48
MËSUESI Botim i përmuajshëm i MASH nr. 8 (2566) - tetor 2011 Suksese studentëve në vitin akademik 2011-2012 ! 8 Cilësi në arsim Rritja e cilësisë nuk mund të arrihet pa një internacionalizim të shpejtë të universiteteve

Menagjimi i Cilesis

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Menagjimi i Cilesis

MËS

UESI

Botim

i pë

rmua

jshë

m i

MAS

H nr

. 8 (2

566)

- te

tor 2

011

Suksese studentëve në vitin akademik 2011-2012 !

8

Cilësi në arsim

Rritja e cilësisë nuk mund të arrihet pa një internacionalizim

të shpejtë të universiteteve

Page 2: Menagjimi i Cilesis

2

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Së pari, dëshiroj të uroj studentët që nisin këtë

vit udhën e bukur universitare. Qeveria ka miratuar për këtë vit akademik rreth 34500 vende studimi (kuota) për nivelin e parë të studimeve universitare (Bachelor) në universitetet publike. Prej tyre 25000 kuota janë në sistemin me kohë të plotë. Deri tani janë regjistruar rreth 23000 studentë në sistemin me kohë të plotë. Javën që vjen shpallet formulari i ri A3 që do tu japë mundësi studentëve që nuk kanë fituar një vend studimi të rikonkurojnë. Pastja fillojnë regjistrimet në sistemin me kohë të pjesshme. Ky numër kuotash bën të mundur që  mbi 70 % e maturantëve që kanë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, të kenë mundësi reale për të vijuar studimet në universitetet publike. Ndërkohë, janë miratuar edhe rreth 15500 kuota për studime universitare të nivelit të dytë, duke i dhënë përparësi studimeve të orientuara në profesione, pra programeve që u japin më shumë shanse të rinjve për punësim të shpejtë!

Pra, në këtë vit akademik sistemi i arsimit të lartë publik do të pranojë rreth 52 mijë studentë të rinj në të tre ciklet e studimeve, shifër kjo që është e barabartë me numrin total të studentëve që kishte Shqipëria në vitin 2004. Ndërkohë, institucionet e arsimit të lartë jopublik kanë krijuar kapacitete reale për të pranuar

një numër të konsiderueshëm studentësh duke dhënë kështu një kontribut të çmuar në rritjen e investimit tërësor kombëtar për zhvillimin e arsimit të lartë shqiptar, dhe në zhvillimin e shpejtë të burimeve njërëzore në vendin tonë. Shqipëria po u afrohet me shpejtësi vendeve të përparuara për raportin që zënë të diplomuarit ndaj numrit total të popullsisë aktive për punë.

Të nderuar pedagogë, profesorë dhe drejtues të fakulteteve dhe universiteteve,  Përkushtimi dhe puna juaj e palodhur bëri të mundur LIBERALIZIMIN e arsimit të lartë në vendin tonë. Tani të gjithë ne bashkë përballemi me një sfidë të vështirë dhe afatgjatë: Rritja e cilësisë dhe krijimi i kulturës për vlerësimin e cilësisë në cdo institucion të arsimit të lartë! Ju jeni faktori kyç edhe në këtë përballje!

Profesorati i vendit tonë po rritet me shpejtësi, për shkak të një investimi të madh që kanë bërë familjet shqiptare në dy dekadat e fundit për shkollimin e të rinjve, jo vetëm brenda vendit por edhe në shkollat më të mira të botës. Zgjerimi i shpejtë i sistemit të arsimit të lartë dhe rritja e cilësisë kërkojnë edhe shtimin e numrit të pedagogëve. Qeveria shqiptare po investon me përparësi për përshpejtimin e kualifikimit të brezit të ri të pedagogëve përmes Fondit të Ekselencës. Këtë vit janë mbështetur rreth 70 kandidatë për studimet e doktoratës në universitetet nga më të mirat e botës. 

Mesazh i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës me rastin e fillimit te vitit të ri akademik 2011-2012

Rritja e cilësisë nuk mund të arrihet pa një internacionalizim të shpejtë të universiteteve

Përmbajtja

Arsimi dhe Reforma 4Veprimtari promovuese 5KONFERENCAT Rajonale “Arsimi na përket të gjithëve”, BERAT 6KONFERENCAT Rajonale “Arsimi na përket të gjithëve”, Durrës. 7KONFERENCAT Rajonale “Arsimi na përket të gjithëve”, DIBËR 8Në ditën nderkombëtërëe të mësuesit. 9Mësuesi dhe nxënësi 11Roli i mësuesit të letërsisë, adhurimi i tij nga nxënësi 14Përvojë dhe ndihmë konkrete 16Mësimi konceptual 17Përvojë, emocione dhe arritje pas një projekti kurrikular 18Shkolla dhe komuniteti 20ETIKA E SHKOLLËS 21Për vetëvlerësimin e procesit 21Metoda World Café 23Libri, një “magjistar” i venitur, apo rikthimi I të rinjve tek leximi? 25Efektet e kulturës rome në arsimimin e fëmijëve 27Fëmijët me nevoja të veçanta. 29Përvojë në zbatimin e Projektit “Braktisja zero” 30Traditë dhe Kulturë 33Përkujtimi i Migjenit, mësuesi i vrakës 34Shkrimtari që i shpëtoi kënetës së vdekjes… 36Tekste mësimore me përmbajtje kombëtare, në trojet amtare 37Prezantim i bukurisë shqiptare përmes veshjes kombëtare 38Rreth Akademisë së Shkencave të Edukimit. 39A zhvillohen sot konkurset në matematikë ? 40Mjedisi në shkollë 42Karta e Këshillit të Evropës për edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut. 43Fotot e përzgjedhura për konkursin “Fotografia më e mirë 2010-2011” 46

Page 3: Menagjimi i Cilesis

3

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Cilësia kërkon më shumë auditore, laboratorë, biblioteka dhe kapacitete të tjera. Qeveria është e angazhuar për rritjen e investimeve në arsimin e lartë. Ajo i ka akorduar kampuse pesë universiteteve publike. Universitetit të Tiranë i u transferuar dy godina të tjera me kapacitete të mëdha. Me FZHR të vitit 2011 ka filluar financimi i 6 projekteve të reja të mëdha të arsimit të lartë.  Vetëm në vitet 201-2011 janë financuar 51 laboratorë mësimorë shkencor. Rritja e cilësisë kërkon investime më të mëdha për kërkimin shkencor. Universitetet janë institucionet kryesore të sistemit tonë të kërkimit shkencor. Prandaj ato duhet të kthehen në qendra të fuqishme kërkimore që duhet të rrokin fusha dhe tema kërkimore shumë të rëndësishme për vendin, si albanologjia, energjia, IT, ushqimi dhe bujqësia, pasuritë nëntokësore, turizmi, mjedisi, etj. Universitetet duhet të krijojnë grupet kërkimore në mënyrë që të rrisin aplikimet për fonde kërkimore në kuadër të programeve të mëdha të BE. Universitetet tona zhvillojnë një bashkëpunim të gjërë internacional, i cili, deri tani ka qenë i orientuar kryesisht në reformën e studimeve sipas standardeve të Procesit të Bolonjës. Tani ka ardhur koha që ky bashkëpunim të orientohet më shumë në kërkimin shkencor. Rritja e cilësisë nuk mund të arrihet pa një internacionalizim të shpejtë të universiteteve, cka nënkupton shkëmbim intensiv të profesorëve dhe studentëve, më mënyrë të vecantë të atyre të nivelit master dhe doktoratë, si dhe diploma të përbashkëta. Disa nga universitetet tona publike këtë vit festojnë 60 vjetorin e krijimit të tyre. Ato duhet të fillojnë tani të ofrojnë kurse edhe për studentët e huaj dhe të sjellin më shumë profesorë të huaj në auditoret e tyre.    

Të dashur studentë dhe pedagogë, Arsimi i lartë shqiptar është në periudhën e zhvillimit më të vrullshëm të tij.  Gara e dijes është sfida më e vështirë e këtij shekulli.Edhe njëherë Ju uroj suksese në vitin e ri akademik.  

Foto nga ceremonia e fillimit të vitit të ri akademik 2011-2012, në universitetin e Korçës

Page 4: Menagjimi i Cilesis

Arsimi dhe Reforma

Page 5: Menagjimi i Cilesis

5

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Veprimtari promovueseMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, së bashku me ambasadorin e delegacionit të BE, Ettore Sequi, drejtorin e zyrës së Këshillit të Europës, Marco Leidekle, ishin sot në shkollën e mesme “Asim Vokshi”, në Tiranë me rastin e Ditës Eeuropiane të Gjuhëve.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, në ceremoninë e dhënies së diplomave master, të studentëve të Qendrës së Studimeve Albanologjike

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, vizitoi me një delegacion zvicerian shkollën profesionale “Beqir Çela”, Durrës

Kryeministri Z. S.Berisha dhe minisitri i Arsimit dhe Shkencës Z. M.Tafaj në ditën e parë të vitit të ri akademik në Universitetin e Korçës.

Arsimi dhe Reforma

Page 6: Menagjimi i Cilesis

6

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Konferenca rajonale me temë “arsimi na përket të gjithëve” e iniciuar prej kohësh nga Drejtoria

e Marrëdhënieve me publikun në MASH, startoi në ditët e fundit të Shtatorit me atë të Beratit, dhe konkretisht me datën 23 shtator.

Qëllimi i tyre tashmë është bërë publik dhe nuk mund të flasë më shumë se sa vetë tema e konferencave, arsimi na përket të gjithëve. Të synosh këtë qasje ndaj shkollës dhe arsimit në tërësi, është një angazhim sa serioz sa edhe i gjerë e gjithpërfshirës. Në shoqërinë e sotme të dijes dhe informacionit, tematikat e konferencave josh dhe fton jo vetëm pjesëmarrje që nga nxënësit, komuniteti, prindërit dhe mësuesit, por më së pari, përcjell frymë solidaritet mes këtyre aktorëve dhe partnerëve në qëndrimin ndaj shkollës dhe arsimit.

Konferenca e Beratit shënoi dhe afirmoi njëherësh nevojën e patjetërsueshme të këtij bashkëkordinimi dhe veprimi rajonal aktorësh, për të përcjellë jo vetëm tek pjesëmarrësit, por dhe shumë më gjerë elementet e një kulture bashkëvepruese në arsim, gjë që u theksua që në fjalën hyrëse të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale zotit Beqir Baçi

Në fjalën e saj, drejtorja e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, Znj Nina Gjoçi, përcolli për të pranishmit idenë se pse janë të rëndësishëm organizime të tilla të formësuar në të gjitha qarqet e vendit. Ato sjellin për mësuesit risi në formimin e tyre kulturor dhe profesional, duke u nisur që nga këndvështrimi më i parë, për të qenë një mësues i suksesshëm dhe efektiv.

Te jesh efektiv do të thotë të besosh, tek nxënësit e ty, të besosh tek kauza jote si edukator i brezit të ri. Të besosh tek bashkëpunimi me kolegët, me prindit dhe mbarë komunitetin.

Në fjalën e zëvendës ministrit zotit Halit Shamata, u vu re kërkesa për një angazhim tërësor të të gjithë drejtuesve të arsimit në një qëndrim sa m më

miqësor ndaj shkollës dhe aktorëve pranë saj, duke këmbëngulur në forcimin e disiplinës në shkollë dhe jashtë saj, me një angazhim më të drejtpërdrejtë të rrjedhur nga fusha e teknologjisë së informacionit dhe statistikat në çdo Drejtori Rajonale dhe shkollë.

Në këtë konferencë morën fjalë edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe komunitetit të prindërve, duke theksuar njëherazi nevojën e komunikimit të vazhdueshëm mes aktorëve përfitues në arsim si dhe ndërtimin e urave të qëndrueshme për garantim të suksesit në shkollë mes pushtetit vendor dhe shkollës.

Në sesionin e dytë të konferencës u fol më konkretisht rreth elementeve të komunikimit dhe bashkëveprimit të shkollës, komunitetit, mësuesit efektiv etj.

Me interes ë veçantë u ndoqën kumtesat e Ann Bryant “Si të jesh mësues efektiv” Adriatike Lamit “Prindi mes shkollës dhe komunitetit” etj.

Në fund të konferencës përmbylli punimet drejtorja e Zyrës së arsimit Kuçove Fatbardha Bullari.

KONFERENCAT RAjONAlE “ARSimi NA pëRKET Të gjiThëvE”, BERAT

Page 7: Menagjimi i Cilesis

7

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Nderim të veçantë konferencës i bëri prania e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj, i cili në fjalën e tij parashtroi sfidat aktuale të sistemit arsimor parauniversitar:

ARSIMI NA PËRKET TË GJITHËVE

Koferenca Rajonale e Arsimit Durrëës.

KONFERENCAT RAjONAlE “ARSimi NA pëRKET Të gjiThëvE”, DuRRëS.

Rritja e cilësisë së arsimit për këdo dhe kudo. Çdo fëmijë pesëvjeçar të ndjekë arsimin parashkollor Sfida e braktisjes zero në arsimin 9-vjeçar. Çdo nxënës që mbaron arsimin 9-vjeçar të tërhiqet në arsimin e mesëm. Rritja e numrit të nxënësve në arsimin professional.

Në veçanti Ministri Tafaj u ndal në disa probleme:

Së pari: marrëdhëniet të ndërsjellat të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes tre aktorëve: shkollë – prind – pushtet vendor, pa të cilët as që mund të realizohen synimet dhe objektivat ambicioze, dhe as që mund të përballen sfidat me të cilat ndeshet arsimi ynë parauniversitar. Secili ka vendin dhe rolin e tij.

Së dyti: Pas sukseseve të arritura masivizimin e arsimit parauniversitar, ku shifrat dhe përqindjet janë vërtet befasuese, problemi që shtrohet sot është rritja e cilësisë së mësimit dhe edukimit në shkollë, ku rol parësor ka përgatitja dhe kualifikimi i mësueseve, sidomos të mësueseve të rinj. Ndaj edhe format e reja që po ndiqen, synojnë të krijojnë një brez mësuesish më të ditur dhe më të kualifikuar, që do të mund të përballen me kërkesat dhe teknologjinë moderne të kohës.

Së treti: Arsimi professional, ku Durrësi ka potenciale të mëdha dhe përvojë shumë pozitive në tërheqjen e një numri të madh të nxënësve dhe sidomos në përgatitjen profesionale të tyre, të cilët i përgjigjen cilësisht tregut të punës.

Në konferencën rajonale te Durrësi morën pjese rreth 200 mësues prindër dhe nxënës të cilët ndoqëm me interes fjalën e Zotit. Filip Gjonçi. Drejtor i drejtorisë arsimore rajonale Durrës.

Genc Alizoti. Prefekti i Qarkut Durrës – KrujëEgla Begteshi, Kryetare e këshillit të Qarkut

Durrës, dhe për më tepër dukej se ishin të interesuar për pjesën e dytë të konferencës në fjalën konkrete dhe të prekshme të zotit Stavri Llambiri, etj. Ne fund te konferencës për te pranishmit u server nga organizatoret edhe një koktej.

Page 8: Menagjimi i Cilesis

8

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Në javën pasuese pas asaj ku u organizua konferenca

e Beratit, u mbajt në Dibër, konferenca e dytë me të njëjtën tematikë, “Arsimi na përket të gjithëve”.

Nisur nga largësia grupi i punës u ndodh në Dibër një ditë para saj me mendimin e përmbylljes së punëve përgatitore për ecurinë e konferencës në ditën e nesërme të 29 shtatorit 2011.

Sigurisht që përvoja e një jave më parë në Berat ishte një avantazh për të gjithë, por në Dibër, pjesëmarrja në konferencë ishte me e madhe, deri në 240 vetë të ardhur nga komuna dhe shkollat më të largëta që nga Burreli dhe Bulqiza, Kalaja e Dodës e Ostreni.

Konferenca filloi punimet në orën dhjetë e tridhjetë minuta me regjistrimin e pjesëmarrësve, tejet të interesuar për ndjekjen e punimeve të saj në mjediset e

pallatit të kulturës së qytetit.

Fjalën e hapjes e mbajti drejtori I Drejtorisë Rajonale të Dibrës zoti Gëzim Kaba, i cili bërë një ekspoze të arritjeve dhe nevojave në arsimin e Dibrës, një kulturë dhe traditë e vyer për shkollë dhe dije, duke revokuar kohë dhe figura të lartësuara

të këtij arsimi në këtë qark. Në këto arritje dhe sfida në qarkun e Dibrës janë të lidhura ngushtësisht me angazhimet e vetë mësuesve dhe nxënësve në këtë proces integrues dhe gjithëpërfshirës.

Harmonizimi shkollë prindër komunitet, sipas Drejtores Nina Gjoci, edhe në qarkun e Dibrës, konsiston në frymën bashkëpunuese dhe bashkëvepruese që vetë aktorët krijojnë me njëri tjetrin. Ky bashkëpunim nuk mund të kuptohet dhe realizohet pa mirëkuptim të të gjithëve dhe ku në qendër të saj qëndron mësuesi, i përkushtuar dhe i devotshëm.

Zoti Halit Shamata, zëvendës ministri I Arsimit dhe Shkencës, u ndal në realizimin e reformave të mëdha në arsim dhe konkretisht në rrethin e Dibrës duke u fokusuar në frekuentimin e shkollës nga nxënësit dhe fëmijët. Objektivi i

thithjes së fëmijëve pesëvjeçare që në arsimin parashkollor, dhe pastaj edhe në ciklet e tjera të studimeve, sipas të dhënave, në rrethin e Dibrës janë mbi mesataren e republikës, por kjo nuk na pengon që të synojmë edhe më shumë në këtë drejtim, tha në fjalën e tij zoti Shamata.

Universiteti si Dibrës, si degë të rëndësishme të Universitetit të Tiranës është një nga arritjet edhe të arsimit të qarkut. Dibra dhe Dibranët e meritojnë një gjë të tillë,

Edhe Ilir Krosi, kryetari I Bashkisë së Dibrës, vuri theksin në lidhjet e ngushta mes pushtetit vendor dhe shkollës gjë që ka vënë gjithmonë në vend të parë realizimin e reformave dhe kanë shënuar arritje.

Në sesionin e dytë u kumtuan nga Nazmi Xhomara, për metodat dhe teknikat e vlerësimit të nxënësve dhe panoramë të faktorëve që ndikojnë në braktisjen e shkollës nga Besnik Rama.

Përvojë pozitive solli dhe Drejtori I shkollës profesionale “Nazmi Rushit” në drejtim të shtimit të numrit të nxënësve në këtë arsim dhe për më tepër në rrugët e thithjes së kontingjenteve sa më cilësorë në të.

Në fund të konferencës të pranishmit kaluan një drekë punë, ku nuk munguar diskutimet dhe debatet e lira edhe pas siparit të konferencës.

KONFERENCAT RAjONAlE “ARSimi NA pëRKET Të gjiThëvE”, DiBëR

Page 9: Menagjimi i Cilesis

9

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Këto ditë në mjediset e MASH, në kadër të ditës ndërkombëtare të mësuesit, u mbaj një takim

jo vetëm promovues por dhe mjaf i dobishëm midis përfaqësuesve të ministrisë dhe sindikatave të arsimit. I pranishëm zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës zoti Shamata përshëndet në emër të institucionit dhe u ndal në urat bashkëpunuese që duhen forcuar edhe në të ardhmen mes palëve.

Që nga viti 1945, tetori është përcaktuar nga UNESCO si Dita Botërore e Mësuesit. Prej disa vitesh jemi takuar në këtë mjedis, në kuadrin e përkujtimit të kësaj dite, - theksoi zoti Shamata.

Shpallja e Ditës Botërore të Mësuesit, ka të bëjë me rolin e pazëvendësueshëm të mësuesit për edukimin dhe arsimimin e nxënësve dhe studentëve si investimi më i rëndësishëm i së ardhmes, per progres dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror.

Kërkesa minimale për një “mësues të mire”,ne kuadrin e sfidave aktuale dhe globale në fushën e edukimit, kërkon të synojnë, për një mësues cilësor.

Ministria është e angazhuar për zhvillimin profesional të mësuesve, në përputhje me standardet.

Ligji Nr. 10171, date 22.10.2009, “Per Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë” e ka vlerësuar mësuesinë, si një profesion duke u bërë pjesë e profesioneve të rregulluara.

Rasti i veçantë është të përshëndesim sot, gratë mësuese dhe pedagoge, që përbëjnë shumicën e sistemit tone arsimor, duke luajtur një rol të madh per barazinë gjinore.

Kjo është e lidhur mbi të gjitha jo vetëm me barazinë midis mësuesve dhe mësueseve, por edhe me aksesin shkollor per vajzat, me arsimin cilësor dhe të barabartë per djemtë dhe vajzat, por edhe me kontributin e shkollës dhe mësuesit per mbrojtjen nga diskriminimi gjinor, por edhe ç’ka po ndodh, promovimi i grave në lidershipin shkollor, në vendimarrjen institucionale dhe kërkimin shkencor

Në fund u diskutua edhe për thellimin e reformave në arsim ku pjesa e rolit të sindikatave të arsimit është e pazëvëndësueshme dhe tejet e rendesishme në këtë aspect.

Në DiTëN NDëRKOmBëTARE Të mëSuESiT.

Page 10: Menagjimi i Cilesis

10

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Programi Akademik i Microsoft në Shqipëri, këtë vit, ashtu sikurse edhe gjatë viteve të shkuara, organizon Forumin Kombëtar të Mësuesit Inovator në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Forumi është një eveniment kombëtar që sjell së bashku punimet më të mira të mësuesve të shkollave nëntë-vjecare dhe të mesme publike dhe private në Shqipëri, duke përdorur teknologjinë Microsoft.

Për disa vjet rradhazi tashmë, mësuesit, në bashkëpunim me nxënësit, kanë paraqitur punimet e tyre më të mira, nga të cilat kanë dalë fituesë. Në vitin 2010, tre fituesit e këtij Forumi paraqitën punimet e tyre në Forumin Europian të Mësuesit Inovator në Berlin, Gjermani dhe në vitin 2011 në Moskë, Rusi.

Tre fituesit e Forumit Kombëtar të Mësuesit Inovator për vitin akademik 2011- 2012 do të kenë mundësi të paraqesin punimet e tyre në Forumin Europian të Mesuesit Inovator që do të mbahet në Lizbonë, në 20-23 mars 2012.

Nëse do të ketë fituesë shqiptarë në nivel Europian, fituesi(t) do të konkurojë (jnë) edhe në nivel botëror në Forumin Botëror të Mësuesit Inovator në Ëashington D.C. ShBA, në nëntor 2012.

Kriteret për pjesëmarrje në konkurs:Nëse jeni mësues në një shkollë nëntë-vjecare

apo të mesme, publike apo private; nëse realizoni projekte apo prezantime të mësimeve në shkollën e juaj me ndihmën e teknologjisë Microsoft, të cilat ju i konsideroni si të suksessshme dhe të dallueshme nga të tjerët; nëse keni patur mundësi të ndikoni pozitivisht tek kolegët tuaj nëpërmjet ndarjes së këtyre metodave, dhe, nëse dëshironi të shpërbleheni duke konkuruar në nivel kombëtar e ndërkombëtar, pjesëmarrja në Forum është për ju.

Mundësi e përkryer për promovim të shkollës suaj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për të patur detajet dhe formularin e pjesëmarrjes, shkoni në faqen e internetit http://pilalbanian.ëordpress.com.

Për të qenë pjesëmarrës në këtë konkurs dhe për të patur mundësinë të jeni fitues, ju lutem, plotësoni dokumentacionin e kërkuar dhe dërgojeni atë jo më vonë se data 15 janar 2012, ora 17:00.

PërzgjedhjaNjë juri e përbërë nga ekspertë të fushës së arsimit

dhe teknologjisë do tí shohë të gjitha aplikimet me kujdes, duke bërë përzgjedhjen e tre punimeve më të mira.

Shpallja e fituesve do të bëhet gjatë Forumi Kombëtar të Mësuesit Inovator, në 16 shkurt 2012.

Në këtë Forum, fituesit do te përzgjidhen bazuar në tre kritere:

Risia e përmbajtjes së projektit të realizuar në shkollën tuaj;

Risia e bashkëpunimit me arsimtarët dhe nxënësit brenda dhe jashtë shkollës;

Kreativiteti dhe inovacioni në përdorimin e teknologjisë Microsoft.

Afatet e pranimit: Afati përfundimtar për dorëzimin e projektit është

data 15 janar 2012, ora 17:00.

ÇmimetPër tre fituesit e parë, krahas cmimeve që do të

shpërndahen gjatë Forumit, Microsoft do të mbulojë edhe shpenzimet për pjesëmarrje në Forumin Europian të Mësuesit Inovator në Lizbonë, në mars 2012.

Nëse në Forumin Europian të Mësuesit Inovator në Lizbonë, në mars 2012 do të ketë fitues edhe nga Shqipëria, Microsoft do të mbulojë edhe shpenzimet për pjesëmarrje në Forumin Botëror të Mësuesit Inovator në Ëashington, DC në nëntor 2012.

Bëni kujdes!Projekti i paraqitur duhet te jetë origjinal

në koncept dhe në përdorimin e teknologjisë Microsoft.

Cdo kopjim/plagjiaturë do të bëjë që projekti i paraqitur të mos kualifikohet.

Duke ju uruar suksese në punën tuaj, dhe në pritje të nja bashkëpunimi të suksesshëm.

SinqerishtSokol MuçaAcademic Program Manager | Microsoft

AlbaniaTel: +35542274516 (Office) |

+3542253587 (Fax) | +355 69 40 93 500 (Mobile)

Address: St. Abdyl Frasheri P. 11/1, EGT Toëer, 2nd Floor, 1000 Tirana, Albania

E-mail: [email protected]

Konkursi i Tretë Kombëtar i Mësuesit Inovator.

Ftesë për aplikim

Page 11: Menagjimi i Cilesis

11

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Mësuesi dhe nxënësi

Page 12: Menagjimi i Cilesis

12

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Pritshmëria juaj ndaj nxënësve do të ndikojë shumë në  arritjen e tyre në klasën tuaj dhe në jetën e tyre.

Mësuesit të cilët vendosin dhe komunikojnë pritshmëri të mëdha për të gjithë nxënësit e tyre arrijnë punën më të madhe akademike me nxënësat se sa mësuesit që vendosin pritshmëri më të ulët

Sa më shumë shkolla dhe familja të jenë bashkuar si partnerë në edukimin e të rinjve aq më të mëdha janë shanset e fëmijëve për sukses. Studimi: Etërit e shumë femijëve janë të përfshirë në edukimin e fëmijëve të tyre, një gjë e tillë sjell shanse më të mëdha tek fëmijët për sukses.

Ne duhet të përgatisim nxënësit tanë për botën e nesërme.

Ne jetojmë në një ekonomi konkurruese, globale ku njerëzit punojnë për kompani të medha që janë kudo në botën mbarë.

Nëse duam të ketë sukses në botë, duhet të mendojmë globalisht dhe ne duhet të përgatisim nxënësit tanë të mendojnë të njëjtën gjë

Ne duhet të krijojmë një mjedis ftues në klasë. Vëmendja, jetëgjatësia, qëndrimi entuziazmi dhe

vlerësimi janë forcat parësore për një mësues . Këto karakteristika ndikojnë në konceptin e vetë nxënësit për të rritur, ose ulur mundësinë e të mësuarit tek nxënësit

E. Një mësues efektiv di, ose njeh marrëdhëniet mësues-nxënës.

Mësuesit efektiv e dinë se nuk mund të marrin një nxënës për të mësuar, nëse nxënësi kupton që mësuesi nuk kujdeset. Pesë Konceptet e rëndësishme që rrisin pritshmëritë pozitive:

1. Thirr çdo nxënës me emër në një mënyrë miqësore, respektojini!

2. Thuaj, Ju lutemi – me mirësjellje dhe respekt për të përcjellë një mesazh që thotë: “Po ju kushtoj vëmendje.”

3. Thuaj, faleminderit! - Kur ju thoni “faleminderit”, ju jeni të pranuar nëse dikush bën diçka dhe ju nuk e keni urdhëruar.   4. Buzëqeshni - Një buzëqeshje është mënyra më efektive për të krijuar një mjedis pozitiv për të çarmatosur një person të zemëruar dhe për të përcjellë mesazhin: “Mos ki frikë nga unë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar.”   5. Duajini ! - Mësuesi efektiv ofron më shumë se një produkt, ata ofrojnë mënyrën e të shërbyerit gjithashtu. Format më të sinqerta të shërbimit vijnë nga dëgjimi, dashuria dhe përkujdesja.

II. Ai është një menaxher shumë i mirë në klasë

Menaxhimi i klasës i referohet të gjitha gjërave që një mësues bën për organizimin e nxënësve, hapësirës / klasës, kohës dhe të materialit e kështu nxënesit mund të nxënë më tepër.

Studimi: Faktori më i rëndësishëm që rregullon mësimnxënien tek nxënësit është menaxhimi i klasës. Shumica e nxënësve do të arrijnë një rezultat më të mirë në një klasë të menaxhuar mirë.

Nxënësit duan një menaxhim të mirë në klasë më shumë se mësuesit,  sepse ajo u jep atyre siguri në klasë e cila është e qëndrueshme. Qëndrueshmëria vjen nga zbatimi i procedurave    dhe rutina.        

Kur një mësues është efektiv?Sa më efektiv mësuesi, aq më të suksesshëm nxënësit!

Një mësues është efektiv kur:

• Ka pritshmëri pozitive për suksesin e nxënësve

• Ai është një menaxher shumë i mirë në klasë

• Te dimë se si të krijojmë mësime për të ndihmuar nxënësit të arritur aty ku duhet

Pritshmëria pozitive: Mësuesi beson tek nxënësi që ai mund të mësojë.

Studimi: Nxënësi do të prodhojë atë që mësuesi pret që ai të prodhojë.

Ann Bryant, shkolla ndërkombëtare kristiane “Gjerasim Qiriazi”, Tiranë

Page 13: Menagjimi i Cilesis

13

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Karakteristikat e një klasë të menaxhuar mirë1. Nxënësit janë të përfshirë me punën e tyre,

veçanërisht mësuesi akademik jep udhëzime.2. Nxënësit e dinë se çfarë pritet prej tyre dhe janë

përgjithësisht të suksesshëm.3. Ka kohë relativisht të humbura, konfuzion, apo

përçarje. Mësuesi është i gatshëm, klasa është gati dhe materialet janë gati.

4. Klima e klasës duhet të jetë e qetë dhe e këndshme.

B.  Disiplina me një Plan Nëse ju nuk keni një plan, atëherë ju do të

dështoni. Mësuesi efektiv është një mësues proaktiv, ai /

ajo ka një plan proaktiv për të parandaluar problemet që hasen.

Problemi Nr1 në klasë nuk është disiplina, por është mungesa e procedurave dhe rutina. Mungesa e një plani nuk e çon një klasë drejt suksesit akademik.

Planet dhe Disiplina kanë rregulla të qarta dhe udhëzime për pasojat dhe shpërblime. Nxënësit duan të njohin rregullat, pasojat dhe shpërblimet më shumë se një mësues që ndryshon, ose bën rregulla të reja për t’i përshtatur me momentin.     

III. Të dimë se si të krijojmë mësime për të ndihmuar nxënësit për të arritur aty ku duhet

Zotërimi i mësimit i referohet se sa mirë nxënësi mund të tregojë se koncepti u kuptua, apo u asimilua, ose të arrijë aftësi në nivele të lartë, siç përcaktohet nga mësuesi.

suksesi i nxënësve në lëndën e klasës varet se sa mirë mësuesi harton mësimet dhe i kontrollon ato për zotërim.

Mos harroni: Ju mund t’i mësoni, apo jepni njohuri dhe aftësi në qoftë se ju ndërtoni një marrëdhënie të dashur dhe krijoni një vend të sigurtë dhe një klasë të organizuar mirë.

A. Një mësues efektiv pranon përgjegjësinë dhe në mënyrë aktive drejton nxënësin në mësimdhënie. Mësuesit duhet të mësojnë studentët e tyre se sa të presin që nxënësit të mësojnë kryesisht nga librat dhe programi.

B. Një mësues efektiv është një nxënës që mëson me nxënësit.

C. Një mësues efektiv shkruan objektivat që u tregojnë nxënësve se çfarë duhet të realizohet.

Objektivat ndihmojnë nxënësit të parashikojnë, fokusohen dhe të kuptojnë qëllimin e një mësimi. Përdorimi i 6 niveleve të taksonomisë së Bloomit është një mënyrë e mirë për të shkruar objektivat.  D. Një mësues efektiv përdor metoda të ndryshme mësimore, strategjitë,

burimet dhe llojet e të mësuarit që janë të përshtatshme për mësimin e tyre.

Stile apo metoda të ndryshme të përdorimit të të mësuarit (auditory, vizuale, kinesthetic)do të ndihmojë për të plotësuar nevojat e ndryshme të nxënësve. E. Një mësues efektiv përdor procedurat e qarta mësimore të tilla si : demonstruese, modeluese, shpjeguese, pyetëse.

F. Një mësues efektiv ofron mundësi të bollshme për nxënesit për t‘i angazhuar në praktikë në mënyre të pavarur. Në mënyrë që të bëhen nxënës efektiv, nxënesit së pari duhet të njihen me mënyrat efikase për t’i afruar me detyra të reja.

G. Një mësues efektiv mëson nga afër gjatë monitorimit përparimin e nxënësve dhe siguron praktikë në ri-mësimdhënie, aty kur është e nevojshme. Një tipar thelbësor i mësimdhënies efektive është theksimi për të  praktikuar derisa të arrihet në pikën e zotërimit.

H. Një mësues efektiv inkurajon duke ndihmuar kolegët në të mësuarit së bashku

I. Një mësues efektiv rishikon dhe komenton të mësuarit të mëparshme në intervale të rregullta.

IV. Rezultatet e një mësuesi efektiv            A. Mësuesit efektive mund të nxjerrin nxënës më të përparuar(1 vit shkollor me avancë) duke u krahasuar me ata mësues jo të suksesshëm.

B. Mësuesi përbën një ndryshim të madh në performancën e nxënësit - 40% - më shumë se çdo faktor tjetër.

C. Nxënësit që kanë disa mësues efektiv vit pas vit (njëri pas tjetri) arrijnë arritje në nivele të kënaqshme, ndërsa ata që kanë mësues jo të mirë, vit pas viti rresht, humbasin terren të rëndësishëm në nivelin e mësimnxënies.

D. Cilësia e mësuesit lloga-rit për më shumë se 90% e variacionit në arritjet e nxënësve.

E. Faktori i vetëm më i madh në arritjet e nxënësve është efikasiteti i mësuesit.

F. Me rritjen e efikasitetit të mësuesit, nxënësit më të dobët janë të parët që përfitojnë. Mos harroni: Mësuesi efektiv është pasuria më e madhe e një shkollë!

Bibliografia:

1) Ditët e para të shkollës, Si të jeni një mësues efektiv      K. Harry T. Ëong dhe Rosemary Ëong, Copyright 2009 2) Internet: ëëë.EffectiveTeaching.com3) Referenca: Çështjet aktuale në mësimdhënie dhe të mësuarit efektiv.      Nga Peter Ëestëood, tetor 1995

Page 14: Menagjimi i Cilesis

14

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Arsimi me rritjet e tij cilësore, të riut i shërben në mënyrë të patjetërsueshme. Gjithsecili

prej nesh kujton orët e bukura mësimore në lëndë të ndryshme, mësimdhënien, transmetimin e njohurive, ideve, elementeve shkencore, shoqërore dhe psikologjike. Diku kujtesa ndalet më tepër: te lëndë dhe tema të veçanta, por, pse jo, te mësues të veçantë. Edhe unë me shumë nostalgji kujtoj mësuesin tim të letërsisë, i cili nuk jeton më, por ligjërata e tij, pasuria shpirtërore dhe depërtuese e tij, vazhdon të tingëllojë. Sot prej 18 vjetësh unë jam mësuese letërsie dhe para nxënësve ndiej nevojën dhe dëshirën e tij për një zotërim të mëtejshëm të botës, jetës, misterit, ndjenjës së ëmbël.

Lënda e letërsisë, një nga lëndët bazë dhe si provim i detyruar gjatë periudhave të ndryshme kohore të sistemit tonë arsimor, në kohën e re moderne, duket se ka marrë një hapësirë të re, një mënyrë vlerësimi të drejtpërdrejtë, aktualizim dhe formë konkrete, origjinalitet të atij lloji që ajo vetë e mbart. Sigurisht, rol dhe peshë mjaft specifike në arsimin e mesëm luan mësuesi i letërsisë. Cilat janë disa parime që ai duhet të zotërojë, si mund të jetë i pashtershëm, i dëshiruar dhe i adhuruar nga nxënësi?

Së pari, mësuesi i letërsisë duhet të sjellë para nxënësit një panoramë të përgjithshme të zhvillimit

dhe evoluimit letrar të të gjitha kohërave sipas drejtimit, llojit letrar, tematikës, çka në çdo moshë ngulit te individi përfaqësimin konkret në to pas leximit të një vepre apo fragmenti.

Së dyti, pjesëzat e ndryshme të jetës që i kalojmë hap pas hapi gjatë viteve tona, mësuesi i letërsisë me aftësinë e vet i ofron para nxënësit. Sigurisht është specifika e lëndës e tillë, por mënyra e sjelljes, përvoja, parafytyrimi, të ndjerit të një lloj të provuari apo shijuari, i përkasin mësuesit. Pra, ky mësues e përgatit nxënësin për jetën; idetë, personazhet, konfliktet, linjat e ndryshme tematike dhe kompozicionale shërbejnë si strumbullarë dhe mësuesi si një rregullator gati i fuqishëm.

Së treti, ta nxitësh nxënësin drejt leximit, në momentin kur media, interneti janë tepër të pushtetshëm, kjo përbën vlerë për mësuesin. Për këtë nxënësi duhet të ndërgjegjësohet lidhur me faktin se leximi të dhuron formimin e përgjithshëm, mënyrën e të shprehurit, vlerat sintetizuese, interpretuese dhe argumentuese, gjithashtu i jep atij vlera të veçanta dhe të domosdoshme komunikimi në jetën reale, në çdo moment të jetës. Sigurisht, jo çdo nxënës lexon, por kujt prej tyre nuk do t’i interesonte një temë e caktuar, le ta nxisim drejt saj, ndoshta ta bëjmë më tepër të ndjehet i ri, në botën e aventurave jogoditëse

për të ardhmen, le ta bëjmë të ndjehet më tepër i dashuruar, i ëmbël, i menduar.

Së katërti, të rinjë tanë gjimnazistë normalisht gabojnë, me moshën, botën, prirjet, guximin dhe dëshirat e tyre, gabimi është i pashmangshëm. Por, vlerë për ta përbën fakti të mësosh nga gabimet, gabimi sidomos i njëjti, të mos jetë më pjesë e jotja. Cila lëndë mësimore më tepër se letërsia arrin ta realizojë këtë, në artin dhe veprat letrare ndodh gjithçka, e mira dhe e keqja, por zgjidhjet, fundi i veprave, fatet e ndryshme të bëjnë të reflektosh. Që nga

Mimoza KonomiGjimnazi “Sejfulla Maleshova”, Këlcyrë, Përmet

ROli i mëSuESiT Të lETëRSiSë, ADhuRimi i Tij NgA NxëNëSi

Page 15: Menagjimi i Cilesis

15

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

lashtësia vjen elementi katarsis. Mësuesi i letërsisë pranë nxënësit është miku i tij më i mirë në këtë drejtim.

Së pesti, mësuesi duhet ta aftësojë në mënyrë graduale dhe të natyrshme nxënësin gjatë viteve të gjimnazit drejt provimit të Maturës Shtetërore. Nxënësi të ndjehet i aftë të zotërojë dhe të përdorë elemente dhe teknika të përmbajtjes dhe të formës në mënyrë të atillë që ai të ndjehet i shkrirë dhe i njëjtësuar me fragmentet e ndryshme. Për këtë nxënësit i nevojitet elementi social, psikologjik, shpirtëror, të cilat i fiton patjetër në jetën reale, por në lëndën e letërsisë i bën pjesë të vetat, gjithashtu të zbërthejë teknika kompozicionale, ide, figura letrare; të arrijë të përgjithësojë e të reflektojë, të shfaqë personalitetin e vet.

Së gjashti, shkrimi i një eseje i shërben individit në fusha të ndryshme të jetës në të ardhmen, pse jo, edhe si një lloj abc-je apo kriteri. Mësuesi i letërsisë i dhuron nxënësit aftësinë, elementet e nevojshme strukturore, tematike eseistike. Nxënësi nga një fragment, poezi apo disa vargje, nga një vepër letrare, personazh apo ide, arrin të shkruajë sipas llojit të kërkuar dhe teknikave përkatëse, mendoj se nxënësi ndjehet tepër krenar dhe i pjekur kur arrin të përmbushë këto cilësi. Sigurisht, në letërsi nuk ka modele të gatshme, ka aftësi komunikimi, depërtimi, argumenti, narracioni apo përshkrimi dhe sidomos në shkrimin eseistik këto shfaqen të realizuara. Nëse nxënësit në fillim eseja i duket pak e vështirë, falë mësuesit ajo i duket e bukur, e kthjellët. Përgjithësisht me letërsinë, por në veçanti me esenë, ndodh si me artin e kërcimit, nuk mësohen të dhëna të gatshme, fitohen gradualisht, nxënësi nga një ese në tjetrën ndjehet më i çliruar.

Së shtati dhe tepër e rëndësishme, jemi pranë nxënësit duke folur vazhdimisht dhe duke shkruar vazhdimisht. Procesit të të shkruarit i duhet kushtuar vëmendje e plotë që në vitet e para të shkollimit si nga nxënësi, mësuesi, edhe prindi, për të vazhduar më tej dhe për të qenë sa më pak problemor në vitet e shkollës së mesme. Në të vërtetë nuk ndodh plotësisht kështu, mësuesit si edhe vetë nxënësit i duhet të përballet me këtë mangësi. Më tepër vëmendje t’i kushtojmë drejtshkrimit

dhe bukurshkrimit të gjuhës sonë amtare gjatë cikleve të mëparshme, le të merremi më tepër me anën strukturore, ndërthurjen tematike dhe artistike, shkrirjen e artit të fjalës me mendimin në shkollën e mesme.

Të gjithë elementet e lartpërmendur, jo thjesht, i shërbejnë orës së mësimit dhe vlerësimit të nxënësit, apo dhe punës së mësuesit, por mbi të gjitha aftësojnë dhe krijojnë hapësirën e mundshme të individit në të ardhmen, pavarësisht fushës së tij të studimit. Letërsia si art i fjalës është pjesë e komunikimit dhe ditës njerëzore, ndaj mësuesi i letërsisë të zotërojë gjithmonë e më tepër një lloj vigjilence. Mënyra si nxënësi na ndjek, imiton, futet ne botën e mendimit, duhet të kapet nga ne mësuesit qysh me nxënësin e klasës së dhjetë, mësuesi duhet të jetë çelësi që nxënësi të ndjehet i kënaqur drejt fundit të klasës së dymbëdhjetë. Ndodh që një nxënës që s’dëgjon pothuajse asnjëherë mësimin apo shpjegimin, kur ndesh në letërsi një subjekt, personazh apo frazë interesante të ngulit shikimin me shumë vëmendje. Në këtë moment ai është aty dhe të tilla i mbart në kujtesë për shumë kohë. Le ta kuptojmë sa i pasuruar ndjehet prej nesh ai lloj nxënësi që gjithmonë na ndjek. Ne jemi para çdo lloj niveli nxënësi dhe të përpiqemi të arrijmë objektivat përkatëse, por mbi të gjitha krahas elementeve të përmendur si mësues letërsie të mbajmë gjithmonë parasysh përdorimin e fjalorit tonë sa më efikas, depërtues dhe ndjellës, të jemi sa më elokuentë dhe të transmetojmë nëpërmjet tyre vlera që mbeten.

Page 16: Menagjimi i Cilesis

16

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Sot janë hapur rrugë e mundësi të panumërta për

të rritur nivelin e shkollës. Përvoja tashmë gjendet kudo, jo vetëm në shkollat e kryeqytetit, por në mbarë vendin, ku drejtojnë e menaxhojnë stafe kompetentë e largpamës. Në dhjetor të vitit 2009 grupi i mësuesve nga shkolla 9-vjeçare “Skënder Caci” Tiranë dhe Shkolla e mesme industrial “ Pavarësia” Vlorë, vizituan Zvicrën, Kantonin e Luzernit për shkëmbim përvoje. Vizita në shkollat dhe në ndërmarrjet e prodhimit në Luzen për ne qe me të vërtetë trajnim në terren konkret, marrje e thithje e përvojës në fushën e mësimit dhe të edukimit. Për këto edhe kemi folur e shkruar më parë, por ajo që duam të bëjmë të ditur sot është mbështetja dhe ndihma konkrete që vjen nga Bashkia e Luzernit.

Në një nga takimet e rezervuara enkas për ne, Kryetari i Bashkisë së Luzern-it Z.Urs Ë.Studer na premtoi se në vitin 2011 do të na dërgonte ndihma për shkollat tona dhe fjala e dhënë u mbajt. Më 6 korrik 2011 arritën në Shqipëri ndihmat e premtuara me materiale të ndryshme shkollore dhe pajisje për laboratorët e informatikës. Materialet e dërguara arritën në destinacion e konkretisht në shkollën e mesme industriale ”Pavarësia”në Vlorë, në shkollën 9-vjeçare “Skënder Caci”në Tiranë. Kjo e fundit kooperoi me Shkollën

9-vjeçare ”Mihal Grameno”të Tiranës duke e furnizuar edhe atë me kompjuterë e material të tjera. Shkolla “Skënder Caci” pasi kompletoi laboratorët e informatikës,bibliotekën e shkollës, aboratorët e fizikës e të kimisë, sallën e mësuesve etj, e ndjeu si obligim të ndihmojë edhe shkollën tjetër si motër. Sot, pa droje, mund të themi që këto shkolla, për nga infrastruktura, nuk kanë asgjë më pak nga shkollat europiane. Kësisoj, stafit mësimor i janë krijuar kushte të përshtatshme e infrastrukturë bashkëkohore për të rritur nivelin e mësimdhënies e mësimnxënies në nivele evropiane. Siç e kemi thënë edhe herë tjetër, në shkollën tonë tanimë punohet me mendësi të re, duke filluar nga drejtimi me staf, deri te kualifikimi dhe vetëkualifikimi i personelit mësues. Objektivi kryesor është që nëpërmjet një mësimdhënieje bashkëkohore të sigurojmë

mësimnxënie të qëndrueshme e të vazhdueshme. Kualifikimi i vazhdueshëm i mësuesve brenda komisioneve lëndore tashmë nuk mbetet vetëm në letra e plane të bukura të kryetarëve të tyre. Kualifikimi brenda shkollës është marrë objektiv parësor, me qëllim që mësuesit tanë të aftësohen për t’u ballafaquar me nivele bashkëkohore. Nxënësit që mbaruan këtë vit shkollor klasat e nënta treguan një rritje të dukshme të cilësisë në raport me ata të një viti më parë. Minimizimi i të ashtuquajturës ‘braktisje e fshehtë’ vitin që shkoi qe objektiv parësor për shkollën tonë dhe i tillë vazhdon të trajtohet edhe këtë vit nga mësuesit në të tëra ciklet. Në kuadër të mbështetjes që na kanë dhënë shkollat dhe Bashkia e Luzer-nit duam të shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të thellë

Drejtimi bashkëkohor i shkollave tona tashmë nuk është një slogan për të zbukuruar raportet e analizave vjetore. Ky koncept është bërë një realitet i kapshëm e konkret në ato shkolla ku drejtuesit janë bashkëkohorë dhe me mendësitë e një lidershipi. Drejtuesit bashkëkohorë studiojnë,hulumtojnë, kërkojnë dhe gjejnë forma e metoda efikase për ta qasur shkollën tonë drejt familjes së madhe të shkollave evropiane.

Refat Xhina

pëRvOjë DhE NDihmë KONKRETE

Page 17: Menagjimi i Cilesis

17

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

për një të nxënë më të frytshëm dhe më të qëndrueshëm është e rëndësishme që në fillim

të orës mësuesi t’i ketë të qarta konceptet që duhet të arrijë në fund të orës së mësimit. Këto koncepte kanë dy natyra: koncepti kryesor është lënda e re ku me fjali të thjeshta shpjegon atë që do të arrijë mësuesi në një orë mësimi. Kurse natyra e konceptit të dytë është përforcimi i njohurive të tjera. Ka ardhur koha që mësuesi duhet të jetë i qartë se çfarë do të arrijë brenda një ore mësimi. E thënë ndryshe: Sa koncepte

do të arrijë brenda asaj ore mësimi? Kjo metodë do të sillte padyshim larmishmëri

brenda orës. Në këtë mënyrë asnjë orë mësimi nuk do t’i ngjante orës paraardhëse. Duke qenë se dhënia e koncepteve do të nxisë interesin e nxënësve për t’u thelluar vetë në brendësi të lëndës duke e vendosur nxënësin në qendër të mësimit.

Marrim një shembull: Në lëndën e gjuhës shqipe tema e re është fjalia pyetëse.

Tri konceptet e reja janë:

fjalia pyetëse shërben për të pyetur, fjalia pyetëse tërësore është kur përgjigjja është me po, ose jo, fjalia pyetëse e pjesshme është kur përgjigja nuk është me po, ose jo.

Tashmë u drejtohesh nxënësve që të ndërtojnë një tekst të shkurtër duke pasur parasysh këto tri koncepte. Nëse do të bëjmë një minitest do të vëmë re se shpjegimi në bazë koncepti është më frytdhënës sesa mësimi që kemi zhvilluar deri më sot. Që të realizohet kjo orë kërkon një përgatitje më të mirë nga ana e mësuesit dhe një qartësi se çfarë do të arrijë në fundin e orës së mësimit.

Nga përvoja e gjatë në mësimdhënie kam vënë re se nxënësit janë më të interesuar për të dhënë mendimet e tyre dhe pjesëmarrja në orën e mësimit është më e kënaqshme se në një orë të zakonshme. Ka ardhur koha që ne, mësuesit, duhet të jemi të përgjegjshëm për të rritur sa më shumë cilësinë e një mësimdhënie bashkëkohore.

Aida HaxhiuShkolla 9-vjeçare “Eftali Koci”

Durrës

mëSimi KONCEpTuAl

Page 18: Menagjimi i Cilesis

18

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Një nga mundësitë e përdorimit të orëve të lira janë edhe projektet kurrikulare. Mësuesit e

lëndëve të ndryshme kanë një përvojë disavjeçare në këtë drejtim dhe mendimi i përbashkët në këtë aspekt do të ishte se çdo projekt i realizuar me kujdes e seriozitet sjell si për nxënësit, ashtu edhe për vetë mësuesit një eksperiencë të re, një këndvështrim të ri, një motivim për të punuar me dëshirë e pasion edhe në të ardhmen.

Të realizosh me sukses një projekt kurrikular, rëndësi të veçantë ka edhe zgjedhja e temës. Ajo duhet të zgjidhet, jo vetëm në përshtatje me moshën e nxënësit, por të jetë e tillë që të tërheqë dhe të zgjojë interesin e tij.

Me nxënësit e klasës së tetë, që në fillim të vitit shkollor, u diskutuan disa variante temash dhe në fund u vendos që në orët e punës me projekt në lëndën e gjuhës shqipe do të ishte me vend të trajtohej një figurë e madhe e letërsisë sonë si Migjeni. Dhe kjo për shumë arsye, por më madhorja ishte se nxënësit duke njohur nga afër jetën e tij të shkurtër,veprën e tij të fuqishme, mendimin kritik për të, do t’i bënin këtij gjigandi të letrave shqipe një homazh respekti në 100-vjetorin e tij të lindjes.

Fillimisht nxënësit gjatë fazës përgatitore u orientuan për hapat që do të ndiqnin, mënyrën se si do të punonin, materialet mbi të cilat do të mbështeteshin, burimet e tjera të informacionit që do të shfrytëzonin për të realizuar me sukses kërkesat e temës.

Gjatë gjithë kësaj faze kontakti me ta ishte i vazhdueshëm për t’u njohur me problemet që hasnin, për t’i sqaruar ata për paqartësitë, për

bashkërendimin e punës në grup, etj.Kohëzgjatja e kësaj pune me projekt ishte 5 orë.

Në çdo orë mësimi do të trajtoheshin çështje të ndryshme që lidheshin me Migjenin.

Në orën e parë u diskutua për jetën e Migjenit duke filluar që me origjinën e tij familjare, lidhjet e ngushta me pjesëtarët e familjes, fatkeqësitë e shumta familjare dhe problemet shëndetësore që pati, jetën shoqërore dhe kulturore të Shkodrës së asaj kohe, duke shfrytëzuar njohuritë e marra nga lëndët e historisë dhe gjeografisë. Gjithashtu u bë një përmbledhje e shkurtër e arsimimit të tij nga Shkodra, Tivari dhe Manastiri dhe ndikimin e tij në formimin e shkrimtarit të ri por, fatkeqësisht, jetëshkurtër.

Për këtë orë u shfrytëzuan materiale të larmishme si: monografia “Migjeni” e studiuesit Rinush Idrizi,veprat “Ftesë në studio”,”Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” të Ismail Kadaresë, botime të tjera

(Realizohet një film dokumentar)Tema”Migjeni-jeta ,vepra ,vendi në letërsinë shqipe” (me rastin e 100-vjetorit të lindjes)

Entela Seiti. mësuese e gjuhës dhe letërsisë Shkolla 9-vjeçare “Sulë Harri” Elbasan

pëRvOjë, EmOCiONE DhE ARRiTjE pAS Një pROjEKTi KuRRiKulAR

Page 19: Menagjimi i Cilesis

19

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

me kujtime të të afërmve e miqve për shkrimtarin e madh. Përveç materialeve të shkruara, nga grupet e punës u paraqit me video- projektor një fotomontazh me pamje të Shkodrës në fillim të shekullit të kaluar, fotografi të Migjenit që nga fëmijëria me familjarë, shokë e miq, në periudha të ndryshme të jetës së tij. Interes ngjallën edhe disa pamje filmike të Shkodrës në vitet ’20-’30 të marra nga interneti.

Në orën e dytë e të tretë u trajtua profili si shkrimtar i Migjenit dhe veprat e tij “Vargjet e lira “dhe “Novelat e qytetit të veriut”.

Nxënësit diskutuan për frymën e re që solli ky shkrimtar i ri, i guximshëm e vizionar në letërsinë shqiptare si në trajtimin e temave origjinale, personazheve të goditura që skaliti, por edhe të gjuhës së ashpër, polemizuese e ironike që përdori për të zbuluar fytyrën e vërtetë të realitetit të asaj kohe. Ata jo vetëm njohën nga afër veprën e plotë të Migjenit,por krijuan ide më të plota e të qarta për vlerat e jashtëzakonshme të krijimtarisë së tij si poeti i mjerimit dhe poeti i shpresës, por edhe prozatorit novator.

Këto orë mësimi u kthyen në orë të analizave letrare, të debateve plot pasion, polemikave, komenteve e argumentimeve origjinale.

Një aspekt që duhet theksuar është paraqitja e eseve të punuara nga nxënësit të cilat pasi u lexuan e u diskutuan, u ekspozuan në një kënd të veçantë në mjediset e klasës.

Një nga këto ese trajtonte në vështrim krahasues poetin tonë të madh me një shkrimtar gjerman, Volfgang Borhert (20 maj 1921-20 nëntor 1947) i cili jetoi gati në të njëjtën kohë me Migjenin, pati një jetë të shkurtër(26 vjet) dhe një vepër të pakët nga ana sasiore, por të fuqishme në përmbajtje e origjinale në stil njësoj si Migjeni ynë.

Dy orët e fundit u zhvilluan nën titullin “Frymëzime migjeniane” dhe gjatë këtyre orëve nxënësit paraqitën krijime të frymëzuara nga jeta dhe vepra e Migjenit.si poezi, tregime, vizatime, portrete të tij ,etj. Plot pasion u interpretua dramatizimi,mbështetur në tregimin “Luli i vocërr” si edhe një kolazh me poezi të zgjedhura nga vëllimi “Vargjet e lira” të recituara nga një grup nxënësish.

Gjithashtu u lexuan fragmente nga poema e shkrimtarit elbasanas R. Zhguni të titulluar “Bisedë me Migjenin”.

Në fund u zhvillua një diskutim ku nxënësit dhanë mendimet e tyre rreth njohurive që fituan gjatë këtyre orëve ,eksperiencave që morën si në organizimin e punës në grup, ashtu dhe në hulumtimin dhe përzgjedhjen e materialeve, etj

Por arritja paksa më e veçantë që sollën nxënësit e klasës së VIII-a ishte se duke përzgjedhur materiale,

duke filmuar gjatë orëve të mësimit, duke gërshetuar shkrimet e nxënësve me foto të ndryshme që lidheshin me jetën e veprën e Migjenit, së bashku me muzikën e zgjedhur në sfond dhe me interpretime të ndryshme të poezive, realizuan një film dokumentar të titulluar “Migjeni – uragan i letërsisë shqipe”(rreth 30 minuta) .

Ishte një punë e bukur, ku u shpalos fryma e bashkëpunimit në grup, shkëmbimi i ideve, gatishmëria për të ndihmuar me bazën teknike të nevojshme, përgjegjësia për çdo rol të ngarkuar në realizimin e këtij filmi dokumentar.

Ky dokumentar modest tregon se, nëse tek nxënësit nxitet në formën e duhur mendimi i pavarur, kritik e i ndërsjellë, nëse ata orientohen drejt pikësynimeve konkrete, mbështeten e nxiten në nismat e tyre, rezultatet e tyre janë të mahnitshme.

Gjithashtu me iniciativën e drejtoreshës së shkollës Shejnas Qorri dhe inkurajimin e mësueseve të tjera të gjuhës shqipe Elida Marku, Kozeta Hysi, Edlira Ekmekçiu u mundësua transmetimi i këtij dokumentari edhe për nxënës nga klasat e tjera të shkollës me qëllim, jo vetëm vlerësimin e punës së bërë nga moshatarët e tyre, por edhe si një shkëmbim përvoje dhe një model pune në të ardhmen.

Page 20: Menagjimi i Cilesis

20

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

shkolla dhe komuniteti

Page 21: Menagjimi i Cilesis

21

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

shkolla dhe komuniteti

a. Etika ose indikatori 5.1 b. Partnership me prindërit dhe Bordin e shkollës. (I. 5.2)c. Lidhjet me shkollat e tjera, agjencitë, nëpunësit dhe komunitetin.(I. 5.2)

Objekt i këtij shkrimi është, Indikatori 5.1.“Etika e shkollës”, është e përbërë nga treguesit e mëposhtëm: 1. Identiteti dhe krenaria e shkollës, mjedisi mikpritës, morali i nxënësve dhe i stafi, marrëdhëniet midis

tyre, motivimi, sjellja dhe disiplina e nxënësve.

Gjithçka që do të prezantojmë më poshtë është sipas modelit skocez të vetëvlerësimit dhe e bazuar në përvojën e fituar në shkollën “Hasan Vogli” –Tiranë.

Çdo shkollë ka identitetin, fizionominë, traditën dhe historikun e saj. Veprimtaritë që bën shkolla për t’i konsoliduar më tej ato dhe për t’i kthyer në vlera,bëhet në përshtatje dhe në funksion të punës që bën shoqëria në përgjithësi dhe organizmat shtetërore për forcimin e krenarisë e të identitetit tonë kombëtar. Trajtimi praktik i kësaj teme gjen mbështetje e fuqi

ligjore dhe në Dispozitat Normative. Kërkesat e saj marrin shtytje motivuese dhe impulse realizuese, konkretisht nga Neni 3 i DN “Himni Kombëtar”dhe Neni 75 “Historiku i shkolle” Marrëdhëniet e drejtorisë së shkollës dhe të stafit pedagogjik me këto kërkesa rregullohen me ligj dhe konkretisht:.

Neni 3:a) Himni këndohet në ç’do veprimtari festive që organizon shkolla.b) Flamuri shqiptar vendoset në çdo shkollë.

Neni 75: përcakton se në Historikun e shkollës shënohen momentet, ngjarjet dhe të dhënat më të rëndësishme të çdo viti shkollor. Që fizionomia dhe identiteti i një shkolle të ngrihen në nivele që kërkon shoqëria e sotme, mendoj se puna e saj duhet të fokusohet në këto drejtime bazë: a)forcimin dhe konsolidimin e metodave të mësimdhënies dhe intensifikimin e punës edukative, me synim pajisjen e nxënësve me vlera të larta qytetarie.

Emri dhe dinjiteti i shkollës lartësohen vetëm, kur ajo në përmbushje të objektivave të planifikuara, ka tregues dhe rezultate të larta e konkrete, të evidentuara jo vetëm nga kontrolli e vlerësimi i brendshëm i saj, por dhe nga kontrolli i jashtëm dhe komuniteti.

Edhe në fushën e edukimit, shkolla zë një vend të rëndësishëm, pasi ajo ka në dispozicion potencialet dhe infrastrukturën e nevojshme sportive, kulturore dhe artistike.

Që aktivitetet e organizuara,të jenë në funksion të forcimit të etikës së shkollës dhe vlerave edukative të nxënësve, duhet të jenë:Të planifikuara me kujdes e profesionalizëm, të miratuara nga të gjithë autorët dhe aktorët, përfitues të planit të veprimit vjetor, sa më afër temperamentit e moshës se nxënësve dhe që plotësojnë dëshirat e tyre,gjurmëlënëse dhe mbresëlënëse,nxitëse, inkurajuese dhe motivuese, në funksion të formimit të vlerave patriotike, etiko-morale e qytetare të nxënësve me bazë sa më të gjerë,

Sinan IBRAHIMI Zëvendësdrejtor në shkollën”Gjon Buzuku”

ETiKA E ShKOllëS

pëR vETëvlERëSimiN E pROCESiT

Përgjigjet e pyetjeve vetëvlerësuese si: Sa e mirë është shkolla jonë, sa i mirë është departamenti ynë, sa dhe si e njohim, si po veprojmë e ç’duhet të bëjmë, kanë në thelbin e përmbajtjes së tyre punën intensive të shkollës e të stafit pedagogjik, për realizimin cilësor

të procesit mësimor dhe edukativ. Në këtë proces, krahas treguesve të tjerë me ndikim të drejtpërdrejtë për formimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të përmbajtjes së shkollës, përfshihet dhe fusha e pestë e vetëvlerësimit dhe, pikërisht “Etika e shkollës” e përbërë nga indikatorët:

Page 22: Menagjimi i Cilesis

22

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

ku pjesëmarrës e protagonistë të jenë edhe prindërit.Identiteti i shkollës është i lidhur ngushtë dhe

me krenarinë e saj. Ajo shkollë që ka mundur të krijojë emrin dhe identitetin e vet, është njëkohësisht dhe krenare për ato që ka arritur e do të arrijë në perspektivë. Rezultatet e larta i bëjnë nxënësit dhe mësuesit të ndjehen mirë në punën dhe veprimtarinë e tyre. Në kuptimin e gjerë të fjalës, krenaria e shkollës përmbledh dhe evidenton edhe treguesit, arritjet dhe personazhet pikantë të realizuara e të grumbulluara në vite

Përmbajtja dhe vlerësimi i treguesit mund të realizohet lehtësisht nëpërmjet pyetësorit:

-Sa nxënës të shkollës e përfunduan semestrin e parë dhe vitin shkollor me 10-ta në të gjitha lëndët dhe sa nga ata e kanë ruajtur 10-tën gjatë gjithë viteve shkollore?

-Sa nga nxënësit e klasës së nëntë vazhdojnë shkollën e mesme dhe më tej?

-Sa nxënës janë fitues në konkurse,olimpiada e aktivitete te tjera dhe çfarë çmimesh kane marre?

-Sa nga ish nxënësit e shkollës sot janë figura të shquara e publike?

-Sa nga mësuesit e shkollës kanë tituj shkencorë dhe janë autorë tekstesh?

Të dhënat e përpunuara të pyetësorit, përveçse plotësojnë disa nga kërkesat “Për shpalljen e shkollave të suksesshme (”Urdhri Nr.392, datë 29.07.2008,të MASH), hidhen njëkohësisht, në fund të çdo viti shkollor në librin “Historiku i shkollës”, plotësimi i të cilit, sipas Nenit 75, nuk është dëshirë, por detyrim administrativ.

Që treguesi dhe të dhënat e tij të vlerësohen në Nivelin 4, kërkohet patjetër realizimi i disa kushteve dhe veprimtarive të mëposhtme: (Të konsiderohen veprimtari alternativë,)

-Nxirrni çdo dy muaj nga regjistri vlerësimin dhe përparimin e klasave dhe të shkollës, paraqitini ato grafikisht dhe afishojini në një vend të dukshëm.

-Evidentoni çdo dy muaj përparmin e nxënësve sipas niveleve dhe analizoni progresin e të nxënit për periudhën e caktuar.

-Organizoni takime e veprimtari që u kushtohen më të mirëve të klasës e shkollës.

-Merrni të dhëna nga shkollat e mesme për vijimin dhe përparimin e nxënësve të shkollës suaj dhe bëni analiza e krahasime konkrete.

-Organizoni konkurse, olimpiada e veprimtari sportive të qëllimshme dhe stimuloni në forma të ndryshme nxënësit fitues.(Shih Nenin 38 të DN)

-Botoni në gazetën e shkollës arritjet dhe vlerat e nxënësve,mësuesve dhe të prindërve të shkollës

-Organizoni veprimtari për promovime libri e botime të tjera të nxënësve, mësuesve dhe prindërve.

-Krijoni një kënd të posaçëm për ish nxënësit e shkollës që sot shquhen dhe kanë emër në fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarive shoqërore e publike.

-Krijoni këndin e emrit të shkollës dhe të simboleve të saj (flamuri dhe emblema).

-Evidentoni nxënësit me përparim të shkëlqyer në vite dhe krijoni “Libri i nderit të shkollës”,ose “Krenaria e shkollës në vite.”

-Organizoni, të paktën në vitet jubilare,përvjetorët e shkollës suaj.

Page 23: Menagjimi i Cilesis

23

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Strategjitë, metodat apo teknikat e mësimdhënies janë të shumta në numër e të larmishme. Në mënyrë të vazhdueshme lëvruesit e disiplinave të edukimit, sidomos të didaktikës apo të metodologjisë kërkojnë, riformatojnë dhe pilotojnë strategji, metoda dhe teknika të reja të mësimdhënies. Një nga metodat, e cila mund të përdoret me sukses në mësimdhënie, por jo vetëm, është world café . Natyrisht secili mësimdhënës brenda lirisë së tij akademike përzgjedh dhe zbaton në mësimdhënie metoda dhe teknika që

janë të përshtatshme për grupmoshën e nxënësve ku jep mësim, për lëndën apo fushën e tij, dhe më në fund për linja, nënlinja apo tema mësimore të caktuara. Në këtë mënyrë, nxënësit do të gjenin në klasat mësimore një mjedis gjthmonë e më aktiv, ku pjesëmarrja e tyre në procesin e të nxënit do të ndihmojë në formimin konceptual të tyre, në zhvillimin e të menduarit kritik, dhe më në fund nxënësit do të ndjeheshin bashkautorë të orës mësimore, gjë që do të motivonte jashtzakonisht shumë formimin e tyre.

Çfarë është world café :

World café përfaqëson një metodë pjesëmarrjeje interaktive dialogimi kokë më kokë e nxënësve,

e cila përdoret për të ndarë njohuri të nënkuptuara dhe të qarta midis grupeve dhe skuadrave. Ajo ndihmon në lehtësimin e të mësuarit dhe në përfitimin e një kuptimi kolektiv të një çështjeje nëpërmjet bashkëbisedimit midis njëri tjetrit. World café shërben si një mjet efektiv për hapjen e diskutimeve që të shpien drejt zgjidhjeve për çështje të caktuara.

Nxënësit qëndrojnë nga katër, ose pesë në një tryezë dhe mbajnë një seri bashkëbisedimesh që zgjasin nga rreth 20 – 30 minuta secili, ose më pak sipas kohës në dispozicion. Këto bashkëbisedime, apo dialogime zhvillohen rreth një apo më shumë pyetjeve, të cilat janë të rëndësishme për pjesëmarrësit. Në fund të çdo raundi, një person i cili zgjidhet që të luajë rolin e moderatorit, mbetet në tavolinë si mikpritës, ndërsa tre apo katër të tjerët shkojnë tek tryeza pasuese. I zoti i tryezës ose moderatori mirëpret të sapoardhurit dhe ju spjegon atyre pikat kyçe të bashkëbisedimit të tryezës të zhvilluar deri më tani. Të sapoardhurit lidhin të gjitha fijet e bisedës së zhvilluar në tryezat

e tyre me ato të tryezës ku ndodhen, dhe në këtë mënyrë i kontribuojnë përftimit të një konstrukti që sa vjen e merr formë rreth pyetjeve të parashtruara.

Pas përfundimit të raundeve që mund të jenë zakonisht tre ose katër, të gjithë pjesëmarrësit rikthehen në tryezat e tyre të origjinës. Në pjesën përmbyllëse moderatorët e të gjitha tryezave, por edhe vetë nxënësit pjesëmarrës shpalosin për të gjithë klasën të gjitha alternativat, argumentimet apo arsyetimet e ofruara gjatë zhvillimit të raundeve.

Cilat janë parimet e world café

Vitet e fundit janë ofruar shumë materiale në ndihmë të funksionimit të suksesshëm të metodës world café. Sigurisht ka një numër të madh mënyrash për të promovuar një world café të suksesshme. Në bazë të funksionimit të suksesshëm të metodës world café janë formuluar shtatë parime të cilat të zbatuara në praktikë kanë provuar vlerën e tyre. Përdoruesit e bashkëbisedimit café duhet të kenë parasysh zbatimin e këtyre parimeve jo të shkëputur nga njëri tjetri, por në lidhje dhe kombinim midis tyre:

1. Qartëso kontekstin2. Krijo një ambient mikpritës.3. Eksploro pyetjet që të interesojnë4. Inkurajo kontributin e gjithsecilit

Nazmi XHOMARA- IZHA

mETODA WORlD CAFé

Page 24: Menagjimi i Cilesis

24

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

5. Bashko alternativat e ndryshme6. Dëgjo në grup modelet,arsyetimet dhe pyetjet e thelluara7. Grumbullo dhe ndaj gjetjet kolektiveSi realizohet praktikisht metoda world café

Për të realizuar metodën world café nevojitet një punë planifikuese paraprake,e cila duhet të mbajë parasysh hapat e dhënë më poshtë :

• Vendos katër ose pesë pjesëmarrës në tavolina të stilit café .• Ndërto (zakonisht tre) raunde bashkëbisedimesh për afërsisht 20-30 minuta secili, ose sipas kohës në

dispozicion, duke patur parasysh edhe ngarkesën e pyetjeve apo çështjeve të parashtruara..• Përfshi pyetje ose çështje që i interesojnë drejtpërdrejt lëndës apo temës tuaj, të cilat do të eksplorohen

nga grupet; pyetjet ose çështjet duhet të jenë të ngjashme midis grupeve.• Inkurajo moderatorët e tryezave dhe anëtarët e tyre të shkruajnë, dhe të ofrojnë ide kyçe, të cilat

pasqyrohen në flipcharte.• Pasi mbaron raundi i parë i bashkëbisedimit, kërkoji moderatorit të tryezës të qëndrojë, ndërsa të tjerët

të “udhëtojnë” tek tavolina tjetër si “ambasadorë” të mendimit. Personat që “udhëtojnë” mbartin ide, tema dhe çështje në bashkëbisedimet e reja në tavolinat fqinje.

• Kërkoji moderatorit të tryezës pritëse të mirëpresë të ardhurit e rinj dhe shkurtimisht të ndajë me to idetë, çështjet apo temat e trajtuara në bisedën pararendëse. Inkurajo të sapoardhurit të bashkojnë ide që dolën nga tryezat e mëparshme, të dëgjojnë me kujdes njëri tjetrin dhe të kontribuojnë në “vënien e tullave të reja” në çështjet e diskutuara.

• Duke ju ofruar mundësi njerëzve të lëvizin në disa raunde bisedash, idetë, çështjet dhe temat fillojnë të lidhen me njëra -tjetrën. Në përfundim të raundit të dytë, të gjitha tryezat e bashkëbisedimeve janë të mbushura me idetë e dy palë bashkëbiseduesve.

• Në raundin e tretë të bashkëbisedimit, njerëzit mund të kthehen në tryezat e tyre të origjinës për të sintetizuar gjetjet e tyre, ose mund të vijojnë të “udhëtojnë” në tryezat e tjera, duke lënë të njëjtin moderator ose një tjetër në tryezën e tyre të parë. Ndonjëherë pozohet një pyetje e re, e cila thellon eksplorimet e kryera në dy raundet e para.

• Pas disa raundeve të bashkëbisedimeve, inicio një fazë në të cilën i gjithë grupi/pjesëmarrësit ndajnë së bashku gjetjet dhe perceptimet në lidhje me çështjen apo pyetjet e pozuara. Në këto bashkëbisedime të tipit “takime urbane ”, identifikohen modele, rriten njohuritë kolektive dhe shfaqen mundësi për veprim.

Çfarë duhet të keni parasysh për nxënësit

Që nxënësit të ofrojnë idetë për të cilat ju jeni të interesuar, një pjesë shumë e rëndësishme e punës paraprake është njohja e tyre me mënyrën apo me rregullat e funksionimit të world café. Më poshtë janë parashtruar udhëzimet më të rëndësishme për nxënësit në lidhje me zbatimin e kësaj metode :

• Fokusohu në pyetjen ose çështjen konkrete• Ofro të menduarit tënd• Shpreh atë që ke në mendje dhe në zemër• Dëgjo për të kuptuar• Lidh dhe bashko idetë• Dëgjoni së bashku për reflektime, modele dhe për pyetje të thelluara• Merr pjesë në lojë, vizato dhe shkruaj në flip chart• Argëtohu

Referenca:

file:///D:/world%20cafe%20material/Welcome%20to%20the%20World%20Caf%C3%A9!.htmfile:///D:/world%20cafe%20material/Gauri’s%20mumblings__%20Lessons%20learned%20from%20training%20on%20World%20Café%20method%20at%file:///D:/world%20cafe%20material/Knowledge%20Sharing%20Tools%20and%20Methods%20Toolkit%20-%20The%20World%20Cafe.htmfile:///D:/world%20cafe%20material/Knowledge%20Sharing%20Tools%20and%20Methods%20Toolkit%20-%20Appreciative%20Inquiry.htmfi le :///D:/world%20cafe%20mater ial/Training%20Session%20on%20%E2%80%9C The%20World%20Caf%C3%A9%E2%80%9D%20%C2%AB%20talk-share-learn.htm

Page 25: Menagjimi i Cilesis

25

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Refleksion: mësuesi, nxënësi dhe leximi

historikisht, ka një raport specifik të njeriut me librin, libri çohet si dhuratë në njerëz të ditur,

po kështu mësuesit dhe nxënësit shpesh shkëmbejnë libra me kushtime njëri-tjetrit: mësuesve iu dhurohen libra për 7 Mars, kurse nxënësve gjithashtu iu dhurohen libra nga mësuesit, në ditë të shënuara. Ka pasur raste, si këtu, si në Kosovë, kur mësuesja e ciklit të ulët ka blerë në librari aq libra sa kishte në klasë nxënës dhe iu ka dhuruar atyre në ditën botërore të librit, më 23 prill, për të nxitur më shumë leximin

tek ata. Por a shkohet dhe me tej se gjestet e fisme edukative? A ka një statistikë se sa lexojnë realisht nxënësit tanë dhe se cilat janë interesat e tyre në këtë lëmë. Sa nxënës kanë biblioteka vetjake? Shumica, apo përkundrazi sa gishtat e dorës? Apo pyetja do bërë ndryshe, sa mësuesit janë misionarë të librit? Sa ata i pasurojnë bibliotekat vetjake, apo më së shumti në raftet e tyre gjen një dorë librash të profesionit, që lidhen me mësimdhënien dhe aq. A thua në këtë kohë ky soj bibliotekash (shtëpiake) duket disi jashtë mode, dhe se kërkesat për komoditet banimi e jetese i kanë shtyrë librat drejt skutave e qosheve, dhe se tashmë interneti po i bën gjithnjë e më shumë presion librit dhe bibliotekës. Çfarë mund të thuhet, nëse i mëshojmë idesë së njohur, se një punëtor i dijes, si arsimtari, nuk mund të kuptohet as sot e as sot një mijë vjet pa librin? Se ai dhe vetëm ai mund të jetë misionari i vërtetë i librit, përçuesi i tij tek lexuesi i ri. Gjithherë arsimtarët, që nga koha e Rilindjes, kanë qenë leçitësit më të zellshëm të librit. Por a janë ata sërish të tillë në kohë moderne? Aq më tepër kur prirja e adoleshentëve të sotëm, jo vetëm në Shqipëri, është jo pak dhënia pas qejfit, diskove, pab-eve, udhëtimeve, birrave, kafeve, facebook-ut, ku humbasin shumë kohë.

Nga NDUE DEDAJ

liBRi, Një “mAgjiSTAR” i vENiTuR, ApO RiKThimi i Të RiNjvE TEK lEximi?

Në dy-tre ditët e fundit të korrikut, disa të rinj të gjimnazit të Rrëshenit, drejtimi natyror, pasi dorëzuan të plotësuar Formularin A2 për shkollën e lartë, morën për nga biblioteka publike e qytetit, ku kërkuan disa tituj bestsellerësh, nga letërsia, filozofia, etj. Gjithsesi mbushën duart dhe u larguan, për t’u rikthyer përsëri gjatë verës aty, për të lënë ato libra e për të marrë të tjerë. Është një nga ato faktet e bukura që nuk bie në sy, madje ngjan pak si e pazakontë, që disa nxënës që sapo kanë hedhur pas krahëve provimet dhe ngarkesën e një viti, të turren sërish te libri. Xhon Gollsuorth, Artur Shopenhauer, Dino Buzzati, Kholed Hosein, Ismail Kadare, Anton

Pashku ishin disa nga autorët e preferuar. Përtej këtij rasti, e rëndësishme është se tashmë mes të rinjve nxënës dhe studentë ka nisur sadopak ai rituali i hershëm i bisedimit për librat e rinj, i shkëmbimit me njëri-tjetrin, jo vetëm i informacioneve për botimet, por dhe i vetë librave të përzgjedhur prej tyre. Vetëm leximi nuk bëhet me urdhër. Mbase i vetmi urdhër në ketë mes janë thëniet e njerëzve të mëdhenj, si ajo që zgjodhëm për nëntitull të këtij shkrimi, nga shkrimtarja e njohur franceze, Margaret Jursenar: “Atdheu im i parë kanë qenë librat”. Po imi? Yti?... Dhe mbi të gjitha si mund të bëjmë që libri të jetë “atdhe i parë” për nxënësit që mësojmë çdo ditë?

Interneti një konkurrent i denjë, por jo një mundës i librit“Atdheu im i parë kaqenë libri”Marguerite Yourcenar

Page 26: Menagjimi i Cilesis

26

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Bibliotekat vetjake, një traditë që duhet ringjallurNëse do të shkoni në Laç, në lagjen Sanxhak, aty

rron poeti Çezar Rica, që është njëherësh drejtor i njërës nga shkollat 9-vjeçare të qytetit. Shumë vite më parë ai krijoi bibliotekën e tij personale, në një mjedis të përshtatshëm për t’u përdorur dhe nga njerëzit e lagjes, sidomos fëmijët e të rinjtë. Një bibliotekë që pasurohej përditë dhe nga e cila nuk dilte asnjë “fitim” për të zotin, pos falënderimeve të lexuesve. Në qarkun e Lezhës kanë biblioteka vetjake model mësuesit e letërsisë, njëherësh specialistë të arsimit apo drejtues shkollash: Napolon Bala, Asllan Bami, Mark Vuji, Ndue Mataj, Ndue Radaçi etj, ku disa prej tyre, kur ishin studentë, ndoshta kishin pasur rastin të vizitonin shtëpinë-bibliotekë të profesorit të tyre të mirënjohur Jup Kastrati në Shkodër, në të cilën kishin humbur muret nga raftet e librave e kishte mbetur zbuluar vetëm tavani. Në këtë rajon kanë biblioteka të admirueshme personale dhe

mjaft intelektualë që patën studiuar për agronomi e veterinari, po që më pas u dalluan dhe si studiues e krijues. Prej vitesh nxënësit dhe studentët e zonës së Gjegjanit “trokasin” në dyert e bibliotekës vetjake të mësuesit të letërsisë Mark Mesuli, e cila zë fill që para 40 vjetësh dhe sot atij i ka zënë gjysmën e shtëpisë. Ky mësues me përvojë ka futur një stimul mes nipërve dhe mbesave, se ai që do të lexojë më shumë, do të trashëgojë dhe bibliotekën e tij. Dhe një rast i tillë ndeshët në një komunë të largët, mes bjeshkësh, teksa jo pak kinse intelektualë në qytete i kanë zbrazur raftet e librave dhe i kanë mbushur me kanarina, të cilat vërtet këndojnë bukur, por jo më bukur se librat. Këta shembuj e të tjerë janë si për të na dëshmuar se bibliotekat personale nuk kanë rënë nga vakti, paçka internetit, dhe se këto çerdhe të librit janë në dispozicion dhe të tjerëve dhe jo vetëm të familjarëve.

Libri dhe i Pod-i, miq apo armiq?Vlerat e librit nuk do të zbehen kurrë, sa do

të përparojë teknologjia e informacionit dhe e komunikimit. Emocioni që të dhuron libri, fleta e shkruar, nuk mund të zëvendësohet më asnjë tjetër, pra dhe me atë që të dhuron ekrani i kompjuterit. Mësuesi i letërsisë, Bardhok Pulaj, që kujdeset për bibliotekën e gjimnazit të Rrëshenit, sillte shembullin e një gjimnazisteje, jo vetëm se kartela e saj për katër vite ishte bërë sa një fletore, po se librat që ajo merrte nga biblioteka i lexonte dhe e ëma, që ishte një lexuese po aq e pasionuar, sa mbase askund më mirë se tek ato të dyja nuk kishte kuptim shprehja (e përshtatur) “bëmë mamà të të ngjaj”. Shkolla,

si institucion i edukimit, është një tempull dije ku hyhet me të dyja këmbët, me njërën nga “shtëpia” e librit, me tjetrën nga kabineti i informatikës, pa harruar për asnjë çast laboratorët, ku ngjizën e maturohen projektet ndryshme lëndore, programet, testet, esetë etj. Programet e Qeverisë dhe të MASH prej vitesh synojnë reformë të thellë në procesin mësimor: kabinete të informatikës për çdo shkollë, internet falas për nxënësit dhe studentët, modernizim të TIK, por dhe shtimin e pasurimin e bibliotekave të shkollave. Kësisoj libri dhe iPod-i të mbetet të jenë “miq” të mirë...

T’i themi “Jo” shitjes së librave privatisht nëpër shkollaOrientimi i nxënësve, se çfarë dhe si të lexojnë

është një temë më vete, në një kohë kur botohen mesatarisht mbi dy tituj librash në ditë, aq më tepër përballë presionit të disa autorëve mediokër për të depërtuar me çdo kusht në shkolla, nga dera e pasme e saj, përmes shitjes së librave të tyre nën dorë. Ia vlen një debat kombëtar për këtë, në të gjitha nivelet e dijes dhe të shkollimit, që nga pedagogët dhe universitet, që merren me përgatitjen e teksteve shkollore e deri tek mësimdhënësit e abetares. Një debat i hapur, publik, se çfarë duhet të hyjë dhe çfarë nuk duhet lejuar që të hyjë në shkollë. Kujtoj një rast një mësues me thesin e librave të tij në kurriz për maturantët, shkollë më shkollë, “për t’iu ardhur atyre në ndihmë”, në fakt për të fituar dy lekë. Natyrisht që atij i mbeti thesi në shpinë, se maturantët nuk e përfillen librin e tij të sajuar me modele testesh të viteve të kaluara,

por të tjerë shpesh kanë mundur t’i shesin në shkolla me anë të miqve apo të afërmve librat e prodhuar në rrugë “klandestine”. Matematika, letërsia, vendlindja duket se janë tri fushat më të sulmuara nga mediokrit, gjithnjë “për t’iu ardhur në ndihmë shkollave”(!) Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore, drejtoritë e shkollave dhe mësuesit lipset ta ndalojnë këtë “sulmim” të nxënësve nga librat e rremë. Shkolla është më e shenjtë se vetë tempujt e shenjtë. Liritë programore, që iu mundësojnë mësuesve të përdorin materiale të zonës, trevës, rajonit etj., nuk duhen shpërdoruar me rekomandimin nxënësve (apo dhe shtrëngimin e tyre) për të blerë libra, albume, atlase, manuale mediokre, shpesh me të dhëna të dyshimta nga ana shkencore, kulturore etj. Libromanët përbëjnë një dukuri sociale shqetësuese për mbarë komunitetin, kurse në rastin e shkollës, janë të papranueshëm.

Page 27: Menagjimi i Cilesis

27

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Çështja rome përbën një problem të mprehtë, prandaj dhe kërkon reflektim dhe politika

efikase për mirë integrimin e tyre në shoqëri. Shqiptarët, edhe për shkak të padrejtësive historike kanë kultivuar ndjenjën e bashkëjetesës dhe integrimit me entitetet e ndryshme kulturore, dhe sidomos me ata që kanë vuajtur më shumë. Shoqëria jonë ka probleme të shumta. Por çështja e integrimit të nxënësve romë në shkollë është prioritare, që duhet të tërheq vëmendjen e të gjithë faktorëve dhe aktorëve të interesuar.

Me kalimin në demokraci, ndryshuan dhe njohuritë, konceptet e qëndrimet mbi shoqërinë në tërësi dhe entitetet e saj. Shoqëria u përshtat me kërkesat e kulturës perëndimore, që e vë theksin tek hapësirat individuale për individ dhe subjekte të ndryshme. Kultura e re liberale u afirmua në ndeshje me konceptet dhe praktikat e kulturës dogmatike dhe këtu u përfshinë të gjitha entitetet. Duhet thënë se, në këtë ballafaqim kultura rome mbeti e ngurtësuar në disa koncepte, që e pengojnë ende për të sfiduar në realitetin e ri social kulturor.

Shoqëritë që e konsideruan arsimin parësor shënuan ritme të shpejta. Etnitë që jetojnë në Shqipëri, të përkrahur nga shtetet përkatëse fqinje, e vunë theksin tek arsimimi i fëmijëve. Për shumë arsye, si shpërndarja nëpër botë, largimi nga vendi i tyre i origjinës, entiteti romë ka mbetur pa përkrahjen e nevojshme

Dritëhijet e kulturës rome. Kultura në vetvete ka patur një rol pozitiv në zhvillimin shoqëror, pasi ka të bëjë me trashëgimin e normave dhe të regullave të sjelljes nga njeri brez në tjetrin. Natyrisht, krahas gjërave të mira që progresojnë shoqërinë barten edhe aspekte negative. Me kulturën rome ashtu si me çdo kulturë, dhe sidomos me minoritetet trashëgohet mendësia se ata i përkasin një komuniteti dhe ai duhet të mbijetojë, të mos asimilohet. Për këtë, i përmbahen në mënyrë strikte zakoneve, që përcaktojnë marrëdhëniet në grup dhe sjelljet individuale.

Traditat kulturore janë formësuar dhe përcjellë brez pas brezi në shekuj, në rrethanat kur kishte konfliktualitet të lartë etnik dhe standarde të ulta për jetën. Mjafton ti referohemi faktit se edhe në

gjysmën e parë të shekullit të XX, pjesa më e madhe e popullsisë së vendit tonë ishte analfabete dhe luftonte për mbijetesë. Në sajë të progresit teknologjik shoqëritë u zhvilluan me ritme marramendëse dhe problemet etnike u ndërkombëtarizuan. Romët nuk kanë përse të ngelen prapa këtij procesi, duke ju përmbajtur koncepteve të kapërcyera të traditës.

Madje edhe në popullatën rome është shënuar progres. Kështu, në qytetet e jugut, popullsia rome është më e integruar se pjesa që jeton në zona të tjera të Shqipërisë. Kjo sepse orientimin nga instrumentet muzikor, sazet apo zanate të tjera e kanë mbështetur në arsimimin dhe përshtatjen sociale.

Komunitetet për hir të ruajtjes së identitetit krijojnë edhe barriera, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të depërtohet në to. Krahas anëve pozitive si bujaria, mikpritja, vetëbesimi, ushtrimi në muzikë dhe kërcim, etj., në “fondin” e trashëgimisë rome është ngulitur synimi afatshkurtër, që fëmijët e tyre të dalin sa më shpejtë në jetë. Në këtë kontekst janë, ngritja sa më shpejtë e familjes, orientimi i tyre nga punët e rëndomta të tregut dhe në disa shërbime. Në funksion të kësaj mendohet se mjaftojnë disa klasë shkollë, sa për të lexuar dhe kryer veprime të thjeshta matematikore.

Orientimi nga tregu nuk është një gjë e keqe. I dëmshëm është konceptimi i thjeshtësuar mbi punët e tregut, që është i kapërcyer, pasi edhe atje, si në çdo

Ma. Alisa Peçi

EFEKTET E KulTuRëS ROmE Në ARSimimiN E FëmijëvE

Përvojë nga shkolla “BajramCurri” –Tiranë.

Ndryshimet demokratike dhe kultura rome.

Page 28: Menagjimi i Cilesis

28

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

sektor, kërkohen standarde bashkëkohore. Edhe në vende të tjera romët përgjithësisht janë të orientuar nga mjeshtëritë. Por, p.sh në Hungari romët fillojnë të ushtrojnë zanate, pasi kanë mbaruar shkollat e mesme profesionale përkatëse. Orientimi nga profesionet është edhe një kërkesë edhe e politikës tonë arsimore.

Shkolla dhe mirëintegrimi i nxënësve romë. Natyrisht që konceptet dhe qëndrimet e kulturës rome mbi integrimin e nxënësve romë përbëjnë vetëm një element. Element të tjerë të tjerë janë: strategjitë që ndjek shkolla për integrimin e të gjithë nxënësve; konceptet dhe qëndrimet e vetë nxënësve romë për integrimin dhe përgatitjen për jetë; konceptet dhe qëndrimet e nxënësve joromë mbi integrimin e nxënësve romë në shkollë; prirjet individuale të vetë nxënësve romë për mirëintegrimin e tyre në mjedisin e shkollës dhe më gjerë; realizimi i detyrave nga organet e pushtetit lokal mbi këtë çështje, etj.

Integrimi i fëmijëve nis që me arsimimin parashkollor. Studimi tregoi se hasen vështirësi që në frekuentimin nga ana e fëmijëve romë e kopshteve. Familjet rome, për shkaqe të shumta si mosarsimimi i mjaftueshëm, vështirësive ekonomike, dhuna, nuk e fillojnë mbarë procesin e socializimit të fëmijëve të tyre. Strukturimi konjitiv dhe social i fëmijëve, që në këtë moshë, është kusht i rëndësishëm për zhvillimin e tyre në stadet e mëvonshme të jetës. Siç orientojnë edukatorët e mëdhenj të çështjeve të zhvillimit mendor, Frojdi, Piazheja, Midi, mangësitë e krijuara i shoqërojnë ata edhe në fazat e tjera të zhvillimit. Kështu, edhe pse fëmijët romë në jetën e përditshme demonstrojnë shkathtësi psikomotore, nuk arrijë që ti ushtrojnë nëpërmjet programeve të arsimimit parashkollor dhe shkollor. Ata nuk përfitojnë në mënyrë solide nga edukimi dhe arsimimi, që zhvillohet sipas kërkesave dhe standardeve të pedagogjisë bashkëkohore, si parakusht për mirë integrimin social.

Mirëntegrimi i nxënësve romë në shkollën “Bajram Curri” është prioritetet edhe për faktin se nxënësit romë dhe egjiptian përbëjnë më shumë se 40% të nxënësve, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e tyre braktisin shkollën. Shkolla ka për detyrë të përgatisë të gjithë nxënësit me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për jetën duke krijuar një konceptim të ri tek nxënësit romë. Kjo realizohet si duke çrrënjosur konceptin për të ndjekur rrugën më të shkurtër, ashtu edhe për të kultivuar tek vetë nxënësit romë konceptin bashkëkohor të investimit afatgjatë për jetën. Vetë nxënësit, në përshtatje me kërkesat e pedagogjisë bashkëkohore duhet të jenë në qendër të procesit mësimor edukativ, duke formësuar aftësitë dhe shprehitë e nevojshme për të qenë qytetar aktiv.

Shkolla krijon një set njohurish dhe shprehish bazë që ata të jenë realisht në qendër të procesit dhe ndjek ecurinë dhe kërkuar kreativitet. Krijimi i mjediseve shkollore të përshtatshme i mundëson fëmijët romë, krahas nxënësve të tjerë të argëtohen dhe integrohen.

Zhvillimi i mësimit me metoda interaktive, organizimi i punës me grupe e bën mësimin më produktiv dhe siguron pjesëmarrjen aktive të të gjithë nxënësve. Zhvillimi i veprimtarive kros-kurrikulare dhe ekstra kurrikulare me tema që trajtojnë edhe kulturën e historinë rome i ndihmon këtij procesi. Mbajtja e kontakteve produktive të mësuesve dhe punonjësve social me prindërit e tyre realizohet duke marrë në konsideratë shqetësimet e prindërve të nxënësve romë.

Studimi i adresohet institucioneve përkatëse dhe shoqatave të interesuara, prindërve dhe komunitetit romë. Institucionet arsimore, drejtoria e shkollës, stafi mësimdhënës, drejtoria arsimore e qytetit të Tiranës e kanë detyrë mirëintegrimin e nxënësve romë në shkollë. Institucionet qeveritare të pushtetit qendror dhe lokal, sipas fushës që mbulojnë, rakordojnë punën për ndërmarrjen e një plani konkret masash, që do të ndryshonin efektivisht gjendjen e komunitetit romë. Qeveria sheh mundësinë për të vënë në dispozicion një buxhet më të madh, në favor të arsimimit dhe mirëintegrimit të nxënësve rom. MASH sheh mundësinë për të vënë në dispozicion në këtë shkollë edhe një apo dy mësues që të merren kryesisht me integrimin e nxënësve rom, duke u shpjeguar atyre edhe jashtë mësimit rëndësinë që ka shkollimi. Po ashtu, u jepet ndihmë nxënësve që u mungon mbështetja prindërore; shihet mundësia e dhënies së ndihmës për vajzat që përfundojnë klasën e nëntë për të vazhduar me tej shkollën; shihet mundësia e caktimit në këtë shkollë edhe të mësuesve romë, duke shqyrtuar edhe mundësinë e përgatitjes së tyre.

Page 29: Menagjimi i Cilesis

29

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Çfarë duhet të dijë dhe si duhet të veprojë një mësues që ka fëmijë me nevoja të veçanta në klasë?

hapi i parë është evidentimi. Shpesh mësuesit/et i ngatërrojnë simptomat duke etiketuar

si me zhvillim të vonë fëmijë që në fakt nuk janë ose që mund të kenë ndonjë vështirësi në nxënie dhe jo nevoja specifike të veçanta. Kështu që për evidentimin e fëmijëve me nevoja të veçanta (nëse nuk i konfirmojnë prindërit) duhet të jetë i pranishëm psikologu dhe mjeku i shkollës. Ata, me dijeni të prindërve, bëjnë një vlerësim të përgjithshëm dhe pas kësaj atyre iu kërkohet që fëmija të vlerësohet nga një komision multidisiplinar në përbërje të cilit duhet të ketë mjekë psikiatër, psikolog, punonjës social, mësues special, në mënyrë që fëmija të vlerësohet në kompleksitet dhe të konstatohet se ku ka nevojë për ndihmë. Pasi vlerësohet gjendja e fëmijës, pajiset me një plan individual global në bazë të të cilit mësuesi, psikologu dhe prindërit marrin detyra të ndryshme dhe i zbatojnë në bashkërendim me njëri tjetrin.

Hapi i dytë është zbatimi i planit edukativ individual, gjë të cilën shumë mësues e shohin me skepticizëm për tu realizuar. Kjo vjen si shkak i numrit të madh të nxënësve që kanë mësuesit nëpër klasa. Shpesh mësuesit deklarojnë se nuk mund të lenë pas dore të gjithë klasën për shkak të një fëmije. Është e

domosdoshme që mësuesit të dinë se këta fëmijë kanë nevojë për një trajtim specifik dhe kjo nuk shkakton cenim të kujdesit ndaj të tjerëve. Nuk kërkohet shumë kohë për t’u marrë me një fëmijë me nevoja të veçanta edhe për faktin se ata nuk mund të përqendrohen për një kohë të gjatë. Pjesa tjetër e klasës është e aftë të kopjojë një ushtrim nga libri apo nga tabela, kurse një fëmijë me nevoja të veçanta nuk mundet, kështu që gjatë kohës që të tjerët zgjidhin një ushtrim mësuesja përqendrohet tek fëmija 2-3 min. Kaq mjafton për çdo orë mësimi dhe kjo është e mundur të bëhet sikurse e thamë pa sakrifikuar kohën e nevojshme për fëmijët e tjerë. Dhe nuk duhet harruar që planin edukativ individual mësuesi e zbaton në sinkron me prindin dhe psikologun.

Hapi i tretë është dokumentimi. Mësuesit nuk duhet të flakin asnjë fletë në të cilën ka punuar një fëmijë me nevoja të veçanta, qoftë kjo e shkruar, e shkarravitur apo e pashkruar. Çdo punë e fëmijës duhet të ruhet në një dosje të veçantë nga pjesa tjetër e dosjeve pasi nga ato fletë do të matet përparimi i atij fëmije.

Po psikologu shkollor?

Mendoj se detyra e parë që i del një psikologu shkollor për fëmijët me nevoja të veçanta është të jetë i mirëinformuar për nevojat e ndryshme që mund të kenë fëmijët.

Së dyti është të krijojë një marrëdhënie të mirë besimi mes prindit apo kujdestarit të fëmijës dhe mësuesit.

Besoj se në interes të fëmijës, psikologu duhet të synojë arritjen e një mjedisi ku fëmija të ndjehet i pranuar, si në shkollë ashtu dhe në familje. Psikologu shkollor mund të organizojë trajnime për familjarët e fëmijëve që ata të mësojnë se si të sillen me fëmijën e tyre në situata specifike.

Për të qenë i drejtë me fëmijën, duhet të mësosh

sa më shumë për nevojat që ai ka, të mundohesh të kuptosh sa më shumë nga bota e tij, të njohësh mirë metodat e trajtimit të këtyre fëmijëve dhe në rast se rasti i kapërcen aftësitë e tua, zgjidhja mund të vijë nëpërmjet referimit tek organizata që ofrojnë shërbime specifike për fëmijë me nevoja të veçanta.

Në këtë politikë të gjithpërfshirjes shtrohet pyetja nëse sistemi arrin të garantojë trajtim të drejtë të fëmijëve me nevoja të veçanta në një shkollë normale dhe a përfiton me të vërtetë ky fëmijë.

E rëndësishme është të kuptohet se çelësi gjendet tek të kuptuarit e drejtë të detyrave nga mësuesit, psikologu dhe prindërit si dhe bashkërendimi dhe harmonizimi i punës së tyre.

Arta Hyseni, psikologe në shkollat “Kushtrimi i Lirise” dhe “Fan Noli”/Tiranë

FëmijëT mE NEvOjA Të vEÇANTA.

Psikologu në shkollë

Si rezultat i politikës gjithëpërfshirëse që po aplikohet në shkollat publike është bërë e mundur që shumë prej fëmijëve me nevoja të veçanta të ndjekin jo më një shkollë speciale, por një shkollë normale si të gjithë fëmijët e tjerë. Kjo i përball mësuesit me një situatë të re .

Page 30: Menagjimi i Cilesis

30

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Zogaj/ Bajram Curri

Gjatë periudhës 10 - 30 gusht 2011 në rrethin e Tropojës u zbatua projekti me temë “Braktisja zero”. Tërheqja dhe identifikimi fëmijëve të margjinalizuar në aktivitete të organizuara gjatë verës -rrit besimin te shkolla dhe minimizon braktisjen e saj “ i financuar nga UNICEF.

Ky projekt u realizua në Bashkinë e qyteti të Bajram Currit, në Komunën Bytyc , fshati Zogaj, në Komunën Fierzë ,Dushaj Fierzë.

• Realizimi i tij u prit me shumë dëshirë nga nxënësit, prindërit e mësuesit e këtij rrethi.

• Kërkesat për të marrë pjesë në kampin veror ishin të shumta, sepse ishte hera e parë që u ofrohej diçka e tillë fëmijëve të rrethi të Tropojës.

• Por vetë projekti kishte parashikuar se cilat shtresa do të jenë pjesëmarrës në të :

• fëmijë romë• fëmijë me problem sociale• fëmijë që kanë braktisur shkollën

• Çdo ditë kampi veror funksiononte nga ora

900 - 1300

• Veprimtaritë e shumta që realizoheshin si :• biseda për shkollën, librin,televizorin,

mjedisinlojërat me top, leximi i librave jashtëshkollor,

vizatime në grup, ekskursioni në Valbonë dhe Hidrocentralin e Fierzës...etj, bënin që fëmijët të vinin me dëshirë dhe të merrnin pjesë aktive në çdo veprimtari.

Çdo mëngjes në takimin e parë, fëmijët shprehnin mendimet për veprimtaritë që do të realizonin gjatë ditës.

Me fëmijët punuam dhe zhvilluam mësime në grup, biseda, tryezat e rrumbullakëta, diskutimi për të lexuarit, vëzhgime për mjedisin, qarkullimin rrugor. Të gjitha këto bënin që fëmijët të ndiheshin të barabartë.

Në punimet me shkrim ata trajtonin të drejtat e tyre, problem të dhunës, dëmet që shkakton duhani, droga, jepnin mesazhe për mjedisin,mësuesit e prindërit

Ishte kënaqësi të punonim me ta, të dëgjonim dëshirat e tyre, i shikonim kur këndonin e kërcenin, kur shkruanin letra, apo bënin vizatime.

Nxënësit pjesëmarrës në kursin veror dhe prindërit e tyre shprehën fjalët më të mira për këtë projekt dhe dëshira e tyre ishte që të vazhdonte edhe vitin tjetër

pëRvOjë Në zBATimiN E pROjEKTiT “BRAKTiSjA zERO”

Durrës Kadri Tarelli

Falë kushteve të mrekullueshme të Durrësit, me det dhe plazhe ranore, çdo vit hapen kampe verore për fëmijët. Në vazhdën e kësaj tradite të hershme durrsake, edhe këtë vit nuk munguan të çelen plot katër të tilla, tre në qytet në shkollat “Eftali Koçi”, “Bajram Curri.2”, “Isuf Ferra” dhe një në fshatin Kullë. Është një investim i fuqishëm që bën UNICEF në mbështetje të MASH në shërbim dhe dobi të fëmijëve, të cilët paraqesin probleme me vijushmërinë e shkollës. E gjithë veprimtaria zhvillohet në kuadër të një aksioni kombëtar kundër braktisjes së shkollës, aksion i njohur ndryshe “Braktisja Zero”. E gjithë vëmendja përqendrohet te fëmijët që rrezikojnë të braktisin shkollën, sepse paraqesin problem sociale: janë jetimë, kanë vështirësi ekonomike, ose janë nxënës me vështirësi në të nxënë. Në këtë grup

fëmijësh me probleme futen edhe kategoria e fëmijëve romë dhe egjiptianë.

1Z. Murat Dashi drejtor në shkollën 9-vjeçare “Eftali Koçi”, z. Frano Sopi drejtor i shkollës 9-vjeçare “B.Curri.2”, Boris Facia drejtor i shkollës “I. Ferra” dhe Brahim Fasliu drejtor në shkollë e Mesme e bashkuar në fshatin Kullë, të cilët në rastin tonë janë dhe administratorë të kampeve verore, shprehen të kënaqur nga zbatimi i këtij projekti me nxënësit e shkollave të tyre. Ata e shohin problemin jo thjesht si një veprim njerëzor në ndihmë të fëmijëve me probleme, por si element social – pedagogjik me dobi të shumëfishta, sepse procesi edukativ me këta fëmijë është në vazhdimësi gjithëvjetore, njëkohësisht zbut dhe parandalon braktisje e shkollës, dukuri që shfaqet herë pas here me nxënës të veçantë në shkolla të ndryshme.

Hajri Hoxha, Liza Necaj, Bukurie Hajdarmataj

Page 31: Menagjimi i Cilesis

31

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Këtu nuk është fjala për dukurinë e “Braktisjes së fshehtë”, që është e njohur si fjalë dhe dukuri, sepse ka vite që bëhet punë e programuar kundër saj, por për braktisjen fizike të shkollës, pra për diçka më të rendë, më serioze, me pasoja të pa riparueshme. Për çdo qytetar, aq më shumë për çdo mësues, mbase është e tepërt të shtrohet pyetja se ç’bëhet me këta fëmijë gjatë tri muajve të pushimeve verore. Mbajtja e këtyre fëmijëve pranë shkollës dhe zënia e disa orëve të ditës me veprimtari të ndryshme mësimore – edukative, artistike dhe sportive, i largon nga rruga, i shmang nga shoqëria dhe veset e rrugës, njëkohësisht e zbeh prirjen t’u larguar, apo për ta braktisur shkollën. Të katër drejtorët, mbështesin idenë, se të tilla veprimtari të mundësohen në të gjitha shkollat, pasi kudo, kush më shumë e kush më pak, kanë dhe ndeshen me dukuri të fëmijëve me probleme, që shkojnë deri te rreziku i braktisjes së shkollës, veprim që nuk e dëshiron askush.

Më të ndjeshëm me këtë veprimtari janë mësuesit, pasi ata ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët dhe problemet e tyre gjatë gjithë vitit, për të mos thënë gjatë gjithë jetës shkollore. Ata e dinë më mirë se kushdo, se ç’heqin me këta fëmijë, të cilët shpesh bëhen problematikë brenda dhe jashtë mësimit. Instruktoret Ermira Zhiti, Vjollca Muça, Liri Haxhia dhe Zamira Greca, mësuese në shkollën “Eftali Koçi”, mundohen që ta zbatojnë programin në mënyrë krijuese, sa më pranë dëshirave të fëmijëve. Krahas matematikës dhe gjuhë-leximit, si orë mësimi të detyrueshme, por jo shumë të ngarkuara, programojnë dhe zhvillojnë shumë veprimtari të ndryshme si: vizatim, recitime, këngë e valle, veprimtari sportive e deri te noti, duke shkuar me autobus dy herë në javë në det në plazhin pranë fshatit “Rinia”. Etj, etj.

Ndërsa mësueset e shkollës 9-vjeçare“B. Curri.2”, Eda Lusha, Fatmira Mulliçi, Lindita Spahiu, dhe të shkollës 9-vjeçare “Isuf Ferra”, Enkeleida Berberi, Rolanda Cani, Englantina Koçini kanë diçka tjetër për të shtuar: Duke ndenjur pranë këtyre fëmijëve dhe duke i trajtuar ndryshe, si të barabartë dhe natyrisht,

pa trysninë e notës e të kontrollit, pra jo si në orët e zakonshme të mësimit, vumë re se ata ndryshuan sjellje dhe qëndrim. Ishin më të lirshëm dhe më të afrueshëm me ne si mësuese, por edhe mes tyre. Ishte një përvojë e re dhe e dobishme. Ishte një mësim që e vlen ta zbatojmë në të ardhmen. Këta fëmijë kanë nevojë për më shumë dashuri dhe ngrohtësi.

Fëmijët ishin më të kënaqurit, pasi ishin të përfshirë në veprimtari të ndryshme gjatë gjithë kohës dhe e ndjenin veten mire. Kishin të gjithë bazën material të nevojshme për të gjitha veprimtaritë, deri te uniforma e kampistit, shtojmë këtu edhe ushqimin. Nuk çuditemi që nuk bënin mungesa. Janë interesante përshtypjet e tyre të thëna aq çiltër, por që na bëjnë të mendohemi gjatë.

Ja si shprehen disa nxënës të shkollës “I. Ferra”, mes shumë e shumë të tjerëve:

Zylyf Gjini: “Mua më pëlqen shumë, se u shprehshim lirshëm. Mësueset na mbanin shumë afër”.

Gerlado Mujtarga: “Orët e mësimit nuk ishin aq të frikshme si në shkollë, sepse nuk kishte nota”

Klevisa Gjini: Ishin ditët më të bukura të kësaj vere. Jam në Durrës, por po vij për herë të parë në det. Doja të vija edhe vitin tjetër”.

Adela Kokiçi: Gjithçka e bukur. U miqësuam më shumë me njëri – tjetrin dhe me shokë të rinj”.

Mësueset, në rolin e instruktoreve, nga bisedat e bëra me fëmijët veç e veç, por edhe në diskutime të përbashkëta, dalin në përfundim se, shumica e tyre ndryshuan mendim dhe sjellje ndaj shkollës dhe mësimit, ndaj s’kanë pse ta braktisin kur kanë kaq gjëra të bukura për të bërë. Janë të gjitha në një mendje kur shprehen, se përvoja e kësaj veprimtarie në shkollën e tyre, mund të shërbejë si model dhe nxitje për të vazhduar edhe në vitet e tjerë, mbase edhe në të gjitha shkollat e Durrësit. Dobia është e madhe për të gjithë fëmijët, ca më shumë për ata me probleme, ashtu edhe për shkollën si qendër mësimi dhe edukimi, por edhe për familjet dhe shoqërinë.

Të gjithë mundohemi, kërkojmë dhe presim qytetarë të mirë.

Page 32: Menagjimi i Cilesis

32

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Shkolla në të gjithë veprimtarinë e saj mbart vlera të mëdha, në misionin e vështirë që ka

një shoqëri për të përballur sfidat e kohës. Të përshtatesh dhe të hysh në garë në një kohë

sfidash, ku informacioni e bota magjike e internetit, teknologjitë e reja kanë një zhvillim të paparë, nuk është aspak e lehtë. Krijimi i një shkolle miqësore është një mision i rëndësishëm, i gjithë institucioneve që merren me arsimin dhe zhvillimin e tij, për ta përshtatur me shkollat më të konsoliduara të vendeve perëndimore.

Një shkollë miqësore konsolidohet, përsos profilin e saj kur gjithë aktorët e shkollës bëhen miqësore, krijojnë një mjedis të ngrohtë për nxënësit.

Padyshim, aktori kryesor i krijimit të një shkolle miqësore është mësuesi, misionar i madh i promovimit të vlerave të një shoqërie, përçues i dijeve shkencore, vlerave etike dhe humane.

Me këtë rast nuk mund të lë pa nënvizuar dashurinë për profesionin e mësuesit.

E, kështu, nuk mund te mos kujtoj ditën ne parë të fillimit të punës sime si mësues. Kisha shumë emocione.

E dashuroja profesionin dhe në vite ai u bë pjesa e jetës sime. Mendova gjithë atë natë për ditën e re dhe të parë me nxënësit e mi. Ishte, vërtet, mrekulli. Megjithëse ishte vjeshtë, fëmijët ishin pranvera që

kishte zbritur përpara syve të mi, bankat ishin plot lule. U emocionova edhe më. Mezi shqiptova emrin tim . Jam mësues Ganiu…

Sot kanë kaluar 25 vite nga puna ime fisnike dhe plot vështirësi e përkushtim, plot mbresa e kënaqësi, flokët kanë filluar të zbardhen, por shpirtin e kam plot dashuri për profesionin tim, shkollën time, nxënësit e mi.

Gjatë gjithë karrierës sime si mësues dhe drejtues më kanë rrethuar qindra nxënës që sot janë bërëfigura të spikatura. Unë vrapoj për të arritur hapin e tyre. Dhe gjithmonë në mendje e shpirt mbetet mësuesi im i parë.

Kush është?Babai im, një burrë fisnik shumë i përkushtuar në

profesionin e tij.Shkolla miqësore është harmonizimi dhe arritjet e

gjithë këtyre vlerave që krijuam në vite.Institucionin e dijes, misionare e vlerave të mëdha

që zhvillojnë brezat drejt progresit të një vendi.Harmonizimi i gjithë punës së shkollës me aktorët

e saj, kjo është ajo që ne mund ta quajmë “shkollë miqësore”.

Vetëm kështu ne mund dhe duhet të krijojmëvlera për veten, fëmijët tanë dhe për më shumë, për shoqërinë tonë.

Si ta kuptojmë konceptin “shkollë miqësore”

EseGani Alkurtaj ./Adriatik /Kurbin

Page 33: Menagjimi i Cilesis

33

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Traditë dhe Kulturë

Një fotografi e një turisti austriak

që ka kaluar në vitin 1936 në Pukë, e ka hyrë në klasën që mësonte Migjeni, e ka fiksuar një pamje të nxënësve të ulur në banka, një kalendar i bërë nga dora e Migjenit për nevojat e shkollës (ruhet në Muzeun e Pukës), një stilolaps i shkrimtarit i dhuruar dëshmorit të ardhshëm të luftës Bahri Shaqirit, i cili shkruante dhe vetë poezi (ruhej në Muzeun e Shijakut), një numër fotografish të publikuara deri më sot, që kanë fiksuar momente të ndryshme të jetës së Migjenit që nga fëmijëria deri në ditët e fundit (disa nga fotografitë kanë të shënuara nga pas dhe datën e vendin), janë me interes për kronologjinë e veprimtarinë e jetës së shkrimtarit.

Page 34: Menagjimi i Cilesis

34

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

migjeni përbën për letërsinë tonë një ndër dukuritë letrare më fatlume, ai solli në pak

kohë letërsi të përmasave jo vetëm ballkanike, por edhe më gjerë se kaq.

Zakonisht, kur në kulturën, letërsinë, historinë në përgjithësi apo arritjet shkencore të një vendi, dalin emra shumë të rëndësishëm tek të cilët mendimi, referenca, trashëgimia dhe zhvillimi lidhen fort, drejtohet gati në mënyrë instiktive pyetja: Si do të kishin qenë këto vende pa emrat e personaliteteve që iu dhanë histori?

Përgjigja më racionale do të ishte: këto vende nuk do të qenë njësoj pa këto emra.

Si do të kishte qenë letërsia shqipe nëse në të nuk do të shfaqej Migjeni?

Kur në letërsitë e rajonit, por më së shumti në ato europiane, dukuritë letrare zhvilloheshin e këmbeheshin vazhdimisht, letërsia shqipe ende vazhdonte të mbahej me Romantizmin, duke mbetur shumë prapa në kohë. Nëse Çajupi në fillim të shek. XX dha shenjën e parë për tejkalimin e Romantizmit, shumë më shumë ndihmuan për këtë Konica me “Albaninë”, F. S. Noli, proza e M. Frashërit, E. Koliqi etj, ai që e theu “horizontin e pritjes” së lexuesit dhe shpalli hapur “poetikën e tij të skandalit” ishte Millosh Gjergj Nikolla. Asnjë kompromis për fjalën artistike nuk kishte në të, letërsia u bë siç nuk ishte bërë më parë, figurat e refuzuara u bënë heronjtë e vërtetë të veprës letrare, “femnat publike” u përshkruan intimisht nga autori, në portretin e tyre përmendeshin me dashuri vetëm sytë dhe buzët (prof. Arshi Pipa e përmendi i pari këtë detaj artistik), për herë të parë u përmend tema e incestit, po për herë të parë u trondit figura e burrit shqiptar, babait patriarkal, i cili në lidhjen e gjakut prind / fëmijë e kishte shumë të zhvilluar marrëdhënien e interesit material etj.

27- vjeçari me trupin e dobët, të lodhur nga sëmundja e vazhdueshme që kurrë nuk e la rehat, ky “i ri plak” përgatiti për botim veprën e vetme poetike, me kujdesin deri në detaj ( kujtojmë letrat e Migjenit drejtuar redaksive të revistave të cilat nuk e respektonin shprehjen origjinale të poetit duke ndërhyrë disa herë në varg ), paralajmëron që në titull se vepra e tij do të ishte “tjetërlloj”, në formë dhe përmbajtje. Do të shkruante “ Vargje të Lira”, liri nga strukturat e ngurtësuara dhe liri në mendime:

“dhe në majë Kullës, në majë të majës së fronit

ka me hypë njeriu dhe ka me thirrë: Perëndi! Ku je ?“

( “Parathania e Parathanieve”)

Vargje të tilla janë të papërsëritshme në letërsinë shqipe, godasin po aq fuqishëm si në kohën kur u shkruan edhe sot, kur koncepti tabu është zhvlerësuar plotësisht. Migjeni i ka siguruar veprës së tij, jo vetëm asaj poetike, por edhe prozës, vazhdueshmërinë në kohë dhe hapësirë, për shkak se tharmin e saj e përbën ideja mbi njeriun, interesimi i përhershëm i tij ishte Njeriu si Qenie, i aftë për t’i ngritur vetes pikëpyetjet e ekzistencës duke kërkuar shtigjet për tek e Vërteta. Gjithë sistemi letrar migjenian përshkrohet nga ky fill i përbashkët meditativo-filozofik: Rrugëtimi ekzistencial i individit. Më së shumti është e prekshme kjo në prozën e shkurtër (duke e lënë anash poezinë), veçanërisht në ato që përbëjnë novelëzat meditativo-filozofike të shkrimtarit, ku përfshihen 5 tituj:

1. “ Sokrat i Vuejtun, apo Derr i Kënaqun ?”2. “ Ose…Ose…”3. “Tragjedi apo Komedi?”4. “Novelë mbi Krizë”5. “ Idhujt pa Krena”.

pëRKujTimi i migjENiT, mëSuESi i vRAKëSNga Ma. Loreta Loli

Page 35: Menagjimi i Cilesis

35

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Nëse i analizojmë këto tekste si grup, tri elementë janë shumë domethënës: koha, hapësira dhe njeriu, ku dy të parat vihen në funksion të së tretës.

Koha është e përjetshme, është shkrirja e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes, e po kështu është edhe hapësira. Në këtë pjesë të prozës nuk arrijmë dot të përcaktojmë se cilat koordinata gjeografike marrin pjesë, aty janë të gjitha dhe të gjithë, është e gjithë koha e njerëzimit nga fillimet e veta deri në ardhmërinë e padatë. Gjuha e përdorur nuk është e thjeshtë, lineare, përkundrazi, gjithmonë flet simboli, i cili falë lidhjeve polivalente siguron mbivendosjen kohore dhe hapësinore. Sokrati i antikitetit flet me bashkëkohësinë,( njeriu batakçi arrin ta përftojë ekzistencën e vet në sajë të simbiozës së frikshme Sokrat/Derr), sikundër Hamleti, Don Kishoti, Makiaveli flasin me krizën ekzistencialiste të Europës moderne.

Shfaqja e tillë e dy përmasave të ekzistencës, hapësirë dhe kohë, i dedikohen natyrës së personazhit kryesor që kanë novelëzat meditativo-filozofike, është “Njeriu” që detyron universializimin e dy përmasave. Duke i shtruar përpara vetes dilemat, alternativat, Pse-të e të qenurit, “Njeriu, Njerzia, Gjinia njerzuer”- e ka të domosdoshme bisedimin me filozofinë botërore, atë që nisi njerëzimin dhe atë që e shoqëron.

Të pesta tekstet që përfshihen në grupin e novelëzave meditativo-filozofike subjektet i zhvillojnë në ambiente të jashtme, ku me të drejtë studiuesi A. Kapurani përkujton teatrin e vjetër grek, ndërsa koha mbetet po aq e papërcaktuar, atë e shënon vetëm një lindje dielli apo perëndimi i tij. Gjuhësisht edhe ndajfoljet vendore apo kohore janë të papërcaktuara: “aty, në një vend, në kët natyrë, këtu, atëherë, Atbotë, nji herë, dikur, tashti, në kët rast…”etj, të cilat në tekst nuk lidhen me data apo topikë, por vetëm me instancën e Autorit Model: “Dhe unë thashë: të bindet trumcaku në kët vend… Po lexues I dashtun e jo I cekët! Po!- A pak po kemi kapërcime logjike, morale dhe dogmatike në botën tonë reale?”

Të njejtin projektim artistik e gjejmë të realizuar edhe në tregimin e shkurtër të simbolit: “ Vetëvrasja e Trumcakut” dhe “ Kanga e Trumcakut”. Edhe këtu koha është e pakohë, hapësira gati-gati ireale, metamorfozat e personazheve janë të frikshme, natyra vetëm natyrë s’mund të quhet: “….ku në vend të barit bijshin qimet e derrit e në vend të pemvet – brenat e një shtazës parahistorike”, përçudnimi arrin vlera shumë të larta duke përftuar paradoksin e në këtë pikë nuk mund të shfaqet veçse tragjedia. Simboli sërish aktivizohet fuqishëm, ndërsa gjuha është më poetike në krahasim me grupin e parë të novelëzave, tek të cilat përmasa etiko- morale ishte

më e dukshme. Në rastin e dy tregimeve të simbolit përmasa etiko-morale jepet vetëm në epilog, fillimi dhe zhvillimi i tregimeve dominohen nga i foluri simbolik.

Në kritikën letrare të para 90-ës, “Vetëvrasja e Trumcakut” ka tërhequr vëmendjen për “zonat e errëta që mban”, rrjedhimisht për studiuesit e kohës kjo pjesë “nuk shënon arritjet më të larta artsitike”. Në të “aluzionet e errëta dominojnë”, duke ndikuar madje edhe në zvogëlimin e “natyrës së artit të vërtetë”. Sigurisht që ky mendim ka qenë i gabuar dhe këtë koha e ka vërtetuar më së miri.

Studiuesi Ali Aliu, këtë novelëz- skicë, nuk e ka parë aspak “si disfatizëm të kulluar” sikundër pati bërë kritika tradicionaliste shqiptare, përkundrazi, ai

propozoi që “Vetëvrasja e Trumcakut” të kundrohet dhe shtrohet brenda rrafshit të shprehjes simbolike.

Pranëvënia mes këtij tregimi të shkurtër dhe “Kangës së trumcakut” është përmendur nga studiuesi kosovar Hysni Hoxha, i cili, të dy tekstet i sheh si përfaqësues të tregimit të shkurtër të simbolit. Edhe për mendimin tonë “Vetëvrasja e Trumcakut “ dhe “Kanga e Trumcakut” duhen parë si përfaqësuese të tregimit të shkurtër të simbolit falë elementeve strukturorë dhe përmajtësorë që ato kanë.

Tetori i sivjetshëm përkon me 100-vjetorin e lindjes së Millosh Gjergj Nikollës. Pa dyshim që shkrimet e studiuesve dhe lexuesve të thjeshtë të Migjenit do të ndjekin njëri-tjetrin, sepse vepra e tij të fton gjithmonë në lexime të reja.

Ai mbetet përherë i veçantë në letërsinë tonë. Duke i shtruar të gjitha pyetjet ontologjike që kanë të bëjnë me thelbin e qenies mund të themi se vepra e Migjenit shkurtonte distancën që e ndante letërsinë shqipe nga proçeset bashkëkohore të letërsive ballkanike e më gjerë.

Shkolla “Migjeni”, Pukë

Page 36: Menagjimi i Cilesis

36

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Titulli i romanit “Këneta e vdekjes” me autor

Markensen Bungon të fut drithërimën kur e lexon për faktin se autori ka qenë vetë brenda këtij rrethimi “Kënetës se vdekjes”.

Autori ka përjetuar dramën dhe ankthin e torturës dhe për këtë tragjedia brenda këtij romani bëhet dhe më e besueshme.

Shpesh më kanë rënë në dorë libra që janë shkruar në bazë të dokumenteve dhe kronikave rrëqethëse, por kur

këto shkruhen dhe fliten nga autorë që kanë qenë ish të burgosur dhe të torturuar, ndjen së brendshmi se ato egërsi ç’njerëzore të kapter Zenelit, personazh në këtë libër, të kanë hedhur kanxhat të cilat të mbysin në djersë dhe pa kuptuar je pranë një aluçinacioni psikologjik. Në këtë moment mënyra e rrëfimit të librit nga vetë autori e ka bërë efektin e duhur tek lexuesi.

Llumi i zi i kënetës ku notonin njerëzit dhe mushkonjat e malaries, është sjellë me detaje të dhimbshme nga autori i cili e përjetoi me vite këtë kamp shfarosës të burgimit të ndërgjegjes.

Shkrimtari Bengo me shumë art dhe stil krejtësisht të veçantë, ka përshkruar personazhet që bëheshin viktima të drejtpërdrejta të togerit të egër, i cili ushtronte një dhunë barbare psikologjike dhe për këtë ai i çonte ata drejt vetëvarjes...

Është drithëruese kur kapter Zeneli jep urdhër për të burgosurit, të varroseshin pa dhënë shpirt.

Në kontrast të fuqishëm me kolonel Zenelin është dhënë Tafili, i cili dhe pse shërbente si polic në kamp, nuk e kishte humbur njerëzillëkun, ai nuk mund ta përballonte gjendjen e tij shpirtërore, të torturonte të tjerët dhe për këtë iu dha shpërblimi të burgosej brenda kënetës, brenda llumit ku shushunjat të pinin gjakun.

Me detaje dhe fakte pena e autorit Bengo sjellë solidarizimin e të burgosurve me njeri-tjetrin, ku mjeshtërisht ata komunikonin me sytë e shpirtit. Këto lidhje dhe pse ishin gati si fije të padukshme, i tërbonin dhe më shumë xhelatët duke gjetur kënaqësinë e tyre tek dhuna, shpifja, të cilat krijonin situata nga më përçudnuese për njeriun.

Tronditëse dhe me mjaft realizëm jepet gjendja në kënetë, në kampin e Vloçishtit të Korçës, emri i një kampi famëkeq që e kisha lexuar në librat e dy

personaliteteve të shquara të Diasporës shqiptare, dy profesorëve, ish të burgosur politikë në këtë kamp, prof.Sami Repishtit dhe prof.Arshi Pipës si dhe intervistën e bashkëshortes së Mitrush Kutelit, i cili ishte i burgosur në këtë kamp dhe e kishin futur për së gjalli në gropë deri në fyt…

Autori Bengo dëshmon për të vërtetën historike dhe me penën e tij zbraz gjithë kujtimet nga memoria dhe mbush disa mendje të mbrapshta që deformojnë historinë...

Ndër takimet e ndryshme që ka sjellë autori do të veçoja takimin e Sopotit si i burgosur, të cilin për ta parë kishin ardhur nëna, babai dhe motrat...

Ata vetëm sa u panë në sy, pasi ç’mund të bësh për tri minuta në ferrin ku ishin futur të burgosurit me fytyra të stërmunduara, të lodhura të përdhunuara?...

Tepër vuajtëse është dhe skena që mbushet me kujën e nënës e cila kishte ardhur për të takuar djalin e saj, Vullnetin.

Pena e autorit ka sjellë me forcë emocionuese, tejet të dhimbshme monologun e brendshëm dhe ankthin e nënës për të takuar të birin.

Nëna ofshante me tërë forcën e shpirtit të saj, ndërsa unë si lexuese më dukej vetja si në një hon të frikshëm, pus të zi e prej andej s’del dot më kurrë!... Pastaj pasi e ke përfunduar këtë dramë ke ndjesinë se je në një amfiteatër ku luhen tragjeditë e Eskilit në antikitet, dhe ti si spektatore zë sytë dhe veshët për të mos parë e dëgjuar klithmën e një nëne që ka humbur birin e saj të vetëm nga gjakatarët...

Në imagjinatë të krijohet një mal me varre dhe nga sytë e nënave derdhen lot, lot pambarim që mbushin lumenj dhe dete të tërë, ndërsa kuja e nënave është bërë oshtimë mali që dëgjohet larg, shumë larg...

Por Nëna e djalit të vrarë as nuk iku nga urdhrat vrastare të gardianëve dhe as nuk u frikësua, por sytë e saj morën një shndritje si dy thëngjij të mëdhenj dhe jepnin dhimbje dhe forcë për të burgosurit e tjerë që do të kishin të njëjtin fat. Ata mund t’i çonin nëpër harrimet e përgjakura të cilët do të endeshin të përçudnuar, ndoshta shumë prej persekutorëve të tyre do të bënin çmos për t’u hequr si engjëj në këto kohëra të mbrapshta, ngase shumë njerëz në botë siç thotë Shekspiri se: “Për interesa të vetvetes edhe djalli mund ta citojë biblën.

Por kjo mund të ndodhte në se pena e dëshmitarit okular, shkrimtarit elbasanas Markensen Bungo nuk do të shpëtonte dhe për rrjedhojë nuk do të shkruante këtë libër artistik me ngjarje të vërteta tronditëse.

Nga Keze Kozeta Zylo

ShKRimTARi që i ShpëTOi KëNETëS Së vDEKjES…

Marrë nga gazeta “Dielli”

Page 37: Menagjimi i Cilesis

37

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Sipas programit të hartuar më parë, bëmë një vizitë në shkollën teknike të Preshevës, ku

na priti me dashamirësi drejtori Telat Arifi dhe një pjesë e kolektivit pedagogjik. Më tej, në Gjimnazin “Skënderbeu”, ku qendronte hijerëndë në oborr busti i tij, na priti me ngrohtrësi drejtori, Abdurrahman Zylfiu. Ky na tregoi se sivjet i vazhduan mësimet 1.025 nxëns, me 87 mësimdhënës, nga të cilat 18 serbë. Në shkollë botohet gazeta periodike “Gjimnazisti” dhe funksionon grupi letrar “Migjeni”.

Për etjen e nxënësve të kësaj shkolle për të lexuar botime në gjuhën shqipe fliste biblioteka e pasur, por këtë gjë na e dëshmoi edhe përgjegjësja e librarisë, Fitore Emini, që ndodhej afër gjimnazit. Ndërsa aty afër funksiononte edhe biblioteka e qytetit, me 50 mijë kopje, me repart për fëmijë e të rinj etj.

Në Prishtinë u përsërit po e njëta pamje, pra gjetëm që na prisnin kolegët e nëndegës së IIKSH aty, mësues e pedagogë të njohur, si Prof. Skender Skënderi, Prof.Gani Pllana e Prof.Fasli Hajrizi.

Në fjalën e tij, R.Salihu na tregoi se Prishtina ka 61 institucione shkollore, 8 kopshte, 41 shkolla 9-vjeçare e 12 të mesme, me mbi 50 mijë nxënës. Vetëm sivjet ishin 3.500 maturantë. Ai përmendi si nismë me vlera të shumanshme vizitat e ndërsjellta

(Shënime nga shkollat shqipe: në Shkup, Preshevë e Prishtinë)Nga: Prof. Murat Gecaj

TEKSTE mëSimORE mE pëRmBAjTjE KOmBëTARE, Në TROjET AmTARE

Ishte një udhëtim i bukur e mbresëlënës, realizuar në fundin e majit 2011, në përbërje të një grupi prej 11 vetash, të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë dhe i krijuar, si organizëm joqeveritar e vullnetar, në vitin 2009. Bënin pjesë studiues, mësues e drejtues të fushës së arsimit, nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, ku dhe jane ngritur seksionet perkatëse. Në grup ishin: Rezart Gashi (drejtor i Institutit), Dr. Ibrahim Gashi (kryetar i Komisionit Qendror), Prof. Emil Lafe, Prof. Hulusi Hako, Prof.Hasan Çipuri, Prof. Murat Gecaj, Fatbardh Danja (inspektor arimi në Komunitetin Mysliman Shqiptar) dhe arsimtarët Ibrahim Hajdarmataj (Tropojë), Zyba Hasa (Vlorë), Namik Selmani (Berat) e Liliana Gashi (Tiranë).

Nga pritja në Ministrinë e Arsimit, Shkëncës e Teknologjisë së Kosovës

Në shkollën 8-vjeçare të Preshevës (para klasës janë mësuesit tanë, N.Selmani e Z.Hysa)

të nxënësve e mësuesve në qytete të ndryshmne dhe binjakëzimin e shkollave tona.

Është e natyrshme se nuk mund të largoheshim nga Prishtina, pa vizituar një shkollë të saj. Këtë kënaqësi e përjetuam ndërmjet kolektivit të mësuesve e nxënësve të shkollës se mesme, me drejtim natyror, “Xhevdet Doda”, e cila vitin e ardhshëm feston 40-vjetorin e krijimit të saj. …Kështu, me plot mbresa të bukura nga vizitat në qytete të tri shteteve të Ballkanit, pra në Shkup, Preshevë e Prishtinë, gjatë katër ditëve me veprimtari aq intensive, grupi ynë i IIKSH u kthye në Tiranë

Përcjellja entuziaste e grupit tonë, nga nxënësit e shkollës së mesme “Xh.Doda”-Prishtinë.

Page 38: Menagjimi i Cilesis

38

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Në Borås të Suedisë, në këtë vend skandinavin për herë të parë u mbajt “Sfilata e modës” me

veshje kombëtare shqiptare, e organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” shoqatë kjo kulturore e shqiptarëve në këtë qytet suedez.

Kryetari i kryesisë së kësaj Qendre Bahtir Latifi thotë se ky manifestim kombëtar që organizohet për herë të parë në qytetin Borås do të ketë efektin e vet dhe rendësin.

Të pranishmit argëtuan me këngë e valle anëtarët e shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve” nga Fallkenberg, pastaj mysafirë të Sfilatës ishin edhe anëtarët e shoqërisë kulturore ”Ardhmeria” nga qyteti Kristianstad, të cilët u paraqiten edhe ata para këtij publiku për të përshëndetur këtë eveniment të madh kulturor.

Pra në këtë Revy Mode, u paraqitë edhe Ekspozitë me fotografi me veshje kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare punuar nga fotografi i njohur kosovar Shkelzen Rexha, këngë e valle popullore shqipe të interpretuara nga anëtarët e shoqërisë kulturore “Shqiponja e maleve”, u shfaq premiera e filmit dokumentar mbi punimin e veshjeve kombëtare shqiptare punuar nga kameramani kosovar me renome Gezim Arifaj i cili u promovua në mënyrë solemne këtu në Boras të Suedisë. Ishte kënaqësi të shihje bashkëkombësit të mbledhur rreth platesë së Revysë së modës së Veshjeve të traditës sonë shekullore, por edh më kënaqësi ishte se në sallë ishte dominonte edhe prezenca e miqve suedez që jep me kuptua se ky popull skandinav di të vlerësoj vlerat e kulturës, kësaj kulture të lashtë Ilire.

Sokol Demaku

pREzANTim i BuKuRiSë ShqipTARE pëRmES vEShjES KOmBëTARE

Në mesin e të pranishmëve në këtë Sfilatë ishte edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit Borås Per-Olof Höög, i cili me prezencën e tij ia shtoj edhe më vlerën këtij manifestimi. Per-Olof Höög nderoi me dhurata organizatoret e manifestimit dhe me fjalë miradije si për organizatorët ashtu edhe për shqiptarët qe jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Në fjalën e tij Kryetari i Këshillit Bashkiak foli edhe për bashkëpunimin mes Fjärdingskolan nga Borås me shkollën nëntëvjeçare “Demokracia” nga qyteti Durrës.

Të rinjtë dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg të Shoqërisë kulturore ”Shqiponja e maleve” në mënyrë solemne hapen revynë e modës me këngë dhe valle folklorike shqiptare nën udhëheqjen e mësuesit dhe koreografit të njohur Hamdi Arifaj. Ishte një prezantim i denjë i valles shqipe e cila bëri përshtypje tek miqtë suedez të pranishme në këtë manifestim. Pastaj paraqitje e mjeteve dhe veglave tradicionale shqiptare nga ana e anëtarëve të kësaj shoqërie.

Me kalimin e kohës kërshëria për pikën kryesore të këtij manifestimi ”Sfilatën e modës” sa vinte e shtohej tek të pranishmit.

Të rinjtë dhe të rejat ndiheshin krenar, u qeshte nuri në veshjet kombëtare, veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditën tonë shqiptare.

Ky manifestim është i pari i këtij organizuar në Skandinavi, por që beri jehonë tek bashkëkombësit tanë.

Page 39: Menagjimi i Cilesis

39

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Akademia Shqiptare e Shkencave të Edukimit është produkt i dëshirave të mësuesve e

pedagogeve studiues, që punojnë në të gjitha nivelet e arsimit tonë, kryesisht universitar dhe pasuniversitar, ose me terminologjinë e kohës, që përgatisin diplomantë të niveleve Bachelor, master të dy niveleve dhe doktorantë.

Anëtarët e Akademisë, që tashmë përbejnë Asamblenë e saj, janë nga e gjithë hapësira shqiptare, nga universitetet më në zë, deri tek ato më të rinj,nga institucione shkencore, që fillojnë me Qendrën e rëndësishme Albanologjike, Institutin e Zhvillimit të Arsimit, ato të trajnimeve, të institucioneve parauniversitare, me përgatitje akademike master, doktorantë dhe profesorë, që i kanë dhënë provat e punës studimore shkencore në fushat tona, për edukimin, formimin edukativ dhe profesional të studentëve, apo nxënësve me përbërje qëllimisht moshash të ndryshme, për të transmetuar përvojat, për të marrë e dhënë nga njëri -tjetri, pa dallime brezash, me një ideal të përbashkët: të çojmë përpara mendimin dhe veprimin për rritjen e mëtejshme të cilësisë së institucioneve ku punojnë, në optikën e shoqërisë civile dhe sidomos të institucioneve të specializuara, siç janë shkollat dhe hallkat më të larta të sistemit tonë arsimor, universitetet, në tre nivelet e tyre.

Tashmë shoqëria civile paraqitet më e plotë, më gjithëpërfshirëse, më e qartë dhe vizionare për misionin që ka marrë përsipër ta kryejë e ta çojë përpara.

Akademia Shqiptare e Shkencave të Edukimit është pritur me kënaqësi të veçantë nga shumë studiues në të gjithë hapësirën shqiptare, pa ngurruar edhe jashtë saj. Ne kemi anëtarë nga SHBA deri tani, nga Zvicra dy, nga Anglia, miq të vendit tonë, studiues, apo bashkatdhetarë që punojnë e jetojnë atje, duke ruajtur jo thjesht lidhjen shpirtërorë me

vendin Amë, por edhe bashkëpunimin profesional, duke realizuar disa bashkëpunime me institucione të atyre vendeve, çka do të forcohet edhe me shumë.

Dua të nënvizoj edhe qëndrimin shumë dashamirës dhe bashkëpunues të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Prof,dr, Myqerem Tafaj, personalitet vizionar dhe me forcë e energji aplikative, që ka shprehur, përveç modestisë dhe vëmendjes, etikës qytetare dhe zyrtare, edhe të dëshirës së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me institucionin tonë, si shoqëri civile.

Ne kemi planifikuar një strukturë funksionale të Akademisë, me sektorë të veçanta të pedagogjisë, psikologjisë, të traditës kombëtare dhe globale, lëndëve shoqërore, natyrore,të fushës së edukimit profesional, të marrëdhënieve me jashtë, sektorin e projekteve, botimeve shkencore dhe i organit periodik,etj

Akademia e jonë, sipas Statutit dhe Programit të saj, do të ndërmarrë studime të fushave të edukimit në vizion të gjere dhe konkrete e njëkohësisht, për të ngritur cilësinë e punës në shkolla dhe universitete, apo Akademi dhe në synimin për përgjithësimin e përvojës së përparuar. Ne kemi bërë përpjekje për t›u lidhur e bashkëpunuar, duke krijuar memorandume bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave në Tirane, në Prishtinë, në institucione të tjera jashtë, përfshirë edhe Universitetin e Edukimit në Zvicër.,etj.

Mendimet, propozimet që do të epen do ta përmirësojnë strukturën tonë, do të zgjerohemi me forca të tjera që i presim me shumë kënaqësi, gjithnjë brenda kritereve akademike, duke e afirmuar shpejt e me dinjitet institucionin tonë shkencor.

Prof.dr. Musa Kraja

RRETh AKADEmiSë Së ShKENCAvE Të EDuKimiT.

ngurruar edhe jashtë saj. Ne kemi anëtarë nga SHBA deri tani, nga Zvicra dy, nga Anglia, miq të vendit tonë, studiues, apo bashkatdhetarë që punojnë e jetojnë atje, duke ruajtur jo thjesht lidhjen shpirtërorë me

Page 40: Menagjimi i Cilesis

40

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Një nga problemet e reja që shtrohen para shkollës, është përcaktimi i objektivave të qarta

se ç’fazë individualiteti përgatit ky arsim, kush janë sfidat që ai duhet të përballojë në këtë millenium, në të cilin shkenca, teknologjia dhe jeta në tërësi kanë përmasa të reja të papara.

Një detyrë të veçantë ka edhe edukimi matematik në shkollë, i cili duhet të dalë nga format e tij tradicionale dhe të adaptojë format e reja. Pikpamja bashkohore e të nxënit të matematikës sot është kthyer në “teknologji të mësimdhënies” në të cilën matematika nuk shihet më si një lëndë e “thatë” e veçantë, ku jepen njohuri të gatshme për t’u përvetësuar, por përkundrazi, si një aktivitet human ku vetë nxënësi manipulon me kontekste të caktuara, zbulon vetë vetitë e tyre dhe është në gjendje të zgjidhë detyra komplekse që i dalin nga jeta e përditshme.

E gjithë kjo nuk mund të përballohet pa një ndryshim konceptual të të mësuarit, si në klasë dhe jashtë saj, pa nxitur motivimin e të mësuarit, i cili përforcohet duke i vënë nxënësit herë pas here të zgjidhin probleme reale të jetës bashkohore. E gjithë kjo nuk mund të ndodhë pa tërheqjen afektuale të nxënësit duke mësuar, duke u zbavitur, duke e bërë sa më tërheqëse dhe problematike procesin e të mësuarit.

Në shkollat tona, 9 - vjeçare dhe të mesme, lënda e Matematikës mban peshën kryesore në programin mësimor që zhvillohet, pra, ajo është “ baza “ e njohurive shkencore natyrore, pa të cilën nuk mund të ecet përpara . Për rrjedhojë, zhvillimi i saj kërkon jo vetëm mësues të aftë e të përgatitur nga ana metodike, pedagogjike e shkencore, por edhe nxënës me vullnet për përvetësimin e kësaj shkence si dhe prindër të interesuar për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre.

Matematika është një shkencë e saktë, mbushur me plot të panjohura, me kuptime apo koncepte matematikorë, që studiohen hap pas hapi, nga klasa në klasë dhe, duke gërmuar, gjithnjë gjen informacione shkencore me vlera, gjen materiale

që rritin nivelin e përvetësimit dhe të njohjes matematike.

Në tekstet ekzistuese shkollore të klasave të ciklit 9 vjeçar, gjendet një rubrikë mjaft e bukur, por që duhet të shtrihet më gjerë. Kjo emërtohet “ Po, Jo “ . Mendojmë se kjo duhet t’a ketë vendin pas çdo kapitulli të Matematikës dhe duhet të bëhet shumë – shumë “ miqësore “ për nxënësit e mësuesit. KONKURSI me bashkëmoshatarët e tij për të dalë më i miri apo më “ i forti “ në matematikë, e nxit nxënësin për një punë më të madhe duke gjetur edhe pikëpyetjen e fundit që kanë ushtrimet e ndryshme të Matematikës.

Mendojmë që në konkurse duhet të përfshihen të gjithë nxënësit, që nga kl. 6 - të deri në të 9 - ën, pse jo dhe klasat e ciklit të ulët. Ato duhet të bëhen metodë pune për mësuesit dhe të organizohen sa më mirë dhe më drejtë me qëllimin e vetëm të nxjerrë fitues atë që e meriton .

Gjatë zhvillimit të një konkursi, bëhen pyetje të ndryshme në formë quizi, sa më të shkurtra e koncize.

Ç’përmban një Quiz ? Quizi i zhvilluar zakonisht në konkurse

përmban :1. pyetje rrufe me “ po / jo “2. enigma3. pyetje që skuadrat i drejtojnë njëra – tjetrës

Pyetjet - rrufe :

Janë të karakterit teorik, formues, logjik dhe kombinimeve të tyre e që

kërkojnë një përgjigje të shpejtë.

Duke përvetësuar tërë kuptimet apo konceptet themelore matematike dhe me një maturi në dhënien e përgjigjes ( po / jo ) bëhet e lehtë kjo

Arben POROÇANI, pedagog

A zhvillOhEN SOT KONKuRSET Në mATEmATiKë ?

• Edukimi matematik në shkollë duhet të dalë nga format e tij tradicionale dhe të adaptojë format e reja. Pikpamja bashkohore e të nxënit të matematikës sot është kthyer në “teknologji të mësimdhënies”, në të cilën matematika nuk shihet më si një lëndë e “thatë” e veçantë, ku jepen njohuri të gatshme për t’u përvetësuar, por si një aktivitet human ku vetë nxënësi manipulon me kontekste të caktuara, zbulon vetë vetitë e tyre dhe është në gjendje të zgjidhë detyra komplekse që i dalin nga jeta e përditshme.

Page 41: Menagjimi i Cilesis

41

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

etapë mjaft interesante dhe e rëndësishme në kontrollin e njohurive të nxënësve. Duke u bërë nxënësve pyetje të shpejta mbi ato ç’ka ata kanë mësuar dhe duke ditur që duhet të

përgjigjet vetë, ai shfrytëzon materialet e mësuara, pa ndihmën e askujt, kështu kemi një punë më të madhe nga nxënësit në mënyrë që ai mos t’i shmanget asnjë përgjigjeje.

( Vlerësim të saktë e të plotë për secilën nga këto pyetje, do kishim 1 pikë për të, nëse puna e mësuesit organizohet sipas një konkurimi me nxënësit në klasë ) Pra, çdo nxënës nuk duhet t’a humbë këtë pikë të vlefshme për skuadrën e tij, brenda një kohe të shkurtër 5 sek.

ENIGMA :

Mendojmë që është një fazë e rëndësishme në zhvillimin e çdo konkursi, sidomos atyre me karakter shkencor.

Qëllimi është mjaft pozitiv, pasi kjo mënyrë e të drejtuarit të pyetjeve për të gjetur atë objekt gjeometrik apo objekt i njohur nga fusha e matematikës që është fshehur në letër, ndihmon në përvetësimin e plotë të të gjitha koncepteve matematikore, të objekteve të ndryshme figurave

gjeometrike, veprimeve kryesore matematikore. Mund të drejtohen nga nxënësi 5 deri në 10

pyetje për zbulimin e enigmës, duke fituar kështu një sasi pikësh të vlefshme për skuadrën e tij, në veçanti duke rritur nivelin e tij . Nxënësi duhet t’i “ thërrasë kujtesës “ për të nxjerrë atë çka i nevojitet dhe që padyshim ai e di, por s’e gjen në çast .

Pyetja që skuadrat kundërshtare do i drejtojnë njëra - tjetës .

Kjo formë e drejtimit të pyetjeve nga ana e nx. i nxit ata në një përgatitje më të thellë, në një përvetësim më të madh të njohurive të marra në Matematikë, pasi ajo kërkon zgjuarsi dhe shkathtësi duke e bërë disi të vështirë gjetjen e përgjigjes.

Çdo nxënës përgatit një pyetje për kundërshtarin, e cila mund të jetë lojë, problemë, ekuacion, enigmë.

Duke diskutuar midis tyre, ata zgjedhin më të vështirën dhe atë më tërheqësen duke shpresuar që kundërshtari mos u “ rrëmbejë “ pikët.

Gjithashtu, këto etapa bëjnë të mundur forcimin e shprehive matematike si dhe rritjen e të menduarit logjik e krijues të nxënësit. Konkursi në lëndën e Matematikës duhet të bëhet një metodë pune e vazhdueshme e mësuesit, duke planifikuar kohën e përshtatshme të zhvillimit të tij .

Edhe në prag të mbylljes së vitit shkollor çdo shkollë duhet të planifikojë konkurse të tilla shkencore apo dhe teste logjikë e formues me “ po - jo “, pasi ato ndihmojnë si nx. ashtu edhe mësuesit, për të parë rezultatet e punës së tyre .

Një konkurs i shkurtër mund të përmbajë edhe forma të tjera argëtuese për nxënësin, të cilat ndihmojnë edhe mësuesit në kontrollin e njohurive të qendrueshme. Një formë e tillë është edhe fjalëkryqi shkencor ose matematik në rastin tonë, i cili përgatitet me kujdes për të përfshirë elementë të rëndësishëm. Duke u marrë me zgjidhjen e fjalëkryqit, kërkohet informacioni i nevojshëm dhe nxirret ajo që duhet të jetë e saktë. Në këtë formë të kontrollit të njohurive, pra quizit matematik, mësuesit e matematikës, që japin mësim në klasat e ciklit të lartë, do gjejnë mjaft elementë të domosdoshëm për formimin

matematik të nxënësve të tyre, kurse nxënësit do të ndihmohen në dy drejtime : mbarimi i njërës klasë dhe kalimi në tjetrën do jetë normal dhe pa vështirësi, pasi nxënësi, duke punuar vetë apo në grup, përsërit njohuritë e marra dhe përgatitet për zhvillimin e konkursit, duke siguruar një bazë të shëndoshë me njohuri matematike.

Nga ana tjetër, nxënësi aftësohet në ballafaqimin e rezultateve me bashkmoshatarë, duke u vënë në garë apo duke zhvilluar konkurse me to.

Krijohet kështu mundësia e punës së pavarur dhe individuale për një përvetësim sa më të thellë të njohurive dhe shprehive matematikore.

Ne po japim edhe njëherë mendimin tonë në lidhje me mënyrën më praktike dhe më tërheqëse për nxënësit, që mat me parametra realë punën e bërë apo dhe nivelin aktual të tij.

Kjo mënyrë nuk është larg me kontrollet dhe testet me shkrim që bëjnë nxënësit në periudha të ndryshme të vitit shkollor. Kërkon më shumë përgatitje, por rrit dukshëm bagazhin matematik të nxënësit, sigurisht duke e nxitur apo motivuar atë në këtë drejtim të shkencës.

Page 42: Menagjimi i Cilesis

42

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

SimptomatÇrregullimet shëndetësore zakonesh përfshijnë

ngacmimi i mukozës, inflamacioni i zgjatur i syve (konjuktivitis-i kronik), kolitje, mbyllja e hundëve, dhimbjet e fytit si dhe ndjenjat e fyti të terur apo i thatë, inflamacioni i sinusit, dhimbja e kokës, lodhje, çrregullimi e gjendjes mentale, tepër i ndjeshëm, i pavullnetshëm dhe depresioni.

Faktorët fizik: cilësia e keqe e ajrit si dhe klimat jo të përshtatshme. Disa hulumtime bëra enkas pohojnë se shpërngulja e njerëzve të sëmurë me sindromën SBS nga “banesat e sëmura” në banesat ku është klima më e mirë, ajri më i pastër dhe kushtet jetësore më të mira. Konstatohet se gjendja shëndetësore e pacienteve përmirësohet dukshme. Pastaj është mjaftë e rëndësishëm ndriçimi i pallateve të banimit si dhe mungesa e dritës së natyrshme, madje zhurmat e llojllojshme si dhe depot e mbeturinave, dhe mos ta harrojmë cilësia e ujit të pijshëm.

Faktorët kimik që ndikojnë keq në gjendjen e njeriut: përqendrimi i rritur apo i tepruar i karbonit dyoksidit (CO2) , ngjyrat, shtroja (tepihu), rrjetat në dritare, makinat fotokopjimit, letra për fotokopjim etj.

Faktorët biologjik, mungesa e pastrimit adekuat i vendi, se zakonisht mikroorganizmat rrjedhin nga mirëmbajtja e dobët e sistemit të klimës dhe kondicionerëve. Përveç se nxitë sëmundjen “legjionarë” (shkaktar bacili Legionela pneumophila), këto mikroorganizëm janë edhe shkaktarët e alergjisë.

Faktorët psikologjik në raste më të shumtat shfaqet dhimbja e kokës, ndjeshmëria e tepruar, lodhja, zvogëlimi i krijimtarisë dhe i përqendrimit, ndjenjat e pavullnetshëm, depresioni. Këto çrregullime reflektojnë prej faktorëve të më lartë sepse organizmi është i përbërë jo vetëm nga trupi por edhe nga piska, dhe ashtu janë shumë ngushtë lidhur njëri me tjetrin. Faktorët e dëmshëm për një kohë të gjatë jo vetëm se e çrregullojnë shëndetin fizik por edhe atë psikik.

Për një mjedis sa më të shëndetshëm në ambientet e shkollës dhe të klasës, po ju njohim me simptomat e sindromës SBS

Çka është sindroma SBS?

mjEDiSi Në ShKOllë

Ja, lulet që duhet të mbajmë në klasat e shkollat tona të cilat luftojnë sindromën SBS

Chlorophytum Comosum

Sansevieria,

Dracaena fragrans `Massangeana’,

Epipremnum Aureum

Për një mjedis sa më të shëndetshëm në ambientet e shkollës dhe të klasës, po ju njohim me simptomat e sindromës SBS

Çka është sindroma SBS? Përgatiti: Arta Lika

Page 43: Menagjimi i Cilesis

43

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Sansevieria,

1. Fusha

Karta e EQD dhe DNJ ka të bëjë me edukimin për qytetari demokratike dhe edukimin për të drejtat e njeriut, të përkufizuar në paragrafin 2. Ajo nuk trajton në mënyrë të veçantë fushat e tjera të edukimit, si: edukimi ndërkulturor, edukimi për barazi, edukimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe edukimi për paqe, me përjashtim të rasteve kur këto fusha priten ose ndërveprojnë me edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut.

2. Përkufizime

Për qëllim të kësaj karte:

a. “Edukimi për qytetari demokratike” nënkupton edukimin, trajnimin, ngritjen e vetëdijes, informimin, praktikat dhe veprimtaritë që ato synojnë përmes pajisjes së nxënësve me njohuri, aftësi dhe qëndrime dhe sjellje që i aftësojnë dhe i fuqizojnë ata për të ushtruar dhe për të mbrojtur të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në shoqëri, për të vlerësuar diversitetin dhe për të luajtur një rol aktiv në jetën demokratike, për mbrojtjen dhe përparimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.

b. “Edukimi për të drejtat e njeriut” nënkupton edukimin, trajnimin, ngritjen e vetëdijes, informimin, praktikat dhe veprimtaritë që ato synojnë, përmes pajisjes së nxënësve me njohuri, aftësi dhe qëndrime dhe sjellje që i aftësojnë dhe i fuqizojnë ata për të dhënë ndihmesën e tyre në ndërtimin dhe mbrojtjen e një kulture universale të të drejtave të njeriut në shoqëri, për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore.

c. “Arsim formal” nënkupton arsimimin e strukturuar dhe sistemin e trajnimit nga niveli i arsimit parashkollor, në atë fillor, të mesëm e deri në arsimin universitar. Ai, si rregull, përfshin institucionet e arsimit të përgjithshëm ose profesional dhe shoqërohet me certifikim.

d. “Arsimi jo formal” nënkupton çdo program të planifikuar arsimimi, jashtë mjediseve të arsimit formal, të hartuar për të përmirësuar një grup të caktuar aftësish dhe kompetencash.

e. “Arsimi informal” nënkupton procesin e të nxënit gjatë gjithë jetës, gjatë të cilit, çdo individ

pajiset me qëndrime, vlera, aftësi dhe njohuri nga ndikime dhe burime arsimore që gjenden në mjedisin e tij/saj si dhe nga përvojat e jetës së përditshme (familja, grupet e moshatarëve, fqinjët, takimet, biblioteka, media, puna, loja etj.)

3. Marrëdhëniet ndërmjet edukimit për qytetari demokratike dhe edukimit për të drejtat e njeriut

Edukimi për qytetari demokratike dhe edukimi për të drejtat e njeriut janë në ndërlidhje të ngushtë dhe në mbështetje të ndërsjellë. Ndryshimi ndërmjet tyre nuk qëndron aq në synimet dhe praktikat se sa në fokusin dhe në fushën e veprimit. Edukimi për qytetari demokratike fokusohet kryesisht në të drejtat dhe përgjegjësitë demokratike dhe në pjesëmarrjen aktive në sferat qytetare, politike, shoqërore, ekonomike, ligjore dhe kulturore të shoqërisë, kurse edukimi për të drejtat e njeriut lidhet me fushën e gjerë të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, në çdo aspekt të jetës së njerëzve

4. Strukturat kushtetuese dhe përparësitë e shteteve anëtarë

Objektivat. Parimet dhe politikat e mëposhtme duhet të zbatohen:

a.në përputhje me strukturat kushtetuese të çdo shteti anëtar dhe me mjetet e përshtatshme me to.

b.duke mbajtur parasysh përparësitë dhe nevojat e çdo shteti anëtar.

Pjesa II – Objektivat dhe parimet

5. Objektivat dhe parimet

Objektivat dhe parimet e mëposhtme duhet të shërbejnë si udhëzues për shtetet anëtarë në procesin e formulimit të politikave, të legjislacionit dhe të veprimtarive të tyre.

a. Çdo personi brenda territorit të shtetit duhet t´i sigurohet mundësia për edukim për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut.

b. Të nxënit në fushën e edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut është një proces që zgjat gjatë gjithë jetës. Të nxënit e efektshëm

KARTA E KëShilliT Të EvROpëS pëR EDuKimiN pëR qyTETARi DEmOKRATiKE DhE pëR Të DREjTAT E NjERiuT.

Parime të përgjithshme

Rekomandime CM/Rec(2010)7 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtarë për Kartën e Edukimit për Qytetari Demokratike dhe të Edukimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës

Page 44: Menagjimi i Cilesis

44

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

në këtë fushë kërkon përfshirjen e një numri të madh vendimmarrësish, si: politikbërës, specialistë arsimi, nxënës, prindër, institucione dhe, autoritete arsimore punonjës civilë, organizata jo qeveritare, organizata rinore, media dhe publiku i gjerë.

c. Të gjitha mjetet e arsimimit dhe trajnimit, qofshin ato të arsimit formal, jo formal dhe informal, kanë rolin e tyre në këtë proces të nxëni për zbatimin e parimeve dhe për realizimin e objektivave të tij.

d. Organizatat jo qeveritare dhe ato rinore duhet të japin ndihmesën e tyre të rëndësishme për edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë përmes arsimit jo formal dhe atij informal dhe në të njëjtën kohë tú jepet mundësia dhe mbështetja e duhur për ta bërë këtë ndihmesë realitet.

e. Praktikat dhe veprimtaritë e mësimdhënies dhe të nxënit duhet të ndjekin e të nxisin vlerat dhe parimet demokratike dhe të të drejtave të njeriut; në mënyrë të veçantë, qeverisja e institucioneve arsimore, përfshirë këtu edhe shkollat, duhet të pasqyrojë dhe të zhvillojë vlerat e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin politik e pjesëmarrjen aktive të nxënësit, të stafit arsimor dhe të aktorëve të tjerë si prindër etj.

f. Përbërës thelbësor i të gjithë edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut është zhvillimi i kohezionit shoqëror, i dialogut ndërkulturor dhe vlerësimi i diversitetit dhe i barazisë, përfshi këtu edhe barazinë gjinore. Për këtë qëllim, është e rëndësishme të zhvillohen njohuri, aftësi vetjake dhe shoqërore që do të pakësojnë konfliktet, do të rrisin vlerësimin dhe mirëkuptimin e ndryshimeve ndërmjet grupeve etnike dhe fetare, do të ndërtojnë respektin e ndërsjellë për dinjitetin njerëzor dhe vlerat e përbashkëta, do të nxisin dialogun dhe mospërdorimin e dhunës në zgjidhjen e konflikteve dhe të mosmarrëveshjeve.

g. Një ndër synimet themelore të edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut është jo thjesht të pajisë nxënësit me njohuri dhe aftësi, por edhe t’i fuqizojë ata me gatishmërinë për të ndërmarrë veprime për mbrojtjen dhe për zhvillimin e të drejtave të njeriut, të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.

h. Trajnimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i specialistëve të arsimit dhe i udhëheqësve të rinisë, si dhe i vetë trajnerëve, në bazë të parimeve dhe praktikave të edukimit për qytetari demokratike, mbeten pjesë jetësore e sigurimit dhe e qëndrueshmërisë së një arsimi të efektshëm në këtë fushë dhe, për këtë arsye, duhet të planifikohen dhe të mbështeten me burimet e duhura.

i. Partneriteti dhe bashkëpunimi ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut, përfshirë këtu politikbërësit, specialistët e arsimit, nxënësit,

prindërit, organizatat jo qeveritare, organizatat rinore, media dhe publikun e gjerë, duhet të nxitet në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor, me qëllim që të kontributi i tyre në këtë drejtim të jetë maksimal.

j. Duke pasur parasysh natyrën ndërkombëtare të vlerave dhe të detyrimeve të të drejtave të njeriut dhe parimet e përbashkëta mbi të cilat ngrihet demokracia dhe shtetit i së drejtës, shtetet anëtare duhet t’i kushtojnë rëndësinë e duhur ndjekjes dhe nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal në veprimtaritë që mbulohen nga kjo kartë si dhe identifikimit dhe shkëmbimit të praktikave pozitive në këtë drejtim.

Pjesa III – Politikat

6. Arsimi i përgjithshëm formal dhe profesional

Shtetet anëtarë duhet të përfshijnë edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut në kurrikulën e arsimit parashkollor, në arsimin e detyruar, në arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe profesional, si dhe në trajnim. Shtetet anëtarë duhet të vazhdojnë të mbështetësin, të rishikojnë dhe të përditësojnë edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut në kurrikul, dhe të nxisin vazhdimësinë e këtij edukimi.

7. Arsimi i lartë

Shtetet anëtarë duhet të mbështetin përfshirjen e edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut në institucionet e arsimit të lartë, veçanërisht në ato që përgatisin mësuesit e ardhshëm, duke respektuar parimin e lirisë akademike të këtyre institucioneve.

8. Qeverisja demokratike

Shtetet anëtarë duhet të nxisin dhe të mbështesin qeverisjen demokratike në të gjitha institucionet arsimore si një metodë sa e dëshirueshme aq edhe e efektshme e qeverisjes dhe si një mjet praktik për të mësuar dhe për të ushtruar demokracinë dhe respektin për të drejtat e njeriut. Ato duhet të nxisin dhe të lehtësojnë, me mjetet e duhura, pjesëmarrjen aktive të nxënësve, të stafit arsimor dhe të aktorëve të tjerë të arsimit, përfshirë këtu prindërit, në qeverisjen e institucioneve demokratike.

9. Trajnimi

Shtetet anëtarë duhet t’u sigurojnë mësuesve dhe gjithë stafit mësimor, udhëheqësve rinorë dhe trajnerëve trajnimin e zhvillimin e nevojshëm fillestar

Page 45: Menagjimi i Cilesis

45

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

dhe të vazhdueshëm në fushën e edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut. Atyre duhet t’u sigurohet përvetësimi i njohurive të plota për objektivat dhe parimet e lëndës si dhe i metodave të përshtatshme të mësimdhënies dhe të nxënit, si dhe i aftësive të nevojshme për këtë fushë edukimi.

10. Roli i organizatave jo qeveritare, organizatave të rinisë dhe i aktorëve të tjerë

Shtetet anëtare duhet të mbështesin rolin e organizatave jo qeveritare dhe të atyre rinore në fushën e edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut, veçanërisht në arsimin jo formal. Ato duhet të pranojnë këto organizata dhe veprimtaritë e tyre si përbërës me vlerë i sistemit arsimor, t’u ofrojnë atyre, kur të jetë e mundur, mbështetjen e nevojshme, për t’u dhënë atyre mundësinë të ofrojnë maksimumin e përvojës që zotërojnë, në të gjitha format e arsimit.

11. Kritere për vlerësim

Shtetet anëtarë duhet të zhvillojnë kritere për vlerësimin e efektshmërisë së programeve të edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut. Vlerësimi nga nxënësit duhet të jetë pjesë përbërëse e të gjitha vlerësimeve.

12. Kërkimi

Shtetet anëtarë duhet të fillojnë dhe të nxisin kërkime për edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut, për të njohur situatën aktuale në këtë fushë dhe për t’u ofruar aktorëve të arsimit, politikbërësve, institucioneve arsimore, drejtuesve të shkollave, mësuesve, nxënësve, organizatave joqeveritare dhe organizatave rinore informacione krahasuese që do t’i ndihmojnë ato të masin dhe të rrisin efektivitetin dhe efektshmërinë e punës dhe e praktikave të tyre. Këto kërkime, përveç të tjerave, duhet të përfshijnë kërkimet në fushën e kurrikulës, të praktikave të reja, të metodave të mësimdhënies dhe të zhvillimit të sistemeve të vlerësimit, duke përfshirë këtu edhe kriteret dhe treguesit e vlerësimit. Shtetet anëtarë duhet të ndajnë, kur kjo është e përshtatshme, rezultatet e kërkimeve të tyre me shtetet e tjerë anëtarë si dhe me aktorët e arsimit.

13. Aftësitë për zhvillimin e kohezionit shoqëror, për vlerësimin e diversitetit dhe trajtimin e ndryshimeve dhe konflikteve

Shtetet anëtarë, në të gjitha fushat e arsimit, duhet të nxisin dhe zhvillojnë metoda arsimore dhe të mësimdhënies që synojnë të mësuarit për të jetuar së bashku në një shoqëri demokratike

dhe shumëkulturëshe dhe aftësimin e nxënësve për t’u pajisur me njohuri dhe aftësi që nxisin kohezionin shoqëror, vlerësimin e diversitetit dhe të barazisë, vlerësimin e ndryshimeve, veçanërisht ndërmjet grupeve fetare dhe etnike, dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë paqësore, duke respektuar të drejtat e të tjerëve dhe duke luftuar të gjitha format e diskriminimit dhe dhunës, veçanërisht ngacmimet dhe abuzimet.

Pjesa IV – Vlerësimi dhe bashkëpunimi

14. Vlerësimi dhe rishikimi

Shtetet anëtarë duhet të vlerësojnë rregullisht dhe të përshtatin, kur është e nevojshme, strategjitë dhe politikat e tyre në përputhje me këtë Kartë. Ata mund ta bëjnë këtë në bashkëpunim me shtete të tjerë anëtarë, për shembull, në bazë rajoni. Çdo shtet anëtar mund të kërkojnë ndihmë nga Këshilli i Evropës për këtë qëllim.

15. Bashkëpunimi në veprimtaritë e ardhshme

Shtetet anëtarë, kur është e përshtatshme, duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe përmes Këshillit të Evropës, për të zbatuar synimet dhe parimet e kësaj Karte:

a. duke ndjekur përparësitë dhe çështjet në interes të përbashkët;

b. duke zhvilluar veprimtari të shumanshme dhe ndërmjet vendeve, përmes shfrytëzimit, për shembull, të rrjetit ekzistues të koordinatorëve të edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut;

c. përmes shkëmbimit, zhvillimit, kodifikimit dhe sigurimit të shpërndarjes së praktikave më të mira;

d. duke u bërë të njohur të gjithë aktorëve të arsimit, përfshi këtu edhe publikun e gjerë, qëllimet e Kartës dhe çështjet e zbatimit të saj;

e. duke mbështetur rrjetet evropiane të organizatave jo qeveritare, të organizatave rinore dhe të specialistëve të arsimit, si dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre.

16. Bashkëpunimi ndërkombëtar

Shtetet anëtarë duhet të ndajnë rezultatet e punës së tyre në fushën e edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut në kuadrin e Këshillit të Evropës me organizata të tjera ndërkombëtare.

Page 46: Menagjimi i Cilesis

46

Mës

uesi

num

ri 8

(256

6) -

teto

r 201

1

Fotot e përzgjedhura për konkursin “Fotografia më e mirë 2010-2011”

Page 47: Menagjimi i Cilesis

47

Mësuesi num

ri 8 (2566) - tetor 2011 Cilësi në arsim

Adresa e redaksisë: Rruga e Durrësit (pranë ministrisë së Arsimit dhe Shkencës), nr. 23 - Tiranëtel, 04 2227206 - [email protected]

U shtyp në shtypshkronjën “PEGI” - Lundër, TiranëEmail: www.botimepegi.al - [email protected]

Vjollca Spaho:[email protected]: 069 5376532

Nina Gjoçi:[email protected]: 04 22 27206

Andon Andoni:[email protected]: 069 4439598

Zaim Elezi:[email protected]: 068 2246400

Fotot e përzgjedhura për konkursin “Fotografia më e mirë 2010-2011”

Page 48: Menagjimi i Cilesis

Ka nisur diskutimi publik i Reformës:

“ Rishikimi i kurrikulave në arsimin bazë ”

Dërgoni sugjerimet tuaja në adresën:

[email protected]

Ndiqni emisionin “Arsimi Auditor”në televizionin shqiptar, çdo të enjte në orën 1630,

të organizuar nga Ministria e Arsimit për këtë qëllim.