Upload
others
View
2
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Fakulteti i Edukimit – Gjakovë
Drejtimi: Parashkollor
Parime didaktike në aspektin e
edukimit dhe arsimit muzikor
PUNIM DIPLOME
Kandidatja: Mentor:
Dorina Ermeni Prof.Asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia
Gjakovë, 2020
2
Përgatitur nga: Dorina Ermeni
Për mbrojtje të temes së diplomes për titullin- Bachelor i Programit Parashkollor
Fusha e veqant: Programi Parashkollor
Titulli: “PARIMET DIDAKTIKE NE ASPEKTIN E EDUKIMIT DHE ARSIMIT
MUZIKOR”
Punimi i permban gjithsej:48 faqe
Udhëheqës shkencor: Prof.Asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia
Ky punim u mbrojt më ____/____/________ para komisionit vlerësues në përbërje
1._______________________________ Udhëheqës kryesor
2. _______________________________ Kryetar
3. _______________________________ Anëtar
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues
1. _________________________________
2. _________________________________
3. _________________________________
Gjakovë, 2020
3
LEKTURIMI
Unë, Muzli Muça dëshmoj që kam bërë lekturimin e punimit të diplomës, me
temë: “Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor”, të punuar
nga Dorina Ermeni, studente e Fakultetit të Edukimit “Fehmi Agani” në
Gjakovë, programi Parafillor.
Ky punim u realizua nën mentorimin e Prof.Asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia.
Tema është shikuar me përpikmëri në aspektin gjuhësor dhe drejtshkrimor.
Lektor:
Muzli Muça
Datë: Nënshkrimi:
_______________ _______________
4
Mirënjohje dhe falënderime
Rrugetimi drejt arsimit dhe dijes nuk do te ishte i mundur pa përkrahjen morale dhe
emocionale të përsonave,që gjithmonë ishin të gatshëm të më qëndronin pranë.
Faleminderit të gjithë profesorëve dhe stafit administrativ të Universitetit të Gjakovës
”Fehmi Agani” për punën e palodhëshme të treguar gjatë këtyre viteve.
Një falënderim i veqantë dhe meritor i takon,të nderuarës Prof.Asoc.Msc.Mimoza
Kurshumlia e cila ishe përkrahë meje drejt përfundimit me sukses të këtij studimi.
Ju faleminderit juve të dashur familjarë, kolege e shoqeri për motivimin, durimin dhe
përkrahjen e treguar ndaj meje, gjatë këtyre viteve studimesh.
Ju paqa gjithmonë!
5
Përmbajtja
LEKTURIMI.............................................................................................................................. 3
ABSTRAKT .............................................................................................................................. 7
ABSTRACT ............................................................................................................................... 8
HYRJE ................................................................................................................................ 9
Struktura e punimit .................................................................................................... 10
Qëllimi i punimit ....................................................................................................... 10
KAPITULLI I
1. Zhvillimi i edukimit parashkollor pas vitit 1999 deri më sot ........................................... 11
1.1. Zhvillimi i edukimit parashkollor ............................................................................. 14
1.2. Kurrikula didaktike ................................................................................................... 16
KAPITULLI II
2. Fusha e arteve – muzika ................................................................................................ 17
2.1. Kompetencat e fushës................................................................................................ 18
2.2. Lidhja e muzikës me fushat e tjera ............................................................................ 21
2.3. Parimet didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor ................................ 22
Reflektim .............................................................................................................................. 25
KAPITULLI III ............................................................................................................................
3. Arsimi muzikor – çështje konceptuale dhe përmbajtjesore .......................................... 27
4. METODOLOGJIA ........................................................................................................... 29
4.1. Qëllimi i hulumtimit .................................................................................................. 29
5.2. Variablat e hulumtimit .............................................................................................. 30
5.3. Metodat, procedurat dhe instrumentet e hulumtimit ................................................. 31
5.4. Popullsia dhe mostra e hulumtimit ............................................................................ 32
REZULTATET ........................................................................................................................ 33
Niveli fillestar i krijimtarisë së përgjithshme artistike ......................................................... 34
6
Niveli fillestar i perceptimit artistik ..................................................................................... 35
Niveli fillestar i pritjes së artit .............................................................................................. 36
Niveli fillestar i zhvillimit artistik dhe krijues ..................................................................... 37
Diskutim ................................................................................................................................... 39
PËRFUNDIM .......................................................................................................................... 40
Resyme ..................................................................................................................................... 41
LITERATURA ........................................................................................................................ 43
CV E SHKURTËR E KANDIDATES .................................................................................... 45
SHTOJCA ................................................................................................................................ 46
7
ABSTRAKT
Edukimi parashkollor paraqet themelet e një sistemi të mirë të arsimit. Ky punim diplome
trajton metodologjitë e edukimit parashkollor, e në veçanti edukimin dhe arsimin muzikor, të
cilat ofrohen në institucionet parashkollore publike, dhe klasat para fillore për fëmijët nga
mosha 3- 6 vjeç në Kosovës.
Muzika është pjesë e rëndësishme e jetës dhe kulturës njerëzore dhe ajo duhet të ketë vend
të rëndësishëm në edukim dhe arsimim. Qëllimi i mësimit nga arsimi muzikor është që
fëmijët ta duan muzikën, tek ata të lind dëshira për angazhimin aktiv: të këndojnë,
ekzekutojnë dhe dëgjojnë muzikë, t’i zhvillojnë aftësitë e tyre muzikore.
Të mësuarit e muzikës, nga vitet e hershme në zhvillimin e fëmijës, është ideal për veprimin
kompleks të personalitetit të fëmijës, për nxitjen e fuqishme të emocioneve pozitive,
kreativitetit, pavarësinë, punën ekipore dhe përgjegjësinë. Arsimi muzikor duhet të jep
kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës, në arritjen e kulturës së sjelljes, si dhe në
nxitjen e shprehjes muzikore.
Synimi ynë për këte temë është që brezat e rinjë çdo ditë e më shumë të përfitojnë njohuri
nga ky punim dhe qe kjo temë: “Parimet didaktike nga aspekti i edukimit dhe arsimimit
muzikor” të jetë shembull për gjeneratat e ardhshme.
Fjalët kyçe: muzika, metoda, edukimi, arsimi dhe të mësuarit.
8
ABSTRACT
Preschool education is the foundation of a good education system. This thesis addresses the
methodologies of preschool education, and in particular music education and training, which
are offered in public preschool institutions, and pre-primary classes for children aged 3-6 in
Kosovo.
Music is an important part of human life and culture and it should have an important place
in education. The purpose of learning music education is for children to love music, to
develop a desire for active engagement: to sing, perform and listen to music, to develop their
musical skills.
Learning music, from the early years in a child’s development, is ideal for the complex
action of the child’s personality, for the powerful stimulation of positive emotions, creativity,
independence, teamwork and responsibility. Music education should make an important
contribution to the development of the child, to the achievement of a culture of behavior, as
well as to the promotion of musical expression.
Our goal for this topic is for the younger generations to gain more and more knowledge
from this paper and this topic: "Didactic principles from the aspect of education and music
education" to be an example for future generations.
Keywords: music, methods, education, education and learning.
9
1.HYRJE
Sfera e arsimimit artistik luan një rol të madh në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës. Ajo
nxit frymën e tij krijuese, aftësitë njohëse, inteligjiencën dhe individualitetin. Përmes
disiplinave artistike, fëmijët e moshës më të hershme, në mënyrën më të përshtatshme për ta,
manifestojnë përmes formës së lojës, si prirjet dhe shkathtësitë e veta, ashtu edhe përjetimin
dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon.
Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti i edukimit dhe
arsimimit muzikor. Termi didaktikë rrjedh nga greqishtja (didasko), ku ky term përcaktohet si
pjesë e pedagogjisë që merret me përmbajtjen e studimit të procesit edukimit dhe arsimimit.
Didaktika realizon qëllimet dhe detyrat edukative arsimore piksynimeve shoqërore dhe
aftësive në përgatitjen e personaliteteve të nxënësve.
Edhe muzika sikurse lëndet e tjera ka parimet didaktike dhe luan rol të rëndësishëm paralel
me lëndet tjera. Muzika është pjesë e rëndësishme e jetës dhe kulturës njerëzore, ajo ka zënë
vend të rëndësishëm në zhvillimin e edukimit dhe arsimimit muzikor. Muzika është arti i
shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve.
Në klasën e parashkollore (pregaditore) të shkollës fillore, nxënësit futen gradualisht në
botën e artit muzikor përmes mësimit krijues, ku dëgjojnë me përjetim muzikën, këndojnë
meloditë e thjeshta, interpretojnë në instrumentet e Orfit (Orfi, K., 1895:1982), njohin tingujt
dhe instrumentet e ndryshme dhe shprehin lirshëm potencialin e vet muzikor. Karakteristika
mbizotëruese e mësimit aktiv duhet të jetë loja.
Për fëmijën e vogël paraqet gëzim të veçantë tingulli që ai e prodhon vetë me goditje, p.sh.
me lodër kur godet shtratin, me lugë kur godet gotën ose stolin etj. Ai studion objektet dhe
sendet e ndryshme: i rrotullon, i kontrollon, i godet dhe i zbërthen ato. Që nxënësit të mund
t’i përdorin me sukses instrumentet e fëmijëve, është e nevojshme që të njihen gradualisht me
to, duke mos e nënvleftësuar as trupin si burim të tingullit.
10
1.1. Struktura e punimit
Në fillim te punimit është paraqitur prezantimi me punimin, objektin dhe objektivat
kërkimore të saj, qëllimi dhe detyrat e hulumtimit, hipoteza e hulumtimit, Metodat, teknikat
dhe instrumentet e hulumtimit dhe parametrat e mëposhtëm. Më pastaj bëhet prezantimi i
shtjellimit të temës me modelin teorik, respektivisht në analizën e mësimdhënies dhe
avancimit. Te pjesa e Diskutimit është dhënë metodologjia, në të cilën prezantohen metodat
dhe instrumentet analitike me anë të të cilave do tu jepet përgjigje pyetjeve dhe hipotezave
kërkimore që u parashtruan më lart. Dhe i fundit, jepet konkluzionet dhe rekomandimet.
1.2. Qëllimi i punimit
Qëllimi i këtij punimi është të hetoj praktikat muzikore në ciklin e ultë në Kosovë, më
konkretisht në zbatimin e pilotimit të Kurrikulës Bërthamë dhe Kornizës Kurrikulare të
Kosovës. Bënë thirrje për nevojën e analizimit të ndryshimeve në sistemin e edukimit të
muzikës brenda një perspektive më të gjerë, si 'shtesë' dhe 'alternativë', qasje kjo e cila
përputhet edhe me synimin tim, i cili shtrihet mbi aspektin se “Mësimi është gjëja më
personale në botë.”
Për këtë arsye ky punim ka për qëllim të shqyrtojë:
Identitetin muzikor: prejardhja e mësuesëve, identiteti profesional muzikor,
Qëndrimet, besimet, njohuritë e mësimdhënësve rreth edukimit muzikor dhe
kurrikulës,
Praktikat e deklaruar nga vet mësimdhënësit dhe konfidenca në mësimdhënie,
Trajnimet e mësimdhënësve sa i përket Kurrikulës dhe zbatimi i kurrikulës në
praktikë.
11
KAPITULLI I
1.Zhvillimi i edukimit parashkollor pas vitit 1999 deri më sot
Fusha e arteve është pjesë e rëndësishme e kurrikulës në të cilën përfshihen aspekte të
kulturës materiale, shpirtërore, artistike, intelektuale dhe emocionale, ku ndërveprojnë kultura
dhe shoqëria. Mësimi i arteve u afron nxënësve mundësi për të zhvilluar njohuritë artistike
përmes mjeteve shprehëse si: tingujve, ngjyrave, formave, fjalës, lëvizjeve. Ato mësohen,
formohen dhe kultivohen përmes teknikave e proceseve artistike, nxisin të mësuarit konkret
të artit gjatë procesit mësimor në shkollë dhe në jetën e përditshme.
Sistemi i arsimit në Kosovë, nga periudha e pasluftës (1999) deri më sot ka kaluar nëpër
procese mjaft të rëndësishme, duke përfshirë këtu periudhën e emergjencës, shtet-ndërtimit
dhe tani, standardizimin e arsimit në përputhje me kërkesat dhe aspiratat për integrimin
evropian. Pas luftës së vitit 1999, Kosova u vendos nën protektoratin e veçantë të Organizatës
së Kombeve të Bashkuara dhe u administrua nga Administrata Civile e Kombeve të
Bashkuara – UNMIK. Kjo kohë e gjen pothuajse të rrënuar totalisht sistemin arsimor, shumë
vendbanime e shkolla ishin dëmtuar e djegur në tërësi, popullsia ishte e zhvendosur, shumë
njerëz kishin humbur të dashurit e tyre. Kosova vërtetë kishte nevojë për mbështetje morale e
financiare, si dhe kohë për t‟u rimëkëmbur në tërësi. Fondacione të ndryshme, organizata
qeveritare dhe joqeveritare, kontribuuan në rindërtimin e institucioneve parashkollore,
shkollave, rehabilitimin e tyre dhe krijimin e kushteve për jetë, arsim e punë. Marrë në tërësi,
viti shkollor 1999-2000 ishte viti i përpjekjeve për tejkalimin e pasojave të luftës, ndërsa
2000-2001 ishte viti i fillimit të bashkëqeverisjes së autoriteteve të UNMIK-ut dhe vendorëve
në fushën e arsimit; ishte një vit përpjekjesh për stabilizimin e gjendjes dhe për fillimin e
projekteve zhvillimore në arsim, siç ishin formimi i kornizave ligjore, trajnimi i mësuesve,
formimi dhe zhvillimi i arsimit special, arsimi profesional etj. (Koliqi, 2004:36).
Mungesa e programeve për edukimin e fëmijëve në fëmijërinë e hershme dhe përdorimi i
programeve tejet të vjetëruara, të hartuara në vitet e ‟80-ta të shekullit të kaluar (Hyseni,
Salihaj, Pupovci, Shatri, Bylykbashi, & Hoxha, 2002:50) paraqet një sfidë në sistemin
12
arsimor të Kosovës, e cila sapo ka dalë nga një fazë e mbijetesës dhjetëvjeçare dhe e rrënimit
të plotë të saj.
Sipas Hyseni, Salihaj, Pupovci, Shatri, Bylykbashi, & Hoxha, 2002, puna edukative e
paraparë me këtë program ka qenë e ndarë në dy fusha:
a) Aktivitetet orientuese në lëmenjtë kryesorë: gjuhësorë – artistik (zhvillimi i të folurit dhe
kultura e shprehjes & edukimi figurativ e muzikor); njohja e mjedisit (njohja me mjedisin
natyror dhe shoqëror, zhvillimi i koncepteve dhe përfytyrimeve elementare matematikore)
dhe edukimi fizik dhe shëndetësor.
b) Aktivitetet e tjera orientuese gjatë ditës: aktivitete fizike të mëngjesit, aktivitete në ajër të
pastër, aktivitete të ushqimit, fjetja ditore e fëmijëve, aktivitetet përgatitore të fëmijëve për
veprimtari të obliguara, pranimi dhe përcjellja e fëmijëve (Hyseni, Salihaj, Pupovci, Shatri,
Bylykbashi, & Hoxha, 2002:78)
Qëllimet dhe detyrat e përgjithshme në edukimin parashkollor nuk shihet të ishin
përkufizuar dhe përcaktuar, sepse ekzistonte vakuum juridik. Nuk ekzistonte asnjë ligj apo
rregullore mbi bazën e të cilave do të parashiheshin qëllimet dhe detyrat e edukimit
parashkollor. Planet dhe programet për edukimin parashkollor, ku jepeshin detyrat e edukimit
parashkollor, ishin ato të para viteve 1990. Në çerdhet, qëllimi kryesor përcaktohej të ishte
përkujdesja dhe mbrojtja sociale dhe shëndetësore, formimi i shprehive higjienike dhe
përfitimi i bazave elementare të të folurit, etj. Ndërsa në kopshte, qëllimi kryesor përcaktohet
të ishte zhvillimi i aftësive dhe i operacioneve mendore, zhvillimi i imagjinatës, formimi i
shprehive higjienike dhe shprehive të sjelljeve sociale, formimi i koncepteve elementare
gjuhësore e matematikore, njohja me mjedisin, zhvillimi i ndjenjës dhe aftësive shprehëse
muzikore dhe figurative, zhvillimi i shprehive shëndetësore, si dhe zhvillimi fizik nëpërmjet
lojës (Hyseni, Salihaj, Shatri, & Pupovci, 2000:84).
Në shtator të vitit 2001 u hartua Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, ku parashihej
struktura e re e sistemit arsimor. Arsimi parashkollor-para fillor paraqet hallkën e parë të
sistemit të arsimit në Kosovë dhe sipas ISCED paraqet shkallën 0, ku parashihet të përfshihen
fëmijët e grup-moshave 9 muajsh deri në 6 vjeç. Ky nivel edukimi në Kosovë tani më
realizohet përmes 4 formave, siç janë: institucionet parashkollore publike, institucionet
parashkollore private, qendrat me bazë në komunitet dhe paralelet para fillore, në kuadër të
shkollave (Koliqi, 2004). Arsimi parashkollor në planin juridik rregullohej me Ligjin për
13
arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë nr. 2002/2. Edhe pse ndër objektivat kryesore të
MASHT-it ishte ngritja e cilësisë së edukimit parashkollor të institucionalizuar dhe
masivizimi i tij, çështje thelbësore mbetet fakti se edukimi parashkollor ishte mbi baza
vullnetare dhe jo i detyruar. Gjatë kësaj periudhe kohore nga viti 2002 e në vazhdimësi,
statistikat flasin për një ngritje të lehtë të shkallës së pjesëmarrjes së fëmijëve në edukimin
parashkollor.
Sipas të dhënave të UNICEF më pak se 10% e fëmijëve të moshës 3 – 6 vjet kanë qasje në
edukimin parashkollor. Shumica e kopshteve dhe klasave parashkollore janë të lokalizuara në
zonat urbane, gjë e cila nuk i kontribuon gjithë përfshirjes dhe nuk krijon mundësi të
barabarta për edukim. Mungesa e një infrastrukture ligjore të plotë për zhvillimin e procesit të
edukimit parashkollor ishte evidente deri në vitin 2002, kur edhe u hartua Ligji për arsimin
fillor dhe të mesëm (UNMIK/REG/2002/19//31.10.2002) në kuadër të të cilit ishte përfshirë
edhe edukimi parashkollor. Në nenin 2 të tij përcaktohej komuna si bartëse e procesit të
zgjerimit apo kufizimit të përfshirjes së fëmijëve në institucione parashkollore, ndërsa
detyrimet për kohëzgjatjen, orët, programin dhe çështje të tjera do të rregulloheshin nga
MASHT-i. Shikuar në tërësi, edukimi parashkollor në bazë të këtij ligji mbeti jashtë
vëmendjes së duhur të institucioneve vendore. Fakti që edukimi parashkollor ishte mbi baza
vullnetare dhe jo i obligueshëm zvogëlonte mundësitë për zgjerimin dhe shtrirjen cilësore.
Edhe pse në këtë periudhë kohore Kosova gëzonte një mbështetje të madhe nga organizatat
qeveritare dhe joqeveritare më me ndikim në botë në fushën e zhvillimit të edukimit në
fëmijërinë e hershme, në nivel vendor nuk u pa ndonjë tendencë masivizimi, sidomos në
zonat rurale. Në vitin 2006 nga Kuvendi i Kosovës u miratua Ligji për Edukimin
Parashkollor, Nr. 02/L52 i cili është edhe ligji i parë i edukimit parashkollor në Kosovën e
pas viteve 1999. Me miratimin e këtij ligji, gradualisht u vendosën shtyllat për një edukim më
të organizuar e më cilësor. Si rezultat i ristrukturimit të sistemit të arsimit dhe ligjit për
edukimin parashkollor në vitin 2006 hartohet edhe dokumenti i “Standardeve të përgjithshme
të edukimit dhe arsimit parashkollor (3-6 vjeç) në Kosovë” dhe dokumenti i “Kurrikulës së
edukimit parashkollor (3-6 vjeç) në Kosovë”, të cilat janë të parat dokumente shtetërore që në
mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në cilësinë e punës që ofrohet në nivelin parashkollor. Si
dokumenti i standardeve, ashtu edhe dokumenti i kurrikulës ishin të dedikuara vetëm për
moshën 3-6 vjeç, ndërsa mosha 0-3 vjeç mbeti jashtë skemës për t‟u reformuar dhe për të
përcjellë hapat e zhvillimit bashkëkohor në fushën e edukimit të fëmijëve në fëmijërinë e
hershme. Në këtë moshë më shumë kujdes i kushtohet përkujdesjes fizike sesa promovimit
14
dhe nxitjes së zhvillimit të fëmijëve në të gjitha aspektet e zhvillimit. Përveç këtyre dy
dokumenteve, me rëndësi vitale për zhvillimin e nivelit të edukimit parashkollor në vitin
2006, 2007, e 2008, u hartuan e u miratuan edhe një varg udhëzimesh administrative, të cilat
rregullonin çështje të veçanta të edukimit parashkollor, si: zbatimi i dokumenteve zyrtare, ku
përfshihen standardet e përgjithshme dhe kurrikula e edukimit parashkollor, kohëzgjatja e
programeve të tjera parashkollore, mundësitë dhe hapësirat e përkrahjes së edukimit
parashkollor nga komuniteti, mbikëqyrja profesionale pedagogjike e punës së edukatoreve,
përcaktimi i procedurës së ndërprerjes së punës së institucioneve parashkollore, mënyra e
zgjedhjes së programeve parashkollore nga prindërit e fëmijëve, fondi i orëve javore për
edukatoret, përfshirja e fëmijëve në institucione parashkollore, tarifat e pagesës, financimi etj.
Sfidat në këtë nivel të arsimit kanë qenë të shumta, duke filluar që nga niveli i ulët i
përfshirjes, mungesa e hapësirave, mungesa e kurrikulës për moshën 0-5 vjeç, vlerësimi dhe
monitorimi i vazhdueshëm i punës nëpër institucione, kualifikimi i edukatoreve, trajnimi i
vazhdueshëm i tyre, cilësia e ofrimit të programeve, praktikat e kufizuara metodologjike, etj.
1.1. Zhvillimi i edukimit parashkollor
Sistemi i arsimit në Kosovë, nga periudha e pasluftës (1999) deri më sot ka kaluar nëpër
procese mjaft të rëndësishme, duke përfshirë këtu periudhën e emergjencës, shtet-ndërtimit
dhe tani, standardizimin e arsimit në përputhje me kërkesat dhe aspiratat për integrimin
evropian.
Zbatimi i projektit edukativ “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si i pari projekt i
zhvilluar në nivelet e parashkollorit në Kosovë në vitin 2000, arriti të sjellë ndryshime në
praktikën e punës me fëmijët dhe arriti të krijojë një praktikë më fleksible dhe diversifikative
të formave të ndryshme të punës: lojëtaria-vendi i lojërave, lojoteka - vend ku ruhen dhe
klasifikohen mjete didaktike për lojëra, tregimorja, punëtoritë figurative, seksionet ritmike,
kopshti muzikor, etj. Te ky program gjejmë edhe nismat e para drejt ndryshimit të praktikës
së punës me fëmijët dhe hapat metodologjikë të përparuar, që vlerësojnë marrëdhëniet
interaktive të rritur-fëmijë dhe fëmijë-fëmijë.
Institucionet parashkollore publike, varësisht nga lokacioni ku gjinden kanë mjaft sfida dhe
vështirësi. Mungesa e infrastrukturës, objektet e vjetërsuara, mungesa e materialeve
didaktike, pamjaftueshmëria e shfrytëzimit të kapaciteteve apo edhe mbi ngarkesa me numrin
15
e madh të fëmijëve, niveli i shkollimit tek stafi punonjës, mungesa e trajnimeve, programet e
punës, bashkëpunimi me prindër, financimi janë disa nga vështirësitë që e shoqërojnë këtë
formë të organizimit të punës me fëmijë.
Metodologjia e Rexhio Emilias (Devjak, T. and Skubic, D. 2009:76) përkundër faktit që në
botë ka një shtrirje mjaft të madhe dhe të suksesshme, nuk është shumë i përhapur në vendin
tonë. Në Kosovë nuk ka asnjë organizatë që ka fituar të drejtën për zhvillimin e trajnimeve
për përdorimin e kësaj metodologjie, si pjesë e programeve të akredituara që ofrohen në vend.
Kjo metodologji ofrohet nga institucione parashkollore private si metodologji e veçantë dhe e
kombinuar me metodologji të tjera. Po ashtu ofrohet edhe në institucione parashkollore
publike nga edukatore, të cilat kanë vetë motivim për të ofruar risi metodologjike në grupet e
tyre edukative. Sipas Matos & Kamanit (2000:96), mbështetur në qasjen konstruktiviste dhe
nëpërmjet punës me projekte, në këtë metodologji edukatoret krijojnë një mjedis, ku fëmijët
mësojnë përmes zbulimit aktiv dhe bashkëpunimit me të rriturit, me moshatarët e tyre në
grup, si dhe krijojnë lidhje funksionale me materialet didaktike. Fëmijët zgjedhin vetë
veprimtaritë e tyre në larminë e fushave të të mësuarit, ku përfshihen: loja dramatike, blloqet
konstruktive, shkenca dhe matematika, librat, arti dhe muzika. Fëmijëve u kërkohet të jenë
aktivë fizikisht dhe intelektualisht. Ata zgjedhin të pavarur veprimtari që i nisin vetë
spontanisht ose që u propozohen nga mësuesja. Fëmijët punojnë individualisht ose në grupe
të vogla, forma këto që zënë pjesën më të madhe të kohës. Aktualisht në Kosovë për këtë
metodologji nuk ka një program trajnimi, ku edukatoret do të mund të fitonin shkathtësitë e
duhura për aplikimin e kësaj metodologjie.
Metodologjia Montesoriane nuk ka një shtrirje të atillë që të mund ta krahasojmë përvojën
tonë, qoftë edhe me vendet e Ballkanit. Ngjashmëritë në mes të disa komponentëve të
Metodologjisë Montesoriane me Metodologjinë Majeutike e bëjnë atë më familjare për
edukatoret në vendin tonë. Përdorimi i materialeve didaktike të konstruktuara nga Montesori
dhe aplikimi i tyre në punën me fëmijët është prezent. Metodologjia montesoriane shpesh
shihet e kombinuar me metodologji të tjera, por, ajo që konsiderohet si thelbi i të gjithë
programit të punës sipas Montesorit, mungon. Mungon ofrimi i një programi, ku fëmija do të
zhvillohej i pavarur, me mundësinë maksimale për të zhvilluar vetiniciativën dhe shuar
kureshtjen nën frymën e vërtetë montesoriane. Konstatohen mjaft improvizime në zbatimin e
kësaj metodologjie, gjë që nuk i shërben pozitivisht përmirësimit të praktikave aktuale të
punës me fëmijët.
16
1.2. Kurrikula didaktike
Kurrikula didaktike nga B.F. Skinner, qasja e të cilit bazohet në aktivitetet e iniciuara nga
edukatorja dhe përsëritjet e vazhdueshme të përmbajtjeve si metodë klasike e të mësuarit
(2013). Sipas kësaj qasje është edukatorja ajo që udhëheq aktivitetin dhe përmes përsëritjeve
të vazhdueshme bën përforcimin e përmbajtjeve mësimore tek fëmijët.
Kjo formë e punës i përgjigjet më shumë formës tradicionale të punës, ku edukatorja është
në qendër të veprimtarisë dhe udhëheq aktivitetin e të nxënit të fëmijëve. Sipas Coughlin
(Coughlin, P. A., et.al., 1997:100) klasat që mbështesin teorinë bihevioriste e kanë edukatoren
në epiqendër, ku edukatorja paraqet informacionin specifik në mënyrë përshkruese dhe
fëmijët pritet ta zotërojnë atë.
Siç shihet tek kurrikula didaktike nuk ka hapësirë për eksplorim të pavarur nga vetë fëmija.
Këtu gjithçka fëmijës i ofrohet e gatshme dhe fëmijët pritet që gradualisht të përvetësojnë atë
shprehi, njohuri apo shkathtësi.
Përshkrimin e faktorëve, si hapësira, pajisjet, materialet didaktike për punën mësimore
edukative, aktivitetet e të nxënit – loja, bashkëpunimi me prindërit dhe mënyrën sesi këta
faktorë mund të ndikojnë në ofrimin optimal të një metodologjie krahasuar me një tjetër.
Ulja e fëmijëve në grupe të vogla nuk siguron me doemos punën e tyre në grup, nëse
paraprakisht nuk është përgatitur ambienti dhe materialet për një gjë të tillë. Një element
tjetër i vërejtur në shumicën e grupeve edukative të vëzhguara, është puna në libra, të cilët në
raste të caktuara, sidomos në klasat para fillore kanë zënë edhe pjesën qendrore të ditës.
Shporta e hidhërimit, e cila është karakteristikë e metodologjisë Majeutike ka qenë në disa
nga grupet edukative të institucioneve parashkollore me qëndrim tërë ditor. Por jo në të gjitha
grupet e observuar. Nga Metodologjia Rexhio Emilia është huazuar këndi i ditëlindjeve, kënd
ky që nuk është karakteristikë e metodologjisë Hap pas Hapi, por që është integruar pothuajse
në të gjitha grupet e observuar. Në disa nga grupet edukative ka pasur materiale didaktike që
janë karakteristike për metodologjinë Montesoriane. Këto materiale kanë qenë të pakta dhe
kryesisht i kanë takuar fushës së gjuhës dhe matematikës. Puna me libra ka qenë evidente në
të gjitha grupet edukative. Parë nga një kënd neutral, pa dominime mbi ndonjë metodologji të
caktuar, në të gjitha grupet edukative të observuar nuk gjejmë një metodologji, e cila zbatohej
në frymën e saj filozofike. Mekanizimi i rutinave ditore nuk krijon energji pozitive për
zhvillimin e lirë të lojës së fëmijës dhe zhvillimin holistik të tij përmes lojës.
17
KAPITULLI II
2.Fusha e arteve – muzika
Muzika qëndron mes të gjitha formave të tjera inteligjente të njeriut (artit në përgjithësi,
shkencave shoqërore e historike dhe shkencave artistike), si një përbërës i barabartë me to i
progresit intelektual dhe i humanitetit. Kjo tregon që muzika krijon edhe historinë e vet
përmes kultivimit e sofistikimit të “këngës” primitive dhe kultivimin e përpunuar të zërit
njerëzor e të instrumenteve të muzikës. Të gjitha këto të bashkërenduara e të nënrenduara në
procesin e edukimit, do të kërkojnë të trajtohen në mënyrë të veçuar e sistematike në
programet lëndore sipas shkallëve. Muzika është një disiplinë artistike e artit dhe gjuhë
universale që ndihmon nxënësit të kuptojnë dhe lidhin fenomenet dhe dukuritë muzikore,
proceset dhe çështjet që i përkasin muzikës, duke vërtetuar ligjshmërinë e tyre, si dhe duke
shpjeguar mënyrat e interpretimit dhe ndërtimit të tyre, gjë e cila çon drejt realizimit të një
procesi të suksesshëm të mësimit të muzikës.
Vazhdimi i rrugëtimit të njohjes me muzikën është një vlerë e madhe për të mundësuar
edukimin dhe formimin kulturor, zhvillimin e personalitetit të nxënësve, zhvillimin e aftësive
të tyre për të punuar dhe krijuar në mënyrë të pavarur e sistematike si dhe për të menduar në
mënyrë krijuese dhe kritike. Integrimi i muzikës me të gjitha lëndët e tjera brenda fushës së
arteve dhe fushat e tjera të kurrikulës, si dhe me temat ndërkurrikulare, ka si qëllim që të
zotërohen sa më mirë kompetencat kyçe dhe ato të lëndës. Muzika është e pranishme kudo në
jetën tonë të përditshme (p.sh., klasë, shtëpi, TV, film, koncert, teatër, kolonë zanore, ngjarje
të shënuara familjare, veprimtari brenda dhe jashtë shkollës, ngjarje të komunitetit etj.).
Muzika nuk mund të kuptohet dhe realizohet duke marrë vetëm disa njohuri, por duke
vazhduar njohjen më të plotë të saj përmes gjuhës muzikore dhe komunikimit muzikor,
zbatimit konkret të veprave muzikore përmes teknikave dhe proceseve, njohjes me zhvillimin
kulturor dhe historik të saj, njohuri që bëjnë të vetëdijshëm nxënësit për rolin e muzikës në
jetën e përditshme. Me anë të muzikës, nxënësit interpretojnë këngë të ndryshme tashmë
duke zhvilluar më tej teknikat e këndimit, kuptojnë rëndësinë e këndimit vetëm dhe në grup,
duke zbatuar teknikat e të kënduarit, njohin më tej zhvillimin e muzikës dhe kompozitorëve
të ndryshëm që bënë epokë me muzikën e tyre. Lënda e muzikës synon të edukojë dhe
18
formojë nxënësit nga pikëpamja muzikore, duke i orientuar ata me kreativitet drejt kuptimit të
veçorive të ligjërimit muzikor nga më e thjeshta te më e ndërlikuara përmes gjuhës dhe
komunikimit muzikor, drejt marrjes pjesë dhe interpretimit në veprimtaritë muzikore
individuale dhe në grup përmes teknikave dhe procesit muzikor, drejt formimit dhe krijimit të
një vlerësimi dhe qëndrimi artistik në njohjen me muzikën shqiptare dhe atë botërore, përmes
formave dhe gjinive të ndryshme muzikore. Mësimi i muzikës në shkollë ka të bëjë me
njohjen, të kuptuarit dhe të zbatuarit e koncepteve dhe shprehive muzikore, përmes njohurive
muzikore dhe mënyrave të të gjykuarit dhe vlerësuarit të muzikës në veçanti dhe arteve në
përgjithësi.
2.1Kompetencat e fushës
Për të realizuar në praktikë këtë lidhje, mësuesi duhet të përzgjedhë situatat, veprimtaritë,
metodat dhe mjetet e përshtatshme të procesit të të nxënit. Kompetenca përcaktohet si
integrim i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve që një nxënës duhet t’i fitojë gjatë procesit
19
të nxënies. Organizimi i mësimit të muzikës me bazë kompetencat përqendrohet në atë që
nxënësi duhet të dijë, të bëjë saktë dhe të shpjegojë pse e bën.
Kur nxënësi realizon kompetencat muzikore, ai njëkohësisht është duke zhvilluar edhe
kompetencat kyçe. P.sh.: kompetenca e muzikës “Interpretimi/performimi muzikor” përfshin
shumë nga teknikat e ndryshme të të kënduarit, të të bërit muzikë apo luajtjes në instrumente
muzikore të cilat nxënësit i përdorin në jetën e përditshme. Rezultatet e të nxënit të
kompetencave muzikore pasqyrojnë të njëjtën qasje me rezultatet e të nxënit të kompetencave
kyçe në këndvështrimin e përshtatshmërisë në jetë, shoqëri dhe punë. Në zhvillimin e
kompetencave muzikore, nxënësi gjithashtu, zhvillon kompetencat kyçe në lidhje me
krijimtarinë, interpretimin, vlerësimin e muzikës, përpunimin e informacionit për muzikën,
prezantimin e detyrave të zhvilluara rreth muzikës që dëgjon apo krijon, prezantimin e punës
në grup, komunikimin efektiv etj.
Për të realizuar lidhjen e kompetencave kyçe me kompetencat e lëndës së muzikës mësuesi
ndjek këto hapa:
përzgjedh rezultatin/et e të nxënit për kompetencat kyçe që synon të arrijë nxënësi në
shkallën përkatëse;
përzgjedh rezultatin/et e të nxënit për shkallë për kompetencat e lëndës së muzikës që
synon të arrijë nxënësi;
zbërthen në rezultate të nxëni për kompetencat e lëndës së muzikës për vit mësimor,
rezultatin/et e të nxënit për shkallë;
përzgjedh përmbajtjen/et mësimore, mjetet didaktike, metodologjinë e mësimdhënies,
përmes të cilave realizon rezultatet e të nxënit të kompetencave muzikore, si dhe
rezultatet e të nxënit për kompetencat kyçe në një vit mësimor;
planifikon mësimdhënien duke përfshirë periudhën kohore gjatë së cilës do t’i arrijë
rezultatet e të nxënit brenda vitit shkollor;
kryen analiza dhe vlerësime të ecurisë së nxënësve pas realizimit të orëve mësimore,
detyrave, projekteve, për të verifikuar arritjet;
e rezultateve të të nxënit për vit mësimor dhe shkallë për lëndën e muzikës.
20
Diagrama 2: Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe që realizohen
nëpërmjet lëndës së muzikës për shkallën e tretë dhe të katërt.
21
2.2 Lidhja e muzikës me fushat e tjera
Muzika ka një shumëllojshmëri të veprimtarive në jetën e përditshme dhe është e lidhur me
shumë komponentë të arsimit. Kjo lidhje është e shumëfishtë sepse ajo jo vetëm merr në
konsideratë shumë nga këto komponentë, por edhe kontribuon në realizimin e tyre. Kështu në
shqyrtimin e temave ndërkurrikuare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave; trashëgimia
kulturore dhe iso- polifonia, të drejtat e njeriut; mjedisi dhe ruajtja e tij nga zhurmat e
muzikës; ndërvarësia ndaj muzikës; bashkëjetesa paqësore, nxënësi kontribuon përmes
aktiviteteve muzikore duke shpalosur vlerat e kulturës së vet, duke respektuar dhe promovuar
vlerat e kulturave të tjera, duke bashkëpunuar vetëm dhe në grup në aktivitete të ndryshme
duke dhënë kontributin e vet, duke u dhënë zgjidhje situatave dhe problemeve të ndryshme
muzikore/artistike, duke përdorur gjuhë të saktë muzikore për të komunikuar vlera dhe
qëndrime, duke shpjeguar teknika dhe procese të ndryshme muzikore që lidhen dhe me fusha
të tjera që ata mësojnë. Përmes situatave të paraqitura në temat ndërkurrikulare, nxënësi ka
mundësi të bëjë lidhjet ndërmjet kompetencave muzikore me detyrat e caktuara për realizimin
e këtyre temave. Nxënësi përdor aftësitë e tij muzikore që kanë të bëjnë me simbole,
vizatime, grafikë për të zhvilluar një marrëdhënie aktive në mjedisin e tij. Ai mund të
shpjegojë fenomenet dhe dukuritë muzikore në botën e tyre dhe ndërvarësitë e mjedisit dhe
botës njerëzore (mjedisi i ndotur nga muzika e lartë dhe e vazhdueshme). Nxënësi mëson të
komunikojë dhe shprehet përmes gjuhës muzikore për të krijuar ide të ndryshme, për të
krijuar një punë të vetën muzikore, duke përdorur elementet e gjuhës muzikore, duke
eksperimentuar dhe zhvilluar më tej idetë e veta muzikore, duke organizuar krijimin e vet
muzikor, sipas elementeve të gjuhës muzikore dhe shprehur atë përmes komunikimit artistik.
Nxënësi fillon të familjarizohet me përmbajtje të ndryshme të veprave muzikore, duke
zbatuar procese të ndryshme muzikore si dëgjimin, krijimin, improvizimin etj. duke
respektuar rregullat e performimit/interpretimit muzikor, ndarë përvojat e veta performuese
me të tjerë dhe interpretuar në mënyrë artistike. Nxënësi analizon veprat muzikore të
interpretuara/ performuara, duke reflektuar dhe shpjeguar kuptimin e pjesëve muzikore të
performuara, duke bërë një gjykim kritik dhe estetik muzikor.
Muzika është e lidhur me lëndët brenda fushës së saj, por edhe me fusha të tjera të nxëni në
kurrikul. Melodia, ritmi, harmonia, dinamika, tempi, forma, struktura etj. lidhen shumë mirë
me disiplinat e tjera artistike si: kërcimin, artin pamor, teatrin, por edhe me matematikën,
gjuhën dhe komunikimin, shkencat shoqërore etj. Kështu mësuesit duhet t’u japin mundësinë
nxënësve të konsolidojnë dhe formojnë përvojat që ata kanë krijuar, duke i pasuruar dhe duke
22
u dhënë drejtim të mëtejshëm këtyre përvojave. Më poshtë paraqiten disa lidhje ndërlëndore
të muzikës me lëndë të tjera, të para përmes njohurive.
2.3.Parimet didaktike nga aspekti i edukimit dhe arsimit muzikorë
Didaktika si disiplinë shkencore e ligjërimeve dhe e parimeve të përgjithshme të teorive
përcakton parimet me caktimin e të cilave sigurohet realizimi i suksesshëm i objektivave
mësimore.
Janë tetë parime të cilat do ti cekim në vijim:
1. Parimi i përjetimit të shprehjes muzikore.
Në këtë parim synohet që baza e kësaj mësimdhënie të përshkruhet me entuziazëm,
gëzim kreativitet dhe kënaqësi në aktivitetin mësimor, kjo mënyrë e përshkrimit është
e përhapur më tepër se në të kaluarën.Në ditët e sotme kërkohet që aktivizimi
emocional i nxënësit të ketë prirje në procesin e mësimit në krahasim me atë
intelektual, nga kjo pikpamje përjetimi emocional dhe analitik i vetëdijshëm ngrihet
në nivel të parimit didaktik.Përjetimet mund të ngrihen në të gjithë aspektin e gjerë
mësimor që nga këndimi e deri te format e ndryshme të punës kreative nga dëgjimi i
veprave muzikore e deri te kultivimi i shijës muzikore.Dëgjimi i një vepre nxitë
nxënësit të vërejnë ngjyrën, ritmin, melodinë muzikore që depërtojnë në ndërtimin e
veprës dhe e thellojnë përjetimin e saj.
23
2. Parimi i maturisë varësisht nga mosha e nxënësve.
Në mësimdhënie maturia nënkupton vështirësitë mësimore që të jenë të
përballueshme, duke vënë në lëvizje tërë potencialin përjetues dhe kuptimor të
tyre.Në këtë parim nxënësit të kenë sukses në të kuptuarit, tregojnë shkathtësi dituritë
e fituara mundësojnë të kuptuarit e vetëdijshëm të përmbajtjes mësimore.
3. Parimi i konkretizimit të mësimit.
Dëgjimi, të vërejturit dhe përceptimi konkret i diturive muzikore duhet të jetë
piknisje në procesin mësimor.Nga kjo nënkuptojmë se ritmi dëgjohet, meloditë
tingëllimi i akordeve të vërehen tërësitë formale e të tjera.Ritmi shoqërohet me lëvizje
të duarve,të këmbëve,të trupit.
Në këtë parim përdoren instrumente të ndryshme ritmike fëmijërore e disa mjete të
tjera,këngët fëmijërore, vargjet e ndryshme poetike.
4. Parimi i sistematizimit të përmbajtjeve mësimore.
Përmbajtjet programore të edukimit muzikor në arsimin e përgjithshëm nuk
paraqesin disiplin të caktuar muzikore, por janë strukturë didaktike specifike.
5. Parimi i aktivitetit emocional dhe të vetëdijshëm.
Më simdhënia muzikore për nga natyra e zhvillimit nënkupton aktivitetet të plotë
emocional fizik dhe të vetëdijshëm të nxënësit.Gërshëtimi i shumë aktiviteteve
muzikor dhe përvetsimi i dukurive muzikore është më i lehtë dhe më i sukseshëm për
nxënësit.
6. Parimi i qëndrueshmërisë së shkathtësive, të shprehive dhe diturive
muzikore.
Në këtë parim shkathtësitë dhe dukuritë muzikore nxënësit mund të zbatojnë vetëm
atëherë kur janë të qëndrueshme, në këtë pjesë luan rol të rëndësishëm përjetimi dhe
kontakti i parë me dukurinë që mësohet.Këngët që këndohen për herë të parë nga
mësimdhënësit bëjnë përshtypje tek fëmijët kjo nxitë që të bëjnë përpjekje për një
këndim të tillë.Pjesë tjetër e rëndësishme e shkathtësive muzikore është ushtrimi dhe
zbatimi i muzikës në praktikë.Këto momente muzikore janë shumë të rëndësishme në
mësimdhënien e edukimit muzikor.
7. Parimi individualizimit dhe socializimit të nxënësve.
Në këtë parim bëhet fjalë për mësimin individual muzikor, procesi mësimor
organizohet për një nxënës.Me të gjitha cilësit dhe aftësitë e përbashkëta që kanë
nxënësit që janë në të njejtën moshë prap se prap vetit e tyre dhe interesimi për
muzikën është individual.
24
8. Parimi i racionalizimit dhe ekonomizimit të mësimdhënies.
Sikurse parimet e shkathtësive në artin muzikor edhe parimi i racionalizimit ka
kuptimin e zhvillimit të aftësive të nxënësve në procesin mësimor prandaj ky parim
kujdeset më shumë që për një kohë sa më të shkurtër të arrijnë efekte mësimore sa më
të mëdha.
Ky parim do të realizohet me sukses në qoftëse temat mësimore janë më të
konceptuara drejtë dhe të qarta.
25
Reflektim
Qëllimet e procesit arsimor shikohen si forma të komunikimit pedagogjik mes edukatorit
dhe nxënësit. Nga shkaqet të tilla dhe aktualizohet pyetja deri në çmasë dhe me cilat dhe
çfarë kriteriumesh mundet të hyhet në proceset e mësimit si veprimtari bazë e shkollës, apo a
mundet që të caktohen treguesit objektiv nga ndihma e të cilave do të vlerësoj efektet nga
aktivitetet mësimore.
Nxënësit do të:
- Zhvillojnë aftësi për të menduar në mënyrë kritike për të kuptuar realitetin në formë të
drejtë dhe angazhimin që duhet bërë për të mësuarit e muzikës dhe aspektin didaktik;
- Të njohin strategjitë që u ndihmojnë në transformimin e ambientit të tyre personal
dhe institucional.
Një ndër vetitë karakteristike të arsimit dhe edukimit muzikor, pos vlerës afirmative të
individualizimit të plotë mësimor, në të elementet e strategjisë didaktike janë të përqëndruara
drejt zhvillimit të kreativitetit të nxënësve në të gjitha etapat zhvillimore të procesit
mësimorë.
Me zhvillimin e arsimimit në Kosovë, dhe dallimin nga vitet e kaluara në ditët e sotme
ndihmojnë gjeneratat e reja të arsimohen e të edukohen, dhe ka për qellim formimin e
personalitetit, emocional dhe intelektual të fëmijëve. Sipas hulumtimeve të mbledhura
theksojmë konceptin e edukimit muzikor që pershkruhet me gëzim dhe entuziazëm. Dallimi i
kësaj dukurie me vitet e kaluara është se në atë kohe bëhej ndarja e lëndeve mësimore, në
këndim bëheshim më shumë në forma teorike. Ndërkaq me ngritjen e arsimimit muzikor
interpretimi, leximi i teksteve në edukimin muzikor bëhet përmes këngës, kërkohet aktivizim
emocional i nxënësve, kur nxënesit kanë kontakt me ndonjë dukuri muzikore, degjimi i
ndonjë vepre ndikon në gëzim dhe entuziazëm. Kjo pjesë e interpretimit nënkupton një rol të
prirjes në zhvillimin e procesit mësimor. Interpretimi i këngeve tani më është një fenomen në
ngirtjen e arsimimit muzikor.
Në mësimin bashkëkohor të edukimit dhe arsimimit muzikor përdoren këto metoda të
përgjithshme mësimore:
- Metoda e demonstrimit
26
- Metoda e bashkëbisedimit
- Metoda e parashtrimit
- Metoda me tekst të shtypur dhe
- Metoda e aktivitetit praktik.
27
KAPITULLI III
3.Arsimi muzikor – çështje konceptuale dhe përmbajtjesore
“Niveli i zhvillimit të përgjithshëm gjuhësor i nxënësve, si dhe natyra e këtij zhvillimi tek
fëmijët ,shfaqet me anën e mjeteve të ndryshme shprehëse, prej të cilave të folurit zë një vend
të rëndësishëm. Me anën e tij jo vetëm objektivizohet procesi i të menduarit, por njëkohësisht
edhe formohet.” (Gjokutaj, M., 2009:88)
Fëmijët mësojnë shumë nga njerëzit e tjerë. Prindërit dhe kujdestarët janë mësuesit e parë
të fëmijës të cilët kanë një ndikim të fuqishëm mbi të mësuarit të hershëm të fëmijës në të
folur.
Në moshë shumë të hershme fëmija përjeton një gamë të gjerë të aktiviteteve dhe
eksperiencave për të zhvilluar të folurin, të lexuarit dhe të shkruarit. Këto veprimtari, nisin që
në moshë të hershme dhe zhvillojnë aftësitë e tyre për të kënduar duke thënë vjersha, duke
bërë dhe dëgjuar muzikë, ose duke dëgjuar më të rriturit, duke u bashkuar në biseda me ta,
tek fillojnë e nxjerrin pretendime në lidhje me lojërat e tyre. Këto aktivitete ndihmojnë
fëmijën të marrë hapat e para të rëndësishëme drejt të folurit, leximit dhe shkrimit. Fëmijët
mësojnë përmes shumë lojërave dhe aktiviteteve dhe janë të inkurajuar të përdorin në rritje
njohuritë e tyre në aktivitete të ndryshme që i zgjedhin vetë. Fëmijët kanë nevojë për
udhëzime të drejtpërdrejta dhe praktika të strukturuara në të folur dhe të dëgjuar.
Programi mësimor kurrikular në përdorim, si kurrë ndonjëherë ka një theks të fortë mbi
aftësimin e nxënësve për përdorimin e gjuhës së folur dhe të dëgjuarit, komponentë shumë të
rëndësishëm për mësimin e gjuhës dhe mundësi që i bën nxënësit të punojnë së bashku në
mënyrë efektive. Kërkimet e kohëve të fundit në këtë fushë kanë treguar rëndësinë e lidhjes
ndërmjet të dëgjuarit e gjuhës së folur, të mësuarit dhe zhvillimi kognitiv. “Nëpërmjet
përdorimit të gjuhës së folur dhe të dëgjuar se si të tjerët e përdorin atë, fëmijët bëhen të aftë
për të përshkruar botën, e kuptojnë atë sipas përvojave të jetës dhe marrin prej saj gjërat që ju
duhen. Ata mësojnë të përdorin gjuhën si mjet për të menduarit, kolektivisht dhe i
individualisht.” (Mercer, N., et.al., 1999:95)
28
“Ndërsa kuptojmë se fëmijët kanë nevojë për mësimin e këndim-interpretimit dhe numërimit,
mësuesit më pak e kuptojnë se aftësitë e tyre në lexim-shkrim varen nga përvojat e tyre në të
dëgjuar dhe të folur.” (Po aty, Mercer, N., et.al., 1999:367)
“Të flasësh duke menduar është qëllim i rëndësishëm mbi të nxënit pasi ai siguron një hyrje
në idenë e “të mësuarit për të folur, duke folur për të mësuar” dhe kjo duhet konsideruar si
një filozofi e mësimdhënies bashkëkohore. Ky është mësim dhe të mësuarit në thelb është i
bazuar në pyetje të zhytura në mendime, negocim dhe diskutim që të gjenerojnë debate në
mesin e mësuesve dhe të nxënësve që flasin duke menduar dhe arsyetuar. Teksti jep ushqim
për të menduar. Ai gjithashtu jep një sërë mesazhesh të mëtejshme dhe sugjerime praktike për
inkurajimin e mësimdhënies bashkëbisedore. Në këtë mënyrë mësuesi inkurajon nxënësit për
të identifikuar dialogun kur ata ndeshen me atë, dhe për të siguruar që ata të organizojnë
klasat e tyre në mënyrë që dialogu të jetë i lidhur fort me të mësuarit”. (Alexander, R.,
2004:236)
Zhvillimi në grup i aktiviteteve të bazuara në zgjidhjen e problemeve interesante, detyrave
apo përpjekjet kreative që do të përfshijnë aftësitë e komunikimit të fëmijëve duke i ndihmuar
ata të praktikojnë atë që ata janë duke mësuar rreth interpretimit – këngës, duhet parë si një
mundësi dhe si një mjet për të komunikuar dhe për t’u rritur intelektualisht. Përdorimi i
rregullave kulturore dhe artistike, për të krijuar një komunikim të qartë, konstruktiv, në
kontekste për të folur është i rëndësishme. Këto rregulla mund të sigurojnë një strukturë të
respektit të ndërsjellë edhe për të inkurajuar të menduarit. Nëse do të ndaleshim në çështjen e
përdorimit të dialogut si strategji për zhvillimin e të kënduarit duhet të mendojmë se çfarë e
bën një diskutim të mirë? p.sh., në qoftë se jemi në një klasë dhe vëzhgojmë një grup
fëmijësh, të cilët janë duke punuar së bashku në një diskutim produktiv, shtrohet me të drejtë
pyetja e mëposhtme:
- Çfarë do të jenë ata duke bërë realisht?
- A është i dobishëm ky aktivitet për ngritjen e vetëdijes muzikore?
29
4.METODOLOGJIA
Metodat që kanë të bëjë kryesisht me përshkrimin dhe analizën e të dhënave të mbledhura
lidhur me realizimin e objektivave të caktuara me kurrikulën e edukimit parashkollor në grup
moshën 3-6 vjeç në institucionet parashkollore, kryesisht në shkolla (paralelet parafillore) dhe
klasat pregaditore. Prandaj metodat dhe teknikat e përdorura për grumbullimin, përshkrimin
dhe analizën e të dhënave janë metodat deskriptive dhe analitike, teknika e anketimit dhe
intervista. Anketa dhe intervista janë përpiluar paraprakisht duke marrë për bazë objektivat e
hulumtimit dhe duke huazuar disa pyetje nga burime të ndryshme relevante më çështjen e
hulumtimit.
Pyetjet i referohen komponentëve si:
Realizimi i objektivave të përcaktuara me kurrikul në shkolla (paralele parafillore)
dhe klasat pregaditore;
Realizimi i planit dhe programit për moshën 3-6 vjeç në shkolla (paralele parafillore)
dhe klasat pregaditore;
Realizimi i aktiviteteve për moshën 3-6 vjeç në shkolla (paralele parafillore) dhe
klasat pregaditore;
Trajtimi i fëmijëve në përgjithësi dhe të nxënit përmes aktiviteteve në veçanti në
shkolla (paralele parafillore) dhe klasat pregaditore; etj. (Nuredini, V. 2013:54)
4.1Qëllimi i hulumtimit
Bazuar në studimin e problemit të përcaktuar, qëllimi i këtij studimi është të shqyrtojë
efikasitetin dhe ndikimin e Programit të Zhvillimit të vëzhgimit aktiv të veprave të artit
muzikor përmes aplikimit të strategjive, metodave dhe procedurave të hartuara posaçërisht në
zhvillimin e aftësive artistike - krijimtaria artistike, aftësitë e vlerësimit artistik dhe zhvillimi
artistik në mësimin e kulturës së artit muzikor.
30
Qëllimi i hulumtimit është të studiojë efektet e ndërhyrjes eksperimentale në mësimin e
kulturës së artit muzikor kur bëhet fjalë për përdorimin dhe shfrytëzimin e artit muzikor në
edukimin e klasëve parafillore.
Kështu që u vu qëllimi i hulumtimit, ai u operacionalizua në detyrat e mëposhtme kërkimore.
1. Të shqyrtojë nëse ka ndryshime statistikisht të rëndësishme në nivelin e krijimtarisë së
përgjithshme artistike tek fëmijët/nxënësit e grupeve parafillore.
2. Kontrolloni nëse ekzistojnë ndryshime statistikisht të rëndësishme në nivelin e aftësive
vlerësuese artistike (perceptimi artistik, pritja artistike), tek fëmijët/nxënësit e grupeve
parafillore.
3. Kontrolloni nëse ekzistojnë ndryshime statistikisht të rëndësishme në nivelin e zhvillimit
artistik dhe krijues (origjinaliteti, fleksibiliteti, ndjeshmëria ndaj problemeve artistike,
ripërcaktimi, rrjedhshmëria), shtjellimi tek fëmijët/nxënësit e grupeve grupeve parafillore.
4. Kontrolloni nëse ekzistojnë ndryshime statistikisht të rëndësishme në nivelin e zhvillimit të
edukimit muzikor artistik (zhvillimi i zërit, zhvillimi tematik këndimit, niveli i shijes së artit,
përvoja dhe teknikat e artit muzikor, individualiteti, niveli i përgjithshëm i artit muzikor), tek
fëmijët/nxënësit e grupeve grupeve parafillore.
5. Kontrolloni nëse niveli i krijimtarisë së përgjithshme artistike, niveli i aftësive të vlerësimit
artistik (perceptimi artistik, pritja artistike), niveli i zhvillimit artistik dhe krijues, niveli i
zhvillimit artistik dhe këndimi ndryshojnë në fëmijët/nxënësit e grupeve grupeve parafillore
në lidhje me gjininë, klasën nga kultura e artit, e përgjithshme suksesi i fëmijëve/nxënësve.
4.2Variablat e hulumtimit
Brenda hulumtimit të kryer, variablat e pavarur dhe të varur përcaktohen në përputhje me
subjektin, qëllimin dhe detyrat e përcaktuara të hulumtimit, marrëdhëniet shkak-pasojë e të
cilave i konsiderojmë.
Variabla e pavarur:
- Programi i zhvillimit
31
Variablat e varur:
- Krijimtaria e përgjithshme artistike muzikore
- Aftësitë vlerësuese të artit (perceptimi i artit, pritja e artit)
- Arti dhe zhvillimi krijues
- Zhvillimi i artit dhe edukimi muzikor
Variablat e ndërhyrjes:
- Gjinia (djem, vajza)
- Notë nga kultura e artit, e arritur në fund të klasës së tretë të shkollës fillore (shkëlqyeshëm
(5), shumë mirë (4), mirë (3), mjaftueshëm (2), pamjaftueshëm (1).
- Suksesi i përgjithshëm i fëmijëve/nxënësve e grupeve parafillore.
4.3.Metodat, procedurat dhe instrumentet e hulumtimit
Hulumtimi përdor metodën e analizës teorike, e cila u aplikua në qasjen teorike të
problemit të hulumtimit dhe në interpretimin e rezultateve të fituara. Gjatë realizimit të
qëllimeve dhe detyrave të hulumtimit, në hulumtim u aplikuan metoda eksperimentale
(metoda e eksperimentit me grupe paralele) dhe metoda përshkruese shkencore-kërkimore.
Metoda eksperimentale u zbatua në hulumtim për të përcaktuar shkallën në të cilën vëzhgimi
aktiv i një vepre arti me përdorimin e strategjive, metodave dhe procedurave të këndimit
posaçërisht inkurajon zhvillimin e aftësive artistike – krijimtarinë artistike, aftësitë vlerësuese
artistike (perceptimi dhe pritja) dhe zhvillimin art-formues tek fëmijëve/nxënësve e grupeve
parafillore dhe është më efikas sesa mësimdhënia në të cilën nuk është futur asnjë faktor
tjetër. Është aplikuar një eksperiment me grupe paralele në të cilat ka pasur një kontroll (K)
dhe një grup eksperimental (E). Metoda përshkruese (kërkimore shkencore) është aplikuar
gjatë interpretimit dhe analizës së literaturës profesionale, mbledhjes, përpunimit dhe
interpretimit të rezultateve të fituara të hulumtimit.
32
Nga procedurat shkencore – kërkimore gjatë hulumtimit, u përdor testimi, i cili u realizua
në dy cikle, në matjen fillestare dhe përfundimtare. Testimi i fëmijëve/nxënësve e grupeve
parafillore dhe eksperimentit u krye për të kontrolluar nëse do të ketë ndryshime në nivelin e
krijimtarisë artistike muzikore, nivelin e zhvillimit artistik dhe të këndimit dhe nivelin e
aftësive vlerësuese artistike pas aplikimit të vëzhgimit aktiv të veprave artistike.
4.4 Popullsia dhe mostra e hulumtimit
Mostra e fëmijëve/nxënësve e grupeve parafillore u zgjodh nga popullsia e fëmijëve që
ndoqën klasën parafillore në qytetin e Gjakovës në vitin shkollor 2019/2020. Mostra ka
karakteristikat e një mostre të rastësishme dhe të një grupi. Ne zgjodhëm një shkoll fillore me
metodën e zgjedhjes së rastësishme, dhe për të zbatuar metodën e eksperimentit me dy grupe
paralele, ne formuam dy grupe nxënësish - eksperimental (E) dhe kontroll (K). Meqenëse
kampioni përbëhej nga klasa të formuara tashmë të nxënësve të së njëjtës moshë, ne nuk e
bashkuam grupin duke ndryshuar përbërjen e klasës, në mënyrë që të ruajmë natyrshmërinë e
kushteve të hulumtimit dhe për shkak të kushteve të punës në shkollë.
Grupi eksperimental përbëhej nga 102 nxënës, dy klasa nga Shkolla Fillore "Zekeria
Rexha", në Gjakovë. Grupi i kontrollit të fëmijëve/nxënësve përbëhej nga 97 nxënës. Numri i
përgjithshëm i të anketuarve ishte 199. Variablat e varur u kontrolluan nga procedura
statistikore e analizës së kovariancës.
33
REZULTATET
Në një përpjekje për t'iu përgjigjur pyetjes dhe problemit të hulumtimit nëse vëzhgimi
aktiv i një vepre arti me përdorimin e strategjive, metodave dhe procedurave të krijuara
posaçërisht mund të inkurajojë zhvillimin e aftësive artistike – krijimtarinë artistike, si një
pjesë integrale e aftësive të përgjithshme artistike, aftësive artistiko-vlerësuese (perceptimi
dhe pritja), dhe zhvillimi i artit dhe formës tek fëmijëve/nxënësve më të vegjël të moshës
parashkollore, do të paraqiten rezultatet e marra me ndihmën e instrumenteve (Shtojca AP
test). Në përpjekje për të arritur një nivel më të lartë të objektivitetit dhe vlefshmërisë së
eksperimentit, u krye një provë fillestare që i parapriu futjes së faktorit eksperimental. Në
fazën fillestare të kërkimit, niveli fillestar i krijimtarisë së përgjithshme artistike, niveli
fillestar i aftësive vlerësuese artistike (niveli i perceptimit artistik dhe niveli i pritjes artistike)
dhe niveli fillestar i zhvillimit të përgjithshëm artistik dhe krijues u kontrolluan. Variablat
ndërhyrës konsistonin në gjininë, notën nga kultura e artit dhe suksesin e përgjithshëm të
fëmijëve/nxënësve, të cilat u kontrolluan në fazën fillestare dhe në matjen përfundimtare u
kontrolluan vetëm në grupin eksperimental.
Matja fillestare e nivelit të krijimtarisë së përgjithshme artistike, aftësive të vlerësimit
artistik dhe zhvillimit artistik të formës krijuese.
Mostra e hulumtimit përfshiu një grupe nxënësish të shkollës parafillore. Meqenëse në
kërkim u aplikua metoda e eksperimentit me dy grupe paralele, u formuan dy grupe
fëmijëve/nxënësve - kontrolli (K) dhe eksperimental (E). Variabla e moshës nuk u mor
parasysh dhe nuk u kontrollua posaçërisht, sepse kampioni përbëhej nga klasa përgaditore të
formuara tashmë të shkollës fillore. Pra, mosha ishte afërsisht e njëjtë, nga 4 e gjysmë deri në
6 vjeç. Struktura e mostrës së hulumtimit sipas grupeve, eksperimentale (E) dhe kontrollit (K)
tregohet në Tabelën 1.
34
Tabela 1. Struktura e mostrës së hulumtimit sipas grupeve.
Tabela tregon të dhëna që tregojnë se nuk ka asnjë ndryshim midis grupeve në lidhje me
gjininë. Mund të pritet që ndryshimet gjinore mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar,
pasi disa hulumtime kanë treguar se vajzat përjetojnë dhe perceptojnë botën përreth tyre
ndryshe, kështu që mund të supozohet se ato do të reagojnë ndryshe ndaj veprave të artit
(veçanërisht në lidhje me motivin e treguar në foto) sesa djemtë.
Tabela 2. Uniformiteti i grupeve (eksperimentale dhe kontrolluese) sipas gjinisë.
Në analizën e përfaqësimit të një kategorie të caktuar të gjinisë mes fëmijëve/nxënësve grupet
eksperimentale dhe të kontrollit nuk ka ndonjë rëndësi statistikore, dmth. grupet e tyre janë të
barabartë në lidhje me gjininë. Në të dy grupet, si eksperimentale, ashtu edhe kontrolli, numri
i vajzave ishte pak më i lartë se ai i djemve, por ndryshimi ishte i papërfillshëm. Aftësitë
intelektuale nuk u testuan veçmas, sepse ato filluan nga supozimi se uniformiteti intelektual
ishte kryer në fillim të parashkollimit.
Niveli fillestar i krijimtarisë së përgjithshme artistike
Analiza përcaktoi nivelin fillestar të krijimtarisë së përgjithshme artistike (Krijimtaria 1).
Për të mbledhur të dhëna përkatëse. Në nivelin fillestar, rezultati i përgjithshëm i të 6
35
faktorëve të krijimtarisë artistike u monitorua, sepse kërkimi filloi nga supozimi se në fazën
përfundimtare, i cili përfshinte vëzhgimin aktiv të veprës artistike, i cili do të ketë një
ndryshim. Prandaj, sipas këtij kriteri, ishte e nevojshme të krahasoheshin grupet
eksperimentale dhe të kontrollit (E dhe K) në gjendjen fillestare (Tabela 3).
Tabela 3. Rezultatet e matjes së gjendjes fillestare të krijimtarisë së përgjithshme artistike
(Kreativiteti 1, i kombinuar të 6 faktorët) në grupin eksperimental dhe kontrollin.
(Pyetjet 1 deri 6) Është kryer një krahasim i vlerave kumulative të matjeve të të gjithë 6
faktorëve në grupet parafillore eksperimantale (M = 12,1765) dhe kontrolluese (M =
11,44433). Këto vlera tregojnë se ndryshimi në këtë rast nuk është i barabartë (F = 0.239, dhe
domethënia p = 0.625). Duke përdorur testin, u zbulua se nuk ka asnjë ndryshim statistikisht
të rëndësishëm në matjen fillestare të krijimtarisë së përgjithshme artistike (Krijimtaria 1)
midis grupeve eksperimentale dhe të kontrollit (t = 1,340, p = 0,182). Kështu, rezultatet e
marra në matjen fillestare tregojnë afërsisht të njëjtin nivel të krijimtarisë së përgjithshme
artistike në të dy grupet, që do të thotë se nuk u arrit asnjë ndryshim i rëndësishëm statistikor
midis grupeve. Bazuar në rezultatet e fituara, mund të konkludohet se hipoteza nga e cila u
fillua u konfirmua, dmth që nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm statistikisht në nivelin e
krijimtarisë së përgjithshme artistike midis grupeve eksperimentale dhe atyre të kontrollit në
matjen fillestare.
Niveli fillestar i perceptimit artistik
(Pyetjet 7 deri 10) përcaktoi nivelin fillestar të perceptimit artistik (Perceptimi 1). Ky kriter
është pjesë e ndryshores së kriterit që monitoroi zhvillimin e aftësive artistike perceptuese
dhe pranuese të fëmijëve/nxënës. Hulumtimi filloi nga hipoteza se i cili nënkupton vëzhgimin
aktiv të një vepre arti, do të ketë një efekt pozitiv në inkurajimin e zhvillimit të aftësive
vlerësuese artistike - perceptimi artistik në nxënësit e shkollës parafillore të klasës
36
përgaditore, arsimin artistik. Prandaj, sipas këtij kriteri, u bë një krahasim midis grupeve të
kontrollit dhe eksperimentalëve në matjen fillestare (Tabela 4).
Tabela 4. Rezultatet e matjes së gjendjes fillestare të perceptimit të artit (perceptimi 1) në
grupet eksperimentale dhe të kontrollit.
Vlerat kumulative të matjes së niveleve të perceptimit u krahasuan ndërmjet grupit
eksperimental (M = 9.7843) dhe grupit të kontrollit (M = 9.4536). Procedura statistikore e
analizës së variancës tregon se këto vlera nuk janë të barabarta në këtë rast (F = 7,112, dhe
domethënia p = 0,008). Duke përdorur testin, u zbulua se nuk ka ndonjë ndryshim statistikisht
të rëndësishëm në matjen fillestare të perceptimit (t = 0.835, p = 0.405) midis grupeve
eksperimentale dhe kontrollit, të matura nga pjesa e dytë. Bazuar në rezultatet e fituara, është
arritur në përfundimin se hipoteza se nuk pritet ndonjë ndryshim i rëndësishëm statistikor
midis grupeve të të anketuarve në testimin fillestar për sa i përket nivelit të perceptimit
artistik është konfirmuar.
Niveli fillestar i pritjes së artit
(Pyetjet nga 11 deri 14) përcaktoi nivelin fillestar të pritjes së artit (Pritja 1). Niveli fillestar
i pritjes së artit u ekzaminua gjithashtu nga testi. Ky kriter është pjesë e ndryshores së kriterit
që monitoroi zhvillimin e aftësive perceptuese dhe pranuese të artit të fëmijëve/nxënës.
Hulumtimi filloi nga supozimi se i cili nënkupton vëzhgimin aktiv të veprës artistike, do të
ndikojë pozitivisht në inkurajimin e zhvillimit të aftësive vlerësuese artistike - pritjen e artit
në fëmijëve/nxënësve parafillor në klasat përgaditore. Prandaj, sipas këtij kriteri, u bë një
krahasim midis grupeve të kontrollit dhe eksperimentale në matjen fillestare (Tabela 5).
37
Tabela 5. Rezultatet e matjes së gjendjes fillestare të pritjes së artit (pritja 1) në grupin
eksperimental dhe të kontrollit.
Është kryer një krahasim i vlerave kumulative të matjeve të nivelit të pritjes në grupin
eksperimental (M = 7.1078) dhe grupit të kontrollit (M = 6.5567). Këto vlera tregojnë se
ndryshimi në këtë rast nuk është i barabartë (F = 1.445, dhe domethënia p = 0.231). Duke
përdorur testin, u zbulua se nuk kishte ndonjë ndryshim statistikisht të rëndësishëm në matjen
fillestare të pritjes (t = 1.391, p = 0.166) midis grupeve eksperimentale dhe kontrollit, të
matura nga testi. Rezultatet tregojnë se hipoteza se nuk prisnim ndryshime në nivelin e pritjes
në testimin fillestar midis grupeve eksperimentale dhe atyre të kontrollit u konfirmua.
Niveli fillestar i zhvillimit artistik dhe krijues
Në fillim të hulumtimit përcaktoi nivelin fillestar të zhvillimit artistik, krijues dhe të
këndimit (Zhvillimi 1). Të dhënat e marra nga të tre vlerësuesit e këtij testi tregojnë rezultatin
total të të gjithë faktorëve individualë të krijimtarisë artistike, si dhe rezultatin total të atyre
faktorëve që përcaktojnë zhvillimin e formës. Kjo ishte e nevojshme sepse hulumtimi filloi
nga supozimi se i cili përfshin vëzhgimin aktiv të veprës artistike në mësimdhënien e kulturës
së artit, do të ndikojë pozitivisht në inkurajimin e zhvillimit artistik dhe krijues tek
fëmijët/nxënësit parafillor të klasave përgaditore. Prandaj, ishte e nevojshme të përcaktohej
gjendja fillestare e nivelit të zhvillimit artistik dhe krijues në grupin e kontrollit dhe
eksperimentit (Tabela 6).
Tabela 6. Rezultatet e matjes së gjendjes fillestare të zhvillimit artistik dhe krijues (Zhvillimi
1) në grupin eksperimental dhe të kontrollit.
38
Janë matur vlerat kumulative të matjeve të të katër faktorëve të zhvillimit artistik dhe
krijues, të matura nga testi, si dhe vlerësimet e të gjithë vlerësuesve kolektivisht, në mënyrë
që mesatarja aritmetike në grupin eksperimental të jetë (M = 117.3529) dhe në grupin e
kontrollit (M = 106.0103). Këto vlera tregojnë se ndryshimi në këtë rast është i barabartë (F =
0.001, dhe rëndësia është p = 0.982). Bazuar në testin për mostrat e pavarura, u zbulua se nuk
ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm statistikisht në matjen fillestare të zhvillimit artistik dhe
krijues (t = 1,877, p = 0,062) midis grupeve eksperimentale dhe kontrollit, të matura nga testi.
Në lidhje me hipotezën, se nuk priten ndryshime në testimin fillestar midis grupeve
eksperimentale dhe atyre të kontrollit, rezultatet tregojnë se supozimi është i konfirmuar.
Analiza e variancës shqyrtoi rëndësinë e ndryshimit midis dy grupeve në matjen fillestare.
Bazuar në rezultatet e paraqitura, u vërtetua se nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm
statistikisht në asnjë nivel të domethënies midis grupeve eksperimentale dhe atyre të
kontrollit, që do të thotë se grupet eksperimentale dhe ato të kontrollit ishin uniformë përpara
prezantimit. Në analizën e gjendjes fillestare, u përcaktua se ekzistojnë dy grupe të barabarta
që i përkasin të njëjtës popullsi bazë dhe që nuk ndryshojnë statistikisht në mënyrë të
konsiderueshme në të gjithë faktorët e përfshirë të gjendjes fillestare (mosha, shkolla e
qytetit, gjinia).
39
Diskutim
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të përshkruajë nivelin e mësimdhënies, parimet
didaktike në edukimin e artit muzikor dhe rolin e mësuesit në realizimin dhe avacimin e tij.
Praktikimi i lëndës së muzikës është i varur drejpërdrejtë nga disa faktorë që ndikojnë në
realizimin e pilotimit të Kurrikulës: Identiteti muzikor, Qëndrimet rreth edukimit muzikor,
Njohuritë rreth kurrikulës, Praktikat e deklaruara, Trajnimet e mësimdhënësve.
Rangimi i fushave duke iu referuar konfidencës në mësimdhënien e lëndës së muzikës, nga
gjetjet e këtij hulumtimi, konfidenca në fushën e arteve është më e ulëta se në të gjitha fushat
tjera, e cila tregon në mungesën e besimit të mësimdhënësve në realizimin praktik të lëndës
së muzikës. Hulumtime ku vërehet mungesa e besimit të mësimdhënësve janë shfaqur edhe
në disa studime të ngjajshme.
Mësimdhënien e muzikës në shkolla fillore, Stefani e përshkruan këtë lloj të edukimit
muzikor si “kompetencë të lartë”.
Salaman sugjeron se natyra e mësimet e muzikës mund të sfidojnë autoritetin e mësuesve nga
niveli i aktivitetit të tyre: “është shumë më e thjeshtë për të kërkuar nga fëmijët të mendojnë,
të shkruajë ose të bëjë mbledhje”.
Pritjet që mësuesit e ciklit të ultë të japin lëndën e muzikës duhet të shihen me një dozë të
rezervuar sa i përket njohurive, qëndrimeve dhe konfidencës, sepse ato në të shumtën e
rasteve nuk kanë lidhje të fortë në mes vete. Kjo shihet edhe në hulumtim ku në qështje të
njohurive dhe qëndrimeve mësimdhënësit janë përgjigjur në mënyrë pozitive, ndërsa sa i
përket konfidencës janë ranguar në nivelin më të ultë në krahasim me fushat tjera kurrikulare.
Bindjet dhe qëndrimet e mësimdhënësve rreth muzikës dhe edukimit muzikor janë pozitive
në përgjithësi, duke pasur edhe mëdyshje në disa pyetje që rezultuan me më pak besim në
mundësinë e zhvillimit të fëmijëve. Pajares gjithashtu argumentoi se vetëm qasja
konstruktiviste pedagogjike mund të ndryshojë bindjet e mësimdhënësve.
40
PËRFUNDIM
Ky punim diplome sjell të sintetizuar parime, kritere, strategji të sotme për mësimin dhe
edukimin muzikor në përgjithësi dhe të gjuhës amtare shqipe në veçanti, gjithashtu çështje
konceptuale dhe përmbajtjesore në të gjithë komponentët si, në: të kënduar, të folurit, të
lexuarit, të shkruarit e çështjet kulturore. Duke sjellë këtë frymë të re, si një zë ndryshe në
interpretimin e parimeve didaktike dhe ndryshimeve kurrikulare në kontekstin e ri të arsimit
kosovar sot, duke përshkruar me hollësi interpretimet teorike dhe praktike, duke ndërthurur
teorinë me praktikën, studimi paraqet edhe të dhëna interesante në probleme muzikore dhe
kulturore të të shkruarit të nxënësve tanë.
Duke vlerësuar rëndësinë e mësimit të kulturës muzikore, ne, duhet të vëmë theksin në
kriteret që lidhen me rëndësinë e të mësuarit të saj, në lidhje me progresin e tyre në edukim.
Kështu, kërkohet që nxënësit të ndërtojmë aftësitë e tyre intelektuale mbi të aftësitë
ekzistuese dhe njohuritë e fituara nëpërmjet gjuhës amtare. Asnjë nuk mund ta fikë dritën që
është ndezur nga mësimi i gjuhës amtare.
Të mësuarit e të gjitha aftësitë muzikore të nxënësve këndimi, dëgjimi, të folurit, lexim,
shkrim janë procese të hapura komunikimi, të folurit dhe të shkruarit janë aftësi produktive.
Të katër aftësitë gjuhësore duhet të shkojnë dorë më dorë. Ato duhet të integrohen. Të gjithë
njerëzit që të kuptojnë shumë më tepër mund të prodhojnë. Katër aftësitë apo artet e kulturës
që e prodhojnë gjuhën e bëjnë atë funksionale dhe e venë në përdorim. Këndimi, dëgjimi, të
folurit, leximi, shkrimi, janë përbërësit kryesore që realizojnë kurrikulën e të mësuarit të një
gjuhe. Të gjitha parimet mbi filozofinë e gjuhës vijnë dhe shkarkojnë në këta komponentë
kaq të rëndësishëm, të cilët e bëjnë gjuhën me karakter praktik dhe të përdorshëm.
Puna për ndërtimin dhe zhvillimin e kompetencave të lëndës nuk është e copëzuar dhe
fragmentare. Kompetencat ndërlidhen dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Kështu, kompetenca e të
lexuarit dhe të dëgjuarit të teksteve të ndryshme të gjuhës së folur, së shkruar dhe mediatike
(njohuritë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet e kësaj kompetence) ndikon në aftësimin e
nxënësve për të shkruar dhe për të folur ose formimi i nxënësve për sistemin muzikor të
shqipes (përdorimi i drejtë i gjuhës) ndikon në zhvillimin e kompetencave të tjera.
Zhvillimi i mendimit kritik duhet të jetë një proces i vazhdueshëm didaktik në të gjitha
veprimtaritë e të kënduarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit të nxënësve.
41
Muzika te nxënësit përfshihet nga mosha 3 vjeçare deri në moshen 6 vjeçare, kjo nënkupton
edukim parashkollor e mandej muzika zhvillohet në edukimin fillor dhe të mesëm.
Interpretimi i muzikës për fëmijet bëhet përmes dëgjimit të këngës, përcjellja e ritmit dhe
formave të ndryshme të trupit, përcjellja e ritmit me duar dhe shuplaka.
Didaktika si shkencë e pedagogjisë lëndore merrët më të gjitha problemet që kanë të bëjnë
me procesin mësimor në përgjithësi, përfshirë ketu secilen lënd në programin mësimor. Sa i
përket parimeve didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimimit muzikor kuptuam që nxënësit
përms këtyre parimeve shprehin ndjenja dhe kënaqësi, gëzim dhe hare gjatë interpretimit të
këngëve në edukimit muzikor. Muzika dhe zhvillimi i saj te fëmijet kuptuam se fillon që në
moshën e hershme duke vazhduar tek fëmijët dhe parashkollorët, e deri në shkollimin e
mësem.
Krahas didaktikës edhe parimeve të saj nga ky punim mësuam se edhe muzika krahas
zhvillimit dhe intërpretimit nga moshat e ndryshme deri tek të rriturit në edukimin dhe
arsimimin muzikor e cila ka për qëllim ngritjen e vlerave të njeriut, interpretimi i muzikës në
kopsht, dëgjimi i ritmit me anë të këngës sjell gëzim dhe kënaqësi të fëmijët. Në kuadër të
shënimeve të lartcekura, muzika është pjesë e pa ndashme e jetës sonë.
42
Resyme
Ky punim diskuton saktësisht rolin e mësimdhënësit në procesin didaktik në aspektin e e
dukimit dhe arsimimit të artit muzikor, në ndërtimin e mësimnxënies. Mësuesi është lidhja e
parë e zinxhirit arsimor pas prindërve. Periudha shkollore ka një rëndësi të madhe për çdo
nxënës. Zhvillimi i trurit gjatë kësaj periudhe është në fazën e tij më të fortë. Nxënësi shpejt
adopton dhe ndërton lidhje në tru me sinapset. Shumë role të mësuesit, përmenden në
literaturë, por tre (edukativo – arsimore, dhe partnere) që janë eksploruar në këtë punë janë
përshkuar gjithmonë. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi, ekzaminimi dhe analizimi i
përfaqësimit të rolit edukator / arsimor / partner të mësuesit në klasë.
Pas një studimi, rezultatet treguan se mësuesit me përvojë kanë njohuri mbi parimet didaktike
të mësimdhënies, të cilat përbëjnë shumë raste suksesi.
43
LITERATURA
1. Alastair Pennycook, The concept of method, interested knowledge and the politics of
language, TESOL Quarterly, 23, 1989 589-618
2. Broj Kachru, Yamuna Kachru, Celil Nelson, The handbook of world englishes,
Oxford, England 2006, Blockwell
3. Chick, K. J. Safe-talk: Collusion in apartheid education, 1996. Cambridge University
Press f.22
4. .Coughlin, P. A., Hansen, K. A., Heller, D., Kaufmann, R. K., Stolberg, J. R., &
Walsh, K. B. (1997). Hap pas Hapi: Një program për fëmijët dhe familjet: Krijimi i
klasave me fëmijët në epiqendër: fëmijët 3-5 vjeçarë. Washington D.C.: Organizata
Ndërkombëtare për Burimet e Fëmijëve.Karl Orfi (1895-1982), kompozitor dhe
pedagog gjerman. Ka shpikur grupin e instrumenteve të njohur me emërtimin
instrumentet e Orfit.
5. Devjak, T. and Skubic, D. “Reggio Emilia, Izzivi pedagoskega koncepta”, Lubljana,
2009.
6. Hyseni, H., Salihaj, J., Shatri, B., & Pupovci, D. (2000). Shifra dhe fakte për arsimin e
Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Kosova Education Center.
7. Koliqi, H. (2004). Sistemi i arsimit në Kosovë. Prishtinë, Kosovë: Libri Shkollor.
8. Mimoza Gjokutaj Didaktika e gjuhës shqipe, SHBLU, Tiranë f.88
9. Neil Mercer, Rupert Wegerif, Lyn Dawes, Children’s talk and the Development of
Reasoning in the Classroom, British Educational Research Journal, volume 25, Issue
1, 1999 f.95-111
10. Neil Mercer, Lyan Dawes, Rupert Wegerif, Claare Sams, Reasoning as a scientist:
ways of helping children to use language to learn science, British Educational
Research Journal, 2004 vol 30/3 f.367- 395
11. Prof.mr.Seniha Spahiu Libri:Metodika të mësimit të muzikës.Faqe,39.
12. Robin Alexander, Dialogic teaching, Cambridge University Press, 2004.
44
Burime nga Interneti
1. http://kec-ks.org/hph.html
2. http://www.unicef.org/kosovoprogramme/children.html
3. file:///C:/Users/%20/Downloads/Izzivi_Reggio_Emilia.pdf
45
CV E SHKURTËR E KANDIDATES
Informatat personale
Emri dhe Mbiemri Dorina Ermeni
Ditëlindja 28.1.1994
Gjinia F
Nr. Personal 1231938423
Të dhënat kontaktuese
Nr. Tel. 045469429
Adresa Gjakovë
Emaili [email protected]
Të dhënat e kualifikimit
Shkolla e mesme e lartë Gjimnazi “Hajdar Dushi”
Universiteti “Fehmi Agani” – Gjakovë
Fakulteti Programi parashkollor
Statusi E rregullt
Nr. ID 130102059
46
SHTOJCA
Emri dhe mbiemri i mësimdhënësit: ________________________________________
Gjinia: M F
Emri i institucionit shkollor: Shkolla Fillore “Zekeria Rexha” në Gjakovë.
Pyetje:
1. Mosha juaj: a) 25 b) 25-34 c) 35-44 d) 45-54 e) 55-64
2. Gjinia juaj: a) Femër b) Mashkull
3.Vendi juaj i punës: a) Parafillor b) Cikli i ultë 1-5
4. Cili është kualifikimi juaj:
a) Shkolla e lartë Pedagogjike
b) Bachelor në Edukim
c) Barchelor në Edukimin Muzikor
d) Master e) Tjetër (specifikojeni) _________________________________________
5. Statusi i juaj i mësimdhënësit:
a) I rregullt
b) I përkohshëm
c) Tjetër (specifikojeni) _________________________________________
6. Sa vite keni që punoni?
a) Më pak se një vit
b) 1-2 vite
c) 3-5 vite
47
d) 6-10 vite
e) 11-15 vite
f) 16-20 vite
g) 21 e më shumë vite
7. A luani në ndonjë instument muzikor të muzikës klasike / përfshirë këndimin? Po Jo , nëse
po vendosni tick në katrorin e zbrazët a) Violinë b) Piano c) Kitarë akustike d) Këndim e)
Klarinetë g) Tjetër (specifikojeni) _________________________________________
8. Sa kohë keni që luani në instrument?
a) Më pak se një vit
b) 1-5 vite
c) 5-10 vite
d) më shumë se 10 vite
9. Ju keni mësuar të luani në instrument ose të këndoni:
a) Me mësimdhënës profesionist në institucione muzikore
b) Në aktivitete familjare
c) Mësime private
d) Me shok
10. A luani në ndonjë instrument tradicional folklorit / përfishë këndimin? Po Jo , nëse po
vendosni tick në katrotin e zbrazët
a) Çifteli
b) Defi
c) Fyelli
d) Daulle
48
e) Harmonikë
f) Mandolinë
g) Këndim folklorik
h) Tjetër (specifikojeni)_________________________________
11. Sa kohë keni që luani në instrument folklorik / ose këndoni muzikë folklorike?
a) më pak se një vit
b) 1-5 vite
c) 5-10 vite
d) më shumë se 10 vite
12. Ju keni mësuar të luani në instrument foklorik:
a) Me mësimdhënës profesionist në institucione muzikore
b) Në aktivitete familjare
c) Mësime private
FALEMINDERIT PËR BASHKËPUNIMIN TUAJ!