10
L I G J Nr. 8636, datë 6.7.2001 PËR ZONAT E LIRA Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I : KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Objekti i ligjit Ky ligj rregullon krijimin, funksionimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e zonave të lira, të drejtat dhe detyrimet e zhvilluesve, të përdoruesve dhe të subjekteve të tjerë që veprojnë në to, llojin e veprimtarive që kryhen brenda tyre, si dhe mënyrën e përcaktimit të trojeve e të kufijve. Neni 2 Përkufizime Për zbatimin e këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Ent” është Enti Kombëtar i Zonave të Lira, i cili organizohet dhe e ushtron veprimtarinë sipas dispozitave të këtij ligji. 2. “Këshill Drejtues” është Këshilli Drejtues i Entit Kombëtar të Zonave të Lira, i cili ushtron veprimtarinë sipas dispozitave të këtij ligji. 3. “Operator” është personi fizik ose juridik, privat ose shtetëror, vendas ose i huaj që vepron brenda kufijve të zonës së lirë me synim zhvillimin e veprimtarive të nevojshme për të nxitur, menaxhuar dhe administruar zonën e lirë në përputhje me marrëdhëniet kontraktuale midis tij dhe zhvilluesit. 4. “Përdorues” është personi fizik ose juridik, i liçencuar privat ose shtetëror, vendas ose i huaj, i cili investon dhe ushtron veprimtari ekonomike brenda zonës së lirë, sipas dispozitave të këtij ligji. 5. “Zonë e lirë” është një sipërfaqe e përcaktuar, e rrethuar dhe mbrojtur trojesh, ndërtesash dhe pasurish të tjera të paluajtshme të veprimtarive prodhuese, të tregtimit dhe të shërbimeve, që konsiderohenpjesë e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, por që është i ndarë nga ky territor në aspektin e politikave tatimore e tregtare, të detyrimeve të import-eksportit dhe rregullohet sipas dispozitave të këtij ligji. 6. “Zhvillues” është çdo person fizik ose juridik i liçencuar, privat ose shtetëror, vendas ose i huaj, i cili zhvillon dhe organizon ndërtimin dhe funksioniin e zonës së lirë, sipas dispozitave të kërij ligji.

Ligji Per Zonat+e+Lira

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ligji Per Zonat+e+Lira

L I G J

Nr. 8636, datë 6.7.2001

PËR ZONAT E LIRA

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I :

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit Ky ligj rregullon krijimin, funksionimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e zonave të lira, të drejtat dhe detyrimet e zhvilluesve, të përdoruesve dhe të subjekteve të tjerë që veprojnë në to, llojin e veprimtarive që kryhen brenda tyre, si dhe mënyrën e përcaktimit të trojeve e të kufijve.

Neni 2

Përkufizime Për zbatimin e këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Ent” është Enti Kombëtar i Zonave të Lira, i cili organizohet dhe e ushtron veprimtarinë sipas dispozitave të këtij ligji. 2. “Këshill Drejtues” është Këshilli Drejtues i Entit Kombëtar të Zonave të Lira, i cili ushtron veprimtarinë sipas dispozitave të këtij ligji. 3. “Operator” është personi fizik ose juridik, privat ose shtetëror, vendas ose i huaj që vepron brenda kufijve të zonës së lirë me synim zhvillimin e veprimtarive të nevojshme për të nxitur, menaxhuar dhe administruar zonën e lirë në përputhje me marrëdhëniet kontraktuale midis tij dhe zhvilluesit. 4. “Përdorues” është personi fizik ose juridik, i liçencuar privat ose shtetëror, vendas ose i huaj, i cili investon dhe ushtron veprimtari ekonomike brenda zonës së lirë, sipas dispozitave të këtij ligji. 5. “Zonë e lirë” është një sipërfaqe e përcaktuar, e rrethuar dhe mbrojtur trojesh, ndërtesash dhe pasurish të tjera të paluajtshme të veprimtarive prodhuese, të tregtimit dhe të shërbimeve, që konsiderohenpjesë e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, por që është i ndarë nga ky territor në aspektin e politikave tatimore e tregtare, të detyrimeve të import-eksportit dhe rregullohet sipas dispozitave të këtij ligji. 6. “Zhvillues” është çdo person fizik ose juridik i liçencuar, privat ose shtetëror, vendas ose i huaj, i cili zhvillon dhe organizon ndërtimin dhe funksioniin e zonës së lirë, sipas dispozitave të kërij ligji.

Page 2: Ligji Per Zonat+e+Lira

Neni 3

Qëllimi i krijimit të zonave të lira Qëllimi i krijimit të zonave të lira në Shqipëri është që të ndikohet për: a) zhvillimin e investimeve të reja në veprimtaritë e prodhimit për eksport; b) futjen e teknologjisë së përparuar; c) shpejtimin e lëvizjes së mallrave dhe kapitaleve; ç) hapjen e vendeve të reja të punës dhe të ardhura në valutë; d) përshpejtimin e zhvillimeve rajonale dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike të tregut shqiptar me atë ndërkombëtar.

Neni 4

Shpallja e zonave të lira 1. Në bazë të studimeve rajonale dhe të zhvillimit ekonomik të vendit, Enti, mbështetur në vendimin e Këshillit Drejtues, i paraqet Kryeministrit propozimin për krijimin e një zone të lirë. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, miraton rast pas rasti shpalljen e një zone të lira. 3. Shpallja e çdo zone të lirë përfshin: a) kufijtë e zonës së lirë; b) llojet e veprimeve që do të zhvillohen në të; c) proçedurat e krijimit dhe të funksionimit të zonës së lirë; d) Kohën e funksionimit të zonës së lirë. 4. Veprimtaria ekonomike e zonës së lira fillon pas pëëërfundimit të ndërtimit të kufijve rrethues, të portave të hyrjes e të daljes dhe të funksionimit të pikës doganore. 5. Çdo person fizik ose juridik ka të drejtë të kërkojë pranë Entit shpalljen zonë të lirë të një trualli ose pasurie të paluajtshme, sipas dispozitave të këtij ligji.

Neni 5

Veprimtaritë e lejuara në zonat e lira Në zonat e lira mund të kryhet çdo lloj veprimtarie ekonomike, që nuk cënon mjedisin, florën, faunën dhe pasuritë kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

KREU II

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I ZONAVE TE LIRA

Neni 6

Enti Kombëtar i Zonave të Lira 1. Për krijimin, zhvillimin, mbikqyrjen dhe kontrollin e zonave të lira organizohet dhe kryen veprimtarinë Enti Kombëtar i Zonave të Lira, i cili është person juridik me qëndër në Tiranë. 2. Enti ndjek të gjitha proçedurat ligjore që kanë të bëjnë me nxitjen, zhvillimin, mbikqyrjen dhe kontrollin e zonave të lira. 3. Organet drejtuese të Entit janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv.

Page 3: Ligji Per Zonat+e+Lira

4. Enti varet nga Këshilli i Ministrave.

Neni 7

Këshilli Drejtues 1. Këshilli Drejtues i Entit përbëhet nga 7 anëtarë, Kryetari i Këshillit Drejtues të Entit është anëtar i Këshillit të Ministrave. Kryetari i Këshillit Drejtues të Entit dhe Drejtori Ekzekutiv i Entit Kombëtar të Zonave të Lira emërohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të Kryeministrit. Këshilli Drejtues i Entit përbëhet nga: a) Zëvëndësministri i Financave; b) Zëvëndësministri që mbulon veprimtarinë e industrisë; c) Zëvëndësministri që mbulon veprimtarinë e tregtisë; ç) Drejtori i Përgjithshëm i Doganave; d) Kryetari Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë; dh) Drejtori Ekzekutiv i Entit Kombëtar të Zonave të Lira. Enti Kombëtar i Zonave të Lira kryen funksionet e sekretarisë së Këshillit Drejtues të Entit. 2. Këshilli i Ministrave bën zëvëndësimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues kur: a) janë në pamundësi fizike ose mendore për të kryer detyrat; b) ndryshojnë marrëdhëniet e punësimit me institucionin që e ka zgjedhur; c) dënohen me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjene një krimi; ç) japin dorëheqje.

Neni 8

Kompetencat e Këshillit Drejtues 1. Këshilli drejtues është organi më i lartë vendimarrës për drejtimin dhe funksionimin e Entit. Këshilli Drejtues e zhvillon veprimtarinë e vet përmes mbledhjeve të anëtarëve. Ai mblidhet sa herë është e nevojshme dhe jo më pak se një herë në tre muaj. 2. Kompetencat kryesore të Këshillit Drejtues janë: a) Organizon, vlerëson, programon dhe mbikëqyr të gjithë punën e Entit. b) Miraton dhe kontrollon buxhetin vjetor të Entit, duke vlerësuar veprimtarinë ekonomike të tij. c) Bën rekomandime në lidhje me strukturën organizative të Entit, të cilat nëpërmjet Entit i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave. ç) Shqyrton proçedurën e liçencimittë zhvilluesve dhe përdoruesve të zonave të lira dhe nëpërmjet Entit ia kalon për miratim Këshillit te Ministrave. d) Vlerëson kërkesat e zhvilluesve dhe të përdorueve për të ushtruar veprimtari në zonat e lira. dh) Bën rekomandime në lidhje me kërkesat për zhvilluesit dhe nëpërmjet Entit ia paraqet Këshillit të Ministrave. e) Miraton dhënien e liçencave të përdoruesit. ë) Shqyrton rregulloren e zonës së lirë dhe nëpërmjet Entit ia paraqet për miratim Këshillit të Ministrave. f) Mbikëqyr zbatimin e kushteve të liçencave dhe të kërkesave të kontratave nga zhvilluesit dhe përdoruesit.

Page 4: Ligji Per Zonat+e+Lira

Neni 9

Pagesat, shpërblimet dhe kufizimet për anëtarët e Këshillit Drejues 1. Pagesat dhe shpërblimet për Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Entit caktohen nga Këshilli i Ministrave. 2. Gjatë afatit të kryerjs së detyrave, asnjëri nga anëtarët e Këshillit Drejtues nuk lejohet të ushtrojë, drejtpërdrejt apo tërthorazi, veprimtari ekonomike në zonat e lira. Ky kufizim shtrihet edhe mbi pjesëtarët e tjerë të familjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues, të përcaktuar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 10

Struktura organizative e Entit Kombëtar të Zonave të Lira 1. Struktura organizative e Entit miratohet nga Këshilli i Ministrave. Veprimtaria e Entit mbështetet në Rregulloren e funksionimit të tij. 2. Drejtori ekzekutiv raporton para Këshillit Drejtues për veprimtarinë e Entit, përfaqëson Entinme të tretët dhe nënshkruan kantratat që lidhen me zhvilluesit.

Neni 11

Kompetencat e Entit Kombëtar të Zonave të Lira Enti, si organ ekzekutiv ka këto kompetenca: 1. Nxit dhe ndihmon zhvilluesit dhe përdoruesit për krijimin, zhvillimin, drejtimin dhe funksionimin e zonave të lira në Shqipëri. 2. Përgatit proçedurën e liçencimit të zhvilluesve dhe të përdoruesve në zonat e lira dhe ia paraqit për shqyrtim Këshillit Drejtues. 3. Pranon dhe vlerëson kërkesat e zhvilluesve që janë të interesuar të zhvillojnë zona të lira. I propozon Këshillit Drejtues kandidatët-zhvillues të një zone të lirë. 4. Pranon dhe vlerëson kërkesat e përdoruesve, të interesuar të zhvillojnë veprimtari ekonomike në një zonë dhe ia paraqet për miratim Këshillit Drejtues. 5. Mbikëqyr dhe kontrollon zhvillimin, funksionimin dhe drejtimin e zonës së lirë. 6. Bashkëpunon me institucionet qëndrore e vendore dhe me agjenci të tjera shtetërore, për të lehtësuar veprimtaritë e zhvilluesve dhe përdoruesve në zonat e lira. 7. Harton Rregulloren e Funksionimit të Zonave të Lira dhe ia paraqet për shqyrtim Këshillit Drejtues.

Neni 12

Rregulloret 1. Këshili i Ministrave miraton Regulloren e Funksionimit të Zonave të Lira, e cila përcakton proçedurat e përzgjedhjes së zhvilluesve, proçedurat e liçencimit të përdoruesve, detyrimet e zhvilluesve dhe të përdoruesve në zonat e lira dhe rregullat e funksionimit të Këshillit Drejtues. 2. Këshilli Drejtues miraton Regulloren e Funksionimit të Entit.

Page 5: Ligji Per Zonat+e+Lira

KREU III MARRËDHËNIET ME ZHVILLUESIT DHE PËRDORUESIT,

TAKSAT DHE LEHTËSITË

Neni 13

Trualli në zonën e lirë Ndërtimi i zonave të lira mund të bëhet në truall dhe në pasuri të tjera të paluajtshme, qofshin këto private ose shtetërore. Zhvilluesi, në të dyja rastet, miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Neni 14

Shpronësimi dhe garancia ndaj shpronësimit 1. Trualli dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, të nevojshme për krijimin, zhvillimin dhe funksionimin e një zone të lirë, mund të shpronësohen, në bazë të dispozitave ligjore në fuqi. 2. Ndërtimet në zonat e lira ose në zonat e lira të zhvilluara nga sektori privat nuk shpronësohen.

Neni 15

Zona e lirë në truall shtetëror Në rastin kur trualli ose pasuritë e tjera të paluajtshme janë në pronësi shtetërore: a) kandidati zhvillues i nënshtrohet proçedurës së tenderimit; b) zhvilluesi merr me qira truallin ose pasuritë e tjera të paluajtshme deri në 35 vjet dhe gëzon të drejtën e dhënies me nënqira për përdoruesit; c) zhvilluesi merr në konçesion truallin ose pasuritë e tjera të paluajtshme, sipas dispozitave të këtij ligji dhe të ligjit nr. 7973, datë 26.7.1995 “Për konçesionet” dhe gëzon të drejtën e dhënies me qira për përdoruesit.

Neni 16

Zona e lirë në truall privat

1. Në rastin kur trualli ose pasuritë e tjera të paluajtshme janë në pronësi private, kandidati zhvillues paraqet kërkesën pranë Entit për shpalljene zonës së lirë, pasi ka përcaktuar marrëdhniet me pronarin e tyre. 2. Marrëdhëniet që lindin ndërmjet zhvilluesit dhe pronarit të truallit ose pasurive të tjera të paluajtshme, nuk janë objekt i këtij ligji.

Neni 17

Legjislacioni i zbatueshëm Në zonat e lira zbatohet legjislacioni shqiptar.

Page 6: Ligji Per Zonat+e+Lira

Neni 18 **

Përjashtimet nga detyrimet fiskale 1. Mallrat që sillen në zonën e lirë nga personat e liçencuar dhe shërbimet që iu kryhen atyre brënda zonës së lirë përjashtohen nga detyrimet doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar. 2. Përjashtimi nga detyrimet doganore e tatimore, sipas pikës 1 të këtij neni, fillon që nga çasti i liçencimit. 3. Shfuqizuar.

Neni 19

Hyrja e mallrave dhe e shërbimeve në zonën e lirë 1. Mallrat që hyjnë në zonën e lirë dhe shërbimet që kryhen renda saj, përfitojnë përjashtimet e përmendura në këtë ligj. 2. Mallrat që hyjnë në zonën e lirë i nënshtrohen kontrollit doganor në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe rregullat e zbatimit të tij. 3. Mallrat, që sillen në zonën e lirë nga një pjesë tjetër e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë në tranzit në zonën e lirë, përfitojnë të gjitha lehtësitë që zbatohen për mallrat e eksportit. 4. Shërbimet e infrastrukturës që ofrohen nga pjesa tjetër e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë për zhvilluesit dhe përdoruesit e liçencuar brenda zonës së lirë, përfitojnë të gjitha lehtësitë që zbatohen për eksportin e shërbimeve.

Neni 20

Dalja e mallrave dhe shërbimeve nga zona e lirë 1. Mallrat që dalin nga një zonë e lirë mund të jen: a) eksporte ose rieksporte, kur dalin jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë; b) hyrje në pjesën tjetër të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë. 2. Mallrat që hyjnë nga zonat e lira në pjesën tjetër të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë tranzit për një shtet tjetër: a) hidhen në qarkullim të lirë në pjesën tjetër të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet e importit. Kur këto mallra janë përftuar nga përpunimi në zonën e lirë, me përbërës nga tregu i brendshëm, vlera e këtyre përbërësve zbritet nga vlera e produkteve të përftuara prej tyre përsa i përket detyrimeve doganore. Taksat dhe tatimet e tjera zbatohen mbi vlerën e plotë; b) futen në njërën nga proçedurat e tjera doganore ose lloje të tjera destinacioni doganor. 3. Origjina e mallrave, që dalin nga zona e lirë, përcaktohet në përputhje me Kodin Doganor të Republiës së Shqipërisë.

Page 7: Ligji Per Zonat+e+Lira

Neni 21

Mallrat për përdorim vetjak në zonën e lirë Mallrat që vendosen në zonën e lirë për përdorim ose konsum vetjak u nënshtrohen të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore para hyrjes në zonën e lirë.

Neni 22

Vendosja e mallrave brenda zonës së lirë 1. Në zonat e lira hyjnë të gjitha mallrat pavarësisht nga natyra, cilësia. origjina, prejardhja ose vendmbërritja e tyre, përveç atyre për të cilat ndalohet nga autoritetet përkatëse importimi, eksportimi ose tranzitimi nëpër territorin doganor të Republikës së Shqipërisë. 2. Kur mallrat që kanë hyrë në një zonë të lirë humbasin pa një shpjegim të arsyeshëm, drejtoria e doganës së zonës të lirë i kërkon subjektit të paguaj detyrimin për këto mallra sipas tarifave në fuqi në kohën e hyrjes në zonë dhe shtesën e ndonjë gjobe të detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 23

Pagesat Pagesat, që lidhen me veprimtarinë e personave fizikë dhe juridikë që veprojnë brënda zonës së lirë, mund të kryhen me monedhën e vendit ose me monedhë të huaj.

KREU IV LIÇENCAT

Neni 24

Liçencimi

1. Asnjë person fizik ose juridik nuk mund të ndërtojë, të zhvillojë, të verë në funksionim ose të drejtojë një zonë të lirë pa liçencën e zhvilluesit, të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të lëshuar nga Enti. 2. Asnjë person fizik ose juridik nuk mund të ushtrojë veprimtari ekonomike pa liçencën e përdoruesit, të miratuar dhe të lëshuar nga Enti.

Neni 25

Paraqitja e kërkesës për liçencë

1. Çdo person fizik ose juridik mund të paraqesë kërkesën për liçencë zhvilluesi ose përdoruesi. Paraqitja e kërkesës për liçencë zhvilluesi ose përdoruesi duhet të bëhet me shkrim dhe t’i adresohet Entit dhe të shoqërohet me të gjitha të dhënat e kërkuara prej tij. 2. Çdo person fizik ose juridik i liçencuar mund të parqesë kërkesën për t’u riliçencuar ose për të përsëritur liçencën, sipas proçedurave përkatëse.

Page 8: Ligji Per Zonat+e+Lira

Neni 26

Dhënia e liçencës 1. Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave, për dhënie ose heqje të liçencës zhvilluesit, Këshilli Drejtues jep ose jo liçencën cilitdo personi fizik ose juridik që ka paraqitur kërkesën për të zhvilluar dhe për të vënë në funksionim ose drejtuar një zonë të lirë. 2. Këshilli Drejtues i jepose jo liçencën e përdoruesit çdo personi fizik ose juridik që ka paraqitur kërkesën, për të ushtruar veprimtari të lejuar në një zonë të lirë.

Neni 27

Kushtet që i bashkëlidhen liçencën 1. Këshilli Drejtues, me miratimin e Këshillit të Ministrave, mund t’i bashkëlidhë liçencës së zhvilluesit kushte që ai i gjykon të nevojshme. Kushtet specifikohen në kontratë. 2. Këshilli Drejtues mund t’i bashkëlidhë liçencës së përdoruesit kushte, të cilat ai i gjykon të nevojshme. Kushtet specifikohen në kontratë. 3. Liçencat e zhvilluesit dhe të përdoruesit nuk tjetërsohen.

Neni 28

Heqja ose ndryshimi i liçencës 1. Këshilli Drejtues, me miratimin e Këshillit të Ministrave, ia heq liçencën zhvilluesit kur: a) pushon së vepruari zona e lirë; b) vërtetohet se i liçencuari nuk respekton kushtet e liçencës; c) vërtetohet se i liçencuari ka kryer shkelje të ligjeve doganore ose të rregullores së zonës së lirë; ç) shpallet falimentimi i të liçencuarit; d) vërtetohet se i liçencuari nuk ka shlyer detyrimet ndaj shtetit; dh) mbaron afti i liçencës dhe nuk është bërë kërkesë për liçencim; e) një institucion shtetëror kontrolli kërkon heqjen e liçencës. 2. Këshilli Drejtues ia heq liçencën përdoruesit ku: a) pushon së vepruari zona e lirë; b) vërtetohet se i liçencuari nuk respekton kushtet e liçencës; c) vërtetohet se i liçencuari ka kryer shkelje të ligjeve doganore ose të rregullores së zonës së lirë; ç) shpallet falimentimi i të liçencuarit; dh) mbaron afti i liçencës dhe nuk është bërë kërkesë për liçencim; e) i liçencuari vendos të largohet nga zona e lirë me kërkesën e tij; ë) një institucion shtetëror kontrolli kërkon heqjen e liçencës. 3. I liçencuari duhet të marrë njoftim nga Enti 30 ditë përpara heqjes së liçencës së zhvilluesit ose përdoruesit për arsyet e këtij vendimi. 4. Këshilli Drejtues, me miratimin e Këshillit të Ministrave, ndryshon kushtet e liçencës së zhvilluesit me kërkesën e vetë zhvilluesit. 5. Këshilli Drejtues mund të ndryshojë kushtet e liçencës së përdoruesit me kërkesën e vetë përdoruesit.

Page 9: Ligji Per Zonat+e+Lira

Neni 29

Regjistri i Liçencave Enti mban një regjistër për liçencat e lëshuara për zhvilluesit dhe përdoruesit, ku shënohet emri i të liçencuarit, biznesi ose veprimtaria e lejuar me liçencë dhe kushtet që i bashkëlidhen liçencës.

KREU V DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Neni 30

Kontabiliteti

1. Subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike në zonën e lirë, mbajnë kontabilitet në bazë të dispozitave të ligjit nr.7661, datë 19.1.1993 “Për kontabilitetin” dhe të kërkesave të doganës, si dhe zbatojnë dispozitat për kontrollin ligjor të llogarive. 2. Ky kontabilitet vihet në dispozicion të organeve doganore dhe tatimore, për të ushtruar kontroll sa herë që këto të fundit e shohin të nevojshme.

Neni 31

Financimi

1. Enti Kombëtar i Zonave të Lira financohet nga buxheti i shtetit. Përveç financimit nga buxheti, Enti mund të përdorë edhe: a) pagesat e arkëtuara për dhënien e liçencave: b) pagesat e parashikuara nga kontratat e lidhura me personat fizikë dhe juridikë që veprojnë në zonat e lira; c) të ardhura të tjera. 2. Mënyra e ndarjes së të ardhurave në favor të Entit të realizuara nga burimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 32

Bashkëpunimi me autoritetet doganore dhe tatimore

Enti bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Neni 33

Ushtrimi i kompetencave

Këshilli Drejtues i Entit Kombëtar të Zonave të Lira, i caktuar sipas ligjit nr.8072, datë 15.2.1996 “Për zonat e lira”, do të ushtrojë kompetencat e parashikuara në këtë ligj deri në emërimin e Këshillit të ri Drejtues, sipas nenit 6 të këtij ligji.

Neni 34

Page 10: Ligji Per Zonat+e+Lira

Zbatimi Ngarkohet Enti Kombëtar i Zonave të Lira, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij ligji.

Neni 35

Zgjidhja e mosmarrveshjeve

Në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet përdoruesit dhe zhvilluesit ose organizmave të tjerë, palët bëjnë të gjitha përpjekjet për zgjidhje me bisedime. Në rast të kundërt palët i drejtohen, sipas rastit, gjykatës kompetente e cila ka në juridiksion zonën e lirë ose Qëndrës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investime (konventa ICSID).

Neni 36

Shfuqizim

Ligji nr.8072, datë 15.2.1996 “Për zonat e lira” shfuqizohet.

Neni 37

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.2709, datë 28.7.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.** Ndryshuar me Ligjin 8725, datë 26.12.2000.