2
News letter Buletin informativ i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë Nr. 4, Korrik - Dhjetor 2019 KËTË NUMËR • NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT ME SHOQATËN E SIGURIMEVE TË AUSTRISË • ZHVILLOI PUNIMET ASAMBLEJA E PËRGJITHËSHME E ANËTARËVE TË SHOQATËS • SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË, NË BASHKËBISEDIM ME STUDENTËT E UNIVERSITETEVE. • ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT PËR PERUIDHËN JANAR - NËNTOR 2019 SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË Rr. "Ibrahim Rugova", Pall 21/4, Kati i dytë Tiranë Email: [email protected] www. shoqatasiguruesve.al Promovojmë praktikat dhe standartet më të larta në fushën e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të konsumatorëve. Promovojmë praktikat dhe standartet më të larta në fushën e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të konsumatorëve. VENDOSET BASHKËPUNIMI ME SHOQATËN E SIGURUESVE TË AUSTRISË Në kuadër të bashkëpunimit me Shoqatën e Sigurimeve të Austrisë, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë organizoi me datë 11 Dhjetor 2019 një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues nga shoqëritë e sigurimit të tregut jo-jetë dhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. I ftuar special në këtë veprimtari ishte zoti Michael Brandstetter, përfaqësues i Shoqatës së Siguruesve të Austrisë, i cili në prezantimin e tij u ndal në çështje të tilla si : 1. Nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare në lidhje me risqet e ndryshme që shoqërojnë përditshmërinë tonë dhe benefitet nga transferimi i këtij risku pranë kompanive të sigurimit. 2. Rritjen dhe përmirësimin e edukimit financiar gjithëpërfshirës për të ofruar një shërbim cilësor në fushën e sigurimeve. 3. Adaptimin e modeleve të sukseshme me qëllim rritjen e penetrimit të sigurimeve në Shqipëri. 4. Potencialin e tregut tonë për zhvllimin e produkteve të reja të sigurimit, etj Ky takim i parë në këtë format, i hap rrugën një sërë takimesh të tjera tematike me synimin për të kontribuar në zhvillimin e metejshëm të sigurimeve në Shqipëri. ZHVILLOI PUNIMET ASAMBLEJA E PËRGJITHËSHME E ANËTARËVE TË SHOQATËS Në datën 26 Dhjetor 2019, në Tiranë , nën drejtimin e Kryetarit të saj, z.Avni Ponari, zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithëshme e Anëtarëve të Shoqatës e Siguruesve të Shqipërisë. Drejtuesit e shoqërive të sigurimit jo-jetë disktutan mbi ecurine e shoqatës gjatë vitit 2019, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në aspektet e qasjes së tregut ndaj konsumatorit. Më tej, u përcaktuan prioritetet e Shoqatës për vitin 2020, ku mund të përmenden plotësimi i kuadrit ligjor për sigurimn e detyrueshëm në sektorin e transportit, sigurimi i përgjegjësive, sigurimi nga katastrofat natyrore, edukimi finanaciar i konsumatorit e në mënyrë të veçantë i brezit të ri, shkëmbimi i eksperiencave me homologët në rajon e më gjerë, në kuadër të antarësimit të Insurance Europe, etj. Në fund, Asambleja miratoi edhe buxhetin për vitin financiar 2020, i cili garanton zhvillimin normal të veprimtarisë së Shoqatës.

Nr. 4, Korrik - Dhjetor 2019 Newslettershoqatasiguruesve.al/wp-content/uploads/2020/01/...Më tej, u përcaktuan prioritetet e Shoqatës për vitin 2020, ku mund të përmenden plotësimi

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Nr. 4, Korrik - Dhjetor 2019 Newslettershoqatasiguruesve.al/wp-content/uploads/2020/01/...Më tej, u përcaktuan prioritetet e Shoqatës për vitin 2020, ku mund të përmenden plotësimi

NewsletterBuletin informativ i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë

Nr. 4, Korrik - Dhjetor 2019

NË KËTË NUMËR

• NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT ME SHOQATËN E SIGURIMEVE TË AUSTRISË

• ZHVILLOI PUNIMET ASAMBLEJA E PËRGJITHËSHME E ANËTARËVE TË SHOQATËS

• SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË, NË BASHKËBISEDIM ME STUDENTËT E UNIVERSITETEVE.

• ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT PËR PERUIDHËN JANAR - NËNTOR 2019

SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISËRr. "Ibrahim Rugova", Pall 21/4, Kati i dytë TiranëEmail: [email protected]. shoqatasiguruesve.al

Promovojmë praktikat dhe

standartet më të larta në fushën

e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të

konsumatorëve.

Promovojmë praktikat dhe

standartet më të larta në fushën

e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të

konsumatorëve.

VENDOSET BASHKËPUNIMI ME SHOQATËN E SIGURUESVE TË AUSTRISË

Në kuadër të bashkëpunimit me Shoqatën e Sigurimeve të Austrisë, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë organizoi me datë 11 Dhjetor 2019 një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues nga shoqëritë e sigurimit të tregut jo-jetë dhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

I ftuar special në këtë veprimtari ishte zoti Michael Brandstetter, përfaqësues i Shoqatës së Siguruesve të Austrisë, i cili në prezantimin e tij u ndal në çështje të tilla si :

1. Nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare në lidhje me risqet e ndryshme që shoqërojnë përditshmërinë tonë dhe benefitet nga transferimi i këtij risku pranë kompanive të sigurimit.

2. Rritjen dhe përmirësimin e edukimit financiar gjithëpërfshirës për të ofruar një shërbim cilësor në fushën e sigurimeve.

3. Adaptimin e modeleve të sukseshme me qëllim rritjen e penetrimit të sigurimeve në Shqipëri.

4. Potencialin e tregut tonë për zhvllimin e produkteve të reja të sigurimit, etj

Ky takim i parë në këtë format, i hap rrugën një sërë takimesh të tjera tematike me synimin për të kontribuar në zhvillimin e metejshëm të sigurimeve në Shqipëri.

ZHVILLOI PUNIMET ASAMBLEJA E PËRGJITHËSHME E ANËTARËVE TË SHOQATËS

Në datën 26 Dhjetor 2019, në Tiranë , nën drejtimin e Kryetarit të saj, z.Avni Ponari, zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithëshme e Anëtarëve të Shoqatës e Siguruesve të Shqipërisë.

Drejtuesit e shoqërive të sigurimit jo-jetë disktutan mbi ecurine e shoqatës gjatë vitit 2019, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në aspektet e qasjes së tregut ndaj konsumatorit.

Më tej, u përcaktuan prioritetet e Shoqatës për vitin 2020, ku mund të përmenden plotësimi i kuadrit ligjor për sigurimn e detyrueshëm në sektorin e transportit, sigurimi i përgjegjësive, sigurimi nga katastrofat natyrore, edukimi finanaciar i konsumatorit e në mënyrë të veçantë i brezit të ri, shkëmbimi i eksperiencave me homologët në rajon e më gjerë, në kuadër të antarësimit të Insurance Europe, etj.

Në fund, Asambleja miratoi edhe buxhetin për vitin financiar 2020, i cili garanton zhvillimin normal të veprimtarisë së Shoqatës.

Page 2: Nr. 4, Korrik - Dhjetor 2019 Newslettershoqatasiguruesve.al/wp-content/uploads/2020/01/...Më tej, u përcaktuan prioritetet e Shoqatës për vitin 2020, ku mund të përmenden plotësimi

Nr. 4, Korrik - Dhjetor 2019

ANËTARËT E SHOQATËS SË SIGURUESVE TË SHQIPËRISË

Vlerat që na bashkojnë.

SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË, NË BASHKËBISEDIM ME STUDENTËT E UNIVERSITETEVE.

Prezantimi i kulturës së edukimit mbi sigurimet në Shqipëri është një sifdë e rëndësishme shoqërore e cila kërkon kontributin e një game të gjerë bashkëpunëtorësh dhe përfituesish.

ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT PËR PERUIDHËN JANAR - NËNTOR 2019

Në Janar - Nëntor 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 3.20%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 485,272 mijë lekë duke arritur shifrën 15,634,637 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 1,211,089 duke shënuar një rritje me 3.14 % krahasuar me Janar - Nëntor 2018.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 14,502,780 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 2.84% krahasuar me Janar- Gusht 2018.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,110,963 duke shënuar një rritje në masën 5.13% krahasuar me Janar -Nnëntor 2018.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2019, janë paguar gjithsej 5,488,254 mijë lekë dëme ose 11.13% më pak se gjatë periudhës Janar-Nëntor 2018.

Numri i dëmeve të paguara në Janar - Nëntor 2019 është rritur me 3,865 dhe arriti shifrën 43,981 nga të cilat 42,130 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,851 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

TREGUESIT KRYESORË TË TREGUT TE SIGURIMEVE JO-JETË

viti 2019 në mijë lekë

Janar-Nëntor 2018

Janar-Nëntor 2019

Ndryshimi në %

Primet e shkruara bruto 14,102,119 14,502,780 2.84

nga kjo:

përgjegjësi motorrike ndaj palëve të treta

9,559,861 9,985,706 4.45

MTPL e brendshme

7,584,086 7,963,989 5.01

Kartoni Jeshil 1,477,233 1,559,285 5.55

Kufitare 498,542 462,432 (7.24)

Dëmet e paguara gjithsej

5,109,039 4,752,325 (6.98)

Numri i kontratave të nëshkruara

1,056,744 1,110,963 5.13

Numri i dëmeve të paguara

38,492 42,130 9.45

Burimi: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Pikërisht për këtë arësye, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, gjate muajit Nëntor organizoi bashkëbisedim me studentet në Universitetin “Luarasi”, Universitetin Europian të Tiranës dhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Në orët e hapura me studentët, per të dytin vit rradhazi, lektorët e tregut të sigurimeve trajtuan informacione dhe koncepte bazë mbi sigurimet, si : rritja e ndërgjegjësimit dhe të vetbesimit për të kuptuar çfarë janë sigurimet, cilat janë sigurimet bazë dhe se përse është e rëndësishme që të sigurohemi, roli i sigurimeve për menaxhimin e rrezikut në biznese dhe në jetën e përditëshme, etj.

Këto takime me studentët shërbejnë veç të tjerave edhe për të vendosur ura komunikimi mes tregut të sigurimeve dhe botës akademike, e në mënyrë të veçantë asaj studentore, nga ku do të dalin menaxherët dhe administratorët e ardhshëm të biznesit shqiptar.