4
UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I SHKENCAVE TE NATYRES Master shkencor: BIOLOGJI mjedisore Viti: II Monitorimi Biologjik Mjedisor Zona monioruese nr.8 Karaburun Punoi : Lorela Lazaj Hyrje Gadishulli i Karaburunit është 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përgjason gishtit të madh të dorës,

Monitorimi i zones se Karaburunit.docx

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Monitorimi i zones se Karaburunit.docx

UNIVERSITETI I TIRANES

FAKULTETI I SHKENCAVE TE NATYRES

Master shkencor: BIOLOGJI mjedisore

Viti: II

Monitorimi Biologjik Mjedisor

Zona monioruese nr.8

Karaburun

Punoi : Lorela Lazaj

● Hyrje

Gadishulli i Karaburunit është 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore.

Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përgjason gishtit të madh të dorës,

Page 2: Monitorimi i zones se Karaburunit.docx

të shtrirë. Ai ndan gjirin detar të Vlorës nga Kanali i Otrantos dhe ka një gjatësi prej

rreth 15 km, me një gjerësi që shkon deri në 4.5 km.

Figura 1.Pamje e gadishullit te Karaburunit

Figura 2. Shpella e Haxhi Alisë

Në skajin veriperëndimor të Karaburunit (në turqisht gjuha e zezë), ndodhet Kepi i

Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë. Në pjesën më të lartë të këtij masivi,

ndodhen tre maja, ajo e Kores 826 metra mbi nivelin e detit, si dhe e Dafinës dhe

Ilqes, respektivisht 732 dhe 687 metra. Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e

copëzuar vertikalisht, me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Këtu gjenden

plazhi i vogël i Dafinës, bregu i Bitrit, shpella e Panaisë. Përkundër kësaj, në pjesën

lindore të gadishullit që shikon nga gjiri i Vlorës, bregdeti është më i formuar dhe më

pak i thyer. Masivi i Karaburunit, në tërësi është i varfër në bimësi, por i pasur në

kullota. Në pjesën më të ulët dhe më të ngushtë të tij, ndodhet pllaja e Ravenës, një

qendër blegtorale e njohur në jug të vendit. Nga pikëpamja gjeologjike, masivi i

Karaburunit është i përbërë nga gëlqerorë të periudhës së paleogjenit, të cilët janë

shfrytëzuar që në lashtësi për prodhimin e mermerit. Mungesa e bimësisë dhe e

ujërave sipërfaqësore e kanë bërë gadishullin të pabanueshëm. Në skajin

veriperëndimor të gadishullit, në kepin e Gjuhëzës, ndodhet shpella e Haxhi Alisë,

një emër i njohur në historinë e piraterisë detare. Ky objekt natyror, sipas

gjeografëve, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda

saj.

● Monitorimi

Karaburuni është parashikuar si zone krahasuese gjithëpërfshirëse (IB, Integrated

backgraund areas-reference area) të zonës monitoruese. Është e ngjashme me

zonën përfaqësuese nga ana biologjoke me përjashtim të faktit se kanë ndikim të

pallogaritshëm të njeriut. Këto lloje stacionesh quhen në gjihën teknike shqipe dhe si

stacione fon. Në këto tipe

stacionesh duhen matur te

gjithe treguesit e mundshëm.

Në këtë zonë moitoruese janë

caktuar 10 stacione

monitoruese nga të cilët 1

është stacion i monitorimit të

Page 3: Monitorimi i zones se Karaburunit.docx

ajrit, 2 stacione të monitorimit të ujit , 1 stacion i monitorimit të cilësisë biologjike,1

stacion i monitorimit të tokes dhe 4 stacione të monitorimit të biodiversitetit.

Stacionet dhe të dhëna më të detajuara për secilin prej tyre jepen në tabelën 1.

Tabela 1. Stacionet e monitorimit në zonën e Karaburunit

Station Code Station Latitude Cordinate

Station Longitude Cordinate

Station type

AL080A01 40°22'44.25"N 19°21'46.37"E Ajër

AL080B01 40°22'33.85"N 19°20'24.20"E Ujë

AL080B02 40°22'33.85"N 19°20'24.20"E Ujë

AL080C01 40°22'34.21"N 19°21'32.04"E Tokë

AL080D01 40°22'33.85"N 19°20'24.20"E Biomonitorim

AL080E01 40°22'33.85"N 19°20'24.20"E Cilësia biologjike

AL080F01 40°22'33.85"N 19°20'24.20"E Biodiversiteti

AL080F02 40°22'34.49"N 19°20'30.42"E Biodiversiteti

AL080F03 40°22'34.21"N 19°21'32.04"E Biodiversiteti

AL080F04 40°22'59.09"N 19°22'0.45"E Biodiversiteti

● Monitorimi i ajrit

Është parashikuar nje stacion per monitorimin e ajrit (Stacion me tub

pasivë).Ndotësit e ajrit janë: pluhurat, tymrat, gazrat, ozoni (truposferik O3), dioksidi i

squfurit SO2, oksidet e azotit NOx dhe monoksidi i karbonit CO, Pb, PAH etj.

● Monitorimi i ujit

Janë parashikuar dy stacione monitorim për ujin ku janë analizuar ujrat detarë dhe

bregdetarë (0-2 km) dhe sedimentet . Ndotjet mund të jenë të llojeve të ndryshme si :

fizike, kimike, organike, dhe termike. Ndër ndotësit kimikë më të rëndësishëm në ujë

janë: arseniku, fluoruret, jodi, nitratet dhe fosfatet. Ndërsa ndotësit fizikë më të

rëndësishëm janë: ngjyra, shija dhe era, temperatura dhe turbullia. Për sa u përket

ndotësave organikë (biotikë) ata përfaqësohen nga bakteret, viruset, protozoaret

patogjenë (që shkaktojnë sëmundje).

● Monitorimi i Tokes

Page 4: Monitorimi i zones se Karaburunit.docx

Është parashikuar nje stacion.Monitorohet shtresa e sipërme (0-20 cm) dhe shtresa

e thelle (80-100 cm). Tregues të përgjithshëm për tokën mund te jenë :temperatura,

pH, kushtet morfologjike, kapaciteti ujëmbajtës, N, P, TOC, OM,DDT, PAH etj.

● Monitorimi i cilësisë biologjike

Është parashikuar një stacion per monitorimin e cilësise biologjike. Ky lloj monitorimi

mbështetet në vlerësimin e organizmave të gjallë të cilët shërbejnë si tregues të

cilësisë së mjëdisit (bioindikatorët). Një vlerësim i tillë bëhet me anën e dy metodave

kryesore biovezhgimit dhe bioprovave. Me anën e biovëzhgimit vlerësohen numri i

llojeve, përbërja e popullatave të organizmave të caktuar apo edhe vlerësimi i

bioshenjavë (që mund te jenë lëndë të ndryshme dytësore të metabolizmit apo edhe

gjurmë të tjera). Analizohen fitoplanktoni, makrofitet, lulëzimet e algave si dhe

mikroorganizmat patogjenë.

● Monitorimi i biodiversitetit

Janë parashikuar 4 stacione monitorimi në të cilat analizohen likenet ,shoqërimet e

bimëve të larta, invertebrorë, peshq, zvarranikë, amfib dhe gjitarë.Kryhet cdo vit ose

cdo pesë vjet per llojet , dhe në cdo dhjetë vjet për habitatet.