24
Është mbledhur dje për herë të parë Komisioni Hetimor për çështjen e kanabisit dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Komisioni do të ush- trojë veprimtarinë e tij për një periudhë 6 mujore ku do të analizojë dhe të gjithë... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Dorëzohet Ilir Meta, autorizon Ditmir Bushatin të nisë diskutimet me Greqinë për kufirin detar Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ngrihet komisioni hetimor për kanabisin, PS kërkon të hetohet Sali Berisha, ish-kryeministri do merret në pyetje për Lazaratin Tirazhi 10000 kopje E Martë 20 Mars 2018 Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë amerikanët, Trump sjell në Tiranë këshilltarin e sigurisë, SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Vlorës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar ditën e djeshme goditjen e parë edhe në Këshillin Bashkiak të Skraparit... Qeveria thellon goditjen ndaj Lëvizjes Social- iste për Integrim. Pas rrëmbimit të Këshilltarëve Bashkiakë në disa qytete të ndryshme të vendit dhe mbylljes së drejtorive të bujqësisë, një tjetër furtunë duket se ka përfshirë partinë e Kryema- dhit. Bëhet fjalë për drejtorinë... Thellohen shkarkimet në radhët e LSI, largohen nga detyra rreth 200 punonjës në burgje, 65 shkojnë për ndjekje penale Ilir Meta braktiset dhe në Skrapar, këshilltarët bashkiakë bashkojnë votat me PS, LSI nis kërcënimet ndaj socialistëve Faqe 9 Faqe 9 Faqe 4 Faqe 7 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Vetëm “turbullojnë” dhe asnjëherë nuk “qartësojnë”! Nga Pandeli BARDHI Nga Fatos ÇOÇOLI Nga Besi BEKTESHI Masakra hipotekore që paralajmëroi KLSH Si mund të ndalen përmbytjet në Shkodër Shpërthen sherri mes Bashës dhe Berishës, ish-kryeministri sulmon kreun e PD për heqjen e “20 shkurtit”, ja debatet në mbledhje grupi Ç m i m i 2 0 l e k ë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ditën e nesërme do të nxjerr rezultatet e para të vetingut.Pas kaq shumë pritje, drejtësia do nisë spastrimin nga të korruptuarit dhe sinjalet janë se numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të preken... Vetingu jep nesër rezultatet e para, ja çfarë do të ndodhë në seancën dëgjimore me Fatos Lulon, gjyqtari do të pyetet dhe nga ONM Faqe 6 Rindizen debatet për reformën në drejtësi, KED në krah të Metës për vakancat në Kushtetuese, PS kërkon të pritet vetingu për emërimet Zbardhet takimi i dytë mes Enver Hoxhës dhe Çu En Lait, palët në unison kundër SHBA dhe Moskës, ja si Kina informonte Shqipërinë Faqe 12,13 Faqe 5 Faqe 3 Faqe 2 Acarohen marrëdhëniet mes kreut të Par- tisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryem- inistrit Sali Berisha. Ndonëse gazeta ka bërë me dije se marrëdhënia mes Bashës dhe Berishës prej disa kohës është ftohur, dje kjo gjë është konfirmuar akoma më tepër. Partia Demokra- tike mblodhi dje grupin parlamentar ku ndau dhe detyrat e deputetëve, si dhe diskutoi mbi një sërë çështjesh të ndryshme...

Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

Është mbledhur dje për herë të parë Komisioni Hetimor për çështjen e kanabisit dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Komisioni do të ush-trojë veprimtarinë e tij për një periudhë 6 mujore ku do të analizojë dhe të gjithë...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Dorëzohet Ilir Meta, autorizon Ditmir Bushatin të nisë diskutimet me Greqinë për kufirin detar

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Ngrihet komisioni hetimor për kanabisin, PS kërkon të hetohet Sali Berisha,

ish-kryeministri do merret në pyetje për Lazaratin

Tirazhi 10000 kopje E Martë 20 Mars 2018

Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë amerikanët, Trump sjell në Tiranë këshilltarin e sigurisë,

SHBA nis monitorimin e politikës

Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Vlorës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar ditën e djeshme goditjen e parë edhe në Këshillin Bashkiak të Skraparit...

Qeveria thellon goditjen ndaj Lëvizjes Social-iste për Integrim. Pas rrëmbimit të Këshilltarëve Bashkiakë në disa qytete të ndryshme të vendit dhe mbylljes së drejtorive të bujqësisë, një tjetër furtunë duket se ka përfshirë partinë e Kryema-dhit. Bëhet fjalë për drejtorinë...

Thellohen shkarkimet në radhët e LSI, largohen nga detyra

rreth 200 punonjës në burgje, 65 shkojnë për ndjekje penale

Ilir Meta braktiset dhe në Skrapar, këshilltarët

bashkiakë bashkojnë votat me PS, LSI nis kërcënimet

ndaj socialistëve

Faqe 9

Faqe 9

Faqe 4

Faqe 7

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Vetëm “turbullojnë” dhe asnjëherë nuk

“qartësojnë”!

Nga Pandeli BARDHI

Nga Fatos ÇOÇOLI

Nga Besi BEKTESHI

Masakra hipotekore që paralajmëroi KLSH

Si mund të ndalen përmbytjet në Shkodër

Shpërthen sherri mes Bashës dhe Berishës, ish-kryeministri sulmon kreun e PD për heqjen e “20 shkurtit”, ja debatet në mbledhje grupi

Çmimi 20 lekë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ditën e nesërme do të nxjerr rezultatet e para të vetingut. Pas kaq shumë pritje, drejtësia do nisë spastrimin nga të korruptuarit dhe sinjalet janë se numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të preken...

Vetingu jep nesër rezultatet e para, ja çfarë do të ndodhë

në seancën dëgjimore me Fatos Lulon, gjyqtari do të

pyetet dhe nga ONM

Faqe 6

Rindizen debatet për reformën në drejtësi, KED në krah të Metës për vakancat në Kushtetuese,

PS kërkon të pritet vetingu për emërimet

Zbardhet takimi i dytë mes Enver Hoxhës dhe Çu En Lait, palët në

unison kundër SHBA dhe Moskës, ja si Kina informonte Shqipërinë

Faqe 1

2,1

3

Faqe 5

Faqe 3

Faqe 2

Acarohen marrëdhëniet mes kreut të Par-tisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryem-inistrit Sali Berisha. Ndonëse gazeta ka bërë me

dije se marrëdhënia mes Bashës dhe Berishës prej disa kohës është ftohur, dje kjo gjë është konfirmuar akoma më tepër. Partia Demokra-

tike mblodhi dje grupin parlamentar ku ndau dhe detyrat e deputetëve, si dhe diskutoi mbi një sërë çështjesh të ndryshme...

Page 2: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

2 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Arta Marku takim me Vlahutin dhe Schutz, i informon për ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut

Reforma në drejtësi dhe zbatimi i vetingut vijojnë të jenë të fokusin kryesor të qeverisë dhe prokurorisë. Këto dy pika ishin edhe në vëmendjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku gjatë një takimi të zhvilluar me ambas-adoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe me atë të Gjermanisë, Susanne Schutz. Sipas një njoftimi të bërë publik në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku e ka informuar

Vlahutin për ecurinë e reformës në drejtësi dhe për zbatimin e mëtejshëm të procesit të vetingut. “Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku priti në një takim Kryetaren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Ti-ranë, Ambasadoren Romana Vlahutin. Temë e bisedës mes kryeprokurores dhe ambasa-dores ishte ecuria e reformës në drejtësi dhe zbatimi i ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur si procesi i vetingut”, thuhet në njoft-

im. Sakaq, e njëjta temë bisedimi ka qenë edhe gjatë një takimi të zhvilluar mes krye-prokurores së përkohshme dhe diplomates gjermane në vendin tonë, Susanne Schutz. Nga ana tjetër, sipas informacioneve, amba-sadorja e Gjermanisë i ka ofruar të gjithë mbështetjen kryeprokurores për të kryer me sukses këto reforma të rëndësishme për Shqipërinë, me spastrimin e radhëve të drejtësisë dhe përmbushjen e kushteve për të çelur negociatat me Bashkimin Ev-

ropian. “Rezultatet konkrete nga reforma në Drejtësi si dhe nga procesi i vetingut, ishin temë e bisedës mes Kryeprokurores znj. Arta Marku dhe Ambasadores së Re-publikës Federale të Gjermanisë znj. Su-sanne Schütz. Bashkëbisedueset u pajtuan për mbështetjen e të gjithë faktorëve për të mundësuar përfundimin me sukses të të dy zhvillimeve reformuese të sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Rindizen debatet për reformën në drejtësi, KED rreshtohet krah Metës për vakancat në

Kushtetuese, mazhoranca kërkon të pritet vetingu

Anëtarët e KED nuk kanë kaluar akoma vetingun

Njëjtë si socialisti Ulsi Manja, edhe nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila është edhe anëtare e Komi-sionit të Ligjeve, deklaroi pak ditë më parë gjatë një interv-iste televizive se anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Dre-jtësi i nënshtrohen menjëherë procesit të vetingut. Sipas saj, një gjë e tillë është e përcak-tuar shumë qartë në Kushte-tutë. “Kushtetuta në dispozitat kalimtare të saj e rregullon qartë këtë proces. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Dre-jtësi i nënshtrohen menjëherë procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarë dhe prokurorë”, theksoi Vasilika Hysi.

Hysi: KED i nënshtrohet

menjëherë vetingut

Mimoza IBRA

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese kanë kthy-er përsëri debatet për reformën në drejtësi.

Pak kohë më parë Presidenca dhe Kuvendi hapën garën për vendet e lira në Kushtetuese, por anëtarët e KED, të cilët kanë si detyrë të listojnë emrat më të mirë të aplikantëve për tek Gjykata Kushtetuese, nuk kanë kaluar akoma procesin e vetingut dhe në këto kushte nuk mund të ushtrojë detyrën e tij. Pikërisht kjo pikë është shndër-ruar edhe në një temë debati ditët e fundit, ku mazhoranca është shprehur se për këtë arsye KED nuk duhet të mblidhet për të marrë vendime. Por disa ditë më parë, Presidenti i Republikës Ilir Meta i dorëzoi KED listën e plotë me kandidaturat e ardhura për dy vendet vakante në Kus-htetuese dhe i kërkoi që të mblid-het për të ushtruar detyrën e tij.

KED krah MetësPas këtij hapi të kreut të

shtetit, KED vendosi t’i bindej “urdhrit” të Metës, pavarësisht pengesës së vetingut. Edhe pse rezultatet e procesit të riv-lerësimit për anëtarët e KED nuk kanë dalë akoma, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi një mbledhje për rreth katër orë. Sipas informacioneve, objekt i punimeve gjatë mbledhjes ishte konstituimi i KED, marrja në dorëzim e dokumentacion-it mbi kandidaturat që kanë aplikuar për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese, si dhe ngritja e një grupi pune për hartimin e rregulloreve për funk-sionimin e këtij këshilli. Grupi i punës do të përbëhet nga Artan Broci, Altina Xhoxhaj dhe Vitore Tusha. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, autorizoi kryetarin e tij Broci, për të bashkëpunuar gjatë këtij procesi, edhe me për-faqësues të misioneve ndërkom-bëtare që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri si EURA-LIUS. Sakaq, duhet theksuar se KED dje ngeli me 8 anëtarë sepse Rovena Gashi u dorëhoq. Gjatë mbledhjes ajo njoftoi këtë

vendim të saj, sepse ka konflikt interesi. Kjo deklaratë e Gashit vjen pasi ajo njëkohësisht garon për në Gjykatën Kushtetuese për të dyja vendet vakante.

Kundërshtimi i mazhorancësAshtu sikundër e thamë edhe

më sipër, për Partinë Socialiste mbledhja e Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi është antikus-htetuese sepse për anëtarët e saj procesi i vetingut nuk ka dhënë akoma rezultatet. Të kontaktuar nga gazeta “SOT”, deputetët so-cialistë u shprehën se në Kushte-tutë është e shprehur shumë qa-rtë sesi duhet të veprohet në këtë rast. Sipas tyre, më parë duhet të dalin rezultatet e procesit të riv-lerësimit e më pas KED mund të mblidhet për të marrë vendime. Në rast të kundërt, socialistët deklaruan se procedura e ven-dimmarrjes është e pavlefshme.

Endrit Braimllari: Qeveria, shqetësim ndërkombëtar

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari shtoi dozën e sulmeve dje kundër mazhorancës qeverisëse. Nëpërm-jet një postimi në rrjetet sociale, Braimllari u shpreh se qeveria aktu-ale është shndërruar në shqetësim ndërkombëtar për trafikun e drogës. Sipas tij, klanet kriminale shqiptare po bëhen gjithnjë e më shumë burim droge për vendet e Bashkimit Evropian. “Kjo qeveri është kthyer në shqetësim ndërkombëtar për trafikun e drogës. Qendra evropiane jep alarmin që grupet kriminale që flasin shqip po marrin drejtimin e shpërndarjes së narkotikëve në tregjet e Bashkimit Evropian. Kemi paralajmëruar prej kohësh që Shqipëria është kthyer në një nyje trafikimi të lëndëve narkotike dhe drogave të forta. Kjo ka ndodhur sepse kjo qeveri dhe ky kryemi-nistër nxitën, mbështetën dhe u bënë njësh me trafikun drogës”, deklaroi Endrit Braimllari.

Petrit Vasili: Shqiptarët janë pa drejtim

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ndali theksin ditën e djeshme tek situata e përmbytjeve në vend dhe qëndrimi i qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili deklaroi se në një kohë kur kryeministri dhe vartësit e tij duhet të reagonin për situatën e krijuar në disa qytete nga reshjet e dendura të shiut, ata rrinë dhe vështrojnë. “Shqipëria përmbytet qeveria dhe kryeministri rrinë e vështrojnë. Është e pabesueshme kjo që po na shohin sytë. Përmbyten mijëra hektarë tokë, përmbyten qendrat e qyteteve, miliona euro dëme në prona dhe askush nga qeveria nuk hap gojën a thua se përmbytjet po ndodhin në një kontinent tjetër. Kryeministri dhe qeveria rrinë e vështrojnë boll që qameti të jetë larg vetes. Turp i padëgjuar, askush nga shteti që paguajnë me djersë e gjak shqiptarët nuk interesohet për ta. Shqiptarët janë përfundimisht pa drejtim, gjithçka është në dorë të zotit”, u shpreh deputeti i LSI, Petrit Vasili.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u rresh-tua krah Ilir Metës, duke zhvilluar një mbledhje për rreth katër orë. Sipas in-formacioneve, objekt i punimeve gjatë mbledhjes ishte konstituimi i KED, marrja në dorëzim e dokumentacionit mbi kan-didaturat që kanë aplikuar për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese...Ndërkohë, kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që mazhoranca mban një qëndrim kundërsh-tues për mbledhjen e KED, pasi edhe më herët kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja theksoi se ky institucion duhet të ketë kaluar më parë vetë në filtër, në

mënyrë që më pas të ushtrojë detyrën e tij duke bërë filtrin për të tjerët. Pikërisht këto qëndrime të kundërta mes Presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës qever-isëse pritet të shkaktojnë për-plasje, teksa të gjithë i kanë sytë tek vetingu.

t ULSI MANJA: ANËTARËT E KED TË KALOJNË VETINGUN“Anëtarët e KED do duhet të kalojnë procesin e

vetingut përpara se të bëjnë filtrin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, qoftë të kandidaturave të Presidentit, qoftë të kandidaturave të Kuvendit. Një gjë e tillë është shumë e qartë, e përcakton edhe Kushtetua këtë. Edhe për Prokurorin e Përgjithshëm Kushtetuta ka folur shumë qartë: i nënshtrohet

me përparësi vetingut, jo menjëherë. Kushtetua e ka bërë të qartë dallimin se çfarë do të thotë fjala “menjëherë” dhe çfarë “me përparësi”. Për anëtarët e KED në dispozitën transitore kushtetuese është shkruar e zeza në të bardhë. Anëtarët e KED i nën-shtrohen menjëherë vetingut”, u shpreh socialisti Ulsi Manja disa ditë më parë.

Page 3: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ditën e djeshme ka mbërritur në Tiranë,

Rudolph Giuliani, aktualisht Këshilltar

personal i Presidentit të Shteteve të Bash-

kuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe

Drejtues i Komitetit mbi Sigurinë Kiber-

netike në Shtëpinë e Bardhë. Ai dje ka pas-ur një takim me Pres-

identin Ilir Meta dhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ku në

fokus kanë qenë disa çështje...

Gjatë vizitës dje në Tiranë, Ru-dolph Giuliani, Këshilltar personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pati një takim dhe me Presidentin e Repub-likës, Ilir Meta. Kreu i shtetit u mjaftua vetëm me një status në rrjetet sociale për të njoftuar takimin, duke mos

dhënë detaje mbi temat e biseduara. “Kënaqësi e veçantë të takoja sot Rudy Giuliani, kryebashkiakun që ka lënë më shumë gjurmë në qyte-tin e Nju Jork, i cili ndër të tjera më shprehu ndjenjat më pozitive për shqiptarët e Nju Jorkut dhe të gjithë Amerikës”, tha ai.

KËSHILLTARI I TRUMP TAKON METËN

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti dje në një takim të veçantë ish- Kryetarin e Bashkisë së Neë York-ut (SHBA), z.Rudolph Giuliani, aktualisht Këshilltar personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Kuvendit i shprehu mirëseardh-jen e ngrohtë dhe një mirënjohje të thellë zotit Guliani për mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë në momentet më vendimtare

për demokratizimin e jetës së vendit dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme e demokratike. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri strategjik i shqiptarëve dhe ne ju jemi mirënjohës për rolin ven-dimtar tuajin si në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe, sigurisht, për rolin tuaj në krijimin e shtetit të ri të Kosovës”, u shpreh z. Ruçi në këtë takim.

JA DETAJET E TAKIMIT RUÇI- GIULIANI Hajnaj në Gjirokastër: Të shfarosim kanabisinNëse 2016-a cilësohej një vit

problematik për kultivimin e kana-bisit në Qarkun e Gjirokastrës, 2017 duket se ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Sipas raportimeve zyrtare të policisë, në 2017-ën është reduktuar rreth 90% e sipërfaqes së mbjellë, ndërsa ulja e kultivimit të bimëve narkotike shkon në 100fish. Rezultatet kanë dalë gjatë takimit sensibilizues të organizuar ditën e sotme me pjesëmarrjen e task – forcës në Gjirokastër dhe praninë e Zv/Drejtoreshës së Drejtorisë së Përg-jithshme Aida Hajnaj. Gjatë takimit u theksua nevoja e bashkëpunimit mes të gjitha palëve, sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi qytetar, ndërsa u theksua se objektivi kryesor i këtij viti është dalja e Shqipërisë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis. Drejtoresha Hajnaj thek-soi se tashmë ka nisur zbatimi i masave në terren dhe çdo punon-jës policie do të mbajë përgjegjësi ligjore nëse në zonën që mbulon kultivohet kanabis.

MEPJ: Të rrisim diplomacinë ekonomike

Ndërveprim mes biznesit dhe shtetit për të promovuar interesat ekonomike të vendit. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi dje një takim me Kryetarët e Dhomave të Tregtive të qarqeve, në funksion të koordinimit të punës me të gjithë aktorët shtetërorë dhe privatë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kuadër të diplomacisë ekonomike. Bushati u shpreh se ne duhet të tejkalojmë dobësitë strukturore në mënyrë që të mund të promovo-jmë produktet shqiptare dhe të zgjerojmë tregjet dhe partneritet e Shqipërisë. “Qasja jonë e re ndaj diplomacisë ekonomike, synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe të bazohet mbi një strukturë të qartë organizative, të ketë një fokus të veçantë te baza e informacionit, komunikimit në kohë sa më të shkurtër, si dhe të drejtohet nga objektiva të qartë e të matshëm”, tha ai. Sipas Bushatit, zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies janë prioritete absolute të qeverisë.

Integrimi në BE, qeveria nis tentativat për të bindur Berlinin, Xhafaj në Gjermani për të prezantuar aksionet e policisëTeksa na ndan dhe pak kohë nga vendimi

i Komisionit Europian për negociatat, qeveria shqiptare ka filluar tentativat të bindë vendet skeptike. Dy shtete që nuk janë të bindura për integrimin e Shqipërisë janë Gjermania dhe Franca, shtete ku dominojnë azilkërkuesit shqiptarë. Me qëllim prezantimin e refor-mave dje ka shkuar në Gjermani ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai është pritur në një takim nga homologu i tij i Landit të Bavarisë, Joachim Herrman. Detajet e kësaj

vizite dhe takimit me Herrman i ka bërë të ditura vetë ministri Xhafaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook. “Një pritje shumë e përzemërt dhe miqësore në Mynih nga Minis-tri i Brendshëm i Landit të Bavarisë z.Joachim Herrmann. Një takim pune shumë konstruk-tiv me të, ekipin e Ministrisë dhe Policisë bavareze për çështjet e rendit dhe sigurisë, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal. Vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për reformat e qeverisë

në fushën e drejtësisë e sigurisë. Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit te organizuar (Forca e Ligjit), menaxhimin e kufirit, parandalimin e azilkërkimit, vetingun në polici. Falemind-erit miqve tanë bavarezë për mbështetjen në rrugën tonë europiane! Mirëpres vizitën e ministrit Joachim Herrmann në Tiranë”, tha Xhafaj. Shqetësimi i Francës dhe Gjermanisë ka qenë emigrimi. Për këtë arsye pak javë më parë në vendin tonë mbërritën përfaqësues

të FRONTEX. Megjithatë në qershor Komi-sioni Europian ka paralajmëruar se do të rekomandojë hapjen e negociatave, ndonëse puna më e vështirë është më pas. Në dhjetor është Këshilli i Ministrave të BE që vendos nëse vendi ynë do nisë apo jo procedurat e integrimit. Aty duhet konsensus i plotë pasi shtetet kanë të drejtën e vetos. Vëmendja më e madhe e qeverisë duket se është te Gjerma-nia, ku sot për sot është dhe shteti që drejton Bashkimin Europian.

Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë amerikanët, Trump sjell në Tiranë

këshilltarin e sigurisë, SHBA nis monitorimin e politikës

Rudolph Giuliani, takime me krerët e politikës shqiptare

Kliti TOPALLI

Investigimet e mediave amerikane për lidhjet e Partisë Demokra-tike me Rusinë, duket se kanë shqetësuar jashtë mase Shtetet e

Bashkuara të Amerikës. SHBA prej kohësh është kujdesur që të mbajë larg Ballkanit Moskën, sidomos në Mal të Zi dhe Maqedoni, por të dhënat e ditëve të fundit kanë treguar se Krem-lini mund të ketë depërtuar dhe në politikën shqiptare. Pak ditë më parë ishte ambasadori Donald Lu, ai i cili shprehu shqetësim për investigimet e medieve amerikane dhe pati një takim me kreun e PD, Lulzim Basha. Mirëpo presidenti amerikan Donald Trump, duket se është interesuar personalisht për të parë situatën në Shqipëri. Ditën e djeshme ka mbërritur në Tiranë, Rudolph Giuliani, aktualisht Këshilltar personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe Drejtues i Komitetit mbi Sigurinë Kibernetike në Shtëpinë e Bardhë. Ai dje ka pasur një takim me Presidentin Ilir Meta, me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, kreun demokrat Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, ku në fokus kanë qenë disa çështje, por më dominantet ishin reforma në drejtësi dhe stabiliteti rajonal. Që pas sulmit që ndodhi në Londër ndaj një ish-agjenti rus, SHBA ka rritur sulmet ndaj Moskës dhe ka dhanë alarmin për shtrirjen e saj në Ballkan. Mbërritja e këshilltarit të Trump në Tiranë duket se ka lidhje pikërisht me ndikimin rus. Ajo që ra në sy është se në takimet e djeshme ai nuk shoqërohej nga ambasadori Donald Lu, duke treguar se Trump ka filluar të mbledhë informacione mbi situatën në Shqipëri përmes njerëzve të tij më të besuar. Giuliani ka qenë kryebashkiak i Nju Jorkut dhe prokuror me emër, ndërsa tani është ndër këshilltarët më të afërt të presidentit amerikan sa i takon çështjeve të sigurisë. Mbërritja e tij në Tiranë pas shpërthimit të skandalit të PD me rusët tregon shqetësimin e SHBA, kjo dhe për faktin e ai pati një takim me disa përfaqësues të opozitës. Gjatë pasdites, në një prej bareve të Tiranës ai zhvilloi një takim me kreun e PD, Lulzim Basha, kreun e PR, Fatmir Mediu dhe me nënkryetarin e PD Edi Paloka. Në fokus të takimit padyshim ka qenë lobimi i PD në SHBA dhe rreziku i rusëve, por dhe situata politike.

Reforma në drejtësiNjë tjetër çështje për të cilën është

marrë postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit. Duket qartë se Trump po mon-itoron personalisht politikën shqiptare.

Takimi me RuçinRreth mesditës këshilltari i pres-

identit amerikan pati një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ku paralajmëroi se shumë shpejt në Tiranë mund të vijë vetë Donald Trump. “Nga ana e tij, z. Giuliani falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen e ngrohtë, duke vlerësuar virtytet dhe arritjet e popullit shqiptar këto vite në Shqipëri, por edhe kontributin shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Nju Jorkut. Z.

Giuliani, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në botë, u shpreh se SHBA shikojnë tek vendi ynë një partner të qëndrueshëm dhe një kontribuues real në koalicionin kundër terrorizmit për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon e më gjerë. Duke konstatuar disa prej zhvillimeve pozitive të ven-dit, z. Giuliani u shpreh i gatshëm për inkurajimin dhe një vëmendje më të madhe të sipërmarrjeve amerikane për potencialet ekonomike që ofron Shqipëria”, njoftoi Kuvendi.

diskutuar në takimet që ka pasur dje zyrtari amerikan ka qenë reforma në drejtësi. Në takimin që ai pati me krye-parlamentarin Gramoz Ruçi, ky i fundit e ka informuar me detaje mbi ecurinë e procesit. Por shqetësimi i amerikanëve prej kohësh ka qenë zvarritja e or-ganeve që do të luftojnë korrupsionin, pra SPAK dhe Byroja e Hetimit. Në këto takime, këshilltari i Trump ka kërkuar që të avancohet me reformat dhe sido-mos me ngritjen e këtyre dy organeve. Nga vizita e Giulianit në Tiranë dësh-mohet qartë se Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar për ndërhyrjet ruse dhe zvarritjen e SPAK dhe BKH. Giuliani është një ndër njerëzit më të besuar të Trump dhe ka qenë kandidat për të

Page 4: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

4 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ligji për komisionet hetimore është i vjetër. Dhe besoj që ne të evitojmë problemet e mëparshme. Besoj se kjo kohë do të na mjafton-te që ne të vijmë me një draft të dakordësuar në mbledhjen tjetër dhe ta kalonim. Nëse do të kishim dhe planin paraprak të hetimit sot nga ana juaj do të ishte dhe më

mirë. Por kjo varet nga ju. Rezerva e tretë që kam është se komisionet parlamentare në këtë periudhë janë të gjitha në kohën që janë duke dëg-juar raportimet e institucioneve të pavarura. Prandaj propozimi ishte për të hënën tjetër”, deklaroi dje në mbledhjen e Komisionit Hetimor deputetja e PS, Ermonela Felaj.

Felaj: Ligji për komisionet hetimore i vjetër

Kryetari i Komisionit Hetimor, Edi Paloka bëri me dije dje se deputetët e mazhorancës duhet të pajisen me certifikata sigurie nga DSIK-ja. Sipas Palokës, komisioni do të ketë marrëdhënie me informacione sekrete dhe deputetët demokratë po e plotësojnë një dokumentacion të tillë. “Komisioni do të ketë marrëdhënie me informa-cione sekrete. Unë dhe një deputet i opozitës nuk kemi

certifikatë sigurie dhe po plotësoj dokumentacionin për ta marrë. Nëse dhe nga mazhoranca ka deputetë pa certi-fikatë, të pajisen. Gjithashtu do të paraqes planin paraprak të hetimit që do ta plotësojmë bashkërisht. Mendoj që sa më shpejt ta nisim aq më mirë është, unë do të propozoja që nesër pasdite të fillojmë”, tha nënkryetari i PD, Edi Paloka dje në mbledhjen e Komisionit Hetimor.

PALOKA: DEPUTETËT TË PAJISEN ME CERTIFIKATË SIGURIE

Është mbledhur dje për herë të parë Komisioni

Hetimor për çësht-jen e kanabisit

dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saim-ir Tahiri. Komisioni do të ushtrojë ve-primtarinë e tij për

një periudhë 6 mu-jore ku do të ana-lizojë dhe të gjithë punën e organeve

ligjzbatuese për fenomenin e kana-bisit dhe atë çësht-

jes “Tahiri”...

Komisioni i Shëndetësisë miraton pr/ligjin për mbrojtjen shoqërore

Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi dje projektligjin “Për ratifikimin e mar-rëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për mbrojtjen shoqërore” Të ftuar në komision ishin z. Astrit Hado Drejtor i ISSH dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Objekt i kësaj marrëveshjeje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore të cilat përfshijnë, konkretisht, sigurimin shoqëror të de-tyrueshëm për pensionet, aksidentet në punë, sëmundjet profesionale, barrë lindjet dhe sëmundjet, ndërsa në lidhje me Republikën e Austrisë përfitimet për sigurimin shëndetësor përfshijnë sigurimin ndaj aksidenteve dhe sig-urimin e pensioneve, me përjashtim të sigurimeve të veçanta për noterët. Pas diskutimeve mes deputetëve dhe të ftuarve Kryetari i komisionit Petrit Vasili e hodhi projektligjin në votim nen për nen dhe në tërësi, ku u mirat-ua në parim unanimisht nga të gjithë anëtarët e komisionit.

Bylykbashi: Të gjithë zyrtarët abuzivë do japin

llogari tek SPAK Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi

ka sulmuar dje kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bylykbashi duke u ndalur tek përmbytja në Durrës theksoi se shumë shpejt do ngrihet SPAK dhe të gjithë do japin llogari për abuzimet që kanë bërë. “Durrësi është një qytet që u projektua për tu mbrojtur nga deti, andej i ka edhe muret. Por askush nuk mendoi që shkatërrimi do t'i vinte nga periferia e tij në tokë. Dhe sot e ka pësuar këtë mosvëmendje. PD ka kusurin e saj që nuk arriti të gjejë forcën, njeriun e duhur, nuk qe e imu-nizuar nga korrupsioni apo nuk gjeti kohezionin për ta ndalur këtë të keqe ordinere e bashkuar pa gerrmerre. Një të keqe që si virusi nuk luftohet me antibiotike standarde. Sigurisht SPAK do t'u vije pas qafe këtyre qeveritareve durrsakë me Dakon si simbol, por ajo është punë e ligjit. Por Dako dhe masteri i tij në Tiranë, Edi Rama do të vazhdojnë”, tha ai.

Komisioni Hetimor, Xhemal Qefalia: PD kërkon të heq vëmendjen nga financimet ruse, rasti “Tahiri” është nën hetim nga prokuroriaDeputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia

deklaroi dje se Partia Demokratike po përpiqet të sh’fokusojë vëmendjen e opinionit publik nga akuzat për financimet ruse. I ftuar në një studio televizive, anëtari i Komisionit Hetimor, deputeti Xhemal Qefalia, teksa u pyet mbi punën e këtij komisioni dhe nxitimin e PD për të miratuar pla-nin e hetimit, u shpreh se demokratët ndodhen në një ditë të vështirë dhe se po përpiqen të heqin vëmendjen e opinionit publik. Sipas Qefaliajt, PD ndodhet në një situatë të vështirë që pas zgjedh-jeve të 25 qershorit dhe me implikimin e akuzave

për financimin rus kërkoi me ngulm ngritjen e Komisionit Hetimor. “PD kërkon të sh’fokusojë vëmendjen e opinionit publik nga akuzat për financimet ruse. E sotshmja ishte një mbledhje që filloi në normaliteti. Pati një farë nxitimi për t’i kaluar sa më shpejt, por mendoj se deputetët e mazhorancës dhe opozitës ranë dakord që komisioni të ketë gjithë kohën e nevojshëm për të diskutuar mbi pikat e paraqitura. Komisioni kishte 30 ditë kohë për t’u mbledhur, por kjo gjë u bë e mundur ditën e sotme, pra shpejt. Për momentin PD ndodhet në një situatë të vështirë, sidomos

pas zgjedhjeve të 25 qershorit, organizoi protestën e janarit, dhe nuk mundi të mbajë frymën e saj. Tashmë ka edhe akuzat për financimin rus, dhe ndaj kërkoi që sa më shpejt të mblidhej ky komi-sion”, u shpreh Qefalia. Sakaq, deputeti Qefalia duke u ndalur tek puna e Komisionit Hetimor, deklaroi se është me rëndësi që ky komision të merret më së shumti me fenomenin dhe jo individin. Madje, deputeti i PS u ndal edhe tek rasti i çështjes “Tahiri”. Ai tha se ky është një rast nën hetim dhe se komisioni nuk duhet të ndërhy në punët e prokurorisë. “Rasti “Tahiri” është nën

hetim nga Prokuroria. Me gjithë këmbënguljen e vazhdueshme të PD për të ngritur këtë komision, duhet të themi se ka qenë edhe dakordësia e mazhorancës ajo që ka bërë të mundur ngritjen sa më shpejt të tij. Është me rëndësi të diskutohet fenomeni i kultivimit dhe të trafikimit të drogës. Është një fenomen që nuk lindi në kohën e PS, por ka qenë vullneti i kësaj mazhorancë për ta luftuar fenomenin. Komisioni duhet të merret me fenomenin, jo me individin. Le ta lëmë prokuror-inë të kryejë punën e saj. Mos të ndërhyjmë ne te organi i akuzës”, tha deputeti i PS, Xhemal Qefalia.

Endri ARIZI

Eshtë mbledhur dje për herë të parë Komisioni Hetimor për çështjen e kanabisit dhe ish-ministrin e Brendshëm,

Saimir Tahiri. Komisioni do të ushtro-jë veprimtarinë e tij për një periudhë 6 mujore ku do të analizojë dhe të gjithë punën e organeve ligjzbat-uese për fenomenin e kanabisit dhe atë çështjes “Tahiri”. Nën drejtimin e nënkryetarit të PD, Edi Paloka, komisioni në mbledhjen e djeshme bëri prezantimin e detyrave që ky komision do të ketë gjatë kësaj pe-riudhe 6 mujore si dhe përcaktoi deputeten socialiste Klotilda Ferhati në postin e sekretares. Gjatë fjalës së mbajtur kreu i komisionit heti-mor, Edi Paloka deklaroi se ngritja e komisionit hetimor është bërë me kërkesë të opozitës dhe se gjatë punës së këtij komisioni do të verifikohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e organeve hetimore për fenomenin e kultivimit e narkotikëve dhe për ish-ministrin Saimir Tahiri. “Kontrolli ligjshmërisë së institucioneve ligjz-batuese në hetimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kontrolli i të gjitha veprimeve dhe mosvep-rimeve të organeve hetimore për fenomenin e kultivimit të narkotikëve. Këto janë detyrat bazë të këtij komi-sioni. Si dhe ky komision do të bëjë transparencë të plotë. Komisioni do i paraqesë Kuvendit raporte në çdo seancë plenare”, tha ai. Sakaq, Paloka kërkoi që komisioni të përcaktonte dje edhe përgatitjen e rregullores së planit paraprak të hetimit si dhe të niste menjëherë nga puna, kërkesë që nuk u mirëprit nga socialistët. Sipas nënkryetares së komisionit, Ermonela Felaj hetimi nuk mund të nisë direkt pasi deputetët si fillim duhet të njihen me planin paraprak të hetimit si dhe të kenë mundësi të shprehen. “Het-imin nuk mund ta quajmë të hapur sot. Ne duam të dëgjojmë planin tuaj paraprak të hetimit dhe të rezervojmë të drejtën për të bërë propozimet tona”, tha ajo.

Berisha do thirret në Komisionin Hetimor

Përplasja e mazhorancës me opozitën në Komisionin Hetimor për planin e hetimit duket se e ka një qëllim. Kjo sepse gazeta ka mësuar se socialistët kanë në plan që me rastin e ngritjes së Komisionit Hetimor të

kërkuar nga opozita për fenomenin e kanabisit, ky hetim të shtrihet para vitit 2013, kohë kur demokratët ishin në pushtet. Madje mazhoranca ka në plan që me shtrirjen e hetimit qysh para 2013, në bankën e dëshmitarëve të thirret edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai do të thirret në Komi-sionin Hetimor për shkak të vendimit politik që mori për të mos ndërhyrë në Lazarat gjatë kohës që ishte në pushtet. Vendim që Berisha e pranoi dhe publikisht në një studio televizive. Pra mazhoranca duket se ka vendosur që me nisjen nga puna të Komisionit

Hetimor, ky hetim të shtrihet në kohë dhe ish-kryeministri Berisha të jap përgjigje për çdo vendim politik që ka dhënë në lidhje me lejimin e fenomenit të kanabisit. Ndërkohë një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë deputeti i PS, Pjerin Ndreu, njëherësh anëtar i Komisionit Hetimor, i cili bëri me dije dje në një studio televizive se hetimi i fenomenit të kanabisit do shtrihet në kohë dhe se Berisha do të jetë një nga personat që do të jap llogari për vendimet politike të dhëna. “Ne do ta marrim fenomenin që kur ka lindur, edhe rastet kur janë implikuar zyrtarë

Edi Paloka: Komisioni do i paraqesë Kuvendit raporte në çdo seancë plenare

Ngrihet komisioni hetimor për kanabisin, PS kërkon të hetohet Sali Berisha, ish-

kryeministri do merret në pyetje për Lazaratin

të policisë. Do hetojmë fenomenin, që ka një datë kur fillon, kur shfaqet. Mazhoranca ka pranuar të përfshihet dhe çështja Tahiri, por në qëndrime të ndryshme të këtij fenomeni edhe ne kemi të drejtë të evidentojmë kushtet dhe rrethanat që kryeministri i asaj kohe ka vendosur politikisht të mos ndërhyhet qoftë dhe në një rrënjë kanabis. Do të hedhim dritë edhe mbi këto fenomene”, deklaroi Ndreu. Por pavarësisht kësaj ngelet për tu parë në mbledhjen e ardhshme se deri kur do të shtrihet plani i hetimit dhe nëse do të përfshihet apo jo Berisha në hetim.

Page 5: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Partia Demokratike është mbërthyer sërish nga tensionet dhe përçarjet. Gazeta ka mësuar se shumë anëtarë që kanë qenë mbështetës të Berishës kanë fi-lluar të rreshtohen krah Bashës, duke mos pranuar që të dëgjojnë urdhrat e ish-kryeministrit. Por kjo ka bërë që situata në PD të nxehet së tepërmi, pasi duket se Berisha po detyron Bashën që të rikthejë në parti disa prej figurave që largoi, duke u dhënë poste të ndryshme, përfshirë dhe kandidaturën për disa prej bashkive kryesore të vendit. Në diskutimet që forumet e PD kanë bërë ditët e fundit, është deklaruar hapur se Berisha preten-don që zgjedhjet vendore fitohen vetëm duke rikthyer kritikët dhe disa prej tyre pse jo të bëhen dhe kryebashkiakë. Por Basha nuk e ka pranuar një gjë të tillë, pasi nëse bëhen kryebashkiakë e kanë më të lehtë ta rrëzojnë dhe për këtë arsye ka nisur përplasja me Berishën.

Ja shkaku i përplasjes Basha-Berisha

Basha: Qytetarët të kërkojnë llogari se ç’po bën drejtësia, PD nuk do lejojë mbulimin e çështjeve madhore, propaganda po rrezikon vendin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë për krimin dhe drogën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kreu demokrat teksa dha disa detaje nga disku-timet e bëra në mbledhje, u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe t’i kërkojnë llogari qeverisë se pse nuk funksionon drejtësia në vend. Madje, në kuadër të këtij mesazhi, Basha ngriti dhe një sërë pyetjesh për institucionet e drejtësisë se kur do të arrestohen personat e inkriminuar në vend. “Sot kemi diskutuar për një numër të madh çësht-jesh. Një pjesë të madhe të diskutimit e ka zënë gjendja e rendit dhe e drejtësisë në vend. Kam

një mesazh për të gjithë qytetarët. Mos heshtni! Kërkoni llogari se çfarë po bën drejtësia për çështjet kapitale në vend! Ne duam të dimë, kur do të dalë Sajmir Tahiri para drejtësisë, i akuzuar dhe i interceptuar nga antimafia italiane, si njeriu kyç i drogës dhe i trafikut të drogës, kur ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe krahu i djathtë i Edi Ramës. Ne duam të dimë, kur do të kapen dhe do të vihen përpara drejtësisë kokat e policisë, drejtorët në arrati të kupolës së Policisë së Shtetit, po kështu, të akuzuar si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të trafikut të drogës dhe bash-këpunimit me organizatat kriminale. Ne duam

të dimë, se kur do të dalë përpara drejtësisë Vangjush Dako, i akuzuar se ka bërë pazare, në shkëmbim të vjedhjes së votave, me tenderat dhe konçensionet, në Bashkinë e Durrësit, dhe më gjerë. Ne duam të dimë se kur do të kapen anëtarët e pakapur të bandës “Habilaj”, kur do të dalë përpara drejtësisë Klement Balili”, tha ai. Sakaq, Basha tha para gazetarëve se PD nuk do të lejojë kurrsesi që këto çështje të anashkalohen apo të mbulohen nga farsa apo skandale të tjera. “Këto janë çështjet të cilat ne nuk mund të lejojmë kurrsesi, as të harrohen, as të anashkalohen, as të mbulohen nga farsa apo skandale të tjera të

vogla, të cilat duhen zbardhur dhe duhen vënë para drejtësisë. Një gjë duhet të jetë e qartë, pa u vënë këta njerëz para përgjegjësisë, pa funksionuar drejtësia, në këto raste flagrante të denoncuara me fakte nga opozita, nuk ka drejtësi, por ka vetëm propagandë, farsë dhe kjo përbën një rrezik për vendin. Kjo do të thotë që më së fundi, narko-shteti, i ka shtrirë tentakulat tek drejtësia duke pamundësuar drejtësinë e barabartë përpara ligjit për këdo, duke mbro-jtur dhe duke fshehur përgjegjësinë penale të njerëzve me pushtet dhe pushtetarëve të lidhur me krimin”, u shpreh Basha.

Endri ARIZI

Acarohen marrëdhëniet mes kreut të Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Beri-

sha. Ndonëse gazeta ka bërë me dije se marrëdhënia mes Bashës dhe Berishës prej disa kohës është ftohur, dje kjo gjë është konfirmuar akoma më tepër. Partia Demokratike mblodhi dje grupin parlamentar ku ndau dhe detyrat e deputetëve, si dhe diskutoi mbi një sërë çështjesh të ndryshme. Por ajo ç’ka ra në sy është se për herë të parë Berisha është përplasur me Bashën në lidhje me lëvizjen dhe tentativën e disa deputetëve të PD për të zhdukur nga kalendari i datave historike, 20 shkurtin dhe për të vendosur 26-ën, si ditën e përkujtimit të viktimave të komuniz-mit në Shqipëri. Edhe pse mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, gazeta mësoi nga burime pranë selisë blu se ish-kryeministri Sali Berisha qysh në nisje të mbledhjes shprehu rezerva të hapura ndaj Bashës pasi ky i fundit nuk u konsultua me grupin parlam-entar për këtë veprim. Por përveç këtij qëndrim, Berisha teksa shpjegonte në mbledhjen e grupit simbolikën e 20 shkurtit si dhe arsyen se pse është shpallur me vendim qeverie si simbo-likë e persekutimit komunist, akuzoi drejtpërdrejt kreun demokrat se nuk po e përkujton këtë ditë. Sipas burimeve, u mësua se Berisha iu drejtua me tone të larta Bashës duke theksuar se Partia Demokratike ka më shumë se dy vite që nuk e përkujton më këtë datë dhe se nuk zhvillon asnjë aktivitet. Po ashtu ai ka kërkuar shpjegime se përse u bë një propozim i tillë. Nga ana tjetër, kreu demokrat Lulzim Basha u mundua të shuajë përplasjet brenda grupit me ish-kryeministrin duke u shprehur se 20 shkurti ka një simbolikë të veçantë dhe se askush nuk mund ta ndryshojë. “Data dhe ngjarje ka shumë, por 20 shkurti ka një simbolikë të veçantë dhe askush nuk mund ta ndryshojë”, mësohet të ketë thënë kreu demokrat Lulzim Basha në mbledhjen e grupit. Por ajo çka bie në sy është se ashtu si ish-kryeministri Sali Berisha, edhe dy ditë më parë për të njëjtën ngjarje pati sulme të shumta ndaj kreut demokrat Lulzim Basha nga radhët e kritikëve, ndonëse Partia Demokratike u tërhoq nga kjo nismë.

drejtua dhe deputetëve të rinj të Partisë Demokratike ku u kërkoi që të jenë më të kujdesshëm në lidhje me veprimet që bëjnë. Madje, Spaho duke marr shkas edhe nga jehona mediatike që u bë në lidhje me këtë nismë që disa deputetët të rinj morën, theksoi për këta të fundit se duhet të jenë më pak aktiv si dhe të këshillohen më shumë me të vjetrit

përpara se të marrin qëndrime të tilla. Në kuadër të këtyre kritikave, Spaho lëshoi dhe akuza ndaj iniciatorit të këtij projektligji, deputetit Agron Shehaj. Por pavarësisht këtij qëndrimi të shfaqur nga ana e deputetit Spaho i cili u mun-dua të shfajësonte kreun e PD, Lulzim Basha, nuk u arrit që të evitoheshin sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Debat në PDMbledhja e grupit parlamentar e

Partisë Demokratike u shoqërua dje me debate të shumta. Burime pranë selisë blu i thanë gazetës se shkak i debateve u bë pikërisht iniciativa e disa depu-tetëve të PD për të ndryshuar datën e përkujtimit të viktimave të komunizmit në Shqipëri. Ishte vetë kreu i grupit par-lamentar, Edmond Spaho, njëherësh një nga firmëtarët e kësaj nisme, ai i cili qysh në fillim të mbledhjes mori fjalën për të sqaruar këtë veprim. Sipas burimeve të gazetës pranë PD, Spaho tha se shpënia në Kuvend e projektligjit për të ndry-shuar datën 20 shkurt me 26-ën ishte një gabim nga ana e tij. Ai gjithashtu iu

Demokratët fajësojnë njëri-tjetrin, nuk evitohen përplasjet

Shpërthen sherri mes Bashës dhe Berishës, ish-kryeministri sulmon kreun e PD për heqjen

e "20 shkurtit", ja debatet në mbledhje grupiNëntë deputetë të Partisë Demokratike, mes të

cilëve edhe Edi Paloka, Grida Duma, Ervin Salianji, Flamur Noka, Genc Pollo, Edmond Spaho etj., kanë depozituar një projektligj në Kuvend, ku kërkojnë ndry-shimin e datës për përkujtimin e viktimave të regjimit komunist. Ata kërkojnë shfuqizimin e nenit e të ligjit nr. 10 241, datë 25.2.2010 për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri, i

propozuar nga asokohe nga qeveria Berisha, i miratuar nga Parlamenti i dominuar nga PD si dhe i dekretuar nga ish-Presidenti Bamir Topi. Neni 3 parashikon që ‘Këshilli i Ministrave shpall datën 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në Ti-ranë, si “Dita e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”. Përkujtimi i kësaj date, sipas ligjit, bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi’.

JA ÇFARË PARASHIKONTE NISMA E DEPUTETËVE TË PD

“Acarohen marrëdhëniet mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Ba-

sha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndonëse gazeta ka bërë me dije se marrëdhënia mes Bashës dhe Ber-

ishës prej disa kohës është ftohur, dje është konfirmuar akoma më shumë prishja e marrëdhënieve mes tyre...

Jamarbër Malltezi: Në Kavajë abuzime të shumta me pronat

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar dje në lidhje me abuzimet me tokat në Kavajë. Ai akuzon ish-kryebashkiakun Elvis Roshi dhe kreun e PS-së në këtë qytet për vjedhjen e qindra hektarëve. “Nuk di si është situata e regjistrimit të pronave tek Rana e Hedhun dhe për pasojë nuk mund të mbaj asnjë qëndrim. AMA, po shoh një situatë edhe më të rëndë, kur kreu i bashkisë Rroshi bashkë me Kryetarin e PS së Kavajës kanë vjedhur qindra hektarë tokë në breg të detit në Kavajë dhe i ka regjistruar në emër të kushërinjve të Roshit dhe Dajës, por Roshi nuk u arrestua! A kemi standard të dyfishtë? Pra në Kavajë, kemi jo veç falsifikim dokumentesh, por edhe tentative për prishje provash, si edhe vijim të për-dorimit të produkteve të vjedhjes për të krijuar miliona. Dhe prapë Roshi dhe Daja janë të lirë të shijojnë frytet e vjedhjes. A kemi standard të dyfishtë apo “e di partia atë punë””, tha ai.

Berisha: Rama po ushtron terror ndaj opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me skandalin e tokave tek ‘Rana e Hedhun’, ku u arrestua kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’, Berisha e cilësoi arres-timin e Frrokajt një vepër kriminale të urrejtjes primitive atërore të Ramës ndaj opozitës për qëllime politike. “Të dashur miq, pasi u shpall kryegjykatës dhe kryeprokuror i vendit, Edvin Kris-taq Rama, me urrejtjen e tij primitive atërore ka ndërmarrë një terror të egër kundër opozitës së vendit, të cilën ai me gjuhen staliniste të një krimineli në pushtet e quajti “ekspertizë të gënjesh-trës”. Para këtij terrori banditesk dënoj me ashpërsinë më të madhe zbatimin e njëanshëm të ligjit si varianti i qartë dhe i shëmtuar i narkoshtetit diktatori-al. Në këtë kontekst unë nuk di si është situata e regjistrimit të pronave tek Rana e Hedhun dhe për pasoje nuk mund të mbaj asnjë qëndrim përveç mbështetjes së ligjit, por përsëri dënoj dhe nuk mbështes kurrë zbatimin e tij të njëanshëm”, tha ai.

Page 6: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

6 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Trupa e 3 gjyqtarëve ka të

drejtë të bëjë pyetje ndaj gjyqtarit, ndër-sa interesant është

fakti e dhe vetë për-faqësuesit e ONM mund të drejtojnë

po ashtu pyetje. Por mësohet se në

seancë pyetjet prite të jenë të karakter-

it formal apo mbi formimin profesional

të gjyqtarit, pasi të dhënat mbi abuz-

imet që mund të jenë kryer nuk do të

publikohen...

Zgjedhjet në Këshill, studentët e Mjekësisë

në protestëDisa dhjetëra studentë të Fakultet-

it të Mjekësisë kanë protestuar para-diten e djeshme përpara godinës së këtij fakulteti. Ata kërkojnë drejtësi për zgjedhjet e këshillit studentor, të cilat do të mbahen dy ditë më vonë, më 21 mars. Ndryshimi i rregullores së zgjedhjeve për këshillin studentor bëri që shumë studentë të fakultetit të mjekësisë të ngriheshin sot në protestë duke bojkotuar mësimin. Ata nuk pranojnë ndryshimin e rregullores së zgjedhjeve në Këshillin studentor. Ndërkohë studentët nga ana e tyre u shprehën: "Stafi Akademik ndryshoi rregulloren e zgjedhjeve duke ja kalu-ar këtë proces në administrimin peda-gogeve në shkelje të hapur me statu-tin e këshillave studentore dhe me rregulloren e zgjedhjeve”. Kjo është hera e dytë që studentët e Fakultetit të Mjekësisë dalin në protestë për çështjen e zgjedhjeve në Këshillin studentor. Por pothuajse asnjëherë instancat shtetërore nuk kanë marrë për bazë pretendimet e tyre.

Abuzimi me pronat, Vishaj ironizon

gjykatën e LezhësPas arrestimit të zyrtarëve të

Bashkisë së Lezhës dhe dhënien e masave për ta, vjen edhe një reagim nga avokati i njohur, Sajmir Vishaj. “Çfarë ndryshoi në dosjet e funksion-arëve të Bashkisë së Lezhës në lidhje me masën e sigurimit “arrest në burg” që nga momenti që u caktua në mung-esë të personave nën hetim dhe sot që u zbatua neni 248 i KPRP që ka të bëjë me kushtet e verifikimit dhe zbatimit të masës!!! 1. E njëjta dosje; 2. Të njëjta prova; 3. I njëjti gjyqtar; 4. Politika në këmbë; 5. Simpatizantët e punësuar në Bashki në këmbë; 6. Vepra penale e shpërdorimit të detyrës na kujton veprën penale të Agjitacion e prop-agandë; 7. Zyrtarët e lartë duhet të akuzohen vetëm për korrupsion nëse provohet; 8. Duhet tu jepet fund sean-cave gjyqësore për masat e sigurimit në mungese për aq kohë sa ligji i jep të drejtë prokurorit nenin 253/2 te KPRP për urdhrin e ndalimit; 9. Policia të mos ushtrojë presion mbi prokurorin apo gjykatën”, tha ai.

Kryemadhi shton presionet ndaj Markut: Do mbajë përgjegjësi për çdo axhendë politike, s’duhet të kandidojë për mandat 7- vjeçar

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integ-rim, Monika Kryemadhi ka shtuar sulmet dhe presionet ndaj kryeprokurores Arta Marku. Duke folur dje në një studio televizive mbi ar-restimet në Lezhë, ajo tha se gjithçka ka pasur ndikim politik. Për këtë arsye ajo kërkoi nga organi i akuzës që të distancohet nga politika, duke ripërsëritur deklaratën e pak ditëve më parë, se do mbajë përgjegjësi. “Realiteti që ne je-tojmë është një axhendë politike e prokurorisë. Kjo është zgjedhje e tyre, por ata do të mbajnë

përgjegjësinë tyre sepse secili mban përgjegjësi për punët e veta. Është në policinë gjyqësore burri i Arta Markut. Prokurorinë do e vëzhgoj hap pas hapi dhe ajo do mbajë përgjegjësi për hapat e gabuar. 16 drejtorë në policia kush ja u mbylli dosjet? Arta Marku i ktheu pasaportën Saimir Tahirit. Ekstradoi Nazer Seitin”, tha ajo. Kryemadhi u ndal dhe te reforma në drejtësi, duke deklaruar se ajo po shkon drejt ngërçit. “Reforma në drejtësi është reforma që ka probleme të mëdha dhe sot është në ngërç. Po

shkojmë te goglat ku ti një listë që të solli ONM dhe ty të vjen sekretari i përgjithshëm dhe i fut në listë dhe i nxjerr të parët. Atë e ke anëtar të KLP. Pra nuk hyn në zgjedhjen e njerëzve me vlera. Mos pretendoni që reforma do të bëjë parajsën. Reforma i takonte Ilir Metës ta dre-jtonte, por si njeri mëndje hapur hoqi dorë dhe ja la momentit. Ishte Braho, u sëmur ai, pastaj Halimi u sëmur dhe ai”, tha ai. Nga ana tjetër Monika Kryemadhi, u ndal te ideja e kandidim-it të Arta Markut për një mandat 7-vjeçar. Ajo la

të nënkuptohet se nuk do japë votë për Markun. Pasi sipas saj, ajo do zgjedhë kandidatët për në KLP. Edhe pse në të vërtetë do jetë Këshilli i Prokurorisë që do zgjedhë kandidatët. Nga ana tjetër Kryemadhi hodhi poshtë zërat se do ketë koalicion me PS. “LSI është pozicionuar si parti opozitare. Është njësh me PD në luftën kundër krimit dhe varfërisë. Nuk ka dilemë në këtë mes”, tha ajo. Kryemadhi u ndal dhe te rrjedhjet e LSI në Këshillit Bashkiakë janë të vjetra dhe shiten si të reja.

Vetingu jep nesër rezultatet e para, ja çfarë do ndodhë në seancën dëgjimore me Fatos Lulon, gjyqtari do pyetet dhe nga ONM

KPK nis të mërkurën valën e vetingut në radhët e drejtësisë

Kliti TOPALLI

Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit, ditën e nesërme do të nxjerr rezultatet e para të vetingut. Pas

kaq shumë pritje, drejtësia do nisë spastrimin nga të korruptu-arit dhe sinjalet janë se numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të preken është i madh. Më 21 mars KPK do të mbajë seancën e parë dëgjimore dhe siç është bërë e ditur më herët, i pari për të cilin do të vendoset nëse qëndron apo jo në sistemin e drejtësisë është gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Por gazeta ka mësuar detaje se çfarë do të ndodhë në këtë seancë. Së pari vendimi i KPK për ta zhvilluar seancën në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka ardhur pas një beteje ligjore të zhvilluar me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ku u angazhua dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit Publik. KSHH kërkoi që të mbaheshin seancat dëgjimore në salla të hapura, pasi ambientet e ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve janë të vogla. Po ashtu mësohet se dhe ndërkom-bëtarët kanë kërkuar një gjë të tillë dhe në fund u vendos të bëhet zhvendosja te Pallati i Kongreseve, ku do kenë mundësi të marrin pjesë dhe qytetarët e thjeshtë. Por çfarë do ndodhë realisht aty? Ambienti do arredohet njësoj si në gjykatë, ku treshja e gjyqtarëve do të jenë: Gen-ta Tafa (Bungo); Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja. Përballë tyre do të jetë gjyqtari Fatos Lulo me avokatin e tij, ndërsa po ashtu në një tjetër tavolinë do të jenë përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Mon-itorimit. Paraprakisht Lulo është njoftuar me email mbi të gjitha gjet-jet që janë bërë sa i takon pasurisë, pastërtisë së figurës dhe karrierës dhe ai ka pasur mundësi këto ditë të përgatisë mbrojtjen. Trupa e 3 gjyqtarëve ka të drejtë të bëjë pyetje ndaj gjyqtarit, ndërsa interesant është fakti e dhe vetë përfaqësuesit e ONM mund të drejtojnë po ashtu pyetje. Por mësohet se në seancë pyetjet pritet të jenë të karakterit formal apo mbi formimin profe-sional të gjyqtarit, pasi të dhënat mbi abuzimet që mund të jenë kryer

komisioni do të veprojë edhe mbi bazën e ligjit për gjykatën admin-istrative dhe konkretisht nenit 20, i cili parashikon mbledhje me dyer të mbyllura kur ka çështje që shkelin privatësinë apo që nuk duhet të publikohen. Po ashtu në seancën e 21 marsit do të merret dhe vendimi. Situata do jetë e njëjtë me gjykatat normale, ku trupa e komisionerëve do tërhiqet për vendim dhe pas konsultimeve do publikojë verdiktin, i cili do zbardhet plotësisht pas një muaji. “Bisedimet për marrjen e ven-dimit ndaj subjektit të rivlerësimit

zhvillohen me dyer të mbyllura në praninë e vëzhguesit ndërkombëtar. Vendimi i Komisionit merret me votim të hapur dhe me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të trupit gjykues. Nëse gjatë vendimmarrjes ka qëndrime të ndryshme nga ai i shumicës, komisioneri i mbetur në pakicë arsyeton me shkrim mendi-min e tij. Vëzhguesi ndërkombëtar ka të drejtë të shkruajë një mendim ndryshe/paralel që i bashkohet ven-dimit. Procesverbali i bisedimeve të çështjes mbahet nga personeli i reg-jistrit të Komisionit”, thuhet në ligj.

nuk do të publikohen. “Komisioni ka të drejtë të marrë në pyetje sub-jektin e rivlerësimit. Subjektit të rivlerësimit mund t’i drejtojë pyetje edhe vëzhguesi ndërkombëtar, nëse ai pranon të përgjigjet. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve. Pyetjet mund të përfshijnë njohuritë dhe aftësitë praktike në fushën e së drejtës, ku subjekti i rivlerësimit ka ushtruar detyrën vitin e fundit”, thuhet në ligjin e vetingut.

Vendimi dhe kufizimetNjë burim i tha gazetës se

“Të mërkurën në datë 21 Mars 2018 do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore për një prej subjekteve të riv-lerësimit kalimtar (vetingut) në sallën e Pallatit të Kongreseve, pra e hapur për publikun e gjerë. Njoftimi është bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), në faqen e tij zyrtare. Në këtë mënyrë KPK ka mundësuar trans-parencë ndaj publikut dhe medias në publikimin e njoftimeve për seancat, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin

për vetingun Nr.84/2016. Gjithashtu, është pozitiv fakti se KPK ka marrë në konsideratë rekomandimin e KSHH-së për zhvillimin e këtyre seancave në sal-la të mëdha, duke mundësuar praninë e një publiku të gjerë për ti ndjekur. Në vlerësimin tonë kjo do të garantojë res-pektimin e parimit të procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të subjektit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, deklaroi dje Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Seanca dëgjimore e vetingut, reagon KSHH

1. Komisioni fton subjektin e rivlerësimit në seancë dëgjimore, në përputhje me rregullat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative. Vëzhguesit ndërkombëtarë njoftohen paraprakisht për zhvillimin e seancës dëgjimore.

2. Seanca dëgjimore e Komisionit është publike dhe zhvillohet në përputhje me nenin 20 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administra-tive dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

NENI 5

SEANCA DËGJIMORE

Page 7: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasadorja greke reagon pas vendimit të presidentit: Të zgjidhim problemet mes dy shteteve

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Eleni Surani, u shpreh ditën e djeshme se është e hapur për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje që mund të ketë mes Shqipërisë dhe palës greke. Një deklaratë të tillë, ajo e bëri gjatë një ceremonie të organizuar në një restorant në kryeqytet me rastin e festës kombëtare të Greqisë. Në festë ishin të pranishëm edhe shumë figura të rëndësishme të politikës shqiptare, artit dhe kulturës. Midis tyre mund të përmen-

dim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, vetë Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruci, ministra dhe deputetë. Gjatë fjalës së mbajtur, diplomatja greke theksoi ndër të tjera se Greqia mirëpret çdo progres të Shqipërisë. “Çdo sukses i Shqipërisë është i mirëpritur nga Greqia. Duhet të zgjidhim problemet e të heqim stereotipet. Jemi të angazhuar në zgjidhjen e problemeve dhe vullneti politik në të dy vendet tona do çojë

drejt suksesit”, nënvizoi dje ambasadorja greke Eleni Surani. Një deklaratë e tillë erdhi vetëm pak momente pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta lëshoi autorizimin për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për të vazhduar negociatat me palën greke për marrëveshjen e re të detit. Sakaq, në lidhje me dhënien e autorizimit dhe hapjes rrugës të paktit të ri detar reagoi dje edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Gjatë një pronon-cimi mediatik, Dule u shpreh se ky ishte

një zhvillim i pritshëm dhe i dëshiruar. “Kjo është një fazë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Çelet rruga në aspektin teknik dhe politik. Por dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Themeli i marrëdhënieve mes dy vende, ato të popujve. Lidershipi politik nuk mund të cenoje marrëdhëniet mes popujve. Ne 4 vitet e fundit hapa mbrapa në këto marrëdhënie. Ndaj është momenti për te rikuperuar kohen e hum-bur”, u shpreh Vangjel Dule.

“Problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen sa me shpejt të jetë e mundur. Këtu kemi një dritare mundësish të hapura, pra duhet ta përdorim hapjen nga të dyja palët, për t’u lejuar këtyre vendeve të bien dakord të zgjidhin këtë problem që nuk është ende një konflikt. Jam i bindur se vendet e rajonit, që kanë konflikte territoriale do të përpiqen t’i kapërcejnë

ato para anëtarësimit në BE. Këto nuk mund të bëhen pas anëtarësimit, zgjidhja e tyre duhet të bëhet para anëtarësimit. Pra dua t’i inkurajoj ato si Shqipërinë dhe Greqinë, të bien dakord dhe ky është një element plus për të pranuar hapjen e negociatave kur të vijë momenti”, tha Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker pak ditë më parë.

JUNCKER THIRRJE METËS PËR DETIN

Dorëzohet Ilir Meta, autorizon Ditmir Bushatin të nisë diskutimet me Greqinë për kufirin detar

Presidenti kërkon nga Bushati dhe grupi negociator të zbatohet Kushtetuta

Mimoza IBRA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u dorëzua ditën e djeshme përballë qeverisë sa i takon marrëveshjes

së detit mes Shqipërisë dhe Gre-qisë që pritet të negociohet. Pasi e zvarriti për rreth një muaj këtë çështje, Ilir Meta vendosi pasditen e djeshme që t’i lëshojë autor-izimin ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për të vijuar bisedimet me palën greke. Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë Presidenca përmes një njoftimi për mediat, ku thek-sohet se Bushati ka plotfuqinë për të negociuar për paktin detar. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në mbështetje të nenit 92 gërma “ë”, nenit 116, nenit 121 pika 1, nenit 132 të Kushtetutës; Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Repub-likës së Shqipërisë; Nenit 6 pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme au-torizoi sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Re-publikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare””, thuhet në njoftim.

Kërkesa e MetësSakaq, në njoftim kreu i shtet-

it ka nënvizuar se Ditmir Bushati dhe grupi negociator duhet të përmbushin përgjegjësitë dhe detyrën e tyre duke zbatuar Kus-htetutën. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta u kërkon Min-istrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto ne-gociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Repub-likës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkom-bëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”,

vijon më tej njoftimi i Presidencës. Ndërkohë, kujtojmë që Meta e lëshoi autorizimin pasi ia ktheu 3 herë mbrapsht kërkesën Bushatit, duke i kërkuar më shumë informa-cione dhe detaje. Po ashtu, përg-jigja e Presidentit vjen pas pre-sionit të ushtruar nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe nga pala greke, ku pak ditë më parë Meta pati një takim me ambasadoren greke për këtë çështje. Nga ana tjetër vlen të theksohet se përmes kësaj lëvizje-je, Ilir Meta hodhi poshtë të gjitha akuzat e demokratëve për grupin negociator.

Takimi Rama-TsiprasNë fillim të prillit pritet që

kryeministri Edi Rama dhe homo-logu i tij grek, Alexis Tsipras të zhvillojnë një takim pikërisht për paktin e ri detar dhe zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve.

Përmbytjet në Shkodër, Voltana

Ademi letër BushatitPrej dy javësh disa zona të

Shkodrës janë të izoluara për shkak të përmbytjeve dhe për këtë arsye kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka dër-guar një letër ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili është deputet në këtë qytet. Në letër, Ademi thekson se askush nga PS nuk ka shkuar në Shkodër për të parë gjendjen nga afër, teksa shton se Bushati e përdori qytetin vetëm për të marrë votën. “Jo si ministër, por si deputet ke patur detyrimin që të vish të paktën një herë, një orë te vetme, për të parë situatën e këtyre banorëve, edhe në Velipojë. Ditmir, Jam e bindur se si pjesë e qeverisë, as ti nuk mund të bësh përjashtim. Kanë kaluar dy javë që mijëra banorë janë të detyruar të jetojnë në mes të ujit dhe as ty, as ndonjë kolegut tënd në qeveri dhe i zgjedhur me votat e shkodranëve. Por nuk të vë faj sepse ty Shkodra tu desh vetëm sa për t’i marrë votën, për të vijuar jetën në Tiranë si ministër”, tha Voltana Ademi.

Mesi: Qeveria e angazhuar për të

ndihmuar të përmbyturitNë përgjigje të situatës së

rënduar në zonën e Nën-Shkodrës, zëvendës kryeministrja Senida mesi vizitoi dje njësinë adminis-trative Dajç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo deklaroi se mazhoranca ka vënë të gjitha strukturat në lëvizje për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga përm-bytjet. “Strukturat operacionale të Ministrisë së Mbrojtjes, Emergjen-cat Civile, Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit vazhdojnë me përkushtim punën në terren. Gjatë takimit me banorët, i garantova se qeveria shqiptare ka qenë dhe është plotësisht e angazhuar për t'u ardhur në ndihmë dhe se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve. Sipas kërkesës dhe të banorëve sot u dërguan 20 ton ushqim për kafshët për të vijuar më tutje me pako ushqimore, unë të pi-jshëm dhe 107 ton ushqime për kaf-shët, rezerva këto të mjaftueshme për 7-10 ditë”, tha Senida Mesi.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u dorëzua ditën e djeshme përballë qeverisë sa i takon marrëveshjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë që pritet të negociohet. Pasi e zvarriti për rreth një muaj këtë çështje, Ilir Meta ven-dosi pasditen e djeshme që t’i lëshojë autor-izimin ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati...Nuk dihet ende se kur mund të nënshkruhet marrëveshja e re, por pritet që gjatë takimit, pas vendimit të Metës për t’i lëshuar autorizimin Bushatit, të hidhen piketat e para në tavolinë. Përmes këtij vendimi, Presidenti hapi rrugë që në takimin Rama-Tsip-ras pakti detar të bëjë hapa para dhe të shkojë drejt hapit final të nënshkrimit. Ndërkohë, burimet bënë me dije për gazetën se një pikë që ka “përplasur” Metën me

Bushatin për lëshimin e autorizim-it ka qenë një kusht i kryetarit të shtetit për të përcaktuar Vijën e Drejtë Bazë e Bregdetit Shqiptar. Por sipas Bushatit, një kërkesë e tillë duket e parealizueshme dhe mesa duket palët në fund kanë gje-tur dakordësinë. Interesant është fakti se dje kur lëshoi autorizimin, Meta ka marrë pjesë në një aktiv-itet të organizuar nga ambasada greke në Tiranë me rastin e ditës kombëtare të shtetit helen.

Disa ditë më parë amba-sadorja e Greqisë në vendin tonë, Eleni Surani i vajti në zyrë Presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe palës greke. Ajo zhvilloi një takim me Ilir Metën lidhur me zhvillimet e fundit për lëshimin e autorizimit. Sipas informacioneve, takimi është kërkuar nga diplomat-ja greke dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërsa burimet i thanë gazetës se ajo ka kërkuar nga kryetari i shtetit që të mos bëhet pengesë për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, por të zhbllokojë paktin detar. Nga ana tjetër, Meta ka deklaruar se nuk është kundër negociatave dypalëshe, por ka theksuar rolin kus-htetues përgjatë procesit.

GREQIA RRITI PRESIONET

NDAJ METËS

Page 8: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

8 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mbi 400 vende të lira në shëndetësi, qeveria përzgjedh kandidatët, ja datat e testimit me shkrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes So-ciale, në kuadër të politikave të saj për punësim transparent dhe në bazë të meritës të punonjësve të shëndetësisë, ka shpallur ditën e djeshme listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë me vlerësimin paraprak të plotësimit të kritereve ligjore dhe njëkohësisht të pikëve të marra nga dosja sipas mesatares. Lista e plotë dhe e detajuar është publikuar në portalin: www.infermierepershqiperine.al, ku çdo i interesuar mund të marrë informacion për renditjen dhe pozicionin e tij në listë. Kandidatët dhe të gjithë

të interesuarit kanë 5 ditë kohë për ankimim për pikët duke filluar që dje dhe pas pesë ditëve për shqyrtimin e ankesave. Kjo është bërë e ditur dje nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Përmes një deklarate për mediat zv/ministrja Rakacolli deklaroi se pas fazës së parë të shpalljes se listës paraprake të kandidatëve të interesuar u është dhënë kohë 2354 aplikantëve për të plotësuar dokumentacionin. Sipas saj, janë 1945 kandidatë që do të testohen për 416 vende të lira pune në profesionet infermierë, teknik im-azherie dhe fizioterapistë. “Më konkretisht: 1376

infermiere; 300 mami; 59 fizioterapistë; 98 teknikë imazherie; 107 teknike laboratori ; 5 logopedistë”, deklaroi ajo. Ndërkohë, zëvendësministrja Rak-acolli deklaroi se datë 29 mars do të përpilohet lista me renditjen përfundimtare të kandidat-eve që do të futen në testim. Sipas saj, pas kësaj do të zhvillohet testimi me shkrim, i cili për shkak të numrave është menduar të zhvillohet në katër qarqe, përkatësisht në Tiranë, Shkod-ër, Elbasan dhe Vlorë. “Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 Mars, në orën 14.00 në ambjentet e universitetit mjekësor Tiranë. Për

kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 Prill në ambjentet e universitetit Ismail Qemali në orën 14.00. Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillo-het më datë 3 Prill në ambjentet e universitetit Luigj Gurakuqi në orën 14.00. Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambjentet e universitetit Alek-sandër Xhuvani në Elbasan në datë 4 Prill, në orën 14.00”, nënvizoi zëvendësministrja e Shën-detësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e djeshme që të urojë të gjithë ndjekësit e tij, përmes një statusi në rrjetet sociale, me një tjetër shembull të integrimit në punë të atyre që dalin nga skema e ndihmës ekonomike. Kësaj radhe, i pari i qeverisë i është referuar zonjës Flu-tura Braka, e cila jetonte me borxhe, pasi ndihma ekono-

mike nuk i dilte për të hequr shpenzimet. “Mirëmëngjes dhe me fjalët e thjeshta të Fluturës që doli nga ndihma ekonomike dhe nisi punë pas shumë vitesh në pritje të 35 mijë lekëve të vjetra çdo fundmuaji, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama, ndër të tjera në statusin e tij në Facebook.

RAMA TREGON NGJARJE REALE PËR NDIHMËN EKONOMIKE

Edi Rama: Kush refuzon punën përjashtohet nga ndihma ekonomike,

mbështetje financiare vetëm për të varfrit

Nxitje për të dalë nga ndihma ekonomike, Rama: 55 mijë lek dhe kurs profesional

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e djeshme se çdo qytetar që refuzon punën do të

përjashtohet nga ndihma ekono-mike. Nga Kamza, ku ishte i pran-ishëm në një fabrikë këpucësh, i pari qeverisë i bërë sërish thirrje qytetarëve që të aplikojnë për punë në zyrat shtetërore të punës dhe të pranojnë ofertat që u vijnë prej tyre, pasi në të kundërt sipas tij, do të humbasin ndihmën ekonomike. Madje, Rama theksoi se mbështet-ja financiare do të jetë vetëm për të varfërit. “Ligji është shumë i qartë, në qoftë se ti ke një ofertë për punë dhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike. Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfrit dhe për sa kohë janë në pamundësi për t’u integruar, nuk është një status i përjetshëm varfërie e mjerimi që e paralizon komplet familjen dhe i heq çdo per-spektivë prindërve dhe kryetarëve të familjes”, deklaroi ai. Mirëpo, shqetësimin e kryeministrit se qytetarët refuzojnë punën, dje e konfirmuan edhe përfaqësuesit e kompanisë ku Rama ishte i pran-ishëm. Sipas saj, njerëzit shkojnë për intervista por refuzojnë të punojnë. “Të gjitha listat e ofru-ara nga zyra e punës, normalisht, merren të gjithë, intervistohen dhe kur vijnë këtu për të filluar punë, nuk pranojnë të hyjnë punë. “Nuk punojmë dot; Jam e sëmurë; Nuk mundem; Dua të marr atë ndihmën ekonomike””, u shpreh përfaqësuesja e kompanisë.

Nisma e qeverisëKryeministri Edi Rama theksoi

se qeveria ka ndërmarrë edhe një nismë të re sa i përket trajnimit kundrejt pagesës të të gjithë per-sonave që pranojnë të punësohen me ndërmjetësimin e zyrave të punës. Sipas tij, kushdo që është i gatshëm që të trajnohet, qeveria do t’i japë 55 mijë lekë të vjetra në muaj mbështetje. “Ne kemi dhe këtë

skemën tani që, ne japim pagesë për trajnimet. Pra, kushdo që është i gatshëm që të trajnohet, atëherë ne japim 55 mijë lekë të vjetra në muaj mbështetje për trajnimin dhe nuk bëhet nëpërmjet kompanisë. Është një masë e re që e kemi vënë, që është faktikisht sa mesatarja e ndi-hmës ekonomike. Kjo histori, nuk mund të vazhdojë pafund. Duhet ndarë kush është i aftë fizikisht për punë dhe kujt i ofrohet puna duhet të pranojë punën. Përndryshe, si do ta paguajnë të tjerët me kontribute nga taksat, që të rrijë në shtëpi, i mpirë atje edhe që pak nga pak të bëhet psikologjikisht i paaftë për të marrë përsipër punën”, nënvizoi

Balla: Qendra Shëndetësore e Qukësit do rikonstruktohet

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeti Nuri Belba inspektuan ditën e djeshme Qendrën Shëndetësore në Njësinë Administrative Qukës, në Prrenjas, ku marrin shërbim shëndetësor 11500 persona. Nisur nga gjendja në të cilën ndodhet kjo qendër shëndetësore, Balla i premtoi banorëve dhe stafit mjekësor se bren-da vitit kjo qendër shëndetësore do të rikonstruktohet totalisht. “Brenda këtij viti të ndërhyjmë. Për ne ka qenë një prioritet Qendra Shëndetësore e Njësisë Administrative më të madhe në Bashkinë Prrenjas, që është Qukë-si, e që u shërben 11.500 banorëve ku bëhen mbi 100 kontrolle check-up në muaj. Kështu që së bashku me deputetin Belba kemi marrë an-gazhim që këtë vit të rikonstruktohet qendra shëndetësore e Qukësit dhe e Stravajt dhe kujtoj këtu dhe qendrën shëndetësore të Prrenjasit që është investimi më i madh në të gjithë qa-rkun”, deklaroi Balla.

Përzgjedhja e infermierëve, deputeti Shehu akuza RamësDeputeti i Partisë Demokra-

tike, Tritan Shehu ka reaguar dje pas shpalljes së listave nga Minis-tria e Shëndetësisë të infermierëve dhe fizioterapistëve me vlerësimin paraprak te plotësimit të kritereve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Shehu pyet kryeministrin Edi Rama se nga e ka importuar këtë model të përzgjedhjes, pasi sipas tij, as në ko-munizëm nuk kishte kaq centralizim. “Kam një pyetje për ju Z.Kryemi-nistër: Nga e keni “importuar” këtë model super centralist e të politizuar të “përzgjedhjes” nga qendra e infer-miereve për të gjitha institucionet e vendit? Po jua bej juve pyetjen, se ju e ideuat e meqë sot shpallët “listat para-prake!!! Në komunizëm nuk kishte kaq centralizim, ndoshta e keni marre nga Kim Jong Un! Përzgjedhja siç duket do i përngjajë “komedisë” së drejtoreve të spitaleve tona. Dhe pastaj flisni për decentralizim, spital ndërmarrje, autonomi, etj!?”, shkruan deputeti i PD, Tritan Shehu.

Kryeministri Edi Rama deklar-oi ditën djeshme se qeveria që ai drejton ka nxitur rritjen e punësimit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, i pari i qeverisë zbuloi se vetëm brenda një viti janë punësuar 1000 qytetarë në një kompani, e cila është fabrikë këpucësh. “1000 të punësuar në

vetëm 1 vit dhe perspektivë e qa-rtë rritjeje punësimi e prodhimi markash të njohura për eksport në Gjermani, Spanjë dhe Britaninë e Madhe. Mundësi reale punësimi edhe për këdo që ka dalë nga ndihma ekonomike apo vijon ta marrë atë, duke qenë fizikisht i aftë për punë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

KRYEMINISTRI: KEMI PUNËSUAR 1000 QYTETARË NË NJË FABRIKË

ai. Madje të njëjtin qëndrim kryem-inistri Edi Rama e pohoi edhe pak ditë më parë. Nga foltorja e Kuvendit gjatë interpelancës së kërkuar nga opozita, Rama deklaroi se qeveria do paguajë me 55 mijë lekë të vjetra në muaj çdo qytetar, i cili sipas tij, del vullnetarisht nga skema e ndihmës ekonomike si dhe do t’i ofrohet edhe një kurs trajnimi profesional. “Cilido që del nga ndihma ekonomike dhe

është fizikisht i aftë për punë ne jemi gati që ta mbështesim që të fillojë një punë nëse ka vullnetin dhe një minimum dije për punë, ose t’i japim mundësinë e një trajnimi. Dua të ritheksoj sot që qeveria jep 55 mijë lekë të vjetra, që është mesatarja ndihmës ekonomike për çdo kënd që del nga ndihma ekonomike dhe është gati të trajnohet”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e re-fuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pa-mundur që të vazh-dojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfrit...

Page 9: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ilir Meta braktiset dhe në Skrapar, këshilltarët bashkiakë bashkojnë votat me PS, LSI nis kërcënimet ndaj socialistëve

Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës, El-basanit dhe Vlorës, Lëvizja Socialiste për In-tegrim ka pësuar ditën e djeshme goditjen e parë edhe në Këshillin Bashkiak të Skraparit. Edhe pse konsiderohet si një prej zonave më të forta të LSI-së, disa prej këshilltarëve duket se kanë dhënë sinjalet e para për t’u larguar drejt Partisë Socialiste. Dje ata kanë votuar për kryetar të Këshillit Bashkiak socialistin Partizan Gorçe. Megjithatë, pas gjithë këtyre zhvillimeve që kanë mbërthyer

së fundmi Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku shumë militantë të LSI kanë dezertuar nga kjo parti, ende nuk ka një qëndrim të kryetares Monika Kryemadhi. Në të shumtën e rasteve, të larguarit kanë artikuluar se mo-tivi i largimit ka qenë dialogu me PD-në dhe mundësia e një koalicioni para zgjedhjeve të vitit 2019. Ndërkohë, po ditën e djeshme në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e qarkut Berat, Silva Caka. Përmes një sta-tusi në rrjetet sociale, Caka jovetëm që ka

reaguar, por ka kërcënuar edhe kolegun e saj socialist, deputetin e zgjedhur në zonën e Skraparit, Adnor Shameti. Sipas Cakës, ka qenë deputeti Shameti, ai i cili i ka kërcënuar këshilltarët që të votojnë kundër orienti-mit të partisë së tyre. “Adnor, janë të rrallë skraparllinjtë si ty, që ndërrojnë sipas erës së pushtetit dhe interesave personale vetjake. Ata që ke thirrur dhe kërcënuar sot, nuk janë studentët e Justinianit. Bëj kujdes Adnor! Skraparllinjtë të çojnë shumë shpejt andej nga ke ardhur! Edhe diçka: Numri i amzës

486 të thotë gjë? Nëse jo, pyet Partizanin”, shkruan deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e qarkut Berat, Silva Caka, ndër të tjera në statusin e saj. Më herët, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ka cilësuar një fake neës të fabrikuar nga PS, lajmin e largimeve masive të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste. Madje, Vasili theksoi se lëvizje të tilla sporadike kanë ndodhur shumë muaj më parë dhe po risillen në vëmendjen e opinionit sikur kanë ndodhur aktualisht.

Kryeministri Edi Rama akuzoi pak kohë më parë LSI, duke e akuzuar për degradim total në të gjitha in-stitucionet dhe ministritë që u drejtuan prej saj për 4 vjet. Rama e nisi nga shkollat dhe emërimet e mësuesve dhe drejtorëve duke pranuar pjesën e tij të fajit për lëshimin e disa rasteve për drejtorë shkollash siç i kërkonte aleati, ndërsa qe shumë i ashpër ku foli për burgjet dhe Hipo-tekat, 2 institucione të drejtuara pothuajse plotësisht

nga LSI, të cilat i cilësoi llumi më i madh, që sipas tij, në 4 vitet e fundit arriti nivele të papërfytyrueshme. “Në burgje dhe hipoteka është llumi më i madh, dhe në 4 vitet e shkuara ky llum ka arritur në nivele të papërfy-tyrueshme. Në këto nivele ne do të bëjmë një qilizmë, dhe nuk do të ketë asnjë emërim partie në burgje. Kemi qenë ne që kemi shkuar në fushatë dhe u kemi tundur zgjedhësve listat e partisë që kishte burgjet”, deklaroi ai.

RAMA AKUZA LSI: NË BURGJE, LLUMI MË I MADH

Thellohen shkarkimet në radhët e LSI, largohen nga detyra rreth 200 punonjës në burgje, 65 shkojnë për ndjekje penale

Vetingu në burgje, ministrja Gjonaj: Verifikimi i pastërtisë, hapi i parë

Rigels SELIMAN

Qeveria thellon goditjen ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas rrëm-bimit të Këshilltarëve

Bashkiakë në disa qytete të ndrys-hme të vendit dhe mbylljes së dre-jtorive të bujqësisë, një tjetër fur-tunë duket se ka përfshirë partinë e Kryemadhit. Bëhet fjalë për drejtorinë e burgjeve, aty ku ditën e djeshme janë shkarkuar nga detyrë plot 200 punonjës të këtij institucio-ni. Ky lajm është bërë i ditur ditën e djeshme nga vetë ministrja e Dre-jtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ka pub-likuar të dhënat e para nga reforma e nisur në burgje. Gjonaj, deklaroi se nga të dhënat ka rezultuar se mbi 130 punonjës të burgjeve janë me rekorde penale dhe për rrjedhojë, sipas saj, janë shkarkuar. Madje, ministrja theksoi se do të shkarko-hen mbi 70 prej këtyre punonjësve, pasi rezultojnë me papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës. “Reforma në sistemin e burgjeve. Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve: a) Mbi 130 punonjës të policisë së burgjeve me rekorde penale. Nuk duhet të ishin pranuar në sistem. Do të largohen. b) Mbi 70 punonjës me papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës. Do sistemohen në pozicione të përshtatshme me ar-simin, ose do të largohen”, deklaroi ajo. Po ashtu, ministrja Gjonaj zbu-loi se 65 punonjës së burgjeve do të shkojnë për ndjekje penale, ndërsa për 49 punonjës të tjerë, sipas saj, është propozuar ndëshkimi admin-istrativ. “Nga forcimi i masave dhe kontrolleve në burgje, në vetëm 6 muaj: 65 punonjës janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale; 49 punonjës të sistemit të burgjeve janë propozuar për masa administrative”, nënvizoi ajo. Pra përmes kësaj lëvizje, ashtu siç gazeta e ka paralajmëruar edhe më parë, qeveria i jep një tjetër goditje të fortë Lëvizjes Socialiste për Inte-grim. Ekzekutivi nga njëra anë po i merr elektoratin LSI-së ,ndërsa nga ana tjetër i heq nga puna militantët siç është rasti i djeshëm i punon-jësve të burgjeve, një institucion i cili është drejtua nga kjo parti dhe

për rrjedhojë kishte edhe shumë njerëz të punësuar, duke e shkrirë kësisoj edhe si subjekt politik.

Paralajmërimi i ministresSa i takon vetingut të nisur

në burgje, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka paralajmëruar se verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të këtyre institucioneve është hapi i parë për pastrimin e plotë të tyre nga elementët e ink-riminuar. “Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkrim-

Oficerët e sigurisë, Nikolla: Projekti shtrihet

në të gjitha shkollatMinistrja e Arsimit, Lindita

Nikolla inspektoi dje projektin pi-lot “Oficerët e Sigurisë”, ku vizitoi gjimnazin Eqerem Çabej. Nga ky gjimnaz, Nikolla njoftoi se projek-ti pilot do të shtrihet në të gjitha shkollat. “Këto djem edhe vajza janë një ndihmë e vyer për shkollën për të qenë ato më të sigurta edhe në jo vetëm brenda mureve të saj por edhe në rrethin përreth shkollës, por nga ana tjetër dua të theksoj me forcë që këto nuk bëjnë mësuesin. Figura kryesore për të mundësuar mirë edukim edhe për të zgjidhur konfliktet, për të menaxhuar sjellje qytetare mbetet mësuesi”, deklaroi ajo. Bëjmë me dije se projekti që ka nisur implementimin në 15 gjimnaze synon të garantoj një ambient më të sigurt në shkolla. Ndërsa oficerët e sigurisë, të cilët kanë shenja dalluese por jo uniformë polici, do të kenë rol koordinues me kolegët e tyre që patrullojnë pranë shkollave dhe do të përpilojnë raportim ditor, javor dhe mujor pranë Zyrës së Koordinimit.

BERZH, financim për Bovillën dhe Unazën e Re

Bashkia e Tiranës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkruan dje në Londër marrëve-shjen e financimit për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, si dhe ndër-timin e një linje të re për furnizimin me ujë të pijshëm të zonës së Unazës së Re, Yzberishtit dhe Kasharit. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, marrëve-shja mundëson dyfishimin e sasisë së filtrimit të ujit, që furnizon qytetarët e Tiranës dhe njëkohësisht, shtrirjen e një rrjeti të ri edhe në zona të cilat, vitet e fundit kanë njohur një zhvillim tepër të madh, pa menduar më parë për urbanizimin. “Mezi pres që në këtë paketë të parë të bëjmë dy investime kryesore: Së pari, zgjerimin e kapac-itetit të Bovillës, që është sistemi ynë filtrues. Do dyfishojmë sasinë e ujit që filtrohet për qytetin e Tiranës. Së dyti, ky financim na mundëson një linjë të re magjistrale, nga liqeni i Bo-villës direkt në zonën e Unazës së Re, Yzberishtit dhe Kasharit”, deklaroi ai.

Nga forcimi i masave dhe kontrolleve në burgje, në vetëm 6 muaj: 65 punon-jës janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale; 49 punonjës të sistemit të burgjeve janë propozuar për masa administrative...inuar. Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesional-isht. #reformaneburgje”, u shpreh ajo. Më herët, ministrja Gjonaj deklaroi se së shpejti do të nisë edhe trajnimi i punonjësve aktual në sistemin penitenciar, në mënyrë që sipas saj, çdo punonjës në këto institucione të përmbushë kriteret

prioritare sa i përket profesional-izmit, integritetit apo verifikimit të gjendjes gjyqësore. Gjithashtu, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije se pritet që të nisin verifikime më të thelluara në lidhje me mënyrën se si janë emëruar këta efektivë për të nxjerrë përgjegjësit. Madje, qysh në janar të këtij viti, ministrja e Drejtësisë ka parala-jmëruar se Policia e Burgjeve do të përfshihet nga reformat. Veç ven-dosjes së drejtuesve të rinj.

Mirëpo, në sajë të ristruk-turimit të administratës janë të shumtë punonjësit që rrezikojnë vendin e punës. Po cilat janë kategoritë që rrezikojnë? Kësh-tu, ashtu siç e ka pohuar edhe vetë kryeministri të parë që do largohen nga administrata janë militantët e LSI. Ndërsa vala e spastrimit nuk do kursejë edhe policët, mjekët apo infermierët e korruptuar por që janë edhe të emëruar jashtë çdo kriteri. Ndër-kohë spastrime do ketë edhe sa i takon mësuesve dhe drejtorëve të shkollave dhe arsimit të cilët janë emëruar jashtë profilit. Nga ana tjetër, reforma radikale e spastrimit ka nisur edhe në zyrat e Hipotekave, ALUIZNI-t, AKU-së, ASHR-së dhe drejtoritë e burg-jeve. Për të gjitha këto kategori, kryeministri Edi Rama ka urd-hëruar që furtuna e largimeve të mbyllet brenda muajit mars.

JA KATEGORITË QË RREZIKOJNË VENDIN E PUNËS

Page 10: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

10 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Restorantet, Shqipëria renditet e 22-ta më e lira në botë

Shqipëria, ndër vendet e rrezikuara për ushqim në 2050

Kulinaria po shndërrohet në një nga promotorët më të fuqishëm të turizmit në Shqipëri dhe jo më kot. Përveç shijes unike dhe dietës mesdhetare, Shqipëria renditet në vendet më të lira për sa u përket ushqi-meve në restorante. Në 2017-n, sipas renditjes që bën portali më i madh i kostove të jetesës Numbeo.com, Shqipëria u ren-dit e 22-a në botë për restorantet më të lira. Një vit më parë vendi renditej e 24-ta. Sipas Indeksit, në Shqipëri mund të konsu-mosh një drekë me tri pjata

për dy persona në një restorant mesatar për 16.3 euro. Ndërsa një vit më parë, çmimi për një drekë për dy persona ishte 17 euro. Edhe pse ndër shtetet më të lira në botë, disa prej vendeve të rajonit janë edhe më të lira se Shqipëria. Kosova është vendi më i lirë i rajonit për sa i përket çmimit të një dreke për dy perso-na në një restorant mesatar, prej 12.5 eurosh. Maqedonia është vendi i dytë më i lirë në rajon, ku një drekë e njëjtë kushton 13.8 euro, ndërsa Bosnja vendi i tretë, me 15.3 euro.

Sipas një harte të re të përpi-luar nga Organizata Botërore e Ushqimit, Shqipëria gjendet në mesin e shteteve të cilat janë të rrezikuara nga furnizimi me ushqime në vitin 2050, në një nivel afër atij alarmant. Krahas vendit tonë, pjesa më e madhe e vendeve afrikane, amerikanojugore dhe aziatike. Ndërsa Europa nuk rrezi-kohet, tjetër panoramë shfaqet në Ballkan. Ngrohja globale ndikon jo vetëm në kushtet klimatike, por edhe në mënyrë indirekte në shëndetin e bimëve. Një problem që Organizatat e huaja e konsid-

erojnë si shumë të rëndësishëm është nevoja për të ndryshuar zakonet tona të ngrënies. Kjo, sepse ngrohja globale dhe të tjera rreziqe që i kanosen globit kanë ndikuar në pakësimin deri në zh-dukje të disa lloje ushqimesh bazë. Harta e ofruar nga Organizata Botërore e Ushqimit tregon vendet më të rrezikuara nga pakësimi i ushqimeve, ndër të cilat Ballkani do të ndikohet, krahas vendeve të kontinentit afrikan apo ato të Amerikës Jugore. Përveç kafesë, ka 11 specie bimore në rrezik zhdukjeje sipas raportit.

Shkodra, uljen më të madhe të kredisë për ndërtimin

Kryeqyteti ka nivelin më të lartë të kreditimit për sektorin e ndërtimit ndërsa Shkodra ka pasur më pak. Të dhënat rapor-tohen nga Banka e Shqipërisë. Sipas BSH, në tremujorin e fun-dit të 2017 në Tiranë janë dhënë rreth 3.4 mln lekë më shumë për ndërtim dhe blerje banesash. Ndërkohë, sipas INSTAT, vitin e kaluar janë miratuar gjithsej 819 leje nga ku vendin e parë të lejeve e mban Tirana me 106 leje më shumë krahasuar me vitin 2016. Pas Tiranës, qytetet e mbështetura më shumë me hua

për ndërtimin janë: Durrësi, Korça dhe Vlora. Shkodra është qyteti me nivelin më të ulët të kreditimit sipas BSH .Të dhënat tregojnë se në tre muajt e fundit të vitit 2017, qyteti verior ka marrë rreth 1 mln kredi më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aktualisht, edhe pse është miratuar plani, ende nuk është zbardhur, duke e lënë këtë sektor të paralizuar në këtë qark. Pas Shkodrës qyteti që ka marrë më pak mbështetje nga sektori bankar është Fieri, Lezha dhe më pas Elbasani.

Albpetrol lëshon rreth 1600 vërtetime të posaçme për statusin e naftëtarit, brenda

pak ditëve miratohen dhe 35 të tjera

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPersonat që duan të pajisen me vërtetim të posaçëm duhet të plotësojnë formularin përkatës

Shoqëria Albpetrol sh.a ka përpunuar dhe lëshuar deri më tani rreth 1600 vërtetime të posaçme zyr-

tare për Statusin e Naftëtarit. Ndërkohë, rreth 35 aplikime të reja janë në proces përpunimi dhe vërtetimet e posaçme për këto aplikime pritet që të lësho-hen brenda disa ditësh. Të dhënat bëhen publike nga vetë Albpetrol, i cili njofton të gjithë personat që përfitojnë nga Statusi i Naftëtarit sipas ligjit Nr.8/2017 “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.425 datë 10.05.2017, që disponon dokumentacion për periudhën që kanë punuar në shoqërinë Al-bpetrol sh.a nga viti 1994 dhe në vazhdim. Ndërkaq, për periudhën përpara vitit 1994, dokumentet mund të merren pranë Sigurimeve Shoqërore ose arkivave të tjera. Personat që duan të pajisen me vërtetim të posaçëm zyrtar për periudhën përkatëse duhet të plotësojnë formularin përkatës, i cili mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e Albpetrol, ose mund të tërhiqet fizikisht pranë qendrave ku kanë punuar. Formulari i plotësuar duhet të dorëzohet në qendrat ku personi ka punuar së bashku me një kopje të librezës të punës, ose mund të dërgohet me postë në qendrën përkatëse. “

Të gjithë personat që përfitojnë nga Statusi i Naftëtarit sipas ligjit Nr.8/2017 “Për Sta-tusin e Punonjësve të Industrisë së Naf-tës dhe Gazit” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.425 datë 10.05.2017, që disponon doku-mentacion për periu-dhën që kanë punuar në shoqërinë Albpet-rol sh.a nga viti 1994 dhe në vazhdim...

Eksportet kanë vijuar tendencën pozitive edhe në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, shitjet totale të kompanive shqiptare jashtë vendit u rritën me 21.6% me bazë vjetore për periud-hën janar-shkurt. Rritja është udhëhequr nga tekstilet e këpucët dhe materialet e ndërtimit dhe metalet. Eksportet e grupit “tekstile dhe këpucë” u rritën me 13.5%, duke arritur në 20.5 miliardë lekë. Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i eksportuar në vend, me 43% të totalit. Industria po kalon një fazë të mirë për momentin, për shkak të rritjes së porosive nga partnerët e huaj, sidomos ata italianë. Ek-spertë të sektorit pohojnë se ata janë në fazë

zgjerimi dhe po hasin vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore. Grupi i dytë më i eksportuar është ai i materialeve të ndërtimit dhe meta-leve, i cili në vlerë absolute ka shënuar dhe zgjerimin më të madh. Eksportet e këtij grupi u rritën me 57%, duke arritur në 8.7 miliardë lekë. Ndikimin kryesor e ka dhënë kompa-nia e prodhimit të çelikut Kurum, e cila pasi kaloi një fazë ristrukturimi, tashmë i është kthyer aktivitetit me ritme të larta. Pesha e materialeve të ndërtimit dhe metaleve ishte 18% për dy mujorin e parë të vitit. Në vend të tretë janë eksportet e “mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë”. Ecuria e këtij grupi ka qenë e dobët, ndonëse i është rikthyer

rritjes. Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend, që pas ndryshimit të pronësisë ka ulur ritmet e investimeve, duke dhënë ndikimin kryesor në ecurinë e dobët të këtij grupi, që për 2 mujorin u rrit me 5.2%, në gati 8 miliardë lekë, duke kaluar në grupin e tretë më të madh të eksportuar në vend, me 17% të totalit. Dikur ai ishte grupi më i madh i eksportuar në vend. Në zgjerim vitin e fundit kanë qenë dhe shitjet e “makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit”, si rrjedhojë e inves-timeve që janë kryer në industrinë që monton kabllo për industrinë e automjeteve. Eksportet e këtij grupi u rritën me 37% për 2 mujorin, duke arritur në 5.8 miliardë lekë.

Eksportet rriten me 21.6% për 2-mujorin, kryesojnë tekstile-këpucët e metalet

ndikimin e saj në shëndet, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre. Me anë të këtij projekt-ak-ti, qeveria synon të rregullojë kështu përfitimin e pensionit nga punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit.

Mosha e daljes në pensionLigji për statusin e punon-

jësve të industrisë së naftës dhe të gazit, i miratuar vitin e kaluar parashikon se kanë të drejtë të kërkojnë pension pleqërie, si punonjës të industrisë së naftës dhe të gazit, burrat që mbushin moshën 60 vjeç dhe kanë një pe-riudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 20 vjet në punë si dhe gratë që mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë një periudhë të përgjithshme sigurimi 25 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 15 vjet në punë. Këtu bëjnë për-jashtim, personat që kanë kryer punë si operator (përgjegjës kyçi) dhe ndihmësoperator (punëtor pastrimi), traktorist në brigadat e remontit nëntokësor të puseve të naftës e të gazit, kryesondator, pontist dhe punëtor i kyçit në shpimin e puseve të kërkimit dhe të zhvillimit të vendburimeve, punonjës në repartet e koksit të rafinerive të naftës dhe punëtorët e pastrimit të brendshëm të rezer-vuarëve, depove dhe cisternave të naftës në industrinë e përpunimit

Pensioni, aktet nënligjore brenda Prillit

Qeveria do të miratojë bren-da katër muajve të parë të 2018 një vendim kriteret e përfitimit të pensionit për Statusin e naf-tëtarit. Në programin e përgjith-shëm analitik, të projekt-akteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave, gjatë vitit 2018 parashikohet që brenda periudhës janar-prill të miratohet projektvendimi në zbatim të ligjit nr. 8/2017, “Për statusin e punon-

jësve të industrisë së naftës dhe të gazit”. Ky projektvendim do të përgatitet dhe paraqitet në qeveri për miratim nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj si dhe ministri i Infra-strukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Siç mësohet nga doku-menti qeveritar, qëllimi i këtij projekt-akti është përcaktimi i kritereve për përfitimin e pen-sionit të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit për arsye të karakterit të veçantë të punës dhe

të naftës dhe të gazit. Mosha e daljes në pension për këta perso-na është 55 vjeç për burrat dhe 50 vjeç për gratë dhe me periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë për burrat dhe 25 vjet e më shumë për gratë dhe vjetërsi në këto profesione sa gjysma e vjetërsisë së përgjithshme.

Page 11: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Rusi/ Putin fiton bindshëm mandatin e ri 6-vjeçar me 77% të votave

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPerëndimi hesht për fitoren e Putin, dënon votën ruse në Krime

Andi LAMKO

Pas numërimit të votave në zgjedhjet e së dielës në Rusi, presidenti Vladimir Putin ka marrë një fitore

spektakolare me rreth 77 për qind të votave, teksa me mandatin e ri gjashtë-vjeçar dominimi i tij i Moskës arrin në afro çerek-shek-ulli. Komisioni zgjedhor rus tha se pjesëmarrja në zgjedhe arrinte në 64 përqind, pak më e ulët se në zgjedhjet e fundit në 2012. Sipas Komisionit zgjedhor, kandidati i Partisë Komuniste, Pavel Grudinin, ka dalë i dyti me 15.7 përqind të votave, i ndjekur nga ultra-na-cionalisti Vladimir Zhirinovsky me 6.9 përqind dhe gazetarja Kse-nia Sobchak me 1.3 përqind. Ud-hëheqësi kryesor i opozitës Alexei Navalny, nuk është lejuar të garojë. Putin u bë president i përkohshëm i Rusisë kur zëvendësoi Boris Jelt-sin në vitin 2000 pas dorëheqjes, dhe prej atëherë nuk ka parë më prapa. Fitorja e tij dominuese vjen në një kohë kur elektorati në të gjithë botën e zhvilluar, po refuzon politikanët tradicionalë në favor të radikalëve nacionalistë.

Reduktim i shpenzimeve të mbrojtjes

Një ditë pas fitores së tij Vladimir Putin tha se gjatë man-datit të tij që me shumë gjasa do të jetoi fundit, do të reduktojë shpenzime ushtarake, por jo fuqinë e ushtrisë ruse. “Ne kemi në plan të reduktojmë shpenzimet mbrojtjes, si këtë vit dhe vitin që vjen. Por kjo nuk do të sjellë reduktim të kapac-iteteve mbrojtëse të vendit”, tha dje

Vuçiç për Kosovën: Po blejnë të rinjtë serbë për të shkuar në ushtri

‘Der Standard’: Gjermania parandaloi marrëveshjen e Thaçit dhe Vuçiçit

Presidenti serb, Alek-sandër Vuçiç ka hedhur aku-za në drejtim të autoriteteve kosovare, pasi sipas tij po blejnë me para të rinjtë serbë për të shkuar me ushtrinë e Kosovës. “Ata nuk po shkojnë vetëm në jug, po shkojnë edhe në veri për të na i blerë të rinjtë tanë. Thonë, ja kaq i ke para të gatshme, bëju pjesë e ushtrisë”, ka thënë Vuçiç, sipas të përditshmes serbe “Veçernje Novosti”. Ai më tej ka shtuar se nuk ka dashur të reagojë kur zyrtari i lartë amerikan Wess

Mitchell tha në Beograd se ushtria e Kosovës, në të cilën do të ketë edhe serbë, nuk do të jetë kërcënim për Serbinë. “Vërtet? Në territorin e Serbisë të formohet ushtria e huaj në të cilën të përfshihen edhe serbët. Çfarë është kjo, si në kohën e Austro-Hungarisë e të Turqisë, që serbët të vriten me serbë?”, ka pyetur Vuçiç. Ndërkohë ku-jtojmë se Beogradi kontrollon partinë kryesore të minoritetit serb, Lisa Serbe e cila bllokon ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës.

E përditshmja gjermane ‘Der Standard’, ka shkruar dje rreth teorive për ndarjen e Kosovës, duke argumentuar se Gjermania ka parandaluar ndarjen e fshehtë të Kosovës, e favorizuar nga serbët por sipas saj,e pranuar dhe nga pala kosovare për shkak të lodhjes me çështjen e veriut të Kosovës. Një zyrtar i Berlinit raportohet të ketë thënë në kushte anonimiteti se Thaçi dhe Vuçiç kanë folur në kanale të tjera private rreth ndarjes së Kosovës. “Kjo do të nënk-

uptonte de facto që pjesa e veriore e Kosovës, ku kryesisht jetojnë serbët do të ndahej nga Kosova. Ideatori i idesë Ivica Daçiç, e ka quajtur si zgjidhjen më afatgjatë dhe më realiste. Ndarja e Kosovës do të ishte në kontradiktë të qartë me Kushte-tutën e Kosovës, dhe shemb të gjithë konstruksionin e Kosovës multietnike. Kjo ishte arsyeja që ndërhyri qeveria gjermane”, shkruan Der Standard,duke shtuar se ka rrezik se dy palët (Thaçi dhe Vuçiç), do të komu-nikojnë për këtë në rrugë tjera.

Kosovë, Hoxhaj: Kemi 79 vota për demarkacion, na duhen 2-3 deputetë

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur dje optimist se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi do të marrë fund me votën e sotme. “Me sa e di unë, i kemi 79 vota. Duhet që t’i kemi edhe 2-3 deputetë që ta mbështesin këtë proces dhe të dalim në majë të Çakorrit politikisht me këtë temë”, ka thënë Hoxhaj. Zëvendëskryeministri kosovar ka folur ndër të tjerash për deputetin goran, Adem Hoxha, i përfolur së fundmi se mund të japë “votën e artë” për të

mbyllur çështjen e Demarka-cionit. “Adem Hoxha që është nga Dragashi, nga Restelica, pjesë e Listës Serbe, është takuar me përfaqësues të ndryshëm. Unë nuk kam pasur takim këto ditët e fundit me Hoxhën për një temë të tillë, por kam pas takime me për-faqësues të tjerë të Listës Serbe. Natyrisht që kemi folur me çdo deputet, edhe me Dalibor Jevtiç që është zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, edhe me deputetë të tjerë të partive politike shqiptare në Kuvend të Kosovës që janë në opozitë”, tha Hoxhaj.

presidenti rus gjatë takimit të paqes me kandidatët e tjerë presidencialë në Moskë, duke shtuar se nga Rusia nuk do të ketë garë armatimesh. Më tej ai shtoi se fokusi i mandatit të ri do të jetë politika e brendshme dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse. “Gjëja kryesore që duam të bëjmë është sigurisht zgjerimi i axhendës së brendshme, duke siguruar rritjen e ekonomisë së Federatës Ruse, dhe zhvillimin e saj në sferën e shëndetësisë, arsimit, prodhimit industrial e infrastrukturës”, tha lideri rus. Liderët botërorë uronin dje presidentin rus Vladimir Putin për fitoren e tij, mirëpo asnjë nga liderët e Perëndimit nuk ka reaguar, në një kohë kur Britania dhe BE po akuzojnë Rusinë se është përgjeg-jëse për sulmin me lëndë të ndalu-ara ushtarake ndaj një ish-agjenti rus në Britani. Ato janë ankuar për

pjesëmarrjen e Krimesë në zgjedh-jet e Rusisë, të cilën kjo e fundit e ka aneksuar nga Ukraina. Xi Jinpin uron Putin për suksesin

Nga uruesit e parë të Putin ishte presidenti kinez Xi Jinping, i cili tha se shteti i tij gëzon një nga bashkëpunimet më të mira me Rusinë përgjatë gjithë historisë. Liderët e Kazakistanit, Bjellorusisë, Venezuelës, Bolivisë dhe Kubës ishin ndër vendet e tjera që kanë dërguar mesazhe urimi për Putinin. Zyrtarët rusë komentonin dje se fitorja deçizive Vladimir Putin refle-kton mbështetjen popullore për poli-tikën e të jashtme muskulore dhe përforcon rolin e tij dhe të Rusisë si kundër-peshë ndaj Perëndimit. “Të gjithë e shohin se Putin ndjek një politikë të jashtme të pavarur dhe nuk toleron ndaj interesave kombëtare të qytetarëve të tij. Kjo

SHBA,senatorët kërkojnë bllokimin e gazsjallësit rus

Mediat amerikane raportonin dje se një grup senatorësh po nxisin Shtëpinë e Bardhë të përdorë çdo opsion për të ndaluar ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili do të kalojë gazin natyral nga Rusia në Gjermani. “Washington Examiner” shkruante se senatorët i kanë dërguar një letër sekretarit të thesarit Steven Mnuchin dhe zv.se-kretarit të shtetit John Sullivan, për ndalimin me çdo kusht të projektit të kompanisë ruse Gazprom, me argumentimin se rrit prestigjin e Rusisë dhe dëmton atë të SHBA.

Erdogan: Do të zgjerojmë ofensivën në Siri dhe Irak

Presidenti i Turqisë, Reçep Tajip Erdogan është zotuar dje se do të zgjerojë operacionet ushtarake në veri të Sirisë, por edhe në Irak, pasi forcat e tij larguan luftëtarët kurdë sirianë nga qyteti sirian, Afrin. Erdogan ka thënë se fushata dy-mujore në Afrin ishte faza më e rëndësishme e opera-cionit ushtarak, e cila kishte për qël-lim largimin e forcave kurde siriane kanë zonat përgjatë kufirit. Turqia i sheh si terroristë luftëtarët kurdët në Siri, për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.

Norvegji, qeveria në votëbesim pas

postimit në FBQeveria pakicë e qendrës së djath-

të në Norvegji, përballet sot me votë mosbesimin e kërkuar nga opozita, pas një postimi të kontestuar në Face-book të ministres së Drejtësisë, Sylvi Listhaug. Listhaug e Partisë populiste të Progresit, shkruante në postim se Partia Laburiste e opozitës ishte më e interesuar në mbrojtjen e të drejtave të terroristëve sesa në sigurinë e Norveg-jisë. Postimi, i ilustruar përmes një foto-je të militantëve terroristë al-Shabaab, është dënuar nga e gjithë politika.

Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar ar-ritën dje marrëveshjen për lidhjet e tyre gjatë periudhës gati dy-vjeçare të kompletimit të daljes së Britanisë nga unioni, e cila u konsiderua nga mediat britanike si një përulje e ishullorëve ndaj presionit të BE. Tolerimet e Londrës ndaj Brukselit përfshinin planin për ruajtjen e Irlandës së Veriut nën regjimin e BE, për të evituar ndar-jen e saj kufitare me Irlandën. Kryenegociatori evropian i Brexit, Michel Barnier tha se dy palët ishin dakord për shumicën e marrëveshjes për ndarjen e Britanisë, pas rreth katër dekadash pjesë e BE. "Kemi arritur mar-rëveshjen për periudhën e trazicionit", tha Barnier në konferencën e përbashkët të shtypit me përfaqësuesin britanik David Davis, duke shtuar se ndërkohë Britania nuk do të marrë-pjesë në vendimmarrjen evropiane.

Administrata e Aleancës së Atlantikut Verior NATO ka nisur dje transferimin në selinë e re në Bruksel, e cila ka kushtuar 1,17 miliardë euro. Trans-ferimi i 4 mijë punonjësve në selinë e re, që ndodhet pranë asaj aktuale në kryeqytetin belg, do të zgjasë 12 javë. Ndërtimi i selisë së re filloi në vitin 2010 dhe kosto e saj fillimisht parashikoheshin në vlerën e 750 milionë euro, por aktualisht kanë arritur vlerën e 1,17 miliardë eurove. Zhvillimi vjen në një kohë kur vendet evropiane të aleancës kanë refuzuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, të kërkuara nga presidenti amerikan Donald Trump. Selia do të ofrojë sigurinë e të gjitha komunikimeve elektronike të NATO-s, dhe do të kontrollojë mbikëqyrjen e ndërtesës, me më shumë se 1 000 kamera dhe sisteme të avancuara sigurie.

BREXIT, BE-BRITANI AKORD PËR PERIUDHËN E TRANZICIONIT NATO TRANSFEROHET NË SELINË E RE ME VLERË 1.17 MLD EURO

forcon kapacitetet e tij, peshën e tij dhe autoritetin e tij në botë”, tha Valentina Matviyenko, kryetare e Këshillit të Federatës. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha dje se Rusia do të mbetet një part-nere e Gjermanisë, e vështirë, por e domosdoshme, pas rizgjedhjes së presidentit rus. “Rezultati i zgjedh-jeve në Rusi na befasoi, po aq sa rrethanat në të cilat u zhvilluan këto zgjedhje. Gara politike nuk ishte plotësisht e drejtë në disa aspekte”, tha Maas iu referuar raportimeve për anomali në procedurat, dhe duke shtuar se pjesëmarrja e Krimesë në votime ishte e papranueshme.

Gjëja kryesore që duam të bëjmë është sigurisht zgjerimi i ax-hendës së brendshme, duke siguruar rritjen e ekonomisë së Feder-atës Ruse, dhe zhvil-limin e saj në sferën e shëndetësisë, arsimit, prodhimit industrial e infrastrukturës. Kemi në plan të reduktojmë shpenzimet mbrojtjes, por kjo nuk do të sjellë reduktim të kapac-iteteve mbrojtëse

Page 12: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

12 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhet takimi i dytë mes Enver Hoxhës dhe Çu En Lait, palët në unison kundër SHBA dhe

Moskës, ja si Kina informonte Shqipërinë

Zbardhet biseda e dytë mes kryeministrit kinez Çu En Lai dhe dikta-torit shqiptar Enver

Hoxha. Çu En Lai dhe liderë të tjerë të partisë komuniste kineze u takuan në samitin me udhëheqësit shqiptarë në pallatin e kryeministrit. Në këtë takim fjalën më të gjatë e ka mbajtur lideri kinez, i cili ka folur për marrëdhëniet mes shtete rivale. Ai është shprehur hapur se SHBA dhe Bashkimi Sovjetik janë vende që duhet të luftohen.

28 mars 1965Çu En Lai: Së pari dua të

them se ndjehemi shumë të lumtur që vijmë për herë të dytë në Shqipëri. Dua të falënderoj partinë shqiptare dhe popullin tuaj për mikpritjen e ngrohtë. Kjo mikpritje na bëri shumë përshtyp-je dhe është një tregues i miqësisë mes dy popujve, partive dhe ven-deve tona, e cila bëhet gjithnjë e më e fortë dhe më e pathyeshme. Përfitoj nga rasti për të falënderu-ar komitetin qendror dhe shokun Enver Hoxha për demonstrimin e kësaj miqësie mes nesh. Dua të falënderoj gjithashtu shokun Hoxha për demonstrimin që bëri dje në shpjegimin e opinioneve dhe aktiviteteve në lidhje me problemet në vendin tuaj dhe në arenën ndërkombëtare. Sot ne duam të prezantojmë pikëpamjet tona mbi çështjet, edhe pse do të ndryshoj pak radhën e tyre. Në fillim do të mbuloj çështjet ndërkombëtare dhe më pas ato të bashkëpunimin mes dy ven-deve tona. Opinionet e dy par-tive e qeverive tona mbi çështjet kryesore të arenës ndërkombëtare janë në përputhje të plotë. Këtu e kam fjalën për luftën kundër imperializmit me në krye atë amerikan, kundër revizionizmit modern me në krye atë sov-jetik dhe kundër reaksionarë vetë vendeve të tjera, me qëllim formimin e një fronti të përbash-kët të popujve revolucionarë të botës. Nuk ka dyshim se ku front duhet të ketë në bërthamë grupet e majta të vendeve socialiste dhe të lëvizjes komuniste, pra partitë marksiste-leniniste. Forcat e përp-jekjes socialiste kërkojnë paqen dhe demokracinë në botë, në favor të socializmit dhe popujve të botës,në dëm të imperialistëve e revizionistëve. Nga tre armiqtë tanë kryesorë, më i rëndësishmi është imperializmi amerikan. Këtë e them sepse ai po përpiqet të sundojë të gjithë botën, duke detyruar që revizionistët modernë të kapitullojnë dhe ta vënë veten e tyre në shërbim të tij. Në lidhje me reaksionarët e vendeve të tjera, amerikanët po përpiqen t’i kthejnë ata në shërbëtorë. Ndër-sa revizionistët sovjetikët, si me liderët aktualë ose kur ishte në pushtet Hrushovi, po përpiqet të ndajnë botën mes dy superfuqive. Por SHBA nuk e pranon këtë marrëveshje. Dihet mirë se për shembull Hrushovi u përpoq të kontrollonte atmosferën në Camp David në 1959, por Eisenhouer nuk e pranoi. Më pas, një vit më vonë, dihet se një tjetër sherr ndodhi në Francë. Kjo tregon se mes imperialistëve ka kontradik-ta, ashtu siç ka kontradikta mes imperialistëve dhe revizionistëve. Prandaj, siç theksoi shoku Hoxha dje, çështja është si t’i shfrytëzo-jmë këto kontradikta në favor të

Kryeministri kinez informon Hoxhën për lidhjet me Moskën dhe Uashingtonin

dalë nga takimi ishte vetëm një përsëritje e fjalëve të komunikat-ave të mëparshme. Besoj se u e keni këtë.

Hoxha: Po, është e vërtetë.Çu En Lai: Dhe natyrisht ky

kurs ngjarjesh ka bërë që prestigji i sovjetikëve të humbasë edhe më shumë pasi u bë e qartë se ata po bënin kompromis me SHBA për të dominuar botën së bashku. Një tjetër aktivitet i sovjetikëve për të gjetur një zgjidhje të leverdishme ose marrja e hapave për uljen në bisedime të palëve në konfliktin e Vietnamit. Kjo u vu re hapur gjatë vizitës së kryeministrit sovje-tik Aleksei Kosigin në Linden e Largët në shkurt 1965, ku ai sugjeroi që vendet socialiste të

dalin me një deklaratë të përbash-kët në mbështetje të Vietnamit, kundër SHBA. Por ne menjëherë e diktuam se ky ishte një komplot i sovjetikëve, me të cilin kërkonin të hynin në Pazar me amerikanët, duke përfaqësuar vendet e kampit socialist. Ne u shprehëm atyre kundërshtimin për deklaratën dhe e bëmë të ditur qëndrimin dhe me partinë koreane dhe vietnameze. Me gjitha pati një deklaratë sovje-tiko-vietnameze dhe më vonë një

tjetër sovjetiko-koreane, vendet e tjera socialiste nuk u bashkuan. Sigurisht që Kina nuk u bashku në deklarata të tilla pasi Kosigin vetëm sa kaloi në Kinë dhe nuk pati kohë të luante rolin e tij si manipulator. Sapo ai u kthye në Moskë, sovjetikët i prezantuan Vietnamit planin për të ndërhyrë te SHBA, por kjo u refuzua nga qeveria vietnameze e cila tha se nuk do të përulje para bajonetave dhe bombave të imperialistëve,

qëllimeve tona. Aktualisht impe-rialistët amerikanë po tentojnë shumë hile, por ato kanë pësuar disfata pasi populli i gjithë botës i ka kundërshtuar. Pra imperializmi po ekspozon gjithnjë e më shumë revizionistë dhe reaksionarë në vende të ndryshme. Sot imperi-alistët amerikanë po përpiqen të krijojnë kriza nëpër botë dhe roli i tyre po bëhet gjithnjë e më i qartë për publikun ndërkom-bëtar. Populli ndërkombëtar e di tashmë se imperializmi amerikan është burimi i të gjitha fatkeqë-sive dhe i ligësisë në botë. Kjo ka sjellë rritjen e masës së vendeve kundërshtare të imperializmit. Popujt e Azisë e Afrikës po lëvizin drejt një lufte kundër. SHBA ka përdorur gaz helmues kundër popullit të Vietnamit të Jugut dhe e ka pranuar haptazi këtë. Ky akt barbar ka sjellë kritika nga shumë vende të botës, duke përfshirë dhe qeverinë e Britanisë, prandaj SHBA u detyrua ta anulonte praktikën. Bombardimet ameri-kane në Vietnam kanë shkaktuar pakënaqësi në shumë vende shërbëtore të SHBA të cilat kanë shprehur dëshirën për të mos i ndjekur më. Ndërsa SHBA po përpiqet t’i frikësojë ato duke i kërcënuar me përshkallëzimin e luftës nga Vietnami i Jugut në atë të Veriut, ose në Indokinë dhe në Kinë. Aleatët janë të tmerruar për këtë. Por kjo tregon se SHBA nuk po merr mbështetjen që ka nevojë dhe po refuzohet nga aleatët dhe satelitët e saj, prej veprimeve që po kryen. Kjo sepse ata e parashi-kojnë se SHBA do pësojë disfatë në Vietnam dhe shqetësohen se ajo mund të humbasë fuqinë e saj dhe lëvizja antiamerikane të zg-jerohet. Ndërsa revizionistët këtë problem e shikojnë në formën e frikës nga një luftë botërore. Edhe sovjetikët kanë frikë përsh-kallëzimin e luftërave lokale pasi nuk duan që popujt të ngrihen në luftë pavarësie kombëtare,çka mund të kthehet në një revolucion botëror. Me strategjinë e tyre, revizionistët kërkojnë të sundo-jnë botën përkrah imperialistëve amerikanë. Ata duan t’i kenë nën kontroll vendet e tyre satelite për t’i përdorur më pas në pazaret tjera me SHBA. Për të lehtësuar marrëdhëniet e tyre me ameri-kanët dhe për të ruajtur njëkohë-sisht prestigjin e tyre, sovjetikët u detyruan të mbajnë takimin e 1 marsit, por rezultati doli kundër asaj që ata prisnin. Ashtu siç thek-soi shoku Hoxha, pjesëmarrësit e takimit të 1 marsit dolën prej tij më të shpërndarë dhe të përçarë nga sa ishin më parë. Rezoluta e

Nga tre armiqtë tanë kryesorë, më i rëndësishmi është imperializmi amer-ikan. Këtë e them

sepse ai po përpiqet të sundojë të gjithë

botën, duke detyruar që revizionistët mod-

ernë të kapitullojnë dhe ta vënë veten e tyre në shërbim të tij. Në lidhje me

reaksionarët e ven-deve të tjera, amer-ikanët po përpiqen

t’i kthejnë ata në shërbëtorë. Ndërsa revizionistët sovje-tikët, si me liderët

aktualë ose kur ishte në pushtet Hrush-ovi, po përpiqet të ndajnë botën mes

dy superfuqive. Por SHBA nuk e pranon këtë marrëveshje...

Page 13: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhet takimi i dytë mes Enver Hoxhës dhe Çu En Lait, palët në unison kundër SHBA dhe

Moskës, ja si Kina informonte Shqipërinë

Kryeministri kinez informon Hoxhën për lidhjet me Moskën dhe Uashingtonin

dhe se do të luftonin deri në fund. Në të njëjtën ditë sovjetikët i prezantuan planin dhe qeverisë kineze por ne i thamë se për këtë mund të flisnin vetëm me qever-inë e Vietnamit. Por me gjithë refuzimet, sovjetikët kishin nisur të ndërhynin për çështjen me francezët. Ambasadori sovjetik u takua me De Gol, dhe dy ditë më vonë i tha ambasadorit kinez në Paris se pikëpamjet e Francës dhe BRSS për çështjen e Vietnamit

ishin të njëjta. Por cii ishte opinio-ni francez për çështjen? Francezët po hynin në bisedime pa kushte.

Hoxha: Njësoj si Tito.Çu En Lai: (qesh) Ministri i

jashtëm francez përshkruante në një dokument ngjashmëritë në qëndrimin e dy palëve mbi çështjen. Sovjetikët nisën hapat dhe në drejtim të britanikëve, siç e tregoi dhe vizita e Andrej Gromiko në Londër. Atje ai u detyrua të pranonte se bisedimet

nuk është dakord me këndvësh-trimin e Vietnamit sepse kërkon ta shesë atë për kredi politike. Protestat e BRSS ndaj fushatës amerikane atje dhe shtimit të trupave janë vetëm një mash-trim, ato nuk janë fjalë që dalin nga zemra. Kjo është e qartë për popullin vietnamez, për popullin kinez dhe për gjithë botën. Kjo konfirmohet sa herë që çështja përmendet nga diplomacia dhe shtypi rus, dhe nga fakti se në të njëjtën kohë qëndrimi i tyre mbështetej nga shtypi amerikan. Kur ministri sovjetik i prezantoi ambasadorit amerikan notën e protestës ndaj bombardimeve në jug të Vietnamit, ambasadori e ktheu mbrapsht atë. Kjo na kujton ngjarjet e vitit 1958 kur ish-se-kretari amerikan i shtetit John Foster ishte shumë i shqetësuar për bombardimet në vijën bregde-tare kineze në ishullin Kuemoi. Amerikanët mendonin asokohe se Kina po sulmonte Tajvanin dhe sollën flotën e tyre në ngushticën e Taivanit. Ne deklaruam se rea-gonim ndaj sulmeve të Çang Kai Shi dhe jo amerikanëve, dhe si rezultat nuk pati shkëmbime mes Kinës dhe SHBA. Por përse qëllu-am ne? Nena thamë se Gromikos, se qëlluam kundër tentativës amerikane për të krijuar dy Kina. Ata kërkonin të tërhiqnin forcat e tyre nga Kuemoi dhe Matsu për t’i ndarë veç Tajvanit. Por sapo ne qëlluam ndaj dy ishujve Çang Kai Shi nuk mund të tërhiqej. Ju dhe ministri juaj i jashtëm Behar Shtylla e dini mirë se përse jemi kundër idesë së dy Kinave. Ne këtë ia thamë dhe Gromikos dhe i thamë gjithashtu se nëse amer-ikanët hapin luftë ndaj Kinës mund ta mbajmë vetë barrën pa ndihmën sovjetike. Gromiko u prek shumë nga sinqeriteti i Kinës. Vitin e kaluar kur isha në Moskë, Gromiko më pyeti nëse i mbaja mend ngjarjet e asaj peri-udhe. I thashë se po, dhe shtova se Hrushovi atëherë ishte qetësuar se nuk do të duhej të ndërhynte nëse Kina futej në luftë, pasi kishte shumë frikë. Sapo dëgjoi për opinionin tonë Hrushovi i kishte dërguar një letër të ash-për presidentit Eisenhauer në mbështetje të Kinës. Tanimë amer-ikanët e kishin kuptuar natyrën sovjetike dhe megjithëse ne bom-barduam ishujt e rebelëve Kuemoi dhe Matsu, ata nuk ndërhynë por larguan flotën e tyre në drejtim të Hong Kong, me pretekstin se do të furnizohej.

Amerikanët i dallojnë dobësitë e sovjetikëve pasi me anë të ambasadorëve të tyre kontakto-

jnë vazhdimisht për të përgatitur aktivitetet e tyre. E njëjta gjë po ndodh edhe tani me Vietnamin. Amerikanët punojnë shumë që situata atje të përkeqësohet për njëfarë periudhe, pastaj presin çfarëdo të ndodhë,dhe përpiqen ta përkeqësojnë përsëri. Kurse ne, d.m.th të majtët revolucionarë jemi gjatë gjithë kohës me Viet-namin, ne kemi një kurs të qartë. Ne deshëm t’ju flisnim për këtë edhe kur ishim në Rumani, por tani jemi në Shqipëri. Vietnami dhe Indokina janë bërë tashmë qendra e luftës së imperializmit amerikan, megjithëse ai vepron në shumë pika të tjera si Koreja e Jugut, Japonia, Taivani, Malajzia, Palestina, Kongo, Amerika Latine etj. kudo ka qendra anti-ameri-kane.

(Pas një panorame të detajuar të konfliktit të Vietnamit, Çu En Lai rreth orës 12.30 kërkoi ndërprerjen e sesionit përpushim.)

Sesioni i tretë i bisedimeve nisi rreth orës 16.00

Çu En Lai: Në sesionin e para-dites ju mora ca kohë me faktet dhe analizat e mia.

Hoxha: Ishte një kënaqësi për ne.

Çu En Lai: Tani dua t’ju jap disa informacione në lidhje me sovjetikët. Armiqtë tanë, me në krye imperialistët amerikanë dhe revizionistët sovjetikë po përbal-len me një numër vështirësish. Presidenti Johnson, ndjekësit e tij britanikë dhe pasuesit e Hrushovit në BRSS, nuk kanë një pozitë të shëndoshë. Udhëheqësi i reaksionarëve indianë Bahadur Shastri është edhe më i dobët se pararendësi i tij Nehru. Gjatë një kohe të shkurtër është vrarë me atentat presidenti Kenedi, Krush-ovi humbi postin dhe kryeministri indian Nehru vdiq në maj ’64. Nga dora e vjetër ka mbetur vetëm Tito. Siç thotë një proverb në Kinë: “Kur nuk ka më ushtarë bën roje gjenerali”, por Tito e tregoi veten se nuk është më kompetent se të tjerët. Amerikanët, sovjetiket dhe Tito e kanë sulmuar hapur Shqipërinë gjatë kohëve të fundit por tashmë janë në terren të vështirë dhe situata nuk është në favorin e tyre. Dje shoku Hoxha kishte të drejtë kur tha që fronti imperialist nuk është gati për një tjetër luftë, prandaj ata do të vazh-dojnë të armatosin Gjermaninë Perëndimore, veçanërisht me armë bërthamore kurse në Lindje ata do të kryejnë militarizimin e Japonisë. Por kjo detyrë ende nuk ka përfunduar në këto vende pasi imperialistët e kanë përqendruar agresionin e tyre ndaj popullit të Vietnamit. Natyrisht që situata e tyre e disfavorshme atje ndikon dhe në popujt fqinjë si Laos, Kamboxha, Kina etj. Gjithsesi në të ardhmen ne duhet të përqen-drojmë forcat në luftën kundër revizionizmit sovjetik. Megjithëse Hrushovi ka rënë, administrata e re vazhdon të praktikojë metodat hrushoviane. Ju përmendët rastin e Titos, i cili është tashmë në krye të një degëzimi të veçantë të im-perializimit amerikan. Jugosllavia nuk është një vend socialit dhe ne e konsiderojmë ndryshe nga revizionistët. Shtetet revizionistë tashmë duket se janë ndarë në të majta, të djathta dhe centriste. Por ne duhet të vazhdojmë këmbimin e informacionit që në të ardhmen të jemi gati për të koordinuar aktivi-tetet në luftën ndaj revizionizmit.

duheshin mbajtur me parakushte, por Gromiko nuk përmendi fare cilat ishin kushtet e Vietnamit. BRSS donte vetëm mbajtjen e bisedimeve. Britania i paraqiti atij të njëjtat kushte të SHBA, pra ndalimin e përpjekjes së arma-tosur të vietkongëve, ndalimin e ndihmave të Veriut drejt Jugut të Vietnamit dhe dorëzimin e armëve të forcave çlirimtare të Vietnamit të Jugut. Thelbi i këtyre bisedi-meve ishte i qartë në konferencën e shtypit të Gromiko, para largim-it të tij nga Anglia. Kur u pyet nëse kishin folur për çështjen e Vietnamit, ai tha se çështja duhet të zgjidhet mes palëve të interesu-ara, pra mes SHBA dhe Vietnamit. Është e qartë se Gromiko mendon se Gromiko i konsideron edhe agresorët amerikanë edhe forcat çlirimtare vietnameze si dy palë ndërluftuese. BRSS dhe Franca janë dakord për këtë, kurse An-glia është më e rezervuar. BRSS

Bombardimet amer-ikane në Vietnam

kanë shkaktuar pa-kënaqësi në shumë vende shërbëtore të SHBA të cilat kanë shprehur dëshirën

për të mos i nd-jekur më. Ndërsa

SHBA po përpiqet t’i frikësojë ato duke i kërcënuar me për-shkallëzimin e luftës nga Vietnami i Jugut në atë të Veriut, ose në Indokinë dhe në

Kinë. Aleatët janë të tmerruar për këtë. Por kjo tregon se

SHBA nuk po merr mbështetjen që ka nevojë dhe po re-

fuzohet nga aleatët dhe satelitët e saj...

Page 14: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

14 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Atentat për të dytën herë dy vëllezërve në Bulqizë, në kërkim 19-vjeçariNjë atentat me armë zjarri është shënuar paradit-

en e djeshme në Bulqizë, ku në shënjestër janë vënë dy vëllezër, të cilët udhëtonin me makinë. 19-vjeçari Elidon Tançi i ka bërë pritë në rrugën e pazarit, qyteti i vjetër Bulqizë dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të vëllezërve. Fatmirësisht asnjë nga plumbat që u nisën në drejtim të vëllezërve nuk i ka prekur ata. Mjeti tip “Opel” që udhëtonin dy vëllezërit me inicialet E. M., dhe E. M., ka marrë disa plumba dhe pothuajse janë thyer të gjitha xhamat e tij. Ndërkohë mësohet që kjo është hera dytë që 19-vjeçari i ka bërë atentat vëllezërve. Mësohet se të rinjtë kanë një konflikt të hershëm mes tyre. Vendi ku ndodhi ngjarja është një vend i populluar dhe aty ka

kalimtarë të shumtë, të cilët janë vënë në rrezik nga breshëria e plumbave. Kanë qenë kalimtarë të rastit, të cilët në panik kanë lajmëruar policinë. Nga ndërhyrja e shpejtë e uniformave blu, është bërë identifikimi i autorit të dyshuar Elidon Tançi, 19 vjeç, banues në Bulqizë. I dyshuari rezulton i proceduar më parë nga policia për veprën penale dëmtime të tjera me dashje, po për konflikt, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të impli-kuar në këtë ngjarje. Ndërkohë që policia e qytetit të Bulqizës nuk jep shumë detaje për konfliktet mes të rinjve. “Më datë 19.03.2018, rreth orës 10.20, në rrugën

e pazarit, Qytet i Vjetër Bulqizë, si pasojë e një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Opel, ku udhëtonin dy shtetasit E. M., dhe E. M., vëllezër banues në Bulqizë, pa shkaktuar dëmtime në njerëz. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga shërbimet e policisë ka rezultuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Elidon Tançi, 19 vjeç, banues në Bulqizë, i proceduar më parë nga Policia për veprën penale Dëmtime tjera me dashje, po për konflikt, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”, është shprehur zyrtarisht policia.

Digjet banesa e të moshuarit, humb jetën 90-vjeçari Ditën e djeshme, rreth orës 16:10, në rrugën "Gjergj

Legisi" në zonën e Laprakës në Tiranë, në banesën e shtetasit Banush Gjuhacaj, 90 vjeç, i cili ndodhej në banesë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Pol-icisë dhe Zjarrfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërkohë që 90-vjeçari si pasoje e flakëve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jetën. Ndërkohë që mësohet se ai jetonte vetëm në shtëpi, pasi fëmijët i kishte në emigracion. Shkaku i dyshuar i flakëve në banesën e të moshuarit, dyshohet se ka qenë një shpërthim i bombulës së gazit. Sipas banorëve të pallatit, i moshuari vuante nga skleroza. Kanë qenë këta të fundit pasi kanë parë flakët në banesë kanë lajmëruar zjarrfikësen dhe policinë. “Dëgjova një shpërthim dhe pashë që banesa e xhaxha Banushit ishte përfshirë nga flakët. Kisha frikë të hyja vetë dhe lajmërova menjëherë policinë”, është shprehur një nga banorët e pallatit ku jetonte 90-vjeçari.

Hetimet, Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e Jaeld Çelës

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Jaeld Çelës, që kundërshtonte shtyrjen e afatit të hetimit ndaj tij. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës është shpallur në kërkim në Nëntor të vitit të shkuar, pas dyshimeve për përfshirjen në narkotrafik me grupin e Habilajve. Përmes avokatit të tij, Çela i kishte bërë të ditur gjykatës se nuk i ishte vënë në dispozicion asnjë nga aktet e prokurorisë ndaj tij. Por prokurori i çështjes tha se nuk është ky momenti i njohjes me provat. Ai e argumentoi zgjatjen e afatit te hetimit me kohën që i duhet prokurorisë për të pritur përgjigjet e disa letër-porosive, si edhe për të transkriptuar përgjimet telefon-ike të kryera gjatë një periudhe 2-vjeçare. Edhe gjykata vendosi dje në favor të kërkesës së prokurorit. Mbi ish drejtorin e Policisë së Vlorës rëndon akuza e “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal.

Përplas për vdekje 57-vjeçarin, ndalohet 22-vjeçari

Një 57-vjeçar mbeti viktimë e aksidentit tragjik i cili ndodhi këtë pasdite në qytetin bregdetar të Vlorë. Hamza Muça ishte duke udhëtuar me biçikletë kur u përplas nga një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga një i ri. Pas aksidentit 57-vjeçari u dërgua në spitalin e Vlorës nga kalimtarë të rastit për të marrë ndihmën e parë. Megjithatë ndihmës mjekësore që mori nga bluzat e bardha ai nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra dhe por ndërroi jetë. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë që , përplasja ka qenë shumë e fortë dhe viktima humbi shumë gjak në vendin e ngjar-jes. Ndërkohë mësohet se drejtues i mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik ka qenë 22-vjeçari Arsjon. L.. Mësohet se pas aksidentit, i riu tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes por uniformat blu e qytetit bregdetarë ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur kapjen e tij. 22-vjeçari u shoqërua në komisariatin e Vlorës dhe po merret në pyetje për shkaqet e aksidentit. Gjithashtu u ngrit dhe një grup hetimor për zbardhjen e aksidentit.

Abuzimi me pronat, Gjykata e Lezhës liron kryebashkiakun dhe vartësit e tij,

në burg vetëm hartografi dhe juristi

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraProkuroria e Lzhës pritet të ankimojë vendimin e gjykatës

Elvis MYRTA

Gjykata e Lezhës ndry-shoi masën e sigurisë për kryetarin e Bash-kisë së Lezhës, Fran

Frrokaj, nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”. Një seancën që zgjati për rreth 3 orë, krye-bashkiaku i Lezhës e priti i qetë vendimin e lirimit të tij. E njëjta masë sigurie u vendos edhe për 10 zyrtarët e tjerë, të cilët ishin arrestuar 4 ditë më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë që gjykata ka lënë masën fillestare “Arrest me burg”, vetëm për Ardenis Haxhian me profesion jurist në Bashkinë e Lezhës dhe Enkejled Zefin, me profesion hartograf. Pas dëgjimit të palëve, mbrojtjes dhe organit të akuzës, Gjykata e bindur, kërkoi më tepër prova ndaj të pandehurve. Në këtë mënyrë Kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj, nënkryetari Enver Hafizi dhe kryetari i Qarkut, Gjok Ndoka, u dërguan në shtëpi. Masa e tyre e arrestit me burg e dhënë nga kjo gjykatë katër ditë më parë, ndryshoi me arrest shtëpiak seancën e djeshëm. Ndërkohë kujtojmë se kryetarit të qarkut Gjok Ndoka iu komunikua vendimi në spital pasi në orët e para të mëngjesit Ndoka kish pasur probleme me zemrën. Gjykata ka urdhëruar kryebashkiakun e Lezhës dhe të tjerët që akuzohen për abuzime, që të mos largohen nga banesa dhe mos komunikojmë me askënd përveç atyre që bashkë-jetojnë. Policia është urdhëruar që të mbikëqyrë banesat e tyre. Arrestimi i zyrtareve lokale në Lezhë është bërë pasi Proku-roria zbuloi se në bashkëpunim ishin falsifikuar dokumentet dhe ishte shpërdoruar detyra për të tjetërsuar një sipërfaqe të madhe toke në plazhin e Ranës së Hedhun, në malin e Shëng-jinit dhe malin e Rencit.

Prokuroria e Lzhës do të ankimojë vendiminNdërkohë që burime pranë

organit të akuzës bëjnë me dije se Prokuroria do të anki-

mojë vendimin e Gjykatës së Lezhës që la të lirë kryebashki-akun Fran Frrokaj. Prokuroria e Lezhës thotë se ankimi në Gjykatën e Apelit do të bëhet pas zbardhjes së vendimit nga Shkalla e Parë. Sipas Proku-rorisë ankimi kundër lirimit të zyrtarëve do bëhet pas njohjes me argumentet e Gjykatës së Rrethit Lezhë. Sipas akuzës ka prova të mjaftueshme që imp-likojnë zyrtarët e bashkisë në lidhje me skandalin e tjetërsimit të pronave. Toka ishte kthyer si arrë dhe pemëtari në një kohe kur atje ka vetëm shkurre dhe rërë. Por kjo tokë ka vlerë të

madhe në treg për shkak të potencialeve për turizëm. E gjithë zona është ndarë me gardhe dhe parcela nga përfi-tuesit e paligjshëm, një pjesë e të cilëve janë në kërkim. Grabitja e tokës është kryer nga ky grup, brenda të cilit ka edhe përfaqësues politik të ngjyrave të ndryshme. Proku-roria e Lezhës nisi hetimet pas denoncimit të dy banorëve të zonës se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve po bëheshin persona që nuk kishin qenë ndonjëherë banorë në këtë zonë. Në dëshmitë e tyre dy denoncuesit hidhnin dyshime

se pas kësaj skeme mashtri-mi fshihen zyrtarë të lartë të qarkut të Lezhës. Dyshimet e Pjetër Prelës dhe Gjek Celajt, 8 muaj më parë çuan në zbu-limin e një abuzimi e skandali të madh, pasi sipas prokuror-isë rreth 258 mijë m2 tokë ishin tjetërsuar nga ranishte e pemëtore në tokë bujqësore. Për këtë abuzim prokuroria 4 ditë më parë lëshoi plot 23 urdhër arresti, dhe u arrestuan të gjithë zyrtarët e Bashkisë Lezhë me në krye kryetarin e saj, por ditën e djeshme përveç juristit dhe hartografit, të gjithë zyrtarët u liruan për mungesë provash.

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”. E njëjta masë sigurie u vendos edhe për 11 zyrtarët e tjerë, të arrestuar nën akuzën e shpër-dorimit të detyrës. Ndërkohë që gjykata ka lënë masën fillestare “Arrest me burg”, vetëm për Ardenis Haxhian...

Seanca e djeshme ndaj kryetarit të Bashkisë Lezhë u shoqërua me forca të shumta sigurie, paralajmërimi i pro-testuesve për përshkallëzim të protestave nëse Frrokaj do të lihej në burg, bëri që kjo gjykatë të ishte e blinduar ditën e djeshme. Ndërkohë që kryebashkiaku ndryshe nga fillimi i procesit, ku Frrokaj mbërriti në gjykatë me pranga në duar, ai doli i lirë dhe

përshëndeti me duar të gjithë simpatizantët e tij, të cilët qëndruan për orë të tëra duke protestuar para gjykatës. Zyrtarët lokal të cilët u liruan ditën e djeshme nga Gjykata e Lezhës akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kun-drejt vlerave të konsiderueshme monetare.

SIMPATIZANTË TË KRYEBASHKIAKUT, JASHTË GJYKATËS

Page 15: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

I dyshuari si bashkëpunëtor në vrasjen e Çollakut, ish polici Dalipaj u vra në një atentat në Sukth

Elvis MYRTA

Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë dje dënimin me burgim të përjetshëm për Denis

Shtrazën, si një prej personave që rrëmbeu dhe vrau Gazmend Çollakun, më 6 Janar të 2016. Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave dhe ndryshimit të avokatëve mbrojtës, ditën e djeshme pesëshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Ardit Mustafaj vlerësuan se Shtraza është një nga autorët e rrëmbimit me paso-jë vdekjen e Gazmend Çollakut. Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Denis Shtraza ka mohuar kat-egorikisht përfshirjen si autor i drejtpërdrejtë apo bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Çollakut, madje ai shpesh ka thënë se ka qenë mik me viktimën. Kujtojmë që Gazmend Çollaku u rrëmbye në qendër të qytetit të Durrësit dhe të nesërmen, ai u gjet i vdekur në fshatin Murqin të Fushë-Kru-jës, i ekzekutuar me dy plumba pas koke. Më parë, ai ishte keqtra-jtuar nga autorët e vrasjes, pasi në trup iu gjetën shenja dhune. Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda provohet që Shtraza ka marrë pjesë në rrëmbimin në Durrës dhe më pas ekzekutimin e Çollakut. Njollat e gjakut të gjetura në makinën ku udhëtonte Shtraza janë të viktimës dhe kjo gjë konfirmon dyshimet se ai ka marrë pjesë në krim. Shtraza e ka pritur i qetë vendimin duke mos e kundërshtuar në sallë. Vendimi ndaj tij erdhi pas 50 seancash gjyqësore të zhvilluara tek Krimet e Rënda. Në dhënien e vendimit gjyqtarët e krimeve thanë se njollat e gjakut të konstatuara në mjetin “Mercedes Benz ML”, në të cilin kanë udhëtuar Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza 3-4 orë pas ngjarjes, janë të viktimës Çollaku. Gjykata vlerësonte se viktima nuk kishte njohje me Dalipajn dhe se nuk kishte pasur kontakt me mjetin e tij. Në mungesë të një kontakti të mëparshëm të vik-timës me këtë automjet, arsyetoi

“ Pas shtyrjes së njëpasnjëshme të seancave dhe ndryshimit të avokatëve mbrojtës, ditën e djeshme pesëshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Ardit Mustafaj vlerësuan se Shtraza është një nga autorët e rrëmbimit me paso-jë vdekjen e Gazmend Çollakut...

gjykata, njollat e gjakut në mjet janë bërë ose nga një kontakti fizik direkt, ose nga mjetet me të cilat është goditur, qëlluar, lidhur apo mbështjellë Çollaku. Mbro-jtësit e të dënuarit pretenduan gjatë konkluzioneve të tyre se fajësia e tij nuk provohet nga provat e sjella nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pritet që vendi-mi i kësaj të hëne të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga avokatët. 34-vjeçari Shtraza u arrestua më 28 Janar të 2016-s në Rinas, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Sipas Prokurorisë, autorët kanë qenë të veshur si punonjës policie, kur e rrëmbyen Çollakun. Shkak për krimin, sipas proku-rorisë, ishte bërë një tentativë e Çollakut për të vrarë Shtrazën në vitin 2013 dhe konfliktet mes tyre. Përveç provave shkencore si ADN-ja e të pandehurit, kamera e sigurisë solli si provë edhe një informacion policor. Sipas këtij informacioni Shtraza dhe Çolla-ku kanë pasur konflikt mes tyre, pasi ky i fundit e kishte plagosur. Në këtë informacion i pandehuri thoshte se nuk kishte për ta falur Çollakun dhe do të merrte hak.

Vrasja e Gazmend Çollakut në 2016, Krimet e Rënda dënojnë me burg përjetë Denis Shtrazën

I dënuar me 108 vite burg, Greqia liron shqiptarin e rrezikshëmNjë shtetas shqiptar është liruar nga drejtësia greke

edhe pse ai ishte dënuar me 108.5 vite burg. Shqiptari ka për-dorur të paktën 15 emra të ndryshëm, sipas asaj që raporton “Protothema” ai është dënuar për krijimin e një organizate kriminale, vrasje, vjedhje në bashkëpunim e armëmbajtje pa leje. Shqiptari u arrestua në vitin 2008 dhe u lirua pasi kreu vetëm 8 vite e gjysmë burg. Mediat greke ngrenë alarmin se nga ky ligj që përfitojë 36-vjeçari shqiptarë, do të përfitojnë dhe të burgosur të tjerë që mund të jenë të rrezikshëm për shoqërinë. Përsa i përket 36-vjeçarit ai tashmë ai banon në Greqi dhe është në pritje të shqyrtimit të aplikimit të tij për azil. Më tepër se lirimi para kohe nga qelia i të burgosurit shqiptar, “Protothema” në fakt ngre alarmin e ligjit grek që u jep mundësi të dënuarve të dalin para kohe nga qelia. Sikurse shkruan e përditshmja greke, lirimi i shqiptarit, emrin e të cilit ka zgjedhur mos ta publikojë, është vetëm një nga disa rastet.

U kapën me 2 kg kokainë, burg për bandën shqiptare në Britani

Anëtarët e një bande shqiptare të drogës janë dënuar me burg në Britani, pasi autoritetet u gjetën një sasi kokaine me vlerë më shumë se 4 milionë paund. Kreu i grupit, Mark Gurini u arrestua në një pikë karburanti pranë shtëpisë së tij në Buckhurst Hill. Oficerët kontrolluan fillimisht makinën e 26-vjeçarit, ku gjetën të fshehur 2 kilogramë kokainë, ndërsa nga kontrolli në apartamentin e tij iu gjetën 49 kilogramë të tjera. Ndër to përfshihej një sasi prej 100 mijë paund kesh, një peshore, si dhe pajisje të tjera për paketimin e drogës. Më herët, autoritetet kishin vënë në pranga dy pjesëtarë të tjerë të bandës, shqiptarin Arbian Celaj, 25 vjeç dhe 22-vjeçarin Abubaker Mohamed. Secilit prej tyre iu gjet nga 1 kilogramë koka-inë. E gjithë droga e sekuestruar nga ky operacion, përllogaritet se do se kapte vlerën e rreth 4.2 milion paund, nëse do të hidhej në treg. Të tre të pandehurit u shpallën fajtorë, Gurini u dënua me 8 vjet burg, Çelaj me 5 vjet, ndërsa Mohamed me 3 vjet heqje lirie.

Fusnin ilegalisht shqiptarë në Greqi, pranga shqiptarit dhe grekut

Pak ditë pas superoperacionit ku u arrestuan 39 shqiptarë me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, një tjetër shqiptar ka rënë në pranga, me të njëjtën akuzë. Ai është ndaluar nga au-toritetet e vendit fqinj, në afërsi të kufirit me Greqinë. Së bashku me shqiptarin policia helene ka arrestuar dhe një shtetas grek që bashkëpunonte me shqiptarin. Mbi ta rëndon akuza e trafikimit të emigrantëve, pasi u kapën duke transportuar me automjetet e tyre qytetarë shqiptarë, që nuk kishin dokumente të rregullta. Fillimisht, u ndalua 47-vjeçari, në mjetin e së cilit ndodheshin tre bashkatdhetarë me moshë 31, 35 dhe 40 vjeç. Policia thotë se tre personat kishin hyrë në territorin grek në mënyrë klandestine, dhe 47-vjeçari kishte marrë përsipër t’i çonte në destinacion kundrejt pagesës. Mjeti i dytë, që drejtohej nga një shtetas grek, i moshës 62 vjeç, u ndalua duke transportuar ilegalisht shtetas shqiptarë në afërsi të pikës kufitare të Kapshticës.

Trafikonin njerëz në Angli, SHBA dhe Kanada, burg për 39 të arrestuaritGjykata e Krimeve të rënda ka lënë në burg

të gjithë të arrestuarit në sajë të megaoperaciot të katër ditëve më parë. 39 të arrestuarit të cilët kanë çuar në mënyrë ilegale mbi 1000 persona në Angli, Kanada dhe Amerik do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Një seancë maratonë mund të quhet ajo e ditës së djeshme e cila filloi në orën 9:00 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 21:00, ku 39 të arrestuarit u njohën me masën e sigurisë. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në sajë të operacionit “One if-by Land” lëshoi 51 urdhër arresti, ku 39 persona janë arrestuar, ndër ta 4 punonjës policie si dhe 12 të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesë e 7 grupeve krimi-nale. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin

trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria drejt Amerikës, Kanadasë kundrejt shumave që var-ionin nga 25-30 paund dhe nga Shqipëria në Angli kundrejt 7000 paundve. Ndërkohë që mbrëmjen e së dielës, Policia e Shtetit ka ndalur dhe një efektiv pol-icie, i cili dyshohet se ka dekonspiruar operacionin për goditjen e 7 grupeve kriminale që dërguan mbi një mijë shqiptarë ilegalisht në drejtim të vendeve të sipërpërmendura. Polici i ndaluar është Adriatik Bakiasi, ai u arrestua pasi dyshohet se dekonspiroi operacionin e falsifikuesve të dokumenteve. Ende nuk dihet se cili ka qenë pozicioni i Adriatik Bakia-sit, në këtë ngjarje dhe që u ndalua mbrëmjen e së dielës për dekonspirim të operacionit. Së bashku me Bakiasin shkon në 5 numri i punonjësve të policisë

që u arrestuan në sajë të këtij megaoperacioni. Kujtojmë që katër policët e arrestuar gjatë këtij megaoperacionit ishin me detyrë kontrollorë në pikat e kalimit kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar. Burime nga grupi hetimorë bëjnë me dije se rreth 200 persona janë dërguar drejt Britanisë ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada. Këto 7 grupe kriminale kanë përfituar rreth 25 milionë dollarë nga trafikimi i emigrantëve. Kjo për faktin se rreth 200 shqiptare janë dërguar në Britani, ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada. Të njëjtat burime saktësojnë se një pjesë e dokumenteve falsifikoheshin në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër jashtë vendit tonë.

Sipas prokurorisë si bashkautor të rrëmbimit dhe vrasjes së Gaz-mend Çollakut, policia shpalli në kërkim edhe ish–oficerin e policisë, Ervin Dalipajn, me de-tyrë ish Shef i Seksionit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës. Ndërkohë që në dosjen e akuzës thuhej se Shtraza dhe Dalipaj janë shoqëruar ditën e ngjarjes dhe në makinën e ish-policit u gjetën gjurmë gjaku, të njëjta me ato që u gjetën në trupin e vik-timës. Sipas hetimeve, viktima ishte transportuar me makinën e ish-policit në të cilën u gjetën

njolla gjaku që i përkisnin vik-timës. Por në një intervistë në datën 30 Janar 2016, 24 ditë pas vrasjes së Gazmend Çollakut, 39-vjeçari Dalipaj mohoi se kishte lidhje me ngjarjen duke i cilësuar akuzat të fabrikuara nga Policia e Shtetit. Pas 15 muajve në arrati, Dalipaj u ekzekutua me një breshëri plumbash në Sukth, në rrugën dytësore ngji-tur me autostradën. Ish-oficeri udhëtonte me makinë, sëbashku me mikun e tij, Xhino Dautaj kur u vranë. Autorët e kësaj ngjarjeje nuk janë kapur ende.

Page 16: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

16 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Masakra hipotekore që paralajmëroi KLSH

Vetëm “turbullojnë” dhe asnjëherë nuk “qartësojnë”!

në hipotekat dhe zyrat rajonale të ALUIZNI-t, duke zbuluar një dëm ekonomik rreth 18.5 milionë euro. Ky institucion ka kallëzuar penalisht 196 persona, ish drejtues dhe drejtues e specialistë si të hipotekave dhe të ALUIZNI-t, ose nga pesë persona për çdo auditim. Të bën përshtypje se ndërsa nga kallëzimet penale të institucionit janë gjykuar e dënuar disa ish-punonjës e punonjës nga zyrat e ALUIZNI-t Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë, deri tani nuk është gjykuar dhe arrestuar asnjë nga ish-drejtuesit, drejtuesit dhe specialistët e hipotekave, të denoncuar nga KLSH. Kjo tregon se në hipoteka mbrojtja partiake dhe shtetërore, e shtrirë deri në prokurori, për hajdutët dhe masakruesit e të drejtave të ligjshme pronësore të shqiptarëve, ka qenë e fortë, që nga viti 2012 e deri sot. Hipotekat janë ndër zgjatimet fundore më të ndjeshme dhe të rëndësishme të metastazave të korrupsionit galopant partiak dhe shtetëror. KLSH ka denoncuar dhe bërë publike edhe mënyrat e tjetërsimit të pasurisë shtet në certifikata pronësie abuzive për individë të ndryshëm. Ka ngritur zërin për administrimin e mangët të praktikave dhe

Nga Fatos ÇOÇOLI

Arrestimet e fundit nga Prokuroria për tjetërsimet e tokës shtet në bregdetin

e qarkut Lezhë dhe dyshimet e forta të përfunduara në një vendim bllokues të Këshillit të Ministrave për të kontrolluar nëse rreth 30 mijë parcela në të gjithë bregdetin shqiptar janë dhënë në pronësi me procedura të rregullta apo jo, përfaqësojnë vetëm paradhomën e një masakre të përbindshme të ndodhur me pronën private dhe shtetërore tek ne. Ato i japin të drejtë shqetësimeve dhe denoncimeve prej 6 vitesh të institucionit mbro-jtës të parasë publike të qytetarëve, Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky i fundit i ka kushtuar një rëndësi të veçantë kontrolleve dhe auditimeve të tij në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (hipotekat) të vendit, i bindur se letrat dhe denoncimet e qyte-tareve, ku në mbi 90 përqind flisnin për padrejtësi në hipoteka, i paraprinin të keqes së madhe të abuzimit dhe korrupsionit shtetëror në këto zyra.

Vetëm për pesë vitet e fundit 2013-2017, KLSH ka realizuar 25 auditime në hipoteka. Vetëm hipo-tekën e Lezhës e ka audituar dy herë, në vitin 2013 dhe në vitin 2017. Nuk janë pak, për një institucion me 160 auditues gjithsej dhe me një buxhet modest prej 3 milionë eurosh në vit, kur i duhet të kon-trollojë zbatimin e Buxhetit të Shtetit në të gjithë ngrehinën shtetërore në qendër dhe në bashkitë në të 365 ditët e vitit. Për vetëm periudhën janar 2013-qershor 2017, KLSH ka realizuar 40 auditime

kërkesave të qytetarëve në proces, nëpër hipote-ka, që krijonin zvarritje jo vetëm me muaj, por edhe me vite, për regjistrimin e lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror, për regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastralë (rasti flagrant i fundit i Lezhës, ku toka ranore dhe fond pyjor është dhënë në pronësi private si tokë bujqësore), për regjistrimet në bashkëpronësi të paligjshme, për rregjistrimet e pronave me mbivendosje, etj. Të gjithë këtë masakër me qindra mijëra metra katrorë tokë të dhënë në mënyrë abuzive në dëm të pronarit privat real, ose po me qindra mijëra metra katrorë tokë shtet të dhënë privatit të veshur me pushtet, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dashur ta kufizojë, ta bllokojë ose ta parandalojë. Ka propozuar gjatë kësaj kohe 133 masa për largim nga puna, 134 masa vërejtje deri në largim nga puna. Ka kërkuar ndryshimin thelbësor të mënyrës së punës nëpër hipoteka, duke parë performancën shumë të ulët të tyre në shërbimin ndaj qytetarëve. Mirëpo ngrehina shtetërore, sidomos ajo qendrore qeveritare ka preferuar deri tani heshtjen, duke mos vlerësuar me objektivitet dhe transparencë

gjetjet dhe dukuritë e ngritura si shqetësime mad-hore nga institucioni i auditimit publik të jashtëm të vendit. Ky mosveprim ka bërë që masakra të vazhdojë e patrazuar. Tani është koha më shumë se kurrë që si prokuroria, ashtu dhe grupi i veçantë që do të ngrejë qeveria për të kontrolluar të 30 mijë parcelat e dhëna në bregdet, të bazohen mbi kallzimet penale dhe dosjet e auditimeve të KLSH në hipoteka, pse aty e kanë të vërtetën lakuriqe. Aty kanë të dokumentuar historitë e vjedhjeve, prak-tikat abuzuese, mënyrat e përvetësimit të pronës shtetërore dhe të tjetërsimit të paligjshëm të asaj private nga “specialistët” e deritanishëm të hipo-tekave, të ndihmuar nga një arradhë hartografësh e pseudo-ekspertësh. Nëse duhen kontrolle dhe auditime të reja, të 160 audituesit e KLSH-së janë të gatshëm të japin ndihmesën e tyre. Shteti duhet t’i besojë trupës profesionale dhe të përkushtuar të audituesve të këtij institucioni të vet, në këto ditë të zbulimit të majës së ajsbergut të korrupsionit shtetëror, që parathonë zbulime të reja edhe më ngjethëse dhe dëmtuese të pronës dhe parave publike të qytetarëve të këtij vendi.

Nga Pandeli BARDHI

Këtë detyrë prioritare ka patur këtu e pesë vjet të shkuara opozi-ta jonë, vetëm të tur-

bullojë dhe të mos japi as më të voglën ndihmesë për të qartësu-ar. Hedhin vetëm shashka dhe ty-muese vetëm për të penguar, për të bërë rrëmujë dhe asnjë të mirë. Për çdo gjë, vetëm shantazhon, sulmon, kërcënon, pengon, akuzon... Edhe Kryetari Mao nuk e ka patur gabim kur thoshte: “Duhet të turbullohet që të qartësohet”, Duhet të flesh që të zgjohesh”, “Duhet ta mallkosh që ta urosh”... etj., etj. Opozitarët tanë zbatojnë vetëm pjesën e parë, të dytën, nuk e njohin. E keqja është që opozitarët tanë vetëm turbullojnë, kërkojnë ta bëjnë gjithçka “lëmsh” pa e ditur as vetë përse dhe çfarë synimi kanë. Turbullojnë, por asgjë nuk qartësojnë.

Kaluan tre muaj nga dita e “18 Brymerit” apo siç do të hyjë në histori si dita e “kryengritjes së çizmeve” në fundin e vitit të kaluar, kur Parlamenti shqiptar u turbullua aq shumë saqë po thuaj mori “flakë” nga flakadanët dhe shashkat tymuese! Bëhej fjalë për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, ku opozitarët që vetëm turbullojnë, çirreshin me të madhe sikur “po shkelet Kushte-tuta”, “Po merret peng drejtësia”, “Drejtësia është e kapur nga Edi Rama”, “Po ligjërohet antikushte-tutshmëria”, “Po i hapet rruga vjedhjes dhe kor-rupsionit”, “Po emërohet një Kryeprokuror, shtojcë e pushtetit të Edi Ramës”, etj., etj., etj. Koha që ka kaluar qysh atëherë nuk i ka vlejtur opozitarëve për të qartësuar këtë turbullirë. Kjo kohë ka qenë mëse e mjaftueshme, e cila ka treguar që jo vetëm nuk u shkel Kushtetuta, jo vetëm që nuk bëri keq, por bëri shumë mirë që Parlamenti hoqi një “çiban”, një “kalbësirë” që po të qëndronte edhe më gjatë në “trupin” e drejtësisë, do të kalbte tërë këtë sistem jetik të demokracisë. Turbullira që bënte opozita atëherë, nuk ishte për të forcuar sistemin e drejtë-sisë, por për ta kalbur atë, për t’i hapur rrugë vjedh-jes e korrupsionit, mosndëshkimit të krimit. Kjo tashmë është e qartë, por askush nga këta zotërinj nuk e pranon, duke vazhduar të këmbëngulim që “drejtësia është e kapur nga Edi Rama”! Por, edhe faj nuk kanë pasi kishin njëzet vjet që kreun e akuzës ta emëronin vetë dhe ta kishin një armë më shumë për të goditur kundërshtarët, siç kishin edhe armët e tjera të gjykatësve të “plepave” të SHISH-it etj. Duhej t’i kishin në anën e tyre këta “kyçe” për t’u bërë të gjithë prokurorë, gjykatës e informatorë siç po bëjnë dhe sot. Ishin mësuar me krerë të tillë të akuzës për shumë vite, që megjithëse i emëronin vetë dhe kur këta, edhe kur hidhnin ndonjë “vickël” të vogël, mbi ta do të binte tërë arsenali i sharjeve

dhe akuzave, do të bëheshin “lavire” e “gjumashë që flinin mbi dosjet e krimit”!

Edhe këtë rradhë, ata nuk mund të lejonin që të vinte një Kryeprokuror në shkelje “flagrante” të Kushtetutës vetëm e vetëm sepse nuk vinte nga rradhët e tyre, i emëruar prej tyre e në shërbim të tyre. Kështu është mësuar politika shqiptare, e në mënyrë të veçantë këta farë opozitarësh, që të bëjnë sipas qejfit të tyre, të livadhisin, të konsolidojnë e të përjetësojnë krimin e korrupsionin. Edhe kinezët “me qetësi e dashuri” e përjetësuan Xi Jipingun. Ata treguan që vërtet turbullojnë, por në fund “qartësu-an” dhe përjetësuan të mirën, përparimtaren, pro-gresin. Kurse opozitarët tanë, që vetëm turbullojnë, asgjë nuk po qartësojnë, përkundrazi, vetëm “tur-bullojnë” dhe sapo “turbullira” fillon të qartësohet, ata përsëri “turbullojnë”! Askund nuk ka ndodhur që një kryetar partie qoftë ky edhe fals, siç është Basha, megjithëse humbjet që e kanë shoqëruar njëra pas tjetrës, ai edhe “ngrin” edhe “shkrin”, por dorëheqjen nuk e jep, duke mos dashur të shohi as përtej Adriatikut se çfarë mësimi me vlera jep demokracia italiane. Edhe “malukati” i tij, kështu deshi të përjetësohej gjithë jetën kryeministër e mbas tij t’ja dorëzonte të birit, që edhe a ecën në rrugën e babait. “Sali” i ati, “Sali” i biri, “Sali” ai që bëri t’anë. Prandaj ish kryeministri vetëm turbullon, vetëm shpif e shan. Herë bën thirrje për revolucion e herë për rrëmbimin e armëve, herë për protesta të pandalshme, herë për “mosbindje civile”, e gjithçka tjetër për të bërë të mundur hedhjen në “det” të kësaj qeverie! Ka patur për këtë edhe mbështetjen e kryengritësve të “çizmeve”!

Gjithçka për konsolidimin e të keqes, gjithçka për t’i bërë “varrin” Shqipërisë! Këtë qëllim kishin edhe në “luftën” me shashka e flakadanë në Parla-ment, sipas eksperiencës së vëllezërve të të njëjtit gjak për të përjetësuar një megahajdut, një njeri të korruptuar deri në palcë, një Kryeprokuror që i ka sjellë sa e sa shqetësime drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve që më kot kanë pritur me dekada të tëra dhe drejtësi nuk kanë marrë. Kanë kaluar qysh atëherë tre muaj dhe ja, sot nuk marrin guximin të thonë qoftë edhe një gjysëm fjalë nëpër gojë, në formë pendese për atë që tashmë u doli një bllof! Kaq e vërtetë është kjo, saqë edhe abuzuesit me pronat e qytetarëve në Bashkinë e Lezhës, opozi-tarët, të cilët janë përfaqësuesit e tyre, nuk marrin

guximin të ndëshkojnë hajdutët dhe dallaveraxhin-jtë, por justifikohen duke thënë se “po ndëshkohen vetëm të djathtët dhe jo të majtët”! Vetëm këta “bandillë” i ndajnë hajdutët e kriminelët në të majtë e të djathtë! Në vend që të nxisin drejtësinë në luftë kundër krimit e korrupsionit, e sulmojnë atë, duke ngritur në këmbë “prokurorët” dhe “gjykatësit” e tyre, Ndokat e Palokat, për të akuzuar organet e drejtësisë për “krimin” që bëjnë duke akuzuar të “pafajshmit”! Bashës nuk i hapet goja të flasi për këtë, por më mirë që qytetarët ta marrin vesh se me çfarë “malli” kanë të bëjnë. Edhe për “sekserin” Gjata, drejtësia është e “mbaruar” sepse nuk i dha të drejtë Rovenës, që nga katërmbëdhjetë shtëpi të bënte njëzet e tetë, nga miliona abuzime në kurriz të qytetarëve të bënte miliarda e kështu me radhë. Këta janë njerëzit e drejtësisë, që kërkojnë të për-jetësojnë të keqen, krimin e korrupsionin, saqë nuk merr vesh i pari të dytin se kush është për drejtësi e kush është për “turbullira” të vazhdueshme që asnjëherë ato të mos qartësohen!

Opozitarët nuk duan as shtet, as ligj, as drejtësi. Ata janë të vendosur vetëm për trazira e turbullira, t’i kundërvihen për çdo gjë e me çdo mjet shtetit sapo ai kërkon të bëjë diçka, të bëjë të paktën vetëm një midis shumë e shumë që kërkohen. Kishte kohë Monika që mbas turbullirave të “18 Brymerit” të rrallonte daljet e saj në publik aq sa u krijua idea që “kjo është një farë autokritike”. Por, jo. Ja tek na shfaqet para gazetarëve dhe lëshon “corga”: “Përsa i përket mungesës sime në media doja ta theksoja që ne jemi mësuar me modele të vjetra të politikës që të shikojmë kryetarët, por partia nuk është e kryetarit është e të gjithëve. Dhe politika shqiptare ka nevojë për elita të reja, për njerëz të rinj, për t’u dhënë shansin dhe mundësinë shumë burrave dhe grave dhe po të shikoni gjatë gjithë kësaj kohe LSI nuk ka munguar asnjëherë, ka qenë prezent. Mund të mungojë imazhi i Monika Kryemadhit por nuk mungon, Klajda Gjosha, Petrit Vasili, Luan Rama, Florida Kërpaçi, Endrit Braimllari, Edmond Haxhi-nasto, Nasip Naço e kështu me rradhë. Siç thotë edhe znj. Ferja që është mamaja e Petrit Vasilit, më mirë të qani nga malli se sa nga halli. Më mirë të keni mall për mua se sa të kenë mall socialistët që të kërcasi ndonjë çizme tjetër, se me situatën që ka ardhur jo vetëm çizme që nuk dalin...”! Ju socialistë, lutjuni Zotit të mos dali Monika në skenë, se ju shojti me

çizme! Sa mirë që më në fund Monika na “qetësoi”. Simpatizantët e shumtë LSI-stë duan ta shohin sa më shpesh kryetaren e tyre dhe jo “rrallë e për mall”! Na tregoi edhe kush është ajo që i jep mend “shkollëshumtit” Vasili. Më tej, Monika vazhdon me “corrgat” e saj: “...Kjo është çështje shijes dhe çdo njeri zgjedh mënyrën e jetesës së vet. Ne e kemi parë z. Rama për shembull, i cili ka shumë dëshirë të bëjë plazh lakuriq dhe unë s’kam parë ndonjë nga LSI-ja ta bëjë diçka të tillë...”! Që LSI-stët Monika nuk bëjnë plazh lakuriq, kjo është e vërtetë, sepse ata nuk e shpërdorojnë kohën nëpër plazhe e të qëndrojnë lakuriq, por mundësisht edhe në plazh, të jenë të veshur me xhupa, mjafton që veshja e tyre të ketë xhepa! Ata nuk e ulin aq poshtë veten të dalin lakuriq, sepse ky do të ishte një turp dhe “mëkat” i madh! Ata bëjnë shumë më “pak” se kaq, “mbulohen” me bllok të rëndë me shtatëqind milionë që askush të mos marri guximin të shohi se çfarë fshihet prapa tij! A e pa kush se çfarë kishte blloku që doli “lakuriq”, me zë e figurë? Tërmetin, më parë se kushdo e ndiejnë minjtë. Edhe “tërmetin” që po i afrohet LSI-së, më parë e ndiejnë antarët e thjeshtë, të cilët po humbasin besimin tek kjo elitë të korruptu-arish prandaj edhe kanë filluar t’ja mbathin. Dilni më shpesh Monika në ekran sepse po të qëndroni kaq gjatë, kur të dilni, do të gjeni përpara vetëm Vasilin, Klajdën, Kejdën dhe Kërpacin, që nuk kanë ku të shkojnë. Monika flet edhe për teatrin Kombëtar. “Ne jemi kundër tjetërsimit të Teatrit Kombëtar. Ne më mirë të kemi një Teatër Kombëtar që ka të paraqitura, më falni, të brendshmet e Violeta Manushit, se sa një Teatër Kombëtar ku shikohen vizat e kokainës të regjistruara aty...”! Çfarë vizioni që ka kjo kryetare për kulturën në përgjithësi, për “kthjellimin” që u bën qytetarëve nga “turbullirat” e politikës! Më tej, Monika na “qetëson”: “Dhe mos u shqetësoni shumë kur nuk dal shpesh në media sepse është edhe një lloj strategjie që e ka ndjekur LSI për t’i dhënë hapësira të gjithë drejtuesve dhe strukturave të saj...”. Edhe juLSI-stë, mos kujtoni që gjithmonë do të dalin në media vetëm “strategët” tuaj, sepse në atë parti, të gjithë janë “strategë” dhe “luanë”dhe ato ç’ka preferojnë më shumë janë Hipotekat, AKU-të, Transporti, Tatimet, Doganat, etj., etj. Halli më i madh i tyre, tani për tani janë zgjedhjet lokale. Kjo sikur ua ka turbulluar pak mendjen dhe nuk po e “qartësojnë” dot se ku do të pozicionohen...

Page 17: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

“Rikthimi i dallëndysheve”, një spektakël koreografik i veçantë

Si mund të ndalen përmbytjet në Shkodër

italiania Michela Mazzoni dhe Rezart Stafa (nga Compani NBC Regio –Emilia me Pa de deux nga baleti Don Kishot Mincus) duke manifestuar atmosferën festive të baletit klasik. Teknika dhe virtuoziteti i varacionit të Baziljos, R. Stafës la një shije se kemi të bëjmë me një balerin jo vetëm me konstrukt totalisht të përshtatshëm, por dhe për një lojë intepretative të admirueshme, edhe pse skena e ofruar është një rrezik për të tilla vepra. Çifti nga Compania Monte Carlo ballet, interpre-tuar nga spanjollja Beatriz Uhalte Cismeros dhe Leart Duraku ishte një impresion dashurie në një stil modern danc të Evol Kor. Edhe këtu spikati plastika trupore e këtij çifti, duke sjellë një tjetër eksperiencë të paparë më parë në skenat tona në stil dhe interpretim...

Adagio e baletit Spartaku në variantin koreografik të Marinel Stefanescu solli një eksperiencë të baletit klasik jo vetëm në stilin koreografik, por dhe në atë interpretues Italiania Elena Casolari dhe Dorian Grori (nga Compania NBC Regio-Emilia) në rolin e Spartakut mbajtën publikun në ankth në një interpretim dhe me një teknikë të admirueshme.

Compania Arte Balleto u përfaqësua me balerinën soliste, italianen Noemi Arcangeli dhe me solistin tjetër shqiptar Hektor Budlla, të cilët sollën nga Regio-Emilia një Hybrit të koreografisë Philippe Kratz. Një numër modern danc, ku çifti solli shkollën më të mirë të dancit modern në interpre-timin e shkëlqyer. Publiku nuk i kurseu duartrokitjet e shumta çka tregoi se ky ishte dhe numri më i bukur si për muzikën ashtu dhe për stilin tejet të veçantë

Nga Shpëtim DAJCI*

Bashkë me pranverën u rikthyen në Shqipërinë tonë të dashur dhe dallëndy-shet. Me ngrohtësinë dhe cicërimat e para si për të na zgjuar nga gjumi

letargjik i dimrit që sapo kaloi. E bashkë me dallëndyshet që fluturojnë në hapësirat tona në këtë fillim pranvere erdhën dhe ata, që pasi provuan në spektaklin “Hera e parë” menduan të rikthehen paksa ndryshe për të mos qenë hera e dytë, por një “Rikthim dallëndyshesh”. Një ide e lindur spontanisht mes shokësh të ngushtë artistë baleti lindi një spektakël që do të gjente mbështetje nga Digitalb dhe Bashkia Tiranë.

Një balerinë amerikane, një spanjolle apo një braziliane dhe tre italiane së bashku me gjashtë dallëndyshet shqiptare që u rikthyen në vendlind-jen e tyre formuan një mini kompani baleti që do sillte një emocion të jashtëzakonshëm... Ata sollën eksperiencat më të mira nga trupat dhe kompanitë më të mira që nga Teatri i Monte Carlo Ballet e deri te Lion Ballet në Teatrin prestigjioz të Karlsruhes e deri te Compania Contemporane e Regio-emilian apo Companisë dhe shkollës së baletit Nuova Bale-to Clasiça me qendër në Regio-Emilia.

Spektakli koreografik “Rikthimi i dallëndy-sheve” u realizua në skenën e Pallatit të Kon-greseve, e cila nuk garanton siguri teknike për artistët balerinë klasikë (pasi Teatri i Operas dhe Baletit është në rikonstruksion pa limit...). Shfaq-ja filloi me 35 minuta vonesë, pasi spektatorët e shumtë (afro 2000 vetë) iu desh të bënin një hyrje të sforcuar në anësore të këtij pallati... Po kjo nuk e dëmtoi nisjen e shfaqjes...

Shfaqja filloi me një numër kontemporan ku amerikania Kristina Bentz dhe kërcimtari ynë (të Companisë Lion Ballet), Edi Blloshmi sollën një ekspresion dashurie me një plastikë trupore deri në perfeksion me një gjuhë koreografike tepër bashkëkohore... Për të ndryshuar atmosferën dhe për t’i dhënë një tjetër ritëm, në skenë shfaqet

koreografike e cila gjeti mëshirë në interpretimin plot elegancë dhe plastikë që e kalon imagjinatën interpretuese dhe një bravo ishte vërtet e merituar nga salla, në një publik vërtetë të kualifikuar...

Romeo dhe Zhuljeta, një adagio e gëzuar që vinte nga premiera e Teatrit të Karlsruhes nën interpretimin e brazilianes Bruna Andrade dhe Bledi Bejlerit risollën një freski dashurie mes dy të rinjve në moshë dhe në pozicione solistësh në një nga teatrot më të mira shtetërore të Gjerman-isë, duke e mbushur me shumë ngjyra tablonë e këtij spektakli koreografik.

Pjesa e dytë e këtij spektakli ka një autorësi totalisht shqiptare që nga tematika, muzika, ko-reografia e interpretimi. Në krye të kësaj pjese, balerini dhe njëkohësisht koreografi Hektor Budlla solli që në fillim të kësaj pjese një dramë të shoqërisë shqiptare, emigrimin, ose të quajtur nga ai vetë Nord EST 41 19 (kordinatat e Tiranës). Një i ri me një valixhe të vjetër, i vetmuar që vrapon me shpresën për të shkuar sa më shpejtë në botën e ëndrrave përtej kufijve, por pa e lëshuar të shkuarën, pasurinë më të madhe, një valixhe me disa rroba të vjetra brenda dhe një mori me dhimbje brenda saj... Interpretuar nga B. Bejleri.

Më pas, në skenë vijnë dhe të tjerë të rinj e të reja që po ndahen në një ritual të trishtë prandaj dominon veshja e zezë, me një muzikë kaba të trishtueshme të ndërtuar nga tre hapa në një lejtmotiv interesant përgjatë 6 minutash duke transmetuar ndarjen nga Shqipëria... Solo e vajzës është një dhimbje rrënqethëse, mbështetur në vajet labe në interpretimin e një kërcimtareje të huaj, në

dhimbjen e një nëne apo motre për vdekjen solli një rikujtesë të historisë së ikjes dhe pasigurisë se ku do përfundojë kjo histori... Po këta të rinj që u vetësakrifikuan dhe buzëqeshën e gëzuan për të përmbysur situatat tragjike në muzikë, veshje dhe stil, koreografi Budlla zhvendos situatat ko-reografike në mënyrë të çuditshme duke e kthyer në atmosferë gëzimi se e tillë është dhe jeta.... Disa të rinj që luajnë dhe bashkë me to dhe vajzat e huaja duke treguar integrimin e këtyre të rinjve shqiptarë me botën tjetër të vajzave të huaja, që u bënë pjesë e bashkëjetesës për një jetë të re e të bukur të mbushur me ëndrra. Dueti Luleborë ishte një konkretizim i kësaj dashurie, ku plastika trupore dhe gjetjet koreografike u pritën shumë mirë te publiku, që e duartrokiti çiftin interpretues Blloshmi-Bentz. E gjithë kjo pjesë e dytë evidentoi një rol të rëndësishëm që koreografi Budlla mun-det ta zgjerojë dhe ta konkretizojë në një balet të plotë jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë saj, pasi potenciali koreografik në stilin modern danc është një stil shumë i veçantë dhe i ngjizur me shumë profesionalizëm. Dallëndyshet ngritën një fole të artit koreografik modern, të tjera dallëndyshe do të presim mbase në vitet e tjera, pasi ato janë të shumta, por me shpresën se foleja e vërtetë e këtyre dallëndysheve duhet të jetë skena e Teatrit të Operas dhe Baletit, pasi në Pallatin e Kongreseve vetëm vendet ishin të garantuar mbi 2000 të tillë, por amb-jentet e tjera dhe baza ndihmëse si ndriçimi, fonia dhe skena linin për të dëshiruar për evenimente të tilla që janë të rralla në Shqipëri...

*Pedagog-Koreograf

Nga Besi BEKTESHI

Përmbytjet e nën Shkod-rës janë më të “kon-trolluara” sot, por nuk mund të jenë në këto

kushte të evitueshme. Fatkeqë-sia nuk ndodh vetëm nga digat dhe regjimi i mbushjes apo kontrollit të tyre në rregullore. Po ashtu nuk është faj vetëm lejimi i ndërtimeve abuzive dhe idiote, si në breg të liqenit të Shkodrës dhe në krah të Bunës përgjatë krahut të Anës së Malit. Përm-bytja e ngadaltë e ardhur nga dëbora e madhe, mbushja e liqenit, shirat e menjëhershëm dhe prurjet e shumta që detyrojnë hapjen e portave, kërkojnë një rikonceptim të sistemit hidrik të Shkodrës. Nuk është se nuk janë paraparë në ndërtimin e dikurshëm të tre digave fantastike të kaskadës së Drinit të tilla përmbytje. Sigurisht, por është bërë vetëm një gabim i madh! Nyja hidrike e poshtë Rozafatit është neglizhuar dhe është përcaktuar e gjithë fusha më poshtë saj – si zonë ekspansioni uji! Po ashtu e kanë përcaktuar (se do të përmbytet) dhe pse kanë ndërtuar kanale dhe hidrovore. Nuk është biseduar kaq shumë me palën Malazeze dhe për më tepër kishte kanale të hapura dhe askush nuk lejonte ndërtimet e sotme sa të pa kontrolluara dhe abuzive – si sot. Sot në pikën e urës së Bahçallëkut shkarkojnë mbi 4000 metra kub (janë shkarkuar dhe shumë më tepër) dhe ajo tashmë nuk mban më se 2500 metra kub pa përmbytur fushën dhe pa krijuar një marrëzi ujore mes Drinit, Bunës dhe Kirit. Në 2010-tën nuk mbajtën regjimin e digave dhe nuk zbatuan rregullore e u pa se çfarë ndodhi, sot zbatojnë rregulloren, por ajo nuk është e zonja të evitojë përmbytjet e ngadalta. Pse?

Po sepse asnjë qeveri përfshi dhe atë të Enver Hoxhës nuk ka menduar se nga pellgu i Shkodrës duhet marrë energjia e madhe por “duhet mendu-ar e investuar në stabilizimin e sistemit hidrik të madh të nën Shkodrës dhe pa dyshim kontrollin e Kirit, Bunës dhe Drinit”. Shkodrës dhe fuqisë së saj të madhe hidrike ja kanë marrë të mirat e gjithë Shqipëria në energji. Sistemi i saj hidrik asnjëherë nuk është investuar realisht për t’u mbrojtur, por janë bërë pallavra idiotësh politikë që vetëm kanë sharë dhe akuzuar njëri tjetrin. Sistemi Drin, Kir

dhe Bunë, së bashku me liqenin e Shkodrës, janë nyja hidrike jo më e madhe në Shqipëri, por në të gjithë bregun lindor të Adriatikut. E çfarë është bërë? Asgjë, por asgjë fare përveç faktit se kanë vjelë energji apo mallin më të sigurtë në Shqipëri dhe ua kanë shitur dhe shkodranëve me po aq lekë sa dhe në Tiranë, që marrin energjinë e Shkodrës që mbytet për të marrë energji Shqipëria. Sepse padyshim që fusha e Shkodrës, anësitë e liqenit dhe padyshim fshatrat e deri qyteti do të përm-byten në kushtet e një kohe të pa kontrollueshme dhe aspak të stabilizuar me debite uji. Ka projekte nga më të ndryshmet dhe thuhen sa herë ka përmbytje, por në fakt përmbytjet ikin dhe pastaj qeveritë harrojnë.

Kaskada ka prurjet e veta dhe regjimin e saj – por asnjëherë në ndryshime të tilla klime nuk mund të bazohesh plotësisht në to. Fierza, e cila është edhe kryesorja, në një mesatare prej 100 vjetësh e ka prurjen maksimale 4570m/s. Një herë në një mijë vjet, e plota llogaritet 6100 m3/s ndërsa për dhjetë mijë vjet prurja maksimale është 9600 m3/s. Një ndryshim kaq i madh midis plotës njëm-ijë vjeçare dhe dhjetë mijë vjeçare është për arsye se sipas kushteve teknike të projektimit të digave të mëdha, prurjes natyrale (1 herë në 10 mijë vjet) i bëhet një shtesë për të qenë të sigurt (shpesh quhet shtesa për garancinë). Komani - prurjet maksimale që kalojnë nga Fierza në Koman, për njëmijë vjet llogariten 4000m3/s. Prurjet me përsëritje, një herë në dhjetë mijë vjet 4900 m3/s. Nëse nuk do të ishte Fierza dhe Drini do të kalonte drejtpërdrejt në Koman, prurjet për një mijë vjet llogariten 7240 m2/s kurse për dhjetë mijë vjet 8150 m3/s. Teor-ikisht është që shpesh nuk mund të përputhen prurjet maksimale të zonës nga Fierza në Koman me prurjen maksimale që vjen në Fierzë. Ndërsa prurja e rregulluar maksimale, që del nga Vau i Dejës, është 6500 m3/s. Nëse i referohemi gjendjes natyrale të kësaj plote, ajo do të arrinte afërsisht

11 mijë m3/s. Prania e hidrocentraleve e zvogëlon atë në 6300 m3/s. Sot klima e ka degruaduar këtë skemë në fakt. Por dhe njerëzit kanë degraduar – sistemin e ekspansionit ujor në fushën e Shkodrës.

Përmbytjet e mëdha kanë ndodhur, por nuk ka qenë e njëjta situatë e shpërndarjes demo-grafike e cila tashmë detyron për të gjitha qeveritë një rikonceptim të stabilizimit hidrik të pellgut ujëmbledhës në Shkodër. Viti 2010 e më pas, por dhe sot, vijnë pas përmbytjeve që shkaktoi plota maksimale e jashtëzakonshme e vitit hidrologjik 1962-1963, e cila është plota më e madhe e reg-jistruar dhe dokumentuar gjatë kësaj kohe në arkivin e Institutit Hidrometeorologjik. Ajo solli përmbytje, pothuajse të plotë, të Ultësirës Bregde-tare që nga Buna e deri poshtë lumit Vjosë. Në të njëjtën kohë, si një dukuri e jashtëzakonshme hidrologjike natyrore, ajo ka shërbyer si një infor-macion i dobishëm për specialistët e ujërave. Ajo dha mundësi që të perceptohet më konkretisht fuqia e forcave natyrore, sepse deri në atë kohë ajo ishte e papërfytyruar nga brezi i ynë dhe nga brezi paraardhës. Për studiuesit dhe specialistët e ujërave, e plota e vitit hidrologjik ’62-’63 shërbeu si pikë referimi për të përcaktuar më realisht prurjet maksimale te projektit për vepra të ndryshme hidroteknike. Plota afërsisht të tilla janë vrojtuar në vitin 1955, në vitet hidrologjikë 1970-1971, 1980-1981, 1995-1996, etj.

Këtë situatë e ka rënduar gjithashtu rritja e prurjeve të lumit Bunë, që del nga liqeni i Shkodrës. Dukuria e mufatjes së ndërsjelltë e lumit Bunë nga Drini dhe e lumit Drin nga Buna është e njohur prej kohësh dhe është e studiuar pjesërisht. Pastaj akoma më shumë për këmbët e urës së re që kanë mbeturina dhe për ngush-timin e daljes së liqenit pranë klubit të çimentos – që është një tragjedi në vete! Pra është dhe vërshimi i ujërave të Bunës, që e ka rënduar më tej këtë situatë. Një ndërthurje e tillë e ujërave të

këtyre dy lumenjve është e zakonshme në këtë zonë. Pikërisht kjo ndërthurje apo ky ndikim i ndërsjelltë e ka vështirësuar studimin e plotë të kësaj nyje të ndërlikuar hidrologjike-hidraulike. Edhe liqeni i Shkodrës shërben si një rezervuar i madh grumbullimi i ujërave që vijnë në të, më të shumtën nga Mali i Zi, dhe që i shkarkon ato dalëngadalë nëpërmjet shtratit të Bunës. Por kapaciteti përcjellës i këtij lumi ka ardhur gjithnjë duke u zvogëluar. Si rrjedhojë e kësaj pamjaftueshmërie, rritet niveli i ujit në rrethinat e qytetit të Shkodrës dhe njëkohësisht rritet edhe kohëzgjatja e përmbytjes së zonës së Shkodrës dhe Lezhës. Ishte një lajm i mirë, u përmend nevoja e studimit të lumit Bunë, por asnjëherë nuk u dha qoftë dhe një lek për vazhdimin e studimit hidrologjik të këtij lumi, të filluar vite më përpara, dhe që është një bashkëpunim bilateral me Malin e Zi. Tashmë është e qartë se kërkohet një mënyrë tjetër e mbrojtjes së sistemit ujor në Shkodër. H/C-të dhe KESH nxjerrin euro dhe një pjesë e tyre duhet (së paku është logjike) të shkojnë në mbrojtje të sistemit. Vetëm ky sistem i madh hidrik në Europë është pa mbrojtje. Nuk ka ledhe mbrojtës, nuk ka skarpate, nuk ka thellime, nuk ka devijime të domosdoshme, nuk ka ngritje pritash dhe nuk ka një mentalitet shfrytëzimi të nyjes më të fuqishme hidrike që është ajo e kështjellës Rozafat. Është një turp për të gjithë qeveritë kjo gjë.

Po nuk ngrit një grup pune i përbashkët me Malin e Zi dhe të kenë një projekt europian të kontrolluar, por dhe po nuk ndryshuan mentalitet nga – zona ekspansioni të ujit në zona të mbrojtura nga vërshimet e Drinit, Kirit, Bunës, dhe liqenit të Shkodrës “qyteti dhe një sipërfaqe prej mijra e mijra hektarë në fushë” do të përmbyten gjithmonë në të plotat e ndryshimit radikal të klimës. Pa rreg-ulluar hidrosistemin – Shkodra edhe pse zbatohet rregullorja e digave, do të përmbytet vazhdimisht.

Page 18: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

18 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Shkrimtari flet për mungesë promovimi, shpërndarjeje dhe bashkëpunimi institucional

Fati i librit në situatë dramatike, institucionet nuk interesohen për autorin dhe letërsinë

PANDELI KOÇI: PANDELI KOÇI:

Shkrimtari Pandeli Koçi po-hon se fati i librit është në situatë dramatike. Sipas tij institucionet nuk po

tregojnë sa duhet interesim për autorin dhe letërsinë shqipe. Në intervistën për “SOT” shkrimtari Pandeli Koçi i njohur me emrin letrar Sazan Goliku, rendit një sërë problemesh me librin dhe shpërndarjen e tij. Sipas tij, prob-lem janë dhe bibliotekat që janë të varfra dhe pa u pasuruar me libra prej vitesh. Për shkrimtarin e njohur autorët shqiptarë për-ballen me shumë vështirësi për krijimtarinë e tyre letrare. Por sipas tij për problemet sot nuk mund ti vëmë përgjegjësinë vetëm Ministrisë së Kulturës, por të tërë atyre institucioneve që kanë lidhje me librin, sepse gjërat vijnë zinx-hir. Koçi pohon se nëse ata nuk interesohen për librin dhe autorin kjo tregon që nuk po luajnë rolin kryesor për librin shqip.

-Festivali për fëmijë dhe të rinj “Lexuesit e së ardhmes” u zhvillua tre ditë në Tiranë. Për ju si u përcoll ky festival?

Festivali ishte si një festë e bukur, një organizim mjaft i mirë për zhvillimin e tij. Kishte aktiv-itete dhe autorë të ftuar, kritikë dhe studiues që nuk munguan. Kishte pjesëmarrje të gjerë dhe nga nxënës shkollash dhe aty u bë dhe një ekspozitë e libri për fëm-ijë, që u jepnin një përmasë tjetër festivalit. Veprimtaritë e kryera tre ditë ishin shumë të larmishme, bisedat për librin dhe fatin e tij, ku merrnin pjesë dhe personalitete të kulturës shqiptare, mes tyre dhe pedagogë nga universiteti. Një temë ishte dhe ajo se sa sot sfido-het libri nga mjetet e reja të infor-macionit dhe teknologjisë së lartë. U trajtua problemi i ekzistencës së librit në letër, si do të vijojë ajo, kush është më e dëshirueshme sot për fëmijët dhe të rinjtë libri në format elektronik apo letër. Pra debatet për librin do të ekzistojnë, rëndësi është se çfarë vlere ka libri. Mbi të gjitha është mesazhi që duhet të lexohet librin. Dhe “Lexuesit e së ardhmes”, që besoj do të vijojë si festival dhe në të ardhmen, është mirë që të jetë dhe në bashkëpunim me institucione të tjera europiane.

- Sipas jush, ku është sot libri shqip, mundësitë dhe promovimet rreth tij?

Fati i librit shqip jo vetëm për fëmijë dhe të rinj është dramatik, ka shumë probleme. Drama pre-supozon gjithmonë të keqen që ne shohim sot për librin shqip, por dhe çfarë ndodh me autorët. Edhe pse unë jam optimist, sërish ka shumë probleme. Janë probleme që pohohen me zë të lartë herë pas

here jo vetëm nga unë, por dhe nga autorë të tjerë. Zgjidhja e proble-meve ka sa karakter objektiv aq dhe subjektiv, por mund të zgjid-hen me një mirëkuptim, ngritje të përgjithshme të nivelit kulturor të masave të gjera, por edhe me institucionalizimin e zgjidhjes së tyre siç janë organet qeveritare apo dhe të tjera, që ndikojnë në një mënyrë drejtpërsëdrejti në zgjidhjen e tyre. Problemet fil-lojnë që nga ruajtja e raportit të letërsisë origjinale shqiptare me përkthimin dhe botimin e veprave të huaja, që natyrisht kanë vlerën e tyre. Format që vijnë nga jashtë si ilustrimet, teknikat e ndryshme, etj, përdorimi i tyre sidomos në librin për fëmijë dhe lëshimi që duhet të kenë botuesit për të qenë të gatshëm të botojnë edhe nga letërsia shqipe, kuptohet atë që është më e mirë në krijimtarinë tonë. Pra mundësitë janë të shum-ta për të kapërcyer problemet që kanë ekzistuar deri më sot. E kam theksuar dhe herë tjetër, që shumë mirë që këto festivale bëhen në Ti-ranë, por duhet të kemi aktivitete dhe në qytete të tjera të vendit dhe mos ngelemi vetëm në qendër dhe të panaire ku shitet libri.

-Ju përmendni mes proble-meve dhe shpërndarjen e librit, gjë që është pohuar dhe nga au-torë të tjerë. Çfarë po ndodh në këtë aspekt?

Nuk është vetëm problemi shpërndarja si mjet transporti. Por shpërndarja, unë e kuptoj sa duhet ta kenë në dorë librin jo vetëm fëmijët në Tiranë apo dhe lex-uesit e rritur në qendër, por duhet ta kenë lexuesit edhe në qytete dhe në zonat të tjera të largëta. Kjo varet nga faktorët

ekonomikë, ti mund ta çosh në Konispol apo në fshatrat rreth e qark, por sa janë në gjendje fëmijët apo njerëzit ta blejnë këtë libër? Sa janë në gjendje në fsha-trat e Bajram Currit për të blerë libër? Dihet që çmimet janë të shtrenjta, janë në bazë të kostos. Nëse mund të ketë dëshirën për të blerë librin nuk kanë mundësi. Por tek ne është dhe një paradoks tjetër, që ata që kanë mundësi për ta blerë librin nuk e bëjnë këtë gjë. Niveli kulturor i njerëzve nuk është i njëjtë. Ne mund të pagua-jmë në një drekë dhe 10 mijë lekë të reja, për të blerë një libër që mund të jetë vetëm 100 lekë të reja nuk e blejmë.

-Ju thoni se autorët shqiptarë përballen me shumë vështirësi. Cilat janë ato konkretisht?

Autorët shqiptarë përbal-len me shumë vështirësi për krijimtarinë e tyre letrare. Për problemet sot nuk mund ti vëmë përgjegjësinë vetëm Ministrisë së Kulturës, por të tërë atyre in-stitucioneve që kanë përgjegjësi, sepse gjërat vijnë zinxhir. Nëse ata nuk interesohen për librin dhe au-torin kjo tregon që nuk po luajnë rolin kryesor për librin. Libri po nuk u vlerësua si baza dhe fillesa e arritjeve të njerëzimit, këto institucione nëse nuk e kuptojnë

nuk do ta luajnë kurrë sa duhet dhe si duhet ro-

lin e tyre për librin. Me këto fonde Min-istria e Kulturës jep minimumin për autorët shqiptarë në krijimtarinë l e t r a r e . U n ë uroj të bëhet një përmbysje e mendësisë së Ministrisë s ë Ku l t u r ë s p ë r a u t o r ë t

shqiptarë, që

të ketë më shumë kujdes dhe vëmendje në vlerat e letërsisë. Por dhe që të arrijmë 50 përqind botim të letërsisë shqiptare me atë të huaj. Të ndryshojë mendësia e ministrisë, sepse këto vite autorët janë ndihmuar, por në mënyrë selektive. Problemi qëndron se kush e bën këtë seleksionim të autorëve nga Ministria e Kulturës? Sa të hapur janë ata në ministri, sa transparentë janë, apo mbahen vetëm tek disa emra, kur ne presim që të lançohen sidomos autorët e rinj. Kjo është kryesorja, dhe që të ndihmohen duhet të njihen. Por si? Duke u botuar veprat e tyre. Më vjen keq që e pohoj, por nga Minis-tria e Kulturës nuk është dëgjuar sa duhet zëri i shkrimtarëve të njohur

-Artistët akuzojnë ministrinë për mungesë transparence me projektet. Mendimi juaj?

Nuk kam dijeni se kush ka qenë në atë kolegjium apo komi-sion të ministrisë për të bërë sele-ktimin e projekteve dhe nuk e di se sa ai ishte objektiv. Që të flasësh realisht dhe të bësh dhe vërejtje apo kritika duhet të njohësh gjithë materialin. Por unë vërej një gjë, që aty shikoj emra që marrin miratim për projekteve që kanë qenë dhe më parë. Në pjesën më të madhe janë po të njëjtët emra që financohen nga ministria.

-Sipas jush si është niveli i letërsisë shqipe sot?

Niveli i letërsisë sonë pavarë-sisht një kritike të vazhdueshme konstruktive dhe objektive unë them, unë e shikoj që kemi ecur mirë. Kemi romane që janë vlerësuar dhe jashtë vendit. Kemi poetë dhe librat poetikë me nivel. Nuk do ta thosha këtë edhe për tregimin, por letërsia shqipe nga viti në vit ecën. Gjërat po ecin dhe pozitive është që letërsia ecën nga autorë që kanë krijuar para ’90, që vijojnë dhe sot me sukses, por dhe autorë të rinj që kanë filluar kri-jimtarinë e tyre pas këtyre viteve.

-Sa problem janë bibli-otekat e varfra?

Ky është një problem i vazhdueshëm ndër vite. Bibliotekat janë në mjer-im në shkolla. Në rrethe drejtoritë arsimore du-het të kenë fonde për të shpërndarë libra dhe në

zona të thella, kur nxënë-si nuk ka para ta ble-

jë të paktën ta gjejë librin në biblioteka. Unë i kam parë vetë dhe janë në mjerim. Kam gjetur libra të periudhave para 50 vitesh dhe pa u pas-uruar me libra të rinj ndër vite. Sot autori

shqiptar është pa ndihmë, pa pro-movim, nuk ka politika sa duhet për letërsinë shqipe, bibliotekat janë shumë të varfra dhe duhet të bëjnë më shumë institucionet. Një gjendje problematike, që nuk ka ndryshuar prej vitesh.

-Më herët jeni shprehur se du-het të ketë ndryshime në mënyrën se si ndahen çmimet kombëtare të letërsisë nga ministria. Pse?

N d r y s h i m i ë s h t ë i d o -mosdoshëm kudo, por ai duhet të vijë në radhë të parë tek ata që i shpallin këto konkurse dhe çmime. Nëse do të vazhdohet me parapëlqime vetjake apo sipas klaneve do të ketë probleme, por ama kjo nuk do të thotë që kur janë ndarë çmimet nuk ka dhe libra që ia vlejnë. Por duhet të ndalemi dhe te një tjetër problem, sa është marrë kritika letrare me veprat që kanë marrë këto çmime ndër vite? Këtu kemi një pikëpye-tje të madhe.

Intervistoi: Julia VRAPI

Fati i librit shqip jo vetëm për fëmijë dhe të rinj është dramatik, ka shumë probleme. Drama presupozon gjithmonë të keqen që ne shohim sot për librin shqip, por dhe çfarë ndodh me au-torët. Edhe pse unë jam optimist, sërish ka shumë probleme. Janë probleme që pohohen me zë të lartë herë pas here jo vetëm nga unë, por dhe nga autorë të tjerë. Zgjidhja e problemeve ka sa karakter objektiv aq dhe subjektiv, por mund të zgjidhen me një mirëkuptim, ngrit-je të përgjithshme të nivelit kulturor të masave të gjera...

Page 19: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktorët u mblodhën sërish për të diskutuar në lidhje me debatin për Teatrin Kombëtar, por këtë herë atyre iu bashkëng-jitën dhe qytetarë të Tiranës, anëtarë të shoqërisë civile dhe më gjerë. Edhe këtë herë ata kundërshtuan fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, dhe pohuan se çdo të hënë do të mblidhen në teatër për këtë problem. Aktori i njohur Robert Ndrenika u shpreh kundër ndërtimit të teatrit me Partneritet Publik Privat. “Ajo që më shqetësoi është Partneriteti Publik Privat, që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve. Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë”, tha Ndrenika. Më tej në fjalën e tij ai tha se ishte një variant i mirë për teatrin var-ianti i Bujar Kapexhiut. “Më paraqiti Kapexhiu këtë, në pamje të parë më pëlqeu. Ka vari-ante sa të duash, ka variante që mund të marrin të tërë përveç 7-8 kullave që duan të bëjnë atje prapa, le të bë-jnë nja 3-4 këtu dhe le të na japin sheshin tek vëllezërit "Frashëri" ai rri bosh aty. Të bëhet një teatër i mirë dhe aty. Gjithë gazetat thonë që PPP është në interes të privatit, jo në interes të teatrit dhe aktorëve”, tha Ndrenika. Regjisori Bujar Kapexhiu u shpreh se në vendin ku sot është teatri mund të bëhet një kompleks teatror. “Unë kam menduar që këto dy teatro mos të shemben, janë vlera historike dhe të qëndrojnë, midis këtyre të dyve që mund të rikonstruktohen të ndërtohet një godinë e këtij stili, modern apo neoklasik ta zgjidhin arkitektët, por atë godinë që do të ndërtohet të lidhi këto dy teatro, ti plotësojë dhe ato që mungojnë në dy teatro. Ne nuk duhet të prishim, të ndërtojmë midis tyre një të re, dhe bëhet kështu një kompleks teatror”, tha Kapexhiu. Edhe aktori Arben Derhemi tha se një projekt i realizuar nga reg-jisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu është më ambicioz dhe i pranueshëm nga artistët. "U prezantua projekti nga danezi, ne sjellim projektin e shqiptarit (Kapexhiut)", tha aktori Arben Derhemi. Por më tej ai tha se çdo të hënë do të mblidhen në teatër. “Çdo të hënë të jemi këtu për Teatrin Kombëtar, për t’u përballur me arrogancën e qeverisë. Të hënën presim sa më shumë njerëz në teatër”, tha Derhemi.

Ekspozita në galerinë “Kalo” me foto të qyteteve, zonave të thella dhe pamjet mahnitëse të vendit

Geoffrey Parker është një fotograf i vlerësuar me çmime të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ud-hëtimet e tij e kanë çuar atë në katër kontinente, ku sigurisht që ka vijuar me pasionin e tij për fotografinë. Park-er aktualisht punon në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. ““Hidden Beauty” fotografia në Shqipëri nga Geoffrey Parker, një ekspozitë që u ndoq mirë. Dëshirojmë të shprehim falënderime të veçanta për praninë e tyre tek de-putetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Donald Lu, ambasador i SHBA-së në Shqipëri”, shkruan galeria “Kalo”. Ga-leria ka mirëpritur gjithmonë artistë nga Shqipëria dhe vende të huaja. Gjithashtu me anë të aktiviteteve dhe ekspozitave jashtë vendit ka prezan-

tuar shumë artistë shqiptarë. Pra synimi është dhe promovimi i artistit shqiptar dhe ndërtimi i urave bash-këpunuese artistike. Emërtuar galeria “Kalo”, hapja e saj u prit me interes nga artistë dhe dashamirës të arteve pamore. Kur sallat janë të pakta, një hapësirë më shumë në kryeqytet për artistët shqiptarë por dhe ata të huaj që ekspozojnë veprat e tyre kjo galeri po vijon aktivitetin duke prezantuar autorë të ndryshëm. Para ekspozitës “Bukuri e fshehur” për publikun ishte ajo me titull “Ngjyra dhe forma” e ar-tistes Erina Bektashi. Pas ekspozitës me foto të amerikanit Parker, do të vijë një tjetër artiste e huaj nga Polo-nia, ekspozitë që do të hapet më datë 11 prill të muajit që vjen.

Teatri Kombëtar, Bujar Kapexhiu prezanton para

artistëve projektin e tij

Fotografi amerikan Xhefri Parker sjell në ekspozitë bukuritë e pazbuluara shqiptareJulia VRAPI

Ekspozita “Bukuri e fshehur” përmes fotografive të real-izuara nga fotografi amer-ikan Geoffrey Parker u çel

për publikun në galerinë e artit “Kalo”. Fotografitë prezantojnë para pub-likut pamje nga jeta e përditshme, vështirësitë në zona të thella, pamjet mahnitëse të maleve dhe portrete të njerëzve. Në ekspozitë shfaqen për publikun foto me pamje nga Thethi, Shkodra, Dibra, zona rreth Tiranës apo qyteteve të jug të Shqipërisë. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës merrnin pjesë artistë të ndryshëm, deputetë, si dhe ambasadori amer-ikan në vendin tonë Donald Lu. Fotografi Geoffrey Parker jeton prej disa vitesh në Shqipëri dhe duke qenë se ai përveç muzikës ka pasion edhe fotografinë, nuk i shpëtuan dot detajet e qyteteve të ndryshme të vendit tonë, por dhe pjesë të tjera që gati janë të pashkelura. Pranë galerisë “Kalo”, asistentja e galerisë Kristina Dermani bën me dije se bashkëpuni-mi me fotografin e njohur amerikan erdhi pas dëshirës që ai vetë kishte për të prezantuar fotot e shkrepura në udhëtimin e tij nëpër Shqipëri. Geoffrey Parker i cili prej vitesh jeton në vendin tonë ka udhëtuar në të gjithë Shqipërinë dhe kurrë nuk ka harruar të marrë kamerën, një mik i ngushtë në jetën e tij (një tjetër mik i mirë është kitara e tij). Syri i tij ka qenë mjaft i sofistikuar për të kapur bukuritë që fshihen në qytete, në sy të vajzave të reja, në buzëqeshjen e të moshuarve. Ekspozita që përm-ban zbulimet e Geoffrey Parker për bukurinë e fshehur në Shqipëri, sipas koordinatores dhe asistentes në galeri Kristina Dermani ai ka kaluar me orë në një vend, për të mësuar ritmin lokal dhe për të takuar kalimtarët. “Në punën e tij ai ka kapur detajet që, sipas tij, i bëjnë peizazhet dhe njerëzit e Shqipërisë unike”, pohon ajo. Ekspozita që vjen përmes fotove sipas të pranishme në hapjen e saj ka veçantinë, sepse këto vende këtë herë janë vizituar dhe fotografuar nga një fotograf i huaj, i cili përmes imazheve me ngjyra na prezanton atë pjesë që për shumë njerëz është atraktive.

Udhëtime në katër kontinentetI gjendur këtë herë në Tiranë me

ekspozitën e tij “Bukuri e fshehur”

Koncerti “Poetika Muzikore, me tinguj dhe poezi në skenën e arteve

Forumi: Ministria pret të shkatërrojë atë që ka mbetur në Butrint

Koncerti recital “Poetika Muzikore” erdhi për publi-kun në skenën e Universitetit të Arteve me krijimtarinë e kompozitorit Nestor Kraja. Koncerti “Poetika Muzikore” përcolli nën tinguj dhe poezi njeriun, kujtimet, mendimet, brengat e pasionet e tij, bren-da një realiteti konkret dhe të prekshëm artistikisht. Këto nuk sillen si në një film me personazhe e ngjarje, duke vlerësuar forcën e tij për të luftuar dhe fituar mbi jetën, nuk sillen si në një opera me lajtmotive, recitative e arie,

por kompozitori Nestor Kraja tregon se sillen si një kolanë emocionesh të lidhura nga fije idesh filozofike, që realizohen përmes poezive të zgjedhura. Koncerti përmbante krijimtarinë e tij shkruar në gjashtë muajt e fundit. Kompozitori Kraja ka përzgjedhur 10 poezi, që e çojnë publikun të lundrojë lirisht drejt ideve, mendimeve e emocioneve të ndryshme, por jetësore. Mes poezive të përzgjedhura ishin ato nga poetë si Petraq Risto, Xhevahir Spahiu, Lasgush Po-radeci, Betim Muço, Fatos Arapi, Ismail Kadare, etj.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se Ministria e Kulturës po pret që të jetë e lirë për të shkatër-ruar edhe atë që ka mbetur nga Butrinti. Gjatë kohës që e gjithë vëmendja është përqendruar në Teatrin Kombëtar, Forumi shkru-an se një tjetër plan ogurzi për betonizimin e Butrintit ka vazh-duar. “Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit është përqendruar te Teatri Kombëtar, një tjetër plan ogurzi, ai për betonizimin e Butrintit, ka vazhduar pa shumë zhurmë. Mediat raporto-jnë se fast-food që u pezullua në

vjeshtën e kaluar nga Ministria e Kulturës, është tashmë drejt përfundimit. I kotë edhe reagimi i UNESCO dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë, që kërcënojnë me heqjen nga lista e pasurisë botërore. Ministria jonë me sig-uri këtë po pret, që t’i ketë duart e lira për të shkatërruar edhe atë që ka mbetur nga Butrinti. Thonë se zullumi këputet kur trashet shumë”, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Ndërtimi në parkun e Butrintit është kundërshtuar jo pak më herët dhe nga specialistë të tjerë të trashëgimisë kulturore.

Forumi: Trashëgimia është katandisur në dorën e QerimesëForumi për Mbrojtjen e

Trashëgimisë ka publikuar disa foto nga shtëpia e rrënuar e Selam Musait, heroit të luftës së Vlorës që ra dëshmor më 1920, dhe shkruan se është një gërmadhë kur duhet të ishte kthyer në muze. Për Forumin, Ministria e Kulturës është kthy-er në një Ministri Ndërtimi apo Ministri PPP, kur duhej të kishte vëmendje për ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve të kulturës. Forumi ironizon min-istren Kumbaro, trashëgimia në dorë të Qerimesë që vetëm heq nga lista objektet monument

kulture. “Trashëgimia jonë është katandisur në dorën e Qerimesë, që e ka mendjen veç për ndër-time në zona arkeologjike (siç bëri me Akropolin e Butrintit, me Durrësin në kantierin Veli-era, me ndërtimin në Kalanë e Tiranës). Ministria e Qerimesë vret mendjen veç për të hequr objekte të trashëgimisë nga lista e trashëgimisë; e bëri me banesat në Gjirokastër, me Stadiumin në Tiranë, me Teatrin Kombëtar. A thua se është kthy-er në Ministri Ndërtimi, apo Ministri PPP”, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë.

Fotografitë prezantojnë para publikut pam-je nga jeta e përditshme, vështirësitë në zona të thella, pamjet mahnitëse të maleve dhe portrete të njerëzve. Në ekspozitë shfaqen për publikun foto me pamje nga Thethi, Shkodra, Dibra, zona rreth Tiranës apo qyteteve të jug të Shqipërisë...

Page 20: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

20 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Edgar Çani e bën “sefte”, gol dhe fitore për Partizanin kundër Flamurtarit

Kampionati shqiptar do të jetë tani e tutje në fokusin e trajnerit Kris-tian Panuçi, i cili e deklaroi hapur dje se do të zgjidhte elementët e dëshiruar dhe ata që tregonin cilësi, sidomos të rinjtë. “Unë jam trajneri i Shqipërisë dhe është normale që të ndjek kampi-onatin shqiptar. Abazaj dhe Gavazaj janë lojtarë të rinj të talentuar dhe kanë karakteristika shumë të mira dhe mua më pëlqejnë. Ato po paraqit-en shumë mirë me skuadrat e tyre dhe unë duhej tua jepja një stimul duke i grumbulluar në ekipin kombëtar. Të gjithë ata që do të paraqiten mirë në kampionatin shqiptar dhe janë fut-bollistë të rinj në moshë do t’i kenë të hapura dyert e kombëtares”, theksoi Panuçi në fjalën e tij.

KUQEZINJTË

SURPRIZA

Trajneri foli në konferencë shtypi, duke justifikuar zgjedhjet e bëra për ndeshjen me Norvegjinë

Panuçi kërcënon: Në Kombëtare jo sipas dëshirës, kush refuzon digjetAdriatik BALLA

Trajneri i Kombëtares Kris-tian Panuçi doli dje në kon-ferencë për shtyp, ku arsye-toi me argumente zgjedhjet

e bëra në kuadër të ndeshjes mi-qësore të 26 marsit ndaj Norvegjisë, takim miqësor i planifikuar të luhet në vendin tonë, pikërisht në stadiu-min “Elbasan Arena”. Në kuadër të këtij takimi Panuçi ka ftuar shumë lojtarë të rinj, madje pranoi dje se do të kishte ftuar dhe më shumë, por disa të rinj e kishin refuzuar dhe ai u shpreh i nervozuar se me lojtarë të tillë nuk ka më diskutim, atyre u mbyllen një herë e mirë dyert e Kombëtares. E thënë ndryshe, Panuçi kërcënoi ata lojtarë që u bën ftesë e refuzojnë, duke thënë se më pas digjen. Në fjalën e tij kishte vend për komentin e të gjitha çështjeve që shqetësojnë ekipin, duke nisur nga grup, forma e lo-jtarëve, kualiteti, ftesat për të rinjtë, zgjedhjet nga kampionati, apo dhe lënia jashtë e Agollit dhe rikthimi i temës së shiritit të kapitenit.

Kush refuzon digjetPanuçi zgjodhi një batutë në gju-

hën e përditshme për të sqaruar edhe njëherë përpara gazetarëve çështjen e talenteve të reja që u është bërë ftesë, por në fund nuk kanë zgjedhur Shqipërinë, duke e refuzuar kom-bëtaren kuqezi, duke thënë se ata nuk kanë “b*thë” të marrin vetë vendimet. “Unë i thërras njëherë dhe zgjedhjen e bëjnë ata vetë, ka nga ata që duan të zgjedhin Brazilin, por ka dhe nga ata që duan Shqipërinë, ka nga ata që zgjedhin Kosovën dhe nga ata që zgjedhin Shqipërinë. Por nëse mua

më thonë njëherë jo, për futbollistë të tillë nuk ka më vend te Shqipëria. Gjithsesi, dua të shtoj se këta futbol-listë nuk kanë b*thë të zgjedhin vetë, por për ta vendosin prindërit, xhax-hai, tezja, halla. Unë e kam kërkuar Zhegrovën dhe kam kontaktuar me të, por tashmë është e kotë të flas për këtë çështje sepse ai ka zgjedhur një përfaqësuese tjetër. Ka edhe nga ato raste kur prindërit vendosin për të ardhmen e futbollistit, madje edhe duke e shkatërruar atë. Kaq dhe pikë nuk mund të flas më për këtë temë.

SulmuesitSadiku po rikuperohet nga dëm-

timi, do të shikoj deri të hënën sesi do të jetë gjendja e tij dhe nëse do të jetë i gatshëm të luajë. E rëndësishme është që kemi sërish në skuadër Balajn dhe Cikalleshin dy sulmues të rëndë-sishëm që mua më pëlqejnë shumë

dhe që tashmë janë plotësisht të gat-shëm për të ndihmuar Kombëtaren.

Shumë emra për një ndeshjeKam grumbulluar 4 apo 5 lo-

jtarë të rinj për ti parë në stërvitje por edhe për të kuptuar nëse niveli i skuadrës ndryshe nga grumbullimi i mëparshëm në Antalja, do të jetë më i lartë, pasi konkurrenca në skuadër rrit cilësinë. Duke qenë se ka lojtarë që kanë luajtur pak me klubet e tyre, zgjodha të zhvillonin vetëm një ndeshje miqësore, pasi doja të kisha më shumë seanca stërvitore dhe të punoja më mirë me këta futbollistë në mënyrë që ata të arrijnë formën maksimale.

Marrëdhënia me Alban Bushin dhe ftesa për Abazajn

E kuptoj irritimin e Bushit sepse Shpresat do të luajnë dy ndeshje të rëndësishme, por unë dua të provoj

Konferencës së djeshme të trajnerit Panuçi nuk mund t’i shpëtonte pyetja ndoshta krye-sore, ajo që lidhej me kapitenin Ansi Agolli, të cilin tekniku italian i Kombëtares e konfir-mon pothuajse të larguar nga kuqezinjtë, nisur nga mosha e tij. “Dua t’ju bëj të ditur se Agolli në tetor do të mbushë 35-vjeç dhe kampionati i ardhshëm eu-ropian është në 2020-ën, dhe ne duhet të provojmë sa më shumë lojtarë në pozicionin e tij dhe duhet të gjejmë një zëvendësues

të denjë për të ardhmen. Kam folur me Agollin dhe ai më ka kuptuar, ne duhet të gjejmë zgjedhje të reja sepse në 2020-ën Agolli do të jetë 38-vjeç dhe do të jetë shumë e vështirë të luaj në Europian. Ai është një profesionist i shkëlqyer dhe e di si është situata në kombëtare, kështu që unë kam detyrën për të kërkuar diçka tjetër”, theksoi Panuçi. Panuçi bëri të qartë edhe lojtarin që do të mbajë shiri-tin e kapitenit dhe ai do të jetë futbollisti me më shumë ndeshje

në Kombëtare. Pra do të zgjidhet lojtari me më shumë ndeshje që është në 11-shen kryesore. “Kur u prezantova iu thashë që ka-piteni i ri do të jetë ai që ka më shumë ndeshje. Me mungesën e Agollit, kapiteni i ri i ekipit kombëtar do të jetë futbollisti që ka më shumë ndeshje. Ju doni të dini kush do jetë kapiteni ndaj Norvegjisë, do të jetë pikërisht lojtari që ka luajtur më shumë sfida me përfaqësuesen nga ata që do të zbresin në fushë, lloga-ritë mund t’i bëni vetë”.

SURPRIZA/ Shiritin e mban lojtari me më shumë ndeshje, ka dilema për titullarin

Kampionati shqiptar në fokusin e trajnerit

të Kombëtares

Sahiti dhe Kallaku të U-21 optimistë për vendin e dytë në grup

lojtarë dhe për këtë arsye kam grum-bulluar Abazajn, ndërsa për Ramada-nin ai e dinte që më herët. Mes meje dhe Bushit ka një bashkëpunim të shkëlqyer. Edhe për sfidën ndaj Tur-qisë Ramadani ishte i grumbulluar, por unë e lejova të luante me U-21. Në shtator fillojnë sfidat zyrtare dhe unë kam për detyrë ti provoj të gjithë.

Kërkimet për lojtarë të rinjShpresoj që cikli për të kërkuar

lojtarë të rinj të mos jetë mbyllur. Do të kërkoj futbollistë të tjerë gjatë muajve në vazhdim, lojtarë të zotë dhe që po bëjnë mirë me klubet e tyre. Pastaj nuk duhet të harrojmë që në këtë grumbullim kemi mungesa sepse Veseli e Abrashi janë të dëmtu-ar. Deri në qershor unë do të provoj lojtarë të rinj, bazat janë hedhur por unë do të grumbulloj të rinj për të parë nëse ata mund të jenë të vlefshëm për kombëtaren në Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e Europianit.

Partizani është kthyer i fortë në garën për Europën, duke mundur në këtë rrugëtim një skuadër që është rivale për të njëjtin objektiv, Flamurtarin. Ishte një fitore domethënëse që e rrit ndjeshëm moralin e skuadrës së kuqe, por ajo që është më e bujshme ka të bëjë me golin e realizuar nga Edgar Çani, i pari për të në këtë kampionat, sepse ai vuante nga dëmtimet e njëpasnjëshme e që e mbajtën për shumë kohë jashtë fushave. Partizani fitoi 1-0, mjaftueshëm për tri pikë. Terreni i rënduar nga reshjet e dendura të shiut nuk i lejon skuadrat të japin më të mirën në fushën e blertë, megjithatë nuk mungojnë rastet në portat respektive. Asani pretendon për 11-metërsh që në minutën e 3-të, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Andi Koçi. Edhe në rastin e rrëzimit të Ardit Hoxhajt në zonë, Koçi nuk i jep të drejtë sulmuesit. Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Zuka i Flamurtarit, që goditi

shtyllën e jashtme. Trajneri Dalipi aktivizoi që në fillim të pjesës së dytë Edgar Çanin në vend të Bardhit. Sulmuesi shtatlartë më në fund shënoi golin e parë në Superiore, në minutën e 54-t, duke i dhënë trajektoren e duhur topit me kokë. Edhe në minutat e mbetura, ishte Partizani, skuadra që kontrolloi lojën dhe pati edhe 2-3 mundësi të tjera shënimi, me Çanin dhe Trashin, por që u ndalën nga portieri vlonjat, Sali. Nga ana tjetër, Flamurtari e pati të pamundur të reagojë ashtu si duhet, për të shmangur humbjen në ‘Selman Stërmasi’, duke u larguar ‘duarbosh’ nga ky takim. Pas javës së 26-të Partizani ngjitet në vendin e 4-t të renditjes, me 39 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e 5-të me 37 pikë, po aq sa ka edhe Luftëtari i vendit të 6-të. Vlen të përmendet se vlonjatët nuk fitojnë në Superiore që prej 18 Shkurtit, kur mposhtnin Lushnjën 2-0, teksa në 6 javët në vijim kanë marrë 2 barazime dhe 4 humbje.

Trajneri Kristian Panuçi nuk la jashtë vëmendjes dje edhe rivalitetin për portën midis Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës, duke thënë se porta është për momentin reparti ku ai ndihej më mirë, sepse e kishte të sigurt kualitetin brenda katërkën-dorit dhe në këtë aspekt nuk qahej. “E bukur të zgjedhësh kur janë në nivel shumë të lartë. Nga kjo ndeshje dhe deri në maj do të zhvillojmë 3 ndeshje, dhe unë do t’i alternoj të dy si Strakoshën ashtu edhe Berishën. Në ndeshjet e fundit ka luajtur Ber-isha sepse Strakosha ishte edhe i dëmtuar, gjithsesi unë jam i qetë nga kjo pjesë”, u shpreh Panuçi, duke e mbajtur enigmë emrin e titullarit në duelin miqësor me Norvegjinë.

PORTIERI

Kuqezinjtë e Shpresave duan vendin e dytë në grup në eliminatoret e Europianit të ardhshëm. Në fakt, përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë nisi grumbullin në kuadër të përgatitjeve për dy eliminatoret e radhës me Sllo-vakinë, e para më 23 mars në “Selman Stërmasi”, ndërsa e dyta me 27 mars në transfertë. Ermir Sahiti dhe Sherif Kalla-ku ishin dy të përzgjedhurit për të folur në konferencën për shtyp. “Dua të jem i qartë. Nuk do të pranoj asnjë kombëtare tjetër, përveç Shqipërisë. Ndeshjet e radhës kundër Sllovakisë janë shumë të rëndësishme për ne”, tha Sahiti. Ndërsa Kallaku, tha: “Janë dy ndeshje shumë të vështira. Duhet të marrim maksimumin, sepse duam të kapim vendin e dytë në grup”, tha Kallaku.

Titullari i portës, zgjedhje mes Berishës

e Strakoshës

NDESHJET E JAVËS 26

Lushnja- Teuta 2-3

Laçi- Kamza 2-0

Skënderbeu- Luftëtari 2-1

Kukësi-Vllaznia

Partizani-Flamurtari

RENDITJA

1.Skënderbeu 602.Kukësi 453.Laçi 424.Partizani 395.Flamurtari 376.Luftëtari 377.Kamza 348.Vllaznia 279.Teuta 2610.Lushnja 10

“Unë i thërras njëherë dhe zgjedh-jen e bëjnë ata vetë, ka nga ata që duan të zgjedhin Brazilin, por ka dhe nga ata që duan Shqipërinë, ka nga ata që zgje-dhin Kosovën dhe nga ata që zgjedhin Shqipërinë...

Page 21: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kukësi konsolidon vendin e dytë, Vllaznia bie sërish në zonën e krizës

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, i pakënaqur me rezultatin në dueline djeshëm ndaj Kukësit, ku shkodranët humbën 2-0, tha pas takimit se munge-sat bënë punën e tyre por edhe gjyqtari i ndeshjes i cili i mohoi sulmuesit Xheva-hir Sukaj një penallti. Për këtë rast Gjoka pati dhe një batutë të fortë, duke ironizuar arbitrimin dhe natytrisht edhe eproët e tyre në federatë. “Nuk kam koment, është si ajo puna e atij që të fut dorën në xhep dhe të vjedh. Klubi duhet të marrë masa dhe të reagojë, jo unë. Ishte një mundësi që të rifuteshim në lojë dhe gjërat mund të ndryshonin”, theksoi Gjoka. Tashmë Vllaznia e tij është vetëm një pikë para Teutës dhe skuadra rrezikon rënien.

TEKNIKU

DEKLARATA

Tabloidi gjigand britanik jehonë dënimit të pritshëm të Skënderbeut, analizon raportin e UEFA

“The Guardian”: Hetimi i trukimeve të Skënderbeut, më i papari i të gjitha kohërave

Adriatik BALLA

Një nga mediat më të mëdha botërore, britanikja “The Guardian”, i ka kushtuar një shkrim të zgjatur hetimit që

po i bëhet Skënderbeut nga UEFA dhe mundësinë e dënimit të klubit korçar, tek-sa gazeta zbardh edhe raportin e UEFA-s, të detajuar, ku jepen akuzat për përfitime marramendëse në bastet e paligjshme nga drejtuesit e Skënderbeut. Sipas me-dias britanike, gjithçka që Skënderbeu ka arritur është në prag të diskreditimit nga hetimi më i jashtëzakonshëm i trukimit të ndeshjeve të të gjitha kohërave. Një raport i zbuluar i UEFA-s ka reko-manduar që, gjashtë herë kampionët e Shqipërisë, të cilët konkurruan në fazën e grupeve të Ligës së Evropës këtë sezon, të ndalohen nga garat e tyre për një pe-riudhë të paprecedentë prej 10 vjetësh. UEFA nuk e ka bërë publik raportin e shkruar nga dy prej inspektorëve te saj te etikës dhe disiplinës, por ai ka qarkulluar gjerësisht në Shqipëri dhe është parë nga “The Guardian”. Raporti del në përfundi-min se Skenderbeu “ka trukuar ndeshjet e futbollit, siç askush nuk e ka bërë kurrë më parë në historinë e lojës”, duke pretenduar qe klubi ka funksionuar në thelb si një mjet për krimin e organizuar dhe hedh dritë mbi hollësitë që mbësh-tesin hetimet e trukimit të ndeshjeve së UEFA-s . UEFA nuk e konfirmoi por as e mohoi origjinalitetin e dokumentit. Skenderbeu është dënuar edhe më parë për trukim të ndeshjes, duke u pezulluar për një vit nga kompeticioni evropian për vitin 2016-17. Ky vendim u mbështet nga gjykata e arbitrazhit për sportin (CAS), si një “masë administrative”.

Raporti i riRaporti i ri shton dëshmi të reja nga

një panel trajnerësh ndërsa punëson një

kompani të jashtme për të rikonfirmuar gjetjet e saj në një përpjekje për të shtyrë çështjen për një dënim më të rëndë. Skënderbeu akuzohet për “përpjekje manipulimi për përfitime kriminale nga bastet në një shkallë globale mahnitëse”, duke fituar miliona dollarë. Raporti ngre dyshime që klubi “nuk ka respekt për integritetin e lojës” dhe se ka krijuar një strukturë shumë të organizuar që syn-onte të korrte shuma të mëdha përmes bixhozit. Akuzë që klubi e ka mohuar. Raporti argumenton dy ndeshje te grupit, ndaj Sporting të Lisbonës dhe në shtëpi me Lokomotivën e Moskës, që janë me interes të veçantë. Skënderbeu humbi respektivisht 5-1 dhe 3-0, rezultatet e të dy ndeshjeve duke ndjekur me shpejtësi shkallen e rënies së basteve pothuajse deri në detaje. Ky i pari pa një valë bastesh të “bollshme dhe të palogjikshme” për gjashtë ose më shumë gola të shënuar me Sporting 4-0 në minutat e fundit. Sipas raportit, iu nënshtrua një vazhde të basteve shumë të dyshimta dhe të sakta kur Skënderbeu ishte një gol me pak me pesë minuta të mbetura. Nuk ka asnjë sugjerim për keqbërje nga

kundërshtarët e Skënderbeut. Barazimi më i spikatur është raundi i dytë i Ligës së Kampionëve, ndeshja e dytë kundër Crusaders të Irlandës së Veriut, më 21 korrik 2015. Skënderbeu kishte fituar ndeshjen 4-1 dhe shkoi 2-1 në kthim. Pas kësaj, raporti përkufizon “disa basteve të dyshimta live”, që arrijnë në “një mini-mum prej disa qindra mijëra dollarësh”; Skënderbeu kishte rrezikun e vogël të humbjes së barazimit në këtë fazë dhe ka pësuar dy herë në 10 minutat e fundit, ndërsa Crusaders i ishin anuluar dy gola. Një publikim në tëeeter nga portieri i Crusaders, Sean O’Neill – “Nëse nuk ka një hetim të UEFA në lojën tonë sonte, atëherë ka diçka që nuk shkon ”, është një nga provat e paraqitura. BFDS përdori algoritme dhe modele matematikore për të vlerësuar lëvizjet e basteve rreth ndeshjeve, të cilat “përshkallëzohen” për shqyrtim të mëtejshëm nëse paraqiten modelet e parregullta. Skënderbeu ka pasur më shumë se dyfishin e ndeshjeve të përshkallëzuara se çdo klub tjetër qysh nga fillimi i sistemit në 2009. UEFA ka autorizuar një firmë britanike për të kryer analiza anonime të të dhënave të basteve

Ngjarjet e ndodhura të dielën në stadiumin e Korçës, ku Skënderbeu fitoi me Luftëtarin 2-1 dhe ku arbitrimi la një shije të hidhur dhe nuk ishte aspak i bes-ueshëm, ka gjasa të krijojnë një debat të madh rreth gjykimit në futbollin shqiptar, pasi gjirokastritët pretendojnë se janë vjedhur nga “bilbili” i ndeshjes Emirjon Sino. Ata kanë bërë kërkesë zyrtare në

FSHF për skarcimin e Sinos.Komunikata e Luftëtarit

Klubi i futbollit Luftëtari, nuk do të zbresë më në fushë, në rast se gjyqtar do të jetë Emirjon Sino apo asistent Ilir Tar-tari. Ky është vendimi i klubit për të për-jashtuar nga marrëdhëniet e tij këta dy personazhe qe nëpërkëmbin djersën e lo-jtarëve tanë apo investimin e presidencës.

Falënderojmë gjithë sportdashësit e Superligës dhe në veçanti tifozët tanë për mbështetjen në këtë rast skandaloz dhe i bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje, pasi Gjirokastra është burim i vlerave të pastra sportive. Jemi të vendosur që të kërkojmë në rrugë institucionale të drejtën tonë ndërsa nga ana sportive përgjigjet do t’i japim në fushën e blertë.

Luftëtari ultimatum FSHF-së: Me Sinon arbitër nuk zbresim më në fushë

Gjoka: Penalltia e padhënë për Sukajn?

Vjedhje e hapur

Pakult pranon hapur: Sukajt iu mohua

një penallti e pastër

të 10 prej këtyre ndeshjeve; rezultatet kishin pothuajse ngjashmëri të plotë me ato të BFDS dhe janë thelbësore për për-fundimin e raportit. Një tjetër gur themeli do të jetë gjetja e një “paneli ekspertësh”. Atyre iu kërkua të shqyrtojnë incidentet nga loja. Dhe ata shkruan: “E tmerrshme” dhe “e turpshme” kundër Crusaders në “disa momente të dyshimta”. Situata dyshohet se u zhvillua pasi Agim Zeqo u emërua president i Skënderbeut në janar 2010, më pas me Ardian Takajn.

Qëndrimet e Bodes dhe TakajtRaporti fokusohet në marrëdhëniet

e biznesit të Takajt, duke eksploruar lidhjet mes Skënderbeut dhe kompanive të basteve në të cilat ai pretendohet ose ka qenë i përfshirë. Bashkë me Ridvan Boden mohojnë trukimin e ndeshjeve. Bode i ka thënë “Guardian” se ai kurrë nuk e kishte mbështetur Skënderbeun financiarisht. Ai tha se akuzat janë bërë me “lehtësi të pamatur” dhe ka vazhduar duke thënë: “Unë kurrë nuk kam qenë pjesë dhe kurrë nuk kam qenë në dijeni të ndonjë përpjekjeje për të ndikuar në rezultatin e çdo ndeshje”. Takaj i ka thënë “Guardian” se akuzat për përfshirjen e tij të biznesit ishin “dekontekstualizuar” dhe ka vazhduar duke thënë: “Unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në ndonjë aktivitet që synon të manipulojë rezultatin e ndeshjes, as persona që kanë lidhje me mua.” Portieri 40-vjeçar Orges Shehi, për te cilin raporti pretendon se është përfshirë në trukim përmes veprimeve të tij, mbetet në ekip. Mbrojtësi Tefik Osmani, i akuzuar në mënyrë të ngjashme, është ende aty dhe të dy i kanë mohuar akuzat për “Guard-ian”. Shehi tha: “Unë besoj në vlerat e sportit dhe sportivitetit dhe kam provuar gjithë karrierën time që të jap një shem-bull për gjeneratat e ardhshme”. Osmani tha: “Unë i mohoj plotësisht këto akuza”.

xKampionati po bëhet interesant vetëm në mesin e tij, atje ku gjashtë skuadra rivalizojnë për vendin e dytë, pozicion që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Vendi i parë që mbahet nga Skënderbeu nuk rrezikohet, ndërsa Lushnja e vendit të fundit e ka prerë “biletën” për të shkuar nga erdhi. Një dilemë tjetër është ajo e skuadrës që do të shoqërojë Lushnjën: Teuta apo Vllaznia? Dhe shkodranët kish-in një rast dje të merrnin pikë e t’i iknin zonës së rrezikshme, por në Kukës nuk patën asnjë shans. Mungesat bënë punën

e tyre, por edhe Kukësi ishte shumë i fortë për shkodranët. Sa i takon ndeshjes, duhet thënë se Vllaznia nuk ia del të marrë pikë në “Zeqir Ymeri”, humbet 2-0 me Kukësin në një sfidë ku nuk munguan rastet e dy-shimta, ku më flagranti ishte momenti kur Alla ndërhyn ndaj Sukajt brenda zonës. Shameti dhe Musolli, dy futbollistë me karakteristika të theksuara mbrojtëse, bënë “sulmuesin” në këtë takim, duke siguruar tri pikë të vyera për kampionët në fuqi. Pas një starti disi të ekuilibruar, ku vëmendja e të dyja skuadrave ishte për të mos lënë

hapësira prapa vjen goli i parë për Kukësin, me autor Ylli Shametin. Donjet Shkodra kroson saktësisht në shtyllën e dytë, aty ku mbrojtësi gjirokastrit, krejt i lirë, nuk i jep asnjë mundësi për të evituar golin portier-it Sherri. Vllaznia detyrohet të shohë më shumë nga sulmi, madje në fund të pjesës së parë i afrohet barazimit me Sukajn, që përballë Frashërit nuk arrin ta dërgojë to-pin në rrjetë. Rast tepër i dyshimtë në zonën e Kukësit në minutën e 63-të. Alla ndërhyn ndaj Sukajt në mënyrë të parregullt, por për Hamitin nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.

Një episod që lë shumë vend për diskutim. Pas rastit të humbur nga Ribaj në të 67-ën, vjen goli i dytë i Kukësit, që shënohet pas një kundërsulmi të shpejtë nga kapiteni Musolli. Xhevahir Sukaj në të 88-ën i rrëmben nga duart topin portierit Frashëri, por për gjyqtarin Hamiti është një veprim i ndëshkueshëm me karton të verdhë. Për Sukajn ishte i verdhi i dytë, duke e lënë Vllazninë me një lojtar më pak. U mbyll 2-0 ky takim, që e kthen Vllazninë në një pozitë të vështirë, me vetëm një pikë më shumë se Teuta.

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë të hidhet të mërkurën, në orën 13:00. Janë 4 skuadra që presin me ankth se cili do të jetë kundërshtari i radhës në këtë kompeticion, që nuk vlen thjesht si një trofe i rëndësishëm, por edhe si një dritare për të lua-jtur në Europa League sezonin e ardhshëm. Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi dhe Laçi, janë 4 skuadrat që renditen në pjesën e sipërme të tabelës, por përveç ekipit korçar, që është i shkëputur nga ndjekësit, asnjë prej tyre nuk e ka të sigurt zonën europiane nëpërmjet kampi-onatit, ndaj dhe dëshira për ta fituar këtë trofe është e madhe, të katër ekipet kanë shanset e tyre.

AKTIVITETI

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, e nisi komunikimin me “Gol pas Goli” duke komentuar kontaktin mes Allës dhe Sukajt. “Kisha një bisedë të shkurtër me Sukajn. I thashë që edhe unë kam qenë sulmues dhe kam patur situata të tilla. Mendoj se si sul-mues futet në kontakt me mbrojtësin, por duke parë vazhdimësinë shihet që është penallti. Arbitri nuk e dha. Gjithsesi, është e vështirë që në një moment të tillë të kritikosh Allën për atë ndërhyrje ndaj Sukajt. Nuk më pëlqejnë të përdoren duart gjatë ndeshjes. Duhet ta theksoj që lëvizja që bën Sukaj është e një sulmuesi cilësor. Duhet të reagonin pas humb-jes me Luftëtarin. Qëllimi ynë ishte të fitonim dhe ia dolëm”, tha Pakult.

Të mërkurën shorti për gjysmëfinalet

e Kupës së Shqipërisë

Page 22: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

22 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Anthony Hopkins, aktori legjendar që e ka pasion muzikën

1- Autori i romanit “Sikur të isha djaë... Stermilli 2-Gjika e skenës 3-Filiz i njomë 4-Psedonimi i këngëtares kosovare Fvzije Barani 5-Një nënë nga Gjirokas-tra 6-Skender Omuri 7-...Musaj i Salarisë 8-Njëri nga musketierët 9-I vogli i pelës 10-Ish futbollisti italian në inic 11-Më re në qafë ose...13-Kompozitori hungarez Franc... 14-Janë konstruksione betoni për ndërtim 16-Njëlloj si provim 17-Është perime bishtaje, i pashquar 18- një shpend shtëpiak femër 20-Shenjë matema-tike për këndet 21-në kimi quhet proçesi për prodhimin e elementëve kimike me anë të bashkimit të lëndëve 22-Aktori Ymer 23-Shkrimtari tuk Aziz... 24-Zhyl,,, shkrimtari francez që shkruajti romanin “Udhëtim në qendër të tokës” 25-Një këngë e kënduar nga Vaçe Zela që fitoi çmimin e parë në festival 26-Një shtet afrikan me kryeqytet Nairobi 27-Shkurre e egër që prodhon kokrra të kuqe që hahen 29-Një qytet gjerman 30-Ish futbollisti i Tiranës Ali... 31-Shtëpija e priftit të famullisë 33-E bukura e Butrintit 34- Zotërinj 35-Zotëroj 35-Automjetet e trans-portit ndërkombëtar 36-Në fillim të bisedës 37-Notë muzikore

1-Veprim djallëzor për të mashtruar 4-Moment 7-Ish tenisti amerikan Pete... pa të fundit 12-...Falki, prezentatore dhe aktore italiane 13-Humoristi italian... Banfi 14-Xhaketë 15-Me qëllim 17-Me atë që luftoi Gjergj Elez Alia 18-U rrëzua 19-Romani “...i Debervillëve” i Dikensit 20- Fjalë që tregon burimin nga është marrë lajmi 21-Notë muzikore 22-Kaull, kusht 23-Ushtar i Perandorisë Osmane 24-Krahina, toka, treva 25-Sipër 26-Moçal 27-Agjensia e lajmeve egjyptiane 28-Profil metalik 29-Takije prej cohe që mbajnë myzeqarët 30- Një ditë jave, i pashquar 32-Adelina i letrave në inic 33-Këngëtari... Ruso 34-Vegël muzikore frymore 36Kompozitori italian Vinçenso.. pa fund 37-Patrioti ... Sadria 38-Ish atomjet trans-porti rus 39-Qatipi e RTV 40-Një gazetë e përditshme 41-Pla-ku... tek filmi “Njeriu me top”

Anthony Hopkins është një aktor uellsian i teatrit dhe ekranit dhe konsiderohet një prej më të mirëve në industrinë e filmit. Babai i tij ishte furrtar dhe po të mos takohej me aktorin lokal, Richard Burton, ai do të kishte udhëhequr biznesin e babait të tij. Ka lindur në Natën e Vitit të Ri (31 dhjetor) 1937 në Margam, një paralagje e Port Talbot në Glamorgan. Në mënyrë që ta disiplinonin, në vitin 1949, prindërit e tij e regjistruan në një shkollë djemsh në Pontypool, ku qëndroi për pesë semestra dhe më pas vazhdoi mësimin në Cowbridge Grammar School në Vale of Glamorgan. Frymëzimi i tij për aktrimin ishte bashkëkombësi Richard Burton, të cilin e takoi kur ishte 15

vjeçar. Pasi u takua me të, Hopkins vendosi të regjistrohej në Kolegjin mbretëror uellsian për Muzikë dhe Dramë në Cardiff, ku diplomoi në vitin 1957. Pasi shërbeu për dy vite në Armatën britanike, u vendos në Londër, ku bënte prova në Akademinë mbretërore të Artit dramatik. 80-vjeçari është një kritik i ateizmit, ndërsa ka hequr dorë edhe nga duhanpirja. Në vitin 2008, iu nënshtrua një programi për humbje në peshë, ndërsa pas dy vitesh kishte humbur 36 kilogramë. Hopkins është një anëtar i spikatur i grupit për mbrojtjen e ambientit, Greenpeace, ndërsa ka marrë pjesë në disa fushata promovuese. Krahas çmimit Oscar, Hopkins i ka fituar edhe tri çmime BAFTA.

DembelëtNjë ditë të bukur me diell, dy

shokë të ngushtë, por dhe dembelë njëkohësisht njëri më tepër se tjetri ndalen poshtë një peme me mollë. Tepër i uritur Toni i thotë shokut që është shtrirë në bar dhe shikon me ëndje mollët e kuqe në degët e pemës:

-Sa po më hahet një mollë, por përtoj ta këpus.

Shoku më dembel se Toni i thotë:

-Po, të paktën nuk përton as të flasësh.

I mençuri dhe budallai

Në dhomë po studionte budallai me dritë ndezur. Ngrihet i mençuri nga gjumi dhe i thotë:

-Fike dritën se na mërzite mush-konjat.

Budallai i thotë të mençurit:-Mirë po e fik, por më duhet të

mësoj për nesër se kam provimin e fundit.

Pak minuta pasi ka fikur dritën shfaqen në dhomë xixëllonjat. Bu-dallai shkon tek krevati i të mençurit dhe i thotë:

-Ej shiko, erdhën mushkonjat me elektrik dore.

Një vit jetëNjë çift është duke festuar 60

vjetorin e martesës së tyre. Aty janë të pranishëm edhe shumë gazetarë të cilët fillojnë të pyesin si burrin ashtu edhe gruan. Në fillim pyesin gruan:

-Keni 60 vjet martuar dhe jeni 87 vjeçe. Sa vjet dëshironi të jetoni ende?

Gruaja përgjigjet:-Deri në 100 vjet të paktën, por

kjo nuk varet nga unë.Më pas gazetarët i drejtohen

burrit dhe e pyesin me të njëjtën pyetje:

-Edhe ju jeni 87 vjeç, dhe sa vjet të tjera dëshironi të jetoni?

Burri përgjigjet:-101.Gazetarët të çuditur e pyesin

për kureshtje:-Po, pse një vit më shumë se

gruaja juaj?Burri përgjigjet:-Që të jetojë të paktën një vit

i qetë.

k u l t u r e www.sot.com.al

5 4 6

2 5 7 3

6 5

1 4 8 7

4 9

2 6 1 3

6 8

5 4 3 2

3 2 1

6 1

5 8 1 3

4 8 7 2

6 2 4

7 8

5 8 2

3 6 5 4

4 8 9 5

3 7

5 3 6

1 2 9 3

7 1 3

8 6 2 3

7 1

9 8 4 6

4 8 7

7 4 2 6

7 3 8

Page 23: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

GAZETA SOT E Martë 20 Mars 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Parashikohet që ditën e sotme të ndjeheni optimist dhe kjo ka një efekt të jashtëzakon-shëm në ndjenjat tuaja. Nuk do hasni vështirësi gjatë kësaj dite.

23 shattor-22 tetor

Falë mbështetjes së hënës, humori juaj do të jetë në mak-simum, i shoqëruar nga ba-tutat e ndryshme. Duhet të mënjanoni sinjalet negative.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do merrni lajme nga larg, ose do të takoheni me një mik që keni kohë që nuk e keni parë. E rëndësishme është të ndjeheni mirë në çdo aspekt.

Mendimet dhe momentet e vetmisë ju kanë ndihmuar për të qenë më të vetëdijshëm ndaj të papriturave. Bëni një listë të gjërave që doni të eliminoni.

Marsi krijon në shenjën tuaj një ekuilibër midis sferës emocionale dhe asaj financi-are. Keni dëshirë për të realizo-ni gjëra që mbeten në kujtesë.

Dashi Demi

Çdo zgjedhje juaja do të jetë e pranueshme nga të tjerët. Kur reagoni, dini shumë mirë atë që bëni, jini më të kujdesshëm.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Pozicionimi i Hënës frenon entuziazmin. Keni dëshirë të qëndroni vetëm, edhe pse famil-jarët nuk do t’ju krijojnë avan-tazhe në lidhje me këtë dëshirë.

Çështjet e zemrës sot do të jenë në plan të parë. Këshilla e yjeve është që të mos mënjano-ni angazhimet e tjera, dashuria nuk është gjithçka.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Aspekti pozitiv i ditës ju lejon të gjeni aftësinë për të shprehur mendimin tuaj ndaj të tjerëve. Shkëmbimi i ideve do jetë i pranishëm sot.

Aventura me sigurimin për në katedralen Sagrada Familia

Yjet sot flasin për punë dhe biznes. Rezultatet të mira për të gjithë ata persona që kanë dhënë provim të rëndësishëm, përfitoni nga këto momente.

Horizontal

Yjet ju propozojnë sot da-shuri. Marrëdhënia juaj me partnerin po bëhet gjithnjë e më e fortë, mund të projektoni plane të rëndësishme për të ardhmen.

Humori nuk do jetë në nivelin maksimal. Në punë do interesoheni njëkohësisht për shumë gjëra, duhet të përqen-droheni në objektiva konkret.

Ally Law që është i njohur për ngjitjen sipër ndërtesave të larta të Anglisë, pa ndonjë pajisje mbrojtëse, këtë herë ka hipur në majën më të lartë të katedrales Sagrada Familia. Së bashku me shokë, ai shmangu sigurimin dhe hyri në tempullin fetar që ndodhet në Barcelonë, që është ende nën konstruksion dhe pritet të përfundoi më 2016. Aventura tij u pëlqye shumë në internet, duke u parë mbi gjysmë milioni brenda një kohe të shkurtër. Law konsiderohet se theu rendin, duke hyrë në hapësira ku qarkullojnë vetëm special-istët e stafit, ndërsa rrezikoi jetën në masë të madhe. Ndërkaq që është publikuar dhe një video që mund të shihni lëvizjen e grupit dhe ngjitjen nëpër skelat e kullës së lartë 90 metra.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Ne kemi dëgjuar shumë thashetheme për telefonin e ri nga Oppo, modelin R15 për disa kohë tashmë. Kompania kineze tashmë e ka bërë zyrtar këtë model. Ka dy versione të pajisjes, Opo R15 dhe R15 Dream Mirror Edition. Të dy modelet janë të pajisur me një ekran OLED me 6,28 inç që ka një rezolu-cion FHD + prej 2280 x 1080 piksele, telefoni përmban një nivel në krye të ekranit si iPhone i Apple. Të dyja versionet kanë të njëjtin dizajn me një kornizë metalike dhe një trup të pasmë nga qelqi i lëmuar. Opo R15 është i pajisur me një procesor okta core Helio P60 dhe vjen me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë të brendshme. Pajisje gjithashtu përmban një bateri me 3450 mAh dhe 3 kamera. Në pjesën e përparme të telefonit ekziston një kamerë me 20 megapikselë për Selfie.

Fjalëkryq i shifruar

1-Një film artistik shqiptar 6-Është ma-terial inert 7-Është babai ose... 8-Disponon 9-Adelina e letrave në inic 10-Bukuri, hijeshi 11-Aktorja Ymer...(A=U) 12-Vendqëndrim i anijeve 16-Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët 17-Mineral i rëndë me fuqi radiokative 18-Shapllo i letrave 19-Tip avioni ushtarak rus 20-Jam në hall, në mëdyshje apo në.. 22- I thonë çajit italianët 23-Ish aktorja e estradës Melpomeni... pa fund 24-Eglantinë këngëtare në inic 25-Ujë i ngrohët 26-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente 27-Pozicioni i djalit kun-drejt gruas së dytë të babait 29=Është burim i të gjitha të mirave materiale 30-Lumë në gjermani kufi me Poloninë 31-Shkencëtarja franceze...Kyri 32-Meri 33-Është veçori e veçantë natyrore për të përvetësuar diçka , prirje e veçantë natyrore 35-Humoristi Bega 36- Njëlloj si kapriçiot 37-Organizatë totali-tare 38-Shtëpi banimi 39-Klubi sportiv 40-...Peci, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës 41-Më shumë se shok 42-Një mik spanjoll 43-Ajo shoqëron vargun me një poezi.

1-Barë i egër që dëmton bimët e mbjella 2-Koha e ekzistencës 3-Ndjenjë e mung-esës së ushqimit 4-U rrëzua 5-Një mini-erë në rrethin e Pogradecit 8-Kryeqyteti Santiago ka për shtet... 10-Njëri koti, që nuk i hyn në punë asnjërit 11-Një sisor i madh deti 12-Studim i shkurtër për një çështje të caktuar që lexohet në një sesion shkencor 13-Pjesë nga një opera 14-Njom ose... 15-Shkrimtari turk Nesin në inic 16-Stërqokat, femrat e gallofit 18-Qytet në verilindje të vendit 20-Hamall porti 21-Lloj uji që tregëtohet 23-Janë shqiptarë në greqi 24-Ish këngëtari lirik Tershana 25-Kokana i letrave 26-Janë 114 Kapituj të Kuranit 28-janë si greminat 29-Rojtar pylli 31-Është lidhëse të paktën 32-Qytet në Itali ku zhvillohen garat e formulës uno 33-Lloj sporti 34- Një opera nga Puçini 36- Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti 38-Qy-myr industrial që përdorin metalurgët 39-...IrSen, ish udhëheqës korean 40-Pohojnë italianët 41-Notë muzikore.

k u l t u r e www.sot.com.al

Oppo zyrtarizon R15, sjell variantin Dream Mirror Edition

Page 24: Lidhjet e PD me rusët dhe vonesat me SPAK shqetësojnë ... · SHBA nis monitorimin e politikës Nuk ka qetësi për ish-partinë e Ilir Metës. Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës,

24 GAZETA SOTE Martë 20 Mars 2018

2,7,8,9,10,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Golashënuesi më i mirë i Europës këtë sezon ka gjasa të jetë një Ronaldo, një

Mesi, siç ka ndodhur shpesh vitet e fundit, por gjasat janë të mëdha që të jetë një tjetër, sepse në këtë rivalitet ka shumë emra dhe të gjithë po realizojnë gola të vlefshëm, ku padyshim më në formë duket lojtari i Liverpulit, egjiptiani Mohamed Salah. Në fakt, kryefjalë e këtij sezoni në La Liga sërish mbeten ata, ikonat e futbollit botëror, portugezi Kristiano Ronaldo dhe argjen-tinasi Lionel Mesi. CR7 është rikthyer te performanca e tij më e mirë në fushë me Realin e Madridit, ndërsa “Pleshti” kurrë nuk ka lënë ndonjë hije dyshimi për cilësitë e tij. Tashmë që kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i këtij sezoni vijon të mbetet e nxehtë gara mes tyre për titullin e kryego-lashënuesit të La Ligas, ose siç njihet në Spanjë, “Pichichi”. Që nga edicioni i 2010-ës ky trofe është ndarë gjithnjë mes tyre. Sezonet 2010, 2012, 2013 dhe 2017 kanë kurorëzuar Mesin,

SULMUESI/ Junajtid ia plotësoi dëshirën Sançezit, por gjithçka duket dështim

QËNDRIMI Jehona që bëri ndarja nga jeta e Davide Astorit, ish-kapiten i Fior-entinës, ishte mjaft e madhe në botën e futbollit dhe përfaqësuesja e Italisë mësohet se po organizon gjëra të veçanta në nder të tij në duelet mi-qësore të fundmarsit. Federata Italiane e Futbollit (FIGIC) dhe ekipi kombëtar i futbollit do të kujtojnë kapitenin e Fiorentinës, Davide Astori, i cili vdiq 15 ditë më parë, me një fanellë të veçantë në kujtim të mbrojtësit. As-tori, që me kombëtaren luajti 14 herë

dhe shënoi një gol, do të kujtohet me rastin e ndeshjeve miqësore kundër Argjentinës dhe Anglisë që do të zhvil-lohen më 23 dhe 27 mars. Ai do të ku-jtohet privatisht edhe nga Bufoni dhe shokët e skuadrës. “Është një klimë e çuditshme, mungon diçka. Kam njohur Daviden gjatë grumbullimeve të Prandelit, Contes dhe Venturas dhe kaq më mjaftoi për të kuptuar se çfarë personi ishte”, thotë trajneri Di Biaxhio. “Nuk është e thjeshtë, por duhet të përpiqemi të normalizojmë

situatën, përndryshe çdo gjë do të jetë shumë e vështirë”, vazhdoi ai. Përveç uniformës është duke u men-duar të organizohet edhe një ndeshje miqësore në kujtim të Astorit. Italia do të ketë dy teste të fuqishme me Argjentinën dhe Anglinë, ku synon të ripërtërihet në lojë e rezultate, për të qenë më e fortë në eliminatoret e ardhshme, ato të Europianit të vitit 2020. Aktualisht skuadra është në një periudhë tranzitore, deri në emërimin e një trajneri stabël.

MERKATO SURPRIZA SULMUESI

Barca pranë transferimit të David Alabës

Baloteli i pashitshëm, Nica bëhet “kryeneçe”

Merkato e kësaj vere pritet me mjaft interes, sepse klubet e mëdha kanë piketu-ar që tani emrat e dëshiruar dhe në terma financiarë kjo merkato vere pritet të thyejë rekorde të reja. Ndërkohë, Barcelona e ka gati emrin e saj të preferuar për mbro-jtjen. Sipas mediave span-jolle, Barcelona është pranë mbylljes së marrëveshjes me Bajernin e Mynihut për Da-vid Alaba. “Blaugranat” janë duke zhvilluar negociata me “bavarezët” për reprezentues-in austriak. Barcelona dhe Reali i Madridit janë duke bërë garë për transferimin e

Një lëvizje e bujshme planifikohet të ndodhë në merkaton e verës në aksin Madrid-Londër. Eden Haz-ard mund të transferohet në radhët e Real Madrid gjatë verës që po vjen. Mirëpo si-pas së përditshmes sportive spanjolle “Diario Gol”, në këtë transferim pritet të futet në formë shkëmbimi edhe sulmu-esi i ri i “Los Blancos”, Marko Asensio. Ky i fundit nuk po gjen hapësira në ekipin e parë në “Santiago Bernabeu” dhe mësohet se ai e konsideron Çelsin si një destinacion të ën-drrave. Sidoqoftë, madrilenët po e kërkojnë prej disa muajsh

Sulmuesit italian Mario Balotelit i skadon kontra-ta në fund të këtij sezoni, por klubi i tij Nica nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga futbollisti problematik pa nxjerrë fitime. Presidenti i klubit francez Jean-Pierre Rivere e ka deklaruar hapur këtë. “Natyrisht, Nice ishte një trampolinë e mirë e ringritjes për Balotelin, i cili është rritur shumë. Është më i mundshëm një largim sesa një qëndrim i tij në klubin tonë, por nuk kemi biseduar ende me Mar-ion apo me menaxherin e tij, Mino Raiola. E kemi një kon-tratë dhe një marrëveshje të

25-vjeçarit. Por, raportohet se Barcelona është më afër aus-triakut, kartoni i të cilit thuhet se do të kushtojë afro 80 mln euro e që Barça i ka gati.

Hazardin dhe vetëm për të ard-hur deri tek përfaqësuesi belg janë të gatshëm ta sakrifikojnë Asension, spanjolli që shihet si e ardhme e këtij klubi.

shkruar. Natyrisht, kush e do Balotelin duhet të paguajë”, deklaroi ai. Sipas medieve italiane, Balotellin e duan Roma dhe Napoli.

Portugezi shënoi katër gola të dielën ndaj Gironës, në fitoren 6-3 të Realit të Madridit, duke marrë kryesimin e golashënuesve më të mirë në të gjitha garat e këtij sezoni

ndërsa 2011, 2014 dhe 2015 Kristiano Ronaldon. Vetëm Luis Suarez ka mundur të rivalizojë mes tyre duke qenë golashënuesi më i mirë në Pri-mera Division në fund të se-zonit 2015-2016. Mesi aktual-isht kryeson me 25 gola, 3 më shumë se Ronaldo, por vetëm gjatë fazës së dytë portugezi numëron 18 gola, ndërsa Mesi vetëm 8 finalizime. “Pokeri” i golave të Ronaldos ndaj Gironas i shton portugezit kreditet për trofeun e Këpucës të Artë në Europë, ku krahas Mesit për këtë çmim individ-ual konkurrojnë edhe emra të tjerë të mëdhenj si Salah,

Kane, Kavani, Imobile, Jonas, Levandovski dhe Ikardi. Ron-aldo dhe Mesi janë futbollistët me më shumë Topa të Artë, 5 për secilin, ndërsa në këtë se-zon të dy “yjet” e futbollit janë ende në garë me skuadrat e tyre për të fituar Champions League. Këtë edicion, fituesit e 10 Topave të Artë janë duke hasur më shumë në vështirësi që të shkëputën nga të tjerët, por ndeshje pas ndeshje po rikthehen të bëjnë atë që dinë më së miri, realizimin e golave. Me 4 golat kundër Gironës, Kristiano Ronaldo ka shkuar në 37 finalizime në të gjitha garat, duke lënë prapa

Kristiano Ronaldo rikthehet në majën e Europës, parakalon Lionel Mesin

Reali do shkëmbimin e Asensios me Hazard

Mançester Junajtid është gati të hyjë sërish në merkato për sulmues. Ai që duhej të ishte futbollisti kryesor i vijës së parë, Aleksis Sançez, po dështon te ekipi i “Djajve të kuq” dhe për këtë po shkrua-jnë edhe disa ish-futbollistë të shquar të klubit anglez. Kësh-tu, ish-sulmuesi anglez Alan Shirer thotë se Aleksis Sançez ka dështuar të dëshmojë veten që nga koha kur u transferua te Mançester Junajtid nga Ar-senali, dy muaj më parë. Kiliani iu bashkua klubit nga Mançes-teri si pjesë e marrëveshjes që pa Henrikh Mkhitarianin të kalonte tek Arsenali. Sançez në dhjetë paraqitje deri tani ka

shënuar vetëm një herë, ndërsa nuk ka regjistruar asnjë asis-tim. “Ata transferuan Aleksis Sançezin dhe duket se e kanë marrë vëllanë e tij binjak”, ka shkruar Shirer në editorialin e tij për “Coral”. “Ai duket si një djalë i vogël i humbur. Është puna e trajnerit ta nxjerrë më të mirën nga lojtarët. Kur shikoni lojtarët që kishin në fushë ndaj Seviljes shihet se kishin kual-itete të mjaftueshme dhe duhej të fitonin në shtëpi”, shtoi ai. Është fakt që prej dy muajsh në gjirin e Junajtid, Sançez ende nuk është shfaqur si sulmues i rrezikshëm dhe kritikat për të kanë nisur tashmë dhe janë të forta.

Muhamed Salah, që gjithashtu në fundjavfundjavë shënoi 4 gola për Liverpulin. Lionel Mesi e gjeti njëherë rrjetën kundër Athletik Bilbaos dhe ka shkuar në 35 finalizime të gjitha garat. Pra, gara mbetet e fortë deri në fund dhe Ronaldo e Mesi do të përpiqen edhe një herë tjetër të jenë në majë të Europës, por për momentin portugezi duket i avantazhuar, nisur dhe nga koeficienti i realizimit, që është 1.1 gol për ndeshje, kurse Mesi e ka 0.8 gola për ndeshje.

Italia do të kujtojë Astorin edhe ndaj Anglisë dhe Argjentinës

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

GOLASHËNUESIT MË TË MIRË NË EVROPË

KËTË SEZON1. Kristiano Ronaldo - 37 gola, 35 ndeshje2. Mohamed Salah – 36 gola, 40 ndeshje3. Harry Kane – 35 gola, 39 ndeshje4. Lionel Mesi – 35 gola, 43 ndeshje5 .Ciro Imobile – 36 ndesh-je, 34 gola6. Edinson Kavani - 33 gola, 38 ndeshje7. Robert Levandovski – 32 gola, 37 ndeshje