30
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITET I BERATIT FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PSIKOLOGJISË SË PËRGJITHSHME NIVELI I STUDIMEVE : MASTER KLINIK SHKENCOR TEMA: MANIFESTIMI I TARAUMAVE TEK QYTETARET E BERATIT DHE ÇRREGULLIMI I STRESIT POST - TRAUMATIK

Manifestimi i Traumave

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Tipet e traumave janë faktorë risku për çrregullimin e stresit post- traumatik

Citation preview

Page 1: Manifestimi i Traumave

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITET I BERATIT

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I PSIKOLOGJISË SË PËRGJITHSHME

NIVELI I STUDIMEVE : MASTER KLINIK SHKENCOR

TEMA:

MANIFESTIMI I TARAUMAVE TEK QYTETARET E BERATIT

DHE

ÇRREGULLIMI I STRESIT POST - TRAUMATIK

PUNOI : ARDIT XHAFKOLLARI

BERAT . 03 . 02. 2013

Page 2: Manifestimi i Traumave

PËRMBAJTJA

• Abstrakti • Hyrja

Shqyrtimi i literaturës

• Studimi i OBSH-SË

• Çrregullimi i stresit pos traumatik

• Koncepti i traumës dhe tipet e saj

Ministudimi

• Qëllimet e ministudimit

• Hipoteza

• Metodologjia

• Rezultatet e studimit

• Analiza e rezultateve

• Përfundimet

• Limitet dhe rekomandimet

Bibliografia

Page 3: Manifestimi i Traumave

ABSTRAKTI

Ministudimi është kryer me qytetarë të Beratit dhe ka si objektiv përpjekjen e vazhdimit të

studimit të OBSH-së, mbi dhunën fizike dhe psikologjike që ushtrohet mbi fëmijët nën moshën

18 vjeç, por minsitudimi im është bërë për moshat 18 vjeç e sipër. Gjithashtu për të kryer një

përshkrim panoramik se cilat janë ngjarjet traumatike më shpeshë të hasuara ndër qytetarët e

Beratit, reagimi i tyre ndaj një ngjarje traumatike dhe risku për çrregullim të stresit post-

taraumatik si pasoj e ekspozimit ndaj ngjarjeve të tilla.

Hipoteza e ngritur parë këtij ministudimi është : Manifestimi i simptomave të stresit post-

traumatik tek banorët e qytetit të Beratit vjen si pasojë e traumave të tipit të parë: (tërmetet,

përmbytjet, zjarret, aksidentet në vendin e punës, aksidentet rrugore etj).

Metoda e përdorur për këtë ministudim është metodat e vetëraporimit ku përfshihen edhe

pyetësori dhe intervista. Të dhënat e mbledhura nga aplikimi i këtyre instrumentave janë

analizuar në mënyrë sasiore dhe cilësore, duke i dhënë ministudimit karakterin analitik.

Hipoteza e këtij ministudimi vërtetohet por vetëm për ngjarjet traumatike të tipit të parë pasi

risija e aplikimit në terren më vendosi përball disa ngjarjeve që përfshihen në tipin e dytë të

ngjarjeve traumatike. Ndonëse në numër të pakët dhe të përmendura kryesisht nga gjinia

femërore këtyre ngjarjeve duhet kushtuar një vëmendje e veçantë dhe studim më i hodhësishëm.

Page 4: Manifestimi i Traumave

HYRJA

Gjithsecili prej nesh mund të jetë objekt i ngjarjeve traumatike, të cilat ndikojnë gjithë veprimtarinë e

përditshme duke i dhënë jetës sonë një rrjedh krejt tjetër nga ajo që mund të kishte, nëse ngjarja nuk do të

ndodhte. Shpeshë individët që përballen me një ngjarje traumatike lihen pasiv mbas saj dhe mungesa e

informacionit se si kjo ngjarje mund të ndikoj në jetën e individit, është dhe arësyja e studimit të kësaj

teme.

Studimet e bëra në rang vendi tregojnë një numër të lartë të ngjarjeve traumatike si të tipit të parë po

ashtu dhe të tipit të dytë, gjë e cila më shtyu të përpiqesha ta shihja këtë, në kontekstin e qytetit të Beratit.

Studim i fundit i bërë nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) nxjerr rezultate të larta

përsa i përketë përballimit me dhunën fizike dhe psikologjike të fëmijve Shqipëtarë, në mjedisin

familjar, shkollorë dhe atë shoqërorë. Dhuna e shkaktuar në këto dimensione përbënë edhe tipin

e dytë të ngjarjeve traumatike , që kanë si shkaktarë veprimtarinë dëmtuese të njeriut. Gjithashtu

dhe ngjarjet traumatike të tipit të parë , që kanë si shkaktarë faktorët natyrorë, janë kontribuese

të mundshme për lindjen e çrregullimit të stresit post-traume, një çrregullimi i rëndë i ankthit.

Page 5: Manifestimi i Traumave

SHQYRTIMI I LITERATURËS

Studimi i OBSH-SË

Studim i fundit i ndërmarrë nga OBSH në disa vende të botës, ku përfshihet edhe Shqipëria

tregon se fëmijët shqiptarë përballen me dhunë fizike dhe psikologjike në, familje, shkollë,

shoqëri. Të dhënat e studimit janë prezantuar në MSH ( Management Sciences for Health) , ku

rezulton se prevalenca e dhunës fizike gjatë 18 viteve të para të jetës është në masën 41.5%

ndërsa për dhunën seksuale vetëm 4%. Rreth 30% e të rinjve të intervistuar raportuan se gjatë

fëmijërisë kanë qënë dëshmitar të dhunës së ushtruar ndaj nënës së tyre ndërsa në 40% të rasteve

janë ngacmuar nga shokët duke u përfshirë në konflikte fizike. 

Koncepti i traumës dhe tipet e saj

Fjala traumë e ka prejardhjen nga greqishtja dhe do të thotë plagë, e cila mund të jetë fizike,

psikologjike, shpirtërore. ( Eni Qiriako 2011)

“Një traumë shkaktohet nga një njarje jetësore dërrmuese dhe rrezikuese, e cila pothuajse tek çdo

individ lë një ndikim të thellë dyshimi për ekzistencën e tij, që e kalon kapacitetin përpunues të

psikikës së çdo njeriu, duke shkaktuar frikën e vdekjes, tmerrit apo pashpresshmërisë” ( Erman

2005 )

Traumat ndahen në dy lloje:

Page 6: Manifestimi i Traumave

-“Trauma e tipit të parë, në të cilin përfshihen traumat jo personale, fatkeqësit natyrore të tilla si:

vullkane ,tërmetet, përmbytjet, zjarret, aksidentet në vendin e punës, aksidentet rrugore etj. Këto

ngjarje traumatike janë të befta dhe të shkurtra në kohë”.

-Traumat e tipit të dytë, në të cilin përfshihen traumat personale të cilat kanë shkaktarë

veprimtarinë e njeriut.

Në këtë grup hyjnë: përdhunimet, rrëmbimet, luftërat, torturat, ushtrimi i dhunës (fizike,

psikologjike dhe abuzimi seksual) etj.

Studimi i OBSH- së nxjerrë pikërisht një nivel të lartë të këtij tipi të ngjarjeve traumatike,

“në ngjarjet traumatike të tipit të dytë trauma është kronike dhe me kohëzgjatje më të madhe”.

Natyra e traumës luan rol të drejtpërdrejtë në shkallën e përjetimit të ngjarjes dhe vuajtjeve

shpirterore. Kjo nënkupton se traumat e shkaktuara nga njerëzit, priten të kenë reagim më të

ashpër sesa traumat me shkaqe natyrore.

Traumat e tipit të dytë përjetohen më keq pasi intensiteti i tyre është i shtrirë në kohë,”individët

pësojnë një zhvlerësim të figurës dhe identitetit njerëzor , tronditje të personalitetit në përgjithësi

dhe akumulim të dhimbjes”.

Përpjekja për t’u përshtatur bëhet me qëllim minimizimin e vuajtjes duke zhvilluar aftësi

disociative për t’u larguar nga ngjarja, çarje të personalitetit dhe mpirje emocionale.

Përgjithësisht, ky lloj traumatizimi shfaqet në sfera të tilla si: paaftësi për të rivendosur

marrëdhënie me të tjerët, afekt i çrregullt, izolim etj.

Page 7: Manifestimi i Traumave

Çrregullimi i stresit pos traumatik

“Stresi post-traumatik është përkufizuar si një çrregullim i rëndë i ankthit, i cili mund të

zhvillohet pas ekspozimit ndaj një ngjarjeje që shkakton traum, tronditje psikologjike.

Kjo ngjarje mund të përfshijë rrezikimin e jetës së vetë personit apo të një personi tjetër ose 

kërcënimit e integritetit fizik, psikologjik dhe seksual duke mposhtur mbrojtjet psikologjike të

personit”.

Ngjarje të tilla mund të jenë: luftrat, sëmundjet e rënda, aksidentet, abuzimet seksuale,

katastrofat natyrore, vdekjet e njerëzve të afërt etj. Çrregullimi shfaqet për afro një muaj pas

ngjarjes traumatike.

Këta individë humbin interesin për gjërat që kanë dashur para ngjarjes, tregojnë simptoma

“insomine” apo irritueshmërie.

Më të rrezikuarit nga stresi post-traumatik janë ata që kanë stres kronik, sidomos në

marrëdhëniet ndërpersonale dhe ata që kanë pasur në familjen e tyre probleme të ndryshme

madhore.

Këto viktima tregojnë disa shenja që njihen me emrin sindroma e fatkeqësisë e cila shoqërohet

nga tre faza kryesore:

Faza e parë- është faza e shokut në të cilën personat janë të çorganizuar dhe të hutuar, pothuajse

të “ngrirë”. Në këtë fazë mund të kenë dhe humbje kujtese.

Faza e dytë- është faza e sugjestionit në të cilën personat bëhen më pasiv dhe mund të

komandohen nga kushdo.

Faza e tretë- është faza e përmirësimit ku individët fillojnë ta shohin situatën më konkretisht

duke u treguar më të arsyeshëm.

Page 8: Manifestimi i Traumave

Reagimet e individëve të prekur nga çrregullimi i stresit post-traumatik përfshijnë katër mënyra

të ndryshme : 1) Mënyrën se si ndihen, 2) mënyrën si mendojnë, 3) ragimet fiziologjike dhe 4)

mënyra se si sillen .

MINISTUDIMI

Qëllimet

Duke qënë se studime për çrregullimin e stresit post-traumatik në qytetin e Beratit mungojnë,

ashtu si dhe shumë çrregullime të tjera psikologjike, në këtë ministudim kam këto pesë qëllime:

Së pari- Të identifikojë se çfarë quajnë ngjarje traumatike qytetarët e Beratit dhe se si kanë

reaguar ndaj një ngjarje të tillë.

Së dyti- Të identifikojë cilat janë traumat më të shpeshta mes banorëve të qytetit të Beratit

nga mosha 18-75 vjeç për të dyja gjinitë.

Së treti - Në bazë të karakteristikave të moshës dhe gjinisë të krahasojë reagimet dhe

specifikat që ka shfaqja e traumës tek ta.

Së katërti- Krahas studimit për temën, nëpërmjet këtij ministudimi synohet të informohen

më tepër individët e interesuar rreth asaj që mund të ndodh mbas një ngjarje traumatike.

Së pesti- Të analizojë se sa prej të përfshirve në plotësimin e pyetësorit janë vulnerabël ndaj

çrregullimit të stresit post-traumatik.

Së gjashti- Të analizojë se në çfarë raporti qëndron manifestimi i simptomatikave të stresit

post-traumatik me ekspozimin në një ngjarje traumatike

Hipoteza

Hipoteza e ngritur për këtë ministudim është:

Page 9: Manifestimi i Traumave

Manifestimi i simptomave të stresit post-traumatik tek banorët e qytetit të

Beratit vjen si pasojë e traumave të tipit të parë: (tërmetet, përmbytjet, zjarret,

aksidentet në vendin e punës, aksidentet rrugore etj).

Metodologjia

Ky ministudim është i natyrës sasiore dhe cilësore i cili përfshin popullatën e qytetit të Beratit

me njësi analize një individ në moshën mbi 18 vjeç.

Metoda e përdorurura për të identifikuar natyrën e traumës dhe qëndrimin emocional ndaj sajë

është metoda e vetraportimit. Ndër instrumentet që i korespondojnë kësaj medode kamë

përfshirë :

1) Pyetësorin i përbër nga 21 pyetje u aplikikua në 100 subjekte, nga këta 50 të gjinisë femërore

të ndarë në 2 grupmosha 18-35 vjeç dhe 35-75 vjeç. Po ashtu e njëjta ndarje dhe për gjininë

mashkullore.

2) Intervista – U aplikua në ato raste kur subjektet kërkonin të shpreheshin rreth ngjarjes,

kryesisht ishte grupmosha nga 35-75 vjeç ajo që binte dakort për të biseduar pë ngjarjen që ju

kishte ndodhur dhe jepte më tepër hodhësira rreth ndjesive që kishin përjetuar.

Lloji i kampionimit të përdorur për këtë ministudim është ai jo rastësor i tipit të leverdisshëm.

Ky tip kampionimi “përdoret, përgjithësisht, në studime të tipit eksplorues apo përshkrues, kur

jemi akoma në fazat e para të kuptimit të një fenomeni”.

Page 10: Manifestimi i Traumave

PYETËSOR

Ky pyetësor aplikohet për qëllime studimi. Ju bëjmë me dije që të dhënat tuaja do mbeten

konfidenciale dhe se nuk do të përdoren për qëllime të tjera përveç studimit për të cilin po

aplikohet. Ju jeni i/e lirë të zgjidhni nëse doni ose jo të bëheni pjesë e këtij studimi.

Pyetjet e këtij pyetesori kanë vetem 2 alternativa dhe disa prej pyetjeve kanë hapësira për

përgjigje të shkurtra. Plotësimi i këtij pyetësori ju merr vetem 5 minuta kohë.

Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me studimin jeni i/e lutur të kontaktoni në adresën :

[email protected]

Faleminderit për bashkëpunimin !!!

Page 11: Manifestimi i Traumave

1) A jeni përballur ose keni përjetuar ndonjë ngjarje traumatike? Nëse po përshkruani

shkurtimisht ngjarjen.

PO - JO

_________________________________________________________________

2) Gjatë kësaj ngjarje a kini pasur lëndime të rënda apo jeta juaj është rrezikuar për vdekje?

PO - JO

3) Gjatë kësaj ngjarje a ndjetë frikë të vazhduar, ankth, pafuqi apo tmerr?

PO - JO

4) A ju ndërhyjnë mendime apo imazhe në mënyrë të vazhdueshme rreth ngjarjes?

PO - JO

5) A ndiheni ndonjëherë sikur po rijetoni ngjarjen apo ajo do të ndodhë sërish? Nëse po atëherë

përshkruani kushtet në të ciliat ndodh kjo.

PO - JO

________________________________________________________________________

6) Duke filluar që nga koha kur ndodhi ngjarja, a keni pasur vështirësi për të rënë në gjume apo

për të qëndruar në gjëndje gjumi?

Page 12: Manifestimi i Traumave

PO - JO

7) A kini mankthe të përsëritura apo ëndrra shqetësuese gjatë gjumit rreth ngjarjes?

PO - JO

8) A ndjeni shqetësime të vazhdueshme kur ju kujtoni elementë nga ngjarja apo kur ju shikoni

diçka që lidhet me të?

PO - JO

9) A përpiqeni të shmangni mendime,ndjenja apo biseda që lidhen me ngjarjen?

PO - JO

10) A jeni në gjendje për të kujtuar diçka të rëndësishme në lidhje me ngjarjen?

PO - JO

11) Duke filluar që nga koha kur ndodhi ngjarja traumatike, ndiheni më pak të interesuar në

aktivitetet ose hobet që dikur ju pëlqenin?

PO - JO

12) Duke filluar që nga koha kur ndodhi ngjarja, a ndiheni larg nga njerëzit e tjerë ose keni

vështirësi për t’iu besuar atyre?

PO - JO

13) Duke filluar që nga koha kur ndodhi ngjarja, a keni pasur vështirësi për të shprehur

emocionet apo të tregoni ndjesitë tuaja?

PO - JO

14) A mendoni se e ardhmja e juaj nuk do të jetë "normale", që ju nuk do të keni një martesë,

fëmijë, një karriere ose rrjedh normale të jetës?

Page 13: Manifestimi i Traumave

PO - JO

15) Duke filluar që nga koha kur ndodhi ngjarja a keni ndjerë nervozitet ose keni pasur

shpërthime të zemërimit?

PO - JO

16) Duke filluar që nga koha kur ndodhi ngjarja a keni pasur vështirësi në përqëndrim?

PO - JO

17) A ndiheni fajtor, sepse të tjerët kanë vdekur ose janë lënduar gjatë ngjarjes ndërsa ju i

shpëtuat asaj?

PO - JO

18) A keni shpesh ndjesine e nevrikosjes apo trembeni lehtë?

PO - JO

19) A keni shpesh ndjesine e hipervigjilencës, që d.m.th, se ju jeni të gatshëm për çdo lloj

veprimi apo kërcënimi?

PO - JO

20) A keni përjetuar simptomat për më shumë se një muaj?

PO - JO

21) A kanë ndërhyrë simptomat tuaja, duke ndërprerë rutinën normale të punës, shkollës apo

jetën sociale?

PO - JO

Page 14: Manifestimi i Traumave

Nr ____ Gjinia _____ Mosha _______1

Rezultatet e studimit.

TABELË KRAHASUESE MES MESHKUJVE DHE FEMRAVE TË GRUPMOSHËS NGA

18-35 VJEÇARE PËR NGJARJET TRAUMATIKE. 25 TË PYETUT PËR SECILËN GJINI.

Ngjarjet traumatike Femra Meshkuj

Ngjarje traumatike e paspecifikuar 7 6

Aksidente 5 9

Vdekje e të afërmve 5 2

Sëmundje me kërcënim jetën 3 3

Dhunë fizike apo psikologjike 3 0

Ekpozim ndaj një ngjarje traumatike 2 0

Ngjarje traumatike nga viti 1997 0 5

TABELË KRAHASUESE MES MESHKUJVE DHE FEMRAVE TË GRUPMOSHËS NGA

35-75 VJEÇARE PËR NGJARJET TRAUMATIKE. 25 TË PYETUT PËR SECILËN GJINI

Ngjarjet traumatike Femra Meshkuj

Ngjarje traumatike e paspecifikuar 4 5

Aksidente 2 4

Vdekje e të afërmve 8 6

1 http://www.healthyplace.com/psychological-tests/ptsd-test/

Page 15: Manifestimi i Traumave

Sëmundje me kërcënim jetën 5 6

Dhunë fizike apo psikologjike 1 0

Ekpozim ndaj një ngjarje traumatike 1 0

Ngjarje traumatike nga viti 1997 0 4

Kërcënim në vendin e punës 2 0

Incidente 2 0

NGJARJET TRAUMATIKE MË SHPESHË TË HASURA NË 100 TË PYETUR.

50 FEMRA DHE 50 MESHKUJ

Ngjarje traumatike të paspecifikuara 22

Vdekje e njerëzve të dashur 21

Aksidente 20

Sëmundje me kërcënim jetën 17

Ekspozim në një ngjarje traumatike 11

Dhunë fizike apo psikologjike 6

Kërcënim në punë 2

Aborte 1

Page 16: Manifestimi i Traumave

N.T e pa përshkruar

Vdekje e njerzve të

dashur

Aksidente Sëmundje Ekspozim në N.t

Ushtrim dhune

Kërcënim në punë

Aborte

22% 21% 20%17%

11%

6%

2% 1%

Ngjarjet traumatike më shpesh të hasura tek të gjithë individët tek të cilët u aplikua pyetësori, femra dhe meshkuj tek të katërta grupmoshat.

N.T- Ngjaje traumatike

Analiza e rezultateve

Për të analizuar, se çfarë konsiderojnë ngjarje traumatike qytetarët e Beratit dhe cilat janë

ngjarjet më shpesh të përmendura në dy gjinitë dhë grupmoshat përkatëse, pyetjen e parë po e

shqyrtoj më vete duke qënë se ajo është pikënisja, baza dhe thelbi i të gjitha pyetjeve vijuese për

çrregullimin e stresit post-traumatik.

Për secilën grupmoshë po analizoj specifika që i bënë të ndryshme nga grupmosha tjerë dhe nga

gjinia e kundërt në përjetimin e një ngjarje traumatike. Në pjesën më të madhe ngjarjet janë të së

njëjtës natyrë si për femrat ashtu dhe për meshkujt, si për grupmoshën 18- 35 vjeçare ashtu dhe

për grupmoshën 35-75 vjeçare në secilën gjini. Këto ngjarje për arsye të shumta, janë më

dominuese në një grupmoshë dhe më pak të hasura nga grupmosha tjetër, përjetohen më

fuqishëm nga një gjini sesa nga gjinia tjetër.

Page 17: Manifestimi i Traumave

Nga të gjithë individët në të cilët u aplikua pyetësori një rezultat mjaft të konsiderueshëm zënë

ata, të cilët pranojnë që kanë përjetuar apo janë përballur me një ngjarje traumatike, por nuk

përshkruajnë natyrën e ngjarjes. Nga 100 individë të pyetur si meshkuj dhe femra nga mosha

18-75 vjeç, 22 % e tyre nuk përshkruajnë natyrën e traumës.

Kjo rezistencë është e kuptueshme, duke marrë në konsideratë kohën e paktë kushtuar çdo njërit

prej tyre dhe aq më tepër të pretendohet që të zbulojë natyrën e vërtetë të ngjarjes me anën e një

pyetësori pa terapi specifike të cilat shpesh aplikohen me seanca të tëra ,vetëm me qëllim

zbulimin e traumës.

Dhimbja shpirtërore e shkaktuar nga vdekja e një personi të afërm qoftë pjesëtar i familjes, fisit,

rrethit miqësor, shoqërisë së ngushtë dhe partnerëve më intim, sigurisht që përbën një ngjarje

tepër tronditëse. Skemat mendore të ndërtuara rreth jetës, ekzistencës dhe afeksioni i krijuar me

një individ tjetër që vdes papritur, dëmtohen dhe prishen.

Nga 100 të pyetur 21 % e tyre përmendin vdekjen si ngjarje traumatike.

Ngjarje traumatike të shkaktuara nga aksidentet autombolistike përbëjnë 20 % të rasteve nga 100 të

pyetur. Në këtë kategori ngjarjesh përshkruhen eksperienca të lëndimit fizikë dhe jo vetëm, por dhe një

fobi e shkaktuar që pas ndodhjes së ngjarjes për të udhëtuar sërish. Grupmosha, e cila përmend më tepër

ngjarje të tilla është nga 18-35 vjeçare e gjinisë mashkullore. Kështu nga 25 të pyetur 36 % apo 9 prej

tyre përshkruajnë si ngjarje traumatike aksidente me makina dhe motora.

Ngjarje të tilla si qëndrimi për një kohë të gjatë në ambientet spitalore, për shkak të një sëmundje

të caktuar, mbajtja e një regjimi specifik, kurimi afatgjatë me medikamente dhe kryerja e

ndërhyrjeve të vështira kirurgjikale lënë gjurmë të thella në kujtesën e individëve, të cilët janë

përballur me një ngjarje traumatike ku jeta e tyre është kërcënuar dhe rrezikuar për shkak të një

sëmundjeje. Këto ngjarje rrisin dhe skepticizmin për të parë anën pozitive të jetës dhe i privojnë

individët të përfshihen në disa veprimtari që shumë bashkëmoshatarë bëjnë.

Nga 100 të pyetur 17 % e tyre përmendin si ngjarje traumatike përballimin me një sëmundje të

vështirë. Kjo përmendet më tepër në grupmoshën 35-75vjeçare të gjinisë mashkullore. Këtu

përfshihen 24 % apo 6 nga 25 të pyetur. Sëmundjet më shpesh të përmendura janë: sëmundjet e

zemrës dhe operacioni në zemër, goditjet cerebrale, hipertensioni dhe operacioni në veshka.

Page 18: Manifestimi i Traumave

Ekspozimi ndaj një ngjarje traumatike përbën 11 % nga 100 të pyetut. Ngjarjet që përmenden në

këtë kategori janë : të parit e një aksidenti, një vrasje apo plagosje, prezenca në një konflikt të

ashpër, dhuna ndaj një pjesëtari të familjes etj.

kemi një numër të konsiderueshëm ekspozimesh ndaj ngjarjeve të vitit 1997. Gjinia që shfaqë

numrin më të lartë në këto ngjarje është ajo mashkullore dhe kryesisht grupmosha nga 18-35

vjeç. Nga 25 të anketuar 20 % apo 5 prej tyre përmendin se kanë qënë të pranishëm kur dikush

është vrarë apo është plagosur gjatë trazirave civile në vend.

Gjithashtu edhe grupmosha 35-75 vjeçare e gjinisë mashkullore përmend që është ekspozuar në

një ngjarje të këtij viti, 16 % apo 4 nga 25 të pyetur

Nga 100 të pyetur vetëm 6 % të rasteve përmendin ushtrim dhune fizike apo psikologjike.

Grupmosha 18-35 vjeçare e gjinisë femërore përmend 12 % apo 3 raste nga 25 të pyetura , të

cilat pranojnë të jetë ushtruar dhunë nga bashkëshortët e tyre apo dhe nga njerëz të tjerë . Ndërsa

në grupmoshën 35-75 vjeçare, të po gjinisë femërore, rastet për ushtrim dhune janë më të pakta

në shifra në këtë ministudim.

Literatura të ndryshme përshkruajnë ndjesitë që përjetojnë personat mbi të cilët ushtrohet dhunë.

Vështirësia për të thënë se mbi mua ushtrohet dhunë është më e madhe sesa të pranuarit e

ngjarjes tjetër traumatike.

“ Ndjenja e identitetit dhe vetë imazhi dëmtohen rëndë tek një individ pasi ai është shfrytëzuar

dhe keqtrajtuar. Viktimat ndihen sikur s’kanë asnjë vlerë njerëzore dhe e shohin veten thjesht si

objekt në dëshirat e të tjerëve. Ndjenja e turpit dhe fajit janë ato që shoqërojnë viktimat e dhunës

fizike, psikologjike dhe seksuale”.

Këto ndjesi që shkaktohen nga përfshirja në ngjarje të tilla më kthjelluan për t’i dhënë një

kuptim rasteve më të shumta, ku nuk përshkruhet natyra e ngjarjes, por thjesht simptomatikat që

lindin si pasojë e ekspozimit ndaj një ngjarje të tillë.

Një numër i mjaftueshëm i grave është sot në marredhënie pune dhe nuk mungojnë rastet e

kërcënimeve të gjinisë femërore në këto ambiente. Nga 25 të pyetura 2 prej tyre apo 8 %

përmendin si ngjarje traumatike konflikte dhe kërcënim nga eprorët apo kolegët e tyre. Ndërsa

nga gjinia mashkullore dhe grupmosha të tjera nuk përshkruhen rase të tilla.

Page 19: Manifestimi i Traumave

Incidente me mjetet elektro-shtëpiake dhe si pasojë shpërthimi i zjarrit në shtëpi përbëjnë një

numër të vogël ngjarjesh dhe kjo vetëm nga gjinia femërore të grupmoshës 35-75 vjeçare. Nga

100 të pyetura vetëm 2 % përmendin se kanë pësuar dëmtime dhe janë friksuar nga rënia e zjarrit

në banesë. Këto vetëm ngja gjinia femërore .

Vetëm 1 nga 25 të pyetura në grupmoshën e re përmend abortin, si ngjarje traumatike, e cila ka

tronditur dhe e ka bërë të përjetojë një sërë simptomash të tjera. Ëndrrat dhe planet e thurura për

arrdhjen në jetë të një fëmije janë të mdha, po ti rreferohemi zhvillimit të fëmijës, çdonjëra nga

fazat çonë në ndryshime fiziologjike dhe psikologjike të nënës.

Përfundimet

Edhe gjatë këtij ministudimi vërejta dy tipet klasike të natyrës së traumës ashtu siç përshkruhen

në literaturë.

Nga 50 të pyetur në gjininë femërore 28 % apo 14 prej tyre pohojnë se të gjitha simptomatikat e

përmendura në pyetësor kanë zgjatur më tepër se një muaj. Ndërsa nga 50 të pyetur nga gjinia

mashkullore vetëm 20 % apo 10 prej tyre pohojnë të njëjtën gjë.

Në bazë të rezultateve dhe analizimit të tyre nga 100 të anketuar vetëm 24% e individëve të

ekspozuar në një ngjarje traumatike plotësojnë kriterin e kohëzgjatjes më shumë se një muaj,

kriter ky që indentifikon çrregullimin e stresit post-traumatik nga çrregullime të tjera

psikologjike që kanë në sfond një ngjarje traumatike.

Page 20: Manifestimi i Traumave

Si përfundim mund të them se hipoteza e ngritur para fillimit të ministudimmit vërtetohet, por

vetëm për ngjarjet traumatike të tipit të parë. Megjithëse rastet e përmendura për ngjarjet

traumatike të tipit të dytë janë të pakta kjo përbën edhe risinë e aplikimit në teren të pyetësorit.

Këto raste mund të jenë dhe më të mëdha në numër po të aludojmë duke u nisur nga përqindja e

lartë e individëve që pranojnë të jenë përballur me një ngjarje traumatike, por nuk pranojnë të

përshkruajnë natyrën e ngjarjes. Gjithashtu dhe një ngjarje traumatike e përshkruar nën

maskimin e një emërtimi tjetër mund të ketë si sfond një natyrë traume të tipit të dytë.

Limitet dhe rekomandimet

Duke qënë se mënyra e zgjedhjes së kampionimit është jo rastësor atëher rezultatet e

ministudimit nuk mundet të përgjithësohen për popullatën e studiuar.

Gjithashtu do të rekomandoja që pyetësorët të orientoheshin mbi bazën e kritereve të reja të

DSM-V pasi paraqet një tablo më të plotë rreth çrregullimit të stresit post traumatic, ndaj të cilit

mund të preken individët e ekspozuar ndaj një ngjarje traumatike

Page 21: Manifestimi i Traumave

Bibliografia

Psikologjia Anormale- Cikël leksionesh nga Shehu Artemisi. Viti i botimit 2003. Shypi

“ Tirana Grafik”

Psikologjia një hyrje konçize (Botimi ll) me autor Terry F.Pettijohn.fq.429-430 me temë

çregullimi post-traumatik i stresit. Shëpia botuese “LILO” Tiranë 1996.

Psikologjia (“HYRJE NË PSIKOLOGJI” DHE “TË KUPTOJM Ë PSIKOLOGJINË”

) me autor Charls G. Morries & Albert A.Maisto me temë “çregullimet nga stresi

pastraumatik”. Qëndra për Arsim Demokratik.Tiranë 2008.

TRAUMAT.PASOJAT,TRAJTIMI. Autori : Qiriako Eni. Shtëpia botuese Universitare

U.F.O press. Tiranë, maj 2011

USHTRIME ME METODAT E KËRKIMIT SASIOR NË SHKENCAT SOCIALE.

Autori: Prof as.Dr Kocani Aleksandër. Shtëpia Botuese UFO press. Shtator 2009

Page 22: Manifestimi i Traumave

Cikël leksionesh të mbajtura nga pedagogu Taulla Dritan në Universitetin e Beratit-

Lënda- Metodat e kërkimit sasior dhe cilësor në psikologjinë klinike. Leksioni numër

VI- Kmpionimi ( Shkurt 2013 )

http://www.utv-news.tv/sociale/8760-pipero-femijet-shqiptare-perballen-me-lufte-ne-

cdo-ambient-