24
Masoneria ne Itali 1. Historiku 2. Llozhat 3. Llozha Propaganda Masonike 2 ( P2) e Liçio Xhelit. 4. Lidhja midis mafias dhe masonerise se devijuar 5. Lidhja midis Kishes Katolike dhe Masonerise 6. Opus Dei dhe Masoneria 7. Te perbashketat dhe ndryshimet midis masonerise italiane , asaj boterore dhe lindjes se masonerise shqiptare. 1.Masoneria në Itali përbëhet nga 3 llozha. Ajo që ka numrin me të madh të anëtarëve është Lindja e Madhe e Italisë ( Grande Oriente D’Italia) me Mjeshtër të Madh Gustavo Raffi, avokat nga Ravena. Zyrtarisht Lindja e Madhe e Italisë është themeluar në vitin 1859 dhe Mjeshtri i Parë i Madh ka qenë Filippo Delfino deri në Maj të vitit 1860. Kjo masoneri ka pasur si Mjeshtër të Madh edhe të famshmin Xhuzepe Garibaldi ( 24 Maj 1864- 6 Qershor 1864), Heroi i Dy Botëve , i cili ka qenë inicuar në llozhën e Uruguajit në moshën 37 vjeçare. Eshtë për tu theksuar se shtetin Italian e kanë themeluar masonët italianë dhe ndihmën dhe financimin e Masonerisë angleze, e cila vuri në dispozicion mjete financiare për të ndihmuar ekspeditën e të Njëmijtëve e cila u nis nga Gjenova drejt Marsalës e Palermos. Aq i madh ishte ndikimi i Masonerisë angleze, sa që shteti anglez dërgoi flotën e tij detare në Sicili për të mundur flotën e Mbretërisë Burbone të Dy Sicilive. 1

Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

Masoneria ne Itali

1. Historiku2. Llozhat3. Llozha Propaganda Masonike 2 ( P2) e Liçio Xhelit.4. Lidhja midis mafias dhe masonerise se devijuar5. Lidhja midis Kishes Katolike dhe Masonerise6. Opus Dei dhe Masoneria7. Te perbashketat dhe ndryshimet midis masonerise italiane , asaj boterore dhe lindjes se

masonerise shqiptare.

1.Masoneria në Itali përbëhet nga 3 llozha. Ajo që ka numrin me të madh të anëtarëve është Lindja e Madhe e Italisë ( Grande Oriente D’Italia) me Mjeshtër të Madh Gustavo Raffi, avokat nga Ravena. Zyrtarisht Lindja e Madhe e Italisë është themeluar në vitin 1859 dhe Mjeshtri i Parë i Madh ka qenë Filippo Delfino deri në Maj të vitit 1860.

Kjo masoneri ka pasur si Mjeshtër të Madh edhe të famshmin Xhuzepe Garibaldi ( 24 Maj 1864- 6 Qershor 1864), Heroi i Dy Botëve , i cili ka qenë inicuar në llozhën e Uruguajit në moshën 37 vjeçare. Eshtë për tu theksuar se shtetin Italian e kanë themeluar masonët italianë dhe ndihmën dhe financimin e Masonerisë angleze, e cila vuri në dispozicion mjete financiare për të ndihmuar ekspeditën e të Njëmijtëve e cila u nis nga Gjenova drejt Marsalës e Palermos. Aq i madh ishte ndikimi i Masonerisë angleze, sa që shteti anglez dërgoi flotën e tij detare në Sicili për të mundur flotën e Mbretërisë Burbone të Dy Sicilive.

Masonët italianë që themeluan shtetin ishin Vitori Alfieri , Nino Biksio ( krahu i djathtë i Garibaldit), Xhozue Karduci ( poeti dhe mendimtari më i madh i kohës në Itali), Enriko Fermi, Ugo Foskolo, etj.

2.a. Llozha e parë e më e madhe në Itali është Lindja e Madhe e Italisë (G.O.I.) që udhëhiqet nga Mjeshtri i Madh Avokat Gustavo Rafi. Ajo ka rreth 18.000 anëtarë. Në vitin 2007 në Pallatin e Kongreseve të Riminit u organizua për 3 ditë me rradhë, mbledhja e Llozhës së Madhe të Lindjes së Madhe të Italisë. Mbledhja u hap me himnin garibaldin “Kapni armët” dhe vazhdoi me muzikën e Enio Morikones “Na ishte një herë Perëndimi”.

Pas fjalës së Mjeshtrit të Madh, kongresin e përshëndeti me një mesazh urimi ish-Presidenti i Republikës Italiane , Senatori i Përjetshëm Françesko Kosiga, i cilësuar miku i madh i

1

Page 2: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

masonerisë italiane, i cili e ka prejardhjen nga një familje masonike. U lexuan përshëndetjet zyrtare të qeverisë italiane të kryesuar nga Prodi ( viti 2007) e përfaqësuar nga një zëvendës ministër. Politikanë të tjerë italiane dërguan mesazhe urimi.

Mjeshtri i Madh Gustavo Rafi në fjalimin e tij përmendi faktin se megjithëse G.O.I nuk ka qëllime politike apo partiake, duke respektuar Kushtetutën, përsëri ai , (G.O.I.) ka për qëllim të nxisë shoqërinë civile në debatin e saj. Masoneria e Lindjes së Madhe të Italisë luan një rol historik në veprimin intelektual dhe social-kulturor, jo vetëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut , por edhe për përhapjen e të gjithë atyre parimeve etike që përbëjnë Kartën e Drejtave të Njeriut. Për këtë arsye tema e diskutimeve të këtij kongresi do të ishte “Pedagogjia e lirive”.

Mjeshtri i Madh në fjalimin e tij shpreh mendimin në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës politike, sociale , kulturore e fetare të Italisë. Ai shprehu shqetësimin e tij në lidhje me një humbje graduale të laicitetit të shoqërisë e shtetit Italian, nëpërmjet ndërhyrjes së fshehtë të Kishës katolike.

Ai shprehu shqetësimin dhe mendimin e tij në lidhje me fekondimin (mbarsjen) artificial, duke theksuar se Italia ka një nga legjislacionet më të këqija në krahasim me vendet e tjera për sa i përket kërkimeve në fusha të ndryshme të gjenetikës dhe fekondacionit artificial.

Mjeshtri i Madh u shpreh dhe për eutanazinë (vdekjen e asistuar). Masonët sipas tij nuk kanë frike të shprehen në lidhje me dhimbjen dhe vdekjen. Në momente të caktuara të ekzistencës së qënies njerëzore ose të një ekzistence e cila nuk mund të quhet e tillë, shteti duhet të respektojë dinjitetin dhe lirinë e ndërgjegjes së qytetarit, i cili e vuan vetë i pari një ekzistencë të tillë. Shteti laik ka detyrimin që të respektojë dhembjen dhe në raste të caktuara të njohë legjitimitetin e personave të veçantë që të kërkojnë të vdesin për shkak të vuajtjeve të cilat u shkaktohen atyre nga sëmundjet e pashërueshme.

Ai në fjalimin e tij u shpreh kundër ndërhyrjes së Kishës Katolike në fusha të ndryshme të jetës së popullit Italian. Shumë masonë italianë personalisht janë kundër eutanazise , por nga ana tjetër ata nuk do ti impononin dikujt tjetër zgjidhjet e tyre personale. Eutanazia është një çështje kaq delikate e private sa që është e vështirë të ndërhysh te personat që kanë marrë një vendim të tillë. Kisha ka të drejtat e saj që besimtarëve të saj t’u ndalojë eutanazinë, por kjo nuk do të thotë që ajo të ketë eskluzivitetin e moralit të vdekjes mbi lirinë e ndërgjegjes së italianëve .

Mjeshtri i Madh u shpreh edhe për shkollën publike, duke theksuar rëndësinë e saj e të formimit universitar.Linja e tij e hapjes së pjesshme e progresive të Masonerisë ndaj botës së jashtme ka miratimin e mjeshtrave të tjerë të G.O.I.

2

Page 3: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

Masoneria e G.O.I. ka qenë protagonist e një sërë skandalesh që kur është zgjedhur Mjeshtër i Madh Gustavo Rafi në vitin 1999, pa llogaritur ato të mëparshmet. Kanë dalë të provuara përfshirja e kësaj masonerie në skandalet financiare të Telekom Serbia ( i përfshirë ish-Ministri i Jashtëm Italian Lamberto Dini), çështja e TELEKOM-it Italian, hetimet e prokurorive të Potenzës dhe Romës, super-hetimi i prokurorisë së Katanxaros për masonerinë dhe komitetet e bizneseve. Për shkak të të gjithë këtyre skandaleve , G.O.I. zgjodhi strategjinë e hapjes me botën e jashtme, për të dhënë imazhin e korrektësisë, pastërtisë dhe transparencës.

Skandali më i madh i G.O.I-t ka të bëjë me Llozhën Propaganda 2 (P2), e cila ishte një llozhë e mbuluar , me anëtarë që ishin bankierët më të mëdhenj të Italisë, politikanë të të gjithë krahëve, njerëz të shërbimeve sekrete, gjeneralë të ushtrisë, biznesmenë, klerikë të cilët e shfrytëzonin masonerinë për mbajtjen e pushtetit ekonomik, politik , ushtarak me çdo lloj mënyre , korrupsion , vrasje, kërcënime, bashkëpunim të ngushtë me çdo lloj mafie të botës, trafik armësh , drogash, etj.

Mbledhja e Llozhës së Madhe në Rimini u krye e hapur për “profanët” duke sjellë përballjen e mendimit masonik të G.O.I-t me personat që nuk aderojnë në llozha, simpatizantë, kuriozë dhe kritikë.

Brenda G.O.I-t ka shumë rite të tjera. Midis të cilave është Riti Antik e Primitiv i Memfisit dhe Misraimit i përfaqësuar nga Mjeshtri i Madh Sovran, Xhankarlo Seri. Ky është një urdhër masonik, që në tre gradët e tij të para i bashkangjitet G.O.I-t. Riti i Memfisit dhe Misraimit praktikon gradët që janë mbi të tretën. Arrihet deri në gradën e 95°, pasi riti ka brenda tij shumë tradita të lashta. Ҫdo gradë sjell rritje që nuk kanë vetem kuptim formal, por janë nivele ndërgjegjeje të cilat janë të bazuara mësimet e tyre sipas traditës kabaliste, hermetike, alkimike dhe të mistershme të Perëndimit.

Masoneria , sipas anëtarëve të këtij riti, bazohet në vëllazëri, barazi dhe liri që janë themelet e jetes. Një pjesë e mirë e botës masonike italiane , sipas tyre, përbëhet nga idealizmi, vullneti për të kryer gjëra të mira, në ndërtimin e duhur të vetes si masonë, nga përkujdesja për familjen dhe miqtë.Masonët janë pro gjithshkaje që bashkon, mendimi , inteligjenca.

Anetarët e këtij riti, i dedikojnë një ditë pune në javë ,personave që kanë nevojë. Ata që përfitojnë nuk duhet të jenë masonë. Masonët që japin kontributin e tyre janë mjekë, dentistë, kirurgë etj. Kush paraqitet ndihmohet.

Masonët e G.O.I-t. në kongresin e tyre shprehën shqetësimin e tyre , në lidhje me zvogëlimin gradual që nga viti 1973 të lirive civile të qytetarëve , si një nevojë që kanë qeveritë për të luftuar terorrizmin. Aktualisht, sipas tyre ka një situatë shume të rrezikshme në lidhje me këtë subjekt të diskutimeve të tyre.

3

Page 4: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

Mendimi i një pjese të tyre në lidhje me fenë është që në mënyrë që të shmanget krahasimi dhe thëniet e kritikëve që masoneria është një lloj kishe, duhet që masonët të mos i përkasin asnjë lloj kishe apo besimi, si thoshte poeti i famshëm anglez Xhon Milton.

Një nga masonët më të famshëm aktualisht , pjesë e Llozhës së Madhe të Rregullt të Italisë është Andrea Vitali nga Faenza, shkrimtar , studiues dhe një nga ekspertët më të mirë të botës në simbologji. Njihet edhe për koleksionin e tij më të bukur në bote të letrave Tarot. Ai u ftua në kongresin e G.O.I-t për ekspozitën e letrave Tarot. Hyri në masoneri në vitin 2003 dhe u bë mjeshtër në vitin 2004. Ai ankohet se gati gjysma e masonëve prezentë nuk njohin dhe nuk kuptojnë lidhjen e letrave Tarot me masonerinë, kur këto të fundit përbëjnë “Biblën” e masonerisë.

Si një ekspert i simbologjisë, ai deklaron se nuk ka asnjë sekret rishtar. Historia e famshme që mësohet se masonët janë trashëgimtarë të tempullarëve dhe të traditave te lashta ezoterike është një budallallëk. Mesazhi që lanë tempullarët ishte një mesazh kristian. Masoneria në Itali lindi si nevojë për të çliruar popullin e shtypur. Sekreti më i madh i masonerisë është se njeriu nuk ka nevojë për ndërmjetës midis tij dhe zotit. Duhet të gjejë Zotin brenda vetes, duke e pastruar veten nga egoizmi. Ky është ezoterizmi i kuptuar nga Andrea Vitali. Sipas tij në Llozhën e Madhe të Rregullt të Italisë ka një fiksim në të gjitha nivelet për të ndaluar favoret midis vëllezërve.

Një nga aspektet më të bukura të masonerisë sipas tij është solidariteti midis vëllezërve. Ky mason organizoi një ekspozitë në Izrael. Por me shpërthimin e luftës me palestinezët ekspozita u anullua , duke sjellë një dëm prej 20.000 Eurosh. Për të rimarrë koleksionin në Itali, atij i duhet të shiste një pjesë shumë të çmuar të koleksionit, pasi izraelitët nuk lejonin që ky koleksion shumë i çmueshëm të kthehej përsëri në Itali. Kur Andrea Vitali e shtroi problemin në llozhën e tij, menjëherë të gjithë anëtarët e llozhës mblodhën 20.000 Euro për të ndihmuar vëllain e tyre në vështirësi.

Sipas Antonio Panaino, mason, profesor dhe President i Fakultetit të Ruajtjes së Vlerave Kulturore të Universitetit të Bolonjës, masoneria e G.O.I-t është e lidhur me traditat e popullit italian dhe dallohet qartë nga rruga anglo-saksone e masonerisë. Brenda Lindjes së Madhe Italiane ka masonë nga të gjithë besimet, si dhe shumë priftërinj të cilët shkëmbejnë ekspriencat e tyre personale. Kështu ata pasurohen brenda vetes nga ana shpirtërore dhe e njohjes.

Masonë të tjerë theksojnë se duhet vazhduar dialogu me Kishën katolike , duke marrë si shembull eksperiencën e Amerikës Latine, ku ka një bashkëpunim midis masonerisë dhe Kishës Katolike e cila është shumë e fuqishme atje.

4

Page 5: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

Një nga masonët me aktivë në punimet e kongresit ishte Xhuzepe Miralia, 72 vjeç mason nga Skiavonia, lagje e Koriliano Kalabro (Kozenca). Prej 30 vjetësh ështe mjeshtër mason. Një nga personat e paktë si biznesmen që refuzonte të jepte rryshfet autoriteteve për të marrë tenderat. Karakteri i tij rebel , i shkaktoi vuajtje të shumta fizike deri në humbjen e një syri.

Ai thotë se lirinë nuk ta dhuron askush. Duhet ta kesh në gen ( trashëgimi) që ta kërkosh. Ai është shume kritik ndaj masonerisë së sotme italiane. Veçanërisht nuk i pëlqeu diskutimi i Mjeshtrit të Madh , Gustavo Rafi, për sa i përket mbështetjes ndaj homoseksualëve, duke ju referuar Biblës, Testamentit të Vjetër, historisë së Sodomës dhe Gomorrës, zvetënimit të tyre moral, Egjiptit të Lashtë që përfundoi si perandori pasi edhe ata u infektuan nga kjo sëmundje ( homoseksualizmi).

Masoni kalabrez shprehet për lidhjet e masonerisë me ndragetën ne Kalabri. Sipas tij faji është i politikanëve, burokratëve e kjo ndodh se nuk ka burra të vërtetë, por gjysëm burra të cilët nuk kanë kurajën të thonë të vërtetën. Për sa i përket emigracionit, mendimi i tij është që të shkohet në Afrike dhe të sterilizohen afrikanet, pasi po lindin si lepuj. Duhet shkuar në Afrike për të investuar atje në mënyrë që afrikanët të mos vijnë më në Evropë. Miralia është gjithashtu kundër pranimit të grave në masoneri, pasi sa më afër ta kesh gruan në llozhë , aq me keq është.

Dita e tretë e punimeve të Kongresit të G.O.I-t u zhvillua në Republikën e San Marinos ,për të ndjekur punimet e Llozhës së Madhe të San Marinos, e cila është themeluar nga G.O.I, Mjeshtri i madh i Llozhës së Madhe të Distriktit Kolumbia në SH.B.A dhe nga ish-Mjeshtri i Madh i Disktriktit të Kolumbias.

Llozha e Madhe e San Marinos në vitin 2007 kishte 60 anëtarë të ndarë në 3 llozha, të cilët duhet të jenë banorë të San Marinos. Kjo llozhë është themeluar në vitin 2003 nga iniciativa e G.O.I-t dhe Llozhës së Madhe të Distriktit të Kolumbias, pasi nevojiten njohja e 2 llozhave të mëdha kombëtare , për tu njohur nga ana e llozhave të tjera të botës. Të gjithë anëtarët që janë nga San Marino, para themelimit të llozhës së tyre , ishin anëtarë të G.O.I-t. Në vitin 2007 kjo llozhë u vu në qendër të një hetimi nga ana e Prokurorise së Katanxaros në Kalabri, pasi rezultoi se një “llozhë e mbyllur “ e San Marinos ishte përfshirë në kryerjen e disa veprave penale të tilla si; korrupsion, mashtrim, financim illegal i partive politike, bashkëpunim kriminal në tendera etj. Llozha e San Marinos, kundërshtoi përfshirjen e saj në skandal, duke pretenduar se ekzistonin llozha të tjera të parregullta në San Marino , të cilat nuk ishin pjesë e saj.

Mjeshtri i Madh Gustavo Rafi në përfundim të punimeve të Kongresit të Lindjes së Madhe Italiane (G.O.I) nxorri përfundimet e tij. Masoneria sipas tij duhet të lozë një rol politiko-kultural. Ajo duhet të eci me hapin e kohës. Mjeshtri merr si shembull negative masonerinë

5

Page 6: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

amerikane, e cila në të kaluarën ka pasur rreth 8 milionë anëtarë, kurse sot ajo ka 4 milionë. Ky pakësim ka ardhur sipas tij, për arsye të konservatorizimit të saj, refuzimit të ideve të reja.

Një nga problemet më të medha të masonerisë sot, është ai i globalizmit. Ka pasur gjithmonë pika takimi midis kulturave të ndryshme. Por abuzimi me këtë, d.m.th. transferimi i teknologjisë në vende të caktuara për të pasur krahun e punës më të lirë se vendi i origjinës, ka krijuar tensione. Nga kjo rrjedh fakti se ky krah i lirë pune, mësoi si ti bëjë produktet , hap bizneset e tij dhe të njëjtin mall e nxjerr me çmime shumë të lira, duke konkurruar padrejtësisht. Për të parandaluar këto veprime, duhen globalizuar edhe të drejtat e njeriut. Por Kombet e Bashkuara nuk kanë të drejta nderhyrje. Eshtë një institucion vetëm i debatit, pavarësisht se është themeluar nga parimet masonike, nuk ka instrumenta ndërhyrje. Dilet me rezoluta të cilat po u aplikuan është mirë, por njësoj është edhe kur nuk zbatohen. Këto parime të të drejtave të njeriut nuk zbatohen njësoj për të gjithë globin. Për shembull në Bosnjë , ku nuk ka naftë, paqja u arrit pas kryerjes së masakrave të pastrimit etnik. Kroatët u bashkuan me kroatët, serbët me serbët e boshnjakët me boshnjakët. Llozha e Madhe e Bosnjes mban bashkë myslymanë, serbë e kroatë. Këta vëllezër gjatë luftës, donin të ishin të bashkuar dhe jo të shkonin në llozha sipas etnive të tyre. Edhe sot ata janë bashkë. Pas Bosnjës shkuam si Lindje e Madhe e Italisë për të themeluar Llozhën e Madhe të Malit të Zi. Ka një rilindje të masonerisë në këto vende. Masoneria që është instaluar është e llojit maxinian dhe sipas mendimeve të Maxinit, nacionalizmat janë një degjenerim. Kufiri për një mason nuk është një vend ndalimi, por një vend takimi, një urë midis kulturave të ndryshme.

Gustavo Rafi është i mendimit se masoneria duhet të jetë e hapur , duke i hequr misterin që e rrethon. Ai është kundër ceremonive shumë teatrale e të ngarkuara brenda llozhës. I pëlqen ta thërresin thjesht Mjeshtër i Madh, pa titujt e tjerë që përmban pozicioni. Kur thërret një person i cili duhet të mbajë një diskutim në llozhë, e thërret me termin “diskutant” dhe jo me termin masonik “ ai që shënon tavolinën e madhe arkitektonike”.

Për sa i përket hetimeve të prokurorive të ndryshme , p.sh. asaj te Potenzes, Mjeshtri i Madh deklaron se ka një realitet shumë të ndryshëm e të vështirë në Siçili e Kalabri. Kur merret vesh se një mason i G.O.I-t është i përzierë në shkelje të rënda të ligjit, bashkëpunim me mafian, korrupsion etj, ai menjëherë pezullohet nga llozha përkatëse e Mjeshtri i Madh, deri në përfundim të gjykimit.

Nga fashikujt e hetimit të prokurorisë në ngarkim të Senatorit të Forza Italias, On. Marcello Dell Utri’ , dalin në dritë fakte shumë të rënda për bashkëpunimin midis mafias të drejtuesit të Cosa Nostras , Stefano Bontate dhe masonerisë. Ishin krijuar llozha sekrete në të cilat ishin anëtarësuar kryetarët e familjave mafioze siçiljane. Mjeshtri i Madh pretendon se këto llozha nuk i përkasin G.O.I-t, por janë të parregullta. Në një prej këtyre llozhave në vitet ’70-të , del emri i Anxhelo Siino, “ministri i punëve publike” i Cosa Nostra. Pas verifikimit të

6

Page 7: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

listave , rezultoi se emri i mësipërm ishte anëtarësuar në një llozhë për një periudhë të shkurtër kohë, as gjashtë muaj. Kërkohet nga llozha përkatëse kopje të dokumentacionit, dërgohet në Llozhën e Madhe vetëm emrat që e kishin rekomanduar, kurse i gjithë dokumentacioni tjetër ishte zhdukur. “Ngushëllimi i vetëm” i Mjeshtrit të Madh të G.O.I-t ishte se gjithë-gjithë, masoneria e bosit të mafias kishte zgjatur vetëm 6 muaj.

Nga hetimet e prokurorive të ndryshme del qartë përzierja e masonerisë në çështjen e rrëmbimit të Mulla Abu Omar nga ana e CIA-s, në çështjen e Telekomit ku i akuzuari kryesor Cipriani, mik i Liçio Xhelit ishte mason. Një mënyrë që personazhe të rrezikshëm të shmangen nga hyrja në masoneri apo të ikin nga ajo, është bërja e takimeve masonike publike me praninë e gazetarëve, pasi ku ka dritë , ku ka transparencë , ata largohen.

Në lidhje me ndryshimet midis G.O.I-t dhe masonerisë anglo-amerikane, sipas Mjeshtrit të Madh, mosnjohja nga ana e këtyre masonerive e Lindjes së Madhe Italiane , vjen si rezultat i deshirës për hegjemoni të anglezëve, të cilët duan të eksportojnë modelin e tyre të mendimit. Kjo nuk mund të zbatohet në Itali, pasi kemi të bëjmë me një kulturë tjetër, me një mënyrë të menduari tjetër. Në Itali është e pamendueshme që të ekzistojë një përzierje pushtetesh si në Britaninë e Madhe. Në Angli , mbreti është udhëheqësi i shtetit, udhëheqës i Kishës Anglikane dhe udhëheqës i masonerisë. Aktualisht Mjeshtri i Madh është Duka i Kentit, sepse Anglia ka mbretëreshë e gratë nuk pranohen në masoneri. Megjithatë Mbretëresha Elisabeta e Dytë është mbrojtësja e madhe e Llozhës së Madhe të Bashkuar të Anglisë. E gjithë kjo situatë është shumë e ndryshme nga ajo që është në Itali. Historia e Italisë ngjan më shumë me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kushtetueshmëria ka lindur atje. Iluminizmi amerikan është më i ngjashëm me iluminizmin e kontinentit evropian, kurse Anglia ka një histori krejt të ndryshme nga Amerika e Italia. Ka ndryshime tepër të medha midis masonerive, Megjithatë pozicioni i Kishës katolike është i njëjtë për të gjithë urdhrat masonike. Ratcingeri në vitin 1983 , kreu ndryshime në Kodin e së Drejtës Kanonike, duke shtuar ç’kishërimin ndaj masonëve, që ishte hequr disa vite para. Ai i sheh masonët si persona që komplotojnë kundër pushteteve, e kjo është një trillim i vërtetë.

Masoneria sipas Gustavo Rafit duhet të edukojë për të mos u ndaluar vetëm te ana e jashtme e gjërave, por të shkosh me tutje. Nuk ka vetëm një element ezoterik ose eksoterik. Duhet të jenë të dy elementet që të ekuilibrojnë njëri-tjetrin. Për masonin , njeriu simbolizohet si një gur i palatuar. Përmes punës në llozhë, rrugës masonike, njeriu duhet ta lëmojë gurin derisa ai të bëhet në formë katrori. Në çastin që ai e ka përfunduar këtë detyrë, lind pyetja se çfarë do të ndodhe me produktin e punës së tij, me masonin? T’ja tregojë të gjithëve, e ruan ne depon e ndërgjegjes, e lidh në qafë dhe mbytet në lumë apo e lidh me gurët e tjerë katrorë për të ndërtuar tempullin e njerëzimit, një shoqëri më të mirë me njeriun në qendër të tij? Me këto

7

Page 8: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

koncepte duhet të tregohet që masoneria që është tepër e sofistikuar , që nxit egoizmin , nuk të çon asgjëkund.

2.b. Llozha e dytë me e madhe në Itali është Llozha e Madhe Kombëtare e Italisë me seli në Sheshin e Jezusit (Piazza Gesu), Pallati Viteleski, e cila ka dalë nga Lindja e Madhe e Italisë , duke u themeluar në vitin 1908 prej priftit protestant Saverio Fera me origjinë nga Kalabria. Karakteristikë e kësaj llozhe është se aty pranohen gra që përbëjnë rreth 1/3 e anëtarësisë prej 8.800 anëtarësh. Kjo llozhë ka llozha të përziera me gra dhe llozha të përbëra tërësisht prej grash. Deri në vitin 2007 , kjo llozhë ka pasur si Mjeshtër të Madh , Luixhi Danesin , ka 400 llozha dhe ka formuar edhe 8 llozha të tjera jashtë kufijve të Italisë, ku si më e suksesshmja mund të përmendet Llozha e Libanit themeluar në 2006. Me të famshmit masonë të këtij organizimi , kanë qenë aktori komik Toto, Gino Cervi dhe Hugo Pratt.

Organizimi është i tillë që , pas marrjes së gradës së mjeshtrit , u jepet mundësia vëllezërve të vazhdojnë studimin dhe punën duke vazhduar sipas gradeve të Ritit Skocez të Lashtë e të Pranuar. Këto gradë përfshijnë ato kapitullare ( spekulative) nga grada e 4 deri në të 18 ( Masoneria e Kuqe) , qëllimii të cilave është perfeksionimi i njeriut, vazhdohet me gradët filozofike ( grada 19 - 30), Masoneria e Zezë që simbolizon zhvillimin e studimit drejt njohjes absolute ose gnosis dhe në fund gradët e Masonerisë së Bardhë nga 31 deri 33, në të cilat mund të aplikohen njohuritë e marra në gradet e mëparshme nëpërmjet administrimit të Vëllazërisë ashtu edhe përhapjen e tyre në shoqëri. Në gradët e Ritit Skocez ka influenza filozofike, gnostike, mistike, metafizike, rozikruciane, tradita biblike, kryqtare, iluministe e templare

Në këtë llozhë , kritikohet dogmatizmi dhe konservatorizmi i masonerisë anglo-saksone, pranohen ateistet, gratë si dhe duke u angazhuar aktivisht në veprimtari politike. Shkaku i shkëputjes nga Lindja e Madhe e Italisë në vitin 1908 , kishte të bënte me karakterin laik të shkollës fillore , si një nga reformat themelore të asaj kohe. Duke qenë se Mjeshtri i Madh ishte në favor të kësaj reforme, e njëkohësisht deputet në parlament, ai paraqiti projekt-ligjin përkatës. Pas votimit ky ligj nuk u miratua nga shumica e parlamentit Italian, në të cilin bënin pjesë shume masonë. Ky shërbeu si shkak për shkëputjen e një pjese të masonëve me në krye Mjeshtrin e Madh , gjë që çoi në formimin e kësaj llozhe.

Procedura e pranimit në llozhë përcakton se një kandidat duhet të rekomandohet nga 2 vëllezër që kanë një periudhe të gjatë që janë anëtarë të llozhës. Mjeshtri i nderuar i llozhës cakton vëllezër të tjerë , ku nuk përfshihen ata që kanë rekomanduar , që të hetojnë e pyesin kandidatin, nëpërmjet bisedimeve për të vlerësuar qëllimet e tij. Pas gjithë kësaj procedure, kryhen 3 votime rradhazi me anë të goglave. Në rast se në të tre votimet del qoftë edhe një gogël e zezë , që nënkupton se një nga votuesit nuk ka qenë dakort, kandidati nuk pranohet.

8

Page 9: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

Rezultatet e votimit i kalojnë inspektorit rajonal, i cili duhet të japë një vendim, delegatit të rajonit (masonik) që kordinon provincat e ndryshme, i cili duhet të shprehet në lidhje me votimin. Në fund e gjithë praktika vjen te Mjeshtri i Madh, i cili merr një vendim përfundimtar. Kandidati gjithashtu duhet të paraqesë dëshmi penaliteti që nuk ka qenë i dënuar dhe se nuk ka asnjë procedim penal në ngarkim të tij.

Mjeshtri i Madh mund të zgjidhet vetëm për 2 mandate rrjesht nga 3 vjet secili, por ai mund të kërkojë të rizgjidhet përsëri , por me kusht që të kenë kaluar 6 vjet nga përfundimi i mandatit të tij të mëparshëm. Për të arritur në gradat me të larta në këtë llozhë ( grada 32 dhe 33) duhen të paktën 20 vjet.

Në llozhë ndalohet rreptësisht diskutimi për politikë që përbën shkak për përjashtim nga llozha. Aty mund të pranohen prifterinj katolikë, besimtarë myslimane, hebrenj dhe të besimeve të tjera.

Llozha e Madhe Kombëtare e Italisë pretendon se i përket masonerisë “liberale” dhe jo asaj “dogmatike” të përfaqësuar nga Llozha e Madhe Mëmë e Bashkuar e Anglisë, e cila nuk e njeh këtë lloj organizimi masonik, duke e quajtur atë të parregullt. Llozha e Madhe Kombëtare e Italisë pretendon se njohja llozhave sipas modelit anglo-sakson është një mënyrë për të futur hundët në punët e brendshme të shteteve të ndryshme. Nga ana e Mjeshtrit të Madh të Llozhës së Madhe Kombëtare të Italisë merret si shembull rasti i disa llozhave në Argjentinë të cilat vareshin nga Llozha e Madhe e Anglisë dhe ishin aktivë gjatë luftës së Malvineve midis Anglisë dhe Argjentinës. Pretendohet se këto llozha jepnin informacion në favor të Anglisë.

Karakteristikë kryesore që përbën edhe shkakun e përcaktimit si llozhë e parregullt, është pranimi në këtë lloj masonerie i grave. Masoneria anglo-saksone i përmbahet rreptësisht Kushtetutës së Andersonit që përcakton përjashtimin e grave nga përkatësia në masoneri, pasi mendohet se burri është “diellor”, kurse gruaja është “hënore”. Ideatorët e futjes së grave në masoneri, nisen nga fakti se në natyrë ekzistojnë të kundërtat që e mbajnë botën në ekuilibër. Qënia njerëzore sipas tyre ka brenda vetes karakteristika psiqike diellore (mashkullore) dhe hënore ( femërore), pra kemi të bëjmë me një androgjin. Për këtë arsye nisi pranimi i grave në masoneri në Itali nga viti 1956, nisur nga shembulli francez i vitit 1893 , vit në të cilin u themelua Urdhri i të Drejtave të Njeriut nga aktivistja për të drejtat e femrave Marta Deraismes dhe senatori Xhorxh Martin.

Por pavarësisht se si përshkruhet gjendja e Llozhës së Madhe Kombëtare të Italisë nga ana e Mjeshtrit të Madh , Luigji Danesin në vitin 2007, ka shumë zëra kritike të cilët kane qenë pjestarë të kësaj masonerie. Një shembull i tillë është i një gruaje e cila ka qenë e pranuar në Shkallën e Pare të Cirakut brenda kësaj llozhe në qytetin e saj. Ajo pohon se shtytjen për tu bërë

9

Page 10: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

pjesë e masonerisë e ka dhënë romani i Paulo Koelho “Alkimisti” si dhe një shoku i saj që ishte mason, i cili dha rekomandimin.

Pas hyrjes në masoneri , grada e parë në Llozhën e Madhe Kombëtare të Italise, u zbulua nga ana e kësaj gruaje një rivalitet i egër midis llozhave të ndryshme, një luftë e vërtetë. Mikrobota e llozhës pasqyron në gjithshka dhe për gjithshka mekanizmat të cilat rregullojnë pushtetin. Kjo llozhë në të cilën ajo u bë pjesë , ishte e ndarë ne 2 grupime, një grup që mbështeste mjeshtrin e nderuar dhe tjetri që e kundërshtonte zgjedhjen e tij, pasi sipas tyre ai nuk plotësonte kushtet për të qenë mjeshtër i fronit. Kishte një luftë në kuptimin e vertete të fjalës midis Mjeshtrit të Fronit dhe Inspektorit të krahinës masonike dhe anëtarët e llozhes ndodheshin midis dy zjarreve. Nuk u lejohej të qëndronin neutral, por duhet të pozicionoheshin. Sipas saj gradet nuk merreshin sipas zotësisë dhe studimit të 7 arteve të lira, por sipas klaneve që ndodheshin në llozhë. Kishte grada të larta, nga e 4 e tutje të cilat nuk dinin pothuajse asgjë për rrugën që duhet të ndjekë një mason për përsosjen e vetvetes. Diskutimet që bëheshin kopjoheshin nga “tabela” e mjeshtrit apo internet. Në përfundim llozha u nda dhe u krijuan 2 llozha të reja. Me shpresën për tu rritur në rrugëtimin e saj brenda masonerisë, kjo grua u transferua te një llozhë e një qyteti tjetër ,që kishte si mjeshtre të nderuar një grua e kishte pjesmarrje të konsiderueshme grash.

Në llozhën e re fillimisht gjërat shkuan më mirë, kryheshin vizita ne llozha të tjera anembanë Italisë, merrej pjesë në ritual, darka masonike, festa në vilat luksoze të masonëve të cilët nga ana ekonomike ishin shumë mirë. Por gjërat sipas saj u vështirësuan, kur ajo në bazë të rregullores kërkoi të njihej me pasqyrat financiare të llozhës, pasi përveç pagesës së anëtarësisë, secilit prej anëtarëve të llozhes ju kërkua pagesa prej 1.000 Euro për ndërtimin e një tempulli të ri masonik. U kërkua nga ana e saj preventivi i ndërtimit të këtij tempulli, por kjo gje ju refuzua në mënyrë të prerë, me arsyetimin se ishte vetëm në gradën e Cirakut, e si e tillë nuk kishte asnjë të drejtë të njihej me bilancin e llozhës. Sipas saj , për çdo ngritje në gradë paguhet 500 Euro. Të gjithë kishin interes të merrnin gradat me të larta, pasi kush ishte nga grada e 30 e tutje , kishte të drejtë të administronte pasuritë shumë të konsiderueshme të Llozhës së Madhe Kombëtare të Italisë. Për më tepër për të avancuar në gradë , sipas saj, duhet “ti pëlqeje” Mjeshtrit të Nderuar dhe gjithë vëllezërve. Për tu pëlqyer duhet vetëm të bëje çfarë të urdhërohej dhe të jepje “favore”. Në llozhën e saj Mjeshtri i Nderuar kishte anëtaresuar një djalë 23 vjeç , i cili kishte marrë rrugë të keqe. Në këtë llozhe , masoneria shërbente si një klub eskluziv që funksionon sipas interesave personale ekonomike e politike. Masonët me të pasur shtronin dreka e darka vëllezërve të tjerë me motivin e vetëm të mburrjes me pasurinë personale e për krijimin e lidhjeve për biznes.

10

Page 11: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

Për sa i përket marrdhënieve personale burre-grua brenda llozhës , kjo grua përmend faktin se llozha në fund shndrrohej në një bordello dhe nuk kishte asnjë të përbashkët me një nga qëllimet e saj , ngritjen dhe përsosjen shpirtërore.

2.c.Llozha e tretë e më e vogla është Llozha e Madhe e Rregullt e Italisë , e cila ka lindur si pasojë e shkëputjes prej Lindjes së Madhe të Italisë me rreth 3.300 anëtarë e themeluar në vitin 1993 me Mjeshtër të Madh Fabio Venzi, e cila është e vetmja që njihet nga Llozha e Madhe Mëmë e Anglisë e kryesuar nga Mjeshtri i Madh, Duka i Kentit, anëtar i familjes mbretërore angleze.

Kjo llozhë është themeluar nga Xhuliano di Bernardo , i cili ka qenë Mjeshtër i Madh i Lindjes së Madhe të Italisë nga viti 1990 – 1993. Për shkak të mosmarrveshjeve të thella, ai së bashku me shumë masonë të tjerë u shkëputën nga Lindja e Madhe e Italisë dhe themeluan llozhën e mësipërme.

Llozha e Madhe e Rregullt e Italisë u themelua në një periudhe historike, ku klasa politike italiane që kishte qeverisur deri atëherë Italinë për gati 50 vjet, e përfaqësuar nga partitë kryesore italiane Partia Demokristiane dhe Partia Socialiste, pësoi nje tronditje të madhe për shkak të përfshirjes së saj totale në korrupsion , vrasje politike, lidhje me mafian e Vatikanin, shthurrjes morale. Si rezultat i hetimeve të prokurorisë italiane e vendimeve të gjykatave , presionit të shtypit , këto parti u shkrinë dhe udhëheqësit e tyre Xhulio Andreoti e Betino Kraksi u larguan nga politika italiane. Hetimi i Prokurorisë së Palmit në Kalabri me magjistrat Agustino Kordova , sqaroi lidhjet e ngushta midis krimit të organizuar dhe masonerisë së devijuar brenda 2 organizimeve masonike të asaj periudhe , 1992-1993.

Mjeshtri i Madh i Lindjes së Madhe i asaj kohe, z.Xhuliano Di Bernardo, kishte pranuar për të bashkëpunuar me drejtësinë me qëllim kryerjen e transparencës së plotë të G.O.I. Ky vendim i tij shkaktoi rrëmujë, polemika deri edhe në kërcënime me jetën e tij e të familjes së tij.

Në këto kushte ai së bashku me vëllezër të tjerë krijoi Llozhën e Madhe e të Rregullt të Italisë, me themelimin e së cilës për herë të parë në historinë e masonerisë italiane, u vendos kthimi në origjinën e masonerisë tradicionaliste anglo-saksone, si rrjedhim i degjenerimit të parimeve themelore, Kushtetutës së Andersonit, me të cilën ( degjenerimin) një masoneri e rregullt nuk ka asgjë të përbashkët.

Në masonerinë tradicionale e të rregullt gjithshka ka mbaruar së shkruari e vendosuri dhe nuk ka mbetur asgjë për tu shpikur e rregulluar si pretendojnë organizimet e tjera masonike në Itali. Në 8 Dhjetor 1993 , Llozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë njohu Llozhën e

11

Page 12: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

Madhe të Rregullt të Italisë, duke i hequr njohjen njëkohësisht Lindjes së Madhe Italiane (G.O.I.). Ky vendim u ndoq nga Llozha e Madhe Kombëtare Franceze, Llozha e Madhe e Irlandës dhe Llozha e Madhe e Skocisë si dhe nga shumë llozha të tjera në të pesë kontinentet.

Karakteristikë dalluese e kësaj llozhe është që ajo ka vetëm 3 gradë: Ҫiraku, Shoku dhe Mjeshtri. Nuk ka rite brenda saj që të çojnë deri në gradën e 33° , që karakterizojnë masoneritë e tjera në Itali. Ky organizim shmang krijimin e pushtetit paralel brenda llozhës, që shpesh mbivendoset e krijon probleme klanesh, e si rrjedhim ka epërsi për shkak të transparencës e thjeshtësisë brenda llozhës.

Llozha e Madhe e Rregullt e Italisë punon sipas “Ritualit Emulation” që e merr emrin nga Llozha Emulation e Përmirësimit të Londrës e cila është mbledhur për herë të parë në 2.10.1823. Kjo llozhë u krijua posaçërisht për mjeshtrit masonë, të cilët përgatiteshin për krijimin e llozhave të tyre e për zëvendësat që do të zinin vendin e mjeshtrit të nderuar. Kjo llozhe që nga data e krijimit është mbledhur pa asnjë ndërprerje, pavarësisht rrethanave historike e ka famën e të rezistuarit ndaj çdo tentative të ndryshimit të ritualit të ceremonisë masonike.

Llozhën e Madhe të Rregullt të Italisë dhe Mjeshtrin e Madh Fabio Venzi e dallon nga organizimet e tjera masonike , fakti që ata nuk kryejne reklamë, nuk komunikojnë me shtypin , e jane të mbyllur. Intervista e vetme që ky Mjeshtër i Madh i ka dhënë shtypit ka qenë në 01.12.2003 e në të afirmohet se masoneria është një e vetme, ajo me origjinë angleze e cila nuk ka asgjë të përbashkët me imazhin që ka krijuar Masoneria në Itali; njerëz që në sajë të përkatësisë në këto shoqëri sekrete , lozin lojrat e pushtetit politik dhe merren me interesat e tyre financiare.

Më tej Mjeshtri i Madh sqaron se llozha që ai kryeson nuk premton vende pune, ngritje në karriere apo favore të tjera personale. Kush kyn në këtë organizim masonik është në majë dhe nuk ka nevojë për masonerinë që të përfitojë favore. Masoneria italiane para krijimit të kësaj llozhe ka pasur të njëjtat karakteristika të masonerive franceze e braziliane; shumë e politizuar dhe antikishtare. Llozha e Madhe e Rregullt e Italisë beson në Arkitektin e Madh të Universit , nuk bën politike e debate fetare brenda llozhës.

Mjeshtri i Madh pranon se ka një bashkëpunim me Opus Dei, pasi disa masonë janë pjesë e Opus Dei dhe disa anëtarë të Opus Dei janë masonë në llozhat që ai ka në juridiksion.

Dallimet midis Llozhës së Madhe të Rregullt të Italisë me llozhat e tjera jane të thella dhe nuk mund të riparohen. Me Llozhën e Madhe Kombëtare të Italisë me seli në Pallatin Viteleski e ndan fakti që kjo e fundit pranon gra. Kjo është një parregullsi e rëndë dhe e patolerueshme. Për sa i përket dallimit me G.O.I , ky konsiston në atë se ky i fundit karakterizohet nga ndërhyrja e vazhdueshme në jetën politike dhe ekonomike italiane. Llozha e

12

Page 13: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

Madhe e Rregullt e Italisë karakterizohet nga modeli i masonerisë anglo-saksone. G.O.I ka dhënë mendime publike në shtyp përmes deklaratave të Mjeshtrit të Madh Av.Gustavo Rafi për sa i përket të drejtave të homoseksualëve , duke e lënë të hapur mundësinë e pranimit të tyre në masoneri. Për më tepër G.O.I ka qenë prezent edhe në Paradën e Homoseksualëve. Ky i fundit ka organizuar ceremoni publike në Pallatin e Kongreseve në Rimini, seminare të hapura me objekt të drejtat e njeriut, hyn në polemika me Vatikanin për çdo çështje. Sjelljet e mësipërme nga ana e G.O.I. janë ekzaktësisht ato sjellje që nuk tolerohen e konsiderohen të parregullta nga ana e masonerisë anglo-saksone dhe Llozhës së Madhe të Rregullt të Italisë.

Një dallim tjetër midis kësaj llozhe dhe G.O.I është se aty nuk ka rite , por vetëm tre grade. Ritet janë pushtet mbi pushtet, janë komplet të pavarura nga Urdhri , por njëkohësisht janë brenda Urdhrit. Në Llozhën e Madhe të Rregullt të Italisë janë vetëm 3 gradë , dhe përtej gradës më të lartë të Mjeshtrit ka vetëm një ritual që është ai i Harkut Mbretëror, që është një plotësim i gradës së Mjeshtrit dhe jo gradë më vete. Struktura e Llozhës së Madhe të Rregullt të Italisë është absolutisht vertikale.

Te G.O.I. ka shume rite me shefat e pushtetin e tyre. Shefi i Ritit të Memfisit dhe Misraimit quhet Jerofanti i Madh. Shefi i Ritit Skocez të Lashtë e të Pranuar quhet Komandanti i Madh Sovran. Eshtë shefi i Ritit të Jorkut, Shefi i Ritit Simbolik etj. Mjeshtri i Madh i G.O.I nuk ka asnjë mundësi të zgjedhë një Rit. Tek Ll.M.R.I , Mjeshtri i Madh bashkë me këshillin zgjedh vetëm një Rit. Mjeshtri i Madh Rafi nuk komandon realisht G.O.I-n . Ai poshtë vetes ka disa minipushtete , të cilave ai duhet tu japë llogari, si përshembull, Riti Skocez, i cili ka mijëra anëtarë, gati gjysma e masonëve të G.O.I-t. Shefi i Ritit Skocez i thotë Mjeshtrit të Madh që “ dua që për një çështje të caktuar të mbash këtë ose atë qëndrim”. Pra Avokat Gustavo Rafi është thjesht një autoparlant që jep mendimet e të tjerëve e jo ato të tijat. G.O.I funksionon si një parti politike. Mjeshtrat e një rajoni zgjedhin me votim një president rajonal , duke krijuar aleanca dhe grupime të cilat janë rreptesisht të ndaluara. Tavolinat e rrumbullakta apo kongreset massive në Rimini jane praktika të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me masonerinë tradicionale. Një mason suedez apo skocez i pranishëm , nuk do tu besonte syve nga ajo që do të shikonte.

Te Llozha e Madhe e Rregullt e Italisë (Ll.M.R.I) ka organizim vertikal dhe pushtetin real e ka në dorë vetëm Mjeshtri i Madh i cili nuk e ndan atë me asnjë mjeshtër tjeter. Askush nuk mund të japë intervista me shtypin me kokën e tij , me përjashtim të Mjeshtrit të Madh ose me autorizimin e tij. Në rast se ndodh e kundërta, vëllai që ka shkelur rregulloren përjashtohet. I kushtohet rëndësi të veçantë pranimit të kandidatëve të cilët kanë një nivel kulturor e intelektual të lartë dhe pas pranimit të tyre vazhdohet me ngritjen e tyre shpirtërore e intelektuale. Përndryshe çfarë masonerie mund të ngrihet kur pjesa dërrmuese janë injorantë , si ndodh te G.O.I.

13

Page 14: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

Në botën anglo-saksone të masonerisë, organizimet masonike italiane me përjashtim të asaj të Ll.M.R.I , shikohen me dyshim e skepticizëm. Kjo për shkak të lidhjeve të vjetra të masonerisë me politikën e mafian. Llozha e Madhe e Norvegjisë pas shumë luhatjesh dhe dyshimesh disa vjeçare, më në fund njohu Llozhën e Madhe të Rregullt të Italisë. Atje të jesh Mjeshtër i Madh do të thote të jesh një nga personat më të rëndësishëm në vend. Jo më kot Tempulli Masonik në Norvegji ndodhet përballë Parlamentit Norvegjez.

Ll.M.R.I ka marrëdhënie korrekte me Kishën Katolike dhe me besimet e tjera të krishtera, islamin, hebraizmin apo induzimin. Në vitin 2007 Mjeshtri i Madh u ftua të mbajë një referat në një konferencë të organizuar nga një shoqate katolike me pjesmarrjen e disa prej kardinalëve të Kishes Katolike. Eshtë rasti i vetëm në mijra vjet histori të Kishës Katolike, që ftohet në një konferencë publike një Mjeshtër i Madh mason. Kjo ftesë merr më shumë rëndësi edhe nga fakti që në 28.04.1738 Papa Klementi XII nxorri enciklikën papale In eminenti apostulato specula me të cilën mallkoheshin të gjithë ata katolikë që bëheshin pjesë e masonerisë, duke e akuzuar këtë të fundit për herezi. Kjo “luftë e ftohtë” ka vazhduar me dokumentin e vitit 1985 të lëshuar nga Kardinali Ratcinger, i cili e akuzoi masonerinë për “relativizëm”. Në atë periudhë ai ishte kreu i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit.

Ll.M.R.I nuk dorëzon në polici apo organe të tjera listën e anëtarëve të saj. Vetëm në raste të hetimeve të prokurorisë, pas kërkesës së arsyetuar, Mjeshtri i Madh kthen përgjigje me shkrim që listën në fjalë nuk mund ta japë. Gjithashtu emrat mund të jepen vetëm me leje të anëtarësisë. Pavarësisht sa më lart , në Itali, emrat e llozhave dhe vendet e tyre të mbledhjes janë publike, Llozha e Madhe e Rregullt e Italisë, ka një seli zyrtare në Romë dhe mund të vizitohet nga kushdo gjatë ditës.

Në masonerinë e Llozhës së Madhe të Rregullt të Italisë është e ndaluar rreptësisht kryerja e biznesit. Bëhet e mundur që çdo llozhë të ketë një dokumentacion për çdo mbledhje apo aktivitet që kryen, që do të thotë se secila llozhë duhet të nxjerrë dokumentacion e studime të natyrës historike e filozofike në lidhje me masonerinë. Kur llozha nuk vepron në mënyrë të tillë, menjëherë shkohet në vend dhe verifikohet se për çfarë arsye ndodh një gjë e tillë. Në masoneri punohet me projekte edukative për rritjen e nivelit të anëtarëve të saj duke krijuar një homogjenitet kulturor brenda llozhës.

Masoneria nuk është një shoqëri sekrete, por mbledhjet e llozhës si për shoqata të ndryshme janë të hapura vetëm për anëtarët e tyre. Masonët inkurajohen të flasin hapur për pjesmarrjen e tyre në Urdhër, por pa përdorur anëtarësinë e tyre si mjet për përfitime personale. Të qënit mason , shpesherë sjell diskriminim në punë, ambiente sociale.

Favoritizmi i një vëllai nga ana ekonomike kur ai konkurron me një profan me kushte të njëjta është rreptësisht i ndaluar. Me hyrjen në masoneri, kandidatëve u mësohet se nga hyrja

14

Page 15: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

në urdhër nuk duhet të presin asnjë përfitim material dhe tentativa për të krijuar lehtësi për veten apo për të tjerët në mënyrë të pamerituar , ndëshkohet me përjashtim.

Ҫdo vit masoneria ndihmon personat në nevojë apo institucionet e shoqërisë civile. Ajo ndihmon të vejat e jetimët e masonëve me ndihma ekonomike. Parimi kryesor nuk është ndihma falas, por solidariteti.

Kush hyn në masoneri e ka rreptësisht të ndaluar të kryeje veprime të tilla të cilat të vënë në rrezik paqen dhe rregullin në llozhë e jashtë saj; duhet të respektohen rregullat e shtetit në të cilin jeton e duhen ndihmuar autoritetet përkatëse. Secili mason ka të drejtë të ketë opinionet e tij për çështje të ndryshme të politikës, ekonomisë apo fesë, por atij i ndalohet rreptësisht diskutimet e natyrës politike apo teologjike në llozhë. Llozha e Madhe e Rregullt e Italisë gjithmonë ka refuzuar të japë mendimet e saj në lidhje me situatën politike të brendshme apo të jashtme e nuk lejon që emri i saj të bashkangjitet me çfarëdo veprimi qoftë edhe humanitar, pasi kjo do të shkaktonte prishjen e asnjanësisë së saj në marrëdhëniet midis shteteve, apo midis partive politike.

Në rast se masoneria qoftë edhe një herë të vetme do të devijonte nga parimet e mësipërme , do të mbillte farën e përçarjes midis anëtarëve te saj , duke humbur përfundimisht atë largësi ndaj ngjarjeve që ndodhin në shoqëri e që e ka lejuar të jetojë në harmoni. masoneria nuk mund e nuk duhet të jetë një grup presioni politik. Secili mason ka bindjet e veta politike, por masoneria e rregullt si Urdhër, kurrë nuk duhet të shprehë ndonje mendim apo vizion politik, duke mospraktikuar formën e lobimit.

Në organizimet e tjera në Itali apo jashtë saj, që vetëquhen masone, ka përfshirje të tyre në politikë e si të tillë ata nuk njihen nga Llozha e Madhe e Rregullt e Italisë, pasi kjo llozhë zbaton me përpikmëri parimet themelore të vendosura nga Llozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë prej së cilës rrjedhin e njihen , të gjtha masoneritë e rregullta të botës.

Për sa i përket hetimeve të prokurorisë italiane në vitin 2007 për lidhjet midis mafias dhe masonerisë, Mjeshtri i Madh Venzi , shpjegon se në Itali ka rreth 200 grupe të masonerisë së parregullt e ti kategorizosh persona të tillë si masonë, do të thotë të mos dish asgjë rreth masonerisë. Në Itali problemi më i madh i masonerisë në ditët e sotme, është se kushdo që i mbushet mendja të bëhet mason nga hiçi, mbledh disa persona që nuk e kanë idenë, i japin vetes grada, veshin përparëset masonike , mblidhen në bodrume dhe e deklarojnë veten masonë , pa u njohur nga askush. Nuk mund të hetohet masoneria e rregullt nga ana e prokurorisë, kur disa persona të vetëquajtuar masonë e që nuk i njeh njeri, flasin në telefon, kryejnë vepra penale e pretendojnë mbrojtje. Eshtë njësoj sikur të kapet një prift në një qytet të Italisë i cili ka kryer vepër penale e njëkohësisht të hetosh Papën Benedikti XVI.

15

Page 16: Masoneria Ne Itali Versioni Word 97-2003

2.d.Ekziston edhe një llozhë tërësisht femërore, Llozha e Madhe Femërore e Italisë e themeluar në vitin 1990 , trashëgimtare e Llozhës së Madhe Tradicionale Femërore të Italisë e themeluar në vitin 1980. Kjo llozhë është njohur nga Llozha e Madhe Femërore e Francës, duke e lejuar të punojë sipas 3 gradëve të Ritit Skocez të Lashtë dhe të Pranuar. Kjo llozhë ka marrdhënie miqësore me Llozhën e Madhe Kombëtare të Italisë, ka 160 anëtarë dhe 15 llozha.

2.e. Llozhat ushtarake amerikane ne Itali

16