17

Click here to load reader

Lex1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Lex1

Te dhena mbi boten bakteriale. Teorija mikrobike e semundjes

Andi Koraqi

Leksioni 1

Dega Stomatologji

Page 2: Lex1

Mikrobiologjija: Cfare, pse dhe si

• Qe ne momentin qe filloni te eksploroni boten e mikroorganizmave, gjeja e pare qe ju bie ne sy eshte diversiteti i tyre i jashtezakonshem ne strukture, funksion dhe aplikim.

• Mikroorganizmat jane te perhapura ne cdo cep te botes apo globit, jane pergjegjese per disa nga semundjet me vdekjeprurese te njeriut dhe formojne bazen e shume proceseve industriale, medhithate deri disa (qindra) vjet me pare asnjeri nuk e dinte qe ata ekzistonin.

• Ne kete kapitull do mundohem ti jap pergjigje tre pyetjeve: Ceshte mikrobiologjija Pse eshte nje subjekt i rendesishem Si jane fituar njohurite aktuale te mikrobiologjise

Page 3: Lex1

Ceshte mikrobiologjija ?

• Ne fakt gjerat nuk jane gjithmone ashtu sic duken. Ne veshtrimin e saj te pare apo duke u nisur nga emri “MIKROBIOLOGJI” mendon se mikrobiologjija eshte nje shkence e lehte pasi studijon gjera te vogla. “Logos” – shkence dhe “Mikro” – e vogel pra Mikrobiologjija eshte shkenca qe studijon jeten e vogel apo gjallesat e vogla qe nuk shihen me sy te lire. Kete perkufizim e respektojne ne nje fare menyre vetem Bakteret, por cmund te themi per Kerpudhat, Algat dhe parazitet? Te gjithe keto grupe permbajne specie apo anetare te cilet jane larg asaj mikroskopikes.

• Nga ana tjeter viruset perfaqsojne nje rast tjeter te vecante, ata se pari jane submikroskopike pra nuk shihen me mikroskop te zakonshem, dhe duke respektuar perkufizimin e tyre ato nuk jane te gjalle.

• Megjithate mund te themi se MIKROBIOLOGJIJA eshte shkenca qe studijon MIKROORGANIZMAT. Shpjegimi i termit MiKROORGANIZEM eshte nje nga qellimet e gjithe kursit apo lendes se mikrobiologjise.

Page 4: Lex1

Pse eshte e rendesishme mikrobiologjija ?

• Si rregull te studijosh mikrobiologji do te thote te sdudijosh mikroorganizmat te cilat jane te afte te shkaktojne semundje. Ne popull apo nder jo specialistet, si pasoje e medias, eshte krijuar ideja se mikroorganizmat vetem demtojne shendetin tone dhe vjen shume e papritur kur kuptojme apo themi se shumica e mikroorganizmave “bashkejetojne” me ne pa na shkaktuar ndonje dem por perkundrazi ne te vertete ato kryejne shume detyre jetesore te domozdoshme si riciklimi i elementeve thelbesore, pa te cilat jeta ne planetin tone nuk mund te vazhdonte. Gjithashtu ka mikroorganizma nga perdorimi i te cilave merren perfitime kolosale si psh prodhimi i antibiotikeve, ushqimeve etj. Per te krijuar nje ide per per rendesine e mikrobiologjise po ju them vetem disa nga fushat ku ajo gjen aplikim – Mjeksia – Shkencat ambientale – Prodhimi i ushqimeve dhe pijeve (industrija ushqimore) – Agrikultura – Industrija farmaceutike – Inxhinjerija gjenetike – Shkencat bazike – Etj

Page 5: Lex1

• Ne fakt ne ndryshim nga koncepti qe krijohet qe ne vegjeli, kur prinderit i bejne “Mikrobet”gogol dhe shkaktare te te gjitha semundjeve si pasoje e duarve te palara apo e futjes ne goje te sendeve te ndryshme, vetem nje pjese e vogel e mikrobeve shkaktojne semundje. Keto quhen MIKROBE PATOGJENE. Studimi i mikrobeve patogjene eshte objekt i MIKROBIOLOGJISE MJEKSORE.

Page 6: Lex1

Si jane fituar njohurite aktuale te mikrobiologjise

• Gjate gjithe periudhes se studimit te mikrobiologjise eshte perfituar nje informacion i pabesueshem, dhe ky kryesisht gjate shekullit 19 dhe gjysmes se pare te shekullit te 20. Mikrobiologjija duke qene nje shkence e gjallesave te vogla, varet shume nga teknika. Keshtu zbulimi i mikroorganizmave ne toke, pavaresisht se ato ekzistonin qe 4000 milion vjet, u zbuluan vetem ne 1673 kur Antoni van Leewenhoek shpiku mikroskopin e vet amatoresk.

Page 7: Lex1

Mikroskopi i Antoni Van Leewenhoek

(a) Lente e cila vendoset midis dy pllakave dhe sherben per te pare mostren e vendosur ne vendin e montimit (b). Fokusimi arrihet nga dy vida (c) dhe (d). Mikroskopi i Antoni Van Leeuwenhoek zmadhon deri ne 300 x

Nga vizatimet e hollesishme qe beri ai u pa qe mikroorganizmat qe pa A. V. L. I perkasin protozoareve, bakterieve dhe fungeve.

Page 8: Lex1

Nga vine keto mikroorganizma ?

• Mendimi i pare per prejardhjen e mikroorganizmave i perkasin gjeneracionit spontan sipas te cilit mikroorganizmat e gjalla lindin nga lenda jo e gjalle. Ne nje eksperiment te bere rreth viteve 1640 nga italiani Francesko Redi (1626 – 1697)tregoi se larvat linden ne mishin e dekompesuar jo ne menyre spontane por si pasoje e ardhjes se vezeve me ane te mizave. Ky eksperiment ishte fillimi i fundit te teorise se gjeneracionit spontan.

Page 9: Lex1

• Eksperimenti i Louis Pasteur (1822 – 1895) me 1861 shenoi fundin e teorise se gjeneracionit spontan. Shishe me gryke te kthyer te mbyshura me bujon pasi u vune ne zjarr dhe vluan u lane te hapura ne atmosfere. Pasteri tregoi se edhe pas nje viti likidi mbeti steril perderisa shishet ishin me gryke lart. Kur likidi takonte lefytin e shishes bujoni kontaminohej brenda pak ditesh.

Page 10: Lex1

Louis Pasteur (1822 – 1895)

• Eshte figura me famoze ne mikrobiologji. Pasteur ishte kimist, qe dha nje kontribut te madh ne fushen e stereokimise perpara se te merrej me problemet e veres. Ai verejti se kur gjate fermentimit te rrushit prodhohej acid laktik, ne solucion ishte i pranishem disa bakterie ne forme shkopi ne vend te qelizave mykotike qe priteshin te ishin. Kjo coi ne idene se majate ishin pergjegjese per prodhimin e alkoolit dhe bakteriet ishin pergjegjese per prishjen. Dhe te dy mikroorganizmat ishin te pranishme ne ambient. Kjo ishte ne perkrahje te teorise se tij te biogjenezes. Gjetjet e Pasteur per prishjen dhe kontaminimin e veres hodhen idene se mikroorganizmat mund te jene pergjegjese edhe per semundjet e njerezve, kafsheve dhe bimeve.

• Ne fakt ideja se semundjet ne njerez, kafshe dhe bime shkaktohen nga disa krijesa ekstremisht te vogla te gjalla nuk ishte plotesisht e re. Ajo i perket viteve 98 – 55 p.e.s. (BC) dhe ishte hedhur nga filozofi Romak Lucretius dhe me vone nga fizikanti Girolamo Fracastore (1478 – 1553). Fracastoro shkroi “ Kontaminimi eshte nje infeksion qe kalon nga nje gje ne nje tjeter” dhe njihen tre forma te transmetimit te tij: nga kontakti i drejtperdrejte, permes objekteve te pajeta dhe nepermjet ajrit.

• Ne ate kohe mendohej se semundjet infektive shkaktoheshin nga nje “atmosfere mbytese” qe quhej MIASMA qe dilte nga organizmat e vdekur apo nga cekujlibri mes kater lengjeve te trupit Gelbazes, gjakut, biles se verdhe dhe biles se zeze)

Page 11: Lex1

• Gjate shekullit te 19 u tregua se shume semundje shkaktoheshin nga mikroorganizma.

Page 12: Lex1

Robert Koch • Prova e pare e perfshirjes se bakterieve ne semundje qe sherbeu

edhe si prove definitive e teorise germinative te semundjes erdhi pikerisht nga studijuesi Gjerman Robert Koch. Me 1876 Robert Koch tregoi nje lidhje relative midis semundjeve te macet qe quhet anthrax dhe nje bacili i njohur si Bacillus anthracis.

• Rezultatet e eksperimentet te bera me macet cuan ne formulimin nga Robert Koch te kritereve te nevojshme per te provuar lidhjen ndermjet semundjes specifike dhe mikroorganizmit, te njohura si postulatet e Kohut.

Postulatet e Kohut Mikroornanizmi duhet te jete i pranishem ne cdo rast te semundjes dhe te mungoje te subjektet e shendosha. Mikroorganizmi duhet te jete i afte te rritet dhe te izolohet ne kulture te paster Kur mikroorganizmi injektohet ne nje subjekt te shendoshe duhet te shkaktoje gjithnje te njejten semundje I njejti mikroorganizem duhet te izolohet nga kafshet e infektuara eksperimentalisht

Page 13: Lex1

Perjashtimet

• Viruset, prionet etj

• Mikroorganizma qe shkaktojne semundje ne njerez dhe jo ne kafshe dhe anasjelltas.

• Nje mikroorganizem shkakton me shume se nje semundje dhe nje semundje shkaktohet nga me shume se nje mikroorganizma.

Page 14: Lex1
Page 15: Lex1
Page 16: Lex1
Page 17: Lex1