8
projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp) Vol. 1 • Nr. 1, Janar 2013 Kam nderin të shërbej si drejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP). Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe për zbatimin e legjislacionit, politikave dhe reformave të decentralizimit. Në vitin që lamë pas u ndërmorën shumë veprimtari. Administratës së qeverisjes vendore iu ofrua asis- tencë teknike, lëvrimi i shërbimeve po përmirësohet dhe po ndërtohen kapacitetet për NJQV-ve me qëllim planifikim dhe administrim më të mirë të rritjes dhe zhvillimit. Viti 2013 premton të jetë një vit sfidash e mundësish për NJQV-të në Shqipëri, të cilat, me burime të kufizuara, do të përballen me sfidën për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve e për të përmbushur përgjegjësitë e tyre ligjore. Duhet bërë edhe më shumë për decentralizimin fiskal, nëse duam ta kapërcejmë këtë sfidë, e cila shoqërohet edhe me mundësi. Në 2013 Shqipëria ka mundësinë e arritjes së kon- sensusit të nevojshëm për të forcuar qeverisjen vendore, duke siguruar kështu vi- talitetin ekonomik të këtij vendi e duke përmirësuar cilësinë e jetës së shqiptarëve. Unë dhe kolegët e mi në PLGP ju garantojmë mbështetjen tonë në kapërcimin e këtyre sfidave dhe shfrytëzimin e mundësive që na jepen. Duam t’ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj gjatë vitit të parë të Projektit dhe shpresojmë se do të kemi një vit të dytë po kaq produktiv dhe të suksesshëm. Lute- mi të na kontaktoni nëse keni nevojë për asistencë gjatë punës që do të ndërmar- rim bashkërisht për të çuar edhe më përpara parimet dhe praktikat e qeverisjes demokratike vendore në Shqipëri. Me respekt, Peter Clavelle Drejtor i Projektit PLGP Për lexuesit tanë ........................................1 Ngjarjet kryesore të Projektit ................... 1 Projekti i USAID në përmirësim të qeverisjes vendore në Shqipëri ............... 1 Hapja Zyrtare e Projektit PLGP ...................2 Konferenca Kombëtare për Decentralizimin Fiskal ...................................................... 2 Dokument Studimor për Decentralizimin Fiskal ...................................................... 3 Fuqizimi i Qeverisjes Vendore në Planifikimin e Territorit .......................... 4 Forcimi i Kapaciteteve për Administrimin e Fondeve IPA .......................................... 5 Trajnime Rajonale për Administrimin e Taksave Vendore .................................... 5 Ngritja e Komisioneve Këshillimore Qytetare Vendore ................................... 6 Trajnim për Shërbimin ndaj Klientit e Marrë- dhëniet me Publikun në Sektorin e Ujit .... 6 Kontrata për Lëvrimin e Shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve .......................... 7 Trajnimi i Këshillave Mbikëqyrëse të Ndër- marrjeve Ujësjellës-Kanalizime ............... 7 Botimet e Projektit PLGP ......................... 8 Në fokus / Veprimtaritë në vazhdim ......... 8 Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP) punon në nivelin qendror të politikave e atë vendor për të promovuar pra- nimin e parimeve të qeverisjes së de- centralizuar dhe për të përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për administrimin e njësive të qeverisjes vendore. NJQV partnere të Projektit PLGP janë: Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja, Berati, Kuçova, Patosi, Vlora, Saranda, Elbasani, Ko- rça, Vora, Kamza, dhe komunat Kashar e Paskuqan. Projekti do të punojë në katër fusha kryesore: • Mbështetje për Qeverinë Shqiptare për Zbatimin e Politikave Efektive dhe të Legjislacionit të Decentral- izimit – PLGP do të nxisë dialogun gjithëpërfshirës si dhe do të ndih- mojë në arritjen e një mirëkuptimi dypalësh për çështje të rëndësisë strategjike për qeverisjen vendore. Përmirësimi i Qeverisjes Vendore PLGP do të ofrojë asistencë teknike dhe trajnim në vendin e punës për personelin e 15 NJQV-ve, për çështje të menaxhimit e qeverisjes vendore. Përmirësimi i Menaxhimit të Shërbi- meve Vendore – PLGP do të ndihmojë QSH dhe NJQV për përmirësimin e sektorit të ujësjellë-kanalizime dhe mbetjeve të ngurta. Asistencë për qeverinë shqiptare dhe NJQV-të për planifikimin e admi- nistrimin e zhvillimit urban dhe ra- jonal – PLGP do të ofrojë asistencë teknike për zhvillimin e aftësive dhe përvetësimin e njohurive për hartimin e planeve territoriale sipas ligjit të ri. Pjesëmarrës në Ceremoninë e Hapjes së Projektit PLGP Projekti i USAID në Përmirësim të Qeverisjes Vendore në Shqipëri Ngjarjet Kryesore të Projektit Foto nga: PLGP Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • Fax: +355 44 50 41 49 Foto nga: PLGP Për lexuesit tanë • Projekti PLGP u çel zyrtarisht në 18 maj 2012. Po atë ditë u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me një- sitë vendore partnere. • Projekti PLGP organizoi Konfer- encën Kombëtare për Decentraliz- imin Fiskal në 4 tetor 2012. • Projekti PLGP në bashkëpunim me AKPT organizuan Takimin Kom- bëtar për Fuqizimin e Autoriteteve Vendore në Procesin e Planifikimit dhe të Administrimit të Territorit. • Projekti PLGP mbështeti krijimin e Komisioneve Këshillimore Qytetare Vendore (KKQV) në Elbasan, Kuço- vë, Sarandë, Durrës dhe Korçë. NË KËTË NUMËR

NË KËTË NUMËR Për lexuesit tanë - PLGP · 2018-04-17 · Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NË KËTË NUMËR Për lexuesit tanë - PLGP · 2018-04-17 · Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes

1

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)Vol. 1 • Nr. 1, Janar 2013

Kam nderin të shërbej si drejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP). Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe për zbatimin e legjislacionit, politikave dhe reformave të decentralizimit. Në vitin që lamë pas u ndërmorën shumë veprimtari. Administratës së qeverisjes vendore iu ofrua asis-tencë teknike, lëvrimi i shërbimeve po përmirësohet dhe po ndërtohen kapacitetet për NJQV-ve me qëllim planifikim dhe administrim më të mirë të rritjes dhe zhvillimit.

Viti 2013 premton të jetë një vit sfidash e mundësish për NJQV-të në Shqipëri, të cilat, me burime të kufizuara, do të përballen me sfidën për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve e për të përmbushur përgjegjësitë e tyre ligjore. Duhet bërë edhe më shumë për decentralizimin fiskal, nëse duam ta kapërcejmë këtë sfidë, e cila shoqërohet edhe me mundësi. Në 2013 Shqipëria ka mundësinë e arritjes së kon-sensusit të nevojshëm për të forcuar qeverisjen vendore, duke siguruar kështu vi-talitetin ekonomik të këtij vendi e duke përmirësuar cilësinë e jetës së shqiptarëve. Unë dhe kolegët e mi në PLGP ju garantojmë mbështetjen tonë në kapërcimin e këtyre sfidave dhe shfrytëzimin e mundësive që na jepen.

Duam t’ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj gjatë vitit të parë të Projektit dhe shpresojmë se do të kemi një vit të dytë po kaq produktiv dhe të suksesshëm. Lute-mi të na kontaktoni nëse keni nevojë për asistencë gjatë punës që do të ndërmar-rim bashkërisht për të çuar edhe më përpara parimet dhe praktikat e qeverisjes demokratike vendore në Shqipëri.

Me respekt,

Peter ClavelleDrejtor i Projektit PLGP

Për lexuesit tanë ........................................1

Ngjarjet kryesore të Projektit ................... 1

Projekti i USAID në përmirësim të qeverisjes vendore në Shqipëri ............... 1

Hapja Zyrtare e Projektit PLGP ...................2

Konferenca Kombëtare për Decentralizimin Fiskal ...................................................... 2

Dokument Studimor për Decentralizimin Fiskal ...................................................... 3

Fuqizimi i Qeverisjes Vendore në Planifikimin e Territorit .......................... 4

Forcimi i Kapaciteteve për Administrimin e Fondeve IPA .......................................... 5

Trajnime Rajonale për Administrimin e Taksave Vendore .................................... 5

Ngritja e Komisioneve Këshillimore Qytetare Vendore ................................... 6

Trajnim për Shërbimin ndaj Klientit e Marrë-dhëniet me Publikun në Sektorin e Ujit .... 6

Kontrata për Lëvrimin e Shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve .......................... 7

Trajnimi i Këshillave Mbikëqyrëse të Ndër-marrjeve Ujësjellës-Kanalizime ............... 7

Botimet e Projektit PLGP ......................... 8

Në fokus / Veprimtaritë në vazhdim ......... 8

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP) punon në nivelin qendror të politikave e atë vendor për të promovuar pra-nimin e parimeve të qeverisjes së de-centralizuar dhe për të përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për administrimin e njësive të qeverisjes vendore. NJQV partnere të Projektit PLGP janë: Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja, Berati, Kuçova, Patosi, Vlora, Saranda, Elbasani, Ko-rça, Vora, Kamza, dhe komunat Kashar e Paskuqan. Projekti do të punojë në katër fusha kryesore:• Mbështetje për Qeverinë Shqiptare

për Zbatimin e Politikave Efektive dhe të Legjislacionit të Decentral-izimit – PLGP do të nxisë dialogun gjithëpërfshirës si dhe do të ndih-

mojë në arritjen e një mirëkuptimi dypalësh për çështje të rëndësisë strategjike për qeverisjen vendore.

• Përmirësimi i Qeverisjes Vendore – PLGP do të ofrojë asistencë teknike dhe trajnim në vendin e punës për personelin e 15 NJQV-ve, për çështje të menaxhimit e qeverisjes vendore.

• Përmirësimi i Menaxhimit të Shërbi-meve Vendore – PLGP do të ndihmojë QSH dhe NJQV për përmirësimin e sektorit të ujësjellë-kanalizime dhe mbetjeve të ngurta.

• Asistencë për qeverinë shqiptare dhe NJQV-të për planifikimin e admi-nistrimin e zhvillimit urban dhe ra-jonal – PLGP do të ofrojë asistencë teknike për zhvillimin e aftësive dhe përvetësimin e njohurive për hartimin e planeve territoriale sipas ligjit të ri.Pjesëmarrës në Ceremoninë e Hapjes së Projektit PLGP

Projekti i USAID në Përmirësim të Qeverisjes Vendore në Shqipëri

Ngjarjet Kryesore të Projektit

Foto

nga

: PLG

P

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • Fax: +355 44 50 41 49

Foto

nga

: PLG

P

Për lexuesit tanë

• Projekti PLGP u çel zyrtarisht në 18 maj 2012. Po atë ditë u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me një-sitë vendore partnere.

• Projekti PLGP organizoi Konfer-encën Kombëtare për Decentraliz-imin Fiskal në 4 tetor 2012.

• Projekti PLGP në bashkëpunim me AKPT organizuan Takimin Kom-bëtar për Fuqizimin e Autoriteteve Vendore në Procesin e Planifikimit dhe të Administrimit të Territorit.

• Projekti PLGP mbështeti krijimin e Komisioneve Këshillimore Qytetare Vendore (KKQV) në Elbasan, Kuço-vë, Sarandë, Durrës dhe Korçë.

NË KËTË NUMËR

Page 2: NË KËTË NUMËR Për lexuesit tanë - PLGP · 2018-04-17 · Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes

2

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Në 4 tetor 2012 Projekti PLGP organizoi Konferencën Kom-bëtare për Decentralizimin Fiskal. Duke punuar si në nive-lin qendror të politikave ashtu edhe në nivelin vendor për të promovuar pranimin e parimeve të qeverisjes së decen-tralizuar, PLGP synon të nxisë një dialog gjithëpërfshirës dhe të ndihmojë në arritjen e një konsensusi dypalësh për çështje të rëndësisë strategjike për NJQV-të.

Mes pjesëmarrësve të shumtë ishin edhe Ambasadori i

Konferenca Kombëtare për Decentralizimin Fiskal

Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, z. Aleksandër Arvizu, Kryeministri shqiptar, z. Sali Berisha, kryetarët e 15 bash-kive dhe komunave partnere të Projektit PLGP, përfaqë-sues nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave, komuniteti i donatorëve që punojnë me qeverisjen ven-dore dhe shoqërinë civile. Konferenca ofroi një mundësi të shkëlqyer për të angazhuar palët në dialog mbi rëndësinë e decentralizimit fiskal në Shqipëri.

Si pararendës i kësaj konference ishte edhe Do-kumenti Studimor për Decentralizimin Fiskal, përgatitur nga PLGP, ku jepej një pamje e gji-thanshme e situatës aktuale si dhe paraqiteshin të gjitha çështjet që duhen trajtuar me qëllim që të ndërmerren hapa drejt decentralizimit fiskal në Shqipëri. Ai synon të nxisë dialogun dhe arri-tjen e konsensusit në lidhje me hapat e mëtej-shme që duhet të hidhen për të çuar përpara decentralizimin fiskal. Në konferencë u trajtuan një sërë çështjesh dialogu për decentralizimin fiskal mes përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe NJQV-ve dhe aktorëve të tjerë të fushës.

Foto

nga

: PLG

P

Ambasadori i SHBA-ve, Alexander Arvizu, përshëndet pjesëmarrësit në Konferencën për Decentralizimin Fiskal

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP u përurua zyrtarisht në një ceremoni të organizuar në 18 maj 2012. Mes pjesë-marrësve të kësaj ceremonie ishin edhe Ambasadori e SHBA-ve, z. Aleksandër Arvizu, Kryeministri Sali Berisha, kry-etarët e 15 NJQV-ve partnere të Projek-tit PLGP Tiranë, Durrës, Fier, Lushnje, Berat, Kuçovë, Patos, Vlorë, Sarandë, El-basan, Korçë, Vorë, Kamzë, Kashar dhe Paskuqan. Në këtë ceremoni u nënsh-kruan marrëveshje bashkëpunimi midis Projektit PLGP dhe NJQV-ve partnere të këtij projekti, ku parashtrohej programi i asistencës gjatë 5 viteve të projektit. Përzgjedhja e 15 NJQV-ve partnere u realizua përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, që u bazua në ka-pacitetet financiare, nivelin e interesimit dhe angazhimin e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike, planifikimin, tek-nologjisë së informacionit dhe përfshirjes së shoqërisë civile në vendimmarrje.

Po ashtu, u nënshkrua edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit mes PLGP dhe Agjen-cisë Kombëtare të Planifikimit të Territo-rit, në të cilën evidentohej mbështetja që do të ofrojë USAID në ndihmë të AKPT-së për përmirësimin e strategjive dhe planeve të rritjes urbane dhe rajonale.

hapja Zyrtare e projektit plGp

Drejtori i Projektit PLGP Peter Clavelle (majtas) dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha (qendër) firmosin Marrëveshjen e Bashkëpunimit

në prani të Drejtorit të atëhershëm të USAID-it, Joseph Williams

Nga e majta: Kryetari i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha, Kryeministri Sali Berisha, Ambasadori i SHBA-ve Alexander Arvizu, Kryetari i Bashkisë Korçë Niko Peleshi, Drejtori i atëhershëm i USAID-it Joseph WIlliams,

and Drejtoria e AKPT-së Kreuza Leka

Drejtori i Projektit PLGP Peter Clavelle (majtas) dhe Kryetarja e Bashkisë Patos Rajmonda Balili (qendër) firmosin Marrëveshjen e

Bashkëpunimit në prani të Drejtorit të atëhershëm të USAID-it, Joseph Williams

Nga e majta kryetarët e bashkive dhe komunave: Elbasan Qazim Sejdini, Vlorë Shpëtim Gjika, Kamzë Xhelal Mziu, Vorë Fiqiri Ismail,

Kashar Besnik Fuçia dhe Paskuqan Fatos Rexha

Drejtori i Projektit PLGP Peter Clavelle (majtas) dhe Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dakor (qendër) pas nënshkrimit të marrëveshjes në

prani të Drejtorit të atëhershëm të USAID-it, Joseph Williams

Ambasadori i SHBA-ve, Alexander Arvizu, përshëndet pjesëmarrësit në Ceremoninë e Projektit në Tiranë më 18 maj, 2012

Fotr

ot n

ga: P

LGP

Page 3: NË KËTË NUMËR Për lexuesit tanë - PLGP · 2018-04-17 · Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes

3

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

PLGP përgatiti një Dokumenti Studimor për Decentral-izimin Fiskal përmes një procesi të gjerë konsultimesh me aktorët kryesorë të të gjitha niveleve. Diskutimet me NJQV-të prodhuan një debat konstruktiv dhe i dhanë zë shqetësimeve dhe rekomandimeve të NJQV-ve për decen-tralizimin fiskal në Shqipëri, çështje të tilla si funksionet e shpenzimeve dhe të të ardhurave, huamarrja vendore, me-naxhimi i pronave vendore dhe transfertat ndërqeveritare

U organizuan dy tryeza rajonale diskutimesh me NJQV partnere. Raundi i parë i diskutimeve rajonale u mbajt gjatë muajit maj 2012 në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan për të vlerësuar shqetësimet kryesore të NJQV partnere që lid-hen me përparimin në procesin e decentralizimit fiskal në Shqipëri dhe për të hartuar një agjendë reformash të de-centralizimit fiskal të iniciuar nga PLGP. Kryetarët dhe/ose nënkryetarët e njësive vendore të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës, Elbasanit, Beratit, Patosit, Kuçovës, Kamzës, Kasharit, Vorës, Lushnjës, Fierit, Paskuqanit dhe Sarandës morën pjesë në këto tryeza të rrumbullakëta. Diskutimet rajonale u organizuan në grupe që pasqyronin vendndod-hjen gjeografike të pjesëmarrësve duke u fokusuar në

çështjet që lidheshin me funksionet e shpenzimeve dhe të të ardhurave, huamarrjen vendore, menaxhimin e pro-nave vendore, transfertat ndërqeveritare, ofrimin e shër-bimeve dhe administrimin e territorit. Në këtë diskutim dhanë kontributin e tyre ekspertë të huaj dhe shqiptarë. Idetë e diskutuara në këto tryeza të rrumbullakëta rajonale u shtjelluan më tej në kuadër të Dokumentit Studimor për Decentralizimin Fiskal.

Pas hartimit të Dokumentit Studimor mbi Decentralizimin Fiskal, PLGP shpërndau Përmbledhjen Ekzekutiv tek zyr-tarë të qeverisë shqiptare dhe njësive të qeverisjes ven-dore (NJQV), shoqatat kombëtare të qeverisjes vendore dhe organizatat ndërkombëtare. Edhe pse komentet për Dokumentin Studimor fillimisht ishin të kufizuara, për shkak të pushimeve verore në periudhën e muajit gusht, PLGP organizoi takime konsultative me aktorët kryesorë për të marrë komentet e tyre para mbajtjes së Konferencës Kombëtare për Decentralizimin Fiskal.

Dokument Studimor për Decentralizimin Fiskal

PLGP në shtator 2012 u mblodh një raund të dytë të dis-kutimeve rajonale me qeveritë vendore për të vërtetuar statusin e raporteve dhe për të mbledhur komentet dhe sugjerimet e NJQV-ve për rekomandimet e Dokumentin Studimor për Decentralizimin Fiskal. Me të njëjtën qasjen si në raundin e parë të diskutimeve me NJQV-të, u organi-zuan tri tryeza të rrumbullakëta rajonale në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Këto tryeza shërbyen për të arritur një mar-rëveshje ndërmjet NJQV-ve dhe PLGP për rekomandimet dhe qasjen që do të diskutoheshin më tej me qeverinë qen-drore. Në diskutim përfshihej edhe një analizë e përgatitur për disa çështje të decentralizimit si dhe u paraqitën disa raporte të situatës së huamarrjes vendore, të të ardhurave vendore, administrimit të pronave vendore dhe planifi-kimit urban. Nëpërmjet këtyre konsultimeve u vlerësuan dhe pranuan rekomandimet e paraqitura në Dokumentin Studimor të Decentralizimit Fiskal.

Edhe donatorët kanë qenë pjesë e dialogut dhe diskuti-meve për decentralizimin fiskal. Në zyrat e Projektit PLGP u organizua një takim me përfaqësues nga komuniteti i donatorëve, duke përfshirë këtu edhe BE, Programin e Decentralizimit dhe Zhvillimit Vendor, Këshillin e Evropës, Agjencinë Zvicerane për Zhvillimin dhe Bashkëpunim, SKL International dhe OSBE. Diskutimi synonte të ulte në një tavolinë donatorët e huaj dhe zbatuesit e projekteve dhe aktorë të rëndësishëm në procesin e decentralizimit. Me anë të tij do të mundësohet mirëkuptimi për politika dhe ligje të reja që do të përmirësojnë kapacitetin fiskal të një-sive vendore në Shqipëri.

Drejtori i Projektit PLGP, Peter Clavelle, tregon Dokumentin Studimor në Konferencën për Decentralizimin Fiskal

Pamje nga takimi me përfaqësues të komunitetit të donatorëve ku u diskutuan gjetjet e Dokumentit Studimor për Decentralizimin Fiskal

Foto

nga

: PLG

PFo

to n

ga: P

LGP

Nga e majta: Zv. Ministri i Financave Nezir Haldedaj, Zv. Ministri i Brendshëm Ferdinand Poni, Zv. Kryetarja e Bashkisë Tiranë Jorida Tabaku, Kryetari i Bashkisë

Durrës Vangjush Dako në seancën e dytë të Konferencës për Decentralizimin Fiskal

Foto

nga

: PLG

P

Foto

nga

: PLG

P

Page 4: NË KËTË NUMËR Për lexuesit tanë - PLGP · 2018-04-17 · Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes

4

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

fuqizimi i qeverisjes vendore në planifikimin e territorit

Foto

nga

: PLG

P

PLGP po mbështet Agjencinë Kom-bëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe njësitë e qeverisjes vendore në çështje të planifikimit të territorit duke synuar të forcojë kapacitetet e qeverisë shqiptare dhe NJQV-ve në planifikimin dhe administrimin e rritjes urbane dhe rajonale.

PLGP në bashkëpunim me AKPT-në organizuan në 14 nëntor 2012 Takimin Kombëtar “Për Fuqizimin e Autoriteteve Vendore në Procesin e Planifikimit dhe të Administrimit të Territorit”. Në këtë takim morën pjesë mbi 80 vetë, duke përfshirë këtu edhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, z. Alek-sandër Arvizu, Kryeministrin shqip-tar, z. Sali Berisha, kryetarët e 15 bashkive dhe komunave partnere të Projektit PLGP, kryetarë të bash-kive të tjera të vendit, të cilët kanë marrë asistencë nga Projekti PLGP për rishikimin e planeve të tyre të territorit, përfaqësues të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit si dhe organizatave e donatorëve të huaj që ushtrojnë veprimtari në fushën e planifikimit urban. Në këtë takim, Kryeministri Berisha dhe Ambasadori Arvizu bënë përshëndetjet e rastit duke inkurajuar dhe evidentuar rëndësinë e planifikimit.

Ky takim ishte pika kulmore e procesit të vazhdueshëm të asistencës së ofruar nga AKPT dhe Projekti PLGP gjatë peri-udhës prill-tetor 2012, ku 11 NJQV u trajnuan dhe përfituan asistencë në përshtatjen e planeve të tyre të territorit për t’u harmonizuar me rregulloret e planifikimit të territorit të miratuara në vitin 2011. Dhjetë bashki (Berati, Shkodra, Korça, Fushë-Kruja, Kamza, Fieri, Vlora, Gjirokastra, Du-rrësi, dhe Pogradeci) paraqitën versionet përfundimtar të Planit të Përgjithshëm të Territorit në Takimin Kombëtar të Planifikimit. Pas shqyrtimit nga AKPT, këto plane do të paraqiten për miratim nga Këshilli Kombëtar i Territo-rit (KKT). Në dhjetor, KKT shqyrtoi dhe miratoi planet e përgjithshme të territorit për Bashkitë Berat dhe Kamzë. AKPT është në proces shqyrtimi të planeve të tjera, të cilat do t’i paraqiten për miratim KKT-së në takimin e saj të ar-dhshëm pas pak muajsh.

Ky takim shërbeu edhe si një mundësi e mirë për të eviden-tuar rëndësinë e procesit të miratimit të planeve vendore dhe kontribuoi në forcimin e rolit drejtues të AKPT-së në planifikimin e territorit. Po ashtu, takimi nxiti komunikimin dhe bashkëpunimin mes bashkive, AKPT-së, institucioneve qendrore të qeverisë shqiptare dhe donatorëve në procesin e planifikimit të territorit.

Miratimi i pritshëm i planeve nga KKT nuk do të nënkup-tojë thjesht shpërblimin e këtyre përpjekjeve të rëndë-sishme. Ajo që ka më shumë rëndësi është se me miratimin e këtyre planeve rregullohet zhvillimi i tokës, si dhe nxitet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik.

USAID do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për NJQV-të dhe AKPT-në. Në asistencën për këtë të fundit do të synohet të evidentohen çështjet dhe zonat e rëndësisë kombëtarë, si dhe do të përfshihet edhe nisja e punës për hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit për Shqipërinë.

Nga e majta: Drejtori i Projektit PLGP Peter Clavelle, Ambasadori i SHBA-ve Alexander Arvizu, Kryeministri Sali Berisha, Drejtorja e AKPT-së Kreuza Leka dhe Drejtori i Misionit USAID/Shqipëri Jim Barnhard në Takimin Kombëtar

“Për Fuqizimin e Autoriteteve Vendore në Procesin e Planifikimit dhe të Administrimit të Territorit”

Pamje e një harte nga plani i miratuar i Bashkisë Berat

Në dhjetor 2012, KKT shqyrtoi dhe miratoi Planin e

Përgjithshëm të Ter-ritorit të NJQV-ve partnere të PLGP, Berat dhe Kamzë

Page 5: NË KËTË NUMËR Për lexuesit tanë - PLGP · 2018-04-17 · Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes

5

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit (IPA) është mjeti financiar për procesin e para-aderimit në BE. Ky in-strument synon të përmirë-sojë efikasitetin dhe koher-encën e ndihmës me anë të një kuadri të vetëm me qëllim forcimin e kapaciteteve in-stitucionale, bashkëpunimit ndërkufitar, zhvillimit ekono-mik e shoqëror si dhe zhvilli-mit rural. Asistenca e para-aderimit mbështet procesin e stabilizim-asocimit të vendeve kandidate dhe vendeve kandidate potenciale duke respektuar ndërkohë tiparet e tyre të veçanta si dhe procesin në të cilin janë angazhuar.

Si pjesë e përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve të NJQV-ve në rritjen e të ardhurave nga burimet e veta, në nën-tor 2012 PLGP bashkë-financoi një udhëtim studimor për fondet IPA dhe administrimin e fondeve të BE-së. Trajnimi i titulluar “Forcimi kapaciteteve të përfaqësuesve shqiptarë

Forcimi i Kapaciteteve për Administrimin e Fondeve IPA

PLGP do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë njësive vendore partnere për ngritjen e kapaciteteve të adminis-tratës vendore tatimore në përmirësimin e punës së tyre në lidhje me sfida të caktuara që evidentohen në krijimin e të ardhurave, si probleme për mbledhjen e taksës së biznesit të vogël, vështirësitë në ngritjen e një sistemi të efektshëm të taksës së pasurisë dhe rënia dramatike e të ardhurave që siguroheshin nga taksa e ndikimin në infrastrukturë duke pasur parasysh moratoriumin ndaj zhvi-llimit deri në mira-timin e planeve vendore të territorit.

Trajnimi i parë rajonal për administrimin e taksave ven-dore u krye në Tiranë në shtator 2012 dhe u pasua nga një tjetër trajnim, këtë radhë i realizuar në Korçë në dhjetor

Trajnime Rajonale për Administrimin e Taksave Vendore

2012. Këto trajnime synonin të rrisnin kapacitetin e admi-nistratës tatimore vendore për vlerësimin dhe analizimin e gjendjes aktuale të mbledhjes së taksës vendore dhe të evidentonin praktikat më të mira që lidhen me krijimin e të ardhurave të NJQV. Pjesë e diskutimeve ishin edhe pre-zantimi i planit të veprimit për përmirësimin e të ardhurave nga taksa e pasurisë, amen-damentet e mundshme të ligjit për taksave dhe tarifat vendore si dhe nevoja për një bashkëpunim me të mirë dhe më efikas me administratën tatimore qendrore.

Pjesëmarrësit në këto trajnime vinin nga administrata ta-timore e shtatë NJQV partnere të PLGP (Tirana, Durrësi, Korça, Kamza, Vora, Kashari, Paskuqani) si dhe përfaqë-sues nga pesë NJQV të tjera (Kruja, Fushë-Kruja, Rrogo-zhina, Shkodra, Lezha, Pogradeci dhe Maliqi), ku katër prej tyre ishin bashki partnere të Programit të mëparshëm të USAID-it për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (LGPA).

PLGP synon të vlerësojë mësimet e nxjerra nga kjo për-vojë dhe të evidentojë praktikat më të mira që lidhen me krijimin e të ardhurave nga NJQV-të partnere të Projektit dhe t’i ndajë këto praktika me NJQV të tjera me qëllim përmirësimin e administrimit fiskal të qeverisjes vendore, të përgjegjshmërisë dhe transparencës në NJQV-të part-nere të Projektit PLGP.

Punonjës të administratës tatimore vendore diskutojnë çështje të administrimit tatimor në trajnimet e organizuara në Tiranë (sipër) dhe Korçë (poshtë).

për administrimin e fondeve IPA” u ofrua nga Ambasada e Sllovenisë nëpërmjet Pro-gramit të Bashkëpunimit Sll-oven për Zhvillim dhe një OJQ sllovene, Qendra për Perspek-tivën Evropiane dhe u realizua në Slloveni gjatë 12-16 nëntor 2012. Ky trajnim u organizua për 11 përfaqësues të NJQV-ve, nga të cilët 5 ishin zyrtarë të bashkive partnere të Pro-jektit PLGP, Korça, Durrësi, Berati, Fieri dhe Elbasani.

Në trajnim u dhanë informacione të hollësishme për ad-ministrimin e ciklit të projekteve të BE-së duke i kushtuar vëmendje të veçantë fazës së hartimit të programit (pro-cesi i përgatitjes së programeve operative) dhe përgatitjes së tenderëve së bashku me fazën e zbatimit (përgatitja e aplikimeve dhe tenderëve nga fondet IPA). Ky trajnim ndi-hmoi zyrtarët e njësive vendore të rrisnin kapacitetet e tyre për administrimin e fondeve IPA.

Foto

t: P

LGP

Page 6: NË KËTË NUMËR Për lexuesit tanë - PLGP · 2018-04-17 · Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes

6

Në shtator PLGP organizoi në Lushnje dhe Tiranë dy tra-jnime rajonale për shërbimin ndaj konsumatorëve dhe marrëdhëniet me publikun me përfaqësuesit e ndërmar-rjeve të ujësjellësit dhe 14 njësive të qeverisjes vendore, partnere të Projektit PLGP.

Në trajnime u diskutua për qytetarët si klientë të pushtetit vendor dhe mbi konceptet e shërbimit ndaj klientit, si dhe

Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore (PLGP) ka ofruar mbështetje dhe ka organizuar ngritjen e Komisio-neve Këshillimore Qytetare Vendore (KKQV) në bashkitë Elbasan, Kuçovë, Sarandë, Durrës dhe Korçë. Në takimet e para pati një pjesëmarrje të gjerë qytetarësh, përfaqësues nga universitetet, biznesi, shoqëria civile dhe grupe të tjera interesi. Në këto takime morën pjesë edhe përfaqësues të NJQV-ve, si kryetarë bashkish dhe zyrtarë të tjerë të ad-ministratës vendore dhe këshillave vendore.

Duke synuar pjesëmarrje sa më të madhe të të gjitha gru-peve të interesit në procesin e qeverisjes vendore, PLGP do të punojë për të rritur angazhimin e shoqërisë civile dhe të forcojë ndërveprimin mes qeverisë vendore, shoqërisë civile dhe qytetarëve duke ngritur dhe institucionalizuar KKQV-të në çdo bashki partnere të Projektit. Ky angazhim është përfshirë edhe në Memorandumin e Bashkëpunimit që u firmos mes Projektit PLGP dhe NJQV në 18 maj 2012.

Ngritja e Komisioneve Këshillimore Qytetare Vendore

Objektivi i përgjithshëm për krijimin e KKQV-ve është inkurajimi i përfshirjes së qytetarëve në qeverisjen ven-dore. Këto komisione do të mundësojnë një forum ku qytetarët të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre për çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e qytetit të tyre, ku përfaqësues të shoqërisë civile të konsultohen me përfaqësues dhe punonjës të administratës vendore për vizionin e shoqërisë civile dhe ku të shkëmbehen ide për përmirësimin e qeverisjes vendore. KKQV do të krijojë një mekanizëm gjithëpërfshirës për të bërë të mundur që qytetarët të mësojnë më shumë për qeverinë vendore dhe të luajnë një rol aktiv në procesin e vendimmarrjes.

Në takimet e para të KKQV-ve pati diskutime të forta dhe u hodhën hapat e parë për hartimin e strategjive me qël-lim rritjen e pjesëmarrjes qytetare në të ardhmen. Në fund të vitit 2013 synohet që KKQV do të funksionojnë në të 15 njësitë vendore partnere të Projektit PLGP.

Trajnim për Shërbimin ndaj Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun në Sektorin e Ujit

strategjinë për të trajtuar ankesat e konsumatorëve.

Përfaqësuesit e ndërmarrjeve të ujësjellësit morën pjesë aktivisht në këto trajnime ne çështjet e identifikimit të nevojave të konsumatorëve, mbi shërbimet, standardet, si dhe nivelin e kujdesit ndaj tyre. Përfaqësuesit e NJQV-ve u përqendruan kryesisht ne argumentin e marrëdhënieve me publikun.

Pamje nga takimet me Komisionet Këshillimore Qytetare Vendore (KKQV) në bashkitë partnere të Projektit PLGP: Durrës, Sarandë, Elbasan, Kuçovë dhe Korçë.

Phot

o cr

edits

: PLG

P

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Page 7: NË KËTË NUMËR Për lexuesit tanë - PLGP · 2018-04-17 · Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes

7

të Këshillit Mbikëqyrës dhe procesi i përcaktuar me ligj për të zgjedhur drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes gjeneruan shumë debate.

Në fund të kursit të trajnimit, Drejtori i En-tit Rregullator të Ujit shpërndau certifikatat për përfundimin e kursit të trajnimit për të gjithë pjesëmarrësit.

Për të çuar përpara reformat brenda sektorit të ujësjellësit, PLGP mbështeti Entin Rregullator të Ujit (ERRU) për hartimin e një modeli të Marrëveshjes për Lëvrimin e Shër-bimeve te Ujesjelles Kanalizimeve, si një kontratë ligjore mes ndërmarrjes ujësjellës-kanalizimeve dhe NJQV-ve. Kjo nismë do të përmbushë një kërkesë të parashikuar Strategjinë e Sektorit të Shërbimit Ujësjellës-Kanalizime, të miratuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 2011.

Ky bashkëpunim u formalizua në nëntor me një Memoran-dum të Mirëkuptimit mes Projektit PLGP dhe Entit Rregul-lator të Ujit (ERRU), në të cilin palët kanë rënë dakord për të krijuar dhe mbështetur punën e një grupi të gjerë pune për arritjen e konsensusit mes palëve në lidhje me domo-sdoshmërinë e hartimit dhe zbatimit të një marrëveshjeje

PLGP dhe Enti Rregullator i Ujit (ERRU) organizuan në nëntor një trajnim për të gjithë Këshillat Mbikëqyrëse të shoqërive të ujësjellësve të NJQV-ve partnere dhe për zyr-

tarë vendorë disa komuna të vogla partnere të Projektit PLGP. Trajnimi përbëhej nga një seancë e plotë një-ditore për 9 modulet e manualit të përgatitura nga ekipi PLGP për Këshillat Mbikëqyrës të ndërmarrjeve të ujësjellësit. Temat kryesore të manualit të trajtuar gjatë trajnimit ishin kuadri ligjor i sektorit të ujit, mjetet monitoruese dhe treguesit e furnizimit me ujë, planet e biznesit, dhe partneriteti me pjesëmarrje private.

Seancat e trajnimit u ndoqën edhe nga drejtori i ERRU, Z. Avni Dervishi, i cili konfirmoi angazhimin e tij të madh për të bërë trajnimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të detyrueshme për të gjithë operatorët e licencuar të ujit dhe vazhdimin e punës me Shoqatën e Ujësjellësve të Shqipërisë për të ofruar trajnime për shërbimet e tjera për ndërmarrjet e ujësjellësit në të ardhmen e afërt.

Pjesëmarrësit treguan një interes të madh në të gjitha prezantimet, veçanërisht në diskutimet në lidhje me çështjet legjislative për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës. Miratimi i kritereve për emërimin e anëtarëve

Kontrata për Lëvrimin e Shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve

për lëvrimin e shërbimeve. Aktiviteti do të ndihmojë edhe më tej për negociatat mes NJQV dhe ndërmarrjeve rajonale të ujësjellës-kanalizimeve në lidhje me marrëveshjen e lëvrimit të shërbimeve, duke përdorur modelin e hartuar.

Grupi i punës përbëhet nga përfaqësues të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Shoqatës së Komunave të Shq-ipërisë, Shoqata e Ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizi-meve, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Ky grup mbajti në dhjetor 2012 një takim të parë për të diskutuar çështjet kryesore që duhen marrë parasysh në hartimin e marrëveshjes model për of-rimin e shërbimeve. Drafti përfundimtar i marrëveshjes model për ofrimin e shërbimeve pritet të realizohet në fil-lim të muajit maj 2013.

Trajnimi i Këshillave Mbikëqyrëse të Ndërmarrjeve të Ujësjellësit-Kanalizime

Drejtori i Entit Rregullator të Ujit Avni Dervishi (majtas) i dorëzon certifikatën e përfundimit të trajnimit një pjesëmarrësi në prani të Ekspertit të Ujit

të Projektit PLGP, Ndriçim Shani

Foto

nga

: PLG

P

Foto

: PLG

P

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Page 8: NË KËTË NUMËR Për lexuesit tanë - PLGP · 2018-04-17 · Ky projekt 5-vjeçar e ka nisur punën me këmbë të mbarë në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e qeverisjes

8

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • Fax: +355 44 50 41 49

Botimet e projektit plGp Në fokus

Gjatë vitit të parë, Projekti i USAID-it për Plani-fikimin dhe Qeverisjen Vendore ka realizuar bo-timet e mëposhtme:

1. Dokument Studimor për Decentralizimin Fiskal

2. Raporte të situatës aktuale mbi:– Të ardhurat e veta vendore– Huamarrjen e qeverisjes vendore– Administrimin e pronave vendore– Planifikimin e territorit

3. Partneriteti publik-privat në infrastrukturë dhe shërbimet publike

SQARIMPikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

USAID/Shqipëri ka hapur kohët e fundit një faqe në Facebook. Pëlqejeni këtë faqe për të qenë në

kontakt me punën e kryer nga Projekti PLGP në 15 bashkitë e tij partnere si dhe për të marrë informa-cione nga projekte të tjera të USAID-it që punojnë në mbarë vendin. www.facebook.com/Albania.USAID

Nisma ‘VEPRO Tani’ e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara inkura-jon qytetarët shqiptarë të bëjnë përpjekje që të dëgjohet zëri i tyre. Përfshihu, informohu dhe VEPRO Tani!

A jeni në kërkim të ideve dhe mënyrave të rritjes së ndërgjegjësimit për arritjet në bashkinë tuaj? A keni dëshirë të promovoni apo të evidentoni partneritetin me organizata lokale apo grupe qytetarësh?

Faqja në Facebook e Nismës ‘VEPRO Tani’ e Ambas-adës së ShBA-ve (http://www.facebook.com/Alba-nians.ACTNow) përditësohet rregullisht me historitë e shqiptarëve që sjellin ndryshim në komunitetet e tyre në partneritet me njësitë e qeverisjes vendore. Pëlqejeni këtë faqe dhe na dërgoni historitë tuaja!

• Organizimi i tryezave të rrumbullakëta me NJQV-të për të diskutuar kriteret e propozuara të Fondit të Zhvillimit Rajonal;

• Ndihma NJQV-ve për përgatitjen e planeve të veprimit për përmirësimin e burimeve financiare dhe për zba-timin e hapave të decentralizimit fiskal;

• Organizimi i takimeve për partneritetet publik-privat në nivel vendor;

• Hapja e programit të mbështetjes së partneritetit pub-lik-privat;

• Trajnimi i këshilltarëve vendorë për rolet e përgjegjësitë e tyre;

• Ngritja e komisioneve këshillimore qytetare vendore në NJQV-të e tjera partnere;

• Organizimi i raundit të tretë të trajnimit rajonal për ad-ministrimin e taksave vendore me fokus të veçantë tek taksa e pasurisë;

• Organizimi i takimeve për ngritjen e kapaciteteve për

punonjësit tatimorë vendorë në Bashkinë e Sarandës;• Hartimi i planeve të biznesit për ndërmarrjet e ujësjellësit

në Vlorë, Kamzë dhe Lushnje;• Organizimi i trajnimit për administrimin e pronave për

stafin drejtues të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizi-meve;

• Organizimi i trajnimeve për këshilltarët vendorë për çështje të planifikimit;

• Asistencë për bashkitë e Vlorës, Lushnjes, Durrësit dhe Beratit në përgatitjen e planeve të zhvillimit vendor;

• Asistencë për Komunën e Kasharit në hartimin e një pro-grami të mundësive ekonomike për gratë;

• Vazhdimi i programeve të ndihmës për rishikimin e pla-neve të territorit në Bashkitë e Vlorës dhe Kukësit;

• Përgatitja e një Manuali për Planifikimin e Territorit me Pjesëmarrje dhe Gjithëpërfshirës

• Studim për implikimet e reformës së taksës për biznesin e vogël

Veprimtaritë në vazhdim