23
C E N T R U M 12 26 Blerton Sinani, PhD 1 UDC: 340.12 NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË SHKENCORE JURIDIKE ПОИМ НА ВОВЕД ВО ПРАВОТО КАКО НАУЧНА ПРАВНА ДИСЦИПЛИНА THE NOTION OF INTRODUCTION TO LAW AS A SCIENTIFIC LEGAL DISCIPLINE ABSTRACT This article refers, first and foremost, to the legal notion of the Introduction to Law as a general and basic legal scientific discipline, including its object of study and methods. Moreover, Introduction to Law as an theoretical, general legal scientific discipline does not deal with a specific and concrete state or law of an contemporary (existing) or historic (former) state, but it studies and analysis the most general, substantial and common features of a state and law, both those that existed in the past and those that exist today, and finally through the abstraction and synthesis it creates and determines the highest and more general theoretical-scientific legal concepts of state and law including other certain phenomena relating to the area of state and law. Key words: State, law, abstraction; common and essential featu- re; typology of legal sciences; legal-dogmatic method, sociological method, comprarative-legal method. 1 Doc. Dr. në lëmin shkencore juridike: E Drejta Kushtetuese dhe Administrative në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Adresa e e- mail-it: [email protected]

NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

26

Blerton Sinani, PhD1

UDC: 340.12

NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË SHKENCORE JURIDIKE

ПОИМ НА ВОВЕД ВО ПРАВОТО КАКО НАУЧНА ПРАВНА

ДИСЦИПЛИНА

THE NOTION OF INTRODUCTION TO LAW AS A SCIENTIFIC LEGAL DISCIPLINE

ABSTRACT

This article refers, first and foremost, to the legal notion of the

Introduction to Law as a general and basic legal scientific discipline,

including its object of study and methods. Moreover, Introduction to

Law as an theoretical, general legal scientific discipline does not deal

with a specific and concrete state or law of an contemporary (existing)

or historic (former) state, but it studies and analysis the most general,

substantial and common features of a state and law, both those that

existed in the past and those that exist today, and finally through the

abstraction and synthesis it creates and determines the highest and more

general theoretical-scientific legal concepts of state and law including

other certain phenomena relating to the area of state and law.

Key words: State, law, abstraction; common and essential featu-

re; typology of legal sciences; legal-dogmatic method, sociological

method, comprarative-legal method.

1 Doc. Dr. në lëmin shkencore juridike: E Drejta Kushtetuese dhe Administrative në

Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Adresa e e-

mail-it: [email protected]

Page 2: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

27

1. SHQYRTIME HYRËSE

Nxënësit fillestar të shkollave fillore lëndë mësimore themelore,

hyrëse e më të rëndësishme kanë Abetaren me të cilën i fillojnë hapat e

parë në jetën edukative dhe arsimore, përkatësisht për të mësuar shkrim

e lexim. Pikërisht nëpërmjet Abetares bëhet e mundur dhe sigurohet që

nxënësit fillestar të mësojnë alfabetin-tërësinë e germave (shkronjave)

që i përkasin një gjuhe nacionale të caktuar konkrete, në mënyrë që të

zotërojnë shkrimin e leximin në atë gjuhë përkatëse nacionale, e cila

nxënësve fillestar ua hap rrugën drejt të mësuarit e lëndëve mësimore

të tjera. Kështu, në mënyrë analoge (të ngjashme), ndodh edhe me stu-

dentët fillestar të fakulteteve të drejtësisë të universiteteve të ndryshme

të botës, të cilët lëndë mësimore bazale (themelore), primare (parësore)

dhe iniciale (fillestare) kanë Fillet e së Drejtës. Shprehur figurativisht,

Fillet e së Drejtës konsiderohet si Abëcëja e Drejtësisë, ngaqë aty më-

sohen njohuritë fillestare, më të thjeshta e më të domosdoshme (the-

melore) për shtetin dhe të drejtën si fenomene (dukuri) shoqërore esen-

ciale mjaft të rëndësishme pa të cilët nuk mund të përfytyrohet (mendo-

het) ekzistenca dhe funksionimi i shoqërisë së sotme. Me fjalë të tjera,

Fillet e së Drejtës, si një shkencë juridike e përgjithshme përmban bazat

e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një panoramë

universale juridike, pra një pasqyrë juridike të përgjithshme, apo vizion

mbi aspektet më të përgjithshme, themelore dhe hyrëse për shtetin dhe

të drejtën, siç janë: origjina (gjeneza), esenca, organizimi, struktura dhe

funksionimi i shtetit dhe i së drejtës.2

Nuk ka dyshim se çdo disiplinë shkencore, si dhe çdo dukuri apo

fenomen shoqëror që studion ajo, kushtëzohet me lindjen dhe zhvilli-

min e vet në rrethana të caktuara historike. Ekzistenca e fenomeneve

shoqërore, në fakt, paraqet burim për lindje të shkencës. Shkenca u lind

si një formë e diferencuar e vetëdijes shoqërore me ndihmën e së cilës

zbulohet dhe mësohet e vërteta për dukuritë shoqërore në botën reale.

Kur është fjala për lindjen dhe zhvillimin e shkencave shoqërore, bëhet

fjalë për disa parakushte themelore. Parakusht i parë dhe i rëndësishëm

i lindjes dhe zhvillimit të shkencës mbi shtetin dhe të drejtën është

ekzistenca e substratit të dukurisë, të cilën, në fakt, ajo e studion. Pran-

daj, natyrisht se përpara lindjes dhe krijimit të shtetit dhe të së drejtës,

nuk ka pasur mundësi të lindjes dhe të zhvillimit të teorisë mbi shtetin 2 Радомир Лукић, Увод у Право, Београд, 1975, f. 5, 8, 12, 15; Димитар Бајалџиев,

Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 23-24; 27.

Page 3: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

28

dhe të drejtën. Teoria mbi shtetin dhe të drejtën ka mundur të shfaqet

dhe të zhvillohet vetëm atëherë kur substrati i saj, pra shteti dhe e drejta,

kanë arritur një shkallë të caktuar të zhvillimit shoqëror. Të gjitha teori-

të dhe dijet ndërtohen në bazë të koncepteve. Në mbështetje të koncep-

teve është ndërtuar edhe teoria mbi shtetin dhe të drejtën.3

Ç’janë, në fakt, konceptet? Në kuptimin më të përgjithshëm, kon-

ceptet janë, siç shprehet teoria, mjete, instrumente për të kuptuar zhvilli-

met. Konceptet, teoria i quan edhe vegla, me të cilat mendohet, kritiko-

het, shpjegohet dhe analizohet.4 Çdo aspekt kognitiv shkencor, pra i

njohjes shkencore konsiston nga përgjithësime të caktuara të fakteve të

vrojtuara, që do të thotë nga nocionet/konceptet me të cilët shprehen

veçoritë thelbësore dhe të përgjithshme të ndonjë dukurie të dhënë në

botën reale. Në këtë drejtim, nocione juridike, apo koncepte juridike

janë, si për shembull: shteti, sovraniteti shtetëror, shtetësia, organet

shtetërore, aparati shtetëror, organizata shtetërore, kompetenca, mono-

poli i forcës fizike legale, forma e sundimit shtetëror, forma e rregulli-

mit shtetëror, e drejta, subjektet e së drejtës (personat fizikë dhe perso-

nat juridikë), normat juridike, aktet juridike, marrëdhëniet juridike, ren-

di juridik, sistemi juridik etj. Përcaktimi/përkufizimi i kuptimit/dome-

thënies thelbësore përmbajtësore të nocioneve juridike të sipër thek-

suara sikurse edhe nocioneve të tjera juridike të përgjithshme dhe

themelore është detyrë kryesore që i përket Filleve të së Drejtës si një

disiplinë shkencore juridike.5

2. NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË

DISIPLINË SHKENCORE JURIDIKE

Shkenca juridike është një nga llojet më të rëndësishme dhe më

të vjetra të shkencave shoqërore që ka një traditë mbi dy mijë vjet. Në

fakt, shkencat juridike janë pjesë integrale (përbërëse) të shkencave

shoqërore, ngaqë edhe shteti, edhe e drejta, siç thuhet në gjuhën juridi-

ke, janë fenomene shoqërore sui generis (të llojit të veçantë). Veç kësaj,

duhet theksuar se në shkencat juridike kategori shkencore themelore

dhe më të larta janë shteti dhe e drejta. Në lidhje me këtë, të gjitha

3 Esat Stavileci, Nocione dhe Parime të Administratës Publike, Prishtinë, 2005, f. 14-

15; Esat Stavileci, Shteti, Prishtinë, 2008, f. 36-37. 4 Llambro Filo, Historia për Sistemet e Qeverisjes, Tiranë, 2003, f. 13. 5 Стеван Габер, Теорија на Државата и Правото, Скопје, 1986, f. 15-19; Nikola

Visković, Teorija Države i Prava, Zagreb, 2006, f. 12-13.

Page 4: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

29

disiplinat shkencore juridike studiojnë shtetin dhe të drejtën, që, në të

vërtetë, përbën një emërues të përbashkët për të gjithë llojet e disipli-

nave shkencore juridike, megjithëse ato studimin e shtetit dhe të së

drejtës e bëjnë në aspekte të ndryshme dhe të veçanta (historiko-juridi-

kë, socio-juridikë, filozofiko-juridikë, politiko-juridikë, komparativo-

juridikë).6 Në këtë kontekst, është me interes të vihet në dukje, se Fillet

e së Drejtës nuk studion shtetin dhe të drejtën e përgjithshme, por, për-

kundrazi studion shtetin dhe të drejtën në përgjithësi. Kjo argumentohet

me faktin relevant juridikë se nuk ka askund në botë shtete dhe të drejta

të dhëna në mënyrë të përgjithshme, abstrakte, pra nuk ka as shtet të

përgjithshëm abstrakt, ashtu sikundër nuk ka as të drejtë të përgjithshme

abstrakte, por, përkundrazi, shteti dhe e drejta, sikurse edhe të gjithë

fenomenet e tjera shoqërore, ekzistojnë në realitetin shoqëror vetëm si

fenomene shoqërore konkrete, apo si kreatura (krijesa)/subjekte

shoqërore reale-faktike, pra si shtete dhe të drejta të dhëna konkretisht

dhe realisht-praktikisht: shteti dhe e drejta romake, shteti dhe e drejta e

Gjermanisë, Francës, Austrisë etj. Rrjedhimisht, Fillet e së Drejtës

studion shtetin dhe të drejtën në përgjithësi dhe jo shtetin dhe të drejtën

e përgjithshme.7 Megjithatë, ekziston nevoja që krahas njohurive mbi

shtetet dhe të drejtat konkrete të posedohet njohuri edhe mbi shtetin dhe

të drejtën në përgjithësi. Pra, ekziston nevoja që krahas njohurive

teorike-shkencore konkrete-juridike çfarë është ky dhe ai shtet dhe çfarë

është kjo dhe ajo e drejtë, të posedohen edhe njohuri të përgjithshme se

çfarë është shteti dhe e drejta, cilido qoftë shtet dhe cilado qoftë e drejtë,

çdo shtet dhe çdo e drejtë. Këto njohuri të përgjithshme janë njohuri

themelore, më relevante, më të thella dhe më konsistente (të qëndruesh-

me) në rrafshin shkencor nga njohuritë e disiplinave shkencore juridike

konkrete, ngaqë mund të zbatohen ndaj të gjithë shteteve dhe të drejtave

në planin mondial (botëror). Kjo shkencë juridike teorike e përgjith-

shme abstrakte është Fillet e së Drejtës e cila studion dhe sistematizon

vetëm çështjet themelore, esenciale dhe më të rëndësishme që janë të

përbashkëta për të gjitha shtetet dhe të drejtat në botë, ose për shumicën

dërrmuese të shteteve dhe të drejtave në botë. Së këndejmi, për të ardhur

deri tek njohuritë e këtilla themelore e të përbashkëta për të gjitha

shtetet dhe të drejtat, ose për shumicën dërrmuese të shteteve dhe të

6 Berislav Perić, Država i Pravni Sustav, Zagreb, 1994, f. 4; Димитар Бајалџиев,

Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 17-19. 7 Радомир Лукић, Увод у Право, Београд, 1975, f. 6; Димитар Бајалџиев, Вовед

во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 48.

Page 5: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

30

drejtave që kanë ekzistuar ose ekzistojnë, në të drejtën vendosen nocio-

ne të përgjithshme dhe ligjshmëritë themelore nëpërmjet të të cilave

është vetëm e mundur të kuptohen, të shpjegohen dhe të penetrohet

(depërtohet) në ekzistencën e veçorive të tilla të përbashkëta në të gjitha

shtetet dhe të drejtat që ekzistojnë ose që kanë ekzistuar. Pra, Fillet e së

Drejtës nuk lidhet për një ose më shumë shtete dhe të drejta, por ajo i

përfillën (merr në konsideratë) të gjitha shtetet dhe të drejtat që ekzistoj-

në ose që kanë ekzistuar, dhe prej atij materiali juridikë nxjerrë njohuri

të përgjithshme adekuate për shtetin dhe të drejtën, duke nxjerr në dritë

atë që është thelbësore për të gjitha shtetet dhe të drejtat, atë që është e

përgjithshme dhe e përbashkët për ato dhe jo atë që për çdo shtet dhe të

drejtë (marrë dhe kundruar individualisht) është karakteristike dhe

specifike.8 Në përputhje me këtë, në kuadër të trajtimit të Filleve të së

Drejtës, dhënia e njohurive dhe fokusimi i studimit të shtetit dhe të së

drejtës bëhet në tiparet (veçoritë) thelbësore të shtetit dhe të së drejtës.

Këtu natyrshëm imponohet pyetja (çështja) çfarë janë ato tipare

thelbësore të shtetit dhe të së drejtës. Me tipare thelbësore të shtetit dhe

të së drejtës, siç shprehet me të drejtë autori kroat Berislav Periç nën-

kuptohen ato elemente që i posedon çdo shtet dhe cilado qoftë e drejtë

që ka ekzistuar dhe që ekziston. Tërësia e elementeve esenciale të shtetit

dhe të së drejtës përbëjnë nukleusin (bërthamën) e shtetit dhe të së drej-

tës. Prandaj dhe mësimi mbi shtetin dhe të drejtën është quajtur mësim

mbi thelbin e shtetit dhe të së drejtës. Kështu, p.sh., cilado qoftë organi-

zatë shoqërore në botë që pretendon të emërtohet shtet pavarësisht nga

fakti se a kemi të bëjmë me shtetin historik, me shtetin e caktuar kon-

kret, apo shtetin modern (bashkëkohor), si tipare (cilësi) themelore të

përgjithshme të përbashkëta duhet të ketë: pushtetin sovran, territorin

dhe popullsinë. Këto tipare përkatëse të sipërtheksuara të shtetit ngelin

absolutisht të pandryshuara, pra përsëriten në gjithsecilin shtet në botë

pavarësisht nga dimensioni kohor dhe hapësiror i lindjes, krijimit,

ekzistencës dhe funksionimit të tij në praktikë, dhe si të tilla, përbëjnë

esencën e shtetit, që gjenden konstant (përherë), apo shfaqen kudo pa

përjashtim në të gjitha shtetet në mbarë globin (rruzullin tokësor).9 Nga

ana tjetër, monarkia si një formë e sundimit shtetëror paraqitet vetëm

8 Радомир Лукић, Теорија Државе и Права, Београд, 1956, f. 7-8; Стеван Габер,

Теорија на Државата и Правото, Скопје, 1986, f. 22; Luan Omari, Parime dhe

Institucione të së Drejtës Publike, Tiranë, 2007, f. 37; Димитар Бајалџиев, Вовед во

Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 24. 9 Berislav Perić, Država i Pravni Sustav, Zagreb, 1994, f. 6.

Page 6: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

31

në një grup të caktuar të shteteve, ashtu sikundër edhe republika shpër-

faqet si një formë e sundimit shtetëror vetëm në një grup tjetër të caktuar

të shteteve e kështu me radhë., që do të thotë se ato nuk bëjnë pjesë në

tiparet thelbësore të shtetit, në esencën e tij. Ose, e drejta si një fenomen

shoqëror normativ specifik pavarësisht se a bëhet fjalë për të drejtën

historike (dikurshme), për të drejtën e caktuar konkrete, ose të drejtën

moderne (e sotme) karakterizohet nga ekzistenca e disa tipareve

(veçorive) thelbësore: është një tërësi normash juridike; i vendos, apo

sanksionon shteti duke përdorur sipas nevojës edhe forcën shtrënguese

të tij; përcaktojnë sjelljet e njerëzve në shoqëri, përkatësisht rregullojnë

marrëdhënie shoqërore të caktuara në sistemin juridik të një shteti të

caktuar. Këto konsiderohen të jenë tiparet thelbësore të së drejtës, që e

bëjnë atë të dallueshme prej dukurive të tjera shoqërore, si për shembull,

prej zakoneve dhe moralit, dhe si të tilla, hyjnë në substancën e saj.

Ndërkohë, një e drejtë e caktuar shprehet në formë ligjore-të shkruar,

kurse një e drejtë tjetër shprehet në formë zakonore (dokësore)-të

pashkruar apo në formë të precedentit gjyqësor si burim i së drejtës, ose,

një e drejtë u referohet marrëdhënieve juridike-civile, ndërsa një e drejtë

tjetër marrëdhënieve juridike-kushtetuese apo marrëdhënieve juridike-

penale e kështu me radhë., që do të thotë se këto kualitete (cilësi/veçori)

nuk hyjnë në strumbullarin-tiparet thelbësore të së drejtës. Nga

shembujt konkret të ekspozuar, vërehet se, Fillet e së Drejtës si një

disiplinë shkencore juridike e përgjithshme është në gjendje që, në çdo

shtet dhe në çdo të drejtë të abstraktoj – të dallojë, veçojë ato kualitete

që janë të përgjithshme, dhe sipas kësaj esenciale (të rëndësishme), nga

ato kualitete që janë të veçanta, dhe sipas kësaj jothelbësore (të parën-

dësishme), sado që për shtetin dhe të drejtën respektive (përkatëse)

mund të jenë specifike, karakteristike, dhe nga ky këndvështrim edhe të

rëndësishme për atë.10

Së këndejmi, Fillet e së Drejtës është një disiplinë shkencore

juridike me vlerë dhe rëndësi të veçantë, sepse ajo ofron njohuri të

integruara në formë të nocioneve më të larta, më të përgjithshme, mbi

të gjitha dhe, para së gjithash, për vet shtetin dhe të drejtën, përfshirë

edhe për fenomenet e tjera juridike-shtetërore të caktuara, që ju hyjnë

në shërbim të gjitha disiplinave shkencore juridike konkrete: shkencës

të së drejtës kushtetuese, shkencës të së drejtës administrative, shkencës

të së drejtës civile, shkencës të së drejtës penale, ashtu sikurse ishte rasti 10 Радомир Лукић, Увод у Право, Београд, 1975, f. 6; Димитар Бајалџиев, Вовед

во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 49.

Page 7: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

32

me nocionin e shtetit, me nocionin e së drejtës.11 Në përputhje me këtë,

Fillet e së Drejtës buron nga disiplinat shkencore juridike-konkrete,

juridike-pozitive dhe juridike-historike ngaqë mbështetet dhe shërbehet

me materialin juridikë – resultatet konkrete të kërkimeve shkencore deri

tek të cilat disiplinat shkencore juridike-konkrete, juridike-pozitive dhe

juridike-historike vijnë duke studiuar shtetin dhe të drejtën konkrete,

pozitive dhe historike. Nga ana tjetër, Fillet e së Drejtës i tejkalon disi-

plinat shkencore juridike-konkrete, juridike-pozitive dhe historike-

juridike, pasi ajo nga pikëpamja teorike-shkencore nëpërmjet abstrak-

sionit 12 i formëson nocionet juridike mbi shtetin dhe të drejtën në

shkallën më të lartë të gjeneralizimit (përgjithësimit) duke dhënë përgji-

gje edhe në pyetjet (çështjet) në të cilat disiplinat shkencore juridike-

konkrete, juridike-pozitive dhe historike-juridike nuk janë në gjendje të

japin përgjigje, siç është pyetja (çështja) lidhur me thelbin e shtetit dhe

të së drejtës.13

Nëse pohohet se është i madh dhe shumë i rëndësishëm roli i

Filleve të së Drejtës në korpusin e shkencave juridike, ende nuk është

thënë pothuajse asgjë, sepse duhet që, krahas konstatimit, të bëhet edhe

arsyetimi për të. Në fakt, Fillet e së Drejtës, krahasuar me disiplinat

shkencore juridike-konkrete, juridike-pozitive dhe historike-juridike,

është një disiplinë shkencore juridike themelore, e përgjithshme dhe

hyrëse.14

Fillet e së Drejtës është një disiplinë shkencore juridike themelo-

re, sepse synon të jap njohuri (dije) themelore teorike-shkencore juridi-

ke mbi shtetin dhe të drejtën, duke zbuluar dhe sqaruar substancën (thel-

bin përmbajtësor) të shtetit dhe të së drejtës, veçoritë e tyre themelore

të përbashkëta, lidhshmërinë, kushtëzimin dhe ndërvarësinë reciproke

midis tyre si dhe raportin e tyre me dukuri të tjera shoqërore. Disiplinat

shkencore juridike-konkrete, përkundrazi, gjatë hulumtimeve të tyre

duhet të nisen, mbështeten dhe udhëhiqen nga resultatet gjenerale, pari-

more të kërkimeve shkencore të Filleve të së Drejtës, si një presupozim

(parakusht) për të mundur në mënyrë të rregulltë të perceptohen 11 Berislav Perić, Država i Pravni Sustav, Zagreb, 1994, f. 2-3. 12 Abstraksion-i – dallimi, veçimi e përgjithësimi i tipareve më thelbësore të sendeve

e të dukurive me anë të të menduarit, duke u larguar nga vetitë, tiparet e lidhjet e tyre

konkrete. – Fjalori i Shqipes së Sotme, Tiranë, 2002, f. 22. 13 Радомир Лукић, Теорија Државе и Права, Београд, 1956, f. 36; Димитар Бајал-

џиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, në parathënien e tekstit mësimor,

f. 25. 14 Радомир Лукић, Увод у Право, Београд, 1975, f. 9.

Page 8: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

33

(kuptohen) të gjitha dukuritë e tjera në shtet dhe në të drejtën që për-

bëjnë objekt të studimit të tyre. Në përputhje me këtë, Fillet e së Drejtës

mund të kualifikohet dhe trajtohet si një disiplinë shkencore juridike

kapitale, përkatësisht si një disiplinë shkencore juridike udhërrëfyese

për disiplinat shkencore juridike-konkrete.15

Fillet e së Drejtës është një disiplinë shkencore juridike e përgjith-

shme, ngaqë ofron një fond të përgjithshëm të dijes teorike-shkencore

juridike për shtetin dhe të drejtën, të cilët njohuri nuk i ofrojnë disiplinat

shkencore juridike-konkrete, dhe në këtë kuptim paraqet një sintezë të

caktuar të disiplinave shkencore juridike-konkrete. Pra, bëhet fjalë për

njohuri më të qenësishme, më të rëndësishme që përbëjnë një minimum

të domosdoshëm të njohurive elementare teorike-shkencore juridike

mbi tiparet thelbësore të shtetit dhe të së drejtës, dhe si të tilla, janë një

presupozim i parë dhe tejet i rëndësishëm për të studiuar disiplinat

shkencore juridike-konkrete, juridike-pozitive dhe historike-juridike.16

Fillet e së Drejtës është një disiplinë shkencore juridike hyrëse,

sepse trason rrugën, d.m.th., bën të mundur dhe siguron studimin e

çështjeve dhe nocioneve juridike hyrëse, fillestare të shtetit dhe të së

drejtës, që shërbejnë si pikënisje e mbështetje metodologjike solide në

studime juridike, por njëkohësisht shërbejnë edhe si bazë për mbindër-

tim të njohurive teorike-shkencore juridike specifike që fitohen nga

disiplinat shkencore juridike të tjera të veçanta. Kjo për faktin se, të

deskriptohet (përshkruhet) dhe shpjegohet shteti dhe e drejta nuk është

e mundur pa pasur njohuri të përgjithshme të caktuara për shtetin dhe

të drejtën. Ç’është e vërteta, që të hyjsh në botën e njohurive, apo dijeve

nga sfera e disiplinave shkencore juridike partikulare (të veçanta),

conditio sine qua non (kusht pa të cilin s’bën) është të mësuarit dhe të

zotëruarit e nocioneve (koncepteve) 17 juridike fondamentale, pra të

15 Радомир Лукић, Увод у Право, Београд, 1975, f. 9; Димитар Бајалџиев, Вовед

во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 24-25; Vjekoslav Miličić, Opća Teorija

Prava i Države, Zagreb, 2008, f. 11; Berislav Perić, Država i Pravni Sustav, Zagreb,

1994, f. 6. 16 Радомир Лукић, Будимир Кошутић, Увод у Право, Београд, 2008, f. 5; Радомир

Лукић, Увод у Право, Београд, 1975, f. 9; Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото

– Држава, Скопје, 1999, f. 25. 17 Në kuptimin më të përgjithshëm, nocionet/konceptet janë, siç shprehet Fjalori i

Shqipes së Sotme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (Tiranë, 2002, f. 870)

formë themelore e mendimit, në të cilën pasqyrohen tiparet më të përgjithshme dhe

më thelbësore të sendeve e të dukurive të realitetit objektiv etj.,; njohuri e thjeshtë ose

fillestare mbi një dukuri të caktuar.

Page 9: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

34

mësuarit dhe të zotëruarit e kuptimeve/domethënieve themelore përm-

bajtësore juridike mbi fenomenet kryesore dhe më të rëndësishme që

kanë të bëjnë me shtetin dhe të drejtën në korniza globale, pra në për-

gjithësi. Si rrjedhojë, qasja e shtjellimit tematik të çështjeve dhe feno-

meneve (dukurive) juridike-shtetërore nga Fillet e së Drejtës konsiston

në faktin se ajo merret me shtjellimin në vija të përgjithshme vetëm të

çështjeve parimore dhe themelore të fenomeneve (dukurive) juridike-

shtetërore, duke përcaktuar/përkufizuar kuptimin/domethënien esencia-

le përmbajtësore të nocioneve juridike lidhur me dukuritë juridike-

shtetërore, pa u thelluar nga pikëpamja e trajtimit teoriko-shkencor juri-

dik të tyre, dhe me këtë konsiderohet i ezauruar (shterruar) misioni

(detyra) e Filleve të së Drejtës si një disiplinë shkencore juridike. Kjo

për arsye se nëpërmjet fitimit të njohurive hyrëse/fillestare profesionale

e teorike-shkencore juridike mbi shtetin dhe të drejtën që ofron Fillet e

së Drejtës, realisht dhe praktikisht, hapet shtegu për studim të materies

- çështjeve dhe nocioneve juridike më komplekse dhe delikate nga

disiplinat shkencore juridike të ndryshme të veçanta. Një përfundim që

mund të nxirrej në lidhje me këtë, i vetëm i drejtë dhe i qëndrueshëm,

është se Fillet e së Drejtës përbën gur-themelin e disiplinave shkencore

juridike partikulare, d.m.th., shërben si bazë dhe kornizë, mbi të cilat

ngrihen e mbështeten dhe zhvillohen specializimi i njohurive të disipli-

nave shkencore juridike partikulare. Për më tepër, Fillet e së Drejtës si

një disiplinë shkencore juridike e përgjithshme, mbase edhe abstrakte,

shërben, si rregull, si një introduksion/hyrje për të kaluar në studimin e

disiplinave shkencore juridike të veçanta.18

Mbi bazë të kësaj që u shtjellua mësipër, një konkluzion bëhet

fare i qartë dhe përgjithësisht i pranueshëm: Fillet e së Drejtës si një

disiplinë shkencore juridike themelore, e përgjithshme dhe hyrëse nuk

merret me studimin, hulumtimin dhe interpretimin (shpjegimin) as të

shtetit dhe të drejtës së caktuar konkrete, as me shtetin dhe të drejtën

moderne (aktualisht ekzistuese), as me shtetin dhe të drejtën historike

(të mëhershme), por, studion, hulumton dhe interpreton (sqaron) shtetin

dhe të drejtën në tërësi dhe në përgjithësi, duke u fokusuar në zbulimin,

identifikimin (përcaktimin) dhe sistematizimin (përmbledhjen) e

atributeve (veçorive) esenciale më të përgjithshme e të përbashkëta që

18 Радомир Лукић, Увод у Право, Београд, 1975, f. 9-10; Димитар Бајалџиев,

Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 25; Vjekoslav Miličić, Opća Teorija

Prava i Države, Zagreb, 2008, f. 11; Berislav Perić, Država i Pravni Sustav, Zagreb,

1994, f. 3, 6.

Page 10: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

35

karakterizojnë (shoqërojnë) shtetin dhe të drejtën gjithandej, pavarë-

sisht nga aspekti hapësiror dhe kohor i paraqitjes (shpërfaqjes), ekzis-

tencës dhe funksionimit të tyre në praktikë. Kjo lejon mundësinë të

kuptohet se, Fillet e së Drejtës studion, hulumton, analizon dhe interpre-

ton, kryesisht dhe, në radhë të parë, shtetin dhe të drejtën si fenomene

shoqërore specifike në përmasa globale (në përgjithësi dhe në tërësi), si

dhe fenomene të tjera të caktuara nga sfera juridike-shtetërore, por,

gjithnjë, si rregull, të papërcaktuara në kuptimin konkret hapësiror dhe

kohor të studimit dhe trajtimit teorik-shkencor të tyre.19

3. TIPOLOGJIA (LLOJET) E SHKENCAVE JURIDIKE

Ndarja e shkencave juridike nga pikëpamja e tipologjisë, apo

llojeve të tyre bëhet në shkencat juridike-historike, shkencat juridike-

pozitive, shkencat juridike-konkrete dhe shkencat juridike teorike të

përgjithshme. Kriter kryesor për një ndarje të tillë të shkencave juridike

shërben objekti dhe mënyra e studimit të shtetit dhe të së drejtës.20

Shkencat juridike-historike janë ato shkenca që studiojnë shtetin

dhe të drejtën nga aspekti historiko-juridik, se si ka qenë shteti dhe e

drejta në të kaluarën, duke synuar të shpjegojnë procesin historik të

lindjes dhe krijimit të shtetit dhe të së drejtës, evoluimin - zhvillimin

kontinuel kronologjik dhe transformimin e tyre nëpër etapa të ndryshme

të formacioneve shoqërore-ekonomike. 21 Me fjalë të tjera, shkencat

juridike-historike studiojnë shtetin dhe të drejtën e mëparshme (mëher-

shme) që dikur kanë ekzistuar dhe funksionuar në momentin e dhënë

historik, por vështruar nga aspekti aktual (i tanishëm), i ditëve të sotme

ka pushuar së ekzistuari dhe së funksionuari në praktikë. Në këtë mëny-

rë mund të studiohet zhvillimi historik i shtetit dhe i së drejtës në për-

gjithësi, ose historia e shtetit dhe të drejtës së caktuar konkrete. Kështu,

p.sh., Historia e shtetit dhe së drejtës së Shqipërisë, Historia e shtetit

dhe së drejtës së Sllovenisë etj. Pra, studiohet shteti dhe e drejta në të

19 Shih: Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999,

(parathënia e tekstit mësimor). 20 Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 19. 21 Formacioni shoqëror-ekonomik, përfaqëson organizimin konkret të shoqërisë njerëzore

në një etapë të caktuar të zhvillimit të saj. Si rrjedhojë me shoqëri mund të kuptohet tërësia

e njerëzve që jetojnë në kuadrin e një formacioni të caktuar shoqëror-ekonomik. – Luan

Omari, Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Tiranë, 2007, f. 25.

Page 11: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

36

kaluarën dhe jo në të tashmen. Në grupin e shkencave juridike-historike

bëjnë pjesë: Historia e shtetit dhe e së drejtës, E drejta romake, etj.22

Shkencat juridike-pozitive janë ato shkenca që studiojnë shtetin

dhe të drejtën moderne (bashkëkohore), pra shtetin dhe të drejtën

aktualisht ekzistuese, pra studiojnë, si janë sot shteti dhe e drejta. Pra,

bëhet fjalë për shtetin që ekziston dhe të drejtën pozitive – të drejtën që

në momentin aktualisht ekzistues është në fuqi juridike (lat. de lege

lata), pra, të drejtën që obligon, që ka karakter të detyrueshëm, që vlen

dhe zbatohet në praktikë.23 Grupi i shkencave juridike-pozitive përfshin

në vete disiplina shkencore juridike të numërta (shumta) dhe të ndrysh-

me, madje rëndësia e tyre konsiston (qëndron) në faktin se, ato me

resultatet e tyre janë në funksion të avancimit (përparimit) të shtetit

aktualisht ekzistues dhe të drejtës që sot aplikohet në praktikë. Në gru-

pin e shkencave juridike-pozitive hyjnë: shkenca e së drejtës kushte-

tuese, shkenca e së drejtës administrative, shkenca e së drejtës penale,

shkenca e së drejtës civile etj.24

Shkencat juridike-konkrete, janë ato shkenca që studiojnë një

shtet ose një të drejtë të caktuar konkrete. Kemi të bëjmë me degët

juridike që vlejnë dhe zbatohen në kuadër të sistemeve juridike kontem-

porane (bashkëkohore) të shteteve të sotme. Megjithatë, kur bëhet fjalë

për degët e së drejtës, pra për degët juridike, vlen të theksohet se numri

i tyre nuk është i njëjtë dhe se ai varion (ndryshon) prej sistemit juridik

të një shteti në sistemin juridik të një shteti tjetër. Kështu, p.sh., meqë

Republika e Kroacisë ka dalje në det si rrjedhojë ka të zhvilluar të

drejtën e detit (Pomorsko Pravo; Admiralty Law/Maritime Law) edhe

si degë konkrete e së drejtës, edhe si disiplinë shkencore juridike

konkrete. Nga ana tjetër, Republika e Maqedonisë së Veriut ipso facto

(me vetë faktin) që nuk ka dalje në det, për pasojë nuk haset ekzistenca

e së drejtës së detit as si degë konkrete e së drejtës, as si disiplinë shken-

core juridike konkrete. Veç kësaj, ngaqë SHBA-të, Rusia dhe Kina

karakterizohen si shtete me një zhvillim progresiv tekniko-teknologjik

e shkencor duke pasur qasje në kosmos (univers), prandaj dhe në kuadër

të strukturës përmbajtësore të sistemeve juridike të shteteve përkatëse

22 Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 19-20;

Стеван Габер, Теорија на Државата и Правото, Скопје, 1986, f. 20; Berislav

Perić, Država i Pravni Sustav, Zagreb, 1994, f. 4. 23 Berislav Perić, Država i Pravni Sustav, Zagreb, 1994, f. 5. 24 Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 20; Berislav

Perić, Država i Pravni Sustav, Zagreb, 1994, f. 4.

Page 12: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

37

haset ekzistenca e së drejtës së kosmosit (Space Law) edhe si një degë

konkrete e së drejtës, edhe si një disiplinë shkencore juridike-konkrete,

në dallim nga shtete të tjera të shumta në botë që nuk kanë akses (qasje)

në kosmos, prandaj në sistemet juridike të atyre shteteve nuk haset

ekzistenca e së drejtës së kosmosit. Në grupin e shkencave juridike-

konkrete përfshihen: E drejta kushtetuese e Zvicrës; E drejta adminis-

trative e Francës; E drejta civile e Polonisë; E drejta penale e

Maqedonisë së Veriut, E drejta tregtare e Shqipërisë etj.25

Në kuadër të këtyre shqyrtimeve, është me interes edhe vështrimi

i raportit të shkencave juridike-pozitive ndaj shkencave juridike-kon-

krete. Kështu, nga pikëpamja teorike-shkencore, ekziston dhe mund të

bëhet dallimi, kryesisht dhe, në radhë të parë, nga dy aspekte midis

shkencave juridike-pozitive dhe shkencave juridike-konkrete. E para,

shkencat juridike-pozitive janë më të përgjithshme sesa shkencat

juridike-konkrete, pasi ato nuk studiojnë vetëm shtetin dhe të drejtën e

caktuar konkrete, por ato japin edhe njohuri komparative (krahasim-

tare) për çështje të caktuara të më shumë shteteve dhe të drejtave të

caktuara konkrete. Kështu, fjala vjen, e drejta kushtetuese si një disipli-

në shkencore juridike-pozitive nuk i adresohet vetëm një shteti të

caktuar, por shtrihet dhe përfshin në vete edhe njohuri komparative

teorike-shkencore juridike të objektit të saj studimor nga më shumë

shtete të ndryshme të botës, lidhur me përmbajtjet e qenёsishme juridi-

ko-politike të sistemeve kushtetuese të shteteve të caktuara të cilat kanë

të drejtën kushtetuese të zhvilluar dhe progresive, siç janë: Franca,

Spanja, Gjermania, Zvicra, Italia, Anglia, SHBA etj., si p.sh., përse në

disa shtete shefi i shtetit zgjidhet në mënyrë direkte-të drejtpërdrejtë në

zgjedhje demokratike presidenciale nga populli (Maqedoninë e Veriut,

Kroaci, Francë etj), ndërkaq në disa shtete zgjidhet në mënyrë indirekte-

të tërthortë nga populli, përkatësisht nga parlamenti si një organ

shtetëror sovran e demokratik i një shteti të caktuar (Shqipëri, Itali;

Gjermani); përse në disa shtete të caktuara pushteti ekzekutiv është

monocefal (njëkrerësh) – të gjithë kompetencat (të drejtat dhe detyri-

met) qeverisëse në sferën e pushtetit ekzekutiv shtetëror janë të koncen-

truara dhe i përkasin Shefit të Shtetit, kurse në disa shtete të caktuara

pushteti ekzekutiv shtetëror është bicefal (dykrerësh) - kompetencat në

25 Nikola Visković, Teorija Države i Prava, Zagreb, 2006, f. 12; Димитар Бајалџиев,

Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 20; Berislav Perić, Država i Pravni

Sustav, Zagreb, 1994, f. 4; Радомир Лукић, Будимир Кошутић, Увод у Право,

Београд, 2008, f. 4.

Page 13: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

38

sferën e pushtetit ekzekutiv shtetëror janë të alokuara (shpërndara)

midis Qeverisë, nga njëra anë, dhe Shefit të Shtetit, nga ana tjetër. E

dyta, shkencat juridike-pozitive shquhen me ekzistencën e qasjes

analitike-kritike juridike duke vënë në dukje të metat (mangësitë) e të

drejtës së një shteti të caktuar konkret me qëllim të përmirësimit të saj

në perspektivë (në të ardhmen).26

Shkencat juridike teorike të përgjithshme janë ato shkenca që

shtetin dhe të drejtën e studiojnë në mënyrë abstrakte dhe të përgjithë-

suar, pra studiojnë shtetin dhe të drejtën në përgjithësi, si dukuri të

papërcaktuara nga pikëpamja historike (kohore) dhe hapësirore, kështu

që, njohuritë e tyre u destinohen të gjitha shteteve dhe të drejtave në

botë. Në lidhje me këtë, duhet afirmuar faktin se shkencat juridike

teorike të përgjithshme nuk studiojnë një shtet ose një të drejtë kon-

krete, një shtet ose një të drejtë të dikurshme ose të tanishme (të sotme),

por vetëm atë që është e përbashkët, e përgjithshme dhe thelbësore për

çdo shtet dhe të drejtë. Prandaj, me të drejtë emërtohen si shkenca

juridike teorike të përgjithshme. Si shembuj të grupit të shkencave

juridike teorike të përgjithshme janë: Teoria e shtetit dhe e së drejtës,

Fillet e së drejtës dhe Filozofia e së drejtës.27

4. OBJEKTI STUDIMOR I FILLEVE TË SË DREJTËS

Shkencat juridike janë të përcaktuara me objektin e vet dhe me

metodën e vet. 28 Nё kёtё drejtim, objekti dhe metoda janë kusht i

domosdoshëm për konstituimin dhe ekzistencёn e një dege të së drejtës,

përkatësisht për konstituimin dhe ekzistencёn e një disipline shkencore

juridike. Pёr mё tepёr, në shkencën juridike të zhvilluar një objekt mund

të studiohet nga aspekte tё veçanta dhe duke përdorur metoda të

ndryshme. Por, edhe aspekti i një objekti është objekt nëse të studiuarit

e tij është oportun (i përshtatshëm) nga pikëpamje metodologjike dhe

nёse zbulon esencën më të plotë dhe më të gjithanshme, të vërtetën mbi

objektin.29

26 Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 20-21. 27 Berislav Perić, Država i Pravni Sustav, Zagreb, 1994, f. 4; Стеван Габер, Теорија

на Државата и Правото, Скопје, 1986, f. 20-21; Димитар Бајалџиев, Вовед во

Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 21. 28 Радомир Лукић, Будимир Кошутић, Увод у Право, Београд, 2008, f. 3. 29 Јован Ђорђевић, Уставно Право, Београд, 1982, f. 20.

Page 14: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

39

Çështja e përcaktimit të saktë të objektit të një disipline shkencore,

njëkohësisht është edhe çështje e dallimit dhe e ndarjes së qartë të

disiplinave shkencore juridike midis vete. Fillet e së Drejtës, në dallim

nga disiplinat e tjera shkencore juridike, shtetin dhe të drejtën i studion

në kuptimin më të përgjithshëm. Kjo do të thotë se objekti i Filleve të

së Drejtës nuk është studimi i shtetit dhe të drejtës konkrete, të mëpar-

shme apo të sotme, por studimi dhe sistematizimi të atyre çështjeve

themelore dhe më të rëndësishme që janë të përbashkëta për çdo shtet

dhe të drejtë, pa dallim se kur kanë ekzistuar. Për të ardhur deri tek

njohuritë të përgjithshme-hyrëse dhe të përbashkëta për shtetin dhe të

drejtën, krijohen nocione të përgjithshme dhe vendosen ligjshmëritë

themelore vetëm nëpërmjet të të cilëve mund të kuptohen, të shpjego-

hen dhe të depërtohet në fenomenet shteti dhe e drejta nga antikiteti e

deri në ditët tona. Sё kёndejmi, objekti studimor i Filleve të së Drejtës

përbëhet nga përcaktimi, studimi dhe sistematizimi i ligjshmërive të

përgjithshme për krijimin, zhvillimin, strukturën dhe funksionimin e

fenomeneve juridike-shtetërore nëpërmjet analizës së esencës së tyre30

duke zbuluar dhe shpërfaqur veçoritë që janë të pashmangshme - më

thelbësore, më të përgjithshme dhe të përbashkëta për shtetin dhe të

drejtën.31

5. METODAT E FILLEVE TË SË DREJTËS

Metoda e një disipline shkencore juridike është rruga apo mënyra

e hulumtimit që ajo e zbaton që ta studioj dhe ta njoh objektin e vet.

Ndryshe, metoda i përfshin veprimet dhe mjetet me ndihmën e të cilave

studiohet objekti i një disipline shkencore juridike. 32 Metoda dhe

objekti janë të ndërlidhura ndërmjet veti në mënyrë dialektike (në lidhje

e varësi reciproke) me njëra-tjetrën. Kjo nënkupton se metoda duhet tё

jetё në konformitet (përputhje) me objektin e studimit, ndonëse objekti

e determinon metodën, gjithnjë, si rregull, vis-à-vis (në relacion) me

synimin hulumtues-shkencor që pretendohet të arrihet nëpërmjet

zbatimit të metodës përkatëse shkencore.

Shkencat juridike kanë natyrën e vet komplekse dhe specifike,

prandaj edhe i kanë ndërtuar metodat e caktuara adekuate të veçanta të

cilët korrespondojnë (përgjigjen) natyrës së tyre. Metodat e Filleve të

30 Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 47. 31 Vjekoslav Miličić, Opća Teorija Prava i Države, Zagreb, 2008, f. 11-12. 32 Радомир Лукић, Увод у Право, Београд, 1975, f. 12.

Page 15: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

40

së Drejtës si një disiplinë shkencore juridike janë të kondicionuara

(kushtëzuara) nga objekti studimor i Filleve të së Drejtës. Në kuadrin e

studimit të së drejtës Fillet e së Drejtës nga arsenali (koleksioni) meto-

dologjik shkencor kërkimor (hulumtues), rëndom shërbehet me metodat

e përgjithshme shkencore që përdoren në shkencat shoqërore në

përgjithësi, nga njëra anë, dhe metodat e veçanta që përdoren në shken-

cat juridike në veçanti, nga ana tjetër. Vlen të theksohet se metoda të

përgjithshme shkencore, kryesisht dhe, në radhë të parë, janë: deduksio-

ni (mënyrë rezonimi/arsyetimi dhe përfundimi logjik që niset nga e

përgjithshmja për të nxjerrë të veçantën) dhe induksioni (mënyrë rezo-

nimi/arsyetimi dhe përfundimi logjik që niset nga e veçanta për të

nxjerrë të përgjithshmen), metoda e analizës dhe sintezës, metoda e

abstraksionit dhe e konkretizimit.33 Ndërkohë, metoda të veçanta që

përdoren në shkencat juridike dhe të cilët njëherazi do shkoqiten-zbër-

thehen dhe përpunohen janë: metoda juridike-dogmatike, metoda

juridike-normative, metoda sociologjike dhe metoda historike-juridike

si dhe metoda komparative-juridike.

5.1. Metoda juridike-dogmatike - është një metodë e veçantë për

studimin e së drejtës, dhe si e tillë, është metoda më e vjetër, themelore

e fillestare e shkencave juridike, përkatësisht për çdo studim të së

drejtës. Së këndejmi, metoda juridike-dogmatike përcakton në mënyrë

të qartë saktësinë e përmbajtjes së normës juridike nëpërmjet caktimit

të kuptimit/domethënies së drejtë të normës juridike. Për më tepër,

metoda juridike-dogmatike e studion shtetin dhe të drejtën vetëm dhe

ekskluzivisht nëpërmjet normave juridike të shumta në shtet, duke

vrojtuar dhe deskriptuar (përshkruar) normat juridike ashtu siç janë (lat.

de lege lata) të formuluara në përmbajtjen e tyre tekstuale nga ligjvë-

nësi,34 pra në mënyrë statike (të ngurtë) dhe jokritike, ngaqë kësaj

33 Радомир Лукић, Методологија Права, Београд, 1979, f. 68-69. 34 Ligjvënës/ligjdhënës në kuptimin objektiv nënkupton parlamentin si një organ

shtetëror, që kushtetuta si akti themelor dhe më i lartë normativ juridik i një shteti të

caktuar e ka ngarkuar me kompetencën (të drejtën dhe detyrimin) për të miratuar dhe

ndryshuar akte ligjore. Kështu, p.sh., ligjvënës si organ shtetëror në Republikën e

Maqedonisë së Veriut është Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga

ana tjetër, ligjvënës në kuptimin subjektiv, nënkupton deputetët si përfaqësues të

popullit të cilët zgjidhen çdo katër vjet me zgjedhje të përgjithshme demokratike

parlamentare, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë, të cilët në emër dhe për llogari

të popullit miratojnë akte ligjore në parlament (Lex est quod populus jubet atque

constituit – ligj është ajo që populli urdhëron dhe përcakton).

Page 16: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

41

metode nuk i intereson ajo se, a zbatohen normat juridike në praktikë.

Me fjalë të tjera, metoda juridike-dogmatike e konsideron të drejtën

(normat juridike) si një fakt për vete, përkatësisht si një dogmë (si një e

vërtetë e pakundërshtueshme, e pandryshueshme, absolutisht e dety-

rueshme dhe e shkëputur nga praktika e nga rrethanat konkrete shoqë-

rore), duke e analizuar nga aspekti i logjikës juridike me qëllim të

zbulimit dhe refleksionit të kuptimit përmbajtësor të saktë/të drejtë të

një norme juridike të caktuar. Si rrjedhojë, metoda juridike-dogmatike

merret vetëm me shqyrtimin studimor të normave juridike, dhe nuk ka

për qëllim të eksplikojë (sqarojë) se përse shteti dhe e drejta janë ashtu

siç janë, ose t’i vlerësojë ato, d.m.th., që eventualisht të propozojë

rirregullimin e tyre në një kuptim ose tjetër. Kundruar nga ky aspekt,

shteti është një organizatë juridike, veprimtaria e të cilit rregullohet me

norma juridike, që d.m.th., se shteti është një organizatë e njerëzve

veprimtaria e të cilit rregullohet me të drejtën.35

Mangësia e metodës juridike-dogmatike konsiston në faktin se

nëpërmjet saj normat juridike studiohen dhe interpretohen (shpjegohen)

në mënyrë strikte (rigoroze), pra vetëm ashtu siç janë të dhëna/të for-

muluara, të shkëputura nga jeta shoqërore, ndarazi nga zbatimi i tyre në

praktikë.36 Në këtë drejtim, do të ilustrohet metoda juridike-dogmatike

me anë të një shembulli të caktuar konkret. Kështu, kur studion të

drejtën e votës (vendimmarrjes) së deputetëve në parlament si një organ

ligjvënës shtetëror dhe përfaqësues demokratik i popullit, metoda

juridike-dogmatike cakton se “Deputeti i përfaqëson qytetarët dhe në

Kuvend vendos sipas bindjes së tij”, ngaqë ashtu shprehet (thotë) norma

juridike përkatëse (neni 62, paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së

Maqedonisë së Veriut të vitit 1991). Mirëpo, metoda juridike-dogma-

tike në raport me normën juridike të sipërcituar nuk shpjegon dimensio-

nin real-faktik të çështjes se deputetëve në Kuvend se a vendosin,

realisht dhe praktikisht, sipas bindjes së tyre, apo një gjë e tillë mbetet

vetëm në planin normativ-juridikë, sikundër edhe nuk analizon dhe

vlerëson shkaqet që çojnë në deformimin (ndrydhjen) e vendimmarrjes

(të drejtës së votës) së deputetëve sipas bindjes së tyre në praktikë, për

shkak të ushtrimit të impaktit nëpërmjet “direktivave partiako-politike”

nga lideri i partisë politike të caktuar, të së cilës parti politike i përkasin

35 Радомир Лукић, Увод у Право, Београд, 1975, f. 12-14; Димитар Бајалџиев,

Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 58-59; Радомир Лукић,

Методологија Права, Београд, 1979, f. 109, 112. 36 Kurtesh Saliu, E Drejta Kushtetuese, Prishtinë, 2004, f. 32.

Page 17: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

42

deputetët e caktuar, nivelit të sundimit të së drejtës, traditës dhe kulturës

politike në shtetin përkatës etj. Kjo do të thotë se metoda juridike-

dogmatike merret me normat juridike në letër (“the law in the statute

books”), pra me normat juridike ashtu siç ekzistojnë të formuluara në

përmbajtjen e një akti normativ juridikë të caktuar dhe nuk merret me

çështjen e aplikimit të normave juridike në realitetin shoqëror (“the law

in action in society”).37

5.2. Metoda juridike-normative – merret me studimin e së drejtës

si një sistem normativ, pra duke analizuar strukturën (përbërjen) përm-

bajtësore të saj, cilët janë elementet konstitutive (përbërëse) të saj si dhe

ndërlidhjen reciproke midis tyre. Kështu, çdo normë juridike përbëhet

prej dy elementeve kryesore: dispozitës dhe sanksionit, të cilët janë

rregulla që caktojnë sjelljen e individit, ndaj edhe kanë karakter norma-

tiv, por çdoherë zbatohen në mënyrë alternative (obsionale) dhe asnjë-

herë nuk zbatohen kumulativisht (së bashku dhe njëkohësisht). Kjo do

të thotë se midis dispozitës dhe sanksionit ka një lidhje kauzale (shkak-

pasojë), që nënkupton se moszbatimi (shkelja) i dispozitës si një

rregullë primare e sjelljes është kusht për aplikimin e sanksionit si një

rregullë sekondare e sjelljes. Për këtë arsye, dispozita dhe sanksioni

duhet të inkorporohen në strukturën përmbajtësore të normës juridike,

në mënyrë që norma juridike të jetë efikase, të funksionojë me sukses

dhe ushtroj rolin e vet shoqëror. Pra, me metodën juridike-normative

reflektohet anatomia (struktura) dhe fiziologjia (funksionimi) i së

drejtës. Veç kësaj, metoda juridike-normative kujdeset, apo mban llo-

gari për aspektin formal të akteve normative juridike brenda kornizave

të rendit juridik, përkatësisht ka në thelbin e saj idenë se marrëdhëniet

midis akteve normative juridike në rendin juridik bazohen në raportin e

mbi/nënvendosjes së tyre. Rendi juridik nuk përbëhet nga norma

juridike të barasvlershme apo me të njëjtën fuqi juridike, përkundrazi ai

është një sistem i shkallëzuar vertikal hierarkik, i cili përbëhet nga akte

normative juridike me fuqi juridike të ndryshme, ku normat e të drejtës

renditen në bazë të fuqisë juridike që kanë, me ç’rast akti normativ

juridik që ka fuqi juridike më të madhe (më të lartë) përcakton fomën

dhe përmbajtjen e aktit normativ juridik që ka fuqi juridike më të dobët

(të vogël). Si pasojë e kësaj, akti normativ juridikë me fuqi juridike më

të vogël duhet të mos jetë në kundërshtim, përkatësisht duhet të jetë në 37 Frank August Schubert, Introduction to Law and the Legal System, Boston, 2004,

f. 4-6.

Page 18: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

43

pajtim me aktin normativ juridik që ka fuqi juridike më të madhe. Kjo

piramidë aktesh normative ka në majë të saj Kushtetutën, e cila shërben

si burim dhe bazë normative juridike për nxjerrje të akteve ligjore,

ndërkaq aktet ligjore shërbejnë si burim dhe bazë normative juridike për

nxjerrje të akteve normative nënligjore, por njëkohësisht edhe për

nxjerrje të akteve juridike të veçanta (akteve juridike individuale

konkrete). Si resultat i kësaj, metoda juridike-normative njihet edhe me

emërtimin si metodë formale-logjike.38

5.3. Metoda sociologjike – studion, hulumton dhe eksplikon

shkaqet shoqërore të paraqitjes dhe zhvillimit të shtetit dhe të së drejtës,

si dhe pasojat e tyre shoqërore.39 Rëndësia e madhe e metodës socio-

logjike në të drejtën konsiston në zbulimin e realitetit faktik juridikë,

d.m.th., përcaktimi se sa e drejta normative (“paper” rules) është trans-

formuar (shndërruar) vërtetë në të drejtë reale-faktike shoqërore

(“living law”/“real” rules), përkatësisht sesa normat juridike, realisht

dhe konkretisht, zbatohen në praktikë. Kjo është e rëndësishme veça-

nërisht, ngaqë, si rregull, midis të drejtës normative dhe të drejtës reale-

faktike nuk ka asnjëherë harmoni të plotë, që rëndom shprehet si diskre-

pancë (shpërputhje) ndërmjet normatives “duhet” dhe reales “është”,

përkatësisht midis normave juridike dhe realitetit shoqëror. Me meto-

dën sociologjike, bëhet e mundur dhe sigurohet njohja e normës juridike

si realitet faktik, ndërkaq me metodën juridike-dogmatike bëhet e mun-

dur dhe sigurohet njohja e normës juridike si fenomen ideal (si tërësi e

mendimeve, ideve që janë të shprehura nëpërmjet gjuhës në përm-

bajtjen tekstuale të akteve normative juridike, që me rastin e hartimit të

akteve normative juridike është gjuhë zyrtare në kontekstin e krijimit të

së drejtës nacionale).40 Kështu, p.sh., nëpërmjet metodës sociologjike

zbulohet dhe shpjegohet, përse disa shtete janë të zhvilluara dhe të

pasura, ndërkaq disa shtete janë të pazhvilluara dhe të varfëra; përse

disa shtete edhe sot janë shtete me regjim politik socialist (Kina, Kuba,

Vietnami, etj); përse disa shtete në pikëpamje të formës së organizimit

të pushtetit shtetëror bazohen “në parimin e unitetit të pushtetit”; përse

disa shtete edhe sot parashikojnë ekzistencën e dënimit me vdekje

(death penalty/capital punishment) me legjislacionin e tyre penal

38 Радомир Лукић, Методологија Права, Београд, 1979, f. 135-137; 145-146. 39 Радомир Лукић, Будимир Кошутић, Увод у Право, Београд, 2008, f. 5; Димитар

Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 59. 40 Радомир Лукић, Методологија Права, Београд, 1979, f. 91.

Page 19: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

44

nacional dhe aplikimin e tij (Tailanda, Japonia, Singapori, Irani, India,

Arabia Saudite, Kina, Korea e Veriut, SHBA-Alabama, Arizona,

Califorinia, Colorado, Florida, Indiana, Louisiana, Nebraska, Nevada,

Pennsylvania, Texas, Virginia etj); kurse, në numrin më të madh të

shteteve është abroguar (shfuqizuar) nga legjislacioni penal nacional

ekzistenca e dënimit me vdekje dhe aplikimi i tij (Maqedonia e Veriut,

Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Kosova, Gjermania, Polonia, Hungaria,

Anglia, Franca, Gjermania, SHBA-Alaska, Washington, Massachu-

setts, Maryland, Connecticut, Hawaii, Michigan, Minnesota, New Jer-

sey, New York etj); përse në disa shtete për martesën vlen dhe zbatohet

parimi juridikë i monogamisë, që do të thotë lidhja martesore e një burri

vetëm me një grua, ndërkaq, në disa shtete lidhur me martesën vlen dhe

aplikohet parimi juridikë i poligamisë, që do të thotë lidhja martesore e

një burri me disa grua njëkohësisht. Këtyre pyetjeve dhe një varg

pyetjeve të tjera të kësaj natyre është në gjendje që t’u japë përgjigje

adekuate metoda sociologjike.41

Metoda sociologjike e studion të drejtën, normat juridike, çdo-

herë, si rregull, në raport me kontekstin social, jetën reale shoqërore,

nivelin e zhvillimit të dukurive shoqërore duke insistuar që norma

juridike të korrespondojë me nivelin e zhvillimit të përgjithshëm

shoqëror. Prandaj, ka shumë të vërtetë në maksimën e juristit të njohur

të jurisprudencës amerikane Oliver Holms “The life of the law has not

been logic: it has been experience”, që do të thotë “Jeta e së drejtës nuk

ka qenë logjika: ajo ka qenë eksperienca(përvoja)”.42 Përfundimi që do

të mund të nxirrej në lidhje me këtë maksimë juridike është i qartë.

Bëhet fjalë për dimensionin pragmatist-empirik të së drejtës, që, në të

vërtetë, nënkupton se e drejta nuk mund të funksionojë e shkëputur nga

jeta praktike shoqërore sepse efikasiteti dhe rëndësia e saj sociale nuk

është në strukturën renditëse dhe përmbajtjen logjike normative të së

drejtës, por në aspektin aplikativ të saj në praktikë/realitetin shoqëror.

Kjo do të thotë se metoda sociologjike në qendër të vëmendjes ka zbati-

min e normave juridike në shoqëri si dhe shkaqet e moszbatimit të tyre

në praktikë. Pra, metoda sociologjike analizon diskrepancën (mospër-

puthshmërinë) midis normatives “duhet” (asaj që parashikojnë normat

juridike) dhe reales “është” (asaj që, realisht dhe praktikisht, ndodh në

shoqëri), në bazë të së cilës nxirren përfundime lidhur me

41 Радомир Лукић, Увдод у Право, Београд, 1975, f. 14; Димитар Бајалџиев,

Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 59-60. 42 Oliver Wendell Holmes, The Common Law, New Jersey, 2004, f. 1.

Page 20: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

45

qëndrueshmërinë e normave juridike, lidhur me nevojën e reformimit-

ndryshimit, plotësimit, apo zëvendësimit të tyre me norma të reja

juridike (lat. jus novum). Më në fund dhe përfundimisht, duhet theksuar

se me metodat juridike përshkruhet e drejta de lege lata - ashtu siç është,

ndërkaq me metodën sociologjike bëhet e mundur dhe sigurohet qasja

kritike e së drejtës aktualisht ekzistuese (pozitive) dhe jepen njohuri-

vlerësime, propozime e rekomandime për të drejtën de lege ferenda -

ashtu siç mund dhe duhet të jetë.43

5.4. Metoda historike-juridike – gjen zbatim të suksesshëm edhe

në shkencat juridike, sidomos në Fillet e së Drejtës, sepse edhe feno-

menet juridike janë në një ligjshmëri dialetike (në lidhje e varësi reci-

proke, në lëvizje, në ndryshim e në zhvillim të pandërprerë). Fillet e së

Drejtës, para së gjithash, si një disiplinë shkencore juridike teorike e

përgjithshme ka nevojë për zbatimin e metodës historike-juridike, sepse

që të arrihet deri te nocionet dhe ligjshmëritë e përgjithshme, themelore

dhe teorike për shtetin dhe të drejtën, duhet doemos të njihet zhvillimi

i gjithmbarshëm historik i shtetit dhe i së drejtës dhe, më pas, të caktohet

çfarë është e përbashkët për të gjithë shtetet dhe të drejtat që kanë

ekzistuar dhe që ekzistojnë, pavarësisht se a bëhet fjalë për shtetin dhe

të drejtën skllavopronare, feudale, kapitaliste ose socialiste.44 Historia

e shtetit dhe e së drejtës është degë e rëndësishme e shkencës juridike,

ngaqë pa njohjen e zhvillimit historik të shtetit dhe të së drejtës nuk

është e mundur të studiohet as shteti bashkëkohor, as e drejta e sotme –

e drejta pozitive, e cila në një masë mjaft të madhe është produkt i

rrethanave historike dhe ndikimi i të drejtave të së kaluarës. Në mbë-

shtetje të metodës historike-juridike sqarohen, kryesisht dhe, në radhë

të parë, ndryshimet që ndodhin në të drejtën dhe ndërlidhja historike e

tyre, e cila zbulon një zinxhir zhvillimor kauzal të ngjarjeve, pra të

studioj dhe të njoh shtetin dhe të drejtën nga këndvështrimi historiko-

juridikë.4546 Duke vështruar shtetin dhe të drejtën si kategori historike e

shoqërore prej momentit të krijimit të tij e deri në ditët e sotme, të cilët

janë krijuar në një shkallë të caktuar të zhvillimit historik të shoqërisë

njerëzore dhe vetëm duke krahasuar institucionet juridike dhe

43 Радомир Лукић, Будимир Кошутић, Увдод у Право, Београд, 2008, f. 5. 44 Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 60. 45 Радомир Лукић, Методологија Права, Београд, 1979, f. 150-151. Димитар

Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 60. 46 Vjekoslav Miličić,

Page 21: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

46

shtetërore nëpër etapa të ndryshme të zhvillimit historik të shoqërisë

njerëzore mund të vërehet tendenca e zhvillimit dinamik e progresiv e

sistemeve juridike-shtetërore dhe të zbulohen ligjshmëritë e zhvillimit

të tyre prej formave më të thjeshta, më primitive, më autokratike drejt

formave më të zhvilluara, më civilizuese, më demokratike dhe më

humane.47

5.5. Metoda komparative-juridike – me përdorimin e kësaj

metode në Fillet e së Drejtës bëhet e mundur dhe sigurohet studimi i

njëkohshëm i sistemeve juridike të së paku dy e më shumë shteteve të

caktuara konkrete, pёr synime hulumtuese-shkencore, apo pёr synime

praktike-empirike duke ardhur deri në konkluzione konzistente shken-

core lidhur me ngjashmëritë dhe dallimet midis tyre. Komparacioni

(krahasimi) është një bazë e fortë për të nxjerr në pah avantazhet (për-

parësitë) dhe disavantazhet (mangësitë), mbase edhe veçoritë akseolo-

gjike (vlerat) të një fenomeni të caktuar të studiuar.48

Në kushtet dhe rrethanat bashkëkohore, si refleks i trendeve të

theksuara zhvillimore e dinamike të proceseve integruese evropiane dhe

veri-atlantike e globalizuese, gjithnjë e më shumë po shprehet nevoja

për krijimin e së drejtës pozitive nacionale me vlera sa konsistente aq

edhe kompatibile me legjislacionin e shteteve të Evropës perëndimore.

Së këndejmi, metoda komparativo-juridike në të drejtën, është e

përshtatshme për observimin e tërësishëm dhe të plotë të normave juri-

dike, si dhe të formave të zgjidhjeve të çështjeve juridike identike apo

analoge në raste dhe në vende, si dhe në kohë të ndryshme. Vështruar

objektivisht, metoda komparativo-juridike me aktualitet të mprehtë

veçanërisht vjen në shprehje në kushtet dhe rrethanat e zhvillimit të

procesit të aproksimacionit dhe harmonizimit të sistemeve juridike të

shteteve aspirante që pretendojnë të integrohen në Unionin Evropian,

përfshirë edhe sistemin juridik pozitiv të Republikës së Maqedonisë së

Veriut konform kërkesave dhe nevojave të Unionit Evropian, përkatë-

sisht duke nxjerrë ligjet e veta në harmoni me legjislacionin e Unionit

Evropian. Ç’është e vërteta, që të mund të vijë deri te unifikimi më

koherent/kompakt i shteteve evropiane në një organizatë të ardhshme

shtetërore komplekse (të përbërë), të presupozohet federative, atëherë

fillimisht do të duhet të evitohen divergjencat e qenësishme juridike

47 Hilmi Ismaili, Fatmir Sejdiu, Historia e Përgjithshme e Shtetit dhe e së Drejtës,

Prishtinë, 2000, f. 1. 48 Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 61.

Page 22: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

47

midis sistemeve juridike të shteteve evropiane, në mënyrë që ato

sisteme juridike ndërmjet tyre të jenë sa aproksimative aq edhe analoge,

me përdorimin e metodës komparativo-juridike.49

6. CONCLUSION

The Introduction to Law is a general and theoretical scientific

legal discipline which gives the fundamental theoretical-scientific legal

knowledge, i.e. panoramic views about the state and law in global/mon-

dial frameworks as very important and crucial social phenomena

without which the existence and functioning of modern society cannot

be imagined. In fact, Introduction to Law is studying and analyzing the

essential nature of state and law in general as sui generis social cate-

gories, regardless of the temporal and spatial dimension of their

birth/creation, existence and functioning in practice. In addition,

through the abstraction and synthesis as a scientific-methodological

approach Introduction to Law detects and determines basic common

general attributes (features) of state and law as well as others legal

phenomena and subsequently creates the highest and more general

substantive theoretical-scientific meanings of fundamental legal

notions/concepts such as the concept of the state and the law that exists

as a concrete and real-factual social entities in the world as well as

concepts of others legal phenomena.

Recensentë:

Prof. Dr. Bajram Pollozhani

Prof. Dr. Mersim Maksuti

REFERENCAT:

1. Berislav Perić, Država i Pravni Sustav, Zagreb, 1994;

2. Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава,

Скопје, 1999;

3. Esat Stavileci, Nocione dhe Parime të Administratës Publike,

Prishtinë, 2005;

4. Esat Stavileci, Shteti, Prishtinë, 2008;

49 Shih: Димитар Бајалџиев, Вовед во Правото – Држава, Скопје, 1999, f. 61;

Радомир Лукић, Методологија Права, Београд, 1979, f. 152-153.

Page 23: NOCIONI I FILLEVE TË SË DREJTËS SI NJË DISIPLINË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-2.pdf · e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, dhe si e tillë, jep një

C E N T R U M 12

48

5. Frank August Schubert, Introduction to Law and the Legal

System, Boston, 2004;

6. Јован Ђорђевић, Уставно Право, Београд, 1982

7. Kurtesh Saliu, E Drejta Kushtetuese, Prishtinë, 2004;

8. Luan Omari, Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike,

Tiranë, 2007;

9. Llambro Filo, Historia për Sistemet e Qeverisjes, Tiranë, 2003;

10. Nikola Visković, Teorija Države i Prava, Zagreb, 2006;

11. Радомир Лукић, Теорија Државе и Права, Београд, 1956;

12. Радомир Лукић, Увод у Право, Београд, 1975;

13. Радомир Лукић, Методологија Права, Београд, 1979;

14. Радомир Лукић, Будимир Кошутић, Увод у Право,

Београд, 2008;

15. Стеван Габер, Теорија на Државата и Правото, Скопје,

1986;

16. Vjekoslav Miličić, Opća Teorija Prava i Države, Zagreb,

2008.