Upload
others
View
4
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
LËNDA: New Media and Multimedia
Ligjërata e Dhjetë
UNIVERSITETI I PRIZRENIT
1
Mësimdhënësi
Astrit Hulaj
Përmbajtja
Hyrje në MIDI (Musical Instrument Digital Interface)
Teknologjia që përdoret te MIDI
Hardueri i MIDI-it
MIDI mesazhet
Bazat e videos
Video rezolucioni
Bazat e videos digjitale
Shpejtësia e bitit
Rezolucioni i displejit
Metodat e video komprimimit2
Hyrje në MIDI (Musical Instrument Digital Interface)...
MIDI është një protokoll standard industrial i cili i
mundëson instrumenteve elektronike muzikore,
kompjuterëve dhe pajisjeve tjera që të komunikojnë
dhe sinkronizohen në mes veti
MIDI nuk transmeton audio sinjale, ai thjeshtë
transmeton të dhëna digjitale ‘mesazhe të
informacionit, ngjarjes’ si timbri dhe intensiteti i notes
muzikore që duhet të ekzekutohet.
3
Hyrje në MIDI (Musical Instrument Digital Interface)
Me zhvillimin e hovshëm të instrumenteve dhe qarqeve
muzikore elektronike kah fundi i viteve të 70, paraqitet
nevoja që këto qarqe të prodhuara nga prodhuesit e
ndryshëm të jenë kompatibil në mes veti në mënyrë që të
ndërlidhën në mes tyre
Ky problem zgjidhet në vitin 1981 me standardin MIDI
Pothuajse në të gjitha incizimet muzikore sot
shfrytëzohet MIDI
Për më tepër ky protokoll shfrytëzohet edhe për
kontrollin e harduerit, duke përfshirë edhe pajisjet për
incizim dhe modulet për efekete speciale, si dhe pajisjet
për përformanca të gjalla 4
Terminologjia që përdoret te MIDI...
Sintesajzeri
Është gjenerator i tingullit (me frekuencë themelore të ndryshme,
intensitet dhe ngjyrë të tingullit)
Sintesajzeri i mirë (i muzicientëve) zakonisht ka mikroprocesor,
tastierë, panelin kontrollues, memorie, etj.
Sekuenceri
Mund të jetë njësi e veçantë ose program softuerik për PC
(shfrytëzohet si server i të dhënave për MIDI)
Në kohët e fundit shumë më shpesh është në formë të editorit të
muzikës në kompjuter
Ka një ose më shumë MIDI hyrje dhe MIDI dalje
5
Terminologjia që përdoret te MIDI...
Shtegu
Shtegu te sekuenceri shfrytëzohet për organizimin e incizimeve
Shtegu mund të kyçet ose shkyçet gjatë incizimit ose reprodukimit
Kanali
MIDI kanalet shfrytzohen për veçimin e informacioneve në një
MIDI sistem
Një kabëll ka 16 MIDI kanale
Numrat e kanaleve janë të koduara në çdo MIDI mesazh
Ngjyra (timbri)
Kualiteti i tingullit dallues për çdo instrument dhe vokal, p.sh.,
tingulli flautës, çellos, etj6
Terminologjia që përdoret te MIDI
Multitimbral-i aftë për ekzekutimin e shumë tingujve të
ndryshëm njëkohësisht (p.sh., piano, orkestër ushtarake,
tupanë, etj)
Zëri
Zëri është tingull i përbërë të cilin e prodhon sintesajzerit
Sintesajzeri mund të ketë shumë zëra (12, 20, 24, 36, etj)
Secili zë punon pavarësisht dhe njëkohësisht (simultan) për
prodhimin e tingujve me lartësi dhe ngjyrë të ndryshme
7
Hardueri i MIDI-it...
Çdo MIDI ka tri porta 5 pinshe
MIDI HYRJA (IN): Konektori përmes të cilit qarku i pranon të
gjitha të dhënat MIDI
MIDI DALJA (OUT): Konektori përmes të cilit qarku i
transmeton të gjitha të dhënat MIDI që i gjeneron vetë
MIDI PËRMES (THROUGH): Konektori përmes të cilit qarku i
përpunon (p.sh. i shtonë jehonë) të dhënat e pranuara nga MIDI
IN
Vetëm të dhënat nga MIDI IN mund të përpunohet
Të gjitha të dhënat e gjeneruara nga vetë qarku dërgohen kah
MIDI OUT
8
Hardueri i MIDI-it
MIDI OUT i sintesajzerit është i lidhur me MIDI IN të
sekuencerit
MIDI OUT i sekuencerit është i lidhur me MIDI IN të
sintesajzerit dhe ‘përmes’ secilit modul shtesë të tingullit
Gjatë incizimit, sintesajzerit me tastierë shfrytëzohet për
dërgimin e mesazheve MIDI në sekuencer i cili i incizon
ato
Gjatë reprodukimit, mesazhet dërgohen nga sekuenceri te
modulet e zërit dhe sintesajzeri i cili e ekzekuton muzikën
playback
9
MIDI mesazhet
MIDI mesazhet shfrytëzohen nga qarqet MIDI për
komunikim në mes veti
Struktura e MIDI mesazhit:
MIDI mesazhi përmban një bajt të statusit dhe deri
në dy bajta të të dhënave
Bajti i statusit
Biti më dallues i status bajtit vendoset në 1
4 bitët e rendit të ulët identifikojnë përkatësinë e kanalit (4 bit
prodhojnë 16 kanale të mundshme)
3 bitët e mbetur identifikojnë mesazhin
10
Bazat e videos…
Video është teknologji e marrjes, incizimit, procesimit,
ruajtjes, transmetimit dhe rikonstruktimit të sekuencës
së imazheve që paraqesin skenat në levizje
Teknologjia video së pari ka qenë e zhvilluar për
sistemet televizive, po pastaj është zhvilluar më tutje në
shumë formate edhe me mundësi të incizimit
Video mund të shikohet edhe përmes internetit si video
klip ose klip multimedial në monitorin e kompjuterit
Termi video zakonisht i referohet disa formateve për
ruajtje të fotografive lëvizëse:
11
Bazat e videos
Te video digjitale si DVD, quikTime dhe MPEG-4 (Moving
Picture Experts Group), dhe te video shirita analog si VHS
(Video Home System) dhe Betamax
Video mund të incizohet dhe transmetohet në mediume të
ndryshme fizike, si: shiritin magnetik-ku incizohet si sinjal
elektrik me video kamerë, ose në MPEG-4 ose DV (Digital
Video) medium digjital, kur të incizohet me kamera digjitale
Kualiteti i videos varet nga metoda e kapjes dhe ruajtjes së
imazheve që përdoren
Televizioni digjital është formati më i ri me kualitet më të lartë
sesa formatet e mëparshme të televizionit dhe është bërë
standard për video në televizion12
Video rezolucioni
Madhësia e imazhit video matet me piksel për
televizionin digjital ose me vija horizontale dhe
vertikale të skanimit te televizioni analog
Standardet për video digjitale janë:
ATSC ( Advanced Television Systems Committee, në
SHBA dhe Kanada)
DVB (Digital Video Broadcasting-Evropë)
ISDB (Integrated Services Digital Broadcasting-
Japoni)
13
Bazat e videos digjitale
Te video digjitale shpejtësia e mostrimit është e definuar si
kornizë/shpejtësi e fushës e jo me shpejtësinë e pikselit
Frekuenca e mostrimit të imazhit është shpejtësia e
përsëritjes së periodës
Kur video analoge konvertohet në video digjitale paraqiten
procese të ndryshme të mostrimit, përveç mostrimit kohor
paraqitet edhe mostrimi frekuencor
14
Strukturat e të dhënave imazheve grafike
Imazhi digjital përbëhet prej njollave (elementeve ) të
vogla të quajtura piksel
Piksel (shkurtes nga picture element) paraqet një pikë
te vetëme në imazhin grafik
15
Shpejtësia e bitit…
Shpejtësia e bitit është masë e shpejtësisë së
informacionit në rrjedhën e videos
Kjo definohet me anë të bit/sekondë (bit/s ose bps) ose
megabit për sekondë (Mbit/s)
Sa më i lartë është shpejtësia e bitit aqë më i mirë është
kualiteti i videos
P.sh. te videoCD me shpejtësi prej 1 Mb/s kualiteti
është më i dobët se te DVD me shpejtësi prej rreth 5
Mbit/s
Te televizioni HDTV (shpejtësia 20 Mb/s), kualiteti
është më i lartë 16
Shpejtësia e bitit
Disa sisteme përdorin edhe shpejtësi të ndryshme të bitit
(variable bit rate VBR) dhe kjo strategji përdoret për
maksimalizimin e kualitetit vizual dhe minimizimin e
shpejtësisë së bitit
Te skenat e shpejta lëvizëse shfrytëzohet shpejtësi më e
madhe e bitit se te skenat e ngadalshme me kohëzgjatje të
ngjashme, dhe ende arrihet një kualitet konstant vizual
Te programet në kohën reale, kur brezi frekuencor është i
fiksuar për shembull te video konferencimi i cili shpërndahet
me brez frekuencor të fiksuar, duhet të shfrytëzohet shpejtësia
konstante e bitit17
Rezolucioni i displejit...
RD i televizionit digjital ose kompjuterit, zakonisht i
referohet numrit të pikseleve në secilin dimension që
mund të paraqiten
Ky mund të jetë një term i paqartë posaçërisht kur
dihet se rezolucioni i displejt kontrollohet nga faktorët
e ndryshëm te tubi me rreze katodike (CRT- Cathode
Ray Tube) dhe ekrani i rrafshët ose projektori që
shfrytëzojnë matricë fikse të elementeve të fotografisë-
pikselëve
18
Rezolucioni i displejit
Kur termi rezolucioni i displejit aplikohet te displejët me
matricë fikse të pikselëve, si te ekranet plazma, displejët
me kristal likuid (LCD), projektorët-procesoret digjital të
dritës (DLP) ose teknologjitë e ngjashme, kjo thjeshtë
paraqet numrin fizik të shtyllave dhe kolonave të
pikselëve që formojnë displejin (800x600 ose 1024x768)
Si pasoj e displejt me matricë të fiksuar paraqitet nevoja
për hyrje me shumë formate, për t’ju shmangur kësaj të
gjithë displejet kanë nevojë për një makinë të skanimit
për t’ja përshtatur formatin e fotografisë që vjen matricës
së displejt 19
Metodat e video komprimimit...
Video fajllat janë fajlla me dimensione të mëdha dhe
procesimi, ruajtja, transmetimi dhe reproduktimi bëhet
shumë problematik nëse nuk bëhet komprimimi i tyre
Për këtë qellim shfrytëzohen metoda të ndryshme të
komprimimit
Të dhënat video përmbajnë redundancë (tepricë)
hapësinore dhe kohore, duke bërë videon e pa
komprimuar jashtëzakonisht joefikas
Në përgjithësi teprica hapësinore reduktohet me
regjistrimin e diferencës në mes të pjesëve të kornizës së
njëjtë 20
Metodat e video komprimimit
21
Ky veprim është i njohur si komprimim intrakornizor
dhe është i lidhur ngushtë me komprimimin e imazhit
Redundanca kohore mund të reduktohet me
regjistrimin e diferencës në mes të kornizave
Ky veprim është i njohur si komprimim interkornizor
dhe është i lidhur me komprimimin e lëvizjes
Standardet moderne të komprimimit janë MPEG-2 që
shfrytëzohet në DVD dhe televizionin satelitor, dhe
MPEG-4 që shfrytëzohet te video shtëpiake