41
Created by Minir Shaqiri Mbrojtja ndërkomtare e të drejtave të njeriut 1.Praqitja dhe zhvillimi i të drejtave të njeriut 2.Të drejtat themelore te njeriut te mbrojtura me të drejten ndërkombëtare Mbrojtjes te se drejtave të njeriut shtytje të madhe u kane dhënë revolucionet borgjeze te cilat kannë proklamuar ideale te perbashkëta „ lirinë, vëllazërinë dhe barazinë“. Pikërisht revolucionet borgjeze kan inspiruar Ligjin për te Drejtat (Bill of Rights)te vitit 1689 Dekleraten për pavarsinë e

Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Mbrojtja ndërkombtare e të drejtave të njeriut1-.Praqitja dhe zhvillimi i të drejtave të njeriut 2.Të drejtat themelore te njeriut te mbrojtura me të drejten ndërkombëtareMbrojtjes të së drejtave të njeriut shtytje të madhe u kanë dhënë revolucionet borgjeze te cilat kanë proklamuar ideale te përbashkëta Ä lirinë, vëllazërinë dhe barazinë³. pikërisht revolucionet borgjeze kan inspiruar Ligjin për të Drejtat (Bill of Rights)te vitit 1689 Dekleraten për Pavarsinë e Shteteve të Bashkuara të Ameri

Citation preview

Page 1: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Mbrojtja ndërkomtare e të drejtave të njeriut

1.Praqitja dhe zhvillimi i të drejtave të njeriut

2.Të drejtat themelore te njeriut te mbrojtura me të drejten ndërkombëtare

Mbrojtjes te se drejtave të njeriut shtytje të madhe u kane dhënë

revolucionet borgjeze te cilat kannë proklamuar ideale te perbashkëta

„ lirinë, vëllazërinë dhe barazinë“. Pikërisht revolucionet borgjeze kan inspiruar

Ligjin për te Drejtat (Bill of Rights)te vitit 1689 Dekleraten për pavarsinë e

Shteteve të Bashkuara të Amerikes te vitit 1776, dhe Deklaraten për të Drejtat e

Njeriut dhe te Qytetarit te vitit 1789, te cilat i kanë vën standartet më të

përgjithshme të të drejtave të njeriut. Klasikët e marksizmit dhe proletariati ua kanë shtuar të drejtave të njeriut dimensionin social

Page 2: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Pararëndesit e te drejtave të njeriut

• SpinozaE ka fokusuar njohjen e lirisë së mendimit dhe të fjales, si vlera te pa zëvendesueshme në jeten shoqërore dhe politike, duke argumentuar hollësisht se kjo s`ështe në kundershtim me sistemin demokratik, por pëkundrazi del nga ai.

• VolteriKritikonte ashpër shoqërinë feudale në Francë dhe kishen katolike, si aleancë e (fronit

dhe altarit) nga e cila buronin pabarazitë shoqërore, jotoleranca fetare, arbitrarizmi i pushtetit mbretërorë etj. Ai propagandonte lirinë e fjales, barazinë si dhe nevojen për te vepruar me të tjeret ashtu siq deshirohet te veprohet me ty, si rregulla që burojne nga ligjet natyrore, që vlejnë për të gjithë njerzit dhe të gjith popujt, e të cilat u pergjigjen plotësisht ligjeve të moralit.

• Rousseau (Ruso)Supozonte se do krijuar“ një formë e shoqërizimit të njerzve, e cila do ti mbronte dhe do ti

ruante me tër fuqinë e përbashkët individet dhe të mirat e gjdo antari të shoqërisë dhe nepermjet të të cilit qdo kush i bashkuar me të gjithë prapseprapë (në pikë të fundit) do të degjonte vetëveten dhe kështu do të mbetej po aq i lirë si edhe më parë“

„Kontrata shoqërore“ • Populli i lirë dëgjon, por nuk sherben. Ai ka prijes, por nuk ka zotëri, ai degjon

vetem ligjet:falë ligjeve, ai nuk u nënshtrohet njerzve.

Page 3: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Aktet e para nga fusha e të drejtave të njeriut

• Karta e Madhe e LiriveMagna Carta Libertatum e vitit 1215

• Ligji për te DrejtatBill of Rights i vitit 1689

• Deklarata për Pavarsinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikes (1776)

Ka proklamuar në përgjithësi suazën (kornizen)e të drejtave të pa cënueshme, ndër të cilat veqohen e drejta e sovranitetit që i takon popullit dhe e drejta në revolucion për tu dhënë fund padrejtësive të mëdha

• Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit (1789)Është miratuar nga Kuvëndi Kombëtar Francez i inspiruar nga

idetë e filozofisë iluministe të shekullit të XVIII sipas së cilës „njerzit lindin dhe rrojnë të lirë dhe të barabartë në të drejta“

Plebishiti si mënyrë e konsultimit të vullnetit kolektiv të popullit (zbatimi i parimit të vetvendosjes së popujve) bëhet me rastin e bashkimit të disa territoreve te Frances, por me ardhjen e Napoleonit nuk praktikohet më.

Page 4: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Interesimi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut

• Të dretat e njeriut dhe liritë themelore tradicionalischt trajtoheshin si qështje te kompetences së mbrëndshme, andaj rregullimi i tyre bëhej me ligje, deklarata ose kushtetutë. Ato do të transferohen edhe në fushen ndërkombëtare vetem pas luftes së dytë botërore.

• Disa nga shtetarët dhe dokumentet më të rendesishme që angazhohen për afirmimin e te drejtave të njeriut janë:

• Franklin D. Roosevelt • Karta e Atlantikut (14.gusht.1941)• Deklarata e kombeve të bashkuara (1 janar 1942)• Deklarata nga Konferenca e Damberton Oksit • Karta e OKB

Page 5: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Sistemi i të drejtave të njeriut i kombeve të bashkuara

Karta e OKB-së dhe të drejtat e njeriut

• Në hyrje të saj riafirmohet besimi „në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe në vleren e njeriut, në barazinë e të drejtave të meshkujve dhe të femrave“

• Kurse neni 1 par.3 e vënë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe ose feje ndër qellimet kryesore te Kombeve të Bashkuara

• Karta e OKB-së ka përcaktuar organet qendrore që duhet të bartin veprimtarinë lidhur me të drejtat e njeriut:

• Asambleja e Përgjithshme• Këshilli Ekonomik e Social

Page 6: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Trupat ndihmës te Asmblesë së PërgjithshmeKomisioni i së Drejtes Ndërkombëtare

• Themeluar nga asambleja e Përgjithshme me rezoluten 174 (II) të 21.nëntorit 1947 si trup ndihmës për kodifikim dhe zhvillim progresiv te së drejtes ndërkombëtare

• Ka marrë pjesë aktive në përgaditjen e një numri të akteve nga fusha e të drejtave të njeriut siq ishin: – Konventa për Pengimin dhe Denimin e Krimit të Gjenocidit,

– Statuti i Zyres së Komisariatit të Lartë për Refugjatë

– Konventa për Statusin e Refugjatëve

– Deklerata për Azilit Territorial

– Konventa për Pengimin dhe Denimin e Krimit ndaj Personave të mbrojtur Ndërkombtarisht duke përfshirë këtu edhe agjentët Diplomatik etj

Page 7: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Trupat ndihmës te Asmblesë së PërgjithshmeKomiteti Special për Dekolonizim

• Është themeluar jo shumë kohë pas miratimit të Deklarates për Dhënien e Pavarsisë Vëndeve dhë Popujve Kolonial

• Magna Carta e Dekolonizimit

Kishte shpallur se nënshtrimi, dominimi dhe shfrytzimi i popujve përbën mohim të të drejtave të njeriut, ështe në kundërshtim me karten e Kombeve të bashkuara dhe pengon përparimin e paqes dhe bashkpunimit në botë

Page 8: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Trupat ndihmës te Asmblesë së PërgjithshmeKomiteti Special kundër Aparteidit

• Komiteti Special kundër Aparteidit të Qeverisë së Republikes së afrikes së Jugut është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme me Rezoluten 1761 (XVII) te 6 nëntorit 1962

Page 9: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Trupat ndihmës te Asmblesë së PërgjithshmeKomisari i Lartë për të Drejtat e njeriut

• Përpjekjet per themelimin e ketij posti datojnë nga 1947 Rene Cassin gjat përgaditjes së Deklarates së Përgjithshme për të drejtat e Njeriut, kishte shfaqur idenë e një Prokurori publik qe do te ishte përgjegjes para qeverive për mbrojtjen e te drejtave të njeriut

• Me 1965 nga Kosta Rika

• Së fundmi pas përpjekjeve pesdhjet vjeqare me 1993 miratohet projektrezoluta e paraqitur për këte qeshtje nga grupi punues i kryesuar nga Ekuadoriani Jose Ayla-Lasso

• Komisarin e Larte për të drejtat e njeriut e emron Sekretari i përgjithshem i OKB por Zgjedhjen duhet ta miratoi Asambleja e përgjithshme.(që nga 1998 funksionin e ushtron Mary Robinson e Irlandes)

Page 10: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Trupat ndihmës te Asmblesë së PërgjithshmeStatusi dhe kompetencat e Komisarit të Lartë

• Komisari i Lartë është perkufizuar si „zyrtar i Kombeve të Bashkuara kryesisht përgjegjës për aktivitetet e Kombeve të bashkuara në fushen e të Drejtave të Njeriut nën udhheqjen dhe përgjegjësinë e Sekretarit të përgjithshem.

• Rezoluta i precizon shprehimisht 11 funksione të Komisarit të Lartë:

Page 11: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

kompetencat e Komisarit të Lartëa. Të përparoj dhe mbroj gëzimin efektiv nga të gjithë, të gjitha të drejtave

civile, kulturore, ekonomike, politike dhe sociale.

b. Tu bëj rekomandime organeve të kombeve të Bashkuara për permirsimin dhe përparimin e mbrojtjes së të drejtae të njeriut

c. Të siguroj sherbime kshilldhënëse dhe asistencë teknike dhe financiare shteteve të interesuara dhe organizatave regjionale për te drejtat e njeriut për të ndihmuar aktivitetet dhe programet ne fushen e të drejtave tzë njeriut

q. Të koordinoi programet edukative dhe të informimit publik në fushen e të drejtave të njeriut

f. Të luaj rol aktiv në evitimin e pengesave aktuale (të përhapura) dhe të ballafaqohet me sfidat e realizimit të plotë të të gjitha te drejtave të njeriut dhe në pengimin e vazhdimit të cënimeve të të drejtave të njeriut në tër boten.

g. Të hyj në dialogje me qeveritë me qëllim te sigurimit të respektimit të të drejtave te njeriut.

h. Të intensifikoi bashkpunimin ndërkombëtar për perparimin dhe mbrojtjan e të drejtave të njeriut.....etj

Page 12: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Trupat ndihmës të kshillit Ekonomik e socialKomisioni i të drejtave të njeriut

Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut UNHCR ështe themeluar nga kshilli ekonomiko social me rezoluten 5(I) të 16 shkurtit dhe me rezoluten 9 (I) të 21. Qershorit. 1946

Komisioni është i autorizuar te bëj propozime rekomandime dhe ti raportoi Kshillit Ekonomik dhe Social për:

1. Instrumentet ndërkombetare per te drejtat e njeriut2. Mbrojtjen e pakicave3. Pengimin e diskriminimit4. Dhe qfardo qështje tjeter që ka të bëj me të drejtat e njeriut etj..

Komisioni ka përgaditur:• Dekleraten e Përgjithshme për te Drejtat e Njeriut• Paktin Ndërkombëtar per të Drejtat Civile dhe Politike• Paktin Ndëkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sciale dhe Kulturore• Konventen kunder Tortures dhe Trajtimit ose Denimit Barbar Jonjerzorë

ose Poshtërues• Konventen për të Drejtat e Families

Page 13: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Trupat ndihmës të kshillit Ekonomik e socialNënkomisioni për pengimin e Diskriminimit dhe Mbrojtjen e

Pakicave

• Ështe organ kryesor subsidiar (dytësor) i Komisionit për të Drejtat e Njeriut

• Ështe krijuar në vitin 1947• Ka 26 Anëtarë

– 7 Afrikanë– 5 Aziatikë– 5 Latinoamerikanë– 3 Europiaolindorë– 6 nga Europa perendimore etj..

Page 14: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Deklerata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut

• U miratua njëzërit nga Asambleja e Përgjithshme me 10 Dhjetorë 1948• Për her të parë provon te ndërlidhë ngushtësisht të drejtat

civile e politike dhe të drejtat ekonomike, sociale e kulturore

• Deklarata ka preambulen dhe 30 nene ku janë të perfshira një numër i madh i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore qe u takojnë të gjithë njerzve të botes pa dallim.

a) Të drejtat civile e politike (nenet 4-21) dheb) Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore (nenet 23-27)

• Meqenëse nuk ka forcë detyruese prapseprap Konsiderohet si „Kod Moral Ndërkombëtar i sjelljes“(International moral code of conduct)

Page 15: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Paktet për të Drejtat e Njeriut

1. Pakti ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ka hyrë në fuqi më 23.03.1976)

2. Pakti Ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, Sociale dhe kulturore (ka hyrë në fuqi më 03.01.1976)

3. Protokolli Opcional në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike

• Sipas parimit të vetvendosjes qdo popull ka të drejtë të përcaktoi lirisht poziten e vet politike: të kujdeset për zhvillimin e vet ekonomik, shoqërorë dhe kulturorë dhë të disponoi lirisht me pasuritë dhe burimet e veta natyrore

• (neni 1 i Pakteve)

Page 16: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Pakti Ndërkombëtar për te drejtat Civile dhe Politike

• Përmban shumë dispozita për te drejtat demokratike dhe liritë e njeriut dhe mjetet për garantimin e tyre, ndër to më të rendesishmet janë:

• E Drejta e Jetes e cila duhet mdrojtur me ligj (neni 6)

• E drejta e lirisë dhe e sigurisë personale e cila përjashton burgimin ose praburgimin arbitrar dhe kërkon që personat e burgosur menjëher që në omentin e arrestimit, te informohen për arsyet e burgimit dhe ne afat sa më të shkurter tù komunikohet akuza kunder tyre dhe të dalin para gjyqtarit (neni 9)

• Liria e qarkullimit dhe liria e zhgjedhjes së vëndqendrimit (neni 12)

• Liria e mendimit ndergjegjes dhe besimit (neni 18)• Liria e shprehjes (neni 19)• Liria e tubimit paqësor (neni 12)• Liria e Bashkimit dhe e krijimit të sindikatave (neni22)• E drejta e votes e cila duhet të jetë e përgjithshme dhe e fshehtë me të cilen

sigurohet shprehja e lirë e vullnetit të zgjedhsve dhe për të marrë pjesë ne udhheqjen e punëve publike (neni 25)

- Pakti Ndëkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike i obligon shprehimisht shtetet që ti respektojnë dhe ti sigurojnë të drejtat e individëve në territorin e tyre dhe që janë nën pushtetin e tyre pa kurrfar dallimi.

Page 17: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Pakti Ndërkombëtar për të Drejat Ekonomike,Sociale, dhe Kulturore

Përmban Dispozita që kannë të bëjnë me:• Punen• Sigurimin Social• Standartin e jetesës• Mbrojtjen e Families• Sigurimin e Shëndetit• Edukimit dhe të etj...

Pra përmban aso obligimesh, përmbushja e të cilave nuk mvaret thjesht nga vullneti i mirë i autoriteteve të pushtetit në nje vend, por edhe nga rëndi shoqëror i vëndit, shkalla e zhvillimit etj..

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore ndryshe nga pakti ndëkombëtar për te drejtat civile dhe politike i cili kërkon pa kompromis zbatimin e gjdo të drejte të njeriut, obligimet e shteteve i formulon në atë mënyrë që lë hapsirë për tu zbatuar ato në jetë aq sa mundëson situata objektive

Page 18: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Komiteti për të Drejtat e Njeriut

• Ka kompetenca të gjëra perkitazi me respektimin e

dispozitave të paktit. • Komiteti sipas Nenit 40 par.4 ështe kompetent që të

shqyrtoj raportet që i parashtrojnë shtetet për masat që kanë miratuar për te vëne në jetë të drejtat e njohura më këte pakt.

• Kompetent që të pranojë dhe të shqyrtoj parashtresat në të cilat një shtet kontraktues konfiron (verteton) se shteti tjeter kontraktues nuk i përmbush obligimet e tij sipas këtij pakti.

• Komitetit i ështe dhëne kompetenca që te pranoj dhe te shqyrtoj parashtresat e individëve me të cilat konfirmojne se janë viktima të cënimit te cilësdo te drejtë nga pakti

Page 19: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Sistemi Europian i të drejtave të njeriutKshilli i Europes

• Kshilli i Europes ështe Themeluar me 5 maj 1949 nga dhjet shtete: Belgjika, Danimarka, Franca, Holanda, Irlanda, Italia, Luxemburgu, Norvegjia Suedia, dhe Britania e Madhe

• Themelimi ështe inspiruar në bindjen se disa vlera shpirtërore dhe morale të cilat janë e mire e tyre e përbashkët dhe burim i vërtetë i lirive individuale, lirive politike dhe sundimit të së drejtes, bëjne bazen e gjdo demokracie të vertetë.

• Hyrja e shteteve në Kshillin e Europes kushtezohet me sigirimin e të drejtave te njeriut dhe lirive themelore për te gjithë njerzit.

Page 20: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Sistemi Europian i të Drejtave të NjeriutKonventa Europiane pë Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

• Është miratuar me 4 nëntor 1950• Ka hyr në fuqi më 3 shtator 1953• Është dokumenti i parë që rregullat deklarative i

ka shëndërruar në rregulla kontraktuese ( u ka dhëne karakter të detyrueshem)

• Përmban dhjetë të drejta që kannë qenë te parapara në deklaraten e përgjithshme për të drejtat e njeriut.

• Konventa në disa raste parashikon edhe kufizime të cilat mund të bëhen në shfrytzimin e këtyre të drejtave në interes të sigurisë Kombëtare.

Page 21: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Komisioni Europian i të Drejtave të Njeriut

• Përbëhet nga po aq anëtarë sa ka palë kontraktuese.• Ështe kompetent për të shqyrtuar ankesat lidhur me

cenimin eventual te dispozitave të konventes nga ndonjë shtet kontraktues.

• Komisioni mund të marr në shqyrtim rastin vetem pasi të jenë shterrur (shfrytzuar) te gjitha mjetet juridike mbrenda shtetit.

• Përpiqet të arrijë zgjedhje miqsore te konfliktit në rast të kundert perpilon raportin dhe u dergon palëve te interesuara dhe në afatin prej gjashtë muajsh nëse nuk arrihet kompromisi komisioni e publikon atë raport ku vehen ne dukje shkelja e dispozitave te konventes

Page 22: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut

• Ështe krijuar me 21 janar 1959• Gjykata merr në shqyrtim një rast vetem

pasi Komisioni ta ketë shqyrtuar dhe të ketë vertetuar se përpjekjet për zgjidhje miqësore kanë dështuar.

• Kjo kompetencë shtrihet vetem ndaj shteteve që kanë pranuar shprehimisht kompetencen e gjykates në q`grup bëjnë pjesë të gjitha shtetet e kshillit të europes

Page 23: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Komiteti i Ministrave

• Ështe në esence organ politik, por këtij i janë dhënë me konventë edhe disa funksione gjyqsore ose quasi-gjyqsore

• Përbëhet nga një perfaqësues i shteteve anëntarë të kshillit, këta sipas rregullit janë ministrat e punëve të jashtme.

• Ka funksione të ndryshme dhe para së gjithash të jet kshill administrues ose trup i kshillit që bie vendime por edhe disa që kannë të bejnë me të drejtat e njeriut nga konventa europiane

• Kontrollon përmbushjen e vendimeve të tij • Ështe i autorizuar të mbikqyrë përmbushjen e vendimeve të

gjykates.

Page 24: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Sekretari i Përgjithshem i Kshillit të Europes

• Ështe zyrtari më i lartë i Kshillit të Europes, atë e zgjedhë Asableja Parlamentare e për një afat 5 vjeqar midis kandidatve që i percakton kshilli i ministrave.

• Detyrat e tij që janë në lidhje me të drejtat e njeriut burojnë nga Konventa për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut por edhe nga Statuti i Kshillit të Europes.

• Karta sociale Europiane parashikon se shtetet janë të detyruara të informojnë Sekretarin e përgjithshem për derogimin e detyrimeve në kohë lufte ose rreziku tjeter publik massat dhe motivet qe kane shtyrë si dhe daten kur këto kanë pushuar.

Page 25: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Protokollet në Konventen Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

• Me anë të protokolleve bëhet plotsimi me disa te drejta plotsuese i konventes për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

• Protokolli i parë është miratuar me 20.03.1952 (shtohen tri të drejta)1. e drejta e posedimit dhe e mbrojtjes së pasurisë2. e drejta për shkollim (arsimim) dhe e drejta e prindërve në dhenien e këtij arsimimi në

perputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike3. e drejta për të marr pjesë në zgjedhje te lira te organeve të pushtetit zhgjedhje këto që

organizohen në intervale kohore të arsyeshme.-Me protokollin nr-4 shtohen katër të drejta të tjera:1. Ndalohet privimi nga liria për shkak të borgjit2. Parashikohet liria e qarkullimit te lirë dhe zghedhjes së vëndbanimit3. Ndalohet perjashtimi i shtetasve të vet dhe4. Ndalohet përzënia apo dëbimi kolektiv i të huajve-Me Protokollin nr-6 është hequr denimi me vdekje. -Me Protokollin nr-7 shtohen pesë të drejta të tjera:1. E drejta e shtetasit të huaj që të mos largohet pos me vendimin e marre në pajtim me

ligj2. E drejta e personit të denuar për veper penale te paraqes këkesë gjykatës më të lartë

që ta rishqyrtoi denimin e tij.3. E drejta për zhdëmtim personit që ështe denuar me gabim gjyqsorë4. E drejta të mos ndiqet dy her për të njëjten veper5. Barazia e të drejtave dhe përgjegjësive midis bashkëshortëve për sa u perket të

drejtave dhe detyrave reciproke juridiko-civile etj...

Page 26: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Gjykata e re Europiane e të Drejtave të Njeriut

Me protokollin 11 të Konventes Europiane të miratuar me datë11.05.1994 (hyre në fuqi me 1 .11.1998) bëhet anulimi Komisionit dhe gjykates për të drejtat e njeriut dhe krijohet nje gjykatë e vetme për të drejtat e njeriut.Gjykata përbëhet po nga aq gjyqtarë sa ka palë kontraktuese të konventes (neni 20) (mandat tre deri gjashtë vjeqar)Përbëhet nga trë tipe Organesh:

1. Komitetet treantarëshe Shqyrton dhe vebndos për kërkesat e individve, organizate joqeveritare ose grupi te

individëve.2. Dhomat shtatantarësheVendosin për pranueshmërinë dhe themelsinë e parashtresave ndërshtetnore me të cilat një

palë i tërheqë vërejtjen gjykates per shkeljen e rregullave të konventes nga një shtet tjeter kontraktues

3. Dhoma e madhe që e përbëjnë 17 anëtar e cila shqyrton:• ankesat ndërshtetnore me të cilat një palë i tërheqë vërejtjen gjykates per shkeljen e

rregullave të konventes nga një shtet tjeter kontraktues(neni 33• Rastet të cilat ia kalojnë dhomat(neni 30)• Rastet që kannë të bëjnë me kërkesen e një pale pas vendimit të dhomes (neni43)• Aplikimet individuale (neni34)

Page 27: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Juridiksioni i Gjykatës

• Në bazë të nenit 32(1) shtrihet mbi të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me interpretimin dhe zbatimin e konventes dhë të protokolleve të saj, siq percaktohet me nenet 33,34,dhe 47.

• Neni 35 i konventes parashikon se gjykata mund të merret me një qështje:

a. Vetem pasi te jenë shteruar të gjitha mjetet e mbrëndshme ligjore në perputhje me rregullat përgjithsisht të njohura të të drejtes ndërkombëtare.

b. Që ankuesi duhet ti ja paraqesë kërkesen e tij gjykatës brënda gjashtë muajve nga data e marrjes së vendimit përfundimtar (kur nuk ka më mundësi ankimimi)

Gjykata nuk merret me asnjë kërkesë individuale të bër në bazë të nenit 34 që ështe:

a). Anonime oseb). Është në thelb të njejtë me një kërkesë tashme të shqyrtuar nga gjykata

(parimi res judicata) ose i ështe paraqitur për shqyrtim ndonjë instance tjeter ndërkombëtare hetimore ose zgjidhjeje dhe që nuk përmban informacione te reja relevante.

Page 28: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Procedura para Gjykates

• Shqyrtimi i qështjes para gjykates fillon normalisht në formen me shkrim

• Kryetari i Dhomes konsulton agjentet e palëve delegatët dhe ankuesin se a konsiderojnë proceduren me shkrim si të nevojshme dhe kur merr nga cilido pergjigje pozitive ky i cakton afatet brënda të cilave palët duhen tì parashtrojnë shkresat dhe dokumenter e tjara

• Pas kësaj Krytari idhomes cakton daten e shqyrtimit me gojë (dëgjimit të palëve) por prap pasi të jet konsultuar me palët, ai përcakton rëndin sipas të cilit do të ftohen për të marr fjalen, avokatët, këshilltarët, ose personat e tjerë që u ndihmojnë këtyre si dhe ankuesi.(seancat janë te hapura për publikun me perjashtuîm rasteve të jashtëzakonshme)

• Deri sa zgjatë shqyrtimi Dhoma mund të caktoi një ose më shumë anëtarëte vet që të bëjnë hetime për qeshtjen në vendin e ngjarjes ose të mbledhin të dhëna në ndonjë mënyr tjeter.

• Në fund Dhoma mund të kërkoi nga gjdo person apo institution që e zgjedhë të siguroj informacione, të shpreh një mendim ose të pergaditë një raportz për qfardo qështje specifike.

Page 29: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Vendimi i Gjykatës

• Më së shështi procedura para Gjykatës perfundon më një vendim gjyqsorë

• Vendimet e dhomes bëhen perfundimtare:a) Kur palët deklarojnë se nuk do të kerkojnë që qeshtja të qitet para

dhomes së madhe

b) Kur kalojnë tre muaj nga marrja e vendimit, në qoftë se nuk kerkohet që qeshtja te qitet para dhomes së madhe

c) Kur Kolegji prej pesë gjyqtarve e refuzon kërkesen për tì mja drejtuar dhomes së madhe (neni 43 dhe 44 i protokollit Nr. 11)

Vendimi i Gjykatës publikohet ne dy gjuhët zyrtare por

edhe perkthehet ne gjdo gjuhë te shtetit drejpersedrejti të

interesuar

Për qështjet e Interpretimit vlejnë rregullat e së drejtes ndërkombëtare.

Page 30: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Karta Sociale EuropianeMiratimi i Kartes Sociale Europiane

• Presidenti i SHBA-ve Franklin Roosevelt ka deklaruar para kongresit me 11.01.1944

• „Ne kemi ardhur te një perfundim i qartë se liria e vërtetë e individit nuk mund të eksistoi pa siguri ekonomike dhe pa pavarsi“ „Njeriu nevojtarë nuk është i lirë“ „Njerzit që nuk kannë punë janë material nga i cili bëhen diktaturat“

• Karta sociale europiane është e barazvlefshme me konvenbten europiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore. Të dyja këto janë për regjionin e europes të barazvlefshme me dy paktet per te drejtat e njeriut:

• Paktin Ndërkombëtar për të drejtat Civile dhe Politike dhe• Paktin Ndërkombëtar për të drejtat për te drejtat

Ekonomike, Sociale dhe Kulturore

Page 31: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Të drejtat e mbrojtura (Lista e të drejtave)Karta Sociale Europiane ështe e ndarë në 3 pjesë. Pjesa e parë permban 19 te drejta dhe parime të cilat palët kontraktuese i pranojnë si objektiv te politikës së tyre që janë te karakterit afatgjatë por nuk obligojnë juridikisht këto janë:1.e drejta për punë. 2.e drejta për kushte pune të pershtatshme,3.e drejta për kushte të drejta dhe të shënedosha për punë (siguri në punë)4.e drejta për shpërblim sipas kritereve të drejta që tu sigurojnë atyre dhe familieve të tyre një

nivel jetese të kënaqshem5.E drejta për tu organizuar për mbrojtjen e interesave te tyre ekonomiko sociale6.E drejta për te bër marrveshje kolektive dhe e drejta e greves7.E drejta e femijëve dhe e të rinjëve për mdrojtje fizike dhe morale8.E drejta e grave të punësuara për mbrojtje speciale në rast lindjeje9.E drejta për të pasur mjete të pershtatshme orientimi profesional10.E drejta për kualifikim profesional11.E drejta për mbrojtjen e shëndetit12.E drejta për sigurime shuqerore13.E drejta për asistencë sociale e shëndetësore14.E drejta e perfitimit nga sherbimet shoqërore15.E drejta e personave me invaliditet per pregaditje profesionale dhe riaftësim profesional dhe

ripërshtatje në shoqëri16. E drejta e families për brojtje sociale ligjore dhe ekonomike17. E drejta e nënave dhe femijëve për mbrojtje sociale dhe ekonomike18. E drejta për të fituar për jete ne kushte te barabarta në territorin e palëve të tjera

kontraktuese19. E drejta e punëtorve migrant dhe e familieve të tyre për mbrojtje dhe ndihmë

Page 32: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Detyrimet juridike që marrin palët

• Pjesa e dytë e kartes përmban detyriimet ligjore qe kane marr palet per te siguruar ushtrimin efektiv te te drejtave te proklamuara në pjesen e parë

• Pjesa e tretë e Kartes përmban detyrimet që palët marrin duke ratifikuar karten

• Pjesa e katert e kartes sociale permban dispozitat qe kannë te bëjne me mbikqyrjen e zbatimit te detyrimeve te shteteve kontraktuese

• Ky sistem del si tejet i arsyeshem poqese kihet parasyshë se zatimi i dispozitave të kartes nuk mvaret vetem nga vullneti i mirë i shteteve por edhe nga shkalla e zhvillimit ekonomik të secilit shtet kontraktues

Page 33: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Raportet kombëtare

• Karta ka paraparë se palët duhet te paraqesin para Sekretarit të Përgjithshem të Kshillit të Europes dy lloj raportesh:

1) Raportet dyvjeqare lidhur me ate se si zbatohen dispozitat e pjeses II te Kartes që shteti i caktuar i ka pranuar ( neni 21 i kartes)

2) Raportet që paraqesin palet lidhur me dispozitat e pjeses II që ato nuk i kanë pranuar ( neni 22 i kartes)

Raportet që paraqesin palet shqyrtohen nga katër organe te ndryshme:

1) Komiteti i expertve

2) Komiteti qeveritarë

3) Asambleja konsultative

4) Komiteti i Ministrave

Page 34: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Organet e rregullta te kshillit te Europes që merren me

shqyrtimin e Raporteve që paraqesin palët • Komiteti i expertvePërbëhet nga jo më shume se 7 anëtare që i emron kshilli i ministrave nga një

listë expertesh te pavarur që janë te njohur per ndershmërin dhe kompetencen

e tyre në problemet sociale ndërkombëtare.

• Nënkomiteti i Komitetit Social Qeveritar (Komiteti Qeveritarë)Këtij organi i paraqiten për shqyrtim konkluzionet e komitetit të experteve bashkë me

raportet e shteteve Perbëhet nga një perfaqsues i seciles palë kontraktuese dhe më së

shumti nga dy perfaqësues të ftuar të organizatave ndërkombëtare të punëdhënsve dhe

punëmarrsve.

• Asambleja Konsultative

Ështe një nder organet statutare te kshillit të europes. Ky ështe organ konsultativ

i autorizuar ti shqyrtoi qështjet nga kompetenca e tij dhe te paraqes konkluzionet e

veta në formë rekomandimi Kshillit të ministrave (neni22 i statutit te kshillit të

europes) • Komiteti i Ministrave

Sipas statutit te kshillit të europes (neni 15 dhe 16) komiteti i ministrave në fakt mund te bëj vetem rekomandime dhe mund te kerkoi nga anëtaret ta informojne per aksionet që kanë marre në lidhje me keto rekomandime.

Page 35: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Sistemi Ndëamerikan i të Drejtave të Njeriut

• Organizata e shteteve Amerikane (OSHA) iniciator Simon Bolivari

• Janë mbajtur nëntë Konferenca të rregullta si dhe disa të jashtzakonshmetë shteteve Amerikane, në te cilat janë miratuar një numer i madh Konventash, traktatesh, protokollesh, rezolutash, deklaratash, studimesh etj..prej të cilave disa lishin të bëjnë me të drejtat e njeriut.(si psh.. Azilin, extradimin, te drejtat e te huajve, nënshtetësinë, lirinë e informimit,etj.....

• Janë miratuar një sërë aktesh që bëjnë bazen dhe burimet kryesote te sistemit ndëramerikan te të drejtave te njeriut.

• Në këte grup bëjnë pjesë:• Karta e Organizates së Shteteve Amerikane• Deklerata Amerikane e të drejtave dhe detyrave të njeriut

dhe• Konventa Amerikane e të drejtave të njeriut.

Page 36: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Sistemi i të drejtave të njeriut i bazuar në Karten e Organizates së Shteteve Amerikane

• Është traktat shumpalësh ose Kushtetuta e OSHA ështe miratuar në konferencen e IX ndëamerikane (Bogota 30,prill,1948)

• Në preambulen e Kartes theksohet se: Misioni Historik i Amerikes ështe ti ofroi njeriut vendin (token) e lirisë (tierra de libertad) dhe një mjedis të favorshem për zhvillimin e personalitetit të vet dhe realizimin e aspiratave te tij të drejta.dhe se kuptimi i vertetë i solidaritetit amerikan dhe i fqinjësisë së mirë nënkupton vetem konsolidimin në këte kontinent mbrënda kuadrit të institiutioneve demokratike te sistemit te lirive individuale dhe të drejtësisë sociale te bazuar ne respektimin e te drejtave themelore te njeriut

• Karta e OSHA i permend te drejtat e njeriut vetem në kuader te parimeve (neni 3(J) ) dhe te drejtave dhe detyrave themelore te shteteve

Page 37: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Deklerata Amerikane e të drejtave dhe detyrave të njeriut

• Deklerata Amerikane e të drejtave të njeriut ështe miratuar në konferencen IX të shteteve Amerikane të mbajtur në Bogota (Kolumbi) me 2 mai 1948 ( rez XXX) ka 38 nene

• Ështe miratuar në formë te rezolutes për q`arsye disa autorë mendonin se nuk ka kurrfarë vlere juridike. Me kalimin e kohes karakteri i saj ka ndryshuar , ndërsa sot konsiderohet se deklarata përbën ( paraqet ) akt normativ që përmban interpretimin autoritativ të te drejtave themelore te individitqë janë proklamuar në nenin 3 (J) te kartes së OSHA-së

Page 38: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Konventa Amerikane e të drejtave të njeriut.

• Ështe miratuar me 22.11.1969 në konferencen speciale ndëramerikane për te drejtat e njeriut në San Hoze Kosta Rika ka hyrë në fuqi me 18.07.1978 sot ështe e ratifikuar nga 25 shtete prej 35 shteteve sa ka OSHA përmban të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore

• Përmbajtja e Konventes (ka gjithsejt 82 nene te sistematizuara ne tri pjesë)

1. Pjesa e parë u referohet detyrimeve te shteteve dhe te drejtave te mbrojtura (32 nene)

2. Pjesa e dytë i referohet Komisionit ndëramerikan për të drejtat e njeriut (18nene) dhe gjykates ndëramerikane për te drejtat e njeriut.(18 nene)

3. Pjesa e tretë përmban rregullat lidhur me nënshkrimin, ratifikimin, rezervet, ndryshimet dhe plotësimet, protokollet dhe denoncimin (5 nene)

Page 39: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Konventa Amerikane e të drejtave të njeriut dhe mekanizmat mbrojtës (Organet e Kontrollit)

• Konventa ka paraparë dy organe që do të jenë kompetente për mbrojtjen e të drejtave nga konventa:

1. Komisioni Ndëramerikan për të drejtat e njeriut

2. Gjykata ndëramerikane për të drejtat e njeriut

Page 40: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Komisioni Ndëramerikan për të drejtat e njeriut

• Komisioni Ndëramerikan për të drejtat e njeriut

Përbëhet nga 7 anëtarë të cilët i zgjedh asambleja e përgjithshme e OSHA funksioni kryesorë është përparimi i respektimit të të drejtave të njeriut si dhe ndër të tjera shqyrtimi i peticioneve për shkeljen e të drejtave të njeriut. Kjo e drejtë përbën një karakteristikë të shquar ne krahasim me konventen Europiane dhe Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike ngase ky ështe organi i vetem ndërkombëtar te cilit i ështe dhënë si kompetencë kryesore dhe e përgjithshme të pranoi dhe të merret me parashtresat individuale për shkeljen e të drejtave të njeriut, ku pranimi i kësaj procedure më nuk ështe qeshtje fakultative por qështje e detyrueshme.

Page 41: Mbrojtja Ndrekombtare e te Drejtave te Njeriut Pjesa 1

Created by Minir Shaqiri

Gjykata ndëramerikane për të drejtat e njeriut (selia në Kosta Rikë)

• Gjykata përbëhet nga 7 Gjyqtarë (mandat 6 vjeqar) të zgjedhur në cilësi individualenga radha e Juristëve me autoritet më të lartë moral dhe aftësi të njohura në fushen e të drejtave të njeriut dhe te posedojnë kualifikimin për ushtrimin e funksioneve më të larta gjyqsore (neni 52)

• Gjykata ndëramerikane për të drejtat e njeriut ështe

• „organ gjyqsorë autonom „ (neni 1 i Statutit të Gjykatës)

• Ështe kompetente të zgjidhë mosmarrveshjet dhe të japë mendime këshillëdhënëse (konsultative)