42
GRUP AUTORËSH MUHAMEDI A.S. PROFETI I SË VËRTETËS Tirana-Albania, 2003

Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

Embed Size (px)

DESCRIPTION

PËRMBAJTJA:1. Parathënie (botuesi) 2. Profeti në datëlindjen e tij: Prof. Vehxhi Demiraj 3. Cili është Hazreti Muhamedi A.S. (Haki Sharofi). 4. Lindja e Muhamedit (570) pas Krishtit (Sadik Bega) 5. Paraqitja e Muhamedit (A.S.) Sherif Putra 6. Profeti i madh islam, H. Muhamedi (Hasan Tahsini)Autor: Grup autorëshPërgatiti për botim: Ermal BEGARedaktor: Muhamed ElifiKorrektor: Arian KOÇIFaqosja: Ilir HOTIFormati: A5Faqe: 42ISBN Boton: © Shoqata kulturore "Rinia e së Ardhmes", Tiranë 2003

Citation preview

Page 1: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

GRUP AUTORËSH

MUHAMEDI A.S. PROFETI I SË VËRTETËS

Tirana-Albania, 2003

Page 2: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

2

Titulli i librit: Muhamedi a.s. profeti i së vërtetës Biblioteka: Religjioni Përgatiti për botim: Ermal BEGA Redaktor letrar: Muhamed ELIFI Korrektor: Arian KOÇI Faqosja: Ilir Hoti Kopertina: R.E.S.A. Ribotimi i parë © Copyright i këtij botimi, organizata kulturore: “Rinia e së Ardhmes”, Tiranë 2003 E-mail: [email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij libri nuk

mund të riprodhohet ose të transmetohet në asnjë mjet tjetër, pa marrë leje me autorizim nga botuesi.

Page 3: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

3

Ky libër i përkushtohet të gjithë atyre intelektualëve muslimanë shqiptarë që punuan dhe punojnë gjatë tërë jetës së tyre për zbardhjen e së vërtetës.

Page 4: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

4

Page 5: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

5

PARATHËNIE

Me rastin e ribotimit të parë shoqata kulturore "Rinia e së Ardhmes"*, dëshiron të thotë disa fjalë në lidhje me këtë libër.

Duke marrë shkas edhe nga libri i botuar në Shkup në vitin 1997, me titull "100 personalitetet më me ndikim në histori", ku autori i këtij libri Michael Hart, personalitetin e parë në këtë libër e ka vendosur profetin e Islamit, Muhammedin a.s., vendosëm që të botojmë këtë libër.

Titulli i lartshënuar, në të vërtetë, nuk është titulli i saktë i tij, sepse fatkeqësisht nuk mundëm t’a sigurojmë kopjen origjinale të librit e as fotokopjen e plotë të tij, për të marrë vesh për vitin e botimit dhe botuesin e tij, por duke dashur që ta nxjerrim në dritë botimin e tij, vendosëm që ta botojmë me këtë titull, meqenëse libri flet për profetin Muhamed a.s.. Për këtë arsye, i kërkojmë falje lexuesit të nderuar për këtë ndryshim, por shpresojmë se ky titull mjafton që të japë thelbin e tij. Shpresojmë se ky libër do të jetë një thesar tjetër i pasur me fjalë përshëndetëse për profetin Muhamed a.s., fjalë të thëna nga dijetarët muslimanë shqiptarë të fillimit të shekullit XX.

Me këtë rast falenderojmë të gjithë ata që na ndihmuan nga ana materiale dhe shpirtërore, si dhe personin që na ndihmoi në gjetjen e këtij materiali.

Botuesi

* Ky është libri i parë i botuar nga organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, në vitin 2003, menjëherë pas hapjes zyrtare të saj.

Page 6: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

6

Page 7: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

7

PROFETI NË DATËLINDJEN E TIJ

Muslimanët e gjithë botës e festojnë në mënyrë të shkëlqyeshme përvjetorin e datëlindjes së profetit të madh, hazreti Muhamedit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të. Bota ka shumë kujtime të personaliteteve në zë, që njerëzimi u detyrohet për frytin e aktivitetit të tyre; ndonjë ide fetare, doktrinë filozofike, të vërtetë shkencore, teori politike, reformë shoqërore ose përmirësim të ndonjë çështjeje. Por shumë rrallë mund të gjendet në histori ndonjë person që të zotërojë disa prej këtyre cilësive që përmendëm, përveç Muhamedit (a.s.), i cili i ka përmbledhur në veten e tij të gjitha këto cilësi, sepse ai është themeluesi i fesë së vërtetë dhe të përgjithshme dhe inkurajues i diturisë dhe i filozofisë; ai vuri themelin e shëndoshë të shkencave, tregoi rrugën më të drejtë të politikës dhe bazën më të shëndoshë të sociologjisë dhe të moralit.

Ai ishte njeri si gjithë të tjerët, vetëm se ishte zgjedhur nga Zoti për t’i kumtuar njerëzisë të vërtetat hyjnore. Ai nuk kishte nevojë t’a vërtetonte profetësinë e tij me anë të mrekullive, sepse jeta e tij para profetësisë ishte shembull drejtësie, ndershmërie dhe besnikërie, ndërsa jeta e tij pas profetësisë ishte shembull sakrifice për idealin fetar dhe njerëzor.

Ai nuk kishte qëllime personale përveçse kumtimit të së vërtetës, sepse, po të kishte ndonjë qëllim të tillë, do t’ia kishte arritur qysh atëherë kur Kurejshitët i propozuan për t’a zgjedhur për mbret të tyre, me kusht që të mos e luftonte idhujtarinë, simbolin e injorancës së trashëguar.

Mbi sipërfaqen e tokës kanë jetuar dhe janë zhdukur shumë popuj, ndër të cilët janë dalluar shumë persona për

Page 8: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

8

kontributin e tyre. Meritat e këtyre njerëzve pranohen prej të gjithëve. A thua ndonjëri prej këtyre mund të krahasohet me profetin e Islamit? Jo, kurrë! Këtë përgjigje nuk e japim në mbështetje të ndonjë prirjeje fanatizmi për profetin tonë, por në bazë të fakteve të pakundërshtuara, që nuk kanë nevojë për argumentim.

Le të bëjmë një krahasim. Platoni dhe Aristoteli njihen si udhëheqësit e mendimit njerëzor dhe i kanë dhënë botës filozofinë e tyre, e cila ka dominuar shumë shekuj në mendimin botëror. Por a nuk janë këta filozofë të mëdhenj që na predikojnë në filozofinë e tyre se punëtorët, mjeshtërit dhe robërit duhet të mos gëzojnë të drejta civile për të vetmin gabim se mjeshtëria e tyre është e një kategorie të ulët? Prandaj filozofia e tyre ka hyrë në qarkun e sendeve të vjetëruara të historisë së mendimit njerëzor. Por një ndasi të tillë klasash profeti i Islamit e ka luftuar me gjithë energjinë e tij. Islami i klasifikon njerëzit në bazë të virtyteve dhe meritave të tyre.

Edhe Dekarti, themeluesi i filozofisë moderne, nuk i është shmangur gabimeve të tilla, megjithëse vlera e tij në filozofi dhe në shkencë është aq e madhe, saqë e bëri të njihet nga të gjithë si pionieri i filozofisë moderne. Dekarti i konsideron shtazët si krijesa pa ndjenja (automatike), që udhëhiqen prej instiktit, kurse psikologjia e re na vërteton se edhe shtaza ndien dhe kupton. Po këtë të vërtetë profeti i Islamit na e ka vërtetuar shumë shekuj përpara me fjalën e tij: "Mos i qortoni kuajt, sepse ata e marrin vesh qortimin." Qysh prej shumë shekujsh, pra, profeti na e ka treguar rrugën e formimit të një psikologjie shtazore paralele me psikologjinë njerëzore.

Në këtë artikull të shkurtër nuk mund t’i marrim një nga një të gjithë njerëzit e përmendur dhe filozofët në zë

Page 9: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

9

për t’i krahasuar idetë e tyre me mësimet e Islamit, sepse një gjë e tillë do të zgjaste shumë. Por do të mjaftohemi duke bërë një krahasim në mes të August Komteit dhe mësimeve të Islamit.

August Komte njihet në filozofi si themelues i sociologjisë, megjithëse Ibni Halduni e ka parakaluar Komtein në diskutimin e problemeve sociologjike gati pesë shekuj përpara. Por themelues i vërtetë i sociologjisë është profeti i Islamit, nëpërmjet revelatës hyjnore. Libri i Shenjtë i Islamit thotë: "Ky ka qenë edhe ligji i atyre profetëve që kemi dërguar para teje dhe ti nuk do të gjesh ndonjë ndryshim të ligjit tonë." (17:77) Po këtë të vërtetë na e predikon edhe A. Komtei në sociologjinë e tij, kur thotë se fenomenet njerëzore u nënshtrohen ligjeve të paracaktuara të natyrës.

Do të ishte gabim trashanik t’i merrnim këto krahasime në kuptimin e tyre literal. Profeti i madh i Islamit nuk mund të krahasohet me asnjërin prej këtyre që përmendëm, ose të atyre që i lamë pa i përmendur, sepse këta i ndan një hapësirë shumë e madhe prej Muhamedit a.s.

Ne i vlerësojmë njerëzit në bazë të veprave dhe shërbimit që i kanë sjellë njerëzimit, por shërbimi që profeti i Islamit i solli botës është aq i madh dhe i shumanshëm, saqë në të vërtetë njerëzimi nuk mund të gjejë shprehje mirënjohjeje për Muhamedin a.s.

Profeti i Islamit i solli njerëzisë fenë e vërtetë, të bazuar në logjikë, dhe vuri një bazë qytetërimi, e cila është e vetmja që i siguron shoqërisë njerëzore lumturinë e saj. Ky parim qytetërimi nuk është një parim material, si ai i qytetërimit perëndimor, që po e tregon veten se nuk ka fuqi që t’i gjejë shërimin plagëve shoqërore që po shkatërrojnë mirëqenien e shoqërisë, por është një parim

Page 10: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

10

shpirtëror që e fton njeriun për të kuptuar marrëdhëniet e tij që ka me ekzistencën dhe pozitën e tij në mes të krijesave të ndryshme.

Po të jetë se drita e kësaj vërtetësie dhe qytetërimi do të depërtonte shpirtin e kësaj bote dhe do t’a udhëhiqte në vend të këtij qytetërimi material të perëndimit, pa dyshim se fati i njerëzimit do të ndryshonte sigurisht, sepse principet e Islamit janë në gjendje të bëjnë diagnozën e sëmundjeve dhe të krizave të sotme të botës dhe të gjejnë mjekimin e duhur. Besimi dhe vetëm besimi në të vërtetat hyjnore ka për t’i siguruar njerëzve lumturinë dhe prehjen e dëshiruar. Besimi nuk është tjetër veçse një ndjenjë shpirtërore që e mbush shpirtin e njeriut me dritën hyjnore, sa herë që ky vjen në kontakt me rruzullin dhe shkrihet në pafundësinë e kohës dhe të hapësirës.

Kur njeriu sjell një besim të tillë dhe e bën këtë themel të jetës së tij, natyrisht që ai do të arsyetojë mbi ligjin hyjnor, që dominon natyrën, për t’a bërë këtë si ligj dhe rregull të jetës së tij. Një përfundim i tillë mund të arrihet vetëm atëherë kur njeriu ka fituar një dije të plotë mbi harmoninë e krijimit, nëpërmjet vrojtimit të vazhdueshëm të krijesave.

Por, për fatin e keq të këtij brezi dhe të këtij shekulli disa njerëz i janë larguar aq shumë këtyre gjërave të vërteta, saqë e konsiderojnë si një rrënim të prestigjit nëse pohojnë se një Fuqi supreme dominon botën dhe nuk e gjykojnë çështjen në bazë të realitetit të saj, por në bazë të pasionit dhe dëshirës së tyre.

Megjithatë principet e Islamit do të triumfojnë herët apo vonë dhe do të vijë një ditë që mësimet e Hazreti Muhamedit, të atij heroi të pashembullt në histori, kanë për t’a udhëhequr njerëzimin drejt lumturisë së tij:

Page 11: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

11

"Ata duan që t’a shuajnë dritën e Zotit me gojët e tyre, por Zoti është plotësues i dritës së Tij, megjithëse jobesimtarët e urrejnë këtë." (9:32)

Prof. Vexhi Demiraj

Page 12: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

12

CILI ËSHTË HAZRETI MUHAMEDI (a.s)

Këtu e katërmbëdhjetë shekuj më parë lindi në Mekë, në qytetin e shenjtë të Arabisë, Hazreti Muhamedi a.s., i cili qysh në fëmijëri tregonte se ishte krijuar për një mision shumë të lartë. Shumë është shkruar dhe është folur dhe shumë po shkruhet dhe po flitet për këtë njeri të lartë. Përse vallë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje mjafton që t’i hedhim një sy historisë, që na paraqet jetën e pastër e të kulluar të këtij njeriu të madh. Nga çdo pikëpamje që të studiohet jeta e këtij burri të madh gjejmë shenja karakteristike që e veçojnë nga çdo njeri tjetër. Jeta e tij është pasqyrë e virtytit dhe e moralit të përsosur që duhet të merret si model nga çdo njeri. Hazreti Muhamedi nuk ka qenë i përsosur vetëm në virtyte dhe në moral, por në çdo veprimtari të jetës njerëzore. Kur’ani i Madhëruar e tregon më qartë këtë që themi ne.

Siç dihet hazreti Muhamedi ishte i ngarkuar nga i madhi Zot për t’i kumtuar gjithë njerëzisë fenë islame. Urdhrat që i dha Zoti i Madh për t’a thirrur njerëzimin në këtë fe të shenjtë trajtojnë atë libër universal që quhet Kur’an. Në këtë libër të shenjtë tregohen të gjitha dispozitat dhe parimet e fesë islame. Por duhet ditur se Islami nuk është vetëm një fe që e udhëheq njeriun drejt lumturisë së jetës së ardhme, por është edhe një statut i lartë dhe i pashoq që rregullon edhe mbarëvajtjen e shoqërisë njerëzore në këtë botë. Ky statut i lartë i ka shqyrtuar të gjitha problemet e shoqërisë njerëzore dhe i ka zgjidhur në mënyrën më të mirë në dobi të rregullimit të njerëzisë.

Këtu nuk është vendi që t’i marrim në shqyrtim të gjitha këto probleme, por do t’i prekim vetëm disa që na u dukën se janë më të nevojshme për kohën e sotme.

Page 13: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

13

Siç dihet, problemi më me rëndësi, që si kurdoherë, ashtu edhe sot, zë vendin e parë në qarkun e elitës intelektuale, është problemi i doktrinave fetare. Fetë qiellore i kanë parashtruar ndërgjegjes njerëzore parimet dhe bazat kryesore që e bëjnë fenë të njihet si fe. Pra shenjat karakteristike të fesë hyjnore janë parimet dhe bazat kryesore të saj, ndër të cilat e para dhe më e rëndësishmja është "Besimi në qenien Hyjnore". Këtë besim Islami nuk e kërkon verbërisht ose si një zakon të trashëguar nga të parët, por e kërkon si rezultat i një arsyetimi mendor. Zoti ekziston, dhe argumenti që e vërteton qenien e Zotit është natyra dhe njeriu. Kur’ani i Lartë i qorton ata që pretendojnë se janë besnikë të fesë për të vetmen arsye pse kanë qenë dhe etërit e tyre besnikë të fesë. (31-21)

Si rrjedhim, një besim që nuk rrjedh nga arsyetimi mendor nuk ka shumë vlerë. Prandaj, njerëzit me shumë urdhra të Kur’anit urdhërohen që të studiojnë natyrën dhe fenomenet e saj për t’u bindur se me të vërtetë "Zoti është një qenie reale." (2-164)

Njerëzve inteligjentë, që kuptojnë shpejt dhe që nuk gabohen në arsyetimet e tyre, Zoti u parashtron për t’a studiuar ndodhinë e zhdukjes së popullit të Sodomës. (10-75)

Atyre që kanë ndërgjegje dhe vetëdije u parashtron si argumente për t’i studiuar: 1) ndërtimin e qiejve dhe stolisjen e tyre; 2) shtresën e tokës, malet e bimët e ndryshme dhe të bukura; 3) shiun e bekuar; 4) pemën e hurmës; 5) zhdukjen e popujve të kaluar; 6) afërsinë e Tij pranë njeriut, vdekjen, etj. (4-37)

Page 14: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

14

Njerëzve që mendojnë u parashtron si subjekte studimi: 1) krijimin e brumit të njeriut nga dheu; 2) krijimin e gruas. (30-20, 21)

Njerëzve të ditur u paraqet si subjekt shqyrtimi: 1) krijimin e qiejve dhe të tokës; 2) ndryshimin e gjuhëve dhe të ngjyrave. (30-22)

Njerëzve që mendojnë u paraqet si objekte për shqyrtim: 1) gjumin e natës e të ditës; 2) përpjekjen për të përfituar nga mirësitë e Zotit. (30-23)

Njerëzve që mendojnë, përsëri, u parashtron ndarjen e gjuhëve dhe të ngjyrave. (30-24)

Nga këto versete të Kur’anit kuptohet se njeriu duhet t’a formojë vetëbesimin në qenien reale të Hyjit e këtë besim duhet t’a formojë duke studiuar gjithësinë. Pra besimi mbi të vërtetat e fesë islame mund të formohet me anën e studimit që do t’i bëhet natyrës dhe, siç dihet, nga ky studim dalin dituritë ekzakte dhe të pagabueshme dhe nëpërmjet këtyre do të kuptohet Fuqia e Amshueshme që ka krijuar gjithësinë, që e rregullon dhe e përmban vazhdimisht.

Kur’ani i Lartë urdhëron se në qenien e Zotit që krijoi qiejtë dhe tokën nuk ka dyshim (14-10). Edhe ky verset na mëson se njeriu duhet t’a formojë me arsyetimin e vet besimin në qenien hyjnore. Nga përmbajtja e këtij verseti kuptohet se një njeri që nuk ka dëgjuar predikimet e një profeti nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia, në qoftë se nuk formon me intuitën e arsyetimin e tij besimin në qenien Hyjnore.

Nga këto shkoqitje kuptohet vetvetiu shërbimi i madh që i solli njerëzisë profeti i lartë i Islamit, i cili vuri themelet e para të kulturës moderne duke copëtuar të gjitha prangat despotike që kishin ndrydhur fuqitë intelektuale të gjenisë

Page 15: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

15

njerëzore. Historia europiane e Mesjetës është plot me ngjarje të pikëllueshme e të vajtueshme të shkaktuara nga ai grup antinjerëzor që mund të quhet “misolog.”

Për arsyet e parashtruara më sipër, krejt njerëzimi - e sidomos bota intelektuale - duhet t’a kujtojë me nderim hazreti Muhamedin a.s., për këtë shërbim të madh që i solli njerëzimit.

Mbasi njeriu qenka i detyruar vetvetiu për të formuar besimin në qenien hyjnore, cili është pra misioni i hazreti Muhamedit?

Misioni i hazreti Muhamedit si përfaqësues i Hyjit në tokë është thirrja e njerëzimit në monoteizëm dhe ky mision përmblidhet në predikimin e fjalës së shenjtë: "La ilahe il-l’Allah". Sipas kësaj fjale "qenia hyjnore është vetëm Allahu, përveç të Cilit nuk ka tjetër qenie të hyjnueshme".

Njeriu e ka të lindur në natyrën e tij që të diktojë me arsyetimin e vet se ka një Zot; por se çfarë detyrimesh ka njeriu ndaj Zotit, këtë nuk mund t’a gjejë vetvetiu mendja e njeriut, pa pasur një mësues të dërguar prej vetë Zotit. Ky është profeti apo apostulli, që ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me Zotin që e përfaqëson; vetëm ky pra ka të drejtë të flasë e të predikojë në emër të Zotit.

Le t’a dëgjojmë pra se çfarë urdhëron apostulli islam me Kur’anin që na ka sjellë nga Selia e Amshueshme:

Sipas tekstit të Kur’anit kuptohet se objektivi final i krijimit të njeriut është njohja e Zotit (51-56). Porse të njohurit e Zotit nuk mund të realizohet me rrugë tjetër përveç rrugës së Fesë.

Profeti i Islamit na mësoi se përveç Allahut nuk ka Zot tjetër e me këtë vuri bazën e monoteizmit të kulluar. Me versetin e parë të kapitullit të parë, Kur’ani na mëson se

Page 16: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

16

Allahu është Zoti i gjithë botës e në këtë mënyrë shpallet vëllazëria dhe barazia e krejt njerëzisë.

Sipas Kur’anit, Zoti është kudo e pranë kujtdo (me dijen e tij); hazreti Musait iu shfaq në Turi-Sina, hazreti Junusit në barkun e peshkut, hazreti Ibrahimit në zjarr, e hazreti Muhamedit në lartësitë qiellore.

Zoti ka dijeni të plotë e të përsosur. Dituria pra është një cilësi hyjnore. Prandaj njeriu i ditur ka vlerë të madhe në Islam dhe është i denjë për të zënë kryet e vendit (për të udhëhequr). Vetëm me anë të dijes njeriu mund t’a njohë madhërinë e Zotit e mund t’a adhurojë si duhet.

Thamë më sipër se Kur’ani ka marrë nëpër dorë të gjitha problemet e shoqërisë njerëzore. Siç dihet, një nga këto probleme është liria individuale e njeriut. Pra, sipas mësimeve të Kur’anit, njeriu gëzon lirinë e mendimit, lirinë e fjalës dhe lirinë e ndërgjegjes. Askush s’ka të drejtë që t’ia mohojë ose t’ia pengojë njeriut lirinë e tij të fjalës, të mendimit e të ndërgjegjes. A nuk është i denjë pra profeti i Islamit që të respektohet me nderim për këtë parim që ia predikoi njerëzimit?

Një problem tjetër, që e ka zbërthyer Kur’ani, është edhe problemi i pronësimit, i iniciativës private dhe i kapitalizmit.

Kur’ani njeriut punëtor e përpjekës ia njeh të drejtën e pasurimit, të pronësimit dhe të zotërimit privat, në qoftë se këto realizohen brenda qarkut të ligjit moral e shoqëror.

Sa për kapitalizmin edhe këtë Kur’ani e ka zgjidhur me ndalimin e kamatës dhe me taksën vjetore të zekatit. Sa për kapitalin e vdekur që mbyllet në një thesar të fshehur dhe shoqëria njerëzore nuk ia sheh dobinë, këtë farë kapitali Kur’ani e ka mallkuar dhe kapitalistin e kësaj dore e paralajmëron me një përgjegjësi të pikëllueshme.

Page 17: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

17

Gjithashtu, Kur’ani i Shenjtë, ka ndaluar në mënyrë të prerë bixhozin, alkoolin, prostitucionin, spekulimin, vrasjen, vjedhjen e grabitjen…

A thua mbetet ndonjë klasë shoqërore që nuk përfiton nga parimet e Islamit? A thua profeti i Islamit nuk duhet të jetë më i dashur se kushdo tjetër për këto të mira që i ka falur njerëzimit?

Pra, në përvjetorin e datëlindjes së tij, hazreti Muhamedi Alejhisselam meriton të kujtohet me nderim prej krejt njerëzimit që i mban parasysh këto shërbime të mëdha, e veçanërisht prej krejt botës islame.

Le t’a përshëndesim pra me respekt e përvujtësi profetin e madh të Islamit duke thënë:

Esselatu vesselamu alejke ja Resul’Allah.

Haki Sharofi

Page 18: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

18

NË PRAGUN E BIOGRAFISË

Lindja e Muhamedit a.s. (570 pas Krishtit)

Me rastin e përvjetorit të lindjes së profetit tonë të

madh, hazreti Muhamedit a.s., njeriut më të përsosur që njohu historia e të gjitha kohëve, mora pendën në dorë për të shkruar këtë artikull të shkurtër duke u munduar që me anë të tij të vë në dritë vetëm rëndësinë e ditës dhe vlerën e madhe që kjo ka veçanërisht për ne muslimanët dhe përgjithësisht për botën mbarë. Datëlindja e profetit fisnik takon në vitin në të cilin po udhëtojmë më 18 të muajit Mars. Për rëndësinë historike, shoqërore dhe filozofike që ka kjo ditë e madhe, çdo muslimani i duhet që të përgatitet për t’a festuar siç e meriton. Ditët e mëdha festohen dhe përmenden prej të gjitha kombeve.

Pra edhe ne muslimanët nuk duhet të rrimë duarlidhur dhe në heshtje e apati në këtë kohë në të cilën ka lindur më i madhi i mbarë njerëzisë, njeriu që i shpëtoi njerëzit nga errësira duke i nxjerrë në dritë, për lumturinë e të dyja jetëve.

Me këtë artikull të shkurtër nuk kam qëllim që të vë përpara lexuesit biografinë e profetit me anë të analizave dhe sintezave të gjata që përshkruajnë rrethanat e kohës së ditës në të cilën lindi, as episodet e mrekullueshme që ndodhën gjatë asaj kohe, sepse kjo gjë, ky fakt, do të donte volume për t’u përshkruar. Dua të shkruaj vetëm atë që më lind në zemër, çka më ndien shpirti e çka më thotë gjykimi dhe arsyetimi im. Nga ana tjetër, sado elokuent dhe sado i zoti që të jetë shkrimtari në të shprehurit e ideve të tij mbi jetën e njeriut më të madh për botën mbarë, prapëseprapë

Page 19: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

19

penda e tij është e çalë dhe nuk mundet që t’i shprehë plotësisht të gjitha sa ndien, të gjitha sa mendon dhe të gjitha sa ai gjykon dhe arsyeton mbi të, sepse madhërinë e profetit të Islamit nuk ka pendë njerëzore që të mund t’a përshkruajë siç duhet. Kjo madhëri përshkruhet në mënyrë të përsosur vetëm në Kur’anin e Shenjtë.

Tani të vimë e të shpjegojmë shkurtimisht lindjen e profetit. Pasi Emines, nënës së lartë e fisnike të Muhamedit a.s., i ishin plotësuar muajt e barrës, i erdhi koha për të lindur. Prej saj lindi në botë një djalë. Lajmi i gëzueshëm i mbërriti menjëherë Abdul Mutalibit, gjyshit të të porsalindurit dhe të atit të Abdullahut, i cili kishte disa muaj që kishte vdekur duke e lënë të shoqen, Eminen, shtatzënë. Lindja e nipit të vogël i solli ndërmend Abdul Mutalibit të birin, Abdullahun. Gëzimi dhe hareja e pushtuan plakun për trashëgimtarin e të birit. Ai kishte të drejtë të plotë që të gëzohej, sepse qysh atëherë iu mbush mendja dhe ia ndieu zemra se Muhamedi, që tani ishte ende i vogël, do të bëhej më vonë njeriu më i madh i historisë si dhe shpëtimtari i mbarë njerëzimit. Dhe ashtu tregonin shenjat! Po, do të bëhej njeriu më i madh i njerëzimit duke i zbritur ligji i fesë me anë të librit të shenjtë që përmbante Fjalën e Lartë të Zotit të vetëm e të pashoq, që meriton të adhurohet dhe të dëgjohet.

Abdul Mutalibi, me të dëgjuar për lindjen e nipit, shpejtoi, duke fluturuar nga gëzimi, që të shkojë tek Emineja; mori prej saj fëmijën përpara duarve të veta dhe u nis për të shkuar në Qabe. Hyri aty, me djalin e vogël në duar, dhe e emëroi "Muhamed", emër ky i cili, deri në atë kohë, nuk qarkullonte nëpër rrethet arabe, megjithëse njihej prej tyre. Mbas këtij episodi, gjyshi ia ktheu djalin së ëmës, asaj gruaje të lartë nga e cila lindi ky njeri i përsosur

Page 20: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

20

të cilit, me t’u bërë profet, iu frymëzua Kur’ani i Shenjtë, libër ky që i siguroi njerëzimit lumturinë e të dy jetëve, duke i vënë shoqërisë themele të patronditura fetare e morale; libër ky që, qysh ditën që u zbulua, vazhdoi të jetë përgjithmonë kryevepër klasike e moderne e Letërsisë, Filozofisë, Sociologjisë, Legjislaturës, Jurisprudencës etj. Me një fjalë, ky libër u bë themeli i diturisë njerëzore. Është për t’u përmendur se asnjë libër tjetër, sado i plotë e i përsosur, nuk mund të matet dhe të krahasohet me të, me gjithë mundimet e mëdha që kanë bërë anti-islamët për t’ia rrëzuar vlerën. Si rezultat, deri më sot kurrkush prej njerëzve nuk ka mundur t’i bëjë shembullin më të vogël Kur’anit të Shenjtë dhe nuk do të mund t’a bëjë asnjëherë një gjë të tillë, edhe tani e këndej.

Ky ishte Muhamedi, njeriu më i madh i botës, që lindi në zemër të Arabisë, në qytetin e shenjtë të Mekës, të cilin gjyshi e donte aq shumë. Përmendëm më lart se mbasi i vuri emrin "Muhamed" e ktheu në gjirin e së ëmës, duke pritur së bashku me të që të vijnë Tajat e Beni Sa’adit për t’ia dorëzuar asaj që do të dilte kandidate, siç e kishin zakon atëherë fisnikët e Kurejshëve. Halimeja, e bija e Ebi Dhuejbit, pëlqeu marrjen e këtij jetimi për t’i dhënë sisë dhe shkoi me të në shtëpinë e saj, në fisin e Beni Sa’adit, gjë të cilën H. Muhamedi kur u rrit e përmendte me këtë shprehje: "Unë jam më elokuenti prej jush në arabisht (në gjuhën arabe), unë jam kurejshi që m’u dha sisë në fisin Beni Sa’ad bin Bekr." Vitet që H. Muhamedi pati kaluar në fëmijëri në fisin e Beni Sa’adit e në shtëpinë e Halimes lanë tek ai vragën më të bukur si në shpirtin ashtu dhe në konstruksionin fizik të tij; sikundër edhe Halimeja me njerëzit e saj ishin vend dashurie dhe nderimi në shpirtin e tij.

Page 21: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

21

Thamë se Muhamedi kishte mbetur jetim, sepse i ati e kishte lënë në bark. Kur u bë pesë vjeç i vdiq edhe e ëma. Ai, qysh në njomësinë e tij, kishte dëgjuar rënkimet që bënte e ëma për vdekjen e të shoqit, Abdullahut, dhe tani e pa me sytë e tij edhe ndarjen e së ëmës. Humbja e nënës i shkaktoi dhimbje dhe një pikëllim të madh. Megjithatë, ai ngushëllohej se kishte gjyshin gjallë. Por edhe gjyshi i vdiq duke e lënë në moshën tetëvjeçare; kjo e pikëlloi edhe më shumë. Prej këndej, ai mbeti nën kujdesin e xhaxhait të tij, Ebu Talibit.

Historianët janë të mendimit se H. Muhamedi lindi më 12 të Rebij-ul-Evvelit, në vitin 570 pas H. Isait.

Në ditën e shtatë të lindjes Abdul Muttalibi urdhëroi që të thereshin kurbane dhe grishi shumë kurejshitë. Kur dëgjuan se ai e kishte emëruar foshnjën "Muhamed", e pyetën se përse ishte larguar nga emrat e stërgjyshërve të tij.

Ai u përgjigj me plot gojën: "Dëshirova që të jetë i lavdëruar në qiell pranë Zotit si edhe në tokë pranë krijesave të Tij!"

Dhe me të vërtetë kështu ndodhi, sepse Muhamedi a.s., si përpara shpalljes ashtu pas saj, ishte shembulli dhe modeli më i përsosur i moraleve dhe i virtyteve të larta. Pas shpalljes u bë modeli më i përsosur i zbatimit të përparimit që përshkroi Kur’ani i Shenjtë, gjë të cilën e dëshmon pa të meta historia. Ai vëllazëroi që të gjithë njerëzit mbi baza vëllazërimi të drejta e të shëndosha. A nuk ju përmendet o njerëz se si vëllezërit muslimanë në Mekë ishin solidarë njëri me tjetrin dhe të barabartë si në të drejta si në detyra, si në vështirësi ashtu edhe në ngushtësi? A nuk ju përmendet juve o njerëz se qysh pas Hixhretit në Medinën e Ndritshme vëllazëroi ndërmjet

Page 22: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

22

refugjatëve dhe ndihmëtarëve, vëllazërim ky i cili mbërriti të gjykohet si vëllazërim gjaku? Në këtë mënyrë, vëllazërimi i të gjithë besnikëve pa përjashtim u bë një vëllazërim që u tret në një dashuri ndaj njëri-tjetrit, të pashembullt në histori. Kjo dashuri dhe ky solidaritet kaq i përsosur ndaj njëri-tjetrit ishte shtylla më e madhe e përparimit dhe e qytetërimit të filluar prej tij në atë kohë. Këtë vëllazërim e forconte besimi i patundur në Zotin e gjithësisë. Ishte fuqia e këtij besimi të pathyeshëm që e bëri Muhamedin a.s. që të vinte në marrëdhënie me dritën e gjithësisë, Zotin e vërtetë. A s’ju përmendet qëndrimi i tij në Bedër, kur kërkoi ndihmën e Zotit të vërtetë për të mbrojtur luftëtarët kreshnikë të së drejtës hyjnore, të Islamit, që porsa kishte lulëzuar. A nuk ishte ai që iu drejtua Fuqisë së Amshueshme me këto fjalë: "O Zot, në qoftë se nuk do të na japësh ndihmën tënde të pashtershme, luftëtarët e Bedrit do të shkrihen e do të treten nga fuqia e armikut dhe Ju, o Zot, (pas kësaj) nuk keni për t’u adhuruar më!" Kjo është një shfaqje e plotë e kësaj lidhjeje dhe marrëdhënieje që ekzistonte ndërmjet Zotit dhe Profetit.

Këtë fakt e vërtetojnë edhe rrethana të tjera përveç kësaj, që nuk është nevoja të përmenden të gjitha këtu.

Ky besim i fortë i tij e bëri që të përbuzte paraqitjen e vdekjes dhe të shpresonte në të. Duke qenë i drejtë në besimin e tij, nuk e kishte frikë vdekjen, përkundrazi shpresonte. Ai besonte se njerëzit kudo që të jenë do t’i kapë vdekja, sado që të jenë brenda kullave të fortifikuara. Ishte ky besim që e bëri Muhamedin a.s. të qëndronte në luftën e Hunejnit pa iu trembur syri, ky besim e bëri gjithashtu që t’i dhuronte të vobektëve, ky besim e bëri që t’u bëjë mirë jetimëve, udhëtarëve, çdo të mjeri dhe çdo të

Page 23: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

23

privuari. Ky besim e bëri që të lartësohet në majën e virtyteve që kërkon Kur’ani i Shenjtë. Kjo dhe pasimi i muslimanëve në këtë besim, në epokën e parë, shkaktuan që Islami të përhapej me shpejtësi rrufeje. Po, u përhap për të çuar në çdo krahinë të gjitha ato parime të larta që solli ky përparim dhe për të bërë prej atyre popujve që kishin rënë në errësirë, në dekadencë dhe në zhdukje të moralit, popuj të shëndoshë moralisht, shpirtërisht dhe fizikisht, popuj të fortë e të qytetëruar, popuj që vërtiteshin rreth diturisë për të arritur me udhën e saj në fshehtësirat e qenies dhe të ekzistencës. Ishin këta popuj që përgatiti dhe qytetëroi Islami, që ndërmorën ngritjen e monumenteve të tilla, prej të cilëve mbetet gojëhapur dhe i habitur shekulli i ri, që quhet shekull i diturisë dhe i dritës, shekull i cili, megjithatë, nuk ka arritur ende që të lumturojë botën e sotme për shkak se kjo adhuron materien dhe i është larguar besimit në Zotin.

Shkurt, Muhamedi a.s. është njeri, por njeri i përsosur, dhe jeta e tij është jetë njerëzore të cilën s’mundi ta arrijë askush tjetër përveç tij. Ajo (jeta e tij), për këtë arsye, u bë shembull për atë njeri që e drejton fati të përpiqet që të arrijë përsosmërinë njerëzore me udhën e besimit dhe me vepra të mira. Lartësia që Muhamedi a.s. kishte arritur përpara misionit në pikëpamje të drejtësisë, bujarisë dhe besnikërisë ishte proverb për të tërë njerëzit. Ajo ishte po ashtu, edhe pas misionit, edhe fli në udhë të Zotit dhe të së vërtetës së Tij. Ai nuk ia vuri veshin aspak mashtrimeve të kombit të vet, komb i cili deshi që t’a shmangë nga misioni me lloj-lloj mënyrash: me pasuri, sundim etj... Jeta e tij u përputh me atë të Qenies ose të Ekzistencës qysh prej amshimit dhe deri në pambarim. Ajo erdhi në marrëdhënie të plotë me Krijuesin e ekzistencës, i cili e bëri Muhamedin

Page 24: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

24

shembullin më të përsosur të njerëzimit. Po të mos ishte kështu, të ishte që ai nuk do t’a kishte komunikuar Shpalljen përpikërisht, do të shihnim se njerëzimi do t’i mohonte të gjitha këto sa u thanë. Por, përkundrazi, ne shohim se kaluan gati 14 shekuj dhe komunikimi i Muhamedit nga ana e Zotit të tij është shenjë e së vërtetës, që drejton njerëzinë në udhë të mbarë.

Në botë lindën njerëz që u lartësuan e u madhëruan nga shumë pikëpamje, por asnjëri nuk ia arriti lartësimit dhe madhërisë së Muhamedit, i cili dallohej me profetësi dhe me Shpallje. Edhe përpara Muhamedit erdhën në tokë Profetë dhe të Dërguar që e këshilluan popullin e tyre për shkak se e kishin humbur udhën dhe se duhej të ktheheshin në fenë e vërtetë, por asnjëri, me përjashtim të Muhamedit, nuk komunikoi se ishte i Dërguar mbi të gjithë njerëzimin, mbi të gjitha kombet pa dallim race dhe ngjyre dhe plotësues i të Dërguarve. Muhamedi e tha atë fjalë dhe shekujt e provuan.

Është kjo arsyeja që na nxit që t’a festojmë në mënyrë të madhërueshme dhe të shkëlqyeshme datëlindjen e H. Muhamedit a.s., i cili ia kushtoi të gjithë jetën e tij të mirës e mbarëvajtjes së njerëzimit.

Sadik Bega

Page 25: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

25

PARAQITJA E MUHAMEDIT (a.s.)

Muhamedi (a.s.) lindi në qytetin e Mekës më 12 Rebiul-Evvel, që përkon më 20, 570 sipas Krishtit. Profeti ishte nga familja fisnike e Beni Hashimit, nga e cila rridhte fisi Kurejsh, që ishte për shumë breza me radhë sundimtar i asaj krahine. Gjyshi i tij ishte kujdestar i Qabes dhe bujar i përmendur.

Profetit i vdiq i ati para se të lindte, e ëma i ndërroi jetë kur ishte vetëm pesë vjeç dhe gjyshi në moshën tetëvjeçare. Ai ishte rritur si jetim nën kujdesin e xhaxhait të tij të dashur, Ebu Talibit. Kështu që shkolla e tij e vetme ishte shkretëtira me përshtypjet e saj të vetmisë. Paralajmërimet tregonin se ai do të bëhej njeriu më i madh, do të ngrinte shtetin ideal e do të themelonte fenë njerëzore. Paralajmërimet e Profetëve të mëparshëm si dhe ato të dajës nga ana e nënës u vërtetuan me të bërit e Muhamedit (a.s.) Pejgamber i zgjedhur i Zotit për të shpëtuar njerëzinë nga padituria dhe mëkati, për t’i bashkuar zemrat e armiqve me ato të arabëve në një trup të vetëm dhe për t’i mësuar botës besimin në "Një Zot të vetëm."

Nën kujdesin e posaçëm të xhaxhait të tij, Muhamedi u bë një djalë me cilësi të admirueshme, me sjellje shembullore dhe veti të bukura, me të cilat ai fitoi dashurinë e të gjithë atyre që kishin fatin t’a takonin. Ai qysh i vogël ishte i matur e i rezervuar, me gjykim të mprehtë dhe i dhënë pas mendimit. Kur shokët i thonin që të shkonte me ta në argëtime, ai iu përgjigjej: "Njeriu është krijuar për qëllime më të larta dhe më fisnike sesa ato që të shpenzojë kohën pa ndonjë përfitim."

Në lulen e rinisë ai paraqitej i hijshëm, më trup të lidhur e të përsosur, me duar e këmbë mesatare, me supe

Page 26: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

26

dhe kraharor të gjerë. Ai kishte një strukturë (ndërtim) të shëndetshme e të qëndrueshme e jashtëzakonisht të fortë e të fuqishme. Fytyrën e kishte pak si të tërhequr, por komanduese, me pamje madhështore, me paraqitje qetësuese dhe me një vështrim zotërues mbi të gjithë qenien. Kokën e kishte të madhe e të trajtuar mirë, ballin e lartë e fisnik, të gjerë tejpërtej; një damar kryesor i shtrihej deri te vetullat, shenjë kjo e Hashimive, që skuqeshin e rrihnin dikë kur nxeheshin ose kur hidhëroheshin. Fytyrën e kishte në trajtë veze me shenja të dalluara dhe shprehëse; vetullat të zeza dhe të ngjitura në formë harku; hundën të rregullt, të tërhequr dhe të hollë në majë. Sytë i kishte të mëdhenj e të zezë si shigjetë, të mbushur plot shkëlqim me dritën profetike e me një fuqi thithëse të veçantë; qepallat të shpeshta, të zeza e të gjata. Faqet e tij ishin si të thata, të kuqerremta e plot shëndet; gojën të madhe, me nënqeshje të ëmbël që shënonte elokuencë; dhëmbët të rregullt si inxhi të bardhë; qafëgjatë me trajtë të matur, që lartësohej porsi shtyllë në gjoksin e tij të mbushur; flokët e zeza të buta si mëndafsh e të dredhura, të cilat i binin mbi supe; zëri i tij i ëmbël e tingëllues të bënte për vete. Mjekrën e kishte të gjatë e të dendur dhe mustaqet i jepnin një pamje të bukur e serioze. Ngjyra e tij ishte shumë e bukur, si e kuqerremtë, dhe lëkura e pastër dhe e lëmuar.

Ai në hap ishte i shpejtë e i ngulur sikur ai që zbret një kodër dhe, kur dilte për shëtitje, mbante një shkop.

Përplotësimi moral, intelektual, dhuratat natyrale e virtyti

Muhamedi ishte i pajisur me cilësi të bukura e tërheqëse; ai kishte një zgjuarsi të hollë e të mprehtë, një kujtesë të fuqishme, mendje të gatshme, kuptim të shpejtë,

Page 27: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

27

imagjinatë e përfytyrim të gjallë; kishte veti të mira dhe sjellje të lakmueshme; një shpirt atdhedashurie shembullore dhe durim të pakufishëm; ishte një gjeni që komandonte dhe konsultohej me shokët dhe të tjerët. Ai kishte një kurajë plot guxim, serioz, me karakter të qëndrueshëm; në takimin e parë të bënte për vete; kishte delikatesë dhe ndjenja të pjekura. Ai ishte i thjeshtë, i dhembshëm dhe i gjerë me jetën familjare, tërheqës në mënyrën e veprimit, simpatizues i atyre që u binte fatkeqësia, i dashur e përfillës kundrejt shokëve dhe familjes, baba i dhembshur dhe burrë bujar e zemërgjerë.

Ai ishte njeri me gjykime të shkëlqyera, i ëmbël dhe kënaqës në bisedime, moscenues në sjelljet e të tjerëve dhe popullor i madh me inferiorët. Ai ishte shumë i sjellshëm në të pritur, në të përcjellur e në të bërit vizita, ishte një dashurues i flaktë për fëmijë; ai i ndalonte në rrugë ata, i përkëdhelte, i lëmonte e u fliste fjalë të ëmbla. Ai nuk e donte atë njeri që nuk e donte fëmijën e vet; ai e urrente deri në palcë rrenën. Ai ishte, në të vërtetë, njeri i patronditur, i pamërzitur, i besueshëm, vëllazëror, i vërtetë, i dashur, shpirtmadh, këmbëngulës në të kryerit e detyrave fetare, trim e i zellshëm në punën që do të bënte dhe i paqortueshëm për sjelljet personale e familjare. Ai zakonisht ishte hijerëndë, i heshtur, me fjalë të pakta, i matur, e megjithatë i dhënë pas kënaqësisë e shoqërisë së ndershme. Ai rrethohej prej kënaqësisë shoqërore të familjes së tij, prej shokëve e dishepujve të tij. Ai nuk ishte madhështor në çështjen e veshjes, që gjithmonë përbëhej prej pambukut, disa herë prej leshi e shpeshherë të ashpër e të arnuar. Ai i urrente deri në maksimum pijet alkoolike; ishte shumë i kujdesshëm në pastërtinë dhe larjen e trupit. Ai i zbuste njerëzit e mëdhenj me lavdërime të

Page 28: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

28

meritueshme dhe i mbushte të vobektit me dhurata. Pamja e tij urdhëruese bënte që të brohoritej prania e tij magjike dhe fjala e prekshme. Ai tërhiqte vërejtjen e popullit në çdo mbledhje që bëhej. Këto dhe predikimet e tij të bukura bënë që të bënte për vete persona të zotë, me vullnet të çeliktë si Halidin, Umerin etj.

Virtyti i papërkulur, vendimi i prerë e i patronditur, qëllimi i ngulitur, durimi i plotë, qëndrimi i pathyeshëm, shpirti i patundur, kurajoja e pakundërshtueshme dhe fuqia e karakterit të tij e dallojnë jetën e atij Profeti të madh arab.

Sjelljet e admirueshme kundrejt të mëdhenjve, fjalët inkurajuese për të pafuqishmit, mënyra e bukur e këshillave kundrejt kryeneçëve, dashamirësia dhe fisnikëria e përgjithshme, përdorimi i barabartë i shokëve e i të huajve, i të fuqishmit e i të pafuqishmit; kujdesi e bujaria e tij kundrejt të varfërit e bënë atë të dashur tek i gjithë populli, i cili e admironte dhe e nderonte.

Drejtësia e karakterit, saktësia e sjelljeve, marrëdhëniet e ndershme me popullin e bënë atë që të fitojë dashurinë e popullit, i cili me zë të përbashkët e mbiemëroi El-Emin, Besnik, i besueshëm, shumë më parë se të bëhej i Dërguar i zgjedhur nga Zoti i Plotfuqishëm. Shkurt, nga pikëpamja e thjeshtësisë fizike e morale, e dhuratave dhe e cilësive natyrale, Muhamedi (a.s.) ishte në çdo kuptim esenca.

H. Muhamedi është një karakter i lartë historikisht. Ne e njohim atë si fqinj, si at dhe bir; si burrë punëtor e shok, por pa shokë të njëjtë në botë. E njohim atë si mësues, mjeshtër e reformator, tek i cili nuk i shkonte ndërmend askujt se lëviz nga fjala dhe ishte e pamundur të mos falte edhe më kriminelët. Ai qante porsi fëmijë kur i vdiste shërbëtori i tij besnik. E njohim atë edhe si luftëtar e

Page 29: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

29

gjeneral. E njohim atë si bari, tregtar të ndershëm e të drejtë, si Profet por jo me pretenca të fuqive mrekulluese; një legjislator, një Cezar dhe një Papë, por jo me pretendimet e Papës dhe pa legjione, pa pallat dhe pa të ardhura. E njohim atë edhe si njeriun gjeni të pashoq, të varfër me vetëdashje. Kështu që, kur u bë udhëheqës në të gjithë Arabinë ai nuk kishte ngritur asnjë shtëpi të mirë për veten; lakmia personale për t’u bërë i pasur nuk i shkonte kurrë ndërmend, ai as që dëshironte ndonjëherë që t’i bëheshin shërbime personale. Nga fillimi deri në fund mbeti i thjeshtë, natyral dhe, si zakonisht, me mendje dhe gjykim të lartë; ai dëshironte t'i kryente vetë edhe detyrat më të vogla të përditshme. Merreni me mend që, duke qenë zotërues i Arabisë kulloste tufën, milte dhitë, fshinte vatrën, ndizte zjarrin, arnonte rrobat e bile merementonte edhe këpucët e veta.

Hurma dhe buka e elbit ishin ushqimi i tij i zakonshëm, pak qumësht e mjaltë ishin të gjitha lukset e tij. Mbulesë kishte kasollen dhe shtresë për fjetje kishte një copë lëkurë dhe këto ishin mobiljet, lukset e salltanetet e shtëpisë së tij profetike e mbretërore. Ne e njohim atë si poet, vjershëtor, të pashkollë, por prapëseprapë autor të një mrekullie, një libri të çuditshëm, të shpallur nga ana e Zotit të madh, që përmbledh kodin e ligjeve dhe librin e faljeve të përgjithshme në një volum të vetëm dhe që respektohet sot prej një pjese të madhe të racës njerëzore si një mrekulli e stilit të pashoq, mençurisë dhe vërtetësisë. Kjo është mrekullia e paraqitur prej Muhamedit (a.s.). "Mrekulli e pavdekshme është vërtet" - thotë një shkrimtar europian.

Ne lexojmë se çdo Profet ka pasur virtyte të qëndrueshme, shenjë kjo që e dallonin nga njerëzit e tjerë, por Muhamedi (a.s.), në cilësinë e tij si Profet, i ka

Page 30: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

30

bashkuar në veten e tij urtësinë e H. Ibrahimit, sinqeritetin e H. Musait, besimin e patundur të H. Ismailit, durimin e H. Jakubit, devotshmërinë e H. Sulejmanit dhe përkuarsinë e H. Isait, të cilat e dalluan atë jo vetëm nga njerëzit e tjerë, por njëkohësisht e lartësuan mbi të gjithë Profetët e famshëm të Testamentit të Vjetër si edhe mbi të gjithë Profetët e tjerë që historia e njerëzimit ka njohur ndonjëherë.

Kështu Muhamedi (a.s.) është themeluesi i pashoq i një kombi, i një feje, i një perandorie ideale dhe i një vëllazërimi të pashembullt. Muhamedit nuk mund t’i gjendet paralel në përsosmërinë njerëzore si njeri, burrë hero, i shenjtë, si triumfator i të gjithë Profetëve e personaliteteve fetare, si i zgjedhur, si vulë dhe më i fundit i pejgamberëve. Në qoftë se marrim ndonjë nga reformat e tij, si për shembull vëllazërimin e njerëzimit, të qenët e tij bamirës i vërtetë i njerëzimit etj., duhet të pranohet prej të gjithëve se Profeti i madh arab duhet të dashurohet e të respektohet nga të gjithë për udhëheqjen e vlefshme të tij me anën e së cilës ngrihen nga shkalla më e ulët në atë njerëzore dhe nga ajo njerëzore në atë shenjtërore.

Sherif Putra

Page 31: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

31

PROFETI I MADH ISLAM HAZRETI MUHAMEDI (Alejhis-salatu ves-selam)

Një pjesë nga jeta e tij e shkëlqyeshme

Kush është Hazreti Muhamedi Alejhis-selam, çfarë

personaliteti ka qenë dhe cilat janë veprat e vlefshme të jetës së tij të shkëlqyeshme, nuk ka mundësi që të tregohen me përpikëri me fuqinë e vogël të kësaj pende që lëviz mbi bardhësinë e këtyre fletëve dhe nuk është nevoja për ato gjëra që kjo do të parashtrojë, mbasi rreth këtyre pikave, gjatë shekujve, kanë folur dijetarë të lartë, persona të sinqertë dhe shkrimtarë të zotë, që të gjithë këta kanë mbushur me qindra volume me tregime të rëndësishme mbi jetën e artë të tij. Por, rasti i arritjes së muajit të lindjes së tij, detyra vëllazërore e shoqërore dhe zjarri i dashurisë që vlon dhe ngufon në brendësinë shpirtërore për këtë burrë të lartë që është besimi vetë, na shtyn që të flasim diçka të paktë por të saktë, të vërtetë dhe të drejtë; dhe kështu me përmendjen e emrit të tij e të moraleve të larta të tij merr një ndriçim shkrimi që po rreshtohet e jo që madhëria e tij mund të tregohet. Sa bukur e ka thënë poeti arab vjershën e tij me këtë kuptim:

Muhamedin s’e kam lavdëruar, Me shkrimet që kam hartuar, Por emri i tij më ka vleftësuar, Tregimet që janë rreshtuar. Të gjitha veprimet e arta të jetës së tij së shkëlqyeshme janë

baza morale, shtylla të forta e të përjetshme të themelimit të

Page 32: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

32

ndërtesës së shoqërisë njerëzore e pasqyra të ndritshme të së mirës e lumturisë.

Secila sjellje e lartë e çdo punë e vlefshme e shembullore e këtij Profeti të madh, në vetvete, është plot me mirësi e mësim i gjallë për ndjekësit e tij dhe për ata që dëshirojnë të mirën e të mbarën e vet. Porse ne këtu nuk do të flasim mbi të gjitha, vetëm mbi disa që janë baza të patundshme të harmonisë së jetës të atyre njerëzve që dëshirojnë lartësinë shpirtërore e të mirën materiale.

Hazreti Muhamedi (a.s.) ka qenë i mëshirshëm

Jeta e tij e çdo periudhe, si e djalërisë si e burrërisë, krejtësisht në çdo pikëpamje, ka qenë fisnike, bujare e njerëzore saqë ka qenë çmuar prej të afërmve dhe prej të largëve dhe kjo sjellje e lartë, që ka dhënë dritë në çdo çast e rast, ka dhënë si rezultat për të që të marrë nga populli një emër nderi "El-Emin", d.m.th. besnik i plotë. Pema e vlefshme e moralit të lartë të tij, për çdo herë, ka dhënë kokrra gjithnjë më të mëdha e më të dobishme; dhe vazhdimisht ka dhënë shenja të qarta e dukje të sigurta për një lartësi të ardhshme shpirtërore. E kjo gjë ka dalë në shesh në moshën 40 vjeçare, në të cilën u kurorëzua me kurorën e profetësisë më të madhe. Ky mision i shenjtë, me të cilin ngarkohet kjo lartësi shpirtërore, është aplikuar çast mbas çasti në qytet dhe jashtë tij. Zotëria e tij këtë mision të madh e ka zbatuar besnikërisht pa u frikësuar e pa u trembur, pa u mërzitur e pa u tronditur; me kënaqësi e butësi, me durim e qëndrim. Natyrisht ka pasur shumë kundërshtime, por i ka bërë ballë me durime. Ka ndeshur ndër përbuzje, porse është sjellë me buzëqeshje e me falje. Këtu po paraqesim disa nga këto fakte:

Page 33: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

33

Si mision kryesor që ka pasur, për t’i përhapur fenë e vërtetë të gjithë njerëzimit; udhëton një ditë për në Taif, një qytet afër Mekës. Populli i këtij vendi jo vetëm që nuk e ka pritur mirë, por, për më tepër, i kanë nxjerrë në rrugë disa njerëz të këqinj, të cilët e kanë gjuajtur me gurë dhe i kanë plagosur këmbën. I lodhur nga dhimbjet e plagës që mori, ulet e pushon në një skaj të rrugës. Në pushim e sipër i paraqitet një kalorës dhe i thotë:

"Zotëri! Dëgjova se populli i Taifit të ka pritur keq dhe se disa nga ata kanë dalë në rrugë e të kanë plagosur. Unë jam i pari i këtyre viseve. Jam në dispozicionin tënd. Më jepni urdhër që të bëj veprimin e merituar mbi ta për sjelljen e keqe që kanë treguar kundrejt jush."

H. Muhamedi a.s. i thotë: "Të faleminderit për burrërinë që je duke treguar, por unë nuk e dëshiroj këtë gjë. Misioni im kryesor është që të kumtoj besimin në Një Zot, të drejtoj njerëzinë në rrugë të mbarë dhe të lumtur. Unë nuk jam dërguar që të shkaktoj në mesin e njerëzve gjakderdhje e vëllavrasje. Jam mëshirë e përgjithshme. Dua që të nxjerr nga ky popull dhe nga brezi i tij njerëz të ndershëm, burra të vlefshëm e persona të moralshëm. Dua që të zhduk errësirat e imoralitetit e t’i zëvendësoj ato me dritat e pafikura të moralit. Jam i urdhëruar që të themeloj një vëllazëri të përgjithshme e të lumtur. Ky është misioni im e dëshira e madhe që ushqej në zemër, e me ndihmën e Zotit të Madh e me një vullnet të plotë deri në çastet e fundit të jetës sime, do të përpiqem për këtë gjë të shenjtë."

Kjo ishte përgjigjja e këtij personaliteti të madh. Fjalët e tij dhe vullneti i madh që ka pasur nuk kanë mbetur në teori e në dëshirë, por të gjitha në mënyrë shembullore janë aplikuar nga ana e tij.

A e shohim se çfarë lartësie shpirtërore dhe a e kuptojmë se çfarë ideali të shenjtë ka pasur?

Page 34: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

34

Kundrejt kësaj lartësie, me plot respekt përulet edhe penda e shkrimtarit më të madh.

Ja një fakt tjetër për gradën e mëshirës së madhe të tij: Në luftën e Uhudit, kur zjarri i luftimit kishte arritur

kulmin, ndër ato minuta kritike kur muslimanët binin përtokë, në ato çaste kur shigjetat e armiqve binin përreth Profetit si breshëri prej qiellit, ai burrë i lartë me një sy të patrembur, me një zemër guximtare, me vullnet të patronditur, por me një shpirt të kulluar e të lartë - në vend që t’i mallkonte - i është drejtuar Krijuesit të gjithësisë me këto fjalë:

"O Zoti im! Udhëhiqe në rrugë të mbarë popullin tim, sepse ata nuk kuptojnë!"

A ka virtyt më të lartë moral? Në kohën kur mjerimi qarkullonte në të gjitha anët, ai lutej në këtë mënyrë. A nuk është kjo përsosmëria më e madhe shpirtërore? Natyrisht që po, po. Padyshim po. Këtë nuk e thotë goja jonë, por e dëshmojnë historitë e ndryshme.

Në mbështetje të këtyre dy faktorëve është edhe ky: Kur Zoti i Madh i dha sukses që të triumfojë mbi

qytetin e Mekës, doli dhe i mbajti popullit një fjalim, e mes të tjerave iu drejtua me këtë frazë:

"Çfarë mendoni se unë do të veproj ndaj jush?" Ata iu përgjigjën: "Vetëm mirë e asgjë tjetër! Je një vëlla i ndershëm dhe i biri i vëllait të ndershëm."

Pas kësaj përgjigjeje që mori prej popullit, u thotë: "Shkoni, jeni të lirë e të qetë!" Ja, vëlla i dashur, kjo është mëshira e madhe e Profetit

tonë. Ja, zotëri të ndershëm, kjo është shkalla e lartë e virtytit

të Profetit të njerëzisë.

Page 35: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

35

Kështu ka vepruar ky zotëri dhe në këtë mënyrë ka urdhëruar që të jemi veprues për të mirën tonë dhe të gjithkujt e të jemi me sjelljen më të përsosur. Shiko sa bukur na jep udhëzime me këtë hadith mbi veprimet tona përsa i përket marrëdhënieve të mira e sigurimit të harmonisë vëllazërore:

"Ai që e kthen të keqen me mirësi (bamirësi) është njeriu më i përsosur."

Për butësinë, gojëmbëlsinë, dhimbshmërinë e Profetit të lartë flet verseti me këtë kuptim:

"O i dashuri im! Nëse ti do të ishe i ashpër e zemërgurë ndaj tyre, ata (njerëzit) do të ta kthenin shpinën, por ti je i butë, shpirtdhembshur e kështu ke mundur që t’i afrosh e t’i udhëheqësh." Nga rodhi pra kjo gjë? Nga mëshira e madhe që ai ka pasur.

H. Muhamedi (a.s.) ka qenë strehë e nevojtarëve dhe institut shoqëror

Siç ka punuar vetë, edhe të tjerët i ka urdhëruar që të

jenë përkrahës të njëri-tjetrit, ndihmëtarë të nevojtarëve; të jetojnë në bashkim e në harmoni, të jenë një trup i pandarë, në udhë të mbarë e të lumtur, mu të urdhëruar nga Zoti i Madh. Jo, më falni, gabova në titull; nuk ka qenë strehë e nevojtarëve dhe institut shoqëror vetëm për kohën e vet, por ka qenë, është dhe do të jetë kështu deri në të sosur të kësaj bote, pasi traditat e tij dhe versetet e librit të shenjtë, Kur’anit të Madhëruar, që i është inspiruar, janë të arsyeshme dhe të logjikshme, plot me hollësira e mistere dhe krejt dobi; në këtë pikëpamje janë përherë të reja, të freskëta e gjithmonë lart mbi çdo përparim e shpikje. Për të mos e zgjatur shkrimin me fjalët tona, këtu poshtë po

Page 36: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

36

parashtrojmë disa nga traditat e tij rreth kësaj pike dhe disa versete nga Kur’ani; që kështu lexuesit e ndershëm e vëllezërit muslimanë t’a gjykojnë e t’a kuptojnë të vërtetën. Llojet e përkrahjeve dhe sendet e themelimit shoqëror janë të shumta, por këtu po rreshtojmë vetëm një pjesë:

1) BUJARIA Hadithet: a) "Bujari është i afërt te Zoti, i afërt në parajsë dhe i

afërt te njerëzit." b) "Kur të jenë të mirë superiorët tuaj (urdhëruesit), kur

pasanikët tuaj të jenë bujarë dhe kur punët tuaja t’i bëni me marrëveshje, atëherë jeta për ju është më e mirë se vdekja." E në rast të kundërt është e kundërta.

c) Nuk është besimtar i vërtetë ai që barkun e tij e ka plot e fqinji i tij është i uritur (pa bukë).

d) Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Versetet: a) Është përgatitur zjarri pikëllues për ata që janë

dorështrënguar dhe urdhërojnë të tjerët për këtë dhe fshehin atë që Zoti i Madh u ka dhënë nga mirësitë e Veta.

b) Ata të cilët e grumbullojnë arin dhe argjendin e nuk e shpenzojnë në vendet ku ka urdhëruar Zoti i madh, lajmëroji për zjarrin pikëllues.

c) U japin përparësi të tjerëve më shumë se vetvetes, edhe nëse vetë janë keq.

Page 37: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

37

2) PËRKRAHJA DHE BAMIRËSIA Hadithet: a) Ndihmo të tjerët duke mos thënë jo (ose s’kam); mos

ki frikë se Zoti nuk t’a pakëson. Versetet: a) Bëni mirë, se me të vërtetë Zoti i Madh i do

bamirësit. b) Nuk mund t’a arrini bamirësinë më të lartë pa i

ndihmuar të tjerët prej asaj pasurie që është më e dashur për ju.

3) BASHKIMI Hadithet: a) Mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos u përçani, të

jeni të bashkuar në vëllazëri. b) Mos u përçani, se me të vërtetë ata që ishin para jush

u përçanë e pastaj u shkatërruan. Versetet: a) Lidhuni të gjithë për litarin (ligjin) e Zotit e mos u

përçani. b) Përkrahni njëri-tjetrin në punë të mira e në

devotshmëri dhe jo në veprime të këqija e në armiqësi. c) Bindjuni Zotit e profetit të Tij, e mos u grindni, se

ligështoheni dhe ju shkon forca.

Page 38: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

38

4) BESNIKËRIA DHE KRYERJA E PREMTIMIT Hadithet: a) Kryeja amanetin (besnikërinë) atij që të ka besuar e

mos e tradhto atë që të ka tradhtuar. b) S’ka besim ai që s’ka besnikëri dhe s’ka fe ai që s’e

mban premtimin. c) Shenjat e dyfytyrëshit janë tri: kur flet, gënjen, kur

premton, nuk e mban fjalën, dhe kur i besohet diçka, të tradhton.

Versetet: a) O besimtarë! Kryeni premtimet që i keni dhënë. b) Kryeni premtimet që i jepni duke u betuar në Zotin e

mos i prishni besat e dhëna... Për të mos e zgjatur më, po mjaftojmë me kaq mbasi

edhe vetëm një nga këto dokumente do të kishte mjaftuar për të treguar se si qëndron puna dhe për t’i kuptuar i mençuri; pse të mençurit dhe të arsyeshmit i mjaftojnë pak fjalë.

H. Muhamedi (a.s) ka qenë edhe administrator edhe themelues i çdo rendi

Edhe rreth kësaj pike le të paraqesim disa baza, mbasi

edhe kjo është prej shtyllave më të rëndësishme të qëndrimit në rregull e në mbarësi të një shoqërie dhe të ekzistimit të patundur dhe të ecjes drejt përparimit të një shteti.

Ja një hadith! "Kur t’i dorëzohet puna atij që nuk është për të, atëherë

priteni Kiametin."

Page 39: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

39

Hadithi është me pak fjalë, porse përmbledh një kuptim të gjerë. Sipërfaqësisht kuptohet se nëpër detyra duhet të vendosen njerëz të meritueshëm. Mirëpo për të vendosur nëpër detyra njerëz të meritueshëm kërkohen këto cilësi kryesore:

1 - Dija 2 - Energjia 3 - Besnikëria 4 - Drejtësia 5 - Sinqeriteti, që është rrënja e të gjithave. Sepse, nëse nuk ka dije, nuk di se si të veprojë dhe bën

gabime të dëmshme e të pakorrigjueshme. Kur nuk ka energji, i lë punët pa i kryer; kur nuk është besnik, tradhton detyrën; kur nuk është i drejtë i humb hakun të interesuarve, e prandaj duhet që punët t’u lihen në dorë të merituarve; ka dijetarë, por ata janë tradhtarë e të dëmshëm. Ka energjikë por, kur iu mungon zotësia, nuk dinë si të veprojnë. Prandaj, që punët të shkojnë mirë e mbarë e të përfundojnë me sukses, duhen këto cilësi të jenë të lidhura njëra me tjetrën. E këto cilësi në mënyrë të plotë e të përsosur kanë dhënë dritë në personalitetin e madh të H. Muhamedit a.s..

Ja sa bukur na e tregon këtë të vërtetë verseti kur’anor: "Me të vërtetë Zoti i Madh ju urdhëron që amanetet

(punët e rëndësishme) t’ia lëni në dorë të aftëve dhe, kur të gjykoni në mesin e njerëzve, të gjykoni me drejtësi." Për të ditur se si duhet vepruar dhe çka duhet marrë për bazë për sigurimin e mbarëvajtjes e të fatbardhësisë, verseti na urdhëron për dy gjëra:

1) Punët t’ia dorëzojmë të merituarve;

Page 40: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

40

2) Të veprojmë me drejtësi në mesin e njerëzve; që të dyja janë themeli i çdo gjëje, pse kur është zotësia krahas drejtësisë, në mesin e njerëzve nuk ekziston armiqësi, gjithkush është i kënaqur, punët ecin mbarë, nuk ndodhin turbullira, sigurohet çdo e mirë. E kjo gjë kërkohet në çdo vend, si në familje dhe në shoqëri, por më tepër në shtet. Prandaj është plotësisht e arsyeshme fjala që profeti i shenjtë ka qenë një administrator i vërtetë.

Pra, të gjitha këto virtyte të mëdha kanë shkëlqyer në personalitetin e lartë të profetit tonë të madh.

Hazreti Muhamedi Alejhis-selam nuk e ka ftuar njerëzinë që t’a njohin për mbret, por që të besojnë në një Zot.

Ai ka zhdukur të gjitha mizoritë e barbarizmit dhe i ka zëvendësuar me virtyte morale.

Ai e ka zhdukur skllavërinë e mjerimet e saj, e ka sjellë lirinë e njerëzisë brenda kufirit moral.

Ai nuk ka preferuar e as nuk i ka privilegjuar të parët, por ka themeluar barazinë e vërtetë islame.

Ai nuk e ka nderuar tjetrin pse ka qenë i ditur, por e ka nderuar pse ka qenë i devotshëm.

Ai nuk i ka nderuar pasanikët pse kanë qenë pasanikë, por pse kanë qenë përkrahës e ndihmues, bujarë e fisnikë.

Ai nuk ka përtuar që ta prishë qetësinë e vet, për t’i shkuar tjetrit në ndihmë.

Ai nuk ka pretenduar se ka qenë më i madh se të tjerët, por shpesh i ka thënë të tjerëve: "Jam një rob si ju, ha e pi sikurse ha e pi robi."

Ai nuk ka dashur që të vihet në krye të vendit, por është ulur aty ku ka gjetur vend të zbrazët.

Pra, me pak fjalë, H. Muhamedi alejhis-selam ka qenë, është e do të jetë gjithçka e mirë, krejt morali e i gjithë

Page 41: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

41

virtyti; ka qenë gjithçka që është e mirë dhe e lavdërueshme, e në të s’ka pasur asgjë të papëlqyeshme; sikurse e thotë Zoti i Madh në Kur’an:

"Ti je mbi të gjitha moralet e larta", d.m.th. je vetë morali e virtyti.

Çdo gjë qoftë fli për ty, o i dërguari i Zotit të Madh! I mençuri që dëshiron lumturinë e përhershme është i

detyruar që të kërkojë të mirën e të vërtetën dhe të gjykojë me to, t’i kuptojë, t’i besojë e pastaj të veprojë me sinqeritet. Pra meqenëse puna është kështu, pse të mos përpiqemi për më të mirën: Përse të mos kujdesemi për lartësimin shpirtëror? Nuk është qari i mendjes së kulluar që t’i shtrohet epshit e kënaqësive të tij për një kohë të caktuar dhe me e lënë pas shpine atë gjë që është më e mirë, e dobishme dhe e lumtur për jetën e pakufizueshme.

Vëlla i dashur musliman!

Me ardhjen e këtij muaji, zakonisht bëhen ceremonitë e

datëlindjes së profetit tonë të madh, nëpër xhami dhe nëpër shtëpi. Por qëllimi i këtyre ceremonive nuk është këndimi i mevludit, mbledhja, bisedimi dhe bërja e këndimeve përkatëse në të thatë e kot, por qëllimi i ceremonive është kujtimi i H. Muhamedit a.s., sjellja ndërmend e jetës së tij të shkëlqyer, të paturit parasysh veprat e tij bujare, shoqërore, njerëzore fisnike e morale, që kështu të kemi mundësi që të edukohemi me to; të pastrojmë veten nga veprat e sjelljet e liga që mund t’i kemi punuar; e të pajisemi e të hijeshohemi me moralet e bukura e me virtytet e larta. Ky është qëllimi i kujtimit të këtij muaji, kjo është ajo çfarë kërkohet prej nesh dhe me këtë

Page 42: Muhamedi a.s., Profeti i së Vërtetës

COPYRIGHT - Organizata kulturore “Rinia e së Ardhmes”, Tirana-Albania

42

gjë kënaqim shpirtin e këtij zotëriu dhe fitojmë dashurinë e Zotit të madh, që është qëllimi më kryesor.

Pra të ecë koha sa të ecë, të kalojnë shekuj sa të kalojnë, të përparojë shkenca sa më tepër, jeta e këtij burri të madh do të shkëlqejë gjithmonë mbi çdo gjë dhe fjalët e tij e të Kur’anit të Shenjtë do të jenë gjithmonë gurra e pashterur për të gjitha nevojat e njerëzimit. Sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Hasan Tahsini

PËRMBAJTJA: 1. Parathënie (botuesi) 2. Profeti në datëlindjen e tij: Prof. Vehxhi Demiraj 3. Cili është Hazreti Muhamedi A.S. (Haki Sharofi). 4. Lindja e Muhamedit (570) pas Krishtit (Sadik Bega) 5. Paraqitja e Muhamedit (A.S.) Sherif Putra 6. Profeti i madh islam, H. Muhamedi (Hasan Tahsini)