229
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATËS NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E SHTETIT SOCIAL NË KOSOVË, MAQEDONI DHE SHQIPËRI PARAQITUR NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” Doktorant Udhëhequr nga MA. Besnik Fetahu Prof. Dr. Asoc. Merita Xhumari TIRANË, 2016

NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE

PROGRAMI I DOKTORATËS

NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË

NGRITJEN E SHTETIT SOCIAL NË KOSOVË,

MAQEDONI DHE SHQIPËRI

PARAQITUR NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE

“DOKTOR”

Doktorant Udhëhequr nga

MA. Besnik Fetahu Prof. Dr. Asoc. Merita Xhumari

TIRANË, 2016

Page 2: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

2

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE

PROGRAMI I DOKTORATËS

NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË

NGRITJEN E SHTETIT SOCIAL NË KOSOVË,

MAQEDONI DHE SHQIPËRI

Paraqitur në hulumtim të gradës shkencore

“Doktor”

Nga

MA. Besnik FETAHU

Udhëhequr nga Prof. Dr. Asoc. Merita XHUMARI

Juria e vlerësimit

1. ______________________

2. ______________________

3. ______________________

4. ______________________

5. ______________________

TIRANË, 2016

Page 3: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

3

DEKLARATË STATUORE

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar

ndonjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta

të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të cituara

dhe referuara.

Besnik FETAHU

______________________

©2016 Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit

Besnik FETAHU

Page 4: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

4

NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË

NGRITJEN E SHTETIT SOCIAL NË KOSOVË,

MAQEDONI DHE SHQIPËRI

Page 5: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

5

PËRMBAJTJA

Falenderimi .....................................................................................................................................7

Akronimet .......................................................................................................................................8

Lista e tabelave .............................................................................................................................10

Lista e figurave .............................................................................................................................12

Abstrakti ........................................................................................................................................13

KAPITULLI I: Hyrje .................................................................................................................15

I.1. Rëndësia e Studimit ...............................................................................................................16

I.2. Metodologjia .........................................................................................................................19

I.2.1. Hipoteza e punimit ...................................................................................................24

I.2.2. Pyetjet kërkimore .....................................................................................................24

I.3. Struktura e punimit ...............................................................................................................25

KAPITULLI II: Shqyrtime teorike për shtetin social .............................................................29

II.1. Koncepti i shtetit social .......................................................................................................30

II.2. Shteti social sipas Bismarkut................................................................................................38

II.3. Shteti social sipas Beveridge ................................................................................................41

II.4. Shtetit social pas Luftës së II Botërore .................................................................................43

II.4.1. Ideja e Keynsit për shtetin social .............................................................................47

II.4.2. Ideja e Friedmanit për shtetin social ......................................................................51

II.5. Tipologjia e shtetit social nga Esping-Andersen .................................................................54

II.6. Kufijtë e mirëqenies sociale sipas Maurrizio Ferrera ..........................................................56

II.7. Perspektivat teorike mbi shtetin social ................................................................................58

II.7.1. Marksizmi ...............................................................................................................58

II.7.2. Liberalizmi .............................................................................................................62

II.7.3. Konservatorizmi .....................................................................................................66

II.7.4. Demokracia sociale ................................................................................................69

II.7.5. Socializmi ...............................................................................................................73

KAPITULLI III: Shteti Social në Bashkimin Europian .........................................................78

III.1. Ndërtimi i shtetit social të përbashkët në Bashkimin Europian ..........................................79

III.2. Dimensioni Social përgjatë shteteve anëtare .....................................................................86

III.3. Modeli social europian, nga Traktati i Romës drejt Traktatit të Lisbonës..........................89

Page 6: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

6

III.4. Metoda e hapur e koordinimit ..........................................................................................101

III.5. Financimi i shtetit social në Bashkimin Europian ............................................................102

III.6. Llojet e mbrojtjes sociale .................................................................................................106

III.7. Sfidat e krijimit të shtetit social në BE ............................................................................111

KAPITULLI IV: Ndërtimi i Shtetit Social në Shqipëri dhe Kosovë ....................................115

IV.1. Mbrojtja sociale në Shqipëri ............................................................................................116

IV.2. Mbrojtja sociale në Kosovë .............................................................................................125

IV.2.1. Përjashtimi social në Kosovë ..............................................................................132

IV.2.2. Skema pensionale në Kosovë .............................................................................133

IV.2.3. Kujdesi shëndetësor në Kosovë ..........................................................................136

IV.2.4. Dialogu social në Kosovë ...................................................................................138

IV.2.5. Tregu i punës në Kosovë ....................................................................................141

IV.2.6. Programet e veçanta të banimit në Kosovë .........................................................142

IV.2.7. Skema e ndihmës sociale në Kosovë ..................................................................143

IV.2.8. Përkrahja materiale familjeve me aftësi të kufizuara të përhershme ..................147

IV.2.9. Këshilli ekonomiko-social në Republikën e Kosovës ........................................147

IV.2.10. Kujdesi për të verbërit në Kosovë ....................................................................148

IV.3. Harmonizimi i shtetit social – rasti i Shqipërisë dhe Kosovës ........................................154

IV.4. Shpenzimet sociale në Shqipëri dhe Kosovë ....................................................................155

IV.5. Sfidat ndaj problemeve sociale në Shqipëri dhe Kosovë - Varfëria dhe Pabarazia .........170

IV.5.1. Krahasimi i shkallës së varfërisë në BE, Kosovë dhe Shqipëri ..........................174

IV.5.2. Krahasimi i pabarazisë në BE, Kosovë dhe Shqipëri .........................................185

IV.5.3. Tipologjia e shtetit social në Kosovë dhe Shqipëri ............................................193

KAPITULLI V: Sfidat e Shtetit Social në Kosovë dhe Shqipëri ..........................................199

V.1. Zhvillimi i ulët ekonomik .................................................................................................200

V.2. Roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri dhe Kosovë ........................................205

V.3. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupcionit ................................................................208

V.4. Menaxhimi i rasteve sociale ..............................................................................................210

V.5. Koordinimi i politikave të përbashkëta në rajon ...............................................................213

REKOMANDIMET ....................................................................................................................215

Literatura .....................................................................................................................................221

Page 7: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

7

Falenderim

Ideja dhe interesimi për të hulumtuar në këtë temë ka lindur me përfundimin e studimeve

pasuniversitare, ku ndër çështjet e hapura për studime të mëtejme është shfaqur, ndër të tjera,

vlerësimi i tipologjisë së shtetit social, zhvillimi dhe funksionimi i saj, sfidat në ndërtimin e saj në

Kosovë dhe Shqipëri, problemi i varfërisë dhe pabarazisë në këto shoqëri, si dhe trajtimi i

praktikave nga shtetet e Bashkimit Europian, studim i cili është filluar që nga fillimi i studimeve

të doktoratës. Strukturimi i punimit, gjetja e burimeve dhe realizimi i punimit ishte sfidues por

edhe motivues për realizimin e këtij punimi. Për përkrahje të pakursyer, udhëzim në hulumtime,

ndihmë në sigurimin e literaturës, motivim për publikime, vërejtje dhe sygjerime të qëlluara,

falënderoj Udhëheqësen e punimit Prof. Asoc. Dr. Merita Xhumari e cila me shumë përkushtim

udhëhoqi këtë punim të doktoratës, dhe u tregua e gatshme të më udhëzoj, ndihmoj dhe të më

kritikojë gjatë gjithë realizimit të punimit.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Prof. Dr. Max Haller për udhëzimet shkencore për të vënë

kornizat e kësaj teze. Si përfitues i bursës austriake për qëndrim një mujor për qëllime hulumtimi

në Universitetin e Graz-it, Departamentin e Sociologjisë unë kisha fatin të bashkëpunoja me Prof.

Haller, duke vënë kornizat e këtij punimi. Sugjerimet dhe vlerësimet e tij kanë qenë shumë të

vlefshme, inkurajuese dhe kanë kontribuuar në ngritjen e cilësisë së këtij punimi.

Një falenderim i posaçëm i takon familjes time për përkrahjen e vazhdueshme, bashkshortes

Mimozës dhe dy fëmijëve, Uliksit dhe Lizës, si dhe prindërve, të cilëve edhe iu dedikoj çdo rezultat

që kam arritur sado modest të jetë.

Një falenderim i veçantë iu drejtohet strukturave përkatëse të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe

personelit mësimdhënës të Departamentit të Shkencave Politike.

Tiranë, 2016

Page 8: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

8

Akronimet

BE Bashkimi Europian

KE Komisioni Europian

MPMS Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës

MFK Ministria e Financave të Kosovës

ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës

MMSR Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë të Kosovës

INSTAT Instituti i Statistikave të Shqipërisë

EUROSTAT Zyra e Statistikave të Bashkimit Europian

BB Banka Botërore

OECD Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik

ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës

UNDP Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara

LSMS Anketimet e vlerësimit të Standardit Jetësor

EMU Unioni Monetar Europian

ECJ Gjykata Europiane e Drejtësisë

Brexit Mundësia e daljes së Britanisë së Madhe nga Blloku i BE-së

IDEP Instituti për Politika Zhvillimore

ESS Anketimi Social Europian

ISSP Programi Ndërkombëtar i Anketimit Social

EVS Studimi i Vlerave Europiane

WVS Studimi i Vlerave Ndërkombëtare

GDP Prodhimi i Brendshëm Bruto

IPA Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit

LIS Studimi mbi të Ardhurat – Luksemburg

FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar

MMSR Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë

MFSH Ministria e Financave të Shqipërisë

DMS Departamenti për Mirëqenie Sociale

Page 9: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

9

MAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës

QPS Qendrat për Punë Sociale

SHPMPF Shtëpia e Personave të Moshuar dhe Pa Përkujdesje Familjare

SHBK Shtëpitë me Bazë në Komunitet

MHK Metoda e Hapur e Koordinimit

DEA Zhvillimi i Analizës së të Dhënave

PISA Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Nxënësve

Page 10: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 10 -

Lista e Tabelave

- Tabela 1. Të dhënat e përgjithshme rreth Bashkimit Europian (BE). Të përshtatura nga

autori Besnik Fetahu. Burimi: Eurostat dhe Banka Botërore, 2014.

- Tabela. 2. Politika Sociale në Bashkimin Europian. Burimi: Castles, 2010: 299.

- Tabela 3. Ndikimi i Integrimeve Europiane në shpenzimet sociale të shtetevë anëtare.

Burimi: Castels, 2010:301.

- Tabela 4. Financimi i mbrojtjes shoqërore në vendet e Bashkimit Europian dhe në vendet e

Ballkanit Perëndimorë. Burimi: Eurostat (2015).

- Tabela 5. Rangimi i rolit të shtetit social. Pikët e de-komodifikimit. Burimi: Esping-Andersen

(1990).

- Tabela 6. Treguesit kryesorë makroekonomik të Shqipërisë. Burimi: INSTAT, Banka e

Shqipërisë, Ministria e Financave, FMN.

- Tabela 7. Shkalla e papunësisë në Shqipëri. Burimi: Anketa e Forcave të Punës 2007-2015,

INSTAT.

- Tabela 8: Sistemi i mbrojtjes shoqërore në Shqipëri (Xhumari, 2003, p. 120).

- Tabela 9. Numri i familjeve në ndihmë ekonomike – Rasti i Shqipërisë. Burimi: INSTAT,

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta.

- Tabela 10. Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike sipas llojit – Rasti i Shqipërisë.

Burimi: INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta.

- Tabela 11. Fondi i ndihmës ekonomike – Rasti i Shqipërisë. Burimi: INSTAT

- Tabela 12. Treguesit makroekonomik në Kosovë. Burimi Agjencia e Statistikave të Kosovës.

- Tabela 13. Sistemi i mbrojtjes shoqërore në Kosovë (përpunim i autorit).

- Tabela 14. Shkalla e papunësisë në Kosovë. Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës.

- Tabela 15. Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë sociale nga shteti. Burimi: Agjencia e

Statistikave të Kosovës.

- Tabela 16. Numri i familjeve që përfitojnë ndihma sociale sipas regjionit. Burimi: Agjencia e

Statistikave të Kosovës.

- Tabela 17. Totali i shpenzimeve për mbrojtjen sociale (% GDP-së) 2001, 2005, 2007, 2008,

2010, 2015. Burimi: OECD (2015); Banka Botërore (2015); INSTAT (2015); ASK (2015);

MF e Shqipërisë (2015); MF e Kosovës (2015).

Page 11: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 11 -

- Tabela 18. Skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës sipas

kategorive. Burimi: ASK (2015).

- Tabela 19. Fondet e buxhetit të ndara për shpenzime sociale. Kalkulimi i bërë nga autori,

burimi: Ligji i Buxhetit të Shqipërisë (2015) dhe Ligji i Buxhetit të Kosovës (2015).

- Tabela 20. Shpërndarja e fondeve në kuadër të mirëqenies sociale në Kosovë. Burimi:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (2015).

- Tabela. 21. Shpërndarja e pensioneve në Kosovë. Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës

(2015).

- Tabela 22. Të ardhurat, varfëria dhe pabarazia në Shqipëri, Kosovë dhe në disa shtete të BE-

së, prej periudhës 2010-2012. Burimi Banka Botërore (2010, 2012); Inqualitywatch (2010);

Çabiri dhe Xhillari (2005).

- Tabela 23. Krahasimi i treguesve të pabrazisë dhe varfërisë brenda tri burimeve Eurostat,

LIS dhe Banka Botërore. Burimi Eurostat (2014); LIS (2004, 2010); Banka Botërore (2010,

2012).

- Tabela 24. Trendi i varfërisë absolute sipas rajoneve: 2002, 2005, 2008, dhe 2012. Burimi:

INSTAT (2015).

- Tabela 25. Shkalla e ndryshimit të varfësisë në zonat urbane dhe rurale, në Shqipëri. Burimi:

INSTAT (2015).

- Tabela 26. Treguesit e zhvillimit njerëzor në Kosovë. Burimi: Raporti i Zhvillimit Njerëzor në

Kosovë UNDP (2004).

- Tabela 27. Pagat neto mujore mesatare të paguara nga buxheti i Kosovës. Burimi: MPMS

(2013); ASK (2014).

- Tabela 28. Paga neto mujore mesatare e paguar nga buxheti i Shqipërisë. Burimi Instat

(2015).

- Tabela 29. Pabarazia në të ardhura në Shqipëri, e shprehur përmes Kurbës së Lorenc-it.

- Tabela 30. Pabarazia në të ardhura në Kosovë, e shprehur përmes Kurbës së Lorenc-it.

- Tabela 31. Pabarazia në të ardhura në Shqipëri, e shprehur përmes Koeficientit Gini.

- Tabela 32. Pabarazia në të ardhura në Kosovë, e shprehur përmes Koeficientit Gini.

- Tabela 33. Grupimi i vendeve sipas analizës cluster.

- Tabela 34. Përafrimet në modelet e tyre sociale në mes të vendeve krahasuese.

Page 12: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 12 -

Lista e Figurave

- Figura 1. Ligji i Viktorias për varfërinë, 1834.

- Figura 2. Sam Watson (1950), në konferencën vjetore të partisë laburiste.

- Figura 3. Hiroshima pas hudhjes së bombës atomike. Burimi: BBC, 2015.

- Figura 4. Depresioni i Madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burimi: Dailysignal, 2015.

- Figura 5. Në përpjekje të ruajtjes së shtetit social dhe rikthimit në periudhën e artë “Golden

Age” të tij. Burimi: Russian Council, 2015.

- Figura 6. Organogrami i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë (Burimi,

webfaqja zyrtare e Ministrisë).

- Figura 7. Numri i individëve dhe familjeve përfituese të ndihmës sociale në Kosovë nëpër

vite. Si dhe numri i përfituesve të pensioneve bazë në Kosovë nëpër vite. Kalkulim i autorit,

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (2015).

- Figura 8. Shuma vjetore e mjeteve të shpenzuara për pagesën e ndihmës sociale, pensioneve

bazë dhe kontributdhënës, pensioneve të personave me aftësi të kufizuara, skemave sociale

dhe invalidëve të luftës nëpër vite në Kosovë. Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës

(2015).

- Figura 9. Trendi i varfërisë absolute në Shqipëri. Burimi INSTAT (2015).

- Figura 10. Shkalla e Varfërisë në Kosovë gjatë viteve 2003-2006. Burimi: UNDP (2004);

ASK (2010).

- Figura 11. Pabarazia në të ardhura në Shqipëri, e shprehur përmes Kurbës së Lorenc-it.

- Figura 12. Pabarazia në të ardhura në Kosovë, e shprehur përmes Kurbës së Lorenc-it.

- Figura 13. Pabarazia në të ardhura në Shqipëri, e shprehur përmes Koeficientit Gini.

- Figura 14. Pabarazia në të ardhura në Kosovë, e shprehur përmes Koeficientit Gini.

- Figura 15. Dendrogrami cluster duke përdorur metodën Ward.

- Figura 16. Analiza cluster duke përdorur kriterin e fqinjit të përafërt. Rasti i Kosovës.

- Figura 17. Analiza cluster duke përdorur kriterin e fqinjit të përafërt. Rasti i Shqipërisë.

Page 13: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 13 -

ABSTRAKT

Studimi ka për qëllim të analizojë mbrojtjen sociale në Shqipëri dhe Kosovë, procesin e ndërtimit

të shtetit social dhe faktorët që ndikuan mbi këtë proces. Janë analizuar dokumentet ligjore,

politikat qeveritare, vendimet e nivelit lokal me qëllim konstatimin e natyrës së mbrojtjes sociale

në Shqipëri dhe Kosovë.

Janë analizuar treguesit makroekonomik dhe të dhënat e anketës së buxhetit të ekonomive

familjare për të përcaktuar tipologjinë e shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë. Treguesit

makroekonomik janë analizuar përmes analizës cluster (cluster analysis), kriterit nearest neighboor

analysis, si dhe duke përdorur metodën e Ward-it për grupimin e shteteve sociale sipas

indikatorëve të përbashkët.

Vëmendje e veçantë iu është kushtuar politikave qeveritare mbi shpenzimet sociale në Shqipëri

dhe Kosovë, duke bërë krahasime mbi profilin, sasinë dhe orientimin e këtyre shpenzimeve.

Rezultatet e studimit tregojnë se mbrojtja sociale në Shqipëri ka karakter detyrues për të gjithe

qytetarët ekonomikisht aktiv dhe që mbështeten nga kontributet e tyre. Në këtë rast shteti shqiptar

dallohet me zhvillimin e skemave sipas modelit Bismarkian. Përderisa në rastin e Kosovës kemi

skema të përgjithshme që përfshijnë gjithë popullësinë të mbështetura nga taksat e përgjithshme

shtetërore, të ndërtuara sipas modelit Beverixh.

Rezultatet po ashtu mbeshtesin supozimet e studimit duke treguar se përcaktimi i shtetit shqiptar

për modelin Bismarkian ka ndërlidhje me detyrimin e vazhdimësisë së modelit të tyre të

mëparshëm dhe nevojës për të ruajtur qëndrimin aktiv ndaj punës. Në rastin e Kosovës kemi një

realitet krejtësisht të ri. Administrata ndërkombëtare (UNMIK) instaloi një sistem krejtësisht nga

fillimi të mbrojtjes sociale sipas modelit Beverixh (Liberal). Atje nuk kishte vazhdimësi me

sistemin e mëparshëm për shkak të shkatërrimit të tij nga Serbia dhe vjedhjes së kursimeve dhe

fondeve pensionale.

Rezultatet e këtij studimi nxisin studime të mëtutjeshme në hulumtimin e natyrës së mbrojtjes

sociale për të dyja vendet, si dhe në hulumtimin e tipologjisë së shtetit social.

Fjalët kyçe: mirëqenia; mbrojtja sociale; shteti social; politikat sociale; integrimet europiane.

Page 14: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 14 -

ABSTRACT

The study aims to analyze the social protection in Albania and Kosovo, the process of building

social state and the factors that influenced this process. Analyzing legal documents, government

policies, decisions at the local level with the aim of ascertaining the nature of social protection in

Albania and Kosovo.

Macroeconomic indicators and survey data of the household budget have been analyzed to

determine the typology of the welfare state in Albania and Kosovo. Macroeconomic indicators

have been analyzed through cluster analysis (cluster analysis), nearest neighbor analysis criteria,

as well as using Ward's method for grouping the social states according to the common indicators.

Particular attention has been given to government policies on social expenditures in Albania and

Kosovo, making comparisons on the profile, amount and direction of these expenditures.

The study results show that social protection in Albania has a binding character for all citizens

economically active and that they are supported by their contributions. Albanian state in this case

is distinguished by the development of schemes under the Bismarckian model. While in the case

of Kosovo we have general scheme that include the entire population supported by general state

taxes, constructed according to the Beverixh model.

The results also support the assumptions of the study showing that the determination of the

Albanian state to Bismarckian model is interrelated with the obligation of continuity of their

previous model and the need to maintain an active attitude towards work. In Kosovo's case we

have a completely new reality. International administration (UNMIK) installed a system

completely from the beginning of social protection according to the model of Beverixh (Liberal).

There was no continuity with the previous system due to its destruction by Serbia and stealing of

savings and pension funds.

Outcomes of this study encourage further studies in researching the nature of social protection for

both countries, as well as research on the social state typology.

Keywords: welfare; social protection; social state; social policy; European integration.

Page 15: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 15 -

KAPITULLI I: HYRJE

Page 16: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 16 -

I.1. Rëndësia e Studimit

Shteti social është një tipar themelor dhe dallues i modelit social europian. Një arritje e madhe e

Europës së pasluftës, e cila u mundësoi shoqërive për tu përballur me përmbysjet e

jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale, si dhe për t’iu përshtatur sfidave më të reja sociale me të

cilat ato ballafaqoheshin. Kohezioni social që përbën bazën dhe është rezultat i shtetit social, është

një objektiv i shteteve anëtare të Bashkimit Europian, sikurse që ishte gjatë viteve 1945 – 1950

kur edhe filloi të ndërtohet fuqishëm shteti social. Të njejtin objektiv synojnë ta arrijnë edhe vendet

e Ballkanit Perëndimorë gjatë procesit të integrimit të tyre në Bashkimin Europian. Dy nga këto

shtete, Shqipëria dhe Kosova të cilat edhe janë objekt i trajtimit në këtë punim, ballafaqohen me

vështirësi të shumëta sociale tash e sa vite rradhazi.

Të dyja këto shtete identifikohen si shtetet më të varfëra të regjionit, me një gjendje sociale te

brishtë sidomos Kosova në të cilën shkalla e papunësisë, varfërisë dhe pabarazisë është në rritje të

vazhdueshme. Në rastin e Kosovës, mosnjohja e pavarësisë nga pesë shtete të Bashkimit Europian

ka shkaktuar një proces të ngadaltë dhe shpeshherë stagnues në procesin e integrimit të saj në

Bashkimin Europian. Vështirësit e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për

Kosovën dhe Shqipërinë janë shfaqur viteve të fundit si rezultat i krizës financiare në eurozonë,

emigrantëve, dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, lufta në Ukrainë, sanksionet ndaj

Rusisë, si dhe sulmet terroriste nga shteti islamik. Të gjitha këto janë sfidat e Bashkimit Europian

drejt të ardhmes së saj të paqartë. Përballë këtyre vështirësive, viteve të fundit shteti social është

në sulm të kritikave dhe sidomos ndaj kostos së saj të lartë financiare. Rol të rëndësishëm kishte

kriza buxhetore e shtetit grek, emigrimi masiv drejt Europës të njerëzve nga Afrika, Azia dhe

veçanërisht nga Siria për shkak të luftës civile mbi 4 vjeçare. Kostoja financiare në menaxhimin e

këtyre krizave është tejet e lartë andaj janë shtuar zëra për rishikimin e programeve të ndryshme

sociale.

Megjithatë në Bashkimin Europian vazhdon të ketë një shkallë të lartë konsensuesi se mirëqenia

sociale është përgjegjësi e vendeve anëtare për të siguruar se çdo njeri që është i varfër, i sëmurë,

me aftësi të kufizuara, i papunë, i moshuar, i pastrehë, me kushte të rënda jetese, të mos jetë i

privuar. Përkundrazi në disa vende ka shtim të zërave për një ngritje të shpenzimeve të shtetit

Page 17: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 17 -

social. Në fakt janë dy akuza kryesore, e para është se shteti social ka dështuar për të arritur disa

nga objektivat kryesore të saj, dhe e dyta shteti social është përgjegjës për një rënie të vazhdueshme

në performancën ekonomike. Në elaborimin e akuzës së dytë shpeshherë përdoret rasti i shtetit

grek, në të cilën ka rrjedhje masive të shpenzimeve sociale në mënyrë joligjore dhe korruptive

(Shih librin The Full Catastrophe, Travels among the new Greek ruins, të autorit James Angelos).

Këto dy akuza duhet të merren seriozisht megjithatë është e nevojshme të kujtohen të arriturat e

kaluara për të rikujtuar se sa humbje e madhe do të ishte po mos ta kishim shtetin social. Të dy

shtetet të cilat janë objekt i trajtimit në këtë punim, duhet të studiojnë dhe ndërtojnë modelet dhe

praktikat më të mira sociale në ballafaqim me problemet e tyre sociale. Në të dy vendet ka një

rritje të shpenzimeve sociale nga viti në vitë, përderisa në Shqipëri kemi në pushtet një parti të

majtë e cila edhe mund të ketë në programin e saj një përkrahje më të madhe të shtetit ndaj

kategorive sociale, “paradoksi” qëndron në anën e Kosovës në të cilën partitë e djathta në pushtet,

kanë shtuar fondet për kategori të ndryshme sociale.

Sa për të ofruar një informacion më të plotë, Kosova ka probleme të mprehta sociale, të cilat janë

burim i trazirave sociale, me të cilat ajo është duke u përballur viteve të fundit. Andaj, në këtë

punim, synojmë të sigurojmë një qasje të ekuilibruar dhe informuese mbi funksionimin e shtetit

social në Bashkimin Europian, si dhe mundësisë së ndërtimit të një modeli të tillë në vendet e

Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në Shqipëri dhe Kosovë. Rëndësia e këtij punimi

qëndron edhe në faktin se deri më tani nuk është bërë një tiplogji e shtetit social në Shqipëri dhe

Kosovë, dhe jo vetëm për këto dy vende, por pothuajse për tërë regjionin e Ballkanit. Ky punim

jep një sërë përgjigjjesh në një numër pyetjesh të rëndësishme në lidhje me gjendjen aktuale sociale

në Bashkimin Europian, Shqipëri dhe Kosovë. Këto pyetje kanë të bëjnë me punën aktuale dhe

evoluimin e pritshmërisë së shteteve sociale dhe janë objekt i hulumtimeve akademike midis

sociologëve, politologëve, ekonomistëve. Më e rëndësishme, këto janë shqetësime të përditshme

të politikëbërësve dhe qytetarëve.

Traktati i Lisbonës përkrah përafrimin e tillë, megjithatë mundësia e daljes nga blloku të Britanisë

së Madhe (Brexit) rrezikon seriozisht ëndrrën e përbashkët europiane. Tani, funksionet kryesore

të shtetit social në BE nuk mund të përmbushen as nga tregu dhe as nga familja në mënyrë të plotë.

Përmbushja e këtyre funksioneve është një pjesë thelbësore e asaj që mund të konsiderohet si një

Page 18: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 18 -

shoqëri moderne dhe demokratike. Reformimi i tij mund të jetë diçka që duhet të bëhet me urgjencë

për shkak se puna e tij e tanishme nuk mund t’u rezistojë sfidave që shtrihen përpara. Shteti social

mund të ruhet, por është më se e nevojshme të bëhen disa ndryshime themelore në institucione.

Përderisa Shqipëria po bënë gjithçka çka është e mundur që të transformojë çështjen e papunësisës

në vend, duke rihapur qendrat e reja moderne të shërbimit për punësim me qëllimin punësimin e

të rinjëve dhe aftësimin profesional të tyre, gjithnjë në koordinim me tregun e punës. Në Kosovë

kemi një rritje të fondeve për skemat sociale, shteti ofron para të gatshme për një numër të

konsideruar të qytetarëve të saj nga këto kategori të rrezikuara. Qendrat e punësimit dhe aftësimi

profesional përkundër përkrahjes financiare nga Bashkimi Europian janë joefikase dhe me shumë

probleme. Në një studim të publikuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (IDEP, 2015) për

aftësimin profesional në Kosovë, nga 28 module/profile sa ofrohen nga qendrat e punësimit, vetëm

5 prej tyre janë të validituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Kjo reflekton një qasje

joserioze të shteti në raport me çështjen e punësimit.

Në anën tjetër shteti social në Bashkimin Europian, është efikas ndaj këtyre problemeve sociale

megjithatë kërkohet një vetëdijësim i qytetarëve europian mbi peshën e shpenzimeve sociale. Gjatë

dekadave të fundit, ndryshimet demografike, ekonomike dhe sociale kanë përfshirë gjithë

Bashkimin Europian, të cilat kanë implikime të thella në shtetin social. Plakja e popullësisë, shkalla

e punësimit në rënie, ndryshimi në bilancin gjinor, rritja e kërkesës për shërbime sociale

mbështetëse, mungesa e solidaritetit gjithnjë e më shumë, të gjitha këto ndryshime janë sfidat e

fundit me të cilat ballafaqohet shteti social. Megjithatë, më e rëndësishme është fenomeni i

konvergjencave dhe rritja e oportunizmit tek të gjithë akterët ekonomikë. Ndryshimi i sjelljeve

oportuniste dhe rizbulimi i disa ndjenjave të solidaritetit janë sfidat më të mëdha me të cilat

përballen shtetet sociale.

Për konceptin e shtetit social, ka mendime të ndryshme nga ana e studiuesve të shumtë. Le të

paraqesim në mënyrë të përgjithshme se çfarë përmban dhe çfarë funksione kryen shteti social.

Shteti social përbëhet nga një numër i programeve përmes të cilave qeveria ndjek qëllimin e

mbrojtjes shoqërore në emër të qytetarëve ndaj kategorive të caktuara të rrezikuara, dhe të

asistencës sociale për nevojtarët, si dhe për të inkurajuar shfrytëzimin e shërbimeve të caktuara të

tilla si edukimi, strehimi dhe kujdesi për fëmijët. Këto programe u paraqitën për të përmbushur

Page 19: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 19 -

objektivat e caktuara, dy prej të cilave më kryesore janë lehtësimi i varfërisë dhe sigurimi i një

ndjenje të sigurtë për të gjithë. Kur bëjmë vlerësimin e performancës së shtetit social, është e

rëndësishme që të bëhet duke marrë në konsideratë këto dy aspekte: Asistenca sociale dhe sigurimi

social. Disa prej programeve të shtetit social kanë efekte në stabilizimin makroekonomik dhe në

rritjen ekonomike. Në anën tjetër, disa nga asistencat dhe disa nga sigurimet mund të arrihen edhe

nga institucionet e tjera përveç shtetit, për shembull sigurimi mund të ofrohet nga tregu, dhe të

dyja së bashku si sigurimi ashtu edhe asistenca sociale mund të ofrohen nga familja dhe më

gjerësisht nga sektori joprofitabil. Siç do të tregohet në punim, tregu dhe familja mund të kenë

ndikim negativ në funksionimin e ekonomisë që i atribuohet shtetit social. Megjithatë, qëllimi i

familjes dhe ai i sektorit joprofitabil është shumë më i ngushtë se sa ajo e shtetit social, përderisa

tregu arrin shumë më pak.

I.2. Metodologjia

Tipologjia e regjimeve të shtetit social zakonisht është i bazuar në treguesit makroekonomik që

përshkruajnë institucionet shtetërore të mirëqenies sociale, në vend se të bazohet vetëm në

përdorimin e informacionit lidhur me efektet e veçanta reale të rishpërndarjes. Qëllimi i punimit

është të identifikojë përcaktuesit e shtetit social duke marrë në konsideratë ndryshimet sociale

veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë të ndërtuara kryesisht pas vitit 2000. Duke u bazuar edhe në

përpjekjet e studiuesve të mëparshëm (Poschl dhe Valkova, 2015), ky punim synon të bëjë një

analogji të grupimit të shteteve në modelet e regjimeve sociale për rastin Shqipëri – Kosovë, duke

përdorur analizën cluster (cluster analysis), metodën e Ward-it dhe kriterin Nearest Neighboor

Analysis. Kjo është bërë duke përdorur të dhënat në lidhje me efektet aktuale të rishpërndarjes dhe

shpenzimeve sociale të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Për më

tepër, janë përdorur të dhënat nga analiza cluster për të analizuar deri në çfarë mase gjendja sociale

varet nga regjimet e shtetit social apo nga karakteristikat e vendit, dhe sa realisht kanë përafrime

në mes vete.

Literatura mbi tipologjinë e shtetit social dominohet nga puna e Esping-Andersen-it (1990) “The

Three World of Welfare Capitalism” e cila është e bazuar në parimet që reflektojnë rolin e tregut,

shtetit dhe familjes në sigurimin e mirëqenies. Andaj, janë përcaktuar tre tipe të shteteve sociale:

Page 20: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 20 -

liberal, konservativ dhe social-demokrat. Që atëherë janë bërë shumë vërejtje kritike (Arts dhe

Gelissen, 2002; Poschl dhe Valkova, 2015), pastaj klasifikime alternative (Bambra 2004, 2007;

Bonoli 1997; Castles dhe Mitchell 1993) dhe tipe të tjera të regjimeve janë shtuar (Ferrera 1996).

Një nga alternativat e mundshme është analiza e rezultateve aktuale të shpërndarjes së politikave

të mirëqenies sociale, në vend se të përqendrohet në karakteristikat institucionale

makroekonomike. (Kammer et al. 2012) përdorin këtë koncept për të shqyrtuar nëse tipologjia

tradicionale e shtetit social është e qëndrueshme kur rezultatet e politikave të mirëqenies sociale

janë analizuar duke përdorur të dhënat mikro. Në këtë punim, një qasje e ngjajshme është përdorur

për të grupuar vendet në grupimet (clusters).

Për analizën pasuese janë përdorur të dhënat nga statistikat e Bashkimit Europian për të ardhurat

dhe standardin jetësorë (2013) dhe të dhënat statistikore nga LSMS studim i realizuar në të dy

vendet nga INSTAT dhe ASK me metodologji të Bankës Botërore në vendet e marra në shqyrtim.

Të gjitha këto të dhëna përmbajnë informacion lidhur me të ardhurat dhe kushtet e jetesës së

individit dhe të njësive ekonomike familjare. Në bazë të tyre, do të përdoret analiza cluster për

caktimin e modelit të shtetit social dhe në këtë rast do të shfrytëzohet metoda e Ward-it për të bërë

grupimet e përbashkëta si dhe kriteri Nearest Neighboor Analysis e cila mundëson grupimin e

shteteve sociale sipas ngjajshmerive sociale të përafërta.

Përveç kësaj, ky punim trajton qëndrimet ndaj shtetit social nga shumë studiues në Bashkimin

Europian dhe sfidat e ndërtimit të tij në Shqipëri dhe Kosovë. Ky studim trajton subjektin nga një

perspektivë krahasuese, duke shfrytëzuar disponueshmërin e të dhënave, e cila është përmirësuar

ndjeshëm viteve të fundit të ofruara nga Anketimi Social Europian (ESS), Organizata për Zhvillim

dhe Bashkëpunim Europian (OECD), Banka Botërore (WorldBank), Fondi Monetar

Ndërkombëtar (IMF), Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Komisioni Europian (EU

Commission), Instituti i Statistikave (INSTAT), Agjencia e Statistikave (ASK), Programi

Ndërkombëtar i Anketimit Social (ISSP), Anketimi i Eurobarometrit (Eurobarometer), Studimi i

Vlerës Europiane (EVS), Anketimi i Vlerës Botërore (WVS). Kjo perspektivë krahasuese na

mundëson për të synuar interesin tonë jo vetëm në variacionet në mes të individëve dhe grupeve

shoqërore, por edhe në dallimet në mes vendeve. Në të vërtetë, kjo na ndihmon për të kombinuar

analizat në nivel mikro (variacione në mes të individëve, grupeve, etj) me analizat në nivel makro

Page 21: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 21 -

(mes vendeve). Për sa i përket dallimeve mes vendeve, punimi mishëron nocionin e modeleve të

ndryshme të shteteve sociale në të gjithë Bashkimin Europian, Shqipëri dhe Kosovë.

Punimi është i lidhur me analizën e sfidave politike dhe ndryshimet e politikave në teorinë e shtetit

modern social dhe adreson çështje të tjera të riskut social si varfëria dhe pabarazia, si dhe sfidat

lidhur me ndryshimin e strukturave të sistemeve sociale në Shqipëri dhe Kosovë.

Paraqitja e një pasqyre të plotë dhe informuese për shtetin social, për funksionimin dhe

performancën e tij, kërkohet të trajtohen sfidat globale me të cilat është duke u përballur si: kriza

financiare, lëvizjet e emigrantëve, amulia ekonomike, krizat politike dhe të tjera. Të gjitha këto e

bëjnë të nevojshme reformimin e shtetit social me qëllim që t’u rezitojë këtyre sfidave. Viteve të

fundit, pothuajse secili shtet i Bashkimit Europian dhe një ashtu Shqipëria (në të ardhmen edhe

Kosova) po përballen edhe me ndryshime demografike. Mplakja e popullësisë është kthyer në një

problem akut për çdo shoqëri europiane, e cila në Shqipëri e Kosovë është në fazat fillestare.

Andaj shteti social e dëshmon performancën e vetë në ballafaqim me problemet sociale,

veçanërisht me varfërinë dhe pabarazinë në mes të qytetarëve. Përveç kësaj, shteti social arsyeton

rolin e vetë edhe me politikat sociale që ndërmerr në lehtësimin e varfërisë dhe në reduktimin e

pabarazisë në të ardhura për qytetarët e saj. Shoqëria që ndan sa më shumë fonde për shpenzime

sociale aq më shumë orientohet drejt modelit socialdemokrat, dhe sa më pak drejt modelit liberal.

Zbutja e varfërisë dhe pabarazive në Bashkimin Europian, Shqipëri dhe Kosovë vazhdon të jetë

një nga prioritet e politikave shtetërore. Vlerësimi dhe analiza e këtyre politikave, ndihmon në

tipologjizim e regjimeve të shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë.

Ka ngjajshmëri të konsiderueshme në mirëqeniesn sociale në mes të shteteve të Bashkimit

Europian, dhe jo vetëm atyre por edhe në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, megjithatë ritmi i

zhvillimit ndryshon. Brenda studiuesve të politikës sociale ka debate se çfarë e bënë një shtet, të

jetë shtet social. Për shembull a sigurojnë Shqipëria dhe Kosova ndihmë të mjaftueshme për

qytetarët e tyre nëpërmes fondeve publike, shtetërore dhe të përkrahjes lokale, në mënyrë që të

trajtohet si një shtet social. Deri më tani nuk është bërë një tipologjizim i regjimeve të shtetit social

për Shqipërinë dhe Kosovën, pothuajse për tërë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Page 22: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 22 -

Tipologjizimet e njohura deri më tani nga Esping-Andersen (1990) dhe Maurizio Ferrerra (1996)

janë bërë vetëm për vendet e Bashkimit Europian. Të dy autorët por edhe të tjerët, tipologjizimin

e shtetit social e kanë bërë duke përdorur vlerësimin e standardit të jetesës si dhe sasinë e fondeve

të shpërndara për shërbime sociale.

Përdorimi i këtyre të dhënave nga anketimet e vlerësimit të standardit të jetesës (LSMS) të

realizuara nga Banka Botërore, INSTAT për rastin e Shqipërisë dhe ASK për Kosovën, e bënë të

nevojshme për të trajtuar këtë temë. Të dhënat e tilla statistikore na mundësojnë të kuptojmë

standardin e jetesës së njësive ekonomike familjare. Kjo reflekton nivelin e pasurisë së tyre,

sigurisë, të mirave materiale që ato disponojnë dhe konsumin për një shtresë të caktuar socio-

ekonomike në një zonë të caktuar gjeografike. Përmes të dhënave nga anketimet e LSMS ne

paraqesim nivelin e të ardhurave, cilësinë dhe disponueshmërin e punësimit, pabarazinë në mes

shtresave të qytetarëve, shkallën e varfërisë, strehimin, kujdesin shëndetësor, arsimi, jetëgjatësia,

niveli dhe profili i shërbimeve.

Ky punim do të përdorë të dhënat ndërsektoriale të anketimeve të realizuara nga ESS, përmes të

cilave do të bëhet një analizë e nivelit mikro dhe makro të modeleve sociale në Bashkimin

Europian, Shqipëri dhe Kosovë. Këto të dhëna reflektojnë përceptimet e qytetarëve ndaj efiçiencës

dhe efikasitetit të shërbimeve sociale, skemave të ndryshme të mbrojtjes sociale, lëvizjes së

punëtorëve, nivelit të të ardhurave dhe pabarazive sociale në vendet përkatëse.

Standardi i jetesës vlerësohet zakonisht me standarde reale si të ardhurat për person dhe nga shkalla

e varfërisë. Ideja e një “standardi” mund të jetë në kontrast me cilësinë e jetës, e cila merrë parasysh

jo vetëm standardin material të jetesës, por edhe aspekte të tjera më të prekshme që përbëjnë jetën

e njeriut të tilla si koha e lirë, sigurta, burimeve kulturore, sociale, shëndetit, mjedisit etj. Do të

thotë një vlerësim komplekse i mirëqenies sociale.

Ky punim gjithashtu trajton sfidat e Shqipërisë dhe Kosovës në ballafaqim me varfërinë,

pabarazinë në mesin e qytetarëve si probleme sociale më komplekse në këto vende. Kriza

financiare e vitit 2008, thelloi edhe më shumë varfërinë në Shqipëri dhe Kosovë. Të dy këto shoqëri

karakterizohen me një shpërndarje jo të drejtë dhe të pabarabartë të të mirave materiale. Kjo

pabarazi është shumë shtresorë dhe lidhet drejpërdrejtë me standardin e jetesës dhe nivelin e të

Page 23: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 23 -

ardhurave. Për vlerësimin e varfërisë dhe pabarazisë në të ardhura është përdorur kurba e Lorenc-

it dhe koeficienti GINI. Përmes kurbës së Lorenc-it paraqitet lakorja e pabarazisë në mes të

shtresave sociale në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat përvetësojnë të ardhura nga buxhetet shtetërore.

Përderisa me koeficientin GINI shprehet shkallën në të cilën shpërndarja e të ardhurave ndërmjet

individëve brenda një vendi devijojnë nga një shpërndarje e barabartë e përkryer.

Për vendet e Bashkimit Europian, përdoren të dhënat nga studimet e mëparshme, por mbetet

sfiduese qasja në të dhënat lidhur me nivelin dhe profilin e të ardhurave, veçanërisht në rastin e

Kosovës. Mungesa e ligjit për pagat dhe ligjit për kategorizimin e profesioneve në Kosovë1, e bënë

të vështirë nxierrjen e një pasqyre lidhur me pabarazinë në të ardhura në Kosovë. Megjithatë, në

një situatë të tillë kërkimi shkencor orientohet tek profilizimi dhe koeficienti i të ardhurave për

vendet e punës në sektorin shtetërorë të Kosovës. Në Shqipëri, gjendja është më e lehtë sepse

ekziston një kategorizim i profesioneve dhe i nivelit të të ardhurave të tyre. INSTAT ofron të dhëna

statistikore mbi nivelin e të ardhurave të qytetarëve shqiptarë nga buxheti i shtetit, të kategorizuara

në profesione përkatëse.

Këto të dhëna do t’i përdorim për kurbën e Lorenc-it për të paraqitur shkallën e pabarazisë në të

ardhura sa i përketë shoqërisë shqiptare, dhe pastaj përmes një perspektive krahasuese edhe të

krahasohet me Bashkimin Europian dhe Kosovën. Me përdorimin e kurbës së Lorenc-it llogariten

përqindjet kumulative të të ardhurave totale të marra kundrejtë numrit kumulativ i të marrësve

duke filluar me individin apo familjen më të varfër. Me përdorimin e koeficientit GINI vlerësohet

zona midis kurbës së Lorenc-it dhe një linje hipotetike që paraqet barazinë absolute, e shprehur si

një përqindje e nivelit maksimal nën këtë nivel. Për shembull, nëse koeficienti GINI është 0 atëherë

kemi të bëjmë me një barazi të përsosur, përderisa koeficienti 100 nënkupton pabarazi të

tejskashme.

Në realizimin e këtij punimi është bërë një analizë e literaturës së pasur shkencore kryesisht në

gjuhën angleze e cila trajton natyrën e shtetit social në kontekstin historik, perspektivat teorike për

1 Derisa është duke u realizuar ky studim i doktoratës, janë hartuar propozim ligjet për paga dhe profesione në

Republikën e Kosovës. Për shkak të krizës politike nëpër të cilën po kalon Kosova, këto dy propozim ligje nuk janë

miratuar në Parlamentin e Kosovës.

Page 24: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 24 -

shtetin social, modelet sociale në vendet europiane, dhe sfidat e shtetit social bashkëkohor.

Gjithashtu, janë analizuar një numër i madh i studimeve shkencore, studimeve, raporteve,

dokumenteve strategjike të cilat trajtojnë politikat sociale në Shqipëri dhe Kosovë. Artikujt

shkencorë të publikuar nga studiuesit shqiptarë dhe ata kosovarë në fushën e politikave sociale

është duke u rritur, sidomos për nënfushën e pensioneve dhe kujdesit shëndetësorë, dhe ndihmuan

në këtë punim për të shmangur dyshimet lidhur me përkufizimin e modeleve sociale në Shqipëri

dhe Kosovë.

Në anën tjetër, raportet vjetore të organizatave ndërkombëtare si OECD, Banka Botërore, ILO,

Komisioni Europian me raportet e progresit, etj, mundësuan që në këtë punim të paraqiten sfidat

dhe trendet e zhvillimit të problemeve sociale. Raportet e tilla pasqyrojnë një trend të rëndësishëm

të zhvillimit të politikave sociale dhe shtetit social në tërësi. Raportet e tilla mundësuan që në këtë

punim të paraqiten dallimet dhe ngjajshmëritë në politikat sociale, në strukturën e shtetit social, si

dhe sfidat ndaj varfërisë dhe pabarazisë në Bashkimin Europian, Shqipëri dhe Kosovë.

I.2.1. Hipoteza e punimit

Modeli i regjimeve të shtetit social në Kosovë dhe Shqipëri dallon për nga niveli dhe profili i

shpenzimeve sociale që ato bëjnë. Mbrojtja sociale e tyre mund të ndihojë në tipologjizimi e tyre

sipas modelit të Esping-Andersenit dhe Maurrizio Ferreras. Tipologjia e shtetit social në Shqipëri

dhe Kosovë mund të përcaktohet nga ndryshimet sociale që kanë dhe kjo para së gjithash bazohet

në treguesit e tyre makroekonomik. Bazuar në shqyrtimin e literaturës dhe të zhvillimeve të

politikave sociale në vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, hipoteza e ngritur në këtë studim është:

“Zhvillimi i shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë kontribuon në menaxhimin më efikas dhe më

efiçentë të problemeve të ndryshme sociale”.

I.2.2. Pyetjet kërkimore mbi të cilat ndërtohet ky punim janë:

1. Cila është tipologjia e shtetit social? Cilat janë funksionet e tij?

2. A mund të themi se shteti social kontribuon në reduktimin e varfërisë dhe pabarazisë?

Page 25: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 25 -

3. Cili është niveli dhe profili i shpenzimeve sociale në Shqipëri dhe Kosovë?

4. Si financohet shteti social në vendet e ndryshme?

5. Kujdesi shëndetësor në Europë është publik dhe ai përballet me probleme të mëdha financiare.

Si mundet të ruajë qëndrueshmërinë e tij financiare dhe qasjen e tij universale? Çka duhet të

mësojnë Shqipëria dhe Kosova?

6. Së fundi, sa seriozisht mund ta konsiderojmë privatizimin si një mënyrë e pjesëshme për

zgjidhjen e disa problemeve të shtetit social europian? Cilat ishin praktikat e aplikuara në

Shqipëri, Kosovë dhe a mund të konsiderohet si një nga faktorët e trajtimit të varfërisë dhe

papunësisë?

Duke iu referuar vetëm pyetjes së fundit, bindja është se shteti social duhet të ruhet dhe atë sa më

shpejt që është e mundur. Ideale do të ishte të kishim një model unik social për gjithë Europën, në

vend të diversitetit të sistemeve të shumta sociale në Europë. Kjo për faktin se sfidat globale janë

të njejta për të gjithë, me të cilat të gjitha shtetet përballen, si: krizat financiare, lëvizja e fuqisë

punëtore, e tregut, dyndjet e refugjatëve drejt vendeve specifike sociale europiane, rreziku nga

terrorizmi dhe nga shtetet jostabile, të gjitha këto shtrojnë nevojën për ndërtimin e një sistemi

social sa më të përafërt dhe unik.

3. Struktura e Punimit

Punimi i doktoratës “Ndërtimi i shtetit social në Kosovë dhe Shqipëri, gjatë procesit të integrimit

të tyre në Bashkimin Europian”, është i ndërtuar në pesë kapituj përmbajtësor, në të cilat

përshkruhet procesi i lindjes së shtetit social nga perspektiva historike, rëndësia e shtetit social

përmes qasjeve të ndryshme teorike dhe krahasuese, misioni i saj në ndërtimin e mirëqenies sociale

për të gjithë qytetarët e saj. Në këta kapituj paraqitet zanafilla e shtetit social në kontinentin

Europian (produkt tipik europian) dhe sfidat e ndërtimit të shtetit social unik për të gjitha vendet

anëtare të Bashkimit Europian. Sfida e ndërtimit të shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë, është

thelbi kryesor i këtij punimi të doktorates. Praktikat që aplikojnë këto shtete në ndërtimin e e

sistemeve sociale gjatë procesit të integrimit europian si dhe problemet sociale me të cilat

ballafaqohen ato. Trajtimi i varfërisë dhe pabarazisë në të ardhura ndihmon në vlerësimin e

politikave sociale dhe në tipologjizimin e shteteve të tyre sociale.

Page 26: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 26 -

Në Kapitullin e II-të, paraqitet lindja e shtetit social duke shqyrtuar elementet përbërës të tij dhe

në anën tjetër si e definojnë atë studiues të ndryshëm nga fusha e politikave sociale, shkencave

politike, sociologjisë dhe ekonomisë. Kapitulli fillon me përshkrimin e shtetit social si instrument

të shërbimeve sociale, si shtet në shërbim të nevojtarëve, si shërbyes dhe realizues i mirëqenies

sociale për të gjithë njerëzit pa dallim shtrese sociale apo të ardhurave që ata realizojnë. Në të

trajtohen perspektivat teorike ndaj shtetit social. Një klasikët e hershëm të shtetit social William

Beveridxh, e përshkruan shtetin social si subjekt që duhet t’iu drejtohet pesë problemeve kryesore:

luftimi i injorancës; plotësimi i nevojave bazë; luftimi i sëmundjeve; luftimi i papunësisë; dhe

ndihma ndaj të gjithë atyre që janë të paaftë. Në anën tjetër, studiuesit vendor e definojnë shtetin

social si përgjegjës në planifikimin dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe si instrument në

sigurimin e një jetese të përshtatshme dhe normale për qytetarët.

Trajtimi i shtetit social fillon me periudhën e pas Luftës së II Botërore, periudhë e cila ishte e

rrezikuar nga kërcënime të ndryshme ushtarake, shkatërrimi ekonomik, dhe paqëndrueshmëri

politike përgjatë gjithë kontinentit Europian. Në këtë kohë u zhvilluan shumë qasje teorike të cilat

ndihmuan në zhvillimin e modeleve të shtetit social. Ballafaqimi me probleme të ndryshme sociale

të cilat kishin marrë zhvillim emergjent, bënë që shteti social të konceptohet si diçka e

domosdoshme në sigurimin e jetës normale, mirëqenies së përgjithshme dhe sigurimin e stabilitetit

politik. Shumë shtete europiane filluan të shtojnë shpenzimet e tyre sociale, për dallim nga

periudha e paraluftës së dytë botërore kur ato shpenzonin shuma enorme në zhvillimin e tyre

ushtarak. Ky kapitull fillon me idetë e klasikëve të shtetit social të Bismarkut, Beveridxhit,

Keynesit, dhe përfundon me kritikën ndaj shtetit social nga Milton Friedman, dhe në taxononimin

e modeleve të shtetit social nga Esping-Andersen dhe zgjerimit të kësaj taxonomie të shtetit social

edhe me modele të tjera nga studiuesi Maurrizio Ferrera.

Këto trajtesa teorike janë subjekt i vazhdueshëm i kritikës shkencore duke i kontestuar dhe

pasuruar vazhdimisht ato. Secila nga këto qasje teorike kanë përparësitë dhe mangësitë e tyre, të

cilat në një mënyrë edhe plotësojnë njëra-tjetrën. Perspektiva marksiste ndaj shtetit social thekson

paraqitjen e saj si një përshtatje të ekonomisë kapitaliste ndaj presionit të klasës punëtore. Në anën

tjetër socialdemokratët e paraqesin si një mision të shenjtë, universal dhe plotësisht i arritshëm në

çdo shoqëri. Liberalizmi promovon sundimin e ligjit, ndërtimin e shtetit ligjor në të cilën liria

individuale garantohet dhe fuqizohet mbi bazat e veprimit të shtetit sipas rregullave kushtetuese të

Page 27: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 27 -

saj. Praninë e pabarazisë në të ardhura liberalët e interpretojnë në atë mënyrë që niveli i të

ardhurave përcakton se cilët individë janë më shumë në gjendje të shfrytëzojnë potencialin e tyre.

Sipas tyre shteti nuk duhet të ndërhyjë në veprimtarin ekonomike të tregut. Në anën tjetër

konservatorizimi thekson rolin e autoritetit, rendit shoqëror, elementin moral, fetar, të punës,

familjes në ndërtimin e solidaritetit, integrimit dhe përgjegjësisë sociale brenda vendit. Për

problemet sociale, socializmi nënvizon se krimi, abuzimi me substanca narkotike, varfëria,

pabarazia dhe të tjera, fajin e gjejm tek faktorët shoqëror, konkretisht në strukturat kolektive të

cilat nxisin këto probleme dhe jo në patologjinë individuale.

Në Kapitullin e III-të, do të trajtohet ndërtimi i shtetit social në Bashkimin Europian. Sfidat e

ndërtimit të saj brenda një tregu të përbashkët, duke marrë në konsideratë pranimin e një diversiteti

të sistemeve sociale aktuale në Bashkimin Europian. Tejkalimi i këtyre pengesave, Bashkimit

Europian i kushtoi vite dhe gjenerata njerëzish. Në vitet e para u instaluan instrumentet e

përmbashkëta përmes traktateve të cilat transformuan Komunitetin Europian drejt një Bashkimi

Europian. Këto traktate krijuan një treg të përbashkët, institucione, politikë unike monetare,

përfaqësim ndërkombëtar dhe ajo më e rëndësishme u përcaktuan pikat përafruese të modeleve

vetanake sociale, sidomos me traktatin e Lisbonës. Roli i përdorimit të metodës së koordinimit të

hapur, si instrument i përafrimit të politikave sociale në Bashkimin Europian.

Në Kapitullin e IV-të, do të trajtohet procesi i ndërtimit të shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë

në periudhën e tyre të tranzicionit dhe integrimit drejtë Bashkimit Europian. Ky ndërtim po

sfidohet në dy rrafshe, së pari nga pozita e pabarabartë e natyrës së problemeve sociale me të cilat

ato ballafaqohen, dhe në rrafishin e dytë me mungesë të mjeteve financiare përballë presioneve

sociale gjithnjë në rritje. Skemat e tyre sociale kanë ndikim të kufizuar në zbutjen e varfërisë dhe

luftimin e pabarazive në mesin e qytetarëve. Në këtë kapitull paraqiten të dhëna statistikore të

Shqipërisë, Kosovës dhe disa vendeve anëtare të Bashkimit Europian (për krahasim) në fushën e

shpenzimeve sociale, skemave sociale që aplikojnë, fondeve të zotuara, efikasitetit dhe efiçiencës

së tyre si dhe paraqitet trajektoria e zhvillimit të politikave sociale karshi problemeve të tyre

sociale. Gjithashtu paraqitet shkalla e varfërisë dhe pabarazisë në të ardhura në Shqipëri dhe

Kosovë përmes metodës së Kurbës së Lorencit dhe koeficientit të Ginit. Këtu përfshihet edhe

taxonomia e modelit të shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë duke përdorur analizën cluster përmes

Page 28: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 28 -

metodës së Ward-it, si dhe duke përdorur kriterin e ngjashmërive të përafërta në mes fqinjëve nga

analiza cluster nearest neighbor.

Në Kapitullin e V-të, paraqiten sfidat e shtetit social nga procesi i globalizimit. Kontestimi i rolit

të tij si rezultat i krizave financiare, dyndjes së refugjatëve nga rajonet luftuese, mplakjes së

popullësisë dhe nga paqëndrueshmëria politike. Në këtë kapitull trajtohen politikat e konkurimit,

pranimi i diversitetit të sistemeve sociale, përafrimi i këtyre sistemeve të ndryshme sociale drejt

një modeli të përbashkët me ndihmën e metodës së hapur të koordinimit. Kjo pjesë bënë një

përmbledhje të sfidave të shtetit social në Kosovë dhe Shqipëri, duke theksuar përpjekjet e tyre në

ndërtimin e institucioneve dhe shërbimeve më të mira sociale. Problemet sociale kronike me të

cilat vazhdojnë të ballafaqohen, po rrezikojnë buxhetet e tyre të varfëra dhe në një mënyrë po

ndihmojnë në zgjatjen e kësaj situate të brishtë sociale. Shqipëria dhe Kosova po tentojnë të

ndërtojnë një kohezion social përmes strategjive sektoriale nga fusha sociale, të cilat në një mënyrë

po ndihmohen drejtpërdrejtë nga Bashkimi Europian, përmes instrumentit të para-aderimit (IPA),

që kanë për qëllim ndërtimin e standardeve, praktikave dhe institucioneve në të dy vendet drejt

realizimit të mirëqenies së përgjithshme.

Page 29: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 29 -

KAPITULLI II: SHQYRTIME TEORIKE PËR

SHTETIN SOCIAL

Page 30: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 30 -

II.1. Koncepti i shtetit social

Para se të bëhet eksplorimi i tiplologjisë së shtetit social, është e nevojshme të bëhet konceptimi i

shtetit social. Studiues të ndryshëm kanë bërë shqyrtimin e elementeve themelore që e përbëjnë

një shtet social, të cilët njëherit kanë ofruar edhe definicione të plota për shtetin social. Asa Briggs

(1) ofron një përkufizim të hershëm dhe të famshëm të shtetit social, duke e përkufizuar si një shtet

në të cilin pushteti është përdorur qëllimisht në përpjekje për të ndryshuar ndikimin e forcave të

tregut në të paktën tre drejtime: duke garantuar të ardhura minimale; duke zvogëluar pasigurinë;

dhe duke iu ofruar të gjithë qytetarëve pa dallim një gamë të shërbimeve sociale. Briggs vë në

dukje se dy kushtet e para janë të lidhura me standardet minimale dhe mund të plotësohen nga një

“shtet i shërbimeve sociale”, përderisa kushti i tretë shkon përtej kësaj lidhjeje (Peter Alcock and

Martin Powell, 2005, p. 7).

Studiuesi Mann (2) bënë revidimin e rrugës së papërfunduar të punës së Titmussit (1955) mbi

“ndarjen shoqërore të mirëqenies”. Titmuss vuri në dukje se ta quash njëllojë ‘shtet social’ shtetin

i cili ofron provizione të dukshme është diçka shumë mashtruese, dhe ai identifikon tre sisteme të

mirëqenies: sociale/publike, fiskale dhe profesionale. Përderisa shumë njerëz konsiderojnë se

mirëqenia publike duhet të jetë progresive, Titmussi tregoi se mirëqenia fiskale dhe profesionale

priren të jenë regresive për arsye se favorizojnë klasën e mesme. Mann thekson rëndësinë e

vazhdueshme të kësaj ndarjeje shoqërore të mirëqenies nëpërmes ilustrimit të natyrës së padrejtë

të debateve që fokusohen vetëm në sistemin më të dukshëm të sigurimit të mirëqenies (Peter

Alcock and Martin Powell, 2005, p. 7).

Në anën tjetër, studiuesi Rose (3) thekson se “Ekonomia e përzier e mirëqenies” apo “pluralizmi i

mirëqenies” janë terme të ndryshme që paraqesin shumëllojshmërin e sistemeve të mirëqenies.

Rose (3) argumenton se “mirëqenia e përgjithshme” në një shoqëri është shuma totale e

institucioneve si: familja, tregu dhe shteti. Mirëqenia sociale furnizohet nga burime të ndryshme

dhe me kalimin e kohës ajo mund të ndryshojë. Megjithatë, institucionet nuk janë thjeshtë të

zëvendësueshme, në kuptimin që përkrahja nga institucionet e ndryshme ka ndikime të ndryshme

të shpërndarjes. Për shembull, shteti mund të ofrojë strehimin social, por ai gjithashtu mund edhe

të financojë pagesën e qirasë së qiradhënësve privatë si dhe të rregulloj standardet dhe çmimet

përmes kontrollimit të çmimit të qirasë (Peter Alcock and Martin Powell, 2005, p. 7).

Page 31: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 31 -

Studiuesi Goodin (4) nxjerr në pah arsyet për zhvillimin e mirëqenies sociale. Këto arsye janë:

efikasiteti ekonomik, barazia sociale, integrimi social, stabiliteti, autonomia dhe reduktimi i

varfërisë. Këto arsye priren të jenë të lidhura me vlera, vende dhe ideologji të ndryshme. Si

shembull, shtetet sociale me regjime liberale kanë tendencë për t’i dhënë më shumë peshë

efikasitetit ekonomik (Peter Alcock and Martin Powell, 2005, p. 8).

Studiuesi William Temple (5) shpresonte se shteti social që do të vendosej pas Luftës së Dytë

Botërore do t’i shërbente interesave të përbashkëta të shtetasve, në dallim nga shteti i

plotëfuqishëm i nazistëve që ju shërbente interesave të tiranëve (Xhumari, 2003, p. 29). William

Beverixh (6) përcaktoi funksionet e shtetit social. Sipas tij, shteti duhet t’u drejtohet pesë

problemeve apo risqeve të mëdha. Një risk është injoranca, që luftohet duke zhvilluar sistemet e

edukimit; i dyti është plotësimi i nevojave bazë, për të cilat zhvillohen sistemet e mbështetjes me

të ardhura; i treti është sëmundja, për të cilën zhvillohen sistemet e kujdesit shëndetësor; i katërti

është papunësia, që trajtohet nëpërmjet zhvillimit të politikave për nxitjen e punësimit dhe i pesti

është paaftësia, për të cilën zhvillohen institucionet e përkujdesit shoqëror (Xhumari, 2003, p. 29).

Studiuesja Xhumari (7) thekson se ideja qendrore në konceptimin e shtetit social është se ai njeh

përgjegjësinë e shoqërisë për të planifikuar dhe plotësuar nevojat kryesore të anëtarëve të saj, duke

përdorur të gjitha burimet e mundshme materiale dhe njerëzore (Xhumari, 2003, p. 29). Studiuesi

Filo (8) e përcakton shtetin social si shtet që kujdeset të sigurojë një jetesë të përshtatshme normale

për shtetasit, me synimin e arritjes së mirëqenies së përgjithshme të tyre (Filo, 1999, p. 13).

Koncepti i shtetit social ka ngjallur diskutime të pafundme lidhur me përmbushjen dhe

përkufizimin e saktë të saj. Sipas librit të fundit të studiuesit Barr (2004), shteti social sfidon

përkufizimin e mëhershëm të saj. Arsyet kryesore sipas tij janë se mirëqenia tanimë rrjedh edhe

nga burime të tjera përveç veprimtarisë shtetërore si dhe ekzistojnë mënyra të ndryshme të ofrimit

të shërbimeve të bëra në dispozicion të qytetarëve. Disa financohen nga ana e shtetit por nuk

ofrohen dhe zhvillohen nga shteti, disa ofrohen nga komuniteti i gjerë dhe shpërndahen pa pagesë,

ndërsa disa ofrohen nga sektori privat. Edhe pse kufijtë e tij nuk janë të përcaktuara mirë, shteti

social është përdorur si dorë e zgjatur e shtetit për të mbuluar aktivitetet në katër fusha të gjera:

fusha e përfitimeve financiare; fusha e kujdesit shëndetësor; fusha e edukimit; si dhe fusha e

ushqimit, strehimit dhe shërbimeve të tjera të mirëqenies” (Barr, 1993, p. 13)

Page 32: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 32 -

Objektivat e shtetit social mund të grupohen në katër pika të përgjithshme. Duke filluar me

mbështetjen e standardeve të jetesës dhe zvogëlimit të pabarazisë nëpërmes shmangjes së kostove

të larta të cilat prodhojnë kriza të brendshme. Këto veprime pengojnë sjelljet që rrezikojnë normat

morale të shoqërisë. Të gjitha këto objektiva duhet të arrihen duke minimizuar kostot

administrative dhe abuzimin e pushtetit nga ana e atyre që e kanë në dorë. Në dekadën e parë të

shekullit XX-të “liberalizimi i ri” ishte një ideologji e bazuar në premisën se me qëllim të avancimit

të lirisë individuale, shteti duhet të miratojë një rol aktiv në reformën sociale. Masat e reja rezultuan

me futjen e njëkohëshme të pensioneve të pleqërisë, sigurimin e papunësisë, përfitimet nga

sëmundjet e ndryshme dhe taksimi progresiv. Megjithatë “reformat kanë qenë relativisht të vogla

dhe kishte mbulim të kufizuar” (Barr, 1993, p. 13). Edhe më pak është arritur në periudhën midis

dy luftërave, përveç ofrimit të strehimit social dhe beneficioneve të papunësisë. Përfitimet e

papunësisë ishin në rrezik të vazhdueshëm nga tejkalimi i kontributeve pasiqë shkalla e papunësisë

rritej vazhdimisht. Nga fundi i viteve 1920 u paraqitën dy linja të politikës: njëra kishte të bënte

me financimin e përfitimeve të papunësisë dhe tjetra kishte të bënte me sfidën e uljes së shkallës

së papunësisë.

Edhe sot vazhdon dilema se shteti social a është pasojë e industrializmit apo e konkurrencës

politike. Megjithatë, në literaturën shkencore janë dy rrugë apo qasje që paraqesin zhvillimin e

shtetit social. Disa argumentojnë se industrializimi dhe nevojat sociale që ajo gjeneron, vecanërisht

papunësia dhe varfëria, bëjnë paraqitjen e shtetit social si pak a shumë të pashmangshme. Kjo është

qasja klasike të cilën e hasim tek Rimlinger (1971) dhe Wilensky (1975). Të tjerët argumentojnë

se shteti social fitohet nëpërmes konkurencës politike dhe shoqërohet me ardhjen në pushtet të

përfaqësuesve të sindikatave të punëtorëve, apo kohëve të fundit edhe grupeve tjera të rëndësishme

të tilla si gratë, minoritetet etnike, personat me aftësi të kufizuara, etj. Si rezultat i kësaj, shkalla

dhe përfshirja e shtetit social varion në mes të vendeve të ndryshme varësisht nga historia e tyre

politike dhe cili grup i qytetarëve fiton pushtetin duke e bërë shtetin të realizojë interest e tyre. Kjo

qasje, është analiza historike e përfaqësuar në mënyra të ndryshme nga Miliband (1961), Addison

(1975), dhe Gough (1979).

Shumica e trajtesave për shtetin social, i japin një peshë të konsiderueshme procesit të

industrializmit. Britania e Madhe, sidomos Anglia, u bë një shoqëri industriale dhe kryesisht

urbane para shumë vendeve të tjera. Andaj, shumë forma të ndërhyrjes së shtetit në mirëqenien e

Page 33: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 33 -

qytetarëve u shfaqen atje në një fazë shumë të hershme. Ka ngjashmëri të konsiderueshme në

trajtimin e mirëqenies sociale nëpër shoqëritë industriale, edhe pse ritmi i zhvillimit në mes tyre

ndryshon. Të gjithë zhvilluan nga një version të ligjit të Viktorias për varfërinë të shekullit XIX

(shih figurën 1), duke formuar infrastukturën themelore për mirëqenien sociale.

Figura 1. Ligji i Viktorias për varfërinë, 1834.

Shtetet të cilat ofrojnë një pjesë të konsideruar të

mirëqenies sociale janë quajtur “shtete sociale”.

Në kuadër të shkencës së politikës sociale ka

debate të vazhdueshme në lidhje me atë se çka

është e nevojshme për të emërtuar një shtet social.

Për shembull, a sigurojnë Shtetet e Bashkuara të

Amerikës ndihmë të nevojshme për qytetarët e saj

nëpërmes fondeve të tyre federale, shtetërore dhe

përkrahjes lokale, në mënyrë që të trajtohet si një

shtet social? Apo ky term duhet të jetë i rezervuar

vetëm për vendet Skandinave, si Suedia apo

Danimarka, në të cilat shërbimet e shtetit social

përbëjnë pjesën më të madhe të ekonomisë së

tyre?

Disa nga studiesit konsiderojnë se i tërë ky debat

lidhur me atë se çfarë në të vërtetë e përbënë një

shtet social është në realitet i varfër dhe sygjerojnë që termin shteti social duhet braktisur në tërësi

dhe në vend të saj të përdoret termi sistemi i mirëqenies. Megjithëse, edhe pa një përkufizim të

saktë të shtetit social, ky term mbetet i rëndësishëm për shkak të përdorimit të tij të shpeshtë nga

ana e politikanëve, mediave, dhe njerëzve të zakonshëm. Historikisht shteti social sidomos gjatë

shekullit XX, u kuptua si një përgjigjje e plotë ndaj nevojës sociale gjithnjë në rritje.

Page 34: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 34 -

Figura 2. Sam Watson (1950), në konferencën

vjetore të partisë laburiste.

Në një fjalim publik të konferencës vjetore të

partisë Labursite (1950), Sam Watson udhëheqës

i minatorëve të qymyrit nga qyteti Durham,

theksonte të arriturat e shtetit social me fjalët si:

“Varfëria është hequr. Uria është e panjohur.

Përkujdesja ndaj të sëmurëve dhe të moshuarve

është arritur. Fëmijët tanë po rriten në një tokë të

mundësive” (Hennessy, 1992, p. 423). Kjo mund të jetë një pamje mjaftë rozë, por ajo paraqetë

besimin e kohës në rolin e shtetit social. Ishte një konceptim i funksioneve të tij si vendosja e

standarteve minimale në të ardhura, shëndetësi, strehim dhe arsimim poshtë të cilave nuk duhet të

jetë asnjë qytetarë. Në këtë formë u zhvillua idea e shtetit si një katalizator i mirë i qenies sociale.

Shekullin XX, sociologu Hobsbawn (1994) e portretizon si shekulli i ekstremeve. Në pjesën e parë

të shekullit kemi lindjen e regjimeve totalitare, zhvillimin e dy luftërave botërore dhe veprime

gjenocidale kundër njerëzimit. Në pjesën e dytë të shekullit kemi zgjerimin e demokracisë, e cila

u shoqëruar me një zhvillim të hovshëm ekonomik, i paprecedentë deri në atë kohë, si dhe u

ndërtua një shkallë e gjerë e mirëqenies sociale, duke i dhënë prioritet zbatimit dhe garantimit të

të drejtave sociale. Kjo trajektore e zhvillimit është e ndërlidhur me zbulimin europian të fund

shekullit XIX, atë të shtetit social, e cila u zhvillua në përmbajtje të plotë pas luftës së dytë botërore

(Francis G. Castles, Stephan Leibfried, Jane Lewis, Herbert Obinger, Christopher Pierson, 2010,

p. 5).

Origjina e shtetit social është ngusht e lidhur me zhvillimet e thella sociale, ekonomike dhe politike

që ndodhën në Europën e shekullit XIX. Sipas Polanyit (1957) ky tranformim i madh shoqërorë

përfshinte industrializimin dhe rritjen e kapitalizimit, zhvillimin urban dhe shtimin e popullësisë

(Francis G. Castles, Stephan Leibfried, Jane Lewis, Herbert Obinger, Christopher Pierson, 2010,

p. 5). Këto ndryshime fundamentale ndërpren format tradicionale të ofrimit të mirëqenies sociale

nga familja, organizatat bëmirëse, kishës, dhe lidhjeve feudale. Zhvillimi industrial ndikoi në

rritjen e prodhimit, prej së cilës rezultuan shumë probleme sociale emergjente të cilat ishin të

Page 35: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 35 -

panjohura deri në atë kohë. Në këtë fazë emergjente dhe të panjohur, shoqëria nuk dinte si të

reagonte.

Figura 3. Hiroshima pas hudhjes së bombës

atomike. Burimi: BBC, 2015.

Pjesa e dytë e shekullit të XIX-të është

dëshmitare e formimit të kombshteteve,

sekularizmit, dhe karakterizohet me një

shtrirje të të drejtave civile dhe demokracisë si

formë e qeverisjes. Idetë politike dhe ato

ekonomike do të pësojnë ndryshim

substancial, për shembull liberalizimi do të

promovonte kornizën ligjore e cila do t’u garantonte të drejta individëve në arritjen e potencialeve

të tyre, në rritjen e taksave me qëllim që shteti të sigurojë fonde për shpenzime sociale. Sipas

Polany-it (1957) një nga faktorët kryesor në paraqitjen e shtetit social janë lëvizjet e punëtorëve,

të cilat ndihmuan në konsolidimin e shtetit social. Kjo formë e organizmit u reflektua me zgjedhje

të përshtatshme institucionale në financimin e programeve sociale dhe në trajektoren e ndërtimit

të shtetit social (Francis G. Castles, Stephan Leibfried, Jane Lewis, Herbert Obinger, Christopher

Pierson, 2010, p. 6).

Kancelari gjerman Bismarck (1871) ishte ndër të parët që krijoi sistemin e sigurimit social për

punëtorët gjerman, duke e bërë shtetin gjerman mjaft konkurues në ofrimin e programeve të

mirëqenies sociale në raport me Britanin e Madhe. Në këtë fazë, shteti social u konceptua si diçka

e domosdoshme në sigurimin e jetës normale, mirëqenien e përgjithshme dhe sigurimin e

stabilitetit politik. Pikërisht në këtë periudhë u shfaqën instrumente të reja të mbrojtjes shoqërore

si për shembull fondet e ndihmës reciproke, të cilat janë shprehje të solidaritetit klasor (Xhumari,

2003, p. 18). Shteti social përmes politikave të para sociale, mori përgjegjësin të sigurojë

standardet themelore të mirëqenies sociale. U krijuan mekanizmat institucionale për përballjen e

nevojave shoqërore dhe evitimin e problemeve sociale në shoqëri. U përcaktua funksioni dhe roli

i shtetit social, u aprovuan mjetet për shpenzime sociale si dhe u ngriten kapacitetet e para

profesionale për ofrimin e shërbimeve sociale për individët dhe grupet me nevojë. Lidhur me rolin

e shtetit social, se a duhet të ndërhyjë në jetën ekonomike me qëllim realizimin e mirëqenies

Page 36: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 36 -

sociale, edhe sot vazhdojn debate të ashpëra në mes liberalistëve dhe marksistëve. Të parët

konsiderojnë se tregu është vetërregullues, ndërsa të dytët konsiderojnë që shteti duhet të

kontrollojë tregun. Të dy këto qasje teorike do të trajtohen më gjerësisht në pjesën tek perspektiva

teorike për shtetin social. Vlen të theksohet se teoritizimi i shtetit social është bërë kryesisht në

mënyrë induktive. Një numër i konsideruar i studiuesve argumentojn se lindja e shtetit social është

rezultat i ndryshimeve fundamentale në shoqëri të sjellura nga industrializimi. Për shembull,

Adolph Wagner argumentonte se ndryshimi i skajshëm në shoqëri, mund të rezultojë me rritjen e

shkallës së intervenimit të shtetit në ekonomi dhe rritjen e shpenzimeve publike.

Shekulli XX-të shënon zhvillimin më të shpejtë të shtetit social përmes transformimit të sektorit

publik. Në shekullin e XIX-të, shteti ishte substancialisht shtet ushtarak, me një shpenzim ushtarak

prej rreth 25% nga totali i shpenzimeve publike. Përderisa shpenzimet sociale ishin afërsisht 5% e

shpenzimeve publike apo më pak se 1% e GDP-së në shumicën e shteteve (Lindert, 2003, p. 16).

Sot vetëm në dekadën e parë të shekullit XXI, prioritetet e shpenzimeve publike kanë pësuar një

ndryshim drastik: Sot shtetet anëtare të OESD-së kanë një mesatare të shpenzimeve publike me

rreth 40% të GDP-së, më shumë se gjysma e kësaj absorbohet nga shteti social, përderisa sektori

ushtarak tani zë pozitën e shpenzimeve sociale që e kishin dikur ato në fund të shekullit XIX-të

(Francis G. Castles, Stephan Leibfried, Jane Lewis, Herbert Obinger, Christopher Pierson, 2010,

p. 6). Ky ndryshim rrënjësor prej shtetit ushtarak në shtet social u shoqërua nga ndryshimi i klimës

intelektuale në shkencat sociale dhe në diskursin e gjerë publik. Megjithatë, ky zhvillim ka

ndodhur në trajektore të ndryshme zhvillimi nëpër vende të ndryshme.

Shteti ofron përkrahje financiare, shërbime direkte sociale dhe po ashtu përkrah ofrimin e

shërbimeve sociale nga një palë e tretë apo sektori privat. Ky zhvillim i shtetit social identifikohet

me sigurime sociale për qytetarët në periudhat më kritike të jetës së tyre, që mund të jetë si pasojë

e krizave financiare, vështirësive ekonomike, paaftësisë në punë, mosha e pleqërisë, sëmundjet e

ndryshme etj. Në këtë fazë të shtetit social, zhvillohet edhe asistenca sociale për grupet e veçanta

të shoqërisë, siç është rasti i veteranëve të luftës, gratë shtatëzëna, ndihma për të varfërit, etj.

Shtetet u përkushtuan në role të ndryshme të tyre gjatë periudhave të ndryshme kohore. Pasojat

shkatërruese sociale nga Lufta e Parë Botërore ishin ngjarje tmerruese, por transformimi u bë një

burim i rëndësishëm politik. Demokratizimi shoqëroi rënien e shteteve perandorake në Europë dhe

krijimin e shteteve të reja me bazë të gjerë të qytetarëve. Tani përherë të parë qasje në pushtet

Page 37: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 37 -

kishin edhe pjesët më të margjinalizuara të shoqërisë, si partitë e punëtorëve, grupet e

paprivilegjuara etj. Në vitin 1919 për herë të parë u themelua organizata ndërkombëtare të punës

(ILO).

Figura 4. Depresioni i Madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burimi: Dailysignal, 2015.

Rënia e Wall Street (1929), shkaktoi krizën globale që njihet si depresioni i madh. Varfëria,

papunësia e lartë, humbja e besimit për një të ardhme më të sigurtë, bënë që shumë shtete të

rishikojnë politikat e tyre shtetërore sociale.

Në shumicën e vendeve, depresioni i madh solli fundin e këtij zhvillimi të shpejt të shtetit social.

Në disa prej tyre si për shembull Britania e Madhe, filloi të përfaqësonte një kurs më konservativ,

ndërsa në të tjerat shtete, efektet ishin edhe më të ashpra. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

kriza ekonomike bëri që shumë programe të mirëqenies sociale të marrin fund. Për dallim nga kjo

vendet skandinave u përcaktuan për një zhvillim të ri drejt avancimit të programeve të tyre sociale

duke i dhënë orientim bashkëkohor shtetit social.

Page 38: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 38 -

II.2. Shteti social sipas Bismarkut

Kancelari gjerman Otto Von Bismark (1815-1898) nga shumë studiues

pranohet si pionier i politikave sociale. Gjatë qeverisjes së tij shteti gjerman

jo vetëm që ishte shembull i ruajtjes së rendit dhe organizimit shtetëror, por

ishte edhe shembull i krijimit të mirëqenies së përgjithshme sociale për të

gjithë qytetarët e saj. Bismarku e shikonte shtetin social si zgjedhje kundër

socializimit marksist dhe si mjet për të siguruar e fituar besimin dhe besnikërin

e fuqisë punëtore ndaj shtetit gjerman. Modeli i shtetit social të Bismarkut

bazohet në filozofinë e Hegelit, i cili thekson rolin pozitiv që duhet ta ketë

shteti në shoqëri. Kjo filozofi mbështet çdo ndërhyrje që shteti bënë me qëllim

të rregullimit të marrëdhënieve ekonomike brenda shoqërisë (Wolfgang J.

Mommsen, and Wolfgang Mock, eds, 1981, p. 36).

Gjermania ishte ndër vendet e fundit që hyri në procesin e industrializmit

masiv me një lëvizje të punëtorëve e cila ishte e organizuar dhe e fuqishme.

Bismarku për ta zvogëluar ndikimin e socialistëve tek kjo lëvizje e punëtorëve,

ndërrmorri disa reforma sociale, të cilat kishin për qëllim krijimin e një

atmosfere të pranueshme ndërmjet klasës punëtore dhe asaj borgjeze. Hapi i

parë i tij ishte sanksionimi me ligj i sigurimit shoqëror, të detyrueshëm për të

gjithë shtetasit gjerman. Përmes këtij ligji u bë e mundur që edhe punëtorët

me paga më të ulëta të jenë pjesë e mbrojtjes shoqërore. Pjesë e kontributeve

për sigurimet shoqërore tani më ishin edhe vetë punëdhënësit, përderisa

sindikatat e punëtorëve tani më kishin përfaqësuesit e tyre në këshillat

drejtuese të këtyre fondeve. Edhe për vetë punëdhënësit ky sistem i ri ishte i

pranueshëm sepse ata kontrollonin veprimtrain e këtyre fondeve përmes

përfaqësuesve të tyre në këshillin drejtues (Wolfgang J. Mommsen, and

Wolfgang Mock, eds, 1981, p. 35). Vlen të theksohet se në shtetin social të

Bismarkut u arrit kompromisi midis tre palëve: punëtorëve, punëdhënësit dhe

shtetit. Gjermania përballej me trazira të ndryshme sociale, me një lëvizje

komuniste që për çdo ditë shtonte popullaritetin e saj tek masat e gjera, si dhe

Otto von Bismarck

(1815-1898)

Gjermania u bë një vend

modern, komb i bashkuar,

dhe i zhvilluar ekonomik

nën udhëheqjen e

“Kancelarit të Hekurt”

Otto von Bismarck. Si një

str-ateg i shkëlqyer ai

mani- puloi rivalitetet

europiane për ta bërë

Gjermanin një fuqi

botërore. Si një politikan

konservator, ishte

nismëtar i themeli-mit të

shtetit social modern.

Bismarck, forcoi

disiplinën shtetërore

karshi kaosit tregëtar.

Puna kryesore

- Ligji për sigurimin

shoqërorë;

- Skemat e kontributeve

pensionale;

- Krijimi i shërbimeve

dhe programeve

sociale;

Page 39: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 39 -

me rrezikun potencial të revolucioneve shoqërore që kishin ndodhur në Rusi. Andaj, Kancelari

Bismark me reformat sociale të tij, krijoi një mirëqenie sociale në vend, të tipit konservator që

përfshinte financimin nga shteti dhe shpërndarjen e përfitimeve sociale.

Bismarku e shqetësonin tejmase mundësitë e paraqitjes së krizave sociale si rezultat i

industrializimit të shpejt të Gjermanisë, me rritjen e shpejt të fuqisë punëtore dhe me mungesën e

kushteve për sistemimin e tyre. Problemet sociale si varfëria, papunësia si dhe sëmundjet, u rritën

dukshëm andaj ai vendosi prioritetet që shteti gjerman duhet të ketë shërbime dhe programe sociale

për t’iu qasur atyre. Ai ishte i bindur se fuqia punëtore e shëndoshë dhe produktive ishte përfituese

për shoqërin dhe shtetin gjerman në tërësi. Ai e pa të nevojshme ndërhyrjen e shtetit në

përmirësimin e kushteve të punës dhe jetës së njerëzve në përgjithësi. Ai dallonte nga liberalët sa

i përketë ndërtimit të sistemit ekonomik me bazë konkurencën e lirë, ai ishte më shumë në favor

të një disipline shtetërore. Disiplina shtetërore ishte më superior ndaj kaosit tregtar. Ai do të

harmonizonte të mirat e tij, për komunitetin dhe individin.

Shqetësimi tjetër i Bismarkut ishte rritja e veprimtarisë së punëtorëve përmes sindikatave të

organizuara të tyre. Këto sindikata ishin nën influencën e Partisë Socialdemokrate, e cila kishte

një bazë të orientimit marksist. Kjo parti po lulëzonte edhe pse e moderuar, Bismarku shprehte

hapur dyshimin ndaj saj, duke i konsideruar si burim i së keqes, i anarkisë dhe dezintegrimit të

shtetit. Bismarku ishte ndër të parët që bëri një planifikim të mirëfilltë të politikave sociale, me

qëllim të përmirësonte gjendjen sociale të punëtorëve, duke qenë i bindur se me këtë rikthente

besimin e fuqisë punëtore ndaj shtetit gjerman, si i vetmi që kujdeset dhe vepron për interesat e

tyre. Kjo kishte për qëllim dobësimin e lëvizjeve marksiste brenda organizatave të punëtorëve

(Wolfgang J. Mommsen, and Wolfgang Mock, eds, 1981, p. 36).

Fillimisht Bismrku hartoi ligjin e skemave të sigurimit për punëtorët, që ishte baza e shtetit modern

social. U krijuan skemat nga kontributi i punëtorëve dhe punëdhënësit në raste të paraqitjes së

sëmundjeve për punëtorët. Hapi i dytë ishte hartimi i ligjit për skemat shtetërore të sigurimeve.

Kjo skemë mbulonte shpenzimet financiare për punëtorët në raste lëndimesh në vendet e tyre të

punës. Gjithashtu kjo skemë garantonte që pagesa bëhej nga punëdhënësi në tërësi dhe në raste të

vdekjes së punëtorit, atëherë punëdhënësi i ofronte pension familjes së tij. Në rastet kur mbetet

invalid punëtori atëherë ai merrte 2/3 të pagës së fundit të tij para aksidentimit. Hapi i tretë i

Bismarkut ishte hartimi i Ligjit për skemat e kontributeve, e cila garantonte një pension në moshën

Page 40: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 40 -

e pleqërisë. Kjo u garantonte të drejtën e shfrytëzimit cdo punëtori pas moshës 70 vjeçare. Këto

skema mbuloheshin me fondin e krijuar apo kontributet e punëdhënësit dhe punëtorit në mënyrë

të barabartë. Këto politika sociale të Bismarkut krijuan programe sociale modeste të cilat u bënë

model për një shtet social edhe për vendet e tjera të Europës. Bismarku sot konsiderohet si nismëtar

i krijimit të shtyllave të modelit konservator/kontinental të shtetit social, të cilën e aplikojnë vendet

si Austria, Belgjika etj.

Ky model i shtetit social dallon nga modeli liberal dhe socialdemokrat me tiparet si: ruajtja e

disiplinës shtetërore; stratifikimi social; dhe shkalla e ndërhyjres së shtetit. Bismarku insistonte që

shteti të jetë përgjegjës për shërbimet sociale duke i financuar ato direkt. Bismarku me modelin e

tij të shtetit social synonte të rriste kohezionin social brenda shoqërisë, të krijonte unitetin

kombëtar pa tensione sociale si dhe të fuqizonte ekonomikisht dhe ushtarakisht shtetin gjerman.

Aq shumë ishte i qëndrueshëm ky model, sa shumë shpejt u bë model i aplikueshëm edhe për

vendet e tjera të Europës. Për shembull, Britania e Madhe filloi me aplikimin e sigurimit shoqëror

në raste të papunësisë fillimisht vetëm për disa kategori dhe pastaj në vitet e mëvonshme edhe për

kategoritë e tjera.

Page 41: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 41 -

II.3. Shteti social sipas Beverixh

Uilliam Beverixh (1882-1964) ishte ndër të parët i cili vendosi kornizat e

shtetit social, duke theksuar se shteti social ka për detyrë të luftojë “pesë të

këqijat e njerëzimit”, si në vijim: secili qytetarë duhet të ketë para të

mjaftueshme, shëndet të mirë, kushte të mira strehimi, arsimim adekuat, dhe

punësim të rregullt (Beveridge, 2014, p. 19). Qasja e Beverixhit është më e

plotë dhe shpreh universalitetin e shtetit social në realizimin e të drejtave

sociale për të gjithë qytetarët. Si nismëtar i reformimit të sistemit të sigurimeve

shoqërore William Berveridge, hartoi një sistem të mbrojtjes shoqërore unike

dhe komplekse, në të cilën përfshihen një sërë skemash sociale jo më si të

veçanta, por të ndërlidhura dhe të integruara si një tërësi. Ky sistem iu

drejtohej të gjitha problemeve sociale si: papunësia, varfëria, përhapja e

sëmundjeve, mbështetja e individëve me nevojë etj (Beveridge, 2014, p. 20).

Në këtë fazë sigurimi social njihet si e drejtë sociale për të gjithë qytetarët dhe

shteti merrë përgjegjësinë për të zhvilluar sistemet e përbashkëta të sigurimit

social. Sipas modelit të Beveridge, e drejta për sigurimin social nuk lidhet me

kontributin, por me faktin e të qenit pjesëtar i shoqërisë, dhe shteti ka për

obligim të garantoj të drejtat minimale të jetesës.

Raporti i vitit 1942 mbi sigurimet sociale, i njohur ndryshe si Raporti i

Beveridge, ishte një dokument me ndikim në themelimin e shtetit social në

Britanin e Madhe. Raporti erdhi në mes të luftës, dhe premtoi një shpërblim

për sakrificat e ndërmarra nga të gjithë. Raporti i tij ishte shumë popullor dhe

formoi bazën për reformat e pasluftës i njohur si shteti social, të cilat

përfshijnë zgjerimin e Sigurimit Kombëtar dhe krijimin e Shërbimit

Shëndetësor Kombëtar. Raporti i Beveridge-it ofroi tre parime udhëzuese nga

rekomandimet e tij:

Propozimet për të ardhmen nuk duhet të kufizohen nga "interesa

sektoriale" për të mësuar nga përvoja dhe se një "moment revolucionar në historinë e botës

është një kohë për revolucionet”.

William Beveridge

(1882-1964)

Njihet si krijues i sistemit

të sigurimit shoqërorë në

Britanin e pasluftës së

dytë botësore.Raporti i tij

i njohur me emrin

“Beveridge Report” ishte

një sukses i

jashtëzakonshëm dhe tejet

popullor, i cili theksonte

mbrojtjen e individit

kundër varfërisë dhe

mjerimit të shkaktuara

nga rreziqet e jetës

modern

Puna kryesore

- Unemployment: A

problem of industry

(1909);

- Prices and Wages in

England (1939)

Page 42: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 42 -

Sigurimet shoqërore janë vetëm një pjesë e një "politike të plotë të progresit shoqëror". Pesë

të këqijat e mëdha mbi rrugën drejt rindërtimit ishin nevoja, sëmundja, injoranca, varfëria dhe

përtacëria.

Politikat e sigurimit shoqëror "duhet të arrihen me anë të bashkëpunimit ndërmjet shtetit dhe

individit", me rolin e shtetit në sigurimin e shërbimeve dhe kontributeve. Shteti "nuk duhet të

jetë pengesë në nxitje, mundësi, përgjegjësi, në krijimin e një minimum kombëtar, ajo duhet të

krijoj hapësirë dhe të bëjë inkurajime për veprime vullnetare nga çdo individ që të sigurojë më

shumë se atë minimum për vete dhe familjen e tij" (Beveridge, 2014, p. 22).

Studiuesi Pierson (1991), argumenton se raporti i Beveridge-it në mënyrë të gjerë u prezentua (dhe

në disa raste edhe u lexua) si një projekt univerzalist, gjithëpërfshirës dhe tërësor i shtetit social.

Pavarësisht tonit të tij fisnik, Beveridge ishte një zëdhënës popullor dhe shumë efektiv me raportin

e tij. Por reputacioni i tij i detyrohet shumë personave që erdhen pas tij, të cilët interpretuan raportin

dhe reformat që kishte promovuar Beveridge në terma botërorë dhe historik.

Ndoshta prej të gjitha burimeve më me ndikim është leksioni i T.H. Marshall: “Shtetësia dhe Klasa

Sociale”. Duke kontribuar si një pjesëtar i regjimit labourist të pasluftës, Marshall ofroi një llogari

historike të shfaqjes së shtetit social i cili u përqendrua në idenë e qytetarisë sociale si një fazë e

fundit e trajektores së gjatë të zhvillimit të shtetit social në të cilën fitues kemi qytetarët (Castles,

2010, p. 42).

Page 43: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 43 -

II.4. Shteti social pas Luftës së Dytë Botërore

Lufta e Dytë Botërore i orientoi shpenzimet publike drejt sektorit ushtarak, duke bërë prioritet të

vetëm zhvillimin ushtarak. Dy nga tetë pikat Kartës së Atlantikut (1941), kishin të bënin me

mirëqenien sociale. Pika 5 paraqetë “ofrimin e mbrojtjes shoqërore për të gjithë, përmirësimin e

kushteve të punës, avancimin ekonomik dhe sigurimin social. Kurse pika 6 thekson “të gjithë

njerëzit nga të gjitha vendet duhet të jetojnë të lirë nga frika dhe kërcënimi. Mbrojtja shoqërore

tani bëhet një slogan i madh ndërkombëtar (Kaufmann, 2003, p. 34). Plani Beveridge (1942) është

një prej dokumenteve më kryesore të zhvillimit të shtetit social modern që buron nga kjo frymë.

Angazhimi i pasluftës për të krijuar një rregull të ri ndërkombëtar në mbrojtje të paqes dhe sigurisë,

kishte një ndikim të madh në zhvillimin e shtetit social të pasluftës. Studiuesi Titmuss (1950)

theksonte se lufta në vetëvete mund të bëhet një lokomotiv e ndryshimit duke forcuar dhe ndërtuar

forma të reja të solidaritetit social dhe bëri më të pranueshme intervenimin e shtetit dhe financimin

e shërbimeve sociale për të arritur paqen. Gjithashtu, nevoja për një rindërtim ekonomik pas luftës

së dytë botërore ishte një stimulus i thellë për rritje ekonomike dhe sigurimin e burimeve për

zgjerimin e shtetit social në një shkallë të paprecedent.

Lufta e Ftohtë shtoi konkurrencën e sistemeve ekonomike dhe rriti ambiciet për të mundur bllokun

lindor në terme të performancës së mirëqenies sociale. Kjo është periudha e cila në retrospektivë,

nga studiuesit e ndryshëm është konsideruar si “vitet e arta” (golden age) për zhvillimin e

ekonomisë dhe shtetit social. Lufta dhe disbalanca ekonomike krijuan në masë të madhe nevoja

sociale ndaj të cilave vendet ishin në gjendje të përgjigjen, në vend të taksave për gjendje lufte

tanimë kishim një orientim drejt rindërtimit ekonomik të pasluftës. Para se gjithash, shkatërrimi

masiv që ndodhi si pasojë e luftës, bëri që të rritet përkushtimi në mesin e liderëve europian që një

gjë e tillë të mos ndodh më. Këta liderë orientuan gjithë forcën fizike, ekonomike dhe politike drejt

integrimit Europian, e cila organizatë u promovua si një mekanizëm në parandalimin e luftërave

dhe konflikteve në të ardhmen. Kjo synohej të arrihet nëpërmes rritjes së bashkëpunimit dhe

integrimit ekonomik dhe tregtisë së lirë.

Rritja e integrimit tregtar ishte një motiv shtesë për të ardhmen e zhvillimit ekonomik europian

dhe për një zhvillim të shtetit social. Përvoja e luftës dhe depresioni i madh hapi rrugën për lindjen

e politikave Keynesiane të cilat promovonin nivele të larta punësimi, nivele të larta taksash dhe

Page 44: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 44 -

shpenzime të shtuara publike. Të gjitha këto kishin për qëllim ndërhyrjen e shtetit në jetën

ekonomike dhe çështjet sociale me qëllim stabilizimin e brendshëm. Konfliktet e mundshme u

zbuten nga një shpërndarje relativisht simetrike të pushtetit ndërmjet grupeve të interesit,

organizatave të punës dhe kapitalit. Konkurrenca ideologjike e sistemeve politike, e ndarë në dy

pole përmes perdes së hekurt (gjatë kësaj periudhe), krijuan kushtet për zhvillimin dhe

performancën më të mirë të shtetit social.

Në këto rrethana përfitimet sociale u rriten në çdo vend, programet sociale ekzistuese u zgjeruan

edhe më tej për grupet e reja në nevojë, dhe një skemë e re sociale pothuajse u adaptua. Si pasojë,

shteti social tanimë mbulon shpenzimet publike të cilat u rriten në mënyrë dramatike për nevoja të

ndryshme sociale. Shteti bëri revidimin e politikave sociale të cilat kishin një ndikim të

rëndësishëm në rënien e pabarazisë sociale, varfërisë, si dhe garantimin e të drejtave sociale dhe

një performancë më të mirë ekonomike dhe sociale. Pavarësisht këtij zgjerimi masiv të pasluftës,

megjithatë kishte ndryshime institucionale sa i përketë konsolidimit të shtetit social. Për këtë arsye,

vendet perëndimore morrën rrugë të ndryshme në modernizimin e shtetit social (Therborn, 1995,

p.13).

Figura 5. Në përpjekje të ruajtjes së shtetit social dhe rikthimit në periudhën e artë “Golden Age”

të tij. Burimi: Russian Council, 2015.

Kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një ofrues i beneficioneve sociale për grupet e

rrezikuara (sidomos për të moshuarit)

por dështuan të zhvillojnë shërbime të

mëdha shtetërore si për shembull

kujdesi shëndetësor për të gjithë, një

problem i cili vazhdon të përplasë

politikën amerikane lidhur me reformën

shëndetësore kombëtare (Marmar dhe

Oberlander, 2009, p. 53). Në anën tjetër,

shtetet skandinave përdoren një gamë të

gjerë të taksave dhe sigurimeve me bazë

përfitimesh sociale dhe shërbime profesionale publike. Nën ndikimin e këtyre dallimeve në mes të

vendeve të ndryshme, hulumtimi për shtetin social ka shtuar përpjekjen e intelektualëve për

Page 45: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 45 -

identifikimin e karakterit të këtyre ndryshimeve dhe burimin e tyre. Në mesin e klasifikimeve të

ndryshme të sugjeruara në literaturë, tipologjia e Esping-Andersen (1990) për shtetin social është

padyshim më e rëndësishmja. Në vitet e 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta “periudha e artë” (golden

age) filloi të zbehet dhe filluan “vitet e argjenda” për shtetin social (Taylor-Gooby, 2002, p. 45).

Përkeqësimi i performancës ekonomike të shteteve si rezultat i çmimit të naftës dhe dështimit për

t’u përballur me situatat emergjente, dërgoi drejt ripërtritjes së skepticizmit në lidhje me rolin e

shtetit në shoqëri dhe ekonomi. Si pasojë shteti social u kritikua gjithnjë e më shumë nga pothuajse

çdo pikë e spektrit politik. Konservatorët ankoheshin për mungesë të llogaridhënies në përgjithësi,

ndërsa liberalët ankoheshin për mosefikasitet dhe paternalizëm. Sigurisht, kritikat më të ashpëra

vinin nga teorit e neoliberalizimit, idetë e të cilit fituan gjithnjë e më shumë rëndësi me kalimin e

kohës. Më me ndikim ishin kritikat e krahut të djathtë ndaj përpjekjeve amerikane për të adresuar

cështjen e varfërisë në periudhën e pasluftës.

Studiuesi Charles Murray (1984) nisi një sulm të fuqishëm mbi rrezikun moral të politikave të

mirëqenies, duke e hapur rastin për heqjen e përfitimeve sociale në SHBA, ndërsa studiuesi

Lawrence Mead (1986) gjithashtu sulmoi sigurimin e mirëqenies, por argumentoi për kushtëzimin

shumë më të madh të administratës së tyre, duke promovuar fillimet e idesë së “mirëqenies në

punë”. Në llogari të kësaj dhe të lëvizjes së dy ekonomistëve dhe studiuesve politik – disa të

frymëzuar edhe nga idetë neoliberale të studiuesit Hayek dhe Friedman dhe të tjerët të bindur nga

logjika e teorisë së zgjedhjes racionale, vënë në dyshim se kush në të vërtetë përfiton nga politikat

sociale dhe se ndërhyrja e shtetit shihet gjithnjë si pjesë e problemit dhe jo si një mjet për tejkalimin

e disbalancës ekonomike apo përmirësimit social. Post-materialistët argumentonin se një rritje e

burokracisë së shtetit social pengon autonomin individuale dhe institucionet e shoqërisë civile

(Beck 1999), ndërkohë që feministët e përceptonin shtetin social si një përforcim të institucioneve

dhe ngrirje të marrëdhënieve tradicionale gjinore (Fraser 1994).

Marksistët, kishin identifikuar fazat e mëparshme të zhvillimit kapitalist duke theksuar

kontradiktat emergjente, për të argumentuar se kapitalizimi kishte pushuar të jetë i zbatueshëm pa

shtetin social. Në të njejtën kohë, rritja shumë e shpejt e shtetit social minon logjikën e akumulimit

kapitalist, duke prodhuar një të ashtuquajtur “Kirza e menaxhimit të krizës” sipas studiuesit Gough

(1979).

Page 46: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 46 -

Ende ka dilema nëse shteti social i periudhes së pas luftës së dytë botërore do të jetë vetëm një

tipar për të përfaqësuar një fazë të shkurtë të zhvillimit në historinë e disa vendeve apo do të jetë

një tipar i përhershëm dhe koherent i shumicës së ekonomive të zhvilluara.

Ka mosmarrëveshje nëse edhe realisht ka ekzistuar një epokë e artë (golden age), megjithatë

gjerësisht është e pranuar se në mes viteve 1940 dhe 1970 përkrahja financiare për përfitimet dhe

shërbimet sociale në shumë vende europiane u rrit nga viti në vit, në përpjestim me të ardhurat

kombëtare dhe pjesa dërrmuese e partive politike ndanin një qëndrim se institucionet e shtetit

social ishin më se të nevojshme. Ekziston një pajtueshmëri në mes të studuesve se pas vitit 1970,

shteti social ka qenë nën kërcënim të vazhdueshëm me ardhjen në pushtet të partive të djathta të

tilla si ajo e zonjës Thatcher e cila nuk vazhdoi t’i përcjell vlerat sociale të pasluftës së dytë.

Megjithatë, një argument edhe më i fuqishëm është se rritja e ekonomisë globale kërkon ulje të

shpenzimeve në mënyrë që të konkurojnë në tregjet globale dhe kjo e ka bërë shumë të vështirë

për qeveritë që të zgjerojnë shpenzimet për mirëqenie sociale dhe ndonjëherë e bëri atë më se të

nevojshme për t’i shkurtuar ato. Për më tepër, presionet e konkurimit kanë qenë të shoqëruara me

ndryshime demografike të cilat kanë zvogëluar numrin e punëtorëve në shoqëri në raport me të

rinjët dhe të vjetrit e papunë, si dhe nga paraqitja e rreziqeve të reja të cilat vështirë se mund të

merret shteti social me to.

Janë dy arsye kryesore të cilat po e vëjnë në pikëpyetje vazhdimësin e shtetit social përgjatë gjithë

Europës. E para është se status quo-ja do të jetë e vështirë për të mbështetur ndryshimet e

vazhdueshme demografike dhe financiare. E dyta është se staus quo-ja duket gjithnjë e më shumë

e dalur nga moda, dhe e papërshtatshme për të përballuar dhe përmbushur sfidat e ardhshme.

Sistemet ekzistuese të mbrojtjes sociale mund të pengojnë në vend se të promovojnë rritjen e

punësimit dhe zhvillimit të njohurive në një ekonomi gjithnjë më konkuruese. Gjithashtu, ato mund

të jenë të papërshtatshme në frymën e zhvillimit të rreziqeve dhe nevojave sociale shumë më

intensive sesa më parë.

Tani, shteti social është në kundërshtim me sfondin e sipërmarrësve të rinjë politik dhe me

arkitektët e mirëqenies sociale të cilët po bëjnë thirrje për ndryshime të mëdha të regjimeve të

mirëqenies sociale.

Page 47: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 47 -

II.4.1. Idetë e Keynesit për shtetin social

Roli i Keynes-it në themelimin e shtetit social nuk është i hulumtuar edhe aq

në detaje. Ekziston një tendencë e gjerë për ta portretizuar Keynes-in si

themelues të shtetit social, dhe për të shpallur se revolucioni Keynesian ofron

një justifikim për nevojën e të pasurit një sektor publik të madh në ekonomi

(Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 17). Keynes-i kritikonte politikat e

laissez-faire dhe shfaqte mosbesim të thellë ndaj punës së qetë dhe të

papenguar të tregut. Mbështetja e tij në “socializmin e investimit” më tepër se

sa në një politikë fiskale që synon zbutjen e niveleve të konsumit gjatë ciklit

tregon shqetësimin e tij për madhësin e deficitit dhe rëndësin për të stimuluar

tregun me qëllim sjelljen e nivelit të dëshiruar të punësimit (Maurice Mullard,

Paul Spicker, 1998, p. 17). Andaj, implikimi se Keynes-i ishte në favor të

rritjes së shpenzimeve publike të tilla siç kemi përjetuar pas Luftës së Dytë

Botërore – si pasojë e të ashtuquajturave politika Keynesiane, për shumicën e

studiuesve të politikave sociale janë të pranueshme.

Roli i Keynes-it në themelimin e shtetit social është i justifikueshëm, si në

aspektin teknik ashtu edhe praktik. Atë duhet vlerësuar nëpërmes dy

aspekteve: aspekti i parë ka të bëjë me pikëpamjet e tij teorike vis-a-vis shtetit

social. E dyta, është krahasimi i pikëpamjeve të tij me pikëpamjet e Beveridge-

it, i cili po ashtu konsiderohet si një nga themeluesit e shtetit social, dhe

debatet që ata i kishin për subjektin në fjalë. Keynes-i ishte në favor të

kontrollit mbi investimet totale dhe se pjesa më e madhe e tyre duhet të

realizohet ose të ndikohet nga organet publike apo gjysëm-publike. Ai

konsideronte se kjo është një zgjidhje praktike për të ruajtur një nivel të

qëndrueshëm të punësimit.

Ai e shihte problemin e papunësisë si rrënjë e së keqës që vie nga ekonomia e

tregut, e cila dërgon drejt zgjedhjeve totalitare të krahut të majtë apo të djathtë

(Leibfried, 1993, p. 67). Qasja e Keynes-it dallonte nga ajo e Beveridge-it sa

i përketë masave që duhet ndërmarrë për të luftuar paqëndrueshmërin dhe

John Maynard Keynes

(1883–1946)

Keynes ishte injohur me

mendimin e tij se shteti

duhet të ndërhyjë në

cështjet ekonomike për të

rreguluar tregun. Ky

qëndrim i tij ishte i

kundërt me atë të

liberalëve, se tregu është i

lirë dhe vetërregullues. Ai

ishte kundër mendimin se

me problemin e varfërisë

nuk duhet bërë asgjë

sepse shkelim “ligjet e

tregut”.

Puna Kryesore

- Indian Currency and

Finance (1913);

- Treatise on Probability

(1921)

- A Treatise on Money

(1930);

- The General Theory of

Employment, Interest and

Money (1936)

Page 48: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 48 -

pasigurinë e cila buron nga një ekonomi e tregut, në drejtim të burimit të tyre të frymëzimit,

hartimit dhe zbatimit. Sipas Skidelsky-it, e vërteta rreth Keynes-it është se ai asnjëherë nuk ishte i

interesuar në politikat sociale në tërësi dhe asnjëherë nuk mori pjesë në to. I tërë preokupimi i tij

ishte nëse buxheti mund të përballojë planin e Beverdige-it (Skidelsky, 1996, p. 270). Megjithatë

duhet pranuar se ishte Keynes-i i cili vuri në pyetje supozimin e pranuar tanimë nga shumica e

shteteve, se qeveritë nuk duhet të ndërhyjnë në treg duke argumentuar se politikbërja përfshin

zgjidhje politike.

Keynes-i ishte i pari që politizoi cështjet ekonomike të cilat të tjerët ishin munduar t’i depolitizonin

duke argumentuar se njerëzit kishin për të jetuar me ligjet e tregut. Qasja e Keynes-it për shtetin

social ishte se ne fillimisht duhet të sigurojm një ndërhyrje të shtetit në kontekstin e ekonomisë së

tregut. Ai argumentonte se tregjet mund të vetërregulloheshin siç supozonte Adam Smith, por jo

në atë mënyrë që të promovoj mirëqenien sociale dhe standardet jetësore. Qëndrimi i deri tanishëm

se ulja e pagave, degradimi i tregjeve të punës dhe minimizimi i ndikimit të sindikatave të

punëtorëve, do të krijoj një kornizë që mund të gjenerojë punësim ishte i papranueshëm për

Keynes-in dhe në vend të saj ai sugjeronte një lloj tjetër të qasjes. Ai propozonte gjenerimin e

punësimt përmes konsensusit shoqëror, në vend të disiplinimit të tregut, sipas tij ky veprim

konsiderohet një alternativë më e mirë dhe e pranueshme në shoqëri.

Shteti social i ndërtuar pas vitit 1945 mbështetej në supozimin se qeveritë duhet të miratojnë qasjen

e Keynes-it për politikën makroekonomike: sipas së cilës do të ketë një angazhim të qeverive për

të zbatuar një punësim të plotë. Ky zotim për një punësim të plotë bënë të mundur shtetin social të

projektuar nga Beveridge dhe të zbatuar nga qeveria laburiste në Britani të Madhe pas vitit 1945.

Parimi i sigurimit shoqëror mund të ketë efekt vetëm nëse kemi nivele të larta të punësimit dhe të

papunët do ta përjetojnë problemin e papunësisë vetëm në afate të shkurtëra. Nivelet e larta të

papunësisë dhe papunësia afatgjate gjithmon do të minojnë shtyllat kryesore të financave publike.

Ata që janë në punësim duhet të gjenerojnë financat e nevojshme për fondin e shëndetësisë, arsimit,

pensioneve dhe fusha të tjera të politikës sociale.

Nëse nga ana tjetër niveli i papunësisë ka filluar të rritet atëherë qeveritë do të fillojnë të humbasin

financat për shkak të humbjes së taksave, por gjithashtu do të duhej të paguajn nivelet e larta të

sigurimeve sociale për të papunët. Për më tepër, kjo ka të ngjarë të ketë efekt të madh edhe mbi

kontributet pensionale. Rëndësia e qasjes së Keynes-it për shtetin social është vështirë të

Page 49: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 49 -

nënvlerësohet. Në kohën e tij Keynes-i u thirr “njeriu që shpëtoi kapitalizimin”; ai ishte edhe njeriu

i cili ka dhënë arsyetimin qëndror për zgjerimin e shërbimeve të mirëqenies, si një qelës për

zhvillim industrial dhe të performances (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 20).

Politika makroekonomike e Keynes-it ishte thelbësore për shtetin social. Ishte supozuar se zotimet

për punësim të plotë do të gjenerojnë rritje ekonomike, nivele të larta të konsumit dhe rendimente

më të larta të taksave për të financuar shpenzimet e mirëqenies sociale. Shteti social sipas Keynes-

it mund të përdoret si një instrument i politikës makro-ekonomike. Gjithnjë sipas tij, rritja e

shpenzimeve në infrastrukturë, duke përfshirë rrugët, komunikimet, strehimin social dhe kujdesin

shëndetësor, do të përmirësojë fushat e politikës sociale, por gjithashtu do të gjenerojë punësim

dhe kontrata për kompanitë e sektorit privat. Keynes-i thoshte punësimi në sektorin publik do të

kontribuojë gjithashtu në ekonomin e gjerë. Mbrojtja shoqërore për të varfërit do të veprojë si një

rregullator për ekonomin, duke rritur shpenzimet publike në kohën e deflacionit. Ideja e Keynes-

it ishte e rëndësishme për politikën sociale si në nivelin intelektual ashtu edhe në atë praktik. Në

nivelin intelektual Keynes-i shkoi përtej argumentit teknik të shumë studiuesve.

Keynes-i kërkonte të ofronte një revolucion në të menduarit rreth qeverive dhe ekonomisë dhe për

këtë arsye kishte për qëllim të thyente paradigmat klasike se një ekonomi laisssez-faire ishte

zgjidhja e vetme për mirëqenien e një shoqërie. Keynes-i na tregon se ekonomia e tregut e lënë në

vetvete nuk mund të besohet se do të gjenerojë investime të mjaftueshme dhe punësim për të gjithë.

Ndërsa duke rënë dakord se tregjet do të priren të pastrohen në një periudh afatgjate, atëherë kjo

periudhë afatgjate gjithmon do të ketë kosto të lartë sociale (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998,

p. 27). Meqë jeta është shumë e shkurtër, është moralisht e drejtë për qeveritë për të ndërhyrë dhe

për këtë arsye të zvogëlojnë vuajtjet e papunësisë masive dhe afatgjate. Keynes-i gjithashtu tregoi

përmes konceptit të prirjes marxhinale të konsumit, se qeveritë mund të rishpërndajnë të ardhurat

për grupet me të ardhura të ulëta në një mënyrë që të kontribuohet në prosperitetin ekonomik dhe

në drejtësin sociale (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 27).

Studiuesi i politikave sociale Daniel Bell në vitin 1950 shkruajti për “fundin e ideologjisë”. U

krijua përshtypja që në botë mori fund komunizimi, fashizmi dhe se laissez-faire e kapitalizmit

ishte një gjë e së kaluarës. Tani qeveritë menaxhojnë ekonomitë e tyre, dhe kishin idenë se çka

duhet bërë me to. Në fakt qasja e Keynes-it ishte udhërrëfyes për këto. Ka pasur edhe marrëveshje

formale substanciale në politikën e shumë vendeve perëndimore në lidhje me qëllimin e ndërhyrjes

Page 50: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 50 -

së qeverisë, e cila ishte për të mirën publike; kapaciteti i qeverisë për të sjellë efektet e dëshiruara

shoqërore; të drejtat civile dhe ekonomike për qytetarët; dhe zhvillimi i mbrojtjes shoqërore – një

e drejtë e garantuar në rastet shoqërore të nevojave të njohura. Shumë mosmarrëveshje politike

përqëndrohen në metodën me të cilën do të mund të zbatohen këto parime.

Thellësia e marrëveshjes është më e dukshme në reagim ndaj sistemeve politike të cilat nuk i kanë

pranuar këto parime – si për shembull Afrika e Jugut nën regjimin e aparteidit, i cili shtetin e bëri

një instrument të shtypjes raciale – ose të atyre të cilët besohet se kanë subordinuar përfitimet

publike për destinime të tjera, si për shembull përkrahja e fundamentalizmit religjioz apo

ideologjitë politike (Leibfried, 1993, p. 82). Kriza ekonomike që u shfaq me Depresionin e madh,

sfidoi besimin tek tregu i lirë, sipas Keynes-it. Ai potencoi se është më se e nevojshme ndërhyrja

aktive e shtetit në jetën ekonomike, me qëllim të rigjallërimit të tregut (Keynes, General theory of

employment, interest and money, 2006, p. 21). Keynesi rekomandonte që rigjallërimi i tregut bëhet

kur shteti shpenzon lirshëm sa më shumë mjete financiare. Sipas tij rritja e këtyre shpenzimeve

nga ana e shtetit do të rrisë kërkesën nga konsumatorët. Sic e theksuam edhe më lartë Keynesi

propozoi shpenzimin e mjeteve financiare publike për punësimin e njerëzve në ndërtimin e veprave

publike si: rrugë, ura, shtëpi, shkolla etj. Ndërtimet e tilla përveç që punësojnë njerëz që nuk mund

të gjejnë punë, njëkohësisht do të gjenerojnë kërkesa për lëndë të parë dhe makineri të cilat gjenden

në sektorin privat. Njerëzit e punësuar tani do të kenë mundësi për të shpenzuar për veshmbathje,

ushqim, pajisje shtëpiake, që sipas Keynesit do të shtonte kërkesën për mallra me përdorim të

përgjithshëm. Kjo kërkesë do t’i detyronte prodhuesit për prodhim të mallrave për konsum të gjerë

dhe në këtë mënyrë rigjallërohet tregu. Qasja e Keynes-it do të gjente zbatim në SHBA në kohën

e Ruzveltit, dhe në Europë në kohën e pasluftës së dytë botërore. Shtetet europiane i mbajtën

ekonomitë e tyre në një mbikqyrje të plotë dhe përdorën pushtetin e tyre për rregullime fiskale dhe

monetare me qëllim nxitjen e prodhimit, punësimit dhe për të kontrolluar informacionin. Në të

njejtën kohë u zhvillua edhe shteti social, duke i dhënë prioritet të drejtave për punë të

përshtatshme, për beneficione të papunësisë, për sigurime sociale për të moshuarit, për trajtim

mjekësor të lirë ose të subvencionuar si dhe për shpërndarjen e pasurisë dhe të ardhurave përmes

taksave progresive. Keynsianët ishin të bindur se pagat e larta, punësimi i plotë, realizimi i

shërbimeve sociale, pra në përgjithësi të ardhurat e larta krijonin kërkesën e konsumatorit, rritje të

fuqisë blerëse, e nga ana tjetër futja e një kërkese gjithnjë e më të madhe në ekonomi do të ishte

rruga më e mirë për të përballuar krizat ekonomike (Filo, 1999, p. 105).

Page 51: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 51 -

II.4.2. Idetë e Friedmanit për shtetin social

Ekonomisti Milton Friedman potenconte që sikur ta bëjmë një klasifikim të

thjeshtë të shpenzimeve të shtetit social atëherë do ta shohim se pse ky proces

na dërgon në rezultate të padëshiruara. Kur ju shpenzoni, ato mund të jenë

paratë e juaja apo të dikujt tjetër. Nga kombinimi i këtyre dy alternativave

rezultojnë katër mundësi të përmbledhura në tablën e mëposhtme:

Tabela 1. Shembulli i Milton Friedman-it, mbi shpenzimin e parasë.

Për kënd janë shpenzuar

paratë?

Për ju Për dikë tjetër Cilat para janë shpenzuar?

Personale

Dikujt tjetër

I II

III IV

Marrë nga Milton dhe Rose Friedman, Free to Choose: A Personal

Statement

Friedman në kategorin e I-rë, i referohet shpenzimit të parave për vetën tuaj.

Për shembull, ju bëni blerje në një supermarket dhe në mënyrë të qartë ju keni

një nxitje të fortë të jeni në të njejtën kohë ekonomik dhe të merrni

maksimumin e vlerave për vetën tuaj për çdo dollar që e shpenzoni. Kategoria

e II-të i referohet shpenzimit të parave tuaja nga dikush tjetër. Për shembull,

në dyqan ju jeni duke blerë dhurata për krishtlindje apo ditëlindje të rastit dhe

keni një nxitje të fort të jeni sa më ekonomik sikurse në kategorin e I-rë, por

tani nuk e keni të njejtën nxitje për të marrë sa më shumë vlera për çdo dollar

që shpenzoni, të paktën jo siç gjykohet nga shijet e marrësit të dhuratës. Ju

sigurisht që do të dëshironit të merrnit diçka që do t’i pëlqente pranuesit të

dhuratës, me kusht që ajo lenë përshtypjen e duhur dhe nuk merr shumë kohë

dhe përpjekje. Kategoria e III-të sipas Milton Friedman, i referohet

shpenzimeve të parave të dikujt tjetër për veten tonë – për shembull, duke bërë

shpenzime të mëdha. Në këtë rast ne nuk kemi një nxitje të fortë për të ulur

Milton Friedman

(1912-2006)

Nobelist në shkencat

ekonomike, Friedman

ishte kundërshtar i

politikave qeveritare

keynesianiste dhe ishte

ithtar i vijës së ndërhyrjes

minimaliste të shtetit në

cështjet e tregut. Idetë e tij

lidhur me politikat

monetare, taksimin,

privatizimin dhe

liberalizimin e tregut

ndikuan politikat

qeveritare te shume

shteteve perqndimore

gjate viteve 1980.

Puna kryesore

- Kapitalizmi dhe liria

(1961);

- Inflacioni dhe

papunësia (1977);

- Kujtime: dy njerëz me

fat (1998);

Page 52: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 52 -

koston e shpenzimit për dreka zyrtare. Kategoria e IV i referohet shpenzimit të parave të dikujt

tjetër për një person tjetër. Ju ia paguani drekën zyrtare dikujt tjetër nga llogaria e shpenzimeve të

dikujt tjetër. Në këtë rast ju keni shumë pak nxitje për të qenë ekonomik ose edhe të përpiqeni të

merrni pëlqimin e të ftuarit tuaj të drekës për të dhënë vlerësimin maksimal për drekën e shijuar.

Megjithatë, nëse ju keni një drekë zyrtare me personin e ftuar, në mënyrë që dreka është një përzirje

e kategorisë III dhe IV, atëherë ju keni një nxitje të fortë për të kënaqur vetëm shijet tuaja personale

duke sakrifikuar shijet e personit tjetër, nëse është e nevojshme (Friedman, Capitalism and

freedom, 2009, p. 32).

Të gjitha programet e mirëqenies të shtetit social sipas Friedman-it bien në kategorin e III – për

shembull, sigurimet shoqërore të cilat përfshijn pagesat kesh (cash) të cilat marrësi është i lirë t’i

shpenzojë siç do të dëshironte ai. Kur kemi fjalën për kategorinë e IV- për shembull, strehimi

publik; edhe në këtë rast programet e kësaj kategorie ndajnë një tipar të kategorisë së III-të, që do

të thotë burokratët të cilët administrojnë programet e mirëqenies sociale janë në mesin e përfituesve

të këtyre progameve. Sipas mendimit të Milton Friedman-it, këto karakteristika të shpenzimeve

nga programet e mirëqenies janë burimi kryesor i defekteve të tyre. Ligjvënësit votojnë për të

shpenzuar paratë e dikujt tjetër. Votuesit të cilët bëjnë zgjedhjen e ligjëvënësve janë në një sens

votimi për të shpenzuar paratë e tyre për veten e tyre, por jo në një sens të drejtërdrejtë të

shpenzimeve nga kategoria e I-rë. Lidhja në mes të taksave që cdo individ paguan dhe shpenzimit

për të cilën ai voton është jashtëzakonisht i ciltërt. Në praktikë, votuesit sikurse ligjëvënësit e tyre,

janë të prirur ta shohin dikë tjetër si pagues i programeve për të cilat në mënyrë direkte voton

legjislativi kurse në mënyrë indirekte voton votuesi. Përderisa, burokratët të cilët administrojnë

programet e mirëqenies gjithashtu shpenzojnë paratë e dikujt tjetër (Friedman, Capitalism and

freedom, 2009, p. 32). Ky shpenzim i parave të dikujt tjetër bëhet për dikë tjetër. Për Milton

Friedmanin, vetëm shpirti human i cili nuk është aq i fortë dhe i besueshëm se sa interesi vetjak,

siguron që ata do t’i shpenzojnë paratë në mënyrën më të pranueshmë për nevojtarët.

Megjithatë kjo nuk është e gjitha. Joshja ndaj parave të dikujt tjetër është tejet i fortë. Shumica,

duke përfshirë këtu edhe burokratët të cilët bëjnë administrimin e programeve të mirëqenies, do të

përpiqen në maksimum për të marrë atë për veten e tyre në vend se të shkoj tek nevojtarët. Tundimi

për t’u angazhuar në korrupsion, në mashtrime, është aq i fortë dhe nuk do të jetë gjithmon i lehtë

për t’u rrezistuar. Njerëzit të cilët i rrezistojnë tundimit për të mashtruar do t’i përdorin mjetet e

Page 53: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 53 -

ligjshme për të drejtuar parat për veten e tyre. Ata do të lobojnë për legjislacion të favorshëm për

veten e tyre, për rregulla nga të cilat ata mund të përfitojnë. Burokratët të cilët bëjnë administrimin

e programeve të mirëqenies do të ushtrojnë presion për pagë më të lartë dhe për privilegje të

ndryshme.Përpjekja e njerëzve për të devijuar shpenzimet shtetërore për veten e tyre ka dy pasoja

të cilat mund të jenë të paqarta. Së pari, ai shpjegon se pse ka kaq shumë tendencë të përfitimit

prej programe sociale nga grupet me të ardhura të mesme dhe të larta më tepër sesa të varfërit, për

të cilët ato janë të supozuar të destinohen. Të varfërit kanë tendencë të shpërfaqin pamjaftueshmëri

të shkathtësive dhe vlerave jo vetëm në treg, por edhe aftësitë e nevojshme që të jenë të sukseshme

në jetën politike për mbledhjen e fondeve. Në të vërtetë, disavantazhi i tyre në tregun politik ka të

ngjarë të jetë më e madhe se sa në jetën ekonomike. Pasoja e dytë është se fitimi neto për marrësit

e transferimit do të jetë më pak se shuma e përgjithshme e transferuar. Kjo i bie se në qoftë se

transferi i shumës së përgjithshme është 100 dollar, personi në nevojë do të marrë më pak se vlera

prej 100 dollarëve, kjo ndodh në emër të kostos së shërbimeve që bëjnë burokratët (Milton

Friedman, and Anna J. Schwartz, 1982, p. 12).

Këto pasoja sipas Milton Friedmanit, ndihmojnë gjithashtu për të shpjeguar presionin gjithnjë në

rritje për më shumë shpenzime dhe më shumë programe sociale. Këtu kemi dështimet në arritjen

e masave të para nga objektivat e reformatorëve që sponzorizojnë ato. Ata arrijnë në përfundimin

se nuk është bërë sa duhet andaj kërkojnë programe sociale tjera shtesë. Ata arrijnë të fitojnë si

aleatë së bashku edhe burokratët të cilët administrojnë këto programe sociale dhe njerëzit në nevojë

të cilët besojnë se ata mund të kenë qasje të lehtë në paratë që do të shpenzohen. Sipas Milton

Friedman-it, shpenzimi nga kategoria e IV tenton në mënyrë të vazhdueshme të përfshijë njerëzit

në korrupsion. Të gjitha programet sociale të tilla vënë në pozitë njerëzitë të vendosin se çfarë

është e mirë për njerëzit e tjerë. Efekti sipas tij është se në një grup ne mund të bartim ndjenjën e

pushtetit, kurse në grupin tjetër të fusim ndjenjën e varësisë fëmijërore. Në këtë rast, përveç

humbjes së parave, dështimit për të arritur objektivat e synuara, rezultatin përfundimtar do ta kemi

një shoqëri me një strukturë të kalbur morale. Po ashtu edhe një nënprodukt i kategorisë së III ose

të IV të shpenzimeve ka të njejtin efekt. Dhuratat vullnetare, ju mund të shpenzoni paratë e dikujt

tjetër duke i marrë ato sikurse që bënë shteti. Përdorimi i forcës sipas Milton Freiedmanit është

zemra e shtetit social – një mjet i keq që tenton të korruptoj të mirat e fundit. Kjo është edhe arsyeja

pse shteti social kërcënon lirinë tonë kaq seriozisht (Friedman, Capitalism and freedom, 2009, p.

34).

Page 54: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 54 -

II.5. Tipologjia e shtetit social nga Esping-Andersen

Një nga studiuesit më me ndikim i shtetit social është Gosta Esping-Andersen,

i cili në vitin 1989 shkroi librin e quajtur tre modelet botërore të mirëqenies

kapitaliste, në të cilin ai bënë një kategorizim të shteteve sociale në tre lloje.

Sipas tij, vendet dallojnë për nga sistemet e tyre të mirëqenies në bazë të

beneficioneve që ato ofrojnë në raste të papunësisë, kujdesit shoqërorë,

strehimit publik, dhe programeve të tjera sociale (Esping-Andersen, The three

worlds of welfare capitalism, 2013, p. 21). Për shembull, disa shtete ofrojnë

benificione të larta për nënat e vetme më fëmijë deri në moshën 16 vjeçare,

përderisa disa të tjera nuk japin asgjë. Ndryshime të këtilla dhe detaje të tjera

janë jetike për ta bërë të mundur katëgorizimin e shteteve sociale sipas modelit

të Esping-Andersenit. Në rastet kur një person i papunë, për të gëzuar

beneficionet e papunësisë paraprakisht duhet të ketë qenë në të kaluarën e tij

në ndonjë marrëdhënie pune. Të tjera vende u ofrojnë të papunëve pagën e

mëparshme për dy vite në masë prej 70%. Me të gjitha këto variacione Esping

- Andersen bënë listimin e indeksit social në bazë të së cilës bënë

kategorizimin e shteteve sociale.

Esping-Andersen shtetin social e ndan në tre modele: Liberal, konservativ-

kontinental dhe socialdemokrat (Esping-Andersen, The three worlds of

welfare capitalism, 2013, p. 21). Modeli liberal i shtetit social sipas tij ofron

programe sociale modeste, nuk aplikon parime universal, rolin kryesor i jep

tregut, ndërsa ofron beneficione të vogla kryesisht për një klientelë me të

ardhura të vogla dhe në nevojë. Sipas tij, SHBA, Kanda dhe Australia janë

shtete tipike të modelit liberal. Modeli i dytë sipas Esping-Andersenit është

modeli konservativ, i cili ofron sigurime shoqërore më shumë se sa asistencë

sociale. Shumica e përfitimeve nga papunësia apo në raste të tjera (sëmundjet)

janë si rezultat i kontributeve të sigurimeve të bëra më parë. Ky model është i

njohur edhe si modeli Bismark. Modeli konservator mbështetë fuqishëm

përkrahjen e rrjetit tradicional të familjes dhe kishës, dhe shteti ndërhynë në

Gosta Esping Andersen

(1947)

Si një nga sociologët më

me ndikim në fushën e

studimeve për shtetin

social, Esping-Andersen

përcaktoi tre tipet e

regjimeve të shtetit social:

Liberal, Korporatist dhe

Socialdemokrat. Ky

kategorizim ngjalli debate

dhe kritikë të ashpër, duke

potencuar se ishte i

pamjaftueshëm duke

marrë në konsideratë

zhvillimin e vazhdueshëm

të shtetit social.

Puna kryesore

- The three ëorlds of

ëelfare capitalism;

- Welfare states in

transition national

adaptations in global

economies;

Page 55: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 55 -

ofrimin e asistencës në rastet e pamundësisë së ofrimit të saj nga ana e familjes. Sipas tij,

Gjermania, Austria, Franca dhe Belgjika janë shtete tipike të këtij modeli. Shtetet sociale të modelit

social-demokratik shpërfaqin nivele të larta të përfitimeve dhe shërbimeve sociale.

Të gjitha shtresat shoqërore janë të përfshira nën një sistem universal të sigurimit i cili bazohet në

nivelin e të ardhurave mesatare. Ky model thekson rolin primar të shtetit në ofrimin e mirëqenies

sociale për të gjithë qytetarët padallim. Shteti social merr përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë të kujdeset

për fëmijët, të moshuarit, të papunët, etj. Shtetet sociale të cilat praktikojnë këtë model të social-

demokracisë janë vendet skandinave (Esping-Andersen, The three worlds of welfare capitalism,

2013, p. 22). Esping-Andersen pranon se nuk ka asnjë rast të vetëm të pastër. Sipas tij, shtetet

sociale kanë ndryshuar dhe janë zhvilluar ndër vite. Shumë kritikë theksojnë se mënyra se si e

shkroi librin Esping-Andersen, lenë përshtypjen se ai mendonte vetëm për modelin skandinav të

shtetit social, modelin social-demokratik duke e potencuar si modelin më të mirë të mundshëm

(Peter Alcock and Martin Powell, 2005, p. 51). Të tjerët e kritokojnë qasjen e tij të ashpër ndaj

tregut, duke e lënë përshtypjen e një komunisti të përbetuar. Megjithatë, shumë nga studiuesit

pajtohen me pohimin e Esping-Andersenit se nuk mund të gjykohet mirëqenia sociale e një shteti

nga shuma e shpenzimeve që bënë për mbrojtjen shoqërore. Ne kemi shembuj të ndryshëm të

shteteve, në të cilat një vend mund të ketë përfitime sociale të nivelit të ulët, e në anën tjetër

shkallën e papunësisë e ka të lartë. Në disa vende të tjera përfitimet sociale mund të jenë të larta,

por në anën tjetër shkalla e papunësisë mbetet e ulët. Kostoja financiare mund të jetë e njejtë në të

dyja rastet, por nëse e marrim vetëm shumën e përgjithshme të shpenzimeve atëherë plotësisht do

të jetë ç’orientuese. Esping-Andersen lenë përshtypjen se nuk ka interes apo edhe shqetësim rreth

asaj nëse se shteti është një kujdestar i mirë. Në përgjithësi ai u mbështet në modelin e shtetit social

të Suedise, e cila hoqi dorë rreth viteve 1990, duke bërë një seri të reformave radikale të nxitura

nga krizat në bursë. Suedia tani është një udhëheqëse botërore në zgjerimin e ofrimit të shërbimeve

private mjekësore dhe arsimore (Mishra, 2014, p. 30). Megjithatë, Suedia mbetet një ndër vendet

në të cilat shteti social ka mbështetje të gjerë nga qytetarët. Kjo nuk do të thotë që edhe vendet e

tjera nga modelet konservative dhe liberale nuk ofrojnë asistenca sociale. Përkundrazi, shtetet nga

modeli konservativ kanë shtuar shërbimet dhe asistencat sociale. Situatat kur shtetet ballfaqohen

me fonde të pakëta, atëherë gjithmon është vullneti që këto fonde të orientohen aty ku ka më së

shumti nevojë – tek të varfërit. Një praktik e tillë është aplikuar në Britani, Itali, etj.

Page 56: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 56 -

II.6. Kufijtë e mirëqenies sociale nga Maurizio Ferrera

Si një prej studiuesve të gjeneratës së fundit të politikës sociale, Ferrera e

konceptonte formimin e shtetit social si një proces të gjatë i cili bëhet

nëpërmes ristrukturimeve sociale. Italiani Ferrera argumentonte se

legjitimiteti politik i shteteve qëndron i mbyllur, dmth ato përfaqësojnë një

komunitet koheziv, anëtarët e të cilit e ndjejnë veten të lidhur reciprokisht

kundër rreziqeve sociale, brenda kufinjëve të shënuara në mënyrë të qartë

(Maurizio Ferrera, Anton Hemerijck, and Martin Rhodes, 2000, p. 10).

Përderisa ndërtimi i një komuniteti të gjerë të identitetit europian i bazuar në

hapje dhe jo mbyllje, dobëson kufinjtë e shteteve në mbrojtjen sociale.

Procesi i integrimit europian sipas Ferreras revidon kufinjët e brendshëm dhe

të jashtëm të sistemeve sociale dhe me këtë sfidon kufinjët e shoqërive

kombëtare në Europë si dhe të sistemeve të tyre politike, si shtete sociale. Këtë

gjendje faktike ai e ilustron si një hapësirë e politikës së re të mirëqenies

sociale. Megjithatë, koncepti i tij mbi kufinjët social është argumenti kryesor

i tij se ai në vetëvete është parakushti kryesor për të lidhur së bashku individët,

grupet dhe njësitë teritoriale si dhe për forcimin e gatishmërisë së tyre për të

ushtruar solidaritetin. Sipas tij shtetet anëtare të Bashkimit Europian, gjithnjë

e më shumë janë në pozitën e një vendi senduiq në mes të proceseve të një

super-entiteti nga njëra anë dhe rajonalizimit në anën tjetër.

Koncepti i tij i kufinjëve mund të kuptohet edhe si një hapsirë e përbashkët e

ndërveprimit shoqëror në të cilin anëtarët ndajnë tiparet e përbashkëta apo

janë subjekt i normave dhe rregullave të përbashkëta. Në këtë kuptim shteti

social në këto hapësira sipas Maurizio Ferrera, ka qenë një pako me nivele të

ndryshme të shërbimeve sociale, secila më kufinjët e vetë të përfshirjes dhe

përjashtimit (Maurizio Ferrera, Anton Hemerijck, and Martin Rhodes, 2000,

p. 10). Integrimi Europian është sfidues për të dy kufijtë, edhe atë territorial

po edhe për hapsirën e mbrendshme sociale. Me të drejtë Ferrera, shtron

cështjen se integrimi europian mund të shkaktoj destabilizime të mundshme

Maurizio Ferrera

(1955)

Maurizio Ferrera njihet si

një nga studiuesit e

rëndësishëm të politikave

sociale. Qëndrimi i tij se

legjitimiteti politik i

shteteve priret të jetë i

mbyllur dhe se në

vetëvetë përfaqëson një

komunitet koheziv i cili i

mban të lidhur anëtarët

kundër rreziqeve sociale.

Integrimi i shteteve në

Bashkimin Europian

mund të shkaktoj

destabilizime sociale.

Puna kryesore

- The Boundaries of

Welfare (2005);

- Alle Radici del

Welfare all’Italiana

(2012;

Page 57: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 57 -

sociale përmes ristrukturimit të sistemeve kombëtare sociale. Ai këtë e ilustron me faktin se si

ligjet e Komisionit Europian për mbrojtjen shoqërore, dhe lëvizjen e lirë të tregut konkurues, mund

ta kontestojnë në mënyrë të konsiderueshme sovranitetin social të shteteve anëtare. Një tjetër

shqetësim i Maurizios është edhe praktika e rajonalizimit të shteteve sociale.

Sipas tij kjo ringjallje e njësive subnacionale është promovuar pjesërisht nga integrimet europiane,

të cilat nuk drejtohen vetëm brenda shtetit, por edhe në ndërtimin e rajoneve transnacionale.

Ferrera argumenton se në ndërtimin e këtyre njësive transnacionale, rol të rëndësishëm luajnë

politikat sociale. Efektet e kësaj ringjalljeje ilustrohen në fusha të ndryshme si kujdesi shëndetësor,

shërbimet sociale, tregu i punës etj.

Page 58: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 58 -

II.7. Perspektivat teorike mbi shtetin social

Kuptimi ynë më i përgjithshëm për shtetin social mundësohet përmes perspektivave teorike dhe

ideologjike brenda të cilave janë të vendosura konceptet bazë të mirëqenies sociale. Studiues të

ndryshëm të cilët merren më studimin e politikave sociale kanë zhvilluar konceptet teorike, të cilat

synojnë të ofrojnë një shpjegim rigoroz shkencor të bazuar në prova empirike. Këto trajtesa teorike

në vazhdimësi kontestohen dhe pasurohen me të arritura të reja. Sot numërohen disa perspektiva

teorike të cilat ndihomojnë në trajtimin e shtetit social nga aspekti teorik. Këto perspektiva teorike

kanë anët e forta dhe të dobëta të tyre në trajtimin e shtetit social. Në vazhdim ne do të paraqesim

se si e trajtojnë marksistët shtetin social duke theksuar një përshtatje të ekonomisë kapitaliste ndaj

presionit të kërkesave të klasës punëtore. Përderisa socialdemokratët potencojnë se reformimi i

shtetit social ka ndikuar në transformimin e ekonomisë kapitaliste.

II.7.1. Marksizmi

Për shumë vite, marksizmi dominoi diskutimet akademike lidhur me çështjet ekonomike, politike

dhe sociale. Ky trajtim niset nga pozicioni i majtë në të cilën shumica e studiuesve i referohen

vetëvetës si marksist, Ndikimi i Marksit është ende evident në fjalorin vokabular i cili përdoret për

të diskutuar çështjet sociale. Politika Sociale si disiplinë është ndikuar gjithashtu në formimet e

veta nga Marksi; megjithatë brenda kësaj disipline opozita kryesore e analizës së Marksit ishte

Weberi. Ishte ky i cili trajtoi dhe modifikoi vokabularin marksist – termet si: klasa, kapitalizmi

dhe pushteti – që kishte si qëllim argumentimin kundër pozicionit të Marksit dhe përfundimeve të

tij. Megjithatë, efekti i këtij debati ishte se gjuha e saj ishte e përshtatur sipas gjuhës së Marksit.

Është një problem bazik në përshkrimin dhe shpjegimin e marksizmit, sepse ajo nuk ishte vetëm

një teori shoqërore, dhe jo vetëm një doktrinë politike, por ishte një sistem besimi. Ky sistem

shpjegonte çdo gjë me rëndësi në jetë, duke përfshirë familjen, artin, kulturën, politikën dhe

religjionin; parashikonte të ardhmen dhe paraqiste një model të jetës (Maurice Mullard, Paul

Spicker, 1998, p. 33). Si një teori shoqërore, markzismi nuk ka qenë edhe aq i kënaqshëm.

Pavarësisht nga pretendimet e tij dogmatike që të jetë “shkencor” arsyetimi i Marksit ishte shpesh

Page 59: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 59 -

i panjohur, ai e shprehte vetëveten në terme të kundërshtueshme dhe nganjëherë kontradiktore me

parashikimet e tij të pasakëta (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 33).

Në duart e intelektualëve marksist, marksizmi u bë shumë më i sofistikuar dhe një forcë që duhet

marrë seriozisht: ajo është përdorur, jo si një teori, por si një grup fleksibil i mjeteve dhe

argumenteve që ofron një analizë të shoqërisë. Mendimi i Marksit ishte i bazuar në një pikëpamje

materialiste të shoqërisë. Pikëpamja qëndrore është se natyra e prodhimit ekonomik përcakton

modelin e marrëdhënieve në shoqëri. Struktura e prodhimit ekonomik – forcat e prodhimit –

reflektojnë marrëdhëniet në prodhim apo rolin që njerëzit kanë në ekonomi dhe shoqëri. Forcat

dhe marrëdhëniet e prodhimit së bashku prodhojnë substrukturën e shoqërisë, e cila mëpastaj

reflekton në cdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe politikën, kulturën dhe veprimtarinë intelektuale.

Shumë marksistë të mëvonshëm, si dhe të tjerët që kërkuan për të rishikuar marksizmin (si Gramsci

dhe Lukacs) zgjodhën për të theksuar ndërveprimin midis ideve dhe faktorëve ekonomik apo (si

Baudrillard dhe Habermas) për të argumentuar se procesi i ndryshimit mund të lëvizë në drejtim

tjetër, nga kultura tek struktura e prodhimit. Qelësi i të kuptuarit të marrëdhënieve të prodhimit

ishte mjaft i thjeshtë - aty janë marrëdhëniet në mes shtypësve dhe të të shtypurve. Në çdo shoqëri

të zhvilluar, prodhimi u zhvillua sepse disa njerëz ushtronin pushtet mbi të tjerët. Skllavëria i hapi

rrugën sistemit feudal, ky i hapi rrugën prodhimit borgjezë apo kapitalizmit, por karakteri themelor

i të gjithave ishte i njejtë, shfrytëzimi i grupit nga grupi tjetër. Kjo është arsyeja përse Marksi

shkroi se “Historia e të gjitha shoqërive është histori e luftës së klasave” (Mishra, 2014, p. 82).

Klasat ishin grupe njerëzish të përcaktuar nga marrëdhëniet e tyre me mjetet e prodhimit. Çështja

qëndrore në analizën marksiste ishte të pamurit e shoqërisë modern si “kapitaliste”. Kapitalizmi u

dallua nga dominimi i kapitalit, sistem në të cilin njerëz të caktuar zotërojnë dhe kontrollojnë

mjetet e prodhimit. Edhe pse Marksi komentoi se kapitalistët ishin thjesht “kapital i personifikuar”

i cili sygjeron se mjetet e prodhimit i kontrollojn ata. Kapitalizmi është i motivuar përmes interest

vetjak dhe ndjek fitimin nga ana e indvidëve privat.

Megjithatë, kjo nuk është edhe aq një përshkrim i mirë i procesit industrial në ditët e sotme. Në

rradh të parë, fitimet nuk bëhen domosdoshmërisht nga persona privatë. Sot firmat janë në pronësi

të firmave të tjera. Sot blloku më i madh i aksionerëve në tregun e aksioneve në vendet

perëndimore janë fondet e pensioneve, të cilat menaxhohen në emër të pensionistëve, ku këto të

fundit nuk e kanë as idenë dhe as rolin në mënyrën se si ato përdoren (Maurice Mullard, Paul

Page 60: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 60 -

Spicker, 1998, p. 35). Sot njerëzit që zotërojnë mjetet e prodhimit, nuk janë domosdoshmërisht ata

që kontrollojnë atë. Së dyti, industria dhe tregtia nuk janë ekskluzivisht privatë, sic ishte dikur.

Studiuesi Anthony Crosland në librin e tij “The Future of Socialism” thekson rolin e shtetit në

kontrollin e ekonomisë dhe pronësisë së industrisë. Ky rol mund të duket i zvogëluar (shtrirja e

saktë e ndërhyrjes shtetërore është e diskutueshme), por argumenti qëndron ende mirë (Maurice

Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 36).

Shtetet ndërhyjnë në mënyrë aktive në ekonomitë moderne, përmes planifikuesve dhe

menaxherëve, prodhuesve, konsumatorëve dhe shpërndarësve të burimeve. Aftësia e firmave

industriale dhe organizatave financiare për të vepruar për veten e tyre ështe e kushtëzuar nga

politika e qeverisë dhe në disa vende qeveria është e përfshirë ngushtë në vendimet e menaxhmentit

dhe investimit.

Sot procesi industrial varet dhe menaxhohet nga menaxherët – një trend që ishte prezent edhe në

kohën e Marksit, edhe pse ai e hodhi poshtë atë. Interesat e menaxherëve, shpesh ndryshojnë nga

ata të aksionerëve. Shumica e menaxherëve janë të interesuar në stimulime personale, siguri në

punë dhe status të cilat mund të dërgojnë drejt një rritje afatgjate ose në avancimin e karrierës

personale sesa në profitin e organizatës. Marksizmi përshkroi procesin kapitalist në kushtet e një

ndarje të punës, në të cilën disa njerëz shesin fuqin e tyre të punës për të tjerët, në atë mënyrë sa

për të prodhuar mallra dhe për të shfrytëzuar vlerat e tepërta nga puna e tyre. Vlera ishte prodhuar

nga punëtori, por është kapitalisti që nxjerrë fitimin duke e blerë lirë punën dhe duke e shitur mallin

me një cmim më të lartë. Kjo u bë e mundur duke e paguar punëtorin më pak se sa vlera reale e tij

– eksploatimi i punëtorit (Barr, 1993, p. 20). Marksistët panë tendencat qëndrore në kapitalizëm si

akumulimi dhe përqendrimi i kapitalit. Në mënyrë që të bëhet akumulimi i kapitalit atëherë kushtet

ekonomike duhet të krijohen në të cilat mallrat mund të prodhohen dhe tregtohen.

Akumulimi i kapitalit varet nga krijimi dhe rritja e tregjeve dhe pastaj nga kërkesa dhe oferta. Neo-

marksistët kanë theksuar rëndësin në këtë “komodifikim” duke i kthyer aktivitetet në një lloj gjëje

e cila mund të blihet dhe shitet në treg. Ndërtimi i shtëpive, për shembull nuk është komodifikim

në pjesën më të madhe të botës së tretë, ku njerëzit ndërtojnë kasollet e tyre të cilat gradualisht

pësojnë përmirësime, por ajo është komodifikim në vendet më të zhvilluara, ku njerëzit blejnë tokë

dhe material dhe pastaj komisioni i ndërtuesve të ndërtoj shtëpi për ta (Barr, 1993, p. 20). Zhvillimi

në masë i objekteve të banimit të industrializuara, vecanërisht blloqet e larta banesore, mori një

Page 61: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 61 -

trend në ekstrem. Metodat e ndërtimit të industrializuar përqendruan kontrollin në firma të caktuara

të cilat janë të pajisura për t’u marrë me këto cështje.

Shteti social është parë shpesh si dekomodifikues i gjërave ose duke marrë mallra dhe shërbime

nga tregu. Studuesi Offe argumenton se dekomodifikimi është i nevojshëm për të riprodhuar

shoqërinë dhe për të legjitimuar sistemin (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 36). Në të

njejtën kohë është e mundur të argumentojm se shumë nga kjo që ndodh në shtetin social favorizon

kushtet e akumulimit, duke nënkuptuar më tepër komodifikimin sesa dekomodifikimin. Kudo,

njerëzve iu japin përfitime në të holla në vend të mallrave, ata duhet të angazhohen në

transakcionet e tregut.

Marksi argumentonte se kapitali do të bëhet i përqendruar në mënyrë progresive në më pak duar.

Ai e përshkroi procesin përmes të cilit do të vie revolucioni duke përfshirë fillimisht akumulimin

e kapitalit, dhe e dyta përqendërimi dhe centralizmi i saj në disa kapitalist, të cilët bëhen më të

pasur në kurriz të të gjithë të tjerëve. Kjo bënë që rradhët e proletariatit të rriten, të cilëve

kapitalizmi ua mohon burimet themelore, duke mos u lënë atyre asnjë zgjidhje, përveç

revolucionit. Marksi dënon tendencën për të akumuluar dhe e lidh pazgjidhshmërisht me mjerimin

njerëzor.

Megjithatë ekonomitë industriale kanë krijuar përfitime të konsiderueshme materiale, por edhe

probleme të konsiderueshme sociale, dhe mbi dy shekuj pozita e më të varfërve është përmirësuar

padyshim. Në procesin e zhvillimit ekonomik, të varfërit janë të integruar në mënyrë progresive

në sistemin ekonomik. Edhe pse përfitimet janë ndonjëherë të paqarta, dhe mund të ketë viktima

në proces, kjo është rruga kryesore përmes të cilit standardet e jetesës së njerëzve në vendet në

zhvillim mund të përmirësohet. Analiza marksiste për klasat kishte ndikim të thellë. Ajo përcaktoi

kushtet mbi të cilat është analizuar pabarazia, duke vënë vëmendjen posaqërisht në pozitën e

punëtorëve si çështja më themelore në shoqëri. Për shkak të ndikimit politik të marksizmit,

shqetësimi kryesor i politikës sociale ka qenë për të përfaqësuar dhe për të mbrojtur pozicionin e

klasës punëtore. Kjo ishte vecanërisht e dukshme në Europën Kontinentale, në të cilën termi

“social” shpesh paraqetë marrëdhëniet në mes industrisë dhe sindikatave, ku këto të fundit arritën

të zënë një pozicion institucional në organizimin e mirëqenies sociale. Për shembull, ideja e

“partneritetit social” në Francë zhvilloi formalisht dispozitat e mirëqenies sociale si një fushë në

të cilën punëdhënësi dhe punëtorët kishin interes të drejpërdrejtë.

Page 62: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 62 -

II.7.2. Liberalizmi

Pozita startuese e liberalizmit është se ne të gjithë jemi individë. Nuk ekziston dicka si shoqëri.

Ajo që është faktike, është individi mashkull dhe individi femër, secili nga ta ka ndjenjat e veçanta,

mendimet dhe sjelljet e përbashkëta. Individualiteti ekziston si një realitet, ekziston në mënyrë të

pavarur nga komuniteti dhe nuk është as produkt dhe as pjesë e komunitetit. Individët duhet të

njihen në mënyrë të drejtë si qenie të menqura që janë në gjendje të marrin vendime të cilat nuk

m’varen nga të tjerët. Individualizmi u zhvillua si një doktrinë radikale. Qasja mesjetare ndaj botës

kishte theks të vecantë në rregullin shoqëror. Çdo gjë në univers kishte vendin dhe rolin e vet. Dy

premisa kryesore kanë mbrojtur individualizimin. E para është argumenti se individët dijnë se

ç’është e mirë për ta.

Dëshira individuale gjithmon është sensitive ndaj nevojave personale. Individualiteti në mënyrë

bazike është racionale që do të thotë ka kompetenca natyrale dhe teknike. Kompetencat natyrale

paraqesin mundësin të maksimizojnë mirëqenien individuale. Kompetencat natyrale mendohen në

mundësin për të qenë strategjik në të bërit e zgjedhjeve, në maksimizimin e mirëqenies personale

me shpenzime më të vogla të mundshme (Hayek, 2000, p. 41). Derisa individet dijnë se ç’është e

mirë për ta, askush nuk ka të drejtë të njoftojë në emër të individëve se cka realisht nevojitet, dhe

gjithashtu të vendos rregull në preferencat apo të moralizoj në emër të individit. Roli i qeverisë

është të ofroj kontekstin, bazuar në rregulla të cilat mbrojnë të drejtën e interesit vetanak.

Përderisa e dyta është vendosja e barazisë fundamentale të individëve. Liberalizmi avokon në

sjelljen e qeverisë përmes procesit të ligjit e cila forcon barazin në trajtimin e të gjithë individëve.

Liria individuale mund të garantohet vetëm në qoftë se sjellja e qeverisë bëhet në kontekst të

rregullave, duke përfshirë edhe kushtetutën e cila potencon ndarjen e pushteteve dhe se shumica

nuk mund të votojnë në atë drejtim të vënies në pikëpyetje të të drejtave individuale (Hayek, 2000,

p. 41). Sipas liberalëve politikat duhet të hartohen nëpërmjet udhëzuesve të rregullave dhe

parimeve të cilat janë publike në mënyrë që individët të njoftohen me sjelljen e qeverisë. Liberalët

në përgjithësi pranojnë se njerëzit kanë të drejtë në trajtim të barabartë, që do të thotë një trajtim

pa disavantazhe, paragjykime.

Page 63: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 63 -

Mendimi liberal ka qenë gjithashtu i lidhur fort me mundësi të barabarta dhe me idenë “karrierë e

hapur për të gjithë talentët” (Friedman, Capitalism and freedom, 2009, p. 33). Mënyra më e mirë

për të arritur përdorimin më të mirë të punës në shoqëri është për t’u siguruar që njerëzit janë të

lejuar për të bërë atë që janë të aftë për ta bërë. Shpërndarja e të mirave duhet të jetë efikase nëse

askush nuk mund të bëhet më mirë pa bërë dikend tjetër më keq; joefikasiteti nënkupton se njerëzit

janë më keq se sa nevojat e tyre. Në qoftë se shpërndarja e të ardhurave vepron si një pengesë për

disa individ që t’i eksplorojnë aftësitë e tyre (për shkak të mungesës së të ardhurave) atëherë të

mirat nuk janë duke u ndarë në mënyrë efikase. Pabarazia në të ardhura dhe pasuri është

problematike. Prania e pabarazisë në të ardhura mund të thotë se niveli i të ardhurave përcakton se

cilët individë janë më shumë në gjendje të shfrytëzojnë potencialin e tyre (Friedman, Capitalism

and freedom, 2009, p. 33). Mungesa e të ardhurave vepron si një pengesë për hyrjen në arsimin e

lartë, dhe është i lidhur me faktin se fëmijët nga grupet me të ardhura të vogla ndërprejnë shkollën

në një moshë të re.

Nësë burimet njerëzore nuk janë të vendosura në mënyrë efektive për shkak të të ardhurave atëherë

disa liberal do të argumentojnë se qeveria duhet të adresojë çështjen e të ardhurave për të

përmirësuar efikasitetin. Pabarazia në të ardhura është shqetësim për liberalët edhe për arsyen se

kjo ka gjasa të mohoj lirinë e natyrshme për disa individë në mënyrë që disa individë do të jenë

më pak të aftë se të tjerët për të ndjekur atë që ata konsiderojnë si të dëshirueshme dhe të mirë.

Përqendrimi i të ardhurave ka të ngjarë në krijimin e monopoleve të interesave vetjake, andaj niveli

i të ardhurave dhe pasuria kanë potencial për të ndikuar politikat e qeverisë dhe për këtë arsye të

dëmtojnë të drejtat e njeriut. Për tregun liberal, analiza e tregut të punës është njësojë si analiza e

çdo gjëje tjetër në treg. Puna është një mall që blihet dhe shitet nga agjentët në treg. Në një artikull

në Financial Times, Samuel Brittan, redaktor i ekonomisë, bëri një krahasim mes punës dhe

produktit të bananes si dy mallra të ngjajshme. Në qoftë se çmimi i bananes është i mbajtur shumë

lartë në raport me cmimin e kërkuar, për të balancuar kërkesën dhe ofertën, atëherë do të kemi një

tepricë të bananeve. Në qoftë se çmimi i bananeve është nën cmimin e tregut atëherë do të kemi

mungesë të tyre. E njejta gjë vlen për punën. Në qoftë se cmimi i organizuar d.m.th. Paga është

shumë e lartë do të kemi një tepricë të punëtorëve d.m.th. Papunësi. Në qoftë se paga është shumë

e ulët atëherë do të kemi mungesë të punëtorëve. Punëtorët shesin shërbimet e tyre ashtu si

prodhuesit e bananeve që shesin banane (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 48).

Page 64: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 64 -

Duke vepruar si agjentët, punëtorët do të rregullojnë pagat e tyre në lidhje me nivelin e kërkesës

për nivelin e tyre të shërbimeve. Shkalla e papunësisë paraqet ofertën e fuqisë punëtore për një

nivel të caktuar të pagave. Sipas liberalëve një nivel i lartë i papunësisë do të tregojë se çmimi i

punës është shumë i lartë dhe se nivelet e pagave duhet të përshtaten me kërkesat e tregut në qoftë

se dëshirojmë të kemi papunësi të ulët. Për Keynesin kjo është e paqëndrueshme. Keynsianët

argumentojnë se papunësia lind sepse nuk ka asnjë arsye pse nuk duhet të lind, sipas tyre ekonomia

nuk është vetërregulluese. Debati në mes të Keynsianëve dhe liberalëve vazhdon të pasqyrojë

tensionet në mes atyre që argumentojnë për ndërhyrjen e qeverisë, nevojën për të gjeneruar virtytin

qytetar si dhe një ekonomi të civilizuar, dhe ata që argumentojnë se tregu përfaqëson zgjidhjen e

vetme për sfidat e ekonomisë së globalizuar.

Pozicioni i liberalëve në lidhje me mirëqenien është me dy anë të medaljes. Nga njëra anë,

liberalizmi favorizon të drejtat universale të njeriut dhe kundërshton diskriminimin. Nga ana tjetër,

liberalët kanë tendencë për ta parë ndërhyrjen e shtetit me skepticizëm të konsiderueshëm. Sipas

tyre roli i shtetit në sigurimin e mirëqenies sociale duhet të jetë i ulët, në minimum, në mënyrë që

të mbrohet liria individuale dhe të shmangen abuzimet për të cilat aktivitetet e qeverisë janë të

prirura. Të njejtat qëndrime strikte nuk aplikohen për të gjitha format e mirëqenies, sepse kjo nuk

aplikohet ndaj sigurimit, ndihmës reciproke dhe formave vullnetare të mbrojtjes sociale – modeli

dominant në Europë. Privatizimi ka qenë një shtyllë thelbësore e politikës liberale. Ajo shihet si

një shtrirje për zgjedhjen e individit, sepse privatizon monopolet e sektorit publik. Privatizimi merr

forma të ndryshme, duke përfshirë kontraktimin jashtë shërbimit, denacionalizimin e shërbimeve

publike, liberalizimin e profesioneve, liberalizimin e tregjeve të punës dhe heqjen e pengesave

artificiale që në fillim (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 48). Politikat e privatizimit

përplasen me politikat e sindikatave të sektorit publik dhe interesave tjera të tërthorta. Procesi i

tenderimit dhe kontraktimit jashtë shërbimeve do të thotë se sindikatat e sektorit publik janë të

detyruara për të konkuruar në ofrimin e shërbimeve me kosto më të ulët për të fituar tendërët.

Shpenzimet e shpërndarjes së shërbimeve tanimë është proces më transparent, qeveria nuk është

punëdhënësi i drejpërdrejtë dhe pagat për këtë arsye kontekstualizohen në vendin e tregut (Maurice

Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 48).

Qasja e liberalizmit për shtetin social buron nga teoria e Adam Smith-it (1729-1790), e njohur si

teoria e laissez-faire (let to do, like they please or leave alone) apo në gjuhën frenge (laissez faire-

Page 65: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 65 -

laissez passez) në kuptimin “lëri gjërat të shkojnë sipas rrjedhjes dhe njerëzit të interesohen për

vetëveten”). Kjo qasje i referohet shtetit e cila nuk duhet të ndërhyjë në veprimtarinë ekonomike

të sipërmarrjes së lirë, por të lërë biznesin të veprojë lirshëm dhe se në tërësi veprimtaria prodhuese

e tregëtarëve, angazhimi i njerëzve në industri ose në veprimtaritë e tjera ekonomike të jetë i lirë,

i pavarur, pa kontroll e ndërhyrje nga shteti, pra edhe jashtë veprimit apo kufizimeve politike. Për

liberalistët, laissez faire do të thotë respektimi i lirisë natyrore të individit dhe se rendi që ekziston

në harmoni me natyrën duhet të ekzistojë edhe në ekonomi, e cila në brendësi rregullohet me ligjet

natyrore të tilla si kërkesa dhe oferta. Siç e kemi theksuar edhe më lartë, individët duhet të jenë të

lirë që t’i realizojnë interesat e veta sepse vetëm ata i njohin ato më së miri.

Individët e lirë do të arrijnë që interesat e veçanta t’i kombinojnë në një të tërë, e cila do t’i

shërbente qëllimit për krijimin e një mirëqenie sociale për të gjithë. Tregu sipas tyre do ta ketë

fjalën kryesore sepse kërkesa dhe oferta do ta ndajnë punën ndërmjet prodhuesve dhe

konsumatorëve me shpërblimet dhe beneficionet e nevojshme për zhvillim. Për liberalistët shteti

duhet të kujdeset për liritë natyrore të individit, duke i mbrojtur ato nga padrejtësitë që mund t’i

shkaktojnë anëtarët e tjerë të shoqërisë. Shteti duhet të jetë shumë aktiv për të lehtësuar prodhimin,

nëpërmjet mbrojtjes me forcë të të drejtave mbi pronësinë që janë thelbësore për investimet dhe

tregëtinë, të zbatimit të marrëveshjeve tregtare dhe mbrojtjes së kredisë (detyrimi për ta kthyer

p.sh. huanë), në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në sferën ekonomike, mbrojtjen nga konkurenca e

huaj, krijimin e një monedhe të vetme që siguronte një masë të qëndrueshme vlere me efektivitet

stabilizues (Filo, 1999, p. 32). Zhvillimi i shpejtë ekonomik solli modernizimin e jetës, urbanizmin,

lëvizshmërin sociale dhe shumë probleme sociale si pasojë e tyre. Këto probleme sociale prekën

një masë të madhe njerëzish. Qendrat urbane ishin të papërgatitura për të pritur dhe strehuar valën

e madhe të njerëzve nga zonat rurale. Shërbimet sociale ishin të varfëra, kishte ngritje të shkallës

së vdekshmërisë, kishte pastaj probleme me strehim, papunësi të lartë etj.

Pikërisht këto kushte detyruan shumë liberal të mendonin se liritë natyrore të individit po

rrezikohen dhe se është më se e nevojshme një ndërhyrje e shtetit në realizimin e një mirëqenie

sociale. Kjo gjendje sociale bëhej edhe më e vështirë gjatë krizave ekonomike, të cilat

shoqëroheshin me një shkallë të lartë të papunësisë, tensione e lëvizje sociale, varfëri, mungesë

investimesh, të cilat realisht rrezikonin ekzistimin e shtetit.

Page 66: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 66 -

II.7.3. Konservatorizmi

Ideja e "konservatorizmit" përqafon një gamë të gjerë të qasjeve të ndryshme politike duke filluar

nga tradicionalistët ideologjik, mistikët politik, pragmatistët modern dhe reformatorët-si dhe, për

disa edhe individualizmi liberal. Kjo është një formë e konservatorizmit që shpreh autoritetin dhe

thekson rendin shoqëror; ka një zë moral, fetar, duke theksuar punën, familjen dhe vendin; ka një

konservatorizëm që thekson solidaritet, integrim, dhe përgjegjësi sociale; dhe ka një

konservatorizëm që përpiqet që të shmang parimet dhe të vazhdojë në mënyrë pragmatike. Disa

pikëpamje përshkojnë forma të ndryshme të mendimit konservator: ato përfshijnë vlerat e pronës

dhe të traditës, si dhe pranimin e pabarazive (Korpi, 2000, p. 29).

Në kohët feudale, marrëdhëniet shoqërore u karakterizuan nga një strukturë hierarkike e fuqishme

shoqërore, e mbështetur nga vlerat morale të fesë, besnikërisë (e cila ishte si personale dhe politike)

dhe dominimit të statusit që përshkruhet që në lindje të njeriut. Në një shoqëri feudale, njerëzit me

status më të lartë kërkojnë një nivel të mbrojtjes së përshtatshme për hirë të statusit dhe jo për

nevojën e tyre, ndërsa njerëzit me status më të ulët kanë nevojë më pak. Këtu kemi të bëjmë me

një theks të fuqishëm të rendit shoqërore dhe rëndësinë e autoritetit. Mbrojtja e këtij sistemi

shoqërorë u ndërlidh me “të drejtën” politike, e cila dallon krejtësisht nga krahu i së drejtës politike

që ndërlidhet me individualizmin liberal (Korpi, 2000, p. 29). Në disa vende të Europës,

posaçërisht në Spanjë dhe Itali, ajo ka qenë e lidhur me fashizimin, në shekullin e nëntëmbëdhjetë,

ajo u identifikua me politikën reaksionare të 'ultras'; në disa vende, duke përfshirë Greqinë dhe

Francën, ajo ndërlidhej me militarizmin autoritar. Tradita në Britani të Madhe identifikohet me

"Tories" (një term dominues në shekullin e tetëmbëdhjetë, dhe tani përdoret shpesh si një referencë

rastësore e Partisë së sotme Konservatore, edhe pse politikat e tyre janë shumë të ndryshme).

Implikimet për shtetin social janë komplekse. Në njërën anë, shtresëzimi i shoqërisë i favorizuar

sipas këtij modeli paraqetë një pengesë të rëndësishme për mbrojtjen e individëve. Pabarazitë

themelore duket se ofrojnë shumë pak për ata që janë të margjinalizuar apo të përjashtuar. Nga ana

tjetër, vlerat feudale argumentojnë për bamirësi dhe parimin se fisnikëria detyrohet, që njerëzit e

pasur duhet të japin për të varfërit. Të mirat materiale në shoqëri janë të shpërndara sipas statusit,

në mënyrë që ata që janë në shtresë më të lartë do të marrin trajtim që është i përshtatshëm për këtë

status, dhe ata që janë në më të ulët do të marrin një trajtim më pak të përshtatshëm. Me fjalë të

Page 67: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 67 -

tjera, mirëqenia sociale nuk mohohet, por ajo duhet të jetë e stratifikuar, në të njëjtat parime si

pjesa tjetër e shoqërisë. Modeli i mirëqeniesë 'konservatore-korporatiste' e aplikuar në Europën

kontinentale-iniciuar nga kancelari gjerman Bismarck, reflekton parimin në një farë mase:

mirëqenia nuk është universale, por e stratifikuar sipas profesionit (Maurice Mullard, Paul Spicker,

1998, p. 62). Një fillesë e dytë e rëndësishme në mendimin konservator është ideja e shoqërisë si

një tërësi organike. Përshkrimi i shoqërisë si 'organike' sugjeron se kjo është disi një gjë e gjallë

po thuajse si një bimë, dhe ka pasur mendimtarë që këtë pikëpamje e marrin mjaft seriozisht:

analogjia mes shoqërisë dhe trupit organik kanë qenë të zakonshme. Për shembull, filozofi mesjetar

Marsiglio nga Padova, vetë me profesion mjek, ka shkruar për bashkësinë politike në aspektin e

shëndetit dhe sëmundjes së komunitetit. Bradley, një filozofi anglez i shekullit XIX e shihte shtetin

nganjëherë si dicka metafizike, argumentote për një 'kirurgji sociale" për të prerë elementet e

sëmura të shoqërisë (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 62). Konservatorët modern kanë

qenë të prirur për të marrë idenë e marrëdhënieve organike. Pikëpamja organike e shoqërisë është

ajo që bazohet në ekzistencën e rrjeteve komplekse, marrëdhëniet e të cilave janë kaq të ndryshme

dhe të shumëta sa ato sfidojnë çdo përshkrim të thjeshtë. Argumentet e përdorura nga disa studiues,

si Spenser ose Hayek, përputhen me këtë pikëpamje: të dy argumentojnë se shoqëria është aq

komplekse, dhe ka marrëdhënie shoqërore të ndërlikuara, dhe se është e pamundur për të ndërhyrë

në këto marrëdhënie shoqërore pa prodhuar pasoja të padëshiruara.

Pikëpamja e shoqërisë si një rrjet kompleks i marrëdhënieve shoqërore është më se e qartë në

përputhje me skemat e mirëqenies sociale të bazuara në përvojën profesionale, kontributin dhe

anëtarësimin në një komunitet të caktuar. Por është e vështirë të shihet shoqëria me një pamje

organike pa një implikim të thjeshtë, të identifikueshëm të mirëqenies sociale; dallimi në mes të

“kirurgjisë sociale” në njërën anë apo mosndërhyrjes në anën tjetër, është shumë e madhe. Natyra

e strukturës sociale në shoqëritë feudale ishte e lidhur me detyrat, kryesisht të natyrës fetare, dhe

shumë aristokratë vepronin si fisnik. Në ditën e sotme, këto ide janë shëndërruar gradualisht në

një pamje të fuqishme morale të shoqërisë. Shpesh ajo është formuar nga besimi fetar, për shembull

në Europë është identifikuar me idenë e Demokracisë Kristiane (Maurice Mullard, Paul Spicker,

1998, p. 63).

Vlerat e punës, familja dhe vendi, shpesh herë të theksuara nga politika, janë të gjitha rastet në të

cilat detyrimet pozitive morale janë të inkurajuara. Në të njëjtën kohë, morali nënkupton kufizimet

Page 68: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 68 -

dhe veprime të matura – sidomos në lidhje me abortin, sepse kjo është një çështje e rëndësishme

morale, por edhe duke ndikuar në pikëpamjet mbi krimin dhe familjen si për shembull çështja e

divorcit. Një fillesë e katërt e mendimit konservator qëndron në idenë e përgjegjësisë morale. Në

vend të të drejtave, tani detyrat dhe obligimet, janë rrënja e marrëdhënieve shoqërore.

Konservatorizmi i këtij lloji nuk është i formuar vetëm nga vlerat morale, por edhe nga një ndjenjë

e fortë e përgjegjësisë sociale. Katolicizmi social, në mënyrë të veçantë, argumenton se shoqëria

është e bazuar në një grup të detyrimeve morale, dhe se njerëzit janë pjesë e një sistemi të rrjeteve

sociale në të cilën ata kanë përgjegjësi të përbashkëta me njëri-tjetrin. Kjo nënkupton një angazhim

për veprim të përbashkët, dhe në të vërtetë në një nivel të rishpërndarjes për të siguruar që njerëzit

nuk janë të përjashtuar nga kontakti shoqëror.

Sot ka dilemma të theksuara sa i përketë ndërlidhjes së konservatorizmit me shtetin social.

Autoritarizmi, vlerat morale, përgjegjësia sociale dhe pragmatizmi jo gjithmonë qëndrojnë së

bashku. Për ta komplikuar situatën edhe më shumë, konservatorizmi shpeshëherë është në një linjë

me liberalizimin në politikën europiane, për shembull me rastin e mbrojtjes së të drejtave të

pronësisë. Megjthatë, ka tensione të qarta në mes autoritarizmit dhe të drejtave individuale,

liberalizmit politik dhe mbrojtjes së statusit social, përgjegjësisë sociale dhe laissez-faire. Në

përgjithësi, konservatorët nuk e urrejnë ndërhyrjen e shtetit: qasja e trajtuar këtu përfshinë një

theks të fortë në ruajtjen e rendit publik dhe sundimin e ligjit, e cila në rrethana të caktuara është

e përshtatshme për një ndërhyrje pragmatike. Konservatorizmi është i përfaqësuar ndonjëherë edhe

si 'politika e pushtetit", nganjëherë si "arti i qeverisjes ", një gatishmëri për të përdorur dhe

menaxhuar punët e qeverisë në përmbushjen e qëllimeve të dëshiruara shoqërore. Në të njëjtën

kohë, ka edhe elemente në mendimin konservativ që janë skeptikë në lidhje me rolin e shtetit, dhe

të cilët argumentojnë për kufizim në pushtet dhe autoritet të saj. Rëndësia e parimeve fetare,

ndikimi i mendimit liberal dhe shqetësimi për të mbrojtur atë që është e vlefshme në marrëdhënie

shoqërore, nënkupton kufizime në objektin e veprimtarisë shtetërore.

Shteti social është zëvendësuar nga shoqëria e mirëqenies sociale në të cilën sektori vullnetar,

bamirës, qeveria dhe sektori komercial bëhen komponentet thelbësore të shoqërisë së mirëqenies

sociale. Rreziku moral i inkurajuar nga një shtet social i cili inkurajon të drejta mbi përgjegjësinë

dhe kufizon ndjenjën e përgjegjësisë për pagimin e taksave është zëvendësuar nga një ndjenjë e

përkatësisë, solidaritetit dhe identitetit brenda praktikave të komunitetit.

Page 69: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 69 -

II.7.4. Demokracia Sociale

Demokracia sociale nuk është një sistem i ideve, por një grup i parimeve dhe vlerave të cilat disa

njerëz i zbatojnë në procesin politik. Ka dy parime thelbësore. Së pari, demokracia sociale është

'demokratike'; Së dyti, ajo është 'sociale' (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 76). Demokracia

është një formë e qeverisjes në të cilin autoriteti rrjedh nga njerëzit që janë duke u qeverisur. Ky

term është abuzuar shumë, është e vështirë të gjendet një qeveri në botë që nuk do të pretendojë të

jetë demokratike, në kuptimin e të pasurit një autoritet që rrjedh nga njerëzit që janë duke u

qeverisur. Një qeveri me autoritet që rrjedh nga populli mund të jetë ende shtypëse dhe

jodemokratike, shembulli më famëkeq është qeveria gjermane Kombëtare Socialiste, e zgjedhur

përmes një procedure të ligjshme në vitin 1933 (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 76).

Modeli perëndimor i demokracisë, të cilin socialdemokratët në përgjithësi i referohen, është

përmendur shpesh si "demokraci liberale". Ajo karakterizohet jo vetëm nga procesi i zgjedhjeve,

por me një sistem të vlerave, bazuar në mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe minoriteteve.

Theksi mbi të drejtat është e lidhur me proceset e demokracisë jo vetëm aksidentalisht, por për

shkak se mendimtarë demokratik (në veçanti James Madison, një nga hartuesit e Kushtetutës

amerikane) argumentonte se mbrojtja e interesave të pakicës ishte themelore për vendimmarrje të

ligjshme.

Elementi thelbësor i demokracisë liberale nuk është, pra, të sunduarit nga populli, por vendosja e

procedurave dhe të drejtave të cilat mbrojnë gjendjen e njerëzve të cilët janë duke u qeverisur.

Elementi 'social' i demokracisë sociale është i bazuar në veprim kolektiv, e cila mund të kuptohet

ose si ndihmë reciproke apo si veprim me një qëllim të përbashkët. Ndihma e ndërsjelltë është

shprehur përmes një rrjeti të të drejtave dhe përgjegjësive në shoqëri, Shembuj karakteristik të

kësaj përfshijnë të dy rrjetet informale të familjes dhe komunitetit, dhe marrëveshjet formale të

tilla si mirëqenia në punë dhe një shoqëri miqësore. Veprim me një qëllim të përbashkët, ose

veprim të përbashkët, është e favorizuar zakonisht në formën e marrëveshjeve bashkëpunuese ose

bashkëveprimeve. Owenizmi, një qasje e marra nga një punëdhënës i shkolluar në ditët e para të

revolucionit industrial, i cili argumentonte për bashkëpunim të punëtorëve dhe punëdhënësve, dhe

për promovimin e mirëqenies së punonjësve. Kjo pati një ndikim në lëvizjen punëtore në Britani

dhe SHBA. Në Francë, vihet theksi mbi rolin e industrisë dhe punës si "partnerë social", si

Page 70: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 70 -

mekanizma formal të mirëqenies sociale të balancuar dhe të cilat përfaqësojnë interesat e

fraksioneve të ndryshme. Në Europën kontinentale, kjo lloj qasjeje është e lidhur shpesh me

'korporatizmin', në të cilin shteti përpiqet për të bashkërenduar dhe të nxisë bashkëpunimin midis

grupeve të ndryshme të interesit (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 77).

Korporatizmi mund të shihet si një përpjekje për të kontrolluar fraksione të ndryshme, por ajo

mund të shihet si një sistem për sigurimin e përfaqësimit të interesave të tyre dhe promovimin e

përpjekjeve bashkëpunuese. Demokracia Sociale kombinon elemente të individualizmit dhe

kolektivizmit: ajo është e detyruar të jetë individuale në mbrojtjen e të drejtave, dhe kolektive në

zhvillimin e veprimit të qeverisë dhe të ndërhyrjes. Bilanci mund të arrihet në mënyra të ndryshme,

dhe njerëzit të cilët e kanë përshkruar veten si socialdemokratët mund të duken të jenë të majtë

apo të djathtë në kontekste të ndryshme. Opozita kryesore e demokracisë sociale vjen, nga

liberalët, të cilët besojnë se pranimi i premisave kolektive dhe ndërhyrja e shtetit shihet si diçka e

rrezikshme për të drejtat e individit, dhe në anën tjetër nga socialistët të cilët janë të shqetësuar se

parimet e demokracisë sociale janë të rrezikuara nga pabarazitë sociale.

Socialdemokratët si problem kryesor të tregut identifikojnë pamundësin e tij për të ofruar

mirëqenie për të gjithë njerëzit. Sipas tyre, tregu përjashton disa njerëz në formë të “përzgjedhjes

negative”, kjo ndodh për shkak të niveleve të larta të nevojës sociale, dhe të të ardhurave relativisht

të ulëta, si dhe vendndodhjes gjeografike e cila për shkaqe të tilla nuk mund t’u ofroj shërbime

njerëzve (Korpi, 2000, p. 37). Ka raste kur njerëzit janë të prekur negativisht nga veprimet e

njerëzve tjerë në treg. Njerëzit mund të zgjidhen jashtë tregut të punës, për shembull, për shkak të

kufizimeve fizike.

Nëse qëllimi i tregut është që të ofrojë shërbime për të gjithë, pavarësisht shtetësisë dhe të drejtave,

një formë e ndërhyrjes dhe ndoshta ndonjë formë e mekanizmave kompenzuese, është më se e

nevojshme. Socialdemokratët pranojnë një numër të premisave individualiste, ata gjithashtu kanë

të ngjarë të pranojnë parimin e tregut. Megjithatë, kur është në pyetje arritja e objektivave sociale,

apo kur tregjet dështojnë, atëherë mund të paraqitet rasti për një shkallë të ndërhyrjes. Mbi këtë

bazë, socialdemokratët priren të favorizojnë një ekonomi të përzier - një ekonomi në të cilën do të

ndërmerren disa aktivitete në baza kolektive, ndërsa aktivitetet e tjera do të lihen në duart e

individëve. Në periudhën që nga Lufta e Dytë Botërore, demokracia sociale ka qenë e lidhur fort

me zhvillimin e shteteve sociale evropiane. Demokracia sociale mund të merret si arsyetim i qartë

Page 71: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 71 -

për llojin e shtetit social e cila në fakt ekziston me bazë në demokraci politike dhe një ekonomi të

përzier.

Studiuesi TH. Marshall, në një analizë të famshme, argumentoi se e drejta për mirëqenien ishte e

lidhur ngushtë me demokracinë. Të drejtat e të dyjave ishin rezultat i procesit demokratik, dhe të

nevojshme për dikë që të jetë në gjendje të merr pjesë në shoqëri. Theksi mbi të drejtat politike

dhe ekonomike që kishte karakterizuar politikën e shekullit të tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë

ishin plotësuar në shekullin e njëzetë nga të drejtat sociale. Marshall shkroi 'Mbi të drejtën e

ndihmës", e cila i referohet një statusi të përgjithshëm se sa një forme të veçantë të së drejtës

(Mishra, 2014, p. 13). Një tjetër mënyrë për të shprehur këtë ishte termi 'shtetësi', e përcaktuar nga

ai si "një status që u është dhënë atyre që janë anëtarë të plotë të një komuniteti. Të gjithë ata që

zotërojnë statusin janë të barabartë në lidhje me të drejtat dhe detyrimet me të cilat statusi është i

pajisur” (Mishra, 2014, p. 13). Në kuptimin politik, shtetësi i referohet anëtarësimi në një bashkësi

politike, në përgjithësi nënkupton të drejta, duke përfshirë të drejtat e banimit dhe një status ligjor,

si dhe përgjegjësinë e nënshtrimit ndaj ligjit të atij komuniteti. Marshall zgjeroi idenë e shtetësisë

për t'iu referuar të drejtave sociale që lidhen me mirëqenien. Ideja e shtetësisë është përdorur për

t'iu referuar një statusi të përgjithshëm dhe gjithëpërfshirëse në të cilën të gjithë njerëzit do të kenë

të drejtë për të marrë shërbimin social dhe publik.

Marshall sugjeron se të drejtat që kishin ekzistuar në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe

tetëmbëdhjetë ishin gërryer në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe ringjallur në shekullin e njëzetë.

Shtetësia ka reciprocitet të të drejtave dhe detyrave brenda komunitetitduke përfshirë anëtarësimin

dhe pjesëmarrjen në komunitet. Shtetësia nuk është diçka e natyrshme për çdo person, por një

status, dhe kjo mund të jetë e kushtëzuar në një formë të kualifikimit. Nëse e drejta për mirëqenien

sociale është e bazuar në të qenit anëtar i komunitetit, atëherë aty kemi edhe ata që nuk janë anëtar

të komunitetit dhe të cilët nuk janë shtetas. Shpesh, ata janë njerëzit e racave të ndryshme,

kombësive të ndryshme, ose (si në shumë vende të Evropës) punëtorë emigrantë. Ideja e

nënshtetësisë ka kufizimet e rëndësishme. Një koncept i cili është i bazuar në anëtarësimin

domosdo, përcakton një nga grupet, ata të cilët janë qytetarë si dhe grupi i atyre që nuk janë

qytetarë. Të drejtat për mirëqenie sociale në shumë vende të Evropës janë të veçantë; ato janë të

fituara përmes kontributeve të veçanta dhe të lidhura direkt me të dhënat e punës së çdo personi.

Një person i cili del në pension në Francë apo Gjermani do të ketë një pension, e bërë shpesh nga

Page 72: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 72 -

një sërë burimesh, bazuar në kontributet e tyre në fondet e ndryshme përgjatë viteve. Në parim,

kjo nënkupton një potencial të konsiderueshëm për t'u lënë jashtë, dhe ky ka qenë një problem i

madh në të dy vendet; përgjigjja gjermane ka qenë që të përpiqen për të maksimizuar aktivitetin

ekonomik, dhe kështu pjesëmarrjen në tregun e punës, ndërsa Franca ka theksuar zgjerimin

progresiv të rregullimeve të pensioneve dhe ndërhyrjen e shtetit në balancimin e kontributeve dhe

fondeve.

Demokracia sociale nuk është domosdoshmërisht e lidhur me barazinë dhe status të njejtë për të

gjithë; njerëzit kanë të drejtë për mirëqenie sociale, por kjo nuk do të thotë se ata do të kenë të

njëjtin akses në shërbime apo një standard ekuivalent të mirëqenies sociale. Një tjetër mënyrë për

të përshkruar këtë model të dispozitës është koncepti i 'mirëqenies institucionale', i propozuar

fillimisht nga Wilensky dhe Lebeaux për të përshkruar një shoqëri në të cilën sigurimi i mirëqenies

do të jetë një pjesë e pranuar dhe normale e jetës shoqërore. Disa nevoja, si nevojat e fëmijërisë,

pleqërisë, sëmundjes dhe (ndoshta) papunësia, janë nevoja të cilat potencialisht prekin çdo kënd,

dhe të cilat janë të përcaktuara dhe të krijuara nga shoqëria në të cilën një person jeton. Këto nevoja

janë, në këtë kuptim, 'nevoja institucionale', të cilat janë fabrikuar në strukturën e shoqërisë dhe

ato kërkojnë një përgjigje të përgjithshme institucionale. Termi është i lidhur më qartë me idealin

e pasluftës atë të shtetit social në Britani të Madhe, edhe pse disa shoqëri të tjera (si Suedia) janë

të përfaqësuara si shtete sociale institucionale. Mirëqenia institucionale është e lidhur me

argumentet e demokracisë sociale pjesërisht nga një aksident historik - kjo ndodhi sepse vendet

demokratike në të cilën mirëqenia është e pranuar shoqërisht janë përshkruar si shtete sociale

institucionale, ndërsa vendet e tjera në Evropën Lindore të cilat zhvilluan dispozita për mirëqenie

sociale nuk ishin. Modeli i mirëqenies institucionale ndihmon për të përcaktuar elementin 'social'

ose kolektiv të demokracisë sociale. Edhe pse disa studiues kanë shoqëruar mirëqenien

institucionale me pamje të veçanta, si për shembull Titmuss e mendon atë si rishpërndarës ose

egalitar, ndërkohë që Mishra e merr atë të lidhur me një ekonomi të përzier dhe me mbulim të

pjesshëm. Në kontekstin e diskutimit të demokracisë sociale, elementet kyçe në mirëqenien

institucionale janë pikëpamjet që duhet të ketë marrëveshje të përgjithshme për qasje ndaj

nevojave; se marrëveshjet për mirëqenien do të organizohen kolektivisht (për shembull, nga shteti)

dhe jo në bazë komerciale; dhe se ata do të sigurohen pa imponuar ose kërcënuar një humbje të

shtetësisë. Përkundër shumë dallimeve, këto synime modeste janë mjaft të pranuar në përgjithësi

nga vendet e Bashkimit Evropian.

Page 73: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 73 -

II.7.5. Socializmi

Ekzistojnë disa lloje të besimit socialist: në njërën anë ato lëvizin nga analizat marksiste dhe kuazi-

marksiste në drejtim të disa besimeve që më mirë mund të përshkruhen si demokraci sociale. Ashtu

sikurse demokracia sociale, edhe socializmi nuk është aq shumë një doktrinë apo ideologji, se sa

një grup parimesh të cilat janë aplikuar në mënyra të ndryshme në kontekste të ndryshme. Parimet

kryesore janë parimet e Revolucionit Francez: liri, barazi dhe vëllazëri. Këto çështje kanë qenë

ndonjëherë të interpretuara në mënyrë individuale, por në socializëm ato janë paraqitur në

përgjithësi si kolektive, si terme sociale (Korpi, 2000, p. 40). Për një individualist, liria përbëhet

nga autonomia e individit - aftësia e çdo personi për të marrë vendime, për të shmangur pengesat

dhe për të vepruar. Barazia përbëhet nga trajtimi si të barabartë, kështu që njerëzit nuk duhet të

jenë subjekt i diskriminimit. Vëllazëri do të thotë se individët janë në gjendje të bashkëpunojnë

me të tjerët, dhe për të bërë marrëveshje me ta për përfitimin e tyre reciprok. Për një kolektivist,

liria varet nga mjedisi shoqëror, dhe përfundimet personale shpesh janë arritur përmes veprimit të

përbashkët me të tjerët. Barazia mund të jetë e shqetësuar me trajtimin si të barabartë, por barazia

substanciale bën thirrje për një shpërndarje të drejtë të burimeve, të cilat shpesh do të thotë

eliminimin e disavantazheve në rezultatet. Vëllazëria është parë në aspektin e kohezionit social

dhe veprimit grupor. Demokracia sociale është detyruar të jetë individualiste, ose një kombinim i

elementeve të individualizmit dhe kolektivizmit; socializmi është detyruar të jetë kolektiviste,

duke çuar në një theks të ndryshëm dhe një interpretim të ndryshëm të parimeve kryesore (Maurice

Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 81).

Ku ka probleme sociale, të tilla si krimi, abuzimi me drogën, varfëria apo të pastrehët, socialistët

drejtohen tek faktorët social - strukturat kolektive të cilat nxisin këto probleme – dhe më pak në

patologjinë individuale. Kur ka përgjigje të mundshme, socialistët e konsiderojnë këtë ndryshim

në organizimin dhe marrëdhëniet shoqërore në vend se ndryshimin e sjelljes së individit. Kjo nuk

do të thotë se socialistët injorojë elementet individuale; në të kundërtën, ka një traditë të fortë

morale në socializëm bazuar në përgjegjësin e çdo personi ndaj të tjerëve dhe për shoqërinë. Por

ka një skepticizëm të përgjithshëm në lidhje me besimin liberal që njerëzit mund të shmangin

papunësinë me përpjekjet e tyre individuale, apo se rritja e fëmijëve është vetëm një çështje për

prindërit.

Page 74: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 74 -

Një shoqëri e gjerë krijon kushtet në të cilat këto rrethana zbatohen dhe se pasojat e tyre ndikojnë

në tërë shoqërinë, jo vetëm tek individët e përfshirë. Interpretimi i lirisë, barazisë dhe vëllazërisë

në mendimet socialiste varen tek ajo se ç'është më e rëndësishmja në këtë qasje kolektive. Liria ka

qenë përshkruar si 'triadë', e cila ka tre elemente; për të qenë i lirë, një person duhet të jetë i lirë

nga kufizimi për të bërë diçka (Mishra, 2014, p. 65). Një pamje shoqërore e lirisë nënkupton lirinë

kryesisht si një marrëdhënie midis njerëzve; ajo që njerëzit janë në gjendje të bëjnë varet nga

aftësia e tyre për të vepruar, dhe nga veprimet e të tjerëve përreth tyre. 'Liria', Tawney shkroi,

"është gjithmonë në lidhje me pushtetin". Njerëzit të cilët janë të pastrehë, me aftësi të kufizuara,

ose të papunë janë të detyruar nga rrethanat e tyre, dhe nga efekti i rrethanave të tyre në

marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë; atyre u mungon fuqia, dhe liria e tyre është e kufizuar.

Objektivi i barazisë është veçanërisht e rëndësishme për socializmin - jo më pak për shkak se ajo

është dallimi më i fortë mes socializmit dhe demokracisë sociale. Pyetja, Tawney argumenton,

është se sa larg lëvizja drejt barazisë duhet të kryhet përpara. Socialistët argumentojnë për barazi

jo thjesht në procedurat por në shpërndarjen e burimeve, dhe jo vetëm në pozicionet startuese, por

edhe në rezultate.

Çështja e barazisë është paraqitur shpeshherë ndryshe në literaturë shkencore. Për të thonë se

njerëzit që të jenë të barabartë nuk do të thotë se ata duhet të jenë të njëjtë. Pabarazia nuk konsiston

në ndryshim, por në disavantazh social; Barazia është heqja e disavantazhit. Barazia mes gjinive

nuk do të thotë se burrat dhe gratë duhet të jenë të njëjtë; kërkesa për barazi gjinore është një

kërkesë për heqjen e disavantazhit. Njerëzit mund vërtetë të jetë të pabarabartë si rezultat i

karakteristikave fizike, por pika e barazisë nuk është për të ndryshuar këto karakteristika; kjo është

për të eliminuar disavantazhin. Ky është një parim i përgjithshëm, më tepër se një recetë e veçantë

për veprim, dhe mund të interpretohet në një numër mënyrash. Lloji i disavantazhit i cili është

duke u adresuar mund të referohet tek individët, tek grupet e njerëzve (për shembull, duke i bërë

femrat më të barabartë apo meshkuj) ose në segmente të veçanta të shoqërisë (për shembull, duke

sjellë pensionistët e varfër afër pensionistëve të pasur).

Shumë konflikte ndërmjet socialistëve lindin për shkak se disa janë të shqetësuar në lidhje me një

lloj të barazisë (për shembull, pabarazia në lidhje me racën), ndërsa të tjerët janë të shqetësuar me

lloje të tjera (për shembull, me pabarazinë në mes të pasurve dhe të varfërve) (John Baldock, Nick

Manning, Sarah Vickerstaff, 1999, p. 41). Disa kritikë kundërshtojnë eliminimin e të

Page 75: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 75 -

pafavorshmëve, sepse ata besojnë se disavantazhet mund të lindin në mënyrë legjitime. Robert

Nozick, për shembull, jep shembullin e një ylli sportiv i cili bëhet i pasur, sepse shumë njerëz duan

të shohin atë duke luajtur dhe të paguajnë për privilegjin. Ai argumenton se në qoftë se njerëzit

startojnë në një pozicion legjitim, dhe bëhet shpërndarja e ndryshimeve të burimeve nëpërmjet një

procesi të ligjshëm, atëherë rezultati përfundimtar duhet të jetë legjitim. Ai kundërshton

argumentet si model rreth drejtësisë sociale, të cilat përpiqen për të imponuar një test mbi

rezultatet, si të paligjshme (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 83). Kërkesa socialiste për

barazi është e bazuar pikërisht në një gjykim në lidhje me rezultatet. Nëse rezultati i shpërndarjes

së burimeve legjitime të Nozick-it është se disa njerëz shkojnë të uritur, ndërsa të tjerët kanë shumë

ushqim, socialistët argumentojnë për rishpërndarjen e burimeve. Me fjalë të tjera, socializmi

përfshin imponimin moral ndaj vendimeve mbi çështjen e shpërndarjes dhe disavantazhit.

Interpretimi i vëllazërisë, në mënyrë të ngjashme, ka tendencë të jetë fort moraliste. Solidariteti

është shprehur përgjithësisht në dy mënyra kryesore: përmes zhvillimit të mekanizmave të

ndihmës dhe mbështetjes reciproke, dhe përmes një përgjegjësie të përgjithësuar për anëtarët e

tjerë të një shoqërie.

Shoqëria është e lidhur - siç është në mendimin konservator - përmes një rrjeti të detyrimeve

morale. Disa aspekte të mendimit socialist janë fort moraliste në origjinën dhe shprehjen e tyre.

Socializmi i krishterë, për shembull, është i bazuar në një dënim të etikës së shoqërisë së tregut

dhe një theks në përgjegjësitë që kanë njerëzit për njëri-tjetrin (Kersbergen, 2013, p. 24). Tradita

disidente, e bazuar në mendimin protestant, thekson komunitetin dhe dënon imoralitetin e luksit

dhe privilegjit (Kersbergen, 2013, p. 24). Ekziston një traditë e fortë utopike lidhur me idetë e

altruizmit dhe anëtarësimit në familjen njerëzore. Besimet e tjera socialiste theksojnë një

kombinim të parimeve morale së bashku me përfitimet praktike. Pikëpamja e socializmit si një

doktrinë morale është çelësi për të kuptuar se si shumë fillesa të ndryshme të mendimit socialist

kanë ardhur së bashku.

Dy çështje i kanë distancuar socialistët nga socialdemokratët në pranimin e tregut. Njëra është

lidhja historike e socializmit me sindikatat e punëtorëve. Për aq sa kapitali dhe puna janë parë si

antagoniste, socializmi është identifikuar me lëvizjen punëtore. Kjo lidhje është dalë mode në një

farë mase, për shkak se shumë nga çështjet me të cilat socialistët janë të shqetësuar nuk mund të

përfaqësohet në këto terma. Megjithatë, 'socialja' është e lidhur ende në shumë vende me çështjet

Page 76: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 76 -

e marrëdhënieve industriale dhe organizimin kolektiv të interesave të klasës punëtore. Edhe pse

ka vende në të cilat roli i sindikatave ka qenë relativisht i kufizuar sidomos në Britani dhe SHBA,

ku roli i tyre është kufizuar vetëm në sferën industriale – përderisa sindikatat e punëtorëve në

vendet e tjera kanë luajtur një rol të madhe në zhvillimin e politikave sociale, dhe në disa vende

evropiane janë përgjegjëse për administrimin e përfitimeve të sigurimeve shoqërore, strehimin dhe

shërbimet shëndetësore (Kersbergen, 2013, p. 24).

Më rrënjësisht, socializmi është distancuar nga tregu me qëndrimin e saj moral. Socialistët i kanë

gjykuar proceset dhe rezultatet e tregut nga kriteret morale të cilat aplikohen për të gjitha çështjet

e shpërndarjes dhe disavantazhit. Kjo qon në një marrëdhënie me shumë ankthe: shumë socialistë

e pranojnë ekzistencën e tregut, dhe shumë pasoja të tij, pa asnjë bindje në efikasitetin apo

drejtësinë e tij. Çështja kryesore për ta është që të sigurohet se njerëzit kanë një ndarje të drejtë të

burimeve, që do të thotë se ata janë më në gjendje të shpenzojnë ato në atë që ata duan. Nuk ka

asgjë në thelb socialiste në lidhje me ofrimin e ndihmës sociale; dispozita e mirëqenies sociale

duhet të gjykohet nga të njëjtat kritere morale si mekanizma të tjerë shpërndarës, dhe ka rrethana

në të cilat dispozita e mirëqeniesë mund të jenë diskriminuese ose të pabarabarta.

Në përgjithësi, socialistët kanë tendencë për të theksuar rëndësinë e mirëqenies, si një mekanizëm

të rishpërndarjes. Të gjitha shërbimet sociale janë rishpërndarëse, në kuptimin që ata që paguajnë

janë të ndryshëm nga ata që e marrin. Socialistët janë të shqetësuar se kjo rishpërndarje duhet të

jetë edhe progresive, i cili nënkupton se njerëzit më të pasur duhet të paguajnë më shumë se njerëzit

më të varfër. Kjo nënkupton se paratë duhet të merren nga njerëzit më të pasur dhe të zhvendosen

tek të varfërit, por situata është më komplekse se sa kjo; duke i dhënë paratë për njerëzit më të

varfër është një formë e selektivitetit, dhe selektiviteti mund të jetë përçarës shoqëror, duke i vënë

përfituesit e ndihmave në pozita shoqërore të cilët mund të jenë përgjegjëse për t’u kritikuar dhe

refuzuar nga shoqëria.

Tawney argumenton për një qasje më ndryshe. Shpenzimet publike të dedikuara për shërbimet

sociale ishte mënyra më efektive për rishpërndarjen e burimeve. Qëllimi, ai shkroi, nuk është

ndarja e të ardhurave të vendit në njëmbëdhjetë milion fragmente, për t'u shpërndarë. Kjo është,

në të kundërtën, bashkimi i burimeve të saj të tepërta me anë të tatimeve, si dhe përdorimi i fondeve

të fituara në këtë mënyrë, për të bërë të arritshme për të gjithë, pavarësisht nga të ardhurat e tyre,

profesioni apo pozitës sociale, të cilat, në mungesë të masave të tilla, mund të jenë të gëzuar vetëm

Page 77: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 77 -

nga të pasurit. Studiuesi Julian Le Grand argumenton kundër kësaj që shërbimet universale sociale

nuk janë në dispozicion në mënyrë të barabartë për të gjithë. Ka një tendencë të përgjithshme për

shërbimet universale sociale, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim, për të favorizuar klasat e

mesme; pastaj subvencionet tjera në transport dhe strehim, duhet ta kenë një efekt të ngjashëm.

Mbi këtë bazë, ai sugjeron se "strategjia e barazisë” e propozuar nga Tawney ka dështuar.

Në një aspekt të rëndësishëm, Le Grand e bënë një lajthitje. Çështja nuk është nëse njerëzit e klasës

së mesme do të marrin një përfitim më të madh financiar, por e aksesit të shërbimeve sociale për

njerëzit që janë në disavantazh, dhe pasojat distributive në ofrimin e shërbimeve publike.

Përfitimet për njerëzit e varfër përfshijnë jo vetëm atë që ata në fakt marrin, por vlera e mbulimit

(të cilat në vendet pa sisteme të krahasueshme duhet të paguhet). Mbi këtë bazë, efekti i dispozitës

publike duket të jetë dukshëm më egalitar se sa që Le Grand jep kredi për të. Për disa socialistë,

një shqetësim për barazinë nuk do të jetë e mjaftueshme për të vendosur legjitimitetin e shërbimeve

të mirëqenies.

Ka dy kritere të tjera të rëndësishme: liri dhe vëllazëri. Liria, ose autonomia, është nxitur pjesërisht

nga kufizimet, dhe gjithashtu nga një proces i fuqizimit, duke siguruar që njerëzit kanë kapacitet

për të vepruar. Argumentet për fuqizim aktualisht janë të shquara në diskursin e punës sociale, por

ato kanë qenë gjithmonë një pjesë e madhe e diskutimeve për arsimin, dhe për shumë vite

socialistët kanë argumentuar për ofrimin e arsimit, si një mjet kryesor të realizimit të parimeve

socialiste. Shqetësimi me solidaritet ka çuar në disa qarqe në një shqetësim me mbrojtjen sociale,

dhe në disa të tjera me pjesëmarrjen, veprimin dhe zhvillimin e komunitetit.

Page 78: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 78 -

KAPITULLI III: SHTETI SOCIAL NË

BASHKIMIN EUROPIAN

Page 79: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 79 -

III.1. Ndërtimi i shtetit social të përbashkët në Bashkimin Europian

Në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian shteti social ka ardhur në shqyrtim të thellë si pasojë e

presioneve buxhetore dhe zhvillimeve të gjëra shoqërore. Për shumë njerëz në Europë, vlerat dhe

normat që mbështesin modelin social të kontinentit janë në zemër të asaj që do të thotë çfarë është

të jesh një Europian (Falkner, EU Social Policy in the 1990s: Towards a corporatist community,

1998). Andaj shteti social në Europë realizon një numër të funksioneve të rishpërndarjes sociale

dhe të mbrojtjes së personave në nevojë. Në kundërshtim me portretizimet negative, shteti social

investon në kapitalin njerëzor dhe atë social. Në të dyja rastet të gjithë qytetarët Europian

kontribuojnë në mirëqenien sociale në faza të ndryshme gjatë jetës së tyre. Presionet mbi financat

publike, dhe barra që shpenzimet sociale bien mbi pjesë të ekonomive “produktive”, shtrojnë

pyetjen rreth asaj nëse vendet Europiane mund të përballojnë mirëqenien sociale në shtetet e tyre.

Vlen të theksohet se sistemet e mirëqenies sociale të projektuara para 50 viteve apo më shumë, po

ndryshojnë për t’u përballur me sfidat e sotme si kriza financiare globale, ndryshimet klimatike,

burimet energjetike, emigracioni masiv etj.

Tabela 1. Të dhënat e përgjithshme rreth Bashkimit Europian (BE). Të përshtatura nga autori

Besnik Fetahu. Burimi: Eurostat dhe Banka Botërore, 2014.

Të dhëna bazike rreth Bashkimit Europian (2014)

Numri i shteteve anëtare 28

Popullsia totale 508.3 million

Popullsia urbane 75%

GDP $18.51 trillion

Rritja e GDP-së 1.1%

Shkalla e punësimit 69.2%

Në rrezik të varfërisë apo përjashtimit social 24.5%

Shpenzimet sociale 29.5% e GDP-së

Beneficionet për papunësinë 5.2%

Strehimi 2%

Shteti social europian duhet akomoduar ndaj transformimeve të gjëra shoqërore që lidhen me

moshën e popullsisë, integrimin ekonomiko - global dhe efektet negative të ndryshimeve

klimatike. Ka një ndjenjë në rritje se shteti social është i paqendrushëm në Europë dhe ka nevojë

për reforma të reja. Kancelarja Gjermane Angela Merkel potencon se Bashkimi Europian me

Page 80: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 80 -

afërsisht rreth 7 përqind të popullësis së botë, zotëron 25 përqind të GDP në nivel global, por mbi

50 përqind e saj është e shpenzuara për mirëqenien sociale (Kersbergen, 2013). Shteti social në

Europë po përballet me një gjendje të presioneve të ndryshme demografike, fiskale dhe të tjera të

përkeqësuar edhe më shumë nga rritja e dobët ekonomike dhe recensioni që nga 2008 - 09 nga

kriza financiare.

Vendet Europiane kanë zhvilluar sistemet e tyre të mirëqenies sociale gjatë një periudhe kur profili

demografik i rajonit mund të mbështeste shpenzimet e gjera sociale dhe kur rritja solide ekonomike

e bëri të përballueshme një shpenzim të tillë. Ekonomia politike e Europës është përcaktuar që nga

viti 1950, nga zhvillimi në çdo shtet evropian të një modeli të mirëqenies pak a shumë

gjithëpërfshirës, ku shteti social ka marrë një rol qendror në ofrimin e një sërë përfitimesh sociale

të kushtueshme siç janë: pensionet, mbështetje për të varfërit, strehimi social dhe kujdesi

shëndetsor (Falkner, EU Social Policy in the 1990s: Towards a corporatist community, 1998, p.

14). Në mënyrë paralele të gjitha vendet e BE-së janë përkushtuar për të rregulluar tregjet e punës

dhe për të siguruar një marrëveshje të drejtë për punëtorët.

Një nga sfidat më komplekse me të cilat janë duke u përballur shtetet anëtare të Bashkimit

Europian është pajtimi me këto angazhime ndaj dispozitave të mirëqenies, të cilat janë të

mbështetura politikisht me presionet që mund t’i bëjë ekonomia e paqendrueshme. Roli i shtetit

social në Bashkimin Europian ka nxitur studime të shumëta në fushën e shkencave shoqërore. U

numëruam disa nga këto qasje teorike të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në definimin e shtetit

social në vendet e Bashkimit Europian dhe jashtë saj. Një qasje e cila ka nxitur debat të

jashtëzakonshëm është ajo e Esping-Andersen-it, i cili paraqet një ndryshueshmëri të shtetit social

nëpër vende të ndryshme. Gjithnjë sipas studiuesve, shteti social mund të analizohet dhe

klasifikohet në bazë të karakteristikave të regjimeve të cilat aplikojnë shtetet sociale.

Megjithatë, cili është roli i procesit të integrimit në Bashkimin Europian në ndërtimin e shtetit

social modern i cili i përgjigjet nevojave të kohës në të cilën jemi duke jetuar. Studiuesit e

politikave sociale theksojnë se janë dy aspekte kryesore të cilat duhet të dallohen kur ne flasim për

marrëdhënien midis integrimit europian dhe ndërtimit të shtetit social. Këto dy aspekte janë si në

vijim: shtetet duhet të zhvillojnë një dimension social në nivel të Bashkimit Europian, gjithnjë

duke marrë në konsideratë zhvillimin e një tregu të përbashkët ekonomik, si dhe aspekti i dytë ka

të bëjë me efektet e ndryshme që paraqiten me rastin e integrimit europian në sistemet sociale të

Page 81: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 81 -

vendeve anëtare të Bashkimit Europian (Colucci, M., De Smijter, E., Engels, C., Hendricks, F.,

Salas, L., 1998, p. 35).

Me nënshkrimin e traktatit të Romës (1957), Komuniteti Europian ka pësuar një trasnformim të

jashtëzakonshëm. Ishte hapi i parë drejtë integrimit dhe bashkëpunimit më të mirë në mes të

vendeve kryesore të Europës. U përcaktua qartë se mirëqenia sociale për të gjithë qytetarët e

vendeve Europiane, mund të arrihet nëpërmes një bashkëpunimi të ndërsjelltë dhe me një treg të

hapur ekonomik.

Viteve të fundit ky bashkëpunim është bërë edhe më i ngushtë, edhe përkundër sfidave me të cilat

ballafaqohet Bashkimi Europian sic është kriza financiare (rasti i Greqisë), apo edhe fluksi masiv

i imigrantëve (rasti i imigrantëve sirian).

Tabela. 2. Politika Sociale në Bashkimin Europian. Burimi: Castles, 2010: 299.

Format e politikës sociale në Bashkimin Europian

Çështjet sipas fushës Marrëdhëniet BE – shtete

anëtare

(A) rregullimi i

standardeve dhe të

drejtave sociale

Kryesisht: Ligji i punës, shëndetit

dhe sigurisë në vendin e punës,

politikat e trajtimit të barabartë.

Kompetenca të përbashkëta, BE

rriti rëndësinë nga viti 1970-

1990.

(B) shpenzimet për

qëllime sociale

Kryesisht: Fondi Europian Social,

Fondi i Globalizimit, Fondi

Bujqësor, Fondi Regjional.

Shpenzimet e BE-së të vogla në

krahasim me sistemet nacionale

të mirëqenies sociale, por

brenda buxhetit të BE-së, e

rëndësishme.

(C) koordinimi për

të nxitur

harmonizimin

vullnetar në fushën

sociale

Kryesisht: Politikat e Punësimit,

pensionet, ndihmat sociale, edukimi.

Ndikimi i BE-së varet nga

gatishmëria e brendshme;

(D) liberalizimi i

shërbimeve publike

në përgjithësi, duke

përfshirë "shërbimet

sociale" (si rezultat i

politikës ekonomike

të BE-së)

Kryesisht: Shërbimet e punësimit,

energjia, transporti, shërbimet

postare, por edhe pjesë të industrisë

së kujdesit shëndetësor.

Në fakt, politikat ekonomike prekin

"unazën e jashtme" të mbrojtjes

sociale, në një kuptim të gjerë,

"lëkurat e jashtme mbrojtëse të

shtetit social” (Leibfried 2005:270)

Shtetet anëtare nuk mund të

diskriminojë aktorët privatë në

treg ose të përjashtojë ata,

jashtë disa fusha të caktuara të

ngushta dhe të diskutueshme

kryesore të interesit publik.

Page 82: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 82 -

Ky proces i integrimit dhe bashkëpunimit në mes të vendeve europiane ka qenë sporadik, por mjaft

efektiv. Fillimisht ky integrim ishte i përbërë nga tre komunitete të ndara si në vijim: Komuniteti

Europian i qymyrit dhe çelikut; Komuniteti Ekonomik Europian, si dhe Komuniteti Europian i

Energjisë Atomike (Falkner, European Integration and the Welfare States in Europe, 2009, p. 22).

Të tri komunitete përbëheshin nga gjashtë vende anëtare si: Franca, Gjermania, Italia, Holanda,

Belgjika, dhe Luksemburgu. Të trija këto komunitete formësuan Komunitetin Europian (1965), e

cila u zgjerua edhe me nëntë anëtarë të rinjë si: Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Danimarka

(1970), Spanja, Portugalia dhe Greqia (1980) dhe Suedia, Finlanda dhe Austria (1990). Ky zgjerim

i Komunitetit Europian me anëtar të rinjë thelloi edhe më shumë integrimin ekonomik dhe politik

të vendeve anëtare. Ky proces i integrimit do të vazhdojë edhe në fillim të shekullit XXI, në të

cilin Komuniteti Europian kishte marrë formën e Bashkimit Europian, në të cilën u integruan edhe

vendet e Europës Lindore, të cilat deri në rënien e murit të Berlinit kishin qenë sferë e ndikimit

sovjetik.

Ky integrim ekonomik dhe politik mbrenda Bashkimit Europian u kurorëzuar me një sistem unik

doganor, me një sistem të përbashkët monetar, të cilat kishin efekte marramendëse ekonomike dhe

politike sepse përherë të parë në histori u krijua një treg i vetëm i brendshëm i lëvizjes së lirë të

mallrave, shërbimeve, punës dhe investimeve. Megjithatë vlen të theksohet se kësaj i kontribuoi

shumë qasja progresive e vendeve europiane, të cilat me Traktatin e Mastrihit (1993) krijuan

Bashkimin Europian në të cilën përfshihet edhe çështja e shtetësisë, e cila bazohet në tri shtylla të

fuqishme: Komuniteti Europian; Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë; si dhe Drejtësia në

çështjet e brendshme (Iain Begg, Fabian Mushövel and Robin Niblett, 2015, p. 52).

Traktati i Mastrihit, ka një rëndësi të veçantë edhe në aspektin e dimensionit social, sepse përherë

të parë si aneks të saj u vendos edhe protokolli social, sipas së cilës të gjitha vendet anëtare të

Bashkimit Europian (përjashtuar Britanin e Madhe), autorizohen të sigurojnë burimet për

institucionet, procedurat dhe mekanizmat e Traktatit për qëllime të zbatimit të marrëveshjeve të

tyre mbi politikat sociale (Iain Begg, Fabian Mushövel and Robin Niblett, 2015, p. 52). Plotësimi

i këtij traktati u bë edhe më shumë me Traktatin e Amsterdamit (1997), e cila forcoi edhe më

shumë bashkëpunimin politik në mes të vendeve anëtare, zgjeroi rolin e Bashkimit Europian në

politikën e jashtme dhe të sigurisë, si dhe rëndësi të posaçme iu kushtua politikave sociale. Tani

protokolli social ishte përfshirë në tërësi në kuadër të këtij traktati. Traktati i Amsterdamit, theksoi

Page 83: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 83 -

të drejtat dhe liritë e njeriut, bashkimi monetar mori formën përfundimtare me monedhën e

përbashkët, dhe u bë funksionalizimi i Bankës Qëndrore Europiane.

Teoretizimi i procesit të integrimit europian dhe politikave të Bashkimit Europian është një çështje

jashtëzakonisht e vështirë. Ekzistojnë dilema të shumëta se çfarë përfaqëson Bashkimi Europian,

a është një organizatë ndërkombëtare, një superetnitet, apo një bllok tregtar. Studiuesit e procesit

të integrimit europian theksojnë faktin se kemi të bëjmë me një sistem të veçantë, sui-generis,

politik, që nuk haset në praktikat e njohura të sistemeve politike.

Bashkimi Europian dallon nga organizatat e tjera politike sepse ka institucionet e veta qeverisëse

dhe gjykatën europiane të drejtësisë, autoriteti i së cilave është mbi ligjin vendor dhe sovranitetin

kombëtar (Hervey, 1998, p. 19). Megjithatë, anëtarët e Bashkimit Europian vazhdojnë të kenë

autoritet dhe pavarësi në politikën e jashtme dhe të sigurisë të ndjekur në bazë të interesave të tyre

nacionale. Kjo gjendje e bënë Bashkimin Europian të mbetet në një formë hibride të qeverisjes në

kuptimin që ajo ndan aspektet e sistemeve të tjera ekzistuese politike, megjithatë ajo nuk përkon

me asnjërën nga to. Bashkimi Europian, është në evoluim e sipër drejtë një integrimi edhe më të

theksuar pamvarësisht zërave skeptik. Ai shpesh përshkruhet si një sistem i sovranitetit të

grumbulluar apo si një sistem i veçantë i multi-qeverisjes.

Ky sistem i multi-qeverisjes i referohet faktit se vendimarrja politike zhvillohet në nivele të

ndryshme: në nivele sub-nacionale (regjioni apo province), në nivele nacionale (shtetet anetare)

dhe në nivel të supra-nacional (Bashkimi Europian) (Hervey, 1998, p. 19). Përderisa disa çështje

janë të vendosura në nivel lokal dhe rajonal (subsidiariteti) dhe të tjerat në nivel nacional,

megjithatë shumica e çështjeve të politikës ekonomike dhe një mori çështjesh tjera janë vendosur

tani në nivel të Bashkimit Europian. Tani ekzistojnë institucione të fuqishme vendimarrëse në

kuadër të Bashkimit Europian të cilat kanë një ndikim të vërtetë mbinacional, sic janë: Komisioni

Europian, Parlamenti Europian dhe Gjykata Europiane e Drejtësisë. Kjo do të thotë se politikat e

tyre përfaqësojnë politikat e Bashkimit Europian në tërësi.

Procesi i Integrimit Europian është vështirë për tu trajtuar. Kjo ndodh për faktin se procesi si i tillë

ka qenë tejet i komplikuar dhe shpeshherë afatgjatë. Fillimisht, u përceptua si diçka e çuditshme

se si shtetet në mënyrë vullnetare bashkohen në një organizatë e cila i kufizon ato në çështjen e

sovranitetit dhe në fuqinë politike të qeverive anëtare. Megjithatë problemet e shumëta sociale,

ekonomike dhe politike të pasluftës së dytë botërore mund të jenë një prej faktorëve kryesor që

Page 84: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 84 -

detyruan shtetet përkatëse të bashkohen rreth një organizimi të fuqishëm në mënyrë që të jenë

konkurent me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studiuesi Enrst Haas në vepërn e tij “The Uniting

of Europe” (1957) paraqiti teorin e tij neo-funksionaliste, sipas së cilës integrimi është një proces

në të cilën akterët politik në disa mjedise të dallueshme nacionale janë të bindur për të zhvendosur

aktivitetet e tyre politike drejt një qendre të re, institucionet e së cilës posedojnë autoritet dhe

juridiksion mbi shtetet nacionale. Rezultati përfundimtar i një procesi të tillë integrues sipas Enrst

Haas, është një komunitet i ri politik i mbivendosur mbi ato të para-ekzistuese (Maurizio Ferrera,

Anton Hemerijck, and Martin Rhodes, 2000, p. 13).

Tabela 3. Ndikimi i Integrimeve Europiane në shpenzimet sociale të shtetevë anëtare. Burimi:

Castels, 2010:301.

Ndikimi i integrimit europian në shpenzimet nacionale sociale

Efekti Politikat e BE-së Argumentet vlerësuese

Ndikimi në

shpenzime

Direkt

Hapja e kufinjëve dhe

sistemet të sigurimeve

sociale për qytetarët e

shtetve tjera të BE-së:

- transferet sociale tani më

nuk ishin të kufizuara vetë

për “qytetarët e tyre” dhe

- nuk konsumohet brenda

territorit të shtetit përkatës.

(a) Nga perspektiva e shteteve anëtare,

kjo mund të jetë e kushtueshme. Por:

Situata në vendet e tjera është e

ngjajshme, reciprociteti është i mundur.

Nëse Jo: Gjykata Europiane e

Drejtësisë (ECJ) parashikon (disa)

mbrojtje të stabilitetit financiar të

sistemeve të sigurimeve shoqërore.

(b) Nga perspektiva qytetare, kjo ofron

të drejta të reja sociale.

Ndikimi në

burimet

buxhetore

Direkt

Unioni Monetar Europian

(EMU) përcakton limitet e

deficitit të shpenzimeve.

(a) Afatshkurtër: Efekti kufizues në

shpenzimet sociale i mundshëm, edhe

pse shtet janë të lira të bëjnë shkurtime,

aty ku ato konsiderojnë të jetë në dobi.

(b) Afatgjatë: mos limitimi i deficiteve

buchetore mund të ketë efekt negativ

mbi buxhetet sociale për shkak të

mbingarkesës së pagesës së borxhit.

Indirekt

Harmonizim i pjesshëm të

taksave në nivel të BE-së,

hapësirë për konkurrencë

në taksa në mes të shteteve

anëtare.

Presion de facto mbi shtetet për të ulur

taksat (duke përfshirë edhe kontributet

e sigurimeve shoqërore) në aktorë

ekonomik mobil. Por kjo mbetet të

vendoset në nivel nacional.

Fillimisht, procesi njohu një bashkim të vendeve drejt formimit të komunitetit, në të cilin

institucionet e përbashkëta të sapoformuara ndryshuan rrënjësisht të menduarit dhe sjelljen e

Page 85: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 85 -

politikanëve, burokratëve dhe qytetarëve me mënyrat e mendimit para procesit të pranimit. Për më

tepër procesi i integrimit kishte përparësit dhe mangësit e veta edhe në çështjet ekonomike dhe ato

sociale. Për shembull, dakordimi për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në tregun e përbashkët

kishte të mira në aspektin e hovshëm të zhvillimit ekonomik, megjithatë solli probleme të natyrës

sociale lidhur me të drejtën për të punuar kudo në Bashkimin Europian si dhe me të drejtën e

banimit, pastaj me njohjen reciproke të kërkesave për pensione, njohjen reciproke dhe

ekuivalencën e diplomave universitare dhe proceseve tjera të çertifikimit (Gizelis, 2005, p. 31).

Procesi i integrimit europian së bashku me problemet që rezultuan kishte shkuar aq shumë larg sa

që politikanët e ndryshëm kishin bërë një investim të madh politik, dhe ishte e pamundur edhe

politikisht por edhe ekonomikisht të ketë një kthim prapa, në gjendjen e mëparshme. Andaj, në

këtë mënyrë neo-funksionalistët vazhdojnë të argumentojnë përse vendet do të vazhdojnë të

ndjekin integrimin përtej pikës ku ajo ishte në vetë interesin e tyre të mëparshëm. Në një proces të

tillë integrues të multi-qeverisjes, në qendër të saj shtrihet një sistem politik kompleks, në të cilën

vendimet politike kanë tendencë të përhapjes nga një zonë e veprimit në një tjetër.

Veprimi në një zonë, rezulton me veprimin në zonën tjetër. Për më tepër, vendimarrja politike

është zhvendosur gradualisht deri në nivelin mbinacional për të rritur kapacitetin e vendimit

politik. Anëtarët e rinjë të cilët integrohen në Bashkimin Europian, përfshihen nën ombrellën e

procesit të vendimarrjes politike. Procesi i integrimit në Bashkimit Europian kishte edhe efekte të

ndryshme kulturore dhe sociale sepse lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve ishte i

mundshëm vetëm me largimin e pengesave ligjore dhe sociale të cilat kufizonin lëvizjen e lirë

(Maurizio Ferrera, Franca Maino, 2014, p. 11). Megjithatë, edhe sot shumë studiues të ndryshëm

theksojnë se ne realisht kemi të bëjmë me një organizim të Bashkimit Europian, i cili është një

sistem tejet i kufizuar dhe mjaft i dobët. Sipas tyre, qeveritë anëtare përbërëse vazhdojnë të

ushtrojnë kompetencat e tyre qeverisëse, dhe se miratimi i tyre është më se i nevojshëm në

aprovimin e politikave të mëtejshme në nivel të Bashkimit Europian. BE vazhdon të karakterizohet

si një sistem i tillë qeverisës shumë shtresorë, me një ndarje të qartë të kompetencave. Si rezultat

i kësaj, formimi i politikave kërkon kompromise të përpunuara dhe të mëdha në mesin e atyre që

janë pjesë e procesit të vendimarrjes politike. Një realitet i tillë shpeshherë prodhon situata të

politikës joefikase, bllokada politike, në të cilat organet e ndryshme vendimarrëse shpesh

përfaqësojnë interesa të ndryshme të cilat bllokojnë rezultatet e përbashkëta politike.

Page 86: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 86 -

III.2. Dimensioni social përgjatë shteteve anëtare

Zhvillimi i dimensionit social në Bashkimin Europian, nuk merr një përjashtim të veçantë në raport

me zhvillimin e dimensioneve të tjera të politikave brenda Bashkimit Europian. Dimensioni social

në kuadër të Bashkimit Europian po pëson ndryshime me kalimin e viteve dhe se ky proces do të

jetë ndryshe nga procesi i zhvillimit të mirëqenies sociale në nivel të vendeve anëtare. Në nivel

nacional, shteti social europian u zhvillua hovshëm pas luftës së dytë botërore, zakonisht nën

udhëheqjen e qeverive të qendrës së majtë europiane. Protagonistë të këtij procesi të zhvillimit të

shtetit social europian ishin qeveritë, sindikatat e punëtorëve si dhe tregu (Hayek, 2000, p. 47).

Vetë ndërtimi i Bashkimit Europian si një sistem shumë shtresorë i vendimarrjes, me një sovranitet

të grumbulluar dhe me një shpërndarje të përgjegjësive, siguron një pjesëmarrje të gjerë të shumë

akterëve të tjerë të cilët luajnë një rol në formimin e një Europe sociale. Shtetet anëtare, akterët

nacional dhe regjional, sindikatat dhe korporatat si dhe forcat politike luajnë një rol të rëndësishëm

në promovimin e interesave të tyre gjithnjë duke shpresuar në maksimizimin e përfitimeve të tyre

dhe zhvendosjen e kostos finanicare për shpenzimet sociale.

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian vazhdojnë të shprehin rezerva karshi një politike të

përbashkët europiane sociale sepse kjo do të dyfishonte programet e tyre të suksesshme nacionale

apo edhe të rrezikojë marrëveshjet nacionale të ndërtuara me kujdes në mes të grupeve të interest

(Maurizio Ferrera, Anton Hemerijck, and Martin Rhodes, 2000, p. 21). Megjithatë, shtetet anëtare

kërkojnë që Bashkimi Europian të ndërhyjë në rastet kur sistemet e tyre sociale janë nën nivelin

optimal apo kur ekonomia nacionale përjeton një disavantazh konkurrues vis-à-vis shteteve anëtare

tjera për shkak të aplikimit të rregulloreve më të përpunuara të politikave sociale. Shteti social në

Bashkimin Europian është i ndryshëm, përfitimet sociale dhe kontributet në programet sociale janë

të ndryshme.

Për ndërtimin e një shteti social unik në të gjithë Bashkimin Europian kërkohet të bëhen

kompromise të thella, kosto të lartë financiare, si dhe përfshirje të akterëve të rëndësishëm në

procesin e ndërtimit të këtij shteti social (Anton Hemerijck, Verena Dräbing, Barbara Vis, Moira

Nelson, Menno Soentken, 2013, p. 49).

Page 87: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 87 -

Megjithatë, zhvillimi i politikave të përbashkëta ekonomike mbrenda një tregu të vetëm europian,

sigurisht që do të çojë në ndryshime përkatëse në sistemet e mirëqeniës sociale mbrenda shteteve

anëtare. Për aq kohë së shtetet anëtare do t’u shmangen pranimit të marrëveshjeve në nivel

europian kjo do të ketë një ndikim negativ në sistemet e mirëqenies së tyre sociale, ata do të

kërkojnë të modifikojnë politikat e tyre sociale në mënyrë të të neutralizojnë këtë disavantazh.

Për shembull, Gjermania ka mbështetur në mënyrë tradicionale skemat e sigurimeve të veta

shoqërore të bazuara në kontribute, një model i cili simbolizonte kontrolle të rregullta të

pensioneve, beneficioneve të papunësisë apo edhe një rimbursim për fakturat e shërbimeve

mjekësore (Mishra, 2014, p. 27). Në një Europë pa kufizime, pensionistët gjerman mund të dalin

në pension dhe në këtë mënyrë mund të vendosin për të shpenzuar parat e tyre të pensionit jashtë

shtetit gjerman. Nga perspektiva e shtetit gjerman, kjo përbën një transferim të mjeteve financiare

nga Gjermania në drejtim të një shteti tjetër, andaj këto para janë të humbura për ekonominë

gjermane. Në përgjigjje të kësaj, sigurimi social gjerman i zhvilluar kohëve të fundit, për kujdesin

ndaj të moshuarve shpërblen në para përfituesit e këtij programi vetëm me kushtin që kontribuesi

gjerman do të duhet të mbetet në shtetin gjerman (Mishra, 2014, p. 27).

Në raste të tjera, shtetet anëtare do të jenë të pafuqishme për të parandaluar njerëzit nga përfitimi

i programeve sociale dhe për të ushtruar kontrolle të rrepta. Për shembull, në qoftë se Holanda

kufizon numrin e mjekëve për të praktikuar në një zonë të caktuar në atë vend, asgjë nuk mund të

ndalojë një mjek holandez që të ushtrojë një praktik të tij përtej kufirit, për shembull në Gjermani,

në të cilën ushtron veprimtarin mjekësore posaçërisht për pacientët holandezë. Për më tepër,

sistemet sociale nacionale nuk mund ta kenë privilegjin e trajtimit vetëm të qytetarëve të tyre, por

duhet t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë qytetarët e çdo shteti tjetër anëtar (Arcanjo, 2009, p. 23).

Megjithatë, shtetet ballafaqohen me faktin e shmangjes së të qenurit vend tërheqës për evropianët

e vendeve tjera me standarde më të ulëta ose me më pak zhvillim të sistemeve të tyre sociale. Për

të gjitha këto arsye, zhvillimet e dimensionit social në nivel europian do të ketë ndikim të thellë

në nivelin nacional. Politikat dhe programet e mirëqenies sociale nacionale gjithnjë e më shumë

do të bëhen më të ngjajshme me qëllimin e vetëm shmangien e presioneve negative konkurruese.

Në këtë dimension, viteve të fundit vendet e Ballkanit Perëndimor nën presionin e krizave sociale,

kanë filluar të zgjerojnë programet e tyre sociale, zhvillojnë politikat e tyre sociale, të cilat kanë

përqëllim një përfshirje më të madhe sociale, dhe një zbutje të problemeve sociale.

Page 88: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 88 -

Shkatërrimi përfundimtar i Jugosllavisë, ka hapur një perspektivë të qartë të integrimit europian

për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nga të cilat Slovenia dhe Kroacia tanimë vetëm se janë

anëtare të plota. Shqipëria, është vend kandidat, Serbia, Maqedonia po ashtu. Kosova gjatë vitit

2015 ka nënshkruar marrëveshjen e asocim stabilizimit (MSA), si një parakusht i domosdoshëm i

harmonizimit të legjislacionit të shtetit të Kosovës me rregullativat dhe standardet e Bashkimit

Europian, një llojë parafaze në procesin e marrjes së kandidatures. Në përgjithësi është krijuar një

perceptim se një llojë paqe e brishtë sociale dhe një nivel i caktuar i demokracisë mbizotëron në

të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një pjesë e regjionit kanë bërë edhe një përparim të vërtetë ekonomik. Megjithatë, procesi i

privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore industriale ka bërë që dikur këto fabrika industriale të

kthehen në deponi dhe magazina tregtare, rritje të papunësisë dhe varfërisë, humbjen e

perspektivës për jetesë tek të rinjët, stagnim ekonomik dhe një klasë politike të korruptuar. Samiti

i Sarajevës (1999), në organizimin e Paktit Rajonal të Stabilitetit, më vonë edhe Samiti i Selanikut,

theksuan përkushtimin e Bashkimit Europian që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë

anëtare të plota në kohën kur ato kualifikohen për këtë gjë. Ky ishte një përparim i rëndësishëm, i

cili nuk mund të imagjinohej dot para 20 viteve. Megjithatë, edhe pse janë pjesë të procesit

integrues, pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën,

janë vende me të ardhura relativisht të ulëta.

Për shkak të integrimit në nivel të dobët të Shqipërisë dhe Kosovës në tregjet financiare

ndërkombëtare, ato nuk u prekën në mënyrë të dukshme nga kriza financiare. Por kjo nuk do të

thotë, që të dyja këto vende gëzojnë imunitet karshi këtyre krizave që po shfaqen në shtetet anëtare

të Bashkimit Europian, kjo për faktin e prezencës së një emigracioni të madh shqiptarë në Greqi

dhe Itali, si dhe emigracionit kosovar në Gjermani dhe Zvicër. Të dy shtetet, Shqipëria dhe Kosova

shënojnë shuma të konsiderueshme për çdo vitë nga remitencat e bashkëatdhetarëve të tyre. Këto

fonde luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, dhe veçanërisht në ekonomitë familjare,

marrë parasyshë që shumë familje mbijetojnë në saje të dërgesave nga familjarët e tyre jashtë

vendit. Çdo zvogëlim i këtyre remitencave, ndikon drejtpërdrejtë në standardin jetësorë të njësive

familjare. Ndikon gjithashtu në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e shqetësimeve ekonomike.

Karshi këtyre sfidave të jashtme dhe atyre të brendshme, të dyja shtetet kanë ndërtuar skema të

Page 89: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 89 -

ndryshme sociale të cilat kanë përqëllim ofrimin e ndihmës ekonomike, asistencës sociale dhe

ofrimit të shërbimeve sociale.

Megjithatë, shtetet anëtare të Bashkimit Europian me politikat e tyre të mirëqenies sociale

vazhdojnë të jenë tërheqëse për shumë qytetarë shqiptar dhe kosovar. Edhe pse të shpallura si

vende të sigurta, vetëm gjatë vitit 2015, shqiptarët dhe kosovarë u evidentuan si grupi më i madh

azilkërkues në Bashkimin Europian, pas grupit sirian. E gjitha kjo për shkakqe ekonomike dhe

sociale me të cilat ata ballafaqohen në vendet e tyre.

III.3. Modeli social europian, nga Traktati i Romës drejt Traktatit të Lisbonës

Ndërtimi i modelit social në Bashkimin Europian shënon një proces të gjatë disa vjeçarë, i

shoqëruar me përplasje mes shteteve anëtare dhe me të drejtën e vetos në politika të ndryshme

sociale. Në fazat e hershme kur gjashtë shtetet anëtare vendosën të krijojnë Komunitetin Ekonomik

Europian përmes Traktatit të Romës, shumë pak i kishin kushtuar vëmendje krijimit të politikave

sociale të përbashkëta. Megjithatë, harmonizimi i tregut ekonomik europian, kishte krijuar

mundësi të lëvizjes së njerëzve në tregun e përbashkët të punës. Procesi i integrimit europian ishte

i gjatë dhe i ndërlikuar në të cilën shtetet anëtare thelluan integrimin e tyre ekonomik dhe politik.

Traktati i Mastrihit, Amsterdamit dhe sidomos i Lisbonës i kushtojnë vëmendje të rëndësishme

politikave sociale dhe mirëqenies sociale në tërësi. Këto traktate theksojnë qartë kërkesat e

detyrueshme ligjore për mirëqenien sociale, masa konkrete të zhvilluara nga Bashkimi Europian

dhe të interpretuara nga Gjykata Europiane e Drejtësisë. Fillimisht, Bashkimi Europian Ekonomik,

ishte më tepër i preokupuar me zhvillimin ekonomik nga shkatërrimi i pasluftës së dytë botërore,

dhe ishte shumë pak ose aspak i shqetësuar për zhvillimin e politikave sociale.

Aq shumë kishte përplasje në mes të shteteve të cilat nuk pranonin të delegonin tek Bashkimi të

drejtat dhe autoritetin në përcaktimin e politikave sociale, andaj politikat sociale u lanë në duar të

qeverive nacionale sepse edhe vetë sistemet e tyre sociale ndryshonin nga njëra tjetra (Arcanjo,

2009, p. 24). Megjithatë, Traktati i Romës e dorëzoi pushtetin e inicimit të politikave të reja tek

Komisioni Europian. Pastaj, kjo u zgjeruar edhe në fusha të reja të politikave, duke nxitur

bashkëpunimin e ngushtë në mes të shteteve anëtare në fushën e politikës sociale. Ky bashkëpunim

Page 90: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 90 -

i ngushtë nënkuptonte harmonizimin e politikave lidhur me kushtet e sigurise në punë, pagë të

barabartë për dy gjinitë, ligjin e punës, sindikatat dhe marrëveshjet kolektive (Jackman, 2000, p.

43).

Edhe pse Komisioni Europian kishte të drejtë të inicionte politika, megjithatë përgjegjësia e vërtetë

vendimarrëse për politikat sociale vazhdoi të mbetet në duart e qeverive nacionale. Përparimi i

Komunitetit Europian për Ekonomi në politikën sociale ishte i ngadaltë. Megjithatë baza e

përcaktuar në Traktatin e Romës si dhe harmonizimi i zhvillimit të përbashkët ekonomik kishin

rolin e veçantë në zhvillimin e politikave të mirëqenies sociale në Bashkimin Europian. Kjo bazë

e krijuar nëpërmes Traktatit të Romës, i dha të drejtë Këshillit që në emër të zhvilllimit ekonomik,

ka të drejtë të zhvillojë politika të mirëqenies sociale në konsultim dhe unanimitet me vendet

anëtare.

Ky proces ishte pothuajse gati i pamundur dhe tërësisht i ngadalshëm, shpesh herë i rezultuar në

bllokadë. Çështjet sociale si lëvizja e lirë e punëtorëve, e shërbimeve, e kapitalit dhe e mallrave

janë trajtuar në nenet 48-52 të Traktatit të Romës, qëllimi i së cilës ishte krijimi i një tregu efikas

(Jackman, 2000, p. 43). Ky integrim kishte për qëllim gjithashtu krijimin e një lëvizje të lirë të

prodhimit dhe fuqisë punëtore me përfitimet e tyre. Ajo gjithashtu kishte për objektiv pengimin e

çdo diskriminimi social në shtetet anëtare në të cilat zhvendoseshin fuqia punëtore.

Me kalimin e viteve vendet anëtare u vetëdijësuan me rëndësinë e politikave të mirëqenies sociale

në të ardhmen, duke zënë një pozitë qëndrore në politikbërjen e unionit. Akti Unik Europian

(1987), vendosi hapat e parë të politikave sociale, të cilat zunë një vend të rëndësishëm në misionin

e vendeve anëtare për zhvillimin e një tregu të vetëm, zhvillimin dhe përparimin ekonomik

(Colucci, M., De Smijter, E., Engels, C., Hendricks, F., Salas, L., 1998, p. 51). Edhe pse kishte

ngecje sa i përketë zhvillimit të politikave sociale nga qëndrimi hezitues karshi tyre nga pjesa

dërrmuese e vendeve anëtare.

Megjithatë Komisioni propozoi për zhvillimin e një dimensioni social të përbashkët për të gjitha

vendet anëtare, për një status social europian të cilat u përfshin në Traktatin e ardhshëm të

Bashkimit Europian – Traktati i Mastrihtit. Statusi social mori goditje nga kundërshtimi me veto

të Britanisë së Madhe, duke mos e bërë pjesë integrale të Traktatit të Mastrihit, megjithatë ky

traktat shënoi një progress të rëndësishëm në fushën e politikave sociale: Së pari, Komisioni u dha

Page 91: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 91 -

fuqinë për të zhvilluar një dialog midis partnerëve social, e cila është jetike për krijimin e një

kornize për negociata të politikave sociale europiane.

Partnerët e ndryshëm social kishin pak të bënin me procesin e hartimit të politikave të përbashkëta

të Bashkimit Europian. Duke u përfshirë në ato negociata, roli i tyre filloi të zgjerohet në mënyrë

të konsiderueshme. Së dyti, disa fusha të politikave sociale u hapën dhe u trajtuan me një votim

shumicë në Këshill, me qëllim që t’i shmangen situatave të bllokimit me veto nga shtetet e caktuara

anëtare (zakonisht vetoja britanike). Së fundi dhe më e rëndësishme, u dakordua nga ana e 11

shteteve për Kartën Sociale, me Britanin e Madhe jashtë saj (Colucci, M., De Smijter, E., Engels,

C., Hendricks, F., Salas, L., 1998, p. 51). Në këtë rast opozita angleze kritikonte në vazhdimësi

qeverinë Thatcher për bllokim të vazhdueshëm të progresit në këtë fushë. Thatcher insistonte se

kjo kartë sociale nuk është asgjë tjetër vetëm se të konsiderohet si “një socializëm që futet nga dera

e pasme”.

Me Britanin e Madhe jashtë, vendet e tjera anëtare ishin në gjendje të avanconin shumë shpejt në

politikat e tyre sociale. Roli i këtyre dy traktateve ishte jashëzakonisht domethënës sepse u

drejtohej vendeve anëtare për të përmirësuar kushtet e punës për punëtorët dhe kushtet e jetesës

brenda kufijve të tyre. Potenconte përmirësimin e statusit të punëtorëve në tregun e përbashkët me

qëllim të sigurimit të zhvillimit ekonomik për të gjithë bllokun. Duke vendosur këto si qëllime,

traktatet gjithashtu theksuan edhe rolin e Komisionit për të vepruar si iniciator i bashkëpunimit të

ngushtë në mes të vendeve anëtare në lidhje me politikat e tyre sociale, në çështjet e punësimit,

kushtet e punës, sigurimeve shoqërore, ligjin e punës, marrëdhëniet industriale dhe sigurinë në

vendin e punës. Megjithëse ky rol i Komisionit ishte më tepër ndihmues dhe këshillues për vendet

anëtare, ajo veproi me një mprehtësi politike që shpesh mori avantazhin me burimet e saj superiore

dhe me akses më të mirë në informata. Për më tepër, Traktati i Romës i jep të drejtë Gjykatës

Europiane për Drejtësi për të interpretuar dhe për të zgjeruar dispozitat që kanë të bëjnë me politika

sociale (Colucci, M., De Smijter, E., Engels, C., Hendricks, F., Salas, L., 1998, p. 51).

Në fakt, Gjykata Europiane e Drejtësisë ishte tejet kritik sa i përketë zhvillimit të politikave sociale

europiane. Traktati i Romës përmbante disa dispozita të politikave sociale që ishin jo operative

ose thjeshtë deklarative2, të cilat mundësonin të jenë subjekt i interpretimeve shumë të ndryshme

2 Për shembull, deklarata për paga të barabarta për burra dhe gratë

Page 92: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 92 -

nga vendet anëtare. Gjykata Europiane e Drejtësisë duke i dhënë forcë këtyre klauzolave të fjetura

në Traktat dhe duke ofruar interpretime autoritative, ajo imponoi harmonizimin mbinacional të

regjimeve të mirëqenies sociale të krijuara në shkallë kombëtare. Për shembull, një zhvillim i

rëndësishëm ishte krijimi i Fondeve Sociale Europiane, të cilat ndihmuan në financimin e

trajnimeve të punëtorëve dhe zhvendosjen e tyre (Leibfried, Stephen and Paul Pierson, 2003, p.

36).

Në përgjithësi, autoriteti i vërtetë për të gjitha politikat sociale ishte në duart e vendeve anëtare

dhe se e vetmja mënyrë e trajtimit të politikave të mirëqenies sociale në nivel të bllokut europian,

ishte momenti i mosfunksionimit të tregut të përbashkët. Vetëm në këtë rast, Komisioni Europian

ishte aktiv në vendosjen e lidhjeve për një axhend të propozuar sociale dhe të domosdoshme për

të gjitha vendet anëtare në mënyrë që tregu i përbashkët ekonomik të funksiononte pa pengesa

(Leibfried, Stephen and Paul Pierson, 2003, p. 36). Megjithatë, deri në vitet 1990, shumë

propozime të fushës sociale që u bënë nga ana e Komisionit Europian, janë bllokuar nga pengesa

dhe kërkesa e votimit unanim të të gjitha vendeve anëtare3. Kjo gjendje mori fund me rastin e

nënshkrimit të Traktatit të Mastrihit, e cila përjashtoi kërkesën për votim unanim të të gjitha

vendeve anëtare, duke aplikuar procesin e votimit në shumicë4.

Realizimi më i madh në politikat sociale të periudhës së para nënshkrimit të Traktatit të Mastrihit,

ishte njohja e nevojës për harmonizimin e të gjitha politikave sociale në nivel kombëtar. Realizimi

më i madh në fushën e mirëqenies sociale ishte njohja e nevojës për harmonizimin e të gjitha

politikave sociale në nivel kombëtar. Kjo ishte pasojë e drejtpërdrejtë e Traktatit të Romës, e cila

kërkonte një treg të përbashkët të ndërtuar në këto parime: liria e kapitalit për të lëvizur në mes të

vendeve anëtare, industritë mund të zhvendoseshin dhe kanë lirinë e plotë në promovimin e

biznesit të tyre. Punëtorët mund të ndjekin zhvendosjen e industrive dhe kanë të drejtë të gjejnë

punë jashtë vendeve të tyre anëtare. Punëtorët kanë të drejtë të ruajnë dhe gëzojnë pretendimet e

tyre për përfitime sociale, ngado që shkojnë.

3 Theksuam më lartë, rastin kur Britania e Madhe përdorte të drejtën e vetos për të bllokuar nismat e përbashkëta

sociale në kuadër të Bashkimit Europian.

4 Vlen të ceken takimet e fundit në mes të kryeministrit britanez dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimt Europian, me qëllim

të arritjes së disa marrëveshjeve për të shmangur daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian (Brexit). Një

nga kërkesat e kryeministrit Kameron, është rivendosja e së drejtës së vetos për politikat e BE-së që nuk janë në interes

të Britanisë së Madhe. Shumë studiues tërheqin vërejtje se një precedent i tillë, mund të shkaktoj një efekt domino

edhe tek shtetet tjera anëtare të Bashkimit Europian.

Page 93: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 93 -

Bashkimi Europian ndërmori masa legjislative për të siguruar harmonizimin e këtyre politikave

sociale. Ndër masat e para të cilat u trajtuan ishin ato me emigrantët dhe të drejtat e tyre për

sigurime shoqërore; pastaj për barazinë gjinore për të cilën u miratua edhe një Direktivë për pagesë

të barabartë për burrat dhe gratë në marrëdhënien e punës e cila ka vlerë të barabartë. U ndërmorrën

masa në parandalimin e diskriminimit në punë të punëtorëve në vendet e ndryshme anëtare. Për

herë të parë shtetet anëtare u detyruan të pranojnë dispozitat në të cilat përfshihet shëndeti dhe

siguria e punëtorëve, i cili u konsideru si tejet i rëndësishëm për tregun e brendshëm (Wood, David

M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 57).

Qëllimi ishte të mbrohen punëtorët të ekspozuar ndaj elementeve kimike, biologjike. Pastaj në të

u përfshi një mbrojtje e veçantë për punëtoret që ishin shtatëzëna, të ushqyerit me gji, si dhe për

punëtorët e rinjë. Qëllimi tjetër ishte mbrojtja e punëtorëve në fushën e ndërtimit dhe shërbimeve,

jashtë vendeve të tyre përkatëse. Direktivë tjetër që rezultoi ishte detyrimi i punëdhënësit që të

njoftojë paraprakisht punonjësit e vet lidhur me ndryshimet e synuara në marrëdhëniet e punës.

Kjo bëri thirrje edhe për kohën e punës, për periudhat e pushimeve për punëtorët, për pushimin

javor dhe atë vjetor (Wood, David M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 57). Karta e të Drejtave

Sociale (1989)5 ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të mëvonshme, e cila u propozua nga

Komisioni Europian.

Ky propozim u shoqërua me debate të ashpëra, shpesh u kundërshtua nga Britania e Madhe nën

udhëheqjen e Margaret Thatcher, megjithatë ajo u miratua nga shumica e shteteve të tjera anëtare.

Karta e të Drejtave Sociale ishte vetëm një deklaratë e parimeve që vlenin vetëm për punëtorët dhe

jo për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian, megjithatë kjo shënoi një hap të rëndësish drejt

zhvillimit të shtetit social (Wood, David M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 57). Përherë të parë,

politikat e mirëqenies sociale u ngriten në nivelin e barabartë me politikat ekonomike në kuadër të

Bashkimit Europian. Kjo pati një korrelacion të theksuar në mes të zhvillimit ekonomik, integrimit

në tregun e përbashkët dhe zhvillimit të sistemeve të qëndrueshme sociale, drejt një harmonizimi

social.

5 Karta e të drejtave sociale u miratua me 9 dhjetor 1989 me një deklaratë të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit

Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe. Kjo kartë u bazua në parimet themelore mbi të cilat bazohet ligji i

punës në Bashkimin Europian dhe i hapi rrugë zhvillimit të një modeli social të përbashkët në vitet e ardhshme. Të

drejtat themelore sociale u zhvilluan më tej në Kartën e të drejtave themelore të Bashkimit Europian, e cila u bë

ligjërisht detyruese për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës më 1 dhjetor 2009.

Page 94: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 94 -

Me nënshkrimin e Traktatit të Mastrihit (1992)6, u hodhën bazat e një bashkimi më të plotë

ekonomik, monetar dhe politik. Ky Traktat lejoi zhvillimin e mëtutjeshëm të politikave sociale,

një progres i tillë nuk mund të bllokohej nga një veto e Britanisë së Madhe. Pa Britanin e Madhe,

mirëqenia sociale u zgjerua edhe tej sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve. Tani në kuadër të saj

përfshiheshin kushtet e punës, barazia gjinore, mundësia dhe trajtimi i barabartë në punë.

Ky Traktat i mundësoi Bashkimit Europian që të bëhet arkitekti kryesor në zhvillimin e politikave

sociale së bashku me partnerët e tjerë social (Zeff, Eleanor & Ellen Pirro, 2000, p. 38). Traktati i

Mastrihit, theksoi nevojën e dialogut social dhe mundësoi rishikime të mëdha në fushën e

politikave sociale europiane të cilat ndihmuan që të zhvillohet shteti social në kuadër të vendeve

anëtare të Bashkimit Europian, në vitet në vijim.

Protokolli social i Bashkimit Europian është një nga instrumentet më të rëndësishme të politikave

të mirëqenies sociale. Protokolli social përfaqësonte një përkushtim të vendeve anëtare për të

krijuar dispozita të ngjajshme sociale për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian. Në një kuptim

tjetër Protokolli Social përfaqëson edhe një hap të madh në krijimin e shtetit social në Bashkimin

Europian. Siç e kemi potencuar edhe më sipër të gjitha politikat sociale në Bashkimin Europian

fillojnë me një konsultim paraprak të shteteve anëtare. Këtë detyrë e realizon Komisioni Europian,

i cili njofton shtetet anëtare për një çështje të caktuar përmes letrës së gjelbërt. Letra e gjelbërt7

përmban pyetje të Komisionit Europian për çështjen e caktuar, e cila kërkon përgjegjje nga vendet

anëtare që të japin komente dhe sygjerime, të cilat janë tejet të rëndësishme para fazës së lëshimit

të dokumentit të bardhë. Ky dokument është një deklaratë e gjetjeve të Komisionit Europian për

çështjen e caktuar e cila është në trajtim. Pas lirimit të letrës së bardhë, Komisioni Europian mund

të propozojë legjislacion të ri.

6 Traktati i Mastrihtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Europian, pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin

2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët europiane, Euro. Negociatat për traktatin e Mastrihtit lindën

me vullnetin për të realizuar mes shteteve anëtare të Komunitetit, një integrim në sektorin e politikës ekonomike,

përmes një përputhjeje të fortë ekonomike të vendeve anëtare, përmes hedhjes në qarkullim të një monedhe të vetme

europiane. Traktati i Mastrihtit nuk është i rëndësishëm vetëm sepse shënon hapin e parë konkret drejt Bashkimit

Ekonomik dhe Monetar, por sepse nëpërmjet tij u kalua në Komunitetin Europian dhe në Bashkimin Europian, u

përforcua bashkëpunimi mes shteteve anëtare në fushën e politikës së jashtme dhe arrihet në konceptin e qytetarit

europian. 7 Letra e gjelbërt është dokument i publikuar nga Komisioni Europian për të nxitur diskutim mbi çështje të caktuara

në nivel europian. Ata ftojnë palët përkatëse (organe ose individë) të marrin pjesë në procesin e konsultimit dhe të

debatojnë mbi bazën e propozimeve që ata vëjnë përpara.

Page 95: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 95 -

Politikat sociale së bashku me tregun e përbashkët janë pjesë e procesit të bashkëvendimarrjes të

përcaktuar me Traktat të Mastrihit. Sipas kësaj procedure Komisioni Europian paraqet një

propozim për politikat sociale tek Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Europian. Në këtë rast,

Parlamenti Europian jep mendim e vet mbi propozimin në fjalë tek Këshilli i Ministrave. Pastaj

Këshilli përmes një votimi në bazë të shumicës, paraqet një pozicion të përbashkët për propozimin

në fjalë. Procesi i votës së shumicës zëvendëson procesin e mëparshëm kur për çështjet sociale

kërkohej një votë unanime mbrenda Këshillit.

Ky propozim përfundimtar që vjen nga Këshilli së bashku me një qëndrim përfundimtar të vetë

Këshillit të Ministrave, i dërgohet Parlamentit Europian, i cili më pastaj mund të vendos në bazë

të tre opcioneve: E para, ajo mund të miratojë qëndrimin e përbashkët të Këshillit dhe në këtë

form propozimi të bëhet ligj; Së dyti, ajo mund të mos merr asnjë veprim për tre muaj deri sa

Këshilli të miratoj propozimin, një lloj prolongimi; dhe së treti, Parlamenti Europian mund të

refuzojë propozimin për politikat sociale me një shumicë apsolute të votave dhe të njoftojë

Këshillin për qëndrimin e vetë (Wood, David M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 40). Në rastet kur

Parlamenti Europian bënë refuzimin e propozimit për një çështje të caktuar, atëherë formohet një

komision i përbërë nga anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe një numëri të barabartë të anëtarëve

në Parlamentin Europian. Gjatë këtij procesi diskutohen dallimet në propozim, lejohen sugjerime

për ndryshime në propozim.

Në qoftë se propozimi përsëri nuk kalon në Parlamentin Europian me një shumicë absolute, dhe

komisioni nuk dakordohet me propozim ndryshimet në fjalë, atëherë Këshilli i Ministrave duhet

të votojë unanimisht për të vënë propozimin në fuqi. Këto propozime të Bashkimit Europian,

marrin formën e direktivave dhe rregulloreve. Në rastin e parë kemi të bëjmë me direktivat e

lëshuara në nivel të Bashkimit Europian, por që janë të nevojshme për t’u zbatuar nga shtetet

anëtare nëpërmes ligjit të tyre nacional. Në anën tjetër, rregulloret janë të zbatuara në nivel të

Bashkimit Europian dhe janë të detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian

(Wood, David M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 40). Një rol të rëndësishëm në gjithë këtë proces

të politikave sociale, luan edhe Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe partnerët e tjerë social europian.

Interpretimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë është kryesor në interpretimin e traktateve të

Bashkimit Europian. Gjykatës i është dhënë aq shumë hapësirë për të vepruar, me qëllimin e vetëm

zgjerimin e fuqisë së Bashkimit Europian. Kjo është veçanërisht e vërtetë në lidhje me Traktatin e

Page 96: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 96 -

Mastrihut dhe Protokollin Social. Gjykata Europiane e Drejtësisë ka fuqinë për të zgjidhur çështje

të ndryshme kontestuese midis subjekteve të ndryshme që janë në konflikt ligjor.

Çdo herë kur vjen në pikëpyetje ligjshmëria e një akti ligjor në shtetin anëtar, atëherë Gjykata

Europiane e Drejtësisë duhet të interpretoj traktatet e Bashkimit Europian dhe të përcaktoj nëse

veprimi është i ligjshëm (Wood, David M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 41). Gjykata Europiane

e Drejtësisë në të kaluarën ka marr një qëndrim pro-Bashkimit Europian në shumë prej

interpretimeve të saja, veçanërisht në fushën e regjimeve të mirëqenies sociale. Në kuadër të

Bashkimit Europian rol të rëndësishm luan edhe dialogu social në mes të qeverive dhe atyre që

preken drejtpërdrejt nga ligjet nga fusha e politikave sociale. Ky dialog social zhvillohet në mes të

Institucioneve të Bashkimit Europian, qeverive kombëtare dhe partnerëve social. Ky dialog social

është i rëndësishëm sepse nxitë bashkëpunimin e ngushtë në mes të biznesit, tregut të punës dhe

qeverive.

Qëllimi përfundimtar i dialogut social është zhvillimi i një dimensioni të kohezionit social

europian. Çështjet e tregut të punës janë të lidhura ngushtë me dialogun social, sepse ky i fundit

ndihmon në identifikimin e ngjajshmërive dhe dallimeve në rregullat dhe kushtet e punës mbrenda

shteteve të ndryshme anëtare të Bashkimit Europian (Kluth, 2010, p. 24). Dialogu social ka fituar

rëndësin e vetë pasi Bashkimi Europian garantoi lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe

njerzëve. Ky fakt mundësoi lëvizjen e lirë të biznesit dhe fuqisë punëtore brenda Bashkimit

Europian. Ky dialog social ndihmoi të evidentohen ngjajshmërit dhe dallimet në standarde, në

mënyrë që disa shtete anëtare në Bashkimin Europian të mos kenë një avantazh të padrejtë mbi

shtetet tjera anëtare të Bashkimit Europian. Për shembull, një vend me të ardhura më të ulëta dhe

me më pak kufizime ligjore për ndotjen e mjedisit, mund të tërheqë më shumë biznese për shkak

se ajo është një vend më i lirë për të vepruar bizneset atje (Kluth, 2010, p. 24).

Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian i nënshtrohen dialogut social, sepse ajo krijon një

forum për diskutim të çështjeve të caktuara sociale në vendet e tyre përkatëse. Vendet e reja anëtare

në Bashkimin Europian e gjejnë diaologun social veçanërisht të dobishme për ta sepse ajo lejon

një diskutim të financimit rajonal dhe çështjeve të tjera të cilat ndihmojnë në integrimin e tyre të

plotë në Bashkimin Europian. Dialogu social në Bashkimin Europian ka ndihmuar gjithashtu edhe

në zhvillimin e idesë së një qytetarie sociale europiane, e cila i referohet idesë se çdo qytetar i çdo

vendi anëtar në Bashkimin Europian ka të drejtë për të njejtat përfitime sociale të çdo vendi tjetër

Page 97: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 97 -

anëtar, i cili u dhuron qytetarëve të vet. Kjo nënkupton se një shtetas i Bashkimit Europian është

jo vetëm një qytetar i vendit të tij por në fakt edhe i çdo vendi tjetër anëtar të Bashkimit Europian.

Kjo ide është e sanksionuar edhe me katër liritë e garantuara në Aktin Unik Europian (SEA 1986)8.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë Shqipëria dhe Kosova, me nënshkrimin e

Marrëveshjeve për Stabilizim dhe Asocim, (Shqipëria, është vend kandidat që nga 2014) shënojnë

një marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Europian. MSA ndihmon të dyja vendet të përgatiten

për procesin e integrimit të tyre europian, sepse nëpërmes saj të dyja këto shtete obligohen që të

përafrojnë legjislacionin e tyre me acquis communautaire9 të Bashkimit Europian. Kjo nënkupton

që si Shqipëria ashtu edhe Kosova duhet të përafrojnë politikat e tyre sociale me ato të Bashkimit

Europian, si lëvizja e lirë e punëtorëve, e drejta e pensionit, sigurimet shoqërore, etj.

Bashkimi Europian ka përcaktuar si prioritet ndërlidhjen e zhvillimit rajonal me politikat sociale

me qëllimin e vetëm të mbajtjes së një tregu të vetëm të suksesshëm. Kjo ndodh për shkak të

harmonizimit të fushave tjera me zonat më pak të zhvilluara, një llojë rishpërndarje e pasurisë.

Politikat sociale ndihmojnë të bëhet kjo shpërndarje e të mirave materiale nga rajonet e pasura në

ato më të varfëra. Ideja themelore këtu është se nëse zonat më pak të zhvilluara janë të injoruara

atëherë nuk mund të flasim për një Bashkim Europian i cili do të jetë në gjendje të lëvizë përpara.

Qëllimi i një tregu të vetëm është sigurimi i lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerzëve.

Dallimi në prosperitet dhe në mundësitë e zhvillimit në të gjithë Bashkimin Europian ka për qëllim

të stimulojë lëvizshmërinë ekonomike, pasi njerëzit migrojnë në kërkim të vendeve të punës apo

kompanitë zhvendosin bazat e tyre të veprimit në kërkim të fuqisë më të lirë punuese (Leibfried,

Stephan & Paul Pierson, 2005, p. 17).

Megjithatë, në qoftë se pabarazia ndërmjet regjioneve europiane është shumë e madhe (rajone që

janë të varfëra) atëherë ballafaqohemi me kërcënimin e fragmentimit. Fondi Social Europian

8 Akti Unik Europian (AUE) u nënshkrua në Luksemburg dhe u ratifikua nga parlamentet e vendeve anëtare në 1986.

AI hyri në fuqi në 1 korrik 1987. Rëndësia e këtij dokumenti qëndron ne faktin se ai i dha dinamizëm ngrehinës

europiane nëpërmjet krijimit të tregut të brendshëm më 1 janar 1993. Akti Unik pati gjithashtu rëndësi në forcimin e

rolit të Parlamentit europian, duke mbushur atë deficit demokratik që ishte vënë re në Komunitet. Veç kësaj, Akti

Unik i dha një shtysë të fuqishme aftësisë vendimmarrëse të Këshillit të Ministrave.

Akti Unik Europian ka gjithashtu rëndësi jo vetëm për faktin se amendoi shumë nga dispozitat e Traktatit të Romës,

por edhe se institucionalizoi një formë të re të bashkëpunimit midis vendeve në fushën e politikës së jashtme. 9 Acquis Communautaire është një koncept shumë i rëndësishëm i Bashkimit Europian sepse në të përfshihen të gjitha

traktatet, legjislacioni europian, marrëveshjen ndërkombëtare, standardet, verdiktet gjyqësore, të drejtat fundamentale

si barazia dhe jodiskriminimi.

Page 98: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 98 -

(ESF)10, ka për mandat parandalimin e paraqitjes së këtij fragmentimi. Ky Fond Social Europian

(ESF) u krijua në bazë të nenit 123 të Traktatit të Romës. Roli i tij u zgjerua me Traktatin e

Mastrihit në të cilën janë identifikuar dy qëllime kryesore. Luftimi i papunësisë nëpërmes

politikave specifike të Bashkimit Europian, si dhe kapërcimi i problemeve strukturore me të cilat

ballafaqohen regjionet e veçanta. Fondi Social Europian ka si objektiv të përgjithshëm promovimin

e kohezionit social në mes të regjioneve të ndryshme, me qëllim përmirësimin dhe koordinimin e

politikave rajonale dhe sociale (Matti, 2008, p. 23).

Fondi Social Europian, që nga reformimi i saj nën Traktatin e Mastrihit, financohet direkt nga

buxheti i Bashkimit Europian dhe tani promovon iniciativat e Bashkimit Europian në vend se ato

të shteteve anëtare. Shqetësimi kryesor i Fondit Social Europian vazhdon të jetë çështja e

papunësisë. Vlen të theksohet se shtetet anëtare të Bashkimit Europian, thirren për të zbatuar plane

kombëtare të veprimit në fusha të caktuara të politikave publike, si për shembull punësimin. Shtetet

anëtare duhet të punojnë brenda udhëzimve të caktuara të vendosuar nga Bashkimi Europian, me

qëllim të zbatimit të planeve kombëtare të veprimit në aspektin e punësimit.

Këto plane kombëtare të veprimit kanë për synim adresimin e katër shtyllave apo fushave kryesore:

punësim, ndërmarrësi, përshtatshmëri dhe mundësi të barabarta (Matti, 2008, p. 24). Bashkimi

Europian promovon praktika të punësimit nëpërmes trajnimeve të veçanta për të rinjët e papunë,

për kalimin nga përfituesi social, në i punësuar, trajnim gjatë gjithë jetës, dhe përkrahja e

praktikave të punësimit të individëve nga shkollat profesionale. Planet e veprimit kombëtar

synojnë uljen e kostos financiare dhe problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset, synon të rritë

praktikat e vetëpunësimit, synon të krijoj vende të punës në nivel lokal, si dhe synon të ulë barrën

tatimore mbi punën dhe uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Në pjesën e përshtatshmërisë, këto

plane bëjnë thirrje për pjesëmarrje më të shtuar të partnerëve social dhe investim më të madh në

burimet njerëzore.

Ndërsa tek pjesa e mundësive të barabarta, planet e veprimit kombëtar synojnë të zvogëlojnë

dallimet gjinore, bëjnë orientimin e politikave të mirëqenies kah familja, promovojnë riintegrimin

dhe të drejtat e personave të paaftë në punë (Matti, 2008, p. 24). Bazuar në këto qëllime të

10 Fondi Social Europian (ESF) është mjeti kryesor i Europës në nxitjen e punësimit dhe përfshirjes sociale – duke ju

ndihmuar njerëzve për të gjetur një vend pune (ose një punë më të mirë), integrimin e njerëzve me nevoja të veçanta

në shoqëri dhe për të siguruar një jetë me mundësi të barabarta për të gjithë.

Page 99: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 99 -

përbashkëta vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë punuar në drejtim të realizimit të këtyre

planeve që janë miratuar kujdesshëm për të trajtuar problemet e veçanta sociale. Kontribut të

veçantë në këtë fushë luajnë edhe ekspertët e Bashkimit Europian, të cilët këmbëngulin se janë

bërë përparime të rëndësishme në fushat e politikave regjionale dhe në politikat sociale.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për përparim të mëtejshëm.

Në këtë kontekst, Karta Sociale Europiane shihet si një projekt i plotë që trajton politikat sociale

dhe regjionale. Është më se e vërtetë se zhvillimi multi-regjional, i menduar në Traktatin e

Mastrihit, ka ndihmuar përpjekjet për të rritur dhe mbështetur rritjen ekonomike në Bashkimin

Europian. Bashkimi Europian e konsideron zgjerimin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor si

prioritet të saj dhe se politikat e bashkëpunimit regjional të vendeve kandidate11 vazhdojnë të jetë

një çështje gjithnjë më e spikatur në agjendën e Bashkimit Europian. Kjo është për shkakun se këto

shtete anëtare të ardhshme nga Ballkani Perëndimor, ka të ngjarë të jenë përfituesit kryesorë të

fondeve të tilla.

Procesi i integrimit në Bashkimin Europian të këtyre vendeve potenciale, shoqërohet me një

bashkëpunim më të ngushtë në mes vete dhe me një zhvillim rajonal më të theksuar.Të dyja vendet,

Shqipëria dhe Kosova po mbështeten në procesin e reformave të ndryshme dhe përafrimit të

legjislacionit përmes ekspertizës dhe instrumenteve të ndryshme financiare të miratuara gjatë

viteve. E gjithë kjo mbështetje ka për objekt ndërtimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Kjo

arrihet përmes forcimit të stabilitetit politik, zhvillimit ekonomik dhe dialogut social. Të dyja

vendet janë duke përfituar nga BE në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si

dhe në zhvillimin e një ekonomie të tregut të lirë përmes bashkëpunimit regjional.

Qytetarët europianë ende nuk e kanë një kuptim të qartë rreth fushëveprimit të institucioneve të

Bashkimit Europian. Shumë studiues e theksojnë se kjo ndodh edhe për shkak se deri kohët e

fundit, këto institucione kanë vepruar kryesisht jashtë ose mbi jetën e qytetarëve. Parlamenti

Europian është institucioni i vetëm i Bashkimit Europian, ku qytetarët votojnë direkt për

përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Traktatet e Mastrihut dhe Amsterdamit kanë zbatuar masa që rrisin

ndikimin dhe fuqinë e Parlamentit Europian. Megjithatë institucionet si Këshilli i Ministrave si

dhe Komisioni Europian, vazhdojnë ta kenë fjalën përfundimtare në procesin e vendimarrjes. Të

11 Me datë 24.06.2014, Shqipëria është vend kandidat në Bashkimin Europian, nderisa Kosova nuk është. Gjatë vitit

2015, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizim asocimit (MSA) me Bashkimin Europian.

Page 100: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 100 -

dy këto institucione administrohen dhe përfaqësohen drejtpërdrejtë nga qeveritë kombëtare të

vendeve anëtare ose përmes kompetencave të emërimit të tyre. Për këtë arsye demokracia brenda

Bashkimit Europian është e shprehur në mënyrë të tërthortë.

Një fakt interesant ndodhi rreth viteve të 90-ta ku nga zgjedhjet nacionale në të gjithë Europën,

ndodhën ndryshime dhe ndërrime dramatike të pushtetit politik. Partitë socialdemokrate, të cilat

tradicionalisht njihen si mbështetëse të zhvillimit të shtetit social pësuan humbje të mëdha

elektorale, dhe kjo ndikoi në zhvillimin e mëtejmë të politikave sociale në nivel të Bashkimit

Europian (Teague, 2009, p. 42). Megjithatë, politikat e përbashkëta të vendeve anëtare lidhur me

monedhën unike, tregun e përbashkët, reformat ekonomike, buxhetin etj, detyruan që programet e

ndryshme sociale të qëndrojnë dhe të vazhdojnë edhe përkundër profilit të djathtë të partive

politike në pushtet.

Divergjenca në mes të qytetarëve të Bashkimit Europian janë në rritje si rezultat i menaxhimeve

joefikase, paketave shtrënguese dhe rritjes së përceptimit publik për institucionet e Bashkimit

Europian, si institucione joefikase, burokratike dhe korruptive (Teague, 2009, p. 42). Polarizimi

është rritur edhe në nivel kombëtar mbi rolin e Bashkimit Europian, dhe përceptimit në rritje se

institucionet e saj në vazhdimësi janë duke rrezikuar dhe po e cenojnë hapur sovranitetin kombëtar.

Një fakt i tillë u ka shkuar përshtati partive politike ekstreme të cilat kanë përdorur këto përceptime

publike për t’i përshtatur me agjendën e tyre të veçantë politike.

Studiues të ndryshëm tërheqin vërejtjen lidhur me rolin e institucioneve të Bashkimit Europian,

sidomos të Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Në rastin e parë, Këshilli

i Ministrave përfaqëson interesat kombëtare të shteteve anëtare dhe shpesh duhet të mbështeten në

kompromise apo të arrijnë një konsensues të përbashkët lidhur me një çështje të caktuar. Në rastin

tjetër, Gjykata Europiane e Drejtësisë merrë vendime të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në jetën e

qytetarëve të Bashkimit Europian. Gjyqëtarët e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, pavarësisht

ekspertizës së tyre, ndajnë një sfond të përbashkët profesional ligjor dhe kulturor.

Aftësia e tyre vendimarrëse është rritur nga rregullat të cilat mundësojnë kalimin e vendimeve

ligjore bazuar në një shumicë të thjeshtë, ndryshe nga rasti i Këshillit. Përveç kësaj, debatet dhe

vendimet e tyre për çështjet e caktuara realizohen në një fshehtësi të plotë. Opinionet individuale

si dhe votat e gjyqëtarëve nuk janë në dispozicion për shtetet anëtare apo për institucionet e tjera

të Bashkimit Europian (Teague, 2009, p. 42). Kjo mënyrë ruan konfidencialitetin e punës së

Page 101: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 101 -

gjyqëtarëve nga shtetet anëtare dhe nga presionet e ndryshme, duke i liruar ata që të kryejnë

detyrën e tyre me përgjegjësi të plotë, për të zgjidhur çështjen e caktuar, pavarësisht përpjekjeve

nga ana e akterëve territorial dhe sektorial për të ndikuar në vendimarrjen e tyre. Së fundi, vendet

anëtare dhe qytetarët europian e gjejnë veten duke konkuruar me interesa të fuqishme në

kontrollimin e politikave të mirëqenies sociale. Bashkimi Europian ushtron pushtetin e saj më të

madh vendimarrës në arenën ekonomike, përderisa tregu/biznesi është duke e rritur gradualisht

ndikimin e vetë në arenën politike. Ky rol me ndikim nga ana e tregut/biznesit është

jashtëzakonisht i fuqishëm në përcaktimin e drejtimit të ardhshëm të shtetit social europian, në të

cilin zëri sovran i vendeve anëtare dhe qytetarëve të tyre duhet shpesh të “luftojnë” për t’u ndigjuar

(Iain Begg, Fabian Mushövel and Robin Niblett, 2015, p. 79). Bashkimi Europian është një entitet

kompleks, unik dhe mbikombëtar, i dizajnuar në këtë mënyrë me qëllim të lëvizjes së shteteve

anëtare drejt një qëllimi të përbashkët, atë të bashkimit më të ngushtë. Traktatet e ratifikuara

parashtrojnë akte legjislative në formë të rregulloreve dhe direktivave në të cilat Bashkimi

Europian duhet të veprojë. Këto rregullore identifikojnë si kufizimet ashtu edhe përgjegjësitë

ligjore të Bashkimit Europian. Traktatet janë projektuar nga vendet anëtare për të përcaktuar zonat

kombëtare të sovranitetit dhe në të njejtën kohë, inkurajojnë integrimin më të ngushtë të vendeve

anëtare. E tërë kjo lidhje në mes të ekonomisë, tregut të brendshëm dhe politikave sociale në nivel

europian dhe kombëtar është e bazuar në ligj. Një pengesë e natyrshme në këtë proces është fakti

se vija që ndan kufizimet dhe përgjegjësitë e Bashkimit Europian shpesh bëhet e paqartë.

III.4. Metoda e Hapur e Koordinimit

Definimi i metodës së hapur të koordinimit nuk është një detyrë e lehtë. Për definimin e MHK-ës

ne përdorim fjalë të tilla si standardet, piketat, praktikat më të mira. MHK fillon nga ideja se çdo

shtet anëtar i Bashkimit Europian ka historinë e saj të dallueshme, dhe dëshiron ta drejtojë shtetin

e vet social sipas rrugës së vetë. Edhe pse ata përballen me sfida dhe rreziqe të përbashkëta, asnjë

shtet nuk dëshiron uniformitet shoqëror dhe të gjitha shtetet qëndrojnë kundër bartjes së

kompetencave shtesë kombëtare tek Bashkimi Europian, e lerë harmonizimin për hir të

harmonizimit. Zgjidhja është në një lloj të qeverisjes së butë nga objektivat. Metoda e hapur e

koordinimit është shpikur në takimin e Lisbonës në mars të vitit 2000. Metoda e hapur e

Page 102: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 102 -

koordinimit është një proces shumëshkallëshe: E para, shtetet anëtare definojnë qartë dhe bien

dakord në mënyrë reciproke për zbatimin e objektivave. Pastaj mbi një bazë të rregullt, praktikat

më të mira identifikohen për secilën nga këto objektiva. Duke shpresuar se secili shtet anëtar do të

përpiqet të mbush hendekun ndërmjet praktikës së vet dhe praktikave më të mira nga secili objektiv

(Gizelis, Globalization, Integration, and the European, 2005, p. 114). Metoda e Hapur e

Koordinimit është afër asaj që quhet “vizorja e konkurencës politike” (Gizelis, Globalization,

Integration, and the European, 2005, p. 114). Performanca e shteteve anëtare me juridiksione të

ndryshme bëhet mjaft krahasuese andaj votuesit duke bërë krahasimin kuptimplotë mes

juridiksioneve, mund të shpërblejnë apo sanksionojnë qeveritë e tyre. Metoda e Hapur e

Koordinimit përfshinë udhëzime të fiksuara, që përcaktojnë treguesit dhe monitorimin periodik.

Janë dy lloje të treguesve për të cilat është rënë dakord: primar dhe sekondar. Në fokus primar

përfshihen varfëria financiare, pabarazia e të ardhurave, variacioni rajonal në normat e punësimit,

të papunët afatgjatë, papunësia, kualifikimi i ulët arsimor, jetëgjatësia, dhe shëndeti.

III.5. Financimi i shtetit social në Bashkimin Europian

Sipas Pestieau (2001) ekziton një numër i burimeve të financimit të shtetit social në vendet e

Bashkimit Europian. Këto burime janë:

1. Taksat e përgjithshme mbi të ardhurat – taksa direkte dhe indirekte;

2. Kontributet për sigurim social nga punëdhënësit/punonjësi – programe sociale të rezervuara në

mënyrë individuale apo të vëna në një fond të përgjithshëm për të financuar sistemin e

mbrojtjes sociale në tërësi;

3. Taksat e veçanta – taksa e energjisë apo tatimi mbi të ardhurat duke formuar një “kontribut

solidariteti” drejt financimit të sistemeve të mbrojtjes sociale;

4. Pagesat e drejtpërdrejta dhe tarifat për mallrat dhe shërbimet publike;

5. Shpenzimet e taksave – zbutja e taksave ndaj arsimit privat, sigurimit shëndetësor dhe skemave

pensionale.

Tabela 26, paraqetë strukturën dhe zhvillimin e financimit të mbrojtjes sociale në kuadër të

vendeve të Bashkimit Europian dhe në disa vende të Ballkanit Perëndimorë. Në tërësi, kontributet

Page 103: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 103 -

e punëdhënësve dhe punonjësve përbëjnë burimin më të madhë të financimit të sistemeve të

mbrojtjes sociale në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë vitit 2000, llogaritet se rreth 70% e

financimit të mbrojtjes sociale në Bashkimin Europian është si rezultat i kontributdhënies nga

punëdhënësi dhe punëmarrësi (Pestieau, 2006, p. 52). Duhet të theksohet se kjo strukturë

mbizotëruese e financimit të programit të mbrojtjes sociale në Bashkimin Europian, bazohet në

tregun e punës dhe bashkë-menaxhohet nga sindikatat e punëtorëve dhe punëdhënësit. Në rastin e

shpenzimeve sociale, ne kemi potencuar edhe elementin e konvergjencës. Ne mund të flasim për

trende të konvergjencave me rastin e financimit të sistemeve të mbrojtjes sociale: rritje të

komponenteve të tatimit të financave, reduktim në kontributet e punëdhënësve, veçanërisht për

kategori të caktuara të punëtorëve (të rinj, të pakualifikuar). Shpërndarja e fondeve të shtetit në

krahasim me kontributet mbi të ardhurat, është në rritje në shumicën e vendeve të Bashkimit

Europian. Ky trend i njohur edhe si “fiskalizim” është veçanërisht e dukshme në vendet europiane

jugore dhe në Luksemburg (Ferrera, Modernising the European Social Model, 2004, p. 25). Në të

njejtën linjë, disa vende europiane kanë prezentuar një “taksë solidariteti” të re në përpjekje për të

mbuluar deficitet në programet e mbrojtjes sociale.

Tabela 4. Financimi i mbrojtjes shoqërore në vendet e Bashkimit Europian dhe në vendet e

Ballkanit Perëndimorë. Burimi: Eurostat (2015).

Page 104: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 104 -

Krijimi i kontributeve të përgjithshme sociale në Francë dhe i taksës së solidaritetit mbi paga në

Belgjikë, është një përpjekje për të zgjeruar bazën e taksës mbi të cilën tradicionalisht janë

financuar skemat e mbrojtjes sociale. Këto taksa janë menduar si një masë në rritjen e të ardhurave

të kapitalit dhe në veçanti zëvendësimit e të ardhurave. Pjesa e kontributeve të punëdhënësit ka

pësuar rënie, veçanërisht në vendet ku ajo ishte tejet e rëndësishme. Presioni për uljen e mëtejshme

është në rritje. Reformat janë përqendruar në shkurtim selektive.

Problemet e papunësisë kanë bërë reduktime në kontribute për ata njerëz me të ardhura të ulëta

dhe për punëtorë të rinj. Këto shkurtime janë vërejtur në Francë, Belgjikë, Irlandë dhe Britani të

Madhe. Paradoksalisht, prirja drejt fiskalizimit ndonjëherë shoqërohet me një prirje drejt zhvillimit

të skemave aktuariale, ku kontributet dhe beneficionet janë të lidhura ngushtë, si në sigurimet

private (Kluth, 2010, p. 41). Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e pensioneve dhe kujdesit

shëndetësor.

Efektet e ndryshme të punës specifike të punëdhënësit si dhe kontributet e sigurimeve sociale të

punëtorëve janë objekt i debateve të ndryshme dhe i një numri të madh të studimeve politike.

Taksimi i punës specifike shpesh konsiderohet të jetë regresive, dëmton konkurencën dhe

punësimin. Si pasojë, shtetet janë gjithnjë në kërkim të burimeve alternative të financimit,

veçanërisht nëpërmjet fiskalizimit të sitemeve sociale. Shpresa e shteteve sociale është që të kenë

një strukturë të financimit që është më pak regresiv, që nënkupton më pak pengesa dhe që

mbështetet në një bazë më të gjerë se sa ajo e tanishmja.

Nga pikëpamja e financave publike, taksimi i pagave është vetëm një taksë e sheshtë mbi të

ardhurat e punës. Në disa shtete ekzistojnë vija të kuqe të cilat përcaktojnë nivelet e të ardhurave

përtej së cilës norma tatimore margjinale bie në zero. Po ta krahasojmë këtë taksë regresive me një

taksë progresive mbi të ardhurat personale atëherë një taksë e tillë e pagave është më pak

rishpërndarëse. Jo vetëm që është një barrë relative e taksave të njejta për njerëzit me të ardhura të

ulëta dhe mesatare, por ajo mund të ulet për individët me të ardhura të larta.

Gjithashtu është argumentuar se financimi i mbrojtjes sociale përmes taksimit të punës specifike

ka një efekt negativ në aftësinë konkurruese të një shteti. Sa më e lartë të jetë kjo barrë, më pak

konkurruese do të jenë bizneset në raport me bizneset nga shtetet e tjera të cilat aplikojnë barrë më

të ulët të taksave. Ky qëndrim është i lidhur ngusht me nocionin e konkurrencës fiskale si dhe

dampingut social (social dumping), ku vendimet për investime ndikohen shumë nga kostoja e

Page 105: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 105 -

inputit të punës (Koster, 2008, p. 14). Një argument i tillë mban në qëndrim punën e pakualifikuar,

paga më të ulëta që ballfaqohen vazhdimisht nga konkurrenca me vendet që kanë nivele të ulëta të

mbrojtjes sociale dhe kostove më të ulëta të punës. Kjo ka detyruar që disa shtete anëtare të

Bashkimi Europian të aplikojnë shkurtime të taksave nga lista e pagave për punën e pakualifikuar.

Në një numër të madh të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, prej kohësh kontributet nga

sigurimet shëndetësore konsiderohen si një nga burimet financiare më të veçanta të sigurimeve

shoqërore. Në fillim këto burime krijonin përshtypjen se ishin të mjaftueshme për të financuar në

tërësi sigurimet shoqërore. Në të vërtetë, një gjë e tillë ishte e mundur me krijimin e fondeve të

cilat do të përdoreshin në rast të kohërave të vështira. Kontributet e sigurimeve shoqërore janë të

ndara sipas funksionit: ndihma familjare, dalja në pension, beneficionet e papunësisë etj. Sot

shumica e fondeve janë varfëruar. Specifikacioni i kontributeve të sigurimeve shoqërore mund të

shpjegohet në dy mënyra. Së pari, sigurimet shoqërore u bashkë-menaxhuan nga sindikatat e

punëtorëve dhe organizatat punëdhënëse. Së bashku ata vendosën sasinë e beneficioneve, normat

e kontributeve si dhe investimet në fonde. Së dyti, kontributet sociale konsideroheshin si krejtësisht

të ndryshme nga taksat (Kananen, 2014, p. 9). Për shkak se ato janë të ndara dhe se shuma e

kontributeve të paguara nga një punëtorë, përcakton shumën e beneficionit të tij. Ka studime

empirike të ndryshme që përpiqen të vlerësojnë përceptimin e punëtorëve dhe punëdhënësit ndaj

këtyre taksave mbi pagat.

Tatimi në paga (payroll tax)12 është akoma sot burimi kryesor i financimit të mbrojtjes sociale në

Bashkimin Europian. Të vetme përjashtime në mos aplikimin e këtij burimi janë Irlanda dhe

Danimarka. Në shumicën e vendeve, tatimi i pagave është një pjesë integrale e kompaktit të

sigurimeve shoqërore e cila përfshin sindikatat e punëtorëve dhe organizatat puëndhënëse.

12 Payroll tax janë tatimet e vendosura mbi punëdhënësit ose punonjësit. Janë zakonisht të llogaritura si një përqindje

e pagave që punëdhënësit paguajnë për personelin e tyre. Në përgjithësi ndahen në dy kategori: ndalesat nga paga e të

punësuarit, si dhe taksat e paguara nga punëdhënësi në bazë të pagave të punonjësve.

Page 106: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 106 -

III.6. Llojet e mbrojtjes sociale

Nuk ekziston një model i vetëm, unik, i shtetit social në kuadër të Bashkimit Europian dhe as në

vendet e Ballkanit Perëndimorë. Çdo shtetë anëtar ka modelin e vet që është produkt apo rezultat

i kulturës së saj politike, shoqërore dhe zhvillimit të saj ekonomik. Ekziston një numër i

taxonomive të shtetit social të cilat përcaktojnë karakteristikat specifike të funksionimit të tyre. Në

këtë rast do të përqendrohemi në taxonominë që bazohet në dy karakteristika: në bujarinë dhe në

rishpërndarjen e programeve. Interesi kryesor i dallimit të llojeve të programeve të mbrojtjes

sociale janë implikimet e ndryshme që ato kanë në aspektin e efikasitetit, barazisë dhe

qëndrueshmërisë politike.

Shumica e sistemeve të mbrojtjes sociale përfshijnë një përzirje të transfereve që dallojnë nga të

qenit në para apo në lloj tjetër si dhe nga lloji i formulës së përfitimit. Janë të njohura tri formula

themelore: beneficionet e menduara-testuara; tarifat e fiksuara të beneficioneve; si dhe

beneficionet e lidhura me të ardhurat, të cilat dikush mund të shtojë subvencionet publike për

blerjen e mallrave apo shërbimeve private (Matti, 2008, p. 37). Për të gëzuar beneficionet e

menduara-testuara, një familje duhet të tregojë se të ardhurat e saj janë nën një nivel të caktuar.

Kompensimet e mirëqenies si RMI (Revenu Minimum d’Insertion) në Francë, Minimex në

Belgjikë apo beneficionet plotësuese (suplementare) në Britani të Madhe janë beneficionet të

menduara-testuara, më të cilat përkrahen të gjithë individët që kanë të ardhura të ulëta dhe nuk

janë në marrëdhënie pune.

Ekzistojnë dy formula të përfitimeve të testuara të cilat njihen si kategorike. Me këto beneficione

kategorike janë paguar të gjithë ata që bien në një kategori të veçantë (të moshuarit, familjet me

fëmijë, të papunët dhe kështu me rradhë), pavarësisht të ardhurave të tyre (Matti, 2008, p. 37).

Beneficionet e kategorisë së parë janë ato që janë uniforme dhe që nuk janë të lidhura me

kontributet e kaluara. Dikush mund të flasë për karakterin “universal” të këtyre programeve të cilat

ofrojnë beneficione të barabarta: qasje e barabartë në shërbimet e kujdesit shëndetësor për të gjithë,

shtesat për fëmijët të cilat u takojnë të gjitha familjeve me fëmijë.

Lloji i dyte i kategorisë së beneficioneve janë përfitimet e lidhura me të ardhurat. Sot ka një sërë

programesh që ofrojnë beneficione të mvarura nga kontributet mbi të ardhurat e kaluara. Të gjitha

Page 107: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 107 -

shtetet anëtare të Bashkimit Europian aplikojnë politika publike të llojeve të ndryshme sa i përketë

shpenzimeve të tyre sociale. Për shembull, shteti amerikan shpenzon për kujdesin shëndetësor sa

shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Megjithatë, ka një dallim të madh në hartimin

e politikave shëndetësore. Në shtetet anëtare të Bashkimit Europian, kujdesi shëndetësor është një

program universalistik, i barabartë dhe përfitues të së cilës janë të gjithë. Në të kundërt, në Shtetet

e Bashkuara të Amerikës, shpenzimet publike mbi kujdesin shëndetësor janë të ndara në një

program universal për të moshuarit (medicare), në një program të menduar-testuar për të varfërit

(medicaid) dhe në subvencione tatimore për kujdesin shëndetësor privat për të punësuarit nga

sektori privat.

Siç e kemi theksuar më lartë Esping-Andersen (1990) në librin e tij “Three world of welfare

capitalism”, dallon tre modele të ndryshme të shtetit social, të cilat ai i emërton si regjime të shtetit

social, të cilat korespondojnë me tre përzirjet e ndryshme të formulës së beneficionit dhe bujarisë

në shpenzime.13

Së pari, shtet social “liberal” kemi aty ku predominon asistenca e menduar-testuar. Beneficionet

arrihen kryesisht në një klientelë të familjeve me të ardhura të ulëta. Vendet që aplikojnë këtë

regjim të shtetit social dallohen me rregulla të drejta, të ashpra, shpesh të stigmatizuara dhe se

beneficionet janë zakonisht modeste. Shembuj të këtij modeli janë SHBA, Kanada dhe Australia.

Regjimin e dytë të shteteve sociale e aplikojnë vendet si Austria, Franca, Belgjika dhe Gjermania.

Këto vende janë shtete sociale të fuqishme ‘korporatiste’ ndaj forcës së tregut dhe e shoqëruar më

status dhe shtresë sociale.

Shtetet me regjime të tilla të mirëqenies lënë pak hapësirë për sigurimet private dhe karakterizohen

me një rishpërndarje të vështirë. Regjimi i trëtë i shtetit social është i tipit “socialdemokrat”, më të

cilën karakterizohen vendet skandinave, në të cilën parimi i universalizmit të të drejtave sociale

mbizotëron. Ajo tenton të jetë mjaft bujare dhe rishpërndarëse, dhe ky model është tejet i ngarkuar

me një barrë të madhe të shërbimit social.

Esping-Andersen (1990) përdor konceptin e ‘de-komodifikimit” të mbrojtjes sociale, që do të thotë

se shërbimet janë kryer dhe transferimet bëhen si një çështje e së drejtës, pa u mbështetur fare në

13 Gjithashtu, shih Svallfors (1997) i cili analizon i cili analizon qëndrimet mbi rishpërndarjen dhe dallimet në të

ardhura, në tetë vendet perëndimore dhe në këtë bazë zhvillon taksonomin e vet të shteteve sociale: Social Demokrate

(Suedi/Norvegji), konservatore (Gjermani/Austri), më liberale (US/Canada) dhe radikale (Australia/Zelanda e re).

Page 108: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 108 -

treg (Esping-Andersen, The three worlds of welfare capitalism, 2013, p. 20). Duke përdorur një

sërë treguesish, ai ndërton një shkallë të de-komodifikimit dhe në përputhje me rrethanat vlerëson

shtetet sociale të mostrës së tij. Tabela 5.2 rendit 12 shtete sipas rezultatit të dekomodifikimit të

tyre. Të gjitha vendet e “reja” anglo-saksone janë të përqendruara në fund të indeksit të tij; vendet

skandinave janë në krye; në mes janë shtetet kontinentale europiane disa prej të cilave si Blegjika,

Holanda janë në afërsi të grupit nordik. Vini re se renditja e vendeve ka të ngjarë të ndryshojë

varësisht nga programet që ato ofrojnë. Për më tepër, taxonomia e shteteve sociale sipas Espin-

Andersenit nuk është lloji i vetëm i përcaktimit të dallimeve dhe grupimeve. Një dallim tjetër i

sistemeve sociale shpeshherë i bërë është ai në mes të sistemeve Bismarckian dhe Beveridgean

(Purton, 1996, p. 79).

Në të parën, kontributet e dhëna përmes punësimit gjenerojnë të drejtën për beneficione dhe

beneficionet janë të lidhura ngushtë me profesionet dhe të ardhurat. Nga ana tjetër, sistemi

Beveridgean siguron të gjithë individët e së njejtës kategori me të drejtën për një nivel bazë të të

ardhurave me një tarifë të pavarur dhe fikse të të ardhurave.

Fillimisht, Beveridge kishte argumentuar se të gjithë duhet të paguajnë të njejtin kontribut dhe të

marrin të njejtin beneficion. Nga ana tjetër, Bismark ishte në favor të një skeme të beneficioneve

e lidhur me të ardhurat, por pa ndihmesë/asistencë në të ardhmen. Natyrisht ka disa mbivendosje

midis tre regjimeve të Esping-Andersen dhe dihotomisë Beveridge-Bismarck. Në fakt, shkalla e

dekomodifikimit rritet nga bujaria (sasia e shpenzimeve) dhe rishpërndarjes së sistemit (siç është

sistemi Beveridgean).

Tabela 5. Rangimi i rolit të shtetit social. Pikët e de-komodifikimit. Burimi: Esping-Andersen

(1990).

Vendi Pikët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës 13.8

Irlanda 23.3

Britania e Madhe 23.4

Italia 24.1

Franca 27.5

Gjermania 27.7

Finlanda 29.2

Austria 31.1

Belgjika 32.4

Holanda 32.4

Page 109: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 109 -

Danimarka 38.1

Suedia 39.1

Por përse studiuesit janë të shqetësuar më një taksonomi të tillë të shteteve sociale? Janë të paktën

tre arsye. Në varësi të regjimit të shtetit social, ndikimet mbi pabarazinë në të ardhura dhe varfëri,

mbi përkrahjen dhe qëndrueshmërinë politike mund të ndryshojë shumë.

Është e rëndësishme të theksohet se një sistem i mbrojtjes sociale mund të definohet nga shkalla e

rishpërndarjes dhe bujarisë së saj. Të parat karakterizohen nga niveli i beneficioneve të dhëna për

të gjithë ose nga parametrat e mjeteve të menduara-testuara. Të dytat mund të përfaqësohen edhe

me pjesën që ndahen nga GDP për shpenzimet sociale (Purton, 1996, p. 79). Ky dallim është i

rëndësishëm në rastet kur bëhen krahasime të shteteve të ndryshme sociale.

Kohët e fundit, një numër i studiuesve kanë bërë një dallim më pragmatik të shteteve sociale

veçanërisht të tipit europian dhe amerikan. Qëllimi i tyre është për të shpjeguar dallimet në politikat

e rishpërndarjes midis shumicës së shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe Shteteve të

Bashkuara të Amerikës. Në vend të përqendrimit në tradita dhe të kaluarën historike, ata e bazojnë

shpjegimin e tyre në rolin e vetëpërmbuhsjes së preferencave të tyre, besimeve dhe normave të

tyre të sjelljes.

Duket gjerësisht e pranuar se rishpërndarja është e mbështetur më lehtë në qoftë se fokusi është në

fat të keq dhe jo në përgjegjësinë individuale ose në qoftë se ajo mbulon varfërinë e nxitur nga

ngjarjet ekzogjene më tepër se nga deprivimi që rezulton kryesisht nga përtacia (Adema, 2009, p.

62). Nganjëherë pohohet se europianët vënë më shumë peshë (më shumë probabilitet) sesa

amerikanët në shkaqet e rastit sesa në përgjegjësinë individuale, në mënyrë që të shpjegojnë

varfërinë dhe privimin. Natyrisht, kjo hamendje nuk mund të testohet empirikisht në mënyrë të

qartë. Benabou dhe Tirole (2005) përdorin konceptin e disonancës kognitive (njohëse) për të

shpjeguar besimin individual në një botë të drejtë. Ata tregojnë se duke filluar nga të njejtat kushte

fillestare, shoqëria mund të zhvillohet në dy drejtime të ndryshme dhe do të përfundojnë në dy

modele të kundërta të shtetit social.

Modeli i partë është i karakterizuar nga një prevalencë e lartë e besimit në një botë të drejtë së

bashku me një politikë publike relativisht të tipit laissez-faire. Të dy karakteristikat mbahen

reciprokisht dhe gjenerojnë një pikëpamje optimiste për botën. Modeli i dytë i shtetit social

Page 110: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 110 -

karakterizohet nga pesimizimi më realist dhe ka tendencë të jetë më bujar, dhe e cila nga ana tjetër

zvogëlon nevojën e individëve për të investuar në besime pozitive. Në këtë shtet social ka më pak

stigmatizim mbi të varfërit: ky model nuk e fajëson varfërinë për mungesën e përpjekjeve apo për

fuqinë e vullnetit (Bénabou, Roland, and Jean Tirole, 2005, p. 38).

Bisin dhe Verdier (2001) përqendrohen më tepër në ndërveprimin midis politikave të

rishpërndarjes dhe besimeve etike, veçanërisht e ashtuquajtura “etika e punës”. Besimet etike nuk

janë të dhëna, por evoluojnë me kalimin e kohës, të nxitura pjesërisht nga edukimi i prindërve.

Prindërit përpiqen të zhvillojnë besimin tek fëmijët e tyre në bazë të besimeve të tyre.

Rishpërndarja është zgjedhur me votim të shumicës në një mjedis ku puna etike e individt mbetet

informacion privat.

Zgjidhja përfundimtare dhe afatgjate e ekuilibrit të rishpërndarjes mund të varet apo jo nga

preferencat fillestare të rishpërndarjes. Ka raste kur ekuilibrat e shumtë rezultojnë nga kushtet e

njejta fillestare, disa me rishpërndarje më bujare dhe disa pa një rishpërndarje të tillë. Përgjatë

linjave të njejta, Lindbeck (1995) analizon ndërveprimin midis dekurajimit të shtetit social dhe

evolucionit të etikës së punës. Po ashtu, Hassler et al. (2003) na dërgojnë në ekuilibra të shumtë të

rishpërndarjes. Ata studiojnë një model dinamik me një përsëritje të votimit: agjentët votojnë mbi

shpërndarjen e të ardhurave deformuese duke ditur se votat e tyre do të kene influencë në votimin

e periudhës së ardhshme. Këto modele janë teorike.

Ka edhe studime të tjera që përpiqen për të provuar ndryshimet në besimet dhe normat midis

Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shembull, Alesina et al. (2001) paraqetë një

studim të përcaktuar të politikave shtetërore të mirëqenies sociale. duke arritur në përfundimin se

asnjë nga faktorët ekonomikë, politikë dhe sociologjik të shqyrtuar nuk mund të shpjegojnë

dallimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës. Shpjegimi duhet të gjendet diku

tjetër. Sipas anketës botërore të vlerës, më pak se 40 përqind e amerikanëve besojnë se fati i

përcakton të ardhurat, ndërsa kjo përqindje është afër 60 përqind për italianët, spanjollët, gjermanët

dhe francëzët (Pestieau, 2006, p. 74). Këto janë vetëm disa mostra përfaqësuese të punës me qëllim

për të shpjeguar shfaqjen e dy tipeve të shtetit social, pa përdorur atë që disa studiues i konsiderojnë

si supozime ad-hoc: dallime ekzogjene në vlera, tradita apo preferenca.

Page 111: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 111 -

III.7. Sfidat e krijimit të shtetit social në Bashkimin Europian

Bashkimi Europian është rezultat i një procesi të qëllimshëm të ndërtimit të institucioneve të saj

në bazë të sundimit të ligjeve. Traktatet e ratifikuara nga vendet anëtare të Bashkimit Europian

përbëjnë bazën e fushëveprimit efikas të institucioneve të përbashkët. Gjykata Europiane e

Drejtësisë, si interpretuesi autoritativ i ligjit të BE-së, ruan aftësinë e zhvillimit të politikave

publike, sidomos të politikave sociale. Që nga viti 1980, Gjykata Europian e Drejtësisë ka luajtur

një rol të rëndësishëm me vendimet e tyre në rregullimin e bujqësisë, mbrojtjen e mjedisit dhe

politikat industriale (Mishra, 2014, p. 61). Shtetet anëtare ende mbajnë një rol të fuqishëm dhe

bindës në vendimarrjen e Bashkimit Europian, por në rrafshin kur bëhet fjalë për integrimin

ekonomik, ndikimi i Gjykatës është dukshëm i qartë.

Shumë studiues tërheqin vëmendjen se integrimi europian ndodh, në një masë të madhe nëpërmjet

bashkimit me ligj. Dokumentet ligjore janë dominante në nivel të Bashkimit Europian dhe ato

shërbejnë si masa detyruese ndaj subjekteve të ndryshme politike (Ana M. Guillen & Margarita

Leon, 2011, p. 24). Për këtë arsye, integrimi bëhet përmes një koleksioni të ndërlikuar të

vendimeve ligjore. Kjo rezulton me një nivel të lartë të rregullimit ekonomik, konkurencës dhe

reformave të tregut të brendshem të politikave sociale europiane. Çështjet ekonomike dhe ato

sociale prekin çdo aspekt të qeverisjes në nivel të vendeve anëtare, andaj Gjykata Europiane e

Drejtësisë mban autoritetin e tij interpretues. Për shembull, konkurenca e çrregulluar ndikon në

integrimin ekonomik edhe mbi politikat sociale nacionale.

Ky fenomen ndodh, në rastin kur kemi paga të ulëta atëherë bizneset kërkojnë për të fituar një

avantazh konkurrues dhe për të sfiduar konkurentët e tjerë në regjionet me paga më të larta.

Bizneset që paguajnë punëtorët e tyre me paga të larta, janë të kërcënuar nga bizneset që ofrojnë

shërbime me një staf që paguhet me paga të ulëta. Kjo shkakton një rënie në fitim, sepse bizneset

kërkojnë të rinegociojnë marrëveshjet me sindikatat për të shmangur humbjet në fitim (Ana M.

Guillen & Margarita Leon, 2011, p. 24). Liberalizmi konkurues mund të gjurmohet në vendimet e

Bashkimit Europian, të cilat nxisin rritjen e nivelit të integrimit ekonomik ndërkufitar, përmes

inkurajimit të tregtisë së përbashkët, punësimit, investimeve dhe konsumit të mallrave.

Page 112: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 112 -

Ky proces ka për qëllim të fragmentoj edhe interesat ekonomike kombëtare duke përmirësuar

pozitën e institucioneve autoritare të Bashkimit Europian, përmes ndërtimit të një mjedisi të

qëndrueshëm, si dhe duke legjitimuar rolin e saj në këtë arenë. Një fakt tjetër i rëndësishëm është

se tani shumë subjekte qoftë ekonomike apo politike i drejtohen institucioneve të Bashkimit

Europian për zgjidhjen e problemeve të tyre, në vend se të mbështeten vetëm në qeveritë e tyre

kombëtare.

Politikat kombëtare sociale janë prekur ndjeshëm nga një proces që studiuesit e Bashkimit

Europian, shpesh i referohen si përhapje, një zhvillim që ndodh kur kufijtë kombëtar janë të hapur

për të inkurajuar integrimin ekonomik. Në këtë arenë të madhe europiane kemi një lëvizje të plotë

të punës dhe kapitalit përtej kufinjëve të regjioneve apo shteteve, një arenë që ofron një ambient

më konkurues të tregut. Kjo arenë e përbashkët europiane ka ndikuar në zvogëlime buxhetore

kombëtare sepse shumë burime të rëndësishme kapitale tanimë pësuan zhvendosje brenda territorit

të Bashkimit Europian.

Në të njejtën kohë, shtetet anëtare me politikat e tyre të brendshme të mirëqenies sociale, shtuan

interesimin e shumë përfituesve të tjerë të beneficioneve sociale. Këta dy faktorë shtuan tensionin

mbi buxhetet kombëtare të shteteve të tyre duke shtuar presion të madh mbi qeveritë e tyre për të

marrë në konsiderim reforma jopopullore ndaj programeve të ndryshme sociale, veprime këto që

nxisin pakënaqësi qyetatare (Anton Hemerijck, Verena Dräbing, Barbara Vis, Moira Nelson,

Menno Soentken, 2013, p. 16). Problem tjetër është mobiliteti i punëtorëve. Në zonat ku pagesat

janë më të larta për punët e kryera, rritet një lëvizshmeri ndërkufitare të punëtorëve të kualifikuar

dhe të aftë drejtë tregjeve konkurruese, duke i lënë shtetet anëtare të ballafaquara me mungesë të

kuadrove profesionale dhe me aftësi shumë të pakta në organizimin e programeve sociale për

kthimin e investimit të tyre. Andaj, ekonomitë lokale si dhe institucionet publike të shteteve

anëtare, shpesh e gjenjë veten të kufizuar në përmbushjen e politikave të tyre sociale, dhe në

krijimin e programeve të reja me efekt parandalues.

Megjithatë, institucionet e Bashkimit Europian po luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e

tregut të punës edhe përkundër faktit se disa shtete anëtare vazhdojnë me xhelozi të ruajnë

programet e tyre sociale, të cilat varen në mbështetjen elektorale të tyre andaj nuk janë të gatshëm

ende për të dorëzuar autoritetin e tyre në këtë fushë. Bashkimi Europian ka arritur disa suksese të

Page 113: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 113 -

jashtëzakonshme në fusha të caktuara, megjithatë kritikët argumentojnë se roli i saj mbetet i

kufizuar në rastet kur preken interesat kombëtare të shteteve anëtare.

Përveç kësaj, shumë studiues kanë theksuar se procesi i integrimit në Bashkimin Europian,

sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor do të pësojë ngadalësim, do të jetë më i gjatë, dhe kjo

paraqitet si rezultat i problemeve me të cilat ballfaqohet BE-ja, siç janë: problemi me emigrantët,

problemi me krizën financiare14, problemet lidhur me sulmet terroriste në Paris si dhe çështja e

ndërlikuar në Ukrainë15, të gjitha këto po ndikojnë që të ketë një proces të ngadalshëm të integrimit

të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Megjithatë, fakt është se edhe vendet e regjionit nuk janë të gatshme në këtë moment për t’u

anëtarësuar në Bashkimin Europian. Përfitimet nga Bashkimi Europian më të mëdha janë në fillim

të procesit të integrimit se sa në fund. Në fund të procesit të integrimit të shteteve potenciale, ato

duhet të dëshmojnë se janë të kualifikuara si dhe kushtet politike dhe sociale brenda BE-së duhet

të jenë të pjekura për një gjë të tillë. Shteti shqiptar dhe kosovar nuk kanë përfunduar tranzicionin,

kanë mospajtime fundamentale për të ardhmen e shtetit, kanë shkallë të lartë korrupsioni, krimi të

organizuar, dhe për atë se çfarë obligime duhet të marrë vendi karshi komunitetit ndërkombëtarë.

Varfëria, papunësia, korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar janë probleme me të cilat po

ballafaqohet i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimorë. Një gjendje e tillë është duke e forcuar

pasigurinë sociale, trazirat politike dhe zhvillimin e ngathët ekonomik. Posaqërisht të rinjët nuk

kanë mundësi punësimi në Shqipëri dhe Kosovë. Për të lehtësuar këto probleme dhe për ta patur

më të lehtë ballafaqimin me to, Bashkimi Europian ofron mbështetje financiare nëpërmes

programeve të ndryshme të saj. BE-ja ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë ndihmë financiare për

Shqipërinë dhe Kosovën përmes programit të Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit (IPA)16 e

cila në mesin e sektoreve tjera numëron edhe ndihmesën në sektorin e edukimit, punësimit dhe

politikave sociale.

Kjo përkrahje është në zhvillimin e trajnimeve efektive profesionale, shërbimeve më të mira

sociale dhe politika më të mira të tregut të punës. Gjithashtu, kjo asistencë përfshihet edhe në

14 Borxhi i madh publik në Greqi.

15 Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

16 Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit, përkrahjen e Bashkimit Europian në reformim në vendet e zgjerimit me

mjete financiare dhe teknike. Përkrahja për Shqipërinë nga Bashkimi Europian në formë të asistencës financiare në

kuadër të IPA II pwr vitin 2014-2020, është 649.4 million Euro,. Ndwrsa pwr Kosovwn, wshtw 645.5 million Euro.

Page 114: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 114 -

zhvillimin e shërbimeve sociale për njerëzit në nevojë, shërbime shëndetësore efikase dhe

shërbime sociale profesionale (Shih, IPA II 2014-2020: Country Action Programms). Të dyja

shtetet si Shqipëria ashtu edhe Kosova, vazhdojnë të kenë mungesa të objekteve adekuate

shëndetësore dhe shërbime tjera sociale rehabilituese për personat në nevojë, persona me të

ardhura të ulëta, persona me aftësi të kufizuara dhe posaqërisht të moshuarit që jetojnë në varfëri.

Përgjatë viteve të dyja vendet përcaktonin prioritete të tjera zhvillimi duke bërë një llojë

anashkalimi dhe mos shfaqje interesi për çështjet sociale. Paradoksi më i madh në këto shtete është

dëshira për të përvetësuar politika sociale të vendeve tjera dhe për t’i aplikuar ato, pa një studim

dhe në shpërputhje me faktorët e brendshëm. Përderisa tek shtetet anëtare të Bashkimit Europian,

vazhdon të ketë një rezistencë karshi një modeli të përbashkët unik social në gjithë Bashkimin

Europian. Kjo rezistencë vie si rezultat i një procesi të gjatë të shteteve anëtare në ndërtimin e

politikave të tyre sociale, sistemeve të tyre sociale dhe në një mënyrë ruajtjes së stabilitetit të tyre

të brendshëm social.

Në Shqipëri dhe Kosovë ka tendencë të përvetësimit të politikave sociale nga vendet e tjera pa

bërë studime dhe zhvillime të tyre. Në mënyrë të veçantë, pavarësisht nga ekzistenca e mbështetjes

së rëndësishme nga shtetet anëtare për më shumë integrim ekonomik, ekzistojnë mosmarrëveshje

të thella mbi standardet dhe kriteret e politikës sociale që duhet të jenë të përbashkëta. Për

shembull, nivelet e ndryshme të zhvillimit ekonomik mes shteteve anëtare të Bashkimit Europian

krijojnë pengesa të frikshme për zhvillimin e përbashkët të politikave të mirëqenies sociale në

nivel të Bashkimit Europian. Këto pengesa krijohen sepse shtetet anëtare më pak të zhvilluara nuk

kanë kapacitete financiare që të përputhin buxhetet e tyre kombëtare me programet sociale të cilat

ekzistojnë në shtetet anëtare më të zhvilluara (Drabing, 2013, p. 34). Andaj, shteti social i

Bashkimit Europian duhet me doemos të jetë ai që është i përballueshëm për të gjithë shtetet

anëtare. Një model i përbashkët i shtetit social në nivel europian rrezikon dhe dëmton seriozisht

sistemet sociale të vendosura dhe të aplikueshme nga shtetet më të përparuara.

Page 115: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 115 -

KAPITULLI IV: NDËRTIMI I SHTETIT

SOCIAL NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Page 116: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 116 -

IV.1. Mbrojtja sociale në Shqipëri

Mbrojtja sociale në Shqipëri e viteve të komunizimit vlerësohej përgjithësisht si mbrojttje që

garantonte nivelin minimal të nevojave bazë. Ky sistem i mbrojtjes sociale nuk kishte kritere të

njejta për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kishte një lloj kategorizimi që iu bëhej qytetarëve shqiptarë,

duke i diferencuar ata në bazë të dallimeve klasore17, në të cilën klasa punëtore ishte më e

privilegjuar. Madje edhe brenda klasës punëtore, grupe të tilla si minatorët, metalurgët, tekstilët

etj, kishin dallime me punëtorë të profesioneve tjera. Kuptohet që privilegjet e një grupi i paguante

pjesa tjetër e shoqërisë, kryesisht fshatarësia (Xhumari, 2003, p. 54).

Pas rënies së komunizmit, në Shqipëri dominuan dy parti të mëdha, socialiste dhe demokratike të

cilat nuk kishin dallime sa i përketë mbrojtjes sociale. Sikurse në vendet e tjera ish-komuniste edhe

në Shqipëri kishte një tendencë drejt ridizajnimit të mbrojtjes sociale në mekanizmat si: sigurimet

shoqërore, sigurimi i kujdesit shëndetësor, ndihma shoqërore për njerëzit në nevojë etj. U paraqit

nevoja që autoritetet vendore të kenë rol më aktiv në trajtimin e problemeve sociale. Me

sanksionimin e decentralizimit që në fillimet e tranzicionit, përgjegjësia morale shoqërohet me

përgjegjësin ligjore për trajtimin e nevojave sociale të komunitetit (Xhumari, 2003, p. 57).

Gradualisht kjo përgjegjësi fillon të institucionalizohet, jo vetëm në legjislacionin e institucioneve

të politikës sociale (Xhumari, 2003, p. 57).

Rasti tipik është institucioni i ndihmës dhe shërbimeve shoqërore i cili ka ndryshuar nga viti 1993

deri më sot, me idenë e rritjes së rolit të komunitetit, ku rolin kryesor e ka qeverisja vendore e cila

duhet të planifikojë, sigurojë shërbimet shoqërore dhe të zhvillojë e koordinojë rrjetin e akterëve

lokalë që veprojnë në këtë fushë. Më konkretisht, në Ligjin nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën

dhe shërbimet shoqërore”, neni 17, pika 1: “Bashkitë dhe komunat administrojnë të gjitha

shërbimet shoqërore për individë që janë banorë të atij qyteti apo komune “ (Xhumari, 2003, p.

57).

17 Ideologjia marksiste ka nw themel luftwn e klasave, ndonwse propagandon barazinw pwr tw gjithw qytetarwt. Nw

Shqipwri grupet dhe individwt qw nuk i bindeshin partisw komuniste, nuk pwrfitonin nga programet e mbrojtjes

sociale si: kujdesi shwndetwsor, arsimor, etj.

Page 117: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 117 -

Tabela 6. Treguesit kryesorë makroekonomik të Shqipërisë. Burimi: INSTAT, Banka e

Shqipërisë, Ministria e Financave, FMN.

Treguesit/Vitet 2006 2007 2008 2009 2010 2011

Rritja reale vjetore e PBB në

përqindje

5.4 6 7.7 3.6 3.8 3.4

PBB me çmime korente në

milionë lekë

882,209 966,651 1,087,867 1,153,000 1,223,850 1,270,038

Numri i të punësuarve (në mijë) 934 935 970 899 917 930

Përqindja e papunësisë 13.8 13.4 12.6 13.75 13.49 13.26

Përqindja e inflacionit (v/v) 2.5 2.9 3.4 2.3 3.6 4.0

Deficiti i buxhetit (me grantet,

në përqindje të PBB-së)

-3.1 -3.5 -5.7 -7 -3.1 -2.1

Borxhi publik (në përqindje të

PBB-së)

55.9 52.2 55.9 59.6 58.4 59.2

Borxhi i jashtëm (në përqindje

të PBB-së)

17.2 14.4 18.3 23.38 25.1 24.8

Kursi mesatar i këmbimit,

lekë/dollar

98.1 90.4 83.9 95.0 104.00 100.26

Kursi mesatar i këmbimit,

lekë/euro

123.1 123.6 122.8 132.1 137.78 140.6

Në tërësi sistemi ekonomik në Shqipëri, dikur i mbështetur në pronën shtetërore, po kalonte drejt

një tranzicioni në pronën private. Filluan privatizimet e ndërmarrjeve shtetërore, gjë që ndikoi në

tregun e punës.

Kishte një rritje graduale të të punësuarve në sektorin privat dhe kishte rënie të vazhdueshme të të

punësuarve në sektorin shtetëror. Këto transformime të ekonomisë nga një ekonomi e centralizuar

në një ekonomi tregu, ndikoi në rritjen e shkallës së papunësisë në Shqipëri. Në qoftë se mëparë

punëdhënësit shtetëror detyroheshin të punësonin pavarësisht nga nevoja për fuqi punëtore, një

praktikë e tillë filloi të mënjanohej, në një masë të konsiderueshme nga privatizimi (Xhumari,

2003, p. 75). Punëdhënësit privatë nuk kishin interes të mbanin fuqi të tepërt punëtore për shkak

të kushteve të reja që u diktonte konkurrenca në ekonominë e tregut (Xhumari, 2003, p. 75).

Reformat e privatizimit dhe proceset e liberalizmit sollën transformimin e strukturës së prodhimit

kombëtar, ulen ndjeshëm prodhimin bujqësor (Xhumari, 2003, p. 76).

Papunësia u bë një nga problemet sociale më të mëdha të tranzicionit në Shqipëri.

Page 118: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 118 -

Tabela 7. Shkalla e papunësisë në Shqipëri. Burimi: Anketa e Forcave të Punës 2007-2015,

INSTAT.

Vitet 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015

Shqipëri

15-29 19.8 24.7 21.9 22.5 21.9 26.0 27.2 32.5 33.2

30-64 10.7 10.0 10.4 10.8 11.1 10.0 13.1 13.3 12.5

15-64 13.5 13.2 13.8 14.2 14.3 13.8 16.4 17.9 17.5

15+ 13.4 13.1 13.8 14.0 14.0 13.4 15.9 17.5 17.1

Femra

15-29 22.8 25.5 21.6 23.8 22.8 28.4 29.7 35.6 32.3

30-64 10.7 9.1 8.5 8.3 10.0 10.4 14.6 14.0 12.2

15-64 14.4 12.7 12.2 12.8 14.0 15.2 18.3 19.7 17.5

15+ 14.3 12.5 12.2 12.6 13.6 14.6 17.8 19.2 17.1

Meshkuj

15-29 15.8 23.8 22.2 20.7 20.6 22.0 23.6 27.4 34.7

30-64 10.6 11.2 12.9 14.0 12.4 9.5 11.2 12.3 12.9

15-64 12.2 13.9 15.9 15.9 14.7 12.0 13.8 15.5 17.4

15+ 12.2 13.7 15.8 15.9 14.4 11.7 13.5 15.2 17.1

Karakteristikë e papunësisë në këtë periudhë tranzicioni është papunësia afatgjate, e cila ka prirje

rritjeje nga viti në vit (Xhumari, 2003, p. 80). Të papunët afatgjatë përbëjnë grupin më problematik

sepse fillojnë të humbasin lidhjet me mjedisin e punës dhe e kanë më të vështirë të përshtaten në

një punë të re, edhe nëse do ta gjejnë atë në të ardhmen (Xhumari, 2003, p. 81).

Kjo papunësi e lartë solli me vete varfërinë në mesin e grupeve të ndryshme sociale. deri në fillim

të viteve 1990, mbrojtja sociale në Shqipëri bazohej në disa institucione kryesore të cilat patën

zhvillime specifike në fillimet e tranzicionit, si në vijim:

1. Institucioni i sigurimeve shoqërore

2. Institucioni i pagës së mbrojtur

3. Institucioni i përkrahjes sociale

4. Një rrjet shërbimes sociale, arsimore e shëndetësore i kufizuar për grupe të caktuara:

fëmijët jetim, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, të vendosura në 22 qendra

rezidenciale, të shpërndara në qytetet kryesore të vendit (Xhumari, 2003, p. 92).

Në kuadrin e mbrojtjes sociale në Shqipëri, institucioni i sigurimeve shoqërore ka historinë më të

gjatë. Fillimet e saj janë që nga koha e Ahmet Zogut, i cili kishte vendosur përherë të parë sistemin

Page 119: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 119 -

e pensioneve për ushtarakët dhe nëpunësit e administratës shtetërore. Karaktersitikë e këtij sistemi

ishte karakteri kontributiv me një fond dhe administrim të veçantë.

Pas luftës së dytë botërore Shqipëria mori në përkrahje familjet dhe të afërmit e dëshmorëve të

luftës nacional çlirimtare, invalidët e luftës. Institucioni i pagës së mbrojtur kishte më tepër

karakter politik, ishte më tepër një zgjidhje politike sesa një zgjedhje socioekonomike e kohës.

Rritja e shkallës së papunësisë, kryesisht si rezultat i dështimit të ndërmarrjeve shtetërore bëri që

organizatat sindikale të bëjnë presion mbi qeverinë që të zhvillojë program social në mbështetje të

të papunëve. Ky program garantonte një sasi të ardhurash në masën 80 përqind të pagës për

punëtorët e ndërmarrjeve shtetërore të mbyllura, duke vazhduar marrëdhëniet e punësimit

(Xhumari, 2003, p. 109).

E metë e këtij programi social ishte se nuk kishte një bazë të kritereve dhe një afat kohor, për

personat që ishin përfitues të saj. Ky program nuk parashihte një nxitje të personave përfitues për

të qenë aktiv në kërkim të vendit të punës.

Institucioni që zëvendësoi pagën e mbrojtur ishte programi për përkrahjen sociale për personat që

dilnin të papunë nga zbatimi i reformës ekonomike18. Tani në këtë fazë shteti shqiptar përcakton

një bazë të kritereve se kush mund të jetë përfitues i këtyre fondeve. U bë kategorizimi i grupeve

përfituese, u përcaktua afati kohor prej 12 muajve si dhe shuma e beneficionit në masën 70 përqind

të pagës mesatare të vitit të fundit të punës, e cila në 6 muajin e dytë shkonte deri në 90 përqind të

pagës minimale (Xhumari, 2003, p. 114).

Për shkak të krizës ekonomike shteti shqiptar detyrohet që këtë program ta ndryshojë. Me ndihmën

e organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore, Organizata ndërkombëtare e Punës (ILO),

Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Komisioni Europian, Banka për Zhvillim

dhe Rindërtim, etj, ndihmuan në zhvillimin e programeve sociale në Shqipëri. Këto përvoja

ndërkombëtare ndërtuan në Shqipëri një sistem të mbrojtjes sociale të integruar, në të cilën

përfshiheshin: sigurimet shoqërore, sigurimet e kujdesit shëndetësor, përkujdesit dhe ndihmës

sociale etj.

18 Ligji nr.7521, datw 30.11.1991 “Pwr pwrkrahjen sociale pwr personat qw dalin tw papunw nga zbatimi i

reformws ekonomike”.

Page 120: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 120 -

Tabela 8: Sistemi i mbrojtjes shoqërore në Shqipëri (Xhumari, 2003, p. 120).

Kjo përvojë ndërkombëtare kishte për qëllim të bënte më të qëndrueshëm sistemin e mbrojtjes

sociale në krahasim me periudhat e saj të mëparshme. Tani qëllimi ishte të vetëdijësosheshin

qytetarët se shteti nuk do të zgjidh përfundimisht problemet e tyre. Pastaj që mbrojtja sociale

fillestare e ofruar nga shteti ishte e përkohëshme që kishte për qëllim të kapërcejnë fazën kritike

dhe të vazhdojnë me jetën normale. Ky sistem kishte për qëllim nxitjen e individëve që të jenë më

aktiv në shoqëri.

Në kushtet e shtetit shqiptar të mbështetur në një ekonomi të pastabilizuar e me burime të pakta

financiare, teknike e njerëzore, si pikënisje për reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore u

kërkua të vendosej parimi kontributiv (Xhumari, 2003, p. 191).

Kjo kërkonte që çdo person ekonomikisht aktiv, në sektorin publik apo privat të ekonomisë i

punësuar apo i vetëpunësuar, të ishte i siguruar nga sistemi bazë i mbrojtjes shoqërore (Xhumari,

2003, p. 191). Nga ana tjetër, sigurohej të rritej elementi mbështetës në financimin e sistemit të

sigurimeve shoqërore dhe të reduktohej gradualisht varësia e tij nga shteti (Xhumari, 2003, p. 191).

Sigurimi shoqëror në Shqipëri ka karakter detyrues për të gjithë qytetarët ekonomikisht aktiv dhe

që mbështeten nga kontributet e tyre, nga skemat profesionale. Në këtë rast shteti shqiptar dallohet

MBROJTJA SOCIALE

Skema të përgjithshme

Përfitime familjare

Kujdesi shëndetësor

Ndihmë sociale

Përkujdesi shoqëror

Mbështetja me të ardhura

Sigurime shoqërore

Pensione

Përfitime afatshkurta

Sigurim shëndetësor

Sigurime private

Pensione në bazë

profesionesh

Sigurimi shëndetësor

Page 121: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 121 -

me zhvillimin e këtyre skemave profesionale sipas modelit Bismarkian. Në rastin e Kosovës kemi

skema të përgjithshme që përfshijnë gjithë popullësinë, të mbështetura nga taksat e e përgjithshme

shtetërore, të ndërtuara sipas modelit Beverixh.

Shteti shqiptar u përcaktua për modelin Bismarkian për shkak të detyrimit të vazhdimësisë së

modelit të tyre të mëparshëm, sigurimit shoqëror dhe nevojës për të ruajtur qëndrimin aktiv ndaj

punës. Në rastin e Kosovës kemi një realitet krejtësisht të ri. Administrata ndërkombëtare

(UNMIK) instaloi një sistem krejtësisht të ri të sigurimit shoqëror sipas modelit Beverixhit

(Liberal). Atje nuk kishte vazhdimësi me sistemin e mëparshëm për shkak të shkatërrimit të tij nga

pushtuesi serb dhe rezistencës së shqptarëve ndaj tij.

Në Shqipëri për të siguruar mbulimin e të gjitha shtresëzimeve të reja sociale që krijoheshin,

personat me të ardhura nën pagën minimale, personat të punësuar me kohën nën minimalen e

kërkuar, emigrantët etj. Skema bazë e detyrueshme është plotësuar me skemën vullnetare

(Xhumari, 2003, p. 194).

Sigurimi shoqëror vullnetar zgjeron hapësirën e mbrojtjes sociale për grupe të veçanta sociale dhe

periudha specifike si:

1. Studentët për periudhën e studimeve universitare;

2. Emigrantët shqiptarë që punojnë jashtë shtetit;

3. Të papunët në vend, të cilët kanë një historik sigurie në sistemin e sigurimeve shoqërore,

por që kanë nevojë të plotësojnë periudhën e sigurimit për të marrë përfitimet përkatëse,

pension pleqërie dhe invaliditeti.

4. Të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit për të siguruar përfitime që nuk mbulohen nga skema

e detyrueshme. Së bashku me ta, edhe të punësuarit që mund të sigurohen vullnetarisht për

dyfishin e pensionit minimal të pleqërisë, invaliditetit apo atij familjar. Kjo e drejtë e fundit

përfshinë të vetëpunësuarit në bujqësi të cilët mbështeten nga shteti për plotësimin e masës

së kontributit të tyre (Xhumari, 2003, pp. 194-195).

Pra në qoftë se skema bazë është një skemë e detyrueshme e përgjithshme, komplekse, e

vazhdueshme, përkundrazi skema vullnetare është një skemë e lirë, selektive, për përfitime të

caktuara dhe për periudha kohe të shkëputura (Xhumari, 2003, p. 195). Në Shqipëri bazën e

sigurimeve të detyrueshme shoqërore e përbëjnë kryesisht forcat e punës në sektorin formal.

Page 122: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 122 -

Përderisa popullësia ekonomikisht aktive në sektorin joformal të ekonomisë është e përjashtuar

nga kjo skemë. E metë e kësaj skeme është gjithashtu fakti se edhe brenda sektorit formal,

përfshirja nuk është e plotë sepse jo të gjithë paguajnë kontribute.

Karakteristikë e sistemit të sigurimeve shoqërore është financimi sipas metodës “pay-as-you-go”

realizohet nga kontributet e popullësisë ekonomikisht aktive të cilat shpërndahen për përfitimet e

pjesës tjetër joaktive. Kjo mënyrë financimi në fakt rrit solidaritetin ndërmjet brezave, ku të rinjët

ekonomikisht aktiv kontribuojnë për të moshuarit ekonomikisht pasiv. Përderisa në rastin e

Kosovës sistemi i sigurimeve shoqërore bazohet në metodën e financimit kapital si cili synon

krijimin e një fondi të ardhurash për sigurimet shoqërore mbi bazën e kontributeve individuale.

Ky fond investohet që të jetë në gjendje të mbulojë shpenzimet për përfitime për një periudhë kohe

të caktuar.

Në rastin e Kosovës kemi fondin e Trustit Pensional i cili ka avantazhin sepse përfitimet jane të

lidhura drejtpërdrejtë me kontributin, por që në çdo rast mund të krijohen situata të vështira me

investimet e këtyre fondeve, siç e kishim rastin me krizën financiare ndërkombëtare të vitit 2008

e tutje, ku miliona investime nëpër akcione të kompanive multinacionale u humbën, për t’u

rikthyer pastaj vlera e tyre në vitet e mëvonshme me stabilizimin e tregut global.

Sigurimi i qëndrueshmërisë së një sistemi të mbështetur në modelin “pay-as-you-go” realizohet

kur popullësia e siguruar, domethënë, popullësia ekonomikisht aktive është shumë më e madhe

sesa përfituesit nga sistemi. Kjo lë të kuptohet qartë vartësinë e sistemit nga zhvillimi ekonomik.

Në Shqipëri në këtë periudhë tranzicioni kjo qëndrueshmëri vështirë të sigurohej, si rezultat i

papunësisë masive, i emigracionit në masë të popullësisë në moshe punë dhe zhvillimit të

ekonomisë joformale (Xhumari, 2003, pp. 213-214). Pjesëmarrja e ulët në skemë, jo vetëm që

rrezikon qëndrueshmërinë e sistemit, por mbi të gjitha ve në pikëpyetje garantimin e të drejtave

sociale të shtetasve (Xhumari, 2003, p. 214).

Vlen të theksohet se shteti shqiptar u përpoq të përkrah edhe grupet më të pambrojtura të shoqërisë.

Në këtë përpjekje u hartua programi kombëtar shtetëror për të trajtuar varfërinë (shih Ligjin nr.

7710). Në këtë program u përcaktua si qëllim sigurimi i kushteve minimale të jetesës për

popullatën e rrezikuar nga uria. Nëpërmes të ndihmës sociale synohej zbutja e tensioneve sociale

në vend.

Page 123: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 123 -

Sistemi i ndihmës shoqërore në Shqipëri përbëhet nga:

1. Skema e përgjithshme që siguron përfitime në para për familjet e varfëra, e quajtur skema

e ndihmës ekonomike;

2. Skema e veçantë që siguron përfitime për personat e paaftë nga fëmijëria dhe që nuk

përfitojnë nga sistemi i sigurimeve shoqërore (Xhumari, 2003, p. 280).

Niveli i paaftësië përcaktohet prej një komisioni ekspertësh mjekësor të caktimit të aftësisë për

punë. Ky komision përcakton aftësinë për punë të personave me aftësi të kufizuara që trajtohen

me:

Statusin e të verbërit (deri më 30.05.2001)

Statusin e invalidit paraplegjik e tetraplegjik19

Përfitim paaftësie (Xhumari, 2003, p. 280).

Shteti shqiptar e kishte të vështirë të përcaktojë se kush ka nevojë për ndihmë sociale, për shkak

të përmasave të mëdha të varfërisë. Sikurse në rastin e Kosovës edhe në Shqipëri ndihma sociale

u ofrohej njësive familjare, prej të cilave përzgjidheshin familjet më të rrezikuara dhe të

pambrojtura. Kjo përzgjedhje bazohet nga vlerësimi i nevojave të familjes dhe nga krahasimi i

nivelit të të ardhurave dhe mjeteve të jetesës që ata disponojnë në raport me familjet tjera.

Veçori dalluese e skemës shqiptare është se si njësi bazë përfituese e ndihmës ekonomike u zgjodh

familja dhe jo individi, ndonëse në Kushtetutën e shtetit shqiptar ndihma shoqërore përcaktohet si

një e drejtë sociale e çdo shtetasi (Xhumari, 2003, p. 281). Në të dyja rastet e studimit si në Shqipëri

ashtu edhe në Kosovë ndihma sociale ndahet bazuar në njësi familjare dhe jo në individ, sado që

të dyja shtetet me kushtetutat e tyre garantojnë të drejtat sociale për të gjithë qytetarët. Përcaktimi

për njësi familjare bëhet edhe nga shkaku i mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe profesionale

në të dyja vendet për të menaxhuar skemat e tilla. Pastaj shkalla e varfërisë është shumë e lartë,

sidomos në rastin e Kosovës, ku fatëkeqësisht ende nuk kemi të dhëna të sakta mbi shtrirjen e saj.

Një faktor tjetër me rëndësi janë edhe kufizimet buxhetore që kanë të dyja shtetet. Për shkak të

këtyre kufizimeve është e vështirë për të dyja shtetet që skemat e tyre të ndihmës sociale t’i bazojnë

mbi nevojat e individit dhe jo të familjes. Ekonomia familjare deri në këtë periudhë pa pasur

19 Ligji nr.8626 datw 22.06.2000 “Statusi i individit paraplegjik dhe tetraplegjik”.

Page 124: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 124 -

karakter të theksuar kolektiv ku bashkëjetojnë disa breza në një familje të madhe (Xhumari, 2003,

p. 282). Mbizotëruese në jetën familjare janë traditat patriarkale ku pjesëtarët e familjes nuk kanë

ndonjë pavarësi të madhe nga kryefamiljari (Xhumari, 2003, p. 282).

Tabela 9. Numri i familjeve në ndihmë ekonomike – Rasti i Shqipërisë. Burimi: INSTAT,

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta.

Vitet/Qarku 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2013

Berat 9350 8843 7626 6602 6078 5158 4498

Dibër 16807 15742 12441 12897 13735 13967 15369

Durrës 2648 2348 1699 1575 1469 1442 1398

Elbasan 15078 13621 12010 11879 12205 12849 14677

Fier 5621 4748 4162 4007 4002 3974 4600

Gjirokastër 2412 2121 1406 1892 2131 2332 2929

Korçë 10697 10535 9074 8052 9506 9593 10868

Lezhë 8538 8064 7596 7691 7946 8060 7484

Shkodër 18750 17753 16332 15955 15779 15433 15529

Tiranë 13896 13053 10426 10009 10798 11095 13412

Vlorë 2850 2385 1687 1694 1918 1932 2026

Numri total i

familjeve

118,744 111,317 95,112 93,134 96,894 97,540 92,790

Tabela 10. Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike sipas llojit – Rasti i Shqipërisë.

Burimi: INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta.

Lloji Ndihmë ekonomike e pjesshme Ndihmë ekonomike e plotë

Shqipëri

Total Bashki Komunë Totali Bashki Komunë

72,599 9,705 62,894 33,192 30,202 2,990

Tabela 11. Fondi i ndihmës ekonomike – Rasti i Shqipërisë. Burimi: INSTAT

Viti 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Vlera e ndihmës në mije leke 266,312 256,994 182,897 216,843 331,285 347,465

Page 125: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 125 -

IV.2. Mbrojtja sociale në Kosovë

Si një prej vendeve më të varfra në ish-Jugosllavi, Kosova kishte një ekonomi të pazhvilluar, e cila

u dëmtua edhe më shumë në vitet e 90-ta me rastin e suprimimit të dhunshëm të autonomisë së saj

nga Serbia. Lufta çlirimtare dhe sulmet e NATO-së, ndihmuan Kosovën përfundimisht të çlirohet

nga Serbia në vitin 1999. Që nga paslufta Kosova ka shënuar rritje të vazhdueshme të Bruto

prodhimit vendor (GDP-së), megjithatë jo aq mjaftueshëm për të krijuar vende të reja të punës për

një popullësi kryesisht të re të saj. Vitet e fundit GDP ka shënuar një rritje konstante prej 3.5%,

përderisa Kosova në raport me Shqipërinë ka një inflacion të ulët si rezultat i përdorimit të valutës

Euro dhe prezëncës së ndërkombëtarëve në vend.

Buxheti i saj shënon një rritje të vazhdueshme nga viti në vitë (vetëm për vitin 2017 parashikimi

është të arrihet në 2 miliard Euro), e cila kryesisht mbushet nga dogana dhe taksat në fitim. Ky

buxhet edhe pse në rritje është duke u ballafaquar me mungesa financiare. Në përpjekje për të

kontrolluar këto shpenzime financiare qeveria e Kosovës vitin e fundit ka bërë përpjekje serioze

për të kontrolluar shpenzimet financiare nëpër sektorë të ndryshëm të saj, ka bërë planifikime

financiare duke rritur tatimin në vlerën e shtuar për mallrat e luksit nga vlera paraprake prej 16%

në vlerën 18%, përderisa për ka zvogëluar tatimin në vlerën e shtuar për mallrat bazike (vaj, miell,

sheqer, kripë, dhe për shërbimet e shpenzimit të energjisë, ujit etj) në vlerën 8% si masë lehtësuese

për shportën ushqyese për të gjithë qytetarët e saj.

Megjithatë, Kosova vazhdon të mbetet vendi me shkallën më të lartë të varfërisë në rajon. Po sikur

të mos ishte diaspora e saj e fuqishme dhe dërgesat e larta të saj për çdo vit të cilat përbëjnë një

përqindje të lartë të GDP-së, situata do të ishte edhe më e rëndë. Sikurse Shqipëria, edhe Kosova

ballafaqohet me nivelin e lartë të ekonomisë joformale, duke bërë që ta kemi një pasqyrë joreale

të tregut të punës sepse statistikat mund të mos jenë edhe aq të sakta.

Sa i përketë mbrojtjes sociale në vend, Kosova ka trashiguar disa tipare të sistemit të mëparshëm

të mbrojtjes sociale në ish-Jugosllavi dhe aktivitete joqeveritare gjatë sistemit paralel në vitet 1990,

kryesisht aktivitetet e organizatës humanitare “Nënë tereza”. Sistemi paralel i viteve 1990-ta,

karakterizohej me një solidaritet të lartë për të ndihmuar shtresat më të rrezikuara të popullësisë,

në ushqim dhe veshmbathje. U ofruan shërbime mjekësore dhe arsimore për qytetarët shiqiptarë

të shkëputura nga sistemi serb, dhe tërësisht të financuara nga qytetarët shqiptar dhe nga diaspora.

Page 126: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 126 -

Tabela 12. Treguesit makroekonomik në Kosovë. Burimi Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Treguesit/Vitet 2006 2007 2008 2009 2010

Rritja reale vjetore e PBB në

përqindje

4.0% 4.0% 5.4% 4.0% 4.6%

Shkalla e punësimit sipas

viteve në %

28.7% 26.2% 24.1% 26.1% -

Përqindja e papunësisë 23.3 20.4 21.9 21.7 -

Përqindja e inflacionit (v/v) 1.10% 10.50% 0.50% 0.10% 3.13%

Konsumi i përgjithshëm në

milion

1.414 1.403 1.798 1.911 2.292

Varfëria e përgjithshme 45.1 45.4 42 34.5 29.2

Varfëria ekstreme 16.7 16.8 18 14 8.2

Pas periudhës së luftës 1999, misioni i Kombëve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), rikrijoi

rrjetin e parë të mbrojtjes sociale, duke riaktivizuar Qendrat për Punë Sociale dhe duke lansuar një

skemë fillestare të asistencës sociale që ishte një kombinim i letrave me vlerë dhe ndihmave në

ushqim për shtresat më të rrezikuara të popullësisë20. Në vitin 2001 u themelua Ministria e Punës

dhe Mirëqenies Sociale, e cila fillimisht përbëhej nga dy shtylla kryesore, në Departamentin e

Punës dhe Punësimit dhe në Departamentin e Mirëqenies Sociale. Hartimi dhe zbatimi i politikave

socialem si dhe institucionalizimi i asistencës sociale dhe asaj pensionale ishte në ndikimin e

drejtpërdrejtë të ndërkombëtarëve. Transferimi i këtyre përgjegjësive në duart e vendorëve është

bërë viteve të fundit, edhe pse duhet pranuar se përfshirja e këshilltarëve dhe konsulentëve

ndërkombëtar vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm përsëri. Përkundër zotimeve për

decentralizimin e saj, mbrojtja sociale në Kosovë ka karakteristika të centralizuara, me Qendrat

për Punë Sociale që implementojnë politikat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes

Departamentit të Mbrojtjes Sociale dhe Divizioneve të Asistencës Sociale dhe Shërbimeve

Sociale21.

Të gjitha Qendrat për Punë Sociale të shpërndara në nivel komunal kanë punëtorët social zakonisht

të ndarë në shërbimet sociale dhe në shërbimet e asistencës sociale. Një pjesë e konsideruar e

20 Profili i sistemit të sigurisë sociale në Kosovë. ILO, 2010.

21 Po aty, ILO 2010.

Page 127: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 127 -

buxhetit qendror ndahet për skemat e ndryshme të mbrojtjes sociale, megjithatë Kosova nuk ofron

përfitime për papunësin dhe as skema të përfitimeve për fëmijë.

Tabela 13. Sistemi i mbrojtjes shoqërore në Kosovë (përpunim i autorit).

MBROJTJA SOCIALE NË

KOSOVË

Skema të përgjithshme

Kujdesi Shëndetësor

Shtëpitë e personave të

moshuar dhe pa përkujdesje familjare

Shtëpitë me bazë në komunitet

Instituti Special i Shtimes

Ndihma Sociale

Asistenca sociale

Përkujdesi shoqëror

Skema e nevojave të veçanta

Skema e Invalidëve të luftës dhe të afërmve

të tyre

Skema e familjeve të fëmijëve me aftësi të

kufizuara

Pensione

Pensioni themelor

(moshës)

Pensioni për aftësi të kufizuara

Skema e pensioneve të Trepçës

Skema e Pensioneve të Trupave mbrojtëse të

Kosovës (TMK)

Skema e pensioneve të Forcave të Sigurisë së

Kosovës

Skema e pensionit kontribut-dhënës

Sigurime private

Sigurime shëndetësore

Page 128: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 128 -

Misioni ndërkombëtar në Kosovë instaloi një model të mbrojtjes sociale tërësisht liberal, duke i

dhënë përparësi luftimit të varfërisë përmes skemave të asistencës sociale, të cilat iu paguhen

familjeve të rrezikuara nga fondet që financiohen nga buxheti i shtetit. Ky model njeh dy kategori

të përfituesve: Kategoria e parë, përkrah rastet sociale në të cilat asnjë anëtar nga familja nuk është

i aftë për punë, apo edhe kur i vetmi person i rritur në familje me aftësi pune kujdeset për personin

e paaftë mbi moshën 65 vjeç. Kategoria e dytë përkrah rastet sociale të të rriturve të papunësuar

me një fëmijë më të vogël se 5 vjet apo edhe për fëmiun bonjak me kohë të plotë. Aktualisht numri

i përfituesve vazhdon të bie nga viti në vit, si rezultat i kushtëzimeve të ashpra dhe menaxhimit

më të mirë të procesit nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (shih të dhënat statistikore të

përaqitura në tabelë 15).

Tabela 14. Shkalla e papunësisë në Kosovë. Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Nga sistemi i mbrojtjes sociale të ish-Jugosllavisë, Kosova ka trashiguar disa objekte të kujdesit

rezident, të cilat ofrojnë kualitet tejet të ulët të kujdesit dhe ndodhen në largësi nga qendrat

kryesore të banimit. Një nga këto objekte të kujdesit rezident është edhe Institucioni Special në

qytetin e Shtimes, për kujdes të të rriturve të diagnostifikuar me probleme shëndetësore mentale.

Ky institucion numëron afërsisht 140 banorë dhe vazhdon të jetë i kritikuar nga organizata të

ndryshme për të drejtat e njeriut, për shkak të kushteve jo të përshtatshme të punës dhe kujdesit.

Institucion tjetër është edhe Shtëpia e Pleqve në Prishtinë me afërsisht 110 banorë, e cila po ashtu

është objekt i vërejtjeve nga organizatat e ndryshme për shkak të kushteve jo të përshtatshme të

banimit. Megjithatë, qeveria e Kosovës në parteneritet me organizatat ndërkombëtare është duke

bërë përpjekje për ndërtimin e një rrjeti të shërbimeve me bazë në komunitet.

Page 129: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 129 -

Përqindja e shpenzimeve qeveritare për mbrojtjen sociale ne vitet e pasluftës ishte e vogël në

krahasim me vendet e rajonit dhe deri në vitin 2004 ajo arriti vlerën 12.68%22. Skema e asistencës

sociale e cila mbulon rreth 10% të popullatës, llogaritet të jetë rreth 1.4% të BVP-së deri në vitin

2004. Megjithatë, kjo përqindje ka pësuar ndryshim viteve të fundit, sidomos ne vitin 2016 me

aplikimin e skemave sociale për veteranët e UÇK-ës, planifikimit të sgurimit shëndetësor,

planifikimit të skemave të tjera sociale siç është rasti i grave të dhunuar nga lufta, etj. Nga të gjitha

ministritë e qeverisë së Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është ajo që absorbon

shumën më të madhe të mjeteve financiare. Përderisa, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe

Mirëqenies Sociale është Departamenti i Mirëqenies Sociale me skemën e asistencës sociale e cila

shpenzon mbi 80% të buxhetit të Ministrisë, përderisa Qendrat për Punë Sociale kanë në disponim

një shumë tejet të vogël financiare.

Tabela 15. Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë sociale nga shteti. Burimi: Agjencia e

Statistikave të Kosovës.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ende nuk ka një lidhje të fortë me organizatat

joqeveritare sa i përketë shërbimeve të ndryshme sociale. Me përjashtim të disa projekteve të

vogla, deri më tani nuk është zhvilluar sistemi i kontraktimit të shërbimeve jashtë. Vlen të

përmendet se Kosova ka ndryshuar në tërësi sistemin e mbrojtjes sociale të saj me atë që e kishte

në periudhën e paraluftës. Në periudhën e paraluftës rolin kryesor e kishin organizatat joqeveritare,

përderisa pasluftës sistemi i mbrojtjes sociale në tërësi është i dominuar nga qeveria.

Shteti i Kosovës është duke bërë përpjekje për të decentralizuar shërbimet sociale ku në çdo

komunë ka të krijuar një depatrament të vogël me përgjegjësin për mbrojtje sociale, edhe pse këto

departamente karakterizohen me numër të pakët të punëtorëve, pa përvojë profesionale si dhe me

22 Profili i sistemit të sigurisë sociale në Kosovë, ILO 2010.

Page 130: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 130 -

lidhje jo të forta me Qendrat për Punë Sociale apo me Ministrinë. Këto departamente ofrojnë

asistence në baza ad hoc, ofrojnë ndihmë për qasje në shërbime tjera, dhe në disa raste mbikëqyrje

të strehimoreve. Ajo që është me rëndësi megjithatë sipas Ligjit për Familje dhe Shërbime Sociale,

komunat do të marrin përgjegjësinë për funksionimin e QPS-ve duke ofruar kështu shërbime

sociale dhe familjare për nevojtarë.

Tabela 16. Numri i familjeve që përfitojnë ndihma sociale sipas regjionit. Burimi: Agjencia e

Statistikave të Kosovës.

Prioritetet e identifikuara për këtë sektorë përfshijnë zgjërimin dhe forcimin e programit të

asistencës sociale dhe uljen e shpenzimeve për përfitimet e veteranëve. Mund të veçohen katër

sfida kryesore23:

Kapaciteti i komunave për të marrë përgjegjësinë për QPS-të dhe për të zhvilluar

mekanizma për planifikim social për të ofruar shërbime sociale të qëndrueshme dhe të

përshtatshme, duke përfshirë edhe shërbimet në komunitet.

Kapaciteti për të zhvilluar më tutje rrjetin e asistencës sociale për të zbutur varfërinë në

kushte te limitimeve buxhetore, që mbështesin tregun e punës dhe përfshirjen aktive.

Rëndësia e përcaktimit të standardeve minimale në organizimin dhe ofrimin e shërbimeve

sociale si dhe garantimi i shportës minimale te shërbimeve të volitshme.

Nevoja për të përmirësuar koordinimin në mes të mbrojtjes sociale, shëndetësisë, punësimit

dhe shërbimeve profesionale përmes shfrytëzimit të përbashkët të bazës së të dhënave,

punës së përbashkët, etj.

23 Profili i sistemit të sigurisë sociale në Kosovë, ILO 2010.

Page 131: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 131 -

Figura 6. Organogrami i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë (Burimi, webfaqja zyrtare e Ministrisë).

Page 132: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 132 -

IV.2.1. Përjashtimi social në Kosovë

Prej të gjitha vendeve të rajonit, Kosova ka shkallën më të lartë të varfërisë së përgjithshme. Një

gjë e tilla ka qenë përafërsisht e ngjajshme edhe në vitet e mëhershme, ku popullata e Kosovës më

shumë se çdo pjesë tjetër e Jugosllavisë kishte kushtet më të rënda të jetesës. Varfëria në Kosovë,

e matur me “vijën e varfërisë konsumuese” e cila është aplikuar në terë Jugosllavinë, ka pasur

rënie prej 44.4% në 1978 në 39.8% në 1983, por pastaj është rritur në 81.9% në vitin 1989, që

është shumë e lartë krahasuar me mesataren e Jugosllavisë (23.5% në atë kohë). Pas luftës në

Kosovë, janë bërë tri vlerësime të varfërisë të realizuara nga Banka Botërore dhe Agjencia e

Statistikave të Kosovës. Bazuar në rezultatet e përvitshme nga Hulumtimi i Buxhetit Familjar që

nga paslufta deri në vitin 2006, afërsisht 45% e popullatës së Kosovës jetojnë nën nivelin e vijës

së varfërisë konsumuese, që e përkthyer në vlerën moetare i bie me më pak se 42 Euro në muaj. Si

rezultat i rritjes së pabarazisë sociale në Kosovë, llogaritet se një e pesta e popullatës së Kosovës

ka përjetuar një humbje deri në 10% të forcës blerëse gjatë kësaj periudhe. Niveli i varfërisë është

zvogëluar në vendet urbane por është rritur në ato rurale. Ekzistojnë të dhëna që tregojnë tendencën

e dallimeve regjionale sa i përket varfërisë dhe përjashtimit, ku sipas nivelit të zhvillimit njerëzor

komunat në veri dhe në lindje të Kosovës kanë nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzore.

Grupet më të rrezikuara nga varfëria duket se janë: familjet më të mëdha - sidomos ato me 6 apo

më shume anëtarë; familjet që kanë persona në varësi; familjet ku gruaja është kryefamiljare; të

papunët; ndonëse të rrezikuar janë edhe të vetëpunësuarit dhe ata që punojnë në sektorin e

minierave; të rrezikuar janë edhe ata qe nuk kanë mbaruar shkollën fillore.

Fëmijët përbejnë më shumë se një të treten e të gjithë atyre që jetojnë në varfëri të skajshme në

Kosove, një e dhënë mjaft shqetësuese që kërkon më shume analiza dhe hulumtime, dhe politika

më të suksesshme mbrojtëse. Gjinia, etniciteti dhe të qënit i hendikepuar paraqesin faktorë që

kontribuojnë në rritjen e rrezikut nga varfëria.

Përmirësimi i mundësive në regjionet më pak të zhvilluara, qasja më e mirë në shkolla të mesme,

dhe krijimi i vendeve të reja të punës, duket se do të ishte kombinimi me i mirë për zvogëlimin e

varfërisë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Në periudhë afatshkurtë, rritja e financimit për

skemën e asistencës sociale do ishte një masë shumë e rëndësishme. Po ashtu kërkohet që të ketë

Page 133: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 133 -

politika dhe strategji të qarta për të orientuar intervenimet për zbutjen e varfërisë dhe përjashtimit

social në Kosovë drejtë politikave Evropiane. Në veçanti, zëri i popullatës së varfër duhet të

integrohet brenda politikave nacionale dhe atë në mënyrë sistematike.

Sot gjendja paraqitet pak më e mirë krahasuar me vitet e para të pasluftës. Shkalla e varfërisë është

duke pësuar rënie, megjithatë ajo mbetet e lartë në raport me vendet e rajonit. Sipas të dhënave

preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2015, thuhet se 17.6 për qind e

popullsisë jetojnë në varfëri të plotë, derisa në varfëri ekstreme jetojnë 5.2 për qind e qytetarëve të

Kosovës. Rreth 17.6 për qind e popullatës, sipas statistikave jeton në varfëri të plotë me vetëm

1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme

me 1.30 euro në ditë. Nëse bëhet një mbledhje e thjeshtë del se në Kosovë mbi 22 për qind e

popullatës jeton në varfëri24. Nëse krahasojmë të dhënat e varfërisë me vitin 2014 ku varfëria e

përgjithshme ishte 21.1 për qind, varfëria e plotë në vitin 2015 ka pasur rënie -3.5 për qind. Derisa

nëse krahasojmë rezultatet e varfërisë ekstreme të vitit 2015 me rezultatet e të dhënave të varfërisë

të vitit 2014 kur varfëria ekstreme ishte 6.9 për qind, në vitin 2015 kemi zvogëlim të varfërisë

ekstreme për 1.7 për qind. Konsumi i varfërisë është i lidhur ngushtë me aktivitete ekonomike të

ekonomisë familjare në veçanti statusi i punësimit dhe lloji i punësimit. Po ashtu, statusi i

punësimit dhe të ardhurat janë ndikuar fuqishëm nga niveli i arsimimit. Qytetarët me nivel sa më

të lartë të arsimit kanë qenë më pak të prekur nga varfëria dhe janë më shumë të punësuar.

IV.2.2. Skema Pensionale në Kosovë

Me përfundimin e luftës në Kosovë, të dhënat rreth kontribuesve në sistemin e sigurimit pensional

janë shkatërruar ose përvetësuar dhunshëm nga Serbia. Duke u ballafaquar me një gjendje të tillë

misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK) krijoi krejtësisht një skemë të re pensionale, duke

vendosur themelet e një pensioni themelor (bazik) për të gjithë banorët e Kosovës, më të vjetër se

65 vjet. Ky pension themelor (bazik) nuk është lidhur drejtpërdrejt me kontributet, prandaj nga

shumë konsiderohet edhe një lloj “pensioni social” me qëllim për të kontrolluar sadopak varfërinë

e përhapur tek këto shtresa të rrezikuara. Vlera fillestare e saj në vitin 2002 ishte 28 Euro në muaj,

24 Mbi 22 për qind kosovarëve jetojnë me më pak se 2 euro në ditë. Botuar nga Kohanet, me datë 17.01.2016.

Page 134: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 134 -

për të arritur deri në shumë 70 Euro gjatë viti 2016. Karakteristikë e këtij pensioni themelor është

se ajo financohet drejtpërdrejt nga buxheti i Kosovës, dhe administrohet nga Ministria e Punës dhe

Mirëqenies Sociale. Janë mbi 120 mijë banorë të Kosovës të cilët e shfrytëzojnë të drejtën e

pensionit themelor.

Megjithatë, shteti i Kosovës ofron edhe pensione nga kursimet individuale, i cili ka formën

obligative për të gjithë të punësuarit që janë më të vjetër se 18 vjeç. Minimumi i kontributit nga

punëmarrësi dhe punëdhënësi është 5% të pagës nga secili, ndërsa maksimumi për kontributet te

mëtutjeshme mund te shkoj deri në 15% të pagës. Pensionet janë të administruara nga një

institucion i ri i pavarur, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK), i cili është përgjegjës

për vendimet në lidhje me investimet e depoziteve dhe për sigurimin e llogarive individuale. TKPK

është e rregulluar nga Departamenti i Pensioneve në Autoritetin Qendror Bankar. Skema

pensionale ka pasur dy faza: Faza I që ka filluar ne Gusht 2002 është aplikuar për të punësuarit ne

sektorin publik, në kompanitë publike dhe në kompanitë e mëdha, dhe Faza II qe ka filluar ne

Gusht 2003, e që është aplikuar për të gjithë të punësuarit e tjerë formal, përfshirë edhe të

vetëpunësuarit. Po ashtu, skema vullnetare shtesë mund të themelohen nga punëdhënësit si

përfitim për punëtorët e tyre. Edhe këto skema shtesë janë të licencuara dhe të administruara nga

Departamenti për Pensione në Autoritetin Qendror Bankar.

Pensioni themelor për të paaftët (pensioni invalidor), që është në nivelin e njëjtë sikurse pensioni

themelor, është krijuar ne Korrik te 2004. Për t’u kualifikuar për këtë pension, përfituesi duhet të

shpallet i paafte total dhe i përhershëm nga Komisioni Mjekësor i Ministrisë se Punës dhe

Mirëqenies Sociale. Kur këta persona të mbushin 65 vjeç, pensioni për të paaftët zëvendësohet me

pensionin themelor. Sipas të njëjtave kritere, ata brenda skemës së kursimeve të detyrueshme do

të pranojnë pensionin vjetor pasi që të klasifikohen si të paafte total dhe të përhershëm. Në rast të

vdekjes, pensioni vjetor transferohet tek i afërmi i parë i cili përcaktohet paraprakisht.

Ne vitin 2007 është paraqitur skema e re e ‘sigurimeve pensionale favorizuese’, e cila rrite

pensionin nga €40.00 ne €75.00 për ata që mund të dëshmojnë se kanë paguar kontributet

pensionale të paktën për 15 vjet. Kjo skemë ka filluar të implementohet që nga 1 Janari 2008.

Ekzistojnë disa propozime për reforma pensionale nga MPMS si reagim ndaj mungesës së

popullaritetit dhe perceptimit të padrejtë të publikut për sistemin aktual. Një ide është që të bëhet

më tutje dallimi në shumat e pensioneve që mirren nga përfituesit e tanishëm duke përdorur nivelin

Page 135: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 135 -

e edukimit si masë e përcaktimit të rrogës së kaluar dhe kontributeve te kaluara. Një dokument i ri

nga Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian propozon që të ruhet pensioni prej €75 për ata qe kane

dëshmuar se kane kontribuar te paktën 15 vjet, ndërsa te rritet pensioni themelor ‘social’ në

përputhje me inflacionin e akumuluar qe nga viti 2005, në mënyrë që të mbahet qëndrueshmëria e

sistemit dhe te përmirësohet situata e të moshuarve më të varfër.

Çështjet më të ndërlikuara rreth qëndrueshmërisë së skemës pensionale kanë të bëjnë me llogaritë

individuale të kursimeve dhe, në veçanti, me vendimin që të gjitha fondet e kursyera të investohen

jashtë Kosovës dhe të administrohen nga një kompani e vetme. Çështja e pranimit të sistemit

pensional nga shoqëria është e ndërlikuar. Në njërën anë, sistemi duket mjaft i padrejtë meqenëse

nuk bën asnjë dallim për sa i përket shumës së kontributeve dhe kohëzgjatjes së tyre. Gjithashtu,

skema e tanishme përceptohet si një skemë e imponuar nga jashtë.

Çështjet më të ndërlikuara rreth qëndrueshmërisë së skemës pensionale kanë të bëjnë me llogaritë

individuale të kursimeve dhe, në veçanti, me vendimin që të gjitha fondet e kursyera të investohen

jashtë Kosovës dhe të administrohen nga një kompani e vetme. Çështja e pranimit të sistemit

pensional nga shoqëria është e ndërlikuar. Në njërën anë, sistemi duket mjaft i padrejtë meqenëse

nuk bën asnjë dallim për sa i përket shumës së kontributeve dhe kohëzgjatjes së tyre. Gjithashtu,

skema e tanishme përceptohet si një skemë e imponuar nga jashtë.

Skema e pensioneve në Kosovë ende nuk është ballafaquar me problemet me të cilat janë

ballafaquar skemat e vendeve tjera ne tranzicion për shkak se në Kosovë momentalisht ekziston

situata ku për çdo pensioner kemi dy kontribues, dhe pjesërisht edhe për shkakun se skema është

dizajnuar nga ndërkombëtarët. Qëndrueshmëria e sistemit dhe natyra gjithëpërfshirëse e pensionit

social megjithatë kane një çmim, dhe ai është, ‘sa adekuate janë këto pensione?’

Me kohë, skema e pensioneve themelore do të zëvendësohet nga skema e kontribuueseve duke

krijuar pabarazi të reja. Prandaj, problemi kryesore në të ardhmen do të jetë çështja e pranimit të

skemës nga shoqëria dhe perceptimi i saj si skemë e udhëhequr nga vendoret.

Page 136: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 136 -

IV.2.3. Kujdesi shëndetësor në Kosovë

Kosova vazhdon të aplikojë sistem të centralizuar mjekësor i cili funksionon sipas modelit të

ofrimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve mjekësore, financimi i të cilave bëhet drejtpërdrejtë nga

buxheti i shtetit. Viteve të fundit janë bërë përpjekje për të vënë në zbatim sigurimin shendetësor,

për të cilën vetëm gjatë vitit 2015 qeveria e Kosovës alokoi mjete financiare për fillimin e fazës së

parë të funksionimit të Fondit të përbashkët për sigurime shëndetësore. Megjithatë në praktikë

ende nuk ka filluar të zbatohet ky sigurim shëndetësor dhe akoma ka debate të shumëta rreth kostos

financiare dhe përfitimeve nga ky sistem.

Megjithatë duhet pranuar se shteti i Kosovës ka bërë përjkeje serioze për të reformuar qendrat e

mjekësisë familjare, të cilat u themeluan me misionin e edukimit shëndetësorë, ofrimit të

diagnozave fillestare dhe kujdesit bazik shëndetësor për qytetarët. I tërë ky sistem është i bazuar

në komunitet. Këto shërbime është planifikuar të kombinohen me shërbimet e ofruara në spitalet

regjionale (kujdesi dytësorë), në qendrat terciare shëndetësore, si dhe me shërbimet e specializuara

të instituteve për mbrojtje shëndetësore dhe qendrave për rehabilitim.

Në fillim të vitit 2015 shteti i Kosovës hartoi dispozitat ligjore të cilat kanë për qëllim rregullimin

e sigurimeve shëndetësore të oibligueshme për të gjithë qytetarët. Këto rregullime ligjore

garantojnë sigurimin e qasjes universale të qytetarëve dhe banorëve të saj ndaj shërbimeve

kualitative të kujdesit themelor shëndetësor, me qëllim të përmirësimit të indikatorëve shëndetësor

dhe sigurimit të mbrojtjes financiare nga varëfrimi për shkak të shpenzimeve të mëdha për kujdesin

shëndetësor, nëpërmjet themelimit dhe rregullimit të sistemit publik të sigurimit shëndetësor.

Në Kosovë sigurimet shëndetësore organizohen dhe zbatohen si sigurime shëndetësore të

obligueshme dhe sigurime shëndetësore vullnetare. Këto sigurime shëndetësore obliguese është e

drejtë dhe detyrim për të gjithë qytetarët dhe përfshihen shërbimet themelore të kujdesit

shëndetësor. Sigurimi shëndetësor i obligueshëm ofrohet vetëm nga Fondi i Sigurimeve

Shëndetësore25 (shih Ligjin Nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor).

25 Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është institucion publik i sigurimit shëndetësor me statusin e personit juridik me

të drejta, obligime, përgjegjësi dhe autorizime të veçanta për zbatim të këtij ligji në emër të siguruarve përfshirë

mbledhjen efektive të mjeteve financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet

shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.

Page 137: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 137 -

Në Kosovë, qytetarët kanë të drejtë të kenë sigurim shëndetësor vullnetar plotësues, i cili nuk mund

të zbatojë politika komplementare e dispozita që rregullojnë bashkë-financimin e sigurimit të

obligueshëm shëndetësor. Ky sigurim vullnetar realizohet nëpërmjet kontratës individuale në mes

të siguruarit vullnetar ose/dhe përfaqësuesit të tij të emëruar ligjor dhe kompanisë private të

sigurimeve shëndetësore, në pajtim me ligjin. Regjistrimi në sigurimin shëndetësor vullnetar

plotësues për shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor në agjencionet private të sigurimeve

shëndetësore nuk e hjek detyrimin e obligueshëm të qytetarit, punëdhënësit dhe të punësuarit, për

pagesën detyrimore të premiumit për sigurimin e obligueshëm shëndetësor nga Fondi i Sigurimeve

Shëndetësore (shih Ligjin Nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor).

Familjet e varfëra nën asistencë sociale (të gjithë anëtarët e familjes) janë të liruar nga pagesa e

premiumit dhe bashkë-financimit. Të liruar janë edhe individët të cilët janë duke jetuar në

insititucione shtetërore – fëmijët nën kujdes të sforcuar dhe nën kujdestari, të moshuarit dhe

personat me aftësi të kufizuara të strehuar në shtëpitë për perosna të moshuar si dhe në shtëpitë për

integrim në komunitet, të burgosurit, personat e riatdhetësuar, invalidët e luftës me

bashkëfamiljarët e tyre, viktimat e trafikimit, banorët e përhershëm nga vendbanimet joformale, si

dhe viktimat e dhunës në familje.

Shteti i Kosovës ofron lirim nga pagesa e premiumit, bashkë-financimet dhe detyrimet tjera edhe

për individët të cilët identifikohen si të varfër sipas kritereve të testit zyrtat, të përcaktuara me akte

nën-ligjore nga qeveria e Kosovës. Kategoritë e tilla janë: pensionistët e moshës dhe kontribut-

dhënës; pensionistët e Trepçës; Pensionistët e TMK-ës dhe FSK-ës; anëtarët e ngushtë të familjeve

të dëshmorëve; veteranët e luftës si dhe familja e ngushtë; ish të burgosurit politik dhe familja e

ngushtë; anëtarët e ngushtë të familjeve të viktimave civile të luftës; viktimat e dhunës seksuale

gjatë luftës; personat me aftësi të kufizuar; si dhe studentët.

Vështirësitë e paparishikuara për gjendjen financiare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të

menaxhohen nga rezervat e Fondit ose do të zgjidhen në vitin pasues nëpërmjet procesit të

përcaktimit të premiumit, megjithatë nëse në çfarëdo kohe gjatë vitit fiskal balansi fiskal i Fondit

bëhet negativ, atëherë Qeveria e Kosovës do të rivendos këtë ekuilibër nëpërmjet restrikcioneve

në pagesën e ofruesve të shërbimeve ose rritjen e bashkë-financimit. Vlen të theksohet se lista e

shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor që mbulohen nga Fondi përcaktohet nga Qeveria e

Kosovës, bazuar në propozimin e Bordit Drejtues të Fondit në fillim të çdo viti fiskal.

Page 138: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 138 -

Sistemi shëndetësor ka mungesa serioze të barnave dhe për këtë arsye blerja e barnave nga vetë

pacientet (pagesat nga xhepi) është praktikë e përgjithshme. Një numër i gjendjeve serioze

shëndetësore, siç janë: leukemia, mosfunksionimi i veshkave përfshirë edhe transplantimin, pastaj

të gjitha llojet e 12 operacioneve kardiake, sëmundjet e rënda të syrit, dhe trajtimi i tumoreve me

radioterapi, momentalisht nuk mund te shërohen brenda Kosovës. Shpenzimet qeveritare për

shëndetësi janë rreth 3% te BVP-se apo 10% të shpenzimeve të përgjithshme qeveritare.

Vlerësohet se rreth 40% të shpenzimeve totale shëndetësore në Kosovë janë shpenzime private,

gjë që ndikon në rritjen e pabarazisë në qasje të shërbimeve shëndetësore.

Tradicionalisht është menduar se nevojat për kujdes afatgjatë shëndetësorë në Kosovë duhet të

mbulohen nga familja e gjerë e posaçërisht nga anëtarët e ngushtë të familjes. Kjo nënkupton se

në Kosove gjatë viteve janë krijuar më pak institucione që ofrojnë kujdes afatgjatë shëndetësor se

sa në vendet tjera te rajonit, përveç Shqipërisë. Në një mënyrë, kjo i jep Kosovës një avantazh të

veçantë në modernizimin e shërbimeve të kujdesit afatgjatë, meqenëse në shumicën e rasteve kur

kërkohet kujdesi afatgjatë në Kosovë, këtë e ofron familja në kombinim me shërbimet e kujdesit

shtëpiak të cilat janë në dispozicion në disa qytete të mëdha të Kosovës. Sidoqoftë, ekzistojnë disa

brenga sa i përket këtij sistemi. Së pari, pjesërisht si rezultat i krizës se viteve të 80-ta, familja e

gjerë është shpërndarë dhe numëron më pak anëtarë, kryesisht për shkak të migrimit të madh jashtë

Kosovës. E dyta, trendet ekonomike dhe demografike janë duke e shuar traditën e kujdesit nga

familja e gjerë, dhe më e rëndësishmja, janë duke e zvogëluar mundësinë e familjes që 13 të

kujdeset për farefisin e vjetër dhe të paaftë. E treta, sidomos sa i përket fëmijëve të paaftë, kujdesi

familjar ndoshta nuk është gjithmonë në interesin më të mirë të fëmijës, për shkak të tabuve socio-

kulturore ku dominon ndjenja e turpit dhe tendenca e fshehjes dhe largimit të femiut nga shume

aktivitete shoqërore.

IV.2.4. Dialogu Social në Kosovë

Shteti i Kosovës respekton Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionin e

BE-së dhe parimet themelore të ekonomisë së hapur dhe të tregut të punës. Andaj, në koherencë

me këtë ajo rregullon të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës. Në fund të çdo viti

Page 139: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 139 -

kalendarik qeveria e Kosovës përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-

Social. Përcaktimin e pagës minimale ajo e bënë duke u bazuar në këta faktorë: (a) kostoja e

shpenzimeve jetësore; (b) përqindja e shkallës së papunësisë; (c) gjendja e përgjithshme në tregun

e punës; dhe (d) shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend (shih Ligjin Nr. 03/L-212 të

punës).

Shteti i Kosovës u garanton të punësuarve dhe punëdhënësve lirinë e asocimit dhe veprimit pa

ndërhyrje nga asnjë organizatë ose organ publik. Kjo më së miri është e rregulluar me dialogun

social e shprehur me marrëveshjen kolektive në mes të punësuarve dhe punëdhënësit. Marrëveshjet

kolektive mund të lidhen në: nivel vendi, nivel të degës, dhe nivel të ndërmarrjes. Ajo lidhet për

një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri (3) vjet. Për zgjedhjen e kontesteve të

ndryshme në mënyrë paqësore dhe zhvillimin e konsultave nga fusha e punësimit, mirëqenies

sociale dhe politikave ekonomike të punës nga përfaqësuesit e punëdhënësve, punëmarrësve dhe

qeverisë së Kosovës në cilësi të partnerëve social me akt të veçantë ligjor – nënligjor themelohet

Këshilli Ekonomiko Social26. Këshillin Ekonomiko – Social në Kosovë e përbëjnë: Qeveria e

Kosovës, Sindikatat e punëtorëve, Oda Ekonomike e Kosovës si dhe përfaqësuesit e bizneseve

private. Këshilli Ekonomiko-Social (KES), themelohet me qëllim të vendosjes dhe zhvillimit të

dialogut social27 në Republikën e Kosovës për të punësuarit dhe punëdhënësit, për çështje të

rëndësisë së veçantë, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale

dhe profesionale, që realizohen, përmes zgjidhjeve të kontesteve me marrëveshje dypalëshe apo

trepalëshe.

Këshilli Ekonomiko-Social në Kosovë ka këto funksione: (a) këshillimi dhe udhëzimi i

institucioneve të Republikës së Kosovës, në krijimin dhe realizimin e politikave të punës,

mirëqenies sociale dhe politikave ekonomike; (b) nxitja e konsultimeve në mes palëve, si dhe

nënshkrimi i kontratave dhe marrëveshjeve kolektive, në nivel nacional; (c) aktivitete të tjera të

dialogimit ekonomiko-social, për zhvillimin dhe avancimin e politikave të punës dhe mirëqenies

sociale në Republikën e Kosovës (shih Ligjin Nr. 04/L-008 për këshillin ekonomiko-social).

26 Këshilli Ekonomiko-Social (KES) është organi i nivelit nacional i cili udhëheq konsultimet për çështjet nga

marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet tjera të cilat kanë të bëjnë me politikat ekonomike në

Republikën e Kosovës. 27 Dialogu socio-ekonomik është procesi demokratik i konsultimeve dhe i këmbimit të informatave në mes të

përfaqësuesve të punëdhënësve, të punësuarve dhe të Qeverisë së Kosovës.

Page 140: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 140 -

Këshilli Ekonomiko-Social është përgjegjës dhe kompetent për krijimin, zhvillimin dhe

përparimin e dialogut social në Kosovë. Ajo gjithashtu është përgjegjës për nismat ligjore në

nxjerrjen, ndryshimin apo plotësimin e akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha e punës dhe

punësimit, mbrojtjes sociale dhe politikave ekonomike në përgjithësi. Kontribut të rëndësishëm ky

këshill jep edhe në shqyrtimin dhe vlerësimin e politikave sociale si dhe ndërmarrjen e masave për

krijimin e qëndrueshmërisë sociale në Kosovës. Ky këshill bënë nxitjen e ideve për zgjidhjen e

çështjeve dhe problemeve sociale, zbutjen e papunësisë, konkurrencës, produktivitetit, çmimet,

pagat dhe pagën minimale në Kosovë. Për të gjitha këto Këshilli Ekonomiko-Social ofron

rekomandime për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës me qëllim të trajtimit të tyre sipas standarteve

më të larta. Për zhvillimin dhe avancimin e dialogut socio-ekonomik në Republikën e Kosovës,

KES-i themelon organet e veta si në vijim: komisionet profesionale të KES-it; grupet negociuese

ad-hoc; si dhe sekretariati i KES-it. Në kuadër të KES-it, themelohen dhe funksionojnë këto

komisione të përhershme profesionale trepalëshe, si në vijim: Komisioni për legjislacion;

Komisioni për punësim dhe aftësim profesional; Komisioni për paga, çmime dhe pensione;

Komisioni për mbrojtjen shëndetësore, të ambientit dhe sigurisë në punë për të punësuarit;

Komisioni për financa, ekonomi dhe privatizim; Komisione apo grupe punuese ad-hoc, dhe

Komisione të tjera profesionale për shqyrtimin e çështjeve të cilat janë kompetencë e KESit.

Këto Komisione profesionale trepalëshe, themelohen për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandime për

çështje të cilat janë kompetencë e tyre në takimet e KES-it dhe organeve tjera qeveritare, me qëllim

të orientimit dhe zbatimit të politikave shtetërore në fushat të cilat i mbulojnë. Për arritjen e

objektivave, çdo komision mund të angazhojë profesionistë të kualifikuar të fushës për të cilën

është kompetent. Për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme nga puna, mirëqenia sociale dhe çështjet

ekonomike, përfaqësuesit e Këshillit Ekonomiko-Social formojnë grupe negociatore ad-hoc.

Grupet negociatore ad–hoc të themeluara në KES-ë, përbëhen nga secila palë e përfaqësuar në

KES. Grupet negociatore ad–hoc janë përgjegjëse për përpilimin e rekomandimeve përfundimtare

për KES-in, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me negociatat nën mandatin e tyre.

Page 141: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 141 -

IV.2.5. Tregu i punës në Kosovë

Shteti i Kosovës bënë administrimin e tregut të punës përmes zbatimit të politikave të punësimit

dhe aftësimit profesional. Kjo reflektohet në aktivitete që kanë për qëllim punësimin, aftësimin

dhe riaftësimin profesional të përshtatura për personat e papunë, punëkërkuesit, punëdhënësit dhe

shtetasit e huaj të cilët kanë për qëllim punësimin në Kosovë.

Shteti i Kosovës bënë monitorimin dhe koordinimin e zbatimit të masave dhe programeve aktive

të tregut të punës nëpërmes përgatitjes së informatave, analizave për tregun e punës, hulumtimeve

dhe studimeve për nevojat e tregut të punës si dhe bënë shpërndarjen e informatave me palët

relevante të interesit në të gjitha nivelet (shih Ligjin Nr. 04/L-205 për Agjencinë e Punësimit të

Republikës së Kosovës).

Bashkëpunimi me donatorë të huaj ka ndihmuar në zhvillimin e kurrikulave të reja, materialeve

mësimore dhe procedurave të vlerësimit sipas standarteve të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

të cilat përfshijnë çertifikimin e kandidatëve dhe njohjen e mësimit paraprak.

Procedura e regjistrimit, evidentimit dhe çrregjistrimit të të papunësuarve dhe punëkërkuesve

bëhet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga Qendrat Rajonale të

Punësimit, Gjegjësisht nga Zyret Komunale të Punësimit.

Këto zyre rregullojnë ndërmjetësimin në punësim, orientimin profesional, veprimtaritë arsimore

të cilat kanë për qëllim rritjen e punësimit. Të papunësuarit dhe punëkërkuesit u kërkohet që të

lajmërhoen pranë këtyre zyreve për t’u informuar për mundësitë e punësimit, vendet e lira të punës,

këshillimin për punësim, këshillime profesionale, këshillime për aftësim dhe riaftësim profesional

dhe ndërmjetësim në punësim (shih Ligjin Nr. 04/L-083 për regjistrimin dhe evidencën e të

papunësuarve dhe punëkërkuesve).

Page 142: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 142 -

IV.2.6. Programet e veçanta të banimit në Kosovë

Shteti i Kosovës me anë të dispozitave ligjore mundëson krijimin e kushteve për banim të

qëndrueshëm për familjet ose individët të cilët nuk janë në gjendje ekonomike t’i përballojnë

ofertat e tregut të lirë të banesave si dhe caktimin e mënyrës së sigurimit dhe shfrytëzimit të

mjeteve financiare për zhvillimin e programeve të veçanta të banimit28.

Sigurimi i banimit bëhet përmes financimit të programeve të veçanta të banimit me qira, ku

përfshihen: banesat e ndërtuara nga Komuna, Qeveria dhe donatorët të cilat jepen me qira; banesat

ekzistuese në pronësi të personave fizikë apo juridikë, të cilat mund të jepen me qira për familjet

që posedojnë bonus të banimit; si dhe banesat tjera në pronësi të komunës, që mund të adaptohen

për shfrytëzim në bazë të programeve të veçanta për banim.

Kategoritë e familjeve që mund të përfitojnë nga programet e veçanta për banim përfshijnë familjet

që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale; familjet që kanë mbetur pa banesë-shtëpi si

rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovë; si dhe familjet që posedojnë

sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike.

Kufinjët minimal dhe maksimal të të ardhurave të familjeve që mund të përfitojnë nga programi

për banesat me qira, sipas strukturës së familjes, përcaktohen me formulën:

K min = Vb x 0.04 x 0.5

12 x 0.25

K max = Vb x 0.04

12 x 0.25

Ku:

K min – është kufiri minimal i të ardhurave;

28 Programet e veçanta të banimit janë banim i përshtatshëm dhe i përballueshëm për familjet ose individët të cilët

nuk janë në gjendje ekonomike t’i përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave dhe kanë nevojë për ndihmën e

shtetit.

Page 143: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 143 -

K max – është kufiri maksimal i të ardhurave;

Vb – është vlera e ndërtimit të banesave e cila llogaritet sipas sipërfaqës së shfrytëzueshme të

banesës dhe vlerës etalon të ndërtimit;

Vb = S x Ve

0.25 – është mundësia e pagesës së familjes, që mbulon pagesën e qirasë mujore e cila nuk duhet

të kalojë njëzet e pesë përqind (25%) e të ardhurave të familjes;

0.5 është vlera maksimale e subvencionit të qirasë (shih Ligjin Nr. 03/L – 164 për financimin e

programeve të veçanta të banimit).

Për familjet të cilat nuk kanë mundësi financiare të bëjnë pagesën e qirasë, shteti subvencionon

deri në pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së qirasë që duhet ta paguajë familja. Subvencionimi

jepet vetëm pas verifikimit të gjendjes ekonomike të familjes. Përparësi në përzgjedhjen e

përfituesve për subvencionim të qirasë kanë: familjet me shumë fëmijë; familjet që në përbërjen e

tyre kanë persona me aftësi të kufizuara; familjet ku kryefamiljari është grua-mbajtëse e familjes;

bashkëshorti ose bashkëshortja e shkurorëzuar që ka në përkujdesje fëmijë; si dhe fëmijët me

statusin e jetimit.

IV.2.7. Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë

Skema e ndihmës sociale në Republikën e Kosovës ka për qëllim mbrojtjen dhe përkujdesin ndaj

familjeve të rrezikuara në aspektin social. Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë financiare

familjeve29 të përzgjedhshme në përputhje me kriteret e parapara me Ligjin për skemën e ndihmës

sociale si dhe në bazë të mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Administrimin e skemës së ndihmës sociale në Kosovë e bëjnë Qendrat për Punë Sociale. Për të

29 “Familja” përbëhet prej atyre personave nevojat e të cilëve mirren parasysh me rastin e vendosjes së

përzgjedhshmërisë dhe shumës së ndihmës sociale dhe përkufizohet si një bashkësi që përbëhet prej paraqitësit të

kërkesës ose marrësit të ndihmës dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të familjes, të cilët janë në bashkësi familjare:

bashkëshorti/ja e tij/saj ose partnerët që jetojnë bashkë, prindërit dhe fëmijët, përfshirë fëmijët e birësuar (bijëzuar)

fëmijët në strehim familjar apo fëmijët e njërit partner. Partner familja mund të përbëhet nga paraqitësi i kërkesës ose

marrësit të ndihmës dhe një, dy, tre a më shumë anëtarëve që jetojnë në një bashkësi familjare. Individi pa asnjë anëtar

tjetër të familjes në bashkësinë familjare, konsiderohet një familje.

Page 144: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 144 -

përfituar ndihmën sociale të gjithë anëtarët e familjes30 duhet të jenë banorë të përhershëm në

Kosovë dhe t’i plotësojnë kushtet për klasifikim në njërën prej kategorive të përcaktuara.

Kategorinë e parë e përbën familja në të cilën të gjithë anëtarët e saj janë të varur dhe asnjëri prej

tyre nuk është i punësuar. Kategorin e dytë e përbën familja me një anëtar të familjes të aftë për

punë dhe me të paktën një fëmijë nën moshën pesë (5) vjeç apo që kanë në përkujdesje të

përhershme një jetim nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç (shih Ligjin Nr. 2003/15 për skemën e

ndihmës sociale në Kosovë). Të gjithë anëtarët e familjes për përfshirje në kategorinë e dytë ose

duhet të jenë të varur ose duhet të jenë të regjistruar si të papunësuar në Zyrat e Punësimit të

Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Zyra e punësimit lëshon deklaratën e papunësisë31 për anëtarin e vetëm të aftë për punë të familjes,

në mënyrë që të bëjë çertifikimin e anëtarit të familjes që aktivisht kërkon për t’u punësuar.

Deklarata e papunësisë është e vlefshme për periudhën prej gjashtë (6) muajve, duke

korresponduar me periudhën e dhënies së ndihmës sociale. Zyra e punësimit është përgjegjëse për

ofrimin e mbështetjes për të papunësuarin për trajnim, punësim, këshillim, punë publike dhe

programe tjera punësimi. Zyra e punësimit po ashtu është përgjegjëse për të verifikuar se

kohëzgjatja për të gjetur punë nga i papunësuari është gjashtë (6) muaj dhe do të përfshijë masat

aktive të punësimit, për të verifikuar se ato janë adekuate dhe janë ndërmarrë nga i papunësuari.

Personat që kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç dhe që kanë mbaruar shkollimin e

mesëm do të konsiderohen si të aftë për punë dhe në gjendje për të punuar edhe nëse vazhdojnë

shkollimin e rregullt në universitet ose në ndonjë program trajnues. Personat që banojnë ose janë

në institucione të tipit të mbyllur si: institucionet psikiatrike, shtëpitë e pleqve, institucionet

religjioze, shkollat rezidenciale dhe burgjet, nuk mund të përfitojnë ndihma sociale.

30 Anëtarët e familjes të cilët janë në moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç ose më të vjetër apo personat me aftësi të

kufizuara, kur marrin ndonjë beneficion nga ndonjë skemë e pensionit për aftësi të kufizuara, fëmijët nga mosha një

(1) deri tetëmbëdhjetë (18) vjeç që marrin pagesa sipas Ligjit për përkrahje materiale familjave të fëmijëve me aftësi

të kufizuar të përhershme; dhe personat të cilët janë përfitues të pensioneve, si rezultat i kontributit, sakrificës apo

pasojave të luftës së UÇK-ës. Anëtarët e familjes të cilët janë të përfshirë në përkufizimin e familjes nuk merren

parasysh kur llogaritet madhësia e familjes e cila përcakton shumën e ndihmës sociale, që i duhet dhënë familjes.

Përjashtim të vetëm bëjnë anëtarët e familjes të cilët marrin pagesë financiare sipas ligjit për vlerat e luftës. Në rastet

e tilla, anëtarët e familjes të cilët marrin pagesa sipas këtij ligji, llogariten si anëtarë të familjes kur të përcaktohet

madhësia e familjes për pagesat e ndihmës sociale. 31 Deklarata e papunësisë përfshinë të dhënat personale, procedurat e zhvilluara për punësimin dhe trajnimin e të

papunësuarit si dhe thekson përgjegjësitë dhe veprimet që duhen ndërmarrë nga Zyra e punësimit dhe i papunësuari

që dëshiron të përfitojë ndihmë sociale.

Page 145: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 145 -

Për të fituar të drejtën në ndihmën sociale, kërkuesi ose marrësi duhet t’i përmbushë kërkesat

financiare të përzgjedhshmërisë. Përmbushja e këtyre kërkesave bëhet në këto kushte: personi ka

mjete që llogariten nën kufizimin e lejuar. Këto kufizime të mjeteve saktësohen nga Qeveria e

Kosovës; së dyti, përsoni ka të hyra të përgjithshme që llogariten të jenë nën shkallën standarde të

përgjithshme mujore për atë familje.

Të mirat materiale mund të jenë të llogaritshme ose të pallogaritshme për përcaktimin e

përzgjedhshmërisë financiare. Të mirat materiale të llogaritshme janë të gjitha ato të mira që

mirren parasysh për përcaktimin e përzgjedhshmërisë financiare. Të mirat materiale të

pallogaritshme janë të gjitha të mirat që bëjnë përjashtim dhe nuk mirren parasysh për përcaktimin

e përzgjedhshmërisë financiare. Të gjitha të mirat materiale konsiderohen si të llogaritshme nëse

nuk përkufizohen si të pallogaritshme (shih Ligjin Nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale në

Kosovë).

Të mirat materiale të llogaritshme janë sendet me vlerë që përfshijnë por nuk përkufizohen vetëm

në: pagesat e përgjithshme nga sistemi i pensioneve individuale të kursimit që u jipen

pjesëmarrësve ose përfituesve, pagesa të tjera të përgjithshme, bizneset private apo familjare,

prona, disa lloje të caktuara të pasurisë së patundshme, toka dhe automjete funksionale që mund

të krijojnë të ardhura. Zotërimi apo qasja përfituese e disa llojeve të caktuara të të mirave materiale

mund ta diskualifikojnë familjen nga ndihma sociale (shih Ligjin Nr. 2003/15 për skemën e

ndihmës sociale në Kosovë).

Familjet që konsiderojnë se janë rast social parashtrojnë kërkesë me shkrim për ndihmë sociale

organit përkatës. Në të njejtën kohë, familja nuk mund të parashtrojë kërkesë përkatësisht të

shfrytëzojë ndihmë nga më shumë se një organ. Familja mund të marrë ndihmë sociale në të njejtën

kohë vetëm nga një organ përkatës. Familjet që paraqesin kërkesat e tyre në bazë të një anëtari apo

më shumë anëtarëve me aftësi përherë të kufizuara, duhet të paraqesin edhe çertifikatën e

komisionit mjekësor32 për gjendjen shëndetësore të tyre.

32 Komisioni mjekësor nënkupton një grup ekspertësh mjekësorë i formuar dhe i miratuar nga ministria përkatëse e

punës dhe mirëqenies sociale, me qëllim të ekzaminimit dhe përcaktimit të gjendjes shëndetësore, duke përcaktuar

shkallën e paaftësisë të çdo personi apo anëtari të familjes, i cili është i përfshirë në realizimin e të drejtave të

përcaktuara me Ligjin për Skemën e Ndihmave Sociale në Kosovë.

Page 146: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 146 -

Familja që ka fituar të drejtën e ndihmës sociale do të marrë ndihmë sociale deri në gjashtë muaj,

me kusht që t’i plotësojë kriteret e parashikuara gjatë kësaj periudhe. Pas kalimit të periudhës së

lartëpërmendur, familja duhet të bëjë kërkesë të re për vazhdimin e të drejtës për ndihmë sociale.

Familja që ka fituar të drejtën e ndihmës sociale do të marrë ndihmë sociale deri në gjashtë (6)

muaj, me kusht që t’i përmbush kriteret e parashikuara gjatë kësaj periudhe dhe të ndërmarrë

veprime të nevojshme për punësim, sipas kërkesës së organeve përkatëse. Organet përkatëse

kërkojnë nga ata dëshmi mbi orvatjen e tyre për të gjetur punë (shih Ligjin Nr. 2003/15 për skemën

e ndihmës sociale në Kosovë).

Shteti i Kosovës mund të autorizojë nëpunës për të bërë verifikime të rastit ose verifikime

sistematike të familjeve që marrin ndihmë sociale, në mënyrë që të vërtetohen faktet e paraqitura

në kërkesat e tyre.

Shuma mujore e ndihmës sociale në Republikën e Kosovës përcaktohet sipas numrit të anëtarëve

të familjes dhe kostos së çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit e cila rregullohet me akt

nënligjor nga Qeveria e Kosovës. Lartësinë e pagesës mujore për familje e përcaktojnë ministria e

punës dhe mirëqenies sociale si dhe ministria e financave. Shuma mujore e ndihmës sociale

harmonizohet me indeksin e çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit të publikuar nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Gjithashtu vlen të ceket, se familja e përzgjedhur për skemën e ndihmës sociale, për çdo fëmijë të

moshës zero (0) deri tetëmbëdhjetë (18) vjeç, realizon një përfitim financiar në formën e shtesës

për fëmijë, me qëllim të nxitjes së arsimimit dhe përmirësimit të shëndetit.

Në raste të caktuara shteti i Kosovës përmbush ad-hoc kërkesat momentale të veçanta për familjet

në nevojë sociale. E veçantë konsiderohet një nevojë momentale dhe e njëhershme po jo e

vazhdueshme. Në rast se nevoja momentale dhe e njëhershme përsëritet brenda dymbëdhjetë (12)

muajve, atëherë shteti i Kosovës nuk e përkrahë. Familja ose individi mund të kërkojë këtë ndihmë

pavarësisht nëse është apo jo shfrytëzues i skemës së ndihmës sociale.

Për çdo vit kalendarik shteti i Kosovës në kuadër të buxhetit të saj, planifikon mjete buxhetore për

pagesa të ndihmave të veçanta në shumën vjetore prej së paku njëqindmijë (100.000) Eurosh. (shih

Ligjin Nr. 04/L-096 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës

Sociale në Kosovë).

Page 147: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 147 -

IV.2.8. Përkrahja materiale familjeve me aftësi të kufizuara të përhershme

Shteti i Kosovës ofron përkrahje materiale familjeve të cilët ruajnë dhe përkujdesen për fëmijët

me aftësi të kufizuara të përhershme. Të tillë konsiderohen fëmijët nga lindja deri në moshën 18

vjeçare me vendbanim të përhershëm në Kosovë, të cilët konsiderohen se janë plotësisht të paaftë

të kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore pa përkujdesjen e personit tjetër.

Kjo përkrahje realizohet në formë financiare në para, të cilat i jepen familjes ose kujdestarit i cili

e ofron ndihmën dhe kujdesin për fëmijën me aftësi të kufizuar të përhershëm. Përkrahjen

materiale mund ta realizojë personi gjegjësisht familja, pa marrë parasysh gjendjen materiale të

tij/saj apo të familjes së tij/saj, nëse ka fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme.

IV.2.9. Këshilli Ekonomiko-Social në Republikën e Kosovës

Në Kosovë partnerët social33 të cilët janë të përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko-Social janë:

Sindikatat e punëtorëve, organizatat e punëdhënësve dhe Qeveria e Kosovës. Ky këshill ka për

mandat vendosjen dhe zhvillimin e dialogut social34 në Republikën e Kosovës për të punësuarit

dhe punëdhënësit. Çështjet të cilat i trajton ky këshill ekonomiko-social kanë të bëjnë me

realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale dhe profesionale, që realizohen përmes

zgjedhjeve të kontesteve me marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe.

Këshilli ekonomiko-social (KES) është organ i nivelit nacional i cili udhëheq konsultimet dhe bënë

propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe

çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës. KES si organi

më i lartë trepalësh është apolitik dhe funksionon si i pavarur, pa ndikim të ndonjë grupacioni apo

33 Partnerë social janë përfaqësuesit e organizatave të punësuarve (sindikatat), përfaqësuesit e organizatave të

punëdhënësve dhe autoritetet qeveritare të Republikës së Kosovës. 34 Dialogu social nënkupton procesin demokratik të konsultimeve dhe këmbimit të informatave në mes të

përfaqësuesve të punëdhënësve, të punësuarve dhe të Qeverisë.

Page 148: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 148 -

interesi politik që vjen nga jashtë (shih Ligjin Nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social në

Republikën e Kosovës).

Këshilli ekonomiko-social realizon një mori funksionesh të rëndësishme duke filluar me

këshillimin dhe udhëzimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në krijimin dhe realizimin e

politikave të punës, mirëqenies sociale dhe politikave ekonomike. KES po ashtu bënë dhe nxitë

konsultime në mes palëve, si dhe nënshkrimin e kontratave dhe marrëveshjeve kolektive në nivel

nacional.Përveq kësaj KES shqyrton dhe vlerëson politikat sociale si dhe ndërmerr masa për

krijimin e qëndrueshmërisë sociale në Republikën e Kosovës.

Shteti i Kosovës ofron shërbime social dhe familjare për personat që janë në nevojë. Në rrethanat

kur nuk ka përkrahje nga familja ose kur ajo nuk është e mjaftueshme për të siguruar mirëqenien

e një individi, shteti i Kosovës ofron shërbime sociale dhe familjare35 për ata njerëz që ndryshe

nuk do të ndihmoheshin në mënyrën e cila respekton dinjitetin e tyre si qenie njerëzore dhe të

drejtat e tyre themelore të bazuara në legjislacionin e Kosovës dhe në konventat ndërkombëtare

mbi të drejtat e njeriut.

IV.2.10. Kujdesi për të verbërit në Kosovë

Shteti i Kosovës mbron personat e verbër nga të gjitha llojet e shfrytëzimit, diskriminimit, dhe

abuzimit duke ju garantuar të drejta dhe liri në mënyrë të barabartë me të tjerët. Kjo reflektohet

edhe me rastin e punësimit të tyre në kushte të favorshme dhe me përparësi në institucione dhe

organizata të ndryshme. Po ashtu, edhe me rastin e lirimit të tyre nga çdo form e taksimit dhe

tatimit. Të gjithë personat e verbër lirohen nga çdo lloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejtë. Në rast

vetëpunësimi ata lirohen nga çdo detyrim fiskal, ndërsa në rast se zhvillojnë veprimtari si persona

juridikë, ata gëzojnë lehtësira tatimore (shih Ligjin Nr. 04/L-092 për personat e verbër). Në anën

tjetër, institucionet dhe organizatat që bëjnë punësimin e tyre gëzojnë beneficione nga ana e shtetit

të Kosovës.

35 Shërbimet sociale dhe familjare përfshijnë ofrimin e drejpërdrejtë të përkujdesjes sociale, këshillimit ose në raste

të veçanta, ndihmë materiale për njerëzit në nevojë sociale.

Page 149: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 149 -

Për personat e verbër, shteti i Kosovës ofron kompensim në një shkallë të caktuar bazuar në pagën

minimale në Kosovë, por jo më pak se njëqind (100) euro në muaj. Megjithatë, personat e verbër

që janë përfitues të këtij kompenzimi përjashtohen nga çdo e drejtë e përfitimit nga skemat

pensionale në Kosovë. Vlen të ceket se shteti i Kosovës ua ofron këtë kompenzim në nivel të njejtë

të gjithë personave të verbër pa dallim moshe dhe po ashtu edhe vetë shoqëruesve të të verbërve

të grupit të parë, të cilët përcaktohen nga Komisioni mediko-social i formuar nga qeveria e

Kosovës. Komisioni mediko-social përbëhet prej ekspertëve mjekësor dhe social i formuar nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i cili ka për detyrë të bëjë përcaktimin e shkallës së

verbërisë, duke përfshirë kohëzgjatjen e saj për secilin person që paraqet kërkesë për të gëzuar

kompensim për shkak të verbërisë.

Personat e vërbër të cilët plotësojnë kushtet për tu konsideruar si qytetarë me nevojë për strehim,

përfitojnë një shtesë nga shteti i Kosovës mbi masën e vlerësuar. Për sa i përketë kujdesit

shëndetësor, ata i gëzojnë në mënyrë të barabartë të gjitha shërbimet shënedtësore themelore,

përderisa shërbimet mjekësore të cilat ju ofrohen personave të verbër, të cilët nuk paguajnë

premiumet do të rimbursohen nga buxheti i shtetit të Kosovës si dhe nga fondi për sigurime

shëndetësore.

Personat e verbër dhe shoqëruesit e tyre gëzojnë beneficione në pagesa, në trafikun urban falas,

ndërsa në ndërurban bëhet me pagesën pesëdhjetë përqind (50%) të vlerës së biletës. Gjithashtu,

ata gëzojnë edhe lehtësira në konsumin e energjisë elektrike sipas skemës sociale, përderisa

personat e verbër të grupit të parë36 pajisjen me softuer asistues për të verbërit nga ana e shtetit të

Kosovës.

Përkrahja për kategoritë sociale në Kosovë realizohet përmes këtyre skemave sociale:

Skema e Asistencës Sociale (nga viti 2000)

Për të realizuar të drejtën në ndihmë sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të

Republikës së Kosovës dhe t’i plotësojnë kushtet për kategorizim në njërën prej kategorive të

përcaktuara me ligj.

36 Përfituesit e beneficoneve nga ana e shtetit të Kosovës karakterizohen në dy grupe: (a) grupi i parë janë personat

që nuk e dallojnë dritën nga errësira, deri në qartësinë e të parit 0.02; (b) grupi i dytë janë personat që kanë humbje

pjesërisht të shikimit, mbi 0.02 deri 0.05.

Page 150: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 150 -

Të drejtën në ndihmë sociale në kategorinë e parë e realizon familja në të cilën të gjithë anëtarët

e familjes janë të varur sipas përkufizimit të dhënë më poshtë te person i/e varur dhe asnjëri prej

tyre nuk është i punësuar.

Shuma mujore e ndihmës sociale e cila iu paguhet familjeve në varfëri ndryshon, sa më i madh

që të jetë numri i anëtarëve të familjeve, duke filluar nga familja me një anëtar qe merr 40€ ajo

me dy anëtar 55€ e pastaj çdo anëtar me shumë merr nga 5€ shtesë deri 15 anëtar 120€. (MPMS,

2015)

Numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në TM3 2015 ishte 27.609.

Krahasuar me TM3 2014 numri i familjeve që kanë përfituar nga kjo skemë ka shënuar rënie

për 1,929 ose shprehur në përqindje 6.5%.

Skema e Nevojave të Veçanta (nga viti 2003)

Skema e Invalidëve të Luftës dhe të Afërmve të tyre (nga viti 2001), (e ndryshuar me Ligjin

Nr.04/L-172)

Skema Pensionit Themelor (nga viti 2002)

Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e

Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare, pa marrë

parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj;

Shuma mujore e këtij pensioni është 75€. Numri i personave që kanë përfituar nga pensioni

bazik i moshës ishte 130,320. Krahasuar me TM3 2014 kemi një rritje për 7.957 ose shprehur

në përqindje 6.5 %. (MPMS, 2015)

Skema e Pensioneve për Aftësi të Kufizuar (nga viti 2004)

Pensioni i paaftësisë së përhershme iu paguhet të gjithë atyre personave që janë shtetas të

Republikës së Kosovës, që posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët i kanë

tetëmbëdhjetë (18) deri gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç.

Një person do të konsiderohet me pa aftësi të përhershme, nëse: ofron dëshmi se është me pa

aftësi të përhershme para se të aplikojë për pension, duke siguruar të gjitha dëshmitë mjekësore.

Shuma mujore e këtij pensioni është 75€.

Page 151: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 151 -

Numri i personave që kanë përfituar nga pensioni i aftësisë së kufizuar ishte 39,827. Krahasuar

me TM3 2014 kemi një rritje prej 960 ose shprehur në përqindje 5,3%. (MPMS, 2015)

Skema e Pensioneve te Trupave mbrojtëse të Kosovës (TMK)

Pension i rregullt i TMK-së është pagesa e rregullt mujore që i bëhet ish-pjesëtarit të TMK-së

gjatë tërë jetës. Poashtu përfitues nga ky pension janë trashëgimtarët- të afërmit e varur të

pensionistëve të TMK-së pas vdekjes së pensionistit si bashkëshortët, fëmijët e pensionistit të

TMK-së që në kohën e vdekjes së tij–saj janë nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç.

Numri i përfituesve nga pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishte 898. Numri më i madh

ishte në regjionin e Mitrovicës me 238 ose 27% e numrit të përgjithshëm. (MPMS, 2015)

Skema e Pensioneve te Forcave të Sigurisë së Kosovës

Është pagesa e rregullt mujore që i paguhet pjesëtarit të FSK-së i cili i plotëson kriteret e

parapara në Ligjin për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (Ligji nr.04/L-

084). Përfituesit kanë të drejtë në pensionin e FSK-së, pavarësisht nga një punësim tjetër në

sektorin publik ose privat, përveç nëse ata shërbejnë sërish në FSK. Po ashtu përfitues nga ky

pension pas vdekjes së pensionistit edhe bashkëshortja, fëmijët trashëgimtarë, duke përfshirë

fëmijët martesor, jashtëmartesor dhe të adoptuar dhe prindërve të pensionistit nëse pensionisti

nuk ka bashkëshort-e dhe fëmijë.

Gjithsejtë 162 persona te përkrahur në tërë Kosovën (MPMS, 2015)

Skema e Pensioneve të Trepçës (nga viti 2004)

Të drejtën në pension të parakohshëm e realizojnë të gjithë të punësuarit në kompleksin

“Trepça” të cilët e kanë humbur vendin e punës deri në fund të vitit 2004. Pensionet iu paguhen

të gjithë minatorëve të kompleksit “Trepça” nëse i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara për

njohjen e të drejtës në pension të parakohshëm sipas Ligjit mbi skemat pensionale të financuara

nga shteti (Ligji nr.04-L-31).

Gjithsejtë 3418 persona te përkrahur në tërë Kosovën

Skema e pensionit Kontribut-dhënës (nga viti 2008)

Personat të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret për pension kontributpagues të moshës, nuk

Page 152: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 152 -

Skema e Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar (që nga viti 2009)

Ndihma dhe kujdesi për plotësimin e aktiviteteve të përditshme jetësore u takon fëmijëve më

aftësi të kufizuar të përhershme të moshës 1-18 vjeçare, që janë qytetarë të Kosovës dhe janë

me aftësi të kufizuar të përhershme që në mënyrë të pavarur të lëvizin dhe t’i kryejnë aktivitetet

e përditshme jetësore, ku për këta persona është i nevojshëm kujdesi i huaj 24 orësh.

Fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme konsiderohen:

a. fëmijët e palëvizshëm,

b. fëmijët plotësisht të verbër si dhe,

c. fëmijët të cilët për shkak të natyrës së sëmundjes apo sëmundjeve të përhershme, nuk janë

të aftë që në mënyrë të pavarur të lëvizin vetë, në banesë, apo në vendet ku kanë nevojë, as

në përdorimin e ndihmesave përkatëse, nuk janë në gjendje të ushqehen vetë, të zhvishen

dhe të vishen, të kryejnë nevojat fiziologjike si dhe të mbajnë higjienën e domosdoshme

personale.

Numri i fëmijëve që kanë përfituar nga kjo skemë është 2,745. Krahasuar me TM3 2014 kemi

një rënie për 168 ose shprehur në përqindje 5,7%. (MPMS, 2015)

Kompensimet për personat e verbër -I/E verbër sipas Ligjit NR.04/L-092

Gjithsejtë 3.258 persona përfitues në tërë Kosovën (MPMS, 2015)

Familjet e dëshmorëve dhe Invalidët e luftës sipas Ligjit Nr.04/L-172

mund të jenë edhe shfrytëzues të ndonjë skeme tjetër pensionale të përcaktuar me këtë ligj.

Përjashtimisht, shfrytëzuesit e pensionit kontributpagues të moshës, dhe shfrytëzuesit e

pensioneve tjera të përcaktuara me këtë ligj, mund të jenë edhe shtetasit e huaj, me shtetin e të

cilëve, Republika e Kosovës, lidh Marrëveshje Bilaterale për sigurimet sociale.

Shuma mujore e pensionit kontributpagues të moshës është 140€.

Numri i personave që kanë përfituar nga pensionet kontributpaguese të moshës ishte 39,827.

Krahasuar me TM3 2014 kemi një rritje prej 1,848 ose shprehur në përqindje 4,8%. (MPMS,

2015)

Page 153: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 153 -

Fëmijët e braktisur - pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili

është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk

janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore.

Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi

familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.

Gjithsejtë 10 persona te përkrahur në tërë Kosovën (MPMS, 2015)

Shtëpia e personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare (SHPMPF) në Prishtinë

dhe shtëpitë me bazë në komunitet (SHBK)

SHPPF dhe SHBK ofrojnë këto shërbime: ushqim, veshmbathje, përkujdesje shëndetësore,

terapi të punës dhe shërbime fizioterapeutike.

Gjithsejtë 110 persona te përkrahur në tërë Kosovën (MPMS, 2015)

Instituti Special i Shtimes dhe me shtëpitë bazë me komunitet – ofrojnë këto shërbime për

rezidentët: ushqim, veshmbathje, përkujdesje shëndetësore, terapi të punës, edukative dhe

aftësuese, trajtim social dhe terapi fizikale. Përfitues të këtyre shërbimeve janë personat me

aftësi të kufizuara mendore (ngecje në zhvillimin mendor), fizike dhe të kombinuara, të cilët

jetojnë të vetëm, kanë anëtarë të ngushtë të familjes, por për arsye të ndryshme janë të penguar

të ofrojnë përkujdesje për anëtarin e familjes në gjendje të nevojës sociale.

Gjithsejtë 137 persona te përkrahur në tërë Kosovën (MPMS, 2015)

Dëshmor i kombit- është luftëtari i UÇK-së që:

- ka rënë në luftë për lirinë e vendit;

- është plagosur në luftë për lirinë e vendit dhe ka vdekur si pasojë e plagëve të marra brenda tri

(3) viteve pas përfundimit të luftës

Invalid i luftës së UÇK-së – është luftëtari , pjesëtari dhe i internuari (burgosuri) i UÇK-së, i

cili ka pësuar plagë, lëndime (dëmtime) fizike dhe psikike apo sëmundje të rënda gjatë luftës

ose në burgjet dhe kampet e armikut, gjatë periudhës së luftës, me shkallë të invaliditetit së paku

10%.

Page 154: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 154 -

IV.3. Harmonizimi i shtetit social – rasti i Shqipërisë dhe Kosovës

Harmonizimi i shtetit social është komplikuar shumë nga dallimet strukturore dhe institucionale të

mirëqenies sociale që ekzistojnë në shtetet anëtare dhe aq më shumë shtuar kësaj edhe dy vendet

aspirante Shqipëria dhe Kosova. Kjo bëhet e vështirë për të dy shtetet potenciale për anëtarësim

marrë parasysh tranzicionin e tyre nëpër sisteme të ndryshme sociale. Këto dallime strukturore

ndryshojnë shumë në pjesën e buxhetit të tyre për programet sociale, për ndihma sociale, kujdes

shëndetësor, pensione, përfitime të papunësisë. Secili shtet përcakton rëndësinë e prioriteteve të

tyre andaj secili program social në shtetet përkatëse mbështetet financiarisht përmes niveleve të

ndryshme të tatimit dhe kontributit.

Sfidat institucionale përfshijnë metoda të ndryshme të përkrahjes sociale që ekzistojnë për

rishpërndarjen e mirëqenies sociale. Shtetet anëtare përkatëse përdorin një kombinim të metodave

të ndryshme në përkrahje të programeve të shtetit të tyre sociale si për shembull ofrimi i

shërbimeve sociale, kupona social, para të gatshme, transferëpagesa etj (Drabing, 2013, p. 34).

Shqipëria dhe Kosova, ndjekin praktika të tilla duke harmonizuar sistemet e tyre sociale me

sisteme të përafërta rajonale. Harmonizimi i shtetit social në nivel europian krahas përcaktimit

unik të përfitimeve të veçanta, do të kërkonte parasëgjithash ndryshime themelore strukturore dhe

institucionale në shtetin social të vendeve anëtare dhe atyre kandidate. Kjo potencialisht mund të

krijojë paqëndrueshmëri serioze sociale dhe mund të tërheq një reagim armiqësor publik duke

prekur sektorë të tjerë të rëndësishëm brenda vendeve anëtare dhe kandidate.

Një trazicion i tillë do të shkatërronte ose krejtësisht do të riorganizonte sistemet sociale ekzituese

të fuqishme. Përveç kësaj, ndryshime të tilla do të preknin mijëra nëpunës civilë, të cilët varen nga

punësimi i tyre në sektorët social të shteteve anëtare, duke i bërë ata të papunë. Kështu, vështirësitë

politike të shfaqura në nivel kombëtar do të jenë aq të mëdha, sidomos në shtetet anëtare që kanë

modele të qëndrueshme të shtetit të tyre social. Në anën tjetër, Shqipëria dhe Kosova kanë mungesa

të theksuara të mjeteve financiare për t’u bërë të krahasueshëm me shtetet anëtare të BE-së sa i

përketë bujarisë së rishpërndarjes së shpenzimeve sociale. Në pozita të pabarabarta janë edhe sa i

përketë natyrës së problemeve sociale me të cilat ato ballfaqohen, duke i bërë ato shpesh herë

subjekte të paqëndrueshme ndaj krizave sociale në vitet e fundit.

Page 155: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 155 -

Pabarazitë e larta në Shqipëri dhe Kosovë, deri diku të zbutura nga fluksi i konsiderueshëm i

dërgesave të remitencave nga jashtë, paraqesin një bazë të dobët të tyre në zhvillimin e prodhimit

si dhe mungesë të konkurrencës ndërkombëtare. Në Kosovë tregu i punës karakterizohet me

pjesëmarrje të ulët dhe me norma të larta të papunësisë. Vetëm gjatë vitit 2015, kjo normë është

rritur në 5 %, duke e bërë shtetin të paaftë në krijimin e vendeve të lira pune.

Situatë e vështirë bëhet kur pjesa më e madhe e të papunëve janë të rinjët 17-24 vjeç, të cilët hyjnë

në kategorinë e të papunëve afatgjatë dhe të pakualifikuar sipas kërkesave të tregut, duke e bërë

në tërësi këtë çështje strukturalisht të ngurtë. Në anën tjetër Shqipëria ballafaqohet me një ekonomi

të përhapur joformale, me një sundim të dobët të ligjit dhe me mungesa të parashikueshmërisë

fiskale, të cilat janë realisht pengesa në përmirësimin e konkurrencës dhe produktivitetit në

shoqëri.

Një tjetër pengesë e madhe në realizimin e shtetit social në nivel të Bashkimit Europian dhe në

Shqipëri dhe Kosovë është mungesa e burimeve financiare në dispozicion për të mundësuar një

shpërndarje të tyre më të madhe për politikat sociale.

IV.4. Shpenzimet sociale në Shqipëri dhe Kosovë

Ekziton një diversitet i madh në mesin e shteteve sociale në kuadër të Bashkimit Europian sa i

përketë shpenzimeve sociale. Ky diversitet është i shprehur edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor,

konkretisht në mes të Shqipërisë dhe Kosovës. Përderisa Shqipëria ka pas një rritje progresive të

shpenzimeve sociale, Kosova në anën tjetër ka qenë e vetmja në regjion e cila ka pasur nivelin më

të ulët të shpenzimeve sociale. Kjo si rezultat i instalimit të shërbimeve dhe skemave të para sociale

nga ana e administratës ndërkombëtare. Arsyetimi i ndërkombëtarëve në këtë rast ishte mungesa

e fondeve të mjaftueshme për t’u dal në ndihmë kategorive të rrezikuara sociale. Kjo qasje ka

pësuar ndryshim viteve të fundit. Vetëm gjatë dy viteve të fundit (2014 – 2016) shpenzimet sociale

në Kosovë kanë pësuar rritje të shpejtë, gjithnjë nën kritikën e ashpër të FMN-së37. Situata në

37 Fondi Monetar Ndërkombëtar disa herë ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se po e vë në rrezik buxhetin e shtetit.

Ky institucion ndërkombëtar ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të ketë kujdes me paratë që po i ndan për veteranët.

FMN thotë se në buxhet janë paraparë 60 milionë euro për këtë kategori, derisa shpenzimet mund të shkojnë deri në

100 milionë. Pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë mollë sherri për Qeverinë e Kosovës

Page 156: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 156 -

Bashkimin Europian sa i përketë shpenzimeve sociale dallon si rezultat i sistemeve të ndryshme,

të veçanta kombëtare të cilat vendet i kanë zhvilluar pas vitit 1945.

Kjo e bënë më të vështirë për të përgjithësuar një model të veçantë dhe unik të shtetit social për

gjithë Bashkimin Europian, pra të flasim për një “model europian” të shtetit social. Ky devirsitet

është reflektuar në shkallë të shpenzimeve për sistemet e mbrojtjes sociale, ndarjen e fondeve për

programe sociale, struktura dhe dizajni i beneficioneve, organizimi dhe burimet e financimit.

Niveli i shpenzimeve sociale të vendeve në Europë për vitin 2010 varion nga 29.9 përqind të GDP-

së në Danimarkë dhe 7.5 përqind në Kroaci (2005), siç tregohet edhe në Tabelën 9. Kjo përqindje

e ulët në Kroaci, është dukshëm më e ulët se sa në SHBA38 në të cilën shpenzimet sociale janë në

nivelin e 14.8 përqind të GDP-së. Vendet e tjera të Bashkimit Europian si për shembull Austria,

Franca dhe Finlanda qëndrojnë mjaft mirë mbi këtë mesatare.

Për dallim nga këto vende, shpenzimet sociale në Holandë, Luksemburg, Spanjë, Portugali dhe

Britani të Madhe janë nën këtë mesatare. Shqipëria gjatë vitit 2005 kishte shpenzuar 7.5 përqind

të GDP-së (Çabiri dhe Xhillari, 2005), përderisa Kosova gjatë vitit 2008 kishte shpenzuar vetëm

3.8 përqind të GDP-së së saj (FMN, 2013). Viteve të fundit në menyrë drastike ka shënuar rritje të

shpenzimeve sociale për kategori të ndryshme sociale përmes skemave të ndryshme sociale si dhe

rritjes së pensioneve për kategorin e kontributdhënësve39.

dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, kjo për faktin se ish-ushtarët e UÇK ‘së janë duke e rrezikuar fort

qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit. E për t’i eliminuar telashet me paratë e shtetit, FMN po kërkon nga qeveria e

Kosovës që të ndërhyjë menjëherë. FMN ka bërë me dije se numri i madh i veteranëve të UÇK’së ka tejkaluar edhe

paratë e planifikuara në buxhet për afro 40 milionë euro.

38 Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihen për shpenzime të vogla sociale.

39 Fondi Pensional i Kosovës ishte grabitur nga Serbia me rastin e suprimimit të Autonomisë së Kosovës dhe që nga

ajo kohë ky fond edhe nuk u është rikthyer kontribuesve të saj. Prononcime publike mbi mundësin e kthimit të saj

janë bërë vitin e fundit, megjithatë ende diçka konkrete nuk ka lëvizur. Është diskutuar vazhdimisht për mundësin e

shtrimit të kësaj çështjeje në dialogun Prishtinë-Beograd, por pala serbe vazhdimisht i është shmangur një obligimi të

tillë. Ky i fundit ndërkaq ka refuzuar t’u jap pensione kosovarëve, duke i konsideruar si “shtetas të huaj”. Mirëpo

pensionistet e Kosovës janë ankuar nëpër institucionet e drejtësisë ndërkombëtare duke kërkuar të drejtën e tyre në

pensione. Në bazë të kësaj kërkese, Gjykata e Strasburgut (2012) e detyron Serbinë lidhur me katër probleme të mëdha,

të cilat ka filluar ose do të fillojë t’i zgjidhë. Siç shkruan gazeta serbe “Veçenje novosti”, grupi i dytë i problemeve ka

të bëjë me pensionet e Kosovës, të cilat Serbia duhet t’i paguajë pas aktvendimit të plotfuqishëm në rastin Grudiq (çift

bashkëshortor nga Kosova me vendbanim në Novi Pazar, i cili kohë më parë ka fituar kontestin kundër shtetit të

Serbisë). Ministria serbe e Punës dhe e Politikës Sociale, kishte dhënë arsyetimin se nuk kishte qasje më në

dokumentacionin e pensionistëve dhe se nuk kishte pagesa nga Kosova në Fondin e Sigurimit Pensional të Serbisë.

Gjykata evropiane, ndërkaq ka konkluduar se pensionistët nuk janë fajtorë për këtë dhe se u është mohuar e drejta për

pronën. Sipas vlerësimeve, Serbia që nga viti 1998 e deri më tani, pensionistëve kosovare ua ka borxh mbi 700 milionë

euro. Kjo shumë është llogaritur në bazë të numrit të pensionistëve dhe duke u llogaritur në shumën që marrin

pensionistët në Serbi.

Page 157: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 157 -

Është interesante për ta bërë një lidhshmëri në mes të mbrojtjes sociale dhe GDP-së për kokë

banori. Për dekada me radhë ka pasur një tendencë në vendet më të pasura që të kenë shtete të

mëdha sociale. Kohët e fundit kjo marrëdhënie është zhdukur, shih Figurën 3.1 (a) dhe (b). Vendet

me pak dallim apo të njejtë të GDP-ës tregojnë një gamë të gjerë të sjelljes. Dikush mund të

argumentoj se shpenzimet më të larta, dërgojnë në realizimin e të ardhurave më të larta kombëtare

dhe anasjelltas vendet e suksesshme me të ardhura të larta për kokë banori mund të përballojnë nje

mbrojtje sociale mjaft bujare për qytetarët e vetë.

Dikush tjetër mund të aludojë se ka disa ndikime në efektin e supozuar depresiv të mbrojtjes sociale

e cila mëpastaj ndikon në performancën ekonomike (kujto rastin e krizes financiare të vitit 2008).

Studiues të ndryshëm tërheqnin vërejtjen se nuk duhet të ketë një lidhje në mes të mbrojtjes sociale

dhe të GDP-së. Në këtë rast, dikush mund të këmbëngul se industrializimi i ekonomisë dhe

ndryshimet pasuese shoqërore çuan në dy nivele më të larta të të ardhurave dhe për nevojën për

mbrojtje sociale edhe më të madhe. Idustrializimi bëri jetën më të pasigurtë; në të njejtën kohë, ai

i detyroi mekanizmat tradicional të ofrimit të sigurisë sociale të tilla si familja në përgjithësi, të

ofrojnë mbrojtje të tillë.

Tabela 17. Totali i shpenzimeve për mbrojtjen sociale (% GDP-së) 2001, 2005, 2007, 2008, 2010,

2015. Burimi: OECD (2015); Banka Botërore (2015); INSTAT (2015); ASK (2015); MF e

Shqipërisë (2015); MF e Kosovës (2015).

Vendi Viti Shpenzimet sociale (% e GDP) Viti Shpenzimet sociale (% e GDP)

Austria 2001 26.0 2010 28.6

Kroacia 2001 - 2007 4.5

Danimarka 2001 29.2 2010 29.9

Çekia 2001 17.5 2010 19.9

Finlanda 2001 24.8 2010 28.7

Franca 2001 28.5 2010 31.7

Shqipëria 2005 7.5 2015 34

Kosova 2008 3.8 2015 24.7

Ndarja e totalit të shpenzimeve sociale në programe individuale zbulon ngjajshmëri interesante

dhe specifike ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë

Shqipërisë dhe Kosovës. Përfitimet pensionale për pjesën më të madhe të shpenzimeve sociale në

Page 158: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 158 -

shtetet sociale, shënon nivelin veçanërisht të lartë në Itali dhe Greqi, dhe më të ulët në Irlandë.

Komponenti i dytë më i madh është kujdesi shëndetësor: mbi 40 përqind në Irlandë, Luksemburg,

Holandë, Suedi, Britani të Madhe dhe Portugali, dhe i barabartë ose nën 30 përqind në Greqi dhe

Austri. Mbrojtja sociale dhe kujdesi shëndetësor arrin shifrën e mbi 75 përqind të totalit të

shpenzimeve sociale në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, përveç Finlandës dhe

Danimarkës.

Për funksionet e tjera, ekziston një diversitet i madh që mund të shpjegohet me objektivat e

politikave sociale të vendeve përkatëse. Beneficionet për papunësinë arrijnë në 15.3 përqind në

Danimarkë, por janë të papërfillshme në Greqi, Britani të Madhe, Itali dhe Luksemburg.

Beneficionet e maternitetit dhe strehimit, arrijnë shifrën prej mbi 15 përqind të shpenzimeve

sociale në Danimarkë, Irlandë dhe në Britani të Madhe, por ato janë shumë të vogla në Portugali,

Spanjë dhe Itali. Në rastin e Shqipërisë ofrohen beneficione të papunësisë të cilat janë të

papërfillshme. Në Kosovë ato nuk ofrohen dhe as që ka planifikime që do të ndodh në një të

ardhme.

Në kohën e fundit një numër i artikujve dhe botimeve shkencore flasin për shpërbërjen (Pierson,

2001)40, të tjerat për lëkundjen e shtetit social (Atkinson, 2000). Shpenzimet sociale reale janë

duke u rritur në të gjitha vendet. Por kjo lëvizje po dëshmohet se është larg nga homogjeniteti në

vende dhe kohë. Në secilin rast, krahasimi më i rëndësishëm duhet të bëhet me shpenzimet sociale

në raport me përqindjen e GDP-së, nganjëherë e etiketuar shkurtë si “barrë sociale”. Globalisht

barra sociale është duke i karakterizuar të gjitha vendet e Bashkimit Europian (me përjashtim

Irlandën, Holandën dhe Luksemburgun) për gjatë gjithë periudhës kohore prej 1990-2010. Por

tendencat në kohë nuk janë lineare.

Në përmbledhje të gjerë, pas një stagnimi nga 1990 deri në 1995, barra social mesatarisht rritet

nga viti 1995 deri në 2000 dhe ka shënuar rënie në intervale të shkurtëra kohore. Nga viti 2001

deri më 2010, siç shihet në Tabelën 23 ajo rritet nga vlera 17.0 përqind në 31.7 përqind në 6 vende

përbërëse të Bashkimit Europian. Këto të dhëna mund të krahasohen me Shtetet e Bashkuara të

40 Pierson (2001) është njëri nga studiuesit e shkencave politike në favor të së ashtuquajturës “politikat e reja” të shtetit

social. Pikëpamja e tij përqendrohet në dy faktorë kryesorë të cilët kufizojnë rënien e shteteve sociale: popullariteti i

shtetit social dhe ekzistenca e forcave formale dhe joformale të intitucioneve veto. Si pasojë, ai gjen evidenca të cilat

përkrahin efektet e politikave të vogla partisane. Në të kundërt, ka një shkollë tjetër të mendimit e cila ka adoptuar

qasjen e ndryshme të të burimeve të fuqisë, për të cilat politikat partizane luajnë një rol kryesorë në rënien e shteteve

moderne sociale. Korpi dhe Palma (2003) kanë adoptuar këtë qasje në analizat e tyre në rastin e Britanisë.

Page 159: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 159 -

Amerikës, në të cilën ajo u rrit nga 13.1 në 14.6 përqind. Përtej dallimeve të shteteve sociale,

megjithatë mund të identifikohen tri nën (Willem, 2009) grupe të shteteve sociale mjaft homogjene

në kuadër të Bashkimit Europian. Ky homogjenitet matet nga aspekti i nivelit dhe ndryshimit të

barrës sociale në shtetet përkatëse.

1. Vendet me shpenzime të larta sociale (Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania dhe Suedia)

shfaqin normat më të larta të shpenzimeve sociale dhe të të ardhurave për qytetarët në kuadër

të Bashkimit Europian;

2. Vendet me shpenzime mesatare (Britania e Madhe, Italia, Irlanda, Luksemburgu) me

karakteristika ekonomike dhe sociale të përafërta, në të cilat niveli dhe ndryshimi i

shpenzimeve sociale gjendet në mes të dy nëngrupeve tjera të kategorizuara sipas shpenzimeve

sociale.

3. Vendet me shpenzime të vogla sociale (Greqia, Portugalia dhe Spanja), vende të ngathëta në

kuptimin e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes sociale.

Cilat ishin pasojat e këtyre zhvillimeve të kundërta në raport me zhvillimet ndërkombëtare

ekzistuese? Ka pasur një ulje të caktuar në rangun e përgjithshëm të barrës sociale në kuadër të

Bashkimit Europian. Kjo ulje në dispersion rezulton kryesisht nga fakti se sistemet sociale më pak

bujare (Greqia, Portugalia, Spanja dhe Italia) në fillim të viteve 2000 përjetuan norma më të larta

rritjeje në nivel global se sa sistemet më të lulëzuara (shtetet veriore të Bashkimit Europian).

Ekzistenca e një skeme të tillë konvergjente është mbështetur gjerësisht nga korrelacioni i fortë

negativ ndërmjet barrës sociale fillestare dhe pasimit me normën e rritjes. Barra sociale në

Bashkimin Europian ka qenë në rritje që nga viti 1980, me disa stagnime që nga viti 1995. Këto

zhvillime janë të lidhura me zhvillimin e papunësisë, me beneficionet e lidhura me normat e

papunësisë dhe me zhvillimin si dhe rritjen e shpenzimeve të sigurimit social në raport të varësisë.

Përderisa përkufizimet e grupeve në nevojë për mbrojtje sociale mund të ndryshojnë në të gjitha

vendet e botës, rasti i Kosovës dhe historia e fundit e saj nga paslufta bënë listën e rreziqeve sociale

më komplekse. Këtu përfshihen një numër i madh i grupeve specifike në nevojë për mbrojtje siç

janë: veteranet e luftës, femrat e dhunuara në luftë, fëmijët pa përkujdesje prindërore, fëmijët me

sjellje asociale, fëmijët në konflikt me ligjin pa përgjegjësi penale, fëmijët me marrëdhënie të

çrregulluara në familje, personat e moshës së shtyrë, personat me aftësi të kufizuara fizike ose

mendore, fëmijët e lënë pas dore dhe të keqtrajtuar, fëmijët në rrezik apo viktima të shfrytëzimit

Page 160: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 160 -

apo abuzimit, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit, personat në varësi nga alkooli

ose drogat, etj.

Në rrethanat kur nuk ka përkrahje nga familja ose kur ajo nuk është e mjaftueshme për të siguruar

mirëqenien e një individi, shteti ka për detyrë të ofrojë shërbime sociale dhe familjare për ata njerëz

që ndryshe nuk do të ndihmoheshin në mënyrën, e cila do të respektonte dinjitetin e tyre si qenie

njerëzore dhe të drejtat e tyre themelore të bazuara në legjislacionin e Kosovës dhe në konventat

ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Në nivelin e Qeverisë qendrore, Ministria e Punës dhe

Mirëqenies Sociale (MPMS) është institucioni përgjegjës për të gjitha politikat dhe çështjet

rregullative në lidhje me punën dhe mirëqenien sociale.

Departamenti për Mirëqenie Sociale (DMS) është organi kyç në kuadër të MPMS-së që është

përgjegjës për shërbimet sociale. Në pajtim me Ligjin për Familjen, Ligjin për Shërbimet Sociale

dhe Familjare, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruar

mes MPMS, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministrisë së Financave

(MF), në janar 2009, është transferuar mandati i Qendrave për Punë Sociale (QPS-ve) në komuna.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mandatin nga qeveritë komunale për të pasur

përgjegjësinë mbi çështjet e mirëqenies sociale të komunave dhe bën menaxhimin e Qendrave për

Punë Sociale (QPS).

Tabela 18. Skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës sipas kategorive.

Burimi: ASK (2015).

Kategoria Numri sipas Tremujorit të tretë 2015

Invalid i luftës 3.434

Familje të të zhdukurve civil 364

Kujdestarët për invalid civil 36

Invalid civil të luftës 2.097

Familje të viktimave civile 4.714

Familje të Dëshmorëve të UÇK-së 1.995

Kujdestarët për invalid të luftës 75

Familje të të zhdukurve të UÇK-së 20

Familje të invalidëve të luftës pas vdekjes 136

Familje të invalidëve civil pas vdekjes 94

Totali 12.965

Page 161: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 161 -

Në rastin e Shqipërisë gjendja është e natyrës tjetër. Sistemi social në Shqipëri ofron mbulim të

kufizuar të shërbimeve sociale, duke adresuar kategoritë e personave në nevojë: të moshuarit,

personat me aftësi të kufizuara dhe jetimët (shih për më tepër Raportin e Komisionit Europian,

Social Inclusion and Social Protection in Albania). Ky sistem social në Shqipëri është i projektuar

të sigurojë mbrojtje ndaj risqeve sociale të njohura, të bazuara kryesisht në kontributet e bëra nga

punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Nga përvoja e vendeve të BE-së, ky lloj sistemi funksionon mirë në konteksin e punësimit formal

të lartë, që ka qenë karakteristikë e sistemit të mëparshëm të Shqipërisë. Për sa i përket situatës së

kërkesës nga tregjet e punës në Shqipëri, tendencat demografike të reduktimit të numrit të lindjeve,

rritja e jetëgjatësisë, migracioni, ndryshimet në tiparet e familjes dhe vlerat tradicionale, po ngrenë

pikëpyetje se sa i përshtatshëm është sistemi aktual i mbrojtjes sociale për të arritur të paktën

standardet minimale në sigurimet shoqërore, në rastet e moshës së vjetër, vdekjes, sëmundjeve,

shtatëzanisë, aftësive të kufizuara, dëmtimeve në punë dhe sëmundjeve për shkak profesioni,

papunësisë dhe përkujdesjes shëndetësore (Komisioni Europian, 2008, p. 7).

Në sistemin aktual të mbrojtjes sociale në Shqipëri, shumë nga këto kategori janë të mbuluara, ka

ende shumë përmirësime që duhen bërë në cilësinë e shërbimeve të ofruara. Situata sociale dhe

demografike, e influencuar nga ndryshimet ekonomike, shkakton një nevojë në rritje për të futur

skema të reja të mbrojtjes sociale për familjet dhe fëmijët (Komisioni Europian, 2008, p. 7).

Koncepti i dhënies së bllok granteve, ka qenë pjesë e politikave të ndihmës ekonomike që në vitin

1993 kur skema e ndihmës ekonomike nisi të funksionojë.

Programi i ndihmës ekonomike, që mund të jetë e pjesshme ose e plotë, është bazuar në testimin e

burimeve të jetesës dhe është i financuar tërësisht nga buxheti i shtetit. Menaxhimi dhe shpërndarja

e ndihmës ekonomike për çdo familje përfituese bëhet nga njësia e ndihmës ekonomike pranë

Bashkive dhe Komunave (Komisioni Europian, 2008, p. 7). Dinamika e Ndihmës Ekonomike

shprehet nga lëvizja e familjeve përfituese në dy drejtime:

a. Familje që plotësojnë kushtet për të përfituar dhe janë të përfshira në këtë skemë; si dhe

b. Familje të lëna jashtë skemës si rrjedhojë e përmirësimit të gjendjes socialekonomike të tyre

ose që s’kanë arritur të plotësojnë kushtet.

Page 162: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 162 -

Ka dy kategori kryesore ndihme sociale në pagesa (kesh) që shpërndahen nga sektorët e asistencës

sociale në bashki e komuna dhe që monitorohen e vlerësohen nga Shërbimi Social Shtetëror në

nivel kombëtar. Ndërsa ndihma ekonomike synon në parim të garantojë minimumin e standardeve

të jetesës siç përkufizohet nga vendimi i Këshillit të Ministrave, përfitimet për aftësi të kufizuara

jepen për ata me kushte të tilla shëndetësore, që në lindje apo moshë të re, sipas ekzaminimit nga

komisioni i mjekëve (Komisioni Europian, 2008, p. 7). Përveç kësaj, ekziston edhe një skemë

subvencioni që rimburson pjesërisht faturat e energjisë elektrike për të varfërit dhe familje të tjera

në nevojë, dhe një sistem i shërbimeve sociale në qendra rezidenciale dhe ditore që ofrojnë

mbështetje psikologjike, ndërgjegjësim dhe përfaqësim.

Kontributet sociale janë burimi kryesor financiar për skemat e mbrojtjes sociale si sigurimet

shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe përfitimet e sigurimit për papunësinë. Shteti luan rolin e

kontribuesit për grupe të veçanta, së bashku me popullsinë ekonomikisht aktive (Komisioni

Europian, 2008, p. 7).

Skemat e sigurimeve sociale e shëndetësore publike (të detyrueshme, vullnetare e suplementare)

janë të financuara nga kontributet (PAYG) me buxhete të ndara nga kontributet e popullatës

ekonomikisht aktive (punëdhënës, punonjës dhe të vetëpunësuar). Është krijuar një fond rezervë i

financuar nëpërmjet kontributeve dhe buxhetit të shtetit. Qëllimi i kësaj rezerve është të mbushë

çdo boshllëk financiar ndërmjet periudhave të mbledhjes së kontributeve në mënyrë që të sigurohet

funksionimi i sistemit pa ndërprerje.

Përveç pensioneve, sistemi i sigurimeve shoqërore siguron përfitime në rast sëmundjeje apo

paaftësie të përkohshme për të punuar, si dhe përfitime shtatzanie. Të dyja këto degë të sigurimeve

shoqërore, gjenerojnë rregullisht suficite, të cilat transferohen në degët e pensioneve për të mbuluar

deficitet e krijuara. Në Shqipëri nuk ka ndonjë përfitim specifik për familjet ose ndonjë program

mbështetjeje/asistence për fëmijët. Ka disa kompensime suplementare për shumën e pensioneve

dhe të përkrahjes sociale për fëmijët/anëtarët e familjeve që varen nga përfituesi, si dhe

kompensime të lidhura me rritjen e çmimit të bukës dhe energjisë elektrike, të gjitha të financuara

nga buxheti i shtetit (Komisioni Europian, 2008, p. 8).

Sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri pas vitit 1993 trashëgoi nga e kaluara e tij mbulimin

me sigurim gjithëpërfshirës ndaj rrezikut të vjetërsisë, aftësive të kufizuara, vdekjes, sëmundjeve

me afat të shkurtër, shëndet i dobët dhe papunësi. Sistemi bazohet në kontribute të paguara nga

Page 163: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 163 -

punëdhënësi dhe punonjësi. Përpara vitit 1972, sektori rural në Shqipëri ishte i përjashtuar nga

skema e sigurimeve shoqërore. Si rezultat, sistemi i ri në Shqipëri trashëgoi një diferencim të

konsiderueshëm mes të dy sistemeve dhe një moshe pensioni relativisht të ulët në vitin 1993

(Komisioni Europian, 2008, p. 9).

Përfitime të pamjaftueshme për një standard jetese normale dhe zvogëlimi i burimeve financiare

të skemës për shkak të faktorëve siç janë struktura e moshës së popullsisë, ushtrojnë presion

financiar dhe social në rritje mbi qeverinë dhe institucionet e tjera që janë përgjegjës për politikat

sociale. Prirja e politikave qeveritare për të rritur pensionet e ulta ka favorizuar kontributet për

zonat rurale dhe ka gjeneruar pabarazi mes kategorive të ndryshme. Rritja e pensioneve sipas

moshës për burra e gra përkatësisht për moshat 60 dhe 65 vjeç (nga 55 deri 60 deri në vitin 2002)

do të ulë përkohësisht tendencën e rritjes së numrit të pensionisteve deri në 2012 – 2014 dhe do të

ruajë balancën mes përqindjes se kontribuesve/përfituesve nëse pjesëmarrja e kontribuesve

zgjerohet. Në Shqipëri, vetëm 8.5 përqind e popullsisë mbi 65 vjeç merr pension, ndërsa popullata

që përfiton nga Sistemi i Sigurimeve Shoqërore është 17 përqind. Tendencat e skemës së

pensioneve nuk janë shumë entuziaste. Shkalla e varësisë për vitin 2007 është 0.61, shkalla e

zëvendësimit është 43.85 përqind në zonat urbane dhe 23.47 në zonat rurale. Pensioni minimal

mujor në zonat urbane është 85 euro, kurse në zonat rurale pensioni i plotë është 51 euro për vitin

2008.. Të dy shifrat përfshijnë kompensime shtesë për çmimet e energjisë, inflacionin, etj

(Komisioni Europian, 2008, p. 9).

Page 164: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 164 -

Tabela 19. Fondet e buxhetit të ndara për shpenzime sociale. Kalkulimi i bërë nga autori, burimi:

Ligji i Buxhetit të Shqipërisë (2015) dhe Ligji i Buxhetit të Kosovës (2015).

Situatë dëshpruese mbetet në Shqipëri dhe Kosovë, skemat e tyre të mbrojtjes sociale kanë ndikim

të kufizuar në uljen e varfërisë për shkak të kufizimeve buxhetore. Të dyja vendet ballfaqohen me

mungesë të një koordinimi të mirë në mes të burimeve shtetërore si dhe me një mungesë të alokimit

të burimeve të nevojshme për të siguruar shërbime efektive sociale.

Sa i përket institucionit të sigurimit të kujdesit shëndetësor, Kosova mbetet e fundit në rajon e cila

praktikisht ende nuk ka filluar në ofrimin e këtij shërbimi social. Kosova ka miratuar Strategjinë e

sektorit shëndetësor 2014-2020 dhe Ligjin për sigurime shëndetësore, si dhe ka zotuar një fond

fillestar në shumën prej 12 milion Euro (shih. Ministrin e Financave). Megjithatë, mjetet e zotuar

për sigurime shëndetësore ende nuk kanë gjetur zbatim në praktik me arsyetimet se janë të

pamjaftueshme në realizimin e sigurimit shëndetësor për qytetarët e Kosovës.

Shqipëria

Buxheti total 2.952.639.949 €

Shpenzimet sociale 1.013.454.591 €

Sigurimi shoqëror 714.806.028 €

Sigurimi Shëndetësor 249.436.592 €

Skema e Sigurimit Suplementar 40.663.279 €

Fondi pensional 8.548.692 €

Shpenzimet sociale në % 34% €

Kosova

Buxheti total 1.682.486.849 €

Shpenzimet sociale 417.000.000 €

Pensione 264.979.437 €

Mirëqenia sociale (Skemat. Shërbimet, QPS) 35.822.816 €

Veteranët (fondi për vitin 2016) 25.000.000 €

Të përndjekurit politik 10.500.000 €

Puna dhe çështjet e punësimit 6.521.105 €

Ligji për të verbërit 3.914.888 €

Shpenzimet sociale në % 24.7% €

Page 165: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 165 -

Tabela 20. Shpërndarja e fondeve në kuadër të mirëqenies sociale në Kosovë. Burimi: Agjencia e

Statistikave të Kosovës (2015).

1. Mirëqenia sociale në Kosovë 35.822.816 €

1.1. Skema e Asistencës Sociale 28.148.125 €

1.2. Shërbimet sociale 4.760.388 €

1.3. Institucionet 2.557.270 €

1.4. Qendrat për Punë Sociale 185.806 €

1.5. Instituti i Politikave Sociale 134.077 €

1.6. Këshilli i Përgjithshëm për Shërbime Sociale 37.151 €

1.7. Puna dhe çështjet e punësimit 6.521.105 €

1.7.1. Divizioni për punësim 4.435.653 €

1.7.2. Inspekcioni i punës 567.952 €

1.7.3. Trainimi profesional 1.517.500 €

1.8. Të tjera 2.068.268 €

Me sfida të tilla nuk janë vetëm Shqipëria dhe Kosova që po ballfaqohen, por edhe vetë shtetet

anëtare të BE-së. Ato në vazhdimësi bëjnë rregullimin e politikave të tregut të punës, përmirësimin

e arsimit, reformimin e sistemeve të tyre të mbrojtjes sociale etj. Në rastin e Shqipërisë, statusi i

vendit kandidat, ka mundësuar të avancojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së në një nivel

më të lartë, për shembull Shqipëria do të marrë ftesa në takimet e Këshillit. Ky raport i ri i

marrëdhënieve ndihmon edhe në harmonizimin e politikave sociale sepse tani mund të krijohen

edhe komisione të përbashkëta në mes Shqipërisë dhe Komisionit të Rajoneve, Komisionit

Ekonomik dhe Social. Sfida me të cilën ballafaqohet Shqipëria është ekonomia joformale. Në

raportin e progresit të vitit 2014 për Shqipërinë, Komisioni Europian identifikon ekonominë

joformale si një ofrues i rëndësishëm i vendeve të punës, që përbën rreth 40% të punësimit në

sektorin jobujqësor. Mungon ende një qasje gjithpërfshirëse për inspektimin e aktivitetit informal

të punësimit (Komisioni Europian, 2014, p. 42). Shqipëria është ndër të vetmet në rajon e cila ka

filluar të aplikojë një projekt pilot rreth shpërndarjes së asistencës sociale familjeve në nevojë në

mënyrë elektronike, me qëllim që të zvogëlohet abuzimi me këto fonde.

Shtrirja e tij në tërë vendin kërkon përmirësime të rëndësishme në infrastrukturën ekzistuese dhe

të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve qëndrore dhe lokale (Komisioni Europian, 2014, p. 43).

Përderisa shtetet potenciale për t’u bërë kandidate ballfaqohen me sfidat e rregullimit dhe

përshtatjes së sistemeve të tyre me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, janë pikërisht

këto të fundit të cilat në vazhdimësi përplasen me autoritetet e Brukselit, në mbrojtje të

Page 166: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 166 -

divergjencave të tyre. Tensione kontradiktore ekzistojnë edhe në fushën e politikave sociale të

solidaritetit dhe subsidiaritetin të cilat aplikojnë shtetet anëtare. Politikat sociale të subsidiaritetit,

të cilat kanë një vendimarrje në nivel lokal, mund të krijojnë ndasi midis komuniteteve të cilat

kanë divergjenca mbi nevojat dhe interesat e tyre, dhe në këtë mënyrë mund të dëmtojnë

solidaritetin social (Svallfors, 2012, p. 27). Disa studiues besojnë se çështja është e pazgjidhshme,

të tjerët besojnë se diversiteti mund të menaxhohet duke vendosur një standard të përbashkët

minimal në nivel të Bashkimit Europian, përmes së cilës shtetet anëtare mund të ngrihen mbi, por

jo më poshtë. Duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e programeve sociale që ekzistojnë në

kuadër të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, detyra për të krijuar një politikë të përbashkët

koherente duket një ndërmarrje jashtëzakonisht e frikshme.

Tabela. 21. Shpërndarja e pensioneve në Kosovë. Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës

(2015).

1. Pensionet 264.979.437 €

1.1. Pensionet bazike 119.083.713 €

1.2. Pensionet për personat me paaftësi 15.117.200 €

1.3. Pensionet për Invalidët e Luftës 40.829.837 €

1.4. Pensionet e hershme (ish-punëtorët e Trepçës) 4.100.000 €

1.5. TMK pensionet e parakohshme 2.000.000 €

1.8. Pensionet e Pjesëtarëve të FSK-ës 800.000 €

1.6. Pensionet bazë kontributdhënëse 37.151 €

Në këtë kontekst, viteve të fundit Bashkimi Europian me qëllim të harmonizimit të sistemeve të

brendshme, dhe jo vetëm në mes të vendeve anëtare por edhe me ato potenciale, hartoi partneritete

europiane, të cilat identifikuan priroritetet e veprimit dhe ndihmuan në udhëzimin e asistencës

financiare në sektorët e rëndësishëm. Instrumentet e Para-aderimit (IPA) përdoren për të

mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve, në rradhë të parë ngritjen e infrastrukturës

dhe ngritjen e kapaciteteve humane. Në të dyja vendet, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë

instrumentet e tilla luajnë rol të rëndësishëm fillimisht në harmonizimin e legjislacioneve të tyre

me ato të Bashkimit Europian. Përdallim nga Shqipëria, Kosova ishte një hap para, marrë parasysh

prezencën e një komuniteti masiv ndërkombëtar në vend, dhe administrimin e të gjitha

Institucioneve të Kosovës41. Në fushën e dimensionit social, ishin ndërkombëtarët që ndërtuan

41 Institucionet e Përkohëshme Vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ).

Page 167: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 167 -

skemat e përkrahjes sociale në Kosovë. Ishte e vetmja në regjion, e cila aplikon Skemën e

Pensioneve Bazë, apo pensionet e pleqërisë, të cilat u ofrohen të gjithë personave mbi moshën 65

vjeç, pa një dallim strukturor në bazë të përvojës në punë apo kualifikimit të tyre.

Page 168: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 168 -

Figura 7. Numri i individëve dhe familjeve përfituese të ndihmës sociale në Kosovë nëpër vite. Si dhe numri i përfituesve të pensioneve

bazë në Kosovë nëpër vite. Kalkulim i autorit, Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (2015).

124,893 127,356131,875

138,847

112,553 109,858 107,145

130,320

197,271

184,974178,121

174,131

162,443

149,227152,508

157,329151,767

115,231

51,79144,911 42,052 40,569

37,170 37,170 35,654 35,791 34,86727,609

10,000

30,000

50,000

70,000

90,000

110,000

130,000

150,000

170,000

190,000

210,000

2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2015

Përfituesit e pensioneve bazë dhe ndihmave sociale në Kosovë

Pensione Bazë Ndihmë Sociale/Individët Ndihmë Sociale/Familjet

Page 169: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 169 -

Figura 8. Shuma vjetore e mjeteve të shpenzuara për pagesën e ndihmës sociale, pensioneve bazë dhe kontributdhënës, pensioneve të

personave me aftësi të kufizuara, skemave sociale dhe invalidëve të luftës nëpër vite në Kosovë. Burimi: Agjencia e Statistikave të

Kosovës (2015).

32.48 € 31.06 € 30.36 € 28.03 € 26.12 € 30.41 € 28.58 € 28.26 €35.82 €

54.91 € 59.31 € 61.98 € 63.48 € 66.20 € 67.08 €

92.19 €104.01 €

264.98 €

4.55 € 4.96 € 5.33 € 9.17 € 17.88 € 19.37 € 23.51 € 29.25 € 40.83 €

0 €

50 €

100 €

150 €

200 €

250 €

300 €

2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2015

Mil

ion

Shuma vjetore e mjeteve të shpenzuara për pagesën e ndihmës sociale, pensioneve

bazë dhe kontributdhënës, pensioneve të personave me aftësi të kufizuara, skemave

sociale dhe invalidëve të luftës nëpër vite.

Ndihma sociale Pensionistët Invalidët e luftës

Page 170: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 170 -

Në të dy Figurat 7 dhe 8, paraqitet trendi i zhvillimit të ndihmave sociale, skemës pensionale dhe

skemave të ndihmës financiare për invalidët e luftës në Kosovë. Me përjashtim të skemës së

ndihmës sociale për familjet, dy skemat tjera ajo e pensionit bazë (pleqërisë) dhe kjo e invalidëve

të luftës kanë shënuar rritje përgjatë viteve të fundit, duke rritur edhe më tepër koston financiare

të tyre në buxhetin e Kosovës. Përveç kësaj, Kosova gjatë vitit 2016 ka zotuar një fond tjetër social

prej 25 milion Euro për veteranët e luftës (të cilët nuk janë në marrëdhënie pune), dhe ka shprehur

gatishmëri që në të ardhmen e afërt të ndaj fonde edhe për gratë e dhunuar gjatë luftës në Kosovë

(numri i të cilave sillet rreth 20 mijë) të cilat së bashku paraqesin një barrë të rënd për buxhetin e

Kosovës dhe për zhvillimin e saj ekonomik.

IV.5. Sfidat ndaj problemeve sociale në Shqipëri dhe Kosovë – Varfëria dhe Pabarazia

Sistemi i tregut ka dështuar që në mënyrë të kënaqshme të arrijë objektivat që shoqëria vetëvetiu

ka vendosur në zemër të shtetit social. Ky dështim shtrihet në dy rrafshe: dështimi “tradicional” i

tregut që vjen nga paaftësia për të prodhuar një ndarje efikase dhe të mjaftueshme të burimeve,

dhe e dyta është dështimi “normal” për të siguruar një rezultat të barabartë për të gjithë (Pestieau,

2006, p. 9). Për të matur performancën e tregut dhe të shtetit social nga aspekti i barazisë, në fokus

janë dy koncepte standarde: varfëria dhe pabarazia në të ardhura.

Varfëria dhe pabarazia në të ardhura janë dy mënyra për të karakterizuar shpërndarjen e mjeteve.

Por një numër i studiuesve nuk duan të marrin në konsideratë çështjet e shpërndarjes së mjeteve

për të gjithë. Sipas tyre ndonjë ide në lidhje me shpërndarjen e drejtë të të ardhurave mund të

konsiderohet si gjykim me vlerë dhe se nuk ka asnjë mënyrë shkencore efikase për të zgjidhur

mosmarrëveshjet apo dallimet në çështjet e etikës (Pestieau, 2006, p. 9). Problemi me këtë qëndrim

është se vendimarrësit shqetësohen për shpërndarjen e implikimeve të politikave.

Megjithatë, në qoftë se ekonomistët injorojnë shpërndarjen, atëherë politikbërësit mund të

përfundojnë së pasuri vëmendje në çështjet e eficiencës, duke u përqendëruar më tepër në çështjet

e shpërndarjes. Është e njohur prej kohësh se pabarazia e të ardhurave vjetore është më e lartë

varësisht nga pabarazia e shprehur për një periudhë më të gjatë të jetesës (pabarazia e përhershme).

Sa më shumë familje që lëvizin lartë e poshtë shkallës së të ardhurave gjatë jetëgjatësisë së tyre,

Page 171: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 171 -

pabarazia e të ardhurave vjetore do të devijonte nga pabarazia e të ardhurave të matura për një

periudhë më të gjatë kohore.

Si pasojë, nëse ka dallime në mobilitetin e të ardhurave vjetore për të gjitha vendet, shkalla e

pabarazisë vjetore mund të na jap një pamje mashtruese (Lendvai, 2009, p. 13). Natyrisht, e njëjta

vërejtje vlen edhe për shkallën e varfërisë. Në krahasimin e varfërisë me kalimin e kohës apo

varfërinë midis vendeve, atëherë varfëria e menjëhershme nuk do të zhvillohet si varfëri e

vazhdueshme e përhershme (Lendvai, 2009, p. 13). Për të ilustruar këtë më thjeshtë, konsiderojmë

se në dy vende individët jetojnë për tre periudha me një jetëgjatësi të barabartë. Popullësia është

konstante. Në vendin A, secili individ fiton shumë pak në periudhën e parë, por fiton shumë në dy

periudhat në vijim.

Një qasje ndërseksionale (cross-sectional) vendit A i jep një normë të varfërisë prej 33 %; në terma

të ciklit të jetës të gjithë janë njësoj dhe nuk ka varfëri. Në vendin B, 20% e popullëisë është e

varfër vazhdimisht përgjatë tre periudhave. Të tjerët kanë të ardhura të vazhdueshme. Varfëria

ndërseksionale (cross-sectional) është 20%. Kjo normë paraqetë shkallën e varfërisë së

vazhdueshme (Lendvai, 2009, p. 13).

Tabela 22. Të ardhurat gjatë ciklit të jetës. Burimi: (Lendvai, 2009).

Shoqëria A Shoqëria B (20%/80%)

Gjeneratat Gjeneratat

Periudhat t t + 1 t + 2 t t + 1 t +2

1 10 10 10 10/35 10/35 10/35

2 40 40 40 10/35 10/35 10/35

3 40 40 40 10/35 10/35 10/35

Mesatarja e të ardhurave ndër-

sektoriale

30 30

Mesatarja e të ardhurave gjatë

gjithë jetës

30 30

Varfëria ndër-sektoriale 1/3 1/5

Varfëria e vazhdueshme 0 1/5

Pabarazia ndër-sektoriale 2/9 1/9

Pabarazia e vazhdueshme 0 1/9

Page 172: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 172 -

I njejti konstatim mund të nxirret edhe për shkallën e pabarazisë. Në këtë rast ne përdorim

koeficient të mjaftueshëm të variacionit. Ka një pajtueshmëri të gjerë se të ardhurat përgjatë gjithë

jetës, nëse është e mundur, të përdoren për të vlerësuar varfërinë dhe pabarazinë.

Kjo mund të na ofrojë një pamje më të plotësuar për dallim nga të ardhurat e fituara në një periudhë

të caktuar. Për fat të keq, për të bërë krahasime mbi varfërinë dhe pabarazinë në të ardhura për të

gjitha vendet e Bashkimit Europian, Shqipëri e Kosovë në periudha të gjata kohore më tepër se një

vit atëherë kërkohen të dhëna statistikore të cilat nuk janë edhe aq në dispozicion. Autori Aaberge

et al. (2002) na ofron të dhëna longitudinale për katër shtete, Danimark, Norvegji, Suedi dhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga këto të dhëna shohim se si pabarazia në të ardhura ndryshon

kur periudha e llogaritjes zgjerohet nga një vit në disa vite (Pestieau, 2006, p. 83). Shtetet e

Bashkuara të Amerikës janë vendi më i pabarabartë në të ardhura, me një lëvizshmëri mjaft të lartë

të të ardhurave ndër vite.

Përfundime të ngjajshme janë marrë edhe nga Burkhauser dhe Poupore (1997), Burkhauser et al.

(1997) në krahasimin e të ardhurave ndërmjet Gjermanisë dhe SHBA-së (Pestieau, 2006, p. 83).

Në vlerësimin e varfërisë, hulumtimet përqendrohen gjithnjë e më shumë në varfëri në të ardhura

të vazhdueshme.

Studiuesi Whelan (2003) në vitin 1995 krahasoi varfërinë ndër-sektoriale në të ardhura në 60 për

qind të të ardhurave mesatare të varfërisë së vazhdueshme, si dhe në 70 për qind të të ardhurave

mesatare. E para shkonte në 10.7 për qind në Holandë, në 21.7 përqind në Portugali dhe e dyta nga

6.3 përqind në Danimarkë në 19 përqind në Portugali (Pestieau, 2006, p. 83). Korelacioni i

rradhitjes midis këtyre dy treguesve është i lartë. Breen dhe Moisis (2003) përdorin katër valët e

para të panelit Europian. Një krahasim midis normës së varfërisë në valën 4 dhe përqindja e

familjeve të qenit të varfër në katër valët tregon përsëri një korrelacion mjaft të lartë. Përfundimi i

tyre kryesor është se lëvizshmëria në varfëri është mbivlerësuar shumë në qoftë se gabimi në matje

është injoruar.

Për ta përfunduar, nuk ka dyshim se hulumtimet janë tejet të rëndësishme mbi pabarazinë në të

ardhurat përgjatë gjithë ciklit të jetës dhe varfërisë së vazhdueshmë; kjo sjell një këndvështrim

alternativ për çështjen e pabarazisë dhe përjashtimit social. Në rastin e Shqipërisë e Kosovës, dhe

në tërësi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk janë bërë deri më tani studime të tilla për

të matur pabarazinë për gjatë gjithë ciklit jetësorë. Deri më sot, kryesisht për arsye statistikore, ka

Page 173: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 173 -

pak studime krahasuese për pabarazinë e të ardhurave dhe varfërisë në vendet e ndryshme të

Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Për më tepër, studimet ekzistuese tregojnë se renditja në bazë të të ardhurave vjetore nuk është

shumë e ndryshme nga ajo në bazë të të ardhurave për gjatë gjithë ciklit të jetës, në rastin e vendeve

të Bashkimit Europian. Përgjatë gjithë vendeve të Bashkimit Europian ekzistojnë dallime të

rëndësishme në normat e varfërisë dhe në koeficientet e Gini-it. Vendet e Bashkimit Europian

ndahen në dy ekstreme të kundërta. Në njërin ekstrem kemi vendet e Beneluksit dhe vendet nordike

me pak varfëri dhe me pabarazi të shkallës së vogël, përderisa në ekstremin tjetër kemi një përzirje

të vendeve të përbëra nga vendet jugore të Bashkimit Europian si dhe vendet anglo-saksone.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, konkretisht Shqipëria dhe Kosova, kanë shkallë të lartë të

varfërisë, veçanërisht Kosova, dhe të dyja kanë një shkallë të lartë të pabarazisë në të ardhura. Së

dyti, një pjesë e këtyre dallimeve i atribuohet dallimeve në shpenzimet sociale përgjatë vendeve të

Bashkimit Europian.

Disa vende ndajnë mjete të theksuara dhe disa më pak për kategorinë e shpenzimeve sociale.

Shqipëria dhe Kosova, nuk ndajnë fonde të konsiderueshme për shpenzimet sociale, megjithatë

viteve të fundit për shkak të presioneve nga grupe të ndryshme sociale, kanë filluar të shtojnë

shpenzimet sociale, me të vetmin qëllim për të ruajtur stabilitetet e tyre të brendshme të brishta.

Me fjalë të tjera kjo rritje e shpenzimeve nuk është rezultat i një procesi të planifikuar vite më parë

dhe as rezultat i një bujarie të shtetit, por është në tërësi rezultat i presionit social dhe për të ruajtur

paqen sociale.

Së treti, ndryshimet në varfëri dhe në pabarazi me kalimin e kohës kanë qenë të vogla. Ka një rritje

të varfërisë dhe pabarazisë përgjatë gjithë vendeve të Bashkimit Europian. Një rritje e tillë vërehet

edhe tek vendet e Ballkanit Perëndimor. Faktorët kryesor që çojnë në këtë hamendje janë trendet

e pafavorshme sociale dhe demografike, krizat financiare. Përderisa në rastin e vendeve të

Ballkanit është dhe lufta disa vjeçare shkatërruese, privatizimi i dështuar, stagnimi ekonomik,

mungesa e investimeve të jashtme, si dhe kufizimet strikte në financat publike.

Page 174: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 174 -

IV.5.1. Krahasimi i shkallës së varfërisë në BE, Kosovë dhe Shqipëri

Në matjen e varfërisë dhe pabarazisë në të ardhura në rastin e disa vendeve të BE-së, Shqipërisë

dhe Kosovës, si njësi reference marret familja dhe të ardhurat e disponueshme si burim i

mirëqenies për këtë njësi. Për të standartizuar të ardhurat e disponueshme për familje heterogjene

përdoret një shkallë e ekuivalencës. Para së gjithash kjo është një zgjidhje arbitrare dhe mund të

ketë pasoja. Shkalla e rekomanduar nga OECD është përdorur në të shumtën e rasteve në figurat

që do të paraqiten këtu. Ajo cakton 1.0 për personin e parë të rritur në familje, 0.7 për çdo person

tjetër të rritur në familje, si dhe 0.5 për çdo fëmijë. Sipas studiuesit Pestieau, ekuivalenca apo

standartizimi i të ardhurave në familje fitohet duke pjesëtuar të ardhurat e saj të disponueshme me

vlerën nga shkalla e ekuivalencës, si për shembull 2.7 për një çift me dy fëmijë (Pestieau, 2006, p.

10). Shpërndarja e të ardhurave mund të konsiderohet nga aspekti i dispersionit të saj. Kështu

shikohet për të gjithë shpërndarjen e të ardhurave, përndryshe ajo mund të studiohet duke u

fokusuar në pjesën e poshtme të shpërndarjes, që është nga shkalla e varfërisë.

Për të matur nivelin e vërfërisë një tradicionalist llogaritë numrin e familjeve nën vijën e varfërisë,

një nivel i fiksuar i të ardhurave reale që konsiderohet si e mjaftueshme për të siguruar një standard

adekuat minimal të jetesës. Deri me tani nuk ekziston asnjë pajtim mbi atë se si të përcaktohet se

çfarë është e përshtatshme. Linjat e varfërisë mund të bazohen në nevojat bazë (kostoja e kërkesave

minimale për ushqim) apo në disa përqindje të mesatares apo medianës së të ardhurave. Sipas

studiuesit Pestieau, qasja e fundit është e bazuar në idenë se varfëria është një situatë e privimit

relativ dhe se kufiri i varfërisë duhet të jetë i lidhur në disa tregues të standardit të jetesës në shoqëri

(Pestieau, 2006, p. 10). Për qëllime të këtij punimi është përdorur kjo qasje që është objektive,

financiare dhe relative. Kjo është veçanërisht e aftë për krahasime ndërkombëtare. Linja e varëfrisë

do të jetë 60 përqind e mesatares së të ardhurave. Në parashikimin e politikave që mund të

lehtësojnë varfërinë ndonjëherë është e dobishme për të kuptuar se sa larg nën kufirin e varfërisë

qëndron popullësia e varfëruar.

Hendeku i varfërisë mat se sa të ardhura duhet të transferohen tek popullata e varfër në mënyrë që

të nxirret çdo familje mbi kufirin e varfërisë (Bernaciak, 2014, p. 51). Tabela 9 tregon përqindjen

e njerëzve nën nivelin e vërfërisë (60 % mesatarja e të ardhurave) në disa vende të BE-së, Shqipëri

dhe Kosovë. Në periudhën prej 2010-2012, shkalla e varfërisë varion nga 5.5% në Danimark, në

Page 175: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 175 -

21.3% në Kroaci, përderisa në vendet e Ballkanit Perëndimor shkalla e varfërisë varion nga 14.3%

në Shqipëri, në 29.2% në Kosovë. Nga të dhënat statistikore të Eurostatit, vendet me shkallë

relativisht të ulët të varfërisë (nën 7%) janë vendet skandinave, dhe ato me shkallë të lartë të

varfërisë (mbi 11%) janë kryesisht vendet e Europës Jugore dhe asaj Lindore. Kjo shkallë e

varfërisë në BE mund të krahasohet me një normë prej mbi 15% në SHBA (Pestieau, 2006, p. 10).

Po të përqendrohemi më në detaje, do të vërejmë llojet e individëve të cilët janë objekt i varfërisë

në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës si: të rinjët dhe femrat mbajtëse të familjes, në të cilat burri

nuk është i pranishëm.

Në të dy rastet studimore niveli i ulët arsimor dhe papunësia e përhershme janë gjithashtu faktorë

të varfërisë. Madhësia e familjes sidomos në rastin e Kosovës, veçanërisht kur nuk ka llogaritje të

shkallës së ekonomisë, është duke dërguar në varfëri. Ky model i varfërisë sipas llojeve të njësive

familjare (household) vlen për shumicën e e vendeve të Ballkanit dhe vendeve europiane

(Bernaciak, 2014, p. 51). Privatizimi i shumë ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, u karakterizua

si një proces i dështuar duke bërë që shumë nga këto industri të kthehen në objekte magazinimi,

dhe kjo bëri që një pjesë e konsideruar e punëtorëve të mbesin pa punë, të humbet tregu, të rritet

niveli i korrupsionit, dhe mungesa e satisfakcionit me jetën shoqërore.

Megjithatë, nivelet e varfërisë në Shqipëri dhe Kosovë rezultojnë nga dy burime kryesore: të

dalurat e tregut dhe nga prania dhe efikasiteti i mbrojtjes sociale. Në mënyrë të qartë, sociologët

kanë tendencë të shkojnë më thellë dhe të kërkojnë shkaqet. Për shembull, dikush mund të pyes

veten se çfarë bëjnë të papunët; të rinjët në kërkim pune në periudha të gjata; nënat e vetme; çiftet

e reja që ballafaqohen me pamundësinë për të paguar faturat dhe qirat; a kanë të gjitha këto raste

diçka të përbashkët?

Tabela 22. Të ardhurat, varfëria dhe pabarazia në Shqipëri, Kosovë dhe në disa shtete të BE-së,

prej periudhës 2010-2012. Burimi Banka Botërore (2010, 2012); Inqualitywatch (2010); Çabiri

dhe Xhillari (2005).

Vendi Viti GDP (per capita) Shkalla e

Varfërisë (%)

Koeficienti

GINI (%)

Shpenzimet

sociale (% e GDP)

Austria 2010 49.350 12 30.3 28.6

Kroacia 2010 13.750 21.3 27.4 4.5 (2007)

Danimarka 2010 60.820 5.5 29.0 29.9

Çekia 2010 19.210 9.8 26.6 19.9

Page 176: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 176 -

Finlanda 2010 49.330 13 27.7 28.7

Franca 2010 73.790 13.5 33.8 31.7

Shqipëria 2012 4.320 14.3 28.9 7.5 (2005)

Kosova 2010 3.420 29.2 33.3 3.8 (2008)

Në një shkrim, studiuesi Castel (2003) vë përpara hipotezën se ata shprehin një mënyrë të veçantë

të shkëputjes nga një detyrim social, një lloj papërkatësie. Ky është një kusht i mjerimit dhe është

ndryshe nga ajo e varfërisë në kuptimin e ngushtë (Fenger, 2007, p. 37). Qasja e fundit mund të

lexohet si një papërkatësi ndaj shtetit, forma e të cilit mund të jetë e shënuar në aspektin e mungesës

së të ardhurave, të strehimit, të kujdesit mjedisor, të arsimit, mungesës së pushtetit, respektit etj.

Nga ana tjetër, situata e mjerimit përbën një efekt në vendin ku takohen dy vektorët: e para, boshti

i integrimit dhe jointegrimit përmes punës, dhe e dyta, boshti i integrimit dhe jointegrimit në rrjetin

familjar dhe shoqëror (Fenger, 2007, p. 37).

Në të dy vendet, Shqipëri dhe Kosovë niveli i satisfaksionit me jetën familjare dhe shoqërore është

i ulët. Pasiguria e sotme në Shqipëri dhe Kosovë, rezulton nga rritja e brishtësisë së rregullave

mbrojtëse të cilat janë zbatuar nga vitet e mëhershme e tutje në mënyrë që të krijohet një situatë e

qëndrueshme për punëtorët: e drejta për të punuar, mbrojtja shoqërore, mbulimi i rreziqeve sociale

të ngritura nga ana e shtetit social, etj.

Tabela 23. Krahasimi i treguesve të pabrazisë dhe varfërisë brenda tri burimeve Eurostat, LIS dhe

Banka Botërore. Burimi Eurostat (2014); LIS (2004, 2010); Banka Botërore (2010, 2012)

Vitet referuese Shkalla e varfërisë

(60%) median

Koeficienti GINI

Eurostat LIS Banka

Botërore

Eurostat LIS Banka

Botërore

Eurostat LIS Banka

Botërore

Austria 2014 2004 2010 14.7 13.3 12 27.6 26.9 30.3

Kroacia 2014 - 2010 19.4 - 21.3 30.2 - 27.4

Danimarka 2014 2010 2010 12.1 13.5 5.5 27.7 24.8 29.0

Çekia 2014 2010 2010 9.7 11.3 9.8 25.1 25.6 26.6

Finlanda 2014 2010 2010 12.8 14.9 13 25.6 26.1 27.7

Franca 2014 2010 2010 13.3 15.4 13.5 29.2 28.9 33.8

Shqipëria - - 2012 - - 14.5 - - 29.0

Kosova - - 2010 - - 29.2 - - 33.3

Page 177: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 177 -

Tabela 10, paraqet shkallën e varfërisë dhe pabarazisë për vitet 2010-2014, që vijnë nga tre burime

në dispozicion: Eurostat, Studimi mbi të ardhurat Luksemburg (LIS) dhe Banka Botërore. Një

aspekt me rëndësi që buron nga Tabela 10, është se ajo jep një ide të qartë të ndryshimeve në masë

të përqindjes së varfërisë (Eurostat, LIS dhe BB), kjo tregon se shkalla e varfërisë shënon një rritje

gjatë gjysmës së dytë të viteve 2000 në Austri, Kroaci, Shqipëri, Kosovë ndërsa ajo tregon një

rënie në Çeki dhe Francë. Siç edhe shihet nuk ka dallime të mëdha midis tre burimeve statistikore.

Krizës financiare të filluar gjatë vitit 2008, përveç shteteve të Bashkimit Europian edhe Shqipëria

dhe Kosova u ndikuan në mënyrë indirekte, edhe pse nuk ishin pjesë e një tregu global. Si pasojë

e krizës globale financiare dhe situatës së përgjithshme makroekonomike lidhur me norma të ulëta

të rritjes që nga viti 2008, varfëria në Shqipëri dhe Kosovë është rritur. Pjesa e popullsisë, konsumi

mujor real për frymë i së cilës është nën 4.891 Lekë (35.37 Euro, shënim i autorit), (me çmimet e

vitit 2002) u rrit nga 12,5 % në 2008 në 14,3 % në vitin 2012. Në vitet e mëparshme, varfëria ka

rënë nga 25,4 % në 2002 në 17,9 % në vitin 2005 dhe 12,5 % në vitin 2008.

Kjo do të thotë se rreth 64.402 individë në shtesë të 350.636 individëve të varfër në vitin 2008

kanë rënë në varfëri. Popullsia ekstremisht e varfër, e përcaktuar si personat që kanë vështirësi në

përmbushjen e nevojave bazë ushqimore, është rritur nga 1,2 % në vitin 2008 në 2,3% në vitin

2012. Varfëria ekstreme ka rënë nga rreth 5% në vitin 2002, në 3,3 % në 2005 dhe në 1,2% në

vitin 2008. Varfëria ekstreme është rritur si në zonat urbane (2,2%) ashtu dhe në ato rurale (2,4%)

(shih Shqipëria: Trendi i Varfërisë, publikuar nga INSTAT 2015).

Figura 9. Trendi i varfërisë absolute në Shqipëri. Burimi INSTAT (2015).

Page 178: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 178 -

Treguesit e tjerë të varfërisë në Shqipëri gjithashtu kanë pësuar rritje nga viti 2008. Dy tregues të

tjerë alternativë, përveç shkallës së varfërisë (përqindja e të varfërve), janë hendeku i varfërisë dhe

ashpërsia e varfërisë. Hendeku i varfërisë (nganjëherë referuar si thellësi e varfërisë) tregon se sa

larg janë individët nga linja e varfërisë.

Ky tregues përfitohet nga raporti i shumës së diferencave të konsumit të të varfërve nga linja e

varfërisë për të gjithë të varfërit ndaj totalit të popullsisë, duke e shprehur atë si përqindje të linjës

së varfërisë. Pra, një hendek varfërie prej 2 përqind do të thotë se shuma e përgjithshme që do t’u

duhej të varfërve për të arritur nivelin e linjës së varfërisë është e barabartë me popullsinë

shumëzuar me 2 përqind të linjës së varfërisë.

Avantazhi kryesor i hendekut të varfërisë është se kontributi individual i një të varfëri në varfërinë

e përgjithshme është më i madh sa më i varfër është individi. Treguesi i dytë alternativ është

ashpërsia e varfërisë, përparësia kryesore e të cilit është ndjeshmëria e tij ndaj pabarazisë midis të

varfërve.

Ashpërsia e varfërisë merr parasysh jo vetëm distancën e të varfërve nga linja e varfërisë por edhe

pabarazinë midis të varfërve. Kështu, të varfërit që janë më larg linjës së varfërisë kanë një peshë

më të madhe. Figura 1 dhe Tabela 1 tregojnë se hendeku i varfërisë është rritur nga 2,4 % në 2008,

në 3,0 % në vitin 2012. Megjithatë, numri vazhdon të jetë shumë më i ulët në krahasim me 5,7 %

në vitin 2002 (INSTAT, 2015, p. 2).

Hendeku i varfërisë ka rënë nga 3,9 % në 2005 në 2,4 % në vitin 2008. Ashpërsia e varfërisë është

rritur lehtësisht nga 0,7 % në vitin 2008 në 1,0 % në vitin 2012. Më parë ky tregues ka rënë nga

1,9 % në vitin 2002 në 1,3 % në vitin 2005 (INSTAT, 2015, p. 3).

Page 179: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 179 -

Tabela 24. Trendi i varfërisë absolute sipas rajoneve: 2002, 2005, 2008, dhe 2012. Burimi: INSTAT (2015).

Page 180: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

180

Tirana ka përjetuar një rritje të konsiderueshme në varfëri. Krahasuar me vitin 2008, përqindja e

popullsisë që konsiderohet si e varfër ka shkuar nga 8,8 % që ishte në 2008 në 12,1 % në vitin

2012. Zonat Qendrore kanë mbetur përgjithësisht në një situatë të ngjashme. Varfëria është rritur

lehtësisht nga 10,7 % në 2008 në 12,6 % në vitin 2012 (INSTAT, 2015, p. 3).

Në Shqipëri varfëria nuk duket të jetë më vetëm një fenomen rural. Përkundrazi, viteve të fundit

ajo është zhvendosur kryesisht në zonat urbane: ndërsa popullsia rurale në varfëri ka rënë me rreth

0,3 %, popullsia urbane në varfëri është rritur me rreth 44,0 % (Shih Shqipëria: Trendi i Varfërisë,

publikuar nga INSTAT 2015). Shkalla e varfërisë në zonat rurale është rritur nga 15,0 % në 2008

në 15,5 % në vitin 2012, ndërsa varfëria urbane u rrit nga 10,2 % në 13,3 %. Për më tepër, edhe

brenda zonave rurale, shkalla e varfërisë është ulur ndjeshëm në zonat Malore.

Varfëria duket të ketë një përhapje më të gjerë se në vitin 2008 dhe nuk është më e përqëndruar në

zonat Malore rurale. Treguesit e tjerë të varfërisë ruajnë norma të ngjashme të ndryshimit, si ato

të përshkruara më lart si në zonat urbane dhe rurale. Hendeku i varfërisë (thellësia e varfërisë)

është e ngjashme për zonat rurale dhe urbane. Megjithatë, zonat urbane kanë pasur një rritje të

konsiderueshme të hendekut të varfërisë në krahasim me vitet e mëparshme. Në vitin 2012, në

zonat rurale, ky tregues është 3,1 %, krahasuar me 2,8 % në zonat urbane. Për zonat rurale, ky

tregues ka pësuar një rritje prej rreth 15,0 % krahasuar me vitin 2008, ndërsa për zonat urbane ka

pësuar një rritje prej rreth 33,0 % (INSTAT, 2015, p. 4).

Tabela 25. Shkalla e ndryshimit të varfësisë në zonat urbane dhe rurale, në Shqipëri. Burimi:

INSTAT (2015).

Në rastin e Kosovës, studimet lidhur me shkallën e varfërisë filluan që nga vitet 2000, kryesisht

nga organizatat ndërkombëtare që ishin tejet prezent në vend. Në vitin 2001, rreth 12% e njerëzve

Page 181: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

181

jetonin në varfëri ekstreme, të përcaktuara nga Banka Botërore si njerëz që nuk mund të përballojnë

një shportë minimale të ushqimit që ofron 2,100 kalori për të rritur. Në Kosovë, kjo linjë e varfërisë

ekstreme është vlerësuar për tu përkthyer për diku rreth 0.85 $. Masa tjetër është linja e varfërisë

së plotë, që definohet si e lejuar për nevoja familjare për të konsumuar mallra dhe të tjera, në vlerë

1.60 $ në ditë (shih studimin e varfërisë në Kosovë nga Banka Botërore 2001).

Hendeku prej varfërisë ekstreme (distanca mesatare që ndan popullsinë nga vija e varfërisë

ekstreme) është vetëm 2.5%. Kjo gjë është e rëndësishme sepse kjo do të thotë se kostoja e

asistencës sociale të nevojshme për të lëvizur këta njerëz mbi vijën e varfërisë së skajshme është

relativisht i ulët 1.7% e PBB-së në Kosovë, sipas vlerësimit të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Një studim i detajuar i varfërisë në Kosovë është bërë në vitin 2001 nga Studimi i Matjes së Nivelit

të Jetesës të Bankës Botërore (LSMS), që mbuloi 2,880 familje, në bashkëpunim me Agjencinë e

Statistikave të Kosovës (ASK), sondazhi vlerëson se kufiri i varfërisë ishte 53, 67 € në muaj.

Vlerësimi i dytë i varfërisë është kryer në vitin 2005 nga Anketa e Buxhetit Familjar (ABF), që

përfshin 2,400 familje. Linja e varfërisë në këtë rast është vlerësuar në vetëm 42.30 € në muaj.

Vlerësimi i fundit u krye në vitin 2007 (përsëri, ABF me 2.400 familje), por kufiri i varfërisë ka

mbetur i pandryshuar në krahasim me anketën e mëparshme, në vitin 2005.

Në vitin 2004, UNDP ka kryer një studim për të matur varfërinë në Kosovë, duke përdorur dy lloje

Treguesish të Varfërisë Njerëzore (HPI). Treguesi i parë, HPI-1, është metodë për të matur

indikatorët e varfërisë ekstreme, ndërsa treguesi i dytë, HPI-2, matë varfërinë jo ekstreme. Sipas

Raportit të Zhvillimit Njerëzor të vitit 2004, niveli i varfërisë ekstreme në Kosovë ra nga 17.6

përqind në vitin 2001 në 9.7 për qind në vitin 2003, ndërsa përqindja e popullsisë së paaftë për të

përmbushur nevojat e tyre ditore është rritur nga 11.9 për qind në 13 për qind, siç tregohet në

Tabelën 26. Edhe pse treguesit e tjerë - të tillë si në niveli i papunësisë dhe përqindja e njerëzve

që jetojnë me vetëm 2 dollarë në ditë - tregojnë një rënie të varfërisë, megjithatë ato ende mbeten

në nivel të lartë.

Tabela 26. Treguesit e zhvillimit njerëzor në Kosovë. Burimi: Raporti i Zhvillimit Njerëzor në

Kosovë UNDP (2004).

Treguesit 2001 2003

HPI – 1 (Aplikuar në vendet në zhvillim) 17.6% 9.7%

Popullsia që dështon të arrij moshën 40 vjeç 25.30% 7%

Page 182: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

182

Personat analfabet 6.50% 5.80%

Njerëz pa ujë të pijshëm 4.40% 27.40%

Njerëz pa shërbime shëndetësore 8.90%

Vdekshmëria e fëmijëve 3.50% 3.50%

Fëmijët e lindur nën peshë 4.10% 4.00%

Njerëzit pa një standard të denjë jetese 11.90% 13%

HPI-2 (aplikuar në vendet e zhvilluara) 36.70%

Popullsia që dështon të arrij moshën 65 veç 13.40%

Personat analfabet 6.50% 5.80%

Njerëzit që jetojnë me 2$ në ditë 50.30% 47.70%

Papunësia në grupmoshën 15-64 50-55% 44.40%

Kosova në këtë periudhë kishte ndoshta dhe jo, një numër të kufizuar të mbështetjes dhe

përfitimeve sociale siç janë përfitimet e papunësisë, kompensimi i lehonisë, përfitime për skemën

e fëmijëve, etj.

Skema e ndihmës sociale për pagesë familjeve në nevojë është mjeti kryesor në zbutjen e varfërisë

dhe financohet drejtpërdrejtë nga buxheti i përgjithshëm. Ky program, që është edhe më i njohuri

në fushën e ndihmës sociale në Kosovë, ka filluar të zbatohet që nga fillimi i vitit 2001 kur edhe u

miratua Ligji për Skemën e Ndihmës Sociale. Përkatësisht përmes këtij programi përkrahen dy

kategori të familjeve të varfëra: familjet që nuk kanë asnjë anëtarë të aftë për punë dhe ato që kanë

vetëm një anëtarë të familjes që është i aftë për punë, por i cili është i regjistruar si i papunësuar

në Zyrat e Punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe që kërkon punë

në mënyrë aktive, e me të paktën një fëmijë nën moshën pesëvjeçare ose një bonjak nën moshën

pesëmbëdhjetëvjeçare.

Niveli i ndihmës financiare varet nga madhësia e familjes. Sidoqoftë kjo ndihmë sillet prej 40-80

Euro në muaj (në varësi të madhësisë së familjes prej 1-7 e më shumë anëtarë, ndihma shtohet për

5 euro), me një mesatare të përfitimit prej 60 Euro.

Popullësia e Kosovës është shumë e re, dhe grupi më i madh është grupmosha 15-24 vjeç. Shumica

e këtyre të rinjëve së shpejti do të hyjnë ose janë tashmë në vitet e tyre riprodhuese: në këtë mënyrë

pritet edhe rritja e popullsisë dhe poashtu edhe kërkesat dhe nevojat për punë. Duke pasur parasysh

nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë në 2002-2003 (totali: 49%, meshkuj: 41%, femra: 64%)

Page 183: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

183

dhe rritja e parashikuar e popullsisë në 15 vitet e ardhshme, atëherë varfëria mund të bëhet një

problem edhe më i madh42.

Pjesa e shpenzimeve të mbrojtjes sociale si përqindje e shpenzimeve qeveritare është e ulët

krahasuar me standardet rajonale, në vitin 2004 vlerësohet të jetë 12.68%. Megjithatë, viteve të

fundit shpenzimet sociale janë rritur në mënyrë të konsideruar si: rritja e pensioneve, ndihmave

sociale, beneficionet për veteranët e luftës, invalidët etj. Anketimet për Buxhetin Familjar të vitit

2005 krahasuar me 2007, shkalla e varfërisë është rritur nga 43.5 në 45.1 për qind dhe shkalla e

varfërisë së skajshme nga 13.6 në 16.7 për qind. Faktorët që mund të kenë ndikim në uljen e

varfërisë janë emigracioni dhe dërgesat, duke përfshirë edhe pensionet nga jashtë.

Figura 10. Shkalla e Varfërisë në Kosovë gjatë viteve 2003-2006. Burimi: UNDP (2004); ASK

(2010).

Gjendja e vështirë ekonomike e Kosovës e pamundëson që të ketë burime të mjaftueshme për

financimin e mbrojtjes sociale, veçanërisht për grupet e rrezikuara. Në lidhje me skemat e

sigurimeve shoqërore, Studimi i Bankës Botërore i vitit 2007 thotë se, për shkak të mbulimit të

dobët dhe të nivelit të ulët të përfitimit të tyre, skemat sociale kanë dështuar të kenë një ndikim të

rëndësishëm në përmirësimin e mirëqenies sociale. Në kushtet e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor,

42 Shih studimet mbi Varfërinë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës 2010.

43.50%45.10%

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

40%

45%

50%

2003/2004 2005/2006

Varfëri Ekstreme Varfëri të plotë

Page 184: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

184

Kosova është në fund të Evropës Juglindore dhe është ndër shoqëritë më pak të zhvilluara në

Evropë, pikërisht si rezultat i shkallës së lartë të papunësisë dhe varfërisë.

Në këtë drejtim bazuar në raportet e FMN-se dhe organizatave ndërkombëtare janë bërë një sërë

vërejtjesh sa i përketë strukturës së hollësishme të varfërisë, si në vijim:

- Përqindja e varfërisë në familjet me më shumë se shtatë anëtarë është 7 për qind më e lartë se

ajo e familjeve me më pak se katër anëtarë.

- Përqindja e varfërisë së familjeve me femra mbajtëse të familjes është 4 për qind më e lartë se

ajo e familjeve të kryesuar nga meshkujt.

- Përqindja e varfërisë së të papunëve është 50 për qind më e lartë se ajo e personave të punësuar.

Midis 32 dhe 35 për qind e të punësuarve janë të varfër, shumica e të cilëve janë punëtorë të

rastësishëm dhe minatorët.

- Varfëria në zonat rurale është 5 deri në 10 për qind më e lartë se në zonat urbane. Rajonet e

Mitrovicës dhe Ferizajt kanë shkallën më të lartë të varfërisë në Kosovë.

- Përveç kësaj, pothuajse 8 për qind e popullsisë janë duke jetuar në varfëri shumëdimensionale.

Ata janë materialisht të varfër, pa ujë në shtëpitë e tyre apo qasje në shërbimet sanitare dhe

shëndetësore.

Në Kosovë, rreth 6.9 për qind e popullsisë janë përfitues të ndihmës sociale. Grupet shoqërore

veçanërisht të cenueshme ndaj varfërisë janë:

a. familjet e mëdha (ato me gjashtë apo më shumë anëtarë),

b. familjet me kryefamiljar femra

c. të papunët (në një masë të caktuar, edhe të vetëpunësuarit).

Një tjetër faktor i rëndësishëm për uljen e varfërisë është numri i madh i punëtorëve emigrantë

(jashtë vendit) dhe dërgesave të tyre. Është vlerësuar se rreth 20 për qind e familjeve kosovare

kanë një anëtar të familjes që jeton jashtë vendit. Andaj shkalla e varfërisë në familjet me të paktën

një anëtar jashtë vendit është 7 për qind më e ulët se mesatarja.

Rrethanat politike të dekadave të fundit kanë kontribuar në mungesën e investimeve, zgjerimit të

ulët të bizneseve dhe numrit të kufizuar të nisjes së bizneseve të ri.

Page 185: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

185

Përkrahja sociale në Kosovë është e orientuar kryesisht drejt ndihmës monetare mujore për familjet

e varfëra, për personat me aftësi të kufizuar, (përfshirë edhe fëmijët), për pensionistët të cilët e

gëzojnë të drejtën e pensionit sipas ligjit në fuqi dhe për kategoritë e invalidëve të luftës dhe

familjeve të dëshmorëve. Këto grupe trajtohen si kategori sociale përmes politikave qeveritare,

dhe në realitetin e Kosovës konsiderohen si grupet shoqërore më të brishta.

IV.5.2. Krahasimi i pabarazisë në BE, Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i pabarazisë në të ardhura si dhe masat alternative ndaj kësaj pabarazie, fokusohet

kryesisht tek një pjesë e popullësisë. Në rrethet shkencore argumentohet se zbutja e e varfërisë në

shoqëri nuk është objektivi i vetëm i politikave të mirëqenies sociale përmes rishpërndarjes së të

ardhurave në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Ekzistojnë të dhëna të ndryshme

statistikore përmbledhëse të cilat synojnë të bëjnë krahasime në lidhje me dallimet në shpërndarjen

e të ardhurave. Këto të dhëna statistikore që masin në mënyrë të veçantë shkallën e shpërndarjes

apo të pabarazisë në të ardhura shpesh përcjellin gjykime me vlerë. Për shembull, sipas disa

supozimeve, duke mbajtur një konstant në të ardhura.

Pabarazia e shpërfaqur tregon nivel të ulët të mirëqenies sociale (Jacquot, National Welfare State

Reforms and the Question of Europeanization: From Impact to Usages , 2008, p. 21). Për të

shprehur pabarazinë në Shqipëri dhe Kosovë do të përdorim Kurbën e Lorenc-it dhe koeficinetin

Gini si një masë e pabarazisë. Kurba e Lorencit krahason shpërndarjen kumulative të të ardhurave

me shpërndarjen e akumuluar të njësive familjare për popullësinë në fjalë. Kurba e Lorencit nxjerrë

përqindjen e të ardhurave për pjesën e poshtme (20-30%) të popullësisë. Në rastet kur do të kishte

barazi të plotë atëherë x përqind e popullësisë do të marrin x përqind të totalit të të ardhurave,

pastaj kurba e Lorencit do të shtrihet në mënyrë diagonale.

Po para se të paraqesim pabarazinë në të ardhura në Shqipëri dhe Kosovë është me rëndësi të

paraqitet struktura e pagave neto mujore mesatare të paguara nga buxheti i shtetit në të dy vendet,

Shqipëri dhe Kosovë.

Page 186: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

186

Në rastin e Kosovës paga neto mujore mesatare ka shënuar një rritje progresive gjatë viteve 2003-

2014, (shih tabelën 14).

Tabela 27. Pagat neto mujore mesatare të paguara nga buxheti i Kosovës. Burimi: MPMS (2013);

ASK (2014).

Viti 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2014

Euro 167 189 194 195 199 211 270 310 368 372 429

Krijimi i sistemit dhe strukturës së pagave, shtesave dhe shpërblimeve për shërbyesit civil

përcaktohet me Ligjin Nr.03 / L -149 për Shërbimin Civil të Kosovës. Në përputhje me dispozitat

e këtij ligji, përshkruhet sistemi i pagave për mbi 20 mijë nënpunës civil në Kosovë. Përveç kësaj

janë edhe mbi 50 mijë punonjës publik, të cilët nuk janë nënpunës civil dhe pagat e tyre nuk janë

të rregulluara me këtë ligj. Përgjithësisht janë rreth 70 mijë punonjës që paguhen drejtpërdrejt nga

buxheti i Kosovës ( Flander, Praprotnik, Rakar, 2013, p. 2).

Ligji krijon një sistem dhe strukturë të pagave, shtesave dhe shpërblimeve të tjera vetëm për

nëpunësit civilë dhe jo për kategoritë e mësipërme të nëpunësve publikë, të cilët janë përjashtuar

nga shërbimi civil. Edhe pse nuk janë pjesë e shërbimit civil, kategoritë e mësipërme të punonjësve

publikë paguhen nga burimet publike, dmth buxheti i Kosovës. Për disa nga kategoritë e

mësipërme, pagat rregullohen me ligje të veçanta (p.sh. një ligj mbi pagat për të emëruarit politikë

është duke u hartuar), ndërsa të tjerët janë të rregulluara me legjislacionin sekondar.

Kjo ka krijuar nënsistemet e pagave të cilat janë në kundërshtim dhe jokoherente në mes vete ku

pagat dhe format e tjera të kompensimit rregullohen me akte nënligjore me një bazë ligjore të

pamjaftueshme. Mungesa e një kornize ligjore për pagat e këtyre kategorive ka çuar në një situatë

në të cilën aktet e veçanta ligjore dhe nënligjore rregullojnë funksionimin e institucioneve të

prekura. Ky legjislacion i veçantë përmban dispozita që rregullojnë pagat dhe kompetencat e

institucionit për miratimin e pagave të stafit. Kjo praktikë ka çuar në krijimin e një sistemi të

pagesave jo koherente, pabarazi në të ardhura, i pabazuar në piramidën e hierarkisë institucionale

dhe që është financiarisht i papërshtatshëm dhe demotivuese për kategori të caktuara të

punonjësve.

Page 187: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

187

Në sektorë të caktuar të administratës publike, të tilla si institucionet jashtë shërbimit civil, kuadri

ligjor për sistemin e pagave është i paplotë dhe i fragmentuar. Menaxhimi i sistemit të pagesave

në institucionet jashtë shërbimit civil është shumë i vështirë për shkak të mungesës së një kuadri

ligjor ( Flander, Praprotnik, Rakar, 2013, p. 3).

Edhe në Shqipëri gjendja është demotivuese, për shembull një person i punësuar në Shqipëri

paguhet mesatarisht 45 539 lekë në muaj (329.44 Euro shënim i autorit), ose 2069 lekë (14.97 Euro

shënim i autorit) në ditë nëse i referohemi javës 40 orëshe të punës dhe periudhës 22 ditore të

punës në muaj sipas Kodit të Punës që njeh 2 ditë pushimi në javë. Nëse do të bënim llogaritje me

pagesë për orë pune, shifra del 258 lekë ose rreth 1.8 euro. Ndërkohë, në vendet europiane pagesa

për orë luhatet midis 6 deri 8 euro mesatarisht dhe në SHBA duke nisur nga 8 dollarë ora.

Tabela 28. Paga neto mujore mesatare e paguar nga buxheti i Shqipërisë. Burimi Instat (2015).

Emërtimi 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2014

Paga

mesatare

mujore

21,325

24,393

26,808

28,822

33,750

36,537

40,874

43,625

46,665

50,092

53,025

Paga

minimale

zyrtare

10,060

10,080

11,800

14,000

14,000

17,000

18,000

19,000

20,000

21,000

22,000

Në përgjithësi çështja e pabarazisë në të ardhura mbetet një nga çështjet më të ndieshme në vendet

perëndimore kapitaliste, dhe ato që janë në tranzicion. Si rezultat i këtyre pabarazive, viteve të

fundit janë organizuar lëvizje të ndryshme sociale të cilat kishin për qëllim senzibilizimin e

opinionit publik lidhur me pabarazinë në të ardhura, që sipas tyre 1% e popullësisë botërore brenda

vitit zotëron më shumë pasuri se 99% e pjesës tjetër në botë. Drejtori i Oxfam International Uini

Byanyima, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, theksoi se përqendrimi në rritje i pasurisë

që prej nisjes së recensionit është jo i mirë për rritjen dhe për qeverisjen. Pabarazia nuk është e

keqe vetëm për të varfërit, por edhe për të pasurit (Moore, 2015).

Për të nxjerrë pabarazinë në të ardhura në rastin e Kosovës, do të përdoren të dhënat zyrtare të cilat

paraqesin lartësinë e pagave në sektorin shtetëror (shërbyesit civil) të ndara në 4 kategori, si në

vijim: 1.Niveli i lartë drejtues-menaxhues; 2. Niveli drejtues-menaxhues; 3. Niveli profesional; 4.

Page 188: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

188

Niveli administrativo-teknik. Të njejtën ndarje nëpër kategori ka edhe Shqipëria, si në vijim: 1.

Niveli drejtues-menaxherial; 2. Niveli profesional; 3. Niveli teknik; 4. Punëtorët.

Në Kosovë vazhdon shpërndarja e të ardhurave sipas sistemit të vjetër të instaluar nga administrata

ndërkombëtare. Janë hartuar projektligjet për funksionarët publik dhe projekt ligji për pagat e

shërbyesve civil, të cilat synohen të riintegrohen në një ligj të vetëm, me qëllim të zvogëlimit të

dallimeve në të ardhura në mesin e shërbyesve civil të Kosovës. Në të dy rastet, për Shqipërinë

dhe Kosovën, Kurba e Lorencit shpërfaqë një lakore të theksuar e cila paraqetë një dallim shtresorë

sa i përketë të ardhurave që ato marrin nga buxheti i shtetit. Në Shqipëri kjo lakore është më pak

e theksuar për dallim nga Kosova, në të cilën vërehet një theksim më i madh i pabarazisë në mes

të niveleve. Ky sistem i realizimit të të ardhurave në Kosovë është instaluar nga administrimi

ndërkombëtarë i pasluftës të cilët kishin një parapëlqim të ndërtimit të institucioneve të karakterit

liberal.

Tabela 29. Pabarazia në të ardhura në Shqipëri, e shprehur përmes Kurbës së Lorenc-it.

Kurba e Lorencit SHQIPËRIA

Cummulative

Individët Të ardhurat % pop. % të ardhurave % të ardhurave

0 0 0 0 0

1 267 25 16.24087591 16.24087591

2 342 50 20.80291971 37.04379562

3 440 75 26.76399027 63.80778589

4 595 100 36.19221411 100

Totali 1644

Tabela 29, paraqetë pabarazitë në të ardhura në rastin e Shqipërisë, në të cilën janë marr katër

persona me nivele të ndryshme të të ardhurave gjithnjë duke u referuar në katër kategoritë e

nënpunësve civil të rregulluar me ligj. Në figurën 11, lakorja e lorencit është larg shtrirjes

diagonale, që në rastin e Shqipërisë paraqetë nivel të lartë të pabarazisë në të ardhura në të katër

kategoritë e nënpunësve civil.

Page 189: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

189

Figura 11. Pabarazia në të ardhura në Shqipëri, e shprehur përmes Kurbës së Lorenc-it.

Tabela 30. Pabarazia në të ardhura në Kosovë, e shprehur përmes Kurbës së Lorenc-it.

Kurba e Lorencit KOSOVË

Cummulative

Individët Të ardhurat % pop. % të ardhurave % të ardhurave

0 0 0 0 0

1 264 25 11.35972461 11.35972461

2 410 50 17.64199656 29.00172117

3 550 75 23.66609294 52.66781411

4 1100 100 47.33218589 100

Totali 2324

Tabela 30, paraqetë pabarazitë në të ardhura në rastin e Kosovës, në të cilën janë marrë katër

persona në nivele të ndryshme të të ardhurave gjithnjë duke u referuar në katër kategoritë e

shërbyesve civil të rregulluar me Ligjin për Shërbimin Civil. Në figurën 12, në rastin e Kosovës

lakorja e lorencit është shumë larg shtrirjes diagonale dhe paraqetë pabarazi të theksuar sa i përketë

shpërndarjes së të ardhurave nga Buxheti i Kosovës për katër nivelet e shërbyesve civil. Ky dallim

i theksuar i nivelit të parë ndaj tre niveleve të tjera shpeshherë është burim i keqmenaxhimit,

0

25

50

75

100

0

16.24087591

37.04379562

63.80778589

100

0

20

40

60

80

100

0 20 40 60 80 100

PËR

QIN

DJA

E T

Ë A

RD

HU

RA

VE

PËRQINDJA E POPULLATËS

Barazia Kurba e Lorencit

Page 190: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

190

demotivimit, jollogaridhënies, joefikasitetit dhe abuzimit me detyrën zyrtare brenda administratës

shtetërore.

Figura 12. Pabarazia në të ardhura në Kosovë, e shprehur përmes Kurbës së Lorenc-it.

Koeficienti i Gini-it në të dy rastet (Shqipëri dhe Kosovë) është llogaritur duke ndarë zonën në

mes lakores së Lorenzit dhe shtrirjes diagonale; nga zona e trekëndëshit të formuar prej diagonales

dhe akseve.

Tabela 31. Pabarazia në të ardhura në Shqipëri, e shprehur përmes Koeficientit Gini.

Koeficienti GINI -

Shqipëri

Cummulative Zona nën

Individët Të ardhurat

%

pop.

% të

ardhurave

% të

ardhurave

Kurbën e

Lorencit

0 0 0 0 0

Zona

A = 0.082269

1 267 0.25 0.162408759 0.162408759 0.020301095 Gini = 16%

2 342 0.5 0.208029197 0.370437956 0.066605839

3 440 0.75 0.267639903 0.638077859 0.126064477

4 595 1 0.361922141 1 0.204759732

Totali 1644 0.417731144

Tabela 31, paraqetë pabarazi në të ardhura në rastin e Shqipërisë përmes koeficientit të Ginit. Duke

marr për referim vetëm katër kategoritë e nënpunësve civil që realizojnë të ardhura nga buxheti

shtetëror i Shqipërisë, pabarazia në të ardhura përmes koeficientit të Ginit është 16%. Ky koeficient

0

25

50

75

100

0

11.35972461

29.00172117

52.66781411

100

0

20

40

60

80

100

0 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100

PËR

QIN

DJA

E T

Ë A

RD

HU

RA

VE

PËRQINDJA E POPULLATËS

Barazia Kurba e Lorencit

Page 191: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

191

nuk është edhe aq i lartë megjithatë krahasuar me vendet e Europës Veriore të cilat kanë vlera të

ulëta, në rastin e Shqipërisë ka pabarazi në mesin e shtresave të nënpunësve civil.

Figura 13. Pabarazia në të ardhura në Shqipëri, e shprehur përmes Koeficientit Gini.

Në rastin e vendeve të Bashkimit Europian, vendet veriore (kryesisht nordike) kanë koeficientin

Gini të ulët. Në të kundërt janë vendet anglo-saksone si dhe ato të Europës Jugore, të cilat kanë

koeficientin Gini më të lartë. Nëpërmes koeficientit të Ginit, mund të kalkulohet norma e varfërisë

për kokë banori, shtrirja e mbrojtjes sociale si dhe roli i tatimit mbi të ardhurat. OECD (OECD

2005, Förster 2003 Burniaux et al. 1998 Atkinson 2002 Förster dhe Pearson 2002) ka studiuar

gjerësisht evolucionin në pabarazinë e të ardhurave në dekadat e fundit (Pestieau, 2006, p. 36).

Tabela 32. Pabarazia në të ardhura në Kosovë, e shprehur përmes Koeficientit Gini.

Koeficienti GINI - Kosovë

Cummulative Zona nën

Individët Të ardhurat

%

pop.

% të

ardhurave

% të

ardhurave

Kurbën e

Lorencit

0 0 0 0 0

Area

A= 0.142427

1 264 0.25 0.113597246 0.113597246 0.014199656 Gini = 28%

2 410 0.5 0.176419966 0.290017212 0.050451807

3 550 0.75 0.236660929 0.526678141 0.102086919

4 1100 1 0.473321859 1 0.190834768

Totali 2324 0.35757315

0

0.25

0.5

0.75

1

0

0.162408759

0.370437956

0.638077859

1

0

0.2

0.4

0.6

0.8

1

0 0.2 0.4 0.6 0.8 1

PËR

QIN

DJA

E T

Ë A

RD

HU

RA

VE

PËRQINDJA E POPULLATËS

Barazia Kurba e Lorencit

Page 192: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

192

Tabela 32, paraqetë pabarazinë në të ardhura e llogaritu përmes koeficientit të Ginit per rastin e

Kosovës. Sikurse me Shqipërinë edhe për Kosovën është marr si bazë referimi katër kategoritë e

shërbyesve civil, të cilët realizojnë të ardhura drejtpërdrejtë nga buxheti i Kosovës. Në këtë rast

studimor, pabarazia në të ardhura shpreh koeficientin 26 që njëheritë paraqetë nivelin më të lartë

të pabarazisë krahasuar me Shqipërinë.

Figura 14. Pabarazia në të ardhura në Kosovë, e shprehur përmes Koeficientit Gini.

Në të dy figurat 13 dhe 14, vërehet një pabarazi në të ardhura në Shqipëri dhe Kosovë. Në rastin e

parë koeficienti i Ginit është 16, përderisa në rastin e dytë ajo është mbi 26, kjo do të thotë që kemi

një pabarazi më të theksuar në të ardhura në rastin e Kosovës. Në rastin e Bashkimit Europian

OECD (2015) thekson se pabrazia në të ardhura mbeti gjërësisht e qëndrueshme në Gjermani, Itali

dhe Portugali. Ajo është rritur edhe në vendet tjera si: Austri, Danimarkë, Greqi, Britani të Madhe

dhe në masë më domethënëse në Suedi dhe Finlandë. Vetëm Franca dhe Irlanda përjetuan një rënie

të lehtë të pabarazisë. Përkundër këtyre tendencave të kundërta, modeli i përgjithshëm nuk ka

ndryshuar shumë: pabarazi të shkallës së ulët në vendet nordike duke përfshirë edhe Holandën,

dhe pabarazi të lartë të shprehur në vendet anglo-saksone duke përfshirë këtu edhe vendet e

Europës Jugore (Pestieau, 2006, p. 37).

0

0.25

0.5

0.75

1

0

0.113597246

0.290017212

0.526678141

1

0

0.2

0.4

0.6

0.8

1

0 0.1 0.2 0.3 0.4 0.5 0.6 0.7 0.8 0.9 1

PËR

QIN

DJA

E T

Ë A

RD

HU

RA

VE

PËRQINDJA E POPULLATËS

Barazia Kurba e Lorencit

Page 193: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

193

IV.5.3. Tipologjia e shtetit social në Kosovë dhe Shqipëri

Tipologjia e regjimeve të shtetit social zakonisht është i bazuar në treguesit makroekonomik që

përshkruajnë institucionet shtetërore të mirëqenies sociale, në vend se të bazohet vetëm në

përdorimin e informacionit lidhur me efektet e veçanta reale të rishpërndarjes. Marrja në

konsideratë e ndryshimeve sociale dhe llojeve të shtetit social ndihmon në identifikimin e

përcaktuesve të shtetit social. Bazuar në përpjekjet e studiuesve të mëparshëm (Poschl dhe

Valkova, 2015), grupimi i vendeve në modelet e shtetit social bëhet duke përdorur analizën cluster

(cluster analysis). Kjo është bërë duke përdorur të dhënat në lidhje me efektet aktuale të

shpërndarjes dhe shpenzimeve sociale të vendit. Për më tepër, përdorimi i të dhënave nga analiza

cluster ndihmon për të analizuar deri në çfarë mase gjendja sociale varet nga regjimet e shtetit

social apo nga karakteristikat e vendit.

Literatura mbi tipologjinë e shtetit social dominohet nga puna e Esping-Andersen-it (1990) “The

Three World of Welfare Capitalism. Bazuar në parimet që reflektojnë rolin e tregut, shtetit dhe

familjes në sigurimin e mirëqenies, janë përcaktuar tre tipe të shteteve sociale: liberal, konservativ

dhe social-demokrat. Që atëherë janë bërë shumë vërejtje kritike (Arts dhe Gelissen, 2002; Poschl

dhe Valkova, 2015), klasifikime alternative (Bambra 2004, 2007; Bonoli 1997; Castles dhe

Mitchell 1993) dhe tipe të tjera të regjimeve janë shtuar (Ferrera 1996).

Një nga alternativat e mundshme është analiza e rezultateve aktuale të shpërndarjes së politikave

të mirëqenies sociale, në vend se të përqendrohet në karakteristikat institucionale

makroekonomike. (Kammer et al. 2012) përdorin këtë koncept për të shqyrtuar nëse tipologjia

tradicionale e shtetit social është i qëndrueshëm kur rezultatet e politikave të mirëqenies sociale

janë analizuar duke përdorur të dhënat mikro.

Për analizën pasuese janë përdorur të dhënat nga statistikat e Bashkimit Europian për të ardhurat

dhe kushtet e jetesës (2013) dhe të dhënat statistikore nga standardi i jetës në Kosovë dhe Shqipëri

nga INSTAT (2015) dhe ASK (2015). Të gjitha këto të dhëna përmbajnë informacion lidhur me

të ardhurat dhe kushtet e jetesës së individit dhe të njësive ekonomike familjare. Në bazë të tyre,

do të përdoret analiza cluster për caktimin e modelit të shtetit social të Shqipërisë dhe Kosovës.

Page 194: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

194

Nga të ardhurat e rishpërndarjes dhe ofrimin e shërbimeve sociale, regjimet e shtetit social janë

faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të saj. Bazuar në këto dy funksione,

do të bëhet grumbullimi i shteteve në grupe (clusters) prej regjimeve të ngjajshme sociale. Është e

vështirë për të matur cilësinë e shërbimeve sociale andaj thjesht do të përdoren shpenzimet e

përgjithshme sociale si një tregues për të matur synimin e vendeve për të ofruar mirëqenie më të

mirë sociale. Treguesi përfshinë shpenzimet për mirëqenien sociale, ndihma sociale, kujdesin

shëndetësor, beneficionet e papunësisë (kohëzgjatjen dhe burimin), fëmijërisë, invaliditetit,

pabarazinë e të ardhurave dhe shkallën e varfërisë. Pyetja e parë kur kemi të bëjmë me analizën

cluster është nëse duhet të ndjekim një qasje hierarkike ose jo-hierarkike. Qasja hierarkike fillon

nga poshtë-lartë dhe kombinon vendet në grupe të ngjajshme në varësi të metodës dhe variablave

të zgjedhura. Në këtë rast do të përdorim metodën Ward’s, i cili minimizon variancën totale brenda

grupit. Qasja hierarkike kombinon vendet dhe grupimet e tyre duke i lidhur ato me një vijë të

bashkuar në bazë të ngjajshmërive dhe përafrimeve të tyre. Nga rezultatet e trungut cluster mund

të vendoset mbi numrin e grupimeve që kanë kuptim për të dhënat. Analiza cluster, duke përdorur

metodën e Ward-it për rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, paraqetë këtë dendrogrami:

Figura 15. Dendrogrami cluster duke përdorur metodën Ward.

Page 195: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

195

Figura 15, paraqetë analizën cluster duke përdorur metodën e Wardit, në të cilën Shqipëria dhe

Kosova rradhiten na rradhiten në grupimin e dytë së bashku me Kroacinë dhe Republikën

Çeke.Treguesit social janë të përafërt në të katër vendet e grupit, duke dëshmuar sisteme sociale

të përafërta. Vendet janë duke ndërtuar sisteme të modelit kontinental, siç potenconte edhe

studiuesi Esping-Andersen se nuk bëhet fjalë për një model të katërt sepse vendet që kanë qenë

pjesë e bllokut komunist, sistemet e tyre kalojnë nëpër tranzicion drejt njërit nga tre modelet e tij.

Shqipëria dhe Kosova gjatë procesit të integrimit të tyre europian janë duke ndërtuar shtet social

të modelit konservator të bazuar në rishpërndarje shtresësore (hierarkike), rol të theksuar të

familjes dhe institucioneve shtetërore. Në rastin e Kosovës në fillim vitet e pasluftës kishte një

përpjekje nga administrata ndërkombëtare në ndërtimin e një shteti social sipas modelit liberal.

Megjithatë, viteve të fundit Kosova është duke bërë shpenzime më të mëdha në skema të ndryshme

sociale. Në rastin e Shqipërisë kemi një tranzicion nga sistemi komunist në të cilën shteti kishte

rolin kryesorë, drejt modelit konservator në të cilin rol të rëndësishëm luajnë tregu dhe familja, në

një sistem të rishpërndarjes hierarkike. Studiuesi Esping-Andersen theksonte se nuk ka model të

katërt për vendet në tranzicion. Ato thjeshtë po kalojnë nëpër tranzicion drejt tre modeleve të tij.

Tabela 33. Grupimi i vendeve sipas analizës cluster.

Agglomeration Schedule

Stage Cluster Combined Coefficients Stage Cluster First

Appears Next

Stage

Cluster

membership Cluster 1 Cluster 2 Cluster 1 Cluster 2

1 1 3 .166 0 0 2 Austria 1

2 1 5 .354 1 0 3 Kroacia 2

3 1 6 .851 2 0 7 Danimarka 1

4 2 4 1.361 0 0 6 Shqipëria 2

5 7 8 1.895 0 0 6 Finlanda 1

6 2 7 2.831 4 5 7 Franca 1

7 1 2 5.908 3 6 0 Kosova 2

Siç po shihet edhe nga figura, grupimi ynë final duket si më poshtë:

- Grupi i parë (Cluster 1) në përbërje: Austria, Danimarka, Finlanda dhe Franca

- Grupi i dytë (Cluster 2) në përbërje: Kroacia, Çekia, Shqipëria dhe Kosova

Page 196: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

196

Përafrime të theksuara ekzistojnë në mes të Shqipërisë dhe Kroacisë, përderisa në bazë të

indikatorëve kryesorë makroekonomik, Kosova është duke lëvizur drejt përafrimeve me vendet e

rajonit.

Tabela 34. Përafrimet në modelet e tyre sociale në mes të vendeve krahasuese.

Proximity Matrix

Case Euclidean Distance

1:Austria 2:Kroacia 3:Danimarka 4:Çekia 5:Finlanda 6:Franca 7:Shqipëria 8:Kosova

1:Austria .000 2.171 .332 1.671 .364 .604 2.248 2.678

2:Kroacia 2.171 .000 2.231 1.020 2.128 2.371 1.384 1.639

3:Danimarka .332 2.231 .000 1.642 .367 .821 2.268 2.801

4:Çekia 1.671 1.020 1.642 .000 1.601 1.991 1.085 1.725

5:Finlanda .364 2.128 .367 1.601 .000 .917 2.246 2.747

6:Franca .604 2.371 .821 1.991 .917 .000 2.404 2.743

7:Shqipëria 2.248 1.384 2.268 1.085 2.246 2.404 .000 1.068

8:Kosova 2.678 1.639 2.801 1.725 2.747 2.743 1.068 .000

Përveç metodës së Wardit, rezultat të njejtë paraqetë analiza cluster duke përdorur kriterin e

fqinjit të përafërt (nearest neighboohur).

Analiza cluster duke përdorur kriterin e fqinjit të përafërt jep këtë rezultat, si në vijim:

Page 197: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 197 -

Figura 16. Analiza cluster duke përdorur kriterin e fqinjit të përafërt. Rasti i Kosovës.

Page 198: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 198 -

Figura 17. Analiza cluster duke përdorur kriterin e fqinjit të përafërt. Rasti i Shqipërisë.

Page 199: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 199 -

KAPITULLI V: SFIDAT E SHTETIT SOCIAL

NË KOSOVË DHE SHQIPËRI

Page 200: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 200 -

V.1. Zhvillimi i ulët ekonomik

Pas shumë përpjekjeve për të ndërtuar institucione dhe praktika të mira të shërbimeve sociale,

gjendja sociale në Kosovë dhe Shqipëri është jashtëzakonisht e brishtë, janë një prej vendeve më

të varfëra në Europë, me mbi një mesataren të BE-së, popullësia e tyre jeton në varfëri me më pak

se 1.42 Euro në ditë. Situata është edhe më e komplikuar sepse mbi 10% e popullësisë jeton në

varfëri ekstreme me më pask se 0.93 Euro në ditë. Pensionet, ndihmat sociale, kujdesi shëndetësorë

dhe strehimi për shtresat e varfëra të shoqërisë nuk plotësojnë nevojat jetike. Në anën tjetër, të dy

shtetet njihen me papunësin të lartë në regjion (veçanërisht Kosova) dhe Europë në ndërkohë ka

përqindjen më të lartë të popullësisë së aftë për punë.

Situata bëhet edhe më komplekse për Shqipërinë sepse ajo po ballfaqohet me një mplakje të

popullësisë dhe me një ekonomi joformale e përhapur gjerësisht. Situata bëhet edhe më dëshpruese

sepse vazhdon të mos aplikohet sigurimi publik shëndetësor dhe beneficionet e papunësisë43,

veçanërisht për Kosovën e cila ende nuk ka filluar të aplikojë beneficione të qëndrushme për

papunësinë si dhe pë sigurimin shëndetësorë.

Pas luftës Kosova shënoi një rritje ekonomike gati në nivel dyshifror, megjithatë kjo rritje vazhdoi

duke u zbritur ndërvite, për të rënë në 3% gjatë vitit 2014. Përderisa Shqipëria vazhdon ndërvite

me një rritje tejet të ulët ekonomike. Sipas Bankës Botërore (2015), Kosova si një vend potencial

kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian karakterizohet ndër vendet me të ardhura të

ulëta mesatare dhe me një rritje ekonomike solide që pas luftës. Kjo rritje solide ekonomike e

Kosovës u reflektua së pari si rezultat i kufizimeve të integrimit në ekonomin globale; së dyti,

suksesi i diasporës së saj në tregjet e punës në Europë, në vecanti në vendet gjermanofolëse, po

shënon një rënie të dërgesave të saj; së treti, Kosova ka një rritje graduale të buxhetit të saj prej së

cilës rreth 30% të shpenzimeve publike shpenzohen për investime publike, dhe së katërti Kosova

ka një fuks të qëndrueshëm të mbështetjes së donatorëve. Megjithatë jo çdo gjë është duke shkuar

si duhet. Kosova po përballet me një krizë politike të zgjatur dhe me një presion social i cili është

në gjendje të shpërthejë në çdo moment.

43 Janë zotuar mbi 12 milion Euro si fazë fillestare për ofrimin e sigurimit shëndetësor, por megjithatë në praktik ende

nuk ka filluar të zbatohet, me arsyetimin se nuk ka mjete financiare të mjaftueshme. Sa i përketë beneficioneve të

papunësisë, në Ligjin e Punës thuhet se në momentin kur i punësuari largohet nga puna atëherë punëdhënësi obligohet

ta paguaj edhe me tre paga shtesë, ekuivalent me pagën e tij të fundit.

Page 201: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 201 -

Ekonomia është kryesisht e bazuar në tregti, ndërtime dhe bujqësi. Prodhimi industrial pothuajse

është minimal, e cila goditjen paralizuese e mori nga procesi i privatizimit, në të cilën shumë

fabrika u privatizuan nga investitori privat, për t’u kthyer ato më pastaj në depo të mëdha

magazinimi. Përderisa gjatë viteve 80’ dhe 90’ bujqësia zinte 25% të GDP-së, tash ajo zë vetëm

15% (Komisioni Europian, 2014).

Prodhimi industrial është mbi 10% të GDP-së. Përderisa hendeku në mes të eksportit dhe importit

vazhdo të mbetet i lartë, paradoksi më i madh qëndron se ajo importon më së shumti nga Serbia,

me të cilën dikur ishte në luftë dhe me të cilën ka marrëdhënie të tensionuara. Kjo gjendje e rënduar

sociale bënë që në Kosovë varfëria të jetë persistente. Megjithatë, shoqëria kosovare ka një

kohezion social, i cili bënë që shumë familje të varfëra të arrijnë të mbijetojnë jo vetëm për shkak

të një minimumi financiar që marrin nga shteti përmes skemave të ndihmës sociale, por edhe për

shkak të një solidariteti brenda komunitetit për t’iu dalur në ndihmë personave dhe familjeve në

nevojë. Janë të shpeshta rastet e ndihmës që u ofrohen nga shoqatat e ndryshme të mërgimtarëve,

biznismenëve, komuniteteve fetare apo edhe individëve të suksesshëm.

Në Shqipëri dhe Kosovë shtresat e popullësisë më në nevojë janë ato të personave me aftësi të

kufizuara, të familjeve, në të cilat asnjë anëtar nuk është në punë, personat me arsimim të ulët dhe

mungesë të shkathtësive për punë, familjet në të cilat kryefamiljar është femra; në rastin e Kosovës

edhe invalidët e luftës, viktimat civile, familjet e dëshmorëve, të moshuarit, fëmijët jetim etj. Roli

i shtetit social është përkujdesja dhe përkrahja e këtyre shtresave shoqërore në nevojë për ndihmë.

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë vështirësi financiare dhe mungesë të kapaciteteve

njerëzore për t’iu dal në ndihmë këtyre shtresave shoqërore në nevojë.

Përkundër limiteve buxhetore, Shqipëria dhe Kosova ofrojnë një përkrahje sociale përmes

ndihmave financiare mujore për familjet e varfëra, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët jetim,

pensionistët, duke përfshirë këtu edhe pensionin e pleqërisë për të moshuarit në rastin e Kosovës,

invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, së fundi janë bërë hapa të rëndësishëm edhe në përkrahjen

e grave të dhunuara në luftë.

Të gjitha këto shtresa sociale, të dy shtetet i trajtojnë si kategori sociale në nevojë ndaj të cilave

ofrohet përkrahje materiale ndaj tyre. Kjo përkrahje materiale që ofrohet nga ana e shtetit është e

rregulluar sipas dispozitave ligjore në fuqi, të cilat bëjnë kategorizimin e kësaj përkrahje në skema

Page 202: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 202 -

të asistencës sociale, skema e nevojave të veçanta, skema e invalidëve të luftës dhe të afërmve të

tyre, skema e pensionit themelor dhe kontributdhënës, skema e pensioneve për aftësi të kufizuara,

skema e pensioneve të trepcës, skema e familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, skema e

aistencës për veteranët e luftës, skema e asistencës për gratë e dhunuara. Numri total i personave

përfitues nga këto skema dhe pensione në Kosovë llogaritet të jetë mbi 350 mijë qytetarë

(Komisioni Europian, 2014).

Shqipëria ka treguar një përkushtim për të ndjekur procesin e integrimit Europian nëpërmjet

reformave. Megjithatë, disa procese integrimi kanë ecur më shpejt se në vende të tjera, disa të tjera

kanë mbetur mbrapa. Sipas raportit të progresit (2014) një nga këto procese që ka nevojë për më

shumë vëmendje është reforma sistematike e shërbimit social shqiptar. Reformat kanë nevojë që

të fokusohen më shumë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale në mënyrë që të rritet

transparenca dhe cilësia e shërbimeve. Vërejtje ka edhe tek sistemi i mbrojtjes sociale për të

papunët i cili është relativisht i dobët, pasi vetëm një pjesë e vogël e të papunëve kualifikohen për

të marrë përfitime sigurimi për papunësinë. Kjo shpjegohet nga fakti që sistemi aktual parashikon

përfitime vetëm për ata që kanë paguar kontribute sociale gjatë vitit të fundit të punësimit të tyre

(Komisioni Europian, 2014).

Niveli i lartë i aktiviteteve ekonomike në sektorin informal bën që pjesa e përfitimeve të jetë e

vogël. Financimi është një nga sfidat për një sistem të mbrojtjes sociale të përshtatshëm dhe të

vazhdueshëm. Aspektet e financave të sistemit social, burimet e financimit të sistemit të mbrojtjes

sociale dhe destinacioni i këtyre burimeve financiare, trajtohen në detaje. Indikatorët e efiçencës

së sistemit në shpërndarjen e fondeve analizohen duke pasur parasysh objektivat e zbatimit të

politikave sociale që përputhen me objektivat kombëtare dhe të BE-së për përfshirjen sociale dhe

mbrojtjen sociale (Komisioni Europian, 2014).

Nga analiza e sistemeve sociale aktuale nevoja për integrimin e institucioneve të ndryshme të

sistemit si dhe bashkëpunimi i aktorëve del si konkluzion i parë. Reformat e ardhshme mund të

fokusohen më shumë në trajtimin e sistemit si një i tërë ku çdo ndryshim në njërën prej skemave

të jetë pjesë integrale e pasojave të tjerat.

Page 203: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 203 -

Në mënyrë që të mbështeten burimet e kufizuara qeveritare në nivel rajonal dhe vendor është e

nevojshme të krijohet një partneritet i ngushtë mes OJF-ve dhe komunitetit të biznesit. Për të

mënjanuar rrezikun e rajonalizimit në garantimin e të drejtave sociale, është i nevojshëm integrimi

i aktiviteteve të institucioneve të ndryshëm në nivele të ndryshëm si në Ministrinë e Punës,

Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit,

institucione përgjegjëse për skema të mbrojtjes sociale, autoritetet rajonale/lokale, si dhe sektorin

privat në mënyrë që të zhvillohet një sistem efektiv i mbrojtjes sociale. Statistikat sociale në

Shqipëri janë ende të dobëta. Institucione të ndryshme po përdorin indikatorët e tyre administrativë

që nuk i referohen zyrës statistikore kombëtare. Procesi i informatizimit, që ka filluar në shumë

prej agjencive përgjegjëse për administrimin e skemave të mbrojtjes sociale, ka nevojë për më

shumë mbështetje, së pari për të bërë analizën reale dhe vlerësimin e programit, dhe së dyti për të

mënjanuar korrupsionin në sistem.

Sfidat e tjera me të cilat po përballet sistemi aktual janë sigurimi i përfitimeve të mbrojtjes sociale

për të gjithë popullsinë në të ardhmen, gjë që ka qenë aspekti kryesor i sistemit të mëparshëm të

paktën për pensionet e moshës së vjetër. Veç kësaj, sigurimi i përfitimeve për t’iu përgjigjur

nevojave kryesore të cilat aktualisht nuk sigurohen në mënyrë të përshtatshme, kryesisht nga

sigurimi i papunësisë dhe asistenca sociale së bashku me përgjigjen ndaj problemeve të reja sociale

të grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara, emigrantëve dhe grupeve tjera në nevojë me

anë të integrimit të përfitimeve të ndryshme, në pagesa e shërbime, në nivel qendror dhe vendor,

përbëjnë sfida të tjera të sistemit. Fushat e ndërhyrjes në mbështetjen e familjes mund të përfshijnë

programe mbi mbështetjen e prindërve dhe zhvillimin e hershëm të fëmijës. Zhvillimi i hershëm i

fëmijës me mbështetjen e integruar të familjes mund të përbëjë një qasje të re për Shqipërinë në

sigurimin e një shërbimi social për fëmijët dhe zhvillimin e fëmijëve të mitur, si dhe rolin që luajnë

prindërit në mbështetjen ndaj këtij zhvillimi.

Shtrirja e sistemit të mbrojtjes sociale në përfitimet e familjeve dhe fëmijëve si pjesë e asistencës

sociale ose sistemit të sigurimeve shoqërore është një rekomandim që sugjerohet. Kërkimet e

mëtejshme do t’i japin qeverisë një numër alternativash duke marrë parasysh efektet mbi varfërinë

në familje, pabarazinë në të ardhura, çështjet gjinore dhe aksesin e fëmijëve në arsimim. Ndërhyrja

Page 204: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 204 -

sociale te fëmijët do të ketë efekte në varfërinë në familje, aksesin në punësimin e femrave, arsim

dhe shëndet.

Futja e përfitimeve nëpërmjet pagesave mund të integrohet me programe/shërbime të komunitetit

për fëmijët, ku roli i punonjësve sociale dhe psikologëve do të ishte kryesori në vend të

infermierëve dhe edukatorëve. Aktivitetet edukative dhe argëtuese për fëmijët do të lehtësojnë

angazhimin e nënave në jetën ekonomike dhe sociale.

Është i nevojshëm krijimi i një skeme të re për mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve në veçanti. Në

kontekstin e problemeve ekonomike dhe sociale, vlerat dhe rolet tradicionale në familje, izolimi

dhe mungesa e arsimimit/shëndetit të mjaftueshëm dhe shërbimeve tjera, si dhe tendencat

demografike për reduktimin e numrit të lindjeve, kërkojnë ndërhyrje në mbështetje të familjes,

prindërve dhe zhvillimit të hershëm të fëmijës. Fakti që gratë po punësohen gjithmonë e më tepër

në sektorin informal ose në aktivitete familjare të papaguara, përgjegjësia e përkujdesjes së

papaguar për fëmijët dhe të moshuarit, kërkojnë forma të reja të skemave të mbrojtjes sociale. Ndaj

duhet të konsiderohet shtrirja e sistemit të mbrojtjes sociale me përfitime për familjet dhe fëmijët

si pjesë e sistemit të sigurimeve shoqërore ose asistencës sociale dhe shërbimeve. Një aspekt i

rëndësishëm i asistencës së BE-së në përmirësimin e shërbimeve sociale do të ishte përafrimi i

ligjislacionit të vendit me standardet dhe objektivat e BE-së.

Objektivi kryesor do ishte shfrytëzimi i plotë i potencialit të shoqërisë me baza dijesh dhe të

teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit, dhe sigurimit që asnjë nuk përjashtohet,

duke i dhënë rëndësi të veçantë nevojave të personave me aftësi të kufizuara. Politikat duhet të

përcaktohen duke synuar që të parandalojnë kriza të mundshme të jetës që mund të çojnë në situata

përjashtimi social si në rastin e debitorëve, përjashtimit nga shkolla dhe të pastrehëve. Gjithashtu,

zbatimi i aktiviteteve për të ruajtur solidaritetin e familjes në të gjitha format dhe për të përkrahur

integrimin social të grave dhe burrave në rrezik përballimi me varfëri të vazhdueshme, për shkak

aftësive të kufizuara ose përkatësia në një grup që përjeton probleme të veçanta integrimi, ka

nevojë të shoqërohet me eliminimin e përjashtimit social ndërmjet fëmijëve dhe t’u jepet atyre çdo

mundësi për integrim social dhe me aktivitete gjithëpërfshirëse në favor të zonave të prekura nga

përjashtimi social.

Page 205: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 205 -

Okupimi dhjetëvejcar, lufta e viteve 98-99 për clirimin si dhe tranzicioni i pasluftës, shpesh herë i

brishtë dhe dëshira për integrime euroatlantike, bënë që në Kosovë cdo gjë të ndërtohet nga e para.

Administrimi ndërkombëtar nën autoritetin e Kombeve të Bashkuara e orientuan Kosovën drejt

rrugës jo të mëparshme të ekzistimit të shërbimeve dhe mbrojtjes shoqërore të kohës së

Jugosllavisë, ku shteti kishte rolin primar në ofrimin e mbrojtjes, por e orientuan drejt rrugës së

tregut të lirë në të cilën tregu dhe familja u përcaktuan si dy akterët kryesor në ofrimin dhe

sigurimin e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët.

Nga viti 2000 e tutje, shteti i Kosovës ka marrë një rol aktiv sa i përketë ofrimit të përkrahjes dhe

sigurimit të mirëqenies sociale për të gjitha shtresat shoqërore. Përkunder limiteve buxhetore

(buxhet i vogël) Kosova një pjesë të konsiderueshme të saj e ndan për sigurimin e mirëqenies

sociale për qytetarët e saj. Nisur nga fakti i kufizimeve buxhetore, përkrahja financiare që ofron

për shtresat shoqërore në nevojë është minimale dhe nuk i plotëson kushtet elementare të jetesës

për përfituesit e saj. Qëndrimi se mirëqenia sociale arrihet paralelisht me zhvillimin ekonomik,

duhet të jetë i vështirë për Kosovën. Sigurimet publike shëndetësore vazhdojnë të jenë të

paaritshme për shtresat e popullësisë, sidomos ato të varfëra, pensionistët dhe personat me nevoja

të vecanta për qasje në shërbimet adekuate shëndetësore.

Angazhimi i fundit i shtetit të Kosovës përvec përkrahjes materiale të shtresave të lartë

përmendura, të përkrah financiarisht edhe shtresat e tjera si veteranët e luftës, gratë e dhunuara etj.

Ka ndikuar në ruajtjen e një paqe sociale mbrenda vendit. Konsiderohet se pa këtë përkrahje

financiare, shkalla e varfërisë dhe sidmos e varfërisë ekstreme do të ishte edhe më e lartë ndërvite.

V.2. Roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri dhe Kosovë

Të dyja shtetet janë anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Roli i kësaj të fundit karshi

Shqipërisë dhe Kosovës është jashtëzakonisht i shtuar. Raportet e vlerësimit të hartuara nga Fondi

Monetar Ndërkombëtar janë tepër përmbajtësore dhe ndikuese në përcaktimin e politikave

qeveritare në të dyja shtetet.

Page 206: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 206 -

Në rastin e Kosovës, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar shqetësimet e saja lidhur me

skemat sociale. Baza e skemave sociale në Kosovë, ku përfshihen pensionet e pleqërisë,

kontributdhënësve, kategoritë e tjera sociale, beneficionet e ndryshme që lidhen me luftën, janë

duke e ngarkuar buxhetin e Kosovës, edhe ashtu të vogël.

Ndaj rritjes së shpenzimeve për skemat sociale, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë mjaft kritik

viteve të fundit.

Ndikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri dhe Kosovë është i lartë. Ky ndikim është

edhe përcaktues në shumicën e rasteve me rastin e definimit të politikave financiare, dhe sidomos

atyre që kanë të bëjnë me programet e ndryshme sociale.

Në rastin e Kosovës, Fondi Monetar Ndërkombëtar në kuadër të rishikimit të programit ekonomik

të Kosovës të mbështetur nga marrëveshja Stand-By, kishte konstatuar një rritje të shpenzimeve

sociale që kanë të bëjnë me skema të ndryshme sociale. Shqetësimi më i madhë ishte tek rritja e

shpenzimeve të shtetit për të siguruar beneficione të lidhura me luftën. Këto shpenzime janë duke

bërë presion gjithnjë më të madh në buxhetin e shtetit sepse po rrezikohen përpjekjet e autoriteteve

shtetërore për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale. Thënë ndryshe shumë projekte kapitale dhe

shpenzime të tjera prioritare mbesin peng i mosrealizimit si rezultat i rritjes së shpenzimeve sociale

për skema të ndryshme.

Megjithatë, nëndikimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar shteti i Kosovës janë duke përgatitur një

pako të masave që kanë për qëllim strukturimin dhe kalibrimin më të mirë të këtyre skemave, duke

mbajtur shpenzimet përkatëse të ndërlidhura në 1 deri 1.25 për qind të BPV-së për vit”44. Shefi i

FMN-së, Ruud Vermeulen, kishte thënë se skemat e tanishme duhet të rishikohen dhe reformat e

mundshme jo vetëm që do të gjenerojnë kursimet e nevojshme për të sjell shpenzime në nivel më

të përballueshem, por sipas Vermeulen, kjo do ti bënte skemat më të drejta e më pak

shtrembëruese. “Për shembull, tani, skema e veteranëve të luftës lejon që një veteran i aftë për

punë në moshën ’30 ose 40 vjeç të marrë “pension” për tërë jetën. Kjo i dekurajon veteranët të

gjejnë punë ose ti mbajnë pozita e punëve që kanë. Kjo gjithashtu inkurajon fshehjen e të

ardhurave, si edhe praktikat mashtruese për t’u kualifikuar për pension”.45

44 FMN-ja identifikon disa shkaqe që rrezikojnë buxhetin e Kosovës. Botuar në Koha ditore, 6 Prill 2016. 45 Kosovarët po varfërohen. Botuar në Gazetaexpress, 29 Qershor 2016.

Page 207: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 207 -

Në Raportin e Vlerësimit të Menaxhimit të Investimeve Publike të FMN’së, thuhet se shteti i

Kosovës është duke u ballafaquar me presion të shtuar politik edhe për çështjen e veteranëve.

“Presioni politik për të shpenzuar në fusha jo emergjente është i madh dhe po rritet nga grupet e

fuqishme lobuese si pensionistët, veteranët, ish të burgosurit politik dhe shërbyesit civil bashkë

me partnerë ndërkombëtar”.46

Këto shpenzime rrezikojnë të lënë anash shëndetësinë, edukimin dhe projektet tjera kapitale të

cilat do të nxisnin rritjen ekonomike dhe do të reduktonin varfërinë vë në pah FMN.

Shuma prej 170 eurosh që veteranët e UÇK’së po marrin si pensione për kontributin në luftë,

kërkohet që të zvogëlohet.

Në qoftë se bëhet një gjë e tillë sipas kërkesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar atëherë është i

domosdoshëm ndryshimi i ligjit për veteranët, pasi aty thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë

pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend, e që në Kosovë është 130 euro për personat

nën moshën 35 vjeç, e 170 për ata mbi këtë moshë.47 Megjithatë, shoqatat e veteranëve të luftës,

kanë bërë paralajmrime se në qoftë se ndodh një ndryshim i tillë ateherë do të ketë revoltë dhe

kundershtime në të gjitha mënyrat.

Në rastin e Shqipërisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar shpreh shqetësime sa i përketë mungesës së

transparencës fiskale të qeverisë. Ajo kërkon një kujdes më të shtuar në monitorimin e indikatorëve

të rëndësishëm që lidhen apo që kanë impakt të drejtpërdrejtë në stabilitetin makroekonomik.

Shqipëria kritikohet për mungesë vullneti dhe e papërgjegjshme kur është fjala për standardin e

qeverisjes, për mirëqeverisjen dhe për shërbimin ndaj qytetarëve shqiptar.

46 Raporti i Vlerësimit të Menaxhimit të Investimeve Publike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, 2016. 47 Paga minimale e caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011 është 130 euro për të punësuarit e moshës

nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Sipas Ligjit të punës, neni 57, paga minimale duhet

të përcaktohet duke marrë parasysh koston e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, si dhe

gjendjen e përgjithshme në tregun e punës dhe përcaktohet për periudhën njëvjeçare. Çmimet e konsumit në Kosovë,

viteve të fundit kanë shënuar rritje të vazhdueshme, derisa paga minimale që nga viti 2011 ka mbetur e njëjta. Gjatë

gjashtë vjetëve të fundit Kosova, nuk ka shënuar rritje ekonomike më shumë se 3.8 për qind. Kjo rritje ekonomike

ndonëse po vlerësohet të jetë e mirë, është e pamjaftueshme për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale që ka

vendi.

Page 208: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 208 -

Në fakt Shqipëria ka një histori përplasjesh me Fondin Monetar Ndërkombëtar të cilat fillojnë në

vitin 1996, atëhere kur Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi nga qeveria shqiptare që të mbyll

firmat piramidale në vend. Në fakt qeveria shqiptare nuk i trajtoi me seriozitet vërejtjet e Fondit

Monetar Ndërkombëtar, dhe shumë shpejt vendi u ballafaqua me zhvillim të ulët ekonomik, kriza

sociale dhe mungesë stabiliteti politik që mori kulmin në krizën e vitit 1997.

Raporti i vlerësimit i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë evidenton një sërë rreziqesh

të shtuara për sistemin bankar, si kreditë e këqija apo edhe huamarrjen e lartë e qeverisë në tregun

e brendshëm.

V.3. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupcionit

Të dyja shtetet po ballafaqohen me probleme të theksuara si niveli i lartë i korrupsionit, krimi i

organizuar, mosefikasiteti i institucioneve gjyqësore, shkalla e lartë e papunësisë, rritja e varfërisë

tek shtresat e gjera, niveli i besueshmërisë së qytetarëve karshi institucioneve shtetërore dhe

publike vazhdimisht në ulje, etj.

Përkundër krijimit të kornizës ligjore dhe mekanizmave institucional, lufta kundër krimit të

organizuar dhe korrupcionit mbetet sfidë e pakapërcyer deri më tani. Nën presionin e integrimeve

europiane të dyja vendet kanë ndërmarrë disa hapa ligjorë dhe institucional për luftimin e kësaj

dukurie. Në rastin e Kosovës janë hartuar këto ligje si: Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe

Kontrollin e pasurisë si dhe dhuratave zyrtare; Ligji per parandalimin e konfliktit të interesit në

suhtrimin e funksioneve publike; pastaj Ligjin për agjencinë kundër korrupcionit.

Në përpjekje për të përmbushur obligimet në letër shteti i Kosovës ka hartuar edhe dy strategji dhe

plane të veprimit për luftimin e korrupsionit për vitin 2009-2017. Megjithatë, rezultatet janë

minimale, shkalla e korrupcionit vazhdon të mbetet e lartë në Kosovë. Kësaj gjendjeje të

komplikuar i ka ndihmuar edhe paaftësia e misionit ndërkombëtar europian EULEX, në luftimin

e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përkundrazi ky misioni shpesh herë ishte pjesë e

skandaleve të ndryshme. Komisioni Europian raporton se korrupcioni është një nga komponentet

negative të Kosovës e cila është duke rrezikuar mirëqenien e qytetarëve (shih raportet e progresit

të Komisionit Europian).

Page 209: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

- 209 -

Procesi i liberalizimit të vizave me Kosovën ka mbetur peng si rezultat i mosplotësimit të dy

kushteve nga Kosova dhe që njëra ka të bëjë drejtpërdrejtë me luftimin e krimit të organizuar dhe

korrupcionit. Sipas Barometrit Global të Korrupcionit 2013 të realizuar nga Transparency

International, përqindja e të anketuarve të cilët kanë raportuar se kanë paguar ryshfet në vitin 2012

për ndonjë nga tetë ofruesit e shërbimeve në Kosovë është 16% (shih Barometrin nga Transparency

International për vitin 2013).

Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Europian konstaton se korrupcioni është mbizotrues në shumë

fusha, përfshirë në gjyqësor dhe organet ligjzbatuese dhe mbetet një problem serioz për Shqipërin.

Nën presionin e integrimeve europiane Shqipëria ka miratuar një numër masash ligjore kryesisht

në fushën e luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka bërë përpjekje për të luftuar

krimin e organizuar dhe korrupcionin përmes emërimit të Koordinatorit kombëtar pë

antikorrupcion dhe krijimit të ministrive të linjës për këtë luftë.

Megjithatë Shqipëria ka shënuar rezultate pozitive në konfiskimin e lëndëve narkotike në Jug dhe

Veri të vendit, si dhe në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore si dhe krimit ekonomik.

Page 210: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

210

V.4. Menaxhimi i rasteve sociale

Administrata ndërkombëtare e Kombëve të Bashkuara në Kosovë, që në vitet e para të pasluftës

(2001) filloi së aplikuari ndihmën sociale për personat në nevojë nëpërmes skemës së ndihmës

sociale. Ky program është një prej programeve sociale të shtetit të Kosovës, që merrë më së shumti

mjete financiare nga shpenzimet e përgjithshme publike. Përfitues të këtij programi social janë dy

kategori të familjeve të varfëra:

1. Familjet që nuk kanë asnjë anëtar të aftë për punë, dhe

2. Familjet që kanë vetëm një anëtar të familjes që është i aftë për punë, por i cili është i regjistruar

si i papunësuar në zyrat e punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe që

kërkon punë në mënyrë aktive. Kjo familje duhet të jetë me të paktën një fëmijë nën moshën

pesëvjecare ose një bonjak nën moshën pesëmbdhjetëvjecare.

Në përcaktimin e shumës së ndihmës sociale rol luan edhe madhësia e familjes. Kjo i bie që për

cdo anëtarë shtesë mbrenda familjes ndihma financiare të jetë më e lartë. Mesatarisht një familje

në nevojë, nga ky program merrë ndihmë financiare nga shteti i Kosovës në vlerën prej 60 Euro

në muaj (2013). Në tërësi ky program social i kushton shtetit të Kosovës në vlerën prej 27.3 milion

(2013) Euro në vit. Nga Komisioni Europian ky program social trajtohet si tejet i suksesshëm

përdallim nga programet e ngjajshme sociale në regjion.

Programi i ndihmës sociale ka bërë që mjetet financiare të orientohen aty ku duhet ku është nevoja,

tek të varfërit. “Rreth 45% të beneficioneve shkojnë në kuartalin më të varfër të popullësisë dhe

vetëm 6% u shkojnë atyre në kuartalin më të pasur. Megjithatë vetëm 23% e të varfërve dhe 34%

e të varfërve në varfëri ekstreme po arrijnë të mbulohen nga ky program (shih EU Commission

and Ëorld Bank, Kosovo: Technical Background Paper on Social Sector, f:12).”

Shteti i Kosovës këtë ndihmë financiare minimale që e jep për personat në nevojë e përdor edhe si

mekanizëm për nxitjen e personave të aftë për punë, që të kërkojnë punë. Fakti që zhvillimi

ekonomik është i ulët, numri i investimeve të huaja është i vogël, shkalla e papunësisë është e lartë,

Page 211: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

211

në të cilën hyjnë edhe personat e kualifikuar, jep pak hapësirë dhe shpresë për të nxitur këtë

mehanizëm në punësimin e personave në asistencë sociale.

Shteti i Kosovës në regjion merret si shembull i vetëm dhe i suksesshëm i aplikimit të pensioneve

bazë (themelore) për personat në moshën e shtyrë të pleqërisë. Përfitues të këtij programi janë të

gjthë qytetarët mbi moshën 65 vjec, të cilët posedojnë apo jo përvojë pune të llogaritur. Përvec

kësaj, shteti i Kosovës është ndër të vetmet që ofron pension për personat me aftësi të kufizuara,

shuma e së cilës arrin shumën prej 45 Euro në muaj. Përderisa shuma e pensionit bazë sillet prej

45 – 80 Euro në muaj. Në anën tjetër, Kosova ofron përkrahje materiale edhe për mbi 20 mijë

persona të aftësisë së kufizuar nga mosha 18-64 vjec, të cilët marrin pensione në bazë të kritereve

të paaftësisë, ku duhet të jenë 100% të paaftë për punë. Shuma financiare për çdo individ sillet

rreth 45 Euro në muaj.

Korniza ligjore në Kosovë, përcakton bazat e sistemit pensional të rregullt në Kosovë. Të

punësuarit janë të obliguar të kontribuojnë me 10% të pagës së tyre, gjysma e paguar nga ata dhe

gjysma nga punëdhënësi, në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Kontributet deponohen

në xhirollogarinë individuale dhe investohen në emër të punësuarëve. Interesi i fituar nga

kontributet i rikthehet në xhirollogarinë private, me ç’rast kur i punësuari arrin moshën e

pensionimit shuma totale në xhirollogarinë individuale, kontributi plus interesi, vihet në

dispozicion për financimin e pensionimit të punonjësit. Sistemi pensional i shtetit të Kosovës, vitet

e fundit ka qenë në qendër të kritikës për shkak të humbjeve të konsiderueshme gjatë krizës

financiare të 2008, në të cilën shumë aksione të investuara në tregjet ndërkombëtare humbën vlerën

e tyre.

Një pjesë të mirë të shpenzimeve sociale, shteti i Kosovës e orienton edhe në beneficione financiare

për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe viktimat civile nga lufta e fundit e viteve 1998-

1999 në Kosovë. Viteve të fundit (2014-2015) shteti i Kosovës ka shpreh gadishmëri për të dhënë

beneficion financiar në formën e pensionit të luftës për veteranët e luftës. Një kosto shtesë, duke

marrë në konsideratë edhe kritikat dhe dyshimet lidhur me mbarëvajtjen e procesit të verifikimit

se kush ishte në të vërtetë veteran i luftës. Marrë parasysh ngarkesën e buxhetit të Kosovës,

ekspertët ndërkombëtar vecanërisht ata nga Banka Botërore, tërheqnin vërejtjen për kujdesin që

Page 212: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

212

duhet treguar shteti i Kosovës, me rastin e ofrimit të benefisioneve financiare për këtë kategori

sociale.

Përveç kësaj pensione fitojnë edhe ish pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, një forcë

paraushtarake/civile e përbërë nga ish-pjesëtarët e UCK-ës, të cilët u tranformuan në trupa

mbrojtëse nën direktivat e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo skemë pensionale ish-pjesëtarëve të

Trupave Mbrojtëse të Kosovës pas moshës 50 vjecare fitojnë të drejtën e pensionit që do të jetë

70% e mesatarës së pagës së tri viteve të fundit. Në rastet kur ish-pjesëtarët dëshirojnë më herët ta

fitojën të drejtën e pensionimit, pra në moshën 45 vjecare, atëherë ai ka të drejtë të marrë vetëm

50% të mesatares së pagave së tre viteve të fundit.

Shteti i Kosovës ka hartuar strategjinë sektoriale në fushën sociale për periudhën 2009-2014, në të

cilën ajo definon politikat për sigurimin e mirëqenies sociale mbrenda kësaj periudhe kohore.

Përmes kësaj strategjie shteti i Kosovës synon të realizoj mirëqenien sociale nëpërmes pesë

objektivave të përgjithshme si në vijim: E para thekson përkushtimin e shtetit të Kosovës në

shtimin e vendeve të punës dhe përgatitjen profesionale për punëkërkuesit sipas kërkesave të

tregut; E dyta, thekson gatishmërinë e shtetit për të ofruar mbështetje familjes në komunitet për

arritjen e mirëqenies sociale dhe angazhim në zvogëlimin e problemit të varfërisë në Kosovë; E

treta, shteti i Kosovës përcaktohet për shërbime sociale në përputhje me legjislacionin, sistemet

dhe standartet e Bashkimit Europian; E katërta, shteti i Kosovës thekson nevojën për të lidhur

bashkëpunim me vendet e regjionit po edhe me ato të Bashkimit Europian, në drejtim të krijimit

të mundësive për punësim të fuqisë punëtore nga Kosova; dhe e pesta, përcaktimi i shtetit të

Kosovës për sistemin pensional tre shtyllësh, duke e bërë ehde më funksional, më të qëndrueshëm

financiarisht dhe për të gjitha kategoritë e pensioneve.

Për arritjen e të gjitha këtyre objektivave të përgjithshme shteti i Kosovës, ka paraparë zbatimin e

disa veprimeve duke filluar me ngritjen e efikasitetit të mekanizmave shtetëror, në rregullimin e

tregut të punës përmes ofrimit të informacionit, ndërmjetësimit dhe aftësimeve profesionale,

përmirësimin e infrastrukturës fizike, ambientit të punës dhe teknologjisë informative,

përmirësimin e kurrikulave të aftësimit profesional, hapjen e qendrave mobile për aftësim,

aftësimin e stafit trajnues, avogëlimin e papunësisë në mesin e të rinjëve, femrave dhe të

Page 213: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

213

punëkërkuesve afatgjatë, kompletimi i kornizës ligjjore për cështjet e punësimit si dhe zhvillimi i

dialogut social. Të gjitha këto masa vepruese, shteti i Kosovës është përcaktuar për realizimin e

objektivit të parë.

Sa i përketë rritjes së mirëqenies sociale përmes ofrimit të mbështetjes për familjen në komunitet,

shteti i Kosovës ka parashikuar masa që i kontribuojnë identifikimit të rasteve të varfërisë ekstreme

dhe posedimi i informacioneve për këto raste, ngritjen e kapaciteteve në nivel komunal për

shërbime social më efikase. Përvec këtyre masave shteti i Kosovës ka përcaktuar si objektiv

specifik decentralizimin e shërbimeve sociale dhe zhvillimin e shërbimeve në komunitet e familje

si dhe përcaktimin e formave alternative të ofrimit të shërbimeve sociale nga organizatat

joqeveritare, organizatat vullnetare etj të cilat promovojnë përfshirjen sociale.

Shteti i Kosovës i ballafaquar me shkallën e lartë të papunësisë sidomos tek të rinjët, ka shprehur

nevojën urgjente të lidhjes së bashkëpunimeve regjionale dhe me vendet e Bashkimit Europian,

me qëllim të dërgimit të fuqisë punëtore të Kosovës në vendet përkatëse. Shteti i Kosovës ka

paraparë të realizojë këtë veprim nëpërmjet marrëveshjeve të binjakëzimit, tërheqjen e investimeve

si dhe projektet e përbashkëta nga partenriteti publiko-privat.

V.5. Koordinimi i politikave të përbashkëta në rajon

Shqipëria dhe Kosova kanë përvoja të ndryshme të mbrojtjes sociale dhe ndërtimit të shtetit social,

të zotëruara edhe nga e kaluara e tyre por edhe si rezultat i kontributit të lartë në rastin e Kosovës,

nga procesi i integrimit europian në rastin e Shqipërisë dhe së fundi edhe nga ndihma e pakursyer

në form konsulente nga organizatat e ndryshme dhe veçanërisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Pas përvojave shumë vjeçare në përpjekje për të gjetur format më të mira të zhvillimit të mbrojtjes

sociale dhe zhvillimit të shtetit social, sot çështja shtrohet se si Shqipëria dhe Kosova të përdorin

përvojat pozitive për tiu përgjigjur jo vetëm sfidave të tyre kombëtare por edhe rajonale. Shtetet

anëtare të Bashkimit Europian kanë zhvilluar modele të ndryshme në ndërtimin e shtetit social dhe

vetëm viteve të fundit me qëllim të krijimit të përafrimeve në fushën e politikave sociale (sidomos

Page 214: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

214

me traktatin e Lisbonës) u paraqitë nevoja e zhvillimit të instrumentit të metodës së hapur të

koordinimit për bashkëpunim në nivel të Bashkimit Europian.

Duke përfituar nga rasti i procesit të integrimit europian, Shqipëria dhe Kosova mund të përfitojnë

nga përvoja europiane në përdorimin e metodës së hapur të koordinimit për shkëmbimin e

përvojave në zgjedhjen e problemeve të ndryshme socio-ekonomike. Statusi kandidat i Shqipërisë

dhe së fundi edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Kosovën, obligon këto të

fundit në garantimin dhe respektimin e të drejtave sociale përmes bashkëpunimit ekonomik,

lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe forcave të lira të punës, dhe tregtisë së lirë.

Meqenësë garantohet lëvizja e lirë e forcës së punës, atëherë shtetet duhet të koordinojnë politikat

e tyre sociale me qëllim të paraqitjes sa më efikase karshi këtyre sfidave.

Vlen të theksohet se vendet e Ballkanit Perëndimor (veçanërisht Kroacia) janë duke u ballafaquar

me një lëvizje të fuqisë punëtore drejtë vendeve të Bashkimit Europian. Një lëvizje e tillë është

edhe në Shqipëri dhe Kosovë, megjithatë një lëvizje e tillë është e përmasave më të vogëla. Viteve

të fundit ka lëvizje drejt vendeve të BE-së (veçanërisht në Gjermani) të stafit të kualifikuar

mjekësorë. Megjithatë, me zhvillimin e politikave të përbashkëta në mes të Shqipërisë dhe

Kosovës, mund të gjenerohet një treg i përbashkët stabil për arsye të dyja vendet i përkasin të

njejtit komb, kanë gjuhë dhe kulturë të njejtë, lëvizja në mes të dy vendeve është mjaft e shkurtër,

dhe më kryesorja kostoja e fuqisë punëtore është e ulët në të dyja vendet.

Integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka imponuar në zhvillimin e politikave të

përafërta sociale në nivel rajonal. Politika këto që kërkojnë një sistem social të qëndrueshëm dhe

garantimin e të drejtave sociale për të gjithë qytetarët kudo që jetojnë ata. Vendet e Ballkanit

Perëndimor, posaçërisht Shqipëria dhe Kosova, kanë nevojë të unifikojnë terminologjinë nga fusha

e politikave sociale, të korespondojnë në mes vete me statistikat zyrtare, të zhvillojnë metodat e

ndërhyrjes sa me efikase dhe efiçiente, si dhe të ndërtojnë standardet e sistemeve të tyre sociale.

Të dyja këto vende kanë nevojë për të përfituar nga përvoja e njëra-tjetrës në zhvillimin e shtetit

social dhe në zhvillimin e instrumenteve të mbrojtjes sociale, duke ndarë praktikat më të mira të

financimit dhe qëndrueshmërisë së tyre, dhe raportit të tyre në mes shtetit, tregut dhe partenerëve

social.

Page 215: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

215

REKOMANDIMET

Rekomandimet e dalura nga ky studim lidhen me nevojën e koordinimit në mes të Shqipërisë dhe

Kosovës në shkëmbimin e përvojave të tyre të ndërtimit të shtetit social, instrumenteve të mbrojtjes

sociale, mënyrës së financimit të tyre, raportit në mes të qytetarëve dhe shtetit, pastaj në mes të

shtetit, tregut dhe partnerëve sociale. Të dyja vendet kanë përvoja tërësisht të ndryshme në

ndërtimin e shteteve të tyre sociale, Shqipëria me zhvillimin e sistemit të saj sipas modelit të

Bismarkut dhe Kosova me zhvillimin e shtetit social sipas modelit të Beverixhit. Këto modele kanë

përparësitë dhe mangësitë e tyre në raport me njëra tjetrën, andaj bazuar edhe në faktorët e tyre të

brendshme dhe nga e kaluara e tyre, të dyja vendet mund të jenë shembuj të mirë për njëra tjetrën

në kërkim të zgjidhjes së metodave më të mira në zgjedhjen e problemeve të tyre sociale.

Të dyja vendet janë në proces të integrimit europian, andaj ato janë të detyruara që të bëjnë

përshtatjen e kuadrit të tyre ligjorë dhe të zhvillojnë politika publike sipas standardeve të

Bashkimit Europian.

1. Studime për shtetin social janë të pakta pothuajse nuk ka fare për studimin e tipologjisë së

shtetit social në vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj shtrohet nevoja dhe interesi për studime

të mëtutjeshme nga ana e studiuesve të ndryshëm me qëllim të paraqitjes së modeleve më të

mira, trajtimit të problemeve sociale dhe krahasimit të sistemeve të ndryshme sociale në rajon.

2. Tipologjinë e shtetit social Esping-Andersen e ndërton në bazë të shtrirjes së shkallës së

dekomodifikimit në shoqëri. Megjithatë, qasja e Esping-Andersenit kritokohet ashpër për

shkak të orientimit të saj kryesisht në vlerësimin e beneficioneve sociale dhe jo në shërbime

sociale. Kritika të ashpëra qasja e tij ka edhe sa i përketë ngurtësisë së aplikimit të modeleve

të tij në vende të tjera jashtë Perëndimit, kryesisht në amerikën latine, vendet ish-komuniste,

vendet aziatike etj. Esping-Andersen nuk njeh modele të tjera të shtetit social me arsyetimin

se të gjitha shtetet kalojnë nëpër një fazë tranzicioni drejt fazës finale të arritjes së njërit nga

modelet e përcaktuara nga ai. Shqipëria dhe Kosova janë duke kaluar nëpër një tranzicion të

Page 216: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

216

zhvillimit të shtetit të tyre sociale, dhe procesi i integrimit europian është jashtëzakonisht

ndihmues në përafrimin e politikave të tyre sociale me vendet e Bashkimit Europian të cilat

janë të shpërndara në këto tre modelet e Esping-Andersenit.

3. Përderisa në rastin e Shqipërisë ka studime serioze lidhur me rolin dhe përgjegjësin e shtetit

social, në Kosovë mungojnë studime të tilla, sidomos studime kritike lidhur me modelin e

mbrojtjes sociale të ndërtuar nga administrata ndërkombëtare në Kosovë. Studimet e tilla duhet

të reflektojnë përparësitë dhe mangësitë e një modeli të tillë gjithnjë duke e interpretuar dhe

analizuar atë nën kushtet e faktorëve të brendshëm social, sidomos karshi sfidës së saj me

sigurimin e fondeve pensionale për veteranët e luftës.

4. Shteti social është prodhim europian, andaj Shqipëria dhe Kosova duhet të përfitojnë nga

modelet e ndryshme të shtetit social në vendet europiane, me qëllim të përvetësimit të modelit

më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për faktorët e tyre të brendshëm social.

5. Të dyja vendet ballfaqohen me probleme sociale sidomos me shkallë të lartë të varfërisë dhe

papunësisë, andaj ato duhet të zhvillojnë dialogun social me partnerë të ndryshëm dhe procesi

i bërjes së politikave sociale dhe ai i vendimarrjes të jetë sa më transparent dhe me një

përfshirje të gjerë të akterëve social.

6. Shqipëria dhe Kosova ballafaqohen me probleme të ndryshme sociale si varfëria, papunësia,

andaj ato duhet të zhvillojnë praktikat më të mira për zbutjen e tyre përmes shkëmbimit të

përvojave më të mira dhe përvetësimit të standardeve dhe asistencë teknike nga Bashkimi

Europian.

7. Të dyja vendet duhet të reformojnë mekanizmat e tyre shtetëror që janë përgjegjëse për

zhvillimin dhe implementimin e politikave sociale me qëllim të shmangies së abuzimeve në

detyrë, veprimeve korruptive dhe me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efiçiencës së tyre në

ndërtimin e një sistemi social funksional dhe të qëndrueshëm.

8. Filozofia bazë e sistemeve të sigurimeve shoqërore është solidariteti midis brezave. Me qëllim

të krijimit të qëndrueshmërisë financiare të dyja vendet mund të aplikojnë metodat e financimit

Page 217: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

217

të realizuara përmes një kombinimi të parimit të solidaritetit midis brezave. Të dyja vendet

mund të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kushtet e favorshme socio-demografike që kanë,

në të cilat pjesa më e madhe e popullësisë është e moshës së re.

9. Nga përvoja rajonale por edhe nga vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria dhe Kosova mund

të përvetësojnë praktikat më të mira në zhvillimin e sistemeve të integruara të mbrojtjes sociale,

përmes integrimit të ndihmave sociale, shërbimeve sociale, beneficioneve në rast papunësie,

dhe agjencitë e punësimit.

10. Shqipëria dhe Kosovë edhe pse me një popullësi të re, megjithatë ato duhet përcjellur trendet

rajonale të plakjes së popullësisë, andaj sistemet e tyre të mbrojtjes sociale duhet të përshtaten

për të përballuar sfidën e plakjes së popullësisë, riorganizimin e tregut të punës, strukturën e

familjes dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal, dhe sidomos ikjen e stafit të kualifikuar.

11. Zhvillimi i rrjeteve të bashkëpunimit në mes të institucioneve përgjegjëse për politikat sociale

në Shqipëri dhe Kosovë, e bënë të domosdoshme zhvillimin e politikave të përbashkëta sociale

në nivel kombëtar me qëllim për gjetjen e zgjidhjeve më të mira në ballafaqim me probleme të

ndryshme sociale.

12. Krizat globale si kriza financiare globale, ndryshimet klimatike, burimet energjetike,

emigracioni masiv, lufta kundër terrorizmit etj, imponojnë zhvillimin e një sistemi të

qëndrueshëm social në Shqipëri dhe Kosovë për t’iu bërë ballë këtyre sfidave globale.

13. Nuk ekziston një model i vetëm, unik, i shtetit social në kuadër të Bashkimit Europian dhe as

në vendet e Ballkanit Perëndimorë. Çdo shtetë anëtar ka modelin e vet që është produkt apo

rezultat i kulturës së saj politike, shoqërore dhe zhvillimit të saj ekonomik. Ekziston një numër

i taxonomive të shtetit social të cilat përcaktojnë karakteristikat specifike të funksionimit të

tyre. Në këtë rast Shqipëria dhe Kosova duhet të përqendrohen në taxonominë që bazohet në

dy karakteristika: në bujarinë dhe në rishpërndarjen e programeve.

Page 218: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

218

14. Sigurimi shoqëror në Shqipëri ka karakter detyrues për të gjithë qytetarët ekonomikisht aktiv

dhe që mbështeten nga kontributet e tyre, nga skemat profesionale. Në këtë rast shteti shqiptar

dallohet me zhvillimin e këtyre skemave profesionale sipas modelit Bismarkian. Shqipëria

mund të përfitojë nga praktikat e mira nga Kosova, për shembull me aplikimin e pensionit

themelor (moshës) si instrument për zbutjen e varfërisë tek këto shtresa të rrezikuara.

15. Në rastin e Kosovës kemi skema të përgjithshme që përfshijnë gjithë popullësinë, të

mbështetura nga taksat e e përgjithshme shtetërore, të ndërtuara sipas modelit Beverixh.

Megjithatë, Kosova mund të përfitojë nga praktikat e ndërtimit të sigurimit shoqëror nga

Shqipëria, dhe në ofrimin e beneficioneve të ndryshme sidomos me rastin e papunësisë.

16. Shteti shqiptar u përcaktua për modelin Bismarkian për shkak të detyrimit të vazhdimësisë së

modelit të tyre të mëparshëm, sigurimit shoqëror dhe nevojës për të ruajtur qëndrimin aktiv

ndaj punës.

17. Në rastin e Kosovës kemi një realitet krejtësisht të ri. Administrata ndërkombëtare (UNMIK)

instaloi një sistem krejtësisht të ri të sigurimit shoqëror sipas modelit Beverixhit (Liberal). Atje

nuk kishte vazhdimësi me sistemin e mëparshëm për shkak të shkatërrimit të tij nga pushtuesi

serb dhe rezistencës së shqptarëve ndaj tij.

18. Në Shqipëri bazën e sigurimeve të detyrueshme shoqërore e përbëjnë kryesisht forcat e punës

në sektorin formal. Përderisa popullësia ekonomikisht aktive në sektorin joformal të

ekonomisë është e përjashtuar nga kjo skemë. E metë e kësaj skeme është gjithashtu fakti se

edhe brenda sektorit formal, përfshirja nuk është e plotë sepse jo të gjithë paguajnë kontribute.

Karakteristikë e sistemit të sigurimeve shoqërore është financimi sipas metodës “pay-as-you-

go” realizohet nga kontributet e popullësisë ekonomikisht aktive të cilat shpërndahen për

përfitimet e pjesës tjetër joaktive. Kjo mënyrë financimi në fakt rrit solidaritetin ndërmjet

brezave, ku të rinjët ekonomikisht aktiv kontribuojnë për të moshuarit ekonomikisht pasiv.

19. Përderisa në rastin e Kosovës sistemi i sigurimeve shoqërore bazohet në metodën e financimit

kapital si cili synon krijimin e një fondi të ardhurash për sigurimet shoqërore mbi bazën e

Page 219: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

219

kontributeve individuale. Ky fond investohet që të jetë në gjendje të mbulojë shpenzimet për

përfitime për një periudhë kohe të caktuar. Në rastin e Kosovës kemi fondin e Trustit Pensional

i cili ka avantazhin sepse përfitimet jane të lidhura drejtpërdrejtë me kontributin, por që në çdo

rast mund të krijohen situata të vështira me investimet e këtyre fondeve, siç e kishim rastin me

krizën financiare ndërkombëtare të vitit 2008 e tutje, ku miliona investime nëpër akcione të

kompanive multinacionale u humbën, për t’u rikthyer pastaj vlera e tyre në vitet e mëvonshme

me stabilizimin e tregut global.

20. Shteti shqiptar e kishte të vështirë të përcaktojë se kush ka nevojë për ndihmë sociale, për

shkak të përmasave të mëdha të varfërisë. Sikurse në rastin e Kosovës edhe në Shqipëri ndihma

sociale u ofrohej njësive familjare, prej të cilave përzgjidheshin familjet më të rrezikuara dhe

të pambrojtura. Kjo përzgjedhje bazohet nga vlerësimi i nevojave të familjes dhe nga krahasimi

i nivelit të të ardhurave dhe mjeteve të jetesës që ata disponojnë në raport me familjet tjera.

21. Misioni ndërkombëtar në Kosovë instaloi një model të mbrojtjes sociale tërësisht liberal, duke

i dhënë përparësi luftimit të varfërisë përmes skemave të asistencës sociale, të cilat iu paguhen

familjeve të rrezikuara nga fondet që financiohen nga buxheti i shtetit. Kosova duhet të kalojë

në fazat e mëtutjeshme të zhvillimit të shtetit të tij social, duke ofruar sigurime shoqërore,

sigurim shëndetësorë, beneficione në rast papunësie, etj.

22. Kosova vazhdon të aplikojë sistem të centralizuar mjekësor i cili funksionon sipas modelit të

ofrimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve mjekësore, financimi i të cilave bëhet drejtpërdrejtë nga

buxheti i shtetit. Viteve të fundit janë bërë përpjekje për të vënë në zbatim sigurimin

shendetësor, për të cilën vetëm gjatë vitit 2015 qeveria e Kosovës alokoi mjete financiare për

fillimin e fazës së parë të funksionimit të Fondit të përbashkët për sigurime shëndetësore.

Megjithatë në praktikë ende nuk ka filluar të zbatohet ky sigurim shëndetësor dhe akoma ka

debate të shumëta rreth kostos financiare dhe përfitimeve nga ky sistem.

23. Shqipëria dhe Kosova respektojnë Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,

Legjislacionin e BE-së dhe parimet themelore të ekonomisë së hapur dhe të tregut të punës.

Andaj, në koherencë me këtë ato rregullojnë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës.

Page 220: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

220

Megjithatë, këto standarde parashtrojnë nevojën për korrdinimin e hapur rajonal dhe për

hartimin e politikave të përbashkëta sociale.

24. Bashkimi Europian është tejet aktiv në të dyja vendet respektive përmes projekteve të

ndryshme rajonale si Iniciativa për Kohezion Social, projekti CARDS dhe të tjera projekte

konsulente. Shqipëria dhe Kosova duhet të përfitojnë nga mundësitë e tilla në ndërtimin e

mekanizmave të tyre shtetërore dhe në ofrimin e programeve të qëndrueshme sociale.

25. Duke përfituar nga rasti i procesit të integrimit europian, Shqipëria dhe Kosova mund të

përfitojnë nga përvoja europiane në përdorimin e metodës së hapur të koordinimit për

shkëmbimin e përvojave në zgjedhjen e problemeve të ndryshme socio-ekonomike. Statusi

kandidat i Shqipërisë dhe së fundi edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me

Kosovën, obligon këto të fundit në garantimin dhe respektimin e të drejtave sociale përmes

bashkëpunimit ekonomik, lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe forcave të lira

të punës, dhe tregtisë së lirë. Meqenësë garantohet lëvizja e lirë e forcës së punës, atëherë

shtetet duhet të koordinojnë politikat e tyre sociale me qëllim të paraqitjes sa më efikase karshi

këtyre sfidave. Integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka imponuar në

zhvillimin e politikave të përafërta sociale në nivel rajonal. Politika këto që kërkojnë një sistem

social të qëndrueshëm dhe garantimin e të drejtave sociale për të gjithë qytetarët kudo që

jetojnë ata. Vendet e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht Shqipëria dhe Kosova, kanë nevojë të

unifikojnë terminologjinë nga fusha e politikave sociale, të korespondojnë në mes vete me

statistikat zyrtare, të zhvillojnë metodat e ndërhyrjes sa me efikase dhe efiçiente, si dhe të

ndërtojnë standardet e sistemeve të tyre sociale. Të dyja këto vende kanë nevojë për të përfituar

nga përvoja e njëra-tjetrës në zhvillimin e shtetit social dhe në zhvillimin e instrumenteve të

mbrojtjes sociale, duke ndarë praktikat më të mira të financimit dhe qëndrueshmërisë së tyre,

dhe raportit të tyre në mes shtetit, tregut dhe partenerëve social.

Page 221: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

221

Literatura

Adema, W. (2009). How Expensive is the Welfare State? OECD Social, Employment and

Migration Working Papers. Published by OECD 2009, page 98.

Alesina, Alberto, Rafael Di Tella, and Robert MacCulloch. (2004). Inequality and happiness: are

Europeans and Americans different? Journal of Public Economics.

Ana M. Guillen & Margarita Leon. (2011). The Spanish Welfare State. London: Routledge.

Angelos, J. (2015). The Full Catastrophe . New York: Crown Publishers.

Anton Hemerijck, Verena Dräbing, Barbara Vis, Moira Nelson, Menno Soentken. (2013).

EUROPEAN WELFARE STATES IN MOTION. NEUJOBS.

Arcanjo, M. (2009). Regimes and Reform of Welfare State: the Classification of ten European

Countries in 1990 and 2006. Research Centre in Economics and Organizational

Sociology.

Atkinson, A. B. (2000). The economic consequences of rolling back the welfare state. MIT press.

Barnett, R. (2012). Improving Higher Education: Total Quality Care. Bristol: Open University

Press.

Barr, N. A. (1993). The economics of the welfare state. Stanford University Press.

Bénabou, Roland, and Jean Tirole. (2005). Incentives and prosocial behavior. National Bureau

of Economic Research.

Bernaciak, M. (2014). Social dumping and the EU integration process. european trade union

institute, 4-27.

Beveridge, W. H. (2014). Full Employment in a Free Society (Works of William H. Beveridge):

A Report. London: Routledge.

Billing, D. (2004). "International comparisons and trends in external quality assurance of

higher education: Commonality or diversity?.". Higher Education 47.1.

Bisin, Alberto, and Thierry Verdier. (2001). Public policies and the dynamics of cultural values

in the welfare state. Annales d'économie et de statistique.

Castles, F. G. (2010). The Oxford Handbook of the Welfare State. Oxford, UK: Oxford

University Press.

Coates, H. (2005). "The value of student engagement for higher education quality assurance.".

Quality in Higher Education 11.1.

Colucci, M., De Smijter, E., Engels, C., Hendricks, F., Salas, L. (1998). Institutional Changes

and European Social Policies after the Treaty of Amsterdam. Hague: Blanpain Ed.

Kluwer Law .

Page 222: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

222

Cook, L. (2007). Postcomunist Welfare States: Reform Politics in Russia and Eastern Europe.

Cornell University Press.

Craft, A. (2003). Quality assurance in higher education. London: Routledge.

Deskoska, R. (2010). INTEGRIMI EVROATLANTIK I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË:

NDRYSHIMET KUSHTETUESE DHE HARMONIZIMI JURIDIK. Fakulteti Juridik-

Shkup.

Disney, M. R. (2000). he Impact of Tax and Welfare Policieson Employment and Unemployment

in OECD Countries. International Monetary Fund.

Ditch, J. (1999). Introduction to Social Security, Policies, Benefits and Poverty. London and

New York: Routldege .

Drabing, V. (2013). Welfare Transformation and Work & Family Reconciliation. Neujobs Policy

Brief.

Drabing, V. (2013). Welfare Transformation and Work and family Reconciliation: What Role for

Social Investment in European Welfare States? NEUJOBS Policy.

Ervasti, H. (2014). The Future of the Welfare State. Cheltenham UK: Edward Elgar Publishing

Limited.

Esping-Andersen, G. (1994). "Welfare states and the economy.". The handbook of economic

sociology.

Esping-Andersen, G. (1996). Welfare states in transition: national adaptations in global

economies. London: Sage.

Esping-Andersen, G. (1999). Social foundations of postindustrial economies. London: Oxford

University Press.

Esping-Andersen, G. (2002). "Towards the good society, once again." Why we need a new

welfare state. London: Oxford University Press Oxford.

Esping-Andersen, G. (2002). Why we need a new welfare state. London: Oxford University

Press.

Esping-Andersen, G. (2006). "A welfare state for the twenty-first century." The welfare state:

reader. London: Oxford University Press.

Esping-Andersen, G. (2013). The three worlds of welfare capitalism. London: John Wiley &

Sons.

Falkner, G. (1998). EU Social Policy in the 1990s: Towards a corporatist community. London:

Routledge.

Falkner, G. (2009). European Integration and the Welfare States in Europe. eif.

Page 223: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

223

Fenger, H. (2007). Welfare regimes in Central and Eastern Europe. Contemporary Issues and

Ideas in Social Sciences.

Ferrera, M. (1996). The'Southern Model'of Welfare in Social Europe. Journal of European

Social Policy.

Ferrera, M. (2004). Modernising the European Social Model. Progressive State Strategies, 70.

Ferrera, M. (2005). The boundaries of welfare: European integration and the new spatial politics

of social protection. OUP Catalogue.

Flander, Praprotnik, Rakar. (2013). Legal Assessment and Sectorial Comparative Analysis of the

Wage Ratio in the Current Salary Subsystems of The Republic of Kosovo. Prishtinë:

UNDP - Riana

Filo, L. (1999). Historia për shtetin e mirëqënies sociale. Tirane: Panteon.

Fischer, F. (2007). Handbook of Public Policy Analysis. Middletown, Pennsylvania: CRC Press.

Fitzpatrick, T. (2011). Welfare Theory. Hampshire: Palgrave Macmillan.

FMN. (2013). Report for Republic of Kosovo. Washington: International Monetary Fund.

Francis G. Castles, Stephan Leibfried, Jane Lewis, Herbert Obinger, Christopher Pierson. (2010).

Handbook of Welfare State. New York : Saga Publisher.

Friedman, M. (1952). "The" Welfare" Effects of an Income Tax and an Excise Tax.". The

Journal of Political Economy.

Friedman, M. (2009). Capitalism and freedom. Chicago: University of Chicago press.

Gizelis, T.-I. (2005). Globalization, Integration, and the European. London: Taylor & Francis

Inc.

Gizelis, T.-I. (2005). GLOBALIZATION, INTEGRATION, AND THE EUROPEAN.

International Interactions, 139-162.

Harriette Kevill Davies . (2010). (Neo)Liberalism and the Punishment of Poverty .

Welfare States, Poverty & Inequality.

Hayek, F. v. (2000). The meaning of the Welfare State.

Hervey, T. (1998). European Social Law and Policy. London and New York: Longman.

Iain Begg, Fabian Mushövel and Robin Niblett. (2015). The Welfare State in Europe. London:

Chatham House.

INSTAT. (2015). Shqipëria: Trendi i Varfërisë. Tiranë: INSTAT.

Jackman, R. (2000). The Impact of the European Union on Unemployment And Unemployment

Policy. London : Routledge.

Page 224: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

224

Jacquot, S. (2008). National Welfare State Reforms and the Question of Europeanization: From

Impact to Usages. RECWOWE Publication.

Jacquot, S. (2008). National Welfare State Reforms and the Question of Europeanization: From

Impact to Usages . Edinburgh: Reconciling Work and Welfare in Europe Six Program.

John Baldock, Nick Manning, Sarah Vickerstaff. (1999). Social Policy . London: Oxford.

John Hassler, e. a. (2003). The survival of the welfare state. The American Economic Review.

Kananen, J. (2014). The Nordic Welfare State in Three Eras: from Emancipation to Disipline.

New York: Cambridge Press.

Kersbergen, K. v. (2013). Social capitalism: A study of Christian democracy and the welfare

state. London: Routledge.

Keynes, J. M. (1926). The end of laissez-faire. London: London: Hogarth Press.

Keynes, J. M. (2006). General theory of employment, interest and money. New York: Atlantic

Publishers & Dist.

Keynes, J. M. (2013). A treatise on probability. New York: Courier Corporation.

Keynes, J. M. (2013). The economic consequences of the peace. London: Courier Corporation.

Kluth, M. (2010). The Political Economy of a Social Europe - Understanding Labor Market

Integration in the EU. London: Longman.

Komisioni Europian. (2008). Social Inclusion and Social Protection in Albania. Bruksel:

Komisioni Europian.

Komisioni Europian. (2014). Raporti i Progresit. Bruksel: EU.

Komisioni Europian. (2014). Raporti i Progresit për Shqipërinë. Bruksel: Komisioni Europian.

Korpi, W. (2000). Faces of Inequality: Gender, Class, and Patterns of Inequalities in Different

Types of Welfare States. Social Politics.

Koster, F. (2008). The European Union's Impact on Welfare State Attitudes: A longitudinal and

multilevel investigation. 38th World Congress of the International Institute of Sociology.

Leah Ruppanner & Georgiana Bostean. (2014). Who Cares? Caregiver Well-being in Europe.

European Sociological Review , 1-15.

Leibfried, S. (1993). "Towards a European welfare state." New perspectives on the welfare state

in Europe.

Leibfried, Stephan & Paul Pierson. (2005). European Social Policy - Between Fragmentation

and Integration. Washington DC: Brookings.

Leibfried, Stephen and Paul Pierson. (2003). Multitiered Institutions and the Making of Social

Policy. London: Cambridge Publishing.

Page 225: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

225

Leibfried, Stephen and Paul Pierson. (2003). Multitiered Institutions and the Making of Social

Policy. London: Cambridge Publishing.

Lendvai, N. (2009). Variety of Post-communist welfare: Europeanisation and emerging welfare

regimes in the New EU Member States . School for Policy Studies.

Lindbeck, A. (1995). Hazardous welfare-state dynamics. The American Economic Review.

Lindert, P. H. (2003). Why the Welfare State Looks Like a Free Lunch. National Bureau of

Economic Research.

Lindert, P. H. (2003). WHY THE WELFARE STATE LOOKS LIKE A FREE LUNCH.

NATIONAL BUREAU OF ECONOMIC RESEARCH.

Ligji Nr. 02/L-17 për Shërbime Sociale dhe Familjare. (2005). Kuvendi i Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-17 për shërbime sociale dhe

Familjare. (2012). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të financuara nga shteti. (2014). Kuvendi i Republikës

së Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-100 për Pensionet e Pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës. (2008).

Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-084 për Pensionet e Pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (2012).

Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 2003/23 për Pensionet e Personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. (2003).

Institucionet për Vetëqeverisje të Përkohëshme të Kosovës. Kuvendi i Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-022 për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të

Përhershme. (2008). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë. (2003). Institucionet për

Vetëqeverisje të Përkohëshme. Kuvendi i Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për skemën e Ndihmës

Sociale në Kosovë. (2012). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 2004/38 për të Drejtat dhe Përgjegjwsitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor. (2004).

Institucionet për Vetëqeverisje të Përkohëshme. Kuvendi i Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social. (2011). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-164 për Financimin e Programeve të Veçanta të Banimit. (2010). Kuvendi i

Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-084 për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2005/20 dhe për ndryshimin e

Page 226: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

226

Rregullores së UNMIK-ut 2001/35 për Fondin Pensional të Kosovës. (2008). Kuvendi i

Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës. (2011). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-168 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04-L-101 për fondet pensionale të

Kosovës. (2012). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-147 për Pagat e Nënpunësve Civilë. (2010). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-249 për Sigurimin Shëndetësor. (2014). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-083 për Regjistrimin dhe Evidencën e të Papunësuarve dhe Punëkërkuesve.

(2012). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-205 për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës. (2013). Kuvendi i

Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-212 i Punës. (2010). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-023 për Persona të Zhdukur. (2011). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-092 për Personat e Verbër. (2012). Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Marcuzzo, M. C. (2013). Keynes and the Welfare State. Dipartimento di Scienze Economiche,.

Martin Höpner & Armin Schäfer. (2007). A New Phase of European Integration. Koln: Max

Planck Institute for the Study of Societies.

Martin Höpner, Armin Schäfer. (2007). A New Phase of European Integration. Max-Planck-

Institut für Gesellschaftsforschung.

Matti, K. (2008). Meeting with EU Social Policy. Antwerpen: Maklu.

Maurice Mullard, Paul Spicker. (1998). Social Policy in Changing Society. New York:

Routledge.

Maurizio Ferrera, Anton Hemerijck, and Martin Rhodes. (2000). The future of social Europe:

Recasting work and welfare in the new economy. Celta Editora.

Maurizio Ferrera, Franca Maino. (2014). Social Innovation Beyond The State. Rome: Secondo

Welfare.

Maurizio Ferrerra, Martin Rhodes. (2013). Building a Sustainable Welfare State.

Milton Friedman, and Anna J. Schwartz. (1982). Monetary Trends in the United States and

United Kingdom: Their Relation to Income, Prices, and Interest Rates, 1867–1975. In

"The role of money." . Chicago: University of Chicago Press.

Page 227: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

227

Milton Friedman, and Rose D. Friedman. (1998). Two lucky people: Memoirs. Chicago:

University of Chicago Press.

Mishra, R. (2014). Welfare State Capitalst Society. London: Routledge.

Moore, S. (2015). Pabarazia është e stisur, jo e pashmangshme. The Guardian.

Mosher, J. S. (2015). Education state, welfare capitalism regimes, and. Comparative European

Politics , 240-262.

MPMS. (2015). Ministria e Punës Mirëqenies Sociale. Raportet e punës dhe publikime.

Prishtinë, 2010-2013.

Parag, Y. (2011). A System Perspective for Policy Analysis and Understanding. The Policy

Process Networks .

Pascale, C.-M. (2013). Social Inequality and the Politics of Representation. London: Sage

Publications.

Patrick Diamond & Guy Lodge. (2013). European Welfare States after the Crisis. Policy

Network Paper.

Pestieau, P. (2006). The Welfare State in the European Union : Economic and Social

Perspective. London: Routledge.

Peter Alcock and Martin Powell. (2005). Welfare Theory. London: Sage Publisher.

Pierson, P. (2001). The new politics of the welfare state. Oxford University Press .

Piketty, T. (2014). Capital in the Twenty-First Century. London : The Belknap Press of Harvard

University Press.

Prifti, E. (2013). The European future of the Western Balkans. In C. B.-P.-W. Rosa Balfour, The

European Future of the Western Balkan. Lisbon: European Union Institute for security

studies.

Pritam Singh, Lok Nath Bhusal. (2014). Austerity, Welfare State and Eco-Socialism. Economic

& Political Weekly, 111-118.

Purton, H. (1996). European welfare states in the 1990s: an economic analysis of the challenges

and efforts at reform. Centre for European Policy Studies.

Ramsden, P. (2003). Learning to teach in higher education. London: Routledge .

Rueschemeyer, Dietrich, Glatzer, Miguel. (2005). Globalization and the Future of the Welfare

State. University of Pittsburgh Press.

Scruggs, L. A. (2006). Social Stratification and Welfare Regimes for the 21th century. 15th

International Conference of Europeanists. Chicago.

Page 228: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

228

Sinn, H.-W. (2002). EU Enlargment And The Future of The Welfare. Scottish Journal of

Polilical Economy, 104-115.

Skidelsky, R. (1996). Welfare Without the State. New York: Palgrave.

Stefan Hajkowicz, C. M. (2013). A Decision Model for Targeting Social Welfare Services: A

Case Study of Intensive Customer Support. Administration in Social Work, , 297-311.

Stensaker, B. (2007). "Quality as fashion: Exploring the translation of a management idea into

higher education." Quality assurance in higher education. Springer Netherlands.

Stetter, E. (2015). The Welfare State and the fight against inequality. FEPS Policy.

Susanne Fuchs & Claus Offe. (2008). Welfare State Formation in the Enlarged European Union

Patterns of Reform in the Post-Communist New Member States. Hertie School of

Governance, Hertie School of Governance.

Svallfors, S. (2012). Contested Welfare States. London : Routledge.

Svallfors, S. (2012). Contested welfare states: Welfare attitudes in Europe and beyond. Stanford

University Press.

Svallfors, S. (2012). Contested Welfare States: Welfare Attitudes in Europe and Beyond.

Stanford University Press.

Teague, P. (2009). Economic Citizenship in the New Europe: Employment Relations in the New

Europe. London: Longman.

Venera Hajrullahu, Fatmir Curri. (2006). Gjendja aktuale dhe sfidat kryesore të Kosovës në

rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Prishtine: Fondacioni Kosovar për Shoqëri

Civile.

Westerheijden, Don F., Bjørn Stensaker, and Maria João Rosa, eds. (2007). Quality assurance in

higher education: Trends in regulation, translation and transformation. Springer Science

& Business Media.

Westerheijden, S. R. (2007). "States and Europe and quality of higher education." Quality

assurance in higher education. Netherlands: Springer .

Wilfred Beckerman and Stephen Clark. (1982). Poverty and social security in Britain since

1961. Oxford University Press, USA.

Will Bartlett, and Merita Xhumari. (2007). "Social security policy and pension reforms in the

Western Balkans.". Eur. J. Soc. Sec. 9 , 297.

Willem, A. (2009). How Expensive is the Welfare State?

Wolfgang J. Mommsen, and Wolfgang Mock, eds. (1981). The emergence of the welfare state in

Britain and Germany, 1850-1950. New York: Taylor & Francis.

Page 229: NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi

229

Wood, David M. & Birol A. Yesilanda. (2005). The Emerging European Union. New York:

Longman.

Xhumari, M. (2014). "Procesi edhe Institucionet e Politikës Sociale.". Tirane: Shtepia Botuese

Pegi.

Zeff, Eleanor & Ellen Pirro. (2000). The European Member States: Cooperation, Coordination

and Compromise. Bolder: Lynne Rienner.

Zoran Tomiq, Muhamet Sadiku, Dario Malnar. (2009). Analizat krahasuese të strategjive për

komunikim për hyrje në Bashkimin Evropian - Mësimet për Kosovën. Thesis Kosova, 70.