24
1 L I G J Nr.7952, datë 21.6.1995 PËR SISTEMIN ARSIMOR PËR SISTEMIN ARSIMOR PËR SISTEMIN ARSIMOR PËR SISTEMIN ARSIMOR PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR PARAUNIVERSITAR PARAUNIVERSITAR PARAUNIVERSITAR PARAUNIVERSITAR Ndryshuar me Ligjin Nr. 8387, datê 30.07.1998 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS Tiranë, 2005

ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

1

L I G JNr.7952, datë 21.6.1995

PËR SISTEMIN ARSIMORPËR SISTEMIN ARSIMORPËR SISTEMIN ARSIMORPËR SISTEMIN ARSIMORPËR SISTEMIN ARSIMORPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITAR

Ndryshuar me Ligjin Nr. 8387, datê 30.07.1998

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Tiranë, 2005

Page 2: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

2

Ky material që shpërdahet falas, ështëpërgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës sëRepublikës së Shqipërisë vetëm për qëllim informativdhe si i tillë ai nuk mund të përdoret si dokumentzyrtar.

Teksti zyrtar i Ligjit “Për sistemin arsimorparauniversitar” gjëndet pranë Ministrisë sëArsimit dhe Shkencës, Tiranë.

Publikimi u përgatit nga Agron Pullumbi

Page 3: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

3

L I G JNr.7952, datë 21.6.1995

ndryshuar me Ligjin Nr. 8387, datê 30.07.1998

PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, mepropozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

PARIME TE PËRGJITHSHMEPARIME TE PËRGJITHSHMEPARIME TE PËRGJITHSHMEPARIME TE PËRGJITHSHMEPARIME TE PËRGJITHSHME

Neni 1

Arsimi në Republikën e Shqipërisë ështëpërparësi kombëtare. Ai realizohet në përputhje meparimet e sanksionuara në legjislacionin në fuqi,mbështetet në traditat e arritjet e shkollës sonëkombëtare dhe kryhet në përputhje memarrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare tëratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Arsimirespekton të drejtat e fëmijëve dhe të të rriturve tësanksionuara në këto dokumente.

Neni 2

Arsimi ka për mision emancipimin shpirtëror,progresin material dhe zhvillimin social të individit.

Page 4: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

4

Neni 3

Shtetasit e Republikës së Shqipërisë gëzojnë tëdrejta të barabarta për t’u arsimuar në të gjithanivelet e arsimimit që përcakton ky ligj, pavarësishtnga gjendja sociale, kombësia, gjuha, seksi, feja,raca, bindjet politike, gjendja shëndetësore dheniveli ekonomik.

Neni 4

Arsimi në Republikën e Shqipërisë realizohet nëinstitucione arsimore publike dhe private, nëpërputhje me dispozitat e këtij ligji.

Neni 5

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgjigjet përrealizimin e politikës shtetërore të arsimimit laik,të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Neni 6

Mësimet në institucionet arsimore publike tëRepublikës së Shqipërisë zhvillohen në gjuhënshqipe, me përjashtim të rasteve që parashikonndryshe ky ligj.

Neni 7

6.1. Arsimi parauniversitar publik ka karakterlaik.

6.2. Në institucionet arsimore publike ndalohetindoktrinimi ideologjik e fetar.

Neni 8

Të gjithë fëmijët e moshës 6-vjeçare nëRepublikën e Shqipërisë regjistrohen në shkollat earsimit të detyruar, i cili zgjat jo më pak se 8 vjet.Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin edetyruar deri në moshën 16 vjeç.

Page 5: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

5

Neni 9

Në institucionet arsimore publike shteti usiguron nxënësve falas mjediset mësimore, bazënmateriale të tyre dhe personelin mësimdhënës.

Neni 10

10.1 Personave që u përkasin pakicavekombëtare u krijohen mundësi të mësojnë dhe tëmësohen në gjuhën amare, të mësojnë historinëdhe kulturën e tyre brenda kuadrit të planeve dheprogrameve mësimore.

10.2 Për të mundësuar një pjesëmarrje aktivedhe të barabartë në jetën ekonomike, shoqërore,politike e kulturore të Republikës së Shqipërisë,shteti krijon kushte që personat e pakicave tëmoshës shkollore të mësojnë gjuhën shqipe,historinë dhe kulturën shqiptare.

10.3 Planet e programet mësimore, si dheraportet e përdorimit të gjuhës amtare dhe asajzyrtare në procesin mësimor, përcaktohen me aktetë veçanta të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

10.4 Arsimi, për personat e pakicave, realizohetnë njësi shkollimi dhe institucione arsimore tëcaktuara, hapja dhe funksionimi i të cilave bëhetsipas procedurave të përcaktuara nga Këshilli iMinistrave.

Neni 11

11.1 Personat me kombësi shqiptare që jetojnëjashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanëtë drejtë të arsimohen në Republikën e Shqipërisë.Pranimi i tyre bëhet sipas akteve nënligjore tëmiratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

11.2 E drejta e shtetasve të huaj për t’u arsimuarnë institucionet arsimore publike të Republikës sëShqipërisë përcaktohet me akte nënligjore tëMinistrisë së Arsimit.

Page 6: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

6

Neni 12

12.1 Institucionet arsimore publikebashkëpunojnë me prindërit për realizimin edetyrave të tyre.

12.2 Komuniteti i shkollave publike, i përbërënga nxënësit, mësuesit, gjithë personeli tjetër ishkollës, prindërit dhe partnerë të tjerë socialë,synon ngritjen e nivelit mësimor - edukativ tënxënësve dhe integrimin optimal të tyre në jetën,emancipimin dhe përparimin e vendit.

Neni 13

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcakton meakte nënligjore kriteret e ekuivalentimit për rastete fëmijëve shqiptarë që vijnë nga shkolla jashtëvendit.

Ministria e Arsimit dhe Shkenës përcaktonkriteret për dhënien e Medaljes së Artë Nxënësveqë përfundojnë arsimin e mesëm publik apo privatme rezultate të shkëlqyera.

Neni 14

14.1 Në institucionet shkollore dhe parashkollorepublike mësuesi është figura qendrore shkencoree pedagogjike. Ai zbaton programet e përcaktuaranga Ministria e Arsimitdhe Shkencës. Mësuesi katë drejtë të zgjedhë metodat dhe mekanizmat epërshtatshëm për zbatimin e programit themelor,duke u bazuar në aftësitë dhe përgatitjen e tijprofesionale, duke siguruar një edukim tëharmonizuar, duke ruajtur personalitetin enxënësve dhe duke shmangur çdo ndikim që mundtë krijojë me bindjet e tij sociale, politike e fetare.

14.2 Kërkesat bazë për përgatitjen iniciale dhekualifikimin e mësuesve përcaktohen nga Ministriae Arsimitdhe Shkencës.

Page 7: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

7

14.3 Mësuesit dhe personeli tjetër mësimor kanëtë drejtën e kualifikimit pasuniversitar sipaskërkesave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,si dhe forma të tjera në bashkëpunim meinstitucione kualifikuese të specializuara brenda ejashtë vendit.

KREU II

SISTEMI ARSIMOR PUBLIKSISTEMI ARSIMOR PUBLIKSISTEMI ARSIMOR PUBLIKSISTEMI ARSIMOR PUBLIKSISTEMI ARSIMOR PUBLIK

Neni 15

Sistemi arsimor publik në Republikën eShqipërisë përbëhet nga rrjeti i institucionevearsimore publike, që realizojnë tërësinë e planevedhe programeve mësimore në nivele të ndryshmeshkollore e parashkollore. Kërkesat e programevepër institucionet shkollore dhe parashkollorepublike përcaktohen nga Ministria e Arsimit dheShkencës.

Neni 16

16.1 Rrjeti i instituconeve arsimore publikepërbëhet nga shkolla të tipave të ndryshëm, dukepërfshirë shkollat me kohë të plotë dhe me kohë tëshkurtuar. Kriteret për hapjen dhe funksionimin ekëtyre institucioneve përcaktohen me aktenënligjore të Ministrisë së Arsimit.

16.2 Sistemi arsimor publik përbëhet nga:

16.2.1 Arsimi parashkollor publik

16.2.2 Arsimi i detyruar publik

16.2.3 Arsimi i mesën publik.

16.2.4 Arsimi special publik.

Page 8: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

8

ARSIMI PARASHKOLLOR PUBLIKARSIMI PARASHKOLLOR PUBLIKARSIMI PARASHKOLLOR PUBLIKARSIMI PARASHKOLLOR PUBLIKARSIMI PARASHKOLLOR PUBLIK

Neni 17

17.1 Arsimi parashkollor publik është niveli iparë i sistemit arsimor publik në Republikën eShqipërisë.

17.2 Institucionet që realizojnë arsiminparashkollor janë kopshtet e fëmijëve.

Neni 18

Institucionet parashkollore publike, nëbashkëpunim me prindërit, synojnë edukimin ezhvillimin e personalitetit të fëmijëve dhe iparapërgatitin ata për në shkollë.

Neni 19

19.1 Regjistrimi në kopshte i fëmijëve të moshës3-6 vjeç bëhet sipas dëshirës së prindërve dhe nëpërputhje me aktet e Ministrisë së Arsimit dheShkencës.

19.2 Kopshtet funksionojnë gjatë gjithë vitit.19.3 Kopshtet mund të jenë pa ushqim ose me

ushqim. Kriteret e pagesës në kopshtet me ushqimcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

ARSIMI I DETYRUAR PUBLIKARSIMI I DETYRUAR PUBLIKARSIMI I DETYRUAR PUBLIKARSIMI I DETYRUAR PUBLIKARSIMI I DETYRUAR PUBLIK

Neni 20

Arsimi i detyruar publik është arsimi bazë, injësuar dhe i përgjithshëm. Institucionet e tijshtrihen në të gjithë territorin e Republikës sëShqipërisë.

Page 9: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

9

Neni 21

Arsimi i detyruar publik synon të zhvillojë aftësitëintelektuale, krijuese, praktike dhe fizike tënxënësve, të zhvillojë personalitetin e tyre dhe t’ipajisë ata me elementet themelore të kulturës sëpërgjithshme dhe edukatën qytetare.

Neni 22

21.1 Shkolla e arsimit të detyruar publikpërfshin dy cikle:

- ciklin fillor;- ciklin e lartë.22.2 Cikli i lartë është vazhdim logjik dhe i

natyrshëm i ciklit fillor.

22.3 Cikli fillor dhe cikli i lartë kanë tipareorganizative dhe pedagogjike specifike, të cilatpërcaktohen nga Ministria e Arsimit.

22.4 Shkolla e arsimit të detyruar mund të jetëshkollë me cikël të plotë ose shkollë me kohë tëshkurtuar. Shtetasit që kanë mbushur moshën 16vjeç, por që nuk kanë përfunduar arsimin edetyruar, mund të ndjekin shkolla me kohë tëshkurtuar. Këto shkolla funksionojnë në përputhjeme udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimitdhe Shkencës.

Neni 23

Sipas numrit të nxënësve, terrenit dhe klimës,procesi mësimor mund të realizohet edhe në klasakolektive. Për këto raste Ministria e Arsimit dheShkencës nxjerr udhëzimet përkatëse.

Neni 24

Të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve i përfshindetyrimi shkollor, janë të detyruar t’i dërgojnëfëmijët e tyre në institucione publike ose private tëarsimit të detyruar.

Page 10: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

10

Neni 25

25.1 Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë tëshkollës së arsimit të detyruar bëhet me këtodokumente:

25.1.1 Certifikata e lindjes.25.1.2 Certifikata e vaksinimeve e përcaktuar

nga Ministria e Shëndetësisë.25.2 Regjistrimi i fëmijëve në klasat e tjera të

shkollës së arsimit të detyruar bëhet me këtodokumente:

25.2.1 Dokumenti i përfundimit të klasës sëmëparshme.

25.2.2 Certifikata e vaksinimeve e përcaktuarnga Ministria e Shëndetësisë.

25.3 Institucioni arsimor, ku duhet tërregjistrohet fëmija, përcaktohet nga organet ePushtetit Lokal, me propozim të DrejtorisëArsimore të rrethit.

ARSIMI I MESEM PUBLIKARSIMI I MESEM PUBLIKARSIMI I MESEM PUBLIKARSIMI I MESEM PUBLIKARSIMI I MESEM PUBLIK

Neni 26

Arsimi i mesëm publik synon të zhvillojë nëmënyrë sa më të plotë e harmonike personalitetindhe potencialin e nxënësve, për t’i aftësuar ata tëkontribuojnë në mënyrë sa më aktive në zhvillimetekonomike, politike, sociale e kulturore të vendit.

Neni 27

Arsimi i mesëm publik i përgatit nxënësit për tëndjekur universitetin, shkolla të tjera të larta osepër të ushtruar profesione të caktuara.

Arsimi i mesëm publik organizohet sipas nivelevetë ndryshme të shkollimit, dallimeve të përmbajtjesdhe të profileve profesionale, në shkolla me kohëtë plotë ose të shkurtuar. Sipas numrit të nxënësve,

Page 11: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

11

terrenit dhe klimës, procesi mësimor, në raste tëveçanta, mund të bëhet edhe me klasa kolektive.Për këto raste Ministria e Arsimit dhe Shkencësnxjerr udhëzimet përkatëse.

Neni 28

28.1 Të gjithë shtetasit kanë të drejtë tëarsimohen në shkollat e mesme publike, pasi tëkenë përfunduar shkollën e arsimit të detyruar.

28.2 Pranimet në shkollat e mesme publikebëhen sipas kritereve që përcakton Ministria eArsimit dhe Shkencës. Ajo përcakton gjithashtuedhe kriteret për kalimin e nxënësve nga një llojshkolle e arsimit të mesëm publik në një tjetër.

Neni 29

Në klasën e parë të shkollave të mesme publikeme kohë të plotë pranohen nxënës jo më të mëdhenjse 16 vjeç, me përjashtim të rasteve të veçanta tëmiratuara nga Ministria e Arsimit.

SHKOLLAT E MESMESHKOLLAT E MESMESHKOLLAT E MESMESHKOLLAT E MESMESHKOLLAT E MESMETE PERGJITHSHME PUBLIKETE PERGJITHSHME PUBLIKETE PERGJITHSHME PUBLIKETE PERGJITHSHME PUBLIKETE PERGJITHSHME PUBLIKE

Neni 30

30.1 Shkollat e mesme të përgjithshme publikejapin një kulturë të përgjithshme që është zgjerime thellim i kulturës dhe njohurive të fituara nëshkollat e arsimit të detyruar. Afati i këtyreshkollave është 4 vjet.

30.2 Për të mundësuar që nxënësit të fitojnënjohuri, aftësi dhe përgatitjen e nevojshmepersonale për studime në shkollën e lartë, në fushatë ndryshme ose për një formim të caktuarprofesional, shkollat e mesme të përgjithshmemund të kenë drejtime të orientuara, që dallohennga planet dhe programet mësimore.

Page 12: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

12

Neni 31

Në shkollat e mesme të përgjithshme publike,krahas formimit të përgjithshëm mund tëzhvillohen edhe lëndë ose kurse fakultative dhelëndë me zgjedhje, sipas kritereve të përcaktuaranga Ministria e Arsimit.

Neni 32

Për fusha specifike, si ato artistike,socialkulturore etj., funksionojnë shkolla të mesmepublike të veçanta. Afati i studimit për këto shkollavaret nga fusha e studimit dhe përcaktohet ngaMinistria e Arsimit dhe Shkencës.

SHKOLLAT PROFESIONALE PUBLIKESHKOLLAT PROFESIONALE PUBLIKESHKOLLAT PROFESIONALE PUBLIKESHKOLLAT PROFESIONALE PUBLIKESHKOLLAT PROFESIONALE PUBLIKE

Neni 33

Shkollat profesionale publike strukturohen në2 nivele. Niveli i parë, i cili zgjat 2 ose 3 vjet pasarsimit të detyruar dhe përgatit punëtorë tëkualifikuar për të gjitha specialitetet. Niveli i dytë,i cili zgjat 5 vjet pas klasës së tetë ose 3 vjet pasklasës së dhjetë dhe përgatit teknikë, të aftë për tëpunuar e drejtuar në ndërmarrje të ndryshme.

Neni 34

Shkollat profesionale publike të nivelit të parërealizojnë përgatitjen profesionale me karakter tëtheksuar praktik. Në përfundim të tyre nxënësitmarrin një certifikatë për nivelin e përgatitjesprofesionale, krahas dëftesës së shkollës.Modalitetet e certifikatës përcaktohen nga Ministriae Arsimit, në bashkëpunim me ministritë dheinstitucionet e tjera qendrore.

Page 13: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

13

Neni 35

Nxënësit që mbarojnë shkollat profesionalepublike të nivelit të parë, mund të vazhdojnëstudimet në shkollat profesionale publike të nivelittë dytë ose në shkollat e mesme të përgjithshme.Me mbarimin vetëm të shkollës profesionale publiketë nivelit të parë, nxënësit nuk mund të vazhdojnëdrejtpërdrejt shkollën e lartë.

Neni 36

Nxënësit që mbarojnë shkollat profesionalepublike të nivelit të dytë, krahas certifikatës sëshkallës së përgatitjes profesionale, marrin edhediplomën e maturës. Këta nxënës mund tëvazhdojnë shkollën e lartë.

Neni 37

Në organizimin e arsimit profesional publikMinistria e Arsimit bashkëpunon me ministritë dheinstitucionet e tjera qendrore, veçanërisht përstudimin e nevojave të tregut të punës.

Neni 38

38.1 Krahas arsimimit dhe kualifikimitprofesional të nxënësve, në shkollat profesionalepublike kryhen edhe kurse të kualifikimit tëmëtejshëm, si shërbime për llogari të ministrive oseinstitucioneve të tjera qendrore.

38.2 Duke u bazuar në mundësitë dhe specifikatqë kanë shkollat profesionale publike, atyre u jepetnjë autonomi më e madhe administrative efinanciare në krahasim me shkollat e tjera, përrritjen e efektivitetit të përgatitjes profesionale, sipasakteve nënligjore.

Page 14: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

14

KREU III

ARSIMI SPECIAL PUBLIKARSIMI SPECIAL PUBLIKARSIMI SPECIAL PUBLIKARSIMI SPECIAL PUBLIKARSIMI SPECIAL PUBLIK

Neni 39

39.1 Arsimi special publik është pjesë përbërësee sistemit arsimor publik në Republikën eShqipërisë.

39.2 Arsimi special publik synon që nëpërmjetpërdorimit të formave dhe metodave të veçanta tësigurojë zhvillimin sa më të plotë të mundësive tëpersonave që paraqesin paaftësi fizike, mendore oseemocionale, në përputhje me nevojat e tyre dhekërkesat për një jetë sa më dinjitoze.

Neni 40

40.1 Arsimimi i fëmijëve që paraqesin nevoja tëveçanta kryhet falas në institucionet arsimorepublike, nëse kjo është dëshira e prindërve dhezgjidhja më e drejtë profesionale. Shteti merr masapër sigurimin gradual të kushteve të nevojshmepër realizimin e integrimit.

40.2 Për fëmijët, të cilët paraqesin nevoja tëveçanta që nuk mund të plotësohen brenda sistemitshkollor, ngrihen klasa dhe nstitucione të posaçme,ku trajtimi i specializuar bëhet falas.

40.3 Kriteret për përcaktimin e fëmijëve qëpërfitojnë arsimin special vendosen me aktenënligjore të Këshillit të Ministrave.

Neni 41

Për kualifikimin e kuadrit të arsimit specialhapen degë dhe kurse specializimi të veçantë.

Neni 42

Për ndjekjen dhe studimin e problematikës sëarsimit special krijohen me akte nënligjorestruktura dhe institucione të posaçme.

Page 15: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

15

KREU IV

ARSIMI PRIVATARSIMI PRIVATARSIMI PRIVATARSIMI PRIVATARSIMI PRIVAT

Neni 43

Krijimi i institucioneve arsimore private lejohetnë të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.Shtetasit shqiptarë ose të huaj kanë të drejtë t’indjekin këto institucione, në përputhje me rregullate pranimit të tyre.

Ndër institucionet arsimore publike,parauniversitare mund të privatizohen vetëminstitucionet e arsimit profesional. Në këto rastemjediset pajiset dhe trualli i tyre privatizohen nëpërputhje me dispozitat në fuqi.

Ndalohet ndryshimi i destinacionit tëinstitucionit publik të arsimit profesional tëprivatizohet.

Neni 44

44.1 Hapja e institucioneve arsimore privatelaike, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe,bëhet vetëm me leje të dhënë nga Ministria e Arsimitdhe Shkencës. Për rastet e institucioneve arsimoreprivate, ku mësimet zhvillohen edhe në gjuhë tëhuaj ose kur zhvillohen edhe lëndë fetare, kjo lejejepet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin eMinistrisë së Arsimit dhe Shkencës propozoninstitucionin arsimor publik të arsimit profesional,i cili do të privatizohet. Miratimi bëhet nga Këshillii Ministrave me vendim të veçantë. Mënyrat dhefazat e procesit të privatizimit përcaktohen ngaMinistria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhenga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

44.2 Leja jepet kur planet, programet mësimoredhe kushtet e realizimit të tyre nuk bien nëkundërshtim me interesat kombëtare melegjislacionin shqiptar, me rendin publik, normatmorale dhe higjienën, si dhe kur sigurohen kushtetmateriale të domosdoshme së bashku mepersonelin e nevojshëm mësimor.

Page 16: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

16

44.3 Gjuha dhe letërsia shqipe, historia e kombitshqiptar dhe gjeografia e Shqipërisë zhvillohendetyrimisht në shqip.

44.4 Kriteret dhe procedurat për dhënien e lejespër shkollat private laike, në të cilat mësimi bëhetnë gjuhën shqipe, rregullohen me akte nënligjoretë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Për shkollate tjera private, në të cilat zhvillohen edhe lëndëfetare ose në të cilat mësimi bëhet edhe në gjuhë tëhuaj, këto kritere ose procedura caktohen me aktenënligjore të Këshillit të Ministrave, me propozimine Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Leja përhapjen e institucioneve arsimore private nuk mundtë jepet më parë se 3 muaj dhe jo më vonë se 1 vitnga koha e dorëzimit të kërkesës.

44.5 Kur provohen shkelje të dispozitave të këtijligji, leja e dhënë për institucionet arsimore privatelaike, në të cilat mësimi bëhet në gjuhën shqipe,hiqet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Përinstitucionet e tjera arsimore private kjo leje hiqetnga Këshilli i Ministrave.

44.6 Shkollat private, të cilave u është hequrleja, mund të bëjnë kërkesë për ta rifituar atë përvitin e ardhshëm shkollor.

Neni 44/a

Krahas institucioneve arsimore private të arsimitparauniversitar, lejohet hapja dhe funksionimi iinstitucioneve arsimore, private plotësuese. Quhentë tilla ato insitucione arsimore e njësi shkollimiqë funksionojnë jashtë strukturave të instituci-oneve arsimore, publike e private dhe ku punohetnë drejtim të arsimit dhe edukimit në lëndë especialitete të veçanta, brenda ose jashtë planevemësimore të miratuara nga Ministria e Arsimit dheShkencës.

44/a.2 Leja për funksionimin e institucionevearsimore, private plotësuese jepet nga Ministria eArsimit dhe Shkencës jo më parë se dy muaj ngadata e depozitimit të kërkesës.

44/a.3 Kriteret për hapjen dhe funksionimin etyre përcaktohen me akte nënligjore të MInistrisësë Arsimit dhe Shkencës.

Page 17: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

17

Neni 45

45.1 Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcaktonnjëvlefshmërinë për njohjen e dokumenteve tëpërfundimit të një klase a një shkolle private. Nëseshkolla private zhvillon edhe lëndë fetare, Ministriae Arsimit dhe Shkencës përcakton njëvlefshmërinëpër njohjen e pjesës laike të programit në përfundimtë një klase a të një shkolle të tillë private.

45.2 Nxënësit mund të kalojnë nga një shkollëprivate në një shkollë publike sipas aktevenënligjore të veçanta të përcaktuara nga Ministriae Arsimit dhe Shkencës.

Neni 46

Për dhënien e lejes së hapjes së institucionevearsimore private, ato duhet të provojnë se kanëpersonel pedagogjik me arsimin përkatës e mekualifikimin e duhur dhe se janë të pajisura memjetet mësimore për të realizuar kërkesat e planite të programeve mësimore, si dhe sigurojnë kushtetmateriale të domosdoshme së bashku mepersonelin e nevojshëm mësimor.

Neni 47

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe organet esaj arsimore në rrethe kontrollojnë periodikishtprocesin mësimor laik në shkollat private për tëverifikuar realizimin e kërkesave të planit e tëprogrameve mësimore të miratuara nga Ministriae Arsimit dhe Shkencës.

Neni 48

48.1 Për shkollat private të arsimit të detyruarleja jepet vetëm kur ato marrin përsipër të realizojnëkërkesat e planit e të programeve mësimore tëdetyrueshme për shkollat publike të përcaktuaranga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

48.2 Në rastet e heqjes së lejes shkollave privatetë arsimit të detyruar, Ministria e Arsimit dhe

Page 18: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

18

organet e saj në rrethe marrin masat e nevojshmepër t’i sistemuar nxënësit në shkolla të tjera.

Neni 49

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcaktonrastet e veçanta kur arsimi i detyruar zhvillohetpranë familjes në rrugë private. Përvetësimi iprogrameve mësimore kontrollohet me provime qëjepen në shkollat publike të arsimit të detyruar.

KREU V

STRUKTURAT PLOTESUESE TE ARSIMITSTRUKTURAT PLOTESUESE TE ARSIMITSTRUKTURAT PLOTESUESE TE ARSIMITSTRUKTURAT PLOTESUESE TE ARSIMITSTRUKTURAT PLOTESUESE TE ARSIMIT

Neni 50

50.1 Në Republikën e Shqipërisë veprojnë edhestruktura të tjera plotësuese që ndihmojnë,mbështetin dhe pasurojnë sistemin arsimor, siqendra kulturore, qendra të vlerësimit, qendra tëdokumentacionit shkollor, lektoriume, kursespeciale, qendra të formimit profesional, institutetë rritjes së shkallës së kualifikimit etj.

50.2 Strukturat plotësuese të arsimit janë nënvartësinë e dikastereve dhe të organizmave që i kanëkrijuar.

KREU VI

DREJTIMI I SISTEMIT ARSIMORDREJTIMI I SISTEMIT ARSIMORDREJTIMI I SISTEMIT ARSIMORDREJTIMI I SISTEMIT ARSIMORDREJTIMI I SISTEMIT ARSIMORPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITAR

Neni 51

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është organimë i lartë administrative publik i arsimit. Ministriae Arsimit, nëpërmjet specialistëve të saj dheinstitucioneve vartëse, harton dhe përpunonprogramet e zhvillimit të arsimit në përputhje meprirjet dhe zhvillimet arsimore ndërkombëtare, sidhe veçoritë kombëtare, rajonale, social-ekonomikee demografike të Shqipërisë.

Page 19: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

19

Neni 52

52.1 Ministria e Arsimit dhe Shkencës oseinstitucione të tjera vartëse që ajo cakton,miratojnë dokumentet themelore arsimore, qëpërfshijnë planet, programet dhe tekstet mësimorepër institucionet publike arsimore.

52.2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka tëdrejtën e eksperimentimit për përmirësimin ecilësisë në arsim në përputhje me standardetndërkombëtare, në bashkëpunim me institucionetë specializuara të vendit dhe të huaja.

52.3 Inspektimet në procesin mësimor bëhenvetëm nga organet e specializuara të caktuara ngaMinistria e Arsimit dhe Shkencës.

Neni 53

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcaktonstrukturën e vitit shkollor, ngarkesën mësimore tëtrupit pedagogjik, numrin e nxënësve për klasë,për të gjitha nivelet e institucioneve arsimorepubike.

Neni 54

Për përpunimin e drejtë të politikës arsimoreMinistria e Arsimit dhe Shkencës ngre pranë sajnjë organ konsultativ të përbërë nga personalitetetë fushave të ndryshme, si dhe drejtues të arsimite mësues të shquar.

Neni 55

55.1 Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcaktonkriteret për hapjen e institucioneve arsimorepublike dhe private laike.

55.2. Hapja e kopshteve është në kompetencëtë komunave dhe bashkive.

55.3 Hapja e shkollave të arsimit të detyruar dheatyre të arsimit të mesëm të përgjithshëm publik,me përjashtim të rasteve të parashikuara ndryshenë këtë ligj, bëhet nga bashkitë për qytetet dhe nga

Page 20: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

20

këshilli i rrethit për komunat, pasi të jetë marrëmiratimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

55.4 Hapja e shkollave profesionale publike, eshkollave speciale publike dhe atyre të përcaktuaranë nenin 32 është në kompetencë të Ministrisë sëArsimit dhe Shkencës.

KREU VII

MARREDHENIET FINANCIARE TE SISTEMITMARREDHENIET FINANCIARE TE SISTEMITMARREDHENIET FINANCIARE TE SISTEMITMARREDHENIET FINANCIARE TE SISTEMITMARREDHENIET FINANCIARE TE SISTEMITARSIMORARSIMORARSIMORARSIMORARSIMOR

Neni 56

Arsimi publik në Republikën e Shqipërisëfinancohet nga buxheti i shtetit, si dhe nga burimetë tjera të parashikuara me ligj.

Neni 57

57.1 Krahas detyrave kryesore të mësimdhënies,shkollat e arsimit të detyruar e të mesëm publikmund të kryejnë edhe veprimtari ekonomike mepërfitime financiare në fushat që kanë lidhje mezbatimin e programeve mësimore, në përputhje medispozitat ligjore.

57.2 Shkollat profesionale publike me qendratë përgatitjes praktike veprojnë si njësi ekonomikepër realizimin e veprimtarisë prodhuese, tëshërbimeve etj., duke kontraktuar me personajuridikë shtetërorë e privatë.

Neni 58

Personat juridikë shtetërorë e privatë, në bazëtë kapaciteteve të tyre, duhet të pranojnë dhe t’ukrijojnë kushte të përshtatshme për kryerjen epraktikave nxënësve të shkollave profesionale sipasspecialiteteve të tyre. Marrëdhëniet që rrjedhin ngaky bashkëpunim, rregullohen me marrëveshjendërmjet palëve të interesuara drejtpërsëdrejti oseinstitucioneve përfaqësuese të tyre.

Page 21: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

21

SANKSIONETSANKSIONETSANKSIONETSANKSIONETSANKSIONET

Neni 59

Kur nxënësit e moshës 6 deri 16 vjeç, të cilët ipërfshin detyrimi shkollor, mungojnë pa arsye nëshkollë ose e braktisin atë, prindërit e tyre dënohenpër kundërvajtje administrative me gjobë nga 1 000deri në 10 000 lekë, si vijon:

59.1 Kur nxënësi mungon në mësim pa arsye30-50 për qind të kohës në dy muaj tënjëpasnjëshëm, masa e gjobës është 1 000 deri në3 000 lekë dhe, në rast përsëritjeje gjatë po atijviti, gjoba është 5 000 lekë.

59.2 Kur nxënësi mungon në mësim pa arsyembi 50 për qind të kohës në dy muaj tënjëpasnjëshëm, masa e gjobës është 5 000 deri në7 000 lekë dhe, në rast përsëritjeje gjatë po atij vitiose braktisje të shkollës, gjoba është 10 000 lekë.

59.3 Vendimi i gjobës jepet nga kryetari ibashkisë apo komunës sipas propozimit të drejtorittë shkollës. Kundër vendimit të dënimit mund tëbëhet ankim dhe protestë brenda 10 ditëve nga ditae shpalljes së njoftimit në gjykatën e rrethit ku ështëkryer kundërvajtja.

59.4 Përjashtohen nga gjoba ata prindër, fëmijëte të cilëve janë regjistruar në një shkollë shqiptarea të huaj, brenda ose jashtë vendit, me kusht që tëparaqesin dokumentin e regjistrimit pranëdrejtorisë së shkollës së vendbanimit të tyre.

59.5 Përjashtohen nga gjoba apo prindër, fëmijëte të cilëve janë regjistruar në një shkollë jashtëvendit.

Neni 60

Ndalohet punësimi i fëmijëve që përfshihen nëdetyrimin shkollor. Kur vërtetohen raste tëpunësimit të fëmijëve të moshës së detyrimitshkollor, punëdhënësi shtetëror ose privat dënohetpër kundërvajtje administrative nga inspektori ipunës me gjobë 100 000 lekë dhe, në rastpërsëritjeje, me gjobë 200 000 lekë. Kundër

Page 22: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

22

vendimit të dënimit mund të bëhet ankim dheprotestë, brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes osee njoftimit, në gjykatën e rrethit ku është kryerkundërvajtja.

Neni 61

Hapja e shkollave private dhe e institucionevearsimore private plotësuese në kundërshtim mekriteret e përcaktuara në dispozitat e këtij ligjipërbën kundërvajtje administrative. Kundërvajtësitnë çdo rast dënohen me gjobë përkatësisht 500000 lekë dhe 200 000 lekë dhe ndërprerje tëveprimtarisë së filluar.

Vendimi për gjobë dhe ndërprerje të veprimtarisëmerret nga ministri i Arsimit dhe Shkencës përinstitucionet arsimore private laike dhe nga Këshillii Ministrave për institucionet arsimore private, nëtë cilat zhvillohen edhe lëndë fetare ose në të cilatmësimi bëhet edhe në gjuhë të huaj.

Kundër vendimit të dënimit mund të bëhetankim, brenda 10 ditëve nga data e shpalljes ose enjoftimit, në gjykatën e Tiranës.

Neni 62

Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative dheekzekutimi i vendimeve të dënimit me gjobë bëhetsipas dispozitave të caktuara në ligjin nr.7697, datë7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”.

Page 23: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

23

DISPOZITA TE FUNDITDISPOZITA TE FUNDITDISPOZITA TE FUNDITDISPOZITA TE FUNDITDISPOZITA TE FUNDIT

Neni 63

Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrisësë Arsimit dhe Shkencës nxjerr akte nënligjore nëfushën e arsimit dhe ngarkon atë apo ministri tëtjera sipas rastit për zbatim.

Neni 64

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka të drejtë tëmiratojë rregulloren, udhëzime e urdhra përzbatimin e këtij ligji. Ajo përcakton llojin e dëftesaveshkollore për çdo klasë e cikël.

Neni 65

Ligji nr.4624, datë 24.12.1969 “Për sistemin eri arsimor”, ligji nr.7887, datë 8.12.1994 “Përdetyrimin shkollor”, si dhe aktet e tjera nënligjoreqë bien në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.Shkollat private ekzistuese të hapura në periudhën1991-1993 i nënshtrohen të gjitha dispozitave tëkëtij ligji. Shqyrtimi i kërkesave për vazhdimin efunksionimit të shkollave private ekzistuese tëhapura në periudhën 1991-1993, si dheekuivalentimi i diplomave të lëshuara nga këtoshkolla, bëhet brenda një periudhe 3-mujore ngahyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 66

Shteti garanton sigurimin e jetës dhe tëveprimtarisë së mësuesve e nxënësve si dhepaprekshmërinë e institucioneve arsimore dhe tëterritoreve të tyre.

Neni 67

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në FletorenZyrtare.

Page 24: ligji 7952 i faqosur - ve t etj/Ligji 7952 Per SISTEMIN...6 Neni 12 12.1 Institucionet arsimore publike bashkëpunojnë me prindërit për realizimin e detyrave të tyre. 12.2 Komuniteti

24