24
Artistët dhe aktivistët e shoqërisë civile dolën ditën e djeshme sërish në protestë para sheshit të Ministrisë së Brendshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Të mbështetur edhe nga Partia Demokra- tike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, artistët u mblodhën në orëtn17:30, ku si risi... Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fu- qiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, Momchil Raychevski, në praninë e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, drejtorit të përgjithshëm të Qendrës Universitare Spitalore... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Enjte 21 Maj 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Pandeli BARDHI Unë do t’i ha veshin Edi Ramës... Meta i kthehet avazit, sulmon SHBA dhe BE për drejtësinë, gati të zbresë në shesh për të firmosur peticionin e artistëve Rritet në mënyrë të ndjeshme numri i personave të infektuar me Covid-19, 130 punonjës socialë përfitojnë 55 mijë lekë shpërblim Shtohen dyshimet mbi Covid-19, si Suedia i dha shuplakë gjithë botës për masat kufizuese dhe të vërtetat tronditëse që zbuloi shkrimtarja kineze Faqe 6 Lufta ndaj koronavirusit, Bullgaria dhuron kostume mbrojtëse shumë përdorimshme për mjekët në Shqipëri Gjobë për të gjithë bizneset që nuk aplikojnë për pagë lufte si dhe për ata që nuk zbatojnë distancimin social. Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama u bëri thirrje bizneseve në vend që të aplikojnë për pagë lufte në të kundërt do të gjobiten. Ndërkohë ditën e djeshme qeveria ka publikuar... Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka fundo- sur anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Ky i fundit është marrë si i pandehur dhe është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet për falsifikim formulari, ku ka fshehur një masë disiplinore të marrë ndaj tij. Përmes një njoftimi... Masat anti-Covid, ja sa do gjobiten bizneset që nuk aplikojnë për pagë luftë, Greqia rishikim gjobave për shqiptarët Artistët sërish në protestë, peticion për të rindërtuar teatrin siç ishte, kritika e akuza ndaj qeverisë për shembjen e godinës SPAK fundos anëtarin e KPA, merret i pandehur dhe pezullohet nga detyra Luan Daci, fshehu masën disiplinore të marrë ndaj tij Meta nxjerr kokën, thërret në takim opozitën dhe tenton të marrë frenat e protestës, presion të hapur Bashës për të shkuar te mosbindja civile Faqe 10 Brukseli i jep 4 muaj afat SPAK të nisë hetimet e arrestimet në nivele të larta, shtyhet për në vjeshtë raporti për reformat, vera sjell reprezalje Spartak Ngjela: Meta dhe Saliu kërkojnë revolucion kundër SHBA dhe jo ndaj Ramës, nuk duan të dorëzojnë pronat korruptive Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në vend. Pas dy ditësh në qetësi, me vetëm 2 dhe 1 të infektuar përkatësisht, në 24 orët e fundit kurba e të infektuarve ka pësuar sërish rritje... Ndërkohë që shtetet anëtare të Bashkimit Europian miratonin masa të ashpra karantinimi për të luftuar pandeminë me koronavirus, duke përfshirë edhe mbylljen e kufijve kombëtarë, mbylljen e shumë bizneseve... Faqe 3-5 Faqe 8 Faqe 2 Faqe 8 Faqe 11 Faqe 7 Nga Bardhyl BEJKO Menyja politike e Monikës, çizmet byrek, veshin kryeministror biftek! Nga Bashkim MINGA Shembja e Teatrit Kombëtar në vëmendjen e qytetarëve Faqe 9 Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe autoritetet në vend kanë 4 muaj kohë të përgatiten për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Min- istrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ndezën dritën jeshile për negociatat, por Shqipërisë iu lanë një sërë detyrash për t’i përmbushur gjatë muajve në vijim. Në qershor Këshilli Europian pritet të diskutojë mbi ecurinë e reformave, por për shkak të situatës së pandemisë... SHBA kap mat politikën, kërkon sistem zgjedhor sipas modelit danez, Kim dhe ambasadorët e BE në zyrën e Edi Ramës PD-LSI mbështesin protestën, Basha pendohet për 17 majin, paralajmëron përshkallëzim të aksioneve kundër qeverisë

Meta nxjerr kokën, thërret në takim opozitën dhe tenton të marrë … · 2020. 5. 21. · pezulluar nga detyra, pasi akuzohet për falsifikim formulari, ku ka fshehur një masë

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Artistët dhe aktivistët e shoqërisë civile dolën ditën e djeshme sërish në protestë para sheshit të Ministrisë së Brendshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Të mbështetur edhe nga Partia Demokra-tike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, artistët u mblodhën në orëtn17:30, ku si risi...

    Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fu-qiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, Momchil Raychevski, në praninë e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, drejtorit të përgjithshëm të Qendrës Universitare Spitalore...

    CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

    E Enjte 21 Maj 2020

    Çmimi 20 lekë

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Nga Pandeli BARDHI

    Unë do t’i ha veshin Edi Ramës...

    Meta i kthehet avazit, sulmonSHBA dhe BE për drejtësinë, gati të zbresë në shesh për të firmosur peticionin e artistëve

    Rritet në mënyrë të ndjeshme numri i personave të infektuar me Covid-19, 130 punonjës socialë përfitojnë 55 mijë lekë shpërblim

    Shtohen dyshimet mbi Covid-19, si Suedia i dha shuplakë gjithë botës për masat kufizuese dhe të vërtetat

    tronditëse që zbuloi shkrimtarja kineze

    Faqe 6

    Lufta ndaj koronavirusit, Bullgaria dhuron kostume

    mbrojtëse shumë përdorimshme për mjekët në Shqipëri

    Gjobë për të gjithë bizneset që nuk aplikojnë për pagë lufte si dhe për ata që nuk zbatojnë distancimin social. Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama u bëri thirrje bizneseve në vend që të aplikojnë për pagë lufte në të kundërt do të gjobiten. Ndërkohë ditën e djeshme qeveria ka publikuar...

    Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka fundo-sur anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Ky i fundit është marrë si i pandehur dhe është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet për falsifikim formulari, ku ka fshehur një masë disiplinore të marrë ndaj tij. Përmes një njoftimi...

    Masat anti-Covid, ja sa do gjobiten bizneset që nuk aplikojnë për pagë luftë, Greqia rishikim

    gjobave për shqiptarët

    Artistët sërish në protestë, peticion për të rindërtuar teatrin siç ishte, kritika e akuza ndaj qeverisë

    për shembjen e godinës

    SPAK fundos anëtarin e KPA, merret i pandehur

    dhe pezullohet nga detyra Luan Daci, fshehu masën

    disiplinore të marrë ndaj tij

    Meta nxjerr kokën, thërret në takim opozitën dhe tenton të marrë frenat e protestës, presion të hapur Bashës

    për të shkuar te mosbindja civile

    Faqe 10

    Brukseli i jep 4 muaj afat SPAK të nisë hetimet e arrestimet në nivele të larta, shtyhet për në

    vjeshtë raporti për reformat, vera sjell reprezalje

    Spartak Ngjela: Meta dhe Saliu kërkojnë revolucion kundër SHBA dhe jo ndaj Ramës,

    nuk duan të dorëzojnë pronat korruptive

    Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në vend. Pas dy ditësh në qetësi, me vetëm 2 dhe 1 të infektuar përkatësisht, në 24 orët e fundit kurba e të infektuarve ka pësuar sërish rritje...

    Ndërkohë që shtetet anëtare të Bashkimit Europian miratonin masa të ashpra karantinimi për të luftuar pandeminë me koronavirus, duke përfshirë edhe mbylljen e kufijve kombëtarë, mbylljen e shumë bizneseve...

    Faqe 3-5

    Faqe 8

    Faqe 2

    Faqe 8Faqe 11

    Faqe 7

    Nga Bardhyl BEJKO

    Menyja politike e Monikës, çizmet byrek,

    veshin kryeministror biftek!Nga Bashkim MINGA

    Shembja e Teatrit Kombëtar në vëmendjen

    e qytetarëve

    Faqe 9

    Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe autoritetet në vend kanë 4 muaj kohë të përgatiten për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Min-

    istrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ndezën dritën jeshile për negociatat, por Shqipërisë iu lanë një sërë detyrash për t’i përmbushur gjatë

    muajve në vijim. Në qershor Këshilli Europian pritet të diskutojë mbi ecurinë e reformave, por për shkak të situatës së pandemisë...

    SHBA kap mat politikën, kërkon sistem zgjedhor sipas modelit danez, Kim dhe ambasadorët e BE në zyrën e Edi Ramës

    PD-LSI mbështesin protestën, Basha pendohet për 17 majin, paralajmëron përshkallëzim të aksioneve kundër qeverisë

  • GAZETA SOT2 E Enjte 21 Maj 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Artistët sërish në protestë, peticion për të rindërtuar teatrin siç ishte, kritika e akuza

    ndaj qeverisë për shembjen e godinës

    Artistët nuk u japin fjalën Bashës dhe Kryemadhit: Duhet të flasin ata që japin zgjidhje

    Protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Mehdi Malkaj: Zëri jonë do të dëgjohet nga Vermoshi në Konispol

    Shembja e Teatrit Kombëtar nga Bashkia Tiranë ka nxjerrë ditën e djeshme sërish në protestë artistë dhe aktivistë të shoqërive civile. Kanë qenë të shumë emrat që kanë folur në podiumin e ngritur para Ministrisë së Brendshme, mes të cilëve edhe aktori i njohur dhe mjaft i dashur për qytetarët shqiptarë, Mehdi Malkaj. Gjatë fjalës së tij, ai ka ngritur peshë protestuesit. Malkaj ka recituar disa vargje të njohura të Naim Frashërit, “Ti Shqipëri më jep nder”. Malkaj shtoi se Teatri Kombëtar në qendër të Tiranës ishte teatri i vetëm që

    qytetarët kishin, duke theksuar se vendit po i rrezikohet demokracia. Por Malkaj nuk kurseu as “thumbat” për qeverinë, duke deklaruar se dronët janë shtuar më shumë se dallëndyshet. Sipas aktorit, zëri i tyre do të dëgjohet në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug. “Mos ua paçim kurrë këtë borxh. Teatri ishte i vetmi në Shqipëri. Kemi dhe teatro të tjerë, siç është Dur-rësi. Përshëndes teatrin Migjeni në Shkodër dhe Durrësin që po na mbështesin. Nëse kjo quhet demokraci! Ç’mund të themi për diktaturën? Më kuptuat? Unë do recitoj nga 4-5 vargje. Ju

    do më shoqëroni me një britmë që të dëgjohen nga Vikthuqi e Vermoshi e deri në Konispol: Ti Shqipëri me jep nder, me jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë e me zjarr. Në fund dua të them se këta dronët më duket sikur janë shtuar më shumë se dallëndyshet”, tha aktori Mehdi Malkaj gjatë fjalës së tij në po-diumin e ngritur para Ministrisë së Brendshme. Por në protestën e artistëve foli edhe drejtuesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Lëvizjen Vetëvendosje, Bojken Abazi, i cili u shpreh se sapo është liruar nga gjykata pas protestës.

    Abazi tha se lajmi më i mirë që ka marrë në paraburgim ishte se protesta e artistëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar vazhdon akoma. “Na arrestuan në flagrancë për protesta, por në fakt i kemi kapur ne ata në flagrancë. I kemi kapur në flagrancë duke kryer një krim institucional. Lajmi më i mirë që mora atje në paraburgim ishte se protesta ende vazhdon. Ne do ta vazhdojmë rezistencën. Kjo rezistencë nuk do të ndalet për asnjë çast”, tha drejtuesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Lëvizjen Vetëvendosje, Bojken Abazi.

    Elisjeda KIKO

    Artistët dhe aktivistët e shoqërisë civile dolën ditën e djeshme sërish në protestë para sheshit të Ministrisë së Brendshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Të mbështetur edhe nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, artistët u mblodhën në orëtn17:30, ku si risi e këtij tu-bimi ishte mbledhja e firmave për të rindërtuar teatrin ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte. Peticioni u firmos edhe nga kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe një sërë qytetarësh që ishin mbledhur në shesh për t’i mbështetur artistët. Mbledhja e firmave sipas regjisorit Robert Budina do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit. Por ndonëse nuk munguan kritikat ndaj qeverisë për shembjen e godinës, artistët edhe këtë herë nuk lejuan asnjë politikan që të fliste. Ishte regjisori Budina ai i cili u shpreh se për këtë çështje duhet të flasin vetëm ata që i japin zgjidhje kësaj çështje. "Në këtë platformë duhet të flasin vetëm ata që japin zgjidhje dhe jo vetëm ata që gjejnë probleme" tha ai.

    Ndalimi i punimevePor pas shembjes së godinës

    së teatrit artistët kanë depozituar në SPAK kallëzim penal për krye-bashkiakun Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë. Regjisori Budina tha se do të pengojnë me forcë projektin e bashkisë për një teatër të ri dhe si hap të parë të rezistencës së tyre, artistët do ndalojnë punimet në truallin e teatrit. “Kemi depozituar dy kallëzime në SPAK për kryetar-in dhe n/ kryetarin e bashkisë për korrupsion dhe tani për vrasje në tentativë dhe nuk kemi pasur asnjë reagim. Ne kërkojmë të dalë para drejtësisë porositësi i sulmeve, ekze-kutuesi, njësia që e kreu, institucioni që duhet ta mbronte, IM që e la të shkatërrohej, të gjithë drejtorët që vendosën firmën në një raport të pakryer asnjëherë. Inxhinierët që kanë firmosur pa qenë asnjëherë në godinë. Një hap i parë është ndalimi i çdo punimi në truallin e teatrit. Kërkesa nga ana e prokurorisë dhe shpallja për procedim penal për të

    përfshirët. Ne do të pengojmë me forcë në të kundërt projektin. Ju bëj thirrje ndërkombëtarëve të reago-jnë", tha Budina.

    Neritan Liçaj: Historia do dënojë kryeministrin

    Ndërsa aktori Neritan Liçaj tha se kjo protestë do të vendosë drejtësi për “shpirtin” e pushkatuar duke iu drejtuar shembjes së Tea-trit Kombëtar. Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të shohin përtej interesave të tyre dhe të mendojnë

    për të mirën e gjithë vendit, duke dalë për të luftuar për të drejtat e tyre dhe rrëzuar pushtetin e parasë dhe interesave të ngushta. Shem-bja e teatrit, tha Liçaj do të jetë njolla e historisë që do të dënojë kryeministrin. "Drejtësi për shpitin e pushkatuar. Do i bëja thirrje çdo shqiptari që të mos mendojë deri te pragu i shtëpisë së vet pasi aty fillon vota shqiptare. Të mos men-dojë ç'më duhet mua. Jo çdo gjë që ka të bëjë me këtë vend ka të bëjë

    Protesta për teatrin, Durrësi dhe Shkodra në mbështetje të artistëve

    Protesta e artistëve për shem-bjen e Teatrit Kombëtar ka gjetur mbështetje edhe nga qytetarët e tjerë në rrethe. Disa qytetarë të Shkodrës, në pamundësi për të lëvizur për shkak të pandemisë, kanë zgjedhur të mbështesin protestën e opozitës dhe Aleancës për Teatrin në Tiranë pranë Ministrisë së Brendshme, duke dalë në protestë para Teatrit Migjeni në Shkodër. Ajo që vihet re në këtë protestë është ruajtja e dis-tancës sociale dhe prania e maskave te qytetarët. Me pankarta në duar dhe me mesazhe të shumta si "Unë jam teatri", "Jo diktaturës", "Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit” ka qenë mënyra se si këta qytetarë kanë zgjedhur të protestojnë kundër aktit të shembjes së Teatrit Kombëtar, duke iu bashkuar protestuesve në Tiranë. Por edhe të rinjtë e FRPD-së në Durrës kanë dalë në mbështetje të protestuesve në Tiranë.

    “Europa Nostra”: Ne nuk ofrojmë financime,

    por ekspertizëOrganizata Europa Nostra ka

    hedhur dje poshtë deklaratat se kjo organizatë kishte dalë e gatshme të ndërtonte teatrin duke ndihmuar me financime. Në një intervistë televizive, sekretarja e përgjithshme e Europa Nostra, ka sqaruar se, organizata ka dalë e gatshme për ekspertizë, por jo për financime. “Shumë faleminderit që e bëtë këtë pyetje. Sepse e kam dëgjuar shumë mirë që ka pasur thashetheme dhe gjithashtu edhe lajme të rreme që po qarkullojnë pas shembjes brutale të teatrit. Europa Nostra kurrë nuk ka ofruar apo ka vendo-sur para në tryezë, sepse ajo nuk është një organizatë financuese. Ne po ofrojmë ekspertizën tonë, po ofrojmë të vijmë e të flasim me të gjitha palët e përfshira, shoqërinë civile dhe ekspertët për të gjetur sëbashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për projekte të tjera zhvillimi që po diskutohen për Tiranën”, tha Europa Nostra.

    me këdo prej nesh, është e ardhm-ja, ajo që ne do të mbjellim. Përtej interesave të vogla, janë disa më të mëdha të vlefshme për të gjithë ne. Ka diçka tjetër përtej parasë dhe pushtetit, ajo se çfarë ti i jep vendit tënd dhe ajo nuk harrohet. Ajo çfarë bëjmë në jetë mbetët si jehonë dhe përjetësi nëse është e bukur dhe jo hakmarrja personale si ajo që bëri kryeministri dhe historia do e dënojë. Arroganca e pushtetit du-het të japë llogari për qytetarët. Të vijnë e të na shohin në sy po patën kurajë, po se bëjnë dot. Kjo është demokracia e vërtetë", tha Liçaj. Pas rreth 2 orësh, protesta e thirrur nga Aleanca për Teatrin u mbyll paqësisht dhe pa asnjë incident. Në fjalën e tij përmbyllëse, Robert Budina tha se çështja e teatrit do të ndiqet në mënyrë institucionale dhe me qytetari. Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve në këtë çështje që nga dita e sotme në orën 11:00 të paraqiten para SPAK për t'i bërë presion për të nisur hetimet për Teatrin Kombëtar.

    "Kemi ndenjur 2 vite e 3 muaj për teatrin, imagji-noni për demokracinë. Sot për të rikthyer teatrin sikur ka qenë kemi hapur një peticion që mund ta firmosni këtu, që do të shpërndahet nëpër Shqipëri “E dua Teatrin aty ku ishte, siç ishte”. Kryeministri tha unë kam votat dhe bëj ç’të dua. Kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist mbi artistët dhe aktivistët,

    qytetarët. Kemi të gjitha pamjet kur tërhiqen zvarrë intelektualët sepse donin të mbronin teatrin. Ne nuk do të tërhiqemi se jemi kockë e fortë. Ia treguam 2 vite dhe 3 muaj, e çuam në dëshpërim total. Ai e shembi për të na thënë se është i fuqishëm dhe nëse ne nuk rikthejmë tempullin e qytetarisë nuk do ta fitojmë kurrë betejën”, tha regjisori Robert Budina.

    NUK TËRHIQEMI, TË ZBARDHET SULMI TERRORISTBUDINA:

    “Faktori ndërkombëtar po rea-gon me shpejtësi skëterrë çfarë po ndodh dhe motoja jonë nuk është ik, por eja. Ne kemi nevojë për të gjithë për të fituar këtë betejë. I kërkova policisë që të vendoste vajzat përpa-ra, se ne nuk jemi njerëzit e dhunës. Të nderuar qytetarë. Është rastësi që nuk kemi viktima nga ky akt terror-

    ist. Disa aktivistë u mbajtën në qeli për 72 orë, të tjerë u lanë në arrest shtëpie, asnjë procedim për forcat e policisë. Këtu drejtësia ka marrë fund. Kontrata me shtetin është thy-er. Nëse nuk ka reagim nga drejtësia e re qytetarët legjitimohen të mbro-jnë veten dhe pasurinë e tyre me të gjitha format”, tha Robert Budina.

    ARTISTËT KËRKOJNË REAGIMIN E FAKTORIT NDËRKOMBËTAR

  • .............GAZETA SOT E Enjte 21 Maj 2020 3

    p o l i t i k e www.sot.com.alRama reagon për protestën: Basha e Berisha donin të bënin

    qendër tregtare te Teatri Kombëtar, kishin gati projektinKryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje

    opozitës, e cila po proteston në shesh për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke iu bashkuar artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Rama duke iu referuar opozitës dhe daljes së tyre në protestë, është shprehur se opozita gjeti shesh për të bërë përshesh. Ai përmendi edhe kauzat e tjera të shoqërisë civile ku opozita ka ndërhyrë, sikurse janë Astiri, Parku i Lojërave etj. “Nuk shoh lidhje mes të dyjave, por ka lidhje, sepse opozita nuk ka treguar ndonjë vullnet për ta kryer reformën zgjedhore sepse tashmë ka vite që presim që ajo të thotë atë që ka për të thënë dhe ta mbarojmë

    këtë punë, por tek trualli ku është spostuar sot ka parë një shesh për të bërë përshesh pasi u ezaurua përsheshi i Astirit, Pazarit të Ri, Parkut të Lojërave”, theksoi Rama. Më tej, kryeministri Rama, sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar, u shpreh dhe sqaroi se nuk është kusht i ndërkombëtarëve dhe shtoi se nuk ka lidhje me reformën zgjedhore. Ai theksoi se OSBE-ODIHR nuk ka dhënë mendim as për shembjen dhe as për ndërtimin e teatrit. Gjatë intervistës për Euronews, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as akuzat për paraardhësin e tij, Sali Berisha dhe liderin aktual të opozitës, duke thënë se kanë pasur si synim që ta kthenin

    vendin ku ndodhej Teatri Kombëtar në qendër tregtare. Kryeministri tha se, kjo provohet nga fakti se qeveria “Berisha” investoi 6 milionë euro për të kthyer Piramidën në Teatër Kombëtar. “Pse atje? Sepse atje është trualli më i mirë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Sepse Sali Berisha dhe Lulzim Basha, kur ishin në qeveri, donin ta shemb-nin dhe donin ta bënin tek Piramida. Atje ku është trualli i teatrit donin të bënin një “plazza shoping”. Këtë nuk e them bazuar në ndonjë fantazi, por e them mbi faktin se u investuan 6 milionë euro tek Piramida, në mënyrën më absurde për të bërë atje Teatrin Kombëtar, pasi nuk mund të ndodhet kurrë

    pasi nuk ka asnjë kusht ajo hapësirë për të ndër-tuar teatër. Ajo që lan pas ishte se morën me vete të gjitha pllakat e mermerit të Piramidës dhe nuk e di se ku i çuan, mbase për vila, mbase për banjo, mbase për pllaka përkujtimore, por i morën. Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investitorësh gjermanë me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje. Kjo ka bekimin e kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri”, ka shtuar kryeministri.

    PD-LSI mbështesin protestën, Basha pendohet për 17 majin, paralajmëron përshkallëzim të aksioneve për zgjedhje të parakohshme

    Basha pas protestës: Pakti i 3 viteve më parë tregoi se më këtë qeveri s’ka zgjedhje të lira

    Rigels SELIMAN

    Ashtu siç ishte paralajmëru-ar, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për In-tegrim dhe partitë e tjera të frontit opozitar kanë mbështetur protestën e djeshme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Protesta u zhvillua e qetë dhe zgjati rreth 2 orë, ndërsa qytetarët, artistët, madje edhe politikanët firmosën një peticion për të ndërtuar teatrin aty ku ishte e siç ishte. Në protestë të pran-ishëm ishin kryedemokrati Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët të kë-tyre dy forcave politike, ndërkohë që ra në sy mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke folur për mediat pak pas mbarimit të protestës së dytë kundër prishjes së teatrit, zoti Basha shprehu pendesë për paktin e fir-mosur mes tij dhe kryeministrit Edi Rama 3 vite më parë, ndërsa theksoi se 17 maji tregoi se me këtë qeveri, sipas tij, Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Opozita ka një qëllim, t’u japë fund kushteve ku padrejtësia shtyp qytet-arët. Kjo padrejtësi e ka një emër dhe ky është Edi Rama. Sot kemi bash-kuar forcat në një projekt ndryshimi me gjithë shqiptarët, që merr jetë me votën e shqiptarëve. Ndryshimi në Shqipëri është i paevitueshëm. Edi Rama është investuar që të ndalë rrugën europiane të Shqipërisë, është investuar të ndalë zgjedhje të lira dhe të ndershme, këtë e vërtetoi me 17 maj, ku dhunoi të drejtat e qytetarëve. Dhe kjo i jep betejës tonë 3-vjeçare një apel kombëtar dhe ndërkombëtar”, deklaroi ai.

    Basha paralajmëron përshkallëzim të aksioneve Por megjithëse zgjedhjet par-

    lamentare janë tek dera, pasi na ndan vetëm një vit nga mbajtja e tyre, opozita e sidomos Partia Demokratike nuk i ka prerë shpre-sat për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Gjatë fjalës së tij të shkurtër para mediave në mbyllje të protestës së artistëve, kryedemokrati Lulzim Basha para-lajmëroi përshkallëzim të aksioneve kundër qeverisë për zgjedhje të parakohshme. “Në ditët në vazh-

    Berisha thirrje shqiptarëve para protestës:

    Ta rrëzojmë qeverinëAleanca për Mbrojtjen e Teatrit e

    mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar ditën e djeshme pro-testën e radhës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Pak minuta para se të startonte tubimi në orën 17:30, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar përmes një postimi në “Face-book” që shqiptarët të dalin të gjithë në shesh kundër politikave të ndjekura nga kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka bërë përgjegjës këtë të fundit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Sipas tij, kryeministri Rama ka insta-luar diktaturën dhe shtetin policor në vend, kështu që vetëm revoltat mund ta rrëzojnë atë nga pushteti. “Shqiptarët sot në ora 17:30 të gjithë në këmbë! Kundër Edvinit, vandaliz-min e të cilit Europa e krahasoi me atë të Adolf Hitlerit dhe Enver Hoxhës! Ta shporrim ta shporrim narkodiktatori”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

    Salianji: Opozita nuk do lejojë ndërtimin

    e teatrit të riIsh-deputeti i PD, Ervin Salianji

    siguroi dje qytetarët shqiptarë se opozita nuk do të lejojë ndërtimin e godinës së re të teatrit nga Bashkia e Tiranës. Nga protesta e djeshme e artistëve, Salianji deklaroi dje para mediave se prishja e teatrit nga qeveria dhe bashkia janë ilegjitime. “Reforma zgjedhore është shumë e vonuar duhet të ishte kryer, ne kemi bërë propozime konkrete dhe reale dhe mund të merrnim përgjigje edhe ishte situata e COVID-it, këto janë letra kot, vijnë nga një person i përfshirë në krim zgjedhor. Ka mungesë vullneti nga shumica. Ne po mbështesim aleancën për teatrin për një kauzë që nuk ka shteruar ende, do ta mbajmë vëmendjen në këtë dimension. Nuk ka asnjë mundësi që të ketë një ndërtim të asaj godine, që ditët e qeverisë janë në fund të saj. I keni parë edhe kullat anembanë Tiranës janë me miratim të këshillit të territorit”, deklaroi Salianji.

    dim opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm që qëllimi ynë për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës të realizohet një orë e më parë dhe tu

    mundësojmë atyre që t’i drejtohen kutive të votimit për të shporrur një qeveri uzurpatore. Ky kriminel ordiner që e vërtetoi me krimin e 17 majit, që do të përpiqemi të jetë krimi i fundit i babëzisë dhe kor-rupsionit”, u shpreh ai. Por kërkimi i zgjedhjeve të parakohshme në këtë kohë, tregon edhe njëherë atë që gazeta ka deklaruara se situatën brenda opozitës po e merr nën kon-troll ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

    Reforma zgjedhoreI pyetur nëse opozita do të rik-

    thehet që të përfundonte punën për reformën zgjedhore, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Ba-sha u kujdes që ta kalonte fajin tek socialistët, ndërsa theksoi se tryeza ishte përgjegjësi e mazhorancës. Madje, kryedemokrati Basha shtoi

    se opozita nuk kishte më besim për t’u rikthyer dhe për të gjetur një dakordësi me sistemin që pritet të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme. “Ne treguam vullnet për reformën zgjedhore sepse donim zgjedhje sa më shpejt. Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin për këtë proces. Ne nuk mund të jemi fasadë. Përgjegjësia është e Edi Ramës për këtë”, nënvizoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Ba-sha. Kujtojmë që, bojkoti i opozitës jashtëparlamentare si një shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ka kushtëzuar punimet duke ndërprerë reformën zgjed-hore, ndërsa më herët dy anëtarët e Këshillit Politik, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri u shprehën se ftojnë opozitën në tryezë dhe se pa të nuk do bëjnë asnjë diskutim.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi ditën e djeshme se opozita ka treguar vullnet për reformën zgjedhore, ndërsa theksoi se është pro listave të hapura dhe për ndryshim sistemi. “Nuk kam parë asnjë sistem amerikan për reformën zgjedhore. Ne do jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi.

    Për mazhoritar të pastër. Për kufizim të mandateve të deputetëve, të kryeministrit. Por asgjë s’do të ketë kuptim që në krye të jetë kjo qeveri hajdute”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi ditën e djeshme, pas përfundimit të protestës së dytë që organizoi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

    Jam pro listave të hapura e për ndryshim sistemiBASHA:

    1. Prishja e Teatrit Kombëtar ilegjitim

    2. Reformën zgjedhore nuk e do mazhoranca

    3. Përmes paktit të 17 majit minoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme

    4. Opozita nuk heq dorë nga qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme

    mesazhet e kreut të PD për Ramën

    4

  • GAZETA SOT4 E Enjte 21 Maj 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Spartak Ngjela: Meta dhe Saliu kërkojnë revolucion kundër SHBA dhe jo ndaj Ramës,

    nuk duan të dorëzojnë pronat korruptive

    Avokati: Ambasadorja Kim e ka kuptuar lojën e Metës dhe Berishës

    Balla shpërthen ndaj opozitës: PD nuk e do reformën zgjedhore, por nuk e mban dot peng, duhet të gjejmë dakordësinë

    Partia Socialiste ka nisur dje kritikat ndaj opozitës për reformën zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka dhënë dje një deklaratë për mediat, ku mes të tjerash është ndalur edhe tek reforma zgjedhore. Sipas Ballës, Partia Demokratike me bojkotin që po i bën tryezës së reformës zgjedhore, nuk e do këtë reformë, ndërsa ka theksuar se opozita nuk e mban dot peng këtë reformë. Më tej, i pyetur se si do të veprojë mazhoranca nëse opozita do të vijojë të bojkotojë tryezën, Balla u shpreh se, shpreson që çështjet komunale të mos afekto-jnë qasjen institucionale të opozitës. “Unë kam

    shpresë që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse për hallin dhe turpin e vet kushtëzon ndërtimin e një teatri me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, kur bëhet fjalë për reformën zgjedhore. Edhe pse u largua nga Parlamenti me dëshirën tonë ne krijuam një instrument për ta përfshirë. Për Shqipërinë që në 2020 fillon bisedimet për anëtarësim duhet të jetë vetëdije politike që ne duhet që këtë vit dhe brenda qershorit të kemi miratuar rekomandimet e OSBE-së. Këtë nuk mund ta marrë peng askush dhe ato do i miratojmë”, u shpreh Balla. Më tej, kreu i Grupit Parlamentar të PS, u pyet dhe në

    lidhje me propozimin që është dhënë për sistemin danez. Balla u shpreh se nuk komenton deklarata e ambasadave, pasi e konsideron këtë çështje që duhet të zgjidhet mes palëve, ku këto të fundit duhet të gjejnë dakordësinë. “Nuk komentoj deklaratat e ambasadave sepse nuk mendoj se kjo çështje duhet të jetë çështje e propozimeve që vijnë nga miqtë, palët duhet të gjejnë dakordësinë, prandaj shumica prej shumë kohësh ka krijuar të gjitha instrumentet edhe me hulumtimin e hapësirave për ta ndrysh-uar sistemin zgjedhor. Lidhur me depolitizimin e komisioneve zgjedhore është një hap i madh, jemi i vetmi vend me komisione me përfaqësim politik,

    është metodë staliniste. Këta nuk deshën reformën në drejtësi, nuk duan as reformën zgjedhore”, u shpreh ndër të tjera Taulant Balla. Mes të tjerash ai komentoi edhe çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh se kjo çështje ka 20 vite që diskutohet. “Çdo lloj debati duhet brenda institucioneve, debati i bën mirë sqarimit të kësaj çështje. Çështja e teatrit ka 20 vite që diskutohet dhe ne jemi në fund të punës për t'i dhuruar Tiranës një teatër sikur i ka hije. Ata qajnë ditën dhe qeshin natën sikur ju dhemb shpirti. Ish-godina e teatrit, ju bëj një apel që të themi ish-godina e teatrit nuk i bënte nder aspak kryeqytetit”, deklaroi Taulant Balla.

    Rigels SELIMAN

    Avokat Spartak Ngjela ka zbuluar dje se çfarë fshihet pas thirrjeve të presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeminis-trit Sali Berisha për revolucion kundër qeverisë. Ditët e fundit presidenti Meta ka rinisur sulmet e akuzat ndaj kryem-inistrit Edi Rama, duke e bërë këtë të fundit fajtor për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që, nga ana tjetër edhe ish-kryeministri vijon sulmet ndaj qeverisë, ku sëbashku me kreun e shtetit kanë kërkuar nga qytetarët që t’i përg-jigjen arrogancës së qeverisë me dhunë. Por përmes një statusi në rrjetet sociale, avokat Ngjela ka shprehur bindjen se Meta dhe Berisha kërkojnë revolucion dhe revolta jo kundër ekzekutivit, por ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Kur historia individuale e pushtetarëve të rrezikuar nga ndëshkimi penal, nga frika, vjen dhe hyn në një kome-di qesharake, individët abuzues me pushtetin politik sillen si fëmijë, sepse e mendojnë kryengritjen popullore si një luftë fëmijësh. Kjo është arsyeja që edhe Sali ziu ndërkohë po kërkon revolucion. Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: Me kë do ta bëjë ky këtë revolucion apo kryengritje? Dhe përgjigjja është vetëm një: Me Lulzim Bashën. Kurse, pyetja tjetër që vjen menjëherë pas kësaj është: Kundër kujt kërkon Saliu që të bëhet revolucioni apo kryengritja - kundër qeverisë dhe mazhorancës socialiste? Jo, nuk e ka me ta. Prandaj ne nuk mund të tregohemi naivë: as Meta dhe as Saliu nuk e kanë me Ramën inatin që i shtyn për të iniciuar një kryengritje, por e kanë me Amerikën. Dhe, pikërisht për këtë, prandaj janë edhe qesharakë”, deklaroi ai. Ndërkohë, avokat Ngjela ka theksuar se edhe ambasadorja e Shteteve të Bash-kuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e ka kuptuar strategjinë e ish-kryemi-nistrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Sipas tij, Meta dhe Berisha nuk e kanë urrejtje kundër shembjes së teatrit, por kundër politikave të SHBA. “Meta dhe Berisha duan kryengritje me "shkak historik" prishjen që iu bë nga qeveria godinës së Teatrit Kombëtar, kurse ambasadorja amerikane, që e di se këta nuk e kanë mllefin me godinën e prishur të Teatrit Kombëtar, por më poli-tikën amerikane, as që i pyet fare këta

    Vasili: Rama dhe shpura e tij nuk do

    i shpëtojnë drejtësisëNënkryetari i LSI, Petrit Vasili

    në një deklaratë për mediat u shpreh dje se hapësira e Teatrit Kombëtar është shpallur zonë e mbrojtur që në vitin 2000, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama se ky i fundit dhe shpura e tij nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë kur opozita të vijë në pushtet. “Do të përgjigjen edhe të gjithë ata civilë të paidentifikuar që kanë ngritur grushtin dhe kanë bërë të fortin në mes të sheshit, sepse i mbron Rama. Por edhe të gjithë ata policë mercenarë që nuk kanë numër identifikimi. Për fat fytyrat e tyre janë të evidentuara, të fiksuara tashmë, ndaj kjo listë e plotë me emra dhe mbiemra dhe vënë në veprim nga kryeministri Rama secili prej tyre mori përsipër këtë përgjegjësi të thyerjes së ligjit në emër të aferës mafioze, kriminale të Edi Ramës, atëherë le të marrin të gjithë përgjegjësi nga më i pari tek më i fundit”, deklaroi Vasili.

    Procesi i vetingut, Avokati i Popullit: Mund të zvarritet

    Duke llogaritur ritmet e deritan-ishme të veting-ut të gjyqtarëve e prokurorëve, Avokati i Popullit ngre alarmin se procesi mund të zvarritet edhe me thuajse gjashtë vite të tjerë gjë që vë pikëpyetje të forta mbi cilësinë e drejtësisë që do marrin shqiptarët vitet në vijim. Avokati i Popullit ka anali-zuar rezultatet e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të veting-ut, deri në fund të vitit të shkuar. KPK është ngritur si institucion dhe ka marrë funksionet e tij zyrtarisht në Qershor 2017, pra përreth 2 vite e gjysëm, dhe gjendet në mes të mandatit të tij zyrtar, çka do të thotë se duhet të ishin rivlerësuar rreth 400 subjekte rivlerësimi deri në këto momente, por numri real i të rivlerësuarve është 220, pra mjaft larg këtij numrit që duhet të ishte trajtuar proporcionalisht. Në rastin më të mire, thekson Avokati i Popullit në analizë, dhe nëse mendojmë në mënyrë hipo-tetike se dhe për vitet në vazhdim do të ecet me këto ritme.

    “Ilir Meta mavria po pret me ankth kryengritjen antiamerikane të Saliut. Ndërsa, vetë Saliu, nuk e ka ende në formë "heroin prijës të kryengritjes", sepse Lulzim Basha kuptohet që nuk mund të angazhohet në një kryengritje antiamerikane, ngaqë ai e njeh mirë kërcënimin amerikan. Pse, kot doli dje ambasadorja amerikane Yuri Kim? Sigurisht, ajo doli për të treguar

    se politika amerikane nuk i ha as dokrrat e Saliut dhe as dokrrat e Metës, prandaj iu kërcënua të dyve me vijimin e shpejtë të reformës antikorrupsion në drejtësi. Por sot, na duhet të shohim sesi do të sillen Lulzim Basha dhe militantët e Partisë Demokratike në tubimin e thirrur nga Aleanca për Teatrin, që nis në orën 17:30”, deklaroi dje avokat Spartak Ngjela.

    AVOKATI: SHBA NUK E HA PRESIONIN E METËS DHE BERISHËS

    Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh dy ditë më parë në rrjetet sociale se tani që pandemia u mposht në Shqipëri, reforma në drejtësi duhet të vijojë shumë fort. Sipas Ngjelës, korrupsioni i lartë politik në Tiranë po kërkon destabilizim të situatës. “Duhet ta tregojmë hapur se edhe korrupsioni i lartë politik në Kosovë paguhet nga Beogradi, por edhe korrupsioni i lartë

    politik në Shqipëri është e provuar se paguhet edhe nga Beogradi, por edhe nga Athina. Pikërisht për këtë arsye, duhet që politika amerikane t’i shpejtojë punët. Korrupsioni i lartë politik në Tiranë, po kërkon desta-bilizim të situatës. Si në kohën e çadrës së Saliut para tre vjetësh. Tani bëjnë gjoja sikur po qajnë për teatrin. Është për të qeshur, por është fakt”, nënvizoi Ngjela.

    NGJELA PLAS “BOMBËN”: JA KUSH PO KËRKON NË TIRANË DESTABILIZIM

    mjeranë. Pikërisht për këtë, ajo shkoi dje te kryeministri Rama, pa thënë asgjë për teatrin, dhe më pas, vetë iu drejtua shefes së vetingut që zhvillohet kundrejt gjyqtarëve të korruptuar, duke kërkuar prej saj shpejtësi”, u shpreh ai.

    Nuk duan të dorëzojnë pronat korruptive

    Por në analizën e tij në rrjetet so-ciale, avokat Spartak Ngjela ka zbuluar edhe arsyen se përse presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë ndezur llambën e alarmit. Sipas

    tij, dyshja Meta-Berisha kërkojnë revol-ta dhe revolucion kundër qeverisë, pasi nuk duan të dorëzojnë pronat, të cilat i kanë përfituar në mënyrë korruptive. “Korrupsioni i lartë në Shqipëri po lufton me çdo mjet të shpëtojë gjënë e vjedhur. Që të gjithë të korruptuarit e nivelit të lartë politik në Shqipëri sot janë në hall: ata nuk duan të dorëzo-jnë pronën e paligjshme që zotërojnë, dhe paratë korruptive që kanë vënë si pushtetarë ose ish-pushtetarë të korruptuar, qofshin këta të majtë apo

    të djathtë. Por, ndërkohë kryeministri i majtë Rama, po duket se e ka marrë përsipër hallin e tij dhe nuk i ka thënë dot politikës amerikane: "Shko në Korenë e Veriut", ashtu siç i tha Meta para do kohësh dhe që tani ky po vjen vërdallë me një numër aktorësh me të cilët mendon se mund të destabilizojë Shqipërinë. Aktorët ndoshta kanë të drejtën e tyre për konceptin e kulturës historike në Shqipëri; por Meta e Ber-isha, çfarë kërkojnë”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.

  • .............GAZETA SOT E Enjte 21 Maj 2020 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Meta nxjerr kokën, thërret në takim opozitën dhe tenton të marrë frenat e protestës, presion të

    hapur Bashës për të shkuar te mosbindja civile

    Presidenti takim sot në Pallatin e Brigadave me opozitën e bashkuar

    Meta i kthehet avazit, sulmon SHBA-BE për reformën në drejtësi, gati të zbresë në shesh për të firmosur peticionin e artistëve

    Presidenti Ilir Meta rikthehet në identitet. Pasi tentoi të arrinte pazare me qeverinë duke përfituar nga situata e pandemisë, kreu i shtetit e ka lënë pas retorikën e butë dhe ka rifilluar sulmet. Dje ai doli në një intervistë televizive, ku sulmoi qeverinë, por nuk ndali as goditjet ndaj ndërkombëtarëve. Meta u rikthye te reforma në drejtësi dhe sulmoi SHB-BE duke thënë se ndihmuan qeverinë të kapë reformën. “Reforma në drejtësi nisi si një arsye madhore për të rreg-ulluar sistemin e drejtësisë dhe tani kemi vetëm Ramaformë. Sot ajo reformë u devijua dhe këtu kanë përgjegjësi edhe faktori ndërkombëtar me

    disa ambasadorë në Shqipëri. Ndërkombëtarët ndihmuan Ramën në kapjen e reformës. Tani po e shohin shqiptarët se çfarë ka ndodhur. I vetmi person që punoi për të parandaluar këtë situatë kam qenë unë, si president, por dhe si kryetar i Parlamentit. I vetmi që ka kërkuar bashkëpunim përpara se të ndodhnin zhvillimet negative ka qenë Ilir Meta. Unë bëj përgjegjës gjithë faktorët e tjerë, por në radhë të parë mazhorancën, për këtë paralizë që ka ndodhur mund të thuhet se është një grusht shteti dhe nëse këtë e thosha unë, tani e thotë dhe gazeta “Der Standard” dhe media europiane që e kanë kuptuar situatën e

    paligjshmërisë. Ajo që ka ndodhur me teatrin është pikërisht shembulli më bindës për secilin që ka një kulturë perëndimore për funksionimin e shteti të së drejtës”, tha ai. Presidenti e cilësoi aksionin për shembjen e teatrit antiligjor dhe antikushtetues. Ai ka vijuar me deklaratat se shembja e teatrit është e paamnistueshme. “Kjo e bën të paamnistueshme për arsye se është e qëllimshme si ide e qartë e programuar për gati 20 vite. Përpjekja për të ribërë historinë duke e shuar historinë e gjeneratave të mëparshme, dhe gjeneratave të reja e është një përpjekje arbitrare dhe shkombëtarizuese për të zhveshur një komb

    dhe brezat që vijnë nga historia dhe krenaria për identitetin kombëtar. Për të krijuar një bashkësi njerëzish pa identitete. Një bashkësi që mendon vetëm çfarë do të hajë sot, të pijë sot, pra për një qenie të momentit për materializëm dhe kurrsesi për një bashkësi që lidhet nga një identitetin kombëtar dhe kjo është shumë e rrezikshme për të kohë globalizimi, pasi i rrezikon të ardhmen e vendit”, tha Meta. Po ashtu ai paralajmëroi se pritet të zbresë në shesh në mbrojtje të teatrit. Presidenti vlerësoi peticionin e nisur që teatri të ndërtohet siç ishte ndërsa u shpreh se shumë shpejt do e firmosë dhe vetë.

    Kliti TOPALLI

    Presidenti Ilir Meta ka dalë hapur se fshihet ai pas rikthimit të tensioneve në vend. Gazeta e tha të hënën se shembja e teatrit ishte një skemë e planifikuar që opozita, Meta e Berisha të gjenin kauzën e re për të nisur revoltat dhe protestat kundër qeverisë. Dje një gjë e tillë është vërtetuar plotësisht, pasi ka dalë në skenë Presidenti i Republikës. Ditët e fundit Meta është mjaftuar vetëm me reagime në rrjetet sociale, por dje është vënë në lëvizje, pasi u ka dërguar një ftesë të gjithë krerëve të partive opozitare, për një takim në Pallatin e Brigadave. Pra Meta ka thirrur Bashën, gruan e tij, Mediun, Shehin, Dukën, Dulen, Idrizin, etj, për të diskutuar mbi situatën politike, nisjen e protestave dhe shembjen teatrit. Thirrja e takimit nga ana e Metës është një sinjal i qartë se presidenti tani do të marrë situatën në kontroll. Kështu ndodhi edhe para se të zbriste në shesh Meta, kështu po ndodh dhe tani. Presidenti ka dhënë sinjalin e parë se po tenton të marrë sërish frenat e opozitës dhe të udhëheqë ai skenarët e protestave. Basha ja u ka lënë në dorë artistëve, por duket se kjo nuk po mbështetet nga Meta, Berisha e Kryemadhi. Një burim shumë i sigurt i gazetës bëri me dije se në takimet që ka pasur Basha me aleatët Kryemadhi e Berisha kanë kërkuar mosbindje civile dhe e shohin si mundësi të artë për të rrëzuar Ramën. Basha nga ana e tij u ka dhënë udhëzim degëve që e kanë ata në dorë për pjesëmarrjen në protesta. Edhe dje gazeta tha se Basha thjesht po mbështet artistët, por jo se po organizon tubime. Nëse shihet retorika e Bashës, Berishës e Metës duket qartë se kemi një ndarje. 3 të fundit duan kaos e dhunë. I pari ishte Berisha. Në protestën e së hënës ai deklaroi se duhet të shkohet te çdo formë e mosbindjes civile. Të martën ishte Monika Kryemadhi që në rrjetet sociale kërkoi të njëjtën gjë. Dje Meta ka bërë dy reagime në rrjetet sociale, ku në një farë mënyre kërkonte rezistencë përballë qeverisë. Pra presidenti e nxori kokën dje se po punon në prapaskenë për të rinisur përplasjet politike dhe për të futur në kaos vendin.

    Meta thirrje e sulmePresidenti Meta ka sulmuar dje

    ashpër qeverinë dhe ka treguar se

    Erion Veliaj: S’do preket asnjë centimetër

    i truallit të teatritKreu i Bashkisë së Tiranës, Erion

    Veliaj ka deklaruar dje se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me kredi dhe poshtë godinës do të ketë parkim. Sakaq, në një intervistë televizive Veliaj tha se, do të ketë garë për zbatimin e projektit ndërsa koncepti do të jetë ai i paraqitur nga arkitekti i njohur danez, Bjarke Ingels. “Projekti i teatrit është i Bjarke Ingels, që është arkitekti më i mirë në botë. Do të ketë garë, interesi i bashkisë është që ta bëjë me cilësinë më të lartë dhe me koston më të ulët. Nëntokë duam të bëjmë një parkim të madh, pasi kemi shumë ministri dhe institucione. Qytetarët mund të lënë makinat dhe të shijojnë qytetin. Për të gjitha këto do të marrim 3-4 muaj kohë dhe pastaj do të bëjmë garën”, deklaroi Veliaj. Vlera paraprake e ndërtimit të Teatrit Kom-bëtar, mendohet të arrijë në 30 milionë euro. Veliaj tha se deri tani janë ofruar 17 banka dhe do të zgjidhet njëra prej të cilave do të kërkojë nisjen e pagesës në vitin 2025.

    Auron Tare: Prezenca e opozitës

    komprometon protestënAnëtari i Këshillit Shkencor të

    UNESCO-s, Auron Tare ka deklaru-ar dje se do të kishte marrë pjesë në protestë, por prezenca e opozitës e ka bërë që të stepet. Sakaq, ai shpre-het se shumë njerëz të tjerë ndajnë të njëjtin mendim me të. Sakaq ai thekson se PD dhe LSI kanë qenë në vendin e qeverisë dhe nuk kanë bërë ndonjë gjë për artin. “Unë nuk do të shkoj në protestë, sepse kam parë që çështja e teatrit është bërë thellësisht politike. Njerëz pa kauz. Kjo ja heq vlerën debatit. Sepse po të shikosh, të dy liderët e opozitës kanë qenë 10 vite në pushtet, nuk kanë bërë asgjë për teatrin, as për aktorët, as për godinën, nuk kanë bërë asgjë fare. Pardje nuk e patë si u rrahën ata njerëzit atje. Edhe shumë njerëz që unë njoh, njerëz të mirë, e donin teatrin dhe e duan, që jam i sigurtë që do të dilnin atje”, u shpreh Auron Tare.

    mbështet protestat e artistëve kundër qeverisë. Ndonëse është mundur të qëndrojë në hije ditët e fundit, kreu i shtetit e ekspozoi veten dje dhe mori sërish në dorë “shpatën e Skënderbeut” për të zbritur në shesh. “Kjo dhunë ka

    vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetarë dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri

    Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka treguar hapur planet e saj, Metës dhe Berishës për të çuar në zgrip vendin. Gazeta e tha se shembja e teatrit u lejua nga shefja e LSI, e cila nuk ishte te godina kur nisi prishja. Për demokratët largimi i saj ishte i qëllimshëm që teatri të pr-ishej. Dyshimet janë se LSI e shfrytëzoi këtë për të gjetur alibinë e protestave, duke e ditur se nëse priten zgjedhjet e ardhshme mund të shkojë drejt shkrirjes. Meta e Berisha

    po punojnë në prapaskenë që të ketë mosbindje civile dhe Kryemadhi dje e ka vulosur këtë plan. Kryetarja e LSI-së ka postuar një shprehje të Mahatma Gandhit, që mosbind-ja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar: "Mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. Dhe një qytetar që pajtohet me një shtet të tillë, bëhet pjesë e korrupsionit dhe paligjshmërisë së tij".

    JA THIRRJET E KRYEMADHIT PËR MOSBINDJE CIVILE

    për Shqipërinë europiane”, deklaroi Meta në një status në rrjetet sociale. Presidenti reagoi edhe sa i takon ar-restimeve në radhët e protestuesve. Dje u mbajt seanca për masën e sigurisë për 7 të arrestuarit, ku Meta nuk ndali sulmet e kërcënimet. “Të gjitha arres-timet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm politike. Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020”, deklaroi ai. Mbetet të shihet se çfarë do të prodhojë takimi i sotëm në Pallatin e Brigadave, por sipas informacioneve, Meta pritet të ushtrojë presion që opozita të marrë në dorë protestat dhe të luftojë fort përballë mazhorancës. Sinjalet u dhanë që dje, pasi Basha në protestë tha se do dalë me strategji të re për të mos vonuar zgjedhjet e parakohshme.

    Të hënën ishte ish-kryeministri Berisha ai që deklaroi se duhet të shkohet te mosbindja civile. Gjatë protestë së artistëve ai tha se ka ard-hur koha për rrëzimin e Ramës. Fakti që Kryemadhi dhe Berisha janë në të njëjtën linjë tregon se Berisha-Meta po punojnë në prapaskenë për të shkaktuar trazira. “Sot narko-dik-tatori meriton Lanën, jo zyrën, pasi është pushtues, ai meriton të hidhet në Lanë, aty e ka vendin. Sot përveç Zotit dhe guximit të tyre nuk kanë

    asnjë mbrojtje tjetër. Skena të tilla kam parë vetëm në 1990. Le ta nisim këtë betejë. Duhet të bashkohemi të gjithë. Ftoj çdo shqiptar të bashkohet. Një socialist më thoshte, m'u këputtë dora që votova për atë. Më tha doktor të kërkoj të falur që votova atë. Këta rrinë se i lamë ne, por ne nuk duhet t’i lëmë, të paguajmë çdo çmim për të çliruar Shqipërinë. Të gjitha format e mosbindjes civile. Qytetarët nuk kanë më ligje dhe drejtësi, armën më të fuqishme kanë guximin e tyre", tha ai.

    JA THIRRJET E BERISHËS PËR MOSBINDJE CIVILE

  • GAZETA SOT6 E Enjte 21 Maj 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    SPAK fundos anëtarin e KPA, merret i pandehur dhe pezullohet nga detyra Luan Daci,

    fshehu masën disiplinore të marrë ndaj tij

    Ja argumenti i plotë i SPAK për nisjen e hetimeve

    Policia me GPS, deputetët kundërshtojnë nismën, Sandër Lleshaj: S’mund të parandalojmë krimin

    Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kom-bëtare mori në shqyrtim dje projektligjin i cili ndër të tjera parashikon dhënien e kompetencave Policisë së Shtetit për të kryer përgjime ambi-entale. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë bëri prezantimin e nismës ligjore duke e cilësuar si të domosdoshme për të parandaluar krimin, por deputetët socialistë u treguan skeptikë pasi sipas tyre, projektligji mund të cenojë të drejtat e njeriut. Ministri shtoi se sot Policia e Shtetit nuk

    ka mundësi për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe si e tillë, duhet me patjetër të pajisjet me GPS. “Kjo nevojë ka ardhur të nderuar deputetë për ar-sye se policisë shqiptare i mungojnë instrumentet për të ushtruar funksionet bazë të saj, që është parandalimi. E ka sot, por sot duhet që të marrë leje tek prokurori për këtë çështje për parandalim. Ne kërkojmë mundësinë që Policia të ketë mundë-si të bëjë përgjim ambiental parandalues, që nuk lidhet fare me prokurorinë. Parandalimi është atribut ekskluziv i policisë dhe çdo polici në botë

    e ka këtë. Çdo polic në botë të vë GPS në xhep në raste dhe të ndjek, dhe mban përgjegjësi patjetër, por nuk pret ai sa të shkojë tek prokurori dhe të marrë miratim. Kjo është kompetencë që i mun-gon Policisë shqiptare sot, ndërkohë që ka policën shqiptare. Nëse ju nuk doni ta jepni, mos e jepni, por edhe mos kërkoni. Policia nuk e ka mundësinë të bëjë parandalimin e krimit", tha Lleshaj. Rela-torja e projektligjit në komision, Elena Xhina, sht-roi disa pyetje dhe parashtroi argumentet e saj në lidhje me propozimet për ndryshim në ligjin: “Për

    Policinë e Shtetit”. Në fjalën e saj deputetja Xhina theksoi vëmendjen që duhet të ketë komisioni për sa i përket aspekteve që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut. Më tej komisioni vijoi me diskutime të anëtarëve. Në përfundim, kryetarja e komisionit, Ermonela Felaj, bëri me dije, se do të vijojnë diskutimet në komision për projektligjin në fjalë, pasi ky projektligj të kalojë për diskutim dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, meqenëse në të, bëhet fjalë dhe për disa aspekte të të drejtave të njeriut.

    Elisjeda KIKO

    Struktura e Posaçme Antikor-rupsion ka fundosur anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Ky i fundit është marrë si i pandehur dhe është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet për falsifikim formulari, ku ka fshehur një masë disiplinore të marrë ndaj tij. Përmes një njoftimi, SPAK bën me dije se anëtari i KPA ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës nga viti 1994 deri në vitin 1997, kur u shkarkua nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për paaftësi nga detyra. Por këtë masë disiplinore Luan Daci nuk e ka deklaruar në formularin e tij kur ka kandiduar për të qenë pjesë e KPA. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pe-nal Nr.56, viti 2020 për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve", të para-shikuar nga neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore "largim nga puna". Shtetasi Luan Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, me vendimin Nr.6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij, ka vendosur: "Z.Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë"”, thuhet në njoftimin e SPAK. Struktura e Posaçme Antikorrupsion bën me dije se për këtë vepër penale Daci është marrë nën hetim, pasi është në shkelje të ligjit për mosdeklarim të masës disiplinore nga organet e drejtësisë. “Në bazë të nenit 6, paragrafi (1), gërma (dh) të ligjit Nr.84/2016 "Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Re-publikën e Shqipërisë", si dhe nenit 150, paragrafi (3) të ligjit Nr.96/2016 "Për sta-tusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", i cili ka qënë në fuqi në momentin e aplikimit, ekzist-enca e masës disiplinore "largim nga puna" përbënte shkak ligjor që shtetasi Luan Daci të mos plotësonte kriteret

    Miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit

    Konferenca e kryetarëve e mbledhur dje online, vendosi që tre seancat e ardhshme të Kuven-dit do të vijojnë të zhvillohen në masa strikte higjieno-sanitare për t'u mbrojtur nga COVID-19. Kjo është vendosur për periudhën 25 maj-12 qershor, dhe 3 mbledhjet e ardhshme do të mbahen më 28 maj, 4 qershor dhe 11 qershor 2020. I vetmi ndryshim është se nga 2 orë ato do të zgjaten me 1 orë duke e çuar në 3 orë diskutimet. “Përgëzoj kryetarët e komisioneve për hapë-sirat e krijuara për të gjithë anëtarët për të diskutuar e marrë vendime. Veprimtaria e Kuvendit ka qenë transparente si asnjëherë tjetër edhe pse në kushte pandemie. Aksesi për mediat për transmetimin e mbledh-jeve të komisioneve dhe seancave plenare ka qenë i plotë. Komisionet të përshpejtojnë punën dhe brenda qershorit të gjitha institucionet e pavarura të raportojnë në Kuvend dhe të miratohen rezolutat përkatëse mbi veprimtarinë e tyre”, tha Ruçi.

    Alibeaj: Reforma në drejtësi ka dështuarIsh-ministri i Drejtësisë, En-

    kelejd Alibeaj me anë të një deklarate për mediat u shpreh se lirimi nga burgu i anëtarëve të “Bajrave” tregon se regjimi i Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Alibeaj shtoi se Rama është i lidhur me kriminelë, kurse shtoi se edhe reforma në drejtësi ka dështuar. “Lirimi nga burgu i grupit të tmerrshëm kriminal të Bajrave dëshmoi sot, në mënyrë të përsëritur, se regjimi i Edi Ramës i ka themelet tek krimi dhe se reforma në drejtësi ka dështuar, duke u bërë mburojë e grupeve kriminale në shërbim të pushtetit të kryeministrit. Lirimi i grupit kriminal të Bajrave, me të cilët Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet në Shkodër, konfirmoi para qytetarëve të vërtetën që ne e kemi thënë prej shumë kohësh, se kush është pjesë e grupeve kriminale, qeveria dhe drejtësia, nën diktatin e saj, bën gjithçka për ta shpëtuar”, tha Alibeaj.

    formale për të aplikuar në pozicionin vakant Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në rrethanat e mësipërme, shtetasi Luan Daci është marrë në përg-jegjësi penale nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", të parashikuar nga neni neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

    Denoncime për Luan DacinPor duke iu referuar masës

    disiplinore që ka marrë në vitin 1997, për Luan Dacin është kërkuar shkarkim si anëtar i KPA edhe nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari. Kjo e fundit kaloi fazën e parë të vetingut në KPK, por pas ankimimit nga Komisioneri Publik KPA, ku pjesë e trupës gjykuese ishte

    Luan Daci vendosi shkarkimin e saj nga detyra. Pas këtij vendimi, Sevdari iu drejtua Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ku përmes një letre i kërkoi nisjen e procedimit disiplinor dhe ndërprerjen e mandatit për Dacin, duke deklaruar se përveç se nuk plotëson kriterin për të pasur përvojë 15-vjeçare në sistemin e drejtësisë, sipas saj ai ka fshehur edhe masën disiplinore që ka marrë në vitin 1997. “Nga procesverbali i mbledhjes së KLD-së i datës 18.11.2016 rezulton se z. Luan Daci ka aplikuar për vendet vakante të shpallura nga ky institucion në pozicionin e “Gjyqtarit të

    Shkallës së Parë”. Komisioni i Shqyrti-mit të kandidaturave për vendet vakant të Gjyqtarit të Shkallës së Parë, ka skualifikuar z. Luan Daci nga gara për shkak se nuk plotëson kushtet ligjore. Sipas këtij procesverbali ky kandidat me vendimin nr.06 datë 24.12.1997, është shkarkuar nga detyra…. Luan Daci nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës””, tha Sevdari.

    Shkarkimi i Luan Dacit si gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pasi gënjeu për të kaluarën e tij, ka sjellë reagimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari. Duke akuzuar drejtpërdrejt Dacin, tashmë të shkarkuar, Sevdari tha se me paturpësi falsifikuan dhe gënjyen Kuvendin duke u zgjedhur si anëtarë të KPA edhe pse nuk plotëson kushte minimale për t'u zgjedhur. "Shqipëria do krijonte Drejtësinë e Re. Të parët që do shkelnin tapetin e Drejtësisë së Re, ishin gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Fatkeqësisht, anëtaret e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, u zgjodhën ish-studentë me rezultate të dobëta; persona të cilët nuk e njihnin Kodin Penal dhe kishin dhënë dënime me vdekje në mungesë të dispozitës; të cilët falsifikuan dhe paturpësisht gën-jyen Kuvendin e Republikës së Shqipërisë", tha Sevdari.

    REAGON ANTONETA SEVDARI

    Anëtari i KPA, Luan Daci pak kohë më parë gjatë seancës dëgji-more në Komisionin e Ligjeve ka deklaruar se në vitin 1997 ai ka dhënë dorëheqjen si gjyqtar. “Unë kam ikur me dorëheqje pasi nuk na lejuan të regjistroheshim. Nga viti 1997 deri në vitin 2000 jam marrë me ndonjë punë çfarë të kisha mundësi. Pastaj

    ju futa avokatisë, sepse duhet të an-gazhohesha. Doja të angazhohesha në administratë ose me ndonjë rrugë jashtë shtetit. Jashtë shtetit nuk kisha mundësi të shkoja dhe në vitin 2000 kam marrë licencën e avokatisë, të cilën ma ka dhënë direkt ministri duke më vlerësuar”, tha Luan Daci në Komi-sionin e Ligjeve pak kohë më parë.

    JA ÇFARË RAPORTOI LUAN DACI NË KOMISIONIN E LIGJEVE

  • .............GAZETA SOT E Enjte 21 Maj 2020 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Brukseli i jep 4 muaj afat SPAK të nisë hetimet e arrestimet në nivele të larta, shtyhet për në

    vjeshtë raporti për reformat, vera sjell reprezalje

    Shqipëria brenda vitit duhet të ngrejë BKH dhe të dërgojë pas hekurave të korruptuarit

    Murrizi çon në Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal dhe “thumbon” Metën: U habita si e dekretoi “mbrojtësi i Kushtetutës”

    Pas opozitës joparlamentare të drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim edhe opozita parlamentare ka shfaqur rezerva për ndryshimet në Kodin Penal. Këto ndryshime kaluan disa javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë me votat e mazhorancës dhe një pjesë të deputetëve të opozitës sipas var-iantit të propozuar nga presidenti Ilir Meta. Por ditën e djeshme Grupi Parlamentar Demokrat ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kallëzim ndaj ndryshimeve në Kodin Penal. Vetë kreu i këtij grupi, deputeti Myslim Murrizi ishte dje në gjykatë për të dorëzuar dosjen, ndërsa duke

    folur shkurtimisht para mediave thumboi edhe presidentin Meta, për të cilin theksoi se u habit si kreu i shtetit i dekretoi këto ndryshime, në një kohë që e mban veten se është “mbrojtësi i Kushtetutës”. “Procedura e miratimit të ndrys-himit të Kodeve të Procedurës Penale është një procedurë flagrante në shkelje të rregullores së kuvendit dhe të ligjeve e Kushtetutës. U habita si e dekretoi “mbrojtësi i Kushtetutës”, nuk po i them gardiani atë lloj ndryshimi kur nenet u ndryshuan pasi kishte mbaruar votimi dhe ishte votuar ligji në tërësi”, deklaroi Murrizi. Murrizi tha se do i vërë në dispozicion Gjykatës

    Kushtetuese të gjitha dokumentet. “Tjetër vari-ant Kodi votuan deputetët dhe tjetër u shpall. Kam vënë në dispozicion dhe kasetën filmike me pamjet sa deputetë kanë qenë në sallë dhe procedurën. Me këtë rast shqiptarët do të provojnë virgjërinë e Gjykatës Kushtetuese sa e paprekur është nga lakenjtë e çakejtë e politikës”, deklaroi ai. Kujtojmë që, ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në seancën plenare të 16 prillit, ndërsa deputeti i opozitës, Mys-lim Murrizi nga foltorja e Kuvendit asokohe e quajti nul votimin. “Nuk dëgjova askënd të ketë marrë fjalën apo të ketë propozuar diçka.

    Ne nuk kemi njoftim për amendament shtesë. Radha e votimit të amendamenteve hidhet në votim. Jo kur kishte mbaruar votimi. U lexua një variant tjetër që se di ku erdhi. Ju ftoj të marrin në shqyrtim shkeljen kushtetuese të tre neneve të rregullore. Do ta padis atë paçavure të Kodit Penal në Gjykatën Kushtetuese. Do e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese atë procedurë të ndjekur për ndryshimet në Kodin Penal. Është bërë në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe ligji e thotë qartë që nëse është miratuar në kundërshtim me rregulloren ai duhet të shpallet i pavlefshëm”, nënvizoi Murrizi.

    Rigels SELIMAN

    Prokuroria e Posaçme Antikor-rupsion dhe autoritetet në vend kanë 4 muaj kohë të përgatiten për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ndezën dritën jeshile për negociatat, por Shqipërisë iu lanë një sërë detyrash për t’i përm-bushur gjatë muajve në vijim. Në qershor Këshilli Europian pritet të diskutojë mbi ecurinë e reformave, por për shkak të situatës së pandemisë së Covid-19, vendit tonë i janë lënë edhe disa muaj kohë për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit dhe çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka qenë komisioneri për Zgjerim i BE, Oliver Varhelyi, i cili ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Zoti Varhelyi shprehet se raporti vjetor do të dalë në vjeshtë, ndërsa iu bëri thirrje autoriteteve që të mund të vijohet normalisht me reformat e mëtejshme. “Unë kam konfirmuar sot se korni-zat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë në qershor, ndërsa raporti vjetor pritet që të prezantohet në vjeshtë. Kështu që reformat e mëtejshme mund të vazhdojnë dhe parashikimet janë të mira, duke iu përmbajtur rregullave të Covid-19. Momenti i zgjerimit për shte-tet e Ballkanit Perëndimor vazhdon”, shkruan Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Por kjo deklaratë është një mesazh i qartë për autoritet shqiptare, pasi kanë 4 muaj kohë deri në vjeshtë, kohë kur të prezantohet raporti dhe të shikohet ecuria e reformave të bëra nga Shqipëria dhe që janë kërkuar nga Bashkimi Europian. Pra kjo kohë e lënë në dispozicion për vendin tonë nga Brukseli është bërë për shkak se do të shihet se sa janë plotësuar 15 kushtet e kërkuara nga BE.

    Vera sjell reprezaljePo kush janë disa nga detyrat e

    shtëpisë që duhen plotësuar nga Tirana zyrtare? Kështu, një nga kushtet që Shqipëria duhet të miratojë deri në vjeshtë, është krijimin i strukturave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit, sikundër janë SPAK dhe BKH. Ndër-kohë, sipas asaj që është vendosur

    Xhixho: Nuk hapen negociatat pa u

    plotësuar 15 kushtetIsh-zëvendësministrja Eri-

    sa Xhixho ka komentuar ditën e djeshme vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, që sipas saj, ishte një vendim i padrejtë, ndërsa e ndali theksin edhe tek kushtet e vendo-sura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë. Gjatë një prononcimi për mediat, zonja Xhixho theksoi se zgjidhja e vetme në këtë situatë që ndodhet vendi janë vetëm zgjedhjet, ndërkohë që shtoi se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pa u plotësuar 15 kushtet e kërkuara nga Brukseli. “Kemi pasur një vendimmarrje të BE, për 15 kushtet. Pa u plotësuar këto kushtet ne nuk mund të fillojmë ne-gociatat. Opozita nuk ka marrë asnjë përgjigje për të gjitha propozimet e bëra për reformën zgjedhore. Nuk ka pasur asnjë moment reflektimi për të gjithë betejën e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtu ka munguar vullneti politik i mazhorancës, e cila përdor paratë e krimit të organizuar”, deklaroi Erisa Xhixho.

    Eurodeputeti i PE thirrje PD: Angazhohuni për reformën zgjedhore

    Eurodeputeti i Parlamentit Eu-ropian, Andrey Kovatchev ka bërë ditën e djeshme një thirrje për Partinë Demokratike, që kjo e fundit të bëhet pjesë e reformës zgjedhore. Kovatchev po ashtu shprehu keqardhje për aksionet e fundit dhe përplasjet me protestuesit për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai shtoi më tej se reko-mandimet e BE dhe respektimi për shtetin ligjor do të monitorohen me përpikmëri nga Komisioni Europian. “Aksionet e fundit të diskutueshme dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri janë për të ardhur keq. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht. Respekti për shtetin ligjor dhe puna e mëtejshme për 15 rekomandimet do të monitoro-hen nga afër nga Komisioni Europian dhe shtetet anëtare. PD duhet të an-gazhohet plotësisht në bisedime për reformën zgjedhore”, tha ai.

    në Samitin e Zagrebit, tjetër detyrë që duhet të plotësojë Shqipëria është çuarja përpara e luftës kundër kor-rupsionit dhe krimit të organizuar, edhe nëpërmjet bashkëpunimit me vendet anëtare të BE. Po ashtu, një tjetër kusht që duhet të plotësojë Tirana zyrtare është dërgimi pas hekurave të ngelurit në veting dhe zyrtarët e lartë të korruptuar. Thënë ndryshe, Bruk-seli ka vënë si kusht, jo vetëm hetimin e të korruptuarave, por dënimin e tyre. “Kuadri i negociatave duhet të miratohet nga Këshilli dhe duket të pasqyrojë faktin që Shqipëria i ka zbatuar me sukses pesë prioritetet, të tilla si: nisjen e procedurave penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar gjatë procesit të vetingut për sjellje kriminale, nisjen e proce-durave ndaj personave të akuzuar për blerje të votës, një goditje të dukshme të krimit të organizuar e korrupsionit

    “Puna jonë vijon sikur të ishin hapur negociatat sepse na e kërkon domosdoshmëria për ta kthyer vendin në shtet me standardet e BE-së. Qoftë vetingu qoftë kjo janë dardhë që e ka bishtin mbrapa, nuk mbaron me kaq. SPAK-u do të thërrasë ata që janë përjashtuar se nuk justifikojnë pas-urinë. Po kështu rasti i paketës, nëse ata që nuk do të vërtetojnë pasurinë

    jo vetëm që do ta humbasin, por do të hetohen për pastrim parash. Përpara nuk bëhej se nuk e kishim SPAK-un, nuk mund të dërgonim dosjet e atyre të KÇK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që janë për të ikur, si-kur është rasti i fundit, apo ka pasur raste flagrante. Tani kemi mekanizmin e parë”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

    RAMA PARALAJMËRON FURTUNË NGA SPAK

    1. Të miratohet reforma elektorale në përputhje të plotë me rekomandi-met e OSBE

    2. Të sigurohet zbatimi i vazh-dueshëm i reformës gjyqësore, duke siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë

    3. Të përfundojë krijimin e struk-turave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit

    4. Të nisin procedurat penale ndaj

    gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar gjatë procesit të vetingut për sjellje kriminale

    5. Të nisin procedurat ndaj per-sonave të akuzuar për blerje të votës

    6. Të nisë goditja ndaj krimit të organizuar e korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë nisjen e procedurave dhe plotësimin e proced-imeve të para ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë e politikanëve

    DISA NGA KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË SHQIPËRIA

    në të gjitha nivelet, duke përfshirë nisjen e procedurave dhe plotësimin e procedimeve të para ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë e politikanëve”, thuhet në dokument. Kjo do të thotë se pritet që brenda verës pritet të kemi arrestime dhe dënime pushtetarësh,

    pasi në vjeshtë do të bëhet një analizë e hollësishme se sa janë plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli për Shqipërinë. Pra, SPAK dhe BKH janë të “dënuara” që deri në vjeshtë të ketë nisur reprezaljen, sikundër është arrestimi dhe dënimi i pushtetarëve.

  • GAZETA SOT8 E Enjte 21 Maj 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Rritet në mënyrë të ndjeshme numri i të infektuarve me Covid-19, 130 punonjës

    socialë përfitojnë 55 mijë lekë shpërblim

    Qeveria shpërblen punonjësit socialë në të gjithë vendin

    Masat anti-Covid, ja sa do gjobiten bizneset që nuk aplikojnë për pagë luftë, Greqia rishikim gjobave për shqiptarët

    Gjobë për të gjithë bizneset që nuk aplikojnë për pagë lufte si dhe për ata që nuk zbatojnë dis-tancimin social. Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama u bëri thirrje bizneseve në vend që të ap-likojnë për pagë lufte në të kundërt do të gjobiten. Ndërkohë ditën e djeshme qeveria ka publikuar ndryshimet e bëra në aktin normativ për Covid-19, duke vendosur përfundimisht se nëse bizneset nuk aplikojnë për pagën e luftës për punonjësit gjobiten 50 mijë lekë, duke përjashtuar këtu bizneset të cilët i kanë dhënë punonjësve pagë të plotë në këtë periudhë. “Pas pikës 20 shtohet pika

    21, me këtë përmbajtje: Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50, 000 lekë. Subjektet, të cilat i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit nuk gjobiten për mos aplikim për përfitimin e ndihmës financiare”, thuhet në ven-dim. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me televizionet në vend të cilët nuk respektojnë distancën e ven-dosur në ligj mes të ftuarve apo stafit në studio, për

    të cilët parashikohet një vlerë më e lartë gjobe, që arrin në 1 milionë lekë. “Pika 13 ndryshohet, si më poshtë vijon: Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se një person në të njëjtën studio televizive, që nuk respektojnë distancën e sigurisë prej 2 metrash nga njëri-tjetri, dënohen me gjobë në masën 1, 000, 000 lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga

    organi kompetent”, theksohet në vendim. Dje ka reaguar kryeministri Rama edhe sa i takon gjobitjes që ka bërë shteti grek për ata që kanë shkelur aftin 90 ditor. Ai u shpreh se Greqia do e rishohë vendimin, por edhe nëse nuk ndodh, gjobat do i paguajë shteti shqiptar. “Zyra ime ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes së disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90 ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit. Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura”, tha ai.

    Esmeralda HIDA

    Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavi-rus në vend. Pas dy ditësh në qetësi, me vetëm 2 dhe 1 të infektuar përkatësisht, në 24 orët e fundit kurba e të infektuarve ka pësu-ar sërish rritje. Ministria e Shëndetë-sisë në raportimin e ditës së djeshme tregoi që nga 166 testime të kryera 15 prej tyre janë rezultuar pozitivë, pjesa më e madhe i përkasin qytetit të Durrësit. Nga ana tjetër u tregua se numri i pacientëve të shtruar është 15, ndërkohë që vetëm 3 prej tyre vazhdojnë në terapi intensive. “Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID-19 në Shqipëri. Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështe-tur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste. Shpërndarja gje-ografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë. Gjendja në spitalin infe-ktiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi inten-sive”, raportoi MSH. Më tej bëhet e ditur se numri i të infektuarve total që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri arrin në 964 qytetarë, aktualisht vetëm 175 prej tyre janë raste aktive. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e kanë fituar betejën me koronavi-rusin. “Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%”, sqaroi MSH.

    Ja sa është vlera që do shpërblehen punonjësit socialë

    Që prej fillimit të epidemisë, punonjësit socialë në qendrat e

    Shehu: Mungesa e testeve sjell gjendjen

    luhatëse të kurbësPrej disa ditësh kurba e të infe-

    ktuarve në vend ka pësuar luhatje të ndjeshme nga një ditë në tjetër. Gjë e cila rrit edhe shqetësimet te qytetarët. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dje ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili shprehet se luhatjet e kur-bës nuk janë për t’u besuar. Përmes një postimi në Facebook ai tha se shkaku i luhatjeve të kurbës është numri i testeve jo i mjaftueshëm dhe jo profesionalizmi në kërkime. “Ndiqeni ecurinë e luhatjeve të saj për rastet e prekurave nga Covid-19 në nivel vendi: Sot raportohet një “ngritje” me rreth 15 herë me lart se dy ditët e fun-dit. Para 4-5 ditësh u ul me 9-10 herë brenda 24 orëshit. Janë disa arsyet që mund ta prodhojnë të tillë: numri shumë i vogël i testimeve virusologjike (tampon) të bëra hermetikisht në një laborator, metodikat jo profesionale në kërkim, si dhe lëvizja e shifrave me çelës poshtë tavolinës sipas “kon-jukturave””, shkruan ai.

    Rregullat anti-Covid, ISHMT: Bizneset të papërgjegjshëm

    Bizneset shkelin protokollin e vendosur nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Duke qenë se bizneset në vend janë hapur totalisht, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka përforcuar kontrollet në terren, për t’u siguruar së këto të fundit respektojnë rregullat higjienike dhe distancimin social. Por në raportin e ditëve të fundit të pub-likuar nga ISHMT rezulton se pjesa më e madhe bizneseve, por edhe klientët, janë shkelës të protokollit. “Vërehet një papërgjegjshmëri, si nga pronarët e dyqaneve, por edhe nga klientët në respektimin e masave. Shumë prej tyre nuk vendosin maskë apo nuk kanë të përcaktuar shën-juesit për distancimin. Duhet të jenë pronarët e bizneseve ata që duhet të japin shembullin e mirë edhe te klientët për respektimin e masave”, theksojnë inspektorët. Sipas ins-pektorëve të terrenit nëse klientët refuzojnë përdorimin e maskave dhe dorezave, biznesi ka të drejtë t’u refuzojë shërbimin.

    përkujdesit janë izoluar në shërbim të fëmijëve, të moshuarve dhe gru-peve vulnerable. Në Ditën Kombëtare

    të Jetimëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Ma-nastirliu, ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për të gjithë punonjëset e Institucioneve të Përkujdesit Social në të gjithë vendin. Nga shtëpia e foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, Ma-nastirliu tha se janë 130 punonjës për të cilët qeveria ka akorduar një fond të posaçëm. “Zgjodhëm këtë ditë të veçantë, që është Dita Botërore e Fëmijëve Jetimë për t’ju shprehur mirënjohjen më të thellë. Në këto kohë të vështira, sakrifica juaj është e paçmuar. Ne vendosëm një strategji të vetizolimit të punonjësve socialë për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19 dhe falë sakrificës tuaj kjo strategji rezultoi e suksesshme sepse asnjë person në qendrat tona sociale nuk është prekur nga ky virus i rrezikshëm. Duke vlerësuar

    punën e bërë nga qendrat e kujdesit shoqëror në të gjithë vendin, qeveria vendosi për shpërblimin e të gjithë punonjësve të këtyre qendrave. Masa e shpërblimit të miratuar nga qeveria është 55,000 lekë në muaj për 130 punonjës socialë në të gjithë vendin”, u shpreh ministrja. Në këtë pikë ministrja shprehu falenderime ndaj UNICEF për përkrahjen që i ka dhënë vendit tonë në këtë periudhë fatkeqësie natyrore, pasi ka qenë edhe mbështetësi për këtë rast. “Qeveria ka vendosur mbështetjen financiare për ju dhe sëbashku me UNICEF që ka kontribuuar po ashtu, përbëjnë paketën e plotë të mbështet-jes në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, ku pavarësisht angazhimit me situatën shëndetësore, ne ju kemi patur gjithmonë në fokus”, tha Manastirliu.

    Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, he-timin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste...

    Tiranë, 57Durrës, 44Krujë, 33Shkodër, 15Kamëz, 10Berat, 10Fier, 3Elbasan, 1Mirditë, 1Korçë, 1

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive

    Testime totale, 13621Testime molekulare, 12555Testime aerologjike, 1066Raste pozitive, 964Raste të shëruara, 758Raste Aktive, 175Humbje jete, 31

    STATISTIKAT E COVID-19

  • .............GAZETA SOT E Enjte 21 Maj 2020 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    SHBA kap mat politikën, kërkon sistem zgjedhor sipas modelit danez, Kim dhe

    ambasadorët e BE në zyrën e Edi Ramës

    Kryeministri zbardh detajet e takimit me ambasadorët

    Kreshnik Spahiu: Shembja e teatrit plan PD-PS-LSI për të rrëzuar propozimin e ambasadores për të adoptuar sistemin zgjedhor danez

    Shembja e Teatrit Kombëtar është kthyer tashmë në një çështje diskutimi më të gjerë, duke u përfshirë në aspektin politik. Për ish-kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, prishja e teatrit erdhi 3 ditë pasi ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim propozoi adoptimin e sistemit zgjedhor danez dhe sipas tij ky është një klan mes 3 partive politike në vend, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të rrëzuar pikërisht këtë propozim. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spahiu tha se Basha, Rama dhe Kryemadhi u

    bashkuan më të fortë se kurrë për të mos lejuar ndryshimin e sistemit me lista të hapura. “Pse teatri u shemb në 17 maj? Mendoj që s’ka lidhje aspak me 3 vjetorin e dasmës Lul-Rama. Teatri u rrafshua 3 ditë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim i kishte kërkuar zyrtarisht liderëve politikë ndryshimin e Kodit Elektoral duke adop-tuar sistemin danez dhe listat e hapura, jo sipas preferencës së kryetarëve të partive. 3 liderët politikë Rama-Basha-Kryemadhi u bashkuan më fort se kurrë me njëri-tjetrin dhe vendosën sëbashku në 17 maj ta fundosnin teatrin”, tha

    Spahiu. Më tej ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi deklaroi se liderët politikë janë bashkë dhe me fundosjen e Teatrit Kombëtar ata mbyllën edhe korrupsionin 30-vjeçar që i kanë bërë vendit. Si-pas tij, loja me teatrin ishte një taktikë e Ramës, Bashës dhe Kryemadhit për t’iu larguar jo vetë dialogut politik, por edhe vetë ambasadores amerikane. ““Në politikë s’ka dy herë rastësi”. Ata përfituan sëbashku nga fundosja e teatrit. Aty mbyllën krimet, vjedhjet, korrupsionin 30-vjeçar të instaluar me sistem. Me një gur vranë 10 zogj, mes tyre edhe ambasadoren amerikane e cila

    ka 3 ditë endet nëpër takime në zyrat e treshes mafioze. Ajo e ka të vështirë ta kuptojë që ata të tre janë të gatshëm të shembin Shqipërinë, për të shmangur ndryshimin e sistemit dhe shpër-bërjen e establishmentit. Loja me teatrin ishte alibia për tu larguar nga dialogu dhe për t’iu shmangur ambasadores amerikane. Kështu u mbyll kapitulli i Kodit Elektoral por dhe i Kodit të Mafies që bleu opozitën. Protesta do vazhdojnë ose pas Bajramit ose pas plazhit. Është axhenda tradicionale e liderit opozitar që e riboton çdo 17 maj. Kthjellohuni... Ata janë bashkë”, tha Spahiu.

    Arbjona ÇIBUKU

    Ambasada amerikane duket se i ka vënë përballë një prove të fortë PS, PD dhe LSI. Të treja forcat politike akuzojnë njëra-tjetrën, por kur vjen puna te reformat madhore që u pre-kin interesat bëhen bashkë. Reforma zgjedhore është bllokuar pasi PD dhe LSI janë larguar, por trazimi i krizës politike dhe nisja e protestave duket se kanë një shkak tjetër. Përplasja kryesore në tryezën e dialogut ka qenë ndryshimi i sistemit. PD-PS nuk e kanë dashur ndryshimin e sistemit, ndërsa Hajdari këmbëngulte te ndryshimi i sistemit duke paralajmëruar se nuk do e votojë dhe pa opozitën parlam-entare reforma nuk realizohet. Në mes kanë ndërhyrë amerikanët dhe ambasadorja Yuri Kim ka propozuar që të diskutohet sistemi danez. Bëhet fjalë për një sistem proporcional me lista të hapura. Pra një sistem që u heq kryetarëve të partive nga duart kandidatët për deputetë e kryebashki-akë. Por sapo është bërë ky propozim, vendi u mbërthye nga kriza politike dhe PS nga njëra anë shembi teatrin, PD-LSI nisën bojkotet e protestat. Opozita tani ka braktisur tryezën e di-alogut, duke sfiduar ndërkombëtarët. Por ndërkombëtarët duket se nuk do e lejojnë dështimin e reformës. Dje kryeministri Edi Rama ka pasur një takim tjetër me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, si dhe me ambasadorin e BE dhe atë gjerman, ku u fol për reformën zgjedhore. Duhet theksuar se dy ditë më parë Kim ishte në zyrën e Ramës, ndërsa ambasadorët e BE te Basha. “Kemi qenë së bashku me disa për-faqësues të komunitetit ndërkombëtar me të cilët kemi ndarë shqetësimin për domosdoshmërinë e rifillimit të menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, sepse ajo është detyrim i përbashkët ndaj të gjithë publikut shqiptar”, tha Rama pas takimit. I pyetur mbi modelin danez, zi u shpreh se nuk është prekur si çështje nga ambasadorja amerikane.

    Gjiknuri letër PD-LSIPërfaqësuesi i PS-së në Këshillin

    Politik u ka dërguar ditën e djeshme një letër pjesëtarëve të tjerë të tryezës, Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit dhe bashkëkryetares Rudina Hajdarit. Në këtë letër, Gjiknuri u ka kërkuar palëve

    Bylykbashi: Teatri, gërmadhë e demokracisë

    Debati mbi reformën zgjed-hore vijon të zhvillohet në tryezat e ndryshme politike, për sa kohë opozita ka bojkotuar tryezën. Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi opozitar në tryezën për këtë reformë, është shprehur dje se çështja e teatrit ka pasur një ndikim shumë të madh te reforma zgjedhore. “Në këtë moment procesi është dëmtuar në mënyrë të atillë nga qeveria dhe nuk mund të pretendohet se teatri nuk është vetëm një gërmadhë politike, por është një gërmadhë e demokracisë. Nuk mund që të bëjmë një farsë dhe gjërat të duken sikur asgjë nuk kanë ndodhur. Nuk është thjesht një histori teatri, por është një histori se si ka vepruar shteti. Teatri ishte kambana e fundit. Sa i përket qëndrimeve, akoma nuk ka një kompromis për këtë çështje. Sado ne të vendosim rregulla strikte, ne do ta çojmë përpara këtë, ne do të kërkojmë ulje drastike të financi-meve private, pasi e ka bërë pis këtë proces”, u shpreh Bylykbashi.

    Kume: Ja pse duhet reforma zgjedhore

    Ish-kryetari i Komisionit Qen-dror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, mendon se Këshilli Politik për reformën zgjedhore ka punuar me intensitet që nga momenti kur u krijua. Në një intervistë televizive, ai deklaroi se ndryshimet e kërkuara në legjislacionin zgjedhor bëjnë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve me standarde. “Që nga koha e fillimit të punës së Këshillit deri sot, është punuar për mendimin tim me in-tensitet, dhe ka patur mirëkuptim të të gjitha palëve për të trajtuar të gjitha çështjet, përfshirë reformën e sistemit zgjedhor. Dhe për të bërë përpjekje maksimale për të gjetur konsensusin. Realizimi i kësaj mundësie për të bërë një re-formë zgjedhore me kontributet e të gjithëve, është pranuar edhe një ndër objektivat e realizuara nga opozita jashtë Kuvendit, sepse siç e dimë, for-malisht janë të gjitha mundësitë për mazhorancën që ta bëjë e vetme atë ndryshim”, është shprehur ish-krye-tari i KQZ, Kristaq Kume.

    që të takohen sot, në mënyrë që të vijo-jnë me diskutimet për reformën zgjed-hore. Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezë, Damian Gjiknuri ka kërkuar që të mos humbasin kohë dhe brenda 31 majit të miratojnë reformën zgjedhore. “Nisur nga mungesa e paparashi-kuar e përfaqësuesve tuaj, (opozitës jashtëparlamentare), në mbledhjen e dakordësuar të datës 18 Maj 2020, si

    dhe nga nevoja urgjente e adresimit të një numri çështjesh që kanë mbetur pezull për diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes së radhës ditën e enjte ose të premte (21/ 22 Maj, ora 10:00 AM), në të njëjtin vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit në Pallatin e Kongreseve. Mendoj të vazh-dojmë me temat që ishin në rendin e ditës të datës 20 Maj, pra miratimin e kapitujve që lidhen me kuotat gjinore, periudhën zgjedhore dhe financimin e fushatës zgjedhore”, thuhet në letrën dërguar opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare. Më tej, Gji-knuri në letër shprehet se, ka shumë pika dhe propozime nga të trija palët, të cilat duhet të diskutohen dhe nuk mund të bëhen nëse opozita nuk ulet në tryezë. Ai thekson se nuk duhet

    humbur kohë dhe duhet gjetur da-kordësia. “Grupi i eksperteve teknik përfshirë dhe përfaqësuesit tuaj, kanë përgatitur propozime të cilat kërkojnë miratimin tonë për pikat që akoma nuk është gjetur dakordësi. Puna e grupit teknik është realizuar sipas metodologjisë së rënë dakord në Grupin Negociator si dhe në të janë reflektuar edhe opinionet me shkrim të ekspertëve të ODIHR dhe Këshillit të Europës. Mendoj që nuk duhet të humbim më kohë pasi data 31 maj, një datë e propozuar nga ju si afati për përmbushjen e objektivit të reformës zgjedhore me dakordësi, po afron dhe mbetet shumë pak kohë në dispozicion për të adresuar numrin e çështjeve të mprehta që ne kemi mbi tavolinën e negociatave”, thuhet ndër të tjera në letër.

    “Sado të bëjnë sikur janë të zënë me punë të tjera më të rëndësishme, udhëheqësit tanë të mëdhenj poli-tikë nuk e shmangin dot detyrimin për t'i kthyer një përgjigje email-it të ambasadores Kim. Sado të lehtë apo të sikletshme që ta kenë, janë të shtrënguar ta bëjnë. Ajo sugjeron që të shikohet sistemi danez, si një

    mundësi për të arritur një kompro-mis për reformën zgjedhore, kur po i afrohemi me shpejtësi zgjedhjeve të rregullta të vitit të ardhshëm. Sa për të parakohshmet, ato ekzistojnë vetëm në kujtimet e ëndërrimtarëve patetikë dhe në premtimet e korifen-jve të revolucioneve, që nuk shkrepën asnjëherë”, tha dje Astrit Patozi.

    PATOZI: NUK E SHMANGNI DOT SHBA

    Dy ditë më parë bashkëkrye-tarja e reformës zgjedhore i bëri thirrje opozitës që të mos qëndrojë në rrugë, por të shkojë në tryezë. “Nëse PD-ja e ka seriozisht që të mbështesë Aleancën për Teatrin, duhet të vijë në tryezë se ka bërë një marrëveshje në 25 korrik 2019, që angazhohet për reformimin e sistemit. Teatri u shemb, PD-ja ta çojë të paktën një premtim deri në fund, të vijë këtu. Mos të rrijë kot nëpër sheshe. Teatri u shemb, çdo bëjmë tani, mbështesni Ale-ancën për Teatrin, zotohuni për atë që i keni thënë aleancës për të reformuar sistemin. �