2
Mirësevini në kopshn për Çfarë duhet të dini për kopshn për fëmijë: Përshtatja me kopshtin për fëmijë dhe njohja me të Dhoma për rroba Aktivitetet në kopshtin për fëmijë: koha për lojë – për storje dhe mësim Vaktet/shujtat Aktivitetet e jashtme Shëtitë dhe udhëtimet Ç’rroba dhe mbathje i duhen fëmijës tuaj? Ç’duhet të jetë në gjendje të bëjë fëmija juaj para se të nisë shkollën? Traditat Dhoma për rroba Përshtatja me kopshn për fëmijë dhe njohja me të Kur fëmija fillon kopshtin për fëmijë ai ose ajo do të hyjë në një botë të re të panjohur. Është ndryshe nga shtëpia juaj. Fëmijës tuaj prandaj I duhet mjaft për t’u njohur me fëmijët e tjerë, stafin dhe po ashtu me ato që ndodhin në kopshtin për fëmijë. Nëse fëmija juaj nuk flet dhe nuk kupton norvegjisht ju duhet të shpenzoni më shumë në këtë proces të përshtatjes. Është me rëndësi që fëmijët të ndihen të qetë dhe të sigurt kur të jenë në kopshtin për fëmijë. Të ndi- erit i/e qetë është parakusht për të mësuar. Kur të arrini në mëngjes, një anëtar stafi duhet të jetë aty dhe t’ju thotë “mirë mëngjesi” dhe t’ju mirëpresë. Është me rëndësi që kushdo që ta sjellë fëmijën brenda ta heqin pallton. Kjo krijon një rast të natyrshëm që ju të përcjellni porositë dhe informacionin për stafin – dhe që ata t’ju përcjellin porositë dhe informacionin juve. Kur ta merrni fëmijën, kjo do t’ju ofrojë rast shumë të mirë të pyesni si ka kaluar dita për fëmijën tuaj dhe çfarë ka bërë ai apo ajo gjatë ditës. Kur të largohet fëmija juaj, ne ia bëjmë me dorë dhe themi “Faleminderit për sot”. Për prindërit, është po ashtu mirë të kalojnë kohë në kopshtin për fëmijë. Kjo do t’ju japë rast të njiheni dhe të shihni se si kalojnë fëmijët dhe ç’bëjnë në kopshtin për fëmijë. Ju rekomandojmë që njëri prej jush të kalojë së paku 3 ditë më fëmijën tuaj gjatë disa ditëve të para në kopshtin për fëmijë. Po patët rast, është shumë e dobishme ta sillni fëmijën tuaj për një vizitë para se ai apo ajo të fillojnë kopshtin për fëmijë. Në atë mënyrë fëmija juaj do të dijë se ku e keni fjalën kur ju flitni për shkuarjen në kopshtin për fëmijë. Jeni të mirëseardhur të caktoni një apointament pa- ra procesit të përshtatjes për të biseduar rreth nevo- jave të fëmijës suaj, për jetën tuaj në shtëpi, shkath- tësitë e tij apo të saj gjuhësore në norvegjisht dhe në gjuhën amtare dhe gjërat e tjera që mund të jenë me rëndësi. Traditat Traditat e Kërshendellave norvegjeze, të Pashkëve dhe Javës Para Agjërimit festohen në kopshtin për fëmijë krahas Ditës Kombëtare të Norvegjisë, më17 Maj. Ne po ashtu do të dëshironim t’i nderonim tradi- tat që kanë fëmijët dhe prindërit e vendeve tjera që kanë sjellë me vete nga vendlindja. Ju lutemi na njoftoni nëse keni tradita që do të dëshironit t’i ndani me ne. Kur dikush e ka ditëlindjen, dëshirojmë t’i bëjmë të ndihen të veçantë. Derisa kopshtet për fëmijë kanë tradita të ndryshme se si i festojnë ditëlindjet, fëmija që ka ditëlindjen zakonisht mba në kokë një kurorë prej letre. Ditëlindjet festohen gjatë kohës së storjes dhe mësimit, ku të gjithë bashkohen t’I dëshirojnë çunit apo va- jzës së ditëlindjes Urime për Ditëlindje. Shkruar nga Benedikte Skråmo Holst e Seksionit për Kopsht të Fëmijëve të Komunës Ski. Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi thirrni 64 87 86 28 Dhoma për rro- ba është një vend takimi i rëndësishëm në kopshtin për fëmijë. Akvitetet e jashtme Fëmijët lozin përjashtë çdo ditë – pa marrë para- sysh motin. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë përjashtë që nuk mund t’i bëjmë brenda. Përjashtë ka shumë vend për të qenë aktiv fizi- kisht. Fëmijët mund të vrapojnë, kërcejnë, rrotullo- hen, ngasin dhe të bërtasin me zë si të duan. Si fëmijët ashtu dhe të rriturit kënaqen përjashtë. Shkathtësitë e mira motorike janë po ashtu me rëndësi për të parandaluar problemet e shkrim lex- imit.

Mirësevini në kopshtin për Çfarë duhet të dini për kopshtin për fëmijë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mirësevini në kopshtin për Çfarë duhet të dini për kopshtin për fëmijë

Mirësevini në kopshtin për

Çfarë duhet të dini për kopshtin për fëmijë:

Përshtatja me kopshtin për fëmijë

dhe njohja me të

Dhoma për rroba

Aktivitetet në kopshtin për fëmijë: koha për lojë – për storje dhe mësim

Vaktet/shujtat

Aktivitetet e jashtme

Shëtitë dhe udhëtimet

Ç’rroba dhe mbathje i duhen fëmijës tuaj?

Ç’duhet të jetë në gjendje të bëjë fëmija juaj para se të nisë shkollën?

Traditat

Dhoma për rroba Përshtatja me kopshtin për fëmijë

dhe njohja me të

Kur fëmija fillon kopshtin për fëmijë ai ose ajo do

të hyjë në një botë të re të panjohur. Është

ndryshe nga shtëpia juaj. Fëmijës tuaj prandaj I

duhet mjaft për t’u njohur me fëmijët e tjerë, stafin

dhe po ashtu me ato që ndodhin në kopshtin për

fëmijë.

Nëse fëmija juaj nuk flet dhe nuk kupton

norvegjisht ju duhet të shpenzoni më shumë në

këtë proces të përshtatjes.

Është me rëndësi që fëmijët të ndihen të qetë dhe

të sigurt kur të jenë në kopshtin për fëmijë. Të ndi-

erit i/e qetë është parakusht për të mësuar.

Kur të arrini në mëngjes, një anëtar stafi duhet të

jetë aty dhe t’ju thotë “mirë mëngjesi” dhe t’ju

mirëpresë.

Është me rëndësi që kushdo që ta sjellë fëmijën

brenda ta heqin pallton.

Kjo krijon një rast të natyrshëm që ju të përcjellni

porositë dhe informacionin për stafin – dhe që ata

t’ju përcjellin porositë dhe informacionin juve.

Kur ta merrni fëmijën, kjo do t’ju ofrojë rast shumë

të mirë të pyesni si ka kaluar dita për fëmijën tuaj

dhe çfarë ka bërë ai apo ajo gjatë ditës.

Kur të largohet fëmija juaj, ne ia bëjmë me dorë

dhe themi “Faleminderit për sot”. Për prindërit, është po ashtu mirë të kalojnë kohë

në kopshtin për fëmijë. Kjo do t’ju japë rast të

njiheni dhe të shihni se si kalojnë fëmijët dhe

ç’bëjnë në kopshtin për fëmijë.

Ju rekomandojmë që njëri prej jush të kalojë së

paku 3 ditë më fëmijën tuaj gjatë disa ditëve të para

në kopshtin për fëmijë.

Po patët rast, është shumë e dobishme ta sillni

fëmijën tuaj për një vizitë para se ai apo ajo të

fillojnë kopshtin për fëmijë. Në atë mënyrë fëmija

juaj do të dijë se ku e keni fjalën kur ju flitni për

shkuarjen në kopshtin për fëmijë.

Jeni të mirëseardhur të caktoni një apointament pa-

ra procesit të përshtatjes për të biseduar rreth nevo-

jave të fëmijës suaj, për jetën tuaj në shtëpi, shkath-

tësitë e tij apo të saj gjuhësore në norvegjisht dhe

në gjuhën amtare dhe gjërat e tjera që mund të jenë

me rëndësi.

Traditat

Traditat e Kërshendellave norvegjeze, të

Pashkëve dhe Javës Para Agjërimit festohen në

kopshtin për fëmijë krahas Ditës Kombëtare të

Norvegjisë, më17 Maj.

Ne po ashtu do të dëshironim t’i nderonim tradi-

tat që kanë fëmijët dhe prindërit e vendeve tjera

që kanë sjellë me vete nga vendlindja. Ju lutemi

na njoftoni nëse keni tradita që do të dëshironit

t’i ndani me ne.

Kur dikush e ka ditëlindjen, dëshirojmë t’i bëjmë

të ndihen të veçantë. Derisa kopshtet për fëmijë

kanë tradita të ndryshme se si i festojnë

ditëlindjet, fëmija që ka ditëlindjen zakonisht

mba në kokë një kurorë prej letre. Ditëlindjet

festohen gjatë kohës së storjes dhe mësimit, ku

të gjithë bashkohen t’I dëshirojnë çunit apo va-

jzës së ditëlindjes Urime për Ditëlindje.

Shkruar nga Benedikte Skråmo Holst

e Seksionit për Kopsht të Fëmijëve të Komunës

Ski.

Për informacion të mëtejshëm,

ju lutemi thirrni 64 87 86 28

Dhoma për rro-

ba është një

vend takimi i

rëndësishëm në

kopshtin për

fëmijë.

Aktivitetet e jashtme

Fëmijët lozin përjashtë çdo ditë – pa marrë para-

sysh motin.

Ka shumë gjëra që mund të bëjmë përjashtë që

nuk mund t’i bëjmë brenda.

Përjashtë ka shumë vend për të qenë aktiv fizi-

kisht. Fëmijët mund të vrapojnë, kërcejnë, rrotullo-

hen, ngasin dhe të bërtasin me zë si të duan. Si

fëmijët ashtu dhe të rriturit kënaqen përjashtë.

Shkathtësitë e mira motorike janë po ashtu me

rëndësi për të parandaluar problemet e shkrim lex-

imit.

Page 2: Mirësevini në kopshtin për Çfarë duhet të dini për kopshtin për fëmijë

Loja

Fëmijët bëhen shokë të mirë duke luajtur bashkë.

Ata zhvillojnë gjuhën dhe imagjinatën si pjesë të

procesit.

Një pjesë të kohës, fëmijët vendosin se si duan të

luajnë.

Gjatë ditës, ndahen periudha kohe për aktivitete

si vizatimi, prerja, ngjyrosja dhe pjekja. Për këtë

mund të lexoni më shumë në oraret javore dhe

ditore.

Ne po ashtu luajmë lojëra kënaqësie dhe edukimi

dhe lexojmë libra në kopshtin për fëmijë.

Nëse fëmija juaj nuk është folës burimor i

norvegjishtes është me rëndësi që të lexoni, lozni,

dhe të luani lojëra me fëmijën tuaj në gjuhën tuaj

burimore. Është me rëndësi që ta përdorni gjuhën

tuaj aktivisht. Kjo do ta forcojë dhe lehtësojë af-

tësinë e fëmijës suaj për të mësuar norvegjisht.

Vaktet/shujtat

Disa fëmijë hanë mëngjes kur të shkojnë në

kopshtin për fëmijë. Varet se si është ngritur

kopshti i caktuar. Disa shërbejnë ‘grøt’ tërshëre

të ngrohtë. Në të tjerat, fëmijët e sjellin ushqimin

nga shtëpia. Është me rëndësi që fëmijët të

kenë fillim të mirë të ditës dhe që ushqimi t’u

sjellë mjaft energji për një ditë aktive. Pyetni

stafin rreth tipeve të ushqimit që shkojnë mirë

në kopshtin për fëmijë.

Për drekë aranxhimet ndryshojnë – qoftë drekë

e paketuar, “bëj senduiçin tënd” apo ushqim i

ngrohtë.

Ne këndojmë një këngë para vakteve/shujtave

për të shënuar faktin se po ulemi për të ngrënë.

Kur largohemi nga tryeza themi faleminderit për

ushqimin.

Pas dreke shërbejmë me fruta që fëmijët kanë

sjellë me vete apo që blen kopshti për fëmijë.

Disa që ende janë të uritur po ashtu hanë

pjesën e mbetur të drekës së paketuar, nëse u

ka mbetur gjë.

Fëmijët janë të mirëseardhur të sjellin ushqim me

të cilin janë mësuar të hanë në shtëpi. Nuk është

e thënë të jetë bukë e zezë me copa mishi, djathë

etj. përmbi, por ju nxisim të dërgoni ushqim të

shëndetshëm që është mirë të përfshijë fruta dhe

perime. Shumica e kopshteve për fëmijë janë të

pajjisura me mikrovalë për ngrohjen e ushqimit.

Koha për storje dhe mësim

Kemi kohën për storje dhe mësim çdo ditë në

kopshtin për fëmijë. Gjatë kësaj kohe ne ek-

splorojmë një temë (shih po ashtu planin ditor)

apo traditat.

Këndojmë këngë dhe lexojmë vjersha, përralla

dhe libra.

Që të kuptojnë të gjithë, shpesh përdorim ob-

jekte që simbolizojnë se për çfarë flasim, për

shembull ne tregojmë një fotografi të babait apo

nënës kur këndojmë për ta. Përdorim figura ose

dramatizojmë kur tregojmë storje. Fëmijët

mësojnë më së miri kur mund të marrin pjesë.

Kjo ua lehtëson që të mësojnë norvegjisht.

Ç’duhet të jetë në gjendje të

bëjë fëmija juaj para se të nisë

shkollën:

Në kopshtin për fëmijë ne ndihmojmë fëmijët të

mësojnë shkathtësi të ndryshme sociale dhe

praktike.

Kjo është pjesë e përgatitjes për fillimin e

shkollës.

Ata mësojnë se si të veshin dhe heqin rrobat e

jashtme dhe këpucët apo qizmet.

Ata mësojnë të shkojnë në nevojtore vetë, dhe i

lajnë duart pastaj.

Ata mësohen të pastrojnë pas vetes së tyre dhe

se ku t’i mbajnë gjërat e tyre.

Ata mësojnë të rrinë ulur të qetë dhe ta presin

radhën e tyre.

Shëtitë dhe udhëtimet

Në kopshtin për fëmijë dalim për shëti rreth një

herë në javë.

Ndonjëherë dalim për shëti në pyll. Ndonjëherë

ndezim zjarr dhe dhe bëjmë zgarë apo hamë

ushqime të tjera të lehta të shëndetshme që

fëmijët sjellin me vete.

Ne po ashtu bëjmë udhëtime për te biblioteka.

Nëse bëjmë udhëtime më të gjata, udhëtojmë me

tren, autobus apo makinë. Në atë rast, ju së pari

duhet të nënshkruani formularin e pajtimit tuaj.

Udhëtimet shpesh ndërlidhen me lëndët që eks-

plorojmë (shih planet ditore).

Gjatë rrjedhës së vitit, fëmijës suaj do t’I nevojiten

këta artikuj të veshëmbathjes: atlete, sandale, qizme,

qizme dimri, rroba kundër shiut, pantollona të leshta,

çorapë të leshta – dhe rroba shtesë për t’I ndërruar:

pantollona, pjesë e epërme, çorapë, çorapë të gjatë

dhe rroba të brendshme.