4
1 LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË SHQPËRISË Zotit EDI RAMA Tiranë Zoti Kryeministër, Fillimisht e ndjejmë për detyrë, që me anën e kësaj Letre të Hapur, t’ju Urojmë Juve dhe kabinetit Tuaj ministror, suksese në realizimin e programit të Rilindjes së Shqipërisë Demokratike. Me këtë rast, duke u njohur me objektivat kryesore të punës, si bij dhe intelektualë të Krahinës Himarës, dëshirojmë t’Ju tërheqim vëmëndjen, për zgjidhjen sipas dispozitave Kushtetuese, të dy problemeve, nga më Kryesoret, të këtij Komuniteti patriotik dhe atdhedashës: Së pari, për problemin e pronës dhe kthimin e saj tek i zotim sipas kriterit kushtetues të trashëgimnisë dhe disponimit të tokës nga pronarët himariotë në vitet 1945-1946, para kryerjes së Reformës Agrare, nga pushteti i asaj kohe. (Në një shoqëri me të vërtetë demokratike, për të cilën jeni angazhuar, që të funksionojë edhe në Shqipëri, prona është parametri me i rendësishëm dhe më karakteristik, ose me fjalë të tjera, është alfa dhe omega e të drejtave themelore të njeriut. Për kushtet historike dhe topogjeografike të Bregdetit Jonian, nga Orikumi e deri në Ksamil, toka në tërësinë e saj nuk është dhuratë e natyrës, siç kanë patur fatin ta kenë shumë krahina tjera Shqipërisë. Në të kundërtën, ajo është fituar si rezultat i një pune kolosale dhe investimit të një kapitali të madh financiar, për të shndërruar shkëmbinjtë dhe gërxhet e zonës tokë bujqësore. Taracat, që si margaritarë zbukurojnë Zonën tonë, nga Palasa në Nivicë, e më tej, janë krijuar duke thyer e shkulur gurët dhe shkurret, duke ndertuar ledhe e duke mbushur vendin me dhe, të transportuar me krahë, nga larg, ashtu siç punuan skllevërit në Egjyptin e lashtë për ndërtimin e piramidave. Për të përfituar një dynym tokë bujqësore, ose , banorëve të Zonës u është dashur të thyejnë 300- gurë, sasi kjo e mjaftueshme për ndërtimin e një shtëpije me sipërfaqe rreth . Në vend shtëpise, bregdetasit preferuan ndërtojnë ledhet dhe muret mbajtëse të taracave, që, në disa raste, kalojnë lartësinë 2-3 ml, për të përfituar një parcelë toke bujqësore me gjërësi, shpesh herë, jo më shume se 3 ml, e domosdoshme për mbijetesë dhe për të mbajtur frymën gjallë. Historikisht, në Bregdet, tokat bujqësore kanë qënë pronë e familjeve himariote, pronë e institucioneve fetare (kishës) ndërsa mushat, kullotat dhe shkurret kanë qënë pronë e përbashkët e fshatit. Bregdeti, edhe në kohën e sundimit Osman, nuk njojti çifliqe dhe nuk kishte bejlerë dhe agallarë, ashtu sikurse shteti asnjëherë nuk ka patur prona të veta. Vetëm në sistemin mono-partijak, me Kushtetutën e vitit 1976, toka, edhe në Bregdetin Jonian, u shndërrua në pronë shtetërore. Me kalimin nga sistemi mono-partiak në atë pluralist, kjo Kushtetutë, me të drejtë, u abrogua, çka do të thotë se automatikisht u abroguan Shqiptarja.com

Letër e hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Letër e hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama

Citation preview

Page 1: Letër e hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama

1

LETËR E HAPUR

KRYEMINISTRIT TË SHQPËRISËZotit EDI RAMA

T i r a n ë

Zoti Kryeministër,Fillimisht e ndjejmë për detyrë, që me anën e kësaj Letre të Hapur,

t’ju Urojmë Juve dhe kabinetit Tuaj ministror, suksese në realizimin eprogramit të Rilindjes së Shqipërisë Demokratike. Me këtë rast, duke unjohur me objektivat kryesore të punës, si bij dhe intelektualë tëKrahinës së Himarës, dëshirojmë t’Ju tërheqim vëmëndjen, përzgjidhjen sipas dispozitave Kushtetuese, të dy problemeve, nga mëKryesoret, të këtij Komuniteti patriotik dhe atdhedashës:

Së pari, për problemin e pronës dhe kthimin e saj tek i zotim sipaskriterit kushtetues të trashëgimnisë dhe disponimit të tokës ngapronarët himariotë në vitet 1945-1946, para kryerjes së ReformësAgrare, nga pushteti i asaj kohe. (Në një shoqëri me të vërtetëdemokratike, për të cilën jeni angazhuar, që të funksionojë edhe nëShqipëri, prona është parametri me i rendësishëm dhe më karakteristik,ose me fjalë të tjera, është alfa dhe omega e të drejtave themelore tënjeriut.Për kushtet historike dhe topogjeografike të Bregdetit Jonian, nga

Orikumi e deri në Ksamil, toka në tërësinë e saj nuk është dhuratë enatyrës, siç kanë patur fatin ta kenë shumë krahina të tjera tëShqipërisë. Në të kundërtën, ajo është fituar si rezultat i një punekolosale dhe investimit të një kapitali të madh financiar, për tëshndërruar shkëmbinjtë dhe gërxhet e zonës në tokë bujqësore.Taracat, që si margaritarë zbukurojnë Zonën tonë, nga Palasa nëNivicë, e më tej, janë krijuar duke thyer e shkulur gurët dhe shkurret,duke ndertuar ledhe e duke mbushur vendin me dhe, të transportuar mekrahë, nga larg, ashtu siç punuan skllevërit në Egjyptin e lashtë përndërtimin e piramidave. Për të përfituar një dynym tokë bujqësore, ose, banorëve të Zonës u është dashur të thyejnë 300- gurë, sasi kjo emjaftueshme për ndërtimin e një shtëpije me sipërfaqe rreth . Në vendtë shtëpise, bregdetasit preferuan të ndërtojnë ledhet dhe muretmbajtëse të taracave, që, në disa raste, kalojnë lartësinë 2-3 ml, për tëpërfituar një parcelë toke bujqësore me gjërësi, shpesh herë, jo mëshume se 3 ml, e domosdoshme për mbijetesë dhe për të mbajturfrymën gjallë.

Historikisht, në Bregdet, tokat bujqësore kanë qënë pronë efamiljeve himariote, pronë e institucioneve fetare (kishës) ndërsamushat, kullotat dhe shkurret kanë qënë pronë e përbashkët e fshatit.Bregdeti, edhe në kohën e sundimit Osman, nuk njojti çifliqe dhe nukkishte bejlerë dhe agallarë, ashtu sikurse shteti asnjëherë nuk ka paturprona të veta. Vetëm në sistemin mono-partijak, me Kushtetutën e vitit1976, toka, edhe në Bregdetin Jonian, u shndërrua në pronë shtetërore.Me kalimin nga sistemi mono-partiak në atë pluralist, kjo Kushtetutë,me të drejtë, u abrogua, çka do të thotë se automatikisht u abroguan

Shqiptarja.com

Page 2: Letër e hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama

2

edhe dispozitat dhe normat e tjera legjislative ose ekzekutive, që ishpallnin tokat bujqësore pronë të shtetit. Prandaj, janë absurde dhe pabaza veprimet e politikanëve dhe të qeverive para 23 qershorit, që, përtë fshehur vjedhjet në mes të ditës të pronave në Bregdet, u referohenKushtetutës së vitit 1976 dhe, në ndonjë rast tjetër, urdhëresës të 29nëntorit 1944 të Qeverisë së Enver Hoxhës, që shtetëzonte gjithëkullotat, livadhet dhe pyjet, për nevojat e ushtrisë kombëtare dhe tërindërtimit të vendit.Për tokat, që dispononin familjet himariote dhe të mbarë Bregdetit

Jonian, deri në krijimin gjoja vullnetar të kooperativave bujqësare tëtipit leninist të artelit bujqësor, fshatarët i jepnin shtetit, në mënyrë tëdetyruar, pjesën më të madhe të prodhimeve te tyre,si: ullinj, agrume,drithra, mish, lesh, vezë, etj. Në të njëjtën kohë, ata paguanin, nëpërputhje me politikën fiskale të kohës, tatimin financiar përekonomitë bujqësore, që shpesh kapte shifra marrëmëndëse . Vetëmnjë pjesë e vogël e të ardhurave dhe e prodhimeve të përfituara ngapuna e mundimëshme, investuar në tokat bujqësore, mbetej për nevojatfamiljare të banorëve të Krahinës.Në këtë pamje, përfitimi i tokës bujqësore në Bregdet është një rast

unikal në Shqipëri dhe ndoshta edhe në shtete të tjera. Si i tillë, nëkushtet e Demokracisë së vërtetë, toka duhej të ishte trajtuar ndryshenga pjesa tjetër e vendit dhe jo siç vepruan Qeveritë e para 23Qershorit 2013. Në shpërndarjen e tokës në Bregdet në vend tëaplikimit mekanikisht të Ligjit famkeq komunist 7501, më epërshtatëshme dhe e justifikueshme ekonomikisht, juridikisht dhe nëaspektin historik, do të ishte aplikimi i ligjës për kthimin e ndërtesavetë banimit dhe të trojeve pronarëve të vërtetë. Nga ana tjetër, ndarja etokës vetëm për familjet që ishin anëtarë në kooperativat bujqësore tëKrahinës, u mohoi të drejtën e pronësisë shumë familjeve dhebanorëve të tjerë të Bregdetit Jonian, që për arësye pune e shërbimipunonin jashtë Krahinës dhe në muajin prill 1991 nuk figuronin nëgjëndjen civile në Himarë ose në Komunat përkatëse të Bregdetit.Aplikimi i ligjit 7501, edhe në Bregdet, në asnjë rast nuk mund të jetëveprim demokratik. Ajo është një praktikë thellësisht komuniste, gjojasi demokratike, e fshehur nën petkun e mos krijimit të problemevesociale, të cilat në fakt u shfaqën edhe më të ashpra në Krahinën tonë,si rrjedhojë e zbatimit të këtij ligji famkeq.

Si përfundim, praktika e ndjekur në Bregdetin Jonian, përshpërndarjen e pronave, jo vetëm që nuk e zgjidhi problemin e kthimittë tokës pronarit, por e ngatërroi edhe më tepër atë, solli pasojanegative, si në aspektin e mirëmbajtjes e të kultivimit të tokavebujqësore, në aspektin e biodiversitetit por edhe në atë social ekomunitar. Mbi të gjitha, kjo favorizoi mafien, e cila, e veshur mepushtet dhe me ndihmën e tij, i hapi rrugë korrupsionit, abuzimit dhemashtrimit, krijimit të pronarëve të rinj, që nuk kishin të bënin aspakme tokën dhe, në ndonjë rast nuk dinin as shtrirjen topo-gjeografike tësaj.

Në furtunën e papërmbajtur, për të marrë toka në Bregdet, uturrën me të madhe, siç i turret bisha gjahut të vet, në radhë të parë

Shqiptarja.com

Page 3: Letër e hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama

3

politikanët dhe klanet e tyre, në nivel vendor e qëndror, duke mosngelur jashtë kësaj gare edhe disa organizma ndërkombëtare. I tillëështë rasti i Bankës Botërore dhe i organizmave të tjerandërkombëtare, të lidhura me shumë fije me pushtetarët qëndrorë oselokalë. Ata, me të ashtuqujturat projektet e tyre, për menaxhimin etokave dhe për ngritjen e fshatrave turistike etj, siç është rasti i Jalitdhe i Kakomesë, me arsyetimin se tokat ne Bregdet janë pronë eshtetit, u turrën sikur ato të ishin mall pa zot dhe shpallën vetenpronarë të ligjshëm.E gjithë kjo praktikë, e zbatuar në këta 23 vjet, zhgënjeu shpresat e

pronarëve të vërtetë himariotë, për marrjen e tokës së krijuar me munde djersë nga paraardhësit e tyre. Si rrjedhojë e kësaj, sot asnjë himariotnuk disponon titujt e pronësisë, nuk ka të hipotekuar pronat, në njëkohë kur mjaft të tjerë, johimariotë, të mbështetur e të përkrahur ngaaparati shtetëror, qëndror dhe ai lokal, kanë bërë hipotekimin dhembajnë titujt e pronësisë, si kur të ishin pronarë e trashëgimtarë tëligjshëm!

Kjo është një praktikë thellësisht antidemokratike dhe që neve, nëforma të ndryshme, si: takime, biseda, konferenca shkencore, etj, ikemi denoncuar dhe dënuar. Ajo, që ka ndodhur, nuk është gjë tjetërveçse shprehje adekuate e zbatimit të porosive të Katovicës, që, me njëmijë mënyra, sorollatin pronarët e vërtetë të tokave në Bregdet, ndërsapinjollët e hierarkisë shtetërore e partiake të monizmit, të shndërruar nëkapitalistë, u bënë zotëruesit e një pjese të mirë të tokave bujqësore tëhimariotëve autoktonë.

Duke Ju ribërë të njohur gjithë këtë praktikë, himariotët dhe gjithëbanorët e Bregdetit Jonian, shprehin besimin se mazhoranca qeveritaree kryesuar nga Ju, i nderuar z. Kryeministër, ashtu siç keni deklaruaredhe gjatë fushatës elektorale, do ta trajtojë këtë problem jetik, mepërparësinë dhe vëmëndjen që meriton dhe axhenta e Juaj do tëpërmbajë me siguri zgjidhjen përfundimtare, sipas parimit kushtetuestë trashëgimnisë së pronave në Krahinën tonë, duke realizuarRilindjen e vërtetë, të shumëpritur nga çdo banor i Komunitetit tonë.Dhe, për këtë, ne kemi besim të padiskutueshëm tek Ju, Qeveria që judrejtoni dhe tek Programi i Juaj!

Së dyti, për problemin e statusit të Himarës dhe trajtimin e tij nëkuadrin e riorganizimit administrativ të Shqipërisë.

Historikisht Himara ka patur një status të veçantë. Në kohën esundimit Osman ai shprehej në Venomet himariote, të fituara me gjak esakrifica e të nënshkruara me fermanë nga Sulltanët, që sipasstudjuesve dhe historianëve shqiptarë e të huaj, i jipnin krahinësstatusin e veçantë, analog me atë të një Republike. Me organizimindhe funksionimin e shtetit shqiptar, pas Kongresit të Lushnjës, qeveriae kryesuar nga Sulejman Bej Delvina, autorizoi Deputetin e Vlorës dheMinistër i kabinetit të tij, Spiro Gogo Kolekën (i pari), të hynte nëkontakt me Parinë Himariote. Si rezultat, u nënshkrua marrëveshja eQershorit 1921, që i njihte Himarës një status të veçantë. Më vonë,Himara u riorganizua si Nën Prefekturë, status të cilin e mbajti në vitete Monarkisë të Zogut të I-rë, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore

Shqiptarja.com

Page 4: Letër e hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama

4

dhe në vitet e para të sistemit komunist. Aktualisht, Krahina e Himarësështë Bashki, që përfshin teritorin e 7 fshatrave, nga Palasa deri nëQeparo, me qëndër në qytetin Himarë.

Në kuadrin e riorganizimit administrativ të Shqipërisë, të cilën eka në axhentë Qeveria e drejtuar prej Jush, kërkojmë të rishikohetstatusi administrativ i Himarës duke e shpallur Nën Prefekturë oseRreth, që përveç teritoreve të sotme, nga Palasa deri në Qeparo, tëpërfshijë edhe fshatrat e Komunës së Lukovës, që njihet si Bregdeti iPoshtëm. Përfshirja e fshatrave Borsh-Nivicë në Nën Prefekturën oseRrethin e Himarës, do t’i japë një gjallëri më të madhe zhvillimitsocio-ekonomik të Zonës, do të afrojë më shumë pushtetin lokal mekomunitetin, do të lehtësojë kryerjen e një sërë detyrash afër tij dhe dot’i shërbejë funksionimit më të mirë të pushtetit të decentralizuar.Ndërkohë, ky bashkim dhe riorganizim, mban parasysh dhe i përgjigjetmë së miri vetëdijes historike, zakonore, të traditës, identitetit , besimitetj, të komunitetit , sepse janë fshatra që, në aspektin historik, kanëpërbërë bërthamën kryesore të Krahinës së Himarës edhe në kohën esundimit Osman.

Edhe për këtë çështje po kaq të rëndësishme, për banorët eBregdetit Jonian, ne shprehim besimin e plotë tek Ju, Z. Kryeministër,tek Kabineti, që Ju drejtoni, dhe në drejtësinë e Programit TuajQeveritar.

Duke përfunduar, pranoni, i nderuar Z. Kryeministër, konsideratattona më të larta, nga neve, dy bij te Himarës.

Me respekt e nderime

Prof. Dr. Priamo BOLLANOTiranë,më 09.11.2013 Prof. Asoc.Dr. Jorgji HANXHARI

Shqiptarja.com