4
OLIMPIADA ELBASAN LIBRAZHD MATEMATIKË * KLASA 1-9 * STANDARDE TË CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS 07 SHKURT 08 SHKURT 2015 2015

Olimpiada e Elbasanit dhe Librazhdit, 7-8 shkurt 2015

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Në faqen 4 është mënyra e regjistrimit.

Citation preview

Page 1: Olimpiada e Elbasanit dhe Librazhdit, 7-8 shkurt 2015

OLIMPIADA ELBASAN LIBRAZHD MATEMATIKË * KLASA 1-9 * STANDARDE TË CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS

07 SHKURT

08 SHKURT

2 0 1 5 2 0 1 5

Page 2: Olimpiada e Elbasanit dhe Librazhdit, 7-8 shkurt 2015

OLIMPIADAT LOKALE dhe OLIMPIADA XV KOMBËTARE OLIMPIADA E ELBASANIT, 7 SHKURT 2015, dhe OLIMPIADA E LIBRAZHDIT, 8 SHKURT 2015 është pjesë e Olimpiadës XV Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm që mbahet në 1-9 qershor 2015, me pjesëmarrjen e klasave 1-9. Olimpiadat Lokale janë konkurrime vetëm për matematikë, ndërsa Olimpiada Kombëtare e Matematikës dhe e Formimit të Përgjithshëm është një konkurrim tregarësh: Gjuhë shqipe (60 minuta), Matematikë (90 minuta), Shkencë (60 minuta). Vjet në finalet e qershorit morën pjesë rreth 1050 nxënës nga Shqipëria (85%) dhe Kosova (15%). Olimpiadat e Elbasanit (7 shkurt) dhe të Librazhdit (8 shkurt) vijnë pasi ne kemi organizuar tashmë Olimpiadën e Tiranës dhe të Durrësit dhe do të vijojmë me olimpiadat e tjera në Shqipëri dhe Kosovë.

PROGRAMI: Programi i Olimpiadës XV Kombëtare është program ndërkombëtar i matematikës. Si Shkollë Ndërkom-bëtare e Kembrixhit, “Udha e shkronjave” orienton nxënësit e olimpiadës në shkurtimin e largësisë që programet ndërkombëtare kanë me ato shtetërore. Ky duhet të jetë një motivim mjaft i mirë për atë që dëshiron të marrë pjesë në Olimpiadat Lokale dhe në Olimpiadën XV Kombëtare. Rezultatet e olimpiadave lokale shpallen më 17 prill 2015.

KURSI ONLINE “UDHA E SHKRONJAVE” NË ZBËRTHIM TË PROGRAMITMe t’u regjistruar në olimpiadë, çdo nxënës merr programin dhe fillon punën me zbërthimin e tij. Nëse nxënësi dëshiron që punën përgatitore për zbërthimin e programit ta realizojë me shkollën “Udha e shk-ronjave”, atëherë, lidhur me këtë, ne kemi përgatitur Kursin Online të Shkollës “Udha e shkronjave”, krijuar enkas për të marrë aftësitë që parashikon programi i matematikës i olimpiadës. Kursi Online i shkollës “Udha e shkronjave” orientohet nga programi i Cambridge dhe realizohet praktikisht me materiale online të Oxfordit; Kursi është intensiv, shumë i qartë në shpjegim dhe me detyra që kanë korrigjim automatik. Kursi është në gjuhën angleze, por deri më sot kjo nuk ka qenë pengesë për 95% të nxë-nësve që e kanë praktikuar. Është hera e parë që Kurset tona Online ecin paralelisht me programin për t’u zbatuar. Tarifa e Olimpiadës Lokale 2000 lekë. TARIFA e Kursit Online enkas për Olimpiadë është 5000 lekë. Kursi Online rri i hapur nga çasti i rregjistrimit për në Olimpiadë deri 10 ditë pas Olimpiadës.

Page 3: Olimpiada e Elbasanit dhe Librazhdit, 7-8 shkurt 2015

Linku 1: Shpjegimi në 9 hapa i numrave të përzier dhe thyesave jo të mirëfillta, që i përgjigjet objektivi në programin e matematikës, nivelin 5, kapitulli Numri.

Linku 2: Detyra e shtëpisë me korrigjim automatik (Markit) me dy faqe (Q1 dhe Q2) që lidhet pikërisht me shpjegimin në linkun 1, detyrë për çdo shpjegim.

Shembull: Niveli 5 (klasa 5 ): Tema: Thyesat jo të mirëfillta dhe numrat e përzierObjektivi: Nxënësi të ndajë thyesat e mirëfillta nga jo të mirëfillta dhe të kthejë thyesat jo të mirëfillta (17/7) në numra të përzier 2 e 3/7 dhe anasjelltas.Shpjegimi Linku 1: http://goo.gl/ilJDge Praktika (Detyra) Linku 2: http://goo.gl/uhiLzB

Nxënësi me të klikuar linkun drejtohet menjëherë në shpjegimin online përkatës (shembull fotoja Linku 1) ose në Detyrën e shtëpisë (Online Homework) (shembull, fotoja Linku 2)

SHEMBULL I ZBËRTHIMIT ONLINE TË PROGRAMIT TË OLIMPIADËS

Page 4: Olimpiada e Elbasanit dhe Librazhdit, 7-8 shkurt 2015

NGA ANA JUAJ: 1. Drejtohuni pranë bankës ProCredit ose BKT llogaria “Udha e shkronjave” dhe paguani shumën 2000 lekë për regjistrim në olimpiadën e qytetit ose (fakultative) 7000 lekë (nëse keni zgjedhur edhe Kursin Online të Olimpiadës) me këtë koment: “Për regjistrim të emri mbiemri, klasa, shkolla për Olimpiadën e (emri i qytetit)” (ose në Olimpiadë dhe Kursin Online të Olimpiadës)

2. Dërgohet SMS në 0692076068 dhe email në [email protected] me tekst saktësisht “Kreva regjis-trimin në bankën ..... për ..... (emri mbiemri), klasa ...., shkolla ..... Numri im i telefonit ....” (nëse keni zgjedhur edhe Kursin Online shkruani “kam kryer pagesën edhe për Kursin Online të Olimpiadës”. Shënim: Bashkëngjisni në email skanimin/foton e pagesës.

NGA ANA JONË: Përmes emailit, ne ju nisim “Kartën e Regjistrimit” që përmban njoftimet mbi kodet, oraret dhe vendin e organizimit dhe udhëzuesin për programin që do të zbatohet ose kodet e hyrjes në Kursin Online.

PROCEDURA E REGJISTRIMIT OLIMPIADËN LOKALE ELBASAN LIBRAZHD

7 SHKURT 2015 (Elbasan) 8 shkurt 2015 (Librazhd)

Tarifa e Kursit Online për zotërimin e programit të Olimpiadës (fakultative): 5000 lekë

Për më shumë informacion, drejtohuni në:

“Udha e shkronjave” Cambridge International Schoolrr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë (pranë shkollës “E kuqe”, Pazari i Ri)tel. 04 2267048 - cel. 0692076068 - [email protected] www.udhaeshkronjave.edu.al