51
MBËSHTETJE KODIT CIVIL DHE TË DREJTAT PRONËSORE EUROPEAID/133833/C/SER/XK NUMRI I KONTRATËS: 2014/344-574 __________________________________________________ RAPORTI I PESTË I PROGRESIT MARS 2016

Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

MBËSHTETJE KODIT CIVIL DHE TË DREJTAT PRONËSORE

EUROPEAID/133833/C/SER/XK

NUMRI I KONTRATËS: 2014/344-574__________________________________________________

RAPORTI I PESTË I PROGRESIT MARS 2016

Titulli i projektit: “Mbështetje Kodit Civil dhe të drejtat pronësore”

Page 2: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Numri i projektit: EuropeAid/133833/C/SER/XK

Vendi: Kosovë

Kontraktori kryesor: Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH GIZ International Services në konzorcium me KLSC L.L.C dhe B&S EuropePersoni kontaktues: Znj. Elena Fernández Frontán, Drejtoreshë e projektit Tel.: +377 45 352428 / +381 38 223 138E-mail:[email protected]

Autoriteti kontraktues: Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Rr. e Kosovës nr. 1, 10000 Prishtinë, Kosovë, Fahu postal 331Personi kontaktues: Znj. Burbuqe Kelmendi, Menaxhere e detyrave për sundimin e ligjit Tel: +381 38 5131279E-mail: [email protected]

_____________________(nënshkrimi)

Përfituesi: Ministria e drejtësisë Ndërtesa e Qeverisë nr. II (ish -ndërtesa e “Rilindjes”)Ministria e drejtësisë, 1000 Prishtinë, KosovëPersoni kontaktues: Z. Mentor Borovci, Drejtor i Departamentit ligjor Tel: +381 38 20018161E-mail: [email protected]

_____________________(nënshkrimi)

Periudhe e raportimit: dhjetor 2015 deri në shkurt 2016

Data e raportimit: 29 shkurt 2016

Autori i raportit: Dr. Victor Chimienti, Udhëheqës i ekipit dhe ekspert i së drejtës së detyrimeve Tel: +377 45 899144E-mail: [email protected]

____________________(nënshkrimi)

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 2 nga 29

Page 3: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

MOHIM I PËRGJEGJËSISË

Ky raport është përgatitur nga Udhëheqësi i ekipit të Projektit. Të gjeturat, përfundimet dhe interpretimet e shprehura në këtë dokument janë vetëm të autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë politikat apo qëndrimet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 3 nga 29

Page 4: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Përmbajtja

1. Përmbledhje ekzekutive.........................................................................................52. Shkurtesat...............................................................................................................93. Aktivitetet e përfunduara gjatë Periudhës së raportimit...................................10

3.1 Komponenti 0 (“Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR....103.1.1 Historiku.........................................................................................................103.1.2 Aktivitetet dhe rezultatet.................................................................................11

3.2 Komponentët 1 ("Të drejtat pronësore") dhe 2 ("Kodi Civil"), TeR.......................163.2.1 Historiku.........................................................................................................163.2.2 Aktivitetet dhe rezultatet.................................................................................17

4. Aktivitetet në zhvillim e sipër...............................................................................225. Të ndryshme..........................................................................................................236. Supozimet dhe rreziqet........................................................................................247. Aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme raportuese.....................278. Lista e Shtojcave...................................................................................................27

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 4 nga 29

Page 5: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

1. Përmbledhje ekzekutive

Projekti "Mbështetje Kodit Civil dhe të drejtat pronësore" (këtej e tutje, "Projekti") ka filluar më 1

korrik 2014. Raporti fillestar është miratuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBE) më

28 gusht 2014 dhe është përkrahur në mbledhjen e parë të Komisionit drejtues të Projektit

(KDP) më 10 shtator 2014. Ngjarja e parë e dukshme është mbajtur më 9 tetor 2014. Raporti i

parë i progresit është dorëzuar më 31 janar 2015 dhe është miratuar nga KDP-ja më 12 shkurt

2015. Raporti i dytë i progresit është dorëzuar më 30 prill 2015 dhe është miratuar nga KDP-ja

më 26 maj 2015. Raporti i tretë i progresit është dorëzuar më 31 gusht 2015 dhe miratuar nga

KDP-ja më 15 shtator 2015. Raporti i katërt i progresit është dorëzuar më 30 nëntor 2015 dhe

është miratuar nga KDP-ja më 11 dhjetor 2015. Raporti i pestë i progresit mbulon periudhën

nga 1 dhjetori 2015 e deri 29 shkurti 2016 (këtej e tutje, "Periudha e raportimit"). Gjatë

Periudhës së raportimit, Projekti ka ndërmarrë këto veprime dhe janë arritur këto rezultate:

I. Komponenti 0, TeR: “Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”

Përpjekjet me qëllim që të sigurohet një koordinim i ngushtë me projekte tjera si dhe me

Programin e USAID-it për të drejtat pronësore (PRP) në veçanti, kanë vazhduar gjatë gjithë

Periudhës së raportimit.

Derisa takimet koordinuese mes dy projekteve janë mbajtur në ambientet e Ministrisë së

drejtësisë (MD) më 2 dhjetor 2015, 28 janar 2016 dhe 2 mars 2016, është identifikuar hapësirë

e mëtejshme për bashkëpunim dhe koordinim, sidomos në lidhje me Koncept dokumentet

tematike që PDP-ja aktualisht është duke i përgatitur për ta mbështetur MD-në në përpjekjet e

saj për reforma. Reformat e tilla janë në përfundim e sipër dhe PRP-ja ka ndërmend që t’i ndajë

me Projektin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Asistencë është i ofruar gjithashtu edhe nga PRP-ja që të ndihmojë në organizimin e një tryezë

të rrumbullakët që ka pasur për qëllim të angazhohet z. Veljko Mikelic, EJK për reforma në të

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 5 nga 29

Page 6: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

drejtat pronësore i kontraktuar nga Projekti, ashtu që të mund të i mundësohej t’i paraqesë

gjetjet e Planit të përgjithshëm për Reformën e sektorit të së drejtave pronësore (fjala vjen,

rezultati i kryesor i Aktiviteteve 1.5 dhe 1.6 TeR; gjegjësisht, Aktiviteteve C.5 dhe C.6, Raporti

fillestar) të Grupit themelor teknik të Strategjisë kombëtare të të drejtave pronësore (CTG).

Tryeza e rrumbullakët është mbajtur më 9 shkurt në Hotelin Sirius në Prishtinë ku është

organizuar një forum i dobishëm për diskutim mbi disa çështje që kanë të bëjnë me pronën

shoqërore.

Në takimin koordinues të datës 5 nëntor 2015, PRP-ja kishte ofruar ndihmë në organizimin e një

mbledhjeje të ekspertëve të çështjeve pronësore të KCDP-së me gjyqtarë të përzgjedhur të së

drejtës civile të Kosovës. Takimi u mbajt më 14 dhjetor 2015 dhe është përqendruar në çështje

të ndryshme që kanë të bëjnë me sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë, duke përfshirë

edhe funksionimin e dobët të regjistrit të pengut dhe zbatimin jashtëgjyqësor të hipotekave,

ndryshimet dhe plotësimet e mundshme të dispozitave të Ligjit mbi pronën dhe të drejtave tjera

sendore (LPDTS) në lidhje me pengun dhe hipotekën si dhe konfliktet e mundshme mes

dispozitave ligjore në sektorin e së drejtës pronësore.

Gjatë Periudhës së raportimit, PRP-ja ka ndarë me Projektin raportet e mëposhtme të

përgatitura nga ekspertët e tij: (1) "Analiza krahasuese e kompetencave të noterit dhe praktikat

në Shtetet e përzgjedhura anëtare të BE-së", dhe (2) "Informaliteti në sektorin e tokës: Çështja

e trashëgimisë së vonuar në Kosovë". Të dyja raportet janë të rëndësishme për punën e

Projektit dhe trajtojnë çështje që mund të cenojë Kodin e ardhshëm Civil.

II. Komponenti 1, TeR: “Të drejtat pronësore” dhe Komponenti 2, TeR: “Kodi Civil”

Gjatë Periudhës së raportimit, janë realizuar Aktivitetet 2.5/2.61 Termat e Referencës-TeR

(gjegjësisht, Aktivitetet B.5/B.6, Raporti Fillestar). Në mënyrë të veçantë, bazuar në rezultatet e

1 Aktiviteti 2.5: “Është realizuar Plani i përgjithshëm i Koditi Civil” dhe Aktiviteti 2.6: “Është realizuar Plani i veprimit të Kodit Civil”.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 6 nga 29

Page 7: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

aktiviteteve të mëparshme siç janë Raportet e vlerësimit të ndikimit, Raportet e vlerësimit ligjor

të BE-së dhe Rekomandimet për MD-në, Ekipi i projektit ka hartuar Planin e përgjithshëm/

Planin e veprimit të Kodit Civil nën udhëheqjen, koordinimin dhe mbikëqyrjen e Udhëheqësit të

Ekipit.

Plani i përgjithshëm është ndarë në tri pjesë kryesore: PJESA I: "Procesi i kodifikimit: Rruga

para nesh"; PJESA II: "Pjesa e përgjithshme e Kodit Civil (Libri i parë)" dhe PJESA III: "Librat e

Kodit Civil" (përveç Librit të parë). Plani i përgjithshëm gjithashtu përmban edhe Shtojcën A mbi

standardet ligjore evropiane/ të BE-së të përfshira në secilin libër të draftit të Kodit Civil dhe

Shtojcën B e cila radhitë legjislacionin që duhet të shfuqizohet apo ndryshohet me ose pas

hyrjes në fuqi të Kodit Civil.

Aktivitetet 1.5/1.62 TeR (gjegjësisht, Aktivitetet C.5/C.6 dhe B.5/B.6, Raporti fillestar) janë

zbatuar edhe gjatë Periudhës së raportimit. Në veçanti, ekipi i projektit ka hartuar Planin e

përgjithshëm për reformën e sektorit të së drejtës pronësore, i cili synon të sigurojë të dhëna

ligjore dhe politike për përgatitjen e Strategjisë kombëtare për të drejtat pronësore së bashku

me Koncept dokumentet e hartuara nga PRP-ja.

Plani përfshin propozimet për reformimin e legjislacionit përkatës ekzistues të pronësisë.

Propozimet e tilla janë të formuluara në radhë të parë, edhe pse jo ekskluzivisht, në bazë të

rezultateve të aktiviteteve të projektit të mëparshëm siç janë Raportet e vlerësimit të ndikimit,

Raportet e vlerësimit ligjor të BE-së dhe Rekomandimet drejtuar Ministrisë së drejtësisë. Çdo

propozim përcakton problemin, përfshirë edhe shkakun themelor dhe ndikimet e tij, analizon

kornizën përkatëse ligjore, propozon zgjidhje të bazuara në shqyrtimin krahasues të BE-së dhe

praktikave më të mira rajonale, identifikon dobitë dhe mangësitë e çdo zgjidhjeje të mundshme

si dhe rekomandon ndonjë masë të caktuar.

III. Çështje tjera

2 Aktiviteti 1.5: “Është realizuar Plani i përgjithshëm i legjislacionit të ri pronësor, duke siguruar që janë marrë parasysh strategji të ndryshme përkatëse” dhe Aktiviteti 1.6: “Është zhvilluar Plani i veprimit të së drejtës pronësore”.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 7 nga 29

Page 8: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Më 11 dhjetor 2015, EK 2 për të drejtën pronësore është takuar me z. David Egashvili

(konsulent i Bankës Botërore) për të diskutuar koordinimin e mundshëm me projektin e

financuar nga Banka Botërore për të mbështetur reformën e Regjistrit të të drejtave mbi pronën

e paluajtshme në Kosovë.

Më 16 dhjetor 2015, EK 2 për të drejtën pronësore mori pjesë në një takim në ambientet e

Këshillit të Evropës, ku është diskutuar projektligji për investime strategjike.

Më 21 dhjetor 2015, EK 2 për të drejtën pronësore është takuar me z. Xhala, Këshilltar ligjor i

AKK-së, dhe znj. Jazo, konsulente në Bankën Botërore, për të diskutuar çështjet që ndërlidhen

me regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në Kosovë.

Gjatë Periudhës së raportimit, ekipi i projektit ka analizuar dhe diskutuar për projektligjin e ri për

mbrojtjen e fëmijëve të përgatitur nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së

Kryeministrit. Në mbledhjen koordinuese më 28 janar 2016, Udhëheqësi i ekipit dhe EK 3 për të

drejtën familjare dhe trashëgimore kishte premtuar se do të bashkëpunojë me Zyrën për

Qeverisje të Mirë për të nxjerrë në pah çështjet e koordinimit mes këtij projektligji dhe Kodit

Civil. Analiza dhe diskutimi kanë nxjerrë në pah disa mangësi të projektligjit.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 8 nga 29

Page 9: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

2. Shkurtesat

UA Urdhëresë administrative

Komisioni Komisioni qeveritar për hartimin e Kodit Civil të Kosovës

CTG Grupi thelbësor teknik për Strategjinë nacionale të të drejtave pronësore

KEDNJ Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut

BE Bashkimi Evropian

ZBEK Zyra e BE-së në Kosovë

EUTM Menaxheri i detyrave të ZBEK

GIZ Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH

GIZ InS GIZ International Services

QeK Qeveria e Kosovës

EK Eksperti Kyç

IPRR Regjistri i të drejtave të pasurisë së paluajtshme

AKK Agjencia Kadastrale e Kosovës

LPDTS Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore

MD Ministria e drejtësisë

MM Memorandum mirëkuptimi

EJK Ekspert jo-kyç

ZQM Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit

AKP Agjencia Kosovare e Privatizimit

PRP Programi i USAID-it për të drejtat pronësore

Projekti Mbështetje Projektit të Kodit Civil dhe të Drejtave Pronësore (KCDP)

MSA Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 9 nga 29

Page 10: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

NSH Ndërmarrja shoqërore

EASH Ekspert afatshkurtër

TeR Termat e Referencës

USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 10 nga 29

Page 11: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

3. Aktivitetet e përfunduara gjatë Periudhës së raportimit

3.1 Komponenti 0 (“Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR

3.1.1 Historiku

Qëllimi i këtij komponenti është të sigurojë që Projekti vepron sipas një kornize të përbashkët

koordinimi mes donatorëve të ndryshëm ashtu që të shmangen mbivendosjet dhe

mospërputhjet në legjislacionin të ri të përgatitur.

Sipas këtij komponenti, TeR-i i Projektit ofron këtë Aktivitet:

Aktiviteti 0.1: Krijimi i një mekanizmi të fuqishëm koordinues me donatorë tjerë ndërkombëtarë për të iu shmangur mospërputhjeve dhe mbivendosjeve të lëndëve si në fushën e të drejtave pronësore ashtu edhe në fushën e kodit civil.

Termat e Referencës kërkojnë nga Projekti që të bëhet koordinim i ngushtë me të gjithë

donatorët përkatës si dhe me partnerët e tyre realizues dhe në mënyrë të veçantë me

Programin e USAID-it për të drejtat pronësore (PRP) (shih p.sh. fq. 18, TeR). Qëllimi i

përgjithshëm i PRP-së është ta përmirësojë rregullimin e të drejtave pronësore në Kosovë, për

ta fuqizuar sundimin e ligjit dhe për ta fuqizuar rritjen ekonomike dhe investimet. Si rrjedhojë,

ekzistojnë mbivendosje dhe konfliktit të mundshëm midis PRP-së dhe Projektit, veçanërisht sa i

përket komponentit për të drejtat pronësore (por gjithashtu edhe komponentit të Kodit Civil, me

referim të veçantë në të drejtën trashëgimore) të Projektit, sidomos në pikëpamje të këtyre

Objektivave të PRP-së:

Objektivi 1: Koordinim dhe prioritizim më i mirë i politikave . Në këtë aspekt, nga

PRP-ja pritet që të shqyrtojë cilësinë e legjislacionit dhe të identifikojnë fushat që

kanë nevojë për rishikim, fuqizim dhe/ose harmonizim. Sido që të jetë, siç ceket në

Termet e veta të referencës, PRP-ja duhet të identifikojë boshllëqet dhe

mospërputhjet në legjislacionin e të drejtave pronësore, duke u përqendruar në ato

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 11 nga 29

Page 12: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

ligje të rëndësishme për zbatimin e programit siç janë të drejtat e femrave dhe të

komuniteteve pakicë.

Objektivi 3: Të drejtat e avancuara të femrave në shfrytëzimin e pronës në praktikë.

PRP-ja është e angazhuar në përmirësimin e ligjeve që ndërlidhen me të drejtat e

pronësisë dhe të trashëgimisë.

3.1.2 Aktivitetet dhe rezultatet

Aktiviteti 0.1: Vendosja i një mekanizmi të fuqishëm koordinues me donatorët tjerë ndërkombëtarë për të shmangur mospërputhjet dhe mbivendosjet në lëndët si në fushën e të drejtave pronësore ashtu edhe atë të kodit civil.

3.1.2.1 Koordinimi me Programin e USAID-it për të drejtat pronësore

a) Historiati

Derisa është arritur pajtim për kornizën fillestare për bashkëpunim dhe bashkërendim me PRP-

në bashkëvepruese mes udhëheqësve përkatës të projektit në fund të muajit gusht të vitit 2014,

pas bisedimeve të gjata dhe të ndërlikuara është miratuar Memorandumi gjithëpërfshirës i

Mirëkuptimit (MM) nga ZBE-ja dhe USAID-i dhe pastaj është nënshkruar mes dy kontraktuesve

të përfaqësuar nga udhëheqësit përkatës të tyre të projekteve më 11 dhjetor 2014.

Ky memorandum përcakton masat e caktuara për bashkëpunim dhe koordinim mes dy

projekteve në realizimin e aktiviteteve përkatëse të projektit, në mënyrë të veçantë për të

ndihmuar Qeverinë e Kosovës (QeK) dhe në veçanti MD-në, për të zhvilluar një Strategji

kombëtare për të drejtat pronësore. Në bazë të seksionit 3.3.1 të MM-së, PRP-ja do të jetë

përgjegjëse për koordinimin e përgjithshëm të donatorëve, ministrive të linjës dhe agjencive të

QeK-ut në sektorin e të drejtave pronësore dhe do të sigurojë pjesëmarrjen e plotë të Projektit

në të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe realizuara në fushën e koordinimit të donatorëve.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 12 nga 29

Page 13: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Gjatë një ngjarjeje dy ditore të mbajtur në qershor të vitit 2015, MD-ja dhe PRP-ja kanë

përcaktuar fushëveprimin dhe fokusin e Strategjisë kombëtare për të drejtat pronësore. Përmes

një procesi gjithëpërfshirës, janë identifikuar pesë shtylla tematike: 1) Të drejtat pronësore dhe

acquis communautaire; 2) Kthimi i tokës në kontekst të zhvillimit ekonomik; 3) Avancimi i rolit të

gjykatave në zbatimin e të drejtave pronësore; 4) Adresimi i çështjeve të pronësisë në lidhje me

Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA); 5) Garantimi dhe zbatimi i të drejtave pronësore të

femrave. Janë formuar Grupet përkatëse Punuese Tematike (GPT) për të analizuar rrënjësisht

çështjet që hyjnë në kuadër të secilës shtyllë. Anëtarësimi në secilin grup është i vogël dhe

përbëhet kryesisht nga aktorët kyç që veprojnë në kuadër të temave përkatëse (anëtarët e

GPT-ve janë përfaqësues qeveritarë si dhe përfaqësues të disa agjencive dhe projekteve

ndërkombëtare). Të pesë GPT-të veprojnë nën ombrellën e CTG-së, i cili është organi

përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të Strategjisë kombëtare për të drejtat

pronësore. Ky është një grup i përbërë nga 14 persona që përfaqësojnë institucione të

ndryshme të Kosovës dhe që kanë ekspertizë dhe përgjegjësi që ndërlidhen me çështje të

rëndësishme që duhet të adresohen nga Strategjia e ardhshme.

Secili GPT në procesin e finalizimit të Koncept dokumentit tematik dhe pesë Koncept

dokumentet do të shërbejnë së bashku si bazë e Strategjisë kombëtare për të drejtat pronësore.

Drafti i Koncept dokumentit përfundimisht do të paraqitet tek CTG-ja për shqyrtim dhe miratim

(secili anëtar i CTG-së është gjithashtu anëtar i të paktës një grupi punues).

b) Të drejtat pronësore

Më 2 dhjetor 2015 është zhvilluar një takim koordinues mes Projektit dhe PRP-së në ambientet

e MD-së. Diskutimi u përqendrua kryesisht në draftin e Koncept dokumentit të cilin PRP-ja është

në procesin e përgatitjes për ta mbështetur punën e CTG-ve në hartimin e Strategjisë

kombëtare për të drejtat pronësore.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 13 nga 29

Page 14: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Një tjetër takim koordinues është mbajtur më 28 janar 2016. Në këtë takim u diskutuan një varg

çështjesh, siç janë drafti i ri i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (këshillimi do të ofrohet nga Projekti

për sigurimin e koordinimit me Kodin Civil), rregullimi i pasurisë martesore të bashkëshortëve

(më shumë masa mbrojtëse do të futen në Kodin Civil për të mbrojtur femrat në nevojë),

Koncept dokumenti për heqjen dorë nga trashëgimia (i përgatitur në bazë të dokumentit të

përbashkët të KCDP-së/PRP-së për heqjen dorë nga trashëgimia, që momentalisht është duke

u shqyrtuar nga MD-ja) dhe projektligji për vënien e tatimit të pronave përgatitur nga SIDA (të

merret parasysh nevoja për parimet e përgjithshme të së drejtës pronësore të kodifikuar në

Kodin Civil).

Asistencë është ofruar edhe nga PRP-ja për të ndihmuar në organizimin e një tryeze të

rrumbullakët që ka për qëllim angazhimin e z. Veljko Mikelic, EJK në reformën e drejtave

pronësore i kontraktuar nga Projekti, me mundësi për të i paraqitur para CTG-së të gjeturat e

planit të përgjithshëm për Reformën e sektorit të së drejtës pronësore (p.sh. rezultati kryesor i

Aktiviteteve 1.5 dhe 1.6 TeR; gjegjësisht, Aktiviteteve C.5 dhe C.6, Raporti fillestar). Janë

adresuar po ashtu edhe çështjet që ndërlidhen me organizimin e prezantimit nga z. Mikelic

(p.sh. lista e temave që do të përfshihen).

Takimi koordinues i mbajtur më 2 mars 2016 u ka lejuar të dy projekteve që të azhurnojnë njëri-

tjetrin në lidhje me zhvillimet e fundit, duke përfshirë finalizimin e Planit të përgjithshëm të

KCDP-së/ Planit të veprimit të Kodit Civil dhe Planit të përgjithshëm/ Planit të veprimit për

Reformën e sektorit të së drejtës pronësore, finalizimin pasues të draftit të Koncept dokumentit

nga PRP-ja dhe fushatën informuese publike të planifikuar nga PRP-ja në fushën e të drejtave

pronësore.

Më 19 janar 2016 është mbajtur një takim në lokalet e USAID-it mes të EK 2 për të drejtën e

pronësisë dhe kryesuesi i PRP-së. Në takim morën pjesë edhe z. Veljko Mikelic (EJK i KCDP-

së), z. Cuizon Don (zëvendës kryesues i PRP-së), z. Gent Salihu (Këshilltar i ministrit të

drejtësisë) dhe z. Xhevat Azemi (Specialist për politika zhvillimore të PRP-së). Gjatë takimit

është diskutuar për agjendën e tryezës së rrumbullakët që do të mbahet më 9 shkurt 2016.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 14 nga 29

Page 15: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Është zhvilluar takimi i dytë (në të njëjtin vend dhe me të pranishmit e njëjtë) më 21 janar 2016,

ku është finalizuar agjenda e lartpërmendur.

Më 5 nëntor 2015, PRP-ja kishte ofruar ndihmë në organizimin e një takimi të ekspertëve për

çështje pronësore të KCDP-së me gjyqtarë të përzgjedhur të Kosovës. Pas masave të

domosdoshme që janë ndërmarrë për organizimin e këtij takimi, EK 2 për të drejtën pronësore

z. Thomas Vanke, EJK i kontraktuar nga Projekti, ka marrë pjesë më 14 dhjetor 2015 në tryezën

e rrumbullakët në lidhje me përmirësimin e procedurave gjyqësore gjatë gjykimit të

mosmarrëveshjeve rreth të drejtave pronësore të organizuara nga PRP-ja. Tryeza e

rrumbullakët është mbajtur në Hotelin Emerald në Prishtinë. Përveç ekspertëve të

lartpërmendur, z. Enver Fejzullahi (specialist për reforma gjyqësore i PRP-së) dhe pesë gjyqtarë

të së drejtës civile iu bashkëngjitën tryezës. Diskutimet bazoheshin në pyetësorin e përgatitur

(dhe shpërndarë më parë) nga Projekti tek PRP-ja. Temat u përqendruan në çështje të

ndryshme si funksionimi i regjistrit të pengut; funksionimi e zbatimit jashtëgjyqësor i hipotekave

afariste3; ndryshimet e mundshme të dispozitave të LPDTS-së për pengjet dhe hipotekat; dhe,

më përgjithësisht, konfliktet e mundshme midis dispozitave ligjore në sektorin e të drejtës

pronësore. Ekspertët e Projektit gjithashtu kanë adresuar rastet praktike në lidhje me zbatimin e

neneve 40 dhe 41 të LPDTS -së.

Gjatë Periudhës së raportimit, PRP-ja së bashku me Projektin kanë përdorur raportin "Analiza

krahasuese e kompetencave të noterëve dhe praktikave në Shtetet të përzgjedhura Anëtare të

BE-së". Derisa është përgatitur drafti i ri i Ligjit për noterinë me ndihmën e qeverisë zvicerane,

afati për finalizimin e projektligjit është shtyrë deri në qershor të vitit 2016. Hulumtimi i PRP-së

mbi praktikën evropiane ka për qëllim ta informojë MD-në për vendimet e politikës së reformës.

Kur është fjala për çështjet ligjore që kanë të bëjnë me sistemin e noterisë në Kosovë,

vëmendje duhet kushtuar faktit se ndryshimet dhe plotësimet në ligjin ekzistues mund të kenë

implikime për Kodin e ardhshëm Civil.

3 Sipas neneve 201 deri në 217 të LPDTS-së.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 15 nga 29

Page 16: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

c) Ligji për trashëgiminë

Më 15 shkurt 2016, GPT 5 i PRP-së ("Garantimi dhe zbatimi i të drejtave pronësore tek femrat")

mbajti një seminar tërë-ditor për të diskutuar rekomandimet e politikës me qëllim të përforcimit

të të drejtave të femrave në trashëgimi.

Në kuadër të këtij seminari, është prezantuar dhe vënë në diskutim Koncept dokumenti për

heqjen dorë nga trashëgimia. Ky dokument trajton dy çështje që kanë të bëjnë me heqjen dorë

nga trashëgimia: a) zhvillimin e masave mbrojtëse për heqjen dorë në përgjithësi dhe b) masat

e posaçme mbrojtëse në rastet e heqjes dorë, përfshirë edhe fëmijët e mitur.

Sa i përket heqjes dorë në përgjithësi dokumenti paraqet qasje të ndryshme bazuar në një

analizë krahasuese. Me vonimin e shpërndarjen e pasurisë së trashëguar pas vdekjes së

bashkëshortit të mbijetuar, mund të sigurohet që bashkëshorti i mbijetuar ka të drejtë për të

jetuar në shtëpinë martesore dhe ta ketë të drejtën për ta përdorur atë pasuri deri në vdekje.

Koncept dokumenti shkon edhe më tej duke propozuar të drejtën e bashkëshortit të mbijetuar

që ta përdorë shtëpinë martesore në çdo rast (që do të thotë, edhe në rastin e heqjes dorë nga

trashëgimia).

Sa i përket masave mbrojtëse për fëmijët e mitur në kuadër të procedurave të heqjes dorë,

Koncept dokumenti përshkruan se sipas ligjit aktual, çdo trashëgimtar që heq dorë nga të drejtat

e tij/saj të trashëgimisë gjithashtu heq dorë edhe nga trashëgimia e fëmijëve të tyre të mitur, pa

përfshirë ndonjë aktor të jashtëm për të siguruar interesat më të mira të fëmijës. Nuk është

paraparë përfaqësimi ligjor për garantimin e interesave më të mirë të fëmijës.

Sipas procedurës, Koncept dokumenti sugjeron që procedura e heqjes dorë të bëhet procedurë

kontestimore në mënyrë që mbikëqyrja nga gjykata të bëhet automatikisht. Masat e propozuara

janë dhënë për të siguruar që pala që heq dorë është plotësisht i informuar për të drejtat e tij/saj

ligjore dhe vlerën e pasurisë dhe aseteve të personit të vdekur. Dokumenti sugjeron ndryshime

dhe plotësime në Ligjin për trashëgiminë (p.sh. neni 130), në mënyrë që të kërkohet prania e

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 16 nga 29

Page 17: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

trashëgimtarit/rëve që heq/in dorë dhe të detyrohen që verbalisht ta vërtetojnë këtë në prani të

noterit ose gjyqtarit pas marrjes së informacionit të plotë lidhur me të drejtat e tyre ligjore dhe

vlerën e pronës/aseteve që trashëgohen. Nëse rastet e pakontestuara të trashëgimisë dëgjohen

në prani të noterëve, Koncept dokumenti thekson se ende ka nevojë për masa mbrojtëse

procedurale duke ofruar mbikëqyrje të jashtme për të siguruar interesat më të mira të fëmijës

dhe për të mbrojtur të drejtat e të miturve në kuadër të këtyre rasteve të pakontestuara. Qendrat

për punë sociale të parapara me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, të cilat janë përgjegjëse për

mbrojtjen e interesave të fëmijëve në nivel komunal, mund të shihen si forma më e

përshtatshme për të ofruar mbikëqyrje të jashtme për mbrojtjen më të mirë të interesave të

fëmijëve në rastet pakontestueshme të trashëgimisë.

Në fund të seminarit, është dakorduar që MD-ja të marrë parasysh ndryshimet dhe plotësimet e

mundshme të Ligjit për noterinë dhe Ligji mbi procedurën kontestimore. Koncept dokumenti për

heqjen dorë nga trashëgimia është duke u diskutuar në kuadër të MD-së dhe sipas gjitha

gjasave do të miratohet deri në prill të vitit 2016.

Gjatë Periudhës së raportimit, PRP-ja së bashku me Projektin ka shpërndarë raportin

"Informaliteti në sektorin e tokës: Çështja e trashëgimisë së vonuar në Kosovë".

3.2 Komponentët 1 ("Të drejtat pronësore") dhe 2 ("Kodi Civil"), TeR

3.2.1 Historiku

Nga pikëpamja materiale, realizimi i projektit është i organizuar sipas dy komponentëve

tematike – Komponentës 1 (Të drejtat pronësore) dhe 2 (Kodi Civil). Sipas Raportit fillestar, këto

komponente janë rinumëruar si Komponenti C, gjegjësisht B. Qëllimi i Komponentit 1 është

ndihma MD-së në reformimin e të drejtës pronësore në përputhje me acquis e BE-së,

standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira

evropiane). Ngjashëm, qëllimi i Komponentit 2 është ndihma për MD-në në hartimin e Kodit Civil

gjithëpërfshirës në përputhje me acquis e BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 17 nga 29

Page 18: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane). Komponenti 1 nuk ka të bëjë vetëm

me të drejtën e pronës private si pjesë e Kodi Civil por përfshinë çdo dispozitë që ka të bëjë me

pronën, siç janë ligjet për pronën shoqërore dhe publike, varësisht koordinimit me iniciativa të

tjera të financuara nga donatorët në sektorin përkatës.

Gjatë Periudhës së raportimit, Projekti ka realizuar këto aktivitete:

Aktivitetin 1.5: "Ndihmë MD-së në hartimin e një plani të përgjithshëm të Kodit Civil të Kosovës duke paraqitur ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme";

Aktivitetin 1.6: "Në bazë të planit të përgjithshëm të hartuar sipas Aktivitetit 2.5, ndihmë MD-së dhe aktorët tjerë në përgatitjen e një Plani veprimi të Kodit Civil";dhe

Aktivitetin 2.5: "Ndihmë MD-së në hartimin e një plani të përgjithshëm për reformimin e sektorit për të drejtën pronësore";

Aktivitetin 2.6: "[Në bazë të planit të përgjithshëm të zhvilluar sipas Aktivitetit 1.5] Ndihmë MD-së në hartimin e Planit të veprimit për të drejtën pronësore".

Më poshtë është paraqitur një përshkrim në detaje e punës së realizuar dhe rezultatet e fituara.

3.2.2 Aktivitetet dhe rezultatet

Aktiviteti 2.5: Ndihmë MD-së në hartimin e një plani të përgjithshëm të Kodit Civil të Kosovës duke paraqitur ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme; dheAktiviteti 2.6: Në bazë të planit të përgjithshëm të hartuar sipas Aktivitetit 2.5, ndihmë MD-së dhe aktorëve tjerë në përgatitjen e një Plani Veprimi të Kodit Civil

Gjatë Periudhës së raportimit, Projekti ka realizuar Aktivitetet 2.5/2.6 TeR (gjegjësisht,

Aktivitetet B.5/B.6, Raporti fillestar). Në veçanti, Ekipi i Kodit Civil ka hartuar Planin e

përgjithshëm të Kodit Civil nën udhëheqjen, koordinimin dhe mbikëqyrjen e Udhëheqësit të

Ekipit. Plani i përgjithshëm është i ndarë në tre pjesë kryesore:

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 18 nga 29

Page 19: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

PJESA I. Procesi i kodifikimit: Rruga para nesh

PJESA II. Pjesa e përgjithshme e Kodit Civil (Libri i parë)

PJESA III. Librat e Kodit Civil (përveç Librit të parë)

Pjesa I ofron përmbledhje të disa çështjeve kyçe që ndërlidhen me kodifikimin e së drejtës

private. Pas përshkrimit të origjinës së vet dhe modelet e referimit në nivelet kombëtare dhe

ndërkombëtare, ajo shtjellon edhe qëllimet e përbashkëta dhe karakteristikat e procesit të

kodifikimit. Është shpjeguar gjithashtu edhe Procesi i kodifikimit i cili është zhvilluar në Evropën

Qendrore, Lindore si dhe në Ballkanin Perëndimor. Më pas, Pjesa I hulumton nëse ekziston

ndonjë model i mundshëm për Kodin Civil të Kosovës. Pjesa e fundit i është dedikuar strukturës

së propozuar të draftit të Kodit Civil.

Pritet që Kodi i ardhshëm Civil të ketë edhe Pjesën e përgjithshme. Sidoqoftë, për shkak të

detyrimeve kohore dhe burimeve të kufizuara që janë në dispozicion, Projekti, siç shpjegohet në

Raportin e fundit të Progresit dhe siç është raportuar me rastin e mbledhjes së fundit të

Komisionit Drejtues, nuk do të jetë në gjendje të hartojë Librin e parë (Pjesën e përgjithshme) si

pjesë përbërëse të Kodit Civil. Megjithatë, në mënyrë që të përmbushen sa më shumë nevojat e

Përfituesit dhe për ta lehtësuar punën e vet në të ardhmen në hartimin pasues të Librit të parë,

Pjesa e II-të e Planit të përgjithshëm jep rekomandime të dobishme në atë që ndoshta mund të

jetë temë e këtij libri, duke marrë parasysh praktikat më të mira evropiane dhe rajonale si dhe

veçantitë e sistemit dhe traditës ligjore të Kosovës.

PJESA III pasqyron strukturën e propozuar të Kodit Civil. Ajo përbëhet nga katër kapituj, secila

prej tyre i është kushtuar njërës prej Librave (përveç Librit të parë) që e përbëjnë Kodin Civil:

Kapitulli 1: Detyrimet (Libri i dytë)

Kapitulli 2: Prona (Libri i tretë)

Kapitulli 3: Familja (Libri i katërt)

Kapitulli 4: Ligji për trashëgiminë (Libri i pestë)

Secili kapitull është përgatitur nga EK përgjegjës me ndihmën e ekipit të tij të EASH-ve.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 19 nga 29

Page 20: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Struktura dhe përmbajtja e çdo kapitulli janë të bazuara si dhe ruhen kur ka nevojë për

ndryshime dhe plotësime mbi strukturën dhe përmbajtjen e ligjeve të përfshira në draftin e Kodit

Civil. Kjo do të thotë se, sa më shumë të jetë e mundur, legjislacioni ekzistues të ruhet, përveç

rasteve kur ndryshimet janë të nevojshme për të përmirësuar ligjet e tilla duke hequr

mospërputhjet, boshllëqet dhe mangësitë e tjera si dhe sjelljen e tyre në përputhje me acquis e

BE-së dhe me praktikat më të mira evropiane.

Çdo kapitull përshkruan me shumë hollësi ndryshimet materiale në ligjet ekzistuese, siç janë: a)

ndryshimet strukturore; b) amendamentimi ose shfuqizimi i ndonjë neni ekzistues ose grupi

nenesh; dhe c) futja e një neni të ri ose grupi nenesh (p.sh. dispozitat që transponojnë acquis e

BE-së).

Të gjitha ndryshimet janë të radhitura nga poshtë lartë (neni 1, 2, 3 ...). Nenet që nuk kanë

nevojë të ndryshohen nuk janë adresuar: Plani i përgjithshëm i Kodit Civil përqendrohet vetëm

në nenet e rishikuara, të fshira, të shtuara, etj. Si rregull, qëllimi dhe arsyet pas çdo ndryshimi

dhe plotësimi nuk janë shpjeguar me idenë se informacioni i tillë ka qenë dhënë veçse në

Rekomandime (Aktivitetet 1.4 / 2.4, TeR, gjegjësisht, Aktivitetet. 4/B.4, Raporti fillestar), si dhe

Raportet për vlerësimin e ndikimit dhe Raportet e vlerësimit ligjor të BE-së (Aktivitetet 1.2/1.3

dhe 2.2/2.3, TeR, gjegjësisht, Aktivitetet C.2/C.3 dhe B.2/B.3, Raporti fillestar), në bazë të të

cilave janë përgatitur rekomandimet në fjalë.

Në fund, Plani i përgjithshëm i Kodit Civil përmban dy Shtojca:

Shtojcën A, që përfshin një listë të rregulloreve të BE-së, direktivave të BE-së dhe

standardeve tjera ligjore evropiane (siç është praktika gjyqësore e GjEDNj-së) që do të

përfshihet në secilin libër të Kodit Civil; dhe

Shtojcën B, që radhitë legjislacionin që duhet të shfuqizohet (tërësisht ose pjesërisht)

me hyrjen në fuqi të Kodit Civil si dhe legjislacionin që do të/ mund të ketë nevojë të

ndryshohet pas miratimit të Kodit Civil.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 20 nga 29

Page 21: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Plani i përgjithshëm i Kodit Civil i është bashkangjitur këtij Raporti të Progresit si Shtojca 1.

Të mbahet mend: Aktiviteti 2.6 TeR kërkon nga Projekti që të përgatisë, në bazë të Planit të

përgjithshëm të përgatitur nën Aktivitetin 2.5, një Plan Veprimi të Kodit Civil. TeR në fq.21

përcaktojnë Planin e veprimit si "Do të përpilohet një matricë e prioriteteve, objektivave dhe

aktiviteteve, e cila mundëson përcjellje efikase të strategjisë të rënë dakord në planin e

përgjithshëm nën aktivitetin [2.5], duke përmbajtur një listë të detajuar të aktiviteteve të cilat

janë të nevojshme për të siguruar që procesi i kodifikimit gjendet në rrugën e duhur. "Sidoqoftë,

në mënyrë që të mundësohet përgatija e draftit të Kodit Civil deri në qershor, nga Projekti

kërkohet që të marrë rolin udhëheqës në procesin e hartimit, edhe pse TeR-ët "kërkojnë

përfshirje më aktive të stafit lokal të caktuar nga Ministria e drejtësisë për ta kryer procesit

legjislativ "(fq. 21). Duke pasur parasysh se procesi i hartimit (Aktiviteti 2.9 TeR) nuk do të fillojë

para muajit mars dhe do të zgjasë vetëm deri në maj të vitit 2016, është e qartë se Plani i tillë i

veprimit nuk është më i nevojshëm.

Aktiviteti 1.5: Ndihmë MD-së në hartimin e një plani të përgjithshëm për reformimin e sektorit të së drejtës së pronësisë; dheAktiviteti 1.6: Ndihmë MD-së në zhvillimin e Planit të veprimit të së drejtës së pronësisë.

Aktivitetet 1.5 /1.6 TeR (gjegjësisht, Aktivitetet C.5/C.6, Raporti fillestar) janë realizuar edhe

gjatë Periudhës së raportimit. Në veçanti, ekipi i projektit ka hartuar Planin e përgjithshëm për

Reformën e sektorit të së drejtës pronësore. Ky Plan i përgjithshëm ka për qëllim të jep kontribut

të konsiderueshëm në hartimin e Strategjisë kombëtare të së drejtave pronësore, së bashku me

Koncept dokumentet tematike të hartuara nga PRP-ja.

Derisa reforma ligjore në fushën e pronës private është adresuar në kuadër të Planit të

përgjithshëm të Kodit Civil, Plani i përgjithshëm për Reformën e sektorit të së drejtës pronësore

përqendrohet në reformën e ligjeve pronësore në të gjitha fushat tjera, duke përfshirë të drejtat

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 21 nga 29

Page 22: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

e pronësisë kolektive të mbetura nga ish-Jugosllavia (p.sh. prona shoqërore dhe pasuria në

pronësi publike). Në këtë drejtim, çështje e një rëndësie të veçantë është transformimi i të

drejtave të pronësisë kolektive në pronësi private apo shtetërore (jashta kornizës së privatizimit

të NSH-ve). Plani gjithashtu adreson çështjet që prekin të drejtën administrative dhe / ose

publike që rregullon çështje të caktuara të cilat janë të lidhura ngushtë me pronën private, siç

është shpronësimi, qasja e të huajve në pronën e paluajtshme, qiraja 99-vjeçare pas

privatizimit, noterizimi i transaksioneve të pronave të paluajtshme, etj.

Plani është i orientuar në zgjidhje dhe përfshinë propozime për reformimin e legjislacionit

ekzistues në lidhje me pronën. Propozimet e tilla janë të përpiluara në radhë të parë, edhe pse

jo ekskluzivisht, në bazë të rezultateve të aktiviteteve të mëparshme të projektit siç janë

Raportet e vlerësimit të ndikimit (Aktivitetet 1.2 dhe 2.2, TeR; gjegjësisht , Aktivitetet C.2 dhe

B.2, Raporti fillestar), Raportet vlerësimit ligjor të BE-së (Aktivitetet 1.3 dhe 2.3, TeR,

gjegjësisht, Aktivitetet C.3 dhe B.3, Raporti fillestar), si dhe Rekomandimet për MD-në

(Aktivitetet 1.4 dhe 2.4, TeR, gjegjësisht, Aktivitetet C.4 dhe B. 4, Raporti fillestar).

Çdo propozim i Planit të përgjithshëm për Reformën e sektorit të së drejtës pronësore përfshin

këto informata:

A. Identifikimin dhe definimin i problemit, përfshirë edhe shkakun themelor dhe ndikimet e

tij;

B. Analizën e kornizës përkatëse ligjore;

C. Një ose më shumë zgjidhje të bazuara në shqyrtimin krahasues të BE-së dhe praktikave

më të mira rajonale;

D. Përparësitë dhe dobësitë e çdo zgjidhjeje të mundshme;

E. Masat e rekomanduara, dmth. ndryshimi ose shfuqizimi i ndonjë ligji ekzistues (ose akti

nënligjor), hartimi i një ligji të ri (ose akti nënligjor), etj.; dhe

F. Përmbajtjen kryesore e masës së rekomanduar.

Të mbahet mend. Aktiviteti 1.6 TeR kërkon nga Projekti që të përgatisë, në bazë të Planit të

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 22 nga 29

Page 23: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

përgjithshëm të zhvilluar nën Aktivitetin 1.5, një Plan Veprimi për të drejtat pronësore. TeR në

fq.19 përcakton Planin e veprimit si "Do të përpilohet një matricë e prioriteteve, objektivave dhe

aktiviteteve, e cila mundëson përcjelljen efikase të strategjisë së rënë dakord në planin e

përgjithshëm të përgatitur në Aktivitetin 1.5, që përmban një listë të detajuar të aktiviteteve të

cilat janë të nevojshme për të siguruar se procesi gjendet në rrugën e duhur. "Planet e veprimit

janë, si rregull, pjesë përbërëse e dokumenteve strategjike dhe/ose politike. Pasi që Strategjia

kombëtare për të drejtën pronësore do të hartohet nga CTG-ja (e ndihmuar nga PRP-ja), nuk ka

nevojë që Projekti ta përgatis Planin e Veprimit për të drejtën pronësore. Plani i tillë do të duhej

të hartohej nga CTG-ja pas finalizimit të Strategjisë. Përveç kësaj, hartimi i ligjit të pronës

(private) do të paraqitet si pjesë e hartimit të Kodit Civil (Aktiviteti 1.9). Megjithatë, Plani i

përgjithshëm për Reformën e sektorit të së drejtës pronësore mundohet që të ofrojë disa

udhëzime se si të bëhet caktimi i prioriteteve të veprimeve për hartimin dhe zbatimin e

Strategjisë së ardhshme kombëtare të të drejtave pronësore. Prandaj, veprimet e propozuara

janë klasifikuar në prioritete afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Plani i përgjithshëm për reformën e sektorit të së drejtës pronësore i është bashkëngjitur

këtij Raportit të Progresit si Shtojca 2.

Duhet të shtohet se më 9 shkurt 2016 është organizuar një tryeze të rrumbullakët e ndihmuar

nga PRP-ja në Hotelin Sirius në Prishtinë, ashtu që të angazhohet z. Mikelic, EJK në reformën e

të drejtave pronësore i kontraktuar nga Projekti, me qëllim që të paraqiten gjetjet e Planit të

përgjithshëm për sektorin e të drejtave pronësore për CTG-në. Kjo ngjarje shkaktoi diskutim të

dobishëm për disa çështje që ndërlidhen me pronën shoqërore. Në emër të Projektit morën

pjesë Udhëheqësi i Ekipit dhe EK 2 për të drejtën pronësore.

4. Aktivitetet në zhvillim e sipër

Aktiviteti 1.9: Ndihmë MD-së në përpilimin e dispozitave përkatëse dhe hartimin e legjislacionit të pronës.

DHE

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 23 nga 29

Page 24: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Aktiviteti 2.9: Ndihmë MD-së në hartimin e legjislacionit në përputhje me përpilimin e dispozitave përkatëse.

Projekti është në procesin e realizimit të Aktivitetit 2.9 TeR (Aktiviteti B.9, Raporti fillestar). Në

përgjithësi, 17 EASH-ët po shërbejnë në Ekipin e Kodit Civil i cili është përgjegjës për hartimin e

Kodit Civil, në bazë të rekomandimeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e legjislacionit

ekzistues (Aktivitetet 1.4 dhe 2.4 TeR, gjegjësisht, Aktivitetet C.4 dhe B.4, Raporti fillestar).

EJK-të janë miratuar nga ZBE-ja më 7 mars 2016 (UA nr. 19) dhe menjëherë pas kësaj ka filluar

mobilizimi i ekspertëve.

Të mbahet mend. Aktiviteti 1.9 TeR (Aktiviteti C.9, Raporti fillestar) është përfshirë në Aktivitetin

2.9, si e drejtë e pronës private (dmth. e LPDTS-së ekzistuese) do të ri-kodifikohen / rishikohen

në kuadër të Kodit Civil.

5. Të ndryshme

Më 11 dhjetor 2015, EK 2 i së drejtës pronësore është takuar me z. David Egashvili (konsulent i

Bankës Botërore) për të diskutuar për koordinimin e mundshëm me projektin e financuar nga

Banka Botërore që synon reformimin e Regjistrit të të Drejtave të pronës së paluajtshme në

Kosovë (RDPP). Takimi ishte përqendruar në projektligjin i ri për RDPP-në që z. Egashvili do ta

përgatis më vonë këtë vit. Bazuar në vërejtjet preliminare të z. Egashvili për situatën aktuale, kjo

pjesë e legjislacionit duhet të unifikojë dhe konsolidojë ligjet ekzistuese në RDPP, në atë të

kadastrës dhe ndoshta, në atë për hipotekat. Ajo gjithashtu duhet të favorizojë qasje më të

strukturuar ndaj rregullimeve administrative lidhur me regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe

vendin AAK-së në majën e sistemit të projektuar rishtazi.

Më 16 dhjetor 2012, EK 2 për të drejtën pronësore mori pjesë në një takim në ambientet e

Këshillit të Evropës, ku është diskutuar projektligji për investimet strategjike. Ky takim është

iniciuar nga Mekanizmi shqyrtues ligjor (MSHL) që është kryesuar nga ZBE-ja dhe PSBE-ja në

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 24 nga 29

Page 25: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Kosovë dhe ka për synim koordinimin e opinioneve ligjore nga akterët kryesorë ndërkombëtarë

për ligjet që kanë rëndësi të veçantë. Pjesëmarrësit, gjatë vlerësimit të përpjekjeve të bëra nga

qeveria, kanë arritur në përfundimin se ekzistojnë mekanizma ligjore që lejojnë investimet e

huaja në Kosovë (gjithashtu e një natyre strategjike) dhe se autoritetet lokale duhet që t’i

përdorimin më fuqishëm. Shqetësime tjera kryesore të paraqitura gjatë takimit, mund të

përmblidhen si më poshtë: 1) Projektligji nuk duhet anashkaluar legjislacionin ekzistues,

veçanërisht ligjet për prokurimin publik, partneritetin publiko-privat, investimet e huaja, etj.; 2)

Projektligji duhet të ftojë AKP-në që të bëjë prioritizimin gjatë privatizimit të NSH-ve, që mos të

kërkojnë të krijojnë mjet të veçantë për privatizimet. Sidoqoftë, mund të mos ketë hapësirë për

ligj të ri që do të ia mundësonte QeK-ut të vazhdojë më shpejtë në rast të investimeve të

rëndësishme strategjike. Më në fund është vërë në dukje se versioni shqip i tekstit është në

shumë aspekte ndryshon nga versioni i tekstit të përkthyer në anglisht dhe/ose serbisht.

Më 21 dhjetor 2015, EK 2 për të drejtën pronësore është takuar me z. Xhala, nga Departamenti

Ligjor i AKK-së, dhe znj. Jazo, konsulente e Bankës Botërore, për të diskutuar çështjet që

ndërlidhen me regjistrimin e pronës së paluajtshme.

Në takimin koordinues më 28 janar 2016, Udhëheqësi i Ekipit dhe EK 3 për të drejtën familjare

dhe të trashëgimisë u zotua se do të bashkëpunojë me Zyrën për Qeverisje të Mirë (ZQM) në

kuadër të Zyrës së Kryeministrit për të theksuar çështjet e koordinimit mes Kodit Civil dhe

projektligjit të ri për mbrojtjen e fëmijëve përgatitur nga ZQM-ja.

Projektligji është analizuar dhe diskutuar në kuadër të projektit për të vlerësuar nëse, bazuar në

përmbajtjen e Librit të katërt të Ligjit për familje, ligji i tillë ka nevojë për ndryshime dhe/ose

përmirësime ashtu që të jetë në linjë me Kodin e ardhshëm Civil (si ligj kryesor). Gjetjet e ekipit

të së drejtës familjare tregojnë se projektligji ka disa mangësi, përfshirë mungesën e qartësisë

së roleve, mandatet dhe përgjegjësive të institucioneve të ndryshme të përfshira, dispozita

kontradiktore, kundërthënie me ligjet e tjera si dhe të meta tjera që duhet të adresohen para se

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 25 nga 29

Page 26: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

të miratohet projektligji 4.

6. Supozimet dhe rreziqet

Nuk ka ndryshim në krahasim me rreziqet dhe supozimet e identifikuara në Raportin fillestar,

përveç kësaj që do të ceket më poshtë:

1) Projekti nuk duhet vetëm të kodifikojë Kodin Civil, i cili është një sipërmarrje gjigante në

vetvete, por edhe më ambicioze është që të kërkohet të fillohet me procesin e

përmirësimit të kornizës rregullative për të drejtat pronësore duke përgatitur një plan të

përgjithshëm për reformën e sektorit. Hartimi i Kodit Civil mbart një ndjenjë të fortë të

pronësisë dhe nacionalizmit e cila nuk mund të anashkalohet. Kodi Civil konsiderohet të

jetë Mbretëresha e të gjitha kodeve dhe për shkak të zbatimit të tij të gjerë është

perceptuar si Kodi popullor. Kodi Civil nuk mund të përgatitet nga ekspertë të jashtëm

por pjesë e procesit duhet të jenë edhe ekspertët lokalë si dhe autoritetet lokale. Kjo

është e diskutueshme për arsye se në TeR theksohet se përgjegjësia e hartimit të Kodit

Civil bie mbi MD-në5. Krijimi i Komisionit qeveritar dhe nëngrupeve tematike në mes të

marsit dhe korrikut 2015 është duke shkuar mjaft mirë në këtë drejtim. Qasja e tillë

garanton konsensusin e kërkuar mes qeverisë dhe shoqërisë civile për të siguruar

pranimin e produktit përfundimtar të projektit, respektivisht draftin e Kodit Civil. Caktimi i

koordinatorëve të nëngrupeve, ndihma e Projektit në (disa) takime të nëngrupit dhe

seanca plenare të Komisionit si dhe angazhimin e kryetarëve nëngrupit si EASH jep

gjithashtu përgjigje në këtë logjikë. Duke marrë këtë parasysh, qëndrimi i Komisionit

qeveritar nuk ka qenë gjithmonë konstruktiv ndaj Projektit. Është shfaqur ngurrim i madh

për të bashkëpunuar pa pagesë. Është shfaqur edhe qëndrim kundërshtues nga disa

4 Për shembull, përkufizimi në nenin 3 të projektligjit duhet të bëhet në përputhje me dispozitat e Ligjit të familjes, si pjesë e Kodit Civil (sidomos në lidhje me moshën e fëmijës). Neni 5 i projektligjit (përgjegjësisë prindërore për mbrojtjen e fëmijës), duhet të sillen në linjë me përkufizimin e përgjegjësisë prindërore në Librin për Ligjit e familjes. Përveç kësaj, rregullat mbi kapacitetin e fëmijëve për të ndërmarrë veprim ligjor (shih nenin 26 të projektligjit) gjithashtu duhet t’i bëhet vështrim më i afërt, pasi që rregullat e ngjashme nuk i përkasin ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, por duhet të jetë pjesë e ligjit të familjes dhe trashëgimisë, ku tashmë është adresuar.5 Sipas dy komponentëve të Kodit Civil dhe të drejtave pronësore, Projekti duhet të ndihmojë vetëm grupet punuese dhe jo të përfshihen drejtpërdrejt në hartimin e legjislacionit, përveç kur përafrimi me acquis e BE-së është e nevojshme (shih TeR, Aktiviteti 1.9, faqe 10, dhe Aktiviteti 2.9, faqe 21).

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 26 nga 29

Page 27: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

anëtarë ndaj Projektit (p.sh. duke vënë në pyetje legjitimitetin e Projektit). Koordinatorët

e nëngrupeve janë dashur të largohen për shkak të rezistencës nga (disa) kryesues të

nëngrupit. Me qëllim të tejkalimit (të paktën pjesërisht) të këtij problemi, Kryesuesit e të

gjitha nëngrupeve përveç njërit janë kontraktuar nga Projekti si EJK.

2) Në përgjithësi, ekziston përshtypja se në mesin e anëtarëve të Komisionit ekziston

ngurrim të madh për të ndryshuar të drejtën pronësore ose ligjin e familjes të cilat

aktualisht janë në fuqi në Kosovë. Kjo mund të jetë për shkak të rezistencës kulturore

për të ndryshuar, por në disa raste mund të shpjegohet edhe me faktin se komisionarët

ishin vetë autorë ose bashkë-autorë të këtyre ligjeve. Megjithatë, nuk duhet humbur

mundësia e hartimit të një Kodi Civil të kryer në aspektin e modernizimit të legjislacionit

ekzistues lidhur me çështjet juridike civile, përfshirë edhe rregullimin e pasurisë

martesore, marrëdhënieve jashtëmartesore dhe përkufizimin e familjes (p.sh. problemi i

'bashkësive familjare’). Sidoqoftë, problemi i rezistencës kulturore për të ndryshuar nuk

është për t'u nënvlerësuar dhe mundet që në një pikë të ketë nevojë për vendime politike

të marra nga Ministria e Drejtësisë për çështje e ndjeshme. Besohet se Kodi Civil nuk

duhet thjesht të sigurojë "pasqyrë të së tashmes" por duhet të ofrojë edhe një të ardhme

alternative në të cilën njerëzit e Kosovës duan ta shohin veten. Për të njëjtën arsye,

edhe pse mund të jetë gjë e mençur që të i përmbahen nganjëherë traditës ligjore të

rajonit, nevoja për të pasuar qasjet bashkëkohore për hir të gjeneratave të ardhshme

duhet të mbetet prioritet çdoherë që kjo është e mundur, duke pasur parasysh

jetëgjatësinë e zakonshme (dhe të dëshirueshme) të kodeve civile. Vendet e tjera nga

rajoni mund të bëjë të njëjtën gjë kur të bëjnë kodifikimin e kodeve të tyre civile.

3) Nevoja për ta kodifikuar Kodin Civil deri në fund të projektit (qershor 2016) kërkon që

pritjet të mbahen në një nivel të arsyeshëm dhe të qëndrueshëm. Sigurimi i pronësisë

lokale nënkupton aktivitete shtesë fillimisht të planifikuara në TeR; por për fat të keq, jo

të gjitha masat e mundshme mund të ndërmerren (për shembull, takimet e nëngrupit,

konsultimet publike, etj.) gjatë kohëzgjatjes së Projektit aktual, jo vetëm për shkak të

kornizës së tij kohore shumë të kufizuar por edhe për shkak të natyrës së kohës së gjatë

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 27 nga 29

Page 28: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

të aktiviteteve të parashikuara (ku zbatimi i secilit aktivitet mund të zgjasë deri në 4-5

muaj). Në fakt, korniza kohore 2-vjeçare e Projektit duket shumë e shkurtër në aspektin

e dy përvojave të kaluara dhe të vazhdueshme si në BE ashtu edhe në rajonin e

Ballkanit6. Argumente tjera që kanë të bëjnë me kompleksitetin e kodifikimit të Kodit Civil

në vetvete, sidomos duke pasur parasysh të gjitha problemet sistematike nëpër të gjitha

fushat e ndryshme të së drejtës civile që ekzistojnë në Kosovë dhe që kanë nevojë të

adresohen gjatë procesit të hartimit, përfshirë këtu edhe futjen e acquis së BE-së dhe

standardeve tjera ligjore evropiane. Për këto arsye, rekomandohet që ZBE-ja ta lansojë

sa më shpejt të jetë e mundur një projekt të ri të ndihmës teknike që mund të fillojë pas

Projektit aktual që përfundon më 30 qershor 2016 dhe për këtë arsye të vazhdohet me

mbështetje MD-së në sigurimin e qëndrueshmërisë së rezultateve të pritura të projektit

pas kornizës kohore të këtij Projekti.

7. Aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme raportuese

Gjatë Periudhës së ardhshme të raportimit, Projekti do të përqendrohet në plotësimin këtyre aktiviteteve:

Aktiviteti 1.9: Ndihë MD-së në formulimin e dispozitave përkatëse dhe hartimin e legjislacionit të pronësisë.DHE

Aktiviteti 2.9: Ndihmë MD-së në hartimin e [Kodit Civil] duke përpiluar dispozitat përkatëse.

8. Lista e Shtojcave

Të dy aktivitetet pritet të përfundojnë deri në maj të vitit 2016.

Aneksi 1- Plani i përgjithshëm i Kodit Civil

6Për shembull, në Shqipëri u deshtën më shumë se katër vjet (nga viti 1990 deri më 1994), për hartimin e Kodit Civil me mbështetje dhe ndihmë ndërkombëtare. Maqedonia ka hartuar Kodiin Civil që nga fundi i vitit 2010, por deri më sot nuk është prodhuar. Në vitin 2006, Qeveria e Serbisë kishte themeluar Komisionin për hartimin e Kodit Civil. Ky Komision ka publikuar deri më sot disa pjesë të kodit të ardhshëm, siç janë ato që ndërlidhen me ligjin e detyrimeve, ligji për familjen dhe ligji për trashëgiminë, derisa hartimi është në zhvillim e sipër në lidhje me pjesën e përgjithshme të kodit të ardhshëm dhe të drejtës pronësore. Ende nuk është miratuar drafti final i Kodit Civil nga komisioni.

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 28 nga 29

Page 29: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewe BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (gjegj. praktikat më të mira evropiane)

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Aneksi 1- Plani i përgjithshëm për Reformën e Sektorit të së drejtës pronësore

FUNDI I RAPORTIT

Ky projekt realizohet nga një konzorcioum i kryesuar

nag GIZ International Services

Faqja 29 nga 29