të riatdhesuarve, mbi 95 % janë të larguar pas viteve 2000. Për më tepër, rreth 75 % e të riatdhesuarve kanë migruar gjatë viteve 2011 deri 2013, përderisa shumica dërmuese e tyre janë riatdhesuar jo me vullnetin e tyre. Sa i përket profilit të të riatdhesuarve, tëdhënat tregojnë se shumica dërmuese e tyrejanëmeshkuj,prejtëcilëvevetëm6%janëfemra. Vetëm rreth një % e të riatdhesuarve kanë shkollim të lartë (fakultetin apo studimet pasuniversitare); gjysma e tyre kanë të përfunduar shkollën e mesme, ndërsa pjesa tjetërkanëtëpërfunduarshkollënfilloreapo

nuk kanë të kompletuar as edhe shkollën fillore.Njëraportitillëipërgatitjesshkolloretë të riatdhesuarve është për tre herë më i ulët se raporti në nivel vendi. Personat me përgatitje të tillë shkollore dhe profesionale e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë edhe në vendet e destinimit përkundër potencialit më të madh të tregut të punës në këto vende.

Nga i njëjti burim i të dhënave rezulton se vendet të cilat prijnë listën nga ku janë riatdhesuar qytetarët kosovar janë Gjermania, Austria, Hungaria, Belgjika dhe Franca. Përveç Hungarisë, e cila kryesisht është përdorur për qëllim transiti, vendet tjera janë vende të destinimit ku emigrantët shkojnë për qëllim bashkimi familjar apo për qëllim punësimi për shkak se këto vende kanë mundësi më të madhe të absorbojnë fuqi punëtore. Megjithatë duhet cekur edhe një arsye tjetër e rëndësishme e cila është keqinformim se gjoja në këto vende ka hapësirë ligjore për të rregulluar lejen e qëndrimit.

Shumica e të riatdhesuarve janë të moshës së punës ndërsa një pjesë shumë e vogël e tyre janë të mitur apo në periudhë të pensionimit. Në kushtet kur ekonomia performon nën potencialin e saj dhe nuk arrin të akomodoj fuqinë punëtore, emigrimi i kësaj të fundit shndërrohet në opsionin e vetëm, edhe pse gjasat për të gjetur punë përmes kanaleve ligjore jashtë vendit janë pothuajse zero përderisa mundësitë për tu kapur rrugës gjithashtu janë shtuar ndjeshëm.

9

E rëndësishme gjithashtu është të cekët përbërja etnike e të riatdhesuarve. Përderisa ka emigrantë nga të gjitha grupet etnike, në veçanti dy grupe krijojnë afërsisht rreth 95 % të tëriatdhesuarve:shqiptarët merreth 68% si dhe komunitetet Romë/Ashkali/Egjiptas me mbi 25 %, prej të cilëve vetëm pjesëtarë të komunitetit romë janë rreth 19 %. Pjesëtarët e kombësive tjera kanë përbërje dukshëm më të ulët.

Sa i përket periudhës së emigrimit, të dhënat rezultojnë se nuk ka ndonjë sezonalitet të theksuar megjithatë vërehet një ulje e nivelit të emigrimit gjatë periudhës së dimrit. Ndërsa në pikëpamje të shtrirjes rajonale prej nga vijnë të riatdhesuarit, ka një shpërndarje të ngjashme nëpër tërë Kosovën, megjithatë vërehet një prirje më e lartë për të emigruar nga zonat që kanë situatë më të dobët ekonomike.

10

11

Pjesa kryesore e analizës të prezantuar në këtë dokument ndërlidhet me anketimin e individëve të cilët kanë emigruar për një kohë të caktuar e që janë kthyer në Kosovë për shkaqe të ndryshme. Anketa ka pasur për qëllimidentifikiminearsyevedheshkaqevetëemigrimitsidheidentifikiminefaktorëvetjerë relevantë të emigruesve.

Njësi e anketimit kanë qenë personat e riatdhesuar nga vende të ndryshme të Evropës. Hulumtimi ka përfshirë rreth 100 respondentë nga të gjitha regjionet e Kosovës, të cilët janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga popullacioni me 3700 persona të riatdhesuar. Kjo bazë e të dhënave është siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Mbledhja e të dhënave është bërë nëpërmjet intervistimit me telefon. Instrument i anketimit ka qenë pyetësori anketues, i cili është hartuar nga ekipi për implementimin e projektit. Zbatimin e anketimit e kanë bërë një ekip hulumtuesish të pavarur të përzgjedhur nga ekipi hulumtues dhe KFOS.

Për zbatimin e hulumtimit është organizuar trajnimi dy ditor me hulumtuesit, i cili ka pasur qëllim që t’i njoftojë ata për rëndësinë e hulumtimit, përmbajtjen e pyetësorit, mënyrën e kontaktimit me respondentët, mbledhjen e të dhënave dhe realizimin teknik të hulumtimit. Pas mbledhjes së të dhënave,

është bërë kontrollimi logjik i çdo pyetësori. Ndërkaq bartja dhe përpunimi i të dhënave është bërë në programet softuerike Excel dhe SPSS.

Mostra është zgjedhur me stratifikim tëdyfishtë; sipas regjioneve dhe mënyrës sëkthimit të personave të riatdhesuar. Bazë për shpërndarjen e mostrës sipas stratifikimitka qenë baza e të dhënave e siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Gjithashtu bazë për përcaktimin e mostrës ka shërbyer %ja e pjesëmarrjes së këtyre personave sipas komunave dhe regjionit në këtë regjistër.

III. METODOLOGJIA E STUDIMIT

12

13

Gjendja ekonomike, e shtyrë nga niveli i lartë i papunësisë, të ardhurat e pamjaftueshme e nga kushtet e rënda të jetesës në familje, është dhënë si arsyeja kryesore prapa migrimit të kosovarëve nga vet respondentët. Rreth 70% e të anketuarve kanë deklaruar se është mu situata e rëndë ekonomike e tyre dhe familjes së tyre që ka shtyrë ata të emigrojnë. Një pjesë konsiderueshëm më e ulët e emigrantëve, rreth 13% kanë parë pasigurinë politike dhe personale si arsye për largim; ndërkaq rreth 13% e të anketuarve ishin larguar nga Kosova për arsye shëndetësore dhe personale. Një numër shumë më i vogël, rreth 4% e të anketuarave, kanë deklaruar bashkimin familjar si arsye kryesore. Nga vlerësime si këto bëhet e qartë se janë kryesisht arsyet ekonomike e të mirëqenies ato që shtyjnë kosovarët të ikin nga vendi.

Fig. 1 Arsyet e emigrimit

Gjetja bëhet edhe më pak befasuese kur analizohen parametrat e punësimit dhe të ardhurave mujore për familje apo/dhe për anëtarë të familjes së emigrantëve. Në fakt, pjesa më e madhe e emigruesve, rreth 77%, ishin të papunë gjatë kohës sa

jetonin në Kosovë. Për më tepër, nga kjo %je e të papunëve, rreth 61% deklaroninse nuk kishin asnjë anëtar tjetër të familjes së tyre të punësuar. Ky grup i të papunëve dhe i karakterizuar nga familje me gjithë anëtarët e tjerë si të papunë, përbën njëkohësisht dhe grupin më dominues të emigrantëve kosovarë. Në të vërtetë, aspak më e mirë nuk del të jetë edhe gjendja e të punësuarve, pra atij 23% të mbetur. Nga ta, rreth 72% nuk kishin asnjë anëtarë tjetër të punësuar nga familja. Pra thënë ndryshe, grupi i emigruesve të deritanishëm përbëhet kryesisht nga individë që ose ishin të papunë ose – në rastin më të mirë – ishin të punësuarit e vetëm në familje; duke shpërfaqur kështu dhe gjendjen e rëndë ekonomike të tyre dhe familjes së tyre para ikjes. Si rezultat i një relacioni të tillë, rreth60%e të anketuarve(nga numri i përgjithshëm) deklaronin se të ardhurat mesatare mujore të familjes së tyre ishin deri në 100 euro; përderisa 24% të tjerë deklaronin të hyra mujore për familje nga 101 deri në 250 euro .

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të gjeneruara nga censusi i vitit 2011, në Kosovë një familje esatare ka rreth 5.85 anëtarë3. Të hyrat e përgjithshme 3 Sipas rezultateve të anketës, numri mesatar i anëtarëve në familjet e të anketuarve del të jetë 5.45; pra përafërsisht njëjtë sikurse numri mesatar i derivuar nga të dhënat e censusit. Konfirmime si këto, përgjatë gjithë rezultateve tëanketës, i japin më shumë fuqi interpretimit të të dhënave dhe njëkohësisht japin më tepër konfidencë në gjeneralizmin etyre edhe për popullacion më të gjerë.

IV. REZULTATET E ANKETËS

Profili i përgjithshëm

14

mujore prej 100 euro, për një familje mesatare kosovare me 5.85 anëtarë, japin një proporcion të ulët të hyrash për një anëtarë familje (për kokë anëtari). Më saktësisht, pjesa më e madhe e emigruesve, pra rreth 60%, bëjnë pjesë në grupin e kosovarëveqëjetojnëmerreth0.60euronëditë,aponëgrupin e kosovarëve që – sipas parametrave standardë të kategorizimeve shoqërore - jetojnë në varfëri të skajshme.

Grupi i dytë i mërgimtarëve, rreth 24%, jetojnë me të ardhura mujore deri në 250 euro në muaj për familje apo me nga 1.42 euro në ditë për anëtar familje. Të njëjtit bëjnë pjesë në grupin e kosovarëve që jetojnë mu në pragun e varfërisë. Sipas ASK, në Kosovës rreth 34.5% e popullsisë jeton në varfëri, ndërkaq 12.1% në varfëri të skajshme. Të dhënat e anketës së zhvilluar tregojnë se rreth 84% e emigrantëve kosovarë vijnë nga këto dy kategori. Një relacion i tillë shpërfaqë ndryshe dhe arsyen kryesore të ikjes – pra varfërinë; kosovarët, në përshkrim të shkurtë, ikin kryesisht nga varfëria4. Në vijë të këtij diskutimi, duhet theksuar se sipas UNDP5, në Kosovë të ardhurat mujore mesatare për një familje janë rreth 450 euro; rrjedhimisht njëkosovarmesatar jetonsotme2.56euronë ditë e që është katër herë më shumë se sa pjesa më e madhe e mërgimtarëve që jetojnënëvarfëritëskajshme(60%),egati4Pjesaembeturprej16%,pratëtillëqëkishintëardhuramujore familjare mbi 250 euro e që rrjedhimisht jetonin mbi pragun e varfërisë, ishin kryesisht të punësuar (mbi 95% e tyre), dhe për më tepër në shkallën e renditjes së arsyeve të ikjes renditnin edhe arsye jofinanciare, siç janë siguria,mundësitë e martesës, problemet familjare apo dhe problemet shëndetësore.5 www.bqk-kos.org/repository/docs/Final-english.pdf

dy herë më shumë se mërgimtarët që jetojnë në pragun e varfërisë (24%).

Një karakteristikë tjetër e përbashkët e mërgimtarëve, pra përtej nivelit të të ardhurave mujore të familjeve të tyre - ishte edhe niveli i shkollimit që ata kishin. Rreth 91% e tyre ishin pa ndonjë edukim të lartë; saktësisht, rreth 43% e respondentëve kishin vetëm shkollimfillor ndërkaq 48% të tjerëishin me shkollë të mesme. Sërish, krahasuar me të dhënat e regjistrimit të mbledhura nga ASK në vitin 2011, niveli i shkollimit të mërgimtarëve është mjaft i përafërt me nivelin e shkollimit të përgjithshëm e mesatar në vend. Në Kosovë, nga 1.2 milion banorë mbi moshën 15 vjeçare, rreth 6%janë pa shkollim; 50% kanë të përfunduar vetëm shkollimin fillor; rreth 34% kanë tëpërfunduar shkollimin e mesëm; ndërkaq pjesa tjetër prej 13% kanë shkollim të lartë.

Në vijë me karakteristikat e tjera, pjesa më e madhe e mërgimtarëve ishin meshkuj, rreth 86%. Moshat më të zakonshme tëemigrantëvebininnëkufijtë25-35vjeç(mbi75% e respondentëve bënin pjesë në këtë kategori).

Për më tepër, konform karakteristikave të përgjithshme të popullacionin, 58% e tyre ishin me nacionalitet shqiptar, 24% i përkisnin komunitetit RAE (Rom Ashkali dheEgjiptian), 7.6% serb e nga 3.8% turkdhe goran; rreth 2.5% ishin boshnjak. Përputhja e karakteristikave të mostrës me karakteristikat e popullacionin, prodhon

15

siguri më të lartë të përfaqësimit dhe të gjeneralisimit të rezultateve për grupe të tjera mërgimtarësh.

Në bazë të të dhënave të lartëpërmendura, ne mundtëndërtojmëdhenjëprofiltëpërafërttë emigrantit kosovar; të atij që ka ikur nga Kosova deri më tani, dhe të atij që mund të ikë në një të ardhme të afërt. Profili kakarakteristika si këto:

Fig.2Profiliinjëemigruesipotencial

Mosha: 25-35 vjeçGjinia: Mashkull

Nacionaliteti: Shqiptar dhe RAENiveli i edukimit: < Shkollë e Mesme

Statusi i punësimit: I papunëTë ardhurat mujore familjare: < 250 €

Standardi jetësor: Varfëri/varfëri e skajshme

Pra, thënë ndryshe, migruesi potencial është kryesisht një i ri kosovar i cili është i papunë dhe për më tepër me nivelin e tij të edukimit ka gjasa të vështira në ambientin e tanishëm ekonomik të vendit të gjejë punë për të mbajtur familjen apo për të nxjerrë veten dhe anëtarët e familjes së tij nga niveli

i varfërisë në të cilën janë; si rrjedhojë ai zgjedh emigrimin.

Nëfillimtëkëtijseksioni,utheksuasesipasASK-së, në Kosovë jetojnë rreth 34.5% e popullsisë në varfëri dhe 12.1% në varfëri të skajshme. Përkthyer në numra, i bie se nga 1.7 milion banorë, rreth 580.000 kosovarë jetojnë në varfëri dhe 200.000 të tjerë në varfëri të skajshme.Bazuarnëprofilinendërtuarngaanketa e bërë, ne mund të përllogarisim dhe numrin e përafërt të kosovarëve që i përkasin këtij profil dhekanëgjasamë tëmëdhaqëtë largohen nga Kosova. Sipas të dhënave të ASK-së, në Kosovë relacioni meshkuj-femra është 51-49 në favor të të fundit. Nga numri i gjithmbarshëm prej 780.000 kosovarëve, del të jenë meshkuj rreth 390.000. Po sipas ASK-së, në Kosovë rreth 29% e banorëve bëjnë pjesë në grup moshën 25-35 vjeçare; rrjedhimisht nga 390.000 meshkuj që jetojnë në varfëri apo në varfëri të skajshme, rreth 110.000 janë në moshën e profilit tëemigruesit potencial. Në fund, po sipas ASK-së, rreth 90% e banorëve të vendit nuk kanë shkollim të lartë; duke zbritur numrin finaltë emigruesve potencial në rreth 100.000 kosovarë.

16

Huatë dhe paratë e familjes përbëjnë formën më të zakonshme të financimit të largimittë kosovarëve nga vendi. Rreth 43% e të anketuarve kanë treguar se ata kishin arritur të gjenin para hua për të gjeneruara mjetet financiare të nevojshme për njëjetë të re. Pothuajse aq, rreth 42%, ishin vetëfinancuarapoishinndihmuarngaparatëe familjes. Ky grupi i dytë i emigrantëve përfaqëson kryesisht rastet në të cilat largimi mbështetet madje dhe niset nga e gjithë familja; gjithmonë me qëllim që pas largimit, i larguari të mbështesë familjen financiarisht. Grupi i tretë, rreth 15%,përbëhet nga individë që kishin vendosur te shesin prona dhe gjëra të vlefshme për të mbështetur financiarisht ikjen. Ky gruppërbën potencialisht grupin më të vendosur për largim dhe njëkohësisht më të rënduar pas kthimit; të njëjtit me shitjen e pronave dhe pasurive të vlefshme vërtetojnë synimet për moskthim dhe njëkohësisht – pas kthimit – në situatën e re pa pronë e pasuri, mbesin në gjendje ekonomike e sociale edhe më të rëndë se sa para ikjes.

Fig. 5 Financimi i emigrimit

Gjermania (16%), Hungaria (12%), Franca(12), Suedia (12%) dhe Belgjika (10%) paraqesin pesë vendet e para – të zgjedhura

nga kosovarët si destinacion i parë pas largimit (shih Fig.3). Të pasuara nga Austria (8%), Zvicra (5%), Finlanda (5%), Sllovenia (4%) e Luksemburgu (4%) – këto vende përbëjnë dhjetëshen më të zakonshme të targetuar nga ikësit potencial si vendqëndrim i parë.

Fig. 3. Destinacioni i parë

Të njëjtat vende kanë edhe tendencë të mbeten si vendet më të preferuara për qëndrim të përhershëm ose deri në kthimin e kosovarëve (vullnetar ose jo). Në të vërtetë, pjesa më e madhe e emigrantëve, apo rreth 68%,kanëjetuarnënjështettëvetëm;pjesatjetër prej 32% kanë lëvizur tek shtetet tjera, duke ndërruar kështu dhe proporcionet e individëve nëpër këto shtete. Kështu, duke vlerësuar vendin e fundit nga ku janë kthyer kosovarët, del se (Fig. 4) Gjermania (19%) dhe Franca (19%) përbëjnë dy vendet më të zakonshme për qëndrim më të gjatë, pasuar nga Belgjika (15.2%), Suedia (9%) dhe Zvicra(6%).

Ikja dhe qëndrimi

17

Fig. 4. Destinacioni i fundit

Janë pikërisht këto vende që karakterizohen me prezencë të madhe – më të madhen realisht – të diasporës shqiptare. Sipas një ankete të Riinvest6 , pjesa më e madhe e diasporës shqiptare jeton në Gjermani, Zvicër dhe shtetet skandinave. Kosovarët, në periudha më të gjata, provojnë të përfundojnë në ambiente më të afërta me ta, siç janë regjionet e qytetet me më shumë shqiptarë. Potenciali më i madh për të gjetur punë në rrethe të tilla, si dhe afërsia me anëtarë tjerë të familjes apo grupe të tjera shoqërore të afërta, mund të jenë disa prej arsyeve prapa afrimeve si këto. Prezenca e lartë në Francë, ndërkaq, si një shtet me më pak diasporë shqiptare krahasuar me të tjerat, mund të arsyetohet me ekzistencën më liberale të ligjeve që trajtojnë emigracionin atje.

Për të vërtetuar këtë supozim, të anketuarit janë pyetur rreth arsyeve për zgjedhjen e destinacionit përfundimtar të tyre (nga ku dhe janë kthyer për në Kosovë). Përgjigjet kanë qenë të hapura, ndërkaq ekipi hulumtues i ka grupizuar ato në tri kategori. Kategoria e parë ndërlidhet me prezencën e të afërmeve të emigrantëve në këto shtete. Rreth 26% e respondentëve bëjnë pjesë në këtëkategori. Pra, çdo i katërti emigrant, zgjedh 6www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/50.pdf

destinacioninfinalpërshkaktëprezencëssëfamiljes apo të afërmëve atje.

Kategoria e dytë, me 40% të respondentëve • pra pjesa më e madhe e emigruesve• ndërlidhet me lehtësinë e marrjes sëdokumenteve të qëndrimit; pra me prezencën e ligjeve më liberale për qëndrim – siç perceptohet nga respondentët. Një vështrim mjaft interesant nga krostabulimi i kësaj kategorie me shtetin final në të cilin kanëpërfunduar emigruesit, del të jetë Franca; e cila dominon me rreth 30% të zgjedhjeve nga kjo kategori. Pra çdo i treti respondent që kadeklaruarsekazgjedhurvendinfinalpërshkak të lehtësisë së marrjes së dokumenteve të qëndrimit, ka përfunduar në Francë.

Në fund, kategoria e tretë, me 34% të respondentëve, ndërlidhet me mundësinë e punës dhe përfitimeve financiare, përfshirëdhe shëndetin e mirëqenien e emigruesve në shtete si ato. Pra, çdo i treti emigrant preferon të vendoset në shtete që kanë standard më të lartë jetese dhe mundësi më të mëdha pune.

Fig.6Arsyetedestinacionit

Pas vendosjes, punësimi do të duhej të ishte brenga kryesore e emigruesve. Në këtë vijë ekipi hulumtues ka pyetur respondentët mbi mundësinë e gjetjes së punës atje. Rezultatet tregojnë se çdo i dyti emigrues ka arritur

18

të gjejë punë në vendet ku janë vendosur. Krahasuar me normën e të papunëve – si të deklaruar para ikjes – një relacion i tillë tregon megjithatë për mundësi më të mira jetesa edhe përkundër emigrimit ilegal. Madje, rreth 48% e kosovarëve që ishin të papunë në Kosovë kanë arritur të gjejnë punë ilegale gjatë emigrimit; përderisa rreth65%e tëpunësuarvenëKosovëishintë punësuar edhe në emigrim. Gjithsesi, numra si këto tregojnë po ashtu se gjysma e emigruesve nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë punë gjatë qëndrimit jashtë. Profesionet më të zakonshme që emigrantët kosovarë i praktikonin gjatë qëndrimit të tyre ilegal ishin kryesisht profesione të zanatit, të kategorizuara rëndom si: • Ndërtimtaridhepunëfizike• Hotelieridhegastronomi• Mekanikëdheautomekanikë• Bujqësidhekopshtari

Profesione si këto, ndër të tjerash, paraqesin profile që nuk kërkojnë ndonjë aftësispecifikepërindustrimevlerëtështuar.

Proporcioni i gjetësve të punës korrespondon gjithashtu me proporcionin e atyre që kanë dërguar para në Kosovë; përkatësisht, rreth 58% e emigruesve kanë dërguar pra familjes për kohën sa ishin jashtë shtetit. Pjesa më e madhe a atyre që kanë dërguar para vijnë nga Gjermania (22%), Belgjika (20%), Austria (15%) e Zvicra (12%). Intensiteti i dërgesave ndërsa, tregon se rreth 38% e emigruesve kanë dërguar rregullisht në baza mujore para në Kosovë. Vlera mesatare e dërgesave nga ta

del të jetë diku rreth 350 euro në muaj. Rreth 50% të tjerë, në anën tjetër, kanë deklaruar se së paku një herë në vit kanë dërguar para në Kosovë; e pjesa e mbetur prej 12% kanë deklaruar të kenë dërguar më pas se një herë në vit.

Dërgesat zakonisht u janë bërë prindërve (64%) dhe shumë më pak bashkëshortes/bashkëshortit (5%), fëmijëve (8%) apo vëllait/motrës (8%); rreth 15% janë të tjerë. Vlen të theksohet se rreth 80% e parave të dërguara janë përdorur për konsum të përditshëm nga pranuesit; 3% për edukim dhe 17% janë të papërcaktuara nga respodentët.

Pjesa më e madhe e emigrantëve kosovarë, rreth 38% e të anketuarve, kanë qëndruar jashtë vendit për një periudhë kohore prej 1-3 vjet. Në një periudhë më të gjatë kohore, prej3-6vjetëshkanëqëndruar rreth25%etë anketuarve; vetëm 7.2% për më pak se 1 vjet; ndërkaq pjesa e mbetur prej 28% janë larguarpërmëshumëse6vite.Tëpaktënnëpritje, do të duhej të kishte një korrelacion pozitiv mes kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre dhe kushteve të jetesës pas kthimit; gjithmonë në favor të individëve që kanë arritur të qëndrojnë më gjatë. Pra të tillët që kanë qëndruar për periudha afatshkurta, pritet të kenë kushte dhe më të rënduara se para ikjes; veçanërisht ata që kanë marrë hua apo që kanë shitur pasuritë e tyre.

Vlen të theksohet se çdo i dyti emigrant (i anketuar) ka përfunduar në kampet e qëndrimit. Pjesa më e madhe e atyre që kanë

19

qëndruar nëpër kampe, rreth 72%, e kanë bërë një gjë të tillë në dymbëdhjetë muajt e fundit – sa për të dhënë kështu një sinjal se përqendrimi në kampe është një përvojë relativisht e re për kosovarët. Rezultatet gjithashtu tregojnë një lidhje pozitive në mes të kthimit vullnetar vs. jovullnetar me qëndrimet në kampe. Për shembull, nga numri i përgjithshëm i emigrantëve, çdo i dyti deklaron se është kthyer vullnetarisht në vend. Megjithatë, fokusimi i vullnetarizmit ose jo tek ata që kanë qëndruar nëpër kampe tregon se dy nga tre kosovarët që kanë qëndruar në kampe janë kthyer pa vullnetin e tyre në Kosovë. Thënë ndryshe, qëndrimi në kampe rritë mundësinë e kthimit jovullnetar të individëve në Kosovë – siç edhe mund të duket e pritshme.

Perspektiva pas kthimit

Pjesa më e madhe e të riatdhesuarve në Kosovë, pranojnë se nuk kanë tendencë të lëshojnë Kosovën në 6 muajt e ardhshëm(66%)–ndonësevërehetnjëtrendrënëskurpyetën për 2 vitet e ardhshme (56%). Përmë tepër, rreth 20% e të anketuarve besojnë se do të largohen në mundësinë e parë të mundshme në 6 muajt e ardhshëm. Kyproporcion rritet në 31% kur respondentët pyeten për dy vitet e ardhshme. Pra thënë ndryshe, çdo i treti i riatdhesuar beson se do të largohet në të ardhmen e afërt –deri në dy itet e ardhshme – nga Kosova 7.

7 Rreth 14% e të anketuarave nuk kanë qëndrim rreth largimit osejongaKosovapër6muajteardhshëm;erreth13%nukkanë qëndrim për deri në dy vitet e ardhshme.

Fig. 7 Largimi potencial për 2 vitet e ardhshme

Një analizë më e detajuar e atyre qe planifikojnëtëlargohenngaKosovaprodhonrezultate pothuajse identike me profilin ekosovarit që ka mërguar deri më tani. Pra, një emigrues potencial ka karakteristika të njëjta me profilin e prezantuar në fillim tëkëtij interpretimi – e që është profil i njëemigruesi mesatar të deritanishëm. Për hir të mos përsëritjes, karakteristikat e tilla nuk prezantohen dhe në këtë seksion. Arsyet e ikjes së serishme mbesin të njëjta. Për hir të krahasueshmërisë ne sërish kemi grupuar përgjigjet e hapura në katër kategori të njëjta me kategoritë e prezantuara në fillim tëinterpretimit. Pjesa dukshëm më e madhe e atyreqëplanifikojnëtëlargohenngaKosova,rreth 82%, deklarojnë se janë kushtet e rënda ekonomike të tyre dhe familjeve të tyre që i detyrojnë të mendojnë për largim. Rreth 9% e emigruesve potencial shohin arsyet shëndetësore dhe personale si motive për largim; përderisa 5% dhe 4% të mbetur shohin bashkimin familjar, respektivisht pasigurinë politike e personale si motive për largim 8.

8 Të dhënat e tanishme nuk na japin shumë siguri në gjetjen e elementeve shtesë të profilit të emigruesve potencial. Përshembull, ndër të tjerash, çdo i dyti emigrues potencial ka pasur një punë gjatë qëndrimit të mëparshëm jashtë Kosovës. Ky proporcion megjithatë nuk dallon nga mesatarja e përgjithshme e emigruesve të deritanishëm, përfshirë edhe të atyreqënukplanifikojnëlargimin.

20

Gjithsesi, duhet theksuar se vetëm 14% të emigrantëve potencial janë në gjendje të financojnë largimin e tyre jashtë vendit;63% të tjerë nuk janë, përderisa 23%kanëdeklaruar se nuk e dinë një gjë të tillë ende. Vendet më të preferuara për largim të dytë, pra të atyre që e konsiderojnë largimin si mundësi reale në dy vitet e ardhshme, janë kryesisht vendet e njëjta tek të cilat këta emigrues kanë qenë tashmë. Gjermania (16%),Belgjika(11%),Franca(9%),Suedia(9%) dhe Austria (8%) paraqesin Top 5 destinacionet më të preferuara të emigruesve potencial. Një numër i konsiderueshëm i të intervistuarëve, rreth 15%, kanë deklaruar se nuk kanë menduar ende për vendin potencial që synojnë.

Në fund fare, nga pjesa e mbetur e të riatdhesuarve që kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të përsërisin largimin ndonjëherë, rreth 17% deklarojnë se pamundësia për të gjetur punë jashtë ka dekurajuar të gjitha përpjekjet e tyre. Për më tepër, rreth 7% të tjerë shohin të ardhurat e ulëta që kanë marrë atje si të pamjaftueshme për të qenë si motiv i largimit. Rreth 50% të tjerë japin si arsye të moslargimit faktin që Kosova është vendi i tyre(26%)dhesefamiljaetyrejetonnë.

Kosovë (24%) prandaj dhe moslargimi. Dy përgjigjet si këto duhet të merren me mjaft rezervë, sidomos meqë të njëjtat ishin po aq prezente – të paktën në pritje – edhe para largimit të parë. Rreth 14% e të anketuarëve kanë deklaruar se diskriminimi (7%) dhe vetmia (7%) janë faktorë dekurajues për largim eventual.

21

Bazuar në elaborimet e bëra në seksionet e mëparshme të këtij dokumenti, në ketë seksion do të përmbledhim gjetjet kryesore të studimit; pa dhënë gjithsesi ndonjë rekomandim ose këshillë për adresimin e problemeve. Një gjë e tillë do të duhej të ishte pjesë e një elaborimi më të kompleks dhe më gjithëpërfshirës të institucioneve publike, shoqërisë civile e akterëve tjerë relevant që problemin e migrimit do ta trajtonin si pasojë e një problemi të gjithmbarshëm social e politik në vend.

Sipas të dhënave të përmbledhura në këtë studim, gjetjet kryesore janë si vijon:

• Pjesamëemadheeemigruesvekosovarëjanë larguar nga Kosova për shkak të motiveve socio-ekonomike; saktësisht, niveli i lartë i papunësisë, të ardhurat e pamjaftueshme e kushtet e jetesës në familje përbëjnë arsyen e 70% emigruesve kosovarë për largim.

• Emigruesitegjertanishmeishinkryesishtindividë të papunë ose në rastin më të mirë si të punësuarit e vetëm në familje. Pjesamëemadheetyrejetoninme0.60deri në 1.40 euro në ditë; përkatësisht në varfëri e varfëri të skajshme.

• Bazuar në të dhënat e grumbulluara tëemigruesve të deritanishëm, profili i njëemigruesi potencial ka karakteristika të moshës në mes 25-32 vjeçare, gjinisë mashkull, nacionaliteti shqiptar (dhe të

komunitetit RAE), me edukim jo të lartë edominancëtëshkollësfillore,ipapunë,dhe me të ardhura mujore nën 250 euro për familje. Kosova sot ka rreth 100.000 individëqëipërshtatennjëprofilitëtillë.

• Burimetkryesoretëfinancimittëlargimitkanë qenë huatë dhe paratë e mbledhura nga familjarët. Këto dy burime së bashku përbëjnë rreth 90% të formave të financimit.

• Gjermania, Hungaria, Franca, Suediadhe Belgjika përbëjnë vendet më të zakonshme për emigrim – të zgjedhura si destinacion të parë. Të njëjtat pak a shumë – me përfshirje dhe të Zvicrës – janë dhe destinacionet finale të mërgimtarëve.Prezenca e diasporës shqiptare atje si dhe liberalizmi vis-à-vis emigrantëve janë disa nga arsyet prapa preferencave të emigrantëve kosovarë.

• Vetëm gjysma e emigrantëve kosovarëkanë arritur të gjejnë punë gjatë qëndrimit jashtë. Pjesa dukshëm më e madhe e tyre kanë punuar në profile që nuk kërkojnëndonjë përgatitje të lartë profesionale – apo industri me vlerë shumë të shtuar. Gjithashtu, rreth 38% e emigrantëve kanë dërguar rregullisht e në baza mujore para në familje, me një shumë mesatare prej 350 eurove.

• Rreth31%tëriatdhesuarvekonsiderojnëseriozisht largimin e serishëm në dy vitet e ardhshme; ndërsa vendet e preferuara mbesin të njëjtat nga ku edhe janë kthyer.

V. KONKLUZIONE

22

• Motivetelargimittërijanësërishsocio-ekonomike, pra të njëjtat që shtynë ata të largohen në rend të parë.

Autorët dëshirojnë të ritheksojnë gjithashtu se përputhja e karakteristikave individuale të të anketuarëve me popullacionin e gjere të siguruar nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) u japin më tepërkonfidencëdhemëtepërbesueshmëriinterpretimit dhe gjeneralizmit të të dhënave për vend; dhe si të tilla paraqesin një kontribut nismëtar për adresimin e problemit të emigrimit kosovar.