14
NOTERINA Shërbimi i noterisë është shërbim juridik dhe publik që e ka për qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshme të personave fizik dhe juridik në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës se Kosovës Noteri është jurist profesional, zyrtarë publik, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë, për ta ushtruar veprimtarinë e përcaktuar me ligj Pavarësisht nga natyra publike e shërbimit, noteri funksionin e vet e ushtron në mënyrë të paanshme e të pavarur Noteri përgatitë dhe vërteton të gjitha dokumentet dhe veprimet me kërkesë të personave fizik dhe juridik ose të autoriteteve publike Dokumentet e noterizuara përgatiten në lidhje me veprimet në vijim, të cilat palët dëshirojnë apo nga to kërkohet t’i pajisin me autenticitetin që kërkohet për aktet e autoritetit publik: procedimi i deklaratave dhe shënimeve në çështjet ligjore apo transaksionet e bëra nga Noteri në praninë e tij apo saj vërtetimi dhe konfirmimi i fakteve nga Noteri, përfshirë këtu vërtetimin që kopjet janë kopje të vërteta të dokumentit origjinal; legalizimi i nënshkrimeve të vëna nga individët në dokumentet e nënshkruara në mënyrë të fshehtë dhe pranimi i deklaratave nën betim Dokumentet e noterizuara mund të ekzekutohen en minute apo en brevet: akti en minute është dokument të cilin noteri duhet ta depozitojë dhe ruajë në shënimet e tij noteriale, dhe nga i cili mund të nxjerren kopje autentike apo ekstrakte, në kushte të caktuara

Noteria

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Noteri ne Kosove

Citation preview

Page 1: Noteria

NOTERINA Shërbimi i noterisë është shërbim juridik dhe publik që e ka për qëllim mbrojtjen e interesave

të ligjshme të personave fizik dhe juridik në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës se Kosovës

Noteri është jurist profesional, zyrtarë publik, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë, për ta ushtruar veprimtarinë e përcaktuar me ligj

Pavarësisht nga natyra publike e shërbimit, noteri funksionin e vet e ushtron në mënyrë të paanshme e të pavarur

Noteri përgatitë dhe vërteton të gjitha dokumentet dhe veprimet me kërkesë të personave fizik dhe juridik ose të autoriteteve publike

Dokumentet e noterizuara përgatiten në lidhje me veprimet në vijim, të cilat palët dëshirojnë apo nga to kërkohet t’i pajisin me autenticitetin që kërkohet për aktet e autoritetit publik:

procedimi i deklaratave dhe shënimeve në çështjet ligjore apo transaksionet e bëra nga Noteri në praninë e tij apo saj

vërtetimi dhe konfirmimi i fakteve nga Noteri, përfshirë këtu vërtetimin që kopjet janë kopje të vërteta të dokumentit origjinal;

legalizimi i nënshkrimeve të vëna nga individët në dokumentet e nënshkruara në mënyrë të fshehtë dhe

pranimi i deklaratave nën betim

Dokumentet e noterizuara mund të ekzekutohen en minute apo en brevet:

akti en minute është dokument të cilin noteri duhet ta depozitojë dhe ruajë në shënimet e tij noteriale, dhe nga i cili mund të nxjerren kopje autentike apo ekstrakte, në kushte të caktuara

akti en brevet është dokument në formë të një apo më tepër origjinaleve, që ekzekutohen nga noteri dhe mund t'u dërgohen palëve

Vërtetësia dhe zbatueshmëria e dokumenteve të noterizuara bazohet në nënshkrimin, formën dhe përmbajtjen e dokumentit

Dokumentet e noterizuara gëzojnë supozimin e dyfishtë të ligjshmërisë dhe saktësisë së përmbajtjes; ato mund të kontestohen vetëm përmes procedurave gjyqësore

Ato janë dokumente që përmbarohen

Noteri më tej ushtron të gjitha llojet tjera të aktiviteteve që autorizohen me ligj

Page 2: Noteria

Detyrën e noterit mund ta ushtrojë personi që i plotëson kushtet si vijon:

• të jetë banor i përhershëm i Kosovës

• të ketë aftësi të plota për të vepruar

• të gëzojë reputacion të mirë profesional dhe moral

• të ketë diplomuar në fakultetin juridik

• të ketë ushtruar praktikë, në profesion të juristit, në institucione, në ente dhe në organizata të tjera në kohëzgjatje prej tre vjetësh

• ta ketë dhënë provimin për noter në Kosovë

Detyrën e noterit nuk mund ta kryejnë personat:

që janë ndëshkuar për vepër penale të qëllimshme për të cilën parashihet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej të paktën tre muajsh ???

që janë në borxhe të thella apo të bankrotuar, për aq kohë sa zgjatë kjo situatë

që janë anëtarë aktiv të ndonjë partie politike, apo në shërbim të bashkësisë fetare

që janë larguar nga detyra e gjyqtarit apo shërbyesit civil, me vendim të organit kompetent disiplinor

që u është hequr e drejta e avokatisë me vendim të Odës së Avokatëve të Kosovës

që ka filluar procedura e ndjekjes penale për veprat e qëllimshme për të cilat parashihet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej të paktën tre muajsh???

Kandidatët për Noter ?

Oda e Noterëve do të organizojë konkurrimin për aplikantët për kandidatë Noterie

Kandidatët për Noter të përzgjedhur nga Oda e Noterëve, emërohen nga Ministria e Drejtësisë

Kandidatët për Noter ushtrojnë të gjitha funksionet noteriale veprojnë në çdo aspekt në pajtim me detyrat noteriale, në zyrën e Noterit të tyre mbikëqyrës

Page 3: Noteria

Ata do të ndjekin poashtu të paktën tri vite të seancave të rregullta të trajnimit në detyrë, të përgatitura dhe të organizuara nga Oda e Noterëve

Kandidatët për Noter marrin pagesën mujore nga Noteri i tyre mbikëqyrës

Kandidati për Noter gjatë punës praktike nuk mund të nënshkruajë personalisht dokumentet e noterizuara apo shënimet e vërtetimit, apo të ushtrojë veprime të tjera noteriale në emër të tij apo saj

Kandidati për Noter që ka kaluar provimin për Noter, do të mbetet kandidat dhe do të ushtrojë detyrat e caktuara për të deri në marrjen zyrtare të detyrës së noterit

Ministria e Drejtësisë bën organizimin dhe mbikëqyrjen e Provimit për Noter

Komisioni për Noter emërohet nga Ministria e Drejtësisë, në konsultim me Odën e Noterëve

Komisioni i Provimit për Noter do të përbëhet nga shtatë 7 anëtarë: katër 4 noterë, 1gjyqtar, 1 profesor i drejtësisë dhe një 1 avokat, anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës

Provimi për Noter mbahet me gojë dhe me shkrim, dhe përbëhet nga të paktën lëndët në vijim: E drejta e detyrimeve dhe e drejta pronësore; e drejta familjare dhe e drejta trashëgimore; e drejta ekonomike; e drejta e procedurës civile; ligjet dhe rregulloret relevante për Shërbimin Noterial etj.

Të gjithë ata që plotësojnë kushtet për pranueshmëri në Shërbimin Noterial, mund të bëjnë kërkesë për të hyrë në provimin për noter, pranë Ministrisë se Drejtësisë

Në Provimin për Noter mund të hyhet deri në tri herë

Kandidatit që e ka dhënë provimin e noterit i lëshohet certifikata

Shtrirja e zyrave të noterisë

Ministria e Drejtësisë përcakton shtrirjen territoriale të zyrave noteriale pas konsultimit me Odën e Noterëve, në pajtim me këto parime:

do të jetë së paku një zyre noteriale për një komunë

ky numër mund të rritet për komunat që kanë më tepër se njëzetmijë (20,000) banorë

Betimi, licenca e Noterit dhe marrja e detyrës

Page 4: Noteria

Ministria e Drejtësisë e administron dhënien e betimit për noterin e përzgjedhur, në prani të kryetarit të Gjykatës Supreme dhe të Kryetarit të Odës së Noterëve:

Pas betimit, Ministria e Drejtësisë i jep Noterit licencën e tij apo saj të Noterit

Noteri i emëruar merr funksionet e tij në afat prej 3 muajsh nga data e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Kosovës, nëse Noteri nuk merr detyrën e tij apo saj brenda këtij afati, e drejta për ushtrimin e detyrës së Noterit humbet

Oda e Noterëve dhe Ministria e Drejtësisë mbanë regjistrin e të gjithë Noterëve, përfshirë këtu adresën e lokaleve profesionale, adresën e tyre personale dhe nënshkrimet e tyre përkatëse

Vula dhe nënshkrimi

Pas dhënies së betimit, Noteri kërkon nga Oda e Noterëve që të përgatisë vulën e tij me shpenzime të tij

Shenja e vulës së Noterit dhe mostra e nënshkrimit të tij, aprovohet dhe vërtetohet nga Presidenti i Gjykatës së Qarkut me juridiksion mbi selinë e zyrës së Noterisë

Vula e vërtetuar dhe nënshkrimi depozitohen në Odën e Noterëve dhe në Gjykatën Komunale

Noteri për humbjen e vulës do të njoftojë menjëherë Gjykatën kompetente komunale, policinë dhe Odën e Noterëve për humbjen, vjedhjen apo shkatërrimin e vulës së tij

Oda e Noterëve do të zëvendësojë vulën e humbur apo të shkatërruar, me shpenzime të Noterit

Obligimi për ruajtjen e fshehtësisë

Nga Noteri kërkohet të ruaj fshehtësinë e informatave të mbledhura gjatë ushtrimit të detyrave të tij, përveç kur ligji apo palët për dokumentin e noterizuar, kërkojnë ndryshe

Obligimi për ruajtjen e fshehtësisë së akteve noteriale shtrihet gjithashtu në institucionet kreditore, gjykatat, arkivat dhe personat tjerë juridik e agjencitë, dhe për të punësuarit e tyre që posedojnë dokumente që kanë qasje në dokumentet e tilla

Përgjegjësia dhe kompensimi i dëmit

Noteri është përgjegjës dhe do të kompensojë të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, si rezultat i pakujdesisë

Asnjë autoritet publik nuk mund të mbahet përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga Noteri

Sigurimi i detyrueshëm i Noterit nga rreziqet profesionale nuk do ta lirojë atë nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë në raport me palët që pësojnë dëmin

Sigurimi

Page 5: Noteria

Para se të marrë funksionet e tij, Noteri duhet të marrë sigurimin nga një kompani e sigurimeve e Kosovës apo Ndërkombëtare e licencuar për Kosovë për të gjitha dëmet të cilat ai apo ajo mund t'u shkaktojë palëve të treta gjatë ushtrimit të funksioneve të tij apo saj

Polica e sigurimit mund të parashohë që Noteri do të bëj kompensimin e dëmit të shkaktuar deri në pragun e caktuar

Kushtet e sigurimit përcaktohen bashkërisht nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë dhe Oda e Noterëve sipas ligjit në fuqi

Tarifat, provizionet dhe kompensimi i shpenzimeve

Noteri pranon tarifa në këmbim për shërbimet e bëra si dhe kompensimin e shpenzimeve të shkaktuara në lidhje me to

Tarifat e noterit përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë, në konsultim me Odën e Noterëve

Noteri lëshon dëftesën për të gjitha kompensimet e paguara

Obligimi për kryerjen e veprimeve zyrtare dhe përjashtimi

Noteri ushtron personalisht obligimet e ngarkuara me ligj dhe ai nuk mund të refuzojë ushtrimin e detyrave të tij zyrtare pa një arsye të vlefshme

Detyrat e papajtueshme

Noteri nuk mund të angazhohet në aktivitete të tjera profesionale, përfshirë këtu punën si avokat apo në zyrë publike…

Noteri mund të angazhohet në aktivitetet vijuese shtesë:

aktivitetet shkencore, artistike e të mësimdhënies;

funksionet e përkthyesit apo ekspertit të emëruar nga gjykata

funksionet në kuadër të Odës së Noterëve apo në asociacionet ndërkombëtare të noterëve

Njoftimi për lirimin nga detyra

Page 6: Noteria

Ministria e Drejtësisë njofton Odën e Noterëve dhe Gjykatën e Qarkut me juridiksion mbi selinë e Zyrës së Noterit, lidhur me vendimin e tij apo saj për lirimin nga detyra të Noterit përkatës

Pas këtij njoftimi:

Oda e Noterëve bën fshirjen e individit përkatës nga Regjistri i Noterëve dhe Noteri kthen vulën e tij në gjykatën komunale kompetente dhe

Gjykata Komunale anulon, e shpall të pavlefshme dhe e shkatërron vulën e Noterit në fjalë, dhe më pas publikon njoftimin për këtë në Gazetën Zyrtare të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së noterit

Pas lirimit të Noterit nga detyra, Ministria e Drejtësisë mund të emërojë ushtruesin e detyrës së Noterit pas konsultimit me Odën e Noterëve pa shpalljen e konkursit

Vetëm Noteri apo personi që plotëson kushtet për Shërbimin Noterial mund të emërohet si ushtrues detyre i Noterit, në pritje të emërimit të Noterit të ri, për një periudhë maksimale prej 6 muajsh

Ushtruesi i detyrës së Noterit jep betimin për noter para marrjes së detyrës, nëse ai apo ajo më parë nuk e ka dhënë një betim të tillë

Ushtruesi i detyrës së Noterit merr përsipër të gjitha dosjet, librat dhe dokumentacionin tjetër që i ka takuar Noterit të cilin ai apo ajo e zëvendëson

Ai siguron se të gjitha dosjet dhe arkivat e Noterit do të mbahen mirë, dhe që shërbimet dhe veprimet e ndërmarra nga Noteri para zëvendësimit të tij do të kompletohen dhe kryhen

Ai apo ajo nuk mund të ndërmarrë shërbime të reja Noteriale?????

Funksionet noteriale janë procedimi i dokumenteve të caktuara :

konfirmimi i fakteve dhe vërtetimi i nënshkrimeve, transkripteve dhe kopjeve të dokumenteve dhe pranimi i deklarimeve të dhëna nën betim

sigurimi i ruajtjes së parave të gatshme, urdhër pagesave, çeqeve, obligacioneve publike dhe letrave të tjera me vlerë, dokumenteve apo gjërave të tjera??

trajtimi i të gjitha procedurave jokontestimore trashëgimore

Page 7: Noteria

përpilimi dhe vërtetimi i kontratave

vlerësimin, ankandin publik dhe shitjet me ankand të pasurive të luajtshme fizike dhe pronave të patundshme në procedurat jashtë kontestimore, veçmas në rastet e shitjeve vullnetare

Zbatueshmëria e dokumenteve të noterizuara

Dokumenti i noterizuar është drejtpërdrejtë i zbatueshem kur të jetë mbushur afati i obligimit

Dokumentet e noterizuara që janë lëshuar nga një vend tjetër kanë po të njëjtin efekt ligjor në Kosovë ashtu si edhe dokumentet e noterizuara në pajtim me ligjet tona, dhe i nënshtrohen reciprocitetit dhe shtrirjes së njëjtë sikur edhe në vendin ku janë përgatitur????

Informatat që kërkohen në dokumentet e noterizuara

Dokumentet e noterizuara në çdo rast duhet të përmbajnë këto informata:

vitin, muajin, ditën, vendin dhe nëse kërkohet me ligj apo nga pjesëmarrësit në veprimin e caktuar, kohën kur është hartuar akti, dhe të gjitha këto duhet të përmenden me shkronja

emrin dhe mbiemrin si dhe selinë e Noterit që ka hartuar dokumentin

emrin, mbiemrin, vendin dhe datën e lindjes, adresën e vendbanimit si dhe profesionin e pjesëmarrësve në veprim, dëshmitarët, përkthyesit dhe të gjithë personat që kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentit

përshkrimi i dokumenteve që i janë bashkëngjitur aktit

deklaratën mbi faktin që veprimi i noterizuar dhe dokumentet e përfshira me të, janë lexuar në prani të palëve

Gjuha e veprimeve të noterizuara

Të gjitha veprimet e noterizuara lëshohen në gjuhën shqipe apo serbe varësisht nga gjuha që njihet më mirë nga Noteri që bën përpunimin e aktit

Palët kanë të drejtë të kërkojnë nga Noteri që t'ju lëshoj një kopje në gjuhën të cilën ata e dëshirojnë ku mund të kërkojnë asistencën e përkthyesit

Dokumenti i përpiluar në këtë mënyrë u lexohet palëve në prani të Noterit

Page 8: Noteria

Kur duhet të bashkëngjiten shtojcat në dokumentin origjinal, ato duhet të jenë në dispozicion të palëve gjatë tërë procesit të përpilimit

Pasi të jetë përpiluar dokumenti origjinal dhe pasi të jetë lexuar dhe aprovuar përmbajtja e tij, Noteri pyet palët nëse aprovojnë përmbajtjen e dokumentit, që personalisht ta nënshkruajnë atë

Vërtetimi i identitetit

Kur Noteri nuk i njeh personalisht palët dhe sipas emrit të tyre, ai konstaton identitetin e tyre në bazë të dokumenteve zyrtare në dispozicion, sikur që janë kartat e tyre identifikuese apo pasaportat e tyre

Në rast të dyshimit lidhur me vërtetësinë e dokumenteve zyrtare të prezantuara nga palët, Noteri mund të referohet në regjistrat përkatës zyrtarë

Përkthyesit

Kur është i nevojshëm përkthyesi, Noteri do të ketë për synim të kuptojë dhe të transkriptojë besnikërisht në dokumentin e noterizuar, qëllimin e vërtetë të palës së interesuar, përmes përkthimit të deklarimeve të tij nga ana e përkthyesit

Posa të jetë përgatitur dokumenti origjinal, përkthyesi do të përkthejë përmbajtjen e dokumentit në gjuhën e palës së interesuar, dhe do të nënshkruajë veprimin

Përkthimi me shkrim i dokumentit të noterizuar do të bëhet me kërkesë të palës së interesuar, që do t'i bashkëngjitet dokumentit origjinal, si dhe duhet te nënshkruhet nga përkthyesi pasi qe te vërtetohet identiteti i tij, nëse ai nuk është staf i Noterit

KONFIRMIMI I FAKTEVE, VËRTETIMI I DOKUMENTEVE, PRANIMI I DEKLARATVE NËN BETIM

Me rastin e lëshimit të vërtetimeve dhe konfirmimeve, Noteri:

konstaton identitetin e palës apo palëve që bëjnë kërkesën dhe

shton klauzolën për vërtetimin apo konfirmimin, deklaron datën e vërtetimit apo konfirmimit, dhe e vë nënshkrimin dhe vulën zyrtare të tij saj

Vërtetimi i kopjeve të dokumenteve origjinale

Noteri vërteton vetëm kopjet e dokumenteve origjinale të përgatitura në zyrën e Noterisë

Kopja duhet të përputhet në çdo aspekt me dokumentin origjinal, përfshirë këtu shkrimin, pikësimin dhe shkurtesat e fjalëve, nëse pjesët e dokumentit origjinal janë ndryshuar, fshirë, janë shënjuar me vija, janë futur apo shtuar në tekst, kjo duhet të pasqyrohet në vërtetim

Page 9: Noteria

Në vërtetim tregohet nëse dokumenti origjinal është grisur, dëmtuar apo në ndonjë formë tjetër duket i dyshimtë në pamjen e tij, Noteri krahason me kujdes dhe saktësi kopjen me origjinalin

Pranimi i deklaratave nën betim

Noteri mund të pranojë deklarata nën betim nga palët

Deklarata e noterizuar pasqyron betimin e dhënë nga pala e interesuar, me sa vijon:

"Betohem në nderin tim që jam shprehur me sinqeritet dhe besnikërisht në përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve që më janë bërë nga Noteri për sa i përket kësaj çështjeje dhe që nuk kam fshehur asnjë fakt për të cilin jam në dijeni lidhur me këtë çështje"

Ruajtja dhe dorëzimi i dokumenteve

Noteri mund të marrë përsipër përgjegjësinë për ruajtjen e dokumenteve Depozitimi i tillë ka efektin e depozitimit në gjykatë

Nëse ngjan kjo, duhet përgatitur dokumenti i noterizuar që përmban të paktën informatat në vijim:

vendin dhe datën kur janë dorëzuar dokumentet

emrat, profesionin dhe adresën e personit që dorëzon dokumentet

arsyen pse bëhet depozitimi i dokumenteve tek Noteri

Noteri i lëshon dëftesën për pranimin e dokumenteve, personit që bën dorëzimin e dokumenteve

Pranuesi i dokumenteve konfirmon pranimin e tyre duke vënë nënshkrimin në dokumentin origjinal

ODA E NOTERËVE

Oda e Noterëve person juridik në të drejtën publike, vepron në pajtim me këtë ligj dhe statutin e saj, ashtu si është miratuar nga Kuvendi i Përgjithshëm i Odës së Noterëve dhe aprovuar nga Ministria e Drejtësisë

Selia e Odës është në Prishtinë dhe përbëhet nga të gjitha Noteritë në Kosovë

Anëtarësimi në Odën e Noterëve është i detyrueshëm

Page 10: Noteria

Statuti i Odës parasheh organizimin e punës së organeve të Odës, raportin në mes të këtyre organeve dhe Noterëve, si dhe administrimin dhe menaxhimin e Odës

Funksionet dhe aktivitetet e Odës janë analoge me funksionin e odës se avokatëve

Monitorimi dhe mbikëqyrja e Odës

Ligjshmëria e aktiviteteve të Odës mbikëqyret nga Ministria e Drejtësisë, që mund të kërkojë nga Komisioni i Odës dorëzimin e dokumenteve relevante ???

Oda dorëzon raportin gjithëpërfshirës vjetor lidhur me aktivitetet e saj në Ministrinë e Drejtësisë

Raporti i tillë adreson aktivitetet e Noterëve, ushtruesve të detyrës së noterit dhe kandidatëve për noter gjatë vitit paraprak, si dhe orarin e punës për ushtrimin e detyrave kryesore të Odës për vitin pasues, përfshirë këtu vlerësimet relevante financiare

MBIKËQYRJA DHE DISIPLINA

Ministria e Drejtësisë duhet të konstatoj, se të gjitha aktet noteriale janë ushtruar në pajtueshmëri me ligjin e zbatueshëm

Mbikëqyrja e tillë përfshin përgatitjen e dokumenteve të noterizuara, arkivimin e dokumenteve të noterizuara dhe respektimin e tarifave noteriale

Mbikëqyrja e rregullt

Mirëmbajtja e secilës zyrë noteriale dhe ushtrimi i detyrave nga ana e noterit përkatës, shqyrtohet në çdo dy vite, në datën specifike, duke lajmëruar paraprakisht Noterin përkatës për datën e shqyrtimit, përmes postës së regjistruar, me faksimil apo porosi elektronike

Mbikëqyrja Ad Hoc

Ministria e Drejtësisë mund të urdhërojë kryerjen e inspektimit ad hoc të zyrës noteriale, në mënyrën dhe sipas procedurës së parashikuar për kryerjen e mbikëqyrjes së rregullt, pa i bërë njoftim paraprak Noterit përkatës