8
NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014 1 Në këtë numër Vizita në SME të Financuara nga Linja e Kredisë Vizita në SME të financuara e Kredisë nga Linja Ministri i MZHETS dhe Ambasadori Italian në Shqipëri vizitojnë në Lushnjë kompaninë “Lufra” sh.p.k, financuar nga Linja e Kredisë...................................Faqe 1 Java Italiane në Shqipëri Zhvillohet edicioni i parë i “Java Italiane në Shqipëri” ..............................................Faqe 4 Prezantohet PRODAPS gjatë aktivtetit “Java Italiane në Shqipëri” dhe sesioneve të biznesit B2B.......................................Faqe 4 Tregues të Programit Rezultatet e programit dhe indikatorët e lidhur me to....................................Faqe 6 - 7 PRODAPS ul Normën e Interesit të Kredive Komiteti Drejtues i Linjës së Kredisë (CLSC) uli normën maksimale të interesit të kredive......................................... Faqe 8 Për më shumë inoformacion mbi PRODAPS vizitoni faqen web www.prodaps.al PRODAPS promovohet gjatë veprimtarive të biznesit................................................Faqe 5 Foto Lajme Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS) z. Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Italisë në Tiranë z. Massimo Gaiani, zhvilluan më 30 Maj 2014, një vizitë pranë kompanisë së përpunimit të qumështit “Lufra” shpk, në rrethin e Lushnjës, si një prej SMEve të njohura dhe të konsoliduara në vend, e financuar për një pjesë të investimeve, nga Linja e Kredisë, e Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-eve në Shqipëri (PRODAPS). Kjo vizitë u realizua në vijim të aktiviteteve, që organizohen nga Ambasada Italiane, në Shqipëri dhe MZHETS për promovimin e projekteve të suksesshme, të mbështetura nga Programi. Ministri Ahmetaj dhe ambasadori Gaiani panë nga afër ambientet e fabrikës së përpunimit të qumështit “Lufra” dhe teknologjinë moderne të përdorur në procesin e punës nga kjo kompani. Në fjalën e tij, ministri Ahmetaj theksoi se: “aksesi në financa për SME-të është instrumenti kryesor për mirë funksionimin dhe zhvillimin e tyre”. Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen e qeverisë italiane në kuadër të programit PRODAPS, ai tha se: “është pikërisht Programi Italo-Shqiptar, që nëpërmjet Linjës së Kredisë së butë, në dy fazat e tij, ndihmon SME-të me një financim në vlerën totale 44 milionë Euro”. Një ndihmë e tillë, vijoi Ministri Ahmetaj:“përmbush në nivel domethënës, një përparësi të programit të Qeverisë shqiptare, që është zhvillimi i sektorit privat, dhe i SME-eve” në veçanti. Nga ana e tij, ambasadori i Italisë në vendin tonë z.Massimo Gaiani, shprehu kënaqësinë për atë çfarë kompania “Lufra” ka realizuar me financimet e përfituara nëpërmjet PRODAPS dhe theksoi se Italia do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes shqiptare. Falë mbështetjes financiare të Programit, kompania “Lufra” shpk realizoi një investim modern, duke rritur cilësinë e prodhimit përpos standardeve më të larta evropiane, duke i ofruar konsumatorit shqiptar një gamë të gjerë dhe shumë të kërkuar produktesh. Kjo cilësi i lejon sot kompanisë që të mendojë edhe mundësitë e eksportit. Fakti që, ndër përfituesit e skemës së Programit janë sipërmarrjet në fushën e agropërpunimit, u konsiderua nga ana e Ministrit Ahmetaj si me rëndësi për ekonominë, që duhet të mbështetet fuqimisht në prodhimin vendas. “Lufra” shpk është një ndër SME-të të cilat janë mbështetur nga PRODAPS, program i Qeverisë Italiane, nëpërmjet Zyrës së Kooperacionit Italian për Zhvillim në Tiranë, që në bashkëpunim me MZHETS mbështet sektorin privat shqiptar. Angazhimi në mbështetje të sektorit privat shqiptar tregon se, Italia, në rolin e donatorit kryesorë europian për sektorin privat në Shqipëri, do të vijojë të mbështesë ekonominë shqiptare financiarisht, duke ju gjendur pranë, sidomos sektorit më aktiv dhe boshtit të ekonomisë, SME-ve si dhe duke i ndihmuar ato me teknologji të avancuar, në rrugën e tyre drejt rinovimit, zhvillimit dhe integrimit në tregun europian. Aktivitete të PRODAPS Seminare trajnuese dhe informuese në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër dhe Korcë me temë: “Përmirësimi i aksesit në financa të SME-ve – Instrumentat financiarë të PRODAPS në mbështetje të SME-ve shqiptare”.....................................Faqe 2-3-5 Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri

NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014 · sipërmarrëse që të ndërmarrin inisiativa biznesi. Takimi shërbeu si mundësi shkëmbimi informacioni dhe idesh për SME-të, por edhe kontaktesh

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014 · sipërmarrëse që të ndërmarrin inisiativa biznesi. Takimi shërbeu si mundësi shkëmbimi informacioni dhe idesh për SME-të, por edhe kontaktesh

NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014

1

Në këtë numër Vizita në SME të Financuara nga Linja e Kredisë

Vizita në SME të �nancuara e Kredisë

nga Linja

Ministri i MZHETS dhe Ambasadori Italian në Shqipëri vizitojnë në Lushnjë kompaninë “Lufra” sh.p.k, financuar nga Linja e Kredisë...................................Faqe 1

Java Italiane në Shqipëri

Zhvillohet edicioni i parë i “Java Italiane në Shqipëri” ..............................................Faqe 4

Prezantohet PRODAPS gjatë aktivtetit “Java Italiane në Shqipëri” dhe sesioneve të biznesit B2B.......................................Faqe 4

Tregues të Programit

Rezultatet e programit dhe indikatorët e lidhur me to....................................Faqe 6 - 7

PRODAPS ul Normën e Interesit të Kredive

Komiteti Drejtues i Linjës së Kredisë (CLSC) uli normën maksimale të interesit të kredive.........................................Faqe 8

Për më shumë inoformacionmbi PRODAPS vizitoni faqen web

www.prodaps.al

PRODAPS promovohet gjatë veprimtarive të biznesit................................................Faqe 5

Foto Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS) z. Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Italisë në Tiranë z. Massimo Gaiani, zhvilluan më 30 Maj 2014, një vizitë pranë kompanisë së përpunimit të qumështit “Lufra” shpk, në rrethin e Lushnjës, si një prej SMEve të njohura dhe të konsoliduara në vend, e financuar për një pjesë të investimeve, nga Linja e Kredisë, e Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-eve në Shqipëri (PRODAPS).

Kjo vizitë u realizua në vijim të aktiviteteve, që organizohen nga Ambasada Italiane, në Shqipëri dhe MZHETS për promovimin e projekteve të suksesshme, të mbështetura nga Programi. Ministri Ahmetaj dhe ambasadori Gaiani panë nga afër ambientet e fabrikës së përpunimit të qumështit “Lufra” dhe teknologjinë moderne të përdorur në procesin e punës nga kjo kompani. Në fjalën e tij, ministri Ahmetaj theksoi se: “aksesi në financa për SME-të është instrumenti kryesor për mirë funksionimin dhe zhvillimin e tyre”. D u k e s h p r e h u r v l e r ë s i m i n p ë r mbështetjen e qeverisë italiane në kuadër të programit PRODAPS, ai tha se: “është pikërisht Programi Italo-Shqiptar, që nëpërmjet Linjës së Kredisë së butë, në dy fazat e tij, ndihmon SME-të me një financim në vlerën totale 44 milionë Euro”. Një ndihmë e tillë, vijoi Ministri A h m e t a j : “ p ë r m b u s h n ë n i v e l domethënës, një përparësi të programit të Qeverisë shqiptare, që është zhvillimi i sektorit privat, dhe i SME-eve” në veçanti.Nga ana e tij, ambasadori i Italisë në vendin tonë z.Massimo Gaiani, shprehu kënaqësinë për atë çfarë kompania “Lufra” ka realizuar me financimet e përfituara nëpërmjet PRODAPS dhe theksoi se Italia do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të

sipërmarrjes shqiptare. Falë mbështetjes financiare të Programit, kompania “Lufra” shpk realizoi një investim modern, duke rritur cilësinë e prodhimit përpos standardeve më të larta evropiane, duke i ofruar konsumatorit shqiptar një gamë të gjerë dhe shumë të kërkuar produktesh. Kjo cilësi i lejon sot kompanisë që të mendojë edhe mundësitë e eksportit. Fakti që, ndër përfituesit e skemës së Programit janë sipërmarrjet në fushën e agropërpunimit, u konsiderua nga ana e Ministrit Ahmetaj si me rëndësi për ekonominë, që duhet të mbështetet fuqimisht në prodhimin vendas. “Lufra” shpk është një ndër SME-të të cilat janë mbështetur nga PRODAPS, program i Qeverisë Italiane, nëpërmjet Zyrës së Kooperacionit Italian për Zhvillim në Tiranë, që në bashkëpunim me MZHETS mbështet sektorin privat shqiptar. Angazhimi në mbështetje të sektorit privat shqiptar tregon se, Italia, në rolin e donatorit kryesorë europian për sektorin privat në Shqipëri, do të vijojë të mbështesë ekonominë shqiptare financiarisht, duke ju gjendur pranë, sidomos sektorit më aktiv dhe boshtit të ekonomisë, SME-ve si dhe duke i ndihmuar ato me teknologji të avancuar, në rrugën e tyre drejt rinovimit, zhvillimit dhe integrimit në tregun europian.

Aktivitete të PRODAPS

Seminare trajnuese dhe informuese në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër dhe Korcë me temë: “Përmirësimi i aksesit në financa të SME-ve – Instrumentat financiarë të PRODAPS në mbështetje të SME-ve shqiptare”.....................................Faqe 2-3-5

Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimine Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

në Shqipëri

Page 2: NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014 · sipërmarrëse që të ndërmarrin inisiativa biznesi. Takimi shërbeu si mundësi shkëmbimi informacioni dhe idesh për SME-të, por edhe kontaktesh

2

është i dyfishtë. PRODAPS luan një rol të rëndësishëm në krijimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi ndërmjet SME-ve dhe

bankave tregtare, si dhe ndihmon në rritjen e klientëve të SME-ve për bankat, duke mbuluar një pjesë të kolateralit. Për të përmirësuar më tej aksesin në financa të SME-eve, Programi po shikon mundësinë e uljes së mëtejshme të normës maksimale të interesit, që aktualisht është 5.5%, për kreditë në Euro.” Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Luan Bregasi, president i shoqatës

“BiznesAlbania”, vlerësoi rolin e instrumentëve financiarë të Programit në rritjen e kredidhënies, si dhe ndihmesën që i japin ata sipërmarrjeve të reja dhe atyre që janë tashmë në treg, për përballimin e sfidave të konkurrencës në të ardhmen.PRODAPS që prej fillimeve të tij në vitin 2009 deri sot ka financuar mbi 90 projekte të SME-eve për një shumë mbi 21 milionë Euro, duke krijuar rreth 1400 vende të reja pune.

Aktivitete të PRODAPS

Seminar me “BiznesAlbania”, në Tiranë

Më 7 Korrik 2014, Programi Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-eve, në bashkëpunim me “BiznesAlbania”, një nga shoqatat më të konsoliduara dhe përfaqësuese të biznesit shqiptar, organizuan seminarin informues “Përmirësimi i aksesit financiar të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME)–Instrumentat financiarë të PRODAPS në mbështetje të SME-ve shqiptare”, me pjesëmarrjen e rreth 20 bizneseve anëtare të “BiznesAlbania”, që operojnë në sektorët e industrisë agro-përpunuese, fasonerisë dhe ndërtimit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi rreth instrumentave financiarë dhe kushteve lehtësuese të ofruara në kuadër të Programit Italo-Shqiptar, me qëllim rritjen e numrit të sipërmarrjeve që aplikojnë dhe përfitojnë nga ky Program. Seminari u zhvillua në ambientet e “Vila 31”, në Tiranë dhe ofroi një platformë unike trajnimi, ku të gjitha aspektet që lidhen me aksesin në financë, u trajtuan thellësisht nga ekspertë të Programit, të Bankës së Shqipërisë dhe të “BiznesAlbania”. Drejtor i Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-eve (PRODPAS), në Shqipëri z.Kino Buxheli tha në fjalën e hapjes se:“Programi mbështet me likuiditetin e nevojshëm bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare, për t’u ardhur në ndihmë planeve të tyre të investimeve, që kërkojnë blerje të teknologjisë, duke i lidhur ato me ofertat e teknologjisësë përparuar

italiane. Kjo ndodh - theksoi z. Buxheli, -në kushtet e vështirësimit të dhënies së kredisë tregtare, për shkak të rritjes shqetësuese të

përqindjes së kredive të këqija dhe për këtë fakt është shumë inkurajuese për SME-të shqiptare. Bizneset e mesme dhe të vogla shqiptare, si dhe vetë bankat, duhet të njohin më mirë njeri-tjetrin, planet e investimeve nga SME-të, ofertën përkatëse bankare, për mbështetjen e këtyre investimeve. Në këtë fushë, PRODAPS ka një ofertë konkrete dhe shumë të leverdishme për SME-të, që realizohet pikërisht nëpërmjet bankave tregtare. Kështu që përfitimi nga të dyja palët

Seminar me Sportelo Unico në Vorë, Tiranë

Lehtësimi i investimeve dhe krijimi i mundësive për financim në mbështetje të SME-ve, ishte qëllimi i një takimi informues, që u organizua më 8 Korrik 2014, në mjediset e Hotel Kontinental (Vorë), nga Programi Italo-Shqiptar

për Zhvillimin e SME-eve (PRODAPS) në bashkëpunim me “Sportelo Unico”

(Sporteli i Vetëm - projekt italian për thjeshtimin e dokumentacionit për biznesin dhe shërbimet), për zhvillimin e integruar të zonave Bërxull, Kashar, Prezë dhe Vorë. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 30 sipërmarrje të këtyre zonave. Përfaqësuesi i Bashkëpunimit Italian në Shqipëri, z. Giacommo Pides, në fjalën e tij të hapjes theksoi se: “Qeveria Italiane është e përkushtuar në zhvillimin e sektorit privat shqiptar dhe projektin kryesor të saj po e implementon pikërisht në këtë sektor.”Sipërmarrësit në takim u informuan në hollësi lidhur me instrumentat financiarë dhe bankarë që ofron PRODAPS në mbështetje të tyre dhe që kanë të bëjnë me financimin me kredi të buta dhe mundësi të tjera, që ekzistojnë në këtë drejtim. Pa dyshim, afrimi i bankave në zona jashtë qyteteve kryesore është një sfidë,

që përkon edhe me atë të thjeshtëzimit administrativ të dokumentacionit të kërkuar, për të siguruar një kredi bankare

në një zonë rurale. “Sportelo Unico” vjen në ndihmë nëpërmjet koordinimit të dokumentacionit në një sportel të vetëm, për nisje, ose zgjerim të biznesit.

Seminare trajnuese dhe informuese në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër dhe Korçë me temë: “Përmirësimi i aksesit në financa të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) - Instrumentat financiarë të PRODAPS në mbështetje të SME-ve shqipëtare”.

Page 3: NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014 · sipërmarrëse që të ndërmarrin inisiativa biznesi. Takimi shërbeu si mundësi shkëmbimi informacioni dhe idesh për SME-të, por edhe kontaktesh

Më 7 Mars 2014, në kuadër të aktiviteteve për informimin e sipërmarrjeve vendase lidhur me mundësitë e financimit, Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri (PRODAPS) në bashkëpunim me Agjensinë Rajonale të Zhvillimit (ARZH), me Shoqatën e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare(SHGPAZ) dhe me Dhomën

S h q i p t a r e t ë Fasonëve zhvilloi në hotel Colosseo, në Shkodër seminarin trajnues me temë “Rritja e Aksesit në Financa i SME-ve”. Ky aktivitet kishte si s y n i m r r i t j e n e kredidhënies për biznesin e vogël dhe

të mesëm dhe në veçanti për sipërmarrëset gra. Sipërmarrësit nga qyteti i Shkodrës u informuan gjatë takimit, mbi mundësitë, për financim nga Programi. Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Programit, z. Kino Buxheli tha në fjalën përshëndetëse se “Sfida madhore është sigurimi i aksesit të përshtatshëm në financa të SME-ve”. Ai shtoi se edhe përpara krizës, SME-të janë përballur me vështirësi në gjetjen e fondeve të nevojshme për zhvillim dhe inovacion, duke qenë se mungesa e kolateralit bankar bëhet shpesh arsye për t'i përjashtuar SME-të nga aksesi në kreditë tregtare bankare. Pjesëmarresit në takim, znj.Flutura Xhabija, Kryetare e SHGPAZ, z. Gjergji Gjika, Kryetar i Dhomës së Fasonëve të Shqipërisë, z.Ilir Rrëmbeci, drejtor i ARZH, përfaqësues nga Bashkëpunimi Italian për Zhvillim dhe përfaqësues nga tetë banka tregtare private, partnere te programit, e konsideruan takimin si shumë të vlefshëm për nxitjen e investimeve të biznesit lokal, si dhe inkurajues për bashkëpunimin e tij me bankat. Gjatë takimit, u prezantua edhe sipërmarrja e gruas, si një nga kriteret më të reja parësore, i përfshirë së fundi nga PRODAPS në listën e kritereve prioritare, të strukturuara me pike, si përfituese nga kushtet lehtësuese të Programit. Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan përfshirjen e këtij kriteri në përzgjedhjen e aplikuesve në kreditë e PRODAPS. Në veçanti, zj. Xhabija u shpreh se ky kriter inkurajon gratë sipërmarrëse që të ndërmarrin inisiativa biznesi. Takimi shërbeu si mundësi shkëmbimi informacioni dhe idesh për SME-të, por edhe kontaktesh me vlerë për këshillime të ardhshme.

Seminar me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Seminar me shoqatën e GraveSipërmarrëse në Shkodër

Seminar në Gjirokastër mepërfaqësues të bizneseve lokale

Më 17 Prill 2014, u zhvillua në Tiranë, seminari trajnues me temë “Përmirësimi i aksesit financiar të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME)”. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë (DhTIT) dhe Agjensinë Rajonale të Zhvillimit (ARZh) dhe kishte si qëllim, informimin e SME-ve shqiptare në sektorët e prodhimit dhe përpunimit, mbi instrumentat financiarë të Programit, në mbështetje të tyre. Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrjen e bizneseve nga Qarku i Tiranës, anëtare të DhTIT-it, bankave tregtare private, partnere të Programit, si dhe me përfaqësues të Bashkëpunimit Italian për Zhvillim në Shqipëri. Duke vlerësuar bashkëpunimin me ofruesit e shërbimeve të biznesit, Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Programit për Zhvillimin e SME-ve z. Kino Buxheli theksoi rëndësinë

që ka ky bashkëpunim në ofrimin e një platforme të qartë për njohjen e mënyrave të aksesit rezultativ në financa. Ai tha se: “PRODAPS me disponueshmërinë e tij është i aksesueshëm për këdo nga SME-të shqiptare”. Z. Buxheli shtroi nevojën që SME-të vendase të orientohen drejt kapitalizimit të biznesit, përdorimit të teknologjisë së përparuar, si dhe rritjes së dijeve dhe kontakteve me sistemin bankar, duke zhvilluar lidhje më të shëndosha dhe të qëndrueshme, me bankat tregtare dhe me agjensitë e tjera financiare në treg. Z. Nikolin Jaka, kryetar i DhTIT-së, tha se: “formalizimi i biznesit është kyç për zhvillimin e SME-eve dhe maksimizimin e përfitimit nga mundësitë financiare, që ofrohen nga sistemi bankar në favor të tyre”. Në këtë drejtim, drejtori i ARZh-së z. Ilir Rrëmbeci shtoi se: “ritmi i tregut kërkon gjithnjë e më shumë

nga SME-të,që të jenë transparente dhe vazhdimisht të kryejnë auditim financiar, menaxherial dhe teknologjik, për të ruajtur, apo forcuar më tej pozicionin e tyre në treg”.Takime të tilla janë një akses dhe formë e përzgjedhur nga Programi, të cilat synojnë vendosjen e një dialogu dhe kontakte të gjera komunikimi ndërmjet SME-eve, shoqatave të tyre, bankave dhe konsulentëve financiarë.

3

Informimi i sipërmarrjeve lokale lidhur me mundësitë financiare që ofrohen nga Programi Italo – Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (PRODAPS) dhe instrumentë të tjerë financiarë në mbështetje të SME-ve, me qëllim zhvillimin dhe rritjen e tyre të qëndrueshme, ishin në fokusin e një seminari të organizuar në (PRODAPS) dhe instrumentë të tjerë financiarë në mbështetje të SME-ve, me qëllim zhvillimin dhe rritjen e tyre të qëndrueshme, ishin në fokusin e një seminari të organizuar në 1 Korrik 2014, në Gjirokastër. Të pranishëm në takim ishin rreth 45 sipërmarrje të vogla dhe të mesme nga qyteti i Gjirokastrës, përfaqësues të bankave tregtare private, institucioneve locale, etj. Drejtori i Programit, Z. Kino Buxheli tha në fjalën e hapjes se “gjetja e fondeve të nevojshme për investime është një sfidë e përhershme për SME-të Shqiptare dhe kriza ekonomike e ka rënduar edhe më shumë mundësinë e financimit të këtij segmenti jetik për ekonominë e vendit”. Ai shtoi se rritja e numrit të SME-ve aplikuese dhe atyre përfituese të Programit jashtë aksit Tiranë – Durrës, është me prioritet për Programin dhe në qendër të aktivitetit të vazhdueshëm të tij. Kjo respekton politikën dhe qasjen si të qeverisë Italiane, ashtu dhe të asaj Shqiptare, për krijimin e kushteve të përshtatshme për bizneset, pikë së pari ato jashtë aksit kryesor ekonomik Tiranë – Durrës (aks i favorizuar nga infrastruktura, pozicioni strategjik dhe prania e bankave tregtare), që të marrin informacion të plotë dhe të përfitojnë nga ofertat dhe kredite e PRODAPS. Z.Ilir Rëmmbëci, drejtor i ARZH-

ve dhe Z. Ilir Pilku, drejtor për SME-të në CBS në prezantimin e tyre theksuan nevojën e SME-ve për t ' iu drejtuar ofrueseve të shërbimeve të biznesit me qëllim rritjen e kapac i te t i t për të th i thur fonde , në

funksion të zhvillimit të tyre. Pjesëmarresit në takim, e konsideruan takimin si të vlefshëm për rritjen e mundësive të biznesit vendas dhe inkurajues për marrëdhenien me bankat”.

Page 4: NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014 · sipërmarrëse që të ndërmarrin inisiativa biznesi. Takimi shërbeu si mundësi shkëmbimi informacioni dhe idesh për SME-të, por edhe kontaktesh

4

Në aktivitetin e javës italiane në Shqipëri Prezantohet Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-eve

Java Italiane në Shqipëri

Në datat 5 deri në 7 Maj 2014, u zhvillua edicioni i parë i “Java Italiane në Shqipëri”, me pjesëmarrjen e 170 sipërmarrësve

italianë, nga sektorët: energji, turizëm, industri prodhuese dhe bujqësi, me qëllim realizimin e investimeve dhe integrimin e prodhimit mes sipërmarrjeve shqiptare dhe atyre italiane.Ky aktivitet organizohet për herë të parë, si bashkëpunim mes Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZhETS), me qëllim prezantimin e mundësive për biznes dhe investime, që ofron Shqipëria, në sektorë prioritarë të zhvillimit të vendit dhe me interes për zgjerimin e sipërmarrjes italiane. Përgjatë tre ditëve të aktivitetit, sipërmarrës italianë dhe shqiptarë diskutuan në panele të ndryshme dhe gjatë takimeve B2B, mbi perspektivat e zgjerimit të bashkëpunimit. Duke ftuar sa më shumë investitorë italianë në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e çeljes së edicionit, apeloi që të kapërcehet muri i paragjykimeve, pasi Shqipëria ofron për investitorët e vendit fqinj, mundësi mjaft të mira investimi. “Shqipëria është vendi ku sipërmarrësit italianë mund të emigrojnë, këtu, mund të gjejnë Amerikën” - deklaroi ai.Kryeministri Rama theksoi po ashtu se:“Kjo javë do të tregojë edhe vullnetin e përbashkët për të hapur një faqe të re në rrugën e bashkëpunimit me Italinë. Pasi ne jemi, për nga shifrat e shkëmbimeve tregtare, të fundit në Rajon, edhe pse jemi të parët për dashurinë për Italinë. Ne jemi më të afërt gjeografikisht dhe më të largët në shkëmbimet ekonomiko-tregtare. Prania e rreth 170 sipërmarrejeve e bën këtë javë të rëndësishme për të rritur këtë volum shkëmbimesh.Të jemi realisht vendi ku një fluks i ri investimesh italiane do të derdhen në interesin recipriok. Këtu ka më shumë

fitim, paguhen më pak taksa, ka më pak burokraci, se në Itali. Ka më shumë nevojë për punë dhe shumë më pak kosto të

punës. Besojmë shumë se nëse do arrijmë të kapërcejmë murin e paragjykimeve, të vendosim në rradhë të gjitha shkallët që i duhen një sipërmarrje për të kaluar më shpjet, nga ideja, tek realizimi, ne do të kemi një rritje të volumit të shkëmbimeve tona tregtare dhe investimeve”.

Në sesionin e çeljes së Javës Italiane në Tiranë, më 5 Maj, z.Andrea Senatori, Drejtor i Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri, prezantoi përpara investitorëve shqiptarë dhe atyre italianë “Programin Italo-Shqiptar për Zhvillimin e ndërmarrjeve

të Vogla dhe të Mesme”(PRODAPS), si një nga instrumentët kryesorë të Kooperacionit Italian, në mbështetje të sipërmarrjes vendase dhe ekonomisë shqiptare në tërësi. Në kuadër të këtij Programi, që operon që nga viti 2009, duke mbështetur me kredi të buta biznese në sektorë strategjikë, është mundësuar financimi i mbi 90 sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me një shumë mëse 21 milionë Euro. Shifrat e vendeve të punës, që këto financime kanë gjeneruar, janë mëse të kënaqshme, krahasuar me fondet e vëna

në dispozicion të SME-eve shqiptare.Në fjalën e tij, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z.Arben Ahmetaj vlerësoi impaktin e Programit Italo-Shqiptar, në zhvillimin e sipërmarrjeve shqiptare, duke theksuar se:“në frymën e bashkëpunimit me qeverinë Italiane, ky Program po zbatohet me sukses. Ai shtoi se në kuadër të këtij Programi është miratuar një fond shtesë prej 15 milion euro për mbështetjen e sektorit privat në Shqipëri. Fondi shtesë dëshmon për suksesin e PRODAPS dhe të ardhmen e sigurtë të tij, në shërbim të ekonomisë shqiptare”. Kooperacioni Italian është aktualisht donatori kryesor për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri. Përmes PRODAPS, Italia mbështet zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke vënë në dispozicion, jo vetëm fondet aq shumë të kërkuara në ekonominë e vendit, por edhe shembujt dhe rezultatet më të mira të teknologjisë dhe mënyrës së të bërit biznes, të fituara nga përvoja italiane në sektorin e bizneseve te vogla dhe të mesme.

PRODAPS promovohet gjatë sesioneve të biznesit B2B - me pjesëmarrjen e sipërmarrësvenga Shqipëria dhe Italia

Më 7 Maj 2014, Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve mori pjesë në sesionet e biznesit (B2B), që u zhvilluan në kuadër të Javës Italiane, me qëllim promovimin e instrumentëve financiarë të këtij Programi, në mbështetje të SME-ve. Këto takime u organizuan nga Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri, si dhe Konfindustria Bari dhe synonin vendosjen e kontakteve të biznesit mes sipërmarrjeve shqiptare dhe italiane,të cilat operojnë në sektorët e prodhimit (fason) dhe të bujqësisë. Sipërmarrësit italianë dhe ata shqiptarë shkëmbyen kontaktet, idetë dhe mundësitë për bashkëpunim, ndërsa në dispozicion të tyre u ofrua i gjithë informacioni mbi mënyrat e përfitimit, për të gjitha ato biznese që synojnë klientë potencialë për të eksportuar produkte dhe shërbime në Itali. Sektori prodhues (fason) dhe ai bujqësor, renditen ndër projektet prioritarë të Programit Italo-Shqiptar dhe së bashku, zënë rreth 30% të shumës totale të financuar nga ana e PRODAPS për projektet e SME-eve shqiptare.

Page 5: NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014 · sipërmarrëse që të ndërmarrin inisiativa biznesi. Takimi shërbeu si mundësi shkëmbimi informacioni dhe idesh për SME-të, por edhe kontaktesh

5

Seminar në Korçë me përfaqësues të bizneseve lokale

Rritja e kapaciteteve për produktivitet të sipërmarrjeve lokale, nëpërmjet rritjes së aksesit në financa, kredi të buta, në grante dhe forma të tjera të asistencës, që ofrohen për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME) ishte tema qendrore e seminarit që u zhvillua, më 16 Tetor 2014, në Korcë nga Programi Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve (PRODAPS), në bashkëpunim me Zyrën për Këshillimin e Biznesit CBS (Creative Bussiness Solutions). Ky aktivitet u organizua në kuadër të inisiativës së PRODAPS, për të promovuar dy instrumentat financiarë tëProgramit, Linjë Kredie dhe Fondi për Garantimin e Kredive, për përmirësimin e aksesit të SME-ve në financa, përmes krijimit të kushteve të favorshme për investime produktive, promovimin e ndërveprimit më të madh midis SME-ve dhe Bankave, duke siguruar specializimin e Bankave në operacionet e kredisë afatmesme.Takimi shërbeu si një platformë diskutimi, gjatë të cilit, ekspertë të PRODAPS dhe CBS trajtuan thelbësisht çështje që lidhen me mundësitë, kushtet dhe rrugën që duhet të ndjekin SME-të, për të përfituar nga kreditë e buta dhe Fondi i Garantimit

te Kredive të Programit, si dhe për të siguruar grante dhe forma të tjera të asistencës, që ofrohen në mbështetje të SME-ve shqiptare.Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Programit z. Kino Buxheli tha në fjalën përshëndetëse se: “PRODAPS synon rritjen e numrit të sipërmarrjeve lokale përfituese nga Programi, ngritjen e kapaciteteve të bizneseve për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e SME-ve dhe ndërveprimit mes kompanive, bankave dhe shoqatave të biznesit, dhomave të tregtisë dhe kompanive konsulente. Për rritjen e aksesit në financa për SME-të, programi së shpejti do të ulë normën maksimale të interesit të kredive në 4%, për kreditë në Euro, si dhe do të lehtësojë proçedurat e përfitimit nga Fondi Shqiptar i Garancisë”.Eksperti i Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri, z.Giacommo Pides tha në fjalën e tij se: “Qeveria Italiane i ka riorientuar objektivat e saj në mbështetje të Shqipërisë, për t’iu përshtatur më mirë ritmit të zhvillimit, duke u zhvendosur nga investimet në infrastrukturë, në

ato që lidhen me zhvillimin lokal. Sipas Pides, rreth 50 milionë Euro, që do të aktivizohen me firmosjen e Protokollit të Ri të Bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, janë destinuar kryesisht për zhvillimin e SME-ve, bizneseve agropërpunuese, si dhe atyre sociale”.Sektori agro-përpunues, një nga sektorët strategjikë për zhvillimin e vendit, është klasifikuar ndër projektet prioritare të

PRODAPS. Deri tani 23 projekte të SME-ve shqiptare në fushën e agropërpunimit janë financuar nga programi, me një shumë financimi prej 4.7 milionë Euro, ndërsa bashkë me ndërtimin, ky sektor kap rreth 60% të financimit të përgjithshëm nga Programi.

Aktivitete PromovueseFoto Lajm

PRODAPS të makinerive bujqësore për Europën Juglindore.

prezantohet gjatë Panairit të Parë Ndërkombëtar

BiznesAlbania në bashkëpunim me PRODAPS dhe Risi Albania, zhvilloi një takim me kompani në fushën e agropërpunimit dhe ofruesit e shërbimeve në këtë sektor.

PRODAPS prezantohetnë aktivitetin “INOVACIONI– Sfida dhe mundësi të reja nga Europa”, organizuar në Civittanova, Itali.

PRODAPS prezantohet në seminarin e organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër, në komunën Bushat.

Page 6: NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014 · sipërmarrëse që të ndërmarrin inisiativa biznesi. Takimi shërbeu si mundësi shkëmbimi informacioni dhe idesh për SME-të, por edhe kontaktesh

6

LINJA E KREDISË DHE FONDI I GARANCISË PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME

Linja e Kredisë në favor të SME-eve

Që prej fillimit zyrtar në vitin 2009 deri në 30 Nëntor 2014, nga Linja e Kredisë së programit PRODAPS janë financuar 96 projekte investimi të SME-ve shqiptare, me një financim prej 21,4 milion Euro.

Në sajë të PRODAPS është përmirësuar aksesii SME-ve në shërbimet financiare. Sistemi bankar shqiptar ka bërë përparime të dukshme, sidomos në vlerësimin dhe menaxhimin e kredive afatmesme për sipërmarrjet mikro / të vogla dhe të bizneseve të reja “Start up”, të cilat janë vecanërisht të ndjeshme në përafrimin me tregun e kredisë. Në këtë drejtim, vlen të përmendet se nga 96 projektet e financuara nga Programi, 10 janë “Start up”.

Projektet e Financuara: Në numër dhe shumëtë disbursuar sipas viteve kalendarike

Projektet e Financuara: Sipas kategorive bazuarnë madhësinë e NVM-ve (përqindje mbi numrin total të kredive të aprovuara)

Projektet e fnancuara: Shuma e disbursuar sipas bankave (në përqindje)

Projektet e Financuara: Vende të reja pune sipas viteve kalendarike

Programi për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri (PRODAPS), është një ndërhyrje e strukturuar që synon të përmirësojë aksesin në Kreditin Bankar për SME-të në Shqipëri nëpërmjet dy instrumentëve financiarë: Linjë Kredie prej 25 milion Euro me interes të favorshëm dhe Fond Garancie prej 2.5 milionn Euro.

REZULTATET, AKTIVITETET DHE TREGUESIT PËRKATËS

Objektivi kryesor i PRODAPS është forcimi i kapaciteteve të sipërmarrësve lokalë dhe në mënyrë të veçantë të SME-ve shqiptare, duke ndihmuar në krijimin e mekanizmave të ndërveprimit mes sistemit kredidhënës Bankar dhe SME-ve, si dhe në promovimin e standarteve të qëndrueshme të prodhimit dhe përmirësimit të kushteve të punës. Për të realizuar objektivat e përcaktuara, Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Italian për Zhvillim, ka realizuar një sërë veprimtarish të tilla si: trainime dhe seminare me bankat dhe sipërmarrësit, si dhe me ofruesit e shërbimeve të konsulencës për projektet e SME-ve.

Projektet e Financuara Shuma e Disbursuar (mln Euro)

1916

27

17

7104.9

3.65.3

3.51

2.9

2009 2010 2011 2012 2013 2014

10

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

40%

39%

15%14% 12%9% 8%

3%

BKT

RAIFFEISEN

VENETO

CREDINS

TIRANA

ICB

NBG

296

395

312

136 123

226

0

50

100

150

200

250

300

350

400

450

2009 2010 2011 2012 2013 2014

Mikro 28%

Të vogla57%

Medium 15%

Page 7: NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014 · sipërmarrëse që të ndërmarrin inisiativa biznesi. Takimi shërbeu si mundësi shkëmbimi informacioni dhe idesh për SME-të, por edhe kontaktesh

Llojii

A

B

C

D

Deri në 50%

Deri në 60%

Deri në 60%

Deri në 60%

Sa është shuma maksimale dhe minimale e kredisë pë mund të mbulohet ngaFondi i Garancisë

A - Projekt Standard

B - Projekt Prioritar

C - ProjektPrioritar

D - Projekt “Start Up”

7

0

5

10

15

11

Ndërtm

transport

Prodhime/Përpunim druri

Tjetër

Përqindje e Kredive të dhëna nga Bankat sipas vlerave

Projektet e Financuara: Shuma e disbursuar sipas aktviteteve të biznesit(përqindje mbi shumën e disbursuar)

Shpërndarja Gjeografke e Projekteve (në përqindje)

Ndërtim

39%

Prodhim dhe Përpunim

ushqimor

22%

Prodhim dhe Përpunim druri

17%

Veshje dhe Prodhim

Këpucësh

10%Transport

7%Tjetër

4%

Teknologji dhe Informacion

1%

31

23

18

11

4

8

1

0 10 15 20 25 30 35

Ndërtim

Prodhim dhe Përpunim Ushqimor

Prodhim dhe Përpunim Druri

Veshje dhe Këpucë

Transport

Tjetër

Teknologji dhe Informacion

5

Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë SME-të për të përfituar nga Fondi i Garantimit të Kredive?

Fondi i Garancisë në favor të SME-ve

Me krijimin e Fondit Shqiptar të Garantimit të Kredive në vlerën 2.5 milionë Euro është bërë e mundur që me plotësimin nga ana e biznesit të kushteve dhe kritereve të caktuara nga PRODAPS, bizneset të mund të përfitojnë ulje të nivelit të garancive të kërkuara nga Bankat, deri në 60% të kredisë së kërkuar.

Mungesa e kolateralit bankar ka qenë arsyeja e kryesore për përjashtimin e SME-ve nga tregu i kredisë. Programi e kapërcen këtë vështirësi me një fond 2.5 milionë Euro, të krijuar për financimin e Fondit Shqiptar të Garantimit të Kredive. Për këtë periudhë, pranë Bankave Tregtare Private kanë paraqitur kërkesa rreth 47 kompani për mbështetje nga Fondi i Garantimit të Kredive, por vetëm 4 prej tyre janë vlerësuar nga Banka për të aplikuar për mbulim me fond garantimi kredie. Deri tani nuk ka plotësuar kriteret asnjë projekt për mbështetje nga Fondi i Garantimit të Kredive.

Vetëm SME-të që plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura për të përfituar nga Linja e Kredisë, mund të përfitojnë nga Fondi i Garancisë. Sektorët që nuk financohen nga Linja e Kredisë, nuk mund të përfitojnë nga Fondi i Garancisë.

5%

59%

16%

20%€ 15.000 - € 50.000

€ 50.001 - € 200.000

€ 200.001 - € 400.000

€ 400.001 - € 500.000

Qyteti Numri i

projekteve % mbi numrin

Shuma në

(000/Euro)

Projektet e financuara: Në numër sipas aktviteteve të biznesit

Page 8: NEWSLETTER Nr. 6, Nëntor 2014 · sipërmarrëse që të ndërmarrin inisiativa biznesi. Takimi shërbeu si mundësi shkëmbimi informacioni dhe idesh për SME-të, por edhe kontaktesh

VENETO BANKA SH.A.

Bankat do t'ju informojnë për dokumentacionin që duhet të plotësoni për projektin. Banka, pas shqyrtimit të projektit tuaj, në rast aprovimi të tij, do të kërkojë çeljen e fondeve nga Programi Italo – Shqiptar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në Shqipëri.

N A T I O N A L B A N K

O F G R E E C E

6

PROGRAMI ITALO - SHQIPTARPËR ZHVILLIMIN E NDËRRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI

n

Ku duhet të aplikoni?Drejtohuni në një nga Bankat Tregtare Private, partnere të Programit të cilat janë: Banka Kombëtare Tregtare (BKT); Raiffeisen Bank; Banka Intesa SanPaolo; Tirana Bank; Banka Credins; Veneto Bank, Banka Kombëtare Greke(NG) dhe Union Bank.

Kushtet e kredisë Norma e interesit 4% për kreditë në Euro

5% në Lekëpër kreditë

Periudha e shlyerjess së kredisë: 3-8 vjet

Periudha e mos pagimit: 1-2 (vjet paguhet vetëm interesi)

ën Euro

4%

Komiteti Drejtues i Linjës së Kredisë (CLSC), së Programit për Zhvillimin e Sektorit Privat në Shqipëri (PRODAPS) ka vendosur të ulë normën maksimale të interesit të kredive në:   për financimin në Euro, nga që ka qenë dhe   për financimin në Lekë, nga që ka qenë.

4% 5.5%

5% 8.5%

PRODAPS ul normën maksimale të interesit të kredive

Ky vendim ka për qëllim forcimin e sipërmarrjes vëndase, nëpërmjet lehtësimt të qasjes në kredi të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) Shqiptare, për nxitjen e investimeve të reja dhe zgjerimin e bizneseve ekzistuese, për të zhvilluar idetë dhe planet e biznesit, për të orientuar dhe stimuluar investimet me teknologji të lartë, rritjen e konkurrueshmërisë, për modernizimin, diversifikimin dhe specializimin në tregjet e hapura.Programi për Zhvillimin e Sektorit Privat në Shqipëriështë i orientuar për të ndihmuar sipërmarrësit shqiptarë përmes kredive të buta të tij, në mënyrë që ata të përfitojnë nga teknologjia e përparuar italiane dhe dijet e saj - dy faktorë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat dhe për ekonominë e vendit si një e t ërë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,Njësia e Manaxhimit të Programit (PMU),

Blv. “Dëshmorët e Kombit”,1001, Tiranë, Shqipëri

+355 4 2366811 / +355 4 [email protected]

www.prodaps.al

Adresa:

Tel/Fax: E-mail: Web: