26
Modelimi në Biznes Internacional Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e Biznesit Pedagogu: Dr. Enver Krasniqi [email protected]

Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

  • Upload
    lykiet

  • View
    240

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Modelimi në Biznes Internacional

Ligjerata e 8

Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e Biznesit

Pedagogu:

Dr. Enver Krasniqi

[email protected]

Prishtinë,

Viti akademik 2014/2015

Page 2: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Përmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes

1. Modelimi në biznes

2. Mjedisi biznesor

3. Natyra globale e biznesit

4. Modeli qeverisës i biznesit

5. Biznesi dhe sipërmarrja

6. Zhvillimi i planit të biznesit

7. Modeli i një plani të biznesit i bazuar në workshop-e

8. Format e Organizimit të Biznesit

9. Modeli i menaxhimit të operacioneve të biznesit?

10. Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit?

11. Modeli i Ndërmarrjes digjitale?

12. Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit

2

Page 3: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Përsëritje Objektivave sipas SMART Analizës

Specifik – Objektivi duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, deri në atë masë sa që nuk len mundësi për interpretime të dyfishta.

I matshëm – Objektivi duhet të jetë i matshëm, për të qenë në gjendje të vlerësojmë arritjen apo mosarritjen e tyre.

I arritshëm – Objektivi duhet të jetë i arritshëm dhe i kuptueshëm për ata që duhet të realizojnë atë.

Realist - Objektivi duhet të jetë realist në kuptim të mundësive për të realizuar atë.

I afatizuar – Objektivi duhet të jetë i përkufizuar dhe i afatizuar në aspektin kohor.

Page 4: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Shembull i Objektivave sipas SMART-it

Rritja e shitjes për 6.3% gjatë vitit 2014 në krahasim me vitin 2013.

Gjatë 6 muajve të parë të operimit të punësojë plus një punëtor.

Rritja e sipërfaqes së shitjes për 1230 m2 deri në fund të vitit 2014.

Brenda 3 muajve të parë të operimit ta rris numrin e lopëve mjelëse nga 3 në 4.

Deri në qershor të vitit 2014 të themelohet Qendra për Luftimin e Korrupsionit në Kuadër të Universitetit xx.

Page 5: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Shembull i Objektivave sipas SMART-it

1. Mbarimi I studimeve ne kolegjin universitar te menaxhmentit internacional Globus me noten mesatare mbi 9 deri ne fund te qershorit 2016,

1.1 Mbarimi I studimeve ne kolegjin universitar te menaxhmentit internacional Globus (S)

1.1 me noten mesatare mbi 9 (M)

1.2 (9.1 deri me tani, dmth eshte e arritshme)

1.3 Nese eshjte A, atehere eshte edhe reale - R)

1.4 deri ne fund te qershorit 2016 (T),

5

Page 6: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Shembull i Objektivave sipas SMART-it

Deri ne fund te Qershorit 2016 (T) do te mbaroj punimin e diplomes BA nga Lenda e Lidershipit (S)me noten mesatare 10.0 (M-A/R)

Pas mbarimit te studimeve do te punesohem si menaxhere ne ndonje institucion financiar (S) dhe do te kem pagen mujore mbi 500 euro (M)….(A/R) deri ne Tetor 2016 (T).

Deri ne fund te vitit 2020 (T) do te arrije te behem nje menxhere ekzekutive (S) dhe paga mesatare do te jet mbi 1,000 euro (M-….A/R).

6

Page 7: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

LLojet e shoqerive tregtare Sipas Ligjit të aplikueshëm në Kosovë mbi

Shoqëritë Tregtare Nr. 02/L-123, një biznes mund të themelohet si:

1. Ndërmarrje Individuale

2. Ortakëritë

a) Ortakëri e përgjithshme

b) Ortakëri e kufizuar (komandite)

3. Korporatat:

a) Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar

b) Shoqëri Aksionare

4. Shoqëri e Huaj Tregtare

Page 8: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Bizneset individuale bizneset Individuale(BI)

Karakteristikat e (BI):

Përgjegjësi e pakufizuar / nuk është Person Juridik

Pronari (et) ka përgjegjësi të pakufizuar personale për të gjitha borxhet dhe detyrimet.

Pronari garanton me tërë pronën dhe asetet e çfarëdo lloji që janë në pronësi të drejtpërdrejt ose të tërthortë, pavarësisht nga fakti nëse prona/assetet e tilla shfrytëzohet për qëllime afariste, personale apo shtëpiake.

Ndërmarrja nuk është person juridik, mirëpo ajo mund të lidh kontratë, të posedojë pronë, të ushtroje padi dhe të jetë e paditur në emrin e saj apo të pronarit.

Page 9: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Ortakëritë

Ortakëria është një formë ligjore e biznesit me dy ose më shumë pronarë. Ekzistojnë disa lloje të ortakërive.

1. Ortakëri e përgjithshme

2. Ortakëri e kufizuar

Page 10: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

1.Ortakëritë e përgjithshme (O.P.)

Karakteristikat:

Ortakëritë e përgjithshme themelohet me bashkimin e dy a më tepër personave dhe/ose shoqërive tregtare me qëllim të ushtrimit të një veprimtarie tregtare.

Ky bashkim mund të bëhet në bazë të një kontrate të shkruar, marrëveshje gojore apo me mirëkuptim.

Çdo fitim apo humbje e shoqërisë duhet të përballohet në mënyrë të barabartë nga ortakët përveç rasteve kur parashikohet ndryshe.

Page 11: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

2. Ortakëri e kufizuar Shoqëritë Komandite (SH.K.M.) Karakteristikat:

Përbëhet nga më se paku një ortak i përgjithshëm dhe së paku një ortak i kufizuar.

Ortak/ët e përgjithshëm janë të detyruar pa limit për borxhe të ortakërisë së kufizuar, derisa ortakët e kufizuar janë të detyruar deri në shkallën e kontributeve të tyre në ortakëri të kufizuar.

Memorandumi i shoqërisë komandite është dokument mbi themelimin dhe konstituimin e shoqërisë komandite.

Çdo shoqëri komandite duhet gjithashtu të ketë marrëveshjen e shoqërisë komandite, rregullon menaxhimin, secili ortak i shoqërisë komandite është i detyruar që ta zbatojë këtë marrëveshje dhe në të duhet të theksojë se a e ka nënshkruar atë si ortak i përgjithshëm apo i kufizuar.

Shoqëritë komandite administrohen vetëm nga ortakët e përgjithshëm.

Page 12: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Korporatat Një korporatë është një entitet ligjor të cilit shteti i jep

autoritetin që të veprojë dhe të ketë përgjegjësi të ndara nga pronarët e saj (Përgjegjësi të kufizuar)

Për pronarët e korporatës (aksionarët) kjo do të thotë se

ata nuk janë përgjegjës për borxhet apo problemet e korporatës përtej parave të cilat i investojnë në kompani.

Korporatat mund të jenë:

Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar

Shoqëri Aksionare

Page 13: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K):

Karakteristikat e SH.P.K :

Është person juridik që është juridikisht i ndarë edhe i

dallueshme nga pronarët.

Mund të ketë për pronar një ose më shumë persona

dhe/ose shoqëri tregtare.

Sh.P.K është përgjegjëse për të gjitha borxhet dhe

detyrimet e tjera me tërë asetet dhe pasurinë e saj duke

përfshirë edhe kapitalin themeltar.

Statuti është dokumenti themelues dhe konstituiv i

kompanisë.

Page 14: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K)- vazh

Karakteristikat e SH.P.K

Asnjë ndryshim apo plotësim i statutit nuk ka efekt juridik ndaj palëve të treta nëse nuk dorëzohen në Zyrën e Regjistrimit.

Sh.P.K duhet të kenë marrëveshje të shoqërisë, e nënshkruar nga pronarët e shoqërisë që përmbajnë dispozita për menaxhimin dhe funksionimin e shoqërisë.

Pronarët e SH.P.K në statut, aneks te statutit apo në marrëveshje të shoqërisë përcaktojnë personin/at si Drejtor Menaxhues (DM).

Drejtori Menaxhues zakonisht është i autorizuar të udhëheq veprimtarinë tregtare në emër të SH.P.K.

Page 15: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Shoqëritë Aksionare (SH.A.) Karakteristikat e SH.A .:

Është person juridik në pronësi të aksionarëve të saj, por është juridikisht e ndarë dhe e veçantë nga aksionarët.

Si aksionarë mund të jenë një ose më shumë persona, shoqëri tregtare dhe/ose shoqëri të tjera.

Statuti është dokumenti themelues dhe konstituiv i kompanisë.

Asnjë ndryshim apo plotësim i statutit nuk ka efekt juridik pa u miratuar nga aksionarët dhe të dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit.

Sh.A duhet të kenë edhe rregullore që përmbajnë dispozita për menaxhimin dhe funksionimin e shoqërisë.

Page 16: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Shoqëritë Aksionare (SHA) Vazhdim

Karakteristikat e SHA:

Sh.A është përgjegjëse për të gjitha borxhet dhe

detyrimet e tjera me tërë asetet dhe pasurinë e saj.

Shoqëritë aksionare duhet të kenë një Bord të Drejtorëve(BD),

veprimtaria tregtare e SH.A, menaxhohet nga BD apo sipas udhëzimeve të BD.

Shoqëritë aksionare mbajnë një mbledhje vjetore të aksionarëve.

Page 17: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Parimet e Sh.A.

Kapitali fillestar themeltar për një SH.A. është €10,000 ose më shumë dhe duhet të paguhet plotësisht.

SH.A. është përgjegjëse për borxhet dhe detyrimet e saj me të gjitha asetet e saj, përfshirë edhe kapitalin themeltar.

Megjithatë, kjo përgjegjësi nuk shtrihet edhe në asetet personale të pronarëve, d.m.th. pronarët nuk janë përgjegjës personalisht për borxhet dhe detyrimet e SH.A.

Page 18: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Pasqyre krahasuese e formave te organizimit

Biznesi

individual Partneriteti SHPK SHA

Themelimi Nga një

person dhe i thjeshtë

Dy apo më tepër

persona dhe i thjeshtë

Me e komplikuar se

NI dhe SHK dhe

me teper

dokumente

Tre apo më tepër persona

me liçencë shtetërore

dhe më komplikuar

Pronësia mbi fitimin I pronarit I partnerëve Pronareve/aksionerev

e

I aksionerëve

Menaxhmenti I pronarit Mes partnerëve Pronaret ose

menaxher

Bordi i drejtorëve

Përgjegjësia E pakufizar e

pronarit

E pakufizuar dhe e

kufizuar ndërmjet

partnerëve

E kufizuar E kufizuar,

Bartja e pronësisë Lehtë Rëndë Lehtë Lehtë

Kapitali fillestar Pa kufizim Pa kufizim I kufizuar I kufizuar

Page 19: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

10 gjëra që duhen menduar kur e zgjidhni formatin e pronësisë

1.Kostoja. Një biznes individual ose një ortakëri e përgjithshme mund të themelohet shumë lirë. Themelimi i një ortakërie të kufizuar dhe një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara kushton më shtrenjtë. Themelimi i një korporate mund të jetë një veprim shumë i shtrenjtë.

2.Lehtësia. Një biznes individual themelohet lehtë; ndonjëherë krejt çka duhet është hapja e një kontoje bankare biznesi. Njëjtë është edhe me ortakërinë e përgjithshme, edhepse këtu është i nevojshëm krijimi i një marrëveshjeje ortakërie. Një ortakëri e kufizuar, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara dhe një korporatë kërkojnë më shumë punë. Meqë të tria entitetet duhet të pranohen nga shteti, është me rëndësi që ato t’i përmbushin në mënyrë strikte të gjitha kërkesat e shtetit ose përndryshe do të rrezikojnë që t’i humbin përparësitë që ky format ligjor i biznesit u ofron.

3. Mbyllja. Disa entitete biznesi automatikisht mbyllen pas rasteve si vdekja, tërheqja e një partneri apo edhe divorci. Veç kësaj, disa bizneseve u lejohet të ekzistojnë vetëm për një periudhë shtesë të mandatuar nga shteti.

Page 20: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

10 gjëra që duhen menduar kur e zgjidhni formatin e pronësisë

4. Informimi publik. Sa informata keni dëshirë që publiku ti dijë për biznesin dhe financat tuaja? Një korporate i kërkohet që t’i ofrojë shtetit shumë më tepër informata, të cilat më pas i ofrohen publikut, sesa një shoqërie me përgjegjësi të kufizuara apo një ortakërie të kufizuar. Bizneset individuale dhe ortakëritë e përgjithshme u ofrojnë individëve të përfshirë një nivel shumë më të lartë të privatesisë.

5. Rreziku. Nëse biznesi ka të bëjë me aktivitete të

rrezikut atëherë biznesi individual apo ortakëria e përgjithshme mund të jenë ideja të këqija sepse pronari dhe partnerët e përgjithshëm janë personalisht përgjegjshëm për borxhet dhe obligimet e biznesit.

6. Funksionimi. Forma e entitetit afarist mund të diktojë metodën e funksionimit. Nëse dëshironi kontroll total, atëherë një biznes individual i ofron afaristit nivelin më të madh të kontrollit (dhe nivelin më të lartë të rrezikut potencial)

Page 21: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

10 gjëra që duhen menduar kur e zgjidhni formatin e pronësisë

8. Shitja Një biznes individual shitet lehtë; zakonisht shiten asetet e biznesit dhe biznesi më nuk ekziston. Shitja e një aksioni të ortakërisë ose të një aksioni në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara mund të jetë e ndërlikuar sepse kërkon aprovimin e partnerëve dhe anëtarëve të tjerë.

9. Tatimet shtetërore. Disa shtete kanë filluar të caktojnë taksa në vetë entitetet afariste. Kjo gjë po shkakton probleme të mëdha te shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara. Para se ta themeloni biznesin tuaj, ju duhet të dini nëse shteti i juaj do ta tatojë atë.

10. Zgjërimi. Secili sipërmarrës ka dëshirë të jetë i suksesshëm. Disa entitete afariste janë të kufizuara në numrin e aksionarëve që mund t’i kenë. Një biznes individual në momentin që pronari i vetëm e merr një partner. është me rëndësi që ta zgjidhni një format biznesi që ju lejon hapësirën më të madhe për tu rritur nëse kjo është ajo që ju parashihni. Edhepse forma e biznesit mund të ndryshohet, kjo përfshin shpenzime shtesë dhe energji shtesë të shpenzuar.

Page 22: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Përparësitë dhe të metat e pronësisë individuale, ortakërisë dhe korporatave

PËRPARËSITË TË METAT

BIZNESET INDIVIDUALE

Lehtësia e krijimit

Mbajtja e gjithë fitimit

Kontrolli i drejtëpërdrejtë

Lehtësia e shkrirjes

Ruajtja e sekretit afarist

Përgjegjësia e pakufizuar

Vështërsitë e gjetjes së kapitalit

Njohuri drejtimi të kufizuara

Mungesë e mundësive për të punësuarit.

Mungesë e vazhdimësisë

ORTAKËRIA

Lehtësia e krijimit

Kapacitet më i madh i pronësisë

Kualifikime plotësuese të biznesit

Potencial fitimi

Përgjegjësi e pakufizuar

Konflikte midis personave

Mungesë vazhdimësie

Vështërsi për tu shkrirë

KORPORATA

Përgjegjësia e kufizuar

Kalimi i thjeshtë i pronësisë

Vazhdimësia e ekzistencës

Lehtësia e gjetjes së kapitalit

Drejtimi profesional

Taksa të rënda ( të dyfishta)

Kosto e lartë e krijimit

Kufizime qeveritare

Mungesa e kontrollit të korporatës nga

aksionarët

Page 23: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Objektivat e Vendimeve menaxheriale të Biznesit -

Punësimi i punonjësve-

Firmat e vogla ju mundësojnë punonjësve te biznesit te vogël për te fituar eksperience dhe për te lëvizur ne pozicione me përgjegjësi me shpejt se sa te firmat e mëdha.

Çdo punonjës në biznesin e vogël është relativisht më i rëndësishëm për biznesin dhe më i kushtueshëm për t’u kualifikuar se sa në firmat e mëdha.

Për këtë arsye firmat e vogla duhet të jenë më të kujdesshme ne rekrutimin e punonjësve që mund t’a mbajnë punën dhe te mbajnë pritshmërie e cilësisë së klientëve.

Për disa punonjës me atraktiv është një firme e vogël sa I përket përparimit në karrierë dhe shpërblimit monetar. Gjithashtu edhe disa nga ta aspirojnë të arrijnë pozicione menaxheriale se qe do te arrinin në firmat e mëdha.

23

Page 24: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Objektivat e Vendimeve menaxheriale të Biznesit-vazhdim

Etika në sipërmarrje-

Përfshin vlerat morale, standardet e sjelljes, normat kulturore, zakonet shoqërore dhe sistemin ligjor.

Menaxheri i biznesit duhet të kuptojë ligjet që ndikojnë në aktivitetet e firmës dhe t’u komunikoj ato punonjësve.

Ligjet që i përkasin diskriminimit, abuzimit personal dhe të drejtave te njeriut janë të rëndësishme për çështjet etike.

Qytetarët kanë të drejta që bizneset duhet t’i respektojnë. A mund ti përdorin punonjësit pajisjet për punë personale.

Cilat janë ato emergjenca personale qe mund t’i shfajësojnë punonjësit nga kjo përgjegjësi. Kush janë te drejta e fshehtësisë se punonjësve ku përdorin e-mailin apo forma tjera të komunikimit.

Në të gjitha rastet duhet me shkrim sepse është forma e vetme për te mos ardhur deri te shkarkimi.

Dhe në fund: A është etike për biznesin që t’i maksimizojë fitimet në kurriz të punonjësve, të klientëve, të qytetarëve dhe komunitetit si dhe të palëve tjera me të cilët ndërvepron?

24

Page 25: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Objektivat e Vendimeve menaxheriale të Biznesit-vazhdim

Drejtimi i Biznesit familjar

- Konfliktet midis anëtarëve të familjes

- Mosmarrëveshjet për menaxhim si pasardhës

- Diskutimet mbi paratë

- Dallimet në vizionin strategjik të firmës

- kontrolli I menaxhimit të punonjesve që janë anëtarë të familjes

Kalimi nga biznesi privat në biznes publik

- Nëse firma do të bëhet publike ka dy rrugë te ndryshme.

1. Shkrirje- kur firma blihet nga një firmë tjetër. Pronari menaxher mund te dali nga firma apo të bëhet ndonjë udhëheqës i departamentit të firmës së re.

2. Alternativa tjetër është Ofertimi i Parë publik-EPP/IPO (Initially Public offering)

Kontrolli i riskut të biznesit

Page 26: Ligjerata e 8 Format e Organizimit të Biznesit dhe Objektivat e · PDF filePërmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes 1. Modelimi në biznes 2. Mjedisi biznesor 3. Natyra globale e

Objektivat e Vendimeve menaxheriale të Biznesit-Kontrolli i riskut të biznesit

Bizneset e vogla kanë shkallë relativisht të lartë dështimi krahasuar me firmat e mëdha, veçanërisht në vitet e para të tyre.

Risqet e biznesit mund të jenë me origjinë të brendshme apo të jashtme,

Risqet e brendshme janë nën kontrollin direkt të menaxhmentit (plani i dobët i biznesit, udhëheqja e keqe, shumë borxhe, menaxhim pa përvojë dhe probleme marketingu). Shembull kostot rriten më shpejt se sa të hyrat.

Ndërsa risqet e jashtme nuk janë nën kontrollin direkt të menaxhmentit (Firmat konkurruese, ndryshime në preferencat e klientëve, rënia ekonomike, humbje katastrofike nga dëmtimi I pronës, problemet ligjore etj.)

26