147

Click here to load reader

Meka Dhe Medina

Embed Size (px)

DESCRIPTION

liber per meken dhe medinen

Citation preview

Page 1: Meka Dhe Medina

Muhammed Kamil Hasan El-Muhami

MEKA DHE MEDINA NË DRITËN E KUR’ANIT FAMËLARTË

Page 2: Meka Dhe Medina

2

Page 3: Meka Dhe Medina
Page 4: Meka Dhe Medina
Page 5: Meka Dhe Medina

Pjesa e parë

Meka e nderuar dhe Qabeja e madhëruar

Page 6: Meka Dhe Medina
Page 7: Meka Dhe Medina

Kapitulli i parë

Qyteti më i vjetër dhe më i shenjtë në botë

Allahu i Madhërishëm urdhëron e thotë: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo që u ngrit në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin!”1

Obligimi i Haxhit dhe vizita e shtëpisë së Allahut në Mekën e ndershme, është një prej pesë kushteve themelore të fesë Islame. Sezona e Haxhit konsiderohet njëra ndër sezonat më të lumtura dhe më të shenjta tek muslimanët.

Me të vërtetë, kur muslimani apo muslimania arrijnë në lartësitë e Mekës së nderuar, i mbulon një ndjenjë e fuqishme e cila është e pamundur për secilin njeri të përshkruaj këtë ndjenjë shirtërore me

1 Kaptina Ali Imran, 96

Page 8: Meka Dhe Medina

një përshkrim të plotë dhe të saktë sadoqë posedon aftësi stilistike dhe fuqi retorike. Mënyra më e mirë për të përjetuar këtë kënaqësi të veçantë është që vetë muslimani të shkoj dhe të kryej obligimin e Haxhit dhe të vizitojë për së afërmi shtëpinë e Allahut - Qabenë e madhëruar.

Nuk ka kurrfarë dyshimi se ai që dëshiron të kryej obligimin e Haxhit në mënyrën më të denjë dhe të pastrojë shpirtin e tij duke e kënaqur me këtë Zotin dhe të Dërguarin e Tij, vërtetë do të ndiej një lumturi të jashtëzakonshme, sidomos nëse ka sadopak njohuri rreth hi-storikut të këtij vendi të shenjtë të cilin Krijuesi i Lartmadhërishëm e ka zgjedhur pikërisht për shtëpinë e Tij - Qabenë e nderuar!

S’ka dyshim, Meka është vendbanimi (qyteti) më i lashtë mbi sipërfaqën e tokës. Termi “karjetun - fshat” që Allahu i Lartësuar e ka emëruar Mekën e nderuar e që njihet edhe me emrin “ummul kura - nëna e fshatrave” është për qëllim në

8

Page 9: Meka Dhe Medina

këtë kontekst pikërisht ajo që ne e quajmë sot - qytet, pra, nëna e qyteteve2.

Nëse flasim për lashtësinë e qytetit të Mekës dhe themi se është qyteti më i lashtë në mbarë botën, me këtë kemi për qëllim se qyteti i Mekes është qyteti më i vjetër në botë i cili akoma lulëzon dhe gjallëron me numrin e madh të njerëzve, me ndërtim, zhvillim dhe qytetërim. U ndërtuan edhe qytete të tjera, mirëpo ato me kalimin e kohës u zhdukën dhe humbën çdo gjurmë, e disa prej tyre Allahu i Gjithëfuqishëm i shatërrojë me rrënjë nga sipërfaqja e tokës.

Meka e nderuar, pa kurrfarë diskutimi është qyteti më i shenjtë në mbarë botën.

Parashtrohen pyetje të shumta që i obligojnë muslimanët të japin sqarime dhe shpjegime rreth tyre. Prej atyre pyetjeve janë:

Çfarë marrëdhënie (lidhje-raporte) kishte babai i njerëzimit Ademi a.s. me qytetin e ndershëm të Mekës?

2 (për shkak se ai është vendi, në të cilin mblidhen njerëzit për të kryer detyrën e Haxhit, ashtu siç mblidhen fëmijët rreth nën-ës së tyre - sqarim i përkthyesit)

9

Page 10: Meka Dhe Medina

A e vizitoi këtë vend (a e bëri Haxhin) Ademi a.s.?

A është varrosur në njëren prej kodrave të bekuara të saj?

Cilat janë shkaqet e ndërtimit të Qabesë nga babai i të Dërguarve, Ibrahimi me djalin e tij Ismailin a.s.?

Përse vrapojnë njerëzit3 në mes kodrave Safa dhe Merva dhe çfarë lidhje ka kjo me Haxheren - bashkëshorten e Ibrahimit a.s.?

Si buroi (zë fill) pusi i Zemzemit?

Cilat janë gjërat mrekulluese dhe të jashtëzakonshme që e karakterizojnë qytetin e Mekës, e posaqërisht Qabenë e nderuar apo shtëpinë e shenjtë të Allahut?

Për të gjitha këto pyetje dhe shumë e shumë pyetje të tjera, u shkruan vëllime të mëdha librash, andaj është e pam-undur që ky libër të sqarojë dhe të jap përgjigje për të gjitha ato pyetje, por megjithatë me ndihmën e Allahut të Lartësuar do të përpiqemi të fokusohemi

3 (haxhinjtë - vërejtje e përkthyesit)

10

Page 11: Meka Dhe Medina

në dhënien e disa përgjigjeve duke mos u thelluar në detale.

Në anën tjetër, do të prezantojmë kalimthi një qasje të shkurtër të obligueshmërisë së Haxhit, ngase Haxhi si kusht tepër i rëndësishëm i fesë së pastër Islame, kërkon prej nesh një studim të veçantë ku veç e kemi elaboruar në njërin prej librave të kësaj serie: “Enciklopedia Kuranore”.4

Meka... dhe Beka

Allahu i Madhërishëm në dy ajetet vijuese të sures Ali Imran thotë: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo që u ngrit në Bekë (Mekë), e 4 Autori, Muhammed Kamil Hasan El-Muhami ka shkruar një seri me dymbëdhjetë vepra me tematika të ndryshme islame të cilën seri e ka quajtur me emrin “El-Meusuatul Kur’anijjeh” – Enciklopedia kuranore. Po ashtu edhe librin të cilin e keni në duar “Meka dhe Medina në dritën e Kur’anit famëlartë” është njëri ndër këta libra. Autori nëpërmjet këtyre veprave është munduar të thjeshtësojë dhe të bëjë sa më të lehtë njohuritë kuranore, në mënyrë që të jenë të dobishme për të gjithë të rinjtë musliman, kuqo që ndodhen ata. (Vërejtje e përkthyesit).

11

Page 12: Meka Dhe Medina

dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hatër të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.”5

Ajo çfarë u tërhekë vëmendjen lexuesve në fillim të këtij ajeti të sures Ali Imran është pikërisht ajo që Allahu i Madhërishëm e ka emërtuar me emrin “Beke” qytetin e bekuar që muslimanët në përgjithësi e njohin me emrin “Mekë”.

Ky emërtim (Beke për qytetin e Mekës) ka zgjuar interesim tek filologët dhe historianët arab, të cilët pas një studimi të thellë, dhanë shpjegime të ndryshme e që për lexuesit është e nevojshme që sadopak të kenë ca njohuri rreth këtij emërtimi.

Një grup gjuhëtarësh mendojnë se emri “Beketu” është emër i prejardhur prej

5 Kaptina Ali Imran 96, 97

12

Page 13: Meka Dhe Medina

fjalës “El-Beku” që do të thotë shtypje, ngjeshje, grumbullim, kallaballëk, shtyrje etj. Arabët thonë “fulanun bekke fulanen bekken” që do të thotë se filani e ka shtyer filanin për ta hapur rrugën e tij. Gjithashtu thonë “tebakkun-nasu” - njerëzit shkaktojnë tollovi duke shtyer njëri-tjetrin në një vend apo rrugë të ngushtë për shkak të turmës së madhe.

Për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe shtyrjes ndërmjet veti gjatë kryerjes së ceremonive të Haxhit (si gjatë tavafit, sa’jit etj), qyteti ka marrur emrin “Beke” që do të thotë “qyteti i cili mbushet plot e përplot me njerëz”.

Ky është një mendim. Mendimi tjetër i gjuhëtarëve rreth shpjegimit të emrit “Beke”, është se ky emër vjen nga folja “bekke jebukku” që do të thotë: thyej, bëj copë e grimë, ngujoj, godas, shpoj etj. Arabët thonë: “është rrëzuar filani nga lartësia e malit dhe ka thyer qafën e tij dhe për pasojë ka vdekur në vend.”

Mirëpo, çfarë ka të bëj kjo (thyerja e qafës) me këtë qytet të shenjtë?

13

Page 14: Meka Dhe Medina

Mendimi i fundit i filologëve bazohet në argumentin bindës të tyre ku thonë se Allahu i Plotëfuqishëm është Ai i cili kujdeset që shtëpia e Tij e shenjtë të jetë nën ruajtjen dhe mbrojtjen e Tij. Sa e sa tiran u munduan ta pushtojnë dhe ta dëmtojnë këtë vend të shenjtë, por Allahu i Madhërishëm i shkatërrojë që të gjithë, prandaj edhe u quajt “Beke” ngase ajo u then qafën dhe i shkatërron despotët ashtu siç ndodhi me Ebrehe el-Eshrem i cili dëshiroi ta sulmojë Mekën e Ndershme me ushtrinë e elefantëve, por Allahu i Lar-tmadhërishëm e shkatërrojë atë me ushtrinë e tij duke lëshuar kundër tyre shpendë që vinin tufë-tufë dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar duke i bërë si një gjeth i grimcuar ashtu siç e pë-rshkruan këtë ndodhi vetë Allahu i Lartësuar në suren Fil!

Mirëpo, lind pyetja: “Përse emri “Bekke” u shëndrrua në “Mekke”?

Disa hulumtues kanë thënë se arabët në shumicën e rasteve bëjnë zëvendësimin (ndërrimin) e shkronjës “b” me shkronjën “m” në mënyrë që të jetë më e lehtë për

14

Page 15: Meka Dhe Medina

shqiptim. Ata për shembull, për goditjen dërrmuese thonë: “darbetu lazib”, por në shumicen e rasteve thonë edhe “darbetu lazim” e cila e ka të njejtin kuptim.

Disa gjuhëtarë të tjerë, mendojnë se emri “Mekke” është i prejardhur nga folja “imtekke jemtekku” që don të thotë: thith, pi etj. Kur i vogli i devesë thithë gjirin e nënës (devesë) me një thithje intenzive saqë e pin edhe pikën e fundit të qumështit, filologët arab për këtë veprim të voglit të devesë thonë: “imtekke dar’a ummihi felem jetruk fihi shejen minel lebeni” që do të thotë: ka thithur gjirin e nënës dhe ka pirë tërë qumështin e saj.

Po ashtu edhe për njeriun që thithë ashtin për të nxjerrur palcën e saj, arabët e përdorin foljen “imtekke” ka thithur...

Meka - qyteti në të cilin gjendet shtëpia e shenjtë e All-llahut (Qabja); është quajtur me këtë emër për arsye se shumica e njerëzve (në të kaluarën - vërejtje e përkthyesit) gjatë sezonës së Haxhit nxitonin për tek puset e pakta dhe të cekta që kishte ky vend, në mënyrë që të shuanin etjen e tyre. Kur vinin tek puset,

15

Page 16: Meka Dhe Medina

(nga etja e madhe) pinin ujë ashtu sikurse i vogli i devesë që thith gjirin e nënës (devesë) së tij, apo sikur hamësi që me kërrshëri thithë copën e ashtit për të nxjerrur palcën e saj. Për këtë shkak është quajtur “Meka” me këtë emër (pra, vendi ku njerëzit nxitojnë për të shuar etjen).

Të gjitha këto mendime, në çdo mënyrë, janë një përpjekje e shkëlqyer nga ana e filologëve dhe historianëve arab e që janë për çdo lëvdatë dhe ia vlenë të mësojmë kuptimin e drejtë dhe të saktë të këtyre nocioneve.

Ashtu siç i kushtuan kujdes filologët arab studimit dhe hulumtimit të nocioneve “Mekke dhe Bekke”, po ashtu disa prej tyre u interesuan të gjejnë shkakun e emërtimit të Qabesë dhe Haremit me emrin “Bejtull-llahi-l-Haram” - “Shtëpia e shenjtë e Allahut”.

Pas një studimi të frytshëm, thanë se fjala “El-Bejtu” - “shtëpi” është ajo e cila i mbledh dhe i bashkon anëtarët e afërm të familjes. Gjithashtu arabët me fjalën “El-Bejtu” i quajnë edhe poezitë apo vargjet e poetëve, ngase ato

16

Page 17: Meka Dhe Medina

grumbullojnë shkronjat dhe fjalët e përshtatshme për të krijuar një fjali të bukur ashtu sikur shtëpitë e njerëzve që tubojnë dhe grumbullojnë secila prej tyre banuesit e saj. Po ashtu edhe gruaja është quajtur “ shtëpia e burrit” për shkak se ajo i mbledh rreth vetit fëmijët dhe burrin e saj. Andaj edhe Qabeja është quajtur “Shtëpia e shenjtë e Allahut” ngase ajo i tubon dhe i bashkon muslimanët gjatë sezonës së Haxhit sikurse të ishin një familje e madhe e vetme. Prandaj edhe quhen “Ehlull-llahi” - “Njerëz të veçantë të Allahut” siç mendojnë disa hulumtues.

17

Page 18: Meka Dhe Medina

SHTËPIA E PARË

Në ajetin e sipërpërmendur, Allahu i Madhërishëm e cilëson Qabenë (Shtëpinë e shënjtë) si shtëpinë e parë të ndërtuar për njerëz.

Lidhur me këtë, mufessirët (komentatorët) e njohur të Kur’anit si Katadeh, Suddiu dhe Muxhahidi mendojnë se Qabeja është shtëpia e parë e shfaqur mbi sipërfaqen e ujit që kur Allahu i Lartmadhërishëm ka krijuar qiejt dhe tokën. Kurse Meka në atë kohë ishte një pikë e madhe e shkumës së bardhë e cila vërtitej mbi ujë, ndërsa toka më pastaj u shtri dhe u zgjerua nga pjesa e poshtme e saj.

Ata që mendojnë kështu (që toka u shtri

18

Page 19: Meka Dhe Medina

dhe u zgjerua nga pjesa e poshtme e saj), mbështeten gjithashtu në atë që Allahu i Gjithfuqishëm e ka quajtur Mekën e Ndershme me emrin “Ummul Kura” - “Nëna e vendbanimeve”, për shkak se ajo sipas mendimit të tyre është nëna e të gjitha fshatrave dhe qyteteve, prandaj edhe thanë se toka u shtri dhe u zgjerua nga pjesa e poshtme e saj.

Allahu i Lartësuar e ka emëruar dhe cilësuar Mekën e Ndershme me emrin “Ummul Kura” - “Nëna e qyteteve” në ajetin 92 të Kaptinës El-En’am kur i drejtohet të Dërguarit të Tij, Muhammedit s.a.v.s.:

“Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t’i tërheqësh vërejtjen nënës së qyteteve (të banorëve mekas) dhe atyre përreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur’anin), ata edhe e falin namazin rregullisht!” 6

Po ashtu, Allahu i Madhërishëm edhe në ajetin e shtatë të Kaptinës Esh-Shura e ka cilësuar Mekën me epitetin “Ummul Kura” 6 Kaptina El-En’am, 92

19

Page 20: Meka Dhe Medina

- Nëna e vendbanimeve.

Ebu Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë se Meka e ndershme ka qenë një margaritarë i bardhë mbi sipërfaqën e ujit. Pastaj Allahu i Lartësuar e ngriti në qiell,e pozita e saj në tokë ishte në drejtim të Qabesë - Shtëpisë se shenjtë të Allahut. Në këtë shtëpi - Qabe, për çdo ditë hyjnë dhe dalin nga 70 mijë melek. Atëherë Allahu i Lartëmadhëruar e urdhëroi Ibrahimin a.s. që t’i ngritë themelet e shtëpisë - Qabesë.

Mirëpo, udhëheqësi i besimtarëve, Imam Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë se kuptimi i frazës “Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëz” që përmendet në Kur’an, ka për qëllim shtëpinë e parë të ndërtuar për adhurim (ibadet). D.m.th. para saj nuk ka patur shtëpi (vend adhurimi) që njerëzit ta kryenin Haxhin, por ekzistonin shtëpi të shumta dhe të zakonshme ku njerëzit banonin.

20

Page 21: Meka Dhe Medina

21

Page 22: Meka Dhe Medina

MENDIME TË TJERA

Historiani i njohur arab Ez-Zehriu mendon se emri “Bekke” ka dallim nga emri “Mekke”. Ai thotë se Bekke quhet vetëm shtëpia e shenjtë - Mesxhidul Harami (vendi në të cilin haxhinjtë bëjnë tavafin, rrotullimet rreth Qabes), kurse “Mekke” është emri i gjithë Haremit (vendeve të caktuara që njihen në atë qytet) e këtu përfshihen eshe shtëpitë e atyre që banojnë në të. Mendimin e tij e ka mbështetur në argumente të sakta të cilat i ka transmetuar.

Ebu Ubejdete ka thënë se me emrin Bekke quhet vetëm brendia e Mekës.

Transmetohet nga sahabiu i nderuar Ebu Dherr el-Gaffari (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. se cila është xhamia më e parë e ndërtuar për njerëz, meqërast Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj: “El-Mesxhidul Harami (Qabeja) e pastaj Bejtul Makdisi (xhamia e shenjtë në

22

Page 23: Meka Dhe Medina

Jerusalem - vërejtje e përkthyesit)!”

Allahu Fuqiplotë e ka cilësuar Shtëpinë e Tij të shenjtë (Qabenë) me fjalën e Tij “mubarekun” - shumë e bekuar. Disa komentator të Kur’anit (mufessir), kanë thënë se shkaku i karakterizimit të Qabes me cilësimin “shumë e bekuar” është në atë se ai që e viziton Qabenë, All-llahu i Gjithmëshirshëm ia fal mëkatet e mëparshme dhe për adhurimet që kryen aty ka më shumë shpërblime se adhurimet e kryera në vendet e tjera.

Në anën tjetër, Qabeja është “shumë e bekuar” për atë se tavafi (rrotullimi rreth Qabes) kurrë nuk ndalet, as natën e as ditën, gjatë tërë vitit, kështuqë është e pamundur ndonjëherë ta gjesh të zbrazur qoftë edhe vetëm në ndonjë çast sado të shkurtër.

23

Page 24: Meka Dhe Medina

KAPITULLI I DYTË

PËRSE QABEJA QUHET ME KËTË EMËR?

Në kapitullin e parë përmendëm (potencuam) mendimet e historianëve dhe gjuhëtarëve rreth nocioneve “Mekke” dhe “Bekke” si dhe çfarë thanë mbi prejardhjen e këtyre dy termeve me të cilat u emërua qyteti më i shenjtë i botës ku jetojmë.

Mekës së ndershme i takon shenjtëria për shkak të ekzistimit të “Bejtull-llahit” apo Qabesë së nderuar në këtë vend.

Atëherë përse Qabeja (El-Ka’betu) quhet me këtë emër?

Kjo është një pyetje që çdo musliman dhe muslimane dëshiron ta dijë përgjigjen e saj.

Mendimi më i qëndrueshëm i historianëve

24

Page 25: Meka Dhe Medina

dhe juristëve islam (el-fukahau) është se Qabeja ka marrur këtë emër për shkak të formës së saj katrore.

Ata thanë se Qabeja u ndërtua në formë katrore për arsye se pozita e saj në tokë është paralele me pozitën e Bejtul Ma’murit që është në qiell.

Mirëpo, ... çfarë është El-Bejtul Ma’muri?.

All-llahu i Madhërishëm në kaptinën Et-Tur, betohet në “El-Bejtul Ma’murin”. Në fillim të kësaj sureje Zoti i Plotfuqishëm urdhëron e thotë:

“Pasha Turin. Dhe librin e shkruar në rreshta. Në lëkurë të shtrirë. Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Ma’murin në qiell)!”7

Ibn Abbasi r.a. dhe shumë komentatorë të Kur’anit (mufessir) kanë shprehur mendimin e tyre se Bejtul Ma’muri është një shtëpi (e shenjtë sikurse Qabeja në tokë - vërejtje e përkthyesit) në qiellin e katërt e cila është në drejtim të Qabesë së ndershme.

7 Kaptina Et-Tur 1-4

25

Page 26: Meka Dhe Medina

All-llahu i Lartësuar e ka cilësuar me këtë emër (Bejtul Ma’mur - shtëpia e vizituar), ngase melaiket e Zotit pandërprerë e vizitojnë këtë shtëpi të shenjtë duke adhuruar dhe madhëruar (ibadet) All-llahun e Plotfuqishëm me nje adhurim të sinqertë ndaj Tij.

Udhëheqësi i besimtarëve, Imam Ali ibn Ebi Talib (All-llahu e nderoftë fytyrën e tij) ka thënë se për çdo ditë në këtë shtëpi (fjala është për Bejti Ma’murin në qiell) hyjnë nga 70 mijë melek, e pastaj dalin dhe kurrë më nuk kthehen. Të nesërmen hyjnë dhe dalin 70 mijë melek të tjerë dhe kështu vazhdon për çdo ditë.

Historianët e njohur si Zehriu dhe Seid bin Musejjebi mendojnë se Bejti Ma’muri gjendet në qiellin e dunjasë dhe aty ekziston një lum që quhet “El-Hajevan”. Xhibrili a.s. me urdhër të All-llahut Fuqiplotë për çdo ditë zhytet në këtë lum dhe kur del nga ai i shkund krahët e tij dhe prej tyre rrjedhin 70 mijë pika ujë të lumit “El-Hajevan”. Atëherë All-llahu i Lartësuar nga çdo pike ujë krijon nga një melek. Të gjithë ata melek (pra, 70 mijë) All-llahu i Madhërishëm i urdhëron të hyjnë në Bejti Ma’mur që të kryejnë

26

Page 27: Meka Dhe Medina

namaz dhe pasi ta falin namazin dalin prej saj dhe nuk kthehen më.

Këta historian (Zehriu dhe Seid bin Musejjeb) mendimin e tyre mbi lumin “El-Hajevan” e bazojnë (e mbështesin) në Hadithin e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të) të transmetuar nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të).

Transmeton Ibn Abbasi (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) ka thënë: “Me të vërtetë pozita e Bejti Ma’murit në qiell është plotësisht paralele me oborrin e Bejtull-llahit (Qabesë) në Mekën e Ndershme dhe sikur të binte (Bejti Ma’muri) nga qielli i katërt do të binte pikërisht në oborrin e saj (Qabesë)!”

Edhe Bejti Ma’muri në qiell ka formë katrore tamam sikur forma e Qabesë së Madhëruar.

Shkaku se përse Bejti Ma’muri ka formë katrore qëndron në atë se ajo ndodhet përballë Arshit të All-llahut të Madhërishëm.

27

Page 28: Meka Dhe Medina

Gjithashtu edhe Arshi ka formë katrore dhe kjo për arsye se bazamentet dhe dispozitat me të cilat All-llahu i Madhërishëm ka ndërtuar Arshin e Tij, përqëndrohen në katër pika, të cilat në të njejtë kohë janë edhe shtylla themelore të fesë Islame dhe besimit të vërtetë.

Këto shtylla janë:

1. Subhanall-llah – që do të thotë: Krijuesi ynë, All-llahu i Gjithfuqishëm është larg çdo të mete dhe mangësie.

2. El-Hamdulil-lah – Falënderimi i takon All-llahut. Besimtari i vërtetë asnjëherë nuk duhet ta neglizhojë dhe harrojë falënderimin ndaj Zotit dhe Krijuesit të tij.

3. Lailahe il-lAll-llah – S’ka të adhuruar tjetër veç All-llahut. Kjo fjalë tregon njëshmërinë e Krijuesit (teuhidin) dhe mohon politeizmin (shirkun) dhe

4. All-llahu ekber – All-llahu është më i madhi.

Transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. për mirësitë (bereqetet) që All-

28

Page 29: Meka Dhe Medina

llahu i ka dhuruar shtëpisë së Tij të shenjtë (Qabes) ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm për çdo ditë zbret 120 mëshira (rahmete). 60 për ata që e bëjnë tavaf Qabenë (sillen rreth saj), 40 për ata që falen në Qabe dhe 20 për ata që vetëm e shikojnë atë (Qabenë)!”

Nga mirësitë më madhështore të Bejtull-llahit (Qabesë) është se atij që e viziton atë (e kryen Haxhin) All-llahu i Madhërishëm ia shlyen të gjitha mëkatet e kaluara, por me kusht që gjatë kryerjes së këtij obligimi të ketë nijetin e pastër, që Haxhin ta bëj vetëm për të arritur kënaqësinë e All-llahut, e assesi për syefaqësi dhe të paraqitet para njerëzve se është bërë haxhi, apo që të fitojë titullin haxhi për të mashtruar njerëzit dhe t’u cenojë të drejtat e tyre.

29

Page 30: Meka Dhe Medina

XHELOZIA E GRAVE

Sigurisht se ky titull “xhelozia e grave” do t’i habisë lexuesit dhe lexueset që lexojnë këtë libër që ka për subjekt të tij Mekën dhe Qabenë e ndershme.

Mirëpo, xhelozia ishte pikërisht shkaku i vetëm e cila e detyrojë babain e Pejgamberëve, Ibrahimin a.s. të udhëtojë dhe të shpërngulet së bashku me gruan e tij të dytë (Haxheren) dhe djalin e tij të vogël Ismailin. Megjithatë pasiqë u shpërngulën, Ibrahimi a.s. braktisi familjen duke i lënë në një luginë jopjellore, në një vend shterpë dhe me vete nuk kishin pos disa hurma arabie.

Kjo luginë jopjellore (vend shkretinorë) që më vonë u shëndrrua në një qytet madhështorë dhe i mbushur përplot me

30

Page 31: Meka Dhe Medina

njerëz është Meka e Ndershme.

Më gjërësisht rreth historikut të kësaj xhelozie kemi treguar në librin “Sara, gruaja me e bukur e botës” të serisë me titull “Tregime nga Kur’ani Fisnik” nga i njëjti autorë dhe i njëjti botues.

Ibrahimi a.s. e ka dashur Saren (bashkëshorten e tij) me një dashuri të thellë. Kurse në anën tjetër, gruaja tjetër shfaqte ngaj tij po të njejtën dashuri. Kështuqë për të mos dëmtuar (çrregulluar) ato (sidomos Saren e cila nuk kishte fëmijë), u detyrua ta largojë Haxheren, së bashku me djalin.

Haxherja ishte robëreshë e Sares, të cilën ia kishte dhuruar mbreti i Egjiptit. Sara kur e pa se nuk ka më shpresë për fëmijë, kërkoi nga Ibrahimi që të martohet me robëreshën e vet, se ndoshta All-llahu i Gjithfuqishëm do ta bekojë me një djalë i cili do ta trashëgonte..

Ibrahimi a.s. u martua me Haxheren dhe pas një kohe ajo lindi një djalë, të cilin e emëruan me emrin Ismail. Ibrahimi a.s. u gëzua shumë për lindjen e djalit, ndërsa dashuria e tij ndaj Haxheres u forcua

31

Page 32: Meka Dhe Medina

edhe më tepër, gjë që shkaktoi xhelozi në zemrën e Sares. Atëherë ajo (Sara) nga xhelozia e madhe që e kishte kapluar, filloi të sillet më Haxheren dhe djalin e saj në mënyrën më të ashpër saqë disa herë i kishte përzenë edhe nga shtëpia e saj. Më në fund vendosë që Haxherja të jetojë në një vend tjetër!..

Në një hadith të Pejgamberit s.a.v.s. tregohet se Ibrahimi a.s. u ankua tek All-llahu i Lartësuar për sjelljet e Sares, e ndërkohë All-llahu i Madhërishëm i shpalli: “Vërtetë shembulli i gruas (femrës) është si shembulli i brinjës së shtrembur, nëse e len ashtu si është do të kënaqesh me të, por nëse tenton ta drejtosh, do ta thyesh!”

Në bazë të kësaj, një poet pasiqë kishte zbuluar diç të pahijshme në gruan e tij, ka shkruar një satirë kundër grave ku në fillim thotë: “Ajo (gruaja) është krijuar e kërrusur (sikurse brinjtë) prandaj nuk mund ta drejtosh. Ta dish se nëse tenton t’i drejtosh brinjët, do t’i thyesh!”

All-llahu i Lartmadhëruar e urdhëroi mikun e Tij – Ibrahimin a.s. që ta realizojë

32

Page 33: Meka Dhe Medina

dëshirën e Sarës dhe ta largojë plotësisht Haxheren me djalin e saj Ismailin nga shkretëtira e Shamit.

Atëherë Xhibrili a.s. zbriti te Ibrahimi a.s. për t’i treguar vendin që All-llahu i madhëruar ka zgjedhur për gruan dhe djalin e tij.

Pasiqë e informoi gruan e tij Sarën për këtë, ajo kërkoi prej tij që t’ia jap fjalën asaj që gjatë udhëtimit të mos zbresë nga kafsha e tij, në mënyrë që të mos jetë pranë Haxheres, gjë që Ibrahimi a.s. ia dha fjalën se ashtu do të veprojë!.

Gjatë udhëtimit, ata i shoqëronte Xhibrili a.s. të cilin e shifte vetëm Ibrahimi a.s. dhe kur arritën në vendin ku është shtëpia e Zotit xh.sh. – Qabeja, Xhibrili a.s. kërkoi nga Ibrahimi a.s. që ta braktisë gruan dhe djalin e tij dhe të kthehet tek bashkëshortja e parë Sara.

Kur Ibrahimi vendosi të largohet, Haxherja e frikësuar vështronte përreth tij sepse ai vend në atë kohë ishte i shkretë dhe i braktisur. Atëherë e habitur e pyet bashkëshortin e saj:

33

Page 34: Meka Dhe Medina

- O Ibrahim, përse po na lë në këtë luginë në të cilin nuk ka njerëz të gjallë e as ujë e as bimë?..

Ibrahimi a.s. iu përgjigj:

- Me të vërtetë All-llahu i madhërishëm më ka urdhëruar me një gjë të tillë.

Imani i Haxheres ishte shumë i fortë, andaj e vendosur i tha:

- Nëse Zoti xh.sh. kështu ka vendosur, atëhërë Ai kurrsesi nuk na lë të humbur.

Ibrahimi a.s. u largua nga bashkëshortja dhe djali i tij edhepse zemra e tij ishte me ta. Kur arriti në kodrën e quajtur “Kudej” e cila gjendet në vendin “Dhu tuva” u ndal dhe duke shikuar në drejtim të tyre, ra në ruku dhe sexhde duke iu lutur Zotit xh.sh me këto fjalë:

“Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e

34

Page 35: Meka Dhe Medina

disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta..!” 8

Pasiqë uji që kishin u shpenzua dhe etja e madhe e kishte kapluar djalin e saj, nëna zemërdhembsur menjëherë u ngjit në kodrën “Safa” për të kërkuar ujë për foshnjën e saj. Vështronte herë djathtas e herë majtas për të parë njeri dhe filloi të bërtet me tërë fuqinë që kishte:

- A ka njeri në këtë luginë?.

Mirëpo, nuk dëgjonte asgjë përpos ushtimës së zërit të saj..

Kështuqë në vetveten e saj iu parafytyrua sikur dëgjoi nga larg ulërimën e ujkut dhe nga frika se mos i ndodhi gjë djalit të saj, filloi të vrapojë në drejtim të tij.

Akoma pa arritur tek djali i saj, Ismaili a.s., iu shfaqë një ndjenjë se do të gjejë ujë, prandaj edhe filloi të ecë me hapa të shpejtë në drejtim të vendit që quhet “Merva”.

Atëherë në mes të këtyre dy kodrave 8 Kaptina Ibrahim 37

35

Page 36: Meka Dhe Medina

“Safa dhe Merva” vrapoi shtatë herë se ndoshta mos shikonte njeri apo ndonjë burim uji.

Dhe herën e fundit, u kthye te Ismaili ku uji veç kishte filluar të dalë pranë duarve të tij. Ashtu e frikësuar që uji të mos derdhet larg nga burimi, me duart e saj filloi të mbledh rërën dhe të formojë një pengesë (mur) në mënyrë që uji të mos derdhet pa nevojë.

Disa dijetarë kanë thënë se Haxherja e ka ngjeshur rërën që të kapet fort dhe për këtë shkak është quajtur ky burim me emrin Zemzem.

Kurse disa të tjerë mendojnë se Xhibrili a.s. e goditi tokën me krahun e tij dhe Allahu i Plotfuqishëm bëri që të gufoi burimi i Zemzemit i cili edhe sot e kësaj dite konsiderohet një mrekulli prej mrekullive mahnitëse, ku miliona besimtarë që kryejnë haxhin për çdo vjet kanë dëshirë të madhe të pinë këtë ujë të bekuar, si dhe shumë prej tyre marrin edhe ujë me vete që njerëzve të afërt t’u sjellin si një dhuratë të çmuar nga vendi i shenjtë – Qabja. Sido që të jetë, akoma burimi i Zemzemit është i mbushur plot

36

Page 37: Meka Dhe Medina

me ujë të freskët. 9

Me të vërtetë Sa’ji (ecja e shpejtuar ndërmjet Safasë dhe Merves) është një prej ritualeve më të rëndësishme të haxhillëkut. Urtësia e tij është në atë se Sa’ji iu përkujton besimtarëve tregimin e njohur të Haxheres dhe besimit të saj të thellë që kishte në All-llahun e Madhëruar. Iman ky që edhe përkundër asaj që Ibrahimi a.s. e braktisi së bashku me djalin e saj në atë vend të shkretë, ajo as sa një qime floku nuk u lëkund dhe nuk i humbi shpresat, por qëndroi e vendosur në kërkim të ujit duke mos ndier kurrfarë lodhje e mundimi.

S’ka dyshim se vetëm imani i fuqishëm në All-llahun e Lartmadhëruar se Ai është 9 Uji i Zemzemit: ky është sejjidi i të gjithë ujërave, uji më i bekuar, më i falënderuari, më i dashuri dhe më i vlerësuari. Uji i Zemzemit konsiderohet nga të gjithë muslimanët si pija më e çmueshme. Në Sahihun e Muslimit është shënuar që Ebu Dherri r.a., i kishte kaluar dyzetë ditë dhe net vetëm në Qabe dhe nuk kishte pasur asgjë për të ngrënë as për të pirë përveç ujë të Zemzemit. Kur pas kësaj kohe ishte kthyer në Medinë, i Dërguari i Allahut kishte shprehur këtë mendim: “Me siguri uji i Zemzemit është ushqim tepër i këndshëm dhe ilaç për sëmundje”. Xhabir bin Abdullahu r.a. ka treguar se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Zemzemi është përgjigje për çfarëdo qëllimi të individit kur ai kërkon ta pijë ujin e tij”. (Shënim i përkthyesit).

37

Page 38: Meka Dhe Medina

më i mëshirshmi mëshirues i jep besimtarit elan dhe fuqi të jashtëzakonshme që t’i tejkaloi (përballoi) të gjitha fatkeqësitë dhe fortunat e kësaj jete.

Si rrjedhim, pesimizmi është armik i jetës, ngase vetëm populli jobesimtarë e humb shpresën në mëshirën e All-llahut xh.sh., ashtu siç thuhet në Kur’anin famëlartë.

SI U NDËRTUA QABEJA

38

Page 39: Meka Dhe Medina

“Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabesë – luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je ai që dëgjon dhe di”.10

Shumë historian dhe komentatorë të Kur’anit janë të mendimit se Allahu i Madhëruar nëpërmjet melekut Xhibril, e ka urdhëruar Ibrahimin a.s. që ta ndërtojë shtëpinë e shenjtë – Qabenë.

Ibrahimi a.s. pyeti All-llahun Fuqiplotë për vendin ku duhej të ndërtontë Qabenë dhe mori këtë përgjigje: “Në vendin ku i zbriti Ademit a.s. kutia e zezë e që në atë kohë ndriqoi tërë vendin e shenjtë”.

Po ashtu historianët kanë thënë se kutia e zezë (godina në formë kubi) ka qenë në vendin e vet derisa Allahu i Madhëruar e ngriti në qiell në kohën e Nuhit a.s., atëherë kur ndodhi tufani-përmbysja e madhe, meqërast u fundos çdo gjë mbi sipërfaqën e Tokës, përveç anijes së Pejgamberit Nuh a.s.. Për këtë shkak, disa

10 Kaptina El-Bekareh 127

39

Page 40: Meka Dhe Medina

historian mendojnë se Qabeja quhet me emrin “Bejtul Atik” – shtëpia e lashtë, sepse ka qenë më e lashtë dhe ka ekzistuar para se të ndodhë tufani – përmbysja.

Kur Allahu xh.sh. e urdhëroi Ibrahimin a.s. ta ndërtoi Shtëpinë e Shenjtë – Qabenë, as ai e as djali i tij Ismaili nuk kanë pasur aspak njohuri rreth mënyrës së ndërtimit. Kështuqë Allahu xh.sh. dërgoi te ata Xhibrilin a.s. i cili u tregoi vendin e shtëpisë dhe u mësoi mënyrën e ndërtimit të saj.

Disa të tjerë thanë se themelet e Shtëpisë, i ka zbritur Allahu i Madhërishëm nga xhenneti.

NXIRJA E GURIT TË BARDHË

40

Page 41: Meka Dhe Medina

Guri i zi i cili ekziston sot në Shtëpinë e Shenjtë – Qabe, është po i njëjti gur që All-llahu i Lartësuar e ka zbritë nga qielli tek babai i njerëzimit – Ademi a.s.

Shumica dërmuese e historianëve arab janë të mendimit se guri i zi ka qenë i bardhë si bora. Disa prej tyre kanë thënë se guri i zi ka qenë një margaritar i madh dhe i pakrahasueshëm. Ky margaritar ishte aq reflektues sa që drita e tij dukej aq e fortë sikurse të ishte mesi i ditës.

Mirëpo, përse kjo bardhësi e pastër dhe e dëlirë u shëndrrua në ngjyrë të zezë e të errët? Përgjigjja është se idhujtarët dhe mohuesit e preknin gurin me duart e tyre të pista.

Kur Ibrahimi a.s. filloi me ndërtimin e Shtëpisë, kërkoi nga djali i tij Ismaili të sjellë gurë nga një vend i afërt që quhej “Dhu Tuva”!

Ibrahimi a.s. e ngriti Qabenë – Shtëpinë në lartësi prej nëntë kut (arshinë). Po ashtu i hapi edhe dy dyer, një nga lindja e tjetrën nga perëndimi.

41

Page 42: Meka Dhe Medina

Pastaj Ibrahimi a.s. së bashku me djalin e tij, mblodhën disa bimë aromatike të shkretëtirës dhe parfumosën Qabenë dhe rrethinën e saj.

Pasiqë e ndërtuan Qabenë, Allahu xh.sh. e dërgoi Xhibrilin a.s. te Ibrahimi dhe Ismaili pikërisht në ditën e tetë të muajit Dhulhixhxheh. I mori ata dy dhe i shoqëroi për në vendin e quajtur “Mina”, ku kaluan natën në këtë vend ashtu siç kishte vepruar më parë edhe Ademi a.s.

Ja pra, u munduam shkurtimisht të përqëndrohemi në disa njohuri dhe ngjarje të rëndësishme që kanë të bëjnë veçanërisht për qytetin e bekuar të Mekës dhe Qabenë e madhëruar. Mirëpo, ekzistojnë edhe ngjarje të tjera që janë të lidhura me përmbajtjen e këtij libri siç është Mekami i Ibrahimit a.s. dhe shenjat e këmbës së tij etj, të cilat i kemi përmendur në librin me titull: “Haxhi” (Libër i autorit i botuar sipas vargut serik me titull “Enciklopedia kur’anore”).

E lusim Allahun e madhërishëm që t’u plotësojë dëshirat e shumë muslimanëve anëkend botës, të cilët me mall të madh ëndërrojnë ta kryejnë obligimin e Haxhit

42

Page 43: Meka Dhe Medina

dhe të vizitojnë varrin e më të dashurit të Zotit, vulës së të gjithë Pejgamberëve – Muhammedit s.a.v.s. që gjendet në Medinën e ndritur.

43

Page 44: Meka Dhe Medina

Pjesa e dytë

44

Page 45: Meka Dhe Medina

KIBLEJA

45

Page 46: Meka Dhe Medina

KAPITULLI I TRETË

DOMETHËNIA E FJALËS “KIBLE” DHE URTËSIA E SAJ

Termi “Kible” në gjuhën arabe ka për qëllim drejtimin apo kthimin e njeriut nga një anë e caktuar nëse synon diçka konkrete siç është drejtimi kah shtëpia, apo diç abstrakte siç është një synim apo dëshirë që shpreson realizimin e saj.

Pas ardhjes së fesë Islame, fjala “Kible” filloi të përdoret me këtë kuptim: “ Orientimi, drejtimi apo kthimi i namazliut kah Qabeja gjatë faljes së namazit”!

Domethënia e fjalës “Kible” është cekur në ajetet 142, 143, 144 dhe 145 të kaptinës El-Bekareh, për të cilat ajete do të flasim pak më vonë.

Mirëpo, në kaptinën Junus, ajeti 87, Allahu i Lartmadhërishëm me fjalën “Kible” ka

46

Page 47: Meka Dhe Medina

për qëllim një kuptim tjetër. I Lartësuari thotë:

Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t’i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t’i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!11

Pra, fjala “Kible” në këtë ajet, ka për qëllim “faltore” ngase Allahu i Madhërishëm e urdhëroi Pejgamberin Musa dhe vëllain e tij Harunin (Paqa dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta) që populli i tyre t’i bëjnë faltore shtëpitë e tyre në mënyrë që beni israilët (çifutët) ta falin namazin rregullisht. Dhe këtë, për shkak se faraoni e mohonte Allahun duke e konsideruar veten si zot i vetëm dhe kishte ushtruar dhunë ndaj atyre çifutëve që e kishin besuar sinqerisht Zotin e vërtetë – Allahun e Lartmadhërishëm.

Komentatori i njohur i Kur’anit Hasan el-Basriu thotë se kibleja e çifutëve në atë kohë ishte në drejtim të Shtëpisë së Shenjtë – Qabesë së bekuar.

11 Kaptina Junus 87

47

Page 48: Meka Dhe Medina

KIBLEJA E PARË NË ISLAM

Allahu i Madhërishëm e nderoi robin e Tij, Muhammedin (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) me mesazhin Islam. Më vonë, i urdhëroi muslimanët me faljen e pesë kohëve të namazit. Për obligueshmërinë e namazit dhe mënyrën se si Xhibrili a.s. ia mësoi Muhammed Mustafasë s.a.v.s. abdestin dhe faljen e namazit, i kemi shpjeguar hollësisht në librin tonë me titull “Adhurimet në Kur’anin fisnik” të kësaj serie me titull: “Enciklopedia kur’anore”!

Në kohën kur namazi u bë farz për muslimanët, idhujtarët e Mekës e madhëronin Qabenë dhe i lavdëronin idhujt që ishin brenda saj, duke supozuar se janë duke e ndjekur fenë e të parëve të tyre. Andaj edhe gjatë ceremonive të tyre fetare, u kthenin në drejtim të Qabesë, përkundër besimit të tyre të gabuar se idhujt ishin ndermjetësues për tek Allahu apo ishin rival të Tij. Si

48

Page 49: Meka Dhe Medina

rrjedhim, kur namazi u bë farz për muslimanët, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) u urdhërua nga Zoti i tij, që për kible të tij dhe të gjithë atyre që i kishin besuar, të jetë Bejtul Makdisi, xhamia e shenjtë në Jerusalem, në mënyrë që të dallohen nga idhujtarët e Mekës që ktheheshin në drejtim të Qabesë.

Shumë historian arab, prej tyre edhe El-Vakidiu dhe Ibn Ethiri, na tregojnë se kur Allahu i Madhërishëm e bëri obligim namazin për muslimanët, e dërgoi Xhibrilin a.s. tek Muhammedi a.s., që ndodhej në Mekë dhe me urdhërin e Allahut Xhibrili i mëshojë tokës dhe menjëherë filloi të dalë ujë nga toka. Xhibrili a.s. morri abdest me këtë ujë, në mënyrë që t’ia mësoi Pejgamberit a.s. formën e abdestit, e më pastaj u kthye në drejtim të Bejtul Makdisit, shtëpisë së shenjtë në Jerusalem dhe u fal para tij për t’ia mësuar Pejgamberit a.s. edhe mënyrën e namazit.

Kështuqë muslimanët e parë që përqafuan Islamin, u quajtën “Ehlul Kibleh” – Ithtarë të Kibles. Kurse zonja Hatixhe r.a. konsiderohet kthyesja e parë

49

Page 50: Meka Dhe Medina

kah kibla (Evvel ehli el-kibleh) që do të thotë e para që i besoi pejgamberisë së Muhammedit a.s. Më gjërësisht kemi treguar në librin tonë “Hatixhja e bija e Huvejlidit” të serisë me titull “Të mëdhenjtë e Islamit” nga i njëjti autor dhe i njëjti botues.

Kibleja e muslimanëve të parë ka qenë Bejtul Makdisi në Jerusalem, që do të thotë se ata janë kthyer në drejtim të Shamit12 gjatë faljes së namazit, e që në atë kohë Bejtul Makdisi ishte edhe kibleja e çifutëve.

I Dërguari i Allahut dhe muslimanët u falnin në drejtim të Bejtul Makdisit gjatë tërë kohës sa ishte Pejgamberi a.s. në Mekën e nderuar.

Më vonë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. emigroi nga Meka për në Medinën e ndritur. Deshi vullneti i Allahut xh.sh. që t’ua hap zemrat medinasve e ta përqafojnë Islamin dhe të bëhen ndihmues e përkrahës të sinqertë të thirrjes Muhammedane. E nderuan Pejgamberin a.s. dhe e pritën me një

12 Një hapsirë e gjërë e cila përfshinë Sirinë me rrethinë, d.m.th., e kundërta e drejtimit të Mekës.

50

Page 51: Meka Dhe Medina

pritje madhështore. Shumë shpejt qyteti i Medinës u bë një bazë e fuqishme nga e cila shpërtheu drita e Islamit, e cila dritë do të eliminoi errësirat e kufrit dhe injorancës në mbarë rruzullin tokësor.

Pasiqë i Dërguari i Allahut u vendos në Medinën e ndritur dhe filloi me ndërtimin e xhamisë “Kuba”, Bejtul Makdisi akoma ishte kible e tij dhe e muslimanëve. Kjo zgjati përafërsisht 17-të muaj.

Mirëpo, i Dërguari i Allahut, në shpirtin e tij dëshironte shumë që Qabeja e Madhëruar të jetë kible e tij dhe e mbarë muslimanëve në përgjithësi.

Pejgamberi s.a.v.s. e favorizonte Qabenë, sepse ishte vend ku qëndroi babai i Pejgamberëve, Ibrahimi a.s. dhe se Qabeja ishte më e dashur për arabët sesa Bejtul Makdisi në Jerusalem.

Prandaj, Muhammedi a.s., priste me pa durim t’i plotësohej kjo dëshirë dhe priste urdhërin e Zotit që kibleja të kthehej në atë anë dhe ai shpesh herë e kthente fytyrën nga ajo anë.

Dijetarët islam na tregojnë se i Dërguari i

51

Page 52: Meka Dhe Medina

Allahut s.a.v.s., nuk kishte dëshirë ti bëj lutje Allahut të Gjithmëshirshëm për ndërrimin e kibles, sepse për Pejgamberët nuk lejohet t’i kërkojnë Allahut diçka para se t’u jepet leja dhe kjo për arsye se nëse në lutjet e tyre mund të ketë diç që nuk është në dobinë e përgjithshme dhe Zoti mos ta miratoi, popujt e tyre do të gjenin pretekst për të dyshuar pejgamberinë e tyre dhe do të shkaktonin fitne e përqarje të madhe.

Në fillim, vet çifutët filluan të përgënjeshtrojnë Pejgamberinë e të Dërguarit të Allahut duke propaganduar dhe duke futur huti në mesin e idhujtarëve mekas se nëse Muhammedi është vërtetë i Dërguar i Allahut, atëherë do ta dinte se në ç’drejtim është kibleja e tij, por ai kthehet kah kibleja e jonë, beni israilëve – që ndodhet në Jerusalem.

Na tregon Ibn Abbasi r.a. dhe disa shkenctarë të sires, biografisë së pastër të Pejgamberit a.s., se i Dërguari i Allahut një ditë iu drejtua Xhibrilit a.s. me këto fjalë:

“Kam dëshirë që Allahu i Lartësuar të bëjë ndrrimin e kibles në një drejtim të

52

Page 53: Meka Dhe Medina

një kibleje tjetër...

Xhibrili a.s. ia ktheu:

“O Muhammed... vërtetë unë jam vetëm një rob i Zotit ashtu siç je edhe ti, por pozita jote tek All-llahu pa dyshim është më e larta dhe më e nderuara, andaj kërko dhe lutju Atij”!

Më pastaj Xhibrili u largua dhe u ngrit në qiell.

I Dërguari i Allahut iu lut Zotit të Tij që ta kthej nga kibleja e çifutëve në drejtim të shtëpisë së shenjtë, Qabesë së madhëruar.

Pejgamberi a.s. vazhdimisht e kthente shikimin kah qielli duke pritur lajmin e gëzuar nga Xhibrili a.s. se Allahu ju është përgjigjur lutjes së tij.

Nuk zgjati shumë pritja e tij...

kur Allahu i plotfuqishëm i dha urdhër Xhibrilit a.s. të zbret tek i Dërguari i Tij, Muhammedi a.s., me ajetin 144 të sures El-Bekareh në të cilin ajet Allahu xh.sh. thotë:

53

Page 54: Meka Dhe Medina

“Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabeja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabesë), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhuruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E Allahut nuk mund t’i fshihet ajo që veprojnë ata.”!13

Komentatori i njohur i Kur’anit, Ibn Abbasi r.a. thotë se e tërë Shtëpia e Shenjtë – Qabeja konsiderohet kible; kibleja e Shtëpisë është dera e saj; Shtëpia – Qabeja është kible për ata që falen në xhaminë e saj; xhamia është kible për banorët e Haremit14, kurse Haremi është kible për mbarë njerëzimin.!

13 Kaptina El-Bekareh 14414 Me këtë term nënkuptohet Qabeja, po edhe tërë zona e saj.

54

Page 55: Meka Dhe Medina

55

Page 56: Meka Dhe Medina

KIBLEJA E KRISHTERËVE DHE E JEHUDINJVE

Në kaptinën El-Bekareh, Allahu i Madhëruar i drejtohet të Dërguarit të Tij, Muhammedit a.s. me këto fjalë:

“Po edhe sikur t’u sillshe ti çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor.”15

Në këtë ajet të madhërishëm, Allahu i Lartësuar i tregon të Dërguarit të Tij se dijetarët e jehudinjve dhe të krishterëve nga mendjemadhësia, smira e urrejtja, nuk donin ta besonin profetsinë e

15 Kaptina El-Bekareh 145

56

Page 57: Meka Dhe Medina

Pejgamberit Muhammed a.s. edhepse e dinin këtë çështje me hollësi. Jo vetëm që nuk e besonin, por nuk frenonin as gjuhën dhe vazhdonin të thoshin gjithfarë fjalësh të liga.

Në anën tjetër, krishterët dhe jehudinjtë nuk do të ndjekin kiblen e muslimanëve, ngase krishterët ktheheshin kah lindja, gjegjësisht kah vendi ku ka lindur Mesihu, Isa i biri i Merjemes (Paqja e Zotit qoftë mbi të), kurse jehudinjtë kah Bejtul Makdisi në Jerusalem.

Allahu i Lartmadhërishëm e paralajmëron të Dërguarin e Tij që të mos ndjekë kiblen e krishterëve dhe jehudinjve si dhe të mos shkojë pas dëshirave të tyre në çështjen e kibles, duke dëshiruar me këtë përvetësimin e zemrave të tyre, sepse edhe për kundër kësaj, shumica prej tyre nuk e besonin Muhammedin a.s. si i Dërguar nga ana e Allahut xh.sh. edhepse e dinin profetësinë e tij pa asnjë dyshim, por ata e fshehin të vërtetën. Për këtë na tregon Allahu i lartësuar në Kur’an ku urdhëron e thotë:

“Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin

57

Page 58: Meka Dhe Medina

bijtë e vet, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke fshehur të vërtetën!” 16

URTËSIA E ORIENTIMIT NË DREJTIM TË QABESË

Thotë Allahu i Madhërishëm në kaptinën El-Bekareh:

“E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të parë atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që Allahu i drejtoi. Allahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj. S’ka dyshim se Allahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.”17

16 Kaptina El-Bekareh 14617 Kaptina El-Bekareh 143

58

Page 59: Meka Dhe Medina

Fjalës “Lina’leme” në këtë ajet, i jepet kuptimi “për të parë Ne”, që do të thotë: “për t’u dalluar në sytë e Pejgamberit a.s. e të shokëve të tij (e jo Zotit sepse Ai është i gjithëdijshëm për çdo gjë para se të ndodh ajo) se cilët janë ata që qëndrojnë në fe dhe cilët janë ata që i kthejnë shpinën fesë dhe bëhen tradhtarë.

Disa komentatorë të Kur’anit kanë thënë se fraza “Lina’leme” “për të parë Ne”, është për shembull sikur fjala e mbretit kur thotë:”E kemi çliruar filan vendin”, e ai që e ka çliruar vendin është komandanti i tij.

Pasi i Dërguari i Allahut u urdhërua të kthehet kah Qabeja, jehudinjtë shfrytëzuan rastin për të sharë fenë islame dhe tu prishin mendjen musilmanëve duke thënë: çfarë shkaku i bëri muslimanët të lënë kiblen e deritanishme dhe të kthehen kah Qabeja? Nga kjo propagandë e çifutëvë u turbullua mendja e disa njerëzve me iman të dobët dhe atyre që e kishin përqafuar Islamin vetëm sa për sy e faqe.

59

Page 60: Meka Dhe Medina

Kurse besimtarët e vërtetë të cilët i kishte udhëzuar i Madhi Zot xh.sh., besonin fuqishëm pa kurrfarë mëdyshje se Allahu i Gjthëmëshirshëm e kishte pranuar lutjen e më të dashurit të Tij dhe e kishte urdhëruar me ndërrimin e kibles në dejtim të Qabesë së madhëruar ashtu siç kemi treguar në kapitullin e kaluar.

Pasi muslimanët u urdhëruan të ktheheshin kah Qabeja, jehudinjtë për të futur dyshim në zemrat e muslimanëve, filluan t’u thoshin atyre: Po ata njerëz që vdiqën kur ju faleshit të kthyer kah Kudsi, a nuk janë të humbur në besimin dhe në faljen e tyre?

Si përgjigje të këtyre fjalëve Allahu i Gjithmëshirshëm në fund të ajetit të mësipërm thotë:

“Allahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj (nuk i humb ato falje që i keni bërë të kthyer kah Kudsi)! S’ka dyshim se Allahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve”!

Prej atyre muslimanëve të dalluar që vdiqën para ndërrimit të kibles ishin Es’ad bin Zurarah dhe El-Berra bin Ma’mur.

60

Page 61: Meka Dhe Medina

61

Page 62: Meka Dhe Medina

VLERA DHE RËNDËSIA E DREJTIMIT KAH KIBLA

Imam Buhariu (Zoti qoftë i kënaqur me të) në Sahihun e tij shënon disa hadithe që tregojnë për vlerën dhe rëndësinë e orientimit kah kibla.

Ensarët – medinasit kanë qenë të parët që e kanë pasuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s pas ndërrimit të kibles dhe, kjo pasi që një grup prej tyre përderisa ishin duke e falur namazin e ikindisë dhe qëndronin në ruku, informohen për ndërrimin e kibles dhe ashtu duke qenë në namaz u kthyen në drejtim të Qabesë.

Na rrëfen Imam Buhariu (Zoti qoftë i kënaqur me të) nga sahabiu i nderuar El-Berra bin Azib i cili thotë:

62

Page 63: Meka Dhe Medina

“Pejgamberi a.s., pasi që erdhi në Medinë është falur në drejtim të Bejtul Makdisit 16 apo 17 muaj. Dëshira e Pejgamberit a.s., ishte që kibleja e tij të jetë Qabeja. Atëherë Allahu shpalli ajetin kur’anor:

““Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabeja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabesë), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë...18

... dhe u kthyen në drejtim të Qabesë.

Namazin e parë që e fali Pejgamberi a.s. i kthyer kah Qabeja ishte namazi i ikindisë dhe me të u fal një burrë. Pas faljes doli nga xhamia, kaloi pranë ensarëve dhe tha: Dëshmoj në Allahun se vërtetë jam falur me Pejgamberin a.s. në drejtim të Mekës, dhe menjëherë i tërë xhemati ashtu siç ishin duke e falur namazin e ikindisë dhe qëndronin në ruku, u kthyen në drejtim të Qabesë.

Abdullah b. Omeri r.a. tregon: 18 Kaptina El-Bekareh 144

63

Page 64: Meka Dhe Medina

“Gjersa njerëzit ishin duke e falur namazin e sabahut në xhaminë Kuba, u erdhi një njeri dhe u tha:

Mbrёm Pejgamberit të Allahut i është shpallur Kur’ani me tё cilin i është urdhëruar që të kthehet kah Qabeja, andaj edhe sahabët u drejtuan kah ajo. Para kësaj fytyrat e tyre ishin të drejtuara kah Shami, dhe kështu u kthyen kah Qabeja”!

Hazreti Omeri r.a. tregon:

“Shpallja (Kur’ani) ka treguar pajtueshmëri me mua në tri raste: I thashë Pejgamberit të Zotit: O i Dërguar i Allahut! A nuk është ky vendi i Ibrahimit, babait tonë? I Dërguari i tha: Posi jo! I thashë përsëri: Po sikur të bënim pas tij një vendfalje? Pas kësaj Allahu i Madhërishëm shpalli:

“...Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje...”19

Po ashtu i tha të Dërguarit s.a.v.s. që t’i urdhërontë gratë e veta të mbuloheshin, 19 Kaptina El-Bekareh 125

64

Page 65: Meka Dhe Medina

se shumë njerëz po i shihnin (pa mbulesë islame). Në përputhje me propozimin e tij zbriti ajeti i mbulesës.20

Omeri r.a. kishte dëgjuar se nganjëherë gratë e Pejgamberit a.s. e ngacmonin atë (Pejgamberin a.s.), prandaj u tha grave të tij të mos silleshin ashtu me të Dërguarin e Zotit, sepse mund të marrë të tjera edhe më të mira se ju. Në përputhje me këtë mendim zbriti ajeti:

“ Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t’i bëjë atij zëvendësim me gra edhe më të mira se ju...”21

20 Shih ajetin 59 të Kaptinës El-Ahzab21 Kaptina Et-Tahrim 5

65

Page 66: Meka Dhe Medina

ETIKA E ORIENTIMIT KAH KIBLA

Vërtetë kibleja ështe diçka e shenjtë, prandaj ajo i ka edhe rregullat e veta të mirësjelljes të cilat çdo musliman duhet t’i ketë parasysh.

Po ashtu, ajo ka edhe një vlerë dhe rendësi të veçantë.

Transmetohet nga zonja e nderuar, Hazreti Fatimja, (bija e Resulullahit a.s., bashkëshortja e udhëheqësit të muslimanëve Imam Aliut r.a. dhe nëna e Imam Hasanit dhe Imam Hysenit r.a.) se kur iu afrua momenti i vdekjes dhe kur kuptoi se së shpejti do të takohet me Allahun xh.sh. dhe me babain e saj të dashur, Pejgamberin a.s., kërkoi nga shoqja e saj zonja Esma bint Umejs22 që

22 Bashkëshortja e Ebu Bekrit r.a.

66

Page 67: Meka Dhe Medina

krevatin e saj ta kthente në drejtim të Qabesë, dhe në këtë mënyrë ia dorëzoi Allahut xh.sh. shpirtin e saj të pastër duke qenë e kthyer me fytyrë kah Shtëpia e Shenjtë – Qabeja e madhëruar.

Kështu ka vepruar edhe Ebu Dherr el-Gaffari r.a. dhe një numër i konsiderueshëm i të dashurve të Zotit (evlija).

Për vlerën dhe rëndësin e madhe që ka kibla, na tregon hadithi që e transmeton Enes ibn Maliku r.a. nga Pejgamberi a.s. i cili thotë:

“Kush fal namazin tonё, drejtohet kah kibla jonё si dhe han nga ajo qё na prejmё (therrim), i tilli konsiderohet musliman dhe ёshtё nёn mbrojtjen e Allahut dhe tё Dёrguarit tё Tij, andaj mos e theni mbrojtjen e Allahut!.23

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Mё ёshtё urdhёruar qё tё luftojё njerёzit derisa tё thonё se nuk ka zot tjetёr veç Allahut. Kur ta deklarojnё kёtё, tё falin namazin tonё, tё drejtohen kah kibla jonё dhe tё prejin 23 Hadithin e shënon En-Nesaiu

67

Page 68: Meka Dhe Medina

ashtu si prejim ne, atёherё me kёtё veprim tё tyre gjaku dhe pasuria e tyre pёr ne janё tё shenjta, ndёrkaq llogaria pёrfundimtare e tyre i pёrket Allahut!”24

Njё ndёr veprat mё me vlerё nё fenё e pastёr Islame ёshtё pa dyshim nxitja e besimtarёve nё pёrsosjen e moralit, ngase siç dihet Pejgamberi a.s. u dёrgua tё plotёsoi moralin mё tё bukur.

Nё kohen e injorances (xhahiljetit) shumica e arabёve tё asaj kohe jetonin njё jetё tё shfrenuar, larg çdo norme tё moralit. Pёr shembull e shihnin normale qё dikush tё pёshtyjё para shokut apo bashkёbiseduesit tё tij, gjë qё sot njerёzit nuk e pёlqejnё njё sjellje tё tillё, mirёpo arabёt nё atё kohё nuk i jepnin rёndёsi kёtyrё veprimeve tё pahijshme.

Gjersa ishin nё kёtё gjendje, Allahu i Lartёsuar e dёrgoi Pejgamberin a.s. qё tё jetё model i pёrkryer jo vetёm pёr ata, por pёr mbarё njerёzimin si njeri me virtytet mё tё larta tё moralit. Kur e pyetёn bashkёshortёn e tij se si ishte

24 Hadithin e shënon Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, En-Nesaiu, Et-Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Darimiu dhe Ahmed ibën Hanbeli

68

Page 69: Meka Dhe Medina

morali i Pejgamberit a.s., ajo u pergjigj: “Morali i tij ishte Kur’ani fisnik”!.

I Dёrguari i Allahut ishte tepёr modest. Çdo çёshtje e trajtonte me maturi e butёsi. Ai thoshte: “Allahu e don butёsinё nё tё gjitha çёshtjet”!

Pёrcillet nga Abdullah ibn Omeri r.a. njё ndodhi qё tregon modestinё dhe butёsinё e Pejgamberit a.s.. Njё ditё, i Dёrguari i Allahut pasi hyri nё xhami, pa pёshtymё (nё mur tё xhamisё) kah Kibla. Ai nuk u hidhёrua, por e fshiu atё dhe duke u kthyer kah masa tha: “O njerёz! Kur dikush nga ju falet, le tё mos pёshtyjё para vetit, sepse Allahu ёshtё para tij qysh se ka hyrё nё namaz”!25

Pra, kjo ishte njё sjellje e shkёlqyer e Pejgamberit a.s. i cili me mençuri dhe butёsi u tregoi sahabeve pёr etikёn e orientimit kah kibla. Pas kёtij rasti, as’habёt u treguan shumё tё kujdeshёm nё respektimin e kibles.

Na tregon Enes ibn Maliku r.a. se Pejgamberi a.s. ka thёnё: “Tё pёshtyerit

25 Hadithin e shënon Buhariu, Muslimi, En-Nesaiu, Maliku dhe Ahmed ibn Hanbeli

69

Page 70: Meka Dhe Medina

nё xhami ёshtё mёkat, ndёrsa shlyerja e kёtij mёkati ёshtё qё pёshtyma tё mbulohet!”26

Nga etika e orientimit nga kibla ёshtё gjithashtu hadithi qё e transmeton Imam Buhariu dhe Imam Muslimi se Pejgamberi a.s. ka thёnё: “Mos u ktheni kah kibla me rastin e kryerjes sё nevojёs sё madhe e as tё voglёs, por kthehuni kah lindja ose perёndimi!”27

Arabёt nё tё kaluarёn e kryenin nevojёn nё vende tё hapura, ngase nevojtoret ende nuk ishin tё njohura. Prandaj njeriu kishte mundёsi te zgjedh pozicionin se në ç’drejtim do tё kryej nevojёn, kah lindja apo perёndimi.

Mё vonё, kur nevojtoret filluan tё ndёrtohen nёpёr shtёpi, shumica e muslimanёve i kushtuan kujdes qё ato tё mos ndёrtohen me drejtim kah kibla. Mirёpo, disa prej tyre edhe nuk i kushtuan rёndёsi se nё çfarё drejtimi i ndёrtonin nevojtoret nё shtёpitё e tyre. Tregohet se kur Ebu Ejjub El-Ensari r.a. udhёtoi pёr nё

26 Hadithin e shënon En-Nesaiu dhe Ahmed ibn Hanbeli27 Hadithin e shënon Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi

70

Page 71: Meka Dhe Medina

Siri, pa qё shumica e nevojtoreve nёpёr shtёpitё e muslimanёve ishin nё drejtim kah kibla. I brengosur pёr kёtё çёshtje tha:

S’ka dyshim se Pejgamberi a.s. ka thёnё: “Kur shkoni tё kryeni nevojёn, mos u ktheni me fytyrё as me shpinё kah kibla, por kthehuni kah lindja ose perёndimi!”

Ebu Ejjubi thotё: “Erdhёm nё Siri dhe i gjetёm nevojtoret tё kthyera me fytyrё kah kibla e ne u kthyem nё anёn e kundёrt duke iu lutur Allahut tё Madhёrishёm pёr falje (vetes dhe atyre qё i kanё vendosur ashtu)”.

Kjo na tregon se sa të pёrpiktё ishin muslimanёt e parё nё zbatimin dhe respektimin e fjalёve tё Pejgamberit a.s.

71

Page 72: Meka Dhe Medina

M E R ND SISHME SE KIBLAЁ Ё Ё

Nga madhёshtia e fesё Islame ёshtё se kjo fe e pastёr pёrmban vlera tё larta shpirtёrore të cilat kanë pёr qёllim pastrimin dhe purifikimin e zemrave.

I Dёrguari i Zotit thotё: “Allahu nuk shikon fizionominё e as trupat tuaj, por shikon zemrat dhe veprat tuaja!”

Nёse njeriu beson bindshёm se Allahu ёshtё i Gjithdijshёm dhe i informuar mirё pёr çdo gjё, i Cili e di tё fshehtёn, madje

72

Page 73: Meka Dhe Medina

edhe mё shumё se e fshehta, do tё pёrpiqej qё tё gjitha fjalёt dhe veprat e tij sado tё vogla qofshin ti bёj vetёm pёr tё arritur kёnaqёsinё e tё Madhit Allah, sepse Ai do ta merr nё pyetje besimtarin pёr tё gjitha veprat e tij qofshin edhe mё tё vogla se grimca e atomit.

Prandaj, në Islam, nuk janë aq të rëndësishme lëvizjet gjatë namazit, e as drejtimi kah kibla, por më e rëndësishme se gjithë këto është frika ndaj Allahut, besimi në njëshmërinë e Tij dhe në Ditën e Fundit. Ngase mund të ketë njerëz që në pamjen e jashtme tregohen besimtarë dhe falin namazin duke u munduar që me këtë të mashtrojnë Allahun dhe njerëzit, mirëpo në realitet nuk mashtrojnë askënd tjetër veç vetvetës së tyre. Në lidhje me këtë, Allahu i lartmadhëruar në suren El-Bekareh urdhëron dhe thotë:

“Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por

73

Page 74: Meka Dhe Medina

ata nuk e hetojnë!” 28

Kurse në ajetin 148 të po të njejtës sure, Allahu i madhërishëm thotë: “Secili (popull) ka një anë, të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni Allahu ka për t’ju tubuar të gjithëve, Allahu ka fuqi për çdo send!”

Mirëpo, për ta kuptuar edhe më mirë dhe më qartë këtë ajet, na tregon ajeti tjetër në të njejtën sure ku Allahu i madhërishëm urdhëron e thotë:

“Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata 28 Kaptina El-Bekareh, 8,9

74

Page 75: Meka Dhe Medina

të devotshmit!”29

Sipas komentatorëve të Kur’anit çështja e kibles shkaktoi polemikë të thellë te ithtarët e librit, ashtu që secili prej tyre pretendonte se vetëm kibla e tij është rrugë e drejtë. Për këtë polemikë të pa vend shpallet ky ajet i Kur’anit, sipas të cilit kuptohet se e tërë e mira nuk është në kthimin e fytyrave kah lindja apo perëndimi, (ngase të Allahut janë edhe lindja e edhe perëndimi), por mirësi e vërtetë është besimi në Zotin një, besimi në ditën e gykimit... e kështu me radhë deri në përfundim të ajetit.

Fjala “Birr” e përmendur në ajetin e lartshënuar përfshinë të gjitha veprat e mira me të cilat kënaqet Krijuesi ynë, Allahu i plotfuqishëm. Fjala “Birr” gjithashtu përfshinë edhe të gjitha ato me të cilat nuk plotësohet njohja e Allahut xh.sh. vetëmse me to, siç është besimi në të gjitha atributet individuale të Allahut, vullneti i Tij i pambarim, Urtësia, Drejtësia absolute dhe të gjitha atributet tjera që i kemi sqaruar detajisht në njërin prej librave tonë me titull “Emrat e bukur të Allahut” të serisë “Enciklopedia 29 Kaptina El-Bekareh, 177

75

Page 76: Meka Dhe Medina

kur’anore”.

Mirësi e vërtetë është edhe besimi në ditën e fundit, që do të thotë besimi në ditën e Kijametit, besimi në ringjalljen pas vdekjes, besimi në ditën e dhënjes së llogarisë ku vepërmirët do të shpërblehen e keqbërësit do të dënohen.

Po ashtu besimi në melaike është kusht i besimit tonë dhe obligim për çdo musliman. Ata janë ushtria e Allahut të lartësuar. Disa prej tyre i regjistrojnë të gjitha të mirat dhe të këqijat e njerëzve qofshin edhe më të vogla se grimca e atomit ashtu siç u shpjegua pak më herët.

Gjithashtu mirësi e vërtetë është edhe falja e namazit. Allahu i madhëruar e bëri obligim namazin për muslimanët, sepse namazi i largon nga gjërat e shëmtuara dhe të irituara. Muslimani gjatë namazit të tij e përkujton vetëm Allahun, lexon citate të ndryshme të Kur’anit dhe me këtë mundohet ta mbizotëroi dhe ta edukoi egon e tij (nefsin), ngase nefsi është shumë nxitës për të keqen, e përmendja e Allahut (dhikri) e ndalon njeriun prej epsheve shtazarake duke e afruar sa më afër me Krijuesin e tij.

76

Page 77: Meka Dhe Medina

Pjesa e mbetur e ajetit është e qartë, prandaj nuk ka nevojë që të zgjerohemi më tepër në komentimin e tij.

E lusim Allahun e lartmadhëruar që të na drejtojë në rrugën e drejtë dhe t’na pastrojë zemrat dhe qëllimet tona.

77

Page 78: Meka Dhe Medina

Pjesa e tretë

78

Page 79: Meka Dhe Medina

VLERA E MEDINES SË NDRITSHME

79

Page 80: Meka Dhe Medina

KALAJA E PARË PËR ISLAMIN

E para që përqafojë Islamin ishte zonja Hatixhe, e bija e Huvejlidit (Allahu qoftë i kënaqur me të). Në atë kohë ishte gruaja më e dalluar e Mekës, sipas origjinës, pasurisë dhe mendjemprehtësisë dhe gëzonte autoritet të madh në mesin e arabëve. Ajo e ka mbrojtur Pejgamberin a.s. nga të këqijat e idhujtarëve dhe çifutëve ashtu siç e mbronte edhe axha i tij Ebu Talibi.

Tri vjet para emigrimit të Pejgamberit a.s. nga Meka në Medinë, vdes Ebu Talibi, axha i Pejgamberit a.s., ai burrë i mirë, i zgjuar dhe i nderuar, që sakrifikoi vetën, familjen, mallin dhe pasurinë, për të mbrojtur nipin e vet, Muhammedin a.s. Dy muaj e tre ditë pas vdekjes së Ebu Talibit, ndërron jetë edhe zonja e madhe, nëna e të gjithë besimtarëve muslimanë, gruaja (bashkëshortja) besnike e Pejgamberit a.s., Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të). Këto dy ngjarje të dhimbshme e të rënda për Pejgamberin a.s. ndodhën në një periudhë të shkurtër kohore. Andaj muslimanët këtë vit e quajtën “Viti i Pikëllimit”, dhe me këtë emër njihet në

80

Page 81: Meka Dhe Medina

histori.

Pas vdekjes së Ebu Talibit dhe zonjës Hatixhe, kurejshitët filluan ta mundonin Pejgamberin a.s. dhe t’i bënin të këqija, çfarë nuk guxonin në kohën e Ebu Talibit. Për këtë edhe vet Pejgamberi a.s. kishte thënë: “Kurejshitët nuk më kanë dëmtuar derisa Ebu Talibi ishte gjallë!”

Pas gjithë atyre torturave që ushtruan idhujtarët ndaj krijesës më të nderuar Muhammed Mustafasë s.a.v.s., ai humb vullnetin për të qëndruar më në Mekë. Një ditë, duke qenë i mërzitur, shkon në Taif së bashku me Zejd ibn Harithin me qëllim që edhe në këtë qytet të përhapë fenë Islame dhe që populli i këtij vendi t’i ndihmonte kundër popullit të vet. Kur arriti në Taif, i takoi tre djemtë e prijësit të fisit Thekif. Këta ishin: Abdu Jalejl, Mes’udi dhe Hubejb bin Umejr. Pejgamberi a.s. u lexoi disa ajete kuranore dhe i ftoi në Islam, i ftoi ta besojnë Allahun e madhërishëm dhe ti ndihmojnë fesë së Tij. Ata e përbuzën dhe u tallën me të. Njëri prej tyre i tha:

“A thua Allahu nuk pati tjetër kënd përveç teje?

81

Page 82: Meka Dhe Medina

I dyti tha:

“Unë do ta shkuli mbulojen e Qabes, po që se me të vërtetë të ka dërguar Allahu!”

E i treti tha:

“Pasha Zotin, kjo është hera e parë dhe e fundit që jam duke folur me ty. Nëse ti vërtetë je Pejgamber, atëherë mua nuk më ka hije të flas me ty, e nëse nuk je, ti gënjen për Zotin, atëherë as që duhet të flas me ty.”

Kur mori të kthehet, ata nuk u mjaftuan me kaq, por i nxitën fëmijët dhe skllevërit të cilët e shanin dhe i gjuanin me gurë këmbëve të tij. Ata e ndoqën derisa hyri në një kopsht që ishte pronë e Utbes dhe Shejbes, dy djemve të Rebias. Pejgamberi a.s. i stërlodhur dhe i demoralizuar u ndal në atë kopsht për të pushuar, dhe duke i rrjedhur edhe gjaku nga këmbët e tij të pastërta, i drejtoi Allahut xh.sh. një lutje të dhimbshme nga thellësia e zemrës së tij:

“O Zoti im! Ty po të ankohem për

82

Page 83: Meka Dhe Medina

dobësinë e fuqisë sime për pamundësinë dhe zhvelftësimin tim ndaj njerëzve! O më i Mëshirshmi mëshirues! Ti je Mbrojtës i të dobtëve. Ti je Mbrojtësi im. Kujt t’i mbështetem? Të largëtit, i cili më pret me fytyrë të vranët, apo armikut, që bën me mua si të dojë? O Krijuesi im, nëse Ti nuk je i hidhëruar në mua, atëherë nuk mërzitem për të gjitha këto vuajtje. Mirëpo, e mira jote është shumë e dashur për mua. Prandaj, më ruaj me dritën e fytyrës Tënde, që ka ndriçuar errësirat dhe që ka rregulluar punët e dunjasë e të ahiretit! O Zot, të lutem hiqe hidhërimin Tënd nga unë! Më pajis me mëshirën Tënde gjersa nuk arrijë kënaqësinë Tënde. Askush nuk ka fuqi e as forcë përveç Teje!”

Kur e panë djemtë e Rebias se në çfarë gjendje të mjerueshme ishte Pejgamberi a.s., tek ata u zgjuan ndjenjat e dhembshurisë, andaj e thirrën robin e tyre, një djalosh i krishterë i cili quhej Adas dhe i thanë:

“Merre një kalavesh rrushi dhe çoja atij burri dhe thuaji që të hajë nga ai rrush”:

Djaloshi iu afrua Pejgamberit a.s. dhe ia

83

Page 84: Meka Dhe Medina

dha kalaveshin. Kur Pejgamberi a.s. zgjati dorën, tha: Bismilahi – në emër të Allahut, e pastaj e hëngri.

Djaloshi i krishterë e dëgjoi Pejgamberin e Allahut duke e përmendur Zotin para se ta hajë rrushin, andaj i habitur tha:

“Këto fjalë nuk i thonë vendasit e këtyre anëve”

Atëherë Pejgamberi a.s. e pyeti:

Prej nga je ti dhe çfarë feje beson?

Ai iu përgjigj:

Unë jam i krishterë nga populli Nejnevi (Iraku i sotëm)

Pejgamberi a.s. ia ktheu:

Ti qenke nga qyteti i njeriut të mirë, Junus bin Metta

Adasi i habitur e pyeti:

Po nga e di ti se kush është Junusi?...

Pejgamberi a.s. iu përgjigj:

84

Page 85: Meka Dhe Medina

Junusi është vëllai im, ai ka qenë Pejgamber, e edhe unë jam Pejgamber.

Në këtë rast, menjëherë Adasi shprehu besim e dashuri për Pejgamberin a.s. dhe ra në gjunj përpara tij, duke i puthur kokën, duart dhe këmbët.

Kur e panë të zotët e tokës (Utbe dhe Shejbeh), se çfarë bëri Adasi, e thirrën dhe i thanë: “I shkreti ti, po pse i puthe kokën, duart dhe këmbët atij atij njeriu”? Ai iu përgjigj: “Zotërinj të mi, ky njeri është person që nuk ka në botë më të mirë se ky. Ai më ka folur për një njeri që nuk mund ta dijë askush që nuk është Pejgamber.” Ata i thanë përsëri: “I mjeri Adas! Feja jote është më e mirë se feja e tij, andaj ruaju që mos të largoi nga feja jote.”

Pas kësaj ngjarjeje Pejgamberi a.s. doli nga vendstrehimi dhe u nis për në Mekë, me zemër të thyer, plot mërzi e pikëllim.

I Dërguari i Allahut i ftoi në Islam edhe fisin Kindeh dhe fiset e tjera arabe, por asnjëra prej tyre nuk pranoi Islamin.

85

Page 86: Meka Dhe Medina

Mirëpo, Pejgamberi a.s. dhe muslimanët e parë asnjëherë nuk u dorëzuan, ngase ishin të bindur se Allahu ishte gjithherë në anën e tyre dhe sa Ai patjetër do ti ndihmojë ata.

86

Page 87: Meka Dhe Medina

BESËLIDHJA E PARË NË AKABEH

Pejgamberi a.s. nga Meka niset për në Mine dhe atë në vendin e quajtut El-Akabeh. Gjatë udhëtimit takohet me një grup njerëzish nga Jethribi (Medineja e

87

Page 88: Meka Dhe Medina

sotme) të cilët i takonin fisit Hazrexh.

Në mesin e këtij grupi ishin shtatë djem të zotërinjëve medinas. Këta ishin:

1. Es’ad bin Zurarah;2. Auf bin El-Harith;3. Rafiu bin Malik;4. Amir bin Haritheh;5. Kutbeh bin Amir;6. Ukbeh bin Amir dhe 7. Xhabir bin Abdullah.

Këta të rinjë kishin dëgjuar nga çifutët që banonin në Medinë se së shpejti do të dalë një Pejgamber i pashkolluar me emrin Ahmed. Ata e kishin të shkruar në Tevrat dhe i dinin të gjitha cilësitë dhe përshkrimin e tij.

Fisi Hazrexh ishin adhurues të idhujve. Kur Pejgamberi a.s. u takua me ta, filloi t’u flasë për Islamin dhe mesazhin me të cilin e kishte obliguar Zoti dhe u lexonte pjesë nga Kur’ani. Derisa Pejgamberi a.s. u fliste, të rinjtë shihnin njëri-tjetrin. Në fund pasi dëgjuan këshillat dhe porositë e tij, menjëherë pranuan Islamin dhe thanë: “Pasha Allahun, vërtetë ti qenke ai Pejgamberi që na flitnin çifutët në Medinë”.

88

Page 89: Meka Dhe Medina

Kanë qenë ndër kokat më të mençura të Medinës. I kishte molisur lufta vëllavrasëse e cila pak kohë më parë kishte mbaruar dhe e cila përsëri mund të shpërthente, andaj dëshiruan që feja dhe misioni i Pejgamberit a.s. të jenë shkak për përfundimin e këtyre fuftërave. Ata i thanë Pejgamberit a.s.: “Ne jemi nga një vend që nuk ka kush të jetë në armiqësi më shumë se ç’jemi ne. Shpresojmë që Zoti ta rregullojë gjendjen tonë nëpërmjet teje. Ne do t’ua shpjegojmë atyre Islamin dhe do t’i thërrasim të të besojnë ty. Do t’ua shpjegojmë shkakun përse t’u përgjigjëm ty dhe përse hymë në radhën e pasuesve tuaj. Nëse Allahu i tubon rreth teje, do të jesh njeriu më i çmueshëm.”

Kur u kthyen në Medinë, u kthyen si bartës të Islamit, dhe brenda një kohe të shkurtër Allahu i Madhërishëm u hapi zemrat e tyre dhe shumë prej medinasve përqafuan fenë Islame. Ata nuk dinin shumë për këtë fe të pastër por besuan Zotin Një dhe të Vetëm, besuan Ditën e Gykimit dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i Dërguar i Allahut.

Një vit më vonë, në të njëjtin vend dhe në

89

Page 90: Meka Dhe Medina

të njejtën ditë, erdhën nga Medineja dymbëdhjetë burra. Tetë prej tyre ishin nga fisi Hazrexh dhe katër nga fisi Evs.30

Kur u takua me ta, Pejgamberi a.s. u gëzua shumë dhe për herë të parë kërkon prej tyre besën. Kjo quhet më pas “Besëlidhja e parë e Akabes”. Besa përmblidhej në këto porosi: “Të mos adhuronin zot tjerër, veç Allahut; të mos vidhnin; të mos kryenin marrëdhënie jashtëmartesore; të mos vrisnin fëmijët e tyre (siç ndodhte shpesh atëherë); të mos shpifnin dhe të mos kundërshtonin në gjërat e mira.”

Me këtë bëhej betimi për heqjen e politeizmit, dhunës, padrejtësisë dhe zakoneve të këqija që sundonin në atë kohë në të gjithë Arabinë.

Me vete Pejgamberi a.s. u dha dhe një nga muslimanët e Mekës, me qëllim që t’ju mësojë Islamin. Personi që do të shkonte me ta ishte Mus’ab ibn Umejri r.a. Gjatë një viti që qëndroi Mus’abi në Medinë, nuk mbeti shtëpi pa hyrë islami. Në mesin e atyre që pranuan Islamin

30 Fisi Hazrexh dhe Evs deri atëherë kishin qenë të mbytur në luftëra dhe armiqësi mes tyre, por kur pranuan Islamin i harruan armiqësitë dhe filluan t’i rregullojnë lidhjet mes tyre.

90

Page 91: Meka Dhe Medina

ishte edhe Usejd bin Hudajri dhe Sead ibn Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me ta)

BESËLIDHJA E DYTË NË AKABEH

91

Page 92: Meka Dhe Medina

Pas një viti, përsëri në sezonën e Haxhit, medinasit u takuan sërish me Pejgamberin a.s në Akabeh. Ata i dhanë besën përsëri Pejgamberit a.s. dhe kjo u quajt “Besëlidhja e dytë e Akabes”. Këtë radhë vajtën më tepër se 70 vetë, në mesin e të cilëve ishin edhe dy zonja të nderuara. Numri i paktë i grave ishte për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste ky takim. Nëse këtë takim do e quajmë takim politik, atëherë mund të themi që gruaja muslimane ka marrë pjesë në një takim të tillë që herën e parë.

Gratë që morrën pjesë në këtë takim ishin Nusejbeh bint K’ab apo Ummu Imarah dhe Esma, nëna e Amër bin Adij.

Pasi që politeistët mekas kuptuan se populli i Medinës kishin përqafuar fenë Islame dhe se pritnin momentin e duhur që Pejgamberi a.s. të shpërngulej në Medinë, dhe që ky qytet të jetë kala mbrojtëse e fesë Islame, atëherë jobesimtarët dhe politeistët mekas filluan ta mundonin dhe ta torturonin edhe më tepër Pejgamberin a.s. dhe muslimanët.

Përkundër maltretimeve që i bënin mekasit, i Dërguari i Allahut nuk emigroi

92

Page 93: Meka Dhe Medina

në Medinë, por priste urdhërin hyjnor, përderisa disave prej sahabeve të tij u dha urdhër të emigronin menjëherë për në Medinë. Nga të parët që u nisën për të emigruar drejt Medinës ishin Ebu Selemeh bin Abdul Esed, Amir bin Rebiah me bashkëshorten e tij, Abdullah bin Xhahsh me tërë familjen e tij, etj.

EMIGRIMI I PEJGAMBERIT A.S. PËR NË MEDINËN E NDRITUR

93

Page 94: Meka Dhe Medina

Shoqëruesi i vetëm i Pejgamberit a.s. gjatë emigrimit të tij për në Medinen e Ndritur ishte pa dyshim Hz. Ebu Bekr Es-Siddiku r.a..

Pejgamberi a.s. shkoi te Hz. Ebu Bekri dhe e lajmëroi se kishte ardhur urdhëri për emigrim.

Ebu Bekri e pyeti:

“A do të jemi bashkë, o i Dërguari i Allahut?”

“Po, bashkë do të jemi!” – iu përgjigj Pejgamberi a.s.

Ebu Bekri filloi të qajë nga gëzimi që do të shoqëronte Pejgamberin a.s.. Tregon Aisheja r.a. : “Nuk kam parë njeri të qajë nga gëzimi, siç pashë Ebu Bekrin të qajë në ato momente, megjithëse mund edhe të vdiste në këtë udhëtim”.

Pasi bëhet gati, Ebu Bekri i thotë Pejgamberit a.s që të niseshin, por Pejgamberi a.s. ia kthen: “Jo, o Ebu Bekr, pasi ka njerëz që kanë lënë gjëra amanet tek unë. Duhet që t’jua kthej më parë amanetet e tyre”. Kurejshët kishin

94

Page 95: Meka Dhe Medina

vendosur që ta vrasin, kurse Pejgamberi a.s. mendonte për amanetet që kishin lënë tek ai. Shkon tek hz. Aliu dhe e porosit që t’ia kthejë secilit gjërat që kishte lënë për t’ia ruajtur.

Banorët e Medinës e priten Pejgamberin a.s. me një pritje tejet madhështore. Gratë dhe vajzat e medinasve i binin defave dhe nga kënaqësia e dashamirësia, këndonin këngë mërëseardhjeje për ardhjen e më të dashurit të Allahut – Muhammedin a.s., këngë që edhe sot e kësaj dite përsëriten dhe këndohen dhe që sot njihet pothuajse nga të gjithë:

Agoi hëna katërmbëdhjetësheNga Thenijjetul – Vedai

Falënderimi na është bërë obligimGjersa ekziston kush Allahut i lutet

O ti, që tek ne u dërgoveNa ke ardhur me çështje që gëzon

respekt

Me ardhjen tënde Medinen e nderoveMirë se erdhe o thirrësi më i mirë!

95

Page 96: Meka Dhe Medina

Medinasit, edhepse nuk kishin pasuri të madhe, megjithatë secili prej tyre dëshironte të ketë nderin që i Dërguari i Allahut të zbresë në shtëpinë e tij. Çdonjëri i dilte përpara devesë së Pejgamberit a.s. dhe e joshte që të ndalej para shtëpisë së tij, duke thënë:

“Vendosu tek unë, o i Dërguar i Allahut, nën mbrojtjen time!

Kurse Pejgamberi a.s. ua kthente:

“Lëreni atë (devenë) pasi ajo është e urdhëruar”

Vazhdoi deveja të ecë, e rrethuar nga njerëzit, derisa u ndal në një vend. Më pas deveja eci përsëri dhe u kthye prapë te vendi ku qëndroi dhe u ul aty. Atëherë Pejgamberi a.s. dha urdhër që në atë vend të ndërtohet xhamia.

Për ndërtimin e xhamisë në Medinë, Pejgamberi a.s. dhe muslimanët nuk morën punëtorë që ta ndërtojnë, por e ndërtuan vet. Të gjithë dhanë kontributin e tyre në ndërtimin e saj, si muhaxhirët ashtu edhe ensarët (medinasit). Vetë Pejgamberi a.s. mbante gurë dhe qerpiç

96

Page 97: Meka Dhe Medina

për ndërtimin e xhamisë. Kur e pa dikush Pejgamberin a.s. që punonte, shkoi dhe i tha: “Më lër mua, o i Dërguar i Allahut të punoj në vendin tënd!” Por ai ia ktheu: “Jo, por puno edhe ti si unë!”

Ammar ibn Jasiri r.a. punonte më shumë se të gjithë. Të gjithë mbanin nga një gur në sup, ai mbante nga dy përnjëherë. Kur e pa Pejgamberi a.s. tha: “Të gjithë kanë një shpërblim, kurse Ammari ka dy shpërblime”.

LULISHTE NGA LULISHTET E XHENNETIT

97

Page 98: Meka Dhe Medina

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e donte pa masë Medinën e Ndritshme. Transmetohet nga sahabiu i nderuar Ebu Hurejre r.a., se Pejgamberi a.s. lidhur me qytetin e Medinës kishte thënë:

“Më është urdhëruar që të shpërngulem drejt një vendi i cili ngadhënjen mbi vendet e tjera, e quajnë Jethrib, e kjo është Medineja. Ajo i largon njerëzit (nga e keqja), ashtu siç i largon kaceku i farkëtarit mbeturinat e hekurit”.31

Fjala e Pejgamberit a.s. “e quajnë Jethrib” don të thotë se hipokritët dhe ata që i kishin zemrat e sëmuara e quanin më këtë emër, mirëpo i Dërguari i Allahut e urrente nje emërim të tillë për qytetin e Medinës, sepse ky emër është i prejardhur nga folja e gjuhës arabe “therebe” që do të thotë: “fajësoj, qortoj etj...Andaj Pejgamberi a.s. e ndryshoi këtë emër (Jethribin) dhe e quajti Medine32. Ky 31Hadithin e shënon imam Buhariu32 Nëse do ta kishte lënë Jethrib siç ishte, kjo do të thoshte që ishte qytet dhe shtet vetëm i fiseve Evs dhe Hazrexh. Nëse do ta quante vendi i emigrimit, do të dukej sikur është vetëm i atyre që emigruan nga Meka. Nëse do t’i vinte një emër që kishte si rrënjë fjalët islam, ose Muhammed, kjo do të thoshte që ky qytet është vetëm për muslimanët. Për këtë e quajti

98

Page 99: Meka Dhe Medina

term, (tethrib) është përmendur vetëm një herë në Kur’anin Famëlartë në Suren Jusuf, pikërisht kur Jusufi a.s. u thotë vëllezërve të vet:

“...Sot nuk ka qortim kundër jush, Allahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!”33

Transmetohet nga Isa bin Dinar r.a. se i Dërguari i Allahut kishte thënë:

“Kush e quan Medinën me emrin Jethrib, i shkruhet mëkat”!

Këtë hadith e forcon edhe transmetimi i Imam Ahmed ibën Hanbelit në “Musnedin” e tij.

Shumica e komentatorëve të Kur’anit si dhe shumë juristë islam kanë thënë se në disa vende në Kur’an, Allahu i Madhërishëm e ka quajtur qytetin e Medinës më këtë emër, p.sh. siç urdhëron dhe thotë i Lartëmadhërishmi në Kaptinën Et-Teubeh:

Medine (qytet) i cili përfshinte të gjithë banorët me ndryshimet e tyre. (Shënim i përkthyesit)33 Kaptina Jusuf, 92

99

Page 100: Meka Dhe Medina

“Nuk ishte me vend për banorët e Medinës e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të Dërguarit të Allahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase, ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e Allahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t’u evidentohet atyre si vepër e mirë (shpërblyese). Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve”!34

Ky ajet kuranor, ka zbritur për banorët e Medinës së Ndritshme, ku Allahu i Plotfuqishëm i nxitë ata për xhihad në rrugën e Tij së bashku me të Dërguarin e Allahut, njëkohësisht duke ju premtuar se do të kenë shpërblime të mëdha nga Zoti i tyre.

Po ashtu shprehja El-Medinetu (që do të thotë qytet) e që ka për qëllim qytetin e Pejgamberit a.s., (pra Medinën e 34 Kaptina Et-Teubeh, 120

100

Page 101: Meka Dhe Medina

Ndritshme) është përmendur një herë edhe në Kaptinën El-Ahzab”, ajeti 60-të dhe një herë në Kaptinën El-Munafikun, ajeti 8-të.35

Shprehja apo termi “El-Medinetu” përmendet edhe në vende të tjera në Kur’an, por duke patur për qëllim qytete të tjera siç është qyteti Menef, i cili ka qenë kryeqyteti i Egjiptit të faraonëve në kohën e Pejgamberit Jusuf a.s.. Lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an:

“Një grup nga gratë e qytetit36thanë: “Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët”!

35 Në Kaptinën El-Ahzab Allahu xh.sh. thotë: “Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medinë, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër”.Ndërsa në Kaptinën El-Munafikun Allahu xh.sh thotë: “Ata thonë: “Nëse do të kthehemi (prej fuftës me Beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti patjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!”36 Pra fjala është për qytetin Menef, gjegjësisht për kryeqytetin e Egjiptit në kohën e Jusufit a.s.

101

Page 102: Meka Dhe Medina

Gjithashtu termi “El-Medinetu” që do të thotë qytet, e që përmendet në Kaptinën El-Hixhr, ka për qëllim qytetin e Sedumit, njëri nga qytetet e popullit të Lutit a.s. Allahu thotë në Kur’an:

“E banuesit e qytetit (Sedum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit”!37

Po ashtu në Kaptinën El-Kehf, termi “El-Medinetu” përmendet dy herë. Herën e parë ka për qëllim qytetin Afsus38, i cili është qyteti i banuesve të shpellës, kurse herën e dytë ka për qëllim qytetin e Antakisë,39 ku banorët i këtij qyteti nuk deshën t’i pranojnë si mysafir e as t’i ushqejnë Pejgamberin e Zotit, Musanë a.s. dhe njeriun e mirë e të dijshëm, Hidrin a.s.

Ndërsa shprehja “El-Medinetu” që përmendet në ajetin e 42-të Sures En-Neml është për qëllim qyteti “El-Hixhër”, qyteti i Themudit, populli të Pejgamberit

37 Kaptina El-Hixhr, 6738 Allahu xh.sh. thotë: “...prandaj dërgonie njërin prej jush me këtë argjend (monedhë) në qytet...”39 Allahu xh.sh thotë: “Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti…”

102

Page 103: Meka Dhe Medina

Salih a.s., kurse në ajetin e 20-të të Sures Jasin ka për qëllim qytetin e Antakisë.

Në pjesën e parë të hadithit që u përmend më lart: ““Më është urdhëruar që të shpërngulem drejt një vendi i cili ngadhënjen mbi vendet e tjera,...” sipas muhaddithinëve (ekspertëve të hadithit), Pejgamberi a.s. me anë të kësaj thënie ka aluduar se Medineja do të bëhet qendër dhe bazë kryesore e ushtrisë islame, kështuqë pas një kohe vërtetë u bë realitet ky parashikim i Pejgamberit tonë, Muhammedit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Brigada e parë muslimane shfaqet pikërisht në Medinën e ndritshme, dhe atë pas gjashtë muajve qëndrimi të Resulullahit a.s. në Medinë, nën komandën e axhës së Pejgamberit a.s., Hamza bin Abdul Muttalibit r.a. Pak më vonë, ndodhën edhe disa beteja të vogla, siç janë: beteja e Buvatit, beteja e Ashirës, beteja e Ebvasë etj.

E gjithë kjo ndodhi në vitin e parë të hixhretit dhe këto beteja të vogla kurorëzuan betejen e madhe të Bedrit, ku muslimanët triumfuan bindshëm ndaj

103

Page 104: Meka Dhe Medina

idhujtarëve mekas përkundër numrit të vogël të ushtrisë muslimane!

TAJBETU APO TABETU

Transmeton Imam Muslimi në “Sahihun” e tij nga Zejd bin Thabit r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Me të vërtetë Medineja është “Tajbeh” (vend i mirësisë dhe i kënaqësisë), dhe ajo i largon të këqijat ashtu siç largon zjarri mbeturinat e argjendit!”

Na tregon Xhabir bin Sumrete r.a. se për vlerën e Medinës, Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Me të vërtetë Allahu i Lartësuar e ka quajtur Medinën me emrin “Tabetu” (që do të thotë: qyteti më i bukur)

104

Page 105: Meka Dhe Medina

Imam En-Neveviu r.a. thotë se me këtë hadith kuptojmë se emërimi i Medinës me emrin Tabetu është i rekomandueshëm, por kjo nuk do të thotë se Medineja nuk ka edhe emra të tjerë. Në shumë vende në Kur’an, Allahu i Madhëruar e ka emëruar qytetin e Pejgamberit a.s. me emrin Medinë, kurse vet i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e kishte quajtur edhe me emrin Tibetu.

Qëllimi i hadithit të Pejgamberit a.s. : “Vërtetë Medineja i largon të këqijat ashtu siç largon zjarri mbeturinat e argjendit, është se Allahu i Lartmadhërishëm e ka përfshirë Medinën e ndritshme me rahmetin dhe mëshirën e Tij duke i nderuar banorët e saj me një nderim të veçantë për shkak të bashkëpunimit të tyre të çiltër me Resulullahin a.s. Në anën tjetër, hipokritët dhe gjithë ata që nuk e kanë imanin e pastër në Zotin dhe të Dërguarin e Tij, Allahu i Madhëruar do t’i dëboi nga qyteti i bekuar i Medinës.

Sipas transmetimit të Sead ibën Ebi Vekkasit r.a. i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

105

Page 106: Meka Dhe Medina

“Kush i dëshiron të keqën banorëve të Medinës, Allahu do ta shkrijë ashtu siç shkrihet kripa në ujë!”

Prej muxhizeve (mrekullive) mahnitëse të Pejgamberit a.s. është edhe paralajmërimi i tij se muslimanët do të çlirojnë vendet e Shamit. Kur dëgjuan njerëzit se çfarë begati dhe të mira ka në këto vende, shumë prej tyre filluan të braktisin Medinën e ndritshme për të shkuar në Sham, e po ashtu edhe në Jemen dhe Irak.

Në këtë kontekst, Imam Muslimi ka shënuar hadithin e Pejgamberit a.s. i cili ka thënë:

“Do të çlirohet Shami (Siria) e njerëzit do të braktisin Medinën dhe do të marrin me vete familjet e tyre si dhe gjithë ata të cilët i kanë përkrahur, por Medineja është shumë më e mirë për ta sikur ta dinin. Më vonë do të çlirohet Jemeni e njerëzit do të braktisin Medinën dhe do të marrin me vete familjet e tyre si dhe gjithë ata të cilët i kanë përkrahur, por Medineja është shumë më e mirë për ta sikur ta dinin. Pastaj do të çlirohet edhe Iraku e njerëzit do të braktisin Medinën dhe do të marrin

106

Page 107: Meka Dhe Medina

me vete familjet e tyre si dhe gjithë ata të cilët i kanë përkrahur, por Medineja është shumë më e mirë për ta sikur ta dinin!”

107

Page 108: Meka Dhe Medina

KOPSHT PREJ KOPSHTEVE TË XHENNETIT

Transmeton Abdullah bin Zejd el-Ensari dhe një grup i sahabëve se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Ajo që është ndërmjet minberit tim dhe shtëpisë sime është një kopsht prej kopshteve të xhennetit!”

Sipas një grupi ekspertësh të hadithit (muhaddithunë), domethënia e këtij hadithi sherif është se vendi apo toka ndërmjet minberit të Pejgamberit a.s. në Medinen e ndritshme dhe shtëpisë së tij, do të bartet në ahiret në xhennetin Il-lijjinë, e që është grada më e lartë e xhennetit Adën.

Kurse grupi tjetër i hadithologëve mendon se kuptimi i këtij hadithi është se adhurimi që bëhet në këtë vend, pra,

108

Page 109: Meka Dhe Medina

ndërmjet minberit dhe shtëpisë së Pejgamberit a.s. është sikur të kryhet brenda në xhennet.

Imam Et-Taberiu thotë se qëllimi i hadithit të Pejgamberit a.s. “ndërmjet shtëpisë sime dhe minberit tim”, ka për synim ajo që është në mes varrit dhe minberit të tij, dhe ashtu siç dihet, i Dërguari i Allahut është varrosur nën shtratin e nënës së besimtarëve, zonjës Aishe, vajzes së Ebu Bekr Es-Siddikut (Allahu qoftë i kënaqur me të dy).40

Transmeton Imam Muslimi se i Dërguari i Allahut një ditë prej ditësh u afrua në vendin e quajtur “Vadil Kura”, e pastaj duke shikuar në drejtim të Medinës së ndritshme dhe kodrës së Uhudit tha:

“Kjo është Tabeja (pra, Medineja është qyteti më i bukur) ... ndërsa kjo është kodra e Uhudit, një kodër që e dojim dhe na do”.

40 Ebu Bekri thotë: “Unë e kam dëgjuar një herë Pejgamberin a.s. duke thënë: “Asnjë Pejgamber nuk është varrosur askund tjetër, pos aty ku ka vdekur”. Dhe ashtu u vendos. Sahabët e ngritën shtratin e Pejgamberit a.s. nga vendi ku ai ndërroi jetë (pra nën shtratin e hz. Aishes), aty e hapën gropën, e cila do të ishte varri i tij. (Shënim i përkthyesit)

109

Page 110: Meka Dhe Medina

VLERA E NAMAZIT NË XHAMINË E PEJGAMBERIT A.S.

NË MEDINË

Transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Namazi në xhaminë time është më me vlerë se njëmijë namaze të kryer në ndonjë xhami tjetër, pos Mesxhidul Haramit – Qabesë”.

Dijetarët islam kanë mendime të ndryshme rreth komentimit të këtij hadithi. Imam Shafiu dhe një grup dijetarësh janë të mendimit se thënia e Pejgamberit a.s. “namazi në xhaminë time”, ka për qëllim xhaminë e Pejgamberit a.s. në Mekën e ndershme,

110

Page 111: Meka Dhe Medina

sepse xhamia në Mekë është më me vlerë se xhamia në Medinë.

Kurse Imam Maliku dhe një grup tjetër i dijetarëve mendojnë të kundërtën, përderisa Kadi Ijadi mendon se vendi që ka vlerën më të madhe në tërë sipërfaqën e tokës është varri i të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.

Transmetohet nga Abdullah bin Ez-Zubejri r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Me të vërtetë namazi në Mesxhidul Haram (Qabe) është më me vlerë se njëqind namaze (të kryera) në xhaminë time”.

111

Page 112: Meka Dhe Medina

XHAMIA QË U THEMELUA NË RESPEKT NDAJ ALLAHUT

Në Kaptinën Et-Teube, Allahu i Madhërishëm urdhëron e thotë:

“(nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata do të betohen: “Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!” Po Allahu dëshmoi se ata vërtetë janë rrenacakë. Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj Allahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e Allahu i do të pastrit. A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në

112

Page 113: Meka Dhe Medina

kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit (e që e shembi Pejgamberi) vazhdimisht do të jetë mllef në zemrat e tyre, pos nëse pëlcasin zemrat e tyre. Allahu di, është i urtë!”41

Me të vërtetë, shkaku i zbritjes së këtyre ajeteve Pejgamberit a.s. na tregon qartë se si Allahu i Lartësuar dëshiron t’i pastrojë banorët e Medinës nga munafikët (hipokritët) të cilët e shfaqnin besimin e tyre por në zemra fshehnin hipokrizinë dhe në të njejtën kohë përpiqeshin të mbillnin farat e përqarjes në mesin e muslimanëve, ngase ata e dinin fort mirë se fuqia dhe forca e muslimanëve është në bashkimin dhe unitetin e tyre. Sipas komentatorëve të Kur’anit, hipokritët me iniciativën e njëfarë Ebu Amirit filluan ndërtimin e një faltoreje me qëllime të këqija e që Kur’ani e quan me

41 Kaptina Et-Teube, 107-110

113

Page 114: Meka Dhe Medina

emrin “Mesxhidu dirar”, xhamia e sherrit.42

Pasi ndërtuan faltorën, hipokritët shkuan tek Pejgamberi a.s., (i cili nuk dinte asgjë për planet e dhe qëllimet e tyre destruktive e që ishte përqarja e muslimanëve) dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut, ne kemi ndërtuar një xhami për të dobëtit, për të sëmurët dhe për ndonjë natë të vështirë me shi, prandaj kemi dëshirë të vijshë ti, të falesh në të dhe të na e bekosh”!

Pejgamberi a.s. u tha:

“Unë jam duke u përgatitur për rrugë (pra, ishte duke u përgatitur për betejën e Tebukut), mirëpo nëse do Allahu do të vijmë tek ju dhe do të falemi në xhaminë tuaj”.

Mirëpo, Allahu i Lartmadhërishëm dërgoi Xhibrilin a.s. tek i Dërguari i Tij, dhe ia shpalli katër ajetet e përmendura, me të cilat i zbuloi komplotin e hipokritëve dhe e urdhëroi Pejgamberin a.s. që kurrë mos të falet në atë xhami.42 Kjo xhami sherri u ndërtua në afërsi të xhamisë “ Kuba”.

114

Page 115: Meka Dhe Medina

Sipas disa historianëve, i Dërguari i Allahut urdhëroi Asim bin Auf El-Axhlanin dhe Malik bin Ed-Duhshumin të cilët vajtën dhe e dogjën këtë xhami sherri, e pastaj e rrënuan dhe shpartalluan të tubuarit rreth saj dhe atë vend e caktuan vend mbeturinash.

Kurse sa i përket xhamisë në lidhje me të cilën Allahu tha: “Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj Allahut (pa hile)..., sipas shumicës së transmetuesëve të haditheve është për qëllim xhamia e parë e Pejgamberit a.s. që u ndërtua në vendin e quajtur “Kuba” e që quhet “Mesxhidu Kuba”.43

Transmeton Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Udhëtimi nuk ndërmerret për shkak të vizitës së ndonjë xhamie, pos trive: Mesxhidul Haramit (Qabesë), xhamisë

43 Pejgamberi a.s. ka thënë: “Namazi që falet në xhaminë e Kubasë është sikur të bësh Umren”. I Dërguari i Allahut shkonte në këtë xhami nganjëherë në këmbë e nganjëherë me deve. (Shënim i përkthyesit)

115

Page 116: Meka Dhe Medina

sime dhe Mesxhidul Aksasë (në Jerusalem)!”

Quhet “Mesxhidul Aksa” – xhamia e largët, për shkak të largësisë që ka me shtëpinë e Allahut, Qabenë e madhëruar. Allahu e di më së miri.

Titulli i origjinalit: “Mekketu vel Medinetu fil Kur’anil Kerim”Autor: Muhammed Kamil Hasan El-MuhamiPërktheu nga gjuha arabe: Enes Koshi, Qershor 2008, Gjakovë

116