Upload
others
View
0
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Miranda Lushaj
Shkollën fillore e përfundoi në fshatin Lipovec, ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi në qytetin e
Gjakovës në Gjimnazin e shkencave natyrore “Hajdar Dushi”.
Studimet i përfundoi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Degën Edukim Fillor. Ngaqë
u shqua ndër studentë, nga Universiteti ishte dekoruar me titullin “Studente e dalluar”.
Studimet Master për Edukim Inkluziv i kreu në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtrina”, në
Prishtinë, dhe po këtu u dekorua me titullin “Studente e dalluar”. Gjithashtu Miranda ka
përfunduar studimet Master në Kolegjin “Universum”, në drejtimin Menaxhment.
Profesionin si mësuese e ushtron tash e tri vite, krahas profesionit si mësuese Miranda është
këshilltare komunale në Komunën e Gjakovës.
Njihuni me Gentën!
Unë jam Genta Xhoka. Kam mbaruar studimet baçelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi
Agani”, Program fillor. Gjatë kohës që isha studente isha edhe bursiste në nivel shtetëror. Ky vend
i dijes ku respektohen të drejtat e studentëve dhe falë korrektësisë së stafit të përgjithshëm i cili të
hapë shumë dyer për më tutje. Jam me fat që isha studente e këtij Universiteti si dhe njëherit edhe
gjenerata e parë e të diplomuarve.
Universiteti i Gjakovës më hapi dyert që të vazhdoj më tutje të studioj jashtë shtetit, ku me
këto njohuri jam pranuar të jem pjesë e studimeve të magjistraturës në Universitetin e Tetovës.
Falë studimit në këtë vatër të diturisë unë sot e gëzoj titullin e mësueses . Gjithashtu kam
punuar në Gjimnazin Cambridge në Pejë dhe tani punoj në shkollën “The British School of
Kosova”.
“Një libër , një laps , një fëmijë dhe një mësues mund ta ndryshojnë botën”
Malala Yousafzai
Drilona Ethemi
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën fillore “Shaban Gola” Lipovec, kurse shkollimin e mesëm
e vazhdoi në Gjimnazin e shkencave shoqërore “Hajdar Dushi” – Gjakovë.
Me përfundimin e shkollës së mesme, ajo vendosi që si profesion të zgjedhte mësimdhënien. Kështu
ajo filloi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Degën- Programi
Fillor.
Përgjatë këtyre viteve (2013 – 2017) ishte njëkohësisht edhe studente bursiste. E gjithë kjo ishte si
rezultat i punës së stafit të mrekullueshëm akademik dhe përkushtimit të tyre. Gjatë kohës si
studente në këtë universitet, ajo fitoi njohuritë themelore për ndërtimin e karrierës së saj në
drejtimin e arsimit.
Me përfundimin e studimeve Bachelor, filloi studimet Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan
Prishtina”, në Drejtimin- Edukimi inkluziv.
Profesionin si mësimdhënëse e ushtron tashmë 2 vite në Prishtinë, aktualisht në shkollën fillore
“Hilmi Rakovica”.
Kontibutin e saj si mësimdhënëse është duke e dhënë edhe gjatë kohës së pandemisë, ku është njëra
prej mësimdhënësve vullnetare në realizimin e mësimit online (e-Mësimi), përkrahur nga MASHT.
Dhurata Xhahnemi
Dhurata Xhahnemi, e lindur në Gjakovë, ka kryer studimet në Fakultetin e Edukimit, Drejtimi
Parashkollor në vitet 2014/15 deri 2017/18, ku diplomoi në afat rekord me rezultate të larta. Gjatë
shkollimit, në vitin e dytë të studimeve,si studente e dalluar, iu nda bursa nga ana e Ministrisë së
Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Po ashtu, në vitin e katërt, me vetë iniciativë, me
përkrahje të Rektorit dhe Stafit Akademik, ndërmorën aksionin vullnetar në ndihmë të fëmijëve me
autizëm. Dhurata shquhet për suksesin e saj gjatë studimeve, angazhimin në përkrahje të
studentëve dhe reformave për të rinjtë.
Dhurata ka një përvojë rreth katërvjeçare në fushën e arsimit dhe edukimit. E punësuar në OJQ
Bethany Christian Services Kosovo, që nga viti 2017, me një vullnet dhe energji pozitive
angazhohet në edukimin e fëmijëve parashkollorë, e vitin e fundit edhe në Programin për Zhvillim
dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme.
Gjatë këtyre viteve, ka vijuar një cikël të trajnimeve të ofruara nga Organizatat Vendore dhe
Ndërkombëtare, në fushën e edukimit shoqëror dhe të drejtave të fëmijëve. Krahas këtyre është e
certifikuar për punën me fëmijët me autizëm dhe vështirësi në të nxënë, si dhe anëtare e ECD
Programit, e përkrahur nga UNICEF-i.
Dhurata është e përkushtuar që të vazhdojë angazhimin e saj në fushën e edukimit dhe veçanërisht
ka një pasion të veçantë për përkrahje të fëmijëve me autizëm, e cila në vazhdimësi lobon në
përmirësimin e legjislacionit dhe mendësisë kundrejt kësaj kategorie të popullatës.
Muhamet Lajqi
Ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani", programi
Gjuhë dhe letërsi angleze si gjenerata e fundit në këtë drejtim. Gjatë kësaj kohe ishte edhe bursist
i këtij programi si rezultat i punës në një ambient profesional dhe korrekt të universitetit dhe
rektoratit.
Gjatë studimeve ishte punësuar në kursin "Qendra Elohim" në Pejë si mësues i gjuhës
angleze, profesion të cilin e ushtron tashmë 5 vite.
Me njohuritë e fituara tani është pjesë e studimeve të magjistraturës në Universitetin e
Europës Juglindore në Tetovë, në programin Mësimdhënie e gjuhës angleze.
Dorentina Krasniqi-Preni
Shkollën fillore e ka përfunduar në Pejë në shkollën "Dardania" ndërsa të mesmen në
gjimnazin "Bedri Pejani". Duke marrë parasysh që mësuesia ishte një ndër misionet që i pëlqente
më së shumti vendosi që të fillojë studimet në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" ,Programi
fillor. Pas përfundimit në afat rekord të studimeve , rrugëtimi i saj vazhdoi edhe më tutje në
Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina" duke bërë studimet Master në degën Edukim Inkluziv.
Tash e 1 vit ushtron profesionin e saj të mësuesisë. Për momentin punon në shkollën fillore " Ramiz
Sadiku"-Pejë.
Dea Perteshoni
Shkollën fillore e ka përfunduar në Gjakovë ku vijoi mësimet në shkollën "Emin Duraku", ndërsa
të mesmen në gjimnazin e shkencave natyrore "Hajdar Dushi". Si nxënëse mori pjesë në garat e
gjuhës angleze ku fitoi medaljen e artë në Kosovë për suksesin e arritur.
Gjithashtu u bë pjesë e organizatave të ndryshme; si anëtare e George Williams Youth Association
dhe delegate në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Studimet i përfundoi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Degën “Gjuhë dhe letërsi
angleze”, si gjenerata e fundit në këtë drejtim.
Gjatë kohës si studente e dalluar nga viti 2015-2019, Dea fitoi njohuritë e duhura për ndërtimin e
karrierës së saj në drejtimin qe kishte zgjedhur. Falë rezultatit të punës, ajo mori pjesë në
konferenca të ndryshme si përkthyese e gjuhës angleze dhe njëkohësisht si mësimdhënëse e gjuhës
angleze në qendrën e kurseve “Elite School”, në Gjakovë.
Edukimi është arma më e fortë për të ndryshuar botën.
Njihuni me Arditin!
Shkollën Fillore dhe të Mesme të lartë e përfundoi suksesshëm në Komunën e Decanit. Studimet
Bachelor i filloi në Universitetin e Gjakovës, “Fehmi Agani”, në Fakultetin e Edukimit, Program
Fillor, ku falë stafit profesionalist të mësimdhënësve dhe përkushtimit të tyre u rendit si një ndër
studentët më të dalluar.
Rrugëtimin e tij e vazhdon edhe më tutje në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në
nivelin Master, në Fakultetin e Edukimit, Programi Pedagogji e Përgjithshme, Drejtimi: Teorik-
Shkencor, me notën mesatare mbi 9.55.
Falë studimeve në këtë vatër të diturisë në Universitetin e Gjakovës, sot e gëzon titullin e
mësimdhënësit, ku me të përfunduar studimet filloi punën si mësimdhënës në Komunën e
Prishtinës.
Duke qenë i përkushtuar, Arditi do të vazhdojë misionin e tij si mësimdhënës duke u munduar t’i
shërbejë vendit të tij, ashtu sic është këshilluar nga mësimdhënësit e tij, se të qenurit mësimdhënës
është një ndër vlerat më humane që mund të ketë një individ.
Doruntina Nikçi
Shkollën fillore e kreu në Pejë në shkollën "Smajl Hajdaraj" kurse shkollimin e mesëm në
gjimnazin "Bedri Pejani".
Studimet bachelor i përfundoi në Universitetin e Pejës "Haxhi Zeka", në drejtimin Kontabilitet dhe
financa. Por gjithmonë e ndiente veten të mangët në zgjedhjen e profesionit.
Andaj, vendosi që të fillojë studimet për mësimdhënie sepse shpërndarja e dijes te femijët ishte për
të virtyti më i madh dhe gjëja më me vlerë. E kishte në gjene dashurinë dhe kujdesin për fëmijët
pasi rrjedh nga një famije e arsimuar mësuesish.Kështu, studimet bachelor për mësimdhënie i kreu
në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani", duke qenë studente e dalluar.
Falë përkushtimit të saj dhe ndihmës së profesorëve të Universitetit ajo arriti të diplomohej dhe
aktualisht punon si mësuese në Pejë duke ushtruar profesionin që ëndërronte gjithmonë.
Synimet e saj rreth diturisë nuk mbarojnë këtu, pas gjendjes së pandemisë do të vazhdojë me
studimet Master.
“Ata që dinë, bëjnë. Ata që kuptojnë, japin mësim.” (Aristoteli)
Leuandra Shehu
Kreu shkollimin e saj fillor në shkollën “Mustafa Bakija” dhe vijoi shkollimin e lartë në Gjimnazin
“Hajdar Dushi”. Gjatë kësaj periudhe u angazhua në kurse të Gjuhës Angleze, të cilat u bënë
shtysë që ajo të vazhdonte studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në drejtimin
Gjuhë dhe Letërsi Angleze.Përpos angazhimit dhe suksesit të treguar në departamentin e saj, ajo
punoi edhe në shumë aspekte tjera të zhvillimit profesional. Leuandra u bë pjesë e shume
trajnimeve e konferencave shkencore me punime e prezentime të ndryshme, ndër to edhe Shkolla
Verore e Universitetit të Prishtinës, ku u certifikua me arritje maksimale nga profesorë të
Universitetit Indiana në Bloomington. Në baza vullnetare ajo ka zhvilluar kampanja për nxënësit
e shkollave të mesme të ulëta të cilat fituan shpërblimet për vendin e parë si dhe trajnime për
nxënësit e shkollave të mesme të larta.Përkushtimi i saj u vlerësua edhe nga mësimdhënësit me të
cilët bashkëpunoi gjatë praktikës në mësimdhënie, zhvillimit të orëve mësimore dhe hulumtimit për
temën e diplomës. Ajo nuk u mjaftua me përfundimin e nivelit Bachelor dhe vazhdon studimet
Master në Universitetin e Prishtinës.
Këto e shumë arritje të tjera, bënë që ajo të vlerësohet edhe nga punëdhënësit, duke u bërë pjesë
e Qendrës së Kurseve “Elite School” si mësimdhënëse e Gjuhës Angleze.
Leuandra beson se edukimi fillon me hapjen e horizonteve te reja dhe inkurajon nxënësit që përmes
gjuhës të zhvillojnë veten dhe të ndihmojnë të tjerët për të krijuar një shoqëri me mendime pozitive
e vullnet për të punuar dhe avancuar në jetë.
Edlira Jaka
Ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në Fakultetin e
Edukimit, drejtimi Parashkollor në periudhën 2013/14 deri 2016/17, ku diplomoi në afat rekord
me rezultate të larta.
Filloi punën vullnetare në IP “Ganimete Terbeshi” nga data 01.11.2017 deri më 28.02.2018, kjo
ishte një përvojë mjaft sfiduese dhe në të njëjtën kohë një eksperiencë e cila i ndihmoi shumë në
karrierën e saj.
Universiteti i Gjakovës i hapi dyert që të fillojë punën si edukatore në kopshtin “Andrra” në
Gjakovë, ku profesionin si edukatore e ushtron tashmë 2 vite.
Kontributin e saj si edukatore është duke e dhënë edhe gjatë kohës së pandemisë, ku është njëra
nga edukatoret vullnetare në realizimin e mësimit online, përkrahur nga MASHT.
Fëmijët janë si një fletë e bardhë të cilën ne mund ta shkruajmë në shumë mënyra, por mënyrat
më të rëndësishme janë që t’ju ofrojmë vetëbesim, ngrohtësi dhe dashuri pa kushte. Kështu të gjithë
fëmijët do të hedhin hapa të sigurtë në rrugëtimin të cilin ata do të përzgjedhin ta ndjekin dhe të
realizojnë ëndrrat dhe pasionet e tyre.
Ilirjana Zajmi
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Jahë Salihu”- Molliq, kurse shkollimin e mesëm e vazhdoi
në Gjakovë në Gjimmazin “Hajdar Dushi” - drejtimi i përgjithshëm.
Me përfundimin e shkollës së mesme, ajo vendosi që të studionte në Universitetin e Gjakovës
përkatësisht në Fakultetin e Edukimit - Programi Fillor.
Gjatë kohës së studimeve në këtë fakultet, Ilirjana fitoi njohuritë e duhura për të ushtruar
profesionin e saj. Falë stafit të shkëlqyer të mësimdhënësve ajo përfundoi në afat rekord studimet
bachelor në këtë universitet dhe si rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm, profesionin si
mësimdhënëse Ilirjana e ushtron tash e 1 vit në Prishtinë.
Ju prezantojme me Venera Ahmetaj!
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën "Xhemail Kada" në Pejë, për të vazhduar me shkollimin e
mesëm në gjimnazin e shkencave natyrore "Bedri Pejani".
Pas shkollimit të mesëm, Venera vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës "Fehmi
Agani" në departamentin e Fakultetit të Edukimit. Gjatë studimeve Bachelor ajo tregoi sukses të
lartë, si dhe u zgjodh kryetare e Këshillit të Studentëve.
Motivimi për ngritje akademike dhe aftësitë udhëheqëse bënë që Venera të vazhdojë me studimet
postdiplomike Master në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", në drejtimin Udhëheqja në
arsim.
Ajo ushtron profesionin e saj si mësimdhënëse në një nga shkollat fillore të komunës së Pejës.
Në pyetjen se pse ka zgjedhur pikërisht rrugën në fushën e Edukimit, ajo përgjigjet se është e
thjeshtë, dhe nuk do komplikim. Jemi në kohën kur shoqerisë sonë më së shumti i duhet themeli
dhe baza që merret pikërisht në bankat e shkollës dhe këtë po e shohim cdo ditë. “Eshtë nderi dhe
privilegji im që në një momentum të tillë të lë gjurmët e mia!”
Shkodran Morina
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën "Azem Bejta " në Këpuz për të vazhduar me shkollimin e
mesëm në shkollën e mjekësisë në Pejë
Pas shkollimit të mesëm, Shkodrani vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës "Fehmi
Agani" në departamentin e Fakultetit të Mjekësisë, dega Infermieri e Përgjithshme . Gjatë
studimeve Bachelor ai tregoi sukses të lartë dhe diplomoi në afat.
Ai ushtron profesionin e tij si infermier në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë në
sektorin e emergjencës. Si dhe vazhdon të ndjekë studimet Master në Fakultetin e Shkencave
Mjekësore "Aleksandër Moisiu" në Durrës , dega Infermieri Kirurgjikale.
Fjolla Qufaj
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën " Dardania" në Pejë. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në
Shkollën e Mesme të Mjekësisë "Ramiz Sadiku" në Pejë. Studimet bachelor i përfundoi në
Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në degën Infermieri e Përgjithshme. Gjatë studimeve ajo
tregoi sukses të lartë dhe diplomoi në afat.
Tani ajo punon në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës si anesteziste në Repartin e Anestezionit dhe
Mjekimit Intenziv.
Edonesa Jasiqi
Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën fillore “Zekeria Rexha” ndërsa shkollimin e
mesëm në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë.
Studimet i përfundoi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Degën Infermieri e
Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë. Gjatë viteve të studimeve ishte njëkohësisht edhe studente
bursiste.
Me përfundimin e studimeve bachelor , rrugëtimin e saj e vazhdon në studimet Master në
Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin “ Edukimi në Kujdesin Shëndetësor”.
Profesionin si Infermiere e ushtron tash e 2 vite në Qendrën Klinike Universitare të
Kosovës në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive.
Mërgim Haziraj
Shkollimin fillor e kreu në Baran, në shkollën fillore "Dëshmorët e Kombit", më pas vazhdoi
shkollimin e mesëm në Pejë në shkollën e mesme "Ramiz Sadiku ". Studimet bachelor i kreu në
Gjakovë, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" , dega Infermieri
e Përgjithshme ku njëherit ishte edhe student bursist.
Tani ushtron profesionin si Teknik i Anestezionit në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ju prezentojmë me Albesiana Shala!
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Smajl Hajdaraj” në Pejë, kurse shkollimin e mesëm e
vazhdoi në gjimnazin “Bedri Pejani”. Pas shkollimit të mesëm, Albesiana vazhdoi studimet në
Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në Fakultetin e Edukimit-Programi fillor. Përgjatë këtyre
viteve (2015-2019) ishte njëkohësisht edhe studente bursiste si rezultat i punës dhe angazhimit
drejt dijes.
Rrugëtimi i saj vazhdon edhe më tutje në studimet Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan
Prishtina” në drejtimin Udhëheqja në Arsim.
Falë angazhimit dhe punës ajo sot vazhdon traditën e familjes së saj duke ushtruar profesionin e
mësueses në një shkollë në qytetin e Pejës.
Medina Elshani
Shkollën fillore e përfundoi në "Sami Frashëri" në Ozdrim, kurse shkollën e mesme e përfundoi në
Shkollën e Mesme të Mjekësisë "Ramiz Sadiku" në Pejë. Studimet bachelor i përfundoi në degën
Infermieri e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani".
Gjatë studimeve Medina ka arritur të punësohet në Banjën e Pejës SPA "Onix" dhe punon si
infermiere aty.
Fatlinda Kastrati
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Mehmet Shoshi” në Pejë, pastaj shkollën e mesme e
vazhdoi në gjimnazin “Bedri Pejani” në drejtimin shkenca natyrore.
Pas shkollimit të mesëm, Fatlinda vazhdoi studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”
në departamentin e Fakultetit të Edukimit.
Falë punës dhe angazhimit të lartë që tregoi gjatë studimeve arriti që të bëhet pjesë e studentëve
të dalluar me një mesatare mbi notën 9.
Mirëpo, puna e saj nuk u ndal vetëm tek studimet, ajo për dy vite me radhë ishte kryetare e Klubit
Letrar “Gjurmët e Penës - UGJFA”. Përmes këtij klubi u dha mundësinë shumë studentëve që të
shpalosin talentin e të shkruarit, dhe atë jo vetëm brenda universitetit, por edhe në shtetet
fqinje.Tani Fatlinda ushtron profesionin e mësimdhënëses në shkollën “Pjetër Budi” në Pejë me
një përkushtim dhe vullnet të pashterrshëm.
Arsyeja pse ajo zgjodhi këtë profesion është shumë e qartë dhe e thjeshtë: Brezat e rinj kanë nevojë
për dije, zhvillim dhe ndryshim, jemi pikërisht ne kjo gjenerata e artë që mund ta bëjë atë.
Aferdita Smajli
Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën fillore “Bajram Sadriu" në Berjahë ndërsa shkollimin e
mesëm në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë.
Studimet i përfundoi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Degën Infermieri e
Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë. Gjatë viteve të studimeve ishte njëkohësisht edhe studente
e suksesshme.
Profesionin si Infermiere e ushtron tash në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Klinikën
e Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv.
Anila Doli
Shkollimin fillor e përfundoi në Shkollën Fillore "Fehmi Agani" kurse shkollën e mesme e kreu në
Shkollën e Mesme "Gjon Nikollë Kazazi" në Gjakovë. Studimet i përfundoi në Universitetin e
Gjakovës "Fehmi Agani" në Gjakovë në Fakultetin e Edukimit, Programi Parafillor. Profesionin
si edukatore e ushtron në Kopshtin "Montessori" Zgjimmi në Gjakovë.
Irma Rakoci
Kreu shkollimin e saj fillor në shkollën “Zekeria Rexha" dhe vijoi shkollimin e lartë në Gjimnazin
“Hajdar Dushi”.Gjatë periudhës 2005/2011 ajo punoi si moderatore dhe realizuese e blloqeve
radiofonike në studion e Radio Gjakovës, ku arriti të krijojë aftësi të mira komunikimi. Për dy vite
radhazi ajo drejtoi me shumë sukses biznesin e saj familjar, në këtë aspekt ajo ka ndjekur edhe
shumë trajnime dhe u çertifikua nga CBDC ( Community Business Development Center) në
modulet:1. Green Business, Basic of Business, Basic of Marketing, How to start a successful
Business, Business Management and Financial Management, si dhe2. Training of Trainer in
Green Business.Ajo gjithashtu u angazhua edhe në kurse të Gjuhës Angleze, të cilat u bënë shtysë
që ajo të vazhdonte studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në drejtimin Gjuhë dhe
Letërsi Angleze.Përkushtimi dhe bashkëpunimi i saj u vlerësua edhe nga mësimdhënësit me të cilët
bashkëpunoi gjatë praktikës në mësimdhënie në shkollën fillore "Zekeria Rexha" në Gjakovë.Pas
përfundimit të nivelit Bachelor ajo arriti të punësohet në Qendrën e Kurseve “Languages
Network” si mësimdhënëse e Gjuhës Angleze.Duke qenë e përkushtuar në punën që bën, ajo
gjithashtu u bë pjesëmarrëse në program trajnimin "Përgatitje për teste standardizuese
ndërkombëtare - TOEFL dhe SAT English.Irma vazhdon të punojë me shumë vullnet dhe
përkushtim sepse synimet e saja nuk mbarojnë këtu.
" Arsimi nuk është përgatitje për jetën. Arsimi është vetë jeta."
(John Dewey)
Venera Shatri
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën "Bajram Curri" në Istog, kurse shkollimin e mesëm e
vazhdoi në gjimnazin "Haxhi Zeka" në Istog.
Pas shkollimit të mesëm, Venera vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës "Fehmi
Agani", në degën Programi fillor, gjatë kësaj kohe ishte edhe studente bursiste në nivel shtetëror.
Ka diplomuar si gjenerata e parë e UGJFA-së (2013-2017).
Gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Gjakovës fitoi njohuritë e duhura teorike dhe praktike
nga fusha e mësimdhënies.
Rrugëtimi i saj nuk u ndal me kaq, ajo vazhdoi studimet postdiplomike Master në Universitetin e
Prishtinës "Hasan Prishtina", në Drejtimin " Udhëheqja në Arsim".
Profesionin si mësimdhënëse e ushtron tashmë 3 vite në një nga shkollat e komunës së Istogut.
"Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bën ai duhet të jetë shembull i mirë"
– Jean-Baptiste de La Salle
Anita Gjini
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Anton Çetta” në Dol, kurse shkollimin e mesëm në
Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, në drejtimin Matematikë-Informatikë.
Studimet i përfundoi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në degën - Program fillor. Gjatë
këtyre viteve të studimit nga Universiteti u shqua si studente e dalluar me notë mesatare 9.5 dhe
studente bursiste për tri vite radhazi, gjithashtu me bursë u shpërblye edhe nga MASHT-i.
Menjëherë pas studimeve Bachelor, filloi studimet Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan
Prishtina”, në drejtimin - Edukim Inkluziv.
Profesionin si mësimdhënëse e ushtron tashmë 2 vite në Gjakovë, aktualisht në shkollën fillore
“Anton Çetta” në Dol. Përkushtimi i saj në mësimdhënie vazhdon të vlerësohet edhe nga
mësimdhënësit e tjerë me të cilët ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë.
Anita vazhdon të çertifikohet nga pjesëmarrja në trajnime të ndryshme edukativo-arsimore dhe
kurse të gjuhëve të huaja duke e cilësuar se drejt kërkimit të diturisë është koha më e bukur e me
vlerën më të madhe.
Fjolla Kryeziu
Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën “Tetë Marsi” Pejë, kurse shkollimin e mesëm e vazhdoi
në Gjimnazin “Bedri Pejani” –në drejtimin shkenca natyrore në Pejë.
Me përfundimin e shkollës së mesme, ajo vendosi që si profesion të zgjedhte mësimdhënien. Kështu
ajo filloi studimet bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Degën- Programi
Fillor( 2013-2017).Gjatë kohës si studente në këtë universitet, ajo fitoi njohuritë themelore për
ndërtimin e karrierës së saj në drejtimin e arsimit dhe fitoi bursë studimi nga Ministria.
Me përfundimin e studimeve bachelor, filloi punën në po të njejtën shkollë ku mori njohuritë e
para.
Profesionin si mësimdhënëse e ushtron për më shumë se 2 vite në Sh.F.M.U “Tetë Marsi”.
Elinda Rexha Pruthi
Shkollimin fillor e kreu në Shkollën fillore “Mustafa Bakija” në Gjakovë, ku më pas të mesmen
në Gjimnazin shkencor-matematikor “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Ishte një nxënëse me sukses të
shkëlqyeshëm, përkundër asaj që asokohe ishin vitet më të vështira, kur mësimi zhvillohej nëpër
shtëpi private, në xhami e në shkolla fillore. Dëshira për mësimdhënien ishte qysh moti e
mbjellur tek ajo. Kështu që, pas disa vitesh pauzë, vendosi të fillojë studimet, të cilat i kishte
ëndërruar shumë herët, dhe kështu u regjistrua në programin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe -
dega në Gjakovë, e që ishte në kuadër të Universitetit të Prishtinës në vitin 2009. Këto studime
ishin shumë të frytshme për të, brenda të cilave mori shumë mirënjohje qoftë nga Universiteti,
qoftë nga MASHT-i. Njëkohësisht, brenda këtyre 4 vite studimesh ishte edhe përfituese e bursës
studentore, ku edhe kreu studimet me një notë mesatare prej 9.61. Vullneti i madh bëri, që ajo
pavarësisht asaj që ishte familjare dhe nënë me fëmijë, prapëseprapë vendosi t’i vazhdojë edhe
studimet Master në Universitetin Shtetëror të Tetovës në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë
Shqipe. Njëkohësisht, me studimet Master u regjistrua edhe në Programin Parashkollor të
Universitetit të Gjakovës, me gjeneratën e parë të vitit akademik 2013/2014, pasi që i nevojitej
gjithsesi sepse në vitin 2009 e kishte vetëhapur kopshtin e fëmijëve “Dielli” në Gjakovë. Gjatë
kohës së studimeve udhëhoqi punën në institucionin e saj për fëmijët e grupmoshave prej 6 muaj
– 6 vjeç, qoftë si edukatore qoftë si koordinatore dhe gjithashtu arriti që ky institucion të
licencohet disa herë nga MASHT-i.Gjatë kohës së studimeve, ajo punoi edhe në shumë shkolla të
komunës së Gjakovës, si mësimdhënëse e gjuhës shqipe me kontratë të caktuar, ku ndër të tjera
vlen të përmenden SHMT “Nexhmedin Nixha”, SHFMU” Selman Riza”, SHFMU ”Emin
Duraku”, SHMU “ Yll Morina”, ku vlen të përmenden edhe shumë projekte mbi fëmijët e
riatdhesuar në kuadër të MASHT-it dhe OJQ-ve të tjera brenda të cilave ishte e angazhuar me
mësimin shtesë. Në vitin 2017 arriti që tërë punën e saj studimore ta kurorëzojë me sukses, me
c’rast po këtë vit e kreu magjistraturën në Universitetin e Tetovës me notë mesatare 9.5, dhe po
të njëjtin vit edhe diplomoi në Programin Parashkollor në Universitetin e Gjakovës me një
mesatare prej 9.16.Gjithashtu, u mundua të kontribuojë edhe në fushën e shkencës, duke qenë
pjesëmarrëse edhe e disa konferencave ndërshqiptare e ballkanike. Vitet prej 2009 - 2019 ishin
vitet ku përkushtimi i saj ishte kryesisht për botën akademike, gjersa fokusin kryesor e pati në
trajnime e seminare, që i takonin fushës së mësimdhënies me qëllim të ngritjes profesionale.
Pas shumë përpjekjesh e angazhimesh arriti që, në nëntor të vitit 2019 të punësohet si Zyrtare
për studentë në Universitetin e Gjakovës, ku vazhdon të punojë edhe sot. Është shumë e lumtur,
që punon në institucionin ku i kaloi 8 vjet studime dhe ku mori përvojat më të bukura studentore.
Ilda Zeka
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Mazllom Këpuska” ku më pas vijoi shkollimin e mesëm
të lartë në gjimnazin “Hajdar Dushi”.Pas shkollimit të mesëm vazhdoi studimet në Universitetin
e Gjakovës “Fehmi Agani” në Fakultetin e Edukimit.Pas 4 viteve shumë të suksesshme arriti të
diplomohet me notë mesatare të lartë.Mirëpo puna e saj nuk u ndal këtu, ajo përfundoi edhe
ciklin e dytë të studimeve Master në drejtimin Pedagogji e specializuar sociale në Universitetin
Publik të Tiranës “Shkencat Sociale”.Tani Ilda ka kopshtin e saj Privat IEAPP “Driola” në
Gjakovë ku menaxhon kopshtin në mënyrën më adekuate si dhe ushtron profesionin si edukatore
dhe pedagoge.
“Ndërsa përpiqemi për t'u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se
cfarë është jeta”.
Ema Kadriqeli
Shkollimin fillor e ka përfunduar në Shkollën "Mustafa Bakija", ndërsa të mesmen në Gjimnazin
e shkencave natyrore "Hajdar Dushi" .
Studimet i përfundoi në Universitetin e Gjakovës " Fehmi Agani ", në degën, Programi Fillor .
Pas studimeve ka ndjekur disa trajnime ku dhe u certifikua nga ShoPsiko ( Shoqata e psikologëve
të Kosovës ).
Një ndër to është certifikata për trajnimin e matricave progresive me ngjyra - testi i Ravenit për
matjen e KZHM, për moshat nga 5 deri në 11 vjeç.
Përkushtimi dhe bashkëpunimi i saj u vlerësua edhe nga mësimdhënësit me të cilët bashkëpunoi
gjatë praktikës në mësimdhënie në shkollat fillore "Yll Morina" si dhe "Emin Duraku".
Ajo sot ushtron profesionin e saj si mësuese klasore në Qendrën mësimore "Zgjimmi".
"Mësuesi mediokër flet. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi superior demonstron. Mësuesi i madh
frymëzon. "
William A. Ward
Mirvete Krasniqi-Veselaj
Shkollën e mesme të ulët e përfundoi në “Pjetër Budi” në Pocestë, ndërsa shkollën e mesme të
lartë e përfundoi në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.
Pas shkollimit të mesëm, Mirvete Krasniqi-Veselaj vazhdoi studimet në ShLE “Hasan
Prishtina”në Pejë, duke e mbyllur kapitullin e studimeve përkohësisht dhe duke marrë titullin
ekonomiste e diplomuar, në vitin 2002.Studimet tjera të nivelit Bachelor i përfundoi në
Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor, në vitin
2017.Pos diplomave nga studimet, Mirvete Krasniqi-Veselaj u pajis me certifikata të shumta nga
trajnimet e ndryshme lidhur me mësimdhënien.Puna e saj e parë në arsim si mësimdhënëse filloi
në dhjetor të vitit 2017 në Shkollën e Mesme të Ulët “28 Nëntori” në Paralelen e Ndarë në
Lubeniq, për të vazhduar më tej me shkollën amë në Raushiq deri në qershor të vitit 2019.Me gjithë
dëshirën e madhe për ta vazhduar kontributin e saj në Kosovë, rrugëtimet e jetës Mirveten e
dërguan mijëra kilometra më larg, në Amerikë, ku edhe atje ushtron profesionin e mësimdhënëses
nga fundi i vitit 2019 në shkollën shqipe “Alba Life”, Ambasador i Kombit në Bronx të New York-
ut, aty ku po e vazhdon misionin e saj.Mirvetja, vazhdon të ndjekë trajnime dhe të pajiset me
certifikata edhe në New York.
“Kuptimi i jetës është të gjesh dhuntinë tënde, qëllimi i jetës është ta ndash atë me të tjerët”. –
Pablo Picasso
Mire Osmanaj
Ka mbaruar studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Degën-Programi
fillor. Përgjatë këtyre viteve (2014-2018) ishte njëkohësisht edhe studente bursiste, si rezultat i
punës dhe angazhimit drejt profesionit dhe punës së cmuar të mësimdhënies. Gjatë kohës së
studimeve ajo fitoi njohuritë themelore për ndërtimin e karrierës në misionin fisnik të
mësimdhënies.Pasi i përfundoi studimet Bachelor, vazhdoi studimet Master në Universitetin e
Prishtinës “Hasan Prishtina”, Programi Pedagogji,Drejtimi: Teorik-Shkencor.Profesionin si
mësimdhënëse e ushtron në shkollën fillore “Bajram Curri” me shumë përkushtim e punë të
palodhshme. Synimet e saj nuk mbarojnë me kaq, sepse ajo do të vazhdojë tutje që edhe më shumë
të zgjerojë rrugën e diturisë drejt shtigjeve të mësimdhënies.
Blerta Muriqi
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën fillore "Xhemajl Kada", kurse shkollimin e mesëm e
përfundoi në gjimnazin "Bedri Pejani" në Pejë.
Studimet Bachelor i vazhdoi në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Edukimit,
Programi Parafillor. Gjatë viteve të studimit (2014-2018), Blerta fitoi njohuri bazike në teori e
praktikë për punën që ajo sot ushtron.
Në vitin 2013 filloi punën vullnetare si animatore në Organizatën Joqeveritare "Nisma për paqe
dhe unitet" të cilën e vazhdoi për 6 vite radhazi. Përmes bashkëpunimit me edukatorë nga vende
të ndryshme europiane u njoh për së afërmi me këtë profesion.
Profesionin e edukatores e realizon me shumë përkushtim e dashuri tash e 1 vit në qytetin e Pejës.
Arsyeja kryesore e përzgjedhjes së këtij profesioni ka qenë pikërisht dashuria e madhe ndaj
fëmijëve.
"Mësimdhënia është ai profesion që krijon të gjitha profesionet e tjera.”
Egzon Gashi
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën "Fan S. Noli" në Kryshec-Pejë, kurse shkollimin e mesëm
e vazhdoi në shkollën teknike "Shaban Spahija", në drejtimin gjeodezi, në Pejë.
Pas shkollimit të mesëm, Egzoni vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës "Fehmi
Agani", në degën Programi fillor. Gjatë kësaj kohe ishte edhe kryetar i Parlamentit Studentor për
një vit. Gjithashtu, ishte organizues i shumë aktiviteteve humanitare e studentore, ku ka kryer
trajnime edhe në disa universitete si ai "Nënë Tereza" në Shkup, etj. Egzoni ishte edhe sekretar i
klubit letrar "Gjurmët e Penës" në UGJFA ku e dha kontributin e tij maksimal sa ishte student. Ka
diplomuar si gjenerata e dytë e UGJFA-së (2014-2018).
Gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Gjakovës fitoi njohuritë e duhura teorike dhe praktike
nga fusha e mësimdhënies.Rrugëtimi i tij u kurorëzua duke fituar vendin e punës si mësimdhënës
klasor, pikërisht në Shkollën fillore “Fan S. Noli”.Profesionin si mësimdhënës e ushtron tashmë
një vit në vendlindjen e tij.
"Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë” –Konfuci
Arlinda Idrizi
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Ahmet Rrustemi” në Bec, kurse shkollimin e mesëm në
Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, në drejtimin Shkenca shoqërore.
Dëshira për të mësuar brezat e rinj dhe për të hulumtuar literatura botërore lidhur me
mësimdhënien, e shtyen atë të vazhdonte studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në
degën - Program fillor.Arlinda gjatë studimeve nga Universiteti u shqua si studente e dalluar,
duke qenë studente bursiste për tri vite radhazi.Për punën e saj ajo u shpërblye me bursë edhe nga
MASHT-i.Dëshira e saj më e madhe ishte të vazhdonte studimet postdiplomike në një drejtim të
cilin ajo e çmonte shumë. Menjëherë pas studimeve Bachelor, ajo vazhdoi studimet Master në
Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin - Edukim Inkluziv.Gjatë kësaj periudhe
ajo u punësua si mësimdhënëse në shkollën jopublike "Mileniumi i Tretë" në Prishtinë. Tashmë 2
vite e gjysmë, Arlinda vazhdon profesionin si mësimdhënëse në po të njëjtën shkollë.
Dashuria për profesionin, angazhimi i palodhshëm për punë dhe evoluimi i saj i vazhdueshëm në
raport me organizimin e orëve mësimore sipas mënyrave më moderne, e vecojnë Arlindën si
mësuese.
"Mësuesit janë shembull për nxënësit, kujdes, bëhu shembull i mirë". (Arlinda Idrizi)
Albina Ahmetxhekaj
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën "Isa Boletini "në Isniq, ndërsa të mesmen në gjimnazin
"Vëllezërit Frashëri" në Deçan .Pas shkollimit të mesëm Albina vazhdoi studimet Bachelor në
Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani"në Fakultetin e Edukimit- dega Parafillor.
Gjatë shkollimit Albina përfitoi njohuri të ndryshme dhe të duhura për profesionin të cilin e
posedon sot.
Albina universitetin e përfundoi me dëshirën e saj më të madhe, me shpresën që të përçojë tek
nxënësit vlerat dhe dijen që u duhet.
"Arsimi është fytyra e mendjes" ishte ajo fjalia që Albinës i dha motiv sa herë që ndihej e lodhur
nga studimet.
Profesionin si mësimdhënëse Albina e ushtron thuajse që 1 vit në një nga shkollat e komunës së
Deçanit.
Qëndresa Muriqi
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Tetë Marsi” në Pejë, kurse shkollimin e mesëm në
“Shkollën e mesme të Mjekësisë” në Pejë.
Pas shkollimit të mesëm, Qëndresa vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi
Agani”, në degën e programit parafillor. Studimet i filloi në vitin 2014 dhe diplomoi në afat në
vitin 2018.
Gjatë kohës së studimeve në Fakultetin e Edukimit, ajo u pasurua me njohuri të cilat janë të duhura
për të ushtruar profesionin e saj.
Ajo thotë se është ndjenjë e veçantë kur je e rrethuar nga fëmijët, dhe sesa e këndshme është
dashuria e tyre.
Ajo që 1 vit punon në profesionin e saj si edukatore në qytetin e Pejës.
“Pasi të mësoni vetë ju do të jepni mësim, dhe pasi të jepni mësim ju do të mësoni akoma më
shumë” - Phil Cholins
Gentiana Idrizaj
Shkollën fillore dhe të mesme të ulët e kreu në Shkollën “Ardhmëria” në Beleg si nxënëse e
dalluar,ndërsa shkollën e mesme të lartë në Shkollën e Arteve “Odhise Paskali” në Pejë. Gentiana
i vazhdoi studimet krejtësisht në një fushë tjetër nga ajo që i përkiste. Studimet i përfundoi në
Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor.Sa ishte
studente nuk ngeli pa realizuar ëndrrën e saj pasi që tërë kohën dha kontribut për pikturë dhe
dizajn mode ku edhe aty e gjente veten dhe mori guximin të hapte Atelen e saj “Gentiana Idrizaj“në
moshën 20 vjeçare ,biznes ky mjaft i suksesshëm në komunën e Deçanit.Pas shumë sfidave nuk u
ndal së studiuari dhe arriti të përfundonte studimet me sukses ,ku pas diplomimit punësohet në
Shkollën "Ardhmëria" ku edhe kishte qenë nxënëse e asaj shkolle.Gjatë kohës së punësimit
Gentiana u pajis me certifikata të trajnimeve për mësimdhënie.
"Dituria rritet në mënyrë eksponenciale. Sa më shumë që dijmë, është më e madhe aftësia jonë për
të mësuar dhe më shpejtë zgjerojmë bazën e diturisë sonë". – Dan Brown
Leonis Deva
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën Fillore “Pjetër Muqaj” në Guskë. Shkollën e mesme e
përfundoi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë dhe mori titullin “Asistent
i infermierisë së përgjithshme”.
Pas përfundimit të shkollës së mesme regjistron studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi
Agani”, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Infermieri e Përgjithshme”.
Gjatë studimeve u paraqit si Infermier Vullnetar në Repartin e Emergjencës së Spitalit Rajonal
“Isa Grezda” në Gjakovë, ku kontriboi dhe u aftësua për një periudhë dy-vjeçare.
Pas studimeve u punësua si Infermier i përgjithshëm në Poliklinikën “INFERMIERIA” në
Gjakovë.
Tani i është përgjigjur thirrjes që t'u bashkohet kolegëve infermierë në luftën kundër pandemisë
COVID-19, dhe ka filluar punën në Repartin e Pulmologjisë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në
Gjakovë.
Jetmira Kastrati
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Mehmet Shoshi” në Pejë, pastaj shkollën e mesme
e vazhdoi në gjimnazin “Bedri Pejani” drejtimi shkenca natyrore.
Pas shkollimit të mesëm, Jetmira vazhdoi studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi
Agani” në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor.
Tash e dy vite Jetmira ushtron profesionin e mësimdhënëses në shkollën fillore “Pjetër
Budi” në Pejë.
“Edukimi është lëvizje nga errësira në dritë” - (Allan Bloom)
Lira Nushi
Shkollimin fillor e përfundoi në Shkollën fillore ”8 Marsi” në Pejë, ndërsa shkollimin e
lartë në Gjimnazin “Bedri Pejani” në drejtimin matematikë-informatikë.
Studimet në nivelin Bachelor i përfundoi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në
Gjakovë në Degën Program Fillor. Poashtu studimet i përfundoi edhe në Fakultetin e Shkencave
të Aplikuara të Biznesit në Pejë në Degën Administrim Biznesi. Studimet i përfundoi në afatin e
caktuar me një mesatare të lartë.
Profesionin e mësueses e ushtron tashmë që tri vite në Shkollën Fillore “ Lidhja e
Prizrenit” në Pejë.
Aulona Vishaj Stojkaj
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën ”Ardhmëria” në Beleg/Decan, ndërsa shkollën e
mesme në Shkollën ”Vëllezërit Frashëri” në Decan.
Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet në Fakultetin e Edukimit në
Universitetin e Gjakovës ”Fehmi Agani” në Programin Parashkollor.
Tash e dy vite ajo ushtron profesionin e saj në një nga shkollat e Gjuhës Shqipe në Suedi.
Rita Pavata
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën "Asdreni" në Pejë, kurse shkollimin e mesëm e
vazhdoi në Gjimnazin "Bedri Pejani" në Pejë.
Pas shkollimit të mesëm, Rita vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës
"Fehmi Agani", në degën Programi fillor. Ka diplomuar si gjenerata e parë e UGJFA-së (2013-
2017).
Pasi përfundoi studimet u punësua dhe tani u bënë 3 vite që ushtron profesionin e
mësimdhënëses.
Qëllimi i saj si mësuese është që përmes edukimit të gjeneratave të reja të kontribuojë për
një botë më të mirë!
Elvira Syla
Shkollën fillore e kreu në SH.M.U “Tetë Marsi” kurse shkollën e mesme në Gjimnazin “Bedri
Pejani” në Pejë në drejtimin shkenca natyrore. Studimet Bachelor i përfundoi në Universitetin e
Gjakovës “Fehmi Agani” në Gjakovë, Fakulteti i Edukimit. Rrugëtimi i saj nuk përfundoi me kaq,
ajo vazhdoi studimet post-diplomike në nivelin Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan
Prishtina” në drejtimin Mësimdhënia dhe kurrikula.
Profesionin si mësimdhënëse e ushtron tash e tri vite në Shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Pejë.
Ardi Ramosaj
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën "Lidhja e Prizrenit" në Deçan, kurse shkollimin e mesëm
e vazhdoi në Shkollën Teknike "Tafil Kosumaj" në Deçan.
Pas shkollimit të mesëm, Ardi vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në degën
Program fillor, ku më pas u transferua në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani". Ka diplomuar
si gjenerata e parë e UGJFA-së (2013-2017).
Profesionin si mësimdhënës e ushtron në një nga shkollat e komunës së Deçanit. Ardi vazhon të
ndjekë trajnime dhe të pajiset me certifikata që i takojnë fushës së mësimdhënies me qëllim të
ngritjes profesionale.
“E bukura e të mësuarit është që asnjëri nuk mund ta marrë atë prej teje”.
Granit Alija
Shkollimin fillor e kreu në ish Shkollën "Ferhat Binishi" tash me emër "Dëshmorët e Dushkajës"
për të vazhduar shkollimin e mesëm të lartë në Gjakovë përkatësisht në Shkollën e mesme të
mjekësisë "Hysni Zajmi". Studimet bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Gjakovës "Fehmi
Agani" në Fakultetin e Mjekësisë drejtimi Infermieri. Ka ushtruar detyrën si infermier vullnetar
për 2 vite me radhë në Spitalin Rajonal "Isa Grezda" në Gjakovë. Pasi që edhe vetë infermieria
është profesion human e ka parë të arsyeshme t'u shërbejë njerëzve në nevojë pa ndonjë përfitim
atë kohë.
Për momentin punon në një poliklinikë mjekësore dhe vazhdon studimet Master në Kolegjin AAB
po në këtë drejtim.
Arberije Bajraktari
Shkollimin fillor e përfundoi në Shkollën fillore “Tre Dëshmorët”, ndërsa atë të mesëm në
Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ajo vazhdoi studimet
Bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në Fakultetin e Edukimit - Programi Fillor,
gjatë kësaj kohe (2015-2019) ishte njëkohësisht edhe studente bursiste.
Profesionin si mësuese aktualisht e ushtron në Shkollën fillore “Avni Zhabota” në Shtupel-
Klinë.
Jeta Broqi-Vokshi
Shkollën fillore e ka përfunduar në Pejë në Shkollën "Lidhja e Prizrenit" ndërsa të mesmen në
Gjimnazin "Bedri Pejani". Duke marrë parasysh që mësuesia ishte një ndër profesionet që i
pëlqente më së shumti vendosi që të fillojë studimet në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani"
,Programi fillor. Pas përfundimit në afat rekord të studimeve tash e 3 vite ushtron profesionin e
saj të mësuesisë.
Furtuna Ibraj
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën "Xhemajl Kada" në Pejë, për të vazhduar me shkollimin e
mesëm në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Pejë.
Pas shkollimit të mesëm, Furtuna vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës "Fehmi
Agani" në departamentin e Fakultetit të Edukimit. Gjatë studimeve Bachelor ajo tregoi sukses të
lartë dhe diplomoi në afat.
Motivimi për punën dhe ngritjen akademike bënë që Furtuna të vazhdojë me studimet
postdiplomike Master në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", në drejtimin Udhëheqja në
arsim.
Ajo ushtron profesionin e saj si mësimdhënëse në një nga shkollat fillore të komunës së Pejës që
tri vite.
Poashtu ajo nuk u nda as nga mjekësia,si aktivitet shtesë ka 5 vite që punon si teknike e farmacisë
në Pejë.
Ardita Luma
Shkollën fillore e përfundoi në Cërmjan kurse shkollimin e mesëm e përfundoi në Gjimnazin
“Hajdar Dushi” në drejtimin shkenca natyrore. Studimet i kreu në Universitetin e Gjakovës
“Fehmi Agani” në Fakultetin e Edukimit, Programi fillor.
Në shkurt të vitit 2017 themelohet Këshilli i Sportit të UGJFA-së ku u zgjodh si përfaqësuese e
studentëve (volejbolliste në klubin e volejbollit “Vëllaznimi”).
Me themelimin e Federatës së Sporteve Universitare në Kosovë (mars 2017) Ardita u zgjodh
anëtare e bordit duke e përfaqësuar Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. Sot ushtron
profesionin e mësimdhënëses në një nga shkollat fillore të komunës së Gjakovës.
“Kush guxon të japë mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari”- John Cotton Dana
Albenita Gruda
Shkollën fillore e kreu në SH.F.M.U “ Vaso Pashë Shkodrani “ kurse shkollën e mesme në
Gjimnazin “ Bedri Pejani” në Pejë në drejtimin shkenca natyrore .
Studimet Bachelor i përfundoi në kohë dhe afat në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në
Gjakovë, Fakulteti i Edukimit në degën Programi Fillor (2013-2017).
Profesionin si mësimdhënëse e ushtron tash e 3 vite. Dy vitet e para në shkollë private ndërsa tash
e 1 vit në Shkollën Fillore “28 Nëntori“ në Raushiq.
Albenita vazhdon të certifikohet nga pjesëmarrja në trajnime të ndryshme edukativo-arsimore
duke e cilësuar se nuk duhet të ndalemi drejt kërkimit të diturisë.
“Një mësues i mirë është si një qiri: Ai konsumon vetveten për t`ua ndricuar rrugën të tjerëve.”
Fatjeta Ramaj
Shkollën fillore e kreu në Shkollën "Esad Mekuli" në fshatin Maznik kurse shkollimin e mesëm e
ka kryer në Shkollën e Mesme Teknike "Tafil Kasumaj" në Deçan, drejtimi ekonomik, ndërsa
studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" - drejtimi
program fillor.
Fatjeta punon si asambleiste në Kuvendin Komunal të Deçanit dhe aktualisht si mësuese në
Shkollën fillore "Kuvendi I verrave të Llukës"- Llukë e epërme- Deçan.
Blerina Haxhiaj
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën “Ndre Mjeda” Rakosh, kurse shkollën e mesme e
vazhdoi në Gjimnazin”Haxhi Zeka” Istog, në drejtimin Shkenca natyrore. Pas shkollimit të mesëm,
Blerina vazhdoi studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në Degën-Programi Fillor.
Përgjatë këtyre viteve (2015-2019) ishte njëkohësisht edhe studente bursiste. Falë angazhimit dhe
punës, ajo profesionin si mësimdhënëse e ushtron në një nga shkollat e komunës së Istogut.
“Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij“.
Granita Maraj-Balaj
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën ''ASDRENI'' ku më pas vijoi shkollimin e mesëm
në Shkollën e Mesme të Mjekësisë ''Ramiz Sadiku'' në Pejë. Pas përfundimit të punës praktike në
Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe licencimit si infermiere vazhdoi punën vullnetare për 6 muaj
në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku pas kësaj vendosi të vazhdojë studimet në
Universitetin e Gjakovës ''Fehmi Agani'' në departamentin e Fakultetit të Edukimit -dega-
Program Parafillor. Zgjedhja e këtij profesioni do t'i jepte edhe një ndjenjë tjetër dhe ta afronte
me botën e ëndrrave dhe të dashurisë me qenien më të ëmbël, më të pastër e më të sinqertë siç janë
fëmijët. Disa muaj pas diplomimit rrugëtimi i saj mori kahje tjetër ku vazhdoi jetën në Itali. Por
për fatin e saj të mirë pati qasje thuajse të menjëhershme në një nga shkollat e para shqipe në Itali
në qytetin Bassano del Grappa, shkollë kjo e formuar nga Shoqata Kulturore ''Bashkimi
Kombëtar''. Aty filloi punën si mësuese me fëmijë të moshave të ndryshme. Qëllimi i shkollave në
mërgim është ruajtja e gjuhës së ëmbël shqipe, kultivimi i traditave tona dhe zgjimi i dashurisë për
Kosovën tek brezat e rinj.
“Edukimi është një dhuratë të cilën askush nuk mund të na e marrë tutje”.
Hana Daija
Vitet e shkollës fillore i perfundoi në Shkollën “Yll Morina” në Gjakovë, duke e vazhduar
shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në drejtimin shkenca natyrore në Gjakovë.
Studimet Bachelor i filloi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në drejtimin
Infermieri e përgjithshme duke e përfunduar me sukses në intervalin kohor 2013-2016. Pas
diplomimit arriti të ndjekë trajnime të ndryshme dhe sigurisht arriti të licensohet si një infermiere,
tashmë të ketë të drejtë të punojë me licencë pune.
Sot Hana arriti të punësohet në sektorin privat, punë të cilën e ushtron që dy vite si një
asistente dentare në një Ordinancë Specialistike Stomatologjike-Confident praktikisht një
infermiere.
Donjeta Loxha
Shkollën fillore e kreu në Shkollën “Trepca” në Banjë të Pejës, kurse shkollimin e mesëm në
Shkollën e Mesme “Ali Hadri” në Pejë. Studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin e
Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i Edukimit, programi Parashkollor me një notë mesatare të
lartë.
Studimet Master i ka vazhduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina’’ Fakulteti i
Edukimit, programi Edukim inkluziv.
Profesionin e edukatores e ushtron në njërin nga kopshtet e komunës së Istogut.
Blerina Dobraj
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën “Lidhja e Prizrenit” Carrabreg, Decan. Shkollimin e
mesëm e kreu në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” Decan.
Studimet Bachelor i përfundoi në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani", Fakulteti i Edukimit,
drejtimi -Program fillor.
Pas përfundimit të studimeve punoi një vit e gjysmë në Call Center në gjuhë të huaj sa iu përket
sigurimeve shëndetësore.
Tash e një vit ushtron profesionin e saj si mësuese në Shkollën “Sylejman Vokshi”- Prejlep.
"Mësuesi/ja më i/e mirë mëson nga zemra dhe jo nga libri!"
Bleona Laha
Duke marrë parasysh rëndësinë e të arsimuarit dhe emancipimit të gjithëmbarshëm, me shumë
mund dhe sakrificë përfundoi me arritje të lartë shkollimin fillor në SH.F.M.U “Jahë Salihu”-
Molliq dhe të mesëm në Gjimnazin “Hajdar Dushi”- Gjakovë, drejtimi shkenca natyrore, ku dhe
mori mirënjohje si nxënëse e dalluar për 3 vite radhazi. Studimet universitare i filloi në vitin 2015
në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i Edukimit, Dega Program fillor. Gjatë
këtyre viteve ajo studioi me kënaqësinë dhe vullnetin më të madh, duke mbajtur titullin bursiste
për 4 vjet radhazi me notë mesatare të lartë.Tani ajo është në përfundim të studimeve
postdiplomike (Master) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Drejtimi-Edukim
Inkluziv, duke vazhduar me shkallë të lartë arritshmërie. Gjithashtu gjatë kësaj kohe Bleona është
angazhuar në përvetësimin e gjuhës angleze të avancuar (TOEFL) dhe gjuhës gjermane në
“Goethe-Institut”.
“Endrra e të qenit një mësuese e suksesshme, më mësoi të mos dorëzohem edhe atëherë kur cdo
gjë duket e pashpresë dhe të tejkalojë momentet më të vështira, me determinim dhe punë të
zellshme. Shkolla jopublike “Mileniumi i tretë” më hapi dyert e punësimit, në të cilën tashmë 1 vit
ushtroj profesionin e mirëfilltë si mësimdhënëse. Askush nuk e ka kuptuar plotësisht pasurinë e
ndjeshmërisë, mirësisë dhe bujarisë së fshehur në shpirtin e një fëmije. Përpjekjet e çdo
mësimdhënësi të vërtetë duhet të jenë për ta zbuluar këtë thesar, prandaj ndihem krenare dhe më
e lumtur se kurrë që kam zgjedhur një profesion kaq të cmuar!”
Qamile Berisha
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën “Rudolf Walther” në Dejnë, kurse shkollimin e
mesëm e vazhdoi në Gjimnazin “12 Maji” në Ratkoc.
Pas shkollimit të mesëm, Qamilja vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës
“Fehmi Agani” në degën – Program fillor.
Ka diplomuar si gjenerata e parë e UGJFA-së (2013-2017). Gjatë studimeve ajo fitoi
njohuritë themelore në drejtimin e arsimit.
Me përfundimin e studimeve Bachelor, filloi punën në SH.F.M.U “Mustafë Ibishi” për më
shumë se 2 vite.
Albesa Lima
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën "Yll Morina" ku më pas vijoi shkollimin e mesëm
të lartë në Gjimnazin "Hajdar Dushi".
Pas shkollimit të mesëm vazhdoi studimet në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në
Fakultetin e Edukimit.
Pas këtyre viteve me shumë punë e përkushtim i përfundoi me sukses studimet.
Herë pas here punon si mësuese zëvendësuese në shkolla fillore mirëpo profesionin si
mësimdhënëse e ushtron në një formë tjetër, si edukatore në kopshtin "Driola" ku fëmijët i mëson
përmes lojës dhe aktiviteteve të ndryshme.
“Unë kurrë nuk i mësoj nxënësit e mi; Unë vetëm përpiqem të siguroj kushtet në të cilat
ata mund të mësojnë.” (Albert Ajnshtajni)
Besiana Berisha
Shkollën fillore e kreu në SH.F.M.U “ Vaso Pashë Shkodrani “ -Pejë, kurse shkollën e mesme në
Gjimnazin “ Bedri Pejani” në Pejë në drejtimin Matematikë-Informatikë.Studimet Bachelor i
përfundoi në kohë dhe afat në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në Gjakovë, Fakulteti i
Edukimit në degën Programi parashkollor (2015-2019).
Profesionin si edukatore e ushtron që gati dy vite në një shkollë private në Pejë.
Besiana vazhdon të ketë pjesëmarrje të ndryshme në trajnime edukativo-arsimore."Mundësia që
keni për të edukuar nxënësit dhe për t’u mundësuar atyre që të ndezin flakën brenda tyre për të
mësuar është një aspekt thelbësor i mësimdhënies.Sepse mësimi nuk është vetëm një profesion …"
“Kuptimi i jetës është të gjesh dhuntinë tënde, qëllimi i jetës është ta ndash atë me të tjerët”-Pablo
Picasso
ERSEKA KRASNIQI
Mësimet e para i mori në Shkollën Fillore „Dëshmorët e Kombit“ në Baran, kurse shkollimin e
mesëm në Gjimnazin „Bedri Pejani“ në Pejë.
Shkollimin e lartë e përfundoi në Universitetin e Gjakovës „Fehmi Agani, Fakulteti i Edukimit me
sukses të lartë duke arritur të jetë bursiste e këtij universiteti.
Pastaj, vazhdoi studimet postdiplomike Master në Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina“,
drejtimi Edukim Inkluziv.
Punon në „Akademinë e Fëmijëve Montessori“ në Pejë.
Kysmete Tetaj Ahmaxhekaj
Shkollën fillore e kreu në Shkollën "Lan Selimi" në Lumbardh , ndërsa shkollimin e mesëm në
Gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Gjakovës
"Fehmi Agani" ku u diplomua në afatin e parë me një mesatare të lartë në Programin Parafillor .
Pas diplomimit është punësuar po në Shkollën "Lan Selimi" aty ku kishte përfunduar edhe
shkollimin fillor vet. Tani ushtron detyrën e edukatores në Kopshtin e fëmijëve "Fatosat" në Deçan.
"Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën, dhe në të majtë librin" - Sami Frashëri
Albana Aliu
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën "Skënderbeu" në Katundin e Ri të Pejës,ndërsa shkollimin
e mesëm në Gjimnazin "Bedri Pejani" në Pejë.Më pas vazhdoi studimet në SH.L.P. "Fehmi Agani"
në Gjakovë në degën Biologji-Kimi,ku pasi diplomoi ajo filloi punën në shkollën fillore
"SKËNDERBEU" në Katundin e Ri të Pejës, ku pas 7 viteve përvojë pune në këtë institucion ajo
filloi prapë studimet në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Gjakovë në degën Programi
Parafillor ku pas diplomimit ajo ushtron profesionin e saj si edukatore në njërën nga shkollat e
komunës së Pejës.Albana ka marrë pjesë edhe nëpër shumë trajnime për mësimdhënie.
Porosia e saj është:
"Për të edukuar një brez të ri sëpari duhet të jesh vetë i edukuar!"
Gresa Karagjyzi
Shkollën fillore e ka përfunduar në Shkollën "8 Marsi" në Pejë ndërsa shkollën e mesme në
Gjimnazin “Bedri Pejani” Pejë, drejtimi Shkenca Natyrore.
Studimet i përfundoi në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Edukimit,
Programi Parafillor. Punon në Kopshtin e fëmijëve "Kids Planet" në Pejë.
"Të gjithë fëmijëve u duhet një ndihmë e vogël, një shpresë e vogël dhe dikush që beson në ta."
Jehona Bërdynaj
Shkollën fillore e përfundoi në SHFMU ,,Trepca‘’ në Banjë ,ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi
në Shkollën e Mesme të Mjekësisë ,,Naim Frashëri‘’-Istog.
Pas 12 viteve pauzë pas shkollës së mesme filloi studimet në Universitetin e Gjakovës ,,Fehmi
Agani" ,në degën Program Fillor.
Studimet i përfundoi me afat dhe pas dy muajve filloi punën si mësuese. Detyrën e mësueses e
ushtron që dy vite, në SHFMU ,,Lidhja e Pejës" -Novosellë.
"Fëmijët janë si sfungjeri dhe mësojnë duke vëzhguar gjithçka rreth tyre, bëhuni shembulli më i
mirë për ta!" - Maria Montesori
Merita Muzlijaj
Shkollimin fillor e përfundoi në Shkollën Fillore "Trepça" në Banjë, ndërsa shkollimin e mesëm e
përfundoi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë "Ramiz Sadiku" në Pejë . Studimet në Bachelor i
përfundoi në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mami.
Gjatë studimeve ishte edhe studente bursiste për dy vite radhazi . Pasi përfundoi studimet
Bachelor, vazhdoi rrugëtimin në studimet Master në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina"
në drejtimin "Edukimi në Kujdesin Shëndetësor".
Profesionin si Mami e ushtron në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sabrije Hamza Haziraj
Shkollimin fillor e përfundoi në Shkollën fillore "Zenel Sadiku" në Babaj të Bokës.Ndërsa
shkollimin e mesëm e vazhdoi në Gjimnazin "Hajdar Dushi" në Gjakovë, drejtimi Gjimnaz i
përgjithshëm. Studimet i vazhdoi menjëherë në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë në drejtimin
Biologji-Kimi dhe i përfundoi në afat studimet Bachelor .Pas dy viteve prapë vazhdon studimet në
Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani " në Fakultetin e Mjekësisë , Programi Infermieri e
përgjithshme ku në afat përfundon studimet Bachelor. Tani e dy vite punon në Spitalin e
Përgjithshëm të Pejës si Infermiere në Repartin e Emergjencës.
Kaltrina Nuza Bytyqi
Shkollimin e mesëm e përfundoi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë "Hysni Zajmi" drejtimi Mjekësi
e Përgjithshme. Pas shkollimit të mesëm i vazhdoi studimet në Universitetin e Gjakovës "Fehmi
Agani" në Fakultetin e Mjekësisë, Programi Infermieri. Profesionin e saj e ushtron duke punuar
me ekipën kundër Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm "Isa Grezda" në Gjakovë,në Repartin e
Pulmologjisë.
Fjoralba Haxhaj
Shkollimin fillor e përfundoi në Shkollën Fillore “Dëshmorët e Vokshit” në Pobergjë,
ndersa atë të mesëm në qytetin e Pejës.
Në vitin 2014 ajo filloi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në
Fakultetin e Filologjisë, Programi Gjuhë dhe letërsi angleze, duke i përfunduar me sukses në
afatin e caktuar.
Fjoralba menjëherë pas diplomimit filloi punën në Kursin e Gjuhëve të Huaja “Friends
ELP” në qytetin e Pejës. Ajo gjithashtu vazhdoi studimet Master në Universitetin e Prishtinës
“Hasan Prishtina”.
Sot, Fjoralba punon si mësimdhënëse e Gjuhës angleze në Gjimnazin “Cambridge” në
Pejë.
Albulena Veseli
Shkollën fillore ka përfunduar në Shkollën "Hilë Mosi' në Albë të Vogël, për të vazhduar
më tutje në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Pejë. Studimet i ka përfunduar në Universitetin e
Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Filologjisë, Programi Gjuhë dhe letërsi angleze ku ishte
edhe studente bursiste.
Pas diplomimit vazhdoi studimet Master për Gjuhësi Angleze në Universitetin e Prishtinës
"Hasan Prishtina".
Tash e dy vite punon si mësimdhënëse e gjuhës angleze në Sh.F.M.U. "Lidhja e Prizrenit
", në Deçan.
Agita Bytyqi
Shkollimin fillor e përfundoi në Shkollën Fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, ndërsa
shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në Fakultetin e
Filologjisë, Programi Gjuhë dhe letërsi angleze. Menjëherë pas diplomimit filloi punën si
mësimdhënëse e gjuhës angleze në shkollën “Dëshmorët e Herecit” në Herec.
Ajo gjithashtu vazhdon studimet Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Valentina Pjetraj
Mësimet e para i mori në Shkollën Fillore „Zekeria Rexha“ në Gjakovë ndërsa shkollimin
e mesëm në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi" në Gjakovë. Për 9 vite Valentina punoi
si përkthyese për organizata të ndryshme humanitare dhe në vitin 2013 i rikthehet studimeve pranë
Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani", Fakulteti i Filologjisë Programi Gjuhë dhe Letërsi
Angleze.
Pas diplomimit Valentina fillon të ushtrojë profesionin e mësimdhënëses në Shkollat " Isa
Boletini", " 7 Shtatori" dhe momentalisht në Shkollën "Kongresi i Manastirit". Po ashtu vazhdon
Masterin për Mësimdhënie të Gjuhës Angleze në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë të
Maqedonisë.
Arbnesha Shala
Ka mbaruar studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin
e Mjekësisë, Dega Infermieri e Përgjithshme në vitet 2014/2017.
Poashtu prej vitit 2013 ka punuar si vullnetare dhe animatore në Organizatën Joqeveritare
"Nisma për paqe dhe unitet" ku e ka vazhduar për 5 vite.
Tani ka dy vite që punon si infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në Repartin e
Emergjencës.
Gentian Zejnaj
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën Fillore “Avni Rrustemi” në Irzniq (Decan).
Shkollën e mesme e përfundoi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë dhe
mori titullin “Asistent i infermierisë së përgjithshme” , ku edhe qëndroi për 5 vite si praktikant në
Ambulantën "Adem Ukëhaxhaj" në Deçan.
Pas përfundimit të shkollës së mesme regjistron studimet në Universitetin e Gjakovës
“Fehmi Agani”, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Infermieri e Përgjithshme”.
Gjatë studimeve u paraqit si Infermier Vullnetar në Repartin e Emergjencës së Spitalit
Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ku kontribuoi dhe u aftësua për një periudhë trevjeçare.Pastaj
për dy vite u angazhua për mësimin e gjuhës gjermane në Prishtinë deri në B2-pflege dhe për disa
muaj punoi atje si mësues i gjuhës gjermane për A1 dhe A2.Pastaj u punësua si Infermier i
përgjithshëm në Poliklinikën “INFERMIERIA” në Gjakovë.
Tani pret përgjigjen e thirrjes që t'u bashkohet kolegëve infermierë për luftën kundër
COVID-19 të cilit i urojmë shumë suksese pasi që njihet për shkathtësitë e tij profesionale në
Infermieri.
Arlinda Gjyveri
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën “Rilindja” në Trestenik, kurse shkollimin e mesëm
në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ramiz Sadiku” në Pejë. Studimet Bachelor i ka përfunduar në
Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani", Fakulteti i Mjekësisë, Programi Infermieri.
Arlinda profesionin e saj si infermiere e ushtron në Spitalin Regjional në Pejë.
Vjosa Rexhaj
Shkollën fillore e përfundoi në SHFMU “Bajram Curri” në Istog, ndërsa shkollimin e
mesëm e vazhdoi poashtu në Istog në Gjimnazin “Haxhi Zeka”.
Studimet Bachelor i filloi në vitin 2013 dhe i përfundoi me kohë dhe afat në Universitetin
e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Fakultetin e Edukimit në Programin Parashkollor.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve është punësuar në Institucionin Parashkollor më
të madh në komunën e Istogut, në IP “Gëzimi ynë”, ku tash e tri vite është duke punuar si
edukatore.
Vjosa vazhdon të ketë pjesëmarrje të ndryshme në trajnime edukativo-arsimore.
“Nuk mund të edukosh pa dhënë dije dhe cdo dije vepron për edukimin!"
Rudina Shala
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën “Skënderbeu” në Treboviq-Pejë kurse shkollën e
mesme në “Ramiz Sadiku” poashtu në Pejë. Studimet i përfundoi në Universitetin e Gjakovës
“Fehmi Agani”, Fakulteti i Mjekësisë, dega infermieri. Ka punuar në Spitalin Onix në Banjë të
Pejës. Aktualisht punon në Spitalin Regjional të Pejës në Njësinë Koronare.
Margarita Osmanaj
Shkollën fillore e ka përfunduar në Shkollën "Bajram Curri" në Istog, ndërsa shkollimin e
mesëm e ka vazhduar në Gjimnazin "Haxhi Zeka" në Istog, në drejtimin e Shkencave natyrore.
Duke marrë parasysh që mësimdhënia ishte një ndër profesionet që i pëlqente më së shumti
vendosi që të fillojë studimet në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani", Fakulteti i Edukimit,
Programi Fillor. Ka diplomuar si gjenerata e parë e UGJFA-së (2013 - 2017).
Studimet i përfundoi në afat dhe menjëherë filloi punën si mësimdhënëse, ku tash ka filluar
vitin e katërt që ushtron profesionin në një nga shkollat e komunës së Istogut.
Genc Qurdina
Është një infermier nga Gjakova që ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin
Publik të Gjakovës, “Fehmi Agani”, drejtimi Infermieri. Kishte filluar me shumë motiv studimet
dhe ashtu edhe i përfundoi, për të mos u ndalur vetëm këtu. Pretendimi i tij është që të vazhdojë
me studime dhe aktualisht punon në këtë drejtim. Ai ndjek kurse dhe trajnime të ndryshme. Është
jashtëzakonisht kërkues ndaj vetes.
Genci punon si infermier në një Poliklinikë, ata që e njohin e çmojnë kulturën,
profesionalizmin dhe humanitetin që e karakterizon si njeri. Genci poashtu ushtron profesionin e
tij edhe individualisht, ofron shërbime të ndryshme infermierore në dobi të njerëzve që kanë nevojë
për të.
Anita Sufaj
Shkollën fillore e ka përfunduar në Sh.F.M.U “Durak Ahmeti” në Demjan, kurse
shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, drejtimi shkenca natyrore.
Ka vazhduar me studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në degën
– Program fillor dhe ka diplomuar si gjenerata e parë e UGJFA-së (2013-2017).
Me përfundimin e studimeve Bachelor ka filluar punën në SH.F.M.U “Hamëz Cena”
Demjan dhe është duke punuar për më shumë se 3 vite.
Jetmira Kuçana
Shkollimin fillor e ka përfunduar në Shkollën "Bajram Sadriu" Berjah kurse shkollimin e mesëm
në SH.M.M "Hysni Zajmi" , drejtimi ass. infermier/e i përgjithshëm.
Studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e
Mjekësisë Programi Infermieri. Aktualisht punon në Spitalin e Bajram Currit në Repartin e
Kirurgjisë.
Arnesa Hasanaj
Shkollën fillore e ka përfunduar në Shkollën "Martin Camaj" Gurrakoc, kurse shkollën e mesme
në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Pejë.
Studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani", Fakulteti i
Mjekësisë, dega Infermieri. Vijon studimet në nivelin Master në Kolegjin Heimerer, drejtimi
Menaxhimi i institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore.Punon në Spitalin Onix në Banjë të
Pejës.
Elmaze Pnishi
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën “Pjetër Bogdani” në Demjan. Shkollën e mesme e
përfundoi në SH.M.M “Hysni Zajmi” në Gjakovë, për të vazhduar pastaj me studimet Bachelor në
Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Mjekësisë, Programi Infermieri.
Studimet i përfundoi në vitin akademik 2015-2018. Që nga dhjetori i vitit 2019 punon si infermiere
në “Rrems Murr Klinikum” në repartin Gastro- Interno, në Schondorf - Gjermani.
Shkelqesa Mulaj
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Mehmet Shoshi” në Llozhan të Pejës, ndërsa të mesmen
në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, në drejtimin shkenca natyrore.
Nga dashuria e madhe për fëmijët dhe për mësimin, ajo vazhdoi studimet themelore në
Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” , në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor.
Ajo gjatë studimeve ishte studente e dalluar, bursiste nga Universiteti dhe nga MASHT.
Shkelqesa përgjatë dy viteve radhazi drejtoi Këshillin Studentor të Fakultetit të Edukimit, si
Kryetare duke qenë përherë në ndihmë të studentëve dhe duke iu përgjigjur çdo ankese e kërkese
studentëve të këtij fakulteti.
Tani, Shkelqesa punon si mësimdhënëse në një shkollë të Komunës së Pejës, duke e jetësuar
ëndrrën e saj.
Abetare Krasniqi Kurmehaj
Shkollën fillore e ka përfunduar në Shkollën "Edmond Hoxha" në Junik kurse shkollimin e mesëm
në Shkollën e Mesme të Mjekësisë "Hysni Zajmi" në Gjakovë. Pas shkollimit të mesëm, studimet
Bachelor i vazhdoi në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Mjekësisë,
Programi Infermieri. Abetarja ishte studente në vitet 2015-2018. Profesionin e saj si infermiere e
ushtron në LMU Klinikum Großhandern në Munchen në drejtimin Ortopedi.
Adelina Dedaj
Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën “Luigj Gurakuqi” në Fshatin Zajm të Klinës, ndërsa të
mesmen në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë,në drejtimin shkenca natyrore.
Nga dashuria e madhe për fëmijët dhe për mësimin, ajo vazhdoi studimet themelore në
Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” , në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor.
Ajo gjatë studimeve ishte studente e dalluar.
Adelina Dedaj punon si mësimdhënëse në një shkollë të Komunës së Klinës, duke e jetësuar
ëndrrën e saj.
Nureta Vermica
Shkollimin e mesëm e ka përfunduar në SHMM "Luciano Motroni“ - Prizren. Pas shkollimit të
mesëm, studimet Bachelor i vijoi në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e
Mjekësisë, Programi Infermieri.
Nureta punon si infermiere në „Siloah St. Trudpert Klinikum“ - Pforzheim në Gjermani.
Edona Krasniqi-Hadergjonaj
Shkollën fillore e vijoi në Shkollën "Dëshmorët e Kombit"- Baran kurse shkollën e mesme e vijoi
në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Pejë.
Studimet Bachelor i përfundoi me sukses në degën Infermieri e Përgjithshme në Fakultetin e
Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani“, ku njëkohësisht ishte edhe bursiste për dy
vite radhazi në nivel universitar dhe shtetëror.
Poashtu ishte edhe pjesëmarrëse në trajnimet e organizuara nga Fakulteti i Mjekësisë.
Për momentin vazhdon studimet Master në Gjermani në qytetin e Dortmundit dhe punon
njëkohësisht si Infermiere e Mjekësisë së Përgjithshme.
Besarta Gjema
Shkollën fillore e vijoi në Shkollën "Isa Boletini" në fshatin Pjetërq i Epërm, kurse shkollën e
mesme e vijoi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Pejë.
Tutje i vazhdoi studimet Bachelor në degën Infermieri e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë
në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani".
Pas përfundimit të licencimit të praktikës 6 mujore shkoi në Zvicër ku edhe vazhdon të ushtrojë
profesionin e saj në Klinikën Solina Sttefisburg. Në të njëjtën kohë ajo po merret edhe me
vazhdimin e kurseve te gjermanishtes për avancim të mëtutjeshëm.
Arbnesha Rexhepi
Shkollën fillore e kreu në SHFMU (tani SHMU) "Mazllom Këpuska" - Gjakovë, kurse shkollën e
mesme në Shkollën e Mesme të Mjekësisë "Hysni Zajmi" në Gjakovë. Gjatë viteve të shkollimit
fillor dhe të mesëm Arbnesha ishte nxënëse shembullore, puna e saj u shpërblye me shumë
mirënjohje dhe certifikata, ndër certifikatat që ka marrë janë: gjatë garave në gjuhën angleze, në
profesion, certifikatë dhe mirënjohje si nxënëse shembullore etj.Pas shkollimit të mesëm Arbnesha
vijon studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Mjekësisë ku
edhe këtu me suksesin dhe punën e saj fiton epitetin bursiste dhe studente e dalluar. Arbnesha
gjithashtu ka marrë pjesë edhe në organizimin e festës së Ditës së Infermierit me temë
"Prematuriteti në Kosovë", dhe aty merr mirënjohje. Në kohë rekord Arbnesha përfundon studimet
Bachelor, diplomohet dhe licencohet, gjatë këtyre viteve ka punuar në Spitalin e Gjakovës, po
ashtu edhe gjatë muajve të fundit punoi si praktikante në Administratën e Universitetit të Gjakovës
"Fehmi Agani", tani është zhvendosur dhe punon në Prishtinë si infermiere dhe vazhdon të merr
pjesë në trajnime dhe marrje të certifikatave.
"Ne si profesionistë shëndetësorë kemi mundësinë që t'ua lartësojmë mendjen, shpirtin dhe trupin
pacientëve tanë dhe familjeve. Mund të të harrojnë emrin por jo si i ke bërë të ndihen."
Edona Alija
Shkollën fillore e përfundoi në SH.F.M.U "Ali M Hasi" në fshatin Cërmjan. Shkollimin e
mesëm e kreu në Shkollën e Mesme të Mjekësisë "Hysni Zajmi" në Gjakovë në drejtimin Infermieri
e Përgjithshme. Studimet Bachelor i ka vijuar në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në
Fakultetin e Mjekësisë në Programin Infermieri e Përgjithshme. Pas përfundimit të studimeve
themelore mori licencën si infermiere dhe filloi punën në Spitalin "Royal Medical" dhe në
Poliklinikën "Cardioplus & partners" në Prishtinë.
Egëzon Hyseni
Shkollën fillore e ka përfunduar në Shkollën "Zenel Hajdini" në Piranë, Prizren, kurse shkollën e
mesme në Shkollën e Mesme të Mjekësisë "Luciano Motroni" në Prizren. Studimet Bachelor i ka
vijuar në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Mjekësisë, Programi Infermieri.
Pas diplomimit, Egëzoni ka punuar si vullnetar për 1 vit në QKMF "Shërbimi urgjent" në Prizren.
Egëzoni aktualisht ushtron profesionin e tij si infermier në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Floranda Gjota
Mësimet e para i mori në Sh.F.M.U "Edmond Hoxha" në Junik,ndërsa shkollimin e mesëm në
Gjimnazin "Kuvendi i Junikut" në drejtimin Shkenca Natyrore.
Nga dashuria e madhe që kishte për fëmijët aja vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e
Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor.
Ishte pjesëtare në shumë organizata vullnetare në UGJFA, gjithashtu mori pjesë në shumë
organizime dhe trajnime nga Universiteti ku edhe u certifikua dhe mori mirënjohje.
Pas diplomimit, Floranda fillon të ushtrojë profesionin e mësueses në Sh.F.M.U "Edmond Hoxha"
ku punon tash e 2 vite me nxënësit e kësaj shkolle.
Floranda tani vazhdon studimet Master në Programin Psikologji.
Shefqet Sahiti
Shkollën fillore e ka përfunduar në Sh.F.M.U “Asim Vokshi” në Panorc, kurse shkollimin e mesëm
në Gjimnazin “Abdyl Frashëri ” në Malishevë, drejtimi Shkenca shoqërore.
Ka vazhduar me studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në degën –
Program Fillor dhe ka diplomuar si gjenerata e parë e UGJFA-së (2013-2017).
Me përfundimin e studimeve Bachelor ka filluar punën në SH.F.M.U “17 Shkurti” Banjë dhe është
duke punuar për më shumë se 3 vite.
Guximtare Berisha - Hoti
Shkollën fillore dhe të mesme të ulët e kreu në Shkollën "Rudolf Walther" në Dejnë si nxënëse e
shkëlqyer, ndërsa shkollën e mesme të lartë në gjimnazin "12 Maji".
Pas shkollimit të mesëm, Guximtarja vazhdoi studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës "
Fehmi Agani në degën- Program fillor. Gjatë studimeve ajo fitoi njohuritë themelore në drejtimin
e arsimit. Pas një pauze prej një viti e gjysmë pas diplomimit Guximtarja ka filluar punën në
SHFMU "KATËR DËSHMORËT", në Ratkoc.
"Nëse nuk mund të bëhesh shkrimtar dhe t'u bësh dobi të tjerëve, atëherë bëhu lexues për t'i bërë
dobi vetes".
Belona Dobroshi
Shkollën fillore e ka kryer në SH.M.F.U “8 Marsi“ Pejë kurse shkollën e mesme në Gjimnazin
“Bedri Pejani“ poashtu në Pejë në drejtimin shkenca natyrore.
Studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani“ Fakulteti i
Edukimit, Program Fillor.
Që dy vite e ushtron profesionin si mësuese klasore në një qendër ditore në Pejë.
Ka ndjekur trajnime të ndryshme sa i përket zhvillimit të saj profesional si mësimdhënëse.
Tani është duke vazhduar studimet Master në Kolegjin AAB në Programin Psikologji në degën
MA Psikologji Organizative dhe Sociale.
Blerina Deva Lala
Shkollën fillore e ka përfunduar në SHFMU “Mustafa Bakija “ në Gjakovë, ndërsa
shkollën e mesme në Shkollën Ekonomike “Kadri Kusari“ poashtu në Gjakovë.
Më pas ka vazhduar studimet Bachelor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në
Programin Parashkollor.
Blerina ushtron profesionin e saj si edukatore në një shkollë në komunën e Gjakovës.
“Fëmijët përmes lojës zbulojnë botën, lërni të lirë ata në këtë eksplorim” .
Kaltrina Hasangjekaj
Shkollën fillore përfundoi në Shkollën "Hasan Prishtina" dhe të mesmen në Gjimnazin "Xhevdet
Doda"- Prishtinë.
Detyrën si edukatore e ka kryer edhe para diplomimit, por nga dëshira dhe dashuria e madhe ndaj
fëmijëve vendosi që studimet t'i vazhdojë në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin
e Edukimit Programi Parafillor.
Me shumë përkushtim dhe dashuri edhe tani vazhdon të punojë në profesionin e saj në Kopshtin
"Ëndrrat" - Pejë.
“Më shumë se sa eletriciteti, që bën dritë në errësirë, më shumë se sa ajri që e con zërin tonë në
hapësirë, më shumë se çdo energji tjetër që njeriu ka zbuluar e shfrytëzuar, ka rëndësi dashuria:
ndër të gjitha gjërat, ajo është më e rëndësishme. Fëmija është burim dashurie. Kur prekni një
fëmijë prekni dashurinë - Maria Montessori".