12
Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo MINISTRIA E BUJQESISE PYLLTARISE DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT DEPARTAMENTI I SHËRBIMEVE KËSHILLIMORE TEKNIKE NGRITJA DHE MIRËMBAJTJA E PEMISHTES DERI NË FRYTË-DHËNIE TË PLOTË

NGRITJA DHE MIRËMBAJTJA E PEMISHTES DERI NË ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2019/11/07...2019/11/07  · rati investiv, pasi që gabimet e bëra gjatë ngritjes vështirë

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Republika e KosovësRepublika Kosovo/ Republic of Kosovo

    Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo

    ministRia e bujQesise pylltaRise dhe zhVillimit RuRalministaRstVo poljopRiVRede, sumaRstVa i RuRalnoG RazVoja ministRy of aGRicultuRe, foRestRy and RuRal deVelopment

    depaRtamenti i shËRbimeVe KËshillimoRe teKniKe

    NGRITJA DHE MIRËMBAJTJA E PEMISHTES DERI NË FRYTË-DHËNIE TË PLOTË

  • 2 | nGRitja dhe miRËmbajtja e pemishtes deRi nË fRytË-dhËnie tË plotË

    I. HYRJE I.1 RËNDËSIA E kuLTIvIMIT TË MOLLËS

    molla është e çmuar dhe e përhapur pothuajse në të gjitha kontinentet e botës. molla dallohet për nga cilësia e lartë e frutave , si dhe mundësia për përdorim të frutave si në gjendje të freskët ashtu edhe për përpunim në in-dustrinë ushqimore. Kultura e mollës i përshtatet një variacioni të gjerë të kushteve ekologjike. frutat e mollës e përballojnë mjaftë mirë transporti dhe mundë të ruhen në depo ose në frigoriferë një kohë të gjatë, kështu që mundë të shfrytëzohen pothuajse gjatë tërë vitit.

    II. ELEMENTET TEkNIkE-TEkNOLOGJIkE DHE ORGANIzATIvE TË PRODHIMITII. 1. PuNËT BAzË NË NGRITJEN E PEMISHTES

    për investime në degën e pemëtarisë nevojitet të përpilohet projekti/elabo-rati investiv, pasi që gabimet e bëra gjatë ngritjes vështirë se do të evitohen në etapat e me vonshme, ose edhe evitimi i tyre nuk do të ia vlente për shkak të shpenzimeve të larta që do të bëheshin. projekti kryesor për ngritjen e një pemishte është i domosdoshëm pa marr parasysh së kush e bënë investimin, fermeri, shoqata apo ndonjë institucion relevant.

    plani investiv përmban një mori elementesh, që paraprakisht i kemi nda në disa etapa:

    •etapa e pare – kjo etapë ka të bëjë me tepër me nëse mund te themi me proce-dura administrative si dhe në vete përfshin analizën e klimës, analizën e tokës, analizën hidrologjike,

    •etapa e dyte – përfshin pastrimin e terrenit nga gurtë, rrënjët, rrafshimi dhe eliminimi i mikro-depresioneve në sipërfaqe,

    •etapa e tret - përfshin plehërimin meliorativ me dosa të para të plehut të stallës rreth 40.000 kg /ha si dhe 50% të sasisë së planifikuar të p dhe K, edhe qelizmen apo lëvrimin e thellë të tokës në 80cm thellësi,

  • nGRitja dhe miRËmbajtja e pemishtes deRi nË fRytË-dhËnie tË plotË | 3

    • etapa e katërt – përfshin plehërimin me dosa të dyta të plehut të stallës 20.000 kg /ha si dhe 50% të p dhe K, lëvrimin e cekët deri në 40cm thellësi, varësisht prej sipërfaqes një ose dy pijatime, trinimi (rrafshimin me te mire të tirinit,

    •etapa e pestë – përfshin caktimin e drejtimit të rëndëve (veri-jug), piketimin, caktimi i distancës, caktimi i vendeve, hapja e gropova dhe mbjellja e fidanëve,

    •etapa përfundimtare ka të bëjë me punët përfundimtare me punimet në in-frastrukturë duke përfshirë vendosjen e shtyllave mbajtëse, sistemit të ujitjes dhe rrethojën!

    II. 2. FAzA ANALITIkE

    Kjo fazë përfshinë analizën e klimës, dheut/tokës dhe analizën hidrologjike, për të pasur një analize sa më të mirë të dhënat duhet të merren nga insti-tucionet përkatëse dhe se është mire qe nëse mund të sigurojmë të dhëna për periudha sa me të gjata së paku të dhënat për 10 vjeçarin e fundit. nëse është fjala për të dhëna meteorologjike duhet të merren të dhënat nga insti-tutet me të afërta! nëse një mundësi e tillë nuk ekziston atëherë si orientim mund të shërbejnë edhe të dhënat nga njerëz të moshuar nëse në atë loka-cion kanë ekzistuar më parë pemë, dhe a ka pas sukses! toka ku planifikohet pemishtja është e dëshirueshme që të jetë e bonitetit më të mire sidomos sa i përket vetive fizike të tokës në mënyrë qe të kemi shpenzime sa me të vogla meliorative. Gjithashtu, vëmendje të veçantë duhet të i kushtohet edhe të dhënave hidrologjike sidomos ngricave të hershme dhe të vonshme (vjesh-tore-pranverore) dhe elementet tjera lagështia, drita, zgjatja e periudhës së vegjetacionit etj.

    II. 3. PASTRIMI DHE RRAFSHIMI I TERRENIT

    nëse sipërfaqja e cila mendohet të ngritët pemishtja vazhdimisht ka qenë e mbjellur me kultura lavërtare dhe ka pozitë të përshtatshme me një rrënjë prej 2-3% pastrimi dhe rrafshimi nuk është i nevojshëm. në situatat tjera kjo masë duhet të aplikohet patjetër dhe se tereni ku planifikohet të ngritët pemishtja duhet të jetë i pastruar, i rrafshuar që të ofroj kushte sa më të mira për kultivim të pemishtes.

  • 4 | nGRitja dhe miRËmbajtja e pemishtes deRi nË fRytË-dhËnie tË plotË

    II. 4. PLEHËRIMI MELIORATIv

    praktika e deritanishme ka treguar se thuajse nuk ka tip toke, të cilës nuk i nevojitet t’i përmirësohen vetit fizike-kimike. plehërimi meliorativ ka për qël-lim që të ndikoj në rritjen e plleshmërisë së tokës për disa vite, sidomos për shtresa të thella të profilit pedologjik, ku më vonë pas mbjelljes së pemëve nuk kemi mundësi ta bëjmë këtë.

    nëse konstatojmë se toka ku planifikoni ta ngritin pemishten ka % më të ulët të humusit, atëherë kjo % duhet të ngritët 3 deri 4%, e fosforit 10mg, e kaliumit 25mg në 100gr dhe të terur. nëse paraqiten vlera me të ulëta, atëherë ato duhet të ngritën për aq sa mungojnë në krahasim me vlerat stan-darde optimale. Gjatë ngritjes së pemishtes hedhën edhe 60.000 kg/ha pleh të stallës. Gjatë plehërimit meliorativ nuk hidhen plehra të azotit mbasi që azoti është mjaft mobil dhe humb shpejt, kështu që hidhët 50% e sasisë së paraparë të plehrave të fosforit dhe kaliumit.

    II. 3. QELIzMA

    pasi të përfundoj pastrimi, rrafshimi si dhe shpërndarja e 1/2 të plehrave meliorative kryhet qelizma/lëvrimi i thellë. Qelizma ka për qëllim që në tokë të krijohen kushte sa më të volitshme për rritjen dhe zhvillimin e sistemit rrënjor, e në veçanti nëse ekziston shtresa e pa depërtueshme ose shtresa e fortë e cila duhet patjetër të thyhet në mënyrë që t’i mundësohet depërtimi dhe zhvillimi i rrënjëve në drejtim vertikal.

    me qelizma të tërë sipërfaqes, toka rrotullohet pjesërisht dhe shkrihet me mirë, ndërsa plehrat e shpërndara vendosen në thellësi të përshtatshme, aty ku do të zhvillohet masa aktive e sistemit rrënjor. thellësia e qelizmës varet prej vetive fizike dhe kimike të tokës dhe ajo sillet prej 60 deri 80 cm. prefero-het që sipërfaqja e qelizmuar të pushoj rreth tre muaj, para se të ngritët pemishtja. Koha me e përshtatshëm për qelizmë janë muajt e verës korriku dhe gushti.

  • nGRitja dhe miRËmbajtja e pemishtes deRi nË fRytË-dhËnie tË plotË | 5

    II. 4. ORGANIzIMI TERRITORIAL I PEMISHTES

    në pemishte do të caktohet rruga kryesore për kryerjen e të gjitha punëve të nevojshme. Kështu në ngastra të projektuara më lehtë do të aplikohet teknologjia e planifikuar, vjelja dhe bartja e frutave nga pemishtja. piketimi i vendeve për mbjelljen e pemëve kryhet mbasi të shënohet ngastra. drejtimi më i preferuar në përgjithësi është ai veri-jug.

    II. 5. zGJIDHJA E FIDANËvE

    për ngritjen e sipërfaqes me mollë do të shfrytëzohen ekskluzivisht fidanët njëvjeçare të kultivarëve të projektuara, të cilët duhet të jenë të zhvilluara mirë, të garantuara sa i përket pastërtisë së kultivarit dhe gjendjes së tyre shëndetësore. sa i përket kohës së mbjelljes, preferohet mbjellja vjeshtore.

    II. 6. zGJEDHJA E kuLTIvARË DHE NËNSHARTESAvE

    për të siguruar pjalmim dhe pllenim të suksesshëm dhe rendimente të lar-ta për njësi të sipërfaqes rekomandojmë disa kultivar se paku tre-katër e me tepër kultivar, çdo kultivar i projektuar do të merr pjesë me përqindje të strukturës së 40 -20-10 -10 -20 -10 %, por mund të jenë edhe % tjera.

    II. 7. ORIENTIMI I RENDEvE

    drejtimi i rendeve veri-jug, i cili iu mundëson pemëve shfrytëzimin maksi-mal të dritës dhe rrezeve të diellit me rëndësi të veçantë për të fituar fruta mjaftë cilësor dhe me ngjyrë të kënaqshme të kultivarit. për pranim sa më të suksesshëm duhet dhënë përparësi mbjelljes në vjeshtë, duke i ditur gjith-monë përparësitë e kësaj mbjellje. distancat e mbjelljes variojnë varësisht nga përzgjedhja e kultivarëve – nënshartesave dhe mbishartesave, tek nën-shartesat me bujshmëri / rritje të vogël preferohen distancat 3.8 m x 1.2 m, pastaj 4 m x 1.4 apo 4m x 1.8 m. Gjithashtu, duhet të kihet parasysh edhe mbjellja livadhore ku mund të mbillet një numër shumë i madh i fidanëve!

  • 6 | nGRitja dhe miRËmbajtja e pemishtes deRi nË fRytË-dhËnie tË plotË

    II. 8. PËRGATITJA E FIDANËvE DHE TEkNIkA E MBJELLJES

    në praktikë, mbjellja vjeshtore ka më shumë përparësi në krahasim me atë pranveror, pasi rrënja është aktive gjatë dimrit, kështu që në pranverë ka start më të suksesshëm. përgatitja e fidanëve për mbjellje fillon me kontrollin se në çfarë gjendje janë. nga sistemi rrënjor duhet mënjanuar të gjitha rrënjët e lënduara mekanikisht. Rrënjët e shëndosha dhe të zhvilluara normal, nëse janë shumë të gjata ose gërshetohen mes veti, duhet të jenë të drejta, e jo të pjerrëta, me ç’rast shkaktohen plagë me sipërfaqe më të mëdha, kështu që shërimi i tyre është më i vështirësuar.

    për mbjellje preferohen fidanët njëvjeçarë. pas krasitjes së rrënjëve, para mbjelljes rrënjët zhyten në solucion (përzierje) prej tri pjesëve të barabar-ta: bajge, argjilë dhe ujë, me qëllim që të shërbej si ushqim fillestar si dhe dheu të ngjitet më mirë për rrënjë. Kësaj përzierje i hedhet edhe një preparat shtesë ndonjë fungicid.

    përmasat e gropës varen prej madhësisë së sistemit rrënjor të fidanit, d.m.th. madhësia e gropës duhet të jetë aq, sa rrënja e fidanit të vendoset pa vështirësi. në dheun e nxjerrë prej gropës, duhet të hedhen rreth 150 g pleh mineral npK, që duhet të përzihet mirë me dhe.

    një sasi e dheut vendoset në fund të gropës në formë koni, mbi të cilën ven-doset rrënja e fidanit. Rrënja e vendosur e fidanit mbulohet me një shtresë dheu prej 5 deri në 10 cm. Këtë shtresë duhet ngjeshur me këmbë, në mënyrë që dheu të ketë kontakt sa më të mirë me rrënjët dhe të mos ngeli ajër.

    mbi këtë shtresë hedhet 10 deri 20kg pleh të djegur të stallës, i përzier me dhe të shkriftë. plehu i stallës nuk duhet kurrsesi të ketë kontakt me rrën-jën. shtresa e plehut të stallës mbulohet me sasi të fundit të dheut. për ta mënjanuar ajrin, pas mbjelljes, fidani duhet ujitur me rreth 10 litra ujë, që shërben edhe për zënie të sigurt. fidanet duhet mbjellë në lartësi të njëjtë ose, nëse parashihet ulja e nivelit të dheut, rreth 5 cm më thellë se sa kanë qenë në fidanishte. Vendi i shartimit duhet të ngelë mbi sipërfaqe të tokës 7 deri 8 cm.

  • nGRitja dhe miRËmbajtja e pemishtes deRi nË fRytË-dhËnie tË plotË | 7

    TEkNIkA E MBJELLJES SË FIDANIT TË PEMËvE

    1. sipërfaqja e qelizuar (lëvrimi i thellë)2. dheu i nxjerrë nga gropa i përzier me 150 gr pleh mineral 3. dheu i imët në formë koni, i vendosur në fund të gropës 4. sistemi rrënjor i fidanit5. shtresa e dheut të imët që e mbulon rrënjën6. shtresa e plehut të djegur të stallës, i përzier me dhe të shkrifët.7. shtresa e fundit e dheut të imët

    Vendosja e dheut në sipërfaqea. forma e pjatës (viset me mungesë të të reshurave)b. formë kurrizore (viset me lagështi)

  • 8 | nGRitja dhe miRËmbajtja e pemishtes deRi nË fRytË-dhËnie tË plotË

    c. mbjellje e rregullt

    ndikimi i thëllësisë së mbjelljes• në sistemin rrënjor dhe • në kurorë

    a. mbjellja shumëe thellë me pasoja negativeb. mbjellja mesatarisht të thellë

  • nGRitja dhe miRËmbajtja e pemishtes deRi nË fRytË-dhËnie tË plotË | 9

    III. PuNËT NË PEMISHTE PREJ MBJELLJES DERI NË FRYTËDHËNJE

    periudha deri në frytëdhënje duhet tentuar të jetë sa më e shkurtër dhe të shfrytëzohet për formimin e kurorës, për të cilën duhet të përcaktohemi më parë. Kurora duhet të jetë e aftë të mbajë sa më tepër fruta dhe ata të jenë cilësorë. periudha e frytëdhënies duhet të insistojmë të jetë sa më e gjatë. Gjatë kësaj periudhe duhet të kryejmë rregullisht krasitjen, plehërimin, ujitjen, mirëmbajtjen e tokës, mbrojtjen intensive nga shkaktarët e sëmund-jeve dhe dëmtuesve etj. pa sipërfaqe të shëndoshë të gjetheve, nuk ka rendi-ment dhe cilësi të mirë të frutave. Gjatë periudhës së pleqërisë nëpërmjet krasitjes dhe operacioneve të tjera, duhet ta zgjasim frytdhënien.

    III. 1. MIRËMBAJTJA E PEMISHTES DERI NË FRYTËDHËNJE deri në frytëdhënje duhet kryer këto operacione: • krasitja dimërore dhe ajo e gjelbër, me qellim të formimit të kurorës, • plehërimi, mirëmbajtja e tokës, ujitja.•mbrojtja nga shkaktaret e sëmundjeve dhe dëmtuesve etj

    III. 2. MIRËMBAJTJA E PEMISHTES GJATË FRuTËDHËNIES

    Gjatë frutdhëniës duhet kryer këto operacione:•mirëmbajtja e kurorës nëpërmjet krasitjes :• dimërore• dhe asaj të gjelbër, • respektivisht përtëritja e drurit frutor, • plehërimi, •mirëmbajtja e sipërfaqes së tokës mes rëndave dhe në drejtim të rëndave, •mbrojta nga shkaktaret e sëmundjeve dhe dëmtuesve etj.

  • 10 | nGRitja dhe miRËmbajtja e pemishtes deRi nË fRytË-dhËnie tË plotË

    III. 3. uJITJA

    Rendimenti i projektuar nuk mund të realizohet pa sigurimin e sasirave të nevojshme të ujit. numri i ujitjeve, si dhe sasia e ujit shpenzues varet nga të reshurat atmosferike vjetore, por përafërsisht do të nevojiten të kryhen së paku tri ujitje me nga 60 mm. Gjatë periodës së vegjetacionit.

    III. 3. PLEHËRIMI I RREGuLLT

    plehërimi i pemishtes në prodhimtari të rregullte është masa themelore nga e cila zakonisht varet lartësia e rendimenteve. në këtë drejtim për arritjen e një prodhimtarie të rregullt nevojitet të aplikohet plehërim intensiv i pe-mishtes me këto sasi të plehrave komplekse npK në sasi prej 880 kg / ha. Kjo sasi duhet të shpërndahet sipërfaqësisht në dy afate, së pari 500kg në vjeshtë, ndërsa sasia tjetër prej 300 kg / ha duhet të shpërndahet herët në pranverë para fillimit të vegjetacionit, zakonisht kah fundi i muajit shkurt. për t‘u kompensuar sasia e azotit nga plehërimi themelor, parashihet të kryhen edhe tri plehërime me naG-27%, duke shpërnda sipërfaqësisht nga 400 kg / ha , ku sasia e parë nga 150 kg / ha parashihet të shpërndahet para fillimit të lulëzimit nga fundi i muajit mars ose nga fillimi i muajit prill, varësisht nga temperaturat mesatare e tokës dhe ajrit që mbretërojnë gjatë këtyre deka-dave, nga të cilat varet faza e lulëzimit.

    sasia e dytë me nga 150 kg / ha parashihet të shpërndahet pas përfundim-it të fazës së lindjes se frutave. nëse në këtë kohë konstatohet se mungon lagështia në tokë duhet se pari të kryhet ujitja e parë me 60 mm shi dhe men-jëherë pas saje e terë pemishtja duhet të diskohet . sasia e trete e naG-ut duhet të shpërndahet menjëherë pas 20 ditësh, po ashtu sipërfaqësisht me nga 100 kg/ha, ku menjëherë pas shpërndarjes se plehut pemishtja duhet të ujitet me 600mm ujë dhe në afat optimal nevojitet të diskohet e terë sipër-faqja. për arritjen e rendimenteve sa më të larta e cilësore, sidomos për të fituar ngjyrë të dëshiruar, parashihet të kryhet edhe ushqimi foliar nëpërmjet gjetheve me folifertil në koncentracion 0.15% se bashku me preparate tjera kimike gjatë spërkatjeve të rëndomta, e para nga fundi i muajit maj, kurse dy të tjerat në distance prej 20 ditësh.

  • nGRitja dhe miRËmbajtja e pemishtes deRi nË fRytË-dhËnie tË plotË | 11

    III. 4. MËNYRA E MBAJTJES SË TOkËS

    distanca në mes të rendeve duhet të mbjellët me bari të fisnikruar, i cili kositet me mallqer dhe ngel në tokë për t‘u kalbur, ndërsa barojat e këqija në rend të pemëve në gjerësi prej 1 m trajtohen me herbicide . para se të mbjellët bari, se pari sipërfaqja duhet të rrafshohet në mënyrë ideale me anë të diskimeve e kultivimeve, e mandej të kryhet mbjellja e barit me ndonjë prej kombinimeve të barojave të fisnikëruara. për arritjen e rendimenteve maksimale për njësi të sipërfaqes, pemishtja duhet të ujitet rregullisht sipas sistemit pika-pika, së paku me 3-4 ujitje me nga 60mm ujë.

    po ashtu duhet të mbahet vazhdimisht me anë të krasitjes së pjekur, duke i larguar gjer në bazë degëzat e thata, të lënduara dhe të gjitha ato degëza tjera që pengojnë në diellzimin e kurorës dhe thithakët. degëzat tjera në de-gën qendrore udhëheqëse zakonisht përtërihen ose rrallohen në distanca të caktuara, duke i favorizuar gjithmonë ato degëza që formojnë kënd horizon-tal karshi udhëheqësit qendror.

    degëzat e moshuara frutore duhet të përtërihen dhe të zëvendësohen me ato të reja, se paku për çdo vit 10-20%. një metodë e mire e mbajtjes se tokës është edhe vendosja e bykut të sharrës ne mes rëndave sidomos ne afërsi të fidanëve, kështu qe kjo shtresë e bykut të sharrës do të shërbej si mbulesë e mire për të gjitha periudhat e vitit si dhe nuk lenë hapësirë për barroja të këqija!

  • për me shumë informata ju lutem kontaktoniMBPzHR - Departamenti i Shërbimeve këshillimore Teknike Rr. nëna terezë nr. 35zyra nr. a /13tel. 038 200 38 426tel/fax. 038 212 987e-mail. [email protected]

    Ky botim është përgatitur me ndihmën e mbpzhR. përmbajtja e këtij botimiështë përgjegjësi vetëm e kompanisë n.p.sh. “esG”, implemetuese e projektit,dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e mbpzhR-së.