27
Përmbajtëja Hyrje në Mjedisin Biznesor të Kosovës …………………………… Tatimet dhe Taksat …………………………………………………… Segmentimi i Tatimpaguesve në Kosovë …………………………. Tatimi mbi Vleren e shtuar (TVSH-ë) ……………………………… Tatimi në të Ardhurat e Korporatave …………………………….. Tatimi në të Ardhurat Personale …………………………………… Hendeku Tatimor ……………………………………………………… Të hyrat sipas viteve në ATK-ë………………………………………. Segmentimi i Bizneseve ………………………………………………. Të hyrat sipas llojeve të Tatimeve …………………………………… Të hyrat sipas regjioneve ……………………………………………… Krahasimet Borexheve ………………………………………………… Rimbursimet ……………………………………………………………..

mjedisi ne biznes

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: mjedisi ne biznes

Përmbajtëja

Hyrje në Mjedisin Biznesor të Kosovës ……………………………

Tatimet dhe Taksat ……………………………………………………

Segmentimi i Tatimpaguesve në Kosovë ………………………….

Tatimi mbi Vleren e shtuar (TVSH-ë) ………………………………

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave ……………………………..

Tatimi në të Ardhurat Personale ……………………………………

Hendeku Tatimor ………………………………………………………

Të hyrat sipas viteve në ATK-ë……………………………………….

Segmentimi i Bizneseve ……………………………………………….

Të hyrat sipas llojeve të Tatimeve ……………………………………

Të hyrat sipas regjioneve ………………………………………………

Krahasimet Borexheve …………………………………………………

Rimbursimet ……………………………………………………………..

Page 2: mjedisi ne biznes

Hyrje në Mjedisin Biznesor të Kosovës

Më poshtë do të paraqesim disa të dhëna të cilat tregojnë ragnimin e mjedisit biznesor në Kosovë, të dhënat jan marrur nga oda ekonomike e Kosovës.

Analizat janë bërë në 183 vende ndërkombëtare për vitin 2011 dhe ndryshimet që kan ndodhur gjatë vitit 2012, më poshtë do ti paraqesim elementet kryesore që jan marrur parasysh gjat kësaj analize që është bërë nga Fitch.Kompani për vlersime nderkombetare.

Startimi i biznesit gjat vitit 2011 Kosova ka qen e ranguar në vendin 168, ndërsa gjat vitit 2012 ajo është përmisuar për 3 vende dhe tash rangohet ne vendin 165

Furnizimi me rrymë gjat vitit 2011 Kosova ka qen e ranguar ne vendin 124 për furnizim me rrymë ndërsa gjat vitit 2012 rangohet në vendin 120 e ka përmisuar rangimin e saj për 4 vende

Regjistrimi i pronës Kosova për vitin 2011 ka qen e ranguar në vendin 73 ndërsa gjat vitit 2012 është ranguar në vendin 66 ( përmisimi 7 vende )

Qasja në kredi Kosova për vitin 2011 ka qen e ranguar në vendin e 24 ndersa gjat vitit 2012 rangohet ne vendin 21 ( përmisimi 3 vende )

Mbrojtja e investitorëve në vitin 2011 Kosova ka qen e renditurë në vendin 174 për mbrojtjen e investitorëve ndërsa për vitin 2012 renditet në 172

Pagesa e taksave gjat vitit 2011 Kosova për pagesen e taksave ka qen e renditur ne vedin 46 kurse ket gjendje e ka permisuar gjat vitit 2012 duke u renditur ne vendin 45

Tregtia pertej kufirit per tregti jasht vendit Kosova gjat 2011 eshte renditur ne vendin 131 kurse per vitin 2012 renditet ne vendin 129

Fillimi i biznesit : Kosova per fillimin e bizneseve te reja zë vendin e 117 prej 183 vendeve te ndryshme ne mbar boten por vlen te ceket se edhe vendet e rajonit jan ne nje pozit shum me te mir se sa Kosova si psh : Maqedonia 32-ta, Mali i zi në vendin e 56- të ndërsa Shqipëria e 82 – ta.

Kjo dëshmon për gjendjen jo të mirë të institucioneve, nivelit e lartë të korrupsionit dhe mungesën e sundimit të ligjit. 

Page 3: mjedisi ne biznes

Tregtia me fqinjët: Kosova zë vendin e 131 ( gjat vitit 2011 )Pët të eksportuar nga Kosova për vendet e tjera nevojiten një numer i madh i dokumenteve te ndryshme.Numri i dokumenteve të kërkuara për eksport 16,Numri i dokumenteve të kërkuara për import 8 (dyfish më i madh). Kjo tregon më së mirë për politikat jo-favorizuese për ndërmarrjet eksportuese të Kosovës. Performancë e dobët e ndërmarrjeve për shkak të kushteve të pafavorshmeKy mjedis i biznesit ka ndikuar në performancës e dobët të ndërmarrjeve kosovare. 

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë për një deficit tregtar për vitin 2011 prej 2.1 miliard euro, që është për 16% më i lartë krahasuar me një vit më herët. 

Kosova ka improtuar mallra gjatë vitit 2011 në vlerë prej 2.5 miliard euro, ndërsa ka eksportuar vetëm 303 milion euro. Kështu, pozita e ekonomisë dhe produkteve kosovare në tregun ndërkombëtar po përkeqësohet nga viti në vit. 

Page 4: mjedisi ne biznes

Tatimi dhe taksa,si burime te te ardhurave publike

Burimet kryesore te te ardhurave publike ,të të ardhurave te qeverive janë tatimet dhe taksat.

Tatimet janë instrumenti financiar themelor i sigurimit të të ardhurave te buxhetit të shtetit.

Tatimet përkufizohen si pagesa të detyrueshme në para të personave fizikë dhe juridik,që mblidhen në bazë të aftësisë së tyre tatimore nga ana e shtetit në bazë të sovranitetit të tij dhe për te cilat ai nuk jep kundërshpërblim.

Tatimet shërbejnë per mbulimin e shpenzimeve publike dhe për rishpërndarjen e të ardhurave kombëtare.

TATIMET

Në përkufizimin e tatimit dallohen tri elemente mjaft të rëndësishme të tatimit

Tatimi është pagesë : që shkon ne buxhetin e shtetit E detyrueshme E pakthyeshme Natyrë tatimi ka edhe denimi administrativ se bashku me interesta për

pagesë të vonuar Natyrë të ngjashme me tatimet kanë edhe taksat Edhe taksat gjithashtu shërbejnë si instrumente për sigurimin e të ardhurve

monetare të buxhetit të shtetit.

Tatimpagues dhe taksapagues janë individët,dmth qytetarët pa përjashtim,si dhe të gjitha subjektet e biznesit qe ushtrojnë aktivitet ekonomik

Tatimet dhe taksat zënë peshën kryesore të të ardhurave ose të të hyrave të buxhetit të shtetit

Tatimi transferon një pjesë te burimeve nga sfera e përdorimit privat në atë qeveritar.Ky proces realizohet përmes dy hapave të dallueshme:

Së pari ,shteti ua merr aftësine individëve për të komanduar një pjesë te burimeve të tyre.Ai nëpërmes te tatimit ul aftësinë paguese të individëve.

Page 5: mjedisi ne biznes

Së dyti ,të ardhurat e mbledhura nga qeveria përdoren me pas në një kohë të dytë,për të ofruar burimet e nevojshme për prodhimin e të mirave dhe shërbimeve publike

Kush duhet të tatohet ?

Cfarë duhet të tatohet ?

Si duhet të tatohet ?

Baza tatimore është aktiviteti ekonomik apo shërbimi ,mbi të cilin vendoset tatimi.Si bazë tatimi më të zakonshmet dhe më të përdorshmet mund të shërbejne:

Të ardhurat

Konsumi

Pasuria

Tri bazat kryesore tatimore lidhen me njëra tjetren.

Tatimet dhe taksat sipas legjislacionit kosovar

Tatimi mbi te ardhurat

Tatimi mbi fitimin

Tatimi mbi vleren e shtuar

Taksa vendore mbi biznesin e vogel

Tatimi i akcizes

Tatimi doganor

Misioni dhe funksionet e doganave

Misioni fiskal

Misioni ekonomik

Misioni mbrojtes

Misioni i mbrojtjes se shendetit publik

Tre llojet kryesore të tatimeve në Kosovë janë :

Page 6: mjedisi ne biznes

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ( TVSh )

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave

Tatimi në të Ardhurat Personale

Segmetimi i Tatimpaguesve në Kosovë

Në mënyrë që ATK-ja, të jetë në gjendje të trajtojë larminë e tatimpaguesve, është e nevojshme të bëhet grupimi i tatimpaguesve, pra të ndahen në segmente përkatëse të menaxhueshme, në të cilat do të futen tatimpagues me kushte pak a shumë të ngjashme. Studimet tregojnë se tatimpaguesit me kushte të ngjashme në përgjithësi arrijnë në modele të ngjashme të përmbushjes së detyrimeve tatimore. Për rrjedhojë, segmentimi bazë mbështetetkryesisht te madhësitë dhe sektorët e veprimtarisë dhe këto segmente, do të shërbejnë më pas si pikënisje për identifikimin e mëtutjeshëm të rreziqeve.

Page 7: mjedisi ne biznes

Me individët e vogël hyjnë të gjithë personat ku qarkullimi i tyre vjetorë është më pakë se 10,000 € ndërsa tek individët e mëdhenjë hyjnë personat ku qarkullimi vjetor i tyre është më i madhë se 10,000 €. Tekë mikro bizneset hyjn bizneset ku qarkullimi vjetor i tyre është më pakë se 5,000 €, tek bizneset e vogla hyjn bizneset ku qarkullimi vjetori i tyre është më shumë se 5,000 € dhe më pakë se 50,000 €, tek bizneset e mesme qarkullimi vjetor duhet të jetë më shumë se 50,000 € dhe më pakë se 500,000 €, bizneset e mëdha qarkullimi vjetor i tyre duhet të jetë më e madhe se 500,000 €, tek njtm përfshin listën e NJTM- ës.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ( TVSh )

Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar është Ligji nr. 03/L- 146.

TVSH - tatimi mbi vlerën e shtuar i cili përfshinë aplikimin e tatimit të përgjithshëm në konsum për mallra dhe shërbime, që është saktësisht proporcional me çmimin e mallrave dhe shërbimeve. TVSH llogaritet në këtë çmim sipas normës së aplikueshme, ngarkohet në fazat e ndryshme të prodhimit, shpërndarjes dhe ciklit jetësor të tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, dhe që në fund bartet nga konsumatori i fundit.

Neni 4 - Personat e tatueshëm

. Person i tatueshëm është secili person i cili është, ose kërkohet që të regjistrohet për TVSH dhe i cili në mënyrë të pavarur zhvillon një aktivitet ekonomik në Kosovë në mënyrë të rregullt apo jo të rregullt, pavarësisht nga qëllimi ose rezultati i atij aktiviteti ekonomik.

Çdo aktivitet i prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, të profesioneve, duhet të konsiderohet si “Aktivitet ekonomik”. Eksploatimi i pasurisë së prekshme dhe të pa prekshme me qëllim të krijimit të të ardhurave nga ato në baza të rregullta, në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik.

Neni 6 –

1. Çdo person që i përmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e tatueshëm të referuar në nenin 4 të këtij Ligji, kërkohet që të regjistrohet për TVSH, nga momenti kur furnizimet totale deri në periudhën e dymbëdhjetë (12) muajve të fundit e tejkalon pragun prej pesëdhjetëmijë (50,000) €. Llogaritja e periudhës dymbëdhjetë (12) mujore, fillon nga muaji në të cilin është tejkaluar pragu. Vetëm pjesa e furnizimit e cila rezulton në tejkalimin e pragut do të merret parasysh për qëllime të TVSH-së

Neni 8 – Regjistrimi Vullnetar

Page 8: mjedisi ne biznes

1. Çdo person që i plotëson kushtet e referuara në nenit 4 të këtij Ligji, por që nuk i plotësojnë kërkesat për regjistrim të referuara në nenin 6 të këtij ligji, e ka të drejtën që të zgjedh për tu regjistruar dhe për këtë duhet të njoftojë ATK-në.

2. ATK duhet të regjistroj personin e tillë me efekt nga data e pranimit te kërkesës, nëse personi i cili ka parashtruar kërkesën plotëson kushtet e nenit 4 të këtij Ligji.10

3. Tatimpaguesit e regjistruar vullnetarisht i nënshtrohet rregullave të njëjta në lidhje me ndryshimin dhe pushimin e aktivitetit sikurse personat e tatueshëm të regjistruar në pajtueshmëri me nenin 6 të këtij Ligji.

Rimbursimet e TVSHsë sipas viteve

(shumat në milion)

Përshkrimi / Vitet2007 2008 2009 2010

1NUMRI I KËRKESAVE 133 153 152 159

2SHUMA E KËRKUAR 15.7 24.9 21.2 22

3SHUMA E RIMBURSUAR 8.4 19.9 18.2 20.4

Nga kjo tabelë vërejm se në çdo vitë shuma e kërkuar, numri i kërkesave dhe shuma e rimbursuar ka qenë në rritje, por pikrishtë në vitin 2008 është viti në të cilën diferencat në krahasim me vitin 2007 janë shumë të mëdha, duke marrur parasyshë kur në vitet në vijim nuk dallojn në atë shkallë.

Page 9: mjedisi ne biznes

KATEGORIA 2008 2009 2010

1. E HYRA E REALIZUAR NGA TVSH‐JA 55.80 83.20 113.00

2. TVSH‐JA E RIMBURSUAR 19.90 18.20 20.40

3. E HYRA NETO NGA TVSH‐JA  (1 MINUS 2) 35.90 65.00 92.60

( shumat në milion euro)

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave

Ligji mbi tatimin në të ardhurat e korporatave është : Ligji Nr. 03/L- 16.

Neni 1 - Ky ligj rregullon sistemin e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, në territorin e Republikës së Kosovës.

1.2. Korporatë – person juridik, i cili ka një identitet që është i ndarë dhe dallon nga anëtarët, pronarët dhe aksionarët. Një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në numër të specifikuar të aksioneve të së njëjtës vlerë nominal.

Neni 5 – Të Ardhurat e Tatushme

Të ardhura të tatueshme për një periudhë tatimore nënkupton ndryshimin në mes të të ardhurave bruto të pranuara apo të rrjedhura (akruar) gjatë një periudhe tatimore

Page 10: mjedisi ne biznes

dhe zbritjeve dhe lejimeve të lejueshme sipas këtij ligji në lidhje me të ardhurat bruto të tilla.

Tatimi në të Ardhurat Personale

Ligji për tatimin në të Ardhurat Personale është :

Ligji Nr. 03/L-16.

Punëdhënës – çdo person apo entitet që paguan paga përveç tjerash:

1.7.1 Autoritet publik;

1.7.2 Njësi e përhershme e personit jorezident;

1.7.3 Organizatë joqeveritare;

1.7.4 Organizatë ndërkombëtare përfshirë KFOR-in, me përjashtim të: Kombeve të Bashkuara, agjencive të saj të specializuara dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike

1.7.5 Organizatat afarsite;

1.7.6 Personi fizik i cili paguan paga gjatë kryrjes së punës në Kosovë

Neni 3 - Tatimpaguesit

Sipas këtij Ligji tatimpaguesit janë personat fizikë rezident dhe jo rezident, Ndërmarrja personale afariste, Ortakëritë dhe Shoqëritë, të cilët pranojnë ose krijojnë të ardhura bruto të përshkruara në nenin 7 të këtij ligji gjatë periudhës tatimore.

• Neni 4 – Objekt i tatimit

1. Objekti i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme nga burimi i të ardhurave nga Kosova dhe burimi i të ardhurave jashtë Kosovës.

Page 11: mjedisi ne biznes

2. Objekti i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme nga të ardhurat që e

kanë burimin në Kosovë.

Neni 5 – Të Ardhurat e Tatushme

Të ardhurat e tatueshme për një periudhë të tatueshme do të thotë ndryshimi ndërmjet të ardhurave bruto të pranuara ose të krijuara gjatë periudhës tatimore dhe zbritjeve e lejueshme sipas këtij Ligji lidhur me të ardhurat e tilla bruto.

Hendeku Tatimor

Hendeku tatimor paraqet diferencën në mes të hyrave tatimore të mundshme sikur të gjithë tatimpaguesit t’i kryenin plotësisht detyrimet e tyre dhe shumës së të hyrave tatimore të mbledhura.

Potenciali i mundshëm tatimor

Tatimi i mbledhur

Hendeku tatimor

Page 12: mjedisi ne biznes

Të hyrat sipas viteve në ATK-ë

Këtu arrijmë të vërejm se hyrjet gjithmon kan qenë në ngritje të vazhdushme që nga viti 2000 kur kanë qenë vetëm 5 milion gjerë në vitin 2010 kur hyrjet arritën në shumën 221 milion. Por në vitin 2009 pikrishtë në vitin kur edhe ndërrohen normat tatimore ATK-ë nuk arrin të inkasoj më shumë se 206 milion që ka rënie prej 16 milion krahasim me vitin 2008 ku u inkasuan plotë 221 milion, atëher qfare ndikoj në kët rënie ?? Ishin ndërrimi i normave tatimore apo ndonjë arsye tjetër ?

Por ATK- ja e sheh më të arsyshme që të ulë normat tatimore dhe të rrit normat për tvsh-ën kur e pa se nga tvsh-ja mundë arketohet më shumë si dhe krijoj mundësi të reja për krijmin e bizneseve të reja dhe nga kjo të inaksoj edhe me shum te ardhura te reja gje qe shihet mjafte mir me rritjen e inkasimeve qe jan bere gjat vitit 2010 dhe 2011.

Page 13: mjedisi ne biznes

Të hyrat sipas viteve 2009-2011

Administrata Tatimore e Kosovës, ka vazhduar trendin e punës së suksesshme edhe gjatë vitit 2011.ATK-ja, çdo herë ka synim realizimin por edhe tejkalimin e objektivave të planifikuara shprehur në shifra, objektivi i paraparë për vitin 2011 ishte 260,9 milionë euro, apo 20 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak, pavarësisht normave të ulëta tatimore, tejkalimi i objektivave ka arritur me një shtrirje horizontale dhe gjithë përfshirje të tatimpaguesve, ngritje të shërbimeve profesionale dhe trajtim të barabartë të tatimpagueseve dhe me një menaxhim më të mirë dhe me një rritje të bashkëpunimit me institucionet tjera të rendit e të ligjit, siç janë: Dogana, Policia e Kosovës dhe njësitë tjera të inteligjencës financiare që lidhen me këto aspekte.Shuma e të hyrave të realizuara për vitin 2011, është 261,1 që në krahasim me planin vjetor prej 260,9 milionë euro janë tejkaluar objektivat e parashikuara.

Page 14: mjedisi ne biznes

Segmentimi i përgjithshëm i Bizneseve

Ekonominë e Kosovës e përmbëjnë NJTM rreth 1 %, Të mëdha 2% , Të mesme 7%, Të vogla 27%, Mikro Deklaruse 45% dhe Mikro Jo- Deklaruse 18%.

Kriteret e para të segmentimit për bizneset bëhen në bazë të qarkullimit të deklaruar dhe pagesat e kryera në vitin 2010. Më lartë jepen përqindjet që zë secili segment. Mosdeklaruesit janë paraqitur në vete, por janë përfshirë në segmentin “mikro”, megjithëse disa prej tyre, mund t’i përkasin segmentit të bizneseve të vogla ose segmentit të bizneseve të mesme.

Page 15: mjedisi ne biznes

Të hyrat sipas llojeve të Tatimeve 2000 – 2010

Tatimi në hotele dhe restorante 0%, Tatimi i paragjykuar 7% , Tatimi në Paga 16%, Tatimi në vleren e shtuar 33%,Pensionet 29%, Tatimi në Fitim 1%, Tatimi mbi Qiranë 0%, Tatimi në të Ardhura Personale 5%, Tatimi në të Ardhurat e Korporatave 5%, Tatimi në Interes, Dividentë 4%.

Page 16: mjedisi ne biznes
Page 17: mjedisi ne biznes

Lloji i Tatimit

Plani për vitin 2010

Të hyrat e realizuara

2010

Struktura e të hyrave

Krahasimi me planin

Të hyrat e realizuara

2009

Struktura e të hyrave

Krahasimi 2010 / 2009

0 1 23 = 2 / total

4 = 2 / 1 56 = 5 / total

7 = 2 / 5

TP 2,215,200.00 443,427.00 0.20 0.20 2,722,463.00 1% 16%

TF 7,121,612.00 466,612.00 0.21 0.07 7,731,182.00 4% 6%

TVSH 93,301,600.00 113,046,863.00 51.02 1.21 83,198,697.00

40% 136%

TB 39,534,500.00 33,710,926.00 15.21 0.85 36,356,966.00

18% 93%

PD 23,860,700.00 25,762,265.00 11.63 1.08 24,680,746.00

12% 104%

WR 7,372,788.00 11,741,417.00 5.30 1.59 15,715,532.00

8% 75%

CD 42,943,600.00 36,414,344.00 16.43 0.85 36,275,987.00

18% 100%

TOTALI 216,350,000.00 221,585,852.00 1.00 1.02206,681,573.

00 100% 107%

Page 18: mjedisi ne biznes

TP- Tatimi i paragjykuar

TF- Tatimi në fitim

TVSH- Tatimi mbi vlerën e shtuar

TB- Tatimi i mbajtur në burim

PD- Tatimi për Bizneset individuale

WR- Pasqyra mujore e mbajtjes në burim dhe pagesës së tatimit në interes,

dividendë, të drejta pronësore, qira, fitore në lotari dhe lojëra të fatit

CD- Tatimi për Korporata

Page 19: mjedisi ne biznes

Të hyrat sipas regjioneve

Regjioni Plani 2010Të hyrat

Realizuara 2010Struktura e të

HyraveKrahasimi me

planinTë Hyrat

Realizuara 2009Struktura e të

Hyrave

0 1 2 3 = 2 / total 4 = 2 / 1 5 6 = 5 / total

FERIZAJ 5,300,000 6,588,288 3% 124% 4,498,441 2%

GJAKOVË 2,950,000 3,532,621 2% 120% 2,993,132 1%

GJILAN 4,500,000 4,776,157 2% 106% 4,325,608 2%

MITROVICË 3,950,000 4,855,389 2% 123% 4,098,645 2%

NJTM 126,250,000 127,112,282 57% 101% 122,271,869 59%

PEJË 7,800,000 7,149,037 3% 92% 6,493,442 3%

PRISHTINË 1 44,700,000 44,629,695 20% 100% 41,517,472 20%

PRISHTINË 2 10,800,000 12,842,952 6% 119% 11,853,073 6%

PRIZREN 10,100,000 10,099,430 5% 100% 8,629,891 4%

TOTALI 216,350,000 221,585,852 100% 102% 206,681,573 100%

Nga kjo skemë vërejm inaksimet nga të gjitha qendrat tatimore ne Kosovë, ku shohim se NJTM-ët edhe pse në pjesmarrjen ne ekonomin e Kosoves marrin pjes me vetem 1% por kan prurjet me te medha me 126 milion, gjithashtu verejn nese mund te dhemi anomalit apo lëshrujet e ATK-ës ku disa qendra edhe pse jan më të zhvilluara dhe më të mëdha kanë prurje më të vogla krahasuar me vendet tjera që janë më pakë të zhvilluara.Si psh Gjakova e cila eshte e zhvilluar dhe me nje ekonomi te fuqishme nga ky qytet ATK-ë inkason vetëm 2.95 milion ndersa nga qytetet si Mitrovica edhe pse është ekonomikisht më të dobëta.

KRAHASIMI I INKASIMIT TE BORXHEVE

Page 20: mjedisi ne biznes

RegjioniInaksimiet për 2009 Inaksimiet për 2010 Krahasimi

me 2009Inkasimi tjera Sipas Iniciativës TOTALI Inkasimi tjera Sipas Iniciativës TOTALI

0 1 2 3 4 5 6 7 = 6 / 3

FERIZAJ 1,325,204 722,588 2,047,791 1,883,791 552,187 2,435,979 119%

GJAKOVA 337,505 453,170 790,675 725,734 276,843 1,002,578 127%

GJILANI 1,191,662 582,559 1,774,221 1,315,639 235,087 1,550,726 87%

MITROVICA 1,045,267 333,819 1,379,086 722,876 253,211 976,087 71%

NJTM 7,888,681 12,383,006 20,271,687 13,085,292 6,182,651 19,267,943 95%

PEJA 1,323,351 1,679,580 3,002,931 1,670,775 366,261 2,037,036 68%

PRISHTINA 1 867,455 4,126,345 4,993,801 10,843,173 881,709 11,724,882 235%

PRISHTINA 2 1,498,249 1,151,709 2,649,958 2,020,933 406,183 2,427,116 92%PRIZRENI 1,406,975 1,993,306 3,400,281 2,076,637 340,335 2,416,972 71%

TOTALI 16,884,350 23,426,081 40,310,431 34,344,851 9,494,468 43,839,319 109%

Mbledhja e Detyrueshme, gjatë këtij viti ka inkasuar 32 milion €, ndërsa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë inkasuar 43.8 milion €, që do të thotë se në këtë periudhë janë inkasuar 73% ose 27% më pak. Nga thesari gjatë kësaj periudhe nga 188 urdhër-vjelje janë inkasuar gjithsej 1.05 mil. € ( 1.04 mil. € në emër të tatimeve dhe 0.02 mil. € në emër të pensioneve), ndërsa borxhet e pasivizuara janë në vlerë prej 18.5 mil.€ (30 % baza tatimore, 70 % interes dhe ndëshkim)Intensifikimi i aktiviteteve të mbledhjes së detyrueshme është bërë në ndalimin e ImportExportit për 121 tatimpagues që kanë pasur detyrime tatimore në vlere prej 3.2 milion €, vendosjen e barrës tatimore për 2,570 tatimpagues, konfiskimin e pasurisë të tatimpaguesit dhe shitja e pasurisë së konfiskuar të 21 tatimpagueseve në vlerë 1.1 milion euro. Nga thesari janë inkasuar 1.1 milion € përmes 188 urdhër-vjeljeve dhe nga 1,172 kërkesa për urdhër vjelje bankare janë inkasuar 2.7 milion €.

Rimbursimet

Page 21: mjedisi ne biznes

Rimbursimet, rikthimet dhe kthimet që janë transferuar në xhirollogari të tatimpaguesve për të gjitha llojet e tatimeve për këtë periudhë, janë në vlerë prej 27,596,387, ku prej tyre për rimbursimin, rikthimin dhe kthimin e TVSH-së janë 20,728,304 (75.1%), për TAP (Tatimin e të Ardhurave Personale) janë 852,467 ose (3.1%), për TAK (Tatimi në Korporata) janë 6,015,616 (21.8%). Numri i kërkesave të pranuara është 9,313, ndërsa janë shqyrtuar 9,279.

Lloji i tatimitKërkesat % e të

AprovuaraveShuma e aprovuar

Obligimet në ATK-ë

Shuma e transferuar

% e transferuar

Pranuara Aprovuara

RIMB. I TVSH SË‐ 159 130 1.40% 22,002,373 1,578,779 20,423,594 74.00%

KTHIMI I TVSH SË‐ 24 20 0.22% 365,206 60,497 304,709 1.10%

RIKTHIMI I TVSH SË‐ 2 1 0.01% 1,559 1,589‐ 0.00%RIMB. TAP 9,120 9,120 98.29% 861,217 8,750 852,467 3.10%RIMB. TAK 8 8 0.09% 6,027,570 11,954 6,015,616 21.80%TOTALI 9,313 9,279 100% 29,257,925 1,661,568 27,596,387 100%

UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI EKONOMIK - PRISHTINË

Page 22: mjedisi ne biznes

LËNDA: Mjedisi në BiznesTEMA: Tatimet në Kosovë

Punoi : Profesori i lëndës:Atdhe Hyseni Prof.Dr. Justina Pula ( Shiroka )Ilir AvdyliDermish Thaqi

Maj / 2012

Page 23: mjedisi ne biznes

REFERENCË

Financat Publike – Sabahudin Komoni

http:// www.atk-ks.org

Raporti Vjetor i Punës

Strategjia e Tatimeve

Legjislacioni tatimor i Kosovës

Hulumtime në internet