12
Njoſtim Përshëndetje e Kryetares së Bordit, Zj. Zana Konini, në APJ e Unionit SHKK, Dhjetor 2015. Tregues të përgjithshëm Produktet në vitin 2016 Zhvillimet operacionale dhe teknologjike Zhvillimi i burimeve njerëzore Projekte dhe bashkëpunime Profili degës Belesh Imazhi i ri i degëve të FED invest ANEKSE 2 3 4 5 5 5 6 7 8 9 Përmbajtje PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992

PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

Njoftim

Përshëndetje e Kryetares së Bordit, Zj. Zana Konini, në APJ e Unionit SHKK, Dhjetor 2015.

Tregues të përgjithshëm Produktet në vitin 2016 Zhvillimet operacionale dhe teknologjike Zhvillimi i burimeve njerëzore

Projekte dhe bashkëpunime Profili degës Belesh

Imazhi i ri i degëve të FED invest

ANEKSE

2

3

4

5

5

5

6

7

8

9

Përmbajtje

PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992

Page 2: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

2 PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992

Në datën 1 Shkurt 2016 Banka e Shqipërisë miratoi bashkimin me përthithje të 70 Shoqërive të Kursim Kreditit, pjesë të Unionit Shqiptar Kursim Kredi, në një shoqëri të vetme. Në datën 2 Mars 2016, Banka e Shqipërisë licencoi Shoqërinë e re të Kursim Kreditit FED invest.

Këto vendime u paraprinë nga Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e Unionit Shqiptar Kursim Kredi, e mbajtur në datën 4 Dhjetor 2015. Tematika e kësaj Asambleje ishte: “Konsoldimi i rrjetit të SHKK-ve, mundësia për zgjerimin dhe diversifikimin e shërbimeve financiare në zonën rurale.”

Bashkimi me përthithje i 70 shoqërive të kursim kreditit në një shoqëri të vetme ishte vazhdim i traditës së bashkimit vullnetar të tyre, traditë kjo që ndiqet që prej vitit 2002, kur këto shoqëri krijuan Union Shqiptar Kursim Kredi. Qëllimi i këtij transformimi është krijimi i hapsirave të nevojshme për zgjerimin dhe diversifikimin e gamës së shërbimeve financiare për banorët e zonës rurale dhe rritjen e ofertës për shërbime financiare drejt standardit të shërbimeve bankare, duke ruajtur gjithmonë në themel filozofinë e qeverisjes kooperative.

Në këtë proces FED invest ka patur mbështetjen e plotë të Bankës së Shqipërisë dhe ndihmën e çmuar të partnerëve të tij strategjikë si Fondi Europian për Europën Juglindore (EFSE) dhe RIAS/Rabobank.

Sot, FED invest është ofruesi më i madh i shërbimeve financiare në zonat rurale të Shqipërisë. Shërbimet e tij janë të prekshme nga më shumë se 50% e popullsisë që jeton në zonat rurale, 1/3 e të gjitha fshatrave të vendit dhe më shumë se 34,000 anëtarët e tij.

Foto nga Asambleja e Përgjithshme e Unionit të Shoqërive të Kursim Kreditit, Dhjetor 2015.

I. Njoftim

Page 3: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

3 www.fedinvest.al

“Suksesi ynë është ngritur mbi bazën e vlerave dhe punës. Çdo hap e arsyetojmë dhe e debatojmë së bashku, për të bërë gjithmonë gjënë e duhur në momentin e duhur, me qëllim mbështetjen e anëtarësisë sonë.

Përgjegjshmëria, transparenca dhe segmenti i tregut që synojmë, kanë tërhequr në vite vëmendjen e institucioneve të rëndësishme, të cilët na kanë mbështetur në këtë udhëtim të gjatë. Jam e kënaqur t’ju informoj se partnerë strategjikë, si EFSE dhe Rabobank, kanë konfirmuar asistencën e tyre, për të na ndihmuar të realizojmë projektin strategjik dhe të ngremë një institucion të qëndrueshëm në vitet që pasojnë.

Nuk mund të lë pa përmendur rolin e rëndësishëm dhe mbështjetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Bankës së Shqipërisë, që në bashkëpunim me Bankën Botërore, kanë qënë dhe mbeten promotorë e mbështetës, në përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit ligjor dhe konsolidimin e SHKK-ve.

Në përfundim, jam e bindur, që kontributet e të gjithëve, puna, kërkesa ndaj vetes, misioni dhe vizioni ynë ,do na çojnë drejt suksesit të rradhës. Mbështetemi në një Plan Biznesi, të hartuar mbi bazën e një diskutimi të gjerë dhe me asistencën e Rabobank, kolosi kooperativ në Holandë, totalisht real dhe i zbatueshëm, që parashikon investime në teknologji informacioni, infrastrukturë e logjistikë, ngritje kapacitetesh të burimeve njerëzore dhe që garanton të qënit partner kryesor i fermës shqiptare.”

II. Pjesë nga përshëndetja e Kryetares së Bordit të SHKK “FED invest”, Zj. Zana Konini, në APJ e Unionit Shqiptar Kursim Kredi, Dhjetor 2015.

FED invest ndër vite

Page 4: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

4 PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992

FED invest, si vazhdues natyror i rrjetit të shoqërive të kursim kreditit të Unionit, ndër vite ka treguar se zotëron mundësitë dhe potencialin e duhur për modernizimin e shërbimeve financiare. Një risi e vitit 2015 ishte prezantimi i suksesshëm i shërbimit të njoftimit me SMS, si pjesë e paketës të banking-ut në distancë. Ky shërbim do të vazhdojë të aplikohet dhe pasurohet edhe më shumë në të ardhmen. Në përgjigje të kërkesave në rritje të anëtarësisë, FED invest do të prezantojë gjatë këtij viti produkte të reja financiare. Këto produkte janë konceptuar që të rrisin njëkohësisht cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit. Ndërkohë, për realizimin e objektivave të tij dhe ngritjen e kapaciteteve, FED invest ka gjetur mbështetjen e partnerëve strategjikë vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët janë ofruar tashmë me ekspertizën e tyre për procesin e konsolidimit institucional.

III. Tregues të përgjithshëm

0

1,000

2,000

3,000

4,000

Teprica e kredisë Depozitat

Rezultati 2015

në Milionë Lekë

Parashikimi 2016

2,663 2,3552,7053,040

Nr Emertimi 31.12.2015 Parashikimi 31.12.2016

1 Numri i anëtarëve 33,112 36,8092 Nr. huam. aktivë 11,889 14,2103 Portofoli i kredisë 2,656,781,849 ALL 3,032,445,125 ALL4 Kredi standard 2,505,304,036 ALL 2,884,603,473 ALL5 Kredi me problem 151,877,813 ALL 146,841,652ALL

(PAR 4.8%)6 Portofoli depozitave 2,390,416,340 2,705,681,0007 Nr. Degëve (Shkk) 72 85

Korçë

Pogradec

Librazhd

Vlorë

Berat

Gramsh

Fier

Kavajë

Lushnje

Durrës

Malësi e Madhe

Shkodër

Tiranë

Sarandë

Kuçovë

Elbasan

Lezhë

Peqin

Shtrirja e aktivitetit të FED invest

Page 5: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

5 www.fedinvest.al

IV. Produktet në vitin 2016Gjatë vitit 2016, FED invest do të jetë i fokusuar në përmirësimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve në kredidhënie dhe depozita, duke synuar njëkohësisht edhe shërbimet e pagesave, të cilat nga këndvështrimi strategjik do të mundësonin plotësimin e nevojave për shërbime financiare të anëtarësisë.

a. Produktet mikroGjatë këtij viti është planifikuar përmirësimi i produkteve ekzistuese, forcimi i manaxhimit të riskut, lehtësimi dhe përshpejtimi i procesit të vendimmarjes në kredidhënie.

b. Produktet për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME)Një risi e vitit 2016 do të jetë prezantimi dhe aplikimi i produkteve SME, edhe me mbështetjen e asistencës teknike. Nëpërmjet këtyre produkteve FED invest do të bëjë të mundur mbështetjen e anëtarëve me shuma nga 2 - 10 milionë Lekë për investime në fermë, mekanikë bujqësore apo në përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale.

c. DepozitatFED invest ka zgjeruar gjatë këtij viti edhe gamën e produktit të depozitave, duke kryer rishikimin pozitiv të normave të interesit në përputhje me zhvillimet e tregut.

V. Zhvillimet operacionale dhe teknologjikeNë të njëjtën linjë me zhvillimet institucionale, gjatë vitit 2016 do të vazhdohet në rrugën e përmirësimit dhe optimizimit të sistemit ekzistues informatik, CBS – Kredits. Prezantimi i lehtësirave operacionale përmes sistemit të banking-ut në distancë (Branchless Banking) plotëson edhe më shumë nevojat e anëtarësisë dhe biznesit për produktet e kredisë dhe depozitave. Gjithësesi, pasurimi i gamës së shërbimeve me produkte të reja si psh. pagesat e shërbimeve utilitare do të kërkojë zhvillime të mëtejshme të sistemit ekzistues informatik, CBS – Kredits, apo edhe përzgjedhjen e një sistemi të ri në përputhje me nevojat e anëtarësisë dhe ambicjen e FED invest.

VI. Zhvillimi i burimeve njerëzoreObjektivat kryesore të Manaxhimit të Burimeve Njerëzore ndjekin hap pas hapi ndryshimet dhe zhvillimet strategjike të FED invest. Vëmendje kryesore i kushtojmë (i) analizimit dhe identifikimit të nevojave aktuale të punonjësve (ii) përdorimit të metodave efikase të rekrutimit, trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve tanë. Orientimi dhe ofrimi i trajnimeve efikase për punonjësit e rinj janë dy elementë plotësues dhe shumë të rëndësishëm për një integrim sa më të shpejtë dhe efektiv të tyre në Institucionin tonë. Gjithashtu, në kuadër të organizimit të ri FED invest ka parashikuar që të investojë edhe për trajnimin e të zgjedhurve për mirëmanaxhimin e fermave, kredive bujqësore, zhvillimin e serave, krijimin e kooperativave prodhuese, etj.

Për vitin 2016 janë parashikuar afërsisht 900 ditë trajnime për të zgjedhurit dhe stafin. Këto trajnime po zhvillohen bashkarisht edhe me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë si KfW, Rabobank, Agjensia Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA).

Page 6: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

6 PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992

VII. Projekte dhe bashkëpunime• Faza pilot dhe zbatimi i projektit të Banking-ut në Distancë (Branchless Banking)Ky projekt është konceptuar nga FED invest me qëllim krijimin e mundësisë së ofrimit të produkteve tona për anëtarësinë tonë në terren. Në zonat pilot ku ky projekt po testohet, oficerët e kredisë përmes pajisjeve elektronike inteligjente, kryejnë aplikimet për kredi apo depozita, pranë vendbanimit apo biznesit të anëtarit.

• Përfshirja financiare në zonat ruraleNë vijim të raportit për kooperativat dhe zhvillimin e tyre në Shqipëri, me propozim të FED invest, Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Japonisë (JICA), ka mundësuar organizimin e tre tureve studimore në Holandë-Francë, Filipine dhe Kenia. Këto ture studimore synojnë që të pasurojnë dijet e stafeve të institucioneve shqiptare të mikrofinancës, Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë të Financave, ashtu si edhe ato të fermerëve shqiptarë përmes eksperiencave reale dhe të drejtëpërdrejta mbi (i) manaxhimin e kooperativave (ii) qeverisjen dhe ngritjen e kapaciteteve (iii) edukimin financiar (iv) dizajnimin e produkteve për prodhimin jo-bujqësor (v) diversifikimin e produkteve për prodhim bujqësor dhe blegtoral (vi) përfshirjen e grave dhe të rinjve dhe (vii) bankën pa degë fizike.

• Hartimi dhe implementimi i planit strategjik të zhvillimit FED investNë kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian për Europën Juglindore (EFSE) për hartimin dhe zbatimin e planit strategjik të Institucionit. Ky plan biznesi do të mundësojë një zhvillim më cilësor të FED invest dhe do të garantojë përmbushjen e misionit tonë.

Dega Tirana Urbane

Page 7: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

7 www.fedinvest.al

VIII. Profili i degës Belesh SHKK Belesh u krijua në fund të vitit 2002. Aktiviteti i saj është i shtrirë në zonën e Dumresë që përmbledh 40 fshatra dhe një popullsi prej 35,000 banorësh. Inisiatori i krijimit të SHKK-së ka qënë Z. Mehdi Pepa, specialist i lartë ekonomist, njohës shumë i mirë i aktivitetit të Institucionit tonë në fshatra të tjerë dhe me eksperiencë në sektorin bankar. Procesi i krijimit të SHKK-së, kaloi nëpërmjet takimeve me fermerë të zonës dhe anëtarë potencialë të saj. U realizuan 5 takime me fermerët deri në realizimin e Asamblesë themeluese të SHKK Belesh, me një numër fillestar prej 40 anëtarësh. SHKK-ja u zgjerua shumë në vite dhe shtriu aktivitetin e saj në disa komuna.

SHKK Belesh shërbeu si SHKK përthithëse e të gjithë SHKK-ve anëtare të Unionit SHKK, që vendosen t’i bashkohen procesit të konsolidimit.

Sipas Statutit të SHKK FED Invest, tashmë ajo funksionion si dega Belesh. Kjo degë numëron 1360 anëtarë, portofoli i kredisë është 105 milionë lekë, portofoli i depozitave është 305 milionë lekë dhe me një PAR rreth 3%.

Bordi i degës Belesh përbëhet nga:Z. Mehdi Pepa, Z. Shahin Kuqja, Z. Sami Qypi, Z. Murat Zekthi, Z. Ilmi Gjoshi, Z. Faslli Kurani, Z. Halit Tafani.

Dega Tirana Urbane

Page 8: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

8 PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992

IX. Imazhi i ri i degëve të FED invest

Dega Bashkësia, Durrës

Dega Fier

Page 9: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

9 www.fedinvest.al

X. ANEKSE Bilanci çeljes FED invest

PASQYRA E POZICIONIT FINANCIAR - FED invest 1-Shkurt-2016

Aktivet Në LEKË

Arka 4,598,235 Banka 36,640,873 Llogari Tranzite (2,447,365)Llogari rrjedhëse në Union - Depozita në Union (ALL) - Depozita në Union (Eur) 313,463,486 Interesa të përllogaritura ALL - Interesa të përllogaritura Eur 3,146,169 Pa&P SH në Union - Portofoli i kredisë 2,652,423,781 Fondi i provigjioneve (133,604,734)Aktivet Fikse Neto 8,304,594 Aktive të tjera 50,208,427 Totali i aktiveve 2,932,733,466 Detyrimet Linja e huamarrjes OVD - Linja e huamarrjes Rif. - Linja e huamarrjes fond kapital - Linja e huamarrjes që ngelet 94,549,661 Depozitat 2,385,186,839 Interesa për tu paguar 27,629,825 Rezervat për kreditë standard 49,488,659 Detyrime të tjera 33,755,667 Totali i detyrimeve 2,590,610,651 Kapitali Kapitali i paguar 131,610,200 Rezervat 349,199,376 Fitim i pashpërndarë (141,676,038)Rezultati i periudhës 2,989,277 Totali i kapitalit 342,122,815 Total i detyrimeve dhe kapitalit 2,932,733,466

Page 10: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

10 PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992

XI. Opinioni i Auditit të Jashtëm

Page 11: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian

11 www.fedinvest.al

Page 12: PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 - Fillimi · Në kushtet e konsolidimit institucional dhe krijimit të FED invest, po negociohet me Qeverinë Holandeze dhe Fondin Europian