68
E PERJAVSHME Çmimi 300 lekë, 3 EURO VITI i IX i BOTIMIT NR. 39 (499) - 10 TETOR 2011 www.monitor.al norma e interesit Bankat: Ulja, ndikimi minimal?! FAQE 10 debati për taksat Oferta e opozitës - qëndrimi i mazhorancës FAQE 26 apartamentet Moment i mirë për të blerë! FAQE 14 Flet Drejtori i Përgjithshëm i “Vodafone Albania”, Haris Broumidis STEVE JOBS HISTORIA E NJË IKONE - 9 pyetje pa përgjigje RËNIA E ÇMIMIT SI REAGOJNË KOMPANITË CELULARE

Monitor 499

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Monitor 499

E PERJAVSHME Çmimi 300 lekë, 3 EUROVITI i IX i BOTIMIT NR. 39 (499) - 10 TETOR 2011

www.monitor.al

norma e interesitBankat: Ulja, ndikimi minimal?!

FAQE 10

debati për taksatOferta e opozitës - qëndrimi i mazhorancës

FAQE 26

apartamentetMoment i mirë për të blerë!

FAQE 14

Flet Drejtori i Përgjithshëm i

“Vodafone Albania”, Haris Broumidis

STEVE JOBSHISTORIA E NJË IKONE - 9 pyetje pa përgjigje

RËNIA EÇMIMIT

SI REAGOJNË KOMPANITË CELULARE

Page 2: Monitor 499

Benzinë, Konsumi i karburantit i Kombinuar (l/km) 6.4l, Sistem drejtimi elektrik, Kutia e shpejtësisë manuale me 5 shpejtësi, Sistemi i frenimit ABS & EBA & EBD, DSC

(Dynamic stybility control), ESS (Emergency Stop Signal), Timon me lartësi të rregullueshme, Dritare me komandim elektrik individuale dhe te shoferi, Kondicioner klima manuale,

Sistem audio Mazda MP3 , Kontroll në distancë, Mbyllje qendrore me pult, Sistem lajmërues akustik për vendosjen e rripave të sigurimit, Disqe alumini 16’, Pasqyra me komandim elektrik

E juaja vetëm për

18.990€me çelësa në dorë

me financim vetëm për 270€/muaj

Mazda 61.8i/CE

Page 3: Monitor 499

Në këtë numër do të lexoni:

editorial

7 Taksat, cili model është më i mirë

lajme nga vendi

8 RAPORTI - FMN: Shqipëria ka përkeqësuar borxhin

financë

10 Ulja interesit: Ndikim minimal?!Ulja e normës bazë të interesit në 5% pritet të

ketë efekte minimale në sistemin bankar. Banki-

erët mbeten skeptikë, megjithëse vlerësojnë

vendimin e Bankës së Shqipërisë

NGA LAURA ÇELA

10 Depozitat, rritje e ndjeshme11 Efekt pozitiv, por varet nga

infl acioniAlpha Bank

12 Efektet, në një periudhë afatmesmeFlet Edlira Heba, Drejtore e Departamentit të

Thesarit në “Credins Bank”

12 Pak ndikim, kreditimi do të vijojë në valutëFlet Armando Mosho, Chief Dealer në “Union

Bank”

treg

14 Moment i mirë për të blerë!Në Tiranë janë shtuar okazionet për aparta-

mentet në shitje, duke çuar në ulje 15-20% të

çmimit. Agjentët imobiliarë këshillojnë të blihet

tani, sepse çmimet do të rriten më vonë

NGA LAURA ÇELA

15 “Colliers”: Rriten hapësirat e lira të zyrave dhe ambienteve tregtare

telekomunikacione

Telefonia celulare: Ulen çmimetIntervistë me drejtorin e Përgjithshëm të

“Vodafone Albania”, Haris Broumidis. Broumidis:

Vodafone shton investimet me synim të ruajë

pozicionin e liderit në treg dhe të nxisë rritjen e

shpejtë të penetrimit dhe përdorimit të shërbi-

meve të teknologjisë 3G

turizëm

22 “Ni hao”Konsiderohen si vizitorët që ia vlen t’i kesh,

pasi shpenzojnë. Ballkani i josh së tepërmi, por

Shqipëria ka bërë shumë pak për t’i tërhequr

NGA ELONA BEDALLI

fiskale

26 Taksat nuk prekenPS ka nxitur së fundmi për rishikimin e shkallës

së TVSH, por edhe të taksave të tjera, ndërsa

mazhoranca del kundër, me argumentet se ul

investimet, rrit fitimet e biznesit dhe nuk ul

çmimet. Kodheli: Propozimet tona për TVSH 0%

27 Nuk fi tojmë asgjë nga ulja e TVSH-sëFlorion Mima, anëtar i Komisionit parlamentar

për Ekonominë, ish-zëvendësministër i Finan-

cave. Mundësi, rritja e kufirit për të ardhurat

28 Reduktimi i TVSH-së rrit fi timet e tregtaritSelami Xhepa, anëtar i PD-së, në Komisionin

parlamentar të Ekonomisë. Kufiri i patak-

sueshëm, skema që mbron të varfrit

energji

30 Energjia që duhet të kursejmëShqipëria renditet ndër vendet me konsum të

lartë të energjisë. Investimet e gabuara e bëjnë

të vështirë përdorimin eficient. Plane ambicioze

për uljen e përdorimit të energjisë (9%), ndërsa

nuk respektohen normat ligjore

Historia e një

ikone

Page 4: Monitor 499

4 • Monitor - 499

Me UPS mund ti keni të gjitha.

Nëse dëshironi të dërgoni letra, dokumenta ose pako në vende të ndryshme të botës, nëse dëshironi të mbërrijnë tek marrësi sikur ti dorëzoni me dorën tuaj, mjafton të lidheni me ne.

EKSPORTO NË MBARË BOTËNTë eksportosh, sot, kushton më lirë se asnjëherë më parë.

Ju kërkoni: CILËSI SHPEJTËSI SIGURI ÇMIME KONKURRUESE

TRANSPORTO MË TEPËR

Tel: +355 (4) 225 9742 Mob: +355 66 20 48 904 +355 (4) 235 7153 +355 67 20 48 904 +355 (4) 235 7976 +355 68 20 48 904 Fax: +355 (4) 225 9743 +355 69 20 48 904

email: [email protected] [email protected] web: www.ups.com

United Transport Sh.p.kAuthorised Service Contractor for UPSRr. “Ismail Qemali” Nr. 32/1Tirana, Albania

Ne jemi këtu për të përmbushur kërkesat tuaja.

Page 5: Monitor 499

499 - Monitor • 5

bursa

32 Nafta dhe produktet e tjera marrin veten

statistika

32 Normat e interesit të kredive34 Normat e interesit të depozitave66 Ndryshimi i tregjeve janar-qershor

2011

rajoni

37 TAP ecën i sigurt

renditja - “Deloitte”

40 Biznesi konsumator ... i orientuar nga çmimet e ulëta“Deloitte Central Europe” analizon tendencat e

biznesit konsumator në tregjet e Europës Qen-

drore dhe Lindore. Si tregtia me pakicë duhet

t’u përshtatet shijeve lokale dhe ndjeshmërive

të tregut. Renditja e kompanive më të mëdha të

biznesit konsumator në rajon

treg

43 Shërbimet që i kalojnë kufi jtëTeksa produktet shqiptare “luftojnë” të dalin

në tregjet e huaja, disa sektorë shërbimesh po

paralajmëron për fi timin e këtij viti, humb në bursën e Frankfurtit

nekrologji - Steve Jobs

54 Historia e një ikone55 Na lë me 9 pyetje

menaxhim

56 Të punoni me një shef që ju “dhuron” të gjitha përgjegjësitë

57 Si i rrisin fi timet burimet njerëzore

tekno

58 Diesel? Posi jo...Mazda CX-7 MZR-CD 2.2

64 Apple zbulon iPhone 4S65 Biçikleta “kompjuter”, gati në treg65 Faqet e internetit, rritet Google

Chrome65 Intel blen Telmap

tendencë

60 Ishulli Pangkor: parajsa malajziane61 Një xhiro në Tokion Perandorake62 7 statujat më të larta në botë

tërheqin klientë nga jashtë. Arsimi dhe argëtimi

janë për tregun mbarëkombëtar, ndërsa të huajt

preferojnë trajtimet shëndetësore

NGA ALBANA MUÇAJ

tendencë

46 “Shtëpi e ëmbla shtëpi”Cilat janë tendencat më të fundit të arre-

dimit. Kosto dhe të “fshehtat” e “arreduesve të

brendshëm”

NGA ELONA BEDALLI

47 Me shifra marramendëse49 Rikthehen vitet ‘7051 Rregullat e “arta”

bota

52 “Volkswagen”, investime më të mëdha në Brazil

52 Në Torino, mini-“Suv” e “Mitro”Do të bëhet fabrika “Jeep” në Itali, por prodhimi

shtyhet me një vit

53 Luftë ekonomike midis Kinës dhe SHBA-ve

53 OSBE: Çmimet e qëndrueshme, në terma vjetorë

53 Franga zvicerane humbet “fytyrën”53 “Deutsche Bank”

“SHTËPI E ËMBLA SHTËPI”Cilat janë tendencat më të fundit të arredimit. Kosto dhe të “fshehtat” e “arreduesve të brendshëm”

Page 6: Monitor 499

6 • Monitor - 499

Page 7: Monitor 499

499 - Monitor • 7

DEL DITËN E HËNË

Revistë ekonomike e përjavshme

Botim i “Media Union” sh.p.k.

Kryeredaktore:Ornela Liperi

Gazetarë:Elona BedalliLaura Çela

Albana Muçaj

Design & Layout:Orest Muça

Korrektore:Mira Leka

Fotografi a:Media Union Foto (MUF)

RedaksiaTel: +355 4 263 407

+355 4 242 813, Redaksia ext: 109

Email: [email protected]

Reklama & Abonime: Tel: +355 4 263 407

+355 4 242 813, Marketing ext: 104

E-mail: [email protected]: [email protected]

Mobil:+355 66 20 49 191+355 66 20 49 193

Faqe në internet: www.monitor.al

Adresa: Rruga: “Ismail Qemali” Nr. 32/1, Tiranë - Shqipëri

Shtypet në shtypshkronjën “AlbPAPER”

Tel&Fax: 04 2358937

Nr. 499, 10 Tetor 2011

Pak nga pak, në mjedisin politik shqiptar, po merr rrugë debati se cili model taksash duhet të domi-

nojë në Shqipëri. Kjo ka arsyet e veta, që lidhen me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Që prej vitit 2005, kur të djathtët erdhën në pushtet dhe aplikuan për herë të parë taksën e sheshtë, ka kaluar kohë e mjaftueshme për të gjykuar për efektet, që ajo ka sjellë. Edhe rikthimi i opozitës së majtë në Kuvend, pas një mungese të gjatë, ka krijuar hapësirën për të dëgjuar një tjetër alternativë. Ndërkohë kriza ndërkombëtare ka detyruar vendet t’i rishikojnë politikat në një tjetër kontekst, pasi prioritetet e vjetra janë rrëzuar e në radhë të parë, janë të tjera. Demokratët, që në vitin e parë të qe-verisjes, rreth 6 vjet më parë, kur i dhanë frymë fi lozofi së për qeverisje me taksa të ulëta për biznesin, po i qëndrojnë besnikë sistemit aktual fi skal, i cili, si shenjën më dalluese, ka taksën e sheshtë. Ky model, i shoqëruar me politikën e rritjes së përvitshme të pagave dhe pensioneve, subvencioneve direkte në ekonomi dhe investimeve të mëdha në infrastrukturë, së bashku me reformën rregullatore janë propozimi konstant dhe që po aplikohet nga demokratët. Edhe për shkak të problemeve të saj, në raport me zgjedhjet, apo çështjet e saj të brendshme, opozita me vonesë ka nisur të formulojë një projekt të ri për sistemin e taksave në Shqipëri. Ajo edhe për shkak të përkatësisë së saj ideologjike, si forcë e majtë gjykon se sistemi aktual i taksave është regresiv, që rëndon më shumë të varfrit e favorizon të pasurit. Sipas tyre, modeli aktual ka kthyer shtresat me të ar-dhura të mesme dhe të ulëta në mbajtësit kryesorë të barrës fiskale, kur sipas opozitës, duhet të ishte e kundërta: leva e rëndesës së taksës duhet të anonte nga të pasurit. Kjo fi lozofi e së majtës ka nisur të lexohet edhe përmes disa propozimeve të fundit, siç është ai për përshkallëzimin ose heqjen e TVSH-së për ushqimet, ilaçet dhe energjinë elektrike. Të dyja alternativat synojnë të njëjtën gjë, shëndoshjen e buxheteve familjare, por adresimi është i ndryshëm. Të djathtët e realizojnë përmes stimujve te biznesi,

TAKSAT, CILI MODEL ËSHTË MË I MIRË

editorial

që rrit më pas punësimin. Të majtët kërkojnë ta realizojnë, duke asistuar drejtpërsëdrejti familjet, e veçanërisht ato më në nevojë. Çdo alternativë ka argumente pro dhe kundër. Ashtu sikundër mund të gjesh avantazhe dhe disavantazhe te paketa e demokratëve, ashtu gjen edhe tek të majtët. Pra cili është modeli më i mirë ? Ndërsa demokratët kanë një model të praktikuar tashmë në qeverisje, ngërçi i parë për të zgjedhur vjen së pari nga oferta e çalë e opozitës. Propozimet e fundit të tyre duken sporadike dhe të paorganizuara. Ato ende nuk përfaqë-sojnë një program të plotë. Çdo ditë që opozita shfaqet para publikut aq herë shton nga një propozim, çka të bën të dyshosh për një opsion të pamenduar mirë. Këto propozime duken më shumë si nevojë e brendshme e saj për të plotësuar vakumin bosh të dy viteve bojkot sesa një propozim serioz. Përveç faktorëve të brendshëm, tashmë një përcaktues i dorës së parë për të zgjedhur se cili sistem taksash do të ishte më i mirë, është kriza e Eurozonës. Ajo ka krijuar rrethana specifi ke mjaft problema-tike, të cilat janë shkaktuar nga dobësimi i rritjes së konsumit, përkeqësimi i pritsh-mërive të konsumatorëve dhe bizneseve, nga rritja e frikës dhe kostove për të investuar, si dhe nga parashikimet për rritje të ngadaltë dhe me shumë rreziqe.Për shkak të këtij mjedisi më të gjerë sesa kufi jtë e ekonomisë shqiptare, por që pashmangshmërisht diktohet prej tij, gjendet me vend edhe vërejtja e ministrit të Financave javën e kaluar në Kuvend, gjatë diskutimeve për buxhetin faktik të vitit 2010, kur tha se “kërkohet konsid-erimi i të gjitha arritjeve dhe zhvillimeve në ekonominë kombëtare në një kontekst më dinamik dhe më të gjerë”Nëse shihet në këtë këndvështrim, debati për taksat ia vlen.Por kërkohet që dy debat të mos prodhojë thjesht teknika fi skale, por modele që duhet të garantojnë rritje të ekonomisë, të kufi zojnë pabarazinë në përftimin e të ardhurave, të rrisin besimin e biznesit dhe të minimizojnë risqet. Çdo model që plotëson më shumë këto kushte është edhe më i miri.

Page 8: Monitor 499

8 • Monitor - 499

Nga vendi

AKEPAMC merr zyrtarisht 3GAKEP ka shpallur AMC fi tuese të licencës së dytë 3G. Kompa-nisë AMC, pasi u shpall ofertuesja më e lartë dhe plotësoi çdo kriter teknik të tenderit, iu dha e drejta të zbatojë teknologjinë 3G në Shqipëri. Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, tha se: “me marrjen e licencës për t’u ofruar teknologjinë 3G abonentëve tanë, vërtetuam sërish se novacioni është elementi thelbësor i rritjes tonë. AMC ka hedhur shumë hapa nga fi llimet e saj, kur ishim krenarë që sollëm të parët në treg përfi timet e komunikimit celular. Sot kemi mundësinë ta çojmë komuni-kimin drejt të ardhmes, ku njerëzit fl asin, dërgojnë mesazhe, lundrojnë në internet, ndërveprojnë dhe ndajnë botën e tyre në kohë reale. Marrja e licencës së dytë 3G ka edhe përgjegjësi, pasi na vendos në pozitat e operatorit që thyen monopolin, i cili vonoi përparimin e bandës së gjerë wireless në Shqipëri. Kemi fi lluar punë për të sjellë 3G në të gjitha qytetet e mëdha deri në fund të vitit dhe të vazhdojmë shtrirjen e mëtejshme në vitin 2012, në mënyrë që kushdo të përfi tojë nga kjo teknologji. Përqendrimi ynë i vazhdueshëm tek vlerat tona thelbësore na jep energjinë dhe angazhimin e nevojshëm për të ecur para.”

VENDIMIQeveria, liberalizim i lejeve të shfrytëzimitUdhëzimi që mbajti peng ndërtimet pa leje në Tiranë ka marrë rrugë ligjore dhe pret të hyjë në fuqi për t’u zbatuar. Qeveria ka miratuar udhëzimin “Për procedurat e regjistrimit të objekteve të ndërtuara me leje ndërtimi, të prapambetura, në Bashkinë e Tiranës, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, i cili përmban me pika të gjitha rastet sesi duhet të veprojë një subjekt deri në marrjen e certifi katës së legalizimit e deri në regjistrimin fi nal te zyrat e Hipotekës. Ky vendim jo vetëm që zhbllokon mbi 400 pallate, por edhe vlerën e tyre prej afro 700 milionë eurosh, ndërsa pritet që asetet e tyre të përdoren edhe për skema të tjera fi nancimi përmes kolateralit. Udhëzimi është hartuar mbi memorandumin e përbashkët të Ministrisë së Drejtë-sisë, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Bashkisë së Tiranës. Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë udhëzim, tha se ai i jep zgjidhje një problemi të madh për rreth 400 pallate dhe ndërtime në kryeqytet me këtë problematikë, duke i pajisur me leje shfrytëzimi dhe zhbllokon, vetëm me detyrimet fi skale, një kapital rreth 700-800 milionë euro, por gjithashtu, në aspe-ktin moral, si përmbushje e një premtimi të dhënë nga kryetari aktual i bashkisë.

RAPORTI

FMN: SHQIPËRIA KA PËRKEQËSUAR BORXHINDisa tregues të ekonomisë shqiptare, sidomos ata në lidhje me borxhin, janë përkeqësuar në Shqipëri për shkak të ndikimeve që po jep edhe kriza e Eurozonës. Të dhënat u njoftuan nga një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonominë e Europës. Në këtë publikim janë marrë në konsideratë zhvillimet më të fundit në raport me krizën, ndërkohë që FMN-ja, specifi kisht i tërheq vëmendjen Shqipërisë të bëjë më shumë kujdes në çështjen e menaxhimit të borxhit. Sipas raportit të Fondit, Shqipëria dhe Hungaria janë shumë të ekspozuara ndaj borxhit afatshkurtër, i cili zë pjesën më të madhe të detyrimeve totale. Duke marrë në konsideratë këtë situatë, FMN lajmëron se, borxhi afatsh-kurtër rrezikohet edhe më shumë nga risku i kursit të këmbimit. Ndërkohë që në raport me vende të tjera të Europës, Fondi jep një vlerësim të mirë ndaj Shqipërisë për sa i përket ritmeve të

LIGJIDraft për liberalizimin e tregut të energjisëLigji i ri i përgatitur nga Ministria e Ekonomisë pritet të zgjidhë një hapësirë ligjore, që favorizonte hapur kompanitë e mëdha në furnizimin me energji elektrike. Ndryshimet në ligjin “Për sekto-rin e energjisë elektrike”, në pamje të parë liberalizojnë tregun e energjisë elektrike, duke i bërë të gjithë aktorët konkurrentë mes njëri-tjetrit, por nga ana tjetër, i japin zgjidhje një problemi, që duket se po “varfëron” KESH-in dhe, si rrjedhojë, edhe kon-sumatorët e tjerë familjarë. Nga ndërhyrja që po bën METE në ligj, pritet që të ardhurat e KESH dhe, si rrjedhojë të buxhetit të shtetit, të rriten minimalisht me 30 milionë euro në vit. Në bazë të ligjit, në tregun vendas të konsumatorëve të energjisë ka dy lloj klientësh. Klientë tariforë dhe klientë të kualifi kuar. Klientët tariforë e blejnë energjinë me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa klientët e kualifi kuar furnizohen me energji elektrike nga tregu i parregulluar. Këta të fundit ose mund të futen në tregun e lirë vetë, ose mund të furnizohen nëpërmjet furnizuesve të kualifi kuar. Pra, klientët tariforë, në njëfarë mënyre mbrohen nga luhatjet e çmimit nga ERE, që i përcakton çmimet e energjisë në fi llim të vitit. Kjo mënyrë funk-sionimi e ligjit ka bërë që të gjithë klientët e tjerë të kualifi kuar të shkëputen nga tregu i lirë dhe i parregulluar i çmimeve dhe të futen në skemën e klientëve tariforë.

Alastair Cambell Në Tiranë për “menaxhimin e krizave”Një nga personalitetet më të rëndësishëm në skenën politike të Britanisë së Madhe, Guruja i Marrëdhënieve me Publikun i Tony Blair do të vijë në Tiranë më 14 tetor 2011 për të mbajtur leksion njëditor mbi artin e marrëdhënieve publike, dhe menaxhimin e krizave. Alastair Campbell është shkrimtar, komunikues dhe strateg i mirënjohur për rolin e tij si zëdhënës i ish kryeministrit Britanik Tony Blair, sekretar shtypi dhe drejtor i komunikimit dhe strategjisë si dhe së fundmi është këshilltari i ri i kryemi-nistrit të Kosovës Hashim Thaci. Alastair Campbell është një nga fi gurat politike më intriguese në politikën e Britanisë së Madhe. Ai e fi lloi karrierën e tij duke punuar për disa prej media Britanike më të njohurat. Si këshilltari special i Tony Blair, ai ishte personi i dytë më i fuqishëm në Britani dhe një nga fi gurat kyce në mbrojtje të reputacionit të Tony Blair gjatë bombardimeve Serbe në Kosovë dhe pushtimit të Irakut. Puna e tij me Tony Blair është diskutuar në dy librat e tij më të shitur “The Blair Diaries, 1 dhe 2”.

rritjes ekonomike dhe qasjes së bankave ndaj krizës. Kështu, ekonomia e Shqipërisë paraqitet mirë për sa i takon normës së infl acionit në raport me vendet e rajonit, të cilat e kanë pasur nivelin e përgjithshëm të çmimeve më të lartë, cilëson raporti. Por niveli i infl acionit në vendin tonë ishte shumë më i lartë se ai i vendeve të zhvilluara të Europës dhe më i ulët se i vendeve të rajonit. Ndërsa ekonomia jonë paraqitet pozitive me ritmet e rritjes ekonomike, si në raport me rajonin, por edhe me Europën. FMN vlerëson se, ekonomia globale nuk është në një klimë të favorshme këtë vit, për shkak të disa ngjarjeve që kanë tronditur mbarë globin. Kështu, FMN-ja parashikon që ekonomia e Europës në tërësi të rritet me 2.3 për qind, nivel ky më i ulët se i vitit që shkoi. Ndërkohë që fondi vë në dukje se, vendet e Europës kanë diferenca të mëdha në ritmet e rritjes së tyre. Në vendet në zhvillim të Europës ku përfshihet edhe Shqipëria, pritet që rritja ekonomike këtë vit të jetë 4.4%. Ndërkohë që përveç Greqisë, vend të tilla si Spanja, Portugalia dhe Italia, gjenden para presionit në rritje për fi nancimin e kostove të borxhit. Ndërkohë që FMN-ja vlerëson se, ekonomia e Turqisë dhe Polonisë kanë arritur të rikuperohen, duke u kthyer në nivelet e parakrizës.

Lajme Shkurt në një javë

Page 9: Monitor 499

499 - Monitor • 9

Page 10: Monitor 499

10 • Monitor - 499

Nga Laura ÇELA

Ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se do të ketë efekt minimal në

sistemin bankar. Përfaqësues të ban-kave kanë konfi rmuar për “Monitor” se ulja e normës me 0.25% pritet të ketë ndikim në periudhë afatmesme, por gjithsesi ajo varet nga ecuria e infl acionit dhe ekonomisë në tërësi.Për Armando Moshon, Chief Dealer në “Union Bank”, impakti mbi nor-mat aktuale të kreditimit në lekë do të jetë fare i pandjeshëm, siç dhe do të vijojë të mbetet më e lartë kërkesa për kreditim në valutë të huaj.“Duke njohur modelin mbi të cilin llogariten normat e interesit të kre-didhënies në lekë, gjykoj se bonot e thesarit do të vijojnë volatilitetin e tyre, të pavarura nga ky vendim

për uljen e normës bazë të interesit dhe gjithçka do të varet te kërkesa e brendshme për fi nancim”, thotë Mosho.Edhe për Edlira Heba, Drejtore e Thesarit në “Credins Bank”, është e vështirë të kesh një përcaktim mbi efektet e uljes së normës në 5%.“Në kushtet e një situate të paqa-rtë dhe të vështirë botërore, është e vështirë të bësh parashikime, megjithatë mendoj që efektet mund të ndihen në një periudhë afat-mesme”, thotë Heba.Sipas saj, sistemi bankar ka synuar të ulë peshën e kredive të dhëna në valutë, megjithatë, efekti te kreditë në monedhën lokale apo valutë varet edhe nga faktorë të tjerë. Për drejtuesit e “Alpha Bank”, efek-tiviteti i uljes duhet parë në muajt në vazhdim, duke i lënë një periudhë

Ulja e normës bazë të interesit në 5% pritet të ketë efekte minimale në sistemin bankar. Bankierët mbeten skeptikë, megjithëse vlerësojnë vendimin e Bankës së Shqipërisë

fi nancë Banka

ULJA INTERESIT: NDIKIM MIN

Nga sistemi bankar vijnë shifra pozitive sa i përket depozitave. Sipas të dhënave të Bankës së

Shqipërisë, në muajin gusht të këtij viti depozitat në sistemin bankar arritën në rreth 845 miliardë lekë, me rritje rreth 14% krahasuar me gushtin e 2010-s. I gjithë viti 2011 ka regjistruar shifra përmirësuese për “arkëtimet” në bankat vendase, me rritje progresive nga muaji

në muaj. Ajo që vihet re është fakti i një rritjeje të ulët të depozitave në lekë, sidomos gjatë korrik-gushtit, prej vetëm 1 miliard lekësh. Rritjen e ndjeshme të depozitave në muajin gusht e kanë dhë-në depozitat në valutë, në vlerën e rreth 21 miliardë lekëve. Rritja e depozitave në valutë ndodh kryesisht në muajin gusht, që vjen si pasojë e depozitimit të të ardhurave nga emigrantët.

Sipas bankierëve, kriza në Greqi ka lu-ajtur rol pozitiv në depozitat shqiptare, sepse shumë emigrantë kanë tërhequr kursimet nga bankat greke për t’i de-pozituar në bankat shqiptare.Sa i përket kredive, në muajin gusht kanë pësuar rritje prej 13% krahasuar me gushtin e një viti më parë. Por në peshën e kredive vazhdon të dominojë kredia për biznes, ndërkohë që kredia për individë po jep shenja negative. Gjatë korrik-gushtit 2011 është vënë re rënie e kredisë për individë dhe një rritje prej 2 miliardë lekësh e kredisë për biznes.

të mjaftueshme sistemit bankar për reagim. “Njëkohësisht, duhen vënë re me kujdes ndikimet e ardhshme të presioneve infl acioniste dhe zhvilli-met në krizën ndërkombëtare”, thonë drejtuesit e “Alpha Bank”.

VendimiBanka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit për lekun me 0.25 për qind, duke e lënë atë në nivelin më të ulët historik prej 5 përqindësh. Guvernatori Ardian Fullani, në një konferencë për shtyp, tha se 3-mujori i dytë i vitit 2011 ka shënuar kthesë pozitive për ekonominë shqiptare. Sipas tij, ulja bëhet për të rritur aktiv-itetin ekonomik dhe do të refl ektojë në presionet e kontrolluara infl a-cioniste për një politikë fi skale më të kujdesshme. Fullani u shpreh se

BU

RIM

I: B

AN

KA

E S

HQ

IPËR

ISË

BU

RIM

I: B

AN

KA

E S

HQ

IPËR

ISË

Depozitat, rritje e ndjeshme

Page 11: Monitor 499

499 - Monitor • 11

në muajin gusht, infl acioni shënoi nivelin 3,1%, eksportet shqiptare u rritën me 28.8% dhe importet pësuan rënie. Ai tha se gushti u karakterizua nga rënia e presionit infl acionist, pasi norma e infl acionit ishte 3.1% ose 0.4% më e ulët se muajt e kaluar. “Përveç zbutjes së këtyre goditjeve u evidentua reduktimi i kontributit të infl acionit dhe çmimeve të rregullu-ara dhe ulja e çmimit të drithërave”, tha guvernatori i Bankës së Shq-ipërisë.Në lidhje me situatën e likuiditetit në sistemin bankar, Fullani e kon-sideroi atë optimale, pasi depozitat janë rritur ndjeshëm dhe sistemi bankar refl ekton qëndrueshmëri, fakt i cili, sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, duhet të nxisë kre-didhënien. Fullani tha se ecuria e kredisë për sektorin privat vazhdon të kushtëzohet nga kërkesa e dobët e sektorit privat për kredi, si dhe nga sjellja e kujdesshme e bankave në kredidhënie.

NIMAL?!A mendoni se ulja e normës bazë të interesit ishte e mjaftueshme dhe do të japë efekt te kreditë dhe depozitat?

Vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 5.25% në 5% është në nivel të mjaftueshëm dhe një kontribut i drejtpërdrejtë për minimizimin e efekteve negative që vijnë nga kriza ndërkombëtare, si dhe refl ekton politikë fi skale më të kujdesshme gjatë periudhës së ardhshme.Pritshmëritë për rritje të aktivitetit kreditues për ekonominë reale janë pozitive me ndryshimin e kahut të politikës monetare drejt zbutjes së normës së interesit, duke krijuar më shumë frymëmarrje për aktivitetin ekonomik të vendit, nëpërmjet stimu-limit të konsumit dhe të investimeve në vend.

Duke pasur parasysh se 70% e kredive në sistemin bankar janë në euro, a pritet që efekti të jetë minimal?

Megjithëse akoma në portofolin e kredive në sistemin bankar vendor, peshën më të madhe e zënë fi nancimet në monedhë të huaj, duhet të vëmë në dukje se ecuria e aktivitetit kreditues së fundmi shfaq një orientim më të madh drejt përdorimit të monedhës kombëtare. Në këtë këndvështrim mendojmë se efekti do të ndihet gradu-alisht dhe do të vihet re një tendencë proporcionale e uljes së normave të interesit të fi nancimeve. Nga ana tjetër, e njëjta ulje proporcionale, e korrektuar sipas ma-turiteteve përkatëse, do të vihet re edhe në normat e interesit të depozitave me afat.

Si do të reagojë “Alpha Bank” pas uljes së normës bazë në 5%?“Alpha Bank-Albania” si gjithmonë do të shqyrtojë me kujdes të dhënat aktuale dhe do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm e të përgjegjshëm në treg. Efektiviteti i kësaj uljeje duhet parë në muajt në vazhdim, duke i lënë një periudhë të mjaftueshme sistemit bankar për një reagim. Njëkohësisht, duhen vënë re me kujdes ndikimet e ardhshme të presioneve infl acioniste dhe zhvillimet në krizën ndërkombëtare.

Efekt pozitiv, por varet nga infl acioniINTERVISTA/Alpha Bank

Page 12: Monitor 499

12 • Monitor - 499

fi nancë Banka

A mendoni se ulja e normës bazë të interesit ishte e mjaftueshme dhe do të japë efekt te kreditë dhe depozitat?

Ulja e normës bazë të interesit synon të nxisë aktivitetin ekonomik nëpërmjet stimulit të konsumit dhe të investimeve në vend. Në kushtet e normës së in-fl acionit në ulje, rritjes së ngadaltë të investimeve të huaja dhe të konsumit privat, ulja e normës bazë të interesit ishte e pritshme. Rënia e normës bazë të interesit ul koston e huamarrjes, si rrjedhojë bizneset rrisin shpenzimet e tyre të investimit dhe familjet blerjen e mallrave të qëndrueshme si auto, shtëpi. Në kushtet e një situate të paqartë dhe të vështirë botërore, është e vështirë të bësh parashikime, megjithatë mendoj që efektet mund të ndihen në një periudhë afatmesme.

Efektet, në një periudhë afatmesmeINTERVISTA/Flet Edlira Heba, Drejtore e Departamentit të Thesarit në “Credins Bank”

Duke pasur parasysh se 70% e kredive në sistemin bankar janë në euro, a pritet që efekti të jetë minimal?

Referuar udhëzimeve të Bankës së Shqipërisë, sistemi bankar ka synuar të ulë peshën e kredive të dhëna në valutë. Megjithatë, efekti te kreditë në monedhën lokale apo valutë varet

edhe nga faktorë të tjerë, por natyrisht ulja e normës bazë luan rol jo vetëm në ekonomi, por edhe në financat personale.

Si do të reagojë banka juaj pas uljes së normës bazë në 5%?

Reagimet pas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës për uljen e normës bazë të interesit kanë fi lluar të ndihen në tregun ndërbankar. “Credins Bank” ka marrë masat e nevojshme në përputhje me këtë vendim.

A mendoni se ulja e normës bazë të interesit ishte e mjaftueshme dhe do të japë efekt te kreditë dhe depozitat?

Teorikisht një ulje e normës së interesit mund t’i japë ekono-misë një ritëm rritjeje të përkohshëm, nëpërmjet nxitjes së konsumit dhe rritjes së kreditimit, në rast se arrihet të ruhet brenda niveleve të qëndrueshme infl acioni i pritshëm. Në këtë suazë, lëvizja në kahun zbutës të normës së interesit politikisht duket tejet e drejtë, por masa në përqindje e ap-likuar, gjykoj se nuk do të sjellë efekte relevante, të ndjeshme, të prekshme për publikun e gjerë.

Duke pasur parasysh se 70% e kredive në sistemin bankar janë në euro, a pritet që efekti të jetë minimal?

Duke njohur modelin mbi të cilin llogariten normat e interesit të kredidhënies në lekë, gjykoj se bonot e thesarit do të vijojnë volatilitetin e tyre, të pavarura nga ky vendim për uljen e normës bazë të interesit dhe gjithçka do të varet te kërkesa e brendshme për fi nancim. Gjykoj se në të ar-dhmen e afërt do të shohim një kërkesë në rritje për fi nancim të brendshëm, që mund dhe duhet të çojë dhe në rritjen e normave të

Pak ndikim, kreditimi do të vijojë në valutëINTERVISTA/Flet Armando Mosho, Chief Dealer në “Union Bank”

interesit për bonot e thesarit. Personalisht besoj se impakti mbi normat aktuale të kreditimit në lekë do të jetë fare i pandjeshëm, siç dhe do të vijojë të mbetet më e lartë kërkesa për kreditim në valutë të huaj.

Si do të reagojë banka juaj pas uljes së normës bazë në 5%?

Fakt është që, “Union Bank” është treguar shumë e matur gjatë gjithë vitit 2011 për sa i përket normave të interesit të

depozitave të ofruara për publi-kun, duke synuar norma më të ulëta interesi, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje ekonomisë dhe reduktimit të kostos së kre-dimarrjes nga publiku. Parë në këtë prizëm, “Union Bank” vijon të ndjekë një poli-tikë shumë të kujdesshme për sa i përket vendosjes së normave të interesit, natyrisht duke vi-juar të mbetet konkurruese dhe tërheqëse për publikun nëpërm-jet normave të kuotuara.Siç thamë dhe më sipër, politika e “Union Bank” mbetet për të vijuar me zbutjen e mëtejshme të normave të interesit, si për de-pozitat ashtu dhe për sa i përket kreditimit, si një pasqyrim real i politikës monetare.

Page 13: Monitor 499

499 - Monitor • 13

Page 14: Monitor 499

14 • Monitor - 499

treg Pasuri të patundshme

Në Tiranë janë shtuar okazionet për

apartamentet në shitje, duke çuar në ulje

15-20% të çmimit. Agjentët imobiliarë

këshillojnë të blihet tani, sepse çmimet

do të rriten më vonë

MOMENT I MIRË PËR TË BLERË!BLERË!

Nga Laura ÇELA

Tregu i apartamenteve në kryeqytet është në stanjacion dhe ofertat janë rritur ndjeshëm, për këtë

arsye, agjentët imobilarë këshillojnë se ky është momenti i duhur për të blerë. “Të gjithë individët që kanë qëllimin dhe mundësinë për të blerë një apartament, duhet të nxitojnë, sepse kjo është një periudhë e mbushur me oferta”, thotë Dritan Caka, drejtues i agjencisë imo-biliare “Dev Information”. Sipas tij, rënia e likuiditeteve dhe si pasojë ulja e numrit të blerësve në treg, ka bërë që ata që shesin, të ofrojnë okazione, të cilat e ulin 15-20% çmimin fi llestar të apartamentit.Edhe Ilda Biçoku, drejtuese e agjencisë imobiliare “Century 21 The Point”, kon-fi rmon uljen e çmimeve në shumë raste, si pasojë e nivelit të ulët të kërkesës për blerje apartamentesh. “Nga një studim që ne kemi realizuar si kompani, kemi konkluduar se kërkesa për apartamente është e lartë, madje edhe një herë më shumë se oferta e tregut sot. Kjo do të thotë se tregu imobiliar ka shumë poten-ciale, por gjithçka mbetet te mundësia për të blerë”, shpjegon Caka. Oferta ka madje edhe në zonat e qendrës në Tiranë, që vijojnë të mbeten më të preferuarit për blerësit.

Çiftet e reja, ulen blerjet

Ajo që vihet re në këta muaj është ten-denca për të blerë apartamente me “para në dorë” dhe jo përmes kreditimit. Sipas Ilda Biçokut, ata që po blejnë më shumë sot janë individët që kanë të ardhura të larta dhe që blejnë apartamente për investim.“Me gjithë apatinë e tregut, ka kërkesë në rritje për të investuar në pasuri të patundshme. Ka individë që kanë blerë apartamente cilësore në zona të mira,

për t’i dhënë më pas me qira. Ka kërkesa edhe për dyqane, por ato janë më të pakta, sepse në qendër ato kushtojnë shumë”, shpjegon drejtuesja e “Century 21 The Point”. Njëherësh me rritjen e interesit për in-vestim, duket se tregu ka “larguar” një grup potencial blerësish, çiftet e reja. Çiftet e reja kanë ulur kërkesën, jo sepse preferojnë të rrinë me qira, por për shkak të pamundësisë për të marrë kredi në bankë.“Mungesa e hipotekave është duke e

Ulja e numrit të blerësve në treg ka bërë që ata që shesin, të ofrojnë okazione, të

cilat e ulin 15-20% çmimin fi llestar të apartamentit

Çiftet e reja kanë ulur kërkesën, jo sepse preferojnë të rrinë me qira, por për shkak

të pamundësisë për të marrë kredi në bankë

Vetëm rreth një e treta e pronave të shitura janë të regjistruara në Zyrën e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Diferenca e çmimit të pronave me

hipotekë dhe atyre pa hipotekë shkon deri në 30%

Kërkesa për garsonierë apo apartamente 1+1 është rritur, apartamentet 2+1

mbeten gjithnjë më të kërkuarat, ndërsa kërkesa për apartamente të tipit 3+1 ka

pësuar rënie me rreth 5 %

Numri i transaksioneve për pronat rezidenciale është rritur me rreth 2% në raport

me gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, transaksionet mbi pronat komerciale kanë

mbetur praktikisht në të njëjtat nivele, ndërsa kërkesa për troje ka pësuar rënie

TENDENCAT E TREGUT

Page 15: Monitor 499

499 - Monitor • 15

mbajtur peng tregun imobiliar në vend. Çiftet e reja nuk kanë se çfarë të vënë si garanci në bankë dhe prandaj nuk mar-rin dot një kredi. Për këtë arsye, tregu ka vuajtur mungesën e këtij grupi potencial blerësish”, shpjegon Ilda Biçoku.Edhe agjenti tjetër imobiliar, Dritan Caka, vëren uljen e blerjeve me kredi, por sipas tij, për këtë më shumë është “përgjegjësi” e bankave.“Interesat e kredive janë të larta dhe kjo e rrit shumë koston për individët që kanë të ardhura fi kse. Ne kemi pasur

disa raste në agjenci, që kanë qenë të gatshëm të blinin apartamente, por janë tërhequr nga interesat e larta të kredive bankare”, thotë Caka. Sipas tij, në këtë aspekt, bankat duhet ta “lirojnë” disi “dorën”, për të nxitur tregun e pasurive të patundshme në vend. Me të preferuarit për t’u kredituar janë punonjësit e administratës apo persona të kualifi kuar që punojnë në kompani private, të ardhurat e të cilëve janë ga-ranci për bankën.

Më mirë qira apo kredi?

Nëse në vitin 2007 (kohë kur bankat lançuan ofertat me kreditë më të lira hipotekore në vend) do të përllogarisje nëse të kushtonte më shumë të paguaje këstin mujor të kredisë apo të jetoje me qira, peshorja anonte nga e para. Por sot bilanci ka ndryshuar.Sipas të dhënave nga tregu, rezulton se si pasojë e rritjes së interesave të kre-dive, sot kushton më lirë të jetosh me qira, të cilat mund të gjenden në vlerën

“Colliers International” ka publikuar rezultatet e raportit “Real Estate Review” për 6-mujorin e parë të 2011-s. Sipas studimit të “Colliers”, tregu i zyrave dhe ai i ambienteve tregtare pësuan rritje të hapësirave të lira me qira, ndërsa kërkesa vazhdon të jetë e lartë.“6-mujori i parë i 2011-s regjistroi ngadalësim të ecurisë së tregut të zyrave dhe bllokim të projekteve në zhvillim në Tiranë. Ndryshe nga tregu i zyrave, tregu i ambienteve tregtare pritet të shënojë rritje prej 42,000 m² me hapjen e qendrës më të re tregtare ‘Tirana Est Gate’, ku hapësirat moderne dhe bash-këkohore kanë tërhequr një grup gjigant si ‘Carrefour’”, deklaroi Stela Dhami, menaxhere e përgjithshme e “Colliers International” në Shqipëri.Në 6-mujorin e parë të 2011-s, si tregu i zyrave, edhe ai i ambienteve tregtare nuk pësuan rritje në stokun e tyre dhe kjo tendencë pritet të përfundojë në 6-mujorin e dytë të 2011-s me hapjen e qendrës tregtare “Tirana Est Gate”.Hapësirat e lira me qira të zyrave shënuan rritje 0.6% në 6-mujorin e parë të 2011-s, duke arritur në shifrën totale prej 11% ose 7,000 m² krahasuar me 10.4% ose 6,600 m² të regjistruara në 6-mujorin e dytë të 2010-s. Paralelisht me zyrat, qendrat tregtare pësuan gjithashtu rritje në hapësirat e lira me qira me të paktën 3% në 6-mujorin e parë të 2011-s krahasuar me periudhën e mëparshme, duke arritur në shifrën totale prej 10,8%.Çmimet mesatare të qirave mbeten konstante, me disa luhatje minimale për disa nga kullat e biznesit. Rrugët krye-sore të ambienteve tregtare në Tiranë kanë regjistruar çmime të qirave që variojnë nga 17-24,5 euro/m². Kurse çmimet e qirave nëpër qendrat tregtare shënuan ulje të dukshme të shkallës 30-50% në 6-mujorin e parë të 2011-s. “Colliers” parashikon qëndrueshmëri të mëtejshme të çmimeve dhe hapësirave të lira me qira në 6-mujorin e dytë të 2011-s, si në tregun e zyrave, ashtu edhe në atë të ambienteve tregtare, duke paraprirë një rritje në stokun e përgjithshëm të kësaj të fundit me rreth 42,000 m² të “Tirana East Gate”, e cila po ndërtohet 4 kilometra larg qendrës së Tiranës.

“Colliers”: Rriten hapësirat e lira të zyrave dhe ambienteve tregtare

RAPORTI

ZONA Çmimi (euro/m²)

Qendër 1,500-2,000

Kinema “Agimi” 1,300-1,400

Selvia 900-1,500

Ish-Blloku 1,500-2,000

“Myslym Shyri” 1,000- 1,300

Rr. “Muhamet Gjollesha” 1,000-1,400

Rr. “Naim Frashëri” 850-1,200

Zogu i Zi 900-1,200

Rr. “Kongresi i Lushnjës” 1,000-1,500

Kompleksi “Dinamo” 900-1,300

Rruga e Kavajës 750-1,300

“21 Dhjetori” 900-1,200

Stacioni i Trenit 800-1,000

Komuna e Parisit 800- 1,400

Parku i Autobusëve 700-1,100

Rr. “Sami Frashëri” 900-1,700

Tirana e Re 800-1,400

Zona e Liqenit 800-2,000

Unaza e Re 400-600

Rr. “Ali Demi” 550-900

Tregu i Madh 600-800

Ish-Fusha e Aviacionit 650-850

Rr. “Don Bosko” 600-900

Selitë 600-900

Fresku/Porcelan 400-800

Yzberisht 340-550

Kinostudio 700-850

Zona e Kombinatit 450-700

Lapraka 500-750

Burimi: Agjencitë Imobilare

ÇMIMET E APARTAMENTEVE NË TIRANË

Page 16: Monitor 499

16 • Monitor - 499

e 20,000-30,000 lekëve/muaj, ndërkohë që një kredi bankare për shtëpi, me një shumë minimale prej 20 mijë eurosh, kërkon një këst mujor minimal 250-300 euro/muaj. Imobiliarët sqarojnë se kjo përllogaritje nuk vlen për një vend si i yni, ku individët kërkojnë të kenë secili shtëpinë e tyre.“Shqiptarët janë mësuar të kenë shtëpinë e tyre dhe qiraja nuk është çështje kos-toje, por zgjidhje nga pamundësia për të blerë”, thotë Ilda Biçoku.Ata që marrin sot me qira janë kryesisht çiftet e reja apo të huajt, që jetojnë e pu-nojnë në Shqipëri. Muajt e fundit është vënë re rritje e të huajve që marrin me qira apartamente, të cilët e kanë mbajtur disi “gjallë” tregun në këtë periudhë “apatike”. Zonat më të preferuara për të blerë apo për të marrë me qira mbeten ato në qendër, nga rruga “Myslym Shyri”, Tirana e Re, stadiumi “Dinamo” dhe zona pranë Radio Televizionit Shqiptar. Sipas agjentëve, e tërë zona që nis nga “Myslym Shyri” drejt zonës jugore të kryeqytetit, është sot pjesa më e preferuar për blerësit, megjithëse çmimet janë më të larta.

Studimi: Tre muajt e parë, shitje minimale

Sipas një studimi të “Century 21 Alba-nia”, aktualisht, oferta e pronave rezi-denciale vlerësohet të jetë në rreth 8% të parkut imobiliar, por çmimet mbeten relativisht të qëndrueshme. Diversiteti i

treg Pasuri të patundshme

ofertës dhe i ofertuesve është po ashtu i madh, si për sa i takon tipit të pronave, zonave apo çmimeve. Megjithatë kërkesa vazhdon të pësojë ndryshime dhe varion në funksion të pritshmërisë së konsuma-torëve, gjendjes së tyre ekonomike, si dhe kontekstit të përgjithshëm socio-politik jo shumë pozitiv që karakterizon vendin.“Century 21 Albania” ka analizuar të dhëna që mbërrijnë nga zyrat e tij në Tiranë dhe rrethe që i referohen periud-hës 2010-2011.Sipas studimit, vihet re se ecuria e shitjeve tregon se, pavarësisht sezonal-itetit tashmë të njohur që karakterizon tregun imobiliar në vend (ku numri më i madh i transaksioneve kryhet në tremujorin e dytë dhe të tretë), tremujori i parë i 2011-s shënoi më pak transak-sione. Sipas analistëve të “Century”, situata e krijuar në vend gjatë kësaj periudhe mund të jetë një shpjegim i kësaj rënieje të tregut, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por ndoshta efekti i kësaj situate, së paku mbi konsumatorin vendas, nuk do të jetë shumë negativ, sepse në tremujorin e dytë të vitit 2011 vërehet një lloj nor-malizimi i tregut.“Nëse do t’i referohemi strukturës së shitjeve në funksion të tipit të pronës, konstatohet se ajo ka pësuar modifi kim të lehtë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011. Numri i transaksioneve për pronat rezidenciale është rritur me rreth 2% në raport me gjashtëmujorin e parë të 2010-s, transaksionet mbi pronat komerciale

kanë mbetur praktikisht në të njëjtat nivele, ndërsa kërkesa për troje ka pë-suar rënie”, vëren studimi.Krahasimi midis kërkesës për lloje të ndryshme pronash rezidenciale, tregon se në gjashtëmujorin e parë të 2011-s, kërkohen më shumë apartamente të vo-gla. Mund të konstatohet se kërkesa për garsonierë apo apartamente 1+1 është rritur, apartamentet 2+1 janë ato që mbeten gjithnjë më të kërkuarat, ndërsa kërkesa për apartamente të tipit 3+1 ka pësuar rënie me rreth 5%.Gjysma e parë e vitit 2011 karakterizohet nga një rritje prej rreth 3% e kërkesës për qira në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2010. Rritja e kërkesës për qira përbën tashmë një tendencë afatgjatë të strukturimit të tregut, sepse që nga mesi i viteve 2000 vazhdon të ruajë trendin rritës.Sa i takon titullit të pronësisë, vetëm rreth një e treta e pronave të shitura janë të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Për këtë peri-udhë, rreth dy e treta e transaksioneve janë kryer mbi prona që nuk kanë një titull pronësie. Diferenca e çmimit e kë-tyre dy kategorive shkon deri në 30% në favor të atyre me titull pronësie. Kështu që, dhënia e titujve të pronësisë, hartimi dhe miratimi i master-planeve, si dhe plotësimi i kuadrit ligjor mbi aktivitetin e ndërmjetësimit, mbeten masat më urgjente dhe të domosdoshme në të cilat duhet të bazohet ndërhyrja e auto-riteteve publike për mirëfunksionimin e tregut të pasurive të paluajtshme.

Page 17: Monitor 499

499 - Monitor • 17

Page 18: Monitor 499

18 • Monitor - 499

telekomunikacione Ecuri

Është viti i tretë që tregu i telefonisë së lëvizshme në vend po përballet me rënie për shumë arsye, si shtimi i konkurrencës, maturimi i tregut, ndërhyrjet e autoritetit

të komunikimeve elektronike e postare për uljen tarifave etj. Në këtë ambient sfi dat për kompanitë që operojnë në këtë treg janë shtuar. Por, si po reagojnë ato? Drejtori i Përgjithshëm i “Vodafone Albania”, Haris Broumidis, në një intervistë të posaçme për “Monitor” fl et për ecurinë e tregut të telefonisë së lëvizshme dhe pozicionimin e Vodafone në të.

Sipas të dhënave të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga INSTAT-i, telekomunikacionet shënuan rënie për herë të parë në vitin 2010 prej rreth 7%. Si e vlerësoni këtë ecuri dhe cila ka qenë performanca e “Vodafone” në këtë mjedis?

E vërteta është se në total, tregu i telefonisë celulare, sipas raportit zyrtar të AKEP-it, pësoi rënie fi llestare në vitin 2009 me rreth 4%. Rënia vazhdoi edhe në 2010-n me rreth 11%.

E njëjta tendencë rënieje pritet edhe për vitin 2011. Arsyeja kryesore për këtë tkurrje të të ardhurave është ulja drastike e çmimeve të telefonisë celulare në tre vitet e fundit, si rezultat i një rregullimi të fortë dhe konkurrencës në rritje. Për të dhënë një shembull, çmimi mesatar që një klient me parapagesë i “Vodafone” paguante për një thirrje prej 1 minute në vitin 2008 ishte në nivelin e 30 lekëve, ndërsa sot është më pak se 4 lekë. Ndikimi mbi fi timet ishte edhe më i lartë, pasi opera-torëve iu desh të investonin fuqishëm në rrjetet e tyre për të mundësuar një trafi k që sa vinte e rritej, për shkak të uljes së çmimeve. Trafi ku i përgjithshëm i telefonisë celulare pothu-ajse u trefi shua gjatë një periudhe trevjeçare, duke absorbuar investime të mëdha për rritjen e kapaciteteve të rrjetit dhe për të ruajtur cilësinë e shërbimeve. Sot, ne mund të themi pa as më të voglin dyshim se konsumatori shqiptar gëzon çmime të shkëlqyera në telefoninë celulare, të cilat janë nga më të ulëtat në nivel rajonal dhe europian.Përtej rënies së çmimeve për përdoruesit fundorë, tregu u përball dhe me rënie të theksuar të çmimeve të shumicës

Broumidis: Vodafone shton investimet me synim të ruajë pozicionin e

liderit në treg dhe të nxisë rritjen e shpejtë të penetrimit dhe përdorimit

të shërbimeve të teknologjisë 3G

TELEFONIA CELULARE: ULEN ÇMIMET

Intervistë me drejtorin e Përgjithshëm të “Vodafone Albania”, Haris Broumidis

Page 19: Monitor 499

499 - Monitor • 19

(tarifat kombëtare dhe ndërkombëtare të terminimit). Brenda këtij mjedisi sfi dues, “Vodafone” përjetoi rënie në të ardhura dhe fi time, të cilat ishin afër mesatares së tregut dhe kompania jonë ia doli që të ruante pjesën e vet të tregut të të ardhurave, me gjithë hyrjen në treg edhe të dy aktorëve të tjerë gjatë dy viteve të fundit. Sot “Vodafone” është lideri i padiskutueshëm i tregut shqiptar të telekomunikacioneve, jo vetëm për sa i përket të ardhurave dhe numrit të klientëve aktivë, por, më e rëndësishmja, edhe për sa i përket formëzimit të mjedisit të telekomunikacioneve në të gjitha drejtimet: çmime të përbal-lueshme, kënaqësi të klientit, sjellje së risive dhe aktivitetet në fushën e përgjegjshmërisë sociale.

Si ka rezultuar marzhi juaj i fi timit në vitin 2010? Në një kohë që tregu po shkon drejt tkurrjes, cili ka qenë reagimi juaj? A do të pranoni rënie të marzhit të fi timit apo do të jeni më agresiv në drejtim të shkurtimit të shpenzimeve të investimeve?

Marzhi i fi timit, me gjithë rënien e tij të shpejtë, është ende i shëndetshëm për të justifi kuar investimet që sjellin risi dhe përmirësojnë përvojën e klientit. Me gjithë tendencat e pa-favorshme rënëse të të ardhurave dhe fi timeve, “Vodafone” vendosi të investonte fuqishëm në teknologjinë 3G jo vetëm në marrjen e autorizimit të parë 3G me një ofertë të lartë, por edhe duke u angazhuar në një plan investimesh të fuqishme për ngritjen e rrjetit 3G, në çdo cep të territorit të Shqipërisë. Sot, në më pak se një vit, pasi “Vodafone” ia doli mbanë të ishte i pari operator që do të ofronte shërbime 3G, ne kemi shtrirë me shpejtësi mbulimin me rrjet 3G dhe klientët tanë gëzojnë anembanë vendit përfi timet e internetit të shpejtë dhe me çmime të përballueshme. Kështu, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, kur fl itet për risi dhe plotësim të nevojave të klientëve, “Vodafone”, si operatori lider në treg është totalisht i angazhuar për të investuar. Nga ana tjetër, për të përballuar tendencën rënëse të të ardhurave, na duhet të jemi shumë të fokusuar në modelin tonë të operimit. Menaxhimi i shpenzimeve opera-tive dhe kostove komerciale, të tilla si reklamat, do të jetë një fushë themelore fokusi, në një mjedis që parashikohet të sjellë presione të mëtejshme në të ardhmen.

Gjatë tre viteve të fundit, me hyrjen e dy operatorëve të rinj në treg, ka pasur rritje të konsiderueshme të konkurrencës. Sa ka ndikuar kjo në sjelljen e “Vodafone” dhe çfarë kanë sjellë në treg këta dy operatorë të rinj. Cili është pozicionimi i ”Vodafone” në treg dhe cilat janë pikat e forta saj ndaj konkurrentëve?

E kam thënë dhe herë të tjera që ne te “Vodafone” e pëlqejmë konkurrencën dhe rritemi mes konkurrencës në çdo treg ku operojmë. Nuk duhet të harrojmë që “Vodafone” ka qenë operator sfi dues ndaj operatorëve ekzistues në shumë tregje ku ka hyrë. Natyrisht në Shqipëri, ka një farë ekzagjerimi për sa i përket numrit të operatorëve që është shumë i lartë në raport me madhësinë e tregut. Në Shqipëri kemi numër të njëjtë operatorësh celularë sa Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania, gjë që nuk është shumë normale. Sikundër pritej, konkurrenca ndikoi në mënyrë radikale te çmimet. Për shkak se operatorët celularë të rinj që hynë më vonë në treg nuk mundën të sillnin diçka vërtet të re në treg, ata u fokusuan pothuajse ekskluzivisht mbi çmimet. Por, sikundër të gjithë e dimë, askush nuk mund të krijojë një avantazh diferencues të qëndrueshëm bazuar mbi çmimin, pasi ulja e çmimeve është gjëja më e lehtë për t’u imituar. Brenda këtij mjedisi, “Voda-fone” ia doli që të forcojë pozicionin e tij prej lideri në treg, si në të ardhura ashtu dhe në numër klientësh. Kjo ndodhi sepse ne nuk u fokusuam vetëm në uljen e çmimeve, por krijuam avantazhe të vërteta diferencuese dhe të qëndrueshme që e kanë bërë markën tonë “Vodafone” më të fuqishme nga çdo markë tjetër në Shqipëri. Ne u fokusuam te risitë, duke hyrë të parët në arenën 3G; ne u fokusuam te krijimi i vlerave, duke ngritur komunitetin nr. 1 në Shqipëri, “Vodafone Club”, u fokusuam në përvojën që klienti përjeton, duke pasur rrjetin

më të mirë të shitjeve dhe shërbimin më të mirë të klientit, si dhe u fokusuam te përgjegjshmëria e biznesit, duke qenë organizata më aktive në këtë fushë.

Sa janë ulur tarifat e “Vodafone” vitin e kaluar? Një ulje e tillë erdhi si pasojë e konkurrencës apo ndërhyrjes së AKEP-it?

Në lidhje me çmimet, më lejoni të bëj një koment shumë të rëndësishëm. Në diskutimet mbi çmimet e telefonisë celulare, disa zyrtarë i referohen vetëm listave të çmimeve nominale kur bëjnë krahasime, duke mos përfshirë në analizë paketat dhe ofertat e ndryshme që i ofrohen klientit vazhdimisht. Megjithatë, jam i kënaqur që kam parë në analizën më të fundit të tregut të SMS-ve, AKEP për herë të parë mori në konsider-atë edhe ofertat e ndryshme që gjenden në treg. Shpresojmë që kjo prirje të vijojë, pasi një analizë e cunguar nuk tregon të vërtetën rreth përballueshmërisë së çmimeve të telefonisë celulare dhe krijon përshtypje të gabuar për pozicionin në të cilin qëndron Shqipëria për sa i përket konkurrueshmërisë krahasuar me vendet e tjera. Sot, çmimi aktual mesatar për minutë në planet tarifore me parapagesë është më pak se 4 lekë, ndërsa çmimi aktual mesatar për SMS është rreth 2 lekë.

MATURIMI Në total, tregu i telefonisë celulare, sipas raportit zyrtar

të AKEP-it, pësoi rënie fi llestare në vitin 2009 me rreth

4%. Rënia vazhdoi edhe në 2010-n me rreth 11%. E

njëjta tendencë rënieje pritet edhe për vitin 2011

Ulja e fortë e tarifave në vitet e fundit është shkaktuar nga shumë elementë dhe situata dhe arsyet nuk janë një apo dy. Shkaku “i padukshëm” i rënies së çmimeve është maturimi i tregut për sa i përket normës së penetrimit dhe amortizimit të investimeve të konsiderueshme të fi llimit. Çmimet do të ishin ulur gjithsesi, sikundër ka ndodhur në shumicën e tregjeve që kanë arritur maturimin. Rregullimi i tarifave thjesht sa përsh-pejtoi këtë prirje, në një mënyrë të ashpër për operatorët që nuk patën kohën dhe lirinë për të ndryshuar politikat e tyre komerciale dhe modelet e operimit.

Sipas jush, a duhet të jenë tarifat e interkoneksionit subjekt i rregullimit? Si i keni marrëveshjet e interkoneksionit me operatorët vendas dhe ata ndërkombëtarë?

Rregullimi i tarifave kombëtare të interkoneksionit është një praktikë e mirë dhe u vendos në mënyrë korrekte si një politikë nga rregullatori shqiptar, AKEP. Ky rregullim rrit konkurrueshmërinë e tregut dhe përcakton rregulla të qarta në lidhje me marrëveshjet e interkoneksionit midis të gjithë operatorëve të telefonisë celulare. “Vodafone”, si një operator me fuqi të ndjeshme në tregun shqiptar, ka detyrimin t’u ofrojë interkoneksion të gjithë operatorëve kombëtarë kundrejt një çmimi të rregulluar, i cili fi llimisht ulet çdo 6 muaj dhe më tej çdo vit. Rregullimi i tregut të interkoneksionit është një prak-tikë e mirë, e cila në periudha afatgjata do të krijojë përfi time për konsumatorin shqiptar. Megjithatë, ne kundërshtojmë fuqimisht asimetrinë e pajustifi kuar në nivelin prej 144% që AKEP ka lejuar në favor të operatorëve të vegjël, pasi kjo krijon shtrembërim të konkurrencës në treg dhe nuk është në përputhje me praktikat europiane. Rregullimi i tarifave ndërkombëtare të interkoneksionit është një çështje tjetër. Pikëpamja ime është se duke rregulluar tarifat ndërkombëtare të interkoneksionit, ne lejojmë që operatorët e huaj të përfi tojnë prej tarifave shumë më të ulëta, ndërsa operatorët vendas dhe buxheti i shtetit penalizohen, ndërkohë që ky lloj rregullimi nuk ka ndonjë efekt te përdoruesi fundor.

Page 20: Monitor 499

20 • Monitor - 499

INTERKONEKSIONI Duke rregulluar tarifat ndërkombëtare të interkonek-

sionit, ne lejojmë që operatorët e huaj të përfi tojnë prej

tarifave shumë më të ulëta, ndërsa operatorët vendas

dhe buxheti i shtetit penalizohen, ndërkohë që ky lloj

rregullimi nuk ka ndonjë efekt te përdoruesi fundor

telekomunikacione EcuriJu jeni kompania e parë që keni marrë autorizimin 3G. Sa ka investuar “Vodafone” dhe si ka qenë ecuria e këtij shërbimi? Si e vlerësoni dhënien e autorizimit të dytë 3G pothuajse një vit pas të parit?

Sikundër e kam thënë, “Vodafone” nuk mund të ishte i dyti apo i treti që do të ofronte shërbimet 3G në Shqipëri. Pozicioni ynë në treg, fuqia e markës sonë dhe, më e rëndësishmja, prem-timi ndaj klientëve tanë për të qenë të parët për të shijuar çdo përparim teknologjik, na mundësoi që të merrnim autorizimin e parë 3G një vit përpara konkurrentëve. Ne dhamë një ofertë bujare dhe u angazhuam për një plan agresiv për shtrirjen e rrjetit 3G për të garantuar që interneti i shpejtë të ishte i aksesueshëm nga të gjithë konsumatorët në të gjithë vendin. Rezultatet janë të shkëlqyera dhe madje erdhën më përpara në kohë se plani ynë fi llestar. Nevoja për internet të shpejtë

tale të klientëve në treg. Megjithatë, në këto muaj të parë të procesit, balanca neto e klientëve që janë bartur prej dhe tek “Vodafone” ka qenë pozitive, në favor të klientëve që vijnë në rrjetin tonë, me gjithë faktin se aktualisht ne zotërojmë pjesën më të madhe të tregut. Deri tani “Vodafone” ka numrin më të lartë të klientëve që janë bartur në rrjetin tonë krahasuar me numrin e bartjeve përkatëse tek operatorët e tjerë celularë.

Norma e penetrimit të telefonisë celulare ka arritur në 140%. Cilat janë pritshmëritë tuaja për të ardhmen e këtij tregu dhe ku do t’i gjejë ai hapësirat për zhvillim?

ULJA E TARIFAVE Çmimi mesatar që një klient me parapagesë i “Vodafone”

paguante për një thirrje prej 1 minute në vitin 2008 ishte

në nivelin e 30 lekëve, ndërsa sot është më pak se 4 lekë.

Çmimi aktual mesatar për SMS është rreth 2 lekë

dhe produkte të tjera “data” është në rritje dhe transformimi i tregut tashmë ka marrë rrugë. Ne shpresojmë që me rritjen e penetrimit të telefonave inteligjentë “smartphone”, në bazën tonë të klientëve, të rritet në përpjesëtim të drejtë edhe për-dorimi i shërbimeve 3G, sikundër ndodh gjithkund në botë. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë ekskluzivisht aparatet më të fundit “smartphone” me çmime të përballueshme. Për sa i përket op-eratorit të dytë që po hyn në tregun 3G, këtë e konsideroj si një zhvillim të natyrshëm. E mirëpres operatorin e dytë, sikundër do të mirëprisja në të ardhmen edhe operatorin e tretë, të katërt e kështu me radhë. Tregu është në transformim e sipër, duke kaluar nga komunikimet zanore tek ato të të dhënave (data) dhe çdo lojtar tregu që është i shëndetshëm, racional e me vizion afatgjatë është një formëzues i rëndësishëm i këtij transformimi.

Sfi da e ardhshme për Shqipërinë dhe për shumë vende europiane, është ndërtimi i rrjetit me brez të gjerë. Si e vlerësoni vendimin e qeverisë për të përjashtuar operatorët shqiptarë me fuqi të ndjeshme në treg nga pjesëmarrja në tender?

Ndërtimi i rrjetit kombëtar të brezit të gjerë është faktori më përcaktues për të përmbushur sfi dën e Shqipërisë për të hyrë në epokën dixhitale. Për këtë qëllim, ne bashkohemi me objek-tivat strategjikë të qeverisë shqiptare dhe jemi duke vëzhguar me kujdes, nëse vendimi rregullator për të lënë operatorët me fuqi të ndjeshme në treg (OFNT) jashtë procesit është mënyra më e mirë për të përmbushur kërkesat gjithnjë e në rritje të tregut për shërbime interneti të shpejtë. Pikëpamja jonë është që, duke përjashtuar OFNT-të nga investimi në këtë fushë, politikëbërësit kufi zuan potencialin e ofertës, sepse normalisht OFNT-të e kanë dëshirën dhe fi nancat për të investuar fuqishëm në sektorë të biznesit që janë të rëndësishëm për ta.

Cilat kanë qenë efektet e deritanishme dhe cilat janë ato të pritshme për bartjen e numrit në tregun e telefonisë celulare? Sa konkurruese do të jetë kompania juaj në këtë drejtim?

Ajo çka kemi vërejtur është se në bazë të numrit total të klientëve që përdorin shërbimet e telefonisë celulare në treg, interesi i përgjithshëm për të ndërruar operator ka qenë rela-tivisht i ulët – fl asim për rreth 15000 klientë të bartur gjatë katër muajve të parë – e cila përbën rreth 0.3% të bazës to-

Page 21: Monitor 499

499 - Monitor • 21

140% është penetrimi i kartave SIM dhe jo penetrimi real i telefonisë mobile, pasi në një treg ku pjesa më e madhe janë abonentë me parapagesë, sikurse është tregu shqiptar, ka një numër të madh kartash SIM joaktive (që nuk përdoren nga askush) që janë raportuar nga disa operatorë si klientë të tyre. Kështu që niveli 140% nuk lidhet me penetrimin real dhe shifrat e deklaruara nga operatorët nuk lidhen me klientët realë, por përfshijnë edhe kartat SIM të aktivizuara një herë dhe që nuk janë përdorur prej kohësh. Megjithatë, pavarësisht këtyre çështjeve të tilla në raportime, numri i klientëve është rritur në shkallë të lartë dhe në fakt, tregu i është afruar real-isht pikës së maturimit. Ndërsa tregu maturohet, operatorët duhet të jenë në vijën e parë për të futur në treg produkte dhe shërbime, që mund të kënaqin një treg të tillë të zhvil-luar – dhe fjala kyç për zhvillim është “data” – që ka të bëjë si me internetin në telefonat “Smartphone”, ashtu edhe me internetin në kompjuter. Ne besojmë fuqimisht se e ardhmja është e internetit të lëvizshëm dhe tashmë po shohim shenjat e para se Shqipëria do të ecë më shpejt sesa vendet e tjera drejt kësaj epoke, pasi broadband-i fi ks nuk është aq i zhvilluar në Shqipëri dhe konsumatori shqiptar është jashtëzakonisht i etur për t’iu përshtatur teknologjive të reja.

Cilat janë objektivat e “Vodafone” për 2011-n për sa i përket abonentëve dhe shërbimeve të reja?

Çdo vit, ne kemi të njëjtin grup objektivash. Të rrisim kënaqësi-në dhe mbështetjen e klientit, të mbajmë të qëndrueshme markën “Vodafone”, si një markë lider në treg, dhe të jemi të parët që sjellim risitë në treg. Objektivat tona të biznesit janë që të ruajmë pozicionin e liderit në treg dhe të nxisim rritjen e shpejtë të penetrimit dhe përdorimit të shërbimeve të teknologjisë 3G. Megjithëse sfi dat janë të shumta, fuqia e ekipit të “Vodafone Albania” dhe mënyra jonë e punës tashmë e rrënjosur si “Vodafone Way” më bën besimplotë për një të ardhme të shkëlqyer.

E ARDHMJA Ndërsa tregu maturohet, operatorët duhet të jenë

në vijën e parë për të futur në treg produkte dhe

shërbime, që mund të kënaqin një treg të tillë

të zhvilluar – dhe fjala kyç për zhvillim është “data”

– që ka të bëjë si me internetin në telefonat

“Smartphone”, ashtu edhe me internetin në kompjuter

Page 22: Monitor 499

22 • Monitor - 499

Nga Elona BEDALLI

Ata shpenzojnë mesatarisht 1,300 dollarë në një udhëtim turistik. Vrojtimet e shumta i rendisin

japonezët si turistët më të mirë, ndërsa kinezët si shpenzuesit më të mëdhenj. Madje qeveritë europiane janë duke “luftuar” mes tyre për të marrë sa më shumë pjesë nga torta e shpenzimeve të kinezëve turistë.Arsyet? Përpos faktit që janë të shumtë në numër, renditet edhe dëshira për t’u njohur me kultura e tradita krejt të ndry-shme nga ato që i karakterizojnë si racë. Ballkani është një nga destinacionet që i tërheq. Shqipëria prej pak kohësh është përfshirë në hartën turistike si të Kinës, edhe të Japonisë. Ndaj dhe agjencitë shqiptare (që janë të pakta në numër) e që merren me ardhjen e tyre, thonë se ky kontingjent vizitorësh vijnë me ture të organizuara ballkanike dhe pothuajse asnjëherë për një destinacion të vetëm. Kroacia është shteti që i tërheq më shumë turistët kinezë e japonezë. Ky vend është duke përgatitur një fushatë të “egër” mar-ketingu, që do të ketë në fokus këtë target. Po a mundet Shqipëria të ndjekë shem-bullin e Kroacisë? Me gjithë dëshirën e mirë, jo në ato përmasa.

Agjencitë, numri i aziatikëve në rritje

Në Shqipëri, numri i agjencive që ofrojnë “in coming” për turistët nga Azia numërohet me gishtat e një dore. Pjesa më e madhe e vizitorëve nga ky konti-

nent, siç thonë edhe operatorët e tregut, vijnë përmes tureve ballkanike dhe asn-jëherë për një destinacion të vetëm, për shkak të largësisë që kanë me Europën. Turistët e parë aziatikë në Shqipëri fi lluan të vinin pas viteve ‘90, por pas vitit ‘97 e deri në vitin 2001 ky numër u zerua, për shkak të pasigurive që kishte vendi. Nga viti 2002, siç thonë edhe drejtuesit e “Alb-tours D”, që është edhe një nga agjencitë që sjell këtë kontingjent, numri i tyre ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave që ata kanë, ky numër është rritur me rreth 20% për këtë vit (2011) në krahasim me një vit më parë. E kjo, sipas tyre, i dedikohet jo vetëm intensifi kimit të marketingut që po bëjnë vendet e Ballkanit, por edhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj turistike. Një tjetër agjenci që mundëson ardhjen e turistëve nga Kina dhe Japonia është “Elite Travel”. Edhe drejtuesit e saj vënë re se numri i këtyre turistëve sa vjen e rritet, madje udhëtimet e tyre shtrihen në pjesën me të madhe të vitit. Të pasionuar më shumë pas turizmit kulturor e historik, ata preferojnë të ud-

hëtojnë kryesisht në stinën e pranverës e më pak në vjeshtë. I përkasin kryesisht moshës së mesme ose mbi 50 vjeç dhe vizitat e tyre janë kryesisht pjesë e tureve ballkanike. Sipas drejtuesve të agjencisë “Albtours D”, kohëqëndrimet e tyre vari-ojnë nga 2 në 4 ditë dhe preferojnë të viz-itojnë ato destinacione që kanë tipare të theksuara të traditës e kulturës. Turistët, si nga Kina, ashtu edhe nga Japonia nuk tërhiqen nga turizmi i aventurës e as ai det e rërë. Sipas drejtuesve të agjencisë “Elite Travel”, ky kontingjent është shumë i dhënë pas hapësirave, duke qenë se jetojnë në vende që ky nocion kon-siderohet “luks”, por edhe pas historisë, arkeologjisë e etnografi së. Për t’u njohur me Shqipërinë, kryesisht shërbejnë panairet, por nuk kanë mun-guar as prezantimet e bëra nga shoqëri ndërkombëtare siç është PNUD-i. Të sjellësh vizitorë nga Kina apo Japonia, thonë drejtuesit e “Albtours D”, nuk është sipërmarrje e lehtë, duke qenë se janë turistë që vlerësojnë cilësinë dhe shërbimin. Ata konsiderohen si turistë

Konsiderohen si vizitorët që ia vlen t’i kesh, pasi shpenzojnë. Ballkani i josh së tepërmi, por Shqipëria ka bërë shumë pak për t’i tërhequr

“NI HAO”*turizëm Tregu aziatik

* “Ni hao” në shqip do të thotë “tungjatjeta”

Page 23: Monitor 499

499 - Monitor • 23

kërkues, që tërhiqen nga e veçanta, që njohin mirë tregun e turizmit, janë kor-rektë dhe për çmimin e paguar kërkojnë cilësinë e duhur të shërbimeve, në të kundërt ata nuk kthehen më. Operatorët turistikë shprehen se e ardhmja e turizmit aziatik është optimiste, duke qenë se parashikojnë që numri i atyre që do të zgjedhin Shqipërinë si destinacion do të rritet. Sipas tyre, është e nevojshme që të shtohet marketingu, në mënyrë që Shqipëria të promovohet në tregje të reja. Përmirësimi i infrastrukturës, që ka dhënë mundësinë që disa destinacione (rasti i Bylisit) të jenë tashmë të arrit-shme, përmirësimi i imazhit, por edhe bashkëpunimi rajonal krijojnë kushte për tërheqjen e këtij kontingjenti.

Marketing i varfër

Është bërë shumë pak për të promovuar Shqipërinë në tregjet e mëdha të turizmit, siç është ai i aziatik, për të mos thënë asgjë. E kundërta ka ndodhur. Institucio-net e turizmit, kryesisht japonez, kanë

shfaqur interes për të promovuar Shq-ipërinë, por edhe Maqedoninë e Malin e Zi. Ministria e Turizmit e klasifi kon Azinë në rajonin E, duke e renditur të fundit për nga tregjet nga ku mund të thithen turistë të huaj. I vetmi aktivitet promovues është ai i organizuar në shtator të vitit 2010 nga një përfaqësi e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Japonisë që erdhi në Shqipëri, për t’u njohur nga afër me mundësitë për të promovuar turizmin. Këtij grupi iu mundësia një udhëtim disaditor në Shqipëri, si në Tiranë, Krujë, Durrës, Berat, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Korçë. Sipas drejtuesve të AKT-së ky itinerar u zgjodh për të dhënë në mënyrë sa më të plotë mundësitë turistike të Shqipërisë. Pas udhëtimit, drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Turizmit u shprehën se një karakteristikë e veçantë e turistëve japonezë ishte dëshira për turizëm aktiv, si dhe ndjeshmëria ndaj ruajtjes dhe mirëmbajtjes së mjedisit. Disa nga mangësitë që ata theksuan për promovimin e markës shqiptare ishin: mungesa e broshurave dhe promovimit nëpërmjet websit-it të turizmit në gjuhën japoneze, si dhe mungesa e promovimit të orientuar dhe specifi k të Shqipërisë në tregun japonez. Sipas drejtuesve të AKT-së, buxheti që vihet në dispozicion të marketingut të turizmit është shumë i ulët për t’u shtrirë në tregje të mëdha. Sipas tyre, si një mundësi më e madhe mbetet shfrytëzimi i afrimit të këtyre vendeve drejt Shqipërisë. Sipas AKT-së në muajin tetor pritet të mbërrijë një grup nga agjencia “Travel China”, për të parë nga afër mundësitë që ofron turizmi shqiptar, por ata theksojnë se ky është një udhëtim që organizohet nga Mali i Zi dhe vendi ynë është përfshirë si një destinacion i Ballkanit. Për ekspertët e turizmit, Ballkani është destinacion tërheqës për këta vizitorë (në veçanti Kroacia që dallon për ritmet e shpejta të tërheqjes së këtij tregu). Sikundër këshillon edhe JATA (Shoqata e agjentëve turistikë japonezë) promovimi i Shqipërisë duhet të bëhet në bashkë-punim me vendet e rajonit. Ekspertët e turizmit thonë se Shqipëria duhet të fi l-lojë të jetë më aktive kundrejt këtij tregu. E disa nga mënyrat që sugjerojnë ata janë: pjesëmarrja në panaire si në Japoni apo në Kinë, me materiale të përshtatura në këto gjuhë, organizimi i Fam Trip-eve (tureve njohës) periodikë apo rritja e prezencës online që nënkupton përk-thimin e faqeve të AKT-së e ambasadës shqiptare në këto gjuhë. Shqipëria është pranuar si destinacion turistik si nga Kina, edhe nga Japonia.Ekspertët thonë se Shqipëria duhet të shfrytëzojë edhe lidhjet e dikurshme his-torike, veçanërisht me Kinën. Shqipëria është e njohur në Kinë dhe shumë kinezë me moshë të mesme (nga 40 deri në 60

vjeç) kanë kujtime të bukura dhe ndjenja të veçanta, aspekte që favorizojnë bash-këpunimin turistik midis dy vendeve. Kina ka numrin më të madh të turistëve jashtë vendit në Azi dhe Shqipëria, ka resurse të pasura turistike si male, plazhe të bukur etj. Sipas ekspertëve të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, edhe vendet e Gjirit Persik, si Dubai apo India kanë shfaqur interes për të pasur në gui-dat turistike Shqipërinë.

Kërkesat e një tregu të sprovuar

Ata kanë kërkesa tejet të veçanta. Ndry-shojnë tërësisht nga europianët. Janë gjithmonë në kërkim të kulturave që nuk kanë asgjë të përbashkët me të tyren. Në një prezantim të bërë nga JATA (Shoqata e agjentëve turistikë japonezë) për tri destinacione, Shqipëria, Maqedonia e Serbia renditën qartë kërkesat që ka ky treg ndaj turizmit. Tri janë fjalët me të cilat ata e karakterizojnë turistin japonez: mono racor, mono kulturor dhe mono linguistik, për këto arsye janë kureshtarë të njohin raca dhe kultura të ndryshme, por janë të mësuar me cilësi dhe siguri të lartë. Pas rënies që pësuan udhëtimet e japonezëve jashtë vendit të tyre (2007-2009), viti 2010 e në vazhdim shënon shifra në rritje me afërsisht 30%. Muaji maj dhe qershor vlerësohen si periudha kur japonezët preferojnë të udhëtojnë jashtë për pushime. Sipas të dhënave të JATA-s, japonezët në udhëtimet jashtë vendit shpenzojnë mesatarisht 80 euro në ditë. Kryesisht udhëtojnë për të bërë muajin e mjaltit, si dhe për turizëm (rreth 69%) dhe vetëm 18% e tyre për udhëtime pune. Po çfarë kërkesash ka një turist japonez kundrejt akomodimit të tij? Mbi të gjitha strehim komod, shërbim të vëmendshëm dhe pastërti. Luksi nuk është domosdoshmëri. Nëse udhëtojnë në çift, pjesa më e madhe e tyre kërkojnë një dhomë me krevate të ndarë, ndërsa banja duhet të ketë pat-jetër vaskë, nuk preferohet dushi. Por, nëse stafi i hotelit njeh japonishten si gjuhë, kjo do të ishte maksimumi për ta. Edhe guida shoqëruese në qytet duhet të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës, që të shpjegojë sa më mirë veçantitë kulturore e historike. Sipas të dhënave të JATA-s, japonezët preferojnë në Ball-kan si destinacion kryesor Kroacinë, më pak Hungarinë, Greqinë dhe shumë pak Bullgarinë.Në krahasimin mes Kroacisë, Maqedo-nisë, Serbisë e Shqipërisë, për vendin tonë ata identifi kojnë më shumë pasurinë kulturore veçanërisht atë që mbrohet (nga UNESCO). Në këtë aspekt Shqipëria ka më shumë avantazhe se Maqedonia, më pak se Serbia e shumë më pak nga Kroacia. Po duke krahasuar katër vendet, Kroacia është i vetmi vend që ka një zyrë

Page 24: Monitor 499

24 • Monitor - 499

përfaqësie në Japoni dhe ka një buxhet të dedikuar që llogaritet afërsisht në 0.83 milionë euro. Në lidhje me këtë treg, Kroacia po synon të bëhet më agresive në thithjen e këtij kontingjenti. Vetëm pak kohë më parë, ministri kroat i Turizmit tha se për sezonin e ardhshëm është duke u përgatitur një strategji, e cila do të nxisë tërheqjen e turistëve nga Kina dhe Japonia, nëpërmjet dhënies së granteve shoqërive ajrore për realizimin e fush-atave reklamuese, si dhe për operatorët turistikë që të përgatiten mirë për panairet botërore. Sipas ministrit kroat të Turizmit, synimi kryesor do të jetë ruajtja e epërsisë së tërheqjes së këtij kontingjenti mbi mesataren e tregut europian. Nga ana tjetër, edhe Maqedonia po shton përpjekjet për të tërhequr këta turistë. Në fund të shtatorit, Maqedonia u përfshi në hartën turistike të Japonisë. Japonezët kanë shprehur interes për të vizituar Ohrin, Manastirin Heraklean, Kalanë e Shkupit, dhe për të njohur folklorin specifi k. Maqedonia ka planifi kuar që për sezonin e 2012-s të hedhë në treg paketa më të mëdha turistike për këta vizitorë.

Dhe turistët më të mirë janë ....

Në botë, turistët më të mirë janë japone-zët, që ndiqen nga amerikanët e më pas nga zviceranët. Renditja për turistët më të mirë vjen nga një vrojtim i kryer në hotele në Europë. Turistët japonezë kanë arritur të marrin 35% më shumë se amerikanët, pasi vlerësohen se janë të sjellshëm dhe të pastër. Turistët zviceranë pëlqehen pasi janë të qetë dhe të vëmendshëm, ndryshe nga britanikët që janë të zhurmshëm, të ashpër dhe koprracë. Pavarësisht nga sjellja e tyre, hotelierët nuk i preferojnë turistët britanikë, pasi nuk shpenzojnë shumë, ata renditen të tretët pas ameri-kanëve e rusëve. Bazuar në përgjigjen e 15,000 hoteleve europiane, si dhe në analizën e bërë nga faqja e internetit “Expedia”, është vënë re se turistët më të këqij janë francezët, që ndiqen nga indianët, kinezët e rusët. Britanikët

renditen (të dytët) si turistët që vishen më keq, kategori e cila kryesohet nga amerikanët. Gjermanët renditen të pestët për nga bujaria.

Kinezët, shpenzojnë shumë jashtë

Në një nga qendrat e mëdha tregtare, dy turistë kinezë i kishin mbushur plot çantat. Vetëm për dhurata, për miqtë ata kishin shpenzuar 1,415 dollarë. Ki-nezët njihen si vizitorët që shpenzojnë më shumë në udhëtimet e tyre turistike jashtë. Sipas të dhënave të qeverisë kine-ze, shpenzimet mesatare të një kinezi në udhëtim llogariten në rreth 1,300 dollarë.Në një raportim, “Wall Street Journal” nxirrte në pah faktin se kinezët janë të pasionuar pas emrave të mëdhenj të hoteleve, si“Hilton”, “Starwood” e “Marriott”. Sipas këtij raporti, milionerët dhe miliarderët kinezë rendisin të parin “Hilton”-in, pasi ky rrjet hotelesh ofron shërbim, kanale televizive në gjuhën kineze dhe çajin kinez. “Marriott” renditet i shtati pasi në menynë e mëngjesit ka shtuar kafenë. Sipas këtij vrojtimi, arsyeja kryesore se përse kinezët e pasur udhëtojnë jashtë vendit është të bërit pazar. Rreth 90% e milionerëve kinezë udhëtojnë gjatë vitit për të bërë “shopping”.Kërkesa u rrit për shkak të vlerësimit të monedhës vendase yuan, që i bëri udhëtimet më të lira, por edhe si pasojë

e lehtësimit të procedurave të vizave e shtimit të pasurisë private. Sipas të dhë-nave të faqes së internetit ku bëhet Pazar “Global Blue”, shpenzimet e kinezëve u rritën me 91%. Ata blejnë kryesisht produkte luksi, si veshje, bizhuteri, ora, produkte kozmetike etj. Një nga ar-syet kryesore që kinezët shpenzojnë kaq shumë jashtë ka të bëjë edhe me faktin se produktet e luksit në Kinë janë 72% më të shtrenjta sesa në Francë.Sipas institutit të kërkimeve “Samsung”, shpenzimet mesatare të turistëve kinezë llogariten në 3,000 dollarë në Francë, trefi shi i atyre që shpenzojnë turistët europianë dhe amerikanë.

Strategjia europiane

Në industrinë europiane të turizmit rën-dom përdoret shprehja:“Fli lirë dhe bëj pazar të shtrenjtë”, për të përshkruar vizitorët kinezë. Opera-torët turistikë kinezë njihen për paketat ekonomike që ofrojnë. Një studim i bërë nga Komisioni Europian për turizmin theksonte se është shumë e vështirë që të konkurrohen tur-operatorët kinezë në këtë pikë. Në studim thuhet se si për kinezët, ashtu edhe për japonezët, turizëm nuk do të thotë të zbulosh shijet e ndryshme të kuzhinës. Madje sipas tij, vetëm 46% e tyre provojnë të paktën një herë ushqimin europian. Shpesh europianët qeshin me dëshirën që ka kjo racë për të ndjekur Beethoven, Bordeaux apo Hugo Boss, por ekspertët e turizmit thonë se europianët duhet ndjekin shembullin e tyre.Turizmi kinez po rritet me ritme të shpejta ndaj dhe sipas ekspertëve, në këto kohë të turbullta krize, ky duhet të kthehet në avantazh.Shumë prej vizitorëve kinezë dhe japone-zë kthehen për ta vizituar Europën për herë të dytë apo të tretë. Grupet turistike shpenzojnë më shumë kohë. Ata ndalen për të shijuar veçantitë e lokalitetit, ndërsa individët rendin të prekin sa më shumë destinacione. Sipas të dhënave të Akademisë Kineze të Turizmit, për vitin 2010, 57 milionë kinezë udhëtuan për qëllime turizmi, por vetëm 6% preferuan Europën. Mesatarja e shpenzimeve u llogarit në 718 euro. Jo të gjitha tregjet europiane përfi tojnë nga këto të ard-hura. Hotelet luksoze për rreth “Place Vendome” janë në pritje të rezervimeve nga europianë ose japonezë. Turistët nga Kina e Japonia udhëtojnë nëpër Europë kryesisht me ture 10-ditore. Kinezët preferojnë të qëndrojnë në hotele të lira e që mundësisht shpenzimet të përfshi-hen brenda paketës, ushqimi nuk është ndër prioritetet e tyre. Ndërsa japonezët kanë më prioritar akomodimin, duhet të jetë komod dhe i pastër. Një nga arsyet e këtyre sjelljeve është kultura. Shumë prej tyre udhëtojnë për herë të parë dhe nuk fl asin gjuhë të huaja.

turizëm Tregu aziatik

SHPENZIMI

Turistët kinezë shpenzojnë më

shumë se një të tretën e buxhetit

të pushimeve për të bërë pazar. Ata

e dinë se nga Europa lakmohen më

shumë për paratë

Page 25: Monitor 499

499 - Monitor • 25

Page 26: Monitor 499

26 • Monitor - 499

fi skale Debati

TAKSAT NUK PREKEN PS ka nxitur së fundmi për rishikimin e shkallës së TVSH, por edhe të taksave të tjera, ndërsa mazhoranca del kundër, me argumentet se ul investimet, rrit fi timet e biznesit dhe nuk ul çmimet. Kodheli: Propozimet tona për TVSH 0%

Prej një jave, debati politik është përfshirë nga propozimet e PS-së për heqjen e TVSH-së për disa

mallra të konsumit bazë, si veprim që nxit uljen e çmimeve dhe ndihmon të varfi t. Propozimi i parë lidhet me TVSH-në, por në të ardhmen mund të arrijë edhe tek akciza, që sipas Mimi Kodhelit, “kanë një peshë 28% mbi mallrat si buka, mielli, qumështi, veza, etj.”. PS ka hartuar projektligjin, ku ndër të tjera thotë se, përveç vezëve, të gjitha produktet e tjera janë importi, ku rritja e çmimit në tregun ndërkombëtar e të gjitha këtyre produkteve, ka bërë që TVSH-në që shteti aplikon, e merr prej tyre në vlerë absolute dhe të jetë shumë e lartë. “Propozimet që bëhen prekin nenin 24/1 në ligjin e TVSH-së, ku furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën, janë furnizime që tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatueshme

në masën 10%, duke fi lluar nga data 1 janar 2012. Tjetër kategori, kemi furniz-imin e barnave dhe shërbimeve shënde-tësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, duke e përfshirë në furnizimin e përjashtuar, duke fi lluar

nga 1 janari 2012”, tregon nënkryetarja e Komisionit parlamentar për Ekonominë, deputete e PS-së. Duke folur për “Monitor”, Kodheli pra-non se këto sugjerime janë bërë pa u konsultuar me Ministrinë e Financave, por me grupet e interesit. “Disa prej këtyre të fundit, sidomos prodhuesit e bukës janë treguar entuziastë, pasi mendojnë që ky hap do të bëjë që çmimi i bukës të bjerë dhe kështu të rritet kon-sumi”, shton Kodheli. Hapi i radhës për PS-në do të jetë propozimi për rishikimin e TVSH-së te faturat e energjisë. Drafti shoqërohet edhe me një stu-dim mbi çmimet në tërësi, të rritura ndjeshëm në vitet e fundit, me baza krahasuese dhe me efektet minus në xhepin e konsumatorit. Megjithatë, sikurse do të lexoni në vijim, që tani mazhoranca e ka përgjigjen gati: kundër nismës së PS-së dhe rishikimit të një tjetër skeme.

Propozimet që bëhen prekin nenin 24/1 në ligjin e TVSH-së, ku furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën, janë furnizime që tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatueshme në masën 10%, duke fi lluar nga data 1 janar 2012. Tjetër kategori, kemi furnizimin e barnave dhe shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, duke e përfshirë në furnizimin e përjashtuar, duke fi lluar nga 1 janari 2012

Propozimi i PS

Page 27: Monitor 499

499 - Monitor • 27

Zoti Mima, në dy vitet e fundit, në kuadër të krizës, po diskutohet mundësia mbi rishikimin e taksave, në ndihmë të asaj shtrese që preket më tepër. Si e gjykoni ju nivelin aktual të taksave dhe a ka hapësira për rregullime?

Gjykoj që Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në mandatin pararendës të kësaj mazhorance, kur u hap diskutimi nëse do të kishim reduktim të të gjitha shkallëve tatimore deri në 17 për qind për të gjitha llojet e tatimeve, direkte dhe indirekte dhe kur FMN pranoi që qeveria shqiptare të avanconte me uljen e shkallës tatimore për të ardhurat personale dhe të ardhurat e korporatave në një “fl at-tax”, por për momentin të ngrinte rishikimin e shkal-lës tatimore për TVSH në 20%, aq sa është sot. 17 përqindëshi që ne kishim nxjerrë në programin elektoral të PD-së bazohej mbi mesataren e atëhershme mbi shkallën tatimore për TVSH në vendet e BE-së. Sot situata ka ndryshuar tërësisht dhe shkalla mesatare në vendet e BE-së është afërsisht 20.5%. Pra, Shqipëria sot është pothuaj në linjë me mesataren e TVSH-së të vendeve të BE-së. Ky sugjerim i FMN-së u mirëkuptua dhe duke ndjekur zhvillimet në rajon për tatimet mbi të ardhurat, ku Bullgaria e para, pastaj Maqedonia, Mali i Zi, Serbia tentuan ta çonin shkallën tatimore dukshëm më ulët se 17% që ishte plani ynë, duke arritur deri në 9.5% për tatimet e drejtpërdre-jta, ne u detyruam, edhe për shkak të thithjes së investitorëve, të vendosnim një “fl at-tax” në 10% dhe të ruanim të pandryshuar në 20% shkallën e TVSH-së si dhe të mbronim trupin e saj nga “plagët” që mund të hapnin përjashtimet, incentivat e favoret fi skale. TVSH është shtylla kurrizore e sistemit tonë dhe ajo jep afërsisht 10 p.p në raport me PBB-në për arkën e shtetit, pra është një tatim që meriton më së shumti kujdes, si për të mbetur në linjë me parimet e direktivave europiane, ashtu edhe për të ruajtur të hyrat publike që ai gjeneron. Përse themi se jemi kundër përjashtimeve, të cilat veç e dëmtojnë integritetin e sistemit dhe krijojnë premisa për administrim më të dobët dhe ulin të hyrat publike? Përvoja empirike e disa vendeve të tjera që kanë tentuar të ulin shkallën tatimore me synimin për të ulur çmimet përfundim-tare të mallrave dhe shërbimeve, si dhe vetë përvoja e Shqipërisë me operacione të tilla të kryera në të shkuarën, tregon se tregu nuk është shumë elastik dhe çmimet përgjithësisht ngelen në nivelin që ato kanë arritur në kohën që aplikohej

TVSH në shkallën e saj normale. Po mar-rim rastin e shërbimeve të mësimdhënies private, për të cilat qeveria e hoqi fare TVSH. Tregu konfi rmon se tarifat kanë mbetur të pandryshuara, si në kohën kur aplikohej shkalla 20%. Pra, është jofi zibël të ndërhyhet, tregu është i edukuar, sikurse kuptohet që edhe furnizuesit e mallrave e shërbimeve kanë një “dhunti” për të transformuar në fi tim çdo diferencë që do duhej të krijohej nga ulja e taksave. Unë besoj se ky diskutim është i tejkaluar, nuk jam në favor të përjashtimeve për mallra dhe shërbime të caktuara pasi

përjashtim, sipas ekspertëve të TVSH, do të thotë penalizim. Të duket sikur lehtësohesh, por të furnizosh pa TVSH, do të thotë që nuk ke të drejtë të mar-rësh mbrapsht TVSH e shpenzuar për blerjen apo importin e atyre mallrave apo shërbimeve. Pra, përgjithësisht thuhet se impakti i heqjes a reduktimit të TVSH-së në uljen e çmimeve është pothuajse zero. Tjetër argument që japin ekspertët është se përgjithësisht, të pasurit janë ata që konsumojnë më shumë mallra dhe shër-bime dhe duke qenë se propozohet heqja e TVSH-së për disa mallra, në mënyrë që të lehtësohen të varfrit, padashur mira-tojmë një masë e cila jo vetëm nuk arrin qëllimin për të cilin u propozua, por arrin ekzaktësisht të kundërtin e atij qëllimi, favorizimin pa të drejtë të të pasurve. P.sh., një familje e varfër konsumon të themi vetëm 1 kg mish në muaj me çmim 600 lekë/kg dhe kursimi mujor nga

mosaplikimi i TVSH-së do të ishte vetëm sa 1/6 e çmimit me pakice ose rreth 100 lekë, kurse për një familje të pasur që konsumon të themi 10 kg fi leto me çmim 1200 lekë/kg, fi ton 2 mijë lekë nga mosaplikimi i TVSH-së. Pa përmendur se përgjithësisht të varfrit nuk blejnë në dy-qane të mëdha, zinxhirë supermarketesh të regjistruara në TVSH, por te kasapi i lagjes, i cili është me siguri nën kufi rin prej 5 milionë lekësh të regjistrimit. Shkaku i tretë është se gjithnjë, përjash-timet në administrim e vështirësojnë jashtëzakonisht procesin. Ne kemi 15 vite përvojë në administrimin e TVSH, në raport me vendet e tjera që kanë shumë herë më shumë se në administrim të kësaj takse. Këtë e them pasi është e shumë e vështirë të administrosh, të themi miel-lin që shkon për bukë masive e që duhet të jetë i përjashtuar nga mielli që shkon për biskota, makarona etj., të cilat duhen tatuar.

Megjithatë, me debatin luhet edhe hipoteza se të pasurit paguajnë njëlloj taksa me të varfrit, pra kanë të njëjtën skemë tatimore. Nëse e shikojmë në këtë prizëm, a ka hapësira për të ndryshuar raportin?

Në përgjithësi, për të mbrojtur shtresat e varfra, përdoret rritja e kufi rit të pa-tatueshmërisë së të ardhurave. Gjykoj se këtu ne mund të bëjmë diçka, pra të prezantojmë një sistem, ku të ardhurat në një limit të caktuar duhet t’i përjash-tojmë nga taksat. Flas për të ardhurat gjithëpërfshirëse nga paga, interesi, qiraja, dividentët, fi timi kapital, të drejta intelektuale e industriale etj., të cilat në vitin 2012 do të duhen të deklarohen. Meqenëse këto të ardhura janë taksuar në burim, atëherë në procesin e deklarimit të të ardhurave mbarëvjetore ka sens t’u kthehet tatimpaguesve me të ardhura nën një nivel të caktuar i gjithë tatimi që u është ndalur në burim. Në një sistem “flat-tax”, përgjithësisht perceptohet sikur të pasurit paguajnë më pak taksa, çka nuk është e vërtetë, pasi shkalla tatimore është e njëjtë dhe proporcionale për të dyja kategoritë. Por ndryshe nga fi lozofi a e majtë për të taksuar shumë më fort të ardhurat e niveleve të larta, të djathtët besojnë se kursimet që vijnë nga kjo kategori janë vërtet më të mëdha, por këto kursime përkthehen në më shumë konsum, në më shumë investime, më shumë punësim, pra në më shumë zh-villim. Kur them të pasurit, nuk e kam fjalën vetëm tek individët, por edhe te korporatat e mëdha.

Nuk fi tojmë asgjë nga ulja e TVSH-sëFlorion Mima, anëtar i Komisionit parlamentar për Ekonominë, ish-zëvendësministër i Financave

Mundësi, rritja e kufi rit për të ardhurat

Page 28: Monitor 499

28 • Monitor - 499

fi skale Debati

Propozimet e fundit të PS-së synojnë uljen e TVSH-së dhe zerimin për disa produkte. Cili është gjykimi juaj?

Propozimet që kanë ardhur nga PS lidhur me disa ndryshime në ligjin për TVSH për produktet ushqimore dhe medikamentet, në mendimin tim ka një qëllim të mirë, por mekanizmi i propozuar nuk është i gjetur. Domos-doshmëria për të ndihmuar shtresat në nevojë, të cilat goditen disproporciona-lisht nga ndryshimet e çmimeve, veça-nërisht të mallrave ushqimore, është një kauzë fi snike dhe humane. Veçanërisht duke marrë shkas nga ndryshimet dra-matike që kanë marrë tregjet e mallrave të konsumit që prej krizës së vitit 2007 e në vazhdim, situata kërkon vëmendje dhe veprim me politika publike më të forta. Grupe të caktuara të popullsisë sigurisht që janë prekur më ndjeshëm në të ardhurat e tyre nga këto zhvillime, gjë që mund të ketë ndikuar në rënien e nivelit të jetesës. Megjithatë, nuk gjykoj se ndryshimet e propozuara në ligjin e TVSH-së do t’ia arrijnë qëllimit. Sigurisht, taksat janë një element në formimin e çmimit dhe çdo rritje e tyre, menjëherë do të ndërfutet në çmimin fi nal të konsumatorit. Por, në kushtet e çmimeve të liberalizuara, elementë të tjerë më të rëndësishëm që varen nga struktura e tregut, gjendja e konkur-rencës në treg janë për-caktuese në çmimin fi nal të një produkti. Në këto rrethana, uljet e taksave apo edhe reduktimet e kos-tove të prodhimit të produk-teve, shpeshherë maskohen nën efektin e deformimeve strukturore të ekonomisë, duke mos i kaluar efektet pozitive të kursimeve në prodhim, te konsumatori në formën e prodhimeve me çmime më të ulëta. Rezultati është një rritje e fi timeve të tregtarëve dhe asnjë efekt te konsumatori fi nal. Kjo është një tezë e vjetër e teorisë ekonomike,

mbi qëndrueshmërinë e çmimeve (dhe të pagave) dhe rezistencën e tyre për t’u ulur. Është ky argument i teorisë, por edhe i praktikës, që më bën skeptik të besoj se reduktimet e TVSH-së do të sjellin efektin që pretendojnë kolegët e opozitës. Përkundrazi, sipas meje, kjo do të sillte thjesht dhe vetëm rritjen e fi timeve të tregtareve.

Ka një debat lidhur me sistemin e taksave në tërësi. Cilën kategori prekin më shumë detyrimet fi skale, sa i takon familjeve dhe biznesit dhe a duhet bërë një ndarje në varësi të të ardhurave?

Po, së fundmi është hapur një debat në shkallë globale për një reformë të siste-meve të taksimit, kryesisht të fokusuar në tregjet dhe në produktet fi nanciare. Ideja që vështirë se do të gjejë material-izim është të vendoset një taksë 1% mbi

disa lloje të transaksioneve fi nanciare, si një element dekurajues për investimet në tregjet derivative, që konsiderohen gjerësisht si fajtorë të krizës aktuale. Them vështirë, se do të konkretizohet për shkak të konkurrencës në botën e tregjeve të liberalizuara fi nanciare dhe që do të çonte në devijim të qarkul-limeve fi nanciare drejt vendeve të tjera dhe efi ciencës së dështuar të politikave të tilla, siç ishte eksperimentimi që ka bërë Suedia në krizën e saj bankare në fi llimet e viteve ‘90. Këto taksa janë quajtur si “taksat Robin Hood”.Në vendet e zhvilluara, taksat e dre-jtpërdrejta: si tatimi me të ardhurat, fi timet dhe pasurinë janë burimi krye-sor i të ardhurave të buxhetit. Ndërsa në ekonomitë në zhvillim janë tatimet e tërthorta: TVSH, akcizat. Tatimet in-direkte kanë një sërë avantazhesh, që nga lehtësia në grumbullim dhe janë

të maskuara brenda çmimit të një malli apo shërbimi. Sigurisht që një kalim nga tatimet e tërthorta drejt tatimeve të drejtpërdre-jta do të kryhet, por ky është një proces ndryshimi strukturor që do të kërkojë kohën e duhur. Kur akoma njerëzit nuk janë pronarë legjitimë të pasurive të tyre, duke ju munguar do-kumentet e pronësisë, sig-urisht që e kufi zon aftësinë e shtetit për të nxjerrë të ardhura nëpërmjet këtij lloji taksimi. Po kështu, kur të ardhurat dhe fitimet nga investimet janë në nivele modeste, të ardhurat që mund të sigurojë buxheti janë të kufi zuara. Prandaj, ky ndryshim strukturor nga të ardhurat nga tatimet e tërthorta tek ato të drejt-përdrejta, do të kërkojnë një kohë relativisht të gjatë. Por, parimi themelor i taksimit në historinë e njerëzimit, i mishëruar në Kushtetutat dhe në të dre-jtën zakonore, ka qenë pari-mi i proporcionalitetit. Kjo do të thotë se njerëzit duhet të paguajnë për buxhetin e shoqërisë proporcionalisht me të ardhurat e tyre. Ky

Reduktimi i TVSH-së rrit fi timet e tregtaritSelami Xhepa, anëtar i PD-së, në Komisionin parlamentar të Ekonomisë

Kufi ri i pataksueshëm, skema që mbron të varfrit

Page 29: Monitor 499

499 - Monitor • 29

parim u ndryshua për herë të parë në fi l-limet e shekullit të njëzet, si një nevojë emergjente për të fi nancuar luftërat botërore dhe u zëvendësua me parimin e famshëm “pay as you go”, domethënë sipas aftësisë për të paguar. Ky ndryshim i këtij parimi, u shoqërua me një legjis-lacion kontabël që iu ofronte mundësi të shumta individëve apo bizneseve të pasura që të maskonin fi timet, duke u klasifi kuar gjithnjë në nivelet modeste të të ardhurave. Pra, edhe pse dukja ishte se sistemi po taksonte më fort të pasurit, në fakt kontributi i tyre në të ardhurat publike ka qenë gjithnjë shumë i vogël. Prandaj teza për të kaluar drejt një tatimi të sheshtë, një nivel për të gjitha llojet e të ardhurave është debatuar prej kohesh në qarqet akademike dhe politike, por është materializuar vetëm në disa prej ekonomive në tranzicion, përfshirë edhe vendet e rajonit tonë. Unë besoj se kjo është një ndër reformat më pozitive që janë kryer në këtë fushë. Kalimi sër-ish drejt tatimit proporcional, me disa shkallë sipas shumës së të ardhurave, do të ishte një ecje mbrapa. Por, është e mundur që për shtresat me të ardhura të ulëta, të rritet kufi ri përjashtues. Për shembull, të ardhurat deri në 25,000 lekë mund të ishin të ardhura të përjashtuara. Po kështu, duke qenë se nga ky vit do

të fi llojë përgatitja e deklaratave të të ardhurave në nivel individual, politikat mbështetëse të të ardhurave mund të pasurohen me risi inovatore, që nga rikthimi i një pjese të taksave të paguara për individë/familje, që bien nën një prag të caktuar të të ardhurave.

A nevojitet rishikimi i taksave në tërësi, në favor të familjeve të varfra?

Ka mundësi që të kryhen disa politika mbështetëse, pa prekur normat aktuale të taksimit, siç është rritja e pragut për-jashtues, kompensimet me të ardhura nga buxheti për familjet që paraqesin

në deklarimin vjetor të ardhura nën një kufi të caktuar vjetor etj. Nga ana tjetër, teoria dhe përvoja më e mirë që ne kemi nxjerrë nga historia është se nuk janë taksat instrumenti më i mirë dhe efektiv i politikave sociale. Përkundrazi, krahu i shpenzimeve është konsideruar si më efi kasi dhe më i ndershmi nga pikëpamja e drejtësisë sociale. Shqipëria është akoma në një rrugë të gjatë, për të krijuar klasën e vet të sipërmarrësve, për të nxitur sipërmarrjen prodhuese, për të shtuar stokun e kapitalit të tij. Kjo do të thotë se duhen ofruar nxitje të duhura dhe një mjedis inkurajues për to, duhet shpërblyer shpirti sipërmarrës. Në të kundërt, shoqëria nuk do të ketë më shumë të ardhura për të shpërndarë, por veçse do të bëjë rishpërndaje të së njëjtës gjë. Ky është fenomeni i rrezikshëm i “kurthit të shoqërisë në zhvillim” - vendi ngërthehet në një status të pandryshuar të të ardhurave, ose në statusin e një shoqë-rie duke u zhvilluar, por pa progres. Kjo duhet të mbahet fort në konsideratë, kur hartojmë politikat publike, veçanërisht ato të taksave. Kjo është arsyeja që sug-jerimet që paraqesin kolegët e PS-së nuk duken të arsyetuara. Arritja e objektivave qëllimmira kërkon gjetjen e zgjidhjeve që të çojnë drejt tyre, dhe jo çdo politikë mund ta arrijë këtë.

Page 30: Monitor 499

30 • Monitor - 499

energji Eficiencë

Kur kemi ndërtuar apo blerë një shtëpi, kur kemi blerë një makinë të përdorur, kemi menduar gjithçka

përveç eficiencës së energjisë. Duke përjashtuar vitet e fundit, kur importi i makinave të reja është rritur ndjeshëm dhe për ndërtimet e fundit po përdoren termoizolues, gjithçka tjetër na shpenzon më shumë energji se ç’duhet. Nga vlerë-simet e bëra nga Fondi i Hapur Rajonal për Energjinë, në vend shpenzohen 174 ktoe energji për të siguruar një prodhim me vlerë 1 mijë dollarë, ndërkohë që Kro-acia (vend me temperatura më të ulëta) shpenzon 143 ktoe energji. Krahasimi nuk mund të bëhet me Gjermaninë, një vend edhe më i ftohtë por që kryeson në efi ciencën e energjisë. Pika e fortë e Gjer-manisë është pika e dobët e Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, efi cienca e energjisë. Pikërisht për këtë, javën e kaluar, ambasada gjermane në Shqipëri zhvilloi një konferencë-debat me ligjvënës e përfaqësues të shoqatave mjedisore. Nga “detyra e shtëpisë” së Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të ulë me 9% konsumin e energjisë përmes rritjes së efi ciencës së energjisë në banesa, trans-port, shërbime e bujqësi deri në vitin 2017. Zëvendësambasadori gjerman theksoi se sipas direktivës për efi ciencën e energjisë, vendet e BE-së janë angazhuar që deri në 2018-n të ulin me 20% konsumin e

ENERGJIA QË DUHET TË KURSEJMËShqipëria renditet ndër vendet me konsum të lartë të energjisë. Investimet e gabuara e bëjnë të vështirë përdorimin efi cient. Plane ambicioze për uljen e përdorimit të energjisë (9%), ndërsa nuk respektohen normat ligjore

energjisë përmes rritjes së efi ciencës dhe Gjermania po e mbështet Shqipërinë në sektorin e energjive me projekte dhe fonde të veçanta. Me përdorimin efi cient të saj, Gjermania e uli 80% konsumin e energjisë mes periudhës 1978-2009. Kjo do të ishte një shifër e lartë për një treg si Shqipëria, ku përveç zhvillimit të gabuar të deritanishëm, i cili nxit konsumin e lartë të energjisë, nuk e kemi bërë pjesë të jetës kursimin e saj, pavarësisht se e paguajmë më shtrenjtë se edhe shumë vende më të pasura. Për më tepër, zbatimi i dobët i ligjit ka prekur edhe këtë fushë. Aheron Hizmo, ekspert i Shoqërisë Gjer-mane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për projektet e energjisë së rin-ovueshme dhe efi ciencës së saj, theksoi se ka një fond të hapur prej 12 milionë eurosh për shtatë vendet e rajonit të Ball-kanit, për uljen e efi ciencës së energjisë. Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) tregojnë se deri më tani, janë hartuar strategjitë dhe normat ligjore për efi ciencës e energjisë, por siç thekson edhe Hizmo, “ka ligje, të cilat nuk kanë gjetur zbatim në praktikë”. Si ligji i efi ciencës për energjinë, edhe ai i etiketimit të produkteve elektronike (mi-ratuar në 2009-n) nuk po gjejnë zbatim, sipas ekspertëve të burimeve natyrore. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Agjen-cinë e Burimeve Natyrore të hartojë plane ambicioze për efi ciencën e energjisë.

Arta Nanaj, eksperte e AKBN-së, prezan-toi dy planet kombëtare të masave për en-ergjitë e rinovueshme dhe për efi ciencën e energjisë, të cilat do të zbatohen deri në vitin 2018, sipas direktivave të BE-së. Sipas saj, “deri në vitin 2018 duhet të ulet në 9% konsumi i energjisë përmes rritjes së efi ciencës së energjisë”. Sipas sektorëve parashikohet që konsumi të ulet 22% në banesa, 19% në sektorin e shërbimeve, 25% në industri, 31% në transport dhe 3% në bujqësi”.Për këtë do të duhej zbatimi i ligjit për efi ciencën e energjisë, dhe respektimi i kodit të banesës. Tashmë edhe ndër-tuesit duket të jenë më të kujdesshëm në investime. Pasi në një të ardhme të afërt, AKBN ka parashikuar të fi llojë auditimin në ndërtesa mbi 250 metra katrorë. Ato parashikohet të auditohen çdo tre vjet për nivelin e efi ciencës së energjisë.

Transporti, konsumatori më i madh i energjisë

Rritja e numrit të mjeteve të transportit, veçanërisht ai rrugor, ka ndikuar direkt në rritje të dukshme të konsumit të lëndës djegëse, naftës dhe benzinës, duke e kthyer sektorin në konsumatorin më të madh të burimeve energjetike, që në bilancin total vjetor llogaritet në 44% të tij. Transporti rrugor do të vijojë të rritet, pasi po zhvillohen politika të reja për rritjen e transportit publik. Nga masat e parashikuara për rritjen e efi ciencës së energjisë (deri më 2017-n) pritet që pesha e këtij sektori të zbresë në 26,7% të totalit të shpenzimeve.

ULJA E KONSUMIT (deri në 2018)

9% e energjisë në total

22% në banesa

19% në sektorin e shërbimeve

25% në industri

31% në transporte

3% në bujqësi.

Page 31: Monitor 499

499 - Monitor • 31

Page 32: Monitor 499

32 • Monitor - 499

Monedha shqiptare ka shënuar ngritje në raportet e këmbimit me euron gjatë javës së kaluar, ndërsa dollari është nënçmuar në këmbimet e tij me lekun. Sjellja e monedhës shqiptare këtë javë ka reflektuar disi kursin euro-dollar në bursa. Në tregjet ndërkom-bëtare, euro shënoi rritje ndaj dollarit gjatë javës së kaluar.

BU

RIM

I: B

SH

BU

RIM

I: B

SH

BU

RIM

I: O

AN

DA

.CO

M

KURSI I KËMBIMIT

BURSAMALLRA32

32 Kredi për biznes32 Kredi për shtëpi32 Kredi për automjete33 Kredi konsumatore34 Interesat e depozitave në bankat e nivelit të dytë (%)66 Ndryshimi i tregjeve janar-qershor 2011

Çmimet e naftës dhe të produkteve të tjera u rritën si rrjedhojë e pritshmërive për politika të mëtejshme të lehtësimit monetar, teksa Banka

e Anglisë njoftoi për një valë tjetër lehtësimi sasior dhe pas njoftimeve të Bankës Qendrore Europiane për të nxitur likuiditetin. Indeksi Reuters-Jefferies CRB, i cili përfshin grurin, bakrin dhe naftën, fi toi 0.8%, teksa oreksi për rrezik u rikthye. Çmimet e naftës bruto, të cilat kishin fituar terren si rezultat i lajmeve për një rënie surprizë të inventarëve të SHBA-ve të mërkurën e javës së kaluar, vazhduan rritjen e tyre. Treguesi ICE për dorëzimet e nëntorit, i cili për një

NAFTA DHE PRODUKTET E TJERA MARRIN VETEN

jo anëtare të OPEC-ut, e cila pritej që të vinte në treg në tremujorët e tretë dhe të katërt të këtij viti, nuk ka ndodhur ende, tha ai.

Edhe metalet, në rritje

Shpresat se likuiditeti do të mund të ndihmonte që Europa të shmangte recesion kanë nxitur metalet industriale. Bakri, i cili është i lidhur ngushtësisht me aktivitetin in-dustrial dhe rritjen ekonomike, u shtrenjtua mbi nivelin e mbështetjes prej 7,000 dollarësh për ton. Bakri për dorëzimet në tre muaj në Bursën e Metaleve të Londrës u shtrenjtua me 3.9% në 7,187.75 dollarë për ton, ndërsa dhe metalet e tjera industriale ecën të sigurta, me aluminin që u zgjerua 1.6% në 2,225 dollarë për ton dhe kallaji që u rrit me 5.7% në 22,100 dollarë për ton.Lajme të tjera, që u mësuan në fund të javës së kaluar, pritet që të ushtrojnë presion shtesë në rritje mbi këtë treg. Në Indonezi, “Freeport McMoran”, prodhuesi më i madh i listuar në bursë i bakrit, u përball me greva në Grasberg. Në Zambia, qeveria e re, të enjten e kaluar vendosi të pe-zullojë lejen për eksportet e metaleve. Ministri i Minierave i Zambias urdhëroi pezullimin në një dokument që u dërgoi eksportuesve më 4 tetor, duke thënë se për sektorin do të vendoseshin rregulla të reja. Vendimi erdhi pas shqetësi-meve se eksportuesit e bakrit nuk kishin paguar detyrimet e plota ndaj shtetit. Kjo lëvizje u pa si një përpjekje për të rregulluar transparencën në këtë industri. Zyrtarët thanë se ajo ishte në linjë me direktivat presidenciale, që të gjitha pagesat për eksportet të kaloheshin përmes Bankës Qendrore.Duke vendosur këtë pezullim, zyrtarët thanë se masat e reja do të hynin në fuqi kur Banka e Zambias të ishte gati. Prodhimi i bakrit i Zambias pritet që të jetë rreth 730,000 tonë këtë vit dhe kompanitë ndërkombëtare përfshirë “Glencore”, “First Quantum”, “Vedanta Resources” dhe “Vale” ushtrojnë aktivitet në këtë vend.

32 • Monitor - 499

Ecuria e çmimit të naftës

kohë të shkurtër zbriti poshtë nivelit mbështetës prej 100 dollarësh për fuçi dy javë më parë, u rrit me 41 cent për fuçi në 103.28 dollarë për fuçi, ndërsa treguesi Nymex West Texas Intermediate për dorëzimet e nëntorit u ngjit me 84 cent për fuçi në 80.54 dollarë. Harry Tchilinguirian, kreu i departamentit që analizon produktet në “BNP Paribas”, tha se lajmet për rritjen e li-kuiditetit kanë ndikuar tregun e naftës, i cili gjithsesi kishte mbetur i qëndrueshëm nga kushtet e kërkesës dhe ofertës.Kërkesa për naftë në tregjet në zhvillim ka qenë relativisht e lartë, me pak ndikim nga zhvillimet në vendet kryesuese të OECD-së, ndërsa rritja e furnizimit të ofertës nga vendet

Ecuria e çmimit të aritEcuria e çmimit të bakrit

Page 33: Monitor 499

499 - Monitor • 33

Lek 1 muaj 3 muaj 6 muaj 9 muaj 12 muaj 24 muaj 36 muaj

Banka Alpha 2.8-3.3 4.6-5.0 5.5-6.0 - 6.5-7.0 6.7-7.1 -

Banka Intesa SanPaolo 1.75 4.2 5.0 - 5.9 6.55 -

Banka e Bashkuar e Shqiperise 4.7 5.8 7.0 - 8.0 8.5 -

Credins Bank 3.3-4.0 4.5-4.7 5.5-5.8 - 6.4-6.6 6.9-7.5 -

Banka Emporiki 3.1-3.3 4.4-4.6 5.4-5.6 - 6.2-6.4 6.6-6.8 6.8-7.0

Veneto Banka 3.4 4.5 5.7 6.1 6.8 7.0 7.2

Banka Kombetare e Greqise 3.5-4.1 4.8-5.7 5.6-7.0 - 6.7-7.6 7.4-8.2 7.7-8.3

Banka Kombetare Tregtare 2.7-3.3 4.1-4.7 4.5-5.2 - 5.7-6.2 6.0-6.7 6.2-7.0

Banka e Kreditit te Shqiperise 4.0 4.5 4.75 - 5.75 - -

Banka Nderkombetare Tregtare 4.5 5.25 6.25 - 7.25 7.5 -

Banka e Pare e Investimeve 3.8-4.5 4.7-5.0 5.5-6.0 - 6.5-7.0 7.5 -

Banka Societe Generale Albania 2.55 4.05 5.25 - 6.0 6.05 6.15

Banka ProCredit 1.9-2.0 3.6-4.0 4.3-4.7 4.7-5.1 5.4-5.8 6.5-6.8 6.7-7.0

Banka Raiffeisen - 4.0-4.5 4.3-5.1 4.5-5.4 5.4-6.4 5.5-6.7 5.6-6.9

Banka Tirana 2.5-3.5 4.3-4.8 5.0-5.7 - 5.7-6.4 6.0-7.0 -

Union Bank 2.9-3.0 4.6-4.7 5.5-5.6 - 6.5-6.6 - -

Euro 1 muaj 3 muaj 6 muaj 9 muaj 12 muaj 24 muaj 36 muaj

Banka Alpha 1.7-2.1 2.3-2.8 2.7-3.2 - 3.5-4.0 3.6-4.1 -

Banka Intesa SanPaolo 0.4 1.8 2.0 - 2.7 3.3 -

Banka e Bashkuar e Shqiperise 3.7 4.5 4.8 - 5.2 5.7 -

Credins Bank 2.1-2.3 2.5-2.8 3.0-3.3 - 3.5-3.8 4.0-4.5 -

Banka Emporiki 1.7 2.5 2.7 - 3.3 3.5 3.7

Veneto Banka 2.3 2.6 3.3 3.6 3.8 4.0 4.2

Banka Kombetare e Greqise 2.4-3.0 3.0-3.7 3.5-4.0 - 4.0-4.5 4.1-4.6 4.2-4.8

Banka Kombetare Tregtare 1.0-1.5 1.3-1.8 1.6-2.3 - 2.3-2.8 2.8-3.5 3.05-3.7

Banka e Kreditit te Shqiperise 2.25 2.5 2.75 - 3.25 - -

Banka Nderkombetare Tregtare 2.5 2.7 3.25 - 4.0 4.1 -

Banka e Pare e Investimeve 2.5 3.0 3.5 - 4.0 4.5 -

Banka Societe Generale Albania 2.0 2.5 3.0 - 3.5 3.95 4.05

Banka ProCredit 0.7-0.75 1.4-1.55 1.7-1.85 1.9-2.05 2.1-2.25 2.4-2.55 2.5-2.65

Banka Raiffeisen - 1.3-2.0 1.5-2.2 1.7-2.4 2.1-3.0 2.15-3.05 1.6-3.1

Banka Tirana 1.6-2.0 2.0-2.5 2.6-3.0 - 3.1-3.5 3.4-4.0 -

Union Bank 1.2-1.3 2.2-2.3 3.2-3.3 - 3.6-3.7 - -

USD 1 muaj 3 muaj 6 muaj 9 muaj 12 muaj 24 muaj 36 muaj

Banka Alpha 1.0-1.2 1.1-1.5 1.2-1.6 - 1.5-2.0 1.7-2.2 -

Banka Intesa SanPaolo 0.1 0.65 0.85 - 1.35 1.45 -

Banka e Bashkuar e Shqiperise 1.7 2.0 2.1 - 2.6 2.9 -

Credins Bank 1.1-1.5 1.3-1.5 1.7-2.0 - 2.0-2.3 2.5-3.0 -

Banka Emporiki 0.5 0.7 1.0 - 1.35 1.5 1.8

Veneto Banka 0.5 1.0 1.4 1.5 1.6 1.7 1.8

Banka Kombetare e Greqise 1.0-1.5 1.4-1.8 1.5-2.1 - 1.7-2.2 2.0-2.3 2.1-2.6

Banka Kombetare Tregtare 0.5-1.0 0.75-1.2 1.25-1.75 - 1.5-2.0 1.75-2.25 2.0-2.5

Banka e Kreditit te Shqiperise

Banka Nderkombetare Tregtare 1.5 1.75 2.0 - 2.25 2.5 -

Banka e Pare e Investimeve 1.0 1.3 1.6 - 1.9 2.0 -

Banka Societe Generale Albania 0.8-1.15 1.0-1.3 1.4-1.65 - 1.8-2.05 1.85-2.10 1.9-2.15

Banka ProCredit 0.2-0.25 0.4-0.55 0.7-0.85 0.9-1.05 1.2-1.25 1.5-1.55 1.6-1.65

Banka Raiffeisen - 0.5-0.9 1.0-1.45 1.2-2.0 1.4-2.3 1.6-2.4 1.8-2.5

Banka Tirana 0.5-1.0 1.0-1.4 1.4-1.8 - 1.8-2.4 2.0-2.6

Union Bank 0.2-0.3 1.1-1.2 1.6-1.7 - 2.2-2.3 - -

Financë PersonaleINTERESAT E DEPOZITAVE NË BANKAT E NIVELIT TË DYTË (%)

499 - Monitor • 33

Page 34: Monitor 499

34 • Monitor - 499

Banka AlphaBanka Intesa SanPaoloBanka e Bashkuar e ShqiperiseCredins BankBanka EmporikiVeneto BankaBanka Kombetare e GreqiseBanka Kombetare TregtareBanka e Kreditit te ShqiperiseBanka Nderkombetare TregtareBanka e Pare e InvestimeveBanka Societe Generale AlbaniaBanka ProCreditBanka RaiffeisenBanka TiranaUnion Bank

KREDI PËR BIZNES

Interesi vjetor (%) Lek USD Euro

BTH/4-6 L+3-7 E+3-7 BTH/12+3-5 L/12+3-7 E/12+3-7 10-13 7-10 7-10 BTH/12+3.5-5.5 L/12+7.0-8.5 E/12+7.0-8.5 - L+4-7 E+4-7 BTH/3M+ deri 8 L/1M+ deri 8 E/1M+ deri 8 - - - BTH+4 L+5 E+5 BTH+5-8 L+5-8 E+5-8 - 11.5 - BTH+2.5 L+4 E+3.7 BTH+4 L+6 E+6.5 Trib 3-12 ose 10-24 9-17 9-17 NB 4-6 NB 4-6 NB 4-6 BTH+2 L+4 E+4 BTH+3-7 L+3-7 E+3-7

Banka AlphaBanka Intesa SanPaoloBanka e Bashkuar e ShqiperiseCredins BankBanka EmporikiVeneto BankaBanka Kombetare e GreqiseBanka Kombetare TregtareBanka e Kreditit te ShqiperiseBanka Nderkombetare TregtareBanka e Pare e InvestimeveBanka Societe Generale AlbaniaBanka ProCreditBanka RaiffeisenBanka TiranaUnion Bank

Shuma Afati i Interesi vjetor (%) maksima shlyerjes Lek USD Euro në mijë në vite 100 Euro 5-25 Prime Rate+2 - Prime Rate+2 - 20 BTH+3 L+5 E+5 - 5 13 9 9 40.000 Lekë 20 Repo + 6.5-10 L+8.0-10.0 E+8.0-10 300 EUR-USD 10-20 - L+3-6 E+3-6 - - Repo 3M + deri 8 L/1M+ deri 8 E/1M+ deri 8 250 Euro 20 BTH+4 - E+4.5 500 USD 10-20 BTH+2.2 L+4.0 E+4.0 - - - - - - 10 14 8.5 8.3 - 360 muaj 7.9 viti i pare BTH+2.5 - E+6.4 - - BTH+2.5 L+5 5.9 viti i pare E+5.9 150 Euro 20 BTH+3-6 - E+ 4-8 - 0.5-20 13-14 - E+7-8 - - BTH+2.75 L+4.5 E+2.9 - 20 BTH+4.5 L+3.8-5 E+8-5

Banka AlphaBanka Intesa SanPaoloBanka e Bashkuar e ShqiperiseCredins BankBanka EmporikiBanka Kombetare e GreqiseBanka Kombetare TregtareBanka e Kreditit te ShqiperiseBanka Nderkombetare TregtareBanka e Pare e InvestimeveBanka Societe Generale AlbaniaBanka ProCreditBanka RaiffeisenBanka TiranaUnion Bank

Shuma Afati i Interesi vjetor (%) maksima shlyerjes Lek USD Euro në mijë në vite - 7 BTH+2.5 - E+6 30 Euro 40 muaj BTH+4 L+5 E+6 30 Euro 1-4 - - 8.5 7.000 Lekë 60 muaj BTH+6-8 L+6-9 E+7-9 30 Euro-USD 4 - L+5.5-6 E+5.5-6 60 Euro 4-5 14.83 7.25 9.0 30 USD 4 - - E+5.0 - - - - - 25USD 1-4 - 8 8.5 80% e vlerës 60 muaj BTH+5 L+5 10 - - BTH+6 L+8 E+8 30 Euro 1-7 15-16 10-11 10-11 0.4-4 mln Lek 6-60 muaj 12-15 - - - - - - - - 1-4 BTH+6 L+5.5-6 E+5.5-6

BTH/12 = BONO THESARI ME MATURIM 12 MUAJ; L=LIBOR NË USD; E=LIBOR NË EURO; NB= NORMA BAZË; TB=TRIBOR

BTH/12 = BONO THESARI ME MATURIM 12 MUAJ; L=LIBOR NË USD; E=LIBOR NË EURO; NB= NORMA BAZË; TB=TRIBOR. * PËR VITIN E PARË VETËM BONO THESARI

BTH/12 = BONO THESARI ME MATURIM 12 MUAJ; L=LIBOR NË USD; E=LIBOR NË EURO; NB= NORMA BAZË; TB=TRIBOR

34 • Monitor - 499

Financë Personale

KREDI PËR SHTËPI

KREDI PËR AUTOMJETE

Page 35: Monitor 499

499 - Monitor • 35

Banka AlphaBanka Intesa SanPaoloBanka e Bashkuar e ShqiperiseCredins BankBanka EmporikiVeneto BankaBanka Kombetare e GreqiseBanka Kombetare TregtareBanka e Kreditit te ShqiperiseBanka Nderkombetare TregtareBanka e Pare e InvestimeveBanka Societe Generale AlbaniaBanka ProCreditBanka RaiffeisenBanka TiranaUnion Bank

Shuma Afati i Interesi vjetor (%) maksima shlyerjes Lek USD Euro në mijë në vite 1,800 lekë 10 BTH+6 - - 10 Euro 5 19 - 16.5 30 Euro 1-4 - - 8.5 10.000 Lekë 84 muaj BTH+5.5-7 L+7-9 E+7.5-9.5 20 Euro-USD 5 - L+-5 E+5 - - Repo /3M+ deri 8 L/1M + deri 8 E/1M+ deri 8 6,000 Lekë 10 14.5-20.9 - - 500 Lekë 4-5 17.5-19.9 - - - - - - - 25 USD 1-4 - 8 8.5 1 000 lekë 84 muaj 17.5 - - - - BTH+4.0 L+6 E+6.5 10 Euro 1-3 18-20 16-18 16-18 100-1.100 Lekë 7 - - - - BTH/12+3.5 L/12+5.5 E/12+4 8 Euro-1.000 lekë 1-4 16-18 - 13-15

Union Bank

Banka Raif-feisen

Banka Intesa

SanPaolo

Banka Societe

Generale Albania

Banka Emporiki

Banka Tirana

Banka Alpha

Banka Kombëtare e

Greqisë

Banka Kombëtare

Tregtare

Banka e Parë e

Investimeve

Banka Ndërkom-

bëtare Tregtare

Banka e Kreditit e

Shqipërisë

Banka e Bashkuar e Shqipërisë

CredinsBank

Banka ProCredit

CBAVenetoBanka

Interesat LIBOR (London Interbank Offered Rate) 1 muaj 3 muaj 6 muaj 9 muaj 1 vjeçare LIBOR dollar 0.2400 0.3700 0.5500 0.6500 0.8500 LIBOR euro 1.3560 1.5540 1 .7530 1.9160 2.0840Burimi: www.rcb.at

NORMAT E INTERESIT

LIBOR-I: KREDITË NË EURO, PA NDRYSHIME

Euribori nuk ka ndryshuar gjatë javës së fundit. Euribor-i tremujor arriti në 1.55%, ndërsa ai vjetor ka arritur në 2.08%. Në këtë mënyrë, interesat minimale të kredisë në euro në tregun shqiptar (të llogaritura sipas formulës euribor 1 vjeçar +6%), janë rreth 8.06%. Për dollarin, tendenca ka qenë pa ndryshime. Interesat e kredisë në dollarë në tregun shqiptar (të llogaritura sipas formulës Libor USD 1 vjeçar +8%), janë rreth 7.05%.

Interesi aktual i kredive

(maturim 1 vjeçar)

Në euro*(Euribor+6%)

8.08%*Në dollarë

**(Libor+6%)

7.05%**

LekuFormula BTH/3+3-5, nënkupton që interesi i kredisë llogaritet duke marrë si bazë normën tre mujore të bonove të thesarit (BTH/3), duke i shtuar 3 deri në 5%. Psh, nëse norma e bonove të thesarit është 6%, atëhere interesi i kredisë luhatet nga 9% (6%+3%) deri në 11% (6%+5%). BTH/12 janë bonot 12 mujore dhe BTH/6 janë bonot 6 mujore. Interesat më të fundit të bonove të thesarit i keni në tabelën e faqes 77: “Interesat e bonove të thesarit në ankandin e fundit”. Interesat që llogariten mbi bazën e yield-it (interesit) të bonove të thesarit janë të

ndryshueshme çdo javë, në varësi të tendencës së bonove. Tribor është Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave në tregun ndërbankar të parasë. Aktualisht, interesi 12 mujor i TRIBOR është 9.17%.

EuroFormula E+3-7 nënkupton që interesat e kredive në euro llogariten duke marrë për bazë Liborin e euros, që në formulë është i shënuar me E, duke i shtuar 3% deri në 7%. Psh, nëse norma e Liborit të Euros (E) është 4%, atëhere interesi i kredisë luhatet nga 7% (4%+3%)

SHPJEGIM PËR INTERESAT E KREDIVE

deri në 11% (4%+7). Interesat më të fundit të liborit të euros i keni në tabelën e mëposhtme: “Interesat LIBOR”. Interesat që llogariten mbi bazën e liborit të euros janë të ndryshueshme, në varësi të tendencës së liborit të euros.

DollariShpjegimi është i njëjtë si për euron, vetëm në bazë të liborit të euros (E) merret për bazë libori i dollarit (L), i cili gjithashtu gjendet në tabelën: “Interesat LIBOR” në tabelën emësipërme.

BTH/12 = BONO THESARI ME MATURIM 12 MUAJ; L=LIBOR NË USD; E=LIBOR NË EURO; NB= NORMA BAZË; TB=TRIBOR

499 - Monitor • 35

BONOT E THESARIT

BURI

MI:

BANK

A E

SHQI

PËRI

Interesat e bonove të thesarit (27.09.2011) (%) Afati i Yieldi Yieldi Yield Shuma maturimit minimal maksimal ponderuar e pranuar (mld lekë)3-mujore 5.50 5.71 5.56 4,000.00 6-mujore 6.76 6.80 6.78 4,700.0012-mujore 7.62 7.69 7.67 9,900.00 Burimi: Banka e Shqipërisë

KREDI KONSUMATORE

TRIBOR* ‘Interesi i ofruar për

vendosjen e depozitave’ njëditor 5.74% njëjavor 6.27%1-mujor 6.98% 3-mujor 7.30%6-mujor 7.47% 12-mujor 8.18%

Tribor” (Tirana interbank offer rate)- norma fi kse e interesit e llogaritur bazuar në kuo-timet e bankave referencë për të vendosur depozita në tregun ndërkombëtar të parasë. Ky indeks ka fi lluar të përdoret nga bankat në Shqipëri si referencë për caktimin e interesave të kredisë në lekë.

Page 36: Monitor 499

36 • Monitor - 499

[email protected] www.uniontravel.al

duke filluar nga 250Euro p/person

[email protected] www.uniontravel.al

në të gjitha agjencitë+355 (04) 22 34 979

Rumania27-31 Tetor

Dubrovnik 14-16 tetor dhe 21-23 tetor 2011 …cmimi 119€ p/person

Paris 28-31 Tetor …cmimi 499€ p/person

Dubai 28Tetor-1Nentor …cmimi 780€ p/person

Rome-Firenze 28 -31 tetor …cmimi 429€ p/person

Budapest 28-30 Tetor …cmimi 359€ p/person

Union Travel ( Zyra qendrore)Rr. Durresit ( tek amb. Vatikanit )Tel : +355 4 222 8140/1Mob: +355 66 20 82 915Mail : [email protected]

Union Travel Rr. Mine Peza Nr.2 TiraneTel : +355 2256558/9Mob: +355 66 20 82 915Mail : [email protected]

6 tetor dheh 2221-1-1-1-1--232323232323 tt tt t tetetetetee ororororo 2 2201010011 1 1 …c…ccmiiiimimimimiimimimi 1111111111111111999999999€€€€€€€€€€€€€€€€€€€ p/p//p///p//p/p pepepepepeepeeep rsrsrsrsrsssssrrsrsssononononononoononoonononononn

imi 499€ p/person

entor …cmimi 780€ p/person€-31 tetor …cmimi 429€ p/person

0 Tetor …cmimi 359€ p/person

Turet e Vjeshtës me Union Travel

Page 37: Monitor 499

499 - Monitor • 37

rajon

Konsorciumi “Trans Adriatic Pipeline” (TAP) i zgjeroi më tej përpjekjet për të përforcuar

sigurinë e furnizimit dhe diversifi kimin e burimeve të gazit në Europën Juglin-dore, duke hyrë në një tjetër memoran-dum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me kompaninë sllovene “TSO Geoplin plinovodi”. Ky është i fundit në një sërë nismash strategjike të iniciuara nga TAP, në vitin 2011. Më parë gjatë këtij viti, TAP nënshkroi marrëveshje të ng-jashme me kroaten “TSO Plinacro Ltd”, boshnjaken “TSO BH-Gas” dhe qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku të gjitha mbështesin projektin e Gazsjellësit Jo-nian Adriatik (Ionian Adriatic Pipeline-IAP). Konsorciumi TAP, i përbërë nga liderët europianë të energjisë “Statoil”, “E.ON Ruhrgas” dhe “EGL”, propozon të ndërtojë një gazsjellës që do të kalojë përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, për ta sjellë gazin kaspik në Europë. TAP ka hyrë në marrëveshje individuale bashkëpunimi me palët që mbështesin IAP, që është një gazsjellës i planifi kuar, që do të transportojë gaz natyror përmes territoreve të Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. IAP propozon që të lidhet me projektin e TAP, në një pikë afër Fierit në Shqipëri. Duke parë afërsinë e gjurmës së IAP me Slloveninë, marrëveshja e mirëkuptimit

TAP ECËN I SIGURTmidis TAP dhe “Geoplin plinovodi” i jep sllovenes TSO potencialin për të pasur akses në furnizimet me gaz natyror nga rajoni Kaspik, përmes një rruge të re transporti. Për më tepër, kjo nismë mbështet zhvillimin e tregut të gazit në Slloveni dhe më gjerë në Europën Juglindore, duke sjellë furnizime me gaz, që do të plotësojnë kërkesën në rritje. Sipas kushteve të memorandu-mit, “Geoplin Plinovodi” do të marrë pjesë në grupin e punës TAP-IAP. Ky grup vlerëson fushat e bashkëpunimit potencial, duke fi lluar nga radhitja e të gjithë skeduleve dhe ndarjen e praktikës më të mirë në lehtësimin e kuptimit për specifi kat teknike të secilit projekt. Kjo do të përfshijë nevojat për kapacitete, ndërtime të reja dhe përshtatje të in-frastrukturës ekzistuese, koordinimin e mirëmbajtjes dhe vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social.Gunnar Myreboe, drejtor menaxhues i “Trans Adriatic Pipeline”, tha: “Ne e mirëpresim këtë memorandum me ‘Geoplin plinovodi’ dhe e shohim atë si një ilustrim të ndikimit që TAP ka në rajonin e gjerë të Europës Juglindore. Ne vazhdojmë të jemi të befasuar nga nismat me kompanitë dhe qeveritë, që synojnë të zhvillojnë e integrojnë më tej këto tregje”. Marjan Eberlinc, shefi i “Geoplin Plinovodi” tha: “Nënshkrimi

499 - Monitor • 37

Rajon i memorandumit të mirëkuptimit midis ‘Geoplin Plinovodi’ dhe TAP AG është në vazhdimësi të nismave dhe planeve për zhvillimin dhe sigurimin e furnizi-meve dhe sektorin e gazit në rajonin e Europës Juglindore. Ne besojmë se sistemi i transmetimit slloven do të luajë rol integral në zhvillimin e ardhshëm të këtij tregu gazi”.

Drejt përfundimit raporti mjedisor për Greqinë

TAP po punon për Vlerësimin e Ndikimit Social dhe Mjedisor (ESIA) të projektit të gazsjellësit për Greqinë, në përputhje me ligjet greke dhe në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në mënyrë që të sigurohet se projekti optimizon ndikimin mjedisor dhe social. Ky studim jep detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen e gjurmës së TAP, si dhe vlerësimin e rrugëve alternative. Ai jep më shumë informacion, për shembull, lidhur me emetimin e gazrave. Martin Ferguson, drejtues në TAP, komenton: “Me kryerjen e studimit, TAP vazhdon të tregojë progres në minimizimin e çdo ndikimi negativ social dhe mjedisor në Greqi. Ne përfshimë shumë ekspertë dhe disa autoritete greke në përgatitjen e raportit. Për më tepër, ne u takuam me komunitetin, pranë të cilit kalon gjurma dhe dëgjuam shqetësimet e tyre. Tani jemi të sigurt se gjurma që kemi zgjedhur është zgjidhja më efektive sa i përket mjedisit dhe nuk do të ndikojë negativisht komunitetin rreth gazsjellësit”.

Page 38: Monitor 499

38 • Monitor - 499

rajon Lajme biznesi

rumani

TË SHOKUAR NGA IKJA E “NOKIA”-SLajmi i gjigantit të telekomunikacione-ve, “Nokia”, për të mbyllur fabrikën e saj në Jucu, afër Cluj në Transilvaninë Qendrore i ka shokuar zyrtarët rumunë.Mbyllja e planifi kuar do të lërë pa punë 2,200 punonjës në zonën e Cluj, tha “Nokia” në një deklaratë për shtyp, por atyre do t’u ofrohen “programe mbështetëse domethënëse” për ta bërë këtë tranzicion më pak të dhimbshëm.Vendimi i “Nokia”-s e kapi Rumaninë në surprizë. Një takim i jashtëzakonshëm i zyrtarëve lokalë nga zona e Cluj u zhvil-lua menjëherë pas lajmit, në mënyrë që të vlerësohej ndikimi social dhe politik i lëvizjes.“Ne jemi tepër të zhgënjyer. Së pari, buxheti lokal do të ndikohet, duke qenë se kompania paguante rreth 4 milionë lei (1 milion euro) në vit në formën e taksave të ndryshme. Për më tepër, shumë do të humbin vendet e punës”, tha Dorel Pojar, kryebashkiaku i Jucu.Qeveria e qendrës së djathtë u përpoq që të qetësonte situatën pas lajmit të “Nokia”-s, duke thënë se ky ven-dim ishte i bazuar thjesht në arsye ekonomike. “Ne po fl asim këtu rreth globalizimit. Ne jemi të kënaqur kur investitorët e huaj vijnë dhe mërzitemi kur ata largohen”, tha ministri i Komu-nikimit, Valerian Vreme.

Ai shtoi se “Nokia” kishte të ngjarë që të zhvendoste prodhimin te fqinjët e Moldavisë, ku çmimi i krahut të punës është më i lirë.Në mënyrë ironike, megjithatë, Ru-mania përfi toi nga e njëjta logjikë e pamëshirshme ekonomike vetëm pak vite më parë.

Kroacia do t’i kërkojë Komisionit Europian që të miratojë ligje që do të ndalonin kompaninë hungareze MOL të merrte shumicën në koncernin kombëtar të naftës INA, pohoi Kry-eministrja kroate, Jadranka Kosor. MOL zotëron 47.46% të INA-s dhe ka opsionin dhe për 1.6% më shumë, ndërsa qeveria e Zagrebit zotëron 44.84%. Vitin e kaluar MOL nuk arriti që të merrte shumicën tek INA, dhe marrëdhëniet midis dy aksionerëve të mëdhenj janë acaruar lidhur me të drejtat e menaxhimit dhe akuzave për korrupsion. Kosor tha në mbledhjen e qeverisë se ligjet do të ishin të përkohshme, në varësi të gjyqit për korrupsion kundër para-ardhësit të saj, Ivo Sanader, i cili ishte i përfshirë direkt me INA dhe MOL. Kroacia paditi Sanader në fi llim të shtatorit se kishte

kroaci

KONFLIKTI ME KOMPANINË HUNGAREZE

Në janar 2008, “Nokia” njoftoi se po mbyllte fabrikën në Bochum, në Gjermani, me 2,300 punonjës, dhe e zhvendosi prodhimin në Rumani, ku kostot ishin më të ulëta. Fabrika e Jucu, ku prodhoheshin 1200 seri të telefonave celularë, u hap në shtator të vitit të kaluar.Lëvizja e atëhershme krijoi zemërim të madh në Gjermani, ndërsa Bashkimi Europian i kërkoi Rumanisë të jepte detaje për ndonjë subvencion që mund t’i kishte dhënë “Nokia”-s si pjesë e një marrëveshjeje për të hapur një fabrikë në shtetin ballkanik.Tashmë Rumania po përballet me të njëjtin rrezik, që kompania shumëkom-bëshe të tërheqë investimet nga vendi, teksa kriza globale ka rritur konkur-rencën.“Ne duhet të jemi gati që të përballemi me këtë rrezik, ne duhet të jemi të për-gatitur që të tërheqim investime të reja në vend”, tha Kryeministri Emil Boc.Në këtë kuadër, Boc tha se ai do të merrte kontroll direkt të Qendrës Ru-mune të Promovimit të Tregtisë dhe Investimeve të Huaja, një organizëm qeveritar, që ka si detyrë tërheqjen e investitorëve të huaj.

marrë një ryshfet prej 10 milionë eurosh nga MOL në vitin 2008, në këmbim të sigurimit të pozicionit dominues tek INA. “Ne kemi përgatitur ndryshimet në ligjin e privatizimeve të INA-s. Ato po përkthehen në anglisht dhe ne duam t’ia kalo-jmë Komisionit Europian në mënyrë që të fi llojmë konsulta të reja rreth këtyre amendamenteve, që qeveria i percepton si të nevojshme”, tha Kosor. Disa vëzhgues thonë se kjo do të shkelë parimet e tregut të lirë të BE-së. Kroacia ka përfunduar bisedimet e anëtarësimit këtë vit dhe shpreson që të hyjë në BE në vitin 2013, ndërsa Hungaria është tashmë anëtare. Qeveria argumenton se MOL nuk duhet të lejohet të marrë shumicë, në rast se gjyqi do të tregojë se e ka marrë një pjesë më të madhe të të drejtave të menaxhimit përmes ryshfetit.

Page 39: Monitor 499

499 - Monitor • 39

maqedoniTREG PËR ÇAMÇAKËZËT NË SHBA Kompania ushqimore “Makpromet Stip” nga Maqedonia ka rritur eksportet e saj të çamçakëzëve në Shtetet e Bashkuara nga 50 tonë në vit në 50 tonë në muaj. Kjo kompani, e njohur për prodhimin e markës “Cunga Lunga”, ka fi lluar strategjinë e saj për të pushtuar kontinente të tjera.Rritja drastike e eksporteve drejt SHBA-ve është një hap i madh për-para, raporton media, duke shtuar se ky është një treg me mbi 300 mil-ionë konsumatorë. Kjo nënkupton që mundësitë janë tepër të mëdha. Rritja e eksporteve erdhi pasi kompania investoi fonde të mëdha në pajisje të reja, modernizimin e prodhimit, duke përdorur lëndë të parë cilësore.

mali i ziKRYESOJNË TURISTËT SERBË DHE RUSËNë gusht 2011, Mali i Zi regjistroi 455,185 mbërritje turistësh, duke shënuar rritje prej 5.3% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa numri i net-qëndrimeve prej 3,556,078 ishte 12.2% më i lartë. Nga këto, 89% ishin net-qëndrime nga turistë të huaj dhe 11% nga turistë të brendshëm. Në tetë muajt e parë të vitit, Mali i Zi regjistroi 1,102,639 mbërritje turistësh, një rritje prej 7.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në strukturën e turistëve të huaj, sipas vendit të origjinës në gusht 2011, vendin e parë e zinin serbët (27.9%), rusët (20.3%), Bosnja dhe Hercegovina (7.6%), Kosova (3.4%), Ukraina (3.1%), Shqipëria (2.3%), Polonia (2.1%) dhe shtete të tjera.

serbiFMN MIRATONMARRËVESHJEN Kryeministri serb, Mirko Cvetkovic, deklaroi se Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka miratuar marrëveshjen e re të kujdesit me Serbinë. FMN do të vendosë 1 miliard euro në dispozi-cion të Serbisë në rast të një krize ekonomike në shkallë të gjerë.Cvetkovic tha se ky është rezultat i bisedimeve të suksesshme midis Serbisë dhe FMN-së, duke shpresuar që, Serbia në fund të fundit, të mos ketë fare nevojë për këto fonde.

Maqedonia ka një nivel të moderuar të borxhit publik dhe atij të jashtëm. Borxhi publik u rrit lehtë në 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 2010-n, por pritet të qëndrojë në nivele të mode-ruara. Qeveria pritet të plotësojë ose ta tejkalojë fare pak objektivin për defi citin buxhetor në 2.5% të PBB-së, duke u angazhuar që të reduktojë shpenzimet në rast se ecuria e të ardhurave nuk do të jetë e mirë. Borxhi i jashtëm bruto mbetet i menaxhueshëm në rreth 60% të PBB-së. Dobësitë kyçe mbeten problemet strukturore dhe zgjerimi i defi citit të llogarisë korente. Maqedonia po e merr veten nga një recesion modest në vitin 2009, por kufi zimet strukturore në rritjen ekonomike, si infrastruktura e dobët dhe klima e vështirë e biznesit, vazhdojnë të ndikojnë. Papunësia mbetet e lartë, me mbi 30% të forcës punëtore të pa-punë. Defi citi i llogarisë korente pritet të zgjerohet në mbi 5% në 2011/‘12, si

rrjedhojë e gjallërimit të importeve. Në një pjesë të madhe ai do të mbulohet nga investimet e huaja direkte.Ndikimi nga kriza greke: pesha e ban-kave me pronësi greke në Maqedoni është rreth 25%, ndër më të lartat në rajon. Gjithsesi, bankat fi nancohen krye-sisht nga depozitat e rezidentëve. Edhe një tërheqje e fi nancimeve nga bankat mëmë greke nuk do të çonte në një krizë të sistemit bankar, në rast se bankat nuk do të përballeshin me një tërheqje masive depozitash. Në tërësi, sektori bankar është relativisht i qëndrueshëm me një normë të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 17% dhe një rënie graduale të nivelit të huave me probleme (9.1% në tremujorin e parë 2011).Gjermania është partneri kryesor i Maqe-donisë (21% e eksporteve në vitin 2010), ndërsa ekspozimi i Greqisë përmes kana-leve të tregtisë mbetet i kufi zuar (pjesa e eksporteve të 2010-n ishte 7.4%).

maqedoni

BORXHI PUBLIK RRITET LEHTË

Rafi neria e vetme e naftës e Bosnjës ka përfunduar një linjë të re prodhimi, që do të mundësojë rritjen e prodhimit me 20% në 1.5 milionë tonë nafte bruto në vit. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, me linjën e re, rafi neria “Brod”, që zotërohet nga kompania ruse “Neftegazinkor”, një njësi e ndërmarrjes shtetërore “Zarubezh-neft”, do të jetë në gjendje të përshtatë cilësinë e karburantit të prodhuar në linjë me kërkesat e Bashkimit Europian. Rinovimi i fundit është pjesë e një plani total investimesh prej 750 milionë eurosh për të rritur prodhimin në 3 milionë tonë naftë bruto në vit deri në 2015-n dhe të mundësojë realizimin e eksporteve, pasi tashmë kompania shet vetëm në tregun e brendshëm.“Deri tani ne kemi qenë të detyruar që të shisnim vetëm në tregun e brendshëm me kosto të lartë. Ne tani do të jemi në pozita që të hyjmë në tregun e Bashkimit Europian dhe presim rezultate më të mira biznesi”, tha zëdhënësi i rafi nerisë, Rade Vidakovic.Ai shtoi se rinovimi i fundit kushtoi 18 milionë euro.

Bosnjë-Hercegovinë

RAFINERIA RUSE RRIT PRODHIMIN

Page 40: Monitor 499

40 • Monitor - 499

Mendoni globalisht, veproni loka-lisht” është slogan i aktivistëve mjedisorë, por për kompanitë

e biznesit konsumator në Europën Qendrore (EQ) është e nevojshme që të mendojnë gjithashtu lokalisht. Një nga treguesit kryesorë kyç për suksesin e lojtarëve ndërkombëtarë, që hyjnë në tregjet në rritje, por konkurrente të ra-jonit, është shkalla në të cilën ata kanë qenë në gjendje të përshtaten ndaj shi-jeve lokale dhe ndjeshmërive të tregut.“Transplantimi i modelit të zhvilluar perëndimor në tregjet në zhvillim nuk funksionon tërësisht. Tregjet në zhvillim mund të jenë 70-80% të ngjashme, por kompanitë ende kanë nevojë të gjejnë 20-30 përqindëshin, që është unik ndaj shijeve lokale”, thotë Aaron Martin, drejtor, “Deloitte Consulting”.Ndjeshmëria më e madhe lokale ka të bëjë me çmimet dhe kompanitë që kanë qenë në gjendje të përgjigjen ndaj nevojave të tregut lokal për çmime të ulëta, e kanë bërë këtë përmes një sërë reduktimesh në kosto.Ato përfshijnë shkurtimin e kostove, duke lehtësuar zinxhirin e furnizimit dhe po ashtu, duke reduktuar zyrat qendrore të kompanisë.Kontraktimi i produkteve lokale është një tjetër mënyrë për tregtuesit me pakicë, që t’u përgjigjen kërkesës konsumatore dhe të mbajnë çmime të ulëta. Për kompanitë që zgjerohen përmes shkrir-jeve e blerjeve, është i domosdoshëm

një integrim i plotë dhe efi cient, teksa shumë kompani veprojnë në një mënyrë të ndarë dhe të decentralizuar.Tregtuesit me pakicë mundohen të ndikojnë edhe te konsumatorët, duke ofruar përfi time të paprekshme si treg-tia e drejtë, produktet e ricikluara, pa shtuar ndonjë kosto shtesë. Përshtatja e procesit të shitjeve, duke përdorur teknologjinë, po ashtu duke përmirësuar nivelet e shërbimit janë mjete të tjera për të tërhequr më shumë konsumatorë.Përshtatshmëria dhe afërsia janë faktorë të qartë të rritjes së rëndësisë për kon-sumatorët dhe kompani të tilla si “Tesco” po përshtatin strategji rritjeje që përfshi-jnë këtë prioritet. Në fund të vitit 2010, “Tesco” njoftoi një zgjerim në Europën Qendrore e Lindore, që synonte të dyfi s-honte hapësirën e shitjes së kompanisë në rajon gjatë pesë viteve në vijim.Zgjerimi përfshin vënien e theksit në dyqane të formatit të vogël me sipër-faqe 2,000 – 4,000 metra katrorë dhe po ashtu edhe dyqane më të vogla të

formatit ekspres. “Tesco” ka pasur ecuri të suksesshme në tregjet e Europës Qen-drore, si Republika Çeke, në ndjekjen e një strategjie të shumëformatuar që ofron produkte me kosto të ulët dhe të lokalizuara.Shumë tregje të pakicës së Europës Qendrore janë ndarë midis lojtarëve ndërkombëtarë që po zgjerohen dhe kompanive lokale.Sfida për kompanitë lokale është të mbrojnë tregun e tyre ekzistues, duke ndjekur ritmin dhe risitë e sjella në treg nga konkurrentët e huaj. Kjo është dhe më e vështira për t’u realizuar, për shkak se lojtarët lokalë nuk kanë një buxhet marketingu të krahasueshëm me kom-panitë ndërkombëtare.

Renditja e kompanive

Kompanitë kryesore të biznesit kon-sumator që marrin pjesë në renditjen e 500 kompanive më të mira të Europës

renditja “Deloitte”

BIZNESI KONSUMATOR... I ORIENTUAR NGA ÇMIMET E ULËTA

“Deloitte Central Europe” analizon tendencat e biznesit konsumator në tregjet e Europës Qendrore dhe Lindore. Si tregtia me pakicë duhet t’u përshtatet shijeve lokale dhe ndjeshmërive të tregut. Renditja e kompanive më të mëdha të biznesit konsumator në rajon

Sfi da “Kompanitë e suksesshme janë ato që kanë një mënyrë të të kuptuari gjithëpërfshirëse të zinxhirit të ofertës për ushqime, që nga të mbjellat te tregtia me pakicë, duke identifi kuar në

mënyrë të qartë se ku gjenerohen vlerat dhe ku janë dobësitë”.Mykhaylo Melnyk, Partner, Audit, Deloitte Ukraine

Page 41: Monitor 499

499 - Monitor • 41

Sfi dat

Ashtu si në një sërë industrish të tjera ka një ndarje të qartë midis Jugut e Veriut. Vendet e Veriut, si Republika Çeke, Polo-nia, Sllovakia kanë tregje konsumatore më të shëndetshme: shpenzimet konsuma-tore po rriten, normat e papunësisë janë shumë më të ulëta se në Jug, të ardhurat e disponueshme janë të qëndrueshme, konsumatorët familjarë nuk janë të mbingarkuar me borxhe (nuk ka pasur lulëzim të kredisë për shtëpi), ndërtimi po vazhdon, bankat po u japin hua si kon-sumatorëve ashtu dhe korporatave. Në vendet jugore të Europës Qendrore është situatë më e përkeqësuar për shpenzimet e konsumatorëve; panorama e kompanive është më e dobët. Si konkluzion, në tërësi, industritë e konsumit po ndjekin pak a shumë tendencën e shëndetit të ekono-misë në përgjithësi.

Qendrore kanë pothuajse të njëjtin pozicion si në vitin 2009. Jeronimo Martins, pronar i tregtuesit më të madh me pakicë të Polonisë,“Biedronka”, është numri një midis fi rmave të biznesit konsumator dhe i 10-i në total, duke rënë dy vende në krahasim me vitin e kaluar. “Metro Group” në Poloni vjen i dyti, duke rënë nga vendi i 13 në të 18-in në listë. Dy kompanitë që shfaqën përmirësim në renditjen e 500 kompanive më të mëdha ishin gjithashtu nga Polonia, me PKP që lëvizi nga vendi i 46 në të 43-in dhe “Carrefour Polska” nga i 54-ti në të 52-in.

E ardhmja

Rritja e industrisë së biznesit kon-sumator ka të ngjarë të vijë nga vetë

elementët specifi kë të industrisë. Këto përfshijnë rritjen e të ardhurave, zgjeri-min e penetrimit të shijeve perëndimore dhe qëndrueshmërinë.Kompanitë duhet të gjejnë një mënyrë për të përshtatur nisma më të qën-drueshme dhe t’ua komunikojnë ato konsumatorëve.Shërbimi është një tjetër faktor që fi ton rëndësi dhe kompanitë që plotësojnë të gjitha këto kritere në 12-24 muajt në vijim, pa e pasuar koston te konsuma-torët, do të jenë fi tuesit.Zgjerimi i zinxhirëve të pakicës me for-mat të vogël nga lojtarët më të mëdhenj ndërkombëtarë do të vazhdojë të rrisë presionin mbi tregtuesit e vegjël lokalë me pakicë, madje edhe në tregje si Polonia, ku tregtuesit e vegjël zënë një pjesë të madhe (rreth 40%) të tregut me pakicë të ushqimeve në vend.

Renditja Emri i kompanisë Shteti Industria Të ardhurat Ndryshimi i Të ardhurat Ndryshimi i të

nga shitja të ardhurave % neto ardhurave neto %

2010 (2010-2009) 2010 (2010-2009)

1 Jeronimo Martins Poloni tregti me pakicë 5,061.1 30.3% N/A N/A

2 Metro Group Poloni tregti me pakicë 4,289.4 4.6% N/A N/A

3 Ukrainian railway state company Ukraine transport 4,239.3 3.2% N/A N/A

4 Agrofert Republika Çeke kompani e biznesit konsumator 3,642.8 12.1% 236.0 67.3%

5 Agrokor Croatia kompani e biznesit konsumator 3,634.8 0.8% 22.0 -31.9%

6 Mercator Group Slovenia tregti me pakicë 2,781.6 5.2% 19.9 91.4%

7 PKP Poloni transport 2,680.2 19.9% 11.3 107.3%

8 Tesco Polska Poloni tregti me pakicë 2,539.2 8.3% N/A N/A

9 Vilniaus prekyba Lithuania tregti me pakicë 2,408.6 -5.5% N/A N/A

10 Carrefour Polska Poloni tregti me pakicë 2,278.1 25.2% N/A N/A

11 Fibria Trading International Hungary tregti me shumicë dhe shpërndarje 2,262.3 114.5% 378.6 N/A

12 Maxima Group Lithuania tregti me pakicë 2,123.5 -5.7% 102.4 92.1%

13 Tesco-Global Hungary tregti me pakicë 2,071.3 0.8% 35.2 -25.9%

14 Makro Cash and Carry Polska Poloni tregti me shumicë dhe shpërndarje 1,988.5 16.6% N/A N/A

15 Lewiatan Poloni tregti me shumicë dhe shpërndarje 1,706.8 29.0% N/A N/A

16 Eurocash Poloni tregti me pakicë 1,676.8 -6.9% 32.2 35.7%

17 Delta Serbia tregti me pakicë, pas.paluajtshme, agrobiznes 1,671.7 -0.2% 2.6 -94.4%

18 Tesco Stores CR Republika Çeke tregti me pakicë 1,578.3 5.2% 2.4 -54.6%

19 Konzum Croatia tregti me pakicë 1,574.3 1.6% 56.6 -29.9%

20 Auchan Polska Poloni tregti me pakicë 1,564.6 13.8% N/A N/A

21 Ahold Republika Çeke Republika Çeke tregti me pakicë 1,502.3 -1.6% N/A N/A

22 Ceské dráhy Republika Çeke transport 1,494.3 6.4% -37.2 61.7%

23 Kaufl and Ceská republika Republika Çeke tregti me pakicë 1,493.3 9.8% 70.9 -7.4%

24 Emperia Holding Poloni tregti me shumicë dhe shpërndarje 1,481.1 16.0% 24.7 53.8%

25 Real Poloni tregti me pakicë 1,415.4 -3.3% N/A N/A

26 Gorenje Group Slovenia kompani e biznesit konsumator 1,382.2 16.5% 4.3 124.5%

27 Makro Cash & Carry CR Republika Çeke tregti me shumicë dhe shpërndarje 1,363.6 4.5% N/A N/A

28 Lidl Polska Poloni tregti me pakicë 1,277.9 19.2% -29.6 -133.3%

29 Kaufl and Polska Poloni tregti me pakicë 1,265.6 21.0% 5.5 N/A

30 Metro Cash & Carry Romania Romania tregti me shumicë dhe shpërndarje 1,253.6 -7.6% N/A N/A

31 BAT Polska Trading Poloni kompani e biznesit konsumator 1,247.6 54.0% N/A N/A

32 Castorama Poloni tregti me pakicë 1,231.0 17.0% 124.4 12.2%

33 SPAR Magyarország Hungary tregti me pakicë 1,217.0 -5.2% -93.7 -77.5%

34 Tesco Stores SR Slovakia tregti me pakicë 1,171.0 12.9% 20.0 -42.9%

35 PKP Cargo Poloni transport 1,160.6 20.3% 15.5 113.5%

36 BAT Romania Romania tregti me shumicë dhe shpërndarje 1,147.0 10.3% N/A N/A

37 Kaufl and Romania Romania tregti me pakicë 1,109.5 27.3% N/A N/A

38 Nibulon Ukraine kompania e produkteve konsumatore 1,105.7 39.4% 18.7 -53.3%

39 Penny Market CR Republika Çeke tregti me pakicë 1,067.0 4.5% N/A N/A

40 ATB Market Ukraine tregti me pakicë 1,025.4 49.6% 4.2 158.4%

RENDITJA E KOMPANIVË MË TË MËDHA TË BIZNESIT KONSUMATOR NË EUROPËN QENDRORE E LINDORE

Page 42: Monitor 499

42 • Monitor - 499

Page 43: Monitor 499

499 - Monitor • 43

Nga Albana MUÇAJ

Një klinikë dentare, një qendër estetike, një universitet, apo edhe një lokal nate në kryeqytetin

shqiptar kërkonin klientë (e studentë) vendas dhe me këtë do të ishin të kënaqur kur u hapën. Vetëm pak vite punë, për universitetet e qendrat e kirurgjisë plastike mjaftuan për të zgje-ruar pritshmëritë e këtyre aktiviteteve. Konkurrenca e shtuar mes institucioneve të arsimit privat, çmimet konkurruese të kirurgjisë plastike, shërbimeve dentare, argëtimi që ofrojnë lokalet shqiptare në fundjavë, kanë bërë që këto biznese kaq të ndryshme të kenë një të përbashkët të madhe e me ndikim pozitiv në ekonomi, tërheqjen e klientëve nga jashtë.

Universitetet, potencial për qendra rajonale

Sipas drejtuesve të Universitetit Europian të Tiranës, tregu i arsimit të lartë gjendet në një popullsi prej 7 milionë banorësh shqiptarë. Teuta Dobi, presidente e këtij universiteti, thotë se, “kemi studentë nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia”.Arsimi ka si gjuhë të parë shqipen e rrjedhimisht hapësirat e tij (deri më tani) janë ato shqipfolëse. “Shqipëria, ka shumë avantazhe të cilat e bëjnë shumë të favorshëm për tu bërë një

qendër akademike-arsimore duke thithur studentë nga i gjithë rajoni. Kapacitetet intelektuale dhe akademike, distanca relativisht e shkurtër me Prishtinën, Shk-upin dhe Podgoricën, klima mesdhetare si dhe kostoja e jetesës e përballueshme, në krahasim me vendet e tjera, janë disa nga shkaqet tërheqëse që do të kishte një student që të vinte për të studiuar në Tiranë,” pohon Dr. Ferdinand Gjana, rektori i Universitetit BEDËR, të hapur këët vit, që synon të jetë një aktor i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën akademike. Që pas viteve ‘90 u hapën kuotat e para për studentët shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilët mund të studionin në Shqipëri. Prej katër vitesh,

ky numër ka ardhur duke u shtuar falë regjistrimeve në institucionet e arsimit të lartë privat. Shumë prej tyre prano-jnë që kanë (pak) studentë shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Por, ka nga ato universitete që po e shohin tregun shqipfolës si një target të plotë të tyrin. Presidentja e Universitetit Eu-ropian të Tiranës, Teuta Dobi, shprehet se “kur fl asim për treg të arsimit të lartë kemi parasysh rreth 7 milionë shqiptarët që jetojnë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Në universitetin tonë kemi shq-iptarë nga e gjithë kjo gjeografi ”. Duke i kushtuar një rëndësi të madhe tregut të Kosovës, znj. Dobi pohon se “jemi vazh-dimisht të pranishëm atje me aktivitete akademike dhe edukative”. Ky hap u bë

treg Konsumator

SHËRBIMET QË I KALOJNË KUFIJTËTeksa produktet shqiptare “luftojnë” të dalin në tregjet e huaja, disa sektorë shërbimesh po tërheqin klientë nga jashtë. Arsimi dhe argëtimi janë për tregun mbarëkombëtar, ndërsa të huajt preferojnë trajtimet shëndetësore

ÇMIMET MESATARE (EURO)

Shqipëri

300-2000500-2000

Trajtime fytyre antirrudhë apo botox

Heqje dhjami

1000-20003000-4000

“Lifting”

Transplanti i fl okëve

BURIMI: PËR SHQIPËRINË, KLINIKAT PRIVATE. BE, SHOQATA MEDIKO-ESTETIKE.

Europa Perëndimore

900-35001000-25001500-35004000-9000

Page 44: Monitor 499

44 • Monitor - 499

i dukshëm me shtimin e konkurrencës. Arsimi i lartë në Shqipëri vlerësohet të jetë në konkurrencë të fortë sot me 60 operatorë publikë e privatë vetëm në kryeqytet.Një tjetër formë, për të njëjtin qëllim, ka zgjedhur Universiteti Kristal. Prej vitesh, të rinjtë kosovarë studiojnë në degën e hapur në Kukës. Sipas vlerësimeve të këtij universiteti, më shumë se gjysma e studentëve janë kosovarë. Tërheqja e kësaj klientele, përmes kësaj forme, është një zgjidhje shumë e mirë për të rritur të ardhurat (jo vetëm për universitetet). Ekspertë në fushën e turizmit vlerësojnë se mes qirasë, kon-sumit dhe shpenzimeve për argëtim, një student i ardhur nga vendet fqinje është një turist shumë i mirë, pasi qëndron mesatarisht 3-5 vjet dhe gjatë kësaj kohe, shpenzon rreth 50 herë krahasuar me një turist me të ardhura mesatare që shpenzon dy javë në bregdetin shqiptar.

Shërbimi mjekësor dhe estetik po tërheq të huaj

Një tjetër target klientësh kanë qendrat e shërbimit mjekësor dhe estetik, shqip-tarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës deri në Amerikë, të huaj miq apo jo të shqiptarëve. “Çmimet deri në tri herë më të lira për ndërhyrjet estetike, po sjellin të huaj nga vendet e Europës Perëndimore, SHBA”, thotë dr. Vladi-mir Filaj, kirurg estetik, sipërmarrës i qendrës mediko-estetike “Elysee”. Ai thekson se, klientët që vijnë nga jashtë janë kryesisht shqiptarë që jetojnë atje”.

Kirurgjia plastike

Sigurisht që europianët nuk e shohin Shqipërinë siç shohin amerikanët Bra-zilin, kur fl itet për biznesin e shtrenjtë të bukurisë e rinisë, kirurgjinë plastike. Por, kur nuk mungojnë kirurgët e diplomuar jashtë dhe çmimet konkurruese, do të mjaftonte një promovim më i madh i

këtij shërbimi për të tërhequr të pasionu-arit e paraqitjes perfekte. Megjithatë, klinikat private të kirurgjisë estetike e plastike, pohojnë se po punojnë me klientë të huaj. Për një trajtim të një shkalle mesatare vështirësie, ata qën-drojnë dy javë në Shqipëri. Më shumë se cilësia e shërbimit, arsyeja pse të huajt dhe shqiptarët që jetojnë i zgjedhin klinikat tona, është çmimi i ulët. Çmimet e ofruara në Shqipëri llogariten 2-3 herë më të lira se ato të të njëjtave shërbime në klinikat përtej detit në Itali, apo edhe në ato franceze e britanike. Po të marrim një trajtim të thjeshtë antir-rudhë të fytyrës, në klinikat shqiptare mund të fi llohet me 300 euro ndërsa në Itali duhen minimalisht 900 euro.Vladimir Filaj, i diplomuar në Francë në fushën e kirurgjisë estetike, pohon se “krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit dhe për më tepër me vendet e Europës Perëndimore, shërbimet e kirurgjisë estetike në Shqipëri ofrojnë çmime konkurruese”. Arsyet e kësaj diference në çmime kanë të bëjnë kryesisht me standardin e jetesës në vendin tonë, të ardhurat e popullsisë dhe buxheti që shqiptarët parashikojnë për kryerjen e këtyre shërbimeve. “Unë besoj se pikër-isht këto çmime, afrojnë shumicën e kli-entelës shqiptare që jeton jashtë vendit për të kryer shërbime të ndryshme, që i

përkasin fushës së kirurgjisë estetike në Shqipëri. Nga përvoja personale mund t’ju them që vihet re rritje e kërkesës për këto shërbime nga viti në vit”. Klientela që vjen nga jashtë përbëhet nga shqip-tarë që jetojnë atje, por nuk mungojnë rastet e të huajve që kanë një lidhje me Shqipërinë, si lidhje pune, biznesi dhe të tjera. Këta klientë vijnë kryesisht nga vende të Europës Perëndimore dhe SHBA-ve, të cilat kanë komunitete të mëdha shqiptarësh, ndërsa nga vendet e Ballkanit, me përjashtim të Kosovës dhe Maqedonisë ku jetojnë shqiptarë, kërkesa për shërbime të kësaj fushe, është pothuaj inekzistente.Ata që vendosin të bëjnë ndërhyrje estetike në Tiranë, nuk nisen vetëm për këtë arsye. Dr. Filaj tregon se klientët vijnë në periudhën e pushimeve të pl-anifi kuara në Shqipëri. “Pasi kanë marrë informacion, përmes faqeve të internetit dhe nëpërmjet miqve të tyre që mund t’i kenë rekomanduar tek ne, ata kontakto-jnë më parë me klinikën për t’u sqaruar lidhur me shërbimin dhe kohën që duhet të shpenzojmë”, tregon ai. Shërbimet konkurruese duhen shfrytëzuar për të mos humbur atë treg potencial që është brenda vendit, por që mund të zgjedhë t’i bëjë këto shërbime jashtë siç janë të huajt që jetojnë e punojnë në Shqipëri. “Ata interesohen gjithmonë e më tepër për shërbimet e kirurgjisë plastike dhe estetike”, pohojnë kirurgët plastikë.

Qendrat estetike

Mos t’ju duket e çuditshme që një qytetare amerikane, e cila ka ardhur për vizitë te të afërmit që punojnë në Shqipëri, ka zgjedhur të bëjë disa seanca të trajtimit estetik të fytyrës e trupit. Kur kriza fi nanciare nuk ka ngrohur ende xhepat e amerikanëve, trajtimi estetik do të ishte një luks, por një luks i pranueshëm nëse bëhet me një çmim gati pesë herë më të lirë se në Amerikë. Sipërmarrësja e qendrës estetike “Vip Line”, Nevila Dudaj, tregon se klientët e

treg KonsumatorMungon strategjia

Bizneset që tërheqin klientë të huaj, të cilët janë të “detyruar” të qëndrojnë e shpenzojnë për një kohë relativisht të kënaqshme (në rastin e studentëve deri në pesë vjet), janë të shumtë. Madje edhe më tepër nga sa do të parashikon-te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në strategjinë për zhvillimin e turizmit. As institucionet e arsimit, as kirurgjia plastike nuk përmenden në këtë strategji për tërheqjen e të huajve. E vetmja fushë e identifi kuar, por

BIZNESET QË PO TËRHEQIN KLIENTË

Qendrat estetike, kirurgjia

plastike

Shërbimet dentare

Institucionet e arsimit të lartë

Arsimi

BIZNESET E PASHFRYTËZUARA

Trajtimet termale

Page 45: Monitor 499

499 - Monitor • 45

parë të huaj të qendrës janë amerikanët që punojnë në Tiranë. Por, me ta po vijnë edhe të afërm për vizitë në Shqipëri. Sipas saj, shërbimet më të kërkuara janë ato të tonifi kimit të trupit dhe trajtimi i fytyrës. Kjo e fundit kushton mesatarisht 30 dollarë, ndërsa në tregun amerikan do të duheshin 150 dollarë.

Shërbimet dentare

Shërbimet dentare janë ndër format e vetme të turizmit shëndetësor që Min-istria e Turizmit përmend në strategjinë e saj, por pa theksuar se si mund të zh-villohet ky lloj turizmi. Çmimet konkur-ruese kanë bërë që ky sektor të bëhet “magnet” për tërheqjen e klientëve-pacientë të parë. Tarifat në Shqipëri janë deri në 70% më të lira se në Itali, nga ku mbërrijnë thuajse të gjithë pacientët e huaj. Nëse në Itali, për një implant duhen 1000-1500 euro, në Shqipëri çmimi nuk i kalon 600 euro. Për këllëfët e porcelanit, klinikat vendase kërkojnë 100 euro, ndërsa në Itali vendosja e tyre

ende e pavlerësuar për kontributin në ekonominë vendase e veçanërisht në turizëm është stomatologjia. Klinikat dentare, gjithnjë e më të shtuara, presin prej vitesh pacientë–turistë të huaj.Ekspertë të ekonomisë e shohin këtë zhvillim si një mundësi kompensimi të remitancave tashmë gjithnjë e në rënie. Por, sipas tyre, bizneset e zhvilluara janë shumë të pakta në krahasim me potencialet që ka vendi. Sipas tyre, kujdesi shëndetësor është shumë pak i zhvilluar dhe nuk po arrin të tërheqë klientë të huaj e të pasur.

Llixhat, nuk shfrytëzohen për turizëm mjekësor

Për vetë kushtet klimatike e burimet natyrore, në vend numërohem mbi pesë zona të trajtimit të reumatizmës. Por llixhat e njohura prej vitesh e të frekuentuara edhe nga gjyshërit tanë, vazhdojnë të frekuentohen po nga shq-iptarët. Dhe nëse kërkoni informacion në internet për llixhat e Peshkopisë (ndër llixhat më me emër para viteve ‘90) do të përballeni me informacione të bollshme për llixhat në Dibrën e Madhe (Maqedoni). Ndonëse me të

njëjtat burime termale, llixhat tona kanë një nivel shumë të dobët mar-ketingu. Ndërsa pushuesit tregojnë se standardi i shërbimit është mesa-tar. Megjithatë, çmimet janë mjaft konkurruese. Rreth 10-13 euro në ditë (fjetja, ushqimi dhe shërbimi i lixhave) është kosto për person psh në lixhat e Peshkopisë, një çmim që do të intrigonte këdo.

kushton minimalisht 700 euro. Italia është tregu që e sheh me më shumë interes kurimin e gojës, në Shqipëri madje së fundi, ardhja e tyre mund të cilësohet saktësisht si një turizëm den-tar, pasi janë ngritur agjenci që merren pikërisht me këtë. Pra udhëtimin, gjetjen e klinikës për trajtim dhe akomodimin e pacientit-turist. Pacientët italianë mbërrijnë për të kryer shërbime më të specializuara, siç janë implantet, këllëfët e porcelanit e punimet estetike. Dorian Hysi, kryetar i Shoqatës Dentare Shqip-tare, tregon se “në rritjen e këtij turizmi kanë ndikuar edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali”. Shërbimet e kërkuara janë në rritje. Rasim Vrioni, dentist i një klinike në Tiranë, thotë se numri i pacientëve të huaj është dyfi shuar gjatë dy viteve të fundit. “Në klinikën tonë trajtohen 3-4 pacientë të huaj në muaj, për shkak të çmimeve shumë më të ulëta që ap-likojmë krahasuar me Europën”, thotë Vrioni. Por çmimi nuk do të mjaftonte po të fl asim për ndërhyrje thelbësore për shëndetin (si ajo e trajtimit të gojës,

edhe ndërhyrjet kirurgjike). Përfaqë-sues të këtyre dy sektorëve tregojnë se punojnë shumë edhe me cilësinë e shërbimit. Ata tregojnë se kanë inves-tuar në blerjen e pajisjeve më të mira që gjenden në treg.

Argëtimi

Një fenomen i ri, shumë i këndshëm sidomos për sipërmarrësit e lokaleve është frekuentimi i bareve të natës nga të rinjtë kosovarë. Jehona Limaj, e cila punon për shërbimet turistike, tregon se i pëlqen shumë të kalojë fundjavën në Tiranë. “Një shoqëri e mirë dhe muzika e zgjedhur janë një koktej ideal për fundjavën”, thotë ajo. Bashkë me miqtë e saj, ajo tregon se vjen gati një herë në muaj, por tregon se shumë të rinj nga Prishtina nuk përtojnë të vijnë më shpesh. Kjo tendencë është e re dhe përkon me hapjen e rrugës. Si koha edhe shpenzimet e udhëtimit Prishtinë-Tiranë janë ulur tri herë me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.

Page 46: Monitor 499

46 • Monitor - 499

tendencë Arredim

HAPËSIRAT

Organizimi i hapësirave në një formë që nuk krijon ndarje në shumë ambiente të vogla, në varësi të funksionit

“SHTËPI E ËMBLA SHTËPI”Cilat janë tendencat më të fundit të arredimit. Kosto dhe të “fshehtat” e “arreduesve të brendshëm”

Nga Elona BEDALLI

Ngjyra, dizenjo, forma asimetrike dhe materiale nga më të ndrysh-met. Shqiptarët i duan të gjitha në

shtëpinë e tyre, thotë arreduesi gjerman, Martin Lerch. “Jo të gjithë kanë luksin për të zgjedhur orenditë në sallonet e fjalës së fundit të modës. Ka nga ata që paraqiten me modele të gatshme apo me katalogë, nga ku kanë zgjedhur tendencat e fundit. Por, kjo jo gjithnjë funksionon”. Një ambi-ent banimi, thotë z. Lerch, duhet të jetë sa estetik aq edhe funksional. “Sa më shumë hapësira të lira. Përveç dhomave vetjake, pjesa tjetër e shtëpisë mund të jetë një mjedis i madh, qoftë edhe pa mure”, propozon arreduesi Martin Lerch. Sipas tij, tendenca arkitekturore është rikthimi në konceptin “shtëpi e ëmbla shtëpi”. “Të zotët e shtëpive në Shqipëri duan të jenë vetë në linjën e parë të projektit apo ristrukturimit arredues. Ata kanë nisur të preferojnë dhoma me shumë dritë, me pak zhurmë nga rruga. Nuk lodhen duke bërë vizita në dyqanet e arredimit për të zgjedhur rubinetet, lavamanët, kolltukët, perdet etj. Shtëpia duhet të jetë autentike, shprehje e personalitetit të tyre e mënyrës së jetesës”, thotë arreduesi. Sipas tij, ka nisur të venitet ajo kohë kur të pasurit shqiptarë pranonin gjithçka vetëm e vetëm që ajo të ishte një emër marke (të ishte fi rmato). Ata që blejnë një shtëpi dëshirojnë, thotë arreduesi, të pohojnë personalitetin dhe këtë e bëjnë duke zgjedhur objekte që iu përshtaten. “Në këtë rast mund të jetë një pikturë, madje ka raste kur një ambient arredohet në funksion të kësaj vepre arti. Fiton një mënyrë bashkëjetese me artin. Nëse veprat janë disa, atëherë mund të mbërrihet në ekstrem, për ta shndërruar shtëpinë në galeri. Madje, shpesh televizioni vihet mes kontureve të një kornize”, thotë z. Lerch. Ai këshillon edhe shumë gjelbërim. Ky është një ele-ment që nuk duhet harruar. Në procesin e krijimit të mobilieve, përkrah ngjyrave plotësuese qëndrojnë dhe idetë e dizajnit. “Teknologjia prapa rafteve, sirtarëve, altoparlantëve të vënë në mure dhe moni-torë vazhdon të rrokë popullaritet për t’i pasur në shtëpi”. Fjala e duhur është

‘krijimtari’ dhe në fund të fundit, kufi jtë nuk kanë vend në vendosje e kombinime.

Tendenca ‘11

Lajmi i keq: Vitet ‘70 janë kthyer. Lajmi i mirë: Nuk janë sikundër i mbani mend. Sipas Herve Loiselet, kjo është tendenca e vitit 2011. “Stili i viteve ‘70 është pak a shumë si stili i mobilimit që gjeje në Shqipëri në këto vite. Mobilie të thjeshta, deri-diku primitive prej druri. Ngjyrat që përdoren janë të forta, madje shpesh mund të kundërshtojnë njëra-tjetrën. Megjithatë nuk mund të fl itet vetëm për një stil, ka disa që përbëjnë këtë ten-dencë. Pak barok, pak cute, pak mash, pak refi ned. “Në Shqipëri, njerëzit shpesh të thonë, dua diçka të ndërmjetme, pak klasike e moderne. Po, nuk ka një stil të tillë. Një ambient ose duhet të jetë tërë-sisht klasik ose tërësisht modern. Rrugë të mesme nuk ka. Ndaj është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çfarë dëshirohet në të vërtetë. Ndodh shpesh që klientët nuk guxojnë të thonë se çfarë stili ju pëlqen ose iu përafrohet. Më duhet të hyj në psikologjinë e tyre e pasi ta kem kuptuar, mund të bëj ideimin. Në fund të fundit, jam duke krijuar për klientin dhe jo për veten, ndaj është e rëndësishme që të përcaktohet që në fi llim se cila do të jetë rruga që do të zgjidhet. Çdokush duhet të ndihet komod në mjedisin ku do të qëndrojë. Edhe nëse nuk më pëlqen stili i tij, do ta ndjek deri në fund, do t’i shtoj pak nga dozat e mia, por më duhet të vlerësoj klientin”, thotë z. Loiselet. Duke iu referuar klientëve të saj, Rovena

Page 47: Monitor 499

499 - Monitor • 47

Me shifra marramendëse

Gjithçka varet nga buxheti. Nuk është aspak çudi që arredimi i një apartamenti të kushtojë pothuajse sa çmimi i blerjes

së tij. Arreduesit fl asin për shifra që shkojnë deri edhe në 150,000 euro. “Është shumë e rëndësishme që të përcaktohet që në fi llim buxheti. Marrëdhënia duhet të jetë e drejtë e pa keqkuptime, kur një klient më thotë se dëshiron të arredojë dhomën e ndenjes, atëherë unë do të merrem vetëm me këtë ambient. Nëse dëshiron të bëjë gjithçka me një buxhet të vogël, atëherë mua do të më duhet të jem më krijues dhe të përdor mate-riale të thjeshta”, thotë z. Loiselet.Në Francë, gjëja e parë që klienti të thotë është buxheti, ndërsa në Shqipëri nuk ndodh kështu, njerëzit nuk e saktësojnë asnjëherë buxhetin që kanë në dispozicion, shprehet arreduesi.

“Më duhet të përdor intuitën dhe shoh me kujdes për të kuptuar nëse duan të shpenzo-jnë apo jo. Në çdo rast preferoj të bëj projekte të thjeshta. Mund ta komplikosh sa të duash në kompjuter, por tek e fundit, do të duhet ta zbatosh në terren”, thotë z. Loiselet. Në këtë mënyrë, me pak fantazi dhe me “sen-sin e gjashtë”, mund të realizohet një projekt i këndshëm dhe mbi të gjitha, funksional. Ai tre-gon, se në Francë, në më të shumtën e rasteve arreduesit paguhen në bazë të një përqindjeje të caktuar. “Zakonisht kjo përqindje llogaritet deri në 13% të totalit të vlerës së investuar, por në Shqipëri kjo gjë nuk funksionon”, thotë z. Loiselet. Për mentalitetin shqiptar është e vështirë të pranohet që puna e një arreduesi të vlerësohet në këtë mënyrë. Në Shtetet e Bash-kuara të Amerikës, pagesa me përqindjen mbi investimin (që mund të llogaritet edhe 20%) është forma më e përhapur dhe që vlerësohet si më e drejta në raportin klient-arredues.Në Shqipëri, çmimet për arredimet variojnë në bazë të asaj që do të realizohet (llogariten arredime nga 2,000 deri në 25,000 euro). Arre-duesit thonë se ky shërbim ka disa forma pag-ese. Në vendin tonë zakonisht kostoja llogaritet për metër katrorë (nga 20 euro e deri në 45 euro për metër katror), në varësi të studios së projektimit. Në këtë çmim përfshihet projek-timi dhe zbatimi për ambientet e brendshme. Për ambientet e jashtme, çmimi është më i ulët (10-15 euro për metër katror).

Page 48: Monitor 499

48 • Monitor - 499

Agolli thotë se shpesh ata nuk kërkojnë ambiente të arreduara sipas tendencave të fundit, por i duan ato më tepër funk-sionale, të ndriçuara mirë, të bollshme e me shije. “Para disa vitesh, stili i preferuar në Shqipëri ishte ai ‘klasik’, por që keq-interpretohej shpesh. Ishte një dëshirë e papërmbajtur për ‘luks’ e për t’i dhënë ‘vlerë’ brendive që deri në vitet ‘90 ishin njëlloj, të shëmtuara e të varfra. Kohë pas kohe kjo mani fi l-loi të zbehej dhe ia la vendin kërkesave për ambiente më moderne, më të sofi stikuara, ku nuk ishte e nevojshme të shpenzoje pa limit për punime druri ma-sive, gdhendje për ta-vanet apo dekorime me kolona greke e romake, deri edhe shatërvan në mes të korridorit të një apartamenti modest për nga përmasat”, thotë znj. Agolli.Tendencat, thotë ajo, gjatë këtij viti kanë theksuar më tepër rëndësinë e organizimit të hapësirës në një formë të tillë që nuk krijon ndarje në shumë ambiente të vogla në varësi të funksionit, por krijimin e ambienteve shumëfunksionale, ku ngrënia, gatimi, qëndrimi, diskutimi dhe ambientet e pu-nës në shtëpi komunikojnë të gjitha me njëra-tjetrën. Ka ikur koha kur “shefi ” i kuzhinës gatuante i izoluar nga të ftuarit e tij. Kuzhina është transformuar në një ambient ku qëndrohet gjatë, duke shijuar jo vetëm gatimin, por edhe bisedat. “Sa i përket stilit, sërish struktura bazë dhe mobilimi është minimalist. Format e pastra gjeometrike pasurohen nga ngjyrat e pastelit dhe teksturat e larm-

ishme të objekteve të dekorit, që mund të jenë nga ato antiket e deri tek ‘art depo’. Në këtë mënyrë ftohen kultura të ndryshme në shtëpitë tona. Ob-

jekte, si vazot, ndriçues, tapetet etj., do të sillnin një ndjesi diversiteti botëror në ambientet tona.

Stili që refl ekton llojin e jetesës

“Shqiptarët janë shumë të lidhur me familjen, dëshirojnë gjithmonë të kenë një shtëpi. Duhet të jetë e qetë e komode, pasi duan të shkëputen nga e kaluara, por edhe nga stresi i përditshëm”, thotë interior dizajni, Herve Loiselet, një ndër të paktët francezë i cili është shkëputur nga

vendi i tij, për të jetuar e punuar në Shq-ipëri. Ata që i besojnë në duart e tyre apar-tamentet apo vilat janë kryesisht të pa-surit, njerëz të botës së biznesit, politikës e artit apo medias. Të gatshëm të paguajnë faturat aspak të vogla të profesionistëve. Megjithatë, diçka ka ndryshuar, thotë z. Loiselet. Njerëzit e shtresës së mesme, ata që punojnë në zyra e që kanë kursyer pak para kanë nisur t’ia besojnë kurimin es-tetik të shtëpisë, arreduesit. Natyrisht, që efekti i krizës fi nanciare është ndier edhe në këtë profesion, i cili fl et kryesisht me gjuhën e luksit. Rovena Agolli, drejtuese e studios së projektimit “Fabrika” është ndër të paktat femra interior dizajn, që i përket këtij profesioni të veçantë. Ajo

njihet edhe si dora që kuron shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother”-it.“Disa vite më parë jo shumë njerëz i drej-toheshin një arkitekti apo dizajneri për të arreduar një ambient banimi apo shërbimi, si dyqan, lokal etj. Ndërsa sot po i besohet më tepër specialistëve për realizimin e ambien-teve të brendshme, pasi çdokush ndihet më mirë në ambiente të kuruara

banimi ose pune”, thotë znj. Agolli. Sipas saj, arredimi është një profesion që kërkon jo vetëm talent, por edhe dedikim e orë të tëra pune për të realizuar projekte që kanë specifi ka të ndryshme për nga funksion-aliteti, nevojat e dizajni.

Tani, jo vetëm për të pasurit

Në fi llimet e viteve ‘90, kur e vizitoi për herë të parë Shqipërinë nuk e kishte menduar së dhjetë vjet më pas do të linte Francën për të punuar në Tiranë. Herve Loiselet, me përvojën e tij, e kuptoi shpejt se ky vend i vogël i Ballkanit do t’i ofronte

tendencë Arredim

HERVE LOISELET

ROVENA AGOLLI

Page 49: Monitor 499

499 - Monitor • 49

shumë mundësi, duke qenë se zhvillohej çdo ditë. “I thashë vetes, është momenti të shkoj në Shqipëri e të zhvilloj zanatin tim dhe kështu pak nga pak u zhvendosa, deri sa në vitin 2003 vendosa të ndale-sha”. Punët e tij të para ishin disa bare në zonën e ish-Bllokut dhe që jo rastësisht do të kishin emra dhe shije franceze. Pikërisht këto projekte e bënë të njohur në kryeqytetin shqiptar. “Në pjesën më të madhe kam kuruar bare, apartamente gjithashtu e shumë pak restorante. Është interesante të arredosh një bar, pasi ke më shumë hapësirë për të fantazuar. Nga ana tjetër të shërben si reklamë, pasi e shohin shumë njerëz. Ndryshe është të arredosh një apartament. Ai mbetet një mjedis privat dhe është një rreth i ngushtë

njerëzish që e shikojnë”, thotë z. Loiselet. Vitet e qëndrimit e kanë ndihmuar ta njohë mirë tregun e shërbimit të arre-dimit, duke qenë se për shqiptarët interior dizajn (arredues) është një term i ri. Nga ana tjetër është edhe një profesion, shër-bimi i të cilit kushton. Jo të gjithë kanë mundësi që të pajtojnë një profesionist për të arreduar mjedisin ku jetojnë apo ku punojnë. “Në Francë, punoj më shumë për njerëz që kanë një standard të caktuar jetese, që janë të gatshëm të paguajnë honoraret, që janë disi të shtrenjta. Në Shqipëri, pjesa më e madhe e klientëve janë njerëz të pasur, që kanë para për të shpenzuar. Por pak nga pak kam vënë re se edhe njerëz të shtresës e mesme (që punojnë në zyra) preferojnë ta marrin si

shërbim”, thotë z. Loiselet. Rovena Agolli, interior dizajne, drejtuese e studios së projektimit “Fabrika”, thotë se tashmë janë në rritje kërkesat që vijnë edhe për objekte rezidenciale, ndryshe nga vite më parë që ishin kryesisht për ato tregtare, si bare, restorante apo club-e. “Përgjithësisht kërkesat vijnë nëpërmjet njohjeve e projekteve të mëparshme. Nëse një studio interieri e specializuar në këtë fushë ka realizuar punë që janë aq të veçanta sa të diskutohen në shumë am-biente e njerëz, atëherë edhe feedback-u merret shpejt”, shprehet znj. Agolli.Ajo e cilëson arredimin si një profesion që të jep mundësi të shfaqësh talentin në çdo projekt e për rrjedhojë, të shtosh klientët në një kohë relativisht të shkurtër.

Rikthehen vitet ‘70

Arreduesit kanë ridimensionuar gjithçka, që nga ndriçimi e përdorimi i ngjyrave me një shikim modern. Nuk ka rëndësi nëse është portokalli

vibruese ose e artë e shndritshme apo nëse bëhej fjalë për një llambadar retro, por modern. Vitet ‘70 janë kthyer me një tuist të rifreskuar. Ja cilat janë 11 tendencat e këtij viti.

Llamba ekologjike Janë llamba të krijuara nga dizenjatorë të zgjuar, që të kujtojnë ndriçimin blu të ftohtë të ornamenteve të Krishtlindjes. Nuk ka shumë kompani që prodhojnë llamba të tilla, duke qenë se është vështirë që të arrihet ndriçimi i ngjashëm me një llambë inkandeshente.

Zejtaria A keni në shtëpi mobilie “Made in China” që nuk janë të dëmshme për mjedisin? Atëherë vihuni në radhë. Për shembull arreduesja Danielle Hannah thotë se një grilë e vjetër mund të kthehet fare mirë në një tavolinë kafeje, ndërsa vazot antike në llamba.

Stili i viteve ‘70Mund të jetë disi herët për të gërmuar në sirtarët ku mbani xhinset Tribal? Arre-duesit thonë se nuk mund të kopjohet çdo gjë. Gjithçka ka të bëjë me përzierjen e linjave të pastra.

Theks global Qilima persianë, maska afrikane, arti personal qëndron shumë mirë në stilin e arredimit të këtij viti. Përdorni sa më shumë gjëra organike e primitive. Mobilie të vjetra, pëlhura të endura me teknika të veçanta, por që refl ektojnë kultura të ndryshme.

Dru natyral Druri i errët është shumë i bukur dhe “trendy”. Në projek-timet e tyre arreduesit po përdorin materiale gjithnjë e më shumë natyrale.

Jeshile dhe e verdhë Pjesë e tendencës së arredimit për vitin 2011 janë edhe ngjyrat, si e verdha, jeshilja e ngrohtë që japin një pamje

luksoze. Ngjyra e verdhë disi e zbehtë, grija dhe ngjyra krem shkojnë shumë mirë bashkë. Mund të nxirrni në pah arkitekturën më të bukur, duke përdorur ngjyra neutrale dhe më pas t’i shtoni zbukurime me copa cilësore.

Tone natyrale Në jorganë, çarçafë, perde, qilima, tapete mund të përdor-ni ngjyra “të nxehta”, si portokallia. Ka të bëjë me modën.

QetësiQetësia në shtëpi, është qëllimi që kanë të gjithë njerëzit. Është shumë e vështirë të jetosh në një shtëpi moderne, duket fantastike në një foto, por çfarë ndodh në realitet? Pambuku, leshi, mëndafshi të gjitha cilë-sore e bëjnë një shtëpi të jetë e ngrohtë dhe moderne.

Vende të reja Harrojeni strudelin e gjyshes, pikturat me portrete kaubojsh e perde me lule. Gjithçka ka të bëjë me gjërat natyrale.

Dizajn i guximshëm Njerëzit mendojnë që mjediset ku jetojnë t’i bëjnë sa më të ngrohta e mikpritëse, por pa lënë mënjanë pamjen moderne. Në dhoma që kanë mobilie elegante, mund të shtoni një qilim prej leshi.

Letrat e murit Muret duken kaq bukur, kaq të mëdha, rrezatojnë energji pozitive, ndaj përdorini.

Page 50: Monitor 499

50 • Monitor - 499

Hap pas hapi

Të arredosh një apartament, apo çdo lloj ambienti tjetër nuk mjafton thjesht të gjesh disa foto në internet e t’i thuash arreduesit e “dua si kjo”. Është një pro-ces shumë më i ndërlikuar. Një projekt, thotë Rovena Agolli, fi llon gjithnjë me një intervistë me klientin, ku prezantohen kërkesat dhe shijet e tij. Më pas vijon njohja me objektin dhe fi llimi i punës për të ndërtuar një projekt-ide bazuar në kërkime e mbledhje informacioni, në varësi të specifi kës së objektit. “Kërkimi ka të bëjë me stilin, materialet, ngjyrat, ndriçimin e gjithçka tjetër që do të përfshihet në realizimin e një interieri. Në të njëjtën kohë bëhet edhe një para-shikim i përafërt i shpenzimeve që do të nevojiten, duke iu referuar gjithnjë kërkesës së klientit. Pasi përfundon ky proces, i vjen radha prezantimit te klienti dhe nëse bihet dakord, fi llon menjëherë puna për të detajuar projektin e plotë, që përfshin zonimin, mobilimin, ndriçimin, shtrimin, veshjet, projektin elektrik, hidraulik, audio dhe video dhe gjithçka tjetër që është pjesë e një interieri. Pas gjithë kësaj fi llon puna për zbatimin dhe supervizimin deri në përfundimin e tij”, thotë drejtuesja e studios “Fabrika”.Herve Loiselet, shprehet se në të shum-tën e rasteve preferon që ta shoqërojë klientin në blerjen e të gjitha gjërave të nevojshme, që nga materialet e ndërti-mit e deri tek aksesorët më të vegjël të zbukurimit. Por, kush vendos të jetë “asistenti” i arreduesit? Për këtë, profesionistët ndajnë mendime të ndryshme. “Kur vjen puna për të vendosur në lidhje me përzgjedhjen e materialeve, ngjyrave e stileve, femrat janë më aktive. Kur fl itet për çmimet, atëherë janë meshkujt”, thotë znj. Agolli. Sipas saj, femrat janë më të interesuara e të informuara për arredimin e shpesh-herë dashurohen me objekte të bukura e të shtrenjta për të cilat nuk hezitojnë të shpenzojnë, ndërkohë që meshkujt janë më indiferentë në këtë fushë dhe priren

të interesohen më tepër për realizimin e projektit brenda buxhetit të planifi kuar.“Në Shqipëri ndodh një fenomen i çu-ditshëm, thotë Herve Loiselet. Nëse në fi llim je kontaktuar nga një klient femër, atëherë deri në përfundim të projektit do të takohesh vetëm me të. Partnerin e saj nuk e takon asnjëherë dhe anasjelltas. Rrallë ndodh që të dy partnerët të jenë prezentë. Them se është diçka e çudit-shme, pasi tek e fundit ky është një pro-jekt që realizohet për të dy, për të gjithë familjen”, thotë z. Loiselet.Një tjetër aspekt i rëndësishëm i arredimit është edhe fakti nëse profesionistit do t’i kërkohet që të hartojë një projekt e më pas ta zbatojë apo nëse do ta zhvillojë vetë, pa ndihmën e tij.“Gjithçka ka të bëjë me projektin, thotë znj. Agolli. Edhe në vendet e tjera në botë, ky shërbim paguhet në dy forma, vetëm për projektin ose dhe për projektimin e

zbatimin bashkë. Në rastin e parë, klienti merr projektin e detajuar e më pas e zba-ton vetë, me grupet e veta të punës e me supervizimin e tij. Në këtë rast rrezikohet të mos përftohet i njëjti ambient siç është konceptuar nga dizajneri, pasi klienti apo zbatuesi mund të devijojë apo mund të mos interpretojë me korrektësi elementët dhe detajet e ideuar për atë ambient. Për këtë arsye parapëlqej të marr projekte të plota, që do t’i ndjek deri në përfundim. Do të kuroj çdo detaj që për mua është shumë i rëndësishëm, por që për shumë sy joprofesionistë mund të mos jetë i tillë”, thotë drejtuesja e studios “Fabrika”. Natyrisht, që edhe në këtë profesion, si në çdo profesion tjetër, konkurrenca ndikon. “Janë të gjithë ambiciozë për t’u perfeksionuar, për të zgjeruar klientelën, për të qenë të suksesshëm e të njohur në treg”, thotë znj. Agolli.Në Shqipëri, mungon ende në shkolla

tendencë Arredim

PAGESA

Ky shërbim paguhet në dy forma, vetëm për projektin ose dhe për projektimin e zbatimin bashkë

për metër katror, çmimi i arredimit të brendshëm

SHIFRA

20-45 euro

për metër katror, çmimi i arredimit të jashtëm

10-15 euro

llogaritet arredimi i një apartamenti luksoz

150,000 euro

Page 51: Monitor 499

499 - Monitor • 51

profi li i interior dizajnit, ndaj nuk do të mungojnë të huajt. “Kjo gjë nuk më tremb aspak, thotë drejtuesja e studios “Fabrika”, duke shtuar se shërben si nxitje për rritjen profesionale, por edhe si një rregullator në këtë punë që nuk mund të jetë monopol.

E ardhmja, optimistë

Në Shqipëri, tregu i shërbimit të arre-dimit vlerësohet i vogël, por me poten-

ciale. “Është një shërbim që jo të gjithë mund ta kenë. Vendi ka një shtresë të vogël të pasurish, që janë të gatshëm të paguajnë, ndaj për mua tregu është i ngushtë, por le të themi që mjafton”, thotë z. Loiselet. Drejtuesja e studios “Fabrika” shprehet optimiste për të ardhmen e arredimit në Shqipëri, duke qenë se do të ketë gjithnjë nevojë për këtë shërbim. “Shqiptarët sot udhëtojnë më shumë e kanë mundësi të njihen me kultura të ndryshme. Kjo sjell, në mënyrë të pashmangshme, rritjen e kërkesës për të jetuar më mirë, për të kaluar sa më tepër kohë në ambiente pune e banimi të këndshme dhe jo stresuese”, thotë znj. Agolli. Jo vetëm mjediset e banimit, por edhe vendet e shërbimeve publike tashmë janë drejt përmirësimit dhe po tregohet vëmendje për t’i arreduar e ndriçuar në mënyrë të tillë, që ta bëjnë më të kënd-shëm qëndrimin e njerëzve. Duke qenë se arredimi është një fushë që sjell gjithnjë të reja në funksionalitet, stil, materiale e forma, do të ketë gjithnjë kërkesa për ndryshime ambientesh, pasi nuk është vetëm nevoja e arredimit të objekteve të reja.

Rregullat e “arta”

Në këtë profesion ekzistojnë “truket”, thotë Herve Loise-let. Drita është një prej tyre.

Ka disa lloje ndriçimesh. Pasqyrat apo ngjyrat që mund të ndihmojnë në zmadhimin apo zvogëlimin e një hapësire. Në këtë mënyrë, me pak gjëra mund të ndryshosh tërësisht një mjedis. Por, këshilla kryesore që japin arreduesit është: Buxheti.“Këshilla e vetme është: klienti duhet të jetë i qartë për buxhetin që ka në dispozicion për të shpen-zuar”, thotë znj. Agolli. Gjithçka ka të bëjë me kostot, thotë z. Loiselet.“Druri i vërtetë kushton, të blesh perdet kushton gjithashtu. Gjithçka varet nga buxheti. Nëse një klient më ndjek, bashkëpunon dhe më jep besim, pra pak ‘carta bianca’, atëherë mund të themi se do të arrijmë të bëjmë diçka të bukur”, thotë z. Loiselet. Për drejtuesen e studios “Fabrika” është shumë e rëndësishme që puna të bëhet siç duhet e klienti të mbetet i kënaqur. “Përgjithësisht ne shqiptarëve nuk na pëlqen të planifi kojmë shifra dhe gjithnjë dëgjoj fjalinë “sa më pak, aq më mirë”, kur pyes se çfarë shifre kanë menduar të shpenzojnë. Ndryshe ndodh me klientët e huaj, thotë znj. Agolli. Me ta biseda nis me diskutimin për buxhetin e më pas për nevojat.Një tjetër “mani” negative që arre-duesit hasin ndër klientë është ajo e kërkesës për të vendosur shumë gjëra në një ambient ose për-dorimi i shumë ngjyrave. Këtu më duhet të ndërhyj, thotë z. Loiselet, pasi detyra ime është të përcaktoj dozën e duhur në gjithçka. “Për mua, shija dhe eleganca varet nga doza e duhur e materialeve që do të përdoren”.

Page 52: Monitor 499

52 • Monitor - 499

Gjiganti gjerman i prodhimit të makinave, “Volkswagen”, planifi kon të investojë 3.4 mili-

ardë euro në fabrikat e Brazilit. Kreu i “Volkswagen”, Martin Winterkorn, dha lajme të mira në Sao Paulo, ku shkoi për të marrë çmimin “Personaliteti gjerman e brazilian i vitit”. Ai njoftoi se prodhuesi më i madh i automobilave në Europë do të investojë 3.4 miliardë euro (4.5 miliardë dollarë) në operacio-net e saj në Brazil. “Kjo do të përcaktojë kursin mbështetës të rritjes së Brazilit”, u shpreh Winterkorn, ndërsa mori çmimin e biznesit, me të cilin nderohen çdo vit një gjerman dhe një bra-zilian për arritjet në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe të tregtisë. Çmimi brazilian iu dha Sergio Cabral Filho, guvernator i Rio de Zhaneiro. “Ky është një nder i madh. Por unë nuk do ta

Brazil, që punësojnë rreth 23 mijë veta, duke e bërë atë një ndër kompanitë më të mëdha të punësimit. Këto fabrika nxjerrin çdo ditë 3.5 mijë automjete në 21 lloje modelesh. “Që nga viti i ardh-shëm, do të jemi në gjendje të festojmë ‘Volkswagen’-in e 20 miliontë, prodhuar në Brazil”, shtoi Winterkorn. Sipas tij, qëllimi i kompanisë është të prodhojë 5 milionë automjete në vit në Brazil, duke fi lluar nga 2015-a. “Volkswagen” e hapi fabrikën e parë të saj jashtë Gjermanisë (në Sao Paulo) më 1959-n. Në mes të muajit të kaluar, bordi i drejtuesve të kompanisë ra dakord të investojë një

total prej 62.4 miliardë eurosh në zhvillimin e tregjeve të huaja dhe zgjerimin, duke fi lluar nga viti 2016. Vetëm 5% e këtyre parave do të shkojnë në Brazil. Prodhues të tjerë automjetesh po shohin me interes investimin në Brazil, i cili po konsidero-het si një treg kyç në zhvillim. Sipas një raporti të publikuar në gazetën fi nanciare franceze “La Tribune”, kompania franko-japoneze “Renault-Nissan” ka në plan të investojë 1.1 miliardë euro për të ndërtuar një fabrikë të “Nissan” në Rio, e cila mendo-het të ketë një kapacitet prodhimi vjetor prej 200 mijë njësish.

REVISTAT E JAVËS

“VOLKSWAGEN”, INVESTIME MË TË MËDHA NË BRAZIL

Bota Tregje

marr këtë si një nderim personal. Është për të gjithë bashkëpunëtorët tanë”, tha Winterkorn. “Për më shumë se 50 vjet, ne jemi përcaktuar si motori i industrisë braziliane të automobilave”, tha Winter-korn. “Volkswagen” ka katër fabrika në

Në Mirafi ori (Torino) mbetet “Mi-tro” dhe mbërrin “Suv” e markës “Jeep”. Kjo e fundit pritet të

mos jetë ajo e përmasave mesatare të parashikuara në fi llim, por në bazë të rivlerësimeve shumë më të pranuara në sektorin e automobilave - një version më i vogël, e njëjtë me përmasat e automjetit aktual “Fiat Sedici”. Ajo pritet të shitet në

Europë, por ka gjasa edhe në SHBA. Pra, për fabrikën torineze ndryshojnë planet e prodhimit e mbi të gjitha, kohët: linja e re e “Suv” do të fi llojë të nxjerrë veturat në gjysmën e dytë të 2013-s, pra një vit më vonë se sa parashikohej”. Për admin-istratorin e “Fiat”, Sergio Marchionne, “ky është një hap i rëndësishëm i planeve tona të rinovimit të sistemit prodhues në

Itali. Kjo arkitekturë e përparuar do të na lejojë të vendosim disa platforma më të azhurnuara dhe të përfi tojmë plotësisht nga oferta e motorëve me transmision të ‘Fiat’ e ‘Chrysler’”. Sipas tij, stabilimenti i ri që do të ngrihet, do të prodhojë një mijë vetura në ditë. Kjo konfi rmon në njëfarë mënyre planin e investimit prej 1 miliard eurosh.

NË TORINO, MINI-“SUV” E “MITRO”Do të bëhet fabrika “Jeep” në Itali, por prodhimi shtyhet me një vit

Page 53: Monitor 499

499 - Monitor • 53

destinuar të humbasim”. Administrata e Presidentit Barack Obama, që favorizon politikën e dialogut me Kinën, është kundër kësaj strategjie. Nga ana tjetër, Pekini ka deklaruar se është “tërësisht kundër” ndaj projektligjit të propozuar nga senatori amerikan. Për Ma Zhaoxu, zëdhënësin e diploma-cisë kineze, ky ligj do të cenonte rëndë rregullat e tregtisë botërore dhe do të ndikonte në mënyrë serioze marrëd-hëniet tregtare mes dy vendeve. Kina është shprehur totalisht kundër”.

Senati amerikan ka nisur diskutimet për hartimin e një projektligji, me anë të të cilit parashikohen penal-

itete, detyrime dhe sanksione ndaj Kinës, të cilën e akuzon se ka zhvleftësuar monedhën e saj për të nxitur eksportet, në kurriz të industrisë amerikane të goditur rëndë nga recensioni. Hapja e diskutimeve për tekstin e mundshëm të projektligjit, që mund të votohet javën e ardhshme, mori 79 vota pro dhe 19 kundër. Akuza e formuluar ndaj Kinës është se po manipulon me monedhën

e saj. Një nga mbështetësit kryesorë të hartimit të projektligjit, senatori de-mokrat, Chuck Schumer, tha se kjo është një mundësi për të ndihmuar klasën e mesme amerikane që të kthehet në punë. Norma e papunësisë në SHBA ka arritur mbi 9%. “Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç asaj që ka të bëjë me kor-rigjimin e dëmeve të shkaktuara nga Kina”, tha Schumer. Ata që janë kundër kësaj mase i tremben një lufte tregtare dhe argumentojnë: “Tashmë ne jemi në luftë tregtare me Kinën dhe jemi të

LUFTË EKONOMIKE MIDIS KINËS DHE SHBA-VE

Në bursa po ndihet alarmi i rënies së fi timeve të “Deutsche Bank”. Kjo gjë ka shkaktuar më shumë tronditje në sektorin bankar (që ishte në depresion pas lajmit për rënie në tregun e aksioneve të bankës “Dexia”). Kishte kohë që qarkullonin zëra, por tashmë u mësua se bëhej fjalë për gjigantin gjerman, të cilit i duhet të korrigjojë parashikimin e dhënë për një shifër rekord në 10 miliardë euro për të gjithë vitin. Në këtë mënyrë, humbjet e “Deutsche Bank” llogariten në mbi 6%.“Kriza e borxheve ka rritur pasigurinë në treg, ka ulur volumet dhe të ardhurat, veçanërisht sa i përket departamenteve që merren me tregjet e sipërmarrjet”, tha gjatë një prezantimi në Londër, presidentja në ikje, Josef Ackermann. Grupi ka regjistruar ndikim negativ edhe për shkak të rritjes së tatimeve, që ka shkaktuar rritjen e kostove operative. Për këto arsye, rezultatet do të jenë më të ulëta në krahasim me parashikimet. Një lajm tjetër i keq ka të bëjë me zhvlerësimin e obligacioneve greke që u llogaritën në 155 milionë euro për periudhën mars-qershor dhe që pritet të llogariten në 250 milionë të tjera deri në fund të shtatorit (shifrat do të dalin vetëm pas datës 25 tetor).

OSBE: ÇMIMET E QËNDRUESHME, NË TERMA VJETORË

Infl acioni po njeh rritje në vendet e zhvilluara. Në muajin gusht, norma e rritjes vjetore e çmimeve të konsumit në zonën e vendeve anëtare të Ocse-së arriti në 3.2%, një pikë përqindje më shumë në krahasim me korrikun. Kjo shifër, sipas organizatës me

seli në Paris, konsiderohet si e “qëndrueshme” dhe refl ekton lëvizje të lehta nga pjesa më e madhe e segmentit. Për sektorin e energjisë, rritja e çmimeve ka qëndruar në të njëjtin nivel 13.5% në bazë vjetore, ndërsa për sa i përket grupit të ushqimeve, rritja është vetëm një pikë përqindje, duke arritur në 4.6%. Duke përjashtuar grupet si ushqimet dhe energjia, norma e infl acionit ka shënuar rritje me 1.8% nga 1.7% në krahasim me muajin e kaluar. Në Itali, norma e infl acionit u rrit në 2.8% nga 2.7% që ishte në muajin korrik. Infl acioni

shënon rritje veçanërisht në Kanada (3.1% në krahasim me 2,7%) dhe në Francë (2.2% në krahasim me 1.9%). Në rritje është ky tregues edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (në 3.8% nga 3,6%), Mbretërinë e Bashkuar (në 4.5% në 4.4%).I qëndrueshëm vlerësohet infl acioni për vende si Gjermania (2.4%), Japonia (0.2%) dhe në Eurozonë në 2.5%. Në Kinë, infl acioni shënoi rënie në 6.2% në muajin gusht, pas pesë muajve që njohu vetëm rritje. Në bazë mujore, çmimet e konsumit në zonën e Ocse-së u rritën me 0.2% në muajin gusht. Në mënyrë të detajuar vërehet rritja në 0.6% në Mbretërinë e Bashkuar, 0.5% në Francë, 0.3% në Kanada, 0.2% në Itali, SHBA e Japoni. Kjo normë është e qëndrueshme në Gjermani.

e ardhshëm, do të ofrojnë imazhin e një Zvicre më afër njerëzve të zakonshëm, sikundër citon edhe e përditshmja “Le Temps di Ginevra”. Realizimin e tyre do ta bëjë një grafi ste e re nga Zyrihu, Manuela Pfrunder, e cila fi toi konkursin e shpallur nga Banka Qendrore e Zvicrës.

Lamtumirë personazhe të ilustruar në kartëmonedhat zvicerane. Vitin e ardhshëm do të zhduken fytyrat,

si ajo e skulptorit Alberto Giacometti, shkrimtarit Charles-Ferdinand Ramuz e arkitektit Le Corbusier. Ky i fundit është lënë mënjanë edhe nga banka Ubs, por edhe nga qyteti i Zyrihut, për shkak të simpatisë që kishte për nazizmin. Kartë-monedhat e reja do të jenë më të vogla si format. Banka Qendrore e Zvicrës ka vendosur që të privilegjojë në vend të personaliteteve tematikat, vendet dhe situatat. Qëllimi i institucionit që emeton monedhën është që të japë idenë e një vendi të hapur me botën, për organizimin, krijimtarinë dhe progresin e dialogut. Seria e kartëmonedhave që ishte krijuar në vitin 1995 kishte si qëllim të nxirrte në pah veçantitë kulturore të Zvicrës. E për këtë arsye, mbi monedhën 200 franga gjendej Ramuz, tek ajo 100 franga Giacometti dhe në kartëmonedhën 10-she ajo e Le Corbusier. Guglielmo Tell, heroi zviceran, ishte fi gura e parë që hapi serinë e moned-have zvicerane në vitin 1907. Në atë kohë u shtypën 5 miliardë franga, ndërsa nga monedhat aktuale qarkullojnë 40 miliardë. Një shekull më parë, Banka Kombëtare preferoi të bazohej te mitologjia. Zvicra

patriotike u ravijëzua në kartëmonedhat 10 franga që dolën në qarkullim në vitin 1956. Nuk u shfaq në asnjë monedhë fytyra e gjeneralit Henri Dufour, që në vitin 1848 hodhi themelet për krijimin e Konfederatës aktuale. Kartëmonedhat e reja, që do të dalin në qarkullim vitin

FRANGA ZVICERANE HUMBET “FYTYRËN”

“Deutsche Bank” paralajmëron për fi timin e këtij viti, humb në bursën e Frankfurtit

Page 54: Monitor 499

54 • Monitor - 499

nekrologji Steve Jobs

ekzekutiv më i suksesshëm në histori. Oh, dhe Pixar, projekti i tij dytësor prodhoi një sërë fi lmash, të suk-sesshëm, të animuar. Në retrospektivë, z. Jobs ishte një njeri që ecte përpara kohës. Në vitet e para, informatika u dominua nga lloje të ndryshme teknologjike. Por, eleganca në dizajnim dhe lehtësia në përdorim që ai ndërthuri te produktet, sollën një etapë të re zhvillimi në këtë industri. Eleganca, thjeshtësia dhe të kuptuarit e fushave të tjera u bënë pjesë e botës kompjuterike, duke u bërë të prekshme nga të gjithë dhe për gjithçka. “Vetëm teknologjia nuk mjafton”, tha z. Jobs në mbyllje të prezantimit të “iPad”, në janar të vitit 2010. “Teknologjia bash-këjeton me artin liberal, me njerëzi-min ndaj dhe rezultatet që jep, i bën zemrat tona të këndojnë”. Kjo ishte një deklaratë jo e zakonshme për kreun e një kompanie teknologjike, por kjo e dallonte atë. Aftësia disiplinore u mbështet nga mania që ai kishte për detajet. “Një marangoz për të bërë një komodinë përdor kompensatën, në pjesën e pasme, edhe pse e di se askush nuk e sheh atë. Kjo është pjesë e fi lozofi së së punës së tij”, thoshte z. Jobs. Këmbënguli që “Macintosh”-i i parë të mos kishte ventilator për të mos bërë zhurmë, në këtë mënyrë ai vendoste përdoruesit më lartë se nevojat inxhinierike. Një fundjavë ai thirri një inxhinier të “Apple” dhe i drejtoi një kërkesë urgjente: një germë në logon tek ekrani i “iPhone” nuk e kishte ngjyrën e verdhë në tonalitetin e duhur. Ai shpesh i shkruante dhe i rishkruante vetë tekstet e reklamave të “Apple”. Ai ishte një personalitet i ngjashëm me simbolin mistik Zen, një menaxher autokratik dhe temperament të ashpër. Egoizmi i tij ishte i justifi -kuar. Ai anashkaloi kërkuesit e tregut dhe grupet e fokusit, duke i besuar ins-tinktit, kur duhet të vlerësonte produk-tet e reja. “Shpesh ndodh që njerëzit nuk e dinë se çfarë duan deri sa ju tregon diçka”, thoshte ai. U provua se arsyetimi i tij ishte plotësisht i saktë. Një inxhinier, në fi llimet e “Apple”, tha se z. Jobs ishte i prirur të ecte jashtë kornizave dhe kjo ishte fuqia e tij e bindjes. Në fund ai ndryshoi realitetin, i shtoi magjinë botës së informatikës në produkte që i përkasin muzikës, telekomunikacionit e medias. Njeriu, që në rini tha se donte të shtonte një tingull në Univers, bëri pikërisht atë.

Askush në industrinë elektronike apo në çdo industri tjetër nuk do të mund të ofronte spektakël

si Steve Jobs. Prezantimet e produk-teve që realizonte i vetëm në skenën e errët e që do të përfaqësonin një mjet të ri elektronik, të përshkruar si “magjik” ose “të jashtëzakonshëm” përballë spektatorëve të habitur, ishin performancat e një mjeshtri.“Të gjithë kompjuterët kanë marifetet e tyre dhe numrat që i organizojnë tha një herë ai, por nëse kjo realizohet me shpejtësi, atëherë rezultati do të jetë magjik”. Ai e kaloi gjithë jetën mes produkteve elegantë dhe të lehtë në përdorim. Ishte ndër të parët që në vitet ‘70 pa mundësinë që t’u shiteshin edhe njerëzve të thjeshtë, kompjuterët. Në atë kohë, kur ekranet kishin ngjyrë gri në të zezë dhe kur disketat ishin ende të tilla, ideja se kompjuterët shpejt mund të gjendeshin kudo, tingëllonte disi e çuditshme. Por z. Jobs ishte ndër të parët që po kuptonte se çfarë do të vinte më pas. Ç’është më e rëndësishmja, ai kishte aftësinë që t’i shikonte kompjuterët edhe nga këndvështrimi i një për-doruesi, jo vetëm si specialist e kjo i atribuohej përvojës së fi tuar në rininë e pabindur. Zoti Jobs arriti të identi-fi konte një virus kompjuterik teksa rritej, në Silicon Valley. Ishte adolesh-ent, në fund të viteve ‘60, kur iu dre-jtua ftohtë idhullit të tij Bill Hewlett, teksa shkonte për në punën që kishte gjetur në verë në Hewlett-Packard. E gjithë kjo ndodhi pasi braktisi kolegjin, udhëtoi për në Indi, u bë budist dhe eksperimentoi me drogat. Më pas z. Jobs u kthye në Kaliforni ku do të bashkëthemelonte shoqërinë “Apple”, në garazhin e prindërve të tij, më 1 Prill, Ditën e Gënjeshtrës në vitin 1976. “Shumë njerëz në industrinë tonë nuk kanë pasur përvoja të ndry-shme”, tha ai një herë. Prandaj nuk

dinë shumë pika lidhëse, por veprojnë me zgjidhje lineare”. “Bill Gates, thoshte ai, mund të ishte një djalë më me vizion nëse do t’i kishte rënë acidi ose nëse do të kishte shkuar për ashram kur ishte i ri”. Braktisja e kolegjit, mësimi i kaligraf-isë bënë që z. Jobs të dashurohej pas tipografi së. Mbështetja që ai dha për një sërë aspektesh e veçanërisht për tiparin kryesor të “Macintosh”, “miun” pionier që do të ishte pjesë e paraqitjes grafi ke të kompjuterit “Apple”, që u prezantua në vitin 1984. Me drita-ret, ikonat dhe menynë ai na u shit të gjithëve ne si një kompjuter. Nga sukseset e para që arriti me “Apple”, z. Jobs parashikoi se do të shiste miliona nga makinat e tij të reja. Por edhe pse shpresonte, “Mac” nuk do të ishte suksesi i tij i madh në treg, madje ai u përjashtua për këtë nga bordi i “Apple”. Po nga kjo që në pamje të parë u duk si një katastrofë, më pas u kthye në bekim. “Gjëja më e mirë e mundshme që mund të më ndodhte” do të shprehej më vonë për këtë z. Jobs. Në këtë kohë, ai bashkëthemeloi shoqërinë e re “Pixar” që do të ishte e specializuar në grafi kë kompjuterike dhe “NeXT”, e specializuar në prodh-imin e kompjuterëve. Akti i dytë, i shquar, nisi në vitin 1996, kur “Apple” pasi kishte humbur “rrugë”, u ble nga “NeXT” dhe z. Jobs u rikthye për të vendosur në zemër të produkteve “Apple” teknologjinë e tij. Këtu nis historia. “Apple” prezantoi “iMac”, më pas “iPod”, “iPhone” dhe në fund “iPad” dhe (shkurtimisht) u bë kompania e listuar, më me vlerë. “Jam shumë i sigurt se asgjë nga këto nuk do të ndodhte nëse nuk do të isha pushuar nga ‘Apple’”, tha z. Jobs në vitin 2005. Përkeqësimi i shëndetit e detyroi që të largohej gjatë këtij viti (2011) nga detyra e drejtuesit të “Apple”. Ai u përshëndet si drejtori

Historia e një ikone

Page 55: Monitor 499

499 - Monitor • 55

Steve Jobs është ëngjëlli i biznesit amerikan. Një lider karizmatik, me zotërimin e një fuqie të tillë.

Talenti i tij u zbulua, u vlërësua nga kompanitë amerikane. Sa me fat jemi, shkruan Forbes.

Pyetje për kritikët e kapitalizmit. Çfaarë do të bënit me një talent si Steve Jobs?

Jobs ishte një mësues i shkëlqyer i vetes. Ai mësoi të shkruajë kode, të veprojë pa frikë, të promovojë, të forcojë markën, kishte talent në spote, në rekrutimin e punonjësve por edhe në delegimin e kompetencave. Prej 1997-ës, kur ai iu bashkua Apple-it, ishte drejtuesi i kompletuar, më i miri i gjeneratës së tij.

Si u bë Jobs një CEO i kompletuar ?

Ai ndryshoi për mirë jetën e miliona njerëzve. Së fundi, Jobs i bëri të pasur punonjësit dhe investitorët e Apple. Programi iPhone/iPad ishte një “serë”e sipërmarrjes.

Sa begati krijoi Steve Jobs? Përtej Apple-it?

Jobs ka një histori të ngjeshur të marrëd-hënieve personale. Tek Apple ai menax-hoi me një ndërthyrje përfekte mes joshjes dhe përuljes. Ai shpesh përdorte fjalën “bozo”, mes shumë fjalëve të tjera të mprehta. Mori kredite për shpikjet e të tjerëve. Njëherë dërgoi avokatët e tij për t’u përballur me një bloger adoleshent. Por, Jobs del në pension si biznesmeni më i dashur në jetën tonë.

Çfarë e spjegon ndarjen mes Jobs-it të frikësuar privat dhe Jobs-it publik të admiruar? Ishte një sukses i pastër apo diçka më e thellë? A janë sipërmarrësit më të frikësuar? A duhet të jenë si Steve Jobs?

Jobs dihej që i urrente kërkimet e tregut si një rrugë për të testuar prodhimet e reja. Ai preferoi t’i besonte sensit të tij, shijes dhe lidhjes me prirjen teknologjike, heronjtë popullorë dhe thjeshtësi elegante.

A duhet që bizesmenët të besojnë më shumë instiketet e tyre, më shumë se sa në kërkimet e tregut. A mundemi ne të vdekshmit e vegjël t’i ushtrojmë instiktet tona?

Apple u bë publik në 1980, por gjithsesi Jobs e pa Apple si një kompani private. Kjo, bëri që ai të dështojë aq sa u përzu nga bordi i Apple në 1985. Por, herën e dytë kjo funksionoi në mënyrë spe-ktakulare dhe aksionerët e mirëpritën dhe e lejen Jobs të drejtohë Apple.

Duke parë rreptësinë e Sarbanes-Oxley, debatet e raportit të tremujorit dhe vlerësimi i pavlerë i ditëve të fundit, a ka America kompani tregtare me një reklamë më të madhe? A do të ishin më mirë disa kompani po të trajtoheshin tërësisht si private?

Dashuroia Jobs-iane për thjeshtësinë e design-it ishte një pikë udhëheqëse për të. Në një fjalim të mbajtur në Stanford në 2005 Jobs u tha studentëve: “koha

juaj është e kufi zuar, ndaj mos e shpen-zoni duke jetuar jetën e dikuj tjetër

A dështojnë kompanitë nëse dështojnë në fokusim? A është e gjetur se gjashtë në tetë projekte është numri I duhur I CEO-s? A shpenzojmë kohën e mjaftueshme për të parë e ndier produktet e shërbimet tona?

Jobs dhe Steve Ëozniak e fi lluan Apple në 1976. America gjendej në periudhën e pas recesionit të 1973–74-ës, embargon arabe të naftës, Skandali i Ëatergate dhe rënia e Saigon. Kompani të tjera të SHBA-së, fi lluan në kohë të këqija përfshirë General Electric, IBM, Heëlett-Packard dhe Microsoft.

A bëjnë kohët e këqija të lindin një numër I madh kompanish të mira? Nëse po pse?

Jobs, ashtu si Bill Gates, lindën në 1955. Ata prezantojnë femijët më të mirë të rimëkëmbjes, një gjeneratë trashëgimia e të cilës është e përzier: krijues e sipër-marrës, yet narcissistic and spoiled.

Çfarë themeluesish e drejtuesisht kompanish do të sjellin gjeneratat e mëvonshme? Cilët janë më të mirët e atyre që lindën në vitet ‘60, ‘70 e ‘80?

Zgjedhja për sipërmarrësit më të mirë të viteve ’60 përfshin Jeff Bezos të Ama-zonës dhe Michael Dell të Dell. Në vitet ‘70 Larry Page i Google dhe Sergey Brin. Po në ’80-ën? Sigurisht Mark Zuckerberg, i Facebook.

Na lë me 9

pyetje

Page 56: Monitor 499

56 • Monitor - 499

Menaxhim Këshilla

Për ata që punojnë për një shef që mungon, duket sikur ëndrra u bë realitet. Në fakt, të punoni për dikë “që i lan duart me ju” mund t’ju dëmtojë karrierën.

“Një shef i tillë e dëmton punonjësin që nuk është në gjendje apo i gatshëm të përmbushë përgjegjësitë, por edhe rezul-tatin e punës përfundimtare”, thotë Bob Lazzarini, anëtar i Fakultetit në Programin e Menaxhimit në Universitetin e Los Anxhelosit. “Është përgjegjësi e shefi t dhe e punonjësit që të angazhojnë njëri-tjetrin, për të siguruar menaxhim në drejtimin e duhur dhe mbështetjen”.Janë të shumta arsyet pse një shef mund të mungojë, thotë Bettina Seidman, eksperte në kompaninë e karrierës te “Se-idbet Associates”.“Ata mund të mos kenë aftësi menaxhimi ose ndoshta nuk u pëlqen të angazhohen me vartësit e tyre, apo të përfshihen në marrëdhënie të lodhshme ndërpersonale”, thotë ajo. Ndon-jëherë personat promovohen në pozicionet e menaxhimit, duke u bazuar në përvojën e punës dhe nuk e kuptojnë rolin.Në rastin më të mirë, shefi thjesht beson se do ta bëni punën dhe e di që keni nevojë për më shumë drejtim.Duke ju lënë vetëm në punën tuaj, shefi mund të mendojë se po bën atë për të cilën keni nevojë, duke besuar se do të jeni më efektivë, thotë Lazzarini. Apo ndoshta, shefi ju lë vetëm pasi mendon se e dini çfarë duhet të bëni, si ta bëni dhe që keni burimet e motivimin e nevojshëm për të qenë të suk-sesshëm, pa pasur nevojë të kthehet në një minimenaxher”.Pavarësisht arsyes, një shef që nuk është aq sa duhet i tillë, kjo mund të jetë shqetësuese. Ka disa mënyra për të përballuar situatën. “Një mënyrë e dukshme është ta keni situatën në dorë. Bisedoni me shefi n rreth nevojave tuaja dhe si mund t’ju mbështesë ai”, thotë Lazzarini. Pra kur keni dyshime, komunikoni. Të ndërgjegjësoheni për peshën e përgjegjësisë është një gjë. Të gjeni kohën dhe të komunikoni është një gjë tërësisht

tjetër. Ajo çfarë nuk duhet të bëni, është të merrni pozicio-nin e tij në sjellje. Në vend të kësaj, duhet të punoni për të menaxhuar situatën, këshillon Lazzarini.“Menaxhojeni duke e kontaktuar shefi n tuaj të kërkoni të bisedoni me të. Merrni përgjegjësinë që të tregoni se çfarë po bëni dhe me çfarë problemesh po haseni, duke e ftuar shefi n t’ju ndihmojë për atë që çfarë keni nevojë, duke përfshirë edhe një prani më të shpeshtë në zyrë, në mënyrë që të mbyllni në kohë detyrën tuaj. “Pranoni angazhimet e shefi t, ndërsa e ftoni atë të jetë më i pranishëm në projektin që duhet të mbyllni”. Nëse asnjë nga këto mënyra nuk punon, bëni sa më shumë të jetë e mundur me dy zgjidhjet e mëposhtme.

Bëni atë çfarë supozohet të bëni

“Asnjë punonjës nuk është i mirëpritur nëse thotë ‘po mirë, ju nuk ishit këtu shef dhe nuk e dija se çfarë duhej të bëja’”, thotë Lazzarini. Ju mund të mos e dinit, por ka shumë njerëz, mbase edhe shefi juaj, që nuk merr vëmendjen apo direktiva të mjaftueshme nga shefi i tij. Kuptoni çfarë duhet të bëni për të përmbushur misionin tuaj, objektivat dhe qëllimet. Bëjeni edhe nëse nuk është puna juaj.

Filloni të bëni gjëra, të cilat do t’i kërkonit nëse do të ishin në pozicionin e shefi t

Padyshim që duhet të siguroheni të mos e teproni në atë pikë sa të humbisni vendin e punës apo të dëmtoni organizatën, thotë Lazzarini. “Sa më shpejt të fi lloni të mendoni si shefi juaj dhe i bëni gjërat ashtu siç do të donte një shef i mirë t’i bënte vartësi i tij, aq më shpejt do të vlerësoheni si një person që është i gatshëm të marrë më shumë përgjegjësi dhe autoritet”.

TË PUNONI ME NJË SHEF QË JU “DHURON” TË GJITHA PËRGJEGJËSITË

Page 57: Monitor 499

499 - Monitor • 57

SI I RRISIN FITIMET BURIMET NJERËZORERisitë

Idetë e reja shpesh përbëjnë sfi da të reja, që kërkojnë zgjidhje që nuk janë dhënë më parë apo më të ndërlikuara, që kalojnë nga teoria në veprim. Analistët e burimeve njerëzore arrijnë të kenë sukses atëherë kur dhe drejtuesit e biznesit punojnë bashkë, për t’i shkuar problemit në rrën-jët e tij dhe për të nxitur mënyra të reja zgjidhjeje. Duhet të merren në shqyrtim praktikat më të mira brenda kompanisë, duke përdorur intervista dhe mjete të tjera vlerësimi. Për shembull, nëse në pjesën më të madhe të skuadrave që kanë menaxherë të mirë, ndodh që ka performancë më të mirë dhe qëndruesh-mëri të skuadrave, ia vlen të analizosh se cilat janë cilësitë dhe qëndrimet që i bëjnë këta menaxherë të mirë dhe që t’i përfshish këto në trajnimet e radhës dhe në programin e trajnimit të menaxherëve, për të rritur kapacitetin e tyre, duke i përmbledhur në parime dhe praktika të zbatueshme.

Përshtatni

Kur një kompani përjeton suksese në praktikat e burimeve njerëzore mund të ndërtojë një burim të rritjes së fi ti-mit, duke i integruar ato në praktikat e vazhdueshme të biznesit. Kjo praktikë ndihmon drejtuesit kryesorë ekzekutivë, që të arrijnë të zgjidhin problemet. Nga ana tjetër do t’i ndihmonte të nxirrnin në pah rezultatet e punës së tyre, të arrinin objektivat, dhe mbi të gjitha të rrisnin të ardhurat e biznesit.

prodhimtarisë në punë dhe menaxhimit të talenteve. Për të bërë të mundur të gjithë këtë, mund të ndërmerren hapat e mëposhtëm.

Prioritetet

Ato që ka kompania duhet të bëhen edhe prioritete të burimeve njerëzore. Ky depar-tament nuk duhet të ketë vetëm rolin e punësimit brenda strukturave të biznesit, duke filluar nga rekrutimi, punësimi, trajnimi, vlerësimi dhe zhvillimi i punon-jësve aktualë, si dhe ata që informohen për procedurat ligjore, por dhe të bëjnë të mundur që biznesi të jetë ligjërisht në rregull me kodin e punës.

Burimi

Duhet të përdoren të gjitha burimet që kompania ka në dispozicion. Shumica e aftësive për të zgjidhur probleme nuk lindin natyrshëm në departamentin e burimeve njerëzore. Është e nevojshme që në këtë proces të angazhohen edhe drejtuesit e biznesit, për të identifi kuar me shumë saktësi çështjet dhe strukturat e problematikave dhe pastaj të vazhdohet me mbledhje informacioni më të detajuar dhe analizave statistikore. Një shembull për këtë do të ishte ai i tregtarëve të cilët ia besojnë studimin dhe analizimin e tregut specialistëve të shitjeve, të cilët e kuptojnë prioritetin që vendos biznesi në kufi zimin e kostos së punës. Shumë prej analizave të këtij lloji mund të bëhen pa shumë kosto fi nanciare dhe me të dhënat dhe sistemet ekzistuese.

Në pjesën më të madhe të kom-panive që kanë një departament për burimet njerëzore ky segment

është i përqendruar kryesisht te rekrutimi, përzgjedhja, marrja në punë, si dhe njohja dhe qenia në të njëjtën linjë me kodin e punës në vend. Një revistë e famshme për burimet njerëzore jep një sërë argu-mentesh në lidhje me mënyrën se si po përdoren të dhënat njerëzore për të shtuar fi timin. Revista që botohet nga “McKinsey & Company”, shkruan se një nga sfi dat kryesore e burimeve njerëzore, ka qenë vështirësia për të matur përfi timet që i sjell një biznesi ky departament. Pronarët dhe drejtuesit ekzekutivë të bizneseve natyrshëm kanë pasur pyetje të cilat nuk kanë arritur të marrin përgjigje të sakta në të shkuarën. Pyetje të tilla si: “Cili është fi timi real që marr nga investimi te trajnimi i punonjësve? Ose e thënë ndryshe kur dhe sa shumë do të përfi tojë ekonomikisht biznesi nga këto trajnime? Si dhe “Cilat janë teknikat dhe praktikat më të mira për të joshur kandidatët me performancë më të mirë?” apo “Cila duhet të jetë metoda, ose qasja e duhur në ven-dosjen e objektivave e cila do të motivonte performancën në mënyrën më të mirë të mundshme?”. Tashmë ekzistojnë metoda dhe mjete të reja që ndihmojnë në anal-izimin e informacionit që bën të mundur që këto pyetje të kenë një përgjigje. Ngritja e sistemit të të dhënave të burimeve njerëzore dhe përparimi i teknologjisë ka prodhuar programe kompjuterike dhe ndihmës të tjerë teknikë të cilët mund të analizojnë informacionet. Shifra që do të ndihmonin shumë këtë departament, por edhe biznesin që të zbulonte lidhjen mes

Page 58: Monitor 499

58 • Monitor - 499

bota e makinave

të vendosura me shumicë në pjesën ballore dhe në profi l i japin makinës një pamje më elegante. Origjinale edhe vendosja e dritave kundër mjegullës në brendësi të hapësirave aerodinamike në dy krahët e maskerinës.

Kabina

Materiali i ri i përdorur për panelet e kroskotës me sipërfaqe të lëmuar dhe kënde të rrumbullakosur shërben për të përforcuar përshtypjen e cilësisë së këtyre pjesëve dhe për ti bërë më rezistente ndaj pluhurit. Edhe timoni është rishikuar dhe është pajisur me një numër më të madh butonash ko-mandimi. Në grafi kën e instrumenteve kanë ndryshuar kuadrantët dhe janë përdorur akrepa të rinj të bardhë dhe një kornizë e hollë ngjyrë blu. E gjithë kroskota mbulohet nga një “strehë” e madhe e harkuar, ndërsa nën një strehë të dytë më të vogël e të gjatë është vendosur monitori i kompjuterit të bordit (Multi Information Display - MID). Për shkak të riprojektimit, paneli qendror është rrethuar nga korniza të zeza ose metalike në varësi të versionit. Ndër elementët e rinj që rrisin cilësinë e ambientit mund të për-mendim detajet e kromuara në timon

dhe në gojëzat e ventilimit, të cilat janë përpunuar në mënyrë të tillë që të mos refl ektojnë dritën. Për mbështetësen qendrore të krahut si dhe për panelet e dyerve është përdorur një mbushje e re më e butë.

Motori MZR-CD

Motori brilant turbodiesel common rail MZR-CD 2.2 çliron 173 kf në 3.500 xhi-ro dhe arrin një vlerë mahnitëse prej 400 Nm që në 2.000 xhiro. Falë këtyre vlerave makina përshpejton nga 0-100 km/h në 11,3 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 200 km/h. Turbokompresori i ri me gjeometri të ndryshueshme dhe intercooler-i i veçantë i ripërpunuar për këtë ver-sion, ndihmojnë që motori të përgjigjet shpejt dhe në mënyrë të fuqishme që në 1.600 rpm. Falë sistemit common rail, djegia është më efi çente. Duke përdorur një pompë karburanti të re dhe injektorë me 10 vrima sprucuese, është përmirësuar procesi i ushqimit duke rritur edhe presionin në injek-

Edhe pse ruan ende damarin sportiv që karakterizonte mod-elin fi llestar, CX-7 e re ofron më

shumë komoditet, lehtësi drejtimi dhe kapje më të mirë me asfaltin. Për tu përshtatur me normat e reja Euro5, vetura përdor një motor të ri diesel që konsumon më pak karburant dhe ofron fuqi dhe moment motorik në nivele të kënaqshme.

Design

Edhe pse janë rishikuar disa detaje të rëndësishme, pamja e CX-7 mbetet mjaft agresive dhe e ngjashme me pamjen e versionit të shkuar: shtyl-lat e para të tavanit të vendosura në pozicion tepër të përkulur (66º), brezi anësor që vjen duke u ngritur drejt pjesës fundore dhe parafangot e mëdhenj të rrotave të para janë vetëm disa nga elementët që, njësoj si tek modeli i mëparshëm, theksojnë shpirtin sportiv të kësaj makine. Ndër risitë në pamjen e makinës duhet përmendur maskerina e re me formë pesë këndore. Për shkak të gjuhës së re stilistike të përdorur edhe tek Mazda 3 e re, makina të jep përshtypjen se ka përmasa më të mëdha nga sa është re-alisht. Megjithatë, kornizat e kromuara

DIESEL? POSI JO...Mazda CX-7 MZR-CD 2.2

Page 59: Monitor 499

499 - Monitor • 59

sion me 200 MPa, vlerë ndër më të lartat në këtë sektor. Në këtë mënyrë projektuesit kanë arritur një saktësi të lartë duke optimizuar numrin e injeksioneve për çdo cikël dhe për të kontrolluar me saktësi sasinë e kar-burantit që hyn në dhomën e djegies.

Ekonomike

CX-7 e re me motorin turbodiesel MZR-CD 2.2 nuk është thjesht argëtuese në timon, por edhe ekonomike për sa i përket konsumit të karburantit, duke marrë parasysh se ky SUV sportiv kaq praktik dhe me hapësirë konsumon vetëm 7,5 litra/100 km (cikël i kom-binuar). Shumë faktorë ndikojnë në këtë rezultat: raporti i shtypjes mjaft i ulët (16,3:1) për një makinë të këtij lloji, përmasat e vogla të turbokom-presorit, efi çenca e lartë e intercooler-it dhe raportet e rishikuara të kambios. I rëndësishëm është edhe roli i injek-torëve tepër efi çentë, që reduktojnë intervalin minimal ndërmjet injek-sioneve në 200 mikrosekonda duke rri-

Të dhëna teknike Mazda CX-7 MZR-CD 2.2Motori 2.184 cc, naftëMotori 4 cilindra, DOHCTraksioni IntegralKutia e shpejtësisë Manuale 6 raporteFuqia max. 173 kf në 3.500 rpmMomenti motorik 400 Nm në 2.000 rpmShpejtësia max. 200 km/h0-100 km/h 11,3 sekondaKonsumi mesatar 7,5 l/100 kmGjatësia 4,700 metraGjerësia 2,050 metraLartësia 1,650 metraPesha 1.800 kgÇmimi fi llon nga 28.000 Euro

tur kështu shpejtësinë e injeksioneve me rreth 30% dhe duke kontrolluar në mënyrë të përsosur sasinë e karburan-tit të përdorur gjatë një cikli.

Më pak ndotje dhe respektim i normave Euro5

Motori MZR-CD 2.2 i përmbush normat Euro5 dhe përdor teknologjinë më të avancuar Mazda për të ulur gazrat e dëmshëm gjatë shkarkimit. Filtri i ri kundër blozës (DPF) i përbërë nga një material qeramik me rezistencë të lartë termike, përdor një katalizator special të krijuar nga Mazda. Duke përdorur oksigjenin e magazinuar dhe oksigjenin e gjendur në gazet e shkarkimit, katalizatori është në gjen-dje të përmirësojë djegien e blozës.

Për shkak të sasisë më të madhe të oksigjenit të përdorur, ky sistem i ri mundëson një rigjenerim më të shpejtë dhe më efi kas të vetë fi ltrit. Për fi ltrin DPF të përdorur tek CX-7, intervali i kohës ndërmjet dy ndërhyr-jeve rigjeneruese është thuajse dyfi shi i intervalit për fi ltrat e zakonshëm dhe vetë procesi zgjat një të tretën e kohës. Pasi purifi kohen nga bloza, gazet e motorit kalojnë nëpërmjet sistemit të ri të Reduktimit Katalitik Selektiv (SCR), edhe ky i krijuar nga Mazda për të ulur shkarkimet e NOx. Ky sistem përdoret për herë të parë në një makinë Mazda: SCR përdor një reaksion kimik natyral për të transformuar shkarkimet toksike të NOx në azot dhe oksigjen.

Traksioni integral

Sistemi ekskluziv i traksionit integral me Shpërndarje Aktive të Momen-tit Përdredhës siguron që momenti përdredhës i gjeneruar nga motori të transferohet në rrota në mënyrë të kontrolluar dhe pa humbje. Sensorët teknologjikë të këtij sistemi masin vazhdimisht këndin e kthesës, shpe-jtësinë e rrotave, forcën anësore G dhe pozicionin e valvulës me farfallë për të optimizuar traksionin në kohë reale. Moduli i kontrollit AWD ndan momentin përdredhës në aksin e parë dhe të dytë nëpërmjet shpërndarësit aktiv me kontroll elektronik të mon-tuar përpara diferencialit të pasmë. Sistemi çon deri në 50% të fuqisë së motorit në aksin e pasmë duke arritur të optimizojë shpërndarjen e momentit në varësi të situatës.

Page 60: Monitor 499

60 • Monitor - 499

Tendencë Sfidë

IIshulli Pangkor ose Pulau Pangkor, që përkthehet “Pangkor i Bukur”, është në bregun veriperëndimor të

Malajzisë. Ky ishull i vogël ka 25.000 banorë, por vizitohet nga mijëra turistë për plazhet me korale me bukuri mar-ramendëse.

Pangkor ka qenë parajsë për të gjithë peshkatarët, lundërtarët, tregtarët dhe piratët gjatë gjithë kohërave, si dhe

ISHULLI PANGKOR:ISHULLI PANGKOR:PARAJSA MALAJZIANEPARAJSA MALAJZIANE

është strehë e peshkut të famshëm satay. Sot, ishulli njihet për plazhet unike dhe akomodimin ekonomik në hotele me 5 yje. Peshkimi është ende sektor kryesor i ekonomisë, por shërbimet turistike përfaqësojnë të ardhurat më të mëdha të biznesit vendas.

Ç’mund të bëjë një turist këtu përveç banjës së diellit, relaksimit në rërën e bardhë dhe shijimit të qetësisë absolute? Mund të bëni kanotazh ose zhytje me periskop në ujin e pastër si kristal, xhet-ski, shëtitje në këmbë në xhungël, të

shijoni ushqimin e mrekullueshëm dhe frutat tropikale, që ofrohen nga resortet madhështore të kësaj zone. Megjithatë, mundohuni të shmangni pushimet e shkollës dhe ato publike, pasi njerëzit dynden në masë drejt plazheve.

Nëse dëshironi të prekni jetën e vërtetë të banorëve, mund të vizitoni fshatrat e peshkatarëve në bregun lindor. Në qytetin Lumut dhe Teluk Batik mund të shijoni peshk dhe sardele të freskëta. Për më shumë, mund të vizitoni fsha-tin kryesor të ishullit – Pangkor, një vend piktoresk që popullohet shumë gjatë mëngjesit, kur peshkatarët sjellin produkte të freskëta deti në qytet.Plazhet më mahnitëse të ishullit janë Coral Bay, në bregun perëndimor, me ujë të gjelbër si smerald, ku nuk ka shumë njerëz dhe plazhi Pasir Bogak, më i madhi dhe plazhi i parë që u zhvil-lua në ishull me lehtësi të shumta për peshkim, lundrim, zhytje me periskop dhe palombar.

Page 61: Monitor 499

499 - Monitor • 61

më i përshtatshëm për të shuar kuriozitetin. Vazhdoni me një vizitë në Pallatin Perandorak. I rrethuar me mure të mëdhenj guri, pallati ndodhet në vendin ku më parë ka qenë Kështjella

Edo. I shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por i rindërtuar menjëherë pas saj dhe në të njëjtin stil, ky është vendi ku familja perandorake jetoi pas 1868-s, kur kryeqyteti japonez ndryshoi nga Kioto në Tokio. Admironi “Kokyo Gaien”, sheshin madhështor, urat që formojnë hyrjen në kopshtet e brendshme të pallatit. Nëse keni fat të vizitoni pallatin më 23 dhjetor ose 2 janar, ju mund të shikoni edhe ambientin e godinës dhe kopshtet e brendshme. Kjo pjesë e Tokios njihet si më e shtrenjta për kilometër katror në botë, dhe nëse e shihni me sytë tuaj, atëherë do ta kuptoni pse ajo kushton kaq shumë.Mos anashkaloni Kopshtet Lindore të Pal-latit Perandorak, veçanërisht në muajin mars dhe prill, gjatë sezonit kur çelin lulet e kumbullës dhe qershisë. Në këtë kohë, kopshtet hapen çdo ditë, përveç të hënave

dhe të premteve. Këto kopshte të mirëmbajtura me përsosmëri, janë një oaz i mirëfi lltë, ku mbizotëron paqja dhe solemniteti në Tokion e zhurmshme moderne.

TTokio është një qytet modern, ndoshta një nga qytetet më të përparuara në botë. Trashëgimia aziatike i bën pamjet rreth Tokios pak më ndryshe, të cilat ia vlen të shihen.

Banorët e konsiderojnë qytetin të famshëm për ekstravagancën, rrugët e zhurmshme, dyqanet, baret dhe klubet. Por ka edhe një anë tjetër të Tokios, ajo e simboleve perandorake. Tokio ka qenë kryeqyteti i një perandorie krenare, rrënojat e së cilës mund të shihen ende në qytetin e sotshëm.Niseni xhiron tuaj në një prej hoteleve më të famshëm të Tokios: “Imperial Hotel”. I ndërtuar fi llimisht në 1890-n, “Imperial Hotel” u rindërtua dy herë, në vitin 1923 dhe 1968. Megjithatë, në fi llim, ai zotëro-hej nga familja perandorake dhe sot ka ende disa prej detajeve origjinale.Pas kësaj, vijoni turin tuaj me një pjesë historie. Muzeu Imperial, ose, siç quhet sot, Muzeu Kombëtar, është më i vjetri dhe më i madhi në Japoni. Muzeu ka mbi 110,000 objekte, më shumë se 87 Thesare Kombëtare Japoneze, dhe fokusohet krye-sisht në historinë dhe artin japonez. Nëse doni të zbuloni më shumë rreth së kaluarës së një kombi të tillë madhështor dhe veçanërisht për periudhën perandorake, atëherë ky është vendi

NJË XHIRO NË TOKION NJË XHIRO NË TOKION PERANDORAKEPERANDORAKE

Page 62: Monitor 499

62 • Monitor - 499

Tendencë Sfidë

MMund të thoni se ky është art i nivelit më të lartë, në mënyrë fi gurative dhe në kuptimin e mirëfi lltë të fjalës. Statujat kanë qenë gjithnjë një mënyrë me të cilën

njerëzit tregojnë devotshmërinë ndaj fesë dhe për të kujtuar fi gurat historike. Eventualisht, sa më të mëdha e më të larta të jenë, aq më madhështore është pamja e tyre. Më poshtë kemi listuar shtatë statujat më të larta në botë.

7. Statuja e Piterit të Madh7. Statuja e Piterit të Madh

Statuja e Piterit të Madh, në Moskë të Rusisë, ka prapa saj një histori të çuditshme. Legjenda thotë se është projektuar nga Zurab Tsereteli, një arkitekt gjeorgjian, si përfaqësim i Kristofor Kolombit, por pasi u refuzua nga qeveria amerikane, kjo statujë iu shit Rusisë si përfaqësim i Piterit të Madh.Është 96 metra e lartë dhe shpesh ka fi tuar titullin e një prej statujave më të shëmtuara në botë.

6. Statuja e Huang Di dhe Yan Di6. Statuja e Huang Di dhe Yan Di

Me vendndodhje në Zhengzhou, kryeqyteti i provincës Henan, në Kinë, statuja e Huang Di dhe Yan Di është 106 metra e lartë. E përfunduar në 2007-n, konsiderohet nga shumë ekspertë si një monument që përkujton politikën dhe ekonominë kineze.Hunag Di dhe Yan Di janë dy mbretër kinezë legjendarë, të cilët konsiderohen si paraardhësit më të hershëm të popullit kinez.

5. Sendai Daikannon5. Sendai Daikannon

Kjo statujë e lartë 100 metra është në qytetin Sendai në Japoni, pranë një hoteli 12-katësh, i cili duket si një shtëpi e vogël krahasuar me statujën gjigante. Sendai Daikanon u ndërtua në vitin 1980 nga një biznesmen vendas, për arsye taksash.

4. Laykyun Setkyar4. Laykyun Setkyar

7 STATUJAT MË TË LARTA NË BOTË7 STATUJAT MË TË L

Page 63: Monitor 499

499 - Monitor • 63

7 STATUJAT MË TË LARTA NË BOTËLARTA NË BOTËStatuja e dytë më e lartë në pozicion të shtrirë në botë, është në fshatin Khatakan Taung, Myanmar. Sipas autoriteteve vendase, kjo është aktualisht statuja më e lartë në botë, megjithëse mad-hësia e saj zyrtare, 116 metra, e bën statujën e dytë më të lartë.Ndërtimi i Lakyun Setkyar fi lloi në 1996-n dhe ceremonia e përfundimit të saj u bë më 21 shkurt 2008. Tashmë e ka fi tuar popullaritetin si një nga atraksionet më të famshme të vendit dhe gjithashtu në botë.

3. Statuja Guanyin e Hainan3. Statuja Guanyin e Hainan

108 metra e lartë, Statuja Guanyin, në provincën Hainan të Kinës, është statuja e dytë më e lartë në botë. Janë dashur 6 vjet për ta ndërtuar dhe është kurorëzuar në 2005-n, me pjesëmarrjen e 108 murgjve të shquar.Statuja ka tri fasada, njëra përballë tokës kineze dhe dy të tjerat më fytyrë nga Deti i Kinës Jugore, që përfaqësojnë bekimet e Perëndisë për Kinën dhe gjithë botën.

2. Ushiku Daibatsu 2. Ushiku Daibatsu 120 metra e lartë, kjo shëmbëlltyrë e Amitabha Buddha është ende statuja më e lartë në botë sipas librit të rekordeve botërore

“Guiness”. Ushiku Daibatsu përfundoi në 1995-n dhe që atëherë është kthyer në një nga simbolet më popullore të Japonisë. Me vendndodhje në Ushiku, prefektura Ibaraki, Ushiku Dai-batsu qëndron mbi një platformë betoni 10 metra të lartë në formën e një luleje lotusi. Turistët që dëshirojnë të admirojnë pamjen nga lart, mund të marrin një ashensor që të çon drejt një kuverte vëzhgimi 85 metra të lartë.

1. Spring Temple Buddha1. Spring Temple Buddha

Sipas “Wikipedia”, statuja që përshkruan Vairocana Buddha në Lushan të Kinës, është më e larta në botë. Lartësia zyrtare e Spring Temple Buddha është 128 metra, por nëse marrim në konsideratë lartësinë e piedestalit mbi të cilin qëndron, thuhet se ajo arrin 208 metra. Është deklaruar si e tillë pas shkatërrimit të Bamiyan Buddhas në Afganistan. Koha e saktë e përfundimit të statujës nuk dihet.

Page 64: Monitor 499

64 • Monitor - 499

tekno Informacion

APPLE ZBULON IPHONE 4S

Aktiviteti mbante titullin “Le të fl asim për iPhone”. Por në vend që të fl itej për iPhone, u fol me iPhone.

Konferenca që u mbajt në Siri, nga Apple, pak ditë më parë, prezantoi një “agjent zbulimi”, një program që ishte i aftë të njihte të folurën natyrale, të analizonte kërkesën dhe të përpunonte një përgjigje të shpejtë. Ky është një nga pro-gramet më inovativë dhe më ambiciozë. Mund t’i kërkojmë këtij “roboti” të na tregojë se cili është restoranti më i mirë i peshkut në Milano dhe ai do të përgjigjet duke pyetur rrjetet sociale dhe faqet e ndryshme të internetit, nëpërmjet një sistemi të sofi stikuar. Pikërisht, nga kryqëzimi i këtyre in-formacioneve dhe nga paraqitja e jashtme, sipas ekspertëve, prezantimi la për të dëshiruar. Jo vetëm për këtë, por edhe për mungesën e një lideri karizmatik në prezantim apo edhe për surprizat e pakta.

iPhone 4S, telefoni që bisedon me ty

Është iPhone 4S dhe jo iPhone5. Të gjithë ishin në pritje të një iPhone tërësisht i ri, por në fakt u shfaq një iPhone 4. Asgjë e jashtëza-konshme. Dy herë më i shpe-jtë se modeli i mëparshëm që konfi rmohet nga prezenca e çipit A5. Kamera është 8 megapiksel, më e shpejtë dhe më me ndriçim (5 lente), ndërsa videoja 1080p. Përmirësimet thelbësore janë ato që përfaqëso-hen nga një sistem që stabilizon imazhet në kohë reale, si dhe nga një antenë që përmirëson shpejtësinë e transmetimit.

iCloud

Risia e dytë që pritej ishte natyrisht iCloud, “reja elek-tronike” për të cilën pati folur Steve Jobs. Në Europë ky model do të jetë në treg në fund të vitit. Sinkronizimi i

SPECIFIKAT KRYESORE:

Të mirat: Një program që ishte i aftë të njihte të folurën

natyrale, të analizonte kërkesën dhe të përpunonte një

përgjigje të shpejtë

Të këqijat: Jo shumë ndryshime nga modeli i mëparshëm

Të përgjithshme: Dy herë më i shpejtë se modeli i

mëparshëm që konfi rmohet nga prezenca e dualcore çip A5

Çmimi: 199-399 dollarë (në varësi të memories nga 16 GB

në 64 GB)

Aktiviteti mbante titullin “Le të flasim për iPhone”

postës elektronike dhe aplikimet e tjera në iPad dhe iPhone do të mund të bëhen pa kaluar më parë nga iTunes ose pa pasur nevojë për një kompjuter. Pikërisht Tim Cook e pre-zantoi iPhone 4S në Siri. I veshur me këmishë dhe xhinse, njeriu kyç i Apple ngjante më shumë si një menaxher, sesa si vizionari i kompanisë. Por, kjo dihej. Për këtë arsye, iu besua reklamimi i shifrave.

Os5

Një tjetër e re që pritej ishte Os5, versioni i pestë i sistemit operativ celular i Apple që mund të shkarkohet se bashku me iCloud. Si pikë e fortë konsiderohet prezenca e rrjetit social Twitter dhe sinkronizimi i mesazheve ndaj të gjitha pajisjeve iOs.

Reagimet

Komentet për prezantimin e bërë nuk ishin edhe aq mbresëlënëse. As ekspertët “vip”, por edhe tregjet fi nan-ciare nuk e lavdëruan prezantimin. Natyrisht që largimi i Steve Jobs ndihet ende. Një arsye tjetër mund të ketë qenë nënvlerësimi i Sirisë, në këtë treg ka aktualisht programe me komanda zanore për të kërkuar një fjalë në internet. Ka edhe programe që shkruajnë në mënyrë automatike atë që fl asim. Pak ditë më parë, Google prezantoi një shërbim që mundëson kryerjen e telefonatave, dërgimin e sms-ve ose të bësh një kërkim duke folur në gjuhën italiane. Ndaj është e pritshme që të kalohet nga zëri tek ekrani i celularit. Të kup-tuarit e gjuhës natyrale dhe në të njëjtën kohë, interpretimi i kërkimit është kufi ri i vërtetë. Kalimi është thelbësor: nga fjalë kërkimi të kalohet te formulimi i pyetjeve. Në këtë mënyrë do të mund të fl asim në telefon dhe me telefonin, por ata që do të na japin përgjigje, do të jenë interneti dhe rrjetet sociale.

Page 65: Monitor 499

499 - Monitor • 65

Intel bëri publike blerjen e kompanisë izraelite Telmap, e specializuar për navigimin celular. Intel me Telmap fi ton

BIÇIKLETA “KOMPJUTER”, GATI NË TREG

INTEL BLEN TELMAPINTEL BLEN TELMAP

mbartës që çmontohet, i cili është i veshur nga fi jet e karbonit. Mbajtësi është elegant, peshon 125 gramë, por nëse i shtohet edhe pesha e tabletit që është 565 gramë, atëherë masa e biçikletës rritet për vetëm 700 gramë. Ky bashkim i biçikletës dhe tabletit është menduar ashtu si versioni më komod që mund t’i përshtatet tabletit gjatë “vozitjes”. Pa-jisja portative do të duhej të shërbejë për navigacion, përcjelljen e rrugës së kaluar ose për shembull qasjen në udhëzimet, në rast të nevojës për rregullimet e vogla. Duke pasur para-sysh se Samsung Galaxy Tab 10.1 vjen me ngjyrë të zezë dhe të bardhë, edhe biçikleta mund të blihet me këto dy ngjyra. Çmimi nuk është bërë ende i ditur.

mundësinë e ofrimit të shërbimeve të navigacionit dhe të vendndodhjes në pajisjet mobile, duke hyrë në garë me Nokia-n dhe Google.Edhe pse do të jetë në tërësi në pronësi të Intelit, Telmap mbetet i pavarur dhe vazhdon të punojë nën emrin ekzistues të tregut, ndërsa do të ruajë edhe vendndodhjen aktuale në Izrael, të gjithë 210 të punësuarit dhe udhëheqësin e kompanisë. Telmap këtë vit parashikohet të realizojë një nivel të ard-hurash prej 33 milionë dollarësh. Intel është një kompani që tani planifi kon zgjerimin edhe në tregjet e tjera sikurse janë Europa, SHBA-të dhe vendet aziatike.Çmimi i transaksionit zyrtarisht nuk është publikuar, por përllogaritet në 350 milionë dollarë.

14 Bike Co, prodhuesi i biçikletave nga Mbretëria e Bashkuar në bash-këpunim me Samsung, krijoi një biçikletë për qytet me kualitet të

lartë (i ashtuquajturi fi xie), që është e pajisur me një mbajtës për Galaxy Tab 10.1.Tableti për biçikletë përforcohet me një

Kompania Net Applications publikoi rezultatet e numrit të shfletuesve të internetit në nivelin global. Rezulton se deri në fund të muajit shtator, Chrome i Google zotëronte 16.2% të tregut, një vazhdim i rritjes së mëparshme.Në gusht, Chrome kishte një pjesë të tregut prej 15.51%. Gjithsesi kompania vijon të ruajë vendin e tretë në treg.

Më i popullarizuari, Internet Explorer i Microsoft-it, prej një muaji ka shënuar rënie nga 55.31% në 54.39%. Firefox-it gjithashtu i është zvogëluar pesha në treg, por në masë të vogël nga 22.57% në 22.48%.Safar-i i Apple ka 5% të tregut dhe është në vendin e katërt, ndërkohë që Opera me 1.67% është në vendin e pestë.

FAQET E INTERNETIT, RRITET GOOGLE CHROME

Page 66: Monitor 499

BURIMI: INSTAT

66 • Monitor - 499

Shkëmbimet tregtare me partnerët kryesore kanë

pësuar luhatje të dukshme në gjashtë muajt e parë të

këtij viti sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme

të Doganave (DPD). Në importe, kemi përforcuar më tej

marrëdhënien me Italinë e Kinën, ndërsa ranë ndjeshëm

importet nga Greqia.

Sipas të dhënave të INSTAT, nga Italia u importuan 76.06

miliardë lekë mallra gjysmën e parë të vitit, me një rritje

prej gati 28% të vlerës së importeve krahasuar me të

njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në të njëjtën periudhë, vlera e importit nga Greqia ishte

26.67 miliardë lekë (13% më pak). Ndryshe, nga një vit

më parë, gjatë gjysmës së parë të këtij viti eksporti drejt

Kinës filloi të rritet. Madje vlera e eksportit ishte 20% më

e lartë.

Në eksportet drejt tregjeve kryesore, ka pasur një rritje

të dukshme të eksporteve drejt Italisë por edhe Kosovës.

Sipas të dhënave doganore, vlera e eksporteve drejt

Italisë për periudhën janar-qershor ishte rreth 51.32

miliardë lekë, ose 27% më shumë se e njëjta periudhë e

vitit të kaluar.

Në vlerë leku, eksportet drejt Greqisë u rritën 12.5%, me

një vlerë eksporti prej 4.95 miliardë lekë. Drejt Kosovës,

ritmet e rritjes së eksporteve u dobësuan krahasuar

me një vit më parë, por mbeten në nivele më të larta

krahasuar me rritjet që kanë shënuar destinacionet tona

kryesore. Sipas të dhënave doganore, vlera e eksportit

në tregun kosovar u rrit mbi 34%. Të njëjtën periudhë të

vitit të kaluar rritja ishte 42%.

Diversifikimi i tregjeve është bërë i dukshëm tek eks-

portet. Sipas doganave, këto gjashtë muaj është rritur

ndjeshëm pesha e eksporteve drejt tregjeve të Ballkanit,

por edhe tregut të Bashkimit Europian. Sipas këtyre të

dhënave, pesha e eksporteve drejt tregut të BE-së u rrit

me 10 pikë përqindje. Në rajonin e Ballkanit rritja ishte

me 6 pikë përqindje.

Të njëjtën tendencë kanë ndjekur edhe importet. Rritja

e importeve nga tregu i BE-së ndikoi në një rritje të

ndjeshme të peshës së importit prej 16 pikë përqindje.

Për të njëjtën kohë, pesha e importit nga rajoni i Ball-

kanit është pothuajse trefishuar duke arritur në 11% të

importeve.

Statistika Ndryshimi i tregjeve janar-qershor 2011

Page 67: Monitor 499
Page 68: Monitor 499