12
Nentor 2016; Nr. 11(335) 1 PËRVJETORI ORGANIZATA E BASHKUAR E VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR (OBVL) GAZETË PERIODIKE. NR.11 (335) NENTOR 2016 ÇMIMI: 30 LEKË Kryeredaktor: Halil RAMA ; Zv/Kryeredaktor: Sakip Cami Email: [email protected] / website: WWW.VETERANIOBVL.ORG HISTORIA KULTURË 72 VJETORI I ÇLIRIMIT – SHQIPTARËT, KRENARË PËR LUFTËN ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIM- TARE BRIGADA PARTIZANE QË U INAGURUA DITËN E PAVARËSISË HALIL RAMA PROMOVON LIBRIN E DHJETË, MONOGRAFI KUSHTUAR LIRI BELISHOVËS KLUBI ATDHETAR « BASHKIMI I DIBRËS SË MADHE” DHE ROLI I TIJ PER PER- HAPJEN E ARSIMIT SHQIP LIRI BELISHOVA NË TRI KOHË DOSSIER FJALA KOSOVË SHËNDETI IN MEMORIAM Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfidoi diktaturën FAQE 7 FAQE 8 FAQE 3 FAQE 12 FAQE 10 FAQE 6 FAQE 11 Nga EDIP OHRI Rrahman PARLLAKU U PËRKUJTUA 74 VJETORI I THEMELIMIT TË ARADHES SË PARË SHQIPTARE PARTIZANE “ZENEL HAJDINI” Mbi terapitë e reja në trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare NgaBashkim Hisari Dr.Leonidha PEPPO Nga Sakip CAMI Drejtuesit e OBVL, homazhe në nderim të shkrimtarit të madh që lë pas një vepër të ndritur Teodor Laço, mjeshtër i prozës shqipe Shkrimtari, dramaturgu, skenaristi, politikani dhe diplomati, Laço ndërroi jetë më 15 Tetor, në orët e para të mëngjesit, në moshën 80 vjeçare, Brigada e Dytë Sul- muese dha mbi 85 dëshmorë në altarin e lirisë gjatë LANÇ të popullit shqiptar Prof.Dr.Ana Lalaj FAQE 2 Kreu i OBVL hedh dritë mbi të vërtetën e akuzave ndaj Belishovës. Parllaku: Enver Hoxha godiste gjithmonë më të fortët NDËRKOMBËTARIZIMI I ÇËSHTJES ÇAME DHE ARBITRARITETI I PALËS GREKE Halil RAMA Organizata e Bashkuar e Vet- eranëve të LANÇ (OBVL) për- shëndet qëndrimin e PDIU, e cila Çështjen Çame e ka gurin e themelit të ekzistencës së saj politike. Në unison me qëndrimin konstant të kësaj force politike, OBVL vlerëson zhvillimet pozitive në këndvështrimin e zgjidhjes së Çështjes Çame, si rezultat i ndër- kombëtarizimit të kësaj çështje. Kjo për faktin se tashmë, Çësht- ja Çame ka hyrë në axhendën e Brukselit dhe është shtruar për zgjidhje. Komisioneri Johanes Hahn e tha qartë dhe shkoqur që Çështja Çame është një çështje e të drejtave të njeriut dhe i takon Greqisë dhe Shqipërisë të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhjet e duhura. “Pa dyshim që ky është një nga zhvillimet kulmore të ndër- kombëtarizimit të Çështjes Çame dhe falë një aktiviteti të lavdërue- shëm dhe të palodhur të aktiv- istëve, politikanëve të Çështjes Çame, por edhe të diplomacisë shqiptare, sot kemi mbërritur këtu në një majë që ndoshta nuk na shkonte as ndër mend, kur re- alizuam kongresin e partisë pak muaj më parë”, është shprehur kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ashtu si numri dy i legjislativ- it shqiptar, edhe kreu i OBVL-së, Rrahman Parllaku -Hero i Pop- ullit dhe Nderi i Kombit, falen- deron Komisionerin Hahn, stafin e tij profesional, për përfshirjen hapur dhe qartë të Çështjes Çame në axhendën e bisedimeve Athinë-Tiranë. Në Akademinë Jubilare me rastin e 90-vjetorit të ditëlindjes së Znj.Belishova ishin të pranishëm ish-Presidenti i RSH, Alfred Moisiu, Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina, Presidenti i PDIU, deputeti Tahir Muhedini, Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj, Prof.Dr.Pas- kal Milo, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, Kryetari i Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Zija Mulhaxha, Sekretarja për Mar- rdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, si dhe dhjetra personalitete të tjera të artit dhe kulturës sonë kombëtare Ikona të skenës dhe ekranit në promovimin e librit “Liri Belishova, gruaja që sfidoi diktaturën” FAQE 12 FAQE 4

Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335) 1

PËRVJETORI

ORGANIZATA E BASHKUAR E VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR (OBVL)

GAZETË PERIODIKE. NR.11 (335) NENTOR 2016 ÇMIMI: 30 LEKË

Kryeredaktor: Halil RAMA ; Zv/Kryeredaktor: Sakip Cami Email: [email protected] / website: WWW.VETERANIOBVL.ORG

HISTORIA KULTURË

72 VJETORI I ÇLIRIMIT – SHQIPTARËT, KRENARË PËR LUFTËN ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIM-TARE

BRIGADA PARTIZANE QË U INAGURUA DITËN E PAVARËSISË

HALIL RAMA PROMOVON LIBRIN E DHJETË, MONOGRAFI KUSHTUAR LIRI BELISHOVËS

KLUBI ATDHETAR « BASHKIMI I DIBRËS SË MADHE” DHE ROLI I TIJ PER PER-

HAPJEN E ARSIMIT SHQIP

LIRI BELISHOVA NË TRI KOHË

DOSSIER

FJALA

KOSOVË

SHËNDETI

IN MEMORIAM

Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën

FAQE 7

FAQE 8

FAQE 3 FAQE 12

FAQE 10

FAQE 6

FAQE 11

Nga EDIP OHRIRrahman PARLLAKU

U PËRKUJTUA 74 VJETORI I THEMELIMIT TË ARADHES

SË PARË SHQIPTARE PARTIZANE “ZENEL HAJDINI”

Mbi terapitë e reja në trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare

NgaBashkim Hisari

Dr.Leonidha PEPPO

Nga Sakip CAMI

Drejtuesit e OBVL, homazhe në nderim të shkrimtarit të madh që lë pas një vepër të ndritur

Teodor Laço, mjeshtër i prozës

shqipe Shkrimtari, dramaturgu, skenaristi, politikani dhe diplomati, Laço ndërroi jetë më 15 Tetor, në orët e para të mëngjesit, në moshën 80 vjeçare,

Brigada e Dytë Sul-

muese dha mbi 85

dëshmorë në altarin

e lirisë gjatë LANÇ të

popullit shqiptar

Prof.Dr.Ana Lalaj

FAQE 2

Kreu i OBVL hedh dritë mbi të vërtetën e akuzave ndaj Belishovës. Parllaku: Enver Hoxha godiste gjithmonë më të fortët

NDËRKOMBËTARIZIMI I ÇËSHTJES ÇAME DHE ARBITRARITETI I PALËS

GREKE

Halil RAMA

Organizata e Bashkuar e Vet-eranëve të LANÇ (OBVL) për-shëndet qëndrimin e PDIU, e cila Çështjen Çame e ka gurin e themelit të ekzistencës së saj politike. Në unison me qëndrimin konstant të kësaj force politike, OBVL vlerëson zhvillimet pozitive në këndvështrimin e zgjidhjes së Çështjes Çame, si rezultat i ndër-kombëtarizimit të kësaj çështje. Kjo për faktin se tashmë, Çësht-ja Çame ka hyrë në axhendën e Brukselit dhe është shtruar për zgjidhje. Komisioneri Johanes Hahn e tha qartë dhe shkoqur që Çështja Çame është një çështje e të drejtave të njeriut dhe i takon Greqisë dhe Shqipërisë të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhjet e duhura.

“Pa dyshim që ky është një nga zhvillimet kulmore të ndër-kombëtarizimit të Çështjes Çame dhe falë një aktiviteti të lavdërue-shëm dhe të palodhur të aktiv-istëve, politikanëve të Çështjes Çame, por edhe të diplomacisë shqiptare, sot kemi mbërritur këtu në një majë që ndoshta nuk na shkonte as ndër mend, kur re-alizuam kongresin e partisë pak muaj më parë”, është shprehur kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Ashtu si numri dy i legjislativ-it shqiptar, edhe kreu i OBVL-së, Rrahman Parllaku -Hero i Pop-ullit dhe Nderi i Kombit, falen-deron Komisionerin Hahn, stafi n e tij profesional, për përfshirjen hapur dhe qartë të Çështjes Çame në axhendën e bisedimeve Athinë-Tiranë.

• Në Akademinë Jubilare me rastin e 90-vjetorit të ditëlindjes së Znj.Belishova ishin të pranishëm ish-Presidenti i RSH, Alfred Moisiu, Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina, Presidenti i PDIU, deputeti Tahir Muhedini, Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj, Prof.Dr.Pas-kal Milo, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, Kryetari i Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Zija Mulhaxha, Sekretarja për Mar-rdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, si dhe dhjetra personalitete të tjera të artit dhe kulturës sonë kombëtare

Ikona të skenës dhe ekranit në

promovimin e librit “Liri Belishova,

gruaja që sfi doi diktaturën” FAQE 12FAQE 4

Page 2: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335)2

HISTORIA

Rrahman PARLLAKU*

Këtë nëntor Shqipëria feston 72 vjetorin e çlirimit të Atdheur nga ok-upatori nazifashit. Ne shqiptarët kemi të drejtë të krenohemi për Luftën e lavdishme, Antifashiste Nacionalçlir-imtare që çoi në çlirimin e vendit nga okupatorët nazifashitë. Ne krenohe-mi sepse me luftën e sakrifi cat mbin-jerëzore, dhe gjakun e dhjetra mijëra dëshmorëve u bëmë pjesë e bllokut antifashist të popujve të botës, të kryesuar nga aleanca anglo-sovje-to-amerikane.

Në momentin historik populli shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Ma-qedoni, Mal të Zi e kudo që jetonte në trojet e tij etnike u bashkua me forcat e lirisë kundër atyre të errë-sirës. Në bazë të kësaj lufte e sakrifi -cave që bëmë, ne siguruam jo vetëm pavarësinë e Shqipërisë por të drejtën e shqiptarëve në Kosovë për vetëven-dosje e të shqiptarëve kudo që jetojnë, të drejtën për të qëndruar në trojet e tyre etnike. Kjo ishte fi torja e dytë më e madhe në historinë tonë kom-bëtare, pas shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit në Vlorë.

Në Luftën e Dytë Botërore gjithë populli shqiptar ishte në rrezik. Shqipëria mund të humbiste pa-varësinë. Populli shqiptar i Kosovës e ai i shqiptarëve të tjerë në trojet e tyre etnike mund të shpënguleshin nga trojet e tyre e të pësonin fatin e atyre shqiptarëve që u dëbuan me forcën e armëve nga serbët në vitet 1870-1880 nga zonat e Nishit, Vranjës, Prokupjes, Leskocit etj dhe të popullit çam.

Ky rrezik vinte sepse pushtuesit italianë erdhën me parullën e bash-kimit të shqiptarëve nën kurorën e Viktor Emanuelit; krijuan qeverinë kuislinge për ti dhënë pamjen e një shteti të pavarur dhe me shkatërrim-in e Jugosllavisë dolën me parullën e Shqipërisë së Madhe. Në këtë mënyrë u përpoqën ta lidhin popullin tonë me bllokun fashist.

LUFTA NACIONALÇLIRIMTARE PËRFSHIU GJITHË SHQIPËRINË

Të njejtën rrugë ndoqi edhe Gjer-mania Naziste pas kapitullimit të Italisë duke mbledhur një Asamble Tradhtare që e shpalli Shqipërinë të Pavarur, pasi gjermanët kishin deklaruar se “ne jemi kalimtarë dhe Shqipëria do të jetë e pavarur!”. Vetëkuptohet, pavarësi me nazistët brenda në Shqipëri!.

Me këto parulla ata u përpoqën ta joshnin popullin shqiptar, ta mbanin të lidhur me ta dhe me ndihmën e kuislingëve bashkëpunëtorë të tyre ta vinin në interes të tyre kundër Luftës

72 vjetori i çlirimit – Shqiptarët, krenarë për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare• Populli ynë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo në trojet

etnike është krenar se iu bashkua në Luftë Aleancës së Madhe Antifash-

iste të Popujve. E çliruam Shqipërinë pa ndërhyrjen direkte të forcave

aleate por edhe dhamë kontribut të çmuar në këtë Luftë.

• Ne shprehim falenderimet tona për ndhmën që dhanë

Aleatët e Mëdhenj: Anglia, Bashkimi Sovjetik e SHBA

që shkatërruan bishën nazifashiste e u siguruan popujve

lirinë.

Antifashiste Nacionalçlirimtare.Po të mos kishte fi lluar e zhvillo-

hej Lufta Nacionalçlirimtare, kom-bi shqiptar do të kishte shkuar në humnerë bashkë me nazifashistët dhe do të ishin plotësuar lakmitë gra-bitqare sllavo-greke për copëtimin edhe të shtetit shqiptar, për të cilat punonin edhe qeveritë mbretërore greko-serbe në egzil.

Ishte zhvillimi i Luftës Nacionalçlir-imtare që përfshiu gjithë Shqipërinë dhe që vetëm brenda vitit 1942 ishin krijuar 22 çeta partizane nga Konisp-oli në Jug deri në Malësinë e Gjakovës në Veri, jehona e kësaj lufte bëri që ministrat e jashtëm të Anglisë-Iden, i Bashkimit Sovjetik, Mollotov dhe i SHBA-Hell në Dhjetor 1942 të bënin deklaratën “që dëshëronin ta shihnin Shqipërinë të çliruar nga zgjedha ital-iane dhe të vendoset pavarësia e saj. Forma e regjimit dhe e qeverisë që do të vendoset në Shqipëri do të jetë një çështje që do ta vendosë vetë populli shqiptar në fund të luftës”.

Megjithëse në këtë deklaratë qeve-ria angleze mbante një rezervë kur shprehej se “e sheh çështjen e kufi jve shqiptarë pas Luftës si një çështje që duhet të merret në shqyrtim në Kon-ferencën e Paqes”. Kjo deklaratë ishte mbështetje për qeveritë greko-jugosl-lave në egzil që përgatisnin plane për copëtimin e Shqipërisë.

Por Lufta Nacionalçlirimtare kishte marrë zhvillime të vrullshme që me krijimin e reparteve sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe me krijimin e Shtabit të Përgjith-shëm me 10 Korrik 1943, ky shtab mori në drejtim dhe çentralizoi ve-primet luftarake duke u shtuar go-

ditjet kundër pushtuesve u krijuan zona të lira. Në këto momente aleatët e në radhë të parë anglezët dërguan përfaqësuesit e tyre pranë Shtabit të Përgjithshëm të cilët ndiqnin nga afër Luftën tonë dhe u bindën se e vetm-ja forcë ushtarake e organizuar në Shqipëri që bënte Luftë të vendosur kundër pushtuesve nazifashistë ishte Ushtria Nacionalçlirimtare. Pas kësaj bindje ata i shtuan misionet e tyre në Shqipëri dhe fi lluan të na ndihmojnë me armatime e materiale luftarake, megjithëse shumë të kufi zuara për shtimin e zgjerimine Ushtrisë sonë gjatë viteve 1943-1944.

Nga ana tjetër, përfaqsuesit e ush-trive aleate bënë të gjitha përpjekjet për ti bashkuar e futur në luftë forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar e Le-galitetit, por nuk patën sukses.

LANÇ, LUFTA E SAKRIFICAVE TË MËDHA

Ushtria Nacionalçlirimtare pasi theu me sukses Operacionin më të Madh të Forcave Naziste e bash-këpunëtorëve të tyre në dimrin e egër të viteve 1943-1944 e kish çliruar hapësira të mëdha të vendit, krijoi kushte për mbajtjen e Kongresit An-tifashist në qytetin e çliruar të Përme-tit. Nga ky Kongres doli komiteti An-tifashist me atributet e një qeverie provizore. Pas Kongresit u bënë ndry-shime në organizimin e Ushtrisë. Ajo kaloi nga formacionet e Brigadave në ato të Njësive të Mëdha të Divizione-ve e Koparmatave, të afta për të kryer operacione operative strategjike në të gjitha hapësirat e vendit.

Me thyerjen e operacionit gjerman

të Qershorit ’44, i fundit i ndërmarrë nga nazistët në vendin tonë, në korrik 1944 forcat e Divizionit të Parë kaluan në mësymje për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut, dhe me çlirimin e Matit, të Dibrës e të Lumës, Briga-da e Pestë u shkëput nga varësia e Divizionit të Parë dhe së bashku me Brigadën e Tretë morën urdhër të ka-lojnë në Kosovë për të ndihmuar në çlirimin e saj.

Detyra kryesore që na ngarkon-te Shtabi i Përgjithshëm ishte që në bashkëveprim të ngushtë me forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës të godisnim pa ndërprerje forcat naziste e të shpejtonim çlirim-in e Kosovës; të ndihmonin që rinia kosovare të merrte pjesë masive në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, me qëllim që Kosova të bëhej pje-stare e aleancës antifashiste të popu-jve që luftonin kundër nazistëve dhe në këtë mënyrë të fi tonte të drejtën për vetëvendosje; të ndihmonim për ngritjen e Këshillave Nacionalçlir-imtare në zonat e çliruara. Për real-izimin e këtyre detyrave e drejtimin e veprimeve lufarake u krijua Shtabi i përbashkët Operativ i dy Brigadave dhe Forcave të Kosovës, i përbërë nga Fadil Hoxha-komandant i Ush-trisë Nacionalçlirimtare të Kosovës, Shefqet Peçi – komandant i Bvrigadës së Pestë dhe Hulusi Spahiu-Koman-dant i Brigadës së Tretë.

Megjithë rezistencën e ashpër të forcave naziste e të mbeturinave të Divizionit ESS Skënderbeg për të mbajtur qytetet Prizren, Gjakovë e Pejë e për të siguruar tërheqjen e shpejtë e të organizuar të reparteve naziste për në Frontin Perëndimor kundër forcave aleate, forcat tona i mundën e i shpartalluan nazistët me luftime shumë të ashpra që u zhvil-luan në Gjakovë e sidomos në Junik e Deçan. Në këto luftime Brigada e Tretë ka pas humbjet më të rënda në historinë e saj luftarake; 32 të vrarë e shumë të plagosur. Edhe armiku pati humbje të rënda-shumë të vrarë e të plagosur; zumë me sa më kujtohet rreth 30 rob nga forcat e Divizionit Skënderbeg pasi kishin nxjerrë nga rrethimi komandanët e tyre nëpërm-jet një çepengu. Mes tyre kishin qenë Rexhep Deva, Demali Pozhari, një ofi cer gjerman e të tjerë. Partizanët tanë, të zemëruar nga humbjet e shokëve të tyre kërkonin me këm-bëngulje pushkatimin e robërve. Me shumë vështirësi i bindëm ti lirojmë, pasi ne nuk kishim shkuar në Kosovë për të vrarë vëllezërit tanë po për çlir-imin e tyre. Atyre u morëm armët e i liruam duke i porositur të mos shko-nin prapë në shërbim të armikut e të

(Vijon ne faqen 3)

Page 3: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335) 3

FOKUS

HALIL RAMA

• Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ (OBVL) mbështet deputetët e PDIU-së të cilët kanë kërkuar me forcë në Kuvend që Çështja Çame as mos të zbehet, as mos të fshihet mes rreshtave, por të thuhet qartë atje në qendër të bisedimeve dyp-alëshe të të gjitha niveleve, ashtu si rekomandon edhe Brukseli.

(Vijon nga fq.1)

Po ashtu, gjeneral Parllaku fal-enderon ministrin e Punëve të jashtme, Ditmir Bushati për punën e madhe që ka bërë, por edhe për qëndrimin e tij të pathyeshëm ndaj kundërshtive që ka hasur si në Athinë, por edhe në Tiranë nga shumë elementë politikë dhe mediatikë. Shtruarja për zgjidhje e Çështjes Çame nga Kancelar-itë e Perëndimit vjen si rezultat i vizionit perëndimor të z.Idrizi dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët me guxim, mënçuri e largpamësi e shtruan këtë çështje në të gjitha takimet me përfaqësues të rëndë-sishëm ndërkombëtarë.

Në këtë axhendë të ngjeshur diplomatike, numri një i PDIU, z.Idrizi, njëherësh edhe ndër dre-jtuesit kryesorë të legjislativit shqiptar, ka patur dhe do të ketë kurdoherë mbështetjen e veter-anëve të OBVL dhe të gjithë pop-ullit shqiptar. Madje, siç shpre-het me të drejtë z.Idrizi, tashmë, shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë kuptuar se Çështja Çame nuk është pronë e një krahine të vetme, e Çamërisë sonë, por e të gjithë shqiptarëve.

vriteshin vëlla me vëlla siç ndodhi në ato luftime.

Duhet ta pohojmë se prej asaj dite, pushkë kosovari nuk qëlloi më kundër nesh. Luftimet për çlirimin e Deçanit, Pejës e gjithë Rrafshit të Dukagjinit përfunduan me 17 nën-tor 1944. Na vjen keq kur dëgjojmë a shkruhet në ndonjë gazetë se forcat tona kanë vrarë njerëz të pafajshëm në Kosovë. Unë pohoj se kjo nuk ka ndodhur në asnjë rast, përveç kur jemi bdodhur ballë për ballë në luf-time. Nuk e di a jeton ndonjë nga të liruarit të jetë dëshmitar i kësaj.

LUFTA E BRIGADAVE TONA PËR ÇLIRIMIN E KRAHINAVE TË KOSOVËS DHA NDIHMESË PËR PJESËMARRJEN E DJEMVE TË

SAJ NË LUFTË

Pjesëmarrja masive në Luftën Nacionalçlirimtare e popullit të Kosovës nën drejtimin e Fadil Hox-hës e shokëve të tij ka qenë vendim-tare. Ajo bëri të dështojnë planet e Çubrolloviçit që i kishte servirur ko-mandës së Ushtrisë Jugosllave për spatrtimin etnik të shqiptarëve nga

trojet e tyre.Arkitekt i mendimit shovinist

serb Vasaçubrolloviçi me elabora-torin e tij të dytë të vitit 1944 jepte direktivën politike se paskësh ardh momenti i përshtatshëm për ti larë hesapet me shqiptarët njëherë e përgjithmonë; se për ti dëbuar nga trojet e tyre......”asnjëherë ne nuk kemi pasur kushte më të favorshme”. “Luftrat,-vazhdon më tej ai, janë mo-menti më i përshtatshëm për zgjidh-jen e këtyre problemeve”. Ai shpreh bindjen se “aleatët tanë do të na kup-tojnë dhe do të plotësojnë dëshirat tona, veçanërisht një shpresë të mad-he kemi tek Bashkimi Sovjetik vëlla”. Dhe në fund ideollogu shovinist serb jepte direktivën për ushtrinë “Ushtria gjatë operacioneve luftarake duhet të spastrojë në mënyrë të planifi kuar e pa mëshirë pakicat kombëtare shqip-tare”.

Edhe Konferenca e Tre të Mëdhen-jve (Çurçill-Stalin-Rustevlt) u jepte të drejtë shteteve fi tuese në luftë për shpërnguljen e pakicave kombëtare që ishin bashkuar me bllokun fash-ist. Shembull konkret ishin Ruma-nia që iu shkëput një republikë e tërë-Moldavia nga trojet e veta, pa llogaritur shpërnguljen e më se dh-

jetë milionë gjermanëve nga Prusia, Krakovia, etj....

Platforma politike dhe ushtarake e Çubrolloviçit, e mbajtur sekret nga Beogradi për çështjen e Kosovës u dogj nga 55 mijë djemtë e saj që morën pjesë në Luftë dhe mijëra dëshmorëve kosovarë që dhanë jetën duke luftuar përkrah forcave antifashiste të botës.

Lufta e Brigadave tona për çlirimin e krahinave të Kosovës dha ndihmesë për pjesëmarrjen e djemve të saj në Luftë.

Me largimin e Brigadave tona nga Kosova, në drejtim të Sanxhakut e Bosnjës, forcat serbo-sllave përfshi dhe ato çetnike u përpoqën të vënë në zbatim planin e Çubrolloviçit, por ishte vonë. Forcat shqiptare ishin të armatosura; ata bënë qëndresë të fortë duke luftuar për jetë a vdekje nën komandën e Shaban Palluzhës. Krimet qenë të rënda, por planet e Çubrolloviçit nuk u realizuan. Shqip-tarët mbetën përjetë në trojet e tyre etnike. Forcat e dy Divizioneve tona e vazhduan luftën në tokat e Jugosl-lavisë, duke dhënë ndihmesën e tyre, jo vetëm në çlirimin e krahinave të Malit të Zi, Sanxhakut e Bosnjës por edhe duke penguar, dëmtuar e vonu-ar forcat naziste që përpiqeshin të

tërhiqeshin me shpejtësi e në mënyrë të organizuar për në Frontin e Perën-dimit, për të luftuar kundër forcave aleate që kishin zbarkuar në Francë. Luftimet e forcave tona në këto vende janë zhvilluar në kushte tepër të vështira, të një dimri që u kujtonte atë të dimrit ’43-’44 në Shqipëri, me mungesë të theksuar në ushqime e mjete të tjera të jetesës. Por ata e kryen me nder detyrën. Dua t’iu ku-jtoj se në këto luftime kanë rënë afër 600 dëshmorë të dy divizioneve tona. Ky ishte edhe një kontribut i veçantë në Luftën Antifashiste.

Populli ynë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo në trojet etnike është krenar se iu bashkua në Luftë Aleancës së Madhe Antifashiste të Popujve; E çliruam Shqipërinë pa ndërhyrjen direkte të forcave aleate por edhe dhamë kontribut të çmuar në këtë Luftë.

Patjetër, ne shprehim falenderimet tona për ndhmën që dhanë Aleatët e Mëdhenj: Anglia, Bashkimi Sovjetik e SHBA që shkatërruan bishën nazi-fashiste e u siguruan popujve lirinë.

Lavdi dëshmorëve të Kombit tonë të të gjitha Luftrave çlirim-tare.

OBVL mbështët axhendën diplomatike të drejtuesve të PDIU në funksion të zgjidhjes së Çeshtjes Çame

NDËRKOMBËTARIZIMI I ÇËSHTJES ÇAMEDHE ARBITRARITETI I PALËS GREKE

Parë nga ky këndvështrim, kreu i OBVL dënon arbitraritetin e palës greke, e cila edhe në kushtet e ndërkombëtarizimit dhe ndërgjegjësimit në shkallën më sipërore të personaliteteve më në zë të diploma-cisë perëndimore ngulmon në “mosekzistencën” e Çështjes Çame. Përkundër këtij qëndrimi absurd të diplomacisë helene, Kryesia e OBVL mbështet qën-drimin e z.Idrizi, sipas të cilit “Çështja Çame ekzis-ton megjithë forcën e saj, është një çështje shqiptare dhe për pasojë i përket gjithë Kombit dhe jo vetëm PDIU-së apo Shoqatës “Çamëria”.

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ (OBVL) mbështet deputetët e PDIU-së të cilët kanë kërkuar me forcë në Kuvend që Çështja Çame as mos të zbehet, as mos të fshihet mes rreshtave, por

të thuhet qartë atje në qendër të bisedimeve dyp-alëshe të të gjitha niveleve, ashtu si rekomandon edhe Brukseli.

OBVL vlerëson gjithashtu qëndrimin e deputetes Mesila Doda, njëherësh dhe Sekretare e Përgjithshme e PDIU, e cila e ka ngritur Çështjen Çame në Unionin Ndërparlamentar që mblidhet në Gjenevë të Zvicrës. Znj. Doda para deputetëve nga e gjithë bota, ka rrë-fyer historinë e Çamërisë. Ajo u kujtoj deputetëve nga e gjithë bota, Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

“Unë vij nga një komb-fi snik mes kombeve. Shqipëria ishte i vetmi vend europian që kishte më shumë hebrenj pas fundit të Luftës së Dytë Botërore sesa para luftes. Nuk e them këtë kot. Shqiptarët e Çamërisë u vranë dhe u dëbuan nga Çamëria, porsi u vranë dhe u dëbuan hebrenjtë e Janinës, kryeqen-drës së Çamërisë, nga të njëjtët fajtorë, trupat e Na-poleon Zervës dhe bashkëpunëtorët nazistë.

Unë vij nga një vend ku religjionet kryesore të ven-dit myslimanë, ortodoksë e katolikë jetojnë jo thjesht në harmoni por në vëllazëri mes tyre. Ky është vendi im, i cili ka jetuar nëpër një dramë të pashembullt këto 100 vitet e fundit. Shqiptarë të ndarë në pesë shtete, të vrarë, të torturuar, të vjedhur e shumë shpesh pa varre për të nderuar të rënët.

Kjo është historia jonë, kjo është historia edhe e familjes së tim shoqi, të tim biri dhe paraardhësve të tyre.

Djali im nuk ka mëri. E ka falur shtetin grek për masakrën historike. Por sot, shteti grek vijon të jetë në anën e gabuar të hisorisë, duke arsyetuar vrasjet mostruoze pa kërkuar ndjesë dhe duke mos pranuar të lejojë rikthimin e këtyre njerëzve në shtëpitë e tyre dhe rikthimmin e të drejtave të tyre. Thënë ndryshe shteti grek vijon të barazojë veten me regjimet hitle-riane dhe staliniste dhe jo me Gjermaninë demokra-tike dhe Ukrainën demokratike, Kroacinë europiane, shtete këto që i kanë zgjidhur çështje të tilla të ng-jashme me histori minoritetesh genocidiale.

Prandaj, unë sot e shtroj këtë çështje në këtë Asam-ble, sepse askush më mirë se parlamentarët nuk mundet të kuptojë dramën e pazbardhur dhe zërin e heshtur të të drejtave njerëzore”, është shprehur Znj.Mesila Doda para deputetëve nga e gjithë bota , në Unionin Ndërparlamentar që mblidhet në Gjenevë të Zvicrës.

72 vjetori i çlirimit – Shqiptarët, krenarë për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare

(Vijon nga faqja 2)

Page 4: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335)4

JUBILARE

Nga EDIP OHRI*

Brigada e Dytë Sulmuese është një nga formacio-net e para të mëdha par-

tizane, e cila si pjesë përbërëse e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, u kri-jua me vendim dhe me urdhër të Shtabit të Përgjitshëm qysh në tetor 1943. Por do të ishte data 28 Nën-tor (dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë) data zyrtare e krijimit dhe fshati Shëngjergj i Tiranës ven-di ku u inagurua Brig.II-të S.

Dita e inagurimit të saj shënoi një ngjarje me rëndësi të madhe politike dhe ushtarake si për UNÇSH ashtu edhe për mbarë Lëvizjen Antifash-iste Nacionalçlirimtare të vendit.

Siç dihet Brig.II-të S pati si bazë të formimit të saj zonën e Shëngjerg-jit, Çermenikës dhe Martaneshit që ndodheshin në qendër të Shqipërisë me hapësira teritoriale të çliruara e me baza të siguruara të furnizimit në juridiksionin e qarkut ushtarak partizan që drejtohej nga Kadri Hoxha. Përsa i përket bazës sho-qërore politike të zonës ku u formua Brigada, ajo banohej nga fshatarë të varfër por patriotë të cilët përbënin shumicën dërmuese të banorëve të këtyre krahinave. Prandaj kur Fron-ti NÇL lëshoi kushtrimin e luftës për liri kundër pushtuesve të huaj, populli i këtyre krahinave u ngrit i tëri në këmbë qysh në prill 1942 dhe u lidh ngushtë me Lëvizjen An-tifashiste Nacionalçlirimtare duke e përkrahur atë pa rezerva moralisht e materialisht, si dhe me pjesëmar-rje direkte në formacionet luftarake partizane. Po kështu populli i këtyre krahinave kuntribuoj me strehimin dhe furnizimin e reparteve parti-zane në përgjithësi me ushqime e armatime të zëna nga çarmatosja e një pjese të madhe të ushtrisë ital-iane që kishte kapitulluar në shta-tor 1943, duke ia dorëzuar të gjitha këto armatime Brig.II-të S që në këtë kohë ishte në formim e sipër.

Duhet pohuar pa mëdyshje se, ata që mbajtën barrën kryesore të lidhjeve të ngushta të popullit të këtyre krahinave me Luftën An-tifashiste Nacionalçlirimtare dhe i qëndruan besnik deri në fund LANÇ, për krahinën e Çermenikës, Shëngjergjit dhe Martaneshit kanë qenë patriotët e shquar shqiptarë Beg Balla në Orenjë, Ali Shtëpani në Shëngjergj dhe Baba Faja në Mar-tanesh.

Koha, vendi dhe momentet në të cilat u krijua Brig.II-të S karakter-izoheshin nga një numër vështirë-sish serioze; ishte stinë vjeshte me shira e reshje atmosferike që nuk pushonin; dimri po afronte dhe zona ku grumbulloheshin partizanët që do të hynin në brigadë paraqitej një ndër teritoret me ekonomi të varfër dhe me klimë të ftohtë, në një ter-ren tepër të thyer malor. Ndërsa nga pikëpamja e situatës ishte pikërisht pragu i Operacionit të madh Armik të Dimrit, të cilin pushtuesit na-zistë dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë e kishin përgatitur prej kohësh, duke patur si qëllim që me anë të këtij operacioni të shkatërro-nin Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe ta shuanin krejt luftën tonë, e cila ishte bërë tmerr për armiqtë dhe shpresë për popullin.

Brigada e II-të S përshkoi një rrugë të lavdishme, të përgjakshme, të mbushur në çdo fazë të Luftës me shembuj vetmohimi dhe akte të heroizmit kolektiv, duke plotë-suar gjithmonë me nder detyrat politiko-ushtarake të caktuara nga Shtabi i Përgjithshëm.

Brigada e Dytë Sulmuese dha mbi 85 dëshmorë në altarin e lirisë gjatë LANÇ të popullit shqiptar

Brigada partizane që u inagurua ditën e Pavarësisë• Shtatëdhjetëe tre vjet kanë kaluar nga dita e krijimit të Brig.II-të S. Populli ynë dhe ne veteranët e LANÇ

përulemi me respekt përpara veprës të partizanëve shqiptarë në përgjithësi dhe veçanërisht atyre të

Brig.II-të S, të cilët bashkërisht nënshkruan me grykën e pushkës çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit

e huaj duke e rreshtuar vendin tonë në krah të koalicionit të madh antifashist botëror që drejtohej nga

aleatët e mëdhenj SHBA, BS dhe Britania e Madhe

Historia e Brigadës së II-të S është historia e luftës dhe e përpjekjeve të atyre bijve dhe bijave që erdhën në gjirin e kësaj njësie nga zonat dhe krahinat e ndryshme të Tiranës, El-basanit, Mallkastrës, Kurveleshit, Beratit, Korçës, Devollit, Kolonjës etj. Këta bij e bija të thjeshtë të pop-ullit, duke lënë vullnetarisht vendet, vatrat dhe qetësinë familjare, hynë në një familje të madhe partizane, ku luftuan me vetmohim pa kursyer as gjakun dhe jetën e tyre në emër të çështjes të çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët nazifashistë. Në këtë luftë të lavdishme ata dhanë kontributin e vet më të çmuar.

Brigada e II-të S luftoi kundër armiqve të shumtë, si kundër pushtuesve nazifashistë ashtu edhe kundër reaksionit të brendshëm. Ajo veproi në krahina të ndryshme të Shqipërisë të Mesme dhe të Jugut si: në Qarkun e Dibrës së Madhe, në zonën e Matit e të Martaneshit, të Çermenikës, në krahinën e Qa-rrishtës, të Shëngjergjit, në Zaran-ikë të Elbasanit, në rajonin e Daj-tit, në territorin fushor të Tiranës dhe brenda në kryeqytet, në zonën e Fushë Krujës, të Ishmit, të Pezës, të Darësisë së Peqinit, të Dumresë e Gramshit, të Gorë-Oparit, në rrethin e Përmetit në krahinën e Dangëllisë, të Vithkuqit, në fushën e Korçës e Devollit, në rrethin e Po-gradecit, në rajonin e Strugës dhe të Prrenjasit.

Në gjithë veprimtarinë e vet luftarake, brigada kreu shumë luftime në shkallë njësie, batalioni dhe kompanie. Veprimet luftar-ake u karakterizuan nga sulme të fuqishme e të vazhdueshme mbi armikun. Në situata nga më të ndërlikuarat, duke vepruar me gux-im e trimëri, ajo çau rrethime të ndryshme të armikut si gjatë Opera-cionit Armik të Dimrit (1943-1944) në Çermenikë, në Pezë, në Brar e Mauri dhe në Operacionin armik të Qershorit 1944 në Dangëlli.

Gjatë mësymjes së përgjithshme

të Ushtrisë Nacionalçlirimtare për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut, Brig.II-të S e ndodhur në dre-jtimin Juglindor të Shqipërisë luajti një rol të rëndësishëm si forcë go-ditëse në këtë drejtim për dëmtimin e kolonave gjermane që tërhiqesh-in nga Greqia nëpër teritorin tonë gjatë rrugëve automobilistike Le-skovik-Korçë-Bilisht-Kapshticë dhe Strugë-Qafë Thanë-Librazhd, të cilat ishin të vetmet rrugë të tërheqjes së tyre nëpër Shqipërinë e Jugut. Në Qarkun e Korçës Brig.II-të S zhvil-loi një veprimtari të gjerë luftarake. Me formacionet e saj të shtrira gjatë gjithë rrugës automobilistike që nga Leskoviku deri në Kapshticë dhe që nga Struga deri në Prrenjas, ajo mbajti nën goditje të vazhdueshme kolonat armike dhe pikëmbështet-jet e tyre të fortifi kuara të cilat ishin të vendosura gjatë këtyre rrugëve, duke ju shkaktuar atyre dëme të mëdha në njerëz e materiale ush-tarake. Brigada, në bashkëveprim me forcat partizane të batalioneve territoriale asgjësoi përfundimisht reaksionin në krahinat e Kolonjës, Devollit e të Korçës dhe likujdoi në përgjithësi kundërveprimin e tyre të armatosur në këto krahina. Brigada e II-të S çliroi qytetet e Leskovikut e të Ersekës dhe në bashkëveprim me Brig.IX-të S çliroi qytetin e Korçës, një nga qytetet kryesore të vendit.

Përvoja luftarake e Brigadës së II-të S është me shumë vlerë, sepse burimi prej nga lindi dhe u formua ajo ka qenë jeta dhe rruga e saj e gjatë plot përpjekje e luftë kundra pushtuesve nazifashistë dhe bash-këpunëtorëve të tyre. Ajo luajti rolin që i takonte në kuadrin e përgjith-shëm të luftës të UNÇSH e cila dha një kontribut të rëndësishëm për çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Nga gjiri i kësaj lufte dolën një plejadë e tërë personalitetesh të spi-katura ushtarake e politike, të cilët me pjekuri e vendosmëri, në zjar-rin e betejave të ashpra fi timtare kundër pushtuesve të huaj u bënë

promotorë të luftës antifashiste të njësive dhe reparteve partizane që komanduan.

Duke vlerësuar LANÇ, natyrshëm mendimi shkon tek madhështia e njerëzve që e drejtuan atë. Brigada e II-të S nxori nga gjiri i saj me dhjetra kuadro. Ato ishin njerëz të thjeshtë, bashkëkombas të nderuar, pa për-vojën e duhur por me kurajo, pa-triotizëm e me përgjegjësi qytetare morën mbi supet e tyre një detyrë sa të vështirë, aq edhe të lavdishme, të udhëheqin luftën e armatosur kundër pushtuesve dhe ta fi tojnë atë. Prandaj këto kuadro meritojnë nderim e respekt, por edhe një kon-sideratë të veçantë.

Brigada e Dytë Sulmuese, që nga krijimi i saj deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë nga pushtuesit e huaj u drejtua nga Beqir Balluku, ish ko-mandant i Brigadës, i cili më pas u bë Shef i Shtabit të Përgjithshëm, Ministër i Mbrojtjes të Republikës të Shqipërisë, ndërkohë që mbajti dhe detyra e funksione të tjera të rëndë-sishme politike dhe më vonë i push-katuar padrejtësisht nga diktatori Enver Hoxha.

Komisar Politik i Brigadës ka qenë Vasil Konomi dhe zv/komisar i Brigadës Kiço Ngjela (ish Ministër i Tregtisë së Brendëshme dhe të Jashtme), më vonë i burgosur poli-tik që mori dënim maksimal dhe familja e tij u persekutua egërisht nga diktatura.

Zëvendës Komnadant i Brigadës ka qenë Irakli Bozo dhe Intendent i Brigadës Gani Goxhi, ndërsa përg-jegjës i rinisë Alqi Kondi.

Komandantët dhe komisarët e batalioneve në momentin e krijimit të brigadës kanë qenë: Petër Bulla-ti – Komandant dhe Hero i Popullit, Kozma Naska-komisar. Irakli Bozo dhe Bardhyl Mano kanë drejtuar batalionin e dytë si dhe Santo Santo dhe Gazali Sejko, batalionin e tretë.

Brigada e Dytë Sulmuese dha mbi 85 dëshmorë në altarin e lirisë gjatë LANÇ të popullit shqiptar.

Shtatëdhjetëetre vjet kanë kalu-ar nga dita e krijimit të Brig.II-të S. Populli ynë dhe ne veteranët e LANÇ përulemi me respekt përpa-ra veprës të partizanëve shqiptarë në përgjithësi dhe veçanërisht atyre të Brig.II-të S, të cilët bashkërisht nënshkruan me grykën e pushkës çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj duke e rreshtuar vendin tonë në krah të koalicionit të madh anti-fashist botëror që drejtohej nga ale-atët e mëdhenj SHBA, BS dhe Brita-nia e Madhe.

Veteranët e LANÇ në përgjithësi e sidomos ata të Brig.II-të S, në këtë përvjetor të 73-të të saj kanë të dre-jtën të krenohen pasi kanë luftuar dhe përjetuar ngjarje, kanë sakrifi -kuar duke dhënë vlera për këtë vend. Ndaj ne sot nderojmë veprën dhe sakrifi cat e tyre dhe përulemi me respekt para kujtimit të dësh-morëve të LANÇ – shokëve tanë me të cilët luftuam bashkërisht në llogoret e kësaj lufte të shenjtë për çlirimin e Atdheut.

*Veteran i LANÇ, ish kudër i Anti-fashiste Nacionalçlirimtare Brig.II-të Sulmuese

Page 5: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335) 5

IN MEMORIAM

Nga Halil RAMA

Para një muaj, kur do të shprehej për kontributin e jashtëzakonshëm të Gazetës “Nacional”, si “e vetmja gazetë që i përkushtohet letërsisë dhe me një përkujdesje shembullore të botuesit të saj, mikut tim Mujë Buçpapaj”, as që mund ta mendoja se jeta e mjeshtrit të prozës shqipe, teodor Laço do të shuhej kaq shpejt.

Shkrimtari, dramaturgu, skenar-isti, politikani dhe diplomati, Laço ndërroi jetë më 15 Tetor, në orët e para të mëngjesit, në moshën 80 vjeçare,

Ai lindi më 29 shtator 1936 në Dardhë. Në atë fshat që sipas tij, nuk ka të dytë; “ku netëve të verës, qielli është një magji që mund të mrekullojë edhe shpirtrat e thatë; me yjet e mëd-henj që vezullojnë dritë shkëlqyese, me yjet e vegjël që regëtijnë në të ve-nitur, me yjet që bien e digjen, duke ndjellë trishtim për jetët që shuhen”. Dhe jeta e tij sot është shuar për të shkuar drejt këtij qielli, me trish-timin se nuk do të jetë më midis nesh, duke lënë në hidhërim të thellë familjen, kolegët, miqtë, të dashu-rit dhe lexuesit e shumët të veprës së tij. Djali i një mërgimtari, si një nga të shumtët emigrantë dardharë të Amerikës, të atin, Pandi Laço, shkrimtari do ta takonte për herë të parë dhe të fundit kur ishte vetëm 20 vjeç, duke e jetuar rininë e tij të hershme larg dashurisë së babit, duke pritur letrat e përmallshme që vinin përtej Atllantikut. Jetoi me nënë pranë, e cila do të bëhej shëm-bëlltyra e shkrimtarit të ardhshëm; e ëmbël, fjalëpakët, e dashur dhe e papërtuar; si një nënë. Shtëpi e tij në Dardhë ka mbetur deri në ditët e sotme shenja e pelegrinazhit më të dashur të Teodor Laços. Ai nuk e tradhtoi asnjë çast vendlindjen, Dardhën. Shkoi dhe u kthye si An-teu. Ajo strëhëzë u bë frymëzimi i sa e sa veprave letrare të Laços. “Shtë-pi e vjetër e fëmijërisë./ hapet porta e vjetruar/ porta që për mua është ankuar/ kur vija rrallë i ftohtë e i vonuar?

Personalitetet më të shquara të letrave shqipe si I.Kadare, D.Agol-li, N.Jorgaqi, B.Londo, etj, që kanë nënshkrur nekrologjinë e tij, ndër të tjera shprehen se: “ Ndër 55 ve-

Drejtuesit e OBVL, homazhe në nderim të shkrimtarit të madh që lë pas një vepër të ndritur

Teodor Laço, mjeshtër i prozës shqipe

prat letrare të Laços në prozë, poezi, drama, skenarë fi lmash, publicis-tikë dhe shënime udhëtimi, që do ta fi llonin rrugëtimin në vitin e largët 58, dhe deri në ditët e fundit të jetës së tij pa e lëshuar penë nga dora, ( tregimet “Kukudhi” dhe “Puna fi zike e akademikëve” janë të Pril-lit 2016 dhe romani “Gropas 67” u shkrua dhe botua më 2014), kishin zanafi llën këtu, në Dardhë. Babai i dy djemve të talentuar në fushën e kulturës dhe spektaklit televiziv, Pandit dhe Bledit, bashkëshort i aktores Mirjana, ai u ndje ngrohtë brenda shtëpisë se tij të letërsisë dhe kulturës deri në ditët e fundit të jetës si pak kush tjetër. Me ndar-jen nga jeta të Teodor Lacos, letërsia humbi njeriun e shquar të prozës shqiptare, kultura ish ministrin e saj të përkushtuar të viteve, 1996-1998, shoqëria njeriun e angazhuar, deputetin, diplomatin, analistin dhe mbrojtësin e vlerave të demokracisë shqiptare pas viteve 90-të” .

NË LETËRSINË E LAÇOS LËVRIJNË PERSONAZHE INTERE-

SANTËNë letërsinë e Laços lëvrijnë pa-

fundësisht vajza dhe gra, studente dhe gjeologe, agronome dhe fshatare, mjeke dhe artiste. Të dashuruara dhe fatkeqe. Me dramë të jashtëza-konshme si partizanja e plagosur që përdhunohet prej Demos, deri edhe e vdekur, apo me fund të lumtur si Ana, tek tregimi me një antagonizëm

dashuror të jashtëzakonshëm kur njeriu provon ta zgjojë atë tek vetvetja e harruar dhe e fjetur, apo “Ngrohtë-sia e të tjerëve”.

Në veprat poetike e prozaike, dramaturgjike apo studimore të Laços ndërthuret një lëndë letra-re shumëngjyrëshe me dramaticitet drithërues, plot shpirtëzime estetike që bulojnë nga brendia e përmbajtjes. Siç është shprehur shkrimtari Andon Andoni “vepra letrare e këtij shkrim-tari ka vend për analiza të thella dhe që, duke iu qasur asaj në tri dimensi-one, të kohës së shkrimeve, gjedheve dhe llojeve të gjinive letrare që lëvroi, si dhe tematikës së gjerë që trajtoi në to, do të përmbushej një boshllëk i madh që kritika letrare në veçanti, por dhe studiuesit e fushës së letër-sisë në përgjithësi, u kanë borxh le-trave shqipe të më se një treçerek shekulli”. Vetëm para dy javësh, në 80-vjetorin e lindjes, shkrimtari Kris-taq Balli do ta cilësonte laçon një vegimtar e protagonist të shndrri-meve e progresit të shoqërisë shqip-tare . Kjo edhe për faktin se shumë prej veprave të tij kanë fi tuar çmime e vlerësime të rëndësishme kom-bëtare letrare, ndërkohë që një pjesë e tyre janë përkthyer e botuar në an-tologji në Francë, Britani, Itali, Rusi, SHBA, Turqi, Greqi, Bullgari, Ruma-ni, Kosovë, etj.

Teodor Laço ka fi lluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të fi lmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të lar-ta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.

Romanet e tij “Përballimi”, “Të gjithë lumenjtë rrjedhin”, “Lëndina e lotëve”, “Gropas 67”, etj zënë vend të veçantë në fondin e artë të letërsisë shqipe.

LAÇO, PERSONALITET I SPIKA-TUR EDHE NË JETËN POLITIKE

Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kul-turës në vitet ’94 -’97 dhe ka përfaqë-suar shtetin shqiptar si ambasador

në Fedaratën Ruse. Në politikë, Teodor Laçon e gjejmë

që me fi llimet e demokracisë. Ai është një nga themeluesit e Partisë So-cialdemokrate, duke qenë dhe nënk-ryetar i saj deri në vitin 1994. Do të hynte si pjesë e legjislativit nga zgjed-hjet e lira pluraliste më 1992, duke vijuar si deputet edhe për tre legjis-latura me radhë. Në vitin 1995 krijoi partinë e re Bashkimi Socialdemokrat (Sot Bashkimi Liberal), parti të cilën e drejtoi për një dekadë, duke e bërë deri dhe me grup parlamentar. Ndër-sa për veprat e tij letrare, Laço është nderuar me tri Çmime të Republikës, si dhe me Çmimin “Migjeni”. Dimen-sioni njerëzor i Teodor Laço dhe pro-za e tij janë të admiruara për këdo, në kohën tonë dhe do t’u mbijetojnë kohërave të ardhshme.

Pikërisht për këto merita, Min-istria e Kulturës, Shoqata Informa-cion-Kulturë-Art (IKA) dhe Qendra Kombëtare e Kinematografi së, i kanë propozuar Presidentit të Republikës, z.Bujar Nishani, që t’i akordojë Laços, si fi tues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, dekoratën “Nderi i Kombit”.

Homazhet në nderim të këtij kolosi të letrave shqipe u zhvilluan në hollin e Ministrisë së Kulturës, mesditën e 16 Tetorit. Personalitete të kulturës sonë kombëtare, ministra e deputetë, si dhe drejtuesit e OBVL, general Rrahman Parllaku dhe Myfi t Gux-holli, parakaluan në heshtje para arkivolit me trupin e tij dhe vendosën kurora e tufa me lule.

E pastë dheun e lehtë. Parajsa qoftë vendbanimi i tij i përjetshëm

NISHANI: LAÇO, SHKRIMTAR, KINEAST, PUBLICIST DHE IN-

TELEKTUAL I SPIKATUR

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani shpreh ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta personale dhe institucionale për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, kineastit, pub-licistit dhe intelektualit të spikatur Teodor Laço:

“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të intelektual-it të nderuar Teodor Laço, një prej shkrimtarëve më të shquar dhe për-faqësues të letërsisë bashkëkohore shqiptare, që përveç përvijimit të një profi li modern në krijimtarinë letra-re, nuk u tregua indiferent edhe ndaj zhvillimeve demokratike, duke u kthyer në një nga zërat kryesore në jetën parlamentare shqiptare.

Me përgjegjësinë e ngarkuar si ministër i kulturës, Teodori shpalosi një tjetër përmasë të portretit të tij, duke ruajtur krejt infrastrukturën kulturore e duke zhvilluar politi-ka të mirëfi llta për trashëgiminë kulturore dhe artistike shqiptare si pjesë autentike e identitetit tonë kombëtar.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Te-

odorit dhe shpirti i tij u prehtë në

paqe!” – nënvizohet në mesazhin e

Presidentit Nishani.

Page 6: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335)6

SPECIALE

Në thuajse një shekullin e saj të jetuar vitet i kanë lënë gjurmët…dëg-jimi e ka humbur pak kthjelltësinë, ndërsa një prej syve i është dëmtuar qysh në kohën e demonstratave të para në Tiranë edhe shëndeti është rënduar, por kthjelltësia e mendjes i mposht të gjitha.

E ulur në radhët e para të kar-rigeve në sallën e madhe të Akade-misë së Shkencave, ka mbledhur fuqitë për të qenë e pranishme në promovimin e librit “Gruaja që sfi doi diktaturën”, një monografi e studi-uesit Halil Rama, që vjen pikërisht për ta nderuar Belishovën në ditën kur ajo mbush plot 90 vjeç.

“Janë 90 vjet që rëndojnë…është gati një shekull. Kam shumë dhim-bje, fatkeqësisht, megjithatë jam e lumtur që Shqipëria po shkon drejt Europës dhe jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova” –kështu shprehet ajo për gazetarët që e pyesin për të mar-rë një rrëfi m prej saj.

Nuk e ka humbur ndjenjën e qytetares së angazhuar politikisht as sot, pas jetës së mbushur plot dhim-bje, jo vetëm fi zike në internimin e egër, por edhe ato shpirtërore që kulmojnë me vdekjen e së bijës, Dri-ta Çomo.

Mallëngjehet kur sheh se si sallën e kanë mbushur personalitete të kulturës dhe politikës, për ta nderu-ar.

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në ceremoninë jubi-lare në Akademinë e Shkencave, e kujton Belishovën si një bashkud-hëtare të rinisë në ëndrrat për lirinë e zhvillimin e vendit.

“Liria ka qenë një nga ato vajzat që kur shpërthenin demonstratat në Tiranë ishte e para që merrte pjesë dhe ajo ka humbur edhe një sy në demonstratat e asaj kohe… Ai brez mbeti i zhgënjyer”,kujton Moisiu.

Për historianin Paskal Milo, edhe ai i pranishëm në ceremoni, Bel-ishova është produkt i historisë, i një historie jo pak të trazuar si ajo e Shqipërisë.

“Është një personalitet politik që ka përjetuar kalvarin e politikës shqiptare në mënyrën më ekstreme të mundshme, megjithatë në për-fundimin e kësaj beteje me sfi dat e historisë, por edhe me jetën, në perëndim të jetës biologjike të saj, mund të themi që është një heroinë” -është shprehur Milo.

Liri Belishova ishte një nga fi g-urat më simpatike, më të mençu-ra, më fi snike dhe një nga ud-hëheqëset kryesore të LANÇ-it dhe të pasluftës…Kështu e përshkruan Halil Rama, autori i monografi së “Gruaja që sfi doi diktaturën”.

Ai sjell kujtimet e atyre që e kanë njohur. Një grua stoike, e ka qua-jtur një nga bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë të 23 viteve të fun-dit, Kryetari i OBVL-së, Rrahman Parllaku. Sipas z.Parllaku, Belisho-va kishte cilësi të rralla kulturore, komunikative e propagandistike, bindëse. Ishte e aftë të bisedonte bindshëm me njerëz të natyrave dhe

Kreu i OBVL hedh dritë mbi të vërtetën e akuzave ndaj Belishovës. Parllaku: Enver Hoxha godiste gjithmonë më të fortët

Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën

karaktereve të ndryshme. E eduku-ar në një mjedis familjar atdhetar dhe në ambient qytetar si Tirana, ajo kishte aftësi bindëse të çuditshme. Agjitatore e jashtëzakonshme, e tip-it të ri antifashist, Liria e kupton-te me lehtësi hallexhiun nga fshati, qyteti apo aleatët e huaj. Ajo nuk ishte e nënshtruar dhe nuk ndjente komplekse inferioriteti ndaj askujt.

Ndërsa prof. dr. Ana Lalaj, që ka

trajtuar shkencërisht më mirë se kushdo historinë e LANÇ-it dhe të Pasluftës, në referatin e saj e sheh jetën dhe veprimtarinë e Belishovës në tri kohë. Ajo është një legjendë në kufi rin e tri kohëve. Në kohën tonë moderne të globalizmit nuk bëhet fjalë për legjenda. Megjithatë, ato ekzistojnë, pavarësisht heshtjes dhe indiferencës së opinionit publik. Një protagoniste me një jetë të jashtëza-

konshme është edhe Liri Belishova. Ajo është padyshim një nga fi gurat e shquara të historisë shqiptare, të viteve të Luftës Antifashiste Na-cionalçlirimtare, të periudhës së pasluftës dhe viteve të demokracisë e pluralizmit politik në Shqipëri.

“Portreti i saj është ai i një gruaje emblematike, të edukuar, të shkol-luar, të përkushtuar dhe të kulturu-ar në shkallën më sipërore. Si e tillë, ajo zë vendin e merituar në panteo-nin e nderit të kombit shqiptar…Ajo është shquar për pjesëmarrje aktive në demonstratat dhe në të gjitha format e veprimtarisë antifashiste ilegale. Si bijë e denjë e një familje-je me tradita të shquara atdhetare, u bë një nga veprimtaret më të shquara antifashiste të Shqipërisë” -e përshkruan Halil Rama, që e cilëson Belishovën si protagoniste me një jetë të jashtëzakonshme.

Arsimin e mesëm, Liri Belisho-va e kreu gjatë periudhës së Luftës Antifashiste në Institutin Femëror “Nana Mbretneshë”, dega normale, ndërsa pas çlirimit, studimet e larta i kreu për shkenca politike-sociale në Moskë, në periudhën 1951-1954. Ka marrë pjesë në Lëvizjen Anti-fashiste që në demonstratat e rin-isë në prill të vitit 1939. Është për-jashtuar nga shkolla për aktivitet antifashist më 1941 dhe 1943. Ajo kontribuoi në Luftën Antifashiste dhe pas çlirimit. Në saje të punës dhe përpjekjeve arriti të bëhet një nga drejtueset e larta të Partisë Ko-muniste Shqiptare, duke besuar se ajo përfaqësonte interesat e popullit e të atdheut. Por pikërisht kur kon-statoi devijimin nga kjo devizë, ajo u përball egërsisht me udhëheqjen e nomenklaturës komuniste, nga e cila edhe u dënua e u trajtua mizo-risht. Liri Belishova ka qenë depu-tete e Kuvendit të Shqipërisë që nga 1947 deri më 1961 në të gjitha leg-jislaturat. Më pas provoi trajtimin e keq në kampet e internimit, si shumë kundërshtarë të sistemit të asaj kohe. Nuk u ligështua dhe me fi llimin e proceseve demokratike u përfshi për të dhënë ndihmesën e saj nëpërmjet Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇL (OBVL), në interes të atdheut.

Duke shtrënguar fort në duart e rrudhur që i mbajnë vitet mbi dhe nën lëkurë, lulet e ditëlindjes së saj të nëntëdhjetë, Belishova i cilëson nëntë dekadat e jetuara si të mjeg-ulluara nga fati, por një fat që nuk e mposhti dot qëndresën e saj…

• Në Akademinë Jubilare me rastin e 90-vjetorit të ditëlindjes së Znj.Belishova ishin të pranishëm ish-Presidenti i RSH, Alfred Moisiu, Deputetja e Par-lamentit të Kosovës, Flora Brovina, Presidenti i PDIU, deputeti Tahir Muhedini, Kryetari i KLSH, Bujar Les-kaj, Prof.Dr.Paskal Milo, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, Kryetari i Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Zija Mulhaxha, Sekretarja për Marrdhëni-et me Publikun në PD, Grida Duma, si dhe dhjetra personalitete të tjera të artit dhe kulturës sonë kom-bëtare

• Vuajtjet e diktaturës nuk e mposhtën, ose ndoshta ishin ato vuajtje që i dhanë edhe më shumë forcë për të qëndruar. Si një dëshmi e gjallë e viktimave të sistemit, por edhe të atyre që me zell luftuan për ta sjellë në pushtet atë. Në 90 vitet që i rëndojnë tashmë në supet e kërrusura, Liri Belishova e gjeti kohën e saj për t’i kërkuar falje popullit shqiptar, edhe pse ajo vetë – partizania që luftoi për çlirimin e vendit, deputetja e qeverisë komuniste –do të shndërrohej në armiken e kësaj të fundit e për këtë do të syrgjynosej prej sistemit, ku ajo vetë militoi.

Page 7: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335) 7

SPECIALE

Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Liri Belishovës, më

14 Tetor 2016, u mblodhën në mesditë në Akademinë e

Shkencave personalitete të shquara dhe që kanë dhënë

një kontribut të veçantë në Luftën Nacional Çlirimtare,

dashamirës, moshatarë të Liri Belishovës. Ata nuk i kursy-

en fjalët e mira për njërën prej fi gurave frymëzuese të fem-

rës shqiptare dhe që gjatë jetës së saj është përballur me

sfi da nga më të vështirat, duke kaluar 30 vjet të jetës së saj

në internim. Krahas personaliteteve si ish-Presidenti Alfred

Moisiu dhe aktoret e mirënjohura Tinka Kurti edhe Margar-

ita Xhepa, i pranishëm ishte ai që nga të gjithë njihet si

gjenerali. Rrahman Parllaku, gjenerali që luftoi fashizmin

dhe sfi doi komunizmin, Hero i Popullit dhe një prej fi gu-

rave më qendrore dhe emblematike të Luftës Antifashiste

Nacional-Çlirimtare, vlerësoi në maksimum kontributin e

Liri Belishovës. Ai shpjegoi se akuzat e regjimi ndaj saj,

akuza që çuan në internimin e saj, ishin një sajesë e reg-

jimit. “Liri Belishovën e kam njohur herët që në moshën 17

vjeçare, por kam njohur mirë edhe vëllezërit e saj të cilët

kanë dhënë një kontribut në Luftën Nacional Çlirimtare.

Mund të them fl itet pafund për Lirinë. Ajo në një moshë fare

të re u vu në krye të rinisë së Tiranës për organizimin e saj.

Kontributi i saj ishte i jashtëzakonshëm, pasi në momentin

që rinia dhe veçanërisht vajzat iu bashkuan luftës, ajo mori

një tjetër drejtim. Brenda pak kohësh Liria u bë frymëzue-

sja e rinisë dhe kudo ishte në frontin e parë. Humbi syrin

në moshë shumë të re, por kjo nuk e pengoi madje e bëri

më të fortë. Liria i ngjiti shkallët shumë shpejt në komitetin

drejtues të partisë”, tha ai. Rrahman Parllaku deklaroi se

regjimi i Enver Hoxhës nuk i donte njerëzit e fortë dhe që i

bënin ballë regjimit. “Ai regjim me në krye Hoxhën godiste

gjithmonë fi gurat më të forta që i shikonte si kërcënim dhe

nuk e kurseu as lirinë. Ajo u përball me sfi da të mëdha në

jetë, por arriti t’i kalojë me vendosmërinë që e ka karakter-

izuar gjithmonë. Liria i dha një rëndësi tjetër rolit të femrës

në një kohë të vështirë dhe kontributi i saj në emancipimin

e femrës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Shoqja ime

Liri të uroj një jetë sa më të gjatë e të shëndetshme. Ti do

të mbetesh gjithmonë shoqja ime”, tha Rrahman Parllaku

gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Akuzat dhe përballja me regjimin e HoxhësGjeneral Parllaku nëpërmjet një videoje të shfaqur gjatë

aktivitetit të djeshëm shpjegoi edhe gjithë peripecitë e Bel-

ishovës dhe se si ajo kishte kontribuar në mobilimin e rin-

isë në LÇN. Ai shpjegoi se faktet treguan se Belishova u

ndëshkua pasi shihej si rrezik për pushtetin. “Liri Belisho-

va, si dhe bashkëluftëtarët e bashkëluftëtaret e saj, duhet

të ndjehet krenare për kontributin e dhënë për çlirimin e

Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë dhe që ndihmuan

edhe popullin vëlla të Kosovës, që me pjesëmarrjen në të

Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Liria u akuzua se

së bashku me Haxhi Lleshin në vitin 1960, në kohën e pr-

ishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, se nuk

kishte zbatuar udhëzimin e Hoxhës që kishte nisur një ra-

diogramë ku caktonte se për çfarë temash duhet të fl isnin

me Hrushovin”, tha ai. Me tej gjenerali ka rrëfyer dhe të vër-

tetën e akuzave të ngritura ndaj saj nga regjimi. “U akuzua

se kishte tradhtuar interesat e Shqipërisë. Por e vërteta,

referuar arkivave, është se radiograma u lexua nga deleg-

acioni shqiptar në kohën që takimi kishte përfunduar, pra

mbërriti me vonesë. Me rikthimin në Shqipëri Liria u përball

me akuza nga më të ndryshmet. Iu burgos burri, familja,

vëllezërit dhe humbi një vajzë në moshë të re. Pengu i saj

ishte që nuk iu ndodh pranë vajzës në momentet e fundit.

Pavarësisht gjithë dramave që pati në jetë Liria arriti t’i për-

ballojë me sukses. Kontributi i saj në përparimin e vendit

ka qenë i madhe edhe pas vitit 1990”, theksoi Parllaku në

videon e transmetuar gjatë aktivitetit në përkujtim të 90

vjetorit të lindjes së Liri Belishovës.

Nga Sakip CAMI

E kam njohur Liri Belishovën shumë vonë, tani në detyrën e Zv Kryeredaktorit të gazetës “Veterani”, organ i OBVL (Organi-zatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste të Popullit Shqiptar, organizatë që drejtohet nga Heroi dhe Nderi i Kombit, Gjeneral Rrahman Parllaku.

Bashkë me kryeredaktorin Halil Rama shkuam në shtëpinë e saj për të bërë një intervistë me anëtaren e kryesisë së OBVL Zonjën e nderuar Liri Belishova.

Kjo grua e urtë, e mencur, me një barrë të rëndë mbi supe që nga koha e luftës dhe më pas e dënimit komunist na priti me hijeshi dhe me dashuri sic presin nënat bijtë e tyre.

Kisha dëgjuar që në rininë time për Liri Belishovën, por kisha dëgjuar variantin ko-munist dhe pas dyzetë vjetësh takohesha ballë për ballë me gruan me emrin Liri, që sakrifi koi jeten e saj për lirinë dhe fjalën e lirë. Liria të imponon respekt që në takimin e parë. I peshon fjala. Kërkon që tja ruash jo vetëm kuptimin, por në fjalën e shkruar nuk pranon tja heqësh edhe presjen. Dhe mirë bën. Në këtë superprodhim mediatik, ku kërkohen skupe dhe lajme bombastike, të ruhesh prej tyre dhe të kërkosh saktësi është gjëja më e pakët dhe e domosdoshme. Miku im, dhe kryeredaktori Halil Rama nuk u mjaftua vetëm me intevistën dhe me bot-imin e jetës së saj në librin 20 vjet OBVL, por me pak “dredhi” botoi edhe monograf-inë kushtuar kësaj gruaje të vogël në trup, por të madhe në mendim që edhe sot në moshën 90 vjece kontribon me pjesëmarr-jen e saj në jetën publike. Për jetën e saj me peripeci të jashtëzakonshme fl et libri mono-grafi k i autorit H.Rama, fl asin diskutantët

Nga Daniela BELISHOVA

90 vjet më parë lindi një vajzë e vogël e cila ishte e destinuar të shkruante historinë

Rrahman Parllaku: Ja si Liri Belishova u përball me regjimin komunist

GRUAJA ME EMRIN LIRI QE SAKRIFIKOI JETEN E SAJ PER

LIRINE DHE FJALEN E LIRE

e pranishëm, disa prej tyre bashkëkohës dhe bashkëvuajtës. Unë desha të theksoja vetëm një fakt sa mediatik aq dhe politik, faktin sa sipërfaqësor jemi ne në tërësi si shoqëri, shumë e politizuar, edhe pa i njohur njerëzit japim opinione, vlerësime, mbajmë fjalime, godasim njerëz dhe personalitete, fare pa u menduar, pa hyrë në thelbin e problemit dhe të njeriut. Pra cilido që nuk e ka njohur nga afër Liri Be-lishovën, njeh vetëm mantelin bardhë e zi të politikës dhe aspak rolin dhe veprën e kësaj gruaje të madhe që njohu mbi supe vuajtjet më të tmershme deri në vdekjen e vajzës së saj dhe kurrë nuk u mposht, kurrë nuk e humbi shpresën tek jeta, tek liria, që diti të dallojë vlerat e popullit të saj dhe kurrë nuk i përbalti këto vlera, por i ngriti në piedestale edhe më të larta.

Zonja Liri nuk ja mundësoi autorit H.Rama që ai të shkruante edhe më gjatë, të futej edhe më shumë në detaje edhe për shkak të kohës së shkurtër, por edhe për faktin se Liria i quan të tepërta shkrimet për të. Por Liria meriton edhe më shumë dhe ndoshta në të ardhmen polikanë, historianë dhe publicistë do të im-penjohen më shumë.

Jetë të gjatë zonja Liri dhe shëndet e pro-duktivitet !

Në këto 90 vjet ke parë shumë gjëra, kujto vetëm ato të bukurat

e kësaj familjeje, një vajzë që një ditë u bë grua, nënë dhe një hallë e dashur, ku edhe sot është një shembull dhe fanar për të gjithë ne. Shumë gjëra ndryshuan në rrjedhën e jetës së saj, e vetmja gjë që nuk ndryshoi ishte shpirti kurajoz dhe forca që e udhëhoqën deri në ditët e sotme.

Jeta nuk qe aspak bujare me të, vuri për-para saj shumë pengesa të pakalueshme, po ajo ja doli mbanë, të ecte përpara dhe ti japte forcë atyre që nuk kishin me. Ajo që dhimbjen pa drejt e në sy, dhuroi lumturi atyre që nuk kishin më, diti të buzeqesh edhe në momen-tet më të trishtueshme të jetës së saj. Ajo, na transmetoi neve, mbesave dhe nipërve të saj të dashur, forcën për të ecur përpara, dëshirën për të jetuar, vullnetin për të kapërcyer penge-sat e ndryshme. Na këshilloi dhe mësoi që të duam, të dashurojmë me pastërti dhe pa strategji, të mos mbajmë mëri me askënd dhe të falim edhe ata që me ne gabuan. Na më-soi që të jetojmë dhe të dhurojmë, pa kërkuar asgjë si këmbim, të dëgjojmë, të kuptojmë dhe të këshillojmë.

Urime hallë e dashur! Më lejo që të të jap edhe unë një këshillë

të vogël. Në këto 90 vjet ke parë shumë gjëra, kujto vetëm ato të bukurat. Gezuar!

Page 8: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335)8

FJALA

Prof.Dr.Ana Lalaj

Na mblodhi sot ky përvjetor që shumëkush do ta kishte zili. Jo vetëm për 90 vitet e një jete njerëzore, pasi 90 e mbi 90 vjeçarë sot ka plot në botë. Por janë të rrallë e fatlumë ata që një kohë kaq të gjatë fi zike kanë mundur ta konvertojnë të gjithën në vite të jetuara. Është kënaqësi për ne që një rast si ky i shkon zonjës së nderuar Liri Belishova, të cilës i urojmë dhe më tej jetë të gjatë dhe mendje të freskët.

Kur organizatorët më kërkuan cila do të ishte tema e fjalës sime, u thashë aty për aty: “Belishova në tri kohë”. Në fakt, kjo është thjesht një gjetje kon-vencionale, që nënkupton një kohë kur Belishova ishte person i rëndësishëm në hierarkinë politike të pasluftës, pra të komunizmit, që vijon me kohën e persekutimit të rëndë brenda sistemit e për shkak të sistemit që ajo vetë i shër-beu me devocion; për të vazhduar, më në fund, me një kohë refl ektimi, tashmë në një tjetër sistem shoqëror, si ky i sotmi. T’i marrësh në shqyrtim të tria këto kohë dhe të vish në përfundime të plota, qoftë dhe për një person si zon-ja Belishova, kjo do të ishte një punë e vështirë dhe do të kërkonte shumë an-gazhim. Për këtë arsye, do të desha të ndalem vetëm në ndonjë moment nga jeta e saj, që e gjykoj si më të veçantë për ta ndarë së bashku.

Hapat e parë në jetë të Liri Belishovës janë të ngjashëm, në mos të njëjtë, me mjaft nga moshatarët e saj dhe veço-jmë këtu kohën e formimit si nxënëse e Institutit femëror “Nana Mbretëreshë” në Tiranë. Në shoqërinë e prapambe-tur shqiptare, në shoqërinë e ferexhesë, një shkollë si ajo u kthye në fi danishte emancipimi jo vetëm për femrën shqip-tare, por për gjithë shqërinë në tërësi. Kjo shkollë, që pas luftës u kthye në shkollë pedagogjike, hyri në historinë e arsimit shqiptar si institucion nga më seriozët didaktik, me një program pretendues formimi kulturor në përg-jithësi dhe profesional në veçanti. Aty dhanë mësim pedagogë nga më të zotët, pothuajse të gjithë shqiptarë. Tregojnë një rast për njërin prej tyre, profesorin e historisë Mihal Zallari. Në një orë mësimi atij i vajti vetë mbreti, Ahmet Zogu. Profesori u foli nxënësve me pa-thos për revolucionin francez, për slo-ganin e famshëm: liri, barazi, vëllazëri, për republikën. Mbreti e falënderoi Zal-larin për orën e mësimit, e përgëzoi për kompetencën, por në fund doli aty ku i dhembte. “Ky institut, tha ai, asht i Nanës Mbretneshë. Ti duhet të shkosh në një shkollë tjetër, ku mund të fl asësh për republikën”. Dhe ashtu u bё.

E solla këtë rast për të thënë se në shumicë pedagogët e shkollave të mesme të asaj kohe, në Tiranë, në Korçë, Elbasan, Shkodër etj., qenë edhe personalitete me ndjenja atdhetare të forta. Ata nxitën tek nxënësit refuz-imin e fashizmit si ideologji, nxitën or-ganizimet e para të rezistencës kundër pushtuesit. Siç dihet, këto ndjenja at-dhetare më parë se kudo depërtuan te rinia shkollore, ashtu siç edhe dihet se komunistët ishin të parët që manipu-luan me këto ndjenja, që rekrutuan si simpatizantë të tyre të rinjtë e shkollave, se mjaft djem vajza shkollare mbushën malet. Njëra prej këtyre ishte edhe vaj-za nga Mallakastra, Liri Belishova. Çlir-imi i Shqipërisë e gjeti anëtare të KQ të PKSH. Ishte vetëm 18 vjeç!

Pra, Belishova ishte në radhët e para të superstrukturës së re politike të pasluftës. Kësaj i atribuohen meritat e udhëheqjes së luftës kundër pushtuesit, e rindërtimit të vendit, e programeve zh-villimore në arsim, shëndetësi etj. Por kjo klasë politike u pa se po ndërtonte me shpejtësi një sistem fondamentalist idesh dhe institucionesh, ku lufta e kla-save, e përmendur shkarazi në Rezolu-cionin e krijimit të Partisë Komuniste, më 1941, u bë ai që quhej motori i zh-villimit të shoqërisë. Në fakt, kudhra e pesrsekucionit masiv të popullsisë, shkollë e përgatitjes së misionarëve fondamentalistë, me mision të mbillnin urrejtje për “armiqtë e klasës”. “... Kam menduar se burgosjet, internimet, vras-jet pas çlirimit, pra, ajo pjesë e parë kur janë dënuar bashkëpunëtorët e fash-izmit, ka qenë e drejtë, thotë Belishova. Duke kaluar vitet, duke u ballafaquar me dokumente, e kam kuptuar sa ga-bim e kam pasur...” Kuptohet, ky është një refl ektim i mëvonshëm.

LIRI BELISHOVA NË TRI KOHË

Mbështetur në burimet arkivore, kryesisht mbledhje të forumeve par-tiake, duhet pohuar se në 15 vjet jetë aktive politike (1945-60), Liri Belisho-va nuk dallon nga drejtuesit e tjerë politikë, për sa i përket devocionit për partinë, zellit për direktivën. Do të ishte ahistorike, nëse sot do të kërkonim diç-ka tjetër, pra një sjellje të ndryshme nё “shkallёt” ku ajo ishte ngjitur. Meg-jithatë po nga këto burime partiake, nuk është vështirë të formosh opinionin se Belishova qe formuar me një kulturë politike, falë të cilës ajo dinte të luante midis kufi jve të “lejueshëm”. “Të kemi kujdes me dënimet dhe burgosjet”, shprehej ajo në një mbledhje të Byrosë Politike, në vitin 1952. Burgjet janë mbushur plot dhe nuk ka më vende.” Është vështirë të vlerësojmë sot, nëse kemi të bëjmë me revoltë për teprime në atë që quhej “politikë e goditjes”, apo ka qenë më shumë një konstatim për vështirësitë e menaxhimit të burgjeve.

Belishova ka jetën e saj intensive politike, aq sa, sipas meje, ajo mbetet gruaja më e fortë në gjithë historinë e pushtetit komunist në Shqipëri. Është fakt që një grua ambicioze është parë e shihet me sy të keq në shoqëri. Askush nuk mund të prekë çfarëdo hierarki vler-ash, nëse nuk ka ambicie. Një rregull i vlefshëm edhe për shkallët e pushte-tit. Në një libër të saj Madlen Ollbrajt (Madeleine Albright) tregon se kur ishte kryetare e Misionit të SHBA në OKB, shpesh dëgjonte të fl isnin për të se ishte “ambicioze”, “mendjemadhe”, “nevrike”. Kjo nuk ndodhte për burrat, vazhdon ajo. Për ta thoshin: “E zotëron situatën, i aftë...”. Po, Belishova ishte ambicioze dhe kishte marrë pushtet me meritë. Ky mendim të vjen më së pari nga burimet dokumentare. Por mendimi kthehet në bindje, duke u njohur me ngjarjet e viteve 60-61. Viti 1960 qe viti i thyerjes së madhe me Moskën. Siç ka ndodhur me të gjitha thyerjet, para dhe më pas, edhe kjo me Moskën pati kurbanët e saj. Në këtë rast, kurban u bë Liri Be-lishova. Pse? Ishte ajo më e dobët dhe kësisoj lehtësisht e goditshme? Apo e kundërta, një pikë e fortë dhe që shihej si rrezik për kastën në pushtet? Për këtë temë është folur herë pas here dhe men-doj se është bërë e qartë se Belishova nuk është goditur thjesht për opinion, si person që mund të shmangej pa telashe etj. Enver Hoxha nuk e ka fshehur se ajo ka qenë rrezik për Partinë, për ud-hëheqjen, madje dhe për pushtetin e tij.

Që Belishova ka qenë një grua e fortë, nё kufi jtё e tё jashtёzakonshmes, kjo nuk ka dyshim. Por, a ka qenë ajo rrezik për Hoxhën dhe udhëheqjen e kohës? Në këto 25 vjet postkomunizëm, ky mo-ment ende nuk është sqaruar dhe për këtë arsye do të desha të ndalem pak më në hollësi. Për më tepër, ky moment është thelbësor për vetë marrëdhëni-et me Moskën. Personi, i cili mund të hidhte dritë në këtë pikë, Ramiz Alia, i mbahet versionit të vjetër. Por ky ver-sion dhe ajo që ka ndodhur në të vërtetë janë dy histori të ndryshme. Ja çfarë thotë Alia në kujtimet e tij, më 2010:

“Liria ishte tepër ambicioze ... dhe ky

aspekt negativ i karakterit të saj e shtyu të bënte gabimin e madh që të merrte anën e sovjetikëve kundër partisë së vet. ... Ajo shkoi në Ambasadën Sovje-tike në Pekin dhe informoi ambasadorin rus për gjithçka i kishin thënë kinezët ... Shoku Enver i shkroi një letër Lirisë që të mos ndalej fare në Moskë dhe të mos bisedonte me njeri për çështjen ki-neze ... Kjo letër iu dërgua me korrier të posaçëm... dhe iu dorëzua Lirisë diku në Ulan-Bator ose në Irkutsk, pra pa ar-ritur Liria në Moskë ... Ajo kërkoi takim me Hrushovin të cilit i raportoi jo vetëm për atë që i kishin thënë kinezët, por edhe për urdhrin që kishte marrë nga Tirana ...”

Burimet dokumentare dëshmojnë version tjetër. Gjithçka ka ndodhur pas një vizite që Belishova ka bërë në Kinë në qershor 1960 në përbërje të një del-egacioni parlamentar që kryesohej nga Haxhi Lleshi. Alia thotë se Belishova shkoi në ambasadën sovjetike në Pekin dhe informoi për gjithçka kishin thënë kinezët. Kjo është gjysmë e vërtetë. Në fakt, biseda është bërë me sekretar-in e ambasadës sovjetike në ambasa-dën shqiptare, më 4 qershor 1960. Në takim kishte qenë edhe Gogo Nushi. Ky i fundit ishte ftuar në Kongresin e sin-dikatave në Kinë dhe të njëjtat shqetë-sime ua kishte transmetuar sovjetikëve dy ditë më parë, më 2 qershor. Por ky takim nuk u zu në gojë kur gjykohej Lir-ia, por nuk përmendet as tani(!). Meg-jithatë duhet thënë se në rrethanat e atëhershme, takimet e këtij lloji ishin më se normale, madje ligjësi pёr mar-rёdhёniet satelite BS-Shqipёri. BS kon-siderohej “koka e kampit komunist”. Akoma më tej, kur Belishova ishte lar-guar nga Tirana nuk kishte asnjë sinjal për incidente me Moskën. Madje Hox-ha në një radiogram të tij më 4 qershor për Belishovën dhe Lleshin në Pekin urdhëron prerë: “... të fl itet më gjatë dhe jashtëzakonisht ngrohtë për Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. E dyta, duhet të fl itet si kurdoherë për rolin vendimtar të Bash-kimit Sovjetik në çdo fushë ... Të gjitha përshëndetjet dhe fjalimet bajate që ju ka dhënë Ministria e Jashtme i grisni dhe formuloni krejt të reja.”

Bisedën e 4 qershorit me sekretarin e ambasadës sovjetike Belishova ia raportoi Hoxhës më 7 qershor. Në fund të letrës shënon: “Ju lutem shoku Enver, në qoftë se do të keni gjë të më bëni radiogram”. Më pas Belishova vazhdon vizitën në Viet-namin e Veriut, përsëri në Kinë, në Ko-renë e Veriut. Vetëm në Phenian (Korea e Veriut), Liria arriti të lidhej me Tiranën (në Vietnamin e Veriut shërbimi me radio shifër me Shqipërinë mungonte). Ajo njof-ton menjëherë Hoxhën për vizitat e bëra si dhe për informacionin që ka marrë nga Sekretari i Partisë i Shangait për shtyr-jen e Mbledhjes së Partive komuniste në Bukuresht. Ndërkohë në letër shënon se “Gazeta dhe lajme nga Shqipëria s’kemi marrë.” Kjo letёr mban datёn 23 qershor 1960. Pra, deri më 23 qershor Liri Bel-ishova, e cila ishte larguar nga Shqipëria në fund të majit, nuk kishte marrë asnjë informacion nga Tirana për rrokullimën që kishin marrë punët në Bukuresht.

(Vijon ne faqen 10)

Ndërkohë midis Hoxhës dhe Kapos, i cili përfaqësonte PPSH në mbledhjen e Bukureshtit, vetëm nga dt. 21 deri më 23 qershor, ende pa fi lluar mbledhja midis partive komuniste dhe punëtore ishin shkëmbyer 15 radiograme.

Më në fund, pas dy javë heshtjeje, më 23 qershor, Hoxha i shkroi Belishovës: “Po të shkruaj këtë letër të vogël për të pasur kujdes të mos prononcohesh për mosmarrëveshjet që ekzistojnë në mes Bashkimit Sovjetik dhe Kinës ... Infor-matat tuaja që u keni dhënë sovjetikëve, sigurisht u ka ardhur mirë sovjetikëve dhe ju mburrin me të madhe, duke e qua-jtur gjestin tuaj “heroik”, “parimor” etj. Po ju bëjnë dhe do të të bëjnë shumë lëvda-ta. Natyrisht nuk duhet t’ju rritet mendja nga këto lëvdata ... Byroja Politike men-don (që kur na dërgove letrën dhe infor-macionin) se si ti dhe Gogua keni bërë gabim të rëndë për sa i përket çështjes së informacionit. Ju nuk duhet të informonit pa marrë aprovimin e qendrës ...” Asnjë fjalë nuk kishte në këtë letër që Liria “të mos ndalej fare në Moskë”, siç shprehet në librin e tij R. Alia.

Këtë letër Liria e mori në Ulan Bator (Mongoli). Ndërsa letra e fundit që mban datën 28 qershor 1960, iu dorëzua Bel-ishovës pasi kishte arritur në Moskë nga zëvendës/ambasadori shqiptar Gac Mazi. Pra, jo para se Liria të shkonte në Moskë, por pasi kishte mbërritur atje. Por edhe në atë letër nuk kishte ndonjë urdhër për të mos u ndalur në Moskë. Në të E. Hox-ha informonte Belishovën për ndarjen e madhe që kishte ndodhur në mbledhjen e Bukureshtit dhe e udhëzonte: “Do të të takojnë dhe do të bisedojnë që “të të sqa-rojnë”. Dëgjoi me kujdes, me gjakftohtë-si dhe mos shfaq asnjë mendim ... Çdo fjalë mate mirë dhe sa më pak fjalë aq më mirë.”

Në Moskë, delegacioni shqiptar u ftua nga Brezhnjevi për drekë. Në drekë së bashku me Haxhi Lleshin merrnin pjesë edhe Liri Belishova e Rrapo Dervishi, atë-kohë anëtar i KQ PPSH. Ndërsa nga pala sovjetike, më kryesorët ishin: Brezhnjevi dhe Kozllovi, anëtar i KQ PKBS. Në drekë nuk u bënë bisedime të mirëfi llta politike por gjithsesi Kozllovi shfaqi pakënaqësinë e tij për qëndrimin e Hysni Kapos në Bukuresht, u shpreh se ishin “të ofendu-ar”, se “është e drejta juaj të jeni me 201 milionët apo 601 milionët”, duke nënk-uptuar BS dhe Kinën. Ndërsa Liri Bel-ishova për t’iu shmangur temës së mos-marrëveshjeve ndërmjet BS dhe Kinës deklaroi se “ne nuk dimë si është zhvil-luar mbledhja e Bukureshtit, po dimë një gjë se në qoftë se në jetën e Gomulkës ka pasur re, në jetën e Enver Hoxhës nuk ka pasur asnjë re. Udhëheqja e Partisë sonë ka qenë unike në pozitat e marksizëm –le-ninizmit dhe të miqësisë me BS ..., do të bëhet mbledhja e nëntorit dhe atje do të zgjidhen këto gjëra ...”

Megjithatё kujdesi i Lirisë për të ve-pruar edhe sipas udhëzimeve të E. Hox-hës, por, edhe dreka me mikpritёsit të mos prishej, nuk i frenoi sovjetikët për të ironizuar një deklaratë të Hoxhës për rrugën e ndërtimit të socializmit “pa zig-zake”, e për t’u shprehur për “dogma-tizëm” etj.

Por ngjarjet e mëvonshme dëshmuan se Liria në Moskë u ndodh në drekën e gabuar dhe në çastin e gabuar. Kur Liria u kthye në atdhe, mbi të shpërtheu furtu-na. Të gjitha deklaratat, shakatë dhe dol-litë e asaj dreke u bënë objekt i disa ple-numeve. U gërmua në arkiva për të gjetur akuza të vjetra ndaj Lirisë e për të shtuar mbi to të reja. Të gjithë ishin unanimë në të zezën e tyre.

Megjithatë reagimi sovjetik pas Bukureshtit duke i ndërprerë Shqipërisë lëvrimin e sasisë së grurit të kërkuar dhe furnizimin me armatime, bënë që E. Hox-ha ta përdorte rastin e Liri Belishovës si “provë e pakundërshtueshme” e ndë-rhyrjes sovjetike për përçarjen e PPSH. Sinjalet që Hysni Kapo dërgonte nga Bukureshti për lavdërimet e Hrushovit dhe udhëheqësve të tjerë të PKBS për Liri Belishovёn, fermentuan tek Hoxha frikёn për një largim të tij nga posti i Sek-retarit të Parё, ashtu siç ishte vepruar me homologёt e tij nё Evropёn Lindore. Kështu u manipulua me rrezikun Bel-ishova. Për katër muaj rresht, çështja Belishova zuri vendin kryesor në ag-jendën e të gjitha forumeve të larta dhe të të gjitha organizatave bazë të PPSh.

Page 9: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335) 9

DOSSIER

Nga Sakip CAMI

Në fund të dhjetorit 1908 në Dibër të Madhe u formua klubi atdhetar « Bashkimi », i cili u vendos me zyrë e qendër në hotelin e Haxhi Rexhës afër shatarvanit të pupuçinjve.

Ky klub ka patur një këshill admin-istrativ me kryetar Hafi z Sherif Lan-gun. Me këmbënguljen e Hafi z Sherif Langut, Eqerem Camit dhe të Ismail Strazimirit u bë e mundur që në gjim-nazin e Dibrës të mësohej shqip.

Prof. Mahmud Hysa f.289, duke ju referuar kujtimeve të Haki Stërmillit « Dibra në prag të historisë » na jep poth-uajse listën e plotë të anëtarëve të këtij klubi patriotik që drejtohet nga Sherif Langu.

ROL KRYESOR PER ORGA-NIZMIN E KONGRESIT TE DIBRËS,

KORRIK 1909Kongresi i Dibrës u mbajt nga data

23-29 korrik 1909. Tubimi i korrikut 1909 dëshmoi se Dibra e Madhe (Sheh-ri) jo vetëm kishte qenë, por dhe kishte mbetur një nga vatrat më të rëndë-sishme të lëvizjes kombëtare shqiptare. Turqit harruan se pikërisht në Dibër në korrik 1844 me ekspeditën e Hajredin Pashës lanë jo pak por 12 mijë forca në fushën e luftimit se më 1 nëntor të vi-tit 1878, pas Lidhjes Shqiptare të Priz-renit, u mblodh Kuvendi i Dibrës për të gjetur terrenin e zbatimit të vendimeve të kësaj lidhjeje që jo rastësisht kishte kryetar një dibran të madh, patriotin Iljas Pashë Dibra (Qoku). Edhe në vitin 1880 kemi përsëri një kuvend mbarë-kombëtar në Dibër të Madhe. Në mars të vitit 1899, pas kuvendit të Pejës në janar të vitit 1899, mblidhet Kuvendi i Dibrës.

Krahas përpjekjeve të vazhdueshme për shkollën shqipe, së bashku me aktivistë të tjerë Klubi patriotik “Bash-kimi “ i drejtuar nga Hafi s Sherif Lan-gu luan një rol të rëndësishëm në or-ganizimin e Kongresit të Dibrës të 23 korrikut 1909.

Pra ky ishte terreni patriotik që

Më 19 Shtator 1908, në Dibër u formua Klubi patriotik “Bashkimi” i cili nd-ikoi në hapjen e 250 shkollave shqipe në Dibër dhe Shqipërinë verilindore

KLUBI ATDHETAR « BASHKIMI I DIBRËS SË MADHE” DHE ROLI I TIJ PER PERHAPJEN E ARSIMIT SHQIP

kishte në fakt Dibra, por që disa nëpunës dhe pashallarë të shitur përpiqeshin tja sërvirnin Dibrën, portës së lartë të Stambollit, si proturke.

Në kongres morën pjesë delegatë nga të katër vilajetet shqiptare, Ja-ninës, Manastirit, Kosovës dhe Shko-drës. Kishte edhe delegatë nga vilajeti i Selanikut. Parë në këtë plan ky kongres ishte jo vetëm mbarëshqiptar por edhe ballkanik sepse morën pjesë përveç shqiptarëve përfaqësues nga Stambol-li, serbë, maqedonas, grekë, bullgarë, arumunë (vllehë) etj. Kryetar i Kuven-dit ka qenë Vehbi Dibra, i cili me 28 nëntor 1912 do të ishte kryetar i Pleqë-sisë (parlamentit). Pritja nga qytetarët e Dibrës ka qenë madhështore.

Në kongres u aprovua versioni i ndryshuar që përmbante një varg kërkesash ekonomike dhe kombëtare si:

1) ndërtimi i hekurudhave dhe thar-ja e kënetave moçalike

2) mësimi i njohurive moderne 3) Hapja e shkollave fi llore dhe të

mesme me mësim në gjuhën shqipe 4) ndarja e shkollës nga kisha dhe

xhamia, zhvillimi i ceremonive fetare në gjuhën amtare

5) njohja e zakoneve dhe e gjuhës shqipe nga ana e pushtetit shtetëror

6) vendosja e regullit në sistemin e rekrutimit në ushtri.

Kërkesa të tilla si ajo që nëpunësit të dinin gjuhën dhe zakonet e ven-dit, futja e gjuhës shqipe në shkollat shtetërore, hapja e shkollave në gjuhën shqipe, kryerja e shërbimit ushtarak në vend nuk përbënin një fi tore të vogël për Lëvizjen Kombëtare Shqip-tare. Kongresi atyre iu dha një forcë vendimore me peshë shumë të madhe, sepse në të përfaqësoheshin të gjitha krahinat e vendit dhe të gjitha forcat politike shqiptare të të gjitha krahëve. Që nga Lidhja e Prizrenit, asnjë tubim masiv i tillë i shqiptarëve në vend nuk kishte arritur t’i parashtronte kërkesa të tilla me karakter të theksuar politik autoriteteve osmane.

Atdhetarët dibranë me Vehbi Agol-lin (Dibrën) në krye dhanë ndihmesën e vet në kthesën që morën punimet e Kongresit si dhe për vendimet e rëndë-sishme që u morën aty. « E gjithë Shqipëria nderon dhe përulet me re-spekt përpara atdhetarëve si Hafi z Ali Korça, Abdyl Ypi, Qenan Manastiri, të cilët qëndruan në ballë të debateve të ashpra që u zhvilluan në Kongres.

Duke pasur përkrah dhe Rexhep Vokën e Haxhi Ali Elbasanin e të tjerë, me luftën e tyre të vendosur, e bënë Kongresin e Dibrës arenë të luftës së mendimit më të përparuar atdhetar të shqiptarëve për atë kohë, kundër qën-drimeve reaksionare dhe antishqiptare të xhonturqve dhe të elementëve tur-komanë.

Këta atdhetarë të mbështetur nga Dervish Hima, Ibrahim Temo, Sotir Peci, Loni Logori, Ferit Ypi, Fehim Zav-alani e plot të tjerë që nuk morën pjesë drejtpërsëdrejti në mbledhjet e komi-sionit të ngushtë të Kongresit, bënë që kongresi të shndërrohej në tribunë luftarake për shpalosjen e kërkesave të mirëfi llta politike të shqiptarëve, të kërkesave më të përparuara të rretheve atdhetare shqiptare.

Kongresi i Dibrës parashtroi me vendosmëri:

“Ndër ato fshatra ku s’ndodhen

Të ashtuquajturat gabime të Lirisë i bënë ortek nga mbledhja në mbledhje. Fillimisht ajo u akuzua për “nxjerrjen e sekretit”, më pas pёr “thyerje tё unitetit tё udhëheqjes”, “për qëndrim armiqë-sor dhe në opozicion me vijën e Partisë” deri te akuza e drejtpёrdrejtё e Enver Hoxhёs se “Doje tё mё zije vendin.” Nuk kishte prova të reja, kishte vetëm inter-pretime të reja në varësi të pikiadës ku po fundosej miqësia shqiptare-sovjetike. Duke lexuar dokumentet mbi mbledhjet e Byrosë Politike dhe tё KQ PPSH në kor-rik, gusht dhe shtator të vitit 1960, ku mbizotëronte urrejtja, mllefi , arroganca për kolegen e tyre, nuk ka se si të mos të kujtohen fjalët e Nako Spirut para vdekjes, thёnё Liri Belishovёs: “M’u tur-rën si ujqërit”. Po kështu shprehet edhe Kurt Gregor, anёtar i Byrosё Politike dhe ministër i Tregtisë së jashtme të Gjer-manisë Lindore, në qershor të vitit 1953: “Kjo nuk është Byro Politike, kjo është çmendinё”. Këto episode i kushtuan Be-lishovës një persekucion të gjatë dhe të ashpër personal dhe familjar, që tanimë është i njohur.

Liria bën pjesë tek fatlumët që e jetu-an jetën. Me të drejtë mund të më thoni: si mund të fl itet kështu për dikë që mori

Liri Belishova në tri kohë(VIjon nga faqja 9) mbi vete vetëm persekucion e vuajtje!

Të gjithë kemi dobësitë e mëkatet tona, po jo të gjithë kanë ikur nga kjo botë si mëkatarë. Liri Belishova është fatlume se rifi toi dinjitetin. Ajo është nga të paktët që nuk ka tundur fl amurin e vuajtjeve, dhe ka pranuar bashkëfajtorësinë në një sistem kriminal. Ashtu siç ka kontribuar si rrallëkush me refl ektimet e saj gjithë këto vite të paskomunizmit për të rrëzuar një sistem që në fakt është ende në mendësitë tona; për të rrëzuar një sistem delirantësh, që na e ka sjell bukur Bedri Spahiu nё refl ektimet e veta kur tregon rastin e Bahri Omarit, nё momentin e dënimit me vdekje. “Historia do të gjykojë cilët kemi qenë ne,” kishte deklaruar Om-ari.

“Historinë do ta shkruajmë ne!” – qe përgjigjur Bedri Spahiu, atëkohë prokuror i çështjes. Vёrtet ashtu ndodhi, pёr 45 vjet me radhë, historia u shkrua plot lavde pёr ata qё kishin marrё pushtetin, duke anatemuar kundёrshtarёt e tyre politikё dhe duke lёnё nё harresё tё gjithё ata qё ishin dёnuar nga diktatura e proletari-atit. Megjithatё, sot pёr fat tё mirё, his-toriografi a shqiptare pas shumё vitesh nёn presion dhe e deformuar, ka hyrё nё hullinё e misionit tё saj pёr tё refl ek-tuar ndaj tё vёrtetave e pёr t’i bёrё ato publikisht tё njohura.

shkolla fi llore medoemos të çelen edhe

ndër gjithë shkollat e Shqipërisë gjuha

kombëtare të këndohet… Megjithatë,

në Shqipëri kur tërë gjuhët mësohen

gjuha e jonë përse të mos mësohet?”.

Mendimet e Hafi z Aliut u mbështetën

dhe nga Abdyl Ypi, i cili foli në gjuhën

shqipe. Fjala e tij u prit me duartrokit-

je dhe me miratimin e shumë vetave,

sidomos nga delegatët Seidi, Murad Ja-

kova, si dhe nga Jusuf bej Karahasani.

Ky deklaroi me vendosmëri: “Nuk

heqim dorë nga gjuha jonë”.

Bashkëpunimi me patriotët Vehbi

Dibra, Shaqir Daci, Kadri Fishta, Hox-

hë Hazis Lila, Hoxhë Voka (Said Najde-

ni), Aqif Pashë Elbasani, Hoxhë Hasan

Moglica, Dan Cami, Mersim Dema,

Eqerem Cami etj ishin baza e veprim-

tarisë patriotike dhe e përhapjes së ar-

simit shqip të Klubit Patriotik « Bash-

kimi » të Dibrës.

Lista e plotë të anëtarëve të klu-bi atdhetar “Bashkimi”

1. Shyqyri Iljas Pashë Qoku (Di-

bra), i biri i Iljas Pashë Dibrës

2. Qamil Daci

3. Vehbi Xhidri

4. Tefi k Xhuglini

5. Hafi z Mehmet Kodra

6. Esat Hajdaraga

7. Ali Zeqo

8. Azis Menzelxhiu

9. Abdurrahman Xhunglini

10. Tafçe Isaku

11. Zeqir Hutani

12. Avdi Hatibi

13. Eqerem Cami

14. Ramadan (Dan) Cami

15. Aqif Uruçi

16. Nurçe Xhuglini

17. Izet Basriu

18. Izet Pitarka

19. Haki Xhuglini

20. Vehbi Hatibi

21. Gani Begolli

22. Murat Daci

23. Ferit Hatibi

24. Rakip Pitarka

25. Hamdi Fuat Hajredin Aga

26. Hysen Qylafku

27. Haxhi Mulla Mahmudi

28. Jashar Zeraliu

29. Muharrem Ternova

30. Abdulla Hatibi

31. Shaban Cami

32. Tafë Tërshana

33. Riste Pasinka

34. Qazim Tufçe

35. Hamdi Daci

36. Izet Maqellara

37. Sherif Zeqir Berberolli

38. Kadri Verzivolli

39. Dervish Zylyfqari

40. Fiqiri Mersini

41. Hafi z Meta

42. Raif Nallbani

43. Hysein Kodra

44. Ismail Strazimiri

45. Maliq Daci

46. Abdurrahim Shemsi Beu

47. Hafi z Muharrem Kodra

48. Rifat Nurçe

49. Kadri Fishta

50. Riza Rusi

51. Shaban Pepa

52. Hajredin Varvarica

53. Hafi z Muhameti

54. Hafëz Mahmudi etj.

Page 10: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335)10

Kosovë

Nga Bashkim Hisari

Shtatëdhjetëkatër vjet më parë, u krijua aradha e parë shqiptare par-tizane “Zenel Hajdini”. Ky përvjetor u përkujtua nga veteranët e luftës antifashiste nacional-çlirimtare të Kosovës ku ishin të pranishëm përfaqësues strukturat komunale, pjestarët e ushtrisë amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it e të tjerë.

Aradha e parë shqiptare partizane e Kosovës “Zenel Hajdini”u krijua

Me ushtarët Amerikan në Akademin kushtuar Aradhës partizane “Zenel Hajdini”

Në moshën 86 vjeçare u nda nga jeta veterani i Luftës Nacional Çlirimtare

të Popullit Shqiptar Ibrahim Ahmet Shesha.

Ibrahimi ka lindur në fshatin Prezë të Tiranës më 01. 03. 1931, në një familje të dëgjuar të Prezës.

Që në moshë të re, kur vendi u pushtua nga fashizmi Ibrahimi u radhit në Çetën e Pezës megjithse ishte fare i ri, pionier nga mosha, duke u aktivizuar si korier dhe mbledhës të ndihmave dhe mu-nicioneve dhe i transportonte në Bulticë dhe në Arbanë. Gjatë luftës është plagosur duke marë dy plagë, një në kokë dhe tjetrën në krah. Ibrahimi ishte antar i Organizatës Bashkuar të Veteranëve të Luftës (OBVL) me status veterani si dhe merte shpërblim edhe për plagosje.

Mbas Çlirimit të vendit ka marë pjesë në aksionet për rindërtimin e vendit, në ndërtimin e rrugës Pes-hkopi – Kukës si dhe në ndërtimin e hekurudhës Durrës – Elbasan.

Ibrahimi ishte aktivist në jetën e Organizatës Bashkuar të Veter-anëve të Luftës (OBVL), Dega Ti-ranë dhe ishte i pranishëm në çdo aktivitet që organizonte Dega e OBVL, Tiranë.

Në emër të Antarsisë dhe të Kryesisë së Degës së OBVL, Ti-ranë i shprehim fëmijve të tij dhe të afërmëve ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur, Ibrahimit.

I pa harruar kujtimi i tij !Jorgji TERCA

U PËRKUJTUA 74 VJETORI I THEMELIMIT TË ARADHES SË PARË SHQIPTARE PARTIZANE “ZENEL HAJDINI”

më 28 shtator të vitit 1942. në fsha-tin Ramjan të Vitis, në kohën kur fashizmi dhe nazizmi po rrezikonin paqën botërore, Në radhët e kësaj Aradhe u inkuadruan shqiptarët të cilët ishin të bindur se duke luftuar kundër pushtimit gjerman dhe Ital-ian do luftojnë për lirin e popullit shqipëtar në përgjithësi dhe për zg-jidhjen e çështjës së Kosovë, Si front i përbashkët i masave popullore, Aradha “Zejnel Hajdini” u krijua pas një konsultimi të grupeve të orga-nizuara dhe të armatosura, të cilët në Malsin e Karadakut, Luginën e Moravës së Binçës dhe të Preshevës, përhapnin një frymë të re, frymën antifashiste nacional-çlirimtare për çlirim nga okupatori dhe për të drejtën për vetëvendosje dhe bash-kim kombëtar. Krijimin e Aradhës e parapriu sulmi i armatosur të cilin kishin organizuar këto grupe për të çliruar dhe për të marrë nga pushtuesit Minierën e Llojanit që ndodhej në mes të Preshevës dhe Kumanovës. Aksionin kishin prirë fadil Hoxha, Xheladin Kurbaliu,

Kurtesh Agushi, Sinan Hasani, Riza Selimi, Reshat Xhaferi etj.

Sipas kryetarit të degës së veter-anëve të luftës antifashiste nacion-al-çlirimtare në Viti, Ismail Sokoli, nga komuna e Vitisë 1500 luftëtarë kanë marrë pjesë në luftë kundër fashizmit, nga të cilët 45 prej tyre kanë rënë dëshmorë.

Në akademin solemne të orga-nizuar me këtë rast foli kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës antifashiste nacional çlirimtare të Kosovës, Zija Mullhaxha, i cili tha se përkundër kushteve shumë të ndërlikuara historike, populli shqip-tar në atë kohë ka gjetur rrugën e tij duke u radhitur drejt forcave antifashiste, dhe shtoi:”Ky tubim duhet të përkujtoi tentativën e gjen-eratave të cilët punuan, luftuan dhe sakrifi kuan për zgjedhjen e drejtë të çështjës së shqiptarve në trojet e tyre, për pavarësi dhe për një shtet ku ky popull do të jetë i lire dhe fa-tin do ta marrë në duarë të veta.Sot po e gëzojmë lirin fal ngadhn-jimit të gjeneratave të tëra dhe këtë

liri duhet të nderojmë dhe të jemi mirënjohës të gjithë atyre që arritën t’I realizojnë synimet shekullore të popullit shqiptar që të jetë i lirë”

Në këtë Akademi foli edhe për-faqësuesi i ushtris amerikane, to-geri Brankin, i cili ndër të tjerash tha:”Bota ka borxh të përjetëshme ndaj aksioneve të rezistencës që bënë luftëtarët antifashisht në të gjitha mjedise dhe rrethana. Ata qëndruan ballë armatave më të fuq-ishme dhe siguruan që të kemi një botë më paqësore dhe më të sigurt”.

Lidhur me rëndësinë e luftës antifashiste nacional-çlirimtare të Kosovës, një fjalë rasti e mbajti edhe Feriz Ahmeti historian.

Shoqata e veteranëve të luftës antifashiste nacional çlirimtare dega në Viti, kërkoi nga institucio-net komunale përcaktimin e vendit për ngritjen e një pllake përkujti-more Aradhës “Zenel Hajdini”.

Në fund të Akadmis përkujtimore u shfaq një program i pasur artistik nga nxënësit dhe ansambli kulturo artistik “Kemajl Azizi”, nga Vitia.

NDAHET NGA JETA VETERANI IBRAHIM

AHMET SHESHA

Kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës antifashiste nacional çlirimtare

të Kosovës, Zija Mullhaxha, duke folur në Akademin Solemne në Viti.

Pjesëmarrsit në Akademin solemne kushtua74 vjetorit të krijimit të Aradhës së pare shqiptrare partizane “Zenel Hajdini”në Viti

Akademia solemne kushtuar74 vjetorit të krijimit të Aradhës së parë

shqiptrare partizane “Zenel Hajdini”në Viti

Page 11: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335) 11

SHËNDETI

Dr.Leonidha PEPPO

Në Kongresin e Shoqatës Euro-piane të Kardiologjisë (ESC(, që u mbajt para pak ditësh në Romë u prezantuan të dhëna shkencore dhe studimore mbi terapitë e reja në tra-jtimin e sëmundjeve kardio-vasku-lare. Interesi i të pranishmëve ishte i jashtëzakonshëm edhe për faktin se në këtë kongres kishte përfaqë-sues dinjutozë dhe të vendeve jashtë Europës si nga SHBA, Kanada, Ja-poni, Kine, Kubë, si dhe nga vende Afrikane, të cilët prezantuan pun-imet e tyre në seanca direkte apo me paraqitjen e posterave. Pjesemarres aktive ishin dhe mjekë të Shoqatës Shqipetare të Kardiologjisë.

Tashmë në ngjarje të tilla madhore. por edhe në fusha të tjera të mjekë-sisë, si pneumologji, endokrionologji, obstetrikë-gjinekologji, psikiatri, etj, ku kohët e fundit ka interes të madh, pjesëmarrja është e madhe, por kar-diologjia dhe sëmundjet vaskulare që në përgjithësi zënë 59% të të gjitha sëmundjeve me vdekshmeri deri në 53% të të gjitha llojeve, padiskutim interesi është shumë më i madh, për t’i studjuar. Ndërkohë, prodhimi i barnave përbën interes shumë të madh në gjithë botën shkencore.

Kongresi u zhvillua në “Fiera di Roma”, zonë panairesh, me sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme shumë të gjera, të përshtatura shumë mirë dhe për ngjarje të kësaj natyre. Leviz-ja drejt kësaj qendre të stërmadhe nga Roma kishte vështirësi dhe ndër-likime, me vonesa dhe ngatërresa, por me organizimin e mëvonshem u krijuan lehtësiara për orientimin e delegatëve.

Konferencat zhvilloheshin në 9 kampingje, ku secili kishte nga 9 salla për pjesëmarrësit që dëgjonin lektorët dhe debatonin për temat e paraqitura, fryt i punëve shkencore të fi gurave të njohura dhe te panjo-hura të mjekësisë apo farmacistëve, përfaqesues dhe të kompanive të njo-hura farmaceutike, që me barnat e tyre sjellin zgjatjen dhe përmirësimin e cilësise së jetës.

Do të veçoja këtu një sesion shken-cor mbi terapitë e reja për trajtimin e Insufi ciencës Kardiake, një problem madhor botëror i Shëndetit Publik, mundësuar nga kompania “Novartis” me teme “Nevojat për terapi të reja në Insufi ciencën Kardiake”.

Lektorët me famë botërore nga Europa dhe Amerika trajtuan barrën që sjell kjo pathologji për shëndetin publik dhe për shoqërinë në tërësi. Evidentohet gjithnjë e më shumë fakti se prevalenca e kësaj sëmundjeje po vjen gjithnjë në rritje, e ndikuar nga faktorë si: rritja e jetëgjatësisë së pop-ullatës, trajtimi më i mirë i patholog-jive kardiake, veçanërisht infarkti i

Kardiologët më të mirë të Europës dhe botës shprehen për sportin dhe pathologjitë Kardiake

Mbi terapitë e reja në trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare

miokardit, përdorimi i teknologjive të reja si koronarografi a, peace-makers, sidhe shtimi i sëmundjeve metabo-like. Pavarësisht avancimeve të bëra në këtë drejtim, përsëri u vu theksi në faktin që niveli i vdekshmërisë, lid-hur me këtë pathologji është shumë i lartë, shpesh shumë me i lartë se disa llojeve të kancerit, prandaj duhen zbatuar politika të qarta për përmirë-simin e menaxhimit gjithëdisiplinar në nivel Botëror dhe lokal.

U paraqitën të dhëna, analiza, studime mbi barin “Entresto”, i cili tashmë është pjesë e praktikës klini-ke të trajtimit të kësaj pathologjie dhe ne, duke qenë se jemi ndër kardiologët e parë në Europë të fi llimit të përsh-krimit për pacientin, po bëhemi dësh-mitarë të inovacionit që ka sjellë, pas 20 vjetësh, ky produkt me mënyrën e tij unike të veprimit dhe efektin që ka në drejtim të uljes së vdekshmërisë, uljes së shtrimeve në spital, përmirë-simit të shpejtë të simptomave dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës.

IMPRESIONE NGA SALLONET E EKSPOZIMIT TË PAJISJEVE MJEKËSORE DHE TË KOM-

PANIVE FARMACEUTIKEShumë impresionuese ishin dhe

sallonet e ekspozimit të paisjeve mjeksore dhe të kompanive farma-ceutike, ku mund të gjeje informaci-one të bollshme shkencore, shpesh herë, falë teknologjisë, të ilustruara vizualisht, gjë që na bënte dhe më shumë të përfshiheshim në marrjen e informacionit dhe në komunikim të mëtejshem.

Kompanitë Farmaceutike kishin këndet e tyre të prezantimit me sten-da, por në këtë rast do të veçoja këndin e Kompanisë “Novartis” për thjeshtësinë e organizimit të saj, me një orientim më shumë mjekësor se komercial, me përfaqësues shumë komunikues dhe dashamirës. Ndër-kohë që po shijonim një kafe pranë kësaj stende, një pjestar na u dre-jtua me pyetjen: “Skipëtar?”. Patëm një komunikim mjaft të ngrohtë me të pas prezantimit të tij si “arbëresh” me interes të madh për neve dhe

për Shqipërinë. Sigurisht që komu-nikuam në italisht, na informoi për vendin e tij në Kalabri, historitë e mbërritjes së paraardhësve të tij atje, interesin dhe ndjeshmërinë që kanë të gjithë ato banore Arberëshe për vendin e prejardhjes, kultivimin e disa vlerave dhe traditave; na tregoi që festa e tyre më e rëndësishme ishte ajo e “Shën Gjergjit”, mbrojtësit të qytetit; bëmë foto dhe shkëmbyem kontaktet me përzemërsi.

Personalisht, ndoqa veç të tjer-ave dhe një seancë të këtij Kongresi me tematikë Sporti dhe pathologjitë Kardiake, ku për hir të vërtetës neve pak e kemi trajtuar në aktivitetet shkencore lokale, dhe ndjekja e kësaj seance na dha ndërgjegjësim shtesë për ta konsideruar më shumë në praktikën klinike. Temat e kësaj se-ance ishin: Sporti dhe aritmia, Sporti dhe kardiomiopatia, Sporti dhe fi bri-lacioni atrial, Sporti dhe ndarja prej tij, referuar nga kardiologë të mirën-johur nga Franca, Amerika, Anglia, Spanja.

NË ROMË, TË MOTIVUAR PËR TË NDJEKUR VEPRIMTARI IN-

TENSIVE SHKENCOREPas orarit të kongresit, kishim

mundësi të kushtonim kohe dhe për aktivitete sociale, ku Roma me madhështinë e saj historike, artistike, kulturore, arkitekturore, na përf-shinte deri në orët e vona te natës.

Kështu që padiskutim vizitu-am vendin më të famshëm dhe të bekuar, Vatikanin, me kompleksin e tij madhështor si sheshi San Pi-etro me formën e rrumbullakët me 157 kolonat që e rrethojnë atë dhe ku bëhen meshat kryesore papale, ku ballore të sheshit ndodhet kate-dralja më e famshme në botë me të njejtin emër San Pietro, ku të gjithë emrat me të mëdhenj të artit, ato të pikturës murale (afreske) dhe ato të skulpturës kanë treguar madhësht-inë e zanatit të tyre por edhe arkitek-tet e konstruktoret bënë me të mirën e këtij gjigandi me gjithë entouragin (rreth e qark) dhe kubeja që i tërhiqte të gjithë vizitorët nëpërmjet 516 sh-kallinave nëpër një ngushtice 40-60

cm të ngjiteshe në majë. Këto ngjitje të mundimshme por shumë ndjellëse dhe për njerëz me të meta fi zike dhe mendore nëpërmjet ashensorit duke gjetur ngushëllim dhe përkrahje nga i plotfuqishmi mbi dhe, Zoti. Bren-da kishte disa bazilika dhe statuja e Shën Pjetrit ku miliona njerëz pre-knin këmbën për t’u sjellë fat, dhe ajo këmbë ka ndryshuar ngjyrën nga prekja e miliona duarve dhe Shen Pjetri i pret me kënaqësi i ulur me aureole mbi kokë duke i ndjellur dhe kënaqur, sigurisht që u jep shpresë të gjithë këtyre.

U larguam nga Roma me hidhërim-in e madh që nuk do të merrnim pjesë në shenjtërimin e 4 shtatorit të Nënës të të gjithë botës, e thirrur kudo “Nënë Tereza” Gonxhe Bojax-hi. Por unë e kam takuar njëherë atë të voglën, madhështore në Var-rezat e Sharrës, kur kisha shkuar për të përkujtuar prindërit e mi, të prehur aty. Në atë moment vjen me eskortë Nënë Tereza, e shoqëruar nga një kanadeze dhe profesoresha ime e Fakultetit të Mjekësisë, Adelina Maz-reku dhe kardiologja Mimoza Lezha, e cila siguronte kujdesin shëndetësor të saj. Ajo, kish mbërritur këtu për të përkujtuar nënën dhe motrën e saj Age e Drane Bojaxhi. Përfi tova nga rasti dhe e takova dhe unë si shumë të tjerë.

Po ka shumë të tjera për të parë në Romë, sheshet e mrekullueshëm me bukurinë dhe gjallërinë e tyre, Koloseum - vepër gjigande e perando-risë gati 960 vjeçare me kapacitet prej 5000 vete, me dhomat ku qëndronin kafshët dhe në të tjerat gladiatorët me armët karakteristike të luftimit, arena ku dëfreheshin dhe vendos-nin spektatorët me gishtin e madh poshtë apo lart për të vdekur apo jo i munduri: çfarë tmerri ta mendosh dhe përfytyrosh këtë çast por moda kështu ishte atëhere.

Për Romën, historinë, arkitek-turën, artin e saj duhen libra të tërë për t’i përshkruar, por unë e gjeta me vend t’i permendja si pjese e fry-mëzimit që na jepte ajo per tu ndjerë të motivuar në ndjekjen e aktiviteteve intensive shkencore.

Page 12: Liri Belishova, 90 vitet e gruas që sfi doi diktaturën · sË madhe” dhe roli i tij per per-hapjen e arsimit shqip liri belishova nË tri kohË dossier fjala kosovË shËndeti

Nentor 2016; Nr. 11(335)12

KULTURË

Halil Rama promovon librin e dhjetë, monografi kushtuar Liri Belishovës

Ikona të skenës dhe ekranit në promovimin e librit “Liri Belishova, gruaja që sfi doi diktaturën”

Nga Fehmi LLESHI

Libri i dhjetë i publicistit dhe studiuesit të njohur Halil Rama i kushtohet Liri Belishovës, një nga fi gurat më interesante, përfaqë-suese të elitës intelektuale mbarë-kombëtare. Në promovimin e këtij libri, pikërisht ditën që Zonja e Rrallë, Belishova festoi 90-vjetorin e ditëlindjes, përveç dhjetra per-sonaliteteve të letrave shqipe, ishin të pranishëm dhe ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, Heroi i Popullit dhe nderi i Kombit, gjen-eral Rrahman Parllaku, emblema e qëndresës në burgjet serbe, depu-tetja e parlamentit të Kosovës, Flora Brovina si dhe ikonat e skenës dhe ekranit tonë, Tinka Kurti, Margarita Xhepa e Raimonda Bulku.

I moderuar me mjeshtri të rrallë artistike nga gazetarja e mirënjo-hur, Tefta Radi, promovimi i librit “Liri Belishova, gruaja që sfi doi diktaturën”, si dhe Akademia Ju-bilare, organizuar me këtë rast nga OBVL, sollën në vëmendjen e qindra pjesëmarrësve në sallën e Akade-misë së Shkencave portretin e kësaj gruaje emblematike, të edukuar, të shkollur, të përkushtuar dhe të kul-turuar në shkallën më sipërore. Si e tillë, ajo zë vendin e merituar në panteonin e nderit të kombit shqip-tar.

Në këtë libër, i cili është i ndarë në pesë kapituj jepet aktiviteti poli-tik dhe shoqëror i Liri Belishovës, spikatja e saj në luftë, por dhe pas luftës, si një politikane që nisi të dallonte që në rininë e saj nga kon-tributoret e kohës.

Kryetari i OBVL-së, gjeneral Rrahman Parllaku, evidentoi fak-tin se një pjesë të rëndësishme në libër, si dhe në jetën e Belishovës, zënë vuajtjet e saj si dhe të familjes pas internimit e burgosjes së bash-këshortit Maqo Çomo, por dhe tregimet e njerëzve që e kanë njo-hur atë nga afër, disa bashkëvua-jtës të regjimit komunist të Enver Hoxhës, por dhe miq të fëmijëve të Belishovës.

Prof.Dr. Ana Lalaj, që ka trajtuar shkencërisht më mirë se kushdo hi-storinë e LANÇ-it dhe të pasluftës, nisur nga trajtimi i fakteve e ngjar-jeve në këtë libër, ndër të tjera tha se e sheh jetën dhe veprimtarinë e Belishovës në tri kohë.

Portreti i Liri Beloshovës na shpalos një pjesë të historisë kom-bëtare që na bën të ndjejmë emoci-one. Pikërisht këto emocione i për-colli në këtë takim promovues edhe Kryetari i Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës, z.Zija Mulhaxha.

Nga ky këndvështrim i evidentu-an vlerat e këtij libri ish-presidenti Moisiu, Znj.Grida Duma - Sekretare për Marrëdhënjet Publike në PD, si dhe Prof.Dr.Nevila Nika.

Fjalë zemre shprehën gjithashtu për Znj.Liri Belishova në 90-vjetorin e ditëlindjes së saj, artistet e Popul-lit Tinka Kurti e Margarita Xhepa, si dhe deputetja dhe shkrimtarja disidente kosovare, Flora Brovi-na. Ata thanë se libri i sapobotuar i publicistit dhe shkrimtarit Halil Rama, me titullinin sinjifi kativ: LIRI BELISHOVA - GRUAJA QË SFIDOI DIKTATURËN” vjen si një dhuratë e çmuar për të në këtë ditëlindje të 90-të të saj.

Në këtë libër gjejmë portretin e gruas emblematike, si luftëtare e paepur antifashiste, si diplomate dhe politologe e shkëlqyer.

Në pesë kapitujt e librit gjejmë profi lin e kësaj zonje me cilësi të ral-la kulturore, komunikative e propa-

gandistike, bindëse.Në kapitullin e fundit, “Bashkë-

kohësit për liri Belishovën”, gjejmë edhe vlerësimin e diplomatit Arian Starova - President i Këshillit At-lantik të Shqipërisë. Ndër të tjera ai shprehet: “Liri Belishova do të më befasonte përherë me dijet e saj të gjera e të thella, logjikën e saktë të të arësyetuarit, kujtesën e paga-bueshme, interesin e jashtëzakon-shëm për zhvillimet demokratikë të vendit dhe sfi dat e ndryshme me të cilat përballeshim, si edhe me af-tësinë e saj të mrekullueshme për të dëgjuar dhe respektuar mendimin e bashkëfolësit. Aftësitë intelektuale dhe dijet e kësaj zonje janë ruajtur brenda një shpirti të madh që nuk e ka lejuar kurrë të shajë askënd, as

përndjekësit e saj të pashpirt gjatë viteve të internimit”.

Në këtë këndvështrim e shohin profi lin e Liri Belishovës artistja e Popullit, Rajmonda Bulku, gaze-tarët e njohur Kozeta Mamaqi e Hyqmet Zane, si dhe Dr.Arta Sakja si pjesë këtij libri. Të pranishmit mirëpritën gjithashtu interpretimin dinjitoz të poezisë “Ditiramb për Liri Belishovën”, nga autori i saj, poeti Naim Berisha që është dhe redaktor i librit.

Një urim të përzemërt në këtë 90-vjetor të ditëlindjes, përcolli dhe mbesa, Daniela Belishova, e cila kishte ardhur nga Italia, ku punon dhe jeton, për ta përshëndetur hallën e saj në emër të familjarëve dhe të afërmëve.