28
1 M B R O J T Ë S I 0 3 / 2 0 1 2 MBROJTËSI KOSOVO P LICE Vëllimi VIII - Nr. 3 ... drejtësi për të gjithë SYRI I SHQIPONJËS Policia e Kosovës së shpejti me helikopterë POLICE

MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · Arbër Beka (Foto nga ballina ëshë foto-montazh) Buletini informativ i policisë në Kosovë është botim i PK-së Botues: zimP zyra

  • Upload
    others

  • View
    15

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

P

olicia e Kosovës

MBROJTËSIKOSOVO P LICE

Vëllimi VIII - Nr. 3 ... drejtësi për të gjithë

Syri i ShqiponjëSPolicia e Kosovës së shpejti me helikopterë

POLICE

Arbër Beka

(Foto nga ballina ëshë foto-montazh)

Buletini informativ i policisë nëKosovë është botim i PK-së

Botues:zimP

zyra për informim dhe marrëdhënieme Publikun e PK-së

DPP - Prishtinë

Redaktor:Arbër Beka

Tel.: 038 5080 1237mob.: 044 146 696

E-mail:[email protected]

[email protected]@kosovopolice.com

Lektor:Leonora Fejzullahu - Ruhani

Bashkëpunëtorë në këtë numër:mërgim Bekteshi

Dizajni:Zyra e Web faqes

Çajup Kajtazi

Fotograf:Arbër muhadri

zimP

VSAT: 1046/1145ç[email protected]@kosovopolice.com

www.kosovopolice.com

Vija e hollë e kaltër

Në literatura të ndryshme policore “vija e hollë e kaltër” përshkruhet si distanca në mes të zyrtarëve të policisë dhe qytetarëve të cilëve ata ju shërbejnë. Thënia “vija e hollë e kaltër” mund të interpretohet edhe si kërcënim i rrezikshëm i kriminalitetit ndaj komunitetit – qytetarëve, e policia qëndron diku në mes të kërcënimeve dhe qytetarëve. A ekziston kjo vijë e hollë e kaltër edhe te ne në Policinë e Kosovës dhe si mund të deshifrohet ose interpretohet pjesa “e hollë” mbetet të shihet dhe të vlerësohet. Kjo natyrisht se ndërlidhet edhe me reformat që janë aktuale në Policinë e Kosovës. Natyrisht se secili ndryshim në institucion përcillet edhe me sfida që edhe nga përvojat e policive të tjera konsiderohen normale. Qasja e re, metodologjia e re e punës ose përqafimi i filozofisë së policimit në komunitet nga Policia e Kosovës, nënkupton edhe ndryshime organizative, mbrojtjen e policisë nga ndërhyrjet politike, ngritjen e profesionalizmit të policisë, përmirësimin e legjislacionit, ristrukturimin e policisë për ta rritur përgjegjshmërinë dhe efektivitetin, aplikimin e avancimit në pozita sipas arritjeve profesionale, reformimin e sistemit të trajnimeve dhe avancimin e mbikëqyrjes së jashtme, mekanizmave të kontrollit të brendshëm etj.Koncepti i filozofisë së policisë në komunitet është ideuar me qëllim të ndërtimit të besimit në mes të policisë dhe publikut të gjerë përmes komunikimit dhe punës së përbashkët në identifikimin, parandalimin dhe zgjidhjen e problemeve të komunitetit.Se si është pritur procesi i ndryshimeve në institucion mund të ketë mendime të ndryshme qoftë nga organizata të ndryshme joqeveritare, qoftë nga vetë zyrtarët e PK-së brenda institucionit. Duhet pasur parasysh se ndryshimet përveç angazhimeve maksimale nga i tërë personeli i një institucioni shpesh lidhen edhe me faktorin kohë, e ky faktor do të jetë i varur ose i baraspeshuar me nivelin e angazhimeve tona konkrete në zbatimin e strategjive tanimë të miratuara për filozofinë e policimit në komunitet.Strategjia dhe plani i veprimit do të ndihmojnë Policinë e Kosovës që ta zbatojë këtë filozofi në të gjitha fushat, që nga siguria në trafik e deri te luftimi i krimit të organizuar.Kjo do të ndikojë në fuqizimin e partneritetit të policisë me qytetarë e kur kjo të arrihet mbetemi me shpresë se “vija e hollë e kaltër” nuk do të ekzistojë më fare, ose edhe nëse do të ekzistojë, do të mbetet aq e hollë sa që do të mund të shikohet vetëm me llupë.

MBROJTËSI KOMENTI I REDAKTORIT

3m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

PIKË SHTESË:Mendimet, komentet, këndvështrimet e shprehura ose të përfshira në përmbajtje të këtij botimi nuk paraqesin medeomospolitikat ose vështrimet zyrtare të PK-së

ME GJERSISHT

P Ë

R M

B A

J T

J A

AKSP Në të ardhmen fakultet i shërbimeve të sigurisë 4-5

ShKollA e StAfit Policor dhe KomAndëS Vazhdon përkrahja nga ICITAP dhe Universiteti Northwestern 6

AtAShetë PolicorëMPJ dhe MPB marrëveshje për dërgimin e atasheve policorë në misionet Diplomatike të Kosovës 7

friKA ngA KrimiAktivitetet policore dhe frika nga krimi 8

hAPi Sytë, Ke KujdeS! Fushatë kundër trafikimit 10 -11

Syri i ShqiPonjëS Policia e Kosovës së shpejti me helikopterë 12-15

VePrimtAriA Policore në SeKtorëAnalizë e FIQ-it 16-17

BAShKëPunimi Polici - qytetArëKu ka siguri ka edhe mirëqenie ekonomike 18

ndryShime në legjiSlAcion Plotësohet infrastruktura ligjore në fushën e drejtësisë penale 19

Kuriozitete 26

fotolAjm 28

4 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Në Akademinë e Kosovës për Sig-uri Publike (AKSP) u mbajt semi-nari për Projektin e Binjakëzimit

i cili ka të bëjë me përmirësimin e ar-simit në sektorin e sigurisë dhe rendit publik.Përfaqësuesit e institucioneve të Re-publikës së Kosovës si dhe përfaqë-suesit e institucioneve ndërkombëtare të cilët ishin të pranishëm në këtë semi-nar vlerësuan lart këtë projekt, duke

thënë se Akademia është shembull për ngritjen e nivelit të lartë të arsimit në fushën e sigurisë publike. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajre-din Kuçi, në emër të Qeverisë së Kos-ovës e përgëzoi Akademinë dhe Komi-sionin Evropian për punën e bërë që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve në arsimimin për fushën e sigurisë. “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e kapaciteteve për rend

AKSP PërKrAhet në ProceSin e AKreditimit me Synim Për t’u ShndërruAr në një fAKultet të Shërbimeve të SiguriSë

AKSP në të Ardhmen fAKultet i Shërbimeve të SiguriSë

4 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

5m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

dhe ligj, e përkushtuar që të ngritë ka-pacitet njerëzore e që për këtë është shembull Akademia dhe ideja e qever-isë është që ta mbështesë Akademinë në arritjen e vizionit”, tha Kuçi. Ai tha se Akademia është institucion i vetëm në Kosovë që i plotëson kushtet për arsimin e lartë në fushën e sigurisë publike duke potencuar se Qeveria e vendit e mbështet projektin që Aka-demia e Kosovës për Siguri Publike të akreditohet, duke vlerësuar se Kosova ka kapacitet që ta ndërtojë një Akade-mi me standarde ndërkombëtare. Edhe ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha se Akademia e Ko-sovës për Siguri Publike, është model për funksionimin dhe mandatin që ka sa i përket sundimit të rendit dhe ligjit. Ministri Rexhepi i cili vlerësoi lart pro-jektin e binjakëzimit tha se Akademia është njëri ndër institucionet më të rëndësishme në vend. Ai me këtë rast

ka falënderuar Komisionin Evropian si dhe shtetin e Finlandës dhe Estoninë që kanë filluar me këtë projekt më herët dhe përvojat e tyre nga këto projekte i kanë adresuar te AKSP-ja. Ministri Rex-hepi tha se Akademia do të jetë shem-bull i trajnimeve. Ai tha se Akademia do ta ketë përkrahjen e plotë në procesin e akreditimit. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Akade-misë së Kosovës për Siguri Publike, Is-mail Smakiqi duke folur rreth projektit të binjakëzimit vlerësoi se ky projekt është një favor i mirë për AKSP-në. “Akademia e Kosovës për Siguri Publike, vlerësohet lart nga vendet e regjionit dhe më gjerë për shkak të kompeten-cave të saj ligjore, trajnimin dhe shkol-limin e zbatuesve të ligjit, gjegjësisht Akademia cilësohet si i vetmi institu-cion kombëtar i aftësimit të zbatuesve të ligjit”, tha Smakiqi. Ai tha se projekti i binjakëzimit është një projekt mjaft i

rëndësishëm, ndërsa Akademia, siç tha ai, është vend i duhur për ngritjen e cilësisë së arsimit të zbatueseve të ligjit. Drejtori Smakiqi tha se projekti në fjalë e bën përmirësimin e trajnimit bazik, kri-jon programin e ri në fushën e sigurisë publike si dhe zhvillimin e kurrikulës për arsimin e lartë në nivel bachelor në pajtim me procesin e Bolonjës. Nga ky projekt do të përfitojnë në ngritjen e detyrave dhe përgjegjësive zyrtarët policorë, inspektorët e policisë, doganierët, Shërbimi Korrektues i Kos-ovës, punëtorët socialë, zjarrfikësit etj. Qeveria e Kosovës e mbështet projektin që Akademia e Kosovës për Siguri Pub-like të akreditohet, të fitojë projektet e studimeve “Bachelor”, me tendencë për t’u shndërruar në një fakultet të shër-bimeve të sigurisë, duke u respektuar në tërësi korniza evropiane e kualifiki-meve dhe kriteret e përcaktuara me de-klaratën e Bolonjës.

6 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Në Akademinë e Kosovës për Sig-uri Publike (AKSP), filloi trajnimi dhjetë javor “Shkolla e stafit

policor dhe komandës”, ku po marrin pjesë 42 udhëheqës të lartë të policisë nga Kosova dhe vendet e rajonit.Në ceremoninë e hapjes së këtij tra-jnimi morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Ko-sovës, Shpend Maxhuni, kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, menaxheri i programit për ICITAP-in në Kosovë, Darrel Hart dhe përfaqësues të Universitetit “North-western”.Ministri i Punëve të Brendshme, Ba-jram Rexhepi, tha se trajnimi i përbash-kët i oficerëve policorë nga vendet e rajonit do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit

të një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe se ky trajnim duhet të jetë model i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.Ministri Rexhepi e falënderoi ICITAP-in dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme që po i bëjnë Kosovës

në të gjitha fushat.Ndërsa drejtori i përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, tha se mbajtja për

herë të tretë e këtij trajnimi është një privilegj i madh për Akademinë. Di-mensioni regjional i “Shkollës ndërkom-bëtare” e bën të pakrahasueshëm këtë kurs dhjetë javor, ku dihet se po mba-het nga Universiteti Northwestern, lider i universiteteve të sigurisë publike në botë. “Mbajtja e këtij trajnimi e bën Akademinë edhe më të besueshme për vendet e rajonit dhe partnerët e saj. Ky është një hap perspektiv i partneritetit me të gjitha institucionet akademike të ngjashme në rajon dhe më gjerë”, tha drejtori Smakiqi.Trajnimin përveç përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës, do ta ndjekin edhe përfaqësues të lartë nga policia e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Trajni-mi është organizuar nga ICITAP-i, ndërsa ligjërues do të jenë profesorë eminentë nga Universiteti Northwestern.

ShKollA e StAfit Policor dhe KomAndëS

vAzhdon PërKrAhjA ngA icitAP dhe univerSiteti northweStern, lider i univerSiteteve të SiguriSë PubliKe në botë

7m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ba-

jram Rexhepi kanë nënshkruar një marrëveshje përmes së cilës mundë-sohet dërgimi i zyrtarëve ndërlidhës të MPB-së së Kosovës në Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës, në vendet e ndryshme të botës. Sipas kësaj marrëveshjeje, zyrtari ndërlidhës i MPB-së në misionet diplomatike do të dërgohet me qël-lim të mbështetjes së luftës së për-bashkët kundër krimit të organi-zuar dhe formave të tjera të krimi-nalitetit, rritjes së b a s h k ë p u n i m i t policor ndërmjet Republikës së Kos-ovës dhe shteteve të tjera dhe rritjen e efikasitetit të shkëmbimit të in-formacioneve zyr-tare me qëllim të parandalimit dhe

luftimit të kriminalitetit. Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarit ndërlidhës janë që të mbështesë luftën e përbashkët kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narko-tike, terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të armëve, emigracionit të paligjshëm dhe pastrimit të parave, si dhe të kontribuojë në nivelin e bash-këpunimit policor ndërmjet Repub-likës së Kosovës dhe shteteve tjera.

Përzgjedhja e zyrtarëve ndërlidhës në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës do të realizohet përmes një procedure në pajtim me Legjisla-cionin e MPB-së dhe MPJ-së.Dërgimi i zyrtarëve ndërlidhës të MPB-së në misionet diplomatike është një hap shumë i rëndësishëm në fuqizimin e të gjitha formave të bashkëpunimit të Republikës së Kos-ovës me autoritetet e shteteve part-

nere. B a s h k ë p u n i m i specifik në luftën e përbashkët kundër të gjitha formave të krimit dhe forcimi i gjithmbarshëm i sundimit të ligjit është prioritet kryesor i institu-cioneve të Repub-likës së Kosovës dhe bashkëpunimi në këtë drejtim përmes atasheve policorë pritet të japë rezultate të rëndësishme në të ardhmen.

MPJ dhe MPB MarrëveshJe Për dërgiMin e atasheve Policorë në Misionet diPloMatike të kosovës

8 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Në shikim të parë kur lexohet terminologjia “Frika nga krimi” të krijon përshtypjen se kemi

të bëjmë me një term të karakterit psikologjik dhe që si i tillë qëndron larg organeve të zbatimit të ligjit, por, në fakt aktivitetet policore në shtetet e zh-villuara demokratike janë të drejtuara krahas reduktimit të trendit të krimi-nalitetit edhe në drejtim të zvogëlimit sa më të madh të frikës nga krimi.Edhe në dokumentet ekzistuese strat-egjike të Policisë së Kosovës, në strat-egjinë dhe planin e veprimit për polici në bashkësi, te pjesa e transformimit organizativ është cekur se një nga qëllimet e policimit në bashkësi është edhe zvogëlimi i frikës nga krimi. Në këtë pjesë të strategjisë thuhet se “policimi në bashkësi do të ofrojë shër-bime policore nëpërmjet qasjes së fokusuar drejt qytetarit, me vendosjen e partneritetit, me qëllim të rritjes së burimeve të bashkësisë në zgjidhjen e problemeve për të parandaluar krimin,

për të zvogëluar frikën nga krimi, për të identifikuar personat e përfshirë në aktivitete kriminale dhe duke përmirë-suar kualitetin e jetës së bashkësisë. Kur krimi ndodh, kur një i ri është gjua-jtur për vdekje në një “luftë” bandash, kur një e moshuar është grabitur për t’ia marrë pensionin, një infermiere është dhunuar në parkingun e spitalit, një shtëpi e minoriteteve është van-dalizuar, natyrisht që vëmendja e sho-qërisë është e përqendruar te viktimat dhe te humbja e të mirave materiale të tyre.Në këto raste konkrete, plagët, mavi-josje, të mirat materiale mund të shi-hen, të preken dhe të numërohen.Këto janë shenjat konkrete të viktimiz-imit kriminal.Sidoqoftë, prapa humbjeve konkrete që pësojnë viktimat e krimit është një problem më i ndryshëm, më abstrakt – ai i frikës nga krimi.Në qoftë se do të ndahej në faza të cak-tuara atëherë te viktimat e krimit faza

AKtivitetet Policore dhe friKA ngA Krimi

PrAPA humbjeve KonKrete që PëSojnë viKtimAt e Krimit ëShtë një Problem më i ndryShëm, më AbStrAKt – Ai i friKëS ngA Krimi

9m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

e frikës nga krimi është pasoja që zgjat më së shumti. Te një viktimë e dhunimit pasoja e frikës nga ky krim zgjat shumë më shumë sesa pasojat fizike që i ka pë-suar si viktimë e veprës penale. Siç shprehen edhe autorë të ndryshëm që janë marrë me këtë temë specifike (Ëesley Skogan), për ne të tjerët që ako-ma nuk jemi viktimizuar apo nuk kemi qenë drejtpërdrejt viktimë e krimit, fri-ka nga krimi kthehet në një lloj agjenti infektues që shpërndan lëndimet e vik-timizimit kriminal edhe te ne.Lufta në mes të bandave të të rinjve i bën prindërit që t’i humbin shpresat dhe të dëshpërohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre, grabitja e të moshuarit i bën ata të frikësohen që të frekuen-tojnë rrugët publike etj.Në këtë mënyrë frika nga krimi zgjeron dhe përhap dëmin e viktimizimit krimi-nal.Natyrisht se frika nga krimi nuk mund të shikohet vetëm me këtë sy ose si total joproduktive nga perspektiva e sigurisë publike. Ajo i nxit qytetarët të ndërmarrin një sërë masash dhe të pajisen me pajisje të ndryshme për të parandaluar kriminaliteti, si: dyert e blinduara, sisteme më të sigurta të mb-ylljes së dyerve dhe dritareve, sisteme private alarmi, qenë roje, sigurim privat etj. Sidoqoftë, shoqëria në përgjithësi akoma nuk grumbullon të dhëna në mënyrë sistematike për frikën nga kri-mi. Në Kosovë janë bërë disa analiza dhe atë kryesisht nga OJQ-të që kanë përfshirë hulumtime dhe shpërndarje të pyetësorëve në mesin e qytetarëve për të nxjerrë të dhënat se cilat katego-ri të shoqërisë janë më të prekura nga frika nga krimi.Një hulumtim i tillë është bërë për disa vjet nga Safer Ëorld dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) duke hulum-tuar perceptimet e sigurisë, sigurisë në komunitet dhe përhapjen e armëve të vogla dhe të lehta në Kosovë bazuar në shënimet e mbledhura në mbarë Kos-ovën me 1,153 të intervistuar dhe disa diskutime të fokus grupeve. Raporti analizon rolin e faktorëve të ndry-shëm përfshirë të ardhurat, moshën, etninë, gjininë dhe vendin, të cilët ndikojnë në perceptimet e sigurisë dhe

sigurisë në komunitet. Ky hulumtim i këtyre organizatave ka vënë në pah se perceptimi lidhur me sigurinë në ko-munitet ndryshon varësisht edhe nga komuniteti dhe grupet e caktuara të komunitetit. Perceptimet mbi sigurinë në komunitet lidhen me perceptimet mbi nivelet e krimit. Pasuria dhe vendi ishin faktorë të rëndësishëm në për-caktimin e shkallës së frikës nga krimi. Sipas këtij hulumtimi, të intervistuarit më të pasur ishin më të frikësuar që ata ose anëtarët e familjes së tyre mund të bëhen viktimë e krimit, derisa disa komuna treguan nivele shumë më të ulëta të krimit se komunat tjera. Në këtë hulumtim që është realizuar para disa vitesh serbët e Kosovës raportuan një nivel më të lartë dhe të shpeshtë të krimit në krahasim me të intervistuarit nga grupet tjera etnike.Hulumtime të tilla mund të tregojnë një indikator të frikës nga krimi në Repub-likën e Kosovës megjithëse do të duhej që në të ardhmen e afërt hulumtime të tilla do të duhej të bëhen edhe nga vet Policia e Kosovës.Në shtetet tjera janë bërë hulumtime të mirëfillta në këtë drejtim, bile janë bërë edhe ndarje të niveleve të frikës nga krimi. Ëesley Skogan (Community Po-licing: A systemic aproach fq. 86) i ndan faktorët kontribuues në 5 kategori të gjëra: • Viktimizimi kriminal aktual;• Informatat e dorës së dytë për vikti-mizimin kriminal të shpërndara nga rr-jetet sociale ose mënyra të tjera;• Çrregullimet e ndryshme sociale;• Karakteristikat e ambientit;• Konf-liktet

grupore.Implikimet e rëndësishme të këtyre rezultateve nga kërkimet dhe hulum-timet shkencore është se frika nga krimi mund të sulmohet nga strategjitë që janë aktuale dhe atë jo vetëm ato që ndërlidhen drejtpërdrejt me zvogëlim-in e viktimizimit kriminal ose trendit të kriminalitetit. Sipas këtij autori frika nga krimi mund të zvogëlohet edhe nëse shifrat e trendit të kriminalitet ose viktimizimit kriminal mbesin të njëjta dhe atë duke përdorur komunikimin në rrjetet sociale për të ofruar informata të sakta dhe azhure për rrezikun nga vik-timizimi kriminal dhe trendit të krimi-nalitetit, duke dhënë përgjigje kon-struktive për rrezikun nga krimi, duke eliminuar shenjat e jashtme të ndonjë çrregullimi social të mundshëm etj. Në këtë mënyrë duke kanalizuar në mënyrë konstruktive frikën nga krimi do të zvogëlohet edhe vetë niveli i vik-timizimit. Për të kuptuar më mirë këtë mundësi do të duhej të eksplorohen pasojat nga frika si qëllim që të ndih-mohet shoqëria për mënyrën si të për-ballet me krimin.Zaten koncepti i filozofisë së aktiv-iteteve policore në bashkësi përcil-let me thënien “qytetarët jo vetëm që duhet të jenë të sigurt por ata edhe duhet të ndjehen të sigurt”.

Arbër bekA ZyrtAr për informim

dhe redAktor i revistës “mbrojtësi”

9m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

10 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Ministria e Punëve të Brend-shme në një ceremoni ka fil-luar Muajin Kundër Trafikimit

me Qenie Njerëzore me moton “Hapi sytë, ke kujdes!”.Në këtë konferencë u vlerësua anga-zhimi i institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në vend. Kryemi-nistri Hashim Thaçi në hapjen e kësaj konference bëri thirrje për vëmendje të veçantë në luftimin e kësaj dukurie. Në fjalimin e tij ai potencoi se Qeveria e Re-publikës së Kosovës ka treguar që është e angazhuar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe këtë gjë e pro-von edhe renditja e shtetit të Kosovës

në raportin vjetor kundër trafikimit me qenie njerëzore që publikohet nga De-partamenti Amerikan i Shtetit. Kosova në këtë raport rangohet në shkallë të njëjtë edhe me disa shtete të Bashkimit Evropian dhe vende anëtare të NATO-s. “Kosova dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuara që të luftojnë këtë du-kuri negative dhe të arrijnë rezultate edhe më të mëdha. Qeveria e Kosovës do të ndërmerr të gjithë hapat e duhur të reformojë policinë, legjislacionin për-katës, dhe të forcojë sundimin e ligjit, në mënyrë që të jemi më të përgat-itur t’u përgjigjemi sfidave që dalin në luftimin e dukurive negative të krimit të organizuar”, tha kryeministri Thaçi.

Zëvendësministri i Punëve të Brend-shme, njëkohësisht Koordinator nacio-nal kundër trafikimit, Sasha Rashiq tha se trafikimi me njerëz është fenomen i karakterit global, të cilit nuk i shmanget Kosova dhe është një formë e krimit të organizuar prezent, ku prek direkt apo indirekt të gjithë shoqërinë kosovare.“Kjo formë e krimit të organizuar në pjesën më të madhe të shoqërisë prek fëmijët dhe gratë, ku janë më së shpeshti viktima të këtij krimi të rëndë, i cili e dehumanizon dhe i shkel të drejtat elementare të njeriut dhe dinjitetin e tij. Kjo kampanjë do të ketë karakter intensiv, duke i përfshirë institucionet nivelit qendror dhe lokal me përkrahje

hAPi Sytë, Ke KujdeS!

11m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

të plotë të partnerëve ndërkombëtarë dhe synon të arrijë një efekt afatgjatë në vetëdijesimin dhe sensibilizimin e opinionit”, theksoi ndwr tw tjera Rashiq.Ndërsa ambasadorja amerikane në Ko-sovë, Tracey Jacobson, theksoi se insti-tucionet e Kosovës dhe grupi punues që janë të përfshirë në luftimin e kësaj dukurie kanë bërë hapa të mëdhenj në përmirësimin e situatës në luftimin kundër trafikimit dhe ne jemi krenarë që japim kontributin tonë përmes De-partamentit të Shtetit dhe USAID-it.“Ne gjatë viteve kemi punuar krahë për krah në institucionet e zbatimit të ligjit, me prokurorinë dhe këshilltarë për vik-timat, për përmirësimin e teknikave hetimore të shërbimeve që ju ofrohen viktimave. Por ka ende punë për tu bërë, hetimet më efektive nga policia dhe përmirësimi i përkujdesjes ndaj

viktimave nuk kanë domethënie nëse keqbërësit nuk ndiqen penalisht dhe dënohen”, tha ambasadorja Jacobson.Lufta kundër trafikimit me qenie njerë-zore është ndër prioritetet e BE-së në agjendën për Kosovën. Kwtw e theksoi edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar i cili vuri në dukje se trafikimi me qenie njerëzore është një lloj i skllavërisë moderne, ku gjithmonë preken grupet më të ndjeshme, siç janë fëmijët, prandaj fushata e këtij viti në Kosovë përqendrohet drejt fëmijëve.

“Luftimi i trafikimit me qenie njerëzore është prioritet kryesor si politik ashtu edhe i agjendës tonë për Kosovën dhe ne në punët tona i përkrahim institu-cionet e Kosovës dhe Koordinatorin Nacional Kundër Trafikimit në mënyrë që t’i dizajnojmë politikat dhe rregullat që janë për përmirësimin ndaj luftës së kësaj dukurie”, theksoi Zhbogar.Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se lufta kundër krimi të organizuar në përgjithësi dhe e trafi-kimit me qenie njerëzore në veçanti, është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Kosovës. Fenomeni i krimit të organizuar ngërthen në vete shumë sfida në shoqërinë kosovare dhe për mekanizmat e shtetit.“Rezultatet në luftimin e trafikimit janë inkurajuese, puna dhe përkushtimi i institucioneve të Kosovës, në paran-dalimin dhe luftimin e kësaj forme të krimit të organizuar është reflektuar në të gjitha raportet të institucioneve ndërkombëtare relevante, duke përf-shirë raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit”, tha ministri Rex-hepi.Muaji kundër trafikimit synon të ngrisë vetëdijen në rastet e shfrytëzimit sek-sual të fëmijëve, shfrytëzimin e punës së fëmijëve dhe lypësinë e fëmijëve. Në këtë ceremoni folën edhe disa ministra të kabinetit qeveritarë, përfaqësues të Prokurorisë së Shtetit dhe Këshillit Gjy-qësor të Kosovës.

Arbër bekA

filloi fuShAtA KombëtAre Kundër trAfiKimit me qenie njerëzore Ku vëmendje të PoSAçme do të Ketë vetëdijeSimi në rAStet e Shfrytëzimit SeKSuAl të fëmijëve, Shfrytëzimin e PunëS Së fëmijëve dhe lyPëSinë e fëmijëve

12 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Syri i ShqiponjëSPolicia e Kosovës së shpejti me helikopterë

Është diskutuar shumë për këtë njësi si në media ashtu edhe në mesin e zyrtarëve të PK-së, tash

janë të përfshirë edhe në strukturën organizative të PK-së si Njësia e he-likopterëve. Helikopterët e parë që pritet të blihen për nevojat e Kosovës e që sipas të gjitha gjasave kjo do të ndodhë në 2013-ën, do të ndihmojnë në kontrollimin më të mirë të vijës ku-fitare, në luftimin më të lehtë të krimit të organizuar e madje edhe në rastet më të rënda në evitimin e katastrofave nga zjarri e të tjera të ngjashme.Për revistën ‘Mbrojtësi’ për këtë çështje në një intervistë ekskluzive foli koordi-natori i krijimit të kësaj njësie, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brend-shme, Ismet Ibishi, duke treguar për

rrugëtimin që kanë kaluar deri më tani për krijimin e kësaj njësie si dhe për të mirat që do t’ia sjellë policisë dhe ven-dit në përgjithësi.

‘mbrojtësi’: Kur ka filluar procesi përgatitor për krijimin e njësisë së helikopterëve?ibishi: Prej momentit që e kam pran-uar detyrën e zëvendësministrit jam përpjekur që policisë t’i jap një shtytje pikërisht aty ku ka pasur një mungesë të madhe, në Njësitin e helikopterëve, ku siç e dini jo vetëm shtetet në rajon por edhe më gjerë në kuadër të poli-cisë kanë një njësi të helikopterëve e cila e ka një destinim të gjerë dhe mos të them më të rëndësishmin, i cili ndih-mon të gjitha shërbimet në kuadër të

SA i PërKet PlAnit oSe furnizimit me heliKoPterë Së PAri duhet të PunëSohet KuAdri dhe ëShtë PlAnifiKuAr të PunëSohen 5 (PeSë) zyrtArët e PArë që do të jenë Si KoordinAtorët e PArë të cilët KAnë nevojë të ri-licencohen

12 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

13m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

POLICE

policisë por edhe më gjerë, siç janë me-naxhimi i emergjencave të ndryshme në fusha të ndryshme.Që ditën e tretë kur e kam pranuar këtë detyrë, kam ardhur me një projekt të gatshëm të cilin e kam punuar me të gjithë oficerët e aeronautikës, duke fil-luar prej Ali Aliut, Skender Ahmetit, e shumë të tjerë, që edhe me herët ka qenë tendenca dhe dëshira që diçka të tillë t’i ofrojmë Policisë së Kosovës, por të them të drejtën ky projekt ose kjo kërkesë e jona nuk ka hasur në mirëkup-tim ndoshta për arsye buxhetore ose rrethana të ndryshme. Projekti më vonë i është prezantuar vetë ministrit të min-istrisë të cilës i përkas me tendencë që kjo kërkesë të vazhdojë edhe te kryem-inistri dhe te organet e tjera. Ministri ka pasur një mirëkuptim që në fillim, dhe i jam falënderues sepse pa përkrahjen e tij sigurisht që gjërat kishin stagnuar.

‘mbrojtësi’: deri ku ka arritur procesi për krijimin e kësaj njësie?ibishi: Për të krijuar një njësi tokësore dhe shumë më të vogël duhen muaj e vite, e mos të flasim për Njësinë e he-likopterëve e cila kërkon infrastrukturë ligjore, rregullore, përvoja të shteteve të ndryshme, pëlqime të ndryshme në operim ajror, deri te aeroporti ndërkom-bëtar “Adem Jashari”. Fatbardhësisht ata (Aeroporti) jo vetëm që na dhanë pëlq-imin por menjëherë treguan gatish-mëri për të na mbështetur në shumë

fusha të cilat mos të them se janë më të kushtueshme se vetë helikopterët dhe shpenzimet e tjera. Fjala është për pronarin e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” i cili menjëherë e vuri në dispozicion kullën e vrojtimit, radarët, mekanizmin për mbushje me kero-zin, zjarrfikësit, sigurinë fizike e deri te kthimi i objektit, hangarit dhe pistës që është esenciale për funksionimin e kësaj njësie. Këtë e kemi realizuar plotë-sisht d.m.th. objektin, hangarin, zyrat, pistat për helikopterë tashmë mund lir-isht të përdoren nga Policia e Kosovës. Janë duke u bërë disa riparime shumë të vogla anësore, sepse zyrat dhe pjesa tjetër janë në gjendje të shkëlqyer. Është ndërtuar një pistë e veçantë për aterrimin

dhe ngritjen e helikopterëve, gjë e cila nuk ka ekzistuar më përpara dhe defin-itivisht kemi ardhur në fazën e fundit sa i përket çështjes logjistike, legjislaturës por edhe rregullores. I tërë materiali si në Policinë e Kosovës, po ashtu edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme është përfunduar plotësisht dhe ky ma-terial tash gjendet në zyrën e kryemin-istrit vetëm për t’u miratuar, gjegjësisht nënshkruar.

‘mbrojtësi’: A kemi pilotë të gatshëm për të pilotuar pasi përgatitjet tjera janë bërë?

14 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

ibishi: Në momentin e miratimit të këtij materiali, ne e gëzojmë të drejtën që personelin ekzistues të aeronautikës që disponojmë t’i dërgojmë në ri-licencim në një shtet që i plotëson këto kritere dhe kushte për dhënien e licencës të cilën licencë ne e quajmë licenca ASA, dhe në momentin që pilotët tanë e marrin atë licencë ne prej atij momenti jemi të gatshëm t’i kryejmë detyrat dhe obligimet që rrjedhin nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në të gjitha fushat sipas planit operativ që e parasheh policia. Kjo përfshin kon-trollin e kufirit, që aktualisht është kon-troll i pjesshëm duke marrë parasysh konfiguracionin e terrenit të cilin ne nuk mund ta mbu-lojmë dhe vëzhgojmë me automjete dhe mbështetje logjistike tokësore. E dyta është mbikëqyrja e komu-nikacionit ku në të gjitha shtetet e botës mbikëqyrja e komunikacionit rrugor dhe përcjellja e nganjëherë edhe ndjekja e automjeteve të ndryshme është gati e pa-mundur në masën që poli-cia dëshiron ta ketë pa njësi fluturuese në këtë rast me helikopterë me destinim të

caktuar.Pastaj ata mund të përdoren në shumë raste të kërkim-shpëtimit dhe situ-ata tjera emergjente që mund të na ndodhin si ndonjë tërmet etj. Kjo njësi pritet të jetë një forcë serioze edhe në menaxhimin dhe fikjen e zjarreve që po ndodh shpesh në Kosovë.

‘mbrojtësi’: Po përgatitjet rreth per-sonelit ose pilotëve deri ku kanë shkuar?ibishi: Sa i përket planit ose furnizimit me helikopterë së pari duhet të punë-sohet kuadri dhe është planifikuar të punësohen 5 (pesë) zyrtarët e parë që

do të jenë si koordinatorët e parë të cilët kanë nevojë të ri-licencohen. Kemi oferta nga disa shtete mike (Turqia, Kroacia, Sllovenia, Jordania) që këtë shërbim ta kryejmë pa pagesë dhe është një shërbim shumë i kushtueshëm. Sa i për-ket furnizimit, ne shpesh kemi pasur edhe oferta që të na i japin me donacion disa helikopterë por së pari duhet të zyrtarizohet një-sia. Në momentin që e ri-licencojmë grupin e parë të

fillimiSht e Kemi PArAPArë që të furnizohemi me dy heliKoPterë të meSëm, dymotorëSh. Po e them me dy motorë SePSe në ligjet e AeronAutiKëS nuK lejohet të fluturohet Përmbi qytete me fluturAKen me një motor

15m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

pilotëve ne kemi mundësi ta pranojmë donacionin e helikopterëve, kemi mundësi të përgatisim edhe mjetet e tjera logjistike që janë të nevojshme në kuadër të bazës ajrore në aeroportin “Adem Jashari”, ku tash ia kemi kthyer policisë pronën e dikurshme, siç janë shumë pajisje për kontrollin dhe për-gatitjen e helikopterit për fluturim si dhe kontrollin pas fluturimit. Fatbard-hësisht ne kemi ekspertë që e kryejnë këtë punë sepse ndryshe do të ishte jashtëzakonisht e kushtueshme që kjo të bëhet diku tjetër, pra ne kemi një po-tencial për fillim që të operojmë me një numër prej 3 helikopterësh që është një minimum i kënaqshëm për Policinë e Kosovës.

‘mbrojtësi’: cilat do të jenë llojet e para të helikopterëve që do të furni-zohet Policia e Kosovës?ibishi: Fillimisht e kemi paraparë që të furnizohemi me dy helikopterë të mesëm, dymotorësh. Po e them me dy motorë sepse në ligjet e aeronau-tikës nuk lejohet të fluturohet përmbi qytete me fluturaken me një motor. Ne do të blejmë helikopterë që janë operues dhe shumë destinues, këta helikopterë do të jenë të gatshëm të bartin edhe njerëz të plagosur, edhe njerëz të lënduar që kanë nevojë për intervenim të shpejtë, pra ne do të porosisim helikopterë që do të na of-rojnë një ndihmesë jashtëzakonisht të madhe. Në të ardhmen ndoshta do të furnizohen edhe ministritë e tjera siç është ajo e mjekësisë e FSK-së etj. por për momentin Policia e Kosovës do të jetë e gatshme t’i ofrohen shërbime që ndoshta në ndonjë të ardhme do t’u ta-kojnë atyre.

‘mbrojtësi’: A kemi mjete buxhetore të mjaftueshme për ta përkrahur këtë njësi?ibishi: Buxheti që është paraparë i propozuar dhe besoj i miratuar është për tri vjet. Në këtë vit janë paraparë 250 mijë euro për mbështetje logjistike për disa aparatura të ndryshme që janë tejet të nevojshme për përgatitjen e helikopterit për fluturim, kontrollin pas fluturimit dhe servisime e shërbime të tjera, njëherësh edhe për shërbime mjekësore të cilat e bëjnë kontrollin e

pilotit dhe personelit tjetër para se të hyjë në operim.Vitin tjetër (2013) janë planifikuar 11 milionë euro, kurse në 2014 janë të parapara 14 milionë. Me shumën e 11 milionëve ne mund t’i blejmë 2 he-likopterë dymotorësh me pajisje dhe mundësi intervenuese për të gjitha shërbimet që janë tejet të rëndësishme dhe jetike për Policinë e Kosovës, pra dy helikopterë të lehtë. Ne i kemi tri kategori helikopterësh, e lehta, e mesmja dhe e rënda, e ne do të furni-zohemi me këtë të lehtën e cila i kryen të gjitha operimet që i përmendëm. Në vitin 2014 parashihet të blihet një he-likopter i mesëm që është shumë më i kushtueshëm, por edhe Policisë së Ko-sovës i mundëson intervenim grupor që do të thotë në raste emergjente, në raste të krimit të organizuar të bandave të ndryshme, situatave të rënda e që do të ketë mundësi të intervenohet me një grup të madh njerëzish (16 persona) dhe në vende ku nuk mund të lëvizet me mjete të tjera. P.sh me një fluturim 15 minutash nga Prishtina në Alpet shqiptare ose në Bjeshkët e Nemuna mund të intervenohet, gjë që deri më tani ka qenë e pamundur. Ne e dimë se krimi mund të zhvillohet në çdo cep të shtetit ose tentohet të zhvillohet edhe në terrenet më të vështira për nga re-lievi dhe kjo është një e arritur e madhe e PK-së sepse nuk do të ketë më vend për ata që merren me krimin dhe me veprimtari të kundërligjshme dhe që zhvillojnë aktivitete kudo qoftë nëpër Kosovë.

‘mbrojtësi’: në fillim cekët se keni pa-sur përkrahjen e vazhdueshme edhe të pilotëve të tjerë kosovarë?ibishi: Në këtë drejtim është punuar një vit e gjysmë. Vlen të ceket një punë e palodhshme e pilotëve tanë si Ali Aliut, Skender Ahmetit, Neshat Fluga-jt, Vëllaznim Gashi etj., ku këta njerëz përpos detyrave të tyre të përditshme kanë bërë investim, mund dhe një vep-rim shumë të mirë që këtë njësi ta zyr-tarizojmë.

‘mbrojtësi’: A pritet që në të ardh-men e afërt të hapet ndonjë konkurs për pranimin e pilotëve të rinj që të jenë pjesë e këtij njësiti?ibishi: Turqinë e kemi të gatshme që menjëherë t’i pranojë dhjetë kandi-datë të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe të trajnohen për pilotë për helikopterë. Mesatarisht në Evropë dhe në botë, shkollimi i një piloti kushton rreth një milion euro që në përkthim i bie 10 milionë donacion për trajnimin e të rinjve dhe po sa ta miratojë kryemi-nistri dokumentin që kemi përcjellë në Qeveri ne do të shpallim edhe konkurs që t’i përzgjedhim 10 kandidatë për këtë shërbim. Unë po shpresoj në bazë të bisedimeve që i kam zhvilluar me zyrtarë të ndryshëm nga 14 shtete dhe që çdo herë e kam pasur njërin nga prioritetet formimin e kësaj njësie dhe kam parë edhe disponimin real për të na i ofruar këto donacione.

(titulli ‘syri i shqiponjës’ nuk është emërtim ZyrtAr i njësitit të helikopterëve)

intervistoi Arbër bekA Zyrtar për informim dhe redaktor

i revistës mbrojtës

vitin tjetër (2013) jAnë PlAnifiKuAr 11 milionë euro, KurSe në 2014 jAnë të PArAPArA 14 milionë. me Shumën e 11 milionëve ne mund t’i blejmë 2 heliKoPterë dymotorëSh me PAjiSje dhe mundëSi intervenueSe

16 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), organizoi tryezë diskutimi ku u prezantua analiza me titull

“Polici i lagjes” - Policimi dhe siguria në bashkësi, zbatimi i tyre dhe efektet në terren. Kjo analizë synon të kontribuojë drejt zhvillimit të politikave të përshtat-shme, për të arritur zbatimin e filozofisë së policimit në komunitet në praktikë.Të pranishëm në këtë tryezë ishin për-faqësues të MPB-së, të Policisë së Kos-ovës, përfaqësues të bashkësive lokale, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, media etj.Nga të pranishmit analiza u cilësua si e nevojshme dhe përmbajtjesore, përderisa analizon orientimin strategjik të punës së Policisë së Kosovës përmes Strategjisë së Policimit në Bashkësi, si

dhe Strategjisë Nacionale për Siguri në Bashkësi. Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, theksoi se Strategjia Nacionale për Sigurinë në Bashkësi, nuk ka arritur të zbatohet në masë të konsiderueshme, mbase për shkak të ndryshimeve dhe lëvizjeve që janë bërë në Policinë e Ko-sovës.Problemet me të cilat po përballen institucionet e sigurisë në Kosovë, u theksuan të jenë nga më të ndrysh-met, duke filluar nga buxheti i pamjaf-tueshëm për çka do të nevojitej që këto strategji të zbatoheshin me sukses, si dhe numër i pamjaftueshëm i policëve, të cilët do të mund të ndaheshin mirë nëpër sektorë. Në këtë tryezë po ashtu nga përfaqë-

suesit e fshatrave dhe lagjeve të komu-nës së Prishtinës, u theksua se nuk ka pasur takime informuese nga Policia e Kosovës, çka sjell deri te informimi i përciptë lidhur me këto strategji. Siguria në bashkësi dhe policimi në bashkësi janë një koncept i ri në punën e institucioneve të sigurisë në Kosovë. Ky koncept synon përfshirjen e shumë akterëve, institucioneve në përgatitjen, edukimin, zhvillimin e programeve parandaluese, ndër-komunikuese, me qëllimin e bërjes sa më të sigurt të jetës së përditshme të qytetarëve, andaj edhe kjo analizë vështron dhe analizon këtë koncept të punës së Policisë së Ko-sovës.FIQ është pjesë e grupit drejtues të MPB-së, që mbikëqyr zbatimin e Strat-

fiq PrezAntoi AnAlizën me titull “Polici i lAgjeS”- Policimi dhe SiguriA në bAShKëSi, zbAtimi i tyre dhe efeKtet në terren

vePrimtAriA Policore në SeKtorë

16 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

17m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

egjisë Nacionale për Siguri në Bash-kësi, grup i cili nuk sheh veprime të mjaftueshme në terren që do të re-flektonin përkushtim dhe nisma të institucioneve të ndryshme në këtë drejtim.Ky hulumtim synon të vështrojë dy

aspekte të ndërlidhura

ngushtë mes vete: orientimin strat-egjik të punës së PK-së përmes Strat-egjisë së Policimit në Bashkësi - Planin e Veprimit 2012-2016, të aprovuar së fundmi (e nisur fillimisht përmes Met-odologjisë së re të punës së Policimit në Bashkësi).

Arbër bekA

Përfundimet e nxjerra nga kjo analizë e fiq-it:

Është më se e qartë që policimi në bashkësi si koncept do të marrë kohë të gjatë për t'u shndërruar në praktikë, vetëdije qytetare dhe besim i ndërsjellë i kultivuar ndërmjet policisë dhe qytetarëve.Zbatimi i policimit në bashkësi - ushtrimit të veprimtarisë policore në sektorë është vetëm një hap i vogël drejt arritjes së qëllimeve të mëdha. Tashmë është miratuar edhe strategjia e policimit të udhëhequr nga informata inteligjente, prandaj tash prej se ka filluar së zbatuari kjo metodologji e punës, është rritur bashkëpunimi dhe komunikimi me qytetarët. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe besimi, ka pasur një përqindje të theksuar të rritjes së zgjidhjeve të rasteve të raportuara në polici, si dhe numrit të informative inteligjente për ndonjë rast specifik para se ato të shndërrohen në vepra të natyrave të ndryshme.Përmes konceptit të policimit në bashkësi (Policia e Kosovës), por edhe zbatimit të strategjisë për siguri në bashkësi (Ministria e Punëve të Brendshme), synohet që në periudha afatgjata të ndërtohen marrëdhënie të reja dhe efikase në mes të institucioneve dhe qytetarëve. Kjo, natyrisht që do të marrë kohë, por për të dhënë efektet dhe rezultatet e kërkuara, nevojitet ndërtimi i mekanizmave matës edhe në infrastrukturën e përgjithshme të institucioneve policore, komunale, arsimore, sociale.

Kjo filozofi e punës policore u mundëson institucioneve të forcojnë raportet e shëndosha me qytetarët në nivelin që ata do të bëheshin ruajtësit e dytë të rendit në komunitetin ku jetojnë përmes komunikimit me policinë dhe institucionet në çdo veprim që sjell parandalimin e krimeve dhe që e bën më të sigurt mjedisin e tyre jetësor.

vePrimtAriA Policore në SeKtorë

17m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

18 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Të ndërtuarit e një shoqërie me kon-cepte të zhvillimit dhe mbarëva-jtjes përfshin edhe bashkëpunimin

e policisë me qytetarët që është një ndër të arriturat më të mëdha që ne mund të avancojmë në parandalimin e kriminalitetit dhe shoqëria të ketë një siguri më të lartë. Debatet e natyrave të tilla kanë kuptim të avancimit si të qytetarëve ashtu edhe të policisë që të kenë një bashkëpunim më të ngushtë në të mirën e vendit dhe të shoqërisë.Është një punë që mund t’i bëjë nder vendit dhe të vlerësohet si shumë hu-mane kur ne bashkëpunojmë dhe jemi të afërt me qytetarin po ashtu anasjelltas qytetarë - polici. Ne dimë se nga e kalu-ara sistemi i sigurisë ka qenë i ndërtuar që t’u shërbejë jo të gjithë qytetarëve duke pasur diferencime e diskriminime dhe kjo është edhe natyra që qytetari ka një neglizhencë dhe stepje për të bashkëpunuar, por ne kemi nevojë më shumë të jemi më afër tyre dhe të shkëmbejmë informacionet në të mirë të sigurisë.Ne dimë se kjo fushë e bashkëpunimit policë-qytetarë jep fryte të rëndë-sishme, ne duhet t’u themi se e keqja duhet parandaluar me kohë dhe të marrim masa në vetëdijesimin e gjith-mbarshëm të këtij fenomeni. Një shem-bull: nëse një fqinji i bëhet një vjedhje në shtëpi dhe një nga qytetarët e sheh këtë vepër penale dhe nuk e informon policinë ai njëkohësisht është bërë edhe pjesë e një skenari të ardhshëm të vjed-hjes sepse gjërat do të pakësohen dhe

hajni do të veprojë edhe në shtëpinë e tij.Sado që fusha e laboratorit bën zbard-hjen e shumë veprave ne duhet të jemi kuriozë se bashkëpunimi dhe afrimi i dëshmive është një burim që e pasuron kartotekën për shumë fusha të ndry-shme. Duke kuptuar bashkëpunimin, qytetari është më i sigurt në të drejtat dhe liritë e afruara me ligj.Ka qytetarë të cilët nuk hezitojnë të jap-in informata por shumë nga ata kanë dëshirë të ruhet konfidencialiteti, gjë që kjo duhet të rregullohet me kod apo me vendime të nxjerra nga institucionet dhe të kuptohet dhe filtrohet informata dhe burimi i besueshmërisë së saj. Në ven-det evropiane kur njerëzit kthehen nga

atje ata thonë se atje ka shumë policë që për veprën më të vogël të kapin në befasi. Kjo nënkupton se qytetarët evro-pianë luajnë një rol të policit informator e që kjo informatë i bën nder vetvetes dhe atdheut të tyre.Me ofrimin e informatave dhe shkëm-bimin reciprok krijohet një fushë e sig-urt e hulumtimit drejt një sigurie më të mirë dhe nga kjo do të nënkuptonte një mbarëvajtje më të mirë të zhvil-limit ekonomik, aty ku ka siguri ka edhe mirëqenie ekonomike. Dhe të gjitha këto kërkohen nga Policia e Kosovës por përkundër kohës së shkurtër që funksionon qe 13 vjet ajo megjithatë po tregon rezultate të mira në terren në ofrimin e sigurisë dhe i mbetet qytetarit që të jetë akoma më besnik ndaj Policisë së Kosovës.Policia e Kosovës një organi-zatë e re në Ballkan është një shembull për një modernizim të konceptit që premton shumë për ofrimin e sigurisë për qytetarët e saj dhe pjesëmarrësve tjerë, nga eksperienca e saj e re ajo ka arritur të shkëlqejë në shumë fusha ku ka treguar rezultate të njëpasnjëshme por mbetemi me shpresë që qytetarët të jenë akoma më bashkëpunues dhe më reciprokë në komunikim.

autori është Zyrtar policor nga stacioni i lipjanit

mërgim bekteshi

Ku KA Siguri KA edhe mirëqenie eKonomiKe

ëShtë një Punë që mund t’i bëjë nder vendit dhe të vlerëSohet Si Shumë humAne Kur ne bASh-KëPunojmë dhe jemi të Afërt me qytetArin Po AShtu AnASjelltAS qytetArë - Polici

19m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Janari i 2013-ës sjell edhe hyrjen në fuqi të Kodit të ri penal të Re-publikës së Kosovës. Ky kod është

sponsorizuar dhe është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, në koordinim dhe bashkëpunim me përfaqësuesit e insti-tucioneve vendore e ndërkombëtare. Miratimi i këtij kodit paraqet njërin ndër angazhimet për plotësimin e infrastruk-turës ligjore në fushën e drejtësisë pe-nale si dhe eliminimit të zbrazëtive dhe mangësive ligjore në këtë fushë.Në Kodin Penal të Republikës së Kos-ovës janë përfshirë institute të reja të të së drejtës penale, janë inkorporuar dhe sanksionuar vepra të reja penale si dhe janë bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme në vazhdimësi të ndryshi-meve kushtetuese dhe ligjore në Re-publikën e Kosovës.Të gjitha ndryshimet e bëra janë har-monizuar me konventat përkatëse të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare.Një rëndësi e veçantë i është kushtuar sundimit të shtetit ligjor dhe garan-timit të të drejtave të secilit shtetas të Republikës së Kosovës.Kodi i ri përmban risi në fushën e përf-shirjes së veprave të reja penale të cilat janë konsideruar të rrezikshme për sho-qërinë dhe të nevojshme për mbrojtjen e rendit kushtetues në Republikën e Ko-sovës. Vepra të reja penale të parapara në kapitujt e këtij kodi janë veprat pe-nale kundër rendit kushtetues dhe sig-urisë së Republikës së Kosovës, veprat penale kundër jetës dhe trupit, veprat penale kundër të drejtave të votimit, veprat penale kundër të drejtave në marrëdhëniet e punës, veprat penale kundër integritetit seksual, veprat penale të narkotikëve, veprat penale kundër ekonomisë, veprat penale kundër shërbimeve komunale, veprat penale kundër pasurisë, veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, dhe veprat pe-nale kundër detyrës zyrtare.Me Kodin Penal përveç fuqizimit të qël-limit të dënimit dhe risocializimit të të dënuarve është ndryshuar edhe lloji i dënimit me burgim afatgjatë deri në 40 vjet dhe me dispozitat e këtij pro-jekt kodi parashihet dënimi me burgim të përjetshëm për veprat penale që

paraqesin shkallë të lartë të rrezik-shmërisë për qytetarët dhe rendin kushtetues dhe ligjor të Kosovës.Në nenin 44 të këtij kodi është i paraparë dënimi me burg të përjet-shëm. Paragrafi 1 i këtij neni thotë se ligji mund të parasheh dënimin

me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale të kryera në rre-thana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pa-soja shumë të rënda. Në paragrafin 2 të këtij neni thuhet se ligji nuk mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm si të vetmin dënim krye-sor për një vepër të veçantë penale.Ky kod është përgatitur nga Min-istria e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe përgjegjëse për zbatim të ligjit, si: Gjykata Supreme, kryeprokurori i shtetit, profesorët e Fakultetit Ju-ridik si dhe përfaqësues të orga-nizatave ndërkombëtare të cilat e kanë ndihmuar ketë proces përmes ekspertizave dhe komenteve profe-sionale. Kodi përmban në total 35 kapituj me mbi 400 nene.Hyrja në fuqi e Kodit Penal të Re-publikës së Kosovës do të bëhet në pako me ligjet që ndërlidhen me këtë fushë e në radhë të parë ndry-shimet do të pasqyrohen në Kodin e Procedurës penale dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.Me miratimin e këtij kodi plotësohet infrastruktura ligjore në fushën e drejtësisë penale, me qëllim të elim-inimit të zbrazëtive dhe mangësive ligjore në këtë fushë si dhe të avan-cimit të standardeve më të larta sa i përket sundimit të ligjit dhe luftimit të dukurive negative, në përmbush-je edhe të obligimeve dhe të sfidave nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Republikën e Kosovës.

PlotëSohet infrAStruKturAligjore në fuShën e drejtëSiSë PenAle

2013-ta Sjell ndryShime në

legjiSlAcion

19m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

20 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

fuqizohen KAPAcitetet e hetueSve finAnciArë Në Drejtorinë e Përgjithshme të

Policisë së Kosovës është mba-jtur ceremonia e certifikimit të

43 zyrtarëve nga agjensionet e ndry-shme të Kosovës.

Programi i trajnimeve është financuar dhe mbështetur nga Departamenti i Thesarit Amerikan në të cilin janë përf-shirë dy trajnime.Trajnimi i parë ka qenë i dedikuar për

trajnim të trajnerëve të teknikave të avancuara për Hetime Financiare në të cilin janë përfshirë 5 agjencione, ndër-sa trajnimi i dytë ka përfshirë trajnimet për Teknikat e Avancuara të Hetimeve

20 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

21m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Financiare në të cilin janë përfshirë zyrtarë nga të gjitha agjencionet që merren me hetimin e kri-meve financiare. Zyrtarët e certifikuar në këtë trajnim i takojnë agjencioneve si: Policia e Kosovës, Doganat, Proku-roria, Departamenti i Lojërave të Fatit, Njësia e Hetimeve Tatimore, Njësia

e Inteligjencës Financiare, Menaxhimi i Aseteve dhe nga Banka Qendrore e Ko-sovës.Në këtë ceremoni solemne morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi, z Bedri Hamza Ministër i Finan-cave, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovës zonja Tracey Ja-cobson, Drejtori i Përgjith-shëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni dhe përfaqësues-expert nga Departamenti i Thesarit Amerikan. Përkrahjen që SHBA-ja ka dhënë institucioneve të Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit përmes trajnimeve, është vlerësu-ar lartë nga folësit në këtë ceremoni dhe njohurit e fituara në këtë trajnim do të vihen në zbatueshmëri për të luftuar kriminalite-tin financiar në vende nga të gjitha agjencive.

21m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

certifiKohen 43 zyrtArë ngA

Agjencione të ndryShme Për teKniKA

të AvAncuArA në hetime

finAnciAre

22 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Kodi Penal, Kodi i procedurës penale, vendi i ngjarjes, roli dhe ruajtja e dësh-mive, roli i prokurorit dhe bashkëpunimi, janë vetëm disa nga temat që trajtohen në kuadër të trajnimit bazik për hetimin e krimit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).Instruktorët në AKSP flasin për këtë tra-

jnim si një prej më të rëndësishmëve dhe si trajnim që gjithmonë zgjon in-teresin e pjesëmarrjes në të. Instruktori i këtij trajnimi nga radhët e PK-së në AKSP, Bekim Hyseni, në një prononcim për ‘Mbrojtësin’ thekson se ky trajnim është i nevojshëm për secilin zyrtar policor pa-varësisht njësitit, sektorit ku ai punon:

“ Kursi bazik i hetimeve është kurs i cili zg-jat 4 javë, një kurs shumë i rëndësishëm jo vetëm për policë të cilët punojnë në hetime por edhe për çdo polic pa marrë parasysh në cilin sektor punon. Në këtë trajnim policët njoftohen me fusha të ndryshme, duke filluar prej njohjeve të veprave penale, do të thotë që kanë të

Për hetueS më ProfeSionAlë

23m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

bëjnë me Kodin Penal të Kosovës, pastaj në procedurën penale, gjithashtu edhe me menaxhimin e vendit të ngjarjes”, theksoi Hyseni. Ai tutje shpjegoi se një pjesë e tra-jnimit i kushtohet edhe Forenzikës dhe përveç pjesës teorike zyrtarët policorë që ndjekin këtë trajnim e kanë edhe mundësinë e ushtrimeve praktike:

“Në AKSP e kemi dhomën e stimulimit ku na mundësohet që çdo rast që ka të bëjë me këqyrjen e vendit të ngjarjes të improvizohen dhe të shohim zyrtarët policorë se sa janë të gatshëm që të ve-projnë në vendin e ngjarjes, ta bëjnë sig-urimin e vendit të ngjarjes, t’i sigurojnë të gjitha dëshmitë që kanë të bëjnë me hetimin e rastit. Pra t’i mbledhin të gjitha dëshmitë dhe t’i dërgojnë në laborator”, shprehet Hyseni.Në këtë trajnim zyrtarët policorë marrin njohuri edhe për metodat e hetimit të veprave të ndryshme penale dhe këto metoda ndihmojnë edhe në cilësimin e drejtë të veprave penale. Por natyrisht se gjatë përpunimit të secilës metodë specifike duhet të merren parasysh kërkesat e të drejtës penale.

Arbër bekA

vAzhdon trAjnimi i hetueSve Policorë në AKSP

Bekim Hyseni

24 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Stresi në profesion është një çështje që ka gjeneruar një numër të kon-siderueshëm të hulumtimeve për

një periudhë të shkurtër kohore. Kjo çështje ka zgjuar interesimin e madh edhe të mediave dhe dëgjohet shpesh edhe në bisedat e përditshme edhe të punonjësve të PK-së.Pavarësisht të një interesimi kaq të madh, studimi shkencor i stresit në punë apo në profesion nuk ka një his-tori të gjatë.Në bazë të fakteve nëse jeni të ekspo-zuar vazhdimisht stresit në vendin e punës kjo është e dëmshme për punë-torin dhe ka ndikim negativ edhe në efektivitetin e organizatës.Për shembull dëmi që i shkaktohet ekonomisë amerikane për shkak të

stresit në punë konsiderohet të jetë bil-iona dollarë (Aldred, 1994; Ivancevich & Matteson, 1980; Matteson & Ivancevich, 1987; Mulcahy, 1991).Në të kaluarën lëndimi në punë ka përfshirë lëndimet fizike dhe ka qenë e limituar me aq, tani është duke u rritur numri i shteteve që përveç lëndimeve

fizike në punë trajtojnë edhe të ash-tuquajturat lëndime psikologjike e që përfshin edhe stresin në vendin e pu-nës.Stresi në punë është i rëndësishëm edhe për ndikimin që e ka në shoqëri në përgjithësi. Një njeri që i nënshtro-het stresit të përditshëm në punë nuk

Stresi në profesionnë bAzë të fAKteve nëSe jeni të eKSPozuAr vAzhdimiSht StreSit në vendin e PunëS Kjo ëShtë e dëmShme Për Punëtorin dhe KA ndiKim negAtiv edhe në efeKtivitetin e orgAnizAtëS

25m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

do të mund të përballojë edhe dety-rimet e tjera dhe angazhimet si burrë, grua, baba, nënë ose si anëtarë i ko-munitetit në përgjithësi. Kjo ka ndikim drejtpërdrejt në ekonominë e vendit por në plan afatgjatë edhe në shoqëri-në në përgjithësi.Kërkimet dhe hulumtimet shkencore për stresin i hasim në fillimin e shekul-

lit të 20-të megjithëse programet e hu-lumtimeve të gjera nuk filluan deri në vitin 1960.Nëse kthehemi prapa në histori do të vërejmë se shumë shkencëtarë si psikolog, endinokrolog kanë bërë stu-dime në këtë fushë. Atributet e para për një hetim të mirëfilltë shkencor sa I për-ket stresit I takojnë Hans Selye (1956) i

cili konsiderohet si “babai i stresit”. Se-lye, një endinokrolog, ishte duke bërë një kërkim mbi hormonet riprodhuese te kafshët. Gjatë kërkimit të tij ai i ek-spozoi disa kafshë në rrethana të ndry-shme si në temperatura ekstreme dhe radioaktivitet. Gjatë këtij eksperimenti ai vërejti se një numër i madh kafshësh u munduan ti përshtateshin -adapto-heshin kushteve të reja. Duke u nisur nga kjo, Selye arsyetoi se pak a shumë edhe njerëzit e bëjnë të njëjtën gjë në jetën e përditshme dhe në këtë mënyrë zhvilloi sindromën e përgjithshme të adaptimit për të përshkruar këtë pro-ces.Kjo sindromë përshkruhet në tri faza: faza e alarmit, faza e rezistimit dhe ajo e stër-ngarkesës (exhaustion) e cila shkakton dëme të përhershme në or-ganizëm.

Sa i përket definicionit të stresit janë dhënë shumë të tilla dhe nuk mund të konsiderohet se ekziston një defini-cion i saktë që definon atë. Por kjo siç duket i ka ndihmuar shkencës sa i për-ket kërkimeve për stresin. Në raste të caktuara stresi përshkruhet si sinonim i asaj se si punëtori reagon ndaj kush-teve stresuese në punë. Por ka edhe shumë definicione të tjera por është e rëndësishme që nëse bëhet ndonjë hulumtim me punëtorë dhe nëse në pyetësorë përmendet fjala stres për të njëjtën duhet të ipet edhe shpjegimi adekuat.Organizatat e ndryshme duke dëshiru-ar që të reduktojnë ndikimin e stresit-stresorëve (faktorëve që ndikojnë në stres) janë munduar përgjithësisht ta bëjnë atë në pesë mënyra. Mënyra më e shpeshtë që është përdorur është metoda e zhvillimit të programeve tra-jnuese për menaxhimin e stresit që i af-tëson të punësuarit si të përshtaten me më efektivitet me stresorët (faktorët që ndikojnë ose shkaktojnë stresin). Meto-dat e tjera që përdoren më pak përfshi-jnë reduktimin e stresorëve,ofrimi i një orarit alternativ për punëtorët, ofrimi i programeve tw ndryshme shëndetë-sore etj.

Arbër bekA

Stresi në profesion

26 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Kurio zitete

Bonnie & Clyde

Shumë nga ju keni dëgjuar thënien si Boni dhe Klajdi pasi që kanë zënë vend edhe në repertorin e këngëtarëve kosovar. Në fakt bëhet fjalë për dy grabitës në SHBA por që tërhoqën vëmendjen e

shtypit amerikan me të madhe në vitet 1931-1935.Ky çift ka qenë subjekt i shumë filmave e këngëve. Më e fundit është ajo e kënduar nga këngëtarja Beoynce me Jay-z. Bonnie Parker (1910–1934) dhe Clyde Barrow (1909–1934) ishin grabitës bankash me nam, të cilët udhëtuan nëpër pjesën qendrore të Shteteve Bash-kuara gjatë periudhës së Depresionit të Madh. Aktet e tyre ishin të njohura në mbarë vendin. Ata tërhoqën vëmendjen e shtypit amerikan dhe lexuesve gjatë asaj periudhe, e cila shpesh herë cilësohet si “era e armikut publik” ndërmjet vitit 1931-1935. Edhe pse ata mbahen mend si grabitës bankash, Bonnie dhe Clyde zakonisht preferonin të grabisnin dyqane të vogla apo qen-drat e karburantit të vendosura buzë rrugës. Ka shumë versione për njohjen e tyre, por mbi një pikë të gjithë bien dakord: ishte dashuri me shikim të parë. Bonnie dhe Clyde u vranë më 23 maj 1934, në një rrugë pranë Luizianas nga katër policë.

Pushimi i drekës dhe kapiteni

Historia e kapitenit të policisë dhe një prej hajdutëve më të mëdhenj të bankave, Andre Stander u shndërrua nga kinemaja amerikane në një film i cili u shfaq në vitin 2003.

Andre Stander ishte një oficer i lartë policie dhe shërbente në departamentin e vrasjeve dhe të grabitjeve në Johannesburg, në vitet ‘70. Djali i një prej gjeneralëve më të njohur të Afrikës së Jugut, Andre Stander filloi të grabiste banka në mesin e viteve ‘70. Grabitjet ai i kryente gjatë pushimit të drekës që ai kishte kur kryente shërbimin. Menjëherë pas grabitjes ai kthehej në skenën e krimit si oficer policie për të hetuar grabitjen. Ai u arrit të zbulohej për krimet e tij vetëm pasi kishte kryer 30 grabitje bankash. Por, megjithëse u arrestua dhe u dënua me 75 vjet burg në vitin 1980. Ai arrin të arratiset nga burgu, duke u larguar më pas në SHBA. Në vitin 1984 ai vritet në Florida gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë amerikane.

Vjedhja e “Mona Lisas” për patriotizëm

Derisa Shqipëria feston 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në nëntor të këtij viti, një vit para se të shpallej pavarësia e Shqipërisë ose thënë më drejt

më 21 gusht të vitit 1911 u krye vjedhja shekullore e artit. Një punonjës italian i quajtur Vincenzo Peruxhia nga Muzeu i Louvrit në Francë vodhi pikturën e famshme të Leonardo da Vinçit – Mona Lisën. Duke ditur ambientin dhe rrethinat e muzeut pasi që kishte ndihmuar në ndërtimin e qelqit mbrojtës për të mbrojtur pikturën ai ishte fshehur në muze duke ditur se muzeu të nesërmen është i mbyllur. Kur u zbulua se kryevepra mungonte autoritetet bënë shumë kërkime por kot.Pruxhia për dy vjet kishte qëndruar i “fshehur” në banesën e tij dhe pastaj filloi të kontaktonte me tregtarët e atit në Itali duke ofruar pikturën si një simbol i krenarisë kombëtare. Në dhjetor të 1913 një tregtar nga Toskana kishte kërkuar nga

Peruxhia që ta sillte pikturën për ta parë. Kur tregtari u bind se piktura ishte origjinali ai i ka njoftuar policinë ndërkaq piktura u kthye në muzeun ku ishte më parë.Peruxhia u gjykua në Itali dhe kaloi në burg vetëm shtatë muaj. Ai pretendonte se patriotizmi ishte motivi i vetëm për vjedhje ngase ai donte ta kthente Mona Lisën në atdheun e tij në Itali.

27m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

Gjatë detyrave të përditshme policore rastis që të zbulohen para të falsifikuara por ngan-

jëherë kjo sasi di të jetë edhe në shifra me shumë zero nga pas. I tillë ishte rasti i het-uar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të cilët gjatë operacionit policor kanë kryer kontrol-lime në rajonin Gjilanit dhe të Prishtinës

me ç’rast kanë arrestuar pesë (5) persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Falsifikim i parasë dhe krim i orga-nizuar”, po ashtu janë konfiskuar në cilësi të provave materiale, para të dyshuara si të falsifikuara me vlerë prej 980,000.00 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë dollarë).Paratë e dyshuara (bankënota dollarë false) janë gjetur gjatë bastisjes në një shtëpi

në Gjilan.Bazuar në hetimet policore dyshohet se ky grup i personave të dyshuar janë marrë me falsifikim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara. Operacioni policor është realizuar nga het-uesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në mbështetje të njësive speciale të policisë.

Kur milionat falsifikohen

Shpesh dëgjojmë për kura naty-rore, mjekësi popullore, por, trajtimi joadekuat nganjëherë

mund të jetë me pasoja fatale. Një rast i tillë është raportuar në drejtorinë rajonale të Pe-jës ku policia ishte informuar se një person është dërguar për në spitalin rajonal me au-toambulancë.Menjëherë efektivët policorë janë anga-zhuar në këtë drejtim dhe kanë mësuar se një person së bashku me bashkëshorten e tij kishte shkuar tek shoku i tij nga komuna e Pejës, që të kërkojë një terapi bletësh.

Sipas dëshmitarëve viktima kishte vuajtur nga sëmundja e reumës dhe kishte dëgjuar se pickimi i bletës do t’i ndihmonte. Me të shkuar viktima ka kërkuar nga shoku i tij t’ia bënte të mundshme pickimin nga bletët, dhe kishte përcaktuar edhe vendet në trupin e tij se ku ta pickonin. Ky i fundit ia kishte mundësuar këtë gjë, por pas pak çastesh ka filluar përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të viktimës i cili bie në gjend-je kome.Është njoftuar menjëherë emergjenca e spi-talit e cila ka arritur në vendin e ngjarjes dhe

gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Pejës përkundër përpjekjeve për ta shpë-tuar viktima ndërron jetë.

terapia vdekjeprurëse

m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

28 m b r o j t ë s i 0 3 / 2 0 1 2

FOTOLAJMFOTOLAJM