Upload
aurela-elezaj
View
68
Download
1
Embed Size (px)
DESCRIPTION
“NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK FEMIJA DHE NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK LENDA” Tre modelet baze jane ajo e perqendrimit tek lenda , ajo e perqendrimit tek femija dhe ajo e perqendrimit tek problemi#MesueseAurela
“NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK FEMIJA DHE NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK LENDA” #MesueseAurela
DETYRE KURSI
TEMA:“NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK FEMIJA DHE NJE
KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK LENDA”
I.HYRJA
Nje kurrikul e perqendruar tek femija dhe nje kurrikul e perqendruar tek lenda,
eshte nje nder ceshtjet kryesore te cilat jane ne diskutim per organizimin e
kurrikules ne menyre qe te jete sa me pershtateshme dhe sa me efikase ne
mesimdhenie. Secila metode e kurrikules permban rendesine dhe formen e saj
te trajtimit te modelit te mesimdhenies, por duke patur parasysh qe ne vendin
tone po ndodhin shume ndryshime ne aspektin arsimor lind nevoja te
percaktohet nje forme e caktuar e kurrikules duke marre parasysh cila eshte
me e rendesishme : te kesh nje kurrikul te perqendruar tek femija duke
vendosur ne plan te pare nevojat e femijes dhe deshirat e tij apo te kesh nje
kurrikul te perqendruar tek lenda duke i kushtuar me teper rendesi asaj qe
permban lenda dhe jo nevojave te femijes. Pavaresisht nga diskutimet per dijen
dhe krijimin e kurrikulave ne funksion te ndergjegjesimit dhe emancipimit te
shoqerise , shumica e modeleve te kurrikules jane interpretime te tre modeleve
baze te cilat permbajne edhe modelet e tyre.
Tre modelet baze jane ajo e perqendrimit tek lenda , ajo e perqendrimit tek
femija dhe ajo e perqendrimit tek problemi. Dy ceshtjet qe trajtohen se tepermi
ne hartimin e kurrikules jane ajo e e nje kurrikule me ne qender nxenesin dhe
ajo kurrikul me ne qender lenden.
~ 1 ~
“NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK FEMIJA DHE NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK LENDA” #MesueseAurela
II. SHQYRTIMI I LITERATURES
١ Pyetjes së natyrshme se si do të konceptohet dhe do të parashtrohet
përmbajtja e kurrikulës, iu eshte përgjigjur duke ndërthurur nevojat tona për
ndryshim me përvojat konkrete të organizimit të kurrikulës .
Dy modelet baze jane:
Modelet e përqendruara tek lënda. Këto modele u prezantojnë nxënësve
njohjen themelore që disponon shoqëria, gjithashtu japin shanse që dija të
lëvrohet lehtësisht përmes teksteve dhe librave e materialeve të tjera
plotësuese që gjenden lehtë në treg. Me to është dhe tradita
.E metë e këtij modeli është se nuk lejon individualizimin e programit dhe nuk
kushton vëmendjen e duhur tek nxënësi. Theksi mbi lëndën nuk nxit zhvillimin
social, psikologjik dhe fizik të nxënësit.
Në këtë model të mësuarit ka prirjen të copëzohet dhe theksi të vihet në
aftësitë e kujtesës, theksohet përmbajtja dhe mënjanohen nevojat, interesat
dhe përvojat e nxënësve, nxitet pasiviteti i të mësuarit.
Modelet e përqendruara tek nxënësi, u kushtojnë vëmendje interesave të
nxënësve, ku përvoja individuale konsiderohet si pikënisje e të mësuarit.
Këto modele kërkojnë që kurrikulat të organizohen në mënyrë të tillë që
nxënësve t’u ofrohen më shumë alternativa për të zgjedhur çfarë ndjejnë, për
të marrë përsipër përgjegjësinë për zgjedhjen e tyre, për të qenë pjesëmarrës
dhe për të bashkëbiseduar e marrë përgjegjësi të përbashkëta.
Me rëndësi për këto modele konsiderohet dhe zhvillimi i konceptit pozitiv për
veten dhe zhvillimi i aftësive individuale.
~ 2 ~
“NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK FEMIJA DHE NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK LENDA” #MesueseAurela
III. DISKUTIMI
٢ Ndër dobësitë kryesore të këtyre modeleve përmenden: kërkesa për aftësi
dhe kompetencë të madhe të mësuesit në punën individuale me nxënësit, dhe
se materialet e disponueshme arsimore nuk janë të përshtatshme.
Duke marre parasysh se ku fokusohet me teper secila metode vihet re dhe nje
ndarje midis perkrahesve qe mbrojne keto ide. Per disa modeli i perqendruar
tek lenda i cili eshte nje nder modelet me te vjetra dhe me te njohura nga
mesuesit, perputhet me se miri me trajtimin e teksteve shkollore dhe ne
kualifikimin e mesuesve si specialiste te lendes. Ne kete model kurrikula
zhvillohet sipas menyres ne te cilen dija themelore eshte zhvilluar ne lende te
ndryshme, dhe mesuesi ka nje rol teper aktiv ne trajtimin e ketyre lendeve.
Lendet trajtohen sipas formave te ndryshme. Mund te trajtohen ne formen e
disiplines ku baza e se ciles eshte organizimi i brendshem i permbajtjes dhe
qendra e vemendjes se tij jane disiplinat akademike. Ne kete menyre nxenesit i
zhvillojne disiplinat ne menyre qe te kuptojne madje dhe te konceptojne. Madje
mund te jete edhe me e pershateshme kur behet organizimi i lendes duke
bashkuar dy ose me shume lende te peraferta ne nje fushe te vetme studimi te
gjere ose te shkrire. Ne kete menyre eshte me e lehte te behet lidhja midis
aspekteve te ndryshme te permbajtjes se kurrikules si dhe kuptimi i se teres.
Perkrahesit e ketij modeli i kushtojne me teper rendesi veprimtarive gojore
duke caktuar edhe si perparesi kryesore te ketij modeli prezntimin e nxenesve
me njohjen themelore qe disponon shoqeria.
Perkrahesit e modelit te perqendruar tek nxenesit shfaqin nje aspekt tjeter te
hartimit te kurrikules. Sipas tyre ne thelb te saj duhet te jete nxenesi I cile
eshte epiqendra dhe boshti I programit. Sipas tyre eshte teper e rendesishme
qe mesuesi te vendosi theksin tek femija ne teresi.
~ 3 ~
“NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK FEMIJA DHE NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK LENDA” #MesueseAurela
Ne kete menyre nxenesi nxitet qe te jete me aktiv , pasi ai ka mundesi te
shfaqi mendimet, deshirat dhe nevojat e tij. Ne plan te pare te hartimit te nje
programi arsimor jane nevosa dhe interesat e nxenesve , te cilet shfaqin aftesi
shume me te larta te te mesuarit ne momentin qe ata mbeshteten ne ate qe
jetojne. Ata arrijne vete-realizimin nepermjet pjesmarrjes ne shoqeri, duke
parashtuar parimin e mesimit duke bere. Eshte teper e rendesishme te
perfshish nxenesit ne ato gjera qe i interesojne, madje do te rriste me shume
aftesine dhe perfshirjen ne bashkebisedime dhe do rriste rendimentin e tyre te
te mesuarit.
Mesuesi ne kete metode eshte ne rolin e bashkebiseduesit me nxenesin, gje qe
rrit me teper mundesine qe te kete nje lidhje me te afert me mesuesin, duke
bere temundur qe ne hartimin e programeve te perfshihet edhe nxenesi i cili
ne formen e ndryshme te aktiviteteve ne te cilat ai perfshihet shfaq edhe
nevojat dhe interesat e tij. Duke patur ne metode te tille. Perkrahesit theksonin
qe kerkesa e nxenesit per vete shpreheje nuk duhet te frenohet ne asnje
menyre per shkak se arsimi fillon me pervojen e nxenesit qe ai zoteron me
hyrjen ne shkolle .
Duke qene se femija ekziston ne nje bote pervojash vetjake , interesat e tij jane
me shume nje ceshtje vetjake se sa te lidhura me teresine e dijes se perbere
nga moria e fakteve , koncepteve , pergjithesimeve dhe teorive. Eshte teper e
rendesishme qe ne fillim te perfshihesh ne boten e nxenesit duke vleresuar
gjithcka sipas qendrimit te tij dhe me pas te ofrohet celesi i zgjidhjes se nje
problemi duke mbajtur qendrimin e nje te rrituri por qe gjithmone te pershtatet
me aftesite kuptuese dhe menduese te nxenesit.
Mësuesi efektiv është ai i cili me mënyrën e veprimit dhe qëndrimin e tij
respekton të gjithë nxënësit, i dëgjon ato dhe i ndihmon të bëhen zgjidhës të
problemeve si dhe të ndajnë ide të mira mes tyre. “Mënyra se si jepet mësimi
është po aq e rëndësishme sa çfarë jepet ne mësim”. Qëndrimi dhe sjellja e
mësuesit është po aq e rëndësishme sa dhe aktivitetet që ai/ajo zhvillon me
fëmijët. Një mësues efektiv është gjithashtu ai që di dhe kupton disa parime
~ 4 ~
“NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK FEMIJA DHE NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK LENDA” #MesueseAurela
bazë mbi atë se si fëmija nxë dhe gjithashtu di të përdorë trajtime të ndryshme
në mësimdhënie për të ndihmuar të gjithë fëmijët.
Eshte shume e nevojshme qe mesuesi te mësoje dhe inkurajoje nxënësit të
zhvillojnë aftësitë e të menduarit dhe zgjidhjes së problemit, të përfshihen më
shumë dhe motivohen në procesin e të nxënit. Ai duhet përpiqet të mësojë
nxënësit se si të mendojnë, si të nxënë dhe si të kontrollojnë procesin e tyre të
të nxënit. E gjithë kjo arrihet përmes të pyeturit dhe përdorimit të llojeve të
ndryshme të pyetjeve sipas situatës që krijohet dhe objektivit mësimor.
Mësuesi mund dhe duhet ta përdorë stilin e të nxënit të fëmijës për ta
inkurajuar atë të nxërë, për ta motivuar dhe për ta bërë që të ndjehet i
suksesshëm.Megjithatë, mësuesi duhet gjithashtu ta inkurajojë nxënësin të
provojë stilet e ndryshme dhe ta mësojë se si të përdorë secilin prej tyre në
jetë.
Duke parë cilësitë e mësimdhënies me në qendër nxënësin vihet re se ajo do të
thotë që edhe vetë mësuesi në klasë është një nxënës dhe jo i vetmi person që
ka njohuritë. Prandaj, në këtë rast, mësuesi duhet të jetë një lehtësues i mirë
dhe ai i cili mund të menaxhojë një klasë me nxënës të ndryshëm. Mësuesi
gjithashtu, është e nevojshme të jetë i zoti të përdorë shumëllojshmëri
materialesh dhe të sigurojë të nxënë aktiv, interaktiv dhe reflektiv në gjirin e
nxënësve.
~ 5 ~
“NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK FEMIJA DHE NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK LENDA” #MesueseAurela
IV. PERFUNDIMI
٣ Alternativat e modeleve bazë, secila ndër to, i japin kurrikulës karakter të
veçantë me arritje pozitive dhe mangësi në të njëjtën kohë. Shumica e
përvojave të sotme lidhet me modelin e shkrirë, përmes të cilit për të siguruar
më të mirën bëhet shkrirja e gjithë modeleve, aq sa është pothuajse e
pamundur të përcaktohet se çfarë modeli kurrikule është përdorur konkretisht.
Duke marrë shkas nga këto të vërteta të modeleve kurrikulare, si dhe përvojat
e sotme, modeli i përzgjedhur i organizimit të kurrikulës së arsimit bazë do të
jetë modeli i shkrirë brenda të cilit, do të gjenden hapësira që do të marrin
parasysh kërkesat e përmbajtjeve të dijes, kërkesat e nxënësve, aftësitë dhe
interesat e tyre, problemet shoqërore dhe përgatitja e nxënësve për zgjidhjen e
tyre.
Menyra me efikase e te paturit nje kurrikul sa me te pershtateshme eshte
nderthuraja e modelit te perqendruar tek nxenesi me modelin e perqendruar
tek lenda. Cdo program duhet te pershtatet me se miri me ate qe nxenesi
kerkon ne menyre qe ajo te jete sa me efikase dhe te arrije rezultat te larte ne
preceduren e mesimit.
~ 6 ~
“NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK FEMIJA DHE NJE KURRIKUL E PERQENDRUAR TEK LENDA” #MesueseAurela
V.BIBLIOGRAFIA:
http://www.izha.edu.al/materiale/
Kurrikula_e_arsimit_baze_nevojat_per_rishikim_prirjet_konceptimi.pdf
http://www.fsash-spash.com/Non-form-educ-manual.pdf
“Ne mbeshtetje te proceseve gjitheperfshirese/Paketë në ndihmë të
mësuesve” , Nga Prof.Asc. Dr. Virxhil Nano.
~ 7 ~