27
Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E MEDIES (Botim premierë)

Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

  • Upload
    others

  • View
    15

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

Milazim KRASNIQI

HISTORI SHQIPTARE

E KOMUNIKIMIT DHE E MEDIES

(Botim premierë)

Page 2: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

KOMUNIKIMI NË PERIUDHËN ILIRE

PASOJAT KULTURORE TË VONESAVE TË SHKRIMIT NË GJUHËN SHQIPE

Page 3: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

Studimi i komunikimit dhe medieve ndër ilirë, si edhe hulumtimi për gjithë historinë e

tyre, pashmangshëm duhet të fillojë me një pyetje që shprehë habi: pse nuk arritën ilirët

të komunikonin me shkrim në gjuhën e tyre dhe të konstituonin institucione adekuate për

zhvillimin e shkrimit e të kulturës, kur dihet që jetuan të kufizuar me dy popujt më të

zhvilluar të kohërave antike, ndërmjet helenëve dhe romakëve, madje në shumë zona të

përzier me ta. :ka i ka penguar ata që të “infektohehsin” nga pasioni që të shkruanin në

gjuhën e tyre, për të shprehur ashtu identitetin e tyre etnik, gjuhësor e kulturor? Pse nuk

arritën ta kishin një insitucion ose medium të vetin, të ngjashëm me izagorian helene, ku

të gjithë qytetarët e lirë kishin të drejtën e shprehjes së lirë në publik. Ky medium i bëri

helenët antikë, që të ;lironin një energji të jashtëzakosnhem të mendimit e të dijes, që u bë

gjenerator i zhvillimit të gjihëmbarshëm shoqëror. Të ketë kaluar krejtsisht pa u vënë re

nga fqinjët e tyre, iliët?

Pyetja tjetër shqetësuese: pse janë mjaftuar me mundësinë që sapo të mund të arrinin

shansin e të mësuarit të shkrimit e leximit, atë ta bënin në ndonjërën nga gjuhët e huaja,

helene ose latine? A ka qenë kjo prrirje për t’u identifikuar me gjuhët dhe kulturat e tjera

që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje

gjenetike”, nga “rrethana natyrore” apo nga statusi politik e kulturor i tyre, si popull i

rënë në robëri të gjata? Në fund të fundit, shtrohet edhe pyetja: pse pas rënies nën

sundimin romak, nuk arritën asnjherë të fitonin pavarësinë dhe lirinë ( edhe aps

shëprbërjes së Perandorisë Romake) e të shndërroheshin në një faktorë të përfhillshëm në

gadishullin, të cilin një herë e një kohë, ndonëse me formacion fisesh të paorganizuara në

një shtet) e kishin populluar pothuajse sa gjerë gjatë? Pyetje ka edhe më shumë, ndërsa

përgjigjet e plota ende mungojnë. Por, përgjigja në pyetjen se kur dhe ku u formua etnosi

ilir, mund që hapë një kënd më të qartë për të hulumtuar shkaqet e asaj ngecjeje në

formimin kulturor. Sipas Muzafer Korkutit, “një përputhje e tillë e konkluzioneve

arkeologjike me ato linguistike e bën më bindës përfundimin se në bronxin e mesëm*

duhet të kërkojmë fillimin e formimit të etnosit ilir” (Studime ilire: 41) Sipas periodizimit

të Korkutit, periudha e bronxit të mesm shtrihet në vitet 1800 (1700) -1500 para erës

sonë. Ndërsa, fromimin e mirëfilltë të etnsoit ilir Korkuti e vendos në periudhën e

hershme të hekurit, pra në shekujt XII-V para erës sonë. Edhe pse kjo ëçshtje e

periodizimit nuk ka si të jetë objekt mëtejshëm i studimit tonë, na imponohet të shtrojmë

një dilemë lidhur me të: a është e mundshme që ilirët, duke qeë në procesin e fromimt

entik, të luanin një rol të rëndësishëm në Luftën e Trojës, e cila ndodhi në shekullin XII

para erës sonë? Dhe nga aa tjeëtr, a është e mundshme që ata nuk i “spërkati” aspak

lulëzimi kulturor i helenëve në shekullin V-IV para erës së re, pra në periudhën e

lulëzimit të tragjedisë antike greke? Më tutje, procesi i formimit të etnosit ilir bie edhe në

kohën kur lulëzoi shkrimi te fenikasit dhe prej tyre kaloi edhe tek helenët. Pse nuk kaloi

nga helenët tek ilirët, të cilët ishin shumë më afër me ta se sa që ishin helenët me

fenikasit, mbetet një enigmë tash për tash.

Page 4: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

“Teoria gjeografike” duhet të rishikohet

Këtë enigmë nuk e ka shpjeguar deri sot asnjë teori, ndonëse ka pasur mjaft përpjekje që

të shpjegohet. Një prej përpjekjeve teorike është ‘teoria gjeografike’, e cila në qendër ka

një autor të famshëm shqiptar, gjuhëtarin Eqrem Çabej, i cili në studimet për gjenezën e

literaturës shqipe, të shkruar në vitet tridhjetë, ka theksuar rolin e pozitës gjeografike të

Shqipërisë, si një rrethanë e pavolitshme për lindjen e literaturës më herët. Çabej ka

konstatuar se pozita e Shqipërisë është e tillë që ndonëse në njërën anë kufizohet me det,

në brendësi ndërpritet me vargmale, të cilat kanë penguar komunikimin normal dhe

elementar, kështu që kjo ka stimuluar më shumë organizimin fisnor dhe nuk ka prodhuar

mundësinë e krijimit të një kulture në gjuhën shqipe.

“Prodhimi literar i një populli nuk mund të kuptohet pa njohjen e historisë së tij, por

historia shpeshherë është rezultat i të dhënave gjeografike, influenca e formimit tokësor

dhe natyrës së vendit mbi jetën dhe mbi veprimet e njerëzve.”(Çabej:101 ).

Pra, ai ka konstatuar se këto ndërprerje me male të krahinave të ndryshme thjesht nuk

kanë lejuar një komunikim më dinamik që do të prodhonte vlera kulturore në gjuhën e

vendit, ndonëse Çabej thotë se “Shqipëria paraqet në përgjithësinë e saj një njësi

gjeografike”. (Çabej: 101) Pra, ndonëse është e ndarë, e fragmentuar dhe e copëzuar,

sipas Çabejt, ajo paraqet përsëri një njësi gjeografike.

Me ndikimin e gjeografisë, konfiguracionit mbi historinë e Shqipërisë janë marrë edhe

ndonjë autor si Peter Bartli, i cili edhe konstaton:

“ Peizazhin shqiptar e mbizotërojnë kryesisht malet (Bartl:13)

Edhe Noel Malcolmi e përmend këtë dimension të gjeografisë si një rrethanë për vonesën

e kulturës, vonesën e krijimit të shtetit dhe krijimit të kombit shqiptar. Malkolmi pohon:

“Ilirët, të cilët kishin jetuar në rrafshinat bregdetare u romanizuan, si ata të bregdetit

dalmatin, ashtu edhe ata të pjesës dërrmuese të trojeve të ish Jugosllavisë. Në kohën kur

sllavët zunë të arrinin në shekullin VI, kishin mbetur vetëm grupe folësish të gjuhëve

“barbare” në Ballkan, dhe të gjithë ata ndodheshin në viset malore” (Malkolm: 35)

Sidoqoftë, kjo është një teori që ka anët e veta të logjikshme, mirëpo ka dobësi shumë

serioze. Në një qasje kritike, mund të thuhet që teoria që pohon se pozita gjeografike ka

ndikuar mbi gjithë këto aspekte të vonesave është e diskutueshme, për arsye se teoritë

nuk mund të aplikohen në mënyrë selektive dhe të veçanta, por duhet të kenë një karakter

Page 5: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

më të gjerë dhe më universal. Në rastin e Shqipërisë, po të krahasohet konguracioni i saj

gjeografik me atë të Greqisë, fqinjit të parë, del se është konfiguracion i përafërt

gjeografik. Edhe Greqia në njërën anë kufizohet me detra, ndërsa pjesa tjetër është e

shtrirë me ndërprerje malesh, me copëzime e fragmentime territoresh. Këto janë

karakteristika edhe të disa vendeve të gadishullit ballkanik, Malit të Zi e Kroacisë. Pra,

kjo teori, qoftë dhe vetëm me shembullin e Greqisë, nuk mund të aplikohet, sepse ky

vend ka pasur një kulturë të lashtë antike, e pakta po të mirret si vijë ndarëse periudha e

këngëve homerike, prej shekullit VIII p.e.s. Kultura antike greke, jo vetëm me këngët

homerike, po edhe me tragjedinë, me filozofinë, me poezinë lirike, me lojërat olimpike,

me libraritë e shumta e të famshme dhe me shumë vlera të tjera kulturore, konsiderohet si

njëra nga shtyllat e mbarë qytetërimit perëndimor, por edhe më gjerë. Prandaj teoria që e

identifikon konfiguracionin gjeografik si shkak të vonesave të mëdha kulturore në rastin e

shqiptarëve, duhet të mirret me rezervë.

Në fakt, teorinë gjeografike e bën problematike edhe një rrethanë tjetër. Ilirët kanë jetuar

në rrafshina të mëdha, duke përfshirë hapësirat e Sllavonisë së sotme, Panonisë së sotme,

Vojvodinës e Serbisë së sotme, të cilat janë fusha të paanë dhe të lagura nga lumenjë të

mëdhenj siç janë Danubi, Sava, Drava etj. Edhe pse kanë jetuar në këto hapësira të

mëdha, pa ndërprerje malesh fare, me aq sa dihet deri sot, ata prapë se prapë nuk kanë

arritur që të krijojnë ndonjë kulturë shkrimore në gjuhën e tyre. Dhe kjo tregon se duhet

të kemi përherë një qasje kritike ndaj teorive të tilla, të cilat sigurisht në të ardhmen do të

begatohen me qasje të tjera.

Faktorët natyrorë kanë njëfarë ndikimi edhe në lindjen e kulturave dhe formacioneve

shoqërore, por ky rol mund të jetë pak më i kufizuar se sa të gjeneralizohet si një teori në

vete, prandaj në këtë kuptim duhet të gjejmë edhe faktorë të tjerë, të cilët mund të na

shpjegojnë pse historia kulturore e ilirëve dhe e shqiptarëve pas tyre, është kaq e vonuar

dhe mjaft atipike në krahasim me popujt fqinj, veçmas me grekët. Nuk duhet të shmanget

nga vëmendja që ilirët dhe shqiptarët e sotëm janë kufizuar me dy popuj, të cilët kanë

vënë njërën nga shtyllat e qytetërimit evropian, nga grekët në pjesën lindore dhe nga

romakët në pjesën perëndimore. Kjo fqinjësi direkte me grekët dhe me romakët,

çuditërisht nuk ka prodhuar një provokim mendor, intelektual e kulturor ndër ilirët, së

paku nga ajo që ne dimë deri më sot. Deri në ditët tona nuk janë gjetur shkrime në gjuhën

e popullit ilir, as popullit arbër, epirot, kështu që mbetet një enigmë se si është e mundur

që popujt që jetojnë në një fqinjësi direkte dhe që në fakt shkëmbejnë njëri me tjetrin, nuk

provokohen nga njëri tjetri kulturalisht. Në rastin e popujve të lindjes, te sumerët,

babilonasit, hititët, egjiptasit, fenikasit, ka ndodhur proces i kundërt me këtë. Edhe pse

edhe ata kanë pasur konflikte dhe e kanë pushtuar njëri-tjetrin, ata kanë marrë kulturën

dhe më pas e kanë zhvilluar e begatuar, i kanë dhënë dimensione të reja, kështu që

ndonëse një popull është pushtuar, kultura përsëri është zhvilluar. Pra janë ndikuar prej

këtyre afeksioneve kulturore. Megjtihatë, Historiani antik, Herodoti, në një rast ka thënë:

Page 6: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

“Pellazgët kanë qenë të parët që i morën shkronjat prej fenikasëve dhe prej pellazgëve i

morën grekët, aty nga fillimi i shekullit XVI p.e.s.” (Kotini: 130)

Sipas kësaj të dhëne, rezulton se pellazgët e kanë njohur shkrimin, e kanë marrë prej

fenikasve, dhe ua kanë dhënë grekëve. Fatkeqësia është se këto shkrime për të cilat flet

Herodoti, nuk janë zbuluar ende. Hipotetikisht mund të ndodh ajo që ka ndodhur me

shkrimet sumere, që janë zbuluar në gjysmën e parë të shek. XX, ndërsa deri në atë kohë

nuk ka ditur askush për to. Pra, ndonjë ditë mund të ndodh që të zbulohet ndonjë qytet

antik pellazg me krejt arsenalin kulturor e shkrimor në gjuhën pellazge. Por, shkencërisht

nuk mund të vërtetohet pa ndodhur një gje e tillë. Poashtu ende zhillohen diskutime

lidhur me raportet ndërmjet pellazgjishtes e ilirishtes, sigurisht për shkak të mungesës së

tekstevetë shkruara, të cilat do të ndriçonin ato raporte më mirë se sa të gjitha

hamendësimet e botës.

Një autor tjetër i mesjetës, Brokardi, duke qenë një udhëpërshkrues për viset mesdhetare

në shekullin XIV dhe ka shkruar:

“Albanët ose arbërit kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, megjithatë ata kanë

alfabetin latin në të gjitha librat e tyre”. ( Kotini: 130)

As ky fond librash për të cilin flet Brokardi deri më sot nuk është zbuluar, sepse ky i

referohet një produksioni librash më së paku të shekullit XIV, ose edhe më herët. Në

anën tjetër, është një situatë disi paradoksale, që lidhet me këto shkëmbimet e fqinjëve.

Romakët kanë pushtuar Greqinë dhe kanë ushtruar sundimin e tyre sovran mbi Greqinë,

por pastaj ka ndodhur që kultura greke e ka pushtuar Romën, sepse kultura greke ka qenë

e lartë dhe pushtuesi ka marrë nga ajo (ky është një element interesant në aspektin e

ndikimit kulturor.) Në anën tjetër, grekët edhe pse të pushtuar, kanë vazhduar ta

kultivojnë kulturën e tyre në gjuhën greke (helene).

“Teoria e institucioneve ” me më shumë përparësi

Një nga arsyet e mungesës së shkrimeve në gjuhën e ilirëve dhe të shqiptarëve deri në

shekullin XVI, më shumë se sa faktorit gjeografik, i atribuohet mungesës së

institucioneve kulturore, fetare e administrative. Mungesa e institucioneve të shtetit në

këtë rast ka qenë e tillë që nuk ka pasur një lloj adrese prej të cilës do të fillonte stimulimi

dhe motivimi i fillimit të shkrimit dhe kjo është një nga arsyet e mungesave të mëdha të

shkrimit në gjuhën tonë. Institucionet e atyre periudhave kanë qenë ose shtetërore ose

fetare. Po të evokojmë shembullin e Greqisë antike, sipas autorit Jorge Livraga, rezulton

që tragjedia antike greke ka lindur më shumë prej ritualeve fetare që janë zhvilluar në

tempujt fetarë të Greqisë antike dhe jo prej institucioneve shtetërore. Në periudhën e

Page 7: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

Perikleut, shteti e ka marrë nën mbrojtje dhe ka stimuluar teatrin, tragjedinë, por në krye

të herës këto kanë lindur në njëfarë interaksioni të ritualeve fetare në tempullin e

Eleuzinës, tempullit kryesor të politeizmit grek:

“Thënë më saktë, teatri grek, i cili lulëzimin e vet e pati në shekullin V para Kr., u

zhvillua nga misteret në Eleuzinë, e cila ishte edhe gjeografikisht e edhe kulturalisht afër

Athinës” ( Livraga: 8)

Në mungesë të institucioneve shtetërore e fetare që do të prodhonin kulturë të shkruar,

sipas shumë autorëve që mirren me Ilirinë, modeli kryesor i organizimit të ilirëve ka qenë

organizimi fisnor. Modeli fisnor i organizimit ka qenë edhe në Mesjetë dhe në periudhën

e sundimit osman, për çka Bartli pohon:

“Shoqëria fisnore jetonte sipas ligjeve të veta. Bashkëjetesa regullohej përmjet normave

të një kodi të pashkruar dokësor, i cili te fiset e ndryshme nuk ishte doemos i njësuar,

porse kishte gjithsesi një themel të përbashkët. (Bartl: 56)

Meqë organizimi fisnor është organizim parashtetëror, jashtështetëror, (antishtetëror në

esencë), si i tillë është formacion i vogël dhe nuk akumulon potenciale të mjaftueshme

për prodhim të mirëfilltë e dinamik kulturor, veçmas në formë të shkruar. Edhe sot fiset

primitive të cilat jetojnë në Ande, Amazonë apo Afrikë, me të cilat mirren shumë

antropologët, kanë formacione që nuk prodhojnë kulturë të shkrimit. Ato prodhojnë

rituale, kulturë gojore, por jo kulturë të shkrimit.

Po të krahasohet me organizimin grek, i cili ka qenë në modelin e qytetit shtet dhe me

organizimin e shtetit romak, i cili ka qenë një shtet i qendërzuar, me formë perandorake

të sundimit në pjesën më të madhe të ekzistimit të vet, organizimi fisnor i ilirëve ka qenë

me defekt serioz në mënyrën e organizimit të vet. Pra, nuk është aplikuar as modeli i

polisit grek, as ai i një shteti të qendërzuar, por një organizim fisnor, i decentralizuar, i

rivalizuar ndërmjet vete, që ka prodhuar pak a shumë modele të tjera të jetës kulturore

dhe sociale, se sa ato që janë karakteristike tek grekët dhe romakët. Kjo formë e

organizimit fisnor, pa e arritur shkallën e një organizimi mirëfilli institucional e shtetëror,

e ka vulosur edhe epilogun e konflikteve shumëshekullore të ilirëve me popujt përreth

ose fqinjtë e tyre, edhe pasojat që erdhën me romanizimin e shumicës së ilirëve.

Ilirët kanë qenë nën pushtimin e plotë romak, pa institucione dhe pa ndonjëfarë identiteti

kulturor ose shoqëror që do të tregonte se çfarë ata ishin. Në kushte të atilla, shkrimi në

gjuhën e tyre ka qenë mision i pamundur, sepse ata iu nënshtruasn procesin të

romanizimit dhe një pjesë e madhe e tyre edhe u romanizuan.

Po cila ishte gjendja demografike, kulturore dhe ekonomike e ilirëve para pushtimit

romak, në të nëjtat hapësira gjeografike, por si duket pa institucione mirëfilli kulturore e

fetare, që do ta bënin kapërcimin vendimtar nga organizimi fisnor tek ai shtetëror?

Page 8: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana
Page 9: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

ILIRIA E PRIVUAR NGA JETA E SAJ E HIESHME

Historia e komunikimit me anën e medieve ndër ilirë dhe shqiptarë është histori e

paradokseve. Ndonëse të sunduar, ilirët kanë jetuar në shtetin, i cili për herë të parë ka

përdorur një formë komunikimi publik, të quajtur acta diurna. Kjo formë e komunikimit

publik, në të cilën publikoheshin dekretet dhe aktet e ndryshme në një mur të bardhë, u

zbatua në Romë në vitin 59 p.e.s., pra në kohën kur Iliria ishte e zhytur thellë në

sundimin romak dhe shumë e ekspozuar në procesin e romanizimit. Pra, të jesh pjesë

formale e histoirsë së shtetit ku ndodhë një zhvillim i rëndësishëm kulturor si ai i fillimit

të komunikimit medial me acta diurnën dhe në të njëjtën kohë të jesh i ekspozuar ndaj

asimilimit kulturor e etnik dhe pa mundur të zhvillosh kulturën në gjuhën tëdne, është një

fatkeqësi kulturore. Në vend se të vileshin frytet e zhvilllimit kulturor e shoqëror të shtetit

romak, ilirët po vilnin pasojat e arrogancës së atij shteti, i cili i kishte futur në një proces

të asimilimit kulturor e etnik, duke i shndërruar nga “barbarë” në romakë e duke hapur

mundësinë e asimilimit të tyre maksimal. Faktikisht, ky proces asimilimi filloi që nga

kontaktet e para iliro-romake në truallin e Ilirisë, kur Roma filloi t’i zbatonte taktiktat e

ndikimit dhe të ndërhyrjes në Iliri, në kuadër të synimeve të saj për zgjerimin e shtetit në

drejtim të Lindjes. Pengesa e parë e Romës në planet e saj për ekspansion drejt Lindjes,

ishte Iliria. Por, thellimi i procesit të romanizimit u bë në kohën e shndërrimit të Romës

në perandori, që nga Augusti, i cili shtypi kryengritjen e madhe ilire të viteve 6-9 të erës

sonë me çka edhe u shkatërua rezistenca ilire ndaj pushtimit dhe sundimit romak. Në

gjysmën e parë të shekullit të parë të erës sonë, procesi i romanizimit ishte më i ngadaltë,

por nga fundi i tij, në vitet 98-119, pra në kohën e Trajanit, romanizimi u intensifikua.

Kjo ndodhi edhe për shkak të përfshirjes së të rinjve ilirë në radhët e ushtrisë në sfondin

e luftërave me dakasit. Prej asaj kohe e deri në vitin 476, kur Perandoria Romake

praktikisht pushoi së ekzistuari, ilirët gradualisht dhe në mënyrë të pakthyeshme u bluan

demografikisht dhe kulturalisht në mokrën gjigande të shtetit romak dhe të kulturës

romake.

Lidhur me ekzistimin ose jo të një shteti ilir ose të disa entiteteve me element shtetësie,

para se të zhbëheshin nga pushtimi romak, janë zhvilluar e zhvillohen diskutime ende

ndër historinaë. Për këtë rast na duket se studimi më kompetent është ai i Selim Islamit,

në të cilin është paraqitur një rrugë e gjatë e formimit dhe e ekzistimit të shtetit ilir. Pasi i

diskuton tezat e disa historianëve lidhur me këtë çështje, Selim Islami konkludon se shteti

ilir ka ekzistuar dhe ka një histori të gjatë e dramatike, që nga shfaqja e hershme në

skenën e historisë të gadishullit e deri në rënien fatale të tij. Ky autor konkludon:

“Të gjitha të dhënat na çojnë te mendimi se procesi i lindjes dhe formimit të shtetit ilir

kryhet gjatë gjysmës së parë të shekullit IV.Në kushtet e Ilirisë ky proces ecën paralel dhe

përkon me zhvillimin e jetës qytetare, madje kryhet mbi këtë bazë. (Studime ilire I: 57)

Prof. Islami ndjek kronologjinë e ngjarjeve, duke u mbshtetur në të dhënat e pakta të

autorëve antikë, Herodotit, Polienit, Justinit e sidomos Tukididit, duke përmendur

sundimin e Bardhylit, pasardhësve të tij, Grabos, Pleurias, Klitit, Monunit e Mytilit, duke

pohuar se ishte fjala për një dinasti ilire. Pastaj paraqet ngjarjet me Agronin,

Skerdilaidin, Teutën e deri te humbja fatale e Gentit. Selim Islami përfundon se në

Page 10: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

periudhën e fundit të ekzistimit të vet, shteti ilir kishte marrë tiparet e një shteti të

mirëfilltë:

“ Në sfondin e kësaj përgatitje të ethëshme për ndeshjen vendimtare me Romën, na

shfaqen tiparet e shtetit ilir siç nuk e kemi njohur kurrë më parë. E mbështetur në

ekonominë skllavopronare të qyteteve, mbretëria e Gentit na paraqitet me tipare të qarta

të një monarkie të tipit helenistik” (Studime ilire i: 71)

Është e logjikshme të mendohet se pas disfatës fatale të Gentit filloi procesi i deilirizimit

të asaj hapësire dhe procesi i romanizimit të saj, që pati implikime afatgjata për ilirët dhe

Ilirinë. Por, edhe për çështjen e romanizimit ka mendime të ndryshme.

Sipas dijetarit Skender Anamalit, i cili faktikisht e mohon të ketë ndodhur romanizimi i

popullsisë ilire, kontaktet e para romako-ilire janë të shekullit III para erës sonë:

“Kontaktet e para të romakëve me ilirët e Jugut i përkasin gjysmës së dytë të shekullit III

p.e sonë, kohës kur Roma filloi luftërat për pushtimin e Ilirisë. Tri luftërat iliro-romake u

dhanë mundësi romakëve të njohin më afër gjeografinë e Ilirisë së Jugut, burimet

ekonomike, rendin shoqëror dhe kulturën matriale e shpittërore të banorëve të saj.” (

Studime ilire: 26)

Pra, Skender Anamali, si edhe Zef Miridta, e minimizojnë romanizimin e ilirëve, duke e

paraqitur vetëm në dritën e të dhënave arkeologjike, pra duke e vështruar vetëm nga

aspekti i shpërndarjes eventuale të kulturës materiale romake në viset ilire. Sipas këtij

shpjegimi, atje ku nuk janë gjetur materiale arkeologjike që janë produkt i kulturës

materiale e shpirtërore romake, nuk paskësh arritur romanizimi i popullsisë! Por, kjo

qasje ka një mungesë themelore: nuk jep përgjigje se nga u tretë gjithë ajo popullsi dhe

gjithë ato vendbanime urbane ilire, pse ndodhi ai zvogëlim marramendës demokrafik, i

cili popullsitë ilire i reduktoi një “zonë relike”, sikundër e quan historiani gjerman Peter

Bartll zonën ku mezi mbijetuan popullsia ilire përkatësisht albanofone.

Vetë Anamali në po të njëjtin studim ku e mohon romanizimin e populllsisë ilire, pohon:

“Iliria e Jugut nuk ndryshnte shumë nga fqinjët lindorë e jugorë, si nga zhvillimi

ekonomik e kulturor, ashtu nga organizimi politik. Karakteristike për këtë kohë është,

sidomos, një jetë e gjallë urbane, e cila kishte përfshirë thuajse të gjitha krahinat ilire të

jugut. Autorët grekë e romakë, që përshkruajnë ngjarjet e kohës së invazionit romak dhe

të tjerëve, pas tyre, përmendin emrat e një tok qytetesh ilire” ( Studime ilire II: 25-26)

E drejta, ata i përmendin, por në fundin e sundimit romak, ato qytete dhe ajo jetë e gjallë

urbane me parashenjë ilire, nuk ka ekzistuar më. Kulmi i shkatërrimeve të qyteteve ilire

ka ndodhur me pushtimin që bënë Paul Emili në Maqedoni dhe Anici në Iliri dhe Epir me

ç’rast u bën rrafsh me tokë shtatëdhjetë e tetë qytete! Prandaj, nuk mund të thuhet se

romanizimi nuk ka ndodhur dhe se shkatërrimi i jetës urbane dhe përgjithësisht i kulturës

materiale e shpirtërore ilire nuk është ekzekutuar nga romakët! Po të mos kishte

ndodhur asimilimi i ilirëve në romakë dhe po të mos kishte ndodhur shkatërrimi i

qyteteve ilire dhe i jetës urbane ilire, ajo jetë e tyre do të shfaqej më qartë, e jo si e

shpërbërë.

Page 11: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

Studiuesi i njohur nga Sarajeva, Alojz Benaci, ka konkluduar me të drejtë se pushtimi

romak e ndërpreu procesin e kompaktësimit të ilirëve në një formacion shtetëror unik:

“Gjithsesi, duket qartë se ilirët përbënin një tërësi etnike pa kohezion të madh. Pushtimi

romak e ndërrpeu procesin e një bashkimi normal dhe i dha fund përfundimisht formimit

të një bashkësie kompakte ilire” ( Studime ilire: 92-93)

Pra, përfshirja e dhunshme e ilirëve brenda shtetit romak, e filluar pas disfatës së ilirëve

në luftën e parë iliro-romake të viteve 229-228, e thelluar pas luftës së dytë iliro-romake

të viteve 219-218, e finalizuar fatalisht pas luftës së tretë iliro-romake të vitit 163,

shkatërroi të gjitha mundësitë e konsolidimit të një shteti unik ilir. Në të vërtetë, sundimi

i gjatë romak solli shkatërrime të mëdha dhe sistematike në territoret ilire.

Në veprën “Përshkrimi i botës” të autorit Pseudo-Skymni paraqitet një pamje e Ilirisë në

shekujt V-IV para erës sonë, në periudhën para se ajo të binte nën sundimin romak, Nga

këto përshkrime mund të formësohet një ide bukur e qartë lidhur me gjeografinë dhe

botën ilire para sundimit romak. Pseudo-Skymni na njofton:

Thonë se rreth detit Adriatik

Banon një shumicë e madhe barbarësh

Pothuajse një milion e pesëqindmijë banorë

Dhe kanë një tokë shumë të mirë dhe pjellore

Se aty, si thonë, edhe bagëtia pjellin binjakë

Era që kalon mbi detin e Pontit

Ndryshohet mbi tokën e tyre, ndonëse janë afër.

……..

Pastaj vjen Iliria, një tokë e gjatë me shumë popuj brenda.

Thonë se popullsia e saj është shumë e madhe,

Nga këta popuj disa banojnë në viset e brendëshme,

Duke lëruar tokën,

Disa të tjerë anës detit Adriatik.

Një palë nga këta u binden pushtetit të basilejve,

Disa të tjerë monarkëve,

Dhe një palë vetësundohen. Thonë se këta i nderojnë shumë perënditë,

se janë shumë të drejtë e mikpritës,

Se e duan jetën shoqërore

Dhe janë të shtënë pas një jete shumë të hieshme.

(Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë: 72-73)

Disa nga vlerat e atdheut dhe të jetës së ilirëve që thekson Pseudo-Skymni, shihet se kanë

qenë: popullsia e shumtë, format e organizuara të sundimit, ose të një vetësundimi

tradicional, jeta e organizuar fetare, vlerat morale (mikpritja dhe jeta e hijshme), toka

pjellore, begatia, kultivimi i bujqësisë, klima e butë, etj. Në bazë të këtyre njoftimeve,

bëhet shumë e qartë se ilirët kanë pasur një jetë të organizuar fetare, shoqërore, kulturore

e shtetërore të veten, e cila sublimohet më shprehjen se ata ishin “të shtënë pas një jete

shumë të hieshme”. Kjo jetë e tyre u rrënua nga pushtimi romak dhe nga pasojat që solli

ai sundim në shpërbërjen e organzimit autentik të ilirëve.

Page 12: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

Nga disa përshkrime të filozofit të madh të antikës, Aristotelit, poashtu mund të

formësohen disa përfytyrime lidhur me jetën në mirëqenie e begati të ilirëve në shekullin

IV para erës sonë, deri sa ata nuk kishin rënë nën sundimin romak:

“Thonë se tek ilirët e quajtur taulantë, bëjnë verë nga mjalti, pasi i shtrydhin hojet,

(mjaltit) i hedhin ujë dhe e ziejnë në kazan gjersa të mbetet gjysma. Këte e hedhin ndër

enë prej balte dhe e lënë gjersa të mbetet gjysma, pastaj lëngun e shtien ndër enë prej

druri. (Ilirët dhe Iliria: 41)

Ndërsa për pasurinë e paionëve Aristoteli shprehet kështu:

“Flitet se toka në Paioni është aq e pasur me ar, sa shumë vetë kanë gjetur copa ar më të

rënda se një mna. Thonë se janë gjetur edhe i janë dërguar mbretit të atjeshëm dy copë,

njëra e rëndë 3 mna dhe tjetra 5 mna. “ ( Po aty:41)

Për pasuritë e tokave ilire Aristoteli sjellë edhe këso të dhënash:

“ Në Apolloni, që ndodhet pranë krahinës së taulantëve, thonë se del asfalt dhe pisë me

currila që shpërthejnë nga toka, këtu ai del më i zi dhe më i dëndur se i Maqedonisë dhe

banorët thonë se jo larg këtij vendi është një zjarr, që qëndron i ndezur vazhdimisht dhe

në një sipërfaqe fare të ngushtë, aq sa përfshinë një pentaklinë (afërsisht 10 metra

katror) ( Po aty: 42)

Megjithatë, të dhënat më të rëndësishme lidhur me fuqinë e ilirëve para fillimit të

luftërave rraskapitëse shkatërruese me romakët, gjenden te Polibi, i cili edhe e ka

përshkruar fillimin e këtij konflikti tragjik për ilirët, sepse vetë e pohon që koha të cilën

ai e trajton “është e njëjta kohë kur romakët kaluan për herë të parë në Iliri dhe në këtë

pjesë të Europës.”

Lidhur me shkaqet e luftës së parë iliro-–romake Polbi sjellë këto njoftime:

“Ata vendosën ta bëjnë këtë fushatë për këto shkaqe: Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri

Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin pasur

mbretërit e mëparshëm të Ilirisë. Pasi Demetri, i ati i Filipit (mbretër të Maqedonisë) ia

mbushi mendjen me anë të hollash, Agroni i premtoi se do të ndihmonte medionasit, që

mbaheshin të rrethuar nga etolët…” ( Po aty: 44)

Polibi pastaj pohon se pasi fitores kundër etolëve, Agroni u dha pas pijes dhe vdiq, ndërs

a punët e shtetit i mori e shoqja, Teuta, e cila “me mendjen prej gruaje”, sikundër thotë

Polibi, lejoi sulmet pirate ndaj anijeve romake, pastaj vrau dy të deleguarit e Romës tek

ajo, Gain dhe Leuk Koronganin, gjë që shërbeu si pretekst i ri për një ekspeditë kundër

saj. Pas fitores së ushtarakëve romakë, Gnej Fulvit dhe Aul Postumit, Teuta u detyrua të

pranonte humbjen me kushtet që kishte përcaktuar fituesi:

“T’u garantonte romakëve tributin që kishin kërkuar, të hiqej nga gjithë Iliria, duke

mbajtur vetëm disa vende dhe gjë që kishte rëndësi të veçantë për helenët – të mos

Page 13: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

lundronte paskëtaj përskaj Lisit, me më shumë se dy anije, po edhe këto të ishin të

paarmatosura” ( Po aty: 48-49)

Pas këtij vasaliteti poshtërues, fillon tatëpjeta e Ilirisë, e cila nuk do të ndalej kurrë, deri

në shkatërimin e saj, pas disfatës së Gentit. Disfata e mbretit Gent ishte më e rënda, sepse

ajo u shoqërua me shkatërrimin e shtatëdhjetë e tetë qyteteve dhe me plaçkitjen masive të

pasurisë së ilirëve.

Historiani më i rëndësishëm i Romës, Tit Livi, në veprën e tij monumentale, “Ab urbe

condita” (Nga themelimi i Romës”) e paraqet kështu plaçkitjen e Ilirisë, pas fitores së

Anicit dhe të Paul Emilit mbi Perseun e maqedonëve dhe mbi Gentin e ilirëve. Meqë Livi

edhe vetë habitej me sasitë e mëdha të pasurisë së plaçkitur, për të mos u dukur se po e

ekzagjeronte tregimin, pohon se shënimet i kishte huazuar nga një autor i quajtur Antia.

Pra, ajo ishte një plaçkitje aq marramendëse që i ishte bërë Ilirisë nga pushtuesi romak, sa

që përmasat e asaj plaçkitjeje, po e çudisnin edhe histoiranin më të rëndësishëm të

Romës. Ja fjalët e tij:

“ Akoma nuk ishte çdukur, jo vetëm nga shpirti po edhe nga sytë e popullit romak kujtimi

i triumfit për fitoret gjatë luftës kundër Maqedonisë, kur Anici gjatë festave kuirinale e

bëri triumfin mbi Gentin e ilirët. (…) Në pak ditë ai shtroi fisin ilir, trim në tokë e det, që

mbëshetej në vendet e veta dhe në fortifikimet, kishte zënë rob jo vetëm mbretin po edhe

gjithë familjen mbretërore. Në triumf kishte me vete flamuj ushtarakë, plaçkë tjetër dhe

orenditë e mbretit, solli njëzet e shtatë ponde ari, njëmbëdhjetë podne argjendi,

trembëdhjetë mijë denarë dhe njëqind e njëzet mijë copë monedha ilire prej argjendi.

Përpara karrocës së Anicit u suall mbreti Gent bashkë me të shoqen e me fëmijë, me të

vëllanë Karavantin e me disa nga paria ilire. Prej plaçkës së luftës iu dha secilit ushtar

nga dyzet e pesë denarë, dy herë aq çdo centurioni dhe tre herë aq çdo kalori. Aleatëve të

emrit latin u dha shumën që u kishte dhënë qytetarëve, kurse detarëve të flotës së aleatëve

u dha aq sa ushtarëve.” (Ilirët dhe Iliria… : 134)

Pas këtyre disfatave tragjike që shtrihen në tre shekuj, të mbyllura me një plaçkitje

spektakulare dhe një rrënim të tmerrshëm të mbi shtatëdhjetë qyteteve ilire të Ilirisë së

Jugut dhe Epirit, pati edhe një përpjekje të fundit kundër Romës, kësaj here në Ilirinë e

Veriut, në vitet 6-9 të erës së re. Kryengritjes e madhe ilire e viteve 6-9 në erën e re, u

shtyp dhe pas shtyjes së saj, praktikisht ra perdja mbi tragjedinë e madhe ilire, të cilët

kurrë më nuk do të arrinin të ngriheshin e të konsolidoheshin si një entitet më vete. Fati u

ishte rezervuar që të vuanin nën sundime të huaja dhe pas shekujsh nënshtrimi e

margjinalizimi, të preknin pothuajse cepin e zhdukjes nga historia. Është e qartë se në

këtë dramë të madhe të tyre, fillimisht romanizimi zuri të gllabëronte shumicën e

energjive të ilirëve dhe i vuri në shërbim të Romës, duke e shkatëruar Ilirinë jo vetëm

demografikisht, po edhe ekonomikihst dhe kulturalisht. Prandaj edhe zhvillimet e

rëndësishme kulturore si mediumi i parë “Acta diurna populi Romani”, nuk ka pasur

ndonjë ndikim mbi emancipimin ose identitetin ilir, përveç mbi ata që ishin të romanizuar

dhe që si të atilll ishin larguar nga identiteti ilir. Pra, edhe pse një pjesë e madhe e ilirëve

ishin bërë pjesëtarë të shtetit të parë në botë që aplikoi komunikimin publik, (me anën e

pushtimit), ata nuk kishin favore prej këtij zhvillimi kulturor romak. Kjo formë

Page 14: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

komunikimi u aplikua vetëm në Romë dhe vetëm për romakët e jo edhe për “barbarët”

ilirë, jeta e hieshme e të cilëve ishte varrosur nga pushtimi i Romës.

Autorët e huaj argumentojnë: romanizimi ka ndodhur vërtet

Cilat ishin pasojat kulturore dhe shoqërore të këtij sundimit të gjatë romak? E para, me

këto luftëra dhe me këtë sundim shkatërrohen edhe ato institucione fisnore, parashtetërore

e sshtetërore të ilirëve, kështu që ata nuk kanë më në funksion institucione të vetat

nëpërmjet të cilave mund të kultivonin kulturën dhe identitetin e tyre, qoftë kulturor apo

etnik. Me këto pushtime ndodh edhe humbja e rëndësisë ushtarake e edhe kulturore të

qyteteve si Rizoni dhe Shkodra dhe të dhjetëra qyteteve të Ilirisë së Jugut dhe të Epirit, që

i shkatërroi fushata e Paul Emilit dhe e Anicit. Pra, shkatërrimet më fatale erdhën pas

humbjes së Gentit, sepse pushtuesi romak shkatërroi dhe pla;kiti qytetet kryesore ilire e

epirote.

Çfarë ndodh me popujt kur e humbin rëndësinë qytetet e tyre? Ata ruralizohen dhe

kultura elitare apo kultura në përgjithësi nuk zhvillohet. Koncepti themelor i kulturës

elitare zhvillohet në qytete, kur qytetet zhbëhen, kultura nuk mund të zhvillohet.

Pasoja e tretë dhe më e dëmshme e sundimit romak ka qenë procesi i romanizimit dhe

integrimi në kulturën romake. Sundimi romak përfshinë tërë hapësirën ilire dhe fillon ta

imponojë kulturën romake, që ka qenë kulturë e lartë. Kjo kulturë vjen kryesisht përmes

ushtarëve ilirë që rekrutohen në ushtri, të cilët mësojnë latinishten, mësojnë zakonet e

shoqërisë romake dhe kur kthehen në vendin e vet, ata pastaj fillojnë t’i aplikojnë ato

zakone, dhe kështu fillon përhapja e latinishtes ndër ilirët dhe braktisja masive e

ilirishtes. Ky fenomen e ka shteruar substancën më të madhe etnike të ilirëve në gjithë

hapësirën e Dalmacisë, Istrisë, Sllavonisë, Panonisë, deri në Detin e Zi, dhe po ashtu deri

në Alpe. Noel Malkolmi konstaton:

“Ilirët, të cilët kishin jetuar në rrafshinat bregdetare u romanizuan, si ata të bregdetit

dalmatin, ashtu edhe ata të pjesës dërrmuese të trojeve të ish Jugosllavisë. Në kohën kur

sllavët zunë të arrinin në shekullin VI, kishin mbetur vetëm grupe folësish të gjuhëve

“barbare” në Ballkan, dhe të gjithë ata ndodheshin në viset malore” ( Malkolm: 35)

Ndërsa, Peter Bartli pohon:

“ Territori i Shqipërisë së sotme bashkë me pjesë të mëdha të gadishullit ballkanik në

vitet 200-100 para Kr. iu nënshtrua suksesivisht Romës. Bashkë me armatën dhe

administratën romake, vendit iu imponua edhe gjuha latine. Rreth vitit 300 pas Kr.

procesi i Romanizimit ishte përmbyllur në pjesën më të madhe. Vetëm në disa zona

malore ishin ruajtur ende gjuhë të moçme ballkanase- ndër to edhe ajo e shqiptarëve të

kryehershëm. Po ku shtrihej kjo zonë relikte e kryehershme shqiptare? Sipas të gjitha

gjasave këtu bëhej fjalë për një zonë të mbyllur malore. Stadmylleri vjen në përfundim që

është e mundur të kemi të bëjmë me zonën e Matit në Shqipërinë Veriore. Mati rrethohet

Page 15: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

nga të gjitha anët me vargmale të larta dhe i dëshmon të gjitha parakushtet për një zonë

relikti. Zona e Matit feks të mos ketë qenë përfshirë nga romanizimi dhe të ketë mbetur

jashta zonës së mujshisë direkte të Romës” (Bartl:20)

Romanizimi jo vetëm që nuk lejonte të zhvillohej kultura në gjuhën ilire por edhe atë

kulturë e cila ekzistonte, e dëmtoi dhe e bëri inferiore, sepse kultura romake ishte kulturë

e lartë perandorake. Kjo është njëra nga arsyet kryesore pse ilirët jo vetëm për shkak të

gjeografisë, por për shkak të kësaj historie të pushtimeve nuk kanë arritur të krijojnë një

kulturë në gjuhën e tyre. Romanizimi i asimiloi shumicën e ilirëve, duke e shkaktuar

rrallimin demografik dhe defaktorizimin e tyre në gadishull, si dhe pamundësoi krijimin e

një kulture shkrimore në gjuhën ilire. Pra, sundimi romak përmes romanizimit, ka

shkaktuar pasojat më të rënda demografike e kulturore, sepse i ka absorbuar energjitë

kryesore të ilirëve, duke i asimiluar në romakë dhe duke e përgatitur terrenin për

shndërrimin e tyre në sllavë, pas invazionit sllavë në shekujt VII-VIII.

Kjo shterje e energjive të ilirëve dhe e forcimit të energjive të romakëve me anën e

asimilimit të ilirëve në romakë, shihet edhe në zhvillimet politike e pushtetore në Romë.

Si rezultat i këtij asimilimi masiv e sigurisht edhe për shkak të dinamizmit që i ka

karakterizuar ilirët, ilirët e konvertuar në romakë, arrijnë të marrin poste të larta në

hierarkinë shtetërore dhe ushtarake të Romës. Në këtë proces të afirmimit të ilirëve të

romanizuar në hierarkinë shtetërore romake, ndodhin gjëra që duken të habitshme. Fjala

vjen, në shekullin III, Perandoria Romake ndahet në katër pjesë administrative (ky model

i organizimit është quajtur ‘Tetrarkia’.) Të katër pjesët e Perandorisë Romake janë

sunduar nga katër burra me prejardhje ilire: Diokleciani, Maksimilani, Galeri dhe

Konstanci. (Konstanci ka qenë babai i Konstandinit të Madh, themeluesit të Perandorisë

Bizantine). Pra, këta katër burra kishin prejardhje ilire, por ata ishin shndërruar në

romakë dhe natyrisht që i kanë shërbyer Romës. Pikërisht ai asimilim masiv i ilirëve në

romakë mundësoi përthithjen e energjive të ilirëve në shërbim aq masiv e domethënës në

llogari të sunduesit. Për shkak të inferioritetit kulturor dhe dëshirave për të kompensuar

mungest e mëdha në historinë tonë, ka zëra që mburren me këta e kësi sundimtarësh, që

kanë pasur prejardhje ilire e shqiptare, por që energjitë e veta i kanë vu tërësisht në

shërbim të sunduesve të huaj. Realisht, prejardhja etnike vetvetiu nuk domethënë asgjë,

sepse ka njerëz që kanë prejardhje etnike shqiptare dhe u kanë bërë dëm shqiptarëve.

(Këtë e kemi parë edhe në historinë e re të vetë Kosovës gjatë sundiit të saj nga serbët në

ish Jugosllavi.)

Periudha e gjatë e sundimit romak, pra, karakterizohet me një lloj dekompozimi

demografik e dekulturimi të popullsisë vendase ilire deri në masën sa ata nuk arrijnë të

prodhojnë asnjë pllakë argjile ose pergamene në gjuhën e tyre. Territoret e tyre të mëdha

humben dhe ata ilirë që i mbijetojnë romanizimit, jetojnë në një zonë të vogël relike në

krahinen e Matit, sikundër na njofton Peter Bartli.

Page 16: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

PASOJAT E SUNDIMIT BIZANTIN

Kur Perandoria Romake ka përfunduar së ekzistuari në vitin 476 dhe kur qendra e fuqisë

është bartur në Perandorinë Romake të Lindjes, me qendër në Konstandinopojë, pjesa më

e madhe e ilirëve ishin të defaktorizuar e të romanizuar. Identiteti i tyre ishte lëkundur

seriozisht. Prandaj, edhe ndikimi i Bizantit mbi ta kishte filluar edhe para vitit 476. Peter

Bartli, një historian i njohur gjerman, i cili ka shkruar një libër për historinë e Shqipërisë

thotë:

“Shqipëria nominalisht ishte nën sovranitet të Bizantit që nga ndarja e perandorisë në

vitin 395.”( Bartl: 24)

Pse? Në vitin 395 perandori romak Teodosi e ka ndarë perandorinë në dy pjesë. Meqë i

ka pasur dy djem, njërit ia ka lënë perandorinë e perëndimit, ndërsa tjetrit pjesën e

lindjes. Mirëpo, ai ua ka lënë për ta administruar perandorinë, e jo për ta ndarë, mirëpo

pastaj ka dominuar tendenca e ndarjes dhe perandoria ka shkuar drejt ndarjes, që është

finalizura me ndarje të plotë dhe në krijimin e dy perandorive. Sipas Bartlit, që nga fundi

i shekullit të katërt, ilirët përfundojnë më shumë nën sundimin e Perandorisë Romake të

Lindjes, që e quajmë Bizant. Shkaqet të tjera pse ilirët nuk arrijnë të krijojnë kulturën në

gjuhën e tyre as nën sundimin bizantin janë edhe këto: zhvillimet në Bizant kanë qenë me

turbulenca të mëdha, pasi që ajo ka qenë një perandori me shumë luftëra, me shumë

konflikte. Në vitin 1018 përfundon lufta bullgaro-bizantine, dhe përfundimisht vendoset

pushtimi bullgar mbi tokat ilire, duke sjellë edhe trauma të reja identitare e kulturore për

ilirët. Sundimi bullgar mbi këto territore ka zgjatur që nga viti 850 deri në fund të

shekullit XI. Sundimi bullgar ka qenë i karakterizuar nga një shtet teokratik, i cili selinë e

ka pasur në Ohër, gjë që e mundësonte edhe rritjen e presionit mbi formacionin etnik ilir,

që kishte mbijetuar deri në atë kohë. Edhe Patriarkana bullgare, e cila ka ndikuar në

asmimilimin e popullsisë vendase ilire brenda formacionit fetar ortodoks dhe formacionit

etnik bullgar. Mirëpo, ky sundim nuk ka qenë shumë i gjatë, krahasuar me atë romak apo

bizantin dhe ka qenë edhe i pastabilizuar, për shkak të presioneve të vazhdueshme që ka

bërë Bizanti mbi sundimin bullgar. Këto janë vitet kur ilirët vendas nuk kanë pasur

mundësi të krijojnë kulturën e tyre, sepse kanë qenë ndërmjet dy ‘dallgëve’ të mëdha të

luftës, nga njëra anë nga sundimi bullgar e nga ana tjetër nga presioni bizantin, të cilët

vazhdimisht kanë qenë në konflikte, që përfundojnë me fitoren e Bizantit. Bizanti nuk

ngriti medium si acta diurnal. Bizanti ngriti një hipodriomin si një medium me të cilin u

identifikua edhe kultura, edhe politika e në shumë raste edhe religjioni.

Hipodromi si medium

Page 17: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

Ilirët që i mbijtuan romanizimit, pas shkërmoqjes së Perandorisë Romake në vitin 476, e

vazhduan jetën e tyre nën sundimin bizantin. Bile, Peter Bartli konstaton se ata edhe para

se të hynin përfundimisht sundimin bizantin, ishin nën ndikimin e Bizantit. Pati një

ndërprerje të sundimit bizantin në viset ilire, në shekujt IX-XI, kur u shtri sundim bullgar

mbi shumicën e viseve ku jetonin ilirët, por sërish u rikthye sundimi bizantin, që në disa

zona zgjati parktikisht deri në ardhjen e osmanëve.

Meqë ilirët jetuan disa shekuj nën sundimin bizantin, ata me siguri u janë ekspozuar në

mënyrë direkte edhe të tërthortë ndikimeve shumëplanëshe administrative, fetare,

kulturore, ekonomike e politike të kësja perandorie. Në këtë kontekst, pra, edhe ndikimit

të medieve kryesore që përbënin zemrën e komunikimit në Bizant. Pa dyshim që

hipodromi ishte institucioni më i rëndësishëm i komunikimit publik në Bizant. Hipodromi

kryesor i perandorisë, në Konstandinopojë ishte një objekt gjigand, i cili zinte deri në

njëqind mijë spektatorë, pra më shumë se sa që zënë sot spektatorë shumica dërrmuese e

stadiumeve moderne të futbollit. Në hipodtromin e Konstandinopojës zhvilloheshin gara

me karroca, që ishin sporti më i popullarizuar dhe që provokonte pasionet më të fuqishme

për publikun e kohës. Garat me karroca ishin të organizuara nën përkujdesin e perandorit,

ndërsa kishin edhe struktura të tëra identifikimi dhe organizimi mes tifozëve, të cilat

Ogysj Baji madje i quan parti.

“ Për këdo që nuk e njeh, veç si legjendë, histotrinë e Bizantit, ajo karakterizohet

tërësisht nga rivaliteti e luftërat e përgjakshme në mes të kaltërve e të gjelbërve. Kjo jep

një pamje piktoreske, që është mjaft afër realitetit ose, të paktën, e shpreh atë pjesërisht,

ajo çka nuk mund të mohohet është dhuna, entuziazmi frenetik,që gjallëronin këto parti e

që shpesh i hidhnin në luftë kundër njëra-tjetrës.” (Baji:30)

Pra, shumë herë rivalitetet mes tifozerive përfundonin me dhunë e me masakra të

përgjakshme, ku mbesnin të vrarë me mijëra persona. Ogyst Baji sjellë një të dhënë sipas

të cilës në kohën e Justinianit, numri i të vrarëve vetëm brenda një ditë në një masakëtr në

hipodrom kishte arritur në 40.000 njerëz!

Por, hipodromi nuk ishte veëtm vend i garave me karroca kuajsh. Atu bëheshin edhe

ceremonitë perandorake, aty bëheshin gjykimet publike, aty ekzekutoheshin dënimet me

vdekje për heretikët, pra aty ndodhnin gara sportive, akte gjyqësore, akte politike dhe

ceremoni fetare.

Ky medium gjigand transmetonte në të katër anët e perandorisë ngjarjet dhe vlerat që

ngërthente ajo dhe ashtu ndikonte në formësimin e një mënyre të të menduarit kolektiv, i

cili shumë më vonë do të emërtohej si opinion publik.

Meqë hippodrome ka pasur jo vetëm në Konstandinopojë po edhe në qytetet e tjera të

rëndësishme të perandorisë bizantine, atëherë kjo formë komunikimi me siguri që nuk ka

qenë e panjohur dhe e pa ndikim edhe në banorët ilirë, që megjithatë jetonin në periferi të

perandorisë. Nuk kemi të dhëna se a ka ekzistuar ndonjë hipodrom në qytete si Durrësi,

Page 18: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

por ndikimi i hipodromit do të ketë qenë evident, veçmas në mesin e elitave që kanë qenë

të lidhura me qendrën e perandorisë, me anën e tregëtisë ose të hierarkisë fetare.

Megjithatë, edhe në rastin e hipodromit, si edhe në rastin e acta diurnas, kemi një

pardoks: banorët ilirë kanë jetuar në perandorinë bizantine, ku ky medium ka qenë

dominues, por efektet e tij në jetën publike të tyre, përveç elitave, do të ketë qenë

minimale. Por, besojmë se nuk ka qenë krejtësisht i panjohur në popullsinë urbane.

Mirëpo, sado që ta kenë njohur e sado që të ketë ndikuar, ai ka qenë një medium i huaj,

një medium i sunduesit, përmes të cilit janë transmetuar dhe janë afirmuar vlerat e tij e jo

të popullsisë vendëse. Prandaj edhe hipodromi si medium me shumë ndikim në Bizant,

më shumë kanë ndikuar në asimilim dhe tjetërsim kulturor të popullit të nënshtruar ilir.

Forcimi i helenizmit në tërësinë e vlerave të Bizantit, gjatë kohës së sundimit të Justnianit

e edhe më shumë pas tij, presionin asimilues e ka bërë edhe më gllabërues. Në të

ardhmen me siguri që duhet të studiohet edhe roli i hipodromit në këtë kontekst.

Ikonoklazma si lëvizje dhe medium

Një lëvizje politike dhe fetare, me ndikime largvajtëse edhe kulturore, që ka pasur ndikim

të madh në Bizant e rrjedhimisht edhe në trojet ku kanë jetuar ilirët, ishte lëvizja e

ikonoklazmës përkatësisht lëvizja që synonte eliminimin e ikonave. Kjo lëvizje politike,

fetare e kulturore ka prodhuar shumë konflikte të përgjashme në popullsinë që jetonte nën

sundimin bizantin dhe ka lënë prapa vetes një trashëgimi problematike në gjithë historinë

e Bizantit. Ikonoklazma filloi si përpjekje për ta vënë nën kontroll për ta eliminuar nga

jeta fetare krishtere paganizmin që ishte futur thellë në jetën e të krishterëve që jetonin në

Bizant:

“Nuk është, pra, për t’u habitur që paganizimi grek, duke u përzier me krishterimin, bëri

që të depërtojë këtu ai antropomorfizëm që i lejon njeriut t’i përfytyrojë hyjnitë si t’i vijë

për shtat. Por, kjo është një rrugë e rërshqitshme, që çon në mënyrë të pashmangshme në

adhurimin e vetë imazheve: simboli e asimilon vetë objektin pastaj e zëvendëson pothuaj

plotësisht atë. Mirëpo, adhurimi i ikonave, pak nga pak, për pjesën më të madhe të

popullsisë që ndodheshin nën sundimin e perandorisë, ishte bërë kulti themelor.” ( Baji:

101)

Përpjekjen e parë për ta çrrënjosur këtë praktikë pagane, e filloi Leoni II më 725 ose 726,

me ç’rast publikoi dekretin perandorak për eliminimin e praktikave të kudondodhura të

adhurimit të ikonave. Por, refuzimi ishte i ashpër dhe ashtu filloi një konflikt i

përgjakshëm, i cili do të shkatërojë shumë jetëra njerëzish, duke përfshirë edhe jetëra

dinjitarësh të lartë fetarë e shtetërorë.

Nuk është e qartë se çfarë ndikimesh kanë pasur këto konflikte në territoret e banuara me

iliorë nën sundimin bizantin, për mungesë dokumentesh të shkruara. Në fakt lufta më e

Page 19: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

ashpër u zhvillua në qendrën e perandorisë, në Konstandinopojë dhe në qendrat e mëdha

të saj, por nuk është e mundur që jehona e atyre konflikteve të përgjakshme të mos jetë

ndjerë edhe në periferinë e saj, në viset ilire nën sundimin bizantin. E pakta që mund të

thuhet është se rënia e këtyre viseve nën sundimin bullgar në fillimin e shekullit IX, ka

ardhur edhe si pasojë e krizave të thella që ka përjetuar Bizanti nga luftërat e egra në vetë

kreun e perandorisë dhe në vetë kreun e kishës lidhur me qëndrimin ndaj ikonave.

Luhatjet e mëdha ndërmjet ikonoklazmës dhe ikonofilisë dhe ndërmjet sundimit bizantin

e bullgar, do të kenë ngjallur njëfarë dinamike në komunitetin e mbetur ilir në përpjekjet

e tij për mbijetesë etnike dhe kulturore. Mbetet të hulumtohet në të ardhmen por qysh

tash mund të hamendësohet se shkëputja nga kulti i ikonave mund të ketë ndikuar në

shkëputjen nga procesi i helenizimit, i cili po të vazhdonte e po të thellohej, do të mund të

shkaktonte asimilimin e mëtejshëm të pjesës së mbetur të popullsisë ilirofonone. Më

tutje, shkëputja e ilirëve/albanëve nga kulti i ikonave do të mund të ketë qenë edhe një

lehtësim psikologjik i kësaj popullsie në përballjet e mëvonshme me sundimin mesjetar

serb dhe ndikimin e Kishës serbe, e cila ishte e pllakosur nga kulti i ikonave, duke e

ngadalësuar procesin e asimilimit.

Pasojat kulturore të Kryqëzatës së Katërt

Në vitin 1054 (është datë e rëndësishme në historinë e Evropës) ndodh përfundimisht

ndarja e kishave, pra ndahen Kisha Romane dhe Kisha Ortodokse e Bizantit. Kjo ka

prodhuar probleme kulturore dhe fetare në tokat ilire, sepse vija ndarëse e kishave i ka

rënë nëpër gjatësinë e territoreve nëpër të cilat kanë jetuar ilirët. Një pjesë e popullsisë

ilire kanë mbetur (shumica) nën varësinë e kishës bizantine, pjesa tjetër nën varësinë e

kishës romane. Dhe kjo pastaj jo vetëm që ka prodhuar ndarje fetare por ka prodhuar

edhe një lloj paralize kulturore. Nga ana tjetër, kjo është periudha që e përshkojnë edhe

kryqëzatat, në shekujt XII-XIV. Shumica e kryqëzatave shkatërrimtare kalojnë edhe

nëpër hapësirat e banuara me ilirë. Kështu që edhe nëse ka ekzistuar diçka kulturore në

këto periudha, si pasojë e këtyre luftërave dhe kryqëzatave, ato janë shkatërruar. Në

periudhën e shekujve VII-VIII, fillojnë edhe inkursionet e avarëve dhe të sllavëve nga

pjesa veriore. Ata e kalojnë Danubin dhe fillojnë të vijnë në gadishull dhe bëjnë shumë

shkatërrime. Edhe të gjithë këta faktorë, të marrë së bashku, kanë ndikuar në mungesën e

kulturës dhe institucioneve të cilat do të krijonin kulturën dhe gjuhën e vendit.

Në vitin 1204 ndodh kryqëzata e katërt, e cila ishte nisur për Jerusalem por përfundon me

pushtimin e Konstandinopojës. Pushtimi i Konstandinopojës prej kryqtarëve prodhon një

terror të paparë në Konstandinopojë. Fillon vrasja masive e banorëve, priftërinjve,

artistëve, piktorëve, pra ishte periudhë e një persekucioni nga më të tmerrshmit që njihet

në histori. Kryqtarët e kanë plaçkitur Konstandinopojën, kështu që me qindra anije me ari

i kanë ngarkuar dhe i kanë dërguar në Venedik dhe vende të tjera të Evropës

Perëndimore. Në këtë situatë terrori, një numër i madh i priftërinjve ortodoksë, i

Page 20: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

piktorëve, i arkitektëve, dhe njerëzve të tjerë të pasur e të ditur, ikin prej Bizantit dhe

strehohen në shtetin mesjetar serb. Kështu që këta intelektualë të Perandorisë së Bizantit,

vihen në shërbim të shtetit mesjetar serb. Kjo është periudha kur edhe fillon lulëzimi i

kulturës serbe në shtetin e Rashkës dhe në rajonet arbëre, që ata fillojnë t’i pushtojnë me

lehtësi, për mungesë të pushtetit bizantin, që ishte shpërbërë. Në vitin 1219, kisha

ortodokse serbe e fitoi autonominë me çka edhe e rriti ngulfatjen fetare dhe kulturore mbi

epirotët ortodoksë, po edhe mbi arbërit, që kishin mbetur nën vartësinë e saj.

Page 21: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

PASOJAT KULTURORE TË SUNDIMIT MESJETAR SERB: ZAKONIKU I CAR

DUSHANIT SI KULMINACIONI I ASIMILIMIT

Shtrohet pyetja: cilat janë pasojat kulturore që ka prodhuar në tokat ilire – arbëre sundimi

serb? E para, serbizimi i dhunshëm i popullsisë, ka shkaktuar një dëmtin të rëndë

demografik të atij korpusi epirotësh- arbërish, që mezi i kishin shpëtuar romanizimit e

helenizimit. Pakësimi i popullsisë albanofone ishte drastik, gati ishte shkatërruar

krejtësisht.

Dushani e kishte ndaluar me Zakonikun e vet çdo lloj feje tjetër përveç fesë ortodokse

serbe, prandaj ortodoksët epirotas ose arbër janë detyruar t’i nënshtrohen diktatit të

Kishës Serbe dhe të shtetit serb, duke u asimiluar jo pak prej tyre edhe kulturalisht në

serb. Ky ka qenë një proces i serbizimit të dhunshëm të popullsisë albanofone.

Zakoniku i tij, edhe pse mohonte shqiptarët si konstituentë të perandorisë së tij, u

imponua si ligj edhe për të gjithë shqiptarët që jetonin në shtetin serb. Termat e

Zakonikut të tij, zbulojnë qartë ndalimin e katolicizmit përkatësisht përndjekjen e

besimtarëve të doktrinës latine dhe të herezisë bogumile. Ligji i car Dushanit që në nenin

e parë e afirmon synimin e “pastrimit” të fesë së krishtere (të ortodoksisë), nga herezia

latine:

“1. Për krishterimin: pikë së pari për krishterimin. Në këtë mënyrë të pastrohet

krishterimi.” 7 Në pajtim me idenë kryesore, të pastrimit të krishterimit, në disa nene,

veçmas në nenet 6,7, 8 dhe 10, urdhërohen masa kundër herezisë latine përkatësisht për

kthimin me dhunë të të gjithë njerëzve në ortodoksi:

6. Për herezinë latine:

Dhe për herezinë latine, që i kanë kthyer të krishterët në bogumilë, të kthehen sërish në

krishterim, nëse gjendet dikush që dëgjon dhe nuk kthehet në krishterim, të dënohet ashtu

si shkruan në ligjin e etërve të shenjtë.

7. Për herezinë latine:

Dhe të nxjerrë Kisha e Madhe protopopët në të gjitha qytetet dhe në të gjitha sheshet, që

të kthejnë krishterët nga herezia latine, ata që janë kthyer në fenë latine, dhe t’u jipet

urdhër i shenjtë dhe të kthehet secili në krishterim.

8. Për popin latin:

Edhe popi latin, nëse gjendet, duke kthyer të krishterët në fenë latine, të dënohet sipas

ligjit të etërve të shenjtë.

10 Për heretikun:

Dhe nëse ndokush gjendet si heretik, duke jetuar në mesin e të krishterëve, të damkoset

nëpër fytyrë dhe të dëbohet, ndërsa kush do ta fshehte, edhe ai të ndëshkohet. (Krasniqi:

34?)

Me zbatimin e këtij ligji rigoroz të Dushanit edhe në trevat shqiptare, pasojat për

identitetin fetar dhe etnik të shqiptarëve kanë qenë serioze, sepse ato e kanë sforcuar

asimilimin e tyre në serbë.

Page 22: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

E dyta pasojë është serbizimi i toponimeve (emrave të vendeve). Shumica e vendeve në

Kosovën dhe në Maqedoninë e sotme janë topinime sllave të kësaj periudhe. Serbët i

kanë instaluar toponimet sllave që janë edhe sot më shumicën e vendbanimeve shqiptare,

madje edhe në jugun e Shqipërisë.

“ Sundimi afatshkurër i Serbisë nuk mbeti pa pasoja për Shqipërinë: gjurmët e kulturës

së lartë feudale serbe, të cilat nën këtë Perandor të serbëve po përjetonin lulëzimin e

tyre, gjenden jo vetëm në terminologjinë feudale juridike shqipe, si bashtina ( çiflik i

trashëgueshëm) obrok ose brok, (qiraja e bujkut), travnina (kuota e shfrytëzimit të

kullosave , të cilat duhej t’i paguanin zotit të tokës barinjtë e malsisë) po gjurmët vërehen

edhe në sistemin kancelarik të dinasëtve shqiptarë të shekullit 14 4 15 që mbështetet

kryesisht në modelin serb. Shumica e aristokratëve shqiptarë krahas asaj latine kishin

edhe një kancelari sllave.” (Bartl: 32)

Ai model sllav i administratës ka pasur pasoja afatgjata në jetën e shqiptarëve, duke e

penguar lindjen e një modeli në gjuhën albane (arbëre).

E treta, car Dushani, i ka dyndur shqiptarët drejt Greqisë, sikundër e pohon qartë edhe

Batrtli:

“ Sundimi serb favorizoi edhe një zhvillim tjetër:shtrirjen e ngulimeve shqiptare kah

jugu, në Greqi.” (Bartl: 32)

Se cilat kanë qenë pasojat e shkretërimit demografik të viseve veriore epirore/arbëre,

ende nuk ka statistika të qarta, por e sigurt është se dyndja e tyre drejt jugut, e ka zbrazur

veriun, ku serbët pastaj janë shndërruar në shumicë. Ideja themelore e Dushanit ka qenë

bartja e epirotasve/arbërve drejt jugut, për ta zbrazur veriun për serbët dhe në të njëtën

kohë për t’i shfrytëzuar lufëtarët epirotas/arbër si kontigjent luftarak kundër inkursioneve

bizanine e edhe atyre osmane. Në këso rrethanash të konvertimit të dhunshëm fetar e

etnik në serbë, të rrallimit demografik e të ndryshimit të toponimeve e të patronimeve dhe

të imponimit të “kulturës së lartë feudale serbe”si e emërton Bartli, epirotasit/ arbërit nuk

kanë pasur mundësi të prodhojnë kulturë në gjuhën e vet.

Prandaj ardhja e osmanëve i ka gjetur arbërit në këtë pozitë të vështirë demografike,

fetare dhe kulturore, që i çonte zhdukjes fizike dhe kulturore. Peter Bartli na njofton:

“Në momentin e pushtimit turk (përfundimisht më 1455) shqiptarët përbënin 4-5 % të

popullsisë së gjithmbarshme të Kosovës. Këta shqiptarë, siç dëftojnë regjistrat turk,

atëbotë i ishin nënshtruar procesit të sllavizimit. Ata mbanin emra sllavë e vetëm emri

atëror dëshmonte nganjëherë prejardhjen shqiptare (Bogdani, biri i Arbanasit, Bozhidari

i biri i Gjonit, e kështu me radhë. Pushtimi turk i dha fund këtij procesi të sllavizimit”

(Bartl: 6)

Page 23: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

PERIUDHA E SHKURTËR E PËRPJEKJEVE PËR KONSOLIDIMIN ARBËR

Pati edhe një periudhë të shkurtër të përpjekjeve për konsolidim të brendshëm të arbërve

në fundin e shekullin XII: me 1190-99, formohet Principata e Arbërisë me seli në Krujë

dhe me sundimtar Progonin. Në shekullin XIII, pastaj shfaqet në skenë të historisë e

ashtuquajtura ‘Mbretëria Anzhuine’. Anzhuinët kanë kaluar në pjesën lindore të detit

Adriatik, kanë pushtuar Durrësin dhe një pjesë të hinterlandit të Durrësit e ia kanë

bashkëngjitur shtetit të tyre, dhe kështu kanë shpallur Mbretërinë e Arbërisë Anzhuine.

Kjo mbretëri ka qenë jashtë juridiksionit të Bizantit dhe juridiksionit sllav, ndonëse edhe

ai ishte një sundim i huaj. Në shekullin XIV (1338) ka ekzistuar Principata e Karl Topisë,

me seli në Durrës, e cila pati një parashenjë më të qartë të etnisë shqiptare. Për shkak të

presioneve të mëdha që kishte prej Principatës së Balshajve, Karl Topia, në një situatë

kur nuk ka arritur t’i përballonte sulmet e Ballshajve, i ka ftuar osmanët që t’i ndihmojnë

në luftën kundër Balshajve. Hera e parë që osmanët hyjnë në tokat ku jetonin arbërit

(albanët) është pikërisht ky moment i luftës ndërmjet Karl Topisë dhe Balshajve. Nga kjo

periudhë fillon edhe depërtimi i osmanëve edhe në tokat e tyre, ndonëse pika e rëndesës

së synimeve osmane ishte në drejtim të shtetit serb, që pas vdekjes së Dushanit (1355)

dhe veçmas pas vdekjes të Uroshit, pinjolit të fundit të famijes Nemanjide në Betejën e

Maricës (1371), kishte filluar të shkërmoqej. Shteti serb në shekullin XII ishte zgjeruar

drejt jugut, duke pushtuar më 1196 edhe tërë Kosovën e sotme, Maqedoninë e sotme,

dhe duke zbritur (në kohën e car Dushanit) deri në Peleponez. Pas vdekjes së Dushanit

më 1355 dhe pas disfatës së serbëve në vitin 1371 në Betejën e Maricës, Perandoria

jetëshkurtër serbe, përfundon së ekzistuari dhe filon lufta e brendshme e princave serb për

pushtet. Këto rivalitete prodhuan tre-katër sundimtarë të ndryshëm e të armiqësuar mes

tyre. Njëri prej tyre, Kraleviq Marku, me seli në Prilep, ishte pretendent i pushtetit nën

pretekstin se babai i tij, Vukashini, duke qenë sekretar i Uroshit, kishte qenë vulëmbajtësi

dhe trashëgimtari i shtetit. Por, Llazar Hrebellanoviq që sundonte nga Krushevci dhe Vuk

Brankoviqi që sundonte nga Prishtina, kishin pertendimet e veta dhe ia mohuan Kraleviq

Markut legjitimitetin që ai e proklamonte. Rivalitetet e tyre eskaluan dhe u shndërruna në

një konflikt të armatosur më 15 qershor 1389, në konfliktin që njihet si Beteja e Kosovës.

Osmanët ndonëse formalisht kishin ardhur si ndihmës të Kraleviq Markut, ishin fuqia

kryesore që iu kundërvu koalicionit serb, të drejtuar nga Hrebellanoviqi e Brankoviqi dhe

vasalët e tyre. Humbja e tyre nga osmanët në atë betejë, është fillimi i shkatërrimti të

mbeturinave të ish perandorisë mesjetare nemanjide.

Page 24: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

KOMUNIKIMI GOJOR SI MBIJETESË NË

ROBËRITË E GJATA

Ajo pjesë e pakët e ilirëve që nuk iu nënshtrua romanizimit, bëri përpjekje që të ruante

traditat dhe zakonet e veta, por më nmungesë të institucioneve të veta fetare, shtetërore e

administrative, u detyrua të koncentrohet vetëm në komunikimin gojor. Mungesa e

shkrimeve në gjuhën ilire dhe e zhvillimit të mediumeve në gjuhën e vendit dhe për

interest e popullsisë ilire, do t’i shoqërojë ata deri sa të dilnin nga skena e historisë dhe të

zëvendësoheshin pas shekujsh harrimi nga pasardhësit e tyre, që u emërtuan me emra të

ndryshëm arbër, albanë, epirotë, maqedonas për të përfunsduar me emrin e sotëm,

shqiptarë. Komunikimi gojor do të mbetet forma kryesore e komunikimit me shekuj të

tërë, jo vetëm ndër ilirë po edhe ndër shqiptarë, të cilët vetëm në shekullin e XVI do të

arrijnë të kenë një libër të shtypur në gjuhën e tyre. Por, është e pamundur që ilirët që e

kanë mbijetuar asimilimin, të mos kenë krijuar vlera artistike, qoftë dhe vetëm me anën e

komunikimit gojor. Ruajtja e gjuhës ilire, sado e pazhvilluar që të ketë mbetur për

mungesë të kultivimit me anën e shkrimit dhe në instituicione, edhe pse ende ka

diskutime lidhur me të e me lidhjet e saj me shqipen, duhet të konsiderohet si triumfi

kryesor kulturor i ilirëve të paromanizuar në shpëtimin e identitetit të vet etnik e kulturor.

Meqë ende nuk janë gjetur shkrime në gjuhën ilire, diskutimet për të dhe për lidhjet e saj

me shqipen, do të vazhdojnë. Por, nga ajo që është zbuluar deri sot, veçmas në studimet e

Eqrem Çabejt, kjo lidhje ekziston dhe ka gjasa të verifikohet edhe më fuqimisht në të

ardhmen. Mirëpo, deri atëherë ne do të mjaftohemi me faktin që shqipja është një gjuhë e

gjallë, aktive dhe e fuqishme të shprehë çdo lloj mendimi, ideje e koncepti në të gjitha

sferat e akitviteteve njerëzore. Kjo me siguri është gjuhë e programuar dhe e injektuar

më mendjen njerëzore, për të kryer me anën e saj misionin e njohjes edeh nga njeriu

shqiptar. Mbijetesa dhe zhvillimi i shqipes ndër shekuj, si gjuhë edhe pa qenë e shkruar,

në këtë kontekst është një argument që nuk mund të kundërshtohet. Pra, misioni i një

gjuhe si shqipja, edhe kur shtypet e persekutohet me mijëvjeçarë, edhe kur nuk lejohet të

shkruhet me shekuj e shekuj, është përtej kulturor, është ekzistencial dhe tejhistorik.

Prandaj, në këtë gjuhë dhe nga bartësit e saj është zhvilluar edhe ajo kulturë gojore

aktive, e cila e ka kultivuar edhe identitetin shqiptar ndër shekuj. Autorë ë huaj, madje

flasin edhe për kulturë të gjallë muzikore ndër dardanë. Kështu, gjeografi i famshëm

grek, Straboni, i cili kund në ndërrimin e epokave, thotë për dardanët se edhe pse ishin të

egër dhe rrëmonin në plehëra bagëtish, prapë ata kultivnonin muzikën, duke na sjellë një

dëshmi fort të lashtë mbi ekzistimin e komunikimit artistik ndër dardanë:

“ Dardanët janë aq të egër sa edhe në pleh bagëtish rrëmojnë gropa dhe aty rrojnë,

megjithëkëtë muzikën nuk e lënë mënjanë po përkundrazi përdorin gjithmonë fyej e vegla

me kordha. Këta pra banojnë në thellësitë e vendit, do t’i përmendim më vonë” (Ilirët dhe

Iliria… : 155)

Komunikimi gojor, jo vetëm referencial po edhe artistik, ka qenë për një kohë të gjatë

forma e vetme e komunikimit ndër ilirë e ndër shqiptarë, sigurisht për shkak të mungesës

së institucioneve kulturore, fetare e administrative, ku do të zhvilloheshin forma të tjera

Page 25: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

të komunikimit, edhe me anën e shkrimit. Komunikimi gojor, ku bie edhe letërsia gojore

është e gjallë dhe aktive edhe në ditët tona ndër shqiptarë dhe konsiderohet ende si një

formë komunikimi autentik shqiptar, veçmas sa u përmet meseleve, fjalëve të urta,

kashelashave dhe këngës folklorike. Natyrisht, edhe ndër ne tashmë dominon kultura

mediale, brenda së cilës është futur edhe kjo pjesë e komunikimit gojor shqiptar. Por,

edhe e futur në medie, kjo formë komunikimi ruan disa elementë të natyrës së saj të

hershme. Fjala vjen, e njëjta këngë, ka disa motërzime ose variante, të cilat i kanë

interpretuar këngëtarë të ndryshëm. Por ka edhe raste kur i njëjti këngëtar e interpreton të

njëjtën këngë në variante të ndryshme. Kjo do të thotë se komunikimi gojor artistik ka

qenë i paklishetizuar dhe jodogmatik. Ka pasur mundësi të komunikohet në mënyra më të

shpenguara, se sa që është e mundur në një tekst të fiksuar. Pra, liria e komunikimit ka

qenë më e madhe se sa në tekstin e shkruar, i cili kur merr një formë përfundimtare, më

nuk mund të ndryshohet nga lexuesi/interepetuesi.

Kjo mënyrë jodogmatike e komunikimit me anën e letërsisë gojore ka pasur implikimet e

veta edhe në tërë komunikimin ndër shqiptarë, sepse ka lënë hapësirë të lirë të

interpretimit të informatave, pra edhe të komunikimit spekulativ dhe të hamendjes.

Natyrisht, komunikimi i tillë, duke qenë i pastandardizuar dhe i pahierarhizuar, ka

prodhuar informacion më pak cilësor dhe më pak të besueshëm, e ka rritur dyshimin në

informacion dhe në bartësit e tij, duke e sfiduar seriozisht edhe identifikimin me

komunitetin, ku është zhvilluar kjo formë komunikimi. Kjo vlenë më shumë për

komunikimin denotativ, pra komunikimin i cili ka si qëllim parësor informimin. Ndër

mediumet ku është kultivuar e ruajtur kjo formë komunikimi, me ata elementë që u

përmenden, komunikimi i pastandardizuar dhe i pahierarhizuar dhe infromacioni më pak

cilësor e më pak i besueshëm ka qenë oda.

Oda shqiptare si medium

Oda shqiptare ka qenë vendi ku janë tubuar meshkujt, qoftë për gëzime qoftë për zi.

Mikpritja ka qenë funksioni parësor i saj. Por, në kushtet kur shqiparrët nuk kanë pasur

medium dhe as institucone përfaqësuese, oda ka marrë edhe disa nga funksionet e

aktiviteteve publike. Aty janë këmbyer informata, janë zhvilluar debate, janë bërë pajtesa,

si dhe janë shënuar gëziemt endryshme të jetës, po edhe hidhëriemt që ajo ka sjellë në

komunitet. Edhe kënga ka qenë pjesë përbërëse e komunikimit në odat shqiptare, në raste

gëzimesh e festash.

Mënyra e çlirët e interpretimit të këngëve folklorike dhe popullore në oda e në dasma, ka

mundësuar madje edhe aplikimin e replikave të recepientëve, deri sa vazhdonte

interpretimi i këngës/informatës. Kjo mënyrë e ndërhyrjes së publikut edhe në interpretim

dhe në mesazhet e tekstit, është në vetë zemrën e komunikimit gojor shqiptar. Ndërhyrja

e audiencës dhe ndryshimi i teksteve nga interpretët, kanë bashkëjetuar dhe kanë krijuar

një komunikim aktiv social. Rrjedhimisht, publiku nuk ka qenë vetëm marrës i

informatës dhe vlerës (estetike) por edhe pjesëmarrës në modelimin dhe në të kuptuarit e

saj. Ndoshta kjo mënyrë e interkomunikimit e ka mundësuar jetëgjatësinë e kësaj forme

të komunikimit dhe e ka sjellë deri në ditët tona po në këtë formë. Kjo kulturë e

pjesëmarrjes në komunikim ka qenë e rëndësishme për të zhvilluar, për aq sa është

zhvilluar, ndiesinë e komunitarizmit dhe të unifikimit të shijeve.

Page 26: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

Meseletë në këtë kontekst paraqesin formën e komunikimit nën censurë, por që sërish

zhvillohet si interkomunikim, ndonëse me rregulla shumë më strikte se sa ajo në këngën

folklorike e popullore. Megjithatë, bartja e informatave të afishuara ka ndodhur edhe me

to dhe komunikimi është realizuar, duke e prodhuar një formë specifike të komunikimit

gojor.

Në të dyja rastet, oda ka qenë mediumi kryesor ku është zhvilluar kjo formë komunikimi

dhe ky interkomunikim interesant, që ka mëtuar të zëvendësojë informatën e shkruar dhe

të koduar, e cila ka munguar ndër shekuj. Oda shqiptare ka qenë vendi ku është

kompensuar mungesa e institucioneve kulturore e administrative, gjë që e dëshmon edhe

një lloj rendi, sdo jo strikt, që ka qenë i imponuar në odë, që nga rezervimi i vendeve e

deri te bartja e fjalës nga një folës tek tjetri, ndonëse edhe këto nuk kanë qenë të

imponuara nga pozita në ndonjë kategori sociale, po më shumë nga vlerësimi i nikoqirit.

Në oda janë transmetuar edhe informata lidhur me zhvillimet politike, ekonomike e

shoqërore, me mundësitë që kanë pasur kasnecët që i kanë transmetuar. Por, edhe aty ka

pasur interkomunikim, komente e edhe polemika, ndonëse me masë e të kujdeshme.

Kombinimi pastaj i pjesës së komunikimit verbal me atë muzikor, veçmas në gazmende e

në dasma, ka prodhuar edhe më shumë dinamikë në tërë këtë komunikim.

Komunikimi zyrtar me anën e kasnencëve (telallëve)

dhe komunikimet e fshehta

Një formë tjetër e komunikimit ka qenë edhe komunikimi me shkrim i vendimeve të

institucioneve që kanë ushtruar sundimin mbi shqiptarët. Në periudhën e sundimit osman

kjo është realizuar edhe me anën e kasnecëve (telallëve), që kanë lexuar në vende

publike vendimet e pushtetit, që nga masat e ndryshme administrative e deri te vendimet

për paqe ose për luftë. Informatat pastaj janë përhapur tek të tjerët me anën e

komunikimit standard ndër shqiptarë, atij verbal.

Meqë shqiptarët dhe paraardhëit e tyre, ilirë, kanë jetuar me shekuj nën sundimet e

perandorive të mëdha, Romake, Bizantine, Bullgare, Serbe, Anzhuine e Osmane, ata e

kanë konsumuar një formë komunikimi, të cilën popujt që kanë jetuar në anarki ose nën

sundime barbare, nuk kanë mundur ta kenë. Rektrutimi dhe inkuadrimi i njerëzve ilirë e

shqiptarë në administratat e sunduesve, ka prodhuar efekte negative demografike e

kulturore, (romanizim, helenizim, sllavizim ose osmanizim) por në anën tjetër e ka

mbajtur komunitetin të informuar për zhvillimet, ndonëse në gjuhët respektive të

sunduesve.

Në periudha të ndryshme trazirash, ka pasur edhe komunikime të fshehta, që kanë pasur

për qëllim dëmtimin e kundërshtarit dhe avancimin e kauzës së caktuar të pjesëmarrësve

në ato trazira e ngjarje. Një nga këto komunikime kulmore është edhe Komploti i

Taksimit, i arritur ndërmjet disa liderëve shqiptarë në zemrën e Perandorisë Osmane, në

Stamboll, i cili u bartë dhe u komunikua në mënyrë të fshehtë në viset shqiptare, duke

mbetur i pazbuluar nga autoritetet osmane.

Nga sa u tha mund të konkludohet se komunikimi ndër shqiptarë është zhvilluar në

mënyrë paralele: shqip në sferën private, familjare e komunitare, ndërsa në gjuhët e

sunduesve, në sferën publike. Me fillimin e Rilindjes Kombëtare shqipja futet edhe në

sferën publike dhe bëhet gjuha dominues e komunikimit ndër shqiptarë.

Page 27: Milazim KRASNIQI HISTORI SHQIPTARE E KOMUNIKIMIT DHE E … · që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana

Por, se cila ka qenë pastaj kultura e leximit ndër ta, sa ka mbetur aktive forma e

komunikimit gojor dhe sa është realizuar komunikimi në gjuhët e sunduesve, janë çështje

për të cilat përgjigjet nuk mund të jipen tash për tash. Mund të thuhet vetëm që kur ka

filluar leximi më masovik, do të ketë filluar edhe zhvillimi më dinamik i kulturës

shkrimore dhe forcimi i identitetit kulturor e kombëtar shqiptar. Në këtë mes duhet të

theksohet që alfabeti i Komitetit të Stambollit fillimisht dhe ai i Kongresit të Manastirit

më vonë, i kanë dhënë orientim përfundimar shkrimit në gjuhën shqipe, duke e bërë me

rëndësi unifikuese për mbarë shqiptarët.

Sidoqoftë pa komunikimin dhe kulturën gojore, në periudhat e gjata të sundimeve të

huaja, shqiptarët do të mund të humbin edhe më shumë nga identiteti dhe nga vlerat

kulturore që i kanë në trashëgimi nga e kaluara. Megjithëse kanë humbur shumë. Pasi që

ajo që ka humbur, nuk ka qenë e dokumentuar me shkrim, ka humbur përgjithmonë.