73
MIRËSEVINI NË BROSHURËN E PRANIMEVE PËR NË SHKOLLAT FILLORE TË BASHKISË SË WESTMINSTERIT PREZANTIM NGA SARAH RICHARDSON, ANËTARE E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR SHËRBIMET NDAJ FËMIJËVE Nisja e shkollës apo e një klase parashkollore është një hap i rëndësishëm për tërë familjen, por në veçanti për fëmijën tuaj. Kjo broshurë ka për qëllim t’ju japë informacion mbi të gjitha kopshtet dhe shkollat fillore në Westminster, që t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur. Në vazhdim shpjegon se si aplikohet për vend shkolle. Këshilli bashkiak i Westminsterit e merr arsimin me seriozitet vërtet të madh dhe ne i përkushtohemi punës më të vegjlit, prindërit e tyre si dhe me ortakët tanë lokalë në shërbimet shëndetësore dhe kudo tjetër, për të dhënë më të mirën e mundshme. Në kopshtet dhe shkollat fillore kjo nënkupton zhvillimin e përkrahjes për të cilën keni nevojë ju dhe fëmijët. Për sa u përket rezultateve, shkollat fillore të Westminsterit janë nga më të mirat në Londër, prandaj mund të keni besim se fëmija juaj ka fillimin më të mbarë që mundet. E dimë që kjo është vetëm gjysma e punës dhe se arsimi për moshat parashkollore përbëhet pjesërisht edhe nga zhvillimi i aftësive fizike, emocionale dhe shoqërore. Me mbi 150 milion sterlina që po investohen në arsimin e mesëm, si pjesë e programit të Westminsterit për Ndërtimin e Shkollave dhe të së Ardhmes, si dhe me dy akademi të reja që do hapen në shtator, nuk mund të ketë kohë më të mirë për të nisur shkollën në Westminster. Puna jonë vazhdon dhe shpresojmë që pas pak kohe të jemi në gjendje të japim lajmin e hapjes së një akademie të re të sponsorizuar nga ARK Education në shtator 2007 në Penfold Street. Vëreni këtë hapësirë për më tepër mbi akademinë e tretë të Westminsterit. Këtë vit Komisioni i Pranimeve i Këshillit bashkiak do të bashkërendojë pranimet për në klasat pritëse (reception) të shkollave fillore të Westminsterit për vitin 2007/08. Kjo do të thotë që do ketë më shumë prindër të cilëve do t'u ofrohet vend për fëmijët në një nga shkollat tyre të parapëlqyera kur të bëhet cikli fillestar i ofertave me 8 maj 2007. Për të aplikuar, plotësoni Formularin e Përbashkët të Aplikacionit për Westminsterin. Këtë mund ta bëni ose nëpërmjet internetit në www.westminster.gov.uk/admissions , ose duke plotësuar letrën e aplikacionit dhe duke e kthyer tek adresa e dhënë. Secila shkollë do të jetë në gjendje t’ju japë më shumë informacion rreth kushteve dhe shërbimeve të veta. Do të jetë gjithashtu në gjendje t'ju japë një kopje të broshurës së vet, ku përfshihet informacion rreth ndonjë formulari shtesë që mund t’ju kërkohet të plotësoni para se t'ju merret kërkesa në shqyrtim. Në qoftë se keni ndonjë pyetje apo do të donit më tepër informacion apo ndihmë gjatë këtij procesi, ju lutemi kontaktoni Komisionin e Pranimeve të Këshillit në numrin 0207 741 1817 ose në adresën elektronike [email protected]. Ju uroj gjithë të mbarat në gjetjen e shkollës që është më e mira për ju dhe fëmijën tuaj.

MIRËSEVINI NË BROSHURËN E PRANIMEVE PËR NË SHKOLLAT ... · Shkollat komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike nën drejtimin e Këshillit Bashkiak të Westminsterit,

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

MIRËSEVINI NË BROSHURËN E PRANIMEVE PËR NË SHKOLLAT FILLORE TË BASHKISË SË WESTMINSTERIT PREZANTIM NGA SARAH RICHARDSON, ANËTARE E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR SHËRBIMET NDAJ FËMIJËVE Nisja e shkollës apo e një klase parashkollore është një hap i rëndësishëm për tërë familjen, por në veçanti për fëmijën tuaj. Kjo broshurë ka për qëllim t’ju japë informacion mbi të gjitha kopshtet dhe shkollat fillore në Westminster, që t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur. Në vazhdim shpjegon se si aplikohet për vend shkolle. Këshilli bashkiak i Westminsterit e merr arsimin me seriozitet vërtet të madh dhe ne i përkushtohemi punës më të vegjlit, prindërit e tyre si dhe me ortakët tanë lokalë në shërbimet shëndetësore dhe kudo tjetër, për të dhënë më të mirën e mundshme. Në kopshtet dhe shkollat fillore kjo nënkupton zhvillimin e përkrahjes për të cilën keni nevojë ju dhe fëmijët. Për sa u përket rezultateve, shkollat fillore të Westminsterit janë nga më të mirat në Londër, prandaj mund të keni besim se fëmija juaj ka fillimin më të mbarë që mundet. E dimë që kjo është vetëm gjysma e punës dhe se arsimi për moshat parashkollore përbëhet pjesërisht edhe nga zhvillimi i aftësive fizike, emocionale dhe shoqërore. Me mbi 150 milion sterlina që po investohen në arsimin e mesëm, si pjesë e programit të Westminsterit për Ndërtimin e Shkollave dhe të së Ardhmes, si dhe me dy akademi të reja që do hapen në shtator, nuk mund të ketë kohë më të mirë për të nisur shkollën në Westminster. Puna jonë vazhdon dhe shpresojmë që pas pak kohe të jemi në gjendje të japim lajmin e hapjes së një akademie të re të sponsorizuar nga ARK Education në shtator 2007 në Penfold Street. Vëreni këtë hapësirë për më tepër mbi akademinë e tretë të Westminsterit. Këtë vit Komisioni i Pranimeve i Këshillit bashkiak do të bashkërendojë pranimet për në klasat pritëse (reception) të shkollave fillore të Westminsterit për vitin 2007/08. Kjo do të thotë që do ketë më shumë prindër të cilëve do t'u ofrohet vend për fëmijët në një nga shkollat tyre të parapëlqyera kur të bëhet cikli fillestar i ofertave me 8 maj 2007. Për të aplikuar, plotësoni Formularin e Përbashkët të Aplikacionit për Westminsterin. Këtë mund ta bëni ose nëpërmjet internetit në www.westminster.gov.uk/admissions, ose duke plotësuar letrën e aplikacionit dhe duke e kthyer tek adresa e dhënë. Secila shkollë do të jetë në gjendje t’ju japë më shumë informacion rreth kushteve dhe shërbimeve të veta. Do të jetë gjithashtu në gjendje t'ju japë një kopje të broshurës së vet, ku përfshihet informacion rreth ndonjë formulari shtesë që mund t’ju kërkohet të plotësoni para se t'ju merret kërkesa në shqyrtim. Në qoftë se keni ndonjë pyetje apo do të donit më tepër informacion apo ndihmë gjatë këtij procesi, ju lutemi kontaktoni Komisionin e Pranimeve të Këshillit në numrin 0207 741 1817 ose në adresën elektronike [email protected]. Ju uroj gjithë të mbarat në gjetjen e shkollës që është më e mira për ju dhe fëmijën tuaj.

Këshilltarja Sarah Richardson Anëtare e Këshillit të Ministrave për Shërbimet ndaj Fëmijëve

PREZANTIM ME SHKOLLAT E WESTMINSTERIT Kjo librushkë është për prindërit e nxënësve të moshave 3 deri 11 vjeç, por merret kryesisht me çështjet e prindërve fëmijët e të cilëve janë në kohë për të nisur shkollën fillore. Jep informacion se si dhe kur duhet aplikuar për një vend shkolle, shpjegon si merren vendimet e pranimeve, si dhe jep informacion rreth secilës shkollë për të ndihmuar prindërit me zgjedhjen e shkollës më të mirë për fëmijët e tyre. Në bashkinë e Westminsterit gjenden 40 shkolla fillore dhe 4 kopshte të financuara nga shteti. Arsimimi i siguruar në secilën prej këtyre shkollave është falas. Të gjitha shkollat e tjera në Westminster që sigurojnë arsimimin fillor apo parashkollor janë ose shkolla të pavarura (private), ose të drejtuara nga organizata të tjera të cilat mund të vënë tarifa. Informacioni mbi këto shkolla mund të merret nga Shërbimi Informativ i Këshillit të Shkollave të Pavarura, që mund të kontaktohet me anë të numrit 0870 3 43563, postës elektronike: [email protected], faqes së internetit: www.findanindependentschool.co.uk. Shërbimi Informativ për Fëmijët i Westminsterit boton gjithashtu “Udhëzuesin për Moshat nën 14” që jep të dhëna për të gjitha kushtet e siguruara për arsimin parashkollor brenda zonës dhe mund të merret duke telefonuar në numrin 020 7641 7929. Shumë nga pyetjet e ngritura prej prindërve marrin përgjigje në këtë librushkë, por nëse ju duhet më tepër informacion, Komisioni i Pranimeve Shkollore do t’ju ndihmojë me kënaqësi. SI TË KONTAKTONI KOMISIONIN E PRANIMEVE Komisioni i Pranimeve Shkollore i Westminsterit ndodhet në Godinën e Bashkisë në Victoria Street SW1. Ata mund të kontaktohen në disa mënyra. • Me postë në adresën: School Admissions Team, 13th floor, City Hall, 64 Victoria

Street, London, SW1E 6QP • Më telefon në numrin 020 7641 1817 • Me postë elektronike në: [email protected] • Duke vizituar faqen e internetit të bashkisë www.westminster.gov.uk/admissions • Vetë ju – personeli në Zyrat e Shërbimeve Publike (One Stop Shops) do të mund

t'u përgjigjet kërkesave të thjeshta. Nëse ju duhet të takoni një anëtar të komisionit të Pranimeve, mund të jetë e nevojshme të lini një takim në rast se janë të zënë me punë.

SHKOLLAT KOMUNITARE DHE ATO TË FINANCUARA ME FONDE VULLNETARE - SHPJEGIMI Në Bashkinë e Westminsterit gjenden 40 shkolla fillore dhe 4 kopshte të financuara nga shteti. Ndër këto, 14 janë shkolla fillore komunitare, 19 janë shkolla fillore të Kishës Angleze të financuara me fonde vullnetare dhe 7 të tjerat janë shkolla fillore të Kishës Katolike të financuara me fonde vullnetare. Shkollat komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike nën drejtimin e Këshillit Bashkiak të Westminsterit, i cili përcakton kërkesat për pranime.

Shollat me fonde vullnetare krijohen nga organe fetare apo vullnetare, por financohen nëpërmjet Këshillit Bashkiak. Drejtuesit kanë përgjegjësi të tjera mbi ato të shkollave komunitare, ku përfshihet edhe përpilimi i kushteve të pranimit dhe vendimmarrja se cilët fëmijë të pranohen.

NJË AKADEMI E RE NE VERI TË WESTMINSTERIT Kanë përparuar së tepërmi planet për hapjen e një shkolle për të vegjël në Penfold Street, NW8, në shtator 2007. Shkolla, e cila do ta ketë vendndodhjen në sheshin e ish-Shkollës North Westminster Community, do të jetë pjesë e një Akademie të re për të gjitha moshat (3-19). Akademia do të ketë dy cikle studimesh dhe do të ndërtohet sipas një modeli të shkollave-brenda-shkollash. Shkolla për të vegjlit planifikon të pranojë deri në 60 fëmijë në klasën pritëse për vitin shkollor 2007/2008. Pasi të kenë përfunduar vendimet në lidhje me hapjen e shkollës, aplikantëve do t’u duhet të aplikojnë me anë të Formularit të Përbashkët të Aplikacionit për Westminsterin. Shkolla e re do të japë mundësi të reja emocionuese për fëmijët vendas dhe për komunitetin dhe të dhënat e plota do të jenë gati nga fundi i shtatorit 2006. Deri atëherë ne rekomandojmë që prindërit/kujdestarët, që kanë dëshirë të marrin në konsiderim aplikimin për vend në Akademi, duhet ta shtyjnë dërgimin e formularit të tyre të aplikacionit deri në fund të shtatorit 2006. Shtyrja e dërgimit të aplikacionit nuk do të ndikojë në të drejtën tuaj të aplikimit për vende në ndonjë nga shkollat e tjera pasi nuk fitohet asnjë avantazh nga dërgimi sa më herët i aplikacionit. PROGRAMI MËSIMOR KOMBËTAR Shkollat fillore të Westminsteri ndjekin Programin Mësimor Kombëtar. Kur fëmija juaj nis shkollën fillore në klasën pritëse, do t‘u jepet mësim në ciklin Themeltar (parashkollor). Pjesa e mbetur e kohës së fëmijës në shkollim fillor dhe të mesëm ndahet në katër faza të njohura si Cikle (Key Stages). Çdo cikël ka programin e vet të studimit, synimet dhe masat për vlerësime. Katër ciklet janë: Cikli 1 Moshat 5 – 7 (Viti i 1-rë dhe i 2-të i

shkollës) Cikli 2 Moshat 7 – 11 (Vitet shkollore nga i 3-ti

tek i 6-ti) Cikli 3 Moshat 11 – 14 (Vitet shkollore nga i 7-ti

tek i 9-ti) Cikli 4 Moshat 14 – 16 (Vitet shkollore nga i 10-ti

tek i 11-ti) Në shkollën fillore fëmija do të kalojë Ciklin 1 dhe 2. Lëndët që do të mësojë janë këto: Anglisht Matematikë Shkencë Histori Gjeografi Vizatim Teknik Muzikë Edukim Fizik Art Informatikë Edukim Fetar Bëhet gjithashtu një lutje kolektive e përditshme nga të gjithë nxënësit, përveç atyre të cilët prindërit e vet kanë kërkuar të hiqen.

ARSIMIMI PARASHKOLLOR DHE KUJDESI PËR FËMIJËT Shërbimet për Fëmijë Parashkollorë dhe Grupi i Efikasitetit Shkollor mbajnë përgjegjësi për përkrahjen e realizimit me cilësi të arsimit parashkollor dhe kujdesit për fëmijët kudo në Westminster. Kjo po realizohet nëpërmjet një sërë qendrash, ku përfshihen 12 Qendra Fëmijësh të cilat gjithashtu sigurojnë përkrahje ndaj familjeve, mundësi mësimi për të rritur dhe këshillim për punësime. Prindërit mund të përdorin një vend falas arsimimi parashkollor me kohë të pjesshme, për dy orë e gjysmë në ditë, për rreth 38 javë në vit, për fëmijë 3 dhe 4 vjeçarë, në rast se qendra është regjistruar tek Këshilli Bashkiak për të marrë fonde falas për arsimim parashkollor. Të dhënat mund t'i gjeni në “Udhëzuesin për Moshat nën 14” që botohet çdo semestër nga Shërbimet Informative për Fëmijë. Për informacion rreth atyre të përmendura më lart, ju lutemi kontaktoni si vijon: Children's Information Service (CIS), Early Childhood Services, Children & Community Services Department, City of Westminster, City Hall, 64 Victoria Street, London, SW1E 6QP

Si të aplikoni për vend kopshti në një institut parashkollor apo shkollë fillore me fonde nga shteti INSTITUTE PARASHKOLLORE APO KLASA KOPSHTI TË FINANCUARA NGA SHTETI Gjenden katër institute parashkollore(kopshte) dhe 31 klasa kopshti në shkolla fillore të financuara nga Këshilli Bashkiak i Westminsterit. Kopshtet Dorothy Gardner Nursery Centre Mary Paterson Nursery School Portman Early Childhood Centre Drejtuar në bashkëpunim me Church Street Sure Start Tachbrook Nursery School Për informacion të mëtejshëm mbi këto shkolla, ju lutemi shikoni pjesën e mëposhtme për Kopshtet dhe Shkollat Fillore. KLASA KOPSHTI NË SHKOLLAT FILLORE TË WESTMINSTERIT Disa shkolla fillore ofrojnë klasa kopshti ditore. Shkolla të tjera ofrojnë vetëm sesione me kohë të pjesshme, kurse disa ofrojnë edhe me kohë të pjesshme, edhe me kohë të plotë. Jeni të mirëpritur të pyesni cilëndo nga shkollat se si i organizon klasat e veta. Shkollat e poshtëpërmendura të financuara të Westminsterit kanë klasa kopshti: All Souls' CE St Augustine's CE Burdett Coutts & Townshend Foundation CE St Clement Danes CE Christ Church Bentinck CE St Edward's RC Churchill Gardens St James' and St Michael's CE Edward Wilson St Joseph's RC Essendine St Mary's Bryanston Square CE Gateway St Mary Magdalene CE George Eliot Infant St Mary of the Angels RC Hallfield Infant St Matthew's CE Hampden Gurney CE St Peter's Eaton Square CE Millbank Soho Parish Our Lady of Dolours RC St Saviour's CE Paddington Green St Stephen's CE

Queen's Park St Vincent's RC Robinsfield Infant St Vincent de Paul RC Wilberforce Për informacion të mëtejshëm mbi këto shkolla, ju lutemi shikoni pjesën për Kopshtet dhe Shkollat Fillore. Ju lutem vini re: regjistrimi në kopshtet e renditura me sipër nuk rezulton automatikisht në pranim në shkollën përkatëse. Të gjithë prindërit këshillohen të bëjnë aplikimet për në shkollat që parapëlqejnë, në përputhje me procedurën e renditur më poshtë. SI TË APLIKONI Për të aplikuar për vend në një klasë kopshti të një shkolle fillore apo kopësht të financuar në Westminster, duhet të aplikoni drejtpërdrejt tek shkolla/kopshti përkatës. Jeni të mirëpritur t’i kontaktoni shkollat vetë për të caktuar një vizitë dhe për të bërë aplikimin. Të dhënat se si t’i kontaktoni shkollat jepen në pjesën për Kopshtet dhe Shkollat Fillore. Shkollat komunitare/Kopshtet Mund të mos ketë vende të mjaftueshme në një kopësht apo klasë kopshti për të pranuar të gjithë fëmijët që kanë dëshirë të regjistrohen. Për shkollat komunitare dhe kopshtet e financuara ku janë bërë më shumë kërkesa se sa vende, shkolla do t'i caktojë vendet sipas rendit të mëposhtëm: (i) fëmijë me nevoja të veçanta mjekësore apo shoqërore për një vend në

shkollën përkatëse (ii) fëmijë që kanë një motër apo vëlla që shkon në atë kopësht apo klasë-kopshti,

ose në shkollën ku bën pjesë kjo klasë. Në rastin e klasave-kopësht në shkollat Robinsfield, George Eliot dhe Hallfield Infant, kjo parësi përfshin edhe aplikantët që kanë një motër/vëlla që ndjek përkatësisht një nga shkollat Barrow Hill, George Eliot ose Hallfield Junior, sipas parësisë ndërlidhore për motra/vëllezër, që ekziston midis këtyre palëve të shkollave për pranimin e fëmijëve nga klasa pritëse e më sipër)

(iii) Fëmijët për të cilët shkolla apo klasa-kopësht është më e afërta në një shkollë

komunitare (ku parësia brenda këtij grupi i jepet atyre që jetojnë më pranë shkollës);

(iv) fëmijët që jetojnë më pranë shkollës Shkollat me fonde vullnetare Shkollat me fonde vullnetare kanë kriteret e veta për të vendosur se cilët fëmijëve u duhet dhënë një vend në klasat-kopësht. Prindërit duhet të kontaktojnë secilën shkollë drejtpërdrejt për më shumë informacion. TRANSFERIMI I FËMIJËVE TË KOPSHTIT NË KLASËN PRITËSE.

Ju lutemi vini re se nuk ka transferim automatik nga kopshti në klasën pritëse të një shkolle. Shkolla për të mitur apo ajo fillore ku fëmija shkon në klasën-kopësht nuk do të jetë medoemos në gjendje të ofrojë një vend në klasën pritëse. Ka një procedure tjetër aplikimi për vende në klasën pritëse në shkolla. Të gjitha shkollat kanë kritere pranimi, të cilat i përdorin për caktimin e vendeve atje ku ka mbingarkesë kërkesash.

Si të aplikoni për vend në klasë pritëse në shkolla fillore KUR TË APLIKONI PËR VEND NË KLASË PRITËSE NË SHKOLLA FILLORE Në qoftë se fëmija ka lindur mes 1 shtatorit 2002 dhe 31 gushtit 2003, atëherë ka kohën për të nisur klasën pritëse në shkollë në vitin shkollor 2007/08. Duhet ta bëni aplikacionin brenda datës 28 shkurt 2007. Mund të aplikoni që prej shtatorit 2006, por ju lutemi të kini parasysh se kohëzgjatja për të cilën emri i fëmijës suaj është në listë nuk ndikon në parësinë për t'i dhënë vend. Po të aplikoni pas datës së mbylljes, mund të merrni vesh se shkolla e lagjes është mbushur me fëmijë prindërit e të cilëve kanë aplikuar në kohën e duhur. Westminsteri po bashkërendon organizimin e pranimeve për 2007/08. Të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që kanë aplikuar në një shkollë të Westminsterit para shtatorit 2006 do t’u duhet të aplikojnë rishtazi. Këta prindër do të kontaktohen drejtpërdrejt dhe do t'u dërgohet Formulari i Përbashkët i Aplikacionit për Westminsterin (CAF) si dhe shënimet udhëzuese për pranimet në klasat pritëse të shkollave fillore në shtator 2007/janar 2008. Në qoftë se nuk ju ka ardhur formulari CAF deri në janar 2007, ju lutemi kontaktoni Komisionin e Pranimeve në numrin 020 7641 1817. KUR DUHET TË NISË FËMIJA SHKOLLËN FILLORE Klasa ku do të hyjë fillimisht fëmija juaj kur të nisë shkollën fillore do të jetë klasa pritëse (reception class). Sipas ligjit kërkohet që fëmijët, pasi të kenë mbushur pesë vjeç, të arsimohen me kohë të plotë gjatë semestrave shkollorë. Megjithatë, në Westminster fëmijët e nisin shkollën më herët. Fëmijët normalisht do të pranohen në shkolla komunitare në Westminster në shtator nëse mbushin 5 vjeç mes 1 shtatorit dhe fundit të shkurtit, ose në janar nëse mbushin pesë mes 1 marsit dhe 31 gushtit. Juve ju bëhet e mundur, nëse keni dëshirë, ta shtyni për një semestër afatin e hyrjes së fëmijës në shkollë, brenda vitit akademik, për në semestrin e pranverës (në janar) ose për në fillimin e semestrit të verës (në prill). Nëse dëshironi të veproni kështu, kur të merrni ofertën për një vend, duhet të kontaktoni shkollën vetë dhe të diskutoni çështjen. Shumica e shkollave me fonde vullnetare i pranojnë fëmijët në klasat pritëse në të njëjtën mënyrë në dy periudha të vitit (shtator dhe janar). Shkollat Christ Church Bentinck, Our Lady of Dolours, St Augustine's, St Saviour's dhe St Vincent de Paul zakonisht i pranojnë të gjithë fëmijët në klasën pritëse në shtator. Megjithatë, pas konsultimeve me prindër dhe mësues, është e mundur të shtyhet nisja e shkollës për një fëmijë që është veçanërisht i mitur apo i papërvojë. Për këtë duhet të pyesni kur aplikoni në shkollë.

MASAT E PRANIMIT TE BASHKËRENDUARA NGA WESTMINSTERIT. Siç e kërkon ligji, për të dytin vit radhazi Këshilli bashkiak i Westminsterit do të bashkërendojë pranimet në të gjitha shkollat e financuar në Westminster (shkollat komunitare dhe me fonde vullnetare (kishtare). Masat e bashkërenduara për pranimet janë paraqitur për t’ua bërë më të lehtë prindërve aplikimin në shkollat fillore që kanë zgjedhur vetë si dhe për të rritur numrin e fëmijëve të cilëve, në ciklin fillestar të ofertave, u ofrohet një vend në klasë pritëse në një shkollë të parapëlqyer nga vetë ata. Çdo aplikant mund të shprehë në Formularin e Përbashkët të Pranimeve për Westminsterin deri në gjashtë preferenca për shkolla fillore në Westminster, sipas radhës së parapëlqimit. Këshilli do të bashkërendojë procesin e pranimeve për të siguruar që asnjë fëmijë të mos marrë më shumë se një ofertë për vend në një shkollë fillore në Westminster (preferencën më të lartë për të cilën përmbushin kushtet) me 8 maj 2007. Prandaj ka shumë rëndësi që t'i vendosni preferencat tuaja në radhën e duhur. Komisioni i Pranimeve në Këshillin Bashkiak do t'ua japë të dhënat e aplikimit tuaj secilës nga shkollat tuaja të parapëlqyera, që do t'i radhisin aplikantët sipas kritereve të pranimit. Komisioni i Pranimeve do ta bëjë këtë për shkollat komunitare. Në rastin kur një fëmijë përmbush kushtet për t’iu ofruar vend në më shumë se një shkollë, Komisioni i Pranimeve do të mbajë ofertën për preferencën më të lartë prej këtyre shkollave që është shënuar në formularin e plotësuar nga prindi dhe do t'i lirojë të gjitha ofertat e tjera më pak të parapëlqyera. Këto vende mund t’u ofrohen aplikantëve të tjerë. Të gjitha ofertat për shkolla në Westminster do të bëhen në të njëjtën ditë – 8 maj 2007.

Cilën Shkollë? SI TË VENDOSNI PËR SHKOLLËN E PARAPËLQYER Para se të vendosni se në cilat shkolla të aplikoni dhe në ç’radhë preference, ju këshillojmë të lexoni udhëzuesin që gjendet brenda kësaj broshure. Informacioni për secilën shkollë përmbahet brenda pjesës për shkollat. Broshura përmban edhe informacion mbi kriteret e pranimeve për të gjitha shkollat komunitare dhe udhëzime për masat e pranimeve për shkollat me fonde vullnetare (kishtare). Secila shkollë nxjerr gjithashtu edhe broshurën e vet (të disponuar drejtpërdrejt nga shkollat) që jep informacion të mëtejshëm rreth shkollës. Do t’ju rekomandonim gjithashtu që të vizitoni secilën shkollë për të cilën jeni të interesuar. Ju këshillojmë në mënyrë të veçantë të vini emrat e të paktën tre shkollave në formularin CAF të Westminsterit dhe t’i përfshini si të parapëlqyera të gjitha shkollat komunitare që gjenden në afërsi. Në rast se nuk veproni kështu, do të na kufizoni mundësinë për t'ju ofruar vend në një shkollë nëse preferencat e tjera nuk mund të realizohen. Ju lutemi të mbani në mendje se shumica e shkollave do të marrin më shumë kërkesa se sa kanë vende, dhe në kësi rastesh do t'ua japin vendet fëmijëve që kanë parësi më të larta sipas kritereve të pranimit të shkollës. Kriteret e pranimit për shkollat komunitare janë renditur më poshtë, në pjesën 'Pranimet në shkollat komunitare të Westminsterit'. Shkollat me fonde vullnetare (kishtare) kanë kriteret e veta të pranimit dhe është e rëndësishme që t'i kontrolloni këto kritere për të parë nëse fëmija juaj i përmbush kushtet për dhënien e një vendi. Në rast aplikimi për shkaqe fetare, do t’ju kërkohet që, në formularin shtesë të shkollës, të siguroni vërtetim për pjesëmarrjen tuaj në kishë dhe/ose përkushtimin fetar. (Ju lutem kini parasysh se, nëse një shkollë është e mbingarkuar me kërkesa, përmbushja e kritereve të pranimit të asaj shkolle nuk garanton dhënien e një vendi.) Ju lutem mbani në mendje se jo të gjitha shkollat u japin parësi fëmijëve që kanë motra apo vëllezër që ndjekin atë shkollë, dhe shumica e shkollave nuk u japin parësi fëmijëve që shkojnë në kopshtin e shkollës. Aplikimi në një shkollë nuk garanton marrjen e vendit për fëmijën tuaj. Të gjitha shkollat me fonde vullnetare (përveç Soho Parish) kanë formularë shtesë për të plotësuar, të cilët disponohen drejtpërdrejt nga shkollat. Këto shkolla janë renditur më poshtë në pjesën ‘Formularë Shtesë për Aplikime'. Nëse po aplikoni për vend në një nga këto shkolla, duhet të plotësoni edhe formularin shtesë të shkollës. Nëse dëshironi të aplikoni në një shkollë fillore jashtë Westminsterit, duhet të kontaktoni këshillin bashkiak përkatës, që do t’ju informojë për procedurat e tyre të aplikimit. Nëse dëshironi të aplikoni për një shkollë të pavarur (private me tarifa), do t’ju duhet të aplikoni drejtpërdrejt tek ajo shkollë.

SI TË APLIKONI FORMULARI I APLIKACIONIT – FORMULARI I PËRBASHKËT I APLIKACIONIT PËR WESTMINSTERIN Për të aplikuar në cilëndo shkollë në Westminster do t'ju duhet të plotësoni Formularin e Përbashkët të Aplikacionit për Westminsterin (CAF). Mundeni gjithashtu të aplikoni nëpërmjet internetit. Informacion i mëtejshëm për aplikimet në internet jepet në faqen e brendshme të kopertinës së kësaj broshure si dhe në www.westminster.gov.uk/admissions. Një kopje në letër e formularit dhe shënimeve udhëzuese është përfshirë në këtë broshurë. Formularët disponohen edhe drejtpërdrejt nga shkollat fillore të Westminsterit si dhe nga Komisioni i Pranimeve Shkollore të Westminsterit me numër telefoni 020 7641 1817. Një kopje e formularit mund të shkarkohet edhe nga faqja e internetit e Bashkisë së Westminsterit në www.westminster.gov.uk/admissions. Në formularin CAF të Westminsterit mund të rendisni deri në gjashtë shkolla sipas radhës së parapëlqyer. Kjo do të thotë se në kuadratin 'Preferenca 1’ ju shkruani shkollën e zgjedhur si të parën, pra shkollën në të cilën keni më shumë dëshirë ta dërgoni fëmijën. Në kuadratin 'Preferenca 2' ju shkruani shkollën e zgjedhur si të dytën e kështu me radhë. Nëse hasni ndonjë vështirësi, ju lutemi të kontaktoni Komisionin e Pranimeve në numrin 020 7641 1817. Këshilli do të bashkërendojë procesin e pranimeve për të siguruar që asnjë fëmijë të mos marrë më shumë se një ofertë për vend në një shkollë fillore në Westminster (preferencën më të lartë për të cilën përmbushin kushtet) në ditën e përbashkët të ofertave (8 maj 2007). Prandaj ka shumë rëndësi që t'i vendosni preferencat tuaja në radhën e duhur. Të gjitha shkollat me fonde vullnetare (përveç Soho Parish) kanë formularë shtesë për të plotësuar, të cilët disponohen drejtpërdrejt nga shkollat. Këto shkolla janë renditur më poshtë në pjesën ‘Formularë Shtesë për Aplikime'. Nëse po aplikoni për vend në një nga këto shkolla, duhet që gjithashtu të plotësoni formularin shtesë të shkollës. Në formular duhet të përfshini vetëm shkolla fillore të Westminsterit. Nëse dëshironi të aplikoni në shkolla jashtë Westminsterit, duhet ta bëni këtë veçmas – hollësitë do të disponohen nga Autoritet Lokale ku bën pjesë shkolla. Duhet të plotësoni vetëm një formular CAF të Westminsterit. Nëse dërgoni më shumë se një formular, Komisioni i Pranimeve do të përpiqet t’ju kontaktojë për të konfirmuar se cili është formulari që parapëlqeni. Nëse nuk është e mundur t'ju kontaktojnë, Autoriteti Lokal do t’i rendisë shkollat e parapëlqyera sipas largësisë, duke nisur me shkollën më të afërt si atë më të parapëlqyerën. Duhet ta dërgoni formularin e plotësuar CAF tek Komisioni i Pranimeve i Westminsterit në Godinën e Bashkisë ose, nëse keni dëshirë, mund ta dorëzoni formularin e plotësuar në një shkollë fillore lokale që do t'ia dërgojë Komisionit të Pranimeve. Format duhet të jenë marrë nga Komisioni i Pranimeve në Godinën

e Bashkisë së Westminsterit brenda orës 17.00 të datës 28 shkurt 2007. Aplikimet nëpërmjet internetit do të pranohen deri në orën 23.59 të kësaj date. Një pohim do t'ju dërgohet për të konfirmuar marrjen e aplikimit. FORMULARË SHTESË APLIKACIONI Të gjitha shkollat me fonde vullnetare (përveç Soho Parish) kanë formularë shtesë për të plotësuar, të cilët disponohen drejtpërdrejt nga shkollat. Këto shkolla janë renditur më poshtë. Këto formularë janë të nevojshëm që drejtuesit e shkollës të vendosin nëse aplikantët i përmbushin kriteret e besimit fetar e të tjera. Në rastin aplikimi për shkaqe fetare, do t’ju kërkohet të siguroni vërtetim për pjesëmarrjen tuaj në kishë dhe/ose përkushtimin fetar në formularin shtesë të shkollës. Nëse po aplikoni për vend në një nga këto shkolla, duhet që gjithashtu të plotësoni formularin shtesë të shkollës. Moskryerja e kësaj do të thotë se drejtuesit e shkollës nuk mund të marrin në konsiderim aplikimin tuaj.

Shollat për të cilat nuk nevojitet formular shtesë

Shollat për të cilat është e nevojshme të plotësohet një formular shtesë

Shkollat komunitare të Westminsterit Shkollat me fonde vullnetare (kishtare) Churchill Gardens Primary, SW1V 3EU All Souls CE Primary, W1P 8JJ Edward Wilson Primary, W2 5TL Burdett Coutts CE Primary, SW1P 2QQ Essendine Primary, W9 2LR Christ Church Bentinck CE Primary, NW1 5NS, Gateway Primary, NW8 8LN Hampden Gurney CE Primary, W1 5AL George Eliot Infant , NW8 0NH Our Lady of Dolours RC Primary, W2 5SR Hallfield Infant, W2 6JJ St Augustine’s CE Primary, NW6 5SN Millbank Primary, SW1P 4HR St Barnabas CE Primary, SW1W 8PF Paddington Green Primary, W2 1SP St Clement Danes CE Primary, WC2B 5SU Queen’s Park Primary, W10 4DQ St Edward’s RC Primary, NW1 6LD Robinsfield Infant, NW8 6PX St Gabriel’s CE Primary, SW1V 3AG Wilberforce Primary, W10 4LB St George’s Hanover Square CE Primary, W1Y 5PD St James & St Michael’s CE Primary, W2 3QD Shkollat me fonde vullnetare (kishtare) St Joseph’s RC Primary, W9 1DF Soho Parish CE Primary W1V 7PH St Luke’s CE Primary, W9 3EJ St Mary’s Bryanston Square CE Primary, W1 1DL St Mary Magdalene’s CE Primary, W2 5TF St Mary of the Angels RC Primary, W2 5PR St Matthew’s CE Primary, SW1P 2DG St Peter’s CE Chippenham Mews Primary, W9 2AV St Peter’s Eaton Square CE Primary, SW1V 0NL St Saviour’s CE Primary, W9 2JD St Stephen’s CE Primary, W2 5QH St Vincent’s RC Primary, W1U 4DF St Vincent De Paul RC Primary, SW1P 1EP Westminster Cathedral RC Primary, SW1V 3SE

SHKOLLAT JASHTË WESTMINSTERIT Nëse jetoni në Westminster, por do të dëshironit që fëmija juaj të shkonte në shkollë diku tjetër, duhet të kontaktoni shkollën në të cilën jeni të interesuar si dhe autoritetet lokale ku ndodhet shkolla, për informacion mbi pranimet. Masat për aplikacione në autoritetet e tjera ka mundësi të jenë të ndryshme nga ato të Westminsterit dhe do t'ju duhet të plotësoni formularin e Autoritetit Lokal përkatës. Mund t’ju kërkohet të

plotësoni edhe një formular shtesë nga shkolla. Të dhënat për të kontaktuar secilën nga bashkitë fqinje të Westminsterit jepen në fund të kësaj librushke.

SHKOLLA PRIVATE TE PAVARURA (ME TARIFA PAGESE) Nëse keni dëshirë të konsideroni shkolla private apo të pavarura, informacion i mëtejshëm mund të merret nga Shërbimi Informativ i Këshillit të Shkollave të Pavarura që mund të kontaktohet me anë të numrit 0870 3 43563, postës elektronike: [email protected], faqes së internetit: www.findanindependentschool.co.uk. Zakonisht do t’ju kërkohet të paguani tarifa për të ndjekur shkolla të tilla. Këto shkolla nuk janë pjesë përbërëse e organizimit të pranimeve të bashkërenduar nga Westminsteri ndaj ju duhet të aplikoni vetë tek ato. NDRYSHIME NË PARAPËLQIM Nëse dëshironi të ndërroni radhën e preferencave të shkollave të renditura në formularin tuaj të aplikimit, duhet të bëni kërkesë me shkrim para datës së mbylljes me 28 shkurt 2007. Pas kësaj date nuk është e mundur të bëhen ndryshime. FËMIJË ME DËFTESË NEVOJASH TE POSAÇME Nëse fëmija juaj ka një dëftesë Nevojash Arsimore të Posaçme, procedura ndryshon dhe ju nuk duhet të plotësoni Formularin e Përbashkët të Aplikacionit për Westminsterin. Ju lutemi të kontaktoni Ekipin e Nevojave Arsimore të Posaçme në numrin 020 7641 5351/5353.

SI DO T'JU KONSIDEROHET APLIKIMI PROCEDURA PËR T’U MARRË ME APLIKIMET Komisioni i Pranimeve i Westminsterit do t’i dërgojë një listë të aplikacioneve të marra secilës shkollë me fonde vullnetare. Pas kësaj drejtuesit e shkollës do t’i rendisin aplikantët sipas kritereve të pranimit dhe do t’ua kthejnë listat Komisionit të Pranimeve. Komisioni i Pranimeve (në konsultim me personelin e shkollës) do t’i rendisë aplikantët për secilën shkollë komunitare në përputhje me kriteret e pranimit të bëra të njohura nga shkollat komunitare të Westminsterit. Komisioni i Pranimit nuk do t’i tregojë asnjë shkolle për preferencat tuaja për shkolla të tjera apo të ndajë informacionin me to. Pas kësaj Komisioni i Pranimeve do të kontrolloje listat për të parë nëse ndonjë fëmije i është ofruar më shumë se një vend, rast në të cilin fëmijës do t'i ofrohet shkolla më e parapëlqyer nga të zgjedhurat. Të gjitha ofertat nga shkollat më pak të parapëlqyera do t’u ofrohen aplikantëve të tjerë. Të gjitha ofertat për shkolla në Westminster do të bëhen në të njëjtën ditë – 8 maj 2007. KUR DO TA MARR VESH REZULTATIN E APLIKACIONIT TIM? Nëse aplikacioni juaj është marrë brenda datës së mbylljes me 28 shkurt 2007, do të njoftoheni për rezultatet me 8 maj 2007. Këshilli Bashkiak i Westminsterit do t’ju dërgojë një letër ku ju bën të ditur rezultatin e aplikacionit. Ata që kanë aplikuar në internet do të kenë mundësinë të shikojnë rezultatin e aplikacionit të tyre nga data 9 maj 2007. Gjithashtu do të merrni një letër nga shkolla që mund t’ju ofrojë një vend. Shkolla do t’ju kërkojë të jepni konfirmim me shkrim se dëshironi ta pranoni vendin e ofruar, brenda datës 21 maj. Moskryerja e kësaj mund të ketë si pasojë anulimin e vendit të ofruar. Veç kësaj, ato shkolla me fonde vullnetare që nuk janë në gjendje t’ju ofrojnë vende, do t'ju shkruajnë për t'ju njoftuar pse aplikacioni juaj ka qenë pa sukses dhe për t’ju njoftuar për listat e pritjes dhe procedurat e apelimit. (Këtë do ta bëjë Komisioni i Pranimeve në emër të shkollave komunitare.) Nëse formulari juaj është marrë pas datës 28 shkurt 2007, do të merret në konsiderim vetëm pas datës së ofertave fillestare me 8 maj 2007.

DËSHMI ADRESE DHE DATËLINDJEJE Kur ofrohet një vend, shkolla do të kërkojë edhe dëshmi të adresës së banimit dhe datëlindjes së fëmijës. Ju lutemi të kini parasysh se, po të mos jeni në gjendje të siguroni një formë të pranueshme të dëshmisë së adresës, aplikacioni juaj mund të bëhet i pavlefshëm dhe oferta për vend mund të anulohet. Forma të pranueshme si dëshmi adrese janë si vijon: Faturë e tatimeve bashkiake (Council Tax), kontratë qiramarrje nga Këshilli bashkiak/Shoqata e Banesave (Council/Housing Association), njoftim/librezë e Përfitimeve për Fëmijë (Child Benefit). Dëshmitë e dhëna duhet të kenë një datë jo më të hershme se gjashtë muaj nga data e shkrimit në letër. Forma të pranueshme si dëshmi datëlindjeje janë si vijon: certifikatë lindjeje, pasaportë, dokument imigracioni, njoftim/librezë e përfitimeve për fëmijë (ku tregohet datëlindja), certifikatë pagëzimi. Duhen paraqitur vetëm dokumente origjinale - fotokopjet nuk pranohen. Ju lutem kini parasysh se dhënia e informacioneve të rreme apo çorientuese me qëllim në formularin CAF, formularin shtesë të shkollave dhe/apo në informacione përforcuese, mund ta bëjë aplikacionin të pavlefshëm, ose të çojë në anulimin e ofertës për vend. LISTAT E PRITJES Emrat e aplikantëve do të përfshihen në listat e pritjes për shkollat që janë shënuar si më të parapëlqyera se ajo që është ofruar. Për shembull, nëse një fëmije i është ofruar shkolla e radhitur si preferencë e tretë, ai do të përfshihet në listën e pritjes për shkollat e vëna si preferencë e parë dhe dytë. Emrat e aplikantëve normalisht nuk do të përfshihen në listat e pritjes për shkollat që kanë qenë një preferencë më e ulët se sa ajo e ofruara. Shkolla ose Komisioni i Pranimeve i Westminsterit (për shkollat komunitare) mund gjithashtu t'ju kontaktojë për të konfirmuar nëse dëshironi të mbeteni në listën e pritjes për ndonjë shkollë në veçanti. Të gjitha vendet në listën e pritjes janë radhitur në përputhje me kriteret e pranimit siç janë bërë të njohura për secilën shkollë dhe do t'u ofrohen fëmijëve sapo të ketë vende të lira. Pas datës së ofertave fillestare me 8 maj 2007, Komisioni i Pranimeve do të ofrojë ato vende që lirohen në shkollat komunitare dhe në shkollat me fonde vullnetare drejtuesit e shkollave do të vendosin se kujt do t'i ofrohen vendet e liruara në vijim, në përputhje me kriteret e publikuara të pranimit dhe sipas radhitjes në listat e pritjes. Nëse hasni vështirësi në gjetjen e një vendi në klasë pritëse për fëmijën tuaj, kontaktoni me Komisionin e Pranimeve në numrin 020 7641 1817 për ndihmë. APLIKACIONET E MARRA MBAS DATËS SË MBYLLJES ME 28 SHKURT 2007 Nëse aplikoni për një vend në klasë pritëse pas datës së publikuar të mbylljes, aplikacioni juaj do të merret në konsiderim vetëm pas datës së ofertave me 8 maj 2007. Më pas emri i fëmijës do t'i shtohet listës së pritjes së bashku me aplikantët e

pasuksesshëm që janë konsideruar në ciklin fillestar të përcaktimeve të vendeve. Shikoni më sipër se si funksionojnë listat e pritjes. Nëse jeni të interesuar në një shkollë me fonde vullnetare, duhet të kontaktoni shkollën/shkollat drejtpërdrejt për të bërë aplikimin. Nëse jeni të interesuar për një shkollë komunitare, ju lutemi të kontaktoni Komisionin e Pranimeve në 020 7641 1817 që do të punojë bashkarisht me shkollat komunitare për të administruar listat e tyre të pritjes deri në janar. SI TË APELONI NDAJ VENDIMEVE PËR PRANIME Nëse nuk ka qenë e mundur t’i ofrohej një vend fëmijës në shkollën tuaj të parapëlqyer, me ligj keni të drejtë të apeloni tek një juri të pavarur apelesh. Hollësitë e të drejtës suaj për apel do të përfshihen në letrën e dërguar nga shkolla (ose nga Këshilli bashkiak në rastin e shkollave komunitare). Që prej shtatorit 2001, me përjashtim të disa rasteve të kufizuara, klasat e të vegjëlve (që janë klasa pritëse, e parë dhe e dytë) nuk janë të lejuara me ligj të mbajnë më shumë se 30 nxënës nëse klasa ka vetëm një mësues. Pushteti i jurive të apeleve për të përkrahur apelet në të tilla rrethana është tepër e kufizuar. Ata do të jenë të aftë të përkrahin apelin tuaj vetëm nëse e konsiderojnë vendimin për t'i refuzuar vendin fëmijës suaj si të paarsyeshëm nga ana ligjore apo nëse është bërë një gabim në zbatimin e masave të pranimeve shkollore që nuk lejoi ofrimin e vendit për fëmijën tuaj. Ju lutemi vini re se nuk ka të drejtë zyrtare për apel për sa u përket pranimeve në kopshte apo klasa-kopshti. Informacion më i hollësishëm rreth apelimeve disponohet nga Komisioni i Pranimeve në numrin 020 761 1817. Udhëzime do të jepen edhe në formularin e apelimit nëse vendosni ta ushtroni këtë të drejtë.

Kriteret e Pranimit PRANIMET NË SHKOLLAT KOMUNITARE TË WESTMINSTERIT Informacioni mbi çdo shkollë tregon se sa fëmijë do jenë në gjendje të regjistrohen çdo vit. Kjo shifër i referohet numrit të fëmijëve që mund të jenë në klasë pritëse deri në semestrin e pranverës. Nëse një shkollë merr më shumë kërkesa se sa ka vende, vendet do t'u jepen më parë fëmijëve me dëftesë nevojash të posaçme arsimore që e kanë zgjedhur shkollën me miratim nga Autoriteti Vendor i Westminsterit, dhe më pas sipas radhës vijuese të parësisë:

1) Fëmijë që janë nën kujdesin publik 2) Fëmijë me nevoja mjekësore, shoqërore e të tjera, që mund të plotësohen më

mirë në shkollën në fjalë se sa në ndonjë shkollë tjetër (vendimi merret në konsultim me Kryetarin e Shkollave në secilin rast)

3) Fëmijë që kanë një fëmijë nga familja në shkollë në kohën e pranimit. Një fëmijë

nga familja përkufizohet si motër apo vëlla, gjysmë-motër apo vëlla, ose vëlla apo motër i gjetur nga martesa, që banon në të njëjtën adresë. Ju lutem vini re se parësia e motrës/vëllait zbatohet vetëm për fëmijët me motër/vëlla në të njëjtën shkollë nga klasa pritëse në të gjashtën në kohën e pranimit, por jo në kopësht.

4) Fëmijë për të cilët shkolla e zgjedhur është më e afërta fillore komunitare 5) Fëmijë për të cilët shkolla e zgjedhur nuk është më e afërta fillore komunitare. Brenda kategorive 4) dhe 5) si më lart, parësi do t’u jepet atyre fëmijëve që jetojnë më në afërsi të shkollës, matur me distancën më të shkurtër në ecje. Aplikacionet e bëra nën kriteret 1) dhe 2) do të konsiderohen vetëm nëse kanë të bashkangjitur në formularin e aplikacionit të Autoritetit Lokal ndonjë dëshmi mbështetëse nga një profesionist përkatës (p.sh. mjek apo punonjës social). Në rastin e klasave pritëse në shkollat Robinsfield, George Eliot dhe Hallfield Infant kjo parësi u jepet edhe aplikantëve të cilët kanë një motër apo vëlla që shkon përkatësisht në shkollat Barrow Hill, George Eliot ose Hallfield Junior. PRANIMET NË SHKOLLAT ME FONDE VULLNETARE Të gjitha shkollat me fonde vullnetare në bashkinë e Westminsterit kanë lidhje fetare, ose me Kishën Angleze, ose Katolike Romake, gjë e cila pasqyrohet në kriteret e pranimit të secilës shkollë. Të mëposhtmet janë disa udhëzime të përgjithshme rreth tipit të kritereve që mund të përdorin shkollat me fonde vullnetare në vendimmarrjen se cilët aplikantëve u duhet dhënë parësi. Ky është informacion i përgjithshëm dhe ka shumë rëndësi që, nëse po konsideroni të aplikoni në një shkollë me fonde vullnetare, t'i kërkoni shkollës një kopje të broshurës së saj, që të mund t’i shikoni masat e plota të pranimit për atë shkollë.

Në përgjithësi, kriteret e shkollave kishtare shpesh përfshijnë një shkallë parësie për aplikantët që sigurojnë dëshmi për të mëposhtmet: pjesëmarrje të rregullt në një kishë lokale. “Pjesëmarrja e rregullt” mund të

ndryshojë nga një shkollë te tjetra, por zakonisht do të thotë pjesëmarrje e përjavshme apo e përmuajshme.

vërtetim pagëzimi, fëmijë që janë nën kujdesin publik fëmijë nga komunat fqinje, fëmijë nga komuniteti më i gjerë i krishterë fëmijë nga fe të tjera të botës fëmijë të tjerë; shpesh parësi do t’u jepet atyre fëmijëve që jetojnë më në afërsi të

shkollës. Shkollat individuale ndryshojnë në dhënien e ndonjë shkalle parësie për fëmijët që kanë vëllezër apo motra që ndjekin atë shkollë. Disa shkolla me fonde vullnetare (kishtare) nuk përfshijnë ndonjë parësi për fëmijë të familjes në masat e tyre. Në rastet kur prindërit po kërkojnë një vend për fëmijën në bazë të përkushtimit ndaj besimit të krishterë apo besimi tjetër, prindërit pritet të marrin ndonjë lloj dëshmie me shkrim (të përcaktuar nga shkolla) nga prifti apo udhëheqësi i tyre fetar. Në raste shumë të veçanta, disa shkolla mund t’u japin parësi fëmijëve me nevoja mjekësore apo shoqërore për të ndjekur pikërisht atë shkollë. Prindërit duhet të kenë parasysh se kjo zakonisht do të thotë se prej tyre pritet të tregojnë se kanë arsye shumë të forta të kërkojnë që fëmija të futet pikërisht në atë shkollë. Kjo do të duhet të mbështetet nga një letër prej mjekut, punonjësit social apo personi tjetër profesionist, në kohën kur prindi bën aplikimin. Prindërit fëmijët e të cilëve janë pranuar në një shkollë fillore me fonde vullnetare (kishtare) duhet të kenë parasysh se futja në një shkollë të tillë nuk jep gjithmonë parësi në transferim tek një shkollë e mesme e të njëjtit besim fetar në moshën 11 vjeç.

DATAT KRYESORE Shtator 2006 Broshura e Westminsterit "Nisja e Shkollës” ,

formulari i përbashkët i aplikacionit dhe shënimet udhëzuese disponohen nga Zyrat e Shërbimeve Publike, bibliotekat, shkollat si dhe nëpërmjet postës. Prindërit e fëmijëve të lindur mes datës 1 shtator 2002 dhe 31 gusht 2003 duhet të fillojnë të aplikojnë për vende në klasa pritëse.

28 shkurt 2007 Data e mbylljes për aplikimet

8 maj 2007 Dita e ofertave të përbashkëta. Këshilli Bashkiak i Westminsterit do t’ju dërgojë një letër ku ju bën të ditur rezultatin e aplikacionit.

9 maj 2007 Ata që kanë aplikuar në internet do të kenë mundësinë të shikojnë rezultatin e aplikacionit të tyre nga data 9 maj 2007.

21 maj 2007 Aplikantët që kanë pasur sukses duhet të kthejnë letrën e pranimit nëpër shkolla.

9 Maj 2007 e më tej Vendet e lira do të mbushen nga listat e pritjes së shkollave. Për prindërit që dëshirojnë të apelojnë do të organizohen seanca apelimesh.

NISJA E SHKOLLËS Pasi të keni pranuar një vend, do t’ju duhet të merrni gjithë masat e nevojshme që fëmija të nisë shkollën, siç janë nënshkrimi i marrëveshjes prindërore apo pjesëmarrja në seancat për prindër. Shkolla do t’ju tregojë se ç’duhet të bëni. Në rast ndryshimi të adresës gjatë procesit të aplikimit, duhet të njoftoni shkollën që të mund të lidhet me ju po qe se ka nevojë. Nëse fëmija shkon në kopësht, bëjani të ditur kopshtit apo shkollës se tek cilat shkolla fillore keni aplikuar dhe, pasi të keni marrë vesh rezultatin e aplikacionit tuaj, tregojini se për cilën shkollë fillore vendosët. PËRKUSHTIM DHE PËRKRAHJE Kur fëmija nis kopshtin apo shkollën fillore, shkolla pret nga ju të tregoni përkushtim ndaj arsimimit të fëmijës suaj gjatë gjithë kohës në shkollë dhe të përforconi përkrahjen për vlerat dhe besimet e parashtruara nga shkolla.

KOPSHTET DHE SHKOLLAT FILLORE TË WESTMINSTERIT Shkurtimet Kodet e metrosë: B = Bakerloo C = Central D = District H = Hammersmith and City J = Jubilee M = Metropolitan N = Northern O = Circle P = Piccadilly V = Victoria Llojet e kodeve të Shkollave: Beacon Status (Status Sinjalizues) CE = Church of England (Kisha Angleze) EYE = Early Years Unit (Njësi e Viteve Parashkollore) ER = Early Reception (Klasë pritëse) FTE = Full Time Equivalent (Barasvlershëm me Kohë të Plotë) N = Nursery Class (Klasë kopshti) i = Infant School (Shkollë për të Mitur) J = Junior School (Shkollë për Fëmijë) RC = Roman Catholic (Katolike Romake)

KOPSHTET DOROTHY GARDNER NURSERY CENTRE Adresa: 293 Shirland Road, W9 3JY Tel: 020 7641 5870 Drejtoresha e Përkohshme e qendrës: Maggie Ross Metroja: Queen’s Park (B) Kjo qendër drejtohet në bashkëpunim me Shërbimet për Fëmijë dhe ofron përkujdesje dhe arsimim të integruar. MARY PATERSON NURSERY SCHOOL Adresa: 13 Riverton Close, (off Ashmore Road) W9 3DS Tel: 020 7641 5804 Drejtoreshë: Znj. S. Gambol Metroja: Queen’s Park (B)

PORTMAN EARLY CHILDHOOD CENTRE Adresa: 12–18 Salisbury Street, NW8 8DE Tel: 020 7641 5435 Drejtoreshë: Znj. J. White Metroja: Edgware Road (B) Qendra, e cila drejtohet në bashkëpunim me Shërbimet për Fëmijë dhe Church Street Sure Start, ofron përkujdesje të integruar dhe shërbime përkrahëse arsimore dhe familjare për fëmijët dhe familjet e tyre. TACHBROOK NURSERY SCHOOL Adresa: Aylesford Street, SW1V 3RT Tel: 020 7641 8725 Drejtoreshë: Znj. T. Robson Metroja: Pimlico (V)

SHKOLLAT FILLORE ALL SOULS’ CE (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: Foley Street, W1W 7JJ Tel: 020 7641 4707 Faks: 020 7641 4703 Faqja e internetit: www.allsouls.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtoreshë e Përkohshme: Alix Ascough Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 218 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 20 me Kohë të Plotë 11 me Kohë të Pjesshme Metroja më e afërt: Goodge Street (N) Warren Street (N, V) All Souls e ka vendndodhjen mes Regent Street, Oxford Street dhe Tottenham Court Road. Më shumë parësi u jepet pjesëtarëve të Kishës lokale Anglikane, dhe më pas pjesëtarëve të Kishave të tjera të krishtere të zonës. Një farë parësie u jepet fëmijëve me motra apo vëllezër që shkojnë në këtë shkollë, si dhe nxënësve të kopshtit të kësaj shkolle. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 54 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën fillestare të ofertave vendet iu ofruan pesë fëmijëve prindërit e të cilëve ishin pjesëtarë të përkushtuar dhe besimtarë të rregullt të kishës All Souls dhe një fëmije prindi i të cilit është një pjesëtar i përkushtuar dhe pjesëmarrës i rregullt i një kishe tjetër lokale. Trembëdhjetë vende iu ofruan fëmijëve që kishin vëllezër/motra në këtë shkollë, gjashtë vende fëmijëve të tjerë që shkonin në kopshtin e shkollës dhe pjesa tjetër e vendeve u ofruan në bazë të afërsisë së banesave me shkollën.

NJË AKADEMI E RE NE VERI TË WESTMINSTERIT Planet kanë ecur shumë përpara për hapjen e një shkollë për të vegjël në Penfold Street, NW8, në shtator 2007. Shkolla, e cila do ta këtë vendndodhjen në sheshin e ish-Shkollës North Westminster Community , do të jetë pjesë e një Akademie të re për të gjitha moshat (3-19). Akademia do të ketë dy cikle studimi dhe do të ndërtohet sipas një modeli të shkollave-brenda-shkollash. Shkolla për të vegjlit planifikon të pranojë deri në 60 fëmijë në klasën pritëse për vitin shkollor 2007/2008. Pasi të kenë përfunduar vendimet në lidhje me hapjen e shkollës, aplikantëve do t’u duhet të aplikojnë me anë të Formularit Të Aplikacionit të Përbashkët për Westminsterin. Shkolla e re do të japë mundësi të reja emocionuese për fëmijët vendas dhe për komunitetin dhe të dhënat e plota do të bëhen gati nga fundi i shtatorit 2006. Deri atëherë ne rekomandojmë që prindërit/kujdestaret që kanë dëshirë të marrin në konsideratë aplikimin për një vend në Akademi duhet ta shtyjnë dërgimin e formularit të tyre të aplikacionit deri në fund të shtatorit 2006. Shtyrja e dërgimit të aplikacionit nuk do të ndikojë në të drejtën tuaj të aplikimit për vende në ndonjë nga shkollat e tjera pasi nuk fitohet asnjë avantazh nga dërgimi sa më herët i aplikacionit.

BARROW HILL JUNIOR (SHKOLLË KOMUNITARE) J Adresa: Bridgeman Street, NW8 7AL Tel: 020 7641 5005 Faks: 020 7641 5014 Faqja e internetit: www.barrow-hill.westminster.lgfl.net Post-el: [email protected] Drejtor: Michael Matthews Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 222 Numri i Pranimit për në klasën e 3-të 2007/08 : 60 Metroja më e afërt: St John’s Wood (J) Barrow Hill gjendet në St John’s Wood, disa minuta distancë në ecje nga Regent’s Park. Fëmijët pranohen nga fillimi i Ciklit të 2-të, që është në shtatorin që pason ditëlindjen e tyre të shtatë. Kriteret e pranimit janë siç është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare, por parësi më e madhe u jepet fëmijëve të regjistruar në shkollën Robinsfield Infant, dhe parësia e fëmijëve të familjes përfshin fëmijë me një motër a vëlla në Robinsfield Infant School.

BURDETT COUTTS AND TOWNSHEND FOUNDATION CE (ME NDIHMA VULLNETARE) N I J Adresa: Rochester Street, SW1P 2QQ Tel: 020 7641 5930 Faks: 020 7641 6386 Faqja e internetit: www.burdettcoutts.westminster.lgfl.net Post-el: [email protected] Drejtor: Pastor John Hicks Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 352 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 54 Vende në kopësht: 13 me Kohë të Plotë 24 me Kohë të Pjesshme (25 F.T.E.) Metroja më e afërt: St James’s Park (D, O) Victoria (V, D, O) Më shumë parësi u jepet fëmijëve të besimtarëve të rregullt në St Stephen and St John Westminster, dhe më pas fëmijëve nga familje besimtarësh të rregullt të krishterë që jetojnë në këtë komunë apo disa të tjera rreth e rrotull. Një farë parësie i jepet vëllezërve dhe motrave, dhe më pas aplikantët e tjerë merren në konsiderim për vendet e mbetura. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 148 aplikacione deri ditën e mbylljes. Kriteret më të cilat u pranuan aplikantët e suksesshëm ishin si vijon: 14 fëmijëve iu ofrua vend si besimtarë të rregullt të St Stephen and St John Westminster, dhe 19 vende iu ofruan fëmijëve me vëllezër/motra në këtë shkollë. 21 aplikantët e tjerë që patën sukses jetonin më në afërsi të shkollës.

CHRIST CHURCH BENTINCK CE (ME NDIHMA VULLNETARE) N I J Adresa: Cosway Street, NW1 5NS Tel: 020 7641 4135 Faks: 020 7641 5442 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Sandra Tyrrell Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 295 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 40 me Kohë të Pjesshme (20 FTE) Metroja më e afërt: Marylebone (B), Edgware Road (B, H, C, O) Shkolla është në afërsi të stacioneve Marylebone dhe Edgware Rd dhe gjendet brenda Komunës St Paul’s Church, Rossmore Road. Më parësi u jepet pjesëtarëve të rregullt të Kishës Angleze me banim në këtë komunë dhe fëmijëve me motra/vëllezër në këtë shkollë, dhe më pas atyre që jetojnë në afërsi të komunës. Për vendet e mbetura merren në konsiderim aplikacionet nga familje me besime të tjera fetare nga bota apo pa besime, që kanë prindër mirëdashës ndaj synimeve dhe ideve të shkollave të Kishës Angleze. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 90 aplikacione deri ditën e mbylljes. 2 vende iu ofruan fëmijëve me nevoja të posaçme arsimore; 24 iu dhanë vëllezërve apo motrave të nxënësve të regjistruar në shkollë; 4 vende iu lanë fëmijëve nga familje me besime fetare të tjera të botes apo pa besime, me prindër që ishin mirëdashës ndaj ideve të shkollës.

CHURCHILL GARDENS (SHKOLLË KOMUNITARE) N I J Adresa: Ranelagh Road, SW1 3EU Tel: 020 7641 5935 Faks: 020 7641 6388 Faqja e internetit: http://website.churchillgardens.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtor: Stephen Pye Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 278 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 20 me Kohë të Plotë 20 me Kohë të Pjesshme (30 F.T.E.) Metroja më e afërt: Pimlico (V) Churchill Gardens gjendet në Pimlico, pranë Churchill Gardens Estate dhe Shkollës së Mesme Pimlico. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare. Fëmijët pranohen në klasën pritëse ose në shtator, ose në janar, në varësi nga data kur mbushin 5 vjeç. Shkolla ka një qendër lojërash pas-shkollore. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 109 aplikacione deri ditën e mbylljes. Njëzet vende iu dhanë fëmijëve me motra po vëllezër të regjistruar te kjo shkollë, një vend iu ofrua një fëmije me parësi të veçantë mjekësore apo shoqërore dhe nëntë vendet e mbetura iu dhanë fëmijëve për të cilët kjo ishte shkolla më e afërt komunitare. Largësia më e madhe ku jetonte një fëmijë, që iu dha një vend, për të cilin shkolla ishte më e afërta komunitare, ishte 690 metra.

EDWARD WILSON (SHKOLLË KOMUNITARE) N I J Adresa: Senior Street, W2 5TL Tel: 020 7641 4303 Faks: 020 7641 4317 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Debra Okitikpi Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 413 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 56 Vende në kopësht: 40 me Kohë të Plotë 20 me Kohë të Pjesshme (50 F.T.E.) Metroja më e afërt: Royal Oak (H) Edward Wilson ndodhet në krah të Harrow Road dhe Westway, në afërsi të librarisë Maida Vale dhe Little Venice. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare. Fëmijët pranohen në klasën pritëse ose në shtator, ose në janar, në varësi nga data kur mbushin 5 vjeç. Shkolla ka një qendër lojërash pas-shkollore dhe kushte për fëmijë me shikim të dëmtuar. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 146 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën fillestare, nën masat e bashkërenduara prej Westminsterit, të gjithë aplikantëve iu ofrua një vend në këtë shkollë ose në një shkollë për të cilën kishin shprehur më shumë parapëlqim.

ESSENDINE (SHKOLLË KOMUNITARE) N I J Adresa: Essendine Road, W9 2LR Tel: 020 7641 4382 Faks: 020 7641 4316 Faqja e internetit: www.essendine.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtor: Ken Battye Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 495 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 60 Vende në kopësht: 30 me Kohë të Plotë 45 me Kohë të Pjesshme Metroja më e afërt: Maida Vale (B) Essendine ndodhet në afërsi të Paddington Recreation Ground dhe librarisë Maida Vale. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare. Fëmijët pranohen në klasën pritëse ose në shtator, ose në janar, në varësi nga data kur mbushin 5 vjeç. Shkolla ka një qendër lojërash pas-shkollore. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 198 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, 33 vende iu caktuan fëmijëve me vëllezër apo motra të regjistruar te kjo shkollë, një vend iu ofrua një fëmije me parësi të veçantë shoqërore apo mjekësore. 26 vendet e mbetura iu dhanë fëmijëve për të cilët kjo ishte shkolla më e afërt komunitare. Largësia më e madhe ku jetonte një fëmijë, që iu dha një vend, për të cilin kjo ishte shkolla më e afërt komunitare, ishte 740 metra.

GATEWAY (SHKOLLË KOMUNITARE) N I J Adresa: Capland Street, NW8 8LN Tel: 020 7641 4160 Faks: 020 7641 5466 Faqja e internetit: www.gatewayprimary.co.uk Post-el: [email protected] Drejtor: Keith Duggan Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 535 Numri i Pranimit për në Kasën Pritëse 2007/08: 90 Vende në kopësht: 30 me Kohë të Plotë 45 me Kohë të Pjesshme Metroja më e afërt: Marylebone (B), Edgware Road (B, M D, O) Gateway ndodhet në Lisson Grove në zonën në kufi të Edgware Road dhe St John’s Wood Road. Regent’s Park ndodhet në afërsi. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare. Fëmijët pranohen në klasën pritëse në shtator dhe janar. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 236 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, 38 vende iu caktuan fëmijëve me vëllezër apo motra të regjistruar te kjo shkollë dhe 52 vendet e mbetura iu ofruan fëmijëve për të cilët kjo ishte shkolla më e afërt komunitare. Largësia më e madhe ku jetonte një fëmijë, të cilit iu dha një vend, për të cilin shkolla ishte më e afërta komunitare, ishte 590 metra.

GEORGE ELIOT INFANT (SHKOLLË KOMUNITARE) N I Adresa: Marlborough Hill, NW8 0NH Tel: 020 7722 2000 Faks: 020 7586 0405 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Erika James Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 214 Numri i Pranimit për në Kasën Pritëse 2007/08: 60 Vende në kopësht: 50 me Kohë të Pjesshme (25 FTE) Metroja më e afërt: Swiss Cottage (J), St John’s Wood (J) Shkolla George Eliot Infant gjendet në krah të Finchley Road, në krah të shkollës George Eliot Junior dhe pranë Shkollës së Mesme Quintin Kynaston. Hyrja kryesore e shkollës është në Boundary Road. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin bashkiak për të gjitha shkollat komunitare, por parësi u jepet edhe fëmijëve me vëllezër apo motra në shkollën George Eliot Junior. Fëmijët pranohen në klasën pritëse në shtator ose në janar, në varësi nga data kur mbushin 5 vjeç. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 128 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, 29 vende iu caktuan fëmijëve me vëllezër apo motra të regjistruar në shkollë (ose në shkollën George Eliot Junior) dhe 31 vendet e mbetura iu ofruan fëmijëve për të cilët kjo ishte shkolla më e afërt komunitare. Largësia më e madhe ku jetonte një fëmijë, që iu dha një vend, për të cilin shkolla ishte më e afërta komunitare, ishte 1.64 kilometra.

GEORGE ELIOT JUNIOR (SHKOLLË KOMUNITARE) N I Adresa: Marlborough Hill, NW8 0NH Tel: 020 7722 6870 Faks: 020 7483 0239 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Beatrix Simpson Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 219 Numri i Pranimit për në Kasën e 3-të 2007/08 : 60 Metroja më e afërt: Swiss Cottage (J), St John’s Wood (J) Shkolla George Eliot Infant gjendet në krah të Finchley Road, në krah të shkollës George Eliot Infant dhe pranë Shkollës së Mesme Quintin Kynaston. Fëmijët pranohen nga fillimi i klasë së 3-të, që domethënë në shtatorin që pason ditëlindjen e tyre të shtatë. Kriteret e pranimit janë siç është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare, por parësi më e madhe u jepet fëmijëve të regjistruar në shkollën George Eliot Infant , dhe parësia e fëmijëve të familjes përfshin fëmijë me një motër a vëlla në shkollën George Eliot Infant.

HALLFIELD INFANT (SHKOLLË KOMUNITARE) N I Adresa: Hallfield Estate, W2 6JJ Tel: 020 7641 6235 Faks: 020 7641 6236 Faqja e internetit: www.hallfield-inf.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtor: Philip Eaton Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 358 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 90 Vende në kopësht: 48 me Kohë të Plotë 60 me Kohë të Pjesshme (78 F.T.E.) Metroja më e afërt: Bayswater (D, O) Queensway (C) Royal Oak (M) Shkolla Hallfield Infant ndodhet në Bayswater, në krah të shkollës Hallfield Junior. Libraria Paddington gjendet në afërsi. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin bashkiak për të gjitha shkollat komunitare, por parësi u jepet edhe fëmijëve me vëllezër apo motra në shkollën Hallfield Junior. Fëmijët pranohen në shtator ose në janar, në varësi nga data kur mbushin 5 vjeç. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 178 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, 2 vende iu caktuan fëmijëve me një nevojë të veçantë shoqërore apo mjekësore për t'u futur në këtë shkollë dhe 42 vende iu ofruan fëmijëve me një vëlla apo motër të regjistruar te kjo shkollë. Njëzet vende iu dhanë fëmijëve për të cilët kjo ishte shkolla më e afërt komunitare, dhe 26 vendet e mbetura u ndanë në bazë të afërsisë së banesave me shkollën. Largësia më e madhe ku jetonte një fëmijë, që iu ofrua vend në bazë të kriterit për distancë, ishte 2.75 kilometra nga shkolla.

HALLFIELD JUNIOR (SHKOLLË KOMUNITARE) J Adresa: Hallfield Estate, W2 6JJ Tel: 020 7641 6230 Faks: 020 7641 6231 Faqja e internetit: www.hallfield-jun.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Judith Grigg Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 337 Numri i Pranimit për në klasën e 3-të 2007/08 : 90 Metroja më e afërt: Bayswater (D, O) Queensway (C) Royal Oak (M) Shkolla Hallfield Junior ndodhet në Bayswater, në krah të shkollës Hallfield Infant. Libraria Paddington gjendet në afërsi. Kriteret e pranimit janë siç është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare, por parësi më e madhe u jepet fëmijëve të regjistruar në Hallfield Infant School, dhe parësia e fëmijëve të familjes përfshin fëmijë me një motër a vëlla në Hallfield Infant School. Fëmijët pranohen nga fillimi i Ciklit të 2-të, që është në shtatorin që pason datën kur mbushin shtatë vjeç.

HAMPDEN GURNEY CE (ME FONDE VULLNETARE) N I J BEACON STATUS Adresa: Nutford Close, W1H 5HA Tel: 020 7641 4195 Faks: 020 7641 5468 Faqja e internetit: www.hampdengurneyschool.co.uk Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Evelyn Chua Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 219 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 30 me Kohë të Plotë Metroja më e afërt: Marble Arch (C) Edgware Road (B, D, M, O) Më shumë parësi u jepet të krishterëve që jetojnë në Famullinë Annunciation dhe shkojnë rregullisht në meshë. Një farë parësie u jepet edhe besimtarëve të rregullt të krishterë që jetojnë në zona të tjera, si dhe pjesëtarëve të pagëzuar anglikanë dhe Bashkësive të tjera të krishtere. Aplikantët me një fëmijë të familjes në shkollë, dhe ata prindërit e të cilëve dëshirojnë t’u japin një shkollim të krishterë, fitojnë një farë parësie nëse ka vende të mbetura. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 129 aplikacione deri ditën e mbylljes. Një vend iu rezervua një fëmije me Dëftesë Nevojash Arsimore të Posaçme. Në përputhje me kriteret e pranimit të shkollës, vendet e mbetura u ofruan si vijon: dy vende për familje të Kishës Angleze që marrin pjesë në kishën e komunës; 19 vende për familje të Kishës Angleze me banim në komunë duke përfshirë këtu edhe shtatë familje me motra/vëllezër te kjo shkollë; dy vende për familje te Kishës Angleze që shkojnë në kisha jashtë komunës dhe gjashtë vende iu ofruan të krishterëve të pagëzuar apo të tjerë.

MILLBANK (SHKOLLË KOMUNITARE) N I J Adresa: Erasmus Street, SW1P 4HR Tel: 020 7641 5945 Faks: 020 7641 5946 Faqja e internetit: www.millbank.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Alyson Russen Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 275 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 45 Vende në kopësht: 25 me Kohë të Plotë Metroja më e afërt: Pimlico (V) Shkolla Millbank ndodhet pranë Tate Gallery dhe Grosvenor Estate. Shkolla e Mesme Pimlico gjendet në afërsi. Shkolla ka një klub mëngjesor, një qendër lojërash pas-shkollore dhe është pajisur anekënd me një sistem tingullor për ata me dëgjim të dëmtuar. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare. Fëmijët pranohen në shtator ose në janar, në varësi nga data kur mbushin 5 vjeç. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 118 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, një vend iu caktua një fëmijë me një nevojë të veçantë shoqërore apo mjekësore për t'u futur në këtë shkollë dhe 22 vende iu ofruan fëmijëve me një vëlla apo motër të regjistruar te kjo shkollë. Shtatëmbëdhjetë vende iu dhanë fëmijëve për të cilët kjo ishte shkolla më e afërt komunitare, dhe pesë vendet e mbetura u ndanë në bazë të afërsisë së banesave me shkollën. Largësia më e madhe ku jetonte një fëmijë, që iu ofrua vend në bazë të kriterit për distancë, ishte 1.02 kilometra nga shkolla.

OUR LADY OF DOLOURS RC (ME FONDE VULLNETARE) N i J Beacon School Adresa: 19 Cirencester Street, W2 5SR Tel: 020 7641 4326 Faks: 020 7641 4389 Faqja e internetit: www.ourladydolours.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Mary Wilson Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 332 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 45 Vende në kopësht: 32 me Kohë të Plotë Metroja më e afërt: Royal Oak (H) Our Lady of Dolours është vendosur në krah të Harrow Road kishat e komunës dhe u jep parësi fëmijëve me pagëzim të krishtere që marrin pjesë në famullitë kishtare Our Lady of Sorrows, Our Lady of Lourdes dhe St. Vincent de Paul. Më pas parësi u jepet fëmijëve me pagëzim të krishterë nga famulli të tjera. Më pas merren në konsiderim fëmijë nga familja dhe pasohen nga fëmijët e pagëzuar si të krishterë në zonën lokale. Fëmijët që pranohen për Klasën Pritëse fillojnë në shtator, por gjithsesi, pas konsultimit me prindërit, në disa rrethana, merret në konsiderim edhe fillimi në janar. Shkolla ka dy klasa pritëse dhe secila ka një mësues dhe një edukatore të kualifikuar. Shkolla ka një klub mëngjesor për fëmijë të moshave 5 e më lart. Për pranime në klasat pritëse për vitin 2006/07 pati 84 aplikacione. 17 vende iu dhanë fëmijëve me pagëzim të krishterë që marrin pjesë në Our Lady of Sorrow, Our Lady of Lourdes dhe St. Vincent de Paul dhe 13 vende iu dhanë fëmijëve me pagëzim të krishterë që marrin pjesë në famulli të tjera. 19 vende iu dhanë fëmijëve nga besime të tjera të krishtere dhe 5 vende iu dhanë fëmijëve nga besime të tjera fetare. Të gjithë fëmijët me vëllezër/motra në këtë shkollë zunë një vend në këtë cikël të pranimeve në klasën pritëse.

PADDINGTON GREEN (SHKOLLË KOMUNITARE) N I J Adresa: Park Place Villas, W2 1SP Tel: 020 7641 4122 Faks: 020 7641 4181 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Christine Elmer Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 388 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 60 Vende në kopësht: 35 me Kohë të Pjesshme (70 F.T.E) Metroja më e afërt: Warwick Avenue (B), Edgware Road (B, D, M, O) Shkolla Paddington Green ndodhet në kryqëzimin e Harrow Road me Edgware Road, ndërsa Paddington Station gjendet në afërsi. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare. Fëmijët pranohen në klasën pritëse në shtator dhe janar. Shkolla ka një qendër lojërash pas-shkollore. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 171 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën fillestare, nën masat e bashkërenduara prej Westminsterit, të gjithë aplikantëve iu ofrua një vend në këtë shkollë ose në një shkollë për të cilën kishin shprehur më shumë parapëlqim.

QUEEN’S PARK (SHKOLLË KOMUNITARE) N I J Adresa: Droop Street, W10 4DQ Tel: 020 7641 5860 Faks: 020 7641 5826 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Barbara Mayne Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 305 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 42 Vende në kopësht: 50 me kohë të Pjesshme (25 për sesion) Metroja më e afërt: Queen’s Park (B) Shkolla Fillore Queen’s Park ndodhet afër Harrow Road, pranë kufirit mes Westminsterit, Brentit dhe Kensingtonit & Çellsit. Libraria Queen’s Park ndodhet në afërsi. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare. Fëmijët pranohen në klasën pritëse në shtator dhe janar. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 110 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, 16 vende iu caktuan fëmijëve me vëllezër apo motra të regjistruar në shkollë dhe 15 vende iu caktuan fëmijëve për të cilët kjo ishte shkolla më e afërt komunitare. Vendet e mbetura u caktuan në bazë të afërsisë së banesave me shkollën deri në një largësi prej 2.63 kilometrash.

ROBINSFIELD INFANT (SHKOLLË KOMUNITARE) N I Adresa: Ordnance Hill, NW8 6PX Tel: 020 7641 5019 Faks: 020 7641 5035 Faqja e internetit: www.robinsfield.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtoreshë e Përkohshme: Jessica Bailey Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 245 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 60 Vende në kopësht: 16 me Kohë të Plotë 48 me Kohë të Pjesshme (40 FTE) Metroja më e afërt: St John’s Wood (J) Robinsfield gjendet në St John’s Wood mes Finchley Road dhe Primrose Hill, përkrah Regent’s Park. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin bashkiak për të gjitha shkollat komunitare, por parësi u jepet edhe fëmijëve me vëllezër apo motra në shkollën Barrow Hill Junior. Fëmijët pranohen në klasën pritëse në shtator dhe janar. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 201 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, 29 vende iu caktuan fëmijëve me vëllezër apo motra të regjistruar te kjo shkollë (ose në shkollën Barrow Hill Junior) dhe 21 vende iu caktuan fëmijëve për të cilët kjo ishte shkolla më e afërt komunitare. 10 vendet e mbetura u caktuan në bazë të afërsisë së banesave me shkollën deri në një largësi prej 1.02 kilometrash.

SOHO PARISH CE (ME NDIHMA VULLNETARE) EYU I J Adresa: 23 Great Windmill Street, W1D 7LF Tel: 020 7641 7311 Faks: 020 7641 7334 Faqja e internetit: www.soho-parish.westminster.lgfl.net Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Rachel Earnshaw Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 149 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 22 Vende në kopësht: 8 FTE. Metroja më e afërt: Piccadilly Circus (B, P) Zona më kryesore nën shërbimin e të cilës është kjo shkollë është Soho, në kufi të Charing Cross Road, Regent Street, Oxford Street dhe Avenue/China Town/Leicester Square. Parësi në pranime u jepet fëmijëve nga familjet e atyre që janë të regjistruar në këtë shkollë; më pas fëmijëve të tjerë u caktohen vendet në renditje të largësisë së shtëpisë nga shkolla. Shkolla ka një klub mëngjesor dhe një qendër lojërash pas-shkollore. Fëmijët nisin shkollën në shtatorin pas datës kur mbushin katër vjeç. Prindërit duhet të aplikojnë veçmas për vende në klasën pritëse në formularin e përbashkët të aplikacionit deri me 28 shkurt 2007. Me t'u ofruar vendi në klasën pritëse, në raste individuale merren disa masa që vendi i zënë të rezervohet, nëse duhet, deri kur fëmija të mbushë pesë vjeç. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 77 aplikacione deri ditën e mbylljes. 13 vende iu dhanë fëmijëve me vëllezër apo motra të regjistruar te kjo shkollë. 9 vendet e mbetura u caktuan në bazë të largësisë nga shtëpia në shkollë. Largësia më e madhe ku jeton një fëmijë të cilit iu ofrua një vend ishte 0.61 kilometra.

ST AUGUSTINE’S CE (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: Kilburn Park Road, NW6 5XA Tel: 020 7328 0221 Faks: 020 7372 0251 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Suzanne Parry Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 254 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 50 me Kohë të Pjesshme (25 FTE) Metroja më e afërt: Kilburn Park (B) Shkolla St Augustine pranon fëmijë vetëm në shtator, duke u dhënë parësi në radhë të parë pjesëmarrësve të rregullt të Kishës St' Augustine, Kilburn Park Road ose të kishave të tjera anglikane, së dyti pjesëmarrësve të rregullt të kishave të tjera të krishtere, së treti atyre me banim në komunitetin lokal të cilët shkojnë në kishën St Augustine apo kishë tjetër anglikane më pak se dy herë në muaj, dhe së treti atyre me banim në komunitetin lokal që shkojnë në kisha të tjera të krishtere më pak se dy herë në muaj. Më pas u jepet parësi familjeve me motra/vëllezër në shkollë, më tej vijnë pjesëmarrësit e rregullt në fe të tjera, dhe pastaj ata që banojnë më në afërsi të shkollës. Shkolla ka një qendër lojërash pas-shkollore. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 91 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në regjistrimet e shtatorit 2006, u pranua një fëmijë që merr rregullisht pjesë në kishën St Augustine, dy që ndjekin rregullisht kisha të tjera anglikane dhe dy që ndjekin rregullisht kisha të tjera të krishtere. Shtatë ishin motra/vëllezër dhe shtatë ishin pjesëmarrës të rregullt nga fe të tjera. 11 vendet e mbetura u caktuan në bazë të largësisë nga shkolla.

ST BARNABAS CE (ME FONDE VULLNETARE) ER I J Adresa: St Barnabas Street, Pimlico, SW1W 8PF Tel: 020 7641 4232 Faks: 020 7641 4229 Faqja e internetit: www.st-barnabas.westminster.lgfl.net Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Ann Townshend Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 137 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 23 Vende në kopësht: 50 me Kohë të Pjesshme (25 FTE) Metroja më e afërt: Sloane Square (D, O,) Victoria (V, D, O) Parësia kryesore i kushtohet fëmijëve nga ato familje që marrin pjesë rregullisht në kishën St Barnabas apo kisha të tjera anglikane në Dekanatin St Margaret. Pas kësaj, parësi u jepet fëmijëve me motra/vëllezër në këtë shkollë të cilët jetojnë në komunë, ose familjet e të cilëve ushtrojnë besime të tjera të krishtere ose u përkasin besimeve të tjera fetare. Shumica e fëmijëve që shkojnë në këtë shkollë banojnë brenda zonës. Shkolla është pajisur anekënd me sistem tingullor për ata me dëgjim të dëmtuar. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 31 aplikacione deri ditën e mbylljes. Dy vende iu dhanë fëmijëve që marrin pjesë rregullisht në kishën St Barnabas apo në kisha të tjera anglikane në Dekanatin St Margaret. Vende iu ofruan dhjetë fëmijëve me motra/vëllezër të regjistruar te kjo shkollë dhe 11 vende të tjera iu ofruan fëmijëve nga sekte apo besime të tjera të krishtere.

ST CLEMENT DANES CE (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: Drury Lane, WC2B 5SU Tel: 020 7641 6586 Faks: 020 7641 6556 Faqja e internetit: http://website.st-clementdanes.westminster.sch.uk/ Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Lena O’Sullivan Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 211 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 25 me Kohë të Plotë Metroja më e afërt: Holborn (C, P), Charing Cross (N, B) Parësia kryesore, pas konsultimit me Kryetarin e Drejtuesve dhe Autoritetin Lokal, u jepet fëmijëve nën përkujdesje publike që shfaqin nevojë për të shkuar në këtë shkollë. Ndërkohë që fëmijë nga besime të tjera fetare janë të mirëpritur, ata prindërit e të cilëve jetojnë brenda kufirit dhe falen rregullisht në kishën e Komunës (St Mary Le-Strand), do të kenë përparësi ndaj fëmijëve të tjerë. Pas kësaj, parësi u jepet motrave/vëllezërve ose fëmijëve që shkojnë në kopshtin e shkollës në kohën e aplikacionit. Shkolla ka një qendër lojërash pas-shkollore dhe kushte për fëmijë me shikim të dëmtuar. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 48 aplikacione deri ditën e mbylljes. Dymbëdhjetë vende iu dhanë fëmijëve me vëllezër/motra të regjistruar në shkollë. Shtatë vende iu dhanë fëmijëve që shkonin në kopshtin e shkollës dhe 11 vendet e mbetura iu caktuan fëmijëve të tjerë.

ST EDWARD’S RC (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: Lisson Grove, NW1 6LH Tel: 020 7723 5911 Nr. i faksit: 020 7723 5250 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Maureen Donnelly Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 429 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 60 Vende në kopësht: 20 me Kohë të Plotë 20 me Kohë të Pjesshme (30 FTE) Metroja më e afërt: Marylebone (B) Baker Street (B, J, M, O, H, C), Edgware Road (B, O, D, H) Shkolla St Edward pranon fëmijë në shtator dhe janar. Parësia kryesore u jepet fëmijëve nën Përkujdesje nga familje të krishtere. Parësi në radhë të parë u jepet fëmijëve me pagëzim të krishterë nga familje veprimtare të krishtere, me banim në Komunat Our Lady’s, St John’s Wood dhe Our Lady of the Rosary, Marylebone. Parësi në radhë të tretë kanë të pagëzuarit e krishterë nga familje veprimtare të krishtere, që jetojnë jashtë këtyre famullive, dhe më pas vijnë fëmijë të tjerë me pagëzim të krishterë. Ato vende që mbeten pastaj u caktohen të krishterëve nga sekte të tjera, fëmijëve të besimeve të tjera dhe më pas aplikantëve të tjerë. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 118 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, 43 vende iu caktuan familjeve katolike, katër për të krishterë nga sekte të tjera, dy iu dhanë fëmijëve të besimeve të tjera dhe dy aplikantëve të tjerë.

ST GABRIEL’S CE (ME FONDE VULLNETARE) IJ BS Adresa: Churchill Gardens, SW1V 3AG Tel: 020 7641 6300 Faks: 020 7641 6334 Faqja e internetit: www.st-gabriels.westminster.lgfl.net Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Sue McMahon Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 210 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Metroja më e afërt: Pimlico (V) Shkolla St Gabriel pranon deri në 30 fëmijë në secilën klasë vjetore, duke u dhënë parësi atyre familjeve që janë pjesëtare të përkushtuara dhe falen rregullisht në kishën St Gabriel apo në kisha të tjera anglikane, ose janë besimtarë të rregullt të ndonjë sekti tjetër të krishterë sipas përkufizimit nga Këshilli i Kishave për Britaninë dhe Irlandën. Parësi u jepet gjithashtu edhe motrave/vëllezërve. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 94 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, gjashtë vende iu dhanë familjeve që faleshin të paktën një herë në muaj në kisha të tjera të krishtere, tre vende iu caktuan të pagëzuarve anglikanë dhe dy vende iu caktuan të pagëzuarve të krishterë. Nëntë vende iu caktuan fëmijëve me motra apo vëllezër që aktualisht ishin të regjistruar në shkollë. Katër vende iu dhanë fëmijëve motrat/vëllezërit ose prindërit e të cilëve kanë ndjekur këtë shkollë më parë, dhe gjashtë vendete mbetura iu ofruan fëmijëve prindërit e të cilëve kishin dëshirë t'i regjistronin për shkak të besimit fetar.

ST GEORGE’S HANOVER SQUARE CE (ME FONDE VULLNETARE) IJ Adresa: South Street, W1K 2XH Tel: 020 7629 1196 Faks: 020 7641 4021 Faqja e internetit: www.sghs.westminster.lgfl.net Post-el: [email protected] Drejtor: Malcolm Lothian Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 204 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Metroja më e afërt: Marble Arch (C) Hyde Park Corner (P) Bond Street (C, J) Green Park (J, P, V) Parësi u jepet fëmijëve me prindër të përkushtuar të krishterë dhe që falen rregullisht te kisha St George, Hanover Square, W1 ose në kisha anglikane fqinje. U jepet gjithashtu parësi fëmijëve që kanë motra apo vëllezër të regjistruar në këtë shkollë dhe jetojnë brenda komunës. Shkolla është zakonisht e mbingarkuar me kërkesa dhe prindërve u rekomandohet të bëjnë aplikacione edhe nëpër shkolla të tjera. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 82 aplikacione deri ditën e mbylljes. Të gjithë aplikantët e suksesshëm kanë patur dëshmi për pjesëmarrje në kishë, ku tre vende iu ofruan fëmijëve me prindër të përkushtuar të krishterë dhe që falen të paktën çdo muaj në Kishën St George, Hanover Square ose Grosvenor Chapel. Dy vende iu ofruan fëmijëve që kanë një motër apo vëlla të regjistruar në këtë shkollë dhe me banim brenda territorit të komunës, kurse nëntë vende iu caktuan fëmijëve me një vëlla apo motër në këtë shkollë, me banim jashtë komunës. Njëmbëdhjetë vende iu ofruan fëmijëve me prindër besimtarë të rregullt të një kishe anglikane fqinjë, tre vende për fëmijë të besimeve të tjera të krishtere me banim brenda komunës dhe dy vendet e mbetura iu ofruan fëmijëve të sekteve të tjera të krishtere që jetojnë jashtë komunës.

ST JAMES’ AND ST MICHAEL’S CE (ME FONDE VULLNETARE) EYU I J Adresa: Craven Terrace, W2 3QD Tel: 020 7641 6218 Faks: 020 7641 6220 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Valerie De Angelis Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 178 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 25 Vende në kopësht: 25 me Kohë të Plotë Metroja më e afërt: Lancaster Gate (C) Paddington (D, O, B, H) Kriteret e shkollës u japin avantazh fëmijëve që ndjekin kishat St James’ Sussex Gardens dhe St John’s Hyde Park, dhe fëmijëve të tjerë të krishterë, dhe më pas u jepet një farë parësie motrave/vëllezërve. Në praktikë, shkolla merr fëmijë nga besime të shumta fetare dhe krenohet që është një shkollë komunitare. Shkolla ka një qendër lojërash pas-shkollore. Shkolla St James and St Michael ka një Njësi të Viteve Parashkollore të hapur kohët e fundit, të përbërë nga një klasë-kopshti dhe një klasë pritëse. Shkolla pranon fëmijë dy herë në vit, në shtator dhe janar. Fëmijët pranohen në kopësht në moshën 3 vjeç. Fëmijët pranohen në klasën pritëse në vitin shkollor në të cilin mbushin pesë. Çdo klasë ka një personel të përbërë nga një mësues, një edukatore dhe një ndihmës-mësues. Megjithëse shumica e fëmijëve lëvizin nga kopshti në klasën pritëse, nuk ka ndonjë të drejtë për t'u vepruar kështu automatikisht, prandaj prindërve do t'u duhet të bëjnë një aplikacion veçmas për klasën pritëse në formularin e përbashkët të aplikacionit brenda datës 28 shkurt 2007 si dhe të plotësojnë formularin shtesë të shkollës. Me t'u ofruar vendi në klasën pritëse, nëse kërkohet në raste individuale, merren disa masa që vendi i zënë të shtyhet deri kur fëmija të mbushë pesë. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 43 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën fillestare, nën masat e bashkërenduara prej Westminsterit, të gjithë aplikantëve iu ofrua një vend në këtë shkollë ose në një shkollë për të cilën kishin shprehur më shumë parapëlqim.

ST JOSEPH’S RC (ME FONDE VULLNETARE) N I J BEACON STATUS Adresa: Lanark Road, W9 1DF Tel: 020 7286 3518 Faks: 020 7286 2303 Faqja e internetit: www.st-josephs.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtor: Danny McDonald Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 324 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 44 Vende në kopësht: 40 me Kohë të Plotë Metroja më e afërt: Maida Vale (B) Parësia kryesore u jepet fëmijëve me pagëzim katolik me motra po vëllezër në këtë shkollë, por megjithatë, familjet që janë transferuar në një adresë jashtë kufijve që përmban marrëveshja, nuk është e thënë të konsiderohen në bazë të këtij kriteri. Mbas motrave/vëllezërve, parësi u jepet fëmijëve me pagëzim të krishterë që jetojnë në Komunën St John’s Wood, dhe më tej vijnë fëmijët me pagëzim të krishterë me banim brenda kufijve të zonës W9 të paracaktuar me marrëveshje. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 163 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare iu ofrua vend 22 fëmijëve katolikë me motra apo vëllezër në këtë shkollë, dhe më pas 22 fëmijëve të krishterë me banim në komunën St John's Wood dhe fëmijëve të krishterë brenda kufijve të zonës W9 të paracaktuar me marrëveshje. Nën konsiderime të veçanta, dy fëmijëve iu ofruan vende në tejkalim të numrit të pranimeve.

ST LUKE’S CE (ME FONDE VULLNETARE) I J Adresa: Fernhead Road, W9 3EJ Telefon: 020 7641 5855 Faks: 020 7286 2303 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Barbara Dunn Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 183 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 29 Metroja më e afërt: Queen’s Park (B) Shkolla është në shërbim të komunës St Luke, West Kilburn dhe kriteret e pranimit bazohen në fëmijët që jetojnë në rrethinat më të afërta. Ju lutemi kontaktoni shkollën për të dhënat e kësaj zone. Parësia kryesore i jepet fëmijëve prindërit e të cilëve falen rregullisht në një kishë anglikane, dhe më pas vijnë ata fëmijë që kanë prindër që falen rregullisht në kisha të besimeve të tjera të krishtere. Parësi u jepet pastaj atyre fëmijëve që kanë motra apo vëllezër në këtë shkollë, dhe më pas vijnë fëmijët që nuk përmbushin ndonjë nga kriteret e mëparshme, por jetojnë në afërsi të shkollës. Drejtuesit kanë të drejtë të caktojnë deri në tre vende sipas zgjedhjes së tyre për fëmijë me nevoja të dokumentuara mjekësore apo shoqërore, që do të përfitonin nga futja në këtë shkollë. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 46 aplikacione deri ditën e mbylljes. Gjashtë vende iu ofruan fëmijëve nga familje që falen në kisha anglikane ose kisha të sekteve të tjera dhe pesë vende iu caktuan fëmijëve me vëllezër/motra në këtë shkollë. Vendet e mbetura iu ofruan fëmijëve me banim në afërsi të shkollës.

ST MARY MAGDALENE CE (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: Rowington Close, Warwick Estate, W2 5TF Telefon: 020 7641 4388/4395 Faks: 020 7641 4327 Faqja e internetit: www.st-marymagdalene.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Denise Paramore Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 225 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 25 me Kohë të Plotë 10 me Kohë të Pjesshme (30 FTE) Metroja më e afërt: Royal Oak (H), Warwick Avenue (B) Shkolla ndodhet brenda komunës kishtare St Mary Magdalene, Paddington, dhe parësi u jepet fëmijëve që janë pjesëmarrës të rregullt në këtë kishë. Më pas parësi u jepet fëmijëve që kanë një vëlla apo motër në këtë shkollë, dhe në vijim janë fëmijët që jetojnë brenda komunës dhe që kanë prindër që falen rregullisht në kisha të tjera të krishtere. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 65 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, një vend iu caktua një fëmije me prindër që janë besimtarë të rregullt në kishën St Mary Magdalene, njëmbëdhjetë vende iu ofruan fëmijëve me motra apo vëllezër të regjistruar te kjo shkollë dhe tre vende iu ofruan fëmijëve me prindër besimtarë të rregullt në një kishë tjetër të krishterë dhe me banim në këtë komunë. Nga vendet e mbetura, një iu ofrua një fëmije prindërit e të cilit janë besimtarë të rregullt të një kishe tjetër dhe me banim brenda komunës, katër vende iu ofruan fëmijëve nga besime të tjera fetare që jetojnë në komunë dhe dhjetë vende iu ofruan fëmijëve të tjerë me banim në afërsi të shkollës.

ST MARY OF THE ANGELS RC (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: Shrewsbury Road, W2 5PR Tel: 020 7641 4482 Faks: 020 7641 4484 Faqja e internetit: http://website.st-maryangels.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Helen Connolly Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 340 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 45 Vende në kopësht: 32 me Kohë të Plotë Metroja më e afërt: Westbourne Park (H) Shkolla ndodhet në jug të Westway, në krah të Westbourne Park Road, në afërsi të metrosë dhe stacionit të trenit. Është ngritur në rrethina tërheqëse dhe moderne, në shërbim të Komunave St Mary of the Angels dhe Our Lady Queen of Heaven. Parësi u jepet gjithashtu edhe motrave/vëllezërve. Parësi për dhënien e vendeve kanë edhe të pagëzuarit katolike. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 97 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, 40 vende iu caktuan fëmijëve nga familje veprimtare katolike, dy vende iu ofruan fëmijëve të tjerë me një vëlla apo motër të regjistruar te kjo shkollë dhe tre vende u ofruan në bazë të afërsisë së banesave me shkollën.

ST MARY’S BRYANSTON SQUARE CE N I J (ME FONDE VULLNETARE) Adresa: Enford Street, W1H 1DL Telefon: 020 7641 4130 Faks: 020 7641 5438 Faqja e internetit: www.bryanston.net Post-el: [email protected] Drejtor: Peter Hadfield Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 230 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 12 me Kohë të Plotë 28 me kohë të Pjesshme (26 FTE) Metroja më e afërt: Marylebone (B) Shkolla gjendet në komunën St Mary’s Bryanston Square dhe St Mark’s Old Marylebone Road. Parësi u jepet veprimtareve të krishterë dhe të tjerëve që jetojnë në këtë komunë, dhe më pas vijnë veprimtarët e krishterë në zonën lokale. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 73 aplikacione deri ditën e mbylljes. Katërmbëdhjetë vende iu dhanë besimtarëve që ushtrojnë fenë e krishterë me banim në zonën lokale, dhjetë vende iu dhanë fëmijëve me banim në komunë dhe gjashtë vende iu ofruan fëmijëve nga besime të tjera fetare me banim në zonën lokale.

ST MATTHEW’S CE (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: 16–18 Old Pye Street, SW1P 2DG Tel: 020 7641 5110 Faks: 020 7641 5116 Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Nicola Cottier Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 178 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 26 F.T.E Metroja më e afërt: St James’s Park (D, O) Parësi u jepet fëmijëve me prindër besimtarë të rregullt të krishterë. Në veçanti, Drejtuesit u japin parësi fëmijëve me prindër besimtarë të rregullt të kishës së Komunës St Matthew’s, Westminster. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 64 aplikacione deri ditën e mbylljes. Vendet u caktuan sipas kritereve aktuale të publikuara të shkollës. Ju lutemi vini re se kriteret e pranimit kanë ndryshuar kohët e fundit për të përfshirë besimtarë të rregullt të krishterë me banim në këtë komunë. Për informacione të tjera më të hollësishme dhe për të marrë formularin e pranimit të vetë shkollës, ju lutemi kontaktoni shkollën.

ST PETER’S CHIPPENHAM MEWS CE (ME FONDE VULLNETARE) I J Adresa: Chippenham Mews, W9 2AN Tel: 020 7641 4385 Faks: 020 7641 4318 Faqja e internetit: http://website.st-peters.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Samantha Adcock Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 210 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Metroja më e afërt: Westbourne Park (H) Sipas kritereve të publikuara të shkollës, ajo ofron 18 vende në ciklin themeltar për familjet që sigurojnë vërtetime për përkushtim ndaj kishës së krishterë dhe 12 vende të hapura i ofrohen familjeve në komunitetin lokal. Të dhënat e plota mbi masat e pranimit të kësaj shkolle disponohen drejtpërdrejt nga shkolla. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 153 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, u ofruan 18 vende në ciklin themeltar – tre për fëmijë nga familje që marrin pjesë në kishën St Peter dhe që kanë motra/vëllezër te kjo shkollë, shtatë për fëmijë me familje që marrin pjesë në kishën St Peter por nuk kanë vëllezër/motra te kjo shkollë, pesë për fëmijë që shkojnë në një kishë tjetër të krishterë dhe kanë vëllezër/motra te kjo shkollë, dhe tre për fëmijë nga familje që marrin pjesë në një kishë tjetër të krishterë. U ofruan edhe 12 vend të hapura - të gjitha këto iu ofruan fëmijëve që kanë motra/vëllezër te kjo shkollë.

ST PETER’S EATON SQUARE CE (ME FONDE VULLNETARE) N i J Adresa: Lower Belgrave Street, SW1W 0NL Tel: 020 7641 4230 Faks: 020 7641 4235 Post-el: [email protected] Drejtor: John Wright Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 281 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 40 Vende në kopësht: 10 me Kohë të Plotë 40 me Kohë të Pjesshme (30 FTE) Metroja më e afërt: Victoria (V, O, D) Shkolla gjendet brenda Komunës St. Peter, Eaton Square. Parësi kanë fëmijët me motra/vëllezër te kjo shkollë, fëmijët e ish-nxënësve dhe fëmijët e bashkësisë (fetare). Avantazh kanë anglikanët e pagëzuar dhe besimtarë të rregullt , të renditur në përputhje me largësinë e vërtetuar të banesës nga shkolla, në vijim të të cilëve janë fëmijët nga besime të tjera të krishtere, të renditur sipas largësisë (siç është lartpërmendur). Nëse ka barazim në dhënien e vendit në ndonjë nga grupimet, kjo do të shqyrtohet sipas largësisë më të shkurtër në ecje nga shkolla. Jo-të-krishterët dhe fëmijë të tjerë të papagëzuar do të pranohen vetëm nëse fëmijëve me parësi më të mëdha (shikoni me lart) u është ofruar numri maksimal i vendeve të disponuara. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/7, ka patur 85 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, iu dhanë vende 17 fëmijëve me prindër pjesëmarrës në kishën St Peter, së bashku me 10 fëmijë që kishin vëllezër apo motra te kjo shkollë (ose me prindër apo vëllezër/motra që kanë qenë nxënës në të shkuarën). 8 vende iu ofruan anglikanëve të pagëzuar. 5 vendet e mbetura iu caktuan fëmijëve që ishin pagëzuar një kishë tjetër të krishterë. (Kishat Bashkarisht Në Britani & Irlandë)

ST SAVIOUR’S CE (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: Shirland Road, W9 2JD Tel: 020 7641 6414 Faks: 020 7641 4318 Faqja e internetit: www.stsaviourssch.com Post-el: [email protected] Drejtoreshë: Lindsey Woodford Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 237 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 30 me Kohë të Plotë Metroja më e afërt: Warwick Avenue (B) Parësi u jepet familjeve pjesëmarrëse në St Saviour’s and St Mary’s Paddington Green. Kriteret e pranimit në këtë shkollë përmbajnë shtatë pika, ndër të cilat radhitet e pesta parësia për fëmijët me vëllezër/motra te kjo shkollë. Në shkollën St Saviour's CE shumica e fëmijëve që pranohen në klasën pritëse nisin në shtator por, mbas konsultimeve me prindër dhe mësues, disa fëmijë të vegjël apo të papërvojë mund të kenë mundësinë të shtyjnë hyrjen në shkollë deri në janar. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 92 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën e ofertave fillestare, 28 fëmijëve iu ofruan vende në bazë të pjesëmarrjes në kishën St Saviour dhe dy vende iu dhanë fëmijëve pjesëmarrës në kisha të tjera anglikane apo të krishtere.

ST STEPHEN’S CE (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: 91 Westbourne Park Road, W2 5QH Tel: 020 7641 4488 Faks: 020 7641 4487 Faqja e internetit: www.st-stephens.westminster.sch.uk Post-el: [email protected] Drejtor: Paul Voural Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 223 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 30 me Kohë të Plotë Metroja: Westbourne Park (H) Parësia kryesore u jepet fëmijëve nën përkujdesje publike. Më pas parësi u jepet fëmijëve nga familje që falen në kishën St Stephen dhe në vijim fëmijëve që falen në një kishë të krishterë dhe jetojnë në zonën lokale të cilës i shërben kjo shkollë ose që falen në një kishë të krishterë. Parësia tjetër në radhë është për fëmijët me vëllezër/motra të regjistruar te kjo shkollë dhe më pas vijnë fëmijët që shkojnë në kopshtin e shkollës St Stephen. Fëmijët që u ofrohen vende në vijim do të jenë nga ato familje që ushtrojnë një fe tjetër ndërkohë që përkrahin këndvështrimet e shkollës sonë kishtare. Vendet mbetura do t’u ofrohen atyre që jetojnë me në afërsi të shkollës. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 74 aplikacione deri ditën e mbylljes. Pesë fëmijëve iu dhanë vende në bazë të pjesëmarrjes në kishë. Dymbëdhjetë vende iu caktuan fëmijëve me motra apo vëllezër te kjo shkollë. Tetë vende iu dhanë fëmijëve që shkonin në kopshtin e shkollës. Pesë vendet e mbetura iu dhanë fëmijëve me banim më në afërsi të shkollës.

ST VINCENT DE PAUL RC (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: Morpeth Terrace, SW1P 1EP Tel: 020 7641 5990 Faks: 020 7641 5901 Faqja e internetit: www.stvincentdepaul.ik.org Post-el: [email protected]@lgfl.net Drejtor: Jack O’Neill Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 248 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 20 me Kohë të Plotë 20 me Kohë të Pjesshme (30 FTE) Metroja më e afërt: Victoria (V, O, D) Parësi u jepet veprimtarëve katolike që kanë motra/vëllezër në shkollë, dhe në vijim janë fëmijët që ushtrojnë fenë katolike të cilët shkojnë në kopshtin e shkollës. Si vendet e lartpërmendura dhe ato të mbetura u jepen veprimtarëve katolike duke i dhënë parësi sipas largësisë nga shtëpia në shkollë. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 139 aplikacione deri ditën e mbylljes. 30 fëmijë u pranuan në regjistrim si veprimtarë katolike. 13 prej këtyre kishin një motër apo vëlla në këtë shkollë.

ST VINCENT’S RC (ME FONDE VULLNETARE) N I J Adresa: St Vincent Street, Marylebone, W1U 4DF Tel: 020 7641 6110 Faks: 020 7641 6116 Posta elektronike: [email protected] Drejtoreshë: Marina Coleman Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 228 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Vende në kopësht: 26 me Kohë të Plotë Metroja më e afërt: Bond Street (C, J) Baker Street (B, J, O, H) Parësi u jepet katolikëve të pagëzuar, qëkanë letër apo referencë nga prifti i komunës së tyre. Parësia kryesore u jepet fëmijëve nën përkujdesje, më pas fëmijëve katolikë me motra apo vëllezër te kjo shkollë në vitin kur po bëhen pranimet, dhe në vijim janë fëmijët katolikë të cilët shkojnë në kopshtin e shkollës. Vendet e mbetura u caktohen katolikëve në bazë të largësisë nga shtëpia në shkollë. Mund të merren parasysh rrethana prekëse për t’i dhënë më shumë parësi ndonjë fëmije. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 88 aplikacione deri ditën e mbylljes. Të 30 vendet iu ofruan katolikëve të pagëzuar.

WESTMINSTER CATHEDRAL RC (ME FONDE VULLNETARE) I J Adresa: Bessborough Place, SW1V 3SE Tel: 020 7641 5915 Faks: 020 7641 6384 Faqja e internetit: www.westminster-cathedral.westminster.lgfl.net Posta elektronike: [email protected] Drejtor: John Hartnett Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 202 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 30 Metroja më e afërt: Pimlico (V) Parësi u jepet fëmijëve me pagëzim katolik romak me familje që ushtrojnë katolicizmin romak dhe me banim në komunat Westminster Cathedral dhe The Holy Apostles. Parësi jepet kur ka vëllezër/motra të regjistruar te kjo shkollë. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 118 aplikacione deri ditën e mbylljes. 30 vende iu ofruan katolikëve romakë të pagëzuar që ushtrojnë këtë fe..

WILBERFORCE (SHKOLLË KOMUNITARE) N I J Adresa: Beethoven Street, W10 4LB Tel: 020 7641 5865 Faks: 020 7641 5828 Posta elektronike: Drejtoreshë: Angela Piddock Numri i Fëmijëve të Regjistruar (janar 2006): 440 Numri i Pranimit për në Klasën Pritëse 2007/08: 60 Vende në kopësht: 50 me Kohë të Pjesshme (25 FTE) Metroja më e afërt: Queen’s Park (B) Wilberforce është në krah të Kilburn Lane, pranë stacionit të metrosë Queen’s Park. Nga shkolla në Librarinë Queen’s Park mund të shkohet me këmbë. Kriteret e pranimit janë ato për të cilat është rënë dakord me Këshillin Bashkiak për të gjitha shkollat komunitare. Fëmijët pranohen në klasën pritëse në shtator ose në janar, në varësi nga data kur mbushin 5 vjeç. Për pranime në klasën pritëse për vitin shkollor 2006/07, ka patur 73 aplikacione deri ditën e mbylljes. Në ditën fillestare, nën masat e bashkërenduara prej Westminsterit, të gjithë aplikantëve iu ofrua një vend në këtë shkollë ose në një shkollë për të cilën kishin shprehur më shumë parapëlqim.

INFORMACIONE TË TJERA PRANIMET ‘BRENDA VITIT’ Nëse doni që ta fusni fëmijët në një shkollë fillore të Westminsterit dhe ai/ajo e ka kaluar moshën për në klasën pritëse (për shembull nëse jeni transferuar në këtë zonë), duhet të kontaktoni vetë shkollën që parapëlqeni për të kërkuar dhe plotësuar një formular. Nëse shkolla tek e cila keni aplikuar ka vende të lira në klasat e moshës së fëmijës suaj, duhet t'ju ofrojnë një vend. Nëse nuk mund ta pranojnë fëmijët menjëherë sepse nuk ka vende në klasën vjetore të kërkuar, duhet t'ju tregojnë për të drejtën e apelimit tek një juri e pavarur, dhe se si mund të apeloni. Fëmija juaj do të futet në një listë pritjeje që do të mbahet sipas radhës së parësive të përcaktuara nga kriteret, dhe në rast se lirohet ndonjë vend ngaqë ikën një fëmijë, vendi do t'i ofrohet aplikantit që ka radhën në listë. Kohëzgjatja për të cilën fëmija rri në listën e pritjes nuk ndikon në faktin se sa shpejt do t’ju ofrohet vendi, dhe emri i fëmijës suaj mund të lëvizë lart e poshtë në listë ndërkohë që njerëz të tjerë futen apo largohen nga lista. Për shkollat komunitare, listat e pritjes kategorizohen duke përdorur të njëjtat kritere pranimi si për moshat e klasës pritëse. Ju lutem pyetni tek shkolla me fonde vullnetare (kishtare) për kriteret e tyre të pranimeve të rastit. Çfarëdo qofshin masat e listave të pritjes, ju prapëseprapë keni të drejtë të apeloni nëse fëmijës nuk i ofrohet vend. Nëse hasni vështirësi në gjetjen e një vendi në shkollë fillore ose kërkoni ndihmë apo udhëzime të mëtejshme, ju lutem kontaktoni Komisionin e Pranimeve të Westminsterit në 020 7641 1817. SHËRBIMI I MBARËVAJTJES ARSIMORE Tel: 020 7641 7580 Shërbimi i Mbarëvajtjes Arsimore është pjesë e Departamentit të Këshillit Bashkiak për Shërbimet për fëmijë. Komisioni përbëhet nga nëntë Punonjës të Mbarëvajtjes Arsimore dhe menaxherë eprorë që punojnë me shkolla dhe familje për përmirësimin e mungesave. Secila shkollë ka një Punonjës të Mbarëvajtjeve Arsimore që mbështet shkollën në zbatimin e përgjegjësive ligjore dhe në zhvillimin e sistemeve efikase administruese në lidhje me pjesëmarrjen në shkollë. Shumë fëmijë dhe të rinj bëjnë mungesa në shkollë pa dijeninë e prindërve të tyre. Disa të tjerë përballen me vështirësi jashtë shkollës që mund të kenë ndikime të pafavorshme në mungesa dhe rezultate. Duke mos shkuar në shkollë rregullisht fëmijët dhe të rinjtë mund të përfshihen në veprime jo-shoqërore dhe të bëhen viktima krimi dhe abuzimi. Shërbimi i Mbarëvajtjes Arsimore do t’i ndihmojë familjet t’i kapërcejnë këto probleme nëpërmjet një sëre strategjish, por ata kanë gjithashtu edhe detyrim ligjor për të

përdorur sanksione ligjore atje ku nuk ka arsye të justifikueshme për mungesat e një nxënësi. Me ligj të gjithë fëmijët e moshave 5 deri në 16 duhet të kenë shkollimin e duhur me kohë të plotë. Prindërit kanë detyrim ligjor që të bëjnë të mundur këtë duke: • Regjistruar fëmijët në një shkollë • Siguruar që fëmija të shkojë në shkollë rregullisht, në kohë, dhe i përgatitur për

mësim • Duke siguruar përkrahjen nismat e shkollës që ndihmojnë në përparimin e fëmijës • Duke siguruar që shkolla të lajmërohet për ndonjë ndryshim që mund të ndikojnë

tek mungesat apo sjellja; • Duke marre masa të tjera për t'i dhënë fëmijës një shkollim të përshtatshëm me

moshën, aftësitë, prirjet dhe nevojat e posaçme arsimore. • Duke siguruar që pushimet familjare të mos bëhen gjatë semestrave shkollorë. NEVOJAT E POSAÇME ARSIMORE Tel: 020 7641 5351/5353 Këshilli Bashkiak i Westminsterit duhet të identifikojë dhe të bëjë një vlerësim të njohur me ligj për ata fëmijë për të cilët mban përgjegjësi dhe që kanë nevoja të posaçme arsimore dhe që mund t'u duhet një dëftesë. Grupet drejtuese të shkollave kanë përgjegjësi ligjore për të siguruar që të japin mbështetjen e duhur për fëmijët me nevoja të posaçme arsimore. Vetëm në një pakicë rastesh mund të ndodhë që një fëmijë të ketë nevoja të posaçme arsimore kaq të rënda apo të ndërlikuara sa që kërkohet që Këshilli Bashkiak të ndërmarrë bërjen e një vlerësimi të njohur nga ligji, të nxjerrë një dëftesë dhe të bëjë përgatitje për masa shtesë. Nëse mendoni se fëmija mund të ketë nevoja të posaçme arsimore, që në fillim duhet të kontaktoni Koordinatorin e Nevojave të Posaçme Arsimore (SENCO) në shkollën e fëmijës.

Ndihmë Financiare DREKA FALAS NË SHKOLLË Tel: (020) 7641 3412 nga e hëna në të premte, ora 9.00 deri 17.00. Fëmijëve me prindër që marrin të mëposhtmet u takojnë dreka falas në shkollë: • Income Support (IS) - (Ndihma me të Ardhurat), • Income-Based Job Seeker's Allowance (IBSJA) - (Shumë e Lejuar për Kërkues

Pune Bazuar në të Ardhurat), • Mbështetje sipas pikës VI të Dekretit të Imigracionit dhe Azilit 1999; ose • Child Tax Credit (Depozitime Tatimore për Familje me Fëmijë), me kusht që të

mos u takojë Working Tax Credit (Depozitime Tatimore lidhur me Punën) dhe të kenë të ardhura vjetore, sipas vendimit të Zyrës Tatimore, që nuk i kalojnë £14 155.

• Element garancie për Depozitime të Pensionit Shtetëror • U jepet Child Tax Credit, por nuk u takon Working Tax Credit dhe me të ardhura

vjetore (siç përcaktohet nga Zyra Tatimore) që nuk i kalojnë £14 155. • Të mbështetur nga NASS (Shërbimi Kombëtar Përkrahës i Azilit) ose nga Ekipi

Qendror i Azilit i bashkisë.

Formularët e aplikacionit janë të disponuar në shkollat e Westminsterit ose nga Pupil Benefits (Përfitimet për Nxënës). Nëse fëmija juaj ndjek një shkollë të Westminsterit, duhet të aplikoni në një formular të Bashkisë së Westminsterit pavarësisht se ku jetoni. Të drejtat e përfitimeve shqyrtohen çdo vit dhe prindërit mbajnë përgjegjësi për të siguruar që aplikacionet përtërihen çdo vit.

PAGESA PËR SHPENZIME UDHËTIMI Tel: 020 7641 1816 Që prej shtatorit 2005 të gjithë fëmijët me banim në Londër nën moshën 16 vjeç kanë mundur të udhëtojnë falas në autobusë dhe tramvaj nëse kanë fotokartën përkatëse. Formularët disponohen në Zyrat kryesore të Postës. Këshilli Bashkiak i Westminsterit do të japë karta udhëtimi falas (duke përfshirë treni dhe metroje) vetëm për fëmijët që janë në moshë shkollimi të detyrueshëm me banim në Westminster nëse: -

• shkolla është më e afërta që gjendet (pa marrë parasysh nëse shkolla është më e afërta njëgjinore që disponohet), udhëtimi nga shkolla në shtëpi është mëse dy milje i gjatë (për fëmijët nën moshën tetë vjeç) ose tre milje (për fëmijë 8 vjeç e sipër) e matur si rruga më e shkurtër në ecje dhe do të ishte e paarsyeshme të pritet nga fëmija që të udhëtojë me autobus, sepse do të duhej mëse një orë si në vajtje dhe në kthim* ose;

• rrethanat janë kaq të jashtëzakonshme saqë Zëvendës-kryetari Ekzekutiv (Shërbimet për Fëmijët & Komunitetin) bie dakord për dhënien e një karte udhëtimi.

Kjo do të thotë se, nëse zgjidhni një shkollë më të largët kur fëmija mund të ishte pranuar në një shkollë lokale, nuk do t'ju jepet ndihmë me biletat. Ka të drejte apelimi ndaj refuzimit për karte udhëtimi. Gjithashtu nxënësit që ndjekin studimet pas arsimit të mesëm (sixth form) mund të përfitojnë ndihmë. Ju lutemi kontaktoni 020 7641 1842/1843 për hollësi të mëtejshme. *Koha më e shkurtër e udhëtimit është ajo që ka përcaktuar dhe e publikuar Transporti për Londrën në faqen e tyre të internetit për planifikime udhëtimi.

SHKOLLAT E MESME TË WESTMINSTERIT Westminsteri ka nënte shkolla e mesme: Akademitë: Paddington Academy Me gjini të përzier, moshat 11 - 19 Po hapet përkohësisht në North Wharf Road, London W2 1LF Ndërtesat e përhershme do të jenë në 50 Maryland Road, London W9 2DR Tel: 020 7641 8459 Drejtoreshë: Barbi Goulding Westminster Academy Me gjini të përzier, moshat 11 - 19 Po hapet përkohësisht në Penfold Street, London NW1 6RX Ndërtesat e përhershme do të jenë në 259 Harrow Road, London W2 5EJ Tel: 020 7960 6259 Drejtoreshë: Alison Banks Shkollat komunitare: Pimlico Me gjini të përzier, moshat 11 - 19 Lupus Street, London SW1V 3AT Tel: 020 7828 0881 Drejtor: Phil Barnard Quintin Kynaston Me gjini të përzier, moshat 11 - 19 Marlborough Hill, London NW8 0NL Tel: 020 7722 8141 Drejtoreshë: Jo Shuter Shkollat me fonde vullnetare: The Grey Coat Hospital Për vajza, moshat 11 - 19, Kisha Angleze Grey Coat Place, London SW1P 2DY Tel: 020 7969 1998 Drejtoreshë: Rachel Allard St Augustine's High Me gjini të përzier, moshat 11 - 19, Kisha Angleze Oxford Road, London NW6 5SN Tel: 020 7328 3434 Drejtor: Alex Thomas

St George’s Me gjini të përzier, moshat 11 – 16, Katolike Romake Lanark Road, Maida Vale, London W9 1RB Tel: 020 7328 0904 Drejtor: Martin Tissot The St Marylebone Për vajza, moshat 11 - 19, Kisha Angleze 64, Marylebone High Street, London W1M 4BA Tel: 020 7935 4704 Drejtoreshë: Elizabeth Phillips Për djem, 11 - 19, e krishterë, pa sekte fetare 55 Palace Street, London SW1E 5HJ Tel: 020 7641 8760 Drejtor: David Maloney Kur të vijë koha që fëmija juaj të kalojë nga shkolla fillore në atë të mesme, drejtori i shkollës fillore të fëmijës do t'ju japë informacion mbi procedurën e transferimit. Këshilli Bashkiak i Westminsterit përgatit një broshurë me përshkrime të secilës shkollë të mesme të Westminsterit, kërkesat e pranimit, kohët e vizitave dhe kohën e transferimeve. Ju mund të aplikoni në shkolla të mesme të bashkive të tjera. Për informacione mbi to ju lutem kontaktoni Autoritetin Lokal në të cilin ndodhen. Në qoftë se dëshironi një kopje të Broshurës së Shkollave të Mesme të Westminsterit, ju lutemi kontaktoni Komisionin e Pranimeve 020 7641 1816.

TË DHËNAT SE SI TË KONTAKTONI BASHKITË FQINJE Informacion i hollësishëm rreth shkollave jashtë Westminsterit dhe masat e tyre të pranimit do të disponohen drejtpërdrejt nga vetë shkollat dhe nga Autoriteti Lokal në të cilin ndodhen. Ju lutemi kini parasysh të kontrolloni masat e pranimit për secilën shkollë për të llogaritur nëse ka mundësi t’ju ofrohet një vend. Mund t’ju kërkohet të plotësoni edhe një formular shtesë nga shkolla. Brent Nr. tel: 020 8937 3110 Posta elektronike: [email protected] Faqja e internetit: www.brent.gov.uk Kamden Nr. tel: 020 7974 1625 Faqja e internetit: www.camden.gov.uk/startingschool Hammersmith & Fulham Nr. tel: 020 8753 3643/3664 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.lbhf.gov.uk Islington Nr. tel: 020 7527 5836/5515 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.inslingtonschools.net Kensington & Chelsea Nr. tel: 020 7361 2210 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.rbkc.gov.uk Lambeth Nr. tel: 020 7926 9503 Post-el: Nuk ka adrese poste elektronike Faqja e internetit: www.lambeth.gov.uk Southwark Nr. tel: 020 7525 2910/2913/5003 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.southwark.gov.uk Wandsworth Nr. tel: 020 8871 8265/020 8717 7962 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.wandsworth.gov.uk

NUMRA TË TJERË TE DOBISHËM TELEFONI Komisioni i pranimeve 020 7641 1816/1817 Shërbimi Informativ për Fëmijë (CIS), 020 7641 7929 Shërbimi i Mbarëvajtjes Arsimore 020 7641 7580 Dreka falas në shkollë 020 7641 3412 Nevoja të Posaçme Arsimore 020 7641 5351/ 5353 Qendra Këshillimore për Arsimin 0808 800 5793 Shërbimi Informativ për Shkollat e Pavarura 087 0343 5363