29
Informata dhe Oferta Mirësevini në Salzburg Integrationsbüro Gjuha: / Sprache: Shqipe / Albanisch

Mirësevini në Salzburg

  • Upload
    buidieu

  • View
    228

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mirësevini në Salzburg

Informata dhe Oferta

Mirësevini në Salzburg

Integrationsbüro

Gjuha: / Sprache:Shqipe / Albanisch

Page 2: Mirësevini në Salzburg

2 Mirësevini në Salzburg 3

Përmbajtja

Fjalët përshëndetëse 5

1. Qyteti i Salzburgut 7

2. Vendbanimi në Salzburg 9

3. Mësimi i gjuhës gjermane në Salzburg 10

4. Të jetosh në Salzburg 11

5. Punësimi në Salzburg 17

6. Fëmijët dhe të rinjtë 20

7. Shëndetësi 30

8. Salzburgu, qyteti i të drejtave të njeriut 33

9. Ndihmë në raste urgjente 38

10. Udhëtimi në Salzburg 41

11. Mbrojtja e mjedisit 45

12. Koha e lirë për argëtim 47

13. Vazhdim i arsimimit për të rriturit 52

Page 3: Mirësevini në Salzburg

4 Mirësevini në Salzburg 5

Të nderuar Zonja dhe Zotërinjë,

si drejtues i Administratës Komunale, dëshiroj të ju uroj mirëseardhje. Ne ju ofrojmë shumë lloje të shërbimeve dhe informatave për të gjitha fushat e jetës.Në mënyrë që ju të familjarizoheni sa më shpejt në qytetin tonë, ju sugjeroj të lexoni përmbajtjen e kësaj broshure. Këtu mund të gjeni shumë këshilla të dobishme, adresa të ndryshme dhe natyrisht informata të shumta në lidhje me shërbimet që mund të ju ofrojmë.Në këtë kontekst, unë ju uroj që ju së shpejti të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Dr. Hans Jörg Bachmaier, Drejtor i Administratës Komunale

Fjala përshëndetëse nga Zyra e Integrimit

E dashur qytetare e SalzburgutI dashur qytetar i Salzburgut,

shpeshë është e vështirë të përballosh përditshmërinë në një mjedis të ri. „Mirësevini në Salzburg“ shërben si një ndihmë fillestare. Nëse keni nevojë për informata shtesë, për këshilla ose ndihmë, atëherë mos hezitoni të kontaktoni shërbimin për qytetarë ose Zyrën për Integrim të qytetit të Salzburgut. Shpresojmë, që së shpejti do të vlerësoni jetesën në qytetin tonë dhe do të bashkoheni në ndihmë për të forcuar edhe më shumë bashkëjetesën plotë respekt dhe tolerancë.

Mag.a Daiva Döring, Mag.a Anja Hagenauer

Të dashur qytetarë të Salzburgut,

ju uroj mirëseardhje në qytetin tonë. Salzburgu ju ofron një cilësi të lartë jetese, me një mjedis të mrekullueshëm dhe me shumë oferta interesante për ju dhe familjen tuaj. Është e natyrshme, që hapat e parë në një qytet të ri, ose edhe në ndonjë shtet të ri, të jenë të vështirë dhe sfidues. Me qëllim për ta bërë më të lehtë për ju, si fillim ne ju ofrojmë këtë broshurë.Aty do të mund të gjeni shumë informata të dobishme, në mënyrë që sa më shpejt të akomodoheni në Salzburg dhe në jetën tuaj të re.

Jemi krenar që qytetarët tanë bashkëjetojnë të barabartë në një mjedis demokratik dhe paqësor. Gra dhe burra, të moshuar dhe fëmijë, njerëz me prejardhje të ndryshme dhe me dallime kulturore e fetare, jetojnë pranë njëri tjetrit me respekt dhe tolerancë të ndërsjelltë.

Ju dëshiroj të gjitha të mirat për një fillim të ri në Salzburg.

Dr. Heinz Schaden, Kryetar Bashkie

Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë Fjala përshëndetëse e drejtorit të Administratës Komunale

Page 4: Mirësevini në Salzburg

6 Mirësevini në Salzburg 7

1. Salzburg1.1 Një qytet, me plotë vlera për jetesë

„Mendoj që rajonet e Salzburgut, Napolit dhe Konstantinopojës, janë më të bukurat në botë“, kështu thoshte Alexander von Humboldt, më 1804, njeriu i cili shëtiti botën.

Qyteti karakterizohet përmes lumit Salzach dhe malet e qytetit si “Kapuzinerberg” dhe “Mönchberg”. Salzburgu është i njohur në mbarë botën për bukurinë dhe diverzitetin kulturor. Gjeni kohë për të shijuar një shëtitje në qytetin e vjetër. Mirpo, jo vetëm bukuria dhe historia mbresëlënëse e qytetit të Salzburgut karakterizojnë jetën në këtë qytet. Salzburgu si një vend i suksesshëm në fushën ekonomike, arsimore dhe të turizmit, ofron mundësi të shumta për të gjithë qytetarët e saj.

1.2 Kryqyteti i landit të Salzburgut

Republika e Austrisë me numër të popullsisë prej tetë milionë banorëve është e ndarë në nëntë lande.Ju jeni vendosur në landin e Salzburgut, në kryeqytetin e tij me emër të njejtë.

Qyteti ka përafërsisht 150.000 banorë dhe pas Vjenës, Grazit dhe Linzit është qyteti i katërt me radhë për nga madhësia në Austri. Qyteti shtrihet në një hapësirë prej mbi 6500 hektarë dhe është e ndarë në pjesë të veçanta (p.sh. Altstadt (Qyteti i vjetër), Maxglan, Lehen, Schallmoos, Gnigl, Aigen,…).

Qyteti i Salzburgut administrohet nga adnministrata komunale e cila quhet „Magistrat“. Departamentet përkatëse të komunës kujdesen që të gjithë qytetarët e saj të përfitojnë kushte dhe shërbime sa më të mira. Aty përfshihen: shërbimi civil, shërbimi për lajmërime, shërbimi për dokumente të ndryshme si pasaporta , shërbimi për kopshtet e fëmijeve, çerdhet, shkollat, shërbimi i mbeturinave, zyra për parqet, shtëpitë e të moshuarëve si edhe shërbimi për çështjet sociale dhe kulturore deri te shërbimi profesional zjarrfikës.Për më shumë vizitoni: www.stadt-salzburg.at

Pallati Mirabell: Këtu janë të vendosura shumë zyra dhe vende të shërbimit civil të qytetit.

Page 5: Mirësevini në Salzburg

8 Mirësevini në Salzburg 9

Qyteti i Salzburgut qeveriset nga Kryetari i Bashkisë (i zgjedhur përmes votës), dy zëvendësve të kryetarit të bashkisë dhe dy këshilltarëve, të cilët zgjedhen me votim nga këshilli bashkiak prej 40 anëtarësh. Zgjedhjet për këshillin komunal dhe për kryetari(e)n e bashkisë realizohen çdo 5 vjet.

Shërbimi civil pranë “Schloss Mirabell” është pikë qendrore kontakti dhe qendër informacioni për qytetin e Salzburgut. Ajo ofron informacione dhe këshilla mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e qytetit. Në zyrat e shërbimit civil mund të mirren karta-familjare si edhe karta për të moshuarit e qytetit të Salzburgut. Në dispozicionin tuaj pa pagesë mund të gjinden: fletushka, broshura dhe publikime për qytetin e Salzburgut si edhe informacione për fusha të ndryshme . Një PC me çasje-interneti-falas është në dispozicion për nevoja të përdorimit-online të kanaleve zyrtare.Të gjitha broshurat dhe fletëpalosjet të cilat janë përmendur këtu, ju do të mund ti gjeni pranë shërbimit civil.

Adresa: Mirabellplatz 4, Hyrje 11, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2000E-Mail: [email protected] Internet: www.stadt-salzburg.atOrari i punës:e hënë - e enjte: 7.30-16e premte: 7.30-13

1.3 Historia e qytetit të Salzburgut

Gjetjet më të vjetra në lidhje me popullimin e qytetit janë që nga Epoka e Gurit. Salzburgu ka një histori të gjatë dhe tejet interesante, për të cilën mund të mësoni më shumë në Broshurën: Salzburg – „Stadt mit Geschichte“ (Salzburgu – qytet me histori të pasur).

Download nga interneti: www.stadt-salzburg.at/pdf/salzburg_stadt_mit_geschichte_folder_.pdf

Shumë informacione mbi historinë e qytetit të Salzburgut mund ti gjeni në web-faqen zyrtare të qytetit nën rubrikën „Stadtgeschichte“ (Historia e qytetit).

2. Vendbanimi në SalzburgNëse vini nga një shtet jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE përfshinë vendet e BE-së, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin) ose nëse vini nga Zvicra në Austri, me qëllim për të banuar në Salzburg, atëherë ju duhet të paiseni me një vizë (deri në 6 muaj) apo me një leje qëndrimi (1 vjeçare) të cilat janë të lidhura me kushtet paraprake. Qytetarët ZEE-së dhe shtetasit zviceranë që kanë qëllim qëndrimin afatgjatë në Salzburg (më shumë se 3 muaj), kanë nevojë për certifikatë të regjistrimit. Para se të përfundojë afati tremujor, duhet lajmëruar në Zyrën e Rendit Publik në lidhje me qëndrimin tuaj.

Dosja „Einreise, Aufenthalt, Arbeiten und Staatsbürgerschaft“ (Hyrja, qëndrimi, punësimi dhe shtetësia) ju ofron informata më të hollësishme në web-faqen e internetit: www.stadt-salzburg.at

Më shumë informacione mund të gjeni nëZyrën e Rendit Publik:Amt für öffentliche Ordnung Adresa: Schwarzstraße 44, 5020 SalzburgTel.: 0662/8072-3173 E-Mail: [email protected] Internet: www.stadt-salzburg.at

Ekipi i Shërbimit Civil të qytetit të Salzburgut është në dispozicionin tuaj për këshilla dhe ndihmë.

Zyra e Rendit Publik gjindet në adresën: Schwarzstraße 44.

Page 6: Mirësevini në Salzburg

10 Mirësevini në Salzburg 11

3. Mësimi i gjuhës gjermane në Salzburg

Vizitat te mjeku, pjesëmarrja në mbledhjen e prindërëve në shkollë apo kontakti me fqinjët, mund të jenë të vështira nëse nuk zotërohet gjuha gjermane. Në mënyrë që të adaptoheni sa më mirë dhe të përballoni përditshmërinë tuaj në Salzburg, është e këshillueshme që sa më parë të vizitoni kurset e gjuhës gjermane dhe të mësoni atë. Kjo ju jep mundësinë që shumë shpejt, në Salzburg, të ndiheni vendas dhe si në shtëpinë tuaj.

Nëse ju vini nga një shtet tjetër dhe nuk keni njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, është e rëndësishme të ndjekni kurse të gjuhës gjermane, pamvarësisht se a jeni nënshtruar ndonjë marrëveshjeje integrimi.

Broshura „Deutsch Lernen in Salzburg“ (Mësimi i gjuhës gjermane në Salzburg) ofron informatën e nevojshme për ndjekjen e kurseve të gjuhës gjermane, e cila mund të gjindet në web-faqen: www.stadt-salzburg.at .

4. Të jetosh në Salzburg4.1 Çfarë është obligimi për tu

regjistruar (Meldepflicht)?

Pas vendosjes tuaj në Austri ose shpërnguljes tuaj përbrenda Austrisë, ju duhet të paraqiteni për regjistrimin tuaj në zyrën përkatëse të regjistrimit. Lajmërimi/resgjistrimi, ç’regjistrimi dhe ndërrimi i vendbanimit është i detyrueshëm.Afatet: Lajmërimi për regjistrim pranë organeve kompetente duhet bërë brenda tre ditëve pas akomodimit në banesë, ç’regjistrimi duhet bërë brenda tre ditëve para ose pas lëshimit të banesës dhe lajmërimi për ndërrim vendbanimi duhet bërë brenda një muaji.

Për këtë qëllim, në qytetin e Salzburgut ka dy lokacione ku mund të paraqiteni për lajmërim:

Meldeamt (Zyra për Regjistrime)Adresa: Kieselgebäude, Saint-Julien-Str. 20, 5020 Salzburg

Bürgerservice/Meldeservice (Shërbimi për qytetarë/shërbimi për regjistrime)Adresa: Schloss Mirabell, Mirabellplatz 4, 5024 SalzburgTel.: 0662/ 8072-3530E-Mail: [email protected]: www.stadt-salzburg.atOrari i punës: e hënë–e enjte: 7.30-16; e premte: 7.30-13

4.2 Përparësitë e vendbanimit permanent

Shërbimet e shumta të ofruara nga qyteti, janë të lidhura me vendbanim kryesor-permanent:Vende në shkolla, kopshte fëmijësh, shtëpi për të moshuar, asistencë sociale në raste emergjente, e drejta për të votuar (në zgjedhjet lokale edhe për shtetasit e BE-së), përfitime të shumta si edhe të drejtë për vendparking të automjeteve. Edhe dhënia e një banese nga komuna ose udhëzimi nga qyteti për një banesë më çmim më të volitshëm, janë të mundura vetëm kur jeni të regjistruar me banim permanent në Salzburg.

Zyra për regjistrime pranë Administratës së SalzburgutSt.JulienStr. 20

Njohuritë e gjuhës gjermane kanë rol të rëndësishëm për një orientim sa më të lehtë në një mjedis të ri jetësor.

Page 7: Mirësevini në Salzburg

12 Mirësevini në Salzburg 13

4.3 Si të gjej një banesë?

n Banesa me qiraNë gazetat ditore apo në gazetat që ipen falas mund të gjeni shpallje për shit-blerje të banesave. Nëse dëshironi të merrni një banesë me qira, atëherë për arsye se rregullat shpeshë janë shumë pak të njohura, rekomandohet që kontrata mbi qiranë të shqyrtohet nga një person, i cili ka njohuri mbi të drejtat e qiramarrjes. Ju lutemi të kontaktoni shoqatën për mbrojtjen e qiramarrësit.

Oda e punës, anëtarëve të saj i ofron këshilla dhe ndihmë në çështjet e të drejtave të qiramarrjes:AK – Kammer für Arbeiter und Angestellte für Salzburg(Oda për punëtorë dhe nëpunës për qytetin e Salzburgut)Adresa: Markus-Sittikus-Straße 10, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 86 87 · Internet: www.ak-salzburg.at

Mieterschutzverband Salzburg(Shoqata për mbrojtjen e të drejtave për dhënjen-marrjen e qirasë)Adresa: Hofhaymer Allee 9-11, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 84 12 52 · Internet: www.mieterschutzverband.at

n Banesa të organizatave ndërtimoreNë qytetin e Salzburgut gjinden katër shoqëri ndërtimi banesash, tek të cilat mund të bëhet kërkesë për banesë:

Gswb – Gemeinnützige Salzburger Wohnbaugesellschaft m.b.H.Adresa: Ignaz-Harrer-Straße 84, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 43 31 81-0 · Internet: www.gswb.net

Die Salzburg – Gemeinnützige Wohn- und Siedlungsgenossenschaft „Salzburg“Adresa: Ignaz-Harrer-Straße 35, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 43 12 21 · Internet: www.die-salzburg.at

Heimat Österreich – Gemeinnützige Wohnungs- und Siedlungsgesellschaft M.B.HAdresa: Plainstraße 55, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 43 75 21-0 · Internet: www.hoe.at

Salzburg Wohnbau (pjesërisht jo-fitimprurëse)Adresa: Bruno-Oberläuter-Platz 1, 5033 SalzburgTel.: 0662/ 20 66-0 · E-Mail: [email protected] Internet: www.salzburg-wohnbau.at

n Banesa komunaleAplikimi për një banesë komunale është i mundur vetëm nëse gjatë tri viteve të fundit keni pasur vendbanim permanent ose vend pune në qytetin e Salzburgut:

Wohnungsamt (Zyra për çështje banesore)Adresa: Saint-Julien-Straße 20, 5020 Salzburg Tel.: 0662/ 8072-2268E-Mail: [email protected] Internet: www.stadt-salzburg.at Orari i punës: e hënë, e martë, e enjte, e premte: 8-12, e hënë: 13.30-16

4.4 Ngrohja dhe energjia elektrike

Ngrohja e shumicës së vendbanimeve në qytetin e Salzburgut realizohet përmes ngrohtores qëndrore apo gazit natyror. Ngrohja dhe energjia elektrike duhet të regjistrohen nga ana juaj në Salzburg AG ose në ndonjë operator tjetër. P.sh. në Salzburg AG, ju jeni të obliguar të paraqisni gjendjen aktuale të matësit harxhues.

Salzburg AG für Energie, Verkehr und Telekommunikation(Salzburg AG për Energji, Transport dhe Telekomunikacion)Adresa: Bayerhamerstraße 16, 5020 SalzburgTel.: Serviceline 0800/ 66 06 60 (shërbim 24-h-falas)Internet: www.salzburg-ag.at

Operatorët tjerë te energjisë elektrike mund ti gjeni në:portal.wko.at/wk/format_detail.wk?AngID=1&StID=276184

4.5 Këshillat e Salzburg AG për kursimin e energjisë!

Një familje mesatare mund të kursej rreth 100 Euro në vit, pa qenë i obliguar për investime shtesë dhe pa ndikime në cilësine e jetesës! Provojeni!Disa shembuj si në vijim:n Gjatë blerjës së një frigoriferi, makine larëse apo pjatalarëse, kushtoni rëndësi klasës së energjisë shpenzuese (Klasa A është gjithnjë shpenzues më i vogël i energjisë në krahasim më p.sh. klasin C)n Makina për larjen e rrobave: përdoreni vetëm kur të jetë e mbushur plotësisht, përdorimi në 95 gradë celsius nuk është thuajse asnjëherë i nevojshëm, mirpo në krahasim me 60 gradë celsius, ju kushton për 40% më shumë energji elektrike.n Ndriçimi: Zëvendësimi i poçave elektrik klasik me llamba ekonomike-kursyese ndikon dukshëm në kursimin e energjise elektrike. Llambat kursyese kanë deri tetë herë jetëgjatësi më të gjatë dhe kanë deri pesë herë shpenzime më të ulëta të energjisë elektrike.

Page 8: Mirësevini në Salzburg

14 Mirësevini në Salzburg 15

n Funksioni-Standby: Përdoreni një kabllo vazhdues i cili është i paisur me ndërprerës. Kjo ndikon në reduktimin e ndjeshëm të energjisë që shpenzohet në funksionin Standby.n Ngrohja: Uleni temperaturën e ambientit tuaj për një gradë dhe ju do të kurseni 5% në faturën tuaj vjetore. Temperatura prej 20 gradë në ambientin tuaj të banimit është e mjaftueshme.

Më shumë këshilla mund të gjeni në faqen e internetit: www.stromfresser.at ose mund të kërkoni këshilla përmes lidhjes telefonike: 0800/ 66 06 60

4.6 Radio dhe Televizor

Nëse në ambientin tuaj posedoni aparat radiofonik ose televiziv, përmes të cilave pranoni programe radio-televizive, duhet që të bëni lajmërimin e tyre dhe ti nënshtroheni taksave të parapara.Formularët mund ti gjeni në: të gjitha filialet e Raiffeisenbank, në zyrat komunale (në qytetin e Salzburgut ato mund të gjinden pranë zyrës së shërbimit qytetar) ose në mënyrë direkte në Shërbimin Informativ për Taksa (GIS- Gebühren Info Service).Formularin e plotësuar duhet dërguar në:GIS Gebühren Info Service GmbH., Kodi Postar 1000, 1051 Wienose përmes Fax në 05 0200 DW 300 (nga çdo vend i Autrisë).

Gebühren Info Service (GIS) (Shërbimi Informativ për Taksa)Service Hotline: Tel. 0810 00 10 80e hënë – e premte: 8-21, e shtunë: 9-17E-Mail: [email protected] Internet: www.orf-gis.at

n Dëshironi të vendosni një antenë satelitore?Nëse dëshironi që në vendbanimin tuaj të vendosni një antenë satelitore për të pasur çasje në progamet televizive që ju dëshironi, atëherë ju lutemi që gjithsesi të kontaktoni qiradhënësin tuaj apo mbikqyrësin e pronës ku ju banoni. Për vendosjen e një antene satelitore në objekt, duhet patjetër të paiseni me lejë përkatëse. Qiradhënësi apo mbikqyrësi i pronës mund të ju ndihmojnë në hapat që duhet ndërrmerni.

4.7 Këshilla për bashkëjetesë

Në Salzburg jetojnë njerëz të moshave të ndryshme, ata vijnë nga vende dhe kultura të ndryshme dhe flasin shumë gjuhë të ndryshme. Në Salzburg ekzistojnë disa rregulla dhe tradita që mundësojnë bashkëjetesën mes njëri tjetrit

në mënyrë sa më të mirë. Në veçanti, të moshuarit, foshnjet dhe fëmijët e vegjël kanë nevojë për qetësinë e tyre. Për të shmangur konfliktet e mundshme, ju duhet të jeni të vëmendshëm gjatë kohës së pushimit. Në kopshtet e lojërave për fëmijë janë të vendosura njoftimet mbi orarin e shfrytëzimit si edhe në çdo vendbanim mund të gjeni një rregull shtëpiak të cilit duhet ti përmbaheni patjetër. Periudha e pushimit vlen kryesisht nga ora 22 e mbrëmjes deri në ora 6 të mëngjesit, ku për shembull gjatë kësaj kohe nuk duhet ndëgjuar muzikë më zë të lartë.Punimet në kopësht që shkaktojnë zhurmë bezdisëse janë gjithashtu të rregulluara me kohën e paraparë dhe vlenë për të gjithë, gjithashtu për mbikqyrësit dhe administratorët e pronave dhe kompanitë punuese.

Përdorimi i aparateve motorike për prerjen e barit dhe mjeteve tjera motorike për kopësht është i lejuar VETËM gjatë këtij orari kohor: gjatë ditëve të javës: 8-12 dhe 14-19të dielave dhe festave: pa përjashtim 10-12.

Kur ju kaloni për banim në një shtëpi apo banesë të re, fqinjët tuaj të ardhshëm do të ishin te lumtur nëse ju i përshëndesni ata dhe prezantoheni para tyre. Pavarësisht në çfarë mase zotëroni gjuhën gjermane, një përshëndetje e thjeshtë miqësore „Guten Tag“ (Mirëdita) do ti pëlqente të gjithëve.Nëse planifikoni të organizoni një festë, atëherë informoni fqinjët tuaj në lidhje me planifikimet e bëra dhe me siguri do të hasni në mirëkuptimin e tyre.Faleminderit për mbështjetjen tuaj për një bashkëjetesë të mirë!

Broshura „Miteinander Wohnen“ (Të jetojmë së bashku) ju ofron informata më të hollësishme lidhje me këtë temë Mund ta shkarkoni në internet: www.stadt-salzburg.at/pdf/miteinander_wohnen_folder_09.pdf

4.8 Zyrat e shërbimit qytetar në qarqet e qytetit

Me pesë zyrat e shërbimit për qytetarë (BewohnerService-Stellen), qyteti i Salzburgut ofron adresa të rëndësishme në pjesët përkatëse të qytetit. Shërbimi për qytetarë ofron konsulencë, takime dhe pjesëmarrje.Shqetësimet e qytetarëve mirren seriozisht kurse interesat dhe iniciativat gjejnë mbështetjen e duhur.

Zyrat e shërbimit qytetar (BWS BewohnerService) mund ti gjeni në këto lokacione:

Page 9: Mirësevini në Salzburg

16 Mirësevini në Salzburg 17

BewohnerService Aigen&Parsch Adresa: Aigner Straße 78 Tel.: 0662/ 62 50 08 Orari i punës: e hënë 9-13, e martë 9-13 dhe 14-16, e enjte 13-16, e premte 9-12

BewohnerService Gnigl&SchallmoosAdresa: Fritschgasse 5/2Tel.: 0662/ 64 32 52Orari i punës: e hënë, e martë, e enjte 9-13, e premte 9-12

BewohnerService Itzling&Elisabeth-VorstadtAdresa: Reimsstraße 4Tel.: 0662/ 45 54 32Orari i punës: e hënë, e martë, e premte 9-12, e enjte 14-17

BewohnerService Liefering Adresa: Laufenstraße 36Tel.: 0662/ 43 19 25Orari i punës: e hënë 14-17, e martë dhe e enjte 9-12Zyra ndërlidhëse:Adresa: Eugen-Müller-Straße 59 Orari i punës: e martë 14-17, e enjte 9-12

BewohnerService Maxglan&Taxham Adresa: Innsbrucker Bundesstraße 36Tel.: 0662/ 42 85 79Orari i punës: e hënë 14-18, e martë und e premte 9-12Zyra ndërlidhëse:Adresa: Norbert-Brüll-Straße 30Tel.: 0662/ 42 85 79Orari i punës: e martë 14-17, e enjte 9-12

BewohnerService Koordination (Zyrë koordinimi për shërbimet qytetare )Adresa: Mirabellplatz 4, Eingang 5, 5024 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2936E-Mail: [email protected] Internet: www.stadt-salzburg.at

Broshura „BewohnerService– Starke Arbeit für unsere Stadtteile“ (Shërbimi për qytetarë – Punë e palodhshme për lagjet e qytetit tonë) ofron më shumë informata për temën e mësipërme Download nga interneti: www.stadt-salzburg.at

5. Punësimi në Salzburg5.1 Jeni duke kërkuar vend pune?

Nëse jeni duke kërkuar për një punë, nëse jeni të interesuar për arsimim apo trajnim të mëtejshëm, ju mund të kontaktoni Arbeitsmarktservice (AMS)-(Shërbimi për Tregun e Punës).Nëse jeni shtetas të Austrisë, Zvicrës apo qytetarë të Zonës Ekonomike Evropiane (me përjashtim të Bullgarisë dhe Rumanisë deri më 2014), atëhere ju keni qasje të lirë në tregun e punës në Austri.Nëse jeni shtetas i një vendi tjetër (nga një vend i tretë), ju do të keni nevojë të paiseni me leje pune përkatëse pranë Arbeitsmarktservice (AMS) (Shërbimi për Tregun e Punës).

Rubrika „Einreise, Aufenthalt, Arbeiten und Staatsbürgerschaft“ (Hyrja, qëndrimi, punësimi dhe shtetësia) ju informon më hollësisht në faqen e internetit: www.stadt-salzburg.at

AMS – Arbeitsmarktservice Salzburg (Shërbimi i Tregut të Punës)Adresa: Auerspergstraße 67, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 88 83-0E-Mail: [email protected] Internet: www.ams.at

Shoqata VEBBASShoqata Vebass mbështet integrimin e emigrantëve në tregun e punës. Nëse ju tashmë keni shkollim të përfunduar, arsimim universitar ose formim profesional, atëhere ju duhet ti vërtetoni (Nostrifikoni) diplomat përkatëse në Austri. Për të marrë informacionet e para të nevojshme,ju lutemi kontaktoni në këtë adresë:Adresa: Linzer Bundesstr. 12, 5020 Salzburg Tel.: 0662/ 87 32 48-11E-Mail: [email protected]: www.vebbas.at

Ndërtesa e Arbeitsmarktser-vice (Shërbimi i Tregut të Punës) ndodhet në: Auerspergstraße 67.

Page 10: Mirësevini në Salzburg

18 Mirësevini në Salzburg 19

Frau und Arbeit gGmbH (Gruaja dhe Puna)Shoqata „Frau und Arbeit“ (Gruaja dhe Puna) i ofron grave këshilla, trajnime & informata në lidhje me rifillimin e marrëdhënies së punës, në planifikimin profesional, ri-orientimin profesional, menaxhimin e marrëdhënieve familje dhe punë, punë-kërkim, vazhdim i edukimit, mundësi në tregun e punës dhe ushtrimin e profesionit në mënyrë të pavarur.Adresa: Franz-Josef-Straße 16, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 88 07 23-0E-Mail: [email protected]: www.frau-und-arbeit.at

5.2 Përfaqësimi i interesave të punëmarrësëve

Kammer für Arbeiter und Angestellte (AK) (Oda për Punëtorë dhe Nëpunës)Oda për punëtorë dhe nëpunës është përfaqësues ligjor për mbrojtjen e interesave të punëmarrësëve në Austri.Përderisa jeni i punësuar, anëtarësimi i natyrshëm është i detyrueshëm. Ky institucion ju përfaqëson në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e punës.Adresa: Markus-Sittikus-Straße 10, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 86 87-0E-Mail: [email protected]: www.ak-salzburg.at

Österreichischer Gewerkschaftsbund (ÖGB) (Federata sindikale e Austrisë)ÖGB (Federata sindikale e Austrisë) është përfaqësues jopartiak i punëtorëve. Anëtarësimi bëhet në mënyrë vullnetare. ÖGB përfaqëson interesat ekonomike, politike, sociale dhe kulturore të të gjithë punëtorëve kundrejt punëdhënësve, shtetit dhe partive.Adresa: Markus-Sittikus-Straße 10, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 88 16 46Internet: www.oegb.at

5.3 Dëshironi të drejtoni biznesin tuaj?

Regjistrimi i biznesit mund të bëhet në mënyrë të thjeshtë, mirpo duhet të përfshijë së paku këto të dhëna:n Emrin e saktë të personit që dëshiron të regjistroj biznesin (për personat fizik: emrin

dhe mbiemrin, numrin e sigurimit social, adresën, datëlindjen dhe vendlindjen, nënshtetësinë; për ndërrmarrjet, shoqatat etj.: emrin e saktë të ndërrmarjes dhe numrin e regjistrimit, numrin e llogarisë së shërbyesit, adresën e biznesit)

n Përshkrimi i saktë i biznesitn Vendndodhja e saktë e ushtrimit të biznesit (qyteti, rruga dhe numri)

n Në rast të menagjimit të biznesit nga drejtuesi ligjor i biznesit, nevojitet: Emri dhe mbiemri, numri i sigurimit social, adresa, datëlindja dhe vendlindja, nënshtetësia e drejtuesit legal të biznesit

Regjistrimi bëhet në adresën e mëposhtme:Amt für Öffentliche Ordnung/ Gewerbeamt(Zyra e Rendit Publik/ Zyra e sipërmarrjeve)Adresa: Schwarzstraße 44, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2848E-Mail: [email protected]

5.4 Përfaqësim i interesave të vetëpunësuarve

Wirtschaftskammer (Oda Ekonomike)Oda Ekonomike është përfaqësues ligjor i interesave të të gjitha ndërmarrjeve në Austri dhe përmes strukturimit përkatës rajonal siguron mjedis ekonomik te Austrisë në BE, në nivel federal dhe shtetëror.Ajo përfaqëson interesat ekonomike dhe ligjore të të gjithë anëtarëve të saj.

WKS – Wirtschaftskammer Salzburg (Oda Ekonomike Salzburg)Adresa: Julius-Raab-Platz 1 5020 SalzburgTel.: 0662/ 88 88E-Mail: [email protected] Internet: www.wko.at/sbg

Page 11: Mirësevini në Salzburg

20 Mirësevini në Salzburg 21

6. Fëmijët dhe të rinjtë6.1 Si të regjistroj fëmijën tim të sapolindur?

Regjistrimi i fëmijës mund të bëhet direkt nga spitali „St. Johannspital“ ose nga „Diakonissenkrankenhaus“. Mjafton që prindërit e fëmijës të sapolindur të plotësojnë një formular për marrjen e certifikatës së lindjes (fletë-aplikacionet mund të gjinden në spitale) dhe ta dorëzojnë së bashku me dokumentet tjera përcjellëse. Prindërit munden gjithashtu të bëjnë regjistrimin e fëmijës përmes fletë-regjistrimit policor direkt nga spitali, kurse për fëmijët shtetas austriak mund të lëshohet dëshmia e nënshtetësisë. Lëshimi për herë të parë i certifikatave të lindjes dhe dëshmisë për nënshtetësi te femijët deri në 2 vjet bëhet pa pagesë. Përjashtim për certifikata tjera të lindjes.Për fëmijët të cilët kanë nështetësi jo-austriake si edhe për fëmijët që kanë marrë nënshtetësine pas lindjes, lëshimi i certifikatës së lindjes bëhet me pagesë.Regjistrimi i fëmijës është gjithmonë pa pagesë.

Në të kundërtën, të gjitha mund të realizohen nëStandesamt der Stadt Salzburg (Zyra e gjendjes civile të qytetit të Salzburgut)Adresa: Schloss Mirabell, Mirabellplatz 4, 5024 Salzburg, kati 1. dhoma 115Tel.: 0662/ 8072-3516E-Mail: [email protected]

Në „Standesamt“ (Zyren e gjendjes civile) ju mund ti gjeni edhe formularët e aplikimit për asistencë finaciare familjare „shtesa për fëmijët“.

Nëse ju nuk jeni nënshtetas i Austrisë, atëherë ju duhet që brenda 6 muajve pas lindjes së fëmijës:n të kërkoni lëshimin e certifikatës së lindjes për fëmijënn aplikoni për një pasaportë të vet për fëmijën tuaj (në ambasadën e vendit tuaj)n të paiseni me „Meldezettel“ (fletë-regjistrimin) („Meldeamt”, shiko lartë)n të bëhet kërkesë në institucionin e sigurimeve sociale për bashkë-sigurimin e fëmijës

tuaj (p.sh në GKK)n të bëni kërkesë për leje qëndrimi ose fletë-lajmërimi (në raste të qytetarëve nga

Zona Ekonomike Evropiane) (Amt für öffentliche Ordnung (Zyra e Rendit Publik), shiko dosjen „Aufenthalt“ (Qëndrimi))

6.2 Kujdesi për fëmijët

Qyteti i Salburgut ka në dispozicion shumë institucione për kujdesin e fëmijëve, disa prej të cilave përkrahen drejtëpërdrejtë nga qyteti, pjesërisht nga shteti apo organizatave private. Ekzistojnë vende ku shkojnë fëmijët me prindër (kujdes për fëmijët deri sa të përfundojnë 3 vjet) kopshte për fëmijë (fëmijë prej 3-6 vjet) dhe forma të ndryshme të përkujdesjes gjatë tërë ditës për fëmijët që janë të angazhuar në shkollë. (p.sh. qendrat e kujdesit ditor).Listën e të gjitha institucioneve mund ta gjeni në web-faqen e landit:www.salzburg.gv.at

Informacione më të hollësishme mund të gjinden në broshurat e zyrës së gruas, „Babysitterdienste“ (Shërbime-Babysitter) dhe „Kinderbetreuung“ (Kujdesi për fëmijë).

Kur mundet fëmija im të vizitojë kopshtin apo çerdhen për fëmijë të qytetit?Në mënyrë që fëmija juaj të jetë pjesë e institucioneve të kujdesit për fëmijë që ofrohen nga qyteti, duhet që të plotësohen kushtet e poshtëshënuara:n Vendbanimi i fëmijës dhe prindit/kujdestarit duhet të jetë brenda qytetit të

Salzburgutn Arritja e moshës së fëmijëve në 3 vjet në kopshte për fëmijë dhe pas fillimit të

arsimit fillor në qendra të përkujdesit ditor

Si të regjistroj fëmijën tim?Zakonisht, për tu pranuar në vjeshtë regjistrimi bëhët afërsisht nga mesi i muajit janar deri në fund të muajit mars të atij viti.Për regjistrimin e fëmijës tuaj, duhet që gjatë orarit të rregullt të punës, ju së bashku me fëmijën tuaj të paraqiteni personalisht në instuticionin e përzgjedhur nga ju.Drejtuesi i institucionit komunal, i diskuton me ju formalitetet dhe mund të njihet më mirë me nivelin e zhvillimit të fëmijës tuaj. Në të njëjtën kohë, ju dhe fëmija juaj mund të njiheni më mirë me ambientin dhe punonjësit mbikëqyrës të institucionit përkatës.Në mënyrë që drejtuesi i institucionit të ju ofroj ju dhe fëmijës tuaj kohën e mjaftueshme, kërkohet që të caktohet takim paraprak përmes telefonit.

Për regjistrim nevojiten këto dokumente:n Karta e vaksinimit të fëmijës apo pasaporta „Nënë-Fëmijë”n Vërtetimi për marrëdhënie pune i/e kujdestari(es) ligjor/en Certifikatën e regjistrimit të fëmijës dhe prindit/kujdestaritn Certifikatën e lindjes së fëmijës

Në „Standesamt“ ju do të pajiseni me dokumentet e nevojshme për fëmijën/fëmijët tuaj.

Page 12: Mirësevini në Salzburg

22 Mirësevini në Salzburg 23

Sa do të paguaj për kujdesin e fëmijëve?Për të gjithë fëmijët që para datës 1 Shtator kanë mbushur 5 vjet, pjesëmarrja e tyre në kopsht për fëmijë, për gjysmë-ditën është pa pagesë (20 orë në javë).Vëmendje! Pjesëmarrja e fëmijëve të kësaj moshe në kopsht është e obliguar – çdo fëmijë duhet të shkoj në kopsht!Pjesëmarrja në kopsht për vitet tjera duhet paguar. Nëse dëshironi që fëmija juaj të ushqehet gjatë drekës në kopsht, atëherë ju duhet të paguani edhe ushqimin.Tarifat aktuale mund ti gjeni në web-faqen e qytetit: www.stadt-salzburg.at ose përmes numrit të telefonit: 0662/ 8072-3264 ose 0662/ 8072-2933.

Si mund të kryej pagesën?Me përjashtim të muajve të verës, pagesa juaj mujore (duke filluar nga data 15 shtator deri, më 15 qërshor) duhet të paguhet paraprakisht. Ju jeni të obliguar të paguani edhe për kohën kur kopshti i fëmijëve apo institucioni për strehim ditor ka qenë i mbyllur apo kur fëmija juaj ka munguar. Megjithatë, nëse kopshti i fëmijëve apo institucioni për strehim ditor mbyllet për më shumë se një javë (jashtë orarit operativ të punës), pagesa juaj do të reduktohet. Gjatë pushimeve verore, pagesat për pjesëmarrje dhe për ushqim paguhen në fund të javëve. Të gjitha pagesat duhet të kryhen me urdhër debitim (vetëm në raste të veçanta me fletë-pagesë).Vëmendje! Nëse vonoheni në kryerjen e pagesave, atëherë në rast të procedurave gjyqësore mund të aplikohen pagesa më të larta (shpenzime gjyqësore, etj.)!

Kush mund të përfitojë një zbritje çmimi?Për arsye të të ardhurave të kufizuara dhe/ose marrëdhënieve të veçanta familjare, mund të paraqitet kërkesë për zbritjen e tarifave ose lirimim e plotë nga pagesa për pjesëmarrje. Shumat e parapara për mjetet e konkretizimit dhe ushqimit, nuk mund të lirohen nga pagesa. Një reduktim eventual i çmimit, realizohet nga muaji në të cilin është bërë kërkesa. Ndryshimet në të ardhurat familjare duhet raportuar menjëherë në „Schulamt“ (Administrata e shkollave të qytetit të Salzburgut) në mënyrë që të bëhet një ri-llogaritje adekuate.

Për paraqitjen e kërkesës për reduktimin e pagesës, nevojiten këto dokumente:n Dëshmi të të ardhurave për të gjithë personat që jetojnë në familjen Dëshmi mbi shpenzimet e jetesësn Vendimin e „Finanzamt“ (Zyra e Financave) për asistencë familjaren Fletë-aprovim për ndihmë në akomodim/banesën Përshkrimi i shpenzimeve për qira dhe shpenzimeve operativen Dëshmi në lidhje me kreditë e nevojshme për sigurimin e ambientit për banim

Informacionet e nevojshme mund të ju ofrohen nga drejtuesit e kopshteve apo qendrave për strehim ditor si dheSchulamt der Stadt Salzburg (Administrata e shkollave të qytetit të Salzburgut)Adresa: Saint-Julien-Straße 20, 5020 Salzburg, Kati 4, Dh. 442Tel.: 0662/ 8072-3263E-Mail: [email protected]

Projekti „Rucksack“ në shumë kopshte fëmijësh të qytetitNë shumë kopshte për fëmijë të qytetit, përmes Zyrës për Integrim dhe Zyrës për Arsim zhvillohet projekti „Rucksack“ (“Çantë shpine”). Në projekt punojnë së bashku pedagoget e kopshtit dhe prindërit për të përkrahur fëmijët në zhvillimin e tyrë gjuhësor. Projekti në fjalë, promovon gjuhën amtare dhe gjuhën gjermane. Informohuni në kopshtin e fëmijës tuaj nëse ofrohet projekti „Rucksack“. Nëse keni kohë për të qenë pjesë e projektit(një takim një orë/në javë me prindërit tjerë në kopsht dhe 20 minuta në ditë për fëmijën tuaj), atëherë jeni i/e mirëseardhur.

Dosja „Ein Rucksack voller Lebenschancen“ (Një çantë e mbushur me plotë mundësi) ofron më shumë informacione mbi projektin Download nga interneti: www.stadt-salzburg.at

Kujdesje gjatë pasditës në shkollat e detyrueshmeNë qytetin e Salzburgut ka një ofertë të mirë në ofrimin e kujdesjes së pasditës. Aktualisht, 25 shkolla ofrojnë këtë ofertë (në mënyrë të rregullt) që mund të rezervohet në baza ditore, ku përfshihet ushqimi i përshtatshëm për fëmijë dhe ndihma në mësime. Tarifat aktuale mund ti gjeni në web-faqen e qytetit http://www.stadt-salzburg.at si edhe mund të informoheni përmes numrit të telefonit: 0662/ 8072-3471.Kërkesat duhet të dorëzohen në „Schulamt“(Administratën e shkollave), më së largu deri në fund të muajit shtator.Grantet(për kujdes të pasditës-pas shkollore, por edhe për material të mësimit ose kontributet me pagesë për ngjarje-organizimet shkollore) i ofrohen vetëm nxënësëve të shkollimnit obligativ dhe që kanë vendqëndrim permanent në qytetin e Salzburgut.

Regjistrimi dhe informatat në shkollën përkatëse ose në shoqatën „Freizeitbetreuung“ (Kujdesi gjatë kohës së lirë) në shkollën Maxglan 1Adresa: Pillweinstraße 18, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 83 48 40 E-Mail: [email protected]

Për informacione tjera:Schulamt der Stadt Salzburg (Administrata e shkollave të qytetit të Salzburgut)Adresa: Mozartplatz 6, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8072-3471E-Mail: [email protected]

Page 13: Mirësevini në Salzburg

24 Mirësevini në Salzburg 25

6.3 Shkollim i detyruar – Sistemi shkollor

Edukimi dhe kualifikimi janë mënyra me e mirë për një të ardhme të sigurtë të fëmijës tuaj. Në Austri ka një arsimim të detyrueshëm nëntë-vjeçar. Fillon me plotësimin e moshës prej 6 vjeç, në muajin shtator dhe përfundon në vitin e fundit të shkollimit fillor (me përfundimin e vitit të nëntë shkollor), një ditë para fillimit të pushimeve verore. Përfitoni nga mundësitë që ofrojnë shkollat për fëmijët tuaj. Rekomandohet që prindërit të marrin pjesë në ditët e ofruara për konsultime me prindër, në takime-konsultimi me mësues dhe të marrin pjesë në ngjarjet e organizuara në shkollë. Aty mund të mësoni mbi planifikimin profesional të fëmijës tuaj në shkollë dhe mbi mënyrat se si ta përkrahni ate. Ju lutemi, që nëse ju nuk keni njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, të merrni me vete një person të rritur i/e cili/a mund të ju ndihmoj në përkthimin e diskutimeve.

Broshura: „Bildungswege in Österreich“ (Mundësitë e edukimit në Austri) ju ofron detaje më të hollësishme Download: www.bmukk.gv.at/medienpool/17295/bw_dt_09.pdf

B.I.K. Qendër për këshillim, informim dhe kordimin për prindërit që vijnë nga shtete të huaja dhe që kanë fëmijët në shkollat obligative në qytetin e Salzburgut.Fëmijët që vijojnë shkollimin obligativ në shkollat e Salzburgut rriten me gjuhë të ndryshme amtare. Në mënyrë që gjuha të mos bëhet një pengesë kur është fjala për planifikimin e mbarëvajtjes në shkollë dhe në suksesin shkollor, qyteti i Salzburgut ka hapur qendrën këshilluese dhe informuse B.I.K. për të ndihmuar prindërit dhe nxënësit që gjuhën gjermane nuk e kanë gjuhën e tyre amtare. Qendra B.I.K. është vendi adekuat dhe i drejtëpërdrejtë ku mund të diskutohen në takime personale të gjitha çështjet dhe problemet rreth shkollës. Kuptimi është hapi i parë drejtë suksesit – Te ne, mund të gjeni mbështetjen e plotë!

Qendra B.I.K. përkrahn regjistrimin në shkolla (përzgjedhje e shkollës, klasifikimi)n në planifikimin e profesionaln në evitimin e problemeve në shkollëQenra B.I.K. ofron këshillimen për nxënësn për prindërit që kanë fëmijët në shkolla të detyrueshmen për mesues/eQendra B.I.K. ofron informata:n mbi mbështetjet dhe promovimin e gjuhës në mësimen mbi mundësinë e përkrahjes jashtë objekteve shkolloren se si prindërit mund të mbështesin fëmijët e tyren se çfarë duhet pasur parasysh në përvetësimin e gjuhës dytësore

Adresa: Mozartplatz 6, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2961E-Mail: [email protected] Orari i punës: vetëm gjatë orarit mësimor – e hënë 13.30-16

Mësim në gjuhën amtareNjohuria e të paktën një gjuhe të huaj, sot është pjesë e një edukimi të përgjithshëm.Kur kemi parasysh faktin mbi rritjen e bashkëpunimeve ekonomike, në shumë fusha profesionale nuk mund të arrihet sukses i dëshiruar pa njohuri të gjuhëve të huaja. Andaj i kushtohet rëndësi e madhe mësimit të gjuhëve të huaja në shkollë.

Afro dhjetë përqind e të gjithë nxënësëve në Austri krahas gjuhës gjermane flasin edhe një gjuhë të hauj. Nëse jo gjithmonë pa gabime, ata prapë mund të komunikojnë në dy gjuhë. Mirpo, leximi, shkrimi dhe shume fjalë të reja (veçanërisht terma të fushës së caktuar) nuk mund të mësohen në familje apo në kontakte me bashkëmoshatarë, por ato mësohen në shkollë.Për më tepër, është vërtetuar shkëncërisht që njohuritë e mira në gjuhën amtare janë të dobishme në mësimin e gjuhës gjermane si edhe ndikon pozitivisht në lëndët tjera. Për të gjitha këto arsye, përkrahja e këtyre nxënësëve në shkollë për ruajtjen e dy-gjuhësisë është kuptimplotë. Prandaj, edhe ofrohet mundësia e mësimit të gjuhës amtare në shkollat e detyrueshme dhe parimisht në çdo gjuhë. Në qytetin e Salzburgut tashmë ofrohet mësimi i gjuhë amtare dhe si fillim në këto gjuhë: Boshnjake-kroate-serbe, shqipe, çeçene dhe në gjuhën arabe.

Mundësia e mësimit të gjuhëve tjera amtare është i mundur duke filluar prej vjeshtës, me kusht që të ketë të paktën dhjetë paraqitje për mësim në gjuhën amtare në të gjitha shkollat e detyrueshme të qytetit të Salzburgut. Pastaj, landi i Salzburgut duhet të miratoj kërkesat për futjen e një gjuhe tjetër si mësimi i gjuhës amtare.Periudha kohore për aplikime të reja është prej 15 shkurt deri në fund të muajit mars, shkollat e veçanta kanë një javë të veçantë të caktuar për dorëzimin e aplikimeve. Në mënyrë që të mos humbasë afati kohor, prindërit do të duhej të pyesnin në shkollën e fëmijëve të tyre, së në cilën javë do të jetë i mundur aplikimi. Rekomandohet të bëhët regjistrimi i fëmijës për mësimin e gjuhës amtare. Në njërën anë shërben për të forcuar gjuhën amtare, dhe në anën tjetër ndikon në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e mësimit të gjuhës gjermane.

Download nga interneti: „Tipps zur Sprachförderung Albanisch“ (Pёrvetёsimi i gjuhёs nё tё folur dhe nё tё shkruar) në më shumë gjuhë tjera, mund ti gjeni në: www.stadt-salzburg.at.

Mësimi fetarMësimi fetar në Austri është i rregulluar me ligjin për edukimin fetar të vitit 1949 (BGBl. Nr. 190, akti ligjor 1993). Mësimi fetar është një lëndë obligative për të gjithë nxënësit të cilët i përkasin një kishe të pranuar ligjërisht apo një bashkie fetare. Mësimi fetar realizohet nën kujdesin, drejtimin dhe nën mbikqyrjen e drejtëpërdrejtë

Page 14: Mirësevini në Salzburg

26 Mirësevini në Salzburg 27

të kishës së njohur ligjerisht apo nga një bashki fetare. Ç’regjitrimi prej mësimit fetar mund të bëhet gjatë 5 ditëve të para kalendarike të vitit shkollor: Deri në moshën 14 vjeçare përmes prindërve, pastaj nga vetë nxënësit.

6.4 SALZBLOG – Programi rinor i qytetit!

Përfaqësuesi rinor organizon dhe koordinon aktivitete dhe ngjarje të ndryshme rekreative për qytetin e Salzburgut. Ngjarje si p.sh. kongres rinor ose festivalin rinor „MOVIDA“ të cilat sjellin nje theks rekreativ politik dhe ofrojnë argëtim në jetën e përditshe të Salzburgut. Bashkëpunimet me shumë organizata partnere, përforcojnë suksesin e punës rinore. Gjithashtu në shumë pjesë të Salzburgut ekzistojnë qendra rinore dhe qendra për fëmijë, të cilat janë pika të rëndësishme kontakti për të rinjtë dhe ofrojnë një ofertë të mirë për aktivitete rekreative.

Informacione lidhur me këtë temë mund të gjeni në:Jugendbeauftragter der Stadt Salzburg(Përfaqësuesi rinor i qytetit të Salburgut)Adresa: Schloss Mirabell, Mirabellplatz 4, Hyrja 5, 5024 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2976 E-Mail: [email protected]: www.salzblog.at

6.5 Këshillime për të rinjtë – bivak.mobil

Bivak.mobil janë punonjës social të qytetit të Salzburgut, të cilët përkrahin, këshillojnë dhe përkujdesen për të rinjtë e moshave nga 14 deri 23 vjet. Kontaktimi është falas, vullnetar dhe anonim – Diskutimet trajtohen në mënyrë konfidenciale.Ofertat: Takime, informacione, këshillime, ndërmjetësime, përkujdesje, dëgjim, përfaqësim, këshillime për prindër dhe mësues/e.Oferta speciale: takime rinore me pije jo-alkoolike me çmime të volitshme, qasje në internet, revista, futboll tavoline, mundësi gatimi, dush, makinë larëse për rroba.

Kontakti përmes JugendcaféAdresa: Plainstraße 4, 5020 Salzburg Tel.: 0662/ 87 33 73 E-Mail: [email protected] Orari i punës: e hënë dhe e mërkurë: 13-19, e martë dhe e enjte: 10-15, e premte: 10-14

6.6 Mbrojtja e të miturve

Me ligjin për të rinjtë, qyteti i Salzburgut dëshiron të ndihmojë në mbrojtjen e të rinjve nga ndikimet negative dhe të mos kenë dëmtime në procesin e tyre zhvillimor. Dispozitat për mbrojtjen e të rinjve specifikojnë rregulla të deturueshme të sjelljes për fëmijët, të rinjët, personat kujdestarë dhe mbikqyrësit. E rëndësishme është mbrojta e fëmijëve kundër rreziqeve fizike, mendore, në zhvillimin e karakterit moral dhe social. Përmes „Jugendschutz“ (mbrojtjes për të rinjë), një rrugë graduale drejt një lirie të re, në mënyrë që me plotësimin e moshës 18 vjeqare të mund të organizoni jetën tuaj në mënyrë të pavarur dhe me vetë-përgjegjësi.

Shembuj nga ligji për të rinjtë:n Orari për të rinjtë që duhet të qëndrojnë në shtëpi: 12 – 14 vjet: ditëve të javës nga

ora 22:00, të dielave dhe festave: nga ora 23:00n Orari për të rinjtë që duhet të qëndrojnë në shtëpi: 14 – 16 vjet: ditëve të javës nga

ora 23:00, të dielave dhe festave: nga mesnata 24n Orari për të rinjtë që duhet të qëndrojnë në shtëpi, për fëmijët mbi 16 vjet: e

pakufizuar, mirpo prinderit/kujdestarët ligjor mund të përcaktojnë orare tjera në përputhje me dispozitat ligjore.

n Kalimi natës jashtë shtëpisë/banesës: për të rinjtë 12 deri 16 vjet: mund të kalojnë natën në hotele apo kampe vetëm në shoqërim të një personi të rritur kujdestar (person mbi moshën 18 vjeçare).

n Dokumeti i dentifikimit: Në rast dyshimi, duhet treguar dokumentin e identifikimit për të dëshmuar moshën.

n Duhani dhe alkooli janë të ndaluara për përsonat deri në 16 vjet. Pijet alkoolike si tequila, gin, vodka dhe whisky janë të ndaluara për personat me të rinjë se 18 vjet. Ndalimi vlen edhe për blerjen e produkteve alkoolike në dyqane. Qëndrimi i personave nën moshën 18 vjet në klube të natës, në lokale ku luhen lojërat e fatit, seks-dyqane dhe pijetore është i ndaluar. Për çdo shkelje të ligjit për të rinjtë aplikohen gjoba deri në 218,- €.

Nëse këni pyetje tjera lidhur me ligjin për të rinjtë, mund të informoheni në institucionin e poshtëshënuar: Akzente Jugendinfo Salzburg (Qendra informative me theks për të rinjtë në Salzburg)Adresa: Glockengasse 4c, 5020 Salzburg Tel.: 0662/ 84 92 91-71; -72; -73; -74E-Mail: [email protected]: jugendinfo.akzente.net Orari i punës: nga e hëna deri të premtën: 12.30-17.30

Download në internet: Këtu mund të gjeni një broshurë të hollësishme mbi Ligjin e Salzburgut për të rinjtë: www.salzburg.gv.at/brosch_jugendschutz.pdf

Në Salzburg ka shumë qendra për fëmijë dhe qendra rinore.

Page 15: Mirësevini në Salzburg

28 Mirësevini në Salzburg 29

Përmbledhje e zyrave/vendeve me interes1 Schloss Mirabell*, Mirabellplatz 4, l është selia e shumë zyrave të administratës

dhe qeverisjes së qytetit, përveç tjerash aty mund te gjeni Shërb. për qytetarë/Sh. për regjistrim, Z. e gjendjes civile dhe Qendrën e përfaqësuesve – Përfaq. e personave me aftësi të kufiz., Zyrë koordinimi për shërb. qytetare, Zyra e Grave, Përfaqësimi i të rinjve dhe Zyra e Integrimit.

2 Në ndërtesën Kieselgebäude*, Saint-Julien-Straße 20 l përveç tjerash, mund të gjinden: Z. për çështje banesore, Administrata e shkollave (seksioni. Kopshtet e fëm.), Kujdesi për të moshuarit e qytetit të Salzburgut.

3 AbfallService/Recyclinghof*, Siezenheimer Straße 20 l4 AK – Kammer für Arbeiter und Angestellte für Salzburg und ÖGB –

Öster reichischer Gewerkschaftsbund, Markus-Sittikus-Straße 10 l5 Akzente Jugendinfo Salzburg, ARGE gegen Zwangsverheiratung, Glockengasse 4c l6 AMS – Arbeitsmarktservice Salzburg, Auerspergstraße 67 l7 Amt für öffentliche Ordnung*, Gewerbeamt, Schwarzstraße 44 l8 ARBÖ – Lidhja e ngasësve të auto. motor. dhe biçiklet, Münchner Bundesstraße 9 9 ASKÖ Landesverband, Parscherstraße 410 ASVÖ Salzburg, Itzlinger Hauptstraße 30 l11 Berufsförderungsinstitut (BFI), Schillerstraße 30 l12 BewohnerService Aigen&Parsch, Aigner Straße 78 l13 BewohnerService Gnigl&Schallmoos, Fritschgasse 5/2 l14 BewohnerService Itzling&Elisabeth-Vorstadt, Reimsstraße 4 l15 BewohnerService Liefering, Laufenstraße 36 l16 BewohnerService Maxglan&Taxham, Innsbrucker Bundesstraße 36 l17 Bundespolizeidirektion Salzburg Zyrë për Leje Drejtimi/P. Shoferi, Alpenstr. 90 l18 Die Salzburg, Ignaz-Harrer-Straße 35 l19 Finanzamt Salzburg, Aignerstraße 10 l20 Frau und Arbeit gGmbH, Franz-Josef-Straße 16 l21 Frauennotruf, Haydnstraße 2 22 Gewaltschutzzentrum Salzburg, Paris-Lodron-Straße 3a/1/5 l23 GSWB, Ignaz-Harrer-Straße 84 l24 Haus der Natur, Museumsplatz 5 l25 Heimat Österreich, Plainstraße 55 l26 HOSI Salzburg, Gabelsbergerstraße 26 l27 Jugendberatung* – bivak:mobil, Plainstraße 4 28 Kinder- und Jugendanwaltschaft – KIJA, Gstättengasse 10 l29 Landesprüfstelle für Salzburg, Qendra e kontrollimit - për mjetet motorike, Karolingerstr. 3430 Männerbüro, Kapitelplatz 6, mit Voranmeldung31 Männerwelten – Konsulencë dhe parandalim i dhunës, Bergstraße 22 32 Mieterschutzverband Salzburg, Hofhaymer Allee 9-1133 ÖAMTC – Shoqata austriake e automobilave, motorëve dhe Touring-shëtitjeve,

Alpenstraße 102–104 l34 Paracelsus Bad/Kurhaus, Auerspergstraße 2 l35 Plattform für Menschenrechte, Kirchenstraße 34 l36 Radverkehrskoordination, Faberstraße 937 Salzburg AG Energji, Transport dhe Telekomunikacion, Bayerhamerstr. 16 l38 Salzburg Museum, Mozartplatz 1 l39 Salzburg Wohnbau, Bruno-Oberläuter-Platz 1 l40 Salzburger Gebietskrankenkasse (SGKK), Engelbert Weiß Weg 10 l41 Salzburger Verkehrsverbund, Schrannengasse 4 l42 Schloss Hellbrunn, Fürstenweg 3743 Schulamt der Stadt Salzburg, Mozartplatz 6 l44 Sport Union, Josef Preis Allee 10 l45 Stabsstelle für Chancengleichheit, Qendra e landit të Salzburgut kundër-

diskriminit dhe promovimit të gruas, Michael-Pacherstraße 28 l46 Stadt:Bibliothek*, Schumacherstraße 14 l47 SVA – Sozialversicherungsanstalt Inst. I sigurimeve sociale për ndërrmarrje dhe

të punëtorë të pavarur, z. e Landit Salzburg, Auerspergstraße 24 l48 Verein BiBer – Këshillime mbi arsimin e të rriturve, Imbergstraße 2 l49 Verein „Freizeitbetreuung“, Pillweinstraße 18 l50 Verein VEBBAS, Linzer Bundesstraße 12 51 Verein VIELE, Rainerstrasse 2752 Verkehrs- und Straßenrechtsamt, Markus Sittikus-Straße 4 l53 Volkshochschule (VHS), Faberstrasse 16, mit Voranmeldung l54 Wirtschaftsförderungsinstitut (WIFI), Julius Raab Platz 2 l55 WKS – Wirtschaftskammer Salzburg, Julius-Raab-Platz 1 l56 Zoo Salzburg, Anifer Landesstraße 1, 5081 Anif l

* Institucione të administratës së qytetitl =

3

8

29

23

11

2428

16

49

15

18

50

46

26

34

40

27

4

52

7 9

31

2

14 35

22

5

3751

21

25

6

20

47

36

53

5455

30

38

43

48

32

1733

39

4244

45

56

1219

141

10

13

Page 16: Mirësevini në Salzburg

30 Mirësevini në Salzburg 31

7. Shëndetësi7.1 Çfarë është sigurimi social?

Në Austri ekziston një sigurim ligjor social (SV), ku sigurimi është i obligueshëm.Nëse jeni i punësuar dhe keni të ardhura mbi margjinën minimale, atëherë ju jeni i mbuluar me sigurim shëndetësor, aksidental dhe sigurim pensional. Në lidhje me margjinën minimale të të ardhurave, ju mund të informoheni në institucionet për sigurime sociale (p.sh. Gebietskrankenkasse GKK) ose përmes: www.help.gv.at.

Nëse jeni i/e punësuar, atëherë kontributet tuaja për sigurimin social tërhiqen në mënyrë direkte nga punëdhënësi juaj. Punëdhënësi juaj është i obliguar t’ju japë një kopje mbi regjistrimin e sigurimit social. Anëtarët e familjes dhe fëmijët mund të jenë të siguruar përmes jush pa pagesë. Nëse ju si bashkëshortë nuk keni fëmijë, atëherë bashkëshorti/ja paguan një kontribut më të ulët. Për përsonat që nuk janë në marrëd-hënie pune dhe për studentët mbi moshën 27 vjet dhe të tjerë, ekziston mundësia për sigurim social privat. Ju lutemi informohuni në institucionin për sigurime sociale.

7.2 e-card

Për vizitë mjekësore, juve apo të bashkë-siguruarit tuaj, ju nevojitet karta “e-card”.Me “e-card”, ju dhe familja juaj mund të shfrytëzoni shërbimet mjekësore dhe spitalore, të cilët kanë marrëveshje me institucionin e sigurimit tuaj social. Shumë prej shërbimeve janë falas dhe në disa fusha aplikohen pagesa minimale, p.sh. nëse në barnatore merrni një ilaç me recetë mjekësore, (Çmimore për receta 2011) një pako ilaçi ju kushton 5,15 €. Personat me të ardhura të ulëta lirohen nga pagesa e recetave / medikamenteve.

Informacione në internet, në: www.sozialversicherung.at

Për punëmarrësit/punonjësit (të punësuar):Salzburger Gebietskrankenkasse (SGKK)Adresa: Engelbert Weiß Weg 10, 5021 SalzburgTel.: 0662/ 88 89 E-Mail: [email protected]: www.sgkk.at

Për vetë-të punësuarit dhe puntorë të pavarur:SVA-Sozialversicherungsanstalt der gewerblichen WirtschaftZyra e Landit të SalzburgutAdresa: Auerspergstraße 24, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 87 94 51-0E-Mail: [email protected] Internet: esv-sva.sozvers.at/portal27/portal/svaportal/start/

7.3 Kujdesi mjekësor

Në Salzburg ju mund të gjeni shumë mjek/e dhe spitale. Ndodh, qe ju ose të afërmit tuaj të sëmureni, atëherë fillimisht ju duhet të shkoni te një mjek (mjek i mjekësisë së përgjithshme) në ordinancën më të afërt. Në Austri, destinimi i parë për trajtim mjekësor është mjekësia e përgjithshme (mjekët praktik). Nëse është e nevojshme, atëherë ju do të udhëzoheni për trajtim te mjeku i specializuar.

Mjekët familjar – Shërbim në thirrje:Ditëve të javës: prej orës 19 deri 7Gjatë fundjavës dhe festave: 24 hÖsterreichisches Rotes Kreuz (Kryqi i kuq austriak) – Telefoni 141

7.4 Barnatoret

Gjatë ditëve të punës të gjitha barnatoret janë të hapura:Nga e hëna deri të premtën 8-12.30 dhe 14.30-18,Të shtunën prej 8-12.

Në mesditë, në mbrëmje, në fundjavë dhe shërbimi gjatë festave: Informacionet mund ti gjeni në web-faqen: www.apotheken.sbg.at, në shtypin ditor dhe në barnatoren tuaj më të afërt.

Gjatë vizitës mjekësore sjellja e kartelës „e-card“ ështe e obligueshme.

Page 17: Mirësevini në Salzburg

32 Mirësevini në Salzburg 33

8. Salzburgu, qyteti i të drejtave të njeriut

Në dhjetor të vitit 2008, qyteti i Salzburgut ka qenë qyteti i parë austriak që ka nënshkruar „Kartën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në qytet“. Kjo nënkupton obligimin e politikës dhe administratës së qytetit, që të sigurojë të drejtat njerëzore për të gjithë qytetarët e vet dhe të eliminoj çdo lloj të diskriminimit.

Së bashku me platformën për „Salzburg me të drejta të njeriut“ dhe me ekspertë të tjerë, bashkëpunon edhe faktori politik dhe administrativ në zbatimin e këtyre detyrimeve. Bashkëpunimi realizohet përmes „Tryezës së rrumbullakët për të drejtat e njeriut“, i cili është i ngritur në „BeauftragtenCenter“ (qendrën përfaqësuese). „BeaftragtenCenter“ është një zyrë e përbashkët për punëtorët e zyrës së grave, zyrës së integrimit, e përfaqësuesit të të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara si edhe kordinatori për shërbim qytetar.

BeauftragtenCenter (Qendra përfaqësuese)Adresa: Mirabellplatz 4, Hyrja 5, 5024 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2046 E-mail: [email protected]: www.stadt-salzburg.at

Platforma e „Salzburg me të drejta njerëzore“ është një rrjet i shumë organizatave të shoqërisë civile dhe personave, të cilët angazhohen në përmirësimin e të drejtave të njeriut në landin e Salzburgut. Në rast se janë cënuar të drejtat tuaja – nëse jeni trajtuar në mënyrë ofenduese, nëse ndaj jush është shkaktuar sulm racor ose diskriminues – ju mund të paraqiteni në platformën për të drejtat e njeriut:

Plattform für Menschenrechte (Platforma për të drejtat e njeriut)Adresa: Kirchenstraße 34, 5020 Salzburg Tel.: 0662/ 45 12 90-14 E-Mail: [email protected]: www.menschenrechte-salzburg.at

Diskrimini do të thotë, ta trajtosh dikë në mënyrë të pabarabartë pa patur arsye objektive. Nëse gjatë pranisë tuaj në „Magistrat“ (Administratën Komunale) jeni ndier i trajtuar jo në mënyrë të barabartë për shkak: të gjinisë apo moshës, për shkak të aftësive të kufizuara, orientimit seksual, prejardhjes etnike, botëkuptimeve ose religjionit, edhe pse për këtë nuk kishte arsye objektive, ju mund të kontaktoni zyrtarin e qytetit të Salzburgut për trajtim të barabartë në:

Page 18: Mirësevini në Salzburg

34 Mirësevini në Salzburg 35

Frauenbüro der Stadt Salzburg (Zyra e gruas të qytetit të Salzburgut)Adresa: Mirabellplatz 4, Hyrja 5, 5024 Salzburg Tel.: 0662/ 8072-2043, E-Mail: [email protected]

Konsulencë për trajtim të barabartë në lidhje me ligjin për barazi, përgjegjësitë ligjore dhe referimi në zyrat përkatëse:Stabsstelle für Chancengleichheit, Anti-Diskriminierung und Frauenförderung des Landes Salzburg (Zyra për mundësi të barabarta, anti-diskriminim dhe përkrahjen-promovimin e gruas në landin e Salzburgut)Adresa: Michael-Pacherstraße 28, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8042-4041E-Mail: [email protected]

8.1 Gjinia

Në Austri, burrat dhe gratë janë të barabartë para ligjit. Në kushtetutën federale të Austrisë, në konventa ndërkombëtare dhe në marrëveshjet dhe rregulloret e BE-së, deklarohet qartë mbi obligimet për eliminimin e diskriminimit të gruas në të gjitha sferat e shoqërisë si dhe mbi obligimet për të promovuar barazinë gjinore.

Zyra e gruas (Frauenbüro) të qytetit të SalzburgutEkipi i zyrës së grave ofron konsulencë, informata dhe organizon projekte specifike për gratë dhe ngjarje të ndryshme. Përveç kësaj, Zyra e Grave përkrah me grante projekte të ndryshme të grave. Përfaqësuesi zyrtar i grave në të njejtën kohë është edhe përfaqësuesi zyrtar për çështje gjinore pranë „Magistrat“ (administratën komunale) në Salzburg.

Adresa: Mirabellplatz 4, Hyrja 5, 5024 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2043E-Mail: [email protected]: www.stadt-salzburg.at

8.2 Njerëzit me aftësi të kufizuara

Zyrtar i qytetit të Salzburgut për përsona me aftësi të kufizuara (Behindertenbeauftragte)Zyrtari për përsona me aftësi të kufizuara është përsoni i parë kontaktues në të gjitha çështjet e aftësive të kufizuara, për pacientët dhe/ose për të afërmit e tyre.

Detyrat kryesore janë:n Trajtimi i të gjitha çështjeve në lidhje me personat me aftësi të kufizuara (për

shembull: Vende-parkingu për personat me aftësi të kufizuara, asistencë financiare, akomodimi, karta për përsonat me aftësi të kufizuara)

n Bashkëpunimi me organizatat e personava me aft. të kufizuaran Informata dhe marrëdhënie me publikunn Planifikim urban pa barrieran Mbështetje e masave anti-diskriminuese

Adresa: Mirabellplatz 4, Hyrja 5, 5024 SalzburgTel.: 0662/ 8072-3232E-Mail: [email protected]: www.stadt-salzburg.at

8.3 Prejardhja etnike

Zyra për Integrim (Integrationsbüro) e qytetit të SalzburgutZyra për integrim koordinon dhe inicon projekte në qytetin e Salzburgut, projekte të cilat përmirësojnë bashkëjetesën mes njerëzëve me prejardhje të ndryshme dhe pjesëmarrjen e emigrantëve në shoqëri. Përveç kësaj, mbështeten edhe projekte të cilat promovojnë dialog ndërkulturor. Gjithashtu, siguron informacione dhe konsulencë mbi çështjet e integrimit dhe të drejtave të njeriut. Zyra për integrim bashkëpunon ngushtë me shoqata të ndryshme, autoritete rajonale, institucione të arsimit dhe të shëndetësisë, bashkësi fetare, akterë ekonomik dhe me faktorin politik.

Adresa: Mirabellplatz 4, Hyrja 5, 5024 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2046E-Mail: [email protected] Internet: www.stadt-salzburg.at

Shoqata VIELEShoqata për qasje ndërkulutore në fushën e edukimit, mësimit dhe zhvillimit.Shoqata „VIELE“ drejton një qendër ndërkulturore të grave dhe një qendër për këshillime familjare. Përveç kësaj, aty organizohen takime informative për tema të ndryshme, të cilat janë të rëndësishme për gratë dhe familjet. Në këto qendra ofrohen edhe kurse integrimi të gjuhës gjermane dhe kurse për mësimin e shkrim-leximit për gratë. Gjithashtu, në program është edhe edukimi muzikor i fëmijëve, përmes projektit „KIMM – Kinder-Integration mit Musik (Integrimi i fëmijëve përmes muzikës).

Adresa: Rainerstrasse 27/Kati 1, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 87 02 11E-Mail: [email protected] Internet: www.verein-viele.atwww.facebook.com/vereinviele

Page 19: Mirësevini në Salzburg

36 Mirësevini në Salzburg 37

8.4 Orientimi seksual

HOSI Salzburg (Iniciativa Homoseksuale në Salzburg)HOSI ofron në dispozicion një hapësirë vendtakimi dhe qendër informimi në lidhje me të gjitha çështjet e personave homoseksualë/lezbikë, trans-gjinorë dhe transidentë për të gjithë banorët homoseksual/lezbikë të Salzburgut.HOSI është gjithashtu në dispozicion edhe për të gjitha palët tjera të interesuara.HOSI organizon takime me anëtarë të shoqates, mbrëmje filmike, festa, udhëtime, kongrese, dhe mbrëmje diskutimi.

Adresa: Gabelsbergerstraße 26, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 43 59 27E-Mail: [email protected]: www.hosi.or.at

8.5 Për të moshuarit

Kujdesi për të moshuarit e qytetit të SalzburgutQendra e kujdesit për të moshuarit gjindet në ndërtesën „Kieselgebäude“ afër stacionit hekurudhor dhe është përgjegjëse për mbrojtjen e të gjitha interesave të të moshuarve në qytetin e Salzburgut. Konsulentët e qendrës mundesojnë takime, këshillojnë dhe informojnë të moshuarit edhe në shtëpitë e tyre për të gjitha mundësitë që ju ofrohen. Qendra ofron shërbime mbështetëse – si në kujdesin shëndetësor, ushqimin në shtëpi, mbarëvajtjen në shtëpi ose edhe sigurimin e një vendi në institucionin për të moshuar.

Adresa: Kieselgebäude, Saint-Julien-Straße 20, 5024 Salzburg Tel.: 0662/8072-3240, -3242, -3243E-Mail: [email protected] i punës: e hënë, e martë, e enjte dhe e premte, prej orës 8-12E hënë prej orës 13.30-16Terminet të bëhën pasdite përmes telefonit

Broshura „SeniorInnen Ratgeber der Stadt Salzburg“ (këshilla për të moshuarit e qytetit të Salzburgut) me adresa të shumta ofron këshilla dhe informacione për vitin aktual. Download: www.stadt-salzburg.at/senioren

8.6 Religjioni

Në Austri janë të pranuara me ligj 14 organizata kishtare dhe komunitete fetare dhe mund ti gjeni të listuara në: www.help.gv.at. Ushtrimi i lirë dhe pa dallime është i garantuar me ligj. Shoqëritë fetare të pranura ligjërisht kanë një status të veçantë, p.sh. ato mund të ofrojnë mësim fetar në shkollat publike të nivelit fillestar.Kanë detyra kryesisht me interes publik, që shërbëjnë për mirëqenien qytatare.

Për më tepër, në Autri janë të regjistruara 11 komunitete fetare. Ato gëzojnë më pak përfitime se kumunitetet fetare të njohura ligjërisht. Informata më të hollësishme mund të gjeni në: www.help.gv.at.

Listën e përditësuar të komuniteteve fetare të përfaqësuara në Salzburg mund ta gjeni në web-faqen zyrtare të qytetit. Web-faqja e internetit përditësohet dhe zgjerohet në mënyrë të vazhdueshme me informacione shtesë. A kemi harruar ndonjë bashkësi fetare në qytetin e Salzburgut? Ju lutemi na kontaktoni përmes numrit të telefonit: 0662/ 8072-2046 dhe ne me kënaqësi do shtojmë komunitetin e ri fetar në listën e komuniteteve fetare.

Download nga interneti: www.stadt-salzburg.at

Page 20: Mirësevini në Salzburg

38 Mirësevini në Salzburg 39

9. Ndihmë në raste urgjenteTelefonata emergjente

n SHËRBIMI ZJARRËFIKËS 122n POLICIA 133n AMBULANCA 144n KUJDES SHPIRTËROR, TEL. 142n Hotline- Emergjente/Helmim 0800-20 20 50n Thirrje emergjente për gra 88 11 00n Hotline për raste krizash

Pro Mente 0662/ 43 33 51

Dhunë kundër gruas dhe fëmijëveDhuna e meshkujve kundër grave në marrëdhënie dhe dhuna kundër fëmijëve nuk është një çështje private. Nëse ndaj jush ose fëmijës tuaj ushtrohet dhunë, atëherë duhet të paraqiteni për ndihmë në ndonjë qendër të specializuar (shiko poshtë). Aty mund të informoheni mbi të drejtat tuaja, për strehim dhe për mundesitë e përkrah-jes. Nëse jeni në një situatë ku jeni të kërcënuar nga rreziku i pashmangshëm, duhet që menjëherë të telefononi policinë duke përdorur numrin e urgjencës 133 dhe të kërkoni mbrojtje të menjëhershme. Policia është e detyruar që të vijë në çdo rast dhe sa më shpejtë të jetë e mundur.Varësisht nga situatat e rrezikut, policia ka këto mundësi veprimi:n Paraburgimin e personit të dhunshëmn Regjistrimin e rastit (ky veprim është gjithmonë i obligueshëm, nëse ka të bëjë me

një vepër penale)n dëbim nga shtëpia/banesa dhe shqiptim i urdhër ndalesës për hyrje

Thirrje emergjente për gratë – 88 11 00Për gratë dhe të afërmit e involvuarAdresa: Haydnstraße 2, 5020 Salzburg Tel.: 0662/ 88 11 00E-Mail: [email protected]: www.frauennotruf-salzburg.at

Strehimore e graveGra dhe fëmijë të cilët kanë qenë viktima të dhunës familjare, në këtë strehimore mund të gjejnë strehim dhe mbrojtje adekuate. Konsulentët ofrojnë ndihmë në gjuhën amtare ose me ndihmën e përkthyesëve, ndihmojnë në gjetjen e vendeve të punës dhe vendbanimit si edhe në lidhje me formalitetet e autoriteteve.Tel.: 0662/ 45 84 58E-Mail: [email protected]: www.frauenhaus-salzburg.at

Gewaltschutzzentrum Salzburg (Qendra për mbrojtjen nga dhuna)Qendra për mbrojtjen nga dhuna është qendër për mbrojtjen e viktimave, ku dërgohen gratë dhe fëmijët për këshillime dhe përkrahje pas dëbimit nga policia të partnerit/bashkëshortit nga shtëpia/banesa.Adresa: Paris-Lodron-Straße 3a/1/5, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 87 01 00E-Mail: [email protected]: www.gewaltschutzzentrum.eu

Männerwelten (Shoqatë për konsulencë dhe parandalim të dhunës)Shoqata „Männerwelten“ ofron meshkujve këshilla: për parandalimin e dhunës në çështjet e partneritetit, kontakeve dhe marrëdhënieve; ndarjes, shkurorëzimit dhe largimit; edukimit dhe „të qenurit Baba“; të seksualitetit dhe punës me dhunë seksuale; konflikteve dhe krizave, kompetencave sociale dhe komunikative.Adresa: Bergstraße 22, Kati 4, 5020 Salzburg Tel.: 0662/ 88 34 64, 0664/ 383 72 79 Këshillime përmes telefonit: Hë - En: 12-13Internet: www.maennerwelten.at

Das Männerbüro (Zyra e burrave)Zyra për burra i ofron burrave këshilla në situata të vështira. Këshillimi bëhet pa pagesë në mënyrë anonime dhe sipas dëshirës.Adresa: Kapitelplatz 6, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8047 7552 (Journaldienst)Shërbimi Journaldienst: Hë – En: 8-12 dhe 13-16.30, Pr: 8-12Në rastet urgjente jashtë orarit të lartëshënuar: 0676/ 8746 6908E-Mail: [email protected]: www.maennerbuero-salzburg.co.at

Kinder- und Jugendanwaltschaft – KIJA – Përfaqësim ligjor për fëmijët dhe të rinjtëKIJA përfaqëson interesat e fëmijëve dhe të rinjve, këshillon dhe ndihmon në raste individuale në zgjidhjen e problemeve të çdo lloji. KIJA ndërmjetëson në konfliktet mes fëmijëve/adoleshentëve dhe të rriturve/autoriteteve.Punonjësit e KIJA janë në dispozicion të fëmijëve/adoleshentëve dhe ofrojnë ndihmë në rast të shqetësimeve të ndryshme, pa pagesë, në mënyrë të besueshme dhe anonime.Adresa: Gstättengasse 10, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 43 05 50E-Mail: [email protected]: www.kija-sbg.at dhe www.facebook.com/kijasalzburg

Page 21: Mirësevini në Salzburg

40 Mirësevini në Salzburg 41

ARGE gegen Zwangsverheiratung (ARGE kundër martesës së detyruar)ARGE është një sindikatë e shumë qendrave këshilluese kundër martesës së detyruar. Angazhohet në parandalimin e martesës së detyruar, në aktivitete të shumta ndërgjegjësimi kundër martesës së detyruar si edhe punon në zgjerimin e shërbimeve të konsulencës dhe në krijimin e një vendstrehimi për viktimat.Adresa: Glockengasse 4c, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8042-2171 E-mail: [email protected] ose [email protected] Internet: www.akzente.net/make-it.15.0.html

10. Udhëtimi në Salzburg10.1 Transporti publik – Autobusi i qytetit

Qyteti i Salzburgut ka një rrjet të gjerë të autobusëve elektrik (O-Bus), trenave të shpejtë (S-Bahn) dhe autobusëve. Informacione më të hollësishme mund të gjinden në: www.stadtbus.at ose www.svv-info.atSigurisht që do të ju duhet një biletë udhëtimi. Për udhëtime me S-Bahn, biletën mund ta bleni në biletari apo në aparatin automatik pranë stacionit hekurudhor. Biletën e autobusit mund ta bleni edhe në autobus, mirpo do të jetë opsioni më i shtrenjtë. Bileta të ndryshme dhe më të lira mund të gjinden, në (Aparat-automatik për bileta, kiosk, qendër për klientë në „Salzburger Verkehrsverbundes“ (Rrjetit transportues të Salzburgut)). Pyesni në kioskë apo në „Salzburger Verkehrsverbund“ për bileta ditore, javore, mujore ose vjetore, të cilat në krahasim me biletat një-drejtimëshë janë shumë më të lira. Çmimet dhe oraret aktuale mund ti gjeni në internet ose mund të informoheni pranë Salzburger Verkehrsverbund Adresa: Schrannengasse 4, 5020 Salzburg Tel.: 0662/ 87 57 87 E-Mail: [email protected]ë qoftë se përdorni një mjet të transportit publik duke mos u pajisur me biletë të vlefshme, atëherë do të ndëshkoheni me gjobë. Në rast të kontrollit kjo mund të ju kushtojë 65 euro apo edhe më shumë.

10.2 Ngasja e biçikletës

Çiklizmi është pjesë e përditshmërisë në Salzburg. Banorët e Salzburgut ngasin biçikletën mjaft shumë dhe me shumë dëshirë. Salzburgu ka një rrjet të gjerë të shtigjeve të parapara për biçikleta. Përfitoni nga kjo mundësi, që të arrini shpejt në destinimin e dëshiruar dhe njëkohësisht të veproni në të mirë të shëndetit tuaj. Dëshironi që dukë ngasur biçikletën të njihni qytetin edhe më mirë? Atëherë, kontaktoni Radverkehrskoordination (Kordinimi i rrjetit çiklist).Adresa: Faberstraße 9, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2735E-Mail: [email protected]

Linjat kryesore për biçikleta në qytetin e Salzburgut mund ti gjeni në: www.radinfo.at dhe në hartë për shtigjet e biçikletave, të cilën me kuponin (shiko në faqen 55) e marrë në „Radverkehrskoordinator“ mund ta merrni me një çmim më të volitshëm.

Page 22: Mirësevini në Salzburg

42 Mirësevini në Salzburg 43

10.3 Ngasja e makinës

Vënia e rripave të sigurisë, sigurimi i fëmijës me paisje përkatëse dhe paisja me goma të dimrit gjatë sezonit prej 1 nëntor deri 15 prill është i obligueshëm. Për rregullat e përmendura dhe rregullat tjera (p.sh. paisja me „Vignette“ për autostradë) mund të mësoni më shumë në: www.help.gv.at në rubrikën: „Freizeit und Mobilität“ (Kohë e lirë dhe Lëvizshmëri). Fëmijët nën moshën 14 vjeç, të cilët kanë gjatësi më të vogël se 150 cm duhet të ulen në ulëset e parapara për fëmijë (ulëse për fëmijë). Ulëset duhet të jenë të parapara për moshën dhe peshën e fëmijës. Fëmijët me gjatësi mbi 150 cm mund të ulen në ulësen e përparme apo ulëset e prapme të makinës, mirpo gjithmonë duke vendosur rripin e sigurisë. Në rast të mosrespektimit të këtyre rregullave, gjobat mund të arrijnë deri në shumën prej 5000 Euro. Në rast se gjatë aksidentit fëmija lëndohet si pasojë e sigurisë së mangët (mos-vendosja e rripit, pa-karrikë-ulëse adekuate), atëherë kjo shpie në proçedurë penale gjyqësore. Vendosja e rripit është i obligueshëm si për drejtuesin e makinës ashtu edhe për personat tjerë bashkëudhëtarë (gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë: 35 Euro).

Leje Drejtimi / Patentë ShoferiShtetasit e vendeve të BE-se (Zonës Ekonomike Evropiane) me qëndrim permanent në Austri, munden ta përdorin leje drejtimin / patentë shoferin e tyre pa asnjë kufizim.Mirpo, nëse kanë dëshirë, ata mund ta zëvendësojnë patentë shoferin nga vendi i tyre me patentë shoferi të Austrisë. Për konvertimin e leje drejtimit / patentës së shoferit nuk ka asnjë limit kohor. Përjashtim në raste kur patentat e vendeve tjera kanë afat të caktuar të vlefshmërisë ose nëse për shkak të dëmtimit, ose të fotografisë së vjetër, janë bërë të pavlefshëm. Shtetasit e vendeve të treta (jashtë BE-së) me qëndrim permanent në Austri, munden që gjatë 6 muajve të ardhshëm të përdorin pantentë shoferin nga vendi i cili është lëshuar, me kusht që shteti ku ata janë paisur me patentë, është pjesë e një prej tre marrëveshjeve ndërkombëtare. Në mënyrë që shtetasit e vendeve të treta të kenë të drejtë të drejtojnë mjetin e tyre motorik, duhet që pas skadimit të afatit prej gjashtë muajëve të paisen me Leje Drejtimi/Patentë Shoferi të Austrisë. Për paisjen me Leje Drejtimi/Patentë Shoferi të Austrisë, të interesuarit duhet të ofrojnë një dëshmi të mjekut mbi aftësinë për drejtimin e mjetit motorik si edhe kërkohet nënshtrimi i provimit praktik.

Në bazë të marrëveshjeve ndërshtetërore, shtetasit e vendeve të poshtëshënuara nuk kanë nevojë ti nënshtrohen provimit praktik për ngasjen e mjetit motorik:n Për të gjitha kategoritë: Andorra, Gurnsey, Ishulli Man, Japonia, Jersey, Kroacia,

Monako, San Marino dhe Zvicran Kategoria B (Makinat motorike personale dhe motorë të vegjël): Australia, Bosnje-

Hercegovina, Izraeli, Kanada, Republika e Afrikës së Jugut, Republika e Koresë Jugore, SHBA.

Vëmendje: Në rast se Leje Drejtimi/Patentë Shoferi i shtetasëve të vendeve të treta ka validitet kohor të caktuar, atëherë para se të skadoj afati, ata duhet të paisen me Leje Drejtimi/Patentë Shoferi austriake. Nuk është e mjaftueshme që kërkesa të dorëzohet para skadimit të afatit. Duhet pasur parasysh që pjesë e proçedurës për ndërrimin e Leje Drejtimi/Patentë Shoferi është edhe kontrollimi-hetues ligjor, që mund të zgjasë përafërsisht dy deri tri javë.

Në lidhje me çështjet e Patentë Shoferi / leje Drejtimi, ju lutem kontaktoni në: Bundespolizeidirektion Salzburg (Selia e policisë federale në Salzburg)Führerscheinreferat (Seksioni për Leje Drejtimi /Patentë Shoferi )Adresa: Alpenstraße 90, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 6383-5255, -5256E-Mail: [email protected]

Leje e QarkullimitNëse ju vini në Salzburg nga një shtet tjetër me qëllim për tu vendosur me qëndrim permanent në Austri dhe sjellni makinën tuaj nga jashtë, atëherë ju mundeni ta përdorni makinën tuaj me targa të huaja jo më gjatë se një muaj. Pastaj, kërkohet paisja e makinës me Lejen e Qarkullimit të Austrisë. Aplikimi për Lejen e Qarkullimit të Austrisë mund të bëhet në qendrat e poshtëshënuara:n „Landesprüfstelle für Salzburg“ për dokumentet e nevojshme të makinës dhen „Finanzamt“ për qartësimin e taksave që duhet paguar.Pasi të jenë përmbushur këto kushte, ju mund të aplikoni për Lejen e Qarkullimit pranë kompanive të sigurimit. Listën e shërbimeve të sigurimit mund ta gjeni në: www.vvo.at. Sigurimi bën gjithashtu edhe regjistrimin e makinës.Parakusht për paisjen me targa austriake është sigurimi-obligativ i mjetit motorik. Landesprüfstelle für Salzburg (Qendra e kontrollimit në Salzburg)KFZ – Prüfstelle (Mjet motorik personal – Qendra e kontrollimit)Adresa: Karolingerstrasse 34, Kodi postar 527, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8042-5353E-Mail: [email protected]

Finanzamt Salzburg (Zyra e financave)Adresa: Aignerstraße 10, 5026 Salzburg-Aigen Tel.: 0662/ 6380-547000

Ku mund të parkoj makinen time?Parkimi në zonat me kohëzgjatje të shkurtër në brendësi të qytetit të Salzburgut është me pagesë. Zonat me kohëzgjatje të shkurtër për parkim janë të shënuara me shenja përkatëse në të gjitha hyrje-daljet e zonave. Shenjat më ngjyrë të kaltër të shënura në sipërfaqën e tokës (të cilat nuk janë ligjërisht të detyrushme) tregojnë vetëm për hapësirat e mundshme për parkim. Shenjat e vendosura në çdo fillim dhe mbarim të zonave me kohëzgjatje të shkurtër parkimi ju informojnë për kohëzgjatjen të cilën duhet paguar. Gjithashtu mund të lexohet edhe kohëzgjatja e parkimit, e cila mund të jetë deri në 180 minuta. Pagesa mund të bëhet pranë aparatit automatik duke

Page 23: Mirësevini në Salzburg

44 Mirësevini në Salzburg 45

përdorur monedha ose një kartë me funksionin “QuickCard”. Në Salzburg është e mundur edhe pagesa përmes telefonit tuaj mobil nëse paraprakisht jeni regjistruar pranë operatorit tuaj përkatës dhe ju ka ofruar këtë mundësi.

Detaje tjera mund të gjinden në web-faqen e internetit: www.mobil-parken.at. Në qytetin e Salzburgut mund të gjinden gjithashtu edhe garazha të shumta parkimi si edhe objekte tjera për parkim.

Në rrethana të caktuara, për zonat me kohëzgjatje të shkurtër parkimi, qyteti aplikon: Ndalim-parkimi, ndalim-qarkullimi, etj. Leje të veçanta. Nëse ju nuk keni vendparkim lidhur me vendbanimin tuaj ose nuk keni garazhë, atëhere ju mund të aplikoni për leje-parkimi në zonat me kohëzgjatje të shkurtër parkimi. Adresa për aplikim:

Verkehrs- und Straßenrechtsamt (Zyra rregullative për trafikun dhe rrugët)Adresa: Markus Sittikus-Straße 4, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8072-3191E-Mail: [email protected] Internet: www.stadt-salzburg.at

Shoqatat automobilistike në AustriShumë qytetarë janë anëtarë të një shoqate automobilistike. Shoqatat ofrojnë letra të mbrojtjes, sigurime, ndihmë në rast defektesh teknike dhe shumë më tepër.

n ÖAMTC – Österreichischer Automobil-, Motorrad- und Touring Club(Shoqata austriake e automobilave, motorëve dhe Touring-udhëtimeve)Adresa: Alpenstraße 102-104, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 63 99 9E-Mail: [email protected]: www.oeamtc.at

n ARBÖ – Auto-, Motor- und Radfahrerbund(Lidhja e ngasësve te automjeteve, motorëve dhe biçikletave)Adresa: Münchner Bundesstraße 9, 5020 Salzburg Tel.: 050/ 123-2500E-Mail: [email protected]: www.arboe.at

n VCÖ – Verkehrsclub Österreich(Klubi i trafikut të Austrisë)VCÖ është një organizatë në Austri, e cila angazhohet për lëvizshmëri në një mjedis të qëndrueshëm ekologjik, me të drejta sociale dhe efikasitet ekonomik.Internet: www.vcoe.at

11. Mbrojtja e mjedisit11.1 Mbeturinat

Mbrojtja e ambientit dhe pastërtia në Salzburg janë shumë të rëndësishme. Kjo është edhe arsyeja pse i kushtojmë rëndësi të madhe seleksionimit të mbeturinave. Kovat dhe kontenierët e plehrave mund ti gjeni pranë vendbanimeve apo në rrethinën tuaj. Seleksionimi i mbeturinave mbron mjedisin dhe zvogëlon shpenzimet operative. Ju lutemi bashkëpuni me ne! Këtu mund të gjeni disa udhëzime në disa gjuhë lidhje me klasifikimin e mbeturinave në qytetin e Salzburgut:Download nga interneti: http://www.stadt-salzburg.at/internet/wirtschaft_umwelt/ abfall_abwasser_332421/abfallservice_332429/abfalltrennung_international_306571.htm

Ja edhe një herë përmes fotografive: Seleksionimi i mbeturinave!

n Bio – mbeturinatn Qelqn Letërn Kuti plastike

Materiale të dëmshme: Hedhja e mbeturinave te seleksionuara në vendet e riciklimitn Bateritë, tubat fluroshente, llambat

ekonomike, ngjyrat, llaçet, dhe ilaçetn Aparatet elektrike, vaj kuzhine dhe

materiale të dëmshme,të hudhen pa pagesë në vendet e riciklimit

Shërbimi për grumbullimin e plehrave i ofron lagjeve të banimit me një minimum prej 20 banesave data fikse për grumbullimin e mbeturinave në sasi të mëdha (orendi shtëpiake, etj.). Ju lutemi referojuni njoftimit nga administratorët e lagjes. Për lagje banimi dhe shtëpi individuale, ju duhet të lajmëroni shërbimin për largimin e mbeturinave në numrin e tel.: 0662/ 8072-4540-2. Largimi i mbeturinave (orendi shtëpiake) në këtë mënyrë behët pa pagesë (deri në 6 m³ në vit).

Nëse keni pyetje shtesë mbi këtë temë, kontaktoniAbfallService (Shërbimi i mbeturinave)Adresa: Siezenheimer Straße 20, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8072-4561 E-Mail: [email protected]: www.stadt-salzburg.at

Page 24: Mirësevini në Salzburg

46 Mirësevini në Salzburg 47

Recyclinghof – (Kopshti për riciklim) Qendër për grumbullimin e materialeve të vjetra nga shtëpitë/banesat dhe industria – gjindet në Maxglan: Adresa: Siezenheimer Straße 20, 5020 Salzburg. Orari i punës: e hënë – e premte 7-17, e shtunë 7-12

11.2 Uji

Uji në qytetin e Salzburgut është i pijshëm. Ju mund të pini ujë direkt nga rubineti i banesës tuaj dhe ta përdorni për gatim. Uji është një burim i çmuar, prandaj kursejeni sa të mundeni!

Uji, burim i çmuar

12. Koha e lirë për argëtimNatyraSalzburgu ka katër male. Jeni të ftuar të bëni shëtitje në Mönchsberg, Kapuzinerberg, Nonnberg dhe Rainberg, sidomos gjatë verës. Disa hapësira të këtyre maleve të qytetit gjatë dimrit përdoren nga fëmijët për tu argëtuar me sajë.Gaisberg është mali karakteristik i qytetit të Salzburgut. Si pika më e lartë e zonës urbane, Gaisberg është i njohur nga sportistët rekreativ, shëtitësit dhe adhuruesit e natyrës.Qyteti i Salzburgut vite me radhë udhëheq një program mbi zhvillimin e aktiviteteve rekreative në një ambient te mbrojtur mjedisor në male. Atje mund të shkohet me autobusin e qytetit dhe mbetet një destinacion i shkëlqyer turistik si në verë ashtu edhe gjatë dimrit.Si degëzim verior i alpëve gëlqerore të “Berchtesgaden”, në pjesën jugore të qytetit shtrihet mali i fuqishëm dhe legjendar, mali “Untersberg”. “Untersberg”, një nga vendet më të parapëlqyra të qytetit të Salzburgut nuk ofron vetëm panoramë të mrekullueshme, mirpo është edhe një parajsë e vertetë për adhuruesit e shëtitjes në male, adhuruesëve të rrezeve të diellit dhe gjatë dimrit për adhuruesit e skijimit.Veç kësaj, ne Salzburg ka edhe parqe të ndryshme, në disa prej të cilave gjinden gjithashtu edhe parqe me lojëra për fëmijë. 15 Parqe të qytetit dhe reth 30 parqe të vogla administrohen nga „Gartenamt“ (Zyra për parqe).Gjatë muajve dimëror me temperatura të ftohta të vazhdueshme, mund të argëtoheni duke bërë patinazh mbi akull (në: Leopoldskroner Weiher dhe Salzachsee).

Ftoheni në pallatin Hellbrunn dhe në parkun Hellbrunn…“Schloss Hellbrunn”, një kryevepër arti, një vend plotë befasi: gjithmonë ka qenë një vend rekreativ dhe argetues, një vend i ceremonive madhështore dhe ta pazakontë.Dikur, si tani. Pallati dhe shatërvani magjepsës me atraksionet e tyre terheqin vizitorë të shumtë. Parku me stolat e shumtë mirëpret adhuresit e diellit që pas muajve të ftohtë dimëror, të ç’lodhen nën rrezet magjike të diellit. Parku i madh prej 60 hektarë, shërben si shembull i shkëlqyer për arkitekturën e kopshtit dhe bart në vete një histori të gjatë. Zbuloni Hellbrunn-in!Adresa: Fürstenweg 37, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 82 03 72E-Mail: [email protected]: www.hellbrunn.at

Page 25: Mirësevini në Salzburg

48 Mirësevini në Salzburg 49

PishinatGjatë verës në Salzburg mund të jetë shumë nxehtë, përfitoni në shfrytëzimin e pishinave të qytetit.Rreth 27.865 metra katrorë sipërfaqe të ujit me një temperaturë adekuate prej 23 C janë në dispozicion të qytetarëve të Salzburgut, prej orës 9 deri 19 (evt. deri në ora 20). Teknologjia moderne garanton cilësi të lartë të ujit, kurse ndihmësit profesional kujdesen për sigurinë e të gjithë vizitorëve. Në qytetin e Salzburgut ekzistojnë këto pishina:Freibad Leopoldskron – Freibad Volksgarten – Freibad Alpenstraße – Badesee Liefering

Pishinë/qendër për kurim „Paracelsus“Nëse është ftohtë, ateherë ju mund të vizitoni pishinën në hapësirë të mbyllur.Në pishinën e „Paracelsus“ gjinden këto madhësi të pishinave:Pishina sportive (15x25m) me sipërfaqje për ngjitje dhe platformë kërcimi, pishinë për fëmijë me anije piratësh, rrëshqitëse për fëmijë, kanal rrëshqitës me ujë dhe shatërvan, pishinë me ujë të cekët, temperaturë të ujit 28°, temperaturë të ajrit 31°. Kapela për banjë nuk është e obligueshme.Adresa: Auerspergstraße 2, 5020 Salzburg Tel.: 0662/ 88 35 44-22 Internet: www.stadt-salzburg.at Orari i punës: e hënë - e premte: 10-20e shtunë, e dielë- dhe ditët e festave: 10-19

Zoo – Kopshti zoologjik i SalzburgutNë afërsi të pallatit Hellbrunn mund të gjeni edhe kopshtin zoologjik. Në “Zoo Salzburg” jetojnë rreth 800 kafshë nga 150 specie të ndryshme. Kopshti zoologjik udhëhiqet nga qendra moderne për ruajtjen e kafshëve të llojeve të ndryshme në përputhje me direktivat strikte të BE-së. Aty gjejnë strehë dhe mbrojtje, kafshët të cilat për shkak të shkatërrimit të përhershëm të hapësirës së jetesës në vendet e origjinës, e kishin të vështirë të mbijetojnë. Një vizitë në kopshtin zoologjik të Salzburgut ju mundëson juve dhe familjes tuaj, një udhëtim të këndshëm në botën e kafshëve nga Euro-Azia, Amerika, Afrika dhe Australia.Adresa: Anifer Landesstraße 1, 5081 Anif Tel.: 0662/ 82 01 76 E-Mail: [email protected]: www.salzburg-zoo.at

Haus der Natur (Shtëpi e natyrës)„Haus der Natur“ tërheq vizitorë të shumtë dhe jo vetëm gjatë një moti me shi. Zbuloni botën fascinuese dhe tejet interesante të natyrës me shumë paraqitje të veçanta.Adresa: Museumsplatz 5, 5020 Salzburg Tel.: 0662/ 84 26 53-0 E-Mail: [email protected] Internet: www.hausdernatur.at Orari i punës: çdo ditë, edhe gjatë të dielave dhe festave 9-17

Salzburg Museum (Muzeu i Salzburgut)Në muzeun e Salzburgut mund të mësoni dhe përjetoni historinë e landit dhe të qytetit të Salzburgut. Muzeu gjindet në një rezidencë të restauruar dhe te mrekullueshme në „Mozartplatz“. Aty janë të paraqitura objekte të vefshme artistike, përmbajtje interesante dhe instalime multimediale në një tërësi harmonike. Muzeu i Salzburgut është shpërblyer disa herë për koncept të suksseshëm e të shkëlqyeshëm.Adresa: Mozartplatz 1, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 62 08 08-700Internet: www.salzburgmuseum.at

A ofrohen bileta me zbritje çmimi?Paisuni me Kartën-familjare. Me këtë do të keni mundësi të merrni bileta me çmime më të volitshme për hyrje në shumë institucione të ndryshme kulturore të Salzburgut.Informata: Bürgerservice Stadt Salzburg (Shërbimi për qytetarë)Adresa: Mirabellplatz 4, Hyrja 11, 5024 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2000E-Mail: [email protected] Internet: www.stadt-salzburg.at

Kulturpass – Karta për aktivitete kulturore për qytetin dhe landin e SalzburgutPersonat: me të ardhura minimale, kompensim të lejuar, me asistencë emergjente, personat e papunë, azil-kërkuesit përmes „Kuluturpass“ përfitojnë hyrje pa pagesë në ngjarje të caktuara kulturore.Zyrat për lëshimin e kartave mund të gjinden në internet.Hotline: 0699/ 17 07 19 14Internet: www.hungeraufkunstundkultur.at

Foto

: W

ild

Page 26: Mirësevini në Salzburg

50 Mirësevini në Salzburg 51

Asociacionet sportive dhe kulturoreShoqatat/klubet në Austri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të jetës në shoqëri. Shumica e austriakëve janë anëtarë të paktën në një shoqatë/klub sportiv apo kulturor. Ato janë një bazë e rëndësishme për aktivitete rekreative në dobi të shoqërisë, sepse përmes tyre rezultojnë takime, ngjarje-organizime dhe festivale të shumta. Zakonisht, anëtarësimi nuk është i kufizuar (secili mund të anëtarësohet), megjithatë, anëtarësimi shpesh është i lidhur me pagesën e një shume të vogël (pagesë për anëtarësim), shumë e cila rikthehet në favor të anëtarëve të shoqatës/klubit.Nëse jeni duke kërkuar ndonjë shoqatë të caktuar, ju mund ta kërkoni dhe ta gjeni ate në regjistrin qendror të shoqatave/klubeve:zvr.bmi.gv.at/StartNë web-faqen e BMI- Bundesministeriums für Inneres (Ministrisë Federale për Punë të Brendshme), ata që dëshirojnë të themelojnë një shoqatë/klub mund të gjejnë informacione te hollësishme:www.bmi.gv.at/cms/bmi_vereinswesen

Në Salzburg, ka një shumë-llojshmëri në skenën e kulturës popullore, informacione në lidhje me këtë temë mund ti gjeni në webfaqen e „Volkskultur“: www.salzburgervolkskultur.atShumë njerëz me sfond migrimi në Austri janë gjithashtu të organizuar në shoqata/klube. Në faqen e qytetit mund të gjeni një listë të përditësuar të këtyrë klubeve në Salzburg, listë e cila përditësohet dhe zgjerohet vazhdimisht.

Download nga interneti: www.stadt-salzburg.atA e kemi harruar ndonjë klub për ta futur në listë? Nëse keni themeluar një shoqatë/klub, të cilin do të donit ta futni në listë? Ju lutemi na kontaktoni (0662/ 8072-2046) dhe ne do te kemi kënaqësi të regjistrojmë klubet e reja në listën e përgjithshme.

Sporti dhe llojet e sportitSporti është dobiprurës për shëndetin dhe njëkohësisht të ofron argëtim. Në Salzburg ka një gamë të gjerë të llojeve të sporteve, si: Aikido, aerobic, futboll, volejboll, vallëzim, gjuajtje me hark, basketboll, hendboll, gjimnastikë, alpinizëm, patinazh, fencing, peshëngritje, boks, xhudo, atletikë,...Më së miri është të informoheni në njërën prej këtyre shoqatave dhe aty me siguri do të gjeni atë që do te ju pëlqej më shumë:

n ASKÖ LandesverbandAdresa: Parscherstraße 4, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 87 16 23E-Mail: [email protected]: www.askoe-salzburg.at

n Sport UnionAdresa: Josef Preis Allee 10, 5020 Salzburg.Tel.: 0662/ 84 09 48-11E-Mail: [email protected] Internet: www.tgus.org

n ASVÖ SalzburgAdresa: Itzlinger Hauptstraße 30, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 45 92 60E-Mail: [email protected]: www.asvoe-sbg.at

Page 27: Mirësevini në Salzburg

52 Mirësevini në Salzburg 53

13. Vazhdim i arsimimit për të rriturit

Të mësuarit gjatë gjithë jetës është sot një realitet. Qasja në njohuritë dhe ofertat për mësim, ngrit mundësinë e pjesëmarrjes në shoqëri dhe prosperitet. Për shkak të njohurive të reja dhe teknologjisë së avancuar, bota në të cilën jetojmë është vazhdimisht në ndryshim e sipër. Aftësia për zotërimin e njohurive të reja dhe zbatimin e tyre është një prej faktorëve kyç për pjesëmarrje në jetën sociale, politike, ekonomike dhe kulturore.Në lidhje me ofertat, mund të informoheni pranë institucioneve të arsimit për të rritur të Salbzurgut!

Die Stadtbibliothek (Biblioteka e qytetit)Në bibliotekën e qytetit në Lehen, janë në dispozicion afër 150.000 libra dhe materiale interaktive (libra, gazeta, CD, MC, CD-ROM, DVD) dhe materiale për kurse të gjuhëve të huaja, të cilat mund të huazohen pa pagesë. Biblioteka ka hapësira të mëdha për lexim dhe dhoma për pritje, dhe ndër të tjera aty ofrohet mundësia për kërkime në internet dhe përdorimin e CD-ve dhe DVD-ve të bibliotekës.Shfrytëzoni edhe bibliotekën e fëmijëve, e cila ofron libra të ndryshëm për fëmijët tuaj, gjithashtu edhe në gjuhë tjera, si në gjuhën angleze, serbe, kroate ose në gjuhën turke.Stadt:Bibliothek SalzburgAdresa: Schumacherstraße 14, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 8072-2450E-Mail: [email protected] Internet: www.stadt-salzburg.at

Autobusi i librave – biblioteka lëvizëse ju viziton në lagjen tuaj dhe ju sjell romane, libra të fushës së veçantë, libra për fëmijë dhe të rinjë, CD, MC, Video dhe DVD. Informacionet në lidhje me vendet ku vizitohen dhe mbi orarin e punës, mund të gjinden në: www.stadt-salzburg.atInformimi dhe zgjatja e afatit për kthimin e librit mund të bëhet përmes Tel. 0664/ 38 49 834

Broshura „Miteinander Lesen“ (Të lexojmë së bashku) jep më shumë këshilla lidhur me këtë temë. Download nga interneti: www.stadt-salzburg.at

Volkshochschule (VHS) Salzburg(Institucion i hapur arsimor për të rritur)Adresa: Faberstrasse 16, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 87 61 51-0 E-Mail: [email protected]: www.volkshochschule.at

Wirtschaftsförderungsinstitut (WIFI) Salzburg(Instituti për përkrahje ekonomike – Salzburg)Adresa: Julius Raab Platz 2, 5027 SalzburgTel.: 0662/ 8888-411 E-Mail: [email protected]: www.wifisalzburg.at

Berufsförderungsinstitut (BFI) Stadt Salzburg(Instituti për përkrahje profesionale – Qyteti i Salzburgut)Adresa: Schillerstraße 30, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 88 30 81-0E-Mail: [email protected] Internet: www.bfi-sbg.at

Verein BiBer – Bildungsberatung für Erwachsene(Shoqata „BiBer“ – Këshillime mbi arsimin e të rriturve)Adresa: Imbergstraße 2, 5020 SalzburgTel.: 0662/ 87 26 77E-Mail: [email protected] Internet: www.biber.salzburg.at

Më shumë informacione lidhur me temën e arsimit mund të gjeni në „Salzburger Bildungsnetz“ (rrjeti arsimor i Salzburgut) www.bildung.salzburg.at/erwachsenen-bildung.htm

Më shumë informacione lidhur me temat kryesore të përgjithshme mund të gjeni në: www.help.gv.at

Të lexojmë së bashkuUdhëzime rreth leximit me fëmijë

Čitajmo zajednoSavjeti za čitanje sa djecom

Reading togetherTips for reading with kids

Lire ensembleConseils pour lire avec les enfants

Bi hev re xwendinPêşniyarên da ku bi zaran re xwendin

Să citim împreunăÎndrumări pentru a citi cu copiii

Birlikte OkuyalımÇocuklarla birlikte okumak için Öneriler

Miteinander

Tipps zum Lesen

mit Kindern

Integrationsbüro

Page 28: Mirësevini në Salzburg

54 Mirësevini në Salzburg 55

ImpressumRedaktues, pronar, botues: Stadtgemeinde Salzburg, Integrationsbüro (Komuna e qytetit të Salzburgut, Zyra e Integrimit)Schloss Mirabell, 5024 Salzburg, Tel. 8072-2296Shkurt 2012

Përpilimin e informacioneve e kemi bërë në bazë të njohurive tona më të mira. Në veçanti, dëshirojmë të falemnderojmë udhëzuesit nga projekti MidA të shoqatës „Frau und Arbeit“ (Gruaja dhe Puna), Angelika Marschall, Gaby Strobl-Schilcher, Ines Aufschnaiter, Franz Schefbaumer dhe Ursula Liebing. Ne gjithashtu falemnderojmë Zyrën e Integrimit të qytetit të Linz-it për dhënien në dispozicion të pjesëve tekstuale.

Ne mirëpresim komentet dhe sugjerimet tuaja në:[email protected]

Kupon1 x RADplan(Harta për biçiklistë)për vetëm 2.50 €Për 2.50 € në vend të 4.90 € ,harta aktuale e biçiklistëve për qytetarë të ri.

Me dy harta paluese për biçiklistë, për qytetin e Salzburgut (përfshirë emërtimin e rrugëve) dhe rrethinën.

Mund të mirret në: Faberstraße 11, kati 1.

Vëmendje! Regjistrimi i nevojshëm përmestel.: 0662/8072-2551 ose -2735!

Këshillëz- shtesë:„Ta njohim qytetin e Salzburgut duke ngasur biçikletën“ – udhëzues i shtigjeve falas për qytetarët e ri. Për më shumë info.: www.radinfo.at

Page 29: Mirësevini në Salzburg

Rückseite