34
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 29.09.2015, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Genc Pollo kryetar i Komisionit Rendi i ditës: Seancë dëgjimore me zotin Blendi Klosi, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar në arsimin profesional. Marrin pjesë: Genc Pollo, Myqerem Tafaj, Alfred Peza, Bedri Hoxha, Eleina Qirici, Luçiano Boçi, Agron Çela, Mimoza Hafizi, Musa Ulqini, Fatmir Toçi, Adelina Rista, Dashamir Kamberi, Mungojnë: Enkelejda Shkreli, Gjovalin Bzheta, Kejdi Mehmetaj dhe Fidel Ylli. Të ftuar: Blendi Klosi ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Silva Radovani drejtoreshë e përgjthshme në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Dritan Dango këshilltar i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Edvin Lame këshilltar i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 29.09.2015, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Genc Pollo –kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Seancë dëgjimore me zotin Blendi Klosi, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në

lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar në arsimin profesional.

Marrin pjesë:

Genc Pollo, Myqerem Tafaj, Alfred Peza, Bedri Hoxha, Eleina Qirici, Luçiano Boçi,

Agron Çela, Mimoza Hafizi, Musa Ulqini, Fatmir Toçi, Adelina Rista, Dashamir Kamberi,

Mungojnë:

Enkelejda Shkreli, Gjovalin Bzheta, Kejdi Mehmetaj dhe Fidel Ylli.

Të ftuar:

Blendi Klosi – ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,

Gentiana Sula – zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,

Silva Radovani – drejtoreshë e përgjthshme në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe

Rinisë,

Dritan Dango – këshilltar i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,

Edvin Lame – këshilltar i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Page 2: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

2

HAPET MBLEDHJA

Genc Pollo – Mirëmëngjesi!

Zonja dhe zotërinj të komisionit, hapim mbledhjen, ku sipas kalendarit kemi

parashikuar një seancë dëgjimore me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zotin Blendi

Klosi, i cili është i pranishëm bashkë me bashkëpunëtorët e tij të ministrisë.

Mirëserdhët, zoti ministër, dhe suksese në përmbushjen e angazhimeve të programit

qeveritar dhe të premtimeve të fushatës!

Arsimi profesional është shumë i rëndësishëm për vendin dhe me mbështetje nga të

gjitha palët, për sa u përket reformave dhe investimeve korrekte në të për shkak të influencës

së tregut të punës. Kjo përbën edhe temën, për të cilën ju jeni ftuar në komision për të referuar

dhe ne nuk morëm një material paraprak, konstatojnë kolegët. Kështu që fjalën e keni ju për të

bërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës

së dëgjesës.

Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

Blendi Klosi – I nderuar zoti kryetar i komisionit,

Të nderuar kolegë deputetë,

Unë në fillim të fjalës sime dua t’ju falënderoj për këtë ftesë që më keni bërë, edhe

pse ftesa vjen nga kolegët opozitarë, pasi, siç e thatë dhe ju, mendoj dhe kam bindjen që arsimi

profesional është një çështje, e cila e ka të vështirë të gjej ndarje pozitë-opozitë. Po ashtu,

arsimi profesional është një çështje që ka nevojë që të ketë sa më shumë diskutim, të ketë sa

më shumë rrahje mendimesh dhe të jetë një çështje sa më e debatuar në opinionin publik. E

them këtë, pasi arsimi profesional tashmë ka kërkesa shumë të mëdha në tregun shqiptar të

punës, por arsimi profesional ka të bëjë shumë edhe në kuadër të integrimit të Shqipërisë në

BE. Ne nuk mund të pretendojmë që të kemi një integrim të qëndrueshëm të Shqipërisë, në

qoftë se nuk prodhojnë, në mënyrë konstante, kuadro të kualifikuar. Ne nuk mendojmë se mund

të realizojmë një integrim të qëndrueshëm të Shqipërisë, në qoftë se forca e punës shqiptare

nuk është konkurrente me partnerët e saj europianë apo në tregun ndërkombëtar të punës.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë vazhdon një përpjekje të nisur prej vitesh

për forcimin e arsimit profesional. Natyrisht ka pasur hope dhe dilema në këtë aspekt; ka pasur

arritje dhe mosrealizime; ka pasur përpjekje, të cilat kanë marrë një hov të ri. Por e them me

bindje se reforma që është marrë në vitet e fundit, është një reformë, e cila realisht po gjen një

përkrahje, në radhë të parë, të opinionit publik, në radhë të dytë, të komunitetit dhe biznesit, i

Page 3: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

3

cili është gjithmonë e më i involvuar në këtë proces, dhe, në radhë të tretë, të të gjithë sistemit

arsimor.

Duke dashur edhe një herë t’ju bëj me dije se këtu unë jam së bashku me përfaqësues

të ministrisë, qoftë me stafin teknik, qoftë me stafin politik, për të dëshmuar dhe një vazhdimësi

të këtyre reformave, të cilat kanë nisur në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe më pas kanë

kaluar në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, duke të vazhduar me të njëjtat linja dhe të njëjtat

mbështetje.

Kam me vete një studim të Bankës Botërore, të filluar që nga viti 1999, i cili bën një

analizë të arsimit profesional dhe të nevojave për reduktim. Kam një studim të realizuar nga

ETF-ja dhe GIZ-i, pra mbështetja gjermane dhe europiane për sa u përket ofruesve të afrimit

publik në Shqipëri dhe nevojën për reformë në to. Kam një analizë të bërë në vitin 2014, në

bazë të një projekti të ILO-s, që ka të bëjë me nevojat e profesioneve dhe të kërkesave që ka

tregu i punës në Shqipëri. Kam një studim të vitit 2014, të realizuar me partnerët tanë

ndërkombëtarë për sa u përket nevojave të biznesit, që kërkojnë arsimin e mesëm profesional.

Kam një studim të sponsorizuar nga UNDP-ja në vitin 2014, koncepti i reformës së arsimit të

mesëm profesional. Kam një studim të realizuar nga qeveria austriake, në ndihmesë të kulturë-

kontaktit në vitin 2015, që ka të bëjë me gjendjen e konvikteve në arsimin e mesëm profesional.

Duke thënë gjitha këto, dua të nënvizoj se këto që ne po propozojmë apo po

realizojmë janë të gjitha të integruara në strategjitë e punësimit, që ne kemi parashikuar të

realizojmë si qeveri për vitet 2014-2020 dhe çdo gjë që bëjmë është në përputhje me këto

strategji, dhe me objektivat që i kemi vendosur vetes. Ajo që i kemi vënë vetes më shumë në

dukje është që reformimi i arsimit profesional të jetë tredimensional, të jetë institucional. Prej

disa muajsh kemi ngritur një grup pune dhe jemi të gatshëm që sot të paraqesim para jush

draftin e parë të ligjit të ri “Për arsimin e mesëm profesional”, për afruesit e arsimit profesional,

i cili do të jetë shumëpalësh dhe do të kërkojë reformim të plotë të këtij sistemi, por edhe

ngritjen dhe transformimin e tij në qendra multifunksionale. Pra, arsimi profesional nuk mund

të jetë vetëm një arsim, pasi është një arsim i shtrenjtë, i cili ofrohet vetëm në nivelin e shkollës

së mesme, por pa dyshim ka nevojë që të ketë edhe qendrat multifunksionale, ku për grupe të

caktuara të shoqërisë, në bazë të kërkesave të nivelit të tregut, ne të kemi një arsim profesional

më të devotshëm, do të jetë operacional. Duke dashur që ne të realizojmë një lidhje më të fortë

ndërmjet tregut të punës me arsimin profesional, do të kërkojmë që qendrat e arsimit

profesional të jenë të bashkëlidhura me kërkesat e tregut të punës. Së bashku me zyrat e punës

do të kemi të njëjtën varësi në shkallë rajonale, për të parë që ato çka ne do të kërkojmë për

studimin e mesëm profesional, të jenë natyrisht shumë herë më të lidhura me kërkesat e

Page 4: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

4

biznesit që kemi në këto zona dhe të jenë menaxhuese, pasi, nëpërmjet ligjit të ri, ne do të

kërkojmë që shkollat e arsimit të mesëm profesional, së bashku me qendrat tona

multifunksionale, të jenë në shërbim të komunitetit. Pra, të mos jenë qendra vetëm ku të afrohet

arsimi, por të jenë qendra të cilat të përpiqen të vetëmenaxhohen, duke ofruar kurse, pasi nuk

kemi kurse të ofruara nga qendrat multifunksionale. Pra, shkollat të kthehen në qendra që kanë

mundësi që të vetëfinancohen, të realizojnë kurse pasdite, të realizojnë kurse në ditët e pushimit

dhe të jenë qendra më fleksibël, të cilat të afrohen me tregun e biznesit.

Thënë të gjitha këto, tri aspektet e ligjit të ri që ne do ta paraqesim shumë shpejt pranë

qeverisë dhe më pas në parlament, ku nga komisioni juaj pa dyshim do të pritet një kontribut

shumë më i madh, mendoj se jemi në një moment, i cili ka të bëjë shumë me një ndryshim

cilësor dhe sasior të arsimit të mesëm profesional.

Flasim për sasinë. Pa dyshim që ne në këto 2 vjet kemi arritur që ta ngremë vëmendjen

shumë drejtë arsimit të mesëm profesional, kemi shifra të cilat e dëshmojnë këtë. Edhe pse në

bazë të këtyre strategjive që ju përmenda kemi shuarje të disa degëve, të cilat ishin me numër

të vogël nxënësish, ne sot kemi një numër relativisht shumë herë më të madh sesa kërkesat e

para 2 vjetëve, por kemi realizuar objektivin tonë që të kemi një rritje me 22% të çdo viti të

kërkesave në vitin e parë. Sot në arsimin e mesëm profesional studiojnë apo kemi kërkesa disa

herë më shumë sesa para 2 vjetëve.

Jemi përpjekur që të rrisim vëmendjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, por natyrisht

dhe të buxhetit të shtetit.

Për sa u përket investimeve, dhe këtu pa dyshim do të kërkoja mbështetjen e

komisionit tuaj, në vitin e ri buxhetor ne kemi planifikuar një mbështetje buxhetore 8 herë më

të madhe se viti paraardhës, që i rrit në vlerën e 800 milionë lekëve të rinj investimet në arsimin

e mesëm profesional në vitin e ri buxhetor. Pa dyshim kemi një vëmendje shumë herë më të

rritur të donatorëve; kemi mbështetje që vijnë nga projektet e BE-së, IPA-s; kemi mbështetje

që vijnë nga Kooperacioni Italian; kemi mbështetje shumë të madhe nga qeveria zvicerane,

nëpërmjet projekteve zvicerane dhe të mbështetura nëpërmjet BE-së; kemi një mbështetje të

theksuar të qeverisë austriake për arsimin e mesëm profesional; po ashtu kemi projekte nga

shumë donatorë të ndryshëm.

Një nga sfidat e mia në drejtimin e kësaj ministrie, dhe këtu përsëri do të doja shumë

mbështetjen e komisionit tuaj, është krijimi jo vetëm i arsimit të lartë masiv, ku të kemi një

numër sa më të madh nxënësish që studiojnë dhe marrin pjesë në këtë arsim, por të kemi dhe

një arsim elitar. Në hartën e arsimit profesional, që ne ofrojmë në të gjithë vendin, i gjithë vendi

është i mbuluar me rreth 50 shkolla, ne kemi nevojë që të krijojmë një arsim të mesëm

Page 5: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

5

profesional edhe elitar. Kështu ne kemi ndërmarrë iniciativën, në kuadër të bashkëpunimit që

kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë, ku do të veçoja qeverinë gjermane, qeverinë italiane,

austriake dhe zvicerane, të kemi mundësinë që të krijojmë një network të shkollave të arsimit

të mesëm profesional. Mendoj se brenda vitit tjetër do të krijojmë mundësinë që 10 deri në 15

shkolla të arsimit të mesëm profesional të jenë të binjakëzuara me shkollat europiane, të

niveleve të standardeve më të larta europiane, duke u përpjekur që, brenda sistemit tonë të

arsimit të mesëm profesional, të krijojmë 10 deri në 15 shkollat e para, që të jenë të gatshme

për të kaluar testin e akreditimit nga partnerët europianë. Kështu, shkolla e parë është realizuar

tani në Durrës; shkolla “Hysen Çela” ka një binjakëzim me një shkollë italiane të rajonit të

Emiglia Romanos, si shkolla e ekonomisë së detit. Tani në Durrës kemi transformim komplet

të asaj shkolle dhe ekonomia e detit do të jetë pjesë e asaj infrastrukture, duke u përpjekur që

gjithë biznesi të ketë marrëdhënie me të. Me qeverinë gjermane jemi në prag të marrëveshjes

ndërmjet GIZ-it, mbështetjes së qeverisë gjermane, për shkollën e Kamzës për ta binjakëzuar

me një shkollë në Gjermani. Në vizitat e titullarëve më të lartë të shtetit me partnerët gjermanë

do të ndërtojmë një rrjet shkollash gjermane të binjakëzuara me shkollat shqiptare. Me qeverinë

italiane po ashtu, nëpërmjet Kooporacionit Italian, mendojmë të realizojmë një rrjet të tërë

shkollash, që të jenë me partnerë direkt të shkollave të mesme italiane. Me qeverinë austriake

kemi dy shkolla për hoteleri-turizëm, të cilat do të jenë pjesë e këtij binjakëzimi. Me qeverinë

zvicerane po të njëjtën skemë. Pra, ajo që ne do synojmë është që në shtator të vitit 2016 të

kemi 10 deri në 15 shkolla shqiptare, të cilat do të jenë të binjakëzuara me shkolla europiane

dhe do të jenë të sponsorizuara nga buxheti i shtetit, por dhe nga donatorët, për të pasur

mundësi që arsimi i mesëm profesional në vendin tonë të jetë edhe masiv, edhe elitar. Vetëm

kështu, edhe nëpërmjet reformës që do të vijë nga ligji i ri dhe bashkimi i zyrave të punës me

arsimin e mesëm profesional, me qendrat multifunksionale, do të kemi mundësinë që të

realizojmë partneritetin trepalësh: shkollë, biznes, tregu i punës. Vetëm kështu mendojmë që

do të kemi një rritje shumë të madhe të cilësisë së këtij arsimi.

Edhe një herë ju falënderoj, jam natyrisht i gatshëm për t’ju përgjigjur pyetjeve që do

të më bëni, që patëm këtë mundësi të shprehemi para komisionit tuaj! Do të jemi të gatshëm

që, qoftë në parlament, qoftë në debatet që do të bëhen në komision, seanca pyetjesh, ne të jemi

sa më shpesh këtu, pasi vlerësojmë se kjo është një përpjekje që nuk mund të bëhet pa opinionin

publik. Mendoj se ky komision është ambient shumë i përshtatshëm për të bërë një debat

shumë më tepër profesional dhe teknik sesa debatet e zakonshme që ne bëjmë për politikat e

ditës.

Faleminderit!

Page 6: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

6

Genc Pollo - Faleminderit, zoti Ministër!

Tani kalojmë te pyetjet nga kolegët e komisionit.

Zoti Boçi, nga opozita, dhe zonja Hafizi, sekretare e komisionit.

Ju lutem!

Luçiano Boçi – Faleminderit, zoti Ministër!

Në fakt, unë do t’u lë shumë kohë edhe kolegëve të tjerë. Kam një pyetje që lidhet

me realitetin e të rinjve shqiptarë, në lidhje me vlefshmërinë e diplomës që ata marrin në

shkollat tona profesionale, pasi çështja e eksodit ka hapur shumë debate midis të rinjve dhe

institucioneve në lidhje me vlefshmërinë e formimit të tyre në profesione të ndryshme.

Shpeshherë ka dhe opinione të ndryshme, që të rinj të diplomuar në shkolla profesionale mund

të kenë akses në tregun e punës europian, kryesisht në atë gjerman.

Në fjalën tuaj, tek ajo pjesë që unë dëgjova, përmendët binjakëzimin dhe këtu

konsiston edhe pyetja ime. Këto diploma, që sot lëshohen nga shkollat profesionale, njihen dhe

pranohen nga tregu i punës gjerman, europian? Sepse ka një moskuptim, unë kam dëgjuar edhe

deklarata të dhëna nga drejtues të ministrisë suaj, që merren me arsimin profesional, të cilët

kanë deklaruar se ende diplomat tona nuk njihen në këtë lloji tregu, nuk përafrohen, kanë

mangësi, kanë probleme.

Pyetja tjetër, po në këtë kontekst e thashë, është që binjakëzimi a e zgjidh këtë lloj

çështje diferencuese midis diplomës që lëshohet në shkollat tona profesionale dhe shkollat

profesionale ekuivalente europiane? Në qoftë se nuk arrihet kjo gjë, atëherë edhe vlera e këtij

arsimi profesional nuk besoj se del atje ku ne e kërkojmë si shoqëri ose të rinjtë shkojnë në atë

shkollë për të marrë një diplomë që vlen vetëm në tregun shqiptar.

Blendi Klosi - Ju falënderoj për pyetjet!

Thashë që shkon komplet në atë që ne duhet të ndajmë së bashku në disa shqetësime

që kemi për sa i përket arsimit të mesëm profesional. Ju keni shumë të drejtë që pyesni nëse

janë diplomat tona sot të gatshme për tregun e punës. Në radhë të parë, bëhet fjalë për tregun

e punës dhe në qoftë se një i ri shqiptar nuk është i aftë, nuk di të ngulë gozhdë apo të instalojë

rrjetin e kompjuterëve, apo të japë shërbime si infermier, pa dyshim që i rroftë diploma, se nuk

çan dot. Ajo çfarë po bëjmë ne është transformimi i sistemit të mesëm profesional, në një

sistem të ngjashëm me partnerët tanë europianë. Sistemi dual që po fusim në jetë, është një

sistem që realisht garanton atë që thatë ju, vlefshmërinë e diplomës, por më shumë sesa

vlefshmërinë e diplomës, vlefshmërinë e njohurive që ka një i ri në arsimin e mesëm

profesional.

Page 7: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

7

Ajo që përmenda, historia e Durrësit, historia me GIZ-in apo historia e sistemit dual,

që po realizojmë me qeverinë gjermane, është kryekëput kjo që thatë ju. Të rinjtë shqiptarë që

studiojnë në shkollën “Hysen Çela” në Durrës nuk do të jenë të rinj vetëm nga kjo shkollë, por

praktikat e punës, ashtu siç ne duam të bëjmë në sistemin dual, 50% me 50%, do t’i zhvillojmë

pranë bizneseve italiane. Këtu kemi një dakordësi me partnerët e biznesit italian për rajonin e

Durrësit dhe Tiranës, sidomos me partnerët e industrisë navale. Nxënësit e asaj shkolle, pasi

të kenë mbaruar 4 vjet studimet në shkollë, ku të kenë marrë 50% të studimeve brenda shkollës

dhe 50% në praktikat në sistemin e biznesit drejtpërsëdrejti, këtë diplomë do ta kenë të

vlefshme, sepse dhe njohuritë e tyre do të jenë të vlefshme dhe në masën e 100 % nxënësit e

kësaj shkolle do të jenë të punësuar në këtë sistem.

Keni përsëri të drejtë kur pyesni a do të jenë të vlefshme diplomat. Ne për këtë kemi

punuar shumë. Nuk e di a e keni ndjekur në medie, por po përfitoj nga rasti që jam pranë jush,

për t’ua bërë me dije: ne tani kemi nënshkruar një kontratë, të mbështetur nga qeveria gjermane

me kompaninë “Dekra”, e cila është një nga kompanitë më të mëdha sot në Gjermani për

vlefshmërinë dhe për trajnimin profesional. Kompania “Dekra” ka filluar me hoteleri- turizmin

dhe po përgatit hotelierët e parë shqiptarë që do të kenë një diplomë të vlefshme dhe të njohur

nga BE-ja nëpërmjet siglës së “Dekrës”. Po ashtu, në datën 5 të këtij muaji, ne fillojmë të

trajnojmë infermierët e parë, të cilët janë të gatshëm për tregun e punës gjerman, si infermierë,

të njohur dhe këta nga kompania “Dekra”.

Ajo që ju thashë për arsimin e mesëm profesional të ekselencës, është pa dyshim pjesë

e kësaj përpjekje, që të kemi mundësinë që këta nxënës, të cilët bëjnë shkollën në sistemin

shqiptar, por me kurrikula të mirëmenaxhuara nga partnerët e tyre europianë, si rasti i Durrësit,

i Kamzës, rasti i Shkodrës me shkollën austriake, rasti i shkollës së teknologjisë së

informacionit në Tiranë, me qeverinë austriake, rasti i “Beqir Çelës” në Durrës, me qeverinë

zvicerane, raste të tjera, të cilat ne do t’i implementojmë këtë vit që po vjen, do të kemi

mundësinë që këta të rinj të jenë të profilizuar, sipas kërkesave të tregut të punës nga vendet

ku binjakëzohet shkolla. Në takimin që pata me sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punës

Gjermane, zotin Asmussen, kërkesa e tij ishte fare konkrete: ka mbi 140 profesione, të cilët

kërkohen në Gjermani, por profesione të kualifikuara. Detyra jonë apo sfida jonë e madhe është

që në arsimin tonë të mesëm profesional, edhe në bazë të bashkëpunimit me partnerët tanë

europianë, të kemi mundësinë që diplomat të dalin në bazë të profileve dhe profesioneve që ata

kërkojnë, të jenë të licencuara nga partnerët tanë europianë dhe të ketë mundësi që, siç ju

thashë, shkollat tona të jenë të gatshme për sistemin e vlerësimit apo akreditimit të sistemit

europian të arsimit të mesëm profesional. A do të kemi mundësi ta realizojmë që shkollat tona

Page 8: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

8

të akreditohen? Kjo është një përpjekje e madhe, ne do të përpiqemi shumë, por nëpërmjet

partneritetit, siç jua thashë me “Dekrën” apo me shkollën e Koblenksit, apo me disa partneritete

të tjera që kemi ndërmarrë me shtet më të forta europiane, të cilët kanë nevojë në tregun e punës

për kuadër të kualifikuar, mendoj se do t’ia dalim. Rastet e para i kemi, siç ju thashë, tani po

trajnohen hotelierët e parë, të cilët janë të gatshëm për tregun gjerman të punës dhe në datën 5

tetor ne fillojmë trajnimin e parë për infermierët, në bazë të kërkesave direkte të qeverisë

gjermane për infermierët. Kush merr atë diplomë, është i gatshëm për tregun europian të punës.

A ka aftësi ta realizoj këtë? Kjo pastaj, mbetet në aftësitë e gjithsecilit.

Ju faleminderit!

Luciano Boçi - Një sqarim të vogël në lidhje me pyetjen e parë, çështja e të rinjve që

kanë ikur jashtë Shqipërisë për gjatë këtyre muajve, një pjesë e tyre kanë mbaruar arsim

profesional. A mund të punësohen me diplomën e marrë për gjatë këtyre 2 vjetëve? Të gjitha

këto që parashtruat ju janë ato që do të ndodhin, por kjo ka një pikëpyetje shumë të madhe. Do

të ndodhë, nuk e dimë konkluzionin, por nuk do flasim thjesht për atë që do të ndodhë, pasi

jeni në mes të qeverisjes dhe jeni në vitin e tretë të qeverisjes. Pra, do të themi dhe atë që është

bërë. Prandaj edhe unë dua një përgjigje shumë të saktë. Në rastin konkret, ata që kanë mbaruar

dhe kanë marrë një diplomë të tillë, a mund të punësohen? Ju, si ministri, si qeveri, a bëni

lobimet e duhura, lidhjet që këta të rinj të nxirren, të listohen dhe të mbështeten për punësimin

e tyre, duke dhënë dhe garanci për diplomën që ata kanë marrë? Pasi duhet një komunikim

ndërministror, ndërqeveritar për këtë çështje, nuk duhet lënë gjithçka në mëshirë të fatit dhe

unë shoh që ju i keni lënë të gjithë në mëshirë të fatit. Kjo diplomë, siç edhe ju shpreheni, do

të ndodhë, do të thotë se nuk mund të ndodhë tani, por pasi të mbarojë trajnimi në kurse të

caktuara, hoteleri që i përcaktuat, infermierë e të tjera, po flas për këtë realitet që vërtetë ka

nota tragjike, pavarësisht nga ligjërimi që zgjedhim për ta shprehur këtë gjë. Sot ata kanë ikur

me shpresën për t’u punësuar, kanë marrë një diplomë të arsimit profesional dhe duan të

punësohen, duan një përgjigje nga ne si politikanë, shumë thjeshtë, pa u futur dhe ndërfutur

në shtjellime: a mund të punësohen? Ju po bëni përpjekje që ata të punësohen? Keni lista të

sakta të këtyre personave që kanë ikur dhe kërkojnë punësim në Gjermani apo në vende të

tjera? Këto ishin pyetje shumë konkrete dhe shumë të qarta.

Faleminderit!

Blendi Klosi - Do të doja edhe një herë të mbetesha në suazën e arsimit të mesëm

profesional, pa e futur historinë në politikë, nëse do të flasim për politikë në mënyrën se si e

zhvillojmë këtë sistem të arsimit të mesëm profesional, ju siguroj që jemi komplet në botë të

ndryshme.

Page 9: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

9

Për sa i përket raportit me emigrantët, jua thashë, kam qenë së bashku me

Kryeministrin në një vizitë në Gjermani, në fund të këtij muaji do të jem përsëri në një vizitë,

ku do të takoj ministren e Punës së Gjermanisë.

Për sa i përket këtij shqetësimi, kisha në zyrë dhe firmosëm së bashku me Sekretarin

e Shtetit gjerman një marrëveshje shumë të rëndësishme në kuadër të siguracioneve. Po

punojmë në mënyrë sa më të detajuar për të bërë sa më të mundur që diplomat tona të njihen

në botën europiane. Po jua them përsëri: ne sot nuk ofrojmë atë sistem që duhet të ofrojmë

në arsimin e mesëm profesional. Sot jemi shumë larg kërkesave të kohës. Kemi një rritje

shumë të madhe të vëmendjes ndaj arsimit të mesëm profesional, një vëmendje dhe investime

shumë më të mëdha në arsimin e mesëm profesional, por përsëri laboratorët tanë janë larg

laboratorëve europianë që përgatisin kuadro. Kjo nuk është histori, nëse njihet apo jo diploma,

është histori nëse dinë të ngulin gozhdën apo jo. Ajo që bëtë ju, është se bëtë juristë, njerëz që

kanë diploma, por nuk dinë të ngulin një gozhdë...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Meqenëse e futët në politikë po ju them: ne po përpiqemi që nëpërmjet

transformimit...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ju dogji një fjali.

Kështu e bëtë, dhatë diploma dhe nuk dhatë zeje. Ne po japim zeje, zanat. Po

përpiqemi të transformojmë të gjithë sistemin dhe të rrisim kërkesat. Nëse kemi një rritje të

qenësishme, e kemi në pranimet në shkollat e mesme profesionale. Nga 14% që ishte para tre

vjetëve, kemi shkuar në 20 e ca % këtë vit. Nëse doni shifra, janë shifra ulëritëse. Një shkollë

e mesme profesionale, “Rakip Kryeziu” në Fier, vetëm me pak investime dhe me rritjen e

vëmendjes është një shkollë e mirë, në vitin 2013 kishte vetëm 7 nxënës që regjistroheshin, 4

për zooteknikë dhe 3 për bujqësi, sot kemi 240 nxënës që regjistrohen në atë shkollë, falë

vetëm riforcimit të vëmendjes për arsimin e mesëm profesional. Dy vjet më parë në atë shkollë

nuk bëhej dot klasa, sepse kishte 7 nxënës të regjistruar. Sot kemi një mbipopullim të kësaj

shkolle. A jemi aty ku duhet? Pa dyshim, nuk jemi aty ku duhet. A jemi aty ku duhet të ishim?

Pa dyshim që jo. A duhet të bëjmë më shumë? Pa dyshim do të bëjmë më shumë! A është kjo

një përpjekje e majtë apo e djathtë? Kjo nuk është e tillë. Ajo duhet të jetë një përpjekje

kombëtare.

Për sa u përket atyre që largohen sot nga vendi, ne së bashku edhe me partnerët

gjermanë, europianë, po përpiqemi të profilizojmë në zanatet që kërkon tregu europian i punës.

Page 10: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

10

Qëllimi ynë nuk është të forcojmë tregun europian të punës, por të forcojmë tregun

shqiptar. Për këtë po përpiqemi shumë që të jemi në përputhje me biznesin, për sa u përket

shkollave të arsimit të mesëm profesional.

Do të doja t’ju bëja me dije diçka që ju e dini, e keni dëgjuar: çdo shkollë e mesme

profesionale sot ka një bord drejtimi të saj, që drejtohet nga një prej biznesmenëve më të

fuqishëm apo të njohur të zonës në profilin e shkollës. Është biznesi që orienton kurrikulat,

është ai që tregon se çfarë shkolle duhet të bëjmë. Këtë lidhje që kemi vendosur, do ta forcojmë.

Biznesmenët nuk janë as të majtë dhe as të djathtë, por janë biznese që duan të punojnë si të

kualifikuar. Nuk janë nxënësit as të majtë dhe as të djathtë, por janë nxënës që duan të

trajnohen. Nuk janë nxënës që shkojnë në ato shkolla vetëm për të marrë një diplomë, por

shkojnë për të marrë një zeje, një zanat. Kjo është detyra jonë, këtë po përpiqemi të realizojmë.

Genc Pollo - Po, zonja Hafizi.

Mimoza Hafizi - Faleminderit, zoti Ministër!

Pyetja ime konsistonte në atë që thatë ju në fund, lidhjen e shkollave profesionale me

biznesin vendas, sepse përkundër nuancave që po diskutohen sot në komision, besojmë se

shkollat tona profesionale kanë si mision formimin e diplomave dhe të zejeve për tregun

shqiptar të punës.

Për të vazhduar diçka nga përgjigjja juaj: sa duket i interesuar biznesi vendas? Si e

shikoni ju evoluimin e biznesit vendas në lidhje me shkollat profesionale? Për momentin a

duket sikur është një lidhje formale apo është një lidhje në interes të të dyja palëve? Shkolla

i shërben biznesit, por edhe ky i fundit hap vizionin për shkollën. Në këtë kontekst dua të di,

si po shkon evolucioni i formimit të diplomave për të formuar zeje apo për të formuar, ndoshta,

edhe specialistë të nivelit të mesëm, të cilët do të jenë të aftë për ta krijuar vetë tregun e punës

në Shqipëri?

Si aneks të kësaj pyetjeje, kam diçka për Shkodrën, e cila ka qenë gjithnjë një qendër

e formimit dhe e shkollave profesionale. Ka pasur një traditë disadekadash, unë desha të di,

shkollat aktuale të Shkodrës, me të cilat kemi kontakte dhe duken që janë shumë të mira, a

duken se janë modele për zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri? Ju përmendët rastin e

një shkolle private, por besoj se edhe shkollat publike, duhet të jenë një model shumë i mirë i

formimit profesional në vend.

Faleminderit!

Blendi Klosi – Faleminderit, zonja Hafizi!

Pyetja juaj shkon drejtpërdrejt me qëllimin tonë kryesor në kuadër të transformimit

të arsimit të mesëm profesional dhe lidhjes së këtij arsimi me tregun e punës. Në ligjin e ri,

Page 11: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

11

por edhe në ligjin që do të paraqesim si paketë së bashku me ligjin “ Për arsimin profesional”,

atë për nxitjen e biznesit, do të kërkojmë transformimin tërësor të të gjithë sistemit, duke

kërkuar që pranë shërbimit kombëtar të punës të kemi edhe sistemin e arsimit të mesëm

profesional. Pra, ajo që do të kërkojmë është që në qarqet apo në rajonet e vendit të kemi

mundësinë që arsimi i mesëm profesional, të jetë së bashku në të njëjtën ombrellë me Shërbimin

Kombëtar të Punës, duke kërkuar që kurrikulat dhe profilet e arsimit të shkojnë në kuadër të

kërkesave të vetë biznesit të zonës.

Kemi bërë një studim për këtë gjë, të realizuar në fillim të vitit 2014, që ka të bëjë me

kërkesat e tregut të punës. Të gjitha profilet e shkollave tona janë në kuadër të këtij aspekti.

Si do të realizohet kjo? Nuk mund ta realizojmë, nëse nuk kemi partneritet të fortë me

komunitetin e biznesit. Duhet të bëjmë një strategji për sa i përket arsimit të mesëm profesional.

Studimi, i cili është bërë që në vitin 1999 nga Banka Botërore, është një studim shumë i thellë

i kësaj historie. Kërkohet që arsimi i mesëm profesional duke qenë si një arsim shumë i

kushtueshëm të ketë mundësinë të jetë shumë më mirë i orientuar në bazë të nevojave rajonale.

Po përpiqemi që zyrat e punës, së bashku me arsimin e mesëm profesional, me qendrat

multifunksionale, të kenë mundësinë të jenë brenda një ombrelle dhe të përshtaten këto kërkesa.

Për sa i përket rastit të Shkodrës, është një nga rastet specifike. Siç mund të shikohet

edhe në hartën e arsimit të mesëm profesional, Shkodra ka një numër të konsiderueshëm

ofruesish të arsimit të mesëm profesional, që pa dyshim do të jenë pjesë e një reforme të tërë,

e cila ka të bëjë me zhvillimet e tregut të punës në këtë zonë.

Më 15 shtator, në ditën e parë të këtij viti, ne inauguruam në Shkodër një shkollë

shumë moderne për sa u përket godinave dhe kurrikulave të saj. Ajo është një shkollë

industriale, por po të shikosh laboratorët, përsëri jemi shumë larg asaj se çfarë duhet të bëjmë

që të kemi mundësinë që këta nxënës të jenë të gatshëm për tregun e punës. Prandaj, na del

për detyrë të forcojmë laboratorët.

Për atë që thashë për qeverinë austriake, nuk bëhet fjalë për shkollën private, por të

kemi mundësinë që për çdo rajon të vendit, ku Shkodra është një nga pikat më fokale që kemi

për arsimin e mesëm profesional, të kemi pesë shkollat tona bazë.

Ajo që ka ndodhur me arsimin tonë profesional është se edhe duke qenë një sistem

liberal dhe pa shumë kontroll, i ka bërë shkollat tona me shumë profile, duke i larguar nga

profili i tyre bazë. Ajo që do të kërkojmë është se nëse Shqipërinë e ndajmë në gjashtë rajone

funksionale apo në 12 qarqe të vendit, të paktën në këto gjashtë rajone funksionale të kemi

mundësinë që në çdo rajon të kemi një shkollë hoteleri-turizëm. Po e bëjmë në Shkodër me

qeverinë austriake, shtetërore, jo private, të kemi mundësi për një shkollë politeknike që

Page 12: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

12

ekziston në Shkodër, por do ta fuqizojmë nga ana laboratorike dhe të kemi mundësinë për një

shkollë industriale-bujqësore. Për këto duhet të punojmë. Ka në Bushat, por ta forcojmë me

laboratorë dhe me investime. Të kemi mundësinë të kemi një shkollë, e cila të ofrojë në kuadrin

të shërbimeve sociale të gjithë çfarë ka arsimi i mesëm profesional për sa u përket punonjësve

socialë, infermierëve, të kemi mundësinë të krijojmë një shkollë ekonomike, e cila mund të

ofrojë sistem ekonomik të mesëm.

Ne duhet t’i largohemi gjendjes aktuale, ku shkolla edhe të mira, në të cilat janë

investuar miliona euro, janë të dhjetëra profilizuara, kanë shtatë-tetë degë brenda shkollës dhe

e kanë shumë të vështirë të profilizohen. Duke krijuar këtë lloj profilizimi, duke pasur

mundësinë që ky profilizim të jetë në gjashtë rajonet funksionale të vendit, mendojmë se do t’i

ofrojmë shërbim të mirë komunitetit.

Lind problemi që ju e përmendët pak a shumë për realizimin e konvikteve në këto

shkolla dhe bursat për studentët elitarë, ata në nevojë, për studentët që duan të afrohen nga i

gjithë komuniteti në rajon, ne po punojmë.

Kemi një studim të qeverisë austriake për sa u përket konvikteve dhe me buxhetin e

vitit 2016 do të riinvestojmë në sistemin e konvikteve. Ato janë pronë e pushtetit vendor dhe

duhet të shikojmë për vartësinë e tyre. Të kemi mundësinë që grupi i shkollave të arsimit të

mesëm profesional në Shkodër t’i ofrojë një arsim kualitativ të gjithë zonës së Veriut. Të

njëjtën gjë duhet ta zhvillojmë në Lezhë dhe Dibër, në rajone të tjera në Durrës, në Fier, në

Berat, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, duke bërë që këto pesë shkolla të profilizuara të jenë

ekzistente në të gjitha këto rajone të vendit. Kjo mund të ndodhë, nëse me të drejtë e thatë, do

të kemi një bashkëpunim të vërtetë ndërmjet komunitetit të biznesit, nevojave të biznesit dhe

arsimit të mesëm profesional. Vetëm duke përcaktuar se ku do të zhvillohet biznesi në rajonin

Shkodër - Kukës, do të kemi mundësi të profilizojmë edhe shkollat. Nëse do të kërkojmë

hoteleri-turizëm në zonën e Veriut, ka kërkesa shumë të mëdha, pa dyshim na duhet me

urgjencë një shkollë e vërtetë që ofron hoteleri-turizëm, por e kualifikuar. Në përpjekjet tona

të para, së bashku me qeverinë austriake nëpërmjet programit të ndihmës austriake, kemi

përcaktuar një shkollë hoteleri-turizmi në Shkodër, për ta bërë një shkollë model ekselence,

duke e binjakëzuar me një shkollë në Austri, për të pasur mundësi që diplomat, të cilat do të

ofrohen aty, të jenë të vërteta, por edhe duke i afruar në sistemin dual që 50% e arsimit të bëhet

në shkollë dhe 50% ta marrin në hotelet - turizmin e zonës së Veriut, për të qenë të gatshëm

për tregun e punës.

Vetëm në këtë mënyrë zgjidhim problemin e zotit Boçi, që ka të bëjë me cilësinë e

shkollës edhe me vlerën e studentit që del nga kjo shkollë. Vetëm kështu ka mundësi, se duke

Page 13: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

13

qenë dy vjet në 50% të shkollës pranë biznesit, ky i fundit e kupton se ky nxënës është i aftë

apo jo. Kur nxënësi del nga kjo shkollë, nuk ka të njëjtën pagë që merr një punonjës i ardhur

nga gjimnazi, por ka një pagë e cila shkon dyfish, trefish e pagës së tij, duke bërë një lidhje të

tregut të punës me arsimin profesional.

Genc Pollo - Zoti Ministër, para se të kaloj fjalën te kolegët Tafaj dhe Boçi, do të doja

të bëja dy-tre pyetje për ju.

Paraardhësi juaj dhe ministrja e Arsimit kanë sjellë para një viti e gjysmë

amendamente në ligjin “Për arsimin profesional”, përmes të cilave ky segment i arsimit të

mesëm shkëputej nga Ministria e Arsimit, nga boshti tradicional i arsimit, dhe kalonte në një

ministri tjetër. Opozita, por edhe më gjerë, e kundërshtoi këtë lëvizje, duke paraqitur

argumente të shumta, jo vetëm traditën shqiptare, por edhe përvojën europiane, si edhe

impaktin negativ që do të kishte në komunitetin nxënës-prindër, potencialisht mund të cenonte

arsimin profesional. Ju flisni për një projektligj të ri “Për arsimin”, që në kohën e duhur do t’ia

sillni qeverisë, pastaj, kuptohet, Kuvendit. Lidhur me idetë e atij projektligji, a vazhdon apo

jo kjo ndarje?

E dyta, përsëri me ndryshime të kontestuara në bordet që administrojnë arsimin

profesional dhe shkollat përkatëse, u kthye mbrapsht një trend i nisur prej kohësh për të rritur

autonominë e tyre, duke zëvendësuar përfaqësuesit e shtetit, të ministrisë së linjës në këto

borde. Me amendimet e bëra, atëherë gjykuam se u shtuan në mënyrë të paarsyeshme, nuk

dimë nëse ktheheni mbrapsht në pikën e parë apo avanconi më shumë në projektligjin që do

të sillni në Kuvend?

Pasi t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve, pastaj ndoshta kalojmë në çështje të tjera.

Blendi Klosi - Zoti Pollo, për të qenë i sinqertë edhe unë si një nga përfituesit e këtij

arsimimi profesional në background- in tim, në vitet 1985-1990, isha skeptik kur u hap ky

debat. Tani, nga rezultatet që ka pasur transformimi i sistemit të arsimit të mesëm profesional

nga arsimi i përgjithshëm, në një vëmendje shumë më të theksuar të qeverisë dhe të Ministrisë

për Mirëqenien Sociale, në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Arsimit, mendoj se ka qenë

një lëvizje e drejtë, që duhet të përshëndetet në atë çfarë kanë sjellë ndryshimet e para një

viti e gjysmë në ligjin “Për arsimin profesional”, ndryshimet kanë qenë transitore. Ajo që ne

paraqesim me ligjin e ri, i cili është ende në fazën e draftligjit, megjithëse është formatuar si

projektligj dhe janë hartuar nenet e tij, jemi të gatshëm të japim edhe parimet e para me të cilat

do të ndërtohet ky ligj, është një forcim i këtij sistemi, duke kërkuar edhe atë që thatë ju, që

shkollat të jenë gjithmonë e më shumë të pavarura, të jenë pjesë e vetëmenaxhimit.

Page 14: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

14

Unë e thashë në prezantimin tim të parë se do të kërkojmë që këto shkolla të jenë

shumë më tepër drejt menaxhimit nga vetë bordet e shkollave apo trupat pedagogjike. Të kemi

mundësinë që shkollat të transformohen nga shkolla në qendra multifunksionale, të cilat nuk

ofrojnë vetëm arsimin klasik, por të ofrojnë dhe kurse kualifikimi, qoftë gjatë pasdites, apo

të shfrytëzojnë laboratorët, duke qenë se janë shumë të kushtueshme, duke qenë se është një

arsim dy-tre herë më i kushtueshëm se arsimi normal, të kenë mundësi të jenë sa më rentabël;

që ata të cilët hyjnë në këto shkolla, të mos e shikojnë atë si një mundësi të fundit në jetë, pra

nxënës që nuk kanë ku të shkojnë tjetër, të shkojnë në arsimin e mesëm profesional, por të jenë

nxënës që ofrojnë disa mundësi më shumë në jetë. Duke marrë këtë diplomë të kenë mundësi

që në jetën e tyre të kenë disa zgjidhje më shumë; në radhë të parë, të kenë një zanat dhe një

punë të siguruar.

Për sa i përket autonomisë, ne jemi shumë dakord me atë që thatë edhe ju, që këto

shkolla të jenë sa më shumë autonome, të kenë mundësi shumë dimensionale dhe po përpiqemi

t’i lidhim me tregun e punës, me Këshillin Kombëtar të Punës, që të ofrojnë më shumë mundësi

për raportet me biznesin. Do të përpiqemi edhe nëpërmjet ligjit të theksojmë dhe të fiksojmë

sistemin dual të këtyre shkollave, ku 50% të arsimit ta marrin në shkollë dhe 50% në praktikën

e punës, duke i bërë këta njerëz të gatshëm për tregun e punës, si gjatë bankave të shkollës të

sistemit dy puls një, plus një, qoftë edhe kur të mbarojnë katërvjeçarin e arsimit të mesëm

profesional.

Mendoj se ka shumë rëndësi që së bashku me këtë ligj po miratojmë edhe ligjin “Për

zejet”, i cili do të vijë shumë shpejt në parlament, si pjesë e paketës së të gjithë edukimit

profesional, e reformës së arsimit profesional. Kemi tri ligje të cilat do të vijnë te ju në

parlament: ligjin “Për zejet”, i cili rregullon të gjithë praktikën e zejtarëve të Shqipërisë dhe

të zanatçinjve, që duhet të kenë një mbrojtje nga shteti për zanatet, profesionet e tyre, ligjin

“Për arsimin e mesëm profesional”, i cili rregullon shkollën, si edhe ligjin “Për nxitjen e

punësimit”, i cili rregullon tregun e punës.

Mendoj se me aprovimin e këtyre tri ligjeve do të ketë një diskutim, i cili do të kalojë

nga ky komision, nga opinioni publik, prandaj që në fazën e parë do të donim që ju të njiheshit

me draftet e tyre dhe të bënit vërejtjet konkrete, që t’i parashtrojmë dhe t’i mendojmë sa më

mirë që të jetë e mundur, për të bërë një rregullim të plotë të të gjithë lidhjes: edukim

profesional me tregun e punës, duke qenë të gatshëm të futemi në raport me partnerët europianë

për binjakëzimin dhe për njohjen e diplomave. Ajo që synojmë është që në tregun e punës, në

rritjen dhe me hapjen e vendeve të reja të punës të japim kontributin tonë.

Genc Pollo- Faleminderit!

Page 15: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

15

Megjithëse nuk e mora vesh saktësisht se si mendoni ju se do të ndryshojë raporti

shtet-privat, por kur të vijnë projektligjet, do ta kemi të shkruar dhe mund të flasim më

konkretisht.

Çështja tjetër që kam, ka të bëjë me pranimet. Ju thatë dy herë në prezantimin tuaj

dhe pastaj në reagimin ndaj ndërhyrjes së kolegut Boçi, që rritja e pranimeve në vitin e parë

të arsimit profesional ka qenë 20% dhe më shumë. Unë kërkova në google deklaratat e

ministrisë të kohës së paraardhësit tuaj, Erion Veliaj, sepse kjo çështje ka qenë e debatuar dhe

në një deklaratë të 13 majit të këtij viti thuhet: “Shprehim keqardhje... arsimi profesional është

një nga prioritetet..... rritja e regjistrimeve në arsimin profesional me 40% gjatë vitit shkollor

2014-2015”. Viti 2013 nuk diskutohet, se nuk kishte kohë për ndryshim. Ky vit nuk i ka

përmbyllur pranimet, nuk gjykojmë dot, sepse nuk kemi statistika ose nuk i kemi shifrat.

Zakonisht është mbyllur në muajin nëntor, por Veliaj ka thënë për vitin që është i matshëm,

është 40%, sipas deklaratës, ju thatë 20%. Ne i kemi ndjekur, kemi mbledhur informacion,

bazuar edhe në website-in e ministrisë dhe në vitin 2014-2015 ka qenë me ulje. Gjykuam me

shumë specialistë se ulja ka ardhur nga shkëputja e arsimit profesional nga trungu i arsimit

të përgjithshëm, duke qenë se në mentalitetin e Shqipërisë, por edhe të gjithë vendeve të

Ballkanit, si edhe të Mesdheut, arsimi i mesëm i përgjithshëm prevalon, është një rrugë

kryesore në arsimin e lartë dhe kjo lloj shkëputjeje, që i bëhet edhe nga marrja e vulës, jo nga

Ministria e Arsimit, por nga një ministri tjetër, është dekurajuese për publikun. Këtu nuk jemi

në kuadrin e supozimeve, por në kuadrin e fakteve. Ju thatë dy herë 20%, 2014-2015 20% është

rritja. Veliaj ka thënë 40%, pra dyfishin e asaj që ju thatë. Për të njëjtin vit shkollor, neve na

dalin shifrat minus rreth 500, 450. A mund të na sqaroni dhe të na qartësoni saktësinë e

statistikave në lidhje me këtë çështje, zoti Ministër?

Blendi Klosi – Zoti drejtues i komisionit!

Do të doja t’ju bëja me dije se kjo është një lojë fjalësh apo lojë konceptesh, e cila nuk

ka pse të ngatërrojë opinionin publik. Kemi një rritje 40% të afrimit të edukimit profesional,

që nuk ka të bëjë vetëm me shkollat e arsimit të mesëm profesional, por me qendrat

multifunksionale, me qendrat të cilat ofrojnë këtë shërbim. Me heqjen e kufizimit për pagesat

e njerëzve në nevojë, të papunëve, për të marrë këtë arsim profesional, nëpër qendrat tona të

arsimit të mesëm profesional rritja ka qenë mbi 40% vitin e kaluar dhe për sa i përket këtij viti.

Ndërkohë, kemi bërë reforma të qenësishme, të cilat kanë të bëjnë me heqjen e part-time në

arsimin tonë të mesëm profesional, ide e cila realisht do të duhej goditur, sepse nuk mundesh

që edhe arsimin profesional ta marrësh part-time, duke shuar degë, të cilat kanë qenë jo të

Page 16: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

16

vërteta, degë të gënjeshtërta. Ne nuk mund të lejonim të gënjenim breza të tërë, duke u thënë

“merrni shkollën”, kur nuk kishte nxënës, nuk kishte klasa.

Pra, edhe pse kemi bërë këto dy reforma të qenësishme, ofruesit profesionalë në

vendin tonë, vitin e kaluar kanë qenë mbi 40%. Kurse, kur flasim për 20-përqindëshin që ju

përmenda për këtë vit, ka të bëjë me pranimet në vitin e parë – i cili është rritur – të shkollave

profesionale, në shkollat e mesme katërvjeçare të sistemit tonë. Numrat janë të tillë, sa flasin

vetë, megjithëse i bëjmë analizat si ta mendoni. Prapë rritja ka qenë në të gjitha shkollat tona

të arsimit të mesëm profesional.

Edhe ajo që thatë ju, se frika nga arsimi tradicional po çon në një arsim tjetër, nuk

është e vërtetë. Në shkollat tona, e sidomos në shkollat e zonave urbane, vetë ajo që kemi bërë

në vite si politikë, duke larguar shkollat nga administrimi institucional, por duke ua dhënë

konviktet pushtetit vendor, duke futur një trajtim i cili nuk ka qenë trajtim kombëtar, por ka

qenë lokal i arsimit të mesëm profesional, na çoi në nivele shumë të ulëta të këtij arsimi. Ndërsa

sot, në shkollat urbane, shkolla të cilat tashmë kanë marrë profilet e tyre, si në Tiranë, Durrës,

Shkodër, Vlorë, Fier, ne kemi mbipopullim të shkollave. Problem kemi mbipopullimin, nuk

kemi probleme të mangësisë. Kemi probleme të hapësirave të reja, por të hapësirave të reja ku

mësohet, jo të hapësirave të reja ku gënjehet nxënësi për të shkuar në shkollë.

Pra, edhe një herë, për ta përsëritur pyetjen tuaj, 40% më shumë ka qenë nga ofruesit

e edukimit profesional. Këtu nuk futet vetëm shkolla, por futen edhe qendrat e trajnimit e të

formimit profesional. Ndërsa këtë vit kemi 20% rritje të nxënësve të vitit të parë.

Genc Pollo – Po. Faleminderit! Ashtu qoftë! Veçse, deklarata qe citova, mund ta

lexojë edhe nënkryetari, ka të bëjë me arsimin profesional dhe jo me qendrat. Të paktën kështu

e kam formuluar. Gjithsesi, shifrat e tjera na tregojnë ndryshe.

Blendi Klosi – Ofruesit e arsimit.

Genc Pollo – E fundit, e pastaj, me duket, zoti nënkryetar do fjalën, ka të bëjë me një

ngjarje në Berat, në qarkun që unë kam nderin të përfaqësoj. Një drejtor i sapoemëruar doli me

precedentë penalë. Ai dha dorëheqjen, siç deklaroi, i këshilluar nga ministri, çka e quaj

veprimin e duhur, por pyetja ime është, nëse ju që emëruat, e dinit që ky person kishte

precedentë penalë, ndërkohë që konkurronte për një nga shkollat më të mira profesionale të

vendit, siç është shkolla “Kristo Isak”. E dyta, përveç anës penale të të kaluarës së tij, nuk

përmbushte as kriterin bazë të shpallur nga ju, me firmën tuaj, që është të qenit arsimtar prej

tre vitesh. Dhe sikur të mos ishte çështja penale, e cila nuk ka nevojë për diskutim, ky kriter

nuk përmbushet. Pyetje atëherë: e dinit të parën? E dyta, që ishte lehtësisht e verifikueshme,

sepse e para mund të marrë një përgjigje të lehtë, “jo”: si shpjegohet që arriti të fitonte,

Page 17: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

17

ndërkohë që s’përmbushte një kriter objektiv të matshëm e të dokumentueshëm, siç është të

qenit arsimtar për tre vjet, kriter i shpallur nga dokumentet tuaja?

Blendi Klosi – Në rregull. Për sa i përket pjesës së parë – në fakt unë hyj tek ai grup

i politikanëve që i them edhe faleminderit opozitës, falënderim të cilin e kam bërë edhe publik

për sa i përket ngritjes së shqetësimit – ky drejtori i shkollës profesionale filloi punë më datën

1 dhe më datën 1 u shkarkua, dha dorëheqjen nga ajo shkollë. Pra, nuk arriti të bënte as njëzet

e katër orë, sapo ne morëm njoftimin nga përfaqësuesit e opozitës, gjë për të cilën do të doja të

shprehja mirënjohjen. Në qoftë se keni raste të ngjashme në të gjithë arsimin e mesëm

profesional, do të jem i gatshëm të veproj po në të njëjtën mënyrë.

Për sa i përket pyetjes suaj konkrete, nëse kisha njohuri në lidhje me atë dënim– në

fakt nuk e mendova se jeni deputet i Beratit, por duke menduar se zoti Boçi do ta ngrinte këtë

shqetësim – kam marrë me vete vërtetimin gjyqësor të zotërisë, në momentin kur paraqiti

kërkesat pranë institucionit tonë, në të cilat dëshmohet se ai është i pastër nga ndjekjet penale.

Kjo nuk ka të bëjë me besoni apo s’besoni, sepse nuk keni pse të besoni ato që them

unë, por ta dini se kur paraqiti dokumentet, ai paraqiti edhe një vërtetim nga gjykata, sipas të

cilit nuk kishte qenë i dënuar. Në momentin që u mor vesh kjo, nuk bëri as njëzet e katër orë

në drejtimin e asaj shkolle. Atë ditë që u emërua, po atë ditë edhe u largua.

Për sa i përket procesit të konkurrimit, edhe për këtë ju garantoj se, nëpërmjet

institucioneve brenda Ministrisë së Mirëqenies Sociale, sepse besoj e dini se nuk është ministri

ai që bën konkurrim, zotëria i plotëson të gjitha kriteret. Ka qenë arsimtar në atë shkollë për

një periudhë dy-tre vjeçare, në bazë të kriterit që ju përmendët. U emërua drejtor i asaj shkolle,

duke paraqitur aftësi në intervistën që iu bë dhe sipas dokumentacionit përkatës, sipas të cilit

kërkohet që drejtuesi i shkollës të jetë një person i cili ka arsimin përkatës dhe profesionin

përkatës, në bazë të kërkesave të asaj shkolle.

Drejtoresha mund t’ju sqarojë më shumë për sa i përket profesioneve që ajo shkollë

donte, por jua them me bindje - dhe jua përsëris se kjo nuk ka të bëjë me faktin nëse besoni apo

s’besoni, por pjesë e dokumentacionit që shoqëron emërimin e zotërisë në krye të detyrës – që

në qoftë se keni raste të ngjashme, ju lutem të na e bëni me dije, që t’i vlerësojmë dhe, ashtu

siç dhe zotëria u shkarkua brenda njëzet e katër orëve, do të shkarkohen të gjithë ata që janë

jashtë profilit, janë me dosje të caktuara apo marrin pjesë nëpër fushata politike, apo marrin

pjesë nëpër aktivitete politike të forcave të ndryshme politike.

Genc Pollo – Në rregull. Shpresoj se pas denoncimit që opozita i bëri së kaluarës

problematike të drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave Qendrore të Shtetit, Kryeministri Rama,

Page 18: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

18

që është organi emërues, të reagojë ashtu si edhe ju. Me këtë shënim, po ia kaloj fjalën zotit

nënkryetar, për të vijuar pastaj me radhën e folësve.

Alfred Peza – Faleminderit, zoti kryetar!

Në vijim të pyetjeve dhe diskutimeve që po bëhen në lidhje me çështjen e arsimit të

mesëm profesional, do të doja të sqaroja se shkollat profesionale në Shqipëri nuk janë vatra për

përgatitjen e kontingjenteve për emigrim, por në radhë të parë janë vatra për përgatitjen e

nxënësve në përmbushje të nevojave të tregut të brendshëm të punës, në radhë të parë, për

punësim, por edhe për vetëpunësim.

Do të doja të sillja në vëmendje të këtij komisioni dhe opinionit publik shqiptar

rëndësinë e vetëpunësimit të atyre që përfundojnë shkollat e mesme profesionale në Shqipëri,

si një nga misionet e këtij lloj arsimi, edhe për faktin se qeveria shqiptare po përgatitet të

përjashtojë nga të gjitha taksat të gjithë të vetëpunësuarit në zeje, në mënyrë që secili nga të

vetëpunësuarit në Shqipëri nëpërmjet zejeve e zanateve, të ketë mundësi të licencohet, të

regjistrohet, por të paguajë zero taksa. Kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe jo vetëm për

vetëpunësimin dhe qytetarët, por edhe një garanci më e madhe për perspektivën e shkollave

profesionale në Shqipëri, që të përgatisin njerëz, të cilët do të përfitojnë edhe nga këto politika

të qeverisë shqiptare. Ndaj do të doja që pyesja zotin ministër, nëse në politikat që po ndiqen

aktualisht në arsimin e mesëm profesional, theksi po vihet më shumë thjesht e vetëm te nevojat

e tregut të punës për punësim apo, mbi të gjitha, po përgatiten njerëz që, ashtu si në përvojat

më të mira të shkollave të mesme profesionale në perëndim, ata të jenë kontingjente të

vetëpunësimit, por mbi të gjitha të hapjes së bizneseve të reja dhe, më vonë, pse jo, nëpërmjet

profesionalizmit të tyre të marrë edhe nëpërmjet arsimimit profesional, të jenë kandidatë për

hapjen e vendeve të reja të punës dhe për krijimin e shtresës së mesme të një vendi si Shqipëria.

E dyta, ka një problem të cilin e ngriti edhe Kryeministri ditën e parë të shkollës, që

në fakt ka të bëjë me një kontradiktë të epokës sonë, kontradiktën mes kulturës së

kontingjenteve të reja që vijnë në shkollat tona, për shkak se teknologjia dhe revolucioni

teknologjik që ka përfshirë edhe Shqipërinë, i bën nxënësit që të jenë disa hapa përpara

mësuesve në njohjen e teknologjive të reja, po për rrjedhojë edhe të elementëve që përbëjnë

përgatitjen e tyre për formimin profesional dhe përgatitjes së mësuesve që do t’ua mësojnë

atyre këtë gjë.

Për mësuesit, ishte pyetja, për ata mësues dhe ato kontigjente të arsimit të mesëm

profesional, të cilët do t’i mësojnë këta nxënës për perspektivat e reja që kërkon nevoja e tregut,

ku do të përgatiten? Si do të përgatiten ata, për të përgatitur nesër nxënës për nevojat e tregut,

Page 19: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

19

le të themi, në teknologjitë e larta, në elemente të reja, të cilat nuk kanë qenë pjesë e traditës së

tregut tonë të brendshëm apo në përgjithësi të nevojave të tregut shqiptar?

Faleminderit!

Blendi Klosi – Faleminderit, zoti Peza për të dyja pyetjet tuaja!

E para, për sa u përket zejeve apo ligjit të zejeve, ne do ta paraqesim në qeveri. Ka

mbaruar procesi i marrjes se mendimit nga institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe

kemi një debat të fundit për sa i përket kësaj që ju thatë: mundësisë që këta të jenë jashtë

sistemit të taksave. Ky ligj do të kalojë në qeveri dhe do të vijë shumë shpejt në parlament për

diskutim.

Ju keni krejtësisht të drejtë që këta duhet të jenë elementë të cilët duhet të jenë të

regjistruar dhe duhet të jenë të certifikuar, të kenë një zeje, ata të cilit do të vetëpunësohen. Pra,

të jetojnë me duart e tyre dhe jo me industri. Të jenë pjesë e një sistemi të lehtësirave fiskale,

gjë e cila është pjesë e politikave qeveritare.

Në ligjin e ri që do të paraqitet do të kërkohet që këta të jenë të kualifikuar, të

certifikuar dhe pjesë e një sistemi të tërë, të menaxhuar mirë. Për këtë ne kemi marrë asistencë

gjermane dhe me shkollën e Koblenskit ne do të paraqesim po të njëjtin model, për ta ndërtuar

dhe krijuar këtë sistem. A janë të gatshëm këta për të vetëpunësuar të tjerë apo për të krijuar

bizneset e tyre? Faktikisht, kjo mund t’i lihet tregut të punës, por ne, siç jua përmenda, do të

sjellim një ligj edhe për nxitjen e biznesit apo investimeve, duke rritur mundësinë që kemi edhe

nëpërmjet politikave të nxitjeve për punësim, të cilat janë rritur me disa herë nga vitet e kaluara.

Agjencia e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, në transformimin e saj si agjenci do të duhet ta

ketë për detyrë që këtë nxitje për punësimin ta bëjë nëpërmjet politikave të tregut të punës,

strategjive që ka tregu i punës në rajonet ku ato do të zhvillohen, natyrisht edhe duke përgatitur

kuadro të rinj e të aftë nëpërmjet sistemit të arsimit të mesëm profesional.

Sot jemi në një moment kur nuk kemi një sistem të kontrolluar e të regjistruar të

zejeve. Duhet ta realizojmë këtë, sepse realisht është një armatë e tërë njerëzish, të cilët punojnë

dhe jetojnë me duart e tyre. Për ne këta janë shumë të rëndësishëm. Janë një forcë shumë e

madhe e ekonomisë shqiptare, por natyrisht, duke i lehtësuar ata nga taksat, ne bëjmë që ata të

jenë pjesë e sistemit formal të punësimit. Nuk mund të jenë akoma pjesë e sistemit informal.

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, edhe këtë aspekt të jetës ekonomike të vendit do të

duhet ta kuadratojmë dhe, natyrisht, ta lehtësojmë. E gjithë përpjekja është për t’i lehtësuar

këta nga taksat, për t’i pasur jashtë sistemit të taksimit, por të regjistruar dhe formalë.

Për sa i përket problemit të trajnimit, realisht është një problem i madh. Është një

problem që e kemi diskutuar edhe me partnerët, dhe po përpiqemi që nëpërmjet qeverisë

Page 20: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

20

gjermane, GIZ-it, konkretisht, kemi filluar trajnimin e mësuesve të arsimit të mesëm

profesional, por siç e thatë ju, ky trajnim do të jetë përsëri i mangët, sepse koha ecën me

shpejtësi shumë të madhe. Ne kemi akoma mësues që kanë nga njëzet e ca vjet nëpër këto

shkolla. Padyshim që nuk u hiqet mundësia që të riaftësohen dhe të jenë pjesë e tregut, por

binjakëzimi i shkollave dhe marrja e kurrikulave, pra marrja e mësimdhënies nga shkollat më

të përparuara europiane, binjakëzimi i shkollave, siç përmenda binjakëzimet e para që kemi

realizuar dhe që do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit tjetër, për të arritur një numër të

konsiderueshëm, do të bëjë që këto shkolla të jenë online, të jenë në të njëjtën linjë trajnimi

dhe studimi me partnerët e tyre europianë. Natyrisht, tashmë kemi hapësira shumë më të mëdha

nëpërmjet trajnimit online dhe kualifikimit online, që këto shkolla të jenë në tregun normal të

punës.

Po ashtu, vlerësoj dhe përpjekjet e kolegëve në vite, që të kemi një mundësi riaftësimi

edhe të atyre që kanë marrë diplomën. Nuk është një iniciativë e re. Kolegët janë përpjekur ta

realizojnë këtë. Ne do të përpiqemi ta realizojmë këtë, që të kemi mundësi që edhe ata të

arsimuarit me arsimin e lartë, me diploma të larta në shkenca, në degë të cilat, realisht, me pak

kualifikim mund të bëhen të gatshëm për tregun e punës, jo vetëm të shkojnë dhe të punojnë

në Europë, por të punojnë në konceptin e ri, pra të punojnë në Shqipëri dhe të punojnë për

tregun europian të punës. Mendoj se do ta realizojmë këtë brenda këtij viti edhe kjo me

asistencën e qeverisë gjermane.

Themi se jemi në një moment ku arsimi i mesëm profesional po merr një zhvillim të

tërë, prandaj e ritheksoj falënderimin për këtë komision, për faktin që na thirrët këtu për ta

diskutuar së bashku, duke i bërë edhe një jehonë më shumë. Regjistrimet mbarojnë më datën

30 shtator. Kështu që, mendoj se edhe ky moment do të sjellë një grup të ri, të cilët do të

regjistrohen në arsimin e mesëm profesional.

Myqerem Tafaj – Faleminderit, zoti kryetar!

Megjithë parashtrimin që bëri ministri këtu, përsëriti disa herë partnerët

ndërkombëtarë që punojnë në sistemin e arsimit profesional, dhe kështu është, zoti Ministër,

punojnë që në vitin 1992.

(Diskutim pa mikrofon.)

Po, që në vitin 1992, arsimi profesional ka qenë domeni ku kanë vepruar në mënyrë

intensive partnerë të huaj, në mënyrë të veçantë qeveria gjermane, qeveria austriake, qeveria

zvicerane. Më vonë, sigurisht, janë futur qeveria italiane e të tjerët. USAID-i ka punuar që në

fillim.

Page 21: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

21

Pra, ky ka qenë një domen ku partnerët e huaj kanë dhënë kontribut të

jashtëzakonshëm, gjë për të cilën ne i falënderojmë. Kanë bërë të gjitha ndërhyrjet ligjore, kanë

asistuar në aktet nënligjore, kanë asistuar në hartimin e analizave, dokumenteve, strategjive.

Po vi te strategjia e fundit, që paraardhësi juaj – meqenëse zonja zëvendësministre

është këtu – e shpalli që ishte gati nga ILO, e lënë, e përgatitur. Këtë e dimë, por të qëndrojmë

te çështja dhe duke qëndruar te çështja, unë mendoj se thjesht duke thënë se diplomat e arsimit

profesional shqiptar janë të pavlefshme, nuk i bën mirë sistemit dhe nuk i shërben asaj thirrjes

së fundit që bëtë ju, pra, që të regjistrohen.

Unë ju siguroj se, meqenëse keni qenë te shkolla “Beqir Çela” dhe do të shkoni prapë,

nxënësit e shkollës “Beqir Çela” të Durrësit ka pesëmbëdhjetë vjet që punësohen rregullisht në

Itali. Po kështu, edhe nxënësit e shkollës së hotel-turizmit në Tiranë, që është mbështetur nga

qeveria austriake, ndërsa “Beqir Çela” nga qeveria zvicerane, si dhe një rrjet shkollash të

mbështetura nga partnerë të ndryshëm.

Pra, ne jemi koshientë që nuk kemi arritur – për shkak të mentalitetit që ekziston në

këtë vend, si dhe ne në vendet e tjera të Ballkanit, e ndoshta pak më gjerë se Ballkani – që

nxënësit më të mirë të vijnë në shkollat profesionale. Këtë nuk e kemi arritur. Por nxënësit e

mirë që kanë shkuar në shkollat profesionale, kanë mësuar profesionet, kanë vazhduar studimet

e larta me sukses, kanë hapur biznese dhe sot janë sipërmarrës ose janë në fusha të tjera.

Pra, ky ka qenë problemi. Në sistemin e arsimit profesional ka shkolla shumë të mira,

shumë mirë të pajisura, ashtu sikundër ka shkolla që nuk janë të mirëpajisura. Ju paraqitët një

hartë. Ajo është harta. Në qoftë se sot kemi dyzet e dy shkolla tekniko-profesionale, Shqipërisë,

sipas konceptit që ka dalë në strategji dhe sipas studimeve që janë bërë, i duhen njëzet. Problemi

është: a e kemi transportin e siguruar? A kemi mundësi të investojmë në konvikte? A është e

mundur që të ofrojmë mundësi për çdo të ri, për çdo pesëmbëdhjetëvjeçar?

Ju folët për Shkodrën dhe shumë mirë bëtë. Shkodra, me Tiranën, Elbasanin, Korçën,

janë bërthamat kryesore të arsimit profesional në Shqipëri, por nuk duhet të harrojmë se në

vitin 2007, në Verilindje nuk kishte asnjë degë të arsimit profesional, nuk kishte asnjë qendër

të formimit profesional. E gjithë Verilindja ishte e injoruar.

Projekti i qeverisë gjermane veproi në Verilindje. Hapi degë në Kukës, hapi degë në

Peshkopi. Pra, për këtë fazë, ne nuk kemi arritur dot të shkojmë në dhjetë shkolla profesionale

që mund t’i duhen Shqipërisë, për nga numri i popullsisë, por terreni, mundësitë, e kanë

kushtëzuar këtë.

Është e vërtetë, siç thatë, se ka pasur shumë degë. Po, ka pasur shumë degë që të

provojnë shanset, por jo degë që kërkojnë pajisje të shtrenjta dhe infrastrukturë të shtrenjtë. Për

Page 22: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

22

shembull, teknologjia e informacionit në bujqësi kërkon thjesht kompjuterë, ose marketingu

agrar kërkon këtë, ose marketingu i përgjithshëm... Pra, ne kemi një rrjet shkollash ekonomike

që janë shumë të suksesshme. Ne kemi një rrjet shkollash të hoteleri-turizmit që janë shumë të

suksesshme. Ne kemi një rrjet shkollash të shërbimeve të automjeteve dhe shërbimeve të tjera

hidraulike, që janë mjaft të suksesshme, por kanë nevojë për përmirësim.

Ju thatë për qendrat shumëfunksionale dhe unë gëzohem që ju e merrni përsëri në ligj.

Ligji aktual i ka qendrat shumëfunksionale. Qendrat shumëfunksionale kanë filluar të ngrihen.

Ju folët për një koncept që në ligj do të dalë, që do të shkojnë te shërbimi i punësimit. Nuk e

njoh këtë. Në rast se bëhet fjalë për eksperiencën gjermane, nuk ka të bëjë me shkollat e mesme

4-vjeçare profesionale, por me shkollat e ulëta. Transferimi i arsimit përtej ministrisë suaj te

shërbimi i punësimit do të ishte jashtëzakonisht i dëmshëm. Qendrat e formimit profesional

janë tjetër. Në rast se bëni fjalë për arsim të mesëm profesional 4- vjeçar dhe 3-vjeçar, nuk

mund të jenë nën shërbimin kombëtar të punësimit. Natyrisht 2 vjet ekzistojnë. Dhe së paku

kalimi i arsimit profesional te ministria juaj, duhej të zgjidhte një çështje. Me nëpunësit e

ministrisë e kemi diskutuar, kur janë bërë ndryshime në ligj. Unë nuk e di a ka ndonjë hap në

këtë drejtim? A futen tani nxënësit e shkollave profesionale për praktika në qendrat e formimit

profesional? A përdoren kapacitetet e qendrave të formimit profesional për nxënësit? Ju do të

thoni apriori po. Unë e dëgjova kolegen, por të jeni të sigurt që asnjë nxënës deri më sot nuk

është futur në qendrat e formimit profesional për praktikë dhe kjo ka qenë një çështje e

diskutuar.

Së paku, duke qenë në të njëjtën çadër, nën ministrinë tuaj, kjo çështje duhet të jetë

zgjidhur. Të shfrytëzojmë kapacitetet e qendrave të formimit profesional për degët që kërkojnë

pajisje dhe infrastrukturë laboratorike. Natyrisht pastaj vijnë bizneset, por bizneset për degë të

tilla jo gjithmonë e ofrojnë, sepse në një linjë teknologjike të një niveli të lartë, nuk mund të

lërë sipërmarrësi, edhe po të jetë kryetari i bordit të shkollës, që nxënësi të futet dhe të ndërhyjë

në linjë. Ai mund të futet në fazën e fundit. Ngritja e bordeve të shkollave, natyrisht që ka

qenë një hap i rëndësishëm. E kemi bërë që në vitin 2011, kur kemi ndryshuar ligjin. Kemi

filluar thirrjet për sipërmarrësit. Disa kanë ardhur, sipërmarrësit më të njohur të rajoneve, në

krye të shkollave. Në lidhje me biznesin, kjo është thembra e Akilit. Pa një lidhje të biznesit,

arsimi profesional nuk ka shans të zhvillohet.

Kështu që unë mendoj se ne duhet ta njohim kontributin dhe gjithë investimin e

realizuar deri tani në arsimin profesional. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që nga shkollat e

arsimit profesional ka nxënës që përfundojnë shumë mirë dhe që kanë qenë shumë të

suksesshëm. Natyrisht, ka që nuk kanë qenë të suksesshëm.

Page 23: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

23

Jemi gjithashtu të vetëdijshëm që kemi një pjesë të shkollave të arsimit profesional, të

cilat janë shumë të mira, për shkak se në mbi 20 vjet janë mbështetur edhe nga partnerët e huaj.

Blendi Klosi – Të nderuar kolegë,

Profesor i nderuar,

Pa dyshim që ka një përpjekje historike në Shqipëri për të pasur arsim profesional. Ka

shkolla qindravjeçare të arsimit të mesëm profesional në Shqipëri. Ndërrimi i klasave politike

natyrisht që nuk e heq nevojën për arsimin e mesëm profesional. Problemi është që sa

investohet dhe se sa pjesë e diskutimit politik, buxhetor, por edhe diskutimit me partnerët e

huaj realizohet për arsimin profesional.

Në fjalën tuaj ju përmendët përpjekje të qenësishme, por dhe për ta liberalizuar

sistemin. Ky është një koncept që ne nuk e ndajmë së bashku në mënyrë pozitive. Ju liberalizuat

shkollat e arsimit të lartë dhe sot jemi në situatën që kemi juristë dhe nuk kemi marangozë. Ju

liberalizuat shkollat e arsimit të lartë, ku kemi diploma fiktive dhe kemi sot njerëz të cilët

punojnë në zanate të nderuara, por nuk janë në zanatin që kanë marrë në shkollë. Kemi dhe

shkolla të arsimit të mesëm profesional, si shkolla shumë të suksesshme që çojnë 90% të të

shkolluarve në arsimin e lartë, duke humbur kështu investimin në arsimin e mesëm profesional.

Unë jam vetë pjesë e këtij sistemi, pra pjesë e këtij zinxhiri të arsimit të mesëm profesional. E

ndiej se çdo të thotë që të humbasësh 4 vjet dhe të shkosh në universitet të marrësh një edukim

tjetër, apo në jetë një edukim tjetër. Kjo pak rëndësi ka.

Për sa u përket shkollave që ju i quani të suksesshme, nuk mund të quhet e suksesshme

një shkollë, zoti Pollo e përmendi, si “Kristo Isak” në Berat, që mund të ketë marrë shumë

investime. Po ta shikosh shkollën është shumë e bukur, por kur shikon që në 200 nxënës që ajo

ka, ofron 7 profile krejtësisht të ndryshme nga njëri-tjetri, si: infermieri, ekonomik, hoteleri-

turizëm, mekanikë bujqësore, agrikulturë, trajnime të cilat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pra

kualifikimi i shkollës bëhet 360 gradë, ndërkohë që shkolla mund të jetë e profilizuar për

hoteleri-turizëm, që është shumë e nevojshme në Berat, që të kemi shkollë të tillë, por të

përqendruar, të kualifikuar, me kurrikula të sakta dhe me profile që janë të ngjashme me të -

padyshim që shkolla nuk ka qenë ashtu siç duhej, e suksesshme. A është ajo që thatë ju,

problemi i konvikteve apo i transportit? Padyshim që problemi ekziston, por ne nuk mund të

gënjejmë një nxënës dhe t’i themi të shkojë në këtë shkollë se është shumë e mirë, por që

kualifikimi apo profilizimi është 360 gradë. Dhe përfundojnë në klasa të cilat kanë nga 6-7

nxënës dhe nuk marrin asnjë trajnim.

Ndërkohë, kemi nevojë që shkollat të profilizohen, të jenë më shumë të kontrolluara,

të jenë të një sistemi të tërë, i cili nëpërmjet dhe ligjit të ri, të lidhet shumë me tregun e punës.

Page 24: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

24

Është e vërtetë ajo që thatë ju, që diploma duhet të jetë një diplomë e fortë, që merr vulën dhe

firmën e ministrisë, por ne duhet të gjejmë që profilet e shkollave dhe menaxhimi i raportit me

tregun e punës të mos bëhet më nga politikanët, por nga komuniteti i biznesit. Ju thatë që janë

bërë përpjekje. Në këto 2 vjet u realizua që në bordin e çdo shkolle të jetë një përfaqësues i

biznesit. Ky është ndryshimi, nga përpjekja në realizimin e objektivit. Jo në të gjitha shkollat

profesor.

Megjithatë, siç e thatë dhe ju, unë kam me vete kolegë të ministrisë që kanë shumë

vjet dhe e kanë kaluar këtë histori në ministri, siç kam këtu dhe zonjën Genta që është marrë

shumë me këtë profil, që mund të japë një përgjigje më të specializuar.

Silva Radovani – Unë dua të ndërhyj në lidhje me projektet që profesori përmendi,

siç ishte rasti i GIZ-i. Është projekti që ne njohim, projekti PEM. Sot mendoj se nuk mund të

lejojmë që një shkollë, si në Kukës, të ofrojë arsim të kombinuar për 2 vjet dhe më pas nxënësit

t’i drejtojmë drejt një shkolle në Shkodër, që nuk e dimë shkojnë apo jo. Nuk dimë realisht

nëse pushteti lokal u ofron bursa nxënësve të shkojnë dhe nëse familja e fëmijës që fillon

arsimimin në Kukës, mund të pranojë që pas vitit të dytë të shkojë në Shkodër. Ku, në shkollën

industriale në Shkodër, kur arsimi në 2 vjetët e para është arsim i kombinuar. Dhe në Shkodër

nuk i ofrohet vazhdimësia në 2 vjetët e tjera në këtë arsim të kombinuar.

Nuk mbyllet shkolla në Kukës. Sot në Kukës ne kemi realisht 17% nxënës të arsimit

profesional dhe pjesa tjetër e shkollës është arsim i mesëm i përgjithshëm. Ne kemi hequr vitin

e parë këtë vit, nuk kemi mbyllur shkollën e Kukësit, për të menduar se cili arsim është i

nevojshëm për qarkun e Kukësit dhe arsimi profesional. Por jo më të kemi 17% të nxënësve të

një shkolle që përbëjnë shkollën profesionale dhe pjesa tjetër është gjimnaz. Nuk mund të themi

se ajo shkollë është profesionale. Nuk kemi asnjë laborator në shkollën e Kukësit dhe në shumë

shkolla të tjera. Pra, në të gjithë vendin në shkollat ku është mbyllur viti i parë, ofrojnë këtë

lloj baze prodhuese, por ku nxënësit nuk mund të mësojnë në këtë bazë prodhuese, sado që

shkolla ka këtë pamje, është shkollë e re, sepse është gjimnaz, por bazë prodhuese nuk ka. Ky

ka qenë projekti PEM i GIZ-it.

Myqerem Tafaj – Ai ka qenë një projekt i GIZ-it, një projekt i dizenjuar dhe i zbatuar

tërësisht nga GIZ-I, pa asnjë lloj ndërhyrjeje. Dhe pikërisht aty vendimi i tyre ka qenë që ata

në vitin e tretë dhe të katërt duhet të transferoheshin në Shkodër, për shkak të bazës

laboratorike. Pra, në atë projekt as Agjencia e Arsimit të Formimit Profesional, kurrkush nuk

ka pasur ndikim dhe nxënësit duhet të transferoheshin. Paska qenë ide e gabuar, nuk e di nëse

qenka vlerësuar kështu. Ka qenë një projekt i cili e ka nxitur interesin për arsim profesional në

Kukës, e ka nxitur interesin për arsimin profesional në Peshkopi, ku nuk kishte asnjë lloj dege

Page 25: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

25

deri në vitet 2007-2008, se ai është hapur në vitet 2008-2009. Dhe ministri në fjalën e tij tha

se po të ishte kaq i thjeshtë arsimi profesional për t’u zhvilluar, do ta kishin bërë të gjithë. Por

meqenëse është 3 herë më i shtrenjtë se gjimnazi, prandaj është dhe i vështirë, kërkon një

investim të jashtëzakonshëm, kërkon dhe kapacitete. Dhe ministri tha investimi 4-vjeçar, pastaj

përfundojnë në universitet 90%. Shumë shkojnë në universitet, por dua t’ju them se 70% e

studentëve në Slloveni kanë përfunduar shkollat e mesme profesionale. Dhe meqenëse ishit në

Bavari, interesohuni për Bavarinë. Kjo ka qenë një nga problemet kardinale që kishte arsimi i

mesëm profesional në vendet gjermanishtfolëse me Pisa-n. Dhe Bavaria ishte e para që

legjitimoi të drejtën e vazhdimit të arsimit të lartë për nxënësit që përfundonin shkollat

profesionale. E kemi bërë këtë diskutim në parim edhe në komision. Ne nuk duhet të shprehemi

që nxënësit e mirë dhe më të mirë që përfundojnë shkollat e mesme profesionale 4-vjeçare, nuk

kanë të drejtë të vijojnë arsimin e lartë.

Zoti Ministër, unë solla rastin e Bavarisë. Këtë po e bëjnë dhe vende të tjera. Në fakt,

nëse ka një vend që ka bërë një reformë radikale dhe plotësisht të suksesshme të arsimit

profesional ajo është Austria. Natyrisht, Austria ka pasur kontribut 25-vjeçar dhe vazhdon të

kontribuojë në sistemin e arsimit profesional. Unë apeloj që të rinjtë, djem dhe vajza që

dëshirojnë ta vazhdojnë arsimin e mesëm profesional, duhet të vazhdojnë për të mësuar një

profesion, për të hapur një biznes, por të jenë gjithashtu të sigurt që do të kenë të drejtë të

vijojnë një arsim të lartë profesional. Dhe këtu ndryshojnë gjërat. Sot arsimi i mesëm ose, më

saktë, arsimi profesional nuk konceptohet më i ndarë “i mesëm” dhe “i lartë”. Është një sistem

tërësor dhe ne po flasim deri tani për sistemin e arsimit të mesëm, por dolët te raporti i bankës

i vitit 1999. Ndoshta ai raport nuk e ka, por e kanë raportet e mëvonshme. Arsimi i mesëm

profesional mund t’i përgjigjet zhvillimit të sotëm dhe perspektiv të industrisë, të ekonomisë

në tërësi, vetëm nëse krijon mundësinë e arsimimit dhe trajnimit të të rinjve në nivelin e mesëm

dhe të lartë profesional. Modelet i keni. Keni modelin në bashkëpunim me Zvicrën në Durrës,

modelin 2-vjeçar, që studentët janë plotësisht të aftë, të punësuar. Dhe iniciativa të tilla ka

pasur.

Blendi Klosi – Profesor, duke ju falënderuar për thirrjen që bëni, që nxënësit t’i

drejtohen arsimit të mesëm profesional, unë që në hyrje të fjalës sime, e kam si slogan sa herë

që flas për arsimin profesional, them që ta transformojnë arsimin e mesëm profesional nga

sistem të nxënësve me një mundësi më pak, pra vijnë ata që nuk kishin mundësi të shkonin në

shkollë të lartë dhe merrnin një zanat, në insistentë të nxënësëve me disa mundësi më shumë.

Por padyshim mundësia për të shkuar në shkollë të lartë të jetë një nga aspektet e kësaj pune.

Por natyrisht të ketë mundësi të hapë një biznes, të ketë mundësinë të kualifikohet për tregun

Page 26: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

26

shqiptar dhe europian të punës, të ketë një mundësi më shumë, pra që të marrë dhe një zanat.

Kjo është përpjekja jonë. Dhe vetëm nga rritja e forcimit të këtyre shkollave, ne kemi mundësi

tashmë që të luajmë edhe me hyrjet në shkolla. Në qoftë se ka qenë që në shkollat e arsimit të

mesëm profesional të hynin me nota pesa, sot në shkollën e mesme elektrike është kthyer

sistemi i para shumë vjetëve, që hyn me mbi nëntë mesataren.

Në shkollën e Korçës hyjnë nxënës me mesatare më të lartë se shtatë. Në shkollat tona

të arsimit profesional, duke e binjakëzuar me sistemin e shkollave europiane, kjo kërkohet, që

në shkollat e ekselencës të kemi dhe kritere të hyrjes së nxënësve në shkolla. Dhe pse kërkojmë

masivizim, të kemi shkolla ekselence, ku nxënësit hyjnë me mesatare të lartë. Ndonjë nxënës

që hyn dhe bën në shkollën e mesme elektrike, elektronikë apo teknologji informacioni,

padyshim dhe në qoftë se ndjek shkollën, profilizohet në një zanat të mirë dhe që i shërben

këtij vendi. Problemi është që të mos i lejojmë shkollat tona që të hyjnë nxënësit me pesa. Dhe

ata kanë të drejtën të hyjnë, padyshim, por shkollat e ekselencës të jenë shkolla që të kërkojnë

edhe nxënës të kualifikuar, edhe nxënës të gatshëm për tregun e punës, edhe nxënës që mund

të shkojnë në universitet. Por mos ta kenë trampolinë arsimin e mesëm për vajtjen në

universitet. Kemi shkolla profesionale që të çojnë 100% në shtet.

Dhe për t’u kthyer tek ajo që ju e njihni mbase dhe më mirë se unë, eksperienca

gjermane apo austriake, në Gjermani arsimi i mesëm profesional është sistem dual. Sistemi

dual nuk do të thotë vetëm praktikë, po ku dhe biznesi paguan për shkollën. Dhe sistemet

italiane që nuk janë kaq të zhvilluara, sa ju merret një përqindje e rrogës së çdo punonjësi dhe

shkon për kualifikimet profesionale të punonjësve. Ne akoma jemi që të gjithë këtë e realizojmë

me buxhetin e shtetit. Dhe prapë po të ishim bashkë në një ombrellë, arsimi profesional dhe

arsimi i mesëm, ju e keni provuar këtë ombrellë, arsimi profesional do të merrte një përqindje

shumë më të vogël vëmendjeje, ndërkohë që është një pjesë e arsimit i cili i shërben shumë më

tepër vendit, në momentet ku ne jemi.

Prandaj edhe ndarja ka bërë që të ritheksohet vëmendja te arsimi i mesëm profesional.

Por në sistemin që ne jemi, ku jemi vetëm me buxhetin e shtetit dhe e kemi të vështirë që të

mendojmë se që sot të bëjmë përpjekje që nga paga e punëmarrësve të kemi një përqindje të

caktuar, mbase shumë të vogël, por të kemi një përqindje, që shkon te kualifikimi; që të kemi

mundësi që biznesi të paguajë për atë që trajnon, jo, ne nuk i kemi këto mundësi dhe nuk i

kërkojmë për momentin, duke pasur vështirësitë ku jemi.

Por që të flasim për arsim profesional të kualifikuar, siç e përmendët dhe ju, siç e

thashë unë disa herë, të shtrenjtë, ne duhet të bëjmë përpjekje që, të paktën në këtë kuadër që

jemi, të kemi masivizim, të kemi laboratorë të qenësishëm, të kemi edhe shkolla elitare. Për të

Page 27: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

27

bërë këtë përpjekje, shërben dhe kjo biseda e sotme që unë nuk lodhem t’ju falënderoj, ku na

dhatë mundësi ta bëjmë.

Genc Pollo – Zoti Veliaj.

Ndoshta mund t’i grupojmë pyetjet.

Astrit Veliaj -Zoti Ministër,

Të falënderoj për të gjithë rezymenë që paraqitët!

Personalisht ndaj një koncept ndryshe nga çfarë flitet këtu nga të dyja krahët. Largimi

i shkollave profesionale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka sjellë stimulimin dhe

kultivimin e zejtarisë dhe profesioneve, që po i mëshojmë aq shumë, sa për 25 vjet ne kemi

eksportuar krahë pune. Për 25 vjet refugjatët kanë qenë krahu i punës i gjithë Europës dhe

botës. A mendoni se po stimuloni më shumë se ç’duhet zejtarinë dhe po frenoni zhvillimin e

mendjes në këtë moment teknologjie ku një fëmijë 6-8 vjeç zbërthen kompjuterin? Mendja

njerëzore e rinisë ka evoluar. Unë mendoj se po i bëjnë një regres mendjes së rinisë, duke i

mbajtur nëpër këto shkolla profesionale.

Dua t’ju jap dy shembuj. Për këtë telefon iphone në Kinë janë 1milion e 200 mijë

kinezë që punojnë në fabrikat e prodhimit të tij. Në asnjë shkollë profesionale nuk kanë hyrë.

Po për të riparuar këto janë me mijëra dyqane në botë që riparojnë këta celularë, pa bërë një

shkollë profesionale. Pse? Sepse ka evoluar mendja, mendimi. Dhe sot ne nuk çojmë televizor

për të rregulluar, por kemi teknikë televizorësh që rrinë kot pa punë, sepse televizorët janë

bërë njëpërdorimësh. Për teknikë lavatriçesh nuk ka nevojë, se një lavatriçe sot kushton 150-

170 mijë lekë. Njerëzit po i hedhin, se janë bërë njëpërdorimshe. Të njëjtën gjë dhe në shumë

fusha të tjera, po largohen, sepse po japin me garanci.

Çfarë është një teknik makinash? Unë vij nga e njëjta fushë që vjen ti për nga

profesioni. Pra, është një montim-çmontim. Nuk prodhon. Fabrika prodhon. Të ndërrosh një

pompë uji apo një pompë hidrauliku është vetëm montim dhe çmontim dhe ti merr skicën dhe

e monton-çmonton. Por çfarë shkolle profesionale do të bëjë ai 4 vjet për të montuar këtë

pompë apo për ta çmontuar, apo për të pastruar tubin e lavatriçes? Pra, ne po i bëjmë një regres

mendjes së rinisë. Prandaj duhet të kultivojmë “mendjen” dhe të fillojmë të eksportojmë

teknologji dhe mendje. Jo se është keq kjo, por po i mëshojmë më shumë se sa duhet. Ndarja e

arsimit profesional në një ministri tjetër e ka rritur këtë, gjë për të cilën jemi në drejtimin e

gabuar.

Faleminderit!

Genc Pollo – Po.

Eleina Qirici - Faleminderit!

Page 28: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

28

Seanca dëgjimore, përveç anës pozitive, do të kishte dhe problematika të paktën në

vitin 2014-2015.

Pyetja ime e parë konsiston në atë se sa përqind e nxënësve, të cilët kanë mbaruar të

paktën 2 vjet në shkollat e mesme profesionale, janë punësuar në tregun e punës? A keni

ndonjë statistikë në lidhje me këtë?

Për sa i përket problematikës, unë mendoj se vjen edhe nga fakti që kompetencat e

arsimit profesional, një pjesë e mirë e tyre, kanë kaluar pranë ministrisë suaj, sepse është arsim,

patjetër edhe profesional, dhe pastaj kalon në tregun e punës.

Ju me të drejtë e thatë që sistemi part-time u mbyll për disa shkelje dhe për këtë e

patë të panevojshme për të vazhduar me këtët sistem. Nga bisedat që kemi bërë edhe me

drejtues të shkollave profesionale, edhe me qytetarë del që sistemi part-time në shkollat

profesionale ishte i nevojshëm. Fakti që ka problematika, nuk do të thotë ta heqim. Patjetër aty

ku ka pasur degë që nuk funksiononin, jam dakord. Por kemi edhe persona që vinin nga

emigracioni, sepse kjo është situata jonë në Shqipëri, që për arsye të moshës nuk e ndjekin dot

sistemin e ditës. Me të drejtë ju mund të thoni që ai mund t’u drejtohet kurseve profesionale,

jam dakord, por kursi është tremujor, ndërsa ai kërkon të marrë një arsimim më të plotë, sepse

do të jetë gjithmonë prezent në tregun e punës ose, anasjelltas, mund të jetë një person që ka

marrë kursin profesional, por do që të ketë një arsim më të plotë. Prandaj, do të jetë më e

favorshme që të rivendoset sistemi part- time.

Një problematikë tjetër është ajo që ka të bëjë me maturën shtetërore. Kemi arsimin

profesional dhe arsimin e përgjithshëm. Nxënësi në maturë jep provimet me zgjedhje, ndërkohë

që nxënësi në arsimin profesional, në maturë, jep një lëndë e cila quhet Teori Profesionale. Por

Teoria Profesionale, patjetër edhe ju e dini, ka 8-9 lëndë, domethënë, nxënësi që është në

shkollën e mesme mund të marrë vetëm një lëndë me zgjedhje, ndërsa nxënësi i arsimit

profesional merr një grup. Prandaj, ndodh edhe ajo që kemi një cilësi më të dobët edhe tek

arsimi profesional. Nuk jam dakord dhe nuk e kuptoj, do të kërkoja mendimin tuaj në lidhje

me një udhëzim që ka dalë, të paktën në vitin shkollor 2014-2015, që nëse një nxënës mbaron

klasën e dhjetë në arsimin profesional, mund të kalojë në arsimin e përgjithshëm. E kundërta

nuk ndodh. Pra, dua argumentet, sepse, përsëri sipas raportimeve që kemi nga shkolla

profesionale, por edhe nga nxënësit, nuk del i qartë argumentimi, pse është bërë kjo.

Pyetja tjetër ka lidhje me konviktet. Meqenëse jeni duke hartuar edhe draftin, do të

sugjeroja që konviktet, vërtet ato aktualisht janë në varësi të pushtetit vendor, do të ishte mirë

që shkollat që kanë profile të tilla, si hoteleri-turizëm, ne e kemi dhe në Korçë një shkollë të

tillë dhe ka pasur shumë eksperiencë, do të ishte mirë, pra, që ato të kalojnë në varësi të këtyre

Page 29: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

29

shkollave. Ky është edhe një mendim i marrë nga shkollat, me argumentin që, në radhë të parë,

do të ulen shpenzimet e nxënësve, do të ketë një shërbim më të mirë dhe ndërkohë kryhen

praktikat, sepse ky është edhe problemi.

Dhe e fundit është se si do të zgjidhet problemi i mësimit. Ju thoni që shkollat do të

jenë qendra komunitare dhe unë jam dakord. E përmendët në fjalën tuaj disa herë që do të ketë

edhe kurse pasdite. Po problemi i ngrohjes? Furnizimi me ngrohje, pavarësisht se është përsëri

në varësi të pushtetit vendor, por në fund të fundit për arsimin profesional përgjigjet ministria

juaj. Atëherë po të shikoni sipas statistikave ngrohja nuk vazhdon më shumës sesa dy orë,

ndërkohë që shkolla vazhdon 7 orë mësim. Si do të mendohet për përmirësimin e kushteve në

shkolla e konvikte që të rritet e numrit i nxënësve?

Bedri Hoxha - Shumë shkurt, zoti Ministër, meqenëse dolën problematikat, unë kam

këtë shqetësim: sektori minerar është ndër sektorët më problematikë sot për sot në Shqipëri dhe

kryesisht për rajonin e Matit dhe Bulqizës. Shkak kryesor për aksidentet janë kushtet e këqija

në punë dhe mungesa e arsimimit të specialistëve që punojnë. Është një treg që ofron paga të

larta dhe ka mungesë të theksuar të specialistëve në këtë sektor. Çfarë keni menduar ju si

qeveri dhe Ministri e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në këtë drejtim dhe si do ta ofroni ju këtë

arsimim? Çfarë kushtesh lehtësuese do të ketë për rininë që të shkollohen në këtë zanat, që t’i

shërbejnë këtij sektori fitimprurës?

E dyta, desha të di se sa ka investuar qeveria shqiptare në këto vite, në këtë drejtim,

qoftë për ambientet shkollore, qoftë për pajisjet me laboratorë, pra për të gjithë logjistikën që i

duhet këtij sistemi arsimor?

Sa është rritur numri në vlerë absolute i nxënësve për këto dy vjet në arsimin

profesional? Pra, sa ka qenë dhe sa është rritur, pasi ju thoni se është rritur?

Musa Ulqini – Besoj, zoti kryetar, se pas dy orëve të kësaj dëgjese shumë të

dobishme, mund të kemi të drejtë të japim ndonjë mendim pa bërë pyetje. Këtu u shtruan shumë

pyetje, por besoj se mund të themi edhe diçka tjetër jashtë pyetjeve.

Zoti Ministër, besoj se kërkesa jonë për një seancë dëgjimore me ju ishte në kohën e

duhur. Mendoj se duhet ta themi atë që është e vërtetë dhe duhet t’ju falënderojmë për faktin

që ju këtë paraqitje të parë në komisionin tonë, e kishit vlerësuar maksimalisht, jo vetëm për

shkak të ekipit që ju shoqëron, por edhe për shkak se të gjitha shpjegimet ishin shumë serioze

dhe befasuese, sepse unë mendoj që në një kohë kaq të shkurtër, nuk është aq e thjeshtë për të

konkurruar një ministër, si ai që sot është kryetar i Bashkisë së Tiranës, por megjithatë gjërat

ecin. Darvini ka thënë se gjërat vijnë duke u përmirësuar.

Ju uroj shumë suksese!

Page 30: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

30

E dyta, më duket se askush nuk mund të pretendojë që për dy vjet ne të përgatisim

nxënës në arsimin profesional dhe të shkojnë e të lënë pa punë shokët e tyre në Gjermani. Më

duket absurde! U kërkua nga ju shpjegimi se si ka mundësi që ata kanë shkuar në Gjermani dhe

nuk po gjejnë punë atje. Është absurde, por megjithatë absurditeti është pjesë e diskutimeve.

Askush dhe asnjëherë nuk u tha këtu që historia e arsimit të mesëm profesional fillon ditën që

zoti Velija është futur atje apo tani që keni ardhur ju. Përkundrazi, edhe një pjesë e ekipit që

keni në krah provon se ka vazhdimësi, por e vërteta është që për herë të parë ndaj arsimit

profesional vitet e fundit ka një përqendrim të vëmendjes. Të gjithë projektorët e qeverisë, kur

flitet për këtë çështje, janë të përqendruar jo në mënyrë propagandistike, siç thuhet herë pas

here, por në mënyrë serioze.

Ka një diskutim, ka një debat, siç u bë dhe këtu, ka edhe teprime, natyrisht, por për

herë të parë diskutohet kjo çështje, sepse askush nuk mund të besojë se edhe cilësia e

mësimdhënies, edhe godinat, edhe laboratorët, edhe binjakëzimet, edhe profilizimet, edhe ato

që ne i kemi premtuar si maxhorancë mund të realizohen për dy vjet. Arsimi nuk është si një

produkt që e mbjellim në pranverë dhe e korrim në vjeshtë. Arsimi kërkon shumë kohë. Ne

kemi fatin që kemi dy zotërinj ministra dhe të tjerë që kanë punuar dhe që e njohin shumë mirë

arsimin. Arsimi nuk ndryshon as për një vit, as për dy vjet, por është një investim në mënyrën

e duhur, në drejtimin e duhur, me fuqinë e duhur. Ne që jemi në këtë komision i kemi të gjitha

arsyet që për këtë çështje, që besoj unë është mbi partitë politike, ne duhet të japim të gjithë

mbështetjen e duhur. Dhe me ndonjë përjashtim edhe kolegët në pyetjet e tyre, me sa kuptova

unë, në këtë sens ishin. Pra, është një gjë e mirë, por të bëjmë edhe më të mirën e mundshme.

Edhe në zonën time ku jam deputet, në Cërrik, është një shkollë profesionale dhe të

them të drejtën ajo është shumë larg asaj çfarë duhet, se zona rurale, si Dumreja dhe Cërriku,

kanë mungesa të agronomëve, disa kanë dalë në pension. Ndërkohë që njerëzit po i kthehen

bujqësisë, po i kthehen blegtorisë, aty mungojnë specialistët.

Prandaj, e gjej në kohën e duhur kthimin e vëmendjes ndaj këtij sektori dhe besoj se

edhe me ndryshimet ligjore, të cilat ju po përgatiteni të bëni, po që nuk e quaj herezi, sepse të

gjithë kemi pasur një lloj dyshimi pse u kalua aftësimi profesional te ju, por mendoj se koha

po tregon se ka qenë në kuadrin e kësaj, që të ketë më shumë vëmendje edhe në pikëpamje të

investimeve, edhe në pikëpamje të angazhimeve, por edhe në pikëpamje të krijimit të asaj

lidhjeje që është jetike për këtë lloj arsimimi mes tregut të punës, biznesit, cilësisë dhe

binjakëzimeve. Mendoj se është ajo që thatë ju, është një gjë krejt e gjetur që ata që i drejtohen

arsimit profesional, mos të jenë ata që kanë qenë nxënësit më të dobët, por të jenë ata që të

Page 31: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

31

kenë disa mundësi, pra për t’u punësuar, për të qenë më cilësorë në tregun e punës, për të shkuar

në shkollë të lartë e për të gjetur punë në Gjermani, siç tha kolegu ynë.

Faleminderit shumë!

Më pëlqeu shumë pamja juaj relaksuese në përgjigje të pyetjeve që u bënë këtu, është

një risi. Besoj se për herë të parë në këto dy vjet jemi në një mendje me kryetarin.

Adelina Rista – Unë qëllimisht qëndrova në fund. Duke qenë se projektligjit për

arsimin profesional që kaloi në komision, unë iu referova si relatore e këtij projektligji, dhe

pas kaq kohe që jemi në dëgjesë me zotin Ministër dhe ekipin e tij, unë e shoh me shumë

optimizëm rrugën në të cilën po ecën arsimi profesional.

Nuk dua të bëj asnjë pyetje, prandaj qëndrova në fund. Thjesht kur them se e shoh

me optimizëm, shoh me optimizëm edhe të ardhmen e arsimit profesional. Nuk do t’i referohem

të gjithë hartës së shkollave të arsimit profesional, por unë do t’i referohem dy shkollave të

arsimit profesional që Fieri i ka pasur model dikur, por të cilat u shkatërruan pas një periudhe

të gjatë transitore dhe sot kanë hyrë në rrugën e tyre të profilizimit. Kanë qenë shkolla model

shkollat: “Petro Sota”, shkollë e mesme industriale e profilizuar, dhe “Rakip Kryeziu”, shkollë

e mesme e profilizuar e drejtimit bujqësor, shkollë kjo që po shkon drejt 60 -vjetorit, model,

dhe u kthye në shkollë të mjeruar, sepse aty u bë një katrahurë e vërtetë. Po kështu edhe te

shkolla “Petro Sota” e profilizuar në drejtimin industrial, hyri pedagogjikja brenda, që nuk

kishte lidhjen fare, hynë dhe degë të tjera. Tashmë këto dy shkolla janë kthyer në identitet, jo

vetëm në traditën që kanë pasur, por po ecin shumë mirë. Janë hapur, ka filluar masivizimi,

sepse janë mbyllur degët që nuk kishin lidhje fare dhe janë hapur degë që kanë lidhje me

zhvillimin rajonal që ka Fieri sot. Janë hapur degët bujqësore dhe kanë ardhur nxënës që e

shohin arsimin profesional, sepse aty e gjejnë veten nesër, sepse aty do të marrin një profesion

që mund të punësohen, por edhe të hapin biznesin e tyre. Pra, shkollat profesionale nuk kanë

më nevojë frymëmarrjen, por ecurinë drejt së ardhmes. Ndaj dhe unë e shoh me optimizëm.

Qëllimisht ndenja në fund për t’ju falënderuar për këtë punë të mirë që është bërë në drejtim të

arsimit profesional, pasi po të kërkosh në Fier elektricistë, nuk ka, mekanikë nuk ka, në një

kohë kur në Fier ka ndërmarrje që duan elektricistë, duan mekanikë, duan naftëtarë, sepse

shkolla profesionale u kthye në pedagogjike.

Ndërsa tani zhvillimi rajonal i kërkon këto degë. Pra, ecuria e arsimit profesional,

sipas strategjisë së zhvillimit rajonal është tepër pozitive. Prandaj, dhe unë e shoh me

optimizëm. Falënderoj ekipin e ministrisë që ishin tepër seriozë dhe dinjitozë, këtu para nesh

për të na garantuar për të ardhmen e arsimit profesional.

Faleminderit!

Page 32: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

32

Genc Pollo – Faleminderit, zonja Rista!

Është kënaqësi kur ju flisni e fundit në komision.

Zoti Ministër, a keni ndonjë gjë?

Blendi Klosi – Faleminderit, zoti Pollo!

Faleminderit për të gjitha pyetjet që ju bëtë dhe çdo pyetje apo shqetësim që u ngrit

realisht, nuk u ndje nëse erdhi nga e majta apo e djathta, pra janë shqetësime që të gjithë i

kemi, qoftë shqetësimet që ngriti zoti Velija, qoftë zonja Qirici apo qoftë deputeti Hoxha. Nëse

flasim për një ndarje se ku do ta fokusojmë arsimin në Shqipëri, ky është një debat që

zhvillohet, por natyrisht ne flasim për atë pjesë që kemi në përgjegjësi dhe pikërisht arsimin

profesional. Forcimi i arsimit profesional a e ngurtëson arsimin në Shqipëri? Mendoj se jo,

pasi flasim për nxënës që do të jenë të gatshëm për tregun e punës në vende të caktuara. Flasim

për profesione që po humbnin në Shqipëri, për profesione, të cilat rrisin, në fund të fundit,

nivelin ekonomik të shtresës së mesme shqiptare.

Zonja deputete solli rastin e shkollës “Rakip Kryeziu” në Fier. Unë e përmenda edhe

një herë se para dy vjetësh kishte vetëm 7 të arsimuar për bujqësi dhe zooteknikë, ndërsa sivjet

ka mbi 200. Pra, nëse flasim për këtë zonë shumë të zhvilluar për sa i përket bujqësisë, flasim

për një shkollë që duhet të prodhojë punonjës, të cilët shkojnë në tregun bujqësor të punës.

Për sa i përket punësimit nga këto shkolla, që doli si problem edhe nga zoti Tafaj, ka

të bëjë me atë që si punësohen. Një nxënës që mbaron shkollën “Hysen Çela” sot në Durrës

është i punësuar, por merr 200 mijë - 300 mijë lekë, ndërsa një nxënës i cili do të punësohet

pasi të ketë bërë kursin në industrinë navale të Durrësit, me kurrikula italiane dhe me praktikë

në biznesin italian apo shqiptar të navales, merr 700-800 euro. Pra, flasim për dy nxënës që

mbarojnë të njëjtën shkollë, por marrin rroga në një diferencë deri në tri herë me njëri- tjetrin.

Kjo është filozofia që t’i afrojmë tek arsimi profesional për pjesën e ekonomisë e cila ka nevojë

për këtë shkollë dhe këtë kualifikim qytetar dhe duhet të gjejmë, natyrisht, disa raporte. Unë

nuk e kundërshtoj idenë e zhvillimit, por zanatet që ju përmendët janë zanate që nuk prodhojnë

dot në Gjermani, nuk ka në Gjermani programues për android sepse zhvillimi është i tillë që

nuk dalim dot. Janë trajnime që nuk mund t’i bësh dot. Nuk mund të bësh 4 vjet shkollë për të

punuar me celularë, siç thatë. Por është problemi i shkollës dhe besoj të gjithë e ndani këtë

shqetësim, shkolla nuk është për të mësuar një gjë, shkolla është për të të mësuar se si mësohet,

shkolla është për të zhvilluar trurin.

Pastaj, dalim te pyetja e zonjës Qirici, që ka të bëjë me kualifikimet apo me trajnimet,

shkolla është shkollë dhe të mëson se si të kualifikohesh dhe si të përgjigjesh. Nuk mund të

themi që tani nëse një nxënës që shkon në arsimin e përgjithshëm, bën dy vjet atje dhe tani do

Page 33: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

33

të kthehet në arsimin profesional. Po nuk mund të bëhet, sepse nuk ka bërë laborator, nuk ka

mësuar se si ngjitet me havi apo nuk ka mësuar se si milet një bagëti, apo si kurohet një gjë

bujqësore. Si mund të shkojë në vit të dytë apo të tretë ky?

Për sa i përket shqetësimit të zotit Hoxha, për sektorin minerar, e kemi tashmë një

shkollë të ngritur nga një biznes privat, e cila në fund të fundit është edhe më e profilizuar për

minerar. Ne kemi plan që të ndërtojmë një shkollë 2-vjeçare në Bulqizë, por, siç e thashë, për

kushtet e profilit specifik janë më të vlefshme kurset e kualifikimit sesa një nxënës të bëjë 4

vjet shkollë, që të punojë në një sektor të caktuar.

Pra, është më mirë që të bëjë 2+1+1 dhe do të bëjë 2 vjet kualifikim për një profil të

caktuar, sepse po të dojë të bëjë 4 vjet shkollë, mbase nuk është e logjikshme që t’i thuash bëj

4 vjet shkollë, se do të shkosh e të punësh në një sektor.

Prandaj, për ta mbyllur, zoti Pollo, do të doja t’ju falënderoja për atë që thatë!

Siç ju përmenda, ne kemi një paketë të plotë që ka të bëjë me këtë fushë. Shumë shpejt ne do

të sjellim në këtë komision tre ligje shumë të rëndësishme, ligjin e zejeve, nxitjen e punësimit

dhe arsimin profesional.

Genc Pollo – Faleminderit, zoti Ministër.

Unë do ta vëreja me kënaqësi se ju u shmangët nga një përvojë jo e mirë që kemi

pasur këtë legjislaturë në dëgjesë me ministrat, të cilët pa shkak dhe arsye kanë qenë agresivë

edhe me deputetët e opozitës, por edhe me paraardhësit e tyre në 25 vjet, çka mendoj se edhe

politikisht është kundërproduktive. Por këtë e gjykon gjithsekush, ndoshta nuk e ka nga vetja,

por nga trysnia për të mbuluar dikë. Besoj se një diskutim i tillë i shërben fokusimit në

substancë të temës dhe jo politizimeve të padobishme, nganjëherë. Mendoj se ishte e dobishme

dhe e nevojshme të diskutonim në këtë mënyrë, por do të përmirësohej shumë nëse ju mund

të sillnit një material të plotë të shkruar mbi sa thatë, ndoshta duke shtuar edhe aspekte dhe

detaje që gjatë prezantimit tuaj nuk patët mundësi t’i mbulonit. Ndoshta do të ishte mbulimi

financiar, sepse këtu u pohua se ka një qasje të re dhe serioze, e shpresojmë të gjithë këtë, por

mesa kemi parë linjat buxhetore, kjo nuk korrespondon me financimin e arsimit profesional

dhe, duke qenë se e dimë që është shumë i shtrenjtë dhe një zgjidhje është sistemi dual, i cili

është i komplikuar dhe nuk jemi të sigurt, nëse biznesi shqiptar është në mundësitë që kanë

vendet gjermanofone, ku ky sistem aplikohet, ndoshta mund të na thoni si e kanë, sepse është

shënuar rritja e tyre dhe aftësia për të marrë përgjegjësitë në organet e administrimit dhe më

gjerë që ligji ia delegon, apo edhe bashkëpunimi i ministrisë mund ta tentojë. Kjo do të ishte,

mendoj unë, me interes për anëtarët e komisionit dhe sidomos për ata që i ndjekin nga afër

çështjet e arsimit. Faleminderit!

Page 34: KUVENDI - parlament.al filebërë një parashtrim, më pas do të kalojmë në pyetje, përgjigje dhe në një diskutim, sipas traditës së dëgjesës. Fjalën e keni ju, zoti Ministër!

34

Presim shkëmbimet tuaja epistolare dhe ju presim në një moment tjetër për këtë

çështje dhe për çështje të tjera.

Faleminderit!

Kujtoj anëtarët e komisionit që nesër në orën 10:00 kemi mbledhjen për dëgjesën e

radhës me anëtarët e këshillit të AMA-s.

MBYLLET MBLEDHJA