63
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

  • Upload
    vodiep

  • View
    339

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Page 2: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

LLOJET E TË DHËNAVE

Në Excel mund të shkruhen të dhëna të llojeve të ndryshme. Llojet e të dhënave

lidhen me qelitë e fletës punuese. Zgjedhja e llojit të te dhënave në Excel bëhet

duke e zgjedhur njërin nga nën opcionet në opcionin Number të dritares

Format Cells. Në kornizën e opcionit Number ofrohen kategori të ndryshme të

formateve për paraqitjen e të dhënave në tabelat e fletëve punuese. Në korniz

ën e opcionit Number vërehen kategoritë Number, Currency, Date, Time etj

përmes të cilave mund të përcaktohen formatet për paraqitje të:

Numrave,

Hollave,

Datës,

Kohës etj.

1

Page 3: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

NUMRAT

Nëse dëshirojmë të shkruajmë vetëm numra pas selektimit të qelive në

kornizën mbi të cilën shkruan Category të dritares Format Cells duhet të

zgjedhet opcioni Number.

Në opcionet që gjenden në anën e djathtë të dritares Format Cells pas klikimit

të opcionit Number përcaktohen:

• Numri i vendeve pas pikës dhjetore (korniza para së cilës shkruan Decimal

places:).

2

Page 4: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

• Shfrytëzimi i presjes si ndarje (separator) për grupime nga 3 shifra të numrat e

mëdhenj (opcioni Use 1000 separator (, )).

• Mënyra e paraqitjes së numrave negative, korniza mbi të cilën shkruan

Negative numbers, me opsionet që numrat negativë të paraqiten me ngjyrë të

kuqe dhe më ngjyrë të kuqe brenda kllapave.

25.72

2345.6759

- 458.3

72345637

- 54.876

0.5

- 98345.12496

Gjatë paraqitjes së numrave në qelitë e selektuara çdo numër që paraqitet i ka

dy vende pas pikës dhjetore sepse është e përcaktuar të korniza para së cilës

shkruan teksti Decimal places: pavarësisht se sa shifra pas pikës dhjetore

shkruhen më shumë, më pak ose asnjë shifër.

25.722,345.68-458.30

72,345,637.00-54.880.50

-98,345.12

3

Page 5: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Nëse numri i shënuar në qeli i ka më shumë se dy shifra pas pikës dhjetore

kompjuteri në qelinë përkatëse i paraqet vetëm dy shifra duke e bërë

rrumbullaksimin e numrave. Nëse numri ka më pak shifra pas pikës dhjetore

ose nuk ka asnjë shifër, gjatë paraqitjes në qelinë përkatëse numri i shifrave të

papërcaktuara plotësohet me zero. Rregullat e rrumbullaksimit janë: Nëse

shifra e parë që nuk shihet është më e madhe se 4 shifra e fundit që shihet do

të rritet për 1 përndryshe ajo nuk ndryshon. Gjatë paraqitjes duhet pasur

kujdes sepse ndryshon vetëm pamja e numrave në ekran kurse vlerat

përkatëse në kompjuter nuk ndryshojnë nga ato që janë shënuar në fillim

përmes tastierës. Kjo do të thotë se në memorien e kompjuterit e kemi numrin e

parrumbullaksuar e jo numrin e rrumbullaksuar kjo do të thotë se në llogaritje

marrin pjesë vlerat e parrumbullaksuara. Numri i vendeve pas pikës dhjetore

mund të rritet ose të zvogëlohet në mënyrë interaktive, duke klikuar të pullat

Increase Decimal dhe Decrease Decimal të cilat gjenden në shiritin e

opcionit Home të menysë kryesore. Përdorimi i këtyre pullave ka efekt vetëm të

pjesa e qelive të selektuara. Gjatë paraqitjes së numrave të mëdhenj, shifrat

mund të grupohen në grupe tri shifrore. Nëse përdorimi i presjes nuk është

deklaruar gjatë zgjedhjes së formatit, ajo mund të insertohet të qelitë e

selektuara me klikimin e pullës Comma Style e cila gjendet në shiritin e

opcionit Home të menysë kryesore.

4

Page 6: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

TË HOLLAT (Paratë)

Numrat të cilët kanë të bëjnë më të holla (para) mund të paraqiten me simbolin

përkatës të te hollave. Për këtë qëllim në dritaren Format Cells duhet të

zgjidhet formati Currency, kurse në kornizën pas tekstit Symbol zgjedhet

simboli përkatës i të hollave.

5

Page 7: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Në opsionet që ofrohen në menynë rënëse të

korniza pas tekstit Symbol figurojnë të hollat e

shumë shteteve. Formati Currency mund tu

shtohet qelive të selektuara edhe duke klikuar

në pullën Accounting Number Format e cila

gjendet në shiritin me vegla të opcionit Home të

menysë kryesore, përfundi kornizës në të cilën

shihet teksti General, pulla me pamje të simbolit

të dollarit.

6

Page 8: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

DATA

Nëse në dritaren Format Cells zgjedhet formati Date, në dy kornizat përcjellëse

mund të përcaktohet mënyra e shkruarjes së datës (korniza mbi të cilën

shkruan Type: ) dhe vendi (korniza mbi të cilën shkruan Locale ( location )).

7

Page 9: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

PËRQINDJA

Numrat mund të merën se paraqesin përqindje me simbolin e përqindjes të

shkruar pas tyre. Për këtë qëllim, të korniza Format Cells duhet të zgjedhet

formati Percentage. Gjatë shkruarjes së numrave si përqindje duhet pasur

kujdes që së pari në qeli të përcaktohet formati Percentage dhe pastaj të

shënohen vlerat përkatëse. Nëse në qeli së pari shkruhen vlerat përkatëse dhe

pastaj përcaktohet formati i përqindjes gjatë paraqitjes së tyre në ekran

kompjuteri vlerat do ti shumëzoj më 100.

15.45

-12

27.2

112.07

-84.3

8

Page 10: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Nëse dëshirojmë që numrat në qelitë e zgjedhura të paraqiten në përqindje,

formati përkatës mund të përcaktohet edhe përmes pullës Percent Style e cila

gjendet në shiritin me vegla të opcionit Home të menysë kryesore. Duhet të

kemi kujdes që pas selektimit të qelive së pari të klikojmë të pulla Percent Style

e pastaj të shënohen vlerat përkatëse. Nëse së pari shkruhen vlerat dhe pastaj

përcaktohet formati i përqindjes përmes pullës Percent Style kompjuteri do ti

shumëzoj vlerat me 100 dhe do ti paraqet në ekran vlerat e shumëzuara me 100.

15.45

-12

27.2

112.07

-84.3

9

Page 11: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

TEKSTE

Nëse në qeli dëshirojmë të shkruajmë çfarëdo të dhënash, formati i tyre duhet

të përcaktohet i llojit Text. Më përcaktimin e llojit tekst në qelitë e selektuara

edhe numrat do të merren si tekste me çka eliminohet mundësia që kompjuteri

ato ti nënkuptojë si numra. Kjo është më rëndësi në raste kur dëshirojmë të

shkruajmë zero para numrit. Nëse qelitë nuk janë të përcaktuara të llojit Text,

pas shkrimit kompjuteri zerot nuk do t’i paraqesë në ekran.

10

Page 12: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

LLOGARITJET

Shprehje aritmetike

Në Excel, si operatorë aritmetikorë elementarë shfrytëzohen:

Mbledhja +

Zbritja -

Shumëzimi *

Pjesëtimi /

Fuqizimi ^

Shprehjet aritmetike, përkatësisht formulat e ndryshme llogaritëse, formohen si

kombinim i operatorëve dhe i adresave të qelive me të dhëna. Nëse dëshirojmë

që të tabela e shpenzimeve ti mbledhim dy vlerat e para në kolonën e fundit (45

dhe 96), duhet ta shfrytëzojmë formulën: =D4+D5.

Formula në fjalë duhet të shkruhet në një qeli të caktuar, ku pas mbledhjes do

të vendoset rezultati. Nëse rezultatin dëshirojmë ta vendosim në rreshtin e 12

të kolonës së njëjtë, në qelinë përkatëse e shënojmë formulën duke e shënuar

para saj simbolin e barazimit (=).

11

Page 13: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Gjatë shkruarjes së formulës kompjuteri i vendos në korniza me ngjyra të

ndryshme qelitë, vlerat e të cilave shfrytëzohen në formulë. Në këtë mënyrë

menjëherë në formulë vërehen gabimet eventuale. Pasi të përfundojë shkruarja

e formulës, me shtypjen në tastierë të tastit Enter, përkatësisht me largimin e

kursorit nga qelia ku shkruhet formula, ekzekutohet formula e shkruar dhe në

të paraqitet rezultati (141). Pasi në fushën ku është shënuar formula të paraqitet

rezultati, formula =D4+D5 edhe me tutje shihet në shiritin e formulës Formula

Bar, i cili gjendet menjëherë mbi shiritin e kolonave, kurse adresa e pozitës

aktuale të kursorit (D14) shihet në kornizën e emrit Name Box e cila gjendet në

anën e majtë të shiritit të formulës.

Shiriti i formulës

Adresa e pozitës

aktuale të kursorit

12

Page 14: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Nëse dëshirojmë që ta zbresim vlerën e parë të kolonës D (45) nga vlera e

fundit e kolonës në fjalë (130) dhe rezultatin ta vendosim në qelinë D14 (rreshti

i 14 në kolonën D), në fushën e kësaj qelie shkruajmë formulën në këtë formë:

=D10-D4. Pas përfundimit të shkruarjes së formulës nëse shtypet tasti Enter

në tastierë si rezultat do të fitohet numri 85 dhe në ekran do ta kemi pamjen e

dhënë si në figurë.

Nëse dëshirojmë që në qeli ta shohim formulën, në tastierë duhet të shtypet

tastin F2, ose në qeli me mi duhet të klikohet dy herë me tastin e majtë të miut.

Formulat mund të korrigjohen në qelitë ku janë shkruar formulat ose edhe të

shiriti i formulës Formula Bar pasi paraprakisht të jemi pozicionuar të qelia

përkatëse.13

Page 15: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Formulat mund të përmbajnë edhe operatorë të tjerë aritmetikorë nga grumbulli

i operatorëve që u përmendën më sipër. Nëse dëshirojmë që t’i mbledhim vlerat

e qelive D5,D8 dhe D10, dhe shumën e fituar ta shumëzojmë me 2, formulën

përkatëse në qelinë D16 e shkruajmë në këtë formë: =(D5+D8+D10)*2.

14

Page 16: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Për pjesëtimin e shumës në fjalë, formula përkatëse duhet të shënohet në ketë

formë: =(D5+D8+D10)/2.

Në shprehjet aritmetike mund të përdoret edhe operatori i fuqizimit ^, nëse

dëshirojmë ta caktojmë shumën e katrorit të vlerës së qelisë D6 dhe të kubit të

vlerës së qelisë D9, formula përkatëse e shkruar në qelinë C20 duhet të

shënohet në ketë formë: =D6^2+D9^3.

15

Page 17: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Në formulë mund të përfshihen edhe adresat e qelive, vlerat e të cilave janë

përfshirë në llogaritje me ndonjë shprehje tjetër. Në qelinë C22 mund ta

shkruajmë shprehjen në këtë formë: =D7-3*D4+2*D12.

16

Page 18: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

RADHA E EKZEKUTIMIT TË OPERATORËVE

Gjatë ekzekutimit të operacioneve që paraqiten në Excel brenda shprehjeve

aritmetike, radha e ekzekutimit të operatorëve të veçantë është:

1. ^

2. * /

3. + -

Duhet nënkuptuar se fuqizimi ka prioritet më të lartë (ekzekutohet së pari).

Shprehja: =B2+A1^2-C3+4*D2+6, ekzekutohet duke e llogaritur së pari vlerën

e fuqizimit (A1^2), pastaj vlerën e shumëzimit (4*D2). Më tutje llogaritja vazhdon

me mbledhjen e parë në të cilën merr pjesë edhe rezultati i fuqizimit, zbritja dhe

dy mbledhjet e fundit. Operacionet e rangut të njëjtë, siç janë në shprehjen e

mësipërme mbledhjet dhe zbritja, kryhen duke shkuar prej anës se majtë kah

ana e djathtë e shprehjes. Gjatë ekzekutimit të shprehjes: =A4+B2/D1^2-5, së

pari kryhet fuqizimi, pasi që ka prioritet me të madh, pastaj pjesëtimi dhe në

fund mbledhja dhe zbritja (sepse mbledhja paraqitet e para kur shkohet prej

anës së majtë kah ana e djathtë e shprehjes). Nëse në formula paraqiten

kllapat, gjatë ekzekutimit të tyre përparësi kanë pjesët e shënuara brenda

kllapave.

17

Page 19: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Shprehja në vijim: =3*(A1+B3)-B4^2, ekzekutohet duke e llogaritur fillimisht

vlerën e pjesës së shprehjes e cila është shënuar brenda kllapave (A1+B3)

pastaj, llogaritja vazhdon me fuqizimin (B4^2), shumëzimin dhe përfundon me

zbritjen. Nëse në shprehje paraqiten me shumë kllapa, edhe për kllapat vlen

radha e ekzekutimit duke shkuar prej anës së majtë të shprehjes. Nëse brenda

kllapave përfshihen shprehje të shënuara në kllapa, përparësi në ekzekutim

kanë kllapat e brendshme.

18

Page 20: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

PARAQITJA E TË GJITHA FORMULAVE

Në rastet kur nuk mund të zbulohen gabimet gjatë llogaritjeve të ndryshme, të

gjitha formulat e shfrytëzuara mund të paraqiten njëkohësisht në fletën

punuese. Për këtë qëllim duhet të klikohet opcioni Formulas në menynë

kryesore të dritares së Excel–it. Pas klikimit të opcionit Formulas në ekran

paraqitet shiriti me vegla të ndryshme, ndërsa për paraqitjen e të gjitha

formulave duhet të klikohet pulla Show Formulas. Pas klikimit të pullës Show

Formulas si rezultat të fleta punuese me shpenzimet mujore do të paraqiten të

gjitha formulat e shfrytëzuara dhe kompjuteri do t’i ndryshojë dimensionet e

kolonave në fletën punuese. Për ta eliminuar paraqitjen e të gjitha formulave

(për ti larguar formulat) në fletën punuese, në shiritin me vegla të opcionit

Formulas të menysë kryesore duhet të klikohet pulla Show Formulas.

19

Page 21: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

ADRESAT RELATIVE

Për të treguar si kopjohet qelia, vlera e së cilës llogaritet me një shprehje

aritmetike, e marrim shembull qelinë D12 të tabela e shpenzimeve, vlera e së

cilës llogaritet me shprehjen: =D4+D5+D6+D7+D8+D9+D10

Si rezultat në këtë qeli do të fitohet numri 363, i cili e paraqet shumën e vlerave

të shënuara në kolonën D. Nëse kopjohet formula duke e kopjuar përmbajtjen e

qelisë D12 dhe përcillet (bartet) në qelinë F12, me shtypje në tastierë të tastit

F2, do të shohim se formula e kopjuar merr formën:

=F4+F5+F6+F7+F8+F9+F10

20

Page 22: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Nëse qelitë adresat e të cilave paraqiten në formulën e re janë deklaruar si

fusha numerike, pasi që në kolonën F nuk ka asnjë vlerë (qelitë janë të pa

plotësuara), kompjuteri do ti merrë si zero (0) dhe rezultati i shumës së

llogaritur me shprehjen e re do të jetë 0. Por, nëse në qelitë e kolonës F ka vlera

numerike, të shkruara para kopjimit të formulës ose pas kopjimit të saj, në

qelinë F12 do të fitohet shuma e qelive të cilat përfshihen në shprehje. Nga kjo

që është paraqit me sipër shihet se të formula e kopjuar është ruajtur

ligjshmëria e llogaritjes, ashtu siç është zhvendosur formula e kopjuar në një

qeli të re për dy kolona, janë ndryshuar edhe adresat brenda saj. Meqë adresat

lidhen me pozitën e qelisë në të cilën formula kopjohet, ato paraqesin adresa

relative.21

Page 23: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

ADRESAT ABSOLUTE

Shpesh nevojitet që të ruhet e pandryshuar formula që kopjohet, përkatësisht

të mos ndryshohen adresat e qelive, vlerat e të cilave shfrytëzohen gjatë

llogaritjes, ose të ruhen adresat absolute të qelive. Për këtë qëllim adresat

duhet të shkruhen ashtu që para shkronjës së kolonës dhe numrit të rreshtit të

shënohet simboli i dollarit ($). Shprehja e paraqitur në qelinë D12 gjatë

mbledhjes së vlerave të kolonës D, të tabelës, shkruhet në këtë formë:

=$D$4+$D$5+$D$6+$D$7+$D$8+$D$9+$D$10.

22

Page 24: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Nëse kopjohet kjo shprehje (formula), duke e kopjuar përmbajtjen e qelisë D12

dhe kopja përcillet (bartet) në qelinë F12, ajo nuk do të ndryshoj, ky veprim

mund të shihet me shtypjen e tastit F2 në tastierë. Rezultati në të dy qelitë do të

jetë 363, sepse edhe të qelia F12 shuma llogaritet duke i shfrytëzuar vlerat në

qelitë e kolonës D. Simboli i dollarit ($) mund të shkruhet në formulë duke i

shfrytëzuar në tastierë kombinimet e tasteve Shift+4, numri 4 i cili përdorët në

kombinim me tastin Shift gjendet përfundi tasteve me funksione (tasti me

simbol të $). Simboli i dollarit ($) mund të shkruhet në formulë edhe duke e

shtypur në tastierë tastin F4 të tastet e funksioneve. Nëse shtypet tasti F4

simboli i dollarit do t’i shtohet vetëm një anëtari të formulës, anëtarit para të

cilit jemi të pozicionuar me kursor. Që simboli i $ të shtohet në të gjithë

anëtarët e formulës, formula duhet të selektohet duke e lëvizur miun me tast të

shtypur pastaj shtypet tasti F4 në tastierë.

23

Page 25: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

ADRESAT E PËRZIERA

Brenda një shprehje njëkohësisht mund të shfrytëzohen adresat absolute dhe

adresat relative, përkatësisht adresat e përziera, të cilat kryesisht përdorët në

praktikë. Në procesin llogaritës, disa të dhëna janë fikse, përkatësisht siç

thuhet konstante, të vendosura në qeli të caktuara (qelitë të cilat janë shënuar

me adresa absolute). Shprehja që u përdor me sipër në qelinë me adresë D12

mund të shkruhet në këtë formë:

=$D$4+D5+D6+$D$7+D8+$D$9+$D$10 dhe si rezultat fitohet vlera 363.

Pas kopjimit të shprehjes dhe bartjes së saj në qelinë me adresë F12, shprehja

e kopjuar do të duket si në vijim:=$D$4+F5+F6+$D$7+F8+$D$9+$D$1024

Page 26: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Pasi që 3 vlerat që merren prej kolonës F janë zero për shkak së qelitë janë të

paplotësuara (të zbrazëta), rezultati i shumës në ketë rast do të jetë 230, e jo

363 si në rastin paraprak, sepse shuma llogaritet duke i shfrytëzuar vetëm disa

vlera të kolonës D (D4,D7,D9 dhe D10).

KOPJIMI I FORMULAVE

Me kopjimin e përmbajtjeve të qelive, përveç vlerave numerike, kopjohen edhe

formulat e shkruara brenda tyre. Gjatë vendosjes së kopjeve në qelitë e reja,

adresat e qelive të cilat përfshihen në formula do të ndryshohen automatikisht.

Kjo ndodh tek adresat e zakonshme, të cilat njihen edhe si adresa relative.

Duke shfrytëzuar adresa absolute, përkatësisht një formë të veçantë të

shkruarjes së adresave, eliminohet mundësia e ndryshimit të tyre gjatë

kopjimit. 25

Page 27: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

FORMIMI I KOLONAVE ME VLERA TË LLOGARITURA

Të dhënat e shkruara në fletën punuese mund të shfrytëzohen për llogaritjen e

vlerave të reja në kolona të veçanta. Nëse dëshirojmë që të tabela e shpenzime

ve, në kolonën E, t’i llogarisim vlerat e dyfishta të qelive përkatëse të kolonës

D, gjatë llogaritjes duhet ti shfrytëzojmë shprehjet:

Në qelinë E4: =2*D4

Në qelinë E5: =2*D5

................................................

Në qelinë E10: =2*D10

Nëse kopjohet formula për llogaritjen e shumës, prej qelisë D12 në qelinë E12,

të cilën e kemi përmendur edhe më parë, përfundimisht do ta kemi pamjen si në

figurë.

Kur tabela ka më shumë të dhëna, formulat për llogaritje të vlerave të reja nuk

shkruhen përmes tastierës, por pasi të shkruhet njëra prej tyre të tjerat

kopjohen. Pasi të shkruhet formula =2*D4 në qelinë e parë E4 ajo kopjohet

(përmes shkurtesës Ctrl+C) dhe pastaj kopja përcillet (bartet) prej qelisë E5

deri të qelia E10 duke e selektuar hapësirën e qelive në fjalë.

26

Page 28: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Për selektim të qelive pas pozicionimit në qelinë E5 e mbajmë të shtypur tastin

Shift në tastierë pastaj me tastin me shigjetë për lëvizje poshtë ose kursor

lëvizim deri të qelia E10. Nëse pas selektimit shtypet tasti Enter tabelës do ti

shtohen automatikisht në qelitë e selektuara të kolonës E vlerat e dyfishuara të

kolonës D.

27

Page 29: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Përmes procedurës së përmendur më sipër, shprehja kopjohet edhe në qelitë

tjera të kolonës E. Në fund, si rezultat do të fitohet pamja e tabelës së dhënë në

fig. Praktikohet që vlerat e llogaritura të paraqiten me numër të njëjtë shifrash

pas pikës dhjetore. Nëse në shembullin e mësipërm dëshirojmë që vlerat e

llogaritura të kenë dy shifra pas pikës dhjetore, duhet t’i selektojmë qelitë në

fjalë dhe përmes procedurës së shpjeguar me parë e përcaktojmë numrin e

vendeve (shifrave) pas pikës dhjetore.

Ngjashëm veprohet edhe nëse vlerat e kolonës së re llogariten përmes çfarëdo

shprehje tjetër aritmetike. Nëse dëshirojmë që në kolonën e re ti kemi vlerat të

cilave u është shtuar tatimi prej 18%, shprehja përkatëse në qelinë e parë E4 do

të shkruhet në këtë formë: =D4*1.18.

28

Page 30: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Nëse i shtojmë edhe dy kolona të reja pastaj në kolonën F i rillogarisim vlerat

pa tatim, kurse në kolonën G ta veçojmë tatimin. Për këtë qëllim, në qelinë e

parë me vlera F4 të kolonës F e shkruajmë shprehjen në këtë formë: =E4/1.18.

29

Page 31: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Në qelinë e parë me vlera G4 të kolonës G për ta gjetur tatimin e shkruajmë

shprehjen në këtë formë: =E4-D4.

30

Page 32: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Pasi që në kolonën F vlerat do të jenë të njëjta me ato të kolonës D shprehja

për llogaritjen e tatimit mund të shkruhet edhe në këtë formë: =E4-F4.

Pas shtimit të kolonave të reja dhe shkruarjes së teksteve përkatëse, tabela do

ta ketë pamjen e dhënë si në fig.

31

Page 33: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

FUNKSIONET Në kuadër të programit Excel ekziston një numër i madh funksionesh të

gatshme, përmes së cilave kryhen llogaritje të ndryshme. Për paraqitjen e

funksioneve shfrytëzohen emrat përkatës dhe argumentet që shënohen brenda

kllapave.

LISTA E FUNKSIONEVELista e grupeve të caktuara të funksioneve, ose edhe e të gjitha funksioneve

paraqitet duke e klikuar pullën Insert Function (Shift+F3), e cila gjendet në

shiritin me vegla të opcionit Formulas të menysë kryesore. Pas klikimit të pullës

Insert Function në ekran hapet dritarja Insert Function me shumë funksione.

Korniza e tretë

Korniza e parë

Korniza e dytë

32

Page 34: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Në dritaren Insert Function gjenden 3 korniza. Korniza e parë mbi të cilën

figuron teksti Search for a function: përdoret për kërkim të funksioneve. Të kjo

kornizë duhet të shkruhet teksti për llojin e funksionit në gjuhën angleze ashtu

që kompjuteri të mund ta gjejë funksionin ose grupin e funksioneve që neve na

interesojnë. Korniza e dytë, para së cilës figuron teksti Or select a category:,

shfrytëzohet për zgjedhje (selektim) të kategorisë së funksioneve. Nëse

klikohet pulla që gjendet në fund të kësaj kornize, do të fitohet lista e

kategorive në të cilat janë të grupuara funksionet.

Këtu, mes të tjerash dallohen kategoritë e funksioneve: financiare, për punë me

datë dhe kohë, statistikore, tekstuale etj. Pas zgjedhjes së kategorisë së

funksioneve, lista e funksioneve përkatëse paraqitet në kornizën e tretë të

dritares Insert Function, mbi të cilën shkruan Select a function: .

33

Page 35: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Nëse në listën e kornizës së dytë zgjedhet opcioni All, atëherë në kornizën e

tretë do të paraqitet lista e të gjithë funksioneve, e cila është mjaft e madhe.

Pas pozicionimit në njërin prej funksioneve në kornizën e tretë, shpjegimet

plotësuese lidhur me përdorimin e tij mund të merren nëse klikohet mbi tekstin

Help on this function, i cili gjendet në anën e majtë në fund të dritares Insert

Function. Nëse jemi pozicionuar të funksioni SUM, do të paraqitet teksti

shpjegues për funksionin SUM.

Në anën e djathtë të dritares Excel Help shihet korniza përmes së cilës mund të

vazhdohet kërkimi për ndihmë. Kurse poshtë kësaj kornize janë dhënë

shpjegime të detajuara rreth mundësive të funksionit SUM dhe mënyrës së

shfrytëzimit të tij.

34

Page 36: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Shembuj të shfrytëzimit të funksioneve

Për njohuri elementare, do të shpjegohet shfrytëzimi i disa funksioneve. Në

pjesën vijuese, gjatë shpjegimit të procedurës së përdorimit të funksioneve të

ndryshme do të shfrytëzohet tabela me shpenzime mujore.

LLOGARITJA E SHUMËS

Funksioni i cili përdorët më shpesh në Excel është ai për llogaritjen e shumës

së vlerave numerike në një grumbull të caktuar qelish, qofshin ato rreshta,

kolona, ose edhe pjesë të caktuara të sipërfaqes punuese me vlera. Me parë u

shpjegua llogaritja e shumës së kolonës mbi të cilën figuron teksti Vlera, duke

e shfrytëzuar shprehjen: =D4+D5+D6+D7+D8+D9+D10.

35

Page 37: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Përmes kornizës me ngjyrë të kaltër që e vizaton kompjuteri, shihet qartë

kolona që është e përfshirë në shprehje për llogaritje të shumës. Funksioni

SUM mund të aktivizohet edhe nga dritarja Insert Function. Për aktivizimin e

dritares Insert Function duhet të klikohet pulla Insert Function e cila gjendet në

shiritin me vegla të opcionit Formulas të menysë kryesore. Pas klikimi të pullës

Insert Function në ekran hapet dritarja Insert Function me disa funksione

pastaj në ketë dritare të korniza e tretë zgjedhet funksioni SUM dhe klikohet

pulla OK.

Përmes funksionit SUM, shprehja në fjalë shkruhet me thjeshtë në këtë formë:

=SUM(D4:D10) gjë që në fletën punuese duket si në fig.

36

Page 38: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Në ekran paraqitet dritarja Function Arguments pastaj të korniza pas tekstit

Number 1 paraqiten referencat e qelive, nëse referencat e paraqitura nga

kompjuter përputhen me referencat e përfshira në llogaritje klikohet pulla OK.

Nëse referencat e paraqitne nga kompjuter nuk përputhen me referencat e

përfshira në llogaritje atëherë të korniza pas tekstit Number 1 shënohen

referencat e qelive të cilave dëshirojmë t'u referohemi për llogaritje pastaj

klikohet pulla OK.

Dritarja Function

ArgumentsDritarja Insert

Function

Number 1

Korniza e tretë

37

Page 39: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Nëse dëshirojmë që ta llogarisim shumën e vlerave në rreshtin e fundit të table

ës, shprehja përkatëse në qelinë D12 duhet të shkruhet në këtë formë:

=SUM(D10:G10) pastaj shprehja në fletën punuese do të duket si në fig.

38

Page 40: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Shuma mund të llogaritet edhe duke i mbledhur vlerat e qelive të cilat shtrihen

në dy ose në më shumë kolona. Nëse dëshirojmë t’i mbledhim vlerat në dy

kolonat e fundit dhe rezultatin ta vendosim në qelinë F14, funksioni shkruhet

në këtë formë: =SUM(F4:G10) pastaj shprehja në fletën punuese shihet ashtu

siç është dhënë në fig.

39

Page 41: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Ngjashëm mund të veprohet edhe gjatë llogaritjes së shumës në dy ose në më

shumë rreshta. Për llogaritjen e shumës së rreshtave 5, 6 dhe 7, funksioni në

fjalë duhet të shkruhet në këtë formë: =SUM(D5:G7).

40

Page 42: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Në llogaritjen e shumës mund të përfshihen edhe qelitë të cilat nuk janë afër

njëra tjetrës (fqinje). Përmes funksionit: =SUM(D4:D10,G4:G10) do të mblidh

en vlerat e qelive, të cilat gjenden në kolonën D dhe në kolonën G, e cila më

qartë shihet në fig.

41

Page 43: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Grupet e qelive që mblidhen mund të jenë të shpërndara në hapësirën e tabelës

me vlera. Përmes shprehjes: =SUM(D6:F8,E8:G10) do të llogaritet shuma e

qelive të shpërndara në hapësirën e fletës punuese, ashtu siç shihet në fig.

42

Page 44: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Shumës mund t’i bashkëngjiten edhe vlerat e qelive të veçanta, shprehja për

llogaritjen e vlerave të qelive të veçanta shkruhet në këtë mënyrë:

=SUM(D10,D4:F6,F7:G10) e cila në fletën punuese do të duket si në fig.

Gjatë llogaritjes së shumës mund të shfrytëzohet edhe pulla AutoSum

e cila gjendet në anën e djathtë të shiritit me vegla në opcionin Home të

menysë kryesore. Me klikimin e kësaj pulle kompjuteri do ta llogarisë shumën

në qelitë të cilat janë të selektuara.

43

Page 45: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

LLOGARITJA E PRODHIMIT

Përveç shumës, për një grumbull të zgjedhur të dhënash mund të llogaritet

edhe prodhimi duke e shfrytëzuar funksionin PRODUCT. Shkruarja dhe përdori

mi i këtij funksioni është plotësisht i njëjtë me përdorimin e funksionit SUM, të

cilin e shpjeguam me sipër. Nëse e marrim llogaritjen e prodhimit të qelive në

rreshtin e 7 të fletës punuese në të cilën gjendet tabela e shpenzimeve.

Shprehja përkatëse në qelinë D12 duhet të shkruhet në këtë formë:

=PRODUCT(D7:G7) pastaj shprehja në fletën punuese do të duket si në fig.

Si rezultat në qelinë D12 do të fitohet numri 116, i cili e paraqet prodhimin e

numrave në rreshtin në fjalë.

44

Page 46: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Mund të llogaritet edhe prodhimi i vlerave të cilat janë të shpërndara në pjesë të

ndryshme të fletës punuese. Nëse në qelinë D14 e shkruajmë shprehjen në këtë

formë: =PRODUCT(E8:G8,F5:G6) në llogaritje të prodhimit do të marrin pjesë

vlerat e qelive të cilat përfshihen në dy korniza me ngjyra të ndryshme që

shihen në fig. Ngjashëm si edhe gjatë llogaritjes së shumës, mund të shkruhen

shprehje të ndryshme për llogaritje të prodhimit. Por, rezultatet që fitohen nga

prodhimi mund të jenë numra shumë të mëdhenj.

45

Page 47: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

GJETJA E VLERËS MINIMALE DHE MAKSIMALE

Nga grumbulli i madh i funksioneve, të cilët shfrytëzohen në Excel. mund të

veçohen edhe funksionet për gjetjen e vlerës minimale (MIN) dhe të vlerës

maksimale (MAX).

• MIN

Funksioni MIN përdoret për gjetje të vlerës minimale (me të vogël) në

grumbullin e vlerave të qelive të zgjedhura. Për ta gjetur vlerën minimale mes

numrave në kolonën D, funksioni në fjalë duhet të shkruhet në këtë formë:

=MIN(D4:D10).

Nëse shikohen vlerat e kolonës në fjalë, si rezultat do të fitohet numri minimal 5.46

Page 48: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

• MAX

Përdorimi i këtij funksioni është i ngjashëm me përdorimin e funksionit MIN.

Por, siç shihet edhe nga emri, përmes tij gjendet anëtari më i madh në

grumbullin e numrave të zgjedhur. Nëse këtë funksion e zbatojmë në vlerat e

kolonës D të tabelës së shpenzimeve, funksioni në fjalë duhet të shkruhet në

këtë formë: =MAX(D4:D10) pastaj pas shtypjes së tastit Enter në tastierë si

rezultat do të fitohet numri 130, sepse ai është numri më i madh (maksimal) në

kolonën në fjalë.

47

Page 49: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

FUNKSIONET PËR PUNË ME TEKSTE

Gjatë punës praktike në Excel, rëndësi të veçantë kanë funksionet për punë me

tekste, disa nga të cilat do të shpjegohen në vijim.

• LEN

Përmes funksionit LEN gjendet gjatësia e tekstit të zgjedhur. Nëse e përdorim

kolonën C nga tabela e shpenzimeve, përmes shprehjes: =LEN(C4), do të

fitohet si rezultat numri 18, i cili e paraqet gjatësinë e tekstit të shkruar në

qelinë e zgjedhur, përkatësisht numrin e shkronjave në tekst.

48

Page 50: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

• LEFT

Funksioni LEFT përdoret për marrjen e pjesës fillestare të një teksti të zgjedhur.

Nëse në qelinë H4 e shkruajmë shprehjen në këtë formë: =LEFT(C4,5)

kompjuteri si rezultat në qelinë në fjalë do ta vendos tekstin Pages, i cili i

përmban 5 shkronjat e para të tekstit të shkruar në qelinë C4.

Nëse kjo shprehje kopjohet edhe në qelitë e tjera të kolonës H, rezultati që

fitohet do të duket si në fig.

49

Page 51: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

• RIGHT

Funksioni RIGHT është i ngjashëm më funksionin LEFT, por këtu prerja e tekst

it fillon nga fundi i tij. Nëse në qelinë H4 shkruhet shprehja në këtë formë:

=RIGHT(C4,5) si rezultat do të fitohet teksti fonit, i cili i paraqet 5 shkronjat e

fundit të tekstit të shkruar në qelinë C4.

Nëse kjo shprehje kopjohet edhe në qelitë e tjera të kolonës H, si rezultat në

këtë kolonë fitohen tekstet si në fig.

50

Page 52: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

• MID

Nëse dëshirojmë që nga brendia e një teksti ta marrim një numër të caktuar

shkronjash, mund ta përdorim funksionin MID. Nëse në qelinë H4 e shkruajmë

shprehjen në këtë formë: =MID(C4,11,5) si rezultat do të fitohet teksti elefo,

pasi që përmes shprehjes në fjalë merren 5 shkronja të tekstit që gjenden në

qelinë C4, duke filluar prej shkronjës së 11.

51

Page 53: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

• LOWER

Funksioni LOWER përdorët nëse dëshirojmë që teksti i zgjedhur të përmbajë

vetëm shkronja të vogla. Nëse në qelinë C14 e shkruajmë shprehjen në këtë

formë: =LOWER(C4) në këtë qeli do të përshkruhet teksti që është i shkruar

në qelinë C4, vetëm me shkronja të vogla.

Ngjashëm do të duken edhe tekstet e tjera pasi kjo shprehje të kopjohet në

qelitë nën të, ashtu siç është paraqitur në fig.

52

Page 54: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

• UPPER

Efekti i përdorimit të funksionit UPPER është i kundërt me efektin e përdorimin

e funksionit LOWER, përkatësisht përmes tij teksti paraqitet vetëm me shkronja

të mëdha. Nëse në qelinë C14 shkruhet shprehja në këtë formë: =UPPER(C4)dhe pastaj ajo kopjohet edhe në 7 qelitë tjera nën të, si rezultat do të

përshkruhen tekstet që janë të shkruara prej qelisë C4 deri në qelinë C10, ashtu

siç shihen në pjesën e nxirë në fig.

53

Page 55: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

FUNKSIONI PËR LLOGARITJE TË KUSHTËZUAR

Në praktikë, shpeshherë nevojitet që gjatë llogaritjes si rezultat të merret njëra

nga dy vlerat e mundshme. Për këtë qëllim shfrytëzohet funksioni IF, përmes së

cilit realizohet llogaritja e kushtëzuar. Në formë të përgjithshme, shprehja e

funksionit për llogaritje të kushtëzuar IF shkruhet në këtë formë:

=IF(k,a,b)

Kompjuteri, në qelinë ku është shkruar kjo shprehje do ta vendosë vlerën a,

nëse plotësohet kushti k, ndërsa nëse nuk plotësohet kushti k në këtë qeli

kompjuteri do ta vendosë vlerën b. Në shprehjen e kushtit k shfrytëzohen

simbolet vijuese:

me i vogël…………..………….<

barazi …………………………..=

më i madh……………………...>

me i vogël ose barazi………..<=

me i madh ose barazi………..>=

i ndryshëm…………………….<>

54

Page 56: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Nëse, në qelinë D14 të fleta punuese, ku gjendet tabela e shpenzimeve e

shkruajmë shprehjen në këtë formë: =IF(D12>370,D4,D7) ku pjesa e nxirë e

paraqet kushtin. Si rezultat në këtë qeli do të fitohet vlera 5, e cila merret prej

qelisë D7.

Kompjuteri, në këtë rast, vepron ashtu që së pari pyet a është plotësuar kushti

D12>370, përkatësisht a është vlera në qelinë D12 me e madhe se numri 370

pastaj, nëse ky kusht është plotësuar, në qelinë D14 e vendos vlerën e cila

gjendet në qelinë D4. Nëse kushti nuk është plotësuar (ashtu siç ndodh në këtë

rast), kompjuteri në qelinë në fjalë e vendos vlerën e qelisë D7.

55

Page 57: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Shprehjet që shfrytëzohen brenda funksionit IF mund të jenë të çfarëdoshme.

Funksioni për llogaritje të kushtëzuar IF mund të shkruhet edhe në ketë formë:

=IF((G12+F6)<=38,2*E8,D6+D7+G4) ku me simbolin <= duhet nënkuptuar

kushtin me i vogël ose barazi.

Nëse ky funksion është shkruar në qelinë D14, gjatë ekzekutimit të tij

kompjuteri në qelinë D14 do ta vendosë vlerën e llogaritur me shprehjen 2*E8,

nëse plotësohet kushti (G12+F6)<=38, ose vlerën e shumës D6+D7+G4, nëse

nuk plotësohet kushti në fjalë. Në bazë të vlerave të qelive, G12+F6 nuk është

me i vogël ose barazi me 38, rezultati që vendoset në qelinë D14 do të jetë

25.10, sepse llogaritet me shprehjen D6+D7+G4 (12+5+8.10=25.10).

56

Page 58: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

FUNKSIONET FINANCIARE

Funksionet financiare me të përdorura në Excel janë: RATE, NPER, PMT, PV, FV.

Funksioni RATE

Funksioni financiar RATE përdorët për ta gjetur përqindjen e këstit mujor nëse

e dimë: vlerën e kredisë, këstin mujor dhe kohëzgjatjen e kredisë. Funksioni

financiar RATE në mënyrë të përgjithshme shënohet në këtë formë:

=RATE(nper;pmt;pv;fv;type)

Shembull:

Kohëzgjatja e kredisë: 48 muaj

Kësti mujor: 250 €

Vlera e kredisë: 6.000 €

Zgjidhja: Përqindja e këstit mujor: 3.28%57

Page 59: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Funksioni NPER

Funksioni NPER përdorët për ta gjetur numrin e periodave për një investim

bazuar në pagesën me këste dhe kamatë konstante. Funksioni financiar NPER

në mënyrë të përgjithshme shënohet në këtë formë:

=NPER(rate;pmt;pv;fv;type)

58

Page 60: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Funksioni PMT

Funksioni financiar PMT përdorët për ta gjetur shumën e këstit mujor që duhet

paguar për kredi, në mënyrë të përgjithshme funksioni financiar PMT shënohet

në këtë formë =PMT(rate;nper;pv;fv;type)

rate - kamata për të cilën duhet paguar

nper - periudha

pv - vlera e totalit që është marrë

fv - vlera që duhet paguar me kesh

type - mund të jetë 0 ose 1.

59

Page 61: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Funksioni PV

Funksioni financiar PV përdorët për ta gjetur shumën e kredisë nëse e dimë

këstin e kredisë, kohëzgjatjen dhe interesin. Funksioni financiar PV në mënyrë

të përgjithshme shënohet në këtë formë: =PV(rate;nper;pmt;fv;type)

Shembull:

Kamata vjetore: 8%

Kohëzgjatja e kredisë: 24 muaj

Kësti mujor: 184.70 €

Zgjidhja: Shuma e kredisë: 4083.82 €

60

Page 62: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

Funksioni FV

Funksioni financiar FV përdorët për ta gjetur shumën e afatizuar të parave pas

një periudhe të caktuar kohore. Funksioni financiar FV në mënyrë të

përgjithshme shënohet në këtë formë: =FV(rate;nper;pmt;pv;type)

Shembull:

Kamata mujore: 0,60%

Perioda: 24 muaj

Pagesa (fikse për çdo muaj): 220 €

Shuma e investuar: 3000 €

Pagesa që duhet të kryhet në fund të çdo periode: 1

Zgjidhja: Shuma e parave të afatizuara: 9157.99 €61

Page 63: LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK ... · LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA ... Formati Currency mund

LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 10 l Profesori : Gëzim BERISHA

SHTOJCË

Funksioni SUMIF

Funksioni SUMIF përdorët për ta gjetur shumën aritmetike të qelive, të cilat e

plotësojnë kushtin e dhënë. Ky funksion shkruhet në këtë formë:

=SUMIF(A1:A6;">8")

Funksioni COUNTIF

Funksioni COUNTIF përdorët për numërimin e qelive vlerat numerike të te cilave e

plotësojnë kriterin e caktuar. Ky funksion shkruhet në këtë formë:

=COUNTIF(A4:A10;">12")

Referencat e qelive

Kushti i dhënë

Referencat e qelive

Kushti i dhënë

=SUMIF(A1:A6;">8")

A3=11,A5=12,A6=10

=11+12+10

=33

=COUNTIF(A4:A10;">12")

A5=13, A7=16, A8=18, A9=24

=1+1+1+1

=4

62