234
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 9, 10 DHE 13 KORRIK 2020 SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŽANE 09., 10. I 13. JULA 2020. GODINE KORRIK - JUL 2020

Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

Republika e Kosovës

Republika Kosovo - Republic of Kosovo

Kuvendi - Skupština - Assembly

T R A N S K R I P T

I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,

E MBAJTUR MË 9, 10 DHE 13 KORRIK 2020

SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,

ODRŽANE 09., 10. I 13. JULA 2020. GODINE

KORRIK - JUL

2020

Page 2: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

2

Rendi i ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të

Republikës së Kosovës,

4. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit,

Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)

5. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,

6. Shqyrtimi i raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për vitin 2019,

7. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së

virusit COVID-19 nga Qeveria e Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit,

8. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë

të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të

Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Dnevni red

1. Vreme za izjave van dnevnog reda,

2. Vreme za parlamentarna pitanja,

3. Izbor jednog (1) kandidata za neizvršnog člana Odbora Centralne Banke Republike

Kosovo,

4. Izbor članova Odbora Direktora Javnog Preduzeća Operatora sistema, transmisije i tržišta,

5. Formiranje Skupštinske anketne komisije o procesu privatizacije na Kosovu,

6. Razmatranje Izveštaja Regulatornog Autoriteta za usluge vode (RAUV) za 2019. godinu,

7. Zahtev Anketne Parlamentarne Komisije u vezi sa upravljanjem pandemije sa virusom

COVID-19 od strane Vlade Republike Kosovo, zahtev za odobrenje budžeta,

8. Formiranje ad hoc komisije za izbor kandidata za sedam (7) članova Nezavisnog nadzornog

Odbora za civilnu službu Kosova,

9. Formiranje ad hoc komisije za izbor kandidata za dva člana (2) člana Odbora za žalbe

Nezavisne komisije za medije.

Page 3: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

3

Mbledhjen e drejtoi kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.

KRYETARJA: Të nderuar deputetë,

Rendi i ditës është miratuar nga Kryesia e Kuvendit, ndërkohë e keni marrë edhe një pikë shtesë

me dakordim të Kryesisë. Ju njoftoj që kurdo që vijmë te miratimi i rendit të ditës pas

deklarimeve dhe pyetjeve, do t’i kem edhe unë dy propozime, mocione për rendin e ditës.

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

Në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes e ka kërkuar fjalën Liburn Aliu.

LIBURN ALIU: Faleminderit! Deklarimi im është në emër të grupit.

E nderuar kryetare!

Të nderuar deputetë,

E diela që shkoi ishte vërtet shqetësuese për të gjithë qytetarët e Kosovës, lajmet për vdekjet e

shumta në Klinikën Infektive tronditën dhe shkaktuan pasiguri dhe frikë kudo në vendin tonë.

Duke qenë në mes të pandemisë dhe me raste në rritje vazhdimisht, me këtë stilin e vazhdueshëm

ku qytetari nuk ka ku t’i mbajë shpresat pos te shteti, te sistemi ynë shëndetësor dhe tek

efikasiteti i tij.

Në gjendjen e rëndë të përgjithshme kur ekziston rrezik masiv në shoqëri, shteti është ai që do të

duhej të jetë i pari pranë qytetarit dhe për këtë edhe në fakt do të duhej të ekzistonte shteti, të

mbrojë qytetarët në nevojë, pasi njerëzit dhe i mban besimi te dora e përkujdesjes së shtetit.

Tronditja e së dielës filloi me lajmin për vdekjet e pacientëve nga dita e shtunë dhe që kulmoi me

vdekjet e orëve të hershme të së dielës që ndodhën brenda pak çastesh. Pacientët që ishin të

shtrirë për të kërkuar shërbime shëndetësore gjetën vdekjen pikërisht në dorën e sistemit

shëndetësor, po flitet për rënie të sistemit të oksigjenimit qendror, pra për diçka teknike që

brenda minutash apo dhjetëra minutash hodhi poshtë gjithë mundin dhe përkujdesjen e personelit

mjekësor dhe solli vdekjen te pacientët. Ky sistem i oksigjenimit qendror ra përsëri dje dhe ishim

me fat, edhe dje mund të kishin ndodhur vdekje.

Dhe, ka rënë edhe në të shkuarën kur ishin po ashtu, pa fat kur në vitin 2017 pacientët vdiqën, e

që supozohej se kjo ndodhi nga gazi oksidul. Për vdekjet e vitit 2017 nuk u zbuluan asnjëherë

shkaktarët dhe as përgjegjësit, ato thjesht ndodhën dhe pothuaj u harruan dhe fajtorët ia dolën

paq. Këto vdekje që po na del vazhdimisht se kanë të bëjnë me sistemet e furnizimit dhe që po na

përsëriten, po na bëjnë të qartë se këtu nuk është puna te personeli mjekësor dhe profesionalizmi

i tyre, i cili po lufton çdo ditë kundër pandemisë, është e qartë që këto janë përgjegjësi

menaxheriale që vijnë si rrjedhojë e përgjegjësisë apo papërgjegjësisë politike. Dhe, ky cikël i

vazhdueshëm vdekjesh me tendencë të lënies në harresë duke bartur fajin andej e këndej, e ka atë

Page 4: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

4

efektin edhe më të rëndë se vdekja, e ka efektin e humbjes së besimit në sistem shëndetësor dhe

në shtet.

Nuk kthehet besimi në shtet e as në sistem shëndetësor me thirrje që të besohet, në ndërkohë që

të përsëritet e njëjta situatë në mënyrë ciklike në pak javë, e sollët gjendjen ku tanimë nuk

besohet në asgjë. I sëmuri duhet të qëndrojë me shpresën se e mbron Zoti dhe nuk i bie sistemi

dhe për këtë duhet dhënë përgjegjësi dhe mos mendoni se e tëra mbulohet me shkarkimin e

drejtorit të SHSKUK-së, pastaj ishte tanimë në shkarkim e sipër nga bordi për shkak të një

raporti të auditimit. Ideja që qeveria ilegale dhe jolegjitime e ka në programin e saj qeverisës se

pandemia arrin pikun e saj dhe pastaj thjesht kalon, si dhe me idenë e arritjes së imunitetit të

masës, të dyja këto në ndërkohë që e kemi një sistem shëndetësor me kapacitet të limituar, ishte i

gabuar. Tani kur arritëm në momentin e daljes nga kontrolli, kur klinikat vërshohen nga

pacientët, bëhet thirrje dhe merren masa, epo tani kësaj thirrjes suaj nuk i shkon më zëri, pasi nuk

mund të ketë besim te ju. Një sistem shpejt kthehet mbarë kur ka besim në udhëheqjen e vendit

dhe kur politikat janë të orientuara nga e mbara, por edhe më shpejt degradon kur humb besimi

tek udhëheqja, kur ka besim te qeveria, ka moral në rritje, ka zell në punë dhe pasi ka shpresë se

po ndryshon diçka, ka edhe ndryshim për të mbarë.

Por, kur të del zoti Hoti dhe bën thirrje, është e vështirë që mund të motivojë e të inkurajojë dikë

dhe pastaj kur nga ana tjetër na del se qenkan folur për ndarje të vendit, pra nga dy burime nga

zoti Grenell dhe zoti Bolton, dhe pra nuk paskan qenë paranojë paralajmërimet për ndarje dhe në

ndërkohë që vazhdojmë të jemi ende në proces të negociatave, e nuk e dimë se për çka do të

flitet, e tërë kjo situatë na fut në një gjendje edhe më të thellë të pasigurisë, pasi që nuk po dimë

se çka do të na pret dhe kur shohim po ashtu se tani përnjëmend Serbia po e cakton karantinën në

Veri dhe jo sikur atëherë kur ajo në mars bëhej në bashkëveprim të...

(Ndërprerje nga regjia)

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)

KRYESUESJA: Regjia, a ke edhe shumë zoti Aliu? Edhe 30 sekonda, ju lutem!

LIBURN ALIU: Pra, e tërë kjo është e qartë se vendi në përgjithësi po shkon drejt një gjendjeje

të pasigurisë dhe që do të mund të jetë çdo gjë e pritshme. Vendin e futët në gjendjen ku fjala e

vetme që na mbetet ta themi është “në dorë të Zotit”, e nga kjo dilet vetëm me largimin tuaj,

vetëm me zgjedhje të reja dhe me një legjitimitet të ri. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Aliu! Nga Grupi Parlamentar i LDK-së, fjalën e ka kërkuar

deputetja Vlora Limani-Hajnuni

Page 5: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

5

VLORA LIMANI-HAJNUNI: Faleminderit, e nderuar kryesuese! Flas në emër të Grupit

Parlamentar të LDK-së.

I nderuar kryeministër,

Ministra,

Të nderuar deputetë,

Jemi në një periudhë shumë sfiduese jo vetëm sa i përket shëndetit publik, por edhe ekonomisë

shtetërore. Prandaj, edhe kjo seancë, sikur edhe seancat në vazhdim të këtij Kuvendi do të duhej

të theksojnë vëmendjen dhe përkushtimin tonë si deputetë për të ndihmuar në luftimin e

pandemisë.

Fundja, kjo është detyrë jona, duke qenë të zgjedhurit e popullit është detyrë jona që të kemi

kujdes në diskutimet tona dhe në sjelljet tona, sepse më pas shembulli i sjelljes sonë mund të

ndiqet nga qytetarët. Tanimë është faktike që ditëve të fundit kemi rritje enorme të rasteve me

COVID-19 në Kosovë, kjo si rezultat i shumë faktorëve, për të cilët me dëshirë do të flisja në një

periudhë tjetër post pandemike, atëherë kur edhe qytetarët, shërbyesit shëndetësorë do të jenë të

liruar nga ankthi që ka shkaktuar ky virus, por meqë disa nga ne po përpiqen të gjejnë fajtorë

duke u bazuar në periudhën e inkubacionit të virusit që është periudhë 7 deri 14 ditë, është mirë

të përkujtojmë disa nga skenarët në mes të 30 majit e 12 qershorit. 30 maji kur Qeveria Kurti

vendosi të lirojë shumicën e masave, në veçanti lejimin e tubimeve publike për të hapur rrugë

pastaj për 12 qershorin e tubimit, manifestimit partiak të Vetëvendosjes me afër 5 mijë persona

në sheshin e Prishtinës. As më 30 maj dhe as më 12 qershor nuk kishte përfunduar pandemia,

përkundrazi, më 30 maj në Kosovë ishin rreth 230 raste aktive me koronavirus, e më 12 qershor

pas test-protestave në pikat e kuqe në sheshin e Prishtinës ky numër u rrit në rreth 500 raste

aktive.

Megjithatë, përtej këtyre shifrave manifestimi juaj më 12 qershor, duke grumbulluar një masë të

madhe të njerëzve në Prishtinë, na sjell rezultatin e tanishëm që 30% e qytetarëve në Kosovë nuk

besojnë që koronavirusi është real dhe është vdekjeprurës dhe për këtë nuk janë fajtorë qytetarët,

jeni ju që madje për të rritur numrin e pjesëmarrësve, i kishit me vete edhe fëmijët, duke

rrezikuar edhe shëndetin e tyre në njërën anë, e në anën tjetër duke dhënë shembullin më të keq

për qytetarët se si në pikun e pandemisë mund të thërrasësh dhe të grumbullosh 5 mijë njerëz për

një interes të ngushtë partiak. Për më tepër, këtë thirrje për një tubim të tillë masiv nuk e kishin

bërë njerëz të thjeshtë, këtë thirrje e bënin aktorët kryesorë të deridjeshëm të shtetit, kryeministri

dhe ministri i Shëndetësisë, ata që ishin të vetëdijshëm plotësisht për rrezikun që shkakton

koronavirusi, por që te qytetarët e transmetuan ndryshe. Prandaj, sot kemi rreth 1 mijë e 65 raste

aktive me koronavirus, ndërsa Prishtina ku u mbajt manifestimi është shndërruar në vatrën më të

madhe të infeksionit në Kosovë, me rreth 826 raste aktive vetëm nga 12 qershori. Prandaj, sot

duhet të jemi të kujdesshëm në atë që e themi, sepse nga sot mund të bëhemi shembulli i keq për

të nesërmen dhe për qytetarët. Faleminderit!

Page 6: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

6

KRYESUESJA: Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, kush e dëshiron fjalën? Nuk ka të interesuar!

Nga Grupi Parlamentar i AAK-së, a dëshiron fjalën dikush? Jo! Nga Lista serbe? Jo! Nga Nisma-

AKR? Domethënë, nuk ka të deklaruar të tjerë për fjalë!

Atëherë, vazhdojmë me disa kërkesa të deputetëve për të folur domethënë në emër të deputetit,

emër individual. Fjala është për deputeten Donika Kadaj-Bujupi.

DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit!

Fjalimi im sot nuk do të jetë aspak politik dhe mendoj që si deputetë të këtij Kuvendi në këtë

kohë pandemie duhet të jemi shumë më konkretë, shumë më pragmatikë, edhe shumë më

kreativë. Pra, seancat t’i minimizojmë në afatet kohore sa më të shkurtra, në mënyrë që të mos

infektohemi, e debatet e gjata s’po prodhojnë asgjë dhe s’po i ndihmojnë qytetarët.

Prandaj, do t’i shtroj tri kërkesa për qeverinë sot, meqë është edhe ministri i Shëndetësisë këtu.

Kërkoj që të hapen dyert e QKUK-së, pra të hiqen pagesat në hyrje. Të gjithë ne që vizitojmë

këtë institucion, që shkojmë ose dërgojmë të afërmit tonë, e dimë që sa herë të hyn i paguan një

euro, çdo orë shtohen edhe 50 cent, çdo pacient ose familjar i cili shkon në QKUK i kalon të

paktën 3-4 orë kohë aty derisa sa i merr shërbimet e nevojshme dhe t’i paguajë 3-4 euro në ditë

në këtë fazë, kur ekonomia është në rënie, kur varfëria po rritet, kur qytetarët kanë nevojë të

shkojnë përditë në QKUK, është e tepërt. Prandaj, kërkoj nga ministri Zemaj që sot, jo më larg të

marrë vendim dhe ta shfuqizojë atë kërkesë për pagesa sa herë që hyn dhe sa herë që dalin.

E dyta, për çdo ditë po dëgjojmë që qeveria po merr ndihma dhe përkrahje, maska, materiale të

ndryshme dhe kjo është për t’u përshëndetur dhe për të falënderuar të gjithë donatorët. Mirëpo,

ende në institucionet tona publike, përveç në Kuvend ku i marrim maskat falas, qytetarët

obligohen t’i blejnë. Kjo është e papranueshme! Ne të gjithë duhet të respektojmë, do të thotë

këtë kërkesë, duhet të respektojmë masat, të ruajmë distancën, t’i vëmë maskat, por studentët në

UP duhet që nga sot, ministër, të furnizohen me maska. E dimë që ka maska të mjaftueshme,

keni marrë mjaftueshëm donacione, dërgoni në UP, dërgoni në të gjitha fakultetet, mbi të gjitha

dërgoni në biblioteka. Është kohë provimesh, unë në shtëpi i kam dy studentë, sa herë të dalin, e

blejnë një maskë 0.80 cent për të shkuar qoftë në provim, qoftë të përgatiten në bibliotekë.

Kështu është për të gjithë qytetarët e Republikës.

Dhe, e treta, ministrja e Financave nuk është këtu, por unë besoj që do të kem komunikim edhe

në të ardhmen. I kemi disa deklarata për tërheqjen e 10% nga Fondi i Kursimeve Pensionale, do

të thotë një e drejtë e qytetarëve. Fillimisht ministria ka thënë që janë në dakordim dhe po

bashkëpunojnë me Trustin dhe së shpejti do të realizohet, Trusti doli dhe e tha të kundërtën.

Pastaj, kishim edhe 2 ose 3 deklarata të ndryshme, pra mund t’i tërhiqni, nuk rimburësohen, nuk

mund t’i tërhiqni, është sjellë ligji, nuk është sjellë ligji. Na duhet këtu zyrtarisht, një njoftim

Page 7: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

7

zyrtar nga Ministria e Financave në cilën fazë është ligji, a duhet Kuvendi ta marrë ligjin në dorë

e ta bëjë...

(Ndërprerje nga regjia)

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)

KRYETARJA: Edhe një minutë deputetes!

DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit!

A duhet Kuvendi ta fillojë plotësim-ndryshimin apo Qeveria e ka kryer punën dhe në cilën fazë

është ligji, meqë zëvendësministri i Financave e dha një deklaratë të tillë. Pra, ne kemi nevojë,

kolegë deputetë, që nga sot të bëjmë veprime shumë konkrete, shumë më kreative, në të mirë të

qytetarëve, t’i lëmë debatet e gjata politike, sepse siç e thashë, nuk po prodhojnë asgjë, përveçse

po e rrisin virusin dhe po rrezikojmë të infektohemi çdo ditë e më shumë. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Rexhep Selimi e ka kërkuar fjalën.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, kryetare!

Zoti Avdullah Hoti po duket që është bërë gati të niset për një turn të ri të takimeve me Vuçiqin.

Janë paralajmëruar tashmë takime të Hotit me Vuçiqin në Berlin dhe në Bruksel.

Nuk e dimë a është entuziast apo jo, por i gatshëm, po. Madje, shprehet se edhe është i vendosur

që ky dialog s’ka alternativë pa e ditur se a po shkon atje për të dialoguar, për marrëveshje apo

për ndonjë plan që tashmë e kanë bërë të tjerët. Me gjasë, po nisët në gjurmët e atij që ia dha

dekretin, e një pyetje e pashmangshme që do përgjigje është: ku je nisur kështu? Ku po shkon pa

lejen e Kuvendit dhe pa platformë? Pa ekip dhe pa plan? A vërtet edhe ti po mendon e po vepron

sikur ai që ta shtrojë rrugën? Gjurmët e tij veç në një vend të çojnë. Së paku, a e dini ju, zoti

Avdullah Hoti, se ku po shkoni dhe pse po shkoni? Nëse jo, atëherë pse po shkon, e nëse po, pse

s’po na thua?! Sidomos kur tani ish-këshilltari i Presidentit Tramp, Gjon Bolton, e sqaroi se atje

ka një projekt të ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve mes Thaçit dhe Vuçiqit, e këta të dy,

pra Thaqi e Vuçiqi, që njëri po të dërgon e tjetri po të pret, të kanë futur në një sendviç në

shërbim të një plani, për të cilin ju patëm paralajmëruar me kohë e madje na patët quajtur

“paranoikë”.

Pra, a është paranoik edhe vetë Gjon Bolton tash, apo edhe vetë Grenell, zoti Hoti, nuk ke ku

shkon pa i sqaruar këto gjëra në fillim. E hoqët reciprocitetin, pezulluat aplikimet në organizatat

ndërkombëtare, Vuçiqit ia organizuar zgjedhjet kudo që deshi dhe sido që deshi ai në Kosovë, e

kurorëzuat Rakiqin si zëvendëskryeministër me fuqi më të madhe se sa vetë ju sa i përket

çështjes së minoritetit serb në Kosovë, partneri juaj, Lista serbe dhe zëvendësi juaj Rakiq

Page 8: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

8

deklarohen haptas tashmë, citoj, se “mbështesim Presidentin Vuçiq në luftën e ardhshme politike

dhe diplomatike për Kosovën”, të cilën Kosovën ata e quajnë me emrin jokushtetues “Kosovë e

Metohi”. Zoti Hoti, ka punë më të rëndësishme dhe më të mençur këtu, Kosova është në gjendje

shumë të rënduar epidemiologjike, situata ka dalë tashmë jashtë kontrollit sa i përket menaxhimit

me COVID-19, njerëzit po vdesin në mungesë të mbështetjes, këtu është Kosova, atje është

Vuçiqi, ndoshta ke menduar se çka do t’i thuash Vuçiqit, por vallë a ke menduar se çka do të na

thuash neve kur të kthehesh. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputeti Dimal Basha e ka kërkuar fjalën! Faktikisht, Dimal, të lutem vetëm pak,

se në ndërkohë e paska kërkuar deputetja Besa Ismaili dhe na duhet kështu pas VV-së, partitë e

tjera, secili subjekt të ketë mundësinë, por ka kohë menjëherë pas saj do ta keni edhe ju fjalën.

Urdhëroni, Besa Ismaili!

BESA ISMAILI: Faleminderit, zonja kryetare!

Nuk ka dyshim se rezistenca e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka krijuar natyrën e

pakapshme të idealeve tona më të dashura, përkundër asaj që vlerat e saj që dy dekada janë duke

u kapur, për t’u përdhosur e humbur nga ata që këto vlera nuk i kanë poseduar kurrë, por pa

sukses. Për historinë që e kemi shkruar së fundmi, si përpjekje shekullore për çlirimin dhe lirinë,

nuk kemi nevojë ta bindim askënd, sepse vlerat sublime nuk interpretohen, nuk rishkruhen, këto

vlera vetëm jetohen, ose i ke jetuar ose nuk i jeton më dot.

Çlirimtarët që dy dekada kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përballë dy rreziqeve të mëdha, në

kohën para njëzet vjetëve, në frontet e luftës kundër Serbisë agresore, duke sakrifikuar jetërat,

gjymtyrët, familjet dhe pasurinë, për një ideal të pakrahasueshëm, lirinë, e që pas saj janë duke u

përballur me ideologët e transformimeve shoqërore, puthadorësh të sistemeve shtypëse dhe

rahatllëkut institucional, që kanë mprehur lapsin tërë këto vite për të përbaltur, njollosur dhe

përbuzur veprën e tyre. Këta nuk e çajnë kokën për dehumanizimin e çlirimtarëve, gjendjen e

rëndë ekonomike, statusin social dhe vendimmarrjen e tyre në proceset shtetformuese. E po të

ishte ndryshe, mbase edhe do të mbështesnin Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

Kësaj i kontribuon edhe dehja e një establishmenti të ri ndaj pushtetit, që përdhosjen e kanë

jetike përkundër çuarjes së ujit në mullirin e Serbisë, si sponzorizuesi kryesor. Nuk mund të

themi se nuk kanë pasur sukses. Por ky është sukses mjeranësh! Ndërtimi i diskurseve politike të

mbështjella me shpifje, akuza të pabaza për çlirimtarët ka krijuar dhe vazhdon të krijojnë kushte

për një tentim rishkrimi të historisë, se gjoja luftëtarët e lirisë paskan bërë krime kundër

njerëzimit. A mund të pyesim me të drejtë, se pse kjo Gjykatë pretendon të hetojë krime ndaj

njerëzimit në kohëra dhe periudha kur Ushtria Çlirimtare të Kosovës nuk ka qenë ekzistente, siç

është koha pas përfundimit të luftës, dhe mu në kohën e marrëveshjeve ndërkombëtare me forcat

e aleancës veri-atlantike? Kjo është shumë e rëndësishme, sepse në rastin konkret, ka shërbyer si

bazë për mveshje të krimeve ndaj historisë së lavdishme të Kosovës në rrugën e saj për liri, e cila

Page 9: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

9

në asnjë mënyrë, apo rrethanë nuk është ndërtuar mbi krime dhe vrasje të civilëve. Është

ndërtuar për vetëmbrojtje dhe mbrojtjen e civilëve.

Përballja e saj kundër kësaj situatë të rëndë politike për kombin, nuk njeh diferencim partiak, as

politik, madje as ideologjik, sepse rrezikon shtetësinë e Kosovës dhe imazhin ndërtues të saj.

Kurrë më shumë sesa sot nuk na duhet uniteti, për të plasuar të vërtetën para vetes dhe para

faktorit ndërkombëtar...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Edhe një minutë shtesë deputetes!

BESA ISMAILI: Sot çlirimtarët duhet të jenë pranë nesh dhe të jenë pjesë e dialogut me ata që

kryen krime kundër njerëzimit dy dekada më parë, e jo në udhëtime për t’u intervistuar, as si

shënjim emrash për t’u akuzuar, sepse me garancë të plotë e them, si dikush që kam përvojë 20-

vjeçare në ndërtimin e paqes në Kosovë që asnjë proces pajtimi nuk mund dhe nuk ka si të

rezultojë suksesshëm pa pjesëmarrjen e çlirimtarëve, të cilët luftuan për liri, ndërtuan institucione

dhe shtetformim si dhe janë të gatshëm edhe tash, krahas përballjes për drejtësi, të negociojnë

sypatrembur për pajtim dhe paqe të qëndrueshme në rajon. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputeti Dimal Basha, urdhëro!

DIMAL BASHA: Faleminderit, kryetare!

Përshëndetje për të gjithë ju, deputetë,

Unë vetëm desha shkurt të ngre çështjen e vendimit të Qeverisë për ndalimin e lëvizjes. Unë

besoj ka shumë rëndësi për shkak se në këtë Kuvend është bërë një luftë e madhe duke thënë se

Qeveria Kurti pati marrë edhe krejt trumbetimi ka qenë se kanë qenë vendime antikushtetuese.

Tani vendimi ka ardhur nga Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese e ka shprehur qartë që vendimi

duhet të vijë nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo nga Gjykata Kushtetuese, por vetëm po duam ta

shpërfaqim atë hipokrizinë që e keni thënë këtu para qytetarëve, për shkak se ne si Lëvizje

Vetëvendosje nuk dalim të dërgojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese për shkak e mendojmë se

shëndeti publik është më me rëndësi, duke marrë parasysh rrethanat se ku gjendemi, mirëpo kjo

vetëm po do ta shpërfaqë se keni bërë politikë edhe në kohë pandemie, por që të bisedime, unë

zoti Hoti, dua t’ju them që ju jeni duke shkuar pa legjitimitet.

Ju e keni zotin Rakiq, me zotin Rakiq doni të shkoni të bisedoni kundër zotit Vuçiq, kuptojeni se

kjo nuk është në interes të qytetarëve, nëse s’e keni përfaqësimin e qytetarëve, nuk besoj që ia

vlen të shkohet në këto bisedime. Mendoj që kryeministri duhet ta udhëheqë, Gjykata

Kushtetuese e ka thënë që kryeministri i vendit duhet ta udhëheqë dhe nëse i përmbahemi një

standardi që LDK u thirr dhe, edhe ju vetë zoti Hoti nëpër emisionet televizive e thoni se fituesi i

Page 10: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

10

zgjedhjeve duhet ta ketë karrigen e kryeministrit. Ai kryeministër është Albin Kurti, kështu që

vetë me standardin tuaj që keni krijuar, zoti Hoti, ju qëndroni me një ulëse të uzurpuar, nëse e

doni ndryshe, prandaj qytetarët po kërkojnë zgjedhje, ne si Lëvizje Vetëvendosje po kërkojmë

zgjedhje për shkak se në bisedime duhet të shkojmë me atë standard që e keni thënë edhe vetë ju

fituesi, fituesi e merr pozitën e kryeministrit, atëherë bëhemi bashkë dhe shkojmë kundër

Serbisë.

Për fund, le të ndalojmë për shkak se nëse nuk ka unitet, nuk besoj që e keni as përkrahjen e

Kuvendit për çfarëdo marrëveshje. Marrëveshja duhet të miratohet në Kuvend, ju nuk i keni

votat për të kaluar as ligjet e thjeshta, lëre më 2/3, shumicën e Kuvendit për të bërë marrëveshje

ndërkombëtare. Nuk ka në botë ku garojnë dy ekipe, edhe humbësi e merr trofeun. Përveç asaj,

zoti Hoti, ju nuk keni qenë as lojtari në atë garë, ne e dimë kush ka qenë protagonist, kështu që

nuk e keni legjitimitetin, ne bëjmë thirrje që të shkojmë në zgjedhje, pastaj sipas standardit që ju

e keni thënë nëpër studiot televizive, fituesi ta marrë pozitën e kryeministrit dhe të shkojmë

përpara bashkë kundër Serbisë. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputeti Arbër Rexhaj e ka fjalën!

ARBËR REXHAJ: Faleminderit, kryetare!

Gjendja me COVID-19 është tejet shqetësuese, pothuajse në baza ditore kemi mbi 200 raste në

Kosovë dhe si analogji, nëse ju kujtohet sa ishte Qeveria Kurti, kur kishim dhjetëra raste,

presidenti i vendit, Hashim Thaçi, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kurtit, zotin Hoti,

kërkon shpalljen e situatës së jashtëzakonshme. Pse sot nuk e shpallni një situatë të

jashtëzakonshme?

Tjetra, në atë kohë nuk kishim të vdekur, sot kemi me dhjetëra dhe së fundmi kemi, pra edhe të

vdekur aksidentalisht, e besa mund të quhet të vdekur ndoshta edhe si “vrasje”. Ministri i

Drejtësisë, më falni ministri i Shëndetësisë, siç ka dëshirë ai t’i thotë vetes në një konferencë

ministër i Drejtësisë, shpik edhe një pozitë për vëllain e vet, domethënë si ambasador për vendet

e Bashkimit Evropian. Nuk mjaftuan, pra, domethënë të gjitha ato, të cilat i ndërmori ish-ministri

Glauk Konjufca, të gjitha ato vendime i shkarkuat dhe tash unë e shtroj një pyetje qenësore: a

patjetër duhet që vëllezërit, motrat e ministrave, kryeministrave të Kosovës, të deputetëve të jenë

aq superiorë dhe të përgatitur për këto pozita, apo nuk kemi ne qytetarë, të cilët përnjëmend i

meritojnë këto pozita. Përnjëmend e shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen për COVID, për

keqmenaxhimin e kësaj gjendje dhe se përnjëmend kur kemi mbi 200 raste, të cilat dalin pozitivë

në ditë, e besoj nuk janë 200, sepse normalisht në pamundësi nuk po mund të testohen të gjithë

qytetarët e Republikës së Kosovës, pra ka edhe më shumë.

KRYETARJA: Faleminderit! Nuk kemi të tjerë që kanë kërkuar fjalën për deklarime. Ministri i

Shëndetësisë e ka fjalën!

Page 11: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

11

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

I nderuar kryeministër,

Kolegë ministra,

Të nderuar deputetë,

U ngritën disa çështje, edhe për situatën epidemiologjike në Republikë, edhe interesimi i

deputetëve për menaxhim më të mirë shëndetësor. Më lejoni që në mënyrë kronologjike, sepse

disa janë edhe pyetje parlamentare të drejtuara nga deputetët e opozitës.

E para, ajo çka dua të theksoj është që kualifikimi rreth vdekjeve me fatalitet në klinikat tona nuk

i bën nder as ju dhe asnjë personi, qoftë publik apo privat, pa qenë rrethanat e sqaruara dhe

raportet zyrtare qoftë nga prokuroria, qoftë nga inspektoratet shëndetësore dhe ai farmaceutik.

Andaj, kualifikimi deri në “vrasje” është papërgjegjësi totale, është fyerje për familjet e atyre të

vdekurve dhe mbi të gjitha tregon pafytyrësinë politike të adresimit të një qasje të tillë. Më 5

korrik unë e kam autorizuar Inspektoratin Shëndetësor me të marrë lajmin për katër vdekjet në

Klinikën Infektive, kanë dalë në vendngjarje në orën 11:00 dhe kanë filluar hetimet, investigimin

rreth rrethanave, faktorët, të cilët ndikuan në këtë çështje. Mjekimi intensiv në Klinikën Infektive

furnizohet me oksigjen nga Qendra e furnizimit kryesor, sistem qendror, ku nga i njëjti sistem

furnizohen edhe disa klinika të tjera, sallat operative të kirurgjisë, infektives, emergjencës,

dializës, internos, intensivës e tjerë, në të cilat në bazë të informatave që disponon Inspektorati

Shëndetësor, nuk ka të deklaruar vërejtje rreth furnizimit me cilësi apo ndaljes së oksigjenit.

Personeli që punon në depon qendrore të furnizimit me oksigjen e ka evidentuar sasinë e

oksigjenit në orën 19:00 me të marrë ndërrimin, më datë 4. 7. 2020 zotëria Hasan Hoxha, në

vlerë prej 72.3 oksigjen i lëngët, ku i njëjti deklaron në fletore zyrtare se ka bërë kontrollin në

orën 19:00, 20:00, 21:00, 23:00, 01:00, 03:00, 05:00 dhe deri në 07:00 të mëngjesit, ku të gjitha

aparaturat dhe stabilimentet kanë qenë në gjendje të rregullt.

Më 5. 7. 2020, në orën 7:00 ka bërë dorëzimin me 60,8 oksigjen i lëngët. Fakti që në pikat e tjera

të furnizimit me oksigjen nga njësia qendrore, klinikat e QKUK-së nuk ka pasur probleme të

deklaruara. Inspektorati Shëndetësor është fokusuar në Klinikën Infektive, ku ka ndodhur

incidenti. Aparaturat e furnizimit me oksigjen në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë të

pajisur me sensorë dhe tregojnë shtypjen e furnizimit me oksigjen dhe sinjalizojnë ndryshim

shtypje në të gjitha elementet që janë profesionale dhe të evidencave, qoftë edhe nga personeli

shëndetësor kujdestar te libri i evidencave. Andaj, deri në këtë fazë nuk ka të arritur të vërtetojë

shkaqe të vërteta ose të parashtrojë gabimet eventuale profesionale shëndetësore dhe tash kjo

është duke vazhduar edhe në aspektin e hetimit profesional shëndetësor dhe presim raportin final

nga Prokuroria e shtetit. Ju kisha lutur shumë që derisa t’i kemi raportet finale të mos

paragjykoni, mos ngritni dyshime të pabazuara, sepse nuk është në etikën tuaj dhe askujt nuk i

bën nder.

Page 12: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

12

E nderuar deputete Kadaj-Bujupi, dy çështje të cilat ju i ngritët janë edhe në interesimin tim.

Pagesat aktuale në hyrje janë kompetencë e Bordit të SHSKUK-së dhe menaxhmentit të

shërbimit spitalor, të cilat unë do t’i adresoj jo vetëm në formën, të cilët ju i theksuat dhe në bazë

të nevojave, sepse edhe sipas vendimit të ri të qeverisë janë reduktuar edhe hyrjet-daljet edhe të

qytetarëve për shkak të situatës, e cila duhet të kemi kujdes dhe ta ruajmë personelin shëndetësor

nga infeksionet e jashtme. Për pajisjen me maska dhe pajisjet e tjera mbrojtëse, unë menjëherë

do ta autorizoj administratën që të rishikojë nëse në depot tona kemi sasi të mjaftueshme dhe kjo

pjesë të ndahet edhe për ata studentë ose për kabinetet, të cilat janë funksionale dhe kjo do të

ishte shumë me rëndësi që të ndihmojmë sadopak, edhe ashtu janë pjesë e taksave të prindërve të

tyre dhe mbi të gjitha...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Regjia, fjalën ministrit, të lutem, vazhdoja!

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: ... donacionet që vijnë të shfrytëzohen në aspektin racional dhe

të mbërrijnë te qytetarët e vendit. Deputeti Dimal Basha, i cili ngriti aspektin e marrjes së

vendimit, është në përputhshmëri me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, e cila neve na detyron

ta menaxhojmë situatën epidemiologjike sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të

Shëndetësisë Publike.

Më lejoni që t’ju njoftoj që me Ligjin nr. 2L/109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve

ngjitëse përcaktohen sëmundje ngjitëse, si dhe rregullohen aktivitetet për zbulimin në kohë,

evidencimin e shfaqjes, parandalimin, ndalimin e përhapjes dhe mjekimin e tyre. Kapitulli i

katërt i këtij ligji ka përcaktuar masat e sigurisë për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet

ngjitëse. Neni 41 i këtij ligji, paragrafi 1, përcakton se për ta mbrojtur vendin nga: kolera,

murtaja, variola, vera, ethet hemorragjike, virojale, ethet e verdha, sars, gripi i shpendëve dhe

sëmundjet e tjera ngjitëse merren masat e parashikuara me këtë ligj dhe me konventa

ndërkombëtare sanitare dhe me aktet e tjera ndërkombëtare. Po ashtu, paragrafi 41.2 përcakton

që për të parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajës, variola vera, etheve hemorragjike

virojale, etheve të verdha, Sarsit, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë

vendin Ministria e Shëndetësisë me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të

jashtëzakonshme për mbrojtje nga këto sëmundje, si vijon: ndalimi i udhëtimit në vendin ku

është përhapur epidemia të ndonjërës nga këto sëmundje, dhe b). Ndalimi i qarkullimit në rajonet

e infektuara ose drejtpërdrejt të rrezikuara.

Marrë parasysh dispozitat ligjore në fuqi, Ministria e Shëndetësisë në zbatim të rekomandimeve

të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka propozuar që vendimet për qarkullimin e

personave fizikë jashtë shtëpive, banesave të tyre, në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe

Vushtrri t’i nxjerrë Qeveria e Republikë së Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe

Page 13: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

13

kontrollit të infeksionit COVID-19 për mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve të Republikës

së Kosovës. Meqenëse, mbikëqyrja e zbatimit të këtyre masave është ndërsektoriale, Ministria e

Shëndetësisë ka propozuar që këto masa duhet të ndërmerren me vendimet e Qeverisë së

Republikës së Kosovës. Mbikëqyrja do të bëhet nga Inspektorati Sanitar, ku në përputhje me

kërkesat e Inspektoratit Sanitar të gjitha inspektoratet e tjera i vënë në dispozicion kapacitetet e

veta për ta mbikëqyrur zbatimin e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, me

vendim janë obliguar të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e

nevojshme për zbatimin e tyre. Faleminderit!

KRYETARJA: Arbër Rexhaj, dy minuta replikë, koment!

ARBËR REXHAJ: Ministër, nuk m’u përgjigje: në Qeverinë Koti, ku edhe ju keni

bashkëqeverisur, edhe ku zoti Hoti ka qenë kryeministri i tij, ka pasur dhjetëra raste shumë pak

me koronavirus. Atëherë patët krijuar shpallje të situatës së jashtëzakonshme. Sot, kemi me mbi

200 raste në ditë, dhjetëra të vdekur dhe pse nuk po e kërkoni një gjë të tillë? Si pyetje retorike,

unë mund ta jap edhe përgjigjen, sepse bashkëpunimin me presidentin Thaçi e keni tejet të

ngushtë, e keni pasur atëherë. A dini pse po ndodhin këto raste me COVID-19? Krejt janë si

shkak i rrëzimit të Qeverisë në kohë pandemia, prandaj ka humbur busulla dhe me këtë fakt, dhe

me këtë shtyrje shumë shpejt Kosova do të katandiset në një katastrofë humanitare dhe në këtë

farë forme ju do ta rrëzoni komplet përtokë edhe sistemin shëndetësor, ku më si vendet Italia dhe

të tjera, ku kanë pësuar me vdekje, ka rënë edhe sistemi jo vetëm ai shëndetësor, por i tërë

sistemi shtetëror dhe së shpejti nuk dua ta shoh këtë, por siç po shihet, jemi në atë rrugë dhe jemi

shumë afër.

KRYETARJA: Ministri e ka fjalën!

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: I nderuar deputet, pandemia i ka vënë në kolaps sistemet më të

avancuara shëndetësore anembanë botës, nuk është imune as Republika e Kosovës, por

fatmirësisht deri më tani situata është mirëmenaxhuar dhe ne po tentojmë dhe po angazhohemi

që ky menaxhim të zgjat çdo ditë.

Nëse i referoheni situatave kur infeksioni dhe COVID-19 ishte i panjohur nuk duhet të përdorni

analogji të marrjes së masave në një situatë të caktuar, kur e gjithë bota ishte në konfuzitet se çka

është COVID-19 dhe për këtë arsye edhe ndërmarrja e masave, qofshin edhe ato kufizim dhe

rikthim në kufizim, ka qenë përgjegjësi e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ne i

përkrahim plotësisht siç i ka përkrahur edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, këtë duhet ta bëni

të qartë, ta dini, të mos e përdorni dhe të mos e keqpërdorni. COVID-i ju prek edhe juve, edhe

këtë është dashur ta keni parasysh edhe më 12 qershor. Dhe tash po të tregoj ty dhe të gjithë

qytetarëve të Republikës së Kosovës se çka ka bërë COVIDi pas datës 12 qershor vetëm në

komunën e Prishtinës. Total pas datës 10 qershor i kemi 1 075 raste në Prishtinë, të shëruar janë

Page 14: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

14

284, 10 të vdekur, 826 janë aktivë deri më ditën e sodit, kjo është përgjegjësi juaja e

papërgjegjësisë, të cilët i keni nxjerrë ata njerëz, nuk i keni mbrojtur, nuk e keni respektuar

distancën, nuk i keni respektuar masat mbrojtëse. Andaj, kjo është përgjegjësi politike, morale,

etike, profesionale e të gjitha.

KRYETARJA: Sejdi Hoxha e ka fjalën, vetëm tani i kemi deklarimet vetëm në qoftë se lidhen

me atë që e tha ministri.

SEJDI HOXHA: Faleminderit, kryetare!

Realisht, gjendja në sektorin e shëndetësisë është jashtëzakonisht shqetësuese, veçanërisht ditëve

të fundit. Dua t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e

tyre në QKUK, Qeveria nuk duhet t’i politizojë këto raste dhe nuk duhet të marrë vendime për

shkarkime pa i arsyetuar vetë dështimet e saj në qoftë se bëhet fjalë për dorëheqje morale,

mendoj që dorëheqjet duhet të bëhen nga piramida, do të thotë nga qeveria dhe nga ministria, por

në qoftë se ka nevojë të bëhet një hetim detal, mendoj që nuk duhet të politizohet ky proces dhe

të bëhen shkarkime selektive, duke u munduar të arsyetohen veprimet e rënda dhe të

papërgjegjshme që kanë ndodhur atje.

Kisha kërkuar nga Qeveria që të mos na vërë në një pozitë të vështirë para qytetarëve në këtë

kohë kaq të vështirë. Ju i keni marrë përgjegjësitë të udhëheqni vendin, Qeverinë, duhet ta sillni

Ligjin për COVID sa më shpejt. Ne si opozitë do ta japim kontributin tonë. Qeveria ka obligim të

deklarohet dhe të prezantojë strategjinë qysh ta menaxhojë këtë situatë të rëndë të pandemisë.

Kanë marrë përgjegjësi ta udhëheqin vendin dhe nuk është mirë të mundohen që dështimet e tilla

për tema kaq të ndjeshme t’i vihen opozitës. Nëse nuk jeni në gjendje të prezantoni qeveri qysh

të kalohet kjo situatë, ju kishim lutur t’i lironi ato vende dhe ka njerëz që marrin përgjegjësi të

tilla edhe qysh ta udhëheqin sektorin e shëndetësisë në kohë krejt kaq të vështirë.

Edhe pse, jemi opozitë gjithmonë jemi për të mbështetur temat që janë në interes të sigurisë së

qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe tema të tilla nacionale, siç ishte rasti me marrëveshjet

ndërkombëtare që i sjellin milionë euro Qeverisë. Pra, kisha pasur dëshirë që...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Kryeministri e ka kërkuar fjalën.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Në Qeverinë e kaluar kemi bërë përpjekje që të ndërmarrim masa mbrojtëse kundër Pandemisë,

duke mos e shkelë Kushtetutën dhe si rezultat atëherë patëm kërkuar si partnerë qeverisës që të

shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Janë marrë disa vendime të cilat u shpallën jokushtetuese.

Unë jam në konsultim të ngusht me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik edhe me komitetin

Page 15: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

15

që udhëheq ministri dhe nuk do të hezitoj të vij para juve për të kërkuar shpalljen e gjendjes së

jashtëzakonshme, nëse këtë e kërkojnë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i

Shëndetit Publik. S’kam me pas asnjë hezitim në këtë drejtim.

Jemi duke e menaxhuar situatën. Trendi është në rritje, siç është në rritje edhe në regjion e më

gjerë. Ministri i dha shifrat më konkrete. Në mbledhjen e datës 5 korrik kemi marrë vendime në

përputhje me programin tonë qeverisës për të krijuar kapacitete afatgjata për të përballuar këtë

Pandemi. Jemi në proces të riorganizimit komplet të klinikave të shërbimit spitalor për të krijuar

shtesë. Janë krijuar shtretër shtesë, edhe në Klinikën Infektive, edhe në klinikat tjera, po edhe

nëpër spitale regjionale dhe gjithashtu, e kemi autorizuar Ministrinë e Shëndetësisë në përputhje

me ligjin, që të kërkojë edhe nga spitalet private që të vënë në dispozicion shtretër nëse kjo është

e nevojshme për të menaxhuar situatën.

Tek resurset njerëzore në shëndetësi jemi duke e riorganizuar komplet angazhimin e stafit

shëndetësor në nivel vendi, për t’i vënë në funksion, në dispozicion personelin shëndetësor për

rastet e prekura me COVID. E kemi autorizuar prapë Ministrinë e Shëndetësisë që të bëjë

angazhimin e krejt stafit shëndetësor në nivel vendi, që nuk janë të angazhuar tanimë në sektorin

publik, ose në sektorin privat, me fokus të veçantë në shërbimet e mikrobiologjisë, infektologjisë

dhe shërbime që janë të lidhura drejtpërdrejtë me menaxhimin e situatës me COVID.

E kemi autorizuar Ministrinë e Shëndetësisë që shpejt të licencojë, edhe institucione private,

edhe spitalet nëpër regjione, për të kryer testime me COVID në për puthje me procedurat e

standardizuara. Kemi filluar procedurat prokuruese për të blerë deri në 100 mijë teste virologjike,

për të blerë deri në 500 mijë vaksina të gripit sezonal që mundësojnë krijimin e një imuniteti për

vjeshtë. Janë bërë porositë e nevojshme për vaksinën eventuale kundër COVID në përputhje me

protokollet e Komisionit Evropian dhe të OBSH-së, siç po bëjnë edhe vendet tjera, në rast se kjo

vaksinë del së shpejti.

Kemi filluar procedurat vet edhe në bashkëpunim me OBSH-në, për të blerë edhe 7 aparate për

testim, një për Klinikën Infektive edhe 6 tjera për regjione. Kemi autorizuar blerjen e terapive

specifike për trajtimin e të prekurve me COVID-19 prapë në përputhje me protokollet e

Komisionit Evropian dhe të OBSH-së dhe kemi ndarë edhe buxhetin e nevojshëm për të gjitha

këto çështje, duke miratuar sot në Qeveri edhe planin për menaxhimin e Pandemisë.

Kemi marrë disa masa kufizuese të lëvizjes. Nga ora 21:00 deri në orën 5:00 në mëngjes në disa

komuna. Kemi kufizuar veprimtarinë e bizneseve në mbarë vendin, një lloji të bizneseve, ku në

bazë të vlerësimeve të ekspertëve shëndetësorë vlerësohet se aty është burimi kryesor i përhapjes

së virusit, prapë nga ora 21:00 deri në orën 5:00 në mëngjes dhe nuk do të hezitojmë të

ndërmarrim asnjë hap nëse është e nevojshme deri tek shpallja a gjendjes së jashtëzakonshme,

sepse shëndeti është prioriteti ynë.

Page 16: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

16

Sot kemi trajtuar në mbledhje të Qeverisë Projektligjin që ka ardhur nga Kuvendi për

menaxhimin e Pandemisë. Vlerësimi i ekspertëve ligjorë të Qeverisë është, se ky ligj nuk e

zgjidh problemin, sepse nuk mundet me ligj të kufizohen të drejtat elementare, siç ka ndodhur

me vendime të Qeverisë së kaluar, të cilat u shpallën jokushtetuese. Pra, e vetmja zgjidhje, nëse

duhet të shkojmë në ekstreme të kufizimit të lëvizjes në nivel vendi, kjo punë nuk bëhet me ligje,

duhet ta shpallim gjendjen e jashtëzakonshme.

Ministria e Shëndetësisë është e obliguar tani që në baza ditore të sjellë raport në Qeveri. Do të

ju mbajmë të informuar për zhvillimet edhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme, por ta dini

që jemi duke i përcjellë në detaje protokollet e Komisionit Evropian dhe të OBSH-së për këtë

qëllim. Kemi vendosur kontakte direkte formale me këto dy organizata që po zhvillojnë

procedura standarde që vendet duhet t’u përmbahen, sa i përket menaxhimit të Pandemisë.

Faleminderit!

KRYETARJA: Ka edhe disa deputetë që e kanë kërkuar fjalën. Ju lus, që deklarimet, ose

komentet, të jenë vetëm në lidhje me ato që i thanë ministri i Shëndetësisë dhe kryeministri.

Mirëpo paraprakisht, të nderuar deputetë, po detyrohem sërish ta jap një sqarim. Propozimin për

gjendje të jashtëzakonshme në përputhje me Kushtetutën tonë nuk ka të drejtë ta japë

kryeministri, vetëm presidenti.

Shikoni nenin 131, shikoni nenin 84 të Kushtetutës, shikoni kompetencat e Qeverisë. Presidenti

vërtet e konsulton kryeministrin para se ta lëshojë dekretin, por në këtë Kuvend nuk mund të vijë

propozim, ose akt i Qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme, por vetëm i presidentit. Pra, është

mirë që ta kemi të qartë lidhur me kompetencat që i keni.

Fjalën e ka kërkuar deputeti Fitim Uka. Sipas radhës po jua jap fjalën.

FITIM UKA: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Personalisht e kuptoj që mund të jetë goxha e vështirë, që prej një vendi model në menaxhimin e

Pandemisë ta kthejmë Kosovën në një vatër të infeksionit me COVID-19, kështu që sinqerisht po

them, gjithë këto arsyetime që i dëgjova prej ministrit janë po aq qesharake, sa edhe premtimet e

tij të kota për testime masive të cilat i ka bërë qysh në ditën e parë të punës së tij.

Në fakt, edhe ky fajësimi i opozitës për gjoja rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në

Kosovë e meriton një sfidim serioz shkencor, por kur e dëgjova deputeten e LDK-së tek sa thotë

që manifestimi është mbajtur në “pikun” e pandemisë, besoj që është rast i humbur, nëse provoj

të ju tregoj se s’ka të bëjë me pik në atë kohë, sepse kjo i bie që tash lakorja është përtokë edhe

në kohën kur kemi mbi 200 raste brenda ditës me COVID-19.

Page 17: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

17

Sidoqoftë, çështjet të cilat kërkojnë adresim të menjëhershëm, çështjet të cilat meritojnë

vëmendjen e opinionit publik kanë të bëjnë me daljen nga kontrolli i situatës me COVID-19 dhe

për këtë përgjegjësit dihen. Sidoqoftë, na duhet prapë përgjigje, qoftë ajo edhe retorike, për

bllokadën që i bëhet Kosovës. Jam shumë kurioz të di kush do të marrë përgjegjësinë tash, për

faktin që Maqedonia e Veriut kërkon nga ne testime negative për COVID-19 për ta kaluar

kufirin? Njëjtë ndodh me Malin e Zi. Na duhet gjithashtu, edhe një përgjigje për atë se kush po i

shpall “Zonë karantinë” komunat veriore? Si po ndodh kjo që një ditë pasi ata aleatët tuaj

politikë në bashkëqeverisje...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Po i mbledh disa komente të deputetëve, para se t’ia jap fjalën Qeverisë, sepse

kështu besoj se do të mbetemi deri vonë në mbrëmje pa filluar pikat e rendit të ditës.

Blerta Deliu-Kodra e ka fjalën, pastaj Mimoza Kusari.

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, zonja kryetare e Kuvendit!

Janë disa pika të diskutimit, meqë e kemi ministrin e Shëndetësisë dhe kryeministrin këtu dhe të

cilat sot nuk u diskutuan, por mendoj se janë të rëndësishme për opinionin.

Ne përgjatë kësaj kohe kemi parë humbje të mëdha në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe të

pamundësisë që qytetarët të kenë një vend. Ajo që kam hasur gjatë kësaj kohe ka qenë goditja që

kjo Pandemi ua ka bërë grave, sidomos atyre që janë të punësuara, atyre që kanë filluar ndonjë

biznes të vogël, e të mos flasim për gratë të cilat janë të papunësuara e të cilat kjo pandemi i ka

goditur më së keqi.

Prej problemit me çerdhe, sepse Qeveria ka marrë një vendim që diskriminon prindërit, në këtë

rast grupmosha e fëmijëve që lejohen të jenë në çerdhe është deri në moshën 5 vjeçare. Kam

pasur një numër të madh të ankesave të prindërve që nuk kanë arritur të kenë një vend për

fëmijët e tre, që nuk e kanë këtë grupmoshë, e cila është afektuar menjëherë në vendin e tyre të

punës. Nëse flasim pastaj për gratë në sektorin privat, ato gjatë kësaj kohe të Pandemisë janë

përballë me orar të stërzgjatur të punës, pa pagesë shtesë, pastaj mungesë e theksuar e masave

higjienike, që me të drejtë sot u tha në këtë seancë e deri tek humbja e vendit të tyre të punës, që

po e them prapë, ka prekur shumë gra. Çfarë ka bërë Qeveria gjatë kësaj kohe?

170 euro sa kanë qenë nga Pakoja Emergjente kanë qenë skandaloze, sepse kemi takuar çdo ditë

qytetarë që janë ankuar se nuk kanë arritur dhe nuk kanë pasur qasje që ta marrin këtë ndihmë

simbolike dhe emergjente për këta qytetarë. Qeveria e Kosovës fatkeqësisht nuk ka marrë për

bazë aspak gjatë kësaj kohe, por edhe Qeveria Kurti, integrimin e perspektivës gjinore, një

Page 18: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

18

perspektivë tepër e diskriminuar gjatë kësaj faze të Pandemisë. Po e them, kemi gra që janë

prekur më së keqi në vendet e tyre të punës dhe të cilat...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Deputetja Mimoza Kusari-Lila.

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Është me të vërtet e frikshme dhe e dhembshme që ky debat sot po kalon në akuza dhe

kundërakuza prej përfaqësuesve të Qeverisë, duke qenë se po u ikin obligimeve dhe

përgjegjësive të tyre, edhe kushtetuese, edhe obligimit moral e institucional, e besa edhe penal, e

po e fajësojnë opozitën.

Tash, vetëm disa argumente të cilat i përmendi zoti Hoti.

Zoti Hoti, ju filluat të tregoni masat të cilat po i merr Qeveria për ta tejkaluar, ose menaxhuar,

krizën. Në fakt, nuk e di a të kanë treguar, zoti Hoti, që e njëjta zyrë ligjore që i ka propozuar

kryeministrit Kurti për kalimin e vendimit, të paska propozuar sot, ose dje, që nuk është nevojë

ligji i ri, përderisa është me të vërtetë pafytyrësi politike sot të vihet në ditën kur janë 214 të

infektuar në pikun, në numrin më të madh të mundshëm prej kur ka filluar Pandemia, e ju të

refuzoni një ligj me arsyetimin se “s’paska nevojë”! E, ky ligj ka qenë rekomandim i opinionit të

Gjykatës Kushtetuese, ku jeni thirrur në shkeljet pastaj edhe i keni shfrytëzuar dhe keni bërë

propagandë politike.

Pafytyrësi politike është të marrësh mandatin që nuk të takon, po edhe të rrezikosh shëndetin e

qytetarëve e të mos marrësh përgjegjësi për atë rrezikim. A e dini sa kanë qenë të infektuar në 24

orë, zoti Zemaj, në ditën kur a ka dorëzuar mandatin Arben Vitia? Pesë raste. A e dini sa janë

sot? 214.

E ti e ke gjuhën plotë me debate e argumente për pafytyrësi nga ana jonë. Çka janë testet

serologjike, që doni t’i dërgoni në klinika? Tregojnë a ka kaluar një pacient, ose një individ,

nëpër COVID, ose a e ka pasur virusin, por nuk e identifikojnë. Ju si po e dini që më 12 qershor

ka qenë vatra e Pandemisë? A jeni duke e bërë “tracking”? A jeni duke e përcjellë? Ju nuk jeni

duke bërë testet në bazë të përcjelljes, në fakt ju po i testoni ata që janë me simptome të

theksuara dhe vijnë gati për tu shëruar. Numri...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Hajrullah Çeko e ka fjalën.

Page 19: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

19

HAJRULLAH ÇEKO: Tash, me e pranua paaftësinë, ose hajde po themi më butë, me e pranua

pamundësinë që ta menaxhosh Pandeminë, është njerëzore bre në fund të fundit. Është njerëzore

edhe të kërkosh ndihmë. Ju as nuk po e pranoni paaftësinë, as nuk po kërkoni ndihmë, e për më

tepër, po i akuzoni të tjerët për situatën sot me virusin.

Domethënë, kjo po i bie që ju i keni marrë të gjitha masat, të gjitha vendimet e duhura, e keni

menaxhuar në mënyrë të përkryer, por dikush tjetër e paska fajin që sot jemi në këtë gjendje

alarmante. Tubimi i Lëvizjes e paska bërë këtë gjendje, se ju i keni kryer punët krejt si duhet

edhe u ka mbetur të akuzoni dikë tjetër!

Nëse doni të kthehemi më 12 qershor edhe një herë, nuk e kemi shkelë asnjë ligj me atë tubim.

Nuk e kemi cenuar demokracinë me atë tubim. Nuk e kemi organizuar pa leje. Me lejen e juaj e

kemi organizuar, pse s’e ndalët pra organizimin, nëse paska qenë kaq i rrezikshëm.

I kemi marrë të gjitha masat, jemi munduar maksimalisht me i respektua rregullat e Institutit.

Çfarë ka qenë në dorën tonë i kemi bërë të gjitha. Mos gënjeni, ju lutem! Nuk ka asnjë evidencë

empirike, që ai tubim ka ndikuar. Kjo është vetëm retorikë. Këto janë gënjeshtra.

Dhe, mos harroni edhe një pikë. Vendimet e Qeverisë Kurti dhe të ish-ministrit Vitija për hapje,

kanë qenë të kushtëzuara. Është dashur me e përcjellë përditë situatën epidemiologjike dhe në

bazë të të dhënave me vendos se çfarë po hapim, çfarë po mbyllim, me qenë e kontrolluar e jo

vetëm kështu siç e keni bërë, hapje, hapje, hapje pa kontroll, pa menaxhim dhe pa kurrfarë

kujdesi, sepse për këtë presion për hapje, hapje, hapje... e keni nisur para se t’i merrni këto zyra

qeveritare në mënyrë ilegale, siç i keni marrë. Prej fillimit keni nis të thoni duhet hapur, duhet

hapur... dhe nuk jeni ndalur deri në fund. E keni marrë me katër raste, mbrëmë janë 214 raste.

Keni dështuar, pranojeni!

Jeni të paaftë të kërkoni ndihmë. Keni përgjegjësi, mos akuzoni. Jeta e njerëzve është në pyetje,

shëndeti publik është në rrezik e kjo retorikë e ju...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Kolegë, më lejoni veç një rekomandim të shkurtër.

Nesër, siç e dini, është ftuar seanca plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës. Kryeministri

është dakorduar që të raportojë lidhur me menaxhimin e Pandemisë.

Pra, qëllimisht e kemi lënë si pikë të vetme, në mënyrë që të mos i kemi vetëm nga 2 minuta, por

secili deputet t’i ketë dhjetë minuta që të flasë për temën e Pandemisë dhe Qeveria të ketë

hapësirë të mjaftueshme, që të përgjigjet për një temë të tillë. Kështu që, si rekomandim ju lus që

këtë temë ta trajtojmë shumë më në detaje, nesër e kemi në 12:30, e kemi ndryshuar orarin me

Page 20: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

20

qëllim që kryeministri të jetë prezent në video samitin e organizuar. Kështu që, ju lus që ta keni

parasysh, në qoftë se ndonjëri prej jush dëshiron ta tërheq fjalën në mënyrë që nesër të bëjmë

debat si duhet vetëm për këtë temë.

Po, disa e tërhoqën fjalën. Faleminderit! Deputeti Bekim Haxhiu e ka kërkuar fjalën.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryetare!

I nderuar kryeministër,

Pasi që nuk kishte një renditje në mes grupeve parlamentare te kjo çështja e raportimit të

kryeministrit, po detyrohem shkurt ta them.

Jemi katër muaj pas shpalljes së Pandemisë, i nderuar kryeministër. Nuk është më koha të flasim

në formën dëshirore, “do ta bëjmë, “do të shohim”, “do të blejmë”, “do të riorganizojmë”... Koha

është për veprim! Koha është për Ligjin anti-COVID dhe nuk ka asnjë arsye të ketë fobi ndaj

gjendjes së jashtëzakonshme. Fobia që është krijuar ndaj gjendjes së jashtëzakonshme nga ish-

kryeministri Kurti ka pasur për të mbrojtur pozicionin e tij, sepse gjendja e jashtëzakonshme nuk

do të thotë orë policore, nuk do të thotë kufizim të lëvizjes, por do të thotë bashkërendim të

institucioneve shtetërore në menaxhimin e Pandemisë dhe mundësi e drejtpërdrejtë e shtetit për

ta menaxhuar situatën, ta ndihmojë qytetarin dhe bizneset drejtpërdrejtë, pa ardhur në këtë

bllokadë, siç kemi ardhur sot në bllokadën buxhetore.

Pra, s’ka pse të ketë fobi ndaj gjendjes së jashtëzakonshme, sepse ajo mund të bëhet në data të

caktuara dhe nuk e cenon demokracinë, vetëm se vendet më demokratike në botë kanë qenë të

qarta, kanë thënë se gjendjen e jashtëzakonshme duhet të shpallin kuvendet e vendeve të

caktuara. Nuk është cenuar demokracia, as në Amerikë e as në Bashkimin Evropian, në shtetet që

kanë shpallë gjendje të jashtëzakonshme, por të gjithë dikasterët shtetërorë janë fokusuar në

menaxhimin e Pandemisë.

Dhe, një çështje që duhet gjithsesi me e diskutua, derisa Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të

Amerikës kanë hequr nga përdorimi aparatet respiratore të prodhuara në Kinë, me origjinë nga

Kina, Qeveria nën Kurtin...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Fatmire Kollçaku fjalën e ka.

FATMIRE KOLLÇAKU: Ju falënderoj!

Unë kisha pyetjen parlamentare lidhur me COVID, por hipokrizia këtu lidhur me shpalljen e

gjendjes së jashtëzakonshme, që u përmend, më detyroi ta marr fjalën, sepse me të vërtetë është

për keqardhje argumenti në atë kohë, i cili u shfrytëzua për ta rrëzua një qeveri legjitime, që ishte

Page 21: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

21

duke menaxhuar për së mbari që nga fillimi Pandeminë në vend me COVID-19, do të thotë

tendenca për transferim të pushtetit nga kryeministri te presidenti pa asnjë arsye, në mbrëmje kur

u mbajt takimi i Këshillit të Sigurisë, kështu po i adresohem kryeministrit aktual, ish-ministrit të

Punëve të Brendshme dhe kryetarit të LDK-së, të cilët para konsultimit me atëherë kryeministrin

Kurti dolën publikisht, u shprehën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në situatën kur as

dyshifror nuk i kishim numrat e personave pozitivë me COVID-19, në situatë kur nuk e kishim

asnjë të vdekur, në situatë kur u mobilizua tërë sistemi, edhe ashtu i brishtë shëndetësor, për të

filluar një menaxhim shumë të suksesshëm që u tregua dhe u lavdëruar shumë më shumë jashtë

Kosove, sepse brenda Kosove minohej. Tash, vetëm le ta shohin qytetarët hipokrizinë, kur në një

situatë që jemi sot me numrin e rasteve dhe krejt çfarë po ndodh për të cilat do të flasim

gjerësisht në mënyrë profesionale, sepse sot ekspertët më së paku po flasin, të gjithë po flaisn për

COVID, sepse ekspertët janë duke punuar, duke u ballafaquar me sfidat të cilat Qeveria aktuale e

krijoi një situatë artificiale, e rrëzoi një qeveri në pikun...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Faleminderit! Zonja deputete, ju lus për mirëkuptim, sepse do ta kemi këtë temë

sërish gjatë seancës, sidomos nesër. Shkëlzen Hajdini e ka fjalën.

SHKËLZEN HAJDINI: Faleminderit, kryetare!

Përshëndetje kryeministër!

Kabinet Qeveritar,

Deputetë të nderuar,

Me krejt respektin më duhet të ju them se e keni tepruar. Ne jemi deputetë për të bërë ligje, ne

jemi deputetë për t’i shtyrë përpara proceset, për të parë se ku gjendemi.

Jemi në mes të Pandemisë! Nuk ka nevojë këtu të akuzohet, të gjuhet e të shahet secili. Kuptoni

një herë që shteti, vendi, qytetari ka nevojë për ndihmë institucionale. Çfarë ka lidhje se kush

është në Qeveri? Njerëzit kanë nevojë për shërim! Sektori privat ka nevojë për ndihmë! Punëtori

ka nevojë të marrë pagën! Rastet sociale kanë nevojë për mbështetje, skemat sociale. Mjeku ka

nevojë për mbështetje, se 24 orë atje po lodhet, nëpër korridore po fle.

Ju lutem, qiteni gishtin në kokë, çka jeni duke folur! Për çka jemi ne këtu? A jemi për të sharë

njëri-tjetrin apo jemi për të shtyrë përpara proceset, për ta shty përpara vendin?

Kuptojeni mirë, ju lutem, unë kërkoj falje, megjithatë u bë tepër në secilën seancë duke sharë

njëri-tjetrin e duke ndenjur këtu tërë ditën e tërë natën dhe duke mos arritur asgjë. Shikoni,

marrëveshjet ndërkombëtare nuk i votuat. Turp është bre!

Page 22: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

22

Po e akuzojmë Serbinë që po na pengon në marrëveshje ndërkombëtare e në Kuvendin tonë nuk i

votojmë marrëveshjet ndërkombëtare e ktheheni këtu e na kallëzoni patriotizëm. Lërini interesat

e kulteve, të partive e interesa të ngushta partiake. Urdhëroni, votoni marrëveshjet!

Nuk ka kohë populli. Qytetari është duke vuajtur. Biznesi është duke vuajtur. Kërkesa agregate

është duke rënë. Të hyrat në buxhet! S’do të kemi me çka t’i dalim në ndihmë qytetarit. Hajde të

ulemi të bëjmë ligje e t’i dalim ballë kësaj pandemie, se nuk i kemi punët mirë. Jo veç ne, nuk i

ka punët mirë kurrkush!

Lëreni çfarë ka bërë dikush, sot është krejt situatë ndryshe. Flisni, bëni çfarë të doni, dilni

qytetarit në ndihmë, se kështu nuk bën. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputeti Dimal Basha është i fundit që e merr fjalën për këtë pikë. Pra, nuk do të

ketë më, nuk ka kërkuar askush tjetër.

DIMAL BASHA: Faleminderit, kryetare!

Siç ka thënë ai “po të mos ju njihja, shtrenjtë do të ju paguaja”.

Që po na tregon se është situatë ndryshe, e ke ngritur dorën për ta rrëzuar Qeverinë Kurti në mes

të pandemisë dhe tash po del e po vajton këtu që ne me t’i qa hallet ty, se ti qysh je keq, e ju e

keni pru vendin në këtë gjendje. E para.

E dyta, te zoti Zemaj po dua të lidhem shumë shkurt. Zoti Zemaj, unë e kuptoj që zoti Hoti nuk

merr vesh në vendimet e Qeverisë, as në kompetencat e tij. Domethënë, ai nuk i njeh, mirëpo ti si

jurist unë pres që të kuptosh që vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes është anti-kushtetues.

Merre, lexoje vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Thotë, “Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë

vendim”. Jo ti t’ia propozosh Qeverisë. Unë pres ti si jurist të dish pak më shumë, se për zotin

Hoti unë e di që s’i njeh kompetencat e veta, qysh e tha edhe më herët, me shpallë gjendje të

jashtëzakonshme.

Kështu që, ne nuk jemi duke shkuar në Gjykatë Kushtetuese, as nuk po bëjmë politikë, qysh

është bërë përpara, vetëm po e shpërfaqim hipokrizinë dhe po ju mësojmë se si duhet të bëhen

ligjet, që ju të mos i shkelni vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kur ato janë në fuqi tashmë.

Faleminderit!

KRYETARJA: Për një koment të shkurtër e ka kërkuar fjalën ministri i Shëndetësisë,

kryeministri. Me këtë mbyllet komplet kjo pjesë.

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit!

Të nderuar deputetë,

Shumë të respektuar,

Page 23: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

23

Unë ju lus që ta leni pandeminë jashtë politike, aq sa keni mundësi!

Tash të tregoj pse politike, sepse ju garantoj juve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së

Kosovës, se institucionet e shëndetësisë në Republikën tonë nuk do të ketë brenda saj zyra

politike dhe parapolitike, siç ka ndodhur në të kaluarën. Dhe, ky është shembulli i parë.

E dyta, nuk është e vërtetë që në fillimin e qershorit kanë qenë zero raste pozitive. Hapja e

tërësishme ka ndodhur më datën 1 qershor. Lirimi i pothuajse 99% të masave dhe është lehtë të

menaxhosh Pandeminë, jo këtu, po kudo në Botë, duke qenë të izoluar. Ne po tentojmë, po

angazhohemi, po punojmë, që me këto masa çfarë janë, me këtë lirim, ta rikthejmë normalitetin,

mos ta ndalim zhvillimin ekonomik, mos ta ndalim normalizimin e jetës në tërësi, mirëqenien,

shëndetin, të gjitha këto.

Tjetra që ju garantoj, nuk ka vendime që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Njëherësh nuk ka

teste të kontrabandaura dhe të pranuara në mënyrë ilegale nga Serbia. Nuk ka mjekë të

kontrabanduar dhe të ardhur në mënyrë ilegale nga Serbia. Nuk ka komuna me shumicë serbe që

vihen në karantinë me ligje të Serbisë, po me vendime të ministrit të Shëndetësisë. Dhe, kurdo që

ju kërkoni informata, jeni deputetë kërkoni informata zyrtare, këto do t’i pranoni. Andaj,

respektoni dhe merreni si diçka pozitive, që autoriteti i institucioneve të Republikës së Kosovës, i

ministrisë së Shëndetësisë, respektohet...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Kryeministri e ka fjalën, në qoftë se dëshiron? Jo! Faleminderit!

2. Koha për pyetje parlamentare

Po vazhdojmë me pyetjet parlamentare.

Siç e dini i kemi 60 minuta për këto pyetje. Fillojmë me pyetjen e mbetur nga seanca e

mëparshme. Deputeti Bulliqi, pyetje për ministrin Abrashi. Asnjëri as tjetri nuk janë këtu.

Vazhdojmë me të tjerat.

Deputeti Arbër Tolaj, pyetje për ministrin Armend Zemaj. A është deputeti Tolaj këtu? Më falni,

zoti Bulliqi qenka këtu. Vetëm pak, zoti Tolaj, se ke qenë zakonisht ulur këtu përpara, e paske

ndërruar vendin. Shpejtim Bulliqi e ka fjalën për ta lexuar pyetjen për ministrin Abrashi, edhe

pse ai nuk është këtu.

SHPEJTIM BULLIQI: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Unë vetëm desha ta paraqes problematikën. Është java e dytë që ministri Abrashi i ik kësaj

pyetjeje. Fjala është për rrugën magjistrale Prishtinë - Podujevë, një rrugë që ka filluar së

Page 24: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

24

ndërtuari qe nja 6 vjet dhe atëherë kur të gjitha zgjedhjeve, edhe të nivelit nacional, edhe të

nivelit lokal, u vjen koha dalin dhe presin shirite dhe thonë se po e përmbyllin këtë rrugë. Kjo

rrugë është bërë si “ura e shenjtë”.

Prandaj, unë sërish jam i gatshëm që ta pres ministrin Abrashi për të m’u përgjigjur në këtë

pyetje që kam bërë. Unë sot nuk do ta shtroj këtë pyetje, sepse dua ta pres kur të vijë ai. Kjo

rrugë tashmë është kthyer në rrugë të vdekjes. Njerëzit, bashkëqytetarët tanë bëjnë nga 1 200 km

rrugë nga Perëndimi për të ardhur, për të pushuar në Kosovë dhe për ta vizituar Kosovën e vijnë

dhe e gjejnë vdekjen në këtë rrugë. Prandaj, kjo ministri ka përgjegjësi edhe penale për

neglizhimin e deritanishëm të përmbylljes së procesit të zgjerimit të kësaj rruge.

Unë do ta pres, edhe një herë po them, ministrin që në takimin kur do të jetë ai i gatshëm që të

vijë, unë do t’ia parashtroj këtë pyetje. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Arbër Tolaj, në qoftë se është këtu? Po! E ka fjalën

deputeti Tolaj. Pyetje për ministrin Zemaj.

ARBËR TOLAJ: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

I nderuar ministër i Shëndetësisë,

Kabinet Qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Çështja ka të bëjë me pagat jubilare, tri pagat jubilare dhe tri pagat pas pensionimit të punëtorëve

shëndetësor. Pra, pyetja konsiston në atë se a keni paraparë buxhet shtesë për të përmbushur

obligimet shtesë që i parasheh kontrata kolektive sektoriale e shëndetësisë, në të cilën pra janë të

përfshirë të gjithë këta punëtorë shëndetësorë.

Pra, lidhur me tri pagat jubilare dhe tri pagat pas pensionimit të punëtorëve shëndetësorë. Të

gjithë punëtorët shëndetësorë që plotësojnë kriteret për t’i realizuar këto të drejta që njihen

nëpërmjet kontratës kolektive sektoriale e shëndetësore janë të detyruar aktualisht që nëpërmjet

rrugëve gjyqësore, pra nëpërmes gjyqësisë, që ta realizojnë këtë të drejtë dhe që në të njëjtën

kohë po krijohen edhe shpenzime shtesë procedurale në vlerë të kamatës prej 8%, që mendoj se

është e rëndë edhe për buxhetin e xhepin e të gjithë këtyre punëtorëve shëndetësor dhe kjo po

ndodh për arsye të mungesës së mjeteve të institucioneve përkatëse shëndetësore.

KRYETARJA: Urdhëroni, ministër!

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, deputet Tolaj, njëherësh doktor. Është edhe në

interesin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në interesin tim pas takimit edhe me përfaqësues

sindikalë rreth kësaj çështjeje. Më lejoni të ju paraqes në mënyrë telegrafike, se shërbimi spitalor

Page 25: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

25

dhe klinik universitar i Kosovës në vazhdimësi kishte kërkuar buxhet shtesë për pagesën e

pagave jubilare dhe pagesat pas pensionimit.

Këto kërkesa nuk janë bërë vetëm gjatë rishikimit të Buxhetit, por janë edhe në kërkesa të

rregullta buxhetore, që ka bërë SHSKUK si organizatë e pavarur buxhetore. Kërkesat buxhetore

sipas qarkoreve buxhetore 2020/01 dhe 2020/02 dhe 2020/03, kanë kërkuar që të merren

parasysh kërkesat për t’i mbuluar pagesat e pagave jubilare për të punësuarit në shërbimin

spitalor bazuar në pikën 3 të nenit 17 të kontratës sektoriale të punëtorëve shëndetësor. Datat i

dini edhe ju.

Ndërsa, me Buxhetin e aprovuar për vitin 2020 nuk janë marrë parasysh këto kërkesa, por edhe

buxheti i pagave i aprovuar për 2020 krahasuar me buxhetin e harxhuar për paga në vitin 2019

është më i vogël për 5 546 079 euro. Me rishikim të Buxhetit për vitin 2020 ne i jemi drejtuar

Ministrisë së Financave dhe Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Komisionit Parlamentar

për Buxhet dhe Transfere me kërkesa për buxhet shtesë për pagesë të pagave jubilare, pensionim

dhe mbulim të kujdestarive në shumë totale prej 11 361 982 euro. Këto janë statistikat, por ajo

çka është problematike, unë e kam vënë në dijeni edhe Departamentin Ligjor, i cili nuk është në

dijeni që në kohën e miratimit të kontratës kolektive, e njëjta ka pasur pëlqimin lidhur me

aspektin financiar nga Ministria e Financave si dhe ka pasur kërkesë edhe në rishikim të Buxhetit

për këtë çështje. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputet, dëshironi pyetje shtesë? Jo. Faleminderit.

Vazhdojmë me pyetjen e radhës. Deputetja Valdete Idrizi, pyetje për ministrin Abrashi. Ministri

nuk është këtu. A dëshironi ta shtyni për seancën e radhës? Faleminderit! Deputetja Valdete

Idrizi, pyetje për Selim Selimin. Urdhëroni! Fjalën deputetja Idrizi.

VALDETE IDRIZI: Pavarësisht, meqë kryeministri është këtu, desha ta shfrytëzoj mundësinë,

nëse bën?

KRYETARJA: Po, zonja deputete, por pastaj ju harxhohet mundësia që ta bëni kur ministri është

këtu. Fjalën deputetes Idrizi.

VALDETE IDRIZI: E nderuara kryetare,

Kabinet Qeveritar,

Të nderuar deputetë dhe kolegë të dashur,

Pyetjen që kisha për t’i bërë ministrit, respektivisht Qeverisë Hoti, ka të bëjë me një diskriminim

që është bërë në mënyrë të vazhdueshme edhe prej Qeverisë Kurti, sidomos banorëve të fshatit

Cerajë, i cili fshat është i fundit në pjesën veriore të Kosovës, në komunën e Leposaviqit.

Page 26: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

26

Përveç diskriminimeve me masa që janë bërë gjatë pandemisë këta banorë janë diskriminuar

edhe me Buxhet. Në kuadër të Buxhetit që është aprovuar këtu në Qeveri, e dimë të gjithë si

është aprovuar, pa pasur as hapësirë edhe për amendamentim, është planifikuar ndërtimi i rrugës

Maxherë - Dedijë - Bistricë - Mitrovicë Veriore deri në vitin 2021 dhe i vetmi fshat, ata dhjetëra

banorë që jetojnë aty, për 5 km rrugë kanë mbetur të diskriminuar. Domethënë, ata janë detyruar

dhe detyrohen për çdo ditë të largohen prej atij fshati. Paramendojeni, kur të kthehen edhe në

normalitet ata nuk mund as të shkojnë e të vijojnë as mësimin nxënësit e në anën tjetër, edhe

nevojat elementare, të drejtën për shëndetësi si dhe të drejtat, ose nevojat tjera elementare.

Po dua t’ua rikujtoj, sepse të dy qeveritë, edhe Qeveria Kurti, edhe Qeveria Hoti, domethënë

pjesëtarë të LDK-së që kanë qenë si partnerë, kanë heshtur. Edhe në rishikim, as nuk e kanë marr

mundin e vetëm që të plotësojnë për këtë pak hapësirë, që t’ua sigurojnë njerëzve rrugën edhe

t’ua sigurojnë njerëzve transportin. Mos harroni, se...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Kryeministri përgjigjet në vend të ministrit Abrashi.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

E nderuara deputete,

Po e jap si zotim, që gjatë dy leximeve të Buxhetit ta marrim për obligim që të gjejmë një

mundësi, pra duke i rishikuar projektet tjera, që ta fusim edhe këtë projekt në Buxhetin e vitit

2020.

Nëse shtrohet kështu si kërkesë, unë ju kuptoj plotësisht me të drejtë nevojën për ta pasur këtë

rrugë qytetarët atje në fshatin Cerajë të Leposaviqit, në mënyrë që të kenë kushte më të mira

jetese. Nëse shtrohet si kërkesë, është plotësisht e kuptueshme.

Por, nëse e nxirrni kështu si njëfarë... s’po them si akuzë, po si vërejtje për këtë Qeveri, unë besoj

se nuk ka vend, sepse kjo nuk është rrugë që sot është hapur, sigurisht se ka ekzistuar kjo rrugë

me vite e vite. Tash është kërkesë për ta shtruar, krejt në rregull, e shohim mundësinë po mos ta

gjuajmë këtë në anën e akuzave, sepse ka pasur mundësi të bëhet edhe vitin e kaluar.

Faleminderit!

KRYETARJA: Pyetje shtesë, deputete Idrizi?

VALDETE IDRIZI: Do të ju mbaj për fjale, se e keni bërë një zotim publik. Natyrisht, se jam

shumë, shumë e vetëdijshme që ka mundur të bëhet më herët, mirëpo po ua rikujtoj se edhe në

fushatat elektorale, domethënë keni qenë dhe keni premtuar ju si të dy qeveritë, faktikisht si

“Qeveri e Shpresës” edhe për ata, domethënë hedha këtë aktakuzë, dhe sidomos këtë akuzë, e

Page 27: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

27

sidomos pasi që domethënë me gjithë deputetët të të gjitha partive politike kemi shkuar i kemi

vizituar, i kemi dëgjuar këto shqetësime, të Komisioneve për të Drejta të Njeriut, edhe kemi

menduar që deri në këtë fazë, së paku në rishikim keni me e fut deri tash. Po më gëzon fakti që ju

e bëtë një premtim publik dhe do të ju mbajmë për fjalë. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit, zonja deputete! Pyetjen për ministrin Selim Selimi dëshironi ta

lexoni apo ta leni për seancën tjetër? Fjalën deputetes.

VALDETE IDRIZI: Pyetja e dytë ka të bëjë me dhunën në familje.

Të gjithë e dimë që faktikisht edhe siç është pritur edhe siç është konfirmuar, dhuna në familje

dhe raportimi është rritur për mbi 30%. Tash gratë, vajzat tona i kemi parë që përveç se kanë

qenë viktima të dhunës në familje, janë dhunuar e përdhunuar, edhe po dua thjesht të shpreh këtu

edhe shqetësimin tim. Pyetja ka të bëjë me buxhetin. 900 000 euro që Qeveria ka ndarë për

strehimore, dua të di se ku kanë shkuar ato mjete? Si janë ndarë? A janë rritur shërbimet, sepse

dhuna është rritur? Është fakt se janë raportuar, po a janë rritur shërbimet? Nëse po, cilat janë

rritur?

Ne kemi shkuar, i kemi vizituar ato strehimore dhe kam parë që kanë pasur probleme

jashtëzakonisht të mëdha, përkundër vullnetit që ato kanë pasur për të punuar. Kështu që, thjesht

një punë tjetër që mendoj se është jashtëzakonisht e ndërlidhur me dhunën në familje, është se ju

të ngrini një shqetësim sepse dhunuesit po kthehen në procedura të rregullta në shtëpitë e tyre.

Domethënë, dhuna është vepër penale edhe ju kisha lutur, ju si kryeministër, ta ngrini këtë

shqetësim, gjithnjë duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit. Mirëpo, ky problem është

shqetësues. Ato gra dhe vajza po jetojnë pranë nesh dhe ne edhe si legjislacion, edhe ju si

ekzekutiv, nuk guxojmë asnjëherë të heshtim.

Pra, po dua të di planin tuaj, edhe sa i përket Buxhetit si është ndarë, edhe cilat janë masat që ju

do t’i merrni në mënyrë që mos të ketë edhe më shumë viktima? Ato kanë emra dhe mbiemra.

KRYETARJA: Meqenëse, ministri nuk është këtu vazhdojmë me pyetjet e radhës. Deputetja

Ariana Musliu-Shoshi, pyetje për ministrin Ramë Lika.

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: E nderuara kryetare,

I nderuar ministër,

Është një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve që janë me sëmundje të rënda shëndetësore,

siç është sëmundja e kancerit, e zemrës, probleme me dëgjim dhe shikim, të cilët detyrohen të

shkojnë në punë edhe përkundër pamundësisë së tyre shëndetësore.

Aktualisht, pensionimi i parakohshëm për mësimdhënës për arsye shëndetësore nuk është i

rregulluar ligjërisht, edhe pse një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Sindikata e Arsimit. Nëse një

Page 28: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

28

mësimdhënës nuk mund ta vijojë punën, ai e ka vetëm një mundësi, pra që të marrë pension

invalidor në shumë prej 75 euro. Kjo shumë nuk ua siguron asnjë zgjidhje për trajtim të tyre, të

sëmundjes dhe për shpenzime të tjera themelore.

Zoti ministër, a keni informacione të sakta për numrin e këtyre punonjësve të arsimit dhe a mund

të na tregoni se si keni planifikuar që ta zgjidhni këtë problem?

MINISTRI RAMË LIKA: E nderuara kryetare,

Deputetë të nderuar,

I nderuar kryeministër,

Të nderuar kolegë ministra,

Faleminderit, e nderuar deputete, për pyetjen që e keni bërë!

Në bazë të informacioneve jozyrtare po them, ekzistojnë diku 200 deri në 230 mësimdhënës në

tërë territorin e Kosovës që kanë probleme të theksuara shëndetësore.

Kemi pasur takime edhe me Sindikatën e Arsimit dhe ata potencojnë që një numër i tillë sillet

diku rreth 300-ve. Zgjidhja e këtij problemi është rrjedhojë e ligjeve që janë të zbatueshëm

momentalisht në Kosovë për pensionim të parakohshëm, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me

mësimdhënësit, por të gjithë punëtorët në sektorin publik. MASHT-i në vazhdimësi ka kërkuar

një trajtim të veçantë dhe një ligj për pensionim të parakohshëm të kësaj kategorie, ku rreth 70%

të pagës bazë ata do të merrnin, por sipas informatave që kam, edhe pse e kemi bërë një kërkesë

javën e kaluar në Komisionin për Buxhet, kjo nuk ka kaluar. Arsyeja ka qenë që këta janë

shërbyes civilë, ndërsa një e drejtë e tillë i takon Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe

nuk është aprovuar si kërkesë.

Në vazhdimësi jemi duke kërkuar dhe kemi plan qeveritar një qasje të tillë, por kompetenca

përsëri i mbetet Ministrisë së Shëndetësisë. Ne do të iniciojmë në vazhdimësi dhe kemi kërkuar

hapjen edhe të një vije buxhetore përkatëse, por duhet të intervenojnë së bashku të gjithë aktorët

dhe Qeveria në Ligjin e punës, meqenëse këta janë shërbyes civilë. Qasja jonë është për të ju

ndihmuar këtyre personave dhe në vazhdimësi do të koordinohemi edhe me Ministrinë e Punës

që t’i bëjmë zgjidhje për probleme të tilla shëndetësore, për arsye se kjo po reflekton edhe në

cilësinë në sistemin arsimor.

KRYETARJA: A dëshironi pyetje shtesë. Deputetja Musliu fjalën.

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: Jo faleminderit!

KRYETARJA: Vazhdojmë përsëri. Deputetja Ariana Musliu, pyetje për ministrin Selim Selimi.

Ministri s’është këtu. A e dëshironi për seancën tjetër.

Page 29: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

29

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: Jo do ta bëjë pyetjen në seancën e radhës. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Jahja Kokaj, pyetje për ministrin Ramë Lika.

JAHJA KOKAJ: Ju përshëndes të gjithëve!

Zoti ministër, kam pyetje shumë eksplicite në lidhje me shkollën fillore në Ponoshec, në periferi

të Gjakovës. Është fjala për një shkollë e cila ka, d.m.th. shkollë fillore e cila ka një rëndësi jo

vetëm emocionale, por edhe rëndësi arsimore, edukative dhe se është në gjendje me të vërtet të

mjerueshme kështu. A ka mundësi që të intervenohet sa më shpejt të bëhen riparimet e

nevojshme? Unë si arsimtar, si profesor i vitit1970, me disa kolegë të tjerë pata fatin që të

shkojmë e ta hapim edhe gjimnazin. Tani gjimnazi është në një ndrërtesë tjetër, por kjo shkollë

ka mbetur tani e sa kohë në një gjendje me të vërtetë dhe kërkon dorën e riparimit. A ka mundësi

që sa më shpejt të bëhet ky riparim? Faleminderit!

MINISTRI RAMË LIKA: I nderuar deputet!

I nderuar profesor Kokaj,

Në vitin 2016, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në atë kohë ka ndarë buxhetin për

fillimin e punimeve për ndërtimin e shkollës në Ponoshec, mirëpo procedurat e prokurimit dhe

procedurat e tjera për ndërtimin e kësaj shkolle janë bartur në Ministrinë e Administratës

Publike. Në momentin kur është shkuar të ndërtohet shkolla në Ponoshec, ka reaguar komuniteti,

për shkak se kanë thënë që është një shkollë e vogël në krahasim me përmasat që i ka në aspektin

e popullsisë edhe fshati, por edhe fshatrat përreth, se dihet pozita gjeografike e atij fshati dhe

rëndësia që ka edhe për fshatrat përreth. Dhe një shkollë e tillë nuk është ndërtuar në Ponoshec,

por është bartur në një fshat tjetër, në Korenicë të Gjakovës.

Në vitin 2018 përsëri është provuar për të ndarë një linjë buxhetore për ndërtimin e kësaj shkolle,

kur dihet po themi edhe pozita gjeografike dhe numri i nxënësve. Numri i nxënësve në vitin 2018

në këtë shkollë ka qenë 166. Natyrisht që shkolla nuk i plotëson kushtet, është në gjendje shumë

të keqe infrastrukturore, ashtu siç e potencove edhe ti, dhe ne jemi në vazhdimësi duke tentuar të

gjejmë një vijë buxhetore për të ndërtuar këtë shkollë. Por, shkurtime në qarkoren buxhetore

2021-2023 për 5.5 milionë euro për investime kapitale gati e kanë pamundësuar një gjë të tillë.

Ajo çka kam bërë javën e kaluar, kam shkuar në Gjakovë, kam biseduar me kryetarin, drejtorin e

DKA-së dhe jemi duke shikuar mundësinë për investim të përbashkët, për të zgjidhur problemin

e kësaj shkolle.

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)

KRYESUESJA: Faleminderit ministër! Zoti Kokaj, keni pyetje shtesë? Po!

Page 30: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

30

JAHJA KOKAJ: Ju lutem shumë!

Është çështje, qytetarët atje janë shumë të brengosur, ngase janë koshientë për faktin që është

krijuar një konfuzion. Të hollat e destinuara për këtë shkollë kanë shkuar diku tjetër, kështu po

rritet konfuzioni, por situata po acarohet, d.t.th. gjithnjë e më e mjerueshme. Edhe 160 e sa

nxënës janë me të vërtetë në gjendje të padëshirueshme apo të mjerueshme. Nuk ka kushte

minimale për t’u strehuar aty, e lëre më për aktivitet edukativo-mësimor.

Pyetja ime është konkrete: a ka mundësi në mënyrë preliminare të thoni njëfarë kohe përafërsisht

se kur do të? Këtë e pyesin qytetarët. Faleminderit! Kur do të realizohet kjo punë?

MINISTRI RAMË LIKA: Unë edhe një herë po të tregoj që shkollën vetë komuniteti e ka

refuzuar. Kanë qenë 5 plus 1 klasë me 1 000 metra katrorë. E kanë refuzuar dhe shkolla është

ndërtuar në lokalitet tjetër. Unë nuk mund të japë afate kohore. Ka shkurtime buxhetore. Unë jam

duke shikuar të gjitha mundësitë, së bashku me Komunën e Gjakovës për një investim të

përbashkët, të zgjidhim problemin e këtyre nxënësve. Është nevojë emergjente, po e kuptojmë,

është infrastruktura shumë e dobët, nuk i përmbush kushtet për mësimdhënie. Nuk mund të

përcaktojë afate kohore, por edhe ju duhet të na ndihmoni në Komisionin për Buxhet për raste të

tilla, mos të bëhen shkurtime buxhetore, sidomos kur janë në pyetje shkolla të tilla dhe një

lokalitet siç është Ponosheci. Kërkesën e kemi bërë, e kemi proceduar edhe një herë dhe

shpresojmë me rishikim të buxhetit ta zgjidhim këtë çështje dhe t’ia fillojmë sa më shpejt.

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Alban Hyseni. Pyetje për ministrin Selim

Selimi. Alban, e dëshironi fjalën?

ALBAN HYSENI: Unë sot kisha planifikuar që të shtrojë dy pyetjet drejt z. Selimi, lidhur me

vetingun dhe koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së kundërligjgjshme dhe

pajustifikueshme, mirëpo meqë ministri nuk është këtu, atëherë e shtyj për seancën tjetër.

KRYESUESJA: Faleminderit deputeti Hyseni! Deputeti Elbert Krasniqi ka pyetje për zotin Hoti.

ELBERT KRASNIQI: Faleminderit kryesuese!

Dua të ngre një çështje rreth masës nr. 9 të Pakos emergjente fiskale, e miratuar nga Qeveria

Kurti më 2 prill të këtij viti. Kjo masë ishte paraparë të implementohet nga Zyra e Kryeministrit

për çështje të komuniteteve. Më dt. 23 prill, kjo zyrë e hapi thirrjen publike përveç edhe

bizneseve në mënyrë që të aplikojnë për këtë masë. Thirrja ishte e hapur deri më dt. 7 maj. Më

dt. 20 maj shpall listën preliminare të përfituesve, ndërkaq ata kishin zhvilluar takimet në OJQ

rreth çështjeve administrative dhe njëkohësisht disa nga OJQ-të e kishin nënshkruar kontratën

me këtë Zyrë.

Page 31: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

31

Pyetja ime është për z. Hoti. Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë socio-ekonomike të

komunitetit egjiptian, ashkali dhe atij rom, situatë kjo e rënduar tej mase nga pandemia COVID-

19, pse masa që i adresohej mu këtyre komuniteteve t’u dalë në ndihmë, e ndaluat? Çka ndodhi

me masën nr. 9 të Pakos emergjente fiskale? Pse pa asnjë sqaarim u ndal implementimi i kësaj

mase që në ditën e parë të punës suaj si Kryesminsitër?

KRYESUESJA: Faleminderit deputeti Krasniqi! Po, kryeministër!

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit nënkryetare e Kuvendit!

I nderuar deputet,

Për zbatimin e masës nr. 9, Qeveria e kaluar e ka ngarkuar Zyrën për Çështje të Komuniteteve.

Gjatë kësaj periudhe, siç e theksuat edhe ju, janë bërë disa aktivitete, por të cilat janë ndërprerë

për shkak të vonesës në emërimin e drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve. Siç mund të

jeni në dijeni, kjo zyrë udhëhiqet nga një përfaqësues i komuniteteve, i cili njëkohësisht është i

emëruar politik, pra këshilltar i Kryeministrit. Me ardhjen e Qeverisë së re, është emëruar

drejtori i ri i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, i cili e ka vlerësuar këtë situatë dhe ka ardhur në

përfundim se kjo çështje është vonuar shumë dhe e paraqet problem edhe për OJQ-të që janë

përzgjedhur. Kjo për faktin se masa 9 ka qenë me afat të caktuar. Tash ne sot në mbledhje të

Qeverisë e kemi miratuar programin për mbështetje të komuniteteve nga Zyra e Kryeministrit.

Unë kam insistuar në dy javët e fundit që kjo Zyrë t’i përcaktojë qartë prioritetet për çfarë do të

ndahen këto mjete të Zyrës për Çështje të Komuniteteve. Këto do të jenë për familje në asistencë

sociale nga komunitetet. Do të jenë për bursa për studentë të komuniteteve dhe do të jenë për

aktivitete kulturore për komunitete.

Besoj ajo që është më e rëndësishme është që do të ketë një shpërndarje plotësisht të barabartë në

mes të gjitha komuniteteve. Do të jenë të gjitha komunitetet të konsultuara në ndarjen e këtij

buxheti. I kemi rishikuar kriteret për ndarjen e këtyre mjeteve. Sot është pra, siç thash është

miratuar në Qeveri, besoj që në dy-tri ditët e ardhshme bëhet publike dhe unë i ftoj të gjithë

përfaqësuesit e komuniteteve, OJQ-të, organizatat e ndryshme që përfaqësojnë komunitetet, të

konkurrojnë pra për të përfituar nga këto fonde, kriteret janë të qarta dhe do të jenë plotësisht

transparente me këtë drejtim. Por, një gjë ta kemi të qartë, Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike që

ka filluar në Qeverinë e kaluar dhe që po vazhdon edhe tash, është gjithëpërfshirëse, nuk është

vetëm për komunitetin shumicë, por për të gjitha komunitetet. Ndërkaq ky buxhet do t’i adresojë

disa çështje specifike vetëm të komuniteteve joshumicë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Deputeti Krasniqi, pyetje shtesë?

ELBERT KRASNIQI: Po! D.m.th. kjo masë është anuluar, për shkak se ju po flisni z. Hoti për

kulturë, rini e po flisni për bursa e ne jemi duke e drejtuar pyetjen për pandeminë. Masa nr. 9 ka

qenë e dedikuar për familjet në nevojë të shkaktuar nga pandemia dhe nga bizneset e ndryshme

Page 32: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

32

të komuniteteve të vogla, të cilat kanë mund të përfitojnë nga kjo masë. Të gjitha këto që i thatë,

këto janë obligim i juaj kushtetues si Kryeministër i vendit, ndërsa masa nr. 9 nga kjo që ju e

thoni, nënkupton që është ndërprerë nga Zyra juaj.

KRYESUESJA: Edhe një herë përgjigjet kryeministri.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Jo nuk thashë që ndërpritet. Thash që janë bërë vonesa

në Qeverinë e kaluar dhe nuk është kryer, nuk është zbatuar kjo masë. Atë që e kemi bërë tash,

sot pra në mbledhje të Qeverisë e kemi miratuar programin për komunitete siç kërkohet me ligj

që të kalojë në Qeveri. Në Qeverinë e kaluar nuk e kanë kryer këtë punë. Pra, nuk ka kaluar në

Qeveri programi për komunitete, i cili lejon që në bazë të ligjit të shfrytëzohen këto mjete. Unë

do t’u jap prioritet. Sigurisht Komisioni e kryen këtë punë, familjeve në asistencë sociale dhe

familjeve më në nevojë për komunitetet joshumicë. Por, edhe një herë më lejoni të theksoj, të

gjitha masat e tjera që janë zbatuar, janë zbatuar barazi për të gjitha komunitetet.

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputetja Saranda Bogujevci, pyetje për ministrin Selim Selimi.

Z. Selimi nuk është këtu. A e dëshironi fjalën? Po! Regjia fjalën znj. Bogujevci!

SARANDA BOGUJEVCI: Faleminderit, kryesuese!

Po dua ta shtroj pyetjen, për shkak se është me shumë rëndësi. Më dt.25 mars Qeveria Kurti

kishte propozuar plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Qëllimi i kësaj nisme ishte

adresimi i kërkesave të prokurorëve specialë në raport me hetimet e krimeve të luftës. Ky

ndryshim ka pasur rëndësi të madhe për Prokurorinë Speciale dhe pavarësisht kësaj Kryesia nuk

e ka proceduar për votim, me arsyetimin që kemi rrëzuar Qeverinë. Më tutje, pa asnjë arsyetim,

Qeveria aktuale e ka tërhequr nga procedura, pavarësisht rëndësisë që ka kjo. Kjo është e

papranueshme, duke pasur parasysh që ne ende nuk kemi arritur t’i adresojmë krimet e luftës.

Qeveria duhet t’u dalë në ndihmë institucioneve të drejtësisë për secilën kërkesë që kanë e

sidomos në raport me krimet e luftës.

Pyetja ime është pse e keni tërhequr nga procedura plotësim-ndryshimin e Kodit të Proedurës

Penale?

KRYESUESJA: Ju faleminderit znj. Bogujevci! Deputeti Hajrullah Çeko, pyetje për ministrin

Zemaj.

HAJRULLAH ÇEKO: Faleminderit zonja kryesuese!

Në kuadër të masave të reja në përballje me pandeminë, është propozuar edhe një lloj privatizimi

i shërbimeve në trajtimin e virusit. Konkretisht, ashtu siç është thënë, parashihet që laboratorët

privatë të ofrojnë shërbimin e testimeve për COVID-19, ndërsa spitalet private edhe të trajtimit

spitalor të të prekurve me virusin përkatës. Pyetja ime për z. Zemaj është kjo: a mund të na

Page 33: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

33

tregoni cila është baza ligjore për një vendim dhe veprim të tillë? Dhe a mund të na siguroni që

duke i detyruar qytetarët të paguajnë për këto shërbime, nuk jemi duke e shkelur ligjin, dhe ose

të drejtën e tyre për shërim, shëndet dhe jetë? Faleminderit!

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit deputet për pyetjen!

Duke iu referuar kërkesave në rritje për testim për COVID-19 në Kosovë, si dhe kapaciteteve të

limituara që ofron Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për diagnostikë molekulare dhe

serologjike për COVID-19, me qëllim që ky shërbim të jetë sa më i qasshëm për qytetarët e

Kosovës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që

t’i ofrojë mundësinë edhe institucioneve të tjera shëndetësore publike dhe private në Kosovë për

të kryer testimet për COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në përputhje me Udhëzimin

Administrativ 08/14 për procedurat për licencimin e institucioneve private shëndetësore dhe

Udhëzimin Administrativ 09/14, kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe

pajisje medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtë spitalore dhe Udhëzimit

Administrativ 06/15 - kushtet e përgjithshme dhe të veçanta spitalore, bën licencimin e

isntitucioneve private shëndetësore, ku në kuadër të këtyre institucioneve licencon edhe

laboratorët mjekësorë të mikrobiologjisë klinike.

Aktualisht Ministria e Shëndetësisë është duke analizuar bazën ligjore për licencim të

institucioneve private shëndetësore të cilat do të kryejnë testime për COVID-19. Ministria e

Shëndetësisë ka bërë planin e veprimit. Sot është miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës

për procedurat e testimit për COVID-19 ku përveç testimeve virologjike me RT-PCR që

aktualisht kryhen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të kryhen edhe testime

serologjike e në të përfshihet edhe sektori privat, me qëllim të zvogëlimit të barrës që ka Instituti

Kombëtar i Shëndetësisë Publike në testimin e popullatës për COVID-19 dhe shtrirjen e

testimeve në masë.

Me miratimin e planit në Qeveri, Ministria e Shëndetësisë do të përcaktojë kushtet, kriteret

specifike që duhet paraprakisht t’i plotësojë një institucion privat shëndetësor para se t’i jepet

leja për kryerjen e testit për COVID-19, duke siguruar në të njëjtën kohë edhe mbikëqyrjen dhe

raportimin e saktë nga to. Unë mund të garantoj që jashtë bazës ligjore dhe ekspertizës shkencore

nuk do të bëhet asgjë. Faleminderit shumë!

KRYESUESJA: Ju faleminderit! Pyetje shtesë, z. Çeko?

HAJRULLAH ÇEKO: Faleminderit zonja kryesuese!

Faleminderit z. Zemaj,

Atëherë nga përgjigjja juaj janë dy konstatime: e para që është rekomandim i Institutit, dakord në

këtë pjesë. E dyta, që jeni duke e shikuar bazën ligjore, d.m.th. ende nuk e keni.

Page 34: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

34

Tani po e bëj një pyetje: nëse sigurohet baza ligjore dhe licencohen institucionet private për të

ofruar këtë shërbim. Cili do të jetë mekanizmi juaj konkret si Ministri për t’u siguruar dhe për të

parandaluar blerjen e rezultatit pozitiv pa e bërë fare testin? Dhe me çmim më të lartë, d.m.th. si

do të parandaloni një lloj tregu të zi që mund të krijohet nga aktiviteti i institucioneve private?

Faleminderit!

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Kërkoj falje zotëri deputet, por në këto hipoteza jashtëzakonisht

mund të jenë shqetësuese vetëm për t’i paramenduar, dhe normal sigurisht që kërkojnë

mbikëqyrje nëse ju personalisht mund të dini apo keni ndonjë indikacion që mund të ndodhë.

Unë vetëm po e përsëris atë që e thash, Ministria e Shëndetësisë do të përcaktojë kushtet, kriteret

specifike që duhet të plotësojë një institucion privat shëndetësor para se t’i jepet leja për kryerjen

e testit për COVID-19.

Edhe një herë po e them, jashtë bazës ligjore dhe ekspertizës shkencore dhe pa e siguruar

mbikëqyrjen, nuk do të ketë asnjë lëvizje.

KRYESUESJA: Ju faleminderit! Deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, pyetje për ministrin

Armend Zemaj po ashtu.

ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: Faleminderit nënkryetare!

Atëherë në vitn 2016 u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi në mes të

Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Gjilanit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore

të Mjekësisë Familjare pra në qytetin e Gjilanit. Për këtë projekt fillimisht u premtua dhe u tha që

do të përfundojë në vitin 2017 e më pas në vitin 2018, por që nuk ka përfunduar akoma as sot.

Pyetja ime është çfarë po ndodh në fakt me këtë projekt për ndërtimin e këtij objekti dhe kur

pritet të përfundojë. Faleminderit!

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit deputete!

Projekti i QKMF-së Gjilan i cili është paraparë me marrëveshjen e vitit 2016 ka përcaktuar që

shuma e kontratës për ndërtimin e QKMF-së Gjilan është 1 milion e 195 e 438 euro e 67 centë.

Me marrëveshje është përcaktuar se projekti menaxhohet nga Komuna Gjilan, ndërsa projekti

financohet nga Ministria e Shëndetësisë 85 për qind dhe Komuna e Gjilanit 15 për qind. Ky

projekt nuk është realizuar deri më tani, pasi fillimisht në 2016 nuk është realizuar asnjë aktivitet

dhe për këtë qëllim mjetet e destinuara për vitin 2016 kanë shkuar në suficit.

Edhe në vitin 2017, projekti në pjesën dërmuese të kohës ka rezultuar pa aktivitete dhe kjo është

evidentuar vazhdimisht nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë vitit 2018, respektivisht më 24. 12.

2018 janë shfrytëzuar 542 mijë e 722 euro e 21 centë të mjeteve të parashikuara dhe janë

realizuar 45.3 për qind të punimeve ndaj sipas pagesës nga kontrata e parë. Në vitin 2019,

Komuna e Gjilanit bën ndërprerjen e kontratës, por nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese për

Page 35: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

35

operatorin ekonomik me të cilin u ndërpre kontrata. Më pas, Komuna Gjilan si autoritet

kontraktues ka zhvilluar procesin e dytë të prokurimit, ku në nëntor të vitit 2019 Ministria e

Shëndetësisë është njoftuar që ishin kryer të gjitha procedurat e prokurimit dhe ishte kontraktuar

ndërmarrja e dytë. Në kontratën në mes të Komunës Gjilan dhe punëkryerësit të dytë, shuma e

kontratës është 1 milion e 424 mijë e 372 euro e 83 centë. Kontrata me punëkryerësin e dytë

parashihet dhënie të avancit për punëkryerësin në shumën prej 15 për qind nga kontrata që e

përmenda shifrën.

Këtë proces Ministria e Shëndetësisë nuk e ka proceduar. Në shtator të vitit 2019, Ministria e

Shëndetësisë inicion kërkesë për hetime dhe nga organet kompetente pasi që gjatë zbatimit të

projektit ka pasur parregullsi të evidentuara në mënyrë specifike për marrëveshjen e operatorit

ekonomik, që në mënyrë miqësore të shkëputet kontrata pa u marrë asnjë masë ligjore për

moszbatim të kontratës. Sipas aneks-marrëveshjes së mirëkuptimit, afati i zbatimit ka qenë i

përcaktuar të përfundohet më 31.12.2019, mirëpo në fund të vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë

ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me dt. 26 dhjetor 2019, e cila parasheh që projekti të

përfundojë në dhjetor të vitit 2020. Por, në vitin 2020, Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndarë

buxhet për QKMF-në në Gjilan. Në vitin 2020, punimet kanë vazhduar, por është paralajmëruar

faturimi rreth 150 mijë euro, punime të realizuara deri më tani, operatori ekonomik është zotuar

që deri në fund të vitit do t’i përfundojë.

KRYESUESJA: A keni pyetje shtesë znj. Hyseni? Jo! Atëherë deputeti Agon Batusha, pyetje për

ministrin Blerim Kuçi. Regjia, fjalën deputetit Batusha, ju lutem! Me kartelë të deputetit Elbert

Krasniqi.

AGON BATUSHA: E nderuar nënkryetare e Parlamentit!

Faleminderit për fjalën,

Unë kam pyetjen, sepse tash e dhjetë ditë në Gjakovë po digjet deponia e mbeturinave dhe po

përhapen toksina në formë të tymit dhe e ka bërë mjegull Gjakovën, duke i helmuar qytetarët dhe

banorët e Komunës së Gjakovës. Po ja që pyetjen që ia kemi shtruar ministrit të ekonomisë dhe

ambientit, z. Blerim Kuçi, ai nuk e ka parë të arsyeshme të vjen. Aq serioz është saqë e dëshmon

çfarë ministri koti është. Po të ishte puna për ndonjë tender në Gjakovë për ndërtim të objekteve,

i pari kishte ardhur. Po ja që bëhet fjalë për çështje ambientale, të shëndetit të qytetarëve dhe nuk

e ka parë të arsyeshme të vjen.

Unë e shtyj pyetjen për mbledhjen e ardhshme sepse ai nuk ka nga të ikën nga përgjegjësia që ka.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Ju faleminderit deputeti Batusha! Deputeti Gazmend Gjyshinca, pyetje për

ministren Meliza Haradinaj-Stublla. Ministrja nuk është këtu. Zoti Gjyshinca, a e doni fjalën?

Regjia fjalën deputetit Gjyshinca, ju lutem!

Page 36: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

36

GAZMEND GJYSHINCA: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Pas konkursit të brendshëm në kuadër të rotacionit të diplomatëve të organizuar për herë të parë

në historinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ish-ministri Glauk Konjufca, një komision pra

profesional ku nuk kishte as anëtarë e as ndikim nga kabineti politik i ministrit Konjufca, ka dalë

me rekomandime për dërgimin e diplomatëve tanë në misione në kudër të këtij rotacioni. Në

publikimet e fundit në media dhe po ashtu nga informacionet që ne zotërojmë, kemi kuptuar se

zonja ministre nuk po i merr në konsideratë këto rekomandime profesionale nga ky komision

profesional. Pra çështja që unë po ngre sot, ka të bëjë me lejimin dhe zbatimin e një politike të

pazareve për dërgimin dhe kthimin e diplomatëve tanë nga dhe në misionet tona diplomatike.

Mirëpo, meqenëse kryediplomatja jonë në fjalë nuk e ka parë të rrugës që të vjen dhe të

përgjigjet sot, unë e ruaj të drejtën time që t’ia parashtroj pyetjen për seancën e radhës. Ju

faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)

KRYETARJA: Deputeti Sejdi Hoxha, pyetje për ministrin Ramë Lika.

SEJDI HOXHA: Faleminderit Kryetare!

I nderuar ministër,

Në bazë të informatave që kemi organizimi i mësimit online deri më tani apo për semestrin e

kaluar i ka kushtuar buxhetit të shtetit më shumë se një milion euro. Pavarësisht këtij fakti,

Qeveria ka dështuar që të ofrojë arsim gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit. Janë anashkaluar

plotësisht fëmijët e familjeve në asistencë sociale si dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Atyre nuk

u është ofruar asnjë lloj ndihme institucionale për të marrë pjesë në mësimet online. Si pasojë e

diskriminimit dhe mosmbështetjes institucionale për këto kategori nga Qeveria e Kosovës janë

rreth 33 mijë nxënës të cilët nuk kanë pasur mundësi dhe kushte infrastrukturore që ta mbajnë

mësimin online. Ky numër është 11 për qind nga totali i të gjithë nxënësve në Kosovë dhe si i

tillë është një numër jashtëzakonisht shqetësues. Pyetja ime konkrete është a ka bërë Qeveria e

Kosovës ndonjë plan konkret, i cili siguron për të gjitha familjet në Kosovë të integrohen në

mësimin online në shtator në qoftë se nuk do të mund të kemi mësime të rregullta në shkolla për

shkak të pandemisë. Faleminderit!

KRYETARJA: Urdhëro ministër!

MINISTRI RAMË LIKA: Faleminderit, zonja kryetare!

Mësimi në distanca siç e ceku deputeti Hoxha është mbajtur në Kosovë. Unë kam folur edhe në

seancën e kaluar. Një numër i konsiderueshëm i nxënësve nuk kanë pasur qasje në mësimin në

distancë, për shkak të kushteve, d.m.th. mungesës së pajisjes së teknologjisë informative, qasjes

në internet, për shkak të qasjes po ashtu në rrjetin kabllovik e kështu me radhë, ndërsa çka kemi

bërë ne si MASHT edhe sa është ky numër ende nuk dihet i saktë. P.sh. në Komunën e Prishtinës

Page 37: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

37

që është një prej komunave më të mëdha, është më pak se 200 nxënës. Më pak se 200 po them.

Çka kemi bërë ne në ndërkohë? E kemi krijuar një grup punues brenda MASHT-it, në të cilin

përfaqësohet jo vetëm përfaqësues të MASHT-it, por edhe të partnerëve, të donatorëve, të gjitha

palëve me interes për të hartuar një plan dinamik edhe për të krijuar udhëzues të ri konform

rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së. Kemi gjetur përkrahje edhe me

ekspertizë të ekspertëve, të cilët kanë punuar përpara d.m.th. gjatë kohës së realizimit të mësimit

në distancë. Një plan konkret së shpejti do ta kemi për këtë çështje. Ndërsa jemi duke u

përgatitur për mësim për t’u kthyer në bankat shkollore, por duke pasur parasysh edhe rrethanat,

edhe duke pasur parasysh përvojat edhe të vendeve të tjera për të respektuar d.m.th. udhëzimet

dhe rekomandimet për gjendjen COVID.

Çka jemi duke bërë tjetër? E kemi një buxhet të caktuar për digjitalizim dhe jemi në procedura të

prokurimit, momentalisht që këtyre fëmijëve t’u ofrojmë qasje, sidomos grupeve të

margjinalizuara, fëmijëve me nevoja të veçanta, komuniteteve e kështu me radhë. Por, jemi në

kontakt, edhe së shpejti do të kontaktojmë edhe Rregullatorin e frekuencave për të na mundësuar

që të kemi qasje 24 orë, sidomos të transmetuesit publik dhe do t’i kontaktojmë edhe ofruesit e

shërbimeve të internetit për të siguruar qasje të internetit këtyre fëmijëve. Po natyrisht se

problemi është pak më i thellë sesa kjo, për arsye se ka fëmijë të cilët kanë një televizor, po janë

dy-tre fëmijë në një familje, s’kanë mund të përcjellin mësimin online në kohën e caktuar, duhet

ofruar 24 orë.

Gjithashtu edhe donatorët na kanë ofruar përkrahje dhe janë në procedura të prokurimit për

tabletë për t’u siguruar qasje. Po edhe njerëz të vullnetit të mirë. Duhet pasur parasysh edhe një

gjë që ne i kemi kontaktuar edhe kompanitë, i kemi kontaktuar edhe institucionet publike dhe

private që kanë ofruar mësim në distancë dhe të zgjedhin edhe platforma të përshtatshme të

thjeshta për përdorim si për nxënësit ashtu edhe për prindërit dhe kujdestarët e tyre.

Besoj që do ta kemi një plan dinamik të shpejtë. Natyrisht se edhe mësimi online, kemi bërë edhe

adoptime ku kemi pasur mungesa.

KRYETARJA: A keni pyetje shtesë deputet? Po, deputeti Hoxha fjalën!

SEJDI HOXHA: Ministër,

E potencuat që jeni duke punuar në këtë projekt. Po më intereson ta di a ka mundësi të krijohet

ndonjë aplikacion ministria, i cili është i thjeshtë për përdorim, i cili mund të përdoret edhe në

telefonat mobilë, për arsye se kemi familje që kanë më shumë nxënës sesa që kanë kompjuterë

në familjet e tyre dhe kjo i pamundëson familjes që të ketë kompjuter për secilin fëmijë. A mund

ta krijoni ndonjë aplikacion lehtë të qasshëm, i cili mund të përdoret edhe nga telefonat mobilë,

në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi brenda afatit kohor t’i ndjekin mësimet online?

Page 38: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

38

KRYETARJA: Urdhëro, ministër!

MINISTRI RAMË LIKA: Unë i kam kontaktuar edhe komunat të cilat ndaj një pagese të caktuar

kanë pasur aplikacione dhe platforma të tilla. P.sh. Komuna e Prishtinës, Komuna e Malishevës,

Komuna e Drenasit dhe Skenderajt kanë pasur platforma pa pagesë. Natyrisht që këto janë

platforma shumë të mira e të thjeshta. Ne do t’u rekamandojmë, por kjo është një kosto për

komuna, për arsye se për kokë të nxënësit duhet paguar një shumë të caktuar, ndërsa komunat e

kanë buxhetin e limituar. Për këtë arsye, edhe në Pakon Ekonomike është dashur të shihet edhe

kjo kategori për t’u ndihmuar komunave për të blerë shërbime të platformave të tilla. Këto

platforma janë shumë të thjeshta për përdorim, disa janë aq të thjeshta sa kanë edhe udhëzues

brenda me ilustrime se si t’i qasesh, përfshirë jo vetëm përmbajtjen elektronike, po përfshi edhe

evidencën dhe kontrollin qoftë prej Drejtorisë Komunale të Arsimit, prej menaxhmentit të

shkollave, por edhe prej prindërve. Ka platforma të tilla, ne mund të ndodhë që grupi punues

sugjeron t’i rekomandojë disa, por unë sot nuk do të bëjë kurrfarë marketingu për asnjë prej tyre.

Jemi duke menduar edhe për këtë çështje.

KRYETARJA: Deputetja Fitore Pacolli, pyetje për Kryeministrin Avdullah Hoti.

FITORE PACOLLI-DALIPI: Faleminderit, kryetare!

Ditëve të fundit po rikonfirmohen ajo që Lëvizja Vetëvendosje vite më parë ka ngritur alarmin

për idenë dhe për planet që koordinon Presidenti i Kosovës së bashku me presidentin e

Republikës së Serbisë. Ideja për shkëmbim territorial ka më shumë se dy vjet që ka filluar të

diskutohet në mes të dy presidentëve si zgjidhje përfundimtare. Disa ditë më parë John Bolton,

ish-këshilltar për siguri i Presidentit amerikan Donald Trump, për opsionin e korrigjimit të kufirit

mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ky projekt është shtyrë e promovuar nga liderët e të dyja

vendeve. Pra, nga Thaçi dhe Vuçiq. Kësaj radhe ai përsëriti atë që kishte thënë dy vjet më parë se

Uashingtoni nuk pengon nëse të dy liderët mund të kenë vullnet për të negociuar këtë çështje të

cilët ata e kanë dëshmuar se e kanë diskutuar këtë edhe në heshtje. Ai kishte shtuar se politika

amerikane është se nëse të dy palët arrijnë marrëveshje, nuk na takon neve që të pengojnë një gjë

të tillë.

Pas gjithë zhvillimeve të fundit, ju akoma duket se jeni të vendosur dhe po prisni që të vazhdoni

me takimet tuaja dhe kjo shihet nga ajo çfarë keni thënë edhe në një intervistë për Dewtche

Wellen se jeni në pritje të ftesës nga Uashingtoni. Pas konfirmimit se plani për shkëmbim

territorial është iniciuar e shtyrë nga Thaçi dhe Vuçiq, Qeveria juaj e projektuar nga vetë Thaçi

dhe e varur nga Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. A do të thotë kjo se do të pajtoheni dhe se

do të vazhdoni jetësimin e idesë për ndarjen e territorit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!

KRYETARJA: Kryeministri e ka fjalën!

Page 39: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

39

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

E nderuar deputete,

Unë po përgjigjem vetëm në pjesën përmbajtjesore të pyetjes, jo në pjesën kështu

propagandistike.

Për Qeverinë e Republikës së Kosovës të cilën unë e udhëheq, territori i Kosovës është një, i

pandashëm dhe i panegociueshëm. Në asnjë rast dhe nga askush nuk na është kërkuar të sjellim

në tryezë të bisedimeve integritetin tonë territorial e as subjektivitetin tonë. Por, ne jemi të

përkushtuar të jemi protagonistë të rëndësishëm të dialogut për të arritur një marrëveshje

gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila duhet të kulmojë me njohjen reciproke në mes të dy vendeve.

Faleminderit!

KRYETARJA: Pyetje shtesë, deputetja Pacolli?

FITORE PACOLLI-DALIPI: Ju nuk treguat se a pajtoheni me atë çfarë ka bërë Presidenti Thaçi.

Ju po vazhdoni të bashkëngjiteni në dialogun të cilin e ka nisur Presidenti Thaçi dhe po thoni që

po shkoni të bisedoni me Vuçiqin për marrëveshje reciproke, a po? Mirëpo, Vuçiqi ka deklaruar

qartë dhe thjeshtë se nëse ju shkoni të flisni për njohje reciproke, ata nuk do të flasin për një gjë

të tillë. Për çka po shkoni ju z. Kryeministër, është me rëndësi të na tregoni dhe si do të

paraqiteni ju në Uashington karshi Vuçiqit i cili ka dominancë të plotë dhe autoritet të plotë

ndërkombëtar? Ndërsa ju jeni ilegal, pa legjitimitet dhe me autoritet ndërkombëtar të shtrirë

përtokë? Pra, çka presim nga ju që të vazhdoni në këto bisedime që i ka iniciuar Thaçi dhe po i

vazhdoni ju?

KRYETARJA: Deputeti Eman Rrahmani, pyetje për ministrin Zemaj.

EMAN RRAHMANI: Faleminderit Kryetare!

Zoti Zemaj,

Sa keni kërkuar buxhet shtesë në rishikim dhe sa donacione janë iniciuar gjatë mandatit tuaj dhe

cilat janë ato?

KRYETARJA: Ju lutem për qetësi, sepse deputeti nuk po dëgjohet duke e parashtruar fjalën.

Urdhëro pyetjen deputet edhe një herë!

EMAN RRAHMANI: Zoti Zemaj,

Sa keni kërkuar buxhet shtesë në rishikim dhe sa donacione janë iniciuar gjatë mandatit tuaj dhe

cilat janë ato?

KRYETARJA: Urdhëro ministër!

Page 40: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

40

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: I nderuar deputet Rrahmani!

Edhe pse rishikimi i buxhetit ka qenë ristrukturim dhe kursim, Ministria e Shëndetësisë ka

kërkuar mjete shtesë me këtë rishikim, duke pasur përpara edhe nevojat për menaxhimin e

pandemisë COVID-19. Këto vlera janë sikur vijon: 1.443.000 euro e 153 cent për COVID,

mallra dhe shërbime dhe 2 milionë e 500 mijë euro nga huamarrja projekti i shëndetësisë Banka

Botërore dhe 66,049 euro mjete për paga. Total 4 milionë e 9202 euro e 70 centë. Sa u përket

donacioneve, kur e kemi marrë mandatin kemi gjetur disa donacione në vazhdimësi, por edhe të

tjera që janë zhvilluar si aktivitete falë kontributit të partnerëve të ndryshëm, të cilët kanë

shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar. Në këtë drejtim, Zyra e Bashkimit Evropian ka ndarë

edhe kontingjentin e katërt të mjeteve mbrojtëse profesionale dhe pajisjeve mjekësore nga

asistenca prej 5 milionë euro dedikuar Kosovës, duke sjellë së fundmi krahas mjeteve mbrojtëse

profesionale edhe dhjetë autoambulanca, 100 shtretër spitalorë dhe pajisje të tjera mjekësore si

dhe 50 respiratorë të siguruar nga fondet e Qeverisë së Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut.

Po ashtu Ambasada Amerikane ka ndihmuar për COVID-19 me një donacion për pajisje

mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga programi i ndihmës humanitare i

Komandës Evropiane të SHBA-ve, sikur edhe donatorë të tjerë si biznesmenë të suksesshëm

shqiptarë në diasporë nga kompanitë Ekolog, Eurokoha, Aver Abrum që kanë ndihmuar

Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike me 12 mijë kite për teste për COVID-19, ndërsa 4

Kariti ka ndihmuar me 6 500 teste dhe gjashtë respiratorë, derisa UNDP në ndërkohë ka sjellë

edhe 6 000 komplete teste për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

I nderuar deputet,

Po përfundohen procedurat edhe për hyrjen në Kosovë të kontingjentit 24 tonë pajisje mbrojtëse

profesionale të shtetit të Jordanisë, angazhim i zëvendëskryeministrit të Kosovës, sigurimit edhe

të 25 respiratorëve të njërit prej aleatëve më të fuqishëm të Kosovës. Në fillim të shtatorit,

presim edhe kontingjentin e radhës të ndihmave me pajisje mbrojtëse profesionale me 30 tonë

nga UNICEF-i si dhe jemi në kontakt edhe me donatorë të tjerë, sikur është edhe Qeveria e

Japonisë që do të ndihmojë shëndetësinë tonë në këtë kohë të pandemisë me rreth 800 mijë

dollarë amerikanë. Pas marrjes së mandatit përmes komisionit të donacioneve janë realizuar 16

donacione të rëndësishme nga donatorë të ndryshëm dhe janë në përgatitje edhe donacione të

tjera. Faleminderit shumë!

KRYETARJA: Deputet a keni pyetje shtesë? Urdhëro, z. Rrahmani!

EMAN RRAHMANI: Faleminderit, kryetare!

Zoti Zemaj,

Nuk ju pyeta se cilat donacione i ka organizuar dhe i ka sjellë Qeveria Kurti dhe Arben Vitia. Ne

e dimë të gjithë se të gjitha këto donacione që po vijnë tani janë donacione të dizajnuara dhe të

iniciuara nga Qeveria Kurti. Edhe testet nga Katari, edhe nga diaspora, edhe nga Gjermania, edhe

Page 41: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

41

respiratorët, edhe shtretërit, edhe monitorët e të tjerat, me të cilat po dilni në fotografi të gjitha.

Çfarë keni bërë ju? Dilni më pak në foto e në emisione, se në një anë po tregoni se jeni i paaftë, e

në anën tjetër punoni diçka se situata është shumë serioze dhe duhet patjetër të merremi me të.

KRYETARJA: Urdhëro, ministër!

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Unë e respektoj memorien dhe angazhimin institucional, por

sipas logjikës suaj, kjo i bie që unë nuk do të duhej t’i pranoja këto donacione. Kjo është logjikë

primitive z. deputet dhe unë jam dhe Ministria e Shëndetësisë është duke u angazhuar

maksimalisht dhe ka edhe donacione të reja, kështu që për interesimin tuaj do ta lë listën, edhe

është në shfrytëzim tuaj, por jo për t’i rishikuar në këtë formë. D.m.th. kjo është formë e

klientelizmit dhe nuk e ndihmon dhe nuk e avancon shëndetin ose përmirësimin e shërbimeve

shëndetësore në Republikën e Kosovës.

KRYETARJA: Faleminderit!

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se me kaq ka përfunduar koha e pyetjeve parlamentare. Të gjitha pyetjet që nuk janë

parashtruar në këtë seancë, do të barten në seancën e radhës.

Siç ju paralajmërova në fillim të seancës, para se të vazhdojmë me rendin e ditës, kam dy

propozime për mocion që të plotësohet rendi i ditës. Pra, të cilat do të dal t’i lexoj sapo të

dezinfektohet foltorja dhe ndërkohë e kemi edhe një propozim të tretë, por secili veç e veç do të

vendoset në votim.

I lus deputetët të kthehen në sallë, ju lutem. Zilen!

Të nderuar deputetë,

I nderuar Kabinet qeveritar,

Siç e kam paralajmëruar edhe dje, në mbështetje të nenit 42, paragrafi 2 të Rregullores së

Kuvendit, i kam dy propozime për të plotësuar rendin e ditës.

Me mirëkuptimin e deputetëve, po i lexoj të dyja tani që të mos kemi nevojë t’i arsyetoj dy herë,

por votimet do të jenë të ndara për secilën natyrisht, sepse edhe kërkohet shumicë e ndryshme.

Propozimi i parë ka të bëjë me një rezolutë të këtij Kuvendi. Natyrisht që secili deputet e ka të

qartë karakterin e rezolutave. Ato shprehin vullnetin politik të Kuvendit të Republikës së

Kosovës. Pra, e qartësojnë se cili është qëndrimi politik i Kuvendit lidhur me zhvillimet e

ndryshme. Ky Kuvend ka miratuar rezoluta për tema të ndryshme, përfshi për çështjen e

dialogut, për deklarata të ministrave të Listës Serbe edhe në të kaluarën. Rrjedhimisht duke u

Page 42: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

42

bazuar në atë praktikë, propozoj që të hyjë në rend dite kjo propozim-rezolutë të cilën do ta lexoj

tani.

Kuvendi i Kosovës, në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës dhe nenit 52 të Rregullores së

Kuvendit, propozon këtë:

R e z o l u t ë

1. Kuvendi i Kosovës rikonfirmon se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, karakteri unitar i

Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial janë të pacenueshme. Çdo

thirrje për mbështetje të pozicionit politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës, është thirrje

kundër rendit kushtetues, kundër sovranitetit të vendit tonë dhe kërcënon themelet e shtetësisë së

Kosovës.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës rikonfirmon se të gjitha subjektet politike, qofshin ato në

Qeveri apo në opozitë kanë për obligim të punojnë në përputhje me Kushtetutën e vendit, duke

mos rrezikuar pozicionin dhe interesat shtetërore të Republikës së Kosovës karshi Republikës së

Serbisë.

3. Kuvendi fton Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lejojë asnjë anëtar të saj të jetë i

përfshirë apo i angazhuar aktivisht në fushatën diplomatike e politike të Serbisë kundër shtetësisë

së Kosovës. Rrjedhimisht Kuvendi kërkon nga Qeveria që të shkarkojë të gjithë ata anëtarë të

Qeverisë që bëhen pjesë e përpjekjeve të tilla.

4. Në rast se Qeveria nuk largon këta anëtarë brenda një afati prej një javësh, do të iniciohet

mocion mosbesimi ndaj anëtarëve individualë që kanë cenuar rendin kushtetues dhe sovranitetin

e vendit.

Të nderuar deputetë,

Vetëm shkurt! Kjo propozim-rezolutë ka të bëjë me një deklaratë shumë specifike që nuk lidhet

me masat për pandeminë. Ka të bëjë me deklarimin e Listës Serbe, kryetar i së cilës është z.

Goran Rakiq, zëvendëkryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku ai thotë me sa vijon:

që i përkrah përpjekjet politike dhe diplomatike të presidentit Vuçiq për ta kthyer sipas tyre

Kosovën dhe Metohinë. Pra, ka të bëjë me bashkimin e një zëvendëkryeministri të Qeverisë së

Republikës së Kosovës në fushatën diplomatike kundër shtetësisë së Republikës sonë. Masat për

pandeminë janë proces i ndarë. Kjo propozim-rezolutë ka të bëjë me deklaratën se një

zv/kryeministër i Kosovës i bashkohet fushatës politike e diplomatike kundër shtetit tonë.

E dyta, në qoftë se dikush edhe mund të ketë pyetje sa i përket pikës 4, Komentari i Kushtetutës

e sqaron që mocionet e mosbesimit mund të iniciohen edhe ndaj ministrave individual.

Page 43: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

43

Pra, ky ishte propozimi i parë, për t’u futu sot në rend të ditës, do të thotë menjëherë pas pauzës,

sepse tash do ta marrim një pauzë. Kjo deklaratë apo rezolutë në fakt, e Kuvendit të Kosovës, për

këtë kërkohet shumicë e thjeshtë.

Me mirëkuptimin tuaj, i nderuar deputet, po e lexoj propozimin e dytë, edhe pse siç e thashë do

të vendosen ndaras.

Propozimi i dytë ka të bëjë me nismën legjislative të të Kuvendit të Republikës së Kosovës për

parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në situatën në të cilën po kalon Kosova, me rritjen e numrit të vdekjeve dhe infektimeve nga

koronavirusi, projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 është jo vetëm i

nevojshëm, por është i domosdoshëm.

Prandaj, unë besoj që pikërisht kjo do të jetë ajo pika ose momenti i kësaj seance, kur të gjithë

deputetët që folën për vendosjen e internist qytetar mbi atë të inateve politike, do ta sfidojmë dhe

do ta tregojmë vetën.

Të nderuar deputetë,

Në dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, institucion për të cilin, ne vazhdimisht bëjmë thirrje

që ta respektojmë, Gjykata e ka bërë të qartë që kërkohet, madje detyrohet Kuvendi i Republikës

së Kosovës, që ta miratojë ligj të veçantë nëpërmjet të cilit do t’i autorizojë institucionet që të

bëjnë kufizime të lehta të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Për sqarim të disave që po i përziejnë këto.

Të nderuar deputetë,

Masat të cilat janë të parapara në ligjin aktual për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, Gjykata

Kushtetuese dy herë e ka sqaruar që nuk krijojnë bazën e mjaftueshme ligjore për ta menaxhuar

pandeminë në situatën aktuale.

Ndërkaq, gjendja e jashtëzakonshme e që është hapi i fundi, është hap i tretë, ka një hap të

ndërmjet, dhe ai është i paraparë në nenin 55 të Kushtetutës, ku e lejon këtë Kuvend, që

nëpërmjet ligjit ta autorizojmë Qeverinë, t’ia lehtësojë punën Qeverisë për të bërë kufizime të

lehta të të drejtave të njeriut.

Në bazë të komunikimeve që i kemi pasur me institucionet e sigurisë, deri tani ka mungesë të

bazës ligjore, në mënyrë që ata të kryejnë në mënyrë të efektshme punën e tyre, sa i përket

zbatimit të masave. Rrjedhimisht ky ligj është i domosdoshëm, por një arsyetim më të gjerë do të

mund ta japim vetëm në qoftë se hyn, natyrisht në rend të ditës.

Page 44: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

44

Të nderuar deputetë,

Propozimi është ky; tanimë e kemi një opinion nga ana e Qeverisë që ka qenë i detyrueshëm, në

mënyrë që ne të procedojmë si Kuvend, edhe pse për fat të keq është dashur të presim gati një

muaj, përkundër faktit që nuk ka urgjencë më të madhe sesa çështja e menaxhimit të pandemisë.

Mirëpo, në mënyrë që ne të mos lejojmë vonesa brenda Kuvendit, propozimi im është që të

bëjmë një shmangie nga Rregullorja, nga procedurat e rregullta. Pas konsultimeve edhe me

Komisionin për Shëndetësi, ata kanë shprehur gatishmërinë e plotë që në afat rekord ta

shqyrtojnë, edhe sa i përket leximit të parë edhe sa i përket amendamentimit ndërmjet dy

leximeve.

Prandaj, të nderuar deputetë, në mënyrë që të mos presim dy javë, vetëm për ta vendosur në rend

dite, propozimi është që ta vendosim sot pas pikës për rezolutën, vetëm për lexim të parë dhe

pastaj Komisionit për Shëndetësi, t’i japim afat kohë, përafërsisht një javë. Pastaj në qoftë se

kanë kërkesë për afat shtesë, natyrisht se do ta miratojmë, në mënyrë që ndërmjet dy leximeve,

Komisioni për Shëndetësi të ketë mundësi që t’i bëjë amendamentimet e nevojshme.

Prandaj, duke shpresuar në mirëkuptimin e gjithsecilit prej jush, duke i parë deklaratat publike

nga deputetët e të gjitha partive politike, të cilët e kanë vlerësuar që ky ligj është i domosdoshëm

dhe duke e mirëkuptuar secilin amendament që mund të vijë nga deputetët, për ta plotësuar këtë

projektligj, propozimi është që të kemi shmangie nga afatet procedurale për procedurat tona

kuvendore, konkretisht nga neni 15, paragrafi 7, neni 54, paragrafi 4, neni 56, paragrafi 1 dhe 2,

neni 57, paragrafët 3, 5, 8 dhe 9 dhe neni 64, paragrafi 4, në mënyrë që në kohë sa më të shpejtë,

duke e ditur urgjencën, ta kemi këtë ligj në procedurat tona kuvendore.

Si sqarim për këtë, do të na duhet vendim me 2/3 e deputetëve të pranishëm në seancë. Prandaj,

shpresoj që, edhe pse kemi pasur vonesa të paarsyeshme deri tani, sepse ky ligj hartuar dhe

propozuar qysh në prill, që deputetët ta kenë parasysh që shkaku i rritjes së numrit të infektimeve

dhe të vdekjeve, që sot të votojmë me 2/3, që ta fusim në procedura të përshpejtuara dhe secili

prej nesh të kemi të dejtë të propozojmë amendamente dhe në fund të vendosim sipas vullnetit të

lirë, në qoftë se dëshirojmë ta votojmë apo jo këtë projektligj.

Tani do t’i vendosim që të dyja në votim, por natyrisht ndaras prej njëra-tjetrës. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)

ARBËRIE NAGAVCI: Faleminderit, kryetare!

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)

Page 45: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

45

KRYETARJA: Para se të shkojmë në votim për këto dy propozime, e ka kërkuar fjalën edhe

deputetja Mirlinda Sopi-Krasniqi, për një propozim tjetër. Mikrofonin, deputetes!

MIRLINDA SOPI-KRASNIQI: Faleminderit!

E nderuar kryetare e Kuvendit, znj. Osmani,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar bashkëqytetarë,

Më lejoni që sot, duke u bazuar në Rregulloren e Kuvendit, të propozoj që në kuadër të

punimeve të kësaj seance, si pikë të parë të rendit të ditës, të shqyrtojmë edhe një rezolutë për

unitetin politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës, dhe të njëjtën, Kuvendi ta

aprovojë, meqenëse është e natyrës urgjente.

Konsideroj se shqyrtimi i kësaj draft-rezolute është i natyrës urgjente, prandaj edhe përfshirja e

saj në rendin e ditës së mbledhjes së sotme për shqyrtim parlamentar është po ashtu e

domosdoshme.

Neni 52 i Rregullores së Kuvendit, paragrafi 2, përcakton; kur mocioni përmbajtjesor, nëse është

rezolutë, i dërgohet Zyrës për Propozime dhe Parashtresa, jo më vonë se tetë (8) ditë pune para

debatimit në mbledhje, përveç kur është një çështje urgjente. Zyra për Propozime dhe

Parashtresa e përkthen mocionin në gjuhët zyrtare të Kuvendit, e bën redaktimin dhe ua dërgon

deputetëve, jo më vonë se pesë (5) ditë pune para debatit.

Prandaj, me nenin 49, shqyrtimi i çështjeve urgjente në Kuvend si dhe neni 52 i Rregullores,

propozoj mocionin përmbajtjesor për përfshirjen e rezolutës së mëposhtme për shqyrtim në

seancën e sotme.

Nëse më lejoni, unë do ta lexoj rezolutën, e cila në veta i ka 10 pika.

KRYETARJA: Po, të lutem, lexoje!

MIRLINDA SOPI-KRASNIQI: Duke u bazuar në vlerat më sublime të popullit të Kosovës, të

bindur së lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, duke rikujtuar faktin se Kosova

ishte viktima dhe Serbia agresori, duke e pasur parasysh gjykimin ndaj viktimës dhe ndërprerjen

e ndjekjes së krimeve të agresorit nga bashkësia ndërkombëtar, duke besuar në nevojat e

domosdoshme për unitet politik-qytetar, në mbrojtje të vlerave më sublime të popullit të

Kosovës, luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pasur për bazë faktin se UÇK-ja

përbën vlerën më të lartë të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke e pasur

parasysh se akuzat ndaj UÇK-së, nuk janë vetëm kundër individëve, por janë përballje e Kosovës

dhe qytetarëve të saj me Serbinë, sot propozoj këtë rezolutë, e cila ka në vete 10 pika:

Page 46: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

46

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson faktin se në Kosovë shteti serb ka kryer spastrim

etnik, duke dëbuar në mënyrë të organizuar rreth 1 milion qytetarë; ka vrarë mbi 12 000 civilë,

në mesin e të cilëve mbi 1 300 fëmijë; ka kryer më shumë se 400 masakra; ka dhunuar rreth 20

000 gra dhe vajza; si dhe ka shkatërruar pasurinë e qytetarëve, monumentet kulturore, fetare e

historike dhe infrastrukturën e Kosovës.

2. Kuvendi i Republikës e Kosovës kërkon që domosdoshmërisht të gjendet zgjidhje sa më e

shpejtë e çështjes së të pagjeturve, të cilët janë zhdukur si rezultat i veprimeve agresore të shtetit

serb ndaj popullit të Kosovës.

3. Kuvendi i Republikës së Kosovës ia rikujton bashkësisë ndërkombëtare përpjekjen 20 vjeçare

për të vendosur drejtësi ndaj veprimeve të shtetit serb në Kosovë, si dhe qasjen e vazhdueshme

refuzuese të Republikës së Serbisë ndaj këtyre kërkesave. Kuvendi i Republikës së Kosovës ri-

përsërit thirrjen për drejtësi të plotë dhe vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimit të

shtetit serb ndaj popullit të Kosovës. Heshtja ndaj këtyre krimeve, në Kosovë kuptohet si amnisti

dhe tolerim ndaj krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë, dhe si privim ndërkombëtar i kërkesave

dhe veprimeve për ndëshkimin e kriminelëve të shtetit serb që kryen krime çnjerëzore në

Kosovë.

4. Kuvendi i Republikës së Kosovës rikujton qasjen selektive ndaj krimeve të shtetit serb në

Kosovë, duke mbrojtur agresorin dhe duke gjykuar viktimën, si dhe sjell në vëmendje rastet e

inskenuara të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, siç është rasti i njohur si “Panda”, dhe shumë

raste tjera të ngjashme. Kuvendi i Republikës së Kosovës rikujton sakrificat e mëdha të popullit

të Kosovës, të brezave të tërë, për liri dhe pavarësi, dhe i konsideron të papranueshme tentimet e

shtetit serb që me fabrikime të përpiqet ta rishkruajë historinë e Kosovës.

5. Republika e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e gatshme për ta vërtetuar drejtësinë e luftës

mbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe është edhe sot e gatshme ta bëjë të njëjtën gjë

me Dhomat e Specializuara. Pastërtia e luftës së UÇK-së është vërtetuar disa herë në proceset e

zhvilluara nga mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare, siç janë UNMIK-u, Tribunali

Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, EULEX-i dhe drejtësia vendore.

6. Republika e Kosovës është shtet i ndërtuar mbi sakrificën e popullit të Kosovës, të drejtën e

saj legjitime për pavarësi dhe vetëvendosje, rezistencën paqësore, luftën e drejtë të Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, vullnetin dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për ndërtimin e

shtetit, bazuar në të drejtën ndërkombëtare të vërtetuar edhe sipas vendimit të GJND-së.

Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë dhe ka ndërtuar shtetin, duke respektuar të gjitha

standardet ndërkombëtare në kuptimin më afirmativ përkitazi me të drejtat e të gjitha

komuniteteve në Kosovë.

Page 47: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

47

7. Përkundër agresionit serb, qasjes jo bashkëpunuese të Republikës së Serbisë dhe dëmeve

njerëzore e materiale të Republikës së Kosovës të shkaktuara nga shteti serb, Republika e

Kosovës ka treguar vazhdimisht gatishmëri dhe bashkëpunim, me qëllim të vendosjes së paqes,

stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë.

8. Kuvendi i Republikës së Kosovës respekton Dhomat e Specializuara dhe kërkon që puna e

tyre të bazohet në respektimin e ligjeve të Kosovës dhe rregullave ndërkombëtare të funksionimit

të saj, dhe që këto Dhoma të jenë fer e të paanshme në trajtimin e të gjitha lëndëve.

9. Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për shkeljet procedurale të bëra me rastin

e publikimit të emrave përkitazi me propozim-aktakuzën e pakonfirmuar ndaj pjesëtarëve të

UÇK-së.

10. Kuvendi i Republikës së Kosovës e sheh të domosdoshëm unitetin politik e qytetar, për ta

mbrojtur luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, duke ritheksuar faktin se Kosova

edhe sot përballet me Serbinë. Ky unitet politik e qytetar, që ka për synim vendosjen e drejtësisë

në pajtim me Rendin Kushtetues të Kosovës, ri-konfirmon përkushtimin për bashkëpunim dhe

miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n, si

dhe përkushtimin për fqinjësi të mirë. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! I lus përfaqësuesit e grupeve parlamentare që të deklarohen për

secilin propozim veç e veç. Pra, është propozimi i parë për rezolutën që e propozova unë, lidhur

me shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë.

Të futet menjëherë si pikë e radhës. Pastaj është propozimi që Ligji anti-COVID dhe propozimi i

tretë është rezoluta që e lexoi, deputetja Mirlinda Sopi.

Në mënyrë që ta kursejmë kohën, ju lus që të deklaroheni për të tira. Në këtë rast, jo për

përmbajtjen, por vetëm në qoftë se pranoni që të hyjë në rend të ditës. Për përmbajtjen flasim më

pastaj.

Urdhëro, z. Rexhep Selimi!

REXHEP SELIMI: Faleminderit, kryetare!

Nuk mund të mos i them dy fjali, me lejen tuaj, sa i përket propozimit tuaj për rezolutë.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e deri më sot, e vetmja është Qeveria Kurti që nuk ka

qenë as e votuar, as e mbështetur e as e varur nga votat e Listës serbe. Pse po përmend këtë? Po e

përmendi këtë, sepse sapo ju, znj. kryetare dolët në foltore, kërkuar që të mbështetet kjo rezolutë,

reaguat me shumë të drejtë sa u përket deklaratave të zv/kryeministrit të Republikës së Kosovës,

Page 48: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

48

dhe të njërës nga subjektet parlamentare të Kosovës, anëtarët e Qeverisë koti, u larguan nga salla.

Dhe, jo vetëm anëtarët e kësaj Qeverie, por edhe shumë deputetë, përkrahës të kësaj Qeverie,

ikën nga këtu.

Pra, ata sot po e kuptojnë që eventualisht, nëse ne nxjerrim në mocion mosbesimi

zv/kryeministrin Goran Rakiq, Qeveria edhe mund të bie. Pavarësisht kësaj, Kuvendi i Kosovës

duhet të jetë në një nivel tjetër, jo të politikave ditore dhe jo të varësisë së tij nga njerëz të tillë, të

cilët, tashmë e kanë shprehur, siç thatë ju, edhe qëndrime zyrtare se do të jenë në mbështetje te

politikës dhe të diplomacisë serbe kundër Kosovës, por ne në cilëndo situatë, edhe në këtë

situatë, ne znj. kryetare, e mbështesim këtë projekt-rezolutë dhe do ta votojmë, kurdo që ju ta

sillni për votim.

Sa i përket projektligjit për Ligjin anti-COVID, siç thatë edhe ju, ka qenë edhe kërkesë e

Gjykatës Kushtetuese, për marrjen e masave nga ana e Kuvendit të Kosovës, dhe ne e kemi

deklaruar edhe në mbledhjen e Kryesisë, edhe kur ka ardhur këtu, pavarësisht vonesave që i janë

krijuar dhe i janë shkaktua këtij projektligji, ne do ta mbështesim.

Kurse sa i përket projekt-rezolutës nga përfaqësuesja e Grupit Parlamentar Nisma-AKR, ne

kërkojmë harmonizim, sepse ne po njoftohemi me këtë projektrezolutë qysh tani, dhe nuk mund

ta mbështesim para se të diskutojmë me sponzorizuesin për këtë projektrezolutë.

Kështu që, dy pikat e para i mbështesim, për pikën e tretë kërkojmë koordinim.

KRYETARJA: Faleminderit! E lus deputeten Sopi-Krasniqi që t’ia dorëzojë administratës

kopjen e rezolutës, në mënyrë që ajo në formë elektronike t’ju shpërndahet deputetëve, bashkë

me dokumentet tjera.

Nga LDK, Faton Bislimi e ka fjalën.

FATON BISLIMI: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa u përket dy

projektrezolutave të propozuar nga kryetarja e Kuvendit e para dhe e dyta nga Grupi Parlamentar

Nisma-AKR, ne kërkojmë që të dyja të jepen te deputetët me shkrim ose në mënyrë elektronike,

para se të votohen, në mënyrë që secili prej deputetëve ta ketë të qartë përmbajtjen e tyre.

Ndërkaq, sa i përket Ligjit anti-COVID, pasi nesër është në seancë e veçantë për diskutimin e

pandemisë, ndoshta ia vlen që edhe ligji në fjalë të procedohet për nesër dhe të diskutohen të

gjitha bashkë në seancën e nesërme. Faleminderit!

Page 49: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

49

KRYETARJA: Vetëm një sqarim. Vota tani nuk është votë për përmbajtjen e rezolutave e as të

Ligjit anti-COVID. Thjesht, pajtim që të futen në rend të ditës, asgjë tjetër.

Pra, në qoftë se nuk futen në rend të ditës në këtë seancë, unë nuk e shoh problemin çka qenka

vonesa deri nesër e rëndësishme. Pra, në këtë seancë nuk do të vendosim përfundimisht për

përmbajtjen. Thjesht, e lejojmë Komisionin për Shëndetësi që ta merr përsipër ligjin, e

konstatojmë që ka nevojë për një ligj të tillë ose jo, mund të votoni kundër në qoftë se nuk e

shihni të nevojshëm, natyrisht se ekziston ajo mundësi, por jo tua mohojmë deputetëve të drejtë

në që të votojnë, sepse kjo është bërë që katër muaj.

Prej prillit, jemi duke tentuar që atë ligj, thjesht ta vendosim në rend të ditës, prej prillit. Që katër

muaj. Dhe, nuk ka asnjë arsyetim, tani që të kërkojmë vonesa shtesë, por megjithatë le të mbetet

kjo në ndërgjegjen e secilit.

Nga PKD-ja, fjalën e ka z. Bedri Hamza.

BEDRI HAMZA: Faleminderit, znj. kryetare!

Deklaratat e secilit përfaqësues të institucioneve të Kosovës, duhet të jenë korrekte, të

kujdesshme, joshqetësuese dhe duhet të jenë të vendosura në interes të shtetit të Kosovës dhe

brenda kornizave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës.

Mirëpo, më duhet tua rikujtojë që nuk qëndron konstatimi se të gjitha qeveritë e Republikës së

Kosovës, kanë qenë të mbështetura dhe të votuara nga një subjekt politik, që është subjekt legal

në Republikën e Kosovës, Lista serbe, për shkak se Lista serbe, siç subjekt politik, nuk ka

ekzistuar as në vitin 2008 as në vitin 2011.

Prandaj, qeveritë të cilat, kryeministër e kanë pasur përfaqësuesin e Partisë Demokratike të

Kosovës, ish-kryeministrin, z. Thaçi, nuk kanë qenë të varura nga Lista serbe.

Sidoqoftë, ne si grup parlamentar, do t’i mbështesim me votë për, për t’u vendosur në rend të

ditës, pa paragjykuar votimin edhe diskutimet për këto çështje edhe sa i përket propozimit të parë

nga ju znj. kryetare edhe sa i përket ligjit që ka të bëjë me COVID, edhe sa i përket rezolutës së

propozuar nga deputetja e nderuar. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Nga grupet e tjera parlamentare, a e ka kërkuar dikush fjalën? Nga

AAK, Teuta Haxhiu me kartelë të Arbër Tolajt.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kryetare!

Së pari për neve si Aleancë, çfarëdo që është me Kushtetutë, kërkojmë respektim të Kushtetues.

Page 50: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

50

Personalisht, kryetare, duke e ditur rëndësinë e rezolutave e aq më tepër që nuk janë fare

obliguese për Qeverinë e Republikës së Kosovës, e kjo është fatkeqësi, sepse kemi me dhjetëra

rezoluta për të pagjeturit, të cilat do duhej ta kushtëzonin çdo bisedim në Bruksel, me çështjen e

të pagjeturve, asnjëherë nuk janë marrë parasysh nga asnjë qeveri, dhe ju këtë e dini fare mirë.

Për këtë edhe dje e kam bërë një reagim, ngase është fjalë koti. Andaj, rezolutat sa për të thënë

apo për të bërë pak politikë, mund të diskutojmë, por në fund të fundit nuk rregullojmë kurrgjë.

Çka unë do të mendoja, kryetare, ju më njohëse e Kushtetutës, unë personalisht do të të

mbështesja sikur ta ndërronim Kushtetutën e vendit edhe t’i tregohet vendi secilit, edhe komshiut

Rakiqit edhe tjetrit. Pra, cilido që vetëm një herë në fjalorin e vet, e përdor fjalën antikushtetuese,

por jo rezoluta koti.

Sa i përket ligjit të pandemisë, ne e kemi thënë çdoherë, cilido ligj që rregullon çështje janë me

interes për vendin, jemi për t’i diskutuar, jemi për t’i debatuar dhe jemi për t’i dhënë propozimet

tona konkrete.

Ndërkaq, e vetmja që jemi dakorduar dhe e kemi biseduar është rezoluta që u ngrit nga kolegia

Mirlinda Sopi. Pra, si grup parlamentar, kemi diskutuar gjatë dhe jemi dakord që kjo të futet si

pikë e rendit të ditës.

Pra edhe një herë, propozimi im është që Lista serbe, të hyjë në votime kur të vijë koha e

zgjedhjeve sikurse të gjithë deputetët edhe sikur kolegët tanë deputetë që janë nga Lugina e

Preshevës, në votimet në Serbi. Por, kur ta marrësh një iniciativë të tillë, kryetare, mua më ke

prapa.

Jo rezolutave të cilat mbesin vetëm sirtarë sa për të bërë paksa politikë, sepse secilit na duhet kujt

më pak e kujt më shumë, vetëm janë konsum ditor dhe asgjë më shumë.

KRYETARJA: Zonja deputete, me fyerjet tuaja në gati secilin seancë, unë tashmë jam mësuar.

Besoj se shumica e deputetëve këtu, të të gjitha grupeve parlamentare, përshirë edhe tuajin, e

dinë se për çfarë e kam fjalën.

Nuk mund të thuash, një rezolutë joobligative, e tjetra është obligative. Rezoluta është rezolutë, e

para. E dyta, unë e sqarova shumë mirë për disa sikurse ju që nuk po e kuptoni.

Rezolutat shprehin vullnetin politik të këtij Kuvendi. Në qoftë se vullneti yt politik, është që të

heshtësh kur një zv/kryeministër i Republikës së Kosovës thotë që do t’i bashkohem Vuçiqit, në

betejën e tij për Kosovën dhe Metohinë, në rregull, voto kundër kësaj rezolute. Por, në qoftë se

Page 51: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

51

ke qëndrim politik kundër deklaratave të tilla, atëherë do ta shprehësh atë qëndrim politik

nëpërmjet kësaj rezolute. Pra, nëpërmjet kësaj rezolute, por ofendimet lëri anash.

Vazhdojmë me deklarimet e grupeve parlamentare. Nga Lista serbe e ka kërkuar fjalën z. Igor

Simiq. Igor Simiq e ka fjalën.

(Reagime nga salla)

Nuk është vendi këtu që të bërtasësh, znj. deputete.

IGOR SIMIĆ: Poštovana predsednice Skupštine,

Uvažene kolege poslanici,

KRYETARJA: Nuk ka të drejtë askush për replikë në këtë pjesë. Kur ta merrni fjalën për

përmbajtjen, mund të thoni çfarë të doni. Deputeti Igor Simiq. Të lutem, merre fjalën z. deputet,

sepse në mikrofon dëgjohesh.

Zoti Simiq, a po vazhdon, të lutem!

IGOR SIMIĆ: Molim vas, samo da mi se obezbedi mogućnost da iznesem svoj stav.

Samo želim da mi se obezbedi normalno obraćanje... Molim vas, da mi se obezbedi normalno

mogućnost za obraćanje, to je dužnost predsednice Skupštine.

KRYETARJA: Zoti deputet, ju po dëgjoheni shumë mirë. Kështu që mund të vazhdoni. Pra,

përkundër përpjekjeve që të pengohet puna e Kuvendit, ju mund të vazhdoni, sepse dëgjoheni.

IGOR SIMIĆ: Uvažena predsednice,

Svi ostali poslanici govorili bez da bilo ko priča paralelno sa njima tražim tu isto pravo i za sebe.

Hvala!

Prvo, poštovani kolege poslanici i poštovana predsednice, gospođo Osmani,

Želim da vas podsetim da kada ovako strasno napadate poslanike i ministre Srpske liste, da ste

na poziciju na koju ste sada došli isključivo zahvaljujući glasovima poslanika Srpske liste,

podsetiću vas da ste me u hodnicima ove zgrade jurili da obezbedimo deset glasova za vaš izbor.

I tada vam nije bilo upitna ni politika Srpske liste, ni devovanje bilo kog njenog člana. Odjednom

ste to promenilo, to vi može tek da objasnite.

Page 52: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

52

Drugo, izjava koju ste pročitali predstavlja obmanu poštovane kolege poslanici i poslanice, jer

izjavu koju ste pročitalo nije dao gospodin Goran Rakić, predsednik Srpske liste.

Vi ste obmanuli poslanike, obmanuli ste javnost koja prati ovu sednicu, i to je neprimereno i

nedopustivo. Evo ja vas pozivam - nađite izjavu takvu gde je dao gospodin Rakić, video, audio

ili tekstualno sa njegovim potpisom, i ja ću on da razumeti.

Ovo nije istina. A na osnovu neistina se ne mogu predlagati rezolucije u ovoj Skupštini, jer se

time krši pravo poslanika da odlučuju u skladu sa svojim interesima.

Na kraju, vašim izborom za mesto predsednice Skupštine, mi nismo podržali lično vas, podržali

formiranje institucija kako bi te institucije radile u interesu građana, pa i građana srpske

nacionalnosti koje mi prestavljamo u ovoj Skupštini i koji su glasali za politiku Srpske liste.

Deset poslanika Srpske liste u ovom Parlamentu ne predstavljaju samo sebe lično, već

predstavljaju sve one građane koji su na legalnim demokratskim izborima izabrali nas za njihove

predstavnike, kako bi se njihov stav ovde danas čuo.

Dakle još jednom, pozivam sve kolege poslanike da odbace ovu rezoluciju jer je zasnovana na

neistinama. Gospodin Goran Rakić nije dao izjavu koju ste vi pomenuli i koju ste iskoristili kao

materijal za predlog ove rezolucije i ovako nešto jer nezabeleženo u parlamentarizmu do sada.

KRYETARJA: Vetëm grupet parlamentare do të deklarohen lidhur me këto tri propozime. Në

qoftë se hyn në rend të ditës, atëherë deputetët do të mund të deklarohen për secilin, për

përmbajtjen se secilës.

Zoti deputet, nuk keni asnjë nevojë që të paraqitni të pavërteta para këtij Kuvendi. E para, unë

kurrë në jetën time nuk e kam ndjekur askënd korridoreve për asnjë votë. Kjo është një

gënjeshtër e madhe nga ana juaj.

E dyta, deklarata të cilën e lexova, e të cilën e keni lëshuar në gjuhën serbe dhe atë angleze thotë

si vijon: Support president Vucic in the upcoming political and diplomatic fight for Kosovo and

metohia. Kjo është deklaratë e Listës serbe. Kryetar i Listës serbe është Goran Rakiq, përveç në

qoftë se e keni ndryshuar në ndërkohë.

Ndërkaq, në qoftë se kur më keni votuar, keni menduar që unë do të përkrahë këdo që i

bashkohet presidentit Vuçiq, në beteja politike e diplomatike, e keni pasur gabim.

Ju e thatë me të drejtë, keni thënë që po votojmë që të themelohen institucionet, por të gjithë e

dimë që s’keni votuar për mua si person, por për themelim të institucioneve.

Page 53: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

53

Tani, pavarësisht asaj vote, ne sot po votojmë vetëm për ta futur në rend të ditës këtë rezolutë.

Në qoftë se deputetët nuk pajtohen me përmbajtjen e saj, natyrisht që e kanë të drejtën e plotë që

të deklarohen.

Nga Grupi 6+, nuk kemi të deklaruar.

Edhe një herë z. Hamza në emër të grupit parlamentar. Nuk e ka kërkuar fjalën. Po shkojmë me

votime. Në emër të grupit ka folur një herë nga AAK-ja.

Në emër të grupit keni folur. Tani do të shkojmë në proces të votimit dhe menjëherë pas votimit

do të marrim pauzë. Pra, me kërkesën e deputetëve dhe me rekomandim të institucioneve të

shëndetësisë, na duhet ta dezinfektojmë edhe një herë sallën dhe po ashtu ta ajrosim para se të

vazhdojmë me përmbajtjen.

Zilen, ju lutem, për deputetët që të ftohen në sallë.

Meqenëse jemi duke i pritur deputetët, po e lexoj një njoftim që e kemi marrë nga deputeti Haxhi

Shala.

Në mbështetje të nenit 20, paragrafi 2, të Rregullores së Kuvendit, deputeti Shala nga data 9

korrik 2020, është tërhequr nga Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate dhe i është

bashkëngjitur Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Me këtë vendim të deputetit Shala, sipas nenit 20, paragrafit 3, të Rregullores së Kuvendit, Grupi

Parlamentar Nisma Socialdemokrate nuk ekziston më, dhe me këtë rast i humb të drejtat e

përcaktuar me rregulloren e Kuvendit siç janë; përfaqësimi në komisione parlamentare, hapësira

të nevojshme për zyrë, staf politik, si dhe pozicione të tjera.

Në lidhje me përfaqësimet në komisione që është gjashtë nga pozita dhe pesë nga opozita, do të

kërkohet ndërkohë, në qoftë se nuk ndryshon diçka në riformim të grupit parlamentar. Në qoftë

se ndryshon diçka, ju lus të na njoftoni. Faleminderit!

Atëherë po vazhdojmë. Kërkohet deklarimi me votim për tri plotësime të rendit të ditës. Po

shkojmë me plotësimin e parë. Pra, që pikë e parë të jetë propozim-rezoluta e propozuar nga unë,

sepse sipas radhës shkojnë. Dhe, në qoftë se hynë në rend të ditës, atëherë pastaj vazhdojmë me

të tjerat.

Ju lus të deklaroheni me votim. Kush është për? Faleminderit! Kush është kundër? A ka

abstenim? A po abstenoni, bile? Faleminderit!

Page 54: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

54

Me 54 vota për, dhe 1 abstenim, nuk hyn në rend të ditës, sepse ka deputetë që s’kanë marrë

pjesë në votim, edhe pse në sallë ishin 79.

Po vazhdojmë me propozimin e dytë që Ligji për parandalimin...

E kemi një propozim që të përsëritet votimi. A kanë ardhur deputetë të rinj ndërkohë në sallë? Në

rregull. Edhe një herë, meqenëse s’na merr shumë kohë. Edhe një herë po e përsëritim, meqenëse

ka kërkesë.

Kush është për, që rezoluta të hyjë në rend të ditës? Faleminderit! A ka kundër? Nuk ka. A ka

abstenime? Përsëri, pak a shumë rezultati i njëjtë. 55 vota për, dhe 1 abstenim, rrjedhimisht nuk

hynë në rend të ditës.

Po vazhdojmë me propozimin e dytë. Propozimi i dytë është futja e Ligjit për parandalimin dhe

luftimin e pandemisë COVID-19.

Janë mbi 70 deputetë të pranishëm në sallë, mirëpo në votim kanë marrë pjesë vetëm 56

deputetë. Duhet që patjetër të marrin pjesë 61 deputetë dhe pastaj ta kemi shumicën e nevojshme.

Pra, meqenëse s’kanë marrë pjesë në votim, nuk kalon.

Shkojmë me propozimin e dytë, dhe në mënyrë që të kemi shmangie nga procedurat e gjata të

Kuvendit, për trajtimin e ligjit anti-COVID, i cili futet vetëm për lexim të parë, pra sot, dhe

pastaj i jepet kohë komisionit që ta trajtojë ndërmjet dy leximeve.

Kush është për? Faleminderit! Kush është kundër? A ka abstenime? Nuk ka as abstenime. I kemi

59 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Rrjedhimisht, as ligji nuk mund të hyjë në rend të

ditës, për shkak se nuk kanë marrë pjesë në votim një numër i deputetëve.

Pra, për fat të keq ky ligj duhet të trajtohet në procedura të stërzgjatura, edhe pse situata është

alarmante. Faleminderit!

Po vazhdojmë me propozimin e tretë, nga deputetja Mirlinda Sopi-Krasniqi. Nuk e di, në qoftë se

ndërkohë e kanë dërguar, sepse nuk kam arritur ta shoh rezolutën.

Deputetë, a jeni gati për votim apo ka nevojë që t’ju pres? Jeni gati! Kush është për?

Faleminderit! Kush është kundër? Nuk ka kundër? A ka abstenime? Nuk ka abstenime.

Ju lus, administrata që ta sillni rezultatin. Janë 82 vota për. Rrjedhimisht, kjo pikë e rendit të

ditës futet si pikë e parë, menjëherë pasi të kthehemi nga pauza.

Page 55: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

55

Të nderura deputetë,

Nga grupi i grave deputete është kërkuar që pauza të zgjasë së paku dy orë, meqenëse e kanë

zgjedhjen e kryetares së grave, sot.

Kështu që, tash është ora 14:30, i lusim që ta përfundojnë deri në 16:00, në procedura të

përshpejtuara me ndihmën e Administratës, në qoftë se ka nevojë. Pra, në orën 16:00 kthehemi

për t’i trajtuar pikat e rendit të ditës.

* * *

Page 56: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

56

Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës

Mbledhjen e drejton nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.

KRYESUESJA: Të nderuar deputetë,

Të pranishëm në sallë janë 62 deputetë.

Vazhdojmë seancën.

Si pikë e parë e rendit të ditës së kësaj seance është:

1. Shqyrtimi i propozim-rezolutës për unitet politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të

popullit të Kosovës.

Ftoj deputeten Mirlinda Sopi-Krasniqi që në cilësinë e propozueses të paraqesë propozim-

rezolutën.

MIRLINDA SOPI-KRASNIQI: Faleminderit, kryesuese!

Ashtu qysh e propozova edhe para rendit të ditës, konsiderojmë se shqyrtimi i kësaj draft-

rezolute është i natyrës urgjente. Prandaj, edhe përfshirja e saj në rendin e ditës ishte

jashtëzakonisht e rëndësishme. I falëndëroj të gjithë deputetët dhe kolegët që votuan pro kësaj

pike.

Po kërkoj shumë që nga të gjithë deputetët që janë në sallë të miratohet me votat e të gjithë atyre

kjo rezolutë, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi një unitet karshi asaj se çka

propozova më herët. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, deputetja Krasniqi!

Atëherë ftoj përfaqësuesit, kryetarët e grupeve parlamentare që me radhë të paraqiten për

diskutim.

Ju lutem, kushdo që jeni të interesuar për të marrë fjalën të lajmërohet, aktualisht nuk është

askush i lajmëruar.

Deputeti Ismet Beqiri, nga LDK-ja.

ISMET BEQIRI: Faleminderit, zonja nënkryetare!

Kolegë të nderuar,

Ashtu siç u paraqit nga kolegia deputete teksti i kësaj rezolute, pa dashur të lëshohem më tepër,

unë vetëm po e transmetoj qëndrimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

ashtu siç ishim që kjo të futet në rend të ditës, po ashtu ne kemi qëndrim që këtë rezolutë edhe ta

votojmë.

Page 57: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

57

Mendojmë nga ajo që e kemi parë edhe që u lexua është mjaft përmbajtësore dhe mendojmë që i

plotëson të gjitha konditat që si e tillë edhe të votohet. Prandaj, grupi ynë parlamentar do ta

votojë rezolutën në fjalë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Grupi i AAK-së është paraqitur deputetja Time Kadrijaj.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, nënkryetare!

Prokuroria e Dhomave të Specializuara ka nisur punën në mënyrë më të dëmshme të mundshme,

në mënyrë më të paimagjinueshme duke thyer e shkelur çdo ligj, procedurë e etikë të punës.

Aktakuzat e pangritura po i përdor si kërcënim ndaj luftëtarëve të UÇK-së me qëllime politike.

Kjo prokurori dhe kjo gjykatë ka bërë të qartë se ka devijuar nga misioni për drejtësi, nëse kjo

gjë ka qenë ndonjëherë mision i saj.

Ndërkohë që Kosova ndodhet në një situatë të tillë ku rrezikohet stabiliteti i saj, brenda ende

vazhdon loja e kalkulimit politik për ripozicionime në situatën e re, ku Kosovës mund t’i

mungojnë në skenën politike luftëtarët që mund të thirren në procese gjyqësore nga kjo gjykatë.

Ka një refuzim të çuditshme për të kuptuar se Specialja e shndërruar në instrument të fuqishëm

politik të dikujt dhe se përndjekja politike nga kjo gjykatë mund t’i ndodhë secilit që mund të

mos jetë në shërbim të qëllimeve të këtij faktori të fuqishëm prapa saj. Tashmë është gjë e

dëshmuar se kjo gjykatë është e politizuar.

Gjykata Speciale e themeluar me votat e këtij Kuvendi nuk u jep llogari institucioneve të

Kosovës, e as që u shërben atyre. Kjo kreaturë e pazakontë për drejtësi normale nëpër botë

vepron ashtu siç i konvenon Serbisë e Rusisë, duke provuar që kasaphanën që e ka shkaktuar

Serbia në Kosovë ta paraqesë para botës si një luftë ku krimet më të mëdha i kanë kryer

shqiptarët e Kosovës. Kjo është një tragjedi për shtetin e kombin tonë.

Për përfitime minimale politike ndoshta dikush e sheh si mundësi thirrjen e krerëve të Ushtrisë

Çlirimtare në intervistimin e paralajmërimit për aktakuza, por dëmi që po i bëhet imazhit të

UÇK-së në botë si fundament i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës e dëmton drejtpërdrejt dhe

subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Le ta harrojë dikush se Kosova përfiton diçka nga ndjekja e Thaçit dhe Veselit nga kjo gjykatë

për rolin e tyre në UÇK, sepse nuk po ndiqen vetëm ata, po ndiqet e tërë Kosova. Nesër mund të

ndiqet secili që ka qenë vetëm një ditë në UÇK për një qëllim, jo zbatimin e drejtësisë, po

shtrembërimin e saj.

Page 58: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

58

Kur flasim për drejtësinë, ajo nuk vepron kundër Serbisë tash e dy dekada. Shteti gjenocidial i

Milosheviqit i trashëguar te shërbëtori Vuçiq ende mban të fshehur fatin e 1500 shqiptarëve të

rrëmbyer në luftë. Ndoshta shumë prej tyre janë të vdekur dhe Serbia mban kockat e tyre në

ndonjë varrezë masive duke ua djegur zemrat nënave kosovare që s’kanë as varre ku t’i qajnë

bijtë e tyre. E ndoshta ndonjëri prej tyre është gjallë dhe mbahet në ndonjë kazamat në Serbi.

Ende kemi plagët e hapura, ende kemi të gjalla gratë e përdhunuara, ende kemi të gjallë invalidët

e luftës, sepse kemi të gjallë dëshmitarët e tmerreve serbe në Kosovë.

Serbia kurrë nuk ka bërë një hap prapa për të marrë një përgjegjësi minimale për atë që ka

shkaktuar në Kosovë e në Ballkan.

Ajo ka vazhduar luftën me të gjitha kapacitetet e saj, ndërkohë që ne paradoksalisht e kërkojmë

pajtimin. I ka luftuar pavarësinë, njohjet, ekonominë, integrimin tonë, tash po lufton lirinë e

luftëtarëve të UÇK-së, sepse hapat prapa i kemi bërë ne. Jemi zmbrapsur në të drejtën tonë.

Thirrja ime është për unitet, çka na ka bërë edhe më të dobët përballë Serbisë. Në kohëra të

vështira, kemi ditur të bëhemi gjithmonë bashkë, kjo është e vështirë për Kosovën, ndonëse

dikush mund të mos pajtohet. Andaj, ne e përkrahim këtë rezolutë dhe do ta votojmë.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Kadrijaj! Fjalën e ka shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes

Vetëvendosje, deputeti Rexhep Selimi.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, nënkryetare!

Duhet të sqaroj se ne e mbështetëm të futet në rend të ditës kjo pikë për ta shqyrtuar këtë projekt-

rezolutë. Po kjo nuk nënkupton që ne e mbështesim këtë projekt-rezolutë ashtu siç është. Nuk do

të thotë se po ashtu nuk e kemi kuptuar se si ka ardhur kjo projekt-rezolutë në këtë seancë. Nuk

është që i ra ndërmend zonjës Sopi sot në pikë të ditës që ta sjellë në këtë seancë, por mirë edhe

rruga prej nga ka ardhur madje ka një kuptim. E pikërisht ashtu siç ka ardhur, unë do t’ia jap

edhe përgjigjet.

Rezoluta për ironi ndoshta do të duhej të përfshinte kundërshtimin ndaj padrejtësisë, por po ashtu

edhe kundërshtimin ndaj atyre që sollën këtë padrejtësi, nëse është padrejtësi ashtu siç kemi

thënë sa e sa herë Gjykata Speciale.

A nuk jeni shumë prej jush që këtë padrejtësi e keni sjellë vetë më 2015 këtu. Nëse keni menduar

që 3 gushti 2015 sjell diçka tjetër, e keni pasur gabim, sepse gjykatat për këtë punë krijohen.

Por, kam disa pyetje ndoshta për sponsorizuesin, kushdo që të jetë ai për secilën pikë veç e veç,

prej pikës së parë deri te pika dhjetë.

Page 59: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

59

Për atë çka e trajton pika e parë në draft-rezolutë unë kam një pyetje. A nuk e keni ditur edhe

atëherë në vitin 2015 që shteti serb ka kryer spastrim etnik.

Për pikën dy, a nuk e keni ditur edhe atëherë që ka ende të pagjetur, siç ka edhe sot?

Për pikën tre, a vetëm tani ju ra ndër mend që t’ia rikujtoni bashkësisë ndërkombëtare mungesën

e drejtësisë ndaj veprimeve të shtetit serb në Kosovë? E në ndërkohë, çfarë përpjekjesh ka bërë

Kosova kundër krimeve serbe deri këtu? Madje, as premtimet publike nuk u mbajtën, sepse ka

pasur premtime publike që do ta padisim Serbinë për gjenocid.

Për pikën katër, a vetëm tash po ju bie ndër mend rasti “Panda”? Pse nuk ju kujtua ky rast edhe

në vitin 2015, kur ne e kundërshtonim themelimin e kësaj gjykate?

Për pikën pesë, pse nuk ishit kaq të gatshëm që ta mbroni pastërtinë e luftës së UÇK-së edhe

atëherë kur ne kërkonim ta bëni një gjë të tillë?

Për pikën gjashtë, përse nuk po ju bie ndërmend vendimi i GJND-së, që këtyre ju paska rënë

ndërmend, edhe kur po bisedoni me Serbinë, sepse vendimi i GJND-së kishte të bënte më shumë

për statusin e Kosovës, e këtë status të Kosovës ju po e kontestoni në bisedimet me Serbinë.

Për pikën shtatë, a nuk e keni kuptuar edhe më herët që Serbia nuk është bashkëpunuese kur

bëhet fjalë për t’i dënuar krimet që i ka bërë në Kosovë, dhe ishte shumë bashkëpunuese me

sponzorizuesit e Gjykatës Speciale në vitin 2015.

Për pikën tetë, pse tash, e jo më herët po kërkoni që Dhomat e specializuara të jenë ‘fer’ dhe të

paanshme?

Për pikën nëntë, a vërtet nuk po e dini përse është bërë publikimi i aktakuzës? Ata madje na

treguan me paragrafët e fundit të komunikatës dhe deklaratës së tyre në momentin kur e

publikuan këtë aktakuzë.

Dhe, për pikën dhjetë, pse nuk kërkuat unitet në vitin 2015 për ta mbrojtur pastërtinë e Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, por kërkonit unitet pikërisht për ta bërë të kundërtën, për ta votuar

Gjykatën Speciale? A nuk ishte UÇK-ja e pastër edhe atëherë kur ju kërkonit që kjo gjykatë do ta

pastrojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pra, a nuk e sollën vetë këtë gjykatë, nga e cila tash po ankohemi. Nuk do të duhej të kishte

standarde të dyfishta askush kur bëhet fjalë për një diçka kaq të rëndësishme, e sidomos për

luftën e drejtë të popullit shqiptar në Kosovë.

Page 60: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

60

Nëse ju kujtohet në atë kohë Qeveria e Kosovës ka qenë sponsorizuese e kësaj gjykate speciale,

edhe e di unë. Në atë kohë presidenti i sotëm ishte kryeministër atëherë që shumë prej jush e keni

si lider suprem, e a nuk ju thoshte atëherë lideri suprem që kjo gjykatë s’ka të bëjë me UÇK-në,

por me individët. A nuk ju patët bindur shumë prej jush për ta votuar, duke thënë se kjo gjykatë

po bëhet për ta pastruar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu që ne e duam këtë debat, ne e duam edhe rezolutën, madje edhe jua kujtojmë shumë

rezoluta janë nxjerrë në këtë Kuvend të Kosovës edhe për temën e njëjtë, edhe për materien e

njëjtë, por nëse ju nuk e keni ditur se gjykata themelohet për t’i gjykuar, e keni pasur gabim. Ata

për fat të keq të dikujt nuk ishin gjykatës që mund të shkarkohen nga Pronto, është e kundërta,

ata edhe të shkarkojnë.

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga PDK-ja është lajmëruar për fjalë shefi i Grupit Parlamentar,

zoti Bedri Hamza dhe pastaj Mirlinda Sopi-Krasniqi.

Të flasin fillimisht shefat e grupeve parlamentare dhe pastaj replika. Zoti Hamza, fjala për ju.

BEDRI HAMZA: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!

Dëshiroj të shpreh vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për iniciativën dhe

propozimin e rezolutës nga deputetja Mirlinda Sopi-Krasniqi.

Një rezolutë me një tekst përmbajtjesor gjithëpërfshirës, shumë korrekt dhe ne duke e ditur

rëndësinë e çështjes për të cilën po bisedojmë, gjithmonë insistojmë në ata që për çështje të

caktuara, të cilat e tejkalojnë nivelin politik dhe interesin politik të subjekteve politike në

Kosovë, po janë të nivelit dhe të rëndësisë shtetërore dhe kombëtare. Uniteti është i nevojshëm

dhe kurrë nuk është i tepërt dhe kurrë nuk është vonë që të kërkohet unitet për çështje të

caktuara.

Prandaj, ashtu siç e përkrahëm për ta futur në rend ditës, Grupi Parlamentar i Partisë

Demokratike do ta përkrahë edhe me votim. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Hamza.

Deputetja Sopi-Krasniqi.

MIRLINDA SOPI-KRASNIQI: Faleminderit, kryesuese!

Zoti Selimi, unë për vitin 2015 nuk jam përgjegjëse, të gjitha pyetjet që m’i keni drejtuar sot, unë

jua kam drejtuar juve qe sa vjet. Andaj, që deshi fati të vij unë deputete në vitin 2020 dhe të

propozoj këtë projekt-rezolutë, po kërkoj nga ju sot që të bëheni fer, t’i lini demagogjitë dhe

fjalët boshe, hajde të bëhemi bashkë, unikë kur është në pyetje çështja kombëtare në raport me

Serbinë. Faleminderit!

Page 61: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

61

KRYESUESJA: Kundër-replikë, deputeti Selimi.

REXHEP SELIMI: Mirlindë, seriozisht nuk ishin këto pyetje për ty. Kështu që më fal nëse e ke

marrë, se s’janë për ty, seriozisht këto pyetje që unë i shtrova nuk janë për ty dhe të kisha lutur

mos i merr për vete, nëse e ke ndier se janë bërë pyetje për ty, unë veç po të siguroj që të tjerë

janë ata që më kanë kuptuar, jo ti.

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Hajredin Kuçi është lajmëruar për fjalë, deputeti Daut

Haradinaj, e ka fjalën.

DAUT HARADINAJ: Faleminderit, kryesuese!

Kërkojmë falje më së pari se po krijojmë keqkuptime, por ju e dini që nuk kemi hapësirë atje dhe

mundësi për t’iu drejtuar Kuvendit, për këtë arsye e shfrytëzova kartelën.

Unë kisha pasur dëshirë fillimisht të shpreh shqetësim që si kryetarja e Kuvendi votoi kundër

mocionit për futjen e kësaj rezolute, është e çuditshme dhe mendoj që do ta gjejë formë të

arsyetimit, sepse tash e sa kohë po na lut për unitet e nuk votoi dhe mendoj që gaboi.

Të gjithë e dimë se personalisht kam qenë kundër, edhe jam prapë kundër kësaj gjykate, e kemi

quajtur të njëanshme dhe mendoj që është e njëanshme, por sot nuk mendoj që është momenti i

përshtatshëm që të hedhim gurë mbi njëri-tjetrin që kush më shumë ka faj apo kush më shumë ka

meritë se në çfarë situate jemi.

Një aktakuzë e ngritur apo tendencë për t’u ngritur nga një prokuror, i cili publikon akoma pa u

konfirmuar, është shkelje flagrante dhe ky Kuvend e ka përgjegjësinë ta trajtojë këtë sjellje.

Po ashtu ftesa që i ka ardhur presidentit është në të njëjtën kohë pasi është dorëzuar aktakuza

ftohet i dyshuari, pra edhe këtu ka shkelje.

Po ashtu, publikimi i një letre puro politike është shkelje e llojit të vet, kemi këtu juristë, të cilët

nuk e di pse po heshtin, po këta duhet ngritur zërin, ky është një realitet i ri. Të gjithë ata që kanë

votuar kundër, e mbajnë në mend çfarë situate kemi qenë, të gjithë ata që kanë votuar për, e

shohin që e kanë pasur gabim, por unë mendoj që është një moment i përshtatshëm për një

unifikim të faktorit politik shqiptar, ta ngremë zërin fuqishëm, të kërkojmë drejtësi për viktimat

në Kosovë, t’i dëshmojmë edhe botës që krimet janë kryer prej agresionit serb, saktësisht prej

Milosheviqit dhe aparaturës së tij dhe të njëjtën kohë t’u dalim zot njerëzve që kanë nevojë sot.

Edhe këtë e kemi përgjegjësi si deputetë, si institucione, po edhe si qytetarë të Republikës së

Kosovës. Gjithë ata që mundohen sot të përfitojnë poenë, atëherë unë atyre lirisht u kisha thënë

Page 62: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

62

se gjithmonë historinë e kemi krijuar, qoftë ata personale në të kaluarën dhe tash po tentoni të

krijoni fuqi, qoftë politike apo diçka tjetër në kurriz të tjerëve.

Kështu që është moment historik, bashkoni forcat, të dëshmojmë edhe sot që jemi unikë përballë

Serbisë, sepse drejtpërdrejt kemi punë me Serbinë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Haradinaj! Për procedurë, shefi i Grupit Parlamentar të

Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Rexhep Selimi.

REXHEP SELIMI: Besoj që më kuptuat që edhe vota jonë për të ardhur deri këtu është

gatishmëri që ne ta trajtojmë dhe të kemi rezolutë në materien që po trajtojmë.

Po ne për ta mbështetur këtë, do të duhej të konsultoheshim për harmonizim dhe pastaj kur të

harmonizohen, nëse ju keni harmonizuar se po duket që paraprakisht ju e keni harmonizuar, ju

grupet e tjera parlamentare, po nëse doni mbështetjen, atëherë me vullnetin tonë do ta

mbështesnim nëse do të ishte harmonizuar dhe koordinuar.

Kemi shumë vërejtje në shumë pika, kemi vërejtje përmbajtjesore dhe konceptuale gjithsesi.

Kështu që nëse sponsorizuesi është i gatshëm ta harmonizojmë, atëherë ne mund të afrojmë

kontributin tonë, nëse nuk janë të gatshëm të harmonizojmë, atëherë ne po shohim se si jeni

harmonizuar ju.

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Selimi!

Ftoj propozuesen që të deklarohet në lidhje me mundësinë e harmonizimit të kësaj rezolute dhe

në ndërkohë, derisa Mirlinda të marrë fjalën për hir të korrektësisë edhe transkriptit, zoti

Haradinaj, nuk është e vërtetë që kryetarja ka votuar kundër, veç të qartësohet kjo. Pra, s’ka

votuar kundër kësaj rezolute, gjegjësisht s’ka votuar kundër që të hyjë në rend të ditës.

MIRLINDA SOPI-KRASNIQI: Faleminderit, kryesuese!

Unë para pauzës propozova një rezolutë dhe sqarova qartë atë çka kam dashur të them, ftova nga

të gjitha grupet parlamentare të gjejnë mbështetje dhe të kalojë, të hedhet në votim, nëse ka

mbështetjen, le të shkojë kështu, nëse jo, atëherë për një seancë tjetër do të ulemi të gjitha grupet

parlamentare do të dakordohemi për një rezolutë të re, ku do të përpilohet një tekst i ri edhe

mandej vazhdojmë më tutje me seanca të tjera.

Unë po mendoj që duhet të hedhet në votim menjëherë, sepse nuk ka çka të diskutohet më tutje,

ose të tërhiqet në tërësi dhe të shohim të përpilojmë tekst tjetër.

Page 63: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

63

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Sopi, ju si propozuese na tregoni sa a dëshironi të

harmonizohet apo dëshironi të tërhiqet krejtësisht për një shqyrtim më tutje. Propozuesja e ka

fjalën, ju të tjerët mos i ndërhyni.

MIRLINDA SOPI-KRASNIQI: Kryesuese!

Unë thashë që rezoluta është e natyrës urgjente dhe duhet të votohet sot, nëse kalon, kalon, nëse

nuk kalon, s’kalon, nuk është asgjë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Janë lajmëruar për fjalë zoti Ismet Beqiri dhe zoti Rexhep Selimi. Zoti Selimi.

REXHEP SELIMI: Më fal, Ismet!

Nuk po di qysh po kërkoni unitet para se të ulemi e ta harmonizojmë, këtë s’e kuptova mirë.

Dhe të dytë, nuk po e kuptoj urgjencën. Nëse sponsorizuesi është i gatshëm që të ketë unitet, e

gjithë Parlamenti i Kosovës, atëherë do të duhej që të pranonte kontributin edhe të grupeve të

tjera parlamentare.

Nëse është për ngutë, diçka edhe është urgjente, le të na thuhet pse është urgjente. Kështu që ne

parakusht për ta mbështetur këtë e kemi koordinimin dhe bashkëpunimin dhe nuk mund të

kërkohet bashkëpunimi as unitet nëse paraprakisht mohohet harmonizimi me grupet e tjera

parlamentare.

Kështu që, edhe një herë po them me Lëvizjen Vetëvendosje nuk jeni koordinuar më herët, me të

tjerat ndoshta, jeni koordinuar më herët dhe kjo një herë po e vërteton atë çfarë thashë në fillim

lidhur me burimin e kësaj rezolute.

KRYESUESJA: Faleminderit! Janë lajmëruar për fjalë zoti Ismet Beqiri dhe pastaj Hajredin

Kuqi dhe Memli Krasniqi, më falni, Dauti.

ISMET BEQIRI: Faleminderit, kryesuese!

Unë e thashë qëndrimin e Grupit Parlamentar të LDK-së, tekstin e kemi parë, unë nuk dua të

lëshohem në atë se kush dha vërejtje për secilin pikë, sepse është e drejtë e tyre, e secilit deputet

prej secilit grup.

Ne si Grup Parlamentar pajtohemi që ky tekst si është njëkohësisht edhe kërkojmë meqenëse e

tha edhe propozuesja, që teksti si i tillë të hedhet në votim. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Daut Haradinaj e ka fjalën. Regjia, ju lutem me kartelë

të Hajredin Kuçit.

Page 64: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

64

DAUT HARADINAJ: Faleminderit, nënkryetare!

Po kërkojmë unitet, ishte fjala rreth përmbajtjes së kësaj rezolute dhe shefi i Grupit Parlamentar,

zoti Selimi, unë nuk e dëgjova që kishte vërejtje gjatë fjalimit të tij në përmbajtjen e rezolutës, e

mendoj që ka kohë të mjaftueshme të lexohej, po në rast se nuk janë dakord, unë mendoj që kjo

përmbajtje të hedhet në votim dhe të mbarojë kjo si temë diskutimi. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Haradinaj!

Fjala për Memli Krasniqin.

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit, kryesuese!

Nuk do të ishte mirë që edhe për një çështje, edhe të ndjeshme, edhe të rëndësishme, edhe shumë

të vlefshme të krijohen paragjykime, të cilat nisen nga mospajtimet politike që i kemi, por

mospajtime politike unë nuk besoj që do të duhen në çfarëdo forme të reflektojnë si mospajtime

në lidhje me këtë rezolutë dhe përmbajtjen e saj që ka në thelb vlerat më sublime të popullit tonë

dhe të luftës së UÇK-së.

Zoti Selimi, ju thatë që çysh po mundeni ta mbështetni, po ta përkujtoj që para kësaj rezolute ne

e mbështetëm edhe një rezolutë të Vjosa Osmanit, kryetares së Kuvendit, as atë rezolutë nuk e

kemi parë deri sot. Edhe ajo është çështje shumë më pak urgjente se sa tema, të cilën po e

trajtojmë këtë pikë. E mbështetëm përfshirjen edhe votimin e rezolutës kundër deklaratës së

Goran Rakiqit, edhe ajo s’pati ndonjë koordinim, puna e deputetëve ma merr mendja dhe e

grupeve parlamentare është të veprojnë edhe politikisht, nuk ma merr mendja që për çështjen e

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na duhet mbajtur tash këtu seminare për të vendosur çka është e

drejtë e çka s’është e drejtë, atë ma merr mendja secili qytetar i Kosovës e di.

Përmbajtja e rezolutës është absolutisht shumë korrekte, nëse e kishim shkruar secili grup

parlamentar veç e veç, ma merr mendja e kishim shkruar secili pak më ndryshe, dikush e kishte

shkruar qysh i pëlqen, dikush qysh e përjeton, dikush tjetër qysh e percepton dhe normale është

të ketë ndryshime, por unë edhe në atë fjalën tuaj nuk e pashë që patët ndonjë kundërshtim me

përmbajtjen, sepse s’besoj që mund të ketë dikush kundërshtim me përmbajtjen e kësaj rezolute.

Ju mund të thoni që mund ta bëni më të mirë, s’ua mohoj që ndoshta edhe mundeni, mundemi

ndoshta edhe ne nëse e kishim bërë vetë, edhe secili deputet, por tash jemi në një moment ku unë

sinqerisht ju kisha ftuar mos u ndani prej mbështetjes së kësaj rezolute, meqenëse të gjitha grupet

parlamentare e shprehën mbështetjen.

Ma merr mendja që miratimi i kësaj rezolute megjithatë do të ishte nder për secilin prej neve si

deputet që e kemi mundësinë të votojmë, edhe për Kuvendin e Kosovës, edhe do të ishte edhe

një mesazh i mirë për qytetarët e vendit që të dalim si Kuvend të unifikuar edhe në mbështetje të

përmbajtjes së kësaj rezolute dhe kam shpresë shumë të madhe, por edhe ju lus publikisht që të

mos ndaheni si Lëvizje Vetëvendosje prej mbështetjes së kësaj rezolute, e cila në fund të fundit

Page 65: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

65

edhe titullin e ka për unitet politik e qytetar, mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës. Nëse

politika na ndan, vlerat e popullit tonë nuk do të duhej të na ndajnë asnjëherë asnjërin.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Replikë, zoti Selimi!

REXHEP SELIMI: Memli, dy herë e dëgjova së paku që është shumë urgjente, s’po e kuptoj

urgjencën në radhë të parë, na thoni pse është urgjente që duhet bërë sot e jo nesër? E dyta, pse

po kërkoni bashkëpunim e po refuzoni harmonizim, edhe këtë s’po ju kuptoj dhe po ashtu, po

kërkoni unitet pa bashkëpunim. Ne thjesht, ti dëgjove çka thashë, pra me këtë rezolutë do t’i

them sidomos Grupit Parlamentar të PDK-së, me këtë rezolutë nuk shlyhet vota për Gjykatën

Speciale të 2015-ës, kot e keni.

Andaj, ne si Grup Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mbetemi në pozitat e njëjta siç kemi qenë

në 2015-ën, nëse do ta mbështesim këtë rezolutë, siç na e keni sjellë dhe gatuar kështu, ne

lëvizim nga pozicioni i 2015-ës, prandaj për të mos lëvizur nga pozicioni i 2015-ës, unë kërkova

që ju ta respektoni bashkëpunimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse nuk e doni, atëherë thjesht ne

ju shikojmë edhe ju mund të vazhdoni ashtu siç jeni dakorduar. Prandaj, në shërbim të atij

qëndrimi ne sot nuk mund ta mbështesim këtë projekt-rezolutë të paharmonizuar, sepse kemi

probleme konceptuale me atë çfarë përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje, e sidomos me atë

deklarime e qëndrimet politike të Lëvizjes Vetëvendosje, ju kujtoj një herë më 3 gusht 2015. Ne

atëherë kemi folur, prandaj nuk e di pse po duhet kaq shumë të riflasim edhe një herë qëndrimin

e Lëvizjes Vetëvendosje. Ne atëherë ju kemi treguar se çka sjell kjo, tash na tregoni ju se çka

mund të ndryshoni me një rezolutë prej votimit tuaj të Gjykatës Speciale në 2015.

KRYESUESJA: Kundër-replikë, deputeti Krasniqi!

MEMLI KRASNIQI: Zoti Selimi, nëse e ke lexuar saktësisht rezolutën, asnjë gjë nuk jemi kah

duam ta ndryshojmë, as nuk jemi duke e mohuar, as duke e ndryshuar votën tonë në vitin 2015,

absolutisht. Ne nuk i ndërrojmë qëndrimet tona, qëndrimet tona janë të ditura edhe për sa i përket

kësaj çështjeje, këtij procesi. Sot, rezoluta ka të bëjë me diçka që shkon përtej asaj vote, sot ka të

bëjë me një mbështetje të unifikuar të politikës së Kosovës, Kuvendit edhe qytetarëve të vendit

tonë për këtë proces që ka filluar. Mund të keni rezervat tuaja, unë mund të mos i kuptoj, ju

mund të keni të drejtë, qoftë mirë, qoftë gabim, por ju njoftova që të mos ndaheni vetëm ju,

meqenëse krejt grupet parlamentare i dhanë mbështetje tekstit që unë konsideroj është shumë i

mjaftueshëm edhe i mirë për temën që po e trajton.

KRYESUESJA: 10 sekonda Rexhep Selimi, me mirëkuptimin e kolegëve.

Page 66: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

66

REXHEP SELIMI: Zoti Krasniqi, ju na ftuat që të mos ndahemi, zoti Krasniqi jemi ndarë në

2015-tën.

KRYESUESJA: Fjalën e ka kërkuar deputeti Liburn Aliu dhe pastaj Daut Haradinaj. A ke

replikë, a çka? Replikë me mua?! Urdhëro! Deputeti Haradinaj replikë me mua!

DAUT HARADINAJ: Për hir të opinionit publik kërkoje transkriptin dhe deklaro publikisht

çfarë votimi ka bërë Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, zonja Osmani, dhe t’u kisha lutur, nuk

je në përgjegjësinë e zëvendëses së zonjës Osmani, por je kryesuese dhe moderuese e seancës.

Kaq kisha!

KRYESUESJA: Po, thonë që s’bën të lihet karriga vetëm, atëherë po flas prej këtu. Faleminderit,

zoti Haradinaj! Pra, unë konstatova dhe qëndroj pas asaj që konstatova, se zonja Osmani nuk ka

votuar kundër që kjo rezolutë të hyjë në shqyrtim sot dhe votimi deri më tani ishte që të hyjë në

shqyrtim, në rend të ditës dhe për hir prapë të qytetarëve dhe të transparencës duhet ditur që ne

nuk kemi pasur paraprakisht tekstin e rezolutës, nuk e kemi ndarë me të tjerët, madje edhe këtu

vetëm se u lexua në shpejtësi dhe u kërkua që të futet në rendin e ditës.

Fjalën e ka kërkuar deputeti Liburn Aliu!

LIBURN ALIU: Çështja e vlerave të luftës çlirimtare të popullit tonë është çështje me të vërtetë

e ndjeshme dhe këto çështje nuk mund të kalohen ashtu shpejt e shpejt. Prandaj, nëse na vjen një

rezolutë për një çështje kaq të rëndësishme dhe kërkohet unitet për ta votuar aty për aty, kjo është

gabim.

Unë jam që të bëhet një rezolutë e tillë dhe jam që të bëhet një rezolutë jashtëzakonisht e fortë,

qysh janë bërë edhe në të kaluarën. E kemi këtu një rezolutë në vitin 2019, që është miratuar, e

cila ka të bëjë me vlerat e luftës çlirimtare të popullit tonë, e cila për nga përmbajtja është

jashtëzakonisht në nivel dhe ajo që do të doja është që rezolutën që e votojmë sot të jetë po ashtu

në nivel, këtu janë disa gabime për të cilat besoj që në të ardhmen nuk do të kishim dashur që të

merremi pastaj me to. Po duke pasur parasysh gjykimin ndaj viktimës dhe ndërprerjen e ndjekjes

së krimeve të agresorit nga bashkësia ndërkombëtare, është aq shprehje e përgjithshme, që

bashkësia ndërkombëtare qenka duke ndjekur autorët e, një përgjithësim aq i pamatur sa që nuk

do të duhej të kalonte kësisoj. Nëse ne themi që bashkësia ndërkombëtare qenka komplet, duke i

ndjekur këto krimet edhe po na ndiqka neve dhe të kërkohet ndërprerja e kësaj ndjekjeje, kjo

është një gabim, i cili nuk do të duhej të ndodhte. Gabime të tilla të ngjashme ka edhe në pjesë të

tjera tekstuale.

Ju po thoni tash që ka filluar një proces dhe është situata urgjente, meqenëse ka filluar një proces

Gjykata Speciale. Ky proces nuk ka filluar tash, ka filluar më herët dhe kemi mundur ta bëjmë

Page 67: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

67

rezolutën më herët dhe tash nëse është urgjente bash ky minutë i sotit, na tregoni pse është aq

urgjent që bash sot, tash duhet votuar. Unë po ju siguroj që Lëvizja Vetëvendosje edhe deputetët

e saj, dhe unë personalisht jemi jashtëzakonisht të gatshëm që në këtë Kuvend të sjellim rezolutë

pikërisht në frymën çfarë e kemi pasur përherë në lidhje me luftën çlirimtare të popullit të

Kosovës dhe në lidhje me Gjykatën Speciale. Kjo Gjykatë Speciale mos harroni që është votuar

në këtë Kuvend dhe nuk është bashkësia ndërkombëtare, kjo Gjykatë Speciale i bie më shumë e

Kosovës të jetë. Nëse disa ndërkombëtarë punojnë në këto Dhomat e specializuara, këto i bie të

jenë Dhomat e Kosovës, sepse Kuvendi dhe Kushtetuta e Kosovës i ka votuar, Kuvendi i ka

votuar dhe i ka futur madje edhe në Kushtetutë. Dhe, rrjedhimisht shprehjet e tilla që janë

gabime të pamatura..., por gabimet e tilla nuk mund të kalojnë, nuk bën të kalojnë, këto mund të

na bëjnë edhe dëm.

Prandaj, unë thjesht kërkoj që ta harmonizojmë dhe ta bëjmë tamam me të gjitha grupet

parlamentare që ta votojmë. Unë jam i bindur që në ato harmonizimet tona që kemi pasur kurrgjë

mangut këtyre shprehjeve, qëndrimeve po flas dhe frymës nuk do t’u lëmë, madje do të kërkohet

ndoshta të jetë edhe më konkrete, edhe më e drejtpërdrejtë. Na tregoni pra urgjencën, pse duhet

sot, e nëse pse është bash dita e sotme ajo urgjencë, nëse jo, pse s’po e bëjmë nesër këtë punë.

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputetja Mirlinda Sopi-Krasniqi, replikë apo çfarë, Mirlindë? A

ke propozim diçka?

MIRLINDA SOPI-KRASNIQI: Kryesuese, faleminderit! Unë si deputete e re kam menduar që

bile për këto rezoluta kur është në pyetje çështja kombëtare nuk do të ketë debat dhe nuk do të

ketë pozicione në mbrojtje të interesave partiake. Andaj, si propozuese e kësaj rezolute edhe një

herë po kërkoj nga ana juaj që të hedhet menjëherë në votim. Unë personalisht si deputete nuk

kam nevojë të koordinohem me askënd kur është në pyetje lufta e Ushtrisë Çlirimtare të

Kosovës.

Kështu po besoj që secili deputet këtu që ka ardhur me votën e qytetarit e ka të njëjtën ndjesi.

Është çështja jashtëzakonisht e ndjeshme, nuk është njëjtë të mbash qëndrim politik ndaj

gjykatës, një partie politike, e njëjtë të nxjerrësh një rezolutë në Kuvend. Andaj, po kërkoj shumë

që të bëhemi seriozë edhe si propozuese po kërkoj menjëherë të hidhet në votim. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Sopi! E kuptova vullnetin tuaj, por përpara se ta hedhim në

votim, domethënë duhet të shteret e drejta e deputetëve që janë të interesuar për të marrë fjalën

dhe sapo të mos ketë të interesuar, atëherë e hedhim në votim.

Deputeti Liburn Aliu? S’ia ka përmendur emrin, në rregull! Atëherë, më lejoni që edhe unë të

flas në emrin tim si deputete, për mua është në rregull të dal edhe në atë pjesën, por po më

rekomandojnë të qëndroj këtu, pra flas si deputete në emrin tim personal dhe më lejoni të theksoj

Page 68: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

68

se ky projekt-propozim i rezolutës ka shumë probleme, përveç tekstit dhe kontekstit. Pra, duke

filluar prej asaj që keni shënuar vlerat në sublime të popullit të Kosovës. Domethënë, është mirë

shumë të përmenden, pajtohem, por cilat janë ato vlera më sublime të popullit të Kosovës dhe

deri te mospërmbushja e gjenocidit të Serbisë dhe synimit të UÇK-së për bashkim kombëtar, siç

përmendet edhe në betimin e ushtarit të UÇK-së.

Kështu që, ju lutem, në mënyrë që të miratojmë këtë propozim është mirë që të harmonizohet

teksti dhe njëkohësisht, paraprakisht të kërkohet një falje nga të gjithë deputetët që kanë votuar

për në vitin 2015, pra është mirë t’u tregojmë qytetarëve që e kanë kuptuar gabimin që kanë bërë

dhe të distancohen edhe nga krimet ekonomike dhe krimet e tjera që kanë ndodhur pas luftës. Ju

faleminderit!

Pra, propozimi im dhe besoj edhe pajtimi i Grupit Parlamentar, e shprehu edhe deputeti, shefi i

Grupit Parlamentar, zoti Selimi, është që në mënyrë që edhe ne të mbështesim këtë projekt-

rezolutë, paraprakisht të kemi një harmonizim. Përndryshe, pra ne nuk mund të vazhdojmë

kështu kur s’kemi pasur as një gjysmë ore për të lexuar projekt-rezolutën. Ka kërkuar fjalën

deputeti Endrit Shala nga Nisma-AKR! Në fakt, deputeti Endrit Shala si deputet i pavarur, sepse

Grupi Nisma-AKR nuk ekziston.

ENDRIT SHALA: Si i pavarur, mos jep komente ti, mos më kallëzo ti mua a jam i pavarur a

s’jam, edhe t’u kisha lutur kur të flasësh në raport me mua, kryesuese, ke kujdes....

KRYESUESJA: Zoti Shala, ju lutem keni kujdes, nuk keni të drejtë të më tregoni mua a duhet të

kem kujdes, si deputet i pavarur zoti Shala e keni fjalën.

ENDRIT SHALA: Unë e kam emrin Endrit Shala dhe jam deputet i Nismës. Kaq, mësohu, se e

di që je munduar me vota të Serbisë të mos e lëni Nismën të hyjë këtu. Edhe unë, zonja

kryesuese, s’di a je duke dëgjuar ti edhe propozuesen, sipas propozueses së kësaj rezolute debati

është shterur... urdhëro, s’isha duke folur unë me ty, nëse s’mund të dëgjosh, i merr ato të

veshëve i shti në vesh.

Zonja kryesuese, propozuesja kërkoi që kjo rezolutë të futet në votim, shumica e grupeve

parlamentare e dhanë qëndrimin e tyre, deputetët të cilët dëshirojnë të flasin për këtë çështje e

dhanë qëndrimin e tyre, atëherë edhe një herë kërkoj që ta fusni në votim këtë rezolutë, kush do

të votojë, voton, kushdo që ka rezoluta të tjera dhe përmirësime të tjera, atëherë i ftoj që t’i

propozojë në seancat e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Endrit Shala, deputet i Nismës dhe pa grup parlamentar në

Kuvend. Atëherë, meqenëse është lajmëruar për fjalë deputeti Arbër Rexhaj, unë e kuptova

gatishmërinë edhe vullnetin e propozueses që të hidhet në votim, por ju njoftoj që proceduralisht

Page 69: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

69

të gjithë deputetët e pranishëm kanë të drejtë të marrin fjalën së paku një herë dhe për replika

nëse ju përmendet emri.

Kështu që deputetët që nuk e kanë shterur të drejtën e tyre për të marrë fjalën, mund të kërkojnë

fjalën. Fjala është për deputetin Arbër Rexhaj!

ARBËR REXHAJ: Faleminderit, e nderuar nënkryetare! Në asnjë mënyrë nuk e kisha marrë

fjalë, po të mos e kisha dëgjuar hipokrizinë e Endrit Shalës, edhe po më vjen shumë keq, veçse

Endriti aty është ulur falë Hashim Thaçit dhe Listës serbe, pra po të mos ishte Lista serbe dhe

Hashim Thaçi, Nisma s’do të ishte në Kuvend dhe këtë e dimë të gjithë.

Kështu që kur të flet Endriti, të mos na drejtohet neve që domethënë në kuptimin ironik të fjalës

këtë farë metaforën e kufjeve në vesh, sepse ne po flasim gjuhë tjetër. Krejt çka kemi kërkuar

prej fillimit të kësaj seance ka qenë një lloj harmonizimi, nuk jeni domethënë ju më shumë në

mbrojtje të vlerave të UÇK-së se sa ne, as s’jemi duke e bërë këtë matje. Krejt çka po themi

është të ulemi dhe ta harmonizojmë këtë rezolutë, kurrgjë tjetër, doni ta nxirrni në votim,

nxirreni, veçse pa ironi dhe mos ofendoni, edhe në formën e atij sarkazmi mos lëshoni këtu

deklarata, të cilat nuk i përkojnë një deputeti.

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Shala, a keni replikë?

ENDRIT SHALA: Replikë, e nderuar kryesuese! Faleminderit, deputet Arbër! Edhe ju besoj,

edhe të gjithë deputetët e tjerë të pranishëm, por të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës e

dinë qysh Lëvizja Vetëvendosje ka kontrabanduar vota të kontaminuara e të helmuara nga shteti

serb, e krejt kjo me qëllimin për të tentuar që ta largojnë Nismën nga Parlamenti i Republikës i

Kosovës. Kjo gjë nuk është arritur, keni dështuar në këtë aspekt, falë zotit ky vend ka ende

drejtësi dhe gjyqtarë të ndershëm në gjykatat e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat

të gjitha ato kërkesat tuaja e ju si Lëvizje Vetëvendosje keni pasur kërkesë që t’i aprovoni dhe t’i

shpallni të ligjshme ato vota të ardhura në mënyrën çfarë kanë ardhur, ju e dini mirë nga Serbia,

kanë dështuar dhe normalisht që Nisma tash është edhe vazhdon të jetë në Parlamentin e

Republikës së Kosovës.

Sa i përket koordinimit në raport me vlerat e luftës, po i nderuar Arbër,... por tashmë ne para

deputetëve e kemi një rezolutë të propozuar nga propozuesja e kësaj rezolutës dhe shumica e

grupeve parlamentare po kërkohet të futet në votim dhe ajo që e thashë edhe unë si deputet është

që ta fusim sa më shpejt në votim, ashtu siç e propozoi edhe propozuesja e kësaj rezolute.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Kundër-replikë, deputeti Arbër Rexhaj!

Page 70: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

70

ARBËR REXHAJ: Ju qëllimisht po doni të na përjashtoni nga votimi neve deputetëve të

Vetëvendosjes, veçse keni gabime përmbajtjesore konceptuale, të cilat i përmendën edhe

deputetët tanë, duke filluar prej shefit të Grupit Parlamentar, Rexhep Selimi, nënkryetares

Arbërie Nagavcit, Liburn Aliut dhe të tjerëve.

Sa i përket jashtë temës, prapë nuk po mund ta tejkaloj hipokrizinë tënde dhe po dua që të them

diçka, ju keni bërë kërkesë për heqjen e votave shqiptare të diasporës, ndërkohë pothuajse të

gjithë njohësit e çështjeve politike, situatës politike në përgjithësi e dinë se ju jeni falë Thaçit dhe

falë Listës serbe, mosankimit të Listës serbe në këtë Kuvend dhe pikë, mbaron këtu.

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Fitore Pacolli-Dalipi.

FITORE PACOLLI-DALIPI: Faleminderit! Atëherë, unë kisha dashur me një pyetje: pse jeni

kundër harmonizimit është shumë e qartë kjo, ne duam harmonizim, duhet të deklaroheni edhe

ju, sepse rezolutat, të cilat vijnë, propozimet që vijnë në këtë Kuvend shpeshherë harmonizohen,

jo shpeshherë, por shumëherë harmonizohen dhe sot ju po dilni kundër harmonizimit.

Deputetja po thotë unë jam deputete e re dhe po kërkoj menjëherë që të hedhet në votim, si

deputete e re të tregojmë se rezolutat, të cilat propozohen një herë në Kuvend dhe harmonizohen

brenda grupit parlamentar, po ashtu është mirë kjo deputetja e re të na tregojë se kush është prapa

kësaj rezolute, kush e ka shkruar. Po vërtetohet nga mënyra se si po flet, nga mënyra se si po

argumenton, po duket se edhe po merr sinjale direkte prej disa deputetëve këtu në sallë, të cilët

po i bëjnë presion që ajo të insistojë që kjo të dalë në votim. PDK është mirë që të deklarohet

haptas, të thonë: “Ne e kemi shkruar këtë rezolutë, ne kemi gabuar në vitin 2015 për votën që e

kemi dhënë, kështu që hajde ta përmirësojmë atë që kemi bërë”, sepse s’është marre të pranohen

dështimet. Edhe në fund një pyetje, pse nuk e votuat rezolutën kundër deklarimeve të Listës

serbe?

Pra, pse po paraqiteni kaq patriotë dhe po sulmoni Lëvizjen Vetëvendosje në diçka që ne kemi

deklaruar qysh në vitin 2015 se çka dëshirojmë. Ne kemi deklaruar, ju që keni ndërruar fjalët, ju

që keni vendosur kundër plot gjërave që kanë qenë në të mirën e këtij vendi, tash po dilni që i

keni rënë pishman.

KRYESUESJA: Nuk ka të tjerë të lajmëruar për fjalë. Nëse s’ka, domethënë është Saranda

Bogujveci, Mirlinda, a dëshironi si propozuese, a ke replikë? Replikë, atëherë! Replikë për

deputeten Sopi-Krasniqi, dy minuta keni të drejtë, deputete!

MIRLINDA SOPI-KRASNIQI: Faleminderit, kryesuese! Po besoj që edhe parafolësja dhe plot

këtu më njohin mua dhe e dinë ‘bekgroundin’ tim akademik, por veç për qartësi, unë nuk marr

fjalime prej zyrave të partisë, mua nuk m’i shkruan askush fjalimet, kështu që të gjitha ato që i

Page 71: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

71

propozoj, i propozoj ashtu si i mendoj, nëse mendoni ndryshe, është mendim thjesht juaji, kështu

që edhe një herë po kërkoj prej anës suaj le të hedhet në votim, që s’kalon, e tregoni veten ku jeni

dhe ku pozicionoheni kur janë në pyetje çështjet kombëtare. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Kundër-replikë, deputetja Fitore Pacolli-Dalipi.

FITORE PACOLLI-DALIPI: Unë kam vetëm një pyetje për juve, deputete: kush po ju dërgon

sinjale në sallë se si të reagoni dhe se si të veproni? Faleminderit!

KRYESUESJA: Fjalën e ka deputetja Saranda Bogujevci! Deputete, s’ke të drejtë tani!

SARANDA BOGUJVECI: Faleminderit, kryesuese!

KRYESUESJA: E nderuar Mirlinda, proceduralisht pas secilës fjalë është e drejta për replikë 2

minuta dhe kundër-replika 1 minutë, pas kësaj më nuk ke të drejtë. Fjalën e ka deputetja Saranda

Bogujevci.

SARANDA BOGUJEVCI: Faleminderit, kryesuese!

Është e pakuptimtë pse ka kundërshtim në harmonizim të rezolutës. Ne kemi pasur edhe rezoluta

të mëhershme që kanë qenë të natyrës së njëjtë sa u përket çështjeve të krimeve të luftës që i

kemi pasur në Kosovë, e kemi pasur rezolutën për personat e pagjetur, ku edhe pse kemi punuar

bashkërisht, prapë para votimit jemi ulur të gjithë dhe kemi bërë harmonizimin, kemi pasur

rezolutën për gjenocidin serb që është kryer në Kosovë, prapë jemi ulur të gjithë së bashku edhe

e kemi bërë harmonizimin e rezolutës.

Nuk po e kuptoj pse qenka problem tani kjo?! Edhe kisha kërkuar sinqerisht përgjigje, pse? Ku

është problemi për t’u ulur dhe t’i japim mendimet tona në këtë rezolutë? Po kërkoj përgjigje, po,

se po dua të di pse, ku është, në fakt, nëse keni mbërritur të bashkëpunoni për një rezolutë që

keni qenë të mendimit të njëjtë dhe prapë jemi ulur për harmonizim, ku është problemi tani?

Edhe tjetra, më fal, nuk ke të drejtë ti, në fakt, të flasësh, edhe tjetra, situata që jemi ne sot këtu

është si rezultat i bëmave tuaja. Nëse doni të flisni prej 2008, nga shpallja e pavarësisë, e qoftë

edhe më herët çka është bërë e çka nuk është bërë në aspektin e adresimit të luftës në Kosovë,

është e bëmave tuaja dhe është e pakuptimtë që kur ju konvenon të dilni këtu për të shitur

patriotizëm, kur kanë qenë krejt mundësitë për t’ i ndalur proceset që kanë qenë të dëmshme për

neve dhe kur kanë qenë krejt mundësitë për t’ i shtyrë çështjet përpara, që na kanë mbrojtur neve,

e sot nuk e di a jeni të vetëdijshëm për çka jeni duke folur.

Pse kemi ardhur ne sot në situatën që jemi për ta mbrojtur UÇK-në, hajde kallëzomëni, pse kemi

ardhur ne sot më 2020 në këtë situatë ku ne duhet mbrojtur luftën e UÇK-së. Kush e ka pru

luftën e UÇK-së deri në këtë gjendje, hajdeni flisni. Duhet t’ju vijë marre! Nëse doni me të

Page 72: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

72

vërtetë pa asnjë prapavijë mbrapa kësaj t’i shtyjmë këtë çështje përpara dhe të dalë diçka prej

kësaj, hajdeni të ulemi, ta bëjmë harmonizimin dhe, në fakt, të bëhet harmonizim ku konkretisht

e mbrojnë luftën e UÇK-së. Se për që e keni sjellë ju në këtë deregje, ju jeni ata përgjegjës, e as

nuk jeni në gjendje, në fakt, as një kërkim falje ta bëni. Jo vetëm që e keni sjellë luftën e UÇK-së

në këtë pikë, por edhe mosmbrojtjen e të gjitha viktimave të luftës të fundit që i ka bërë Serbia në

Kosovë, as këtë nuk e keni bërë, as nuk është ngritur kurrë zëri karshi Serbisë, e sot e kemi edhe

Listën serbe këtu që nuk e di as qysh kanë fytyrë të flasin ku e mbrojnë një vend që i ka kryer të

gjitha ato krime këtu në Kosovë. Kaq!

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Dimal Basha është lajmëruar për fjalë!

DIMAL BASHA: Faleminderit, nënkryetare!

Po besoj është thënë mjaftueshëm për një harmonizim, po shihet që ka pasur koordinim të gjitha

subjekteve të tjera dhe ne jemi lënë anash për ta bërë një salltë politike, që ta nxirrni veten

patriotë. Ne e morëm shumë vonë këtë draft-rezolutën dhe, ndër të tjera, këtu thuhet, përmendet

çështja e të pagjeturve. Janë këta vetë që i kanë bërë 33 marrëveshje, kanë mbërritur t’i bëjnë 33

marrëveshje, asnjë projekt i tyre nuk është për të pagjeturit. Nëse janë takuar, i kanë bërë 33

marrëveshje dhe asnjë s’qenka për të pagjeturit, problem atëherë, me këto rezoluta nuk zgjidhet

asgjë. Domethënë, është kjo t’u “qitësh hi syve”. Njëra prej pikave thotë, refuzimi i Republikës

së Serbisë. Normalisht që refuzon. E kemi sjellë veten në atë pikë, ku sot Qeveria në koalicion

kërkon të hyjë në bisedime bashkë me Rakiqin kundër Vuçiqit, ku ndër të tjera pajtojnë edhe ta

suspendojnë shtetësinë e Kosovës duke hequr edhe reciprocitetin. Edhe tani ne patriotizëm e

rezoluta shesim sa të duash. Kur t’i dalin aty në mejdan përballë Vuçiqit, po palohen krejt.

Prandaj, edhe ky është një argument tjetër që këqyrin ‘të hedhin hi syve’. Unë mendoj që duhet

harmonizuar. Deputetja në fjalë që ka propozuar këtë draft-rezolutë kur u votua për Rakiqin,

rastësisht e lëshoi sallën e Kuvendit. Ku ishe ti kur votuam ne për Rakiqin që thotë, ose i bindet

Vuçiqit, Republikës së Serbisë dhe punon për një “Kosovë e Metohi”, siç e citon ai? Pse ti s’ishe

këtu që të votosh e tash po më shet patriotizëm me draft-rezolutë? Apo je e re, s’e ke ditur që

duhet ndenjur në sallë të Kuvendit! Mos, se është marre, se janë duke të shikuar 2 milionë njerëz.

Nëse është mburrje, ke ardhur aty, ta kanë çuar rezolutën, duhet kallëzuar atyre që ti është dashur

të rrish e të votosh kundër Rakiqit. Edhe tjetra, ne po kërkojmë harmonizimin. Për shembull, një

prej paragrafëve që unë po kërkoj të shtoj është, krejt ata deputetë, ato subjekte politike që kanë

votuar në atë kohë të shkruajnë që ne i kërkojmë falje popullit të Kosovës që kemi votuar për

këtë Gjykatë. Pra, le të dalin, le t’i qesin nënshkrimet e veta, le të kërkojnë falje, një prej

paragrafëve. Do të thotë, mos u mundoni ‘të hidhni hi syve’. Derisa ti e përkrah Rakiqin e më

nxjerr mua rezoluta për UÇK-në, dihet që janë veç manipulime. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Bekim Haxhiu nga PDK dhe pastaj Hajrullah Çeko.

Page 73: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

73

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Mendova që në këtë debat do të përmbahem. Të përmbahem për shkak të nevojës për unitet në

një situatë që vërtet e kërkon unitetin. Po nuk mundem pa e thënë në këtë situatë, që si pjesëtar i

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur i jam bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kam qenë

student i vitit të katërt të Fakultetit të Mjekësisë. E kam pasur një banesë në Prishtinë te “Bill

Klintoni” e një shtëpi në katund trikatëshe me nja shtatë hektarë tokë. Kam pasur një biznes

familjar të suksesshëm me 250 - 300 marka profit ditor, kompani transporti. Nuk i kam lënë të

gjitha këto me dy vëllezërit e mi e të shkoj në UÇK për pasuri. Për liri, veç për liri jam

bashkëngjitur me tërë familjen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse pasuri kam pasur para

luftës ndoshta më shumë se gjysma e deputetëve këtu, edhe më shumë se aktualisht kam sot.

Dhe, tendenca e pasluftës ka qenë, të nderuar kolegë deputetë, që Ushtria Çlirimtre të njolloset,

që lidershipi i saj të akuzohet, veç t’ua zënë vendin. Dhe, kolege të dëgjova, Gjykata Speciale ka

ardhur produkt i disa ish-deputetëve tuaj, që kanë sponsorizuar raporte anti-UÇK, kanë

sponsorizuar raporte kundër Kosovës dhe janë paguar prej kontove private të tyre njerëz që kanë

punuar raporte të tilla.

Libri i Del Pontes dhe Dik Martit është i sponsorizuar prej shërbimit serb, i mbështetur nga

shërbimi serb dhe disa shqipfolës në Kosovë. Me një tendencë, me një qëllim e kanë pasur, që të

gjithë luftëtarët e UÇK-së t’i gjykojnë te gjykatësit rusë e kinezë. Nuk e keni përkrahur edhe sot,

a di, ky fërkim duarsh e lotët e krokodilit që po i derdhni këtu gjoja për harmonizim, a e keni për

minim të rezolutës, çështje të njohura janë, për ata që duan të marrin vesh. E kam thënë këtu në

fjalimin, mund t’i shikoni edhe transkriptet kur është votuar.

Nuk është fajtore Ushtria Çlirimtare e Kosovës edhe nëse pretendohet nga dikush për atë që ka

ndodhur pas 21 qershorit, sepse ka qenë administrata e Kombeve të Bashkuara dhe NATO. Kanë

qenë dy institucione të fuqishme këtu, por kanë qenë ata sponsorizuesit, disa në emër të

organizatave joqeveritare, e disa pastaj me petkun e deputetëve e që kanë mbështetur këto

raporte anti-UÇK me një qëllim, që të minohet Gjykata Speciale këtu e të bëhet e Kombeve të

Bashkuara e të gjykohet nga rusët dhe kinezët.

Kjo kishte qenë dhe ky është zhgënjimi dhe kjo është arsyeja pse ju kur pati një iniciativë këtu, u

bëtë bashkë dhe nuk lejuat që të zhbëhet. Dhe, kur flasim edhe për çështje të tjera, po dua të

kursehem sot, sepse po mendoj që është një moment i rëndësishëm dhe në veçanti ata dhe për ata

që e kanë mbajtur emblemën e UÇK-së këtu dhe këtu, që të mendojnë përtej interesave politike.

Përtej interesave politike dhe nuk është e nevojshme që në emër të harmonizimit të ndodhë

minimi i rezolutës. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Haxhiu! Fjalën e ka, me kartelë të deputetit Hajrullah Çeko,

flet deputeti Sali Zyba.

Page 74: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

74

SALI ZYBA: Faleminderit, kryesuese!

Unë do të jem shumë i shkurtër, sepse për dallim prej disa kolegëve të mi, unë e kam një

shqetësim, një hall tjetër. Pse këtë rezolutë nuk e solli PDK-ja, meqenëse e dimë se bëhet fjalë

pak a shumë, po u detyrua ta sjellë deputetja më e re e një subjekti, që tashmë as grup nuk ka. Ky

është shqetësimi im, ky është dallimi, përkundër që një subjekt që gjithë kohën ka përfituar, jo

vetëm votë qytetari, po edhe pasuri, edhe ekonomikisht, në të gjitha mënyrat, në emër të luftës

dhe vlerave të luftës. Ky është shqetësimi im. Pse nuk e solli PDK-ja, po e kontrabandoi në

forma të tjera. Andaj, edhe arsyet, edhe sponsorizuesi i deklaruar nuk ka arsye dhe të gjithë të

tjerët e mohojnë, ose e përjashtojnë bashkëpunimin tonë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nuk ka të tjerë të lajmëruar për fjalë. Propozuesja u deklarua që

nuk dëshiron të marrë kohë për harmonizim. Për procedurë, Rexhep Selimi.

REXHEP SELIMI: Tash e kuptuam edhe më shumë që nuk po duan as bashkëpunim, as

harmonizim me ne. Ne po vazhdojmë t’ua përsërisim, ju s’po doni. Madje, jashtë mikrofonit

edhe thatë “s’po duam”. Atëherë, ne u ofrojmë diçka tjetër.

Meqë nuk jeni të gatshëm ta prekni tekstin e rezolutës suaj, gjë që do të duhej, se ka shumë vend

për ta përmirësuar, për ta rregulluar, nëse doni, e vërtet e keni atë qëllim. Atëherë, zonja

nënkryetare, së paku na jepni mundësinë me një pauzë të shkurtër që të propozojmë edhe ne një

projekt-rezolutë për temën e njëjtë. Ndoshta jua mbushim mendjen juve më mirë, ndoshta edhe

jo.

Sidoqoftë, nëse na e mohoni bashkëpunimin, atëherë mos na e mohoni që edhe ne ta kemi një

projekt-rezolutë dhe pastaj t’i masim rezolutat, pra nëse doni. Kjo ishte kërkesë, zonja

nënkryetare. Nëse ka mundësi, së paku ne ta përgatisim dhe pothuajse ne tashmë e kemi të

gatshme. Edhe e qesim, i qesim të dyja bashkë, cila merr më shumë?...

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Selimi. Ftoj shefat e grupeve parlamentare që të deklarohen

për këtë propozim të zotit Selimi.

Ju lus që të mos bërtisni! A është dikush i grupeve parlamentare i interesuar, i gatshëm për t’u

deklaruar për këtë propozim-rezolutën përpara se të votojmë? S’ka.

Atëherë pra, meqenëse nuk jeni të pajtimit, vazhdojmë me votim, kush është për propozim-

rezolutën e propozuar nga deputetja Mirlinda Sopi-Krasniqi për unitetin politik e qytetar në

mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës.

Kush është për? Faleminderit! Kush është kundër? A ka abstenime?

Page 75: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

75

Atëherë, ju njoftoj se me 57 vota për, asnjë kundër, ka ardhur edhe një deputete. Sa e di unë

bufeja nuk punon sot. A ka deputetë të tjerë jashtë, ju lutem? E numërojmë edhe votën e zonjës

Blerta Deliu-Kodra, e cila erdhi tani.

Të pranishëm pra, me 58 vota për, asnjë votë kundër, asnjë abstenim, Kuvendi nuk e miraton

rezolutën për unitetin politik.

Të njëjtën, nëse keni vullnet, unë besoj në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

mund ta harmonizojmë dhe ta hedhim edhe një herë në votim.

(Ndërprerje e incizimit)

Ju lutem të uleni në vend. Thërrisni deputetët brenda t’i shohim sa janë. Ju lus që të uleni në

vende. Seanca ka qenë e ftuar të vazhdojë në ora 16:00. Të gjithë deputetët e interesuar për fjalë

e kanë shteruar të drejtën e tyre, askujt nuk ia kam mohuar fjalën. Proceduralisht, pasi që janë

shteruar të gjitha votimet, ka qenë obligim imi që ta hedh në votim. U numëruan edhe votat e

atyre që kanë ardhur në ndërkohë, gjegjësisht e deputetes Blerta Deliu-Kodra. Kush është

deputeti tjetër që erdhi?

(Ndërprerje e incizimit)

Shpresoj që jeni të gjithë këtu. E përsërisim edhe një herë votimin. Zilja është duke rënë qe sa

kohë dhe deputetëve ju them që të jenë të përgjegjshëm e të rrijnë në sallë, sepse janë të thirrur

për të qenë këtu, për të diskutuar e për të votuar, e jo për të dalë nëpër buve e pastaj të vijnë këtu

e ta kthejnë krejt prapa. E përsëris votimin.

Kush është për, ju lutem? A është dikush kundër, ju lutem? Abstenim?

Administrata, ju lutem, a i keni numëruar mirë, se patët presion prej deputetëve. A i numëruat

mirë? A është ky numri? OK Po, patën presion, iu afruat administratës afër.

Sipas konstatimit të administratës, me 61 vota për kalon tash kjo rezolutë.

Të nderuar deputetë, ju lutem për qetësi? Uluni në vende, ju lutem! Mbani distancën dhe mbani

qetësi!

Ju njoftoj se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 6 korrik 2020 është vendosur që

pasi të shqyrtohet Projektligji nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001

mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 nga Komisioni

Funksional, ky projektligj të përgatitet në rend të ditës për këtë seancë.

Page 76: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

76

Komisioni Funksional dje, më 8 korrik 2020, e ka shqyrtuar në parim projektligjin dhe i ka

rekomanduar Kuvendit për miratim. Rrjedhimisht, meqenëse Kryesia është dakorduar për ta

radhitur si pikë të rendit të ditës sot, nuk ka nevojë për votim, por vetëm shtohet si pikë e rendit

të ditës. Propozoj që ky projektligj të shqyrtohet në parim në këtë seancë.

Ky projektligj radhitet si pikë e fundit e rendit të ditës. Sipas dakordimi për rendin e ditës,

vazhdojmë me trajtimin e pikave sipas radhës.

Deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare janë konsumuar tashmë. Po ashtu, dy

propozimet e kryetares Osmani për Ligjin për COVID, i cili siç duket nga deputetët nuk po

konsiderohet si urgjent dhe prioritet, janë konsumuar tashmë.

4. Zgjedhja e një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të

Republikës së Kosovës

Të nderuar deputetë, Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar listën e kandidatëve të

përzgjedhur nga paneli përzgjedhës i Bankës Qendrore për plotësimin e një pozite për anëtar

joekuzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit i ka

rekomanduar përzgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës

së Kosovës nga gjashtë kandidatët e propozuar.

Ju njoftoj se në raportin e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Transfere janë pasqyruar

opinionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar e të Administratës së Kuvendit në lidhje me konfliktit

të interesit të guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës për propozimin e dy kandidatëve, të

cilët janë punonjës të BQK-së. Ftoj kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, zotin

Hekuran Murati, që të paraqesë dhe të arsyetojë raportin e komisionit.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!

Në bazë të nenit 38, paragrafi 2 të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së

Kosovës, Bordi i Bankës Qendrore ka emëruar panelin përzgjedhës në përbërje të tre anëtarëve

joekzekutivë dhe guvernatorit, si anëtar ex-officio i Bordit të BQK-së për përzgjedhjen e

kandidatëve për plotësimin e një pozite të anëtarit joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore.

Paneli për përzgjedhje i formuar i Bankës Qendrore ka njoftuar se ka zhvilluar procedurat e

konkursit dhe pas vlerësimit të kualifikimeve dhe të performancës së aplikantëve të ftuar për

intervistë, i ka dërguar Kuvendit listën me emrat e 6 kandidatëve të përzgjedhur, të radhitur në

mënyrë alfabetike janë si vijon:

1. Arben Mustafa,

2. Avni Sahiti,

Page 77: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

77

3. Bedri Peci,

4. Mimoza Mustafa,

5. Valdrin Kasumaj dhe

6. Veton Zeqiraj.

Njëkohësisht, në bazë të nenit 38, paragrafi 2 të Ligjit të BQK-së, Qeveria i ka dërguar Kuvendit

mendimin e saj dhe është deklaruar se dy kandidatët e propozuar nga paneli, zotëri Arben

Mustafa dhe zotëri Veton Zeqiraj, janë punëtorë aktualë në BQK dhe se përzgjedhja e tyre është

në kundërshtim me nenin 34, paragrafin 2, të Ligjit për BQK-në, ku thuhet se anëtarët

joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore nuk do të jenë anëtarë të personelit të Bankës

Qendrore. Si rrjedhojë, Qeveria i ka rekomanduar Kuvendit që të mos i marrë në trajtim këta dy

kandidatë të propozuar dhe të kërkojë shpalljen e konkursit sipas kërkesave që ka Ligji për

Bankën Qendrore.

Në lidhje me këtë Komisioni për Buxhet dhe Transfere me qëllim të marrjes së informatave

shtesë dhe sqarimeve ligjore lidhur me propozimet e panelit, në mbledhjen e mbajtur më 27 maj

2020 ka vendosur që të kërkojë si në vijim: raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për

rishikimin e stabilitetit të sektorit financiar dhe një opinion ligjor nga Drejtoria për Shërbime

Juridike dhe Përafrim të Legjislacionit të Administratës së Kuvendit.

Këto dokumente janë pranuar nga komisioni dhe i janë bashkëngjitur këtij rekomandimi. Raporti

i FMN-së në lidhje me emërimin e personelit ekzistues në Bordin e BQK-së në pikën 18 të

raportit thekson se ekziston rreziku që mungesa e pavarësisë për anëtarët joekzekutivë mund të

ketë pasoja negative, të paplanifikuara. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për individët, të cilët

i kanë pasur rolet ku kanë ndikuar drejtpërdrejt në punën e Bankës Qendore apo në

vendimmarrësit, siç janë këshilltarët e lartë apo vendimmarrësit kryesorë.

Se rezultat FMN në këtë raport rekomandon që një ish-nëpunës, i cili është i caktuar në Bordin e

BQK-së, nuk duhet të kishte punuar për BQK-në në një rol me ndikim të konsiderueshëm apo

afër menaxhmentit të lartë, për të paktën një vit para emërimit në Bordin e BQK-së. Ndërkaq,

opinioni ligjor që e kemi pranuar nga Drejtoria e Kuvendit ka nxjerrë përfundimin se guvernatori

i BQK-së është gjendur në konflikt interesi në dukje me rastin e pjesëmarrjes së tij në panelin

përzgjedhës për intervistim dhe rekomandimin e kandidatëve, përkatësisht dy këshilltarëve, pjesë

e Kabinetit të guvernatorit për anëtar joekzekutiv të Bordit të BQK-së.

Komisioni në mbledhjen e radhës të mbajtur më 24 qershor 2020, pasi shqyrtoi propozimet e

panelit, si dhe dokumentet dhe mendimet e lartëcekura, me shumicë votash vendosi t’i

rekomandojë Kuvendit për përzgjedhjen e njërit prej gjashtë kandidatëve të propozuar në pozitën

e anëtarit joekzekutiv të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Kandidati i përzgjedhur nga

Page 78: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

78

Kuvendi, në pajtim me nenin 38, paragrafin 2, të Ligjit të BQK-së i dërgohet presidentit për

miratim dhe emërim në pozitën e anëtarit joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore.

Më duhet të theksoj po ashtu që sot na ka ardhur njoftimi në Kuvend që kandidati i lartëcekur,

Bedri Peci, është tërhequr nga gara. Pra, nuk merr pjesë në garë për përzgjedhje të anëtarit

joekzekutiv të BQK-së.

Kjo ishte sa i përket prezantimit të rekomandimit të komisionit, kurse tani e tutje, nëse më

lejohet, do të vazhdoja në emër të grupit parlamentar.

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Murati! Para se të vazhdoni, vetëm më lejoni t’ ju njoftoj se

sot kemi pranuar një letër nga kandidatët, prof. dr. Bedri Peci, kandidat për anëtar të Bordit

Ekzekutiv të BQK-së. Më lejoni që ta lexoj, ka të bëjë me tërheqjen nga kandidatura për anëtar të

Bordit në Bordin joekzekutiv të BQK-së.

Të nderuar,

Pas analizimit të disa obligimeve të sapokrijuara në planin profesional dhe familjar që do të kem

para vetes, mora vendim që të tërhiqem nga kandidimi im për anëtar bordi në Bordin joekzekutiv

të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Duke ju falënderuar të gjithëve që keni pasur

vlerësim që të më votoni, si dhe të gjithëve që keni pasur vlerësim të mos më votoni, ju garantoj

që unë do të japë kontributin tim profesional, shkencor dhe kombëtar kudo që të jem.

Të nderuar deputetë,

Ju do të jeni lart të vlerësuar nga unë për qëndrimet dhe vlerësimet që do të bëni për kandidatët e

tjerë, duke besuar se do t’ju plotësojnë me dinjitet dhe profesionalizëm pritjet tuaja në sistemin

financiar të Republikës së Kosovës.

Pra, njëri nga kandidatët, prof. Bedri Peci më nuk do të jetë në listën e kandidatëve që do të

mund të votoni.

Fjalën në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tani e ka z. Murati.

HEKURAN MURATI: Ju faleminderit nënkryetare!

Pra, në lidhje me rekomandimin, edhe me ato që u thanë më lart, Grupi Parlamentar i Lëvizjes

Vetëvendosje është i mendimit që edhe në rastin e Bordit mbikëqyrës, bordit joekzekutiv të

Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, duhet që ne si Kuvend të respektojmë ligjet në fuqi,

si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për sa i përket funksionimit të institucioneve

financiare. Për shkak se institucionet financiare janë një komponentë shumë e rëndësishme e

ekonomisë.

Page 79: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

79

Ne pajtohemi edhe me mendimin e Qeverisë të dhënë, i cili pra kërkon që stafi, ose e interpreton

Ligjin e Bankës Qendrore që stafi apo personeli ekzistues nuk mund të jenë anëtarë të Bordit. Po

ashtu ne pajtohemi edhe me rekomandimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili kërkon që së

paku një vit para se të emërohen anëtarë në Bordin joekzekutiv të kenë pushuar nga puna si

këshilltar apo staf që kanë punar në nivel të lartë si personel në Bankën Qendrore të Republikës

së Kosovës. FMN-ja është institucion i rëndësishëm ndërkombëtar edhe rrjedhimisht ne

konsiderojmë që nuk do të duhej të veprojmë në kundërshtim me rekomandimet e institucioneve

ndërkombëtare. Disa herë me radhë, disa seanca me radhë kemi dëgjuar këtu se si duhet t’i

mirëmbajmë raportet me miqtë tanë ndërkombëtarë, me institucionet ndërkombëtare, ky është

një rast, ky është një moment ku ne mund ta mirëmbajmë këtë raport, duke respektuar

rekomandimin e tyre.

Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje konsideron që është shumë me rëndësi që në rastin kur

përzgjidhen anëtarët për Bordin mbikëqyrës të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, të

respektohen edhe ligjet në fuqi. E në këtë rast, sipas opinionit ligjor të Zyrës Ligjore në Kuvend,

kemi të bëjmë me shkelje të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, meqenëse në

momentin kur Guvernatori ka qenë, ose në momentin kur janë përzgjedhur anëtarët, dy prej të

cilëve të propozuar janë këshilltarë në kabinetin e Guvernatorit, Guvernatori ka qenë pjesë e

panelit dhe nuk është tërhequr nga procesi i përzgjedhjes, e që sipas ligjit do të duhej të ishte

tërhequr çdo moment kur mund të ketë konflikt interesi.

Ne konsiderojmë që duhet të zbatohet ligji. Konsiderojmë që duhet të respektohen rekomandimet

e institucioneve financiare ndërkombëtare, për shkak se është shumë e rëndësishme që Bordi i

BQK-së të jetë i pavarur, në mbikëqyrjen e ekzekutivit të BQK-së. Pavarësia është shumë me

rëndësi, për ta përkthyer për qytetarët, për shkak se kemi parë në të kaluarën sesi një institucion i

cili nuk e ka mbikëqyrjen e duhur nga një bord i pavarur mund të rezultojë me ngritje të çmimit,

sikurse ka ndodhur me policat e sigurimit të automjeteve për 26 për qind, në mënyrë paushalle,

edhe t’i dëmtojë qytetarët në favor të kompanive të sigurimit.

Kemi parë sesi është shkelur Ligji për kompanitë e sigurimit në vazhdimësi, përderisa kemi

pasur kompani që kanë qenë të nënkapitalizuara e nuk janë mbyllur, nuk u është marrë licenca

siç ka kërkuar ligji.

Kemi parë sesi janë shkelur të drejtat e qytetarëve dhe polismbajtësve dhe janë maltretuar, për

shkak se atyre qytetarëve nuk u janë paguar dëmet o me ke kohë, o në plotëni, për shkak se janë

maltretuar nga kompanitë e sigurimeve dhe mbikëqyrja ka munguar, për shkak të mungesës së

kësaj pavarësie në vendimmarrje, se kanë qenë edhe të lidhura me konflikte interesi, me persona

dhe individë të fuqishëm në politikë.

Page 80: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

80

Kemi parë po ashtu lejimin, d.m.th. mungesa e një institucioni, e një mbikëqyrje të pavarur ndaj

ekzekutivit, kemi parë sesi ka rezultuar në lejimin e praktikave grabitqare prej anës së bankave,

të cilat rrisin tarifat pa paralajmërim, për shkak se e dinë se qytetarët s’kanë ku të ankohen, të

cilat banka aplikojnë kamata të jashtëligjshme e ndëshkime e dënime shpeshherë për qytetarët pa

i njoftuar qytetarët dhe pa i pasur ato në kontrata, për shkak se e dinë që qytetarët nuk kanë ku të

ankohen dhe kësisoj qytetarët e pambrojtur përfundojnë si skllevër në vetë shtetin e tyre.

Kemi parë po ashtu edhe lejimin e institucioneve mikrofinanciare, siç kanë qenë Monego dhe

LUTE Credit, për të operuar me kamata deri 1000 për qind, të cilat pastaj janë mbyllur, por për

rast për të cilin Kosova edhe rrezikon humbje në arbitrazh.

Ne si deputetë të këtij Kuvendi, jemi të zgjedhur për t’i përfaqësuar qytetarët që na kanë votuar,

edhe për të mbrojtur interesat e tyre, prandaj në këtë aspekt konsideroj që është tepër e

rëndësishme që ky Kuvend të mbrojë interesat e qytetarëve, të respektojë ligjet në fuqi, të mos

lejojë që proceset e tilla me shkelje ligjore të shkojnë tutje.

Andaj është qëndrim i Lëvizjes Vetëvendosje që këta kandidatë të cilët janë gjendur pra në

konflikt interesi, ose në momentin kur Guvernatori është gjendur në konflikt interesi në

përzgjedhjen e këtyre kandidatëve, të mos procedohen tutje. Ju faleminderit!

KRYESUESJA: Ju faleminderit!

A mund ju lutem propozoni edhe një emër për anëtar të Komisionit votues, edhe pastaj secili prej

grupeve, përfaqësuesve të grupeve parlamentare merr fjalën, dhe njëkohësisht propozoni edhe

një anëtar për komisionin votues.

Po, zoti Selimi!

REXHEP SELIMI: Po e propozoj deputetin Sali Zyba.

KRYESUESJA: Ju faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i LDK-së, në emër të grupi parlamentar

kush se janë dy deputetë të lajmëruar. Kush flet në emër të grupit, ju lutem? Është Fatmir

Rexhepi dhe është Shkëlzen Hajdini.

Ok! Shkëlzen Hajdini flet në emër të grupit. Dhe ju lutem pastaj në fund, propozoni edhe një

emër për komisionin votues ju lutem!

SHKËLZEN HAJDINI: Faleminderit nënkryetare!

Faleminderit kryetarit të Komisionit për elaborimin,

Unë dëshiroj të flasë në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të

gjitha procedurat në komision janë zhvilluar konform ligjeve në fuqi, konform Ligjit të Bankës

Page 81: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

81

Qendrore të Kosovës, neni 34.2, i cili thotë se: anëtari i Bordit nuk mund të jetë dhe punëtor i

Bankës Qendrore, po nuk e privon ky ligj të konkurrojë dhe mandej të largohet nga ajo pozitë, ne

kemi vepruar. D.t.th. Komisioni ka aprovuar dhe ka rekomanduar Kuvendit të votohet së bashku

me opinionet që i kemi marrë. Ne kemi kërkuar opinion edhe nga Zyra Ligjore dhe kemi kërkuar

edhe opinionin nga Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në opinionin nga Fondi Monetar

Ndërkombëtar është cekur saktësisht neni 34.2. megjithatë, unë pajtohem plotësisht që në të

ardhmen, meqë kjo veç ka ndodhur dhe ne kemi funksionuar, kemi punuar konform legjislacionit

në fuqi, në të cilin duhet të bazohemi. Unë rekomandoj që në të ardhmen t’i marrim parasysh

rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të gjitha organizatave të tjera, me qëllim të

avancimi të mëtutjeshëm të kualitetit të menaxhimit në Bankën Qendrore.

Megjithatë, edhe një herë po potencoj, që ne kemi vepruar konform legjislacionit në fuqi.

Edhe një gjë, çka kam vërejtur unë, gjatë Komisionit ka pasur tendenca që procedurat të

anulohen. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet Banka Qendrore. Është një

kohë e gjatë, e jo për faj të Bankës Qendrore, po për faj të Kuvendit, të këtij institucioni që

Banka Qendrore është pa bord, pa anëtarë të Bordit. Dhe me qëllim të mosrrezikimit të

funksionimit të Bankës Qendrore, ne kemi vepruar konform legjislacionit në fuqi. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! A mund të propozoni edhe një emër, ju lutem?! Nga Grupi i

LDK-së, deputetja Saranda Musliu. Ju faleminderit!

Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, fjala për z. Bedri Hamza, ju lutem!

BEDIR HAMZA: Faleminderit zonja nënkryetare!

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

E dha prezantimin e vet edhe Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, edhe shefi i Grupit

Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e sqaroi shumë drejt nenin 34.2.

Megjithatë u përmend këtu një opinion ligjor i një zyre brenda Kuvendit dhe po dua të ngre një

shqetësim. Një Zyrë brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, një zyrtar i administratës së

Kuvendit të Republikës së Kosovës e jep një opinion ligjor, mirëpo unë këtu para vetes e kam

edhe opinionin ligjor të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe tash kërkoj prej Administratës së

Kuvendit që të shqyrtohet se a ka pasur një opinion korrekt, saktë, a ka pasur tejkalim të

autorizimeve të atij zyrtari i cili e ka dhënë këtë opinion. Dhe po e lexoj opinionin e Agjencisë

Kundër Korrupsionit që besoj që është institucioni më përgjegjës, më kompetent për të

interpretuat Ligjin për konfliktin e interesit.

Po e lexoj vetëm paragrafin e fundit, me qëllim të kursimit të kohës. Pozicioni i Guvernatorit si

anëtar i panelit për ndërmarrjen e veprimeve ligjore në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të

Page 82: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

82

Bordit të Bankës Qendrore nuk paraqet kurrfarë konflikti të interesit. Po ritheksoj nuk paraqet

kurrfarë konflikti të interesit. Për më tepër, detyrim ligjor i Guvernatorit për të qenë anëtar i këtij

paneli me përgjegjësi dhe detyrime të njëjta, po aq sa për anëtarë të tjerë të panelit. Ky është

konstatimi i fundit i Agjencisë Kundër Korrupsionit që është për këtë çështje.

Sa i përket raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, po është për t’u vlerësuar, mirëpo ai raport

kërkon që në të ardhmen, kurdo që të ndodhen proceset e plotësim-ndryshimit të Ligjit për

Bankën Qendrore të merren në konsideratë. Aktualisht qysh është kjo e rregulluar e sqaroi edhe

deputeti i Lidhjes Demokratike, z. Hajdini.

Për fund, është jo e drejtë t’ia njohësh dikujt një të drejtë që s’ia ka njohur ligji. Dhe është

shkelje e ligjit. Po t’ia mohosh dikujt një të drejtë që s’ia ka ndalur ligji, është shkelje e ligjit,

është shkelje edhe e Kushtetutës dhe është cenim i të drejtave që dikush të jetë pjesë e procesit.

Dhe po e përmbyll me propozimin e kandidatit për Komision, që ne propozojmë që deputeti

Sejdi Hoxha të jetë anëtar i Komisionit. Faleminderit!

KRYESUESJA: Ju faleminderit z. Hamza!

Për hir të korrektësisë, Departamenti Ligjor e ka dhënë opinionin ligjor për Komisionin.

Komisioni e ka shqyrtuar dhe të dy këta, sa kuptova prej kolegëve të administratës, të dy

kandidatët për të cilët po bëhet fjalë, janë të përfshirë në listë, kështu që tani deputetët e japin

vlerësimin me votë. Tani jemi në proces të votimit dhe këtë e japim me votë. Atë çështje mund ta

adresoni përsëri d.m.th. nëse është e nevojshme.

Ftoj përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të AAK-së. Kush e dëshiron fjalën nga AAK-ja?

Deputetja Time Kadrijaj.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit!

Unë mendoj që në Komisionin e caktuar janë shteruar të gjitha këto debate dhe normal se edhe

nëpër komisione parlamentare duhet të respektohet ligjshmëria dhe unë nuk e mendoj që

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka mund të bëjë shkelje ligjore dhe të procedojë tutje një

çështje për të cilën sot po diskutojmë.

Ne për Komision propozojmë deputetin Gazmend Syla.

KRYESUESJA: Ju faleminderit! Nga Grupi Parlamentar Lista serbe!

IGOR SIMIĆ: Hvala podpresednice!

U ime Srpske liste, član Komisije biće poslanik Ljubinko Karadžić. Hvala!

KRYESUESJA: A mundeni ju lutem ta përsëritni edhe një herë emrin se s’po dëgjohet mirë.

Page 83: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

83

IGOR SIMIĆ: Ljubinko Karadžić.

KRYESUESJA: Ju faleminderit!

Nga Grupi Parlamentar 6+, z. Rasim Demiri.

RASIM DEMIRI: Hvala!

Naša Grupa 6+ predlaže poslanicu Duda Balje.

KRYESUESJA: Zoti Demiri, a ka mundësi ju lutem emrin edhe një herë. Kërkoj falje por

ndoshta edhe për shkak të maskave nuk po dëgjohet mirë.

RASIM DEMIRI: Parlamentarna Grupa 6+ predlaže poslanicu Dudu Balje.

KRYESUESJA: Kështu, ne jemi në proces të votimit, por janë dy deputetë që janë lajmëruar për

fjalë. Zoti Fatmir Rexhepi dhe zoti Hekuran Murati.

FATMIR REXHEPI: Faleminderit, kryesuese!

Me pak fjalë do t’i bashkëngjitem edhe unë opinionit të Komisionit për Buxhet meqë ne e kemi

trajtuar dhe i kemi shqyrtuar gjithanshëm kandidaturat e gjashtë emrave të propozuar ku secili

është kuadër që i plotëson kriteret për të cilat kërkohen që sot të zgjidhet kandidati i mundshëm.

Prandaj, as atëherë as sot nuk mendoj që Komisioni duhet të bëhet ndonjë barrierë për ndonjë

kandidat, meqenëse të gjithë janë në pajtim të plotë me ligjit, qoftë ajo që u tha nga kolegët e

tjerë për pjesëmarrjen e Guvernatorit në pajtim me Ligjin për Bankën Qendrore në përzgjedhjen

apo në pjesëmarrjen në panel nga ana e tij, qoftë të konfliktit të interesit, apo çështjeve të tjera që

u shtruan për kandidatët, sepse secili prej tyre po them i plotëson kushtet nga ana profesionale,

nga ana e eksperiencës në detyra të caktuara që kanë bërë, prandaj unë si anëtar i Komisionit për

Buxhet, edhe atë ditë kam votuar, edhe sot që t’u mundësohet që vetë deputetët e Parlamentit të

kenë para vetes emrat dhe të zgjedhin kandidatin për të cilin mendojnë se i plotëson më së miri

këto kushte. Ju faleminderit!

KRYESUESJA: Ju faleminderit! Deputeti Hekuran Murati e ka fjalën.

HEKURAN MURATI: Faleminderit e nderuar nënkryetare!

U tha, u prezantua prej z. Hamza një e-mail që e kishte pranuar nga Agjencia Kundër

Korrupsionit në lidhje me mundësinë e konfliktit të interesit të Guvernatorit si pjesëmarrës në

panelin përzgjedhës, mirëpo aty nuk është d.m.th. rezultati se çka merr si opinion ligjor, ka

shumë të bëjë me mënyrën sesi shtrohet pyetja. Tash nëse pyetja është bërë a ka pasur të drejtë

Page 84: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

84

Guvernatori i BQK-së të marrë pjesë në panelin përzgjedhës edhe pikëpyetje, atëherë normal që

përgjigjja do të ishte po, për shkak se ashtu parashihet me ligj. Mirëpo, këtu problemin e kemi

tjetërkund. Nuk e kemi problemin pse Guvernatori ka marrë pjesë në panelin përzgjedhës.

Problemi është ose konflikti i interesit është pse Guvernatori ka marrë pjesë në panelin

përzgjedhës ku aplikantë kanë qenë edhe dy pjesëtarë të kabinetit të tij. Opinioni ligjor i

Kuvendit është kërkuar prej Komisionit. Ata nuk e kanë dhënë krye në vete. Ne i kemi kërkuar si

Komision. Në mbledhjen që e kemi pasur jemi pajtuar për ta kërkuar atë opinion, edhe opinioni

ka thënë që meqenëse ata llogariten që janë persona të afërt, pra pjesëtarë të kabinetit të

Guvernatorit, Guvernatori është dashur të tërhiqet nga paneli përzgjedhës. Pra, këtu është

problemi. Këtu është konflikti i interesit.

Sot kur e pashë këtë shkresën që më tregoi z. Hamza, unë e përgatita një shkresë, edhe kam

dërguar kërkesë zyrtare në Agjencinë Kundër Korrupsionit, edhe e kam shtruar si duhet pyetjen.

Pra, jo të pyetet a ka të drejtë Guvernatori, pa e cekur ose duke e fshehur faktin që kandidatë për

t’u përzgjedhur kanë qenë edhe dy këshilltarë të tij.

Pra, e kam dërguar me këtë informatë plotësuese, edhe pres që së shpejti të marrim edhe këtë

konfirmim, në mënyrë që të sigurohemi se me të vërtetë ka konflikt interesi. Por, siç e thash edhe

një herë, ne si Komision asokohe jemi pajtuar që të marrim opinionin ligjor prej Zyrës Ligjore të

Kuvendit.

U përmend edhe diskriminimi, se si nuk duhet të diskriminohen disa persona dhe unë jam i

pajtimit që asnjëherë nuk do të duhej të kishte diskriminim, mirëpo në këtë rast ne mund ta

shohim edhe anën tjetër të medaljes, që nëse kemi një Guvernator i cili përzgjedh këshilltarët e

tij si kandidatë potencialë për t’u emëruar në Bord, atëherë kemi të bëjmë me diskriminim të

kandidatëve të tjerë, të cilëve u mohohet mundësia të jenë pjesë e asaj liste si kandidatë

potencialë. Pra, edhe në këtë rast kemi diskriminim.

Po ashtu, duhet të theksoj që si Komision, për dallim prej herëve të tjera ne nuk e kemi vendosur

ose nuk e kemi përcaktuar mënyrën e votimit që rëndom ka qenë votim i fshehtë, andaj do të

kisha kërkuar nga administrata e Kuvendit që të mundësohet votimi i hapur, për shkak se mendoj

që nuk kemi asnjë arsye që për një institucion të pavarur si Banka Qendrore të bëhet votim i

fshehtë. Le të dihet kush për kë po voton dhe si po votohet për një institucion kaq të

rëndësishëm. Ju faleminderit!

KRYESUESJA: Ju faleminderit z. Murati!

Atëherë më lejoni t’ju informoj se në bazë të nenit 38.2 i Ligjit nr. 03L/209 për Bankën Qendrore

të Republikës së Kosovës, nga lista e kandidatëve të propozuar, Kuvendi i Republikës së

Kosovës përzgjedh një kandidat për pozitën e anëtarit në Bordin e Bankës Qendrore.

Page 85: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

85

Pas përzgjedhjes nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i dërgohet Presidentit për miratim

dhe emërim.

Komisioni ka propozuar gjashtë kandidatë. Prej tyre njëri tashmë siç u njoftova është tërhequr,

por me ligj nuk është e përcaktuar mënyra dhe forma e përzgjedhjes. Andaj, pas propozimit të z.

Murati, unë lus shefat e grupeve parlamentare që të deklarohen për votimin se a do të jetë një

votim i fshehtë apo i hapur dhe kandidati i cili e fiton shumicën e votave të deputetëve të

pranishëm dhe që votojnë dhe të përzgjidhet në pozitën e anëtarit joekzekutiv të Bordit të Bankës

Qendrore të Republikës së Kosovës.

Kandidatët e propozuar për anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së

Kosovës janë:

Arben Mustafa,

Avni Sahiti,

Mimoza Mustafa,

Valdrin Kasumaj dhe

Veton Zeqiraj.

Ndërkohë që anëtarët e Komisionit votues janë propozuar: deputeti z. Sali Zyba, Saranda Musliu,

Sejdi Hoxha, Gazmend Syla, Ljubinko Karaxhiq dhe nga Grupi Parlamentar 6+, kryetar i grupit,

Sejdi Hoxha.

Ju lus fillimisht me ngritje dore.

Po vetëm fillimisht ju lutem a ta votojmë Komisionin, meqenëse veç filluam. Pra, a jeni të

pajtimit që këta gjashtë anëtarë të jenë anëtarë të Komisionit votues?

Kush është për? Për Komision!

Duket që shumica. Faleminderit!

A është dikush kundër? Abstenim?

Atëherë konstatoj që me shumicën e votave u miratua ky Komision. Ndërkohë, meqenëse kishim

një propozim nga kryetari i Komisionit, të cilin e kanë sjellë edhe sipas propozimit, ftoj

përfaqësuesit e grupeve parlamentare që të deklarohen për këtë propozim të z. Murati.

Nga LDK, z. Ismet Beqiri.

Page 86: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

86

ISMET BEQIRI: Ju kisha lutur, nuk ka votim të hapur. Rregullorja e përcakton, në fakt votimit

bëhet i fshehtë. Janë më shumë kandidatë dhe nuk ka. Pavarësisht! Votimi duhet të jetë i fshehtë

dhe jo votim i hapur. Ne kërkojmë që votimi të jetë i fshehtë.

KRYESUESJA: Ju faleminderit, zoti Beqiri!

Rregullorja për aq sa unë e di, e cek saktë se votimi mund të jetë i hapur, i mbyllur. Nuk e

përcakton që për këto çështje as ligji, as Rregullorja. Sidoqoftë, Komisioni ka propozuar që të

jetë i hapur, tani ju deklaroheni dhe sido që të ndodhë shumica, jemi në rregull.

Atëherë vazhdojmë.

Kuvendi emëroi anëtarët e Komisionit votues për përzgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të Bordit

të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Më lejoni të sqaroj se nëse asnjëri nga kandidatët

nuk e fiton shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, rundi i dytë i votimit

përsëritet për dy kandidatët që kanë marrë më së shumti vota në raundin e parë të votimit.

Kërkoj nga Komisioni votues që të fillojë me procedimin e votimit, ndërsa deputetët do të ftohen

të votojnë sipas listës.

Ftoj edhe anëtarët e tjerë të Komisionit ju lutem që t’i zënë vendet!

Ndërkohë ftoj deputetët me radhë për votim:

Abelard Tahiri, Adem Hoxha, Agon Batusha, Alban Hyseni, Albena Reshitaj.

Albert Kinolli, Ali Berisha, Arben Gashi dhe Arbër Rexhaj.

Të nderuar deputetë,

Jeni shumë të papërgjegjshëm! Ju lutem mbajeni distancën edhe përdorni dezinfektues. Jemi

duke e parë sa shumë jemi të rrezikuar secili. Ruajeni distancën ju lutem!

Ftoj deputetët: Arbër Tolaj, Arbëreshë Krasniqi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Ardian Shala,

Ariana Musliu-Shoshi dhe Arta Bajralia.

Deputetët: Artan Abrashi, Bajrush Xhemajli, Bedri Hamza, Behgjet Pacolli, Bekë Berisha dhe

Bekim Haxhiu.

Deputetët: Besa Gaxherri, Besa Ismaili-Ahmeti, Blerta Deliu-Kodra, Branislav Nikoliq, Daut

Haradinaj, Dimal Basha, Donika Kadaj-Bujupi dhe Doruntinë Maloku-Kastrati.

Page 87: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

87

Deputetët: Duda Balje, Ekrem Hyseni, Elbert Krasniqi, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Eman

Rrahmani dhe Deputeti Endrit Shala.

Të nderuar kolegë,

A jeni duke e parë njëri-tjetrin sa afër jeni duke qëndruar? Ju lutem shikoni pak rreth vetes! Të

mos ju thërras me emra për besë, se ju thërras me emra secilin, po uluni në vend e largohuni,

mbani distancë pak!

Ftoj deputetët: Enver Haliti, Enver Hoxhaj, Ethem Arifi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Fatmir Limaj,

Fatmir Rexhepi, Fatmir Xhelili dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha.

Ftoj deputetët: Faton Bislimi, Ferat Shala, Fetah Rudi, Fidan Yilta, Fidan Rekaliu, Fikrim

Damka, Fitim Haziri, Fitim Uka dhe Fitore Pacolli-Dalipi.

Ftoj deputetët: Fjolla Ujkani, Floretë Zejnullahu, Frashër Demaj, Ganimete Musliu, Gazmend

Abrashi dhe Gazmend Bytyqi.

Vazhdojmë, deputetët: Gazmend Gjyshinca, Gazmend Syla, Hajredin Kuçi, Hajrullah Çeko,

Hatim Baxhaku, Haxhi Avdyli, Haxhi Shala dhe Hekuran Murati.

Ftoj deputetët: Igor Simiq, Ilir Ferati, Ilir Tasholli, Ismet Beqiri, Ivan Todosijeviq, Jahja Kokaj

dhe Jasmina Dediq.

Ftoj deputetët: Kadri Veseli, Kujtim Gashi, Kujtim Shala, Labinotë Demi-Murtezi, Liburn Aliu

dhe Lirije Kajtazi.

Ftoj deputetët: Lubinko Karaxhiq, Marigona Geci, Mefail Bajqinovci, Memli Krasniqi, Mërgim

Lushtaku, Miljana Nikoliq, Milosh Peroviq, Mimoza Kusari-Lila dhe Mirlinda Sopi-Krasniqi.

Ftoj deputetët: Pal Lekaj, Rasim Demiri, Rasim Selmanaj, Rexhep Selimi, Rrezarta Krasniqi,

Sali Zyba, Saranda Bogujevci dhe Saranda Musliu.

Ftoj deputetët: Sejdi Hoxha, Shkëlzen Hajdini, Shkëmb Manaj, Shkumbim Demaliaj, Shkumbim

Gashi, Shpejtim Bulliqi, Slavko Simiq, Teuta Haxhiu dhe Time Kadrijaj.

Ftoj deputetët: Uran Ismaili, Valdete Idrizi, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Valon Ramadani,

Verica Çeraniq dhe Veton Berisha.

Ftoj deputetët: Visar Hoti, Vjosa Osmani-Sadriu, Vlora Limani-Hajnuni, Xhavit Ukaj, Yllza

Hoti, Zikreta Aliti dhe Zoran Mojsiloviq.

Page 88: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

88

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani.)

KRYETARJA: Kolegë deputetë,

Ju lus edhe një herë! E para Administrata ta sjellë edhe një tavolinë për Komisionin në mënyrë

që të kenë mundësi ta mbajnë distancën.

E dyta, deputetë që po flasin me njëri-tjetrin, ju lus ta bëni këtë nga distanca e nevojshme, ose në

telefon, ka mundësi të tjera.

Deputetes Saranda Musliu, fjalën, ju lutem!

SARANDA MUSLIU: Atëherë vazhdojmë me emërimin e emrave, për të cilët janë 109 deputetë

të cilët kanë votuar.

Atëherë pa humbur kohë po vazhdojmë direkt me leximin e emrave të kandidatëve:

Arben Mustafa

Arben Mustafa,

Valdrin Kasumaj,

Veton Zeqiraj,

Mimoza Mustafa,

Veton Zeqiraj,

Mimoza Mustafa,

Mimoza Mustafa,

Mimoza Mustafa,

Avni Sahiti,

Avni Sahiti,

Mimoza Mustafa,

Avni Sahiti,

Mimoza Mustafa,

Arben Mustafa,

Avni Sahiti,

Mimoza Mustafa,

Avni Sahiti,

Arben Mustafa.

Kjo si duket është një votë që ka abstenuar, pa vlerë. D.m.th. veç rangoje!

Arben Mustafa,

Valdrin Kasumaj,

Page 89: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

89

Arben Mustafa,

Mimoza Mustafa,

Mimoza Mustafa,

Valdrin Kasumaj,

Valdrin Kasumaj,

Mimoza Mustafa,

Mimoza Mustafa,

Veton Zeqiraj,

Arben Mustafa,

Avni Sahiti,

Mimoza Mustafa,

Avni Sahiti,

Valdrin Kasumaj,

Mimoza Mustafa,

Veton Zeqiraj,

Arben Mustafa,

Valdrin Kasumaj,

Avni Sahiti,

Arben Mustafa,

Valdrin Kasumaj,

Veton Zeqiraj,

Mimoza Mustafa,

Valdrin Kasumaj,

Avni Sahiti.

Arben Mustafa

Avni Sahiti

Arben Mustafa

Valdrin Kasumaj

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Veton Zeqiraj

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Avni Sahiti

Veton Zeqiraj

Arben Mustafa

Veton Zeqiraj

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Page 90: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

90

Avni Sahiti

Arben Mustafa

Valdrin Kasumaj

Mimoza Mustafa

Avni Sahiti

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Avni Sahiti

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Veton Zeqiraj

Veton Zeqiraj

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Avni Sahiti

Avni Sahiti

Arben Mustafa

Veton Zeqiraj

Arben Mustafa

Avni Sahiti

Valdrin Kasumaj

Veton Zeqiraj

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Veton Zeqiraj

Valdrin Kasumaj

Një sekondë, po dëshironi konsultim?

Mimoza Mustafa

Valdrin Kasumaj

Valdrin Kasumaj

Page 91: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

91

Mimoza Mustafa

Valdrin Kasumaj

Veton Zeqiraj

Valdrin Kasumaj

Veton Zeqiraj

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Valdrin Kasumaj

Mimoza Mustafa

Dhe e fundit,

Mimoza Mustafa

(Ndërprerje e incizimit)

KRYETARJA: Fjalën deputetit, ju lutem!

SEJDI HOXHA: Të nderuar deputetë,

Më lejoni që në emër të komisionit të bëjmë edhe prezantimin e rezultateve të votimit për

përzgjedhjen e 1 anëtari joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Komisioni në përbërje: Sali Zyba, Saranda Musliu, Sejdi Hoxha, Ljubinko Karaxhiq, Gazmend

Syla dhe Duda Balje.

Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 109 deputetë, dy fletëvotime janë të pavlefshme, ndërsa

rezultatet e kandidatëve janë si në vijim: Arben Mustafa ka fituar 29 vota, Avni Sahiti i ka fituar

17 vota, Mimoza Mustafa ka fituar 29 vota, Valdrin Kasumaj ka fituar 17 vota dhe Veton Zeqiraj

ka fituar 15 vota.

Ky është rezultati i votimit. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Konstatoj se në rundin e dytë, shkojnë dy kandidatët me më së

shumti vota, meqenëse askush nuk e ka marrë shumicën e votave të kërkuara.

Pra, këta janë kandidatët: Arben Mustafa dhe Mimoza Mustafa, në rundin e dytë. E lus

administratën që t’i përgatisë fletëvotimet me këta dy emra. Për pesë minuta do të jemi gati.

Menjëherë pas këtij rundi të votimit, të nderuar deputetë, do të na duhet që ta marrim një pauzë

për ta ajrosur sallën.

(Ndërprerje e incizimit)

Page 92: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

92

KRYETARJA: Fillojmë me rundin e dytë të votimit. Dy kandidatët janë: Arben Mustafa dhe

Mimoza Mustafa.

I ftoj deputetët të votojnë:

Abelard Tahiri, Adem Hoxha, Agon Batusha, Alban Hyseni dhe Albena Reshitaj.

Ju lus, përsëri që ta mbani distancën deputetë, t’i mbani maskat, mos i largoni maskat dhe

sigurohuni që kur të ktheheni në ulëse t’i dezinfektoni duart.

Albert Kinolli, Ali Berisha, Arben Gashi nuk është këtu, Arbër Rexhaj, Arbër Tolaj.

Arbëreshë Krasniqi, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, Arbërie Nagavci, Ardian Shala, Ariana Musliu-

Shoshi.

Arta Bajralia, Artan Abarashi, Bajrush Xhemajli, Bedri Hamza, Behgjet Pacolli.

Bekë Berisha, Bekim Haxhiu, Besa Gaxherri, Besa Ismaili-Ahmeti, Blerta Deliu-Kodra.

Branislav Nikoliq, Daut Haradinaj, Dimal Basha, Donika Kadaj, Doruntinë Maloku.

Duda Balje, Ekrem Hyseni, Elbert Krasniqi, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Eman Rrahmani, Endrit

Shala, Enver Haliti, Enver Hoxhaj, Etem Arifi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Fatmir Limaj.

Fatmir Rexhepi, Fatmir Xhelili, Fatmire Kollçaku, Faton Bislimi, Ferat Shala, Fetah Rudi, Fidan

Jilta, Fidan Rekaliu, Fikrim Damka, Fitim Haziri, Fitim Uka dhe Fitore Pacolli-Dalipi.

Ju lus që ta mbani distancën, deputetë.

Ganimete Musliu, Gazmend Abrashi, Gazmend Bytyçi, Gazmend Gjyshinca, Gazmend Syla,

Hajredin Kuçi, Hajrulla Çeko, Hatim Baxhaku, Haxhi Avdyli, Haxhi Shala, Hekuran Murati,

Igor Simiq, Ilir Ferati, Ilir Tasholli, Ismet Beqiri, Ivan Todosijeviq, Jahja Kokaj, Jasmina Dediq.

Kadri Veseli, Kujtim Gashi, Kujtim Shala, Labinotë Demi-Murtezi, Liburn Aliu, Lirije Kajtazi,

Ljubinko Karaxhiq, Marigona Geci, Mefail Bajçinovci, Memli Krasniqi, Mërgim Lushtaku,

Miljana Nikoliq, Milosh Peroviq, Mimoza Kusari-Lila.

Pal Leka, Rasim Demiri, Rasim Selmanaj, Rexhep Selimi, Rrezarta Krasniqi, Sali Zyba, Saranda

Bugujevci, Saranda Musliu.

Page 93: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

93

Sejdi Hoxha, Shkëlzen Hajdini, Shkëmb Manaj, Shkumbin Demaliaj, Shkumbin Gashi, Shpejtim

Bulliqi, Slavko Simiq, Teuta Haxhiu, Time Kadrijaj.

Teuta Haxhiu, Time Kadrijaj, Uran Ismaili, Valdete Idrizi, Valentina Bunjaku, Valon Ramadani,

Verica Qeraniq, Veton Berisha, Visar Hoti, Vlora Limani-Hajnuni, Xhavit Ukaj, Yllza Hoti,

Zikreta Aliti, Zoran Mojsiloviq edhe unë Vjosa Osmani.

Me kaq përfundon lista. Ju lus përsëri që ta mbani distancën.

Ju lus, filloni me numërimin e votave. Deputetit, fjalën! Deputetes fjalën, deputetes Musliu.

SARANDA MUSLIU: Atëherë komisioni ynë vazhdon për anëtarin e Bankës Qendrore të

Republikës së Kosovës. D.m.th. në rundin e dytë që janë dy vetëm kandidatë. Shkojmë pa

humbur kohë.

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

E pavlefshme

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Page 94: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

94

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

E pavlefshme

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

E pavlefshme

Page 95: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

95

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

E pavlefshme

Mimoza Mustafa

E pavlefshme

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

E pavlefshme

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Mimoza Mustafa

Arben Mustafa

Mimoza Mustafa

Page 96: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

96

Mimoza Mustafa dhe

Arben Mustafa.

KRYETARJA: Fjalën, deputetit, ju lutem!

SEJDI HOXHA: Të nderuar deputetë,

Në bazë të rezultatit të dytë të votimit për dy kandidatët e tjerë, komisioni konstaton që në votim

kanë marrë pjesë gjithsej 107 deputetë. Të pavlefshme janë 6 vota. Zoti Arben Mustafa ka marrë

52 vota, ndërsa znj. Mimoza Mustafa ka fituar 49 vota.

Ky është konstatimi i komisionit përgjegjës. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Meqenëse, asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë 54 votat e

nevojshme për të kaluar, konstatoj se e gjithë procedura duhet të rikthehet në pikën zero, në

përputhje me ligjet në fuqi.

Të nderuar deputetë,

Tashmë jam konsultuar me disa nga grupet parlamentare, në qoftë se pajtoheni, për shkak se këtu

tashmë edhe është bërë e rrezikshme të vazhdojmë, sepse ajri nuk po mund të qarkullojë, ne do të

mund ta vazhdonim seancën, nesër prej orës 11:00.

Siç e dini, me kërkesë të kryeministrit dhe përkrahje të grupeve parlamentare, seanca lidhur me

debatin për pandeminë, është shtyrë për në orën 16:00. Rrjedhimisht, do të kishim hapësirë të

nevojshme prej orës 11:00-16:00 që t’i trajtojmë pikat e mbetura, në qoftë se pajtoheni.

A ka dikush ndonjë kundërshtim? Në qoftë se nuk ka kundërshtim, kjo seancë vazhdon nesër në

orën 11:00. Faleminderit të gjithëve!

* * *

Page 97: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

97

E premte, më 10 korrik 2020

Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 9 korrik 2020

Mbledhjen e drejton nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.

KRYESUESJA: Të nderuar deputetë,

I hap punimet për vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e filluar

dje, më 9 korrik 2020.

Të pranishëm janë 79 deputetë, kështu procedojmë me pikat e papërfunduara të rendit të ditës të

seancës së filluar dje.

Në radhë është pika e pestë e rendit të ditës.

5. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i

Sistemit Transmisionit dhe Tregut KOSTT

Të nderuar deputetë,

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike e ka shqyrtuar

raportin e panelit përzgjedhës me kandidatët për zgjedhjen e kryesuesit dhe drejtorëve të Bordit

të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit Transmisioni dhe Tregut KOSTT dhe Kuvendit i ka

rekomanduar zgjedhjen e pesë anëtarëve të këtij bordi nga 12 kandidatë të propozuar.

Në emër të Komisionit Funksional për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime

Strategjike ftoj nënkryetaren e komisionit, zonjën Doruntinë Maloku, që të paraqesë dhe ta

arsyetojë raportin e komisionit.

DORUNTINË MALOKU: Të nderuar kolegë,

Ndërmarrja Publike KOSTT është operatori i Sistemit të Transmisionit të Tregut të Energjisë

Elektrike të Kosovës. Ndërmarrje publike me 100% të aksioneve shtetërore sipas Ligjit për

energjinë elektrike numër 05/L-085 dhe funksionon si ndërmarrje publike në pajtim me Ligjin

për ndërmarrjet publike dhe legjislacionin përkatës në fuqi.

Të drejtat e aksionarit për KOSTT-in ushtrojnë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Bordi i drejtorëve i KOSTT-it përbëhet prej shtatë anëtarëve, njëri prej të cilëve është kryesues i

bordit.

Kryesuesi dhe pesë anëtarët e tjerë të bordit emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me

mandat katërvjeçar me mundësi për rizgjedhje edhe për një mandat, ndërsa mandati i shtatë është

kryeshefi ekzekutiv sipas detyrës zyrtare.

Page 98: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

98

Bordi i Drejtorëve për veprimtarinë e KOSTT-it i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës

në baza të rregullta vjetore dhe sa herë që kërkohet nga Kuvendi një gjë e tillë.

Në bazë të nenit 14 të Ligjit numër 05/L-085 për energjinë elektrike Ministria e Punëve të

Brendshme dhe Administratës Publike ka shpallur konkursin për drejtor të Bordit të KOSTT-it

nga data 22. 2. 2020 deri më 22 mars 2020, pra ishte i hapur 30 ditë.

Ndërkaq dosjen e aplikantëve e ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës më 2 qershor 2020.

Në bazë të nenit 14, paragrafi 6.2 i Ligjit numër 05/L-085 për energjinë elektrike Komisioni

Parlamentar Përkatës për Energji pas pranimit të dosjes të aplikantëve i ka kërkuar Kuvendit të

Republikës së Kosovës së paku dy kandidatë për një pozitë të lirë.

Komisioni për Ekonomi, Punësi, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike si

Komision përkatës për Energji më datën 9 qershor 2020 ka marrë vendim për formimin e panelit

për zgjedhjen e anëtarëve të bordit me këtë përbërje:

1. Endrit Shala, nga Grupi Parlamentar Nisma, kryesues i panelit,

2. Elbert Krasniqi, nga Grupi Parlamentar Lëvizja Vetëvendosje,

3. Doruntinë Maloku, nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike,

4. Ferat Shala, nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës,

5. Pal Lekaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë dhe

6. Zoran Mojsiloviq, nga Grupi Parlamentar Lista serbe.

Paneli i caktuar nga komisioni më datën 10 qershor konstatoi se në konkurs kanë aplikuar 32

kandidatë, prej të cilëve 27 kandidatë i kanë plotësuar kushtet formale sipas ligjit dhe duhet të

ftohen në intervistë.

Ndërkaq pesë kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet formalo-ligjore dhe janë eliminuar nga lista

e ngushtë.

Ndërkaq në përputhje me nenin 8 të Ligjit numër 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e

Ligjit për ndërmarrjet publike, ku një nga drejtorët e Bordit të një ndërmarrjeje publike duhet të

jetë nga komuniteti joshumicë vendosi që t’i rekomandojë Kuvendit që të kërkojë nga Qeveria që

ta rishpallë konkursin për një pozitë, sepse kishte aplikuar vetëm një kandidat dhe as ai kandidat

nuk i kishte plotësuar kushtet si dhe do të duhej që të jenë edhe së paku dy kandidatë për një

pozitë.

Page 99: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

99

Nga data 15 dhe 16 qershor 2020, paneli përzgjedhës zhvilloi procesin e intervistimin të

kandidatëve, ku pas zhvillimit të procesit dhe të poentimit bazuar në performansën e tyre paneli i

propozoi komisionit 10 kandidatët me më së shumti poenë, si në vijim:

1. Kushtrim Krasniqi,

2. Jeton Mehmeti,

3. Ali Hamiti,

4. Nebi Zariqi,

5. Pranvera Dobruna-Kryeziu,

6. Saranda Sadriu-Mehmeti,

7. Xhavit Buzhala,

8. Ibrahim Krasniqi,

9. Gjelosh Vataj dhe

10. Ajrina Gashi-Hamdiu.

Më 16 qershor 2020, komisioni, pas shqyrtimit të raportit të panelit përzgjedhës, vendosi me

shumicë votash të miratojë raportin e panelit dhe i procedoi Kuvendit rekomandimit për shqyrtim

me 10 kandidatët me më së shumti poenë.

Kryesia e Kuvendit më datën 17 qershor 2020 nxori përfundimin nr. 07 dhe 049 dhe i kërkoi

komisionit që ta rishqyrtojë raportin me rekomandime për zgjedhjen e bordit të drejtorëve të

KOSTT-it për respektimin e detyrimit ligjor për përfaqësimin e barabartë gjinor në bordet e

shoqërive tregtare si dhe Kuvendit t’ia paraqesë raportin me rekomandime.

Komisioni më 26 qershor 2020, pasi e shqyrtoi përfundimin e Kryesisë, më datën 17 qershor

2020, vendosi që të shtojë në listë edhe të vetmen kandidate grua që ka plotësuar kushtet për të

qenë anëtare e Bordit të KOSTT-it, po duke u renditur si e 22-ta, si dhe kandidatin në radhë nga

kandidatët burra, si të njëmbëdhjetin në listë për t’ju ofruar deputetëve kushtin ligjor dy kandidat

për një pozitë në bord.

Andaj, komisioni në mbledhjen e mbajtur më 26 qershor vendosi që Kuvendit t’i rekomandojë si

në vijim:

Kuvendi të zgjedhë me votim të fshehtë pesë nga 12 kandidatët e propozuar për kryesues dhe

drejtor të Bordit të Ndërmarrjes Publike KOSTT me mandat katërvjeçar, si në vijim:

1. Kushtrim Krasniqi,

2. Jeton Mehmeti,

3. Ali Hamiti,

4. Nebi Zariqi,

Page 100: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

100

5. Pranvera Dobruna-Kryeziu,

6. Saranda Sadriu-Mehmeti,

7. Xhavit Buzhala,

8. Ibrahim Krasniqi,

9. Gjelosh Vataj,

10. Ajrina Gashi-Hamdiu,

11. Arben Dodaj dhe

12. Hyrmet Mydyti.

Kuvendi ta zgjedhë kryesuesin e Bordit të Ndërmarrjes Publike KOSTT, kandidatin më të votuar

nga deputetët.

Kuvendi t’i rekomandojë Qeverisë që të rishpallë konkurs edhe për një drejtor të Bordit të

Ndërmarrjes Publike KOSTT për të plotësuar pozitën vakante për përfaqësues të komuniteteve

joshumicë.

Zonja kryesuese,

Nëse më lejohet ta propozoj edhe kandidatin për panelin zgjedhor në Kuvend. Është deputeti Ilir

Tasholli, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Maloku!

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se në pajtim me nenin 14, paragrafi 2 i Ligjit numër 05/L-085 për energjinë elektrike,

kryesuesi dhe pesë anëtarët e tjerë të Bordit emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me

shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe të atyre që votojnë.

Komisioni Funksional për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike i ka

rekomanduar Kuvendit që me votim të fshehtë të zgjedhë kryesuesin dhe katër anëtarë të Bordit

të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut KOSTT nga 12 kandidatët

e propozuar si në vijim:

1. Kushtrim Krasniqi,

2. Jeton Mehmeti,

3. Ali Hamiti,

4. Nebi Zariqi,

5. Pranvera Dobruna-Kryeziu,

6. Saranda Sadriu-Mehmeti,

7. Xhavit Buzhala,

8. Ibrahim Krasniqi,

9. Gjelosh Vataj,

Page 101: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

101

10. Ajrina Gashi-Hamdiu,

11. Arben Dodaj dhe

12. Hyrmet Mydyti.

Komisioni Funksional ka rekomanduar që Kuvendi ta zgjedhë kryesues të Bordit të Ndërmarrjes

Publike KOSTT kandidatin që merr më së shumti vota nga deputetët.

Kryesia e Kuvendit ka propozuar që të jenë dy fletëvotime, një me tetë kandidatët e gjinisë

mashkullore, ku do të votohen tre anëtarë dhe një tjetër fletëvotim me katër kandidate gra, ku do

të votohet vetëm për dy anëtare.

Gjithashtu komisioni i rekomandon Kuvendit që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të rishpallë

konkursin për pozitën e lirë për një drejtor të Bordit të Ndërmarrjes Publike KOSTT nga radhët e

komunitetit joshumicë.

Ftoj përfaqësuesit e grupeve parlamentare që të propozojnë nga një anëtar për komisionin votues.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, fjalën e ka deputetja Mimoza Kusari-Lila.

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit!

Përshëndetje, të nderuar deputetë,

Përshëndetje media,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Arsyeja që dola këtu sot është se dua ta ndaj me ju këtë moment, në fakt që duhet të gjithë ta

marrim shënim dhe ta kemi parasysh që për herë të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

që pas miratimit të Ligjit për barazi gjinore, pas miratimit të Ligjit për ndërmarrje publike në

vitin 2015, ku është e paraparë barazia gjinore në bordet e ndërmarrjeve publike, pas miratimit të

Ligjit për shoqëri tregtare në vitin 2018, ku parashihej që të gjitha shoqëritë aksionare në Kosovë

duhet të kenë së paku 40% në dy vjetët e para dhe 50% më pastaj të grave në borde, sot do të

votohet me lista të ndara për t’u garantuar barazia gjinore në bord të një ndërmarrje shoqëri

aksionare në Kosovë KOSTT.

Ajo çka duhet theksuar për secilin prej nesh, natyrisht edhe për gratë në veçanti, deputete këtu

sot është se duhet t’ia rikujtojmë vazhdimisht vetit obligimin që e kemi për vajzat dhe gratë që

janë jashtë kësaj salle, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe që e kanë të drejtën për t’u

përfaqësuar dhe për t’u zgjedhur.

Prandaj, e di se kemi kritika, kemi beteja të ndryshme politike, sot është një moment, i cili vlen

të shënohet si moment progresi për Kuvendin e Republikës së Kosovë.

Page 102: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

102

Procesi deri në këtë pikë ka ardhur pasi që ne si Grup Parlamentar kemi kërkuar nga Kryesia e

Kuvendit, duke e parë që nuk është respektuar barazia në përzgjedhje të kandidatëve në listën e

ngushtë për anëtarë të KOSTT-it që kjo listë që rishikohet. Dua ta falënderoj kryetaren e

Kuvendit, Kryesinë e Kuvendit që ia ka kthyer komisionit dhe ka kërkuar që barazia gjinore e

paraparë me Ligjin për ndërmarrje publike me Ligjin për barazinë gjinore dhe Ligjin për

shoqërinë tregtare të respektohet në këtë rast.

Prandaj, sot do të votojmë dhe do të sigurohemi të gjithë bashkë natyrisht se nuk ka formë tjetër

përderisa gjithmonë i kemi pasur dy kuti të ndara për komunitetin shumicë dhe komunitetin

pakicë, sot i kemi dy kuti të ndara për të siguruar që gratë janë të përfaqësuara në bord të një

ndërmarrje shoqëri aksionare, një ndërmarrje strategjike për sektorin e energjisë në Kosovë.

Andaj, dua t’ju falënderoj të gjithëve, në veçanti anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, anëtarët e

Komisionit për Zhvillim Ekonomik që e kanë mbështetur dhe në veçanti të sigurohemi që të

gjitha gratë dhe vajzat profesioniste në të ardhmen e afërt në momentin kur ka konkurse për të

aplikuar, ta dinë se e drejta e tyre për t’u zgjedhur do të respektohet, do të respektohet për shkak

se në secilin bord të ndërmarrjeve që do të votohet në këtë Kuvend, duhet të jenë të paktën 40

ose 50% gra dhe vajza. Faleminderit! Është hap i vogël ndoshta për Kuvendin, por hap i madh

për barazinë në Kosovë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Kë e propozoni?

MIMOZA KUSARI-LILA: Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje propozoj

Sali Zybën, si pjesë e panelit zgjedhor.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Kusari-Lila!

Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, shefi i Grupit Parlamentar, zoti Bedri Hamza.

BEDRI HAMZA: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon zotin Sejdi Hoxha.

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i AAK-së, zonja Time Kadrijaj.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, nënkryetare!

Edhe ne e përshëndesim se kemi arritur që në një farë mase të rregullojmë përfaqësimin gjinor,

sepse ka qenë në vazhdimësi grupi i grave deputete, po edhe deputetet e Parlamentit të Kosovës

kanë votuar edhe amendamente dhe në Kryesi të Kuvendit kanë propozuar të respektohet barazia

gjinore po ashtu është detyrë edhe të grupit të grave deputete që ta respektojnë barazinë gjinore

dhe kemi kërkuar në vazhdimësi gjatë amendamentimit të ligjeve, i kemi parë ligjet në aspektin

gjinor sa po prezantohen dhe më vjen mirë që e kemi arritur këtë.

Page 103: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

103

Ne për komision e propozojmë deputeten Teuta Haxhiu.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Kadrijaj. Nga Lista serbe?

IGOR SIMIĆ: Srpska lista je podržala rodno ravnopravnost u Upravnim odborima, a za ovu

Komisiju predlažemo člana Branislava Nikolića. Hvala!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar 6+.

RASIM DEMIRI: Parlamentarna grupa 6+ predlaže poslanicu Fidan Jilta.

KRYESUESJA: Atëherë, ju faleminderit të gjithëve.

Lus deputetët që me ngritje dore të deklarohen për formimin e Komisionit votues, sipas

propozimit të grupeve parlamentare. Nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje deputeti

Sali Zyba, Grupi Parlamentar i LDK-së, Ilir Tasholli, Grupi Parlamentar i PDK-së, Sejdi Hoxha,

Grupi Parlamentar i AAK-së, Teuta Haxhiu, Grupi Parlamentar Lista serbe, Branislav Nikoliq

dhe Grupi Parlamentar 6+, Fidan Jilta.

Kush është për, ju lutem? Faleminderit!

A ka kundër? Një.

Abstenim?

Atëherë, konstatoj që vetëm me një votë kundër, shumicën absolute pro, aprovohet ky komision.

Për vëmendje për sqarim, pra vetëm të bëj të ditur që nëse në rundin e parë të votimit nuk

zgjidhen pesë anëtarë të këtij bordi, do të mbahet rundi i dytë i votimit me kandidatë që kanë

fituar më së shumti vota në rundin e parë të votimit.

Kërkoj nga Komisioni votues që të fillojë me procedimin e votimit.

Deputetët do të ftohen sipas listës dhe ju lus edhe sot që të jeni të kujdesshëm për ruajtjen e

distancës dhe rregullave në mënyrë të shmangies së përhapjes eventuale.

Ftoj deputetët sipas listës që të bëhen gati: Fillimisht lus komisionin që të zërë vendet e tyre dhe

pastaj deputetët:

Abelard Tahiri, Adem Hoxha, Agon Batusha, Alban Hyseni, Albena Reshitaj, Albert Kinolli, po

vërejtje me vend për të gjithë për respektim të distancës, ju lutem shmangni grumbullimin në

grupe kështu të mëdha.

Ali Berisha, Arben Gashi, Arbër Tolaj, Arbër Rexhaj, Arbëreshë Krasniqi, Arbërie Nagavci,

Arbreshë Kryeziu-Hyseni, Ardian Shala, Ariana Musliu Shoshi, Arta Bajralija, Artan Abrashi,

Page 104: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

104

Bajrush Xhemaili, Bedri Hamza, Behgjet Pacolli, Bekë Berisha, Bekim Haxhiu, Besa Gaxherri,

Besa Ismaili Ahmeti, Blerta Deliu-Kodra, Branislav Nikoviq, Daut Haradinaj, Dimal Basha,

Donika Kadaj-Bujupi, Doruntinë Maloku-Kastrati, Duda Balje, Ekrem Hyseni, Elbert Krasniqi,

Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Eman Rrahmani, Endrit Shala, Enver Haliti, Enver Hoxhaj, Etem

Arifi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Fatmir Xhelili, Fatmire Kollçaku,

Faton Bislimi, Ferat Shala, Fetah Rudi, Fidan Jilta, Fidan Rekaliu, Fikrim Damka, Fitim Haziri,

Fitim Uka, Fitore Pacolli-Dalipi, Fjolla Ujkani, Floretë Zejnullahu, Frashër Demaj, Ganimete

Musliu, Gazmend Abrashi, Gazmend Bytyçi, Gazmend Gjyshinca, Gazmend Syla, Hajredin

Kuçi, Hajrulla Çeko, Hatim Baxhaku, Haxhi Avdyli, Haxhi Shala, Hekuran Murati, Igor Simiq,

Ilir Ferati, Ilir Tasholli, Ismet Beqiri,

Të nderuar kolegë,

Ju lutem respektoni distancën, vendosni maskat dhe respekton distancën.

Ivan Todosijeviq, Jahja Koka, Jasmina Dediq, Kadri Veseli, Kujtim Gashi, Kujtim Shala,

Labinotë Demi-Murtezi, Liburn Aliu, Lirije Kajtazi, Ljubinko Karaxhiq, Marigona Geci, Mefail

Bjaqinovci, Memli Krasniqi, Mërgim Lushtaku.

Ftoj deputetët: Miljana Nikoliq, Milosh Peroviq, Mimoza Kusari-Lila, Mirlinda Sopi-Krasniqi,

Pal Lekaj, Rasim Demiri, Rasim Selmanaj, Rexhep Selimi, Rrezarta Krasniqi, Sali Zyba,

Saranda Bogujevci dhe Saranda Musliu.

Ftoj deputetët: Sejdi Hoxha, Shkëlzen Hajdini, Shkëmb Manaj, Shkumbin Demalija, Shkumbin

Gashi, Shpejtim Bulliqi, Slavko Simiq, Teuta Haxhiu, Time Kadrijaj, Uran Ismaili dhe Valdete

Idrizi.

Ftoj deputetët: Valentina Bunjaku-Rexhepi, Valon Ramadani, Verica Ceraniq, Veton Berisha,

Visar Hoti, Vjosa Osmani-Sadriu, Vlora Limani-Hajnuni, Xhavit Uka, Yllëza Hoti, Zikrete Aliti

dhe Zoran Mojsiloviq.

Lus që nëse edhe është ndonjë deputet që akoma nuk ka votuar, sepse po përfundojmë me

procedurën e votimit për rundin e parë. A ka ndonjë nga deputetët që nuk ka votuar? Atëherë,

ftoj kryesuesin e Komisionit votues që të paraqesë raportin për rezultatin e votimit për zgjedhjen

e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut

KOSTT, shoqëria aksionare.

Atëherë, vazhdoni ju lutem, kryesues i Komisionit votues! Ju lutem për qetësi edhe deputetët t’i

zënë vendet e tyre dhe të ruajnë distancën.

Page 105: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

105

ILIR TASHOLLI: Të nderuar deputetë, ju kërkoj që të uleni në vendet tuaja, tash po fillojmë me

rezultatet e votimit. Na duhet qetësi, sepse në qoftë se ka zhurmë, mund të kemi problem me

numërimin e saktë:

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Hyrmet Mydyti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sardiu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Një fletëvotim është i pavlefshëm, nuk ka votuar askush.

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Hyrmet Mydyti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Saranda Sardiu-Mehmeti,

Hyrmet Mydyti,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Edhe një fletëvotim është i pavlefshëm, janë votuar të gjithë dhe është një “x”.

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Page 106: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

106

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Hyrmet Mydyti,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Ajrina Gashi është e rrethuar, ka dalë pak përtej katrorit, por mund ta diskutojmë si komision.

Ok! Konsiderohet votim i saktë!

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Hyrmet Mydyti,

Page 107: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

107

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Hyrmet Mydyti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Hyrmet Mydyti,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Hyrmet Mydyti,

Hyrmet Mydyti,

Hyrmet Mydyti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Hyrmet Mydyti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Saranda Sadriu-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Hyrmet Mydyti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Hyrmet Mydyti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Page 108: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

108

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti.

KRYESUESJA: Regjia, mikrofonin, ju lutem!

ILIR TASHOLLI: Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Një fletëvotim s’është votuar askush!

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Hyrmet Mydyti,

Saranda Sadriu-Mehmeti,

Page 109: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

109

Ajrina Gashi-Hamdiu,

Hyrmet Mydyti,

Pranvera Dobruna-Kryeziu,

Hyrmet Mydyti.

KRYESUESJA: Doruntinë, mos i pengo, të lutem, anëtarët e komisionit! Deputetja Doruntinë

Maloku, të lutem, mos i pengo anëtarët e komisionit!

ILIR TASHOLLI: Atëherë, të nderuar deputetë, vazhdojmë me pjesën e dytë të numërimit të

fletëvotimeve për kandidatët e gjinisë mashkullore të propozuar për kryesues dhe anëtarë të

Bordit për KOSTT.

105 deputetë kanë votuar.

Kushtrim Krasniqi,

Ali Hamiti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Ibrahim Krasniqi,

Xhelosh Vataj,

Jeton Mehmeti,

Xhavit Buzhala,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Kushtrim Krasniqi,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Nebih Zariqi,

Xhelosh Vataj,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Xhelosh Vataj,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Jeton Mehmeti,

Page 110: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

110

Ali Hamiti,

Nebih Zariqi,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Xhelosh Vataj,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Jeton Mehmeti,

Gjelosh Vataj,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Ali Hamiti,

Xhavit Buzhala,

Ibrahim Krasniqi, e pavlefshme,

Kushtrim Krasniqi,

Nebih Zariqi,

Ibrahim Krasniqi, e pavlefshme,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Kushtrim Krasniqi,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Jeton Mehmeti,

Page 111: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

111

Nebih Zariqi, e pavlefshme,

Jeton Mehmeti,

Ali Hamiti,

Nebih Zariqi,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Gjelosh Vataj,

Arben Dodaj, e pavlefshme,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Ali Hamiti,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Ibrahim Krasniqi,

Arben Dodaj,

Ali Hamiti,

Nebih Zariqi,

Gjelosh Vataj, e pavlefshme,

Kushtrim Krasniqi,

Jeton Mehmeti,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Ibrahim Krasniqi,

Nebih Zariqi,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Jeton Mehmeti,

Gjelosh Vataj,

Arben Dodaj,

Nebih Zariqi,

Gjelosh Vataj,

Arben Dodaj,

Nebih Zariqi,

Gjelosh Vataj,

Page 112: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

112

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Nebih Zariqi,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Ali Hamiti,

Nebih Zariqi,

Jeton Mehmeti,

Xhavit Buzhala,

Arben Dodaj, e pavlefshme,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Xhavit Buzhala,

Kushtrim Krasniqi,

Nebih Zariqi,

Ibrahim Krasniqi,

Nebih Zariqi,

Ibrahim Krasniqi,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Jeton Mehmeti,

Ibrahim Krasniqi,

Kushtrim Krasniqi,

Nebih Zariqi,

Xhavit Buzhala,

Page 113: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

113

Jeton Mehmeti,

Ali Hamiti,

Nebih Zariqi,

Nebih Zariqi,

Xhavit Buzhala,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Ibrahim Krasniqi,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Nebih Zariqi,

Jeton Mehmeti,

Xhavit Buzhala,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Kushtrim Krasniqi,

Ali Hamiti,

Nebih Zariqi, e pavlefshme,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Ali Hamiti,

Nebih Zariqi,

Xhavit Buzhala,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj, e pavlefshme,

Kushtrim Krasniqi,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Ali Hamiti, e pavlefshme,

Page 114: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

114

Nebih Zariqi,

Ibrahim Krasniqi,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Xhavit Buzhala,

Jeton Mehmeti,

Nebih Zariqi,

Xhavit Buzhala,

Jeton Mehmeti,

Ali Hamiti,

Nebih Zariqi,

Nebih Zariqi,

Ibrahim Krasniqi,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Ali Hamiti,

Gjelosh Vataj,

Nebih Zariqi,

Ibrahim Krasniqi,

Gjelosh Vataj,

Jeton Mehmeti,

Xhavit Buzhala,

Arben Dodaj,

Ali Hamiti, e pavlefshme,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Jeton Mehmeti,

Arben Dodaj,

Jeton Mehmeti,

Ibrahim Krasniqi,

Gjelosh Vataj,

Jeton Mehmeti,

Page 115: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

115

Xhavit Buzhala,

Nebih Zariqi,

Ibrahim Krasniqi,

Gjelosh Vataj,

Jeton Mehmeti,

Xhavit Buzhala,

Arben Dodaj,

Kushtrim Krasniqi,

Xhavit Buzhala dhe

Arben Dodaj.

(Ndërprerje e incizimit)

KRYESUESJA: Regjia, ju lutem fjalën deputetes për komunikim të raportit.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kolegë deputetë, për durimin!

Votat e fituara për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të

KOST-it nga kandidatët e gjinisë mashkullore janë si në vijim:

1. Kushtrim Krasniqi ka fituar 21 votë,

2. Jeton Mehmeti ka fituar 63 vota,

3. Ali Hamiti ka fituar 14 vota,

4. Nebih Zariqi ka fituar 42 vota,

5. Xhavit Buzhala ka fituar 14 vota,

6. Ibrahim Krasniqi ka fituar 14 vota,

7. Gjelosh Vataj ka fituar 14 vota, dhe

8. Arben Dodaj ka fituar 56 vota.

Meqë nga lista dy kandidatë kanë fituar mbi 56%, domethënë shkojnë Jeton Mehmeti dhe Arben

Dodaj. Në garë hyjnë dy kandidatë tjerë, do të thotë janë Kushtrim Krasniqi me 21 vota dhe

Nebih Zariqi me 42 vota në raundin e dytë për vendin e tretë. Nebihu ka 42 dhe i dyti është

Kushtrim Krasniqi me 21 vota që luftojnë për vendin e tretë. Domethënë, përgatitet edhe një

raund për një pozitë.

Kërkoj falje! Kam menduar që është kryer për gjininë femërore. Votat e fituara për kandidatët e

propozuar për zgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit nga kandidatet femra janë:

1. Pranvera Dobruna-Kryeziu me 32 vota,

2. Saranda Sadriu-Mehmeti ka fituar 37 vota,

3. Ajrina Gashi-Hamdiu ka fituar 48 vota,

Page 116: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

116

4. Hyrmet Mydyti ka fituar 36 vota.

Domethënë, në votim kanë marrë pjesë 105 deputetë. Për raundin e parë tek gjinia femërore kanë

qenë 3 të pavlefshme, kurse tek gjinia mashkullore janë 10 të pavlefshme. Tek gjinia femërore

domethënë votat asnjë nuk ka fituar sa unë, janë 48 vota. Më së shumti do të thotë nuk e kemi

asnjë fituese nga gjinia femërore. Domethënë, tani mbetet përsëritje e... thjesht e bisedojmë. Nuk

e di, është komisioni profesional që mund të na thotë çka. E diskutojmë çështjen për grupin e

gjinisë femërore.

KRYESUESJA: Faleminderit! Atëherë, pas raportimit të komisionit konstatoj se duhet të

ripërsëritet pra votimi për burra. Dy kandidatët që kanë marrë më së shumti vota, përveç atyre që

kalojnë në raundin e parë. Pra, kalojnë dy kandidatë në raundin e parë, ndërsa kandidatët e

renditur si i treti dhe i katërti me numrin e votave, përsërisin rivotimin për ta zgjedhur anëtarin e

tretë të Bordit.

Ndërsa, sa u përket kandidateve gra do të ripërsëritet procesi tërësisht. Pra, rishpallet edhe një

herë konkursi, sipas ligjit. Ju lutem, që të keni durim pesë minuta, derisa Administrata t’i bëjë

gati fletëvotimet dhe pas pesë minutave vazhdojmë me rivotim në raundin e dytë, për të zgjedhur

edhe një kandidat burrë për Bordin. Faleminderit!

(Ndërprerje e incizimit)

KRYESUESJA: Atëherë, ftoj anëtarët e Komisionit t’i zënë vendet e tyre dhe të vazhdojnë

punën me rivotim.

Ju lus që t’i zini vendet, në mënyrë që të konstatojmë praninë dhe të vazhdojmë me votim.

A mund ju lutem të uleni në vendet tuaja, në mënyrë që të kemi mundësi të konstatojmë

kuorumin e nevojshëm? Ju lutem deputetëve që të ulen në vendet e tyre!

Të pranishëm janë 64 deputetë. Kështu që mund të vazhdojmë me rivotim. Thërras me radhë

deputetët!

Abelard Tahiri, Adem Hoxha, Agon Batusha, Alban Hyseni, Albena Reshitaj.

Ftoj deputetët: Albert Kinolli, Ali Berisha, Arben Gashi, Arbër Rexhaj, Arbër Tolaj, Arbëreshë

Krasniqi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Arbërie Nagavci për votim.

Ftoj deputetët: Ardian Shala, Ariana Musliu-Shoshi, Arta Bajralia, Artan Abrashi, Bajrush

Xhemajli, Bedri Hamza, Behgjet Pacolli dhe Bekë Berisha për votim.

Page 117: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

117

Ftoj deputetët: Bekim Haxhiu, Besa Gaxherri, Besa Ismaili-Ahmeti, Blerta Deliu-Kodra,

deputetin Branislav Nikoliq, Daut Haradinaj, Dimal Basha, Donika Kodaj-Bujupi dhe Doruntinë

Maloku-Kastrati.

Janë katër kabina për votim, kështu që ju lutem deputetëve që të vijnë edhe të votojnë!

Ftoj deputetët: Duda Balje, Ekrem Hyseni, Elbert Krasniqi, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Eman

Rrahmani, Endrit Shala, Enver Haliti dhe Enver Hoxhaj për votim.

Ftoj deputetët: Ethem Arifi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Fatmir

Xhelili, Fatmire Kollçaku, Faton Bislimi, Ferat Shala, Fetah Rudi, Fidan Yilta dhe Fidan

Rekaliu.

Ftoj deputetët: Fikrim Damka, Fitim Haziri, Fitim Uka, Fitore Pacolli-Dalipi, Fjolla Ujkani,

Floretë Zejnullahu, Frashër Demaj, Ganimete Musliu, Gazmend Abrashi, Gazmend Bytyqi,

Gazmend Gjyshinca, Gazmend Syla, Hajredin Kuçi, Hajrullah Çeko, Hatim Baxhaku dhe Haxhi

Avdyli.

Ftoj deputetët: Haxhi Shala, Hekuran Murati, Igor Simiq, Ilir Ferati, Ilir Tasholli dhe Ismet

Beqiri për votim.

Ftoj deputetët: Ivan Todosijeviq, Jahja Kokaj, Jasmina Dediq, Kadri Veseli, Kujtim Gashi,

Kujtim Shala, Labinotë Demi-Murtezi, Liburn Aliu, Lirije Kajtazi, Lubinko Karagjiq, Marigona

Geci, Mefail Bajçinovci, Memli Krasniqi, Mërgim Lushtaku, Miljana Nikoliq, Milosh Peroviq,

Mimoza Kusari-Lila, Mirlinda Sopi-Krasniqi, Pal Lekaj, Rasim Demiri, Rasim Selmanaj,

Rexhep Selimi, Rrezarta Krasniqi, Sali Zyba, Saranda Bugujevci, Saranda Musliu, Sejdi Hoxha,

Shkëlzen Hajdini, Shkëmb Manaj, Shkumbin Demaliaj, Shkumbin Gashi, Shpejtim Bulliqi,

Slavko Simiq, Teuta Haxhiu, Time Kadrijaj, Uran Ismaili, Valdete Idrizi, Valentina Bunjaku-

Rexhepi, Valon Ramadani, Verica Qeraniq, Veton Berisha, Visar Hoti, Vjosa Osmani-Sadriu,

Vlora Limani-Hajnuni, Xhavit Ukaj, Yllza Hoti, Zikreta Aliti dhe Zoran Mojsiloviq. Ju

faleminderit!

Ju lus, nëse dikush nga deputetët ka mbetur pa votuar, sepse komisioni d.m.th. është i gatshëm

për të vazhduar tutje. Nëse ndonjëri prej deputetëve, nuk ka votuar, ju lutem që të përfundojmë

me procesin e votimit.

Regjia, ju lutem, fjalën deputetit në mënyrë që t’i numërojë votat, t’i prezantojë.

Page 118: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

118

ILIR TASHOLLI: Faleminderit!

Të nderuar deputetë,

Tani, na lejoni që të bëjmë numërimin e votave për raundin e dytë të votimit për të dy kandidatët.

Fletëvotimi i parë shkon për z. Nebih Zariqi. Fletëvotimi nuk është i votuar, është i pavlefshëm,

asnjëri dhe as tjetri.

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Fletëvotimi është i pavlefshëm.

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Kushtrim Krasniqi

Nebih Zariqi

Fletëvotimi është i pavlefshëm.

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Janë të votuar dy kandidatët, fletëvotimi është i pavlefshëm.

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Kushtrim Krasniqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Fletëvotim i pavlefshëm

Nebih Zariqi

Kushtrim Krasniqi

Nebih Zariqi

Fletëvotim i pavlefshëm

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Kushtim Krasniqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi dhe Kushtrim Krasniqi, fletëvotimi është i pavlefshëm, sepse janë votuar që të dy.

Nebih Zariqi,

Kushtrim Krasniqi

Nebih Zariqi

Page 119: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

119

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Kushtrim Krasniqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Fletëvotimi është i pavlefshëm, janë votuar që të dy.

Kushtrim Krasniqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Fletëvotimi është i pavlefshëm, janë të votuar të dy kandidatët. Po ashtu edhe në këtë fletëvotim

janë të votuar të dy kandidatët dhe është i pavlefshëm. Edhe ky fletëvotim është i pavlefshëm.

Edhe fletëvotimi i radhës, i pavlefshëm.

Kushtrim Krasniqi

Nebih Zariqi

Fletëvotimi është i pavlefshëm.

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Kushtrim Krasniqi

Edhe në këtë fletëvotim janë votuar të dy, kështu që, shpallet i pavlefshëm.

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Fletëvotim i pavlefshëm.

Nebih Zariqi

Fletëvotim i pavlefshëm.

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Fletëvotim i pavlefshëm.

Fletëvotim i pavlefshëm.

Kushtrim Krasniqi

Nebih Zariqi

Page 120: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

120

Fletëvotim i pavlefshëm.

Nebih Zariqi

Fletëvotim i pavlefshëm.

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Fletëvotim i pavlefshëm

Fletëvotim i pavlefshëm

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Nebih Zariqi

Fletëvotim i pavlefshëm, janë të votuar të dy kandidatët.

Fletëvotim i pavlefshëm.

Nebih Zariqi

Fletëvotim i pavlefshëm, janë votuar të dy kandidatët. Dhe e fundit,

Nebih Zariqi.

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)

KRYETARJA: Mikrofonin, deputetit, ju lutem!

ILIR TASHOLLI: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar deputetë,

Me lejoni që në emër të komisionit t’i shpallim rezultatet e votimit të dytë për zgjedhjen e

kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike KOST.

Nga rezultati i dytë i votimit, kemi këto rezultate. Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 97

deputetë, të pavlefshme i kemi 25 fletëvotime. Për z. Nebih Zariqi kanë votuar 62 vota për. Për z.

Kushtrim Krasniqi kanë votuar 10 vota për.

Pra, konstatimi i komisionit është që z. Nebih Zariqi zgjidhet anëtar i bordit, ndërsa për pjesën

tjetër të konkursit, sa i përket gjinisë femërore, besoj që tani kryetarja e Kuvendit, do ta japë një

sqarim. Ju faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit për punën e komisionit.

Page 121: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

121

Konstatoj se në Bordin e KOST-it zgjidhen: Jeton Mehmeti, i cili njëkohësisht zgjidhet edhe

kryesues i bordit. Edhe një herë emrin, ju lutem, për kandidatin e dytë. Arben Dodaj dhe z. Nebih

Zariqi.

Ndërkaq, sa i përket përzgjedhjes së grave që është kuotë e paraparë me ligj, do të kërkoj edhe

njëherë nga komisioni përgjegjës, që ta trajtojë këtë çështje dhe të na informojë në qoftë se

kërkojnë që të përsëritet konkursi apo jo, për shkak se kemi votuar në lista të ndara, me qëllim që

të sigurohet barazia gjinore, por për fat të keq asnjëra nuk e ka marrë shumicën e nevojshme për

të shkuar në raundin e dytë.

Megjithatë, do të shohim edhe njëherë, vlerësimin e komisionit, në qoftë se do të kërkojë që të

shkojmë në pikën zero.

Pra, përsëritje të konkursit apo do të gjejë ndonjë mundësi për përsëritje të votimit. Ta shohim se

çfarë përgjigje do të na ktheje komisioni ndërkohë, dhe në bazë të asaj përgjigjeje, do t’ju njoftoj

juve si deputetë.

Të nderuar kolegë,

Tani duhet ta ajrosim sallën, kështu që, po jap pauzë një orë. Megjithatë, neve do të na duhet që

të vazhdojmë me këtë seancë prej orës 16:00, sepse është rishikimi i buxhetit. E menjëherë pasi

të përfundojë kjo seancë, do të vazhdojmë me seancën e re, që ka të bëjë me menaxhimin e

pandemisë.

Shihemi pas një ore!

* * *

Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës

Mbledhjen e drejton kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani

KRYETARJA: Të nderuar deputetë,

Ju lus t’i zëni ulëset tuaja, sepse po e vazhdojmë seancën.

Para se të vazhdojmë me pikat e radhës së rendit të ditës, e ftoj deputetin Rasim Demiri, i cili e

ka kërkuar fjalën.

RASIM DEMIRI: Më fal, kryetare!

Kisha propozuar, e nderuar kryetare, një minutë heshtje për viktimat në Srebrenicë, se nesër

është 25-vjetori prej gjenocidit në Srebrenicë, nëse bën. (Një minutë heshtje)

Page 122: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

122

KRYETARJA: Lavdi për të gjitha viktimat e shtetit gjenocidal serb.

RASIM DEMIRI: Faleminderit!

Poštovani poslanici Skupštine Republike Kosova, poštovani zameniče premijeru, poštovani

ministri, cijenjeni građani.

Sutra bit će 11. juli, Dan genocida u Srebrenici u Bosni i Hercegovini, jedan od najcrnjih dana u

historiji bošnjačkog naroda, ali i Dan sjećanja na taj genocid kod mnogih miroljubivih naroda u

Evropi i svijetu.

Tih julskih dana 1995. godine u Srebrenici i njenoj neposrednoj okolini, oružane snage

takozvane Republike Srpske, uz potporu ondašnjeg srbijanskog režima, počinile su stravične

zločine nad nedužnim bošnjačkim civilima, među kojima je bilo mnogo ubijene djece, žena i

starijih osoba.

Ovaj teški ratni zločin je presudom Hoshkog Tribunala okarekterisan kao GENOCID, te je

komandni i politički kadar te vojske i samoproglašene Republike Srpske je osuđen i za zločin

genocida u Srebrenici.

Naravno, presuda za genocid samo za Srebrenicu - gdje je mučki pobijeno 8.372 bošnjačkih ljudi

- ne znači da genocida nije bilo i u drugim djelovima Bosne i Hercegovine, u kojima je takođe

bilo mnogo ubijanja, mučenja i proganjanja civilnog stanovništva bošnjačke i nekih drugih

nacionalnosti, tokom agresije na Bosnu i Hercegovinu od 1992. do 1995. godine.

Do sada su u Memorijalni centar u Potočare sahranjeni ostaci 6.610 žrtava. Ove godine će biti

ukopani identifikovani ostaci još osmoro žrtava, jer će biti organizirano skromnije obilježavanje

25-to godišnjece genocida zbog opasnosti od virusa Kovid-19. Traga se za još najmanje 1000

nestalih Srebreničana. Neki ostaci žrtava ne mogu biti identificirani, jer nema preživjelih iz

porodica za DNK analizu...

Poštovani poslanici, cijenjeni građani Republike Kosova,

I ovom prilikom najoštrije osuđujemo sve one koji su počinili, organizirali i podržali te

monstruozne zločine nad nedužnim ljudima, i izražavamo naše duboko žaljenje za sve žrtve, kao

i saučešće njihovim porodicama.

Osuđujemo i svaki pokušaj negiranja zločina genocida, što je, nažalost, prisutno, i pored presude

Međunrodnog suda, i pored mnogih rezolucija o genocidu u Srebrenici koje su donijeli

Parlamenti demokratskih država, kao i Parlament Evropske unije.

Page 123: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

123

Poštovani predstavnici Vlade,

I ovoga puta pozivamo sve relevantne institucije u Republici Kosovo da intenzivno pojašnjavaju

istinu o geonocidu, kako o onom u Srebrenici odnosno u Bosni i Hercegovini, tako i na Kosovu.

Ovo je prilika da se podsjetimo da su akteri svih tih zlodjela i u BiH i na Kosovu bili isti.

Ovo jeste prilika i da se podsjetimo svih nevinih žrtava, i svih stradalih, svih nestalih i još

neidentifikovanih žrtava tog teškog vremena u devedesetim godinama 20. Vijeka. Na žalost,

veliki je broj onih za čiju se sudbinu još ništa ne zna.

Ovo je i momenat da se sjetimo svih hrabrih boraca Bošnjaka u BiH i Albanaca s Kosova koji su

pomogli u slamanju sile koja je krenula da sve ruši i uništi nevini narod.

Prilika je takođe da se zahvalimo i Međunarodnoj zajednici i NATO paktu na pomoći i Bosni

Hercegovini i na Kosovu!

Želim da sve nas ovdje, podsjetim i one koji nisu ovdje da je u 2015. godini u ovoj Skupštini od

strane poslanika koalicije Vakat, bio iniciran tekst Rezolucije o osudi genocida u Srebrenici

povodom 20-to godišnjice genocida. Tekst te Rezolucije je sličan ali i nešto manje jasniji u

odnosu na onaj koji je te godine usvojen u Parlamentu Evropske Unije. Na žalost, tada nije bilo

dovoljno političke volje da se Rezolucija usvoji u Skupštini Republike Kosova. Nadajmo se da

će u skorije vrijeme ona biti i izglasana!

Još jednom pozivam i sebe i sve Vas da s ciljem postizanja konačnog mira na Balkanu, suživota

među ljudima, narodima i državama, svi zajedno osudimo zločine i da osudimo i one koji

negiraju genocid. Samo tako ćemo iči naprijed, jer nas zaborav i negiranje samo može vratiti u

slične situacije, a naši narodi i te kako zaslužuju bolju budućnost u kojoj će preovlađivati mir,

pravda i suživot i saradnja među ljudima, bez obzira na razlike među njima.

Zahvaljujem se svima!

KRYETARJA: Faleminderit! Për temën e njëjtë e ka kërkuar fjalën edhe deputetja Saranda

Bogujevci.

SARANDA BOGUJEVCI: Faleminderit, kryetare!

Desha veç t’i them disa fjalë për ta përkujtuar masakrën e Srebrenicës.

Kjo masakër është ndër më të mëdhatë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Përveç rëndësisë së përkujtimit të të gjitha viktimave të kësaj masakre, mendoj që në çdo cep të

botës duhet të flitet për këtë masakër.

Page 124: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

124

Ndërlidhen shumë gjëra me regjimin e Milosheviqit, qoftë në luftën e Bosnjës, qoftë edhe në

Kosovë.

Është një kontinuitet i vrasjeve dhe gjenocidit që ka shkaktuar në të dy vendet. Fatkeqësisht ky

shtet ka në krye një person që ka qenë pjesë e atij regjimi dhe ky shtet ende vazhdon të na trajtojë

në mënyrën më të keqe të mundshme. E vetmja gjë për momentin që nuk mund ta bëjnë është që

nuk mund të vazhdojnë me vrasje që i kanë bërë në të ‘90-tat.

Dua ta ndaj një fakt që ndoshta shumë pak e dinë që i njëjti njësit që ka kryer gjenocid në

Bosnjë, kanë qenë edhe vrasës i familjes sime dhe familjes Duriqi.

Ka njerëz të njëjtë që janë dënuar për masakrën e Srebrenicës dhe ka njerëz të njëjtë që janë të

dënuar edhe në rastin e familjes sime.

Kjo tregon që nuk kanë qenë këto rastësi, apo siç Serbia pretendon që ka njerëz që i kanë bërë

gjërat krye më vete dhe kanë vrarë njerëz. Kjo tregon që ka ardhur direktivë prej një shteti, prej

një institucioni për t’i zhdukur disa etni, këtë rast po flasim për boshnjakë në Bosnjë dhe po

flasim për shqiptarët në Kosovë.

Është e turpshme, por edhe e dhimbshme që sot e kemi një grup parlamentar këtu në Parlamentin

e Republikës së Kosovës që i përcjell politikat e atij personi dhe, siç e patëm në këtë rast, në

momentin që u përmend Srebrenica, dolën nga salla dhe vazhdojnë, e fatkeqësisht ua kemi lënë

hapësirën që ende edhe përbrenda të na luftojnë.

Nuk ka drejtësi për viktimat, nuk ka drejtësi për këto vende, nuk ka drejtësi për ata që kanë

mbijetuar përderisa u jepet hapësirë këtyre personave dhe e lejojmë Serbinë dhe Vuçiqin që ende

të na maltretojë në forma të ndryshme.

Është e rëndësishme edhe të përmendet që zoti Hoti sot ka qenë pjesë e samitit dhe më kishte

interesuar të di, në fakt, a ka përmendur diçka rreth kësaj çështjeje. Për shkak se jemi këtu ku

jemi, për shkak që nuk përmenden karshi Serbisë masakra që i kanë bërë.

Pjesa tjetër është që duhet të ndërtojmë një bashkëpunim më të afërt edhe me pjesën e Bosnjës,

ku kemi interes të përbashkët t’i mbrojmë viktimat e regjimit serb.

Po shpresoj që, edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë e gjatë që do të mbushemi mend dhe po

shpresoj që tash e tutje sinqerisht do të punojmë në atë drejtim që t’ua kthejmë së paku dinjitetin

këtyre viktimave, por edhe familjarëve të tyre. Faleminderit!

Page 125: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

125

KRYETARJA: Faleminderit, zonja deputete! Deputetja Zikrete Aliti ka nga një shenjë

përkujtimi për Srebrenicën, të cilat dëshiron t’ua shpërndajë deputetëve. Faleminderit!

6. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë

Ju njoftoj se deputeti Bedri Hamza, mbështetur nga 20 deputetë të tjerë në bazë të nenit 77 të

Kushtetutës ka iniciuar formimin e Komisionit Hetimor. Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e

mbajtur më 6 korrik ka vendosur që Komisioni t’i ketë 11 anëtarë dhe ka kërkuar nga grupet

parlamentare që deri tani, pra kur po e mbajmë këtë seancë, t’i propozojnë deputetët.

Përbërja e komisionit do të jetë si vijon: Grupi i Vetëvendosjes i ka tre anëtarë dhe ndër ta është

kryetari ose kryetarja e këtij komisioni. Grupi i LDK-së, tre anëtarë, Grupi i PDK-së dy anëtarë,

Grupi i AAK-së një anëtar, Lista serbe një anëtar, 6+ një anëtar.

Kryesuesi i komisionit i takon Grupit Parlamentar, i cili nuk është iniciator dhe nuk është pjesë e

koalicionit qeverisës, që i bie Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, kurse zëvendëskryesuesi i

takon grupit iniciator që nënkupton atij të PDK-së.

E ftoj deputetin Bedri Hamza që në cilësinë e propozuesit ta paraqesë propozimin e Komisionit

Hetimor dhe ju lus në qoftë se ka pajtim edhe të grupeve parlamentare që debatin ta bëjmë kur të

vijë raporti i Komisionit Hetimor, kësaj radhe pas propozimit të propozuesit, shkojmë direkt me

emrat e anëtarëve të komisionit. A pajtoheni që t’ia bëjmë ashtu për hir të kohës.

Urdhëro, zoti Hamza!

BEDRI HAMZA: Faleminderit, zonja kryetare!

Të nderuar deputetë,

Kabinet qeveritar,

Në vazhdën e angazhimeve politike në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, Partia

Demokratike e Kosovës në rolin e saj të ri parlamentar këtij Kuvendi i paraqet iniciativa të

rëndësishme ligjore dhe politike, të cilat drejtpërdrejt i bie edhe me funksionin e mbikëqyrjes së

Kuvendit, në mënyrë që proceset, faktet dhe ngjarjet institucionale që kanë ndodhur të

rishikohen, të vlerësohen dhe të nxirren të vërtetat e pathëna, por edhe të eliminohen gjykimet

dhe paragjykimet shpeshherë të padrejta e jokorrekte, të cilat u janë servuar qytetarëve të

Kosovës për shumë vjet.

I tillë është edhe procesi i privatizimeve në Kosovë, për të cilin është diskutuar shumë qoftë në

formë politike po qoftë edhe në forma të tjera për atë se çka është ky proces, si është zhvilluar, si

po zhvillohet, cilat janë sfidat e procesit, a i kanë realizuar ndërmarrjet e privatizuara pritjet apo

qëllime për të cilat janë privatizuar, a është rregulluar statusi i punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve,

a ka pasur apo jo ndikime politike dhe nëse po, kush dhe si ka ndikuar, e shumë pyetje të tjera, të

Page 126: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

126

cilat me të drejtë edhe sot janë të mirëseardhura të diskutohen, e në rastin më të mirë tani për

herë të parë pas shumë vjetësh edhe të hetohen.

Prandaj, për këtë qëllim, në pajtim me nenin 77 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit

71 të Rregullores së Kuvendit dhe nenit 4 të Ligjit numër 03/L-176 për hetim parlamentar, i kemi

paraqitur si grup parlamentar Kryesisë së Kuvendit propozimin për themelimin e Komisionit

Hetimor Parlamentar me objekt hetimi procesin e privatizimit në Kosovë.

Ne si grup parlamentar kemi propozuar ngritjen përherë të parë të një komisioni hetimor që do të

ketë për qëllim hetimin e përgjithshëm të procesit të privatizimit në Kosovë, nga fillim i tij e deri

në ditët e sotme, përkatësisht hetim të gjithë procesit të privatizimit të menaxhuar dhe

administruar fillimisht nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, pastaj Agjencia Kosovare e

Privatizimit, proces i cili ka të bëjë me gjithë veprimtarinë e këtij institucioni për sa i përket

privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, ndërmarrjeve publike, duke përfshirë edhe metodat dhe

procedurat e realizuara për qëllime të privatizimit.

Gjithashtu kemi propozuar që puna hetimore e këtij komisioni të përfshijë dhe do të kufizohen në

ndriçimin e fakteve, konstatimin dhe përshkrimin e rrjedhës së ngjarjeve me qëllim të qartësimit

të saj se çfarë ka ndodhur nga vendimet, veprimet dhe mosveprimet e AKM-së, AKP-së,

Qeverisë, Kuvendit si dhe me zbatimin e vendimeve të gjykatave që lidhen me procese të

veçanta në kuadër të gjithë procesit të privatizimit.

Ne, deputetët parashtrues të kësaj kërkese, me qëllim të ushtrimit të mandatit tonë kushtetues

parlamentar theksojmë nevojën e zhvillimit të këtij hetimi veçanërisht kur kihet parasysh fakti që

procesi i privatizimit në Kosovë është njëri ndër zhvillimet më të rëndësishme ekonomike, e

njëkohësisht edhe të përfolura në opinionin publik për gati dy dekada me radhë.

E dimë se deri më tani në disa raste Kuvendi i Republikës së Kosovës përgjatë mandateve

legjislative të tij ka diskutuar qoftë përmes debatit parlamentar për procesin e privatizimit në

tërësi apo qoftë për privatizimet e ndërmarrjeve të caktuara.

Mirëpo, asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësinë për ngritjen dhe zhvillimin e një hetimi

parlamentar që do të qartësonte një herë e mirë jo vetëm procesin e privatizimit thjesht si një

procedurë e caktuar ligjore, por edhe do të hidhte dritë mbi të vërtetat e panjohura për qytetarët e

Kosovës lidhur me disa nga pyetjet kyçe si në vijim.

Kush privatizoi e kush përfitoi nga privatizimi në Kosovë, me emër dhe mbiemër, të bëhen

publik persona fizikë dhe juridikë të lidhur me politikën, qofshin edhe politikanë si dhe të

specifikohet objekti dhe vlera e privatizimit.

Page 127: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

127

Cila është lista e ndërmarrjeve shoqërore dhe publike të privatizuara deri më tani? Cili është roli i

Qeverisë ndër vite nga fillimi i procesit të privatizimit? Cili ishte roli që ka pasur përfaqësuesi

special i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në procesin e

privatizimit. Roli i Bordit të AKM-së, roli i Bordit të AKP-së, si dhe roli i Kuvendit në procesin

e privatizimit.

A kishte transparencë të mjaftueshme gjatë procesit të privatizimit. Në ç’masë ndërmarrjet e

privatizuara përmbushën pritjet dhe qëllimet për çka ishin privatizuar dhe sa prej tyre kanë

ndryshuar destinimin ekonomik?

Sa janë përmbushur detyrime ndaj punëtorëve të ndërmarrjeve të privatizuara? Sa është fondi i

realizuar nga privatizimi, si u shpenzuan dhe si po vazhdon të realizohet?

Çfarë raportesh dhe sa të tilla i ka pranuar Kuvendi nga AKP-ja për punën e saj dhe a ka nevojë

për auditim të jashtëm ky institucion dhe nëse po, cili do të jetë fushëveprimtaria e këtij

auditimi?

Këto dhe shumë pyetje të tjera, pa paragjykim, Komisioni Hetimor Parlamentar do t’i shtrojë

para vetes dhe një herë e përgjithmonë do të duhej t’u japë përgjigje shumë dilemave dhe të

panjohurave dhe të nxjerr një raport përfundimtar profesional të bazuar në fakte dhe në prova

dhe do t’ia paraqesë Kuvendit të njëjtin për miratim.

Duke marrë për bazë se nga pikëpamja e konceptit të zhvillimit ekonomik procesi i privatizimit

është i rëndësishëm për faktin se në Kosovë kemi themeluar sistemin demokratik me ekonominë

e tregut të lirë dhe të konkurrencës së lirë, si orientim dhe përcaktim kushtetues ligjor, s’do mend

se ky proces është i paalternativë.

Gjithashtu, sa i përket çështjes së privatizimit Partia Demokratike e Kosovës që nga fillimi i

procesit 2001, sikur shumica e subjekteve të tjera parlamentare, e ka mirëpritur fillimin dhe

zhvillimin e këtij procesi, me qëllim që i njëjti të realizojë reforma të nevojshme strukturore dhe

të bëjë përforcimin e sektorit privat si bashkëkryesor i zhvillimit ekonomik, si mënyrë dhe rast

shumë i mirë në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, për rrjedhojë dhe si faktor të

rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

Dhe krejt në fund, nëse më lejohet, i kisha propozuar edhe anëtarët nga Partia Demokratike e

Kosovës. Në këtë rast nënkryetar të komisionit zotin Gazmend Bytyçi dhe anëtar të komisionit

zotin Sejdi Hoxha. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! E ftoj zotin Rexhep Selimi t’i propozojë emrat nga grupi i

Vetëvendosjes.

Page 128: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

128

REXHEP SELIMI: Faleminderit, kryetare!

Nga Lëvizja Vetëvendosje anëtarët e këtij komisioni do të jenë deputetët: Hajrullah Çeko,

kryesues, Hekuran Murati dhe Liburn Aliu, anëtarë.

KRYETARJA: Faleminderit! Shkëmb Manaj nga LDK e ka fjalën.

SHKËMB MANAJ: Faleminderit, kryetare!

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë komision propozon deputeten

Doruntinë Maloku, deputetin Fidan Rekaliu dhe Shkumbin Gashi.

KRYETARJA: Faleminderit! Grupi Parlamentar i AAK-së, Time Kadrijaj e ka fjalën.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetare!

Grupi Parlamentar i Aleancës propozon deputetin Bekë Berisha.

KRYETARJA: Faleminderit! Grupi Parlamentar Lista serbe, deputeti Simiq e ka fjalën.

IGOR SIMIĆ: Srpska lista predlaže Vericu Ćeranić, za ćlan ovu komisiju. Hvala!

KRYETARJA: A e dëgjove, edhe një herë të lutem, sepse nuk u dëgjua, vetëm emrin në qoftë se

mund ta përsëritësh.

IGOR SIMIĆ: Verica Ćeranić.

KRYETARJA: Verica. Faleminderit! Grupi Parlamentar 6+, fjalën e ka deputeti Albert Kinolli.

ALBERT KINOLLI: Faleminderit, e nderuar kryetare e Kuvendit!

Grupi Parlamentar 6+ propozon deputetin Fikrim Damka.

KRYETARJA: Faleminderit! Të nderuar deputetë, sipas nenit 4, paragrafi 3 të Ligjit për hetim

parlamentar në rastet kur kërkesa për themelimin e komisionit parashtrohet nga 1/3 e deputetëve,

Kuvendi detyrimisht në seancë themelon komisionin.

Në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar sipas

kërkesës së deputetit Bedri Hamza, mbështetur edhe nga 20 deputetë të tjerë nënshkrues në lidhje

me procesin e privatizimit në Kosovë.

Lus deputetët që me ngritje dore të deklarohen për formimin e komisionit.

Kush është për? Faleminderit!

A ka kundër? Nuk ka.

Page 129: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

129

A ka abstenime? Nuk ka abstenime.

Lus administratën t’i sjellë rezultatet.

77 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Konstatoj se Kuvendi e formoi Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në

Kosovë me përbërjen e propozuar nga grupet parlamentare.

Kërkohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar që të veprojë në përputhje me Ligjin për hetim

parlamentar dhe Kuvendit t’ia paraqesë raportin me rekomandime në afatin prej gjashtë muajsh

nga dita e formimit të tij.

Të nderuar deputetë,

Po vazhdojmë me pikat e radhës të rendit të ditës:

7. Shqyrtimi i raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2019

Komisioni Funksional i ka rekomanduar Kuvendit që ta miratojë këtë raport. Njëkohësisht edhe

Komisioni i përhershëm për Buxhet dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin dhe i ka rekomanduar

Kuvendit që ta miratojë.

Ftoj fillimisht kryetarin e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime

Strategjike, zotin Endrit Shala, ta marrë fjalën dhe pas tij fjalën e ka deputeti Hekuran Murati, të

flasë në emër të Komisionit për Buxhet. Nënkryetarja e komisionit, Doruntinë Maloku e ka

fjalën.

DORUNTINË MALOKU: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Të nderuar kolegë,

Në bazë të nenit 10 të Ligjit numër 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit, autoriteti

paraqet raport vjetor të punës për vitin paraprak në Kuvendin e Republikës së Kosovës më së

voni deri më 31 mars të vitit pasues.

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në

mbledhjen e mbajtur më 9 qershor 2020 shqyrtoi raportin vjetor të punës për vitin 2019 të

Autoritetit Rregullator të Shërbimeve të Ujit, të cilin e paraqiti para deputetëve drejtori i ARU-

së.

Komisioni në bazë të nenit 72 të Rregullores së Kuvendit shqyrtoi raportin vjetor për vitin 2019

të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, në mbledhjen e mbajtur më 9 qershor 2020 me

shumicë votash vendosi që Kuvendit t’i rekomandojë:

Page 130: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

130

- Të miratohet raporti vjetor i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit ARRU për vitin 2019.

Kryetare, nëse më lejoni të paraqes edhe qëndrimin e grupit parlamentar. Faleminderit!

Të nderuar kolegë,

Raporti i Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit për vitin 2019 përmban zhvillimet kryesore

në sektorin e ujit dhe gjendjen e nivelit të shërbimeve, të cilat i bëjnë ofruesit e licencuar.

Ky është një raport që tregon të gjeturat e autoritetit, megjithëse ka disa mangësi.

Gjetjet kryesore të raportit janë bazuar kryesisht në krahasimin e raportit të vitit 2018 dhe

raportin e fundit 2019. Ajo çka vlen të theksohet është se përmes këtij raporti vërehen dallime të

mëdha te pagesat e shërbimeve të ujërave mes konsumatorëve nga Mitrovica e Veriut dhe

konsumatorëve të pjesëve të tjera të Kosovës. Këto dallime në çmime janë mjaft diskriminuese

sa u përket pagesave ndaj këtyre konsumatorëve.

Kjo çështje paraqet një problem mjaft të madh, e cila duhet të adresohet nga Qeveria e

Republikës së Kosovës.

Raporti nuk jep shumë sqarime sa u përket investimeve kapitale dhe nuk ka shumë të dhëna për

sasinë e ujit të humbur.

Raporti jep të dhëna edhe rreth shpenzimeve për furnizimin e ujit me shumicë me nivelin prej

6%. Sqarimet rreth mënyrave se si ka ardhur deri në ngritjen e këtij niveli si dhe çfarë ka ndikuar

në rritjen e shpenzimeve për furnizimin e ujit në raport kanë mbetur të pasqaruara.

Me gjithë mangësitë që mund të hasim në këtë raport, ne jemi të vetëdijshëm për rolin e

rëndësishëm që ka Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, i cili siguron ofrimin e

shërbimeve cilësore, efiçiente dhe të sigurta në baza jodiskriminuese për të gjithë konsumatorët

në Kosovë, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik.

Si Grup Parlamentar e mbështesim këtë raport dhe rekomandojmë që të votohet. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Hekuran Murati e ka fjalën.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere kemi pasur në rend dite para dy javësh për ta trajtuar,

mirëpo nuk e kemi trajtuar për shkak se na kanë lajmëruar që stafi i ARU-së ka qenë në

vetizolim për shkak se kanë pasur disa raste pozitive me COVID, kështu që ende si komision nuk

e kemi trajtuar këtë raport. Faleminderit!

Page 131: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

131

KRYETARJA: Ne e kemi marrë si Kryesi e Kuvendit një raport nga ana e Komisionit për

Buxhet dhe Transfere, ku thuhet të miratohet raporti vjetor financiar i Autoritetit Rregullator për

Shërbimet e Ujit dhe arsyetimin e raportit me rekomandime e paraqet deputeti Hekuran Murati.

Këtë dokument e kemi marrë nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Fjala është për raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. Pra, na ka

ardhur më 24 qershor 2020.

Megjithatë besoj që prapëseprapë ne si deputetë mund të procedojmë me procesin e votimit.

A kanë grupet parlamentare diçka për të deklaruar lidhur me këtë çështje.

Në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit, kryetare!

Më duhet të deklaroj që në raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit për vitin

2019, edhe pse i miratuar në komision, ne si Grup Parlamentar nuk e mbështesim për disa arsye.

Raporti ka mungesë të statistikave për vizitat në terren nga personeli i ARU-së dhe natyrisht

kemi kërkuar që të ketë një specifikim më tepër nga zyrtarët e ARU-së në raport me këto vizita.

Gjithashtu, siç u tha edhe nga parafolësja, çështja e investimeve kapitale nga kompanitë rajonale

të ujit kemi kërkuar informata shtesë, ndërsa nga zyrtarët e ARU-së raportin me përgjigje që e

kemi marrë nuk ka sqaruar, sepse në disa ndërmarrje ose kompani rajonale të ujësjellësit, siç

është ajo në Gjakovë, ata vetëm janë deklaruar se nuk janë përfshirë në faturim, megjithatë nuk

ka sqarim apo informacion të mëtutjeshëm në lidhje me investimet dhe mënyrën që në fakt

ARU-së i takon të përcjellë këto investime në kompani rajonale.

Çka vlen të theksohet është diskrepanca e vazhdueshme që mbetet me komunat në veri dhe

pjesën tjetër të Kosovës. Ende janë humbjet e vazhdueshme nga katër komunat në veri çështje

edhe politike, edhe teknike.

ARU-ja nuk ka një strategji stimuluese si të zvogëlohen humbjet në nivelin e përgjithshëm dhe

nuk ka aplikuar mekanizma motivues të bazuar në analiza për KRU-të në drejtim të rritjes së

performancës në nivel të vendit dhe zvogëlim të humbjeve.

Aprovimi i humbjeve të larta që në vazhdimësi i bën ARU-ja pa vendosur objektava të matshme

mund të ndikojë negativisht në motivim të menaxhmentit të KRU-ve në drejtim të zvogëlimit të

humbjeve në minimum të mundshëm.

Page 132: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

132

Gjithashtu, mbulueshmëria me shërbime të ujësjellësit për popullatën e përgjithshme në zonat e

shërbimeve për të cilat janë licencuar vlerësohet të jetë për një milion e 790 mijë banorë, prej të

cilëve qasje në shërbimet e ujësjellësit ende kanë vetëm 75% prej tyre.

Gjithashtu ajo çka vlen të theksohet është se mesatarja e humbjeve të ujit të ujësjellësve vazhdon

të jetë rreth 57% në nivel të vendit, e njëkohësisht humbja e ujit si një nga komponentët kryesor

përballë tarifës së ujit ka ndikuar në nivelin e tarifës.

Humbjet e aprovuara reflektojnë drejtpërdrejt në tarifën e shërbimit të ujësjellësve dhe sa më e

lartë përqindja e humbjeve të aprovuara, aq më e lartë tarifa e ujësjellësit për shërbime të

papranuara nga konsumatorët e rregullt.

Prandaj, konsiderojmë që është momenti final që të krijohet një strategji stimuluese se si të

zvogëlohen këto humbje dhe natyrisht që të kemi një sistem të përgjithshëm dhe strategji në

raport me furnizimin me ujë të pijes.

Prandaj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e mbështet raportin e Autoritetit

Rregullativ për Shërbime të Ujit.

KRYETARJA: Faleminderit! Para se të vazhdojmë, po e shoh në të gjitha grupet parlamentare

kemi disa raste që nuk po respektohet distanca. I lus deputetët që të mos kem nevojë t’ju

përmend emrat. Mefail, e ke njërin aty afër ulur që duhet larguar pak. Keni hapësirë të

mjaftueshme për të lënë nga një karrige në mes, ju lus të nderuar deputetë. Qe këtu një rend më

poshtë ka hapësirë të mjaftueshme.

Zoti deputet Ukaj, ju lutem një karrige në mes me deputeten Gaxherri. Ka mjaftueshëm hapësirë

besoj që të qëndrojë në mes nga një karrikë, jo, jo, mundesh në mes të ulesh, përveç në qoftë se

nuk është funksionale karriga, e ke nga një karrige ndërmjet me të dyja deputetet, nuk kemi

nevojë të krijojmë situata ku nuk mbahet distanca. Faleminderit!

Atëherë, nga Grupi Parlamentar i PDK-së, deputeti Ferat Shala e ka fjalën.

FERAT SHALA: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Ne në komision kemi analizuar hollësisht raportin e ARU-së, mbështetur me të gjeturat dhe ato

që janë tashmë publike. Konsiderojmë që sektori i ujërave në Kosovë edhe rregullatorët që bëjnë

rregullimin e këtij sektori kanë nevojë për mbështetjen institucionale.

Kanë nevojë për një vëmendje më të theksuar të institucioneve shtetërore qeveritare.

Page 133: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

133

Prandaj, duke llogaritur që ne me mosvotim nuk i ndihmojmë stabilizimit dhe rregullimit të

sektorit të ujit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e voton raportin me rekomandime për

institucionet ekzekutive që ta kthejnë pra kushtin investiv ndaj sektorit të ujërave, e veçanërisht

në fuqizimin e rregullatorëve. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Time Kadrijaj e ka fjalën.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka shqyrtuar raportin e Autoritetit

Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe do ta përkrahë.

KRYETARJA: Faleminderit! Grupi Parlamentar Lista serbe. Nuk e dëshiron fjalën. Grupi

Parlamentar 6+, nuk e ka kërkuar fjalën.

Atëherë, meqenëse nuk ka deputetë të tjerë të lajmëruar, vazhdojmë me procesin e votimit.

I lus deputetët që me ngritje dore të deklarohen për miratimin e raportit.

Kush është për? Faleminderit!

Kush është kundër? Faleminderit!

A ka abstenime? Faleminderit!

Në votim morrën pjesë 76 deputetë, 47 deputetë kanë votuar për, 7 kundër dhe 22 abstenime.

Konstatoj se Kuvendi miratoi raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për

vitin 2019.

8. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë të

virusit COVID-19 nga Qeveria e Kosovës për miratim të buxhetit

Ky Komision Hetimor Parlamentar, i cili është themeluar nga Kuvendi më 4 qershor, ka kërkuar

miratimin e buxhetit për realizimin e mandatit të tij. Kjo kërkesë është në përputhje me nenin 24,

paragrafi 1 të Ligjit për hetim parlamentar.

E ftoj kryesuesen e komisionit, zonjën Mimoza Kusari-Lila, ta paraqesë dhe ta arsyetojë

kërkesën.

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar deputetë,

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga

ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës është formuar, siç u cek nga ky Kuvend, në seancë

plenare më 4 qershor.

Page 134: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

134

Mbështetur në nenin 24 të këtij ligji komisioni po i propozon Kuvendit miratimin e buxhetit në

shumë prej 16 mijë 440 euro, i cili buxhet do të mbulojë kompensimin e anëtarëve të komisionit

sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit, shpenzimet operative për punën e komisionit dhe

kompensimin e ekspertëve.

Për një punë më efikase të Komisionit Hetimor ju ftoj ta votoni buxhetin e propozuar.

Një dallim nga buxhetet e mëhershme, të cilat janë propozuar nga komisionet hetimore, e kemi

se kemi hequr kompensimet shtesë për kryetaren e komisionit dhe nënkryetaren e komisionit,

domethënë është niveli i njëjtë i të gjithë anëtarëve të komisionit përderisa shumat shtesë kanë

shkuar te kompensimi i ekspertëve, janë tre ekspertë, janë paraparë të angazhohen në kuadër të

komisionit dhe 11 anëtarë që i ka Komisioni Hetimor për menaxhimin e pandemisë të virusit

COVID-19.

Ju ftoj që ta miratoni këtë buxhet. Faleminderit!

KRYETARJA: Meqenëse s’ka të paraqitur, po propozoj të shkojmë drejt në proces të votimit. A

pajtoheni? Faleminderit!

Kush është për? Faleminderit!

A ka kundër? Nuk po shoh kundër.

A ka abstenime?

Atëherë, e lus administratën ta sjellë rezultatin. Faleminderit!

80 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime.

Konstatoj se Kuvendi e miratoi buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me

menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë anëtarë të

Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Në qoftë se pajtoheni edhe këtu, po shkojmë direkt t’ i marrim emrat nga secili grup parlamentar.

Ftoj së pari Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes që t’i propozojë tre deputetë për anëtarë të

komisionit.

REXHEP SELIMI: Unë po i jap emrat për këtë komision dhe ata janë: Valon Ramadani, Sali

Zyba dhe Alban Hyseni.

KRYETARJA: Faleminderit! Grupi Parlamentar i LDK-së, Shkëmb Manaj e ka fjalën.

Page 135: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

135

SHKËMB MANAJ: Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e propozon deputetet

Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Rezarta Krasniqin.

KRYETARJA: Tre anëtarë na duhet nga LDK-ja.

SHKËMB MANAJ: Tre anëtarë.

KRYETARJA: Po, ju takojnë tre anëtarë në këtë komision ad hoc, sepse shkaku i shuarjes së

Grupit Parlamentar të Nismës tani janë rritur anëtarët për grupe të tjera.

SHKËMB MANAJ: Edhe Faton Bislimi.

KRYETARJA: Edhe Faton Bislimi. Faleminderit! Grupi Parlamentar i PDK-së e propozon një

deputet për kryetar dhe një deputet për anëtar të komisionit.

BEDRI HAMZA: Faleminderit, kryetare!

Për kryetar propozohet deputeti Mërgim Lushtaku, për anëtare deputetja Valdete Idrizi.

KRYETARJA: Faleminderit! Grupi Parlamentar i AAK-së, Time Kadrijaj e ka fjalën.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit!

Grupi Parlamentar i Aleancës propozon deputetin Rasim Selmanaj.

KRYETARJA: Faleminderit! Grupi Parlamentar i Listës serbe propozon nënkryetarin e dytë.

IGOR SIMIĆ: Srpska lista predlaže gospodina Slavka Simića.

KRYETARJA: Slavko Simiq. Faleminderit! Grupi Parlamentar 6+, fjalën e ka Fikrim Damka.

FIKRIM DAMKA: Faleminderit, kryetare!

Grupi Parlamentar 6+ propozon Albert Kinollin.

KRYETARJA: Faleminderit! Po procedojmë me votim.

Lus deputetët që me ngrije dore të deklarohen për emërimin e anëtarëve të Komisionit ad hoc.

Kush është për? Faleminderit!

A ka kundër? Nuk ka.

A ka abstenime? Nuk ka.

Ju lus ta sillni rezultatin.

Me 83 vota për, konstatoj se Kuvendi emëroi anëtarët e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e

kandidatëve për shtatë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

Page 136: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

136

Ngarkohet Komisioni ad hoc që të veprojë në përputhje me Ligjin numër 06/L-048 për Këshillin

e Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin Civil të Kosovës dhe Kuvendit t’ia paraqesë raportin me

rekomandime.

10. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit

të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave

Po procedojmë menjëherë me emrat e propozuar nga grupet parlamentare. Ftoj kryetarin e Grupit

Parlamentar të Vetëvendosjes që t’i propozojë tre anëtarë për këtë komision. Zoti Selimi e ka

fjalën.

REXHEP SELIMI: Faleminderit!

Për këtë komision Lëvizja Vetëvendosje propozon deputetët: Agon Batusha, Elbert Krasniqi dhe

Arta Bajralia.

KRYETARJA: Faleminderit! Shkëlzen Hajdini e ka fjalën për të propozuar tre anëtarë nga LDK-

ja.

SHKËLZEN HAJDINI: Faleminderit, kryetare!

Për këtë komision Lidhja Demokratike e Kosovës propozon Shkëmb Manaj, Ardian Shala dhe

deputetin Ilir Tasholli. Faleminderit!

KRYETARJA: Ftoj Grupin Parlamentar të PDK-së që të propozojë nënkryetarin e parë dhe një

anëtar.

BEDRI HAMZA: Faleminderit, kryetare!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon deputeten Blerta Deliu-Kodra dhe deputeten

Besa Ismaili.

KRYETARJA: Ftoj Grupin Parlamentar të AAK-së, deputeten Time Kadrijaj, ta propozojë

kryetarin e këtij komisioni.

TIME KADRIJAJ: Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës propozon deputetin

Rasim Selmanaj.

KRYETARJA: Faleminderit! Ftoj Grupin Parlamentar të Listës serbe që ta propozojë një deputet

për anëtar të komisionit.

SLAVKO SIMIĆ: Hvala predsedniće!

Parlamentarna grupa Srpska lista za ćlana Komisije predlaže Igora Simića.

Page 137: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

137

KRYETARJA: Igor Simiq. Ftoj Grupin Parlamentar 6+ që ta propozojë një deputet për

nënkryetar të dytë.

FIKRIM DAMKA: Grupi Parlamentar 6+ propozon Rasim Demirin.

KRYETARJA: Faleminderit! Procedojmë me votim.

Lus deputetët që me ngritje dore të deklarohen për emërimin e anëtarëve të Komisionit ad hoc.

Kush është për? Faleminderit!

A ka kundër? Një votë kundër

A ka abstenime? Jo.

76 vota për dhe një kundër. Konstatoj se Kuvendi emëroi anëtarët e Komisionit ad hoc për

përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të

Mediave.

Ngarkohet Komisioni ad hoc që të veprojë në përputhje me Ligjin 04/L-44 për Komisionin e

Pavarur të Mediave dhe Kuvendit t’ia paraqesë raportin me rekomandime.

Vazhdojmë me pikën e dymbëdhjetë të rendit të ditës:

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit numër 07/L-001

mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020

Të nderuar deputetë,

Komisioni Funksional për Buxhet dhe Transfere, në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit e

ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij.

Ftoj ministren e Financave dhe Transfereve, zonjën Hykmete Bajrami, që para deputetëve ta

paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Të nderuar deputetë,

I nderuar kryeministër,

Anëtarë të Kabinetit qeveritar,

Të nderuar qytetarë,

Siç e dini nga dita e parë kemi filluar procesin e rishikimit për vitin 2020 dhe kemi arritur që ta

dorëzojmë në Kuvend më 19 qershor.

Buxhetin që e kemi para vetes adreson sfida, të cilat janë shkaktuar nga kriza e pandemisë. Edhe

pse kemi pasur kohë jashtëzakonisht të kufizuar, mendoj se kemi bërë punën më të mirë për të

përgatitur një draft të rishikimit të buxhetit që është gjithëpërfshirës dhe mendojmë që do të

arrijë t’i adresoj disa nga sfidat që ka paraqitur pandemia.

Page 138: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

138

Duhet ta kemi gjithashtu parasysh që jemi duke u përballur me një sfidë të pazakontë që na ka

imponuar të ndërmarrim veprime mjaft agresive në mënyrë që t’i kalojmë problemet e

shkaktuara.

Këtu e kam fjalën për pandeminë COVID-19 që ka imponuar masa të ashpra kufizuese për

bizneset dhe qytetarët me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj pandemie dhe mbrojtjes së

shëndetit të qytetarëve.

Por, natyrisht ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë kjo pandemi dhe masat

kufizuese për parandalimin e përhapjes së saj kanë bërë që bizneset dhe qytetarët, por edhe

institucionet, pra Qeveria vetë të ndikohet nga këto zhvillime.

Duke qenë se shumica e bizneseve për një periudhë tremujore kanë qenë pothuajse komplet të

mbyllura, shumë prej punëtorëve nuk kanë arritur që t’i marrin pagat e plota, disa prej tyre

ndoshta nuk kanë marrë fare paga nga punëdhënësit e tyre.

Këto zhvillime kanë prekur direkt edhe financat publike të shtetit. Pra, si pasojë e rënies së

aktivitetit ekonomik dhe vendimeve të Qeverisë për shtyrje të afateve për deklarim dhe pagesë të

tatimeve, të hyrat buxhetore për periudhën mars-maj 2020 ishin me normë shumë të vogël se sa

ato që ishin të planifikuara. Ndërsa efekti në të hyra pritet të reflektohet edhe në muajt në vijim.

Për më tepër, pagesat për qytetarët dhe bizneset nga pakoja e kaluar nuk janë realizuar në tërësi.

Prandaj, në linjë me këto zhvillime ne kemi përgatitur një propozim për rishikim të buxhetit, i

cili ka dashur që t’i marrë parasysh edhe për bazë t’i adresojë këto çështje.

Fillimisht kemi dashur që të bëjmë rishikimin e të hyrave për të reflektuar në rënien e

deritanishme dhe vlerësimet për pjesën e mbetur të vitit.

Gjetjen e burimeve shtesë të financimit për të financuar pakon e kaluar për pjesën e ekzekutuar si

dhe pjesën e paekzekutuar.

Buxhetimin për financim të programit për rimëkëmbje ekonomike të vendit si dhe buxhetimin

për financim të programeve të tjera që janë nënbuxhetuar në buxhetin e vitit 2020, i cili ishte

aprovuar më 5 mars të këtij viti.

Tani duke qenë se ndikimi i COVID-19 te sektori privat, qytetarët dhe institucionet publike është

tejet i madh, ne jemi detyruar të ndërmarrim veprime të jashtëzakonshme për përballje me

pasojat e kësaj pandemie.

Page 139: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

139

Përkundër rritjes së deficitit, rënia e madhe e të hyrave është vlerësuar të jetë rreth 232 milionë

dhe nevoja për financim të programit për rimëkëmbje ekonomike na ka imponuar me të gjitha

kursimet e konsiderueshme në kategoritë e shpenzimeve të tjera.

Pra, në këtë propozim për rishikim të buxhetit jemi detyruar të bëjmë kursime nga kategoritë e

ndryshme ekonomike te të gjitha organizatat buxhetore të nivelit qendror.

Këto kursime janë proporcionale, pra ndikojnë proporcionalisht në të gjitha institucionet që

drejtojmë.

Tani më lejoni t’ju informoj për dy gjëra të ndërlidhura.

E para, ne nuk kemi larguar asnjë projekt nga buxheti fillestar, por alokimet për ato projekte janë

zvogëluar, duke mundësuar kursime.

Dhe, e dyta, kursimet e identifikuara do të kthehen në dy periudha.

Do të kthehen gjatë këtij viti, varësisht nga dinamika e punëve në implementimin e atyre

projekteve. Ne do të bëjmë të pamundurën që duke filluar nga 1 tetori t’i plotësojmë të gjitha

mungesat buxhetore për projekte të cilat implementohen dhe gjithashtu do të kthehen përmes

buxhetit të vitit 2021, ku ne do të sigurohemi si ministri që mjetet e kursyera në këtë vit do t’u

kthehen në tërësi për të gjitha projektet organizatave buxhetore ku jemi detyruar të bëjmë

kursime.

Më duhet gjithashtu të shtoj se për shkak të zhvillimeve gjatë muajve të fundit progresi në

ekzekutimin e buxhetit ka qenë mjaft i ngadaltë. Dhe, duke qenë se jemi në mes të vitit, duhet të

kemi pritje të arsyeshme për kapacitetet tona absorvuese për ekzekutim.

Pra, edhe të mos zvogëlonim alokimet për të mundësuar kursimet buxhetore, ne rrjedhimisht

prapë në fund të vitit do të na tepronin mjete.

Më lejoni t’ju informoj se përkundër sfidave që kemi, ne kemi arritur të gjejmë burime shtesë të

financimit për të siguruar se do të implementojmë me sukses programin e Qeverisë.

Këto burimet e financimit janë kombinim i kursimeve të identifikuara emetimit të letrave me

vlerë të Qeverisë, financime nga jashtë prej institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe

shfrytëzim i fondeve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Këto mjete do të përdoren për financimin e projekteve të Qeverisë, siç janë elaboruar në

programin tanimë të aprovuar.

Page 140: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

140

Do të kemi mbështetje të të gjitha prioriteteve dhe projekteve, të cilat janë pjesë integrale e

programit qeverisës.

Tani më lejoni pak t’ju flas në detaje për rishikimin, duke u fokusuar në pritje që ne kemi për sa i

përket rritjes ekonomike, e cila është bazë për përgatitjen e çdo buxheti.

Zhvillimet e muajve të fundit dhe ato të tanishme pa dyshim se do të kenë efekte negative në

rritjen ekonomike, duke filluar nga konsumi e më pas investimet, eksportet, e kështu me radhë.

Duke u mbështetur në projeksionet e divizionit për makro-ekonomi pranë Ministrisë së

Financave në vitin 2020 ne presim një rënie ekonomike për rreth 3%, megjithatë ne presim që

rritja ekonomike të kthehet në trend pozitiv në vitin 2021, ku norma e rritjes vlerësohet të jetë

5,4, ndërsa në vitin 2022 rreth 4,2%.

Rritja e viteve të ardhshme pritet të vijë nga investimet private publike, konsumi si dhe rritja e

eksporteve të vendit.

Për sa u përket çmimeve për vitin 2020 dhe vitet vijuese, pritet një stabilitet i theksuar, ku

inflacioni është projektuar të jetë maksimalisht në normën prej 1% në baza vjetore.

Më lejoni të përsëris edhe një herë se po jetojmë në një kohë tepër sfiduese dhe tepër dinamike,

gjë e cila krijon pasiguri të theksuar dhe sa u përket projeksioneve tona.

Në kohën kur ne kemi përcjellë në Kuvend këtë projekt-buxhet më 19 qershor, situata pandemike

në vendin tonë ka qenë e ndryshme nga ajo që e kemi sot.

Duke marrë parasysh edhe institucionet e jashtme, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka

Botërore, vlerësojmë se ndikimi i pandemisë COVID-19 në rritjen ekonomike do të jetë edhe më

i lartë se sa vlerësimet tona.

Prandaj, ne ju informojmë se Ministria e Financave menjëherë pas aprovimit në Kuvend të

rishikimit të buxhetit do të fillojë me rishikimin e kornizës afatmesme të shpenzimeve, sepse kjo

gjë na imponohet që të bëjmë për të reflektuar në realitetin e krijuar nga pandemia.

Deri në atë kohë ne shpresojmë se normaliteti ekonomik do të jetë i plotë dhe se do të kemi

informata shtesë për efekte të mundshme të pandemisë.

Kur jemi te të hyrat, më lejoni të fokusohem në këto çështje. Duke u bazuar në rishikimet më të

fundit fiskale, projeksionet për të hyrat buxhetore tregojnë se në vitin 2020 të hyrat totale do të

jenë në vlerë prej një miliard e 788 milionë. Krahasuar me vitin 2019, ne presim që të kemi një

Page 141: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

141

rënie prej 5%, apo rreth 100 milionë më pak, ndërsa krahasuar me buxhetin e vitit 2020, rënia

është më e theksuar, është 11,5% ose 232 milionë më pak.

Rënia pritet të jetë si rezultat i rënies së të hyrave tatimore, po ashtu edhe të hyrave jotatimore.

Arsyet janë të njohura. Ju e dini, rënia e importeve, rënia e konsumit, çrregullimet në tregun e

punës e kështu me radhë, të gjitha këto kanë ndikuar që të hyrat tatimore të bien.

Edhe të hyrat jotatimore, siç janë pagesat për shërbime të ndryshme, letërnjoftime, pasaporta, të

hyra koncesionare kanë pasur rënie si pasojë e pandemisë.

Me kthimin e rritjes pozitive ekonomike në vitin 2020 dhe vitet pasuese, ne presim që faktikisht

edhe të hyrat buxhetore të rriten me të njëjtin trend.

Për sa u përket shpenzimeve, propozimin që keni para jush reflekton prioritetet e Qeverisë, por

edhe kufizimet e përmendura më lart. Gjithsej shpenzimet buxhetore janë planifikuar të jenë në

vlerë prej 2 miliardë e 620 milionë euro që paraqet një rritje 25% më shumë se buxheti i

ekzekutuar i vitit 2019 ose 520 milionë më shumë.

Edhe në krahasim me buxhetin e aprovuar në mars të vitit 2020, ne kemi një rritje prej 11% ose

262 milionë euro. Kjo është bërë me qëllim për të menaxhuar...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Ja vazhdoni fjalën ministres, ju lutem!

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: ...krizën e shkaktuar nga pandemia.

Te shpenzimet që lidhen me programin për rikëmbjen ekonomike është alokuar shuma prej 385

milionë për vitin 2020 dhe gjithashtu kemi paraparë që do të kemi rreth 146 milionë në

programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021.

Nga këndvështrimi i kategorive ekonomike, jemi siguruar që në secilën kategori të kemi mjete të

mjaftueshme për financimin e prioriteteve tona qeverisëse.

Te pagat dhe mëditjet ka buxhet të mjaftueshëm për këtë vit, megjithatë propozimi domethënë që

e kemi sjellë, edhe pse e kemi sjellë më 19 qershor, nuk e ka pasur të reflektuar koston e Ligjit të

pagave. Mirëpo, meqenëse Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ligjin ta kthejë në pikën zero,

atëherë besoj që këtu nuk kemi ndonjë problem.

Te mallrat dhe shërbimet kemi propozuar kursimet e konsiderueshme për të krijuar hapësirë

financuese për shpenzimet që lidhen me programin për rimëkëmbje.

Page 142: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

142

Te kategoria e subvencioneve dhe transfereve kemi një rritje që reflekton alokimin e mjeteve

shtesë për programet dhe nënprogramet që janë ndikuar nga masat specifike të programit të

rimëkëmbjes.

Por, më duhet të them se në këtë kategori akoma nuk kemi buxhet të mjaftueshëm për financimin

e të gjitha skemave që i takojnë kësaj kategorie, edhe një pjesë të tyre është lënë që të

rregullohet..., ashtu siç e mundëson ashtu siç e mundëson Ligji i buxhetit dhe Ligji për

menaxhim të financave publike dhe përgjegjësitë. Në këtë kontekst, ne do të jemi në koordinim

të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për të adresuar sfidën e buxhetimit, por

njëkohësisht për të shqyrtuar seriozisht nevojën e reformimit dhe konsolidimit të plotë të

skemave që janë në kuadër të kësaj ministrie, duke marrë parasysh që në buxhetim kemi disa

kategori sociale.

Ndihma e Ministrisë së Financave, në veçanti për pjesën që lidhet me qëndrueshmërinë fiskale të

skemave të shumta sociale, do të jetë gjithmonë në dispozicion. Shpenzimet kapitale mbesin në

linjë të rëndësishme buxhetore, sepse në kontekstin e ndikimit do të thotë për shkak të rëndësisë

që kanë në kontekst të rritjes ekonomike ne i kemi lënë pothuajse të paprekura, e thashë edhe një

herë, kemi zbritur alokimet për projektet kapitale, duke marrë parasysh që nuk ka pasur

shpenzim në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Përmes këtyre shpenzimeve do të mundësohet financimi i shumë projekteve të nisura më herët, e

në disa raste do të iniciohen edhe projekte të reja. Ministria e Financave ka alokuar për projektet

e reja kapitale dhe projektet në vazhdim rreth 40 milionë mjete nga Agjencinë i Privatizimit, por

edhe kemi bërë alokime për mallra, shërbime, subvencione dhe transfere, siç e kërkon ligji për

tremujorin e ardhshëm. Kemi hequr kufizimin e Qeverisë paraprake për fillimin e projekteve të

reja dhe i kemi inkurajuar të gjitha organizatat buxhetore që të fillojnë sa më shpejt me

procedurat e prokurimit. Duke u bazuar në projeksionet e të hyrave dhe shpenzimeve, deficiti

buxhetor sipas rregullës fiskale të ndryshuar tanimë nga Kuvendi pritet të jetë rreth 6,5% e bruto-

produktit vendor.

Mbi këtë deficit do të ketë financim shtesë përmes klauzolës për investime në shumën prej 147

milionë eurosh nga fondet e AKP-së në vlerë prej 185 milionë euro. Rrjedhimisht, deficiti i

përgjithshëm që përfshin edhe përjashtimet nga rregulla fiskale është mjaft i lartë. Ky deficit

është planifikuar të financohet edhe nga emetimi i letrave me vlerë dhe financimi i jashtëm, si

rezultat pritet që në tre vjetët e ardhshme, nën supozimin se i gjithë financimi i planifikuar do të

ekzekutohet, borxhi publik të rritet në masë të konsiderueshme. Prandaj, ne duhet të jemi shumë

të kujdesshëm që kjo rritje të jetë e menaxhueshme në periudha afatgjatë dhe natyrisht ne do të

sigurohemi që një gjë e tillë të ndodhë.

Page 143: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

143

Për fund, më lejoni të them se përkundër sfidave të mëdha, besoj që ky propozim- buxhet ofron

financim të qëndrueshëm dhe të balancuar të prioriteteve tona. Edhe një herë dua t’ju bëj thirrje

që në seancën e radhës, duke supozuar që rishikimi i buxhetit do të kalojë, të kemi mbështetjen

tuaj edhe për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos marrëveshjeve që janë për

financimin e këtij projekt- buxheti, të cilin unë e pres që do ta kalojmë sot. I kemi në proces të

ratifikimit rreth 170 milionë euro mjete, të cilat janë pjesë e programit për rimëkëmbje

ekonomike dhe kërkojnë mbështetjen tuaj. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Vazhdojmë me grupet parlamentare, faktikisht para grupeve

Hekuran Murati e ka fjalën në emër të Komisionit për Buxhet.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Në emër të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ne si komision kemi shqyrtuar në parim

Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet

buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 edhe komisioni me shumicë

votash ka vendosur që t’i rekomandojë Kuvendit për miratim në parim të projektligjit.

Pas kësaj, nëse më lejohet, kisha vazhduar edhe në emër të Grupit Parlamentar. Është për

keqardhje që mungesa e votave të Qeverisë ilegale dhe jolegjitime të mundohet dhe të hidhet si

barrë mbi shpinën e opozitës për t’ia siguruar këto vota. Është po ashtu për keqardhje apelimi,

thirrja dhe trajtimi çdoherë, pra përdorimi i pretekstit dhe temës së pagesave për qytetarët që të

kushtëzohet edhe opozita të votojë për çfarëdo nisme të kësaj qeverie. Të gjithë e dimë, të

gjithëve na kujtohet që kemi qenë në këtë Kuvend, në seancat e kaluara plenare kur është trajtuar

çështja e deficitit.

Kur prej kësaj qeverie është kërkuar lejimi i rritjes së kufirit të deficitit dhe asokohe na thuhej

nëse krejt çka duhet për të votuar deficitin në mënyrë që t’i bëjmë pagesat prej 170 euro për

qytetarët. Me gjithë kundërshtimin tonë, Kuvendi e miratoi deficitin, lejimin e tejkalimit të

deficitit dhe pagesat nuk ndodhën. Pra, domethënë kërkohej vota edhe bëhej thirrje dhe

manipulohej me qytetarët se kinse vetëm atë kërkesë nëse ia votojmë qeverisë, bëhen pagesat,

tash po vihet këtu në këtë Kuvend prapë dhe po thuhet që edhe ky projektligj, edhe projektligjet e

tjera, marrëveshjet ndërkombëtare, gjithçka po lidhet me pagesat për qytetarët.

Disa po kalojnë, disa jo, por qytetarët nuk po i shohin ato pagesa, pra mos u mundoni si qeveri

t’ia hidhni opozitës fajin për mungesën e numrave tuaj. Sa i përket projektligjit që e kemi para

nesh, në mars të këtij viti kur u miratua Ligji i buxhetit në këtë Kuvend është evidente që ka

pasur disa mangësi, për shkak se kemi pasur kufizime kohore, sapo patën filluar rastet e para të

infektuara në Kosovë, si dhe e kishim një buxhet, i cili në shumicën e projekteve dhe kodeve

ishte i bllokuar paraprakisht prej qeverisë së mëhershme të PAN-it. Por, ideja ka qenë që me

gjithë ato mangësi, të kalohet për shkak se ishte situatë emergjente dhe pastaj në rishikim të

Page 144: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

144

rregullohen ato mangësi. Këtu e kemi një qeveri, e cila pretendon që ka ekspertë, ka njerëz të

dijshëm të fushës së financave, mirëpo megjithatë shohim se defektet janë shumë më të numërta

në këtë rishikim, madje ka edhe kundërshtime me ligjet në fuqi, edhe struktura është totalisht

praktikë e gabuar që është përdorur.

Sa u përket defekteve, së pari, për shembull, në tabelën 1 deficiti i prezantuar sipas rregullës

fiskale është 451 milionë euro, apo 304 milionë euro më tepër se sa ka qenë fillimisht në Ligjin e

buxhetit. Kërkesa kur është bërë për ta lejuar rritjen e deficitit, është bërë duke u thirrur në nenin

22b të Ligjit për menaxhimin e financave publike, por në atë ligj thuhet që deficiti mund të

tejkalohet për aq sa ka rënie të të hyrave në krahasim me vitin paraprak. Tash nëse e shohim

tabelën 1, që na është prezantuar prej vetë qeverisë, të hyrat në krahasim me vitin paraprak kanë

rënie prej 100 milionë eurosh, në vitin paraprak kanë qenë 1,88 miliard euro, kurse këtë vit janë

projektuar të hyrat 1,78 miliard euro.

Rrjedhimisht, kërkesat për lejim të tejkalim të kufirit të deficitit do të duhej të ishte 100 milionë

euro. Ndërsa, ne tani para nesh e kemi një deficit shtesë prej 304 milionë eurosh. Këtë gjë e kam

thënë edhe në seancën kur është kërkuar tejkalimi i deficitit që kërkesa e Qeverisë asokohe ka

qenë e pajustifikueshme dhe nuk i ka arsyetuar mjetet që ka kërkuar t’i lejohen për t’u rritur

deficiti, nuk arsyetohen me rënie të të hyrave dhe kjo përbën shkelje të këtij neni të Ligjit për

menaxhimin e financave publike. Defekti tjetër ka të bëjë po ashtu me kundërthëniet dhe

kundërshtimet që janë në raport me Ligjin për menaxhimin e financave publike, më saktësisht,

janë neni 5 dhe neni 10 i projektligjit, ku flitet se si qeveria nuk u nënshtrohet kufizimeve të

nenit 30 të Ligjit për menaxhimin e financave publike.

Çdo jurist, ose çdo zyrë ligjore do t’ua japë interpretimin që kjo nuk mund të bëhet në këtë

mënyrë, pra është e pavlefshme që me Ligj të buxhetit të amendamentohen nenet e Ligjit për

menaxhimin e financave publike. Ky është një defekt mjaft i madh dhe nuk mund të tejkalohet

assesi dhe nuk duhet të kalojë në këtë mënyrë. Kemi një thellim të deficitit total prej diku rreth

500 milionë euro, e cila është mbuluar, është munduar të mbulohet me shkurtime në shpenzimet

kapitale në shumë prej rreth 100 milionë euro, te kategoria e mallrave dhe shërbime në shumë

prej 43 milionë euro, të cilat vijnë edhe për shkak të ngadalësimit, për shkak të pandemisë, por

ka edhe burime të tjera të financimit, ku 109 milionë euro janë marrë prej bilancit bankar, 50

milionë euro shtesë që janë letra me vlerë, 100 milionë euro është planifikuar të merren prej

AKP-së, edhe 71 milionë euro të merren ose të financohen përmes klauzolës për investime apo

me kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Tash, kjo strukturë përveç këtyre burimeve të financimit ku mund të ketë pasur shkurtime dhe

prej bilancit bankar, të hyrat nga AKP-ja dhe klauzola e investimeve është e parealizueshme.

Kushdo që ka punuar në Ministri të Financave, kushdo që merret me financa publike e di që kjo

është e parealizueshme dhe assesi nuk do të ndodhë që deri në fund të vitit të merren 100 milionë

Page 145: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

145

euro prej AKP-së, apo të shpenzohen 71 milionë euro nga klauzola e investimeve. Po ashtu, në

raport me pakon e rimëkëmbjes kemi dëgjuar prej fillimit shifra të ndryshme, fillimisht ishte

shifra 1,2 miliard euro, pastaj prej 1,2 miliard ra në 700 milionë euro, prej 700 milionë euro

thanë që do të jenë 400 milionë euro, tani në këtë projektligj e kemi shifrën që figuron te pakoja

e rimëkëmbjes ekonomike si 385 milionë euro, e ku nga ato janë të përfshira aty edhe pakoja

fiskale emergjente, pra pakoja e parë që është nisur dhe realizuar prej Qeverisë Kurti. Nëse e

heqim atë shifër që është diku rreth 189 milionë euro, i bie se pakoja e rimëkëmbjes ekonomike

në realitet është vetëm 200 milionë euro. Pra, as 1,2 miliard, as 700 milionë, as 400 milionë, por

200 milionë euro.

Problemi më i madh që kam me këtë projektligj është se përsëri, sikurse në rastin kur u kërkua

tejkalimi i deficitit, po kërkohet prej Kuvendit ‘çek blanko’, që është praktikë e papranueshme

dhe nuk do të duhej të lejohej nga ky Kuvend, çka i bie këtu? Kursimet apo shkurtimet që janë

bërë, shkurtimet edhe të hyrat shtesë që pretendohen të mirren prej AKP-së në vlerë rreth 306

milionë euro, janë shtuar në programin e rimëkëmbjes ekonomike si kod në Ministri të

Financave.

Pra, nuk kemi specifikim se ku do të shkojnë këto para, kush do të jenë përfituesit dhe, madje

nuk kemi as shpërndarjen e mjeteve që tashmë janë shpenzuar nëpër organizatat buxhetore. Pra, i

është lënë një ‘çek blanko’ prej 306 milionë euro Ministrisë së Financave që të bëjë me ato para

çka të dojë, pasi të miratohet ky projektligj. Kësisoj si është, për neve është i papranueshëm,

sepse konsiderojmë që Kuvendi nuk duhet të nënshkruajë ‘çek blanko’, por qeveria sa herë që

kërkon buxhet, miratim të buxhetit në këtë Kuvend, duhet të tregojë me saktësi të plotë dhe me

përgjegjësi të plotë për çdo cent që do të shpenzohet dhe ku do të shpenzohet, në mënyrë që edhe

llogaridhënia në fund të jetë në përputhshmëri me atë se çka është planifikuar. Prandaj, ne si

Grup Parlamentar nuk e mbështesim këtë projektligj. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Para se të vazhdojmë, të nderuar deputetë, diku 30 deputetë e kanë

kërkuar fjalën që do të thotë përafërsisht në qoftë se secili flet rreth 10 minuta, pa i llogaritur

replikat dhe kundër-replikat, do të jemi këtu rreth edhe 5 orë për rishqyrtimin e buxhetit.

Meqenëse e kemi edhe një pikë tjetër të rendit të ditës, si seancë e re që është, debati për

pandeminë, unë i kam dy propozime: e para, në qoftë se pajtohen shefat e grupeve parlamentare

dhe për hir të shëndetit të secilit, që debatin për pandeminë ta lëmë për të hënën, në një kohë që

do të dakordohemi me kryeministrin.

Kurse, sa i përket kësaj seance, në qoftë se grupet parlamentare dakordohen që diskutimet e

deputetëve të shkurtohen në 5 minuta, atëherë do ta vendosja këtë menjëherë në votim. A ka

kundërshti? Shefat e grupeve i kanë akoma nga 10 minuta, por është vetëm për deputetët. A jeni

që ta shkurtojmë në 5 minuta, ju lus që me ngritje dore të tregoni a pajtoheni? Shumë mirë!

Page 146: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

146

Faleminderit, do të thotë në emër të grupeve parlamentare flisni nga 10 minuta, kurse shefat e

grupeve nga 5. Kryeministri e ka kërkuar fjalën, urdhëro, kryeministër!

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryetare!

Lidhur me seancën për raportim për COVID, unë ju kërkoj që të mos e caktoni kohën të hënën,

dakordohemi mandej bashkë me juve me kabinetin tuaj ose mund ta mbajmë sot kurdo që e

kryeni, ne jemi këtu, e mbajmë sot. Nëse nuk e mbajmë sot, unë kërkoj nga ju që në koordinim

me kabinetin tuaj e caktojmë një datë gjatë javës së ardhshme. Faleminderit!

KRYETARJA: Problemi është, zoti kryeministër, që nuk mjafton dakordimi vetëm me kabinetin

tim, mua më duhet dakordimi i grupeve parlamentare, sepse më duhet t’i kem deputetët këtu,

kështu që i lus shefat e grupeve parlamentare që të tregojnë që a dakordohen, në fillim ju kisha

lutur për qetësi, që në fillim të javës të dakordohemi bashkë me kryeministrin se kur e ftojmë, a

pajtohen shefat e grupeve? Zoti Selimi e ka fjalën, pastaj zoti Hamza e ka kërkuar fjalën.

REXHEP SELIMI: Ne u pajtuam, pra po flas për të dyja, ne u pajtuam që për shkak të

racionalitetit të kohës diskutimet e deputetëve t’i shkurtojmë në 5 minuta, kurse sa i përket

raportimit të zotit Hoti, sa i përket COVIDit, ne dakordohemi nëse dakordohemi që të jetë këtë të

hënë, pra mund ta caktojmë orën që a mund të jetë të hënën paradite apo pasdite, po do të kishim

marrë dakordimin tonë sikur të bëhej fjalë për të hënën, jo për një ditë të javës. Kështu që nëse

zoti Hoti është i gatshëm për të hënën, atëherë ne gjatë javës ose gjatë ditëve mund të

dakordojmë për orën, por për ditën do të duhej të dakordoheshim tani dhe do të doja të kishim

përgjigjen, sepse çështja e pandemisë është çështje urgjente dhe ne nuk do të duhej që këtë do ta

linim në njërën prej ditëve, por siç thashë, nëse dakordohemi që ky raportim të bëhet të hënën,

atëherë për orën mund të dakordohemi në vijim.

KRYETARJA: Në rregull! Propozimin e kryeministrit e kemi për të hënën në orën 16:00, a

dakordohen deputetët që ta vazhdojmë debatin të hënën në orën 16:00, debati për pandeminë?

Jemi dakord! Zoti kryeministër, Kuvendi i Kosovës duhet të jetë prioritet numër një, ne e

kuptojmë kur ka angazhime, sikur kjo e sotmja që është video samiti, mirëpo për asnjë tjetër nuk

kemi mirëkuptim, por edhe kësaj radhe po bëjmë përjashtim, pra, për të hënën në orën 16:00 do

të vazhdohet debati për pandeminë.

Tani e ftoj deputetin Shkëlzen Hajdini të flasë në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, i ka 10

minuta, kurse të tjerët nga 5.

SHKËLZEN HAJDINI: Faleminderit, kryetare!

I nderuar kryeministër, zëvendëskryeministër, ministra,

Të nderuar deputetë,

Page 147: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

147

Lidhja Demokratike e Kosovës përkrah fuqishëm aprovimin e plotësim-ndryshimit të

Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit 07/L-01 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e

Republikës së Kosovës.

Me aprovimin e rishikimit të buxhetit ne do t’i krijojmë mundësi qeverisë të adresojë sfidat e

krijuara nga pandemia COVID-19. Ekonomia e vendit është goditur rëndë nga pandemia,

shumica e bizneseve kanë qenë të mbyllura për muaj të tërë dhe si rrjedhojë nuk kanë pasur

mundësi t’i ushtrojnë aktivitetet e tyre afariste. Punëtorët kanë mbetur pa paga, shumë punëtorë

kanë humbur vendet e tyre të punës që tash duhet t’i krijojë mundësi vendi t’u dalë në

mbështetje, po ashtu i kemi edhe rastet sociale. Nga rishikimi i buxhetit, të cilin e ka prezantuar

qeveria, shohim që ne gjatë kësaj periudhe prej se ballafaqohemi me pandeminë COVID kemi

rënie të të hyrave prej 11,5% ose 231 milionë euro.

Ndërsa, në anën tjetër, kemi rritje të shpenzimeve buxhetore prej 11%, ose 263 milionë euro. Kjo

nënkupton që ne si deputetë duhet të veprojmë përgjegjshëm, ta ndihmojmë qeverinë e

institucionet tona t’i dalin në ndihmë sektorit privat, ngase është shumë e nevojshme tani të

veprojmë shpejt në mënyrë që të evitojmë thellimin e krizës ekonomike. Ky rishikim i buxhetit i

prezantuar në Parlamentin e Kosovës reflekton zvogëlim të shpenzimeve në shumicën e

kategorive ekonomike me qëllim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik. Në propozimin e

rishikimit të buxhetit shohim se kemi rritje të kategorive ekonomike, të cilat ndikojnë

drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik dhe ruajtje të ekonomisë së vendit.

Edhe një herë Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet plotësim-ndryshimin e buxhetit dhe

inkurajon Qeverinë e Kosovës që mbas aprovimit të rishikimit të fillojë shpejt të veprojë, t’i dalë

në ndihmë sektorit privat në kuptimin e subvencionimit të interesave ndëshkuese nga

riprogramimi i kredive, mbulimit të shpenzimeve të qirasë, mbulimit të shpenzimeve për

punëtorët, t’u dalë në ndihmë qytetarëve, t’u dalë në ndihmë punëtorëve, të cilët kanë humbur

vendet e tyre të punës, të kujdeset për skemat sociale dhe të gjitha fushat, të cilat janë efektuar

negativisht nga pandemia COVID. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Hajdini! Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, zoti Hamza!

BEDRI HAMZA: Faleminderit, zonja nënkryetare!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Kryeministri s’është këtu, të paktën prita që të ketë durim t’i dëgjojë shefat e grupeve

parlamentare, po ndoshta buxheti s’është boll temë me rëndësi.

Page 148: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

148

Sidoqoftë, mungesa e vizionit, vonesat në vendimmarrje, qeverisja anemike e kësaj shumice

parlamentare kanë sjellë vendin në një situatë delikate politike. Një gjendje me rrezik për

shëndetin e qytetarëve dhe në një situatë të rëndë ekonomike me mundësi të përkeqësimit të

mëtutjeshëm. Ky nuk është buxhet që garanton rimëkëmbje ekonomike, ky nuk garanton as

mbijetesë, ju një pjesë juaja si Kabinet qeveritar bashkë me ish-partnerin, Lëvizjen

Vetëvendosje, në një mënyrë klandestine, jo në një praktikë të mirë e keni aprovuar një buxhet

duke përjashtuar dhe duke privuar deputetët nga mundësia që ta japin kontributin e tyre edhe me

propozime, edhe me alternativa, por edhe me kritika, edhe pse e shpallur pandemi asnjë fond për

këtë qëllim.

Duke e vlerësuar seriozitetin e situatës, propozuam dy iniciativa ligjore, kemi qenë të sigurt që

pa ndryshime ligjore nuk mund të bëhen pagesat dhe nuk mund të adresohen nevojat, të cilat i ka

prodhuar situata. Vazhdimisht obstruksione edhe tani ende nuk janë në rend të ditës, po të

përkraheshin këto iniciativa të propozuara në fillim të prillit, do të thotë para 3 muajsh, sot

bizneset, pronarët e bizneseve do të ishin në një gjendje tjetër. Të punësuarit e sektorit privat nuk

do të ishin në gjendjen aktuale, do ta kishin një gjendje më të mirë, kategoritë e dala nga lufta do

të ishin të përkrahura, familjet me asistencë sociale do ta kishin një gjendje më të mirë, komunat

do të përfitonin mjete pasi që janë në linjën e parë të luftës me pandeminë, komunitetet

joshumicë me gjendjen më të vështirë sociale në vend do të ishin të përkrahura, ndërmarrjet

eksportuese e kështu me radhë.

Ju u përcaktuat për improvizime dhe deri më tani për këtë qëllim janë dhënë vetëm rreth 80

milionë euro që kjo do të thotë është rreth 1% e bruto produktit vendor, derisa në shtetet e tjera

në mesatare është intervenuar me afërisht 10% e bruto produktit vendor. Nga pakoja e

proklamuar me pompozitet, është implementuar vetëm një pjesë e pagesës prej 170 eurove,

vetëm një muaj dhe vetëm për disa kategori dhe mënyrë selektive. Edhe këto pagesa të gjitha nuk

janë bërë në përputhje me ligjin, sot kemi një propozim që tregon mungesën e konsistencës, ka

diskrepancë mes kornizës afatmesme të shpenzimeve dhe propozim apo Projektligjit për

rishikimin e buxhetit.

Programin si qeveri e keni shkruar në mënyrë dëshirore, të pareflektuar në buxhet, as në këtë vit

e as në vitet vijuese. Shërbimi ushtarak, shumë rrugë, stadiume, shikoje në programin e Lidhjes

Demokratike për shëndetësi, ku e keni pas lëshuar dorën edhe veç shpërndanit miliona, dhe jo

pak miliona, qindra miliona vetëm vitin e parë të qeverisjes 300 milionë buxhet shtesë për

shëndetësi, banim social e çka jo, ku janë këto të propozuara, ku janë të reflektuara në buxhet.

Ky është një rishikim i zorit, një propozim që nuk është harmoni me Ligjin për menaxhimin e

financave publike dhe përgjegjësitë dhe ka pasaktësi profesionale.

Si shpjegohet fakti ku në këtë dokument që ne e kemi pranuar thuhet që norma e rritjes do të jetë

negative minus 3%. Ndërsa rënia e të hyrave do të jetë rreth 13-14% ose do të jetë norma

Page 149: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

149

negative më e lartë ose të hyrat duhet të jenë më të larta, jo të jetë kjo diskrepancë dhe ky

korrelacion mes këtyre dyjave. Ju keni planifikuar një deficit buxhetor prej 6,5%, e keni

kalkuluar gabim. Deficiti është më i lartë për shkak se i keni llogaritur edhe 42 milionë të hyrat

të bartura nga viti paraprak. Pothuajse të gjitha organizatave buxhetore jua keni shkurtuar

buxhetin, ju i keni vendosur organizatat buxhetore në shumë vështirësi për shkak se komunave as

nuk ju keni dhënë kohë t’i rishikojnë buxhetet, ndërsa me pamundësinë dhe pasigurinë e tyre

rreth sigurimit të fondeve, ato nuk kanë mundësi t’i zhvillojnë procedurat e prokurimit.

Borxhin publik keni planifikuar ta rritni nga 17,5% në 24,8%, për 7,3 % që është dallim shumë i

madh në raport me përqindjen e rritjes së borxhit publik me borxhin publik, derisa në vitin 2019

kemi pasur një rritje të borxhit publik vetëm për 0,6%. Ju e ndërtuat një rrëfim artificial me

numra, i rritët investimet kapitale nga 672 në 735 milionë, gabim. Nuk do të ndodhë kështu me të

gjitha garancat, po ju them dhe kah i keni marrë këto. Fondet prej AKP-së i rritët prej 85 në 100

milionë ende pa e bërë ligjin, ende pa ligj, derisa të draftohet ligji, derisa të vjen në Kuvend, deri

të aprovohet fundi i vitit, kur t’i bëni këto. Dhe, tjetra te klauzola e investimeve i dyfishuat

projektet, por ju mund të qitni aty sa të doni, se janë marrëveshje të ratifikuara, edhe rrugën Pejë

- Prishtinë, Prishtinë - Mitrovicë, edhe projektet e tjera që puna e këtyre dy rrugëve u bë sikur ajo

puna e Urës së Shenjtë.

Pse po i përmend veç disa projekte, pa u lëshuar shumë në detaje. Te rindërtimit i shtëpive në

Veri i latë 100 mijë euro, hiqini, bre, këto 100 mijë euro. S’e kemi hequr asnjë projekt, po çka

bën me 100 mijë euro? Kurrgjë s’bën, apo stadiumin nacional 520 mijë euro, po dëshironi të

ndërtoni stadium nacional me 520 mijë euro. Qitni mjetet te Ministria e Drejtësisë se do të keni

nevojë për t’i përmbushur obligimet ligjore. Ne si Parti Demokratike e tejkaluam veten në

aspektin politik dhe vendosëm aspektin shtetëror dhe interesin e qytetarëve mbi përfitimet tona

politike, ne e votuam vendimin për shfrytëzimit e ndarjeve buxhetore, para një viti në zor kemi

qenë, edhe atëherë ka qenë interes i vendit, edhe atëherë ka qenë interes i qytetarëve, ne votuam,

ne i votuam marrëveshjet financiare ndërkombëtare dhe prapë kur të vinë në rend të ditës do t’i

votojmë, do t’i votojmë, sepse është interes i qytetarëve.

Ne sot ndodhemi në një situatë të zgjedhim mes dy të këqijave, a ta votojmë një buxhet me

shumë defekte apo të mos e votojmë dhe ne kemi vendosur si Parti Demokratike të japim votën

për në leximin e parë të buxhetit. Këtë me qëllim që t’u hapet mundësi përmirësimeve, edhe pse

nuk është e lehtë, është bukur e vështirë në draftin që është propozuar, është bukur e vështirë, por

do ta bëjmë maksimumin që të korrigjojmë me qëllim që të mos bllokohet situata, e cila është

bllokuar me improvizime, me mungesë të vendimmarrjes, me inatet politike dhe njerëzit që i

presin pagesat, edhe punëtorët e sektorit privat, edhe bizneset, edhe familjet në asistencë sociale,

edhe kategoritë e tjera. Prandaj, po e përmbyll, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, me

gjithë vërejtjet, shqetësimet që i ka në një dokument keq të punuar, me shumë defekte do të japë

Page 150: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

150

votën për dhe do të bëjmë përpjekje që mes dy leximeve të korrigjojmë ato që korrigjohen dhe

ky buxhet të aprovohet dhe të zgjedhim të keqen...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Ju faleminderit, zoti Hamza! Nga Grupi Parlamentar i AAK-së!

GAZMEND ABRASHI: E nderuar kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Kabinet qeveritar,

Ata që janë prezentë sot,

Të nderuara media,

Qytetarë të Kosovës,

Sot nga të gjithë ne kërkohet përkushtim dhe vullnet që ta votojmë Projektligjin për plotësimin

dhe ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së

Kosovës për vitin 2020.

Rishikimi i buxhetit është obligim sipas ligjit, por gjithashtu po vjen edhe si domosdoshmëri në

kohë kur tashmë të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendemi si pasojë e

pandemisë së virusit COVID-19. Buxheti i Kosovës duhet të reflektojë në situatën dhe t’u

adaptohet nevojave aktuale që kjo gjendje në vend të tejkalohet në mënyrë sa më të lehtë të

mundshme. Buxheti i vendit sipas projeksioneve do të ketë rënie të të hyrave tatimore në vlerë

prej 232 milionë euro për këtë vit. Të hyrat, të cilat me masa adekuate për rimëkëmbjen e

ekonomisë do të rikuperohen në vitin 2021. Përkundër kësaj, qeveria me rishikim të buxhetit ka

paraparë që shpenzimet buxhetore nga 2 miliardë e 357 milionë euro sipas buxhetit aktual, të

ngritën në 2 miliardë e 772 miliardë euro.

Një rritje prej 15% do të sigurojë stabilitetin e organizatave buxhetore, buxheteve të komunave,

realizimin e projekteve kapitale dhe sigurisht implementimin e komplet pakos emergjente dhe

fillimin e implementimit të pakos së rimëkëmbjes. Vlen të përmendet edhe rritja e buxhetit për

Ministrinë e Shëndetësisë me rishikim për 48,5% që do të ndihmojë në trajtimin e situatës

shëndetësore në vend të rënduar nga virusi COVID-19. Projektligji i propozuar për plotësimin

dhe ndryshimin e buxhetit ka burimet mbështetëse nga financimet e jashtme dhe të brendshme,

që në total kapin vlerën prej 24,8% bruto të produktit vendor, nga 19,5% sa ishte planifikuar në

buxhetin aktual.

Rritja e borxhit të përgjithshëm do të rritet për 5,3%, e që edhe më tutje e rendit Kosovën në

raport me vendet e rajonit me borxhin më të ulët publik. Me këtë rishikim të buxhetit do të kemi

të mobilizuar edhe 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave tatimore prej 232

milionë euro dhe të dedikohen 385 milionë euro për vitin 2020 dhe 146 milionë euro për vitin

Page 151: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

151

2021 për Fondin e rimëkëmbjes ekonomike. Bizneset në Kosovë janë prekur nga kriza e

shkaktuar nga masat e marra për luftimin e pandemisë, ata kanë nevojë për përkrahjen e shtetit

që ta tejkalojnë këtë krizë. Jemi përgjegjës për më shumë se 250 mijë punëtorë të sektorit privat,

të cilët deri më sot kanë mbetur të anashkaluar dhe që duhet të jenë prioritet i trajtimit në pakon e

rimëkëmbjes ekonomike.

Deputetë të nderuar,

Ju ftoj që sot të tejkalojmë të gjitha dallimet politike e partiake, sot ta vëmë në prioritet qytetarin

e Kosovës që pret nga ne të adresojmë nevojat e tyre. Rishikimi i buxhetit është i rëndësisë jetike

për ta, për ekonominë e vendit dhe tejkalimin e situatës së rënduar nga pasojat e shkaktuara nga

pandemia COVID-19.

Kohët e vështira kërkojnë veprime të guximshme në interes të vendit dhe të qytetarëve të saj.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Abrashi! Nga Grupi Lista serbe? Nuk është lajmëruar askush!

Nga Grupi 6+? Zoti Fikrim Damka!

FIKRIM DAMKA: Faleminderit, nënkryetare!

Grupi Parlamentar 6+ do të përkrahë shqyrtimin e parë Projektligjin për plotësimin e ndryshimin

e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Republikën e Kosovës për vitin 2020.

Kërkesat tona do t’i dërgojmë në komision gjatë leximit të dytë, sidomos për projektet të cilat

kanë qenë në buxhetin 2020 do të provojmë dhe do të amendamentojmë të kthehen këto projekte,

të cilat janë në interesin e komuniteteve. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Vazhdojmë atëherë me deputetët e paraqitur sipas radhës dhe

sipas radhës së grupeve parlamentare. Nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetja Mimoza Kusari-Lila.

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!

Të nderuar deputetë dhe

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni që shkurtimisht në fillim jashtë diskutimit për Projekt-buxhetin apo rishikimin e

buxhetit, të përmend një fakt i cili ndodhi pak më parë nga kolegët tanë deputetë të Listës serbe.

Në fakt, u ndjeva shumë keq për arsye se për aq sa po mundohemi të krijojmë urë bashkëpunimit

minimal, largimi nga salla në momentin kur u bë një minutë heshtje për viktimat e Srebernicës

për 8 mijë e 372 jetë të marra, ata u larguan. Mohimi i krimit është krim në vete dhe sot ka

ndodhur edhe një poshtërim për ato viktima. Na lejoni që të paktën atë se çfarë meritohet një

moment heshtje për ta, ta kishin bërë si Kuvend në tërësi me dinjitet.

Page 152: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

152

Zoti Hoti ka kërkuar nesër në orën 13:00 një minutë heshtje në tërë Kosovën, por këtë nuk mund

ta bindë as partnerin e vet të koalicionit, gjegjësisht zëvendëskryeministrin, ministrat dhe

deputetët. Prandaj, në emër të gjithë atyre që sot u ngritën dhe atyre që e meritojnë të nderohen

shpreh keqardhje të thellë, tani te rishikimi i buxhetit, dokumenti që u soll sot është dokumenti i

parë i qeverisë, e cila u instalua siç e kemi parë me pazare politike dhe e cila u mundua të tregojë

se ka kapacitet dhe potencial që të sjellë diçka të re dhe diçka të madhe.

Megjithatë, u tregua se ajo që u mor me një pazar politik dhe jashtë vullnetit të sovranit nuk

mund të sjellë asgjë të mirë. Projekt-buxheti, dorën në zemër, edhe në momentin kur është

përgatitur dhe është miratuar nga ky Kuvend në mars të këtij viti, kishte pjesëmarrje gjysmë-

gjysmë, 50% natyrisht nga njëri partner i koalicionit dhe 50% nga tjetri, dhe ashtu siç e dimë të

gjithë që merremi me buxhet dhe ekonomi, e dimë se hapësira për të pasur kreativitet në projekte

kapitale ka qenë e ngushtuar për shkak të zotimeve të viteve të mëhershme. Megjithatë, shpejt,

edhe pse u tentua të zvogëlohen shpenzimet, u shkurtua numri i ministrive, numri i këshilltarëve

dhe zëvendësministrave, ky trend pozitiv me rrëzimin e Qeverisë Kurti mori kahe negative

prapë. Shumë shpejt me një instalim të qeverisë, u rrit numri i ministrive, po rritet numri i

zëvendësministrave, po rritet numri natyrisht i këshilltarëve dhe rrjedhimisht i të gjitha

shpenzimeve të tjera që do të derivojnë nga stafi shtesë.

Këtu zonja Bajrami sot bëri thirrje dhe tregoi se janë bërë shkurtime dhe do të bëhen kursime të

domosdoshme. Po si mund të kërkohet që të ketë një mirëkuptim për shkurtime të shpenzimeve

dhe atë çka është e domosdoshme kur ju vetë i rritni shpenzimet. Askush nuk mund ta mohojë se

rritja e numrit të ministrive, emërimi i zëvendësministrave, këshilltarëve e kështu me radhë do të

rrisë shpenzimet e qeverisë, për arsye se të gjithë ata kanë një pagë dhe të gjithë ata kanë

shpenzime shtesë të asocuara. Për të vlerësuar gjithashtu se ku është nisur kjo qeveri, natyrisht se

duhet të bëhet krahasimi i programit qeverisës, i cili në Kuvendin e Kosovës apo deputetëve u

është shpërndarë në të njëjtën kohë kur është ardhur edhe rishikimi i buxhetit.

Më lejoni të cek një pjesë nga programi qeverisës, në të cilin janë paraparë fazat nëpër të cilat do

të kalojë menaxhimi i situatës me COVID, faktorin e tretë kjo qeveri e ka paraparë që me

sezonalitet, gjegjësisht me stinët me shumë diell vlen të ceket se për viruset e frymëmarrjes,

përfshirë koronaviruset, të cilët janë aktivë në sezonin e dimrit, ata do të vijnë edhe të bien në

numër, e ndoshta edhe të humbin tërësisht, kur ne sot po shohim që ky parashikim është totalisht

i gabuar dhe kemi të kundërtën, rritjen e numrit të personave të infektuar. Ndërsa, tek i njëjti

program për rimëkëmbjen ekonomike programi qeverisës 2020-2023, citon: “Do të punohet me

bankat që financimi afatgjatë i shtetit për bizneset rrjedh kryesisht përmes bankave. Kështu që

kjo pandemi duhet parë si një mundësi për ndryshimet e mëdha cilësore në strukturën ekonomike

të Kosovës”. Zonja Bajrami e di që në komision kur e kam pyetur për çfarë ndryshimesh të

strukturës, ka thënë që s’kanë pasur kohë të diskutojnë për ndryshimet strukturore.

Page 153: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

153

Cilat janë ato ndryshime të strukturës që ne sot i shohim në rishikim të buxhetit? Asnjë! Nuk ka

ndryshime strukturore ekonomike të parapara ashtu siç këta vetë i kanë paraparë dhe i kanë sjellë

në programin qeverisës. Përmes kanalizimit të fondeve në ekonomi vazhdon programi qeverisës,

aty ku ka nevojë dhe ku është efekti maksimal. A keni mundur, deputetë të nderuar, të shihni

përmes rishikimit të buxhetit ku parashihet të jetë efekti maksimal me rishikim të buxhetit. Me

pakon e rimëkëmbjes ekonomike nuk ka sektor industrial apo fushë ekonomike në të cilat këta e

vlerësojnë se ka efekt maksimal dhe ky efekt do të krijonte një momentum të ri për zhvillim të

hovshëm ekonomik, duke e vendosur ekonominë e Kosovës në një trajektore të lartë të rritjes së

zhvillimit afatgjatë. Cili zhvillim afatgjatë? Në bazë të çfarë strategjie? A ka strategji? Ku

parashihet...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Edhe 30 sekonda, ju lutem!

MIMOZA KUSARI-LILA: Rrjedhimisht, ajo çfarë kemi parë që është si një rishikim pa

strategji, pa vizion, pa ide dhe tashmë mbetet vetëm në pikën në të cilën duhet Kuvendi të kryejë

punë për qeverinë. Dhe, argumenti se moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, gjegjësisht

kredive kombëtare pengon në disbursimin e pakos së rimëkëmbjes është tërësisht i gabuar dhe i

pavërtetë, po flasim për hua ndërkombëtare, s’po flasim për pako të rimëkëmbjes. Ta dinë

qytetarët e Republikës së Kosovës, të mos bien në lajthitje të pavërtetave, për arsye....

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Kusari-Lila! Ju lutem deputetëve që të kenë kujdes për

kohën që u pajtuat bashkërisht, pra 5 minuta për secilin deputet, mund të shtoj 30 sekonda për

secilin, meqenëse e bëmë përjashtimin e parë, pra do të jem korrekt me të gjithë.

Ministrja Bajrami e ka kërkuar fjalën! Ministre, e keni fjalën, megjithatë duke qenë se me siguri

do të keni nevojë për replika, ju kisha lutur që nëse keni mundësi pas këtij rasti të mbani shënim

dhe pastaj u adresoheni kurdo që keni nevojë.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, nënkryetare!

Në fakt, ashtu jam duke vepruar, jam duke marrë shënime në mënyrë që aq sa kam mundësi dhe

sa kam informacion t’u përgjigjem kritikave, vërejtjeve, por dola këtu enkas për t’i thënë zonjës

Kusari që nuk i kam thënë që s’kemi pasur kohë për ndryshime strukturore në Komisionin për

Buxhet e Transfere, por i kam thënë që rishikimi i buxhetit është bërë për të reflektuar në rënien

e të hyrave për financimin e pakos emergjente dhe për financimin e programit për rimëkëmbje

ekonomike.

Page 154: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

154

Gjithashtu, i kam rikujtuar që ndryshimet strukturore nuk bëhen me rishikim të buxhetit dhe i

kam thënë që edhe unë, edhe ajo e kemi votuar buxhetin më 5 mars të këtij viti, pa biseduar fare

për ndryshimet strukturore, sepse siç e pohoi edhe ajo, kemi pasur vetëm 50 milionë projekte të

reja dhe të gjithë ne e dimë që kur ka kontrata dhe kur ka projekte në vazhdim, nuk kemi

mundësi të bëjmë ndryshime të tilla strukturore. Jemi edhe një herë duke bërë rishikimin për

menaxhim të krizës pandemike dhe duke mobilizuar një fond për rimëkëmbje ekonomike, i cili

është tepër i nevojshëm.

Ju e dini të gjithë, deputetë të nderuar dhe qytetarë të nderuar, strukturën e buxhetit. Ne kemi mbi

600 milionë që na shkojnë në faturën e pagave, 600 milionë vjetore, dhe mbi 600 milionë që

shkojnë në skemat sociale. Ndryshimet strukturore nuk bëhen me rishikim, ne duhet ta kemi një

pajtueshmëri shoqërore, politike në mes të pozitës dhe opozitës për të vendosur një herë e mirë

se kah po doni të shkojmë. Në vitin 2013, nuk e di saktë nëse ka qenë viti 2013, kur janë rritur

pagat në sektorin publik, kam qenë e vetmja, e cila e kam kundërshtuar, edhe pse nuk ka qenë

aspak populliste, edhe sot në vend se të formojmë grupe të gjelbra e tjera, hajde të formojmë

grupe, ta zgjedhim një herë e mirë çështjen e veteranëve, jo sepse nuk është popullsite dhe nuk i

konvenon asnjërit. Pse s’po formojmë grupe të tilla? Ejani të formojmë grupe të tilla dhe një herë

e mirë ta orientojmë buxhetin aty ku ka nevojë.

Sot, domethënë mbi 600 milionë euro i kemi subvencionet edhe trasferet, mbi 600 milionë euro i

kemi pagat, ejani t’i rregullojmë. Kur ka qenë në pyetje Ligji i pagave, të gjithë shihnit se ku po

preket, cila shtresë, ku ka vota më shumë. Ta lëmë popullizmin anash nëse duam të bëjmë

ndryshime, ejani t’i bëjmë së bashku, sepse këto nuk i bën një ministër i Financave me një muaj

mandat.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Bajrami! Kundër-replikë, deputetja Kusari-Lila.

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit, zonja Bajrami!

Është e vërtetë që me popullizëm nuk mund të vazhdohet politika, në veçanti jo ajo e Ministrisë

së Financave. E para, si fakt, ti s’e ke votuar buxhetin se ke qenë ministre, ne e kemi votuar si

deputetë më 5 mars.

E dyta, nëse keni interes për të diskutuar për ndryshime strukturore, më tregoni për rishikim të

buxhetit a keni mbajtur ndonjë takim të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin

janë pjesë sektori privat dhe të gjitha agjencitë relevante shtetërore. Nuk keni mbajtur, nuk keni

hapur debat për mundësinë dhe për potencialin e ndryshimeve strukturore. Për informatën tënde,

Grupi i Gjelbër është më se i domosdoshëm. Kjo qeveri tregon që s’ka asnjë vizion, në vjeshtë

Bashkimi Evropian vjen me pakon shumëmiliardëshe “Green Deal” apo “ Pakoja e Gjelbër”, e

cila u dedikohet edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë rast kur të pyetet Kosova ku

Page 155: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

155

jeni me projekte, ju i thoni jo, se kemi pasur angazhime, jemi veç tre muaj qeveri. Shkaku dhe

pasoja, zonja Bajrami, ju e rrëzuat qeverinë ku pati pak ministra...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i LDK-së, deputeti Fatmir Rexhepi!

FATMIR REXHEPI: Faleminderit, kryesuese!

Përshëndetje kolegë deputetë,

Përshëndetje ministre,

Fillimisht deklarohem se e mbështes parimisht buxhetin, kemi pasur rastin ta dëgjojmë paraqitjen

e ministres edhe në Komisionin për Buxhet, në të gjitha detajet lidhur me ndryshimet dhe

plotësimet që i kanë projektuar, i kanë planifikuar dhe të cilat presin të aprovohet ky buxhet nga

Kuvendi i Kosovës.

Mund të them se buxheti ose ndryshimet janë përgatitur në mënyrë shumë të mirë, qoftë nga ana

teknike, qoftë nga ana e përmbajtjes, duke i pasur parasysh të gjitha kufizimet, të cilat kanë

ndodhur brenda kësaj periudhe në këtë vit më të rëndin që po kalojmë ndoshta pas kësaj periudhe

20-vjeçare, e për të cilat si duket nuk po reflektojmë nga ana politike dhe të qëndrimeve tona të

njëanshme që të jemi në funksion të përkrahjes dhe tejkalimit të situatës apo të japim ndihmesën

e plotë që të kemi një rishikim të buxhetit dhe një rimëkëmbje të asaj pakete, e cila po pritet dhe

janë pritjet e mëdha nga biznesi.

Prandaj, duke i lexuar të gjitha krahasimet qoftë për të hyrat, qoftë për shpenzimet, qoftë për

investimet kapitale, qoftë nga ajo që e tha nga ministrja se nuk është larguar asnjë projekt nga

kjo, por determinuese kanë qenë kufizimet që të prolongohen, unë besoj që projektbuxheti është

punuar shumë. Prandaj, jap përkrahjen në parim! Në anën tjetër, po thuhet këtu se nuk kanë

ndikim marrëveshjet ndërkombëtare në këtë buxhet dhe po bëjmë çështje politike, unë mendoj që

asnjë deputet këtu nuk ka kredi politike që ta dëmtojë Kosovën për inate politike dhe të mos i

aprovojmë ato marrëveshje ashtu qysh u kërkua këtu, së paku në ditë dhe në datën kur do ta

aprovojmë leximin e dytë së bashku t’i aprovojmë edhe marrëveshjet, sepse drejtpërdrejt kanë

impakt në përkrahjen financiare, e cila është përfshirë brenda rishikimit të buxhetit.

Prandaj, ta lexojmë drejt, nëse e duam Kosovën, nëse duam të dalim pak nga kjo situatë, nëse

dëshirojmë të ndihmojmë, kemi për obligim si buxhet t’i lexojmë gjërat jashtë dioptrisë politike.

Personalisht do të angazhohem për atë që të mos bëjmë bllokada asnjëherë kur është në interes të

vendit dhe në interes të qytetarëve, në interes të biznesit. Nuk na i ka borxh kurrkush neve këto

kalkulimet tona politike këtu, e luajmë atë lojë sa herë të duam, por kur është në pyetje buxheti

dhe kur është në pyetje ajo çka presin ndihmë qytetarët, bizneset, ekonomia e vendit, trendi kah

po shkon, unë mendoj që këtë luks nuk e kemi asnjëri prej nesh.

Page 156: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

156

Prandaj, unë e them që duhet t’i japim përkrahje edhe tash e deri në leximin e dytë, ashtu qysh

tha edhe deputeti nga PDK, shefi i grupit, Bedriu, aq sa kemi mundësi, aq sa na lejon hapësirë, të

ulemi bashkërisht si komision edhe si kuadro të tjera ta shikojmë se çka kemi mundësi të

ndryshojmë, ta plotësojmë dhe ta aprovojmë. Pra, të mos vonohemi, vonesat do të jenë me pasoja

të mëdha për vendin, për ekonominë, e cila edhe ashtu u dërrmua. Po i them tri gjërat, të cilat i

kemi parasysh: e kemi vitin më të vështirin pas 20 vjetësh.

Pra, e kemi krizën politike, e cila po thellohet, se një herë e kemi thelluar ne si Parlament, si parti

politike dhe do të na presin ditë shumë të vështira, a do ta kalojmë a s’do ta kalojmë këtë provim,

do ta shohim. E kemi, pra, krizën biologjike, pra e kemi jetën në pyetje të qytetarëve, tonën dhe

të njerëzve që varet shumë nga masat edhe nga sjellja jonë politike, por edhe nga mendimet që i

bëjmë dhe e kemi krizën ekonomike, e cila do të shndërrohet në një krizë shumë të thellë sociale.

Këto tri gjëra duhet t’i kemi parasysh si deputetë, si qeveri dhe të bashkëpunojmë në interes të

tyre që t’i lehtësojmë. Prandaj, unë mendoj që kemi interes dhe duhet të punojmë bashkë, ta

krijojmë një klimë pak më të mirë së paku për këto tema, edhe një herë po e them në mos sot,

atëherë në leximin e dytë të gjithë bashkë, opozitë e pozitë, t’i aprovojmë marrëveshjet

ndërkombëtare, t’i bëjmë pjesë e paketës emergjente dhe pjesë e rishqyrtimit apo e këtij

programi për rimëkëmbjen ekonomike. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Rexhepi! Nga PDK, deputeti Sejdi Hoxha.

SEJDI HOXHA: Faleminderit, kryesuese!

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Ligjin e buxhetit Qeveria e kaluar Kurti-Hoti e bëri nën presion të kohës, e votoi në formë

klandestine pas orës 02:00 të mesnatës, pa debat parlamentar nga partitë opozitare. Ajo çka është

më skandaloze është fakti që kjo qeveri e aprovoi këtë ligj për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset

që preken nga pandemia dhe për këtë çështje nuk ndan buxhet, qysh doni ta arsyetoheni sot,

Vetëvendosja dhe LDK-ja, këtë buxhet që e përshpejtuat për shkak të pandemisë e nuk keni

ndarë mjete për pandemi.

Problemin e dytë apo dështimin e dytë me Ligjin e buxhetit e bëtë kur Qeveria Kurti-Hoti e

aprovoi një pako fiskale në vlerë prej 170 milionë eurosh, e cila sot e asaj dite nuk po mund të

implementohet. As nuk i paguat pagat për punonjësit që edhe ashtu ishin shumë të ulëta në vlerë

prej 170 eurosh, as nuk paguat qiranë e objekteve, më së miri është të tregoheni korrektë dhe t’u

kërkoni falje qytetarëve që i mashtruat.

Të nderuar qytetarë, imagjinoni sa mund të jetë serioze një qeveri si ajo që ishte Kurti-Hoti, e

cila e aprovon një pako të rimëkëmbjes në qeveri pa pasur mjete në buxhet, e pasi e aprovojnë

pakon, e marrin vesh që nuk i kanë paratë për ta zbatuar pakon. Sinqerisht, skandaloze! Pra, e

Page 157: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

157

aprovon një pako në vlerë prej 170 milionë eurosh në qeveri e nuk i keni paratë ta zbatoni. Pse

nuk i përkrahët pakon e Partisë Demokratike të Kosovës, të kryetarit Veseli, e cila ishte një pako

gjithëpërfshirëse, shumë profesionale dhe e modeluar.

Tash, kur po vini në situata të rënda, hajde prapë opozita të na nxjerrë prej krizës, por nuk është

mirë të keqpërdoret gjendja e pandemisë e të na vëni në pozita të tilla edhe si deputetë. Keni bërë

skandal me projekte kapitale, imagjino, i keni lënë vetëm 500 mijë euro për stadiumin kombëtar

në Drenas, që me ato mjete as ekskavatorët për ta rrafshuar terrenin nuk mund të ndezen. Unë

jam i vetëdijshëm që bizneset dhe qytetarët e presin me padurim rishikimin e planit të buxhetit,

sepse janë në një gjendje shumë të vështirë. Për buxhet kemi edhe një kërkesë nga Oda

Ekonomike e Kosovës, e cila me plot të drejtë na kërkon që ta përshpejtojmë këtë proces si

deputetë. Sinqerisht, në aspektin profesional më vjen turp të votoj për këtë buxhet, i cili është

shumë joprofesional.

Por, duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet vendi, duke marrë për bazë kërkesat që ka

marrë dhe personalisht nga shumë qytetarë dhe shumë biznese, edhe unë do ta tejkaloj veten dhe

për hatër të tyre do ta votoj sot rishikimin e buxhetit, por asnjëherë për dështimet e tilla si kjo e

kësaj qeverie që buxhetin e bën pa debat parlamentar, pa iu dhënë hapësirë ekspertëve nga të

gjitha partitë politike për ta trajtuar, por vetëm e shfrytëzon krizën e pandemisë për të na vënë në

pozita jo të lehta. Faleminderit!

KRYESUESJA: Nga Grupi Parlamentar i AAK-së nuk ka të pranishëm, të tjerët nuk kanë

kërkuar fjalën. Vazhdojmë me deputeten Yllza Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje.

YLLZA HOTI: Faleminderit, nënkryetare!

Më lejoni në fillim të sqaroj dhe një herë se mosmiratimi i rishikimit të Projektligjit për buxhetin

nga ana jonë aspak nuk është kalkulim partiak, por bëhet për arsye parimore, pasi që ky

projektbuxhet ka ardhur me shkelje dhe tejkalime ligjore, të cilat janë të papranueshme nga ana

jonë.

Me këtë kërkesë qeveria ilegale po vazhdon me mungesën e patransparencës dhe me

shfrytëzimin e situatës së krijuar nga pandemia për t’i përmbushur agjendat e saj. Me arsyetimin

se nuk kemi mjete për t’i paguar masat e pakos emergjente, Qeveria ilegale po mundohet t’i

dezinformojë publikun e qytetarët, përderisa interesi i qytetarëve për ta është në rend të fundit.

Përveç shtimit të pakos së rimëkëmbjes në Projektligjin për buxhet, rishikimi i buxhetit ka

ndryshime të tjera, të cilat nuk përputhen aspak me situatën e tanishme dhe as me programin

qeverisës.

Ndër ndryshimet më të dukshme është rritja e shpenzimeve kapitale për 63 milionë euro,

kryesisht për projekte infrastrukturore. Duke e ditur ndikimin e madh negativ që ka pasur

Page 158: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

158

pandemia COVID-19 në gjendjen ekonomike globale, shumë organizata ndërkombëtare kanë

dhënë sugjerime se planifikimi për rimëkëmbjen ekonomike duhet të ketë një qasje të re, e cila

largohet nga strategjia e investimeve tradicionale infrastrukturore drejt projekteve më moderne, e

sidomos atyre në teknologji që i përgjigjen menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia.

Në këtë rishikim ju jo që nuk keni marrë parasysh rekomandime të tilla, mirëpo i keni shkurtuar

edhe projektet ekzistuese që do të ndihmonin me situatën, për shembull: në komunën e Prizrenit

ka pasur ulje të financimit për projekte shumë të rëndësishme në rimëkëmbjen e shoqërisë pas

ballafaqimit me pandeminë. Në projektin krijimi i qendrës për ekselencë digjitale në parkun e

inovacionit dhe trajnimit në Prizren ju e keni zvogëluar buxhetin total për 800 mijë euro,

përderisa e tërë bota po bën përpjekje për zhvillimin e projekteve të shumta, për fuqizimin e të

rinjve, digjitalizimet dhe investimet në fushën e teknologjisë informative, ju e keni zvogëluar

financimin e këtij projekti, mirëpo i keni rritur shpenzimet për asfalt. Buxheti për qendrat rinore

në disa komuna është zvogëluar deri në 66%, e mënyra se si janë zvogëluar këto shuma, s’ka

aspak konsistencë.

Pra, përderisa në programin qeverisës ju pretendoni që rinia e sporti janë ndër prioritetet tuaja,

buxheti po reflekton diçka tjetër. Mënyra se si e keni bërë rishikimin e buxhetit duket sikur ju

jeni të sigurt që pandemia do të përfundojë në një datë të caktuar gjatë muajve në vijim, e pastaj

buxheti do të vazhdojë të implementohet sikur të mos kishte nodhur asgjë.

Përveç që e keni përfshirë si shpenzim shtesë pakon e rimëkëmbjes, rritjet e shpenzimeve jashtë

kësaj pakoje nuk janë aspak të arsyetuara sipas situatës së tanishme. Kjo është problematike për

disa arsye, duke e parë sa lehtësisht mund të rikthehet virusi, është shumë e papërgjegjshme që

në këtë rishikim të buxhetit të mos keni përfshirë asnjë masë që kërkon qëndrueshmëri dhe

gatishmëri që t’i përgjigjemi në rast të një situate të tillë. Përderisa ju vazhdimisht po e përdorni

pandeminë si arsye për t’iu aprovuar qasje në financa, numri i qytetarëve të infektuar po rritet në

mënyrë të pakontrolluar. A keni përfshirë ndonjë projekt në këtë rishikim për digjitalizimin e

arsimit, për vazhdimin e mësimit në shtator, apo që studentët të mund t’u nënshtrohen provimeve

në mënyrë elektronike. Për çka do të përdoren 32 milionë euro në klauzolën e investimeve për

Ministrinë e Shëndetësisë? A do të përdoren këto fonde në përgjigje të situatës së krijuar apo

sikurse në rastet e tjera, do të vazhdoni me investime tradicionale që nuk e forcojnë pozitën e

Kosovës?

Pandemia COVID-19 ka ndikuar në jetën e secilit qytetar në Kosovë dhe në shumicën e vendeve

të botës. Edhe nëse kjo pandemi përfundon së shpejti, që e dëshirojmë të gjithë, efektet e saj në

jetën e qytetarëve dhe në ekonominë e vendit do të jenë afatgjate, pra edhe në rastin më të mirë

që pandemia do të përfundojë plotësisht brenda vitit 2020, buxheti i Republikës së Kosovës

duhet të reflektojë ndryshimet e nevojshme për t’iu përshtatur situatës së re ekonomike, duke

Page 159: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

159

përfshirë iniciativa për rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, Yllza! Nga Grupi i LDK-së, deputetja Rrezarta Krasniqi!

RREZARTA KRASNIQI: E nderuar nënkryetare e Kuvendit,

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuese e qytetarëve jam përcaktuar

që të angazhohem pareshtur për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve, në mënyrë të veçantë

bashkëvendaseve të mi, të cilëve ua njoh problemet me të cilat përballen çdo ditë.

Sot, kur po diskutojmë për rishikimin e buxhetit, dua ta ngre një shqetësim të madh të pjesës

dërrmuese të fshatrave të Vushtrrisë, të cilat akoma po përballen me problemin e sigurimit të ujit

të pijes. Nisur nga parimi jetësor se uji është jetë, në mungesë të tij atyre po iu bëhet një e

padrejtë fundamentale për të jetuar. Buxheti i ndarë për ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit nga

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit në vlerë 750 mijë euro është përgjysmuar në shumë

prej 375 mijë eurosh shkaku i pandemisë COVID-19. Mendoj se duhet të rishikohet edhe një

herë mundësia që shuma prej 750 mijë euro të jetë ashtu siç ishte në fillim.

Arsyeja pse po kërkoj të mos përgjysmohet kjo shumë është se Vushtrria dhe të gjithë banorët e

kësaj komune vazhdojnë të jenë në gjendje më të rëndë sa i përket furnizimit me ujë të pijes,

gjithashtu mungesa e ujit po e thellon edhe më tepër rrezikun e përhapjes së pandemisë. Andaj,

ky shqetësim imi dhe i bashkëvendaseve të mi duhet të trajtohet me seriozitet në mënyrë që një

pjesë e shumës së përgjysmuar që kanë qenë të dedikuara për ndërtimin e rrjetit të ujit të pijshëm

të ridestinohen në planin që kanë qenë për vitin 2020 dhe t’u sigurohet atyre njëra prej bazave

esenciale për jetesë, siç është uji i pijes. Faleminderit!

KRYESUESJA: Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, deputeti Kujtim Gashi.

KUJTIM GASHI: Faleminderit, nënkryetare!

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Siç e dinë të gjithë, Qeveria e kaluar Kurti pati kontrabanduar buxhetin e vitit 2020 në mes të

natës, duke përjashtuar opozitën nga diskutimi dhe nga kontributi për buxhetin në një periudhë

mjaft të vështirë për vendin, siç ishte fillimi i gjendjes me pandeminë.

Sot, qeveria e re si trashëgimtare e qeverisë së kaluar, e vazhdon të njëjtin avaz, duke sjellë

rishikimin e buxhetit në shpejtësi dhe pa i pajisur paraprakisht deputetët me materialin e

nevojshëm, ku ata do të mund të jepnin kontributin e tyre në këtë rishikim të buxhetit, i cili aq sa

Page 160: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

160

është i ndjeshëm, është mjaft edhe i rëndësishëm për vendin, duke pasur parasysh problemet me

të cilat ballafaqohet vendi ynë në këtë kohë. Te komponenta programi i rimëkëmbjes thuhet se

ndikimi i COVID-19 në ekonominë e Kosovës ka detyruar Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë

masa për rimëkëmbjen ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh. Ky program përbëhet si në

vijim: te pagat dhe shtesat planifikohen 14 milionë euro, te mallrat dhe shërbimet 13 milionë

euro, subvencionet dhe transferet 131 milionë euro, kontigjenca për subvencione dhe trasnfere 74

milionë euro, kontigjenca kapitale nga fondet e likuidimit të AKP-së 100 milionë euro dhe

shpenzimet kapitale përmes klauzolës investime dhe nën huazim 53 milionë euro.

Duke pasur parasysh se në të gjitha ministritë dhe organizatat buxhetore pothuajse kemi shkurtim

të buxhetit dhe kemi ngritje vetëm në disa ministri, si për shembull, te Ministria e Punës dhe

Mirëqenies Sociale, kjo nënkupton qartë se kjo qeveri me këtë rishikim të buxhetit për

rimëkëmbje ekonomike e ka paraparë vetëm tek skemat sociale dhe pensionet. Pra, shtrohet

pyetje krejt e thjeshtë se si do të rimëkëmbet ekonomia e vendit, me skema sociale apo me

pensione? Natyrisht, se me asnjërën prej tyre.

Për shembull, tek Ministria e Bujqësisë është zbritur buxheti për 2.5 milionë euro, ministri kjo që

ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos te pjesa e prodhimit. Pra, me

këtë rishikim bujqit dhe fermerët tanë, jo që do të kenë mbështetje, por ata natyrisht se do të kenë

për 2.5 milionë euro buxhet.

E njëjtë është edhe tek Ministria e Industrisë dhe Tregtisë. 78 milionë, ose 88% ka zbritje të

buxhetit. Pra, kjo Qeveri nëpërmjet kësaj ministrie as që ka menduar që industrisë së vendit

duhet t’i jepet mbështetje dhe të subvencionohet. Po e njëjta është edhe tek Ministria e

Infrastrukturës, pra nga 243 milionë euro është zbritur buxheti në 166 milionë euro.

Nuk e di a jeni të vetëdijshëm se sa shumë operatorë ekonomikë do të mbesin pa punë,

rimëkëmbja ekonomike pa investime të qarta kapitale. Pra, të gjitha pozicionet janë zvogëluar

nga shumat e parapara në Buxhetin e vitit 2020.

Po ashtu, te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga 44 milionë euro sa ishin të parapara

gjatë këtij viti, janë zbritur për afro 6 milionë buxheti. Pra, do të thotë që edhe këtë vit rrezikohen

që të shuhen shumë klube sportive, e mos të flasim tani për mbështetje të kombëtareve tona të

suksesshme në futboll, basketboll e në xhudo, e as mos të bëhet fjalë për ndonjë projekt të madh

kapital, siç bie fjala ndoshta edhe për stadiumin kombëtar. Natyrisht, që kjo Qeveri kësaj

ministrie është dashur t’i japë prioritet të veçantë, duke pasur parasysh se në kohë pandemie

kultura e sporti e luajnë një rol të veçantë.

Fatkeqësisht, edhe tre muaj pasi propozuam për miratim dy ligje që parashohin pako prej 320

milionë eurosh, kjo Qeveri, por edhe Qeveria e kaluar Kurti, as që e morën për bazë se sa e

Page 161: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

161

rëndësishme ishte propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës, edhe pse i njëjti ishte mjaft

fleksibil dhe jepte hapësirë, edhe për sugjerime, edhe për rekomandime, po të njëjtën kohë edhe

për propozime për shumë projekte që kanë mundur të futen në atë propozim, të cilin e kemi

dhënë pothuajse tre muaj më parë.

Ne mendojmë se ky rishikim i Buxhetit kështu siç është propozuar nuk adreson sfidat me të cilat

është duke u ballafaquar vendi ynë, megjithatë, e tha edhe shefi i grupit parlamentar edhe unë si

deputet po e ripërsëris...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Edhe 30 sekonda, regjia!

KUJTIM GASHI: Natyrisht, ne votën do ta japim vetëm për hir të qytetarëve të Republikës së

Kosovës dhe për hir të atyre që janë duke e pritur me shumë kohë nga dy qeveritë e mashtrimit

edhe atë shumën prej 170 euro për muaj.

KRYESUESJA: Fjalën e ka deputeti Gazmend Gjyshinca.

GAZMEND GJYSHINCA: Faleminderit, e nderuara kryesuese!

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës,

Sot para vetes kemi Buxhetin e rishikuar të Kosovës.

Ky rishikim vjen në kohë të vështira për të gjithë ne. Në njërën anë jemi goditur në ekonomitë

tona, për pasojë në të hyrat në shtet. Në anën tjetër, të qeverisurit me shtetin ka rënë në duart e

një grupi politikanësh, pa legjitimitet dhe përkrahje qytetare. Për pasojë jemi zhytur në

paqëndrueshmëri dhe në thellim të varfërisë.

Të nderuar deputetë,

Kam lindur e jetuar në Vushtrri. Jetoj edhe sot. Atë rrugën e prishur, copa-copa, pra magjistralen

Mitrovicë - Vushtrri - Prishtinë, që disa prej jush e keni vizituar gjatë fushatës zgjedhore, atë

rrugën që nuk po përfundon tash e më shumë se një dekadë, e bëj thuajse çdo ditë, sikur shumë

studentë e punëtorë të tjerë nga Vushtrria e Mitrovica.

Të nderuar deputetë, nëse ka një problem me të cilin komuna e Vushtrrisë e sidomos fshatrat e

sajë janë përballur për dekada është problemi i ujit të pijes. E kam ëndërruar si diçka të afërt

ditën kur ne nuk do të flasim më për problemin e ujit, shenjë kjo e ecjes përpara dhe kalimin në

probleme tjera që shqetësojnë komunitetin. Por, ja që kjo nuk po ndodh.

Page 162: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

162

Duket paradoksale, por është shumë e vërtetë. Në kohën kur bota flet për projekte të suksesshme

si Space-ex, ne na duhet të flasim ende për ujin e pijes si problem. Në këtë kuptim e drejtim

Qeveria Kurti në Buxhetin që ne patëm miratuar, në mars të këtij viti, pati ndërmarrë një hap

tejet të rëndësishëm për të vazhduar përmbylljen e këtij problemi njëherë e mirë, duke ndarë 750

mijë euro për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat, që ende vuajnë mungesën e ujit në

Vushtrri.

Por sot, në kohë pandemie, neve na vjen lajmi që Qeveria e tanishme ka bërë shkurtimin e

buxhetit, pra të këtij buxheti, nga 750 mijë euro në 375 mijë euro, gjë që përkthehet në

vështirësim e gati në pamundësim të përfundimit të punëve që janë duke u bërë në terren për

zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në Vushtrri. Ndërsa, që është më e çuditshmja, por je e papritura,

buxheti për investime në asfalt në komuna të caktuara që udhëhiqen nga parti që janë në

koalicion qeverisës në Kosovë nuk është prekur, përkundrazi është rritur. Pra, këtu kemi një

panoramë të tillë. Më i rëndësishëm është asfalti sesa uji. Pra, para ujit asfalt për qytetarët.

Në kohë pandemie, në kohë lufte ndaj virusit, qytetarët tanë po mbesin pa masën kryesore

mbrojtëse, ujin, Kabinet qeveritar!

Zotërinj, zëvendëskryeministra që jeni këtu, zonja e zotërinj deputetë, të gjithë që jeni të

pranishëm, më lejoni të pyes ndërgjegjen tuaj. Si do t’u themi vushtriasve tanë që nuk kanë ujë,

mbani higjienën vazhdimisht dhe lani duart shpesh, pra masat që janë kryesore për luftën ndaj

COVID.

Të nderuar deputetë,

Para se të vij në këtë seancë kaq të rëndësishme për të gjithë ne, kam kontaktuar dhe jemi takuar

me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, zotërinë Agim Bahtiri dhe nënkryetarin e Komunës së

Vushtrrisë, zotërinë Besim Muzaqi. Po ua përcjell edhe papajtueshmërinë e tyre dhe të

qytetarëve të këtyre komunave në lidhje me vazhdimin e kësaj qasjeje të padrejtë dhe

joprofesionale ndaj Mitrovicës dhe Vushtrrisë, qasje që shpërfaqet në shumë raste të shkurtimit

të Buxhetit për plotë projekte vitale në këto dy komuna.

Dhe, për ta kristalizuar këtë shpërfaqje të kësaj qasjeje me anë të shembujve, sidomos kundruall

ministres së Financave, që është këtu, më lejoni t’i përmend vetëm disa prej rasteve kryesore kur

ne kemi shkurtim drastik të Buxhetit. E kemi zgjerimin e ujësjellësit në Vushtrri nga 750 mijë

euro që janë dhënë nga Qeverisë Kurti në 375 mijë euro. Memoriali i Martirëve në Studime në

Vushtrri, nga 40 mijë euro në 20 mijë euro, që është shumë i rëndësishëm, për shkak se pas

njëzet viteve një Qeveri ka ndarë mjete për këtë memorial. E kemi rrethrrotullimin në

Magjistralen Prishtinë - Mitrovicë në fshatin Pestovë, nga 50 mijë në 25 mijë euro. Qendra e

Kulturës “Hasan Prishtina” ende pret investimet, por kemi shkurtim nga 200 mijë euro në 150

mijë. E kemi rregullimin e shtratit të lumit Sitnica nga 500 mijë euro në 250 mijë.

Page 163: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

163

Për të kaluar te qyteti i Mitrovicës, meqenëse nuk kam kohë dua t’i përmend shkurtimisht vetëm

dy projekte kryesore. Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë për rëndësinë e hapësirave publike për

qytetarët tanë që jetojnë nëpër banesa kolektive, pra parqet, hapësirat e gjelbra afër lumenjve

tanë sa kanë qenë të rëndësishme. Mirëpo, kjo Qeveri në kohë pandemie rregullimin e shtratit të

lumit Ibër në Mitrovicë e ka reduktuar nga 1 milion euro në 500 mijë euro, ndërsa rregullimin e

shtratit të lumit Sitnica në Mitrovicë e ka reduktuar nga 1 milion euro në 750 mijë euro.

KRYESUESJA: Fjalën për replikë e ka kërkuar ministrja Bajrami.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, nënkryetare!

Ndoshta vetëm sa për t’i kursyer deputetët. Është e vërtetë që është shkurtuar edhe projekti i

ujësjellësit në Vushtrri, por edhe plotë projekte të tjera.

Po ju tregoj kështu, që ne me rishikim të Buxhetit, të nderuar deputetë, është dashur të

reflektojmë dhe t’i gjejmë 617 milionë euro. Tani, ju kur flisni për shkurtim të Buxhetit është

mirë të na tregoni se si ka mundësi që të mos shkurtohet Buxheti edhe të implementohet Pakoja

Fiskale Emergjente?

Projektet kapitale... po, i kam pyetur dhe ashtu sipas rekomandimeve edhe kemi vepruar.

Projektet kapitale nuk janë shkurtuar vetëm në Komunën e Vushtrrisë dhe vetëm në Komunën e

Mitrovicës. Pikësëpari ta keni në dijeni që asnjë projekt kapital dhe asnjë euro buxhet nuk është

shkurtuar në asnjë komunë të Kosovës. Sa u përket projekteve kapitale që shkojnë nëpër komuna

nga ministritë e linjës është marrë gjysma e buxhetit tek të gjitha projektet ku nuk ka pasur

kontratë dhe kur nuk ka pasur zotim.

Unë personalisht kam biseduar me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, zotin Xhafer Tahiri, dhe

jam zotuar në emër të Ministrisë së Financave që ai ta implementojë projektin dhe në momentin

kur vijnë në euron e fundit Ministria e Financave do e plotësojë të gjithë pjesën tjetër. Dhe,

kështu u kemi thënë të gjitha organizatave buxhetore. Më 19 qershor e kemi përcjellë Buxhetin e

rishikuar në Kuvend. Ne i kemi hequr mjetet tek ato projekte ku nuk kanë filluar ende.

Tani, ma thoni ju, në qoftë se një projekt ka qenë 700 milionë dhe nuk ka filluar deri më 19

qershor, si mendoni që do të implementohet i tëri deri në fund të vitit?

Ne qëndrojmë prapa zotimeve tona dhe kemi biseduar me të gjitha organizatat...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Faleminderit! Kundër-replikë, deputeti Gjyshinca!

Page 164: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

164

GAZMEND GJYSHINCA: Zonja ministre,

Unë ju thashë që jemi në gjendje të vështirë të gjithë. Kanë rënë të hyrat në shtet, e kuptoj.

Mirëpo, si mund të flisni për rishikim të Buxhetit dhe reduktim të Buxhetit për ujë të pijes. Në

ndërkohë, keni thyer rekord me emërimin e zëvendësministrave.

Pra, paska para për zëvendësministra dhe për këshilltarë gjithandej nëpër zyrat qeveritare, por jo

për ujë të pijshëm në Vushtrri! E para.

E dyta, si është e mundur që ta reduktojmë buxhetin për ujë ndërsa buxhetin për asfalt në

komuna të caktuara ta ruajmë, ta ngremë? Unë e thash, e përdora shumësin kur thash “jemi në

gjendje të vështirë”, jo “jeni në gjendje të vështirë”. Po kërkoj pak ndërgjegje.

KRYESUESJA: Zëvendëskryeministri Tahiri e ka kërkuar fjalën.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit, kryesuese!

Të nderuar deputetë,

Më lejoni t’i bëj disa sqarim dhe për çështjet që i ngriti zoti Hamza, mirëpo edhe kolegu

Gjyshinca.

E para që dua të them, është shumë e vërtetë që ky nuk është një buxhet ideal dhe është një

buxhet pak a shumë qysh i reflektoi disa elemente edhe Zoti Hamza. Mirëpo, çka është ky

buxhet? Ky është buxhet emergjent, është buxhet i zorit, është buxhet i cili vjen pa një procedurë

se si duhet të ndodhë një rishikim i buxhetit dhe vjen për t’ju përgjigjur një situate, të cilën e dini

edhe ju e të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sa u përket dy çështjeve që i ngriti edhe zoti Gjyshinca e u ngritën edhe më herët, unë jam

personi përgjegjës në Qeveri që kam bërë Rregulloren e Punës së fushëveprimit të ministrive. Ju

siguroj që asnjë këshilltar politik dhe asnjë i emëruar politik nuk është rritur dhe nuk dallon nga

Rregullorja e Punës së kryeministrit Kurti, ju siguroj.

Po ashtu, ju siguroj që Ligji për Qeverinë është qe një javë në platformën për konsultim publik, i

cili zvogëlon edhe në bazë të Rregullores që ka qenë të Qeverisë Kurti edhe të kësaj të Hotit, të

emëruarit politikë. Po, është e vërtetë që e kemi rritur numrin e zëvendësministrave. Me sa di unë

janë 48 tani dhe janë pakë më shumë, edhe një më shumë, zëvendëskryeministra, edhe kjo është

e vërtetë. Por, nuk dallon Rregullorja e fushëveprimtarisë me Rregulloren e Qeverisë Kurti, për

këtë ju siguroj. Asnjë njeri më shumë nuk është në rregullore.

Te komunat, vetëm disa fjalë. Shikoni, unë udhëheqi në emër të Qeverisë Këshillin Konsultativ

Komunë - Qeveri. Nuk ka kryetar..., po e nis prej Aleancës, të cilët besoj se janë duke me

dëgjuar, që nuk janë ankuar dhe nuk kemi marrë e-mail-a për shkurtime që kanë ndodhur në

Page 165: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

165

komuna. Pra, nuk është një zvogëlim i projekteve kapitale që është bërë pick and choose, që

kemi marrë prej një komune në një komunë. Është një zvogëlim linear, i cili ka ndodhur në të

gjithë pushtetin lokal dhe ka ndodhur mbi parimin që e tha ministrja e Financave.

Tani jemi në mes dy dilemash, a duam të shkojmë përpara në leximin e parë dhe a duam të

vendosim që t’i bëjmë pagesat dhe obligimet që i kemi si Qeveri, në këtë rast ndaj të gjitha

strukturave që i dini, mos t’i përmend, apo të rrimë pa Buxhet. Unë mendoj që ky buxhet si i tillë

duhet të kalojë, edhe në leximin e parë, edhe në të dytin, për t’i marrë hapat emergjentë karshi

kërkesave dhe pastaj do të ndodhë rishikimi i dytë, në të cilin do të duhet të ulemi e të shohim sa

fonde na kanë mbetur, sa mjete kanë mbetur në buxhet dhe në këtë formë të adresohen

investimet kapitale, që pajtohem plotësisht se uji gjithmonë është më i rëndësishëm se investimet

tjera kapitale që mund të jenë në ndonjë komunë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Tahiqi. Replikë, deputeti Gjyshinca!

GAZMEND GJYSHINCA: Është shumë për t’u mirëseardhur kjo pajtueshmëri që uji është më i

rëndësishëm.

Të nderuar, Vushtrria nuk ka ujë!

Për ujë po flasim. Nuk kemi nevojë ta komplikojmë. Le ta thjeshtësojmë çështjen. Nuk kemi ujë.

Unë sot po ju lutem sikur i eturi për ujë! Qytetarët e Vushtrrisë, fshatra të caktuara do ta

përballojnë Pandeminë pa ujë. Si do të mund të flasim pastaj për higjienën e për të tjera gjëra?

Zonja ministre pak më herët tha, “le ta gjejnë një shembull ku është rritur buxheti për rrugë”. Ja

ku e keni, komuna e Gjakovës, ndërtimi i rrugës së Radoniqit. Pra, në një anë ka rënie të buxhetit

për ujë, në anën tjetër rritje. Është shumë thjesht.

Pyetje e fundit, a ka nevojë Vushtrria për ujë? Pikë!

KRYESUESJA: Kundër-replikë, regjia!

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: I nderuar deputet,

Sinqerisht, në asnjë projekt të investimit kapital, në rrugë dhe askund tjetër, nuk ka shtim. Ka

pasur vetëm shkurtime. Nuk ka shtim në asnjë projekt. Duhet parë se ku i keni marrë të dhënat,

se sinqerisht nuk ka në krahasim me atë. Përndryshe, ja ku po ta them si ministre e Financave, le

t’i shpenzojë komuna e Vushtrrisë ato 375 mijë euro dhe unë do të dal para jush këtu, brenda 24

orësh, që t’i mobilizoj mjetet tjera. Kaq e thjesht!

KRYESUESJA: Ilir Ferati e ka fjalën.

Page 166: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

166

ILIR FERATI: Faleminderit, e nderuara kryesuese!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Jemi të gjithë dëshmitarë të gjendjes apo krizës, në të cilën po kalojmë, si shëndetësore ashtu

edhe ekonomike. Gjendje kjo, që për mua si deputet është motiv i fortë për të cilin jam këtu në

këtë sallë, për t’u munduar me gjithë qenien time politike që ky plotësim-ndryshim apo rishikim i

Ligjit për Buxhetin e Republikës t’i marrë votat e mjaftueshme.

Ne kemi pasur një Buxhet që u propozua nga një Qeveri tjetër, në një situatë tjetër. Por, të

nderuar qytetarë, jemi duke e përcjellë çdo ditë krizën në të cilën gjendemi e jo vetëm ne, por e

gjithë Bota. Krizë e cila po afekton direkt familjet tona, po afekton direkt ekonomitë tona,

bizneset tona, sjelljen tonë si konsumatorë. Andaj, ne si Kuvend sot jemi të obliguar moralisht e

politikisht, që ta përkrahim këtë propozim, i cili lejon që të fillohet implementimi i Pakos për

rimëkëmbjen ekonomike, pako që do të shtrihej deri te qytetarët direkt, do të ndikojë në

qëndrueshmërinë e bizneseve, do të ndikojë në qëndrueshmërinë e ekonomive familjare e në

përgjithësi të sektorit privat, sektor ky që na mban gjallë neve si shoqëri e si shtet, sektor ky i cili

ka nevojë urgjente që të marrë përkrahje nga institucionet të cilat i mban aktive me pagesat e

tatimeve nga aktiviteti ekonomik që realizon.

Të nderuar kolegë,

Të dashur qytetarë,

Në krizën që po kalojmë, si atë shëndetësore po ashtu, edhe ekonomike, konsideroj që vlerat tona

morale dëshmohen para jush vetëm në bazë të veprimeve tona. Veprime këto konform

Kushtetutës dhe ligjeve që janë në fuqi. Nuk është morale e as politike të tentosh të krijosh

norma të reja, duke shfrytëzuar panikun dhe pasigurinë tuaj si rezultat i gjendjes në të cilën

gjendemi, e pastaj me retorika e veprime super-populliste të tentosh të arsyetosh apo të

argumentosh ato në konferenca për shtyp para popullit. Moral e politikë normale do të ishte sikur

ne sot si deputetë t’i tejkalojmë politikat tona ditore e partiake dhe të votojmë në parim

propozimin e Qeverisë sonë për rishikimin e ndarjeve buxhetore me këto arsye, që qytetarëve të

cilëve u është rrezikuar vendi i punës t’u vazhdohet për shkak të lehtësirave që ofron për bizneset

ky Buxhet.

Qytetarëve të cilët kanë punuar apo kanë mbetur pa punë dhe po presin kompensimin nga pakoja

e kaluar në vlerat prej 130 dhe 170 eurosh t’i marrin ato dhe sadopak t’u lehtësohet jeta. Bizneset

të cilat kanë mbetur mbyllur gjatë masave për kufizim të lëvizjes, që kanë operuar nëpër objekte

me qira t’u lehtësohet sadopak barra e atyre muajve. Bizneset që janë ndëshkuar me pagesë të

interesit ekstra përgjatë riprogramimit të kredive t’u lehtësohet sadopak ajo pagesë përmes fondit

të garantimit të kredive.

Page 167: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

167

Të nderuar kolegë deputetë,

Jemi më se të vetëdijshëm për ndikimin e COVID-19-shit në ekonominë e Kosovës, ndikim ky

që ka detyruar Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë masa për rimëkëmbje ekonomike dhe të

krijojë një pako në shumën prej 385 milionë eurosh, shumë kjo që është siguruar duke bërë

kursime nëpër programet e kategoritë buxhetore të organizatave buxhetore të nivelit qendror,

kursime këto që planifikohet të kthehen nëpër këto kategori nga të cilat janë marrë, varësisht nga

dinamika e realizimit të punimeve nëpër projekte e po ashtu, nga Buxheti i vitit 2021. Theksoj,

pa e prekur buxhetin e komunave të Kosovës, që i bie se aktiviteti ekonomik nuk do të ketë

mbyllje, por do të ndryshojë dinamika e realizimit të punimeve, fakt ky shumë i rëndësishëm,

sepse lejon bizneset apo kompanitë lokale që të operojnë dhe rrjedhimisht qytetarët të punojnë

dhe të krijojnë të ardhura.

E ripërsëris, janë 385 milionë euro pako për rimëkëmbje ekonomike, që do të lëshohen si

infuzion në ekonominë tonë për të siguruar vazhdimësi të aktivitetit ekonomik. Është shumë e

rëndësishme që në treg të diskursohen këto mjete me të vetmen arsye që sektori privat të mbahet

në këmbë dhe të mos jepen sinjale, se aktiviteti ekonomik rrezikon të mbyllet. Të gjithë e dimë

se ka vend për vërejtje e që ka vend për ndryshime, propozime e rekomandime. Por, e dimë edhe

se gjendemi në pandemi që po vazhdon e me numra që po rriten. Nuk dua të lëshohem në

polemika politike, por po i përmend si fakte të cilat do të duhej të ishin të mjaftueshme për të

gjithë ne, pozitë e opozitë, që të përkrahim këtë propozim në parim e pastaj të shohim format dhe

mënyrat për të ndërhyrë nëpër programe e kategori, sepse është shumë e kuptueshme se ne të

gjithë këtu përfaqësojmë politika, po ashtu përfaqësojmë bazat tona deleguese që presin nga ne

që t’i përkrahim me projekte e me buxhetime të reja dhe me forma të reja të përkrahjes buxhetore

për ato vende prej nga ne vijmë.

Du të ritheksoj edhe një herë rëndësinë e lartë të votimit të rishikimit të Buxhetit që të

garantojmë funksionim normal të institucioneve, duke filluar nga ato të shëndetësisë, nga

heronjtë tanë mantelbardhë e deri te Ministria e Shëndetësisë, barra e të cilëve në këto kohë është

e pamatshme. Pastaj, në garantimin e vazhdimësisë së shpërndarjes së fondeve nga Ministria e

Bujqësisë për dëmet e shkaktuara e që po vazhdojnë të shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, të

cilat po godasin të gjithë territorin e Kosovës e veçanërisht komunat e Istogut, Pejës e Klinës,

dëme këto që ata po mirëpresin që t’u kompensohen me çfarëdo përqindje, në mënyrë që

sadopak të kenë mundësi të planifikojnë ekonomitë e tyre për vitin e ardhshëm.

Në kohën në të cilën po jetojmë çdo ditë e më shumë po e shohim rëndësinë e produkteve bazë të

ushqimit të familjeve tona e këto ushqime prodhohen nga bujqit tanë e ata bujq po ashtu, presin

përkrahje nga ky Buxhet, në mënyrë që të vazhdojnë punën dhe prodhimtarinë e tyre.

Në fund, dua edhe një herë të bëj thirrje që të votohet ky rishikim dhe të lejohet në funksionim

normal, për aq sa mund të jetë, të... (Ndërprerje nga regjia)

Page 168: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

168

KRYESUESJA: A ke nevojë edhe për 30 sekonda? E përfundove? Faleminderit, zoti Ferati!

Fjalën e ka nga Grupi Parlamentar i PDK-së, deputeti Memli Krasniqi.

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit, zonja kryesuese!

Të nderuar zëvendëskryeministra, ministre,

Të nderuar kolegë deputetë,

Nuk do të flas fare për strukturën e Buxhetit, as për projektet e as për linjat buxhetore, as për

tabelat, sepse meqenëse u morëm vesh që do të diskutohet për pesë minuta, jo që s’dalin pesë

minuta për të folur për ato, po pesë orë nuk besoj që do të më mjaftonin për të diskutuar për të

gjitha fushat, të cilat absolutisht mendoj se janë të rregulluara keq dhe që kanë nevojë për

përmirësim. Për çfarëdo që flasim edhe në kuptimin parimor apo politik për këtë rishikim të

Buxhetit, ne s’mund të flasim pa u kthyer te origjina e tij, pra në fillim.

Ky rishikim është i Buxhetit të cilin e keni miratuar në koalicionin Vetëvendosje-LDK në këtë

Kuvend dhe e keni kaluar apo më mirë thënë e keni kontrabanduar në mënyrë klandestine.

Realisht, përkundër vullnetit që ua kemi shfaqur edhe atëherë si opozitë, që të diskutojmë brenda

disa ditësh e ta miratojmë një buxhet që do të reflektonte vërtet nevojat e kohës, duke përfshirë

edhe pandeminë që sapo ishte deklaruar në nivel global, ju na mashtruat. Erdhët pas shpine këtu

dhe e kaluat Buxhetin në gjysmë të natës dhe sot po ia shohim sherrin e ia kemi parë sherrin

gjatë gjithë këtyre muajve.

Po e përmend Pandeminë, sepse ju nuk ndatë fonde për pandeminë, përkundër që ne vet edhe në

fjalën tonë hyrëse propozuam që së paku 20 milionë euro t’i ndahen Ministrisë së Shëndetësisë

dhe ato s’ju ndanë kurrë. Realisht, tash po e shohim çfarë defektesh të mëdha kemi, sepse

përkundër situatës e cila pati njëfarë lloj kontrollimi në kohën e muajve gjysmë e marsit, prill e

maj, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e kaluar e as kjo nuk arritën që t’i ngrenë kapacitetet e

nevojshme shëndetësore, në mënyrë që ta trajtojmë në mënyrë shumë më të organizuar dhe më të

sigurt rrezikun real që e kemi dhe që po e shohim çdo ditë për sa i përket pandemisë. Dhe,

rreziku më i madh është stërngarkimi i sistemit shëndetësor, gjë që fatkeqësisht po duket se po

ndodh nga dita në ditë dhe ju nuk e trajtuat, as si ish-qeveria e përbashkët e as si kjo Qeveri e

LDK-së.

Shikoni, unë mendoj se gjendja aktuale është ekuivalente me gjendje të luftës. Por, e vërteta

është se, si kjo Qeveri, si ajo Qeveri, jeni duke e neglizhuar situatën dhe jeni duke e neglizhuar

gjendjen. Për COVID s’do të zgjatem, sepse vendosëm që të flasim të premten, por po i kthehem

pak më shumë ekonomisë.

Më 7 prill ua kemi propozuar pakon ekonomike e cila i ka pasur masat specifike që duhen të

ndërmerren dhe të votohen në këtë Kuvend. Ajo ka qenë pako për qytetarët, jo për opozitën,

sepse në fund të fundit ishte Qeveria e Albin Kurtit ajo që do ta zotonte. Por, ju jo vetëm që e

Page 169: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

169

neglizhuat por edhe në mënyrë përqeshëse nuk u morët me atë punë. Në anën tjetër, i premtuat

180 milionë euro në një pako tjetër, i keni shpenzuar veç 55 në Qeverinë Kurti dhe nja 25 a 30 në

Qeverinë Hoti, ndërsa nuk keni arritur as gjysmën e atyre mjeteve t’i shpenzoni.

Sikur ta kishit marrë propozimin tonë qytetarët e Kosovës sot do t’i kishin pasur në kontot e tyre

900 euro e jo 170 euro, që ua keni ndarë deri tash. Bizneset nuk i keni mbështetur me pagesat e

qirave e as me shtyrjen e kredive, ose uljen e kamatave të kredive. Nuk keni krijuar fond

mbështetës për financim të tyre, pavarësisht që e keni përmendur të dy partitë, Vetëvendosje dhe

LDK. Sot ata i kanë sytë kah ne këtu në Kuvend, duke menduar se votimi i sotëm është shpëtim

për ta, por ju është mirë t’u tregoni se as 10% të asaj që keni premtuar s’keni mundur ta realizoni

edhe me këtë rishikim të Buxhetit.

Jam i bindur që këta të Vetëvendosjes në Qeverinë e kaluar këta, as s’kanë ditur, as s’kanë

dashur. Tash, për juve të LDK-së, po më duket se ju po doni, por po e shoh që s’po dini. E ne

edhe në opozitë po duhet të jemi në zor prej juve, si prej Qeverisë Kurti, si prej Qeverisë së

Hotit, ne jemi në zor, se ju s’dini ta kryeni punën për të cilën i keni marrë votat dhe për të cilën e

keni marrë Qeverinë. Edhe tash, normalisht si Qeveri s’mund ta lëmë qytetarin tonë në lloç,

sepse sa për juve ai në lloç është, veç do të shkojë duke u fundosur pak më shumë.

Dhe me thënë të drejtën, zoti Hamza e tha shumë drejtë, se jemi në mes dy të këqijave. Po i

shikoj sekondat. Ne jemi në mes dy të këqijave dhe ky votim i yni s’është për juve, Qeveri.

Ky votim është për qytetarët, se ata janë duke e pasur nevojën e ndihmës së shtetit dhe po

mendojnë se kjo do t’i shpëtojë dhe ne s’mund t’ua shpjegojmë që realisht do të vijmë në një

situatë edhe më të rëndë se sa kjo që jemi sot. Edhe është një shans për ta përmirësuar sado pak

Buxhetin, nëse do të ketë vullnet për ta diskutuar bashkë. Edhe tridhjetë sekonda dhe po

mundohem ta përfundoj.

KRYESUESJA: Edhe tridhjetë sekonda, ju lutem, regjia!

MEMLI KRASNIQI: Shikoni, ne ia kemi votuar edhe Albin Kurtit zgjatjen e ndarjeve

buxhetore, pa asnjë kusht, pa asnjë nevojë, sepse kemi menduar që qytetarët duhet t’i marrin

pagat. E njëjta situatë dhe për të njëjtën arsye jemi këtu. Këtë shans po ia japim edhe Qeverisë

Hoti sot. Por, ta dini që ky s’është çek blanko. Në leximin e dytë ne do të takohemi prapë. Se cila

është alternativa. E bllokojmë sot Qeverinë, korrim fitore opozitare e çka? Presim të na thërrasin

ambasadat a? Ne nuk jemi si ju. Ne nuk lodhemi a na thërrasin ambasadat për ta ndërruar

qëndrimin. Interesi ynë janë qytetarët e jo diçka tjetër.

KRYESUESJA: Fjalën e ka deputeti Liburn Aliu.

Page 170: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

170

LIBURN ALIU: Faleminderit!

Sa i përket këtij propozim-ndryshimi të Buxhetit, unë do të ndalem vetëm te çështjet që lidhen

me fushën e planifikimit, bujqësisë, te fusha pra në të cilën punoj në komision.

Unë po i shoh këtu disa projekte, projekte kapitale në departamentin e Planifikimit Hapësinor,

pra planifikimit të banimit dhe ndërtimit, ku po e shoh atë idenë e ndarjes përgjysmë të projekte,

që po konsideroj në bazë të sqarimit që u dha, që për shumicën e tyre i bie sikur kam planifikuar

të blej një gotë, por meqenëse duhet të shkurtojmë buxhetin po e blej gjysmë gote. Ajo nuk mund

të ndodh kësisoj. Nuk ka sens logjik kjo.

Ndërsa, ajo çka mua më çon në pika të skajshme të non sensit në këtë projektligj është te çështjet

e planifikimit, që nuk iu është kushtuar fare rëndësi. Nuk ka zhvillim ekonomik pa planifikim.

Kudo në Botë planifikimi hapësinor dhe zhvillimi ekonomik janë të lidhura ngusht dhe

imagjinoni, këtu e kemi ne tek planifikimi hapësinor, konkretisht te hartat zonale për komunat

dhe për zonat e veçanta është ndarë zero euro.

Tjetra, lejet elektronike, pra lejet online nga projekti 100 mijë euro në zero euro. Kjo nuk ka

logjikë. Nëse mendoni të fitoni ose të kurseni diku, mos shikoni të fitoni te lejet online, sepse në

zhvillimin ekonomik, nëse mendojmë ne zhvillim, ju po e shihni që në Pandemi është e

pamundur të aplikohet në mënyrë të rregullt, kur të gjitha zyrat e administratave janë duke

punuar me staf të reduktuar, madje disa gati edhe po mbyllen për shkak të të prekurve nga

coronavirusi, më shumë se kurrë tash janë të nevojshme pikërisht lejet online. Dhe, ju te lejet

online nga 100 mijë euro e ndani në zero euro! Këtu shikoni të kurseni, a?

Pra, kursimin e bëni te lejet online! Nuk mund ta imagjinoj unë zhvillimin ekonomik pa leje

ndërtimi dhe nuk mund ta imagjinoj zhvillimin ekonomik me ato leje ndërtimi, ku detyrohen

aplikantët të shkojnë në komunë dhe i gjejnë dyert e komunës mbyllur për shkak të Pandemisë

dhe mundësinë e aplikimit online ua mohojmë. Kjo s’ka absolutisht sens.

Imagjinoni ju bazën e të dhënave që është bazë e komplet planifikimit dhe zhvillimit ekonomik

në vend, që shumë prej komunave e kanë bërë gati dhe është çështje vetëm të aplikohet kjo,

imagjinoni edhe këtu janë prekur paratë dhe këtu shikohet që të kursehet!

Programi për banim social nga 400 mijë në 200 mijë. Pra, s’qenka punuar fare, i bie, a po? Apo,

s’paska në plan fare që të punohet!

Pastaj, në këtë kuptim, madje veç dua të ju them, as në kohën e PDK-së nuk ka qenë kështu.

Bashibuzukqe edhe ata kanë punuar, por bash kështu planifikimin me e qit për toke, planifikimin

hapësinor... kjo nuk ka ndodhur asnjëherë te ne.

Page 171: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

171

Te bujqësia premtuat që do t’i dyfishoni subvencionet, por është e njëjta shumë që ka qenë edhe

me Buxhetin e miratuar deri më tash. Të dalësh te kombajna aty e të fotografohesh e të thuash që

do t’i dyfishojmë subvencionet, por këtë punë duhet bërë këtu në Buxhet.

Çështja tjetër, tek kompensimi i të burgosurve politikë po e shoh se ka mbetur 5.5 milionë, ashtu

siç ka qenë, por aman bëjeni më shpejt më atë komision, se janë duke pritur të gjithë. Kryejeni

atë komision që do të merret me çështjen e rasteve të të burgosurve politikë, sepse atë ditë që

është bërë një pyetje parlamentare dhe kryeministri na është përgjigjur këtu, zoti Hoti, na e citoi

vetëm ligjin. Ligjin e dimë të gjithë. Duhet ta bëni komisionin dhe atë sa më shpejt.

E për sa u përket kolegëve nga Partia Demokratike, pozicioni oportunist i kritikës dhe në fund i

votimit na e kujton edhe të kaluarën. Kemi pasur situata të tilla edhe me Lidhjen Demokratike,

edhe me PSD-në e me krejt, por ky qëndrim oportunist nuk sjell ndonjë dobi. Pra, është... “Ne po

e dimë që ky Buxhet çon në shkatërrim dhe rëndim edhe të mëtejmë të situatës, por megjithatë

do ta votojmë sepse populli mendon se do të heqin më keq”, kjo është mashtrim.

KRYESUESJA: Faleminderit! Replikë deputeti Uran Ismaili.

URAN ISMAILI: Faleminderit!

Realisht, ne thamë disa herë që vota jonë që është sot, është votë për qytetarin. Mirëpo, deputeti

Aliu e konsideroi se kjo votë është oportuniste, por nuk e kishte një qasje të tillë kur ne votuam

kërkesën e Qeverisë Kurti. Pra, edhe atëherë e votuam një lejim të Buxhetit dhe nuk kërkuam

asgjë nga ju, përkundrazi e vazhduam punën tonë si opozitë.

Edhe sot jemi në situatë të njëjtë, ku konsiderojmë se si opozitë nuk jemi opozitë ndaj

formacioneve politike në dëm të qytetarëve. Konsiderojmë se opozitarizmin tonë mund ta bëjmë

kundër politikave të gabuara, por jo doemos kundër qytetarëve, ose kundër një vendimi që duhet

të jetë për qytetarët.

KRYESUESJA: Kundër-replikë deputeti Aliu.

LIBURN ALIU: A nuk është qëndrim oportunist me thënë “ne po e dimë që ky Buxhet çon në

shkatërrim, por megjithatë populli mendon, qytetarët mendojnë që e kanë shpëtimin nga kjo dhe

ne po e ndihmojmë këtë mashtrim”, e para. E dyta, për sa i përket atij votimit që e keni bërë për

vazhdimin e Buxhetit, mos të harrojmë se ka qenë situatë në të cilën Buxheti i mëhershëm është

dashur vetëm të vazhdohet edhe për një muaj, në mënyrë që të jepen pagat. Këtë nuk ia keni bërë

ju Vetëvendosjes. Këtë e keni bërë për ato paga që janë për qytetarët nga i njëjti Buxhet. E

Buxhetin, pastaj kur e kemi sjellë ne, atë nuk e keni votuar. Kuptohet. Atë nuk e keni votuar.

Page 172: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

172

Prandaj, ky qëndrimi oportunist lidhet tek situata këtu PDK-LDK e cila ju çon, ju lidhë në të

njëjtën pikë. Kjo bashkësi po deshifrohet çdo ditë e më tepër.

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Shkëmb Manaj.

SHKËMB MANAJ: Faleminderit, e nderuara kryesuese!

Të nderuar anëtarë të Kabinetit Qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për

vitin 2020 lidhet drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve të Republikës, si dhe me zhvillimin

ekonomik të vendit, sidomos në kohë të Pandemisë, pasi që shumë punëtorë të sektorit privat

janë duke pritur që t’i marrin mbulimin e pagesave të tyre në vlerë prej 170 eurosh, bizneset e

mesme dhe të vogla presin subvencionimin e 50% të qirasë dhe mbështetjen financiare të

qëndrueshmërisë së tyre, sidomos sektori i gastronomisë, por edhe sektorët tjerë, pastaj të

papunët presin asistencën sociale, si dhe të gjitha skemat tjera presin mbështetje emergjente nga

shteti.

Prandaj, sot qytetarët e vendit dhe bizneset i kanë sytë dhe vëmendjen e tyre kah Kuvendi i

Republikës, sepse ky vit është vit i mbijetesës sonë të përgjithshme.

Ky projektligj për rishikimin e Buxhetit konsideroj se i ka disa elemente tejet të rëndësishme në

aspektin ekonomik, sidomos tani që jemi në kohë Pandemie. Projektligji për rishikimin e

Buxhetit parasheh intensitet të rëndësishëm të realizimit të projekteve kapitale. Duhet ta kemi

parasysh se koha në të cilën po ecën ekonomia globale, por edhe rajoni ynë dhe Kosova

paraqesin mundësi të mirë të realizimit të investimeve kapitale me kosto më të ulëta. Gjithashtu,

në këtë kohë kur shumë biznese ballafaqohen me vështirësi në kontraktimin e punëve të reja

është e një rëndësie të veçantë që Qeveria t’i japë prioritet realizimit të projekteve kapitale. Kjo

sepse, projektet kapitale e vënë në lëvizje zinxhirin ekonomik në vend, duke ndikuar që

ekonomia të përmirësohet. Rrjedhimisht, redukton nevojën e dhënies së ndihmave apo

kompensimin e pagave të humbura.

Ky Projektligj i Buxhetit po ashtu, parasheh rënie ekonomike prej 3%. Dikush edhe mund të

thotë, se rënia do të jetë edhe më e lartë. Për korrektësi, sot institucionet ndërkombëtare, por edhe

vendore, parashohin normë të rënies ekonomike nga 4 - 6%, por në asnjë nga këto parashikime

këto institucione nuk i kanë përfshirë planprogramin e këtij rishikimin, por edhe programin e

Qeverisë, program i cili adreson në mënyrë profesionale shumë probleme të shkaktuara nga

Pandemia. Si shembull ilustrativ po përdor edhe orientimin e Qeverisë që të ndryshohet Ligji për

Trustin, ku qytetarëve do t’u lejohet të tërheqin 10% të kursimeve të tyre.

Page 173: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

173

Një rënie ekonomike prej 6% nënkupton që ekonomia e Kosovës do të jetë afërsisht prej 300 -

400 milionë euro më e vogël, por me realizimin e kthimit të 10% të kursimeve të kursimeve të

Trustit tek pronarët e tyre kjo nënkupton që rreth 200 milionë euro që të hyjnë në qarkullim në

ekonominë e Kosovës. Megjithëse nuk jam ekonomist, një matematikë e çdo fillestari tregon se

vetëm efekti i kthimit të 10% të Trustit e përgjysmon efektin negativ të Pandemisë në ekonomi.

Të mos flasim pastaj se këto 200 milionë eurot e Trustit do të kenë një efekt multiplikues, që

domosdo për bindjen time do të neutralizojë edhe më shumë efektin negativ të Pandemisë.

Qytetarë të nderuar,

Si pasojë e ndikimit të COVID-19 në ekonominë e vendit Qeveria e Kosovës është e obliguar që

të ndërmarrë masa për rimëkëmbjen ekonomike, me qëllim që të krijojë një program të veçantë

në vlerë prej 385 milionë euro për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve, për shkak të stagnimit

ekonomik si pasojë e izolimit dhe pamundësisë së ushtrimit të afarizmit, për shkak të masave të

vendosura. Ky program konsideroj se do të adresojë pjesët më të dëmtuara të ekonomisë nga

Pandemia.

E mira e këtij projektligji është se nuk janë prekur projektet të cilat financohen nga buxheti

vetjak i komunave. Po ashtu, alokimet që u bëhen komunave me këtë rishikim të Buxhetit, sipas

vlerësimeve të tyre, nuk duhet të preken dhe duhet të miratohen si të tilla, sepse në këtë situatë

emergjente unë konsideroj se ata bëjnë vlerësimin më së miri të gjendjes në terren. Komunat

megjithatë duhet të përkrahen nga Qeveria që të intensifikojnë realizimin e projekteve kapitale,

sepse siç e thash edhe më herët, projektet kapitale do ta forcojnë ekonominë tonë.

Të nderuar anëtarë të Kabinetit Qeveritar,

Duke ju përgëzuar për punën e bërë brenda këtij afati të shkurtë për të sjellë Projektligjin për

rishikimin e Buxhetit dhe krijimin e programit për rimëkëmbjen ekonomike, kërkoj nga ana juaj

që këto fonde të ndahen në mënyrë transparente, të drejtë, sipas një analize të shpejtë dhe të

detajuar dhe sipas parimit të barazisë, që prekin gjithë sektorët e jetës sonë.

Fokusi i mbështetjes financiare për bizneset duhet të jetë varësisht nga dëmi i krijuar, aspekti i

qëndrueshmërisë, si dhe duke identifikuar bizneset...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Keni nevojë edhe për 30 sekonda? Edhe 30 sekonda zotit Manaj fjalën.

SHKËMB MANAJ: Atëherë, në përmbyllje të kësaj, unë konsideroj që është shumë me rëndësi

që të subvencionohen organizatat joqeveritare, klubet dhe shoqatat sportive dhe kulturore, që të

orientohen në temat që ndikojnë kryesisht në vetëdijesimin lidhur me pasojat e mundshme të

Page 174: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

174

virusit në jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës dhe mendoj se është mirë që të

mbështetet nga të gjitha partitë politike ky projektligj, në mënyrë që t’i hapim rrugë Qeverisë që

t’u përgjigjet me përkushtim kërkesave të qytetarëve dhe bizneseve për t’i sanuar pasojat e

shkaktuara për shëndetin e qytetarëve...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Manaj. Fjalën e ka deputeti Uran Ismaili.

URAN ISMAILI: Faleminderit!

Sot janë dy të vërteta që duhet theksuar, se asnjëherë qytetari i Republikës së Kosovës nuk ka

pasur nevojë më shumë për Buxhetin dhe Qeverinë e vendit, dhe e vërteta tjetër është se kurrë

më i braktisur qytetari nuk ka qenë se sa nga Qeveria Kurti dhe Qeveria Hoti.

Se cilat kanë qenë fryma e pakove të rimëkëmbjes, të Qeverisë Kurti apo Qeverisë Hoti, është

një lloj enigme. Modelet që janë për pakot e rimëkëmbjeve gjithandej kanë dy karakteristika.

Janë gjithëpërfshirëse dhe janë të shpejta. Në Kosovë, as nuk ka pasur pako gjithëpërfshirëse,

përkundrazi ajo ka qenë shumë selektive, ndërsa po ashtu një tempo jashtëzakonisht e ngathtë, e

cila fare nuk ka rezultuar në dispursim të mjeteve për qytetarët tanë.

Janë duke na ndalur njerëzit në rrugë si deputetë të Republikës së Kosovës dhe na pyesin

gjithnjë, se përse nuk na dalin ato para që Qeveria flet për to. Pra, gojën e kanë plot qeveritë, por

xhirollogaritë e qytetarëve tanë janë zero, sepse politika e Qeverisë Kurti dhe Qeverisë Hoti ka

qenë qeveri e fjalëve, por jo e rezultateve për qytetarët tanë. Ku janë pagesat për qytetarët që janë

premtuar? Ku janë pagesat e qirave? Ku janë grandet? Ku janë kreditë që do t’i garantonte shteti?

I kemi kërkuar edhe Qeverisë Kurti, por edhe Qeverisë Hoti, që ta mbështesin pakon ekonomike

të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për t’i ndihmuar qytetarët në Pandemi. Nuk

kemi kërkuar që ajo pako të ekzekutohet nga ne. Ka qenë një dëshirë e opozitës për t’i ndihmuar,

edhe Qeverisë, edhe qytetarëve. Po ta kishim bërë atë gjë rezultati sot do të ishte tjetër. Deri më

tani do të kishim 320 milionë euro në ekonominë e vendit, prej të cilave 300 euro në muaj për

sektorin privat. Pra, po të ishte përkrahur ai propozim deri më sot sektori privat do t’i kishte

marrë çdo punëtor 900 euro deri më sot. Qeveria Kurti dhe Qeveria Hoti në realitet ndanë 170

euro, pra kjo është shifra krahasuese në mes të dy pakove.

Sot kemi mjaftë kritika për këtë buxhet. Është një buxhet, i cili edhe pse është votuar nga

shumica Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk ka rezultuar me nevojat që i ka pasur qytetari. Po

rishikohet edhe sot duke pasur në mendje nevojat e qytetarëve, por që ne kemi një drojë se nuk

do të kenë mundësi ta bëjnë ashtu siç po flasin. Por, siç thotë një fjalë popullore, kur nuk ka shi

Page 175: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

175

bën edhe breshër. Prandaj, dëshira jonë është që ne të krijojmë një mundësi, t’ua japim një shans

që përfitimi të jetë tek qytetarët.

Ajo çfarë dua të theksoj është se shpresoj që ky Buxhet do të jetë Buxhet i qytetarëve dhe jo i

tenderëve, buxhet që duhet t’i shkojë në ndihmë sektorit privat e jo kompanive të caktuara dhe jo

të pasurohen disa, gjersa sot kemi një varfërim dhe një stagnim të ekonomisë në Kosovë. Ne do

të vazhdojmë me opozitarizmin tonë, por jo sot në kohën kur kemi pyetje të shumta të qytetarëve

se çfarë po ndodh me ne. Këtë përgjigje është dashur t’ua japin qeveritë e vendit, por duke qenë

në një luftë të vazhdueshme njëra me tjetrën, partnerët e koalicionit e lanë ekonominë e vendit në

plan të dytë. Sot po duhen votat e Partisë Demokratike të Kosovës, që të zhbllokohet ajo që e

bllokuat për një kohë të gjatë.

Do të votojmë për qytetarin, do të votojmë që Buxheti të shpenzohet për qytetarin dhe do të jemi

këtu për të vrojtuar, për të vëzhguar në qoftë se thyhen këto premtime, për të cilat edhe ne sot po

votojmë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Replikë në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,

deputetja Mimoza Kusari-Lila.

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit!

Desha zotit Ismaili t’ia them vetëm një fjalë. Votoni rishikimin e Buxhetit. Mirë do të bënte edhe

sot ta sillte koalicionin e ri qeverisës, do ta votonim “me këtë harxh”, kështu që s’ka nevojë

kurrkush të ketë dyshime se çfarë do të ndodh midis koalicionit PDK-LDK, e para.

E dyta, Uran, publikisht po të sfidoj, hajde e bëjmë një prezantim të pakos së rimëkëmbjes së

PDK-së dhe pakos së rimëkëmbjes që është prezantuar nga ministri Bislimi në Qeverinë Kurti.

Ju garantoj, që kushdo që merr vesh në financa e sheh që është komplet kopje e saj, vetëm

dyfishimi i secilës pagesë. Çka i ka munguar asaj pakoje kanë qenë burimet e financimit. Ju keni

kërkuar ndryshimin e ligjit, është shtyrë me një vendim deficiti buxhetor.

E kam analizuar pikë për pikë. Ka qenë kopje origjinale e pakos së prezantuar nga ministri

Besnik Bislimi në kohën e Qeverisë së Albin Kurtit. Me pas prezantua diçka të re do të thosha.

Të gjitha kategoritë kanë qenë aty, përveç se të dyfishuara. Jo 170 euro, po 300 euro për pagë, jo

kështu... veç pak më gjerë i keni rënë edhe veç s’keni treguar se ku do t’i merrni ato mjete. Për

170 euro ministrja Bajrami ka problem t’i paguajë. Ju i keni treguar, i keni dhënë burimet e

financimit të përgjithësuara. Në ekzekutim po kanë problem edhe këta që e kanë kritikuar atë

pako e kanë thënë kemi ofruar 1.2 miliardë. Edhe tash po vajtojnë pse s’po mund t’i paguajnë

170 euro.

Page 176: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

176

Është mirë kur të flisni me i pas edhe argumentet. Publikisht të bëj sfidë. Hajde dalim e

prezantojmë. E prezantojmë edhe i shohim pikë për pikë se si e keni përcjellë ju listën e pakos së

rimëkëmbjes. Nuk u ka ikur asnjë vijë pakos që është prezantuar prej ministrit Bislimi. Bile ta

kishit bërë renditjen ndryshe. Vijë për vijë është gati e njëjta.

KRYESUESJA: Faleminderit! Kundër-replikë deputeti Ismaili dhe pastaj ministrja Bajrami.

URAN ISMAILI: Për një politikane që ka traditë në bashkëpunimi ndërpartiak po më çudit

Mimozë, qysh po thua, hajde bëni koalicion. Domethënë, unë të kam model ty të bashkëpunimit

ndërpartiak, kështu që s’do të ishte çudi edhe sot ne të kemi një lloj bashkëpunimi për hir të

qytetarit.

Një ekonomiste e vendit që beson se më mirë është të varfërohet shteti në kohë krize, domethënë

të flet që ti do të ishte mirë ta dorëzosh edhe diplomën. Pra, ti të vish në një pozicion të tillë që të

ftosh kur ka recesion të thellë të ndalet Buxheti, të mos votohet, mua po më çudit në shumë

dimensione. Ti, ju keni tentuar të bëni fjalë. Asnjëherë nuk keni realizuar me ministrin që ka ulur

papunësinë 6% në kohë të Pandemisë, nuk keni arritur asnjë veprim ta bëni. Fjalë keni shumë,

është e vërtetë, edhe të bukura, vepra jo.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Deputet Ismaili, vetëm dëshiroj të ju them, për të satën

herë, që nuk është se unë si ministre po kam vështirësi me e pagua 170 euro, ose Qeveria Hoti po

ka vështirësi. Këto janë pengesa ligjore, që i ka secila qeveri. Edhe Qeveria Kurti kur ka qenë,

erdhi në pikën kur nuk mund të ekzekutonte më pagesa. Janë shpenzuar 80 milionë euro duke

bërë lëvizje edhe jashtëligjore nëpër organizata buxhetore dhe janë shpenzuar ato mjete. Tash,

ato 80 milionë euro janë te fondi për rimëkëmbje ekonomike. Plotë organizatave buxhetore ua

kemi marrë buxhetin e rregullt për ta paguar 170-shin, për ta paguar qiranë, për të paguar masat

sociale, siç është masa numër 15.

Do të thotë, këtë kufizim e ka gjithsecili edhe nëse nuk votohet rishikimi, këtë do ta ketë cilido

tjetër. Domethënë, nuk është kjo se duhet dikush ta zbulojë. Ndërsa, sa u përket masave, unë

besoj se të gjitha masat kanë ngjashmëri, sepse problemet janë të ngjashme. Është kohë e

pandemisë dhe nuk po zbulojmë asgjë. Po përcjellim thjesht atë që po ndodh në Botë dhe çfarë

po ndodh në rajon. Janë protokolle ndërkombëtare.

Një gjë që neve na ka dalluar është se më herët është marrë vendim që me i stopua investimet

kapitale, ne kemi menduar që kjo është e gabueshme. Kemi thënë që nuk duhet të çojmë sinjal

negativ te sektori privat. Sektorit privat më së shumti mund t’i ndihmojmë duke i dhënë punë dhe

i kemi liruar ato. Kaq!

Page 177: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

177

Mirëpo, pa u rishikuar Buxheti... nuk është faji i Qeverisë, është çështje ligjore dhe teknike. Nuk

mund të kryhen pagesat. Faleminderit!

KRYESUESJA: Replikë, deputetja Kusari-Lira!

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit!

Më erdhi rasti, edhe për deputetin parafolës, edhe për zonjën Bajrami.

E para, ky nuk është Buxhet, po është rishikim i Buxhetit, pasi që deputeti po ka problem t’i

dallojë. E dyta, unë e pyeta për pakon e rimëkëmbjes, që ata po i referohen e ky kur s’pati çfarë

të më përgjigjet më kërkoi ta dorëzoj diplomën. Diplomën nuk ia dorëzoj askujt, për shkak se

kam marrë me meritë dhe si të tillë të konfirmuar e kam. Po, nëse s’keni përgjigje për pako të

rimëkëmbjes, nuk ka nevojë të bini në nivel personal, në akuza, ose ofendime, si zakonisht që u

është bërë shprehi.

Dhe zonjës Barjami, po ta përcillnit, zonja Bajrami, çfarë po ndodh nëpër botë do të fokusoheshit

pak kah ekonomia e gjelbër, kah fonde inovative, kah kreativiteti, kah debati publik-privat dhe

këshilli kombëtar, ose këshilli nacional për zhvillim ekonomik, gjë që s’e keni bërë. Po, s’jeni

duke e përcjellë, jeni duke përcjellë mbijetesën, ose jeni duke u munduar për një mbijetesë.

U tha më herët nga bashkëpunëtori juaj në Qeveri, ky është rishikim i zorit. Pse? Kush u dha zor?

Kush e bëri këtë zor ta rrëzoni Qeverinë që ishte në funksion e me e rritë këtë Qeveri, me i rritë

shpenzimet, edhe tash ju ka kapur zori me i mbledh votat. Zori është pasojë e shkakut që ju e

keni iniciuar.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Zonja Kusari, e para edhe unë të sugjeroj që me e

përcjellë çfarë po bën Qeveria e Kosovës sa i përket aspektit të gjelbër dhe mbrojtjes së

ambientit.

Më lejoni të ju njoftoj që ne kemi bërë zhbllokimin e fondeve të sfidave të mileniumit dhe janë

mbi 50 milionë euro, të cilat do të shkojnë kryesisht në mbrojtje ambientale dhe pastaj është faza

e dytë e investimeve, e cila ka të bëjë me kyçjen e Kosovës në rrjetin e gazit, domethënë me

Maqedoninë Veriore dhe kjo do të ndikojë shumë më shumë, se secila iniciativë tjetër.

Sa i përket këshillit kombëtar për zhvillimin ekonomik, më lejoni t’ua rikujtoj që një kohë kur ai

këshill ka funksionuar është kur unë kam qenë koordinatore dhe Isa Mustafa ka qenë kryesues.

Atëherë edhe ka kaluar pakoja fiskale edhe është përmirësuar ambienti i biznesit dhe gjithçka.

Ne kemi ardhur qe një muaj edhe kemi takuar të gjitha asociacionet e biznesit. Nuk ka masë dhe

kërkesë e asociacioneve të biznesit që nuk është përfshirë aty.

Page 178: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

178

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje deputeti

Hekuran Murati replikë ministres.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

U tha që ka pasur lëvizje të jashtëligjshme për t’i kryer pagesat. Kjo është një e pavërtetë e

madhe. Nuk ka pasur asnjë lëvizje të jashtëligjshme. Ministrja, besoj se e di, se është në ministri

aty dhe ishte dashur dhe ka mundësinë ta shohë se si janë bërë.

Përkundrazi, nëse duam të flasim për paligjshmëri është pikërisht ky rishikim, ky Buxhet i

rishikuar, ky projektligj, që ka kundërshtime ligjore me pikërisht nenin 30 të Ligjit për

menaxhimin e financave publike, të cilit po i referohet ministrja. Pra, paligjshmëria është në këtë

projektligj që na e keni sjellë. Është në kundërthënie me Ligjin për menaxhimin e financave

publike, me nenin 30, për të cilin ju po pretendoni se ka pasur shkelje në të kaluarën, që është e

pavërtetë. Ju keni bërë shkelje me këtë projektligj.

KRYESUESJA: Ministrja edhe një herë. Më falni, jo, sepse po ka reagime. Për korrektësi, në

fjalën tuaj replika ishte e deputetes Kusari dhe ju kishit pastaj kundër-replikë. Në fjalën e

ministres replikë në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes referuar fjalimit të saj pati

deputeti Hekuran Murati. Regjia, replikë ministres Bajrami. Ju lutem, mos bëni zhurmë prej

vendeve.

HYKMETE BAJRAMI: Nënkryetare,

E para, sa i përket procesit të udhëheqjes së seancës, neve si pjesëtarë të Qeverisë Rregullorja e

Kuvendit na lejon ta kemi fjalën sa herë na duhet dhe ne nuk i kemi sekondat të kufizuara.

Domethënë, nuk i kemi, kështu që ju lutem shumë. Ne dëshirojmë ta shfrytëzojmë kohën tonë.

Deputet Murati, po ju njoftoj. Merreni dhe shikojeni mirë ligjin të cilin e kemi aprovuar bashkë,

prapë po e them, edhe unë edhe ju, më 5 mars. Ne e kemi aprovuar një ditë më herët në Qeveri,

sepse edhe më herët edhe deputetja tha që ju nuk e keni aprovuar, se keni qenë ministre, edhe

ministrat e aprovojnë buxhetin, por e aprovojnë në Qeveri, pastaj ligji vjen në Kuvend.

Në Buxhetin e aprovuar të këtij viti, që është aprovuar më 5 mars në këtë seancë, në seancën

plenare, më lejoni të ju them, që neni 6, paragrafi 6, neni 11, paragrafi 3, neni 14, paragrafi 3,

neni 14 paragrafi 4, neni 16 paragrafi 11, shikojini mirë këta paragrafë, mund të t’i dërgoj edhe

mesazh, të gjitha thonë se përjashtohet neni 30 i Ligjit për menaxhim të financave publike dhe

përgjegjësitë. Dhe, ne e kemi tani këtë përjashtim në dy nene, po në ligjin bazë ju e keni

përjashtuar, ne e kemi përjashtuar në të gjitha këto nene. Merreni ligjin, shikoni, në të gjitha këto

nene. Ne flasim për ridestinim të fondeve duke përjashtuar nenin 30 të Ligjit për menaxhim të

financave publike dhe përgjegjësitë.

Page 179: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

179

Tani më lejo të them, që kushdo që do të ishte në Qeveri dhe në Ministri të Financave do të

vepronte njëjtë. Ne e kemi paguar masën 15 prej skemave të rregullta të Buxhetit në Ministrinë e

Punës dhe të Mirëqenies Sociale. Në kushte normale një gjë e tillë nuk do të ndodhte, sepse nuk

do të kishe mundur prej buxhetit...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Edhe 30 sekonda, regjia!

HYKEMETE BAJRAMI: Deputetë,

E dini edhe ju, edhe unë, se ne nuk do të kishim pasur mundësi t’i marrim komplet buxhetet e

rregullta prej kategorive buxhetore dhe t’i shpenzojmë për komplet diçka tjetër, por kjo ka qenë e

kuptueshme, e mirëkuptueshme për të gjithë. Tani kemi ardhur në një pikë, ku ne më nuk mund

të marrim buxhet prej kategorive të ndryshme për zbatimin e masave.

Më lejoni të ju informoj, që me Ligjin e Buxhetit që është në fuqi edhe konti...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Faleminderit, ministre! Të nderuar kolegë deputetë dhe ministre e të gjithë ju që

edhe pse jeni deputetë, si duket nuk i keni kushtuar vëmendje më herët kësaj Rregulloreje dhe po

bërtisni. Më lejoni, ju lutem, t’ua citoj nenin 48, lidhur me deklaratat e ministrave.

Në çdo mbledhje plenare të Kuvendit, ministri me kërkesë dhe në marrëveshje me kryetarin e

Kuvendit mund të flasë në Kuvend për ndonjë çështje që ka të bëjë me fushëveprimin e

përgjegjësive. Pasi ta ketë mbajtur fjalën, kryetari i Kuvendit, në këtë rast kryetarja, ose

kryesuesja, lejon të parashtrohen komente ose pyetje në emër të grupeve parlamentare dhe nga

deputetët e Kuvendit individualisht. Ministri që ka mbajtur fjalën ka të drejtë t’u përgjigjet

shkurtimisht komenteve, ose pyetjeve, që mund t’i parashtrohen. Pra, ashtu siç e dini, këta janë

këtu për t’u përgjigjur shkurtimisht pyetjeve dhe komenteve.

Meqenëse, po kërkohet që të ajroset pak salla, kthehemi pas 15 minutave dhe në radhë për fjalë

është deputetja Fitore Pacolli.

(Ndërprerje e incizimit)

Një propozim në emër të grupit... po çfarë? Regaim! Po, në emër të Grupit Parlamentar...

Përndryshe, ju njoftoj se ishte edhe kërkesë e Administratës dhe kryetares që të ajroset për 15

minuta salla në ora 19:30 dhe të vazhdojmë pas 15 minutave, sepse kemi qëndruar gjatë dhe

Page 180: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

180

dezinfektimi nuk mund të bëhet, për shkak se duhet pritur 3 orë pas dezinfektimit. Pas 15

minutave takohemi. Domethënë, në orën 20:00 vazhdojmë me seancë. Faleminderit!

* * *

Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës

Mbledhjen e drejton kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani

KRYETARJA: Deputetë të nderuar,

Ju lutem të uleni! Po vazhdojmë me seancën.

Deputetja Fitore Pacolli nuk po e shoh që është këtu. Deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e ka

fjalën.

ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: Faleminderit, e nderuara kryetare!

Te planifikimi buxhetor për Komunën e Gjilanit, sektorë të shumët mbeten kryesisht të paprekur,

te disa të tjerë shohim qoftë ka rritje të lehtë, ose e kundërta rënie të lehta. Por, ajo që në fakt

duket të jetë shqetësuese është shkurtimi buxhetor që i është bërë sektorit të bujqësisë për 72.7

për qind.

Pra, janë 80 mijë euro më pak, çka nënkupton se do të ketë zero mjete për ndërtimine rrugëve për

nevoja të bujqësisë. Kjo madje bie edhe në kundërshtim me vetë programin tuaj qeverisës kur ju

zotoheni se do të mbështesni sektorin e bujqësisë, në mënyrë që ai të jetë i qëndrueshëm.

Në pikën 10.8 të programit, ndër të tjera thuhet se do të merren masa për parandalimin e

degradimit të tokës dhe se ndër të tjera do të ndërmerrni politika stimuluese për fermerët që të

punojnë tokën. Ky shkurtim buxhetor që i është bërë Komunës së Gjilanit thotë të kundërtën e

asaj që ju e keni shkruar në letër. Pra, ju jeni për zhvillim, por për zhvillim në letër dhe jo në

terren dhe as duke i ndihmuar dhe përkrahur fermerët. Në Komunën e Gjilanit numri i fermerëve

po rritet çdo ditë e më shumë, sidomos i atyre që merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve,

pra janë prodhues vendorë. Në vend që këta prodhues vendorë të përkrahen, në mënyrë që të

rritet edhe prodhimi i produkteve vendore, më me prioritet shihet ndërtimi apo asfaltimi i

rrugëve, sesa lehtësimi dhe ofrimi i kushteve për prodhim për fermerët tanë.

Duhet ta kemi parasysh nivelin e papunësisë dhe varfërisë që ekziston jo vetëm në Komunën e

Gjilanit, por në të gjitha komunat e Kosovës. Nuk është se ne nuk kemi potencial për të nxjerrë

nga varfëria e për t’i ndihmuar shumë fermerë. Rrugët për qasje në bujqësi jo vetëm që krijojnë

Page 181: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

181

kushtet më të mira për bujq, por ato krijojnë edhe vende pune, por edhe produkte vendore të

sigurta, si për qytetarët e Gjilanit dhe rrethinës dhe si për çdo qytet tjetër që i përkrah këta.

Pra, në bazë të sektorëve ku ju keni bërë rritje në Komunën e Gjilanit, duket se interesin e shihni

në asfalt, dhe kjo nuk është për t’u çuditur, sepse edhe si koalicion jeni krijuar me prioritete të

veçanta në ndërtim autostradash e duket që po shfrytëzohen edhe lidhjet me nivele komunale, në

mënyrë që t’i jepet përparësi asfaltit, më shumë sesa kërkesave dhe nevojave të bujqësisë.

Ka një rritje të konsiderueshme te planifikimi buxhetor për tregun e gjelbër për shembull, pra nga

30 mijë në 560 mijë, por vetëm më lejoni t’ju përkujtoj që ndërtimi i tregut të gjelbër në Gjilan

është investim i përbashkët i Komunës dhe i Bashkimit Evropian që kap vlerën 1 milion e 600

mijë euro, diku mbi 1 milion e 600 mijë euro. Sikur duket e dyshimtë kjo kërkesa për rritje kaq të

madhe, sepse janë kërkuar 560 mijë euro më shumë sesa që kanë qenë të planifikuara në

buxhetin e marsit. Këtu e kemi kontradiktën tjetër, pra kërkohen kaq shumë mjete për tregun e

gjelbër, ndërkohë që hiqen mjetet që do t’ia bënin më të lehtë punën fermerëve. Prandaj, këtu na

lind edhe pyetja: për kë në fakt po ndërtohet tregu? Pra pikërisht për këta fermerë që do të mund

të shisnin pemë e perime vendore, në qoftë se do të përkraheshin e mbështeteshin nga

institucionet shtetërore, dhe jo pemë e perime të importuara nga kushedi se ku.

Pra, janë shkurtuar mjetet për ndërtimin e rrugëve për nevoja të bujqësisë. Janë shkurtuar mjetet

për mirëmbajtjen e objekteve shëndetësore. Janë shkurtuar mjetet për pajisje shëndetësore,

ndërkohë që ka rritje te mjetet për asfaltim të rrugëve. Kjo tregon më së miri pra çfarë qëllimesh

kozmetike kanë udhëheqësit e Komunës së Gjilanit dhe se si po e shfrytëzojnë të qenit në pushtet

për të çuar përpara fiks projekte me të cilat garohen në zgjedhjet e niveleve lokale, dhe jo

projekte që janë në fakt nevojë dhe kërkesë e qytetarëve të Gjilanit.

Për fund, sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare me të cilat po e drejtoni vazhdimisht sulmin

ndaj nesh, më lejo të ndalem te ajo për ndërtimin impiantit për ujërat e zeza në Gjilan, në mënyrë

që t’u tregojmë qytetarëve si qëndron vërtet puna me këtë.

Zonja Bajrami, na thoni ju lutem cila është mbështetja që ju si Qeveri po i jepni buxhetit të

Komunës së Gjilanit, sepse ky buxhet parasheh vetëm 900 mijë euro për shpronësime, ndërkohë

që Komuna e Gjilanit është 9 milionë euro borxh për shpronësime, shto këtu plus dy milionë, sa

edhe kushton shpronësimi për pronat për këtë projekt për impiantin. Pra, ju na bëni presion neve,

ndërkohë që ju nuk i ofroni mbështetje Komunës në rritjen e buxhetit për shpronësim. Pa

përfunduar shpronësimi, nuk mund të bëhet realizimi i projektit, apo jo? Këtë e dimë që nuk ka

mundësi të ndodhë. Komuna e Gjilanit në muajin qershor ka bërë rishqyrtimin e buxhetit

komunal dhe aty nuk përfshihet puna e shpronësimit. Prandaj, vetëm po mundoheni të çoni

përpara një projekt që nëse çështja e shpronësimit nuk zgjidhet, do të mbetet vetëm në letër,

njëjtë siç ka mbetur përgjatë këtyre 11 viteve të fundit. Faleminderit!

Page 182: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

182

KRYETARJA: Deputeti Ilir Tasholli e ka fjalën!

ILIR TASHOLLI: Faleminderit Kryetare!

Përshëndetje zëvendëkryeministër,

Kabinet qeveritar,

Kolegë të nderuar,

Sot deputetë, kolegë të Kuvendit kemi përpara vetes një shqyrtim të parë të Projektligjit për

rishikimin e buxhetit, që të gjithë e dimë që është një dokument shumë i rëndësishëm, me pak

fjalë për zhbllokimin e sistemit ekonomik. Po them për zhbllokimin e sistemit ekonomik, për

shkak se do të mund që me aprovim të këtij Projektbuxhetit, do të mund të adresojmë shumë

çështje, që janë me shumë prioritet dhe janë shumë urgjente për vendin tonë, duke filluar nga

implementimi i Pakos Emergjente që përfshin ndihmën në sektorin privat, punëtorë që kanë

humbur vendet e punës, riprogramimin e borxheve, qytetarëve të tjerë që përkrahen me skema

sociale. Një ndër çështjet më të rëndësishme luftimin e pandemisë COVID-19 dhe të gjitha

çështjet e tjera që kanë të bëjnë me funksionimin normal të shtetit.

Sigurisht që e pash edhe në diskutimet e mëhershme, sikur krijohet një përshtypje që ne po

ngutemi për të aprovuar këtë Projektligj. E them me përgjegjësi të plotë që ne jo që po ngutemi,

po ne jemi shumë vonë. Kosova si shtet nuk ka arritur të adresojë problemet e qytetarëve në

masën e duhur, derisa shtetet e tjera, shikojmë përreth shtetet e Ballkanit, shtetet e Bashkimit

Evropian po edhe të tjerat qysh moti kanë bërë implementimin e pakove emergjente me shumë

qindra miliarda dollarë. Dikush tha pak më herët po ne nuk i kemi qindra miliarda dollarë. Mirë!

Ndoshta nuk i kemi, po si ekonomi që jemi mendoj që neve na ka takuar shumë më herët mos të

sillemi sikur në Kosovë nuk po ndodh asgjë. Në fjalimet paraprake me të vërtet me çfarë

komoditeti flitet, thua se këtu as nuk ka pandemi, as nuk ka COVID, edhe ne mund t’i trajtojmë

këto çështje kështu në pafundësi, sikurse po i trajtojmë ratifikimin e marrëveshjeve

ndërkombëtare.

Unë e di që nuk është një vit i lehtë, por për herë të parë në historinë tonë si shtet, qytetarët janë

duke e pritur ta ndjejnë dorën e shtetit. Për herë të parë ndodh që shteti duhet të ndihmojë

qytetarin për shkak të gjendjes që ne e kemi. Edhe ne vazhdojmë me prolongime, me diskutim

pas diskutimi, me shtyrje një pas një të mbledhjeve. Edhe ata janë duke na parë, duke na shikuar.

Sot jemi duke aprovuar në shqyrtim të parë këtë Projektligj dhe po sillemi zakonshëm. Po sillemi

zakonshëm në një situatë shumë të jashtëzakonshme. Nuk e di a ka situatë më të

jashtëzakonshme me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë drejtuar sytë nga ne dhe

po presin që ta aprovojmë këtë projektligj.

Unë e di që mund të jetë ndoshta edhe shkencë buxheti, por këtu s’ka kohë për shkencë më. Ne

do ta kemi gjithë kohën përpara, gjithë kohën e nevojshme, që me aprovim të këtij rishqyrtimi të

Page 183: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

183

vazhdojmë me rirregullimin e çështjeve që neve na presin dhe që nuk kanë mund të jenë të bëra

ashtu si duhet.

Andaj, duke bërë thirrje edhe një herë që në mbledhje sa më shpejt dhe atë urgjente të bëhet

ratifikimi edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë impakt direkt në zhvillimin ekonomik.

Përgëzoj të gjithë deputetët që sot kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën ta votojnë këtë

Projektligj që janë duke e mirëpritur qytetarët e Republikës së Kosovës. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputeti Uran Ismaili. Nuk është këtu. Deputetja Fitore Pacolli-Dalipi e ka

fjalën.

FITORE PACOLLI-DALIPI: Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Të nderuar deputetë,

Në kohë krizash si kjo e pandemisë COVID-19, shteti duhet të ketë qeveri që tregon vendosmëri,

që ka imagjinatë, që fleksibilitetin dhe pjekurinë për ta nxjerrë vendin, jo të gjunjëzuar nga kriza,

por për ta nxjerrë vendin nga kriza, duke e bërë më të fortë, më të drejtë edhe më të përgatitur për

t’u ballafaquar me sfidat e radhës. Qeveria Kurti ishte Qeveri e duhur dhe në kohë të duhur,

sepse kjo Qeveri përveç që do të nxirrte vendin nga kriza me sa më pak humbje në njerëz dhe në

ekonomi, kishte kapacitet e plan që Kosovën ta bënte shtet social e të drejtë për të gjithë. Përveç

rimëkëmbjes ekonomike, do të kishim në të njëjtën kohë edhe rimëkëmbje mjedisore. Sepse

rimëkëmbja ekonomike nuk mund të ndodhë dot pa rimëkëmbje mjedisore.

Goditja nga pandemia është e rëndë për ekonominë e vendit dhe për mirëqenien e qytetarëve, por

goditja më e rëndë është rrëzimi i një Qeverie të mirë në kohë pandemie nga njerëz të pangopur e

të paaftë për ta nxjerrë vendin nga kriza pandemike dhe ekonomike.

Neve pandemia në mënyrë të dhimbshme po na ekspozon çdo ditë pabarazinë e thellë sociale,

sistemin tonë të korruptuar politik e sistemin tonë të brishtë e atë shëndetësor. Ne duhet të

kujtojmë se krizat, fatkeqësitë natyrore e pandemitë gjatë gjithë ekzistencës së njerëzimit, në

vazhdimësi, përkundër dëmeve në njerëz dhe në ekonomi, kanë krijuar mundësi të reja për të

përmirësuar politikat sociale dhe ekonomike. Pandemia globale në vitin 1918 pati shtyrë shtetet

evropiane që të themelojnë sistemin e shëndetësisë publike, ndërsa depresioni ekonomik dhe

Lufta e Dytë Botërore kanë krijuar mundësinë e krijimit të shtetit social.

Shtetet të cilat kanë histori dhe e dinë shumë mirë historinë dhe ndryshimet që kanë shtyrë

pandemitë dhe krizat e fatkeqësitë natyrore të bëhen, atëherë e kanë kuptuar saktë se edhe

ndikimi i kësaj pandemie duhet të trajtohet saktë dhe drejt në pakot e tyre dhe në buxhetet e tyre

për rimëkëmbje ekonomike. Në këto pakot e tyre të cilat tashmë i kanë bërë dhe i kanë vënë në

funksion, kanë solidaritetin dhe drejtësinë sociale parim themelor. Planet e tyre janë për

rimëkëmbje ekonomike dhe rimëkëmbje mjedisore, në përputhje me nevojat e qytetarëve të tyre

Page 184: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

184

dhe me situatën e re të krijuar pas COVID-19. Investimet e tyre janë fokusuar në krijimin e një

normaliteti të ri, më të drejtë e më solidar sesa normaliteti që kishin para COVID-19.

COVID-19 ua ka hapur sytë qeverive anembanë botës, përveç kësaj qeverie ilegale që kemi ne.

Pabarazia, varfëria, niveli i lartë i papunësisë, niveli i lartë i ndotjes së ajrit, cilësia e dobët e ujit

të pijes dhe ndotja e tokës bujqësore e pasurimi i pafund i disa individëve, pra janë gjëra që ne i

kemi përjetuar edhe pandemisë, e këto do të përkeqësohen e thellohen edhe më tutje edhe pas

pandemisë, e pasuria e këtyre individëve vetëm sa do të shtohet.

Pastaj ju sillni në Kuvend një rishikim të buxhetit dhe na flisni për rimëkëmbje ekonomike. Kjo

qeveri ilegale ka një mendësi të stërvjetruar politike, nuk është e aftë ta nxjerrë vendin e tij nga

kriza e as të përgjigjet për nevojat e qytetarëve, e as të ndjekë hapat e shteteve evropiane, të cilat

janë duke implementuar projektet të cilat do të ndërtojnë një normalitet të ri, një normalitet më të

drejtë, më të gjelbër dhe më të mirë.

Nga reagimi shihet se ju po vazhdoni të qeverisni me këtë mendësinë tuaj të stërvjetruar politike.

Ju ende me idetë dhe imagjinatën tuaj keni mbetur në vitet 2010-2015 e ndoshta edhe më herët.

Paramendoni ju shkurtoni buxhetet te projektet sociale, shëndetësore e mjedisore, por shtoni

shpenzimet për pagat e ministrave dhe zëvendësministrave. Ju keni zvogëluar buxhetin për

ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për raste sociale në Komunën e Obiliqit që i bie se dy-tri

familje do të mbeten pa kulm mbi kokë, mirëpo zëvendësministrat dhe ministrat e juaj do të

marrin pagat e majme. Pastaj keni ulur buxhetin për zgjerimin.

KRYETARJA: Faleminderit! Do të vazhdojmë, meqenëse jemi shumë vonë dhe për shkak të

shëndetit të gjithsecilit, ju lus që të planifikoni që t’i shfrytëzoni pesë minuta secili maksimum.

Deputeti Faton Bislimi do ta ketë fjalën, por vetëm paraprakisht një lajmërim. Në mandatin e

kaluar ka qenë i iniciuar një amendament kushtetues, i cili i ka kaluar të gjitha procedurat edhe

në Gjykatën Kushtetuese, që ka të bëjë me përfshirjen e Konventës së Stambollit, e cila i

referohet barazisë gjinore. Siç e dini kanë qenë shumica dërmuese e deputetëve të mandatit të

kaluar që e kanë nënshkruar këtë iniciativë, por për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, është

dashur që gjithçka të kthehet në zero. Në mënyrë që ta riprocedojmë, sepse Gjykata ka kërkuar

që ta riprocedojmë amendamentin, ju lus kushdo që ka interesim dhe shpresoj mos të ketë vetëm

gra, por edhe burra, që janë pro barazisë gjinore, që ta nënshkruajnë këtë amendament. Do ta lus

administratën që ta shpërndajë. E keni edhe sqarimin. Pra, është vetëm riprocedim, sepse na

duhet të kthehemi në pikën zero, e pastaj pas kalimit të procedurave në Gjykatën Kushtetuese

edhe një herë kthehet te ne dhe i kërkon siç e dini dy të tretat, shumicën e dyfishtë.

Deputeti Bislimi e ka fjalën.

Page 185: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

185

FATON BISLIMI: Faleminderit, zonja kryetare!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Qytetarë të dashur të Republikës,

Diskutimi që sot po bëhet për buxhetin ose rishikimin e buxhetit, po bëhet në një gjendje

emergjente me të cilën ballafaqohet shteti dhe shoqëria jonë. Jemi në kohë pandemie dhe nevojat

e qytetarëve, të bizneseve dhe të shoqërisë në përgjithësi janë të mëdha dhe të paprecedenta

ndonjëherë më parë.

Pamundësia që t’i dalim në krah të gjithë atyre që kanë sot nevojë, nuk do të duhet të jetë

formulë që të mos bëjmë maksimumin e mundshëm që t’u ndihmohet sa më shumë njerëzve, sa

më shumë bizneseve dhe sa më shumë shoqërisë në përgjithësi, që kjo pandemi shëndetësore, në

asnjë moment të mos kthehet në një tragjedi ekonomike më pastaj.

Prandaj, ky buxhet në një kohë të vështirë siç është kjo që po jetojmë sot, në mënyrë maksimale

duhet të shmangë çfarëdolloj perceptimi që fondet në dispozicion që i ka Qeveria e Republikës

së Kosovës të shkojnë për çfarëdo blerje, për çfarëdo kosto e cila për kohën e sotme do të

konsiderohej luks.

Janë disa çështje të vogla që do të doja t’i veçoja dhe shumë të tjera, por për shkak se dua të mos

e tejkaloj kohën time dhe dua t’i përgjigjem asaj që u tha më herët për qytetin tim. Kisha kërkuar

nga ministrja që të ketë konsideratë për amendamentet dhe kërkesat me shkrim që do t’i paraqes

në lidhje me disa nga çështjet që janë vërejtur në buxhetin e dorëzuar për lexim të parë.

Ndërsa sa i përket asaj që u tha më herët për Gjilanin, krejt çka më duhet të them është se është

goxha e panjerëzishme, e pahijshme, për të mos thënë më shumë, që ata të cilët preventojnë dhe

bojkotojnë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht atë për ujërat e zeza në Gjilan,

të flasin për Gjilanin. Kjo është më shumë se faqe e zezë. Është njëfarë afeksioni për këto ujërat

e zeza, që veç këta mund t’i kuptojnë edhe t’i duan.

Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të buxhetit, kisha pasur qejf t’ia rikujtoj parafolëses se Komuna e

Gjilanit vazhdon me hap dhe intensitet të madh të jetë përgjegjëse për ndërtimin e një standardi

më të mirë të jetës për qytetarët e Gjilanit. Në qoftë se nuk e ka lexuar buxhetin voluminoz prej

511 faqesh, shkurtimisht ia kisha rikujtuar që ka me qindra mijëra euro të cilat do të përdoren për

ndërtimin e rrugëve në fshatrat e Gjilanit, Pogragjë, Stublinë, Dobërçan, Zhegër, Uglar, Zabel,

Kosaqë, Livoç e kështu me radhë. Në qoftë se nuk e ka ditur që këto fshatra janë në Gjilan, është

mirë t’i dijë. Është mirë të dijë që qytetarët e këtyre fshatrave kanë nevojë për rrugë, qysh ka

nevojë komplet Gjilani të heqë problemin e ujërave të zeza. Është mirë të dijë deputetja në fjalë

që Gjilani ka përfituar edhe vazhdon të jetë përfitues për shkak të performansës së mirë të shumë

granteve të tjera, të cilat shkojnë në sistemin e arsimit. Mbi 1 milionë euro ose në ndërtimin, ta

Page 186: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

186

veçoj vetëm një, p.sh. ndërtimin e shkollës së muzikës 325 mijë euro e kështu me radhë. Ka

shumë investime që po bëhen në Gjilan dhe do të vazhdojnë të bëhen në Gjilan, për shkak se janë

pjesë e pandashme e strategjisë dhe vizionit të udhëheqjes komunale për të çuar përpara misionin

që ata e kanë për një Gjilan me një jetë më të mirë për qytetarët që jetojnë aty.

Ndërsa po i rikthehem edhe një herë çështjes së draft-buxhetit që është prezantuar. Kisha lutur

ministren dhe thash do t’i dorëzoj këto kërkesa edhe me shkrim, që gjërat siç janë mobiliet,

automjetet e blinduara, ose kjo që ma ka tërhequr vëmendjen shumë, 425 mijë euro nga Dogana

e Kosovës për programin Linuks, a gjithë bota e di që programi Linuks është falas, është

platformë falas. Është e pakuptimtë! Për mendimin tim këto mjete për mobilie e këso gjërash nuk

është koha t’i çojmë sot, po siç e thash unë do t’i dorëzoj edhe me shkrim kërkesat e mia, sepse

prej krejt këtyre mjeteve veç pak t’i reduktojmë, s’po them t’i heqim krejt, ne mund të nxjerrim

një fond diku prej 555 mijë eurove, i cili do të mund të ndahej për një fond nacional të

ekselencës e t’i përkrahim studentët, sepse në fund të ditës është pjesë elementare e shoqërisë

sonë edhe unë nuk e dëgjova askënd që e përmendi deri tash. Është barra më e madhe që e kanë

prindërit, edhe secila familje në Kosovë. E sa për mobilie të reja, prej Presidencës që ka kërkuar

e deri te Ministria e Jashtme, le të rrinë në ato karrige që i kanë pasur deri sot se mund ta shtyjnë

edhe një vit, mandej vitin tjetër po ua blejmë të reja pa problem. Por ta tejkalojmë këtë situatë

emergjente, edhe të ndihmojmë dorën e shtetit ta hetojë edhe ajo pjesë e shoqërisë sonë, pra

studentët. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputetja Arbërshë-Kryeziu, replikë!

ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: Atëherë, z. Bislimi, ju e dini mjaft mirë. Është tjetër gjë që

po mundoheni ta mbuloni këtë sot, por projekti për trajtimin e ujërave të zeza ka njëmbëdhjetë

vjet që zvarritet nga qeverisjet komunale, edhe që zakonisht riaktualizohet vetëm kur komuna e

gjen veten para fushatave zgjedhore. Njëjtë po bëni edhe tash, kështu që kur po mundoheni ta

bindni opinionin publik që ne gabuam e ju patët të drejtë, sepse në fakt juve as nuk ju intereson

ta zgjidhni këtë problem shumëvjeçar, sikur nuk ju ka interesuar asnjëherë deri më tash.

Ndërkohë që akoma më e pahijshme sesa ajo që konsideroni ju që është e pahijshme nga ana

ime, është që të mos votoni Ligjin për COVID-19 në një kohë kur ne po e përjetojmë pikun e

përhapjes së virusit në vendin tonë, e që jeni pjesë e një koalicioni me Listën Serbe, e ku

kryeministri juaj është i varur nga secila votë e secilit deputet të Listës Serbe, ku keni një

zëvendëskryeministër si Goran Rakiq, të cilin ju madje nuk votoni as ta shkarkoni kur ai i

referohet shtetit tonë me Kosovë e Metohi.

Sa i përket buxhetit për nivelin komunal, unë e di mjaft mirë dhe ju gënjeni kur thoni që e keni

përfshirë, sepse nuk është i përfshirë shpronësimi që ndërlidhet me pronat ku pritet të ndërtohet

impianti.

Page 187: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

187

Sa i përket shkollës së muzikës që e përmende pak më herët, më lejo ta kujtoj që nga viti 2016

zvarritet ky projekt dhe tavani i shkollës së muzikës ka filluar të bie përtokë, sepse askush nuk

merr përgjegjësi për atë shkollë, ndërkohë që nxënësit e kësaj shkolle enden në shkolla të

ndryshme për të vijuar mësimet. Sa i përket asaj se si do të na përgjigjen qytetarët ndaj këtyre

veprimeve tona, e kemi sondazhin e fundit të UBO Consulting që e ka nxjerrë 56 ulëse për neve

Lëvizjen Vetëvendosje. Qytetarët kanë votuar dhe madje edhe qytetarët e Gjilanit, kështu që nuk

keni nevojë të merakoseni fort për këtë punë. Faleminderit!

KRYETARJA: Kundër-replikë, Faton Bislimi!

FATON BISLIMI: Faleminderit, zonja kryetare!

Mua më vjen keq, unë nuk dua të degradoj foltoren e Parlamentit e t’i them dikujt po gënjen.

Gënjeshtra vjen pikërisht nga parafolësja. Le ta shikoj kodin buxhetor 18746. Le ta lyp atje në

Projektbuxhet. Ndoshta s’ka pasur kohë ta shfletojë se goxha voluminoz, 511 faqe, e gjen se nga

projektbuxheti janë planifikuar minimum një milion euro për këtë vit për impiantin e ujërave të

zeza, pjesë e të cilave ka të bëjë me kompletimin e këtij projekti deri në fund. Edhe me

shpronësimet zonjës deputete ia rikujtoj se shpronësimet bëhen me marrëveshje, dhe në bazë të

ligjit ka afat dyvjeçar për kryerjen e pagesave dhe në atë periudhë proceset e ndërtimit

vazhdojnë. Kështu që nuk ka të bëjë me pengesa dhe vonesa nga institucionet komunale, ka të

bëjë me papërgjegjësinë totale, me injorancën totale që këta janë duke ia bërë qytetit të Gjilanit.

Ju jeni duke i bërë zullum Gjilanit, vazhdoni t’i bëni zullum se e paguani kur të vjen minuta.

KRYETARJA: Deputetja Time Kadrijaj e ka fjalën.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Normal që jemi në një pikë duke e diskutuar buxhetin e rishikuar dhe atë që presin të gjithë

qytetarët prej neve është sot që ta miratojmë dhe njëkohësisht pas kësaj në një seancë të radhës

edhe marrëveshjet që po presin.

Por, Kryetare e Kuvendit jam ndier mirë kur je zgjedhur Kryetare e Kuvendit, por po ndihem çdo

ditë keq, ngase në fjalën e juaj pak më parë, harruat apo me qëllim nuk e përmendët inicimin e

nënkryetares së Kuvendit në legjislaturën e gjashtë Aida Dërguti, e cila ka iniciuar propozimin

për ndryshimin e amendamentit, pra sa i përket Konventës së Stambollit dhe më 9 gusht të vitit të

kaluar ka marrë edhe miratimin nga Gjykata Kushtetuese. Në fakt, edhe ajo ju është drejtuar me

një letër juve. Është e moralshme mbi të gjitha si femër dhe si nënkryetare ta përmendni, se

iniciativa ka qenë e saj, e mbështetur nga 80 deputetë. Të paktën vetëm emrin t’ia përmendni,

sepse meritat nuk mundet askush askujt t’ia marrë. Por, mbi të gjitha si femra duhet të tregojmë

një shembull. Në këtë rast Kryetare duhet ta përmendësh si gra, duhet përmendur sepse Aida

Dërguti në cilësinë e nënkryetares së Kuvendit në legjislaturën e gjashtë e ka dhënë propozimin

dhe në këtë legjislaturë ju është drejtuar juve me një shkresë.

Page 188: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

188

Unë besoj që edhe deputetet e kanë, një shkresë zyrtare që ju ka çuar juve si Kryetare e

Kuvendit, por ajo më 9 gusht e ka marrë edhe miratimin prej Gjykatës Kushtetuese. Tani të

paktën vetëm ta përmendni, ka mbetur pa u votuar për shkak të votave të Listës Serbe.

Prapëseprapë dhuna nuk njeh as moshë as gjini, as etni. Po mbi të gjitha kjo është një meritë dhe

si një grua po dua ta përmend sepse ka qenë meritë e saj. Unë normal që pres që edhe në këtë

legjislaturë ta marrë mbështetjen e parezervë të të gjithë deputetëve.

KRYETARJA: Ishit jashtë temës për të cilën po debatojmë, në kundërshtim me Rregulloren e

Kuvendit. Por, megjithatë ish-nënkryetarja e Kuvendit, është e vërtetë që e ka iniciuar. Unë e

përmenda qartë që ka qenë e iniciuar në mandatin e kaluar. Pra, nuk është iniciativë tash e dikujt

me emër e mbiemër, edhe është tejkalim i çdo norme normale në këtë Kuvend, në qoftë se ju tash

e nxirrni prej kontekstit dhe thoni që dikush po do të marrë merita. Merita do të marrë secili

deputet që e nënshkruan këtë nismë tash. Nuk është nismë e imja, është nismë e Kuvendit dhe e

sqarova shumë mirë për këdo që ka vesh dhe këdo që nuk është verbuar nga mëria e sqarova

tepër mirë, që tani po duhet të riprocedohet për shkak se ka pasur zgjedhje në ndërkohë, dhe

sikurse çdo ligj tjetër, për juve që nuk e dini, sikurse çdo ligj tjetër, duhet edhe ky dokument të

riprocedohet, pra në mblidhen 30 nënshkrime. Kur të mblidhen 30 nënshkrime, shkon prapë në

Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Kushtetuese e ka për obligim ta dërgojë Kryetarja e

Kuvendit, secilin propozim-amendament, në qoftë se s’e ke ditur zonja deputete. Edhe kur të

kthehet prej Gjykatës Kushtetuese do të vjen në këtë Kuvend dhe unë shpresoj që do t’i marrë dy

të tretat e nevojshme preja asaj që kërkohet në Kushtetutë.

Po vazhdojmë me debatin në lidhje me rishikimin e buxhetit. Ju lus të qëndroni brenda temës.

Natyrisht që ne e vlerësojmë edhe kontributin e ish-nënkryetares Dërguti edhe secilit deputet që e

përkrah një nismë dhe cilëndo nismë që ka të bëjë me barazinë gjinore, por ajo që është e

patolerueshme është që njerëzit të fyhen dhe të nxirren prej konteksti kinse po marrin merita pa

asnjë arsye.

Fjalën e ka deputeti Artan Abrashi.

Deputetë të nderuar, mbajeni distancën! Minimum një karrige në mes duhet ta keni përgjatë tërë

seancës.

ARTAN ABRASHI: Faleminderit, kryetare!

E nderuar kryetare e Kuvendit,

Të nderuar deputetë,

Meqenëse ka probleme teknike atje, nuk po mund të adresohemi nga vendi. Në pika të shkurtra,

rishikimi i buxhetit është instrument ligjor dhe natyrisht e kuptojmë kur vjen puna te ndryshimet

ndoshta të domosdoshme dhe që mund të bëhen, por çështja është se për çfarë ndryshime po

bëhet fjalë.

Page 189: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

189

Në shikim të parë kur ia lëshuam ne këtij propozimi që erdhi në Kuvend, realisht nuk kemi të

bëjmë me asgjë konkrete dhe asgjë të rëndësishme. Tashmë është bërë praktikë nga kjo Qeveri

që sa herë duan t’i kalojnë çështjet të cilat janë hesape të pazareve politike, duke filluar nga

kalimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, pastaj nga votat e fituara me zor për

Qeverinë koti, e deri te votat eventuale të ndonjë interesi të ulët individual grupor. Pra kemi të

bëjmë me një projekt për akomodimin e kërkesave banale. Ky buxhet nuk ka lidhje me COVID-

19. Ky buxhet nuk ka lidhje me kursime. Ky buxhet nuk ka lidhje me asnjë interes të qytetarëve

të Republikës së Kosovës. Ju lutem!

E dyta, është me të vërtetë për keqardhje që praktikat e hakmarrjes politike që ne si deputetë të

Kuvendit të Kosovës është dashur që moralisht për hir të një mirëbesimi t’ia lëmë të kaluarës, po

të instrumentalizohen në përmasat e politikave buxhetore të shtetit, kjo është absurde. Pra, kemi

të bëjmë me një përpjekje ku shumë komunave të cilat nuk janë partitë politike që sot aktualisht

janë në qeverisje, nuk janë parti politike të cilat pritet të vijnë në qeverisje së shpejti, pra ky

buxhet po ndëshkon qytetarët e Republikës së Kosovës që nuk kanë të bëjnë me parti politike.

22 marrëveshje të bashkëfinancimit të nënshkruara me Komunën e Prizrenit pothuajse janë

anuluar. Po them janë anuluar, a e dini pse? Sepse në marrëveshjet e bashkëfinancimit, po u

zvogëlua një shumë, ai projekt anulohet. Këtu mund t’i lexoj, po nuk po dua ta ngarkoj

mbledhjen. Kemi anulimin e çerdheve publike, që është kërkesë imediate. Po privohen qytetarët

e Prizrenit që ta kenë dorën e shtetit të përkujdeset për fëmijët e tyre. Për çka? Në emër të

kursimit? Shumë bukur! Shitini xhipat! Shkarkojini këshilltarët! Shkarkojini zëvendësministrat

që nuk dinë as vetë çfarë pune kanë aty. Mos i mbyllni çerdhet në Prizren!

Çfarë politika kursimtare po flasim këtu? Po flasim për anulimin e rrugëve të cilat kanë karakter

të zhvillimit ekonomik, sepse turizmi, zhvillimi i kulturës janë asete ekonomike të rajonit prej

nga vij. Po anulohet shkolla e muzikës, shkollat. Po anulohet stadiumi, shtëpia e kulturës, edhe

këto të minoriteteve është fjala. Po anulohet objekti i Ministrisë së Kulturës që ka qenë premtim.

Muzeu arkeologjik. Edhe me muze keni probleme. Rivitalizimi i rrugës Marin Barleti që është

bashkëfinancim me Ambasadën Britanike për të rivitalizuar zonën historike të Prizrenit.

Ky buxhet-propozim, rishikim, është në funksion të hakmarrjes politike e cila po instalohet nga

kjo Qeveri dhe kjo është me të vërtetë për keqardhje. Këto praktikat mesjetare mbi bazën e

diskriminimeve rajonale janë për të ardhur keq. Janë për të ardhur keq, por le të mbetet në

ndërgjegjen tuaj.

Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë ashtu siç thanë edhe parafolësit këtë përpjekje skandaloze

për të instaluar një diktat politik ndaj qytetarëve të cilët nuk pajtohen me politikat e juaja të

gabuara. Nuk do ta votojmë. Pra, nuk jemi si disa parti të cilat sot na mbajtën ligjërata se është

Page 190: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

190

keq, është planifikuar keq, është projektuar keq, nuk i shërben qytetarëve, nuk i shërben

zhvillimit ekonomik, nuk i shërben pandemisë, kalimit të kësaj sfide, por do ta votojmë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk voton projekte të këqija. Do t’i kundërshtojë të gjitha ato. Kurse sa i

përket PDK-së e cila secilin fjalim ia nis me Qeverinë Kurti, ta merr mendja që ky rishikim ka

ardhur nga Qeveria Kurti, e kisha lutur Kryetaren e Kuvendit së paku që ta informojë edhe

zyrtarisht që është.

KRYETARJA: Kolegë të nderuar,

Vazhdimin e seancës e filluam me nga pesë minuta strikt për secilin. Ju lus që ta planifikoni si të

tillë, sepse pastaj po ka edhe replika e kundër-replika dhe ato po u mundësojnë të flasin përsëri

dhe t’i thoni gjërat që s’keni arritur t’i thoni.

Fjalën e ka deputetja Besa Gaxherri nga LDK.

BESA GAXHERRI: Faleminderit, zonja kryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Ju Kabinet qeveritar,

Projektligji i buxhetit apo rishikimi i buxhetit gjithmonë është dokumenti më i rëndësishëm për

një shtet, në këtë rast edhe për Republikën e Kosovës. Por, rishikimi i buxhetit kësaj radhe apo

këtë vit është ndryshe nga sa mbaj mend unë nga mandati i parë në historinë e Kosovës si

Kuvend i Republikës së Kosovës.

Prandaj, me këtë rast po dua të them se nuk ka nevojë të përgëzojmë Qeverinë sepse çdo Qeveri

e ka obligim të punojë, por unë me këtë rast dua të përgëzojë ministren Bajrami e cila vetëm për

një muaj, duke pasur parasysh që ne ekonomistët të cilët e dimë çka do të thotë të bëhet një

rishikim i tillë çfarë e kemi sot si dokument para sysh. Dhe nga ata të cilët kanë përvojë në punën

për të hartuar qoftë buxhetin, qoftë rishikimin, në një situatë çfarë jemi sot në Republikën e

Kosovës, shkaktuar nga pandemia botërore. Prandaj, aprovimi i rishikimit të këtij buxheti është

natyrisht shpresë për punëtorët, është shpresë për bizneset, edhe për kategoritë sociale në

Republikën e Kosovës.

Kolegë të nderuar deputetë,

Ky vit me gjithë këto probleme të shkaktuara nga pandemia, për secilin deputet i cili gjen arsyen

për të votuar dhe për t’i dalë qytetarëve përpara me arsyen se vërtet ne po u zgjedhim probleme,

unë ju përgëzoj, sidomos deputetët nga opozita. Natyrisht që më vjen shumë keq për ata deputetë

të cilët derdhin lot krokodili duke vajtuar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa nuk janë

të gatshëm të marrin pjesë në proces, të japin mendime konkrete apo amendament konkret, po

natyrisht që procedurat t’i kalojmë ashtu si duhet. Kjo është për të ardhur keq dhe pikërisht sot

këtu të diskutohet për komunat e caktuara, e për komunat e caktuara ishin marrëveshje

Page 191: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

191

ndërkombëtare, për të cilat nuk e gjetët fuqinë për t’i votuar, ndërsa sot vajtoni për ujin nëpër

komuna të caktuara, për kanalizime e kështu me radhë.

Për shkak të kohës së shkurtër që e kemi për të diskutuar, do të mundohem të ndalem shkurt në të

hyrat, në shpenzimet e këtij buxheti që janë planifikuar dhe natyrisht në investimet kapitale. Dua

ta ritheksoj për qytetarët, në rend të parë, sepse në projektet e investimeve kapitale nuk është

devijuar asnjë investime kapital. Ato të cilat janë veç të aprovuara dhe kanë filluar, faktikisht as

nuk ka të drejtë ligjore kush t’i tërheqë mjetet. Natyrisht që janë tërhequr mjetet nga ato projekte

të cilat nuk janë aranzhuar, ose nga ato projekte të cilat për këtë vit janë të ndara kushtimisht

miliona të caktuar, por nuk mund të shpenzohen. Sepse ne e dimë që tashmë e kemi kaluar

gjysmën e vitit dhe e dimë që për katër-pesë muaj nuk mund të shpenzohen paratë e caktuara dhe

me të drejtë ministrja i ka planifikuar dhe i ka ndarë si kursime.

Siç e dimë të gjithë pra, janë planifikuar të jenë diku 2 miliard e 20 milionë euro si të hyra, por

natyrisht që tashmë me krizën e pandemisë ne i kemi 1 miliard e 788 milionë euro dhe prandaj

duhet të planifikojmë në bazë të këtyre të hyrave që kemi, edhe shpërndarjen e tyre. Pra, po i

kaloj të hyrat me kaq, sepse unë e di që e keni dokumentin secili para jush dhe po flasim në

lidhje me shpenzimet që sipas Ligjit nr. 07/001 për ndarjet buxhetore pra për vitin 2020 ishin

paraparë të jenë 2 miliardë e 357 milionë euro, kurse gjatë rishikimit të buxhetit parashikohen të

jenë 2 miliardë e 772 milionë euro, pra duke parashikuar programin e rimëkëmbjes, i cili

program parashihet të jetë 385 milionë euro dhe këto para parashihet të vijnë nga kursimet që

janë bërë, pra i diskutuam shumicën prej tyre, nga donacionet dhe nga kreditë.

Unë mendoj se ka hapësirë apo duhet të gjejmë arsyen që vërtet të jemi të arsyeshëm. Për shumë

kërkesa që unë kam parasysh që janë të drejta nga komuna secili që vijmë, por ne kemi para

vetes një krizë të thellë pandemike, e cila ka shkaktuar krizë të thellë ekonomike. Prandaj, ky

buxhet.

KRYETARJA: Deputeti Shpejtim Bulliqi e ka fjalën.

SHPEJTIM BULLIQI: Faleminderit, kryetare!

Të respektuar deputetë,

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Nëse e analizojmë këtë buxhet të rishikuar do të hasim shumë diskrepanca në lidhje me një

numër të madh të projekteve buxhetore të nevojshme dhe me prioritet. Mjafton të ndalemi te

Ministria e Arsimit. Është një ministri e cila vërtet është përballur relativisht shumë me çështjen

e pandemisë dhe duket që kjo ministri prapë ngecet në të njëjtin buxhet, të cilin faktikisht e ka

pasur, përkundër faktit që parashikohet që edhe në muajt në vijim, do të jenë muaj problematikë,

dhe për këtë arsye është dashur që të ketë një ngritje buxhetore brenda kësaj ministrie.

Page 192: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

192

Te çështja e programit të rimëkëmbjes ku janë grumbulluar një shumë prej 385 milionë euro, në

suaza të këtij programi parashihet te pagat dhe shtesa diku rreth 14 milionë euro. Shpresojmë që

këto ose më mirë të them këtu shtrohet pyetja se këto ndarje të specifikuara në këtë kategori

shpenzimesh, a janë planifikuar që t’i kompensoni numrin enorm të zëvendësministrave tuaj apo

ashtu siç e do rendi dhe nevoja t’i ndani për kategoritë e rrezikuara të stafit mjekësor, të cilët në

kushte relativisht të rënda, janë duke bërë një punë të pamohueshme në këtë fazë të pandemisë.

Sigurisht që të njëjtën problematikë e ka edhe kategoria e zjarrfikësve të cilët qysh moti është

premtuar që do të rregullohet çështja e pagave të tyre dhe sot e kësaj dite d.m.th. kjo Qeveri as

qeveritë e mëhershme nuk janë marrë me këtë kategori.

Një pozicion i cili bie në sy, këtu është në kodin buxhetor 181615, ku shkruhet impianti për

trajtimin e ujërave të zeza dhe prapa saj është një pikëpyetje. Është ndarë një shumë buxhetore

për Komunën e Podujevës 2 milion e 670 mijë euro dhe duhet t’u bëhet me dije qytetarëve se

nuk është fjala për impiant dhe kjo terminologji e përdorur është sa për t’u hedhur hi syve

qytetarëve të Llapit, por është fjala për një kolektor, ose më mirë të themi një gyp F-1000, i cili

buxhetit të Kosovës po i kushton mbi 500 mijë euro një kilometër, dhe këto para janë marrë kredi

dhe do t’i kthejnë qytetarët e Podujevës në vitet në vijim.

Po ndalem tani te planifikimet buxhetore për Komunën e Podujevës. P.sh. e kemi një kategori

buxhetore ku thuhet kësisoj: ngritja e pendave dhe kanaleve ujitëse, ku është ndarë një shumë

buxhetore dhe ajo planifikohet të realizohet nga rrjedha e lumit Llap dhe mund ta keni parasysh

që lumi Llap është aq i ndotur dhe uji i tij është aq i ndotur saqë nuk ka mundësi në asnjë formë

të përdoret për kategori. D.m.th. janë shpenzime të planifikuara pa asnjë justifikim, vetëm e

vetëm që të zihet një kod buxhetor.

Ose në një kategori tjetër, ku thuhet ndërtimi i një qendre të mjekësisë familjare, pa e specifikuar

vendin, ku është ndarë po ashtu një shumë e mjeteve. Në qoftë se ndalemi dhe e analizojmë

planifikimin hapësinor për Komunën e Podujevës ose për Llapin në përgjithësi, është komplet i

dedikuar për asfalt dhe këtu shtrohet një pyetje shumë e thjeshtë, ku janë hartat zonale të qytetit

të Podujevës dhe pse a thua nuk bëhet? Për arsye pushteti lokal atje do të manipulojë me

qytetarët në format dhe mënyrat çfarë ka manipuluar deri sot.

Për Llapin është jetike çështja e ndërtimit edhe e ndarjes së buxhetit për një shtëpi të kulturës,

për arsye se jemi e vetmja komunë ndoshta në Kosovë e cila nuk ka shtëpi të kulturës. Edhe pse

qeveria lokale atje planifikon para për teatrin e qytetit, pavarësisht faktit se s’kemi fare shtëpi të

kulturës.

Çështja tjetër që është jashtëzakonisht jetike për qytetarët llapjanë, janë çerdhet publike, të cilat

Llapi e ka vetëm një publike në krejt komunën dhe mendojmë, të gjithë e dimë se cila është

rëndësia e edukimit të hershëm për fëmijët tanë.

Page 193: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

193

Një numër i rrugëve të disa lokaliteteve të cilat duket se janë përmendur në buxhetin komunal,

faktikisht janë rrugë të cilat janë përcaktuar dhe të padefinuara dhe janë thirrur në rrugë të një

lokaliteti të caktuar, sepse ju e dini shumë mirë, edhe opinioni publik e di shumë mirë, që

lokalitetet tona kanë një numër të madh të rrugëve brenda për brenda lokaliteteve, prandaj për të

kalkuluar më vonë rreth këtyre rrugëve, është bërë një formë e kalkulimit të tillë.

Po jap edhe një shembull të keq të përgatitjes së këtij buxheti. Është planifikuar për një kompleks

memorial.

KRYETARJA: Faleminderit! Fjalën e ka Hajrullah Çeko!

HAJRULLAH ÇEKO: Faleminderit, zonja kryetare!

Janë tri çështje që dua t’i ngre sot si reagim ndaj Projektligjit për rishikimin e buxhetit: është

trashëgimia kulturore, planifikimi hapësinor dhe Komuna e Prizrenit.

Nisim nga trashëgimia, një nga sektorët që ka pësuar më së shumti nga neglizhenca

institucionale dhe veprimet e paligjshme të grupeve të fuqishme të interesit në Kosovë.

Në programin qeveritar për trashëgimi keni premtuar shumë, skajshmërisht shumë. Sa për

ilustrim, aty flisni për shumë zotime: zbatimi i strategjisë nacionale, funksionalizimi i të gjitha

institucioneve, fondi i veçantë për hulumtime, mbrojtje e monumenteve, fondi i veçantë

kombëtar për restaurime etj. Të gjitha këto zotime, e në ndërkohë e keni shkurtuar buxhetin për

trashëgimi kulturore. Ose nuk keni qenë serioz nga fillimi dhe keni përpiluar një listë të

dëshirave për trashëgiminë, ose ndërkohë e keni ndërruar mendjen, dhe keni hequr dorë nga

mbrojtja e trashëgimisë kulturore. Na tregoni cila është e vërteta. Rrënimi i monumenteve në

Kosovë është realitet i dy dekadave të fundit. Këtë e dinë të gjithë. Por, në shumë qytete tona,

grupe të interesit janë duke e shfrytëzuar pandeminë për të rritur dinamikën e rrënimeve. Humbja

e vlerave ka ardhur si pasojë e buxhetit të vogël shtetëror për mbrojtjen e monumenteve. Ju me

këtë rishikim po e shkurtoni edhe më shumë buxhetin, edhe ashtu të pamjaftueshëm për

trashëgiminë kulturore.

E dyta, planifikimi hapësinor. Në këtë fushë keni dëshmuar konsistencë të plotë. Ju përgëzoj për

këtë! Megjithatë, kjo konsistencë është për keq, dhe jo në kuptim pozitiv.

Në programin qeverisës nuk e keni thënë as edhe një fjalë për planifikimin hapësinor, njëri ndër

sektorët esencial për zhvillimin ekonomik. Si rrjedhojë, nga totali 1.7 milion euro, buxhetin për

planifikim hapësinor e keni zbritur në vetëm 660 mijë euro. Ky është një fakt i frikshëm që ndër

të tjera tregon që kjo Qeveri nuk ka pikë interesimi për t’u marrë me problemet jetike të vendit,

si degradimi urban, ndërtimet pa leje, uzurpimi i hapësirave publike, e kështu me radhë.

Page 194: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

194

Së treti, banorët e Komunës së Prizrenit i keni diskriminuar pa dhimbje.

Banorët e komunës së Prizrenit do të pësojnë rëndë me këtë rishikim. Me propozimin tuaj,

parashihen shkurtime në të paktën 22 projekte të rëndësishme, në shumën 1.9 milionë euro.

Vetëm për këto projekte po flas. Një pjesë e madhe e këtyre janë projekte në realizim dhe me

heqjen e këtyre 1,9 milion eurove do të shkaktoni vonesa në kryerjen e punëve, deri në rrezikim

të plotë të tyre, duke e futur komunën në obligime të pashlyeshme ndaj kontraktorëve.

Këto linja buxhetore i keni shkurtuar të ulur në zyrat tuaja, duke i lëvizur numrat në tabelat e

Excel-it. Pra, pa asnjë ndjeshmëri ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre në komunat e Kosovës.

As edhe një konsultim me kryetarin e Komunës së Prizrenit ose zyrtarët e tjerë komunalë atje.

Në listën e projekteve të goditura, një numër i madh i tyre janë në fshatrat e komuniteteve

joshumicë në Prizren. Ky është një diskriminim shtesë ndaj komuniteteve joshumicë - sidomos

atij boshnjak - të cilët edhe ashtu përballen me probleme pakrahasimisht më të mëdha sesa

popullsia shumicë. Faleminderit!

KRYETARJA: Fjalën e ka Mefail Bajqinovci.

MEFAIL BAJQINOVCI: Përshëndetje, e nderuara kryetare e Kuvendit!

Të nderuar kolegë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Unë sot do të flas për një kategori e cila është lënë anash dhe do të flas në emër të tyre, pra bëhet

fjalë për zjarrfikësit e Kosovës, të cilët më kanë shkruar sot dhe kanë kërkuar ta marrë fjalën për

kërkesat e tyre, të cilat nuk janë marrë parasysh as në këtë rishikim.

Kur po flasim për rishikimin e buxhetit, prapë janë lënë anash kjo kategori mjaft në kushte të

rënda. Ata janë zjarrfikësit e Kosovës. Edhe në këtë projektbuxhet nuk janë paraparë asgjë nga

ata që kanë kërkuar, dhe që i meritojnë të kenë. Zjarrfikësit që nga viti 2012 janë pa vijë të

planifikuar të buxhetit. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka planifikuar buxhet, për shkak se

nuk e lejon Ligji për financa lokale, pra për komuna. Komunat nuk kanë planifikuar buxhet, se

thonë për shkak se aludojnë se zjarrfikësit janë staf i MPB-së, pra AME-së, Agjencisë për

Menaxhimin e Emergjencave dhe nuk kanë mundësi që të planifikojnë buxhet për një subjekt

tjetër.

Kjo do të thotë se zjarrfikësit janë pa buxhet. Merreni me mend, janë staf i MPB-së, ndërsa

paguhen nga komunat. Edhe në pasqyrat buxhetore pra në këtë rishikim të buxhetit po vërehet se

nuk ka buxhet të planifikuar, edhe pse çdo herë nga viti 2012 në vazhdimësi në planifikim të

buxhetit dhe në rishikim të buxhetit, çdo vit është kërkuar nga sindikata e tyre, por edhe nga

zjarrfikësit komplet që të planifikohet buxheti, por kjo nuk është marrë parasysh. Vetëm janë

anashkaluar.

Page 195: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

195

Po ju njoftoj pak me pozitën e zjarrfikësve dhe po ju bëj një kronologji të shkurtër, sepse jam

marrë me vite të tëra me problemin e tyre. Zjarrfikësit që nga paslufta janë kategoria më e

diskriminuar dhe janë ballafaquar me një trajtim joadekuat. Pothuajse asnjë Qeveri nuk është

marrë me problematikën e këtij shërbimi, i cili është transferuar nga niveli qendror në atë lokal

1999-2003, kurse nga viti 2012 ky shërbim është transferuar në nivel qendror. Për sa i përket

kushteve të zjarrfikësve, ato janë kushte që i ngjajnë një shteti të Afrikës, pra botës së tretë.

Trajtimi jo i duhur dhe neglizhent për zgjidhje të problemit të cilat ballafaqohen zjarrfikësit, e

kanë vendosur këtë shërbim në gjendje që askush nuk qan kokën për ta e askush nuk merr

përsipër obligimet dhe detyrimet që i kanë.

Çdo qeveri që nga paslufta i ka mashtruar zjarrfikësit, duke u premtuar zgjidhje të problemit të

tyre. Sot zjarrfikësit ballafaqohen me problemin e definimit të statusit të tyre, ata janë punëtorë të

Ministrisë së Punëve të Brendshme, por pagat dhe investimet bëhen nga komunat. Kjo ka sjellë

te një gjendje ku komunat nuk çajnë kokën për investime, nuk parashohin investime për ta, kurse

Ministria arsyetohet me mungesë kompetence. Dikush e ka fajin, po askush s’e merr.

Me këtë rast, zjarrfikësve u është shtuar edhe ky problem, kush është punëdhënësi i vërtetë i

tyre? Rasti i Prishtinës, kur shpallet konkursi për zjarrfikës, ata pranohen nga AME-ja, por

Komuna refuzon futjen e tyre në listën e pagave. Pra, secili mundohet të marrë kompetencat kur

është puna te punësimet.

Kur jemi te koeficienti i pagave, duhet ditur se një zjarrfikës koeficientin e ka 4.83, kurse

pastruesit e kanë 5. Nuk u bëhen pagesat për punët e natës, orët e tepërta, orët e festave dhe

vikendet. Zjarrfikësit nuk kanë kushte, pra nuk kanë sigurim shëndetësor, edhe përkundër që

puna e tyre e ka shkallën e lartë të rrezikut. Hiqni zëvendësministrat, hiqni xhipat, paguani

zjarrfikësit.

Sa për informacion, rreth 300 zjarrfikës kanë pësuar lëndime në vendin e punës dhe mbi 10 mijë

ndërhyrje urbane dhe rurale janë bërë nga ta: fikje zjarri, aksidente të ndryshme. Duhet

urgjentisht të planifikohen mjete shtesë për këtë shërbim, duke përfshirë mjete për furnizimin me

pajisje për zjarrfikje, për shpëtim, mjete për ngritje të koeficientit dhe sikurse sektorët e tjerë të

sigurisë. Pra, kërkojnë të jenë të barabartë me policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të

sigurisë, pasi janë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Po ashtu duhet të bëhet në mënyrë urgjente zgjidhja e problematikës së sigurimit shëndetësor dhe

të definohet sa më parë kompetencat menaxhuese të definimit dhe statusit të zjarrfikësit. A e dini

që ata janë shërbyes civilë sikur një që e bën punën e fotokopjes.

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Fitim Uka e ka fjalën.

Page 196: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

196

FITIM UKA: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Në fakt, mjafton të shohësh paragrafin e parë të programit për arsim të kësaj Qeverie për të

kuptuar joseriozitetin që e kanë në lidhje me këtë fushë. Një paragraf që më shumë është kopje e

zbehtë e strategjive të shteteve të zhvilluara për arsimin. Por edhe kur e mendon që nuk ka ku të

shkojë më keq, ja teksa vjen edhe ky vendim i radhës i Qeverisë që te Ministria e Arsimit,

Shkencës dhe Teknologjisë, me rishikim të buxhetit të kemi zvogëlim prej 11.7 milionë euro.

Duke e njohur mënyrën sesi funksionon kjo qeverisje, nuk përbën ndonjë lajmi a befasi fakti që

10 për qind e buxhetit të shkurtuar për arsimin është në Komunën e Prizrenit.

Sidoqoftë, tash kur si rezultat i pandemisë po përjetojmë edhe një krizë të re në fushën e arsimit,

kjo qeverisje e godet edhe një herë tjetër këtë fushë, të cilën bashkë edhe me subjektet e tjera, e

ka degraduar për plot 21 vjet. Më së shumti në fakt do ta pësojnë universitetet publike si ai i

Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës dhe Ferizajt, që do të kenë 1 milion e gjysmë më

pak buxhet.

Para një muaji këto universitete janë ankuar për mungesën e mbështetjes financiare në

Komisionin parlamentar për Arsim dhe mund ta marrë me mend se si e kanë pritur këtë lajm.

Përtej këtij shkurtimi, nëse nisemi nga premisa e thjeshtë që buxheti duhet të mbulojë

shpenzimet që janë të domosdoshme për të realizuar programin qeverisës, atëherë konkludimi

është i thjeshtë. Pothuajse asnjë nga premtimet e paraqitura në pamfletin tuaj qeverisës në fushën

e arsimit nuk i arsyeton një buxhet i tillë. E para dhe më e rëndësishmja, akoma nuk ka plan të

mirëfilltë të asaj sesi do t’i kthehemi mësimit në shtator. Akoma nuk e dimë se çfarë do të

ndodhë me testin e arritshmërisë dhe maturës, por veprimi paska filluar me shkurtim të buxhetit.

Imagjinojeni janë plotë 32 mijë nxënës të papërfshirë në mësimin virtual dhe nuk ka një plan

konkret se si do të adresohet mësimi i humbur i tyre. Ndërkaq mjetet modeste që janë ndarë për

pajisjet teknologjike nuk i adresojnë nevojat e mirëfillta që ata kanë. Këta janë kryesisht fëmijë

që vijnë nga familjet e varfra dhe kanë humbur në gjysmëvjetorin që shkoi.

Lajm tjetër i keq për fushën e arsimit është shkurtimi i buxhetit, sepse edhe një premtim tjetër i

kësaj qeverisjeje nuk do të mund të gjejë zbatim. Këtu flasim për mungesën e buxhetit të

mirëfilltë për zhvillimin e edukimit të hershëm në Kosovë, kështu që 60 për qind e fëmijëve të

moshës së hershme do të humbin kështu mundësinë që të vendosin fundamentin e tyre për sukses

të mëvonshëm akademik.

Tutje, një nga shqetësimet kryesore që i kemi adresuar në kuadër të Komisionit për Arsim,

përfshin edhe mungesën e ekipeve multidisiplinare në shkolla. Në veçanti, në kohën e pandemisë

bëhen të domosdoshme prezenca e profesionistëve shëndetësorë në shkollat tona, sepse

problemet e ndryshme psiko-sociale dhe emocionale meritojnë trajtim. Prandaj, këto resurse

profesionale nuk janë luks, por janë domosdoshmëri. Mungesa e psikologut, logopedit, punëtorit

social është e pakuptimtë dhe e pajustifikueshme, sepse lufta ndaj COVID-19 e nënkupton

Page 197: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

197

gjithashtu edhe luftën ndaj çrregullimeve të shëndetit mendor dhe problemeve të tjera sociale që

vijnë si pasojë e saj.

Si do ta adresojë ky modifikim buxheti nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara? Si do t’i

mbështesim ata në këtë kohë të vështirë? A e keni idenë çfarë do të thotë për një familje të ketë

një fëmijë me aftësi të kufizuara, cilat janë sfidat dhe vështirësitë e tyre? A i keni parë dhe

dëgjuar ndonjëherë kërkesat e tyre apo ata nuk janë as në fushën e perceptimit e lëre më interesin

tuaj?

Reduktimi i buxhetit e pamundëson edhe rishikimin e sistemit të pagave që ju e keni proklamuar,

por ajo që i vë vulën këtij copëtimi të buxhetit për arsim, është zvogëlimi i buxhetit për furnizim

me pajisje laboratorike dhe logjistike për kërkim shkencor. Mos harroni e gjithë bota stimulon

hulumtimin shkencor, në veçanti për të adresuar problemet që lidhen me pandeminë, por për ju

kjo po duket të jetë e panevojshme.

Meqë po kërkoni një zgjidhje, po e ripësëris atë që ju thanë edhe kolegët e mi më parë, në vend

se t’ju jepni hapësirë në Qeveri armatës së zëvendësministrave pa fakultet e kredibilitet,

kujdesuni që buxhetin edhe ashtu të copëtuar ta orientoni në nevojat e vërteta të qytetarëve të

Kosovës dhe në veçanti në nevojat e arsimit, sepse më duhet t’ju rikujtoj që arsimi është

epiqendra e zhvillimit të gjithmbarshëm. Pa një arsim të fortë, nuk mund të flasim as për një

zhvillim të mirëfilltë ekonomik, që ju aq shpesh e përmendni. E shembullin që në mungesë të

mirëfilltë, e shkatërrojmë edhe shëndetin, e keni në Qeveri. Kështu që mbase keni kohë ta

përmirësoni këtë gabim.

KRYETARJA: Faleminderit! Ministrja e Financave e ka kërkuar fjalën!

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Të nderuar deputetë,

Ju faleminderit shumë për komentet dhe sugjerimet e juaja!

Po filloj nga kjo e fundit, buxheti për arsim. I nderuar deputet, gjatë kohës së pandemisë, para një

muaji unë isha ministre e arsimit ndërsa kryetari i partisë suaj ishte Kryeministër i Arsimit.

Në kohën, me lejoni t’ju informoj që në kohën kur është dizajnuar pakoja fiskale emergjente, i

dini të gjitha masat. Në atë buxhet janë ndarë 5 milionë për Ministrinë e Kulturës dhe 5 milionë

të tjera për Ministrinë e Bujqësisë.

Kërkesa ime kundrejt kryeministrit dhe ministrit të Financave në atë kohë ishte, i nderuar

kryeministër të përgëzoj për masat, shumë mirë që ke ndarë për buxhet për arsim, për kulturë dhe

shumë mirë që ke ndarë buxhet edhe për bujqësi, mirëpo ta keni parasysh që jemi duke zhvilluar

Page 198: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

198

mësim në distancë, dhe në atë kohë ishim duke xhiruar 1 800 njësi mësimore, që në kushtet të

jashtëzakonshme i kemi ofruar të gjithë nxënësve në Republikën e Kosovës.

Përkundër kësaj, nuk është ndarë asnjë buxhet.

Buxhetin që po e përmendi e që shkurtuar dhe jo vetëm ky, por në të gjitha projektet kapitale

janë përdorur pa parime të njëjta për shkurtim të buxhetit. I kemi parë si Ministri Financave,

dinamikën e implementimit dhe kemi marrë gjysmën e mjeteve të lira, por ju kemi thënë të gjitha

organizatave buxhetore, nëse ju keni filluar procedurat në momentin kur e shpenzoni buxhetin,

atëherë ne do t’ju përgjigjemi.

Në anën tjetër, u përmend edhe Prizreni dhe u tha që e kemi lënë pa çerdhe. Ja ku e kemi ish-

ministrin e Financave, mund t’ju tregojë. Dy vite radhazi, buxheti i çerdheve për Prizren ka

shkuar në suficit, për shkak se nuk ka pasur lokacion, dhe ne nuk kemi mundur të vendosim në

Ministri të Arsimit, buxhet në mënyrë eksplicite për çerdhet në Prizren, po e kemi krijuar një kod

të veçantë, ku kemi thënë se, çerdhe në komunën e Republikës së Kosovës, dhe kemi bërë

kërkesë Prizrenit që ta gjejë lokacionin.

Le ta gjejnë ata lokacionin, ka buxhet në Ministrinë e Financave sa të doni, në mënyrë që të

fillojnë çerdhet e tilla. Nuk kemi asgjë kundër muzeve, as kurrgjë kundër rrugëve, jemi në kohë

të pandemisë dhe e kemi marrë buxhetin aty ku ka qenë i lirë edhe ku pa, sipas parallogaritjeve

tona që të do jetë e pamundshme që të implementohet.

Çështja e zjarrfikësve. Unë besoj që zotin Bajqinovci, zjarrfikësit e kanë njohur edhe para datës 5

mars, kur e kemi aprovuar Buxhetin. Kështu që, nuk e di se çfarë ju kanë thënë atëherë, sepse në

atë kohë nuk e ke ngritur fare shqetësimin e zjarrfikësve.

Po de mirë, po pse s’e keni ngritur çështjen në Qeverinë Kurti? Pse s’e ke kërkuar që kjo çështje

të zgjidhet në Qeverinë Kurti? Kjo është pyetja.

Sot, jemi në kohë pandemie, zjarrfikësit i kanë rrogat e sigurta për aq kohë sa i kanë edhe të

gjithë zyrtarët e tjerë në sektorin publik, por nuk mundemi me rishikim, kur po mundohemi që

t’ju dalim në ndihmë qytetarëve që janë në varfëri ekstreme dhe bizneseve me probleme, që të

zgjidhim probleme të tilla.

Ne do t’i zgjidhim këto probleme, por natyrisht që na duhet kohë.

Çfarë pati tjetër? Edhe një herë po e them, asnjë projekt nuk është shkurtuar në komuna.

Projektet të cilat kanë ndryshuar në komuna, janë ndryshuar me vendim të kuvendeve komunale.

Me vendim, sepse ne as nuk e kemi në kompetencë që komunave t’ua shkurtojmë buxhetin.

Page 199: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

199

Ka ndodhur që, po ka pasur raste kur komuna ka vendosur që të shtohet buxheti në një projekt

kapital, sepse është më përpara me implementim, edhe e ka munguar në një projekt tjetër, por kjo

është bërë me votat e asamblistëve në kuvendin komunal, dhe jo domethënë, si vendim i

Ministrisë së Financave.

Ne kemi shkurtuar buxhetin në Ministrinë e Infrastrukturës, përreth 70 milionë euro. Përreth 70

milionë, sepse janë projekte të cilat ende nuk kanë filluar edhe sikur ta kishin pasur buxhetin aty,

ato nuk do të shpenzoheshin në tërësi në këtë gjashtëmujorin e dytë.

Unë e kam brengë shumë të madhe, se edhe këtë buxhet që e kemi lënë, nuk do të ketë mundësi

që të shpenzohet deri në fund të vitit, mirëpo ligji na mundëson që më 1 tetor, t’i bëjmë

rregullimet e duhura.

Edhe një herë, ambientin e kemi prioritet, dhe ju thashë se është bërë zhbllokimi i fondeve të

MCC-së, do të lidhemi në gypin e gazsjellësit. Jemi duke punuar në efiçiencë të energjisë dhe

gjithashtu, dje jemi zotuar me ekipin e MCC-së, qe ne do të bashkëfinancojmë në shumën prej 10

milionë eurosh, projekte të cilat kanë të bëjnë kryesisht me ambientin...

KRYETARJA: Replikë, kanë kërkuar... Hekuran, a ke replikë apo fjalim? Atëherë, replikë Artan

Abrashi, fillimisht.

ARTAN ABRASHI: Faleminderit, do jem i shkurtër!

Ju lutem, e nderuar, ushtroni pozicionin e ministres së Financave dhe ju udhëzoj që të shërbeheni

me informacione të sakta.

Lokacionet janë caktuar. Mjetet nga komuna janë ndarë. Janë marrëveshje të bashkëfinancimit.

Pjesën e tyre e kanë kryer dhe po e presin pjesën tuaj, dhe papritmas vjen lajmi se është

shkurtuar bashkëfinancimi.

Vlera totale e projekteve të anuluara, të shkurtuara në Prizren, apo më mirë të themi, vlera e

hakmarrjes suaj politike që po fshihet prapa pandemisë, mirëpo duhet ta dini se qytetarëve të

Prizrenit u ka kushtuar 2 milionë e 111 mijë euro.

Unë dua përgjigje për 2 milionë e 111 mijë euro. Lërini lokacionet, ato i keni. Faleminderit!

KRYETARJA: Replikë, Mefail Bajqinovci!

MEFAIL BAJQINOVCI: Ministre, as për informacion, e kam ngritur këtë çështje në të gjitha

qeveritë, edhe në ato të mëparshmet, por fatkeqësia më e madhe është se ju zjarrfikësit as nuk i

keni pritur.

Page 200: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

200

Kryetari i Sindikatës ma ka thënë se kjo Qeveri as nuk do të na takojë. E ne i kemi takuar dhe

kemi diskutuar me ta për të gjitha modalitet, kurse ju as hesap s’po i bëni. Ata kanë mbetur nën

mëshirë, pra nuk kanë kod buxhetor, ju tregova. Nuk kanë asgjë hiç, dhe nuk ka ndonjë arsyetim

që kërkesat e tyre të mos i merrni parasysh.

Hiqni luksin dhe zjarrfikësve plotësojani kërkesat të cilat i kanë. Ata po kërkojnë vetëm të

paguhen sikurse institucionet e tjera të sigurisë, si policia, si FSK-ja etj.

Pra, unë e kam ngritur këtë çështje, jo tani dhe në Qeverinë e kaluar tonën, Kurti, i cili i ka pritur

dhe ka biseduar me ta, por edhe më herët edhe si gazetar. Ju faleminderit!

KRYETARJA: Fitim Uka, replikë!

FITIM UKA: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Në fakt, sa është e çuditshme aq është edhe pakuptimtë që çdolloj dështimi të kësaj qeverisjeje,

duhet që t’ia atribuoni qeverisjes së kaluar.

Sidoqoftë, më lejoni t’ju them që, kur është draftuar buxheti në Qeverinë Kurti, ju keni harruar

zonja ministre, që duhet të bëhet edhe mësimi online. Kjo është arsyeja pse i keni kërkuar

kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, 500 mijë euro shtesë, të cilat ju kanë ardhur aty,

dhe për këtë mund ta konfirmosh.

Ndërkaq, ajo çfarë unë e shtrova si problematikë edhe nuk mori fare përgjigjen tuaj, ka të bëjë

me programin qeverisës. Pra, na thoni si mund t’i adresoni të gjitha ato që unë i ngrita në fjalim,

nëpërmjet këtij buxheti apo rishikimi të Buxhetit, sepse ajo çfarë keni shkruar aty, në asnjë

mënyrë nuk mund të realizohet me këtë rishikim të Buxhetit.

Pra, ose duhet të ndryshoni programin tuaj qeverisës dhe t’ju kërkoni falje qytetarëve për të

gjitha ato premtime që i bëtë në momentin kur e morët qeverisjen, ose duhet të bëni një rishikim

tjetër të Buxheti. Kaq e thjeshtë është.

KRYETARJA: Zëvendëskryeministrat e kanë kërkuar fjalën. Cili po doni që të dilni dhe të flitni

i pari? Zoti Selmanaj!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI DRITON SELMANAJ: Të nderuar deputetë,

Kabinet qeveritar,

Në fakt, kur po diskutojmë, nganjëherë më krijohej përshtypja sikur po jetojmë në dy shtete të

ndryshme, por jo, kjo është pak. Po më duket, sikur po jetojmë në dy planetë të ndryshëm.

Page 201: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

201

Pse e them këtë? Sepse, merreni me mend se çka flisni ju. Më flisni për trashëgiminë kulturore,

më flisni për muze, më flisni për stadiume, më flisni për doktorët në shkolla, ndërkaq ne i kemi

mbyllur shkollat krejt. Më flisni për kolektorë, më flisni për parqe. Dikush thotë, shtretërit e

lumenjve. More e keni krejtësisht gabim.

Pikënisja e rishikimit të këtij Buxheti, pse ka ardhur? Ka ardhur si rezultat i situatës së rëndë që e

kemi në Kosovë. Kemi pandemi, nëse keni harruar dje, ku tërë ditën keni folur, po ua rikujtoj.

Kemi një krizë që e gjithë bota po ballafaqohet, dhe ne tash çfarë po bëjmë. Në vend se të flasim

se çfarë të bëjmë me 170 euro kërkesat e njerëzve. Si t’ia bëjmë, si t’i paguajmë qiratë e njerëzve

që po na kërkojnë, pra edhe bizneset. Si t’i trajtojmë 67 mijë kërkesa, raste të reja sociale që na

kanë ardhur, e ndërkohë deri tash janë trajtuar veç 20 mijë nga to, e që kanë hyrë në sistemin

tonë, ne po flasim tash për muze e për trashëgimi kulturore.

Unë e kam përshtypjen se nuk jeni në ngjarje fare se çfarë është duke ndodhur në këtë vend.

Çfarë kemi bërë ne? Kemi provuar që t’i ridizajnojmë këto kapacitet buxhetore që i kemi. T’i

mobilizojmë, disa para t’i marrin kudo nëpër këtë buxhet që e kemi dhe kemi arritur diku 385

milionë euro që t’i nxjerrim.

Ne po i ndërmarrim këto që t’i shpëtojmë ekonomitë që të mos dalin nga tregu, sepse frika jonë

është se nëse dalin nga tregu edhe me 3 miliardë të tjera, më pas, nuk do të mund t’i kthejmë, dhe

ky është përkushtimi ynë. Ky duhet të jetë debati.

Nëse po kthehemi, çka i mungon Kosovës 20 vitet e fundit që i ka munguar, e kemi humbur

idenë, konceptin, busullën se për çfarë po diskutojmë këtu.

Unë po ju them, ta kalojmë këtë rishikim, sepse nuk jam i sigurt, dhe po e them kështu

publikisht, nuk jam i sigurt që do të arrijmë që të marrim veç me rimëkëmbje ekonomike nëse

vazhdon kjo gjendje e rëndë e pandemisë. Ndoshta do të detyrohemi që pas tre muajsh, të vijmë

edhe njëherë në Kuvend, dhe të themi; s’qenka rendi i ekonomisë, se njerëz po na vdesin shumë.

Pra, në këtë koncept të diskutojmë ne. Nëse do të diskutonim kështu, do t’ju mirëkuptoja, por të

më flisni për mize, që Kosova paska telashe që të shkohet për t’u vizituar një muze ose shtratin e

lumenjve, kur shtretërit në spitale janë të mbushura, unë po e shoh që s’jemi kurrkund hiq.

Prandaj, po ju lus ta kalojmë këtë dhe na e mundësoni që të vijmë me një projektligj tjetër për

rimëkëmbjen ekonomike, e që përfshihen edhe ndryshimet tjera, trustin e të gjitha të tjerat, dhe

më pas, jam i sigurt që vitin e ardhshëm, kemi me pas kohë, nëse e kalojmë këtë pandemi

globale, jo vetëm ne, po bashkë me të tjerët, të flasim pastaj edhe për teatër edhe për muze, edhe

Page 202: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

202

për çerdhe publike edhe për lumenj edhe për kolektorë, madje edhe për zjarrfikësit, që të zgjidhet

statusi i tyre, jo për pagë, po edhe për status. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Sikur të ishit mërzitur për krizë, do ta miratonit dje Ligjin anti-

COVID.

E kanë kërkuar disa deputetë fjalën. Jo, s’keni të drejtë që të flisni më. Fjalën e ka Hajrulla Çeko

për replikë dhe pastaj do të vijmë te ju, zoti zëvendëskryeministër.

HAJRULLA ÇEKO: Faleminderit, zonja kryetare!

Me aq sa e njoh dhe e kam përcjellë aktivitetin e zotëri Selmanajt nga e kaluara, mbaj mend që

ka qenë shumë i zëshëm për të ruajtur parlamentarizmin dhe gjuhën parlamentare, por të dilet

këtu dhe t’ju drejtohesh deputetëve, të na tregojë se çfarë po flasim e si po flasim, është goxha e

papranueshme.

Pra, kjo nuk hynë në ato suaza, çfarë vet keni promovuar me vite të tëra, para se të hysh në

politikë.

Tash, mënyra sesi na u drejtuat, po i bie që duhet të marrim leje ne, dhe t’ju pyesim sesi duhet të

flasim këtu e për çfarë temash, do të mund të bisedojmë ne e çfarë jo. Kjo është totalisht e

papranueshme. Mos e bëni këtë gabim, sepse vet e keni ligjëruar të kundërtën e kësaj. Çfarë

ndodhi tash?

Të mos harroni që pandemia, nuk është çështje e shkëputur prej temave tjera. Ju kur e keni

sakatuar këtë buxhet në çështje të planifikimit hapësinor, të mjedisit, të lumenjve, të ujit e të

tjera, këto janë pjesë e trajtimit të pandemisë. Janë mënyra sesi ne përballemi me efektet e kësaj

pandemie. Nuk janë të shkëputura prej kësaj. Edhe natyrisht, nëse përnjëmend jeni kaq të

përkushtuar në çështjen e luftimit të pandemisë, jepni një dëshmi bazike, silleni atë ligj më këtu,

ta votojmë dhe në atë moment e kuptojmë që e keni përnjëmend seriozisht edhe punën e

pandemisë. Silleni ligjin. Kaq e thjeshtë është. Pastaj e pranoj edhe këtë diskursin që këtu nuk po

bëka që të flasim për gjera të tjera.

A qenka aq prioritet pandemia dhe të tjerat duhet t’i lëmë anash? Fillojeni prej ligjit, pra. Të mos

na i sillni këtu marrëveshjet ndërkombëtare për të krijuar iluzione se ato qenkan prioritet.

Dëshmoje që njëmend, pandemia qenka prioritet, sille ligjin këtu, e pastaj vazhdojmë e

diskutojmë edhe për gjëra të tjera. Faleminderit!

KRYETARJA: Për replikë, Fitim Uka!

Page 203: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

203

FITIM UKA: Faleminderit!

Atëherë, më lejoni që t’i kërkoj falje zoti Selmanaj, që sot nuk mund të debatojmë për alienët,

por të kthehemi dhe të debatojmë për problemet konkrete, të cilat i kemi në Kosovë.

E para, nuk do ta trajtoja me kaq seriozitet deklaron tuaj, mirëpo ju njoh mjaftueshëm mirë, e

njoh edhe deklaratën tuaj që e keni dhënë pak vite më parë, që nuk do të pranonit kurrë që të

hynit në një koalicion, i cili varet direkt prej Listës serbe edhe votave të tyre, por tash keni hyrë.

Nuk do ta trajtoja me kaq seriozitet, gjithashtu dikë që flet për pandeminë, e nuk është në gjendje

që të shtyjë përpara Ligjin për Pandeminë. Dhe e fundit, më duhet t’ju them që ju duhet të

merreni vesh mes vete si kabinet qeveritar, sepse sinqerisht jeni duke na vënë në lajthitje neve si

opinion publike tekefundit. Njëri thotë që kemi gjendje kaotike, nuk kemi shtretër, tjetri thotë që

e kemi situatën nën kontroll.

Prandaj, merruni vesh, ju lutem, sepse në këtë mënyrë siç po debatoni me neve dhe si debatoni

me qytetarët, është krejt joserioze.

KRYETARJA: Replikë, Artan Abrashi!

ARTAN ABRASHI: Faleminderit!

Ne nuk po flasim këtu për planete paralele as për jashtëtokësorë apo gjëra të tilla, po flasim për

probleme reale të qytetarëve të Kosovës.

Nëse për juve, çështja e kulturës, turizmit është joadekuate në këtë kohë, po, po ua them që për

qytetarët e asaj ane është burim kryesor i ekonomisë. Janë sektorë vitale të ekonomisë sonë

lokale.

Është shkatërruar kapaciteti jonë prodhues për shkak të privatizimeve që janë bërë gjatë pushtetit

tuaj të mëhershëm e të pushteteve të tjera më vonë. Është shkatërruar mundësia për investime për

shkak të korrupsioneve endemike. Na ka mbetur turizmi, kultura, gjëra prej të cilave ne po

mbijetojmë.

Sot, kjo na u mohuar, i nderuar. Prandaj, të mos thoni se janë të parëndësishme, janë vitale.

Faleminderit!

KRYETARJA: Artan Abrashi e përfundoi replikën. Ju lus, regjia e largoni emrin. Fitore Pacolli

ka replikë.

Page 204: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

204

FITORE PACOLLI: Me të vërtetë, kjo Qeveri ilegale shpeshherë po na habit me qëndrimet e

tyre. Paramendojeni, një zëvendëskryeministër del në foltore dhe thotë, po flisni për mbrojtjen e

lumenjve, për rregullimin e shtretërve të lumenjve. Po flisni për mjedisin e të tjera.

Zoti kryeministër, zëvendëskryeministër, nuk e di nëse jeni duke i përcjellë zhvillimet jashtë

Kosovës, në Evropë, investimet masive janë duke u bërë në fushën ambientit. Pandemia lidhet

direkt me ajrin që e thithim e me ujin që e pimë, e me ushqimet që marrim nga toka jonë që është

helmuar.

Ndërkaq, ju e keni larguar vendimin që e ka marrë Qeveria Kurti, që të ndalohen punimet e

dëmshme nëpër hidrocentrale, nëpër lumenjtë tanë, ku fshatra të tëra kanë mbetur edhe pa qasje

në ujë të pijshëm edhe pa ujë për ujitje.

Ju i jepni vetës të drejtë e të dilni në foltore edhe të tregoni se nuk është me rëndësi ambienti, po

është me rëndësi pandemia. Që të dalësh prej kësaj krize, prej pandemisë, duhet të investojmë

jashtëzakonisht shumë në rimëkëmbje mjedisore, e nuk mund të na tregoni se për çfarë flasim.

Për çka ne kujdesimi dhe çfarë çështje ngremë.

Është e drejtë e jotja që të tregoni sesa të paditur jeni, e as të paaftë jeni për të zgjidhur probleme

me të cilat po ballafaqohemi ne.

Prandaj, çdo natë kemi shifra shumëfish më të larta të rasteve të reja me COVID, sepse ju e dini

se cilat çështje janë të rëndësishme dhe si t’i adresoni. Kjo po shihet. Po shihet.

Po të isha në vendin tënd unë sot, për qëndrimin tënd këtu në foltore, për mënyrën sesi na treguat

se ku do të fokusoheni...

KRYETARJA: Kanë qenë katër replika, që do të thotë, i keni katër minuta për të përgjigjur për

ato që i thanë deputetët.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI DRITON SELMANAJ: Faleminderit!

Jo, në fakt unë do t’i përgjigjem vetëm njërit, sepse kam respekt për të. Për të tjerët rezervohem.

Zoti Çeko, me juve e kam. Për shkak të respektit po dua që t’ju përgjigjem vetëm juve.

Po të them kështu, nëse jeni ndjerë i fyer, ju kërkoj ndjesë, por s’e kam pasur në plan që t’ju fyej.

Jo.

Çfarë kam thënë unë dhe çfarë po them edhe një herë, të gjitha temat për të cilat ne mund të

flasim, edhe për astronomi, mund të jenë relevante, interesant, nuk janë prioritare, për shkak të

temës shumë të rëndë me të cilën po ballafaqohet Kosova.

Page 205: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

205

Nuk është e rëndësishme sot, unë mendoj, që në këtë fazë, deri në rishikim të vitit të ardhshëm të

shikojmë buxhetin, çështja e trashëgimisë kulturore dhe e muzeve dhe e pendëve, meqë dikush e

ngriti edhe ndërtimin e pendëve.

Jemi duke u ballafaquar me shëndetin e njerëzve dhe kjo është kryesorja. Prandaj, unë po ju

them, kini fokusin e saktë. Prioritetet duhet të jenë kësaj shoqërie, jo të kësaj Qeverie, po të

gjithëve. Pra, si ta luftojmë pandeminë, si ta mbrojmë ekonominë, aq sa mund ta mbrojmë, sepse

ashtu-kështu buxheti i Kosovës është tejet i vogël.

KRYETARJA: Replikë në emër të grupit, Rexhep Selimi.

REXHEP SELIMI: Nuk ju mora vesh se çfarë deshe të thuash më këtë, për dikë ke respekt për

dikë s’ke respekt. Veç dola këtu t’ju tregoj se ne për juve , s’kemi respekt hiq.

KRYETARJA: Zëvendëskryeministri Tahiri e ka fjalën.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit, kryetare!

Duke qenë kah fundi, po dua t’i them disa të vërteta për të cilat mendoj që ia vlen që të

ritheksohen edhe një herë.

Në historinë e përpilimit të Buxhetit të Kosovës, të Republikës së Kosovës, pra edhe para luftës,

nuk ka ndodhur ndonjëherë një situatë e tillë, kur një qeveri është dashur t’i mobilizojë 617

milionë euro. Pra, për ta thënë më troç, 617 milionë euro të gjenden prej reflektimit që e kemi

bërë në rënien e të hyrave. Pra, 232 milionë i kemi pasur rënie në të hyrat e shtetit dhe i kemi

adresuar 385 milionë për pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Kjo është e vërteta, tjetër të vërtetë

nuk ka, e para.

E dyta, po flasim për buxhetet sektoriale, nuk qenkan shumica e ministrave këtu, po më duhet ta

them vetëm një element. Në debatin që e kemi pasur në Qeveri, të hapur dhe të mbyllur

konsultativ ndërmjet veti, ka pasur një po them ‘një luftë’, mes sektorëve që të mund të

akomodohen kërkesat e ministrive, respektivisht sektorëve, u përmenden, arsimi, shëndetësia e

kështu me radhë.

Pra, nuk ka qenë në buxhet, i cili ka buruar prej një diskutimi normal të rishikimit buxhetor, po

ka qenë një shkëputje, respektivisht, një zvogëlim i buxhetit sektorial në mënyrë lineare në

sektorë dhe në organizata buxhetore, duke i përfshirë edhe komunat.

Të kthehem te çështja e tretë që u përmend prej disa kolegëve. Shikoni, unë personalisht në emër

të Qeverisë, i kam takuar Sindikatat e Zjarrfikësve. Katër ditë përpara i kam takuar, dhe kryetari i

Page 206: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

206

Sindikatave e ka të postuar takimin që e ka pasur me mua për këtë temë, dhe tema ka qenë Ligji i

Pagave.

I kam takuar Sindikatat e Shëndetësisë, i kam takuar Sindikata e Shërbimit Civil, kam takuar

Sindikatat e Punëtoreve, dhe të gjitha këtyre sindikatave ua kam bërë transparente atë që e kemi

në pozicion. Çka kemi në dispozicion? Ne e kemi në dispozicion një vendim për këtë buxhet, i

cili është buxhet edhe një herë po them, emergjent, po mesë i nevojshëm që ta tejkalojmë këtë

kohë.

Ku të vije puna te rishikimi, ju garantoj, duke e njohur edhe procesin e prokurimit publik, po

duke e njohur edhe procesin e organizatave buxhetore si funksionojnë, shumica e këtij buxheti

nuk do të mund të shpenzohet dhe aty do të hyjë debati edhe parlamentar për rishikim buxhetor

dhe për investimet që ju i keni kërkuar.

Andaj, kërkoj prej jush dhe ju lus që të reflektoni dhe ta votojmë këtë dhe ta mbyllim.

Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Arbër Rexhaj, e ka fjalën.

ARBËR REXHAJ: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Meqenëse kërkova edhe fjalën për replikë, e nuk m’u dha, atëherë po e përdori fjalën time në

vend të replikës.

Eksperti i evazionit të alienëve në botë, tha që, Buxheti dhe orientimi i diskursit këtu, duhet të

orientohet kryesisht rreth pandemisë.

Dje, ky Kuvend nuk e ka votuar Ligjin për pandeminë, dhe kryesisht Lidhja Demokratike e

Kosovës, e ka pamundësuar votimin e këtij ligji.

Ndërkaq, sot, del edhe flet edhe na jep ligjërata e leksione këtu, që ne duhet të flasim për

pandeminë. Kur qeverisja Kurti ka qenë shembull, jo vetëm në rajon, por jemi përmend për të

mirë në botë e në Evropë për menaxhimin e pandemisë.

Së dyti, ju jeni komplet analfabetë që qeverisjes. Kampion, tash për tash, i keqmenaxhimit në

rajon edhe në Evropë, për keqmenaxhimin e kësaj pandemie. Po ashtu, ky ekspert evazionit të

alienëve në botë është nga Prizreni, ku rishikimi i buxhetit e ka sakatuar Komunën e Prizrenit

edhe nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.

Page 207: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

207

Unë do t’i përmend disa, i mbeta borxh pra qytetarëve të Prizrenit, pra disa kode, ku është

dëmtuar qytetari i Prizrenit. Nuk është me rëndësi se kush udhëheqë në Prizren, por me rëndësi

qytetari i Prizrenit.

Për shembull, te Parku i Inovacionit, kanë qenë 1 milion e 200 mijë euro, në rishikim 800 mijë,

diferenca 400 mijë. Po i lexoj vetëm diferencat. Ndërtimi i çerdhes, 107 e 500, çerdhe në Prizren,

prapë 61 e 687, shkolla e mizikës 108 e 741, rruga Prevallë, asfaltimi Mazrek-Gionaj-Bishtazhin,

asfaltimi Prizren-Velezhë, rregullimi i rrugës “Jeta e Re”, lidhja e autostradës në hyrje të

Prizrenit, Pisha Olimpike.

Pra, janë dhjetëra projekte, për shkak të minutazhës, unë nuk po i përmend, sepse po dua që t’i

tregoj se çfarë i kanë bërë edhe një rajoni, që ju e dini shumë mirë, rajonit të Hasit, sepse është

goxha e rëndësishme që të dihet dhe të cilën do ta them këtu.

Rruga që përmenda këtu e Hasit, që fillon nga Gjonaj, Komuna e Prizrenit dhe përfundon në

Bishtazhin, Komuna e Gjakovës, ka afërsisht 35 kilometra dhe është pjesë e kodit R-112. Në këtë

rrugë gravitojnë rreth 42 mijë hasianë, pothuajse çdo ditë.

Ata, me angazhim të madh, me mundin e tyre kishin participuar qindra-mijëra euro. Natyrisht,

me ndihmën simbolike edhe të Komunës së Prizrenit, Gjakovës dhe Ministrisë së atëhershme të

Transportit.

Barrë kryesore të participit për këtë rrugë e kishin bizneset hasjane, sidomos furrtarët e kësaj që

janë të shpërndarë anembanë Ballkanit dhe më gjerë. Por, që nga viti 2003, kur është asfaltuar

kjo rrugë, me gjithë punët jocilësore, për shkak të mungesës së mjeteve, por që u pranuar nga

banorët e kësaj ane, pasi që projekti ishte paraparë që nga viti 1972, por që nuk ishte realizuar

kurrë.

Kjo rrugë ishte shtruar pa u bërë zgjerimi i nevojshëm i saj, urat nuk ishin ndërtuar fare, gjë që

shpesh ka rrezik për aksidente për shkak që janë njëkalimëshe, dhe asfalti nuk ishte cilësor.

Me të gjitha këto probleme, hasjanët ishin të lumtur që më në fund po mbërrinte asfalti edhe në

këtë rajon, por që nga ai moment, kjo rrugë nuk u përmbajt asnjëherë. Asnjë qeveri nuk i ka

kryer intervenimet e duhura në atë rrugë, përfshirë Qeverinë Haradinaj, ku në prag të fushatës

kishte filluar, nga pjesa e Bishtazhinit dhe Demjanit për një pjesë shumë të vogël.

Qeveria Kurti së bashku me Komunën e Prizrenit, kishin paraparë një shumë të mjeteve, por me

këtë Qeveri, domethënë kjo rrugë, pra nuk do të bëhet.

Page 208: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

208

Për fund, kur zëvendëskryeministri u drejtohet deputetëve dhe na cilëson e na etiketon këtu, se

për kë ka respekt, ky është cilësim individual i tij e le ta mbajë respektin, e jo respektin për

gjithsecilin, por jo në Kuvendin e Kosovës.

Si zëvendëskryeministër, pa dallim, pas asnjë parti politike, pa as dallim të emrit e mbiemrit, ky

duhet të na respektojë të gjithëve.

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Rexhaj! Fjalën e ka deputeti Shkëlzen Hajdini i LDK-së.

SHKËLZEN HAJDINI: Ne folëm shumë dhe secili dolëm me fontanë dëshirash, çka po na bie

në gojë e çka po na shkruajnë në letra.

Veç disa gjëra dua t’i përmend. U tha që ky rishikim i Buxhetit është jo i ligjshëm. A janë të

ligjshme marrëveshjet ndërkombëtare që s’po i votoni? Këto janë qëndrime politike, jo pse nuk

është duke ju pëlqyer buxheti.

Disa herë thuhet që ky Buxhet është i asfaltit e tash çohemi e kërkojmë asfalt e çohemi e

kërkojmë projekte kapitale. Për ata deputetë të Vetëvendosjes që po i thonë rishikim i Buxhetit i

asfaltit, veç po dua tua jap një fakt. Uroj ta keni lexuar rishikimin e Buxhetit edhe uroj ta keni

lexuar planifikimin e buxhetit të sjellë nga ish-ministri Besnik Bislimi, ministër i Financave nga

Vetëvendosja.

Në vitin 2019, buxheti i vitit 2019, shpenzimet kapitale në Buxhetin e vitit 2019, kur ministër ka

qenë Bedri Hamza kanë qenë 531 milionë. Në vitin 2020, kur ministër ka qenë Besnik Bislimi,

shpenzimet kapitale kanë qenë 672 milionë. Do të thotë që ne duhet të jemi realë.

Çfarë jemi duke bërë ne sot? Ne jemi duke e rishikuar planifikimin e Buxhetit të sjellë nga

Besnik Bislimi dhe jemi duke e shikuar se ku kemi mundësi që të gjejmë mjete që t’i dalim në

ndihmë qytetarëve.

Kjo është situata. Ne jemi në pandemi, nuk jemi në rrethana normale. Në rrethana normale, krejt

është në rregull që të kërkojmë edhe projekte green deal, siç e përmendi Mimoza, por në këto

rrethana ne jemi duke biseduar, jemi duke e trajtuar rishikimin e Buxhetit të planifikuar në mars

nga ministri Besnik Bislimi.

U tha nga një deputet i Vetëvendosjes që ky rishikim i Buxhetit nuk është për rimëkëmbje

ekonomike. Po me këtë rishikim të Buxhetit të cilin po shikojmë që ta votojmë ne sot, ne po

Page 209: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

209

mundohemi që t’i paguajmë pagat 170 euro të punëtorëve. Po mundohemi që t’i paguajmë nga

130 për punëtorët që i kanë humbur vendet e punës.

Me këtë rishikim të Buxhetit, ne e kemi planifikuar rritje të Buxhetit bë shëndetësi. E si nuk

qenka ky Buxhet i rimëkëmbjes ekonomike? Ju lutem, ne këtu mund të lexojmë letra që na

sjellin sa të duam, por realiteti është ky. Ne jemi duke e rishikuar këtë Buxhet, dhe edhe një fakt

po ua jap atyre që s’e kanë lexuar Buxhetin e planifikuar në mars, që ka ardhur prej ish-ministrit

Besnik Bislimi.

Edhe për juve që plot gojën e keni zhvillim ekonomik, e që nuk po lexoni dokumentet e veç po

dilni dhe po lexoni çka po sjellin.

Nëse flasim për zhvillim ekonomik, në Buxhetin e planifikuar të vitit 2019, 3.6 milionë euro

kanë qenë të ndara për ndërtimin e zonave ekonomike. Në Buxhetin e aprovuar nga Besnik

Bislimi, ish-ministri, veç 1 milion euro kanë qenë të ndara për zona ekonomike.

Këto janë paradoksale, ne mund të dalim dhe të flasim çfarë të duam, po çka veprojmë është

diçka tjetër dhe çfarë po themi është krejt diçka tjetër.

Edhe njëherë, kërkoj prej të gjithëve që ta kemi parasysh kohën e pandemisë. Ky rishikim i

Buxhetit është i vështirë. Nga të hyrat që po na mungojnë prej 231 milionë euro, nga shpenzimet

që na janë rritur prej 263 milionë euro, e që në total nëse e marrim dallimin mes të hyrave dhe

shpenzimeve, neve na duhen 800 milionë euro që t’i mbulojmë shpenzimet që kanë derivuar nga

pandemia COVID-19.

Andaj, me këtë rishikim të Buxhetit, ne po synojmë që t’i plotësojmë këto shpenzime në mënyrë

dhe me një qëllim. Jo të bëjmë parqe tash, se nuk po flasim për parqe, por për t’i dalë në ndihmë

që të intervenohet shpejtë në parandalimin e pandemisë dhe në intervenimin ekonomik. Në

sigurimin e stabilitetit ekonomik të vendit. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore

Pacolli. Pastaj, ju Mimozë, meqë ta ka përmendur emrin. Atëherë, Mimoza Kusari, replikë.

MIMOZA KUSARI-LILA: E di se kolegu Shkëlzen është në Komisionin për Buxhet, edhe kisha

besuar që në investimet kapitale do të dinte ta bënte dallimin, që jo krejt investimet kapitale janë

në alfat, po ka investime kapitale që hyjnë në kapital tjetër përveç asfaltit.

Të thuhet investime të asfaltit duhet të lidhet me sa rrugë po investohet. Në tërësi investimet

kapitale mund të jenë edhe të tjera shumë të nevojshme, e para. E dyta, struktura e investimeve

kapitale ka të bëjë me planifikim dhe me ekzekutim. Domethënë, nuk mund ta krahasosh se sa ka

Page 210: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

210

qenë në Qeverinë që ka qenë Bedri Hamza e sa ka qenë kur ka qenë Besnik Beslimi, se nuk e di

procesin e planifikimit dhe ekzekutimit, që kushdo që është në nivel qendror e di këtë.

E treta, klauzola e investimeve që është këtu është e dyfishuar. Të gjithë e dimë sa vështirë është

që të realizohet edhe ajo bazike që ka qenë, e lërë më që kjo Qeveri me rishikim e ka sjellë prej

77 milionë në 148 milionë klauzolën e investimeve. E më së pari që ka diskrepanca shumë të

mëdha në shpenzime të tjera bazike.

Green Deal, unë e përmenda, zonja Bajrami më kundërshtoi, për arsye se e përmendi grupin e

gjelbër, por mandej filloi ta plotësojë se sa të rëndësishme janë projektet e MCC-së.

Po e ritheksoj edhe një herë, që projektet në tërë vendet e Bashkimit Evropian që kanë të bëjnë

me rimëkëmbje ekonomike, lidhen me projekte që janë me bazë në mbrojtjen, ruajtjen e mjedisit

dhe shtimin e vlerës në strategji zhvillimore.

Ajo çka nuk e keni, nuk mund të kompensohet me fjalë dhe me retorikë të thjeshtë. Edhe tjetra,

kurrkush nuk po na shkruan letra, qysh po e sheh, po e diskutojmë e po komentojmë vet.

Nëse e ke ndonjë pikë diku që po ta merr mendja që dikush është duke më mësuar mua që të

flasë ose dikë tjetër, e ke shumë gabim. Secili është shumë i sigurt për çfarë ka ardhur. Dhe kjo

pandemi ka qenë edhe ka pasur efektin e njëjtë kur e keni rrëzuar edhe Qeverinë, tash bile ende

më keq është, e tash s’ka nevojë që të kërkoni ndihmë, kur vet e keni shkaktuar një situatë,

pasojat e secilës s’po mund t’i përballoni. Më mirë thoni, s’po mund t’i përballojmë.

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)

KRYETARJA: Kundër-replikë, deputeti Shkëlzen Hajdini!

SHKËLZEN HAJDINI: Veç pak! A është e vërtetë që jeni ankuar në rritje të shpenzimeve

kapitale, që është ngritur prej 672 milionë në 735 milionë? Shikojeni, dëgjojini incizimet edhe e

shihni.

E dyta, Mimozë, a mund të më tregosh sa kanë qenë mjetet e ndara për ndërtimin zonave

ekonomike në Buxhetin e planifikuar të vitit 2020?

KRYETARJA: Pas kundër-replikës, për fat të keq Rregullorja nuk na ofron mundësi, po e gjejmë

një mundësi për Mimozën që të përgjigjet. Besoj që dikush ia përmend emrin tash, ndërkohë

gjatë fjalimeve.

Po shkojmë me radhë, ministra e Financave, pastaj e kemi deputetin Bekim Haxhiu në radhë.

Page 211: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

211

MINISTRJA HYKMETE BAJAMI: Shkurtimisht, edhe një herë.

Të nderuar deputetë,

Në Qeverinë Kurti, ne kishim një ministri të quajtur Ministria MEPTINIS, në kuadër të së cilës,

kishte projekte për ambient, projekte për rregullim të shtretërve të lumenjve, për zona

ekonomike, për parqe e të tjera, pra projekte të ndryshme.

Në fakt, ambienti ka qenë te Ministria e Infrastrukturës, po në kuadër të MEPTINIS-it, ka qemë

Ministria e Zhvillimit Ekonomi dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Tani, më lejoni t’ju them që mbi 50 milionë euro, të cilat shpenzuar që të implementohen masat

nga pakoja fiskale emergjente, janë marrë nga mjetet e rregullta të të gjitha këtyre ministreve,

dhe ne me rishikim jemi duke i plotësuar këto projekte.

Gjatë asaj kohe, nga ministria Financave ka pasur edhe një letër që të mos fillohen projektet e

reja kapitale. Ne kemi zhbllokuar atë dhe kemi flokuar 40 milionë të mjeteve të cilat kanë ardhur

nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Andaj, kur ne sot flasim për projekte të shkurtuara, ta keni parasysh që këtu është marrë për bazë

dinamika e implementimit. Janë shkurtuar dhe janë stopuar në një kohë, sepse janë nevojitur

mjete për implementim të masave për pakon fiskale emergjente. Edhe sikur të ishit ju në pozita

të tilla, besoj që do ta bënit të njëjtën gjë.

Çka jemi duke bërë ne me rishikim, jemi duke gjetur burime të financimit për 617 milionë euro,

sepse është kostoja e pakos për rimëkëmbje 335 milionë euro dhe kemi reflektim, zëvendësim të

financimit të rënies së të hyrave të rregullta buxhetore, në shumë prej 232 milionë eruarve.

Andaj, nuk ia vlen të bisedohet për shkurtim të projekteve, sepse nuk janë shkurtuar. Është marrë

për bazë vetëm koha e humbur në implementim të tyre. Edhe një herë, as Prizrenit dhe as dhe

asnjë komune tjetër nuk i është hequr buxheti, sepse buxheti i komunës rishikohet me vendim të

asamblesë komunale.

Janë hequr mjetet nga ministritë e linjës, me formulën e njëjtë për të gjitha organizatat buxhetore,

prapë duke marrë parasysh dinamikën e implementimit.

KRYETARJA: Deputeti Bekim Haxhiu, përgatitet deputeti Sali Zyba. Mikrofonin për deputetin

Haxhiu, ju lutem!

BEKIM HAXHIU: Faleminderit e nderuar, kryetare!

I nderuar kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Page 212: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

212

E nderuar deputete, Mimoza,

Po ta jap mundësinë që t’i përgjigjesh kolegut, sepse po diskutojmë një çështje të rëndësishme,

siç është Buxheti dhe po mendoj që dakordanca për të diskutuar dhe për të debatuar për këtë

çështje është shumë e rëndësishme.

Para së gjithash, të nderuar kolegë deputetë, ta kuptojmë situatën në të cilën ndodhemi. Pra, po

shqyrtojmë Buxhetin e vitit 2020, të cilin katër muaj më parë e keni votuar bashkë LDK e LVV,

bile e keni votuar me urgjencë, se thoshit se po ju duhen mjetet për menaxhimin e koronavirusit.

E patët bërë në gjysmë të natës, duke na anashkaluar neve deputetëve opozitarë.

Pra, po diskutojmë plotësim-ndryshimin e ligjit që Lëvizja Vetëvendosje së bashku me LDK-në e

kanë përgatitur. Çfarëdo që sot e kritikoni njëri-tjetrin, vetëm se po dëshmoni paaftësinë tuaj për

përgatitje të Buxhetit, në udhëheqje, në menaxhimin dhe po dëshmoni edhe abuzimet e ndërsjella

dhe mashtrimet që ua keni bërë qytetarëve deri më tani.

Interesante kjo situatë, të njëjtit deputetë që këtë Buxhet e lavdëronin katër muaj më parë, sot po

e kritikojnë, ndërsa këta që janë në Qeveri, po e mbrojnë Buxhetin, nga ata me të cilët së bashku

e kanë punuar.

Ne deputetët e PDK-së, opozitarë atëherë opozitarë sot, por konstruktiv, nuk na ishte dhënë

mundësia që të debatojmë për Buxhetin atëherë, prandaj po na jepet mundësia që sot t’i themi ato

që kemi dashur t’i themi atëherë, sepse një analizë të mirëfilltë të këtij Buxheti, e tha shefi ynë i

grupit parlamentar, Bedri Hamza, njëri prej ekspertëve më të mirë të ekonomisë që e ka Kosova.

Unë, këtu dua ta bëj publik një qëndrim timin që nëse Buxhet nuk reflekton rritja e pagave për

profesionistët shëndetësorë sipas planifikimit që ishte paraparë me Ligjin e Pagave, duke

përfshirë në rritje edhe kërkesat e infermierëve dhe mamive, vota nuk do të shkojë për këtë

Buxhet.

Paraprakisht, Qeveria duhet të marrë një vendim për rritjen e pagave për të gjithë profesionistët

shëndetësorë, përfshirë edhe infermierët dhe mamitë dhe të gjitha kategoritë që për çdo ditë po

përballen me pandeminë. Lëvdatat për profesionistët shëndetësorë, policinë dhe të tjerët që janë

duke menaxhuar dhe udhëhequr situatën aktualisht, janë të mjaftueshme deri tani. Tash e tutje,

shkoni në Qeveri edhe merrni vendimin për ngritjen e pagave për ta ashtu siç e meritojnë për

punën që e bëjnë.

Të nderuar kolegë,

Dua tua rikujtoj disa prej premtimeve që i keni dhënë në fushatë bashkë edhe LDK-ja edhe

Lëvizja Vetëvendosje, sepse për çdo politikan të ndershëm, premtimet janë zotim para besimit

qytetar.

Page 213: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

213

Premtuat zhvillim dhe punësim, ndërsa vendit ia humbët miliona dollarë. Premtuat rritje të

buxhetit për skemat sociale për pesë herë më shumë në fushatë, ndërsa në planifikimin buxhetor,

atë më herët dhe këtë tani, as për vitin 2020 dhe as 2021 dhe as 2022, nuk keni planifikuar asgjë

për 23 skemat sociale.

Premtuat rimburësim për familjet që kanë buxhet vjetor më të vogël se 5 mijë deri në 7 mijë

euro, premtim bosh atëherë edhe sot. Premtuar paga minimali 600 euro gjatë fushatës, ndërsa

nuk planifikuat as atëherë as sot ndonjë rritje për këto kategori, bile, tani po ka vështirësi që të

sigurohen edhe ato pagesat prej 130 euro dhe 170 euro, prandaj duhet ky rishikim i Buxhetit,

sepse edhe gjatë udhëheqjes premtonit bosh.

Premtuat se nuk do të jetë një qeveri e asfaltit, ndërsa Buxheti që votuat atëherë dhe tani që e

keni në planifikim, keni vepruar me logjikën e njëjtë, edhe pse thirreshit se keni pasur një Buxhet

të trashëguar, edhe pse vetëm 12.6%, pra ishin obligimet e trashëguar, ndërsa 87.4% të Buxhetit

keni pasur mundësi që ta planifikoni dhe ta ridizajnoni si keni dashur vetë. Edhe Qeveria Kurti

edhe Hoti, pra të dyja janë qeveri të asfaltit.

Premtuat paga më të larta për mjekët me koeficient 6, ndërsa nuk e bëtë asnjë vendim për rritjen

pagave as në Qeverinë Kurti as në Qeverinë Hoti, prandaj vota ime nuk do të jetë pro Buxhetit

nëse nuk ka planifikim për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësore.

Në fund, premtuat...

KRYETARJA: Deputeti Sali Zyba e ka fjalën. Më fal se replikë ka Mimoza Kusari, ia ka

përmendur emrin. Ju thashë Mimozë.

MIMOZA KUSARI-LILA: Falënderoj deputetin Haxhiu që ma dha rastin t’i kthej përgjigje,

deputetit Hajdini.

Si e para, krejt referencat negative që po i bëni në Qeverinë Kurti, përfaqësuesit e LDK-ës,

shumë interesant, thua se s’keni qenë aty. 50% të ministrive ose shumicën e dikastereve e keni

mbajtur dhe po jepni përshtypjen tani, që gjithçka që ka bërë ka qenë përgjegjësi e veç njërës

anë.

Nëse ka pasur çështje konkrete të cilat mund t’i ngrini ose që i keni ngritur publikisht edhe nuk

janë marrë parasysh, atëherë thoni me emër.

E dyta, sa u përket zonave ekonomike, është shumë interesant me pyet për zona ekonomike, kur

Ligji për Zonat Ekonomike, në funksion me fizibilitet e ka për zonë ekonomike Gjakovën,

Mitrovicën, edhe në fund është shtuar edhe Prizreni.

Page 214: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

214

Në fakt, për Gjakovën, kur unë kam qenë kryetare, ndërsa ministër i Financave ka qenë zoti Hoti,

dhe kur i kam shkuar me fizibilitet që t’i nxjerrën prej Agjencisë së Privatizimit, tri ndërmarrje

dhe të kthehen në zonë industriale, e ka kthyer përgjigje, pse veç Gjakovës.

Domethënë, për të ka qenë më e lehtë që ta refuzojë një komunë komplet edhe t’ia ndalë çfarëdo

mundësie që e ka për zhvillim, përderisa që të investohet me 1 milionë euro në zona ekonomike,

nuk mbërrin asgjë.

Kosova ka infrastrukturë të mjaftueshme industriale që nuk është duke e shfrytëzuar, e ka lënë në

Agjencinë e Privatizimit.

Kur Qeveria Kurti i anuloi vendimet për privatizimit, erdhi kjo Qeveri edhe tash të gjitha

vendimet i ktheu siç kanë qenë. Në fakt, privatizimi nuk po i lë, por likuidimin dhe dhënien me

qira po e lë. Për çfarë arsye, e dinë ata.

Ndërsa për marrëveshjet që i kanë bërë edhe me AAK-në edhe me Nismën, qoftë për zonën në

Malishevë, që duhet të shkohet arave, duke i pasur fabrikat të cilat janë ende duke ndenjur djerrë.

Nëse ka strategji për zhvillim, kjo është mënyra.

Mund të lidhet edhe me green deal, me pas ekonomi të gjelbër që kryhet ose kapacitetin

industriale që shfrytëzohen për ekonomi të pastër, dhe këto janë ide që duhet të vijnë, mirëpo që

bëhen këto, duhet të dish e para, duhet ta kesh guxim, e natyrisht duhet të kesh, gjithashtu edhe

vizion për ta ditur se ku është fundi, e kur s’ke vizion, natyrisht që pret secilën ditë se kur po ju

shkarkojnë.

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Sali Zyba. Faktikisht, kundër-replikë, sepse Mimoza e

pati replikë, kështu që ju mund të keni kundër-replikë. E di çfarë, meqenëse ia përmende emrin,

Shkëlzeni i ka dy minuta, Mimoza pastaj e ka edhe një minutë shtesë kundër-replikë, dhe me

këtë përmbyllet gjithçka.

SHKËLZEN HAJDINI: Nëse ia përmend emrin apo? Ne po flasim tani dhe unë nuk dua të

spekuloj për qeverinë që e kemi pasur së bashku, asnjë fjalë të keqe nuk e flas, se kemi qenë

bashkë.

Nëse nuk është e vërtetë kjo që tani po dua të them, sot s’keni nevojë që më përgjigjes, kurdo

mund të më përgjigjeni.

Shkurtimet a i kem i nisur së bashku sa kemi qenë në Qeveri? Këtë po dua ta dëgjoj, pra që të

mbulohet pakoja emergjente. Në këtë pyetje dua të përgjigjesh, se kjo ndërlidhet me të gjitha

Page 215: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

215

diskutimet tuaja që i keni bërë te shkurtimet që janë bërë në rishikim, ndërkaq shkurtimet ne i

kemi nisur së bashku sa kemi qenë në Qeveri.

Në këtë pyetje, ju lutem, nëse s’mundeni sot, konsultohu me ministrat tuaj që i kemi pasur së

bashku në Qeveri edhe pastaj ma ktheni përgjigjen. Shkurtimet i kemi nisur sa kemi qenë në

Qeveri, plus janë premtuar po ashtu sa kemi qenë në Qeveri, nuk kemi mundur t’i shpenzojmë se

s’kemi pasur bazë ligjore, e tash ne çfarë jemi duke bërë? Ne jemi duke i mbuluar, duke e bërë

rishikimin që t’i mbulojmë premtimet që i kemi dhënë për mbulim të shpenzime të pandemisë.

Ju lutem, krejt e kthejmë debatin në baza profesionale.

E vërtetë është që ne kemi zona të licencuara për zhvillim ekonomik, zona ekonomike dhe kjo

është e vërtetë, mund t’i referohemi Buxhetit të vitit 2019 edhe Buxhetit të vitit 2020.

Kemi 30% shkurtim të mjeteve të ndara të fondeve për zhvillim ekonomik, për zona ekonomike,

po flas konkretisht, zonë e licencuar është zona ekonomike e Lipjanit.

Megjithatë, ne e kuptojmë që ka qenë vështirë, kemi qenë së bashku dhe asnjë fjalë prapë nuk e

flas, por shkurtimet, edhe një herë po e përmend, që i kemi nisur së bashku, e s’ka nevojë tani që

të akuzohet ministrja Bajrami. Faleminderit!

KRYETARJA: Mimoza Kusari, kundër-replikë!

MIMOZA KUSARI-LILA: Nëse flasim me fakte, ashtu qysh po kërkon e që unë po mundohem

në vazhdimësi që të flasë, fakt është më 5 mars është votuar Buxheti. Po ashtu është fakt që ka

pasur vazhdimësi të projekteve të viteve më pare e ndoshta edhe dy apo tri qeverive të

mëhershme.

Fakt është që më 25 mars është votuar rrëzimi i Qeverisë Kurti, ndërsa fakt është që pakoja e

rimëkëmbjes ka filluar që të bëhet pasi që është rrëzuar Qeveria, gjegjësisht më 30 mars.

Domethënë pasi që është tregua qëndrimi i Lidhjes Demokratike ndaj Qeverisë Kurti, ka qenë

Qeveri në detyrë ku janë marrë këto masa. Domethënë, nuk mund të flasësh për orientim

strategjik e të tjera, kur ju keni treguar mosbesimin bazik ndaj partnerit qeverisës edhe e keni

rrëzuar në Parlament. Tash këto të tjerat janë krejt post festum.

E thashë, hera e tretë që po e përsërisë, këto janë pasojë e një shkaku që e keni shkaktuar ju.

Tash, a po mundeni a s’po mundeni t’i bartni pasojat, ato po i shohin të gjithë të tjerët.

KRYETARJA: Deputeti Sali Zyba!

Page 216: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

216

SALI ZYBA: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Qeveri koti,

Zëvendëskryeministër paranoik, Selmanaj,

Unë, Ligjin për rishikim s’kam pasur mundësi që ta marrë krejt, sepse koha na kufizon. Kështu

që, me vete kam marrë vetëm një fletë nga 511 që ka Ligji për rishikim.

Tash, meqenëse e mori primatin zëvendëskryeministri i Qeveri koti, njëherësh paranoik, për të

cilin njihet tashmë, unë po dua që t’i përmend disa prej projekteve, nuk jam lokalist, por më së

miri e shfaqin këtë, projektet për lokalitetin prej kah vjen ky zëvendëskryeministër, gjithnjë

paranojik.

Pra, nga 15 projekte, se është mirë që ta shohin edhe qytetarët. Nga 15 projekte që Komuna e

Therandës, ka me mbështetje të Qeverisë të parapara nga Qeveria Kurti, me ndryshimet që i ka

pasuar, 10 prej tyre janë zvogëluara, tri janë të njëjtat, ndërsa dy janë rritur.

Por, për t’i treguar këtij zëvendëskryeministri pranoik, mua më duhet gjithsesi ta përmend se ky

na këshilloi neve që t’i lëmë lumenjtë, ta lamë mjedisin, ta lëmë muzeun, t’i lëmë gjërat tjera.

I tregoj që nga këto projekte, po veçoj dy projekte që tash kanë pësuar rritje, e këto janë

projektet, ndërtimi i rrugës “Brigada 123” në sheshin e Therandës, pra është edhe një projekt

tjetër që ka pësuar rritje, por e përmend këtë me qëllimin e vetëm, sepse për 125 mijë euro ka

pësuar rritje ky projekt.

E keni parasysh, ky projekt realizohet ose përfiton ministri i kësaj Qeverie koti, e ky është

Blerim Kuçi. Do të thotë se ka përfituar firma e tij, e jam i sigurt që nga ky Buxhet në mënyrë siç

e kam rishikuar unë, nuk ka biznes a nuk ka qytetar të Republikës së Kosovës që përfiton 125

mijë euro. Pra, do të thotë se ka rritje në projektin në infrastrukturë.

Andaj, ministre ka rritje në disa prej projekteve, ku ka përzgjedhje. Ndoshta ka ndikuar ky

zëvendëskryeministër i kësaj Qeverie koti, gjithnjë paranojik, por ju lutem të na shpjegoni ju

këtë.

Është edhe një projekt tjetër që i njëjti zëvendëskryeministër koti, e ka kushtëzuar Qeverinë

Kurti, në rishikim gjatë seancave duke qenë anëtar i komisionit, pjesëmarrës në Komision për

Buxhet, e ka kushtëzuar projektin për ndërtimin e shtëpisë së kulturës. E ka kushtëzuar me një

mbështetje 300 mijë euro. Nuk i ka mjaftuar kjo mbështetje, i ka dhënë edhe 187 mijë euro

shtesë.

Page 217: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

217

Ama ta keni parasysh që kjo shtëpi e kulturës që e mbanë një emër të një veprimtari Ukë Bytyqi,

për të cilin e kam dashur dhe e kam respektuar më shumë se vet ky, por poenë politikë, i njëjti i

ka dhënë përfitime këtij tenderi dy dëshmuar si i korruptuar, për ta mbuluar me vota me arsyet që

i ka dhënë ky.

Andaj, i lutem këtij zëvendëskryeministri, meqenëse na tha që jemi në kohë pandemie. Kohën e

pandemisë e ka shpallur Qeveria Kurti, sepse ka qenë e vetëdijshme dhe ka marrë masa në

parandalim.

Andaj, edhe ministrja tha se jemi në kohë pandemie dhe i arsyetoi disa prej projekteve dhe

zvogëlimeve, por vetëm të keni parasysh diçka, ky ose kjo Qeveri të themi më mirë, koti, nuk e

lufton më virusin, sepse virusi janë vetëm këta, janë vetë këta dhe duhet të ruhemi nga këta, nga

kjo Qeveri.

Ta keni parasysh, nuk shpresojnë më qytetarët që këta e luftojnë virusin. Të mos thirreni në

pandemi e në virus, thirruni në përfitime që e mora shembullin në komunën prej nga vjen

zëvendëskryeministri.

Nuk e kam personale, qytetarët e dinë dhe më vjen keq prej qytetarëve të tjerë, nuk e kam

zgjedhur komunën që i përkas edhe unë, për këto projekte, por kjo është një pasqyrë reale për të

cilën kam marrë sot shumë shqetësime sesi nga të gjitha këto projektet e tjera, shumë biznese

janë kursyer dhe kanë hyra në minus, ndërsa ministri i kësaj Qeverie përfiton.

Tani, ju lutem ministre, një shpjegim. Nëse nuk ke shpjegim, qytetarët tashmë e kanë kuptuar

qeverisjen koti.

Ndërsa, kam edhe një propozim për zëvendëskryeministrin, i ka mbetur edhe një mundësi, nëse

presidenti tashmë nuk është nisur për rrugë, t’ia realizojë një dëshirë, ta shpallë gjendjen e

jashtëzakonshme. Faleminderit!

KRYETARJA: Ismet Beqiri e ke fjalën.

ISMET BEQIRI: Faleminderit, kryetare!

Po flas në emër të grupit, unë sinqerisht s’e pata ndërmend të flasë. E kam një lutje, fillimisht për

grupin tim parlamentar të cilin e përfaqësoj, që më pakta që mund të bëjmë është që të mos biem

në provokime. Po ju lus që nëse ka dikush çfarë të debatojë, le të debatojë, sepse qëllimi i dikujt

është këtu që me polemikë, replikë, kundër-replikë që ta zgjasë këtë punë.

Page 218: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

218

Unë ju lus që kjo të bëhet, sikur që të bëhet edhe nga ana zëvendëskryeministrit dhe ministres, të

presim deri në fund, të flasin çfarë të duan. Kur po flasin disa gjëra vërtet të paqëlluara, por në

fund përmblidhini dhe e thoni fjalën tuaj përfundimtare.

Pra, qëllimi ynë edhe i qytetarëve është që të kalojë Buxheti, ky rishikim. Kjo është me rëndësi

jetike për neve. Ndërkaq, është shumë normale që në emër të grupit parlamentar, unë

distancohem nga fyerjet që po bëhen këtu meqë kjo është e ulët.

Zonja kryetare, jeni një njeri që e dini mirë këtë punë. Është fyerje t’i thuash paranoik

zëvendëskryeministrit, edhe t’i thuash virus.

Prandaj, unë po e them në emër të grupit dhe po i lus kolegët e mi të respektuar të grupit që të

jemi sa më racionalë, sikundër që edhe një numër i madh i deputetëve, po ashtu të opozitës, pjesë

që thanë fjalën më herët, ishin shumë konstruktivë, e thanë fjalë e tyre përkundër vërejtjeve që i

kanë.

Andaj, janë edhe shtatë të lajmëruar dhe unë e kam këtë apel. Ne do të përmbahemi, vazhdoni,

sepse do të kemi të tjera seanca dhe nëse dikush mendon që me fyerje e etiketime mund të

zgjidhen problemet, e ka shumë gabim.

Nuk mund të jetë dikush i mirë gjatë bashkëqeverisjes, profesionist, i përgatitur dhe kundër e

kësaj kur s’jemi bashkë.

Po ju lus, ne si kolegë do të përmbahemi. Jemi me atë që ta kryejmë këtë debat dhe të votohet ky

rishikim dhe të gjitha ato që kemi për t’i thënë, t’i themi mes dy lexime.

Unë besoj që mirëkuptojnë zëvendëskryeministri edhe ministrja. Duroni edhe gjëra që vërtet janë

absolutisht jo të dinjitetshme çfarë po thuhen. Por, në fund e keni ju, sigurisht kryetarja e di këtë,

fjalën përfundimtare besoj, dhe ne ta kryejmë këtë proces të votimit.

Do të kemi kohë që të ballafaqohemi me argumente edhe për gjëra për të cilat shumëkush i ka

futur kot, gjatë kësaj seance. Faleminderit!

KRYETARJA: Unë jam duke e zbatuar Rregulloren në përpikëri. Fjalën për replikë e ka zoti Sali

Zyba.

SALI ZYBA: Ju emrin nuk ma përmendet, por më mirë që s’ma përmendet, se as mua nuk do të

më bëje nder, e as respekt jo. Faleminderit!

Page 219: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

219

Atëherë, keni parasysh diçka. Ky ka post publik, ka edhe përgjegjësi publike. Prandaj, në vend se

ta mbështesë Qeverinë Kurti, ta luftojë virusin dhe t’i luftojë dukuritë negative, ky i njëjti nuk e

ka luftuar virusin, po ka zgjedhë që ta përqafojë virusin e ta luftojë zotëri Kurtin.

KRYETARJA: Deputetja Ganimete Musliu e ka fjalën.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, kryetare!

Përshëndetje kabinet qeveritar,

Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Unë, sot nuk dua që të flasë aspak për Buxhetin ose projektbuxhetin të cilin jemi ne jemi duke e

diskutuar, rishqyrtimin e projektbuxhetit, sepse vërtet është shumë patetike dhe shumë e rëndë të

dëgjohet ky debat i kontaminuar...

Fitore, mbylle gojën kur të flas unë! Ky ambient i kontaminuar nga dy parti politike...

KRYETARJA: Të lutem kolege, keni kujdes me gjuhën që e përdorni.

GANIMETE MUSLIU: Edhe një herë po them, mbylle gojën Fitore, kur unë flasë! A po

dëshironi edhe një herë që ta them.

KRYETARJA: Jo, kolege, po ta tërheq vërejtjen, sepse gjatë tërë kohës, kur kanë folur kolegët e

tjerë edhe ju keni folur edhe dikush tjetër ka folur.

Nuk keni nevojë të përdorni gjuhë të tillë fyese.

GANIMETE MUSLIU: Edhe unë prapë po e përsëris, kur flas unë, kur e kërkoj fjalën, le të

dëgjojë deri në fund. Nuk është ajo që ma përcakton mua rendin e ditës edhe fjalën time. Pikë.

Ju jeni ajo që ma tërhiqni vërejtjen dhe ju e dini se pse e kam marrën fjalën tani.

KRYETARJA: Prandaj, po jua tërheq vërejtjen. Unë pata mirëkuptim për juve, zonja deputete.

A po ulesh, zoti deputet...! A po ulesh dhe mos bërtit...! A po ulesh dhe mos bërtit...! A po ulesh

dhe mos bërtit, sepse jeni ju që më së shumti e keni përdorur për 52 ditë fjalën paranojak. A po

dëshiron ta dish!

Ulu, ose kërkoj prej sigurimit që t’ju nxjerrë jashtë. A kuptove? A kuptove se çfarë ju thashë?

Vazhdo, zonja Ganimete Musliu e ka fjalën. Po, te foltorja!

Page 220: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

220

GANIMETE MUSLIU: Edhe një herë.

E nderuara kryetare e Kuvendit,

Ky është rezultati i Fitore Pacollit. Edhe një herë.

E nderuara kryetare e Kuvendit,

I nderuar kabinet qeveritar,

Kolege dhe ju kolegë deputetë,

Zonja dhe zotërinj,

Qytetarë të nderuar,

Nuk do të flas për Buxhetin sot, sepse është shumë e rëndë t’i dëgjosh dy parti politike, të cilat

në orën 1:00 të natës kur e patën votuar në mënyrë klandestine këtë Buxhet, e patën përmbyllur

me duartrokitje.

Arsyeja, pse unë sot jam në foltore është, sepse një faqe e Facebook-ut e afërt me Vetëvendosjen,

konkretisht, faqja ‘Qeveria Kurti’, ka bërë një shpifje dhe një gënjeshtër në emrin tim.

Në atë faqe shkruan se Ganimete Musliu është e dyshuar për COVID dhe është e

papërgjegjshme, se merr pjesë në seancën parlamentare.

Kërkoj nga Vetëvendosje, në këtë rast...

(Reagime nga salla, debate, ndërhyrje, tensionim i situatës...)

KRYETARJA: Të nderuar deputetë,

Kjo seancë ndërpritet për shkak të paedukatës së disa deputetëve dhe do t’ju ftojmë vetëm kur të

vendosë Kryesia e Kuvendit.

* * *

Page 221: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

221

E hënë, 13 korrik 2020

Vazhdimi i mbledhjes pleanre, e filluar më 9 korrik 2020

Mbledhjen e drejton kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.

KRYETARJA: Të nderuar deputetë!

Para se të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës, më lejoni që sërish t’ju informoj lidhur me

rëndësinë e respektimi të masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19.

Duke u bazuar në manualin e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe në rekomandimet e Institutit dhe

vendimet e tjera, përgjatë seancës jeni të obliguar që në mënyrë strikte të respektoni distancën

fizike prej rreth 2 metrash dhe të përdorni maska gjatë tërë kohës. Rekomandohet mbajtje e

higjienës personale, duke dezinfektuar duart vazhdimisht. Rekomandohet që diskutimi i deputetit

të realizohet nga ulësja, përveç kur mikrofoni nuk u punon tek ulësja e tyre. Rekomandohet të

dezinfektohet dhe ajroset hapësira kohë pas kohe, në mënyrë që të pamundësojë përhapjen

eventuale të infeksionit. Të gjithë ata që kanë shfaqje të simptomave duhet të qëndrojnë në

shtëpi, pra të vetizolohen, e jo të jenë në seancë. Nëse keni qenë rast kontakti, duhet të

vetizoloheni për 14 ditë dhe nuk duhet të keni asnjë kontakt gjatë kësaj kohe.

Kush është me simptoma, ju kisha lutur të mos vazhdoni të qëndroni në seancë.

Atëherë, po i hap punimet për vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës të filluar më

9 korrik dhe të ndërprerë më 10 korrik.

Në lidhje me këtë ndërprerje të seancës Kryesia e Kuvendit në takimin e mbajtur më 10 korrik ka

vendosur që kjo seancë t’i vazhdojë punimet sot, më 13 korrik 2020, në orën 14:00.

Të nderuar deputetë,

Para se të fillojmë me rendin e ditës, më lejoni t’ju informoj se në seancën plenare të mbajtur më

10 korrik, te pika e rendit të ditës formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve

për 7 anëtarë të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës, për shërbimin civil të Kosovës, nga Grupi

Parlamentar i PDK-së është propozuar për kryetar të këtij komisioni deputeti Mërgim Lushtaku.

Megjithatë, sipas Rregullores së Kuvendit, një deputet nuk mund të jetë kryetar i dy komisioneve

dhe meqenëse zoti Lushtaku tashmë e udhëheq një komision parlamentar, e lus Grupin

Parlamentar të PDK-së që të bëjë propozimin e ri për udhëheqës të këtij Komisioni ad hoc. Zoti

Hamza e ka fjalën!

BEDRI HAMZA: Faleminderit, kryetare!

Atëherë, zonja Valdete Idrizi është kryetare, ndërsa zoti Mërgim Lushtaku është anëtar i

komisionit.

Page 222: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

222

KRYETARJA: Faleminderit!

Po procedojmë me Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit 07/L-001 mbi ndarjet

buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës. Disa deputetë e kanë kërkuar fjalën, më lejoni

ta sqaroj që në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, në qoftë se një deputet tashmë një herë ka

folur lidhur me këtë procedim të buxhetit, rishikim të buxhetit, sipas Rregullore së Kuvendit nuk

ka të drejtë ta kërkojë fjalën përsëri.

Këtu do ta konfirmojmë tani me Administratën, nga 4 deputetët që e kanë kërkuar fjalën, në

qoftë se ndonjëri prej tyre tashmë e ka ezauruar këtë të drejtë nga seanca e kaluar. Ju lus për

mirëkuptim për disa minuta!

Fjalën e ka deputeti Elbert Krasniqi!

ELBERT KRASNIQI: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Të nderuar deputetë,

Mjafton një analizë të shkurtër e këtij projektligjit të shikim buxhetit që të vërehet qëllimi i

përgjysmimit të projekteve specifike në zonat ku banohen nga grupet etnike, e të cilat ishin të

mbështetura nga Qeveria Kurti. Për të qenë më i detajuar, po ju përmend vetëm dy. Asfaltimi i

rrugës në komunën e Istogut, në fshatin Llukaci i Thatë, nga shuma fillestare e projektit 130 mijë

euro, ky rishikimi i buxhetit e përgjysmon në vetëm 65 mijë euro, pra Qeveria Kurti ndau 130

mijë euro, ndërsa Qeveria Hoti e përgjysmon 65 mijë euro.

Kanalizimi i ujërave të zeza në Gjakovë, në Lagjen Dardania, me shumën fillestare 90 mijë euro,

ky rishikim e sjell në 47 mijë euro. Këto dy projekte ishin të projektuara nga komunat në fjalë

dhe realizimi i tyre do të mund të bëhet vetëm ashtu siç ishte planifikuar edhe në aspektin

buxhetor. Për banorët e këtyre dy lokacioneve në rast që këto projekte nuk do të implimentohen

apo do të implimentohen vetëm pjesërisht, përgjegjësinë duhet ta kërkojmë te kjo qeveri, e cila

për qëllim ka dëmtimin e projekteve specifike dhe fokusohet në krimin e vjedhjeve buxhetore

gjenerale, të cilat më lehtë mund t’i keqshfrytëzojë sipas agjendës së tyre politike.

Arsyetimi që me rishikim të buxhetit qeveria është fokusuar në menaxhim të situatës me

pandeminë e demaskon një gatishmëri për të mbështetur Ligjin anti-COVID. Asnjë projekt për

mbështetje në teknologji për mësimin online për fëmijët e grupit të margjinalizuara, asnjë

mbështetje për fshatrat dhe lagjet për sistemet e ujësjellësit ku jetojnë komunitetet, thjesht asnjë

projekt, i cili do të ndihmonte jetën e qytetarëve. Kjo qeveri minoritetet i shikon si pakicë edhe

në buxhet, përjashto Listën serbe, nga e cila varet dhe të cilës i nënshtrohet.

Të dashur qytetarë, këta pushtetarë nuk e kanë mendjen e vullnetin për të na ndihmuar, sepse e

kanë mendjen dhe planin për të rrëmbyer çka të munden për veten e tyre. Zoti Hoti, në

ekspozenë e tij kur u votua kjo qeveri jolegjitime theksoi: Qeveria do të promovojë mundësitë e

Page 223: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

223

barabarta për të gjithë qytetarët, dëmtimi i projekteve në interes të komuniteteve nuk është

mundësi e barabartë, zoti Hoti, është diskriminim që ju bëhet këtyre qytetarëve. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputetja Fjolla Ujkani e ka fjalën.

FJOLLA UJKANI: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar qytetarë të Republikës, pandemia COVID-19 ka shkaktuar shumë vështirësi

ekonomike te qytetarët, por edhe ka shkaktuar dëme të pallogaritshme te biznesi i vogël dhe i

mesëm. Shumë nga këto biznese që mbajnë gjallë ekonomi lokale po mbyllen çdo ditë, tregtarë,

zejtarë e prodhues të vegjël po humbin biznesin e tyre dhe të ardhurat për familjet e tyre.

Pakoja emergjente ekonomike siç është propozuar nga kjo qeveri nuk ka qartësi si do të

shpenzohet, as nuk ka qartësi nga kjo qeveri si do të menaxhohet. Pra, nuk dihet kush do të

përfitojë nga kjo pako emergjente, e cilat kritere duhet të zbatohen. Janë qindra e miliona euro

nga taksat e qytetarëve që ka rrezik të keqpërdoren e të mos shkojnë në vendin e duhur, ka rrezik

që në mungesë të këtyre kushteve e kritereve të përfitojnë oligarkët e lidhur me pushtetin, ndërsa

ata që kanë nevojë e janë dëmtuar nga pandemia COVID-19 të mos e përfitojnë asnjë cent.

Biznesi i vogël e i mesëm, prodhuesit vendorë, sidomos në qytete si Vushtrria kanë nevojë për

mbështetje financiare nga shteti, sepse e kanë ndërtuar këtë shtet 20 vjet me taksat e tyre.

Qeveria qendrore nuk ka as mekanizma t’i kontrollojë si do të ndihmohen biznesi i vogël e i

mesëm dhe ekonomitë familjare. Andaj, do të duhej që kjo pako ekonomike dhe ndihma

financiare e shtetit për rimëkëmbje ekonomike të kalojë përmes pushtetit lokal, i cili ka

kapacitete dhe është më afër në terren për të mbikëqyrur në përpikëri zbatimin ligjor të saj.

Ndërsa, sa i përket ujësjellësit në Vushtrri, pavarësisht arsyetimit të ministres Bajrami, në

mbledhjen e seancës së kaluar çështja e furnizimit me ujë të pijes për banorët e komunës së

Vushtrrisë është jetike. Shkurtimi i kodit buxhetor prej 750 mijë eurove në 375 mijë euro është i

papranueshëm.

Komuna e Vushtrrisë tashmë ka dorëzuar... e parë për pagesë në ministri linjë në vlerë prej 292

mijë eurosh, ndërsa kanë mbetur vetëm 80 mijë euro. Duke u nisur nga informatat që i kemi

marrë nga Komuna e Vushtrrisë, situacioni i dytë për pagesë në vlerë prej 80 mijë eurosh

dorëzohet deri në fund të muajit që nënkuptojmë që nga muaji gusht kemi zero mjete në kodin e

ujësjellësit. Andaj, është më se evidente që në këtë projektligj ju i keni vendosur pazaret politike

para interesave të qytetarëve. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Agon Batusha e ka fjalën! Faktikisht kërkoj falje Agon,

se ndërkohë e paska kërkuar edhe dikush i LDK-së. Saranda Musliu e ka fjalën!

Page 224: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

224

SARANDA MUSLIU: E nderuar kryetare e Kuvendit!

I nderuar kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Qytetarë të Kosovës.

Projektligji për rishikimin e buxhetit sigurisht se është i rëndësishëm për qeverinë, kjo pasi që

planifikimet e bëra për atë vit e ka momentumin e vet me rishikim, a po dëgjohet? Dhe të

vlerësohet mundësisht me ndryshimet eventuale. Megjithatë, këtë vit rëndësia e këtij rishikim

tejkalon çdo rishikim të buxhetit gjatë gjithë këtyre viteve, kjo për shkak se aktualisht, sikurse

edhe çdo vend i botës, edhe Kosova është duke synuar të zvogëlojë efektet negative në

ekonominë e vendit të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Siç edhe mund të vërehet, nga tabelat e bashkëngjitura të hyrat buxhetore tanimë janë

parashikuar të jenë më të ulëta në masë të konsiderueshme. Kjo domosdo jep sinjal se ekonomia

ka nevojë për ndërhyrje me masa konkrete nga Qeveria. Megjithatë, edhe pse të hyrat janë më të

ulëta, kjo nuk do të thotë se qeveria nuk do të shfrytëzojë çdo instrument të mundshëm për të

tejkaluar efektet e krizës ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Personalisht jam mjaft e

kënaqur që ky projeksion i buxhetit i parasheh masat direkte për të ndërhyrë në pikat ku më së

shumti është goditur ekonomia e vendit. Do t’i përmend kategoritë kryesore buxhetore, të cilat

kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe, si për shembull: është lajm shumë i mirë se niveli i

shpenzimeve për paga të sektorit publik nuk ka ndryshuar fare. Pra, shteti do t’i paguajë pagat

për punonjësit në sektorin publik ashtu siç e ka paraparë në fillim të vitit, askush nuk do të

goditet në paga. Qeveria ka paraparë reduktim të shpenzimeve në mallra dhe shërbime,

megjithëse kjo kategori është e rëndësishme, konsideroj se reduktimi i këtyre shpenzimeve është

adekuat, pasi që mjetet e kursyera nga kjo kategori do të mundësojnë që të financohen

shpenzimet me kategoritë e tjera më emergjente.

Një domosdoshmëri e këtij projektligji, e këtij buxheti është dhe kategoria e re, që ka për synim

rimëkëmbjen ekonomike të vendit nga kriza e pandemisë. Mjetet e parapara në këtë kategori janë

në 385 milionë euro, por se efektet e kësaj kategorie në ekonomi do të jenë edhe më të mëdha.

Kur e analizojmë strukturën e programit për rimëkëmbje, lirisht mund të konstatojmë se

buxhetimi i 385 milionë eurove do të gjenerojë aktivitet ekonomik shumëfish më të lartë se sa

kaq. Kjo pasi që kjo kategori financon kategori shumë të rëndësishme, përfshirë këtu edhe

investimet klauzole për investime. Po ashtu, konsideroj se rritja e investimeve kapitale do t’i

kontribuojë jashtëzakonisht shumë në reduktimin e efekteve negative për ekonomi, edhe pse

vendi ballafaqohet me kriza ekonomike për shkak të pandemisë duhet të kemi parasysh se

gjithmonë është koha e mirë për të ndërmarrë investime kapitale. Edhe tash, përveç se krijojmë

kushte për aktivitete më efikase ekonomike përmes instrumenteve e kapitalit, gjithashtu

gjenerojmë aktivitetet për sektorin privat, që gjithsesi duhet të jetë bartës i zhvillimit ekonomik

të vendit. Konsideroj se Projektligji për rishikim të buxhetit gjithmonë e ka rëndësinë e veçantë,

Page 225: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

225

por kësaj radhe, për të mundësuar Qeverinë që të bëjë shpërndarjen e mjeteve, sidomos për

kategoritë ekonomike të prekura nga kriza ekonomike, është e rëndësishme që të përkrahet ky

buxhet.

Jam thellë e bindur se Qeveria do të ketë po ashtu përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë që

të fuqizojë potencialin tonë ekonomik, sikur që është rasti me marrëveshjet ndërkombëtare, të

cilat fatkeqësisht po hasin në vështirësi të aprovohen në Kuvendin e Kosovës. Ka marrëveshje

ndërkombëtare që janë të trashëguara nga qeveritë e kaluara, prandaj nuk ka askush arsye të mos

i përkrahë dhe këto marrëveshje.

Duke shprehur bindjen se përmes këtij projektligji do të lehtësojmë vuajtjet ekonomike të shumë

njerëzve, e shpreh përkrahjen time të plotë për këtë buxhet, duke i bërë Qeverisë apel që sa më

parë e menjëherë pas aprovimit të fillojë të zbatojë këtë ligj.

KRYETARJA: Deputeti Agon Batusha e ka fjalën.

AGON BATUSHA: E nderuar kryetare!

E nderuar nënkryetare Arbërie,

Të nderuar kolegë deputetë,

Rishikimi i buxhetit dhe në përgjithësi buxheti është politika kryesore që e bën Kuvendi i

Kosovës. Përmes buxhetit ne shohim vizionin që e ka Qeveria, i shohim planet që i ka Qeveria

dhe projektet që i ka Qeveria për qytetarët e Kosovës.

Realisht kjo Qeveri koti përmes këtij buxheti nuk i adreson shqetësimet e qytetarëve dhe ky

rishikim i buxhetit nuk do të arrijë t’i adresojë pritshmëritë e qytetarëve. Për buxhetin, në

mbledhjen e kaluar, e cila u ndërpre në mënyrë të turpshme nga një koleg yni këtu, kanë folur

shumë kolegë, të cilët kanë adresuar shumicën e shqetësimeve që i kemi ne për këtë rishikim të

buxhetit. Por, nuk mundem pa e përmendur në seancën e 15 marsit 2020 kur e miratuam

buxhetin e shtetit, ku kolegët tanë nga LDK-ja deri në 2 të mëngjesit na lanë duke pritur për t’i

shtyrë amendamentet e veta që i kanë projektet e veta nga zonat ku i kanë votat, duke na

kërcënuar që për një-dy vota nuk do të na e votojnë buxhetin dhe kështu ta dështojnë projekt-

buxhetin e shtetit dhe mbetëm deri në dy të mëngjesit. Ndërsa sot, në fakt, të premten dëgjuam

kabinetin qeveritar duke thënë që buxheti është i zorit, duhet të miratohet se pandemia. Edhe më

15 mars qe pandemia, por nuk deshën t’ia dinë kolegët tanë. Njëjtë kolegët tanë nga AAK-ja, të

cilët bënin zhurmë aq të madhe për projektet në Gjakovë, e që sot Gjakovës i janë hequr 1.5

milion euro, apo janë prekur 40 projekte, janë përgjysmuar shumat, dhe nuk bëjnë zë fare.

Ky është paradoksi që ndodh këtu në Parlament, ku varësisht prej interesave bëjnë zhurmë, e kur

janë vetë në Qeveri, bëhen shumë të qetë. Gjithmonë kam qenë dhe jam kritik i mënyrës se si

bëhen projektet në Kosovë, për shkak se projektet bëhen sa për të shtruar një grimë asfalt, një

Page 226: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

226

copë asfalt dhe nuk e adresojnë komplet problemin dhe përfundojnë pas tri-katër vjetësh, duke

ndërhyrë prapë në ato projekte. Pikërisht ky buxhet, ky rishikim i buxhetit, prapë na sjell te këto

projekte të dëmshme, të cilat pas tri-katër vjetësh me këto para që u kanë lënë nuk do të mund të

përfundojnë dhe pas tri-katër vjetësh ne do të duhet të ndërhyjmë prapë për shkak të cilësisë së

dobët që do të punohet.

Ministri i Arsimit të enjten tha që me rishikim të buxhetit do ta shikojmë ndërtimin e shkollës në

Ponoshec. Ne e kemi rishikimin e buxhetit para syve dhe nuk e kemi atë projekt këtu.

Ministri Kuçi nuk erdhi të përgjigjet të enjten këtu, ndërsa të premten nënshkroi memorandum

mirëkuptimi 400 mijë euro për të larguar deponinë e mbeturinave në Gjakovë. Sot prapë Gjakova

është në tym, por askund në buxhet nuk e kemi atë memorandum të mirëkuptimit.

Kështu që njëjtë, edhe ministrja Bajrami tha që komunat kanë bërë rishikim të buxhetit të tyre,

por jo të gjitha komunat kanë bërë rishikim të buxhetit. A thua se ata kanë parashikuar krejt

situatën që do të ndodhë në vitin 2020. Pra, ky buxhet është tërësisht për interesa politike e

partiake për të shkuar drejt zgjedhjeve lokale të 2021-ës dhe aspak nuk i adreson nevojat e

qytetarëve.

Ndërsa, një pyetje tjetër e kam për znj. Bajrami, kur është te shpenzimet kapitale, në

Departamentin e Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit, prej 500 mijë eurove të

parapara në projektin ndërtim i shtëpive në veri të Mitrovicës, tash është zero. Pse të mos u

ndërtohet shqiptarëve në veri të Mitrovicës? Edhe pse është pandemi, ata kanë nevojë për ato

shtëpi.

Ndërsa një pyetje për kolegët e AAK-së, ku mbetën premtimet për çdo qytetar t’i marrë nga 100

euro? Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Veton Berisha e ka fjalën.

VETON BERISHA: Faleminderit, e nderuar kryetare!

I nderuar kryeministër,

Ministra,

Kolegë deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Me vetëdije të plotë po flasim për rishikim të buxhetit në një situatë, e cila vërtet është e

nevojshme dhe me vetëdije të plotë që secili i ka sytë nga ne se a e votojmë një buxhet, i cili do

të na japë mundësi që ne të garantojmë që të paktën të japim shpresë që ne do ta kemi një shpresë

që do të dalim nga një situatë, e cila vërtet është e pasigurt dhe parashikueshmëria është

minimale.

Page 227: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

227

Arsyet pse unë do ta mbështes rishikimin e buxhetit janë të ditura, sepse vërtet situata në të cilën

jemi, është e nevojshme. Po ashtu me anë të këtij rishikimi janë plotësuar disa prej çështjeve të

cilat unë i kam parashtruar para Qeverisë dhe para Kryeministrit, e të cilat në buxhetin, i cili u

votua në mars të këtij viti, ne nuk u përfillëm. E njoftoj opinionin dhe komunitetin egjiptian se

arsyet pse e mbështes këtë projektligj, një prej atyre është edhe, sigurisht e tha edhe kolegu

paraprakisht, edhe unë do të doja ta sqaroja. Unë kam marrë garanci për mbështetjen e projektit

të mbeturinave në lagjen Kolonia, e cila vërtet jo vetëm komunitetin që po e kontaminon, por

tërë Gjakovën. Dhe ajo ka ndodhur një memorandum mirëkupimi, ku janë ndarë rreth 400 mijë

euro dhe unë e falënderoj Kryeministrin dhe ministrin, i cili menjëherë ka vepruar pas kërkesës

sonë dhe normalisht do të doja ta dija që në çfarë forme do të mbulohet ky buxhet. Me sa unë

kam informacion, z. Kryeministër, nuk mjafton. D.m.th., është gjysma e atij buxheti që kërkohet

për ta eliminuar në tërësi.

Kështu që është një zgjidhje e mirë për banorët atje dhe mendoj që është një veprim konkret, i

cili lidhet direkt edhe me pandeminë, sepse po flasim për gjendje dhe kushte higjienike, ndërsa

atje tymoset çdo gjë në prezencë të banorëve.

Gjithashtu e njoftoj komunitetin egjiptian dhe të gjithë ata përfitues të shtëpive të cilat ishin të

parapara në 2019-ën, ku ne kishim një buxhet për ndërtimin e rreth 230 shtëpive, me miratimin e

buxhetit në fillim të këtij viti, prej 3.2 milionë janë ndërprerë ose janë marrë rreth 1.9 milion euro

dhe procesi i ndërtimit të shtëpive, është edhe ministri këtu, ministri i Punës dhe Mirëqenies

Sociale, për çdo rast mund ta konfirmoj, janë pezulluar 1.9 milion, ku procesi i ndërtimit të

shtëpive ka mbetur në gjysmë. D.m.th., një situatë, e cila kursehet në pjesë ku vërtet ka nevojë

për mirëqenie sociale dhe ruajtje dhe kufizim edhe prej gjendjes ekonomike dhe tash një

komunitet me gjithë ata përfitues me rishikimin e buxhetit janë rikthyer në buxhet 1.9 milion. I

njoftoj të gjithë ata përfitues të shtëpive që do të vazhdojë ndërtimi, me shpresën që para Vitit të

Ri të gjitha ato familje do të hyjnë në shtëpi.

Është për t’u përshëndetur vendimi i Qeverisë për ridestinimin e buxhetit të famshëm prej dy

milionë, i cili ka qenë i ndarë po ashtu nga Qeveria e kaluar, një buxhet i cili nuk ka pasur asnjë

procedurë të ditur dhe pikërisht në kohën kur ne kemi qenë të izoluar, ka qenë buxhet i dedikuar

vetëm për komunitetet dhe në kohën kur ne kemi pasur nevojë më së shumti të kemi ndihmë, ai

buxhet nuk ka arritur te ne. Dhe, ka qenë në procedura të tilla saqë i ka humbur edhe efekti, edhe

mundësia për t’u implementuar, ka qenë e pamundur bazuar në kushtet ligjore. Ndërsa tani ai

buxhet është ridestinuar dhe do ta menaxhojë Zyra e Kryeministrit për Komunitete dhe sigurisht

që do të ketë veprim të menjëhershëm, duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat ku ne më së shumti

do të kemi nevojë në procesin e mësimnxënies dhe normalisht në mbështetjen e familjeve, të

cilat kanë nevojë më së shumti.

Page 228: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

228

Gjithashtu ne e kemi pasur një takim edhe me ministrin e Arsimit dhe e dimë të gjithë, rreth 30

deri 35 për qind e fëmijëve nga komunitetet nuk e kanë ndjekur procesin mësimor online nga

distanca. Ky buxhet në rishikim të tij do të duhej të planifikohej në atë formë dhe ne kemi marrë

garanci dhe kemi marrë mbështetje që secili fëmijë do të ketë qasje dhe do të ketë mësimnxënie

dhe mendoj që është në interes të secilit prej neve që ata fëmijë të kenë mbështetje edhe

financiare dhe besoj që në këtë aspekt, d.m.th., një prej arsyeve pse unë e mbështes, është edhe

kjo pjesë.

Sigurish që do të interesohemi edhe për çështje të tjera, pra brenda mundësive, sepse të

vetëdijshëm që po flasim për një situatë pandemie, edhe procesi i punësimit brenda mundësive

që ekzistojnë, i arsimimit, ambientit dhe mbështetje të gjitha formave, në mënyrë që komunitetet,

e në veçanti komuniteti egjiptian, të cilin unë e përfaqësoj, të jetë i mbështetur dhe ta ketë një

perspektivë, një mundësi të rimëkëmbjes ekonomike përmes buxhetit të planifikuar.

KRYETARJA: Faleminderit! Deputetja Arta Bajralia e ka fjalën. Replikë ka kërkuar? A e ka

përmendur emrin? Elbert, për dikë tjetër e paska pasur fjalën. Se deputeti po thotë që s’e ka pasur

për fjalimin tënd.

Në qoftë se ka dikush në emër të Grupit Parlamentar, mund t’ia jap fjalën për replikë, mirëpo

meqenëse deputeti insiston që nuk ka të bëjë me fjalim specifik. Në emër të grupit parlamentar,

deputeti Krasniqi ka replikë, në qoftë se iu ke referuar fjalimeve të grupit parlamentar. Dy

minuta replikë. Do të kesh mundësi për kundër-replikë, z. deputet. Urdhëro!

ELBERT KRASNIQI: Faleminderit, kryetare!

Mirë që koordinimi me deputetin dhe Qeverinë është në atë nivel që i demaskon çdoherë kur

njëri mundohet ta mbulojë tjetrin. Kryeministri në pyetjen parlamentare deklaron që nuk është

anuluar masa nr. 9 për pandeminë, dy milionë euro. Deputeti në fjalë tash tha që është anuluar.

Anulimi i saj nuk di si mund të bëhet, për shkak se nuk ka qenë në vijat buxhetore, por ka qenë

pako emergjente fiskale, e cila është dedikuar në mënyrë ekskluzive për komunitetin egjiptian

dhe dy komunitetet e tjera. Tash e kanë bërë për të gjitha komunitetet dhe ne e dimë që ajo do të

shkojë në veri të Kosovës te Lista serbe. Po nëse një deputet ka interes t’u ndihmojë atyre dhe e

anashkalon komunitetin të cilin ai është i thirrur ta mbështesë, kjo është edhe zgjedhje e tij.

Për Koloni, veç për informimin e të dyve, edhe të Kryeministrit, edhe të deputetit, me 400 mijë

euro nuk mund të zgjidhet problemi. Problemi i Kolonisë, i qendrës transit të mbeturinave, është

shumë më kompleks. Duhet mbështetur Komunën së pari me ekspertë dhe me mjete adekuate

dhe me 400 mijë euro veç mund të bëjnë fushata dhe parafushata dhe jo të zgjidhin problemet.

Kështu që është mirë të koncentrohen, kur njëri thotë që nuk është anuluar, tjetri po e demaskon,

kjo është me rëndësi, kjo edhe e shpërfaq edhe koalicionin, edhe interesin për komunitete.

Komunitetet me këtë Qeveri në buxhet janë pakicë. Këtë duhet kuptuar mirë.

Page 229: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

229

KRYETARJA: Kundër-replikë, deputeti Berisha!

VETON BERISHA: Kryetare!

Me gjithë respektin për ty, verifikoje! Nuk mendoj që ka pasur të drejtë të replikojë, sepse fare

s’jam marrë me të, edhe s’ka pasur të bëjë me çështjen për të cilën ai po flet. E konstatova

gjendjen. Nuk thashë anulim. E thashë ridestinim. Kështu e thashë, nëse është ndryshe, atëherë

urdhëro, verifikojeni!

Më së paku komuniteti ynë egjiptian ka nevojë që unë edhe Elberti të replikohemi, edhe të kemi

këso qasje, të mundohemi të mbajmë krahët te njëra Qeveri ose te tjetra. Ai komunitet yni ka

nevojë që unë dhe Elberti të jemi bashkë përballë cilësdo Qeveri, për gjendjen në të cilën ka

mbetur. Edhe ne nuk kemi nevojë të servilizohemi para askujt, e në këtë rast as para

Kryeministrit, as para atyre më herët. Edhe nuk kam asnjë arsye të përballem me Elbertin, sepse

e kam të bashkëkomunitetit dhe do të duhej vërtet interesi i komunitetit të jetë në vijë.

Nuk kemi nevojë të manipulojmë opinionin me çkado tjetër. Është mirë të dalim në terren, edhe

të mos mundohemi të bëjmë këso poena politikë, duke mbajtur politika, duke iu qëndruar anash

karshi politikave të qëndrueshme.

Zoti kryeministër, do të qëndrojmë.

KRYETARJA: Faleminderit! Ju lus t’i përmbahemi kohës. Siç e dini pas diskutimeve, deputeti e

shfrytëzoi të drejtën e replikës, ju e shfrytëzuat të drejtën e kundër-replikës. Kështu që besoj do

të keni mundësi gjatë debatit për pandeminë t’i trajtoni secili temat që kanë mbetur pa trajtuar.

Ai debat fillon në orën 16.

Deputeti Agon Batusha ka kërkuar replikë, mirëpo vetëm në emër të Grupit Parlamentar,

diskutoi deputeti Elbert Krasniqi, kështu që po vazhdoj me deputetin e fundit për këtë debat. Më

fal Arta, se ke mbetur pa folur. Kërkoj falje!

Arta Bajralia dhe pastaj i fundit që diskuton është Hekuran Murati.

ARTA BAJRALIA: Të nderuar qytetarë,

E nderuar kryetare,

Të nderuar deputetë,

I dëgjova shumë kolegë deputetë teksa tregojnë ndryshimet buxhetore që kanë dalë si rezultat i

projektligjit apo rishikimit buxhetor, që kjo Qeveri jolegjitime po dëshiron ta bëjë.

I dëgjova shumë kolegë të tjerë deputetë, duke treguar sesi projektet e ndryshme infrastrukturore,

po zvarriten investimet, duke bërë që një projekt të zgjasë me vite të tëra, por ajo çfarë ka

Page 230: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

230

ndodhur me projektet e Komunës së Kamenicës, është interesante dhe njëkohësisht e dhimbshme

sesi kjo Qeveri jolegjitime ka vepruar me projektet e kësaj komune. Njëkohësisht, shpërfaq edhe

orientimit e vërtetë të kësaj qeverie.

Nga ky rishikim buxhetor nuk ka asnjë projekt i komunës që nuk ka pësuar shkurtime buxhetore.

Nga gjithsej 18 projekte të ndryshme që janë paraparë të investohen për periudha të ndryshme

kohore, kjo Qeveri ka bërë shkurtim në secilin prej këtyre projekteve, për më keq, nuk ka bërë

asnjë dallim për nga rëndësia e projektit në komunitet, zhvillim, ekonomi, bujqësi e arsim.

Për të qenë sa më të saktë, me ketë rishikim buxhetor të kësaj Qeverie jolegjitime, Komunës së

Kamenicës i është bërë një shkurtim buxhetor në vlerë prej 785 mijë e 294 eurove apo 11,01% në

tërësinë e projekteve. Madje, shkurtimet më të mëdha kanë ndodhur në investime shumë të

rëndësishme, të mos themi jetike dhe zhvillimore, siç është projekti i digës në hidrosistem,

ndërtimi i hidrosistemit Kikë-Kremendal, Komuna e Kamenicës, ku një projekt i kësaj rëndësie

ka pësuar një shkurtim buxhetor prej 125 mijë eurosh.

Përderisa edhe sot pjesa dërrmuese e fshatrave nuk kanë ujë të pijshëm, ndërsa ato pak fshatra që

kanë sistem të ujësjellësve, përfshirë këtu edhe qytetin e Kamenicës, kanë probleme të theksuara

të mungesës së ujit. Këtu nuk po flasim për mundësinë e ujitjes së tokave bujqësore.

Është interesante sesi i keni renditur projektet në këtë rishikim buxhetor. Për juve më me prioritet

është ose mbetet asfalti sesa uji i pijes për qytetarët.

Më duhet ta bëj një krahasim mes dy projekteve të Komunës së Kamenicës për ta vërtetuar këtë.

Ju keni bërë një shkurtim buxhetor, siç e theksova, prej 125 mijë eurove në projektin e digës,

ndërsa keni bërë 50 mijë euro shkurtime për asfalt. Pra, kjo është logjika që është përdorur në

këtë projektligj për buxhetin.

Një projekt tjetër shumë i rëndësishëm që ka pësuar ndryshime është edhe ndërtimi i shkollës

fillore “Fan Stilian Noli” në Kamenicë. Zonja Hykmete Bajrami e ka parë nga afër gjendjen e

kësaj shkolle kur ishte ministre e Arsimit në Qeverinë Kurti. E ka parë se në çfarë kushtesh

mizore, fëmijët e qytetit e vijojnë mësimin. Ajo shkollë, e cila nuk plotëson as për së afërmi

nevojat themelore të nxënësve e as të mësimdhënësve, për më keq, sipas analizave të kryera nga

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Kosovë, konstatohet që nuk i plotëson kushtet për

vijimin e mësimit.

Sipas institutit, ambientet e kësaj shkolle paraqesin rrezik për shëndetin e fëmijëve dhe për

punonjësit e shkollës.

Page 231: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

231

Gjithashtu, instituti pati rekomanduar që mësimi në këtë shkollë të mos vazhdojë deri në

përmirësimin e kushteve që ndikojnë në shëndetin e fëmijëve dhe stafit.

Për këtë projekt keni bërë shkurtim të buxhetit prej 100 mijë eurosh. Është jashtë logjike e çdo

parimi profesional që të mendosh se një zonë ekonomike të ndërtohet me një buxhet prej 100

mijë eurosh, po aq sa keni bërë edhe shkurtim buxhetor.

Me këtë buxhet të paraparë, ju qysh në start po dëshironi që kjo zonë ekonomike të dështojë dhe

ky buxhet i ndarë të mos tregojë rezultat. Pra, logjika me të cilën është vepruar për shkurtime

buxhetore është e gabueshme, nuk garanton as zhvillim e as cilësi në projektet e parapara.

Nuk do të duhej që të bëheshin shkurtime buxhetore në projekte të rëndësishme kapitale, të cilat

paraqesin potencial për zhvillim ekonomik e bujqësor dhe në anën tjetër, ta rrisni buxhetin për

asfalt, siç ka ndodhur me projektet e komunave të tjera.

Në fakt, Komuna e Kamenicës në vazhdimësi ka qenë njëra ndër komunat që më së paku është

përkrahur. Pra, që nuk ka gjetur mbështetje nga niveli qendror, duke qenë të diskriminuar në

investime kapitale.

Sot, kjo komunë po vazhdon të zbrazet dhe rinia po kërkon rrugë të ndryshme për të ikur nga

atje. Mostrajtimi i barabartë, nëse jo me prioritet të komunave, të cilat janë afër zonave kufitare

apo të cilat kanë numër të madh të fshatrave dhe hapësirave, dhe që duhet ofruar infrastrukturë

dhe kushte të nevojshme për jetesë, ka bërë që fshatra të tëra të boshatisendhe rinia të mos shohë

perspektivë zhvillimore në vendin e vet.

Politikat diskriminuese, duke favorizuar komuna në bazë të partisë së kryetarit prej nga vjen, apo

edhe interesave të tjera, nuk u kontribuojnë qytetarëve dhe nuk janë në interesin e tyre.

Është koha që ndarjet buxhetore të bëhen me barazi të plotë dhe çështjet të trajtohen në interes të

qytetarit. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputeti Hekuran Murati e ka fjalën.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Më duhet ta bëj një sqarim për qytetarët në lidhje me pagesat prej 170 eurove edhe rishikimin e

buxhetit, për shkak se po e shoh që po manipulohet vazhdimisht.

Pra, po tentohet të manipulohet me qytetarët, duke u munduar që të fajësohet Lëvizja

Vetëvendosje për vonesat që po ndodhin në pagesën e këtyre ndihmave për qytetarët.

Page 232: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

232

Për ta sqaruar, vonesat në pagesën e këtyre ndihmave janë bërë për shkak se është rrëzuar

Qeveria. Është rrëzuar prej jush, është rrëzuar prej jush dhe prej jush atje lart. Andaj, të gjithë

jeni hipokritë kur e akuzoni Lëvizjen Vetëvendosje për mospagesë të 170 eurove.

Po të mos ishte rrëzuar Qeveria, pagesat, të gjitha pagesat do të ishin kryer deri në fund të muajit

maj.

Ju lutem, qetësi! Respekt!

KRYETARJA: Deputet, kush dëshiron ta kërkojë fjalën, e kërkon, e para. E dyta, ju lus të mos

përdorni gjuhë joparlamentare, e cila mund të nxisë pastaj tensione në debat.

Kushdo që e kërkon fjalën, nuk keni nevojë të bërtisni, në mënyrë që seanca të vazhdojë në

mënyrë të rregullt, patjetër duhet ta kërkoni fjalën.

HEKURAN MURATI: Nëse më lejohet! Pra, ne nuk po i kundërshtojmë pagesat për qytetarët,

tamam puna t’i kundërshtojmë ato, kur ato janë pako e Qeverisë Kurti. Ne po e kundërshtojmë

keqpërdorimin e buxhetit nga kjo Qeveri ilegale dhe jolegjitime.

Sa për sqarim, paratë që do t’i marrin qytetarët, janë diku rreth 30 milionë euro, kurse këta po

kërkojnë që ne si Kuvend t’i autorizojmë që t’i shpenzojnë 300 milionë euro, pa treguar se ku do

ta çojnë pjesën tjetër.

Pra, le ta harrojnë qytetarët që do t’i shohin ato 300 milionë euro aq sa i kanë parë 20 vjetët e

fundit kur kanë qeverisur këta.

Që 20 vjet këta kanë menduar veç si t’u japin tenderë të afërmve të tyre, e qysh t’u ndihmohet

oligarkëve, me të cilët e kanë ndarë tallen. Pra, këta janë dëshmuar se nuk e kanë interesin e

qytetarit prioritet, pro pasurimin e vetes.

Sa për referencë, pra vetëm për ta krahasuar, në këtë projektligj për rishikim të buxhetit

pothuajse të gjitha projektet kapitale janë shkurtuar me 50%, për një projekt ka pasur rritje për

125 mijë eurosh. Dhe, a dini se cili është ai projekt? Është projekti, tenderin e të cilit e ka fituar

kompania e Blerim Kuçit, ministër në këtë Qeveri jolegjitime.

Pra, me fjalë të tjera, këta po na thonë neve na jepni votat për rishikim që t’ua qesim qytetarëve

nga 170 euro, ama s’po kallëzojnë që pjesën tjetër, pra qindra-miliona e kanë për t’i dhënë në

tenderë e për t’i ndarë mes vete.

Pra, qytetarit 170 euro, Blerim Kuçit e vetes 125 mijë euro. Kjo është çka po kërkojnë këta.

Page 233: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

233

Prandaj, kjo është arsyeja pse nuk mund ta mbështesim këtë rishikim, nuk mund të lejojmë

keqpërdorim të qindra-miliona eurove në emër të disa milionëve ndihmë për qytetarët e këtij

vendi.

Kur është miratuar buxheti, në mëngjesin e 15 marsit, situata ka qenë emergjente, sepse në njërën

anë sapo ishin lajmëruar rastet e para me COVID dhe nuk dihej nëse mund të mblidheshim si

Kuvend, sikur tani që po na ndodh që po ka çdo ditë të infektuar, kurse në anën tjetër, çdo vonesë

në miratimin e atij buxheti, nënkuptonte që më datën 1 prill e tutje Qeveria nuk do të mund ta

shpenzonte asnjë cent, as për paga të mjekëve, as për paga të policëve e madje as për të blerë

teste për COVID.

Edhe, çfarë ndodhi pas kësaj? Për dallim prej shteteve të tjera, ku Kuvendi mblidhej për të

miratuar pako të Qeverisë në mënyrë që të ndihmohen qytetarët, dhjetë ditë pas miratimit të

buxhetit, në këtë Kuvend mbledhja e parë nuk ishte për t’i ndihmuar qytetarët, por ishte për ta

rrëzuar Qeverinë midis pandemisë, madje krenoheshin me 2/3.

E tash i keni ato 2/3? Ju i patët 2/3 për ta rrëzuar Qeverinë, të shkaktoni kaos, ta rrisni numrin e

të infektuarve, t’i lini qytetarët pa ndihma, e tash s’po i kini, tash po ju nevojiten votat e Lëvizjes

Vetëvendosje për t’jua legjitimuar keqpërdorimin që po doni ta bëni.

Ju flisni për interesa të qytetarëve. Kjo është hipokrizi, siç e thashë edhe në fillim. Kur bën diçka

tjetër, e në fakt flet diçka tjetër. Ju faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! A e dëshiron dikush nga Qeveria fjalën për ta përmbyllur.

Në emër të grupit parlamentar mund të lejoj replika, përndryshe asnjë emër nuk është përmendur.

Vetëm në qoftë se ka në emër të grupit.

Nuk po shoh. Ju lutem ta sillini numrin e deputetëve që janë në sallë në ndërkohë, dhe ta

përdorni zilen që deputetët të kthehen dhe të përgatiten për votim.

Dikush nga Qeveria s’është lajmëruar, po presim derisa të vijnë.

Atëherë, ju lus, deputetë të nderuar, që të përgatiteni për votim. Në vazhdim kërkohet deklarimi

me votim për miratimin në parim të Projektligjit 07/L-014 për plotësim-ndryshimin e Ligjit

07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

I lus deputetët që të përgatiten për votim. 89 deputetë janë sallë. Kush është për rishikim?

Faleminderit! Kush është kundër? Nuk po shoh kundër. A ka abstenime? Nuk po shoh

abstenime. Faktikisht e kemi një abstenim.

Page 234: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 7. 17. · 9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të

234

E lus Administratën ta sjellë rezultatin.

Me 67 vota për dhe 1 abstenim, konstatoj se Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin 07/L-014

për plotësim-ndryshimin e Ligjit 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës.

Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me

Rregulloren e Kuvendit të shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me

rekomandime.

Para se ta mbyll këtë seancë, që të përgatitemi për seancën e radhës, më lejoni ta përmend që

kërkesa për distancë vlen edhe për ministrat. Rrjedhimisht, ne nuk do të mund ta vazhdojmë

seancën e radhës, në qoftë se edhe Qeveria nuk i respekton njëjtë sikurse deputetët distancën e

kërkuar nga institucionet e shëndetësisë. Ka karrige të mjaftueshme për secilin.

E përgatiti:

Njësia për Transkriptim dhe Lekturë