40
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA PROCESVERBAL Mbledhja e Katërt e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës Prishtinë, 11 dhjetor 2015 Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë, P-38 Morën pjesë: i. Anëtarët e KKZHE-së - Isa Mustafa, Kryeministër - Hykmete Bajrami, ministre e MTI-së – koordinatore e KKZHE-së - Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë - Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor - Agim Krasniqi, zv. ministër i Financave - Besa Gashi -Zogaj, zv. ministre e Zhvillimit Ekonomik - Hanefi Muharremi, zv. ministër i Ministrisë së Infrastrukturës - Anila Statovci, zv. ministre e MASHT - Sahit Krasniqi, zv. ministër i Ministrisë së Diasporës - Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës - Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane - Suat Berisha, nënkryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit 1

nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVOQEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

PROCESVERBAL

Mbledhja e Katërt e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 11 dhjetor 2015Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë, P-38

Morën pjesë:

i. Anëtarët e KKZHE-së

- Isa Mustafa, Kryeministër - Hykmete Bajrami, ministre e MTI-së – koordinatore e KKZHE-së- Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë- Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor- Agim Krasniqi, zv. ministër i Financave- Besa Gashi -Zogaj, zv. ministre e Zhvillimit Ekonomik- Hanefi Muharremi, zv. ministër i Ministrisë së Infrastrukturës- Anila Statovci, zv. ministre e MASHT- Sahit Krasniqi, zv. ministër i Ministrisë së Diasporës- Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës- Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane- Suat Berisha, nënkryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit - Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës

ii. Pjesëmarrës/të ftuar të tjerë

1

Page 2: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

Muhamet Mustafa - deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qemajl Marmullakaj - drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik, ZKM, Sokol Havolli – ZKM, Lulzim Rafuna - drejtor i Doganave të Kosovës, Nahit Sharku - u.d. i drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Emmanuel Mitsou dhe Shpend Balija - Këshilli i Investitorëve Evropian, Albert Matoshi - drejtor ekzekutiv, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Lulzim Syla - kryeinspektor, Inspektorati i Tregut, MTI, Valdet Gjinovci - kryeshef ekzekutiv, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Gazmend Mejzini – Kryeshef i ARBK, MTI, Ilir Salihu, këshilltar i lartë i ministres së MTI-së, Jeton Karaqica - MiE, Zef Deda - MTI, Elmaze Pireva – MPJ, Adiana Meholli - Ambasada Amerikane, Edon Kalludra – EUSR, Dardane Peja, USAID, Terence Slywka – projekti Partneritet për Zhvillim (USAID), Hamdi Malushaj – SHERK, Esin Musbeg - Oda Tregtare Kosovare Turke, Petrit Balija - Shoqata e Bankave të Kosovës, Enver Ferati - Shoqata Afariste Sllovene – Kosovare, Bekim Kastrati - Oda Ekonomike Britanike, Vjosa Huruglica - Oda Ekonomike Austriake, Günther Fehlinger, Shoqata Austriako – Kosovare, Shkumbin Brestovci, STIKK.

* * *

RENDI I DITËS

1. Hapja e takimit - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë2. Fjala e Kryeministrit Mustafa3. Miratimi i Rendit të ditës dhe Procesverbalit të Mbledhjes së Tretë të KKZHE-

së - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë4. Përmbushja e detyrave nga mbledhja e tretë e KKZHE-së – (Sekretariati i

KKZHE-së) dhe Raportimi për punën e Grupeve Punuese të KKZHE-së (Kryesuesit e GP)

5. Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) me BE-në – përfitimet dhe hapat e mëtejshëm (MTI & MIE)

6. Raporti i Bankës Botërore “Të Bërit Biznes 2016”- gjendja aktuale dhe hapat e mëtejshëm (MTI & Projekti ‘Partneritet për Zhvillim (USAID))

7. 1. Masat e propozuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (Zyra për Planifikim Strategjik - ZKM)2. Masat e propozuara në Programin e Reformave Ekonomike (MF & Zyra për

Planifikim Strategjik (ZKM))8. Krijimi i ‘One Stop Shop’-eve për lehtësimin e investimeve në Burimet e

Ripërtërishme të Energjisë (MZHE)9. Kërkesë për riaktivizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave

(AKB)10.Mbyllja e takimit, caktimi i datës për mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së

(Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë)

1. Hapja e takimit - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë

2

Page 3: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

Takimi i katërt i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik u hap nga znj. Hykmete Bajrami, Ministre e MTI-së, njëherësh koordinatore e KKZHE-së.

Ministrja Bajrami: Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që në mes të dy mbledhjeve të Këshillit kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme në vend dhe janë marrë një sërë vendimesh që e kanë  përmirësuar  edhe më shumë klimën e të bërit biznes. Unë po i përmend vetëm disa prej tyre, për të tjerat kryeministri Mustafa do të flas më gjerësisht në fjalën e tij. Natyrisht një krye lajm për Republikën e Kosovës është nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, që paraqet marrëveshjen e parë kontraktuale në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Këshilli do të diskutoj sot për përfitimet dhe obligimet që burojnë nga kjo marrëveshje historike. Ligjet e pakos së re fiskale që kanë hyrë në fuqi më 1 shtator kanë filluar të japin rezultatet e para. Presim që kjo ofertë e re të ndikojë posaçërisht në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja direkte, që deri në fund të muajit shtator kanë arritur shifrën rreth  270 milionë euro. Në periudhën në mes të dy mbledhjeve të Këshillit, Qeveria ka miratuar projektligjin për Investime Strategjike, me të cilin përcaktohen procedurat dhe kriteret për investime strategjike në Republikën e Kosovës, ndërsa Kuvendi ka miratuar në lexim të parë projektligjin për Themelimin për Fondin për Garanti të Kredive dhe presim që ky projektligj të kaloj edhe në lexim të dytë në seancën e ardhshme të Kuvendit të Republikës së  Kosovës.

Është bërë po ashtu progres i konsiderueshëm në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, dhe zyra për Planifikim Strategjik e ZKM sot në sesionin e pasdites do të paraqes para Këshillit një informatë të plotë në lidhje me arritjet e deritanishme dhe hapat e mëtejmë në përfundimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm. Kohë më parë, është publikuar gjithashtu Raporti i Bankës Botërore për të bërit biznes në vitin 2016, ku Kosova është ranguar në pozitën e 66-të nga 189 vendet e botës, që dëshmon për progresin në implementimin e reformave dhe për përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe klimës së investimeve në vendin tonë. Për të përshkruar zhvillimet dhe progresin e arritur për muajt e fundit, ftoj Kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa të marrë fjalën.

2. Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa

Isa Mustafa (Kryeministër): Viti që po e përmbyllim, ka qenë një vit i vendimeve të mëdha, vit i ndryshimeve të mëdha në Kosovë, i përqendrimit në objektivat zhvillimore, i përmirësimit të ambientit të biznesit, i krijimit të urave të komunikimit me bizneset, dhe përfundimisht, vit i nënshkrimit të MSA-së me BE-në. Ne vlerësojmë se këtë vit do të arrijmë të realizojmë një rritje premtuese ekonomike, e cila pastaj mundëson që në vitet e ardhshme rritja të jetë edhe më e lartë, dhe që do të mundësoj një zhvillim të disperzuar ekonomik, dhe gjenerim të punësimit. Kemi arritur që të kemi një stabilitet makroekonomik, kemi stabilizuar tërësisht buxhetin, dhe kjo do të reflektohet në trendët përmirësuese në investimet e jashtme direkte, është reflektuar në uljen e normave të interesit, dhe në një sektor shumë stabil financiar, në marrëdhënie cilësore me institucionet financiare ndërkombëtare, veçmas me BERZH, Bankën Evropiane për Investime, pastaj me FMN dhe Bankën Botërore. Pakoja e re fiskale e cila ka filluar të implementohet nga fillimi i shtatorit të këtij viti, ka dhënë rezultate konkrete, por rezultatet i presim edhe në vitet e ardhshme. Është një hap shumë i rëndësishëm përmbyllja e

3

Page 4: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, një investim prej mbi 1 miliard euro, që do të ketë efekte shumë anësore në zhvillimin ekonomik, qoftë në sigurimin e energjisë elektrike për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe për mobilizimin e kapaciteteve tjera ndërtimore dhe kapaciteteve shërbyese gjatë procesit të ndërtimit dhe të punësimit. Sepse është fjala për një investim privat, i cili do të ndikoj dhe do të reflektohet drejtpërdrejt edhe në rritjen e bruto produktit vendor të vendit. Jemi angazhuar në krijimin e kushteve për investime substanciale në infrastrukturë, në atë rrugore, hekurudhore dhe në infrastrukturën bujqësore. Ndërkaq nënshkrimi i MSA-së do të mundësoj që bizneset tona të kenë qasje në një treg shumë më të madh, përkatësisht, krejtësisht tjetër prej asaj që kemi pas deri më tani, prej mbi 500 milionë konsumatorëve , dhe do të kemi asistencën financiare të IPA-së gjatë këtyre viteve,  deri në vitin 2020, në shumë prej 645 milionë eurove. Me këto mjete do të financohen me prioritet zhvillimi demokratik dhe qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, energjia, forcimi i konkurrencës dhe e inovacioneve, arsimi, punësimi dhe politikat sociale, bujqësia dhe zhvillimi rural. Jemi po ashtu të kënaqur sepse kemi pas një trend të mirë të investimeve të huaja direkte këtë vit në krahasim me vitet  mëparshme. Në qoftë se krahasohemi me vitin 2014, investimet e huaja janë dy herë më të larta. Krahasuar me vitin 2013 janë më të larta 20 %, 46 % janë krahasuar me vitin 2012, dhe kështu me radhë. Dhe po ashtu kemi arritur historikisht nivelin më të ulët të normave të interesit, i cili është një tregues shumë i rëndësishëm i ambientit të biznesit që është krijuar tek ne, dhe i besimit të bankave dhe bizneseve në rrethinën ekonomike. Është po ashtu për t’u vlerësuar edhe stabiliteti i çmimeve dhe norma e inflacionit e cila është tepër e ulët, dhe sillet rreth 0, që ofron kushte shumë të mira dhe të sigurta të biznesit, si dhe disa prej trendëve pozitive që i kemi ne në ritmin relativisht në rritje të eksporteve, në raport me importet, edhe përkundër asaj që nuk jemi të kënaqur me bilancin tregtar me jashtë, sepse akoma kemi një ndryshim shumë të madh ndërmjet importit dhe eksportit. Mund të them se edhe gjatë këtyre dy muajve prej kur nuk jemi parë ne në këtë Këshill, kemi vazhduar që të mbajmë si objektiv kryesor zhvillimin ekonomik, duke nënshkruar Marrëveshje të ndryshme për projekte të rëndësishme ekonomike. Disa prej tyre duke i ratifikuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në fushat strategjike: në përmirësimin e politikave ekonomike, ndryshimin e politikave fiskale, të cilat kryesisht kanë për qëllim të përmirësojnë gjendjen ekonomike të Kosovës. Nënshkrimi i MSA-së në mes të Republikës së Kosovës dhe BE-së, i ka vënë themelet për perspektivën evropiane të Kosovës, pastaj përafrimin me BE-në, duke e integruar Kosovën në rrjedhat politike dhe ekonomike evropiane. Rrjedhimisht, tani jemi edhe në prag të miratimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), ku Qeveria me të gjithë akterët relevantë, kanë qartësuar rrugën afatgjate, drejt adresimit të sfidave më kritike të zhvillimit të Kosovës. Është ky një dokument që do të përmbaj një pako të prioriteteve të larta, mos të them të prioriteteve mbi prioritete, zbatimi i të cilave gjatë pesë viteve të ardhshme do ta shpije Kosovën drejt një objektivi të rritjes së përshpejtuar ekonomike, dhe të përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve. Në aspektin strukturor, SKZH, do të fokusohet në disa fusha themelore: Në atë të kapitalit njerëzor, sepse konsiderojmë se është një prej resurseve më të rëndësishme të vendit tonë; të sundimit të ligjit; të rritjes së konkurrencës; dhe, në fushën e infrastrukturës. Tek kapitali njerëzor, masat e propozuara do të adresojnë çështjet lidhur me arsimin para-universitar, ndërlidhjen ndërmjet arsimit të lartë dhe tregut të punës, përfshirjen e grupeve të margjinalizuara dhe potenciale të kapitalit njerëzor jashtë vendit. Ato që kanë të

4

Page 5: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

bëjnë me sundimin e ligjit do të adresojnë, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike në funksion të zhvillimit, dhe të përmirësimit të efikasitetit të gjyqësorit, në mënyrë që përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të jenë më efektive. Në kuadër të afarizmit dhe konkurrencës, masat do të adresohen me prioritet për avancimin e industrive tona, në aktivitete më të larta të vlerës së shtuar, për stimulimin e sektorit privat dhe për zhbllokimin e aseteve strategjike të vendit tonë. Sa i përket infrastrukturës, do të adresojmë masat në fushën e transportit, në fushën e telekomunikacionit, të energjisë, dhe të shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve me të cilat disponon vendi ynë. Gjithashtu duhet të theksoj se jemi në përfundim të Programit për Reforma Ekonomike. Ky program është pjesë e dialogut mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, në kuadër të qeverisjes ekonomike, dhe mbulon periudhën tre vjeçare. Programi përmban një numër të kufizuar të masave prioritare të bazuara në udhëzimet e Komisionit Evropian, si dhe rekomandimet nga Konkluzionet e Përbashkëta të Dialogut Ekonomik dhe Financiar, në mes të Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Ne tanimë kemi filluar të adresojmë disa probleme strategjike dhe masa strategjike, për shembull, miratimi i disa ligjeve nga ana e Qeverisë, si dhe projektligji për investime strategjike të cilin ne e kemi proceduar për shqyrtim dhe aprovim në Kuvendin e Kosovës, vlerësojmë se do të mundësojnë përzgjedhjen e fushave strategjike të zhvillimit në të ardhmen, dhe do të përcaktoj edhe prioritete strategjike në pikëpamje të numrit të të punësuarve, pastaj në pikëpamje të  vlerës së investuar në këto projekte, por edhe në pikëpamje të shtimit të vlerës së bizneseve dhe efekteve të drejtpërdrejta dhe indirekte në biznese. Dhe ky do të jetë objektivi ynë themelor që të kemi ligje të cilat do të mundësojnë një zhvillim ekonomik që do të shtoj vlerën e bizneseve tona, vlerën e firmave tona dhe konkurrencën e tyre në tregun e brendshëm dhe në tregun e jashtëm.  Miratimi i Ligjit për Fondin për Garantimin e Kredive nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, po ashtu mundëson përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, me prioritet për bizneset që drejtohen nga të rinjtë dhe nga gratë, në fazën e parë të këtij zhvillimi. Gjithashtu zhvillimi i mëtejmë i kapaciteteve të energjisë, që ndërlidhet me projektin “Kosova e Re” për të cilin fola pak më parë, është një prej prioriteteve të rëndësishme për sigurimin e energjisë për ekonomi dhe për qytetarë. Ne tani kemi filluar të sigurojmë financimin për fillimin e rehabilitimit dhe të modernizimit të linjës 10 të hekurudhës, që do të ketë efekte të lidhjes ekonomike me Maqedoninë, me Serbinë dhe pastaj me Evropën në tërësi, i cili projekt po ashtu do të aktivizoj edhe ekonominë tjetër, që ndërlidhet me shumë punë dhe aktivitete që do të kryhen gjatë këtij investimi prej mbi 200 milionë eurove. Në fund dëshiroj të them se Qeveria e Republikës së Kosovës po bënë përpjekje maksimale që të krijoj politika të baraspeshuara  zhvillimore në pikëpamje të rritjes ekonomike, dhe të dimensionit social. Qeveria është e përkushtuar që të përcjell me vëmendje të shtuar efektet e ligjeve dhe të politikave, të zhvillimit, të prioriteteve të cilat ne i kemi përcaktuar bashkërisht, të hapjes së dialogut me ju bashkë, në mënyrë që t’i rishqyrtojmë këto prioritete varësisht nga ajo se çfarë ju e  konsideroni se duhet të bëhet dhe çfarë është më e dobishme për ekonominë dhe për vendin tonë, sepse rezultatet do të jenë rezultate tona të përbashkëta. Unë pres që edhe ministrat të cilët janë së bashku me mua këtu sot, të paraqesin pikëpamjet e tyre për fusha të caktuara, të paraqitni edhe ju si përfaqësues të bizneseve, dhe që i gjithë debati që sot e zhvillojmë këtu, të jetë një kontribut që ne bashkërisht do ta ndërtojmë në politikat tona zhvillimore ekonomike.

5

Page 6: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

3. Miratimi i Rendit të ditës dhe Procesverbalit të Mbledhjes së Tretë të KKZHE-së

3.1. Kuorumi

Ministrja Bajrami: Para se të fillojmë formalisht me takimin, dëshiroj të konstatoj kuorumin. Ju përkujtoj që sipas Rregullores, Këshilli ka kuorum kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve. Unë mora konfirmimin nga Sekretariati se prezent janë të gjithë anëtarët e KKZHE-së, andaj, konsideroj se ekziston kuorumi dhe mund të vazhdojmë me agjendën.

3.2. Rendi i ditës

Ministrja Bajrami: Dëshiroj gjithashtu që të kërkoj aprovimin formal për agjendën e ditës se sotme. Siç e keni parë, ne sot kemi një agjendë mjaft të rëndësishme. Sot, Këshilli do të punojë më gjatë se sa në takimet e tjera. Ne i kemi përfshirë në rendin e ditës të gjitha propozimet që i kemi marrë brenda afatit të përcaktuar. Ndërkohë Sekretariati ka pranuar edhe propozime të reja për rend të ditës mirëpo këto i kemi lënë t’i shqyrtojmë në takimet e radhës. Por gjithsesi, ju ftoj që propozimet tuaj t’i paraqitni tek Sekretariati pas këtij takimi dhe t’i bashkëngjitni edhe materialin shoqërues që do t’ju shpërndahet anëtarëve të Këshillit sa herë që ju propozoni pika të reja. A jeni të pajtimit që të procedojmë me rendin e ditës që e keni para vetës?

Muhamet Mustafa (deputet i KK): Unë po e shoh se sot rendi i ditës është mjaft i ngarkuar, por në mbledhjen e kaluar unë pata propozuar që të trajtojmë problemin e kontesteve biznesore, dhe ne e kemi dërguar materialin përkatës nga Kuvendi. Po e shoh që nuk ka hy në rend të ditës por le të jetë e sigurte që do të hyjë në mbledhjen e ardhshme.

Ministrja Bajrami: Sekretariati i Këshillit e ka kontaktuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe kemi kërkuar që ata të vijnë dhe të paraqesin një raport të tillë por ata nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar, dhe ju kemi bërë ftesë që në mbledhjen e ardhshme të vijnë dhe të raportojnë pikërisht për pikën që ju keni kërkuar. Kjo është arsyeja që kjo nuk është në rend të ditës.

Muhamet Mustafa (deputet i KK): Këshilli Gjyqësor, është fakt që nuk ka bashkëpunuar as me neve. D.m.th. ka hezituar të kyçet në këtë çështje që është me rëndësi vitale për Kosovën, por shpresoj që edhe ata në mbledhjen tjetër do të bashkëngjiten. Përndryshe, është e domosdoshme prezenca e tyre, por ne kemi dërguar të gjitha të dhënat që i kemi përgatitur bashkë me USAID-in për këtë çështje. Prandaj materiali është i përgatitur dhe edhe pa material të tyre kjo çështje mund të trajtohet.

KKZHE aprovoi rendin e ditës.

3.3. Miratimi i Procesverbalit

6

Page 7: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

Ministrja Bajrami: Pika e radhës është aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e tretë. Kërkoj nga ju që të bëjmë aprovimin formal të procesverbalit të mbledhjes së tretë të KKZHE-së. Sekretariati ua ka dërguar me kohë dokumentin për rishikim dhe ka pranuar komente nga disa prej anëtarëve. Procesverbali është korrigjuar dhe u është dërguar me ndryshime anëtarëve të Këshillit. Nëse ka komente të tjera, urdhëroni, nëse nuk ka komente, ju lus që ta aprovojmë procesverbalin e mbledhjes së kaluar.

Lumnije Ajdini (AKB): Ne si AKB, në mbledhjen e tretë të Këshillit kemi bërë prezantimin e një hulumtimi rreth akcizës për pijet jo-alkoolike dhe kishim kërkuar nga Sekretariati që të na dërgohet transkripti sepse nuk janë përfshi të gjitha vërejtjet dhe komentet tona gjatë prezantimit që është bërë atë ditë. Për hir të procesit, nuk kisha dashur shumë ta elaboroj, mirëpo, vetëm t’ju them se hulumtimi që e kemi prezantuar ka qenë hulumtim autokton i AKB-së prej vitit 2010 deri në vitin 2015 dhe nuk ka qenë kopje e askujt. Ministrja Bajrami: Ne jemi munduar që t’i marrim parasysh komentet e juaja dhe ju ftojmë në zyrën e Sekretariatit që bashkë me stafin ta shikoni transkriptin dhe të bëhen korrigjimet e duhura.

KKZHE aprovoi procesverbalin e mbledhjes së tretë.

4. Përmbushja e detyrave nga mbledhja e tretë e KKZHE-së dhe Raportimi për punën e Grupeve Punuese të KKZHE-së

Ministrja Bajrami: Sekretariati i Këshillit e ka shpërndarë një listë të detyrave nga mbledhja e kaluar e Këshillit, dhe unë kërkoj nga z. Ilir Salihu, këshilltar i lartë politik në kabinetin e MTI-së, që të prezantojë statusin e përmbushjes së këtyre obligimeve nga institucionet e ndryshme.

Ilir Salihu (MTI): Sot është shpërndarë një listë e vendimeve/veprimeve nga mbledhja e fundit e Këshillit, që paraqet progresin në përmbushjen e detyrave. Si çështje e parë ka qenë obligimi për grupet punuese për përmirësimin e klimës së biznesit dhe atij për legjislacion që të punojë në përgatitjen e një rekomandimi për çështjen e reformës në sistemin e mbikëqyrjes së tregut. Grupet janë takuar me ekspertë të Bankës Botërore dhe me ekspertë të tjerë që janë të angazhuar në projekte në ministritë e caktuara, dhe për sot është përgatitur një rekomandim i cili do të paraqitet pas kësaj pike. Sa i përket çështjes së dytë, Grupi për çështje tregtare dhe barriera tregtare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, kanë pasur për obligim që të bëjnë një rekomandim për zgjedhjen ligjore të çështjes së avullimit apo humbjes së peshës së produkteve të caktuara. Grupi është takuar, ka bashkëpunuar me Ministrinë e Financave dhe Doganat, mirëpo ende nuk është marrë një vendim për një rekomandim konkret për zgjidhjen e kësaj çështjeje. MF ka rekomanduar që kjo çështje të zgjidhet përmes një Udhëzimi Administrativ ku do të trajtoheshin, jo vetëm çështja e humbjes së pranueshme për produktet e naftës dhe karburanteve të saj, por edhe për çështje të tjera dhe produkte të tjera që e kanë në natyrën e tyre humbjen si problem për biznesin. Ne do të vazhdojmë komunikimin me Ministrinë e Financave dhe do të shohim se çfarë rekomandimi konkret kjo ministri mund t’i paraqes Këshillit në mbledhjen e ardhshme. Pika e tretë ka qenë një kërkesë nga Grupi punues për tërheqjen dhe lehtësimin e

7

Page 8: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

investimeve nga diaspora për plotësimin e këtij grupi me anëtarë të rinj. Institucionet i kanë caktuar anëtarët dhe grupi është plotësuar me kohë dhe ka mbajtur mbledhje në përbërjen e re. Siç u përmend edhe nga profesori Mustafa, kërkesa që të ftohet në takim Këshilli Gjyqësor i Kosovës për të raportuar për gjendjen lidhur me kontestet gjyqësore të iniciuara nga investitorët e huaj, ne kemi komunikuar me Këshillin Gjyqësor, mirëpo ata nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim. Ne do të vazhdojmë komunikimin me ta sepse mendojmë se kjo është një çështje e rëndësishme për IHD në Kosovë. Më tutje, një obligim ka qenë për Ministrinë e Financave që në bashkëpunim me ATK dhe Doganat e Kosovës të përgatisin një përgjigje zyrtare lidhur me kërkesën e parashtruar nga AKB-ja për heqjen e taksës së brendshme për pijet e gazuara dhe jo të gazuara. Në këtë pikë ende nuk kemi një përgjigje përfundimtare nga MF, presim që në ndërkohë MF të dërgojë tek Sekretariati i KKZHE-së një përgjigje të cilën ne pastaj do ta dërgojmë te anëtarët e Këshillit. Obligimi tjetër ka qenë për Departamentin e Tregtisë (DT) që të kontaktojë formalisht me bizneset, dhe në rastet kur dyshohet se ka produkte të dampuara të kërkojnë korrigjimin e çmimeve. DT ka ndërmarrë veprimet e kërkuara nga Këshilli, i ka kontaktuar kompanitë dhe ka kërkuar prej tyre korrigjimin e çmimeve aty ku ka pasur nevojë. Sipas DT, bizneset kanë qenë kooperuese dhe në shumicën e rasteve kemi pasur korrigjim të çmimeve sipas kërkesës nga DT. Kjo gjendje do të monitorohet nga DT dhe do të raportohet për ndryshimet eventuale në këtë fushë. E fundit, ishte një diskutim i cili ishte në mbledhjen e kaluar të KKZHE-së në lidhje me nxjerrjen e një rregulloreje që përcakton standardet dhe specifikat teknike të qumështit dhe të produkteve të tij, të cilat mund të importohen apo të prodhohen në Kosovë, në rast se rregullorja ekzistuese nuk e sugjeron një gjë të tillë. Edhe për këtë pikë nuk kemi një përgjigje përfundimtare nga Ministria e Bujqësisë nëse është e nevojshme nxjerrja e kësaj rregullore apo jo. Sigurisht, ministri Krasniqi është këtu dhe mund të komentojë për këtë çështje.

Ministrja Bajrami: Më lejoni që në emër të Grupit për përmirësim të klimës së të bërit biznes dhe grupit për çështje legjislative, që ka marrë për obligim nga mbledhja e tretë e KKZHE-së që të shikojë çështjen e reformës së inspektimeve të raportojë se grupet janë takuar me ekspertë të Bankës Botërore dhe kanë zhvilluar konsultime me ta dhe me ekspertë tjerë në kuadër të projekteve ekzistuese dhe unë sot para jush do të paraqes një rekomandim sa i përket çështjes së reformës së sistemit të inspektimeve dhe në veçanti projektligjit për inspektime. Ne kemi marrë paraprakisht edhe mbështetjen politike nga kryeministri i Kosovës që duhet t’i hyjmë një reforme të tillë gjithëpërfshirëse dhe tepër të nevojshme për përmirësimin e ambientit të biznesit. Reformimi i sistemit të inspektimeve në Kosovë është një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të barrierave rregullative me të cilat ballafaqohen sot bizneset private dhe përmirësimit të mjedisit afarist në përgjithësi. Duke u bazuar në faktin se politika e Qeverisë është e bazuar në parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë reformat e tilla duhet të fokusohen në reduktimin e inspektimeve që aplikohen në gjithë territorin e Kosovës ashtu që të mbeten vetëm ato inspektime bazike të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin. Mbrojtja e shëndetit publik, sigurisë publike dhe mjedisit është kriteri më i rëndësishëm për vlerësimin e nevojës për kryerjen e një inspektimi të caktuar, pasi që vetëm përmes mbrojtjes së këtyre interesave themelore publike mund të arsyetohet ekzistenca e shumicës së masave rregullatore (dhe inspektimeve në veçanti). Qeveria duhet të fokusohet në eliminimin e kërkesave për inspektim të cilat bien jashtë fushëveprimit të mbrojtjes

8

Page 9: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

së shëndetit, sigurisë publike dhe mjedisit. Sugjerimi i ekspertëve të Bankës Botërore është se çfarëdo ligji që miratohet për inspektime duhet të trajtoj si aspektet procedurale të inspektimeve ashtu edhe aspektet organizative dhe qeverisëse në mënyrë që ai ligj të zbatohet me sukses. Megjithatë, është e rëndësishme të merret parasysh fakti se koha e miratimit të një ligji të tillë është thelbësore. Në veçanti është e rëndësishme të merret parasysh nëse një ligj i tillë duhet të miratohet ne fillim apo në fund të programit të reformave të inspektimit. Aktualisht ekziston një Projektligj për Inspektimet i cili ndodhet në Qeveri. Ky projektligj fokusohet vetëm në krijimin e procedurave efikase të inspektimit, pa trajtuar ndonjë çështje qeverisëse apo organizative. Së këndejmi, MTI në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë propozojnë që të ndryshohet projektligji kornizë ekzistues për inspektime i cili aktualisht është në Qeveri për të reflektuar procesin e reformave, që pritet të iniciohet vitin e ardhshëm. Ne rekomandojmë që të obligohet Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit që në bashkëpunim me GP për Çështje Legjislative të KKZHE-se të bëj amendamentimin e nevojshëm të Projektligjit për Inspektimet dhe të hartojë një dokument i cili do të paracaktoj organet përgjegjëse, procedurat dhe afatin kohor të reformimit të sistemit të inspektimeve. Unë hap debatin rreth këtij rekomandimi dhe nëse nuk ka komente mund ta vëmë në votim. A pajtoheni me këtë rekomandim? Faleminderit, aprovohet propozimi.

Sahit Krasniqi (MeD): Në emër të grupit punues që e udhëheq ministri Valon Murati më lejoni që të paraqes një raport të shkurtër për periudhën në mes të dy mbledhjeve të KKZHE-së. Ministri i Diasporës së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar disa biznese të diasporës që kanë investuar në Kosovë. Qëllimi i vizitave ishte informimi nga afër për ecurinë e punës së tyre dhe problemet eventuale me të cilat ballafaqohen ato. Janë identifikuar një varg çështjesh problematike të cilat janë përmbledhur edhe në raportin që i është dorëzuar KKZHE-së përmes Sekretariatit. Këto probleme kanë pasur të bëjnë me energjinë elektrike, me punën e Doganës së Kosovës, ATK-së, mungesën e punëtorëve të kualifikuar dhe mungesën e tokës për shfrytëzim. Në takimin e mbajtur me 06.11.2015 të Grupit Punues për Tërheqjen dhe Lehtësimin e Investimeve nga Diaspora janë diskutuar të gjitha këto çështje dhe janë nxjerrë një varg konkluzionesh të cilat ia kemi drejtuar KKZHE-së. Në bazë të këtyre konkluzioneve kanë dalë edhe detyra konkrete me të cilat kemi filluar të merremi si Ministri. Si detyrë ka dalë edhe ngritja në këtë forum e dy çështjeve që kanë të bëjnë me tërheqjen e investitorëve potencial dhe lehtësimin e punës së investitorëve aktualë nga diaspora që njëra prej tyre ndikon drejtpërdrejt në të gjithë operatorët ekonomik në Kosovë. Nën një, si çështje kryesore është tarifa dimërorë e energjisë elektrike dhe maksigrafit. Tarifa dimërore e energjisë elektrike cilësohet si e padrejtë dhe paradoksale, pasi që kostoja e prodhimit të saj nuk varet nga ndryshimi i stinëve dhe paradoksale sepse çmimi i energjisë elektrike rritet pikërisht atëherë kur rritet konsumi. Pra, ndodhë e kundërta e asaj që e thotë logjika e tregut – rritja e sasisë zvogëlon çmimin për njësi. Mekanizëm po aq i padrejtë cilësohet edhe maksigrafi. Që të dy këto mekanizma në fushën e energjisë elektrike i dëmtojnë shumë bizneset dhe e dobësojnë aftësinë e tyre konkurruese si në tregun e brendshëm po ashtu edhe në tregun e jashtëm. Me këtë rast, KKZHE-së, ne si grup punues, i rekomandojmë që ta shqyrtojë këtë çështje dhe të ndërmarrë hapat që janë në kuadër të kompetencave të tij për procedimin e mëtejmë të kësaj çështjeje. Bëhet fjalë për tarifën e cila në sezonë ngritet deri në 124 %, avansi i cili është i pakthyeshëm, investimet të cilat i bëjnë bizneset dhe gjatë pranimit teknik

9

Page 10: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

kalojnë në pronësi të KEDS-it, dhe maksigrafi i cili konsiderohet si pagesë e dyfishtë, dhe për bizneset të cilat punojnë tërë muajin shkon deri në masën 24 % të faturës, ndërsa për bizneset të cilat nuk mund të punojnë tërë muajin shkon deri në masën 50% të faturës. Këtu bëhet fjalë për bizneset të cilat janë të kyçura në sistemin A1. Si pikë e dytë ka dalë edhe kompletimi i ‘one stop shop’-eve. Në funksion të lehtësimit të marrjes së informacioneve sa më gjithëpërfshirëse nga investitorët aktualë dhe ata potencial, ne si grup punues i rekomandojmë KKZHE-së që ‘one stop shop-et’ që ekzistojnë e të cilat aktualisht ofrojnë shërbime vetëm për regjistrimin e bizneseve të kompletohen edhe me shërbime të tjera të nevojshme si p.sh. me informata mbi çështjet doganore dhe tatimore. Duke qenë se këto dy çështje janë të rëndësishme në realizimin e objektivave programore dhe prioritare qeveritare, si tërheqja e investimeve nga jashtë dhe zhvillimi ekonomik i vendit, e konsiderojmë të nevojshme që të bëhet trajtimi i tyre dhe të ndërmerren hapat e duhur. Sazan Ibrahimi (AKS): AKS e ka mirëpritur dhe përkrahur fuqishëm hartimin e projektligjit për Investime Strategjike me të cilin ligj synohet përcaktimi i procedurave dhe rregullave administrative lehtësuese për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve publike dhe private, vendore dhe të huaja në sektorë të identifikuar si strategjikë nëpërmjet lehtësimit të barrierave penguese të deritanishme si burokracia e tepërt, mungesa e transparencës apo kompleksiteti i legjislacionit të cilat kanë frenuar dhe vonuar investimet në vend. Besojmë se ky ligj do të rris investimet dhe punësimin në zona të ndryshme të vendit. Ne falënderojmë Ministrinë e Financave për fillimin e procedurave për plotësim ndryshimin e ligjit për partneritet publik-privat dhe bashkëpunimin e sinqertë me komunat përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës në plotësim ndryshimin e këtij ligji duke i inkorporuar të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e komunave. Besojmë se me miratimin e këtyre dy ligjeve do të kemi një situatë shumë më të favorshme për investime të huaja dhe vendore. Mirëpo, përkundër angazhimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe komunave, asgjë e re nuk është duke ndodhur për fillimin e procesit për plotësim ndryshimin e ligjit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim. E kemi theksuar që plotësim ndryshimi i këtij ligji do të eliminojë të gjitha barrierat dhe burokracinë e panevojshme rreth dhënies së pronës komunale në shfrytëzim për investitorët potencialë të huaj, vendorë, e në veçanti për diasporën tonë. Këto brenga të argumentuara përmes koncept-dokumentit i kemi adresuar dhe paraqitur edhe në këtë Këshill. Po e theksojmë përsëri se komunat vlerësojnë që ky ligj ka ndikuar në masë të madhe në mos-joshjen e investitorëve potencial vendorë dhe ndërkombëtarë rreth investimeve të mundshme në komunat e Kosovës. Në bazë të informatave që i posedojmë dhe të cilat informata janë të kësaj jave, dhe të pranuara nga Zyra Ligjore e Kryeministrit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkundër premtimeve të dhëna, nuk e ka paraparë plotësim ndryshimin e këtij ligji as në vitin 2016. MAPL nuk e ka paraparë në strategjinë legjislative për vitin 2016 plotësim ndryshimin e këtij ligji. Qe sa kohë komunat kërkojnë që ky ligj të ndryshohet. Mendojmë që është koha e fundit që MAPL të reflektojë pozitivisht dhe t’i marrë në konsideratë brengat dhe nevojat e komunave sa i përket zhvillimit ekonomik lokal dhe ndryshimin e këtij ligji, prandaj kërkojmë edhe një herë nga ky Këshill që të diskutohet me zyrtarët e MAPL-së në mënyrë që ky ligj të përfshihet në strategjinë legjislative për vitin 2016 për plotësim-ndryshim.

10

Page 11: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

Ministrja Bajrami: Po është e vërtetë që e keni ngritur këtë çështje z. Ibrahimi, dhe ne si KKZHE e kemi parë të arsyeshme plotësim ndryshimin e këtij ligji. Ne propozojmë që t’i rekomandojmë Qeverisë që të përfshihet në programin legjislativ edhe plotësim ndryshimi i ligjit për dhënien e tokës në shfrytëzim nga komunat. A jeni të pajtimit me këtë rekomandim? Faleminderit, aprovohet propozimi.

Muhamet Mustafa (deputet i KK): Sa i përket propozimit të Grupit për tërheqjen e investimeve nga diaspora, unë kam pasur rastin të merrem me këtë çështje edhe në komisionin hetimor parlamentar për faturat e energjisë, por edhe në bisedë me prodhuesit. Është një absurditet i llojit të vet që çmimet e energjisë që shfrytëzohet në ndërmarrjet ekonomike prodhuese të rriten në sezonin dimëror. Ata i shfrytëzojnë kapacitetet njësoj, si në verë si në dimër, dhe nuk ka asnjë arsye që aftësia e tyre konkurruese të goditet gjatë dimrit. Gjithçka varet prej Rregullatorit për Energji, por duhet të bëhen kritere të qëndrueshme ekonomike sepse kështu kjo krijon tensione dhe probleme në aftësitë konkurruese të prodhuesve kosovarë. Edhe për këto çështje tjera, mendoj se duhet të gjendet mënyra që të organizohet një debat me Rregullatorin dhe kjo çështje të zgjidhet, mos të zvarritet më.

Ministrja Bajrami: Kjo është një çështje të cilën e kemi ngritë edhe ne në takimet që i kemi pasur me bizneset. Rekomandojmë që në mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së të ftojmë Zyrën e Rregullatorit të Energjisë që të vij dhe të na jap arsyet se pse kjo ndodhë dhe po ashtu të na sjell propozime të qarta se si kjo mund të rregullohet.

Propozimi u përkrah nga KKZHE.

Memli Krasniqi (MBPZHR): Mora shkas nga prezantimi i mëhershëm, pika 7, ku u tha se nuk ka një përgjigje nga MBPZHR lidhur me nxjerrjen apo jo të një rregulloreje të re, por thënë të drejtën, në mbledhjen e kaluar unë e kam dhënë një përgjigje dhe ma merr mendja se kur flet ministri në emër të Ministrisë, goxha zyrtare është edhe ajo përgjigje. Nëse duhet me e vënë në letër, edhe atë mund ta bëjmë, por është në procesverbal, në faqen 9 e keni përgjigjen goxha të saktë sa i përket çështjes që është ngritur në rekomandimet e Grupit punues, pra pika 4 që kërkon nxjerrjen sa më të shpejt të rregulloreve në lidhje me standardet dhe specifikat teknike, dhe siç ju kam njoftuar edhe në atë mbledhje, kjo rregullore ekziston prej vitit 2006, me numër 20/2006 dhe i përcakton standardet e cilësisë dhe kategorizimin e qumështit. Në bazë të kësaj rregulloreje funksionon gjithçka që ndërlidhet me prodhimin e qumështit. Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës e ka këtë kompetencë, normalisht, në atë kohë është miratuar nga Ministria e Bujqësisë sepse ka qenë para kalimit të AUV-së nga Ministria e Bujqësisë në ZKM. Ndërsa, nëse kërkohet që të bëhet ndonjë rregullore e re në lidhje me produkte specifike të qumështit të cilat mund të mos i kemi tash, atëherë, ne mund ta japim kontributin tonë, por gjithmonë, më duhet ta ritheksoj çështjen e këtij komplikimi institucional që e kemi për shkak se Agjencioni i Ushqimit nuk është nën Ministrinë e Bujqësisë por është nën ZKM, dhe për fat të keq, përfundoi viti 2015 dhe ne s’arritëm me e kthye, por shpresojmë që në pjesën e parë të 2016-tës, ashtu siç e kemi në programin e qeverisë, do ta kthejmë pas miratimit të Ligjit për Ushqimin, sepse po shihen vështirësitë që po na dalin nga ky rregullim aktual institucional. Sidoqoftë, nëse duhet për me dalë këtu te raporti i juaj si punë e kryer, të njëjtën përgjigje mund t’ua kthej edhe me letër, por kam konsideruar që edhe në mbledhjen e kaluar

11

Page 12: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

përgjigjja ime është konsideruar si përgjigje zyrtare në emër të MBPZhR dhe si e tillë mbetet edhe sot. Nëse duhet ta specifikoni nga ana e grupit përkatës se a po bëhet fjalë për qumështin apo për kosin, për ajranin, apo për djathërat e ndryshëm apo për diçka tjetër, atëherë do të ishte mirë me na specifiku në mënyrë që ne me kërkuar nga Agjencioni i Ushqimit me e marrë iniciativën për këtë çështje në mbështetje nga departamentet përkatëse të Ministrisë së Bujqësisë për të përgatitur aktet përkatëse nënligjore në mënyrë që pastaj të miratohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Shpresoj se kam arritur ta sqaroj këtë çështje, dhe mbetem në dispozicionin tuaj për ta shtyer më tutje çka do që ka të bëj me rregullimin legjislativ sa i përket standardeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore me fokus tek qumështi dhe produktet e tij. Dhe e fundit, ndoshta pika e dytë e vendimeve që, nuk e di, nuk ishte e përfshirë tek këto çka ka ndodhë, është tepër e rëndësishme ndarja e produkteve të cilat kanë origjinë bimore dhe ato që kanë origjinë shtazore. Ndarja të bëhet gjithsesi tek pjesa e supermarketeve, tek ekspoziturat e marketeve, sepse aty e kemi ndoshta lajthitjen që iu bëhet konsumatorëve në radhë të parë. Besoj që për këtë ka pasur një progres që nga mbledhja e fundit por duhet të ketë një qasje të vazhdueshme me kujdes të shtuar nga ana e Inspektoratit të Tregut që tregtarët në markete mos ta bëjnë përzierjen e këtyre dy produkteve, sepse esencialisht janë të ndryshme. Por në anën tjetër, nëse është e nevojshme, të bëhet edhe rregullimi legjislativ përmes akteve përkatëse nënligjore nëse është e nevojshme edhe për trajtimin e kësaj çështjeje për sa i përket importit. Por edhe për çështjen e importit ne nuk kemi kompetencë, sepse është thënë tek pjesa e rekomandimeve, që këto rregulloret potenciale që duhet të bëhen ndërlidhen edhe me çështjen e importit, por unë jam i bindur që kompetencat që i ndërlidh qoftë MTI-në, qoftë MF, qoftë Agjencinë e Ushqimit do të jemi të gatshëm që bashkërisht t’i trajtojmë javët e ardhshme.

Ministrja Bajrami: Në fakt, rregullorja ose Udhëzimi Administrativ është kërkuar të trajtojë çështje të cilat nuk janë të përfshira në rregullativat aktuale, mirëpo për këtë kërkoj nga Sekretariati që t’ju drejtohet me shkrim dhe mandej të qartësohemi rreth kësaj. Ndërsa sa i përket funksionimit të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, pikërisht, kjo është arsyeja që ne dëshirojmë që të ndërmarrim një reformë gjithëpërfshirëse të Inspektimeve në mënyrë që të gjitha këto institucione të kenë një ombrellë dhe të koordinohen në mënyrën më të mirë të mundshme që të mos jenë barrë për bizneset.

Zef Deda (MTI): Grupi punues për çështje tregtare dhe adresimin e barrierave tregtare deri më tani ka mbajtur tri takime. Shumë çështje janë trajtuar dhe shumë prej tyre janë zgjidhur, por ka hapësirë ende për zgjidhje të çështjeve të tjera. Disa nga çështjet më të rëndësishme të cilat janë ngritur dhe janë zgjidhur e trajtuar seriozisht, si: rasti i qumështit, barrierat tregtare jo-tarifore të paraqitura ndaj kompanive kosovare nga vendet e CEFT-ës si dhe humbja dhe avullimi i produkteve të cilën z. Salihu e shpjegoi më herët. Sa i përket rastit të qumështit, aq sa ka kompetencë MTI në kuadër të Ligjit për Masat Antidamping dhe Masat kundër-balancuese si dhe Ligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, në bazë të raportit që e ka bërë ka identifikuar disa produkte të cilat, sipas të gjeturave, ndahen te dumpingu përmes dy formave; dy lloje të dumpingut kanë qenë të identifikuara dhe të cilat janë trajtuar në këtë takim, dhe në bazë të konkluzioneve të dala nga grupi punues për çështje tregtare dhe adresimin e barrierave tregtare, Departamenti i Tregtisë (DT) ka zgjidhur këto raste. DT ka ftuar të gjitha ato kompani për të cilat

12

Page 13: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

dyshoheshin për damping, ua ka vërtetuar faktet se ato po bëjnë dumping, u është dhënë afat prej 10 ditësh që ato të reflektojnë. Kompanitë e kanë mirëpritur një komunikim të tillë i cili ka qenë i bazuar në ligjin për Masat Antidamping dhe Masat kundër-balancuese. Brenda këtij afati, kompanitë kanë reflektuar dhe ne i kemi përcjellur si Departament i Tregtisë, gjë që do ta bëjmë në vazhdimësi, dhe sipas analizave të bëra nga vizitat e fundit të marketeve të Kosovës çmimet kanë rezultuar ashtu siç e parasheh ligji. Sa i përket rastit të dytë, të barrierave tregtare, jemi dëshmitarë që kompanitë kosovare janë ballafaquar me një numër të madh të barrierave jo-tarifore të tilla si: çmimet referente, barriera të ndryshme teknike, çështja e transitit, çështje me masat sanitare, fito-sanitare etj. Me iniciativën e MTI-së dhe bashkë me akterët relevantë të institucioneve publike janë zgjidhur një numër i çështjeve mjaft të rëndësishme. Është zgjidhur edhe rasti i vezëve, në bashkëpunim edhe me MBPZHR, ku tani priten vetëm të shihen rezultatet e para të eksportit sepse deri më tani kemi pasur import të konsiderueshëm nga vendet e CEFTA-s, sidomos nga Shqipëria, ndërsa kemi pasur eksport zero. Tani mbeten të shihen eksportet e Kosovës. Me kërkesën e MTI-së është ndryshuar Ligji për Barëra i Shqipërisë që do t’ua mundësojë prodhuesve farmaceutikë kosovarë tash e tutje të kenë qasje në tregun e Shqipërisë. Është rregulluar çështja e tahografëve e cila ka qenë një barrierë madhore për transportuesit kosovarë. Jemi dakorduar dhe tashmë vetëm pritet nënshkrimi i marrëveshje në mes MTI-së dhe ministrisë përgjegjëse nga Shqipëria rreth kësaj çështjeje e cila do ta eliminojë një barrierë e cila i ka penguar shumë transportuesit kosovarë. Janë adresuar edhe barriera të shumta në raport me Serbinë, si çështja e transitit dhe çështja e analizave testuese të shumta që po bëhen për kompanitë eksportuese kosovare. Departamenti i Tregtisë si pikë kontaktuese në nivel të CEFTA-s po i adreson të gjitha rastet dhe ato po zgjidhen, por kur bëhet fjalë për Serbinë po përsëriten problemet e njëjta. Me Shqipërinë ende mbetet shqetësuese barriera e çështjes së skanerit, mirëpo Departamenti i Tregtisë nga MTI e ka adresuar. Kemi marrë premtime nga autoritetet shqiptare që do ta adresojnë këtë çështje, por ende është në proces.

5. Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) me BE-në – përfitimet dhe hapat e mëtejshëm (MTI & MIE)

Zef Deda (MTI): Foli për Përfitimet dhe obligimet nga MSA në fushën e tregtisë. Ai bëri një përshkrim të MSA-së, dhe tha se MSA paraqet marrëveshjen e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së ku në thelb të MSA-së qëndrojnë aspektet ekonomike të cilat e përbëjnë qëllimin kryesor të marrëveshjes. MSA do të promovojë marrëdhëniet ekonomike dhe të zhvillojë gradualisht një zonë të tregtisë së lirë ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Aspektet ekonomike të MSA-së përkufizohen në: çështjet tregtare - efektet e shpejta të saj; çështjet legjislative; dhe çështjet e strukturave institucionale. Detyrat për zbatimin e MSA-së në aspektin e tregtisë janë: kompletimi i legjislacionit të shërbimeve; kompletimi i kornizës ligjore të infrastrukturës së cilësisë dhe ngritja e kapaciteteve të infrastrukturës së cilësisë ku parashihen një varg veprimesh, si: kompletimi i laboratorëve të metrologjisë dhe themelimi i laboratorëve që mungojnë, vazhdimi i adoptimit të standardeve, rritja e numrit të trupave të konformitetit, ngritja e vetëdijes së bizneseve për shfrytëzimin e infrastrukturës së cilësisë, mbështetja e bizneseve në implementimin e standardeve, certifikimin e produkteve, anëtarësimi në organizatat

13

Page 14: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

relevante/evropiane të infrastrukturës së cilësisë. Pastaj parashihen po ashtu edhe: kompletimi i legjislacionit të prokurimit, përafrimi i mëtejmë me atë të BE-së; forcimi i autoritetit të konkurrencës dhe ndihmës shtetërore; avancimi i databazës së inspektoratit të tregut me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit; rregullimi i kadastrave për t’u dhënë qasje në pronë qytetareve të BE-së (pas 5 viteve); hulumtimi i produkteve potenciale që mund të mbrohen treguesit gjeografik pasi që një gjë e tillë na është lejuar me MSA, kompletimi i legjislacionit dhe avancimi i fushës së pronësisë intelektuale; rritja e konkurrueshmërisë nga komuniteti i bizneseve. Sa i përket fushës së Shërbimeve, Kosova duhet të krijojë modalitete për të zgjeruar dispozitat e kapitullit të shërbimeve për shtetasit e BE-së dhe qytetarët e Kosovës me qëllim të hyrjes së përkohshme dhe qëndrimit të përkohshëm të ofruesve të shërbimit të përcaktuar si të vetëpunësuar në territorin e një pale dhe që kanë lidhur një kontratë mirëbesimi për t’i ofruar shërbime konsumatorit final tek ajo palë, që kërkon praninë e tyre të përkohshme tek ajo palë më qëllim të përmbushjes së kontratës për ofrimin e shërbimeve. Sa i përket Tarifave doganore të MSA-së për produkte të caktuara parashihet: reduktimi gradual për 5 vite, reduktimi gradual i tarifës për 7 vite dhe reduktimi gradual i tarifës për 10 vite. Jeton Karaqica (MIE): Dy aspekte të rëndësishme të MSA-së janë përafrimi i legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit. Marrëveshja ofron një kornizë të përafrimit gradual të legjislacionit vendor me atë të BE-së. Theksi kryesor është në implementim të këtij legjislacioni të përafruar. Neni 74 i Marrëveshjes, orienton institucionet e Kosovës se fokusi në fazat e hershme në zbatim të kësaj marrëveshjeje duhet të jetë në çështjet tregtare dhe në çështjet e konkurrencës. Z. Dedaj i i elaboroi iniciativat e fundit në planin për zbatimin e MSA-së në fushën e tregtisë, fushën e shërbimeve dhe infrastrukturës së cilësisë që janë shumë të rëndësishme për t’i mundësuar Kosovës të përfitojë sa më shumë në aspektin ekonomik prej kësaj Marrëveshjeje. Një shtyllë tjetër e rëndësishme e Marrëveshjes është kapitulli 8 për politikat e bashkëpunimit. Marrëveshja prek çdo fushë të jetës në Republikën e Kosovës. Janë gjithsej 26 fusha të bashkëpunimit, nisur nga politikat e përgjithshme ekonomike, politikat monetare, e deri tek politikat sektoriale për bujqësi, arsim, kulturë, industri, turizëm, statistika, etj. Kjo pjesë ofron kornizën e bashkëpunimit, ofron mundësinë për asistencë nga ana e institucioneve të BE-së, dhe ofron mundësinë që Kosova t’i përafrojë politikat dhe reformat e saj në linjë me ato të BE-së. Sa i përket programit për zbatim të MSA-së, në gjashtë muajt e fundit të gjitha institucionet e Kosovës kanë punuar në hartimin e një programi zbatues të MSA-së. Programi ka rreth 35 kapituj, ku përfshihen masa legjislative dhe masa zbatuese. Janë elaboruar në secilin kapitull masat për vitin 2016 dhe objektivat orientuese për tri vitet e ardhme në mënyrë që menjëherë pas hyrjes në fuqi të MSA-së të fillojnë zbatimin e saj. Ministrja Bajrami: Unë do të kërkoja nga Departamenti i Tregtisë i MTI-së dhe Ministria e Integrimeve që procedurat dhe përfitimet që vijnë nga MSA t’u komunikohen bizneseve gjatë takimeve me to.

Arian Zeka (OEA): Ajo çka më nxiti nga prezantimi i Z. Dedaj ishte kur tha se do të mbrojmë ato produkte për të cilat kemi kapacitete të mjaftueshme që të eksportojmë, por në të njëjtën kohë, para saj, një çështje kontradiktore, tha do të mbrojmë edhe importin e automobilave për shtatë vite dhe do të mbrojmë pajisjet e

14

Page 15: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

teknologjisë informative. Nuk e di që sot kemi kapacitete të prodhimit. Informatat që i kemi pasur paraprakisht janë që do të mbrohen të gjithë ata sektorë për të cilët ka pasur kërkesa gjatë fazës së negociatave në dy vitet e kaluara nga ana e asociacioneve të bizneseve ose e bizneseve. Nuk e di kush e ka parashtruar një kërkesë që të mbrohen automobilat për shtatë vite dhe të mbrohet edhe importi i pajisjeve të teknologjisë informative. Unë, përkundrazi, besoj se lirimi nga detyrimet doganore i veturave të importuara nga shtetet e BE-së do të ndihmonte në dy aspekte. Do të ndihmonte në rritjen e sigurisë në trafik sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk ka pasur vit më të rënduar në aspektin e aksidenteve të trafikut dhe kjo nuk vije si shkak i veturave të reja, por nga veturat e importuara të përdorura. Dhe aspekti i dytë që do të përfitonte vendi do të ishte edhe zvogëlimi i ndotjes. Besoj se lirimi i veturave nga detyrimet doganore (ato që importohen nga BE) do të kishte shumë më tepër përfitime se sa ato që përfitohen sot nga buxheti i vendit. Sa i përket informatave për bizneset, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit konsultativ të Ministrisë së Financave, Doganës, ATK-së dhe komunitetit të biznesit, e kemi ngritur këtë çështje në takimin e fundit të mbajtur në muajin nëntor, dhe nga Dogana kemi marrë informata që Dogana është duke përgatitur broshura informative të detajuara për bizneset, dhe nga këtu bëj thirrje që Dogana t’i përfundojë ato broshura në afat sa më të shpejtë që është e mundur në mënyrë që bizneset të jenë të informuara para hyrjes në fuqi të MSA-së dhe që to mos krijohet huti ashtu sikurse ka ndodhur menjëherë pas hyrjes në fuqi të legjislacionit të ri tatimor me 1 shtator.

Ministrja Bajrami: Ne në fakt kemi pasur parasysh edhe aspekte të tjera dhe e kemi shikuar nga shume dimensione MSA-në. Mbrojtja për shtatë vite për veturat lidhet kryesisht me të hyrat buxhetore që i kemi. Ne duhet të avancojmë në formalizimin e ekonomisë në mënyrë që të heqim dorë prej taksave të tjera. Jemi të vetëdijshëm që nuk prodhojmë vetura në Kosovë. Sa i përket teknologjisë informative, është bërë një progres, besoj, me pakon e re fiskale. Ju e dini që teknologjia informative dhe pajisjet e ndërlidhura me të janë liruar nga TVSH. Gjithashtu përkrah kërkesën që Dogana të publikoj sa më shpejtë broshurat informuese për bizneset.

6. Raporti i Bankës Botërore “Të Bërit Biznes 2016”- gjendja aktuale dhe hapat e mëtejshëm (MTI & Projekti ‘Partneritet për Zhvillim (USAID))

Ministrja Bajrami: Në tetor të këtij viti është publikuar raporti i bankës botërore “të bërit biznes 2016” dhe Kosova është ranguar në pozitën e 66 nga 189 vende. Raporti vë në pah progresin e arritur, por edhe ngecjen në disa indikatorë. Kosova gjatë viteve të fundit ka implementuar shumë reforma që kanë qenë të suksesshme, por do të thosha edhe më të lehta për t’u realizuar. Tani, kemi arritur në një pikë ku reformat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, thelbësore dhe kërkohet një bashkëpunim i të gjitha institucioneve si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal që ato të realizohen. Ne duhet të angazhohemi për reforma të tilla, të cilat janë të thella dhe strukturore e që përmirësojnë efikasitetin institucional dhe klimën e të bërit biznes. Për të paraqitur një vështrim informativ dhe një krahasim të rangimit të Kosovës në raportin e Bankës Botërore përgjatë viteve, ftoj z. Terry Slywka, drejtor i projektit ‘partneriteti për zhvillim’ i USAID-it. Ky projekt bashkëpunon ngushtë me MTI-në dhe ofron asistencë teknike përmbajtësore në

15

Page 16: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

fusha të ndryshme që janë në mandatin e kësaj ministrie. Dhe gjithashtu shumë kredi i shkojnë USAID-it dhe Bankës Botërore për progresin që është bërë gjatë viteve të kaluara në rangimin e Kosovës në Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes.

Terence Slywka (USAID): Raporti i Bankës Botërorë (BB) për të Bërit Biznes krahason lehtësinë e të bërit biznes në 189 shtete të ndryshme. Raporti bazohet në 10 indikatorë kryesor për vlerësimin e mjedisit afarist dhe hartohet duke u bazuar në anketa me respondentë të ndryshëm që përfundojnë në muajin maj. Raporti i përgjithshëm publikohet në muajt shtator-tetor. Shtetet rangohen sipas indikatorëve individual dhe mjedisit të përgjithshëm afarist. Ky raport ofron mundësi të mirë për fokusimin e reformave, zbatimin e MSA, krijimin e rezultateve për qytetarët e Kosovës dhe tërheqjen e vëmendjes pozitive ndërkombëtare. Shtetet tjera janë vazhdimisht në proces të përmirësimit dhe rritjes së rangimit në këtë raport. Nëse një shtet nuk ngritet në rangimin e përgjithshëm, atëherë ai bie në rangim për shkak të lëvizjes së shteteve të tjera. Indikatorët janë: fillimi i një biznesi, sigurimi i lejeve ndërtimore, sigurimi i energjisë elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve të vegjël, pagesa e tatimeve, tregtia ndërkufitare, zbatimi i kontratave dhe zgjidhja e falimentimit. Disa nga përmirësimet kryesore të Kosovës ndër vite janë: top reformatori nr. 5 në të bërit biznes për vitin 2014, përmirësime të konsiderueshme në indikatorin që ka të bëjë me fillimin e një biznesi – ku Kosova ka shënuar përmirësimin e 11-të më të mirë në botë duke u ngritur për 121 vende më lart; sa i përket sigurimit të lejeve ndërtimore – përmirësimi i 3-të më i mirë në botë (+ 35 në rangim); sa i përket mbrojtjes së investitorëve të vegjël – përmirësimi i 1-rë më i mirë në botë (+ 117 në rangim). Përfitimet nga agjenda e reformave në të bërit biznes të BB janë: identifikimi dhe fokusimi i reformave qeverisëse dhe të politikave dhe konsolidimi me strategjitë e tjera (SKZH, procesi i MSA, etj), mekanizëm për koordinimin e politikave qeveritare dhe rritjen e dialogut me publikun, mundësi e mirë për tërheqjen e vëmendjes pozitive ndërkombëtare dhe promovimin e investimeve, mekanizëm për vlerësimin e opsioneve të politikave, identifikimi i praktikave të BE dhe përshtatja me nevojat demografike dhe ekonomike të Kosovës, përmirësime të ndërlidhura me: rritjen ekonomike, uljen e perceptimit të korrupsionit, përmirësimin e qeverisjes. Elementet kryesore për zhvillimin e reformave në të bërit biznes dhe njohjen e reformave nga BB janë: Lidershipi politik, koordinimi dhe përkushtimi i demonstruar për reforma, reforma ligjore dhe operacionale, bashkëpunim me ekipin e BB për raportin ‘Të Bërit Biznes,’ komunikimi me mediat dhe publikun. Etapat e procesit të përgatitjes dhe publikimit të raportit të BB për të bërit biznes janë: anketa e BB (nga muaji janar deri në maj); analiza e të dhënave nga BB (shkurt-qershor); afati i fundit për analizën e të dhënave nga BB dhe pranimin e sqarimeve nga shtetet (maj-qershor); dhe, publikimi i raportit (shtator-tetor). Sa u përket reformave rreth mbrojtjes së investitorëve të vegjël, Ndryshimet në plan afatshkurtër nënkuptojnë: ndryshim-plotësimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare për: përmirësimin e dispozitave që rregullojnë zbulimin e konfliktit të interesit gjatë transaksioneve; përmirësimin e qasjes së investitorëve të vegjël në informatat dhe dokumentet që ndërlidhen me transaksionet me konflikt interesi; përmirësimi i dispozitave mbi qeverisjen korporative dhe për transparencë. Ndërkaq, ndryshimet në plan afatgjatë nënkuptojnë: zbatimin e plotë të mekanizmave për mbrojtjen e investitorëve të vegjël nga gjykatat dhe mekanizmat tjerë për zgjidhjen e kontesteve.

16

Page 17: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

Ministrja Bajrami: Tani më lejoni të bëj propozimin që ka për qëllim koordinimin e hapave të mëtutjeshëm institucional për përmirësimin e mëtejshëm të rangimit të Kosovës në raportin e BB për “të bërit biznes.” Duke e marrë parasysh faktin se të gjitha përpjekjet për përmirësimin e mjedisit afarist kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse dhe koordinim ndër-sektorial për arritjen e rezultateve të qëndrueshme dhe domethënëse, Qeveria e Republikës së Kosovës cakton organet qeveritare më poshtë si organet kryesore përgjegjëse dhe pika të kontaktit për secilin prej 10 indikatorëve të Raportit të BB për të Bërit Biznes: Në tabelën që po e shihni janë të listuara indikatorët, rangimi i Kosovës për secilin indikator, institucioni udhëheqës, si dhe institucionet tjera përgjegjëse të cilat do të ngarkohen për adresimin e çështjeve të ndërlidhura me indikatorët. Sa i përket indikatorit për fillimin e një biznesi, Kosova është ranguar në vendin e 47, MTI është institucioni udhëheqës rreth këtij indikatori, ndërsa institucionet tjera përgjegjëse janë: MeF/ATK, Komuna e Prishtinës; për sigurimin e lejeve të ndërtimit, kemi ngecur, jemi renditur në vendin e 36, institucioni përgjegjës është Ministria e Ambientit dhe Planifikimi Hapësinor, ndërsa institucione tjera përgjegjëse janë Komuna e Prishtinës dhe AKK; për sigurimin e energjisë elektrike, i cili na paraqitet si barrierë e të bërit biznes, Kosova është renditur në vendin e 124, institucioni përgjegjës është MZHE, e cila duhet të bashkëpunojë ngushtë me institucione tjera përgjegjëse, si: KEDS, KESCO, MeF dhe Komuna e Prishtinës; për regjistrimin e pronës, Kosova është renditur në vendin e 32, institucioni përgjegjës është MMPH, ndërsa institucione tjera përgjegjëse janë Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës; për marrjen e kredive, Kosova është renditur në vendin e 28, institucioni përgjegjës është MeF, ndërsa institucione tjera përgjegjëse janë BQK, KGJK, MeD dhe gjykatat; për indikatorin mbrojtja e investitorëve të vegjël, Kosova është renditur në vendin e 57, institucioni përgjegjës është MTI, ndërsa institucione tjera përgjegjëse janë MeD, KGJK dhe gjykatat; për indikatorin pagesa e tatimeve, Kosova është renditur në vendin e 67, institucioni përgjegjës është MeF, ndërsa institucione tjera përgjegjëse janë ATK/PTD dhe Komuna e Prishtinës; për indikatorin tregtia ndërkufitare, jemi në vendin e 71, institucioni përgjegjës është MeF, ndërsa institucione tjera përgjegjëse janë Dogana dhe MTI; për indikatorin ‘zbatimi i kontratave,’ jemi renditur në vendin e 48, institucioni përgjegjës është MeD, ndërsa institucione tjera përgjegjëse janë gjykatat dhe Oda e Përmbaruesve Privat; për indikatorin ‘zgjidhja e falimentimit,’ Kosova është renditur në vendin e 163, institucioni përgjegjës është MTI, ndërsa institucione tjera përgjegjëse janë MeD, MeF dhe gjykatat. Ne e kemi përfunduar Ligjin për Falimentim, dhe shpresojmë se ligji do ta adresojë në masë të madhe rangimin e dobët të deritashëm në këtë indikator. Unë i rekomandoj KKZHE-së që secila nga Ministritë udhëheqëse të përmenduara më lartë do të caktojnë një zyrtar nga stafi i Ministrisë i cili do të koordinojë aktivitetet ndër-institucionale të ndërlidhura me indikatorin përkatës dhe do të përgatis rekomandime konkrete për përmirësim të mëtutjeshëm në pajtim me Metodologjinë e Bankës Botërore të Raportit për të Bërit. Rekomandimet konkrete, të hartuara nën mbikëqyrjen e secilës Ministri përgjegjëse, duhet të paraqiten në formë të memorandumeve shpjeguese të cilat përcaktojnë ndërhyrjet e nevojshme legjislative, rregullative apo operacionale që duhet të ndërmerren për përmirësimin e rangimit të Kosovës në indikatorin përkatës të Raportit të BB për të Bërit Biznes. Secila ndërhyrje e propozuar në memorandumin shpjegues për indikatorin përkatës duhet të ketë edhe afatin e përafërt të realizimit. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë caktohet si koordinatore e këtij procesi dhe do të angazhoj një ekip të veçantë për të Bërit Biznes që mbikëqyret nga Ministri. Ky ekip do t’i koordinoj aktivitetet me

17

Page 18: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

ministritë tjera të përcaktuara për udhëheqjen me indikatorët përkatës dhe do të ofroj mbështetje metodologjike sipas nevojës. MTI do të përgatis dhe dorëzoj për miratim në Qeveri një draft-vendim për caktimin e ministrive përgjegjëse për secilin indikator dhe afatet kohore.

Ferid Agani (MMPH): Mbështes rekomandimet e paraqitura. Mendoj se janë hap i duhur në drejtimin e duhur për të siguruar koherencën e veprimeve dhe për të ndarë përgjegjësitë, për të pasur një veprim të koordinuar në drejtim të realizimit të objektivit të përbashkët. Ju informoj se sa i përket kriterit të sigurimit të lejeve të ndërtimit, kemi një rangim jo të volitshëm, megjithatë, MMPH këtij problemi ju ka qasur në mënyrë sistemore duke adresuar problemet në mënyrë bazike falë edhe bashkëpunimit me projektin e USAID-it, kemi arritur që sot Kosovën ta kemi në pozitën e një lidereje regjionale në reformën e planifikimit hapësinor duke përgatitur dhe nxjerrë legjislacion që synon sistem të avancuar, konsistent me standardet e BE-së. Brenda këtij legjislacioni do të përmendja udhëzimet administrative (UA) që u theksuan nga z. Terry, e që janë UA për planet zhvillimore komunale, për hartat zonale të Kosovës, të komunave, si dhe për normat dhe standardet teknike të cilat kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor. Qysh tani në këtë fazë të hershme të zbatimit të reformës, u pa nga prezantimi, se brenda tri viteve të fundit është arritur të lëvizet për 35 vende më lart në rangim, dhe unë jam i bindur se ne do të arrijmë që këtë ta përmirësojmë edhe më shumë përmes reformave të mëtejme duke përfshirë edhe legjislacionin i cili e rregullon çështjen e licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve të ndërtimtarisë të profileve të ndryshme. Koordinimi ndërministror dhe ndër-sektorial është shumë i rëndësishëm dhe unë inkurajoj të gjithë bartësit e institucioneve bartëse të aktiviteteve të identifikuara në propozim të rekomandimeve nga ana e znj. Ministre që të promovojnë këtë bashkëpunim në frymën e punës ekipore.

Ministrja Bajrami: Në fakt, të gjitha reformat duhet të ndodhin deri në maj. BB mbledh të dhënat deri në maj të vitit 2016 dhe afatet kohore janë tepër të rëndësishme në mënyrë që të merret parasysh përmirësimi i këtyre indikatorëve për të bërit biznes në vitin 2017.

Memli Krasniqi (MBPZHR): E konsideroj si shumë të rëndësishme koordinimin e mirë ndërinstitucional të të gjitha niveleve jo vetëm për të arritur një pozicionim më të mirë në raportin e BB-së. Një sqarim desha ta adresoj: tek çështjet që ndërlidhen me autoritetet lokale, siç është sigurimi i lejes ndërtimore, apo regjistrimi i pronës, apo pagesa e tatimeve, etj., është paraparë në mesin e institucioneve tjera përgjegjëse vetëm Komuna e Prishtinës, por regjistrimi i pronës duhet të ndodh edhe në vende të tjera; edhe pagesa e tatimeve dhe shërbime tjera kryhen edhe në komuna tjera. Ndoshta do të ishte mirë me i përfshirë në numër më të madh edhe komunat tjera, sepse vetëm involvimi i Prishtinës, mund të jetë, por të tjerët mund të mos e kenë përgjegjësinë e njëjtë dhe ne do të vlerësohemi për angazhimet në gjithë Kosovën dhe jo vetëm në Prishtinë. Para disa vitesh, BB i ka marrë si mostër dy qytete: Prishtinën dhe Prizrenin, që për fat të keq kanë qenë dy të fundit në rajon. Unë do të kërkoja që sa u përket detyrave apo kompetencave që ndërlidhen me nivelin lokal, përveç Prishtinës të ketë edhe një përfshirje më të gjerë, ndoshta përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës apo ndoshta keni edhe ndonjë propozim tjetër.

18

Page 19: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

Ilir Salihu (MTI): Shkurtesa AKK është Asociacioni i Komunave të Kosovës, pra asociacioni në fakt është i përfshirë. Ndërsa sa i përket Prishtinës, është e vërtetë që regjistrimi i pronës i prek edhe komunat e tjera, por Banka Botërore i merr shënimet vetëm prej komunës së Prishtinës. Kjo nuk do të thotë që koordinimi të mos bëhet dhe iniciativat e mira të mos barten edhe te komunat tjera, mirëpo koncentrimi i marrjes së shënimeve nga BB është në komunën e Prishtinës.

Ministrja Bajrami: Ne do ta kemi parasysh rekomandimin e ministrit Krasniqi. Definitivisht, ne duhet ta përmirësojmë ambientin biznesor në të gjitha komunat e vendit. Sa u përket lejeve të ndërtimit, ne e dimë që, në fakt, në komunën e Prishtinës ka ngecur puna pak më shumë ndërsa komunat tjera kanë avancuar në këtë aspekt, por gjithsesi ato që do të vendosen si reforma, ne do të mundohemi t’i bartim tek të gjitha komunat e Kosovës.

Rekomandimi i propozuar u aprovua nga KKZHE.

7. Masat e propozuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (Zyra për Planifikim Strategjik (ZKM))

Ministrja Bajrami: Në këtë takim janë ftuar edhe disa përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për masat e propozuara për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim. Ne kishim diskutime të rëndësishme dhe përmbajtësore në sesionin e paradites dhe pres që edhe në këtë pjesë anëtarët e Këshillit të jenë aktiv në diskutimin e pikave të rëndësishme. Tani i jap fjalën z. Qemajl Marmullakaj, drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik të ZKM që të prezantoj masat e propozuara për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe hapat e ardhshëm, dhe gjithashtu të prezantoj edhe dokumentin tjetër për Programin për Reforma Ekonomike, në mënyrë që mandej të hapim diskutimin dhe të shohim se sa pajtohemi me masat e propozuara dhe cilët janë hapat e ardhshëm në mënyrë që sa më shpejt të kemi një Strategji Kombëtare për Zhvillim Ekonomik e cila do të jetë e aprovuar dhe do të jetë dokumenti bazë i cili orienton zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Qemajl Marmullakaj (ZKM): Ideja e paraqitjes së Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH) dhe po ashtu edhe masave të propozuara të Programit për Reforma Ekonomike është që të marrim sugjerime, rekomandime dhe opinionet e juaja mbi këto masa të përzgjedhura. Përveç faktit që në të dy dokumentet proceset janë si obligim ligjor, konsultimet me akterët relevant, në rastin e programit të reformave ekonomike është edhe nje nga kriteret e vendosura shtesë nga Komisioni Europian. Prandaj ne e vlerësojmë që konsultimi me përfaqësuesit e biznesit dhe me anëtarët e Këshillit është një indikator i veçantë i rëndësisë së këtij Këshilli. Ju keni pranuar tani më dokumentet si draft masat e SKZh-së, po ashtu edhe draft masat e propozuara të Programit të Reformave Ekonomike. Bazuar në këto dy dokumente, unë do të bëjë një prezantim të përbashkët të tyre pasi që të dyja janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe pastaj jemi të hapur për pyetje, komente sygjerime nga ana juaj. Ju informoj se edhe ueb faqja është e gatshme dhe dy e-emaila zyrtar janë në dispozicion ku ju mund të dërgoni komentet e juaja. Procesi i hartimit të SKZH-së është inicuar nga kryeministri, dhe Qeveria e Kosovës me qëllim që të prodhohet një dokument i cili do të gëzoj mbështetjen e një game të gjerë hisëdarësh dhe të bëhet një udhërrëfyes konsensual për zhvillimin e ekonomisë. SKZH përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse në kontekstin e adresimit

19

Page 20: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

të sfidave më kritike të zhvillimit të Republikës së Kosovës. Është një dokument planifikues i cili bazën e ka në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjegjësisht në shtyllën e katërt të zhvillimit ekonomik, dhe përmban një pako të prioriteteve të larta apo prioriteve të prioriteteve, ku zbatimi i të cilave gjatë pesë viteve të ardhshme deri në vitin 2021 synohet ta shpie Kosovën drejt një rritje të përshpejtuar ekonomike dhe drejt përmirësimit të standardit të jetesës. Strategjia ndahet në katër shtylla: kapitali njerëzor apo edukimi, kapitali njerëzor apo puna, sundimi i ligjit apo ligji i afarizmit që fokus ka konkurrueshmërinë, dhe ndërtimi që në fokus ka infrastrukturën. Prandaj edhe dokumenti do të quhet Plan. Synimet e Planit do të jenë rritja ekonomike duke pasur një lidhje të veçantë me perspektiven evropiane të Kosovës si dhe me Strategjinë Evropiane 2020. Dinamika e procesit të integrimeve evropiane janë boshti kryesor i kësaj strategjie. Fokusi, metodologjia e SKZH-së bazohet në fokusin e rritjes ekonomike dhe punësimin. Vizioni i saj bazohet në katër shtylla, ku çdo shtyllë do t’i ketë nga tri prioritete, gjithsej 12 fusha në fokus me adresimin e një prej pengesave për zhvillim ekonomik apo në qasjen në rritjen ekonomike. Çdo fushë do t’i ketë nga tri prioritete për secilën fushë që ndërlidhet drejtpërdrejt me rritjen ekonomike. Prandaj do t’i ketë deri në 36 masa prioritare.

7.1. Masat e propozuara në Programin e Reformave Ekonomike (MF & Zyra për Planifikim Strategjik (ZKM))

Qemajl Marmullakaj (ZKM): Paralelisht me SKZH-në, meqë tashmë jemi nënshkrues të MSA-së, e kemi obligim që të hartojmë edhe Programin e Reformave Ekonomike (PRE) kjo është në kuadër të thellimit të dialogut me BE për aspektet e qeverisjes ekonomike. Ky program është komplementar me SKZH-në dhe bazohet në një strukturë e cila është vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës ku koordinator nacional është ministri i Financave i cili përkrahet nga Departamenti i makros, në kuadër të MF të cilët janë përgjegjës për aspektet fiskale, ndërsa Zyra për Planifikim Strategjik (ZPS) është përgjegjëse për reformat strukturore. Në kuadër të këtij procesi janë të vendosura tetë fusha - tetë sektorë bazuar në udhëzuesin e KE, dhe tetë sektorët janë të udhëhequr nga ministritë përkatëse ndërsa, MTI i ka tre sektorë. Metodologjia është e ngjashme me atë të SKZH-së. Fokusi bazohet në reforma strukturore në tetë fusha prioritare dhe secili sektor del me tri masa, dhe në bazë të udhëzuesit të KE duhet të jenë maksimum 20 masa. Reforma strukturore dhe të gjitha masat bazohen në analizat e politikave të cilat i ka bërë ZPS, analizat e pengesave të zhvillimit ekonomik pastaj dialogu me BE për reformat e vitit 2015, konkluzionet e takimeve në Bruksel të cilat janë relevante për këtë proces gjatë vitit 2015-2016. Në kuadër të kësaj është themeluar grupi punues i udhëhequr nga Ministri i Financave dhe grupet punuese kanë arritur të vlerësojnë 20 masa kyçe për këtë program. Synimi është që ky program të dorëzohet në KE më së largu deri më 31 janar. Programi duhet të jetë gjerësisht i konsultuar jo vetëm me institucionet qeveritare por edhe me grupet tjera të interesit siç janë bizneset, shoqëria civile, parlamenti dhe qeverisja lokale. Në pjesën e reformave ekonomike të gjitha masat korrespondojnë me masat e identifikuara në kuadër të SKZH-së. Pasi që ne e shohim Programin e Reformave Ekonomike si mjet brenda SKZH-së. Pasi të kemi konsultimet publike ne do të dorëzojmë SKZH brenda këtij muaji për miratim në qeveri, që edhe synohet që dokumenti apo strategjia të jetë

20

Page 21: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

e ndërlidhur me zhvillimin e proceseve të politik bërjes në Kosovë nga qeveria e Kosovës dhe zbatimi i saj të filloj në fillim të vitit të ardhshëm. Ngjashëm edhe PRE do të kaloj ne këto procedura; më 15 dhjetor synojmë që të kemi konsultime me shoqërinë civile, dokumenti duhet të finalizohet deri më 31.01.2016 dhe te dorëzohet në KE, pastaj gjatë shkurtit dhe marsit do të kemi komisione vlerësuese nga KE të cilët vijnë në Kosovë për takime shtesë dhe identifikimin e ndonjë pengese që mund të ketë në kuadër të programit të reformave ekonomike.

Ministrja Bajrami: Theksoi se jo të gjitha komentet mund të përfshihen sot pasi që kemi pasur edhe një mbledhje mjaft të gjatë, por debati është i hapur. Drejtori e tha që pyetjet dhe sugjerimet mund të bëhen në e-mailat zyrtarë. Atëherë, debati është i hapur. Ne kemi sqarime shtesë nga MF rreth Planit të SKZH-së dhe lus zv. ministrin Krasniqi që ta merr fjalën.

Agim Krasniqi (MF): Shumëçka që kam pasur ta them, e tha drejtori i ZPS, por është me rëndësi të kuptohet se për herë të parë vitin e kaluar e kemi finalizuar një dokument, dokumentin e PRE në KE. Ky është pranuar si një dokument i mirë dhe është vlerësuar nga KE. Normalisht, ky duhet të plotësohet për çdo vit dhe do të jetë në harmoni me planin apo SKZH-në, për arsye që dokumenti ose strategjia përmbledh problematikat kryesore ekonomike që i kemi dhe që ndikojnë në zhvillimin ekonomik. Ndërsa PRE do të shërbej për identifikimin e masave për implementim të këtyre politikave përmes ndikimeve, ngritjen e konkurrueshmërisë së Kosovës në tregun ndërkombëtar. Dëshiroj të them që është shumë me rëndësi që ky dokument të jetë pjesë e strategjive sektoriale, për arsye që deri më tani dhe në shumicën e raporteve është thënë që ka munguar një koordinim i politikave dhe masave në nivel ministror. Megjithatë, unë po besoj që të gjithë këtu që jemi prezent do të mund të ndikojnë që ky dokument edhe ky koordinim të jetë më i mirë në mënyrë që agjenda zhvillimore të shkojë përpara. Ne si MF shprehim gatishmërinë t’i marrim në konsideratë të gjitha rekomandimet, këshillat dhe sugjerimet që mund të vijnë nëpërmjet këtij programi apo edhe partnerëve, shoqatave të biznesit, odave ekonomike dhe institucioneve tjera.

Qemajl Marmullakaj (ZKM): Ne kemi dashur të shfrytëzojmë këtë forum si pjesë e konsultimeve, prandaj edhe në koornimim me MTI-në kemi dërguar ftesa tek asociacionet shtesë të cilat nuk janë anëtare të KKZHE-së, dhe shumica e tyre janë përgjigjur pozitivisht, dhe të gjithë i kanë pasur dokumentet, por po e theksoj edhe një herë se procesi i konsultimeve nuk nënkupton vetëm diskutimet dhe konsultimet me ju përmes prezantimeve. Unë dua t’ju siguroj që pjesa e masave të identifikuara në kuadër të reformave ekonomike janë pjesë që mund të ndryshojnë gjatë procesit, prandaj i mirëpresim sugjerimet e juaja edhe nëpërmjet e-mailit të dhënë në prezantim.

Günther Fehlinger (AKS): Unë përfaqësoj organizatën Shoqëria Austriake - Kosovare. Mendoj se ky është një dokument i shkëlqyeshëm. Është e rëndësishme me pas një dokument të tillë strategjik, sepse Kosova ka bërë investime enorme rreth infrastrukturës viteve të fundit. Shumë miliona, mbase një miliardë janë investuar dhe po investohen. Dhe pyetja që shtrohet është që Qeveria sa është e interesuar sa i përket adresimit të çmimeve për rrugët apo pagesat për autostradat. Në Austri, shfrytëzimi i autostradave është pa pagesë pavarësisht kostove të larta

21

Page 22: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

për buxhetin shtetëror. Mendoj se kjo do të duhej adresuar në Planin kombëtar për zhvillim sepse çmimorja për rrugët është mënyrë e rëndësishme për të ndarë koston me publikun dhe me shfrytëzuesit. Prioriteti i dytë, që ne e konsiderojmë të rëndësishëm janë të drejtat pronësore dhe regjistrimi i pronës. Sepse kjo ka ndikim në tërheqjen e investimeve të huaja nga vendet evropiane. Dhe e treta, ka të bëj me liberalizimin e tregut të energjisë dhe përmbushjen e Traktatit për Energji në Evropën Juglindore dhe në Kosovë. Duhet po ashtu të punojmë më shumë rreth sektorit të turizmit sepse Kosova ka potenciale dhe ky sektor mund të shërbej për krijimin e vendeve të punës. Kjo do të duhet të inkuadrohet në strategjinë zhvillimore. Pika tjetër që do ta adresoj është tregu i hipotekave i cili duhet punuar që të futet në funksion bashkë me bankat si dhe sektorin e pronave gjë e cila mund të rezultojë si ndihmesë për zhvillim ekonomik. Hamdi Malushaj (SHERK): Ne në Kosovë e kemi pasë shansin që energjia të na prijë sa i përket zhvillimit ekonomik. Është dashur që ta kemi si prioritet energjinë, por ne atë e kemi pengesë për zhvillimin e ekonomisë. Zgjidhja më e thjeshtë është energjia, sepse e kemi potencialin dhe ekzistojnë projekte të gatshme të cilave është dashtë t’u jepet shansë. Unë po e elaboroj pikërisht pjesën ku u tha se do të kihet kujdes në dekomisonimin e Kosovës A. Dekomisionim ose shkatërrim - rrënim të termocentraleve, në hulumtimet tona s‘kemi gjetë asnjëherë në Evropë. Në asnjë rast, e sidomos aty ku ka pasë thëngjill, sepse vetë infrastruktura jonë ekzistuese gjithmonë ka qenë e vlefshme për rindërtimet e reja. Është i pakuptimt dekomisionimi i cili nuk vjen si obligim nga asnjë institucion me të cilat kami pasur rast të takohemi, përfshirë Komisionin Evropian. Kërkohet gatishmëri dhe vullnet i yni për një zgjidhje më të mirë. Por, a ja kemi qëlluar, është një pikëpyetje e madhe. Unë jam dëshmitar i një analize të kompanisë gjermane Bilfinger, prandaj dua ta them se Kosova e ka shansin që të prodhoj megavatin më të lirë në Evropë. Është në dorën e Qeverisë sonë. Është thënë shpesh se ka probleme dhe nuk ka konstrukt financiar. Ka konstrukt financiar, sepse i vetmi termocentral në botë i cili do ta vetëfinanconte veten gjatë rindërtimit është termocentrali Kosova A. Ka shifra të sakta: për gjashtë vite rindërtojmë termocentral me 815 megavat; 25 vite garancion edhe për detajin më të vogël; 40 vite jetë - pronare është Qeveria e Kosovës, kosto me kthim të mjeteve për 12 vite. Çfarë do të thotë kjo? Për gjashtë vite lëshohet në punë, e shpëton buxhetin e qytetarëve të Kosovës që do të shpenzohej për pagesën e energjisë së importuar. Zgjidhja është e përpiluar në hollësi. Faktori kohor është dominant - nuk mund të vie asnjë zgjidhje më e shpejtë sesa kjo. Energji të ripërtrishme zhvillojnë shtetet e zhvilluara - energjia bazë është siguri kombëtare. Në hulumtimet e mia, shoh efekte të lobit tregtar të energjisë që ne mos me mujt me prodhu energji. Ata e dinë më mirë pse e kanë bërë, si kanë mundur ta arrijnë, mirëpo ne nuk e kemi pasë situatën politike stabile për t‘i përballuar këto lobime. Prandaj tash jemi faktor për vendin tonë dhe unë propozoj që të hyjë në strategjinë e zhvillimit ekonomik rindërtimi i termocentralit, sepse nuk ka zgjidhje më të mirë.

Ministrja Bajrami: Në fakt, për komentin të cilën ju e përmendët ne nuk kemi apo të paktën unë nuk kam ndonjë informacion se ata kanë dorëzuar ndonjëherë ndonjë ofertë, por unë e kisha lutur zv. ministren Besa Zogaj-Gashi që të jap një sqarim të shkurtër rreth kësaj.

22

Page 23: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

Besa Gashi (MZHE): Kemi pasur rastin në shumë takime tjera me z. Malushaj të diskutojmë dhe është i njoftuar që sektori i energjisë është kryesori në kuadër të shtyllës së parë të zhvillmit ekonomik. Sa i përket këtij sektori, jemi duke bërë një punë maksimale si ekipe duke filluar nga negociatat mjaft të rënda që kanë qenë për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Kemi arritur në parim që komapania Contour Global të jetë kompani e preferuar për ndërtimin e termocentalit me kapacitet prej 500 megawat. Ka kaluar në Komitetin drejtues, dhe tash pritet në javën e ardhshme të bëhet nënshkrimi i kontratës. Kemi punuar intenzivisht lidhur me Kosovën B, rindërtimin e saj dhe gjithashtu kemi qenë dhe jemi ende të hapur ndaj qasjes rreth termocentralit Kosova A. Kemi pranuar të jemi në shumë takime dhe negociata, mirëpo tash presim një raport studimor dhe një qasje më serioze nga ana juaj. Edhe nga ana e kompanisë Bilfinger, por jo vetëm të shfrytëzoni rastin në takime të ndryshme vetëm të diskutojmë. Meqenëse jemi në prag të marrjes së një vendimi se çka do të vendoset në raport me Termocentralin Kosova A. Siç jeni të njoftuar, ne kemi obligim nga BE që të bëhet dekomisionimi i Kosovës A deri në vitin 2017. Por, nëse marrin propozime serioze, ne jemi të hapur dhe ju presim në një prezantim dhe negociatë më serioze. Edhe në aspektet tjera jemi duke punuar intensivisht, siç është tregu i përbashkët dhe linja e interkoneksionit 400 kilowat me Shqipërinë. Aspekti tjetër janë burimet e ripërtërishme të enegjisë për të cilën do të prezantojmë progresin që kemi bërë. Edhe një sektor mjaft i rëndësishëm është efiçenca e energjisë dhe jemi duke punuar me MF që të bëjmë Fondin për Efiçencë të Energjisë, si dhe jemi duke implementuar projekte të mëdha në projektin me Bankën Botërore prej 32 milion Euro, etj. Do të doja që të mos jemi shfrytëzues të rasteve dhe gjithmonë të kritikohet qeveria, por të jeni korrekt edhe të tregohet qartë se ne kemi qenë të hapur për bashkëpunim.

Hamdi Malushaj (SHERK): Unë e kam informatën që ekziston zgjidhja më e mirë e mundshme për energji në Kosovë. Nëse keni interesim, unë ua tregoj edhe detajet.

Ministrja Bajrami: i sugjeron z. Malushaj që kompania Bilfinger ta dërgojë propozimin e saj tek MZHE.

Besa Gashi (MZHE): I kam marrë të gjitha kartë-vizitat dhe kam pritur prej kompanisë Bilfinger me ardhë sepse kemi qenë të hapur, mirëpo ende nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Ministrja Bajrami: Ju inkurajoj që të gjitha vërejtjet dhe komenetet që i keni, qoftë për sektorin e energjisë apo çështjet tjera në qoftëse nuk arrijmë t‘i elaborojmë këtu, atëherë i dëgoni me shkrim tek Zyra pë Planifikim Strategjik e ZKM-së.

Sahit Krasniqi (MeD): Më intereson, pasi që jemi në proces me bizneset, gjatë implementimit të kësaj Strategjie dhe Planit të reformave a do të merren parasysh problemet, vështirësitë dhe kërkesat që sot i kanë bizneset në Kosovë?

Enver Ferati (Shoqata Afariste Sllovene-Kosovare): Desha të tregoj për përvojën e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike në Slloveni; për ndërtimin e një termocentrali (TC) prej 600 megavatesh. Desha t‘ua tërheq vërejtjen atyre që kanë bërë planifikim të këtyre projekteve që të mos bien në lajthitje, sepse TC nuk bëhet për 4 ose 5 vite. Në Slloveni kjo ka zgjatur 7 vjet; është kontraktuar 800 milion euro

23

Page 24: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

dhe u ka dalë 1 miliardë e 600 milionë. Dhe të mos mendojnë njerëzit se me ndërtimin e TC Kosova e Re do t’i punësojnë sa e sa njerëz.

Ministrja Bajrami: Unë do ta inkurajoja MZHE-në që të organizoj takim ku do të trajtohen vetëm këto çështje për energjinë, mundësitë, rreziqet etj. Dhe kish me qenë me shumë interes.

Visar Hapçiu (OEA): Desha të shpreh një kërkesë që të kemi edhe ne më shumë hapësirë për të absorbuar këtë dokument. Me e lënë një afat kohor të mjaftueshëm, për të pasur kohë me e shikuar më në detaje, dhe me i derguar komentet me shkrim. Përndryshe, dokumenti po duket që përmban shumë fusha. Ndoshta ndonjë fushë - nuk ka pasur shumë rreth aspektit minerar. Mendoj që vlen të ketë një hapsirë më specifike dhe të dedikuar për sektorin minerar.

Lumnije Ajdini (AKB): Pajtohem me kolegun nga OEA. Edhe ne e kemi bërë shpërndarjen e këtij dokumenti tek anëtarësia, por për shkak të kohës së shkurtër nuk patëm mundësi ta analizojme më shumë. Unë kam një pyetje: a lejohet në bazë të Strategjisë Kombëtare që prodhuesve të Kosovës t‘iu jipet priporitet për konsumim në institucione vendore? Edhe pse këtë e dimë që është me procedura të prokurimit, por a do të kenë një trajtim të veçantë sa i përket institucioneve vendore? Pra, nuk e pashë. Ne e e kemi qe sa vite këtë strategji të zhvillimit kombëtar, ku me këtë, mandej inkorporohen edhe ligjet, si, Ligji për Investime Strategjike, por edhe shumë ligje të tjera. Kështu që, ndoshta, brenda dy javësh edhe ne do të japim rekomandimet tona bazë për këtë strategji, dhe do të keni bashkëpunimin tonë si dhe propozimet tona që do të ndihmojnë në këtë proces.

Agim Krasniqi (MF): U përmendën disa elemente që janë shumë të rëndësishme për dokumentin për Strategjinë, posaçërisht në diskutimin e parë, tema e sektorit financiar, se nuk ka stabilitet ekonomik pa një stabilitet financiar dhe është e vlefshme të shënohet nga Zyra për Planifikim Strategjik. Është shtruar edhe tema e të drejtave pronësore e cila është në kuadër të pikave dhe është e lidhur me hipoteka dhe kolateral, etj. Është mirë që edhe nga ky takim dolën disa ide të mira, që në formë të shkruar të përfshihen brenda dokumentit, dhe të kuptohet si dokument i politikave dhe jo teknik siç po diskutohet këtu. Prandaj, në kuadër të strategjive sektoriale, besoj që ka hapësirë për diskutim brenda një dokumenti të tillë, sikurse çështja e sektorit të turizmit e cila u përmend. Pra, ka hapësirë dhe mundësi për komente, dhe besoj që edhe Zyra për Planifikim Strategjik, që komentet mund të jepen me shkrim dhe të inkorporohen brenda dokumentit. Nuk duhet të ketë qasje të tillë siç u kërkua më herët, por besoj që kjo çështje rregullohet me elemente tjera, për arsye që Strategjia merret me zhvillim të konkurrueshmërisë dhe tregut, por jo me specifikuar diçka tjetër. Ministrja Bajrami: Një nga shtyllat e SKZH-së është rritja e konkurrueshmërisë së NVM-ve, dhe ne veç kemi filluar me përgatitjen e një projekti për certifikim të produkteve me standarde ndërkombëtare të cilësisë në mënyrë që ato t’i bëjmë konkurrente në tregjet vendore dhe të huaja. Unë e konsultova drejtorin në lidhje me Strategjinë, dhe mund të jepni komente brenda një jave. Ndërsa për dokumentin e Programit te Reformave Ekonomike keni dy javë kohë. Nëse është e mundshme që t’u përmbahemi këtyre afateve.

24

Page 25: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

Qemajl Marmullakaj (ZKM): Një përgjigje për çështjen e bizneseve që e ngriti zv.ministri Krasniqi. Në fakt, e gjithë strategjia bazohet në zhvillim ekonomik dhe qasja ndaj bizneseve është e fokusuar në të katër shtyllat. Prandaj edhe masat janë të lidhura me problemet e biznesit. Një nga elementet kyçe të Strategjisë është zbatimi i saj. Pasi ne operojmë me disa strategji të zhvilluara nga institucionet e ndryshme, por ky është një dokument i një rëndësie të veçantë i cili do të pësoj ndryshime sipas procesit të raportimit.

8. Krijimi i ‘One Stop Shop’-eve për lehtësimin e investimeve në Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (MZHE)

Besa Gashi – Zogaj (MZHE): Më lejoni që në emër të MZHE-së të prezantoj nismën si ministri përgjegjëse për sektorin e energjisë. Ne kemi punuar në koncept dokumentin për ‘one stop shop’ për burimet e ripërtërishme. Kosova si anëtare e Komunitetit të Energjisë është e obliguar që deri në 2020 të arrij cakun prej 25% e konsumit bruto, që d.m.th. kjo përqindje të jetë nga burimet e ripërtërishme. Për arritjen e këtij qëllimi janë marrë disa masa në kornizën legjislative e cila është bazë e tyre. Mirëpo në anën tjetër, në bazë të raporteve të shumta, duke u nisur nga Raporti i progresit i KE thuhet që korniza ekzistuese për procedurat për autorizim dhe licencim nuk kanë arritur cakun e dëshiruar. Kosova ende nuk është në përputhje me Direktivën e BE-së 2009 dhe nuk ka mekanizma për monitorimin e progresit për arritjen e qasjeve. Po ashtu, raporti i Komunitetit të Energjisë flet për barrierat në procedurat administrative. Pra, për marrjen e lejes për burimet e ripërtërishme ekzistojnë një numër i madh i institucioneve: Zyra e Rregullatorit të Energjisë, MMPH, MBZHR, AKP, MTI, KEDS, KOST. Duke u nisur nga këto të dhëna dhe po ashtu duke iu referuar raportit të USAID-it 2012 që ka bërë analizën e barrierave administrative për marrjen e lejes apo për të investuar në burime të ripërtërishme, e bën të qartë çështjen e burokracisë, dhe kërkohet një thjeshtëzim i tyre si rekomandim me qëllim që të bëjmë një ambient më të përshtatshëm për investime. Deri më tani janë marrë autorizime preliminare për rreth 350 megavat, por nuk kanë ndodhur investimet. Për këtë arsye kemi marre një iniciativë që të themelohet një ‘one stop shop.’ ‘One stop shop’ nuk ka kompetenca ekzekutive, mirëpo do të ketë një rol informues, koordinues. Për të gjithë akterët e involvuar do të ofrojë informata të kuptueshme. Gjithashtu do të zhvillohet një ueb-faqe me qëllim të informimit dhe do të ketë rol koordinues mes agjencive qendrore dhe lokale, si dhe të operatorëve të rrjeteve. Kjo mund të bëhet përmes listës së numrit të aplikuesve si dhe monitorimit të statusit të aplikacioneve. Është një dakordim i anëtarëve të grupit punues, por edhe në konsultim me ekspertët tjerë që janë marrë me burime të ripërtërishme – dhe konsiderohet që ‘one stop shop-i’ të jetë brenda MZHE-së dhe t’i raportojë Ministrit të MZHE-së. Ne e kemi departamentin për Politika të Energjisë dhe kemi menduar që kjo të jetë në koordinim me ta, mirëpo raportimi do t’i bëhet direkt ministrit dhe palëve tjera me interes. ‘One stop shop’ duhet të dorëzojë një raport për progresin e projekteve në ministri dhe t’i informojë akterët tjerë për progresin e arritur. MZHE, përgjegjësinë më të madhe e ka në Traktatin e Komunitetit të Energjisë, ndërsa ne nuk kemi kompetenca për dhënien e lejeve.

Ministrja Bajrami: Në fakt, ashtu siç tha zv. Ministrja, e kemi diskutuar me ekipin ndërministror. Ajo çka do të doja që të jetë funksioni kryesor është që të gjithë operatorët ekonomik ta kenë një adresë, në vend se të trokasin nëpër institucione

25

Page 26: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

qendrore apo lokale. Dhe kjo adresë të jetë e tillë që t’u ndihmojë gjatë procesit. Por jam pak skeptike që vetëm me dy ekspertë dhe një asistente administrative, ne presim që ata të hasin në fyte të ngushta, barriera ligjore etj. Mendoj që kjo njësi të jetë adresa e vetme që i ndihmon ata edhe në lidhje me institucionet tjera për pajisje me leje, dhe të mos mbesin peng i personave të caktuar dhe disponueshmërisë së tyre për të marrë këto leje. Atëherë hap debatin.

Besa Gashi – Zogaj (MZHE): Vetëm një gjë, meqë u tha se përbërja prej tre personave nuk mjafton që të mund të identifikojnë të gjitha detajet. Menjëherë pas kësaj faze - besoj që brenda muajit - do të fillojmë me raportin studimor përmes kompanisë së kontraktuar që do të bëjë një hulumtim për të gjitha pengesat dhe do të hyjë në një analizë të thellë të të gjitha institucioneve dhe të del me rekomandime për thjeshtëzimin e procedurave dhe afateve kohore. Mbi bazën e këtij raporti pastaj do të bëhet propozim ndryshimi mbi pakot ligjore që duhet të ndryshohen, dhe stafi duhet të jetë i trajnuar për hapat konkret. Hapi i parë është që sot të ketë përkrahje të KKZHE-së dhe pastaj të shkohet me dinamikën tjetër së bashku me grupin punues dhe BB të cilët kanë qenë mjaft bashkëpunues dhe konstruktiv.

Hamdi Malushaj (SHERK): Kemi pasur moskordinim në marrjen e lejeve dhe licencave, dhe e është ide mjaft e rëndësishme që të bëhen ndryshime dhe kemi pasur diskrepanca në sektorin e energjisë, Dhe ligjet shpesh kanë qenë pengesë gjatë zbatimit. Duhet të bëhet harmonizim mes ligjeve për një mbarëvajtje të ‘one stop shop’eve. Është i domosdoshëm Fondi për Energji të Ripërtërishme dhe Efiçiencë. Fondi nuk duhet të ketë limite të madhësisë dhe do të jetë bazë e mirë për thithjen e fondeve. Propozoj që të hyjë në objektivat e kësaj strategjie.

Besa Gashi – Zogaj (MZHE): z. Malushaj me lejoni t’ju informoj që me datë 16 dhjetor do të bëjmë prezantimin e Fondit për Efiçencë të Energjisë, strukturën ligjore dhe financiare ku është i ftuar Ministri i Financave. Po ashtu, ky fond që nga fillimi, në të gjitha takimet dhe të gjitha ngjarjet ka qenë shtylla kryesore apo më së shumti kemi folur për fondin e energjisë që e konsiderojmë promotor për zhvillim dhe hapje të vendeve të punës. Në analizë do të përshkruhen përfitimet. Gjithashtu, edhe në dokumentin strategjik është i propozuar fondi për TIK dhe efiçencë. Por edhe në takimin e parë është thënë, po ashtu më lejoni të theksoj që ideja dhe propozimi i ministres Bajrami rreth ‘one stop shop’ për burime të ripërtërishme, më vonë të zgjerohet edhe për minerale. Besoj që me zhvillimin e këtij programi do të zgjerohet edhe për sektorët tjerë me rendësi në kuadër të ministrisë tonë.

Agim Krasniqi (MF): Kërkoj falje, por nuk duhet të shfrytëzohet Këshilli për promovim të çështjeve të cilat rregullohen me ligj. Nuk është fjala që MF dëshiron apo jo të bëj ndonjë veprim, por legjislacioni aktual është ai i cili përcakton qartë se kur dhe si mund të themelohen fondet. Prandaj do t’ju lusja që për çdo iniciativë në raport me MF duhet të respektohet legjislacioni rreth financave publike dhe përgjegjësive si ligj bazë për financa publike, si dhe ligjet tjera. Jo që s’mund të diskutohet në këtë takim, por për çdo iniciativë duhet të specifikohet fondi, qëndrueshmëria etj. Ju kisha lutur që të mos keqinterpretohet ndryshe ligji, për shkak se janë kufizimet ligjore që MF i respekton.

26

Page 27: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

Ministrja Bajrami: Do të doja ta vëmë në miratim rekomandimin e MZHE-së për themelimin e ‘one stop shop-it’ i cili do të ndihmojë në marrjen e lejeve dhe licencave, duke supozuar që çështja e financimit është zgjedhur me MF. A jeni për themelimin e këtij ‘one stop shop-i’? Faleminderit. Aprovohet rekomandimi.

9. Kërkesë për riaktivizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave (AKB)

Suat Berisha (AKB): AKB, në shtator të këtij viti ka paraqitur një kërkesë në MF për rikthimin e mandatit për Bordin e Pavarur të Ankesave (BPA) dhe parashtresave të cilat i përkasin ATK-së dhe Doganës. Me kërkesën tonë drejtuar KKZHE-së, AKB pretendon të shqyrtohet kjo kërkesë për arsyet që janë paraqitur në dokument. Arsyet kryesore janë si: e para është se sistemi juridik i Kosovës por edhe i shteteve tjera është e ndërtuar mbi bazën e të drejtës së dy-shkallshmërisë në procedura. Me ndryshimet e fundit ligjore, sidomos me ligjin mbi ATK 04/L102 është bërë një cenim i te drejtës së komunitetit të biznesit për të udhëhequr të drejtën e ankimimit edhe në shkallë të dytë në procedurë administrative. Këtu ka edhe keqkuptime nga kompetentë nga MF dhe të tjerët. Duke parashtruar kërkesën për rikthimin e mandatit për këtë bord mendohet se cenohet e drejta shkallës së parë të Gjykatës Themelore apo divizionit të themeluar fiskal pranë Gjykatës Themelore të Kosovës. Unë konfirmoj edhe një herë se kërkesa nuk ka qëllim të abrogojë procedurën e konfliktit administrativ, por ka për qëllim të rikthej mandatin e bordit dhe komuniteti i biznesit të shfrytëzoj të drejtën elementare sipas Ligjit 04/L028 dhe i cili garanton të gjitha procedurat tjera administrative. Arsye tjetër për rikthimin e këtij bordi është se realisht pranë Gjykatës Themelore është dëshmuar një jo-efikasitet. Dua të informoj që derisa sa në periudhën e njëjtë 2012-2014 Bordi i Pavarur ka shqyrtuar 1835 raste të cilat kanë qenë të pa shqyrtuara deri në vitin 2012, Gjykata Themelore apo Divizioni Fiskal i ka kryer vetëm 55 raste, çka është një arsye e fortë pse duhet të funksionoj ky bord. Arsye tjetër me të cilën pajtohen edhe zyrtarët e ATK-së është se, derisa në procedurë administrative vendimi i Bordit si shkallë e dytë ka qenë e formës përfundimtare, tash me ndryshimet e fundit juridike që janë bërë nuk fitohet e drejta që vendimi i shkallës së parë në procedurë gjyqësore të jetë i formës së prerë, por ajo duhet të shkojë edhe në Gjykatën e Apelit dhe prapë të rikthehet në shkallën e parë të gjykatës themelore. Kjo shkakton pritje deri në 6 vite me mundësi të përsëritjes së procesit, ndoshta prapë për 6 vite. Aktualisht gjykata është me 2000 e tepër lëndë në procedurë që ende janë në pritje, dhe ngërçi juridik është meqenëse Gjykata Supreme i ka pezulluar të gjitha vendimet e apelit, apo shkallës së dytë. Për shkak se në seancat dëgjimore duhet të jetë prezent përfaqësuesi i bordit, ndërsa tani nuk mund të jetë i pranishëm përfaqësuesi i bordit. Kjo besoj që i dëmton komunitetin e biznesit dhe krijon një pasiguri juridike para komunitetit vendor dhe atij ndërkombëtar – investitor të huaj. AKB tenton ta rikthej ketë bord në kornizat e legjislacionit aktual në fuqi, sepse me ligjin mbi ATK 02/L222 edhe me tutje i garantohet dy-shkallshmëria komunitetit të biznesit, ndërsa në praktikë, me ligjin e fundit 04 /L 102 del që nuk garantohet ajo pjesë, por prej shkallës së parë kalon në konflikt administrativ dhe kemi pasur problem.

Ministrja Bajrami: Ne presim sot që të dëgjojmë komentet nga zv. ministri i Financave dhe drejtori i ATK-së, dhe nuk presim që të na japin zgjidhje sot, por që në mbledhjet e ardhshme, në javën e dytë të shkurtit të vijnë me propozim konkret.

27

Page 28: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

Sepse dy-shkallshmëria është një e drejtë që duhet ta gëzojnë, dhe jemi pajtuar në bisedat paraprake.

Agim Krasniqi (MF): Është mirë që nganjëherë të kujtohet historiku; për një strukturë tjetër para disa viteve, pikërisht AKB ka kërkuar ndryshime në legjislacion. Është thirrur në atë që ky Bord nuk ka funksionuar shumë mirë. Mirë është bërë që ky Bord filloi me funksionuar mirë dhe me i zgjidh rastet. Dhe po shohim se nganjëherë ngutja në veprime dhe ndryshimet nuk janë krejt të favorshme, por dua të them që në kuptimin juridik duhet të bëjmë zgjidhjen e kërkesave në kuptimin e ankesave që bëhen në ATK dhe Dogana. Do të shikojmë se cila është mënyra për të vepruar në këtë drejtim, dhe si nevojë, që edhe ministri ka thëne që e kemi për detyrë të jemi afër biznesit. Pajtohem me ministren që të kemi një afat dhe të shikohet ana juridike, dhe të shohim cila është mënyra më e mirë, se a duhet të rikthehet Bordi me të gjitha kompetencat apo diçka tjetër. Pajtohem qe teknikisht duhet te shikojmë se si ta zgjidhim këtë problem.

Nahit Sharku (ATK): Çështja e Bordit është diskutuar edhe në Këshillin Konsultativ në kuadër të MF. Ministri Hoti ka shprehur gatishmërinë që të shikohen modalitetet për zgjedhjen e këtij problemi. Esenca ka qenë që të gjitha ankesat të futen në sistem. Tani në Këshill kemi diskutuar disa modele: nëse bazohemi në modele të shteteve tjera, p.sh. Sllovenia e ka në kuadër të MF departamentit të ankesave. Është mirë që e kemi në kuadër të ATK-së dhe mund ta kemi edhe në kuadër të MF. Një propozim është, që ndoshta ky lloj i bordit të jetë atje, që të mos kemi nevojë për ndryshime ligji dhe të funksionojë në divizionin fiskal dhe gjykata të merr verdiktin final. Ndërsa, nëse ka nevojë, të ndihmohet me kapacitete profesionale mund të funksionoj brenda këtij divizioni dhe nuk do të kishim nevojë për ndryshim ligji, sepse ligji ka shfuqizuar disa nene. Pra, patjetër duhet të ndërhyjmë në ligj nëse dëshirojmë ta rikthejmë. Për mua është jo e logjikshme me rolin që ka pasur - rolin e një gjykate, përderisa kemi sistem ligjor. Besoj që është e drejtë që edhe ministrja e potencoi, që për takimin e ardhshëm të kemi një rekomandim nga ky grup punues. Nuk ka dilemë që duhet të bëhet zgjidhje për biznese, sepse çdo pritje ka kosto. Dhe nuk duhet të pritet me muaj, me vite, etj. e aq më keq që ne jemi pajtuar qe juristët thonë që shkalla e parë nuk vlen pa e pasur vendimin e shkallës së dytë. Kjo është e papranueshme por juristët e interpretojnë ndryshe dhe ne duhet të respektojmë mendimin e tyre. Pavarësisht që kemi shumë të përbashkëta me bizneset jemi të gatshëm të punojmë së bashku dhe të gjejmë zgjidhje, sepse kjo është zgjidhje për Kosovën dhe bizneset. Ne do të mundohemi si ATK që të gjitha ato mangësi t’i eliminojmë brenda ATK-së, por mendojmë që duhet të kemi edhe një hallkë mbështetëse në institucionet tjera.

Suat Berisha (AKB): Po i jepet kah tjetër nga aspekti juridik. Propozimi apo ideja se bordi të jetë në suaza të divizionit fiskal nuk e zgjidh të drejtën elementare të bizneseve të shfrytëzojnë dy-shkallshmërinë. Nëse kalon ne suaza të divizionit, realisht edhe më tutje mbesim në të njëjtat pozicione që e drejta elementare mbi procedurë administrative po realizohet vetëm përmes një shkalle. Tjetra, me rikthimin e kompetencave tek bordi, siç kanë qenë, unë do të referohem edhe në ligjin mbi Procedurë Administrative, neni 222, i cili bie në kolizion me atë 102; nuk është abroguar, me të cilin garantohet dy-shkallshmëria, por vetëm kompetencat kalojnë në shkallën e parë të Gjykatës Themelore. Edhe më herët nuk është mohuar e drejta e ushtrimit të konfliktit administrativ. Më herët ka qenë e rregulluar

28

Page 29: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

përmes Gjykatës Supreme, dhe përmes Gjykatës së Apelit, por prapë ruhet dy-shkallshmëria. Edhe diçka tjetër, ne si AKB mendojmë se rregullimi i pozitës juridike të bordit ka qenë i mirë edhe juridikisht, sidomos nëse duhet ta mbajmë edhe më tutje bordin si të pavarur. Nëse duhet të jetë në kuadër të MF, atëherë nuk e ka pavarësinë e vet nga ndikimi i MF. Meqë këto çështje janë më senzitive dhe ndërlidhen me të gjitha çështjet tjera si ATK-në dhe Doganën, bizneset dhe investitorë, atëherë edhe më tutje duhet të luaj rolin e shkallës së dytë - si organ i pavarur. Jo rastësisht është ideuar që ky trup t’i raportojë edhe MF por edhe Kuvendit, sepse përmes raportimit tek Kuvendi do të ketë paanshmëri sikurse edhe shumë agjencione të pavarura që i raportojnë drejtpërdrejt Kuvendit.

Ministrja Bajrami: Nuk besoj që humb pavarësia nëse është në MF, për shkak se ne duhet të kemi besim tek institucionet qeverisëse. Nëse nuk besojmë te MF do të ishte e pakuptimtë që t’i besojmë një bordi. Ju si biznese duhet të interesoheni që institucionet e pavarura të jenë me të vërtetë të tilla dhe me njerëz profesionistë. Zv. ministri pati një propozim, dhe meqë ju jeni anëtarë të Këshillit konsultativ dhe jeni pajtuar që me përcaktuar nga një anëtar të grupeve punuese, kërkoj që në takimin e ardhshëm të vini me një propozim me afat kohor, ose me disa opsione, sepse ju duhet të pajtoheni se kur kjo çështje duhet të zgjidhet.

Agim Krasniqi (MF): Mendoj se ku flitet për politika, të mos diskutojmë për çështje teknike. Nëse thuhet që me ligj i janë marr përgjegjësitë një organi, atëherë duhet të rregullohen me ligj. Kjo nuk është më vullnet as i juaji as i yni. Në fillim e thashë, ulemi bashkë që ta shikojmë bazën ligjore dhe, jemi të interesuar në kuptimin administrativ brenda legjislacionit aktual për të zgjidhur ankesat dhe problemet e bizneseve. Do t’iu lusja që në takime të tilla të mos diskutohen çështje teknike.

Ministrja Bajrami: Progresi në adresimin e kësaj pike mbetet të raportohet në takimin e radhës së KKZHE-së.

Shpend Bakia (KIE): Dua të them se ky bord duhet të riaktivizohet, por të eliminohet bordi për ankesa, dhe vetëm çështja e rivlerësimit është problem, sepse çështjet po kthehen në rivlerësim dhe kjo po bie ndesh.

Ministrja Bajrami: Siç e tahs, presim që për këtë pikë të raportohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit.

10. Mbyllja e Takimit, caktimi i datës për mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së (MTI)

Ministrja Bajrami: Kam qenë e kënaqur me pjesëmarrjen e juaj masive në një takim të gjatë ku kemi diskutuar tema të ndryshme, dhe shpresoj që në takimin e ardhshëm të raportojmë jo vetëm për çështje të cilat kërkojnë zgjidhje, por edhe për çështjet që janë zgjidhur ose edhe për arsyet pse nuk i kemi zgjidhur. Unë kam propozuar, si koordinatore, që mbledhja tjetër e KKZHE-së të ndodhë në vitin 2016, në javën e dytë të shkurtit. Nuk po e përcaktojmë datën sepse na duhet prezenca e kryeministrit. Gjithashtu, kam një kërkesë nga Sekretariati i KKZHE-së që të gjithë ju që dëshironi të jeni pjesë e pikave të rendit të ditës, t’i dërgoni propozimet deri me 28 janar 2016, dhe t’i shoqëroni me material, sepse ato duhet të bëhen tema, dhe pres të vini me propozime konkrete. Sot janë ngritur çështje relevante, por që nuk

29

Page 30: nced-ks.com · Web viewMemli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Krasniqi, zv

ishin pjesë e pikave të rendit të ditës. Unë besoj që, nëse i kemi materialet paraprakisht ka mundësi të jemi të përgatitur dhe të japim rrugë për zgjidhje brenda takimit. Edhe një herë ju falënderoj shumë. Takimi përmbyllet.

30