Upload
others
View
13
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË
DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE
TEZË DOKTORATE
LLOJET E TEKSTEVE NË
GAZETËN ““POSTA E SHQYPNIËS””
Disertanti: Udhëheqës shkencor:
Ma. Fatmira SHPATI (SHYTI) Prof. dr. Tefë TOPALLI
Tiranë, 2017
2
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË
DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE
TEZË DOKTORATE
LLOJET E TEKSTEVE NË
GAZETËN ““POSTA E SHQYPNIËS””
Disertanti: Udhëheqës shkencor:
Ma. Fatmira SHPATI (SHYTI) Prof. dr. Tefë TOPALLI
Tiranë, 2017
3
DISERTACION
LLOJET E TEKSTEVE NË
GAZETËN ““POSTA E SHQYPNIËS””
Përgatitur nga: Ma. Fatmira SHPATI (SHYTI)
Për marrjen e gradës shkencore “DOKTOR”
Specialiteti: Gjuhësi teksti
Udhëheqës shkencor: Prof. dr. Tefë TOPALLI
Mbrohet më, dt. _ . . 2017 para jurisë:
1. (Kryetar)
2. (Anëtar oponent)
3. (Anëtar oponent)
4. (Anëtar)
5. (Anëtar)
4
PËRMBAJTJA E LËNDËS
HYRJE .................................................................................................................7
PARATHËNIE ....................................................................................................8
Ndërtimi dhe përmbajtja e punimit................................................................ 10
Objekti dhe qëllimi…………………………………………………............. 22
Metodologjia e studimit ..........…………………………………………....... 23
Kontributi shkencor........................................................................................ 23
KREU I .................................................................................................................24
PËRMBAJTJA DHË ZËRAT KRYESORË NË SHKRIMET E GAZETËS
“POSTA E SHQYPNIËS”
1.1. Inkuadrimi historik………………………………………………......... 24
1.2. Jeta e gazetës “Posta Shqypniës”…………………………………....... 24
1.3. Tematika e shkrimeve……………………………………………........ 25
1.4. Pamja e jashtme dhe rubrikat e gazetës …………………………........ 26
1.5. Studiues të ndryshëm për gazetën “Posta e Shqypniës”……................ 30
KREU II........................................................................................................ 33
VLERËSIME PËR DREJTSHKRIMIN DHE PËR NJËSIMIN E
GJUHËS SHQIPE NË GAZETËN “POSTA E SHQYPNIËS”
2.1. Vlerësime për drejtshkrimin …......................................................... 33
2.1.1. Kodifikimi i gjuhës shqipe nga Komisia Letrare e Shkodrës……....... 33
2.1.2. Mendime të botuara në gazetën “Posta e Shqypniës”, kundër
Vendime të Komisisë Letrare…………………………………............ 34
2.2. At Justin Rrota për gjuhët e njësuara ………………………........ 35
2.2.1. Mbi njësimin e gjuhës italiane............................................................ 36
2.2.2. Mbi njësimin e gjuhës frënge.............................................................. 37
2.2.3. Mbi njësimin e gjuhës angleze............................................................ 38
2.2.4. Mbi njësimin e gjuhës gjermane.......................................................... 39
2.3. Maximilian Lambertz dhe Posta e Shqypniës...................................... 40
2.3.1. Maximilian Lambertz dhe marrëdhënia e tij me Shqipërinë……….... 40
2.3.2. Roli i Maximiliam Lambertz në gazetën “Posta e Shqypniës”…….... 41
KREU III............................................................................................................... 45
GJUHA E GAZETËS
3.1. Veçori fonetike.................................................................................... 45
3.1.1. Gjatësia e zanoreve............................................................................ 45
3.1.2. Togjet e zanoreve ye, ue, ie................................................................. 46
3.1.3. Përdorimi i zanores “ë”...................................................................... . 47
3.1.4. Zanoret hundore................................................................................. . 48
5
3.1.5. Grupet e bashtingëlloreve mb, nd, ng........................................ 49
3.2. Veçori morfologjike ..........................................................................50
3.2.1. Trajtat foljore.............................................................................. 50
3.2.2. Disa rregulla drejtshkrimore .............................................................52
3.3. Leksiku i huaj dhe dialektalizmat në gazetën
“Posta e Shqypniës” ...........................................................................52
3.3.1. Italianizmat në gazetën “Posta e Shqpyniës” ....................................52
3.3.2. Orientalizmat në gazetën “Posta e Shqpyniës” .................................55
3.3.3. Dialektalizmat… ...............................................................................59
3.3.3.1. Dialektalizmat emërorë ...................................................................60
3.3.3.2. Dialektalizmat foljorë .....................................................................62
3.3.3.3. Dialektalizmat mbiemërorë .............................................................64
3.3.3.4. Dialektalizmat ndajfoljorë ..............................................................64
4. KREU IV.......................................................................................................66
TIPOLOGJIA E TEKSTEVE
4.1. Teksti - test. ........................................................................................66
4.2. Teksti gjuhësor dhe klasifikimi i teksteve .........................................70
4.2.1. Pak historik .......................................................................................72
4.2.2. Grupimi i teksteve ............................................................................76
4.3.3. Kriteret e klasifikimit. ......................................................................76
4.3.3.1. Tipologjitë e orientuara nga struktura ..........................................77
4.3.3.2. Tipologjitë e orientuara nga funksioni .........................................78
5. KREU V ........................................................................................................88
TEKSTE NARRATIVE
5.1. Analizë e teksteve narrative në gazetën “Posta e Shqypniës” ..........88
5.2. Veprime të ndryshme me rendin. ........................................................108
5.3. Veprime të ndryshme me kohën. ........................................................109
6. KREU VI.......................................................................................................112
TEKSTE ARGUMENTUESE
6.1. Hyrje teorike. ....................................................................................112
6.2. Analizë e teksteve argumentuese në gazetën “Posta e Shqypniës”.. 112
7. KREU VII .....................................................................................................136
TEKSTE INFORMATIVE
Analizë e teksteve informuese në gazetën “Posta e Shqypniës” .........................136
6
8. KREU VIII ...................................................................................................167
TEKSTE RREGULLUESE
Analizë e teksteve rregulluese në gazetën “Posta e Shqypniës”................. 167
9. KREU IX.......................................................................................................177
TEKSTE DESKRIPTIVE (Përshkruese)
9.1. Hyrje teorike ......................................................................................177
9.2. Analizë e teksteve deskriptive në gazetën “Posta e Shqypniës”... 178
10. KREU X................................................................................................. 185
TEKSTE POETIKE
10.1. Hyrje teorike. ....................................................................................185
10.2. Ritmi dhe sintaksa e tekstit poetik.............................................. 188
10.3. Aluzionet foniko-trimbrike të tekstit poetik............................... 193
10.4. Intertekstualiteti ................................................................................198
PËRFUNDIME ............................................................................................202
BIBLIOGRAFI ............................................................................................220
PËRMBLEDHJE/ ABSTRACT .................................................................224
7
H y r j e
Teza e doktoratës “Llojet e teksteve në gazetën ‘Posta e Shqypniës’ ” (1916 – 1918), nga fusha
e gjuhësisë tekstore, na bën të njohim e të hulumtojmë në faqet e një organi të shtypit tonë, para
një shekulli, por që ka qenë pak i njohur në traditën e gazetarisë sonë. “Posta...” është ndër të
paktat mjete të medias shqiptare (bashkë me “Albaninë” e F. Konicës”), që dilte në dy gjuhë:
shqip e gjermanisht, dhe jo në kohë të shkurtër, por në hapësirën e gati 3 vjetëve. Gazeta u
publikua me mbështetjen e Komandës së Naltë Ushtarake të Austro-Hungarisë, në Shkodër dhe
mblodhi rreth vetes intelektualët e atdhetarët më të mirë të kohës, të cilët, me shkrimet e tyre në
të gjitha fushat e një medie të shkruar, arritën të mbanin një organ që jo vetëm u publikua pa
ndërprerje 2 herë në javë, por zuri një vend aq të rëndësishëm, sa u njoh në të gjithë Shqipërinë e
mundi të pasqyrojë jetën politike e juridike, ekonomike e tregtare, artistike, arsimore e shkencore
të vendit – pa lënë jashtë informimin nga mbarë Europa e më tej, si dhe gjendjen e Luftës I
Botërore, në fronte të ndryshme midis Lidhjes Katërpalëshe dhe Antantës.
Shtjellimi i argumentit të shtruar ka një ecuri jo aq të zakonshme, siç shihet nëpër teza doktorate,
pasi paraqitja e tipave tekstorë është bërë, së pari, me një zgjedhje antologjike edhe sipas gjinive
e nëngjinive që gjenden në gazetë, duke ndërfutur segmente teorike për secilin grupim, pajisur
me të dhëna bashkëkohore, vjelë nga autorë e tekste prej shkollave e drejtimeve të ndryshme
gjuhësore, pas konsultimit me arritjet që ka shënuar gjuhësia jonë me autorë e studimet e tyre në
shqip. Jemi përpjekur që prurjet e reja teorike të mund t’i mbështesim të gjitha me lëndë nga
botimet e gazetës “Posta e Shqypniës”: tipat, nga struktura, rendi i sekuencave dhe operacione të
ndryshme me kohën, treguesit e kohezionit, përcaktime të temës dhe remës, presupozicionit
gjuhësor, zëvendësuesit – të gjitha të aplikuara nëpër lëndën e zgjedhur të kohës kur u botua ky
organ. Një vëmendje të veçantë i është kushtuar zgjedhjes leksikore të shkrimeve, si dhe
pasqyrimit të rrafshit sintaksor në përbërje të teksteve. Për këtë kemi parasysh se, përveç
sintaksës së fjalisë, frazës ka edhe parametra të sintaksës së njësive mbisintaksore, si: thënia,
paragrafi dhe vetë teksti gjuhësor, me mjetet e veta të lidhjes së përbërësve.
Këtu kam rastin të përshëndes me respekt pedagogët e mi të Shkollës së Doktoratës, jurinë e
ngritur në këtë mbrojtje dhe drejtuesin e punimit, prof. dr. Tefë Topallin, për ndjekjen e punës
sime, duke më ndihmuar me literaturë, punën metodike të kërkimit shkencor dhe sistemimin e
materialit, deri në përfundimin e tij e dorëzimin në këtë nivel.
Faleminderit,
Tiranë, .....qershor 2017
8
PARATHËNIE
Gazeta “Posta Shqypniës”, e botuar plot një shekull më parë, edhe pse jo aq e njohur dhe e
studiuar në përmbajtjen e saj, zë një vend të rëndësishëm në historinë e shtypit shqiptar, si një
organ dygjuhësh: shqip dhe gjermanisht, edhe si një dokument i shkruar për pasqyrimin e jetës
shqiptare gjatë Luftës I Botërore.
Në faqet e gazetës gjejmë pasqyrim të gjerë e të thellë të gjendjes sociale, politike, ekonomike,
ushtarake, fetare, arsimore, diplomatike dhe psikologjike të popullit tonë – deri edhe tek planet e
zhvillimit të shtetit të ardhshëm shqiptarë, apo edhe të krijimit të një gjuhe të njësuar letrare, pas
formimit të këtij shteti, siç planifikonte Perandoria dualiste.
Gazeta “Posta …” bëhet domosdoshmërisht objekt studimi për gjuhëtarët për vetë vlerat që ajo
shpalos. Kjo gazetë dokumenton gjuhën e një periudhe të hershme, siç ishin vitet 1916-1918,
veçanërisht të dialektit të gegërishtes, që lidhet drejtpërdrejt me historinë e gjuhës shqipe.
Në një vështrim të përgjithshëm, studimet me karakter gjuhësor për gazetën “Posta e
Shqypniës”, si monografitë, analizat dhe studimet e plota kanë qenë të pakta. Nga ana tjetër,
studimet e pjeshme, kumtesa gjuhësore që kanë lidhje me gazetën “Posta e Shqypniës”, apo edhe
studime gjuhësore të veprave të ndryshme për vitet kur u botua kjo gazetë na ndihmuan për të
marrë impulse idesh dhe mendimesh për realizimin e punimit tonë.
Studimi ynë ka përfshirë serinë e plotë të të gjithë numrave të botuar në gazetën “Posta e
Studimi i saj ishte një ndërmarrje e vështirë, por mendojmë se kemi arritur të realizojmë një
studim shkencor cilësor që do japë kontribut modest në fushën e gjuhësisë.
Përpara se të fillonim praktikisht për t’a shkruajtur këtë studim, nisëm të grumbullonim të gjithë
numrat e gazetës “Posta e Shqypniës”, ku më pas vazhduam hulumtimin, analizimin për t’u
fokusuar në çështjet që do trajtonim. Pas njohjes së gjithë numrave të gazetës u bë skedimi i
informacionit që do na nevojitej për të realizuar një punim sa më cilësor dhe origjinal.
Për realizimin e punimit tone, së pari u përpoqëm të hulumtojmë studime gjuhësore që lidheshin
me fushën të cilën ne trajtuam:
Ali Jashari, Fjalor me shprehje te huazuara në gjuhën shipe, Korçë, 2007; Bardh & Lindita
Rugova, “Hyrje në gramatikën e tekstit”, Trembelat, Prishtinë, 2015; Blendi Fevziu“Histori e
Shtypit Shqiptar 1848-2005”, Onufri, 2005; Botimet e gjuhëtarit Emin Lafe; Maximilian
Lamberci- studiues i gjuhës shqipe, SF, 1982/4; Vendi i orientalizmave ndër huazimet e shqipes,
Studime filologjike, 1-4, Tiranë, 1993; Eqerem Çabej, Studime gjuhësore V, Prishtinë, 1975;
Hamid Boriçi, Histori e Shtypit Shqiptarë, Tiranë, 2007, Fjalor i Shoqërisë Bashkimi, Shkodër,
1908; Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954; Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985; Fjalor i
shqipes së sotme, Tiranë, 2002; Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 2002; Fjalor i gjuhës së
sotme shqipe, Tiranë, 1980; Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 2006; Botimet e prof. dr.
Gjovalin Shkurtaj; Kultura e gjuhës, Tiranë, 2006, Sociolinguistika, Tiranë, 1996,
Dialektologjia, Tiranë, 2003; Jorgji Gjinari, Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi në mediat e sotme të
shkruara dhe të folme, Gjuha jonë 1, Tiranë, 2000; Jani Thomai, Teksti dhe gjuha, SHBLU,
Tiranë, 1992; Luan Zelka, “Shtypi Shqiptar gjatë viteve të Pavarësisë”; Botimet Toena, Tiranë,
2001; Mehmet Çeliku, Çështje të shqipes standarte, Tiranë, 2001; Klodeta Dibra, Klodeta Dibra,
Nonda Varfi, Gjuhësi Teksti, SHLBU, Tiranë, 1999; Linda Mëniku, Konektorët e tekstit në
gjuhën shqipe, ALBAS, Tiranë, 2014;
9
Nonda Varfi, Gjuhësi Teksti, SHLBU, Tiranë, 1999; Rexhep Ismajli, Shumësia e tekstit, Rilindja,
Prishtinë, 1980; Lindita Gjata, Teksti argumentues (Analizë dhe përqasje në gjuhën shqipe dhe
frënge), GEER, Tiranë, 2010.
Tomor Osmani, Komisia Letrare e Shkodrës, Shkodër, 2004; Tahir Dizdari, Orientalizmat në
gjuhën shqipe; Linda Latifi, Mbi huazimet turke në gjuhën shqipe krahasuar me gjuhët e tjera të
Ballkanit, Tiranë, 2006. Botimet e prof. dr. Tefë Topallit; Posta e Shqypniës dhe Lambertz-i,
Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2011; “Gjuhësi teksti”, Shkodër, 2011; Maksimilian
Lambertz-i dhe gazeta “Posta e Shqypniës”, Buletini Shkencor, Universiteti “Luigj Gurakuqi”,
2009. Botimet e Prof. Dr. Shezai Rrokaj; Çështje të gjuhës shqipe- 1, Tiranë, 2007; Çështje të
gjuhës shqipe- 2, Tiranë, 2009; Drejt një tipologjie të katalizatorëve të mesazhit në gjuhën
shqipe, Studime Filologjike, Nr. 2, 1997; Xhevat Lloshi, Stilistika e gjuhës shqipe, Tiranë, 1988;
etj.
Për realizmin kësaj teze doktorale, kemi shfrytëzuar mjaft literaturë të huaj bashkëkohore, që i
përket fushës së gjuhësisë së tekstit:
Andorno, Cecilia, Linguistica testuale – Un’introduzione, Carocci editore – Studi Superiori,
Roma, 2015; Brinker Klaus, Textlinguistik, Heidelberg, Groos, 1992. Altieri- Biagi, M. Luisa, La
grammatica del testo, Torino, 1998; Émile Benveniste, Problemi di linguistica generale, Milano,
Il Saggiatore, 1971; Gillian Brown, –George Yule, Analizi del discorso, il Mulino, Bologna,
1986; Francesco Ferretti, Alle origini del linguaggio umano, Il puno di vista evoluzionistico,
GLF Editori Laterza, 2016; Massimo Palermo, Linguistica testuale dell’italiano, il Itinerari,
Bologna 2013; R.A. de Beaugrande & W.U. Dressler, Introduzione alla linguistika testuale, il
Mulino, Bologna, 1994; Egon Werlich, Typologie der Texte Entwurf eines Textlinguistischen
Modell zur Grundlegung einer Texgrammatik, Heidelberg, Quelle & Meyer, 1975. Pierre
Fontanier, Le figures des discours, Flammarion, Paris, 1968.
Në këtë trajtesë janë bërë objekt studimi tekstet e botuara në gazetën “Posta e Shqypniës”, duke i
klasifikuar sipas tipologjisë së tyre, duke i analizuar sipas strukturës dhe kuptimit. Vëmendje e
veçantë i është kushtuar fushës së leksikut, veçanërisht përdorimit të fjalëve të huaja,
përkatësisht italianizmave, orientalizmave dhe dialektalizmave, të përdorura shpesh në faqet e
këtij organi. Në këtë linjë, punimi ka pasur si qëllim të nxjerrë në dritë pasurinë leksikore të
përdorur, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në pasurimin e gjuhës shqipe.
Gazeta “Posta e Shqypniës” e botuar në kryeqendrën e veriut, Shkodrën, është shkruar në
dialektin e gegërishtes, ku jo rrallë herë, autorë të ndryshëm që kanë botuar artikuj në këtë gazetë, bënin thirrje për gjuhë të njësuar shqipe, me bazë dialektin e gegërishtës, duke hedhur
poshtë disa vendime të Komisisë Letrare të Shkodrës, përkatësisht zgjedhjen e së folmes së Elbasanit si gjuhë e njësuar e shqipës, si dhe disa rregulla mbi drejtshkrimin, veçanërisht kundër
heqjes së kuantitetit dhe hundorësisë së zanoreve, (veçori karakteristike e dialektit të
gegërishtes). Në të rrallë, redaksia ka mundur të tërheqë edhe shkrime nga varianti letrar i jugut,
siç është ai i Fejzi Alizotit1.
Në tezën tonë, jemi përpjekur që të sjellim edhe një pamje të re analize tekstuale, bazuar, mbi të
gjitha, tek teoritë e sotme analitike që tekstin gjuhësor nuk e privojnë nga pikëshikimi strukturor,
ndërtimin e frazave, përtej kufijve tradicionalë të studimit: sintagmë - fjali – frazë të cilat kalojnë
në studimet transfrastike.
Trajtesa shkencore “Llojet e teksteve në gazetën Posta e Shqypniës”, besojmë që sjell kontribut
në fushën e studimeve gjuhësore dhe më gjerë.
1 Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Kallnduer 1917, f. 1.
10
- Ndërtimi dhe përmbajtja e punimit
Punimi për tezë doktorate “Llojet e teksteve në gazetën Posta e Shqypniës”, është e
organizuar në dhjetë kapituj kryesorë.
1) Përmbajtja dhe zërat kryesorë të gazetës “Posta e Shqypniës”
2) Vlerësime për drejtshkrimin dhe njësimin e gjuhës shqipe
3) Leksiku i huaj dhe dialektalizmat
4) Tipologjia e teksteve
5) Tekste argumentuese
6) Tekste narrative
7) Tekste informative
8) Tekste rregulluese
9) Tekste deskriptive
10) Tekste Poetike
- Kreu I, paraqet inkuadrimin historik kur u shkrua gazeta “Posta e Shqypniës”. Rëndësia e
gazetës në jetën politike-kulturore në vitet kur u botua është çështja e parë e trajtuar në kreun
hyrës. Trajtesa vijon me përmbajtjen e këtij organi i cili paraqiste shumë lajme të hollësishme
nga fronti i Luftës I Botërore, ku Austro-Hungaria së bashku me Gjermaninë ishin protagonistët
kryesorë kundër bllokut të Antantës, e sidomos luftrat që ndodhnin në Ballkan. Jeta e gazetës
“Posta …”, është një tjetër syth i trajtuar në këtë kapitull. Ky organ u botua në harkun kohor
1916-1918, me përgjegjës Gjergj Fishtën për pjesën e gjuhës shqipe, dhe Maximilian Lambertz
për artikujt e botuar në gjuhën gjermane. Tematika e shumëllojshme e artikujve është një tjetër
syth i sjellë në vazhdim. Tematikë kjo, e cila varion nga sfondi i Luftës I Botërore në vendet e
Europës e Ballkanit, e deri në një pasqyrë të plotë të jetës politike-kulturore të Shqipërisë. Në
vijim i është lënë hapësirë edhe pamjes së jashtme me rubrikat përbërëse të saj. Gazeta “Posta
…”, ka pothuajse të njëjtën pamje të jashtme apo formë siç ishin pjesa më e madhe e gazetave të
atyre viteve. Faqosjen e ka të thjeshtë, pothuajse të njëjtë në të gjithë numrat. Kemi bërë një
përshkrim të shkurtër të secilës rubrikë, si dhe tematikën që trajtonin duke i konkretizuar me tituj
artikujsh. Lajme Politike e Telegrafa, është rubrika ku paraqiteshin lajme nga politika e lufta në
Europë. Lajme vendit e gjithfarësh janë shkruar lajme dhe informacione që i përkasin vendit e
më gjerë, për fusha të ndryshme. Në rubrikën Pjesa Zyrtare, gjenden shkrime si: vendime gjyqi,
rregullore zyrtare, rregullore doganeje, urdhëresa shkollore e për arsimin, taksë për të
ndihmuar të varfërit, urdhra nga Perlimtarja, mbledhje bimësh mjekësore etj. Në faqen e fundit
të çdo numri të gazetës “Posta e Shqypniës” gjejmë artikuj bindës, kryesisht njoftime të
ndryshme, reklama, informacion mbi botime librash, aktivitete të ndryshme kulturore,
falenderime, etj. Rubrika Literaturë e hartë, solli në vëmendje të veçantë shkrime për unjifikimin
e gjuhës shqipe, me analiza të thella gjuhësore dhe diskutime mbi baza shkencore.
Studiues të ndyshëm që kanë shkruar për gazetën “Posta e Shqypniës” është trajtesa e paraqitur
në vazhdim.“Maximilian Lambertz dhe Posta e Shqypniës”2, përgatitur për botim nga prof. dr.Tefë Topalli, është një ndër botimet e mirëfillta për këtë gazetë. Studimi ka në fokus kryesor
shkrimet e albanologut Maximiliam Lambertz të publikuara në faqet e gazetës “Posta e
Shqypniës”.“Shtypi shqiptar gjatë viteve të Pavarësisë”3, botim ky nga studiuesi Luan Zelka, i cili në përshkrimin e tij për shtypin gjatë viteve të pavarësisë, një vëmendje të veçantë ia kushton
2 Topalli, T., Posta e Shqypniës dhe Lambertz-i, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2011. 3 Zelka, L., “Shtypi Shqiptar gjatë viteve të Pavarësisë”, Botimet Toena, Tiranë, 2001.
11
gazetës “Posta e Shqypniës”. Ndër të tjera thekson që kjo gazetë ishte një ndër organet më solide
të asaj kohe. Përveç studiuesve, të cilët e kanë parë gazetën “Posta e Shqypniës”, si një ndër organet më të rëndësishme të shtypit shqiptarë të atyre viteve dhe që ka lënë gjurmë në
publicistikën shqiptare, kemi përmendur edhe studiues që nuk e kanë përfshirë gazetën “Posta e Shqypniës” në asnjë prej botimeve të tyre. Studiuesi Hamid Boriçi, në librin e tij, Histori e
Shtypit Shqiptarë4, bën një panoramë të shtypit shqiptar të asaj kohe, por nuk e ka listuar
ekzistencën e gazetës “Posta e Shqypniës”. Historiania Elena Kocaqi në 2 veprat e saj “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar”, dhe “Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria
1916-1918”5, nuk sjell asnjë trajtim për gazetën “Posta ...”, edhe pse në këtë organ gjen
pasqyrim të gjerë e të thellë, duke nisur nga gjendja sociale, politike, ekonomike, ushtarake, fetare, arsimore, diplomatike dhe psikologjike e popullit tonë – deri edhe tek planet e zhvillimit
në të ardhmen, apo edhe të krijimit të një gjuhe të njësuar letrare!
-Kreu II, trajton vlerësime mbi drejtshkrimin duke u përqëndruar, nga njëra anë, në përpjekjet
për kodifikimin e gjuhës nga Komisia Letrare e Shkodrës; nga ana tjetër, mendime të botuara nga
gazeta “Posta e Shqypniës”, kundër vendimeve të KLSH. Rolin e rëndësishëm që ka luajtur ky
organ për zhvillimin dhe lëmin e gjuhës së shkruar të variantit më të mirë e të përparuar të arealit
gegë. Gazeta që në muajin e parë nxori lajme për vendimet e Komisisë Letrare6. Komisia
Letrare si themel të ortografisë mori dialektin e Elbasanit, me disa përmirësime. Komisia Letrare
vendosi parime e rregulla mbi ortografinë e gjuhës shqipe të shkruar. Përveç vendimeve të
Komisisë Letrare, në faqet e kësaj gazete në rubrikën “Literatyrë e harte”, botohen shkrime
kundër vendimeve të saj. “Nji vêndim i Komisjonit letrar” dhe “Mibrobt e gjuhës shqype”, të
shkruar nga V. Prendushi dhe D. Bërdica, dy shkrime, të cilët mund t’i quajmë më të
rëndësishmit e teksteve argumentuese të gazetës “Posta e Shqypniës”. Të dy autorët janë klerikë
dhe të të njëjtit urdhër: françeskanë, O. F. M.; Janë dy shkrime bindëse, siç i quajnë disa
tekstologë, dhe mbështeten në disa argumente dhe shembuj, me të cilët autorët kërkojnë që të
ruhet edhe me shenja diakritike hundorësia e shqipes, përndryshe e dialektit të Veriut, sepse,
sipas tyre, kjo bie ndesh me natyrën e vetë gjuhës dhe shndërrimin e saj. Tekstet e dy
françeskanëve janë të tipit objektiv dhe dalin të mbështetura në teorinë gjuhësore sipas dijeve të
kohës. Vendimi i Komisisë Letrare Shkodër, për heqjen e gjatësisë së zanoreve, e cila do të
shënohej vetëm në botimet gjuhësore, pati kundërshtime edhe nga dijetarë të tjerë, veçanërisht
nga Hilë Mosi, i cili ishte kundër heqjes së kuantitetit dhe hundorësisë së zanoreve. Gjergj
Fishta, gjithmonë në shkrimet e tij ka paraqitur interes për gjuhë të përbashkët letrare shqipe.
Qëndrimi i Fishtës për vendimet e Komisisë Letrare Shqipe, ishte kundër. Shkrimet të cilat u
botuan në faqet e gazetës “Posta e Shqypniës”, përkatësisht në rubrikën “Literatyrë e harte”, për
vlerësimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ishin shkrime të argumentuara jo rrallë herë mbi baza
shkencore.
Në pjesën e dytë të kapitullit kemi trajtuar artikuj të botuar në gazetë për unifikimin e gjuhës
shqipe, nga Atë Justin Rrota dhe Maximilian Lambertz. Në këtë çështje kemi pasur si qëllim të
paqyrojmë rolin e rëndësishëm që ka pasur gazeta “Posta e Shqypniës” për njësimin e gjuhës
shqipe, e në të njëtën kohë idetë për mënyrën se si mund të njësohet kjo gjuhë, duke iu referuar
njësimit të gjuhëve të disa kombeve të zhvilluara. Shkrime studimore, me nivel shkencor për
kohën kur janë botuar në faqet e kësaj gazete, por që mund të jenë koherente edhe në ditët e
4 Hamid Boriçi, “Histori e Shtypit Shqiptarë”, Tiranë, 2007. 5 Elena Kocaqi: “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar”, Emal, Tiranë, nëntor 2012 dhe “Administrimi i
Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918”, Tiranë, 2016. 6 Shih: Tefë Topalli, “Gazeta Posta e Shqypniës dhe Lambertz-i”, Tiranë 2011, f. 16.
12
sotme. Secili prej artikujve paraqet njësimin e gjuhës letrare, përkatësisht për unifikimin e gjuhës
italiane, franceze, angleze dhe gjermane. Artikujt kishin qëllim që përveçse panoramës
informative për njësimin e këtyre gjuhëve, u tregonte shqiptarëve rrugët e njësimit të gjuhës
shqipe. Çështja e njësimit të gjuhës në kohën kur botohej kjo revistë ishte shumë e diskutuar,
sepse unifikimi i gjuhës personifikonte bashkimin e të gjithë popullit shqiptarë. Ai thekson se në
këto artikuj, do të mundet gjithësecili të shohë se si janë trajtuar gjuhët letrare të kombeve të më
të zhvilluara. Këto artikuj janë shkruajtur me argumente shkencore që tregojnë nivel të lartë të
autorit si gjuhëtar.
Sythi i fundit i trajtuar në këtë kapitull, është roli i Maksimilian Lambertz në gazetën “Posta ...” .
Gazeta “Posta e Shqypniës”, u botua në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht. M. Lambertz ishte
redaktor i gazetës për pjesën e shkrimeve në gjermanisht. Ky bashkëpunim nisi rreth një muaj
pasi doli numri i parë i gazetës. Në faqet e kësaj gazete ai botoi edhe disa artikuj studimor,
kryesisht në rubrikën, Wissenschaft, Kunst under Literatur (shkencë, art dhe letërsi).
- Kreu III, shtjellon gjuhën e gazetës. Evoluimi i gjuhës së vetë gazetës nga numrat e parë e
deri në numrat e fundit, është një tjetër çështje e rëndësishme e cila u realizua në këtë kapitull të
punimit tonë. Trajtesa e gjuhës së gazetës, është një prurje mjaft interesante pasi evidentohet
roli i rëndësishëm që ka luajtur ky organ në zhdrivillimin e gjuhës letrare shqipe. Në gazetën
“Posta ...”, u përdor si gjuhë shkrimore shqipja e gegërishtes veripërendimore bazuar mbi
shkodranishten me veçori të mbarë gegërishtes.
Në faqet e gazetës “Posta …” kanë shkruar intelektualë të shquar të kohës, të cilët në shkrimet e
tyre kanë përmbushur një organizim gjuhësor gjithëpërfshirës në të gjitha njësitë dhe nivelet
gjuhësore. Këto shkrime tregojnë qëndrimin ndaj gjuhës së përbashkët shqipe. Vërehet që jo
rrallë herë që ka edhe modifikime, deformime të lëvizjeve strukturore në nivelin fonologjik, por
edhe në strukturën gramatikore të fjalës duke i quajtur ndonjëherë si shmangie të qëllimshme me
efekt stistikor. Në gjuhën e këtij organi vërejmë semantikë të gjerë leksikore, pasurinë
fjalëformuese me prejardhje, parashtesim e prapashtesim, kompozitat gjuhësore etj. Përdorimi i
dendur i leksikur dialektor, krahinarizmave e lokalizmave gjuhësore, si një përpjekje e përpunuar
vetëdijshëm për lëndën gjuhësore me karakter të ngushtë lokal duke i dhënë vetdijshëm funksion
stilistik.
Për evolimin e gjuhës kemi marrë në trajtesë të gjithë numrat e gazetës, ku kemi vërejtur se
dukuri të ndryshme morfologjike, fonetike a sintaksore ndryshojnë nga numrat e parë deri në
numrat e fundit të gazetës. Janë trajtuar disa dukuri gjuhësore si; dyfishimi e zanoreve, grupet e
zanoreve ye, ie, ue, grupet e bashkëtingëlloreve mb, ng, nd, përdorimin e zanores ë, trajtat
foljore, si dhe disa rregulla drejtshkrimore.Veçoritë sintaksore dhe disa veçori morfologjike janë
sjellë të plota në analizën strukturore të teksteve sipas tipologjisë.
Pjesa e dytë e kapitullit vijon me leksikun e huaj dhe dialektalizmat në gazetën “Posta e
Shqypniës”. Në këtë gazetë gjejmë të përdorura mjaft huazime nga italishtja. Ardhja e
elementeve të tilla në gjuhën shqipe, ngjet nga kontaktet e vazhdueshme mes dy popullsive.
Italianizmat i përkasin shtresës së leksikut të përgjithshëm, në një kohë edhe më të hershme së sa
kohën kur u botua gazeta “Posta e Shqypniës”. Në tekstet e gazetës gjejmë të përdorura mjaft
italianizma që u përkasin sferave të ndryshme. Prania e këtyre huazimeve në artikujt e
shumëllojshëm, është dëshmi e qartë edhe e kontakteve gjuhësore të vendosura në bazë të
rrethanave gjeografike si dhe kushteve historike të dy popujve në vitet kur kjo gazetë u botua.
Tekstet e shkruara në gazetën “Posta e Shqypnës”, nuk identifikohen si tekste puriste, por
vërejmë një gjuhë të përdorur me të gjitha trajtat, me të gjithë variantet dhe me leksema me
prejardhje të huaj. Përdorimi i italianizmave në gjuhën e gazetës, shpesh herë korrespondon me
13
terminoligjinë gjuhësore që i mungonte shqipes në kohën e botimit. Huazimet e përdorura janë
fjalë që i përkasin sferave të ndryshme:
Italianizmat më të përdorura në tekstet e gazetës “Posta e Shqypniës” i kemi paraqitur në formën
e një fjalori. Fjalët janë shpjeguar sipas strukturës kuptimore. Shpjegimet e fjalëve janë bërë
sipas këtyre fjalorëve; Fjalori i Shoqërisë Bashkimi, 1908, Fjalor i gjuhës Shqipe, 1954, Fjalor i
Gjuhës Shqipe, 2006, Fjalori Italisht Shqip, Fredinand Leka, 2010, Fjalori i Tahir Dizdarit,
Orientalizmat në gjuhën shqipe. Secila fjalë është ilustruar me shembull përkatës si është gjetur
në tekstet e kësaj gazete. Duhet thënë disa italianizma, të përdorura në gazetën “Posta e
Shqypniës”, gjenden sot në fjalorin e gjuhës shqipe.
Në gjuhën e gazetës “Posta e Shqypniës”, në shtresimin leksikor të orientalizmave, janë të
përfshira shumë leksema nga gjuhë të ndryshme orientale, kryesisht turke.
Është e njohur se në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit kanë hyrë një
numër i konsiderueshëm fjalësh me burim nga gjuhët orientale të fesë islame; arabishtja,
turqishtja, persishtja. Depërtimi i tyre lidhet në radhë të parë me shtrirjen e Perandorisë Osmane
në Ballkan, me përhapjen e qytetërimit të saj dhe të fesë e të kulturës islame.
Vitet kur u botua gazeta “Posta e Shqypniës”, (1916- 1918), ndikimi i perandorisë Osmane ishte
akoma i madh. Orientalizmat, që kanë hyrë përgjithësisht si emërtime të nevojshme për sende e
dukuri të këtyre sferave të jetës, kanë kaluar pak e nga pak edhe në sferën e letërsisë gojore
popullore, janë bërë pjesë e leksikut të saj, duke marrë shpesh herë dhe vlera stilistikore. Është e
njohur se gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, kur politika gjuhësore e kësaj lëvizjeje ishte pjesë
me rëndësi e përpjekjeve për një shtet shqiptar të mëvetësishëm, u kërkua të mënjanoheshin
orientalizmat nga gjuha shqipe, sidomos nga gjuha e shkruar. Puna e rilindësve për pastërtinë e
gjuhës solli një përtëritje rrënjësore të fjalorit të gjuhës shqipe dhe të vlerave të fjalës shqipe. Pas
krijimit të shtetit të pavarur shqiptar në qëndrimin ndaj orientalizmave gjuhëtarët ndoqën në
përgjithësi vijën e Rilindjes Kombëtare, por përdorimi i tyre në letërsi erdhi duke u shtuar.
Orientalizmat fituan ndërkohë edhe vlera stilistike, dhe jo rrallë herë në gazetën “Posta e
Shqypniës”, përdorimi i orientalizmave, ka vlerë stilistikore. Në vijim kemi paraqitur
orientalizmat më të përdorura në tekstet e gazetës. Fjalët janë shpjeguar sipas fjalorit të vitit
1954. Për ato fjalë që nuk ekzistojnë në fjalorin e vitit 1954, i jemi referuar fjalorit të Shoqërisë
Bashkimi, fjalor i vitit 1908.
Në pjesën e fundit të kapitullit janë trajtuar dialektalizmat. Leksiku në gazetën “Posta e
Shqypniës” ka si tipar shtrirjen e gjerë në kohë, i pasur e i shumëllojshëm. Ky organ, duke qenë
se ka tekste të shumëllojshme, të tematikave të ndryshme, pasqyrohet materiali i begatë gjuhësor,
me shtresime krahinore, historike e kulturore të Shkodrës, por duke kapërcyer kufinjtë gjeografik
duke mundur të japë shembullin më të mirë për formimin e gjuhës së njësuar kombëtare. “Posta
e Shqypniës” në normën drejtshkrimore që zbatonte, ishte gjithnjë me prirje nga unjisimi i gjuhës
së shkruar të variantit më të mirë e të përparuar gegë. Dialektizmat e përdorura shumë dendur i
përkasin këtij dialekti. Termi “leksiku popullor”, shpesh herë e barazojmë me dialektalizmat
edhe pse mund të jetë shumë më i gjerë. Në shkrimet e gazetës gjejmë një shtrirje të gjerë të
shtresës së fjalëve dialektore, të variantit më të mirë të gegërishtes, në mënyrë të ndërgjegjshme
për të shërbyer si pasuri për pasurimin e gjuhës shqipe. Dialektalizmat e përdorur në tekstet e
kësaj gazete janë shumë të pasur në sasi dhe të shumëllojshëm. Janë të pranishëm të gjithë tipat
leksiko-gramatikorë të dialektazimave: emërorë, mbiemrorë, ndajfoljorë etj. Në këtë studim
dialektalizmat janë pasqyruar në mënyrë të përgjithshme pasi përdorimi i tyre në këtë gazetë
është shumë i gjerë. Hulumtimi i fjalorit të gazetës “Posta e Shqypniës”, ka vënë në pah se
14
përdorimin më të dendur e kanë dialektalizmat emërorë. Kemi trajtuar dialektalizmat emërore,
mbiemrore, foljore dhe ndajfoljore.
- Kreu IV, paraqet autorët që i kanë paraprirë disiplinës tekstore, segmente teorike, paisur
me të dhëna bashkëkohore, vjelë nga autorë e tekste prej shkollave e drejtimeve të ndryshme
gjuhësore, pas konsultimit me arritjet që ka shënuar gjuhësia jonë me autorë e studimet e tyre në
shqip. Kapitulli është i ndërtuar në mënyrë të tillë, ku koncepteve teorike u kemi ndërfutur tekste
të shkëputura nga gazeta “Posta…”, duke i analizuar sipas dukurive përkatëse. Në hyrje të tij
kemi paraqitur, tekst-test, si një nëngjini teksti, duke pasur parasysh faktin se në kohën kur u
shkrua gazeta “Posta…”, Gjuhësia tekstore, por as dija gazetareske nuk qe zhvilluar siç mund ta
mendojmë në ditët tona. Teksti kuic i sjellë në këtë çështje përkon me pohimet e historianes
Kocaqi, të cilat i çmuam si vërtetësi të mjaft shtjellimeve tona në këtë punim.
Pjesa e dytë e kapitullit vijon me zhvillimin e disiplinës tekstore në Europë. Autorët më të afërt
që i kanë paraprirë disiplinës tekstore janë Leo Spitzer-i e Karl Büchler-i; por ndër pararendësit e
vonë kemi përmendur gjuhëtarin rumun, Eugenio Coseriu. Coseriu iu kthye më në thellësi kësaj
disipline, duke dhënë edhe kontribut të ndjeshëm sa u takon çështjeve që lidhen me linguistikën
tekstuale, mbi të githa, si një disiplinë e cila ka për objekt interpretimin, përndryshe, asaj që
quhet “hermenautikë e kuptimit”. Émile Benveniste, që është një tjetër prekursor i studimeve
tekstuale; ai zhvilloi një linjë mendimi që priret të tejkalojë ndarjen e formës dhe të kuptimit, një
përkatësi kjo e gjuhësisë strukturore. Roland Barthes-i në mes të viteve ’60 të shekullit të kaluar,
i cili diferencoj analizën gjuhësore nga ajo e narratologjisë, e cila shihej pothuaj si përspektivë e
natyrshme e kërkimeve të dimensionit tekstual. Në vijim paraqitet vepra e Dressler-it,
Einführung in die Textlinguistik, (Hyrje në gjuhësinë tekstore), 1970 dhe e studiuesve Halliday e
Hasan që më 1976, publikojnë Cohesion in English, e cila vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite,
një pikë referimi e pamohueshme për studimet e mënyrave të kohesionit dhe të koneksionit të
tekstit. Në zanafillë, gjuhësia e tekstit tërhoqi vëmendjen si “disiplinë pilot”, jo si “një degë e re e
gjuhësisë”, por si “një mënyrë e re për t’u marrë me gjuhësi”; shihej atëherë me fetishizëm, sepse
në disa pjesë kjo disiplinë futej në rubrika linguistike si outdatel (jashtë mode, si një dije
antikuare). Dressler-i pohon se është e domosdoshme një shumësί pikëpamjesh për të trajtuar
faktet tekstuale, është i domosdoshëm adaptimi i një perspektive interdisiplinore. Kjo do të thotë
se një tekst nuk është thjesht një unitet mase i analizës gjuhësore, por një akt që ka në të njëjtën
kohë atë çfarë bëhet me dimensionin konjitiv.
Një tjetër trajtesë në këtë kapitull është grupimi i teksteve. Tipologjitë e para, realizuar në vitet
1970, ishin orientime strukturore, për të cilat ia vlen të thuhet se ishin bazuar në klasifikimin e
teksteve nisur nga veçoritë formale të tyre. Një model më i njohur erdhi e u formua nga përpjekja
për të gjeneruar një matricë që përshkruan konfigurimin e një teksti mbi bazën e pranisë apo
mungesës të 20 tipareve, të folurit gjuhësor, me përdorim të elementeve të tepruara (të rënduara),
me përdorim vetëm të shenjave verbale. Në vijim jepet një shembull i marrë nga tekstet e
gazetës, se si vazhdimësia akustike nuk do ta pranonte asnjë shkëputje akustike të linjës
ligjërimore, gjatë emëtimit (leximit), por i duhet siguruar vazhdimësia dëgjimore, për të qenë i
kuptueshëm nga marrësit. Tipologjitë e orientuara nga funksioni i kemi paraqitur në një tabelë
me 3 ndarje: tipi i tekstit, funksioni dominues, shembuj përdorimi.
Në tezën tonë, jemi përpjekur që të sjellim edhe një pamje të re analize tekstuale, bazuar, mbi të
gjitha, tek teoritë e sotme analitike që tekstin gjuhësor nuk e privojnë nga pikëshikimi strukturor,
ndërtimin e frazave, përtej kufijve tradicionalë të studimit: sintagmë -fjali- frazë (periudhë) të
cilat kalojnë në studimet transfrastike: sintaksën e paragrafit, thënies dhe të vetë tekstit.
15
Trajtesa vijon me tipologjitë e orientuara nga struktura dhe funksioni. Klasifikimin dhe
analizimin në planin sintaksor të tekstit “Nji këshill”, dhe “Ardhja e Arqikukës” tekste nga gazeta “Posta e Shqypniës”. Konektori kundërshtor “Por”, (në frazën e marrë për analizë)
mbështetur në pohimet e gjuhëtares Linda Mëniku7. Në tekstet e sjella janë analizuar strukturat
sintaksore, ndërtimi i frazave, njësitë e varura, mjetet e ndryshme lidhjeje etj.
Në këtë kapitull janë trajtuar dhe tipa tekstesh sipas përcaktimeve psikike; Teksti deskriptiv-
perceptim i personit dhe objektit në hapësirë; Teksti narrativ -perceptim i një ngjarjeje në kohë;
Teksti informativ - kuptim i një koncepti nëpërmjet analizës dhe sintezës; Teksti argumentues-
vlerësim i koncepteve të vendosura në lidhje mes tyre; Teksti rregullues- planifikim i sjelljeve
(vetjake a të tjerëve).
- Në Kreun V u është lënë hapësirë teksteve narrative në gazetën “Posta e
Shqypniës”, duke ndërfutur vazhdimisht segmente teorike. Kemi analizuar mjaft tekste narrative,
pasi tekstet narrative zënë pjesën më të madhe në tipat e teksteve gjuhësore dhe shfaqin të gjitha
karakteristikat që ngërthejnë këto masa ligjërimore, që nga qëllimi, situata, koherenca, kohezioni
etj.“Shypnia e kultura”, tekst rrëfim që nisin me folje-fjali me vetë të papërcaktuar, të
përgjithësuar, në v. III/ njëjës, karakteristikë e teksteve narrative. Veta semantike e këtyre foljeve
zgjon kërshërinë tek destinatori- marrës, të dëgjojë të kapë përmbajtjen e asaj që do të vijojë nga
emëtuesi. Analizimin e paragrafëve që përmbajnë konektorët “por” dhe “pra”. Përdorimi i
konektorit lidhëzor “por” me përmbajtje kundërshtuese, dhe konektorit “pra”, i cili përdoret në
rrëfim për të rënditur konkluzione të çështjeve të shtruara më sipër. Ndarja e tekstit në sekuenca:
sekuenca e parë deskriptive, e cila është një sekuencë statike, që nuk e shpie përpara narracionin.
Sekuenca e dytë jepet me anë të frazave me fjali kushti dhe sekuenca përmbyllëse si sekuencë
përshkruese. Teksti i rradhës “Shqypnia e rrugat”, kemi sjellë për analizë funksionale dhe
semantike, një periudhe me ndërtim të zhdrejtë, ku kemi bashkuar me anë te parataksës tre
përbërës frazorë. Në tekstin “Ndër blerime të vorrevet”, kemi trajtuar refleksionet, meditimet dhe
mbresat e autorit. Për gramatikën e tekstit jemi ndalur në 2 çështje, ndërtimi i frazave dhe fjalitë
emërore. Sa i takon pamjes frazore, kemi analizuar një model ndërtimi të periudhës, ku autori ka
mudur të përfshijë vargje gjymtyrësh caktuesore, dhe homogjene, përbërës predikativë me
funksione të ndryshme sintaksore, njësi të ndërmjetme në trup të frazës, dhe thyerje të rënda
sintakse, si kjo periudhë, me ndërtim të drejtë, me dy QOS dhe me 3 njësi fjalish të ndërmjetme;
mes fjalisë së parë drejtuese ka 5 njësi predikative që e ndërpresin atë, duke krijuar një lidhje të
largët sintaksore.
Teksti “Dera e Habsburgut e Shqypnija”, i gjinisë historike, tekst narrativ, një rrëfim për
dinastinë e Habsburgëve, i shkruar nga Mati Logoreci, ndër më të ngriturit nga ana gjuhësore, në
të gjitha nivelet ku mund të shihet një shkrim: nga rrafshi fonetik, pasuria leksikore, kohezioni
gramatikor, morfologjia dhe lëmi i sintaksës. Në leksik të bie në sy përdorimi i togjeve atributive
për mbretin e Austro-Hungarisë. Në përbërje të tekstit kemi evidentuar kohët e foljeve, e ardhmja
e largët, me paskajoren e gegërishtes “ka+paskajore”. Kemi vërejtur nga ana morfostilistikore
dallimet e duhura brenda kohës së ardhme: e ardhme e afërt dhe e ardhme e largët – nëpërmjet
formave “folje ndihmëse + paskajore gege”: ka me pasë, ka me u nisë, ka me shkue, ka me
udhtue, ka me nderue, kan me ju paraqitë, ka me kalue, ka me hi, ka me pa, ka me u gjetë, dhe
“folje ndihmëse në kohë të thjeshta + folje ndihmëse në paskajoren gege + pjesore”: kan me kenë
thirrë, ka me i kenë paraqitë, kan me kenë rreshtue, ka me kenë xanë, edhe me dy paskajore
gege: ka me ndejë me pritë, etj.
7 Mëniku, L., Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe, monografi, ALBAS, Tiranë, 2014, f. 119.
16
“Berati nji nder gur mâ të çmueshem të Shqypnis”, tekst i cili si të gjitha tekstet narrative
(tregimtare), në një paraqitje “elastike”, përmban disa karakteristika: të paraqesë veprime,
mendime, dialogje të një a më tepër personazheve, të lidhë mes tyre veprime të tilla, mendime a
dialogje të një a më shumë personazheve, të përmbajë një varg ngjarjesh që nga një situatë
fillestare të çojë në një konkluzion të ngjarjes, të propozohet fundi, që t’i interesojë lexuesit a
dëgjuesit. Në tekstin e mësipërm kemi shquar elementët, intrigë, fabul dhe gërshetim.
Në vijim janë sjellë tekste ku kemi shpjeguar një sekuencë tjetër që i përket tekstit narrativ,
konceptin e sekuencës reflektive.
“ T’ardhunt e Arqidukës”, është një tjetër tekst i sjellë, që tregon veçori të teksteve narrative.
Markimi stilistik, i mbiemrit të panyjshëm “Apostolik”, një term i fjalorit kishtar- katolik,
referuar Arqidukës. Trajtimin e strukturës së kohës narrative si dhe përdorimin e të ardhmes së
largët.
Janë sjellë në trajtesë struktura sintaksore duke pasqyruar përmbajtjen e sekuencave, shprehjen e
marrëdhënieve të kushtit në frazat e sjella për analizë funksionale dhe skematike. Në tekstet e
analizuara janë paraqitur edhe modele ndërtimi të periudhës duke përfshirë vargje gjymtyrësh
caktuese, dhe homogjene, përbërës predikativë me funksione të ndryshme sintaksore, njësi të
ndërmjetme në trup të frazës dhe thyerje të rënda sintakse. Vërejtje nga ana morfostilistikore e
teksteve duke identifikuar dallimet e duhura brenda kohës së ardhme: e ardhme e afërme dhe e
ardhme e largët nëpërmjet formave “folje ndihmëse + paskajore gege, psh. ka me pasë, ka me u
nisë, kan më ju paraqitë, etj dhe folje ndihmëse në kohë të thjeshta + folje ndihmëse në
paskajoren gege + pjesore, psh: kan me ken thirrë, ka me ken xanë etj. Në përmbatje të teksteve
të analizuara kemi shquar edhe intrigën dhe fabulën. Në analizën e mëtejshme të teksteve
narrative jemi ndalur në shpjegimin e konceptit të sekuencës reflektive, si një lloj prerjeje
tektuale që ekspozon opinionet, mendimet, gjykimet e personazhet apo te vet autorit. Me anë të
refleksionit përshkruhet psikologjia e malësorëve të kësaj krahine, që e çojnë jetën midis natyrës
së ashpër. Në një tjetër tekst kemi sjellë në vëmendje strukturën e kohës narrative. Vëmendja e
analizës tekstore ndaj kohës narrative e përshkruar në disa faza të cilat përcaktohen nga trajtat
foljore të kohës, pasi nuk kanë tregues kohorë preçizë, ato përmbajnë konektivë si: kohë më parë,
me vonë, por jo data të caktuara.
Në mbyllje të paraqitjes së teksteve narrative kemi paraqitur dhe dy çështje; veprime të
ndryshme me rendin dhe veprime të ndryshme me kohën. Në veprime të ndyshme me rendin
jemi ndalur në ndërrimin total të ndjekjes së fakteve, ndërrimin e pjesshëm të ndjekjes së fakteve
si dhe teknikën flashback. Për çështjen, Operacione të ndyshme me kohën kemi trajtuar veprimin
e ngjarjes me anë të përmbledhjes, me anë të pauzës, me anë të elizionit dhe me anë të skenave
dialogjike. Kjo paraqitje është e ilustruar me shembuj nga tekste të shkëputura nga gazeta “Posta
e Shqypniës”.
- Në Kreun VI, sillen struktura të teksteve argumentuese. Paraqitjen e këtyre tipave tekstorë e
kemi nisur me disa fjalime a ligjërata politike, të cilat bëjnë pjesë dhe klasifikohen në këtë
tipologji tekstore. Përgjithësisht, tektet argumentuese janë përvijuar pa lindur kjo degë e
gjuhësisë. Studiuesit kanë theksuar se të gjitha gjuhët natyrore janë metaforike dhe as idetë
shkencore më “të ftohta” nuk mund të qarkullojnë, duke pasur në dispozicion vetëm logjikën
formale. Në këto tekste sundon përherë logjika argumentuese, ku dallohen e veçohen së paku 3
elemente, si; një pohim në nisje të tekstit e që quhet premisë, një pohim final, quajtur edhe
përfundim apo rezultat, një radhë pohimesh kalimtare, të cilat lejojnë të kalohet nga njëri tek
tjetri e që quhen prova argumentuese.
17
Në vijim kemi analizuar tekste të marra nga gazeta “Posta...”, shkrime që grupohen në tipin
argumentues të teksteve, duke shënuar se bëjnë pjesë në ligjërimin (diskorsin) politik, një prej
ligjërimeve aq të përdorshme prej kohësh dhe në ditët tona në shoqëritë njerëzore dhe që kanë
për qëllim të bindin marrësit për tezat, çështjet apo argumentet e shtruara. Në mendësinë dhe
realitetin e asaj kohe, ne i gjykojmë sot se disa prej teksteve ndërtohen mbi një gjuhë mashtruese,
siç e quajnë mjaft gjuhëtarë, edhe pse, historia dëshmon se pushtimi austro-hungarez pati jo pak
rëndësi për ruajtjen e territoreve shqiptare nga lakmitë e fqinjve; ai pushtim gjithashtu, bëri edhe
jo pak për formimin e një shteti shqiptar. Është sjellur në vazhdim segmenti teorik i anaforës dhe
referencës asociative, duke e ilustruar me shembuj tekstesh të shkëputura nga gazeta jonë. Kjo e
dyta paraqitet si një lidhje e veçantë, e cila mund të shpjegoj valencën e klasave të ndryshme të
fjalëve, pa të cilën s’do të realizohej koherenca semantike e një teksti apo e pjesëve të tij. Në
pamje sintakse, kemi analizuar fraza që dallohen për folje lidhore, të cilat dalin pothuajse si
urdhërore (kategorike), po kështu janë edhe foljet e kohës së ardhme “do + paskajore gege”, dhe
ato të së ardhmes standarde “do t’keen njoftë”. Janë kombinuar frazat me ndërtim të drejtë me
ato me ndërtim të zhdrejtë, disashkallëshe dhe me funksione të ndryshme.
Problemi i ngritur prej dy shkrimeve të të dy klerikëve të asaj kohe, (Berdica dhe Prendushi, të
cilët janë tekste argumentuese), nuk ka pushuar së qenuri për dekada, madje edhe sot ka zëra të
vetmuar që mendojnë se shmangia me shkrim (edhe në shqiptim) e hundorësisë së shqipes,
përndryshe të variantit dialektor të Veriut, ka tjetërsuar natyrën e tij: mendime si këto kanë
shfaqur Arshi Pipa, Primo Shllaku dhe Migjen Kelmendi (Kosovë), por gjuhëtarët prej kohësh, e
kanë quajtur të drejtë vendimin e Komisisë Letrare, jo vetëm për qëllime praktike tipografike,
por edhe si modernizim të vetë shqipes në përgjithësi. Kemi sjellë në trajtesë edhe tekste ku
Fishta si një kritik letrar, analizon segmente të shkurtra të qëndrimit estetik. Një hapësirë në
shtjellimin e këtij kapitulli i kemi dhënë analizës së një shkrimi nga Fejzi Alizoti, ku autori
tregon se edhe përfaqësuesit e besimit mysliman – si shumica absolute e Shqipërisë – duhet të
kenë shpresë tek Austro-Hungaria. Gazeta “Posta e Shqypniës” pasqyron mjaft të dhëna nga jeta
e komunitetit mysliman, por bashkëpunimi në këtë organ, vjen më së shumti nga komuniteti
katolik, si për shembull, lajmërimet dhe nekrologjitë për vdekje, apo edhe skena nga jeta
kulturore e fetare, veprimtaritë arsimore të Shkodrës, sidomos; kjo ndoshta edhe prej faktit që në
fillim të shekullit të kaluar kishte një shumicë shkollash fetare që mësimet i zhvillonin në gjuhën
turke-arabe dhe rregulloret e tyre, mbase nuk i bënin jehonë të veprimtarive në një organ laik, siç
ishte gazeta “Posta e Shqypniës”, e cila drejtohej nga një klerik i njohur dhe prej një përfaqësuesi
të një Perandorie të Shenjtë. Por një gjë e tillë nuk ngjet në rastet e lajmeve informative, kur
nëpër shkolla të qytetit të Shkodrës apo në periferi të tij ndahen ndihma për të “vobegtit” (të
varfërit) ku fëmijët nuk diferencohen asnjëherë; po kështu në gazetë pasqyrohen qartë edhe
bamirësitë që kryejnë jo vetë të krishterët, por edhe nga familje a dyer të njohura muhamediane
të kohës, si: tregtarë, shtetarë, etj. Nga ana gjuhësore, sidomos në leksik e në mjaft njësi fjalish e
togjesh foljore, teksti dallon për ligjërimin kategorik të autorit dhe këtë e bëjnë klasat e foljeve,
në mënyrë të veçantë përdorimi i foljeve në trajta kategorike-urdhërore: me foljet
gjysmëndihmëse “duhet”, “nuk mundet”, me pjesëza mohuese para tyre, me shumë forma të
lidhoreve; pandaj dhe ndeshim fjalë e sintagma e segmente fjalish.
-Kreu VII, u kushtohet teksteve informative, që zënë një hapësirë mjaft të mirë në gazetën
“Posta ...”. Në shtjellimin e argumentit mbi analizën e teksteve informative janë ndërfutur
vazhdimisht segmente teorike për këtë tip teksti. Në trajtesë janë sjellë disa tekste informative
– lajm duke u përpjekur të sjellim të gjitha veçoritë e teksteve informative. Teksti i parë i sjellë
për analizë , “Nji tjeter Doktor shqyptar”, mes elementësh se pse e bëjnë informativ këtë tekst
18
kemi trajtuar elementët kohezivë, siç janë: deiktikët, rimarrja, elipsi, katafora dhe anafora.
Koherenca e tekstit realizohet nga përsëritjet që ndodhin në strukturën nëpërmjet elementeve
të ndryshme gjuhësore.
Janë trajtuar tekste të shkurtra, të cilët nuk dalin me zëvendësues, bile për persona të njohur,
ngjet që ata vijnë e përdoren nga autori në trajtë të shquar, për shkak të popullarizimit të tyre.
Në tekstet në vijim kemi mundur të shpjegojmë dukurinë e presupozicionit tekstor, që ka të bëjë
me rastin kur një person, një fakt ose një gjendje, të cilat nuk shprehen në tekst, por ekzistenca e
tyre presupozohet (mendohet) nga semantika e foljes ose nga një element tjetër i fjalisë (frazës).
Gazeta ka mjaft lajme me qëllim njohjen e kulturës botërore me të dhëna që, me siguri, hynin për
herë të parë në gjuhën tonë, nëpërmjet “Postës ...”. Janë tekste të lidhura me shifra e fakte dhe që
vijnë me një sintaksë mjaft të studiuar. Gjejmë në to periudha të tilla me ndonjë thyerje sintakse
në vijën ligjërimore me shkrim, me 2 QOS dhe me m.l.s.
Një tjetër argument që është shtjelluar përgjatë kësaj teze janë tema dhe rema (T + R), të cilat
shihen si përbërës të çdo thënieje, edhe kur njëri apo të dy vijnë e nënkuptohen, apo dalin me
proforma, qoftë edhe me dukurinë e elizionit. Kemi përcaktuar se cilat mjete gjuhësore përdoren
për të kodifikuar informacionin e dhënë (e dhëna) dhe atë të riun (e reja). Tema është pika e
nisjes e komunikimit, kurse rema zhvillimi i tij. Terminologjia e përdorur në bibliografi të
referentit vjen mjaft e ndryshme: temës i referohemi edhe me termin anglez topic, ndërsa remës
edhe me termin nga e njëjta gjuhë comment, apo me anglolatinizmin fokus. Për të dalluar temën
dhe remën, kemi gjykuar sipas: rolit sintaksor: më së shumti tema i referohet subjektit-
kryefjalë, rema predikatit-kallëzues, rendit të përbërësve: zakonisht pjesa e temës gjendet
majtas, kurse djathtas vendoset ajo rematike; intonacionit: në të folur, rema është pjesë e thënies
mbi të cilën bie theksi i spikatur. Mbasi shqipja ka rend të lirë, kemi sjellë thënieve (fjali), ku
përbërësit e këtyre mund të ndërrojnë rendin (R + T). Thënie (fjali) që u nënshtrohen, së paku, tri
niveleve të analizës strukturore, të cilat individualizohen qartë: struktura logjiko-sintaktike,
struktura tematike dhe struktura e njohjes. Analizë e gjymtyrëzimit aktual, që përfaqëson T + R,
zë fill në përbërësit e njësisë fjali, por ajo rimerret edhe në strukturën e frazës (periudhës), duke
nisur që nga ndërtimet dyshe: fjali drejtuese/ fjali e varur – ku e para ka rol tematik, kurse e dyta
vjen me rol rematik, si p.sh.: Per me u kthellue edhe mâa mirë n’msim t’gjûhës gjermanishte,
/prejë Vjenet kaloj n’Berlin (R + T); – ku fjalia e parë ka rol rematik, kurse e dyta rol tematik,
sepse fraza del me ndërtim të zhdrejtë, ndërtim që mund të përmbyse në T + R.
Sa i takon strukturës, në këto tekste gjejmë edhe fraza të shkurta, por që dalin funksionalisht të
ndyshme e të ndërtuara sipas rregullave të gjuhës e me hierarki sintaksore, me 1 QOS: Në tekstin
informativ për artistin, Aleksandër Moisiu, është gjetur rasti të përshkojmë një segment teorie të
teksteve në përgjithësi, por, në mënyrë të veçantë, të dallueshme, për tekstet informative. Për
tekste të tilla është formuluar nocioni “e dhëna” dhe “e reja”. Është përcaktuar si e dhënë një
referent tashmë i pranishëm në universin e bisedës dhe të quhet i hyrë për herë të parë, edhe me
nyje joshquese (shenjë për element të dhënë), pastaj të rimerret, i pajisur me nyje shquese (shenjë
për element të ri); për shembullin, në tekstin kushtuar Moisiut, gjejmë trajtat e pashquara të
emrit: nji argtuer - ket argtuer (me përemër) – i përmenduni argtuer i Germanis (me
riformulim), - nder mâa t’parët argtarë t’Germaniës (me riformulim)– ky (me përemër) – i
përmenduni argtuer i Germaniës (me riformulim). Në shumë tekste takojmë mjete si këto, për
një entitet, një veprim, një përkatësi, një ngjarje (event), një shprehje me sintagmë emërore (SE),
një sintagmë foljore (SV), një sintagmë mbiemërore (SMb), një sintagmë parafjalore (SP), ose
edhe një fjali e tërë (Ph).
19
Në pjesën e fundit të kapitullit kemi sjellë tekste lajmërimi vdekjeje, të cilat paraqesin interes,
sidomos në lëmë të leksikut. Duhet shënuar se, përgjithësisht, me termin “Falënderje” janë
shpalljet për vdekje dhe shumica e tyre bëhen vetëm në gjuhën shqipe. Në të gjitha këto fletë-
lajme për vdekje mbizotëron leksiku i stilit fetar: lutje Zotit, Shenjtorëve, kërkesë Perëndisë për
forcë durimi. Strukturën e tekstit, e kemi ndarë në dy pjesë; fjalë të leksikut nga ceremoniali i
vdekjes dhe nga fusha e leksikut fetar, fjalë e shprehje falënderimi për persona që e nderojnë
ceremonialin.
Në vijim kemi sjellë tekste që vijnë e hartohen me pjesë anekdotike, por jo në brendësi të
shkrimit, në fillim të tyre, më së shumti. Në pajtim me mjaft artikuj të tillë, segmenti në kursiv
duhej të ishte në krye të lajmit, megjithatë, nëpërmjet kësaj vendosjeje, duket sikur shkrimi del
nga ndonjë skemë klishe, e përdorur dhe mban vlera stili.
Kryesore për tekstet informative që kemi trajtuar janë; qartësia, lidhja organike, dispozicioni
koherent i përbërësve. Në tekstet informative gjenden ndryshueshmëri të dukshme gjatë
strukturës, dalin ngjarje brenda rendit kronologjik, ka argumente shkakësie dhe sekuenca
narrative.
- Kreu VIII vijon në rradhë me tekstet rregulluese në gazetën “Posta e Shypniës”. Tekstet
e trajuara që në fillim të kapitullit nisin me karakteristikat gjuhësore: në fushën e leksikut,
strukturën frazore dhe përbërës të tjerë, që i veçojnë midis tipave të tjerë tekstorë.
Tekstet rregulluese (konstruktive), janë shumë të dendura në përbërje të shtypit, kështu edhe në
gazetën “Posta e Shqypniës” gjenden mjaft shkrime të tilla, sepse ato shërbejnë më së pari, për
rregullimin e jetës së një komuniteti e të mbarë shoqërisë njerëzore, aq më tepër që në vitet kur
shtypej “Posta ...”, pushteti i vendosur nga Austro-Hungaria synonte një shtet shqiptar, në të
gjithë treguesit e fushat e veprimtarisë. Kështu kemi zgjedhur në interes të temës sonë shkrime
si: vendimi gjyqi, rregullore zyrtare, rregullore doganeje, urdhëresa shkollore e për arsimin,
taksë për të ndihmuar të varfërit, urdhra nga Perlimtarja, mbledhje bimësh mjekësore etj. Përveç
kësaj, këto tekste dallojnë prej tipave të tjerë edhe për faktin se në përbërje kanë data (ditë, muaj,
vite), afate kohore (nga ...deri...), shpallje, urdhëra, zbatime, emra, toponime, numra mase,
emërtime sendesh dhe objektesh, kryeradhë sipas numrave, pikave, neneve, sipas zërave që
përshkruhen apo listohen, kanë intestime të dallueshme, dalin me një saktësi e me përcaktime
larg ambiguitetit në të kuptuar.
Në tekstet në këtë kapitull është përpjekur që të nxjerrim karakteristikat e përbashkëta gjuhësore:
në fushën e leksikut, strukturën frazore dhe përbërës të tjerë, që i veçojnë midis tipave të tjerë
tekstorë. Lajmërime në formë urdhëri, të cilat ndërtohen me folje në urdhërore ose edhe në trajtë
më të zbutur – në lidhore. Por këtu foljet dalin përgjithësisht në të ardhmen (çka gjuhët nuk kanë
një urdhërore, përveç të tanishmes), si: ka për t’u vû, ka për t’u çue, ka për të pasun, kanë për t’u
vû, kanë për t’u bâ me dijtë – ku pothuajse të gjitha trajtat dalin me foljen ndihmëse “kanë +
paskajoren e dytë të gegërishtes “për t’u çue”; vetëm njëra folje e kësaj të ardhmeje vjen e
formohet me dy paskajore “kanë për t’u bâ me dijtë”; një e ardhme del në formën e thjeshtë, pa
foljen ndihmëse: do të rrihet.
Nga kohët e tjera, përdoret e tashmja: për me çpallë, mundet me prishë, mundet me me terthyrue,
i dergohet, si dhe me emra prejfoljorë asnjanës: në të mbyllun, me të çilun, në të shkuem, në të
dalun. Tekstet e rradhës të sjellë për analizë “Lija n’ Shkodër”, dhe “Ekonomië popullore”
janë shkrime të gjinisë shkencore, brenda teksteve rregulluese, janë të llojit divulgativ, sepse
autorët kanë pasur parasysh që të jenë sa më eficentë (të kapshëm nga lexuesit): dalin pa shumë
terma specialë; për shembull, për “lijen” ka emërtim latin, shkaqe të përshkruara përsëri me
terma latine, por artikullshkruesi, për arsye që i di dhe njeh vetë të ngritjes kulturore të
20
komunitetit nga vijnë marrësit, pëlqen të ulë rrafshin e emëtimit, t’u shmanget koncepteve
terminologjike, duke u mjaftuar vetëm me ndonjë term të përdorshëm edhe nga populli. Tekstet
rregulluese në vijim të trajtesës kanë lidhje me kujdesin e Komandës së Naltë ushtarake, që
arritjet e institucionit letrar të ngritur prej saj, të viheshin në zbatim e të shpalleshin. Njëri prej
teksteve përmban vendimin që Komanda nxjerr për ortografinë e gjuhës shqipe, dërguar për
zbatim vetë Komisisë që i kishte hartuar. Është një procedurë zyrtare burokratike, prandaj dhe
nis drejt e nga fjalia tematike, ku vihet në dukje se rregullat u pëlqyen prej së Naltës Komandë
dhe do të marrin fuqi zyrtare në vijim të kohës. Komanda e Naltë kërkon të zbatojë vendimin që
shqipja të jetë “gjuhë zyrjet në gjygje t’Sherjatit”: me një urdhër me numër të caktuar protokolli
dhe të formuar nga Schnehen Fmlt. Teksti vjen me fjalë të tilla nga fusha gjyqësore, si:
protokoll, avokat, padi, proces, përpilim, akte, zyrë e permrendshmshe, zyrë e përjashtme; por
kryesorja është se me këtë vendim të Komadës së Naltë ushtarake, bëhet kalimi i statusit
përdorues nga ai i gjuhës turke-arabe, në statusin e përdorimit të gjuhës shqipe – si një detyrë e
Austro-Hungarisë, që, pas vendosjes së shtetit të ri shqiptar, të bëhej edhe njësimi e përdorimi i
gjuhës sonë amtare!
Janë praqitur dhe disa tekste-rregullore, ku zyra përmbaruese, harton me forma të përcaktuara, që
të quhen zyrtare: me pika, nënpika, listime, regjistrime pasurie, etj.
- Kreu IX, bën objekt analizën e teksteve deskriptive të gazetës “Posta e Shqypniës”. Në fillim
të kreut, kemi sjellë argumente teorike mbi tekstet deskriptive. Tekstet deskriptive apo
përshkruese, japin imazhin e një objekti real edhe të sajuar, duke u mbështetur më së pari, tek
raportet e hapësirës. Prodhimi i këtyre teksteve apo sekuencave është shumë i dendur: sa herë
kemi nevojë të komunikojmë me dikë, kemi nevojë të mbrojmë një çështje apo tezë tonën, të
kundërshtojmë, të aprovojmë apo edhe të reklamojmë një send, na duhet të përshkruajmë me
fjalët tona, edhe me qëllimin t’i bindim apo t’i mbushim mendjen dikujt (bashkëbiseduesit,
lexuesit) për diçka, prapë, detyrohemi të përshkruajmë, të prodhojmë tekste përshkruese
(deskriptive). Këta janë tekste mesatarisht të lidhura, kanë funksione të ndryshme dhe përfshijnë
shkrime të nëngjinive jo të pakta, si: shkrime paraqitëse, trajta manuale studimi, fragmente
enciklopedike, ese sociale, historike, politike, libra divulgativë, artikuj shtypi për gazetë, revistë,
guidë turistike – të cilët janë të gjithë tekste deskriptive (përshkruese). Sipas gjuhëtarëve,
dallohen midis tyre: tekste përshkrues informativë (ilustrojnë veçoritë e një objekti), tekste
përshkrues bindës (përdorur kryesisht në reklama për vetitë pozitive), tekste përshkrues
ekspresivë – të cilat destinohen t’i përcjellin lexuesit një emocion a gjendje shpirtërore të veçantë
e të provuar nga emëtuesi i tekstit. Një model teksti përshkrues është sjellë në vijim, dhënë nga
poeti Gjergj Fishta, ku merr e shkruan për përmbledhjen peotike të Ndre Mjedës “Juvenilja”, në
një numër të gazetës. Autori mbështetet në një strukturë tip vlerësimi më tepër sesa kritike
(megjithëse zgjedh pseudonimin Criticus), përdor fjali njëshe me vetë të përgjithësuar e fjali
pavetore: shihet, ndjehet, përshkohet, thohet, dhe gjatë gjithë shkrimit, bie në sy përshkrimi që
autori u bën vjershave plot ndjesi të poetit Mjeda, ku dalin në dukje edhe llojet e këtyre teksteve.
Janë sjellë këtu në vijim disa tekste deskriptive: shpallje shitjeje shtëpish dhe lokalesh, një urim
feste për myslimanët, për vende pune, shtypje në shtypshkronjë, deri edhe lotaria e Luftës I
Botërore e shitje shtazësh shtëpiake etj. Në raste të ndryshme, denduria e foljeve në përbërje
tekstesh të tilla, sjell shumësinë e përbërësve predikativë dhe struktura jo të thjeshta fraze. Kemi
paraqitur shembull me ndërtim të zhdrejtë, ku homogjenia, siç e kemi pohuar, dëshmon
enumeracionin në pikëshikimin funksional.
Karakteristikat e përgjithshme e teksteve deskriptive mund të përmblidhen, së pari, tek tipografia
e vendosjes në faqet e gazetës, me qëllim që të dallohen qartë edhe nga larg:
21
me shkronja të mëdha, me karaktere të ndryshme, me nënvizime, me shkronja të dalluara e fjalë
të tilla, me korniza të zbukuruara dhe të larmishme, etj.
Kurse, në planin e gjuhës, vëmë re se në shpallje dhe tekste-reklamë, përmbajtja synon të jetë sa
më përmbledhëse, për t’u kuptuar shpejt, mundësisht e reduktuar deri edhe në një fjali, siç mund
të konstatohet edhe prej një leximi të shpejtë; kur kërkohet të tërhiqet vëmendja.
- Kreu X që mbyll punimin, ka në bazë të dhëna teorike dhe analizën e tekstit poetik. Në hyrje
të kapitullit janë sjellë disa koncepte teorike për tekstin poetik, burime teorike nga literaturë e
huaj bashkëkohore dhe shqiptare. Teksti poetik vjen ndryshe prej tipave të tjerë tekstorë për
ritmin, metrin, tingëllimin dhe ndjeshmërinë, pasi të gjithë këta tregues, lidhen me përmbajtjen
e termit ”poezi”, përmbajtje që ka ndryshuar dhe është pasuruar në rrjedhë të shekujve. Nga
përcaktimi se teksti poetik është i ndryshëm prej të gjithë tipave të tjerë të teksteve, lind nevoja
t’u përgjigjemi pyetjeve: cilat janë cilësitë e veçanta të poezisë dhe cilat janë aspektet që e
dallojnë tekstin poetik prej të tjerëve? Përgjigjen e këtyre pyetjeve e kemi trajtuar duke sjellur tre
modele tekstesh poetike. Në tekstin e parë kemi sjellë një teks që së pari, bie në sy formati
tipografik i vargjeve, hartuar e vendosur në trajtë kryqi, simbol i vuajtjeve, mundimit dhe
vdekjes së Shpëtimtarit të Njerëzimit Jezus, si dhe duke evidentuar leksikun e fushës së një
besimtari kristian. Në tekstin e dytë kemi përzgjedhur një tekst që sjell përjetime të tjera. Poezia i
kushtohet lirisë së njerëzve, kryengritjes që po përgaditet kundër armiqve, me simbolin e lirisë
Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriotin; na jepet një leksik i zgjedhur i kësaj fushe. Teksti i fundit i
përzgjedhur sjell përjetime që ndryshojnë, krejt ndryshe nga të parat, shtjellon një leksik të
veçantë e të zgjedhur për një ngjarje të gëzueshme si janë dasmat. Teksti poetik bie në sy për
tingëllimin dhe ndjeshmërinë, ku shfaqen njëherësh treguesit; prania e ritmit, prania e vargut,
dukuria e rimës, aluzioni foniko-timbrik. Nga ana tjetër, në tekstet që kemi trajtuar kemi
evidentuar mënyrën e veçantë të trajtimit të shenjës gjuhësore që shfaqet me rrëshqitjen
(largimin) e kuptimit të fjalëve, me afrimin mes kuptimit të fjalëve, me zgjedhjen e përzgjedhjen
e fjalëve, me rendin e veçantë që u jepet fjalëve. Në vijim në këtë kapitull kemi paraqitur ritmin
dhe sintaksën e tekstit poetik, duke i ilustruar me shembuj tekstesh. Në gazetën “Posta e
Shqypniës”, ka vetëm një tekst poetik. Për analizën strukturore të këtij teksti kemi trajtuar
fillimisht, organizimin sintaksor i cili del “varg/fjali” – të pajisura me nga një folje e shtjelluar: â
(asht), lëshon, zbritet, pshton. Por, jo rrallë, treguesit “sintaksa” dhe “metri” nuk përputhen dhe
kuptimi i plotë i një fjalie (fraze) nuk përfshihet brenda një vargu të vetëm, por vijon edhe në një
apo dy segmente të vargut ndjekës, edhe përgjatë gjithë vargut. Kjo dukuri, mjaft e dendur vetëm
në organizimet sintaksore poetike, e cila quhet l’enjambement (tejkalim) dhe shpreh rastet kur
nuk koincidon pauza metrike me pauzën sintaksore; me fjalë të tjera ndodh ajo që pauza midis dy
vargjeve, e mbajtur nga ritmi, të shmanget nga sintaksa, duke marrë për funksion të ndërpresë
“pritjen” e destinatorit. Tekstit poetik, ana e organizimit dhe rendit të fjalëve në këtë strukturë
sintaksore, është një tjetër syth i trajtuar në këtë kapitull. Në këtë syth kemi pohuar faktin e
njohur se në të shumtën e rasteve krijimtaria poetike organizohet në strofa me numër vargjesh të
ndryshme: nga distikët, tercinat, strofat katërshe, gjashtëshe a tetëshe; madje edhe monokolorë,
siç dalin gjinitë e mëdha poetike, poemat.
Në pamje fonetike, vargu i tekstit poetik është prodhim i alternuar i segmenteve tonike (që japin
ritmin, sepse bartin theksin ritmik) dhe i segmenteve fotonike ose atonë (mbi to nuk bien theksa
ritmikë). Në këtë dukuri numërohen përherë theksat e quajtur theksa ritmikë, të cilët vetëm
pjesërisht përtakojnë me theksat natyrorë. Për pasojë të këtij kriteri, rrokjet vargformuese ndahen
në tri kategori; rrokje të forta, mbi të cilat bien theksat ritmikë e ata natyrorë; rrokje gjysmë të
forta, mbi të cilat bien vetëm theksa natyrorë; rrokje të dobëta, mbi të cilat nuk bie asnjë theks.
22
Në pasazhin në vijim, (në tekstin poetik në gazetën “Posta...”, kemi evidentuar rendin e
pazakontë të njësive përbërëse fjaliore, ku folja-kallëzues i përbërë jepet në fund të frazës dhe e
kemi pasqyruar me skemë. Përdorimi i mekanizmit sintaksor “i ndërrimit të rendit” nuk është një
mjet ekskluzivisht vetëm i poezisë, por, për shkaqe të rrethimit gjuhësor a qëllimit të kumtimit, ai
ngjet edhe në prozë; raste që në prozën poetike në faqet e gazetës sonë, të cilat i kemi trajtuar në
vijim të trajtesës. Për sintaksën e tekstit jemi ndalur edhe në konektivin e nënvizuar “kështu pra”,
i cili tregon se: teksti nuk është në fillim, se teksti nuk mund të fillojë kështu, se teksti është
vazhdim i një sekuence apo paragrafi (qoftë edhe një thënieje), se ky konektiv lidhëzor bën një
përmbledhje të asaj çka është thënë a shkruar më sipër, ku janë përmendur të dhëna, janë
përmendur fakte, gjë që hetohet menjëherë nga leximi në tërësi i tekstit poetik të sjellë për njohje
dhe analizë. Teksti poetik në vargje, kushtuar perandorit austro-hungarez ka 20 vargje, shtruar në
8-rrokësh ndonëse jo me metrikë të rregullt. Ai është ndërtuar në mënyrë kataforike dhe vetëm
në katërshën e tretë jepet emri. Në strofat I, II, IV mbizotërojnë foljet, pothuajse në çdo varg dhe
për pasojë, çdo varg është një përbërës kallëzuesor; dy herë na del dukuria e tejkalimit
(l’enjambement) semantik sintaksor nga vargu në varg, si: vargu III dhe IV i strofës së fundit,
ndërsa strofa III ka një rend të përkundërt- folja kallëzues i përbërë “duem me falë” është dy e
trivalente dhe sipas një rendi asnjanës të shqipes, kundrinorët dhe komplementet e tjerë duhej t’i
kishte në të djathtë, në vend që i ka në të majtë: C + C + O2 + C + C +C + C + O1 + O1 + Ø +
P. Varsia nga folja “duem me falë” del në këtë mënyrë me argumentet (O) dhe complemented
(C). Një tjetër element që është sjellë janë edhe aluzionet foniko-trimbrike të tekstit poetik.
Në fund të paraqitjes tonë për tekstin poetik kemi trajtuar intertekstualitin. Si fillim për këtë
çështje kemi paraqitur koncepte teorike nga gjuhëtarë të ndryshëm, në vijim këtë dukuri e kemi
ilustruar me shembuj të marrë nga tekstet e gazetës “Posta e Shqypniës” dhe jo vetëm.
Objekti dhe qëllimi
Nëpërmjet punimit të ndërmarrë kemi synuar të paraqesim:
- Strukturën e teksteve duke hulumtuar shumllojshmërinë e teksteve të botuara në gazetën
“Posta e Shqypniës”, që nga numri i parë, 5 dhjetor 1916 deri në numrin e fundit që mban
datën 23 nëntor 1918.
- Të bëjmë të njohur gazetën “Posta e Shqypniës”, në të gjithë treguesit e saj, si zëdhënëse
e jetës politiko-shoqërore të qytetit të Shkodrës, dhe gjithë Shqipërisë, kuptuar zonën e
dominimit austro-hungarez.
- Të evidentohet roli i rëndësishëm që ka luajtur ky organ në zhdrivillimin e gjuhës letrare
shqipe. Përdorimi si gjuhë shkrimore shqipen e gegërishtes veripërendimore bazuar mbi
shkodranishten me veçori të mbarë gegërishtes dokumenton gjuhën e një epoke, që lidhet
drejtpërdrejt me historinë e gjuhës shqipe.
- Të nxjerrë në dritë pasurinë leksikore të përdorur, duke i kushtuar vëmendje të veçantë
zgjedhjes leksikore të shkrimeve duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në pasurimin
e gjuhës shqipe.
- Të pasqyrojmë rrafshin sintaksor në përbërje të teksteve, duke pasur parasysh se, përveç
sintaksës së fjalisë, frazës ka edhe parametra të sintaksës së njësive mbisintaksore, si:
thënia, paragrafi dhe vetë teksti gjuhësor, me mjetet e veta të lidhjes së përbërësve.
23
Metodologjia e studimit
Për realizimin e këtij punimi janë përdorur disa metoda. Së pari, ka qenë e domosdoshme
të përdoret metoda e hulumtimit dhe e skedimit të teksteve të larmishme të botuara në
gazetën “Posta e Shqypniës”, e cila ka shërbyer si bazë për ecuri të mëtejshme në
trajtimin e çështjeve të ndryshme.
Për të dhënë një studim të plotë të tipave të teksteve dhe të gjinive të tyre në gazetën
“Posta e Shqypniës”, metoda e hulumtimit është kombinuar me metodën e analizës,
përshkrimit, vlerësimit dhe interpretimit.
Metoda kryesore që përshkon punimin tonë është metoda analitike, e cila na ka ndihmuar
që të analizojmë tekstet e shumëllojshme të gazetës.
Kontributi shkencor
Punimi ynë synon të sjellë një pikëvështrim të pa lëvruar deri më tani, jo vetëm për
gjuhën e shtypit shqiptar, këtu e një shekull më parë, por në mënyrë të veçantë është
synuar të hedhim dritë për shumësinë dhe strukturën e teksteve të gazetarisë, duke i
klasifikuar sipas disiplinës përkatëse, Gjuhësi teksti, e cila ka vite që është përvijuar si
lëndë gjuhësore dhe është përfshirë në kurrikulat tona universitare. Mendojmë që, me
literaturën bashkëkohore, të vjelë, të kemi sjellë disa risi të arritjeve gjuhësore në këtë
disiplinë, sëpaku përtej njohjes së sotme në literaturën që ka hyrë tek ne.
Përveç kësaj, kemi synuar që të gjitha citimet nga tekstet e plota dhe fragmentet e tyre, t’i
pasqyrojmë në tezë pa prekur gjuhën, me qëllimin e mirë që të mund të gjykojmë për
variantin e shkruar më të përparuar që ka përdorur redaksia e gazetës dhe
bashkëpunëtorët me artikujt e tyre. Kemi bindjen se ky organ ka arritur të fiksojë
besnikërisht me shkrim rrafshin gjuhësor, cilësisht të përvijuar nga shqipja e para një
shekulli.
24
KREU I
I. PËRMBAJTJA DHË ZËRAT KRYESORË NË SHKRIMET E GAZETËS “POSTA E
SHQYPNIËS”
Prejë Redakcjonit. Fletorja e jonë kaa me dalë dyy herë në javë:
n’e Merkuerre e n’e Shtunde. Para sysh na s’kemi me pasë tjetër veç
intereset e vërteta t’komit, mii t’cillat hollë e gjatë kemi me u mundue
me tregue, mas nevojet t’vendit e t’kohës.8
1.1. Inkuadrimi historik
Gazeta “Posta e Shqypniës” u botua gjatë Luftës I Botërore.
Përmbajtja e këtij organi paraqiste shumë lajme të hollësishme nga fronti i Luftës I
Botërore, ku Austro-Hungaria së bashku me Gjermaninë ishin protagonistët kryesorë
kundër bllokut të Antantës, e sidomos luftërat që ndodhnin në Ballkan. Vlen të theksohet
se që në numrat e parë të gazetës botohen shkrime të atmosferës politike dhe kulturore të
kohës. Përshembull mund të përmendim artikujt: Lufta n’Argesu, (Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 5. Dhetuer,1916, f. 3), Inglizt n’ Rusi, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14.
Priill,1917, f. 1). Rusia e çashtja e paqit, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14. Priill, 1917, f.
2), Dishire paqit n’Rusië, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 18. Priill, 1917, f. 2), Konferenca
e Stokolmës,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13. Qershuer, 1917. f. 2), Si jânë punët
n’Atene,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 16. Qershuer, 1917, f. 2), Kostandini rregji i
Greqiës, Spanja, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 10. Qershuer, 1917, f. 1), e shumë
artikuj tjerë që jepnin informacione, tablo të luftës në Europë.
Artikuj të shumtë në faqet e kësaj gazete përshkruanin gjendjen ekonomike-shoqërore të
vendeve të ndryshme të botës, por në të njëjtën kohë, fuqishëm, gazeta “Posta e
Shqypniës” jepte një pasqyrë të plotë edhe të gjendjes politike e kulturore të vendit tonë.
Në faqet e kësaj gazete shtroheshin për diskutime probleme nga më të ndryshmet: ngjarje
të ndryshme me sfond luftarak, informativ, polemika, reklamime, studime shkencore,
teza të ngritura për fenomene të ndryshme etj.
1.2. Jeta e gazetës “Posta Shqypniës”
Gazeta “Posta e Shqypniës” ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike-kulturore
në vitet kur u botua. Gazeta dilte në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht. Ajo doli në qytetin
e Shkodrës me lejen dhe urdhërin e Komandës së Lartë Ushtarake të Austro-Hungarisë,
8 Gazeta “Posta e Shqypniës, numri i parë i botimit: Marte, 5. Dhetuer 1916, f. 3.
25
pasi u themelua Komisia Letrare e Shkodrës. Numri i parë i saj mban datën 5 dhjetor
1916, kurse i fundit më 23 nëntor 1918. “ Posta e Shqypnies” ka gjithsej 89 numra.
Ky organ botohej nga Shtypshkronja Françeskane e fretërve minorë dy herë në javë: të
mërkurën dhe të shtunën me nga 4, 6 e deri në 8 faqe dhe si drejtues për pjesën shqipe
ishte Gjergj Fishta. Ai botoi në gazetë rreth 37 artikuj. Gazeta sipas Fishtës ishte;
“themelue për Kombin Shqyptar; veç po artikujt kanë me u botue edhe gjermanisht, qi
edhe dheu i jashtëm të dijë do punë tona për të cilat Kombi mundet me pasë interesë“ .
Duke qenë se gazeta “ Posta e Shqypniës” botohej në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht,
për pjesën gjermane ishte përgjegjës filologu austriak Maximilian Lambertz. Në këtë
gazetë Lambertz botoi mjaft artikuj studimorë. Ai filloi të bashkëpunonte me gazetën
“Posta e Shqypniës”, pas disa javësh të daljes së numrit të parë të saj në rubrikën
“Shkencë, art dhe letërsi”.
Menjëherë pas mbarimit të Luftës I Botërore, gazeta “Posta e Shqypniës”, vijon edhe në pak numra, sipas redaksisë së saj “me lutje të parësisë dhe djemniësa” së Shkodrës, duke synuar të vihet drejtpërdrejt lëvizjes kombëtare. Pavarësisht kësaj përpjekjeje kjo dëshirë
nuk u realizua9.
Në prag të mbarimit të luftës I Botërore, në zonën e pushtuar nga austro-hungarezët,
dolën dy gazeta të reja, kulturore, gjuhësore, shkencore dhe laike. E para ishte e
përkohshmja “Lajmet e Komisis Letrare Shqipe”, (u botua në qytetin e Shkodrës dhe pati
vetëm një numër). Ky ishte një botim i Komisisë Letrare të Shkodrës dhe në këtë artikull
botoi probleme të gjuhës letrare shqipe, të lëvrimit të saj. Ndërsa organi i dytë ishte
“Kopështi Letrar”, (u botua në qytetin e Elbasani, gusht 1918- 1919), e botuar nga
shoqëria “Qarku Letrar”.
Ashtu sikurse “Hylli i Dritës”, edhe “Posta e Shqypniës” u mbyll nga ana e
administratorit francez të Shkodrës vetëm 5 ditë përpara se të kremtohej Festa Kombëtare
e Pavarësisë, për shkak të disa artikujve polemikë të At Gjergj Fishtës.
Artikujt në gazetën “Posta e Shqypniës”, nuk ishin thjesht artikuj informues, që
pasqyronin realitetin shqiptar dhe botëror të asaj kohe, por edhe polemizues, që ishin një
thirrje për të gjithë shqiptarët që të mbronin dinjitetin, vlerat dhe tokën e shqiptarit10.
1.3.Tematika e shkrimeve
Tematika e shkrimeve të botuara në faqet e gazetës “Posta e Shqypniës” është shumë e
gjerë. Artikujt me tematika të ndryshme, jo rrallë herë e tejkalojnë stilin e publicistikës
duke kaluar në nivele të tjera.
Tematika e artikujve varion nga sfondi i Luftës I Botërore në vendet e Europës e
Ballkanit e deri në një pasqyrë të plotë të jetës politike- kulturore të Shqipërisë. Stuktura
e gazetës ishte e ndarë në rubrika, në mënyrë të tillë që të jepte informacion të gjerë në të
gjitha aspektet.
Në Gazetën “Posta e Shqypniës”, kanë shkruar dijetarët më të shquar të kohës, të cilët
kanë trajtuar çështje e ngjarje nga më të ndyshmet. Ndër ta mund të përmendim; Luigj
Gurakuqin, Vinçens Prendushin, Mati Logorecin, Atë Dedë Bërdicën, Atë Justin Rrotën,
Hilë Mosin, etj.
9 Zelka, L. “Shtypi Shqiptar gjatë viteve të Pavarësisë”, Botimet Toena, Tiranë, 2001, f. 138. 10 Vlen të përmendim artikujt “ Udha qi do ndjekim”, ”Nji gjornalist i huej per mi Shqypiës”, etj.
26
Në faqet e gazetës “Posta e Shqypniës”, gjendet një shumëllojshmëri tekstesh. Duke u
bazuar si kriter efikas për klasifikimin e teksteve, kriterin e përmbajtjes dhe qëllimin e
komunikimit, në këtë gazete gjenden tekste informative, tekste deskriptive, tekste
argumentuese, tekste narrative, tekste poetike, tekste rregulluese. Jo rrallë herë ndodh që
në të njëjtin tekst të jenë të përfshirë sekuenca narrative, deskriptive apo dhe
argumentuese. Shembuj të tillë i kemi trajtuar në tipologjinë e teksteve. Tekset më të
shumta janë tekstet informative dhe deskriptive duke qenë se gazeta “Posta e Shqypniës”,
jo rrallë herë paraqiste sfondin historik të luftës së dytë botërore, gjendjen ekonomiko-
sociale të Shqipërisë dhe më gjerë.
1.4.Pamja e jashtme dhe rubrikat e saj e gazetës
Pamja e jashtme e gazetës “Posta e Shqypniës”, është pothuajse në të njëjtën formë siç
ishin pjesa më e madhe e gazetave të atyre viteve. Faqosjen e ka të thjeshtë, pothuajse të
njëjtë në të gjithë numrat. Janë të përdorura gërma të disa madhësive e të formave
kursive, tondo etj. Për të pasqyruar sa më saktë pamjen e jashtme dhe përmbajtjen e
rubrikave të kësaj gazete kemi marrë disa shembuj konkret duke iu referuar rubrikave
përkatëse të disa numrave të botuar.
Gazeta është e ndarë në disa rubrika. Në faqen e parë përgjithësisht gjejmë artikuj të gjatë
informativë dhe argumentues, të cilët pasqyrojnë çështjet më të rëndësishme kombëtare,
por jo rrallë herë edhe lajme nga lufta e I- rë Botërore. “Lufta e madhe n’Ovest” (Gazeta
“Posta e Shqypniës”, Nr. 65, 31. Korrik 1918, f. 1.), “Nji i dekun”( Gazeta “Posta e
Shqypniës”, Nr. 67, 1. Gusht 1918, f. 1.),“Të ndollunat e ktyne dy javve të
mrama”(Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 34 e 35, 20. Priill 1918, f. 1.),“Udha qi do
t’ndjekim (Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 41, 8. Maj 1918, f. 1.), “Shqyptarë” (Gazeta
“Posta e Shqypniës”, Nr. 2, 9. Dhetuer 1916, f. 1.),“Me 17. Gusht 1918”. (Gazeta “Posta
e Shqypniës”, Nr. 70, 17 Gusht 1918, f. 1. ). ( Artikulli flet për vdekjen e Perandorit
Rregjin Apostolik Karlin). “Shvillimet në Rusi”, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 77, 11.
Shtatuer 1918, f. 1). “Nji apel vullnedit të mire”, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 78,
14. Shtatuer 1918, f. 1). Nota e “Graf Burian-it”, Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 80,
21. Shtatuer 1918, f. 1. “Amerika dhe Europa”, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 82, 28.
Shtatuer 1918, f. 1.).
- Lajme Politike e Telegrafa, rubrikë kjo ku paraqiteshin lajme nga politika e lufta në
Europë. Lajmet informative jepnin informacione jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë
shtetet e përfshira në këtë luftë. Disa nga titujt që mund të përmendim: “Në lâmë të
luftave”, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 21. Gusht 1918, f. 2).“Uzdajët e Francës duelen
shpuet” (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 21. Gusht 1918, f. 2).“Gjygji i Francezve mî gjêje
të sotshme n’Ovest”,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 21. Gusht 1918, f. 3).“Lufta e
nedesave e Anglija”,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 21. Gusht 1918, f. 2),“Sovëjet nder
spilca”, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 21. Gusht 1918, f. 2),“Çeko- Slovakët gjinden
ngusht fort në Siberi”, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 21. Gusht 1918, f. 2).“Letra e
Perandorit Graf Czernit”,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 2.“Gjêja e
luftës”,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 2).“Nji telegrafë e Perandorit
Karl Perandorit të Germanis”,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Priill 1918, f.
2).“Brigadat portugeze largohen prej ballit pse të damtueme fort”, (Gazeta “Posta e
27
Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 2).“Lajmi german i luftës me 19. Priill 1918”,(Gazeta
“Posta e Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 2).“Ostende e bombardueme”, (Gazeta “Posta e
Shqypniës”,20. Priill 1918, f. 2.),“Telegrafa qi Burjan i dërgoj Hertling-ut”( Gazeta
“Posta e Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 2) etj. Artikujt janë shkruar në dy gjuhë, shqip dhe
gjermanisht.
- Lajme vêndit e gjithfarësh. Në këtë rubrikë janë shkruar lajme vendi, që japin
informacione nga fusha të ndryshme. Më poshtë paraqiten disa tituj artikujsh që i
përkasin kësaj rubrike, referuar disa numrave të ndryshëm.
“Kujdesi i mâ të Naltës Komandë p. e rr. për shkolla shqype”, (Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 4).“Të kthymt e Drejtorit të Përgjithtë t’ Arsimit”,
(Gazeta“Posta e Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 4).“Nji pendë arit Drejtorit të Postës
s’Shqypniës”,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 5),“Argtim bâmirsije”,
(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 5).,“Zjarm në Lesh”, (Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 5).“Çka e shkakton malarjen”,(Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 5),“Edhe krajlat hán me mâsë”, (Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 5),“Çashtja Ekonomike e Shqypnis në kohë
t’ardhshme”,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 5 ), etj.
- Pjesa Zyrtare. Në këtë rubrikë gjenden shkrime si: vendime gjyqi, rregullore zyrtare,
rregullore doganeje, urdhëresa shkollore e për arsimin, taksë për të ndihmuar të varfërit,
urdhra nga Perlimtarja, mbledhje bimësh mjekësore etj. Sipas tipologjisë së teksteve
shkrimet e botuara në këtë rubrikë i kemi grupuar si tekste rregulluese. Tekstet
rregulluese (konstruktive), janë shumë të dendura në përbërje të shtypit, kështu edhe në
gazetën “Posta e Shqypniës” gjenden me shumicë shkrime të tilla, sepse ato shërbejnë më
së pari, për rregullimin e jetës së një komuniteti e të mbarë shoqërisë njerëzore.
Përveç kësaj, këto tekste dallojnë prej tipave të tjerë edhe për faktin se në përbërje kanë
data (ditë, muaj, vite), afate kohore (nga ...deri...), shpallje, urdhëra, zbatime, emra,
toponime, numra mase, emërtime sendesh dhe objektesh, kryeradhë sipas numrave,
pikave, neneve, sipas zërave që përshkruhen apo listohen, kanë intestime të dallueshme,
dalin me një saktësi e me përcaktime larg ambiguitetit në të kuptuar.
“Zadhânje. Të vûmit në veprim të kohës së verës 1918”, “Urdhun, me 18 marc 1918, mbi
gjoje të peshkut”,“Mâsa roje ndër ujna kû xêhet peshku,“Caktime ndeshkimtare të
fundme”. (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Priill 1918, f. 5).
“Zyra Përmbaruese Shkodre, Zádhânje”, “Zyra Zyreve të vendit për të vû në oroe”,
(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 17. Gusht 1918, f. 5), etj.
Në faqen e fundit të çdo numri të gazetës “Posta e Shqypniës” gjejmë artikuj bindës,
kryesisht njoftime të ndryshme, reklama, informacion mbi botime librash, aktivitete të
ndryshme kulturore, falenderime etj. Tekste përshkrues bindës (përdorur kryesisht në
reklama për vetitë pozitive). Tekste përshkrues ekspresivë – të cilat destinohen t’i
përcjellin lexuesit një emocion a gjendje shpirtërore të veçantë e të provuar nga emetuesi
i tekstit.
“Bileta vizite, diftime fejeset e marteset, t’grishuna, programe kremtesh, si dhe pustulla
t’himit, lajme deket etj. Kryen shpejt e me çmime t’lira, Shtypshkonja Franciskane,
Shqyptarë! Përhapni Fletoren “Posta e Shqypniës”, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 70,
17. Gusht 1918, f. 5). JUVENILJA, Auktori e ka prû librin në Shtypshkronjë
28
Françeskane kû edhe shitet me çmim të lir 3 Koronash, “Pallavra” Si ? Pallavra po të
thâm, pallavra të kuqe; se kartolina të bukra e të punueme me mjeshtri i gjê- a di kû ?
KEL MARUBBI”,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 30. Ndanduer, 1918, f. 4). Kush të duen
më blé PULLA ARZUHALLESH në ç’do kohë të ditës, t’a dije se i gjên në Fushë-Çelë-
Rruga e madhe – në dugajë të Qasim Heboviqit, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 28.
Shtatuer 1918, f. 4). FALENDERJE, Me zême t’ evarshme u falëna nderës gjith njatyne qi
paten mirsin me percjell në të mramin pushim trupi e L.T. KIN KOLËS,(Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 2. Tetuer 1918, f. 4).
- Literaturë e hartë. Rubrikë e cila solli në vëmendje shkrime për unjifikimin e gjuhës
shqipe, analiza të thella gjuhësore me diskutime mbi baza shkencore. Artikujt e botuar në
këtë rubrikë janë artikuj të cilët janë sjellë për trajtim më së shumti për realizmin e tezës
tonë doktorale. Kjo rubrikë nuk ishte e pranishme në të gjitha numrat e gazetës. Tekstet e
shkruara në këtë rubrikë, sipas tipologjisë së tyre i kemi grupuar si tekste argumentuese.
Artikulli i parë i kësaj rubrike, ishte artikulli i Vinçens Prendushit me titull “Nji vêndim i
Komsisjonit letraar” , (Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 47. 28. Dhetuer 1916. f. 4).
Shkrimin e parë studimor i albanologut Maximilian Lambertz që botoi në faqet e kësaj gazete në rubrikën “Shkencë Art dhe Letërsi”, “Literaturë e hartë”, ishte artikulli me
titull “Si lindën gjuhët e shkruara” 11. Në këtë studim u hodhi një vështrim gjuhëve me letërsi të vjetër,(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 10 Kallnduer 1917, f. 4).
Në vijim po paraqesim artikujt kryesorë të shkruar në rubrikën “Literaturë e hartë”.
Literatyrë e hartë, Per mbi burrim të gjûhve letrare, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 26
Qershuer 1918, f. 4), është artikulli i parë i kësaj rubrike, me autor At Justin Rrotën
(trajton formimin e gjuhës italiane). “Kam dá me shkrue disá artikuj mbi burim të gjuhvet
letrare kombevet tjera të gjytetnuem, pi me hî në çashtje të gjûhës letrare shqypë”(Gazeta
“Posta e Shqypniës”, 26 Qershuer 1918, f. 4). Literaturë e hartë” Per mbi burrim të
gjûhve letrare, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 29. Qershuer, 1918, f. 3), (trajton unifikimin
e gjuhës franceze). “Per mbi burrim të gjûhve letrare”( Gazeta “Posta e Shqypniës”, 6.
Korrik 1918, f. 4), (artikulli përshkruan mbi baza shkencore unifikimin e gjuhës
gjermane),“Permbi burrim të gjûhve letrare”, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 57, 3.
Korrik 1918, f. 4),( Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 57, 3. Korrik 1918, f. 4), (unifikimin
e gjuhës angleze). “Literatyre e Arteë, Mbi të rritun të fmis (Dromcat e nji
konferencës)”(, Gazeta “Posta Shqypniës”, 18. Dethuer 1917. f. 4). Literatyrë e Arte, Në
Salon Të Shkollës Franciskane”, (Gazeta “Posta Shqypniës”, 2. Kallnuer 1918. f. 4).
Literatyrë e harte.
11 Shih: Tefë Topalli, “Maksimilian Lamberts-i dhe gazeta “Posta e Shqypniës”, Buletini shkencor, Universiteti
“Luigj Gurakuqi”, 2009, f. 15.
29
Në rubrikën Literatyrë e hartë, gjenden disa artikuj që i përkasin shkollës dhe
pedagogjisë.
Ndërtesa e Gjimnazit 28 Nandori,
ish kazermë e ndërtuar nga austriakët.
Që në numrat e parë të këtij organi, e deri në numrat e fundit, ka artikuj të shumtë mbi
shkollën, gjuhën shipe, pedagogjinë, rëndësinë e tyre në jetën e një të riu. Mund të
përmendim artikujt: Mbi të rritun të fmis”,‘Dromcat e nji konferencës’, botuar në
rubrikën “Literaturë e Arteë”, (Gazeta “Posta Shqypniës”, 18. Dethuer 1917. f. 4). Një
artikull shumë interesant, në të cilin janë të shkrirë disa dispilina. Artikulli flet se sa është
e rëndësishme mënyra se si mësuesit duhet të japin mësim. Artikulli flet se sa është e
30
rëndësishme mënyra se si mësuesit duhet të japin mësim.- “Detyra e të ndjekunit të
shkollës”, kumtesë e shkruar nga Mati Logoreci, i cili në atë kohë ishte drejtor arsimi për
Shkodrën. Qëllimi i kësaj kumtese ishte që t’u tregohet të gjithëve, se shkolla është
shumë e rëndësishme për t’a ndjekur çdo fëmijë dhe për këtë ishte përcaktuar baza ligjore
e detyrueshme për ndjekjen e saj.
Kursi normal për mësuesa n’ Elbasan. Artikulli u botua, me 29, Qershuer, 1918. Autori
tregon “për të hapunit e një kursi normal” në Elbasan, ku janë të detyruar të ndiqet nga
gjithë. Organizmi i përkohëshëm i Shkollavet shqipe,( Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20.
Dhetuer, 1916, f. 4), (marrim prejë Drejtoriet t’Pergjithshme të Arsimit). Artikulli fillon
me një vërejtje për prindërit e mësuesit mbi disa rregulla që duhet detyrimisht të ndjeken.
Në gazetën “Posta …”, janë botuar disa artikuj për shkollën Françeskane, për aktivitetet e
ndryshme që organizonte kjo shkollë, mbi proçesin mësimor etj. Një ndër artikujt më
interesant mund të përmendim; “ Në Salon Të Shkollës Franciskane”, botuar në rubrikën
Literatyrë e Arte, me 2 janar të vitit 1918, artikull ky i trajtuar edhe në analizën e
teksteve. Ky artikull është i shkruar nga Fishta, i cili ka qenë edhe kritik letrar, por këtu
tema nuk i takon kritikës, prandaj dhe segmentet e shkurtra të qëndrimit estetik të autorit
janë të rralla, kryesisht për strukturën e akteve apo të ndonjë drejtimi letrar. Në sallonin e
shkollës ku Poeti i Lahutës së malcis ishte vetë drejtor, është luajtur një shfaqje prej
shkollës së vajzave të Murgeshave Stigmatine; kështu që autori ngre lart ndjesitë që
sollën ato vajza të mitura me recitime, këngë e valle aq tërheqëse e të bukura, drejtuar
prej mësueseve të tyre.
1.5.GJUHËTARË DHE STUDIUES TË NDRYSHËM PËR GAZETËN “POSTA E
SHQYPNIËS”
Sot, rreth 100 vite më vonë, të lexuarit e gazetës “Posta e Shqypniës”, të rrëmben me tematikën e
shumëllojshme, stilin, gjuhën, vërtetësinë, profesionalizmin që ajo tregon në çdo faqe të saj. Vjen
koherente, aq sa për vetë stilin, gjuhën apo idetë, mund të huazohen sukseshëm edhe në ditët e
sotme. Gazeta “Posta e Shqypniës”, jo rrallë herë ajo është bërë objekt studimi, për gjuhën
shqipe apo dhe për publicistikën shqiptare. Pikërisht në këtë çështje kemi paraqitur studime te
ndryshme të cilët kanë shkruar për gazetën “Posta e Shqypniës”.
“Maximilian Lambertz dhe “Posta e Shqypniës”, përgatitur për botim nga Prof. dr.Tefë Topalli,
Botimet Albanologjike, 2011, është një ndër botimet e mirëfillta për këtë gazetë. Studimi ka në
fokus kryesor shkrimet e albanologut Maximiliam Lambertz të publikuara në faqet e gazetës
“Posta e Shqypniës”.
“Gazeta ‘Posta e Shqypniës’, e botuar në dy gjuhë: shqip e gjermanisht- doli në qytetin e
Shkodrës me lejen dhe urdhnin e Komandës së Lartë ushtarake të austro- Hungarisë, pasi
31
u themelua Komisia Letrare e Shkodrës. Ky organ botohej nga shqypshkronja Franciskanee
fretërve minorë (O.F.M.) dy herë në jave”12. Botimi paraqet kontributin shkencor të albanologut
austriak Maximilian Lambertz, (lindi më korrik 1882 në Vjenë; vdiç me 26 gusht 1963 në Lajpcig), veçanërisht përfshirjen e tij aktivisht në zhvillimin e sistemit shkollor shqiptar si dhe
kontributin e tij si redaktor i gazetës “Posta e Shqypniës”, për pjesën gjermane të shkrimeve 1916- 1918). Ai botoi dhe shumë artikuj studimorë e divulgativë. Materiali folkloristik i
përmbledhur nga ai vetë, u publikua në vëllimin Volkspoesie der Alnaner: ein einführende Studie (Poezi popullore të shqiptarëve).
Në botimin, Maximiliam Lambertz dhe “Posta e Shqypniës”, autori, jep një panoramë historike
të kohës kur u botua gazeta, “Posta e Shqypniës”, tematikën e pasqyruar në faqet e kësaj gazete,
dijetarët e shumtë që shkruan artikuj dhe që u përmendën, si dhe qëndrimi i gazetës mbi
vendimet e Komisin Letrare të Shkodrës. Ndër të tjera autori thekson se në faqet e kësaj gazete
na dalin emrat e dijetarëve dhe letrarëve më të mirë të kohës, të cilët përveç çështjeve politike
trajtojnë në shkrimet e veta edhe probleme biznesi (reklama), ndihma sociale, punë të zyrave, të
arsimit kombëtar, si : Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi, Justin Rrota etj.
Bashkëpunimi aktiv i Lambertz-it, me gazetën “Posta e Shqypniës”, nisi pak më shmë se një
muaj pas daljes së numrit të parë të saj, në rubrikën që do të bëhej shpejt i njohur kryesisht me
shkrimet e këtij albanologu, Wissenchaft, Kunst und Literatur (Shkencë art dhe letërsi)13. Ky botim paraqet shkrimet studimore të Max Lambertz-it në gazetën “Posta e Shqypniës”, për
lindjen e gjuhëve të shkruara. Albanologu përveç shkrimeve studimore, vazhdon të informojë nëpër shkrime vlerat etnografike, folkloristike shqiptare, në zona të ndryshme të Shqipërisë.
“Shtypi shqiptar gjatë viteve të Pavarësisë”, botim nga Prof. dr. Luan Zelka, në përshkrimin e tij
për shtypin gjatë viteve të pavarësisë, një vëmendje të veçantë ia kushton gazetës “Posta e
Shqypniës”. “Është një ndër organet më solide të shtypit të Shqipërisë së atyre viteve. Kjo gazetë
ndër të tjera, paraqet një interest të veçantë sidomos në dy aspekte 1) atë dokumentar-
informativ (të parë kryesisht nga këndvështrimi i Austro-Hungarisë përfaqësuese e palës tjetër
ndërluftuese – aleancës së fuqive të Qendrës) dhe për material realitivisht të pasur historik e
kulturor kombëtar shqiptar; 2) për anën profesionale gazetareske”14. Botimi i prof. Zelkës, vijon
me të dhëna mbi gazetën, ku dhe sa herë u botua, kush ishte drejtuesi i saj. Ai thekson se në këtë
gazetë kishte rubrika të përhershme “Lufta” ose “Lajme politike e telegrafike (lajme të
jashtme)”, kryesisht nga fronti i Luftës I Botërore, “Lajme të vendit”, (kryesisht të krahinës së
Shkodrës); pjesa zyrtare “Urdhnime të ma të naltës komandë në Shqypniës” (është fjala për
urdhëresa të komandës ushtarake autro-hungareze, reklama etj. Kishte edhe rubrika të
përkohshme si “Njoftime meteorologjike”, Ngj (q)ytet t’ Shkodrës, “Prej policiet”( gjoba e
dënime të tjera të tjera për shkelje rregullash higjenike, çmimesh etj.) e ndonjë tjetër. Disa prej
këtyre rubrikave botoheshin edhe gjermanisht. Nga gjinitë dhe llojet e shkrimeve mbizotërojnë
ato gazetareske – informative (lajme dhe reportazhe), si edhe komente kryesisht ribotime të
gazetave austriake). “U shtyp në fillim, në “Shtypshkronjën Françeskane” e më pas në
“Shtypshkronjën e vet” të cilën siç shkruhet në numrin 10 ( 5 dhjetor 1917), të “Postës së
Shqypniës”, e ka ndihmuar “Komanda Ushtarake në Shqypnië”, ndër të tjera me ushtarët që
punonin së bashku me shqiptarët në “redaksion e në shtypshkronjë”. Tirazhin e kishte në 3000
kopje; kishte “pajtimtarë”, pika pajtimi e shpërndarjeje në Berat, Tiranë, Durrës, Lushnjë,
12Topalli, T. “Maximilian Lambertz dhe Posta e Shqypniës”, Qendra Studimeve Albanologjike, f. 15. 13 Topalli, T. “Maximilian Lambertz dhe Posta e Shqypniës”, Qendra Studimeve Albanologjike, f. 20. 14 Zelka, L. “Shtypi Shqpitar gjatë viteve të Pavarësisë”, Botimet Toena, Tiranë, 2001, f. 137.
32
Krujë, Peshkopi dhe në Prizren. Në shumicën e atyre qyteteve redaksia kishte korrespondentët e
vet, të cilët dërgonin lajme e shkrime”15. Botimi vijon gjithashtu mbi vlerësimin e shkrimeve, ku
disa prej tyre tërheqin vëmendjen e lexuesit të sotëm, veçanërisht të disa shkrimeve kushtuar problemeve profesionale gazetareske. Sipas këtij organi, gazeta luante rol të rëndësishëm
edukativo-didaktik – ajo është si “mësuesi për nxënësit në shkollë”, sidomos për ata që nuk e ndjekin shkollën. Në të njëjtën kohë theksohet edhe karakteri praktik utilitar i shtypit në
përgjithësi dhe i gazetës “Posta e Shqypniës”, në veçanti marrja e saj është edhe nevojë për të gjithë zyrtarët, të gjithë klerin katolik e mysliman (8 dhjetor 1917, viti II, , f. 4).
“Histori e Shtypit Shqiptar” 1846- 2005, është një tjetër botim që sjell në vëmendje gazetën “Posta e Shqypniës”. Autori i këtij libri është studiuesi Blendi Fevziu. Në këtë botim ai shkruan
për shtypin e asaj kohe, për fluksin e madh të botimeve duke përshkruar pothuajse të gjitha gazetat që kanë funksionuar në atë kohë. “Shkodra qe një qytet ku numëroheshin më shumë
botime. Nën drejtimin e Gjergj Fishtës, nisi këtu më 5 dhjetor 1916, botimin gazeta “Posta e Shqypniës”, një e përjavshme shqip- gjermanisht, me 4-8 faqe dhe që vijoj të botohej deri në
fillim të vitit 1918”16.
“Gjuhë e Polemikës dhe e antropologjisë – Skandali Cordignano”, Prof. dr. Tefë Topalli, në
librin e tij, “Gjuhë e Polemikës dhe e antropologjisë – Skandali Cordignano, thekson;…shkrime
polemike me letërsinë e bërë në latinisht nga Marin Barleti, për të vazhduar me P. Budin, Bardhin, siç u vu në dukje, Frakullën, Veqilharxhin ( me letrën Jani Calit) me shkrime të De
Radës , Vretor, Pashko Vasos, Nikolla Naços, Fishtës botuar tek “Hylli i Dritës”, revista
“Albania” apo gazeta dygjuhëshe “Posta e Shqypniës” (Shkodër, 1916- 1918)17…
Shumë studiues që kanë sjellë studime në historinë e shtypit shqiptar e kanë parë gazetën “Posta
e Shqypniës”, si një ndër organet më solide të shtypit shqiptar të atyre viteve dhe që ka lënë gjurmë në publicistikën shqiptare. Por ka edhe nga ata studiues që nuk e kanë përmendur gazetën
“Posta e Shqypniës”. Këtu vlen të përmendim, studiuesin Hamid Boriçi, në librin e tij, Histori e Shtypit Shqiptarë, bën një panoramë të shtypit shqiptar të asaj kohe, por gazetën “Posta e
Shqypniës” nuk e rendit në listimin e organeve të shtypit shqiptar të atyre viteve 18. Historiania
Elena Kocaqi në 2 veprat e saj “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar”, Tiranë, 2012 dhe “Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918”, Tiranë, 2016, nuk e përmend
gazetën “Posta ….”19.
15 Zelka, L. “Shtypi Shqiptar gjatë viteve të Pavarësisë”, Botimet Toena, Tiranë, 2001, f. 138. 16 Fevziu, B. “Histori e Shtypit Shqiptar 1848-2005”, Onufri, 2005, f. 48. 17 Topalli, T. “Gjuhë e polemikës dhe e apologjisë”, Fiorentina, Shkodër, 2016, f. 15. 18 Boriçi. H. “Histori e Shtypit Shqiptarë”, Tiranë, 2007. 19 Janë më hollësisht në kapitujt mbi klasifikimin e teksteve.
33
KREU II
VLERËSIME PËR DREJTSHKRIMIN DHE PËR NJËSIMIN E GJUHËS
SHQIPE NË GAZETËN “POSTA E SHQYPNIËS”
2.1. Vlerësime për drejtshkrimin
2.1.1. Kodifikimi i gjuhës shqipe nga Komisia Letrare e Shkodrës
Në Gazetën “Posta e Shqypniës”, një vend të rëndësishëm zinin ngjarjet kulturore dhe
shkencore.
Në kohën kur u botua gazeta, Komisia Letrare e Shkodrës, ( 1916- 1917), hartoi një kod
drejtshkrimor të gjuhës shqipe, duke u konsideruar kështu si pikënisje e normatizimit të
shqipes së shkruar të përbashkët. Gazeta “Posta e Shqypniës” që në numrin e saj të parë i
bëri jehonë thirrjes së Komisisë Letrare të Shkodrës. Përveç mendimeve të përbashkëta,
në shkrimet e gazetës, kishte reagime kundër vendimeve të Komisisë Letrare.
Komisia Letrare si themel të ortografisë mori dialektin e Elbasanit, me disa përmirësime.
Zbatimi i parimit fonetik është në thelb një parim demokratik i gjuhës letrare, gjë që do të
thotë se gjuha letrare shqipe buron drejtpërdrejt nga populli.
Komisia Letrare vendosi parime e rregulla mbi ortografinë e gjuhës shqipe të shkruar.
- Ortografia e gjuhës do të jetë fonetike; dmth gjuha do të shkruhet ashtu si flitet nga
populli. Si themel i ortografisë do të merrej dialekti i Elbasanit me disa përmirësime.
- Të mos shënohej sasia e zanoreve përveç në librat e gjuhësisë.
- Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, e ngj, do të shkruhen e të shqiptohen në formën e
vjetër të ruajtur më mirë në dialektin e toskërishtes e në disa nëndialekte të gegërishtes.
Për shembull: rend, mbathë, nder etj.
- Grupet e zanoreve ie, ue, ye, të cilat në dialektin e Elbasanit janë përmbledhur me
zanoret e gjata i:, u:, y:. (psh di:ll, mi;ll,ftu:, ly:, etj ) do të shkruhen si janë në dialektin e
toskërishtes e në disa nëndialekte te gegërishtes (diell, miell, ftue, lye etj).
- Përdorimi i zanorës e, në mes të fjalëve do të shkruhet “ku e lyp etipmologjia e aty ku
shqiptohet në toskërishte”. Zanorja ë do të përdorej në këto pozicione në mes të fjalës:
këndue, shëndet, rryfye, etj. në fund të fjalës, në emrat e gjinisë femërore, ku theksi bie në
rrokjen e parafundit: punë, mollë, lopë, etj. Ruhet te disa emra të gjinisë mashkullore për
arsye të gjatësisë së zanorës së theksuar si; burrë, djalë, etj. Emrat e gjinisë femërore që
mbarojnë me; ër, ërr, ull, shkruhen pa “ë” fundore: Shkodër, kokërr, vegël, kumbull, etj.
- Mbiemrat kryesisht me origjinë foljore, që mbarojnë me rrokje të theksuar dhe të gjatë
marrin ë vetëm ato të gjinisë femërore: e fortë, e lirë, e thatë, etj.
- Komisia Letrare u mor edhe me çështje të tjera drejtshkrimore. Prirja e përemrave vetorë
unë dhe ti, sidomos për rasat gjinore dhe rrjedhore të tyre. Përemrat dëftorë ky, kjo, ai,
ajo, dhe përemrat e pacaktuar secili dhe gjithësecili.
Rregullat e drejtshkrimit që u vendosën, ishin të lehta, të thjeshta dhe pothuajse gjithëpërfshirëse. KLSH u dha zgjidhje shkencore problemeve kyçe të drejtshkrimit të shqipes dhe parimeve
teorike mbi të cilat duhet të mbeshtetej ai20.
20 Shih: Tomor Osmani, “Komisia Letrare Shkodër”, Shkodër, 2004, f. 15
34
2.1.2. Mendime të botuara në gazetën “Posta së Shqypniës”, kundër vendimeve
të Komisisë Letrare
Gazeta “Posta e Shqypniës” pasqyronte gjendjen e plotë politike e kulturore të Shqipërisë e më
gjerë. Kjo gazetë ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin dhe lëmin e gjuhës së shkruar të variantit më të mirë e të përparuar të arealit gegë. Gazeta që në muajin e parë nxori lajme për
vendimet e Komisisë Letrare21. Por përveç vendimeve të Komisisë Letrare, në faqet e kësaj
gazete e pikërisht në rubrikën “Literatyrë e harte”, botohen shkrime kundër vendimeve të saj.
- Me 30 Dhetuer 1916, në rubrikën “Literatyrë e harte”, botohet shkrimi i poetit Vinçens
Prendushi me titull “Nji vêndim i Komisjonit Letraar”22 ku gjejmë mendimin kundër
heqjes së kuantitetit të zanoreve. Rubrika “Literatyrë e harte”, do trajtonte vazhdimisht çështje të gjuhës shqipe, e sidomos unifikimin e saj. Artikulli fillon me argumente e
analiza se çfarë është një komb, duke e parë në këndvështrim politik, gjeografik dhe etnografik.“
Shkrime me të till problematikë vijuan edhe në numrat pasardhës të gazetës.
- Intelektuali françeskan Atë Dedë Berdica, ngrihet jo veç kundër heqjes së kunatitetit të
zanoreve por edhe kundër vendosjes së dialektit të Elbasanit për gjuhë të unifikuar me
disa përmisime. Në rubrikën “Literatyrë e harte”, me datë 3. Kallndori 1917, botoi
shkrimin me titull, “Nji vêndim i Komisjonit Letraar”.
Duke ndërhyrë mes dy shkrimeve, të cilët mund t’i quajmë më të rëndësishmit e teksteve
argumentuese të gazetës “Posta e Shqypniës” (së paku, botuar gjatë vitit 1917), themi, si
fillim:
- të dy autorët janë klerikë dhe të të njëjtit urdhër: françeskanë, O.F.M.;
- Prendushi është edhe pjesëtar i KLSH, Berdica jo;
- Prendushi kishte nisur të njihej edhe si shkrimtar (sidomos në mbledhje të krijimtarisë popullore – ai ishte autor i vëllimit “Visari Komtar”: Kangë popullore gegnishte) e përkthyes; Berdica nuk njihej si njeri i letrave;
- të dy klerikët kanë rrokur një temë të njëjtë: punën e Komisionit Letrar;
- të dy kanë ngritur të njëjtin argument gjuhësor: kuantitetin e zanoreve të shqipes, për të cilin Komisia Letrare e Shkodrës, kishte vendosur ta hiqte nga librat shkollorë e të zakonshëm;
- teksti i të dy autorëve vjen pothuajse me të njëjtën strukturë;
- Prendushi njihet edhe si një poet i ëmbël, për Berdicën, nuk dimë të ketë provuar poezinë as prozën letrare.
- Janë dy shkrime bindëse, siç i quajnë disa tekstologë, dhe mbështetet në disa argumente dhe shembuj, me të cilët autorët kërkojnë që të ruhet edhe me shenja diakritike hundorësia e shqipes, sepse, sipas tyre, kjo bie ndesh me natyrën e vetë gjuhës dhe shndërrimin e saj.
- Tekstet e dy françeskanëve janë të tipit objektiv dhe dalin të mbështetura në teorinë gjuhësore sipas dijeve të kohës. Rugovët pohojnë se tekstet argumentuese janë të drejtëpërdrejta, me ç’rast vihen në raport kundërtie dhe krahasimi të mendimit të autorëve me Komisionin Letrar, që merrte vendime kolektive.
21 Shih: Tefë Topalli, “Gazeta Posta e Shqypniës dhe Lambertz-i”, Tiranë 2011, f. 16. 22 Gazeta “Posta e Shqypniës”, 30. Dhetuer, 1916, f. 5.
35
- Prendushi shtron vetëm çështjen e kuantitetit, kurse Berdica, përveç sasisë së tingujve, ngre edhe problemin e caktimit të dialektit (të folmes) të Elbasanit për gjuhë letrare për të gjithë shqiptarët.
- Të dy kanë një hyrje për vlerat e gjuhës për kombësinë e një populli dhe të dy janë entuziastë se me vendimet e Komandës së Naltë austro-hungareze, po i jepet një shtysë zhdrivillimit të gjuhës sonë.
- Të dy artikullshkruesit e çmojnë ngritjen e Komisisë (Komisjonit letrar), gjithashtu vlerësojnë secilin prej pjesëtarëve që e përbëjnë atë institucion, por sa i takon heqjes së kuantitetit të zanoreve në ortografi të shqipes, shprehen mjaft ashpër, bile njëri (Berdica) përdor edhe një shprehje latine, mjaft fyese, si: Parturiunt montes: orietur ridiculus mus?
– Po pjellin malet: leen nji mîi i perclluem.
- Kurse V. Prendushi, marrjen e vendimit nga Komisjoni e quan si “nji bombë” dhe zbatimin e tij (po të zbatohet) “nji atentat për gjuhës shqipe”!
- Vendimi i Komisisë Letrare Shkodër, për heqjen e gjatësisë së zanoreve e cila do të
shënohej vetëm në botimet gjuhësore, pati kundërshtime edhe nga dijetarë të tjerë,
veçanërisht nga Hilë Mosi. Ai shkroi një artikull për këtë çështje, por edhe në mbledhjen
e datës 24.09.1916, deklaroi që ishte kundër heqjes së kuantitetit dhe hundorësisë së
zanoreve.
Kuantiteti i zanoreve është një dukuri e cila paraqitet që në numrat e parë të gazetës e
deri në numrat e fundit. Kjo ishte një dukuri gjuhësore e arealit gegë.
Shkrimet të cilat u botuan në faqet e gazetës “Posta e Shqypniës”, përkatësisht në
rubrikën “Literatyrë e harte”, për vlerësimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ishin
shkrime të argumentuara jo rrallë herë mbi baza shkencore.
- Gjergj Fishta, gjithmonë në shkrimet e tij ka paraqitur interes për gjuhë të përbashkët
letrare shqipe. Qëndrimi i Fishtës për vendimet e Komisisë Letrare Shqipe, ishte kundër. Kjo duket qartë nga proces- verbalet e mbledhjeve, të atij të datës 06.12.1916, ku ndër të
tjera shkruhet : “ ..Z. Atë Fishta thotë se ka hetue ndër vite disa vende zyrtare të nalta që dyshohet se ai âsht shkaku që të mos veprojë Komisija, prandaj kërkon që në këtë
mledhje të deklarohet prej miseve në âsht e vërtetë që sjelljet e tija kanë pengue deri sot veprimet e Komisiës. Të tanë miset përgjithësisht rrëfejnë se prej anës së tij nuk i ka
rrjedhë kurrnji pengim veprimeve të Komisiës”23.
Duke iu referuar shkrimeve të tij, dalim në përfundimin se Fishta e ka mbështetur
Komisinë Letrare Shkodër, në disa vendime, por ka qenë kundër vëndosjes së dialektit të
Elbasanit si gjuhë e përbashkët për gjuhën shqipe, pasi kjo gjuhë “nuk ekziston kurrkund mbi botë”. Në një tjetër process-verbal shkruhet:“Z. Fishta thotë se për në pastë djalekti i
Elbasanit nji literaturë, âsht gati të bashkohet me këtë mendim…”24.
2.2. At Justin Rrota për gjuhët e njësuara
Gazeta “Posta e Shqypniës”, ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin dhe lëmin e gjuhës së shkruar të variantit më të mirë e të përparuar të arealit gegë. Kjo gazetë që në
numrin e parë të saj i bëri jehonë thirrjes së Komisisë Letrare të Shkodrës (1916- 1918)25.
23 T. Osmani, “Komisia Letrare Shqipe në Shkodër” (1916- 1918), Shkodër, 2004, f. 174. 24 Po aty, f. 177. 25 Shih: Tomor Osmani, “Komisia Letrare në Shkodër”, Shkodër 2004, f.15.
36
Mes artikujve të shumtë të tematikave të ndryshme, gazeta “Posta e Shqypniës”, shtroi për diskutim mbi baza shkencore të planifikimit gjuhësor, çështjen e gjuhës së njësuar letrare. Kjo u dëshmua në shkrimet e gjata të Maxmilian Lamberts (botuar në gjermanisht) dhe
françeskanit te ri që sapo kishte përfunduar studimet në Insburg At Justin Rrota.26
Në këtë çështje kemi qëllim të paqyrojmë rolin e rëndësishëm që ka pasur gazeta “Posta e
Shqypniës” për njësimin e gjuhës shqipe, e në të njëtën kohë idetë për mënyrën se si mund
të njësohet kjo gjuhë, duke iu referuar njësimit të gjuhëve të disa kombeve të zhvilluara.
Shkrime studimore, me nivel shkencor për kohën kur janë botuar në faqet e kësaj gazete,
por që mund të jenë koherente edhe në ditët e sotme.
Në rubrikën “Literaturë e hartë” At Justin Rrota botoi disa artikuj me temë
“Permbi burrim të gjûhve letrare”. Në çdo njërin prej artikujve paraqiste mbi baza shkencore njësimin e gjuhës letrare, përkatësisht për unifikimin e gjuhës italiane, franceze, angleze dhe
gjermane. Artikujt kishin qëllim që përveç panoramës informative për njësimin e këtyre gjuhëve, t’u tregonte shqiptarëve rrugët e njësimit të gjuhës shqipe. Çështja e njësimit të gjuhës në kohën
kur botohej kjo revistë ishte shumë e diskutuar, sepse unifikimi i gjuhës personifikonte
bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Ai thekson se në këto artikuj të shkurtër, do të mundet gjithësecili të shohë se si janë trajtuar gjuhët letrare të kombeve të ndryshme. Këto artikuj janë
shkruar me argumente shkencore që tregojnë nivel të lartë të autorit si gjuhëtar. Që në artikullin e parë autori shprehet se rrugët për njësimin e gjuhëve nuk janë të njëjta.“Gjuhët letrare as janë
zhdrivillue gjithkund në t’njajtën mndyrë, as shkasi i përparimit të tyre s’âsht gjithkund nji doret. Por me gjithkta Shqyptarët, qi sod me sod merren me çashtje të gjûhës, do të mujn me ndi ndonji
send, qi mundet me u shtî në pûnë për zhdrivillsim të gjûhës shqipe...”27.
2.2.1. Mbi njësimin e gjuhës italiane
Artikulli i parë për njësimin e gjuhëve, i referohet çështjes së gjuhës letrare në Itali. Që në
fillim të artikullit tregohet që do të shkruhen disa artikuj për unifikimin e gjuhëve letrare
të disa shteteve të zhvilluara; mbi burim të gjuhës letrare, italiane, frënge, angleze dhe
gjermane. Përsa i përket studimeve mbi burime të gjuhëve letrare; sllave dhe greke, autori
tregon se për njësimin e këtyre gjuhëve ka shkruar Dr. M. Lambertz në faqet e gazetës
“Posta e Shqypniës” në numrat paraardhës.
Arsyeja kryesore ishte se përveç dhënies së informacionit se si janë njësuar gjuhët përkatëse, Rrota thekson se me këtë cikël artikujsh don “...me hi në çashtje të gjûhës
letrare shqypë ..”.28. Vitet 1916-1819, ishin vitet kur u krijua “Komisia Letrare e
Shkodrës”, ku çështje kryesore e Komisisë ishte njësimi i gjuhës shqipe. Duke qenë se po diskutohej shumë kjo çështje, At Justin Rrota u mundua që me këto artikuj t’u paraqiste
26 Shih: Tefë Topalli, “Maksimilian Lamberts-i dhe gazeta “Posta e Shqypniës”, Buletini shkencor, Universiteti
“Luigj Gurakuqi”, 2009, f. 15. 27 Gazeta “Posta e Shqypniës”, artikulli “Permbi burrim të gjûhvet letrare”, 26. Qershuer 1918, f. 4. 28 Po aty, f. 4.
37
shqiptarëve e sidomos atyre që po merreshin me unifikimin e gjuhës shqipe se si janë
trajtuar gjuhët letrare të kombeve të mëparshme e në çfarë mënyre janë zhvilluar ato.
Në këtë artikull çështjen e gjuhës letrare në Itali e paraqet si një çështje aq të vjetër sa
edhe çështja e bashkimit të kombit. Në artikull përshkruhet veprimtaria e Dantes për
unifikimin e gjuhës italiane. Vepra e Dantes “De vulgari eloquio“, ku numëron 14
dialekte të gjuhës Italiane, por nuk zgjedh asnjërin ndër ta, sepse asnjëri si përgjigjet
idealit të tij. Gjuha letrare do të marrë lëndë prej të gjithë dialekteve. Gjuha e
përgjithshme e Italisë do ishte ajo, e cila do të kishte më shumë elemente prej të gjithë
dialekteve e jo vetëm prej njërit. Bashkimi i vërtetë në lëmë të gjuhës të përbashkët
ndodhi në Itali në kohën e humanizmit, në gjysmën e shekullit të XVI. Në atë kohë Italia
ishte e mbushur me purista (njerëz që përkujdesen që të pastrojnë gjuhën e tyre amëtare
prej fjalëve të huaja dhe përzgjedhnin fjalë nga dialektet për t’i zëvendësuar ato. (Shënimi
im F. Shyti). Meritat më të mëdhaja për njësimin e gjuhës letrare në Itali i kanë dy
dijetarë e njerëz politikë, Pjetër Bebmo (1470- 1547) dhe Nikollë Machiavelli (1469-
1515). Të dy këta dijetarë ishin purista, të dy nga fiorentina të cilët nuk kanë dashur
asnjëherë të dinë për dialekte të tjera të Italisë. Bembo në atë kohë kishte titullin apostolik
dhe më vonë kardinal, i cili e përdorte literaturën latine. Në shkrimet e tija “Prose della
volgar lingua”, i ka veshur konceptin teorik gjuhës së Firencës si gjuhë e përgjithshme
për të gjithë Italinë. Në atë kohë doli edhe libri i Françesko Fortunio “Regole
Grammamticali della volgar lingua“ i cili nga pikpamjet e tij praktike, gjuha e Firencës u
shuguruara si gjuhë letrare për të gjithë Italinë.
Artikulli vijon me historikun e përzgjedhjes së gjuhës letrare në Itali, me kontributin dhe
idetë e larmishme të dhëna nga figura të ndryshme të Italisë duke u munduar që t’u
paraqesë shqiptarëve njëjtën prej rrugëve që mund të ndiqet për unifikimin e gjuhës
shqipe. Në këtë trajtesë, autori ndalet në luftën për gjuhë letrare, të Machiavellit e
Bembos. Përse u zgjodh dialekti i i firencës si dialekti që do përfaqësonte gjuhën italiane?
Faktorët që favorizuan përzgjedhjen e dialektit të Firencës ishin; pozicioni gjeografik,
qytetërimi dhe zhdërvjelltësimi i mendjes së këtij qyteti, literatura e pasur, duke mos
harruar Danten, Boccaccio e Petrarkën. Dialekti i firencës mori emrin e gjuhës italiane,
sepse të gjithë gjuhëtarët dhe letrarët panë në këtë çështje kampanilizimin e
Marchiavellit. Në fund të artikullit, duke e konsideruar autori si një “ diftim të shkurtë të
historis s’gjûhës letrare italjane...”29, shihet se dialekti i Firencës, i mbyti dialektët e tjerë
me literaturë të pasur e të begatë, e jo me “arte della guerra” (arti i luftës), të
Marchiavellit.
2.2.2. Mbi njësimin e gjuhës frënge
Në faqet e gazetës “Posta e Shqypniës”, në rubrikën “Literaturë e hartë” vijojnë artikujt për unifikimin e gjuhëve nga At Justin Rrota. Artikulli i dytë me këtë tematikë trajton
unifikimin e gjuhës frënge30. Artikulli paraqet historikun e formimit të gjuhës letrare
frënge mbi baza shkencore. Që në fillim të artikullit tregohet libri në të cilin ai u referua për të shkruar këtë artikull si dhe literaturën mbështetëse për artikullin për njësimin e
gjuhës italiane. Gjuha që flitej në territorin francez në shekullin e XI ishte e ndarë në katër dialekte të mëdhenj. Në kohë të mesme Franca i kishte të njëjta të fuqishme këto
dialekte, sepse nuk ekziztonte një qendër, kryeqytet, i cili t’u vinte detyrë njësimin e
29 Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 55, 26. Qershuer, 1918, f. 4. 30 Gazeta “Posta e Shqypniës”,Nr. 56, 29. Qershuer, 1918, f. 3.
31 Gazeta “Posta e Shqypniës”, 3. Korrik 1918, f. 4. 32 Po aty, f. 4.
38
gjuhës. Dialekti “langue”, që fillimish u flitej nga një pjesë e francës, por që më vonë u
shpërnda edhe ne nëndialekte të tjerë, kohë pas kohe, arriti të zotëronte të gjithë Francën.
Gjuha frënge e sotme, vijon autori, është e përbërë nga tre pjesë: gjuha e popullit, fjalët e
huazuar dhe fjalët e formuara. Në 1694 akademia franceze botoi veprën më të madhe të
gjuhës franceze,“Dictionnaire”, ribotimi në 1876. Çdo gjë që thoshte Akademia, ishte si
Shkrimi i Shenjtë. Rregullat që vendosi kjo akademi nuk i shkapërcej asnjëherë askush.
Një akademi e shkallës së lartë, e përbërë nga specialistë që e njohin mirë lëmin e gjuhës.
Akademia kishte dhe mbështetjen maksimale nga shteti francez.
At Justin Rrota arrin në përfundimin se për formimin e gjuhës letrare frënge, u morën
njerëz që ishin kopetentë të kësaj fushe. Të tjerë që nuk ishin specialistë të këtij lëmi, nuk
u lejuan të merrnin pjesë. Gjuhën e ndërtojnë shkrimtarët e dijetarët e lëmit të gjuhës.
Rreth 51.85 % të të gjithë visarit të gjuhës kombëtare frënge e zënë fjalë të krijuara prej
letrarësh e dijetarësh. Por bashkë me letrarët e dijetarët ekzistojnë edhe njerëz të tjerë si
populli i thjeshtë që e përbëjnë gjuhën në tërësi.
2.2.3. Mbi njësimin e gjuhës angleze
Artikulli i radhës për unifikimin e gjuhëve, në rubrikën “Literatyrë e Hartë”, At Justin
Rrota do të trajtojë unifikimin e gjuhës angleze31. Artikulli jep një panoramë historike të
zhvillimit të kësaj gjuhe. Humbjet dhe ngritjet e saj. Dominanca e gjuhës franceze në
territorin anglez. Të folurit e Frëngjishtes nëpër shkolla, në shtresat e larta të shoqërisë,
nëpër zyra, ndër kisha e predikime. Kjo gjë bëri që gjuha angleze të humbiste. Por
populli vazhdonte të fliste gjuhën angleze, e dalëngadalë filloi të ndodhte një ndërrim i
madh i gjuhës i cili ishte në dobi të gjuhës amtare. Më vonë u urdhërua që të mos
përdorej më gjuha franceze nëpër shkolla e institucione, por vetëm gjuha angleze. Për
shkaqe politike Eduardi e shkëputi një herë e përgjithmonë frëngjishten nga gjuha
angleze. Në 1380 Wicliffe përkthei një pjesë të biblës. Më 1388 u duk “The father of
english poetry”, Chaucer, me veprën “Canterbury Tales”. Me këto vepra u vendos
themeli i parë i literaturës angleze. Më vonë Shekspiri e përhapi gjuhën angleze deri në
kontinentin e ri, në Amerikë. Chambers në librin “The english languauge and
literature”, ndër të tjera thekson se gjuha angleze nuk është thjesht anglisht. Duke qenë
se anglishtja e shtriu sundimin e saj në shumë vende të botës, ajo dha e mori shumë fjalë
të vendeve të tjera.
Më tej autori vazhdon shkrimin e tij duke u ndalur tek vepra e Chambers “The english language and literature”. Ai thotë se gjuha angleze në 1485 ishte e ndërtuar ashtu si edhe
sot. Shumica e fjalëve në gjuhën angleze nuk është thjesht anglisht. Nga viti 1400 Anglia e shtriu pushtetin e vet përmbi tokë e det, duke dhënë e duke marrë produkte gjuhësore.
Ky është një shkak që nuk gjendet asnjë gjuhë në botë, prej të cilës të këtë marrë asnjë fjalë nga një gjuhë tjetër, që sot janë shumë të përdorshme e të dobishme për gjuhën
përkatëse. Shkaqet e këtij ndërrimi e ndërlikimi në gjuhë, janë politike –sociale.
Elementet e huaj kanë depërtuar në gjuhë, të cilët janë shkrirë në gjuhën tonë, që tashmë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të gjuhës tonë (important and familiar contributions to
our tongue)32. Anglezët dhe francezët kanë dy zyra të cilat përkujdesen për zhvillimin e
gjuhës kombëtare. Ideali për të gjithë kombet është ortografia fonetike sipas principit,
33 Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 57, 3. korrik 1918, f. 4. 34 Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 58, 6. korrik 1918, f. 5.
39
“Shkruej si flet”. Ky është shkaku që kohët e fundit është folur shumë në Angli kundra
ortografisë së sotme, përfundon argumentin autori.
Në përfundim të shkrimit studimor për unifikimin e gjuhës letrare angleze, At Justin
Rrota tregon se shihet qartë se natyra nuk njeh shkapërcime, sepse gjithmonë i jep të
drejtë më të fortëve. Përparimi i gjuhës amtare duhet të lirohet nga politika. Duhet të mos
ketë influenca të huaja. Të përdoret gjuha amtare nëpër zyra, në komunikimin e
përditshëm, të kërkohet që të huajt ta njohin dhe të mësojnë t’a flasin.
Në fund artikullin e mbyll me nje thirrje që u drejtohet të gjithë shqiptarëve ”Shkruejm njani tjetrit në gjûhë të hueja, nder zyra perdorojmë gjûhët e hueja, ne shoqni flasim ne gjûhë të huej, prandej per në ngjatt puna sko dore, kan me u dasht qindra vjetsh para se
gjûha kombtare e jona të çohet m’nji shkallë të madhe e të naltueshme”33.
2.2.4. Mbi njësimin e gjuhës gjermane
Artikulli i fundit i botuar në faqet e gazetës “Posta e Shqypniës”, në Rubrikën “Literatyrë e
hartë”, me temë “Mbi burrim të gjûhëvet letrare”, për unifikimin e gjuhëve, trajton
formimin e gjuhës letrare gjermane34. Që në fillim të artikullit autori tregon se formimi i
gjuhës dhe i shumë sukseseve të popullit gjerman ka të bëjë me korrektësinë që ata kanë
ndaj detyrave që u ngarkohen. Edhe në përzgjedhjen e gjuhës gjermanët kanë treguar
kthjelltësi, dashuri e disiplinë. Gjermanët e këtij shekulli janë duke bindur botën me
trimërit e luftërat e tyre, por gjuha gjermane nuk është krijuar nga luftëtarët por nga
filozofët e gjuhëtarët si: Fichte, Schelegel, Kant, Münstersberg. Fichte e zgjoi gjuhën
gjermane me ligjërata, ku më vonë u bë profesor në Universitetin e Berlinit. Ai u paraqit si
atdhetar i pafrikësuar, që predikonte flakët e kombësisë gjermane. Hegel i tregoi popullit
gjerman se popujt e mëdhenj shkojnë e vinë, e se popullin gjerman e pret një e ardhme
shumë e ndritur, ku do të marrë në dorë zotërimin e botës. Kant e forcoi natyrën e
brendshme të secilit gjerman me kategoritë imperative për ndjesitë e detyrave të
gjithësecilit. Në Gjermani, gjithmonë janë nderuar dhe vlerësuar njerëzit e dijes së të gjitha
fushave. Të gjithë luftëtarët e mëdhenj e kanë nderuar gjithmonë influencën e filozofëve
mbi kombin gjerman.
Në shkrimin e tij studimor autori thekson se gjermanët përdorin një gjuhë, e cila nuk flitet
askund njësoj, por gjithsesi për të shpjeguar burime mbi gjuhën letrare gjermane është
shumë e vështirë. Karli i madh e caktoi i pari gjuhën gjermane për të përhapur
kristianizmin. Ai zgjodhi për gjuhë të palacit të vet dialektin e Frankvet. Gjuhën e
kancelarisë së Saksonjës e caktoi Karli i IV (1347-1378). Duke iu refuar punëve të
profesorëve të Pragës, ata edhe sot krenohen se gjuhën letrare ia kanë dhënë ata gjermanisë.
Zhvillimin historik të gjuhës letrare gjermane e të dialekteve na e paraqet “Karta e
Dialekteve Gjermane”. Gjuha letrare gjermane është një vepër arti, frut i një zdrukthi të
mundshëm, në të cilën lënda hyri prej popullit, por që jetën nuk ia dha populli, por të parët
e mësuesit e popullit por mbi të gjitha shkrimtarët e filologët. Në përfundim të artikullit At
Justin Rrota thekson se është krijuar në një mënyrë të posaçme si në asnjë vend tjetër. Këtë
gjuhë e kanë krijuar shumë faktorë: nevoja e unifikimit dhe e marrëveshjes për të krijuar
një komb të madh, vullnetit që i përket një njësie të madhe, zelli dhe zdrukthturimi,
dispilina e organizimi. Lakimi me gjithë shpirt e të mbështeturit nga njerëzit e mëdhenj të
40
kombit e arsyet e rëndësishme politike. “...kta faktorë kan krijue gjûhën njerzve të
gjytetnuem..35”.
Franceskani, At Justin Rrota diskutoi mbi baza shkencore, për të vendosur një normë
letrare dhe një drejtshkrim standard për gjuhën shqipe. Në shkrimet që ai botoj në gazetën
“Posta e Shqypniës”, për unifikimin e gjuhëve jepen konsiderata teorike e praktike dhe
vlerësime për formimin dhe statusin e gjuhës letrare të njësuar. Këto shkrime, ishin
“këmbanë” për ata intelektualë shqiptarë të asaj kohe që merreshin drejtpërdrejt me
njësimin e gjuhës shqipe, duke iu dhënë përveçse një tablo informative për formimin e
këtyre gjuhëve, edhe ide mbi baza shkencore se çfarë rruge duhet të ndiqet për njësimin e
gjuhës shqipe.
2.3. Maximilian Lambertz dhe “Posta e Shqypniës”
2.3.1. Maximilian Lambertz dhe marrëdhënia e tij me Shqipërinë
Max Lambertz lindi në Vjenë më 27 korrik 1882, ku kreu dhe studimet në atë qytet. Pasi
mbaroi studimet ai u bë dishepull i shkollës së Kreschmerit, ku vazhdoi në thellimin e
studimeve për gjuhët klasike dhe me historinë e popujve me gjuhë të vjetra e të reja të
Gadishullit të Ballkanit. Në vitin 1990 -1995 përfundoi studimet në fushën gjuhësi
krahasuese e filologji e vjetër. Më vonë udhëtoi drejt Italisë dhe Greqisë. Gjatë qëndrimit
të tij në Italinë e Jugut, shqyrtoi të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior
arbëresh në Abruzzo dhe Molise. Pas kthimit të tij në Vjenë, Lambertz-i, u bë mësues në
gjimnazin e Vjenës dhe ne vitin 1917 kaloi në Mynih ku bashkëpunoi në hartimin e
fjalorit “Thesaurus Linguae Latinae”.
Publikimin e parë në fushën e studimeve shqipe, M. Lambertz e nxorri në vitin 1913, sëbashku me Gjergj Pekmezin. Botimi ishte një tekst mësimor dhe antologji e gjuhës
shqipe. Në maj të vitit 1916 Maximilian Lambertz udhëtoi për herë të parë në Shqipëri, për të realizuar një ekspeditë gjuhësore, për komisionin e Ballkanit të Akademisë
Austriake të Shkencave, që të merrej veçanërisht me gjuhën shqipe dhe folklorin
shqiptar36. Gjatë kësaj ekspedite ai vizitoi shumë vende të Shqipërisë; Shkodrën, Lezhën, Krujën, Tiranën, Durrësin, Kirin, Shoshin, Shalën, Grudën, luginën e Valbonës e Drinit
veçanërisht Mirditën. Në këto vende ai mblodhi materiale për folklorin. M. Lambertz u rikthye në Shqipëri, në dhjetor të vitit 1916, bashkë me trupat austro-hungareze. Ai dha
kontributin e tij në zhvillimin e sistemit shkollor shqiptar dhe ishte i huaji i parë, anëtar i
Komisisë Letrare të Shkodrës, që u emërua nga qeveria perandorake37. Pas Luftës I
Botërore Lambertz u kthye në Austri dhe shkroi disa libra dhe artikuj mbi aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare, veçanërisht folklorit.
M. Lambertz ka lënë rreth 60 dorëshkrime në të cilat paraqet të dhëna mbi folklorin e
folkloristikën, mitologjinë, etnologjinë, gjuhësinë, letërsinë, historinë.
Albanologu i njohur austriak, prof. dr. Maksimilian Lamberz, që nga viti 1906 kur dëgjoi
gjuhën shqipe në Atikë të Greqisë, e deri më 1963 kur vdiq, nuk iu nda punës për t’i çuar
përpara studimet albanologjike në fushë të folkloristikës, e sidomos të epikologjisë e të
poetikës së përrallës, të mitologjisë, e në veçanti të demonologjisë, të së drejtës zakonore,
35 Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr.58, 6. korrik 1918, f. 5. 36 Tefë Topalli, “Maximilian Lambertz dhe Posta e Shqpypniës”, Botimet Abanologjike, Tiranë, 2011, f. 11. 37 Tomor Osmani, “Komisia Letrare e Shkodrës”, Shkodër, 2004, f. 30.
41
sidomos të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të morfologjisë, të sintaksës, të dialektologjisë, të
leksikologjisë, të drejtshkrimit, të historisë së gjuhës, të letërsisë, të historisë së letërsisë,
të dramës, të përkthimit, sidomos të Gjergj Fishtës etj.
Eqerem Çabej thekson se studimet e M. Lambertz, kanë qenë të fokusuara rreth folklorit
shqiptar, në përrallat, baladat, mitologjitë, epikës, gojëdhënave, këngeve të trimërisë,
dashurisë. Ato u botuan për herë të parë në gazetën “Posta e Shqypniës” dhe më vonë erdhën si monografi më vete, “Përralla shqiptare dhe të tjera tekste të folklorit shqiptar”,
në vitin 192238. Disa botime të tjera për gjuhën shqipe janë; “Libri i leximit të shqipes”,
“Mësimi i shqipes II Krestomati”, “Shqipëria rrëfen”.
M. Lambertz është dekoruar nga vendi ynë me “Urdhërin e Flamurit”39 për kontributin e
tij të shquar në fushën e studimeve albanologjike.
2.3.2. Roli i Maximiliam Lambertz në gazetën “Posta e Shqypniës”
Gazeta “Posta e Shqypniës”, siç është theksuar edhe në çështjet e mëparshme, u botua në
dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht. M. Lambertz ishte redaktor i gazetës për pjesën e
shkrimeve në gjermanisht. Ky bashkëpunim nisi rreth një muaj pasi doli numri i parë i
gazetës. Në faqet e kësaj gazete ai botoi edhe disa artikuj studimorë, kryesisht në
rubrikën, Wissenschaft, Kunst under Literatur (Shkencë, art dhe letërsi).
- Wie entstehen Schriftsprachen ? (Si lindën gjuhët e shkruara ?) është shkrimi i parë
studimor nga Max Lambertz, i cili u botua me 10 Kallnduer 1917. “In dem Moment, wo
die Intelligenz des albanichen Volkes am Werke ist, ( është një moment ku intiligjenca e
shqiptarëve duhet të zgjohet …),(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 10. Kallnduer, 1917, f.4).
Në këtë shkrim studimor ai iu hedh një vështrim gjuhëve të tjera me letërsi të vjetër. Ai
thekson se në vitet 1000- 1500 para Krishtit nuk kishte ende një gjuhë homogjene, dhe u
përdorën një sërë gjuhësh në gjini të ndryshme letrare. Ndër të tjera thekson se grekët e
lashtë nuk shfaqen si një popull homogjen në histori por si fise të tjera (Die alten Grichen
treten nicht als einheiltliches Volk in die Geschichte ein, sondern als ein grosbe Masse
verschiedener Stämme ), (Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 10. Kallnduer 1917. f. 4).
Në studim autori përshkruan sfondin historik të Greqisë, në kohën kur dialekti i Athinës
u bë gjuha zyrtare e kohës. Me kalimin e viteve, tregtarë, intelektualë, sllevër, sollën
dialektet e tyre greke dhe në këtë mënyrë u formësua një përzierje e këtyre të folmeve,
duke krijuar një koine gjuhësore. Shkrimi studimor vijon me përshkrimin e sfondit
historik për përjekjet në vitin 1821 për një gjuhë të njësuar greke. Greqia ndahet në dy
grupe dialektesh: dialektin verior dhe dialektin jugor. (dialekti i parë lidhet me gjuhën
kishtare kurse tjetri me gjuhën e popullit).
Pas këtij vështrimi që bën për gjuhën greke, autori paraqet zhvillimin e latinishtes, e cila
u zhvillua hap pas hapi si simotrat e veta. Autori shkruan se në vitet 300 para krishtit,
gjendja e latinishtes ishte në rrafshin e të folurës së fshatarëve dhe ushtarëve. Fillimisht
pjesët teatrore greke u përkthyen dhe u vunë në skenë në latinisht. Gjeneralët, prijësit
ushtarakë të betejave u flisnin latinisht ushtarëve të tyre, zyrtarëve, popullit, avokatëve e
gjygjtarëve, duke bërë që ligjëruesit t’i jepnin një trajtë të ngurosur gjuhës latine. Në
Gjermani ka ndodhur ndryshe, si gjatë Mesjetës dhe më vonë, dinastitë e mirëmbajtën
gjuhën e tyre dhe e përçuan në mbarë popullin. Gjermanishtja e lartë e oborrit dhe ajo e
38 Albanische Märchen und ander Texte sur albanischen Volksunde. Schrifften der Balkan- Komission der
Akademie der Balkan – Komission der Akadene der Wissenschaften. Wien 1922. 39 Fjalor enciklopedik Shqiptar, Tiranë 2008, f. 1455.
42
mesme e eposit, ishte e mirëpërcaktuar. Në vazhdim në trajtesën e tij autori nuk lën pa
përmendur dhe Biblën e M. Luterit dhe ndikimin e saj për hapjen dhe përcaktimin e
gjuhës së shkruar gjermane.
- “Die albanische Sprache”, (Gjuha shqipe), ( Gazeta “Posta e Shqypniës”, 17. Janar, 1916,
f. 4), është artikulli i dytë i Max. Lambertz në gazetën “Posta e Shqypniës”. Në këtë
artikull, autori trajton të dhëna rreth origjinës së shqipes në aspektin filologjik dhe
albanalogjik të fillimit të shekullit të XX. Ai mbron tezën se shqipja është një degë e
familjes së gjuhëve indoeuropiane, si më e reja ndër simotrat e saj, si indishtja, persishtja,
greqishtja, latinishtja, gjuha kelte, lituanishtja, gjuhët sllave e gjermane. “ Das Albaniche
ist rein indogermanichen Sprache”, (Gjuha shqipe i përket gjuhëve indogjermane).
(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 17. Janar, 1916, f. 4).
Gjuha shqipe në origjinën e saj nuk është e lidhur me gjuhët ugrofene, me turqishten, e cila
deri në atë kohë mendohej se kishte ardhur nga Kaukazi. Për të mbrojtur këtë hipotezë, në
artikull ai mori shembull eptimin e fjalës dhe të foljes; Krahasoj numërorët dy, tre, katër,
në shqip me numërorët në latinisht, duo, tre-s, quattuor; dhe me numërorët në greqisht
düo, treis. Numërori katër në greqisht ka marrë formë krejt tjetër, por numërori pesë, është
krejt i ngjashëm pente. Gjithashtu autori trajton dhe lakimin e emrave ku pothuajse në të
gjitha këto gjuhë ndeshen mbaresat –i dhe –n. Po ashtu edhe foljet në gjuhën shqipe
paraqesin ngajshmëri me gjuhët e tjera indogjermane. Gjuha shqipe e ka ruajtur funksionin
e foljes në fjali si greqishtja, latinishtja e vjetër dhe indishtja e vjetër. Ai arrin në
konkluzionin se shqipen mund ta përkufizojmë edhe si gjuhë iliro- trake, ku u ndikua nga
gjuha romake, ashtu si shumë gjuhë të tjera ballkanike.
- Die albaniche Voklspoesie, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 31. Kallnduer 1917, f.4). Dr.
phil. Maximilian Lambertz (Shkodra), në rubrikën Wissenschaft, Kunst und Literatur.
(Poezia popullore shqiptare). Artikulli fillon me argumentin. “Wir kennen kein Volk, dem
die Volkspoesie fehte Die Indianer und die gröländichen Eskimos besitzen nicht minder
eine hoch interessante Volkksdichtung… Neben dem Volksliede aber schafft die primitive
Phantasie das Märchen und den Mythos, die Sage und Legende”, (Nuk njohim asnjë
popull, të cilit t’i mungonte poezia popullore, ashtu si Indianët apo eskimezët që
posedojnë këngë popullore....Por pranë këngëve popullore krijohen fantazia primitive e
përrallave, miteve, sagave dhe legjendave…), (Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 16, 31.
Kallnduer 1917, f. 4).
Lambertz në vijim shprehet se në shekujt XV –XVI, në pjesën jugore të Shqipërisë,
gjenden këngë trimërie kushtuar heroit kombëtar, Skënderbeut.
“Auch im albanischen Volche leben derartige Heldenlieder, kanga trimash, wie das Volk
sie nennt. Im toskischen Sprachgebiete Albaniens und bei den Albanern, die im 15. Und
16. Jahrhundert vor den erobernden Türken nach Griechenland und Iralien
ausëanderten, lebt der grobte Nationalheld der Albaner, Gjergj Kastriota Skanderbeg,
noch im Heldenliede fort”, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 31. Kallnduer 1917, f. 4).
Ndërsa në veriun e Shqipërisë mbizotërojnë këngët e kreshnikëve. Lambertz në
shqyrtimin që u bën pjesëve epike, del se është një njohës i mirë i Eposit heroik shqiptar.
Ai trajton figura epike, përball betejave mbinjerëzore. Përmenden personazhe epike si
Mujo dhe Halili apo Orët e Zanat. “ Halili und Muji waren zwei füstliche Brüder, die in
Udbinje in der Lika in Kroatien ihre Residenz hatten…”( Gazeta “Posta e Shqypniës”,
31. Kallnduer 1917, f.4).
43
Në fund të artikullit përmenden personazhe dhe këngë legjendare, si; “... Tahir Pasha
kjaan me lot” d. h. Tahir Pascha weint Tränen, bekommt durch diese
Verlängerrungsmittel folgende Gestalt: Oooh! Tahir Pasha, o more kjaan me lot, ooh!,
(Gazeta “Posta e Shqypniës”, 31. Kallnduer 1917, f. 4).
- Die albanische Kinderpoesie, (Poezitë shqiptare për fëmijë), rubrika “Wissenschaft,
Kuns und Literatur, (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 31. Kallnduer 1917, f. 4). Një tjetër
artikull interesant ku Max Lambertz trajton pozitë shqiptare që u kushtohen fëmijëve,
veçanërisht ninullat.
Eine alte Frau Koch Rüben,
Eine alte Koch speck, Du bist weg!
“Ajrum, Qiqirum,
Para, para gjeli sum,
Sum, sum tare,
Pis, pis kati…
Die Kerze über der Kerze,
Der Docht über der Kerze,
Die Kerze fraB die Maus.
Die Maus die fraB die Katze.
Die Dachbalken erfaBte die Feuersbrunst.
Die Feuersbrunst löschte das Wasser.
Das Wasser tranken die Bauern.
Die Bauern pflügen den Acker.
Det Vogel sprang auf den Romelienbaum.
Die Axt hat der Schmied gemacht.
Der Schmied aB zu viel Feigen,
Tät sich zum Sterben neigen.
(Qiri në qiri,
Fitil në qiri,
Këto janë dy nga poezitë për fëmijë që M. Lambertz botoi në këtë artikull.
- Albanienforschung (Kërkime gjuhësore), rubrika Wissenschaft, Kunst under Literatur.
Ky artikull u botua 20. Kallnduer 1917. Në këtë artikull M. Lambertz paraqiti materialet
gjuhësore që ai kishte mbledhur në ekspeditën gjuhësore që kishte realizuar në luginën e
Valbonës. Lambertz tregon edhe një herë se ishte njohës i mirë i folklorit shqiptar,
përrallave, baladave, mitologjisë, epikës, gojëdhënave e këngëve të trimërisë.
- Die albanische Volkspoesie, (Poezi e popullit shqiptarë). Artikulli u botua më 14. Fruer
1917. Autori trajton këngët e vajit. Që në fillim të artikullit M. Lambertz tregon për llojet
e këngëve të vajeve të cilat janë të ndara sipas krahinave. “In vielen Gegende Albaniens besttehn diese vajet regelmäβig aus zwei Teilen, einem erzählenden, epischen, und einem
klagenden, lyrischen Teile”40.
- Die albanische Volkspoesie, (Poezi e popullit shqiptarë), i botuar me 3. Fruer 1917, në
faqet e gazetës “Posta e Shqypniës”, sërish në rubrikën, Wissenschaft, Kunst under
Literatur. Artikulli përmban figura të folklorit shqiptar si; Mujo dhe Halili, luftrat e tyre
të mbinatyrshme kundër Osmanëve.
40 Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 23, 24. Fruer 1917, f. 3.
44
Lambertz kishte realizuar ekspedita gjuhësore në shumë vende të Shqipërisë, gjë që u
dëshmua në trajtesat e gjata studimore që botoi në faqet e kësaj gazete.
- Die albanische Volkspoesie. Lambertz në këtë artikull trajton pjesë nga folklori shqiptar,
kryesisht “kâng trimash”. Paraqitet e plotë kënga e Shaqir Gridxhes, ku thekson që kënga
shoqërohet edhe me lahutë.
Kânga e Shaqir Gridxhes.
Per misnat gjelat kan knue, Shaqir Gridxhen e kan rrethue,
Sillet kullës tui mennue,
Ka i cingare tu’e marue,
Tu’e marue ka i cingare,
Kan vu gjezet me pi kafe,
Me pi kafe me pi duhan:
“ Moi Martinë, Zot! Ku t kam?
Moi Martinë –kacaturrë, A din gjâ, se t kan rrethue?
A din gjâ se t kan rrethue?
Nat teboi po duen me t çue….
(Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 20. 14. Fruer 1917. f. 4).
Në artikull përmenden disa figura të trimave të folklorit shqiptarë, si; Shaqir Gridxha,
Gjoka, figura mitike si; Zâna, qyqja dhe Orët.
Die sanitären Zustände in Albanien, (kushtet sanitare në Shqipëri), artikull u botua më
31. Marc 1917, rubrika; Wissenchaft, Kunst und Literatur. Ky shkrim trajton një
problematikë tjetër, ku përqendrohet në kushtet sanitare në Shqipëri.
45
KREU III
3. GJUHA E GAZETËS “POSTA E SHQYPNIËS”
Në faqet e kësaj gazete shkruan intelektualë të shquar të kohës, të cilët në shkrimet e tyre
kanë përmbushur një organizim gjuhësor gjithëpërfshirës në të gjitha njësitë dhe nivelet
gjuhësore. Këto shkrime tregojnë qëndrimin ndaj gjuhës së përbashkët shqipe. Përdorimi
i dendur i leksikut dialektor, krahinarizmave e lokalizmave gjuhësore, si një përpjekje e
përpunuar vetëdijshëm për lëndën gjuhësore me karakter të ngushtë lokal duke i dhënë
vetdijshëm funksion stilistik. Vërehet që jo rrallë herë ka edhe modifikime, deformime
të lëvizjeve strukturore në nivelin fonologjik, por edhe në strukturën gramatikore të
fjalës duke i quajtur ndonjëherë si shmangie të qëllimshme me efekt stistikor. Në gjuhën
e kësaj gazete vërejmë semantikë të gjerë leksikore, pasurinë fjalëformuese me
prejardhje, parashtesim e prapashtesim, kompozitat gjuhësore si dhe formulat gjuhësore
si mallkimet, urimet, përshëndetjejet, vajtimet fjalët e urta sentencat nga filozofia
popullore etj.
Në këtë syth shtjellohet gjuha e gazetës, duke trajtuar disa fenomene gjuhësore.Vihet re
evoluimi i gjuhës së vetë gazetës nga numrat e parë e deri në numrat e fundit. Trajtesa e
gjuhës së gazetës, është një prurje mjaft interesante pasi evidentohet roli i rëndësishëm
që ka luajtur ky organ në zhdrivillimin e gjuhës letrare shqipe. Në të njëjtën kohë trajtesa
e gjuhës së gazetës na bën të njohur, me gjuhën e gegërishtes veriperëndimore e viteve
1916- 1918, që lidhet drejpërdrejt me historinë e gjuhës shqipe.
Në gazetën “Posta ...”, u përdor si gjuhë shkrimore shqipja e gegërishtes
veripërendimore bazuar mbi shkodranishten me veçori te mbarë gegërishtes. Përcaktimi
i normës drejtshkrimore në atë kohë ishte një çështje e rëndësishme, duke u përpjekur
për të përafruar dy kryedialektet e gjuhës shqipe. Artikujt e botuar në faqet e kësaj
gazete, kanë një stil të veçantë, duke përdorur njësi dhe mjete gjuhësore, në mënyrë
stilistike e cila është përftuar në të gjitha nivelet e gjuhës (fonologjik e fonetik,
morfologjik e fjalëformues, sintaksor e tekstor, dhe leksikor e semantik). Synimi ynë për
realizimin e kësaj çështje ka qenë veçimi i materialit gjuhësor i cili zë një vend të
rëndësishëm në faqet e gazetës “Posta e Shqypniës”. Për gjuhën e gazetës, ashtu siç
edhe për realizmin e tipologjisë së teksteve kemi marrë në shqyrtim të gjithë numrat e
botuar në harkun kohor prej tre vitesh. Është parë në vështrim të përgjithshëm, duke
trajtuar disa prej dukurive fonetike, morfologjike dhe leksikore.
3.1. Veçori fonetike
3.1.1. Gjatësia e zanoreve (dyfishimi)
Kuantiteti i zanoreve është një dukuri e cila paraqitet që në numrat e parë të gazetës e
deri në numrat e fundit. Kjo ishte një dukuri gjuhësore e arealit gegë. Në artikujt e
botuar në gazetën “Posta e Shqypniës”, vërejmë të përdorur gjerë dyfishimin e zanoreve
në fund dhe në disa raste në trup të fjalës: Gjatësia e zanoreve shënohet me dyfishim të
zanores.
- Dyfishimi i zanore në rrokje të hapura ( në fund të fjalës)
46
“Nji fat i bardhë, paa pritë paa kujtue, sod don me i ague Shqypniës Naltsia e Tii:
Arqiduka Maksimiljani, i vllaj i Perandorit e Rregjit t’Austrië-Hungariës, âsht tujë
ardhë me paa nder nee”.( (Posta e Shqypniës, 10.Kallnduer 1917, f. 1).
“Flejnë me gjith rreziqe, qi, jo vetem kanë paa, por edhe sprovue.”(Posta e Shqypnis,
8. Shtatuer, 1917, f. 4 / 15. Shtatuer 1917, f. 4).
“Praa gëzoni o ju bjeshkët e grisuna t’Shqypniës, o ju fusha gratçore, o ju gjytete e
katunde t’ona, pse me ditë t’sodit nji kohë e ree e e lumnueshme do t’nisë me u endë per
nee...”
“Mas nji lajmit krejt t’papritun e t’padishrueshem, qi na diftote se Italia kishte daa, paa
vû u oroë aspak vêndimet e Shteteve tjera… ( Gazeta “Posta e Shqypniës”, 16.
Qershuer 1917, f. 1).
“Ç’prejë se kaa fillue lufta, anmiku kaa djerrë 5.019.500 tonelatë…” Gazeta “Posta e
Shqypniës”, Nr. 37, 14. Priill 1917, f. 1).
- Dyfishim i zanores në mes të fjalës
psh. me daal, fiill, koom, zâam, t leemit, t’dhaa, t’rii, n’baall, shtyy, leet41,me ja bâa mâa
të leet,dyy, etj. trashigimtaar, t’leemit, e gjâan, fiill, kuur etj.
“Sikurse sheji mâ i parë e i math i komsiis âasht gjuha kështu nuk u kursye kurrë
Monarhija per t’i ndihun shtypit komtaar”. (Posta e Shqypnis, 8. Shtatuer, 1917, f. 4).
“…qi i kishin pasë pshtue rrezikut por qi gjâja u paska pasë kênë mytë krejt n’deet,
paska pasë qillue edhè nji dietaar.”(Posta e Shqypniës, 13. Tetuer 1917, f. 1).
“...do t’jeet tamand shkollë, e jo shkollë me êmen e saa me i lshue vedit plûhen sysh;
praa, shkollë kû nieri per njimênd zên me krye detyrët qi kaa ndaj Zotin, ndaj shoqin e
ndaj veten...”, (Posta e Shqypniës, 13. Tetuer 1917, f. 1).
“S’ishte kênë dashtë me u armatisë prejë kâmvet e deer m’maje t’krees”. (Posta e
Shqypniës, 10. Tetuer 1917, f. 1).
“done me thanë se mbas deke se të cillit perenduer do t’u mblidheshin kreent e
shenjuem, qi kishin tager per të zgjedhë perandorin e rii”. (Posta e Shqypnis, 8.
Shtatuer, 1917, f. 4).
Vihet re që dyfishimi i zanores ka qenë mjaft i përdorur në dy vitet e para të botimit të
saj. Në numrat e fundit vërejmë përdorim më të rrallë të dyfishimit të zanores.
3.1.2. Grupet e zanoreve ye, ue, ie
Grupet e zanoreve ye, ue, ie i gjejmë të ruajtura në të gjitha pozicionet. Më poshtë po
paraqesim shembuj të marrë nga shkrimet e gazetës “Posta e Shqypniës” që tregon
ruajtjen e grupeve të zanoreve.
- Grupi i zanoreve ye, gjendet më pak i përdorur se grupet e tjera te zanoreve ue
dhe ie.
Ky grup ruhet kur para zanores y gjendet bashkëtingëllorja r.
“Shtypshkronia Franciskane në Shkoder kryen mirë e lirë shtypshkrime librash tregtiet”,
(Gazeta “Posta Shqypniës”, 7. Korrik 1917, f. 4).
“...tue e ndrye në 1, 4 e 7 muej më nji dhomë burgu veçanerisht e krye 14 ditësh më vjet
me bri në tokë”, (Gazeta “Posta Shqypniës”, 20. Qershuer 1917, f. 4).
41 Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 75, 25. Gusht 1917, f. 3.
47
“Shtypshkronja Franciskane në Shkodër kryen mirë e lirë shtypshkrime librash e
tregtiet, letra porosiet, dishmiet, cirkulare, letra per vendime paresh, si edhé ç’do pûnë
tjetër e cilla t’i perkasë degës tregtare”.
“t’kryemt e ç’do shtypshkrimit”, (Gazeta “Posta Shqypniës”, 23. Qershuer 1917, f. 4).
- Grupi i zanoreve ue, ruhet në trup dhe në fund të fjalës.
“Si m’lâm t’luftës, si n’çet ‘ ushtrijet, Gjân e jetën duem m’ja falë”. (Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 21 Nanduer 1917, f. 4).
“Na shkruejnë prej Elbasanit: Me 14. Të k. m. Dr. Filip Papajani mbajti në salon të
“Qarkut Letrar”, nji konferencë t’interesantshme përmbi mikorbet.” (Gazeta “Posta
Shqypniës”, 21. Shtatuer 1918, f. 3).
“…të cillit paskan vertetue, se sá bagti të kelbazta kjenë mjekue me bár e mas mndyret
të gjetne pre të ndritshmit Doktor shqyptár, z. Sefi Vllamzi, të gjithë u shndoshen”.
Gazeta “Posta Shqypniës”, 2. Tetuer 1918, f. 3).
“Na merr mendja se ky bar a se ky shrim ká i kênë shqertue mâ plotsisht e me
bâ….”.(Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 84. 2. Tetuer 1918, f. 3).
“Shpesh herë në ket jetë âasht i forcuem mieri m’e perdorue ligjeraten e folun mâ fort
se hartimin e shkruem të mêndimeve të veta, ndërsá ky prej sájë xierrë krah e
ndihmë”.(Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 5. 18. Dethuer 1917. f. 4) .
Ky grup zanoresh paraqitet i ruajtur edhe te muajt e vitit: Fruer, Qershuer, Shtatuer,
Dhetuer.
- Grupi i zanoreve ie, ruhet në mes të fjalës.
“Kush të hiekun keq prejë mishë, të vinë të Luigj Simoni në Pazarë Sakak Hamz- Aga,
Nr. 32 e të marrin barin”.( Gazeta “Posta e Shqyniës”, 3. Gusht 1918. f 4).
“Nji vapë e mndershme vjen diten prej bregut të detit, më nji qi naten fillon nieri me
ngri, prej eret të ftohtë qi vjen prej malesh”. (Gazeta “Posta e Shqyniës”, 17. Gusht
1918, f. 6).
“E, tesh, po dalim në nji çashtje tietër, e cilla, posaçe i përket msuesve të I. kl., për të
cillen kurr nuk flas mjeft aq sa lypset, në ket vizitë të shkurtë”. (Gazeta “Posta
Shqypniës”, 18. Dethuer 1917. f. 4). “Tue diejtë se i vetmi mjet për me përhapun
kulturën e arsimin në vend t’onë âsht shkolla”, (Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 14.
Shtatuer 1918, f. 4).
3.1.3. Përdorimi i zanores ë
Zanorja ë, ruhet në trup dhe në fund të fjalës. Sipas hulumtimit në shkrimet e gazetës,
zanorja ë ruhej në të gjitha pozicionet, por në muajt e fundit të botimit të saj, vëmë re se
kjo zanore nuk ruhet në mes të fjalës. Ky fenomen evidentohet veçanërisht në titullin e
vet gazetës. Në dy vitet e para ajo shkruhej “Posta e Shqypniës”, ndërsa në vitin e fundit
e gjejmë të shkruar , “Posta e Shqypnis”.
“Tuej pasë kalue nji vjetë e nji ditë se e supershkruemja gjâ gjindet në Doganë e i zoti
nuk dihet kush âsht, po lajmohet se mbas ligjet Doganore gjâja kâ per t’u shitë
n’ankand”, ( Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 81. 23. Shtatuer 1918, f. 4).
48
“qi ndodhet ndë Fushë të Qelës, kû gjinden me u blé letra, zarfa, lapca etj. per me u
shitë si në pakicë, ashtu në shumicë…” (Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 81.28 Shtatuer
1918, f. 4).
“Kush ká gjâa me blee e me shitë, kush kërkon më dhânë a me xanë shpië, kush dishron
m’u vendue a lypë puntuer , kush don më njallë punen e vet a me shtue gjâan e me sjellë
vedit bleessa”,(Gazeta “Posta e Shqyniës”, 10. Gusht 1918, f. 4).
“Posta e Shqypniës”, (Gazeta “Posta e Shqyniës”, 9. Dhetuer 1916, f. 1).
“Posta e Shqypnis”, (Gazeta “Posta e Shqyniës”, 24. Prill 1918, f. 2).
“Naltmallnia e Tii kishte dashtë me i dhânë kryekomandarit t’ushtriëve n’Shqypnië
G.t’l. Trollmann nji shêj t’veçantë miradiët tujë emnue Geheim-rat. Shkodër, 20. Gusht
1918”. (Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21. Gusht 1918. Nr 71, f. 4).
3.1.4. Zanoret hundore
Gazeta “Posta e Shqypniës”, ashtu siç e kemi theksuar, është shkruar në dialektin e
gegërishtes. Një ndër veçoritë kryesore të gegërishtes është padyshim nazalizimi ose
hundorësia e zanoreve. Zanoret hundore janë mjaft të pranishme në shkrimet e kësaj
gazete. Hundorësia e zanoreve si një dukuri akustike e fonetike e cila shënohet me
shenja diaktritike është mjaft e pranishme në shkrimet e këtij organi.
a) Gjejmë të shënuar zanore hundore kur prapa zanores gjendet një bashkëtingëllore
hundore që i përket temës së fjalës, si p.sh.:
“Se si kan kênë e tek kan kênë shkrue kta vjerrsha, këtu s’po due me thânë gjâ per ta;
pse ktyne letrarve shqyptarë u jittë hatri fort, me hî e me kritikue kush vjerrshat e tyne
ndryshe se e mendojnë atá pûnen”, (Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 7. 2. Kallnduer
1918. fq 4).
“Të gjith jânë nji mêndjet, se per njimênd Germant kan nji gjûhë letrare, nji gjuhë të
përgjithtë, e si thonë nji palë, gjûhen e njerzvet të leters e të kalemit; por të gjith
rrfejnû…”, (Gazeta “Posta Shqypniës”, 24. Korrik 1918, f. 4)
“E gjith ketyne sêndenve të domosdoshme, së mramit ju shtohet nji tieter, ndoshta edhe
mâ e rândë”,(Gazeta “Posta Shqypniës”,18. Dethuer 1917. f. 4.)
“Ajri don ndrrue sa mâ shpesh. Në dimen e nâten duhet me u mundue me e majtë
dritsoren çilë sadopak”.(Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 63. 224. Korrik 1918, f. 4)
“E pse dergja – kelbaza – zhbîn edhe berret e bagtin, kshtû mjekët nuk prâjnë tue rmue
me gjetë mndyrën se si me me pshtue gjân e gjallë prej asaj s’mundje…”, (Gazeta
“Posta Shqypniës”, Nr. 84. 2. Tetuer 1918, faqe 3).
- Zanore hundore në fillim të fjalës.
“Me ket êmen Abati i Mirditës quhej per antonomazië i Perndritshmi e Pernderueshmi
Emzot Prenk Dochi, Abati i Sh’Llezhrit t’Mirditës.”. (Posta e Shqypniës, 28. Fruer 1917,
f. 1).
b) Zanore hundore ndeshim edhe në ato raste kur ka pasur një bashkëtingëlllore
hundore që ka rënë :
“deri sa mos të lajmohet gjâ tjete”,(Posta e Shqypnis, 29. Qershuer 1918, f. 4).
“Per me lehtsue kalimin prej gjûhet turqishte në gjûhë shqype në mashtrim të pûnvet,
nepet lêja, deri sa mos të lajmohet gjâ tjeter”, (Posta e Shqypnis, 29.Qershuer 1918, f.
4).
49
“…vetem dietari nuk bâte ankim as vaj. Si mundesh me ndêjë paa kjaa, i thânka njani
asi tregtarësh, masi edhè tyy t’âsht mykun n’deet shka pate ?”,( (Posta e Shqypniës, 13.
Tetuer 1917, f. 1).
c) Në shkrimet e gazetës gjenden zanore hundore edhe në ato raste kur nuk ka dhe
nuk dihet të ketë pasur ndonjë bashkëtingëllore hundore pranë.
“Mâj të kti vjetit Nr. 501 të gjith gjygjtarve të Sheriatit (Myfti, Kadi e Taib) nji vendim,
me të cillin rregullohet per së ri përdorimi i gjuhës shqype e turqishte (ase arabishte)
nder gjygje të Sheriatit.”( (Posta e Shqypnis, 29.Qershuer 1918, f. 4)
“Njani mermerit; tjetri gurit të dhênun; e shuma me carâj prronit.” (Posta e Shqypnis,
8. Maj 1918, f. 1).
“Per me lehtsue kalimin prej gjûhet turqishte në gjûhë shqype në mashtrim të pûnvet,
nepet lêja,…”,(Posta e Shqypnis, 29.Qershuer 1918, f. 4).
“Ky praa âsht burri, Prelati e Shqyptari qi në kto ditë Shqypnia kaa me mlue n’dhee.”
(Posta e Shqypniës, 28. Fruer 1917, f. 1).
“…pse njaj Karli të cillin Serbija kishte dashtë me e majtë për n’asgjâ,” (Posta e
Shqypniës, 21. Ndânduer 1917, f. 1).
“E prâ Kroatt enè sod telegrafen e quejn b r z o j a v; pse, masi populli nên ket êmen
kupton telegrafen”.( Posta e Shqypniës”, datë 28. Ndanduer, 1917, f. 5).
3.1.5. Grupet e bashkëtingëllorve mb, nd, ng.
Grupi i bashkëtingëlloreve mb, nd, ng ruhet në të shumtën e rasteve. Vihet re që
përdorimi i këtyre grupeve të bashkëtingëlloreve nuk është i unifikuar në harkun kohor
prej tre vitesh. Ndryshimi i gjuhës së vet gazetës nga numri i parë deri tek i fundit vihet
re edhe në veçori të tjera gjuhësore.
- Grupi i bashkëtingëlloreve mb, ruhet në fillim, në mes dhe në fund të fjalës.
“…e fillim e mbarim në ket vepër zotnon nji melankoní e kanshme, e cilia edhe sendeve
mâ të vogla u ep nji interesë e nji randsí të veçantë:”.(Gazeta “Posta Shqypniës”,16.
Fruer 1918. f. 4).
“Më tha ase me ruejt gjuhëca në shumicë âsht pengim i shterngueshem, kuej t’i gjinden
gjuhëca të thata permbi 10 kg, ka me ju dorzue Perlimtares së Shkodërs”.(Gazeta
“Posta Shqypniës”, 19. Dethuer 1917, f. 4).
“Mbi të rritun të fmis”, Gazeta “Posta Shqypniës”, 18. Dethuer 1917. f. 4.
Mbrendë nji eshtìm i plot.” (Posta e Shqypnis, 8. Maj 1918, f. 1).
“Kant e forcoj natyren e permrêndshme të cillit German e të mbretnis germane me
imperative kategorike të vet permbi ndisi të detyravet”. (Gazeta “Posta Shqypniës”, 22.
Korrik 1918, f. 4).
Vallja e Varzavet” shûm herësh kje percjellë të trokitun shplakësh, por sidomos kurë
zanset thânë se “kemi nji zêmber shqyptare”.(Gazeta “Posta Shqypniës”, 2. Kallnduer
1918. f. 4).
“Vrejtje: Të hollat qi do të mblidhen janë në për dobî të xânsavet e të popullit të vorfën
të Shkodrës”, (Gazeta “Posta Shqypniës” , 17. Gusht 1917, f. 4).
- Grupi i bashkëtingëlloreve nd, ruhet në mes të fjalës.
50
“Për posë këtyne shkollavet fillore gjindet mandej në Rrugë të Madhe, per brî zyres së
Telegrafës e të Postës, edhe nji shkollë normale e nji qytetse”, (Gazeta “Posta
Shqypniës”, 14. Shtatuer, 1918, f. 4).
“A nuk mendove përpara se u dâ prej ksaj bote mizore, se jé tuj lanë mbrapa nji babë
qi adhrote mas tejet…”,( Gazeta “Posta Shqypniës”, 30. Shtatuer 1918, f. 4).
“Fort i Nderti Zotni D. Ndre Mieda, Proft i Arkidieqezit të Shkoders, ka mledhë tubë
vjerrshast e shkrueme në të rît të vet, sivjet i ka botue nên titull “Juvenilja”. (Gazeta
“Posta Shqypniës”, 16. Fruer 1918. f. 4).
“E çka të holli në Shkodër, me ardhë e me bâ deken, a por dishiri qi kishe me pá ket
gjytet aq të permendun, e mu ngî me shokun e perparshem…”, (Gazeta “Posta
Shqypniës”, 9. Tetuer 1918, f.4).
“Këjo lloj takse kaa per t’u xjerrë per të paren herë ç’prej të pares ditë të Nandorit, të
kësaj vjetë”. (Posta e Shqypniës, 10. Ndânduer 1917, f. 4).
Vërejmë që te fjala Nandori, grupi i bashkëtingëlloreve nd, herë ruhet si në fillim ashtu
edhe në mes të fjalës, por ka raste që paraqitet e ruajtur vetëm në mes të fjalës, ashtu siç
u tregua në shembullin e mësipërm (Nandorit/ Ndânduer).
- Grupi i bashkëtingëlloreve ng, ruhet në fillim dhe në mes të fjalës.
“At natë raa gjith naten e n’e nesret gjith diten, edhè raa aq mjaft saa me ngîi token.”
(Posta e Shqypniës, 11. Gusht 1917, f. 6).
“...qi rrokull dy vjetve të mbram, kanë qenë të ndeshkuem për të shmangunit e kësaj
detyrë.” (Posta e Shqipnis, 20. Prill 1918, f. 5).
“ku për sigurim i ka pas lanë pêng shpiën e vet që gjindet në Rust të vogel, per 4 vjet
kohë”. (Gazeta “Posta e Shqyniës”, 31. Korrik 1918. f. 4.
“Arkë letra cingaresh pá markë me 30. Gusht 1917”. (Gazeta “Posta Shqypniës”, 23.
Shtatuer 1918, f. 4).
- Grupi i bashkëtingëlloreve kj ashtu si grupet e tjera në shkrimet e gazetës ruhet,
në fillim të fjalës, por me raste dhe në trup të saj.
Kje per shûm vjet Advokat i Shtetit në Kostancë të Rumanis”, (Gazeta “Posta
Shqypniës”, 30. Ndanduer 1917, f. 4).
“…me krahë hapët e tujë shikjue kahë qiella fali nji uratë n’gjûhë arabishte me t’cillen
lypi ndimen e Allahut per shpië t’ndershme t’Absburgve…”(Posta e Shqypniës, 27.
Kallnduer 1917, f. 4).
“…por fmija i kan flokët e kuqlêmtë e ka nji herë në një bojë aq të kjartë, sa me ju
pergjà bojës t’artë...”(Posta e Shqypnis, 12. Qershuer 1918, f. 3).
3.2. Veçori morfologjike
3.2.1. Trajtat foljore
Në veçori morfologjike jemi ndalur te ndërtimi i kohëve.
a) Koha e ardhme
Koha e ardhme ndërtohet me do + folje në kohën e tashme të lidhores. Interesante është
ndërtimi i kohës së ardhme të largët ndërtohet nga folja kam + paskajoren gege.
51
“...i ka ardhë nji lajm i bukur i cilli do të gzojë jo vetem at familje,”, (Posta e Shqypniës,
17. Ndânduer 1917, f. 3).
“Por, duhet me thanë se puna do t’jeet egercue per s’fortit, per n’kjoftë se vërtetohet nji
lajm, si n’kto dit kje prûu prejë fletoreve t’Kryegjytetit t’Frances”, (Posta e Shqypniës,
3. Marc 1917, f. 4).
“Lista e atynevet qi kanë me pague ket taksë e mëndyra e të paguëmit kaa per t’u vjerrë
sot në shesh para Perlimtares”. (Posta e Shqypniës, 10. Ndânduer 1917, f. 4)
“...së ka me shkue shum e na kemi me kênë të ngushtuam me folë e me shkrue në
ndonji gjûhë të hueje”, (Posta e Shqipnis, 23. Marc 1918, f. 4).
b) Mënyra lidhore
Në shkrimet e gazetës “Posta e Shqypniës”, mënyra lidhore nuk është në një përdorim të
dendur, sepse shumë kuptime që shprehen në këtë mënyrë, jepen më tepër me trajtat e
paskajores. Në ato pak raste raste që del, ajo shprehet me pjesëzën të + pjesoren e foljes.
Ka raste që del edhe në formën, me + të + pjesore.
“…djelm e varza , prej 7 – 12 vjet të shkojnë me u nënshkrue e mandej të ndjekun
shkollën pà i u shmângë detyrës së tyne…” (Gazeta “Posta e Shqypniës”, 12. Nanduer
1918, f. 4.)
Do të rrihet larg prej ç’do veprimit qi mundet me prishë apo me terthyrue ketë vendim,
si me thanë në të mbyllun apo me të çilun të dugajvet, në të shkuem apo në të dalun
prej zyreve etj. (Posta e Shqpnis, 20. Prill 1918, f. 4).
c) Paskajorja
Paskajorja shprehet me formën e pashtjelluar të foljes në dialektin e gegërishtes, me +
pjesore e foljes:
“Kishim me shkue teper gjatë, me pasë per t’hîi me njehë nji kaa nji se shka kaa punue
e shka kaa vue per Shqypnië; ktû vetem duem me çekë, si neper kalim, shkasin qi i dha
përparimit t’gjûhës shqype. Per me i dhanë nji zhdrivillim t’mjaftueshem gjûhes amtare,
Abati ndertoj Shoqniën letrare “Bashkimi”, me t’cillen mund t’thohet se kaa fillue me u
arratisë gjûha shqype”.(Posta e Shqypniës, 28. Fruer 1917, f. 1).
- Paskajorja e dyte shprehet me paskajoren e dyte gege me + pjesore e foljes + per të +
pjesore: psh. me pasë per t’kênë, kishte dalë, nuk kishte pasë nevojë me u strukë, kishte
kênë, e kishte me pasë uzdajë, s’ishte kênë dashtë me u armatisë, e kishte ndië veten
sugure, etj.
“me pasë per t’u bâa nder nee drithi i dyrnjâsë, po nuk çoi Zoti mâ parë nji kolerë a nji
asallek e me i hjekë ksi shekullit do njerz batakçië…”(Posta e Shqypniës, 11. Gusht
1917, f. 6).
d) Përcjellorja
Përcjellorja formohet duke i paravënë trajtave të pjesores pjesëzën tue:
“Tash tue vû n’oroë timbrat (mhyrët) e ktyne përlimtareve, shohim se të gjith
ndërlikojnë njani prejë tjetrit.”
Pjesësa tue gjendet edhe në formën tuj dhe tujë.
Tujë shtektue e tujë udhtue njef nieri pasuniën e skâmin, jo veç t’krahinavet t’veta, por
edhè t’atyne t’hujavet, e atëherë i bjen nder mend me mârrë e me dhânë- importi e
eksporti....”. (Posta e Shqypniës, 10. Tetuer 1917, f. 1).
52
“Nji ditë, tash qi, tuj u dê bora maleve”. (Posta e Shqypnis, 8. Maj 1918, f. 1).
“…tue bâmun kërkime të thella e të shkoqituna e tue pasun për ndihmë të gjitha mjetet
qi i duken të dobishme për qëllimin e për punën e saj”.( (Posta e Shqypniës, 3, Nanduer
1917, f. 4).
3.2.2. Disa rregulla drejtshkrimore
Për t’a përmbyllur këtë çështje na u duk me vend, të evidentojmë disa rregulla
drejtshkrimore.
- Vendosja e shenjës së pikësimit pas datës, por jo pas vitit, si p.sh: “Posta e
Shqypnis, 12. Qershuer 1918”.
- Muajt e vitit shkruhen me shkronjë të madhe. “Fruer, Qershuer, Maj, Dhjetuer e
kështu me rradhë të gjithë muajt e vitit. Përdorimi i shkronjës së madhe, ka ndodhur nën
ndikimin e gjuhës gjermane, pasi siç dihet kjo gazetë është shkruar në dy gjuhë
(gjermanisht dhe shqip).
- Emrat e huaj në shkrimet e gazetës, i gjejmë të shkruara në origjinal ( ashtu siç
janë në gjuhën përkatëse nga vijnë), por në strukturë fjalie bëhet përshtatja në rasë, p.sh.
: “Germanin e sodshme, e cilla sod bindë shekullin me punë e trimni të veta, krijue
filozoft e jo lutëtarët: Fiche-ja, Shchelegel, Kant, Münstersberg. Fiche e zhgjoj
germant prej gjumi me ligjirata të duhuna, qi i pat bâ si profesuer universitetit t’
Berlinit në dimen të vjeteës 1807 e 1808”. (Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 24. Korrik
1918, f.4).
“Neper politikë t’Wilsonit Shtetet e Bashkueme jânë daa n’dyy partië.”, (Posta e
Shqypniës, 3. Marc 1917, f. 4).
“Regole Grammamticali della volgar lingua”, Gazeta “Posta e Shqypniës”, 26.
Qershuer 1918, f. 4).
Për realizmin e kësaj çështje jemi ndalur në disa tipare të gjuhës së gazetës. Në
realizimin e kapitujve mbi tipologjinë e teksteve, janë trajtuar veçoritë sintaksore dhe
shpesh dhe dukuritë morfologjike.
Nuk i kemi kaluar të gjitha dukuritë, por jemi ndalur tek ato më specifiket, pasi nuk
është ky objekti kryesor i temës tonë doktorale.
3.3. LEKSIKU I HUAJ DHE DIALEKTALIZMAT NË GAZETËN “POSTA E
SHQYPNIËS”
3.3.1. Italianizmat në gazetën “Posta e Shqypniës”
Gjuha shqipe gjatë gjithë historisë së saj, ka qenë në kontakte me gjuhë të ndryshme të
gadishullit Ballkan, veçanërisht me latinishten deri në shekullin e X, e më vonë me italishten.
Në gazetën “Posta e Shqypniës” gjejmë të përdorura mjaft huazime nga italishtja. Ardhja e
elementeve të tilla në gjuhën shqipe, vjen nga kontaktet e vazhdueshme mes dy popullsive.
Italianizmat i përkasin shtresës së leksikut të përgjithshëm, në një kohë edhe më të hershme se
sa kohën kur u botua gazeta “Posta e Shqypniës”.
Në tekstet e kësaj gazete gjejmë të përdorura mjat italianizma që u përkasin sferave të
ndryshme. Prania e këtyre huazimeve në artikujt e shumëllojshëm në faqet e këtij organi, është
53
dëshmi e qartë edhe e kontakteve gjuhësore të vendosura në bazë të rrethanave gjoegrafike dhe
si dhe kushteve historike të dy popujve në vitet kur kjo gazetë u botua. Tekstet e shkruara në
gazetën “Posta ...”, nuk identifikohen si tekste puriste, por vërejmë një gjuhë të përdorur me të
gjitha trajtat, me të gjithë variantet dhe me leksema me prejardhje të huaj.
Përdorimi i italianizmave në gjuhën e gazetës, shpesh herë korrespondon me terminologjinë
gjuhësore që i mungonte shqipes në kohën e botimit.
Huazimet e përdorura janë fjalë që i përkasin sferave të ndryshme:
Në vijim po paraqesim italianizmat më të përdorura në shkrimet e gazetës “Posta e Shqypniës”.
Fjalët janë shpjeguar sipas strukturës kuptimore. Shpjegimet e fjalëve janë bërë sipas këtyre
fjalorëve; Fjalori i Shoqërisë Bashkimi, 1908, Fjalor i gjuhës Shqipe, 1954, Fjalor i Gjuhës
Shqipe, 2006, Fjalori Italisht Shqip, Fredinand Leka, 2010, Fjalori i Tahir Dizdarit,
Orientalizmat në gjuhën shqipe. Secila fjalë është ilustruar me shembull si është gjendur në
tekstet e kësaj gazete. Duhet theksuar se pjesa më e madhe e italianizmave janë shpjeguar sipas
Fjalorit të Gjuhës Shqipe, 2006, Fjalorit të Ferdinand Lekës, Italisht- Shqip, 2010, si dhe Fjalori
i Shoqërisë Bashkimi, 1908.
Duhet thënë se disa italianizma, të përdorura në gazetën “Posta e Shqypniës”, gjenden sot
në fjalorin e gjuhës shqipe.
FJALOR
Aneksim, -i m.sh-e(t)- bashkon me dhunë një vend tjetër a një krahinë të pushtuar42.
(...kerkush ené deer sod, mas asajë conference kaproklamue andeksjonin e Shqypniës…)
“Posta e Shqypniës”, 13 Qershuer, 1917, f. 1.
Auktoritet,-i m.sh –e , pushtet i dhënë prej ligjit43. (…, a nder biseda t’ veçanta me nierz
t’popullit e me auktoritete t’vendit…) Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21. Gusht 1918, f. 4.
Agentur,-a f.sh. -a(t) agjensi44 (…Agentura telegrafike e Peterburgut çpallë nji diftesë
t’qeveriës s’pertashme,…) Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14.Prilll 1917, f. 2.
Cirkulare, mb. (letër ) rrethore45 .(…letra porosies e dishmiet, cirkulare, letra per vendime
paresh, si dhe ç’do pûnë tjetër e cilla t’i perkasë degës tregtare…). Gazeta “Posta Shqypniës”,
23. Qershuer 1917, f. 4.
Depozit/oj, kal. –ova, grumbulloj e ruaj në një vend të sigurt diçka për t’a përdorur më
vonë46 . (…Qellimi saj âsht të ndifi në ç’do qellim bamirës edhe të depozitojë të holla aq, sa me muejtë e me ba ma vonë nji ndertesë…) Gazeta “Posta e Shqyniës”, 17. Gusht 1918, f. 6.
Deputacjon,-i m.sh- e (t),1. përfaqësim, delegim 2. Përfaqësi, dërgatë, delegacion47.
(Deputacjonit qi u nis prejë vêndit t’onë per Vjenë..). Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21. Priill
1917. f. 4.
Ekscellenc,-a f , shkëlqesia, titull nderimi për t’iu drejtuar funksionarëve të lartë të
42 Fjalor i Ghuhës Shqipe, Tiranë, 2006, f. 41. 43Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 22. 44 Fjalori Italisht – Shqip, Leka, F. – Simoni, Z, INFBOTUES, Tiranë, 2010, f. 54. 45 Fjalori Italisht – Shqip, Leka, F. – Simoni, Z, INFBOTUES, Tiranë, 2010, f. 223. 46 Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 2006, fq. 181. 47 Fjalori Italisht – Shqip, Leka, F. – Simoni, Z, INFBOTUES, Tiranë, 2010, f. 334.
54
shtetërorë ose të huaj. (…kuur kemi paa si, mas dishirit t’Ekscellencës s’Tii
Kryekomandantit t’Shqypniës..) Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21. Gusht 1918, f. 4.
Imperativ, -e mb.1. m. 1 (gjuhë) mënyrë urdhërore 2. Mb. Urdhëror (tono imperative), ton
urdhërues48. (…Kant e forcoj natyren e permrêndshme të cillit German e të mbretnis germane me imperative kategorike të vet permbi ndisi të detyravet…) Gazeta “Posta Shqypniës”, 24. Korrik 1918, f. 4.
Impresion/ oj, kal. –ova, uar. e f.sh. (e)t. Bëj që dikush të ndjejë drejtpërdrejt përshtypjet e
çastit e tu besojë atyre, ndikoj mbi ndjenjat e mendimet e tij49. (kreit e gjithmonë do t’jenë bisedime të rriedhuna prei impresioneve,)… Gazeta “Posta Shqypniës”, 18. Dethuer 1917, f. 4.
Independenc,-ë mb. Shtet i pavarur50 . (…autonomiëvet e t’independencevet e t’Princavet
kanë mujtë me u folë atëhere, kuur diplomacia e Europës kaa pasë lujtë rrakelash..)
Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13 Qershuer, 1917, f. 1. ( origjina e kësaj fjale vjen nga anglishtja,
por në gjuhën e gazetës ka depertuar nga italishtja, shënimi im F. Shyti).
Inserat,-a f a(t) artikull, lajmërim, reklamë51 . (…Per sênde tjera lutena lexuesve me vû
oroe inseraten në numër të sotshem të fletores…). Gazeta “Posta Shqypniës”, 31. Korrik 1918.
f. 3.
Influenc,-a (at) ndikim, un influsso benefico52. (…Perhapi, porsí t’ishte nji parathânës, e
lomit german larg influencash të hueja. Schelling e çoi ndîsin komtare…). Gazeta “Posta
Shqypniës”, 24. Korrik 1918, f. 4.
Ofensiv,-a f.sh a(t) luftim mësymës i njësive të mëdha luftarake në një hapsirë të gjerë dhe
me disa beteja. Ofensivë e përgjithshme, kaluan në ofensivë53.(…Ofensiva italjane ndermjet t’
Adriatikut e të liqenit t’Ohrit maroj me faqe të zezë t’Italis…). Gazeta “Posta e Shqyniës”, 17.
Gusht 1918. f. 6.
Resposabilitet, -i m. përgjegjësi- sotto la mia responsabilita (nën përgjegjësinë time )54. (...
Prá me udhë i perplaset kreit gjegjsija, resposabiliteti, të pares klasë; e njimênd ajo ka nji
detyrë të rândë në msim qi po flas…). Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 5. 18. Dhetuer 1917. f. 4.
Konstitucjonal, –e mb. kushtetues, që shpallet në kushtetutë, që shpall ose mbron
kushtetutën55.(… masi dojshin t’pertrimit e njiniës s’Greqiës mas parimeve konstitucjonale. Zajmis tha mandej…) Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14. Prill 1917, f. 2.
48 Fjalori Italisht – Shqip, Leka, F. – Simoni, Z, INFBOTUES, Tiranë, 2010, f. 558. 49 Fjalori i Gjuhës Shqpie, Tiranë. 2006, f. 403. 50 Fjalori Italisht – Shqip, Leka, F. – Simoni, Z, INFBOTUES, Tiranë, 2010, f. 586. 51 Fjalori Italisht – Shqip, Leka, F. – Simoni, Z, INFBOTUES, Tiranë, 2010, f. 607. 52 Fjalori Italisht – Shqip, Leka, F. – Simoni, Z, INFBOTUES, Tiranë, 2010, f. 596. 53 Fjalori i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 2006, f. 716. 54 Fjalori Italisht – Shqip, Leka, F. – Simoni, Z, INFBOTUES, Tiranë, 2010, f. 922. 55 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 228.
55
Galvanizue,- oj kal. –ova, nxis për një çështje, elektrizoj56. (…Ententa âsht tuj u mundue
me e galvanizue trupin e dekun të Rusis kû me mûjtë me e çue në vend ket numer me ushtarë të
vet…) Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Gusht. 1917, f. 1.
Mystiqizëm, -mi, m. besimi te forcat e mbinatyrshme dhe te bota përtej varrit; tërësi e
ideve dhe e praktikave që mbështeten në këtë besim; misticizmi mesjetar.57 (…Fillon prá me kalue prej realizmit m’mystiqizm, a se, mâ mirë, vên m’të përpjekun realizimin me mystiqizem…). Gazeta “Posta Shqypniës”, 2. Kallnduer 1918. f. 4.
Neutral,-e mb, libr. Asnjanës; shtet (qëndrim ) neutral58 . (…se edhé nder krahina neutrale
t’ Europës të gjitha sendet e ushqimit e të gjallnimit merren me pustulla e me masë të
caktueme…). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Gusht. 1917, f. 1.
3.3.2. Orientalizmat në gazetën “Posta e Shqypniës”
Në gjuhën e gazetës “Posta e Shqypniës”, në shtresimin leksikor të orientalizmave, janë të
përfshira mjaft leksema nga gjuhë të ndryshme orientale, kryesisht turke.
Është e njohur se në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit kanë hyrë një
numër i konsiderueshëm fjalësh me burim nga gjuhët orientale të fesë islame; arabishtja,
turqishtja, persishtja.
Depërtimi i tyre lidhet në radhë të parë me shtrirjen e Perandorisë Osmane në Ballkan, me
përhapjen e qytetërimit të saj, të fesë dhe të kulturës islame.
Vitet kur u botua gazeta “Posta e Shqypniës”, (1916- 1918), ndikimi i perandorisë Osmane ishte
akoma i madh, pasi pushtimi nga Osmanët zgjati deri në vitin 1912. Orientalizmat, që kanë hyrë
përgjithësisht si emërtime të nevojshme për sende e dukuri të këtyre sferave të jetës, kanë kaluar
pak e nga pak edhe në sferën e letërsisë gojore popullore, janë bërë pjesë e leksikut të saj, duke
marrë dhe vlera stilistike. Është e njohur se gjatë Rilindjes Kombëtare shqiptare, kur politika
gjuhësore e kësaj lëvizjeje ishte pjesë me rëndësi e përpjekjeve për një shtet shqiptar të
mëvetësishëm, u kërkua të mënjanoheshin orientalizmat nga gjuha shqipe, sidomos nga gjuha e
shkruar.
Puna e rilindësve për pastërtinë e gjuhës solli një përtëritje rrënjësore të fjalorit të gjuhës shqipe
dhe të vlerave të fjalës shqipe. Pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar në qëndrimin ndaj
orientalizmave gjuhëtarët ndoqën në përgjithësi vijën e Rilindjes Kombëtare, por përdorimi i tyre
në letërsi erdhi duke u shtuar. Orientalizmat fituan ndërkohë edhe vlera stilistike dhe jo rrallë
herë në gazetën “Posta e Shqypniës”, përdorimi i orientalizmave, ka vlerë të tillë.
Në vijim po paraqesim orientalizmat më të përdorura në tekstet e gazetës. Fjalët janë shpjeguar
sipas fjalorit të vitit 1954 si dhe fjalorit të Tahir Dizdarit Orientalizmat në gjuhën shqipe. Për ato
fjalë që nuk ekzistojnë në fjalorin e vitit 1954, i jemi referuar fjalorit të Shoqërisë Bashkimi,
fjalor i vitit 1908.
56 Fjalori Italisht – Shqip, Leka, F. – Simoni, Z, INFBOTUES, Tiranë, 2010, f. 501. 57 Fjalor i Gjuhës Shqpie, Tiranë, 2006, f. 634. 58 Fjalor i Gjuhës Shqpie, Tiranë, 2006, f. 675.
56
FJALOR
Aleman, i m.sh ë(t). gjermanë.( Kryqi i kuq i Svecjes perkujdesohet per t’bartun t’gjithnjatyne
ushtarve aleman a rus, si t’jeen…), Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14. Priill 1917. f. 1.
Axh,/a m.sh a (t). Xhaxhai, vëllai i babait. (Nji motër e dy vllazen ai të kan kqyrë syt, axhat, qi sa
herë të haseshin,…). Gazeta “Posta Shqypniës”, 30. Shtatuer 1918, f. 4.
Batall, /e, mb. që s’hyn në punë, që s’duhet për asgjë59 .(…t’paarrsyeshme se fmia do t’u jitshin
batall me gjûhë shqype…) .Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14. Prilll 1917, f . 2.
Dangall/i. m.sh (ë)t. 1. njeri me bark të madh, të fryer60. Këtu është përdorur me kuptim
figurativ, të marrit e shumë gjërave padrejtësisht. (…Naltmadhnija e Tij muer në dorë dangallin
e sundimit... ). Gazeta “Posta e Shqypniës”, Nr. 68 20. Gusht. 1917, f. 1.
Dugâjë , /a f. sh(t) dyqan61. (ktû mish gjên, ktû neper dugâjë mâll gjên sá të duesh: prandej
mundet me u thânë: se, karshi krahinave tjera t’Europës). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20.
Gusht. 1917, f. 1.
Faculet,/a f.sh a(t). Shami xhepi, shami që lidhin gratë në kry62. (…Edhe rrugës lypet qi
tuberkulozt të pshtyjnë në faculetë…). Gazeta “Posta Shqypniës”, 24. Korrik 1918, f. 4.
Harlisun, mb mori shumë fuqi, u azdis63. (…Nder rob qi u xûnne bashkë me ushtrí italjane qi
ndán syni shqyptarë të harlisun, ). Gazeta “Posta e Shqyniës”, 17. Gusht 1918, f. 6.
Hamidjane mb …kohë islamike (…E medje, sado qi ishin kohë hamidjane, me gjith kta prejë
anet t’Qeverië s s’i hini ferrë n’kamë …). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14. Prilll 1917. Nr. 37. f.
2.
Hatr, /i m. anë, pajë, nuk iu bë qefi64. (…Se si kan kênë e tek kan kênë shkrue kta vjerrsha, këtu
s’po due me thânë gjâ per ta; pse ktyne letrarve shqyptarë u jittë hatri fort…). Gazeta “Posta
Shqypniës”, 2. Kallnduer 1918. f. 4.
Harxh,/i m.sh. Ushqimet që dalim të blejmë e që do t’i përdorim për një kohë të caktuar; a)
shpenzime, b) material që përdorim për të zbukuruar veshën kombtare65. (..i se edhé në Vatikan, në pellaz të Papës, janë vû pustullat per të zjerun të harxhit…). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Gusht. 1917, f. 1.
Hava,/ ja em f. ajër, klimë, qiell i hapur, fig. fjalë n’erë66. (…nuk âsht nevoja qi t’rrahë sod ujë
n’hava e t’proklamojë autonomiën e asajë…). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13. Qershuer, 1917,
f.1.
59 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 31. 60 Po ai, po aty, f. 73. 61 Po ai, po aty, f. 96. 62 Po ai, po aty, f. 111. 63 Po ai, po aty, f. 164. 64 Po ai, po aty, f. 166. 65 Po ai, po aty, f. 165. 66 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 166.
57
Hean, a f.sh a(t). Ushqime. “Ushqimi do të jén gjithmonë i mirë e i fuqishem e heanat lypen të
jén shum rodesh”. Gazeta “Posta Shqypniës”, 24. Korrik 1918, f. 4.
Kalem,/ i m.sh a (t). penë për të shkruar 67.(se kjo gjûhë as flitet kurrkund në popull, as
shqyptohet ashtû, si e shkruejn njerzt e dijes e të kalemit). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 24.
Korrik 1918, f. 4.
Karsh-i, ndf. Përballë, kundruall, kundrejt68. (…karshi krahinave tjera t’Europës, Shqypnija âsht
vendi, kû mâ pak se askund ndihet barra e randë e ksaj lufte të mrenshme). Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 20. Gusht. 1917, f. 1.
Kopall,/a f.sh a(t), dokrra, fjalë boshe. Flas për sende të kota69 (…sod u janë kputë rrênat e
t’gjithve e s’bajen maa pare kopallat e dredhiët diplomatike…). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13.
Qershuer, 1917, f. 1.
Kthistar/ i m.sh ë(t) murator70 .( almice bulqije e vegla kthistaresh…).Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 11. Korrik 1917, f. 4.
Ligat, /a f.sh a (t). Sëmundje, çdo fatkeqësie që i bie në kokë njeriut71. 72. (…lngata e
mushknivet, qi nder né thirret edhe kulufisëk,…). Gazeta “Posta Shqypniës”, 24. Korrik 1918, f.
4.
Llogore/ f.sh e (t) . hendek i gërmuar në dhe a nën dhe, me një ledh të ngritur nga ana e
përparme, që u shërben për t’u mbrojtur nga armët e armikut73.(…me nji ushtrit franceze mundohen me xânë vend nder llogore andej Devollin e eperm…) Gazeta “Posta e Shqyniës”, 17. Gusht 1918, f. 6.
Mallakad,/a, f.sh a(t) fjalë të kota.(…Maklladat e autonomiëvet e t’independencevet e
t’Princavet kanë mujtë me u folë atëhere, kuur diplomacia e Europës kaa pasë lujtë rrakelash…)
Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13 Qershuer, 1917, f. 1.
Miradi, /ja f. gjithë ato gjëra që nuk janë për plotësimin e nevojave të domosdoshme, por blihen
për qef, luks74 .(...per kohë t’ ardhshme e per me diftue miradiën e popullit shqyptaar per ndihmë qi pat, na lajmojën prejë Vjenet…) Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21. Priill 1917. Nr. 39, f. 4.
Od,/a, f.sh a(t), dhomë, kthinë75. (Ky zyrtaar ministerit difton edhè, se n’zyre të vet nuk guxote
me i laa rrogen e permujshme as atii qi perkujdesohej me i majtë xeet oden,..) Gazeta “Posta e
Shqypniës”, Shkodër, 14. Priill 1917, f. 1.
67 Po ai, po aty, f. 193. 68 Po ai, po aty, f. 202. 69 Po ai, po aty, f. 230. 70 Po ai, po aty, f. 244. 71 Po ai, po aty, f. 244. 72 Po ai, po aty, f. 244. 73 Po ai, po aty, f. 284. 74 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 315. 75 Po ai, po aty, f. 358.
58
Pallavra/ f.sh (t).dokrra, gjepura, fjalë të kota76. (Per me xjêrrë gjith ket morekujë préjet prej
doret të nji shekullit t’armatisun dér m’dhâmë, duhet forcë e jo pallavra…) Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 20. Gusht. 1917, f. 1.
Pashnik, / u m. mbulesë e hollë77 .(…Mandej duhet me i rá shtratit me nji pashnik të tért).
Gazeta “Posta Shqypniës”, 24. Korrik 1918, f. 3.
Poterë/, a f. bërtas, bëj zhurmë78. (… në të cillën nuk mund të priteshin mirë ato fjalë, pse kurr
nuk âsht kênë potera per luftë mâ e madhe n’ Angli..) Gazeta “Posta e Shqyniës”, 10. Gusht
1918, f. 3.
Rrumbull,/a, ndajf. Lëmsh, shuk79. (por me e folë ashtû rrumbulla, lypin të përulint e Germanis
Gazeta…).“Posta e Shqyniës”, 10. Gusht 1918, f. 3.
Sahat,/i m.sh a(t), - e njëzet e katërta pjesë e ditës (ditë e natë sëbashku), e ndarë në 60 minuta80.
(…mos tjeter per nja dy sahat, t’u harrojshin të vshtirat e ngushticat e kohës sodshme,…) Gazeta
“Posta Shqypniës”, 2. Kallnduer 1918, f. 4.
Sajdi/ a e.f. nderet që i bëjmë tjetrit, kur e presim në shtëpi etj81. (Me sajdii, Luigj Simoni ).
Gazeta “Posta e Shqyniës”, 3. Gusht 1918, f. 4.
Salikim,/i, em. Të salkuarit, ceremonia e të vdekurit82. (Të gjithë njatyne zotnive qi mueren pjesë
në salikim të dashtunit t’onë ..). Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21. Gusht 1918, f. 4.
Simitçihane, f. sh e(t) vendi ku piqen dhe shiten simitet. ( …per me mujtë me pasë ndoj kile bukë
në javë, nder gjytete t’ona gjên e ké gjetë bukë sá ké dashtë nder simitçihane…) Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 20. Gusht. 1917, f. 1.
Syprin,/a. f.sh a (t). Faqja e sipërme e një trupi83. “Kto të përvetuna, qi bâm sypri, i ven e u
pergjegjë F. Willomitzer…”. Gazeta “Posta Shqypniës”, 24. Korrik 1918, Nr. 63. f. 2.
Syrgin,/ mb. Internim në një vend të largët84. (…kuur medje mos t’a kishin çue syrgin). Gazeta
“Posta e Shqypniës”, 14. Prilll 1917, f. 2.
Sirá,/ja, e.f. rast i volitshëm85 “Dëgjojmë se parija e “Qarkut Letrar”, ká oragnizue nji sirá
konferencash të këtilla në dobí të popullit”. Gazeta “Posta Shqypniës”, 21. Shtatuer 1918, f. 3.
Shkandullij, /a e.f. mramshti, punë të mramshta86. (N’vjetë 1902 Drejtimi i Shkollë s
Franceskane dau me hjekë ket shkandullijë…). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14.Prilll 1917, f. 2.
76Po ai, po aty, f. 371. 77 Po ai, po aty, f. 382. 78 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 425. 79 Po ai, po aty, f. 480. 80 Po ai, po aty, f. 483. 81 Po ai, po aty, f. 483. 82 Po ai, po aty, f. 484. 83 Po ai, po aty, f. 484. 84 Po ai, po aty, f. 513. 85 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 524.
59
Tarabanj,/a f.sh a (t). dërrasa që hiqen e vihen për të hapur e mbyllur dyqanin87. (…pse
tarabanja e parë e nji komit janë shkollat e mira e t’rujtunt e gjûhë s amtare…). Gazeta “Posta
e Shqyniës”, 21. Gusht 1918, f. 4.
Terplot,/a f.sh (a)t lopatë e gjerë prej duri për të mbajtur e hedhur drithë88 ( 3000 “ terplotë )…
Gazeta “Posta e Shqypniës”, 11 Korrik 1917, f. 4.
Terfuk,/u m.sh q, çfurk për të mbledhur bari89. (2000“ terfuq…). Gazeta “Posta e Shqypniës”,
11 Korrik 1917. Nr. 61 f. 4.
Uzdajë, /a em f. shpresë, mban shpresë90 (… nçohet plot uzdajë kahë froni i amshuem i
Perendis…). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Gusht. 1917, f. 1.
Vaki /a e.f.sh (na) ajo që ka ngjarë, ngjarje91. (E masi sot ban vaki me mundet me nollë edhe
tëpaprituna e të pakujtueme). Gazeta “Posta e Shqyniës”, 17. Gusht 1918, f. 6.
Zaptoj kal. -ova, -uar . okupoj, shtie në dorë me zor92. (.. e cilla thotë se Rusia e lirë kaa per
qellim t’pushtuemt e popujve t’huej, e se nuk don me zaptue tokët e hueja..). Gazeta “Posta e
Shqypniës”, 14.Prilll 1917, f. 2.
3.3.3 DIALEKTALIZMAT NË GAZETËN “POSTA E SHQYPNIËS”
Leksiku në gazetën “Posta e Shqypniës” ka si tipar shtrirjen e gjerë në kohë, i pasur e i
shumëllojshëm. Kjo gazetë, duke qenë se ka tekste të shumëllojshme, të tematikave të ndryshme,
pasqyrohet materiali i begatë gjuhësor, me shtresime krahinore, historike e kulturore të Shkodrës,
por duke kapërcyer kufinj gjeografik duke mundur të japë shembullin më të mirë për formimin e
gjuhës së njësuar kombëtare. “Posta e Shqypniës” në normën drejtshkrimore që zbatonte, ishte
gjithnjë me prirje nga unjisimi i gjuhës së shkruar të variantit më të mirë e të përparuar gegë.
Dialektizmat e përdorura shumë dendur i përkasin këtij dialekti.
Termi, “leksiku popullor”, shpesh herë e barazojmë me dialektalizmat edhe pse mund te jetë
shumë më i gjerë. Dialektalizëm quhet “çdo fjalë a kuptim i një fjale, shprehje, variant fonetik a
trajtë gramatikore që është veçori dalluese për një dialekt dhe që nuk përputhet me normën e
gjuhës letrare kombëtare ”(shënimi im F. Shyti).
Në faqet e kësaj gazete gjejmë një shtrirje të gjerë të shtresës së fjalëve dialektore, të variantit më
të mirë të gegërishtes, në mënyrë të ndërgjegjshme për të shërbyer si pasuri për pasurimin e
gjuhës shqipe.
Dialektalizmat e përdorur në tekstet e kësaj gazete janë shumë të pasur në sasi dhe të
shumëllojshëm. Janë të pranishëm të gjithë tipat leksiko- gramatikorë të dialektazimave:
emërorë, mbiemrorë, foljorë, ndajfoljorë etj.
86 Po ai, po aty, f. 524. 87 Po ai, po aty, f. 555. 88 Po ai, po aty, f. 561. 89 Po ai, po aty, f. 563. 90 Po ai, po aty, f. 563. 91 Po ai, po aty, f. 594. 92 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 594.
60
Në këtë studim dialektalizmat janë pasqyruar në mënyrë të përgjithshme pasi përdorimi i tyre në
gazetë është shumë i gjerë.
3.3.3.1. Dialektalizmat emërorë
Hulumtimi i fjalorit të gazetës “Posta e Shqypniës”, ka vënë në pah se përdorimin më të dendur e
kanë dialektalizmat emërorë.
Bumé, /ja, f. sh. é(t) Bombë93. ( Durrci i gjujtun me bumé). Gazeta “Posta e
Shqypniës”,13. Qershuer 1917, f. 4.
Cub,/i em, sh –a, ai që bën grabitje me armë në dorë, hajdut, kusar94. ( …dalin dikuur
cuba, hajna, grabitqarë , t ‘pabesë : njerz t’pafee e tradhtarë t’atdheut t’vet...).Gazeta
“Posta e Shqyniës”, f. 4.
Diftes, a f. sh a (t). Tregim (Se âsht ky kontrol inglizsh n’ Rusiës permîi gjithçka perpiqet
me financë, e saa i rrentë âsht vepromi i tij, e dishmon edhè mâa me kjartë nji diftesë qi
bâni nji pjestar i kryqit t’kuq...). Gazeta “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 14. Priill 1917. f.
1.
Doke,t ef.shm, zakonet95. – (Ky âsht këshilli qi me të madhe randsië e me mâ të madhe
arsye une e kam për doke me ju siellë msueve …). Gazeta “Posta Shqypniës”, 18. Dethuer
1917. f. 4.
Gjakbâamë, -i. em. shm. gjakatar96,( E kta prind jânë verevertë gjakbâamt e njerzimit;
pse atá fmië t’tyne, t’rritun paa zot e paa njerzië…). Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21.
Gusht 1918. f. 4.
Hajn- i em. shm. –a. hajdut, vjedhës97 . (…pse atá fmië t’tyne, t’rritun paa zot e paa
njerzië , dalin dikuur cuba, hajna, grabitqarë , t ‘pabesë …).Gazeta “Posta e Shqyniës”,
21. Gusht 1918. f. 4.
Liga-t (të), ef. shm. Çdo fatkeqësi që i bie në kokë njeriut, të këqijat, sëmundje98.
(Turbekulozi i mushknivet ose lngata e that âsht nji smundje qi njitet; e njitet kjo lngatë
sidomos neper çka del prej trupit t’atyne qi e kan ket lgatë). Gazeta “Posta Shqypniës”,
24. Korrik 1918, f. 4.
Mëkëmbje- Mëkëmbja, ef. Të ngriturit (e vendit), nga çdo pikëpamje, të ngriturit e
njeriut nga pikëpamja ekonomike99 .(K. B. London , 13 Priell (Tel.). mêrr prejë
93 Fjalori i Shoqnisë Bashkimi, 1908, f. 57. 94 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 59. 95 Po ai, po aty, f. 89. 96 Po ai, po aty, f. 151. 97 Po ai, po aty, f. 161. 98 Po ai, po aty, f. 161. 99 Po ai, po aty, f. 309.
61
Petersburng , se dega vepruese e puntoriës lajmon t’mkamunt e nji komisjonit per punë
t’përjashtme,…). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14. Prilll 1917, f. 2.
Mkambës-i, em, shm.- quhet ai që shërben në dasëm100, këtu përdoret në kuptimin ata që
marrin nëpër këmbë Shqipërinë. (Permîi ket rasë historike, n’t’cillen per mâa t’paren
herë mkamsat e Shqypniës duelen para fronit t’lumnueshem t’Hasbsburrgve,…).Gazeta
“Posta e Shqyniës”, 21. Priill 1917, f. 4.
Motmoti, em. Perioda e një viti, festa e vitit të ri101 (…nuk kemi predikue n’pyell; pse
vetem n’çark t’ngushtë t’nji nmotmoti po shofim se jânë çilë n’Shqypnië ). Gazeta
“Posta e Shqyniës”, 21. Gusht 1918, f. 4.
Nade- Nadja, ef. Mëngjes, nadja e mirë, mirmëngjesi102 .(Duhet me u lagë per gjith nade
gjith trupin me nji pecë të lagët e si të vrashtë e me u ferkue mire). Gazeta “Posta
Shqypniës”, 24. Korrik 1918, f. 4.
Robni-a, ef, shm, -a. Gjendja e atij që nuk është i lirë; të qenët nën zgjedhë.103 ( deri
n’ditë t’sodit edhè kohë , me vûu vulen e vet.Po, lum Zotnia iem, tha zyrtari Rus, tujë u
ankue “ na kena dalë n’luftë per m’u librue zgjedhet t’Alemanve , por kena raa nen
robniët t’Inglizve). Gazeta “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 14. Priill 1917, f.1.
Rraqe—t, ef.shm. rrangullat, tesha shpie pa vlerë të madhe104. (E njaj qi njef komin e
Rusiës e se saa randë e kaa kû popull ç’do njeri t’huejin qi t’duen me ju perzineder
rraqe, kaa me thânë, se shpejt kan me u vertetue fjalët qi permêndme). Gazeta “Posta e
Shqypniës”, Shkodër, 14. Priill 1917, f. 1.
Rrênë-a, ef. Shm. –a, gënjështër, e rreme105. (…por sod qi katerdhetedyshi dermon dheen
e nendetsat fikin mretniët, sod u janë kputë rrênat e t’gjithve e s’bajen maa pare kopollat
e dredhiët diplomatike…) .Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13 Qershuer, 1917, f. 1.
Skutliq-i, em, shm –a, skutë e vogël, qoshe106 . (Mâa para kaa asi prindsh, t’cillt,
t’verbuem mendjet, nuk i bië n mrapa kurrfaret t’rritunit t’marë e t’mirë t’fmivet të vet;
por i lshojë n paa zot me u rritë vedit rrugave e skutliqeve …).Gazeta “Posta e
Shqyniës”, 21. Gusht 1918, f. 4.
Strajcë /a, ef. shm. –a, torbë, trastë107.( …se kaa me ja mushë menden Shqyptarve me qitë
kryet n’strajcë e me raa në luftë per fjalë t’saj). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13
Qershuer, 1917, f. 1.
100 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 319. 101 Po ai, po aty, f. 324. 102 Po ai, po aty, f. 331. 103 Po ai, po aty, f. 466. 104 Po ai, po aty, f. 471. 105 Po ai, po aty, f. 472. 106 Po ai, po aty, f. 498. 107 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 543.
62
Shteku, em, shm shtiqe. 1. Një vend i ngushtë i çelur në gardh për të kaluar matanë 2.
Rrugë parrugë108. ( Neper vendet t’naltueshme t’ksajë shoqnië - me kênë qi numri i
pjestarevet t’saja shtohet aq saa kishte me u dashtë e kishte me kênë ngushtue mâa fmia e vobegt me lânë shkollen a pse t’zoritun prejë buket me mârrë para kohet rrugat e
shtiqet). Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21. Gusht 1918, f. 4.
Varruem (i, e, t’) persh. m. (Ferito, piogat-a, il ferire), i plagosur109.( …tujë shndrrue,
nder vênde t’veta pse t’varruem aq randë e aq me shemtim t’trupit , saa mos me kênë
mâa droje se mûnd i perdorojë kush per luftë). Gazeta “Posta e Shqypniës”, Shkodër,
1917. 14. Priill, f. 1.
Vaki-a, ef. Shm. –na. Ajo që ka ngjarë, ngjarje.( E masi sot ban vaki me mundet me nollë
edhe të paprituna e të pakujtueme, u krye edhe kjo pûnë: duel tash në kryelajge ushtarake
tuej udhtue per tokë). Gazeta “Posta e Shqyniës”, 17. Gusht 1918, f. 6.
Zell-i, em. Përpjekje e pareshtur dhe durim që tregon një njeri në të kryerit të një
pune110.(... kujdesi e zelli i do zojavet mâa n’shêj per njerzitë e bujarië ndertoj n’Shkoder nji shoqnië bâmirsiet per me u nimue zansave skamnorë t’Shkollavet t’Shkodres). Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21. Gusht 1918, f. 4.
3.3.3.2. Dialektalizmat foljore :
Diftoj, kal. –va, tregoj111, (…dihet se aj qi diftoj kto ndolluna e vertetoj vetë, tujë dashtë
me shkrepë mîi kryengritje t’Rusiës, tha: …). Gazeta “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 14.
Priill 1917, f. 1.
Dërmoj, ft. bëj copa copa të vogla, thërmoj112.( …kuur diplomacia e Europës kaa pasë
lujtë rrakelash ; por sod qi katerdhetedyshi dërmon dheen e nendetsat fikin mretniët…)
Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13 Qershuer, 1917, f. 1.
Mkamb, ft, mëkëmb, mkamem, pasurohem113.(Tash kaa me u mkambë sugurisht nji
partië kundershtare, kundra gjithë njatyne pûnve qi baarin n’çfarë do mndyret ndonji
êmen aleman…).Gazeta “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 14. Priill 1917. f. 1.
Molis, mb , lodh, ligështoj fizikisht114 .(…sa me t’u molisë zêmra per shka auktori
këndon mbi lyrë të vet të tingëllueshme, me gjith se bukurin e formës e rreth orë e çast
edhe flladi i Poezis…) Gazeta “Posta Shqypniës”, 16. Fruer 1918, f. 4.
108 Po ai, po aty, f. 508. 109 Po ai, po aty, f. 485. 110 Po ai, po aty, f. 630. 111 Fjalori i Shoqnisë Bashkimi, 1908, f. 87. 112 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 82. 113 Po ai, po aty, f.319. 114 Po ai, po aty, f. 321.
63
Naltësoj, ft. lartësoj, naltoj115.(…t’u harrojshin të vshtirat e ngushticat e kohës sodshme,
tue naltue menden e të gjithvet nder vise të bukura të kandshme të Poezis e të Muzikës...)
Gazeta “Posta Shqypniës”, 2. Kallnduer 1918. f. 4.
Përtërij, ft. e bëj sërish të re; përtërihem116. (Rrenimet qi ditë per ditë, si mund vêhen
oroe, shkon tuej u pertri tuberkulozi, lngata e mushknivet,). Gazeta “Posta Shqypniës”,.
24. Korrik 1918, f. 4.
Rrmoj, ft. kërkoj imtësisht, (…tujë rrmue m’nji turrë aktash, i diftoj , se kishin disaa
javë ç’se ajo pûnë ishte krye e laa krejt detyra…) Gazeta “Posta e Shqypniës”, Shkodër,
14. Priill 1917, f. 1.
Rrnoj, fint. Rroj, jetoj117. (Rrnoftë Karli, Perandori e Rrregji Apostolik i Austri-
Ungeris!). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Gusht. 1917, f. 1.
Rrok ft. 1. e kap me dorë dhe mbaj 2. Përqafoj 118.(…por mâa tepër kaa sŷy e faqe me u
shtîi se kaa ket fjalë pernjimend, kahë thrret Shqyptarët me rrokë sod armët e më qindrue
per ket autonomië). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13 Qershuer, 1917, f. 1.
Sos, ft. e mbaroj, i jap fund119. (Po ká mjeft – do të më thoni- ; por nuk soset pûna krejt
këtû). Gazeta “Posta Shqypniës”, 18. Dethuer 1917, f. 4.
Truj , ft. Ja kushtoj perëndisë. I lutem shumë, lëshoj fatin në dorë, mallkoj.120(Atë here,
per me kalue klasen e per me mârrë ndoj nishan, ishte mjaft qi fmia t’dite me true e
belbtue ndoj fjalë ne nji gjûhë t’huejen…). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14. Prill 1917. f.
2.
Varroj, ft. plagos, lavos, varrohem, plagosem, lavosem121.( Qi diq me 10 e kje varrue me
11, t’k. m. n’5.30 masdite, t’bijt porosisin shpirtin e tt miqve e t’ njoftunve per ndonji
uratë). Gazeta “Posta Shqypniës”, 12. Maj 1917, f. 4.
Vroj, ft. vë re, vrej122, vështroi.(…per miet të vertetës ose të shêmllit të vertetës : ndersá
e nzisin rrebëtsisht ushtrimin edhe zêmren , e ngashqein nierin me vroit e m’u kuitue, i
napin gjuhesies s’folune nji fuqië pá dyshim të madhe...). Gazeta “Posta Shqypniës”, 18.
Dethuer 1917, f. 4.
Zaptoj, okupoj, shtie në dorë me forcë; pushtoj, bëj për vete një njeri123. (…edhé e
dhunoj integritetin e pavarsiën e Shqypniës, tujë zaptue Vlonen e tujë shenjue nder karta
115 Po ai, po aty, f. 331. 116 Po ai, po aty, f. 405. 117 Po ai, po aty, f. 477. 118 Po ai, po aty, f. 482. 119 Po ai, po aty, f. 500. 120 Po ai, po aty, f. 576. 121 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 599. 122 Po ai, po aty, f. 620. 123 Po ai, po aty, f. 622.
64
dhe shkroitore t’veta me bojna t’Italiës?). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13 Qershuer,
1917, f. 1.
Zhdrivilloj ft. zbledh, shkatërroj një lëmsh a një tjetër gjë të ngatërruar, spjegohet,
shtjellohet një mësim a temë124. (Veç shka se në melodrama“Barit e Betlemit” mystiqizmi, i zanun fill në marim të dytit akt, nuk zhdrivillohet m’të tretin aspak). Gazeta “Posta Shqypniës”, 2. Kallnduer 1918. f. 4.
3.3.4. Dialektalizmat mbiemrore:
Djerr,(e)f. e shkreta, e mjera, e gjora125. (…veç shka se Shkolla met djerr, pse, kû prejë
ngatrresavet t’huejve, kû prejë drojet t’paarrsyeshme se fmia do t’u jitshin batall me
gjûhë shqype i/e papunume…). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 14.Prill 1917, f. 2.
Kobshëm (i) Kobshme (e), mb. Punë e kobshme, punë e shëmtuar126. (…deshten me na
gjetë e me na e ngushllue n’ at ditë, t’ cillën na e njehim si nji nder mâa t’kobshmet qi
na kaa raa me paa). Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21. Gusht 1918, f. 4.
Ngratë (i, e mb. i gjorë, i mjerë127.(…por guzimi qi me vûu edhe n’lojë ket popull t’ngratë
e tshkatrrumun prejë kobesh e luftash t’disaa vjetvet, e qi kaa ndollun i paa vllaa e paa
kend t’vedit mii shekull).Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13 Qershuer, 1917, f. 1.
Nguiuem, (i, e, t’), persh. ( i /e mbyllur), inchiuso, inclusion128. (Prandej fuqija e
Monarkis, në kto dy vjett e mrame, ká ardhë kaq fort tuj u forcue, sá me na dhânë shpresë
të ngujume). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 20. Gusht. 1917, f. 1.
Pshtjelluem, (i, e, t ), (i ngatrrum), Avvilupato, a; l’avviluppare129. (Kjo çashtje âsht e
perzjeme e pshtjellueme, sa as vetë Germanisti mâ i zoti s’kishte me mujtë me ja
dalë.).Gazeta “Posta Shqypniës”, 224. Korrik 1918, f. 4.
Vobegt, (i, e mb). i varfër, dorëhollë, i skamur130.(… me kênë qi numri i pjestarevet
t’saja shtohet aq saa kishte me u dashtë e kishte me kênë ngushtue mâa fmia e vobegt
me lânë shkollen a pse t’zoritun prejë buket me mârrë para kohet rrugat e shtiqet,..)
Gazeta “Posta e Shqyniës”, 21. Gusht. 1918, f. 4.
3.3.4. Dialektalizmat ndajfoljore:
Anekan, ndf. Anembanë, kudo.( Interesja per nji numer ma t mash lexuesish me përhapë
anekan nepër vise t’ona). Gazeta “Posta Shqypniës”, 12. Dhetuer 1917, f. 3.
124 Po ai, po aty, f. 641. 125 Po ai, po aty, f. 88. 126 Po ai, po aty, f.219. 127 Po ai, po aty, f. 347. 128 Fjalori i Shoqërisë Bashkimi, viti 1908, f. 296. 129 Fjalori i Shoqërisë Bashkimi, viti 1908, f. 368. 130 Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1954, f. 616.
65
Gjithkahë, në çdo anë, kudo, gjithandej131. (Jemi mundue gjithkund e gjithkahë, kû kemi
mujtë, ket urdhën me e çue në vend.). Gazeta “Posta Shqypniës”,. 14. Shtatuer 1918, f. 4.
Mandei , ndf. Pastaj132.(…e ajo do t’t’kqyrë mâa para intereset e komit t’vet e mandej
t’Shqypniës. ). Gazeta “Posta e Shqypniës”, 13 Qershuer, 1917, Nr. 54, f. 1.
Rrumull, ndf. lëmsh, shuk 133. ( Deri në pûntori mujte me u vu oroe, se vetëm nji pakicë
ishte per pagië, se tjerët, por me e folë ashtû rrumull, lypin të përulint e Germanis).
Gazeta “Posta e Shqyniës”, 10. Gusht 1918, f. 3.
131 Po ai, po aty, f. 158. 132 Po ai, po aty, f. 289. 133 Po ai, po aty, f. 480.
66
KREU IV
TIPOLOGJIA E TEKSTEVE
4.1. Teksti- test
Është e natyrshme që grupimi i teksteve të një organi shtypi të para një shekulli, të
paraqesë vështirësi, sepse çdo veprim gjuhësor ne e bëjmë në krahasim dhe analogji me
kohën tonë, përndryshe, nisur nga niveli i dijeve të sotme. Aq më tepër kjo gjendje na
krijohet në një gazetë si “Posta e Shqypniës”, që dilte në shqip e gjermanisht. Përveç
kësaj, duhet marrë para sysh se para 100 vjetësh, shtypi shqiptar ishte pothuajse në hapat e
parë: kishte nisur pas gjysmës së parë të shekullit të 19-të dhe po merrte njëfarë hovi në
dekadat e para të qindvjetëshit të kaluar; megjithatë, kush nis grupimin e teksteve të
“Postës...”, duhet të dijë se jo vetëm Gjuhësia Tekstore, por as dija gazetareske nuk qe
zhvilluar siç mund ta mendojmë në ditët tona. Sepse, në gazetën tonë, ndeshemi edhe me
dukuri të tilla tekstore siç janë pyetjet dhe përgjigjet e mëposhtme, të cilat na ngjajnë si një
test apo kuic – marrë pa përgjigjen uniforme. Kjo pamje ligjërimore, ky akt gjuhësor, na
bën të caktojmë një nëngjini teksti, për ta quajtur “tekst- test” apo “tekst-kuic”- si model
aq i dendur në fushën e pedagogjisë dhe didaktikës.
Këto 6 pyetje/me përgjigje uniforme, po i emërtojmë si “tekst-quiz” apo “tekst-test”.
Lexuesi mund të vërejë mjaft lehtë se nga ana gjuhësore, pyetjet përbërëse krijojnë
monotoni, s’ka larmi sinonimike të mjeteve gramatikore pyetëse, por vetëm me përemrin
pyetës “kush” – pa sjellë zëvendësuesit e tij: kush ?/ cili ?/ ç’ ? / çfarë? etj. Bie në sy,
gjithashtu përdorimi i dativit “na” – neve, na; pastaj drejtimi kalon tek “gjuha”, “toka” ,
“Shqypnia”, “jet”, “përparimi”, etj; kurse foljet dalin me zgjedhje kualitative, si: dal zot,
libroj, vë themelet, shquej, hijeshoj, kandris, vë gjuhën. Ndërsa pika 7 na ofron një
argument sasior: të panjehuna janë shërbimet e të mirat me të cillat ushtrija fatose e
Austri-Ungaris.134 Ky lloj teksti në trajtë testi na duket si një kredo falënderimi ndaj
Austro-Hungarisë, si mbretëri që, ndonëse e kishte pushtuar Shqipërinë, nuk paraqitej
asnjëherë si pushtuese, por nga organi në fjalë (Posta e ...” ) radhiteshin mjaft punë e vepra
të rregullimit shtetëror që po vinte në jetë për herë të parë ma e Nalta Komandë e Ushtrisë
Perandorake e Mbretërore. Ndoshta, me pushtimin, a më drejt, dominimin austro-hungarez
në vendin tonë, gjatë Luftës I Botërore, qe berë e pabesueshmja: një “pranim” në heshtje i
një fuqie të huaj për të qeverisur a drejtuar Shqipërinë!!!
134 Megjithatë, duhet shënuar se lëvruesit e gjuhësisë tekstuale nuk kanë kaluar pa vënë re edhe dukuri si këto, kur
një tubim radhazi pyetjesh dalin kështu të lidhura dhe që shërbejnë sipas teorisë kognitive për “rregullim
interpersonal”; ata i kanë quajtur edhe “tekste me pyetje” apo “tekste pyetësore” , zakonisht të ngjashme. (Shih:
M.Palermo, Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino- Itinerari, Bologna, 2013, f. 243)
67
1. E po kush nâ ka dalë zot nè at vjeten e frikshme 1913, kuer gjakbâst anmiq t’onë
dojshin me e dá e me e coptue Shqypnìn e kombin t’onë me e hupë per gjithmonë?
Ushtrija austro - ungare.
2. E po kush në Kallnduer të 1916 e ka librue token t’onë prej anarkiet të kobshme e të
tmerrshme ? Ushtrija austro - ungare.
3. E po kush ja ka vû themelet e para e të shndoshta përparimit e rregullimit të jetës
shtetnore nde nè ? Ushtrija austro - ungare.
4. E po kush e ka shque token t’onë prej kllapitet të disa qinda vjetsh si ka morali ashtû
edhe ka e mara e gjallimit ? Ushtrija austro - ungare.
5. E po kush na ka hijeshue e kandritë token me rruga të planta, me ura të forta, me
hekurore e mjete tjera të perpjekunash ? Ushtrija austro - ungare.
6. E po kush mâ i pari në ket shekull e ka vû gjûhen shqype gjûhë zyrtare nder të gjithas
zyret e shkollat e Shqypnίs ? Ushtrija austro - ungare.
7. Të panjehuna, të thuesh, janë shërbimet e të mirat me të cillat ushtrija fatose e
Austri-Ungaris e ka detyrue kombin t’onë, e prandej e lypë arsyeja, qi setcillit
Shqyptar pasanik t’i bien nder mend “javen e Perandorit e Rregjit Karl” per të
vorfen e të veja të fatisavet t’ushtris austro-ungare, qi kan metë në luftë, me ndonji
nimë paresh, e qi mos të lânë pa u dukë nder argëtime, qi asajë javë kan me u bâ
nëpër gjith Shqypnìn.135
- Ndërtekst
Një mbështetje historike- për sa trajtohet në përmbajtjen e “pyetësorit” më sipër, kemi bindjen
që nuk është pa vend (edhe pse jashtë objektit tonë të trajtimit), të tregojmë sado shkurt që, në
historiografinë zyrtare shqiptare, ka një literaturë të gjerë, që nga dokumentet arkivore,
muzeumet, shtypi i kohës brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe vepra akademike prej autorëve
vendës e të huaj, lidhur me historinë e Luftës I Botërore e pasojat e saj në vendin tonë. Më së
135 Në pohim të këtij argumenti, dëshirojmë të sjellim edhe një pasazh të kësaj gazete, datë 23. Kallnduer 1918, me
rastin e dyvjetorit kur “ushtrit austro-ungare vûnë kâmen në tokë shqiptare”, marrë nga lajmi me titull “Ushtrija
austro-ungare e të mkâmunt e Shqypnis.”, f. 1: “...Por, tash, mbas dyë vjetsh të ndêjunit nde ne, prej vedit i epet
nierit me pvetë: e po kjo ushtri, e cilla aq me zemer të mirë kje pritë prej Shqyptarve, a bâni gjâ ajo, per me çue në
vend idealet e nji palve e me vue nevojët e tjervet?...Mjetet mâ të parat, qi nepër gjak, histori e interese të
përbashkshme, me u organizue nji kom m’vedi e si vehtje morale m’shekull janë: a). gjûha komtare, b). guvernimi a
se mashtrimi komtar, c). shkolla komtare; e të trija kto sende ushtrija p. e rr. i ka qitë në pûnë nder né. Sa hîni në
Shqypni, urdhni mâ i parë, nder urdhne mâ të parë qi dha, kje ky, qi gjûha shqype t’njifej per gjûhë zyrtare nder të
gjitha zyret e guvernimit civil në Shqypni. E jo veç dha urdhen, qi gjûha shqype t’u njihte per gjûhë zyrtare, por mâ
teper urdhnoj, qi të gjith zyrtarët do t’a dijshin me e kndue e me e shkrue ket gjûhë, po deshten me hî nëpûnës nder
zyre të Shqypnis...S’mramit kemi shkollen. Dihet pa dyshim, qi nieri i gjytetnuem, per kahë ndiesit shpirtnore, âsht
mâ fort biir i shkollës, kû âsht rritun, se i komit, në të cillin ka lè....Mirë tue e dijtë, pra, ket punë e Nalta Komandë e
ushtris p. e rr. në Shqypni, se pa shkollë komtare s’ka kom Shqyptar, kshtû ka urdhnue, qi në Shqypni t’u çilshin afër
200 shkollash, por ka urdhnue edhe qi në kto shkolla msimi t’ipej në gjûhë shqype e vetem në gjûhë shqype..... (f.
1) (Posta e Shqypnis, 8. Maj 1918, f. 1)
68
shumti, për problemin e marrëdhënieve Austro-Hungareze dhe shqiptare, deri më sot, njihen
arkivat italiane, angleze, ruse, ato të Vjenës, të Serbisë, Malit të Zi, Greqisë, Bullgaris, Francës,
etj. Këtu nuk duhen lënë jashtë letra e veprimtari diplomatike që dëshmojnë rolin e Perandorisë
Dualiste jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin. Nga historianët shqiptarë, janë për t’u
përmendur Arben Puto, Beqir Meta, Lef Nosi, kujtimet e Eqrem Bej Vlorës, Ismail Qemalit,
Stavro Skendit, monografitë e Stefanaq Pollos, Teuta Hoxhës, Zekria Canes, si dhe jo pak gazeta
të asaj kohe: “Dielli”, “Besa Shqiptare”,“Përlindja e Shqipërisë”, “Populli i Shkodrës”, etj., pa
zënë në gojë tituj të shumtë të shtypit të huaj.136 Një vend të rëndësishëm në librat e cituar të
historianes Kocaqi, zënë edhe studiues europianë, si: Kondis, Popoviç, Grey, Durham, Conrad,
Gibbons, Zambauer (për veprën e përkthyer së voni “Rrethimi i Shkodrës”) Berchtold,
Gostenschnigg, Freundlich, Glenny, Hall, Tittoni, Gjergjeviç e pak të tjerë. Të bën përshtypje që
në asnjërën prej librave historikë që cituam, hartuar prej autores sonë Kocaqi, nuk është shënuar
gazeta dygjuhëshe (shqip-germanisht) “Posta e Shqypniës” (me Kryeredaktor e Drejtor të
Përgjithshëm Poetin Gjergj Fishta e Bashkëdrejtor albanologun Max Lambertz), që doli gjatë
viteve të pranisë ushtarake të Vjenës gjatë Luftës I Botërore dhe që u lejua dhe u mbështet
financiarisht prej Komandës së Naltë ushtarake, në Shkodër! Çdo studiues që e njeh përmbajtjen
e kësaj ‘fletoreje’, siç quheshin atëherë organet e shtypit, është i bindur se argumentet e trajtuara
në librat e sipërshënuar, nuk kanë gjetur askund pasqyrim më të gjerë e të thellë sesa tek
“Posta...”, duke nisur nga gjendja sociale, politike, ekonomike, ushtarake, fetare, arsimore,
diplomatike dhe psikologjike e popullit tonë – deri edhe tek planet e zhvillimit në të ardhmen,
apo edhe të krijimit të një gjuhe të njësuar letrare!
Ka mundësi që studuesja e re, sa i takon shtypit të kësaj periudhe, të jetë konsultuar me veprën e
gazetarit dhe veprimtarit aq të njohur, prof. Hamit Boriqi, i cili, në monografinë (ose tekstin
universitar) “Historia e shtypit shqiptar”......, nuk e ka listuar fare qenien e gazetës “Posta e
Shqipërisë” dhe deri më sot, nuk ka publikime a hulumtime në thellësi të këtij organi. Sidoqoftë,
është e pamundur të anashkalohen shkrimet me shumë vlerë shqip e gjermanisht të kësaj gazete,
e cila u përhap në të gjithë Shqipërinë, sepse për një kohë sa doli, ajo u bë pasqyrë e jetës
shqiptare dhe kronikë e Luftës së Parë Botërore. Përmbajtja e “Postës...” vetëm do të kishte
mbështetur të thëna e të pathëna të autores Kocaqi, që sot mund të radhitet një prej studiueseve të
pakëta të asaj periudhe historike për vendin tonë. Këtu vetëm po sjellim pak pohime të
historianes Kocaqi, të cilat i çmuam si vërtetësi të mjaft shtjellimeve tona në këtë punim dhe, në
mënyrë të veçantë, që përputhen me 7 pikat dhe shënimin e gjatë në footnotën nr. 2. Citojmë (pa
ndryshime e komente) prej autores pasazhet më poshtë, duke pasur si qëllim të kufizohemi vetëm
në 7 pika, sa ato që pati shpallur gazeta këtu e një shekull më parë për ‘zemërgjerësinë’ absburge
ndaj shqiptarëve (!); megjithëse nuk është e vështirë të dallohen kundërthëniet logjike gjatë
shtjellimit që ka bërë autorja në Parathënien e veprës së vitit 2016, e për të cilat ka dhënë edhe
konkluzionin shkencor – siç mund t’i përqasim edhe me pikën 7 të gazetës “Posta e Shqypniës”,
në faqen e treguar me shigjeta – shigjeta që po i rivëmë edhe në përfundimet e historianës
sonë:137
136 Për këto burime bibliografike, po bazohemi tek 2 veprat e historianes Elena Kocaqi: “Si e krijoi Austro-
Hungaria shtetin shqiptar”, Emal, Tiranë, nëntor 2012 dhe “Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria
1916-1918”, Tiranë, 2016.(Mendoj se janë dy vepra jo pak polemike me historiografinë tonë zyrtare). 137 Kocaqi, E., Administrimi Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918, EMAL, Tiranë, 2016, f. 5 – 7.
*E vumë këtë të dhënë nga historiania Kocaqi, jo për të treguar si mangësi lënien jashtë të një organi shtypi si
“Posta e Shqypniës”, por për të pohuar se mbështetja tek kjo gazetë, nga ana e autorës së 2 librave, do të ishte në të
mirë të studiueses së nderuar.(Shënimi im – Fatmira Shyti)
69
0. Ky studim ka si qëllim që të trajtojë administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në
vitet 1916-1918...
1. Kam përdorur termin administrim dhe jo pushtim për arsye se, qeverisja austro-
hungareze në Shqipëri nuk ka pasur tiparet e një qeverie pushtuese, që sillet në mënyrë
armiqësore me popullin që e ka pushtuar.
2. Që në fillim, Shqipëria u konsiderua si vend mik i pushtuar dhe për Ministrinë e Jashtme
Austro-Hungareze, ky pushtim ishte për të garantuar ekzistencën e shtetit shqiptar dhe
neutralitetin e tij, si një interes vital të Monarkisë.
3. Një qeveri e huaj që vendosi gjuhën shqipe për herë të parë në Administratën Publike
shqiptare, që ngriti një Komision për unifikimin e gjuhës shqipe, që kërkoi bashkimin
kombëtar të shqiptarëve, që punoi për ngritjen e ndërgjegjës kombëtare të shqiptarëve, që
bëri investime publike me të ardhurat e veta dhe që kur iku e la buxhetin e shtetit suficit
dhe këto para ia mbylli në bankë shtetit shqiptar, nuk mund të quhet një qeveri e tipit
pushtues klasik.
4. Hyrja e trupave austro-hungareze në Shqipëri, u prit si çliruese nga populli shqiptar, që
ishte nën dhunën e trupave ushtarake të vendeve fqinjë dhe kjo ushtri nuk luftoi kundra
shqiptarëve.
5. Monarkia e Danubit nuk ishte kurrsesi një pushtuese që vjedh, shfrytëzon dhe shtyp
popullsinë vendase por ishte ajo e mbrojtjes së shtetit shqiptar, të krijuar me aq mundim
dhe kosto të lartë nga kjo diplomaci.
6. Kjo qeveri ndau pushtetin me një administratë shqiptare që drejtohej nga tre Drejtor
shqiptar të financave, arsimit dhe drejtësisë.
Pra shqiptarët bashkëqeverisën me qeverinë ushtarake austro-hungareze!
70
4.2. TEKSTI GJUHËSOR DHE KLASIFIKIMI I TEKSTEVE
H y r j e
Në përdorimin e zakonshëm të termit sintagmatik “tip teksti”, tek njerëzit e letrave, na bie shpesh
të dëgjojmë emërtesa nga më të ndryshmet për këtë njësi komunikative, si: tekste shkencore,
publicistike, didaktike, tekste lajmërimi, tekste letrare me bazë dialogjizmin; kemi dëgjuar
tregime, poema, ngjarje, dëshmi, korrespondenca, ditare, biografi, analiza, recensione, anekdota,
përralla, kritika, kërkime shkencore, lutje, kërkesa, reklama, nekrologji, ligjërata politike,
ligjërata fetare, epistola e mjaft lloje të tjera, nëse mund t’i quajmë kështu.138 Qëkur gjuhësia
tekstuale u shkëput si disiplinë gjuhësore më vete, është synuar një grupim a klasifikim i
teksteve, përherë sipas disa kritereve të përcaktuara për t’ia arritur qëllimit, duke vënë në dukje
dallimet midis tipave të përcaktuar, si për shembull: qëllimi i komunikimit, aftësia e përdorimit,
mjetet e përdorura, mënyra e komunikimit etj. Do të dallojmë midis tipave të teksteve kriteret e
përgjithshme dhe ato përbërëse të tekstit, të përcaktuara historikisht dhe kulturalisht. Pastaj do të
ndalemi në analizën e disa karakteristikave gjuhësore që i shoqërojnë tekstet sipas llojeve; për
punimin tonë: disa veçori të teksteve të shkruara në planin historik, pasi lidhur me tezën e sjellë
këtu, bëhet fjalë për shqipen e shkruar në një organ publicistik, para një shekulli, siç është gazeta
“Posta e Shqypniës” (1916-1918).
Pas rreth 70 vjetësh të zhvillimit të kësaj disipline, në kohën tonë, mund të flitet për shkolla e
drejtime të ndryshme gjuhësore, të cilat kanë arritur të bëjnë përimtime të skajshme në
klasifikimin e teksteve, siç shihet në Duden-in e gjermanishtes (Fjalorin drejtshkrimor të vitit
1973), ku gjejmë të numëruar afërsisht 1600 emërtime për lloje tekstesh! Veçse, sa më i thjeshtë
vjen emërtimi i ekzemplarëve të veçantë për shkrime të ndryshme, aq më i vështirë del arsyetimi
apo gjykimi për të bërë dallimet gjuhësore që i karakterizojnë. Gjuhëtarët janë të mendimit se,
për të individualizuar një numër të limituar tipash tekstualë, në universin e shkrimeve që quhen
tekste, duhen bërë dallime rëndësore dhe të pandryshueshme. Me fjalë të tjera, duhet arritur
dallimi që ka një tip teksti nga një tjetër; bie fjala, cila është dalloja që ka një parashikim kohe
prej specialistit të meteorologjisë në Tv, nga një tekst i një zëri në Kushtetutë; ç’ndryshime
paraqet një poemë kalorsiake nga një tekst reklame në gazetë, radio apo Tv. Kështu, për të
vendosur një tekst konkret në një kategori klasi të përgjithshëm, lind nevoja të mbështetemi në
një përbërës apo tregues të quajtur kompetenca tekstuale,139term që në një rrafsh bisedimi mund
të shpjegohet thjesht si vijon: çdo folës i lindur i një gjuhe (për shembull një folës i shqipes në
moshë të rritur), duke kaluar në një stacion treni, është në gjendje të dallojë një pasazh lajmi nga
altoparlanti nëse është një shpallje orari hekurudhor, është një mesazh publiciteti apo një lajm
radiofonik, që mund të jepet për një pasagjer që ka harruar valixhen në vagon. Kjo aftësi nuk
duhet marrë si domosdoshmëri e njohjes së rregullave në hollësi. Për shembull, secili prej nesh
njeh një proverb, por edhe studiuesit lodhen të ofrojnë një përkufizim të mbështetur në këtë
formë tekstuale; aq më tepër nëse nuk arrijnë të listojnë disa karakteristika, si: shkurtësia,
drejtimi përgjithësues, përdorimi i disa mekanizmave formalë të ngjashëm me ligjërimin poetik,
elipsen në strukturën e fjalisë a të frazës.
Në momentin që iu referuam shpalljes së orarit në një stacion hekurudhe, një lajmi radiofonik
apo rastit të dëgjimit të një proverbe, si, b.f., “Shkurti shkurton urët,/ marsi rjep lëkurët” (thënë
138 Topalli, T., Gjuhësi teksti, Shkodër, 2010, f. 193-194. 139 Palermo, M., Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino, Itinerari, Bologna 2013, p. 235.
71
në dialektin e Veriut: Shkurti lig/ e marsi rip,) kemi përdorur kategori abstrakte në raport me
tekstin, si realizim konkret: këto kategori vijnë e quhen me termin genere ose forma tekstuale.
Kjo mundësi terminologjike dyshe e ka burimin tek etimologjia. Genere, që vjen nga emri latin
genus – ‘origjinë’, ‘prejardhje’ dhe ka të njëjtën rrënjë me gignĕre ‘generare’: kjo pra na
sugjeron një ide të klasifikimit të teksteve si rikonstruksion i raportit të përafërt të ngjashmërisë
midis elementeve përbërëse. Në traditën greke gjinia tekstuale dallohej parimisht me termin
èidos ‘formë’, ‘aspekt’, gjë që nënvizon se kriteri i individualizmit është më i lidhur me veshjen
formale të tekstit. Duke e mbyllur me një sforcim të abstragimit mund të individualizojmë forma
edhe më të përgjithshme me prirje universale: shpalljen e orarit të trenave, ashtu edhe pjesën
radiofonike t’i përfshijmë në tekstet informative; kurse një barcaletë, romanin dhe një kronikë
sportive futbolli t’i vëmë tek tekstet narrative e kështu me radhë. Me fjalë të tjera, mund t’i
grupojmë gjinitë brenda një numri të ngushtë të tipave tekstorë.
Aftësia e njohjes dhe e pranimit të gjinisë së një tipi tekstor, ushqen tek destinatori-marrës një
sistem pritjeje prej të cilit varet, në një masë të mirë, mundësia e interpretimit të teksteve.
Kompetenca tekstore është më në fund në koordinim me pjesë të integruara të kompetencës
komunikative, së bashku me atë gjuhësore-gramatikore e me atë sociolinguistike: kjo
kompetencë treshe arrin referimin, për shembull, Kuadri i përbashkët europian i referimit për
gjuhët (QCER, 2002) që bën dallimin midis kompetencave linguistike, sociolinguistike e
pragmatike, duke përfshirë në këtë të fundit kategorinë e zotësisë që kanë drejtpërdrejt me
aftësinë që ngërthen përmbajtja në projektimin e realizimin e tekstit. Në thelb, kompetenca
tekstore duhet të adoptojë kuptimin formal dhe në këtë pikë, të ketë aftësinë të rrënjosë tek
folësit atë që është e mundur të bëjë një parodi, jo veç tek një autor, por në të gjithë gjininë e
tekstit.140 Është interesant interpretimi etimologjik i semiologut francez, sepse termi shpjegohet
si ‘këngë e stonuar, e deformuar’, e implikuar kështu me vullnetin e autorit, mbase edhe e
shtrembëruar në thelb nga stili, argumenti dhe modeli i zhvilluar. Prej këtij shtrembërimi, që
konfigurohet kryesisht si ulje regjistri (në sintoni, pra, me analizën që bën rusi Bachtin), do të
jetë zhvilluar parodia si gjini letrare komike e karikaturore.)
Gjykohet pra, se, sipas pikëpamjes së autorit, parodia ka në bazë imitimin e deformuar apo
deformues të veçorive formale të një gjinie (lloji) teksti ose të stilit të një autori. Në vështrimin
historik, mund të ketë ngjarë që lulëzimi i një gjinie parodie të ketë koinciduar me krizën
korresponduese të llojit “serio” (serioz): mendojmë atë çfarë ndodhi në Itali apo në gjithë
Europën me poemën heroike të viteve ‘600, bash në kohën kur ra popullariteti i poemave epiko-
kalorsiake. Ndonëse disa kritikë kanë teorizuar me “vetëmjaftueshmërinë” e tekstit parodik, kjo
përftesë e tij, pavarësisht njohjes së hipotekstit (mendohet sa mund të lexohet dhe të vlerësohet
Don Chiscciotte, pa vjelë plotësisht raportet e epikës kalorsiake), si normë për lexuesin në
edentifikimin e parodisë, del subjekti i tre kushteve:
a. duhet njohur prania e një teksti të nënteshëm (nënteksti);
b. duhet identifikuar modeli (autori, gjinia dhe stili që është);
140 Sa i takon termit ‘parodi-a’, shumë autorë kanë bërë shpjegimet e tyre, duke e vënë në qendër të studimeve
semiotike e strukturore, në mënyrë të veçantë, nga vitet 1960- ’80 të shekullit të kaluar. Sipas studiuesit ruso-
sovjetik, M.Bachtin (1979), në bazë të parodisë është një përmbysje, një operacion i shfronësimit të heroit. Kështu,
parodizimi implikon një strategji të uljes a zbritjes dhe karakterizohet si një shfaqje konkrete e komikes dhe e
karnavaleskes. Ndërsa, sipas Gerard Genette (1982-1997), parodia mund të inkuadrohet si një mundësi manifestimi
e ‘literaturës në shkallë të dytë’, në të cilën bëhet e mundur të individualizohet prania e një teksti (hipoteksti), më
poshtë se një tjetër. Etimologjikisht, termi parodi vjen nëpërjet latinishtes, nga greqishtja, si kompozitë e parà pranë,
përballë; pra, e ngjashme me odè ‘këngë’.
72
c. duhet të jemi në atë skallë sa të masim mënjanimin kronologjik, stilistik e kulturor midis tekstit dhe modelit.141
Në këtë pikë, kompetenca tekstore, ka aftësinë të rrënjosë tek folësit atë çfarë është e mundur të
bëjë parodia, jo vetëm e një autori, por edhe në një gjini teksti.
4.2.1. Pak historik
Përpara se të trajtohen tipat e teksteve, lind nevoja që të paraqitet një historik i shkurtër i lindjes
së kësaj disipline dhe autorët e parë që e kanë përdorur termin gjuhësi tekstuale. Duke lënë
mënjanë retorikën dhe stilistikën, të cilat kanë pasur vend trajtimi e shtjellimi të interpretimit të
tekstit prej kohësh, autorët më të afërt që i kanë prirë disiplinës tekstore janë Leo Spitzer-i142 e
Karl Büchler-i;143 por ndër pararendësit e vonë duhet përmendur një gjuhëtar rumun, i
përfeksionuar në gjuhët romane, që për mjaft kohë dha mësim në Tübing të Gjermanisë, Eugenio
Coseriu. Në një studim monografik, bërë në gjuhën spanjolle dhe hartuar në mesin e shekullit te
kaluar, ai ka përmendur për herë të parë termin lingüística del texto. Në këtë punim
individualizohen tri nivele të ndryshme të shfaqjes në gjuhë:
- niveli universal i ligjërimit si përkatësi njerëzore,
- rrafshi historik i një gjuhe të caktuar; dhe së fundi,
- niveli individual i tekstit, si realizim onkret- në formën e folur ose të shkruar.
Prej kësaj tresheje që zbret në përmasa, për Coseriu-n, lind domosdoshmëria e zhvillimit të tri
formave të ndryshme të gjuhësisë: linguistika e të folurit, e cila përmban karakteristikat e përgjithshme të ligjërimit; një linguistikë e gjuhëve, dedikuar karakteristikave të veçanta dhe
historikisht të determinuara të idiomave dalluese; dhe, së fundi, linguistika tekstuale.144 Në këtë
punim, nuk është se gjuhëtari rumun i shkoi deri në fund çështjes së gjuhësisë së tekstit, por iu kushtua për së tepërmi gjuhësisë së të folurit; ndërsa në vitet që do të vinin, Coseriu iu kthye më
në thellësi kësaj disipline, duke dhënë edhe kontribut të ndjeshëm sa u takon çështjeve që lidhen
me linguistikën tekstuale, mbi të gjitha, si një disiplinë e cila ka për objekt interpretimin,
përndryshe, asaj që quhet “hermenautikë e kuptimit”.145
Në radhë me Coseriu-n, duhet sjellë edhe mendimi i gjuhëtarit francez, Émile Benveniste, që
është një tjetër prekursor i studimeve tekstuale; ai zhvilloi një linjë mendimi që priret të tejkalojë ndarjen e formës dhe të kuptimit, një përkatësi kjo e gjuhësisë strukturore. Ai shkruante. “Çfarë
s’është provuar të shmanget, të injorohet apo të largohet së andejmi kuptimi? Çfarëdo që të
shfaqet koka e Meduzës është përherë atje, në zemër të gjuhës, të magjepsë të gjithë ata që e kundrojnë. Forma e kuptimi duhet të përcaktohen njëra në raport të tjetrës dhe së bashku të
shqiptohen (nyjëzohen) në të gjithë gjerësinë e gjuhës.”146 Mbi bazën e këtyre gjykimeve, u
zhvillua edhe një degë studimi që hipotezon një “hapësirë të diskorsit”, si nivel i tretë i analizës, për të arritur në dikotominë klasike të gjuhësisë së shek.XIX langue/parole;
141 Palermo, M., Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino, Itinerari, Bologna 2013, p. 64. 142 Spitzer, L., Gjuhëtar dhe kritik letrar austriak, lindi në Vjenë në vitin 1887 dhe vdiq më 1960. Njihet në mënyrë
të veçantë për studimet e tija në stilistikë. (Wikipedia) 143 Büchler, K., psikolog gjerman, lindi më 1879 dhe vdiq më 1963; studioi në Würzburg dhe ka dhënë mësim në
Universitetitn e Vjenës. Ai ishte psikolog e gjuhëtar semiotist. (Wikipedia) 144 Palermo, M., Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino, Itinerari, Bologna 2013, p. 16. 145 De Cesare, D., Introduzione a Coseriu, 1980-1997, p. 11-12. 146 Benveniste, É., Problemi di linguistica generale, Milano, Il Saggiatore, 1971, p.149-150 (ed. Originale Paris,
Gallimard, 1966).
73
kompetencë/ekzekutim. Rrjedhojë e kësaj mund të mendohet një koncesion (lëshim) i gjuhës në
momentin kur konkretizohet e merr formë një prodhim teksti, si “një sistem i përdorimit
gjuhësor.” E shumta, gjuhësia e shek.XIX, gjatë analizës, përfundonte me frazën, kufizim që
vlente si për modelin strukturalist të Lenard Bloomfield-it, ashtu edhe për atë çomskian, së paku
në fazën e parë të punimeve të tij. Kështu është shprehur edhe Roland Barthes-i në mes të viteve
’60 të shekullit të kaluar, për të diferencuar analizën gjuhësore nga ajo e narratologjisë, e cila
shihej pothuaj si përspektivë e natyrshme e kërkimeve të dimensionit tekstual. “Është nënvizuar
se gjuhësia ndalet tek fraza, sepse fraza është uniteti i fundit tek i cili kemi të drejtë të
merremi.[...] E megjithatë, është evidente që i njëjti diskors (përfshirë këtu edhe frazën), është i
organizuar e, nëpërmjet këtij organizimi, paraqitet si mesazh i një gjuhe (langue) superiore në
gjuhën (langue) e gjuhëtarëve: diskorsi ka unitetet e veta, rregullat e veta dhe ‘gramatikën’ e
vet.”Gjithnjë në të njëjtën faqe, semiologu francez shprehet me intuitë se një “gjuhësi e re e
diskorsit”, ishte gati të ndalej. Nën efektin e arritjeve të viteve ’60 te shekullit të kaluar, u
ringritën kërkimet e para specifike kushtuar gjuhësisë tekstuale, të cilat çuan në supozimin se,
për të shpjeguar mënyrat e organizimit të gjuhës, është e nevojshme të kalohet kufiri i frazës. Pa
asnjë pretendim stërhollimi dhe vënie cak të vëmendjes përgjatë fillit të kërkimit në këtë lëmë,
midis studiuesve themelues të kësaj fushe, kujtojmë në vend të parë emrin e gjermanit Harald
Weinrich. Tek ata u zgjerua teksti letrar në pikëpamje, duke huajtur nga pragmatika dhe
komunikimi, si akt konkret gjuhe. Në veçoritë formale të një teksti bëhet i mundur
individualizimi i rregullave që autori ia kalon lexuesit për dekodifikimin, të cilat e bëjnë të
mundur punën interpretuese. “Sepse komunikimi, që të jetë efikas e të mund të vazhdojë, folësi i
ofron destinatorit-marrës shenja, në vijueshmëri të bisedës, që pëveçse komunikim, është edhe
mësim i suksesshëm.”
Në fazën e parë, së cilës mund t’i referohemi si periudha para vitit 1975, korrente të ndryshme të
kësaj disipline, u zhvilluan kryesisht në Europen kontinentale. Në Holandë, me studimet e Teun
van Dijk-ut; me punimet e János Petöfi-t (ky me origjinë hungareze), Hannes Rieser-it, i cili
arriti të konkretizojë mbi të gjitha përpjekjen për të ngritur modelin e semantikës gjenerative në
interpretimin e njësive kumtuese mbifraore. Për Austrinë, ia vlen të theksohet kontributi i
Wolfgang Dressler-it, që në vitin 1970, hartoi veprën Einführung in die Textlinguistik (Hyrje në
gjuhësinë tekstore). Jashtë Europës kontinentale, në Angli, më 1976, vjen e publikohet puna e
studiuesve Halliday e Hasan Cohesion in English, e cila vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite, një
pikë referimi e pamohueshme për studimet e mënyrave të kohesionit dhe të koneksionit të tekstit.
Ndërkohë, narratologjia dhe semiotika strukturore (e pavarur nga gjuhësia e tekstit, por mjaft
pranë për metodat dhe objektin kërkimor), bënë përpara pak a shumë sipas metodologjisë së
përuruar në vitet ’20 të shekullit XX nga Vladimir Propp-i dhe formalistë të tjerë rusë. Në këtë
radhë, duhen përmendur për më vonë punimet e Michail Bachtin-it, Roland Barthes-it, Gerard
Genett-it, Algirdas Greimas-it dhe Umberto Eco-s. Semiotika strukturore, që shënoi një kontribut
aq të rëndësishëm në analizën dhe interpretimin e teksteve, pastaj e ngecur më vend, pothuaj, nga
pesha e vërtetë dhe tamam babilonishte e terminologjisë. Pra, gjuhësia tekstore lindi për të
përmbushur një zbrastësi: pamundësinë e trajtimit të dukurive si kooreferenca dhe përemërzimi,
kriteret e zgjedhjes së artikullit, rendi i fjalëve të thënies (për të cituar vetëm disa) me
instrumentet gjuhësore të frazës. Kjo zhvilloi më vonë përpjekjet për të ndërtuar një ‘gramatikë
të tekstit’, të pavarur prej asaj të frazës e, për më tej – më ambicioze – për të nxjerrë një ‘teori të
tekstit’, duke integruar gramatikën e tekstit në raport me perspektiva të tjera, si: narratologjia,
pragmatika dhe analiza e komunikimit. Këtu mund të individualizojmë së brendshmi tri
orientime teorike (dhënë nga de Beaugrande, 1994):
74
- modele, që, më të shumtën, orientohen drejt vazhdimësisë, propozuar prej atyre, që e
konsiderojnë eficente një integrim të thjeshtë në analizë të frazës në një model të ri, përndryshe, si një fjali të formuar me sintagma dhe në këtë mënyrë teksti del i ndërtuar
me anë fjalish dhe periudhash, të lidhura në mënyrë të gjithnduershme dhe me një organizim hierarkie të përcaktuar; do të shtonim: sipas natyrës së gjuhës, ne të cilën jemi
formuar dhe punojmë;
- në një pozicion të ndërmjetëm mund të vendosim ato modele që e shohin gjuhësinë e tekstit si komplementare të linguistikës, arsye për të cilën ishte e nevojshme të tregohej një perspektivë analize ndryshe (p.sh.: ajo pragmatike) për të gjitha ato kërkime në të cilat gjuhësia e frazës nuk arrin të japë përgjigje të përshtatshme;
- së fundmi, mbi një front më radikal, mund të vendosim ato modele të cilat ngrenë kërkesën për të themeluar një analizë të tekstit sipas kudrit të ri konceptual, me një pjesë apo krejt të huajën për linguistikën: këto referime janë individualizuar në narratologji, në
semiotikë, në etnometodologji dhe në shkencat kognitive.147
Në fazën e parë të studimeve mbi tekstin është karakterizuar prej një dializmi të fortë: nga njëra
anë kanë qenë propozimet për afrim të gramatikalistëve, të cilët e shihnin gramatikën e tekstit si
projeksion i një shkalle më të gjerë të tipit të rregullave për gramatikën e frazës; nga ana tjetër,
janë bërë hapa afrimi të semanticienëve, që ridimensiononin dhe rikthenin në një rol shërbyes
studimet për aspektet formale të kohezionit, duke vënë në plan të parë aftësinë e marrësit
(destinatorit) për të zgjedhur kuptimin kompleks të tekstit. Kjo, natyrisht ka ndihmuar me dalë
prej këtij impakti (impasse: situatë e komplikuar, prej së cilës është vështirë dhe nuk dihet si dilet
– shënimi im, F.Shyti), prej kësaj bashkëjetese të lumtur të gjuhësisë së tekstit me gjuhësinë
pragmatike, që është e shtrënguar të marrë në konsideratë mënyrën se si teksti përmbledh
shënjuesin në lidhje me qëllimin e dhënësit dhe kontekstit. Një tekst i parë tashmë në
dimensionet e tij sociale e ndërvepruese, në të cilat i përgjigjet një vision i përdoruesve si agjentë
socialë, zgjidh detyrat e dhëna të rrethanave, në një kontekst të saktë dhe hyn në një pjesë të
veprimit. Nisur nga vitet ’90, kjo disiplinë, ngaqë s’kishte zgjidhur ende nyjet teorike që u
paraqiten më lart, njohur “një situatë froni” (zuri një vend sa për të qenë-shënimi im, F. Shyti):
në zanafillë, gjuhësia e tekstit tërhoqi vëmendjen si “disiplinë pilot”, jo si “një degë e re e
gjuhësisë”, por si “një mënyrë e re për t’u marrë me gjuhësi”; shihej atëherë me fetishizëm, sepse
në disa pjesë kjo disiplinë futej në rubrika linguistike si outdatel (jashtë mode, si një dije
antikuare – shënimi im, F. Shyti).
Përparimi i studimeve tregoi më në fund se problemi origjinal i ekzistencës apo jo i një
gramatike tjetër të tekstit, në raport me gramatikën e frazës, nuk u prit me aq respekt në raport
me gramatikën e frazës; por pastaj, u trajtua si një problem ‘hedhjeje’ e tejkalim rregullash, por
si individualizim si përkatësi tekstore të vetë rregullave, pa vartësi nga ligjet gramatikore në
nivel fraze, interfraze ose mbifrazore. Me fjalë të tjera, duhet që të tejkalohet paragjykimi: ajo
që na bind se duhet konsideruar gramatikë e tekstit është gramatikë vetëm transfrastike, e cila, në
të vërtetë, merr gjithnjë e më tepër formën e një gramatike të lidhjeve që kalon përmes
elementeve që përbëjnë një tekst dhe që munden, jo duhet, të tejkalojnë përmasat e frazës. Një
model i vlefshëm i analizës që integron sintaksën e tekstit me atë të frazës, duke i konsideruar të
dyja në shërbim të kohezionit, është paraqitur nga Dressler-i.148 Për të marrë pjesë në diskutim,
gjithashtu, mund të sillemi rreth dy pikave:
147 Po ai, po aty, f. 19. 148 Po ai, po aty, f. 20.
75
- për të trajtuar faktet tekstuale, është e domosdoshme një shumësί pikëpamjesh; për shembull, duhet integruar sistematikisht perspektiva e dhënësit (emetuesit) dhe ajo e marrësit (destinatarit), pra, ajo që e sheh tekstin si prodhim (gjuhësor) dhe ajo -më interesantja- që e sheh atë nën një proces;
- për të trajtuar faktet tekstuale, është i domosdoshëm adaptimi i një perspektive
interdisiplinore. Kjo do të thotë se një tekst nuk është thjesht një unitet mase i analizës
gjuhësore, por një akt që ka në të njëjtën kohë atë çfarë bëhet me dimensionin konjitiv (duke shndërruar tekstet sintonizohet perspektiva e dhënësit me atë të marrësit), me atë
komunikuese (duke shndërruar, tekstet mbeten në lojë, mbështeten dhe lëvizen njohuritë), me atë ndërveprim social (duke shndërruar tekstet zgjidhen detyrat, ndërveprohet jo veç
gjuhësisht, jo vetëm në një fjalë, por me të gjitha efektet e komunitetit shoqëror).
Gjuhëtarët që kanë bërë analizën e mendimit linguistik ndër shekuj, si për shembull, Giorgio
Graffi, kanë shënuar ndër të tjera, se disiplina e gjuhësisë tekstuale, në hapat e parë, lindi pas
teorisë së diskorsit “kortez” (të mirësjelljes),149 e cila u zhvillua, para së gjithash, nga Penelope
Brown-i (1944) e Stephen Levinson-i (1944), e inkuadruar në linjën e kërkimeve të tyre,
emërtuar si analizë konversacionale ose etnometodologji dhe përuruar prej studiuesve të Shteteve
të Bashkuara Harold Garfinkel-it (1929) dhe Harvey Sacks-it (1935-1975). Analiza
konversacionale duket se pat zëvendësuar, në dekadat e fundit, disa drejtime të kërkimit si
linguistika tekstuale dhe analiza e diskorsit. Gjuhësia e tekstit, vijon Graffi, lindi mes viteve ’60
e ’70, mbi të gjitha, prej veprave të gjuhëtarëve gjermanë dhe holandezë, me qëllim të parë për të
zgjeruar teknikat e gramatikës gjenerative në analizën e një uniteti gramatikor e sintaksor, më të
gjerë se fraza.
149 Giorgio Graffi, Due secoli di pensiero linguistico - Dai primi dell’Ottocento a oggi, Carocci Editore, Roma
2014, f. 414. (Për më gjerë, autori i këtij libri tregon se analiza e diskorsit është praktikuar mbi të gjitha në vitet ’60,
në Angli dhe karakterizohej prej një orientimi më empirik ndaj asaj të gjuhësisë tekstuale. Le të kthehemi tek teoria
“e kortezisë”, e cila bazohet në nocionin e “fytyrës”; ajo është përpunuar nga sociologu kanadez Ervin Giffman,
Brown e Levinson. Po çfarë përmban nocioni i “faqes” – i fytyrës – i Goffman-it ? Në substancë konsiderohet ajo
që një person dëshiron të ketë në mjedisin shoqëror, në sensin që ka shprehja idiomatike “me shpëtue fytyrën”.
Kështu, Brown-i e Levinson-i kanë dalluar një “fytyrë pozitive” – me dëshirën që gjithçka të jetë e aprovuar me
kënaqësi, dhe një “fytyrë negative” – gjithë çfarë ishte dëshirë të mbahej liria e vet dhe pavarësia. Po ky autor
vazhdon shpjegimin se në bashkëbisedim, folësi priret dhe preokupohet si në situatën e asaj që u quajt “fytyrë
pozitive”, ashtu edhe në atë “negative”, duke përmbledhur gjithë vëmendjen e “fytyrës pozitive” dhe në “fytyrën
negative”, kur, duke kërkuar nga një anë të përkeqësojë simpatinë dhe solidaritetin me dëgjuesin, duke bërë të duket,
nga ana tjetër, që nuk ia respekton autonominë dhe indipendencën. Përdorimet joletrare të ligjërimit, do të ishin pra
strategji për të ruajtur të dyja “fytyrat”, që u përshkruan më lart. Le të sjellim një dialog mes dy studentëve, kur
njëri prpozon:-Ta lëmë këtë seancë konference. Tjetri, për të ruajtur në aparencë autonominë e dëgjuesit,
përgjigjet:- S’është më mirë ta ndjekim edhe këtë ? Në këtë rast studenti B, me përgjigjen e tij në formë pyetjeje,
motivohet të mos jetë aq i ashpër e të përdorë thjeshtë “jo”! (p. 414).
76
4.2.2. Grupimi i teksteve
Në klasifikimin e teksteve, pikësëpari, duhet të përmendim faktin se në pikëpamje gjuhësore, ata
ndahen në tekste letrare dhe tekste joletrare (quhen ndryshe, edhe tekste në përdorim).
Gjuhësia e tekstit150 e ka tejkaluar tashmë rrethin mes dy caqeve, duke mbajtur në evidencë
përbërësit e përgjithshëm të narracionit të vetë jetës, shënuar prej një analfabeti dhe atë të
realizuar prej një shkrimtari të njohur. Në qoftë se në vitet ’60 e ’70 te shekullit XX patën jehonë
të madhe studimet e Roland Barthes-it, në të cilat semiologu francez iu dedikua analizës së
diskorsit publicitar, apo asaj që thuhet soap operas (pjesë e shkurtër, ose dramë e adaptuar për
radio, bërë më vonë edhe për Tv-shënimi im, F.Shyti), të njëjtin impenjim teorik e metodologjik
ai i rezervoi edhe tekstit, në ‘gjinitë’ e mëdha. Duke afirmuar këtë, nuk do të thotë se mund të
mohohet ekzistenca e përkatësive që karakterizojnë në mënyrë përjashtuese tekstin letrar, qoftë
në rrethin e zgjedhjes linguistike, ashtu edhe në raportin e kësaj të fundit me komponenten
estetike. Për të sjellë vetëm një shembull, themi: mbasi teksti letrar krijon një botë të rremë
(fittizio- fictional), në të aktivizimi i referentit funksionon sipas rregullave te veta, gjithçka
brenda universite tekstor; kështu, nuk ka asnjë kuptim të kërkojmë në realitetin jashtëgjuhësor
referentët e murgut Gjon Ukcama, që shkruan kronikën e Urës me tri harqe të I.Kadaresë e të
tjerë personazhe, nga kjo vepër fiction e shkrimtarit tonë të madh, si: Gjeloshi i Uk-Markajve,
Plaka Ajkunë, konti i Gjikëve, Stres Gjikondi, duka i Gjinajve, Aranit Komneni, Marija e
Muzakës, Gjergj Balsha, Nikollë Zaharia, Zenebisha, etj. Për më tepër, edhe gjinitë narrative
joletrare, siç janë, bie fjala, anekdotat popullore, mund të bëjnë referencë in un mondo fittizio
(fictional). Pikërisht për këto motive, në studimet për tipologjinë tekstuale, pëlqehet të vihen në
dukje ndryshimet mes teksteve narrative që tregojnë fakte reale (non fiction) dhe teksteve fiction,
të cilët tregojnë një realitet imagjinar, apo të përpunuar nga shkrimtari. 151Nisur nga kjo, vjen
thënia që “problemi i tipologjisë së teksteve është larg së zgjidhuri në mënyrë të njëzëshme nga
ana e studiuesve, kështu që ekzistojnë tipologji të ndryshme sipas kritereve të ndryshme që vihen
në vepra për t’i konsistituar.”152 Megjithatë, linguistika tekstuale, në mënyrë të veçantë ajo që u
zhvillua në hapësirë gjermane, ka kontribuar së paku për ta vënë çështjen në binarë të drejtë.
4.2.3. Kriteret e klasifikimit
Në kohën kur gjuhësia e tekstit tashmë është individualizuar si disiplinë më vete, prej më se
gjysmë shekulli, mund të rreshtojmë kriteret e grupimit të teksteve, ndër të cilat përmendim:
- Si kriter të parë klasifikimi duhet vënë ai i variacionit të mjeteve të komunikimit, i cili çon në dallimin e teksteve orale dhe i atyre të shkruara. Duke e rafinuar (stërholluar) më tej çështjen, këto dy makrokategori, mund të individualizohen një continuum mes të folurit e të të shkruarit që parashikon një tranzicion gradual midis folës-folësit (spontan, konvencional, realizuar në prani të interlokutorit);
150 Sipas gjuhëtarëve Rugova: Bardh & Lindita në “Hyrje në gramatikën e tekstit”, Trembelat, Prishtinë,
2015, termi sintagmatik Gjuhësi teksti është term i sajuar nga Eugeniu Coseriu...” (f. 22). 151 Werlich, E. (1975), Typologie der Texte Entwurf eines Textlinguistischen Modell zur Grundlegung
einer Texgrammatik, Heidelberg, Quelle & Meyer, s. 150. 152 Palermo, M., Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino, Itinerari, Bologna 2013, p. 238.
77
- një të folur monologjik pak a shumë i planifikuar (p.sh.: një transmetim radiofonik, një ligjëratë universitare, apo një ndërhyrje diskutimi në një konferencë mbi bazën e disa pikave të shkruara);
- një të folur interpretues (gjithçka e realizuar nisur nga një tekst i shkruar), e kështu me radhë, deri tek një shkrim formal.
Së fundi, kompleksiteti i sistemeve të komunikimit në shoqërinë e sotme bashkëkohore po
kthehet si domosdo e vendosjes tek ndarja dyshe orale/me shkrim, si kategori transmetimi, që
përfshin si tekstet orale, ashtu edhe ato të shkruara: Tv-ja, Interneti, posta elektronike, SMS-ja,
mesazhet në chat-line e network-et sociale.
4.2.3.1. Tipologjitë e orientuara nga struktura
Tipologjitë e para, realizuar në vitet 1970, ishin orientime strukturore, për të cilat ia vlen të
thuhet se ishin bazuar në klasifikimin e teksteve nisur nga veçoritë formale të tyre. Një model
më i njohur erdhi e u formua nga përpjekja për të gjeneruar një matrice që përshkruan
konfigurimin e një teksti mbi bazën e pranisë apo mungesës të 20 tipareve që po sjellim më
poshtë:
1. të folurit,
2. ai të jetë spontan,
3. në formë monologu,
4. në formë dialogu,
5. kontakti hapësinor,
6. vazhdimësia kohore,
7. vazhdimësia akustike,
8. hapja me formula (klishè),
9. mbyllja me formula (klishè),
10. organizim i brendshëm, i rregulluar prej rregullash të sakta,
11. tematikë e parashikuar,
12. në vetën e parë,
13. në vetën e dytë,
14. në vetën e tretë,
15. me përmbajtje urdhërore,
16. me mundësi të përdorimit të lirshëm të kohëve foljore,
17. me mjete të ekonomisë gjuhësore,
18. me përdorim të elementeve të tepruara (të rënduara), 19. me përdorim vetëm të shenjave verbale,
20. pjesëmarrësit të jenë të barabartë.153
Vlera e një klasifikimi të tillë qëndron në atë që e bën të dallueshëm me një të hedhur të syrit
diferencën mes formës tekstore të dhënë me një ngurtësi në strukturimin formal e formës së
tekstit që pranon liri të madhe ndërtimi: për shembull, ndërkohë që një tekst juridik gjeneron një
matrice (zanafillë), në të cilën të gjitha veçoritë janë të markuara (pozotivisht a negativisht), një
153 Kjo listë e këtyre veçorive tekstore, është nxjerrë nga përkthimi në gjuhën italiane prej G. Berruto-s (1981),
Tipologia dei testi e analisi degli eventi comunicativi tra sociolinguistica e “Texttheorie”, in Goldin [1981, 29-46],
citohet sipas Palermo, M., Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino, Itinerari, Bologna 2013, p. 239.
78
Perlimtare – Shkodrë Perlimtare – Shkodrë
Nr. 361 Nr. 361
L A J M L A J M
Shkodrë, me 15. Maaj 1917 Shkodrë, me 15. Maaj 1917
Po i bahet me dije popullit se kontrata Po i bahet me dije popullit se kontrata
e shitës per taksë të Urës së Bunës e shitës per taksë të Urës së Drinit
mbaron me 31 të ktië mojit. mbaron me 31 të ktië mojit.
Kush t’jenë blees per vjetë të ree Kush t’jenë blees per vjetë të ree
le të vijnë në Perlimtare. le të vijnë në Perlimtare.
Kryetari i Perlimtares Kryetari i Perlimtares
mesazh publiciteti paraqet një kuti boshe në lidhjen e përgjithshme të karakteristikave (mund të
realizohet në formë të shkruar apo orale, monologjike a dialogjike etj.).
Mjafton të themi se pika e 7-të e kërkesës, në këtë tekst lajmërimi (grupuar në tekstet rregulluese,
si ligj apo urdhëresë), lëshuar nga Perlimtarja e qytetit të Shkodrës (Bashkia shënimi im, F.
Shyti), nuk do ta pranonte asnjë shkëputje akustike të linjës ligjërimore, gjatë emetimit (leximit),
por i duhet siguruar vazhdimësia dëgjimore, për të qenë i kuptueshëm nga marrësit. Ky tekst i
llojit “lajm”mund të ishte edhe me foni: dhënë prej një emetuesi gojor (quajtur “tellall” në kohën
kur shtypej gazeta “Posta e Shqypniës”), ose me me një megafon, në kohë më të vona, përdorur
në një vend me tubim njerëzish, për të qenë teksti më eficent.
Përveç kësaj, tipologjitë strukturore rrafshojnë mbi të njëjtin nivel dy kategori të fenomeneve që
do t’i mbanin ato të ndara: në veçori të jashtme – çka përfshijnë rrethanat pragmatike që e
shoqërojnë prodhimin e një teksti të veçantë, me qëllimin, aftësitë njohëse të aktivizuara etj.- dhe
veçori të brendshme – çka përmbajnë strategjitë gjuhësore të ndërtimit të mesazhit, që në të tilla
rrethana e aftësie janë të normave sociale. Nisur prej këtij dallimi dhe prej domosdoshmërisë për
të stabilizuar një korrelacion të dy planeve, janë zhvilluar dhe propozuar klasifikime të
mëtejshme.
4.2.3.2. Tipologjitë e orientuara nga funksioni
Tipologjitë e orientuara nga funksioni parëzojnë (bëjnë çift) si një “bijësi legjitime” të
klasifikimit retorik dhe vendosin në qendër të interesit qëllimin e komunikimit. Në kohë të
zhvillimit të retorikës janë dalluar 4 kategori teksti: përshkruese, narrative, paraqitëse dhe
argumentuese. Duke respektuar këtë ndarje, klasifikimet moderne paraqiten si reduktim, si b.f.,
lënë jashtë tipin e tekstit informativ154, ose si zgjerim, me përshirje të tipit rregullues.155
154 De Beaugrande, R. A. & Dessler, W. U. (1984), Introduzione alla linguistica testuale, Bologna, il Mulino (ed
originale Tübingen, Niemeyer, 1981). 155 Werlich, E.[1975], Typologie der Texte Entwurf eines Textlinguistischen, Modell zur Grundlegung einer
Textgrammatik, Heidelberg, Quelle & Meyer, si dhe [1976], A Text Grammar of English, Heidelberg, Quelle &
Meyer.
79
Çështja e tipologjisë tekstuale përbën një sektor kompleks të tipologjisë gjuhësore në tërësi,
sepse çon në një sistematizim dhe klasifikim të të ashtuquajturve kampionë gjuhësorë. E gjithë
ajo që quhet tipologji tekstore, shkruajnë Beaugrande e Dressler, vjen e bëhet sistem virtual,
sepse tipat tekstorë shkojnë drejt një sistemi të aktualizuar, por vështirësia më e madhe e kësaj
fushe të re të linguistikës vjen nga fakti se shumë shembuj të aktualizuar nuk kënaqin e nuk janë
të kompletuar e nuk janë të saktë në tërësinë e karakteristikave të një tipi tekstor aktual.156
Sqarojmë se gjatë punës sonë në shtjellimin teorik e praktik të tezës, për arsye hierarkike, kemi
përdorur dy terma: tip teksti dhe lloje teksti, ky i fundit në kuptimin e gjinisë së përdorimit, për
shembull: tek teksti narrativ dallohen llojet apo gjinitë – romani, novela, artikulli,
korrespondenca, biografia etj. Një tabelë korresponduese e ndarjes hierarkike, do të ishte si më
poshtë, dhënë me titullin
“Klasifikimi i teksteve sipas funksionit” me 3 ndarje: tipi i tekstit, funksioni dominues, shembuj
përdorimi.
TIPI I TEKSTIT FUNKSIONI DOMINUES SHEMBUJ PËRDORIMI
Narrativ......................... Të tregojë një fakt, histori....... Tregime, romane, novela,
artikuj të kronikës, korres-
pondenca të të dërguarve
specialë, relacione udhëtimi,
biografi etj.
Deskriptiv.......................... Të nënvizojë karakteristikat... Pjesë përshkrimi të një vepre
(përshkrues) e një personi, e një peizazhi, letrare, të një relacioni udhë-
të një objekti a të një mjedisi. timi, të një guide turistike, të
një manuali shkencor, fletë –
palosje publicitare.
Argumentues .................. mbajtja e një teze nëpërmjet sprova shkencore, recension,
arsyetimit, propozim i një editorial, mbrojtja e një avoka-
argumenti për të rrëzuar një ti, një fjalim politik, mesazh
opinion të kundërt. publicitar etj.
Informativ....................... hartim lajmi për një perso - Orare treni, shpallje, e dhënë
nazh, argument apo fakt. shkencore divulgative, manual
shkollor etj.
Rregullues...................... Të tregojë normat e pjesshme ligje, rregullore, statute, receta,
për t’u respektuar, montim instruksione përdorimi etj.
me të dhëna a veprime të
detyrueshme a të ndaluara.
156 de Beaugrande, R.A. & Dressler, W.U., Introduzione alla linguistica testuale, il Mulino, Bologna, 1994, f. 200.
80
Një tabelë tjetër “nga tipi tekstor në tekstin konkret”, mund të gjenerohet si më poshtë:
Bie fjala, për tekstin e gazetës sonë “Posta e Shqypniës”, datë 28. Ndanduer, 1917, f. 5, me titull “Nji kshillë”, do të kishim klasifikimin që vijon:
Teksti
Argumentues
Shkrim shkencor divulgativ....... Gjuhësi
Nëngjinia 1............. Diskutim
Nëngjinia 2..........Etimologji
Nji kshill. –
Në redakcjon të fletores s’onë vînë shpesh letra prejë përlimtareve (beledίe) të Shqipnίs. Tash
tue vû n’oroë timbrat (mhyrët) e ktyne përlimtareve, shohim se të gjith ndërlikojnë njani prejë
tjetrit. M’njanin âsht shkrue P ë r l i m t a r e; m’jetrin, K a t u n d a r ί; m’tretin, K u j r ί;
m’katërtin, K r a h i n a r ί; m’ndoj tjetër edhe B a s h k ί: pêsë êmna, pra, të ndryshem, për me
shenjue nji zyre të vetme. E të tanë kta êmne jânë shqertue, pse, kahë nuk na âsht msue veshi me
kto fjalë të reja, na duket se kto fjalë të reja nuk e paraqesin kuptimin e sêndit ashtu mirë a si e
lypë gjuha, a etimologia, a se filologija; e prandej per nji zyrë të vetme po shqyrtohen e po
shrihen në farkë të gjûhsis disa êmna krejt të nderlikuem njani prejë tjetrit. Por na kujtojmë, se
me kso pûnësh nuk âsht nevoja qi të jemi as teper purist, as shjovinist e medje as filologj mâ
teper se âsht nevoja: mjaft âsht qi fjala e rè, e cilla nuk gjindet në visar të gjûhës së komit, të na
tregojë kuptimin e sendit si âsht në vedvedi e si e kupton populli. Kshtû kan puûnue edhe komet
tjera, sidomos në fillim të përlindjes gjytetnore të tyne. Bje fjala: Kroatt telegrafen e quejn
brzojav – lajmshpejtë. Po, por lajmshpejtë mund të quhet edhè mâ me shum arsye telefoni. E prâ
Kroatt enè sod telegrafen e quejn b r z o j a v; pse, masi populli nên ket êmen kupton telegrafen,
kshtû, aj êmen ka metë ashtû si kje shqertue para kushdi sa vjetve. Prandej edhè na kishim me
mûjtë me i lânë do êmna sendesh e sidomos zyresh, ashtû si kan fillue me hî në popull, sado qi,
ndoshta, fjala nuk i përgjet shqymit ndoj fjalës së huej, mas të cillës shqyrtohet fjala shqype. Mas
Tipi tekstor
Gjinia
Nëngjinia 1
Teksti informativ
Shkrim shkencor divulgativ
Manual studimi
Manual biologjie
Xh.Lloshi, Fjalor shqip/lat.
i emrave të bimëve
dhe të kafshëve, Shkup.
Nëngjinia 2
Teksti konkret
81
mendimit t’onë në ket çashtje t’emnavet zyresh kishte me u dashtë me u rregullue kso doret.
Zyret e vendeve të dyta, të përdorojnë at terminologi, qi përdorojnë zyret e nalta të vendeve të
para. Kshtû, bje fjala, b e l e d i j a e Shkoders, kû sod gjinden zyret e para t’administratës së
Shqypnίs, e kà shkrî timbrin e vet me êmen P e r l i m t a r e ; kerkujë s’kishte me i rà në syy me
pasë për t’a përdorue ket êmen shqyp edhè Perlimtare tjera. Masi populli me ket emen shqyp
kupton b e l e d ί n, mâ mirë âsht qi të përdorohet prejë gjith përlimtareve ky êmen – a i mirë a
mâ pak i mirë qi të jet – se me shqertue êmna tjerë, pa kurrnji farë dobije as për gjûhsi as për
komsί. Me kta na s’duem me thânë, se fjala Përlimtare do përdorue pse asht mâ e hijshme e mâ e
arsyeshme se tjerat; thomë vetem, se, masi e përdoron Përlimtarja e Shkoders, qi âsht ndër mâ të
parat e Shqypnis, arsyja e lypë qi t’a përdorojnë edhe Përlimtaret e vendeve tjera.. Pse edhè do
êmna tjerë, qi përdorohen për me shenjue Përlimtaren, jânë mjaft të hjeshem. Po e zâm, fjala K
u j r ί âsht pa dyshim njana nder mâ të bukurat, për me shenjue Përlimtare, pse ket fjalë na e
gjêjmë edhè sod të gjallë në popull – Në Merditë tokët, qi nuk jânë të dàme por i përkasin
katundit marë, thohet se jânë të Kujrίs, si me thânë: të katundit të kuptuem m’nja – g e m e i n d
e, c o m u n e. Posë ksajë pûnë, kjo fjalë duket se përgjet edhè me fjalë të Romakvet të hershem
C u r i a, qi der dikû kà edhè kuptimin e fjalës P ë r l i m t a r e. Koha kà me na msue shum
pûnë; pandej mos të ngutëna, si zorra në prush, me të krijuem të fjalvet të reja.
Në tezën tonë, do të përpiqemi që të sjellim edhe një pamje të re analize tekstuale, bazuar, mbi të
gjitha, tek teoritë e sotme analitike që tekstin gjuhësor nuk e privojnë nga pikëshikimi strukturor,
përndryshe nga ndërtimi i frazave, duke mbetur kështu brenda asaj që cekin dhe paraqesin mjaft
gramatika (Sintaksa), të cilat, përtej kufijve tradicionalë të studimit: sintagmë - fjali – frazë
(periudhë) – kalojnë në studimet transfrastike: shohin me vëmendje edhe sintaksën e paragrafit,
thënies dhe të vetë tekstit. Në ditët tona, gjuhëtarë bashkëkohorë shtroinë për analizën detyrën e
kalimit “nga fraza në tekst”. Në thelb, kjo kërkohet dhe ngjet sepse mbisundon mendimi që
raporti mes frazës dhe tekstit përngjason me atë raport që ekziston midis fjalëve dhe frazës,
sepse, ashtu si fjalët formojnë frazat, kështu edhe frazat formojnë tekstin.157 Prandaj dhe ne, të
bindur që tipat dhe gjinitë e teksteve kanë veçori strukturore sintaksore, do të sjellim për secilin
tip pamje analitike dhe skematike në këtë nivel të gjuhës, siç është sintaksa. Kemi bindjen se do
të kemi dalloja të dukshme sintaksore, duke dhënë pamje nga ndërtimi sintaksor i frazave nga një
tekst informativ, tek ai poetik (qoftë edhe prozë poetike që ka gazeta jonë para një shekulli),
duke kaluar nga teksti rregullues, tek një tekst argumentues etj. Në gjuhësinë e tekstit, ashtu si
edhe për ndarjen e gjinive letrare, bërë mbrënda letërsisë përgjithësisht, ekziston edhe një tregues
tjetër i rëndësishëm, pasi tipat tekstorë kërkojnë edhe zgjedhjen gjuhësore,158 e cila duhet parë në
dukje, si karakteristikë formale, por edhe në funksion të përmbajtjes dhe qëllimit të tekstit. Në
shumësinë e teksteve që janë sjellë këtu nga gazeta “Posta e Shqypniës”, lexuesi mund ta
konstatojë këtë fakt në mjaft drejtime apo nivele linguistike.
Ligjërata argumentuese kërkon sintaksë të veçantë, radhë frazash me hierarki disashkallëshe që
lidhen me mjete të larmishme sintaksore, sindete dhe asindete; përgjithësisht ato nisin me fjali
kryesore ose drejtuese dhe kalimi nga bashkimet me parataksë në hipotaksë vjen e bëhet radhë-
radhë madje edhe me shfaqjen e homogjenisë, si në strukturën më poshtë, me 2 QOS të lidhura
në mënyrë asindete dhe me thyerje sintaskore në qendrën e dytë - përbërësi i parë, ku gjithë
njësia vendoset në kundërvënie me çfarë është thënë më parë:
157 Palermo, M., Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino, Itinerari, Bologna 2013, p. 240. 158 Po ai, po aty, f. 245.
82
Por na kujtojmë,/se me kso pûnësh nuk âsht nevoja/qi të jemi as teper puristë, as
shjovinist e medje as filologj mâ teper/se âsht nevoja:/mjaft âsht/qi fjala e rè,/e cilla nuk
gjindet në visar të gjûhës së komit,/të na tregojë kuptimin e sendit/si âsht në vedvedi /e si
e kupton populli.
Fjdr. Fjdr.
Fjvku. Fjvkryef.
Fjvkall. Fjvprc. Fjvprc. Fjvprc.
Fjvkrhs.
Tek përbërësi i dytë, sintagma “kso punësh”është një zëvendësues përmbledhës për atë çfarë
është treguar në 9 rreshtat a parë, ndër të cilët na shfaqen 5 emra sinonimë për një zyrë
funksionale shtetërore me aq rëndësi, si b a sh k i a e një qyteti:
P ë r l i m t a r e;
K a t u n d a r ί;
K u j r ί;
K r a h i n a r ί;
B a s h k ί:
E të tanë kta êmne jânë shqertue, /pse, /kahë nuk na âsht msue veshi me kto fjalë
të reja,/ na duket / se kto fjalë të reja nuk e paraqesin kuptimin e sêndit ashtu
mirë/ a si e lypë gjuha, a etimologia, a se filologija; /e prandej per nji zyrë të
vetme po shqyrtohen/ e po shrihen në farkë të gjûhsis disa êmna krejt të
nderlikuem njani prejë tjetrit.
Fraza e mësipërme, e analizuar në planin sintaksor nuk mund të qëndrojë pa këtë të fundit, sepse
konektivi “por” – një konektiv kundërshtues159 kërkon patjetër të shfaqet pjesa (thënia) e
kundërvënë, e cila na del mjaft e ndërlikuar në ndërtimin e saj, me këta tregues të nivelit
sintaksor, kështu: ka takim dy lidhëzash si konektorë të bashkimeve me hipotaksë “pse/kahë”,
ka thyerje sintaksore dhe nuk vjen e lehtë që destinatori ta marrë përmbajtjen në herë të parë,
qoftë në lexim apo në dëgjim. Ja si del skema frazore, me 2 QOS:
Fjdr. + Fjkr. Fjkr.
Fr. Fjvshk. - -
Fjvshk. Fjvkryef. Fjvkryef. - -
159 Mëniku, L., Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe (monografi), Albas, 2014, f. 114.
Fr.
83
Do shënuar se me konektorin “po/por” nuk mund të nisë asnjë tekst i çfarëdo tipi a gjinie të jetë,
për faktin logjik sepse me të nisin njësi që paralajmërojnë se do të jenë në kundërti me çfarë
është thënë a deklamuar më sipër në kohë e hapësirë. Më së shumti, ky mjet i rendit të
sekuencave tekstore shërben për të lidhur thënie a paragrafë në vijimësi, pa qenë asnjëherë
nistorë.
Duke kapërcyer mbi faktin që terminologjia relative e gjinive tekstore (edhe më tepër e atyre që i
quajtëm nëngjinì), është mjaft fluide (e paqëndrueshme) dhe pak e ndarë, ajo që ne na intereson
të ngulitim është ndryshimi midis tipave tekstorë, duke tentuar universalen, dhe gjinive të
teksteve (eventualisht, bashkë me nëngjinitë), objekt ose variacion kulturor dhe historik. Arsyeja
e gjeneralitetit (nëse nuk duam ‘të trazojmë’ kategorinë më ipenjative (detyruese, më me
përgjegjësi) të universalitetit) të 5 tipave tekstorë të individualizuar në tabelën sipër, është
pasojë e faktit që secili prej tyre vë në lëvizje një zotësi të veçantë njohjeje, sipas përcaktimeve
psikike, në vijim, për çdo tekst:
- Teksti deskriptiv ....... perceptim i personit dhe objektit në hapësirë;
- Teksti narrativ............ perceptim i një ngjarjeje në kohë;
- Teksti informativ....... kuptim i një koncepti nëpërmjet analizës dhe sintezës;
- Teksti argumentues.. vlerësim i koncepteve të vendosura në lidhje mes tyre;
- Teksti rregullues....... planifikim i sjelljeve (vetjake a të tjerëve).
Është vendi të theksohet se zhvillimi i gjinive te teksteve është frut i disa kushteve historike, për
shembull, jo të gjitha kulturat e njohin romanin policor, parashikimin e motit, fletë fluturaket
(traktet), këngët luftarake apo elzeviro-t.160 Secila gjini tekstore apo lloj merr trajtë, falë një
formimi të ngadaltë të një tradite në një komunitet të caktuar gjuhësor; ajo (trajta) mund të lindë,
të modifikohet, të humbë a, me fjalë të tjera, të kthehet në objekt evoluimi në kohë. Në kërkim të
kësaj paraqitjeje, sa u takon tipave tekstorë, shënojmë se në arritjen e grupimeve sa më
përgjithësuese, gjuhëtarët janë orientuar në një masë jo të vogël edhe nga qëllimet teorisë së
njohjes, kryesisht, nisur nga përcaktimet “tipi-bazë” dhe “tipi specifik”, siç jepet edhe në tabelën
e mëposhtme:161
160Palermo, M. Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino- Itinerari, Bologna, 2013, p. 241. Më tej aty
shpjegohet: “Artikull në fundet e gazetave kushtuar argumenteve të karakterit letrar, artistik, historik, shkrime
erudite; termi vjen nga emri i një familjeje që merrej me tipografi e botime librash në shek. XVI dhe është krijuar
nga Christoffel van Dyck – për tipografin dhe botuesin holandez Elzevier.” 161 Po ai, po aty, f. 243.
84
Tipi-bazë Tipi specifik (formal)
Tekst ekspresiv Ditar, rrëfim, mendim
Përqëndruar në vete për nënshkrim, letër
Përqëndruar në raporte personale
afektive
Tekste narrative Kronikë, biografi, krono-
logji, rrëfim historik
Tekst deskriptiv përshkrim teknik, shken-
cor, turistik, letrar, ilus-
trim i një dukurie a procesi
Tekst shpjegues Relacion i një pervoje,
Raport, përmbledhje, skedë
Paraqitje të një libri, shfaqje
me gojë...
Tekst interpretues Ese shpjeguese: letrare, muzi-
kore, artistike, sociale; koment
politik, sportiv), recension.
Tekst argumentues Argumentim shkencor, social,
kulturor, juridik, praktik.
Tekst letrar poetik Lirikë, satirë, fabul, tregim,
absurditet, shpikje
Tekst projektues Projekt teknik, projekt
kërkimi; program:politik,
kulturor, ekonomik
Tekst spekulativ Teori shkencore, filozofike
(mendues)
Tekst urdhërues Statute rregullore
Tekst shpjegues Shpjegim për të bërë të
përdorshme diçka, receta
Tekst-kërkesë Pyetje për përdorime të
ngjashme, letër-kërkesë
Tekst lajmërimi Komunikatë, njoftim,bandë
Në këtë rigrupim ka edhe disa mospërkime prej klasifikimit funksional, për shembull, në ndarjen
e përfytyrimit (imagjinacionit), gjejmë edhe tekstin poetik-letrar, atë projektues dhe spekulativ (mendues), të cilat përfshihen në tipologjinë funksionale, si tekste argumentuese apo informative.
Ndërkohë ekzistojnë edhe klasifikime ose tipologji të bazuara në lidhjet komunikatave.162
• Nji fat i bardhë, paa pritë paa kujtue, sod don me i ague Shqypniës Naltsia e Tii:
Arqiduka Maksimiljani, i vllaj i Perandorit e Rregjit t’Austrië-Hungariës, âsht tujë ardhë
me paa nder nee. Nee, në kto vjett e mrame, na kaa qitë rasa me paa edhe krajla tujë
162 Po ai, po aty, f. 244.
Afrime njohjeje
Shprehësi
Paraqitje
Reflektim/
Arsyetim
Përfytyrim
Rregullime
nderpersonale
85
kalue per Shqypnië; por m’ta komi shqyptaar s’kaa paa kurrnji shpnesë, kurrnji augur
t’mirë per vedi: m’ta kaa paa vetem se saa e rândë asht shplaka e Perendiës, kuur
ndeshkon bakeqin; mje saa m’t’atdhun t’Naltsiës s’Tii Arqidukës shef nji shej t’mirë se
Naltmadhnia e Tii Perandori e Rregji i Austrië-Hungariës edhe mbas sodit, tujë ndjekë
gjurmët e doket e t’Parvet t’vet sidomòs të Naltmadhniës s’Tii Franz Josefit I., ka me e
majtë Shqypniën nên hie e nên strehë t’vet. Prandej të ardhunt e Naltsiës s’Tii Arqidukës
so t’jeet nji shkas i rii gzimit e gallndimit per zêmra t’gjith Shqyptarve t’vertetë, a shum a
pak qi t’jeen, e do shenjue n’historië t’Shqypniës me shkrola t’arta: âsht Deret t’naltë
t’Ausburgve; praa mik i vërtetë i Shqypniës.....
Por kemi uzdajë t’plotë se kujdesi i amel ndaj komin shqyptaar kaa me u shtue edhè mâa
teper n’zemer bujare e fisnike t’Naltmadhniës s’Tii kur Arqiduka t’vêen kâmen
n’Shqypnië; pse Ky kaa me paa e me kallxue se Shqypnia nuk âsht Sahara e se
Shqyptarët nuk janë atà barbart qi kan thânë e shkrue anmiqt t’onë. Oh! Po, kur t’shofe
Shkodren, kunorue prejë malesh e porsi zojë tujë u kqyrë m’pasqyrë t’liqênit, kaa per t’i
raa nder mend se ktû mbretnuen dikuer nji Teuta e nji Genci: se Shkodra kje dikuur
kryegjyteti i marë Prevalitaniës: se ktû âsht aj “Rozafat” ajo kalaa e permendëne, qi kurr
enè shpata e anmikut me dhûnë s’e kaa pushtue, e atëherë s’kan per t’ju dhîmët mundi e
shpenzimet t’bame sod kater vjet prejë Monarkijet per me lirue Shkodren prejë anmikut.
Kuur t’bie n’Lesh,163 n’at gjytet, historia e të cillit daret n’mjegullie t’mâa t’vjeters kohë
t’njerzimit, e t’gjejë atŷ vorrin e Skanderbegut, mâa t’madhit burrë fatos t’kohve t’veta,
kaa per t’i raa n’mend atëherë se shî njiktà Shqyptarë, po, t’zdeshun e t’zbathun e
t’rreshkun ûjet, e sod t’poshtnuem prejë gjithkujt, kjenë njatà, qi n’XV, qindvjetë binden
shekullin me trimnië të veta, e atëbotë, si i Madhi Aleksander dikuur mii vorr t’Akilit, kaa
per t’ju bindë atii vorri e marë Europës kaa per t’ja rrfye, se i liir e i gjytetnuem do
t’jetojë komi i Shqyptarit. E ktû kaa me paa Durrsin njat t’hershmin Dyrachium, qi pat
kênë empori i tregtiës e hamari i Romës s’moçme; e kaa me paa se kahë rrjedhte
Akeronti; se kû kjene rudinat e Elizit e saa i madhnueshem naltohet Holympi, prejë kahë
zhgjetote Titant e perbindshem Zeusi i Omerit, e atëherë do t’thote, se Shqypnia âsht
njajo qi do t’jeet mretneshë m’Ballkan. Kshtû, praa, arsye kemi na, kuur thomë, se
t’ardhuunt e Naltsiës s’Tii Arqidukës Maksimiljanit nder nee âsht nji fat i bardhë per
t’miren Shqypnië...
(Posta e Shqypniës, 10.Kallnduer 1917, f. 1).
Gjithë paragrafi (&) që nis me konektorin kundërshtor (kundërshtues) nuk shpreh vetëm
kundërvënie, porse, sipas studiueses Mëniku, ai sinjalizon edhe një ndryshim në temë.164 Autorja shkon më tej në shtjellimin e këtij koncepti, kur merr e krahason statusin e konektorit “por” në
gramatikën tradicionale (si marrëdhënie kundërshtore me ngjyrime shtesore, që bashkon një fjali
e cila parashtron njëfarë kthese në paraqitjen e fjalisë së parë.)165Në rastin tonë, nga teksti që po analizojmë, konektori “por” realizon vazhdimësinë e propozicionit të parë, jo përmes
kundërshtisë, apo kundërvënies, por përmes ndryshimit të temës.166Në vijimësinë e tekstit hyjnë në veprim pauzat e gjata, ndryshimi i tonit e ritmit; në rastin tonë: bëhet njëkohësisht edhe kalimi
nga paragrafi në paragrafin vijues.
163 Kështu është quajtur në gjuhën popullore qyteti i Lezhës, deri pas Luftës II Botërore. 164 Mëniku, L., Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe, monografi, ALBAS, Tiranë, 2014, f. 119. 165 ASHSH, IGJL, Gramatika e gjuhës shqipe 2, Tiranë, 2002, f. 473. 166 Mëniku, L., Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe, monografi, ALBAS, Tiranë, 2014, f. 119.
86
Gjuhëtarët kanë vënë re se pozicioni i këtij konektorit “por”, më së shumti, del në mes të fjalive,
veçse në rastin tonë, ai vihet në fillim të strukturës paragraf, me qenë se siguron vazhdimësinë
nga një masë (njësi) hipersintaksore (transfrastike), siç janë: thëniet, paragrafët dhe tekstet. Edhe
në Gramatikën tonë normative (Gramatikën shkencore apo në Gramatikën e Akademisë, siç
quhen), përmenden njësi të tilla: “Tani po bëhet fjalë edhe për njësi më të mëdha sintaksore se
periudha. Është pak a shumë e njohur qenia e njësisë semantiko-strukturore të përbërë prej fjalish
të mëvetësishme a periudhash të ndryshme, e cila ka një përmbajtje të lidhur, të organizuar
zakonisht me mjete gramatikore, mund të quhej thënie e lidhur.”167
Të gjitha këto njësi mbifrazore (transfrastike), kanë sintaksën e tyre, me kërkesa të përbashkëta
të kësaj disipline, por edhe me veçanti a dalloja, sidomos në mjetet e lidhjes sintaksore (m.l.s.);
kështu ato nuk dalin të njëjta si në bashkimin e paragrafëve, të thënieve apo në sekuencat
tekstore. Ne kemi tashmë prej 3 vjetësh një studim të thelluar mbi këtë fushë prej gjuhëtares së re
Mëniku dhe çiftit Rugova, vepra që ne i kemi mbështetur gjatë prurjeve tekstore të gazetës sonë
njëshekullore.
Në tekstin e mësipërm, më së pari, Arqiduka thirret në mënyrë të shkallëzuar me atributet që
gëzon pranë Derës së Absburgve, midis të cilave veçohet togu sintagmatik si mik i vërtetë i
Shqypniës (një emërtim subjektiv-emfatik prej vetë shqiptarëve), pastaj me cilësi të tjera, duke i
mbyllur ato me përcaktimin e dhënë më sipër
Naltsia e Tii:
Arqiduka Maksimiljani,
i vllaj i Perandorit e Rregjit t’Austrië-Hungariës,
mik i vërtetë i Shqypniës,
Naltmadhnia e Tii Perandori.
Janë formulime dhe riformulime të Mikut të lartë – të dërguarit të Perandorit dhe Rregjit – Mbret
i Austro-Hungarisë – jo vetëm si përcaktime kortezie e protokollare shtetërore, por edhe disa
emërtime se çfarë është Ai për popullin shqiptar, si:
Nji fat i bardhë,
nji shej i mirë,
ka me e majtë Shqypniën nên hie
e nên strehë t’vet,
shkas i rii gzimit e gallndimit per zêmra t’gjith Shqyptarve t’vertetë,
praa mik i vërtetë i Shqypniës.
Pjesa II e strukturës së tekstit vjen si një guidë turistike, gjatë së cilës paraqitet bukuria dhe
lashtësia e disa qyteteve tona, sepse Miku i Lartë nuk po shkel në Saharë, as te barbart – si na
quajnë anmiqt tonë – por në:
167 ASHSH, IGJL, Gramatika e gjuhës shqipe 2, Tiranë, 2002, f. 473.
87
Gjithë teksti duket si arkitekturë e vendit tonë, e cila ngrihet mbi lashtësinë historike dhe
qëndresën dhe vendi do të gëzojë lashtësinë heroike të këtyre qyteteve dhe bukurinë e rrallë
natyrore. Ky tekst deskriptiv (përshkrues) vjen mjaft i lidhur, me fraza të gjata dhe një sintaksë të
studiuar, siç do ta shohim në frazën e marrë për analizë, frazë me ndërtim të zhdrejtë, me disa
njësi të varura me marrëdhënie të ndryshme funksionale e me mjete të ndryshme lidhjeje, si del
edhe prej skemës më poshtë:
Kuur t’bie n’Lesh, n’at gjytet,/ historia e të cillit daret n’mjegulliet mâa t’vjeters kohë
t’njerzimit,/e t’gjejë atŷ vorrin e Skanderbegut, mâa t’madhit burrë fatos t’kohve
t’veta,/kaa per t’i raa n’mend atëherë/ se shî njiktà Shqyptarë, po, t’zdeshun e t’zbathun e
t’rreshkun ûjet, e sod t’poshtnuem prejë gjithkujt, kjenë njatà,/ qi n’XV, qindvjetë binden
shekullin me trimnië të veta,/ e atëbotë, si i Madhi Aleksander dikuur mii vorr t’Akilit,
kaa per t’ju bindë atii vorri /e marë Europës kaa per t’ja rrfye,/ se i liir e i gjytetnuem do
t’jetojë komi i Shqyptarit.
Fjdr. + Fjkr. + Fjdr.
Fr.
Fjvkh. Fjvkh. - Fjvku.
Fjvprc. Fjvku.
Fjvkall.
Nuk është e vështirë të dallohet se teksti, në pjesë të tij, ngjet me një tekst biblik, ku Arqiduka
pritet si një Mesί; në këtë pikëpamje, teksti vjen i ngjashëm me një tekst tjetër narrativ, pothuajse
me këtë temë: vizita e Dukës Maximiljan, ku fraza ndërtohet në fillim me aktantë kohorë dhe
vendorë dhe fokusohet në varrin e Fatosit Skandebeg, për të cilin edhe Miku i Madh, edhe vetë
artikullshkruesi nisin e meditojnë për këtë vend të panjohur si Shqipëria.
Shkodër – kunorue prej malesh, porsi zojë tujë u kqyrë n’pasqyrë t’liqenit;
- ku mbretnuem Teuta e Gneci,
- ku ka qenë kryegjyteti i Prevalitanies;
- që asht gjyteti i Rozafatit;
- që asht gjyteti qi liruen vetë ata austriakët prej armiqve. Lesh (Lezhë) – gjytet i vjetër sa historia e mjegullueme e njerzimit;
- -
gjytet i vorrit të Skanderbegut: ma t’madhit burrë e fatos i shqiptaret;
ku Arqiduka mbi vorr të Tij – si i Madhi Aleksander mbi vorr t’Akilit – ka për t’i rrfye
gjithë Europës sa i lirë e gjytytenuem do t’jetë komi i shqiptarit.
Durrës - që asht Dyrachiumi i hershem, import i tregtis, hamar i Romës;
- që asht në buzë të Akerontit,
- prej ku shihen rudinat e Elizit,
- ku shihet naltimi i Holympit – prejë kah zhgjetonte Titant Zeusi i Omerit....
E Ai (Arqiduka) ka me thânë se Shqypnia do t’ jetë mretneshë m’Ballkan
88
KREU V
5. TEKSTE NARRATIVE
5.1. Analizë e teksteve narrative në gazetën “Posta Shqypniës”
- Shqypnija e Kultura
Shkoder, 13. Tetuer 1917 -
Kallxohet se motit kishte pasë kênë mytë nji barkë n’deet e se nder atà njerz – e shûma tregtarë –
qi i kishin pasë pshtue rrezikut por qi gjâja u paska pasë kênë mytë krejt n’deet, paska pasë
qillue edhè nji dietaar. Masi u pat kalue droja e rrezikut t’jetës, tregtarët ja nisen me kjaa me lot
per gjâa qi u kishte hupë, pse tujë pasë metë gisht, kurrkund s’ja shifshin gjasen vedit, se si
kishin me mûjtë me jetue mii shekull; vetem dietari nuk bâte ankim as vaj. Si mundesh me ndêjë
paa kjaa, i thânka njani asi tregtarësh, masi edhè tyy t’âsht mykun n’deet shka pate ? Nuk kjajë,
i pergjegji dietari, pse un kapitalin t’êm, qi âsht dia, e kam shndosh e as m’mytet n’deet, as
m’hupë m’tokë. Edhè njëmend s’rrêjti me at fjalë; pse n’t’parin gjytet qi u ndal, çili nji shkollë,
neper t’cillen mandej jetoj zotni nja per nja si përpara.
Por s’dii si ishte daa ky dietaar me gjith die t’vet, po t’a kishte qitë ora me u kapë s’parit mas
atii rrezikut m’breg t’Shqypniës. Kujtoj se kishte dekë ûjet, a se mos tjeter, i ishte dashtë me dalë
e me lypë derë per derë, si ata tjerët shokë t’tii trehtarë; pse shkollat, si motit, si deri t’gjith diten
e sodshme, s’janë majtë per gjâa nder nee. Nder t’gjitha kohët e nder t’gjitha viset shkolla kaa
pasë grat n’shoqnië t’njerzimit, per posë se n’Shqypnië. Ktû, deri sod, dietari e nieri i shkollës e
i leters kaa kênë mâjtë si nji farë shartarit a fallçorit, e kurrgjâa tjeter mâa teper; edhè me arsye,
pse Shqyptari kurr deri sod s’ja kaa ndië nevojen shkollës e diës. Si aj e kaa pasë kuptua jeten
deri sod, shkolla per tê s’kaa mûjtë me pasë kurrfarë randsiet praktike...
N’mos dashtë praa populli shqyptaar me u bâa robi i huej, aj sod e mrapa do t’epet mas shkollet
e do t’mundohet me u bâa i zoti, qi me i qindrue rrymës s’kulturës evropiane. Paa shkollë, sod e
mrapa, s’kaa Shqypnië as kaa Shqyptarë; e na kemi me hupë t’fikun e t’koritun. E shkolla, qi do
t’ndjekë Shqyptari, do t’jeet tamand shkollë, e jo shkollë me êmen e saa me i lshue vedit plûhen
sysh; praa, shkollë kû nieri per njimênd zên me krye detyrët qi kaa ndaj Zotin, ndaj shoqin e ndaj
veten...
(Posta e Shqypniës, 13. Tetuer 1917, f. 1)
Mund të shtroimë pyetjen e thjeshtë: çfarë treguesish e bëjnë narrativ tekstin e mësipërm, të
shkruar nga poeti Gjergj Fishta, bashkëdrejtor i “Postës...”, me albanologun austriak, Max
Lambertz?168 Kryesorja, rrëfimi i gazetarit të para një shekulli, nis me një folje-fjali me vetë të
papërcaktuar, të përgjithësuar, në v.III/njejës, e cila, për shqipfolësit, nuk intrigon pyetjen se cili
ka kallëzuar (treguar), është në kuptimin e saj, kjo folje, pothuajse e njëjtë me vetën III/ shumës
“kallëzojnë”- thonë – tregojnë – flasin – rrëfejnë etj., një tip foljesh që përbëjnë një klasë të
veçantë. Vetë semantika e këtyre foljeve zgjon kërshërinë tek destinatori – marrës, që të heshtë,
të dëgjojë, të kapë përmbajtjen e asaj që do të vijojë nga emetuesi (këtu: gazetari); e dyta, kjo
folje e të tjera që u shënuam më lart, janë karakteristikë formale e një narracioni, tregimi a
rrëfenje, një tregues që nuk e shfaq titulli “Shqypnija e kultura”; së treti, paragrafi i parë që nis
shkrimin, është me të vërtetë rrëfim i një ngjarjeje, të cilën artikullshkruesi do ta lidhë mjaft
168 Shih: Fishta, Gj., Vepra 10, Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2004.
89
bukur me temen e vënë në krye. Përveç përgjigjes që dhamë, duhet nënvizuar se autorit i është
dashur të përdorë një konektiv lidhëzor me përmbajtje kundërshtuese – por – për ta zhvendosur
rrëfimin në kontekstin shqiptar, ku dija e shkolla, arsimi e kultura, nuk janë të dorës së parë, nuk
çmohen edhe aq. Paragrafi i fundit (kemi zgjedhur vetëm 3 masa të tilla ligjërimore), përmban
konektorin “pra – prandej”, i cili përdoret në rrëfim për të renditur konkluzione të çështjeve të
shtruara më sipër. Atëherë, ne mund të bëjmë lidhjen midis këtyre treguesve formalë për 3
paragrafët: nga folja “kallxohet” tek konktivët “por” dhe “pra”.169 Nga një lexim i vëmendshëm,
bie në sy kundërvënia e paraqitjes së emrit “dijetar” në të pashquarën dhe të shquarën “ një
dietaar” – “dietaari”, është një formë narrative e të shkruarit. Konektorë të pakët, si konektorët
“pra”, “prandaj” dhe “domethënë”, gjuhëtarja Mëniku i quan konektorë metakominikativë. Sipas
Brinker-it, shkruan autorja jonë, njësi të tilla shërbejnë në mënyrë që folësi të sigurojë suksesin e
procesit të komunikimit dhe shton se kalimi në rrafshin e metakomunikimit bëhet me qëllimin që
folësi të ndikojnë vetë në procesin e komunikimit, duke sqaruar, korrigjuar apo saktësuar
keqkuptimet në këtë proces.170 Teksti është i tillë që bën aludim edhe për shkollat e arsimimin e
kohës sonë !
Së dyti, veç kumtimit të drejtpërdrejtë, teksti përmban edhe komunikimin e zhdrejtë, i cili, sipas
gjuhëtarëve, nënkupton shmangien nga raporti: e thënë – e menduar dhe kalimin në raportin: e
pathënë – e menduar. Pra, është një lloj interpretimi i një mesazhi (me kodin dyfishtë) brenda një
thënie që në kuptimin e drejtpërdrejtë ka domethënie tjetër.171 Narracioni nis me një ngjarje
tragjike: mbytja e një anijeje, shpëtimi i udhëtarëve, por që humbin pasurinë në fund të detit; me
përjashtim të njërit që s’kishte pasuri të tundshme, por ishte dijetar. Këtu na hyn në punë
përmbajtja e termit amplikaturë, i cili tregon se emetuesi e nënkupton, e sugjeron a dëshiron ta
thotë në një formë tjetër nga ajo që është e thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në situata të
caktuara, në shqipen, sqarojnë gjuhëtarët Rugova, ne këtë e shpjegojmë me shprehjen: kuptim
mes rreshtash. Në tekstin tonë “Shqypnija e Kultura”, lidhja midis dy kumtimeve: atij të
drejtpërdrejtë dhe të zhdrejtë, bëhet në fillim të paragrafit II, aty ku na del konektori
kundërshtues – lidhëza “por”. Në këtë paragraf ndeshim edhe emrin e shquar “ky dietaar” – pasi
është përdorur një herë në trajtë të pashquar dhe rrëfimi vazhdon deri në fund në vetën III, edhe
në paragrafin mbyllës (III) “populli shqiptar” del në vetën e tretë (ai). Po këtu autori i shkrimit e
identifikon veten me popullin, kur vë përemrin “ne” dhe bën thirrje për shkollë, për shkollë të
vërtetë, ku të fitojë dituri e zotësi pune ndaj Atdheut.
Teksti më poshtë mbaron ashtu si nis (si nis, ashtu edhe mbaron): zë fill me një krahasim të
dheut pa rrugë (këtu: vendit tonë, shënimi im – F. Shyti) me trupin dhe fuqitë e njeriut, kur s’ka
të përpjekuna (lidhje, shënimi im, - F. Shyti): pa ajër, me gjymtyrë të pazhvilluara, i gjymtuar, pa
gjallëri dhe ripërtëritje (kërthnesje), drejt vdekjes! Pa jetë e pa kulturë e pa ekonomi!
Nëse përpiqemi ta ndajmë tekstin në sekuenca (në pjesë përbërëse të montuara të tij), do të
thonim që kjo është sekuenca e parë – deskriptive – përshkruese. Këto janë sekuenca statike, që
nuk e shpien përpara narracionin, por e frenojnë atë në ritëm nëpërmjet përshkrimeve fizike të
personazheve (këtu nuk ka personazhe), të mjediseve dhe të ngjarjeve që ndodhin ose
përshkruhen se ngjajnë, siç bëhet me një vend si Shqipëria ku ka mungesa rrugësh. Sekuenca
169 Për konektorët e tekstit, shih: Mëniku, L., Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe, monografi, Albas,
Tiranë, 2014. 170 Mëniku, L., Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe, ALBAS, Tiranë, 2014, f. 216. 171 Rugova, B. & Sejdiu-Rugova, L., Hyrje në gramatikën e tekstit të gjuhës shqipe, Trembelat, Prishtinë, 2015,
f.95.
90
tjetër këtu jepet me anë të frazave me fjali kushti, madje e para prej tyre nis dhe shprehet
nëpërmjet paskajores së dytë gege “me pasë per t’kênë – krahaso: “me pasë me kenë” dhe vijon
me këtë regjistër gjuhësor lidhur me sintaksën funksionale... me pasë per t’kênë, kishte dalë, nuk
kishte pasë nevojë me u strukë, kishte kênë, e kishte me pasë uzdajë, s’ishte kênë dashtë me u
armatisë, e kishte ndië veten sugure; të cilat ndiqen po tek kjo sekuencë nga folje në kohë të
tashme, në kohë të kryer dhe 2-3 me forma të pashtjelluara, si: duhet, bien, s’kaa, asht kot, bjen
nder mend, janë t’nevojshme, asht, njef, nuk kaa – me marrë/me dhanë, tujë shtektue, tujë
udhtue, ka metë, ka pershii. Shumësia e foljeve e, për pasojë, e fjalive të ndërtuara me to, shpreh
veprim, dinamikë, ekonomi, që sjellin rrugët për një vend që dëshiron të zhvillohet.
Sekuenca që mbyll tekstin këtu ngjet me atë të fillimit, si sekuencë përshkruese: përmban 7
folje të shtjelluara, në kohë të tashme, dy folje me paskajoren e dytë gege dhe 2 folje në të
shkuarën (të kryerën): nuk kaa, s’mahet, s’mund t’mlidhet, janë fort të nevojshme, per me folë,
per me sque, kan vuu oroë, kanë pasë dhanë, merrshin pjesë. Të përpjekurat (lidhjet e takimet –
shënimi im, F.Shyti), shkruan autori i tekstit ndikojnë edhe në psiken e një popullit, përndryshe të
katundarit tonë, i cili: do t’ kishte dalë mâa shpesh nder krahina, kû kaa pershîi rrezja e kulturës,
e atŷ kishte mûjtë me u njoftë me gjith ato përparime jetet. Nuk kishte pasë nevojë me u strukë
n’vend t’vet, si ndoj rod ujkut n’shpellë, por kishte kênë mâa i butë e mâa i shqonueshem, e
kishte me pasë uzdajë mâa t’madhe n’nierz tjerë.
Shkoder, 9. Tetuer 1917.
Shqypnia e rrugat.
Dheu qi s’kaa t’perpjekuna, pergitet me nji trup t’paa shndet e t’paa fuqië, n’t’ cillin gjaku nuk
rrjedhë si duhet, e t’cillit i mungon ajri. Gjymtyrët e nji trupit kso doret nuk zhdrivillohen si
duhet e jesin t’gjymtuem, e vetë aj trup do t’bjerrë t’gjith gjallniën e t’kerthnesët e vet e do
t’desë. Dheu i paa rruga âsht i paa jetë, e domosdo do t’jesë mrapa si kahë kultura ashû edhè
kahë ekonomia e politika komtare.
Kû rrugat e t’perpjekunat jânë t’zhdrivillueme atŷ nieri e ndîen nevojën qi me udhtue, me u vûu
n’shoqnië me nierz tjerë e me vise tjera. Me udhëtim e me t’perpjekun me nierz zêhet gjithshka, e
per kta populli i jonë thotë: mâa mirë nji i kerkueshem, se nji i kndueshem. Udhtimi, mas
mendimit t’gjith nierzvet, âsht libri mâa i miri e mâa i arktueshmi e qi s’marohet kurr
s’knduemit. Me të perpjekunit nierit i hapet mâa teper horizonti e të pamat per rreth, e i bgatet
edhè mêndja. Nieri, qi s’lot e s’udhton, aj jet mrapa n’t’gjitha pûnët.... Aj âsht daa prejë nji
murit t’trashë prejë shekullit tjeter, e atii s’mundet me i shndritë dielli i gjytetniës.... Shekulli
përparon me hapa t’mdhej, paa vûu n’beh kta nierz, mirë tujë e dijtë, se atà, qi s’shkojën gjurmë
per gjurmë me tê, do t’hupin e do t’perpîhen prejë tjerësh.
Me pasë per t’kênë nder nee rrugat e zhdrivilluene e t’godituna si duhet, katundari i jonë
s’kishte me metë mrapa ashtû si kaa metë. Katundari kishte dalë mâa shpesh nder krahina, kû
kaa pershîi rrezja e kulturës, e atŷ kishte mûjtë me u njoftë me gjith ato përparime jetet. Nuk
kishte pasë nevojë me u strukë n’vend t’vet, si ndoj rod ujkut n’shpellë, por kishte kênë mâa i
butë e mâa i shqonueshem, e kishte me pasë uzdajë mâa t’madhe n’nierz tjerë. S’ishte kênë
dashtë me u armatisë prejë kâmvet e deer m’maje t’krees; pse nder udha t’mdhaa e t’çiluna e
kishte ndië veten sugure. Paa dyshim se udhat e zhdrivillueme mirë, biën nji sugurim mii dhee.
Kû s’kaa rruga, atŷ âsht kot me folë per ekonomië. Rrugat e godituna jânë t’nevojshme per jetë
ekonomike, si âsht dielli i nevojshem per jetë të frymoret e t’bimvet. S’kaa tregtië, as t’mârrun e
të dhânun, kû nuk kaa rruga. Tujë shtektue e tujë udhtue njef nieri pasuniën e skâmin, jo veç
91
t’krahinavet t’veta, por edhè t’atyne t’hujavet, e atëherë i bjen nder mend me mârrë e me dhânë-
importi e eksporti....
Kû nuk kaa rruga, atŷ populli s’mahet tok; atŷ populli s’mund t’mlidhet komi, per me i folë
ndoj send t’mirë e per dobië t’tii. Por t’mledhunat e popullit, sidomos per me sque ndîsiët
komtare, jânë fort t’nevojshme. Kta e kan vûu n’oroë Grekt motit, e kan pasë dhânë nji randsië
t’madhe t’kremtevet, kû mêrrshin pjesë të gjitha fiset e komit....
(Posta e Shqypniës, 10. Tetuer 1917, f. 1)
Edhe në strukturën sintaksore pasqyrohet përmbajtja e sekuencave, siç kemi në shprehjen e
marrëdhënieve të kushtit në frazën e sjellë këtu për analizë funksionale dhe skematike, një
periudhë me ndërtim të zhdrejtë, ku kemi bashkuar me anë të parataksës tre përbërës frazorë, me
pauzë; me fjalë të tjera janë ndërkëmbyer sindetizmi me asindetizmin dhe ku ka disa Q.O.S.:
“Me pasë per t’kênë nder nee rrugat e zhdrivilluene e t’godituna/si duhet,/katundari i jonë
s’kishte me metë mrapa/ashtû si kaa metë,/ katundari kishte dalë mâa shpesh nder krahina,/kû
kaa pershîi rrezja e kulturës,/e atŷ kishte mûjtë me u njoftë me gjith ato përparime jetet,/nuk
kishte pasë nevojë/me u strukë n’vend t’vet, si ndoj rod ujkut n’shpellë,/ por kishte kênë mâa i
butë e mâa i shqonueshem,/e kishte me pasë uzdajë mâa t’madhe n’nierz tjerë.”
Fjdr. Fjdr. Fjdr. Fjkr. Fjkr. Fjkr. Fjkr.
Fr.
Fjvksht. Fjvmn. Fjvmn. Fjvv. - Fjvku. - -
Nder blerime të vorrevet
Shkoder, Maj 7. 1918.
Nji ditë, tash qi, tuj u dê bora maleve, gurrat e cemta porsi argjan i shkrîm gurgullojnë neper
gryka të jehueshme e Prendvera, bukur stoliste me lila e drandofille, pret zânin e bylbylit, per me
nisë mbas jonesh të tija hymnin e madhnueshem të Natyrës ndaj krijuesin vet, dola prej atij
zhumhurit shurdhues qi resa, mnija, egoizmi i prûjtun peruan në gjytet të Shkoders, e shkova te
“Fusha e Rmajvet” per me pà n’at rrahe të dekne, (ku neper gur të zymtë t’atyne vorreve të
mjerueshem perplasen e thehen tallazet e epsheve të zêmers s’njerit e rendon jeta), se si
kerthneset Natyra, e per me redue nder shkrola plumbçe t’atyne rrasave të ngrita se sa të kota e
të pa vend jânë pûnët e rangët e nierit e ....... kjo lufta europiane, e cilla ashtù keqas ja zù
shpirtin njak anë-e kand njerzimit. Oh! sa mâ i tingllueshem – per atë qi di me mendue – âsht
zâni i Natyrës se fjala golle e të gjith ministrave t’Europës, e sà mâ të kthellta jânë thânjet e
permbledhuna me pak shkrola mbî shpinë të ngûshtë të rrasës s’nji vorrit se ligjëratat e gjata e
libravet të randë e të pluhnuem të bibliotekavet të mdhaja!
Qe “Fusha e Rmajvet”. Ktû nji vorr, aty nji tjeter, mâ andej nji tjetër; e mandej dhetë,
pesmdhetë, nji qind, nji mî. Njani mermerit; tjetri gurit të dhênun; e shuma me carâj prronit.
Mbrendë nji eshtìm i plot. As ndihej zhurmë as zâ. Por as të dekunt mue nuk m’ndîne kur hîna
92
mbrendë. – Të lumtë ata qi nuk ndîjnë mâ pûnët e ktij shekullit e .... zhurmen e luftës....Kur qe,
tue kundrue ashtû me sy të permallshem tash deken tash Jeten në “Fushë të Rmajve”, po më
shkojnë syt m’vorre t’ushtarvet austro-ungar, rmue krahas njêni tjetrit e ashtû në rreshta të gjatë
– si nder llogore, sa kjenë gjallë. Ndreqë e rreshtue ato vorre per bukurί, gjithshka ishte të blertë
e t’hiejshem per rreth sish; vetem atà kryqa drunit mbi krye të secilit ishin enè të thatë.....Kuer
pàsh atà kryqa edhe mendova se të kuj ishin ato vorre, m’rà disi të perqethtë per zêmer e thash
me vedi: po kta ç’i pruni prej viseve të Danubit me ardhë e me lânë kryet ktû kahë zalli i Kirit?
Të kishin dekë e t’ishin kênë rmue nèn hije të kishave të veta, ndoshta kta kryqa s’kishin metë dér
sod kaq të thatë: ndoshta lott nanavet, lott e fmivet, flladi i të fshamevet të grave të veta deri sod
i kishin bâ me bulue; por ktû në dhé të huej, larg trollit të parvet, pa kend të vetin qi me i ankue;
ç’i pruni me hî në vorr shî në mâ të mirën stinë të motit të vet ? – Ç’i prûni? i prûni detyra shêjte
ndaj Mbretin ndaj Atdhèn e vet.....
Rasa mâ e mira per pasanikë të Shqypnis me krye detyrën e vet ndaj nevojet e gjindes s’shpis
t’atyne ushtaret, austro-ungar, qi lânë jeten nder nè, tue luftue per Atdhe të vet e per liri
t’Atdheut t’onë âsht “Java e Karlit” - K a r l s W o c h e. Posë detyret qi kryejn, t’u bij nder
mênd pasanikve shqyptarë edhe fjala e vërtetë e të moçmit, si thotë: “Nderen bane m’det. Pse e
gjen m’krypë.”
(Posta e Shqypnis, 8. Maj 1918, f. 1)
Teksti i mësipërm vjen krejt i veçantë në faqet e “Postës...”: përmban refleksione, meditime dhe
mbresa të autorit kur del e sheh shenjat e pranverës mbi blerimin e varrezave të Shkodrës! Varret
dhe eshtrat e atyre që bëjnë gjumin e përjetshëm (të shumët, siç u thotë në zhargonin e tyre
populli), sikur i flasin shkrimtarit edhe për ata djem të rinj – ushtarë të Perandorisë që, prej
viseve të Danubit, erdhen e u vranë në Ballkan gjatë kësaj Lufte të mallkuar, erdhen për të kryer
një detyrë të shenjtë per Atdhe të vet e per liri t’Atdheut t’onë, prandaj, nge zërin autori se është
rasa mâ e mira per pasanikë të Shqypnis me krye detyrën e vet ndaj nevojet e gjindes s’shpis
t’atyne ushtaret, austro-ungar qi lânë jeten nder nè.. Dhe thirrja është në K a r l s W o c h e
(në Javën e Karlit). Për gramatikën e tekstit, përndryshe, për sintaksën e kësaj njësie ligjërimore,
na bien në sy 2 çështje: a. ndërtimi i frazave dhe b. fjalitë emërore.
Sa i takon pamjes frazore, po zbresim poshtë një model ndërtimi të periudhës, ku autori ka
mudur të përfshijë vargje gjymtyrësh caktuesore, edhe homogjene, përbërës predikativë me
funksione të ndryshme sintaksore, njësi të ndërmjetme në trup të frazës, dhe thyerje të rënda
sintakse, si kjo periudhë, me ndërtim të drejtë, me dy QOS dhe me 3 njësi fjalish të ndërmjetme;
mes fjalisë së parë drejtuese ka 5 njësi predikative që e ndërpresin atë, duke krijuar një lidhje të
largët sintaksore :
Nji ditë,/tash qi,/tuj u dê bora maleve,/gurrat e cemta porsi argjan i shkrîm gurgullojnë
neper gryka të jehueshme/e Prendvera, bukur stolisë me lila e drandofille,pret zânin e
bylbylit,/per me nisë mbas jonesh të tija hymnin e madhnueshem të Natyrës ndaj krijuesin
vet,/dola prej atij zhumhurit shurdhues/qi resa, mnija, egoizmi i prûjtun peruan në gjytet
të Shkoders,/ e shkova te “Fusha e Rmajvet”/per me pà n’at rrahe të dekne,/(ku neper
gur të zymtë t’atyne vorreve të mjerueshem perplasen/ e thehen tallazet e epsheve të
zêmers s’njerit/e rendon jeta), /se si kerthneset Natyra,/e per me redue nder shkrola
plumbçe t’atyne rrasave të ngrita /se sa të kota e të pa vend jânë pûnët e rangët e nierit e
....kjo lufta europiane,/e cilla ashtù keqas ja zù shpirtin njak anë-e kand njerzimit.
93
Fjdr. - Fjdr.
Fr.
Fjprc. Fjprc. Fjvprc. Fjvq. Fjvq.
Fjvmn. Fjvq. Fjvku. Fjvprc.Fjvprc.Fjvprc Fjvku..
Fjvprc.
Në paraqitjet tona analitike (edhe në skema) në këtë trajtesë teze, kemi ndjekur statusin
predikativ të formave të pashtjelluara, një status që është ruajtur nga gramatikat (Sintaksat) tona
për rreth gjysmë shekulli: nga Sintaksa e parë e A.Xhuvanit,172 deri tek ajo e M.Domit, në vitin
1957.173 Kështu kemi përcjelloren “tuj u dê,” – me funksion mënyre; si dhe 3 trajtat e paskajores
së dyte gege “per me nisë”, “per me pà”, “per me redue” me funksion qëllimi. Ndërsa njësitë e
ndërmjetme zakonisht dalin pa lidhje sintaksore, ato kanë vetëm rol sqarues, në trupin e fazës;
edhe në skemë sillen më vete. Me drejtshkrimin e kohës ato paraqiten në kllapa, por në rastin
tonë ato marrin funksion: janë fjali të varura përcaktore që plotësojnë gjymtyrën rrethanore –
sintagmë parafjalore “n’at rrahe të dekne”, kështu që, këtu, shkrihen në strukturën e lidhur të të
gjithë thënies (periudhë).
Lidhur me pikën b. fjalitë emërore, që e shoqërojnë tekstin, themi se ato janë përdorur me aq
mjeshtëri e me vend sa japin një tabllo pikture, dhënë prej vështrimit të hollë të autorit: “Qe
‘Fusha e Rmajvet’ - Ktû nji vorr, aty nji tjeter, mâ andej nji tjetër; e mandej dhetë, pesmdhetë,
nji qind, nji mî. Njani mermerit; tjetri gurit të dhênun; e shuma me carâj prronit. Mbrendë nji
eshtìm i plot. As ndihej zhurmë as zâ.” Janë fjali që kërkohen në stilin e një përshkrimi, siç është
sekuenca e këtij teksti narrativ, përndryshe sekuenca deskriptive, e cila del para lexuesit
gjithmonë si sekuencë statike, e tillë që nuk e çon përpara rrëfimin, përkundrazi, e frenon
zhvillimin e tij.
Dera e Habsburgut e Shqypnija.
Shkruen: M. Logoreci
Atje n’Elvetii, në breg të nji lumthi, qi quhet Aar, përmbi nji naltsinë, u ngrihte n’kohë të vjetra,
nji purâa i hieshem e i forcuem, qi thirrej Habsburg, ku kishte ndêjen e vet sunduesi i atyne
viseve, të cillat perbajshin e sajoshin nji krahinë a sikurse u thirrte n’ate kohë nji plakonii, prejë
fjalës p l a k , qi n’gjuhë t’onë perdoret edhè per të shenjue k r y e, e p l a k u e thirrej sunduesi
i plakonis. Dera qi mbi plakonii të Habsburgut sundote ishte bukur e vjeter e historija e
permendë qyshë në të XI shekull. Njatje pak gjâa përtej gjymses së XIII shekull sundote mbi
plakonii të Habsburgut Rudolfi, njerii i permendun, jo vetem nder rrethina të veta, por edhè mâ
përtej e deri jashta kufive të Elvetiis, per burrnii, trimnii, drejtsii e perkushtnii feje.
172 Xhuvani, A., Sintaksa shqip, Pjes’e dytë, për klasët e ulta të shkollavet të mesme, Shtëpija Botonjëse “Kristo
Luarasi”, Tiranë, 1922, 1938. 173 Domi, M., Gramatika e gjuhës shqipe, Pjesa e dytë – Sintaksa, Tekst për shkollat shtatëvjeçare e shkollat e
mesme, Botim III, 1957. (Hartuar që më 1954, siç shkruan autori në parathënie të librit).
94
Në kohët të Rudolfit Germanija, qi vjen kah veriu i Elvetiis, kishte pasë mbetun pa krye qeverije,
pa perenduer e të liga e të zeza të pa-numer randojshin mbi atê....Nder të tana viset e Germaniës
s’u veshgote tjeter veç se gjamë e vajë. Populli i shkretë fshatçe gjimote mbi gjendje të zezë të
veten. ..Njate vonë disa prej krenvet mâ të parë, të lodhun e të merzitun prej sa e sa paudhniish e
të ngallmuam prej dishirit qi me u dhanun fund nji herë e përgjithmonë gjithë atyne të ligave, u
merren vesh e u lidhen me zgjedhë nji perenduer e shyt e të gjithve ruan mbi Rudolfin e
Habsburgut; edhe ky e pelqej të zgjedhjen e u kunorue per perenduer german në vjetë 1273.
Shpresët e popullit german nuk duelen huq, pse me nji herë ai filloj me marrë frymë e m’u knellë
e në krejt Germaniin xû të kthejnë qetsii e drejtsii. ...
Shkambi perenduer i Germaniis shkote n’atë kohë të mesme, jo për trashëgim, por me të
zgjedhun; done me thanë se mbas deke se të cillit perenduer do t’u mblidheshin kreent e
shenjuem, qi kishin tager per të zgjedhë perandorin e rii. Me gjith qi shkëmbi perenduer ishte i
zgjeshem mbet prej Rudolfit e deri në fillim të XIX shekull, gadi pa u kputun kurrë në Derë të
Habsburgut. Por kujdesin mâ t’math e pat këjo per herë mbi dhena, qi ishin trashigim i saj, don
me thanë mbi Austrii e tjera dhena, qi me këtë u mbajshin......Dera e Absburgut praa tue e
njoftun vleren e çmueshme të siujdhazes ballkane, qyshë me kohë, âsht mundue me fitue njatë
randsii qi gjallnija e sajë politike e tregtare e lypë, e qe herë me lufta, herë me marrëveshje tue u
perpjekun me çue në vend këtë qellim I madhi krye-ushtaar, por edhe politikaar i urtë prinz
Eugeni prej Savoje, në kohë të Marije Terezes, desht t’a pushtojë krejt Serbiin për t’i a
mbështetun kupores së Habsburgut...
Nder dhena të Ballkanit gjindet edhe Shqypnia e banorët e sajë. Shqyptarët. Po, Shqyptarët qi
mjerisht janë tuje fjetun tash gadi pesëqind vjet e këtej nji gjum i randë, qi as gopedrat e
mnershme të luftes së sotshme me gjithë tridhetegjymsat e me katerdhetedyshat nuk po mrrijnë
me i çue! Flejnë me gjith rreziqe, qi, jo vetem kanë paa, por edhe sprovue. Ende s’janë terun lott
e sa e sa vejushave e të vorfenve per burra e prind të mbetun kû të mbytun kû të djegun e të
pjekun prej Serbi, Malit të Zii e Greku; ende qesin tym shpijat e tbanat e Shqyptarvet, ende
shifen rrenimet qi anmiqt t’onë kanë bâ nder nee, nder vende t’atdheut t’onë...A thue prap kemi
per të thanun se gjuha shqype, njajo gjuhël qi vetë Perendia na ka falë, na prishë ja këtë besë ja
atë tjetren? Ah jo shpresojmë se s’ka per të qenë mâ kështu por ka per të na dalë gjumi, kemi per
të marrë vesht arsyen e kemi per të njoftë se kû e kemi shpetimin t’onë, shëlbimin e
Shqypniis...T’a rrahim këtë çâshtje e të shohim a mik a anmik do të jeet per nee këjo Monarkii, qi
kështu të dijmë m’u rregullue nder punë t’ona. Keni per t’a diftue per mik domosdo, qyshë se
këtë çâshtje e rrahni sot, në mjedis të bojanetavet t’Austro-Hungaris, kështu ndoshta kishte per
të na thanë ndokush, në mos me gojë, syy per syy, së pakut me ndonji leter të pannenshkrueme. ..
Kush âsht mundue deri sot me i kundershtue kësaj Monarkii, qi të randohet mbi dhena të
siujdhesjes ballkane? Mâ së parit Rusija e neper këtë klysht e sajë, njata klysh, qi prej qyshë se
mbahet mend janë mundue per të zezë t’onë; janë mundue me na humbun si deshten me bâ në
luftë ballkane. Patem humnun pernjimend, pse Shqypnija e shkretë, mbas lakmimet të klyshvet të
Rusisë, pat m’u daa copa copa e per t’i ngranë Serbi, Mali i Zii e Greku. Por kush e shpetoi?
Monarhija e Habsburgut, qi mrrini me çue në kambë krejt ushtriët e veta në mos t’u ndigjote
fjala e sajë qi Shqypnija të jetë e Shqyptarvet; per shpetim t’onë, por edhe per interesë të vet,
pat me i a krisë luftes, por se anmiqt e saj nuk ishin gatuem per luftë e me zêmer të plasët i u
desht me e njoftë Shqypniin, por qi u munduen me e currue deri sa kû mujten. .. E dihsim mirë
fort se vetem prej andej mund t’i vinte edhe nji herë shpetimi i Shqypniis, zemra e mendja na
thoshin se shëlbimi i atdheut t’onë âsht lidhun me fat të Derës së Habsburgut...
95
Jo vetem nder kohë të mbrame, por edhe motit Monarkija e Habsburgut âsht mundue per të
miren t’onë. Kështu kur Mustaf-Pashë Shkodra, Viziri, pat ra ngusht e shtrejt e doemos do t’i
bite në dorë Osmanliis, prej frige qi ky mos t’a prishte i ra në dorë Perendorit t’Austriis e i
shpetoi jeten e gjaan. Sikurse sheji mâ i parë e i math i komsiis âasht gjuha kështu nuk u kursye
kurrë Monarhija per t’i ndihunshtypit komtaar. Nuk u botote fletore, nuk u shtypte liber në gjuhë
shqype qi nuk i ndihi Ministeri i perjashtem i Monarhiis e të tana këto per t’a knellë kombin
t’onë. Dera e Habsburgut gjithmonë âsht diftue dashamirja e vërtetë e Shqyptarvet e àsht pra
n’interesë t’onë qi këjo Derë të dalin me lumnii e madhnii prej kësaj lufte. Fati i Shqypniis âsht
lidhun me fat të Habsburgut.
(Posta e Shqypnis, 8. Shtatuer, 1917, f. 4 / 15. Shtatuer 1917, f. 4)
Tregimi lart, që mund të quhet i gjinisë historike në tekstin narrativ, një rrëfim për dinastinë e
Habsburgëve, është mbase ndër më përfaqësuesit e këtij tipi në shkrimet e botuara në gazetën
“Posta e Shqypniës”, gjatë 3 vjetëve të daljes në shtypin e kohës. Ai është shkruar prej
veprimtarit të njohur të Arsimit tonë kombëtar, Mësuesi i Popullit Mati Logoreci. Shprehim
mendimin, nga ana tjetër, se bashkë me një artikull të Luigj Gurakuqit, rrëfimi historik i
Logorecit, duhet të jetë ndër më të ngriturit nga ana gjuhësore, në të gjitha nivelet ku mund të
shihet një shkrim: nga rrafshi fonetik, pasuria leksikore, kohezioni gramatikor, morfologjia dhe
lëmi i sintaksës, përndryshe, me fraza aq të përpunuara. Fillimi (hyrja) e kallëzimit nis pothuajse
si në përrallat popullore, me klishenë “ishte, na ishte një herë...” Atje n’Elvetii, në breg të nji
lumthi, qi quhet Aar, përmbi nji naltsinë, u ngrihte n’kohë të vjetra, nji purâa i hieshem e i
forcuem, qi thirrej Habsburg.”Për të ruajtur linjën historike, autori nis e jep data, jo preçizime
me ditë e muaj e vite, por vetëm me shekuj: kështu “Njatje pak gjâa përtej gjymses së XIII
shekull sundote mbi plakonii të Habsburgut Rudolfi, njerii i permendun..” Pas kësaj vjen një vit i
saktë 1273, kur Rudolfi u bë perandor i Gjermanisë, ku ktheu qetësinë dhe drejtsiin dhe shtetin.
Ndiqet historia e Absburgëve nga shek. XIII deri në qindjetin e 20-të, por edhe politikan i urtë
prinz Eugeni prej Savoje, në kohë të Marije Terezes, me gjith qi shkëmbi perenduer ishte i
zgjedhshem mbet prej Rudolfit e deri në fillim të XIX shekull, gadi pa u kputun kurrë në Derë të
Habsburgut; pastaj vijnë interesat e perandorisë për B a l l k a n i n e, prej gadishullit autori sjell
Shqipërinë. Shqiptarët qi mjerisht janë tuje fjetun tash gadi pesëqind vjet e këtej nji gjum i randë,
qi as gopedrat e mnershme të luftes së sotshme me gjithë tridhetegjymsat e me katerdhetedyshat
nuk po mrrijnë me i çue! Flejnë me gjith rreziqe, qi, jo vetem kanë paa, por edhe sprovue.
Pas rrënimeve që paraqet autori, rrënime në vendin tonë, shkaktuar prej lakmive të fqinjve,
Logoreci është ndër të paktët bashkëpunëtorë të gazetës që shtroinë pyetjet.... për t’iu përgjigjur
po vetë atyre: A thue prap kemi per të thanun se gjuha shqype, njajo gjuhë qi vetë Perendia na
ka falë, na prishë ja këtë besë ja atë tjetren? Ah jo shpresojmë se s’ka per të qenë mâ
kështu......T’a rrahim këtë çâshtje e të shohim a mik a anmik do të jeet per nee këjo Monarkii....
Kush âsht mundue deri sot me i kundershtue kësaj Monarkii, qi të randohet mbi dhena të
siujdhejes ballkane?
Mâ së parit Rusija - e neper këtë klysht e sajë,
qi prej qyshë se mbahet mend janë mundue per të zezë t’onë;
Patem humnun pernjimend,
pse Shqypnija e shkretë,
pat m’u daa copa copa e per t’i ngranë Serbi, Mali i Zii e Greku.
96
Dhe pyetja tjetër retorike na çon tek përfundimi logjik e historik, për të cilin autori shprehet
vetëm me një fjali të mbylljes.
Por kush e shpetoi?
Monarhija e Habsburgut, qi mrrini me çue në kambë krejt ushtriët e veta
në mos t’u ndigjote fjala e sajë qi Shqypnija të jetë e Shqyptarvet;..
E dishim mirë fort se vetem prej andej mund t’i vinte
edhe nji herë shpetimi i Shqypniis, zemra e mendja na thoshin
se shëlbimi i atdheut t’onë âsht lidhun me fat të Derës së Habsburgut...
Jo vetem nder kohë të mbrame,
por edhe motit Monarkija e Habsburgut âsht mundue per të miren t’onë.
Kështu kur Mustaf-Pashë Shkodra, Viziri, pat ra ngusht
e do t’i bite në dorë Osmanliis, prej frige qi ky mos t’a prishte
i ra në dorë Perendorit t’Austriis e i shpetoi jeten e gjaan.
Por, për kombësinë, sa territori i mbrojtur prej armiqve, thotë autori, vjen edhe gjuha, prandaj ai
shprehet se:
Sikurse sheji mâ i parë e i math i komsiis âasht gjuha
kështu nuk u kursye kurrë Monarhija per t’i ndihun shtypit komtaar.
Nuk u botote fletore, nuk u shtypte liber në gjuhë shqype
qi nuk i ndihi Ministeri i perjashtem i Monarhiis
e të tana këto per t’a knellë kombin t’onë.
Dera e Habsburgut gjithmonë âsht diftue dashamirja e vërtetë e Shqyptarvet.
Fati i Shqypniis âsht lidhun me fat të Habsburgut.
(Posta e Shqypnis, 8. Shtatuer, 1917, f. 4 / 15. Shtatuer 1917, f. 4)
T’ardhunt e Arqidukës
(Pritet n’gjytet t’ardhunt e Naltsiës s’Tii perendore e rregjnore, Arqiduka Maks.)
Gjyteti i Shkodres kaa me paa neser me sŷy nji mik t’madh e fort t’nderueshem Tujë kalue neper
tokë ku aq me lumnië i çiëlne shteg vedit ushtritë austro-hunmgare, kaa me ardhë fiill prejë
Rjeket n’gjytet t’onë, Naltsia e Tii perendore e rregjnore, Arqiduka Maks, vllau i Naltmadhniës
s’Tii, Mretit e Rregjit Karl. T’u pamen vapori n’të cillin kaa m’u gjetë Naltsia e Tii, kaa m’u
pershndetë me topa prejë kalajet, e t’vumen kâmë n’gjytet kaa me kenë pershndetë prej zyrtarve
t’ushtriës p. e rr. Aty kaa me u gjetë nji kompanië nderet. N’ket kohë t’pritunit, vendi para
doganes kaa me kenë xânë prejë ushtriës, prandej civilt nuk kan lêje me shkue aty, por âsht
vetem lêje me perdorue n’ket rasë barkë t’mdhaa e t’vogla, mjaft qik to të jeen stolisë si e lypë
dita e nji t’pritunit aq t’madh. Percjellë prejë Ekcellences Kryekomandarit, kaa me kalue Naltsia
e Tii neper rruga t’stolisuna t’gjytetit, i pershndetun sidomos edhè prejë fmive t’shkollave, qik an
me kenë rreshtue para tii, kaa me hîi n’gjytet, kû kan me ju paraqitë zyrtarët e gjytetit. Trupi i
zyrtarve t’ushtriës kaa me ndejë me pritë Naltsiën e Tii para ndërtesës s’Komandës t’gjytetit. Ktû
Princi edhè kaa me xânë vend, pse ajo shpië kje shênjue per Naltsiën e Tii...
Sado qi programi kaa me i kenë paraqitë Naltsiës s’Tii, e prandej kaa me pasë ndonji ndryshim,
gjithnji me çka dihet, Naltsia e Tii kaa me udhtue edhè deri te ura e Mesit, kaa me nderue me
t’dukun t’vet Shkollen Fraciskane, e kaa me shkue edhè kahë fusha e Shtojt si edhè n’maje
t’Taraboshit, per me paa vêndet ku qindruene aq lumnisht ushtriët e Turkiës. N’tryez t’mjesditës
në ket ditë kan me kênë thirrë paria e kryetarët mâa t’mdhajt e gjytetit. Koha n’t’cillen Naltsia e
Tii kaa me u nisë me 13 t’ktii mojit, nuk âsht caktue edhè..
97
Që në hyrje dallojmë se gazetari do ta afrojë në intimitet Mikun e Madh: nuk e quan me emrin e
tij të plotë “Maksimiljan”, por “Maks”, çka në kuptimin e psikës së popullit tonë – mikun e bën
si të shtëpisë: zbunimet (trajtat formale e përkëdhelëse të emrave – shënimi im, Fatmira Shyti) e
emrave të njerëzve, e afrojnë bashkëbiseduesin dhe shkurtojnë largësinë e kortezisë midis
interlokutorëve (bashkëbiseduesve). Është një tekst tipik lajmi, mbushur me tituj e grada të
hierarkisë shtetërore e perandorake e mbretërore, jo vetëm për Mikun e Madh, por edhe një
pasqyrë e një ceremonie protokollare shtetërore, me një agendë të detajuar aq mirë e saktë, gjë që
kapet menjëherë prej lexuesit, duke u bazuar në leksikun e fushës të këtij stili, ku vendin e parë e
zënë togjet atributive për mbretin – perandor të Austro-Hungarisë, por më tepër për të vëllain –
Arqidukën Maksimiljan, janë togje e grupe emërore edhe foljore, që vijnë edhe përsëriten, si: nji
mik t’madh e fort t’nderueshem, Tujë kalue aq me lumnië, Naltsia e Tii perendore e rregjnore,
Arqiduka Maks, vllau i Naltmadhniës s’Tii, Mretit e Rregjit Karl; Naltsia e Tii, kaa m’u
pershndetë me topa prejë kalajet, kaa me kenë pershndetë prej zyrtarve t’ushtriës p. e rr, aty kaa
me u gjetë nji kompanië nderet, dita e nji t’pritunit aq t’madh, percjellë prejë Ekcellences
Kryekomandarit, kaa me kalue Naltsia e Tii neper rruga t’stolisuna t’gjytetit, i pershndetun
sidomos edhè prejë fmive t’shkollave, trupi i zyrtarve t’ushtriës kaa me ndejë me pritë Naltsiën e
Tii, Princi edhè kaa me xânë vend, ajo shpië (shtëpia e pritjes – shënimi im, F.Shyti) kje shênjue
per Naltsiën e Tii...
Në përbërje të tekstit, na bien në sy, më së pari kohët foljore, përndryshe, e ardhmja e largët, fort
e veçantë me paskajoren e gegërishtes “ ka + paskajore”:
kaa me paa neser
kaa me ardhë fiill prejë Rjeket n’gjytet t’onë,
t’u pamen vapori ....................(sapo të shikohet)
kaa m’u gjetë Naltsia e Tii,
kaa m’u pershndetë me topa prejë kalajet,
e t’vumen kâmë n’gjytet
kaa me kenë pershndetë prej zyrtarve t’ushtriës p. e rr.,
kaa me u gjetë nji kompanië nderet,
kaa me kenë xânë prejë ushtriës,
kaa me kalue Naltsia e Tii neper rruga t’stolisuna t’gjytetit,
kan me kenë rreshtue para tii,
kaa me hîi n’gjytet,
kû kan me ju paraqitë zyrtarët e gjytetit.
kaa me ndejë me pritë Naltsiën e Tii,
Ktû Princi edhè kaa me xânë vend,
pse ajo shpië kje shênjue per Naltsiën e Tii...
programi kaa me i kenë paraqitë Naltsiës s’Tii,
e prandej kaa me pasë ndonji ndryshim,
Naltsia e Tii kaa me udhtue edhè deri te ura e Mesit,
kaa me nderue me t’dukun t’vet Shkollen Fraciskane,
e kaa me shkue edhè kahë fusha e Shtojt,
per me paa vêndet
N’tryez t’mjesditës kan me kênë thirrë paria e kryetarët mâa t’mdhajt e gjytetit.
Naltsia e Tii kaa me u nisë me 13 t’ktii mojit, ...
98
Vërejmë nga ana morfostilistikore se autori ka bërë dallimet e duhura brenda kohës së ardhme: e
ardhme e afërt dhe e ardhme e largët – nëpërmjet formave “folje ndihmëse + paskajore gege”: ka
me pasë, ka me u nisë, ka me shkue, ka me udhtue, ka me nderue, kan me ju paraqitë, ka me
kalue, ka me hi, ka me pa, ka me u gjetë, dhe “folje ndihmëse në kohë të thjeshta + folje
ndihmëse në paskajoren gege + pjesore”: kan me kenë thirrë, ka me i kenë paraqitë, kan me kenë
rreshtue, ka me kenë xanë, edhe me dy paskajore gege: ka me ndejë me pritë, etj. Gjatë leximit,
me këto trajta, duket sikur ndjehet radha e veprimeve protokollare.
Berati nji nder gur mâ të çmueshem të Shqypnis -
Mî gjytet të Beratit, qi per fat të bardhë të Shqypnis kje pushtue rishtas prej ushtrivet të famshme
të Monarkis austro-ungare shkruen në “Reichspost” i permênduni shkrimtar Klemens M. Mayer
kso doret:
“Çka pat thânë Lord Byron, i cilli ndoshta kje mâ i pari qi prej Prêndimit t’Europes, duel në të
19. Qindvjetë me kerkue neper Shqypnίs së Jugut, se nuk gjindet vegel piktorit, as pêndë
shkrimtarit, qi mund paraqitte bukurit e atyne ânave, mundet me u thânë pa dyshim edhe per
Berat, qi njehen si nder mâ të çmueshmet gjytete të Shqypnis. Lord Byron aso kohet pat rasë me
u shtŷ vetem prej Janinet deri në tepelenë kah Vijosa e prandej nuk pat si me e pà Beratin, pse
t’a kishte pa, ajo zêmer qi nepej aq fort mas bukurijet të natyrës, nuk kishte metë pa e permêndë
në veper të vet madhni e jashtëzakonshme qi natyra i paraqet shtegtarit në ket gjytet.
Në Prêndverë 1917 më ra rasa me dalë në Berat, per bukuri të cillit më kishin folë sa herë shokët
e mî, nierz edhe fort të mêndshem e shkollet, qi më paten falë edhe disa fotografija, por qi nuk
më paraqiten kurr, çka mâ vonë mujta me gzue me sŷ të mî. ... Toka në breg të Shkuminit kah
Jugu ishte aso kohet fort e butë prej shinash të shpeshta qi paten rè aso prendvere...Shkuminin
na rà me e lânë me nji herë e udhtueme per të gjatë të Devollit kah Jugu...
Ne nesret, qi kje nji ditë fort e bukur, nji ditë e këndshme prêndveret, kaluese me kual në nji và,
ujët e devollit e muejtem kshtû me u shty kah Berati; rruga lakon ne romakët, per rreth njasajë
naltsi, qi me mure të madhnueshme të vetat i pershndetet mâ së parit ç’do shtegtarit qi të mrrije
në ket gjytet. Bri kalajet shtrihet pjesa e motshme e gjytetit, me oborre të rrethueme me muer e
me minare të shpeshta. Mâ andej, nder dy ânët e rrugës vorre muhamedansh, mushë me bar,
gjithkah shtylla gurit nji copet, tyrbe të bukra kû mâ të vogla, ku mâ të mdha me dritsore
gjithfarë trajtash – kundërshtim i fort ndermjet pakujdesit të shumicës, qi nuk mendon mâ aspak
per të dekun të vet, qi ká të ndrym nder ato vorre.
Kuer qe, na bjen me u ndalë mî urë shtatë qemerësh, e ktû syni i jonë bindet në ndërtesë të
madhnueshme të gjytetit. Ktû nuk të ndeshet syni, si nder né kah Prendimi, në stil gjithfarë, në
kundërshtime stilit, por shef ndërtesë të këndshme, me trajtë të natyrshme, njashtu si lypet per
nieri qi don me jetue flirt e qetsίsht. Nierz t e egjer, thona na “europiant e mirë” janë fort mâ të
mirë. Maks Lamberts, qi bâni studime aq me temel mî gjûhë shqype, thotë, pa e teprue aspak:
“Gjêja e të pàmt e gjytetit të Beratit jânë nder mâ të madhnueshmet qi un pava kund nder sà
udhtime qi bâna neper Austri, Germani, Itali, Secilje, Greqi, neper Azi të vogël e Shqypni.”
(Posta e Shqypnis, 31. Shtatuer 1918, f. 4)
Sa i takon tipit të tekstit narrativ (rrëfimtar), gjuhëtarët kanë formuluar përkufizimin që vijon: Merret tekst narrativ çdo tekst i shkruar ose gojor; nëpërmjet të cilit një narrator tregon një
histori.174 Edhe para përvijimit të Gjuhësisë së tekstit, si disiplinë linguistike, është folur për
tekste “primitive”, si: urime, mallkime, përbetime, thirrje etj., të cilat dallohen për vlera të tyre si
174 Luisa, M. & Biagi, A., La grammatica del testo, Torino, 1998, p. 195.
99
akte të të folurit, por, që duke u transmetuar në pjesë të tyre edhe me shkrim, kanë mbërritur deri
në ditët tona. Studiuesi Sulejman Mato shkruan: “ Dëshira për të treguar është e lashtë sa vetë
njerëzimi. Në Bibël thuhet ‘Në fillim ishte fjala. Ishte fjala ajo që solli zhvillimin. Ishte ai
kombinim gjuhësor fjalësh, ato mijëra e mijëra figura poetike të fjalëve të përdorura prej njeriut
në kohë të ndryshme që përsosen botën që nga antikiteti i largët e gjer më sot.”175
Të gjitha tekstet narrative (tregimtare), në një paraqitje “elastike”, përmbajnë disa karakteristika
të përbashkëta, të cilat i përkasin, në pjesë të tyre, edhe tekstit Berati nji nder gur mâ të
çmueshem të Shqypnis, si:
• të paraqesë veprime, mendime, dialogje të një a më tepër personazheve;
• të lidhë mes tyre veprime të tilla, mendime a dialogje të një a më shumë personazheve;
• të përmbajë një varg ngjarjesh që nga një situatë fillestare të çojë në një konkluzion të
ngjarjes;
• të propozohet fundi, që t’i interesojë lexuesit a dëgjuesit.
Këto veçori dhe të tjera, përgjithësisht, janë atribute (përkatësi) të teksteve narrative letrare, por
që edhe në tipat e gjinitë e tyre të shkrimeve të gazetës “Posta e Shqypniës”, dallohen mjaft
qartë. Për shembull, në përmbajtje të tekstit të mësipërm, mund të shquajmë atë që quhet intriga,
që është e mban ngjitur tekstin, sepse realizohet pasimi i fazave të ndryshme të historisë dhe
lexuesi mund t’i vargëzojë. Po kështu, me anë të leximit dallojmë dy elemente: fabulën – si
bashkësi e ngjarjeve që formësojnë përbërësit e tekstit, të sjella nga autori në një rend logjik-
kohor-shkakësor. Elementi tjetër është gërshetimi - që përbën rregullin me të cilin narratori
disponon lirshëm pjesët e historisë duke i organizuar e sistemuar sipas një rendi për t’iu
përgjigjur zgjedhjeve shprehëse. Kjo paraqitje mund të konkretizohet në përbërësit e rrëfimit të
mësipërm:
- gazeta austriake “Reichsport” dhe shkrimtari Klemens M. Mayer kso doret:
- thënia e Byronit në shek.XIX për Shqipërinë “se nuk gjindet vegel piktorit, as pêndë shkrimtarit, qi mund paraqitte bukurit e atyne ânave,....”
- Lord Byron aso kohet nuk pat si me e pà Beratin, pse t’a kishte pa, ajo zêmer qi nepej aq fort mas bukurijet të natyrës, nuk kishte metë pa e permêndë në veper të vet madhni e jashtëzakonshme qi natyra i paraqet shtegtarit në ket gjytet.
Përshtypjet e shkrimtarit Klemens Mayer vijnë e ndërthuren me ato të poetit Byron, bërë
pothuajse një shekull para austriakut.
- “Në Prêndverë 1917 më ra rasa me dalë në Berat, per bukuri të cillit më kishin folë sa herë shokët e mî, nierz edhe fort të mêndshem e shkollet, ...
- Ne nesret, qi kje nji ditë fort e bukur, nji ditë e këndshme prêndveret, me mure të madhnueshme të vetat...
- Bri kalajet shtrihet pjesa e motshme e gjytetit, me oborre të rrethueme me muer e me minare të shpeshta. Mâ andej, ...vorre muhamedansh, mushë me bar, gjithkah shtylla gurit nji copet, tyrbe të bukra kû mâ të vogla, ku mâ të mdha me dritsore gjithfarë trajtash – kundërshtim i fort ndermjet pakujdesit të shumicës, qi nuk mendon mâ aspak per të dekun të vet, qi ká të ndrym nder ato vorre.
- Kuer qe, na bjen me u ndalë mî urë shtatë qemerësh, e ktû syni i jonë bindet në ndërtesë të madhnueshme të gjytetit....ndërtesë të kandshme, me trajtë të natyrshme, njashtu si
175 Mato, S., Arti i të shkruarit, Tiranë, 2002, f. 11.
100
lypet per nieri qi don me jetue flirt e qetsίsht. Nierz te egjer, thona na “europiant e mirë”
janë fort mâ të mirë.
- Maks Lamberts, qi bâni studime aq me temel mî gjûhë shqype, thotë, pa e teprue aspak: “Gjêja e të pàmt e gjytetit të Beratit jânë nder mâ të madhnueshmet qi un pava kund nder sà udhtime qi bâna neper Austri, Germani, Itali, Secilje, Greqi, neper Azi të vogël e Shqypni.”
Teksti nis me një lajm gazete të huaj (e përditshme vjeneze) Mî gjytet të Beratit, qi per fat të
bardhë të Shqypnis kje pushtue rishtas prej ushtrivet të famshme të Monarkis austro-ungare, pat
shkrue.....dhe shkrimi vijon me shkrimtarin austriak, duke përdorur më së pari ndjesitë e poetit të
madh anglez, Lordit Bajron, për bukuritë e Shqipërisë së kohës kur ai vizitoi Janinën dhe Ali
pashë Tepelenën dhe duke vazhduar me imprtesionet e veta. Të bën përshtypje se, ndoshta, për të
vetmin rast këtu, është përdorur fjala “kje pushtue”! Në gazetën që kemi si objekt studimi sa i
takon tezës, asnjëherë nuk përmendet Austro-Hunagria si perandori pushtuese e vendit tonë,
madje për të, shkruhet gjithandej se është libruese (çliruese) e Shqipërisë prej armiqve që
dihen...duket që artikullshkruesi e ka sjellë këtë fjalë me qëllim kundërvënieje, si antonim i fjalës
çliruese.
Prej Maleve të Dukagjinit...
Shkruen: P. Justin Rrota O.F.M.
Plan, 26 Ndanduer, 1917
Shtegtari i pavaditun, të cilit per mâ të parën herë i bje rasa me shkapërcye qafat e me pershkue
terthoret e vshtira, - sado të madhnueshme – të Maleve të Dukagjinit, bindet per nji herë kah
shef, se në mjedis tyne gjallojnë nierz, gjinden vllazni e katunde; e shî njaty, kû ja mêrrte mendja
se më zί zogjt e shtâsët mâ t’egrat mund të gjêjshin shûjten e gjallimit të vet, njaty vên n’oroe se
nieri kà xanë vênd, kà ndertue shpίn e kà punue nji grimë tokë. S’â bind prandej me pasë per
t’ndie, se banorët e këtyre krepave dalin e kjenë perherë gjinde e vshtirë, të pathyeshme e
mizorë, masi krepi e shkretia, qi gjithkah i rrethon, s’u flet, s’u paraqet tjeter, veç egersί, forcave
e mizorί. Të dàm kta prej marë shekullit, të lshuem dore kahmos prej gjithkujt, t’lânun me jetue
gjithmonë pa sundim, s’njoften kta zot tjeter mi vedi, pos ati të Qiellës. Nermjet të maleve të
shkretnueme u ishte myllë këtyre shtegu i ç’do gurrës, qi mujtte me u reshtë, rrokull sa qinda
vjetve, zhvillim mendje, jetet të shoqnueshme, tregu a gjytetnije. Prejse pa gjegj e sundim të
malcorit, me ndimë të fuqίs së vet, ju desht me i dalë zot jetës, gjâs e nderës së shpis së vet; tuj
pertrî kështû mjerisht neper sa vrasa rrenimin e plotë të vedvedit: Ju desht ati m’e lanë tokën e
vet djerr a me punue keqas me armë per faqe; shum herë edhè per shkak të gjakut m’u djegë e
pjekë e me dalë i fikun jashta vllaznijet e fisit.
Nen qiell, kisha ishte e vetmja qanderr, kû të mjerve mujtte m’u diktue nji grimë rreze në gjith at
terr padije: vetem ktû i malcori ndiete neper gojë të Meshtarit të vet fjalën e amël të mësimit e të
paqit. E Meshtari – e vetmja inteligjencë, në kto shkretί – u bâ, prej nevoje, per ta mësues, mjek,
ndërmjetës e kshilltàr ner degame të tyne, gjygjtar e pajtues ner ngatërresa e prîs ner rasë kû e
lypte e mara e e mira e vendit.
E ktû, pse të ju thohet nji fjalë lavdi Meshtarίs e sidomos të Parve të sajë, të penguem me jetue
ner kohë aq të vshtira e të rrezikshme n’mjedis këtyre maleve, s’kishte mu bâ tjeter, veç m’u krye
nji detyrë, qi secili shqyptar i mendshem kà, ase do të kèt ndaj ta. Meshtaria, me vegel t’etme të
101
fjalës së vet, në saje të kamës s’madhnueshme e të prestigjit qi pat gjithmonë n’zêmer të famullis,
u orvat kurdoherë per të mirë e të mkamun të popullit të vet; per të pritun të sà dameve, qi mnia
shkote per ditë tue shkaktue, per pajtim të sà gjaqeve, qi prej padije e mungeset të gjygjit vîshin
tuj u shtue, n’rrezik shum herë – mos me pasë kênë fjala e tij – me dalë fare me rob e robni e
vllazni e katunde...
Me të çilun të udhavet të reja e me të ndrequn të vjetrave, nisen m’u vû në të perpjekun, jo vetëm
me shokë, fqîit e vetë, por me katunde e gjytete mâ të largta; prej kah jeta e tyne ekonomike xuni
m’u mkamë ka pak; me ju u zhdrivillua disi mêndja, me ju çilë sa grima sŷt e me pà se edhe
përtej atyne maleve e bjeshkve të veta kà nierz shqyptarë, nji gjûhe e gjaku, si ata.... E armët,
njato vegla qi deri dje kjenë ideali mâ i madhi, visari mâ i çmueshmi i të malcorit, sot me dispjek
janë të mallkuese porsi kavia e rrenimit t’plotë të ti. Fryti i sa Shkollavet, qi e Nalta Komandë e
Drejtimi i Arsimit pat kujdes me çilë në këto vênde të shkretnueme s’ka pasë endè kur m’u pá; pa
të vshtirë veç mundet secili m’e kuptua se çë përparim ká me i dhanë e çë faqe ka me i ndrrue në
pak kohë kti popull të squet prej natyre sa t’a lypish e në nevojë aq të madhe per msim. ... Kta
âsht edhè nji dishmië, nji provë, qi me dispjek (zemërim – shënimi im, Fatmira Shyti), mund u
qitet para do të huejve, armiq me kom t’onë, si edhè njatyne shtegtarve të padrejtë, të cilt, pa
dijtë gjûhë, pa pasë mndyrë e kohë me e njoftë nji grimë mâ per s’afermit shpirtin e popullit
shqyptar, pa e marrë në dorë aspak gjêjen anarkike, në të cilen këjo krahinë jetoj persa qinda
vjeç; nuk ju duk nji dhunë me e shkrue e me ja paraqitë botës marë si nji fis barbar, qi kurr s’do
t’ishte i zoti m’u mkamë e m’u gjytetnue.
(Posta e Shqypniës, 1. Dhetuer 1917, f. 5)
(Posta e Shqypniës, 10.Kallnduer 1917, f. 3)
Në mes këtyre dy teksteve, mendojmë se mund të gjejmë vendin e të vazhdojmë shpjegimin e
një sekuence tjetër që i përket tekstit narrativ, konceptin e sekuencës refleksive – e cila është
një lloj prerjeje tekstuale, që ekspozon opinionet, mendimet, gjykimet e personazheve apo të vetë
autorit. Madje kjo sekuencë vjen aq e domosdoshme edhe mes të tjerave në korpusin e një teksti
narrativ, ku, ndërmjet ngjarjeve, monologjeve e dialogjeve, çdo autori i duhet të ndërhyjë me
mendimet dhe filozofinë e tij për persona a ngjarje të caktuara.176 Teksti sipër i përket shkrimtari
dhe gjuhëtarit Justin Rrota, klerik i urdhrit françeskan.177 Kurse teksti në vijim duhet t’i përkasë
një gazetari që nuk është fillestar në shkrime të tilla, si për nga struktura e thurjes, ashtu edhe për
dijet profesionale, për leksikun, frazën e ndërtuar dhe masën e lajmit në shtyp.
Me anë të refleksionit autori përshkruan psikologjinë e malësorëve të kësaj krahine, që çojnë
jetën midis natyrës së ashpër të maleve, ashtu si gjinde e vështirë dhe e pathyeshme e mizore, por
fati i tyre që këta njerëz kishin pasur dhe vazhdonin të kishin pranë kishën dhe meshtarët, të cilët
meritojnë një lavd të veçantë, sepse meshtarët qenë bërë e vetmja inteligjencë, në kto shkretί – u
bâ, prej nevoje, per ta mësues, mjek, ndërmjetës e kshilltàr ner degame të tyne, gjygjtar e pajtues
ner ngatërresa e prîs ner rasë kû e lypte e mara e e mira e vendit. Pastaj shkrimtari nxjerr në pah
rolin e rrugëve, prej nga malësorët mësuan, së paku, se edhe njerëz të tjerë shqyptarë, nji gjûhe e
gjaku, si ata dhe se nëpërmjet rrugëve ka me ju u zhdrivillua disi mêndja, me ju çilë sa grima sŷt
e me pà se edhe përtej atyne maleve e bjeshkve të veta kà nierz. Në refleksionin e fundit të
shkrimit, J.Rrota nuk lë jashtë edhe një vërejtje e kritikë ndaj të huajve, të cilët, pa ditur gjuhën
176 Topalli, T., Gjuhësi teksti, Shkodër, 2010, f. 229. 177 At Justin Rrota është gjuhëtar gramatikan, historian i shqipes, dhe shkrimtar. Përveç Sintaksit të gjuhës shqipe,
Hyrje në literaturën shqipe, Histori e Alfabetit të shqipes, ai ka botuar edhe vëllimin me novela “Rreth votrës”, si
inspirim i jetës prej famullitari që kaloi për shumë vite në malet e Dukagjinit.
102
tonë, pa njohur psikën e popullit shqiptar, shkruajnë e thonë për ata banorë se janë nji fis barbar,
qi kurr s’do t’ishte i zoti m’u mkamë e m’u gjytetnue.
Na duket interesante që nga shkrimi i Justin Rrotës të sjellim një strukturë fraze, me analizën e
saj, e cila u qëndron parimeve të këtij tipi tekstor, si periudha e mëposhtme, me një Q.O.S. –
homogjenia funksionale e përbërësve shpreh enumeracion të fakteve e tablove që sjell autori:
“Me të çilun të udhavet të reja /e me të ndrequn të vjetrave, / nisen m’u vû në të
perpjekun, jo vetëm me shokë, fqîit e vetë, por me katunde e gjytete mâ të largta;/ prej
kah jeta e tyne ekonomike xuni m’u mkamë ka pak; /me ju u zhdrivillua disi mêndja,/
me ju çilë sa grima sŷt /e me pà /se edhe përtej atyne maleve e bjeshkve të veta kà
nierz shqyptarë, nji gjûhe e gjaku, si ata....”
Fjdr.
Fr.
Fjvkh. Fjvkh. Fjvv. Fjvv. Fjvv. Fjvv.
Fjvku.
Megjithëse paksa jashtë tezës sonë, në raste ndërtimesh si ky, nuk është pa vend të vëmë në
dukje se në ditët tona, në gjuhësinë moderne, diskutohet dhe ka përpjekje shkencore për të
vërtetuar se strukturat e sintaksës, në njësitë kumtuese, si fjala e fraza, u përgjigjen formave
logjike të mendimit, si për shembull, në thënien-frazë të mësipërme nga gjuhëtari Justin Rrota,
homogjenia funksionale sikur shpreh një listim të fakteve dhe dukurive që përmend autori.
Studiuesit shtroinë pyejen: Si është e mundur që një formë e zëshme (sonore) të mund të
respektojë struktura të statusit mendor? Gjuhëtari dhe psikologu Fodor178 këmbëngul se është
forma logjike e thënieve që luan një funksion interfaqës, në trurin e njeriut gjendet një modul i
veçantë i aftë të drejtojë proceset semantike, duke transformuar tingujt në kuptim e që mund të
bëjë lidhjen e ngushtë, që ka forma logjike, nga njëra anë, me sistemin tingëllor e, nga ana tjetër,
me strukturën sintaksore të mendimit.179 Me fjalë më të thjeshta, sot mendohet se skemat
sintaksore të përbërësve funksionalë të frazave e njësive të tjera, pasqyrojnë jo pak skema të
mendimit. I njëjti autor ka shkruar se në ligjërimin njerëzor ne komunikojmë sa herë që ti më
thua çfarë ke në mendje dhe unë kuptoj atë që më thua.180
T’ardhunt e Arqidukës Maksimiljan
(në mjaft pjesë, me prozë poetike: në tre minitekste)
Arqiduka Maksimiljan na erdh: po fati i bardhë a do t’i vîjë mas sodit Shqypniës? Do t’i vîe!
Verigat, me t’cillat anmiku kishte pengue Shqypniën, shpata ngadhnyese e Absburgve vjet i kputi
178 Fodor, J., The Modularity of Mind, The MIT Press, Cambridge (Mass.) (trad. It. La mente modulare, Il Mulino,
Bologna 1988.) Citohet sipas: Ferretti, F., Alle origini del linguaggio umano, Il puno di vista evoluzionistico, GLF
Editori Laterza, 2016, p. 37. 179 Po ai, po aty, f. 37. 180 Po ai, po aty, f. 36.
103
prejë durve e kâmve t’ona e i vûu trofee m’therore t’Drejtsiës. Arqiduka prùu me vedi vetem
pallmen e Liriës e t’Gjytetniës. Praa gëzoni o ju bjeshkët e grisuna t’Shqypniës, o ju fusha
gratçore, o ju gjytete e katunde t’ona, pse me ditë t’sodit nji kohë e ree e e lumnueshme do t’nisë
me u endë per nee. Kaa me u teer gjaku, kaa me u thaa lodja e kan me u eshtë gjâmët e ankimet,
neper t’cillat na deri sod i kemi kênë dhîmët Zotit e robit: sod e mrapa Shqypnia – mjaft qi t’keet
ment...kaa me mujtë me gzue pagjen e dishrueme e me ndêjë krahas me fise tjera
t’gjytetnueme...Me shpnesë t’gjallë, praa, t’a presim kohen qi kaa me ardhë per Shqypnii..E
pûnët mâa t’parat t’cillave do t’ja vêen menden komi i Shqyptarit, jânë kto: nji dashtnië e gjallë
e vepruese ndaj Atdheen e komin; s’dytit nji ndigiesë e arsyeshme ndaj ligjët e sunduest. Neper
dashtnië atdhetare nee s’kaa me na u dhîmët per koom e Atdhee as mundi, as gjâja, as jeta vetë;
neper ndigjesë, masandej, fuqitë t’ona kan me u mbledhun tok e me u bashkue m’nja, e shka
mund t’bâjë fuqia shqiptare kuur âsht e bashkuese e e rregulluese, flasin kangët, flasin rrasat,
flasin edhè anmiqt, kuur t’jeen t’ngushtuem me folë t’verteten...
Shqyptarë! Shka kaa kênë, kaa per t’kênë: motit t’liir e me nderë, mas sodit edhè t’liir e me
nderë. E Zoti e ruejt me jetë e me shndet Arqiduken, Perandorin e Rregjin Apostulik e Monarkiën
Austro-Hungare, qi po na çilë shtekun per shpnesë kaq t’amla ndaj nji kohë qi do t’vië.
(Redaksia)
Ndër të tjera, në këtë tekst, të tërheq vëmendjen emërtimi për Arqidukën, si “Perandor e Rregj
Apostulik i Monarkiës Austro-Hungare”, ku gjithë markimin stilistik e bart mbiemri i panyje
“Apostolik”, që është një term jo i fushës së diplomacisë, por i fjalorit kishtar-katolik, sepse
kështu thirren disa hierarkë të lartë të Kishës Romane, për shembull, pas viteve 1990, në
Shqipëri, i dërguari i Papës, quhej “Nunci Apostolik” (indiani Ivan Dias, i cili kishte edhe
atributet e ambasadorit të Selisë së Shenjtë për Shqipërinë). Kuptimi i parë i fjalës është:
pikërisht prej apostujve; por ka edhe kuptime e përdorime të tjera, si: i denjë për atë që bën vepra
apostujsh, p.sh. shpirt apostolik; që vjen drejtpërdrejt prej autoritetit të apostujve, b.f.: kisha
apostolike, e cila është themeluar nga apostulli Pjeter, ndjekës të të cilit janë Papët; pikërisht i
Papatit, si: bekim apostolik, letër apostolike, Enciclica; nunc apostolik – një prelat që kryen edhe
funksionet e Selisë së Shenjtë pranë një shteti.181 Në shpjegim të këtyre kuptimeve, mund të
shtojmë se gjatë Mesjetës dhe disa shekuj më pas mbretër e perandorë nuk mund të shpalleshin të
tillë pa aprovimin e Papës, i cili duhej t’i bekonte dhe kurorëzonte në Selinë e Shenjtë; përveç
kësaj disa monarki europiane quheshin edhe Mbretëri të Shenjta.
Përveç kësaj, teksti edhe këtu merr ngjyrimin stilistik të një pasazhi biblik, spese ardhja e
Arqidukës nga dera e Absburgëve, duket si ardhja e Mesisë (Jezusit) para besimtarëve, para një
tubimi popullor këtu. Kështu ngjet kur lexojmë fragmentin në vijim:
Arqiduka prùu me vedi vetem pallmen e Liriës e t’Gjytetniës. Praa gëzoni o ju bjeshkët e grisuna
t’Shqypniës, o ju fusha gratçore, o ju gjytete e katunde t’ona, pse me ditë t’sodit nji kohë e ree e
lumnueshme do t’nisë me u endë per nee. Kaa me u teer gjaku, kaa me u thaa lodja e kan me u
heshtë gjâmët e ankimet, neper t’cillat na deri sod i kemi kênë dhîmët Zotit e robit: sod e mrapa
Shqypnia – mjaft qi t’keet ment...kaa me mujtë me gzue pagjen e dishrueme e me ndêjë krahas
me fise tjera t’gjytetnueme...Me shpnesë t’gjallë, praa, t’a presim kohen qi kaa me ardhë per
Shqypnii... Neper dashtnië atdhetare nee s’kaa me na u dhîmët per koom e Atdhee as mundi, as
181 UTET Diffusione S.r.l. Garzanti Linguistica, 2003.
104
gjâja, as jeta vetë; neper ndigjesë, masandej, fuqitë t’ona kan me u mbledhun tok e me u bashkue
m’nja,...
Shohim se janë 14 folje...prej të cilave: 3 në kohën e tashme, 2 në të shkuarën, kurse 10 të tjera,
në të ardhmen e largët, çka këtu shpreh perspektivën e dëshiruar të autorit të shkrimit për të
ardhmen e Shqipërisë, falë drejtimit dhe ndihmës që ka me i dhanë Austro-Hungaria! Janë, pra, 3
kohë, shprehur si më poshtë:
(i) kemi kênë dhîmët (Zotit)
prùu do t’nisë me u endë
kaa me u teer
t’keet kaa me u thaa
t’a presim kan me u heshtë
gëzoni kaa me mujtë me gzue
kaa me mujtë me ndêjë
kaa me ardhë
s’kaa me na u dhîmët
kan me u mbledhun
ka me u bashkue
Le të përqasim një tekst biblik nga Djata e Re (Besëlidhja e Re), për të parë ngjashmërinë e bërë
me qëllim nga autori i shkrimit për ta ngritur figurën e Mikut austriak në rangun e një perëndie,
apo vetë Mesisë Jezu:
“Pastaj Jezusi mori me vete të Dymbëshjetët dhe u tha: “Ja po ngjitemi në Jerusalem dhe do të
plotësohen të gjitha që u shkruan nga profetët për birin e njeriut: sepse do t’u dorëzohet
paganëve, të cilët do ta venë në lojë, do ta salvojnë e do ta pështyjnë, e, pasi ta frushkullojnë, do
ta vrasin. Ai veç do të ngjallet të tretën ditë. Por ata s’moren vesh asgjë çka u tha. Këto fjalë për
ta ishin fshehtësi e nuk kuptonin çka Jezusi u thoshte.”182
Struktura e kohës narrative në këtë pasazh gjuhësor do të ishte e tillë: në nisje 4 folje në të
shkuarën (të kryerën e thjeshtë), të cilat vijnë e përsëriten në mbyllje të tekstit, 1 folje në të
tashmen; janë 7 folje në të ardhmen e thjeshtë dhe 4 folje në të shkuarën (në të pakryerën):
Vëmendja e analizës tekstore ndaj kohës narrative në këtë tip teksti, kërkon vend të veçantë, për
faktin se teksti narrativ është i shpërbërshëm në disa aspekte të tij, ndër to jo pak i rëndësishëm
del edhe ai kohor. Thënë ndryshe, teksti narrativ nuk dimensionohet vetëm në hapësirë, nga
182 Bibla, Shkrimi Shenjt, Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re, Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon
Filipaj, Ferizaj, 1994, f. 1492.
po ngjitemi
nuk kuptonin, u thoshte, ishin, s’moren vesh,
mori, u tha, u shkruan,
do të plotësohen, do t’u dorëzohet, do ta venë në lojë,
do ta salvojnë,
do ta pështyjnë, do ta vrasin, do të ngjallet,
105
rrjedhin operacionet me rendin, por edhe në kohë, prej së cilës rrjedhin operacionet me kohën,
realizuar me teknika të ndryshme.183 Secili autor i teksteve narrative, në çfarëdo gjinie e lloji të
jenë hartuar ato, e vendos historinë në një kohë të caktuar, për t’i zhvilluar ngjarjet në
kohëzgjatje të ndryshme. Teksti i mësipërm T’ardhunt e Arqidukës Maksimiljan, përshkohet në
disa faza, të cilat përcaktohen nga trajtat kohore të foljeve, ashtu si i paraqitëm tek teksti i
shkurtër biblik, i cili dallohet në mënyrë të veçantë, pasi përgjithësisht këto nuk kanë tregues
kohorë precizë; shumë- shumë, ato përmbajnë konetivë si: kohë më parë, shumë kohë më parë,
më vonë, shumë më vonë, por jo data e orë të caktura. Teksti për t’ardhunt e Arqidukës me të
vërtetë vjen si një agendë protokolli, por nuk ka data, as orare veprimi, ka më tepër tone emfaze,
ndiesi subjektive, ngazëllyese të artikullshkruesit për ngjarjen e madhe (sipas tij) që po i ndodhte
Shkodrës e gjithë vendit, sapo Miku i Madh të shkelte tokën shqiptare!
Lajme vêndit
Vjetori i t’hîmit t’Ushtriës p. e rr. Austro-ungare n’Shkoder -
Me 23 t’ktii mojit, n’kremtim t’vjetorit t’hîmit t’ushtriëve p. e rr. Austro-ungare, u mblodhen
para Sarajit t’rii Auktoritetet Ushtarake e Civile, fmiët e gjith Shkollave, si edhè shum tjerë prejë
popullit. N’ket rasë, Ekscelenca e Tii, I.Trollmann, kndoj Praklamacjonin, qi kje spjegue shqyp
prejë t’ndritshmit Landescivilkomiserit Z. Generalkonsul Kral, njashtu sikurse e prûume edhè na
n’Numer t’14 t’fletores s’onë. Masi u krye Proklamacjoni, muer fjalen Z. Feizi Beg Alizoti ....e
mas Tii, prejë qoshkut t’Perlimtares, Z. Musaa Juka, Kryetari i Perlimtares bâni ket ligjëratë:
“Populli Shqyptarë, mas t’çpallunit t’Autonomiës hinë Shqypnia m’nji jetë t’ree.Kjo ditë do t’
xânë nji vend fort të bukur n’historië shqiptare edhe do t’i shtohet saa t’mirave qi patme deri sot
prej Qeveriës t’naltë Austro-Ungare. Me ket ditë o vllazen; na çilet rruga e përparimit,
gjytetnimit e perkujdesimit per komin e atdheun t’onë; i cili, si e dëshmon edhe historia, pat
rritun n’gjîe t’vet asi burrash qi gjithmonë kjene t’zott me inxitë kundra anmikut t’vet.
Praa, vllazen, t’dashtun, na duhet qi t’mundohena per bukurin atdheun t’onë; i cili kaa hjekun
deri tash boll e t’i lutena Perendiës me na u ba ndimë, tuj u orvatë edhe vetë, per me rritun birët
t’onë me nji dashtnië atdhetare, qi kurdo qi t’jenë nevoja, t’jenë gadi e mos t’pritojnë per me bâa
kurban jeten e vet per dhee t’parve.
Tujë ju falun derës fort t’Naltes Qeverië Austro-Ungare per ket bamirsië, e tuj ja njoftun edhe
gajretin e Ekselencës s’Tii per ket rasë, po brohorisim t’gjith sbashkut:
Rrnoft Shqypnia! Rrnoft Austro-Ungaria! Rrnoft Ekselenca e Tij Trollmann!”
Mas ktyne fjalve shkuese t’gjith ner shpia t’veta. (Posta e Shqyp., 27. Kallnduer 1917)
Praa, vllazen, t’dashtun, na duhet/qi t’mundohena per bukurin atdheun t’onë;/i cili kaa hjekun
deri tash boll/e t’i lutena Perendiës/ me na u ba ndimë,/tuj u orvatë edhe vetë,/per me rritun birët
t’onë me nji dashtnië atdhetare,/qi/kurdo qi t’jenë nevoja,/t’jenë gadi/e mos t’pritojnë/per me
bâa kurban jeten e vet per dhee t’parve.
Ligjëruesi Juka, kur kalon nga falënderimet ndaj Austro-Hungarisë, u kthehet bashkatdhetarëve
e bashkëqytetarëve të vet që të mendojnë vetëm për Atdheun e tyre, të shqetësohen për rritjen e
bijve me dashuri për të dhe të gatshëm për t’u flijuar, prandaj dhe fraza e oratorit vjen me kaq
hierarki të përbërësve predikativë, ku na tërheqin format e pashtjelluara, me të cilat krijohen të
ashtuquajturat “fjali të pashtjella”; na shfaqeb 2 QOS dhe disa njësi funksionale, siç tregohen
183 Topalli, T., Gjuhësi teksti, Shkodër, 2010, f. 232.
106
edhe në skemën poshtë, ku 2 bazat e dy çifteve të fjalive sikur e mbështesin mendimin e shprehur
nga emetuesi:
Fr.
Fjdr. Fjdr.
Fjvkr. Fjvku.
Fjvprc. Fjvmn.
Fjvq.
Fjvprc. Fjvprc.
Fjvkh. Fjvq.
Udhtimi i Arqiduksë n’per vênd t’onë. Tiranë.
...Naltsia e Tii raa n’shpië t’hieshme t’Servet Beg Libohovës kû i ishin kenë gatue madhnisht disa
oda. N’tryez t’mjesditës qi kje ngrehë n’Offiziersmesse t’maa t’Naltes Komandë t’vendit, ner
civila qi mueren pjesë kjene edhè kta Zotnië: Reuf Tizo, Kadia Salih Efendia, Kryetari i
Perlimtares Halul Efendia, Inspektori i Shkollave t’vendit Dervish Hima e Beglerët Servet
Libohova e Refik Toptani. Masdite Naltsia e Tii shkoj me paa n’xhamië mâa t’parë t’gjytetit kû e
pritte nji deputacjon qi kishte per kryetar Prefektin Reuf Tizo, i cilli ju pershndet me ket fjalim:
“Naltsië perendore e rregjnore:
Tash pesëqind vjet qi mûndohet populli i mjerë i Shqypniës, me xânë njat vend n’t’cillin e vêndoj
fati i vet, e n’ket veprim kaa gjetë nji pshtetje t’foort n’shpië t’ndershme t’Habsburgve e jo vetem
pshtetje, por edhè ndimë. Naltmadhnia e Tii Franz Josefi I â kênë majtë gjithherë prejë nesh
porsi rojsi i idealit t’onë komtar e t’dukunt e Nalmadhniës s’Ate n’vend t’onë, âsht shêj i kjartë
se edhè Nalmadhnia e Tii Perendori e Rregji Karl kaa me na majtë edhé mas tashit doren mii
krye.
Na e keem per detyrë me ju falun nderës Naltsiës s’Ate perendore e rregjnore tujë na raa rasa
nen projë t’ushtriës s’fuqishme qi na kaa librue, me mkamë nji marshim komtaar, tujë na çilë
kshtû shtegun kahë gjytetnimi, kahë vetqeverimi. Uzdaja e jonë pshtetet n’veprim
t’madhnueshem t’armve t’bekueme t’Naltmadhniës s’Tii, per me mujtë me ndimë të tyne me paa
nji Shqypnië t’shndoshtë e të madhe. Na jep lêjen, Naltsië, me t’u lutë qi të paraqitsh para fronit
t’madhnueshem t’Naltmadhniës s’Tii, miradien t’onë qi s’kaa m’u shlye se t’jeen jeta. Zoti gjith i
pushtueshem, ruejtët prejë ç’do rrezikut Nalmadhniën e Tii e gjith pjestarët e shpiës
s’madhnueshme e hiret e tia u ulshin permii ta. Rrnoftë Nalmadhnia e Tii Perendori e Rregji.”
T’kryemt e ksajë zyre fetare tu xhamia e parë e gjytetit, kujtojëm se do t’keet bâa kaq nji
përshtypje t’bukur, saa popullit t’Tiranes nuk kaa me hjekë kurr sŷsh. Zyrja u bâa edhè ma e
madhnueshme per at popull at herë kuer duel Hoxha Hafis Ali Korça qi, me krahë hapët e tujë
107
shikjue kahë qiella fali nji uratë n’gjûhë arabishte me t’cillen lypi ndimen e Allahut per shpië
t’ndershme t’Absburgve, tujë u lutë edhe per fitim t’armve t’Katerlidhjes.184
(Posta e Shqypniës, 27. Kallnduer 1917, f. 4)
Është një rrëfim për lajm,185 me një sfond të caktuar edhe historik, edhe të një areali të veçantë: vizita e Arqidukës së Austro-Hungarisë në Tiranë, fakti që jepet qysh në titull të lajmit dhe ka një
strukturë të caktuar, e cila mund të skematizohet si në vijim:186
Rrëfim me lajm
Përmbledhje Rrëfim
Titulli Hyrje Ngjarja Sfondi
(Koka)
Konteksti Histori
Ngjarje
dytësore
Përmbledhja e rrëfimit ndahet në dy pjesë: pritja e Arqidukës austriak dhe përcjellja e tij nga
intelektuali i njohur Hafiz Ali Korça. Përmbledhja përmban në fillim njohjen e mikut të huaj me
përfaqësues të shoqërisë së lartë shqiptare dhe funksionarë shtetërorë të kohës, si: Servet Beg
Libohova, prefekti Reuf Tizo, Kadia Salih Efendia, Kryetari i Perlimtares Halul Efendia,
Inspektori i Shkollave t’vendit Dervish Hima e Beglerët Servet Libohova e Refik Toptani.
Masdite Naltsia e Tii shkoj me paa n’xhamië mâa t’parë t’gjytetit kû e pritte nji deputacjon qi
kishte per kryetar Prefektin Reuf Tizo, i cilli pershndet me ket fjalim-rrëfimin e Tizo-s.
Në thelb të fjalës së tij qëndron ideja se vetëm Austro-Hungaria i bëri realitet përpjekjet
shekullore të popullit tonë për mvehtësi e përparim, kryesisht dera e Absburgve, që nga
perandori Franz Josefi I, deri tek Mbreti Karl i asaj kohe, që është bërë roja dhe mbrojtësi i
Shqipërisë.
Fjalimi mikpritës mbyllet me lutejn që Zoti ta ruajë shtëpinë e madhnueshme të Absburgve prej
çdo rreziku, edhe për të mirën e vendit tonë. Kësaj lutjeje iu shtua edhe një uratë e falun në
arabisht e Hafiz A.Korçës për Arqidukën. Fjalimi i shkurtër i Fizos është i mbushur me grupe
fjalësh të ngarkuara stilistikisht, karakterizime të larta për Absburgët, ushtrinë austro-hungareze,
për perandorët e Vjenës dhe mbretin Karl që ishte atëherë në fronin e lartë, si: naltësi perendore
rregjnore, pshtetje e fortë e shpisë së ndershme, populli i mjerë i Shqypniës, pshtetje, ndihmë,
Naltsia e Tiij Franz Josefi I, rojsi i idealit tonë, shej i kartë, na mban dorën mbi krye, nën proje
*Katerlidhje-a, quhej kështu aleanca Katerpalëshe, gjatë Luftës së Parë Botërore, midis Austro-Hungarisë,
Gjermanisë, Bullgarisë dhe Turkisë, kundër Antantes. 185 Edhe gjuhëtarët e rinj Rugova (Bardh & Lindita), në librin e tyre “hyrje në gramatikën e tekstit në gjuhën
shqipe”, Trembelat, Prishtinë, 2015, f. 56-57, të cituar prej nesh, e përdorin kët emërtim (term), por me një parafjalë
tjetër të rasës kallëzore: “rrëfim me lajm”. 186 Rugova, B. & Rugova-Sejdiu, L., Hyrje në gramatikën e tekstit të gjuhës shqipe, Trembelat, Prishtinë, 2015, f.
111.
108
t’ushtris së fuqishme, na ka librue, na ka mkamë, na çil shtegun kahë gjytetnimi, veprim i
madhnueshëm i armve t’bekueme, për nji Shqpni t’shndoshë e t’madhe, froni i madhnueshëm i
Naltsis s’Tiij.
Në mbyllje të paraqitjes së teksteve narrative, ashtu siç janë në faqet e një organi gazetarie (Posta
e Shqypniës), dhe pasi kemi mundur t’i grupojmë në këtë tip aq të rëndësishëm dhe aq përfshirës
të ligjërimit të shkruar, nuk mund të rrimë pa renditur këtu edhe dy çështje, të cilat, në teorinë e
praktikën e tekstit përcaktohen si:
- veprime të ndryshme me rendin
- veprime të ndryshme me kohën
5.2. Veprime të ndryshme me rendin
Pa nisur shtjellimin, duhet pohuar se këta tregues nuk na dalin të plotë në strukturën e teksteve që
i kemi klasifikuar këtu, në tipin narrativ. Këto dy çështje po i japim të shkurtuara, edhe me
shembuj ilustrues të tjerë, por edhe me tekste a sekuenca tekstore, marrë prej gazetës sonë të para
një shekulli.
U pohua më sipër që vargu i ngjarjeve që del nga intriga: me fabulën dhe gërshetimin i
përmbahet një rendi subjektiv që varet nga metoda, mjeshtëria, synimi dhe drejtimi letrar i autorit
– prodhues i tekstit. Në teorinë e kësaj disipline, është nënvizuar se në strukturën e tekstit
shfaqet, së pari, ajo që quhet ndërrim total i ndjekjes së fakteve, kur në nisje të rrëfimit
(tregimit) del ndodhia finale e në vijim përshkruhen ndodhitë që e kanë sjellë atë ngjarje. Këtë
dukuri, edhe pa u vënë re, mund ta konstatojmë qoftë edhe në një lajm kronike në Tv, që
zakonisht nisin me finalen e ngjarjes:
....Me humbjen e jetës së dy pasagjerëve ka përfunduar një aksident rrugor i ndodhur
sonte në mbrëmje në rrugën Lezhë-Milot. Një makinë “Wolksvagen”është përplasur me
një makinë transporti, si rezultat i shpejtësisë së madhe në këtë segment rrugor. Ekspertët
rrugorë që erdhën në vendngjarje konstatuan se jo vetëm shpejtësia, por edhe lagështira
në rrugë, dhe sidomos parakalimi i gabuar, kanë qenë shkaqe të aksidentit tragjik...187
Ajo që pohohet në njësinë e nënvizuar ka ndodhur jo në fillim, por pas gjithë atyre që theksohen
apo ngjajnë në fjalitë e tjera, sepse para përplasjes, drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë jashtë
rregullave, pastaj ka rrëshqitur në asfaltin e lagur, është përpjekur të parakalojë dhe pastaj është
përplasur e në fund ka ngjarë pasoja tragjike: humbja e jetës së dy personave. Tek gazeta jonë,
lidhur me vizitën e Arqikudës Max në Shkodër, nëse i bashkojmë tekstet, agjendat që jepen si
përgatitje protokollare të pritjes, do të ngjajnë pasi të ketë mbërritur Arqiduka i Vjenës. Në këtë
kuptim, autori i lajmit ka bërë ndërrim total të ndjekjes së fakteve. Dukuria e rendit të fjalëve në
fjali, por sidomos e përbërësve predikativë në fraza e njësi të tjera mbisintaksore, si: thënia,
paragrafi e teksti (në rastin tonë), ka përsëri vëmendje nga studiuesit. Shembulli më i natyrshëm
jepet nga fakti se fjalët e një fraze (këtu: fjalie), kanë prirje të ndjekin në mënyrë tendencioze
rendin e ngjarjeve që përshkruhen.
E dyta, ndërrim i pjesshëm i ndjekjes së fakteve, kur rrëfimi nis nga një pikë e ndodhisë, në
vijim fakti i mëparshëm rindërtohet nga një përsonazh. Është një mënyrë epike të të treguarit, e
187 Revista televizive e mbrëmjes në Tv “Klan”, 20 shkurt 2017.
109
lashtë sa vetë letërsia; mjafton të kujtojmë rrëfimin e Odiseut, apo në shqip, romanin “Kush e
solli Doruntinën, Komisioni i festës, etj. të Ismail Kadaresë. Në tekstet tona të “Postës...”mund të
ndalemi tek Berati nji nder gur mâ të çmueshem të Shqypnis, ku përshkrimi i bukurive të këtij
qyteti dhe mbarë Shqipërisë, nisin me disa pohime që shkrimtarit - autor ia kanë thënë disa miq
artdashës dhe vërejtës të së bukurës – një pikë e ndodhisë – pastaj ai i shkel me këmbë ato vende
dhe inspirohet prej tyre. Një mënyrë e tretë në këto operacione me tekstin është ndërrimi i rastit
i pasimit të ngjarjeve – kur rrëfimi rrjedh duke i lidhur fakte dhe episode kronologjikisht larg
mes tyre, por të bashkuara në valët e kujtesës.188 Ky përcaktim vjen prej asaj që filli i gërshetimit
këputet disa herë, për t’u dhënë hapësirë kujtimeve të së kaluarës, refleksioneve të autorit. Këtë
dukuri lexuesi mund ta konstatojë jo pak herë tek romani “Ikje nga trilli i perëndive”, i
shkrimtarit Kasaruho, ku protagonistët, dalë nga burgu, kthehen në vendlindje pas shumë vitesh,
duke kujtuar vitet e rënda të dënimit apo internimit. Mënyra si këto të rrëfimit arrihen nëpërmjet
të analepsës (rimarrjes, përsëritjes), me anë të proleksit (paraprije e një ngjarjeje të ardhme), por
sidomos me anë të teknikës flashback (term nga fusha kinematografike). Me këtë teknikë, jo
rrallë, paralajmërohet marrësi-lexues që të përgatitet për një kthim prapa – si për të zhvendosur
kujtesën në një linjë të re – shkëputur nga filli i kallëzimit. Skena të flashback-ut, në letërsinë
tonë, gjenden në romanet dhe novelat e Martin Camajt, por edhe tek të tjerë, bie fjala tek “Ura
me tri harqe” të Ismail Kadaresë. Për gazetën tonë, me tekste narrative të pakta dhe të një lloji
(gjinive) të veçantë, si për shembull, tek rrëfimi i Mati Logorecit “Dera e Absburgve”, ku autori
përshkruan zanafillën e dinastisë së Derës Perandorake të Vjenës, nga Elvetia, Gjermania, me
princin Rudolf dhe, në një pikë të kallëzimit, devijon nga linja kronologjike e narracionit dhe çdo
gjë e lidh me gjendjen e historinë e Shqipërisë, madje edhe nëpërmjet dy pyetjeje retorike, në
krye e në mbyllje të thënies së përbërë prej dy frazash, si:
“Kush âsht mundue deri sot me i kundershtue kësaj Monarkii, qi të randohet mbi
dhena të siujdhesjes ballkane? Mâ së parit Rusija e neper këtë klysht e sajë, njata
klysh, qi prej qyshë se mbahet mend janë mundue per të zezë t’onë; janë mundue
me na humbun si deshten me bâ në luftë ballkane. Patem humnun pernjimend, pse
Shqypnija e shkretë, mbas lakmimet të klyshvet të Rusisë, pat m’u daa copa copa
e per t’i ngranë Serbi, Mali i Zii e Greku. Por kush e shpetoi ?
Në pikëpamje kohezioni gramatikor, në të gjitha rrafshet e studimit të gjuhës, për tekstin narrativ
do shtuar se bën pjesë në ato tekste që janë pak të lidhur, sepse tekstet letrare (në prozë e poezi): tregime, novela, vepra teatrore dhe gjinitë e gjata të rrëfimit (romanet, trilogjitë, sagat etj.), kanë
më tepër lirësi të të hartuarit.189
5.3. Operacione të ndryshme me kohën
Për tekstet narrative, në përmbyllje, po përpiqemi të japin teorikisht, sa të jetë e mundur,
edhe nëpërmjet teksteve tona, operacione të ndryshme me kohën narrative, duke nisur nga
shpjegimi i konceptit të kohës narrative, e cila është përherë në zotërim të rrëfyesit
(narratorit), atij që tregon historinë, për ta ngjeshur dhe zgjeruar me teknika të ndryshme. Janë
disa mënyra të shkruari apo të hartuari, me anën e të cilave shkrimtari (ai që shkruan) vepron
mbi ngjarjen, si:
Me anë të përmbledhjes – kur koha e tregimit është më e shkurtër se koha e historisë (KT <
KH), çka do të thotë se një hark kohor i gjatë sintetizohet në një hapësirë të vogël, për
188 Topalli, T., Gjuhësi teksti, Shkodër, 2010, f. 215. 189 Telve, S., L’italiano: frasi e testo (Nuovo edizione), Carocci editore, Bussole, Roma, 2013, p.28.
110
shembull, në tregimin historik “Dera e Absburgut e Shqypnia” të M.Logorecit, një periudhë
kohe prej shekujsh shtrihet brenda një hapësire prej 3-4 rreshtash prozë:
“.....Dera qi mbi plakonii të Habsburgut sundote ishte bukur e vjeter e historija e
permendë qyshë në të XI shekull. Njatje pak gjâa përtej gjymses së XIII shekull sundote mbi
plakonii të Habsburgut Rudolfi, njerii i permendun, jo vetem nder rrethina të veta, por edhè
mâ përtej e deri jashta kufive të Elvetiis, per burrnii, trimnii, drejtsii e perkushtnii feje.....”
Ngjeshje si këto janë mjaft të dendura sidomos edhe në ligjërimin e folur, bie fjala: “Kaluan
3 vjet studimi në Universitet ku kishte krijuar një shoqëri aq të mirë e të sinqertë...”. Kur këto
ngjeshje kohe narrative bëhen me vend e me mjeshtëri, fitojnë vlera stili, siç shohim edhe tek
mjaft shkrime të I.Kadaresë, fjala vjen, tek tregimi “Vdekja e gruas ruse” kushtuar
moskovites Nina F., tregim ku autori, në një hapësirë të ngushtë rrëfimi, paraqet plot 26 vjet
të jetës së saj në Shqipëri.190
- Me anë të pauzës – është një teknikë rrëfimi ku rrjedha e historisë ndërpritet dhe në
zhvillimin e tregimit hyn një pauzë përshkruese apo refleksive, por edhe meditime të
personazheve. Disa pauza të tilla janë informative e dalin në vetën III. Teknikë ngjeshjeje me anë të pauzës gjejmë edhe në rubrikën Lajme vendit, ku veçojmë “Vjetori i t’hîmit
t’Ushtriës p. e rr. Austro-ungare n’Shkoder”, kur Kryetari i Perlimtares së Shkodrës, Musa Juka, mban fjalimin e kremtimit t’vjetorit t’hîmit t’ushtriëve p. e rr. Austro-ungare,
përpara Ekscelenca e Tii, I.Trollmann dhe në një moment ligjërimi, pas fjalëve
lavdëruese për ushtrinë dhe qeverinë Austro-Hungare, merr e flet për vendin e tij: “Praa, vllazen, t’dashtun, na duhet qi t’mundohena per bukurin atdheun t’onë; i cili kaa hjekun
deri tash boll e t’i lutena Perendiës me na u ba ndimë, tuj u orvatë edhe vetë, per me rritun birët t’onë me nji dashtnië atdhetare, qi kurdo qi t’jenë nevoja, t’jenë gadi e mos
t’pritojnë per me bâa kurban jeten e vet per dhee t’parve.”
- Me anë të elizionit – kjo mënyrë ngjeshjeje shfaqet atëherë kur ka ndërprerje në
segmente të caktuara të historisë, të cilat konsiderohen nga shkrimtari jo aq të rëndësishme, madje edhe vetë autorët e shënojnë këtë fakt se nuk ka pasur ngjarje për t’u
regjistruar. Ndërpreje si këto gjejmë në shkrimtarin e romancierit Martin Camaj (tek novela “Gjon Gazulli”), R.Dibra, tek “Triumfi i Gjergj Elez Alisë, etj. Në gazetën tonë,
pa iu larguar tregimit për Derën e Absburgut, gjejmë këputje të historisë së rrëfimit me
anë të elizionit, si në rastin ku autori tregon se Rudolfi i Absburgut u kunorue per perenduer në vjetë 1273 dhe shpresët e popullit german nuk duelen huq, pse me nji herë
ai filloj me marrë frymë e m’u knellë e në krejt Germaniin xû të kthejnë qetsii e drejtsii.
...Këtu ndërpritet filli i rrëfimit, pasi nuk ka pasur të ndodhme të reja e kalon tek një
traditë e vjetër gjermane në të zgjedhur të perandorit të ri: Shkambi perenduer i
Germaniis shkote n’atë kohë të mesme, jo për trashëgim, por me të zgjedhun; dona me
thanë se mbas deke se të cillit perenduer do t’u mblidheshin kreent e shenjuem, qi kishin
tager per të zgjedhë perandorin e rii.
- Me anë të skenave dialogjike – tekstet e “Postës...” nuk përmbajnë reportazhe e korrespondenca ku të ketë dialogje, përveç shkrimeve në gjermanisht të Max Lambertz-it,
kur studion folklorin dhe poezinë popullore të Shqipërisë. Mjeshtër i këtyre skenave në letërsisë tonë, është Kadare, sidomos me romanin “Përbindëshi”; në letërsinë e huaj:
Uliksi i Joyce, “Në kërkim të kohës së humbur”i Marsel Prustit.
190 Kadare, I., Vjedhja e gjumit mbretëror (Tregime), Onufri, Tiranë,1999, f. 7 – 9.
111
Tekstet narrative zënë pjesën më të madhe në tipat e teksteve gjuhësore dhe shfaqin të gjitha
karakteristikat që ngërthejnë këto masa ligjërimore, që nga qëllimi, situata, koherenca,
kohezioni etj. prandaj dhe tek ky tip teksti janë përqendruar mjaft studime në plane të
ndryshme, sidomos ato që lidhen me rrafshin e gjuhës, leksikut dhe sidomos sintaksës së
tyre.
112
KREU VI
TEKSTE ARGUMENTUESE
5.1. Hyrje teorike
Do ta nisim paraqitjen e këtij tipi teksti me disa fjalime a ligjërata politike, të cilat bëjnë pjesë
dhe klasifikohen në këtë tipologji tekstore. Përgjithësisht, tektet argumentuese janë përvijuar
lindur e pa lindur kjo degë e gjuhësisë. Studiuesit kanë theksuar se të gjitha gjuhët natyrore janë
metaforike dhe as idetë shkencore më “të ftohta” nuk mund të qarkullojnë, duke pasur në
dispozicion vetëm logjikën formale.191 Lidhur me argumentimin duhet njohur përcaktimi se të
argumentosh do të thotë t’i drejtosh një bashkëbiseduesi një argument, një arsye të shëndoshë që
e bën rrjedhimisht të pranueshëm një përfundim logjik dhe nxit mbajtjen e qëndrimeve të
cakatuara në përputhjeme këtë të fundit.192 Në këto tekste sundon përherë logjika argumentuese,
ku dallohen e veçohen së paku 3 elemente, si:
- një pohim në nisje të tekstit e që quhet premisë,
- një pohim final, quajtur edhe përfundim apo rezultat,
- një radhë pohimesh kalimtare, të cilat lejojnë të kalohet nga njëri tek tjetri e që quhen prova argumentuese.
Të gjithë këto përbërës vihen në të ashtuquajturën lidhje argumentuese, që realizohet me
bashkime togjesh a fjalish me parataksë: shej dashtinijet, kujdesit e shprese t’ flaktë, pranoni
falnderjet ma t’flaktat tonat dhe Zoti i madh na i ndijoftë t’lutunat; me ndarje, me kufizim, me
kundërvënie, me lidhjet shkak-pasojë, etj. Këto tekste janë quajtur edhe tekst bindëse.
Fjala e Kryetarit t’Perlimtares s’Shkodres
“Gzimi qi na ngufon n’zemer tuej ju paa, nuk âsht punë qi diftohet me gojë. Populli i Shkodres
shef n’të ardhun t’Uej ner nee nji shêj dshtniet e kujdesit si edhè nji shêj shpreset t’flakët se
ndimat qi kena pasë prejë Monarkiës ner rreziqe komtare kan me na kênë t’dhanuna edhè mas
sodit qi mund t’perparojmë me u vûu n’shkallë me kome tjera të gjytetnuëme të gjith botës. Ju
lutem o Naltsië perendore e mretnore per ket t’ardhun t’Uej t’pranoni falnderjet mâa t’flaktat
t’onat e Zoti i madh na i ndigjoftë të lutunat qi bâjmë per jetë e shndet t’Shpiës s’Habsburgut e
per Fuqië t’Monarkiës Austro-Magjarre.
Ju thomë Naltsiës s’Uej perendore e mretnore mirë se ardhsh në gjytetin t’onë e me brohorië
n’êmen t’gjith popullit: Rrnoftë Shpia e Habsburgut! Rrnoftë Austrië-Magjarria!”
Fjala e Arqidukës
(Arqiduka i cilli ja vûni fort menden fjalve të Kryetarit t’Perlimtares, pergjegji me kto fjalë:
“Un jam çue prejë madhniës s’Tii perendore Mretit e Rregjit Karl per me paa Shqypniën besnike
e gjytetin e bukur të Shkoders, e per me ju dishmue n’emen t’naltmadhniës s’Tii, se si Madhnia e
Tii don gjithnji t’miren e vêndit edhe mas tashit e përparimin e vêndit t’uej t’fortit, e saa per
zêmer e kaa komin e fort t’Shqyptarve. U falem nderës t’gjithve per t’pritun fort të gzueshem me
t’cillin m’keni pritë n’Shkoder, e nuk kam me mungue me ja paraqitë Nalmadhniës s’Tii kto
191 Gouthier, D. & Ioli, E., Fjalët e Ajnshtajnit – Gjuha e shkencës midis përpikërisë dhe poezisë-
Parathënie nga Tullio De Mauro, Dituria, 2007, f. 150. 192 Gjata, L., Teksti argumentues, GEER, Tiranë, 2010, f. 20.
113
dishmië t’bukra. Per njëherë urimet e mia drejtohen per nji lulzim t’shpejtë t’bukrit gjytetit t’uej.
Falemi nderës shum!”
(Posta e Shqypniës, 12.Kallnduer 1917, f. 1)
Shqyptarë!
(Fjalim i Gjeneralit Trollmann, Kryekomandaar i Ushtrisë n’ Shqypnië, me rastin e njëvjetorit të
hymjes në Shkodër)”
“Sot kremtohet per mâa t’paren herë dita n’t’cillen Ushtriët e Naltmadhniës s’Tii perendore e
rregjnore apostolike vûune kamen n’tokë shqiptare. Na nuk kena ardhë n’vend t’uej si
pushtuesa, por vetem pse t’shternguem me ndjekë njata armiq t’Monarkiës, qi kjene per nji kohë
edhè anmiqt t’uej. Ju e dini se si Monarkia austro-ungare kërkoj me ruejtë gjithherë njiniën e
integritetin e tokës Shqiptare. Ju kjetë mjerisht trazue n’gzim t’ksajë t’mirë, pse, masi shpërthej
lufta e botës, hîine kundërshtarët t’uej t’hershmit n’vend t’uej e kshtû shkimne t’gjitha uzdajët e
atdhetarve vërtetë të Shqypniës. Mundet me u thânë per ndeer t’Shqyptarve se, vetem nji pjesë e
vogël trathtarësh t’shitun u bâa me armiq, m’nji qi, e shumta e popullit, pshteti uzdajen e vet n’at
Fuqië e cilla, ç’motit kaa shkrue mîi flamur t’vet projen e gjith Shqyptarve. Kjo uzdajë shkoj
n’vend e librimi erdhi prejë Austrië-Ungeriet. Librimi qi na u prûume, àsht i paa dredhië e nuk i
gjet t’joshunave t’rrêjshme t’anmiqve t’uej Ushtriët austro-ungare qi gjinden si miq n’vend t’uej
e me t’cillat u bashkuese shum djelm ner mâa t’mirët e ner mâa t’fortit qi kaa vêndi, n’luftë
kundra anmikut, kan per qellim t’shkimunt e kundershtarve e t’kryemt e librimit t’vendit. Neper
ket marshim, populli shqyptar, i cilli mjerisht, kje nalle n’shdrivillim kahë kultura e tregtia neper
t’perzieme t’gjata, do t’gatohet e do t’rritet per ket qellim, per me mujtë, tujë lânë gatimet e
kohes s’kalueme, me u ushtrue saa mâa parë n’tager qi kaa per nji vetmarshtim. Si t’keen shkue
n’vend vyshket qi lypen per autonomië t’vendit, Austrië-Ungeria kaa me mkamë pa hiç tjeter
vetmarshtimin shqyptar, tujë majtë edhe mandej rojen e njëmendët t’vendit autonom.”
(Posta e Shqypniës, 24. Kallnduer 1917, f. 1)
K.B. Sarajevë, 26 Kallnduer (Tel.), Naltsia e Tii perendore e rregjnore Arqiduka M a k s, tujë
kthye prejë Shqypnijet kaloj neper Dalmaci e raa kahë Sarajeva. Naltsia e Tii kje pershndetë
gjithkund prejë popullit e sidomos kryetarve civil e feetarë per fjalë t’bukra me t’cillat e kishin
pershndetë e i suguroj se nalmadhnia e Tii Perendori e Rregji perkujdesohej per popull t’atyne
krahinave.
(Posta e Shqypniës, 27. Kallnduer 1917, f. 2)
Të tre këto shkrime grupohen në tipin argumentues të teksteve, duke shënuar se bëjnë pjesë në
ligjërimin (diskorsin) politik, një prej ligjërimeve aq të përdorshme prej kohësh dhe në ditët tona
në shoqëritë njerëzore dhe që kanë për qëllim të bindin marrësit për tezat, çështjet apo
argumentet e shtruara. Kështu, Kryetari i Perlimtares së Shkodrës, përveç falënderimit të
përzemërt, nxjerr në pah ndihmën e madhe që Absburgët i kanë dhënë Shqipërisë në momente
historike jetike dhe dëshiron që këtë mbështetje kombi ynë ta ketë edhe në të ardhmën. Fjala e
Kryetarit është e mbushur me respekt e nderim, që duket qartë edhe nga ana formale gjuhësore:
Naltsi perendore e rregjnore, per t’ardhun t’Uej, falnderjet ma t’flaktat, gzimi na ngufon
n’zemer tuej ju paa, nuk âsht punë qi diftohet me gojë, nji shêj dshtniet e kujdesit si edhè nji shêj
114
shpreset t’flakët, t’lutuna per jetë e shndet t’Shpiës s’Habsburgut e per Fuqië t’Monarkiës
Austro-Magjarre. Është përjashtuar fjala “pushtim dhe pushtues”! Teksti 2 – fjala e Arqidukës
austriake – nis me emrin e porositë që i ka përcjellë mbreti, rregji e perandori Karl për Shqypniën
besnike e gjytetin e bukur të Shkoders, n’emen t’naltmadhniës s’Tii, se si Madhnia e Tii don
gjithnji t’miren e vêndit, saa per zêmer e kaa komin e fort t’Shqyptarve, per njëherë urimet e mia
drejtohen per nji lulzim t’shpejtë t’bukrit gjytetit t’uej!” Edhe Arqiduka nuk përmend fjalën
“pushtim”, as “ushtri perandorake”!
Edhe teksti III, i renditur këtu lart, ka në bazë pohimin se austriakët nuk ishin pushtues, por
liberatorë të vendi tonë; ushtritë perandorake, sipas ushtarakut të lartë, po ndiqnin një armik të
tyrin – Serbinë - që ishte edhe yni! Sipas Komandantit suprem, Austro-Ungeria, tujë nderue
t’gjitha besimet, gjuhen, vetiët komtare, tagret e zakonet e moçme t’popullit, don me i dhânë
vendit edhe nji marshim t’rregulluem e neper tê me sugurue jeten, nderen e gjânë, me çue n’vend
damet qi kjene shkaktue neper t’perziëme e lufta e me nimue zhdrivillimin e komit edhe mas
tashit.
Me dijet e sotme linguistike, mendësinë dhe realitetin e asaj kohe, ne i gjykojmë sot se të dy
tekstet ndërtohen mbi një gjuhë mashtruese,193 siç e quajnë mjaft gjuhëtarë, edhe pse, historia
dëshmon se pushtimi austro-hungarez pati jo pak rëndësi për ruajtjen e territoreve shqiptare nga
lakmitë e fqinjve; ai pushtim gjithashtu, bëri edhe jo pak për formimin e një shteti shqiptar,
qeverisjen e tij deri edhe tek planifikimi i gjuhës letrare (KLSH), siç do ta shtjellojmë në tekstin
vijues.
Nji zâdhânje me randsi të madhe
permbi gjûhë shqype
Vjetin 1066. Normant shkuen n’Angli, e gjithkund vûn perdhûni gjûhen frangishte. Në nji kohë
fort të ngushtë frangishtja u bâ gjûha e shpis mbretnore, e kishave, e shkollavet e e shoqnis së
zgjedhun. Fjalët frangishte hîne aq kthjelltë me influencë të veten në gjûhë popullore anglishte,
sà i ndrruen ftyrë e e nderlikuen shqymit. U duk se per njimênd gjûha anglishte do të shuhej per
gjithmonë. Por per nji herë, pa pritë e pa kujtue, ndolli nji shndërrim. Në vjetë 1349 zansat e
shkollavet mueren urdhrin, qi mos me përkthye mâ prej latinishtes në frangishte, veç se
n’anglishte – në gjûhë amtare. Në vjetë 1362 Eduardi III, perpalli ligjen (act of parliament), me
të cillen urdhnohej me perdorue anglishten nder të gjitha shkallët e gjykatesavet m’kamë të
normano-frangishtes. Kto dy zâdhanje krijuen gjûhen anglishte, gjûhen e krenaret të mdhà të
Shakespeare, Chaucer, Bacon, Swift, Byron, Shelfey, Burns, Spencer, Dickens, Poe, Emmerson,
Marc Twain, gjûhen qi sod me sod e flasin 150 miljûj njerz të botës.
193 Shih për këtë: Weinrich, H., La lingua bugiarda – Possono le parole nascondere i pensieri?, il Mulino,
Bologna, 2007, p. 78. (Lexojmë nga kjo vepër shembullin e fjalimeve mashtruese të A.Hitlerit në vigjilje të Luftës II
Botërore, kur, me 26 shtator 1938, Hitleri, në prani të Chamberlain-it, gjatë së ashtuquajturës “krizë e Sudeteve”,
pohonte: “Ju siguroj se populli gjerman nuk do tjetër, përveç paqes, ju kam siguruar dhe e përsëris se me të zgjidhur
këtë problem, Gjermania nuk ka rivendikacione të tjera në Europë.” Historia, shkruan Weinrich, nuk njeh gënjeshtra
më të mëdha se ato të Hitlerit. Por është e nevojshme të shënohet se fjalimi i Hitlerit nuk është shqiptuar në boshllëk,
ka qenë një fjalim drejtuar burrave dhe grave në Gjermani e jashtë saj, të cilët dëgjonin me vëmendje të dridhur, pasi
prej kohësh flitej për territore...”. Me këtë fragment, nuk mund të themi se pushtimi austriak shëmbëllente me atë të
Hitlerit, por sidoqoftë një lloj dominimi ka qenë për historinë e vendit tonë, fakt që nuk përfshihet në dy tekstet e
dhëna. (Shënimi im, F. Shyti)
115
Mâ e Nalta Komandë, me zâdhanje të botueme dèr tash, do me na bashkue në lamë të gjûhës, me
na pshtue prej influencash të hueja e me na bâ të zott per nji jetë kombtare e shtetnore të
shëndoshtë, e per ket pùnë po i falena nderës me gjith zêmer. Tash i perket urtis s’onë,
atdhedashtnis e ndîsis kombtare t’onë me bâ qi kto zâdhanje mbi gjûhë shqype mos të jesin
shkrolë e dekun m’leter. Me dashtni e me ndërgjegje t’i qesim në pûnë zâdhanjet e ma të Naltes
Komandë përmbi përdorim t’ambles gjûhë kombtare, e mos të harrojmë, se zâdhanje kso dore
krijuen njanen nder mâ të mdhà gjuhë botore, gjûhen anglishte e se e pshtuen pa e lanë me u
shue. Si Inglizt edhe na t’u perkrahëna zâdhanjeve të Qeveris mbi gjûhë kombtare, e si atdhetarë
të vlertë t’i qesim në pûnë me ndërgjegje e pa dredhi.
(Posta e Shqypnis, 29. Qershuer 1918, f. 1)
Është një ndër veprimtaritë më të rëndësishme që Komanda e Naltë Ushtarake perandorake ka
kryer në Shqipëri: planifikimin e një gjuhe letrare të njësuar, akt historik për jetësinë e shqipes.
Në këtë tekst argumentues, shumë interesant në përmbajtje, për mkëmbjen e gjuhës shqipe, para
një shekulli, sillet tablloja historike e gjuhës angleze, e cila, në shek.XI, paskësh pasur mundësi e
rrezik humbjeje përgjithmonë, për shkak të pushtimit norman (1066), nga dominimi dhe ligjërimi
në përdorim i frëngjishtes. Por per nji herë, pa pritë e pa kujtue, ndolli nji shndërrim: Në vjetë
1362 Eduardi III, perpalli ligjen (act of parliament), me të cillen urdhnohej me perdorue
anglishten nder të gjitha shkallët e gjykatesavet m’kamë të normano-frangishtes. Kështu po
ndodhte edhe me Shqipërinë: ma e Nalta Komandë lëshon “zadhanje” në mbrotje e në
zhdrivillim të shqipes e do me na bashkue në lamë të gjûhës!
Në pikëpamje gjuhësore, tablotë përqasen si krahasim, realizuar me terma atributesh, me fjalë të
zgjedhura e aq të spikatura – brenda një “zadhanjeje” për anglishten e shek.XI – XIV dhe
shqipes në agim të njëzetit qindvjetë: gjendja e shqipes, të cilën
Komanda e naltë: don me e pshtue prej influencash t’hueja ........ e popullin:
me e ba të zott për jetë kombtare
Veçse, nga ana e shqiptarëve (prej nesh), duhet e kërkohet që:
- urtësisë sonë,
- atdhedashtnisë, që kjo të mos mbetet shkrolë e (v)dekun;
- ndisisë kombtare prandaj dhe duhet që të përkrahim “zadhanjen”
e t’Naltes Komandë dhe me dashtni e pa dredhi
“atdhetarët e vlertë”
Edhe teksti i shkurtër argumentues, më poshtë (me titull “Komisia Letrare), bart një ndiesi të një
personi të mësuar, intelektualit dr. Gjergj Pekmezi, i cili, i prekur nga një lapsus i gazetës sonë,
boton një shkrim për dorëheqjen e tij nga KLSH, pa cilësuar shkakun e vërtetë; është një lutje
kortezhe, pa fyer as gazetarët, as redaksinë; e vetmja fjalë e rëndë, vjen leksema “gabimisht”:
kështu, autori linguist i Universitetit të Vjenës, përdor: fletore e çmueshme, kini mirsinë, të
ndreqni, tue botue të vërtetën; ai nuk përmend çfarë janë “punët e tjera” dhe çfarë ka qenë fjala
“barrë”, të cilat i paskësh futur në lajm gazeta. Kërkesa e referentit tonë (dr. Pekmezit) është e
116
nivelit të lartë komunikues dhe kufizohet vetëm në dy fraza me ndërtim të drejtë, me një Q.O.S.,
që tregon se mendimi del i mbështetur simetrikisht në një bazë.
Komisia Letrare.
Prof. Dr. Gj. Pelmezi na lutet me botue: Në Nr. 89 së fletorës Suej së çmueshme u çpallë pranimi
i dorëheqjes seme gabimisht, e po u lutem të kini mirësin t’a ndreqni tuj botuemun të vërtetën.
Dorëheqjen teme e dhashë, /se s’kam qenë as-pak i marrun vesht me vendimet e dhânuna përmbi
ortografinë e gjuhës shqipe prej Komisisë letrare,/ tuj u ndodhë unë në pushim, në Vien-ë,/e jo
sikûnder thot fletorja prej punësh tjera/nuk kishte si me ju shtrue kësaj barre.
(Posta e Shqypnis, 17.Tetuer 1917, f. 3).
Jo pak studiues pohojnë se skemat gjuhësore i përgjigjen strukturës së mendimit njerëzor. Më
parë, tek shtjellimi i tekstit narrativ, më konkretisht në paraqitjen e shkrimit - “korrespondencë”
të hartuar prej Justin Rrotës, “Prej maleve të Dukagjinit”, kemi sjellë pohimin e lëshuar nga
psikolinguistët se skematizime të tilla frazash i përgjigjen një skeme mendimi të krijuar në
trurin/mendjen e njeriut; çka mund të supozohet se bashkimet sintaksore parataktike dalin gjatë
ligjërimit në vijë të drejtë: fakte e ngjarje që ndjekin njëra-tjetrën; kurse bashkimet me hipotaksë,
të cilat i përgjigjen një mënyre të menduari më të ndërlikuar nga homo sapiens, dalin edhe në
skema në trajtë hierarkie, edhe për shkak të thyerjeve sintaksore ligjërimore.194Duke mbetur në
rrafshin e formës, thuhet se ato përqasen me njëra-tjetrën: nga logjika në skemë dhe anasjelltas -
nga skema në logjikë, edhe pse kjo nuk është e lehtë të vërtetohet, ashtu si ende studimet
psikolinguistike dhe neurolinguistike nuk kan mundur të vërtetojnë se një “mekanizëm
neurogjuhësor” ndodhet në trurin/mendjen e një individi të porsalindur – si ka shpjeguar Noam
Çomski.
Fjdr.
Fr.
Fjvshk Fjvshk.
Fjvkh. Fjvku.
Për tekstet argumentuese, studiuesit kanë përcaktuar prej kohësh, jo vetëm gjininë dhe nëngjinitë
që bëjnë pjesë tek ky tip, por, në planin gjuhësor, janë dalluar qartë përkatësitë e tyre në
krahasim me tipa të tjerë, duke i quajtur tekste shumë të lidhura dhe mesatarisht të lidhura.
Teksti i mësipërm- një lajm i shkurtër për jetën e brendshme të Komisisë letrare të Shkodrës (me
përmbajtje dorëheqjen e Kryetarit të saj, dr. Gj.Pekmezi) – ka gjithsej 50 fjalë shënuese: emra,
folje, mbiemra, përemra, ndajfolje, numërorë; të tjerat janë fjalë shërbyese. Të dyja këto grupe
janë shumë të lidhura nga ana gramatikore: pa fjalë e fjali të ndërmjetme, pa vargje gjymtyrësh
homogjene, pa gjymtyrë sintaksore funksionale të veçuara – të gjitha këto tregues të një lidhjeje
të pakët kohezioni. Edhe në rrafshin e sintaksës dëshmohet si një tekst shumë i lidhur dhe, në
pikëpamje skematike, edhe me ndërtim simetrik. Gjuhëtari dhe historiani i gjuhës shqipe, Xhevat
Lloshi e ka vlerësuar lart veprimtarinë e KLSH:
194 Shih: F.Ferretti, Alle origini del linguaggio umano- Il puno di vista evoluzionistico, GLF Editori
Laterza & Figli, Bari 2016, f. 37.
117
“Gazeta “Posta e Shqypnies” më 3 tetor 1917 ka botuar një njoftim, se pranë universitetit të
Gracit ishte krijuar një Institut Ballkanologjik dhe nën drejtimin e R. Nahtigalit do të jepej
mësim gjuha shqipe. E hetova këtë pikë në Grac dhe nuk gjeta asnjë gjurmë të një instituti të
tillë, as dhe të dhënies së shqipes nga ana e Nachtigalit.
Ndihmesa e Nahtigalit është quajtur e dobishme si në vitin e vizitës në Shqipëri, edhe më pas.
Gazeta “Posta e Shqypnies” më 31 tetor e ka njoftuar daljen e broshurës së Nahtigalit dhe ka
dhënë një përmbledhje të shkurtër shqip.195
Rodi i Shqyptarit -
Po marrim me u paraqitë lexuesave t’onë nji artikull me të cillin tash së mramit fletorja
“Belgrader Nachrichten” hijeshote shtyllat e veta, e artikullin po e paraqesim jo vetem pse flet
mî kom t’onë, por edhe pse ka disa oroe fort t’interesantshme, sado qi kto pergjithsisht kan me
ndeshë në ndonji kundershtàr, i cilli nuk ka me i pëlqye. Në ndonji vênd, as na nuk jemi krejt nji
mêndjet me auktorin e artikullit. Qe pra artikullin në përkthim:
“Emni Shqyptar âsht tuj u perdorue nder kohë të tashme edhe fort shpesh. Kohët e vjetra
thirrshin me ket êmen vetem banorët e nji krahinës së vogël, tuj i dhânë ksajë krahinë per
kryevend nji gjytet, të cillin gjeografi grek Ptolemaios e thrret Albanopolis, qi don me thânë
“gjytet i Shqiptarve”, sado qi pra ky gjytet kishte sigurisht nji tjeter êmen të vetin. Pergjithsisht
besohet sot, e fort me arsye, se popujt e hershem qi thirreshin “Ilir”, jânë per t’u barasue si
komë me Shqyptarë të sotshem, në mos tjeter, per çka u perket tokve e gjuhës së tyne. Ky popull
thirret “Shqyptar”, qi don me thânë gjind shqypjet e jo “banorë shkamijsh”, si deshi me e
shpjegue ndokush. Shqypnia âsht edhe shemelltyra e kti popull e kje perherë edhe në kohë mâ të
vjetra. Se ky êmen âsht fort i vjeter t’a difton edhe pûna e nji gjytetit shqyptar qi pa dyshim e bàn
edhe ket êmen: ky âsht Yskybi i sotshem, Shkupi i Shqyptarve e Scupi i Rromanve. Çka
Shqyptarët thërrasin me êmen “shqype” gati njekshtu thirrshin Egyptt me fjalë greke a se
paradreke “gyps” nji zog qi âsht krejt porsi shqypja.
Barasimi i fjalës “shqyp” me fjalë “gyps” nuk ndeshet në nji kundërshtim, pse fjalës shqype i
âsht shtue vetem nji s në fillim të fjalës, qi vìn per nji shqyptim mâ të fort të fjalës, si ndollë edhe
në greqishte e gjermanishte- mjat me barasue fjalen greke “leukos”me “zaleukos” “bardhë” e
“fort bardhë” e fjalen gjermanishte “Welle” me “Scwall” – si u shtohet edhe êmnave të
“Egyptve rrokja” ai qi në vetvedi nuk ka randsì të madhe....E njimê ne na duhet me thânë, se aj
grumull popujsh të hershem, e vetmja tepricë e të cillve jânë shqyptarët e sotshem, aso kohet do
të jèn ndalë nder vende qi nuk paten caktim kufijsh, e nder të cillat ata u munduene edhe me
zotnue e me pushtue. Pse ç’prej kohve të vjetra e deri në kohë të mesme historija nuk permendë
tjeter veç pushtuesa; të pushtuemt nuk permenden aspak. Prandej nuk do të bindena tuj vû oroe,
se sa fort i perhapun, mujt me kênë nji êmen popullit: per me zotnue mî popull i cilli per kah
kultura e per kah vetit shpirtnore gjindej në nji shkallë mâ të poshtme, nuk lypej aso kohët gjith
195 Lloshi, Xh., gazeta “Dita” 1 shtator 2016. Më tej autori shton: “Pasi e quan një autor të zellshëm, shton se e ka
shtjelluar me mjeshtëri të madhe trajtesën e vet “si mund të pritej prej mendjet t’kthjellt t’nji Nachtigalit. Tue botue i
famshmi dietaar ket vepër, i ka ba letratyrës shqype e kombit shqyptar nje sherbim t’madh.” Kongresi Arsimor i
Lushnjes më 1920 përsëriti pothuaj të njëjtën kërkesë si katër vjet më parë nga Shkodra: “të thërrasi sa ma shpejt
prof. R. Nahtigalin për të punuem bashkë me Komisinë Letrare mbi themelimin e nji gjuhe të përbashkme”. Ndoshta
këtë herë nisma ka dalë nga A. Xhuvani, i cili ishte edhe kryetar, por tashmë gjuhëtari slloven ishte në Lubljanë, ku
ishin jo të pakta ndërlikimet pas shkëputjes prej Austro-Hungarisë dhe nuk erdhi më në Shqipëri. Ftesa është
njoftuar po me ato fjalë te “Kumtari arsimuer” në prill 1921.”
118
ajo fuqi, sa kishte me u lypë në kohë të tashme, pse edhe me pasë kênë aj popull ma i madh në
numer se pushtuesat, gjithnji kta kishin e perdorojshin mjete aq të rrebta, sa mos me i lânë me
lujtë per së gjallit. Tuj gjykue vetem prej êmnit i cilli mund zhvillohet vetem neper mjet të gjuhës
shqype, - pse vjen prej êmnit “dele” a “delme” – kena me pa se Dalmacija “vend delesh” nder
kohë të para kje shqiptare; por sigurisht mundet me u thânë, se edhe Venediku e ndoshta edhe nji
pjesë e madhe e fushave të lumit Po kjene pushtue e meten nen sundim të popullit shqyptàr, para
se Keltët t’i ngushtofshin me dalë prej atyne viseve. ...
Asht e dijtne se kurrkund nuk ka me kênë mâ punë e vshtirë me caktue kufijt, se nder kto krahina
kû, mas gjith gjaset, popullit shqiptar i ra e u perzί me Thrak e me Got, qi ishin popujt mâ
t’afermit. Ky kje shkaku per të cillin disa , sado qi pa kurrfarë temelit, deshten me thânë se “Ilir”
ishin popujt e Thracjes. Por mas zhvillimit të pûnve n’histori shifet, se rryma e parë e popujve
kjene Shqyptarët” ase “gjindja e shqypes” mandej erdhen fiset greke Akejt e Danajt e Homerit e
shkrolat e Egyptit, qi u perhapen kahë Jugu e mandej mas ktyne Thrakët a “të fortit”....
Ç’në kohë të vjetra janë vû oroe ndryshime të forta sidomos në ç’do rracë e cilla pat në fillim
qymen fjesht të kuqlêmtë. Njerzt e hiejshem, e krejt të kuqlêmtë, ashtu si na paraqet historija disa
mbeten rromakë, gjakut ilirsh, nuk ndeshen mâ nder kohë mâ të vona; por së mramit kta mâ të
vonët nuk âsht nevoja qi të ja pshtesim popullit shqyptar, pse mundet me kênë qi i përkasin
popujve mâ të vonë, si goto-slavëve. Sidomos në Nord, nder “Gege”, qymja e kuqlêmtë nuk
shifet aq fort nder të rritshem, por fmija i kan flokët e kuqlêmtë e ka nji herë në një bojë aq të
kjartë, sa me ju pergjà bojës t’artë. ...”Toskët”janë mâ me shumicë të kuqlêmtë kah qymja e
prandej aty mundet me u pa edhe mâ kartë se populli i tashem i Shqypnis rrjedhë prej “Ilirve” të
hershem. Por edhe ata Shqyptarë qi nuk janë të kuqlêmtë kah qymja, janë gjithnji fort të
zhdrivilluam kah shtati e burra azgana, provë e kjartë edhe se kan rujtë rodin e hershem prej të
cillit xûne fill.” (Posta e Shqypnis, 12. Qershuer 1918, f. 3)
***
Teksti i gazetës “Belgrader Nachrichten” (gjer. Lajmet e Beogradit – shënimi im, Fatmira
Shyti), bën pjesë në ata që më së shumti quhen prova shkencore; nëngjinia 1 do të ishte nga
fusha e historisë, kurse nëngjinia 2 mund të përcaktohet antropologji dhe sillet nga dija e racave,
përndryshe, raca e shqiptarëve. Niset me emrin “Shqiptar” dhe kërkohet thellë në histori, tek
gjeografi Ptolemeu, që ka përmendur qytetin Albanopolis. Pergjithsisht besohet sot, e fort me
arsye, se popujt e hershem qi thirreshin “Ilir”, jânë per t’u barasue si komë me Shqyptarë të
sotshem, në mos tjeter, per çka u perket tokve e gjuhës së tyne. Pastaj, rrathë-rrathë, autori
zgjeron argumentin me emrat e popujve përreth Ilirëve: got, sllav, thrak, egjiptian, danaj, akej,
dalmat; pastaj kalohet tek ngjyra e flokëve – e kuqlemtë – një ngjyrë karakteristike si në fiset e
Veriut, ashtu edhe tek ato të Jugut. Pak më tej autori kërkon mbështetje edhe më të fortë, siç
vijnë përmasat trupore të meshkujve, të cilët janë fort të zhdrivilluam nga shtati e burra azgana.
Teksti përmban edhe folje kategorike, si folja “besohet” (apersonale) (krahasojmë me “mund të
besohet- mund të besojmë”, po kështu del folja “thirret” (jo “duhet thirrur”, ose “mund të
thirret”), një herë del folja “duhet me thanë” dhe “asht e dijtne” (është e ditur), si një e njohur
apo e dhënë e njohur. Në planin e sintaksës, frazat ndërtohen me ekzigjencë të veçantë, të lidhura
logjikisht, me anën e të cilave realizohet ajo që për tekstin argumentues, studiuesit e quajnë
“logjikë argumentuese” – pa të cilën nuk realizohen tekste të tilla.196Në rrafshin e sintaksës,
196 Shih: Lindita Gjata, Teksti argumentues (Analizë dhe përqasje në gjuhën shqipe dhe frënge), GEER, Tiranë,
2010, f. 22.
119
struktura frazore i përgjigjet shtruarjes dhe mbrojtjes së argumentit që shtjellon teksti, një çështje
tepër e vështirë për t’u përcaktuar, siç është raca dhe origjina e shqiptarëve; me një Q.O.S.
Prandej nuk do të bindena/ tuj vû oroe, /se sa fort i perhapun, mujt me kênë nji êmen
popullit:/ per me zotnue mî popull /i cilli per kah kultura e per kah vetit shpirtnore
gjindej në nji shkallë mâ të poshtme, /nuk lypej aso kohët gjith ajo fuqi,/sa kishte me u
lypë në kohë të tashme, /pse /edhe me pasë kênë aj popull ma i madh në numer se
pushtuesat, /gjithnji kta kishin e perdorojshin mjete aq të rrebta, /sa mos me i lânë me
lujtë per së gjallit.
Fjdr.
Fr.
Fjvmn. Fjvku. Fjvku.
Fjvq. Fjvs.
Fjvprc. Fjvshk. Fjvksh.
Fjvrrj.
Më sipër janë dy tekste karakteristike në pamje gjuhësore, të ndërtuara me nga një frazë, që nisin
me folje: njëra në dëftore të tashme, kurse tjetra në mënyrën urdhërore-lidhore; teksti i parë e ka
argumentin në krye, tek titulli “50 koronë bakshish”, porse i dyti e vendos në fund “t’mira e
t’lira”. Është në vetë natyrën e këtij teksti që të jetë i shkurtër, ekonomik, argumenti të jetë e
besueshëm, i mundshëm dhe që zbatohet, apo del i vërtetë. Nga ana tjetër, teksti i parë mban një
radhë foljesh të përshkallëzuara për nga semantika e tyre, si: kaa, kaa gjetë, dikton, bjen. Folja e
parafundit ka në thelb edhe lajmërimin në organet hetuese a policore (dikton).
50 KORONË
BAKSHISH
kaa njaj qi kaa gjetë, dikton a bjen
n’zyret’Fletores s’onë
nji tefter me lkurë t’kuqe
me do pare mrêndë,
qi kan tretë me 7. t’ktii mojit.
T’u ngulet nji herë n’krye, se kush don
kartolina Shkodret, Malciet t’Madhe, Zadrimet, Mirditet, Lezhjet, Tiranet,
Durrsit, Kavajet, Elbasanit, Vlonet do
t’shkojë n’telaar Fotografik
“M a r u b b i”
n’rrugë t’Madhe
ku ka me i gjetë t’mira e t’lira ! (Posta e Shqypnis, 8. Qershuer 1918, f. 4)
120
Sa i takon tekstit argumentues, në studimet tona gjuhësore, prej disa vitesh kemi edhe një trajtesë
monografike, kushtuar këtij tipi të veçantë dhe mjaft të përdorshëm në ligjërimin e folur e të
shkruar, siç është libri i studiueses Lindita Gjata “Teksti argumentues”.197 Gjejmë rastin e
theksojmë se, megjithë që për disiplinën e Gjuhësisë tekstore, tek ne, është folur vetëm pas
viteve 1990, deri më sot kemi jo pak botime në këtë fushë, si: nga autorët Dibra-Varfi,198 Hasan
Muja199, Arbër Çeliku200, Tefë Topalli201 dhe, para gjithë këtyre, Rexhep Ismajli202 e jani
Thomaj203 (dy të fundit, kanë dhënë mjaft koncepte teorike të kësaj dege të gjuhësisë, pa hartuar
studime të mirëfillta me këtë temë). Këtu do rreshtuar për një vend të veçantë edhe monografia e gjuhëtares së re, Linda Mëniku, në të cilën autorja shtjellon për herë të parë në gjuhën shqipe,
rolin e konektorëve në marrëdhëniet e ndryshme sintaksore-tekstore që krijojnë në njësitë
ligjërimore.204 Lëvrim i gjuhësisë së tekstit duhen marrë edhe prurjet që sjell libri “hyrje në
gramatikën e tekstit”të autorëve B. Rugova & L. Sejdiu-Rugova.205 Tekstet argumentuese kanë
përdorim të gjerë: nga mesazhet publicitare, reklamat, sprova shkencore, recensa veprash nga
fusha të ndryshme të dijës, shkrime editoriale në faqet shtypit, mbrojtja e avokaturës, ligjërata politike etj. Siç del edhe nga termi emërtues i tipit, të gjitha këto tekste kanë në bazë argumentin,
ndryshe argumentimin, që është një nocion i veçantë në planin e gjuhës: “Të argumentosh do të thotë, t’i drejtohesh dikujt për ta bindur, pra të vendoësh një situatë komunikimi ku dhënësi-
emetues i drejtohet me ligjërimin e tij një destinatori, pra bashkëbiseduesit.”206Ndërsa për termin
“argument”-i, (lat. argumentum – provë), jepen shpjegimet: 1. arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim; provë; 2. lit. paraqitje e përmbledhur e një vepre
letrare.
Termi tjetër “argumentim-i”m (lat.) argumentatio – provim), 1. paraqitje argumentesh për një
çështje, vërtetim me argumente, provim; 2. tërësia e argumenteve që sillen për të vërtetuar
diçka.207Në gjykimin etimologjik, themi se të argumentuarit e një çështjeje është baza e logjikës
së formimit të një teksti gjuhësor. Që në antikitetin grek, filozofët, ndër ta Aristoteli, kanë përcaktuar edhe tipat e argumentimit në përbërje të këtyre teksteve, si: a. argumentimi juridik, që
sillet rreth një çështjeje ligjore; b. argumentimi politik deliberativ, e cili ka në përbërje
parashtrimin e arumenteve në mbështetje a në kundërshtim të një vendimi a mase politike; c.
argumentimi epiditik, që shërben për të ngritur lart vlerat e dikujt përmes lëvdatave.208
197 Gjata, L., Teksti argumentues (Analizë dhe përqasje në gjuhën shqipe dhe frënge), GEER, Tiranë, 2010. 198 Dibra, K. & Varfi, N., Gjuhësi teksti, shulu, Tiranë, 1999. 199 Muja, H., Gjuhësia e tekstit, Faik Konica, prishtinë, 2004. 200 Çeliku, A., Koherenca tekstore (Hyrje në konceptet bazë të gjuhësisë së tekstit nëpërmjet një qasjeje
krahasuese të shqipes me gjermanishten), Shkup-Asdreni, Maqedoni, 2005. 201 Topalli, T., Gjuhësi teksti, Shkodrë, 2011. 202 Ismajli, R., Shumësia e tekstit, Rilindja, prishtinë, 1980. 203 Thomai, J., Teksti dhe gjuha, Sh.B.L.U., Tiranë, 1992. 204 Mëniku, L., Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe (Monografi), Tiranë, ALBAS, 2014. 205 Rugova, B. & Sejdiu-Rugova, L., Hyrje në gram. e tekstit në gjuhën shqipe, Trembelat, Prishtinë, 2015. 206 Gjata, L., Teksti argumentues (Analizë dhe përqasje në gjuhën shqipe dhe frënge), Tiranë, 2010, f. 15. 207 Ndreca, M., Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Rilindja, Redaksia e botimeve, prishtinë, 1986. 208 Gjata, L., Teksti argumentues (Analizë dhe përq.në gj. shqipe dhe frënge), Tiranë, 2010, f. 109.
121
Nji vêndim i Komisjonit letrar
Shum âsht shkrue e mâa shum âsht folë e pergojue fjala koom, sidomos ner kohë mâa t’vona,
paa u njoftë ndoshta shenjimi i plotë i ksajë fjalë t’madhnuseshme e cilla mûndet me ndezë aq
fort kaa nji herë zêmren e njerit, saa per të mos me ju dhimbët as gjaku as jeta. Fjala koom
mûndet m’u marrë politikisht a se mas historiet e me kaq pershîin edhè shum popuj qi gjinden
nen nji qeverië e trajtojën kshtu nji trup politik. S’dytit, fjala koom, mârrun gjeografikisht,
përmbledhë gjith banorët e nji krahinës qi gjallnojën n’do rrethe t’caktueme prej geografiet ase
n’rrethe t’natyrshme, paa vûu oroë gjêjen politike e ndryshimet e gjûhës. S’tretit mandej, fjala
koom mûndet me u mârrë etnografisht e at herë na paraqet nji popull me nji gjûhë e dialekte
t’veta, tujë lânë n’njanë ânë t’hapunt e ndryshimet gjeografike, si edhè politike, fetare e
gjytetnore.
Tujë kênë qi dyy shenjimet e para nuk kan n’vedvedi nji karakter t’plotë e qi mund t’keet
qëndresë, un kujtoj se gjûha tujë pasë mas provëve qi kena n’dorë e mas gjygjit t’dietarve, nji
karakter qi nuk ndrron, âsht shêji mâa i kjarti e gadigadi i vetmi per me njoftë e me daa njanin
koom prejë tjetrit. Njisia e gjûhës praa e e literaturës âsht mâa i pari element qi i nep jetë
komsiës, element aq mâa i fuqiëshem, saa mâa fort lidhnia e gjûhës t’jeet përcjellë e bashkue me
lidhnië t’vêndit e t’Shtetit marë.
Kurrkush mâ fort se komi shqyptaar nuk e kaa ndië nevojën e ksajë lidhnië, e edhè n’ikje qi
s’mund ja duel, nuk kje pernjimênd prejë ploshtsiet, por vetem se i munguene rasët e mjetet e,
kuer dishroj, nuk pat me se, kuer mujt, nuk pat se si me ia dalë qëllimit t’vet aq t’naltë. Sot, qi
Perendia desht me i sjellë syt e vet prejë nesh, posë saa pûnve tjera t’madhnueshme qi kan nisë
per t’mirë e lulzim t’vêndit, âsht ngrehë edhè nji komision letrar i cilli, per pjestarë t’ndrishem e
t’vleert qi kaa, nuk kishte si mos me kênë uzdaja e t’gjithve, e Shqyptarët, tujë paa visaret e
gjûhës shqype n’duer aq t’msueme, mûnd t’u sugurojshin se, ja heret, ja vonë, zelli i atyne
dietave do t’nepte nji marshim gjûhës shqype, saa me ja pasë lakmië ç’do gjuhë tejter....
Thonë se Komisjoni paska daa me hjekë n’shkrim t’gjitha fjalve shqype sasiën a kuantitetin e
zântoreve. Per njimii faqe t’bardha; por per n’kjoftë ky guri mâa i pari, qi kan daa me vûu n’at
ndërtesë t’madhnueshme qi na kena pritë prejë tyne, at herë, kujtoj un, se na paska rrêjët uzdaja,
pse, n’kjoftë se shkrimi i rregulluem, âsht nji mjet qi përdorohet, jo vetem per me na qitë fjalën e
thaat, por, deri ku t’ja mrîjë, edhè trajten tingllore t’ sajë, tujë hiekë sasiën e zântoreve n’fjalë
shqype, hiqet edhè, n’mos mâa e para, nji mos tjeter ner mâa t’parat stolië n’per t’cillat gjûha e
jonë rrjedhë aq e kumbueshme.
Nuk âsht sot qellimi i em me paraqitë arsyet per t’cillat ky vêndim i Komisjonit letrar, qi do
t’turbullojë saa mênde, m’duket krejt jashta vêndit e, po guxoj me thânë, edhè i bagrem. Trupi i
ngushtë i ksajë Fletore, mos tjeter per ket shteg, nuk e baan, vetem po due me thânë, se bindem,
as s’kam si e kuptoj se si, pjestarë aq t’ndershme e t’vleert, si jânë ata t’Komisjonit, êmni i
t’cillve jo vetem âsht i nderuem e i çmuem, por qi edhè përmbledhë n’vetvedi nji historië jo
vetem literatyret, por edhè dashtniet per atdhee, por edhè burrnitë e bujariet, kan mujtë me u
vêndue e me raa n’godi per nji pûnë e cilla, po flasim çiltas, duket krejt kundra natyrës s’gjûhës
s’onë.
Thaçë se jam tujë folë vetem mas t’ndiemeve e se zyrtarisht nuk âsht lajmue gjâa edhè, por, në u
vërtetoftë fjala e ndieme, përshtypja qi kaa me bâa ky vêndim, m’a merr mêndja se kaa me kênë,
sidomos per rrethe letrare, e keqe fort. Vêndimi i Komisjonit qi me hjekë sasiën e germave
n’fjalë shqype, m’duket porsi nji bume (t’m’falet parazimi, por jena n’kohë lufte) m’duket si nji
bume e vêndueme nen pomendore letrare t’nji Bogdanit e t’nji Kristoforidit qi jânë etent e gjuhës
122
shqype, si edhè nen pomendore t’madhnueshme qi kan ngrehë me dorë t’vet sidomos nja disa
pjestarë t’Komisjonit letrar, pse t’gjith, jo vetem e kan mârrë n’kujdes sasiën e zântoreve, si e
lypte natyra e gjûhës, por edhè i kan dalë zot, me shkrime t’veta. Shkurt: T’hjekunt e sasiës
s’zantoreve, âsht nji atentat qi i bahet gjûhes shqype.
Kaa me m’ thânë ndoshta kush se ky vêndim âsht bâa per me lecue mndyren e shkrimit e sidomos
per me mujtë me avitë dyy dialektet, e para. Mûndet me kênë, por kaa mndyrë tjera per me ja
dalë keti qellim. Kurrkush nder shkrimtarë nuk â ndie deri me sot se âsht ankue se vinë zântore
të shpeshta, e sado qi mjerisht ner shkrime t’ona i keem rreshtue fjalët, sejcilli n’mênde t’vet, me
gjithkta, askuj s’i kaa vojtë as n’per mend hjekë sasiën, veç n’e pasët lânë prejë padiet. Per çka i
perket t’avitunit t’dyy dialekteve, âna e Gegniës, mûndena me kênë sugurue, se kaa me lshue
pêe, ndoshta edhè mâa fort se t’a kujtojën vetë Toskët, por jo kurr aty kû, jo vetem bierët bukuria
e fjalës, por fjala vetë shemtohet. Jânë tjera nevojët e gjuhës e, n’vênd qi me prekë aty kû jo
vetem nuk âsht kênë kurrkund nevoja, por as s’e barte natyra e gjûhës, ishte kênë fort mâa mirë
m’u perkujdesue e m’u vêndue per t’ndrequn t’disaa çështjeve tjera t’cillat, ka jânë aq
t’nevojshme, kishim me pasë na t’gjith nji farë tagrit me i paa t’kryeme, e saa mâa parë, prejë
Komisjonit letraar.
Por per sot nuk po shkoj mâa gjatë.
P.Vinçenc Prennushi, O.F.M.
(Posta e Shqypniës, 30 Dhjetuer 1916)
Duhet të themi se tekstet argumentuese dallohen midis teksteve të tjera edhe për praninë e disa
sekuencave argumentuese, të cilat zënë pjesën më të madhe të hapësirës së tyre; natyrshëm në
ato prerje krejt të veçanta ato shoqërohen prej ndërhyrjeve të autorit, të cilat edhe vlejnë për t’i
lidhur ato së bashku, për të krijuar njësinë e argumentit të shtruar apo argumenteve të shtruara,
kur përmbajnë shumë syresh.
Problemi i ngritur prej dy shkrimeve të të dy klerikëve të asaj kohe, nuk ka pushuar së qenuri për
dekada, madje edhe sot ka zëra të vetmuar që mendojnë se shmangia me shkrim (edhe në
shqiptim) e hundorësisë së shqipes, përndryshe të variantit dialektor të Veriut, ka tjetërsuar
natyrën e tij: mendime si këto kanë shfaqur Arshi Pipa, Primo Shllaku dhe Migjen Kelmendi
(Kosovë), por gjuhëtarët prej kohësh, e kanë quajtur të drejtë vendimin e Komisisë letrare, jo
vetëm për qëllime praktike tipografike, por edhe si modernizim të vetë shqipes në përgjithësi.
Nji vêndim i Komisjonit Letraar
Shkoder, 2 Kallnduer 1917
Sod, qi edhè kome t’mdhaa nuk po diin se si kaa me kênë puna e tyne, kuur neser t’maroj lufta,
komi shqyptaar mundet me kênë t’thuesh sugure se komsia e tii kaa me u rujtun e me qindrue
edhè n’kohë qi do t’vînë; pse paa dyshim po dihet se pushtetet sunduese t’Shqypniës duen qi
t’ruhet e të zhdrivillohet njani nder elementa mâa t’parë t’komsiës, due me thânë, gjûha shqype.
Deer saa t’ruhet gjûha e nji komit, ruhet edhè komsia e tii; pse edhè zhdrivillimi i ndîsiëve
komtare fillon, mâa t’shumen, me zhdrivillim e arsim t’gjûhës amtare. E qi pushtetet sunduese
t’Shqypniës duen per njëmend me e ruejtë e me e mkamë gjûhën shqype, duket mirfillit prejë
ksajë pûne, qi e Nalta Komandë ushtarake e Shqypniës kaa ndertue Komisjonin Letraar, per me i
dhänë përparim gjûhës e literaturës s’onë; e , mâa teper, per me dalë n’ket qellim, bujarisht i
kaa lshue n’dorë Komisjonit t’gjitha njato mjete, qi, mas gjindjet t’vendit e t’kohve, kan mûjtë me
123
u dishrue per veprim t’tii. Marë, po, Atdheu do t’ja dijë per nderë t’Naltes Komandë kujdesin qi
kaa per gjûhë e lietratyrë t’komit shqyptaar.
Por Shqypnia âsht msue me pasë drithë paa thasë, e me pasë thasë pa drithë: po due me thanë se
âsht fort per t’u drashtë se Komisjoni, si âsht sod me sod, - sado qi pjestarët e tii jânë
pernjimend njerz, t’cillt, marrun veçmas, meritojën jo veç nderë, por edhè uzdajë prejë komit –
s’do t’mund t’i pergjigjet dëshirave t’Naltes Komandë. Qe, bje fjala: jânë pêsë muej, qi âsht
ndertue Komisjoni Letraar e qi komi, me gojë hapët, po rrin tujë pritë palè se ç’fjalë t’urtë po qet
Komisjoni, e mas pêsë muajsh punet, Komisjoni po del e u thotë Shqyptarvet: Shqyptarë! a)
gjûha shqype tamand gjûha shqype âsht dialekt i Elbasanit; b) gjûha shqype, - ajo e bukra, - nuk
kaa kuantitet, a se, mos tjeter, kuantiteti nuk do qitë n’ortografië. Po a nuk âsht, thue, kjo rasa
me t’raa nder mend ajo fjala e vjeter, qi thotë: Parturiunt montes: orietur ridiculus mus ? – Po
pjellin malet: leen nji mîi i perclluem. – Kû e din Komisjoni Letraar se palci i gjûhës shqype
kênka dialekti i Elbasanit, masi nuk kemi libra t’shkruem thjesht n’at dialekt, - veç n’u thirrët
dialekt i Elbasanit gjûha e veprave t’ Kristoforidhit, qi s’Âsht tjeter veç gegnishte – e masi
vshtirë se kush nder pjestarë t’Komisjonit e din at djalekt ? e si mundet me na thânë se gjûha
shqype s’kaa kvantitet, kuur na ket kvantitet e ndîjmë m’gojë t’gjallë t’popullit ? Po e lâa me folë
nji herë tjeter per dialekt t’Elbasanit, per sod due me çekë vetem çështjen e kvantitetit.
T’gjith auktorët e vlerët, qi deri sod kan shkrue shqyp – Budi, Bogdani, Kamarda, Kristoforidhi,
P. Leonard De-Martino, Frasheri, prof. Mayer, prof. Schiro, etr. – t’gjith e kan perdorue
kvantitetin nder shkrime t’veta: pse tash Komisjoni me ja hupë ket hieshië gjuhës s’onë ? Komet
tjera kerkojën veprat e shkrimtarve t’vet e i rujën si rrelike, per me i pasë shêmull per arsim e
zhdrivillim gjûhet, e Komisjoni Letraar i joni, me nji hoc habet ! – e pat! – po na i qet poosht
t’gjith auktorët e gjûhës shqype ! Masi Komisjoni Letraar, n’nji çâshtje randsiet kaq t’madhe e
qi drejt per drejt perket natyren e kênsiës t’gjûhës, po lên mas doret auktorët mâa t’vjefshemt e
gjûhës, un nuk dii se mas kujë do t’rregullohena nder shkrime t’ona mas sodit: a thue mas Slavsh
a Italjansh ?
Por Komisjoni, me vendim t’vet mii sasië a se kvantitet t’fjalës shqype, kaa qitë poosht, jo vetem
veparat e tjerve, por, shka bindë mâa teper, edhè t’vetat. Nder tanë pjestarë t’Komisjonit gjashtë
jânë qi e kan perdorue kvantitetin e fjalës nder shkrime t’veta: Prof. Dr. Pekmezi në Gramatikë
etr, Don Ndree Mjedja nder Libra t’Shkollës e shkrime tjera, Zotnië Luigj Grakuqi n’Vargnim,
P. Gjergj Fishta n’Lahutë të Malciës, Z. Hilë Mosi n’Zâni i Atdheut, Matië Logoreci n’Historië:
ç’rreze na paska raa sod, praa, kahë Parruca qi na i shndritka kaq fort kta Zotnië t’nderët e
shkrimtarë t’vjefshem, saa atŷ per atŷ e me nji vrisk pendet me qitë poosht vedin e shokët ?...Nuk
âsht vshtirë me rrenue: me nji bume rrenohet nji kalaa: por a jemi t’zott me ndreqë gjâa per
s’marit. Por, mii rrenime, rrallë se mund t’ndreqet gjâa, sidomos n’literatyrë, e cilla nuk
trajtohet ashû me t’shpejtë, si me kênë tujë goditë nji katrovë a me qitë nji simitë – kuur s’âsht
kohë luftet.
Un kishe me pasë shum do fjalë tjera mii ket çashtje; po pres nji herë fjalën zyrtare t’Komisjonit,
qi t’i dihet sugure se deer kû pershtrîhet çâshtja e kvantitetit. E ket fjalë zyrtare Komisjoni do
t’ja apë, jo vetem filologve, por sidomos komit; pse Financa e Pergjithshme e Shqypniës âsht ajo
qi e kaa me detyrë me e majtë Komisjonin Letraar më kâmë; e ç’do zyrtar âsht i detyruem me i
dhânë arsye per veper t’vet atii, prejë t’cillit âsht i paguem. Financa e Pergjithshme e Shqypniës,
mandej, asht e perbâame prejë t’laameve t’komit.
P. D. Berdica
(Posta e Shqypniës, 3 Kallnduer 1917, f. 4)
124
Para leximit të tekstit më poshtë, le të sjellim këtu trajtimin e një koncepti teorik, siç është
anafora – një dukuri strukturore e teksteve, që e japin në fillim referentin rreth të cilit shtjellohet
gjithë teksti. Këndej rrjedh edhe ndarja ndërtimore e këtyre njësive ligjërimore në: tekste
anaforike (shpjeguar pak më lart) dhe tekste kataforike, përndryshe, tekste gjuhësore ku referenti
vjen e njihet a dallohet pas përdorimit të disa zëvendësuesve. Kështu, në shkrimin për 450
vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, në frazën me tre përbërës: me 1
QOS dhe dy njësi predikative homogjene përcaktore – njësia II, që përbën remen e periudhës,
përmban zëvendësuesin “i Madhi fatos shqyptaar”, pastaj referentin “Gjergj Kastriota
Skanderbeg”. Paralel me këtë referent, jepet edhe referenti tjetër: Naltsia e Tii mretnore e
rregjnore / Arqiduka Maksimiljani. Për të gjitha llojet e anaforave, gjuhëtarët janë të mendimit se
ideja bazë e kësaj dukurie gjuhësore qëndron te koncepti i varësisë interpretative dhe koncepti i
rimarrjes preferenciale.209 Rasti i shkrimit të “Postës...”bën fjalë për anaforën klasike, e cila,
sipas autores që cituam, mund të shprehet me sintagmë emërore (SE) të shquar, dëftore, pronore
dhe me përemër.210 Përveç kësaj, gjuhëtarja e re, Jolanda Kostari, sjell edhe termin
“bashkëreferencë” (koncepti “koreferencial), çka del në pah edhe në tekstin që kemi zgjedhur si
model ilustrimi për 450 vjetorin e vdekjes së Skenderbeut: referenti për Heroin Kombëtar të
popullit tonë dhe Arqidukës austriak, Maksimilian. Po prej kësaj autoreje njihemi edhe me të
dhënat e referencës tjetër – referencës asociative, një lidhje e veçantë, e cila mund të shpjegohet
valencën e klasave të ndryshme të fjalëve, pa të cilën s’do të realizohej koherenca semantike e
një teksti a e pjesëve të tij. Shprehur më qartë, duhet nënvizuar se koncepti i valencës nuk lidhet
vetëm me klasa foljesh morfologjike, por për valencë flitet edhe tek emrat midis emrave, për
mbiemrat midis tyre dhe emrave etj.211Kjo lidhje, shkruan autori Hajri Shehu, tregon pa
dykuptimësi se cila është përmbajtja e fjalës, ose, siç thotë Ludwig Witgenstein, “ajo që nuk
mund të shprehet me shenjë, shfaqet në përdorimin e saj.”212 Për shembull, nëse rreshtojmë
emrat: gur dhe shije; për emrin e parë na duhet të kërkojmë mbiemrat dhe emrat: e mëposhtëm,
sepse midis tyre ka valencë semantike: e cila realizon koherencën semantike tekstore:
i fortë,
i gdhendur,
gëlqeror,
stralli,
i mprehtë,
gur i rrumbullaktë,
shtuf,
me thepa,
i faqosur,
me mbishkrime,
lumi,
themeli etj.
209 Kostari, J., Për disa veçori të funksionimit të anaforës asociative, Gjuha jonë, 3-4/1999, f. 70. 210 Po ajo, po aty, f. 71. 211 Shehu, H., Çështje të sintagmës në fjalorë të shqipes, në: ASHSH, IGJL, Akademia e Shkencave dhe e Arteve
të Kosovës, Leksikografia shqipe- Trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005, f. 158 – 160. 212 Po ai, po aty, f. 161.
125
Kurse për emrin “shije”, na duhet të zgjedhim si më poshtë, duke kërkuar valencën e përbërësve
semantikë, edhe këtu, për të realizuar koherencën semantike tekstore:
e ëmbël,
e thartë,
e hidhur,
e kripur,
e rëndë,
e mirë,
e keqe,
shije e njohur,
e panjohur,
molle,
dardhe,
peshku,
mishi....
Për shkak të treguesit valentor që kanë përbërësit djathtas secilit emër, nuk është e mundur të
marrëm prej cilësive të gurit asnjë prej caktuesorëve për t’ia vënë pranë emrit “shije” dhe anasjelltas: asnjë prej mbiemrave e merave që i përkasin emrit “shije”, nuk mund të kalojnë lart –
si caktuesorë të emrit “gur”. Vetëm në mënyrë të figurshme mund të përqasen emra + emra ose
mbiemra pa valencë, si: peshoj punën, hupi Shqypnia, vojtem prrallë, rrasë e bekueme, fuqi e rrebtë, etj. Prej këtej mund të kalojmë në kuptimin e konceptit inferencë, term që përbën një
arsyetim interpretativ i cili lejon që, duke nisur nga prania e një referenti të dhënë, të pranohet automatikisht ekzistenca e një apo disa referentëve të tjerë, mbi bazën e një njohjeje paraprake të
tipit: “nëse kemi x, kemi medoemos gjithashtu y”. Pikërisht ky arsyetim është në bazë të
funksionimit të anaforës asociative.213
MAS 450 VJETSH.
Shkoder, 17. Kallnduer 1917.
Sod mushen 450 vjet se kaa ndrrue jetë i Madhi fatos shqyptaar Gjergj Kastriota Skanderbeg, e
se hupi Shqypnia. Kallxohet se Evrejt (Izraelitët e lashtë – shënimi im, F. Shyti) kremtoshim
t’raamt e Jeruzalemit n’dorë t’Titit e t’Vespasianit (perandorë të Romës – shënimi im, Fatmira
Shyti), tujë u mledhë vjetë per vjetë n’Jeruzalem e aty, veshun zii e me shêje kobit e mjerimit,
rrîshin tujë dnesë e tujë gjimue mîi rrezik qi i kishte gjetë e mîi t’hupun t’Atdheut t’vet. Kujtoj se,
me pasë per t’a peshue punën hollë hollë, kshtu kishte me na u dashtë edhè nee me e kremtue
diten e dekës s’Skanderbegut, masί me t’zhdukun t’tii na hupem gjithshka patem. Mas deket t’tii,
po, Shqypnia u laa me gjak t’bijve t’vet e Shqyptarët u bâan anmiqt e atdheut t’vet, mâa fort se
ata anmiqt e huej; mas deket t’tii, po, dhûna, grabia, rrêna, tradhtia, krenia e nji padie
trashamane xûne vênd n’vend t’onë, e na vojtem prrallë n’gojë t’komeve tjera: njaq, qi mje saa
fqiët t’onë, (t’cillët m’kurrnji send aso kohe nuk ishin para nesh), pshtuen e perparuen, e na enè
sod fjalen Shqypnië do t’a shqyptojëm si neper dhâmë, prejë drojet qi mos t’ja vrasë veshin ndoj
Shqyptarit. Na la gjâja, na hypi nami, na u lig besa e Ora; e na metem n’shekull paa tager e paa
Atdhee, tujë na shaa manovt e Aziës e tujë na përbuzë zerbinott e Europës. Qe se shka desht me
thânë per nee deka e Skanderbegut !
213 Po ai, po aty, f. 73.
126
Por: a me ja nisë na sod me kjaa ? Jo ! I mytyni n’ujë – si kje mytë Shqypnia mas deket të
Skandebegut – kjaan e mjeron deer sa t’jeet tujë u përpjekë me rrymë e me tallaze t’ujit; por
masi t’vêen nji herë kâmen m’breg, gzon e lumnon. Kshtû edhè Shqypnia sod, qi kaa vûu kâmen
m’breg t’Liriës e, me gjithsè anmiqt përjashta e anmiqt permrenda u munduen me e lânë n’terr e
n’vobzië, per tê âsht tujë ague drita gjytetniës, me gzim e me lumnië t’a kremtojë per t’paren
herë mas 450 vjetsh diten e dekës s’Skanderbegut; pse sod, me uzdajë t’Zotit e me fuqië t’rrebtë
t’Katerlidhjes, âsht tujë mârrë trup e jetë ideali i Skanderbegut: Shqypnië, Lirië t’arrsyeshme e
Gjytetnië t’vertetë. Kuur dera e hekurt e Austrië-Hungariës t’ndertojë nder nee nji forcë
financjare e ushtarake, e ket forcë mandej t’a bâjë me veprue n’vedi e per t’mirë t’Shqypniës,
atëherë, po, edhè na kemi me paa dritë me syy, e kjo ditë nuk âsht larg: eshtnat e Skandebegut do
t’jeen trandë prejë gzimit n’vorr at ditë, qi Naltsia e Tii mretnore e rregjnore Arqiduka
Maksimiljani u kaloj për brië; pse edhè ato do t’keen njoftë m’Të Hyllin e Dritës t’Liriës e të
gjytetniës s’Shqypniës. Po, po; Shqypnia do t’njallet e do t’jetojë !...
Ke vorri i Sanderbegut, praa, sod t’bashkohen me zêmer t’gjith Shqyptarët, paa ndërlikim partiet
e besimit, e aty, per krye t’asajë rrasë t’bekueme, t’ja çekin doren e t’ja napin besen shoqishojit
se kan me e dashtë Shqypniën, e kshtû Shqypnia kaa me kênë e lumë, e Europës kaa per t’i ardhë
marre per at lojë t’ndyet e t’poshterme qi, mas luftës s’Balkanit, lujti nder nee. Ket pûnë e pret
prejë nesh Shqypnia e ket pûnë e pret edhè projtorja e jonë Astrië-Hungaria.
(Posta e Shqypniës, 17. Kallnduer 1917, f. 1)
Teksti mbështetet në disa pika: së pari, tek heroi Kombëtar – Gj. Kastrioti – i cili bëri një epokë
të ndritur për vendin tonë, në kujtim të të cilit autori bën thirrje për bashkim e krenari; e dyta, pas
largimit të heroit nga jeta, sa të zeza e gjeten Shqipërinë; e treta, një epokë e re po i hapet atdheut
tonë me ardhjen e Austro-Hungarisë në vendin tonë; e katërta, tek varri i Heroit Kombëtar sod
t’bashkohen me zêmer t’gjith Shqyptarët, e kshtû Shqypnia kaa me kênë e lumë, e Europës kaa
per t’i ardhë marre per at lojë t’ndyet e t’poshterme qi, mas luftës s’Balkanit, lujti nder nee....Në
mbyllje nënvizohet se kjo kërkohet jo vetëm prej gjithë shqiptarëve, por edhè projtorja e jonë
Astrië-Hungaria.
Mbrojtësja e Shqipërisë, perandoria e Absburgëve (Vjenës), ishte bërë në atë kohë “mprojtse” e
popullit tonë, një mbrojtje që na kujton një mbrojtje të shenjtë, siç janë ato të besimit të krishterë,
siç është për Shqipërinë “Zoja e Këshillit të Mirë”, për qytetin e Shkodrës, Shën Shtjefni dhe siç
e kanë shumë fshatra (famulli) nga një shenjtor për mbrojtës. Kështu, edhe autori i shkrimit ka
besim: Po, po; Shqypnia do t’njallet e do t’jetojë !...
Po çfarë ka të veçantë ky tekst? Ai plotëson një prej kërkesave të qenësishme, siç është situata;
por jo situata vetëm në vendin tonë, por kryesisht situata kohore, kur me lirinë që solli
perandoria e Absbirgëve, lindën shpresat se Shqipëria jo vetëm do të ringjallet e do të gëzojë
lirinë kombëtare, por edhe do të vetëqeveriset e sigurtë në kufijtë e saj, falë armëve ngadhënjyese
të perandorisë dualiste austro-hungare, qoftë edhe në kushtet kur Europa ka bërë lojën e vet
t’ndyet e t’poshterme !
Në pamje sintakse, fraza e tekstit dallohet për folje lidhore, të cilat dalin pothuajse si urdhërore
(kategorike), po kështu janë edhe foljet e kohës së ardhme “do + paskajore gege”, dhe ato të së
ardhmes standarde “do t’keen njoftë”. Janë kombinuar frazat me ndërtim të drejtë me ato me
ndërtim të zhdrejtë, disashkallëshe dhe me funksione të ndryshme, si në modelin më poshtë, ku
ka 2 QOS dhe njësi funksionale homogjene, me mjete të pasura të lidhjes sintaksore, si: lidhëza
b/r, n/r, fjalë lidhëze dhe pauzë (tek dy pikat, ku njësitë janë në marrëdhënie rrjedhimore (me
elipsë të konektorit “kështu që”:
127
Kuur dera e hekurt e Austrië-Hungariës t’ndertojë nder nee nji forcë financjare e
ushtarake,/ e ket forcë mandej t’a bâjë me veprue n’vedi e per t’mirë t’Shqypniës,/
atëherë, po, edhè na kemi me paa dritë me syy, /e kjo ditë nuk âsht larg: /eshtnat e
Skandebegut do t’jeen trandë prejë gzimit n’vorr at ditë,/qi Naltsia e Tii mretnore
e rregjnore Arqiduka Maksimiljani u kaloj për brië;/ pse edhè ato do t’keen njoftë
m’Të Hyllin e Dritës t’Liriës e të gjytetniës s’Shqypniës.
Fjdr. Fjkr. Fjdr.
Fr.
Fjvkh. Fjvkh. - Fjvrrj.
Fjvprc.
Fjvshk.
Mikrobt e gjûhes shqype.
Pernjimênd se âsht nji pûnë për të çuditë, qi nji grusht njerz në gji t’Europës – qi jemi na
Shqyptarët, - tue kênë ndoshta kombi mâ i vjetri i të gjith Europës e rrethue për gjith ânash prej
kombeve tjera, kan mujtë me ruejt deri sod gjûhen e vet m’vedi e krejt të dàme prej gjûhve tjera
evropiane. E pra kush nuk u përshkue tepër nè ! Mjaft me thânë Romakët e Turqt, dy pushtete të
përfrigueshme: e me gjith kta shqypja gjallë se gjallë, e , shka âsht mâ tepër, për ditë tuj u
zhdrivillua mâ fort.
Asht lypë forca e konservatorizmi i nji kombit shqyptar, për me e ruejt gjûhen e vet të gjallë e të
kerthnestë ndërmjet zhumhurit të gjûhvet të Slavet, të Grekvet e nên imperializm të kulturës
latine; pse dihet qi ka kombe n’Europë, të cillat sod nuk flasin mâ gjûhen origjinale të veten, por
gjûhë të hueja – por tue vû në oroë korrispondencen e përditshme, qi na vjen prej Shqypnijet,
shkrimet qi çohen me u botue në shtypshkronjë t’onë, mundena me thânë, se shka nuk mrrîjten
me bâ më gjûhë shqype Grekët, Romakët, Gott, Slavt etr. etr. jânë tue e hupë gjûhen shqype !
Nën shkajk qi gjûha shqype së ka literaturë të veten, kanë nisë e shkruejn shqyp secili mbas atij
qirificit të mendes së vet, pa vû n’oroë aspak a natyrën e gjûhës a shijen estetike e arrsyjtimin e
ligjëratës njerëzore. Kan mendue ndoj fletore të hershme a se – neper të – edhe ndoj liber shqyp,
botue prej ndoj Geget a Tosket si nepër kllapi a me pasë kênë tue qitë laknuer me nên: e qe se
ato 10-15 kokrra fjalë ekzotike, qi u kan metë nder trû të shtypuna, kan për t’i mbjellë aty-ktû
nepër shkrime të veta, si me lshue guraleca në brûm të bukës kollomoqe – në short me të thye
dhâmët e tmalltë e shndoshta. Tjerët – kahë nuk i ka lânë shpija mrêndë – kan kërkue dhen si
parja e kuqe, e kuer kan shtektue nepër Shqypni, të ngushtuam me u mârrë vesht a Gega me
Toskë, a Toska me Gegë, kan shkue tue shartue njanin djalekt më tjetrit pa kurrfarë mjeshtrijet,
porsi me shartue shegat me fiq, e të kan perbâ nji gjûhë krejt më vedi, qi s’di a âsht kal, a mushk,
a gomar, e qi mâ fort se gjûhë shqype, kishte me u dashtë me e quejt gjûhë s a l l a h a ne. E ka
asish, masandej – e jânë sidomos do nëpûnsat në Shqypni e zansat t’onë jashta Shqypnijet – të
128
cillt, mâ fort se me studjue natyrën e gjûhës a librat shqyp, kan për t’u mundue me folë e me e
shkrue shqypen mbas mndyret qi t’a flasë drejtori i zyres, per në kjoftë nëpûnës, e për në kjoftë
zânës, ka për t’mârrë të gjitha veset e shqyptimit e gabimet gramatikore të atij qi t’a kèt porositë
me e mârrë në shkollë p ë r j a s h t a: e atëherë na mlon aj breshen fjalësh shum të bukura e qi i
shmanjen formave djalekale, per me trajtue kshtû gjuhen letrare shqype, si bje fjala njikto
rreshta, qi po i xjerrim prej nji lajmit botue tash së vonit: Gjithë pjestartarve i ngufoi zêmra në
gëzim tue i ndigjue këto fjalë me randësi tue u qeshun fëtyra, u shpërdânë kadal.
Të gjith dija e gjûhës shqype ka metë, për në kjoftë Gegë shkruesi, me shkrue shum ë ndër fjalë, e
për në kjoftë Toskë, tue vû shêje hundakesh pûnë e pa pûnë; e kshtû vjen e bâhet letra me pikla e
thue se kè shtrazë më tê nji kubure kaçalluke mûshë me shasme. E shka të bindë e të neveritë mâ
fort âsht kta, qi të gjith po duen me na u majtë, filologj. Hin e fol me ta, paj, qe besa e besës, t’a
bâjnë kryet për voë, kahë vêhen kinsè me të spjegue se kjo fjalë vjen prej sanskritit, se kjo tjetra
âsht hindo-germane, se ajo e treta rrjedhë drejt per drejt prej persishtes: se Mayer i ka thânë
kshtû etr. Të tana fjalë si me u pasë ra lnjyra e me kênë tue folë kllapi. Për ta të gjith lietratyra
s’âsht tjetër, veç se nji etimologì fjalësh e kurrgjë mâ tepër. Kahë pritojnë me u vû e me zânë
libra shqyp, kta s’e zânë se ka shkrue kush shqyp kurr, e pse gjâ të veten s ë kan të shkrueme,
kshtû gjithmonë kan për t’u mbajtë për fjalë të shkrimtarve të huej, si mbahet kungulli haës për
gardh. E kshtû, kahë rrìn kta garguj tue britë përmbi filologì e lietartyrë, gjûha shqype ka ardhë
e âsht përzì si flokët e harapit, sa me mrrîjtë nieri e me i thânë vedit: jarebì ! a dì un shqyp, a po
jo? Për në ngjatët pûna kso doret, së ka me shkue shum e na kemi me kênë të ngushtuam me folë
e me shkrue në ndonji gjûhë të huejen; pse gjûha shqype ka me dekë pa dyshim, mbassi i kan hî
sod mibrobt – qi jânë shkrimtarët e pa dije e të pa zêje.
Thonë se gjûha shqype së ka lietaratyrë e gjûhë letrare të veten. Asht rrêne ! Gjûha shqype ka
lietartyrë; veç se së ka letrarë sa kishte me u dashtë. Padija në litarytyrë e nji shumicës së madhe
të Shqyptarvet të sodshem ka bâ qi përparimi i lietartyrës së gjûhës shqype sod ka kthye, pak me
thânë, 50 vjet mbrapa. Prej zekthit të mârrë qi me u dukë letrarë pa kênë, sod âsht pshtjellue
gjûha shqype në mndyrë, sa mos me mûjtë me kndue dy rreshta shqyp, për pa t’u çue vneri.
Urojmë qi Sjqyptarët e mêçem e sidomos Komisjoni Letrarë kan me u mundue me i shtypë me
shkrime të veta kta mikrob parasita të gjûhës shqype.
(Posta e Shqypnis, 23. Marc 1918, f. 4)
Ky tekst argumentues është ndër më të ashprit e teksteve që janë botuar, sidomos me temë nga
gjuha shqipe; nis ky shkrim me një krenari të ligjshme se shqipja është ruajtur midis mjaft
kombeve që nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë: të ruejnë gjuhën origjinale! Megjithëse pa
emër, duket se autori është pjesë e redakcjonit të shtypshkronjës ku botohet vetë gazeta “Posta e
Shqypniës”, ai është njeri i mësuar dhe që ka ndjekur nivelin e shkrimeve që i vijnë në redaksi.
Përmenden këtu fakte dhe argumente, që përmblidhen nën një temë diskutimi,214 rreth së cilës
këmbehen mendime, të cilat shprehen edhe me një vrazhdësi jo të zakonshme, për shkak të
reagimit të fortë që bën autori. Protagonisti këtu është vetë autori që shtron çështjet (argumentet)
dhe përpiqet t’i vërtetojë ato: e me gjith kta shqypja gjallë se gjallë, e , shka âsht mâ tepër, për
ditë tuj u zhdrivillua mâ fort; t’i bindë lexuesit, nëpërmjet arsyetimeve të forta: për me e ruejt
gjûhen e vet të gjallë e të kerthnestë ndërmjet zhumhurit të gjûhvet të Slavet, të Grekvet e nên
imperializm të kulturës latine; t’i grupojë e t’i zgjedhë argumentet: por tue vû në oroë
korrispondencen e përditshme, qi na vjen prej Shqypnijet, shkrimet qi çohen me u botue në
214 Gjata, L., Teksti argumentues (Analizë dhe përqasje në gjuhën shqipe dhe frënge), GER, Tiranë, 2010, f. 39.
129
shtypshkronjë t’onë, mundena me thânë, se shka nuk mrrîjten me bâ më gjûhë shqype Grekët,
Romakët, Gott, Slavt etr. etr. jânë tue e hupë gjûhen shqype;
e të arrijë në një përfundim: pse gjûha shqype ka me dekë pa dyshim, mbassi i kan hî sod mibrobt
– qi jânë shkrimtarët e pa dije e të pa zêje. Urojmë qi Sjqyptarët e mêçem e sidomos Komisjoni
Letrarë kan me u mundue me i shtypë me shkrime të veta kta mikrob parasita të gjûhës shqype!
Nëse shtroimë pyetjet Kush flet? Kujt i flet? Përgjigja do të ishte: flet (shkruan) një njeri i
mësuar (mbase një filolog) dhe u drejtohet njerëzve të mësuar, për t’i ndërgjegjësuar të mos
veprojnë në të ardhmen siç kanë bërë me përdorimin e gjuhës shqipe! Autori del kundër
“tërheqjes” nga vetja që bëjnë përfaqësues të të dy dialekteve në disa veçori themelore, siç janë:
hundorësia dhe përdorimi dendur i zanorës së pazëshme “ë”. Këtu argumentete dalin si rema
shumë të pasura, pra, e dhëna mbetet ajo, tema, e pandryshuar deri në fund, kurse “ reja” (te
rejat) vijnë e ndërtohen njëra pas tjetrës, përherë për të mbrojtur tezën e shtruar, përndryshe,
shqipja do të humbë! Është alarmi që lëshon teks Komisjoni Letrare dhe njerëzit e ditur
artikullshkruesi.
Në mjaft segmente, fjalë, sintagma a grupe fjalësh, edhe fjali, autori del nga natyra e tekstit
argumentues shkencor dhe bie në shprehje pranë vulgares, si me përdorimin e njësive më poshtë,
të vendosura pothuajse të pandara:
si nepër kllapi.
a me pasë kênë tue qitë laknuer me nên:
e qe se ato 10-15 kokrra fjalë ekzotike,
qi u kan metë nder trû të shtypuna,
kan për t’i mbjellë aty-ktû nepër shkrime të veta,
si me lshue guraleca në brûm të bukës kollomoqe –
në short me të thye dhâmët e tmalltë e shndoshta;
tjerët – kahë nuk i ka lânë shpija mrêndë –
kan kërkue dhen si parja e kuqe,
kan shkue tue shartue njanin djalekt më tjetrit pa kurrfarë mjeshtrijet,
porsi me shartue shegat me fiq,
e të kan perbâ nji gjûhë krejt më vedi,
qi s’di a âsht kal, a mushk, a gomar,
e qi mâ fort se gjûhë shqype,
kishte me u dashtë me e quejt gjûhë s a l l a h a n e !215
Të dhëna gjuhësore si këto, japin përshtypjen e gjuhës së humorit, kur argumenti nuk përmban
atribute të tilla si satira dhe ironia. Edhe frazat e shkrimit janë të shtrira dhe brenda tyre vihen
argumente kundërthënëse, zakonisht me konektorin “por”, që vë përballë dy fakte aq të
ndryshme, si në thënien në vijim, ku fraza del me 2 QOS, njëra prej të cilave me thyerje
sintaksore 3 herë (shih nënvizimin) dhe ku dalin fjali shkaku, fjali kundrinore, kryefjalore,
përcaktore, qëllimore, të cilat lidhen me lidhëzat përkatëse, por edhe jo lidhëzore, nëpërmjet
formave të pashtjelluara, paskajore e gegërishtes dhe të tjera dhe :
215 Sallahan – e, mb. 1, Shkodër. Njeri që sillet sa andej sa këndej pa punë e pa rangë, djerraditës, çartabukas, etj. E
përdor Fishta: “Kush zhelan, kush sallahan,/ Por jurish lshue m’pilaf. “ (Gomari i Babatasit). Tahir Dizdari, Fjalor i
orientalizmave në gjuhën shqipe, Tiranë, 2005.
130
Asht lypë forca e konservatorizmi i nji kombit shqyptar, /për me e ruejt gjûhen e
vet të gjallë e të kerthnestë ndërmjet zhumhurit të gjûhvet të Slavet, të Grekvet e
nên imperializm të kulturës latine; /pse dihet /qi ka kombe n’Europë, /të cillat sod
nuk flasin mâ gjûhen origjinale të veten, por gjûhë të hueja,/ por /tue vû në oroë
korrispondencen e përditshme,/ qi na vjen prej Shqypnijet,/ shkrimet / qi çohen
/me u botue në shtypshkronjë t’onë, /mundena me thânë,/ se shka nuk mrrîjten me
bâ më gjûhë shqype Grekët, Romakët, Gott, Slavt etr. etr./ jânë tue e hupë gjûhen
shqype.
Fjdr. + Fjdr.
Fjvq. Fjvmn. Fjvprc. Fjvku. Fjvku.
Fjvshk. Fjvprc. Fjvq.
Fjvkryef.
Fjvprc.
Teksti argumentues më poshtë, i sjellë në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht, përmban secili nga
një fjali-frazë, përkatësisht, pjesa shqip: 14 folje, ndërsa pjesa gjermanisht me 11 folje, një
përkatësi që nuk mund të jetë asnjëherë e njëjtë, për shkak të natyrës së çdo gjuhe natyrore. Kjo
shumësi klase fjalësh që shprehin veprim, vjen nga qëllimi që ka hartuesi i tekstit që ky të diktojë
tek marrësi tërheqjen, aksionin për një serë veprimtarish, të cilat përmenden radhazi e kuptimin e
bartin foljet e dendura. Mesazhi nuk i drejtohet konkretisht një personi me profesion të caktuar,
por gjithkujt (kush – kushdo) dhe duket sikur tekstit i mungon diçka e rëndësishme: përgjigjja se
gazeta do të jetë e gatshme t’ia përmbushë gjithkujt kërkesat e shtruara, por ky fakt nënkuptohet,
sepse “Posta e Shqypniës” njihej për korrektësi e seriozitet në plotësimin e dëshirave të secilit që
i drejtohej këtij organi.
Fr.
131
E boton “Shtypshkroia Franciskane”
Në vijim shënojmë se ky tekst, gjykuar prej pseudonimit, është i Gjergj Fishtes, i cili rrallë ka
përdorur emrin në shkrime të veta në gazetë. Ai është edhe vetë autor dramash melodramash
shumë të bukura, si për shembull “Jerina ase mbretnesha e luleve”, etj. Fishta ka qenë edhe
kritik letrar, por këtu tema nuk i takon kritikës, prandaj dhe segmentet e shkurtra të qëndrimit
estetik të autorit janë të rralla, kryesisht për strukturën e akteve apo të ndonjë drejtimi letrar. Në
sallonin e shkollës ku Poeti i Lahutës së malcis ishte vetë drejtor, është luajtur një shfaqje prej
shkollës së vajzave të Murgeshave Stigmatine; kështu që autori ngre lart ndjesitë që sollën ata
vajza të mitura me recitime, këngë e valle aq tërheqëse e të bukura, drejtuar prej mësueseve të
tyre. Si kritik, ai nis të gjykojë melodramen, por menjëherë ndërron mendje dhe i kthehet lojës së
aktoreve të vogla, sepse: Melodrami kishte pasë kênë dá në trí akte me vjersha e polimetra. Se
si kan kênë e tek kan kênë shkrue kta vjerrsha, këtu s’po due me thânë gjâ per ta; pse ktyne
letrarve shqyptarë u jittë hatri fort, me hî e me kritikue kush vjerrshat e tyne ndryshe se e
mendojnë atá pûnen. Prandej po m’duhet me u shpervjelë e me e shkapercye ket kapercyell të
! ! !
K u s h
kâa gjâa
me blee
a me
shitë
kush kërkon
me dhânë
a me
xânë shpië
kush dishron
m’u vendue
a lypë
puntuer
kush don me
njallë punen
e vet
a me shtue
gjâan
e me i sjellë vedit
bleesa
t’çojë
lajme tu
“Posta e
! ! ! !
W e r
etwas zu
kaufen
oder zu
verkaufen
wünscht, wer
Wohnung
zu
vermieten
hat oder
mieten
will, wer eine
Stelle zu
vergeben
hat oder eine zu
suchen
beabsichtigt, wer seinen
Geschäftskreis
vergrössern
und
neue Kunden
gewinnen
will,
Shqypniës” der inseriere in der
“Posta e Shqypniës”
Drjetuer i gjegjshem. P.Gjergj Fishta O.F.M.
132
rrezikshem, pa dhânë gjygjin mbi vjerrsha të këtij melodrama, veç po flas mbi mndyrë me të
cillen kje tfaqë. Prandaj Fishta shprehet: Për sod po e lâmë kritiken jashtë.
Ne mendojmë se nuk do të jetë vetëm ky shkaku që autori i shkrimit e këput linjën e gjykimit
letrar, por në zanafillë të atij shekulli, shkrimtarët dhe teatri kishin nevojë për nxitje se sa për
kritikë. Mgjithatë, nuk është e vështirë të kuptohet se autori i shkrimit, edhe pse pohon që “po e
len kritikën kësaj radhe”, vë në dukje jo pak fakte që mendon se duhen kritikuar; pra, është një
lloj mohimi me anë të pohimeve (shih nënvizimet), ndryshe, një mënyrë e veçantë thëniesh, edhe
pa dalë nga argumenti i shtruar që në titull. Në gjuhët njerëzore njihet qartë ky lloj pohmi duke
mohuar ose edhe lloje mohimi duke pohuar, si: Nuk je djalë pa mend ti (Je mjaft i zgjuar). Do një
gotë ujë? – Mos u shpenzo aq.(Nuk po shpenzohesh fare!)
Literatyrë e Arte.
Në Salon Të Shkollës Franciskane.
U lumt varzave të Shkollës s’ Motrave Stimatine Shkodër! Me argtim të hijshëm qi me 30 Të
Dhetorit të vjetës s’kalueme dhanë në “Salon” të Shkollës Franciskane i knedellen pernjimend
zêmrat e intiligencës mâ të zgjedhme të ktij gjyteti, bân qi, mos tjeter per nja dy sahat, t’u
harrojshin të vshtirat e ngushticat e kohës sodshme, tue naltue menden e të gjithvet nder vise të
bukura të kandshme të Poezis e të Muzikës. Gjatë të gjithë kohës s’ argtimit ká zotnue mbi palk
të teatrit nji gjallni jete, qi interesoj aq fort platén, sa zotni të zgjedhun, qi paten mirsin me
mârrë pjesë n’at argtim- si Eksc. E Tij FML. Von Schnehen, Arqipeshkvi i Shkoders, i
Pershndritshmi Zotní Landes – Civil- Kommisäri von Kral me familje të vet, Major Popler,
Feldsuperjori, Hpt. Thalner, i Ndritshmi Zotni L. Gurakuqi Drejtori i Përgjithshëm i Arësimit, -
nuk i lshuen vendet e veta, dér qi kryekput nuk u sos program: sado qi Ekselencja e Tij e ndoj
Zotni tjeter diftuen, kur erdhen, se nuk mund do të rrijshin të gjith kohen e argtimit.
Mas deshirit t’Ekselencjes s’Tij, argtimi filloj në të dyten pjesë të programit, d.m.th. me
“ValleVarzash”. Ky kcim i bashkuem me kangë ishte kênë ndertue mas muziket të L. Pratesi e
me vjersha plot njomsí e ndiesi të nji pendës të njoftun në Shqpyni, e kje prû aq me mjeshtrí e
hijeshi, qi tue pá ato varza të vogla, te veshuna krejt bardh e lshue flokët teposhtë krahve, kahë
me kcim terrnojshin mbi Shqyni e mbi parime jete të gjytetnueme, të bâhej se po jé në kohë të
mytologís e po shef Orët e Zanat e Shqypnis kund m’ndonji rudinë të bjeshkvet t’ona tue ja
ndjellë fatin e bardhë komit shqyptarë. “Vallja e Varzavet” shûm herësh kje percjellë të trokitun
shplakësh, por sidomos kurë zanset thânë se “kemi nji zêmber shqyptare”, se Shqypnija âsht e
jona”atëhere u pa nji entuzjazm i vertetë në të gjith at plymë zotnísh, qi dishmoj, se zembra e
Shqyptarit nuk âsht shojesh kpucësh e se s’ká biz qi mund t’a shpoje – si ka mujtë me thânë e me
shkrue ndoj anmik- por asht bujare e plot ndîësi ndaj Atdhen e vet, veç mjaft qi të dihet me prekë
m’të, si dijti me prekë mbrenda atij vjershatarit, qi shkroi poezin per at Valle”.
Per mas “ Valljet”, u tfaq melodrami. Melodrami kishte pasë kênë dá në trí akte me vjersha e
polimetra. Se si kan kênë e tek kan kênë shkrue kta vjerrsha, këtu s’po due me thânë gjâ per ta;
pse ktyne letrarve shqyptarë u jittë hatri fort, me hî e me kritikue kush vjerrshat e tyne ndryshe
se e mendojnë atá pûnen. Prandej po m’duhet me u shpervjelë e me e shkapercye ket kapercyell
të rrezikshem, pa dhânë gjygjin mbi vjerrsha të këtij melodrama, veç po flas mbi mndyrë me të
cillen kje tfaqë.
Pershtypja e pergjithshme e asajë mbramje ká kênë, shkrue me kujdes prej auktorit e msue me
shum zell prej Murgeshavet Stigmatine të Shkodrës. Po tham, shkrue me kujdes; pse, si gjûha e
zgjedhun, kshtû kishin kênë edhe vjerrshat të limuem. Prej gjithmarë melodramit dukej, se
auktori po kishte nji nderim të madh ndaj popullit, e prandej nuk i bâhej me dalë dosido para si
133
me vepra literatyre. Por me gjith kta, do të meta mûjten me u vû n’oroë edhe në melodrama të tij.
Kshtû, po zâm, në marim të II. akt auktori bân me u dukë m’palk Virtytet hyjnore, - Fén,
Shpnesen, Dashnin- të cillat nji herë flasin njana me tjetren mbi ndolli të madhe t’asajë natë, e
masandej vêhen në të përpjekun me nieri – kahë, flasin me Tolmaj-n. Fillon prá me kalue prej
realizmit m’mystiqizm, a se, mâ mirë, vên m’të përpjekun realizimin me mystiqizm. Ky mêndim
ká kênë fort i bukur e i interesantshem. - Goetha levdohet fort prej kritikve, se në “Faust” prej
romantiqizmit të pares pjesë, në të dyten kalon në klasiqizëm.- Veç shka se në melodrama “Barit
e Betlemit” mystiqizmi, i zanun fill në marim të dytit akt, nuk zhdrivillohet m’të tretin aspak.
Mundet me kênë, se auktori, i cilli, ndoshta, e ká shkrue melodramin mbas ngushticët të teatrit e
mbas fuqijet të tfaqsuesvet, e ká pá se aj argument aq i interesantshem s’ká mûjtë me u
zhdrivillue si duhet e sá duhet, e prandej ká dhânë nji gjygj ma i plotë. Për sod po e lâmë kritiken
jashtë.
Në të tfaqun të ktij melodrama, varzat e Shkollës së Motravet Stigamtine, nëpër zell të Msuesvet
të veta, kan dishmue nji herë mâ tepër, se gruja shqyptare, pa korrname e ngerdhjûclleqe, âsht e
zoja me përparue kahë gjytetnija e vertetë.
Shkodër, 19.Kallnduer 1917.
Fejzi Alizoti216
Criticus
(Gazeta “Posta Shqypniës”, 2. Kallnduer 1918. f.4)
....Na Myslimanët shqiptarë, qi jemi shumica absolute e Shqipëniësë, duhet pra t’i a mbushim
mendjen vetes s’onë se nuk mund të presim ndihmë e shpëtim nga Fuqitë e Marrëveshjes, të cilat
kan treguar në të gjitha mënyrat në këto vjetët e fundit se dëshirojnë humbjen t’onë. Për në qoftë
se na duam të ruajmë kombësinë e besën t’onë e duam të shigurojmë rrojtjen t’onë nuk duhet të
gënjehemi nga premtimet e padrejta t’armiqvet t’anë të kurdohershme. Po, duke mbështetur fatin
t’ënë në duart e Qeverisë Austro-Hungare, e cila, që prej kohëve më të vjetra nuk na ka kursye
kurrë ndihmën e mbrojtjen e saj, duhet të lidhemi s’bashkut e të përpiqemi që të shpëtojmë edhe
vëllezërit t’anë, qi vuajnë akoma në robëri.
Shqipërija nuk mund të rrojë as ekonomikisht po të mos jenë të lira e të bashkuara të gjitha
pjesët e saja. Sidomos na Shqipëtarët myslimanë pra, qi jemi vrarë e kemi luftuar e kemi lënë
kockat t’ona prej Malit të zi gjer në Jemen e prej Danubit gjer në Det të Zi, duhet të ndjekim
gjurmat e të parëvet t’enë, duhet të lidhemi e të bashkohemi e të ndigjojmë urdhërat e Qeverisë
Austro-Hungare, e cila na këshillon, na mëson e na urdhëron për të mirën t’onë.
(Posta e Shqypniës, 20. Kallnduer 1917, f. 1.)
Si të gjithë tekstet e tjera, edhe ky shkrim (fragment), i hartuar nga Fejzi Alizoti, bën pjesë në
tipin argumentues të teksteve. Autori merr përsipër të tregojë se edhe përfaqësuesit e besimit
216 Alizoti, Fejzi (1874-1945), ka qenë veprimtar politik. Lindi në Gjirokastër. U diplomua në shkollën “Mylkije” të
Stambollit për financë dhe diplomaci. Shërbeu në administratën e Perandorisë Osmane, zv.guvernator në Liban,
kajmekam në Libi, në Anadoll dhe në Prizren, prefekt në Prishtinë gjatë luftrave ballkanike e më pas zv.vali në
Shkup. Në vitin 1913 qëndroi në Stamboll dhe më pas shkoi në Rumani. Me kërkesën e I.Qemalit erdhi në Shqipëri
ku u emërua prefekt i Beratit, më pas sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Vlorës, ministër i Punëve të Brendshme.
Në vitin 1916-1918 qe drejtor i financave per territorin nën administrimin e Austro-Hungarisë; në vitin 1926-
1939 deputet. Fejzi Alizoti është ndër figurat kryesore të Asamblesë së 12 prillit 1939...Mbante titullin e përjetshëm
honorifik “Ministër shteti i Mbretërisë Italiane”. Komisar civil i Qeverisë Shqiptare në Kosovë (korrik 1941 –
dhjetor 1941). Kryetar i fundit i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ Shqiptar. Kryetar i komisionit nismëtar të
intelektualëve antikomunistë më 1944. U arrestua në nëntor të v. 1944, u dënua me vdekje si kolaboracionist dhe u
pushkatua. (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, FESH - 1, Tiranë 2008, f. 57 – zëri nga Kastriot Dervishi).
134
mysliman – si shumica absolute e Shqipërisë – duhet të kenë shpresë tek Austro-Hungaria,
prandaj duhet të lidhemi e të bashkohemi e të ndigjojmë urdhërat e Qeverisë Austro-Hungare, e
cila na këshillon, na mëson e na urdhëron për të mirën t’onë. Në gjykimin tonë, pasi edhe jemi
njohur me përmbajtjen e gazetës sonë, themi se ky shkrim vjen aq i domosdoshëm për kohën (aq
më tepër që Alizoti është nga Jugu i vendit), pasi Perandoria e Franz Josefit, që nga koha e
Kultusprotektoratit me Stambollin në shek.XIX, kishte marrë në mbrojtje komunitetin katolik,
por faktet e qeverimit të saj, dëshmojnë se masat që merrte ajo gjatë kohës së pushtimit në
Shqipëri, nuk bënte dallime fetare.
Megjithatë, edhe pse administratorët qeveritarë, si: nëpër prefektura, perlimtare (bashki), dogana,
gjyqe etj. kanë qenë pothuajse myslimanë – pra, jo të shmangur nga pushteti prej Komandës së
Naltë Austro-Hangareze, gazeta “Posta e Shqypniës” pasqyron mjaft të dhëna nga jeta e
komunitetit mysliman, por bashkëpunimi në këtë organ, vjen më së shumti nga komuniteti
katolik, si për shembull, lajmërimet dhe nekrologjitë për vdekje, apo edhe skena nga jeta
kulturore e fetare veprimtaritë arsimore të Shkodrës, sidomos; kjo ndoshta edhe prej faktit që në
fillim të shekullit të kaluar kishte një shumicë shkollash fetare që mësimet i zhvillonin në gjuhën
turke-arabe dhe rregulloret e tyre, mbase nuk bënin jehonë të veprimtarive në një organ laik, siç
ishte gazeta “Posta e Shqypniës”, e cila drejtohej nga një klerik i njohur dhe prej një përfaqësuesi
të një Perandorie të Shenjtë! Por një gjë e tillë nuk ngjet në rastet e lajmeve informative, kur
nëpër shkolla të qytetit të Shkodrës apo në periferi të tij ndahen ndihma për të “vobegtit” (të
varfërit) ku fëmijët nuk diferencohen asnjëherë; po kështu në gazetë pasqyrohen qartë edhe
bamirësitë që kryejnë jo vetë të krishterët, por edhe nga familje a dyer të njohura muhamedane të
kohës, si: tregtarë, shtetarë, etj.
Nga ana gjuhësore, sidomos në leksik e në mjaft njësi fjalish e togjesh foljore, teksti dallon për
ligjërimin kategorik të autorit dhe këtë e bëjnë klasat e foljeve, në mënyrë të veçantë përdorimi i
foljeve në trajta kategorike-urdhërore: me foljet gjysmëndihmëse “duhet” , “nuk mundet”, me
pjesëza mohuese para tyre, me shumë forma të lidhoreve; pandaj dhe ndeshim fjalë e sintagma e
segmente fjalish, si:
duhet të,
duam të,
nuk duhet të gënjehemi nga,
mbështetim fatin tonë në duart e Qeverisë Austro-Hungare,
nuk ka kursyer,
duhet të lidhemi me,
të përpiqemi të shpëtojmë,
Shqipëria nuk mund të rrojë,
na myslimanët duhet të ndjekim,
na duhet të lidhemi me,
duhet të bashkohemi me,
të dëgjojmë urdhërat e Qeverisë...sepse
Austro-Hungaria
na këshillon të... – na mëson të... – na urdhëron të..
për të mirën tonë!
135
Skema e dhënë lart përbën një fjali me disa folje-kallëzues, e cila mund të lexohet si nga subjekti
“Austro-Hungaria”, ashtu edhe duke nisur nga segmenti i nënvizuar dhe krijon në këtë mënyrë,
ngjashëm, një strukturë polindromi (fjalë a fjali që lexohen njësoj, duke nisur, si nga e majta,
ashtu edhe nga e djathta; për fjalën- mund të shërbejë patronimi SOROS, që lexohet në të dy
krahët, pa prishur kuptimin).
Alizoti nënvizon: “Na Myslimanët shqiptarë, qi jemi shumica absolute e Shqipërisë, duhet pra
të...” – një fakt që ka mbetur përsëri i vërtetë – dhe na duket si pjesë e një silogjizmi logjik me 3
pohime:
a. Austro-Hungaria e do popullin shqiptar,
b. myslimanët janë shumica e absolute e Shqipërisë,
c. Austro-Hungaria i do myslimanët e Shqipërisë!
Është në ligjërim tekst argumentues jo aq i lehtë për t’u strukturuar, por që oratori ia ka mbërritur
qëllimit.
136
KREU VII
7. TEKSTE INFORMATIVE
Nji tjeter Doktor shqyptar.
Me 14, të kti moji familjes Prêla, aq e njoftne në Shkodër e qi pat nderen prej prehnit t’vet me i
dhânë Urdhnit Franciskan dy Meshtarë të vjefshem, qi për Fe e për Atdhe, veprojnë të
palodhshëm njani në Zllokuqan e tjetri në Zymb, i ka ardhë nji lajm i bukur i cilli do të gzojë jo
vetem at familje, por edhè gjith ata qi me ket familje të ndershme paten kurdoherë të përpjekun e
ndiejn gzim për lulzim e përparim të vêndit. Kjo familje muer nji leter qi pjestari i ndritshem i saj
Pjetri i Mati Prêlës i çote, tuj diftue se gjindej si â mâ mirë në Nonaucourt (Eure) në Francë e se
aty i kishte dalë me marue kndimet, tuj dalë Doktor mjekiet.
Zotni Dr. Prêla, ndoq së parit për shtatë vjet rresht Shkollen Franciskane në Shkoder, kû u dâ në
shêj për urti e për cenë nder kndime. Sundimin e Shkodres e kishte aso kohet Shaqir Pasha, i
cilli, nepër mdermjetsί të Zotni Ippen, Korcull i Austrί Ungarίs, pat rasë me njoftë vetit e veçânta
të djalit e prandej u përkujdesue me shkrue për tê në Stambollë kû u pëlqye me nji herë të
paraqitunit e Pjeter Prêlës, qi u nis me nji herë për at gjytet, kû per mâ se shtatë vjet ndoq, i
levduem prej të gjithve, nji liçè në Galata-Saraj.
Masi maroj Doktori i ri kndimet në Stamollë, duel në Francë, kû gjindet edhè sot e kû, mas
gjashtë vjet kndimesh, qi aj bâni në Universitet të Parigjit, u bâ, si thotë letra qi aj vetë shkruen,
D o k t o r m j e k i e t. Na të fletores “Posta e Shqypnisë”, qi nder sa rasa, kena mujt me
provue nderen e bujarin e familjes Prêla e qi ç’me kohë kena xânë me njoftë të vjeftunt e Dr.
Prêlës, paraqesim me gzim fatimet t’ona per ket lajm kaq të gzueshem e urojëm qi, të ramen në
fash pûnët, të kthejë Doktori shndosh e si â mâ mirë në shpi, për kënaqë të vetvet, për gzim të
miqve e për dobi t’Atdheut. (Posta e Shqypniës, 17. Ndânduer 1917, f. 3)
Sipër kemi një tekst informativ-lajm. Që në nisje të këtij lajmi informativ, emri i familjes jepet
disa herë, i shoqëruar me përemra dëftorë, si: familjes Prêla, at familje, ket familje, Kjo familje, -
për shkak se familja njihej në Shkodrë, më së pari prej dy klerikëve, të cilët shërbenin edhe
jashtë territorit të Shqipërisë, në Kosovë.
Kurse mjeku i ardhshëm, paraqitet duke e quajtur në fillim me emër, emrin e babës dhe
mbiemrin, pastaj me profesionin “doktor mjekiet”, në vazhdim:
Zotni Dr. Prela; kur autori përshkruan kohën e shkollës e të arsimimit e quan
“djalë”, mandej
“Pjetër Prela”, në mbyllje
“Doktori i ri”,
“Doktor mjekiet”,
“Dr. Prela” dhe në urimet që i bëhen:
Doktor Pjetri i Mati Prêlës,
Doktor mjekiet,
Zotni Dr. Prêla,
Djali i Pjeter Prêlës,
Doktori i ri,
D o k t o r m j e k i e t,
Dr. Prêlës,
Doktori.
137
Janë të gjitha zëvendësime tekstore që dalin gjatë tekstit.
Në tekstet informative dallohen më tepër së asnjë tip tjetër elementet kohezive, siç janë:
deiktikët, rimarrja, elipsi, katafora dhe anafora. Koherenca e tekstit realizohet nga përsëritjet që
ndodhin në strukturën nëpërmjet elementeve të ndryshme gjuhësore. Së pari themi se ky tekst
është ndërtuar në mënyrë kataforike, pasi personi për të cilin shkruhet, jepet në titull Nji tjeter
Doktor shqyptar, duke përshkruar familjen, që paraqitet në trajtë të shquar “familja Prela”,
sepse ajo njihej në arealin e Shkodrës edhe për faktin se kishte nxjerrë dy françeskanë, klerikë të
një urdhëri aq popullor në vendin tonë.
Ka raste që, në tekste të shkurtra, të mos dalin zëvendësues, bile për persona të njohur, ngjet që
ata vijnë e përdoren nga autori në trajtë të shquar, për shkak të popullarizimit të tyre, si: Wilsonit
– Wilsonin – kryetarit Wilson; kurse për termin “komplot”, na vijnë në kundërvënie
“pashquarsia” dhe “shquarsia”: nji komplot – kiti komploti (përemrat dëftorë i kthejnë emrat në
trajtë të shquar). Do të ishte e papranueshme, nëse autori i shkrimit do të kishte shkruar në
fillim apo edhe në brendësi të tekstit “Një president i SHBA në rrezk”, a “një Wilson në rrezk”,
sepse, referuar vendit SHBA – një post i tillë ekziston. Për këtë dhe teksti ka strukturë anaforike.
Wilsoni n’rrezik -
Neper politikë t’Wilsonit Shtetet e Bashkueme jânë daa n’dyy partië. Miqt e luftës e anmiqt e sajë
jânë tujë u kapë per ditë e mâa fort me shoqishojën, tujë u mundue, si lajmojën fletoret e Angliës,
secila partië me bâa propagandë per vedi. Por, duhet me thanë se puna do t’jeet egercue per
s’fortit, per n’kjoftë se vërtetohet nji lajm, si n’kto dit kje prûu prejë fletoreve t’Kryegjytetit
t’Frances, Paris, neper t’cillin na marrim vesht se Wilsonin paskan pasë dashtë me e mytë. Qe
ktu telegrafat qi n’ket rasë na erdhen:
K.B. Lugano, 2 Marc (Tel.) Disa fletore italiane mârrin prejë Parisi nji lajm me t’cillin diftohet
se qeveria e Shteteve t’Bashkueme i paska pasë raa n’eer nji komplotit qi kishte per qellim të
mytunt e kryetarit Wilson. Janë tujë u kerkue me kujdes t’madh fort pjestarët e ktii komploti.
(Posta e Shqypniës, 3. Marc 1917)
Inglizt e lufta e nendetsave
Shkodër, 6 Marc 1917 -
Duket se Inglizt janë idhnue disi fort per luftë t’rrebtë qi Germania e Austrië-Hungaria ç’me
t’paren ditë T’Frorit kan nisë me i bâa Ententes me nendetsa; pse, jo vetem fletoret, por
parlamenti, por Krajli vetë kan perdorue fjalë t’ashpra e teper t’vrashta ndaj Germant e
Beslidhunt e tyne. Vetë, Krajli i Angliës e çekë ket punë, kuur permendë dhunen qi i âsht bâa
ligjës a se tagrit nderkomtar, tujë dashtë me thanë me ker fjalë, se lufta e nendetsave âsht nji
luftë barbare e kundra ligjve t’komeve t’gjytetnueme. Asquith, masandej, kaa ka thanë
n’parlament, nder sa t’thame tjera, se kaa ndië tujë thanë prej dikujë, se sod me sod gjinden dyy
rode natrësh m’shekull, natyra e njerëzve e natyra e Germanve, si me thanë se Germant nuk janë
njerz.
Se lufta e nendetsavet nuk u bjen Inglizve per shtat, âsht nji punë qi Krajli e parlamenti i Angliës
duen me i majtë Germant per kom t’eger, per arsye qik ta s’po kqyrin ligjen e tagrin
nderkomtaar. Per me u majtë Inglizi mâa të njerziëshem e mâa t’gjytetnuem se Germant prejë
138
pikëpamjet t’tagrit nderkomtaar, kishte me i dashtë qi atà vetë mos t’a kishin thye ket tager; por
mjerisht po dihet se Inglizt janë njatà, qi shkrolen e tagrit nderkomtaar e kan bàa mâa t’parët
paçaver e shtupa fushekësh. Prandej âsht e kot me u ankue sod per t’zeza t’reja, qi lufta e
nêndetsave âsht tujë ja pertrië njerzimit: si t’ja bâjsh kujë, t’a bâjën e t’a teprojën, kaa thanë i
moçmi; e masandej t’zezat m’shekull vînë porsi qershiat, qi nieri don me mârrë nji kokerr e
t’vînë pêsë gjashtë per nji herë, kahë janë ngatrrue rrfanësh njana ne tjetren.
Krajli i Angliës ban vaaj m’German, se kta me nendetsa t’vet janë tujë rrenue jo vetem intereset
e Inglizve, por edhè t’do komeve tjera; e prejë ksajë pune don me i bâa Germant t’egjer e
barbarë. Veçse shka...Amirali ingliz Fisher, m’nji bisedë t’veten, nder saa fjalë tjera, kaa thanë:
“Luften e ban dhuna. Asht marrië me i peshue punët n’luftë. N’luftë, per deer kû t’mrrijë fuqia,
mundou me rrenue gjithshka mje m’temel...Por, saa me shaa Germant, Asquit kishte me bâa
mirë me vûu e me zânë shqyp; pse kshtu dikuur kishte per t’i ra n’vesh fjala e t’moçmit, qi thotë:
shka ja bani dhia shkemes, ja bani shkemja likurës; e n’ket mndyrë barbarsiën e ksajë lufte nuk
kishte per t’a kerkue nder nendetsa t’Germanve, por n’çorodië t’njerzvet, qi feen e nderen e kan
lanë m’anesh, e s’kqyrin tjeter veç egoizmin e vet.
(Posta e Shqypniës, 7. Marc 1917, f. 1)
Franca mâa ngusht se askurrë Merret vesht prejë Gent se gjêja ekonomike n’Francë âsht tujë u bâa per ditë e mâa e vshtirë. Qe
b.f. qymyr n’kto ditt e mrame nuk kan gjetë me djegë as zyret e bajlozëve t’Shteteve t’hueja.
Fletorja “Suisse” lajmon prej Bern se qeveriës s’Sviceres ju desht me çue n’Paris nji vagon plot
me qymyr, masi bajlozi i ksajë qeverië nuk kishte mâa me se me xehe odat e zyres s‘vet. “Journal
de Peuple” thotë se Fletoret e kryegjytetit, t’cillat botohen vetem dyy herë n’javë e dyy faqesh,
jânë në rrezik qi me metë krejt paa u botue, kaq e madhe âsht mungesa e letres nder ato vênde.
(Posta e Shqypnisë, 7. Marc 1917, f. 1)
Nga ky tekst i vogël, sipër, kemi mundësi të shpjegojmë dukurinë e presupozicionit tekstor, që
ka të bëjë me rastin kur një person, një fakt ose një gjendje, të cilat nuk shprehen në tekst, por
ekzistenca e tyre presupozohet (mendohet) nga semantika e foljes ose nga një element tjetër i
fjalisë (frazës), për shembull, në lajmin Franca mâa ngusht se askurrë, ndeshim emrat
“qymyr” dhe “letër”, të cilat dalin në valencë kuptimore (të presupozuar) “me xehe” = “me
ngrohë” dhe tjetra me fjalën “botim”; të dyja këto fjalë edhe mund të mungojnë në këtë tekst,
falë presupozicionit. Kurse për Zvicrën shkruhet “bajlozi i ksajë qeverie në Paris” – çka
presupozohet edhe pa u pohuar se Zvicra kishte marrëdhënie diplomatike me Francën në rang
ambasadorësh (bajloz). Ose: pa u pohuar kuptohet (presupozohet) se në Paris shtypej gazeta
“Journal de Peuple”.
Edhe më bukur, pothuajse në një mënyrë jo të lehtë për t’u kuptuar, vjen e formohet dukuria e
presupozimit në tekstin “Inglizt e lufta e nendetsave” të “Postës...” (7 Mars 1917), ku gjermanët
paraqiteshin aq barbarë prej anglezëve, për shkak të sulmeve të forta me nëndetëse: Autori i
shkrimit sjell një fjalë të urtë shqipe shka ja bani dhia shkemes, ja bani shkemja likurës, e cila ka
kuptimin se anglezët nuk kanë bërë më pak dëme me anë nëndetëseve sesa gjermanët: Por, saa
me shaa Germant, Asquit kishte me bâa mirë me vûu e me zânë shqyp; pse kshtu dikuur kishte
per t’i ra n’vesh fjala e t’moçmit, qi thotë: shka ja bani dhia shkemes, ja bani shkemja likurës; e
n’ket mndyrë barbarsiën e ksajë lufte nuk kishte per t’a kerkue nder nendetsa t’Germanve, por
n’çorodië t’njerzvet, qi feen e nderen e kan lanë m’anesh, e s’kqyrin tjeter veç egoizmin e vet.
139
Prejë Redakcjonit
E vërtetë qi n’kta tre muej jetet t’vet “Posta e Shqypniës” kaa pasë gjasë qi t’perhapej mâa fort
se nuk âsht përhapë, masi âsht e vetmja fletore shqype qi botohet n’Shqypnië e qi bjen lajmet e
mâa t’fresktat, por me gjith kta mund t’thomë se na jemi konen me numer e me pajtime
t’dergueme me ohë t’pajtimrave t’onë. “Posta e Shqypniës” jo vetem lexohet sod, t’thuesh, nder
t’gjitha vendet e Shqypniës, por âsht tujë u lypë fort edhè nder dhena t’perjashtme: edhè
n’Germanië kemi shumë pajtimtarë. E ktû do t’thomë se nuk âsht veç interesja, me t’cillen
lexohet fletorja e jonë, qi na kaa sjellë nji numer t’hieshem pajtimtarësh, por âsht edhè zelli i
disa pajtimtarvet qi i kaa dhanë shkas t’fortë me u përhapë n’Shqypnië.
Kshtû do t’ja dijëm per nder zotni Sali Gjukës, inspektorit t’shkollavet t’Becirkut të Beratit, i cilli
e kaa marrë me zell t’perhapunt e ksajë fletorje nder miq e nder t’njoftun t’vet. E din mirë ky
zotni i nderët se ç’dobië mundet me pasë komi prejë fletoreve t’mira, e se paa pajtimtarë nuk
mund t’mahen fletoret e mira e t’nderta. Jemi n’Detyrë me iu falë nderës z.Mahmut Fortuzit
n’Tiranë, qi me kujdes po mundohet per ket fletore; si edhè z. Tef Kaçulini n’Durrës, i cilli me
pajtimtarë e me lajme perkujdeset per t’majtunt e “Postes t’Shqypniës”. Ja diëm per nderë edhè
z. Gjon Rrotës, n’Lushnje, z. Spiridionit Kacaros, n’Krue, z. Ndrekë Simonit, n’Pishkopejë, z.
Lazer Lumezhit në Prizrend, per nimë qi jânë tujë na u bâa me numer pajtimesh. N’nji mndyrë
t’posaçme, masandej, i falëna nderës Perlimtares s’Pejës, e cilla njiherit u pajtue n’fletorën
t’onë me 100 numra per nji motmot. T’gjith atdhetarët e Shqyptarët e nderët do t’marrin e apin
qi “Posta e Shqypniës” t’perhapet saa mâa fort; pse paa dyshim se kjo fletore, kaa me u rritë
edhè me randsië. Foshnja e njomë nji herë s’parit me mzi mundet me belbtue ndoj fjalë; por
masandej, me kohë zen e flet marë e mirë.
(Posta e Shqypniës, 7. Marc 1917, f. 3)
Nëse paraqesim njësitë e mëposhtme, radhazi, pas fjalive të para, presupozimet do të ishin:
a. Jemi n’Detyrë me iu falë nderës z.Mahmut Fortuzit n’Tiranë:
-Gazeta shkon e lexohet edhe në Tiranë,
-Z. Mahmut Fortuzi banon në Tiranë,
-Z.Mahmut Fortuzi përkujdest për përhapjen e gazetës në Tiranë.
b. Si edhè z. Tef Kaçulini n’Durrës:
-Gazeta shkon e lexohet edhe në qytetin e Durrësit,
-Tef Kaçulini banon atje,
-Tef Kaçulini përkujdeset për shpërndarjen e gazetës.
c. Ja diëm per nderë edhè z. Gjon Rrotës, n’Lushnje:
-Z.Gjon Rrota jeton në Lushnjë,
-Në Lushnjë shkon e këndohet gazeta
-Z.Gjon Rrota përkujdeset për shpërndarjen e gazetës.
d. z. Spiridionit Kacaros, n’Krue:
-Z.Spiridom Kacaros banon në Krue (Krujë),
-Në Krujë shkon dhe lexohet gazeta “Posta...”
-Z.Kacaros përkujdest për shpërndarjen e gazetës.
140
Po kështu do të mund të krijonin presupozime edhe për Z. Ndrekë Simoni, në Peshkopejë dhe
Lazer Lumezhi në Prizrend.
Thika m’asht.
Shkoder, 6 Fruer 1917
Fleta e mrame e luftës âsht tujë u shkrue. Rrokull motmoteve 1914-15-16 e 17 kan kênë, si per
anmik, si per nee, dit per t’u majtun mend; por per nipat t’onë, t’cillt kan me ju bindë ksajë luftë
t’mnershme paa mujtë kurr me u raa pûnve m’tê saa duhet, e para ditë e Frorit e 1917 per ta kaa
per t’kênë sjellja e marimit t’luftës; Alemanja, tujë i prîi Katerlidhjes, masi anmiku pat
perdorue mjete e metode gjithnduersh, saa me u shtŷy shûm herë n’dhunë e n’neverië, ju turr
Ententes shî mii at element, mii t’cillin pshtetej fuqia e gjith uzdaja e sajë, e me t’cillin mûjt me e
shtŷy zhargas mje m’sod luften e bjerrun. Me nji notë t’drejtueme Shteteve neutrale, e t’cilles,
neper bashkim t’hekurt t’Katerlidhjes, i erdhen mrapa edhe tjera, Alemanja i lajmon shekullit
marë se sod e mrapa don me nisë me marrë barrë mii vedi njat luftë, me t’cillen i kercnohej
Inglizi e qi s’njef tjeter veç deken a meten. Edhè Alemanja din mirë se ku do kapë Inglizi, e kaa
edhè mjetet me u randue aq fort mii tê, saa me i diftue botes se, si vetë qeveria alemane me zâa
t’tingllueshem dëshmon, populli tedeshk, posë Zotit, nuk dron kand mii shekull. Mirë tujë e
njoftun randsiën e fjalës s’folme, ajo sod nisë njat veper, qi do të sjellë marimin e luftës....
Fati i zii, me t’cillin, tash trië vjet e tektej, Albjoni mundohet me randue mii Germanië t’mnieme,
çon at krye Meduzet t’vetin shî prejë valve të njatit Ocean, mii t’cillin sugurimi i Ingliterrës
përkundej n’t’perqeshun, e sŷy per sŷy kqyrë vetë Inglizin. N’secillen ditë qi t’zbardhë, kaa me e
njoftë edhè mâa mirë. Fjalë e kercnime disprimit kan me çue peshë tallazet e Oceanit nder lufta
t’mnershme qi do t’bâhen, e Inglizi kaa me shtîi n’pûnë ç’do mjet per me mujtë disi me i pshtue
ksajë peshë të randë, qi ja xên frymen n’fyt. Por kot. Pûnët qi ndodhen, para se t’u fillote lufta e
nendetsave me at egercimin e sodshem, si edhè shka vûum oroë n’t’larguem t’madhit Amiral von
Tirpitz, na dishmojën se Germania metoden e sodshme e man si nji shpatë shêjte t’furiës s’vet, të
cillen, si t’a keet xjerrë nji herë prejë millit, s’e kthen mâa, per pa e shtrue anmikun per tokë.
(Posta e Shqypniës, 7. Fruer 1917, f. 1)
Teksti jep 4 tablo të të njëjtave pamje kundër njëra-tjetrës:
Në mënyrë të veçantë, përdorimi i disa njësive sintagmatike apo edhe fjali mjaft të goditura
stilistikisht, të cilat japin edhe ngjyrimin e fortë të variantit të shkruar të veriut, në të cilin dilte
gazeta “Posta e...”, si: rrokull motmoteve, kan me ju bindë ksajë luftë t’mnershme, pat perdorue
mjete e metode gjithnduersh, ju turr Ententes, shî mii at element, mûjt me e shtŷy zhargas mje
m’sod, luften e bjerrin, s’njef tjeter veç deken a meten, Albjoni mundohet me randue mii
Katerlidhja vs. Ententa (Antanta)
Germania vs. Ingliterra
Alemanja vs. Albjoni (a)
Tedeshku vs. Inglizi
141
Germanië t’mnieme, çon at krye Meduzet t’vetin, shî prejë valve të njatit Ocean, sugurimi i
Ingliterrës përkundej n’t’perqeshun, nder lufta t’mnershme, nder lufta t’mnershme, ja xên
frymen n’fyt, si nji shpatë shêjte t’furiës s’vet, si t’a keet xjerrë nji herë prejë millit, s’e kthen
mâa, per pa e shtrue anmikun per tokë, etj.
Katër tekstet në vijim: nga fjalësi aktiv i njeriut (edhe i disa shkrimtarëve), libri më me peshë në
botë, qyteti me më shumë libra në botë dhe dekorimi i lartë (marrja e nishanit)
i mësuesit, metodistit dhe veprimtarit të njohur shkodran, gramatikanit Gasper Mikeli217
janë informime të thjeshta, 3 të parat edhe kuriozitete interesante shtypi nga fusha e kulturës; 3
nisin me fraza me ndërtim të drejtë, përveç tekstit që bën fjalë për pasurinë e Bibliotekës
Nacionale të Parisit. Gazeta ka mjaft kësi lajmesh me qëllim njohjen e kulturës botërore me të
dhëna që, me siguri, hynin për herë të parë në gjuhën tonë, nëpërmjet “Postës...”. Janë tekste të
lidhura me shifra e fakte dhe që vijnë me një sintaksë mjaft të studiuar. Gjejmë në to periudha të
tilla me ndonjë thyerje sintakse në vijën ligjërimore me shkrim, me 2 QOS dhe me një m.l.s. “më
nji që” = ndërkohë që”, si:
Shkrimtari ingliz Shakespeare,/i cilli njofti fjalë mâ shum se askush tjeter,/përdoroj nder vepra të
veta kund nja 15.000 fjalë,/më nji qi bashkatdhetari i tij Milton në veper t’vet “Parrizi” përdoroj
vetem 8000.
Fjdr. Fjkr.
Fjvprc. -
Sa fjalë përdorohen në të folun.
Dihet se nuk âsht nji numri i fjalve i perdoruem prej njerëzve në të folun e nuk âsht sidomos nji
numri i fjalve qi përdorojnë grât. Sa mâ e madhe t’jèt kutura qi kà njeri, aq mâ i madh kà me
kênë numri i fjalve qi ky përdoron. Tuej folë pergjithsisht, përdoron mâ shum fjalë njeri i
kndueshem, se nji i pashkollë. Veçanerisht duhet me thânë se në nji popull të kulturë marojnë
pûnë me kund nja 600 fjalë e gjinden vênde kû nuk përdorohen mâ teper se 400. Nder kohë t’ona
mâ i mendshmi e qi mûndet me ngrehë bisedë herë per nji sênd e herë per nji tjeter, përdoron
4000 deri në 5000 fjalë. Shkrimtari ingliz Shakespeare, i cilli njofti fjalë mâ shum se askush
tjeter, përdoroj nder vepra të veta kund nja 15.000 fjalë, më nji qi bashkatdhetari i tij Milton në
veper t’vet “Parrizi” përdoroj vetem 8000. Nder fjalorë mâ i pasuni per fjalë njehet i Anglis, pse
kà 350.000 fjalë, tuej pershî, âsht e dijtne, në ket numer edhe fjalët e teknikes së sotshme. Shum
fjalë merret vesht se nuk përdorohen veçse rrall fort e prej ndonji specialistit.
(Posta e Shqypniës, 17. Gusht 1918, f. 4)
Mâ i randi liber i botës.
Libri mâ i randi i botës âsht Unjilli i kishës s‘madhe në Moskau, të cillin e fali Katerina
Nerishka, e ama e Pjetrit të Madh. Ky ungjill peshon 80 kilogram, e gjithmonë duhen dy burra,
per me e bajtë prej nji vendit m’tjetrin. Vetem kartuçat kan kushtue 12 miljon rubla; mbî ta ka
shum àr e gur të paçmuem. Smaraldat, me të cillt jânë kandritë kartuçat e ktij Unjill, jânë mé të
mdhej se kokrrat e bademavet.
217 Mikeli, G., Gramatika e gjuhës shqipe, prejë G.M.,Shtypshkroie “Nikja” Shkodër, 1916 (me 138 faqe).
Fr.
142
(Posta e Shqypnis, 20. Prill 1918, f. 5)
Cilli gjytet i botës kà mâ shum libra ?
Per me mujtë me vû oroe shumicen e librave/ qi begatisin bibljothekat e kryegjytetit të Frances,
Paris,/âsht mjaft/me pasë para sysh kto numra:/ Bibliothéque nacionale, mretnesha e gjith
bibljothekave tjera,/e cilla mas rrymet të kryengritjes, bashkoj visaret e gjith vêndit,/ kà mâ se
3.500.0 blêj të shtypshkruem, 100.000 dorshkrime e mà se 250.000 fletë artistike. Tuj bashkue
mandej prap disa tjera visare dijet, librat e shtypshkruem kapen deri në 4. 800.000 dorshkrime
deri 122.000 fletët artistike deri 390.000. Me pasë për të vû oroe mandej bibljothekat e veçânta
të shoqnive e të kuvêndeve, dhânë mas dijet, kshtû numri i librave të shtypshkruem kapet der në
tetë miljon: gjith libra qi i përkasin dijes. Visaret e bibljothekës komtare, sidomos per
dorëshkrime të vjetra, nuk kan kund shoqe mi faqe t’tokës. Kto visare kjene bashkue në Paris,
per me bâ qi ky gjytet të ishte qandrra e Francës e zêmra e gjith botës.
(Posta e Shqypnis, 13. Korrik 1918, f. 3)
Në tekstin informativ këtu sipër autori nis me ndërtim të zhdrejtë fraze, përndryshe, me fjali të
varur kushti, me kallëzues dy paskajore gege radhazi “per me mujtë me vû oroe”, e cila bën që
lexuesi të ketë kërshëri e të presë remën e thënies që do të vijë pas temës; njësia III bashkohet në
mënyrë asindete, por me elipsë të lidhëzës “se/sepse”, që mungon tek dy pikat, ajo del me thyerje
sintaksore nga ndërvendosja e fjalisë së varur përcaktore, sipas skemës në vijim:
Per me mujtë me vû oroe shumicen e librave/ qi begatisin bibljothekat e
kryegjytetit të Frances, Paris,/âsht mjaft/me pasë para sysh kto numra:/
Bibliothéque nacionale, mretnesha e gjith bibljothekave tjera,/e cilla mas rrymet
të kryengritjes, bashkoj visaret e gjith vêndit,/ kà mâ se 3.500.000 blêj të
shtypshkruem, 100.000 dorshkrime e mà se 250.000 fletë artistike
Fjdr.
Fjvksht. Fjvkryef.
Fjvprc. Fjvshk.
Fjvprc.
Në gjuhësinë tekstore bëhet fjalë dhe ka teori për konceptet që shpesh i dëgjojmë në disiplina të
ndryshme, duke nisur nga logjika, shkrimi akademik, sintaksa, analiza e diskorsit (bisedës), por
që zënë vend edhe në argumentin që po shtjellojmë përgjatë kësaj teze: janë tema dhe rema (T +
R), të cilat shihen si përbërës të çdo thënieje, edhe kur njëri apo të dy vijnë e nënkuptohen, apo
dalin me proforma, qoftë edhe me dukurinë e elizionit. Për ne ka rëndësi të mund të përcaktojmë
cilat mjete gjuhësore përdoren për të kodifikuar informacionin e dhënë (e dhëna) dhe atë të riun
(e reja). Për shembull, nga teksti ynë, fjalia tematike është:
Fr.
143
Madhnia e Tii P. e M./ i kaa dhânë z. Gasper Mikelit, Drejtorit t’Shkollës popullore n’Fushë
qelë, nishanin e Kryqit t’aart me kunorë per meditime.
Me fjalë të tjera, tema është pika e nisjes e komunikimit, kurse rema zhvillimi i tij.
Terminologjia e përdorur në bibliografi të referentit vjen mjaft e ndryshme: temës i referohemi
edhe me termin anglez topic, ndërsa remës edhe me termin nga e njëjta gjuhë comment, apo me
anglolatinizmin fokus.218 Mbi bazën e dy termave topic dhe focus janë krijuar derivatet
‘topicalizim’ dhe ‘focalizim’, të cilat përdoren aq dendur në literaturën e sotme në shkolla e
drejtime të ndryshme gjuhësie, për të evidentuar temen dhe remen. Veprimi me këta terma vjen
dhe emërtohet analizë e strukturës tematike,219 e cila del si një kundërvënie gjuhësore e analizës
së strukturës së njohjes (që, sikur e kemi parë, është e tipit psikologjik). Zakonisht, dy tipat e
analizave paravlejnë për të dhënë kuptimin që informacioni i dhënë të konsiderohet temë, ai i riu
me remë. Përtej temës dhe remës, fraza mund të përmbajë edhe informacione shtesë, që përbëjnë
sfondin apo kornizën e thelbit (bërthamës), duke i shtuar informimit mënyrën, vendin dhe
shkakun e zgjidhjes së fakteve. Në fjalinë që kemi vënë sipër nga teksti me titull “Nderim”, tema
është:
Madhnia e Tii Perendore e Mretnore / – kurse rema:
i kaa dhânë z. Gasper Mikelit, Drejtorit t’Shkollës popullore n’Fushë
qelë, nishanin e Kryqit t’aart me kunorë per meditime.
Siç shihet, tema ka të bëjë me subjektin (kryefjalë) dhe grupin e tij, kurse rema përmban
predikatin dhe grupin e tij. Skema do të ishte e tillë:
Fjalia
Tema Rema
( Gr. em. i kryefjalës ) ( Gr. fol. i kallëzuesit )
Po çfarë informacioni duhet të zotërojmë për të identifikuar temën dhe remën? Disa gjuhë, si për
shembull, japonishtja apo donjë gjuhë afrikane,220disponojnë pjesëza që shënojnë temacitetin e elementit të referuar; por në shumë gjuhë indoevropiane nuk ka mjete morfologjike për të dalluar
temen dhe remen, prandaj duhet të gjykojmë sipas:
• rolit sintaksor: më së shumti tema i referohet subjektit-kryefjalë, rema predikatit-
kallëzues;
• rendit të përbërësve: zakonisht pjesa e temës gjendet majtas, kurse djathtas vendoset ajo
rematike;
• intonacionit: në të folur, rema është pjesë e thënies mbi të cilën bie theksi i spikatur.
218 Shih: Palermo, M., Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino – Itinerari, Bologna, 2013, p. 148. 219 Po ai, po aty, p. 149. 220 Po ai, po aty, p. 149.
144
Nëse shënojmë fjalitë: “Posta e Shqypniës”/ po gëzohet me ket zotni t’nderët dhe
Ky zotni /ka qitë nji Gramatikë për gjuhë shqype,
tema e rema (T + R) do të dilnin segmentet e nënvizuara. Mbasi shqipja ka rend të lirë,
përbërësit e këtyre thënieve (fjali), mund të ndërrojnë rendin (R + T ), si vijon:
“Po gëzohet me ket zotni të nderët /“Posta e Shqypniës” dhe
Ka qitë nji Gramatikë për gjuhën shqype /ky zotni.
Kuptohet që ndërrime si këto nuk janë arbitrare, por janë në funksion të qëllimit të thënies nga
folësi emetues e nga shkaqe jashtëgjuhësore, pa harruar se grupet sintagmatike duhet të lëvizin
sipas kohezionit gramatikor, b.f. grupi “nji gramatikë për gjuhën shqype” nuk mund të ndahet
nga caktuesori “shqype”, pasi fjalia do të dilte *jogramatikore. Gjuhëtarët kanë dalluar se frazat e
artikuluara (të shqiptuara) në një temë dhe një remë (siç janë dy shembujt e dhënë më sipër),
quhen fraza predikative (kallëzuesore). Por, nga çasti që rema del si qëllim i thënies (fjalisë) –
komunikimit – dhe të gjitha thëniet e kanë një qëllim (me përjashtim të rasteve të pjesshme, për
shembull, në funksionin fatik221 të gjuhës), mund të themi se nuk ekzistojnë fraza të formuara
vetëm nga tema.222 Por, përkundrazi, dalin në përdorim fraza (fjali) të ndërtuara vetëm nga rema,
që paraqesin pikërisht një fakt apo një ngjarje dhe struktura e tyre përcaktohet nga natyra e
kallëzuesit foljor, f.v.: Duhet pasur urtësi.
Kështu, sa sollëm në segmentin më lart, del në pah se thënia (fjalia) u nënshtrohet, së paku, tri
niveleve të analizës strukturore, të cilat individualizohen qartë:
a. struktura logjiko-sintaktike,
b. struktura tematike dhe223
c. struktura e njohjes.
221 *funksioni fatik i gjuhës: termi “fatic” nga lat. “fari” me shqiptue, me folë – i referohet kanalit të komunikimit;
jo rrallë, ne e përdorim gjuhën për të kontrolluar nëse funksionon mirë kanali i komunikimit, bie fjala, kur flasim në
telefon, apo kur zhvillojmë ligjërata para nxënësve, studentëve, themi: alo, alo, më dëgjon mirë; apo edhe me
pyetjet: më kuptoni, a jam i qartë, mos jam shpejt,saktë, vazhdojmë, po më ndiqni ? etj. 222 Palermo, M., Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino – Itinerari, Bologna, 2013, p. 149. 223 Për dy strukturat e fundit (b,c) themi se, në traditën tonë gramatikore (sintaksore) lidhen me atë që e kemi quajtur
“analizë e gjymtyrëzimit aktual” e që vjen si arritje e Shkollës së Pragës; pra, jo me gjymtyrëzimin funksional.
145
Ky zotni ka qitë nji gramatikë për gjuhën shqype
Në konkretizim, për shembullin tonë, sjellë më sipër, kjo ndarje treshe, sqarohet në vazhdim:
Subjekti Predikati Objekti
Tema Rema -
E dhëna E reja -
Analiza e gjymtyrëzimit aktual, që përfaqëson T + R, zë fill në përbërësit e njësisë fjali, por ajo
rimerret edhe në strukturën e frazës (periudhës), duke nisur që nga ndërtimet dyshe: fjali
drejtuese/ fjali e varur – ku e para ka rol tematik, kurse e dyta vjen me rol rematik, si p.sh.: Per
me u kthellue edhe mâa mirë n’msim t’gjûhës gjermanishte, /prejë Vjenet kaloj n’Berlin (R +
T); – ku fjalia e parë ka rol rematik, kurse e dyta rol tematik, sepse fraza del me ndërtim të
zhdrejtë, ndërtim që mund të përmbyse në T + R; po kështu me temen e remën operohet edhe
në njësi më të mëdha se fraza dyshe, d.m.th., në periudha me më shumë se dy përbërës. Për
gjuhësinë e tekstit, disiplinë që ka edhe kjo sintaksë të veçantë, vendin e njësive-fjali e zënë
sekuencat. Për pasojë, gjuhëtarët emërtojnë sekuenca-temë, sekuenca-remë. Në këtë mënyrë,
sekuencë-temë është segmenti ku jepet lindja dhe fëmijëria e aktorit të madh gjermano-shqiptar,
Aleksandrë Moisiu, sekuenca dinamike janë sekuenca-remë etj.
Nderim. – Madhnia e Tii P. e M. i kaa dhânë z. Gasper Mikelit, Drejtorit t’Shkollës popullore
n’Fushë qelë, nishanin e Kryqit t’aart me kunorë per meditime. “Posta e Shqypniës” po gzohet
me ket zotni t’nderët per ket nderim t’posaçem qi pat prejë Perandorit, pse e din qi e kaa meritue
si duhet. Ky zotni, mâa parë mâa dalë, ban shkollë tash 15 vjet rresht e shkollen e mban me zell e
me kompetencë e si e lypë nevoja e vendit. Mandej me mund e me djerzë ka botue libra shqyp me
shum randsië per popull: nji herë kaa pasë botue nji Dheshkroië per shkolla e n’kto dit kaa qitë
nji Gramatikë per gjûhë shqype. Nishanin e bajët me nderë e me jetë t’gjatë!
(Posta e Shqypniës, 20. Qershuer 1917, f. 4.)
Veçse, sa i takon strukturës, në këto tekste gjejmë edhe fraza të shkurta, por që dalin
funksionalisht të ndyshme e të ndërtuara sipas rregullave të gjuhës e me hierarki sintaksore, si
fraza më poshtë, me 1 QOS:
“Posta e Shqypniës” po gzohet me ket zotni t’nderët per ket
nderim t’posaçem/qi pat prejë Perandorit,/pse e din /qi e kaa
meritue/ si duhet.
Struktura logj.-sintaktike
Struktura tematike
Struktura e njohjes
146
Fr.
Fr.
-
-
Fjdr.
Fjvprc.
Fjvshk.
Fjvku.
Fjvmn.
Nji shkollë e ree n’Shkoder
Si po merret vesht, shpejt kaa me u çilë n’Shkoder nji shkollë e ree. Qellimi i ksajë shkollë paa
dyshim do t’jeet ky, qi n’at shkollë me u pregatitë djelm per zyre Msuesash nder shkolla
popullore t’Shqypniës. Ky âsht nji mendim i bukur fort e nji punë fort e nevojshme; veç mjaft qi
n’ket shkollë t’ree t’sugurohet mirë msimi i gjûhës shqype edhè i gjûhës gjermane; pse, paa
gjûhë shqype, (si mjerisht kaa mûjtë me u vûu n’ororë sidomos n’kto vjett e mrame) Shqyptari
s’del shqyptaar, e paa dijtë nji gjûhë t’madhe europjane – qi per nee do t’jeet gjermanishtja –
nuk mundet me u vûu n’t’perpjekun me botë t’gjytetnueme. Por, saa per kta, kemi t’gjith uzdajen
se e Nalta Komandë e Drejtoria e përgjithshme e Arsimit kan me rregullue pûnen ashtû, si e lypë
interesa e komit shqyptaar. Msuesa n’ket shkollë kan me kênë, per saa dihet sod, z. Gasper
Beltoja, si Kujdestaar z. Gasper Mikeli e z. Zef Kurti. Shkolla kaa me u çilë aty, kû gjindet sod
shkolla popullore e Rusit.
(Posta e Shqypniës, 24. Marc 1917, f. 4)
Është një lajm informues me rëndësi, sepse përmban aktin e hapjes së shkollës normale në
Shkodër, që vinte e dyta, mbas asaj të Elbasanit; përveç kësaj teksti shënon se jo vetëm kanë me
u përgatitë djelm per zyre Msuesash nder shkolla popullore t’Shqypniës, por aty sugurohet mirë
msimi i gjûhës shqype edhè i gjûhës gjermane. Ja dhe fraza me një ndërtim jo aq të përdorur në
ato vite nga ky organ shtypi: me një fjali të ndërmjetme dhe të shkruar në kllapa, pa lidhje
organike me indin e gjithë frazës. Por duhet shënuar se fraza vjen si rezultat ligjërimor i asaj që
është thënë më parë, më saktë, i fjalisë së dytë e cila përmban fjalën “qëllimi”- ku autori i
shkrimit shfaq edhe mendimin e vet:
Ky âsht nji mendim i bukur fort e nji punë fort e nevojshme;/ veç mjaft qi n’ket
shkollë t’ree t’sugurohet mirë msimi i gjûhës shqype edhè i gjûhës gjermane;/ pse,
paa gjûhë shqype, (si mjerisht kaa mûjtë me u vûu n’ororë sidomos n’kto vjett e
mrame) Shqyptari s’del shqyptaar,/ e paa dijtë nji gjûhë t’madhe europjane/– qi
per nee do t’jeet gjermanishtja/ – nuk mundet me u vûu n’t’perpjekun me botë
t’gjytetnueme.
Fjkr. Fjdr.
Fjvshk. Fjvshk.
(Fj. e ndërmjetme) Fjndrm. Fjvmn.
Fjvprc. -
147
1917 – nji vjetë e terrshme
Vjetë vjetë s’kena pak e aspak t’xânuna diellit e hânet, por vjeta e sivjetshme kaa shum ksosh pse
n’ket vjetë 1917 kaa m’u xânë kater herë dielli e trii herë hâna. 1. Me 8 t’Kallndorit kena me
pasë nji t’xânun t’pjesshem t’hânes. 2. Me 23 t’Kallndorit, nji t’xânun t’pjesshem t’diellit. 3. Me
19 t’Qershorit prap nji t’xânun t’pjesshem t’diellit. 4. Me 4-5 t’Korrikut nji t’xânun t’plotë
t’hânës. 5. Me 19 t’Korrikut nji t’xânun t’pjesshem t’diellit. 6. Me 14 t’Dhetorit nji t’xânun
t’rrethit t’diellit. 7. Me 28 t’Dhetorit mandej kaa me ndollë edhè nji herë t’xânunt e plotë
t’hanës. Ner gjith kta t’xânun diellit e hânet nervende t’ona kan me mujtëme u vûu oroë t’xânunt
e plotë t’hânës me 8 Kallnduer e me 4 e 5 Korrik, ashtu edhè t’xânunt e pjesshem t’diellit me 23
t’Kallndorit. T’xânunt e plotë t’hânës me 8 Kallnduer, kaa me raa m’u paa prej nadjet e vetem
n’pjesë mâa t’paren. Kjo kaa m’u vûu oroë n’Est t’Meridjanit t’Shkodres. Edhè t’xânunt e
pjesshem t’diellit me 23 t’Kallndorit kaa me ndollë n’nade, tujë fillue n’6.45 e deri n’10.15.
N’fillesë t’xânunit dielli kaa m’u gjetë në horizont gadi mâa se gjysa.
(Posta e Shqypniës, 6. Kallnduer 1917, f. 4)
Teksti më sipër, vjen si një kërshëri e habitshme: me 4 të xanuna të diellit e 3 të xanuna të
hanës. Jepen saktë dukuritë dhe oraret e sakta, dhe masa e kësaj ndodhie të rrallë, kur njerëzit
munden me pa nga Meridiani i Shkodrës; kurse teksti-lajm për mënxrën si punojnë xhandarët e
Kurbinit e lexojmë sikur na shfaqet në një projektor: me një frazë tepër të gjatë, me shumë folje,
për të nxjerrë në pah veprimin e xhandar Mark Temalit dhe të “hajnave”, vrasjen e dy prej tyre
dhe “teslimin” në polici.
Si punojën xhandarët e Kurbinit.
Na shkruejn prejë Kurbinit: Me 29 t’prillit, m’11 sahatin natën, nji xhandar i Mydirit t’Kurbinit,
z. Mark Temali, tujë dalë patrullë n’pyllë t’katundit Skuraj bash në vend qi i thonë Mullini i keq,
hasi m’nji çetë komitash 10 vetësh, të cillët rrishin tujë bisedue e tujë bâa tertipin ku me shkue e
me vjedhë, të cillën bisedë xhandari e ndigjote fort mirë, se tujë shkue fort kadalas, nuk e muërne
vesht; e tujë u avitë deri me 6 metra afër tyne, mas murit t’keq të mullinit, u thirri: ç’ka jeni ju?
me pushkë gadi. Hajnat pergjegjne me nji batare pushkësh, paa ditun ku âsht xhandari. Atëherë
xhandari qet mii ta, edhe me pushkë t’parë rrxon nji prej hajnave. Atà, me idhnim tujë msyy,
xhandari gjoj edhè t’dytin i cilli ra dekun, paa lujtë as pak. Hajnat e tjerë, tujë paa dyy të
rrxûmun u dhânë n’t’ikun, paa mujtë me kqyrë as pak, kahë tuta, e xhandari tujë dalë kadalas
prej vendit, u mori pushkët të metunvet e i bâni teslim në Gendermarië-postë t’Skurajt.
(Posta e Shqypniës, 12.Maaj 1917, f. 3)
tertip-i, tq. – shestim, plan, marifet.
teslim-i, tq. – me lanë nji gja nën zotnim të një tjetri; dorëzim të hollash, amanet.
Informativ
Gjûha shqype n’Austrië – N’t’parin semestër t’ktij vjetit n’universitet t’Graz-it do t’çilet Instituti
i Balkanit, kû per t’paren herë kaa me u msue edhè gjûha shqype. Per ket zyre u êmnueProfesori
i universitetit Dr. Rajko Nachtigal. “Posta e Shqypniës”, tujë e dijtë se saa per zemer e kaa Dr.
148
Nachtigal komin Shqyptaar e përparimin e tij, po i falet me gjith zêmer e uron, qi kërkimet e
kthella filologjike t’tia t’i apin dritë e përparim gjûhës shqype. – Asht uzdaja se, posë n’Institut
p.e m. t’gjûhve orientale, kû msohet tash 15 vjet, gjûha shqype kaa me u msue edhè n’Akademië
konsulare t’Vjenës. – Fort kullaj se do reshperë t’Shqypniës do t’qeshin nên mustakë, kuur
t’ndîejnë se gjûha shqype po msohet nder universitete.
(Posta e Shqypnisë, 3. Tetuer 1917)
Nji argtuer teatrit fisit shqyptaar.
I përmenduni argtuer i Germaniës, Alexander Moissi, qi ash s’vonit, tujë lujtë dyy drame n’nji
teatër t’Vienës, habiti t’gjith me mjeshtrië t’veten, âsht fisit shqyptaar. Familja e tii prejë
Kavajet kaloj n’Durrës, e prejë ktej, tash nja 30 vjet, i ati shkoj n’Triest si tregtaar. E n’Triest
leu Aleksander Moissi. Ky, tujë kênë enè fmië, dishroj me dalë argtuer german e prandej shkoj
n’Vienë, per me bâa mësimet e nevojshme. Disa herë duel si etatistë n’Hofburgtheater t’Vjenës,
kû i bâni nji përshtypje t’mirë fort drejtorit, por tujë kênë qi enè s’e flitte gjermanishten mirë,
kshtû drejtori nuk mûjtë me i dhanë ndoj rrollë t’madhe. Per me u kthellue edhe mâa mirë
n’msim t’gjûhës gjermanishte, prejë Vjenet kaloj n’Berlin, ku, mas pak kohet, neper nji cenë
t’paashoqe, duel n’nâam e n’zâa, sa sod njihet nder mâa t’parët argtarë t’Germaniës. Kur krisi
lufta, ky desht me ndiekë ushtriën - si Shqyptaar, era e barotit i kandet - por nuk kje pranue. Ju
lut Kronprincit t’Alemanjes, e ky urdhnoj qi t’u grishte n’ushtrië. N’ushtrië veproj si Leutnant
aviatuer m’ballë t’Ovest. Por m’teater t’luftës nuk i heci si n’teater t’dramit; pse nji ditë kje
rrxue n’tokë prej Francezvet, t’cillt e bâan rob. N’nji shndërrim robsh ndermjet Germaniet e
Francet, pat fatin me kthye prap n’Germanië.
N’Vienë populli e priti me brohorië t’madhe ket argtuer t’permdnun e s’bashkut ushtaar trim,
êmni i të cillit sod permendet n’t’tanë boten.
(Posta e Shqypniës, 3. Tetuer 1917, f. 4)
Në tekstin informativ për artistin e madh të skenës botërore, Aleksandër Moisiu, gjejmë rastin të
përshkojmë një segment teorie të teksteve në përgjithësi, por, në mënyrë të veçantë, të
dallueshme, për tekstet informative, siç është ky më sipër. Për tekste të tilla është formuluar
nocioni “e dhëna” dhe “e reja”. Kështu, gjuhësia tekstore ka operuar për aq kohë e vazhdon
edhe sot e kësaj dite, me konceptet e identifikimit dhe arkivimit (ruajtjes), duke shfrytëzuar me
fat veçanërisht, dikotominë: ‘e dhëna’ / ‘e reja’, gërshetuar mbi parametrat e të arkivuarit, por në
mënyrë ngushtësisht të gërshetuar identifikimit.224Është normale që të përcaktohet si e dhënë një
referent tashmë i pranishëm në universin e bisedës dhe të quhet i hyrë për herë të parë, edhe me
nyje joshquese (shenjë për element të dhënë), pastaj të rimerret, i pajisur me nyje shquese (shenjë
për element të ri); për shembullin, në tekstin kushtuar Moisiut, gjejmë trajtat e pashquara të
emrit: nji argtuer - ket argtuer (me përemër) – i përmenduni argtuer i Germanis (me
riformulim), - nder mâa t’parët argtarë t’Germaniës (me riformulim)– ky (me përemër) – i
përmenduni argtuer i Germaniës (me riformulim) -
Opozicionet e përdorimit të këtyre elementeve nuk janë të njëjta nga gjuha në gjuhë; për shqipen,
b.f., në këto funksione përdoren nyjat joshquese dhe shquese (njëjës e shumës), përemrat dëftorë,
trajta të shkrutra, përemra pronorë, përemra vetorë, e të pacaktuar.Veçse studiuesit kanë
përcaktuar se mjetet gjuhësore për rimarrjen anaforike mund të verifikohen sipas paraprijësit që
rimarrin. Në shumë tekste takojmë mjete si këto, për një entitet, një veprim, një përkatësi, një
ngjarje (event), një shprehje me sintagmë emërore (SE), një sintagmë foljore (SV), një sintagmë
224 Andorno, C., Linguistica testuale – Un’introduzione, Carocci editore – Studi Superiori, Roma, 2015, p. 37.
149
mbiemërore (SMb), një sintagmë parafjalore (SP), ose edhe një fjali e tërë (Ph): Prof. Max
Lambertz n’kto dit kaa mrrîi n’Shkoder. Ky Zotnië, ... kaa shkrue me hollim e simpatië.
udhëtimin qi bâane Prof. Dr. Nachtigall, Dom Ndreu Mjedja e Dr. Pelmezi bane nji udhëtim.../
Udhtimi i ktyne dietarve të ndritshem./ mûnd pritej prejë mêndjet t’kthiellt t’nji Dr. Nachtigall-
it./ I famshmi dietaar ket veper, i kaa bâa literaturës shqype e komi shqyptaar nji sherbim
t’madh./ Hofrat Dr. Patsch n’Shoder. / Me 30. t’mojit t’kaluem mrîijti n’gjytet t’onë drejtori i
Muzeut t’Sarajevës . etj.
Përgjithësisht, arritja e relacioneve anaforike, arrihen në dy mënyra: me anë të përsëritjes dhe
zëvendësimit (kur përsëritja ngjet me mjetet që shënuam më sipër). Për rastin e rimarrjes e
përsëritjes me anë të sintagmave,225 themi se kjo mënyrë vjen nga sintaksa strukturaliste, marrë
dhe përshtatur nga gjenerativizmi, dhe merr pozicionin midis fjalës dhe frazës (fjalisë). Lidhja
midis përbërësve të sintagmës duket më tepër në diagramin e pemës; për shembull, fjalia “Motra ime lexon një libër me tregime” vjen në zbërthimin skematik si më poshtë:
Ph.
SN SV
N P V SN
Art. SN
N SP
Par. N
Motra ime lexon një libër me tregime
Në një ndarje tjetër, në rrafshin e analizës sipas Shkollës së Pragës, SN dhe përbërësit e saj
përbëjnë temën, kurse SV me përbërësit e saj, shënon remen e thënies.
Nji dietaar albanolog n’Shkoder.
Dietaari prejë Vjenet, Prof. Max Lambertz n’kto dit kaa mrrîi n’Shkoder. Ky Zotnië, posë se kaa
shkrue me hollim e smpatië mîi pûnë t’ona, mâa teper kaa zânë edhè me folë shqyp mirë; kshtu
qi kemi shpnesë se me die e me këshille t’veta kaa me ju gjetë ndimë edhè Komisjonit Letraar.
“Posta e Shqypniës” e pershndetë me gzim t’ardhunt e tii nder nee.
(Posta e Shqypniës, 10.Kallnduer 1917., f. 3.)
Prof. i Univ. Dr. R. Nachtigali e gjûha shqype
N’u bjen nder mênd lexuesave t’fletores së onë, n’muej t’kaluem t’majit na paten lajmue
udhëtimin qi bâane Prof. Dr. Nachtigall, Dom Ndreu Mjedja e Dr. Pelmezi neper urdhen
t’kryekomandës ushtarake, mas dishirit qi kishte pasë Komisia Letrare, qi me dalë kahë
Elbasani, per me paa e me vûu oroe, se kû mûnd gjindej nder ato vise nji gjûhë e mesme, ase nji
gjûhë e cilla, tujë perpilue n’vetvedi elementa gjûhet t’dyy dialekteve, t’mûnd u perdorte porsi
225 * sintagma, gr. sintagma, bashkim, kompozim; angl. phrase.
150
gjûhë e njinjishme prejë gjith popullit t’Shqypniës. Udhtimi i ktyne dietarve të ndritshem ngjati
do dit. Tash po na bjen n’ dorë nji broshurë e t’ndritshmit Prof.Dr. Nachtigall: Die Frage einer
einheitlichen albanischen Sprache, qi përkthye shqyp, don me thânë: Çashtja e nji gjûhës
shqype t’njinjishme.
N’ket vepër auktori i vlerët, mûndohet me diftue, me disa provë n’dorë, se si përdorimi i gjûhës
së Elbasanit, tujë bashkue n’vetvedi kjo shum elementa gjûhet, qi mûnden me vjeftë porsi nji urë
ndermjet t’ dialektit t’Gegve e t’Toskve, kishte me kênë e vetmja mndyrë n’t’cillen njeri kishte me
mujtë me i dhânë nji herë marim çështjes s’gjûhës shqype. Permîi ker dorëshkrim t’Dr.
Nachtigall-it kaa me na raa rasa me shkrue mâa vonë ndonji sênd mâa t’gjatë, e per sod po na
kandet me vûu oroe se, sado qi nder disa sênde nuk mundena me kênë nji mêndjet me auktorin e
vlershem, gjithnji po dishmojëm, se shkrimi i tii permîi çashtje t’gjûhës shqype na u pëlqye fort,
pse zhvillue me mjeshtrië t’madhe, njashtu si mûnd pritej prejë mêndjet t’kthiellt t’nji Dr.
Nachtigall-it. Tujë botue i famshmi dietaar ket veper, i kaa bâa literaturës shqype e komi
shqyptaar nji sherbim t’madh, pse gjygjet e tia permîi çashtje t’gjûhës shqype, paten gjithherë
randsië e kjene çmue edhè gjithherë si prejë dietarve t’onë, ashtû edhè prejë Albanologve
t’vêndeve tjera.
(Posta e Shypniës, 31 . Tetuer 1917, f. 3.)
Hofrat Dr. Patsch n’Shoder.
Me 30. t’mojit t’kaluem mrîijti n’gjytet t’onë drejtori i Muzeut t’Sarajevës Hofrat Dr. C. Patsch.
Jânë shum vjet qi ky dietaar i ndritshem, drejton sidomos nji pjesë t’Muzeut, tujë bashkue aty
gjithçka mundet me pasë t’perpjekun me Balkan e sidomos me Shqypnië. Posë ktyne
t’mledhunave qi bâni Dr. Patsch, âsht mûndue me sjellë prejë vedit edhè disa shkrimtarë t’cillët,
tujë njoftë mirë Balkanin, t’sahtyymë prejë kiti dietarit, shkruese vepra plot me randsië. Disaa
nder kto vepra, flasin drejtë per drejtë mîi Shqypnië.
Me t’ardhun t’ktii Zotnië n’Shkoder, na raa me marrë vesht me gzim se, n’rênd t’veprave , qi per
kujdes t’tii shtypshkruhen n’Sarajevë, ishte tujë ardhë nji vepër tjeter, e cilla kaa me kênë
sugurisht per nderë t’literaturës shqype. Librin, qi flet mîi visar fort t’çmueshem t’komit t’onë,
mîi vjerrsha popullore, âsht tujë e qitë auktori i vlerët e letrari i permendun Dr. Lambertz, aq i
njoftun nder çarqe letrare t’Monarkiës e t’Shqypniës. Librin auktori desht, n’mirsië t’veten, me
ja kushtue Kryedrejtorit t’onë A.Gjergj Fishtës. Na, qi kena pasë aq shum rasë m’u përpjekë me
Z. Dr. Lambertz, e qi njofim aq mirë vetiët e çmueshme t’tiat, sidomos per kahë t’njoftunt e
gjûhës shqype, jena tujë e pritë me uzdajë t’madhe ket liber, tujë e diejt se, mêndja e kthjellët e
tia, do t’keet, me mndyrë t’amel e t’kandshme t’veten, si e diftojën edhè shkrimet me t’cillat
shkon tujë nderue fletoren t’onë “Posta e Shqypniës”, do t’keet diejt po tham me u paraqitë
rretheve letrare germane pasuniën e gjûhës shqype ne kângë popullore per t’cillat komi i jonë
kaa m’u madhnue.
Hofrat gr. - këshilltar (Posta e Shqypniës, 3. Nanduer 1917, f. 3)
Gustav Weigand
Në kto dit Profesori i Permendun i Filologis komparative i universitetit të Leipzig Gustav
Weigand kje êmnue nieri i këshillit i Perandorit. Emni i ktij dijetarit në zâ pa dyshim asht fort i
njoftun prej inteligencet të Shqypnis. Aj pat bâ shum udhtime në Shqypni e ndej per do kohë,
n’Elbasan e në rrethe të tija, e botoi do libra mbi vende t’ona. Weigand e ka detyrue Shqypnin
per gjith herë me vepra të veta të kthellta. Nder sa tjera botoj edhe nji fjaluer shqyp-tedesk e
151
tedesk-shqyp të dialektit t’Elbasanit. Si filolog i vërtetë vuni n’oroe, se ky dialekt me cillti
fiziologike e morfologike peruan nji urë ndermjet dy kryepjesavet të gjuhës shqype- Gegë e
Toskë, e se per kto cillti ky dialekt kuptohet mirë si prej anet të verit ashtû prej jugut të
Shqypnis, e prandej në parathanë të fjalorit e proponon per gjûhë letrare të Shqypnis. Mendimi i
tij kje pëlqye edhe prej albanogjsh tjerë, Jockl, Nachtigall, Jagiq, e kje marrë prej komisionit
letrar në Shkoder. Weigand ka mendime t’interesantshme përmbi gjûhë shqype. Weigand thotë
në nji vend:
“Gjûha shqype âsht gjûhë e gjallë e i pergiet nji lumi të gjallë, si të gjitha gjûhët
e tjera të gjalla qi fliten. Ajo nuk âsht nji petrefakt (fosil) i gjetun s’di sa qinda metrash
nên dhè. Gjithkush qi e dishron prej zêmret përparimin e ksaj gjûhë, do të krijojë e do të
shkruej. Anmiku mâ i madh i ksaj gjûhë âsht aj, qi me rregulla të thata të gramatikës
ç’m’fillim ja zên frymen në fyt e ja merr të gjith forcen. Shkrimtarët e krijojnë gjûhen, e
jo njerzt e gramatikës. Duhet me mbledhë visarin komtar, e mandej mbi te e me (anë) te
ktij visarit komtar me shkrue e me punue per komb të vet.”
Kto mendime të Weigandit nuk janë të reja, por na duken se jânë gjithmonë aktual. Weigandi ka
studjue edhe kolonit e kombit shqyptar në Monarki e n’Itali. Përmbi Shqyptar afer Zadret e
gjûhë të tyne ka shkrue nji studim të kthjelltë nder lajme të institutit rumen në Leipzig në 1911.
Ktij dijetarit të permdnun të Germanis e mikut të madh të popullit shqyptar po i dishrojmë me
gjith zêmer nji jetë të gjatë e po ja urojmë nderimin qi tash s’vonit ka pasë.
(Posta e Shqypnis, 5.Qershuer 1918, f. 4)
Këtu po sjellim këtu disa tekste lajmërimi vdekjeje, të cilat paraqesin interes, sidomos në lëmë të
leksikut, siç shohim edhe tek një fletë lajmi e shkurtër, ku të bijtë e Gjonit: Nushi e Ndoci, ftojnë
miq e të njohur, t’i bëjnë lutje për shpirtin e tij: t’bijt porosisin shpirtin e tii miqve e t’njoftunve
per ndonji uratë.
Fletë lajmërimi për vdekje dhe Falnderje kortezhi
Per kryetshndosh
Me 10 t’k.m. kaloj prejë ksajë shkretie mjerimit n’jetë t’amshueme Gjoni i Frano Prendûshit. Kje
burrë e puntuer i drejtë. La kater djelm, njani nder t’cillt âsht Fort i Nderti A.Vincenc Prendushi
O.F.M. qi, jo veç se me zell e hollisë mendjet sherben Feen, por sherben edhè Atdheen, si e
dëshmon libri i tii Visari Komtaar e n’nji mndyrë t’posaçme vepra e palodhshme e tia n’botim
t’ksajë fletorje, si pjestaar i redakcjonit. “Posta e Shqypniës” me zêmer merr pjesë n’mjerim qi
sod i kaa raa shpiës s’tii, e lutë qi me durim aj e gjindja e shpiës t’a bajën ket provë, qi ju kaa
cue Zoti. – R.I.P.
(Posta e Shqypniës, 12. Maaj 1917, f. 3)
152
†
Tujë lajmue deken e dhimbshme e të papritun të
Gjonit t’ Frano Prênnushit
qi diq me 10 e kje vorrue me 11. T’k.m. n’5.30 masdite,
t’bijt porosisin shpirtin e tii miqve e t’njoftunve per ndonji uratë.
SHKODER, 12. Maaj 1917
P.Vinçenc Prênnushi Nush Prênnushi
Zef Prênnushi Ndoc Prênnushi
Për kryet shndosh
Lajmit të zii, qi zêmbrat e miqve e të dashamirve,
shtangu me idhenime të helmuëme
qi mordja përpini me kosë të vên mizore,
në të njoftonin atdhetarë e bashkpuntorin e kombesiës
MARK SHANTOJEN
i gjegjim me vaji e me dnesime të hidhëta e,
edhe pse lerg me trup, me ndisina lotë t’onë,
bashkë me ato të ilakave e të dashamirve.
Të shoqes Tereze, djelmeve Zef e Viktor
e dyë të bijave ju urojinë prejë të Naltit të Qiellve,
qi kështu prêmtoj, forcë e qëndresë në ket kob
qi në zembra të Tyne e t’Ona la varrë të helmuëshme.
Nëpunsit e Gjytetit të Lezhës
Lesh me 11. Qershuer 1918.
(Posta e Shqypnis, 15.Qershuer 1918, f. 4)
153
Dyy fjalë ngushëllimit. T’falun nderjet.
Lajmi i pervajshem i dekës së Prejë fundit t’zêmres po i falena nderes
t’gjith miqve e dashamirve, qi paten
Lezes s’Shan Prendit, mirsiën me marrë pjesë n’idhnim t’onin
ja theku zemren gjith kuej tujë pasun tujë ardhë me përcjellë bashkarisht tu
para sŷysh mjerimet qi shkaktoj familjes vorri, fatin e Nanen t’onë fort t’dashtunen.
s’vet; por me nji mëndyrë të veçantë raa Nji falnderje të posaçme po na kandet
e dhimshme kjo dekë per shokët e atyne me i paraqitë Klerit e shokve qi, jo vetem
dy vllaznevet qi sot po mesin jetima e t’ me fjalë, por edhè me vepra, kjenë porsi
vorfnuem prejë dashtnimeve të nji nanes balçem per zêmrat t’ona të helmueme,
aq t’amel. deshten me na u gjetë e me na ngushllue
Por, zemer shokë t’dashtun! N’kto lugje n’at ditë, t’cillen na e njehim si nji nder
Vajit të gjith jemi shtegtarë e ngushllonju mâa t’kobshmet qi na kaa raa me paa.
Pse nana e juaj prej Qiellet kaa me ju
Majtë doren mië krye e kaa me ju dashtë
e me ju bekue përherë.
*Duhet shënuar se, përgjithësisht, me termin “Falënderje” janë shpalljet për vdekje dhe shumica
e tyre bëhen vetëm në gjuhën shqipe, me përjashtim të rasteve që kemi gjetur edhe në
gjermanisht, si “Falnderja” e z. Jak Suma, në numrin 36/37 të gazetës e në f. 6; si dhe një
lajmërim të familjes Shantoja, 15. Qershuer 1918, f. 4.
Në të gjitha këto fletë-lajme për vdekje mbizotëron leksiku i stilit fetar: lutje Zotit, Shenjtorëve,
kërkesë Perëndisë për forcë durimi; gjejmë fjali, si: shpirti, vdekja, Qiella, Parrizi, lule, jetë
tjetër, shtegtarë, shpëtim, udhëtarë (në këtë jetë), meshtar, famulli, kler, ipeshkëv, prift, vorr ,
vorrim, salikim, ceremoni mortore, dashamirë, zotni, mirësi, përvuejtje, frten, murgesha, pushim,
paqë, zemër, i paharruem, u da kso jetet, provë e randë, lingatë e gjatë, kputun dhimet, etj., por
që për në strukturën e tekstit, duan ndarë në dy pjesë:
A. fjalë të leksikut nga ceremoniali i vdekjes dhe nga fusha e leksikut fetar;
B. fjalë e shprehje falënderimi për persona që e nderojnë ceremonialin.
Në vazhdim të pikës “A”, po ndjekim vjeljet që kemi bërë nga fletë-lajmërimet e vdekjeve në
faqet e “Postës së Shqypniës”; janë marrë edhe togje fjalësh (sintagma, segmente të goditura
fjalish, si: shtangu zemrat me idhënime të helmuese, mordja me kosë mizore, vaj e lotë, me
dënesë, varrë të helmueshme, na theku zemren, mjerimet qi shkaktoi, e dhimbshme kjo dekë,
dashtnimet e ni nanet aq t’ambel, kto lugje vajti, jemi shtegtarë në ket jetë, nana prej Qielliet ka
me ju majtë doren mië krye, ka me ju bekua, ditë e kobshme qi na kaa raa, ngushëllim, kunora
t’bukura, kunora lulesh, fjalim i permallshem, kobi na randoi, tokë e mjerueme, zemer e
shkallmuese, rrezik i rrebtë, i Nalti Perendi desht me na provue, n’ma t’miren kohë t’djelmniës,
rasë e trishtueshme, jetë-shkurtuemi Viktor, i Madhnueshmi Zot qi ka fuqi me përkulë e me
naltue njerzimin, Zot i pushtueshm, këshillë e pashqertueshme, me shporue pergjakshem zemrat,
tue marrë prej jetet, stine e djelmnisë, n’djelmninë ma t’bukur, ngushëllim-lulzim-shpnesa jone,
na tuj kjaa, na tuj dnesë, tuj marrë pjesë n’mjerim, jetë-shkurtuemi, kunorë e permallshme,
meshtarë, murgesha, n’ma t’miren lule t’jetes, e muer Zoti lule per vedi, kan dishmue mirsië,
mallnjim i patregueshem, vuejti randë, kaloi n’at jetë, jetë t’amshueshme, mas dogmes fetare,
priini shartet e vorrimit, Dr. Rrufi u mundue me e grabitë bulshijve t’dekes, miq, kushrij, ilaka –
154
emen per emen, lamë shkretimet, ...Ndërsa, për pikën “B”: me fjalë e shprehje e fjali përnderimi
ndaj kortezheve ceremoniale, na tërheqin sa më poshtë: urojmë prej t’Naltit t’Qiellve, prej fundit
t’zemres po i falena nderes, Kleri e shokët kjene baëçam per zemrat tona t’helmueme, na raftë
me u marrë mrapa me t’mira, nuk dime me gjetë fjalë të vjefshme me u falë nderës të
Perndritçmit Zotnië, ne e mrame po i falena nderes me gjith fuqin e zemres s’onë Djelmnisë qi
lypen me e bartë ata vetë arken në të cillen pushote trupi i shkretnuem i tië, u falna nderes:
Miqve, Dashamirvet, Zojave, Zotnive, Zyrtarve, Ekcellences së Tië Arqipeshkvit t’Shkoders
Klerit Rregulltarë e Shekullarë, jau shperbleshim t’gjithve në rasa fatbardha, i metena mirnjohes
atyne qi madhnuen përcjelljen, mirënjohje e perzemert, etj.
F A L N D E R J E FA L N D E R J E
Me zêmer t’pershkueme prej dhimet U falena nderës miqve,
per dekë t’paharrueshme dashamirve e t’gjith zotnieve
tjerë qi paten mirsiën me
përcjellë n’pushim t’vorrit
Rozë t’Ndoc Naraçit
qi n’jetë t’vet kje shemull urtiet e njerziet,
E LE N E N
E DANIELIT MOSALI
u falena nderës t’gjith miqve e dashamirve e cila n’kto dit u daa kso jetet.
t’onë, e n’nji mndyrë t’posaçme Fort
t’Ndertve Zotnië D. Pjeter Gjurës, Shkoder, 7. Shtatuer 1917.
Feldsuperiorit t’XIX. Trup m. e rr. (t’cillt
Meshtari i Famulliës me njerzië t’zgjedhme Familja Mosali
ja la salikimn e t’dekunës), Meshtarve
t’ Famulliës, Fretenve e Mungeshave qi
deshten me e përcjellë t’dekunen deer
n’pushim t’vorrit.
Shkoder, 24. Gusht 1917
Familja e Ndoc Naraçit
Familja e Gjon Pjeter Ashikut
(Posta e Shqypniës, 25. Gusht 1917, f. 4) (Posta e Shqypniës, 5. Shtatuer 1917, f. 3
155
(Posta e Shqypnis, 4.Maj 1918, f. 4)
Kputun dhimet prejë deket t’paharrueshmit Nderimin, si edhè nder rasa tjera desh-
vllaut, mikut e dashamirit t’onë ten me diftue me familje t’ onë shum
zyrtarë t’ndritshem t’gjytetit, si
Karl Sumës edhè miq e dashamirë tjerë, e diftuene
edhè mâa çiltas se askurrë t’Diel, kuer
n’oren 6 mas dite, u percuell n’at
lâmë shkretiet, nji nder mâa t’vlertit
kje ngushëllim i fortë per zêmer pjestarë t’familjes s’onë
të helmueme t’onen me paa,
kahë pjestarë t’ndritshem t’gjytetit Ndreka i Kolë Ashikut
t’onë, si edhè shoqnië t’vlerta deshten
m’u dukë, per me u pershndetë me tê Tujë mos mujtë praa êmen per êmen
per mâa t’mramen herë. me ju sjellun t’gjithve nji t’falun nderjet,
Tujë mos mujtë praa me ju falë nderës po e bajëm neper ket fletore, tujë
t’gjithve veçanërisht, po e bâjëm dishrue qi mos t’randojë mîi familje
neper mjet t’ksajë fletore, t’kurrnjanit nder ta, kobi qi randoj mîi
tujë u sjellë të gjithve nji t’falun nderës, nee e, sikursè kta diejten me t’dukun
por sidomos Policiës s’gjytetit, Shoqniës t’vet me kujtue t’dashtunin t'onë,
“Vaso Pasha”, Djelmniës Shkodrane, ashtû na raftë nee me i mârrë mrapa
qi deshten me kujtue vorrin e tii per t’mirë gjith kta Zotnië.
me kunorë aq t’bukra, e t’vlertit atdhetar
Hilë Mosit, qi me fjalim t’permallshem Shkoder, me 9. Korrik 1917
t’vetin, ju pershndet t’dashtunit t’onë,
para se trupi i tii t’vendohej
nen tokë t’mjerueme. Familja Ashiku
Shkoder, 29. Qershuer 1917 (Posta e Shqypniës, 11. Korrik 1917, f.4)
Matilde Shkjezi me kushrîj
(Posta e Shqypniës, 30. Qershuer 1917, f. 3)
F A L N D E R J E
Në provë të randë qi na rà me pa neper dekë të
Gjystos së J. Harushës
e cilla ligaten e vet e barti me durim të madh,
kje ngushëllim per nè me vû oroe shum ilakà
e Zotnì të ndersshem,
qi deshten me mârrë pjesë në vorrim të sajin.
Prandej po u falem nderës
të gjithve êmen per êmen.
SHKODER, 3. Maj 1918
Doshi i K. Dedës
156
F A L N D E R J E
Me zêmer të shkallmueme e të mjerueme per rrezik të rrebtë me të cillin dora e
kushtueshme e të Naltit Perendîë kaa dashtë me na provue tu’e shkputun prej kesajë jetet
të dashtunin e të paharrueshmin
V i k t o r
në mâa të miren kohë të djelmniës së vet, u falena ndêrës me nji evarië të vërtetë e të
pashlyere të gjith njatyne Miqve e Dashamirve, Zotnίëve e Zojave qi kan dashtë, n’at
rasë aq të trishtueshme per zêmra t’ona, me mârrë pjesë n’idhnim t’onin e me ardhë me e
përcjellë trupin e tië deri ke vorri.
I falena nderës edhe Kryetarit e Nen-kryetarit të Perlimtares, Azaave e
Nenpûnsave të sajë, Zyrtarve ushtarakë, Direktorave të Bankave në Shkoder e Klerit
Katolik, si Rregulltarë ashtû Shekullarë, per nderim qik an pasë mirësinë me diftuemun
per të Dekunin tuj mârrë pjesë, të gjith bashkarisht, në salikim të trupit të tië; salikim të
cillin deshtne me e lulzuemun, me prânië të vet, në Kishë, të Perndritçmit Êmzot Jakë
Serreqi e Êmzot Luigj Bumçit; nderim ky per të cillin nuk diëm me gjetë fjalë të vjefshme
per me u falë nderës si lypet atyne dy të Perndritçmeve Zotnië.
Ne mrâm po i falena nderës me të gjith fuqinë e zêmres s’onë Djelmniës marë e
veçanterisht Shokve e jetë-shkurtunit Viktor per dashtunië të posaçme qi deshtne me
diftue ne têne, jo vetun tuj ardhë me e përcjellë trupin e tië ke vorri, por tuj lypë me bartë
ata vetë arken në të cillen pushote trupi i shkretnuem i tië.
Shkoder, 27. Shtatuer 1918 Lorênc Çoba e Familja
157
F A L N D E R J E Masi i Madhnueshmi Zot, aj Zot qi kaa fuqiën me përkulë
e me naltue njerzimin, aj Zot qi nierzimin e mjeron e ngushëllon
mâs vullnetit të vet, mâsi aj Zot aq i pushtueshem,
po thomi, e kaa paa me udhë në këshill të vet
të pashqertueshem me shporue përgjakshim zêmrat t’ona,
tuj na mârrë prej kësajë jete, në kohë të pak ditve
e në stinë të djelmniës së tyne mâa të bukren, të dy djelmt t’onë
Gjaçintin e Viktorin,
qi jânë kênë ngushëllimi, lulzimi e shpresa e jonë, na,
tuj kja e tuj dnesë, po i falena ndêrës të gjithnjatyne
Miqve e Dashamirve,
Zojave e Zotnîëve, Zyrtarve ushtarakë e civila,
Ekcellences së Tië Arqipeshkvit të Shkodres
e Klerit Katolik, si Rregulltarë âshtû Shekullarë,
per mirësië të pa-shoqe, qi, të gjith së bashkut,
kan dashtë me diftue ndaj të Dekunin Gjaçintin
e ndaj shpiën t’onë, tuj mârrë pjesë në vorrimin e trupit të tië.
I falena nderës, me nji evarië, qi pernjimend kaa
per të metun e pashlyeme nder zêmra t’ona, deri saa të desim,
Djelmnis së gjithmârshme e me nji mëndyrë krejt e posaçme Shoqniës të Shkretnuemit
Gjaçint per ndërim qi ka dashtë me diftue ndaj Tê
e ndaj shpiën t’onë, tuj mârrë pjesë vereverte të perzêmert në mjerim,
qi sod rândon mje nee, si me të perciellun të trupit të tië jetë-shkuertunit
deri ke vorri, si me nji kunorë të përmallshme,
si me nji bisedë qi kaa pasë fuqiën e amel me na bâa
me derdhë lott me rrkajë.
Po, i falena nderës me gjith zêmer, sidomos tuj kûndrue
paa-meritimin t’onë në faqe të atië ndêrim;
e tjera fjalë sod mjerisht s’po diëm me thânë veç:
ja shperbleshim të gjithve me të mirë, nder rasa mâa fatbardha
e të lulëzueshme të jetës së tyne, nderimin qi,
në kohë mâa të trishtueshmen të jetës s’onë,
kan pasë miresiën me diftue per shpiën e Çobejvet
Shkodër, me 30. Shtatuer Lorênc Çoba e Familja
(Posta e Shqypnisë, 30. Shtatuer 1918
Da të na mjaftonte në këtë paraqitje leksiku leximi i plotë e tekstit poetik “Nji lule mbi vorr
t’Viktor Çobës”, ku autorët, me ndjesi shpirti bëjnë sikur i flasin të vdekurit, me tonin e
dhimbshëm të fjalëve ndaj Mikut, Shokut e Vëllait – për herë të fundit! Ata kanë gjetur
zgjedhjen e një monologu ndërtuar me pyetje retorike aq të thekshme, ashtu si vetë përgjigjet që
158
u bëjnë këtyre pyetjeve! Nuk është tekst lajmërimi vdekjeje, por një ngushëllim që dy miq e
shokë e vëllezër të Viktor Çobës, duan t’i drejtojnë familjes së goditur prej atij morti! Janë vetëm
5 fraza në të cilat derdhet gjithë dhimbja e lutja ndaj Zotit që djali i ri Viktor Çoba të prehet në
“pagjë”
Nji lule mâllit mî vorr
të Viktor Çobës
Viktor! A nuk mendove përpara
se me u dâ prej ksajë botë mizore,
se jè tuj lanë mbrapa nji babë qi adhrote mas teje,
nji nânë qi ka jetue për tyë, nji moter e dy vllazen
qi t’kan kqyrë syt, axhat, qi sa herë të hasshin,
ju shndritte ftyra prej gzimit e shokët e dashtun tuët
të cillve, jau shove gjith gzimin tuj i vorfnue
çë me at ças qi shpirti i bukut i yti muer hov
kah ajo jetë qi s’ka t’maruem? Ah!
Nuk besojmë se me vullnet t’andin u bâ gjithky shemtim,
pse na tye të njiheshim mirë, se ç’farë zêmbret të bukur
rrahte n’at krahnuer t’ândin. Ah! jo kurr,
por qillove si nji lule në nji lulishtë
në të cillen këputen mâ të bukrat!
Kshtû edhe i Nalti Perendi të kemi uzdajë
se do të kèt zgjedhë ty, o i dashtuni e i pa harrueshëmi Viktor,
me të pasë afer vedit si nji lule prendëveret.
Na prej ksajë t’errme jetet, nuk dijim
se ç’ka me të thânë tjeter veç po lusim Perendin,
qi prej s’naltit ti çojnë forcë nânës e babës,
moters, vllazneve e të gjith gjinës e dashamirve t’ue,
per me bartë me durim ket rrfé qi desht me jau çue,
tuj të shkoqë prej tyne.
Prejë anës s’onë, prej dy shokve qi s’te deshtne tjeter
veç si nji vllà, nuk po dijm me gjetë kurrnji fjalë ngushëllimit
për prind të dashtun, t’uet e per gjindi t’ande
pse edhe né dhima e madhe na ka pre të gjitha fjalët
qi mund të përdorohen në ket rasë,
por ti tuej ndêjë i pà harrueshem nder zembra t’ona,
po të përcjellim me t’mramat fjalë:
Pushosh në pagjë.
Salvator Kurti
Luigj Kakarriqi
Në Shkodër, me 27. të Shtatorit 1918
(Posta e Shqypnisë, 30. Shtatuer 1918, f. 4)
159
F A L N D E R J E
Me zêmer t’depertueme prejë
dhimet u falena nderës Meshtarve,
Mungeshave, daullaxhive, miqve
e dashamirve e të gjith Zotniëve qi
paten mirsiën me mârrë pjesë n’t’
vorruemt e
N U S H Ë S
S’ F R A N O N D O J Ë S
F A L N D E R J E
Per nderë e mirsië qi miqt
e dashamirët na kan dishmue
n’dekë t’nanës s’onë
K U S H Ë S
S’NDREKË DEMËS
t’cillen, shî n’mâa t’miren lule
t’jetës, e muer Zoti lule per vedi.
tuje ardhë me e përcjellë
n’pushim t’vorrit, me gjith
zêmer po u falet nderës.
Shkoder, 12. Shtatuer 1917 Shkoder, 12. Shtatuer 1917
Familja e Frano Ndojës Familja e Zef V Dêma
(Posta e Shqypniës, 15. Shtatuer 1917, f. 4)
M i r n j o h j e
Nên përshtypjet e mallngimit të patregueshem, lajmojmë gjindiën t’onë, miqt e të
njoftonit, se, kurr per nee i paharrueshmi vllau e perbartes baba i jonë
Kristo (Kici) I. Llarareviq
Mas lëngatës të rândë qi vuejti, kaloj n’jetë t’amshueshme me 2-15.I.1917 e ne nesre me
16 i u dorzue dheut të zii ! Në nderë të kiti mallngimi të randë per nee, si per diten e
dekës, ashtû per diten e vorrimit mbetena mirënjohës e i falena nderës me zêmer gjith
atyne qi paten nderen e moren pjesë n’vorrim të tii e qi aq bukur e percollëne e e
madhnuen.
Veçanisht i falena nderës: Z.Z. Paroha Petar Mrenoviqit e Mihaillo Shitirkiqit, qi mas
dogmes fetare priin shartet e vorrimit. Mirnjohje e perzêmert Drejtorit të Shkollës
Popullore Z. Gasper Mikelit qi i urdhnoj xâsave të nji rendi m’e madhnue percjellen e
vorrimit të tii, e gjith ashtû i falena nderës Z. Msuesit Margjinit, i cilli u duk në vrojtje të
rregullit mii xâsa.
T’falun nderës edhé Z. Dr. Reuf-it i cilli në vazhdimin e lëngatës të ndjerit Kici, u përpoq
i pakursime, me muejtë e me e grabitë prej bulshijve t’dekës. Edhe nji herë i falena
nderës të gjithve me zêmer.
Të mallënguemit n’êmen të Gjindjës.
E âma Velika Llazareviq Mitro “
Savo “ të vllaznit
160
Pas këtij lajmërimi vdekjeje për Abatin Doçi, tekst i dhënë me dy fraza, ku mbizotëron
përcaktimi “lajm i zi”, kemi sjellë këtu nekrologjitë që janë botuar në gazetën “Posta e
Shqypniës” për disa figura të rëndësishme politike, shoqërore dhe fetare të kohës, nisur me
prelatin e lartë katolik, atdhetarin dhe shkrimtarin, veprimtarin politik dhe një prej figurave më
popullore të klerit shqiptar, Abatin Prenk Dochi. Autori e ka përshkruar prelatin e njohur:
- Si njeri: i Perndritshmi e Pernderueshmi Emzot Prenk Dochi, Abati i Sh’Llezhrit t’Mirditës;
- Si burrë shqiptar: Abati kaa kênë nji forcë, nji fuqië e madhe fort,
Si drejtues i Abacisë: ç’t’bjerrun të madh kaa pasë Kisha, sepse posë saa kishash e qelash të
ngrehuna prejë temelit, kaa dlirë djecezin e vet prejë nji vesit t’mrapshtë, i cilli, saa âsht i
damshem per Fee, aq âsht i rrezikshem per shoqnië, duem me thânë: konkubinatin. Âsht dashtë
energjia e nji Abati per me e zhbië kryekëput ket shkandullië prej Mirditet....
- Si atdhetar: Abati kaa punue per Shqypnië jo me fjalë (si nji pjesë e madhe atdhetarësh), por me pendë n’dorë, me pushkë per faqe, e tujë ndêjë dymdhetë vjet i dbuem per lirië t’komit shqyptaar.
- Si lëvrues i shqipes dhe i përparimit: duem me çekë, si nper kalim, shkasin qi i dha përparimit t’gjûhës shqype. Per me i dhanë nji zhdrivillim t’mjaftueshem gjûhes amtare, Abati ndertoj Shoqniën letrare “Bashkimi”, me t’cillen mund t’thohet se kaa fillue me u aratisë gjûha shqype. Ky praa âsht burri, Prelati e Shqyptari qi në kto ditë Shqypnia kaa me mlue n’dhee.
Teksti mbyllet me një frazë afektive e plot dhimbje, siç përcillen përherë vdekjet e rënda në
traditën shqiptare:
“Ky praa âsht burri, Prelati e Shqyptari qi në kto ditë Shqypnia kaa me mlue n’dhée”.
Këto nekrologji, përveç lajmit të ndarjes nga jeta të personave, japin edhe mjaft të dhëna lidhur
me veprimtarinë në një fushë të caktuar të këtyre njerëzve, siç lexohen për Abatin Doçi, në
vazhdim për klerikun dhe veprimtarin e Rilindjes Kombëtare dhe N/kryetar i Qeverisë së
Abati i Mirditës †
Me 22 t’Frorit, n’ 6. Sahatin paradite dha shpirti përndritshmi e pernderueshmi Zotnië
Emzot Prênk Dochi,
Abati i Mirditës
* * *
Ky âsht lajmi i zii qi na vjen prejë Oroshit, e qi kaa me kênë ndie prejë gjith njatyne qi
njoften e çmuene jeten e madhnueshme t’ktii Prelat kishtar i cilli, me njato stolië
t’veçanta me t’cillat e pat begatë qiella, dijti per vjet e vjet, me nji xêll t’palodhshem, me
krye pûnë t’bindueshme si per kahë lulzimi i Fees ashtu edhè per të mirë t’Atdheut t’vet.
Per mungesë kohet nuk po na del me folë, si kishim me dashtë gjatë e gjatë permii
veprime të kiti Zotnië t’perndritshem, por n’numer tjeter, kena me u paraqitë lexuesve
jeten e Tii, tujë u diftue se kê buer me ket dekë Shqypnia. Dritë i baftë shpirti
Informativ / Nekrologji
161
Përkohshme të Vlorës, të kryesuar prej Ismail Qemalitdom Nikollë Kaçorrin (1862 – 1917).226Në
këto shkrime edhe nuk mungojnë fjalë, shprehje dhe segmente fjalish me ngarkesë stili afektiv,
mbështetje dhe urime ndaj Zotit dhe shumë përcaktime të veprimit fetar, shoqëror dhe atdhetar,
si: dekë e dhimbshme, mjeroi Arkidioqezin e Durrsit, Dom Nikolli u trazue prej nji dhimet
t’zgrofit (gjoksit – shënimi im, F.Shyti), ky zotni i Pernderueshm, cilltiët e nalta t’Tia e ka nda
n’shej, Shqypnia djerrë nji Meshtaar t’vjefshem, kje nderue me kryq t’Franz Josefit të Rendit II,
Zoti i pastë falë Parrizin! Etj.
† Abati i Mirditës
Shkodër 27 fruer 1917
Me ket êmen Abati i Mirditës quhej per antonomazië i Perndritshmi e Pernderueshmi Emzot
Prenk Dochi, Abati i Sh’Llezhrit t’Mirditës; e mundet me u thânë per sugure, se nuk âsht kund
nji skâj Shqypniet, kû burrat e mêçem e t’kalemit mos t’a kenë ndîe e permendë ket êmen.
Mendja e kthillët e tia, vullneti i tii i fortë e i paperkulun nder punë
T’mira, fjala e rrjedhshme e e amel, hia burrnie e njajo sjellje e tia plot njerzië e bujarië kan
pasë bâa qi aj t’ishte edhè t’u mate prejë të gjith Shqyptarve t’mêçem si nji nder mâa t’parrët
burra t’komit t’onë. Kudo ndriti duka e tii; a nder Parië Kishe, a nder Kreen t’vendit, a se nder
njerz t’diplomaciës, gjithkund i la nderë vedit e naam komit t’vet...Ne na dridhet penda n’dorë
prejë dhimet, kahë po na duhet me shenjue deken e tii m’fletore t’onë, sado qi edhè shkrimtari
mâa i lanuni kishte me mujtë me xjerrë landë shkrimit prejë jetet t’tii, saa me mushë e me
hieshue shtyllat e fletoreve mâa t’para t’Europës....
Si burrë, mundena me thânë se Abati kaa kênë nji forcë, nji fuqië e madhe fort. Stolisë prejë
Zotit e prejë natyret me cilltië verevertè t’nalat e t’posaçme, me shkollë e me eksperiencë
t’madhe t’jetës mrrîjti me e zhdrivillua menden e me e rregullue vullnetin n’mndyrë qi gjithmonë
u vête n’oroë nji harmonië e këndshme ndermjet vepres s’tii t’veçantë e t’arrsyes. Kshtû qi kaa
diejt gjithmonë me ruejt dignitetin paa madhshtië, bujariën paa i dhânë krah gjâas, me kqyrë
pûnen e vet, jo veç paa u randue kujë, por tujë pasë para sysh dobinë e tjerve. Në kuvend kaa
kênë i arrsyeshem, n’bisedë i njerzieshem e kurr s’kaa mujtë me vûu kush n’oroë se Abati nder
argëtime e fjalë gazit kaa shkapërcye ndojherë caqet e urtiës e t’dignitetit t’vet, sado qi i kan
pasë perke fort fjalët e gazit e ligjërimet e këndshme: kaa pasë edhè aj ndisië poetike fort
t’shqueme, e n’t’rii t’vet kaa pasë shkrue vjerrsha t’bukra fort e me naam....
Veç shka se vepra qi Aati i Mirditës kaa lanë mas vedit, nuk âsht e vogël: âsht aq e madhe, saa
me na dishmue mjaftueshem se ç’t’bjerrun të madh kaa pasë Kisha e Atdheu me dekë t’tii. Si
Prelat kishtar, Abati, posë saa kishash e qelash të ngrehuna prejë temelit, mjaft ka bâa qi kaa
dlirë djecezin e vet prejë nji vesit t’mrapshtë, i cilli, saa âsht i damshem per Fee, aq âsht i
rrezikshem per shoqnië, duem me thânë: konkubinatin. Âsht dashtë energjia e nji Abati per me e
zhbië kryekëput ket shkandullië prej Mirditet....
Por edhè n’e kundrofshim Abatin si Atdhetaar, na shohim se saa arsye kaa Shqypnia me e kjaa
deken e tii. Abati kaa punue per Shqypnië, jo me fjalë (si nji pjesë e madhe atdhetarësh), por me
pendë n’dorë, me pushkë per faqe, e tujë ndêjë dymdhetë vjet i dbuem per lirië t’komit shqyptaar.
Kishim me shkue teper gjatë, me pasë per t’hîi me njehë nji kaa nji se shka kaa punue e shka kaa
vue per Shqypnië; ktû vetem duem me çekë, si nper kalim, shkasin qi i dha përparimit t’gjûhës
226 Shih: Fjalor Enciklopedik Shqiptar - 2, Tiranë, 2008, f. 1086.
162
shqype. Per me i dhanë nji zhdrivillim t’mjaftueshem gjûhes amtare, Abati ndertoj Shoqniën
letrare “Bashkimi”, me t’cillen mund t’thohet se kaa fillue me u aratisë gjûha shqype. Prandej,
pejë ksajë pikëpamje, Abati kaa nji meritim t’madh para Atdheut e komit. Ky praa âsht burri,
Prelati e Shqyptari qi në kto ditë Shqypnia kaa me mlue n’dhee.
(Posta e Shqypniës, 28. Fruer 1917, f. 1)
†Emz.D.Nikollë Kaçorri. Nji dekë e dhimbshme e mjeroj n’kto dit Arkidioqezin e Durrsit. Me
29 t’k.m., prejë ksajë shkretiet t’mjerueme kaloj n’jetë t’amshueshme i Pernderueshmi Emzot D.
Nikollë Kaçorri, Protonotaar Apostolik e Famullitaar i Durrsit. Trazue ka dit prejë nji dhimet
t’zgrofit, ky Zotnië i Pernderueshm, tash nja dy muej, shkoj n’Austrië, per me u mjekue prejë aso
t’liget; por vullnesa e Zotit kishte kênë ndryshe, e diq n’Austrië. Kushdo e kaa njoftë ket Zotnië, e
kaa nderue edhè dashtë, pse cilltiët e nalta t’Tia e kan daa n’shêj n’çdo shoqnië t’zgjedhne. Zelli
i Fees, dia e e mara nder punë, si edhè njerëzia e fjalës s’Tii kjene çmue prejë t’gjithve. Atdheut
ju bâa nimë me fjalë nder vende kû duhej, e me punë ktû n’vend. Medjè per Atdhee i kaa raa me
hjekë keq edhè fort. Paa dyshim se me tê Shqypnia djerrë nji Meshtaar t’vjefshem, e nji burrë
t’ndershem, n’fuqië t’cillit komi kaa mujtë me majtë uzdajë. Do dit para se me u nisë per Vien,
kje nderue prejë Madhniës s’Tii Perandorit me Kryq t’Fran_Josefit t’Rendit II. – Zoti i pasët falë
parrizin !
(Posta e Shqypniës, 2. Qershuer 1917, f. 3.)
N’dekë t’Emzot Kaçorrit. - Informativ
“Albanische Korespondenz”na lajmon drejtë per drejtë prejë Vjenet: Dje 1 Qershuer, u vorrue
n’Zentralfriedhof Emzot Kaçorri, Protonotaar Apostolik e Vikaar i Pergjithshem i Arkidiecezit
t’Durrsit. E percuellen trupin e tii n’vorr ish Kresikomandanti i Tiranës, Feldmarschalleutnant
Braun, Generalkonsuli Rapaport e von Kwiatkowsky, zoja vejusha Löweuthal-Limau. Prejë anet
t’Ministerit t’Punvet t’Perjashtme, z. Baron Dipauli, Konsuli von Strautz, Kryeredaktori i
Freundlich, Profesor Rotta e shum tjerë prejë koloniet t’Shqyptarve n’Vjenë.Nder saa kunorë qi
u vûnë mii vorr t’Tii, nj ikje e Minsiterit të Punve t’Perjashtme e nji e koloniës s’Shqyptarvet. –
Mii dekë t’Emzot Kaçorrit, na shkruejn prejë Durrsit: Me 4 t’k.m. i Perndritshmi e i
Pernderueshmi Zotnië Arqipeshkvi i Durrsit, Emzot Bjanki, tha Meshen e dritës per shpirt per
Emzot Kaçorrin. Mueren pjesë n’ket sjellje kishtare shum komandarë ushtriet, Kryetari i
Katundariës (Perlimtares) z. Isedin Bej Beshiri, me gjith zyrtare t’vet e t’Qeveriës, Djelmnia e
Shqyptarvet të Durrsit i kushtuen nji kunorë t’bukur lulesh Sekretari i Emzot Bjankit, Fort i
Nderti Z. D. Frano Gjini, majti nji ligjëratë t’permallshme e me shum randsië mii jetë
t’Pernderueshmit Emzot Kaçorrit. Ligjirata bani nji përshtypje t’madhe e t’permallshme m’ gjith
ata qi u gjeten n’kishë. I miri s’harrohet kurr, e gjithkush e bekon êmnin e tii ! R.I.P.
(Posta e Shqypniës, 9. Qershuer 1917, f. 4)
Deka e nji piktorit shqyptaar n’zâa.
Kaa ardhë lajmi i zii, se me 6.t’Dhetorit t’vjetës s’kalueme kaa myllë sŷyt per t’mramen herë
n’Paris Z. Ndoc Martini Zamaj prejë Shkodret, piktor i madh e n’zâa. Ky lajm, jo vetem kaa
shemtue zêmren e familjes e t’vllaniës s’tii, por edhè t’komit marë; pse n’pikturë i la naam
Shqypniës. Lee në vjetë 188o, ç’n’fminië t’vet diftoj nji lakim t’posaçem per zêje t’bukur
t’pikturës, nji send qi, 15 vjetsh tujë kênë e mas mësimesh t’para t’marruna n’shkollë, mrrijti me
bâa do vepra n’pikturë, saa me meritue lavde e çmime prejë njerzvet me kompetencë n’ket zêje e
prejë zorniëve mâa n’shej n’Shkoder, nder n’cillt edhè prejë Valiut t’vendit. Dishiri i tii ishte me
163
shkue m’ndoj Akademië zêjesh t’bukura n’Europë, per me u hollue n’pikturë; por, sado qi jo veç
Konsuli i Itales, z. Leoni, n’shkollë t’cillit kishte marrë mësimet e para ravizive, por edhè
z.Ippen, Konsuli i Austrië-Hungariës, u interesoshin per msim t’tii, me gjith kta, prejë kohve
t’vshtira, dishiri nuk mund shkoj n’vend.
Veç se tujë kênë qi ky ishte nji djalë xhevahir, e jo nji asish, qi s’janë as mish as peshk, per me
mûjtë me majtë uzdajë m’nimë t’njerzve; kshtû, i shtŷym prejë dashtniet ndaj zêjen e pikturës, nji
dit – 25. Prill 1902 nderdit u zhduk prejë Shkodret, e shkoj n’Romë, per me i çilë shtek vedit
n’ndonji Akademië. Por ktû t’ngratin Ndoc nuk e priti asnjë Caposezione e asnjë Sectionschef
Ministresh, per me i dhânë, jo veç ushqimin e nevojshmen e bûjen, por edhè pare me blee k r a v
a t a e me shkue n’kinematografa, si nji palës s’gjytetasve t’tii, kuur shkojën me zânë per
shegerta magazesh e si me lidhë paketa manufakturet, edhà me zânë nji gjûhë t’huejen – veç se
ju desht me mârrë nji skutëliq me qira nên pullaz t’nji shpiës kater patesh; e mje saa qi do
batalla tjerë bashkgjytetas t’tijt rruejshin makarona e gugasha m’shpinë t’ndonji Ministerit
t’huej e jo per tjeter, veç pse te shpia e babes kan pasë ndonji kuut brandavekë mâa teper nder
shalë, ky do ta shkote diten vetem me pes solda Italjet. N’Romë ndêj nji vjetë e gjŷsë, e tujë paa
se edhè atŷ nuk ishte tujë mûjtë me i dalë qëllimit t’vet, u çue e shkoi n’Paris, kû, sado vonë, i
duel me hîi n’Akademië t’zêjeve t’bukura t’Francës. N’Akademië ky përparoj kaq fort, saa n’pak
kohë mrrîjti me u bâa P r i n c i i A k a d e m i ë s e me kênë quejt R a f a e l i i d y t ë. Oda e
tii kaa kênë krejt nji pikturë, e kaa pasë mrendë vepra fort t’kushtueshme. – Nji, qi pat ardhë nji
herë prejë Parisit n’Shkoder, ku kallzote se e kishte pasë pikturue n’odë nji shemllesë nierit aq
bukur, saa ky, tujë pasë kênë rrêjtë se âsht pernjimend nji nieri i gjallë, i raa keq s’parit se aj
s’kishte pasë dashtë me pershndetë. Kryevepra e tii kaa kênë “Skanderbegu”, per t’cillen paten
folë t’gjitha fletoret me randsië; por mjerisht kjo veper i kje djegë n’Stamollë n’1913. Kaa kênë
nieri i paa fjalë, e atà qik an pasë rasë me e njoftë, thonë, se kuur flitte, së kishte tjeter n’gojë,
veç punë pikturet e Shqypniet – dyy sende qi kaa pasë mâa per zêmer. Shqypniën e ka a pasë
dashtë fort, e nji mikur t’vet i shkruete n’1914: “ m’kaa mârrë malli, jo veç per vllazmë e miq e
dashamirë t’mii, por edhè per gur t’mjeres Shqypnië t’trathtueme.”....
(Posta e Shqypnis, 13. Korrik 1918.
Në këto 4 nekrologji të zgjedhuna dallojnë në shenj edhe ato për piktorin e shquar Ndoc Martini
dhe luftëtarin e rrallë, Ndoc Gjelosh Mêkshaj. I pari, njohur në fushë të artit (si piktor), kurse i
dyti, shkëlqyer në lëmë të betejës qysh në mbrojtje Shkodrës së rrethuar nga malazeztë, në
mbështje të Princ Widit, deri nëpër rreshtat e ushtrisë Austro-Hungareze, deri sa vdiq me flamur
në dorë. Prandaj dhe autori i ka vënë para emrit atributin Fähnrich – Flamurtar. Gjejmë cilësi të
larta lufte për këtë dëshmor të Atdheut, si: me të keqe të zemres, asht lshue n’sulm fulikare, ka ba
deken, ndermjet gjylesh të padame, meritoi nishanin “Besë e Bashkim”, maroj jeten e vet, djalë
erzit e burrnijet, atdhetar pune, etj.
Kurse për të parin, piktorin Nd. Martini, pothuajse vjen një jetëshkrim nekrologjie, deri në
hollësi shkollimi, arsimimi dhe cilësi arti, aq sa, për antonomazi, e patën quajtur Rafael i dytë!
Me pak rreshta autori i shkrimit arrin të japë përpjekjet e daloshit Martini në kërkim të ndonji
akademie arti, derisa me aq sakrifica shkon në Romë, jeton hollë, deri bëhet i famshëm.
Kryevepra e tij është portreti i heroit Kombëtar, Skënderbeut. Vdiq Ndoc Martini me mallin e
gurëve të Atdheut të tij, duke menduar e thënë: ....M’kaa mârrë malli, jo veç per vllazmë e miq e
dashamirë t’mii, por edhè per gur t’mjeres Shqypnië t’trathtueme! Nekrologjia përmban edhe
164
pak fjalë për ata dejm shqiptarë që shkojnë gjoja për studime e zeje jashtë vendit, por nuk
realizohen në qëllimin e tyre.
Lajme vendit e gjithfarësh.
(Në vend të nekrologjisë – shënimi im, F. Shyti)
† Fähnrich Ndoc Gjeloshi Mêkshaj. Po mârrim vesht me të keqe të zêmers, se Fähnrich Ndoc
Gjeloshi Mêkshaj kà metë në luftë, në të msyeme qi frankoitaljâjt bâne ksaj vere kahë Fieri e
Berati. Kallxojnë se kuer Itajlâjt i kjen avitë llogorit të tij sà kû flakuron nieri gurin, aj ka hjekë
shpaten e âsht lshue fulikare m’ta, kû edhe kà metë. Kush e kà njoftë Ndoc Gjeloshin, aj letas e
beson, se ky, para se me rà në dorë, kà bâ deken; pse të gjith e kan njoftë e çmue trimnίn e tij, qi
ka dishmue mâ se nji herë. Vjetin e rrethimit të Shkoders, at ditë qi Malazezt gjuejten e ndezen
Kishen e Madhe të Shkoders, vetun Ndoc Gjeloshi âsht gjetë nder të gjith civilt e Shkoders, qi
ndermjet gjylesh të padàme me shkue e me pshtue prej zjarmit sendet e asajë Kishë. Kshtû mâ se
nji herë âsht pà n’at kohë të shemtueme me t’dekun e me t’varruem m’krahë, kà i kishte xjerrë
prej rrenimesh të shpijavet të gjueme me topa. Por jo vetem per trimni, veç edhe per dashtni
atdheut e per burrni kà kenë i njoftun e i çmuem prej gjithkujt.
Kuer vjetin 1914 rrebelt u çuen kundra Princit t’Shqypnis, Ndoc Gjeloshi, nuk shkoj por fluturoj,
të thuesh, në Durrës, per me i dalë zot Princit e atdheut; e aty sherbej me armë në dorë kaq me
zell e besniki, sà me meritue nishanin “Besë e Bashkim”. Sê vijoj anarkija në Shqypnί e sidomos
në Shkoder, mas të shkuemit të Nderkomtarvet, ky, tue pà se s’kishte si me pûnue drejt per drejt
per atdhè, shkoj me shërbye si vullndetàr në smuetore të Shkoders, sà per me i vjeftë atdheut, po
t’i bite nevoja me luftue. Kuer në vjetin 1916 ushtrija austro-ungare hîni në Shqypnί, Ndoc
Gjeloshi u paraqit per vullndetàr shqyptàr, në të cillen punë maroj jeten e vet, i nderuem e i
levduem prej të gjithve si djalë erzit e burrnijet e atdhetàr pûnet.
(Posta e Shqyp.,21. Shtatuer 1918, f. 3)
(Fähnrich, ger. = Flamurtar)
Nga struktura e tekstit për flamurtarin e betejave Ndoc Gjeloshi, shohim se ai është ndërtuar në
mënyrë anaforike, çka në teorinë e tekstit do të thotë se një referent që hyn një herë në institutin e
tekstit, duhet përsëritur herë pas here; për shembull, në shkrimin lart lexuesi njihet me personin
referent që në titull, që në fjalinë e parë: Ndoc Gjelosh Mekshi, veçse në vazhdim autorit i është
dashur ta përsërisë - ta rimarrë – emrin e tij jo në këtë trajtë, por në trajta të tjera: në fillim
nëpërmjet përemrit vetor “aj (ai)”, më poshtë, me përemrin dëftor “ky”, në vijim me përemrin
pronor “e tij”, në fund edhe me sintagmën “djalë erzit”. Lidhja mes referentit dhënë me emër të
plotë dhe përemrave në vend të tij, për rastin tonë, është një lidhje anaforike. Përfundimisht, për
këtë dukuri duhet të shprehemi se anafora bën lidhjen e dy elementeve gjuhësoren të cilat
interpretimi i njërit – quajtur anaforik – kërkon në një mënyrë interpretimin e tjetrit, quajtur
paraprijës.227Sipas kësaj dukurie tekstuale – anaforës – mjafton vetëm një herë që referenti të
‘arkivohet’ në tekst dhe është e mundur që të rimerret rishtas nëpërmjet një elementi gjuhësor që
funksionon si shenjë për ta përmendur paraprijësin. Gjuhët posedojnë mjete të ndryshme për të
realizuar lidhjet anaforike midis shprehjeve preferenciale të një teksti. Një mjet mjaft i përhapur
dhe i përdorshëm janë pro-format, të cilat janë elemento që nuk pranojnë një referent të pavarur,
por kanë në thelb funksion rimarrjeje.
227 Huang, Y., Anaphora. A Cross-linguistic Approach, Oxford University Press, Oxford, 2000. (Citohet sipas
Cecilia Andorno, Linguistica testuale, Un’introduzione, Carocci editore, Studi Superiori, Roma, 2015, p. 45.
165
Shiu n’Shkoder. – Mas nji t’thâtit t’madh, qi thau token e e bâni mâa t’fortë se rrashten e njerit,
desht Zoti e na raa shii n’Shkoder. Me 7 t’k.m. prejë mrâmjet zûu me u vrâa e, qatje kahë 10
sahati, nisen me raa mâa t’parat cirka shiut aq fort t’dishruem. At natë raa gjith naten e n’e
nesret gjith diten, edhè raa aq mjaft saa me ngîi token. E kshtû u hoq pluhni e, per nji herë, u
hoqen edhè ankimet t’ona m’t’naltin Zot, qi s’çon shiin saa herë t’na biën qefi nee. –
Thonë se dikush paska pasë pvetë dikuur do shokë t’vet, se me shka mund t’blehet Stamolla.
Njani pergjegjka: me Lira; tjetri me Mixhida; por aj dikush u thânka: as me Lira, as me
Mixhida; por blehet me nji shii n’Gusht. Kshtû praa na, masi na raa shiu në Gusht, mundena me
shpnesue, se sidomos fusha kaa me baa kollomoq. Veç shka, se me gjith kta, nuk do me thânë se
populli prap nuk kaa me hjekë keq per bukë; pse, me pasë per t’u bâa nder nee drithi i dyrnjâsë,
po nuk çoi Zoti mâ parë nji kolerë a nji asallek e me i hjekë ksi shekullit do njerz batakçië –
n’dashtë me kapelë n’dashtë me tanuz t’jenë – qi me dredhië, me rrêna, me poshtersië, t’teperme
edhè per nji get mâa t’ndyetin t’Europës s’laame me gjak, piin gjakun e popullit t’mjerë. Deer
saa kta vampira shpirt-zez t’marrin frymë mii dhee – a mos tjeter deer saa t’kalben n’burg, me
raa s’dii saa herë shii verës; me u bâa s’dii saa kollomoq vjeshtës, populli s’kaa pse man uzdajë
se man frymen gjallë me bukë në nji kohë luftet t’mnershme, si âsht e sodshmja...
(Posta e Shqypniës, 11. Gusht 1917, f. 6)
Zakonshëm, tekste si këto në gazetën “Posta e Shqypniës” (kujtojmë tekstin që kemi sjellë më
sipër “Shqipnia e kultura” shkruar nga Fishta), vijnë e hartohen me pjesë anekdotike, si një
paragraf këtu, por jo në brendësi të shkrimit, në fillim të tyre, më së shumti. Në pajtim me mjaft
artikuj të tillë, segmenti në kursiv duhej të ishte në krye të lajmit, megjithatë, nëpërmjet kësaj
vendosjeje, duket sikur shkrimi del nga ndonjë skemë klishe, e përdorur dhe mban vlera stili.
Teksti ka forcë shprehëse jo të zakonshme: nuk është fatkeqësi thatësira – ardhë prej Zotit, por
janë disa njerëz batakçi - n’dashtë me kapelë n’dashtë me tanuz t’jenë (përcaktimi, këtu ka
kuptimin për njerëz me kulturë perëndimore, ashtu edhe për ata me kulturë orientale– shënimi
im, F.Shyti), qi piinë gjakun e popullit. Prandaj dhe autori lut Zotin të çojë një sëmundje: kolerë
a hasallek e me i hjekë kësi shekullit, a mos tjeter deer saa t’kalben n’burg, përndryshe, populli
s’kaa pse man uzdajë se man frymen gjallë me bukë në nji kohë luftet t’mnershme, si âsht e
sodshmja..!!!!
Tekstet informuese ngjajnë në mjaft tregues me tekstet deskriptive (përshkruese); zakonisht për
ta thuhet se kanë një karakteristikë më tepër: qëllimi i tyre shkon për pasurimin e dijeve tona, kur
paraqesin njohuri që nuk i njihnim. Për shembull, gjatë leximit të nekrologjisë për piktorin
Martini, njohim leksikun e artit të pikturës, si: zeje pikture, Akademi e zejeve (e artit), zeje të
bukura, mësime ravizive, etj. Informative tipe janë kryesisht artikujt e gazetave, shkrime
shkencore, komentet e shtypit, artikujt kritikë, opinione të ndryshme rreth çështjeve me rëndësi,
etj. Ndryshon problemi tek tekstet e shkencës, të cilat dallojnë për asnjanësinë (neutralitetin) e
tyre nga emotiviteti, mbasi priren vetëm nga argumenti që trajtojnë.228 Kryesore për tekstet
informative janë:
- qartësia,
- lidhja organike,
- dispozicioni koherent i përbërësve.
228 Cerruti, M., & Cini., M., Introduzione elementare alla scrittura accademica, Laterza, Roma-Bari, 2009, p. 14-
15.
166
Në këto tekste gjenden ndryshueshmëri të dukshme gjatë strukturës, dalin ngjarje brenda rendit
kronologjik, siç e pamë në nekrologjinë e Ndoc Martinit; ka argumente shkakësie, sekuenca
narrative, në mënyrë të veçantë kur jepen rrugët e zbulimeve shkencore apo realizimet e provave
të mëdha eksperimentale. Të tilla dalin tekstet për albanologët e njohur, Karl Patsch, Rajt
Nachtigall, Gustav Weigand, apo të Maximilian Lambertz-it, etj. Për të gjithë këta dijetarë të
fushës së Albanologjisë dhe Indoeuropianistikës, përveç lajmit të mbërritjes në qytetin e
Shkodrës, ku zhvillonte veprimtarinë e vet Komisia Letrare, lexuesi njihet edhe formimin e tyre
shkencor, sidomos, për ndihmesën që kanë dhënë apo janë duke dhënë në të mirë të lëvrimit të
gjuhës shqipe, për të cilën intelektualët shqiptarë po përpiqeshin ta çonin drejt njësimit të saj.
167
KREU VIII
8. TEKSTE RREGULLUESE
Rregulla mbi Orthografin e gjuhës shqipe të shkrueme
Të vendosuna prej Komisis Letrare
P a r a th â n ë.
Mbas porosis së marrun prej të Naltes Komandë m. r. Të XIX Trup Ushtrije me urdhrin E. V. Nr.
128/I më 24 .II. 17, i cili po shtypet ktu ngjitun, Komisija letrare shqipe ka vijuem kërkimet e veta
mbi fonetikën e dialektit t’Elbasanit me qellim qi me i dhânë nji trajtë mâ të caktueme ortografis
së gjuhës së shkrimit.
Tue u-mbështetun mbi kto kërkime Komisija letrare dau qi me i përmirsuem në disa pika
Rregullat e orthografis, sidomos për sa u përket formavet të dyzueme, nga të cilat zgjodhi ato, qi
mâ tepër i pëlqejnë fonetikës së djalektit të marrun për themel.
Po shtypë pra nji botim të dytë të Rregullavet t’orthografis me përmirësimet e pëlqyeme, të cilat
nuk i sjellin asndonjë ndryshim themeluer Rregullavet të përparshme.
Shkodër, Tetuer 1917 Komisija Letrare shqipe
Janë quajtur edhe tekste konstruktive. Le të lexojmë 3 tekstet në vijim dhe të përpiqemi të
nxjerrim karakteristikat e përbashkëta gjuhësore: në fushën e leksikut, strukturën frazore dhe
përbërës të tjerë, që i veçojnë midis tipave të tjerë tekstorë. Zadhânja e ma t’Naltes Komandë ka
për qëllim emetues jo vetëm lajmin e ndryshimit të orës në territorin e Shqipërisë, por edhe
zbatimin e tij nga nëpunësit, pleqtë e katundeve (sepse ishte sistemi i kryepleqësisë), priftërinjtë
dhe hoxhallarët, si dhe nga Gjerndarmerija e degët e saj. Zakonisht, lajmërime si këto në formë
urdhëri, ndërtohen me folje në urdhërore ose edhe në trajtë më të zbutur – në lidhore. Por këtu
foljet dalin përgjithësisht në të ardhmen (çka gjuhët nuk kanë një urdhërore, përveç të
tanishmes), si: ka për t’u vû, ka për t’u çue, ka për të pasun, kanë për t’u vû, kanë për t’u bâ me
dijtë – ku pothuajse të gjitha trajtat dalin me foljen ndihmëse “kanë + paskajoren e dytë të
gegërishtes “për t’u çue”; vetëm njëra folje e kësaj të ardhmeje vjen e formohet me dy paskajore
“kanë për t’u bâ me dijtë”; një e ardhme del në formën e thjeshtë, pa foljen ndihmëse: do të
rrihet.
Nga kohët e tjera, përdoret e tashmja: për me çpallë, mundet me prishë, mundet me me terthyrue,
i dergohet, si dhe me emra prejfoljorë asnjanës: në të mbyllun, me të çilun, në të shkuem, në të
dalun. Teksti, nëpërmjet kohës së ardhme të foljeve, lë të kuptohet se lajmërimi është vënë,
sigurisht, para kohe kur do të ndërrohet orari i punës dhe pritet zbatimi i tij. Foljet e së tashmes i
referohen vetëm veprimit të Komandës, kurse ato të kohës së ardhme, u përkasin pasojave që do
të ketë: veprimi në popull, ndryshim që ka ndodhur që në zanafillë të tij, për shkaqe ekonomike,
për të shfrytëzuar sa më tepër kohen me diell.
168
Komanda mâ e Nalta në Shqipni
E.V.Nr . 3269.
Zadhânje
Të vûmit në veprim të kohës
së verës 1918.
Koha e verës ka për t’u vû në veprim prej të Hanës më 15. Prill. 1918 e të Marten 16. Shtatuer
1918. Për ketë shkak pra me 15. Prill 1918 n’orën 2. në nade ka për t’u çue sahati 1. orë mâ
mbrapa. Koha e parë prej orës 2 – 3 ka për të pasun shtojcën “A” e e dyta prej orës 2 – 3
shtojcën “B”.
Për me çpallë të hymit në veprim të kohës sëverës kanë për t’u vû lajme nder mure e kanë për t’u
bâ me dijtë edhe Priftnit e Hoxhallarët, Gjendarmerija e degët e saja e sidomos pleqtë e
katundevet. Do të rrihet larg prej ç’do veprimit qi mundet me prishë apo me terthyrue ketë
vendim, si me thanë në të mbyllun apo me të çilun të dugajvet, në të shkuem apo në të dalun prej
zyreve etj.
Ky urdhen i dergohet Bezirkskomandave e Feldgjendarmerive në Shqipni.
Per Komandantin
(Posta e Shqpnis, 20.Prill 1918, f.4) F.M.L. v. Schnehen m
Lia n’Shkoder.
Po mêrret vesht se lia kaa bâa kâmë n’Shkoder e i kaa raa nji djalit t’rii. Ky djalë me të shpejtë
kje çue n’spital edhè shpia i kje bloku. – Tash qi jemi tujë shkue prejë veret sidomos kishte me u
dashtë, qi rrugat e shpiat e gjytetit t’mahen saa mâa t’pastra. Mjaft kaa bâa sundimi deer sod
per dlirsië t’gjytetit: por me gjith kta enè shifet nevoja e nji kujdesit mâa t’shquet per pastrië t’do
rrugavet sidomos, qi nuk janë fort t’rrahuna. Kahë Arramadhe, po zâam, shifen her-herë
grumbuj plehit m’rrugë t’madhe, saa mos me mujtë nieri me kalue paa merzië. Kshtu kahë
Vorret e Reja etjr. Duen me thânë se bari mâa i miri kundra lëngatave t’pranishme âsht paa
dyshim pastria e gjytetit.
(Posta e Shqypniës, 18. Prill 1917, f. 4)
Teksti më sipër dhe ai që pason pas tij, janë shkrime të gjinisë shkencore, brenda teksteve
rregulluese, janë të llojit divulgativ, sepse autorët kanë pasur parasysh që të jenë sa më eficentë
(të kapshëm nga lexuesit): dalin pa shumë terma specialë; për shembull, për lijen ka emërtim
latin, shkaqe të përshkruara përsëri me terma latine, por artikullshkruesi, për arsye që i di dhe
njeh vetë të ngritjes kulturore të komunitetit nga vijnë marrësit, pëlqen të ulë rrafshin e emetimit,
t’u shmanget koncepteve terminologjike, duke u mjaftuar vetëm me ndonjë term të përdorshëm
edhe nga populli, si: lëngatë- për termin “li-ja”; por vetëm të shënojë se, për ta luftuar këtë
sëmundje epidemike, kishte me u dashtë, qi rrugat e shpiat e gjytetit t’mahen saa mâa t’pastra,
çmon dlirësinë e qytetit, sepse, shifen her-herë grumbuj plehit m’rrugë t’madhe dhe konkludon
se:
Kurse teksti poshtë “Ekonomië popullore”, mund të dalë edhe pa terma, por duke përdorur
leksikun e fushës, si: dobië, me gropue, rreth 2-3 metra, ue qitë pleh, dlirja e ullinjve, n’fruer e
n’Marc, gema, pipa, degë, rrallohen, dëmtim, fryt, trup ullini, lyhen me gëlqere, krym, lulzue, etj.
bari mâa i miri kundra lëngatave t’pranshme âsht paa dyshim pastria e gjytetit.
169
Ekonomië popullore
Kinja kujdesin ullîjve. Per n’daçim qi ullîjt t’na sjellin dobië, duhet qi na t’perkujdesohena per
ta. Ner muej t’dimnit duhet me gropue per rreth setcilles pêmë ka 2 deri m’tre metra, tujë qitë
mandej n’ato gropa pleh. Kjo pûnë do t’bâhet domosdo per vjetë. N’muej t’Frorit e t’Marcit
ullîjt do t’dliren. Gêmat e thaat si edhè t’motnuemt do t’hiqen. Degët e shpeshta do t’rrallohen,
por n’daçim qi mos të damtohen pipat e rii prejë t’cillve presim fryt. Lypet mandej qi trupat e
ullîjve t’lyhen me gëlqere t’perbame me ujë, pse kjo man larg çdo krym qi mundet me i damtue,
sidomos at herë kuer janë tujë lulzue. Saa per pêm t’reja, duhet me mendue me kohë. Pêmët e
vjetra do t’hiqen vêndit e afer tyne do t’vendohen t’rejat. Njaj qi ja baan ullîjve kso doret
kujdesin, kaa me i paa edhè hajrin. Nji kujdes i padaam e i leet per kahë mundi, viin me e xjellë
njerit me kohë e fryt e dobië t’madhe.
(Posta e Shqypniës, 28. Fruer 1917, f. 4 )
Tekstet rregulluese më poshtë, kanë lidhje me veprimin e Komisisë Letrare të Shkodrës, por më
drejtpërdrejt, me kujdesin e Komandës së Naltë ushtarake, që arritjet e institucionit letrar të
ngritur prej saj, të viheshin në zbatim e të shpalleshin. Teksti i parë përmban vendimin që
Komanda nxjerr për ortografinë e gjuhës shqipe, dërguar për zbatim vetë Komisisë që i kishte
hartuar, është një procedurë zyrtare burokratike, prandaj dhe nis drejt e nga fjalia tematike, ku
vihet në dukje se rregullat u pëlqyen prej së Naltes Komandë dhe do të marrin fuqi zyrtare në
vijim të kohës. Prandaj dhe janë të pranishme: do të ketë fuqi zyrtare, ky urdhen, këjo mënyrë
shkrimi, pa kurrnji jashtërregullim, të gjitha aktet, përmban pika të rregullores së ortografisë, ka
me dalë pastaj nji tjetër urdhnim, rregullat mbi orthografin do të paraqiten sa mâ shpejt, etj.
Janë forma shkrime klishe të stilit shtetëror - administrativ.
Gjithashtu, në tekstin e dytë rregullues, më poshtë, Komanda e Naltë kërkon të zbatojë vendimin
që shqipja të jetë “gjuhë zyrjet në gjygje t’Sherjatit”: me një urdhër me numër të caktuar
protokolli dhe të formuar nga Schnehen Fmlt. Teksti vjen me fjalë të tilla nga fusha gjyqësore, si:
protokoll, avokat, padi, proces, përpilim, akte, zyrë e permrendshmshe, zyrë e përjashtme; por
kryesorja është se me këtë vendim të Komadës së naltë ushtarake, bëhet kalimi i statusit
përdorues nga ai gjuhës turke-arabe, në statusin e përdorimit të gjuhës shqipe – si një detyrë e
Austro-Hungarisë, që, pas vendosjes së shtetit të ri shqiptar, të bëhej edhe njësimi e përdorimi i
gjuhës sonë amtare!
Komanda mâ e Nalta në Shqipni
E.V.N. 128/I
Orthografija shqipe
Komisίs Letrare shqipe
Në Shkodër
Rregullat mbi orthografin e gjuhës shqipe të shkrueme, të cilat u-vendosen prej Komisis letrare
edhe u-paraqitën me lajmin e dërguem me 31 të Kallëndorit 1917, u pëlqyen.
Që prej datës së këtij urdhri, këjo mënyrë shkrimi e diftueme me anë t’atyne rregullave do të ketë
fuqi zyrtare edhe do të shtîhet përdorimi e kësaj pa kurrnji jashtërregullim, në të gjitha aktet, në
të përgjegjunit e në të kryemit e këtyneve, n’urdhnimet në botimet etj.
170
Gjithashtu edhe për pikat 2 e 3 të & 6 u-pelqye të mbajtunit, tash për tash, e të dy mënyrave për
orthografin e disa formave si t’emnavet ashtu edhe të verbavet, qofshin këto në formë të
theksueme a të patheksueme.
Me gjith këtê, me qellim qi të formohet pak nga pak nji gjuhë shkrimi e përmbledhun prej të dy
djalektevet të parë të sotshem të shqipes, Komisija merr për barrë, sa të mundet, gjithnji me zell
e tue mbajtë para sysh qëllimin, më u përpjekë qi t’i japë nji trajtë të përbashkme e të thjeshtë
mënyrës së shkrimit të gjuhës tue bâmun kërkime të thella e të shkoqituna e tue pasun për
ndihmë të gjitha mjetet qi i duken të dobishme për qëllimin e për punën e saj.
Për orthografin e atyne formave, qi do të përdoren ndë librat e rij qi do të shtypen sivjet, ka me
dalë pastaj nji tjetër urdhnim mbi themel t’atyne paravumeve qi kanë me u bâmun prej Komisis
në fillim të Prillit për këtë punë.
Rregullat mbi orthografin do të paraqiten sa mâ shpejt për me u shtypë në gjuhë shqipe bashkë
me nji listë fjalësh sa mâ fort të plotë.
Komanda mâ e Naltë në Shqipni
(Posta e Shqypniës, 3, Nanduer 1917, f. 4)
Pjesa zyrtare
Korpskomanda p.e. mb. XIX
E.V. Nr. 3962/III
Gjuha shqype gjuhë zyrjet
në gjygje të Sheriatit
Tuj ndjekë urdhrin e E.V. Nr. 3962/II. me 18.Maj 1918.
Kryegjygji i Sheriatit u ka dhânë me 27. Mâj të kti vjetit Nr. 501 të gjith gjygjtarve të Sheriatit
(Myfti, Kadi e Taib) nji vendim, me të cillin rregullohet per së ri përdorimi i gjuhës shqype e
turqishte (ase arabishte) nder gjygje të Sheriatit. Gjygjevet të Sheriatit nder të cillat deri sot
proceset u bâjshin shum herë v e t e m në gjuhë turqishte, u bâhet me dije, se masi u pane
përparimet aq me randsi, qi bâni gjûha shqype e shkrueme, e tuj vû oroe se nder të gjitha zyret
tjera të vêndit kjo gjûhë përdorohet gjithkund pa pasë kush çka me ankue mî të, protokolat e të
perpjekunavet t’u majshin edhe nder zyre të Sheriatit në gjûhë shqype. Kshtû shqyp do të bâhen
edhe bisedat e të pergjegjunat e advokatvet, si edhe të gjitha shkrimet e partive si të lutuna,
ankime, padina etj.
Per me lehtsue kalimin prej gjûhet turqishte në gjûhë shqype në mashtrim të pûnvet, nepet lêja,
deri sa mos të lajmohet gjâ tjeter, qi nder njato gjygje t’Sheriatit nder të cillat gjêja e vêndit e
lypë në ndonji mndyrë, protokolavet të proceseve, bisedvet e të pergjegjunavet t’advokatvet, si
edhe shkrimeve të partive t’u bashkohet nji përkthim, ase nji përpilim në gjûhë turqishte. Gjygjet,
vêndimet e çdo e ndame tjeter e gjygjit të Sheriatit, kan me u pûnue në gjûhë arabishte, a, si per
ndimë në gjûhë turqishte, por ktyne akteve u don shtue gjithherë ka nji përpilim në gjûhë shqype,
si kje urdhnue me kohë në & 24, të vendimeve të përtashme t’organizacjonit (K.K.Urdhen i E. V.
Nr.. 160 prej 1917).
Kjo pûnë u bâhet me dije Bezirskomandave e Ekspoziturave të Bezirskomandave, tuj urdhnue,
edhe me ânë të tyne (neper mjet të Nenprefekturave qi kan nên sundim) me jau pasë sa mâ fort
kujdesin ktyne pûnve, tuj perdorue përherë mâ fort gjûhen shqype porsi të vetmen gjûhë zyrtare
171
të permrendshme e të përjashtme nder gjygje të Sheriatit. Per t’u çue në përshkrim gjith
kryezyrevet të vendit.
Fjalë per fjalë me koncept të pëlqyem prej Eks. së Tij Kryekomandarit:
Schnehen Fmlt.
(Posta e Shqypnis, 29.Qershuer 1918, f. 4)
Komanda p. e mb. XIX Rregullues
W. A. Nr. 52.
U R D H U N
Me 18. Marc 1918
mbi gjoje të peshkut
n’liqê të Shkodrës e në lumna qi derdhen në të.
Tue qenë se kam tager me dhânë urdhun,
po vendohet çka vazhdon këtû poshtë:
Artikulli I
Viset në të cillat ky urdhun hinë në veprim.
Tagri me gjue peshk në liqê të Shkodrës, në Buen,
në Drinazë, në prure të Kirit e të Riollit
drejtohet mbas parashtresave të këtij urdhri.
Të drejtat me gjue peshk të pasuna e të fitueme
qyshë perparandej nuk prishen me anë të këtij urdhri.
Artikulli II
& 1.
Lêja e gjojes së peshkut.
Seicilli nieri qi gjuen peshk do të barin me vedi
në kohe të gjojes jo vetëm nji legitimacjon
nga ana e zyres së tatimeve të shndrojtshme,
por edhe nji lêje gjoje të peshkut
nga ana e Bezirkskomandes të Shkodrës
në mënyrë të shembllesës të ngjitun këtu mbrapa,
për të cilen do të paguhet nji taksë 30 helersh.
Tue gjue peshkatari peshk
do t’a mbajë gjithherë me vedi
lêjen e gjojes të peshkut e do t’a diftojë përherë
po qe se i kërkohet nga ana e organeve qeveritare.
& 2.
Prej detyre m’u legitimue janë të lirë njata njerëz
qi gjuejn peshk me barsin e léjes të gjokes
e qi nuk i kanë mbushë edhe 15 vjet e ata
qi perdoren si punëtorë ndihmsa
172
për me ngrehë rretat.
& 3.
Lêja e gjokes të peshkut mundet
me i u ndalue atyne njerëzve:
1. qi nuk i kanë mbushë 15 vjet.
2. qi për arsye tjetër e jo për mungesë të vjetve
nuk i kanë plotësisht tagret qytetore.
3. qi rrokull dy vjetve të mbram
kanë qenë të ndeshkuem
për të shmangunit e kësaj detyrë.
&4.
Lêja e gjojes të peshkut vyen vetëm për m’u legitimue
e nuk ep tager me gjue peshk në nji mënyrë
qi mund të prishen të drejtat e gjojes të peshkut
të nji tjetrit a të drejtat e zyres
të tatimeve të shndrejtshme.
............
& 15
Ky urdhen zbatohet me ditë qi të çpallet.
Për ato vende qi janë shenjue n’Artikull 1.
urdhri E.V.N. 2298 i vjetit 2016 qi flet
mbi gjoje të peshkut
në Shqipni, e bjerrë fuqin e vet
me ditë qi çpallet ky urdhun.
(Posta e Shqipnis, 20. Prill 1918, f. 5)
Teksti mbi gjoje (gjueti) të peshkut është një urdhër, hartuar me artikuj (nyje- nene) rregulloreje
(brenda të cilave ka edhe ndarje me numra arabë), të cilat ndalojnë dhe lejojnë veprime për një
temë të caktuar; ka përcaktim ndëshkimesh, tagresh, moshat e gjuetarëve me leje, dhe leksikun e
kësaj veprimtarije, që nga fjala “rrjet”, “çpallje”, “legalizim”, “urdhen”, “legjitimacjon”, “taksë
helerësh”, “zyrë”, “tatime” etj.
Disa tekste-rregullore, si ky i mëposhtmi, ku zyra përmbaruese, hartohen me forma të
përcaktuara, që të quhen zyrtare: me pika, nënpika, listime, regjistrime pasurie, që i “qiten në
ankand” zj.File Tahir Bajrami, e cila nuk i shlyen një borxh Ramadan Vajushit.
Pjesa zyrtare
Zyra përmbaruese Shkodrë
Z â dh â nj e
Filja e Tahir Bajramit qi banon në katundin Koplik, e cila nuk gjegjet me i pague borxhin
Ramadan Vajushit, prandej per sigurim të detyrës i âsht sekuëstrue gjaja e pa levizme këtu si
vazhdon poshtë:
I. Nji trullë dugajet në lagje Luzana të katundit Koplik me nji copë vênd përpara 69
kutë gjânë e gjatë, shefί kah lindja Udha e Sinureve me varreze të xhamis Koplikut,
173
kah prendimi Uç Gjoni me tokë, kah veri Rruga e madhe, kah jugu Frano Rroku,
Bajram Avdyli, Musa Selimi me tokë.
II. Nji tullë shpijet në lagje Mehaj 10 metra gjanë e gjatë, dhe nji copë oborr 10 metra
gjatë e 7 metra gjanë, shefί në djathten trashëgimtarët e Selman bajramit,në
rrëmangten Abdyl Taurkun me shpija, mbi ka Udha e madhe, para Abdyl Turkun.
III. Në lagje Uzun të Koplikut nji vneshtë e sjellun tokë buket dynym 2 ½ e kufizuëme kah
lindja Reshit Bajramin, kah prendimi Dul Bajrami me tokë, kah veri e jugu Udha e
madhe.
Si trullët ashtû vneshta, mbas ditës sodit 15 dit e mbrapa qiten n’ankan per detyren qi
sipri diftohet; prandej ato qi dishrojnë me i blee munden me i sjellë Zyrës
Eksekutuëse.
Nuri Borshi
Shkodrë, me 12. Gusht 1918
(Posta e Shqypnis, 21. Gusht 1918, f. 4)
Pjesa zyrtare
L A J M
Urdhentarija p. e mb. qytetse po hapë vjetin shkolluar 1918-19 nji rend përmirsimi per ata djelm
shqyptarë, të cillët, tue pasë mbaruem shkollën fillore, dishrojnë me vijue mësimet e veta.
Në ket rend përmirësimi kanë për t’u dhanë këto landë mësimesh: Gjuhë gjermanishte, këndim e
shkrim në ket gjuhë, mandej dheshkroië, histori natyre, numeratore, dhematje, elementa të
ditunis së natyrës e gjimnastikë.
Moshë për t’u pranue 9 – 11 vjetsh.
Nxânsat mâ të zott kanë gjasë qi mund të pëlqehen në nji Akademi p. e mb., ushtarake.
Rendi qi do të fillojë në muej të Shtaorit kà për të ngjatë 10 muej.
Lakmitarët, qi të jèn mâ tepër se 11 vjetsh, kanë m’u pranue mbas numrit të vendeve të lira por
së për shkak të moshës së tyne të shtyme, nuk mund të mirren para sysh për nji Akademi p. e mb.,
ushtarake. Lajme mâ të plota mund t’jipen per gjith paradite në shkollë të Parrucës (në pat I.
N’e rrmakët, në derë të fundit.)
Shkodër, 1. Shtatuer 1918
Urdhentarija e p. e mb., qytetse
(Posta e Shqypnis, 11. Shtatuer 1918.)
Perlimtare Shkodrë
Nr. 419
174
L A J M
Po i bahet me ditë popullit, se hithat munden me u perdorue n’kambë t’pamukut e se prandej
sejcilli t’mundohet me mbledhë krandet e hithave të thata: paguhen ka 5 Kr. Kilogrami, e gjethët
e hithave t’thata ka 12 Kr. Kilogrami.
Koha e tashme âsht mâ e mira per t’mbledhunit e hîthave.
Per mos me qitë dam hithat, jânë per t’u kqyrë këto tri punë:
1. Hithat nuk duhen zhgulë, por duhet me i pre n’rrâjë.
2. Gjethët e thatë dahen posë prejë krandeve t’thata e s’duhet me i lanë me u mykë ase me u
kalbë.
3. Krandet e thata duhen lidhë tubë porse jo me tel, e gjethët e thatë duhen shtî nder thasë.
( Shkodrë, me 20.Gusht 1917)
Kryetari i Perlimtares
Musa Juka
Pjesa zyrtare Rregullues
Perlimare Shkodrë
Nr. 1911/I
Taksë të vorfënish
Per me mujt me u pergjegjë shpenximevet qi perditë bâhen per të kudesuëmit e të vorfënvet, ase
per me mbujt me ngrehë në Bashkië njo fond të vorfënish, pëlqej Korpskomanda p. e rr. të vûemit
e nji taksës së përmuajshme pasaniket të qytetit, prej 5 deri 10 Korona në mûej.
Lista e atynevet qi kanë me pague ket taksë e mëndyra e të paguëmit kaa per t’u vjerrë sot në
shesh para Perlimtares.
Per taksë të vûëme mùnd t’apelohet mrênda 14 ditvet mbas të balunit të kitë urdhën, mbi të cillin
mandej kaa per të dhanë vêndim Bezirkskomanda.
Këjo lloj takse kaa per t’u xjerrë per të paren herë ç’prej të pares ditë të Nandorit, të kësaj vjetë.
Shumat qi do t’epen per Nanduër, kanë per t’u dhânë bashkë me ato të Dhetorit, nder të parat
14 ditë të kitë mojit të mbramë, e nder tjerë mûej mandej kjo taksë do t’epet mrênda 14 ditvet të
para të se-ci-llit mûëj.
Mbas të kaluëmit të ksajë kohë, kjo taksë kaa per t’u xjerrë prej Perlimtares si takset tjera.
Kryepari i Perlimtares
Musa Juka m.p.
(Posta e Shqypniës, 10. Ndânduer 1917, f. 4)
Rregullues
Drejtorija e Arsimit të Shkodrës
Nr. 713/I
K u m t i m.
Detyra e të ndjekunit të shkollës.
Tue diejtë se i vetmi mjet per me perhapun kulturën e arsimin n’vênd t’onë âsht shkolla, e Nalta
Komandë p. e mb. e të XIX Trup Ushtrije me parashtresë E. V. Nr. 991/IV me 20-IX-1917 pat
urdhnue qi fëmijt prej 7 – 12 vjetsh do t’ndjekshin shkollat. Jemi mundue gjithkund e gjithkah, kû
kemi mujtë, ket urdhën me e çue në vend, porse n’qytet t’Shkodrës kemi pà se shkollavet nuk u
175
jipet gjith ajo randsί qi ato meritojnë. Tue pa ket plogsi të popullit të Shkodrës për kahë të
ndjekurit e shkollavet, Komanda p. e mb. e Bezirkut na lajmon nen E.V. Nr. 6664/VII me 3-IX-
1919 se per vjetin shkolluar 1918-19 do të qitet rreptësisht në veprim urdhri i të Naltes
Komandë, e , për t’a çmuem në vênd, për në qoftë nevoja, kan me u perdorue edhe mjete
ndeshkimi e gjobë për ata prînd e kujdestarë qi atij urdhri nuk i shtrohen.
Me 15 të këtij moji fillojnë nënshkrimet për Bezirka të Shkodrës, të Pukës, të Krues e të Zhurit e
me 23. Fillojnë mësimet rregullisht; prà të gjith ata fëmij, djelm e varza , prej 7 – 12 vjet të
shkojnë me u nënshkrue e mandej të ndjekun shkollën pà i u shmângë detyrës së tyne. Qyteti i
Shkodrës ka kto shkolla fillore: në Perash, në Parrucë, në Rus të Vogël, në Dudas, n’Ajasëm e
shkollën e varzavet në Rrugë të Gjânë (në Fushë të Druvet). Për posë këtyre shkollavet fillore
gjindet mandej në Rrugë të Madhe, per brî zyres së Telegrafës e të Postës, edhe nji shkollë
normale e nji qytetse.
Shkodër, me 12.XI. 1918
Drejtori i Arsimit të Shkodrës
M.Logoreci m.p.
Pjesa zyrtare.
Urdhnime të mâ të naltës Komandë në Shqipni.
E.V. Nr. 1755/II
Gjykim
Gjyqi ushtarak (Feldgericht) i Bizirkskomandës IV në Krue gjykoj më 26/5/17 Mydyrin e Ishmit,
D e r vish K a r a gj o z i, p e r k e q p e r d o rim t ë f o r c ë s z y r t a r e e d e t y r e t p e r
n j i v j e t b u r g t ë r a n d ë tue e ndrye në 1, 4 e 7 muej më nji dhomë burgu veçanerisht e
krye 14 ditësh më fjet me bri në tokë. Per posë kësaj kje hjekë edhe prej pune. Gjykimi u pelqye
prej Komandantit edhe u shti në veprim.
Komanda mâ Nalta në Shqypni
(Gazeta “Posta Shqypniës”, 20. Qershuer 1917, f. 4)
Pjesë zyrtare
Urdhen i Komandës s’nalte
Nuk âsht lêja me qitë gjâa jashta vêndit
Lêçia qi u bâa me urdhen I. Nr. 8219-1 me 8-5 e E.V. Nr. 928 me 27-8 per mos me qitë mall
jashta vêndit per
1. Shtâsë t’gjallaa t’preeme (mzeten, dele, dhië, kual, thii, pula, ljepura),
2. Lkura shtâsësh, (t’regjuna e t’paregjuna),
3. Lesh deljet, qŷme, çikrrië e teprica tjera,
4. Duhan,
5. Bereqet (Grûnë, elb, kollomoq, tershânë etj. asht tujë u perritë edhè nji herë me porosië
t’madhe.
As nuk nuk âsht lêja me qitë jashtë vêndit vajgurit, sheqer, krypë e shkrepca.
Kto sênde nuk mûnd qiten as n’t’perpjekun me kufij t’Malitzii.
176
Njaj qi nuk i rrin kiti urdhen, masi then edhè sundimin e Policiës, kaa me u gjobitë deri me
1000 K, ase kaa me u burgosë deri per 3 muej rresht. Mâlli mandej qi t’gjindet i qitun
fshehtas, kaa me metë per dobië t’vêndit.
I porositena popullit marë, qi t’mârrë n’kujdes e t’na nimojë me gjetë ata qi qesin jashtë
vêndit mall fshehtas, sidomos sênde ushqimit, pse si t’dalin kto sênde jashtë vêndit, at herë
edhè ushqimi i popullit me çka kaa gjâa t’veten, bâhet i vshtirë.
Shkoder, 15. Dhetuer 1916.
Mâa e Nalta Komandë n’Shqypnië
(Posta e Shqypniës, 16. Dhetuer 1916, f. 4)
Nji gostë Shqyptarve t’Zadrës
Naten e Kshnellave nji tubë djelmoça Shkodranë dhanë nji gostë n’Kafe “Skandebeg”
vllazenve t’onë ushtarve zaratin, tuej ja paraqitë t’grishunt kryetarit ushtarak t’tyne. Nder
tjerë Z.Luigj Gurakuqi, Z.Logoreci, Z.Paluca e Z. Peci nderuen ket gostë me t’ardhun t’vet.
Tryesa shkoj aq marë e kje aq e gëzueshme saa mos me i lânë gjâa mangut idealit t’atyne
djelmoçave. Do fjalime të shkurta qik jenë bâa, kënaqen zêmrat e pertrien ndiesiët atdhetare
mâa t’flaktat e t’gjith atyne qi u gjeten per rreth. Perendia e dhashtë qi edhè nder nee mos
t’mungojnë t’mledhuna komtare.
(Posta e Shqypniës, 30. Dhetuer 1916, f. 4.)
Tekstet rregulluese (konstruktive), janë shumë të dendura në përbërje të shtypit, kështu edhe
në gazetën “Posta e Shqypniës”gjenden me shumicë shkrime të tilla, sepse ato shërbejnë më
së pari, për rregullimin e jetës së një komuniteti e të mbarë shoqërisë njerëzore, aq më tepër që
në vitet kur shtypej “Posta...”, pushteti i vendosur nga Austro-Hungaria synonte një shtet
shqiptar, në të gjithë treguesit e fushat e veprimtarisë. Kështu dhe kemi zgjedhur në interes të
temës sonë shkrime si: vendimi gjyqi, rregullore zyrtare, rregullore doganeje, urdhëresa
shkollore e për arsimin, taksë për të ndihmuar të varfërit, urdhra nga Perlimtarja, mbledhje
bimësh mjekësore etj.
Përveç kësaj, këto tekste dallojnë prej tipave të tjerë edhe për faktin se në përbërje kanë data
(ditë, muaj, vite), afate kohore (nga ...deri...), shpallje, urdhëra, zbatime, emra, toponime,
numra mase, emërtime sendesh dhe objektesh, kryeradhë sipas numrave, pikave, neneve, sipas
zërave që përshkruhen apo listohen, kanë intestime të dallueshme, dalin me një saktësi e me
përcaktime larg ambiguitetit në të kuptuar.
177
KREU IX
9. TEKSTE DESKRIPTIVE
Hyrje teorike
Tekstet deskriptive apo përshkruese, japin imazhin e një objekti real edhe të sajuar, duke u
mbështetur më së pari, tek raportet e hapësirës. Prodhimi i këtyre teksteve apo sekuencave është
shumë i dendur: sa herë kemi nevojë të komunikojmë me dikë, kemi nevojë të mbrojmë një
çështje apo tezë tonën, të kundërshtojmë, të aprovojmë apo edhe të reklamojmë një send, na
duhet të përshkruajmë me fjalët tona, edhe me qëllimin t’i bindim apo t’i mbushim mendjen
dikujt (bashkëbiseduesit, lexuesit) për diçka, prapë, detyrohemi të përshkruajmë, të prodhojmë
tekste përshkruese (deskriptive). Këta janë tekste mesatarisht të lidhura, kanë funksione të
ndryshme dhe përfshijnë shkrime të nëngjinive jo të pakta, si: shkrime paraqitëse, trajtate,
manuale studimi, fragmente enciklopedike, ese sociale, historike, politike; libra divulgativë,
artikuj shtypi për gazetë, revistë, guidë turistike – të cilët janë të gjithë tekste deskriptive
(përshkruese).
Sipas gjuhëtarëve, dallohen midis tyre:
a. tekste përshkrues informativë (ilustrojë veçoritë e një objekti),
b. tekste përshkrues bindës (përdorur kryesisht në reklama për vetitë pozitive),
c. tekste përshkrues ekspresivë – të cilat destinohen t’i përcjellin lexuesit një emocion a
gjendje shpirtërore të veçantë e të provuar nga emetuesi i tekstit.229
Një model të shkëlqyer teksti përshkrues ka dhënë poeti Gjergj Fishta, kur merr e shkruan për
përmbledhjen poetike të Ndre Mjedës “Juvenilja”, në një numër të gazetës, 18 shkurt 1918, f. 4.
Autori mbështetet në një strukturë tip vlerësimi më tepër sesa kritike (megjithëse zgjedh
pseudonimin Criticus), përdor fjali njëshe me vetë të përgjithësuar e fjali pavetore: shihet,
ndjehet, përshkohet, thohet, dhe gjatë gjithë shkrimit, bie në sy përshkrimi që autori u bën
vjershave plot ndjesi të poetit Mjeda, ku dalin në dukje edhe llojet e këtyre teksteve, që dhamë
më lart, si:
- vepër poetike, me të cillen mund të thohet, se përnjimend âsht stolisë gjûha e rritë
pasunija e literatyrës shqype
- në ket vepër gjûhen e gjên të pastër,
- stilin e naltueshem,
- shemulltyrat të gjalla e plot njomsí e gjithmonë t’arrsyeshme
- Atŷ ke nji prendvere lulesh e bylbylash,
- e nji hatyrë të kërthnestë e plot jetë;
- e fillim e mbarim në ket vepër zotnon nji melankoní e kandshme, e cilla edhe sendeve mâ të vogla u ep nji interesë e nji randsí të veçantë: sado qi kishe me thânë se kjo melankoni, nuk rrjedhë gjithmonë prej zêmret aq sa prej mendjet t’auktorit.
- pershkohet nepër rreze të Filosofis e të Poezis klasike, e mandej deperton nepër fashoje të gjûhës shqype:
- shifet çiltas se auktori, para se me botue vepren e vet, e ka pershkue kushdin sa herë nên limë të mendjes e të teknikës.
229 Topalli, T., Gjuhësi teksti, Shkodër, 2010, f. 196.
178
Auktori mundet me kênë i sugurtë,
atdheu ka me ja dijtë për nderë mundimin,
ka hjekë në perpilim të ksajë vepre.
Shpesh këto tekste japin edhe konkluzione, siç ka bërë autori në vlerësimin e tij:
Prandej kjo vepër ka me kênë ...dhe...
domosdo e nevojshme se
me u perdorue si tekst qi
nder shkolla të Shqypnis.
9.2. Analizë e teksteve deskriptive
Nji libër i ri shqyp.
Fort i Nderti Zotni D. Ndre Mieda, Prift i Arkidieqezit të Shkoders, ka mledhë tubë vjerrshash të
shkrueme në rë rît të vet, sivjet i ka botue nên titull “Juvenilja”. Libri âsht botue në Vjenë; ka 80
faqe e âsht formatit XVI. Se kuer e se kû ka me u shitë, do të lajmohet nji herë tjetër mbi “Postë
të Shqypniës”. – Qe nji vepër poetike, me të cillen mund të thohet, se përnjimend âsht stolisë
gjûha e rritë pasunija e literatyrës shqype. Në ket vepër gjûhen e gjên të pastër, stilin e
naltueshem, shemulltyrat të gjalla e plot njomsí e gjithmonë t’arrsyeshme. Atŷ ke nji prendvere
lulesh e bylbylash, e nji hatyrë të kërthnestë e plot jetë; e fillim e mbarim në ket vepër zotnon nji
melankoní e kandshme, e cilia edhe sendeve mâ të vogla u ep nji interesë e nji randsí të
veçantë: sado qi kishe me thânë se kjo melankoni, nuk rrjedhë gjithmonë prej zêmret aq sa prej
mendjet t’auktorit. Njimend, duket se kjo melankoni, nisë një herë prej mendjet t’auktorit,
pershkohet nepër rreze të Filosofis e të Poezis klasike, e mandej deperton nepër fashoje të gjûhës
shqype: por jo aq e permallshme, sa me t’u molisë zêmra per shka auktori këndon mbi lyrë të vet
të tingëllueshme, me gjith se bukurin e formës e rreh orë- e çast edhe flladi i Poezis. Si prej
shkrimeve të zgjedhuna si prej mjeshtrijet, me të cillen jânë ndertue vjerrshat e lidhë mendimet,
shifet çiltas se auktori, para se me botue vepren e vet, e ka pershkue kushdin sa herë nên limë të
mendjes e të teknikës. Prandej kjo vepër ka me kênë domosdo e nevojshme me u perdorue si tekst
nder shkolla të Shqypnis. Auktori mundet me kênë i sugurtë, se atdheu ka me ja dijtë për nderë
mundimin qi ka hjekë në perpilim të ksajë vepre.
Criticus (Gj.Fishta, pseudonim – shënimi im, F.Sh.)
Gazeta “Posta Shqypniës”, Nr. 20. 16. Fruer 1918, fq. 4.
Në shkrimin më poshtë “Literaturë shqipe”, nuk mungon vlerësimi dhe shprehësia e autorit, por
vende-vende teksti merr pamjen e reklamës, që edhe ajo kërkon përshkrimin e veçantë, deri edhe
tek formati i librit, por mbi të gjitha autori ka treguar dhe do të bindë marrësin (lexuesin) se:
Kuer kndon ato kangë,
as neper mênd nuk të kalon me thânë:
jo, kjo âsht gjûha e Shkoders, a se e Korçes, a se e Elbasanit;
por thue: kjo âsht gjûha shqype ....Sepse është koha kur çështja e gjuhës së njësuar ishte shtruar
përzgjidhje dhe për këtë ishte ngritur edhe Komisia Letrare prej Komandës së Naltë. Bile autori i
shkrimit vë në dukje se gjûhen letrare e ban pupla e letrarve e jo pallavrat e thata. Kjo rrjedh
prej idesë që edhe shtrohej në atë kohë se duhej pritur krijimi i shqipes letrarishte. Mbyllet ky
tekst deskriptiv me porosinë për ta ble atë libër, duke reguar sa kushton e ku mund të gjendet.
Është një lloj teksti: edhe vlerësues, edhe reklamë, për të qenë në të gjithë tregauesit një tekst
179
Ka dalë nji liber i ri fort i bukur
vjershash shqype, i êmnuem
J U V E N I L I A
Libri âsht shkrue âmel fort
prej të vlertit shkrimtar shqyptar
D.Ndré Mjedës, e ka me i pelqye
pa dyshim gjithkuej.
Libri mund të mêrret,
me nji çmim tri koronesh,
në Shtypshkroie Franciskane.
Shqyptarë, stolisni libertoret t’ua
me ket visàr të ri !
Askush mos të rrije pa e mârrë !
(Posta e Shqypnis, 29.Qershuer 1918, f. 4)
përshkrues. Madje gazeta e shoqëron atë edhe me një reklamë tipografikisht të goditur, për t’u
parë e tërhequr vëemdnjen nga lexuesit.
Literatyrë shqype.
Si kemi lajmue edhe nji herë tjeter, Fort i nderti Zotni Don Ndre Mjedja në kto kohët e mrame,
tuj herrë lulishten e Zanavet, ka mbledhë e bâ tubë do lule të bukura poezijet plot njomsi e
hijeshi, e i quajti “J u v e n i l i a”, nên të cillin êmen kuptohen vjershat e kangët e tija të
shkrueme në moshë të rè. Prej êmnit të pervûjtë të mbledhurit e ktyne kangvet, nieri s’kishte me
pritë se gjen aty mrendë nji poezi të naltueshme e vjerrsha të pûnuem me zêje. Por puna âsht
krejt ndryshe. N’at liber kè nji poezi plot ndîsi, nji zêje të pa shoqe e nji gjûhë fort të hijshme.
Kuer ti kndon atà vjerrsha, të njallet me nji herë uzdaja, se, me gjûhë shqype kà me mûjtë dikuer
me u mkâmë nji literaturë e zgjedhne e e hijshme. Kuer kndon ato kangë, as neper mênd nuk të
kalon me thânë: jo, kjo âsht gjûha e Shkoders, a se e Korçes, a se e Elbasanit; por thue: kjo âsht
gjûha shqype. N’ato kangë nuk jânë shartue mollat me morriza, as lilat me hitha, si me thânë, se
ajo gjûhë nuk âsht e perbâme me fjalë të trilluese mbas qefit e me hamende; por âsht e ujdisne
me shije estetike e e nxjerrne prej gurret të vet të gjallë, qi âsht goja e popullit prej visarit të
kombit, qi âsht literatura e perbame me mund e me kohë. Prej ktij liber shifet kjarisht se sà arsye
kan atà qi thonë, se gjûhen letrare e ban pupla e letrarve e jo pallavrat e thata. Prandej na po
jau porositim ket liber gjith dashamirve të literatyres kombtare, e sidomos mësuesve e zansave të
Shkollave si fillestare si të mesme.
E shpnesojmë, se Shqyptarët kan me ju gjegjë ksaj porosije t’onë¸pse kujtojmë, qi atà e dijnë, se
kuer na flasim mbi Shqpnί a lëvdojmë ndonji veper shqyptare në fletore t’onë, atëherë e kemi
pernjimend e jo per me shkarravitë leter. – Libri “J u v e n i l i a” në kto dit âsht qitë me u shitë
e kush do me e blè, t’i sjellet “Shtypshkroies Fraciskane” në Shkoder, tuj dergje çmimin e tij, qi
âsht tri Koronash, si dhe shpenzimet e Postës, kush e porositë me Postë.
(Posta e Shqypnis, 22. Qershuer 1918, f. 3.)
Deskriptiv
180
Nji liber i ri shqyp.
Në kto ditt e mrame kà dalë nji liber i ri shqyp me titull: “Bukurusha”. Diftim historjak i vjetve
1478 – 79. – D.Ndoc Nikaj – Shkoder, 1918 – Shtypshkroia “Nikaj”. Tue kênë se penda e
auktorit âsht e njoftun mirë në Shqypni e se korrespondenti i jonë C r i t i c u s ka kalue në
redakcjon të perkohshmës “lajmet e Komidis letrare, e cilla shpnesojmë se shpejt do të nisë me
dalë, kshtû na vetem po e porosisim ket liber lexuesve t’onë e tjerve si nji liber të kandshem.- E
massi po kemi rasen, ktû duem me i diftue komit nji mêndim t’onin. Me pasë per të lshue njeri syt
s’di se m’ç’libertore Shqyptarësh – t’atyne edhe qi kalojnë per letrarë, kan per t’u pà mjaft libra
në gjûhë të hueja, por shqyp pak e aspak. Kerkuj s’i bjen nder mênd me blè libra shqyp. Me pasë
nevojen e ndonji libri shqyp, kan per t’u merzitë miq e dashamirë, e nuk shkohet me u blè, kù
shitet: a thue se kà per të kushtue, sa aj Unjilli kishës s’Moskau, mbi të cillin kemi folë në të
mramin numer të fletores s’onë. Librat nuk blehen të gjith nji herit, pse ashtû kushtojnë shtrêjt,
âsht e dijtun; por atà mblidhen tue ndêjë nieri gati me i blè por sà të dalin prej shtypshkroiet. Në
ket mndyrë stoliset libertorja e shpis me libra shqyp edhe u epet nji gajret shkrimtarve me pûnue
per literaturë kombtare. Po u ep krah Koronave nder sende bihude, e per libra shqyp s’çàn kush
kryet me sà per letra shtupça! Na dijm njerz letret e kalêmit sidomos jashta gjytetesh, të cillt, po,
dajnë me dokrra shekullin pjesë-pjesë e flasin per politikë e luftë as me kênë nji Hindenburg e nji
Wilson a kushdi se kush, e kuer ktej s’u bân zêmra me i dhânë 10 Korona per “Postë të
Shqipnis”, veç rrίn, me duer mbas shpinet palé a po vjen ndoj katundar a ndoj malcuar prej
gjytetit, per me e pvetë se si shkon lufta e politika. Shka do të thonë të huajt per nè, kuer shofin se
njerz, qik an bâ 10 – 15 vjet shkollë, s’dijnë me dhânë farë të gjegjunit per pûnë të shekullit. E
pra, po s’pat kombi dishir per lexim të libravet shqyp, kot se mbahet uzdaja, qi (të) shohim kurr
dritë me sy. (Posta e Shqypnis, 20. Prill 1918, f. 5)
Pas librit të tretë “Bukurusha” të D.Ndoc Nikajt, një ndër romanet e parë në gjuhën shqipe, ku,
përveç disa vlerësimeve bëhet thirrje për pasurim dhe stolisje libertoresh, librarish dhe
bibliotekash nëpër shtëpi, bëhet thirrje dhe u hiqet vërejtje shqiptarëve që të shpenzojnë edhe për
librin shqip, të mos u japin krah Koronave nder sende bihude, sepse në ket mndyrë stoliset
libertorja e shpis me libra shqyp edhe u epet nji gajret shkrimtarve me pûnue per literaturë
kombtare; pra, pas paraqitjes së këtij romani, janë sjellë këtu edhe disa pak tekste deskriptive:
shpallje shitjeje shtëpish dhe lokalesh, një urim feste për myslimanët, për vende pune, shtypje në
shtypshkronjë, deri edhe lotaria e Luftës I Botërore e shitje shtazësh shtëpiake.
Shitë dugaje !
Un shes dugajen t’eme
LETRARÍ E LIBRARÍ
qi ndodhet ndë Fushë të Qelës, kû
gjinden me u blê letra, zarfa, lapca etj.
për me u shitë si në pakicë, ashtu në
shumicë. Shita mundet me u bâ
edhe tuj dhânë edhe dugaja,
qi âsht e marrun me qirá.
Pvetjet báhen te i zoti:
Isidor Münzer.
(Posta e Shqypnisë, 21. Shtatuer 1918, f. 4)
181
(Posta e Shqypnisë, 2. Tetuer 1918, f. 4)
N’rasë t’kremtes s’Bajramit
“Posta e Shqypniës”
Po u uron lexuesve t’vet mysliman
jetë e shndet, e qi sod nji vjetë
kto ditë t’i presin mâa me
zêmer t’mirë – me qetië paqit.
(Posta e Shqypniës, 29. Shtatuer 1917, f. 1)
Advokat Dr.
----------------
Joan Mikail L e h o v a.
----------------
Me diplomë prejë Fakultetit Juridik
në Universitet të Bukureshtit (Rumani).
Kje per shûm vjet Advokat i Shtetit
në Kostancë të Rumanis.
Mêrr mî vedi ç’farë do punet per në
gjyqe civile, administrative etj.
Ban lutje, ankime (arxuhalle) e
përkthime në gjuhen Gjermanishte.
Zyra Advokatore gjindet në rrugë
“28 Nanduer” Nr. 7, Shkoder.
Jânë per t’u shitë
dy kual të mirë qi ngrehin
me gjith takam të vetin.
Me u marrë vesht në mashtrim të fletores
Zwei gute Zugpferde
samt komplettem Ledergeschirr
zu verkaufen
Auskunt in der Verwaltung des Blattes
B. – h. Institut für Balkanforschung
SARAJEVO, Landesmuseum
C.Patsc, Bosnien und Herzegovina
in römischer Zeit. 2 K.
Baron F.Nopsca, Haus u. Hausrat
im katolischen Nordalbanien. 3 K.
G.Kazarov, Kulturgeschichte
der Thraker, 3 K.
182
Në Rus, Rruga Dukagjin, Nr. 147, njitë
ka gjâa me blee me Spital, âsht per t’u shitë
a me shitë, kush
K u s h kërkon me dhânë shpia e
a me xânë shpië,
kush dishron m’u vêndue a lypë - Hasan Ef. Kafkazit -
puntuer, kush don me njallë punen
e vet a me shtue gjâan e me i sjellë me 4 oda çardak, faqe udhet, nji dugâjë
vedit bleesa, nen tê e nji tjeter në qoshe, në vedi.
t’çojë lajme tu Kush të duen me e blé, të dalë me u
“Posta e Shqypniës” mârrë vesht me të zon, qi âsht furrtàr
në Rus të Vogël.
(P.Shq. 10. Gusht 1918, f. 4) (P.Shq., 18. Shtatuer 1918, f. 4)
Âsht detyrë për setcillin, qi,
mbas kuvetit qi ka,
të nênshkruej uhan e luftës;
kush nenshkruen uha lufte,
shkurton luften e shpejton paqin !
Kush i përgjigjet ksajë detyrë ndërgjegje,
nuk bân gjâ flî, pse nesnhkruesi fiton
nji ndër mâ të parat detyrime shteti,
si edhè nji ndër mâ të sugurtat,
qi i përflet nji përqindsh të mirë
e posë ksajë i suguron
edhe nji fitim kapitalit,
të ramen dytyrimet.
Nënshkrime për uha lufte,
tuj dhânë mbî ket çashtje
edhe msime të nevojshme
EKSPOSITURA E P.RR.VEÇ.
WIENER BANK-VEREIN, SHKODËR.
Kangë popullore gegnishte
mbledhë e rreshtue prejë
P.Vinçenc Prennushit O.F.M.
Çmimi: 4 K
I shet: “Shtypshkroia Franciskane”
183
(Posta e Shqypniës, 5 Dhetuer 1917, f. 4)
Në raste të ndryshme, denduria e foljeve në përbërje tekstesh të tilla, sjell shumësinë e
përbërësve predikativë dhe struktura jo të thjeshta fraze, si në shembullin më poshtë, me ndërtim
të zhdrejtë, ku homogjenia, siç e kemi pohuar, dëshmon enumeracionin në pikëshikimin
funksional:
Kush ka gjâa/ me blee /a me shitë, /kush, kërkon/ me dhânë a me xânë shpië/
kush dishron/ m’u vêndue /a lypë puntuer,/ kush don /me njallë punen e vet /a me shtue
gjâan/ e me i sjellë vedit bleesa, /t’çojë lajme tu “Posta e Shqypniës”.
(Posta e Shqynies, 10. Gusht 1918, f. 4)
Fjdr.
Fr. Fjvkry. Fjvkry. Fjvkry. Fjvkry.
Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq.
Lajm Biljeta vizite, diftime fejeset
e marteset, t’grishuna, programe,
per p.t. tregtarë ! kremtesh si edhe pusulla t’himit,
Shtypshkroia Franciskane në Shkoder lajme deket, etjr., etjr., kryen shpejt
kryen mirë e lirë shtypshkrime librash e me çmime t’lira
tregtiet, letra porosiet e dishmiet, cirkulare, Shtypshkroia Franciskane
letra per vendime paresh, si edhe çdo punë n’Shkoder
jeter e cilla t’i perkasë degës tregtare.
K e r k o h e t
Nji pûntuer qi lidhë libra.
Pûnë kaa me pasë mjaft e me fitim.
Njaj qi zotohet ksajë pûnë,
e e njef vedin per pûntuer
t’shpejtë, t’duket
n’Shtypshkroie Franciskane.
Posta e Shqypniës, 30 Dhetuer 1916
184
Karakteristikat e përgjithshme të këtyre teksteve deskriptive mund të përmblidhen, së pari, tek
tipografia e vendosjes në faqet e gazetës, me qëllim që të dallohen qartë edhe nga larg:
- me shkronja të mëdha,
- me karaktere të ndryshme,
- me nënvizime,
- me shkronja të dalluara e fjalë të tilla,
- me korniza të zbukuruara dhe të larmishme, etj.
Kurse, në planin e gjuhës, vëmë re se në shpallje dhe tekste-reklamë, përmbajtja synon të jetë sa
më përmbledhëse, për t’u kuptuar shpejt, mundësisht e reduktuar deri edhe në një fjali, siç mund
të konstatohet edhe prej një leximi të shpejtë; kur kërkohet të tërhiqet vëmendja, rrallë mund të
gjejmë edhe teksti si tek shpallja për një libralidhës, ku veçohet:
Pûnë kaa me pasë mjaft e me fitim.
185
KREU X
10. TEKSTI POETIK
10.1. Hyrje teorike
Gjuhëtarit gjerman, Egon Werlich, i dedikohet tipologjia tekstuale më e njohur dhe më e
përhapur në rrethet didaktiko-edukative.230Ai ka individualizuar 5 tipa themelorë, bazuar në
kriterin funksional: narrativ, deskriptiv (përshkrues), argumentues, informativ dhe tipin
rregullues. Sa i takon kësaj ndarjeje, disa autorë pëlqejnë t’a reduktojnë listen prej 5 tipash, në 3
kategori themelore: narrative, deskritptive dhe argumentuese; të tjerë janë shprehur se duhet
mbajtur kjo ndarje e Werlich-ut, pasi tashmë ajo është bërë e përgjithshme dhe e
gjithëpërdorshme nga studiuesit e kësaj fushe. Së pari, duhet shmangur ajo që do të na vinte
menjëherë në mendje – kriteri i përmbajtjes.231Nga burime të tjera bibliografike, sidomos nga
gjuhësia italiane e kohëve tona, mësohet se kriteret mbi të cilat duhet bërë grupimi i teksteve në
tipa, qëndron mbi këto shtylla:
- komunikimi
- marrësi i mundshëm
- zgjedhjet gjuhësore
Duhet shënuar se në klasifikimin e bërë nga gjuhëtari german Werlich, teksti poetik nuk
përfshihet, megjithëse, siç shkruajnë edhe Dibra & Varfi,232tipologjitë e klasifikimit të teksteve në
literaturën gjuhësore kudo në botë kanë lulëzuar, duke pasur si pikënisje shkollën gjermanike, të
përfaqësuar nga E.Werlich, Gulwisch & Raibe, W. Dressler etj. 233 Më tej duhet të mësojmë se
në zhvillimin e kësaj disipline e në përvijimin si shkencë më vete, janë dalluar, përveç shkollës
së mësipërme, edhe shkolla anglosaksone, ruse, neolatine (italo-franceze). Teksti poetik vjen
ndryshe prej tipave të tjerë tekstorë për ritmin, metrin, tingëllimin dhe ndjeshmërinë, pasi të
gjithë këta tregues, padyshim, që lidhen me përmbajtjen e termit “poezi”, përmbajtje që ka
ndryshuar dhe është pasuruar në rrjedhë të shekujve. Në lashtësi, termi mbartte kuptimin që
kishte fjala greke “poiesis”, që do të thotë krijimtari dhe tregonte një gjini letrare të veçantë –
poemën – e cila, në përmasa të ndryshme sasiore, kishte një karakteristikë të vetme: dilte e
shkruar në vargje. Nisur nga shekulli XVIII e sot, termi fiton kuptim më të gjerë: përjetohen
emocionet e ndjesitë që provohen duke lexuar një poemë; kështu është folur e flitet për “poezi”
të Iliadës dhe Odisesë, të Komedisë Hyjnore të Dantes, për poezi të këngëve të Petrarkës; në
artin tonë, mund të flitet për poezi të Budit, më pas të Naimit e Fishtës e sot për poezi të Agollit e
të Kadaresë etj. Thënë ndryshe, mund të flitet për forcë dhe efekt poetik të veprave të krijuesve.
Por, gjatë kohëve, me termin “poezi” janë lidhur e lidhen edhe dukuri të tjera reale që shkaktojnë
të njëjtin emocion, si ai që vjen nga tekstet poetike. Në këtë mënyrë bëhet e mundur të flitet për
“poezi” të Bikaçios, për “poezi” të romanit “Vuajtje e djaloshit Werter” të Gëtes; në letërsinë
tonë, për “poezi” të skicave të Migjenit (të cilat nuk janë tekste poetike, por tekste narrative në
prozë). Më tej, mund të flitet për “poezi” të Sinfonive të Bethovenit, të Marshit të Radeckit, apo
korit me gojë të mbyllur të Puçinit, të cilat nuk bëjnë pjesë në prodhimet gjuhësore, por
muzikore. Jo vetëm kaq, por për “poezi” flitet në mënyrë të figurshme edhe për një perëndim
230 Palermo, M., Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino, Itinerari, Bologna 2013, p. 240. 231 de Beaugrande, R.A. & Dressler, W.U., Introduzione alla linguistica testuale, il Mulino, Bologna, 1994, f. 201. 232 Dibra, K. – Varfi, N., Gjuhësi teksti, shulu, Tiranë, 1999, f. 45. 233 Po ata, po aty.
186
dielli të zjarrtë, apo edhe për një natë të mrekullueshme mbi det – me yjet që ndrisin në qiell, që,
fundja, janë vepra a dukuri të natyrës.
Gjuhëtarë të ndryshëm të shkollave bashkëkohore, siç është francezi Pirre Guiraud, kanë vënë në
dukje se edhe teksti poetik është formë shprehësie e ligjëratës: “Poezia është formë ekspresive e
ligjërimit me të gjitha veçoritë që dalin së këndejmi: efektivitet, subjektivitet, motivim i shenjës,
etj...”234Midis studiuesve është shtruar dhe shtrohet edhe më sot pyetje: Si mund ta afrojmë tek ky
model një tip të veçantë teksti, tekstin estetiko-letrar, forma dhe substanca e shprehjes së të cilit
nuk janë arbitrare në raport me formën dhe substancën e përmbajtjes? Shkrimtari dhe poeti Paul
Valeri e kishte zakon të përdorte një frazë aq efikase: poezia është një hezitim i gjatë mes
tingëllimit dhe kuptimit.235 Le t’u shmangemi kuptimeve të fituara të termit “poezi” gjatë
kohërave, por të ndalemi e të theksojmë se poezia vetë, i dallon këto tekste ku përfshihet nga të
gjithë tipat e tjerë të teksteve; prandaj ia vlen të merremi me “poezinë” si emër konkret e jo me
poezinë abstrakte, pra, me poezinë si emocion dhe kualitet letrar, sepse me poezinë njeriu krijon
duke luajtur me ligjërimin e tij dhe mbyll aty botërat.236 Një pjesë gjuhëtarësh të disiplinës së
Gjuhësisë tekstuale, tekstet poetike i klasifikojnë si nënklasa të teksteve të quajtuara letrare, me
kohezion tipik, krahasuar me tekste të tipave të tjerë, që sigurohet nga përshtatja konvencionale e
elementeve përbërëse. Tekstet poetike (dhe përgjithësisht ato letrare) mund të shikohen edhe si
kundërvënie e tipave të tjerë, që kanë për objekt të zgjerojnë e të thellojnë dijet për botën reale, të
pranuara në një moment të dhënë shoqërisë njerëzore.237
Nga përcaktimi se teksti poetik është i ndryshëm prej të gjithë tipave të tjerë të teksteve, lind
nevoja t’u përgjigjemi pyetjeve: cilat janë cilësitë e veçanta të poezisë dhe cilat janë aspektet që
e dallojnë tekstin poetik prej të tjerëve? Le të përpiqemi ta bëjmë këtë nëpërmjet paraqitjes së 3
modeleve: dy nga poezia jonë e traditës, kurse një tjetër me krijimtarinë e njohur të Ismail
Kadaresë:
1. Pagja,
Flamuri i bardhë,
Zot, t’shtiellet m’t’ana kombet,
Mbretnija jote n’ket shkreti tuj ardhë,
Zot, t’shtiellet m’t’ana kombet,
Flamuri i bardhë,
Pagja ! 238
Në tekstin nr. 1, së pari, bie në sy formati tipografik i vargjeve, hartuar e vendosur në trajtë
kryqi, simbol i vuajtjeve, mundimit dhe vdekjes së Shpëtimtarit të Njerëzimit Jezus (sipas një
mendësie a besimit të ritit kristian). Së dyti, autori ka sjellë leksikun e fushës së një besimtari, si:
pagja, flamuri i bardhë, mbretëria e pagjës, kërkesa për të gjitha kombet, siç shtjellon edhe
filozofia kristiane. Autori është klerik katolik.
234 Citohet sipas R.Ismajlit në veprën “Shumësia e tekstit”, Rilindja, prishtinë, 19180, f. 85. 235 Pia Pozzato, M., Semiotika e tekstit, shulu, Tiranë, 2005, f. 133. 236 Patillon, M., Precis d’Analyse litteraire; citohet sipas Tomor Plangaricës në “Në tekst për tekstin”, Sejko,
Elbasan, 2002. 237 R.A. de Beaugrande & W.U. Dressler, Introduzione alla linguistika testuale, il Mulino, Bologna, 1994, f. 200. 238 Vincens Prennushi, Gjeth e lule, Shtypshkroia Françskane, Shkoder, 1931, f. 137.
187
2. Liria
E kqyr: ndër male po përhapet shkëndia E Skendebegut. Qe ndër djepa rrisin
E lirimit t’Atdheut; mshehtas shëtiti Nanat e Hotit djelmëninë ushtore,
Kësollë për kësollë rreth buneve e soditi, E idhnim n’anmikun nëpër gji iu qisin.239
Frymë të re tuj shprazun për gjithkahna, hija
Teksti 2 na sjell përjetime të tjera, poezia i kushtohet lirisë së njerëzve, kryengritjes që po gatitet
kundër armiqve, me simbolin e lirisë Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriotin; na jepet një leksik i
zgjedhur, me fjalë të tilla, si: male, shkëndi, lirim, frymë ere, Skenderbeu, Hoti-simbol qëndrese,
anmik, djelmni ushtore. Kuptojmë se diçka do të shpërthejë në Malësitë shqiptare, si djep lirie i
vendit.
3. Nuset dhe dasmat
Aq të bukura dasmat Si në polenin e luleve,
N’atë dekor të ri, Që spërkat gjithçka,
Sa që dhëndërr do ndjeheshe Diçka nga hyllësia e nuseve
Njëfarësoj gjithsesi. Mbi supet na ra.240
Teksti 3 ka edhe ai përjetime që ndryshojnë, krejt ndryshe nga të parat, shtjellon një leksik të
veçantë e të zgjedhur për një ngjarje të gëzueshme si janë dasmat: dasma, të bukura, dhëndërr,
polen (që na sjell ndër mend pëllnimin a shumimin), spërkat, hyllësi etj.
Të tre tekstet dallohen nga një elelement që nuk e kanë tipat e tjerë: janë të pajisur me rimë, që
do të thotë kanë të njëjtin tingëllim. Thënë ndryshe, veçoritë e dallojës së tekstit poetik nga të
tjerët, duhen parë jo te gjuha, që është e përbashkët, por tek mënyra e përdorimit të shenjave
gjuhësore; ai dallon në fushën e shënjuesit (shprehësisë fonike) dhe në fushën e domethënies
(përmbajtjes psikologjike). Në mënyrë të përmbledhur, teksti poetik bie në sy për tingëllimin dhe
ndjeshmërinë, ku shfaqen njëherësh treguesit e mëposhtëm:
- prania e ritmit
- prania e vargut
- dukuria e rimës
- aluzioni foniko-timbrik Nga ana tjetër, mënyra e veçantë e trajtimit të shenjës gjuhësore shfaqet në këto anë:
- me rrëshqitjen (largimin) e kuptimit të fjalëve,
- me afrimin mes kuptimit të fjalëve,
- me zgjedhjen e përzgjedhjen e fjalëve,
- me rendin e veçantë që u jepet fjalëve.
Në artin poetik thuhet se çdo prodhim gjuhësor paraqitet si një vazhdimësi tingujsh të theksuar,
midis të cilëve alternohen tinguj të patheksuar.Vazhdimësia e theksave në vargun e sintagmave
ndodh prej faktit se të gjithë kanë në përbërje të tyre një fonemë mbi të cilën bie theksi, bie fjala,
në segmente të caktuara, proza e hijshme poetike më poshtë, ka vend të caktuar për dallimin e
theksave (dhënë këtu me bold dhe italik):
239 Ndre Mjeda, vepra letrare 2, Tiranë, 1988, f. 46 240 Ismail Kadare, Koha, Tiranë, 1976, f.31-32.
188
Perendia t’kaa falë t’bindueshmen gjûhen shqype: gjûhë e kumbueshme
e e pasne, kshtû qi me tê mund t’shqyptojsh gjithshka t’thotë mendja e
t’ndien zêmra. Fyen, praa, kundra arrsyejet e natyret, kurdo nuk flet
shqyp kû duhet e kû t’qet rasa me folë. Fol shqyp n’shpië e jashtë, pse veç
neper gjûhë t’ande bota kaa me dijtë se ti jee Shqyptaar. Me thânë se jee
Shqyptaar e mos me folë shqyp, do me thânë se rrêen. Zogu njihet prejë
puplash e njeri prejë gjûhet. Mundou me folë shqyp saa mâa hieshem qi
të mundesh, porsi me kndue ndoj liber mâa t’mirin t’gjûhes s’ate.
Por teksti poetik (qoftë poezi e prozë poetike, si në rastin më lart), ka edhe një dallojë tjetër, që
përftohet edhe me pjesëmarrjen e fonemave të patheksuara: është ritmi – si komponent i i çdo
teksti gjuhësor. Umberto Eco ka theksuar se lënda përbërëse e shënjuesve nuk është arbitrare në
lidhje me të shënjuarit dhe marrëdhëniet e tyre kontekstuale; afria ndërmjet dy fjalëve që lidhen
nga kuptimi përforcohet nga afria tingëllore që realizohet përmes rimës. Ky gjuhëtar mbështetet
në mendimin e R. Jakobsonit që ka analizuar me mjeshtri rimën si faktor relacioni sipas së cilës
barasvlera e tingullit që pasqyrohet në varg si parim krijues i tij, përfshin në mënyrë të
pashmangshme barasvlerën semiotike.241 Kur flasim e shkruajmë për tekstin poetik, përfshirë
brenda tij edhe prozën poetike, nuk mund të lëmë jahtë, pa trajtuar si syth më vete:
10.2. Ritmin dhe sintaksa e tekstit poetik
Në asnjë organizim gjuhësor-sintaksor nuk duhet ndalur më tepër se në organizimin e sintaksës
së vargjeve dhe ritmin e tyre, si pasojë e strukturës së veçantë që ngërthejnë këto trajta poetike.
Dhe kjo nuk duhet parë vetëm në një shkallë hierarkie, po në të gjitha, nisur nga sintagmat si
elemente ndërtimi, nga fjalia dhe fraza (periudha) – si njësi kumtimi, e më tej, në ndërtimet
transfrastike. Në fillim, gjuhëtarët kanë trajtuar pamjen e sintaksës së diskursit, apo bisedës.
Hasan Muja, autor i një libri për gjuhësinë e tekstit, ndër të tjera vë në qendër fjalinë si shenjë
komplekse gjuhësore, që është pjesë e diskursit, kurse vetë diskursi është njësi gjuhësore e
rrafshit më të lartë në të cilën ekzistojnë varësi midis pjesëve.242 Përgjithësisht, kur flitet për
sintaksë teksti, në pamje të parë, kuptojmë strukturën e fjalive, përndryshe, i përbërësve
predikativë që formësojnë periudhën. Karakteristikat e vargut nuk mbyllen vetëm me të qenurit
tingëllimë dhe ritëm: fjalët – elemente përbërëse të vargut kanë edhe kuptimin e tyre; por ritmi e
kuptimi nuk kanë përmasa të njëjta, organizohen prej sistemeve jo të njëjta; Ritmi kërkon vargje
të matura, kurse kuptimi vjen sipas frazave të rregulluara nga sintaksa. Më së shumti, në tekstet
poetike të traditës, metri e sintaksa përtakojnë (përputhen), ndryshe, një varg i vetëm jep një
frazë (fjali) të thjeshtë a të përbërë, shpesh edhe një njësi të pavarur të saj, si një tregues deiktik
kohe, vendi, mënyre e me radhë, siç edhe ngjet në pasazhin poetik:
Shkaf â Lekë e djalë Mirditet,/
Gjall lirίn aj nuk e lëshon./
Mbî Italjaj, mbî Ingliz ka zbritet/
Shqypja e Austris, Shqypnin e pshton./
241 Eco, U. La struktura assente – La ricerca semiotika e il metodo strukturale, Bompiani, Milano, 1994, p. 75. 242 Mujaj, H., Gjuhësia e tekstit, Faik Konica, prishtinë, 2004, f. 78.
189
Këtu organizimi sintaksor del “varg/fjali” – të pajisura me nga një folje e shtjelluar: â (asht),
lëshon, zbritet, pshton. Por, jo rrallë, treguesit “sintaksa” dhe “metri” nuk përputhen dhe kuptimi
i plotë e i një fjalie (fraze) nuk përfshihet brenda një vargu të vetëm, por vijon edhe në një apo dy
segmente të vargut ndjekës, edhe përgjatë gjithë vargut; për shembull, nga poezia kushtuar
mbretit austriak, Karl, ku, në vargun e parë, folja “dona” (dua), si folje dyvalente, kërkon patjetër
dy argumente (S + O), ndër të cilat kryefjala përemërore “Ne” realizohet fonetikisht, kurse
objekti (kundrina) argument i detyrueshëm “Njati Mbreti” kalon në vargun më poshtë, kështu që
fjalia “Ne besnikë me i ndejun dona/ njati mbreti.... kufizohet deri në mes të vargut II.
Ne besnikë me i ndêjun dona,
Njati Mbret /qi na libroj:/
Aj tuj kputë verigat t’ona
Përherë zêmrat na i pêngoj.
Këtë dukuri mund ta shtjellojmë, më të ndërlikuar edhe për fragmentin poetik të Mjedës, ku
kufizimi apo ndarja në përbërës kallëzuesorë del si më poshtë:
E kqyr:/ ndër male po përhapet shkëndia e Skendebegut./ Qe ndër djepa rrisin E lirimit t’Atdheut; /mshehtas shëtiti Nanat e Hotit djelmëninë ushtore,/
Kësollë për kësollë rreth buneve /e soditi, E idhnim n’anmikun nëpër gji iu qisin.243
Frymë të re tuj shprazun për gjithkahna, hija
Kjo dukuri, mjaft e dendur vetëm në organizimet sintaksore poetike, quhet l’enjambement
(tejkalim) dhe shpreh rastet kur nuk koinçidon pauza metrike me pauzën sintaksore; me fjalë të
tjera ndodh ajo që pauza midis dy vargjeve, e mbajtur nga ritmi, të shmanget nga sintaksa, duke
marrë për funksion të ndërpresë “pritjen” e destinatorit. E kanë përdorur me mjeshtri këtë dukuri
poetike sintaksore Mjeda, Fishta, Kadareja e pak krijues të tjerë të shquar në letërsinë tonë. Nisur
nga dukuria që përshkruam këtu lart, vjen edhe ana tjetër e domosdoshme për t’u analizuar sa i
takon tekstit poetik, ana e organizimit dhe rendit të fjalëve në këtë strukturë sintaksore.
Në këtë syth duhet pohuar fakti i njohur se në të shumtën e rasteve krijimtaria poetike
organizohet në strofa me numra vargjesh të ndryshme: nga distikët, tercinat, strofat katërshe,
gjashtëshe a tetëshe; madje edhe monokolorë, siç dalin gjinitë e mëdha poetike, poemat.
Në pamje fonetike, vargu i tekstit poetik është prodhim i alternuar i segmenteve tonike (që japin
ritmin, sepse bartin theksin ritmik) dhe i segmenteve fotonike ose atonë (mbi to nuk bien theksa
ritmikë). Në këtë dukuri numërohen përherë theksat e quajtur theksa ritmikë, të cilët vetëm
pjesërisht përtakojnë me theksat natyrorë. Për pasojë të këtij kriteri, rrokjet vargformuese ndahen
në tri kategori:
a. rroje të forta, mbi të cilat bien theksa ritmikë e ata natyrorë;
b. rrokje gjysmë të forta, mbi të cilat bien vetëm theksa natyrorë;
c. rrokje të dobëta, mbi të cilat nuk bie asnjë theks.
Alternimet e këtyre tre tipave të rrokjeve përcaktojnë edhe ritmin e modeleve të shumta të
vargjeve, kurse strofat variojnë nga tipi i vargjeve të përdorura, numri dhe vendosja e rimave,
nëse është fjala për vargje me rimë. Në gjuhësinë shqiptare janë bërë studime të pakta për rendin
e fjalëve e përgjithësisht për sintaksën e vargjeve; i pari e i vetmi ndër albanologët tanë, është
prof. Xhevat Lloshi, i cili pohon se ajo shmanget nga sintaksa e zakonshme me rregullsinë
243 Ndre Mjeda, Vepra letrare 2, Tiranë, 1988, f. 46
190
logjike e rendin; krijon rrethana gjuhësore që një ndërtim të bjerë në sy e të dallohet; sekuenca të
ndryshme gjuhësore marrin ritmin dhe intonacionin e poezisë, me anë të paralelizmit, simetrisë,
ato ngjallin kënaqësi estetike e muzikalitet, ngjishen togje sintakse midis kallëzuesit, që në
rrethana të tjera do të dilnin të lidhura; bie fjala, në pasazhin në vijim, kapim menjëherë rendin e
pazakontë të njësive përbërëse fjaliore, ku folja-kallëzues i përbërë jepet në fund të frazës dhe që
me një skemë të thjeshtë, varësia vjen e tillë, bashkë me funksionet e tyre:
Së bashkut pra, në shêj miradijet,
Mbretit Karl sot palë palë
Si m’lâmë të luftës, si në çeta ushtrijet,
Gjân e jeten duem m’ja falë.
duem m’ja falë
mbretit Karl / gjanë-jetën
së bashkut,
në shej miradijet,
sot
palë-palë,
n’lamë të luftës,/në çetë ushtrimet...
O2 O1 kundrinorë
C + C + C + C + C + C rrethanorë
Në këtë frazë (fjali), rendi i natyrshëm për shqipen do të ishte: S + P + O1 + O2 + C +A
Vërejmë gjitashtu se 3 SP (në shej miradijet, n’lamë të luftës, në çetë shtrijet), janë grupe
sintaksore funksionalisht të pandashme, d.m.th., mund të lëvizin ashtu të pandarë dhe gjithë
varësia, së bashku me rrethanorët (C) kanë varësinë nga një pikë e vetme; veçse ndryshimet e
rendi ngjasin jo vetëm në nivel fjalie, por edhe brenda sintagmës, apo edhe grupe fjalësh të
njëpasnjëshme që nuk formojnë sintagmë gjuhësore, si për shembull: gjall lirίn – ku të dy
përbërësit varen tek folja e duhej të ishin pas saj, edhe pas subjektit “aj/ai”: Aj nuk lëshon lirinë
për së gjalli.
Përdorimi i mekanizmit sintaksor – i ndërrimit të rendit – për arsye që u shkrua më sipër, nuk
është një mjet ekskluzivisht vetëm i poezisë, por, për shkaqe të rrethimit gjuhësor a qëllimit të
kumtimit, ai ngjet edhe në prozë; raste që në prozën poetike në faqet e gazetës sonë, mund t’i
ndeshim jo rrallë, bie fjala në pasazhin në vijim:
Kshtû prá në Perandorin e rii shkelxejnë kjarisht cilltit mâ të nevojashmet
e mâ në shêj per nji Mbret të mirë: trimnija, urtija e butsija e bashkuese me
burrni....Me ket Peranduer m’fron t’Absburgvet, pa dyshim edhè komi shqyptar
191
ká arsye/ me shpnesue /se për tê do të lamparisin mas sodit dit mâ të mira /e se do
të përparojë në liri e në gjytetnί..
Njësia e parë – fjali dyshe – ka rend të zhdrejtë: C + O3 + P + C + S + A + A + O3..........
Njësia e dytë – një frazë me 4 përbërës predikativë – ka ndërtim të drejtë (me kuptimin që nis me
një fjali drejtuese – në vështrimin gjenerativ), përmban një folje të pashtjelluar-paskajore gege-
me vlerë kallëzuesie- e me funksion kundrinor, kurse dy njësitë e tjera (përbërëse) dalin me
homogjeni në funksion kundrinori, çka e tregon edhe vetë skema më poshtë:
Fjdr.
Fjvku.
Fjvku. Fjvku.
Për sintaksën e tekstit na duhet të ndalemi edhe në konektivin e nënvizuar “kështu pra”, i cili
tregon se: teksti nuk është në fillim, se teksti nuk mund të fillojë kështu, se teksti është vazhdim i
një sekuence apo paragrafi (qoftë edhe një thëniejeje), se ky konektiv lidhëzor bën një
përmbledhje të asaj çka është thënë a shkruar më sipër, ku janë përmendur të dhëna, janë
përmendur fakte, gjë që hetohet menjëherë nga leximi në tërësi i tekstit poetik të sjellë për njohje
dhe analizë. Edhe brenda një sintagme emërore, si në “Shqypnin e pshton” (SE), ka përmbysje
rendi për shkaqe poetike: theksi a rime, pasi natyra e shqipes e do kundrinën pas foljes, në një
rend të drejtë (e pshton Shqypnin).
Në rrafsh fraze, këtë përmbysje rendi midis përbërëse frazorë (fjalive) e shohim aq qartë në
prozën poetike të Luigj Gurakuqit, në të cilën ndërrimi i rendit në periudhë del me një thyerje “të
rëndë” sintaksore, siç do ta japim në vijim të kësaj analize tek shkrimi redaksional i gazetës “28.
Ndânduer 1912 – 17 “, të datës 28. Ndânduer 1917, f. 1.
Çështjet e rendit të përbërësve të njësive ligjërimore, nga sintagma tek fraza, kanë qenë objekt studimi prej kohësh, aq sa topika e gjymtyrëve dhe e fjalive, është quajtur ikonicitet i sintaksës,
madje, gjuhëtarët prej kohësh, kanë sjellë si model krahasimi shprehjen e famshme latine veni,
vidi, vici, e cila vijon të qëndrojë për të treguar radhën e aksioneve të suksesshme të Cesarit: të
mbërriturit në vendin e duhur, pastaj të shohë përreth dhe pastaj të fitojë. 244Gjuhët njerëzore
lejojnë të shprehurit edhe pa respektuar rendin kronologjik, por, për ta realizuar këtë, do të ishte e nevojshme një sintaksë më komplekse, siç mund të shtjellojmë pa iu larguar modelit cezarian të
dhënë më sipër: para se të pushtojë, duhej parë e, para se të shohë, duhej mbërritur.245
Teksti poetik në vargje, kushtuar perandorit austro-hungarez ka 20 vargje, shkruar në 8-rrokësh
ndonëse jo me metrikë të rregullt. Ai është ndërtuar në mënyrë kataforike dhe vetëm në
244 Ferretti, F. Alle origini del linguaggio umano, Il puno di vista evoluzionistico, GLF, Editori Laterza,
Bari, 2010, p. 152. 245 Po ai, o aty, p. 152.
Fr.
192
– gjanë – jeten
O1
katërshën e tretë jepet emri, duke nisur nga zëvendësuesit më poshtë, paraqitur këtu me klimax
(gr., shkallëzim):
Mbret i Austrisë, Qi,
Ky,
Mbreti Karl,
ja ( i + e ), ia
Në strofat I, II, IV mbizotërojnë foljet, pothuaj në çdo varg dhe për pasojë, çdo varg është një
përbërës kallëzuesor; dy herë na del dukuria e tejkalimit (l’enjambement) semantik sintaksor nga
vargu në varg, si: vargu III dhe IV i strofës së fundit, ndërsa strofa III ka një rend të përkundërt-
folja kallëzues i përbërë “duem me falë” është dy e trivalente dhe sipas një rendi asnjanës të
shqipes, kundrinorët dhe komplementet e tjerë duhej t’i kishte në të djathtë, në vend që i k në të
majtë: C + C + O2 + C + C +C + C + O1 + O1 + Ø + P. Varsia nga folja “duem me falë” del në
këtë mënyrë me argumentet (O) dhe complmentet (C):
duem m’ja falë.... Ø (nga gjurma e subjektit tek folja)
mbretit Karl
O2
së bashkut/ në shej miradijet/ sot/ palë palë/ai m’lamë të luftës/ si në çeta ushtrimet.
Perandorit Karl
Ruje, Zot, Mbretin e Austris, Së bashkut pra, në shêj miradijet,
Qi Shyptarve u bâ murojë; Mbretit Karl sot palë palë
Në zêmer të gjanë, në fuqi të madhnis, Si m’lâmë të luftës, si në çeta ushtrijet,
Ky të na ketë përherë nen projë. Gjân e jeten duem m’ja falë.
Ne besnikë me i ndêjun dona, Shkaf â Lekë e djalë Mirditet,
Njati Mbret qi na libroj: Gjall lirίn aj nuk e lëshon.
Aj tuj kputë verigat t’ona Mbî Italjaj, mbî Ingliz ka zbritet
Përherë zêmrat na i pêngoj. Shqypja e Austris, Shqypnin e pshton.
(Posta e Shqypniës, 21. Ndânduer 1917, f. 1)
Këtu pranë kësaj poezie (të vetme në numrat e gazetës sonë njëshekullore tashmë), po vëmë edhe
një karakteristikë tjetër të qenësishme për këtë tip teksti që po paraqesim aluzionet foniko-
timbrike:
193
10.3. Aluzionet foniko-trimbrike të tekstit poetik
Nga forma elokuente dhe aq e larmishme e teksteve poetike, themi se atyre u shërben edhe
simbolika për shprehjen e ideve, në atë masë sa përmbajtja e tyre të lidhet e të shkojë e plotë tek
lexuesi (marrësi) e, ç’është më tepër, të ndikojë tek ai me të gjitha mjetet shprehëse. Na mjafton
të sjellim pak pasazhe: nga poezia e traditës dhe nga ajo bashkëkohore moderne. Së pari nga Zef
Skiroi,246 një fragment të poemës “Mili e Haidhia” (Idil):
Kënga e Milit
Trandafile e bardhë, e kuqe Merrmë vesh, kushdo të jesh,
Ndër gjithë tjerat them se je; E panjohura nusja ime,
Them se buzët si burbuqe, Mall te zemra do të kesh
Si të vidhës sytë i ke. Në hare e në hidhërime.
Them se floku duket ar, Se ç’e dua po bukurinë
Se je e fshehur si jothia N’është e ftohtë edhe pa gjak?
Ashtu them, po s’të kam parë Dimri vjen, çdo gjë ngrin,
Veç në ëndrrat e mia. Gruaja shpejt bëhet plakë.
Po në qofsh e kuqe o e bardhë Me atë zemër ù të desha
Po në qofsh e gjatë dhe e hollë, Që kam besë se ti dëfton
E më e ëmbël se një dardhë Nuk i vlen nji luleje hieja
E më e hieshme se një mollë, Erë të mirë në s’avullon.
Vargu 8 –rrokësh këtu, si shëmbëllim i vargut popullor shqiptar, dallon që në nisje me
mbizotërim të mbiemrave cilësorë, me krahasime të goditura, por mbi të gjitha me përdorimin e
fjalëve poetike – si poetizime të fjalës: trandafile, buzë, ar, vidhë (vidë-pëllumbeshë), flok,
ëndërr, mollë, dardhë, hije, nuse, zemër, hare, bukuri, lule, erë, avullon, e mirë, etj.; ndihet
kumbimi që në vargjet e para me përsëritje tingujsh: s, r, o, e, etj.
Nuk mund të mos shënojmë se, para 110 vjetësh, parathënien e këtij libri e ka shkruar Luigj
Gurakuqi, i pranishëm me artikuj edhe në gazetën “Posta e Shqypniës”, një mendim estetik të të
cilit, ia vlen ta përcjellim edhe këtu, para se ta shohim poezinë në vështrimin tonë foniko-
timbrik. Shkruante Lekë Gruda (pseudonim i Gurakuqit) në atë kohë: “Poemthi “Mili e Haidhia”
asht mjaft i njoftun nga hiret e çmimet e veta e, nga tjetra anë, zani i ambël e i dredhun i lahutës
së vjershëtorit tonë ka kohë që ushton kudo, ka depërtuemun edhe ndër ma të thellat vise të
Shqypërisë... poemthi asht një ndër ma të hieshmet stoli, visari ma i çmuam e ma i
kërkuashëm.”247
Një tjetër dukuri për t’u shënuar, në planin e sintaksës, në poezinë më lart (shkruar edhe kjo këtu
e më tepër se një shekull më parë), është elipsa – dukuri gjuhësore që në rastin tonë e kemi në dy
246 Skiroi, Z., Mili e Haidhia, Idil, Dituria, 1994. (Në f. 7, mësojmë nga jeta e autorit: “Zef Skiroi lindi në Horë
(Piana degli Albanesi), ngulim i hershëm arbëresh në Siçili. Arsimimin e tij e nisi në Seminarin arbëresh të
Palermos. Më pas vazhdoi, po në Palermo, liceun “Viktor Emanueli”, ku u njoh me Luixhi Pirandelon. Studimet e
larta për drejtësi i mbaroi më 1890. Këtë vit emërohet docent i letërsisë antike në Liceun “Garibaldi” të Palermos.
Më 1900 Skiroi u emërua profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Institutin Oriental të Napolit. Më 1913 mori
pjesë në Kongresin e Triestes, në të cilin, siç dihet, është shtruar çështja e kufijve etnikë të Shqipërisë. Për një kohë,
në vitet 1913-1914, Skiroi qëndroi në Shqipëri si i dërguar i qeverisë italiane. Më 1925 ai mbajti një konferencë për
të nderuar kujtimin e mikut të vet Luigj Gurakuqi, që u vra atë vit në Bari. Zef Skiroi vdiq në Napoli më 1927. Kjo
poemë, në fund, përmban edhe një listë botimesh të autorit.) 247 Gurakuqi, L., Parathanie e poemit “Mili e Haidhia”, f. 35-36.
194
vargjet e fundit të strofës III – mungon folja “jam” në mënyrën dëshirore “qoftë”, pa dëmtuar
marrëdhëniet kushtore. Zakonisht pohohet elipsa e një përbërësi. (Në sintaksë nënvizohet se
elipsa e foljes karakterizon më së shumti fjalitë nominale-emërore – shënimi im, F.Shyti) E dimë
që në gjuhën shqipe (edhe në disa pak gjuhë të tjera, si në italisht, spanjisht, portugalisht – por jo
në frëngjisht, gjermanisht e anglisht), është e mundshme elipsa e kryefjalës, pasi në shqipe nuk
ndjehet nevoja e realizimit fonetik të përemrit si kryefjalë në vetat I, II, njëjës e shumës, sepse
mësohet në sintaksë që subjekti i munguar lë gjurmë në mbaresat flektive të foljeve përkatëse;
po kështu, elipsa ngjet edhe për predikatin, edhe për argumentet kundrina dhe gjymtyrë të tjera.
Me shembullin që marrim në vështrim, nuk dëmtohet numri i përbërësve kallëzuesorë: dy vargjet
që thamë kanë predikativitet të plotë dhe marrëdhënie kushti (si vargjet e para të strofës) me
fjalinë drejtuese të strofës IV, sipas skemës në vijim:
Po në qofsh e kuqe o e bardhë/ Merrmë vesh,/ kushdo të jesh,
Po në qofsh e gjatë dhe e hollë, / E panjohura nusja ime,/
E më e ëmbël se një dardhë,/ Mall te zemra do të kesh
E më e hieshme se një mollë,/ Në hare e në hidhërime./
Fjdr. Fjdr.
Fr.
Fjvksht. Fjvksht. Fjvksht. Fjvksht. Fjvku.
* * *
Të tjera përjetime sjell Bardhyl Londo tek soneti i 12-të i ciklit “Dhjatë e përmbysur”, “Turma
(ish-delirante)” në vargjet 11-rrokëshe, ku fjalori biblik ngërthen një kumbim krejt të veçantë:
Krisht, Pilat, turmë, kryqëzim, dergjet, kryq, mbërthyer, triumfator, Baraba, duarlarë, etj. Gjithë
semantikën e përmban tercina e fundit, ku shënohet se turma e njerëzve të paditur vazhdon të
brohorasë kryqëzimin e vet, duke vrarë atë që e mbronte.248
Pasi dha urdhër për vrasjen e Krishtit
Ponc Pilati u ul dhe bëri makijazh
pastaj gjakftohtë drejtoi gishtin
në një tjetër tablo, në një tjetër peizazh
në një peizazh ku turma e ndërkryer
“kryqëzim, kryqëzim” bërtet në kor.
Mbi kryq Krishti degjet i mbërthyer,
Baraba buzëqesh triumfator.
Dhe ikin vitet. 200 e ca vjet më parë
Baraba i lirë, mbi kryq zoti Krisht.
Ponc Pilati i qetë duarlarë
turmën delirante tregon me gisht.
Dhe turma si më parë dy mijë e ca vjet
në delir kryqëzimin e vet brohoret.
248 Londo, B., Shën shiu, Botimet Toena, Tiranë, 2010, f. 79.
195
* * *
Kumbim e ndjesi të tjera jehon poeti F.Reshpja me poezinë “Kali”,249 qoftë edhe në një strofë të
saj, për të cilën Ismail Kadare kumton se Fredi ishte krijuesi i kaq brilanteve e, midis tyre,
ndoshta më befasuesit varg të poezisë pesëqindvjeçare shqipe.250
Kali
U plak kali i bardhë, i lodhur qëmoti,
Tërë vdekje u rrëzua në fushën me shi,
Rënkoi në heshtje dhe veç një pikë loti
Seç rrodhi me dhembje mbi dheun e zi.
Në një varg me masë tjetër (12 rrokësh) dhe rimë aq të qëlluar, kumbimet foniko-trimbrike, ka
një sintaksë të përsosur në lidhjen midis vargjeve-fjali, me nga një folje-kallëzues, me theksa
ritmikë e natyrorë hsumë të rregullt, me përsëritje tingujsh të theksuar e të patheksa ( a, o, e, i,
dh, r, dh - 3 herë në vargun e fundit).
Komunikimi i përditshëm me anë të gjuhës, në përbërje të të cilit qëndrojnë fonemat, ka
eskluzivisht funksion dallues duke u kombinuar, për të arritur në potencë kuptime të pafund. Pa
dashur të anojmë nga shkenca letrare, thuhet se tekstet poetike, jo tipat e tjerë, ngarkohen edhe
me figuracion të pasur, nisur nga tingëllimi, aliteracioni; figura të ndjeshmërisë, si: metafora,
metonimia, sinestezia, sinekdoka, perifraza, antonomazia, litota, emfaza, hiperbola, similituda;
figura të retorikës: epanalepsa, anadiploza, klimaxi, anafora, epifora, kiazma. Por, mbi të gjitha
këto, teksti poetik ngrihet mbi zgjedhjet gjuhësore krejt të veçanta të të gjitha niveleve: fonetikë,
morfologji, leksik e sintaksë. Ky pikëvështrim na çon tek dy linja komunikimi: njëra për prozën
e tjetra për poezinë – realizuar kjo e fundit nëpërmjet gjuhës poetike universale.251 Në mbyllje të
kësaj paraqitjeje, nënvizohet se, në planin gjuhësor historik, letrar e kulturor, çdo traditë e
kulturave të ndryshme në këtë fushë, ka specifikën e vet; kështu tradicioni poetik i shqipes, që
nis me Buzukun, Budin e në vazhdim çka jep historia e letërsisë shqiptare, ndryshon prej atij
grek, italian, frëng, gjerman apo anglez. Do shtuar gjithashtu se, në aktin e krijimit të artit, teksti
poetik është më i lashti dhe më i përpunuari, brez pas brezi, i vetmi nga mund të kalohet në arte
të tjera, si në muzikë, dans etj.
Nji Krajl i mirë e i urtë viën të thuesh nji mretni. Ket pûnë duket se do të ket pasë ndër mênd
Serbija, kurë, tue trillue rrënimin e mbretnis s’Austro-Hingarίs, qiti me hjekë kso jetet Franz
Ferdinandin. Mirë ajo e dite, se po të kishte zanë vend m’fron të Habsburgvet Franz Ferdinandi,
Monarkija pá dyshim do të perparote e do t’u forcote edhè mâ tepër se përpara: urtija e tij e
cilltit e tija për me mbretnue mί popuj të Monarkis anë-e kand ishin të njoftuna nepër botë.
Prandej ajo mbretni fatzeze hoq kso jetet Arqiduken, pse ishte tue mendue se mas deket të
Perandorit Franz Josefit I. do t’u njihte m’seli të Absburgvet i nipi i tij Karli, enè i ri e për t’
cillin mund u mendote se s’do të kishte të gjith at dije e zêje qi lypsen per nji Peranduer t’Austrί-
Hungarίs; kshtû qi, mas mendimit të Serbis, Monarkija, mas deket të Franz Jozefit do t’u gjindte,
të thuesh, pá Peranduer, e prandej nuk do t’ishte fort punë e vshtirë me e shkatrrue kortarë-
kortarë, si ishte dishiri i anmiqvet të saj.
249 Reshpja, F., Në vetmi, Poezi të zgjedhura, Arbëria, Tiranë, 2004, f. 105. 250 Kadare, I., Mëngjeset ne kafe Rostand, Onufri, Tiranë, 2014, f. 94. 251 Topalli, T., Gjuhësi teksti, Shkodër, 2011, f. 294.
196
Por shka se puna duel krejt ndryshe, se e pat mârrë me mend Serbija, e cilla, tuë ndjekë politikë
të gabueshme, i dha shkas të ndezunit të luftës e gjith rrenimit të sodshem n’Europë. U vraa, po,
Franz Ferdinandi; diq Perandori Franz Josefi I, edhè Monarkia sod m’kamë se m’kamë, e,
medje edhè mâ e fortë se përpara; pse njaj Karli të cillin Serbija kishte dashtë me e majtë për
n’asgjâ, por sa u njit m’fron të lumnueshem të Parvet të vet, me nji herë u diftue burrë i zoti qi
me rregullue shartet e Monarkis, aq sâ, jo veç qi i bâni për vedi të gjith zêmbrat e popujve të vet,
por edhè të beslidhunvet, e medjè edhè të disa anmiqvet të vet, të cillt flasin e shkruejnë per tê
me nji farë njerzijet e nderimit të posaçëm. ...
Kshtû prá në Perandorin e rii shkelxejnë kjarisht cilltit mâ të nevojashmet e mâ në shêj per nji
Mbret të mirë: trimnija, urtija e butsija e bashkuese me burrni....Me ket Peranduer m’fron
t’Absburgvet, pa dyshim se edhè komi shqyptar ká arsye me shpnesue se për tê do të lamparisin
mas sodit dit mâ të mira e se do të përparojë në liri e në gjytetnί; e si Shqyptari pat pasë në
Franz Josefin I, nji mik të vërtetë, kshtû edhè në Perandorin Karl ka me gjetën ji mik e nji mprojs
të fortë, i cilli ká me diejtë me ja qitë në dritë tagret e të drejtat e tija para shekullit marë....E kjo
rreze pa dyshim se ka me shndritë mi nè...
(Posta e Shqypniës, 21. Ndânduer 1917, f. 1)
28. Ndânduer 1912 – 17
Kur në prendverën e vjetit 1910 Shefqet Turgut Pasha, i dërguem prej Qeveris turke për të
shtruem Vilajetin e Kosovës, u vuni topat Shqiptarvet në grykë të Kaçanikut e u dha urdhën
ushtrivet të veta qi të derdheshin rreptësisht nëpër katunde e qytete, të digjnin pa mëshirë kulla e
stane e t’u hidhshin litarin në qafë të gjithë atyne, qi t’u bijshin në duer, Bajlozi i Rusis në
Stamboll vojti e i rroku dorën Haki Pashës, qi atëherë ishte Vezir i Madh, e i paraqiti përgëzimet
e veta mâ të thellat e kënaqsin e Qeveris së tij mâ të plotë “për veprimin qytetnuer qi Turqija
kishte nisun të zhvillonte në Balkan tue shtruem e tue futun nen urdhën Shqiptarët, të cilët ishin
treguem kurdoherë armiq të qetsis e të përparimit.”
Për ç’do njeri tjetër, qi të mos ishte Haki Pasha, këto urime të papritura e të papandehuna,
duhej të kishin nji kuptim të fshehtë, të shkaktojshin frikë e dyshim e të tingllojshin si vajtimi i
kukuvajës ogurzezë, qi ndiell mort e të liga; ç’do njeriut tjetër këto fjalë t’âmbla e llastare do t’i
çilnin sŷt, do t’i tregojshin rrezikun e t’i bânin me pamun gorrén e thellë, qi po i hapej përpara.
Po Qeverija turke e atëhershme nuk deshi, mjerisht, me kuptue të vërtetën. Në vend qi të druhej
nga miqsija e tepërme e Rusis, mori guxim mâ të math prej fjalvet të Bajlozit të saj e, tue
treguem për ditë e mâ fort egërsim e rreptësi kundër popujve të vet, u hapi udhën e u dha rasën
fqinjvet të Balkanit për me zhvilluem mâ lirisht ngatërrimet e veta në Shqipni e në Maqedoni...
Të lidhun të bashkuem përpara rrezikut të zi, si shpata e Dhamokleut, u varej mbi krye,
Shqiptarët nuk vonuan me i u përgjegjun thirrjes qi u vinte nga tufa e vllazënvet të tyne t’ardhun
s’jashtmit, e të gjitha qytetet e fiset e Shqpinis dërguen pa humbun kohë përfaqësuesit e tyne në
Vlonë për të kuvenduem mbi fatin e Atdheut e për të marrë masa të shpejta e energjike për
shpëtimin e tij.
Kështu më 28. Nanduer 1912 nd’orën 4 e gjymsë pas dreke përfaqësuesit e të gjitha viseve të
Shqipnis, tue i dhânë vllaznisht dorën njeni tjetrit e tue u lidhun me besën e burrave qi me u
përpjekun me gjâ e me jetë për vendin e të parvet të tyne, venduan të damunit e Shqipnis nga
Turqia e, tue pasun të gjithë lotët ndër sŷ nga gëzimi e mallëngjimi qi u dridhte zemrën, ngritën
me brohori të madhe flamurin kombtar. Kështu mbas 450 vjetë robinje populli shqiptar mundi
me e përshëndetun flamurin e shêjtë të vetin, flamurin të kuq e të zi; e Shqiponja e Skandërbeut,
197
qi strukun në malet e nalta kishte rudhun krahët e rrinte e lodhun dhe e turitun, nisi prapë të
fluturojë e të mbretnojë mbi qiellin e kthjelltë e të lir të Shqipnis...
(Alois Gurakuqi)
(Posta e Shqypniës, 28. Ndânduer 1917, f. 1)
Kur në prendverën e vjetit 1910 Shefqet Turgut Pasha, i dërguem prej Qeveris turke/për të
shtruem Vilajetin e Kosovës,/u vuni topat Shqiptarvet në grykë të Kaçanikut/ e u dha urdhën
ushtrivet të veta/ qi të derdheshin rreptësisht nëpër katunde e qytete,/ të digjnin pa mëshirë kulla
e stane/e t’u hidhshin litarin në qafë të gjithë atyne,/qi t’u bijshin në duer,/Bajlozi i Rusis në
Stamboll vojti e i rroku dorën Haki Pashës,/qi atëherë ishte Vezir i Madh, /e i paraqiti
përgëzimet e veta mâ të thellat e kënaqsin e Qeveris së tij mâ të plotë “për veprimin
qytetnuer/qi Turqija kishte nisun të zhvillonte në Balkan/ tue shtruem e tue futun nen urdhën
Shqiptarët,/të cilët ishin treguem kurdoherë armiq të qetsis e të përparimit.
(Posta e Shqypniës, 28. Ndânduer 1917, f. 1)
Kjo frazë-tekst del me 2 QOS, me ndërtim të zhdrejtë, me thyerje sintaksore në njësinë e varur
që prin frazën, me bashkime përbërësish me parataksë dhe hipotaksë, me paskajoren gege me
vlerë predikative. Bien në sy fjalitë subordinative lidhore-përcaktore, të bashkuara me parataksë,
fjali që janë anaforike, sidomos ato që lidhen drejpërdrejt dhe varen direkt nga fjalitë drejtuese,
fjali që bashkohem me m.l.s. – fjalë lidhëse me rol të dyfishtë: si lidhëza dhe me funksion
sintaksor “kryefjalë”; fjalitë e tjera argumentale: kohore, qëllimore, mënyrore, krijojnë hierarkinë
e frazës me prbërës që dalin si fjali të zgjëruara me informacion të pasur përsa u takon
referentëve:
Fjdr. + Fjdr.
Fr. Fjvkh. Fjvkh. Fjvprc. Fjvprc.
Fjvq. Fjvq. Fjvq Fjvq. Fjvmn.
Fjvprc. Fjvprc.
Për ç’do njeri tjetër,/qi të mos ishte Haki Pasha,/këto urime të papritura e të papandehuna,
duhej të kishin nji kuptim të fshehtë, /të shkaktojshin frikë e dyshim /e të tingllojshin si vajtimi i
kukuvajës ogurzezë, /qi ndiell mort e të liga; /ç’do njeriut tjetër këto fjalë t’âmbla e llastare do
t’i çilnin sŷt,/ do t’i tregojshin rrezikun /e t’i bânin me pamun gorrén e thellë, /qi po i hapej
përpara.
(Posta e Shqypniës, 28. Ndânduer 1917, f. 1)
Fraza tjetër-tekst vjen si karakterizuese per kryeministrin turk Haki Pasha (..që të mos ishte Haki
Pasha..), vënë në fjali si mohim, ka ndërtim të drejtë, por me thyerje sintaksore si vijë
ligjërimore, dhe me mbizotërim të fjalive drejtuese e kryesore – me 6 QOS, sindete dhe asindete
198
me simetri sintaksore funksionale- me nga një fjali lidhore/përcaktore në fjalitë regjente me
numër 3 dhe 6, siç e tregon edhe skema e dhënë:
Fjdr. Fjkr. Fjdr. Fjkr. Fjkr. Fjdr.
Fjvprc. - Fjvprc. - - Fjvprc.
Fol shqyp !
Shkoder, 17 Prill 1917 -
Perendia t’kaa falë t’bindueshmen gjûhen shqype: gjûhë e kumbueshme e e pasne, kshtû qi me tê
mund t’shqyptojsh gjithshka t’thotë mendja e t’ndien zêmra. Fyen, praa, kundra arrsyejet e
natyret, kurdo nuk flet shqyp kû duhet e kû t’qet rasa me folë. Fol shqyp n’shpië e jashtë, pse veç
neper gjûhë t’ande bota kaa me dijtë se ti jee Shqyptaar. Me thânë se jee Shqyptaar e mos me
folë shqyp, do me thânë se rrêen. Zogu njihet prejë puplash e njeri prejë gjûhet.
Mundou me folë shqyp saa mâa hieshem qi të mundesh, porsi me kndue ndoj liber mâa t’mirin
t’gjûhes s’ate. Pernjimend se âsht nji marre kuur thue se jee Shqyptaar, e shqypen nuk e flet
mirë. Saa t’mundesh orvatu mos me perzië n’gjûhë shqype fjalë t’huja-fjalë italishte,
francezishte, turqishte- paa nevojë, pse me kta ti dishmohesh se jee robi i huej e se nuk e din
gjûhen t’ande.
Zên e çmo edhè gjûhë tjera, por kurr mos fol n’ato gjûhë, veç se kur t’biin nevojë e madhe.- Nder
gjûhë t’huja zèn sidomos gjermanishten, pse lufta e sotshme t’a kaa diftue mâa s’mirit nevojen e
sajë.- N’vend t’and fol vetem shqyp, e t’a keesh per nâam me folë n’gjûhë amtare. T’huejt e
nderojën gjûhën t’ande edhè e zânë me cenë, si duket prejë mësimesh qi po epen permii gjûhë
shqype nder gjytete t’Atdheut t’and t’dashtun. Atà gzohen kuur mund t’a shndrrojën ndoj fjalë
shqyp me tyy.
Ta keesh n’kujdes edhè qi t’gjith shpia e vllaznia e jote t’flasë vetem shqyp, shqyp t’mendojë,
t’ndîej e t’punojë, pse kalaja mâa e forta e Shqypniës âsht familja shqiptare. Nji familje e vetme
shqiptare, por qi i njef detyrët ndaj komin, ajo vetem, po, viën per Shqypnië, saa nji regjiment në
ballë t’luftës. (Posta e Shqypniës, 18. Prill 1917, f. 1.)
10.4. Intertekstualiteti
Në këtë tekst të fundit të paraqitjes sonë, kemi rastin të ndalemi disa radhë për një dukuri të këtyre masave ligjërimore, të quajtur intertekstualitet. Ky term i sjellë nga semiologjia
bullgare Julia Kristeva,252 në vitin 1966, është përthelluar në rrethet e semiologjisë strukturaliste nga autorë si Barthes, Genette, Bachtin, të cilët kanë evidentuar se si dalin në
pah lidhjet ndërmjet tekstit A, që rithërret për t’iu referuar apo aluduar në një tekst B
(emërtuar hipotekst),253 një veprim fakultativ me të cilin lexuesi specialist pasuron
252 Palermo, M., Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino-Itinerari, Bologna 2013, p. 56. 253 Termi hipertekst (ang. hypertext) është krijuar nga sociologu e filozofi amerikan Ted Nelson në vitin 1965, dhe u
referohet disa strukturave të njësuara të informacionit (të emërtuara nyje) dhe të ndërlidhura mes tyre (të emërtuar
Fr.
199
sugjestionet e fundit në të lexuar; përndryshe, aktivizimi i rrjetit të intertekstualitetit është një
moment i pazëvendësueshëm në procesin e interpretimit.254Për të theksuar më tej kushtet e ndërvarësisë reciproke ndërmjet midis elementeve të ndryshme të ‘universit tekstual’ të
disponuar në një moment të dhënë historik për një tjetër të dhëne të një komuniteti kulturor, studiuesi rus Juri Lotman ka krijuar termin semiosfera: trajtuar si një metaforë e ndërruar nga
shkencat e jetës, që, si biosfera, imagjinon një rrjetë të raporteve ndërvepruese midis të gjitha
elementeve të një teksti që mbështesin të njëjtën hapësirë semiotike.255
Dukuria ndërtekstorësisë 256ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të kësaj fushe, duke
nisur nga gjuhëtari ruso-sovjetik M. Bachtin, sipas të cilit lidhjet dialogjike mes fjalës së autorit
dhe fjalëve të të tjerëve, mes tekstit të krijuar dhe teksteve të tjera, përbëjnë një prej
karakteristikave më të rëndësishme të krijimeve artistike.257Kjo shfaqje tekstore ngjet edhe jashtë
krijimtarisë letrare, edhe në përbërje të teksteve të shtypit, fakt që ndeshet jo rrallë në tipat e
teksteve që kemi ndjekur nëpër faqet e gazetës sonë njëshekullore, edhe me një pamje krejt
ndryshe nga interteksti në prodhimin letrar. Për shembull, në tekstin-lajm të gazetës “Posta
e...”me titull “Nji argtim teatral”,258 gjatë leximit, çdo receptuesi, përmbajtja i kujton sot shfaqje
apo koncertet e mëdha që bëjnë artistë të shquar këtu e nëpër botë, për bamirësi të jetimëve, të të
varurve nga droga apo edhe të sëmurëve prej SIDA-s:
“Shkolla Franciskane në Shkodër kaa pregatitë per t’lidhna t’tfaqunt e komedisë
së Molière: “I ligu per mend” (Le malade immaginaire). Komedia, n’ përkthim,
âsht perkue me jetë t’popullit t’onë, edhè âsht ndertue mas ndîesiëve e dokeve
t’Shqyptarvet. N’numer t’Shtundes kemi me qitë programin e me caktua diten e
t’tfaqunit. Ky argtim bâhet per me i numue Komitetit per fmië t’vorfen t’shkollave
t’Shkoders.”
Shembuj klasikë interteksti gjenden në letërsinë botërore, si nga Uliksi i Joyce-it dhe në Eneidën
e Virgjilit, të cilat janë modele të poemave homerike, ashtu siç kanë ardhur në vetëdijen e
lexuesve përmes shekujve. Kështu, Joyce sjell modele e veprime të personazheve të zhvendosur
në Dublin në fillim të shek.XIX, rrëfyer me një stil krejt tjetër; kurse poeti i madh romak,
Virgjili, imiton Homerin për të treguar fakte e personazhe të ndryshme nga poeti i verbër
legjendar helen.
Është një tekst poetik-bisedë e shkrimtarit me një individ, që nuk del bashkëbisedues, por një
dëgjues i heshtur, i gjithëmbarshëm, dhënë me folje në numrin njëjës, por me efekt përgjithësues
dhe mbarëvetor. Autori vetëm urdhëron, numëron veprime, përdor folje të mënyrës urdhërore
dhe ato lidhore. Herë-herë ky lloj akti gjuhësor ndërkëmbehet edhe me folje të tjera, si: me
paskajore gege “me dijtë, me thanë, me folë, me kndue”; me kohën e ardhme të largët, një pasuri
që e ka shqipja “ka me thanë”. Edhe fjalitë e para të pargafëve janë fjali tematike – kryesore të
një paragrafi, të cilat emërtojnë temën, tregon përse bëhet fjalë dhe cila është ideja kryesore e
link), të realizuara mbi një suport digjital. (Sipas Massimo Palermo-s, Linguistica testuale dell’italiano, il Mulino –
Itinerari, Bologna, 2013, p. 70-710. 254 Po ai, po aty, p. 56. 255 Po ai, po aty. 256 Kështu e quan studiuesi Pandeli Pani në një shkrim me titull “Ndërtekstorësia nga këndvështrimi i gjuhësisë së
tekstit dhe specifika e saj në tekstet e gazetave”, Gjuha jonë 3-4 / 1999, f. 79 – 84. 257 Po ai, po aty. 258 “Posta e Shqypnnies”, 14.Fruer 1917, f. 3/ nr. 20.
200
temës/temave, siç shënojnë gjuhëtarët Rugova.259Segmentet që kemi nënvizuar më lart, i dallojnë
qartë ato.
Intertekstualiteti në këtë prozë peotike, na vjen edhe prej faktit se autori aludon pikërisht për një
shkrim të tij, por shkruar në poezi, një poezi emblematike e Rilindjes Kombëtare për gjuhën
shqipe dhe mban këtë titull. Kur lexojmë në këtë shkrim frazën “Zên e çmo edhè gjûhë tjera, por
kurr mos fol n’ato gjûhë, veç se kur t’biin nevojë e madhe”, nëpërmjet dukurisë së intertekstit, na
vijnë në mendje vargjet e famshme po të Gjergj Fishtës:
Pra, mallkue ai bir shqiptari,
Që këtë gjuhë të Perëndisë,
Trashëgim, që na e la i Pari,
Trashëgim s’ia lë ai fëmisë,
Edhe atij iu thaftë, po, goja,
Që e përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
Që në gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
Flet e t’vetën lë mbas dore.260
Ashtu si në tekstin e gazetës (i cili na duket sikur është shndërrim në prozë i poezisë), edhe nëpër
vargjet e strofat e vjershës “Gjuha shqipe” (nga krijimet më të para të Poetit), përsëritet aq
dendur sintagma “fol shqyp”; kështu kemi edhe në strofat që vijojnë në poezi dhe që, për
dukurinë e intertekstualitetit, na vijnë në kujtesën tonë në hapësirën semiotike.
Në gjuhë shqipe nanat tona Pra, shqiptarë, t’çdo fesë që jeni,
Shi prej djepit na kanë thanë... Gegë e Toskë, malësi e qyteta,
Edhe shqip na thanë se Zoti Gjuhën tuej kurrë mos ta lini,
Për shqiptarë Shqipninë e fali... Mos ta lini sa t’jetë jeta...
Shqip na vetë, po pikë ma para, Nëpër gjuhë shqipe bota mbarë
N’agim t’jetës, kur kemi shkue, Ka me ju njoftë se ç’fis ju keni, Tue ndjekë flutura nëpër ara, Ka me ju njoftë ju për shqiptarë,
Shqip ma s’pari kemi kndue... Trima n’za sikurse jeni.261
Më interesantja në intertekstin e sjellë, qëndron tek fakti se dukuria ndodh brendapërbrenda një
autori, këtu të Gjergj Fishtës: mes paraqitjes së krimit të tij në poezi më parë, pastaj në një prozë
poetike – si shkrim gazete.
Në letërsinë tonë moderne, një intertekst aq i goditur gjendet tek triptiku i Kadaresë “Ura me tri
harqe”,262 që në nisje të novelës: “Unë, murgu Gjon, biri i Gjorg Ukcamës, tue u kujtuam se në
gjuhën tonë ende s’ka gja të shkruam për urën e Ujanës së keqe..”263 – fragment që na kujton pasthënien e veprës monumentale “Meshari” të Gjon Buzukut.
Intertekstualiteti është i pranishëm dendur në faqet e shtypit të traditës dhe në kohën tonë;
mjafton për këtë të sillen pak tituj, sidomos, edhe nga gazeta “Posta e Shqypniës”siç vjen
shkrimi: “T’kunoruemt e Rregjit Apostolik”, ku termi “Apostolik” na sjell ndër mend hierarki të
259 Rugova, B. & Sejdiu-Rugova, L.,Hyrje në gramatikën e tekstit në gjuhën shqipe, Trembelat, Prishtinë, 2015,
f. 132. 260 Fishta, Gj., Vepra 1, Botimet Fishta, lezhë, 2004, f. 7.(Redaksia: T.Çobani,Ndue Zef Toma, Tefë Topalli, Stefan
Çapaliku, Hamit Boriçi). 261 Po ai, po aty, f. 8 – 10. 262 Kadare, I., Ura me tri harqe, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Shtypshkronja e Re, Tiranë, 1978. 263 Po ai, po aty, f. 7.
201
lartë të Kishës romane, sepse Perandoria dualiste e Absburgëve ishte “Perandorί e Shenjtë”. Në
tekste si këto, me përkatësi intertekstore, perceptimi ndodh në mënyrë dydimensionale, sepse
bazohet, nga njëra anë, në (para) strukturën gjuhësore dhe, nga ana tjetër, në realitetin
jashtëgjuhësor, parë ky në një aspekt mjaft të gjerë, pra si realitet historik, kulturor, letrar,
etnografik, etik etj. 264Në transformon nga poezia në prozë, të Fishtës, ka ngjarë transfiguracioni
poetik nga njëra gjini në tjerën.
264 Pandeli Pani, Gjuha jonë, 3-4/1999, f. 80.
202
PËRFUNDIME
Në këtë punim synuam të bëjmë të njohur gazetën “Posta e Shqypniës”, në të gjithë
treguesit e saj, si zëdhënëse e jetës politiko-shoqërore të qytetit të Shkodrës, dhe gjithë
Shqipërisë. Është trajtuar struktura e teksteve duke hulumtuar shumllojshmërinë e teksteve të
botuara në këtë organ, që nga numri i parë, 5 dhjetor 1916 deri në numrin e fundit që mban datën
23 nëntor 1918. Përveç kësaj, kemi synuar që të gjitha citimet nga tekstet e plota dhe fragmentet
e tyre, t’i pasqyrojmë në tezë pa prekur gjuhën, me qëllimin e mirë që të mund të gjykojmë për
variantin e shkruar më të përparuar që ka përdorur redaksia e gazetës dhe bashkëpunëtorët me
artikujt e tyre.
1. Tematika e shkrimeve të botuara në shkrimet e gazetës “Posta …” është shumë e
gjerë. Artikujt me tematika të ndryshme, jo rrallë herë e tejkalojnë stilin e publicistikës duke
kaluar në nivele të tjera. Në këtë organ, kanë shkruar dijetarët më të shquar të kohës, të cilët
trajtojnë çështje e ngjarje nga më të ndyshmet. Ndër ta mund të përmendim; Luigj Gurakuqin,
Vinçens Prendushin, Mati Logorecin, Atë Dedë Bërdicën, Atë Justin Rrotën, Hilë Mosin, etj.
2. Pamja e jashtme e gazetës “Posta e Shqypniës”, është pothuajse në të njëjtën
formë siç ishin pjesa më e madhe e gazetave të atyre viteve. Faqosjen e ka të thjeshtë, pothuajse
të njëjtë në të gjithë numrat. Janë të përdorura gërma të disa madhësive e të formave kursive,
tondo etj. Rubrikat kryesore të gazetës ishin: Lajme Politike e Telegrafa, Lajme vêndit e
gjithfarësh, Pjesa Zyrtare, Literaturë e hartë.
3. Gazeta “Posta e Shqypniës”, është bërë objekt studimi, nga disa studiues. Botimet
kryesore që kanë shkruar për gazetën “tonë”, janë; Maximilian Lambertz dhe “Posta e
Shqypniës”, botim i Prof. dr. Tefë Topalli, “Shtypi shqiptar gjatë viteve të Pavarësisë”, nga
Luan Zelka, “Histori e Shtypit Shqiptar” 1846- 2005 nga studiesi Blendi Fevziu etj. Veçojmë
faktin se studiuesi Hamid Boriçi, në botimin, Histori e Shtypit Shqiptarë, dhe historiania Elena
Kocaqi në 2 veprat e saj “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar”, dhe “Administrimi i
Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918”, nuk e përmendin gazetën “Posta e Shqypniës”.
4. Gazeta “Posta…”, ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin dhe lëmin e gjuhës së
shkruar të variantit më të mirë e të përparuar të arealit gegë. Që në muajit e parë ky organ nxori
lajme për vendimet e Komisisë Letrare, por në të njëjtën kohë, botohen shkrime kundër
vendimeve të saj. U botuan artikuj polemizues si; “Nji vêndim i Komisjonit Letraar” nga Vinçens
Prendushi, kundër heqjes së kunatitetit të zanoreve, si dhe shkrimi i Atë Dedë Berdicës, i cili
ngrihet jo veç kundër heqjes së kuantitetit të zanoreve por edhe kundër vendosjes së dialektit të
Elbasanit për gjuhë të unifikuar me disa përmirësime. Duke ndërhyrë mes dy shkrimeve, të cilët
mund t’i quajmë më të rëndësishmit e teksteve argumentuese të gazetës “Posta e Shqypniës”,
themi:
- të dy autorët janë klerikë dhe të të njëjtit urdhër: françeskanë, O.F.M.;
- Prendushi është edhe pjesëtar i KLSH, Berdica jo;
- Prendushi kishte nisur të njihej edhe si shkrimtar (sidomos në mbledhje të krijimtarisë popullore – ai ishte autor i vëllimit “Visari Komtar”: Kangë popullore gegnishte, e përkthyes); Berdica nuk njihej si njeri i letrave;
203
- të dy klerikët kanë rrokur një temë të njëjtë: punën e Komisionit Letrar;
- të dy kanë ngritur të njëjtin argument gjuhësor: kuantitetin e zanoreve të shqipes, për të cilin Komisia Letrare e Shkodrës, kishte vendosur ta hiqte nga librat shkollorë e të zakonshëm;
- teksti i të dy autorëve vjen pothuajse me të njëjtën strukturë;
- Prendushi njihet edhe si një poet i ëmbël, për Berdicën, nuk dimë të ketë provuar poezinë as prozën letrare.
- Janë dy shkrime bindëse, siç i quajnë disa tekstologë, dhe mbështetet në disa argumente dhe shembuj, me të cilët autorët kërkojnë që të ruhet edhe me shenja diakritike hundorësia e shqipes, përndryshe e dialektit të Veriut, sepse, sipas tyre, kjo bie ndesh me natyrën e vetë gjuhës dhe shndërrimin e saj.
- Tekstet e dy françeskanëve janë të tipit objektiv dhe dalin të mbështetura në teorinë gjuhësore sipas dijeve të kohës. Rugovët pohojnë se tekstet argumentuese janë të drejtpërdrejta, me ç’rast vihen në raport kundërtie dhe krahasimi të mendimit të autorëve me Komisionin Letrar, që merrte vendime kolektive.
- Prendushi shtron vetëm çështjen e kuantitetit, kurse Berdica, përveç sasisë së tingujve, ngre edhe problemin e caktimit të dialektit (të folmes) të Elbasanit për gjuhë letrare për të gjithë shqiptarët.
- Të dy kanë një hyrje për vlerat e gjuhës për kombësinë e një populli dhe të dy janë entuziastë se me vendimet e Komandës së Naltë austro-hungareze, po i jepet një shtysë zhdrivillimit të gjuhës sonë.
- Të dy artikullshkruesit e çmojnë ngritjen e Komisisë (Komisjonit letrar), gjithashtu vlerësojnë secilin prej pjesëtarëve që e përbëjnë atë institucion, por, sa i takon heqjes së kuantitetit të zanoreve në ortografi të shqipes, shprehen mjaft ashpër, bile njëri (Berdica) përdor edhe një shprehje latine, mjaft fyese, si: Parturiunt montes: orietur ridiculus mus?
– Po pjellin malet: leen nji mîi i perclluem.
- Kurse V. Prendushi, marrjen e vendimit nga Komisjoni e quan si “nji bombë” dhe zbatimin e tij (po të zbatohet) “nji atentat gjuhës shqipe”!
Vendimi i Komisisë Letrare Shkodër, për heqjen e gjatësisë së zanoreve, pati kundërshtime edhe
nga dijetarë të tjerë, veçanërisht nga Hilë Mosi dhe Gjergj Fishta.
5. Mes artikujve të shumtë të tematikave të ndryshme, gazeta “Posta ...”, shtroi
për diskutim mbi baza shkencore planifikimin gjuhësor, çështjen e gjuhës së njësuar letrare. Kjo
u dëshmua në shkrimet e gjata të Maxmilian Lambertz-it (botuar në gjermanisht) dhe
françeskanit At Justin Rrota. Gazeta “Posta e Shqypniës” ka luajtur rol të rëndësishëm për
njësimin e gjuhës shqipe, e në të njëtën kohë idetë për mënyrën se si mund të njësohet kjo gjuhë,
duke iu referuar njësimit të gjuhëve të disa kombeve të zhvilluara. Këto shkrime studimore, ishin
me nivel shkencor për kohën kur janë botuar në faqet e kësaj gazete, por që mund të jenë
koherente edhe në ditët e sotme.
6. Në gjuhën e gazetës vihet re evoluimi i gjuhës së vetë gazetës nga numrat e parë e deri
në numrat e fundit. Në faqet e këtij organi shkruan intelektualë të shquar të kohës, të cilët në
tekstet e tyre kanë përmbushur një organizim gjuhësor gjithëpërfshirës në të gjitha njësitë dhe
nivelet gjuhësore. Këto shkrime tregojnë qëndrimin ndaj gjuhës së përbashkët shqipe.
Përdorimi i dendur i leksikut dialektor, krahinarizmave e lokalizmave gjuhësore, paraqitet si një
përpjekje e përpunuar vetëdijshëm për lëndën gjuhësore me karakter të ngushtë lokal duke i
204
dhënë vetdijshëm funksion stilistik. Vërehet që jo rrallë herë ka edhe modifikime, deformime të
lëvizjeve strukturore në nivelin fonologjik, por edhe në strukturën gramatikore të fjalës duke i
quajtur ndonjëherë si shmangie të qëllimshme me efekt stilistikor.
7. Dukuritë fonetike që paraqesin interes janë:
- Kuantiteti i zanoreve është një dukuri e cila paraqitet që në numrat e parë të gazetës e
deri në numrat e fundit, e cila është një veçori gjuhësore mjaft e përdorur e arealit
gegë. Në artikujt e botuar vërejmë, të përdorur gjerë dyfishimin e zanoreve në fund
dhe në disa raste në trup të fjalës: Gjatësia e zanoreve shënohet me
dyfishim të zanores, si p.sh. : Permiî, t’mdhaa, mîi, kaa daa, bâa, i rii, mâa, dietaar,
komtaar, etj.
- Grupet e zanoreve ye, ue, ie i gjejmë të ruajtura, në trup dhe në fund të fjalës, p. sh.;
tue e ndrye, krye, duem, vertetue, hiekun, tietër etj.
- Sipas hulumtimive në shkrimet e gazetës, zanorja ë ruhej mire në të gjitha pozicionet,
si p.sh.: doganë, pasë, miradiët,etj. Në muajt e fundit të botimit të saj, vërejmë se kjo
zanore nuk ruhet në mes të fjalës, si p.sh. në dy vitet e para gazeta shkruhej “Posta e
Shqypniës”, ndërsa në vitin e fundit e gjejmë të shkruar, “Posta e Shqypnis”.
- Hundorësia e zanoreve si një dukuri akustike e fonetike e cila shënohet me shenja
diaktritike është mjaft të pranishme në shkrimet e këtij organi. Gjejmë të shënuara
zanore hundore kur prapa zanores gjendet një bashkëtingëllore hundore që i përket
temës së fjalës, p. sh. kênë, mêndjet, rândë. Zanore hundore ndeshim edhe në ato raste
kur ka pasur një bashkëtingëlllore hundore që ka rënë si: gjâ, me u bâ, bâte etj.
Zanore hundore vërehen edhe në ato raste kur nuk ka dhe nuk dihet të ketë pasur
ndonjë bashkëtingëllore hundore pranë, si; Mâj, lêja, gjûh, etj. Grupi i
bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ruhen në të shumtën e rasteve, si p.sh.; mbarim,
permbi, gjinden, zêmber, mandej, mendove, cingare, ngîi etj.
- Grupi i bashkëtingëlloreve mb, nd, ng ruhet në të shumtën e rasteve. Vihet re që
përdorimi i këtyre grupeve të bashkëtingëlloreve nuk është i unifikuar i tyre në
harkun kohor prej tre vitesh. Ndryshimi i gjuhës së vet gazetës nga numri i parë deri
tek i fundit vihet re edhe në veçori të tjera gjuhësore. Grupi i bashkëtingëlloreve mb,
ruhet në fillim, në mes dhe në fund të fjalës, si p.sh.; mbarim, permbi, zêmber etj.
Grupi i bashkëtingëlloreve nd, ruhet në mes të fjalës, si: mandej, permendun,
Ndânduer, etj. Grupi i bashkëtingëlloreve ng, ruhet në fillim, dhe në mes të fjalës, si
p.sh. ; ngîi, shmangunit, cingaresh etj.
8. Në shkrimet e gazetës veçanti paraqesin trajtat foljore dhe disa rregulla gramatikore.
- Koha e ardhme ndërtohet me do + folje në kohën e tashme të lidhores. Interesante
është ndërtimi i kohës së ardhme të largët e cila ndërtohet nga folja kam +
paskajoren gege, si p.sh.: do të gzojë, kaa per t’u vjerrë, kemi me kênë të ngushtuam.
- Mënyra lidhore nuk është në një përdorim të dendur, sepse shumë kuptime që
shprehen në këtë mënyrë, jepen më tepër me trajtat e paskajores. Në ato pak raste
raste që del, ajo formohet me pjesëzën të + pjesoren e foljes. Ka raste që del edhe në
formën, me + të + pjesore, si p.sh.; të shkojnë, me të çilun, në të shkuem, etj.
- Paskajorja shprehet me formën e pashtjelluar të foljes në dialektin e gegërishtes, me+
pjesore e foljes: me pasë, me i dhanë. Paskajorja e dytë shprehet me paskajoren e
205
dyte gege me + pjesore e foljes + per të + pjesore: p.sh.: me pasë per t’kênë, kishte
dalë, nuk kishte pasë nevojë me u strukë, kishte kênë, e kishte me pasë uzdajë, s’ishte
kênë dashtë me u armatisë, e kishte ndië veten sugure, etj.
- Përcjellorja formohet duke i paravënë trajtave të pjesores pjesëzën tue, por në disa
raste gjendet edhe me pjezësën tuj, tujë, si p.sh: tue vû n’oroë, tue bâmun, tujë
shtektue, tuj u dê, etj.
Kemi evidentuar disa rregulla drejtshkrimore:
- Vëndosja e shënjës së pikësimit pas datës, si p.sh: “Posta e Shqypnis, 12. Qershuer
1918”.
- Muajt e vitit shkruhen me shkronjë të madhe. “Fruer, Qershuer, Maj, Dhjetuer e
kështu me rradhë të gjithë muajt e vitit. Përdorimi i shkronjës së madhe, ka ndodhur
nën ndikimin e gjuhës gjermane, pasi siç dihet kjo gazetë është shkruar në dy gjuhë
(gjermanisht dhe shqip).
- Emrat e huaj në shkrimet e gazetës, i gjejmë të shkruara në origjinal ( ashtu siç janë
në gjuhën përkatëse nga vijnë), por në strukturë fjalie bëhet përshtatja në rasë, p. sh. :
Fichte-ja, Shchelegel, Kant, Münstersberg, etj.
9. Në gazetën “Posta e Shqypniës” gjejmë të përdorura mjaft huazime nga italishtja,
orientalizma dhe dialektalizma.
- Italianizmat i përkasin shtresës së leksikut të përgjithshëm, në një kohë edhe më të
hershme së sa kohën kur u botua gazeta “Posta e Shqypniës”. Prania e këtyre
huazimeve në artikujt e shumëllojshëm në faqet e këtij organi, është dëshmi e qartë
edhe e kontakteve gjuhësore të vendosura në bazë të rrethanave gjoegrafike si dhe
kushteve historike të dy popujve në vitet kur kjo gazetë u botua. Në tekstet e kësaj
gazete gjejmë të përdorur dendur italianizma që u përkasin sferave të ndryshme, si
p.sh.: Agentura telegrafike, Deputacjoni, imperative, responsabilitet, etj.
- Është e njohur se në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit kanë
hyrë një numër i konsiderueshëm fjalësh me burim nga gjuhët orientale të fesë
islame; arabishtja, turqishtja, persishtja. Vitet kur u botua gazeta “Posta e Shqypniës”,
(1916- 1918), ndikimi i perandorisë Osmane ishte akoma i madh, pasi pushtimi nga
Osmanët zgjati deri në vitin 1912. Disa prej orientalizmave të përdorura përmendim:
batall, dangall, faculetë, hamidjane, hava, etj.
- Në shkrimet e gazetës gjejmë një shtrirje të gjerë të shtresës së fjalëve dialektore, në
dialektin e gegërishtes, në mënyrë të ndërgjegjshme për të shërbyer si pasuri për
pasurimin e gjuhës shqipe. Janë të pranishëm të gjithë tipat leksiko-gramatikorë të
dialektazimave: emërorë, mbiemrorë, ndajfoljorë etj, si p.sh.: Cub, gjakbâamt, lngata,
motmoti, nade, rrêna, djerr, diftoj, mkambë, naltue, ngratë, të ngujume, e
pshtjellueme, gjithkahë, rrumull, anekan, etj.
10. Autorët më të afërt që i kanë prirë disiplinës tekstore janë Leo Spitzer-i e Karl Büchler-i;
por ndër pararendësit e vonë duhet përmendur gjuhëtari rumun, Eugenio Coseriu. Një tjetër
prekursor i studimeve tekstuale ishte Émile Benveniste. Ai zhvilloi një linjë mendimi që priret të
tejkalojë ndarjen e formës dhe të kuptimit, një përkatësi kjo e gjuhësisë strukturore.
- Në zanafillë, gjuhësia e tekstit tërhoqi vëmendjen si “disiplinë pilot”, jo si “një degë e
re e gjuhësisë”, por si “një mënyrë e re për t’u marrë me gjuhësi”; shihej atëherë me
fetishizëm, sepse në disa pjesë kjo disiplinë futej në rubrika linguistike, si një dije
206
antikuare). Në studimet e mëvonshme u konsiderua se gramatika e tekstit është
gramatikë vetëm transfrastike, e cila, në të vërtetë, merr gjithnjë e më tepër formën e
një gramatike të lidhjeve që kalon përmes elementeve që përbëjnë një tekst dhe që
munden, jo duhet, të tejkalojnë përmasat e frazës.
- Tipologjitë e para, realizuar në vitet 1970, ishin orientime strukturore, bazuar në
klasifikimin e teksteve nisur nga veçoritë formale të tyre. Modeli më i njohur erdhi e
u formua nga përpjekja për të gjeneruar një matrice që përshkruan konfigurimin e një
teksti mbi bazën e pranisë apo mungesës të 20 tipareve. Tipologjitë strukturore
rrafshojnë mbi të njëjtin nivel dy kategori të fenomeneve që do t’i mbanin ato të
ndara: në veçori të jashtme – çka përfshijnë rrethanat pragmatike që e shoqërojnë
prodhimin e një teksti të veçantë, me qëllimin, aftësitë njohëse të aktivizuara etj.- dhe
veçori të brendshme – çka përmbajnë strategjitë gjuhësore të ndërtimit të mesazhit,
që në të tilla rrethana e aftësie janë të normave sociale.
11. Tipologjitë e orientuara nga funksioni parëzojnë si një “bijësi legjitime” të klasifikimit
retorik dhe vendosin në qendër të interesit qëllimin e komunikimit. Për shembull teksti “Nji
kshillë”, ka klasifikimin që vijon:
Teksti
Argumentues
Shkrim shkencor divulgativ....... Gjuhësi
Nëngjinia 1............. Diskutim
Nëngjinia 2..........Etimologji
12. Ligjërata argumentuese kërkon sintaksë të veçantë, radhë frazash me hierarki
disashkallëshe që lidhen me mjete të larmishme sintaksore, sindete dhe asindete;
përgjithësisht ato nisin me fjali kryesore ose drejtuese dhe kalimi nga bashkimet me
parataksë në hipotaksë vjen e bëhet radhë-radhë madje edhe me shfaqjen e homogjenisë, si
në strukturën më poshtë, me 2 QOS të lidhura në mënyrë asindete dhe me thyerje sintaksore
në qendrën e dytë - përbërësi i parë, ku gjithë njësia vendoset në kundërvënie me çfarë është
thënë më parë:
Por na kujtojmë,/se me kso pûnësh nuk âsht nevoja/qi të jemi as teper puristë, as
shjovinist e medje as filologj mâ teper/se âsht nevoja:/mjaft âsht/qi fjala e rè,/e cilla nuk
gjindet në visar të gjûhës së komit,/të na tregojë kuptimin e sendit/si âsht në vedvedi /e si
e kupton populli.
Fjdr. Fjdr.
Fjvku. Fjvkryef.
Fjvkall. Fjvprc. Fjvprc. Fjvprc.
Fjvkrhs.
Fr.
207
13. Njësitë mbifrazore (transfrastike), kanë sintaksën e tyre, me kërkesa të përbashkëta të
kësaj disipline, por edhe me veçanti a dalloja, sidomos në mjetet e lidhjes sintaksore
(m.l.s.); kështu ato nuk dalin të njëjta si në bashkimin e paragrafëve, të thënieve apo në
sekuencat tekstore. Gjuhëtarët kanë vënë re se pozicioni i konektorit “por”, më së shumti,
del në mes të fjalive, në disa raste, në shkrimet e gazetës “Posta …”, ai vihet në fillim të
strukturës paragraf, me qenë se siguron vazhdimësinë nga një masë (njësi)
hipersintaksore (transfrastike), siç janë: thëniet, paragrafët dhe tekstet, si p.sh. ; Por kemi
uzdajë t’plotë se kujdesi i amel ndaj komin shqyptaar kaa me u shtue edhè mâa teper
n’zemer bujare e fisnike t’Naltmadhniës s’Tii kur Arqiduka t’vêen kâmen n’Shqypnië; pse
Ky kaa me paa e me kallxue se Shqypnia nuk âsht Sahara e se Shqyptarët nuk janë atà
barbart qi kan thânë e shkrue anmiqt t’onë.
Gjithë paragrafi (&) që nis me konektorin kundërshtor (kundërshtues) nuk shpreh vetëm
kundërvënie, porse, sipas studiueses Mëniku, ai sinjalizon edhe një ndryshim në temë.
14. Tekstet narrative zënë pjesën më të madhe në tipat e teksteve gjuhësore dhe shfaqin të
gjitha karakteristikat që ngërthejnë këto masa ligjërimore, që nga qëllimi, situata, koherenca,
kohezioni etj. prandaj dhe tek ky tip teksti janë përqendruar mjaft studime në plane të
ndryshme, sidomos ato që lidhen me rrafshin e gjuhës, leksikut dhe sidomos sintaksës së
tyre. Në përbërje të teksteve narrative në shkrimet e gazetës “Posta …”, gjejmë tekste të cilat
nëse përpiqemi t’a ndajmë tekstin në sekuenca në përbërje të tyre gjemë sekuenca të
ndryshme. Për shembull, në tekstin “Shqypnija e kultura”, (në pjesë përbërëse të montuara të
tij), do të thonim që kjo është sekuenca e parë – deskriptive – përshkruese. Këto janë
sekuenca statike, që nuk e shpien përpara narracionin, por e frenojnë atë në ritëm nëpërmjet
përshkrimeve fizike të personazheve. Sekuenca tjetër jepet me anë të frazave me fjali kushti,
madje e para prej tyre nis dhe shprehet nëpërmjet paskajores së dytë gege “me pasë per
t’kênë dhe vijon me këtë regjistër gjuhësor lidhur me sintaksën funksionale... me pasë per
t’kênë, kishte dalë, nuk kishte pasë nevojë me u strukë, kishte kênë, e kishte me pasë uzdajë,
etj; të cilat ndiqen po tek kjo sekuencë nga folje në kohë të tashme, në kohë të kryer dhe 2-3
me forma të pashtjelluara, si: duhet, bien, s’kaa, asht kot, bjen nder mend, ka pershi etj.
Shumësia e foljeve e, për pasojë, e fjalive të ndërtuara me to, shpreh veprim, dinamikë,
ekonomi, që sjellin rrugët për një vend që dëshiron të zhvillohet.
Sekuenca që mbyll tekstin këtu ngjet me atë të fillimit, si sekuencë përshkruese: përmban 7
folje të shtjelluara, në kohë të tashme, dy folje me paskajoren e dytë gege dhe 2 folje në të
shkuarën.
- Në strukturën sintaksore në tekstet narrative pasqyrohet përmbajtja e sekuencave, siç
kemi në shprehjen e marrëdhënieve të kushtit në frazën e sjellë këtu për analizë
funksionale dhe skematike, një periudhë me ndërtim të zhdrejtë, ku kemi bashkuar me
anë të parataksës tre përbërës frazorë, me pauzë; me fjalë të tjera janë ndërkëmbyer
sindetizmi me asindetizmin dhe ku ka disa Q.O.S.:
“Me pasë per t’kênë nder nee rrugat e zhdrivilluene e t’godituna/si duhet,/katundari
i jonë s’kishte me metë mrapa/ashtû si kaa metë,/ katundari kishte dalë mâa shpesh
nder krahina,/kû kaa pershîi rrezja e kulturës,/e atŷ kishte mûjtë me u njoftë me gjith
ato përparime jetet,/nuk kishte pasë nevojë/me u strukë n’vend t’vet, si ndoj rod ujkut
208
n’shpellë,/ por kishte kênë mâa i butë e mâa i shqonueshem,/e kishte me pasë uzdajë
mâa t’madhe n’nierz tjerë.”
Fjdr. Fjdr. Fjdr. Fjkr. Fjkr. Fjkr. Fjkr.
Fr.
Fjvksht. Fjvmn. Fjvmn. Fjvv. - Fjvku. - -
- Në përbërje të teksteve, na bien në sy, kohët foljore, përndryshe, e ardhmja e largët,
fort e veçantë me paskajoren e gegërishtes “ ka + paskajore”. Kjo dukuri vihet re më
së miri në tekstin “T’ardhunt e Arqidukës”.
kaa me paa neser
kaa me ardhë fiill prejë Rjeket n’gjytet t’onë,
t’u pamen vapori ....................(sapo të shikohet)
kaa m’u gjetë Naltsia e Tii,
kaa m’u pershndetë me topa prejë kalajet,
e t’vumen kâmë n’gjytet
kaa me kenë pershndetë prej zyrtarve t’ushtriës p. e rr.,
kaa me u gjetë nji kompanië nderet,
kaa me kenë xânë prejë ushtriës,
kaa me kalue Naltsia e Tii neper rruga t’stolisuna t’gjytetit,
kan me kenë rreshtue para tii,
kaa me hîi n’gjytet,
kû kan me ju paraqitë zyrtarët e gjytetit.
kaa me ndejë me pritë Naltsiën e Tii,
Ktû Princi edhè kaa me xânë vend,
pse ajo shpië kje shênjue per Naltsiën e Tii...
programi kaa me i kenë paraqitë Naltsiës s’Tii,
e prandej kaa me pasë ndonji ndryshim,
Naltsia e Tii kaa me udhtue edhè deri te ura e Mesit,
kaa me nderue me t’dukun t’vet Shkollen Fraciskane,
e kaa me shkue edhè kahë fusha e Shtojt,
per me paa vêndet
N’tryez t’mjesditës kan me kênë thirrë paria e kryetarët mâa t’mdhajt e gjytetit.
Naltsia e Tii kaa me u nisë me 13 t’ktii mojit, ...
- Vërejmë nga ana morfostilistikore se autori ka bërë dallimet e duhura brenda kohës së
ardhme: e ardhme e afërt dhe e ardhme e largët – nëpërmjet formave “folje ndihmëse +
paskajore gege”: ka me pasë, ka me u nisë, ka me shkue, ka me udhtue, ka me nderue, kan
me ju paraqitë, ka me kalue, ka me hi, ka me pa, ka me u gjetë, dhe “folje ndihmëse në
kohë të thjeshta + folje ndihmëse në paskajoren gege + pjesore”: kan me kenë thirrë, ka
me i kenë paraqitë, kan me kenë rreshtue, ka me kenë xanë, edhe me dy paskajore gege:
ka me ndejë me pritë, etj. Gjatë leximit, me këto trajta, duket sikur ndjehet radha e
veprimeve protokollare.
209
15. Sa i takon tipit të tekstit narrativ (rrëfimtar), gjuhëtarët kanë formuluar përkufizimin që
vijon: Merret tekst narrativ çdo tekst i shkruar ose gojor; nëpërmjet të cilit një narrator
tregon një histori. Të gjitha tekstet narrative (tregimtare), në një paraqitje “elastike”,
përmbajnë disa karakteristika të përbashkëta, të cilat i përkasin, një pjesë e tyre, edhe
tekstit Berati nji nder gur mâ të çmueshem të Shqypnis, si:
- të paraqesë veprime, mendime, dialogje të një a më tepër personazheve;
- të lidhë mes tyre veprime të tilla, mendime a dialogje të një a më shumë
personazheve;
- të përmbajë një varg ngjarjesh që nga një situatë fillestare të çojë në një konkluzion të
ngjarjes;
- të propozohet fundi, që t’i interesojë lexuesit a dëgjuesit.
Këto veçori dhe të tjera, përgjithësisht, janë atribute (përkatësi) të teksteve narrative letrare, por
që edhe në tipat e gjinitë e tyre të shkrimeve të gazetës “Posta e Shqypniës”, dallohen mjaft
qartë.
- Kemi mundur të shquajmë në përmbajtje të teksteve atë që quhet intriga, e cila e
mban ngjitur tekstin, sepse realizohet pasimi i fazave të ndryshme të historisë dhe
lexuesi mund t’i vargëzojë. Po kështu, me anë të leximit dallojmë dy elemente:
- fabulën – si bashkësi e ngjarjeve që formësojnë përbërësit e tekstit, të sjella nga
autori në një rend logjik-kohor-shkakësor.
- Elementi tjetër është gërshetimi - që përbën rregullin me të cilin narratori disponon
lirshëm pjesët e historisë duke i organizuar e sistemuar sipas një rendi për t’iu
përgjigjur zgjedhjeve shprehëse.
- Në disa tekste narrative të sjella për analizë kemi mundur të gjejmë vendin e të
vazhdojmë shpjegimin e një sekuence tjetër që i përket tekstit narrativ, konceptin e sekuencës
refleksive – e cila është një lloj prerjeje tekstuale, që ekspozon opinionet, mendimet, gjykimet e
personazheve apo të vetë autorit. Madje kjo sekuencë vjen aq e domosdoshme edhe mes të
tjerave në korpusin e një teksti narrativ, ku, ndërmjet ngjarjeve, monologjeve e dialogjeve, çdo
autori i duhet të ndërhyjë me mendimet dhe filozofinë e tij për persona a ngjarje të caktuara.
16. Vëmendjes së analizës tekstore ndaj kohës narrative në këtë tip teksti, i kemi lënë vend
te veçantë, për faktin se teksti narrativ është i shpërbërshëm në disa aspekte të tij, ndër to jo pak i
rëndësishëm del edhe ai kohor. Thënë ndryshe, teksti narrativ nuk dimensionohet vetëm në
hapësirë, nga rrjedhin operacionet me rendin, por edhe në kohë, prej së cilës rrjedhin
operacionet me kohën, realizuar me teknika të ndryshme. Secili autor i teksteve narrative, në
çfarëdo gjinie e lloji të jenë hartuar ato, e vendos historinë në një kohë të caktuar, për t’i
zhvilluar ngjarjet në kohëzgjatje të ndryshme. Për shembull teksti T’ardhunt e Arqidukës
Maksimiljan, përshkohet në disa faza, të cilat përcaktohen nga trajtat kohore të foljeve, i cili
dallohet në mënyrë të veçantë, pasi përgjithësisht këto nuk kanë tregues kohorë precizë; shumë-
shumë, ato përmbajnë konetivë si: kohë më parë, shumë kohë më parë, më vonë, shumë më vonë,
por jo data e orë të caktura. Teksti për t’ardhunt e Arqidukës vjen si një agendë protokolli, por
nuk ka data, as orare veprimi, ka më tepër tone emfaze, ndiesi subjektive, ngazëllyese të
artikullshkruesit për ngjarjen.
210
17. Struktura e tekstit në një rrëfim lajm, paraqitet interesante, si p.sh. në tekstin vizita e
Arqidukës së Austro-Hungarisë në Tiranë, është një rrëfim për lajm, me një sfond të caktuar
historik, dhe të një areali të veçantë. Fakti jepet që në titull të lajmit dhe ka një strukturë të
caktuar, e cila mund të skematizohet si në vijim:
Rrëfim me lajm
Përmbledhje Rrëfim
Titulli Hyrje Ngjarja Sfondi
(Koka)
Konteksti Histori
Ngjarje
Dytësore
18. Në shkrimet e gazetës, nga hulumtimi i tekste me veprime të ndryshme me rendin dhe
kohën pohojmë se këta tregues nuk na dalin të plotë në strukturën e teksteve që i kemi
klasifikuar këtu, në tipin narrative.
- Në teorinë e kësaj disipline, është nënvizuar se në strukturën e tekstit shfaqet, së pari,
ajo që quhet ndërrim total i ndjekjes së fakteve, kur në nisje të rrëfimit (tregimit) del
ndodhia finale e në vijim përshkruhen ndodhitë që e kanë sjellë atë ngjarje. Tek
gazeta jonë, lidhur me vizitën e Arqikudës Max në Shkodër, nëse i bashkojmë tekstet,
agjendat që jepen si përgatitje protokollare të pritjes, do të ngjajnë pasi të ketë
mbërritur Arqiduka i Vjenës. Në këtë kuptim, autori i lajmit ka bërë ndërrim total të
ndjekjes së fakteve
- Ndërrim i pjesshëm i ndjekjes së fakteve, kur rrëfimi nis nga një pikë e ndodhisë, në
vijim fakti i mëparshëm rindërtohet nga një përsonazh. Në tekstet tona të “Postës ...”
mund të ndalemi tek Berati nji nder gur mâ të çmueshem të Shqypnis, ku përshkrimi
i bukurive të këtij qyteti dhe mbarë Shqipërisë, nisin me disa pohime që shkrimtarit -
autor ia kanë thënë disa miq artdashës dhe vërejtës të së bukurës – një pikë e ndodhisë
– pastaj ai i shkel me këmbë ato vende dhe inspirohet prej tyre.
- Një mënyrë e tretë në këto operacione me tekstin është ndërrimi i rastit i pasimit të
ngjarjeve – kur rrëfimi rrjedh duke i lidhur fakte dhe episode kronologjikisht larg mes
tyre, por të bashkuara në valët e kujtesës. Mënyra si këto të rrëfimit arrihen nëpërmjet
të analepsës (rimarrjes, përsëritjes), me anë të proleksit (paraprije e një ngjarjeje të
ardhme). Për gazetën tonë, me tekste narrative të pakta dhe të një lloji (gjinive) të
veçantë, si për shembull, tek rrëfimi i Mati Logorecit “Dera e Absburgve”, ku autori
përshkruan zanafillën e dinastisë së Derës Perandorake të Vjenës, nga Elvetia,
Gjermania, me princin Rudolf dhe, në një pikë të kallëzimit, devijon nga linja
kronologjike e narracionit dhe çdo gjë e lidh me gjendjen e historinë e Shqipërisë.
- Në pikëpamje kohezioni gramatikor, në të gjitha rrafshet e studimit të gjuhës, për
tekstin narrativ do shtuar se bën pjesë në ato tekste që janë pak të lidhur, sepse tekstet
letrare (në prozë e poezi): tregime, novela, vepra teatrore dhe gjinitë e gjata të rrëfimit
(romanet, trilogjitë, sagat etj.), kanë më tepër lirësi të të hartuarit
211
22. Operacione të ndryshme me kohën narrative janë disa mënyra të shkruari apo të
hartuari, me anën e të cilave shkrimtari (ai që shkruan) vepron mbi ngjarjen, si:
- Me anë të përmbledhjes – kur koha e tregimit është më e shkurtër se koha e historisë
(KT < KH), çka do të thotë se një hark kohor i gjatë sintetizohet në një hapësirë të vogël,
për shembull, në tregimin historik “Dera e Absburgut e Shqypnia” të M. Logorecit, një
periudhë kohe prej shekujsh shtrihet brenda një hapësire prej 3-4 rreshtash proze.
- Me anë të pauzës – është një teknikë rrëfimi ku rrjedha e historisë ndërpritet dhe në
zhvillimin e tregimit hyn një pauzë përshkruese apo refleksive, por edhe meditime të
personazheve. Disa pauza të tilla janë informative e dalin në vetën III. Teknikë ngjeshjeje
me anë të pauzës gjejmë edhe në rubrikën Lajme vendit, ku veçojmë “Vjetori i t’hîmit
t’Ushtriës p. e rr. Austro-ungare n’Shkoder”, kur Kryetari i Perlimtares së Shkodrës,
Musa Juka, mban fjalimin e kremtimit t’vjetorit t’hîmit t’ushtriëve p. e rr. Austro-ungare,
përpara Ekscelenca e Tii, I.Trollmann dhe në një moment ligjërimi, pas fjalëve
lavdëruese për ushtrinë dhe qeverinë Austro-Hungare, merr e flet për vendin e tij.
- Me anë të elizionit – kjo mënyrë ngjeshjeje shfaqet atëherë kur ka ndërprerje në
segmente të caktuara të historisë, të cilat konsiderohen nga shkrimtari jo aq të
rëndësishme, madje edhe vetë autorët e shënojnë këtë fakt se nuk ka pasur ngjarje për t’u
regjistruar. Në gazetën tonë, pa iu larguar tregimit për Derën e Absburgut, gjejmë këputje
të historisë së rrëfimit me anë të elizionit, si në rastin ku autori tregon se Rudolfi i
Absburgut u kunorue per perenduer në vjetë 1273 dhe shpresët e popullit german nuk
duelen huq...
- Me anë të skenave dialogjike – tekstet e “Postës...” nuk përmbajnë reportazhe e
korrespondenca ku të ketë dialogje, përveç shkrimeve në gjermanisht të Max Lambertz-it,
kur studion folklorin dhe poezinë popullore të Shqipërisë.
23. Në tekstet argumentuese sundon përherë logjika argumentuese, ku dallohen e veçohen së
paku 3 elemente, si:
- një pohim në nisje të tekstit e që quhet premisë,
- një pohim final, quajtur edhe përfundim apo rezultat,
- një radhë pohimesh kalimtare, të cilat lejojnë të kalohet nga njëri tek tjetri e që quhen prova argumentuese.
Të gjithë këto përbërës vihen në të ashtuquajturën lidhje argumentuese, që realizohet me
bashkime togjesh a fjalish me parataksë:
Tekstet argumentuese në gazetën “Posta ...” që i përkasin ligjërimit politik, një prej ligjërimeve
aq të përdorshme prej kohësh dhe në ditët tona në shoqëritë njerëzore dhe që kanë për qëllim të
bindin marrësit për tezat, çështjet apo argumentet e shtruara, janë të shumtë në faqet e kësaj
gazete. Me dijet e sotme linguistike, mendësinë dhe realitetin e asaj kohe, ne i gjykojmë se disa
tekste ndërtohen mbi një gjuhë mashtruese, siç e quajnë mjaft gjuhëtarë, edhe pse, historia
dëshmon se pushtimi austro-hungarez pati jo pak rëndësi për ruajtjen e territoreve shqiptare nga
lakmitë e fqinjve; ai pushtim gjithashtu, bëri edhe jo pak për formimin e një shteti shqiptar,
qeverisjen e tij deri edhe tek planifikimi i gjuhës letrare (KLSH).
- Studiues pohojnë se skemat gjuhësore i përgjigjen strukturës së mendimit njerëzor. Në
shtjellimin e tekstit narrativ, më konkretisht në paraqitjen e shkrimit - “korrespondencë”
të hartuar prej Justin Rrotës, “Prej maleve të Dukagjinit”, kemi sjellë pohimin e lëshuar
nga psikolinguistët se skematizime të tilla frazash i përgjigjen një skeme mendimi të
krijuar në trurin/mendjen e njeriut; çka mund të supozohet se bashkimet sintaksore
212
parataktike dalin gjatë ligjërimit në vijë të drejtë: fakte e ngjarje që ndjekin njëra-tjetrën;
kurse bashkimet me hipotaksë, të cilat i përgjigjen një mënyre të menduari më të
ndërlikuar dalin edhe në skema në trajtë hierarkie, edhe për shkak të thyerjeve sintaksore
ligjërimore.
- Për tekstet argumentuese, studiuesit kanë përcaktuar prej kohësh, jo vetëm gjininë dhe
nëngjinitë që bëjnë pjesë tek ky tip, por, në planin gjuhësor, janë dalluar qartë përkatësitë
e tyre në krahasim me tipa të tjerë, duke i quajtur tekste shumë të lidhura dhe mesatarisht
të lidhura.
- Anafora një dukuri strukturore e teksteve, që e japin në fillim referentin rreth të cilit
shtjellohet gjithë teksti. Këndej rrjedh edhe ndarja ndërtimore e këtyre njësive ligjërimore
në: tekste anaforike dhe tekste kataforike, përndryshe, tekste gjuhësore ku referenti vjen
e njihet a dallohet pas përdorimit të disa zëvendësuesve. Kështu, në shkrimin për 450
vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, në frazën me tre përbërës:
me 1 QOS dhe dy njësi predikative homogjene përcaktore – njësia II, që përbën remen e
periudhës, përmban zëvendësuesin “i Madhi fatos shqyptaar”, pastaj referentin “Gjergj
Kastriota Skanderbeg”. Paralel me këtë referent, jepet edhe referenti tjetër: Naltsia e Tii
mretnore e rregjnore / Arqiduka Maksimiljani.
19. Në faqet e gazetës u diskutua çështja e njësimit të gjuhës shqipe dhe një ndër tekstet më
të ashpra, sidomos me temë nga gjuha shqipe vlen të përmendim tekstin argumentues
“Mikrobt e gjûhes shqype”. Autori del kundër “tërheqjes” nga vetja që bëjnë përfaqësues
të të dy dialekteve në disa veçori themelore, siç janë: hundorësia dhe përdorimi dendur i
zanorës së pazëshme “ë”. Këtu argumentete dalin si rema shumë të pasura, pra, e dhëna
mbetet ajo, tema, e pandryshuar deri në fund, kurse “ reja” (te rejat) vijnë e ndërtohen
njëra pas tjetrës, përherë për të mbrojtur tezën e shtruar, përndryshe, shqipja do të humbë!
Në mjaft segmente, fjalë, sintagma a grupe fjalësh, edhe fjali, autori del nga natyra e
tekstit argumentues shkencor dhe bie në shprehje pranë vulgares. Të dhëna gjuhësore si
këto, japin përshtypjen e gjuhës së humorit, kur argumenti nuk përmban atribute të tilla si
satira dhe ironia. Edhe frazat e shkrimit janë të shtrira dhe brenda tyre vihen argumente
kundërthënëse, zakonisht me konektorin “por”, që vë përballë dy fakte aq të ndryshme, si
në thënien në vijim, ku fraza del me 2 QOS, njëra prej të cilave me thyerje sintaksore 3
herë (shih nënvizimin) dhe ku dalin fjali shkaku, fjali kundrinore, kryefjalore, përcaktore,
qëllimore, të cilat lidhen me lidhëzat përkatëse, por edhe jo lidhëzore, nëpërmjet formave
të pashtjelluara, paskajore e gegërishtes dhe të tjera dhe :
Asht lypë forca e konservatorizmi i nji kombit shqyptar, /për me e ruejt gjûhen e
vet të gjallë e të kerthnestë ndërmjet zhumhurit të gjûhvet të Slavet, të Grekvet e
nên imperializm të kulturës latine; /pse dihet /qi ka kombe n’Europë, /të cillat sod
nuk flasin mâ gjûhen origjinale të veten, por gjûhë të hueja,/ por /tue vû në oroë
korrispondencen e përditshme,/ qi na vjen prej Shqypnijet,/ shkrimet / qi çohen
/me u botue në shtypshkronjë t’onë, /mundena me thânë,/ se shka nuk mrrîjten me
bâ më gjûhë shqype Grekët, Romakët, Gott, Slavt etr. etr./ jânë tue e hupë gjûhen
shqype.
213
Fjdr. + Fjdr.
Fjvq. Fjvmn. Fjvprc. Fjvku. Fjvku.
Fjvshk. Fjvprc. Fjvq.
Fjvkryef.
Fjvprc.
20. Në tekstet informative dallohen më tepër së asnjë tip tjetër elementet kohezive, siç janë:
deiktikët, rimarrja, elipsi, katafora dhe anafora. Koherenca e tekstit realizohet nga përsëritjet që
ndodhin në strukturën nëpërmjet elementeve të ndryshme gjuhësore. Për shembull teksti “Nji
tjeter Doktor shqyptar”, është ndërtuar në mënyrë kataforike, pasi personi për të cilin shkruhet,
jepet në titull duke përshkruar familjen, që paraqitet në trajtë të shquar “familja Prela”, sepse ajo
njihej në arealin e Shkodrës edhe për faktin se kishte nxjerrë dy françeskanë, klerikë të një
urdhëri aq popullor në vendin tonë. Ka raste që, në tekste të shkurtra, të mos dalin zëvendësues,
bile për persona të njohur, ngjet që ata vijnë e përdoren nga autori në trajtë të shquar, për shkak
të popullarizimit të tyre.
- Kemi mundur të shpjegojmë dukurinë e presupozicionit tekstor, që ka të bëjë me rastin
kur një person, një fakt ose një gjendje, të cilat nuk shprehen në tekst, por ekzistenca e
tyre presupozohet (mendohet) nga semantika e foljes ose nga një element tjetër i fjalisë (frazës), për shembull, në lajmin Franca mâa ngusht se askurrë, ndeshim emrat “qymyr”
dhe “letër”, të cilat dalin në valencë kuptimore (të presupozuar) “me xehe” = “me
ngrohë” dhe tjetra me fjalën “botim”; të dyja këto fjalë edhe mund të mungojnë në këtë tekst, falë presupozicionit.
- Gazeta ka mjaft tekste lajmesh me qëllim njohjen e kulturës botërore me të dhëna që, me siguri, hynin për herë të parë në gjuhën tonë, nëpërmjet “Postës...”. Janë tekste të lidhura me shifra e fakte dhe që vijnë me një sintaksë mjaft të studiuar. Gjejmë në to periudha të tilla me ndonjë thyerje sintakse në vijën ligjërimore me shkrim, me 2 QOS dhe me një m.l.s. “më nji që” = ndërkohë që”, si p.sh. :
Shkrimtari ingliz Shakespeare,/i cilli njofti fjalë mâ shum se askush tjeter,/përdoroj nder
vepra të veta kund nja 15.000 fjalë,/më nji qi bashkatdhetari i tij Milton në veper t’vet
“Parrizi” përdoroj vetem 8000.
Fjdr. Fjkr.
Fjvprc. -
25. Terminologjia e përdorur në bibliografi të referentit vjen mjaft e ndryshme: temës i
referohemi edhe me termin anglez topic, ndërsa remës edhe me termin nga e njëjta gjuhë
comment, apo me anglolatinizmin fokus. Veprimi me termat topic (tema) dhe comment (rema)
Fr.
Fr.
214
Fr.
vjen dhe emërtohet analizë e strukturës tematike, e cila del si një kundërvënie gjuhësore e
analizës së strukturës së njohjes. Zakonisht, dy tipat e analizave paravlejnë për të dhënë kuptimin
që informacioni i dhënë të konsiderohet temë, ai i riu me remë. Përtej temës dhe remës, fraza
mund të përmbajë edhe informacione shtesë, që përbëjnë sfondin apo kornizën e thelbit
(bërthamës), duke i shtuar informimit mënyrën, vendin dhe shkakun e zgjidhjes së fakteve. Në
fjalinë e mëposhtme nga teksti me titull “Nderim”, tema është:
Madhnia e Tii Perendore e Mretnore / – kurse rema:
i kaa dhânë z. Gasper Mikelit, Drejtorit t’Shkollës popullore n’Fushë
qelë, nishanin e Kryqit t’aart me kunorë per meditime.
Siç shihet, tema ka të bëjë me subjektin (kryefjalë) dhe grupin e tij, kurse rema përmban
predikatin dhe grupin e tij. Skema do të ishte e tillë:
Fjalia
Tema Rema
( Gr. em. i kryefjalës ) ( Gr. fol. i kallëzuesit )
- Sa i takon strukturës, në këto tekste gjejmë edhe fraza të shkurta, por që dalin funksionalisht të ndyshme e të ndërtuara sipas rregullave të gjuhës e me hierarki sintaksore, si fraza më poshtë, me 1 QOS:
“Posta e Shqypniës” po gzohet me ket zotni t’nderët per ket
nderim t’posaçem/qi pat prejë Perandorit,/pse e din /qi e kaa
meritue/ si duhet.
Fjdr.
Fjvprc.
Fjvshk.
Fjvku.
Fjvmn.
- Në fletë-lajme për vdekje mbizotëron leksiku i stilit fetar: lutje Zotit, Shenjtorëve, kërkesë Perëndisë për forcë durimi; gjejmë fjali, si: shpirti, vdekja, Qiella, Parrizi, lule, jetë tjetër, shtegtarë, shpëtim, udhëtarë (në këtë jetë), meshtar, famulli, kler, ipeshkëv,
215
prift, vorr , vorrim, salikim, ceremoni mortore, dashamirë, u da kso jetet, provë e randë,
lingatë e gjatë, kputun dhimet, etj., por që për në strukturën e tekstit, ndahen në dy pjesë:
- fjalë të leksikut nga ceremoniali i vdekjes dhe nga fusha e leksikut fetar;
- fjalë e shprehje falënderimi për persona që e nderojnë ceremonialin.
Në vazhdim të pikës “A”, në vjeljet që kemi bërë nga fletë-lajmërimet e vdekjeve në
faqet e “Posta...”; janë marrë edhe togje fjalësh (sintagma, segmente të goditura fjalish,
si: shtangu zemrat me idhënime të helmuese, mordja me kosë mizore, etj. Ndërsa, për
pikën “B”: me fjalë e shprehje e fjali përnderimi ndaj kortezheve ceremoniale, na
tërheqin sa më poshtë: urojmë prej t’Naltit t’Qiellve, prej fundit t’zemres po i falena
nderes, Kleri e shokët kjene baëçam per zemrat tona t’helmueme,etj.
21. Tekstet informuese ngjajnë në mjaft tregues me tekstet deskriptive (përshkruese);
zakonisht për ta thuhet se kanë një karakteristikë më tepër: qëllimi i tyre shkon për pasurimin e
dijeve tona, kur paraqesin njohuri që nuk i njihnim. Për shembull, gjatë leximit të nekrologjisë
për piktorin Martini, njohim leksikun e artit të pikturës, si: zeje pikture, Akademi e zejeve (e
artit), zeje të bukura, mësime ravizive, etj. Informative tipe janë kryesisht artikujt e gazetave,
shkrime shkencore, komentet e shtypit, artikujt kritikë, opinione të ndryshme rreth çështjeve me
rëndësi, etj. Ndryshon problemi tek tekstet e shkencës, të cilat dallojnë për asnjanësinë
(neutralitetin) e tyre nga emotiviteti, mbasi priren vetëm nga argumenti që trajtojnë. Kryesore për
tekstet informative janë:
- qartësia,
- lidhja organike,
- dispozicioni koherent i përbërësve.
Në këto tekste gjenden ndryshueshmëri të dukshme gjatë strukturës, dalin ngjarje brenda rendit
kronologjik, si për shembull në nekrologjinë e Ndoc Martinit; ka argumente shkakësie, sekuenca
narrative, në mënyrë të veçantë kur jepen rrugët e zbulimeve shkencore apo realizimet e provave
të mëdha eksperimentale. Të tilla dalin tekstet për albanologët e njohur, Karl Patsch, Rajt
Nachtigall, Gustav Weigand, apo të Maximilian Lambertz-it, etj. Për të gjithë këta dijetarë të
fushës së Albanologjisë dhe Indoeuropianistikës, përveç lajmit të mbërritjes në qytetin e
Shkodrës, ku zhvillonte veprimtarinë e vet Komisia Letrare, lexuesi njihet edhe formimin e tyre
shkencor, sidomos, për ndihmesën që kanë dhënë apo janë duke dhënë në të mirë të lëvrimit të
gjuhës shqipe, për të cilën intelektualët shqiptarë po përpiqeshin ta çonin drejt njësimit të saj.
22. Tekstet rregulluese (konstruktive), janë shumë të dendura në përbërje të shtypit, kështu
edhe në gazetën “Posta e Shqypniës” gjenden me mjaft shkrime të tilla, sepse ato shërbejnë më
së pari, për rregullimin e jetës së një komuniteti e të mbarë shoqërisë njerëzore, aq më tepër që
në vitet kur shtypej “Posta ...”, pushteti i vendosur nga Austro-Hungaria synonte një shtet
shqiptar, në të gjithë treguesit e fushat e veprimtarisë. Kështu dhe kemi zgjedhur në interes të
temës sonë shkrime si: vendimi gjyqi, rregullore zyrtare, rregullore doganeje, urdhëresa
shkollore e për arsimin, taksë për të ndihmuar të varfërit, urdhra nga Perlimtarja, mbledhje
bimësh mjekësore etj.
Përveç kësaj, këto tekste dallojnë prej tipave të tjerë edhe për faktin se në përbërje kanë
data (ditë, muaj, vite), afate kohore (nga ...deri...), shpallje, urdhëra, zbatime, emra,
toponime, numra mase, emërtime sendesh dhe objektesh, kryeradhë sipas numrave,
pikave, neneve, sipas zërave që përshkruhen apo listohen, kanë intestime të dallueshme,
dalin me një saktësi e me përcaktime larg ambiguitetit në të kuptuar.
216
23. Tekstet deskriptive apo përshkruese, japin imazhin e një objekti real edhe të sajuar,
duke u mbështetur më së pari, tek raportet e hapësirës. Prodhimi i këtyre teksteve apo
sekuencave është shumë i dendur. Këta janë tekste mesatarisht të lidhura, kanë funksione të
ndryshme dhe përfshijnë shkrime të nëngjinive jo të pakta, si: shkrime paraqitëse, trajtate,
manuale studimi, fragmente enciklopedike, ese sociale, historike, politike; libra divulgativë,
artikuj shtypi për gazetë, revistë, guidë turistike – të cilët janë të gjithë tekste deskriptive
(përshkruese).
Sipas gjuhëtarëve, dallohen midis tyre:
d. tekste përshkrues informativë (ilustrojë veçoritë e një objekti),
e. tekste përshkrues bindës (përdorur kryesisht në reklama për vetitë pozitive),
f. tekste përshkrues ekspresivë – të cilat destinohen t’i përcjellin lexuesit një emocion a
gjendje shpirtërore të veçantë e të provuar nga emetuesi i tekstit.
Një model të shkëlqyer teksti përshkrues ka dhënë poeti Gjergj Fishta, kur merr e shkruan për
përmbledhjen poetike të Ndre Mjedës “Juvenilja”. Autori mbështetet në një strukturë tip
vlerësimi më tepër sesa kritike përdor fjali njëshe me vetë të përgjithësuar e fjali pavetore: shihet,
ndjehet, përshkohet, thohet, dhe gjatë gjithë shkrimit, bie në sy përshkrimi që autori u bën
vjershave plot ndjesi të poetit Mjeda, ku dalin në dukje edhe karakteristikat e këtyre teksteve.
- Në raste të ndryshme, denduria e foljeve në përbërje të teksteve deskriptive, sjell
shumësinë e përbërësve predikativë dhe struktura jo të thjeshta fraze, si në shembullin më poshtë, me ndërtim të zhdrejtë, ku homogjenia, dëshmon enumeracionin në pikëshikimin funksional:
Kush ka gjâa/ me blee /a me shitë, /kush, kërkon/ me dhânë a me xânë shpië/ kush
dishron/ m’u vêndue /a lypë puntuer,/ kush don /me njallë punen e vet /a me shtue gjâan/
e me i sjellë vedit bleesa, /t’çojë lajme tu “Posta e Shqypniës”.
Fjdr.
Fr. Fjvkry. Fjvkry. Fjvkry. Fjvkry.
Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq.
24. Karakteristikat e përgjithshme të këtyre teksteve deskriptive mund të përmblidhen, së
pari, tek tipografia e vendosjes në faqet e gazetës, me qëllim që të dallohen qartë edhe
nga larg:
- me shkronja të mëdha,
217
- me karaktere të ndryshme,
- me nënvizime,
- me shkronja të dalluara e fjalë të tilla,
- me korniza të zbukuruara dhe të larmishme, etj.
Kurse, në planin e gjuhës, vëmë re se në shpallje dhe tekste-reklamë, përmbajtja synon të jetë sa
më përmbledhëse, për t’u kuptuar shpejt, mundësisht e reduktuar deri edhe në një fjali, siç mund
të konstatohet edhe prej një leximi të shpejtë; kur kërkohet të tërhiqet vëmendja, rrallë mund të
gjejmë edhe teksti si tek shpallja për një libralidhës, ku veçohet: Pûnë kaa me pasë mjaft e me
fitim.
25. Teksti poetik vjen ndryshe prej tipave të tjerë tekstorë për ritmin, metrin, tingëllimin dhe
ndjeshmërinë, pasi të gjithë këta tregues, padyshim, që lidhen me përmbajtjen e termit “poezi”,
përmbajtje që ka ndryshuar dhe është pasuruar në rrjedhë të shekujve. Nga përcaktimi se teksti
poetik është i ndryshëm prej të gjithë tipave të tjerë të teksteve, veçojmë cilësitë e veçanta të
poezisë dhe cilat janë aspektet që e dallojnë tekstin poetik prej të tjerëve.
- prania e ritmit
- prania e vargut
- dukuria e rimës
- aluzioni foniko-timbrik
Nga ana tjetër, në këto tekste mënyra e veçantë e trajtimit të shenjës gjuhësore shfaqet në këto
anë:
- me rrëshqitjen (largimin) e kuptimit të fjalëve,
- me afrimin mes kuptimit të fjalëve,
- me zgjedhjen e përzgjedhjen e fjalëve,
- me rendin e veçantë që u jepet fjalëve.
26. Në asnjë organizim gjuhësor-sintaksor nuk duhet ndalur më tepër se në organizimin e
sintaksës së vargjeve dhe ritmin e tyre, si pasojë e strukturës së veçantë që ngërthejnë këto trajta
poetike. Dhe kjo nuk duhet parë vetëm në një shkallë hierarkie, po në të gjitha, nisur nga
sintagmat si elemente ndërtimi, nga fjalia dhe fraza (periudha) – si njësi kumtimi, e më tej, në
ndërtimet transfrastike. Më së shumti, në tekstet poetike të traditës, metri e sintaksa përtakojnë
(përputhen), ndryshe, një varg i vetëm jep një frazë (fjali) të thjeshtë a të përbërë, shpesh edhe
një njësi të pavarur të saj, si një tregues deiktik kohe, vendi, mënyre e me radhë, siç edhe ngjet
në pasazhin poetik:
Shkaf â Lekë e djalë Mirditet,/
Gjall lirίn aj nuk e lëshon./
Mbî Italjaj, mbî Ingliz ka zbritet/
Shqypja e Austris, Shqypnin e pshton./
Këtu organizimi sintaksor del “varg/fjali” – të pajisura me nga një folje e shtjelluar: â (asht),
lëshon, zbritet, pshton. Por, jo rrallë, treguesit “sintaksa” dhe “metri” nuk përputhen dhe kuptimi
i plotë e i një fjalie (fraze) nuk përfshihet brenda një vargu të vetëm, por vijon edhe në një apo dy
segmente të vargut ndjekës, edhe përgjatë gjithë vargut; për shembull, nga poezia kushtuar
218
mbretit austriak, Karl, ku, në vargun e parë, folja “dona” (dua), si folje dyvalente, kërkon patjetër
dy argumente (S + O), ndër të cilat kryefjala përemërore “Ne” realizohet fonetikisht, kurse
objekti (kundrina) argument i detyrueshëm “Njati Mbreti” kalon në vargun më poshtë, kështu që
fjalia “Ne besnikë me i ndejun dona/ njati mbreti.... kufizohet deri në mes të vargut II.
Ne besnikë me i ndêjun dona,
Njati Mbret /qi na libroj:/
Aj tuj kputë verigat t’ona
Përherë zêmrat na i pêngoj.
Kjo dukuri, mjaft e dendur vetëm në organizimet sintaksore poetike, e quajtur l’enjambement
(tejkalim) dhe shpreh rastet kur nuk koinçidon pauza metrike me pauzën sintaksore; me fjalë të
tjera ndodh ajo që pauza midis dy vargjeve, e mbajtur nga ritmi, të shmanget nga sintaksa, duke
marrë për funksion të ndërpresë “pritjen” e destinatorit.
27. Shmangia nga sintaksa e zakonshme me rregullsinë logjike e rendin; krijon rrethana
gjuhësore që një ndërtim të bjerë në sy e të dallohet; sekuenca të ndryshme gjuhësore marrin
ritmin dhe intonacionin e poezisë, me anë të paralelizmit, simetrisë, ato ngjallin kënaqësi estetike
e muzikalitet, ngjishen togje sintakse midis kallëzuesit.
Përdorimi i mekanizmit sintaksor – i ndërrimit të rendit, nuk është një mjet ekskluzivisht vetëm i
poezisë, por, për shkaqe të rrethimit gjuhësor a qëllimit të kumtimit, ai ngjet edhe në prozë; raste
që në prozën poetike në faqet e gazetës sonë, mund t’i ndeshim jo rrallë, bie fjala në pasazhin në
vijim:
Kshtû prá në Perandorin e rii shkelxejnë kjarisht cilltit mâ të nevojashmet
e mâ në shêj per nji Mbret të mirë: trimnija, urtija e butsija e bashkuese me
burrni....Me ket Peranduer m’fron t’Absburgvet, pa dyshim edhè komi shqyptar
ká arsye/ me shpnesue /se për tê do të lamparisin mas sodit dit mâ të mira /e se do
të përparojë në liri e në gjytetnί..
Njësia e parë – fjali dyshe – ka rend të zhdrejtë: C + O3 + P + C + S + A + A + O3..........
Njësia e dytë – një frazë me 4 përbërës predikativë – ka ndërtim të drejtë (me kuptimin që nis me
një fjali drejtuese – në vështrimin gjenerativ), përmban një folje të pashtjelluar-paskajore gege-
me vlerë kallëzuesie- e me funksion kundrinor, kurse dy njësitë e tjera (përbërëse) dalin me
homogjeni në funksion kundrinori, çka e tregon edhe vetë skema më poshtë:
Fjdr.
Fjvku.
Fjvku. Fjvku.
Fr.
219
28. Teksti poetik në vargje, kushtuar perandorit austro-hungarez ka 20 vargje, shkruar në 8-
rrokësh ndonëse jo me metrikë të rregullt. Ai është ndërtuar në mënyrë kataforike dhe
vetëm në katërshën e tretë jepet emri, duke nisur nga zëvendësuesit më poshtë, paraqitur
këtu me klimax (gr., shkallëzim):
Mbret i Austrisë, Qi,
Ky,
Mbreti Karl,
ja ( i + e ), ia
Në strofat I, II, IV mbizotërojë foljet, pothuaj në çdo varg dhe për pasojë, çdo varg është
një përbërës kallëzuesor; dy herë na del dukuria e tejkalimit (l’enjambement) semantik
sintaksor nga vargu në varg, si: vargu III dhe IV i strofës së fundit, ndërsa strofa III ka një
rend të përkundërt- folja kallëzues i përbërë “duem me falë” është dy e trivalente dhe
sipas një rendi asnjanës të shqipes, kundrinorët dhe komplementet e tjerë duhej t’i kishte
në të djathtë, në vend që i k në të majtë: C + C + O2 + C + C +C + C + O1 + O1 + Ø +
P. Varsia nga folja “duem me falë” del në këtë mënyrë me argumentet (O) dhe
complmentet (C):
duem m’ja falë.... Ø (nga gjurma e subjektit tek folja)
së bashkut/ në shej miradijet/ sot/ palë palë/ai m’lamë të luftës/ si në çeta ushtrimet.
29. Intertekstualiteti e cila është një shfaqje tekstore që ngjet edhe jashtë krijimtarisë letrare,
edhe në përbërje të teksteve të shtypit, fakt që ndeshet jo rrallë në tipat e teksteve që kemi
ndjekur nëpër faqet e gazetës sonë njëshekullore, edhe me një pamje krejt ndryshe nga
interteksti në prodhimin letrar. Për shembull, në tekstin-lajm të gazetës “Posta ...” me
titull “Nji argtim teatral”, gjatë leximit, çdo receptuesi, përmbajtja i kujton sot shfaqje
apo koncertet e mëdha që bëjnë artistë të shquar këtu e nëpër botë, për bamirësi të
jetimëve, të të varurve nga droga apo edhe të sëmurëve prej SIDA-s:
“Shkolla Franciskane në Shkodër kaa pregatitë per t’lidhna t’tfaqunt e komedisë
së Molière: “I ligu per mend” (Le malade immaginaire). Komedia, n’ përkthim,
âsht perkue me jetë t’popullit t’onë, edhè âsht ndertue mas ndîesiëve e dokeve
t’Shqyptarvet. N’numer t’Shtundes kemi me qitë programin e me caktua diten e
t’tfaqunit. Ky argtim bâhet per me i numue Komitetit per fmië t’vorfen t’shkollave
t’Shkoders.”
mbretit Karl
O2
– gjanë – jeten
O1
220
BIBLIOGRAFIA
Adam, Jean Michel, Les textes types et prototypes, Editions Nathan /HER, 2001.
Akademia e Shkencave e RSh, Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985.
Akademia e Shkencave e RSh, Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 2002.
Akademia e Shkencave e RSh, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë,
2006.
Andorno, Cecilia, Linguistica testuale – Un’introduzione, Carocci editore – Studi
Superiori, Roma, 2015.
Belluscio, Giovanni, Rrokaj, Shezai, Fjalor me terma të gjuhësisë, Tiranë, 2011.
Benveniste, Émile, Problemi di linguistica generale, Milano, Il Saggiatore, 1971.
Biagi, Altieri,- M. Luisa, La grammatica del testo, Torino, 1998.
Bibla, Shkrimi Shenjt, Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re, Përktheu dhe
shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994.
Brown, Gillian –Yule George, Analizi del discorso, il Mulino, Bologna, 1986.
Brinker, Klaus, Textlinguistik, Heidelberg, Groos, 1992.
Brinker, Klaus, Linguistiche Textanalyse. Eine Einführung in Grundbegriffe und
Methoden, Berlin, 1997.
Brown, Gillian, Yule, George. Discourse Analysis, Cambridge University Press,
1983.
Boriçi, Hamid, Histori e Shtypit Shqiptar, Tiranë, 2007.
Cerruti, Massimo,- Cini, Monika, Introduzione elementare alla scrittura
accademica, Laterza, Roma-Bari, 2009.
Çabej, Eqrem, Studime gjuhësore V, Prishtinë, 1975.
Çeliku, Arbër, Koherenca tekstore, Hyrje në konceptet bazë të gjuhësisë së tekstit
nëpërmjet një qasjeje krahasuese të shqipes me gjermanishten. Shkup-Asdreni,
Maqedoni, 2005.
Çeliku, Mehmet, Çështje të shqipes standarte, Tiranë, 2001.
De Beaugrande, R. A. & Dessler, W. U. (1984), Introduzione alla linguistica
testuale, Bologna, il Mulino (ed originale Tübingen, Niemeyer, 1981).
De Mauro, Tullio, Lezioni di linguistica teorica, Editori Laterza, 2008.
De Saussure, Ferdinand, Kursi i gjuhësisë së përgjithshme, Dituria, Tiranë,
2002.
De Santis, Cristina, “Che cos’e la grammatical valenziale”, Carocci editore,
2016.
Demiraj, Shaban, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë, 1988.
Demiraj, Shaban, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 1986.
Dibra, Klodeta, Varfi, Nonda, Gjuhësi Teksti, SHLBU, Tiranë, 1999.
Dizdari, Tahir, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe, Tiranë, 2005.
Haxhi, Artan; Topalli, Tefë, Vështrim për gjuhën dhe stilin shkencor të veprave
të Eqrem Çabejt në studime shqiptare 9, Shkodër, 1998.
Huang, Y., Anaphora. A Cross-linguistic Approach, Oxford University Press,
Oxford, 2000.
Haxhi, Artan, Gjuha e Gjergj Fishtës, Shkodër, 2003.
221
Ferretti, Francesco, Alle origini del linguaggio umano, Il puno di vista
evoluzionistico, GLF Editori Laterza, 2016.
Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002.
Fjalor i Shoqërisë Bashkimi, Shkodër, 1908.
Fevziu, Blendi, “Histori e Shtypit Shqiptar 1848-2005”, Onufri, 2005.
Fishta,Gjergj, Estetikë dhe Kritikë, Hylli i Dritës, 1999.
Fishta, Gjergj, Vepra 1, Botimet Fishta, Lezhë, 2004.
Fontanier, Pierre, Le figures des discours, Flammarion, Paris, 1968.
Fodor, Jerry, The Modularity of Mind, The MIT Press, Cambridge (Mass.) trad.
It. La mente modulare, Il Mulino, Bologna 1988.
Gazeta “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 1916- 1918.
Gjata, Lindita, Teksti argumentues (Analizë dhe përqasje në gjuhën shqipe dhe
frënge), GEER, Tiranë, 2010.
Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letersisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe,
Tiranë, 1954.
Ismajli, Rexhep, Shumësia e tekstit, Rilindja, Prishtinë, 1980.
Jashari, Ali, Fjalor me shprehje te huazuara në gjuhën shipe, Korçë, 2007.
Graffi, Giorgio, Due secoli di pensiero linguistico - Dai primi dell’Ottocento a
oggi, Carocci Editore, Roma 2014.
Jorgaqi, Kristina, Mbi integrimin leksiko- semantik, të italianizmave në shqipen
standarte, SF 1- 4, 1997.
Gouthier, D. & Ioli, E., Fjalët e Ajnshtajnit, Gjuha e shkencës midis përpikërisë
dhe poezisë- Parathënie nga Tullio De Mauro, Dituria, 2007.
Kadare, Ismail, Vjedhja e gjumit mbretëror (Tregime), Onufri, Tiranë,1999.
Kadare, Ismail, Ura me tri harqe, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”,
Shtypshkronja e Re, Tiranë, 1978.
Kallmeyer et al, Lekürekolleg zur Texlinguististik, Frankfurt/M., Athenäum
Fischer.
Kocaqi, Elena, “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar”, Emal, Tiranë,
Nëntor 2012.
Kocaqi, Elena, “Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918”,
Tiranë, 2016.
Kostallari, Androkli, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore
te drejtshkrimit të saj, Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973.
Lafe, Emin, Maximilian Lamberci- studiues i gjuhës shqipe, SF, 1982/4.
Lafe, Emin, Lufta për pastërtinë e gjuhës, SF 4, 1984.
Lafe, Emin, Vendi i orientalizmave ndër huazimet e shqipes, Studime filologjike,
1-4, Tiranë, 1993.
Lafe, Emin, Pastërtia e gjuhës në kohën tonë, si detyrë gjuhësore dhe kombëtare,
Gjuha jonë, 3- 4, 1992.
Latifi, Linda, Mbi huazimet turke në gjuhën shqipe krahasuar me gjuhët e tjera
të Ballkanit, Tiranë, 2006.
Lambertz, Maximilan, Alnanische Märchen, Wien, 1922.
Londo, Bardhyl, Shën shiu, Botimet Toena, Tiranë, 2010.
Lloshi, Xhevat, Stilista e gjuhës shqipe, Tiranë, 1988.
222
Lloshi, Xhevat, Mbi studimin e veçorive stilistike të shqipes, në “Studime mbi
leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe I”, Tiranë, 1972.
Lloshi, Xhevat, gazeta “Dita” 1 shtator 2016.
Luka, David: Ndihmesa e Tahir Dizdarit për historinë e fjalëve të gjuhës shqipe,
Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Leksikografi Tahir Dizdari dhe
turkologët për shqipen”, Universiteti i Shkodrës & “Yunus Emre”, Shkodër,
Janar, 2013.
Mato, Sulejman, Arti i të shkruarit, Tiranë, 2002.
Memushaj, Rami, Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë, 2002.
Mëniku, Linda, Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe, ALBAS, Tiranë, 2014.
Mëniku, Linda, Çështje të konektorëve të tekstit, Studime Albanologjike, 1998,
Nr. 2.
Mikeli, Gaspër, Gramatika e gjuhës shqipe, prejë G.M.,Shtypshkroie “Nikja”
Shkodër, 1916.
Muja, Hasan, Gjuhësia e tekstit, Faik Konica, prishtinë, 2004.
Mjeda, Ndre, Vepra letrare 2, Tiranë, 1988.
Ndreca, Mikel, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Rilindja, Redaksia e
botimeve, Prishtinë, 1986.
Patillon, Michel, Precis d’Analyse litteraire; citohet sipas Tomor Plangaricës në “Në
tekst për tekstin”, Sejko, Elbasan, 2002.
Palermo, Massimo, Linguistica testuale dell’italiano, il Itinerari, Bologna 2013.
Pia Pozzato, M., Semiotika e tekstit, shulu, Tiranë, 2005, f. 133.
Omari, Anila, Fjala e trasheguar dhe huazime, Gjuha jonë 1, 1989.
Osmani, Tomor, Komisia Letrare e Shkodrës, Shkodër, 2004.
Prandi, Michele, L’analizi del periodi, Carocci, 2013.
R.A. de Beaugrande & W.U. Dressler, Introduzione alla linguistika testuale, il
Mulino, Bologna, 1994.
Revista televizive e mbrëmjes në Tv “Klan”, 20 shkurt 2017.
Rugova: Bardh & Lindita, “Hyrje në gramatikën e tekstit”, Trembelat, Prishtinë,
2015.
Rrokaj, Shezai, Çështje të gjuhës shqipe- 1, Tiranë, 2007.
Rrokaj, Shezai, Çështje të gjuhës shqipe- 2, Tiranë, 2009.
Rrokaj, Shezai, Drejt një tipologjie të katalizatorëve të mesazhit në gjuhën
shqipe, Studime Filologjike, Nr. 2, 1997.
Rrota, Justin, Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, Botime Françeskane,
Shkodër, 2006.
Sapir, Eduard, Il linguaggo, Torino, Einaudi, 1969.
Sapir, Eduard, Gjuha- hyrje në studimin e ligjërimin, Prishtinë, 1980.
Schoenke, Eva, Texlinguistik, Glossar, Bremen, 1996.
Skiroi, Zef, Mili e Haidhia, Idil, Dituria, 1994.
Shkurtaj, Gjovalin, Kultura e gjuhës, Tiranë, 2006.
Shkurtaj, Gjovalin, Kundrime gjuhësore, Tiranë, 2006.
Shkurtaj, Gjovalin, Si të shkruajmë shqip, Tiranë, 2008.
Shkurtaj, Gjovalin, Sociolinguistika, Tiranë, 1996.
Shkurtaj, Gjovalin, Gjinari, Jorgji, Dialektologjia, Tiranë, 2003.
223
Shkurtaj, Gjovalin, Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi në mediat e sotme të
shkruara dhe të folme, Gjuha jonë 1, Tiranë, 2000.
Telve, Stefano., L’italiano: frasi e testo (Nuovo edizione), Carocci editore,
Bussole, Roma, 2013.
Topalli, Tefë, “Gjuhësi teksti”,Shkodër, 2011.
Topalli, Tefë, Gjuhë e polemikës dhe e apologjisë, Fiorentina, Shkodër, 2016.
Topalli, Tefë, Maksimilian Lambertz-i dhe gazeta “Posta e Shqypniës”, Buletini
Shkencor, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, 2009.
Topalli, Tefë, Posta e Shqypniës dhe Lambertz-i, Qendra e Studimeve
Albanologjike, Tiranë, 2011.
Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.
Thomai, Jani, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, “Shkenca”, Tiranë, 2001.
Thomai, Jani, Teksti dhe gjuha, SHBLU, Tiranë, 1992.
Leka, Ferdinand, F. – Simoni, Fjalori Italisht – Shqip, INFBOTUES, Tiranë,
2010.
Valter, Heinz, Winführung in die Textlinguistik. Struktur, Thema und Refenz in
Texten, Mynih, 1992.
Vincens Prennushi, Gjeth e lule, Shtypshkroia Françskane, Shkoder, 1931,
UTET Diffusione S.r.l. Garzanti Linguistica, 2003.
Eco, Umberto, La struktura assente – La ricerca semiotika e il metodo
strukturale, Bompiani, Milano, 1994.
Umberto, Eco, Si bëhet një punim diplome, Tiranë, 1997.
Zelka, Luan, “Shtypi Shqiptar gjatë viteve të Pavarësisë”, Botimet Toena,
Tiranë, 2001.
Weinrich, Harald, La lingua bugiarda – Possono le parole nascondere i
pensieri?, il Mulino, Bologna, 2007.
Werlich, Egon, Typologie der Texte Entwurf eines Textlinguistischen Modell zur
Grundlegung einer Texgrammatik, Heidelberg, Quelle & Meyer, 1975.
Werlich, Egon, Typologie der Texte, Heidelberg, 1979.
Weinrich, Harald, Sprache in Texten, Struttgart, Klett, 1977.
Xhelal, Z. artikulli “Gjergj Fishta, zëri i kombit”, Gazeta Dielli.
Xhuvani, Aleksandër, Sintaksa shqip, Tiranë, 1935.
224
Abstract
Thesis: “Types of texts in the journal “Posta e Shqypniës”
Subject area: Text linguistics
The aim of this paper is to endeavour for further exploring the pages of one of our journals
existing a century ago titled “Posta e Shqypniës”, which wasn’t quite pronounced in the tradition
of our journalism. The subjects of analysis were the types of texts revealed on the pages of this
journal published during 1916-1918.
The elaboration of the theoretical argument made here, is not that of the typical progress as
noticed in the doctoral thesis, because the presentation of the text type and genre is done
primarily through an anthology selection even based on the types and subtypes found in the
journal and also by interlarding segments from contemporary linguistics text. A thorough
analysis of the types of texts is made starting from the narrative text to the poetry text. It
comprises a deliberation of the structure of each of them, the characteristic of the linguistics of
its constituent parts along with the indicators of order, time and their processes.
Efforts are made to bring into attention evidence on the development of this discipline not only
from the foreign languages, of distinguished authors who elaborated this science, but additionally
from the achievements of our language and authors who wrote about this discipline. All the new
theoretical inputs could be supported by materials from the issues of the journal “Posta e
Shqypniës”. A special attention was put on grouping and classification of the articles of this
centenarian journal with respect to the types which have been timely defined by well-known
developers of the text linguistics.
Keyword: text types, structure, syntax, sequence, contemporary data.
225
Përmbledhje
Teza: “Llojet e teksteve në gazetën Posta e Shqypniës”
Fusha: Gjuhësi teksti
Në këtë punim synohet të bëhen përpjekje për të hulumtuar në faqet e një organi të shtypit tonë,
para një shekulli “Posta e Shqypniës”, por që ka qenë pak i njohur në traditën e gazetarisë sonë.
Janë bërë objekt tipat e teksteve që shpalosen në faqet e kësaj gazete, e cila pa dritën e botimit
nga viti 1916-1918.
Shtjellimi i argumentit teorik, të shtruar këtu, ka një ecuri jo aq të zakonshme, siç shihet nëpër
teza doktorate, pasi paraqitja e tipave dhe gjinive tekstore, është bërë, së pari, me një zgjedhje
antologjike edhe sipas llojeve e nënllojeve që gjenden në gazetë, duke ndërfutur segmente nga
prurjet bashkëkohore të gjuhësisë tekstuale. Janë marrë në analizë tipat e teksteve, nga teksti
narrativ, deri tek teksti poetik, duke u ndalur në strukturën e secilit, gjuhë karakteristike të
sekuencave përbërëse, bashkë me gjithë treguesit e rendit, kohës, dhe operacioneve me to.
Është bërë përpjekje të sillen të dhëna nga zhvillimet e kësaj disipline, jo vetëm në rrafshin e
gjuhësive të huaja, me autorë të njohur që e kanë lëvruar këtë shkencë, por edhe nga ato arritje të
gjuhësisë sonë me autorë që kanë hartuar tekste kushtuar kësaj disipline. Kemi arritur që prurjet e
reja teorike t’i mbështetim të gjitha me lëndë nga botimet e gazetës “Posta e Shqypniës”. Një
vëmendje e veçantë i është kushtuar grupimit dhe klasifikimit të shkrimeve të këtij organi
njëshekullor, sa u përket tipave të përcaktuar, prej kohësh nga lëvrues të njohur të gjuhësisë
tekstuale.
Fjalë kyçe: tipa tekstorë, strukturë, sintaksë, sekuencë, të dhëna bashkëkohore.