10
Letër Informative Redaksia Kryeredaktore Zana Buçinca Redaktore Buena Aziri Anëtarë të redaksisë Dina Spahiu Arian Dobërçani Donika Kryeziu Plarenta Deshishku Vesa Reçica Vesa Hoxha Abetare Kabashi Dion Krapi Diona Halili Luneta Sahiti Jon Latifi Artmir Azizi Nr. 3 Prill 2010 Dyvjetori i Pavarësisë së Kosovës Për dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nxënësit e shkollës Mileniumi i Tretë përgatitën pika të ndryshme artistike për të nderuar këtë ditë madhështore. Më mirë se me vallëzim nuk mund të fillohej festa. Nxënësit e klasave të ulëta, me një kolazh vallëzimi të përgatitur nga mësimdhënësja Valdrina Ademaj nisën festën. Me germëzimin e shkronjave fillon të mësohet gjithçka. Nxënësi i klasës së parë Erion Stanovci pasi ka kuptuar rëndësinë e shkronjave, ai i quajti ato, të arta. Shkronjat e arta i shërbyen edhe En Abdullahut që të recitonte poezinë për nder të pavarësisë. Pikërisht me poezitë Shkronjat e arta dhe Një ëndërr e zjarrtë Erioni dhe Eni i dhanë vrull festës. Instrumentistët e vegjël janë pjesë e pandashme e programeve tona shkollore. Për të dëshmuar shkathtësitë e tyre në instrumentet e tyre të dashura, ata shfaqin pikë të ndryshme të zgjedhura nga repertori i tyre. Kësaj here në piano u prezantuan Fiona Aliu e më pas nxënësja Elena Abazi. Tingujt e pianos i vazhdoi kitara e Rron Aliut me një serenatë. Kurorëzimin e sukseseve të tyre në korin e shkollës në udhëheqjen e arsimtares Yllnora Limani Gashi e prezantuan pjesëmarrësit e korit me dy pika korale: Vemi o vemi dhe Doli Liza. Ata edhe pse janë fëmijë e ndjejnë se i kanë borxh Kosovës të recitojnë për ditën e Pavarësisë së Kosovës. Cikli i ultë prezantoi recitalin, të titulluar: Ty Kosovë. Vargjet e tyre të recituara bukur i përcolli me tingujt e bukur të mbretëreshës së instrumenteve, Desantila Muriqi. Një këngëtare e vogël, por me shpirt të madh artisti u prezantua për herë të parë. Daorsa Ibrahimajn e shoqëroi zëri i mrekullueshëm i Diellza Dobroshit, e cila e mishëruar në duet vazhdoi me zërin tjetër të veçantë të Mjellma Istrefit.

letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

  • Upload
    others

  • View
    12

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

Letër Informative

Redaksia

KryeredaktoreZana Buçinca

RedaktoreBuena Aziri

Anëtarë të redaksisëDina SpahiuArian DobërçaniDonika KryeziuPlarenta DeshishkuVesa ReçicaVesa HoxhaAbetare KabashiDion KrapiDiona HaliliLuneta SahitiJon LatifiArtmir Azizi

Nr. 3 Prill 2010

Dyvjetori i Pavarësisë së Kosovës

Për dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nxënësit e shkollës Mileniumi i Tretë përgatitën pika të ndryshme artistike për të nderuar këtë ditë madhështore. Më mirë se me vallëzim nuk mund të fillohej festa. Nxënësit e klasave të ulëta, me një kolazh vallëzimi të përgatitur nga mësimdhënësja Valdrina Ademaj nisën festën. Me germëzimin e shkronjave fillon të mësohet gjithçka. Nxënësi i klasës së parë Erion Stanovci pasi ka kuptuar rëndësinë e shkronjave, ai i quajti ato, të arta. Shkronjat e arta i shërbyen edhe En Abdullahut që të recitonte poezinë për nder të pavarësisë.Pikërisht me poezitë Shkronjat e arta dhe Një ëndërr e zjarrtë Erioni dhe Eni i dhanë vrull festës.

Instrumentistët e vegjël janë pjesë e pandashme e programeve tona shkollore. Për të dëshmuar shkathtësitë e tyre në instrumentet e tyre të dashura, ata shfaqin pikë të ndryshme të zgjedhura nga repertori i tyre. Kësaj here në piano u prezantuan Fiona Aliu e më pas nxënësja Elena Abazi. Tingujt e pianos i vazhdoi kitara e Rron Aliut me një serenatë.

Kurorëzimin e sukseseve të tyre në korin e shkollës në udhëheqjen e arsimtares Yllnora Limani Gashi e prezantuan pjesëmarrësit e korit me dy pika korale: Vemi o vemi dhe Doli Liza. Ata edhe pse janë fëmijë e ndjejnë se i kanë borxh Kosovës të recitojnë për ditën e Pavarësisë së Kosovës. Cikli i ultë prezantoi recitalin, të titulluar: Ty Kosovë. Vargjet e tyre të recituara bukur i përcolli me tingujt e bukur të mbretëreshës së instrumenteve, Desantila Muriqi.

Një këngëtare e vogël, por me shpirt të madh artisti u prezantua për herë të parë. Daorsa Ibrahimajn e shoqëroi zëri i mrekullueshëm i Diellza Dobroshit, e cila e mishëruar në duet vazhdoi me zërin tjetër të veçantë të Mjellma Istrefit.

Page 2: letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

2

Letër Informative Nr. 3 Prill 2010

Për të qenë i suksesshëm duhet të kesh një model. Një këngëtar i vogël ka idol një këngëtar të famshëm, një poet i vogël ka idol një poet të famshëm. Muzika e bukur dhe ritmike zgjon dëshirën e nxënësve për të kënduar dhe vallëzuar bukur. Vajzat e shkollës tonë në udhëheqjen e arsimtarit të Edukatës Fizike, Driton Mamaj, krijuan një atmosferë të vërtetë festive. Ndërsa modelin e një këngëtari të famshëm dhe një valltari të veçantë me tingujt e Pop Yllit, Michael Jeckson e solli Gem Abdullahu.

Festuam me Valsin e Pavarësisë. Këtë na mundësuan arsimtarët e Edukatës Fizike, të përkushtuar në punën e tyre, Edona Cami dhe Driton Mamaj. Festimin më të mirë që mund ta bënim për dyvjetorin e Pavarësinë së Kosovës ishin finalistët e Valsit të Pavarësisë. Pas kualifikimit, çiftet fituese na kënaqen me vallëzimin e tyre.

Të gjithë të pranishmit i falënderuam për pjesëmarrje, ua uruam ditën më të bukur, ditën më madhështore, ditën e së ardhmes tonë të ndritur, Ditën e Pavarësisë.

Valsi i Pavarësisë

Festa për shënimin e dyvjetorit të Pavarësisë nuk mbaroi vetëm me programin për nder të kësaj dite, por ajo u kurorëzua me valsin tradicional, Valsin e Pavarësisë. Pas ushtrimeve të vazhdueshme në orët e Edukatës Fizike, u zgjodhën çiftet më të mira nga klasat. Në një atmosferë vërtetë të bukur, të shoqëruar me këngën e interpretuar bukur për valsin nga Aleksandër Gjoka, nxënësit performuan me elegancë, duke u përpjekur që sa më shumë të dalë në pah, para jurisë vallëzimi i tyre, njëri më i mirë se sa tjetri. Në fund u zgjodhën çiftet më të mira nga çdo gjeneratë, të cilët u vlerësuan me mirënjohje.Ata u kënaqën, vallëzuan bukur, festuan festën e Pavarësisë, por edhe u shpërblyen.E meritonin!

Page 3: letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

3

Letër Informative Nr. 3 Prill 2010

Klubi i Shahut

Për të zhvilluar logjikën dhe të menduarit e thellë, Klubi i Shahut, me 12 anëtarët dhe mësimdhënësen Merita Berisha, kujdeset që gjatë dy orëve të studimit të së premtes të zhvillohen gara në shah, në kohën kur nxënësit gumëzhijnë në klubet e tyre. Në Klubin e Shahut përpos lojërave miqësore të zakonshme u zhvillua edhe turniri i garave në mes të anëtarëve të klubit. Garat ishin interesante dhe në fund nxënësit fitues u shpërblyen.Tri vendet e para si shpërblim nga shkolla morën nga një shah me vlera (madhësi) të ndryshme.Nxënësit qe zunë tri vendet e para ishin:

1. Jon Ilazi – vendi i parë2. Blend Halili – vendi i dytë3. Gent Thaçi – vendi i tretë

Anëtarët e klubit ftojnë të jenë pjesëmarrës në lojëra miqësore edhe nxënës tjerë mysafirë nga klubet tjera dhe arsimtarë, të cilët janë admirues të lojës së shahut.

Vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Nxënësit e klasave të dyta u ndjenë të ngazëllyer kur u afruan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.Me angazhimin e z. Remzie Hoxhaj, më datë 2 shkurt, 2010 nxënësit u mirëpritën nga punonjësit e aeroportit, ndërkaq shumë falënderues ishin nxënësit për mikpritësen e vendfluturimeve në botë, e cila me shumë mirësjellje dhe afërsi nuk përtoi të jepte informacione të përgjithshme për rrjedhën e punëve në aeroport. Ajo me butësi dhe dashamirësi u përgjigj në pyetjet e shumta të nxënësve.Fëmijët u informuan me punët që kryhen në sallën e pritjes së aeroportit si dhe në sallën e kontrollit të fluturimeve.Në fund nxënësit e shkollës u qerasën me nga një lëng nga drejtori i përgjithshëm i Aeroportit të Prishtinës, z.Agron Mustafa.

Page 4: letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

4

Letër Informative Nr. 3 Prill 2010

Turneu i pingpongut

Përveç turneve në futboll dhe basketboll, që organizohen gjatë çdo viti nga arsimtarët e Edukatës fizike dhe sportive, kësaj here arsimtarja Edona Cami ka organizuar turnirin e pingpongut. Qëllimi i zhvillimit të turneut të pingpongut ishte zhvillimi i lojës sipas rregullave, krijimi i shkathtësive, korrektësia në lojë, si dhe shpërblimi i më të mirëve. Në këtë turne morën pjesë klasat e pesta dhe të gjashta. Finalistët e këtij turneu janë seleksionuar gjatë zhvillimit të orës mësimore në lëndën e Edukatës fizike dhe sportive, ku janë përzgjedhur nga secila klase nga një finalist. Ndryshimet që ka pasur ky turne nga ai i kaluari janë të dukshme. Lëvizjet teknike dhe taktike kanë qenë më të perfeksionuara nga viti i kaluar. Përgjegjësia e lojës ka kaluar te tre nxënës të shkollës sonë, të cilët kanë referuar me korrektësi. Ata nxënës janë të dalluar si nxënës shembullorë, të cilët janë: Rron Haliti – VI-1, Levik Rashiti – VI-2 dhe Rron Lluka – VI-3. Gjatë lojës, pjesëmarrës ishin nxënësit e klasave të cilit e kishin përfaqësuesin e tyre në lojë dhe të cilin e duartrokisnin për çdo pikë të fituar.

Fituesit e medaljes së artë, nga klasat e pesta, në kategorinë e meshkujve është Shpëtim Ibrani – V-2, ndërsa në atë të femrave është Gentiana Hoxha – V-3. Nga klasat e gjashta, në kategorinë e meshkujve është Gem Abdullahu – VI-2, kurse në atë të femrave fitoi Tina Bajrami – VI-3. Arsimtarja, Edona Cami thotë se duke pasur parasysh periudhën në të cilën nxënësit kanë pasur mundësi të ushtrojnë, ata kanë treguar interes, kurse sa i përket aftësive motorike nuk ka pasur zhvillim të kënaqshëm në përgjithësi, por shpreson që në të ardhmen do të punohet më shumë në këtë drejtim.

Page 5: letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

5

Letër Informative Nr. 3 Prill 2010

Java e Gjuhës shqipe

“Kush jam unë? Një zog parajse? Ndonjëherë ndihem e ëmbël si një akullore në dorën e një fëmije të varfër. E ndonjëherë ndihem si një copë paraje e pavlerë në dorën e një egoisti të pasur”, janë këto pak fjalë të bukura, që krijuesit letrarë, i kanë shprehur në esetë apo poezitë gjatë Javës së Gjuhës shqipe.

Projekti Java e Gjuhës, organizuar nga arsimtarët e Gjuhës shqipe, është mbajtur nga data 1-3 mars 2010. Nxënësit gjatë gjithë javës kanë punuar, duke u veçuar për rezultate të larta, duke i bërë të veçohen nga të tjerët për bukurshkrim, drejtshkrim, recitim, krijime letrare, analizë gramatikore dhe kritikë letrare.

Kjo javë për nxënësit ka qenë më e veçantë sesa të tjerat. Duhet thënë se “Java e Gjuhës shqipe” i ka motivuar dhe inkurajuar më shumë se kurrë ata që ta duan gjuhën shqipe, ta shkruajnë e ta flasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është shprehur gjuhëtari jonë i madh Eqrem Çabej.

Me këtë thënie të gjuhëtarit tonë nxënësit janë munduar shumë për mënyrën e të shkruarit dhe tre në gjeneratë janë zgjedhur më të mirët. Ndërkaq, përveç certifikatave për nxënësit më të mirë, është shpërblyer edhe një grup i nxënësve që kanë bërë të ndryshojnë shkrimin e tyre një tjetër grup i nxënësve.

Si gjuhëtarë të vegjël, ata nuk kanë reshtur së analizuari fjalë e fjali. Tashmë çdo fjalë që shohin të shkruar diku apo dëgjojnë në televizor nxënësit e shohin me sy kritik. Në orët e ushtrimeve, tabela e bardhë stërmbushet me analizat morfo-sintaksore që ata bëjnë. Dhe pikërisht për këtë janë certifikuar si më të mirët.

Në fund të javës në një orë letrare, fëmijët kanë shprehur talentin e tyre me poezi, ese të ndryshme, krijime këto të tyre, por jo vetëm këto. Ata, për nder të festave të Marsit kanë përgatitur Gazetën e murit me plot punime të ndryshme në hamera, të cilat punime janë ekspozuar në muret e shkollës.

Page 6: letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

Letër Informative Nr. 3 Prill 2010

Vizita në Muzeun Etnologjik

Fëmijët si krijesa humane janë të lindura të trasojnë atë që është pjesë e pashkëputshme e tyre. Gjuha, zakonet kombëtare janë të lidhura pandashëm në mes brezash. Fëmijët duhet të edukohen në frymë kombëtare dhe ne si fëmijë duam të dimë më shumë për traditën tonë, për lashtësinë tonë.Në kuadër të vizitave të përmuajshme me karakter njohës dhe edukativ që organizon shkolla jonë për nxënësit e shkollës sonë, kësaj here për klasat dyta, më datë 11. 2. 2010, nxënësit vizituan Muzeun Etnologjik të Veshjeve.Nxënësit u informuan për veshjet e krahinave të ndryshme të trojeve shqiptare, nga ciceroni i muzeut, morën detaje për veshjet, mënyrat dhe kohërat e veshjes së tyre. Bukuria e veshjeve tona nxiti shumë kureshtjen dhe dashurinë e nxënësve për trashëgiminë tonë të pasur kulturore. Nxënësit u kthyen në shkollë me porosinë se të shkëputesh nga tradita është njësoj sikur të humbasësh atë që është me e vlefshmja për ty.Të jesh pjesë e traditës është porosi e universit, porosi që thërret në ndërgjegjen e çdo artisti për të ruajtur ndjenjën dhe dinjitetin kombëtar.

6

Rëndësia e ujit

Në kuadër të temës mujore “Uji”, pmbajti një ligjëratë të rëndësishmë për ujin.

Ai foli për rëndësinë e ujit dhe kujdesin që duhet të kemi për ta kursyer atë. Pjesëmarrës në prezantim ishin të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e klasave të treta. Ligjërata u mbajt në kabinetin e Teknologjisë.

Në fund të ligjëratës z. Sami Makolli u shpërndau broshura dhe e bëri një eksperiment për ujin duke lënë një porosi të cmuar se pa ujë nuk ka jetë!

rindi z. Sami Makolli,

Page 7: letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

Letër Informative Nr. 3 Prill 2010

Drama “Beauty IS a Beast”

Talenti dhe puna e palodhshme e aktorëve të shkollës sonë u kurorëzua me dramën “Beauty IS a Beast”, e cila u shfaq më 8 mars, në Teatrin Dodona. Drama u përgatit, nën mbikëqyrjen e arsimtares së gjuhës angleze, Indira Ibrani. Këta talentë të rinj dëshmuan përpos talentit të tyre në aktrim edhe nivelin e lartë të tyre në gjuhën angleze.

Që drama të ishte sa më origjinale, nën mbikëqyrjen e arsimtares së artit figurativ, Mirlinda Ramadani, piktorët e rinj të shkollë sonë përgatitën vetë edhe skenën në të cilën u shfaq ajo.

“Bukuria është një bishë”, ishte pikërisht mesazhi, të cilin aktorët e vegjël e transmetuan tek shikuesit.

Spelling

Pothuajse, të gjithë nxënësit e shkollës sonë dinë të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze. Por, t'i germëzojnë fjalët në anglisht është një gjë e vështirë edhe për ata të cilët, gjuhën angleze e kanë gjuhë amtare. Me qëllim, që nxënësit e shkollës sonë të jenë në hap me fëmijët e gjithë botës, në shkollën tonë për herë të parë u organizua gara e germëzimit të fjalëve apo Spelling.

Në këtë garë morën pjesë nxënësit prej klasave të 3-ta deri në klasat e 10-ta. Nxënësit pjesëmarrës në garë, ishin fitues të klasave të tyre. Kështu që, gara ishte në mes të nxënësve të një gjenerate.

Spelling u mbajt më 10 dhe 11 mars. Fituesit e garës morën kuponë shpërblyes, me të cilët mund të merrnin libra në librarinë “Toena”.

Shkolla jonë do të vazhdojë të organizojë gara të tilla, me qëllim që t'u japë nxënësve të saj motiv për mësimin e gjuhës angleze në këtë rast, dhe lëndëve të tjera në përgjithësi.

7

Page 8: letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

Letër Informative Nr. 3 Prill 2010

Intervistë me Rilind Abazin – VI-1

Rilind Abazi është një ndër nxënësit e dalluar të shkollës sonë. Në shkollë Rilindi pjesën më të madhe të kohës e kalon duke mësuar. Atij i pëlqejnë shumë mësimdhënësit dhe mënyra e zhvillimit të orëve mësimore. Lëndët e tij të preferuara janë: lënda e Matematikës, Fizikës dhe Gjeografisë, por i pëlqejnë edhe lëndët e tjera dhe është shumë i përkushtuar. Rilindi hobi ka notin dhe leximin. Ai thotë se me anë të leximit mëson se si të ballafaqohet me sfidat e jetës. Ëndrra e tij është të jetë një njeri i suksesshëm dhe dëshiron që këtë ta realizojë duke mos u dorëzuar dhe duke arritur sukses që nga bazat e fëmijërisë.

Intervistë me Gem Abdullahun – VI-2

Gem Abdullahu është po ashtu një ndër nxënësit e dalluar të kësaj shkolle. Gemit i pëlqejnë aktivitetet e zakonshme në orët mësimore. Ai preferon lëndën e Matematikës dhë atë të Fizikës, sepse mendon se janë lëndë në të cilat kërkohet më shumë përqendrim. Hobi i tij është ping pongu. Në të ardhmen Gemi dëshiron të bëhet mjek dhe këtë mendon ta realizojë me ndihmën e babait të tij, i cili është mjek.

Intervistë me Rron Llukën – VI-3

Rron Lluka gjithashtu hyn në mesin e nxënësve të dalluar në shkollën tonë. Rronit i pëlqejnë shumë mësimdhënësit e kësaj shkolle, për mënyrën se si i realizojnë njësitë mësimore. Lëndët e tij të preferuara janë: lënda e Matematikës dhe e Fizikës. Rroni për hobi ka basketbollin dhe thotë se mund të jetë më i gjatë e më i shpejtë.Ai dëshiron të ndjekë hapat e të atit – drejtor i kompanisë “Dukagjini” dhe këtë mëndon ta arrijë duke punuar me përkushtim.

Nxënësit e dalluar

8

Page 9: letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

Letër Informative Nr. 3 Prill 2010

Intervistë me Rit Aliun – II-1

Rit Alija është ndër nxënësit e dalluar të kësaj shkolle. Atij i pëlqejnë shumë aktivitetet në shkollë. Lënda e tij e preferuar është lënda e Matematikës. Hobi i tj është të luajë lojëra logjike, ngase e zhvillon të menduarit. Riti kur të rritet dëshiron të bëhet arkitekt dhe këtë mendon ta realizojë duke mësuar sa më shumë.

Intervistë me Bind Krasniqin – II-2

Bind Krasniqi është po ashtu bën pjesë në grupin e nxënësve të dalluar në shkollën tonë. Lënda e tij e preferuar e Bindit është lënda e Matematikës. Hobi ka boksin. Bindi dëshiron që kur të rritet të bëhet arkitekt dhe shpreson që këtë ta arrijë duke mësuar.

Intervistë me Jon Jetullahun – II-3

Jon Jetullahu është një nxënës shembullor. Në shkollë atij i pëlqejnë mësimdhënësit. Lënda e tij e preferuar është Matematika dhe ai ushtron shumë në këtë lëndë. Hobi i tij është loja me letra, sepse është lojë ushtruese për lëndën e tij të preferuar. Në të ardhmen ai ëndërron të bëhet astronaut.

9

Kursi intensiv i Gjuhës Gjermane

Thonë që njeriu vlerësohet nga numri gjuhëve që njeh. Nxënësit e shkollës sonë, pasi që kanë ndërtuar një bazë të shëndoshë për njohjen e gjuhës shqipe, ata nuk ndalen me kaq. Mësojnë gjuhën angleze dhe gjermane. Në shkollën tonë gjuha angleze mësohet që nga klasa e parë, ndërsa ajo gjermane që nga e pesta.Përveç orëve të rregullta mësimore në këto dy lëndë, organizohet edhe mësimi shtues dhe plotësues, por shkolla organizon edhe kursin intensiv.Ky kurs organizohet për nxënësit të cilët kanë ardhur në shkollën tonë, nga shkollat tjera dhe nuk kanë mësuar më parë gjermanisht.Arsimtarja e Gjuhës Gjermane Valbona Prekorogja ka një plan të vecantë mësimor, i cili u përshtatet kërkesave fillestare për mësimin e Gjuhës Gjermane. Ka nxënës të cilët me përkushtimin e tyre dhe me ndihmën e arsimtares kanë arritur që me një punë intensive të afrohen me dije dhe të mos jenë larg shokëve të tyre.Ne e besojmë këtë, sepse kur e ke synim të arrish diçka me vlerë, sigurisht se do t´ia arrish!

Page 10: letra informative 3 - 2009-10.pdfflasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është

Letër Informative Nr. 3 Prill 2010

Turneu i veçantë

Gjatë çdo viti, në javën e projekteve zhvillohen tema të ndryshme. Kjo javë është e veçantë, sepse nxënësit bëjnë punë individuale dhe grupore. Shkathtësitë e tyre marrin një hov të ri, por të shoqëruar më një shkathtësi tjetër dhe një dëshirë të flaktë për tu sprovuar në fushën e sportit. Aty klasa me klasën garojnë për më të mirin, luajnë futboll, basketboll duke filluar që nga klasat e para. Ky turne është i veçantë, sepse arsimtarët e Edukatës Fizike e bëjnë të veçantë. Arsimtarët Edona Cami dhe Driton Mamaj kujdesen që lojërat të zhvillohen në kuadër të korrektësisë, por edhe të krijimit dhe rritjes së miqësisë mes nxënësve.

Kësaj here, nxënësit përveç se u kënaqen me paraqitjen e klasave të tyre dhe ceremoninë e shpërndarjes së kupave, befasisht kuptuan që do të zhvillohej një ndeshje miqësore në mes të ekipit të shkollës (nxënësit më të mirë nga të gjitha klasat e larta) dhe arsimtarëve. Në një atmosferë të zjarrtë, filloi ndeshja e cila gjatë gjithë kohës u shoqërua me zërin e nxënësve tifozë të cilët sa brohoritnin për shokët e tyre, sa për arsimtarët. Dikush pyeti edhe për rezultatin..., fituan nxënësit, por rëndësi kishte loja e bukur e futbollit, e cila krijoi një urë të re miqësie dhe afrimi me arsimtarët.

10

Klubi i Ndërmarrësisë

Klubi i Ndërmarrësisë ka përfunduar nivelin e parë “Të Mësuarit e Ndërmarrësisë” dhe të gjithë nxënësit pjesëmarrës, të ndarë sipas grupeve punuese, e kanë kurorëzuar angazhimin dhe punën e tyre me një aktivitet ndërmarrësor. Ata kanë përgatitur ushqime të shpejta (hot-dog) dhe i kanë shitur ato në hapësirat shkollore. Pas vijimit të 24 orëve mësimore (sa janë të parapara për këtë nivel) dhe përmbushjes së obligimeve me 22 janar ata janë certifikuar nga ana e mësimdhënëses Vjosa Vula dhe drejtoreshës Afrore Lila me mirënjohje për pjesëmarrje dhe performancë të suksesshme.Pas certifkimit dhe pas dy muajsh pushimi, gjatë javës së projekteve ndërmarrësit e vegjël, të ndarë në grupe kanë përgatitur planin dhe idetë për mënyrën e shitjes së gjesëndeve të ndryshme, duke reklamuar produktet e tyre. Nxënësit ishin treguar shumë të zottë në kë të drejtim, pasiqë kishin arritur të fitonin dhe të krijonin një fond për grupin. Por, edhe produktet e tyre ishin shumë të shijshme.