24
Ambasadori: S’do të kthejmë më ARRESTIMI PËR VEPRAT E ARTIT E ëma: Kemi licensë, pjesët e kapura janë të blera nga një serb »8 TRASHËGIMIA, ÇFARË LË PAS HILARI? Klinton largohet nga Departamenti i Shtetit si më e admiruara në botë »15 E SHTUNË 2 SHKURT 2013 VITI IX, NR. 2887 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com LEGALIZIMET 300 pallatet e reja në pritje të hipotekimit »5 DOSSIER/ 3 DIKTATORËT Kadri Hazbiu para Enver Hoxhës, letërkëmbimet për Mehmet Shehun Sjelljet e “pasard- hësve” pas krahëve të njëri-tjetrit kur ua kërkonte Enver Hoxha. Dokumentet origjinale nga dos- jet sekrete GREQIA KËRKON VEN- DOSJEN E TOPONIMEVE JO NË GJUHËN SHQIPE “NE SHKRUAJMË ISTAM- BUL DHE JO KONSTANDI- NOPOJË, SIÇ E NJOHIM” ROKANAS: DO TË NDIHMO- JMË DERI NË GJETJEN E ZGJIDHJES NGA PALËT »18-19 Pikat ku ka ngecur procesi i marrjes të së drejtës përfundimtare. Ndërtuesit dhe ekspertët bisedime për zgjidhjen PASAPORTAT Përplasjet në banesë për lekët që i biri i kërkonte gjatë gjithë kohës. Verifikim babait dhe për precedentët në Itali VRAU TË BIRIN »9 Majko: Nuk do të votojmë po nuk na u dha këshilli Dy vetëvarje brenda pak orësh, shkak depresioni 17 dhe 47 vjeç Librazhd dhe Kurbin »8 »2-3 Meta thirrje nga Fieri: PS të heqë dorë nga bllokimi, të votohen tri ligjet për të marrë statusin e vendit kandidat Nga ELVIS KOTINI Çamëria dhe të vërtetat historike të një populli »10 Opinion »4 HISTORIA E NGRITJES SË ÇETËS Si i refuzuan grekët partizanët çamë gjatë Luftës II Botërore 9 VJET MË PARË Prangoset i akuzuari si përgjegjës për tragjedinë e 9 janarit 2004 »16-17 »7 Cilët ishin krerët që drejtuan batalionin. Përplasjet dhe argumentet e fqinjëve për të mos bashkëpunuar G jenocidi kulturor që ka ndodhur me çështjen çame përbën një sfidë politike dhe etnike midis dy shteteve: Greqisë dhe Shqipërisë

Pasaportat, legalizimet, dosieri

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Pasaportat, legalizimet, dosieri

Citation preview

Page 1: Pasaportat, legalizimet, dosieri

Ambasadori: S’do të kthejmë më

Arrestimi për veprAt e Artit

E ëma: Kemi licensë, pjesët e kapura janë të blera nga një serb»8

trAshëgimiA, çfArë lë pAs hilAri?

Klinton largohet nga Departamenti i Shtetit si më e admiruara në botë»15

E shtunë2 shkurt 2013Viti iX, Nr. 2887TEl: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

LegALizimet300 pallatet e reja në pritje të hipotekimit

»5

DoSSiEr/ 3 DiKTaTorëTKadri Hazbiu para Enver Hoxhës,

letërkëmbimet për mehmet ShehunSjelljet e “pasard-hësve” pas krahëve të njëri-tjetrit kur ua kërkonte Enver Hoxha. Dokumentet origjinale nga dos-jet sekrete

greqiA kërkon ven-

doSjen e toponimeve

jo në gjuhën Shqipe

“ne ShkruAjmë iStAm-

buL dhe jo konStAndi-

nopojë, Siç e njohim”

rokAnAS: do të ndihmo-

jmë deri në gjetjen e

zgjidhjeS ngA pALët

»18-19

Pikat ku ka ngecur procesi i marrjes të së drejtës përfundimtare. Ndërtuesit dhe ekspertët bisedime për zgjidhjen

pASAportAt

Përplasjet në banesë për lekët që i biri i kërkonte gjatë gjithë kohës. Verifikim babait dhe për precedentët në Itali

E akuzoi si përdorues droge, prokuroria bën autopsinë

Vrau Të birin

»9

majko: nuk do të votojmë po nuk na u dha këshilli Dy vetëvarje brenda pak

orësh, shkak depresioni 17 dhe 47 vjeç

Librazhd dhe Kurbin

»8»2-3

Meta thirrje nga Fieri: Ps të heqë dorë nga bllokimi, të votohen tri ligjet për të marrë

statusin e vendit kandidat

Nga elvis KotiNi

Çamëria dhe të vërtetat historike të një populli

»10

opinion

»4

historiA e Ngritjes së çetës

Si i refuzuan grekët partizanët çamë gjatë luftës ii botërore

9 vjet më pArë

Prangoset i akuzuari si përgjegjëspër tragjedinë e 9 janarit 2004

»16-17

»7

Cilët ishin krerët që drejtuan batalionin. Përplasjet dhe argumentet e fqinjëve për të mos bashkëpunuar

Gjenocidi kulturor që ka ndodhur me çështjen çame

përbën një sfidë politike dhe etnike midis dy shteteve: Greqisë dhe Shqipërisë

Page 2: Pasaportat, legalizimet, dosieri

02 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« politikë

Komenti i eurodeputetit paK ditë para vizitës në shqipëri

Zgjedhjet, Fyle: ka mungesë kompromisi dhe gjithëpërfshirjeje

Tetorin e kaluar

Komisioni Europian u

rekomandoi vendeve

anëtare dhënien e

statusit Shqipërisë me

kusht që të miratohen

reforma parlamentare,

ligji për Gjykatën e

Lartë dhe në ligji për

nëpunësit civilë.

Eurodeputeti Elmar

Brok ka theksuar dje

se, nëse palët politike

nuk bien dakord për

miratimin e tri ligjeve,

atëherë këtë gjë mund

ta vendosë populli me

referendum.

Stano deklaroi se 27

vendet anëtare të

BE-së po e ndjekin me

vëmendje të gjithë

procesin elektoral,

duke shtuar se zgjed-

hjet e 23 qershorit

do të jenë një provë

për funksionimin e

institucioneve.

ervin Koçi

pak ditë përpara vizitës së tij në Tiranë eurok-omisioneri për Zgjerimin

Stefan Fyle ka komentuar në profilin e tij në rrjetin social “Tuiter” rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhshme parla-mentare në Shqipëri, duke nën-vizuar se, pavarësisht zgjedhje-ve të mira, vendi ynë duhet të zgjidhë çështjet kritike që kanë të bëjnë me kulturën e kompro-misit. “Zgjedhjet janë të rëndë-sishme, por nuk zgjidhin çështje kritike, si mungesën e kulturës së kompromisit dhe mungesën e përfshirjes”, - shkruan Fyle në “Tuiter” në gjuhën angleze dhe në shqip. Komisioneri për Zgjer-imin do të takohet të hënën në Tiranë me Kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Rama, në një përpjekje të fundit për të mundësuar një rrugëzgjid-hje për miratimin në parlament të tri reformave të përcaktuara nga Brukseli si kusht që vendi të marrë statusin e vendit kan-didat. Pak ditë më parë në një konferencë për Ballkanin të or-ganizuar nga e djathta europi-ane komisioneri Fyle u shpreh se do të ishte mëkat nëse kjo çështje nuk do të tejkalohej. Komisioneri do të bëjë një për-pjekje personale për të çuar drejt kompromisit shumicën dhe opozitën në Shqipëri, në mënyrë që vendi të ketë një shans për të marrë statusin e vendit kandidat qershorin e ardhshëm. Ai ka vendosur të vijë në Tiranë për t’u takuar me Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama të hënën e ardhshme. Vizita e tij

këtë herë ka vetëm një objek-tiv: të mund të zgjidhë ngërçin që ka mbajtur të bllokuar avan-cimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.

StanoPeter Stano, zëdhënësi i

Fyles, vlerësoi dje në një kon-ference në Bruksel se KE-ja po ndjek me vëmendje zbatimin e kodit elektoral shqiptar. Stano theksoi se KE-ja po e ndjek me vëmendje zbatimin e Kodit Zgjedhor dhe se rëndësia e tij është po aq e rëndësishme sa miratimi i tri ligjeve. “Natyrisht

që është tepër i rëndësishëm dhe ne e kemi theksuar e vazh-dojmë ta përsëritim se nuk ka të bëjë vetëm me faktin që palët të bien dakord për ligjet dhe procedurat, ka shumë rëndësi edhe implementimi dhe në fakt jo vetëm KE-ja, por dhe shtetet anëtare po ndjekin me vëmendje mënyrën se si po veprohet dhe mendoj se shembulli më i mirë është në konkluzionet e Këshillit Euro-pian pas takimit të dhjetorit. Mendoj se në këtë mënyrë mund t’i përgjigjem edhe py-etjes tuaj”, - tha Stano.

mandatet, psd kundër vendimit të Kuvendit

Gjinushi: pD e lSi duan fitoren e zgjedhjeve në tavolinë

ps kundërshton procesin e privatizimit

Shalsi: Nuk do të njohim privatizimin e 4 HEC-eve

pd akuza kreut të opozitës

“i është rikthyer sindromës së vjetër: po s’fitova unë, zgjedhjet s’njihen”

“Ndarja e mandateve nga Kuvendi është një tentativë e koalicionit PD-LSI për të manipuluar procesin zgjed-hor, me qëllim për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit në tavolinë”, - kështu u shpreh dje kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, i cili referuar vendimit të Kuvendi jo vetëm që e kundërshtoi këtë vendim, por kërkoi nga prezenca e OSBE-së në Tiranë që të shprehet mbi një çështje të tillë. “Opozita nuk mund të njohë asnjë rezultat që nuk llogaritet në ndarjen e re të mandateve, prandaj ne i kërkojmë publikisht dhe misionit të OSBE-së në Tiranë për të kuptuar përfundimisht se cili është misioni i tyre këtu, të shprehen qartazi për këto

Privatizimi i katër hidro-centraleve nga qeveria është një aferë korruptive - ky ishte konstatimi i bërë me dije nga ana e Partisë Socialiste, e cila shpreh shqetësimin e saj se përmes kësaj aferë shqiptarëve u është shkaktuar një dëm i madh. Deputeti i PS-së Eduart Shalsi gjatë një konference për shtyp vijoi të denoncojë shkeljet në një pro-ces të tillë. Sipas tij, PS-ja nuk e njeh privatizimin e HEC-eve, pasi është bërë me ngut për të përmirësuar financat e shtetit. “Ne nuk e njohim shitjen ose privatizimin e katër HEC-eve që bëhen në kurriz të shqiptarëve. Dimë fare mirë situatën dram-atike të financave shqiptare, por nuk mund të pranojmë të mbushen gropat e buxhetit në

Partia Demokratike ka lësh-uar akuza të ashpra në drejtim të kreut të selisë rozë Edi Rama, ku deklaroi se po tenton të minojë procesin zgjedhor me akuza dhe mospjesëmarrje në vendimmarrjet, që opozita detyrohet t’i zbatojë me ligj. Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, përmes një deklarate për mediet tha se Rama i është rikthyer sindromës së vjetër të sulmit ndaj procesit zgjedhor me moton tashmë të njohur nga të gjithë shqiptarët: “Po nuk fitova unë, zgjedhjet nuk njihen. Shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë sulmet që ai u bëri zgjedhjeve lokale të 2007-s për certifikatat, të 2009-s për kartat e identitetit dhe 2011-s për të gjitha. Rama u qa pa arsye për 2007-n, u qa pa arsye

tentativa të kësaj shumice”, - vuri në dukje Gjinushi gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Në gjykimin e tij, skema e shpërndarjes së mandateve mbi të cilat do të organizo-hen zgjedhjet parlamentare është vetëm në interes të shumicës aktuale në pushtet. “Kjo ndarje mandatesh i vlen vetëm Saliut dhe Jozefinës sepse vendimi i Kuvendit është nul, vendimi i Kuvendit nuk ka asnjë efekt mbi të tretë, se nuk është zbatim të Kodit dhe opozita nuk njeh asnjë rezultat që nuk bazohet mbi llogaritjen e re të mandat-eve”, u shpreh Gjinushi. Sipas tij, veprimi i Kuvendit tregon qartazi se sa qesharake janë thirrjet, se gjoja Shqipëria është tre projektligje larg Europës.

kurriz të interesave afatgjata të qytetarëve, nuk do ta lejo-jmë”, - u shpreh Shalsi gjatë fjalës së tij. Në këtë drejtim, ligjvënësi socialist bëri me dije faktin se në dy shitjet e hidro-centraleve që ka bërë qeveria në një hark të shkurtër kohor është vërejtur një diferencë e madhe në çmim. “Hidrocentrali i Lanabregasit iu shit pushtetit vendor me një çmim prej 3 ml eurosh për 1 megavat fuqi e instaluar, ndërsa Ulza, Shkopeti dhe Bistrica 1 e 2 iu shitën një kompanie private me një çmim prej 1.4 ml eurosh për 1 mega-vat fuqi e instaluar. Nisur nga ndryshimi i çmimeve, rezulton se me shitjen e 4 HEC-eve inte-resave të shqiptarëve u është shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 100 ml euro”, tha ai.

për 2009-n, pa arsye për 2011-n dhe nuk ka si të mos qahet pa arsye edhe për 2013-n. Edi Rama po kërkon sot atë ndarje mandatesh që e refuzoi pa arsye në KQZ më 23 nëntor. Mjafton vetëm ky fakt për të kuptuar jo vetëm papërgjegjsh-mërinë politike të z. Rama, por edhe paqëndrueshmërinë psikike. që i shtohet çdo minutë e më shumë me afrimin e datës së zgjedhjeve të 23 qershorit”, - deklaroi Vorpsi. Sipas saj, qarja përpara zgjedhjeve i është kthyer në një sëmundje patologjike, të pashërueshme. “Sot sindroma e Ramës për mosnjohjen e zgjedhjeve rën-dohet akoma më shumë për shkak të kapsllëkut politik që po kalon ai vetë dhe partia që ai drejton”, - theksoi Vorpsi.

“Natyrisht që është tepër i rëndësishëm dhe ne e kemi thek-suar e vazhdojmë ta përsëritim se nuk ka të bëjë vetëm me faktin që palët të bien dakord për ligjet dhe proce-durat, ka shumë rëndësi edhe imple-mentimi dhe në fakt jo vetëm KE-ja, por dhe shtetet anëtare po ndjekin me vë-mendje mënyrën se si po veprohet dhe mendoj se shembul-li më i mirë është në konkluzionet e Këshillit Europian pas takimit të dhje-torit. Mendoj se në këtë mënyrë mund t’i përgjigjem edhe pyetjes tuaj”

Page 3: Pasaportat, legalizimet, dosieri

03• E shtunë 2 shkurt 2013

»politikë

statusi Kandidat, ps e vendosur të mos ndryshojë qëndrim, pret refleKtimin e pd

Majko: tri ligjet, s’heqim dorë nga Fieri “Situata zhbllokohet nëse kreu i qarkut të Fierit do të jepte dorëheqjen”

oli Xhilaga

partia Socialiste nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj lidhur me votimin e

tri ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend. Pavarë-sisht apeleve të ardhura nga faktori ndërkombëtar, ku së fundi pritet dhe vizita e krye-komisionerit Fyle për gjetjen e një zgjidhjeje për miratimin e tri kushteve për statusin, PS-ja do të presë vetëm tërheqjen e mazhorancës nga qarku i Fierit.

Tri ligjetNjë konfirmim i tillë u bë i

ditur dje nga deputeti socialist Pandeli Majko, i cili duke folur nga qyteti i Korçës ritheksoi faktin se votimi i tri ligjeve është i lidhur me zgjidhjen e çështjes së qarkut të Fierit. Në këtë këndvështrim, ligjvënësi socialist lëshoi akuza të ash-pra mbi mazhorancën, që sipas vlerësimit të tij po bllokon pro-cesin e integrimit duke kërkuar që me çdo kusht të marrë peng qarkun e Fierit. “Më tepër se çdo gjë tjetër kjo situatë mund të zhbllokohet nëse kreu i qar-kut të Fierit, që rri në mënyrë të paligjshme në atë karrige, do të jepte dorëheqjen nga ky funksion. Akoma në Shqipëri kemi një qark që zotërohet në mënyrë të paligjshme nga par-tia në pushtet. Të mendosh që sot procesi i integrimit është bllokuar pse Partia Demokra-tike nuk ka marrë të 12-in qark, pasi ka marrë 11 nga 12 qarqe që janë në Shqipëri”, - vuri në dukje Majko gjatë prononcimit të tij për shtyp. Në gjykimin e ligjvënësit socialist, zhbllokimi i qarkut të Fierit konsiston

pikërisht me vendosjen e kul-turës së zbatimit të ligjit në vend. “Çështja e Fierit është një çështje thelbësore, që ka të bëjë me zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe përmbylljen e procesit të zgjedhjeve lokale”, - vlerësoi Majko gjatë fjalës së tij. Por ndalur në vizitën e pritshme të komisionerit për Zgjerimin, Majko u shpreh se “Fyle vjen pikërisht për këtë situatë që po kalon Shqipëria dhe marrëd-hëniet midis faktorëve politikë në vend”. Në gjykimin e ligjvë-nësit socialist, situata aktuale është konfliktuale dhe është

pikërisht PD-ja ajo që po pengon dhe bllokon procesin integrues nëpërmjet çështjes së Fierit. “Mund të them vetëm një gjë: sot që flasim procesi i integrimit është i bllokuar, pasi Partia Demokratike kërkon të marrë qarkun e 12-të”, - deklaroi Majko.

MandatetPavarësisht se PS-

ja kundërshtoi skemën e shpërndarjes së mandateve, sërish e rëndësishme për të është puna me votuesit, duke i bindur që të mbështesin ele-ktoratin e lëkundur. “Ndarja

e mandateve shkoi në një drejtim absolutisht të gabuar. Por kjo s’do të na pengojë që të punojmë më shumë për të mbledhur më tepër vota të atyre njerëzve që kanë ende dilema lidhur me atë se çfarë po ndodh me Shqipërinë”, - u shpreh socialisti Majko.

AleancaDeputeti socialist u ndal

dhe në pritshmëritë për krijimin e aleancave parazgjedhore në

kampin opozitar. Madje në këtë pikë Majko nxitoi të hedhë poshtë mundësinë e largimit të PBDNJ-së nga Opozita e Bashkuar. Sipas tij, gjatë gjithë këtij mandati katërvjeçar në opozitë kreu i kësaj partie ka qenë në çdo tryezë e tribunë të kryesuar nga PS-ja. “Ne jemi të hapur për gjithkënd dhe cilindo. Vangjel Dule është një individ, një kryetar partie, një mik, një koleg, i cili pjesën e një 4-vjeçari të

dytë e ka kaluar në tribunën e Partisë Socialiste dhe nuk ka nevojë për ftesë nga kjo parti”, - vuri në dukje Majko. Sipas tij, pavarësisht kënd-vështrimeve, kritikave, PBD-NJ-ja do të vazhdojë të jetë në krah të PS-së. Pak ditë më parë Dule bëri me dije se, nëse PS-ja do të bëjë ale-ancë me PDIU-në dhe AK-në, atëherë partia e drejtuar prej tij nuk do të ishte pjesë e koa-licionit të majtë.

meta thirrje nga fieri për zhbllokimin e situatës

Në kuvend të miratohen tri ligjet, respektoni Fylen

Pikërisht nga Fieri, këshilli bashkiak i të cilit është kthyer në pikë bllokuese për hapjen e rrugës në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, Ilir Meta bën thirrje për miratimin e tri ligjeve. Kryetari i LSI-së ka theksuar se ka ardhur koha për të ecur më shpejt drejt procesit të integrimit europian. Meta vuri në dukje se duhet shmangur politika konfliktuale, e cila në këto dy-tre vjetët e fundit bëri që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat, duke bërë që të humbin edhe shumë projekte të BE-së në drejtim të Shqipërisë. “Ne jemi një forcë e re politike, por jo vetëm kaq, po edhe populli ynë është një nga popujt më të rinj në Europë, ndaj është normale që duam të ecim më shpejt. Nuk duam të mbetemi në vend,

sikurse ka ndodhur në këta muajt e fundit dhe në këta dy-tre vjetët e fundit për shkak të një politike jokonstruktive marrja e statusit të vendit kandidat, që do të thotë se janë bllokuar projekte të rëndësishme për Shqipërinë dhe për Fierin, të cilat do të ndih-monin ekonominë e çdo familjeje fierake dhe shqiptare, por edhe do të hapnin vende të reja pune”, - tha Meta. Në këtë drejtim, duke iu referuar vizitës që do të bëjë ditën e hënë komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, kreu i LSI-së ftoi të gjitha forcat politike që të respektojnë aspiratën e qytetarëve shqiptarë përtej bind-jeve të tyre politike, në mënyrë që Shqipëria të përftojë statusin e vendit kandidat. Për këtë arsye, sipas Metës, i duhet thënë “jo” politikës konfliktuale dhe të

gjitha energjitë të përqendrohen në zhvillimin ekonomik të vendit. “I ftojmë të gjitha forcat politike që të dëgjojnë dhe të respektojnë aspiratën e qytetarëve shqiptarë përtej bindjeve politike, që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat, që reputacioni dhe besueshmëria e vendit të rri-tet kudo, por edhe për Shqipërinë dhe Fierin. Të hapen mundësi më të shpejta dhe më të mira për të përmirësuar jetën tuaj dhe një-kohësisht për të shtuar vendet e reja të punës”, - tha Meta.

reagon Berisha pas refuzimit të ndarjes së mandateve nga opozita “Rama kërkon të justifikojë humbjen në zgjedhje”

Kryeministri vijoi krahasimin e Ramës me ushtarin ShvejkRefuzimin e skemës së man-

dateve nga opozita Kryemin-istri Berisha e ka cilësuar si një manovër të Ramës për të justi-fikuar rezultatin e zgjedhjeve. Nëpërmjet një komenti në faqen e tij në rrethin social “Facebook” shefi i ekzekutivit e përcaktoi sjelljen e opozitës për refuzimin e skemës së mandateve, duke e quajtur si të pavend. Ai shton se kreu i Partisë Socialiste para dy muajsh kishte refuzuar ndarjen e mandateve sipas ndryshi-meve demografike të 4 vjetve të fundit, ndërkohë nuk mun-goi as ironia për këtë rast. Ai tha më tej se me veprimet e tij kontradiktore Rama do të justifikojë humbjen e zgjed-hjeve të ardhshme. “Dy muaj më parë, bazuar në ndryshimet demografike të 4 vjetve të fundit, KQZ-ja votoi projektin e shpërndarjes së mandateve, sipas të cilit qarku i Tiranës dhe

takiMi i RaMëSKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të javëve të rendit dhe sigurisë publike, si pjesë e diskutimit dhe prezantimit të programit “Për një Rilindje Shqiptare” ishte dje në Kukës, ku vizitoi familjen e ish-punonjësit të policisë Shkëlzen Dobrusha, i rënë në krye të detyrës së bashku me kolegun e tij Ramadan Hila më 24 mars 2009 në fshatin Shënmëri të rrethit të Kukësit. Kryesocialisti është takuar me prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijët e Shkëlzen Dobrushës, duke u njohur nga afër me hallet dhe problemet e tyre.

ai i Durrësit duhet të merrnin nga një mandat nga Korça dhe Berati. Z. Rama e hodhi poshtë projektin dhe akuzoi qeveri-në për tentativë për vjedhje mandatesh para zgjedhjeve. Ai kërkoi komision hetimor si dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm për manipulim, sipas tij, të listave të zgjedhësve në Kukës. Në këto kushte, Komisioni i Ligjeve i propozoi parlamentit shpërndarjen e mandateve sipas

vitit 2009. Mirëpo edhe këtë herë i bazuar në parimin “ç’më duhet mua se ç’them unë”, z.Rama e kundërshtoi këtë dhe befas kërkoi të miratohet varianti i mëparshëm i paraqitur në KQZ nga Ministria e Brendshme, të cilin e kishte hedhur poshtë, sepse me të i vid-heshin mandatet. Ai e bëri këtë sepse i duhet për të justifikuar humbjen e ardhshme të zgjed-hjeve”, - komentoi Kryeministri Berisha. Këtë paralelizëm Beri-

sha e ka përdorur edhe herë të tjera, duke e krahasuar shefin e opozitës me personazhin e libit “Ushtari i mirë Shvejk”. Në rastin e parë Kryeministri e kra-hasoi Ramën me Shvejkun kur në parlament u votua heqja e takës së TVSH-së për makiner-itë e importuara nga bizneset e vogla dhe të mesme. Në atë kohë Rama e akuzoi shefin e qeverisës se po kopjonte pro-gramin e tij elektoral.

Page 4: Pasaportat, legalizimet, dosieri

04 E shtunë 2 shkurt 2013 •

«politikë

FRD: Qytetarët nuk votojnë, shkak harresa e qeverisë

“Fryma e vjetër nuk është në sintoni me qytetarët”, - shpreh në takim kryetari i FRD-së Bamir Topi në hapjen e degës së partisë së tij në Orikum. Në fjalën e tij Topi theksoi se 50 % e qytetarëve nuk votojnë, pasi ata ndiejnë mungesën e kujdesit nga ana e shtetit dhe hipokrizinë e atyre që kanë monopolizuar jetën politike. “Kryeministri e ka kthyer Kuvendin në një institucion që nuk i për-faqëson shqiptarët”, - shtoi më tej Topi. Duke folur mbi zgjedhjet e qershorit kreu i FRD-së tha se ky kod projekton zgjedhje të manipuluara. “Por asnjë lloj manipulimi nuk do t’i shpë-tojë ata që duan të ruajnë me çdo kusht karrigen”, - theksoi Topi. Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve të jenë më të drejtpërdrejtë dhe të ndërhyjnë për të garantuar një proces zgjed-hor të drejtë. “Kryeministri duhet të ketë kurajë të pranojë situatën e vështirtë ekonomike në të cilën gjen-det vendi, pasi qeveria ka marrë dy herë borxh për të paguar administratën”, - tha kreu i FRD-së.

drejtori gjymishka

Doganat rritin të ardhurat, 1.5 miliard lekë më shumë

Rritja e eksporteve gjatë vitit të kaluar është përkthyer në rritjen e të ardhurave të mbledhura nga doganat shqiptare. Plot 1,5 miliard lekë më shumë të ardhura janë grumbulluar nga adminis-trata doganore gjatë vitit 2012. Plani u realizua në masën 99.4 për qind, 6 miliardë lekë më shumë se viti 2011. “Eksportët kanë shënuar ecuri tepër pozitive gjatë vitit 2012”, - deklaron drejtori i doga-nave Flamur Gjymishka. Rritja e të ardhurave në një kohë kur taksat dog-anore kanë shënuar ulje, sipas drejtorit të doga-nave tregon performancë pozitive të këtij institucioni. “Viti 2012 ka pasur shumë reduktime në taksa dhe pavarësisht kësaj të ard-hurat kanë shënuar rritje”, - konfirmon Gjymishka. Për zëvendësministrin e Finan-cave prioritet kryesor për doganat duhet të mbetet përmirësimi i klimës së biznesit. “Rritja e të ardhurave është e rëndë-sishme, por është më i rëndësishëm përmirësimi i klimës së biznesit”, - shprehet zv.ministri i Financave.

oRikuM

Bëhet ndarja e Kzaz-ve, 70 prej tyre në të njëjtin vend të 2011 kompania spanjolle sjell aparaturat e votimit

KQZ shpall fituesin për zgjedhjet elektronike të FieritKQZ shpall fituesin që do të sjellë pa-

jisjet elektronike që do të mundësojnë numërimin elektronik të votave në qarkun e Fierit. Gjatë ditës së djeshme në ambi-entet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u publikua edhe fituesi, që është kompa-nia spanjolle “INDRA”, e cila, sipas KQZ-së, plotësonte dokumentacionin më të saktë për të vijuar më tej procedurat e prokurimit publik. Pas shpallej së fituesit komisioni i vlerësimit të ofertave në KQZ

do të fillojë procedurën e negocimit në terma financiarë të projektit. Kjo vjen pasi faza e parë e prokurimit publik ishte për përcaktimin e dokumentacionit të nevo-jshëm që plotësonte kriteret e vendosura nga KQZ-ja dhe në fazën e dytë do të për-zgjidhet edhe shuma që do të paguhet për të marrë këtë shërbim. Krahas apara-turave për qarkun e Fierit institucioni i KQZ-së ka filluar procedurat e prokurimit edhe për bazën materiale të nevojshme

për zgjedhjet e qarkut të Tiranës, në të ci-lin do të bëhet identifikimi elektronik i vo-tave (SEV). Krahas kësaj në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjed-hjeve u miratua edhe projektakti ku ven-dos dhe përcaktimi i KZAZ-ve për zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas vendimit që u miratua me 7 vota pro, 70 prej KZAZ-ve do të qën-drojnë në të njëjtin vend ku janë ngritur në zgjedhjet e vitit 2011, ndërsa 19 të tjera do të vendosen në ambiente të reja.

amBasadori greK, roKanas, flet nga saranda mBi KonfliKtin e toponimeve

Greqia: Nuk do t’i pengojmë emigrantëtPranohet arritja në parim e një marrëveshjeje, por situata mbetet

telnis skuqi

“Jemi të angazhuar për zgjidhje sa më të shpejtë të shkakut të kthimit të shtetasve shqiptarë nga policia greke dhe kemi lejuar të kalojnë, me gjithë pasaktësitë e gjetura në shkrimin e toponimeve greke në pasaportat biometrike të shqiptarëve”, - është shprehur dje gjatë një takimi në Bashki-në e Sarandës Leonidhas Ro-kanas, ambasador i Republikës së Greqisë në Tiranë. Sipas tij, nuk është korrekte të mos shkruhen në trajtën ndërkom-bëtare emrat e qyteteve apo fshatrave kur përdoren për do-kumente zyrtare me përdorim ndërkombëtar. Për të kjo është një normë e gjithëpranuar dhe është e detyrueshme të apliko-het për të gjitha shtetet, nëse nuk duam të sjellim vështirësi në qartësimin e identitetit të secilit. “Nuk mund të shkruhet në pasa-portë ‘Korfuz - Greqi’, që është e saktë sipas gjuhës shqipe, por jokorrekte për emërtimin ndërkombëtar, që do të duhej të shkruhej ‘Corfu –Greçe’”, - ka sqaruar ambasadori Rokanas.

Ai i është referuar për këtë element edhe praktikës së shtetit grek për shtetas të vet që kanë lindur në kryeqyte-tin turk, i cili në dokumentet zyrtare shkruhet ‘Instambul’, megjithëse në Greqi njihet si ‘Konstandinopul’.

Për Rokanas ky shqetësim ka qenë temë e bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Greqisë dhe vihet re predispozicioni për zgjidhje sa më të shpe-jtë, handikap që nuk duhet të vazhdojë dhe me vullnetin e dy palëve po kapërcehet e do të gjendet zgjidhja më e mirë. “Por derisa të arrihet te zgjid-hja, - u shpreh Rokanas, - me dëshirën e mirë po vendoset një marrëveshje mirëkuptimi dhe fakt është që kemi lejuar pa u penguar edhe shtetas me këto pasaktësi në pasaportat e tyre biometrike, pa bërë asnjë dallim në janë shqiptarë apo homogjenë greke”, - tha Roka-nos, që shton se kjo është një pasaktësi teknike, zgjidhjes të së cilës nuk i vlejnë ngarke-

sat apo ngjyrimet politike që i vishen.

Gjatë takimit të tij në Bashkinë e Sarandës amba-sadori Rokanas, që shoqërohej edhe nga Nikolaos Kotrakoi, konsull i përgjithshëm i kon-sullatës greke në Gjirokastër, trajtoi edhe shqetësime të tjera. Lidhur me marrëveshjen e re për autobusët e linjave të transportit Greqi-Shqipëri ai tha se do të rishikohet dhe për këtë kanë marrë takim me min-

istrin shqiptar të Transporteve, zotin Olldashi. Nënkryetari i Bashkisë, Jorgo Mitro, që i priti diplomatët grekë, së bashku me Mariel Muratin, drejtor i ka-binetit të kryetarit Çipa, i kërkoi Rokanas të ndërhyhet për ka-përcimin e situatës në punimet e autostradës Qafëbotë-Sa-randë, ku sipërmarrëse është firma greke “AEGEK”. Ai ka sqaruar se detyrimet nuk janë përmbushur nga pala shqiptare për këtë aks shumë të rëndë-

sishëm rrugor. Një tjetër kërkesë që i

është bërë zotit Rokanas ka qenë mundësimi i specializi-mit të mjekëve të Sarandës në spitalin Universitar të Jani-nës, sidomos për specialitete që mungojnë. Një tjetër takim Rokanas ka zhvilluar në hotelin “Butrinti” me kryetarët e një-sive vendore të komunave të banuara në shumicë nga pop-ullsi minoritare greke. Ky takim ka qenë i mbyllur për mediet.

ministri panariti takon ambasadorin arvizu

Stabiliteti, siguria dhe paqja në rajon temë e bisedës

Çështjet e sigurisë, të stabilitetit dhe paqes në rajon ishin pjesë e bisedës që ministri Panariti zhvilloi dje me ambasa-dorin e amerikan Arvizu. Kështu, zyra e shtypit pranë ministrisë së Jashtme përmes një njoftimit bëri me dije se gjatë ditës së djeshme ministri Edmond Panariti u takua me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë,

Aleksandër Arvizu, me të cilin diskutoi për çështje të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Euro-pian. Po sipas këtij njoftimi, u bë e ditur se shefi i diplomacisë sh-qiptare bisedoi me ambasadorin Arvizu për zhvillimet në rajon dhe ritheksoi edhe një herë vullnetin e diplomacisë shqiptare për të forcuar lidhjet dhe bashkëpun-imin me vendet e rajonit në

shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Mësohet se, nisur nga problematika e shfaqur kohët e fundit, ku autoritetet kufitare greke në mënyrë sistematike refuzojnë futjen në Greqi të fëmi-jëve shqiptarë në pasaportat e të cilëve emrat e qyteteve greke ku ata kanë lindur shënohen në shqip dhe jo në gjuhën greke apo angleze. Njëkohësisht veç një problematike të tillë në këtë bisedë mësohet të jetë përfshirë dhe retorika nacionaliste, e për-dorur në mënyrë të vazhdueshme nga faktori politik në vend.

Prej katër muajsh emigrantët shqiptarë të lindur në territoret greke janë vënë në një situatë të vështirë për të marrë të drejtën e qëndrimit në këtë shtet. Shkak është përplas-ja mes të dy vendeve në shkrimin e toponimeve në dokumentet zyrtare të Sh-qipërisë. Kështu, legalizimi i certifikatave për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi është kthyer në një pikë tejet të vështirë për ta, pasi ambasada nuk pranon që të legalizojë dokumentet nëse toponimi nuk shkruhet në greqisht ose në italisht, ndërsa pala shqiptare nuk pranon që të ndryshojë formën e të shkruarit të dokumentit.Nga ana tjetër dhe shqiptarët që tashmë kanë pasaportat me toponimet greke në shkrimin shqip kthehen në kufi pikërisht për këtë shkak. Kjo edhe pse një vit më parë nuk kanë hasur asnjë problem në kalimin e kufirit drejt Greqisë.Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka nisur prej dy muajsh takimet me palën greke, duke dhënë shpesh deklarata për afrimin e zgjidhjes së situatës, por deri tani nuk ka asnjë mar-rëveshje konkrete që t’i jepet zgjidhje përfundim-tare kësaj pike, ngërç që pranohet në mënyrë diplomatike prej palëve

CERtiFikatat

Page 5: Pasaportat, legalizimet, dosieri

05• E shtunë 2 shkurt 2013

»EkoNoMi

Beteja me çekët në arbitrazh

Çështja me CEZ-in, Shqipëriapërfaqësohet nga kompani franceze

Botohet në fletoren zyrtare

Miratohet kontrata për dhënienme qira të tokave bujqësore

në kompjuter, laptop dhe tablet

aMC 3G sjell internetin mëtë shpejtë kudo që ndodheni

Ministria e Ekonomisë ka kontaktuar një kompani franceze që do ta mbrojë në procesin gjyqësor ndërkombëtar ndaj CEZ-it. Siaps Sokol Ramadanit, kreu i ERE-s nga pala shqiptare ka shumë dokumentacione, të cilat do të paraqiten në Gjykatën Ndërkombëtare. “Ministria ka punësuar një kompani shumë të mirë në lidhje me arbitrazhin ndërkombëtar. Gharavi është një kompani me qendër në Francë dhe po përgatit të gjitha të dhënat që t’i shërbejnë për këtë çështje”, është shprehur dje Ramadani. Kreu i ERE-s sqaron se procesi në arbitrazh nuk do të zgjasë gjatë, pasi ai është i përcaktuar me ligj. “Vetë ligji e ka lënë të përkohshëm, nuk është me kohë të gjatë. Mund të shkojë 6 muaj llogaritjet

Miratohet kontrata për dhënien me qira të tokave bujqësore të pandara. Kontrata tip është botuar në Fletoren Zyrtare duke marrë kështu fuqi të plotë ligjore. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka urdhëruar respektimin e kësaj kontrate sipas kushteve të vendosura në përmbajtjen dhe formën e saj. Sipas kontratës, pagesa e qirasë për vitin e parë të qiramar-rjes kryhet në momentin e lidhjes së kontratës, ndërsa për periudhën vijuese pas çdo 12 muajsh. Pagesa kryhet në llogarinë bankare të komunës ose bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet pasuria sipas përcaktimeve të dhëna prej tyre. Qiramarrësi ka për detyrim që të shlyejë me kohë

Internetin më të shpejtë 3G, nuk do ta gjeni vetëm në celula-rin tuaj, por ai mund të përfito-het edhe në laptop, komp-juter dhe tablet. Kjo gjë bëhet e mundur me anë të AMC Mobile Broadband. Tani AMC sjell një ofertë fantastike për Mobile Broadband, me anë të të cilës ju mund të përfitoni USB Modem AMC prej 7.2 Mbps, si edhe 6 muaj internet 3G, nga 3 GB në muaj për vetëm 4,990 lekë me TVSH. Ky internet mund përdoret në shtëpi, në udhëtim, dhe kudo që dëshironi. Mjafton të vendosni modemin USB në laptop ose në kompjuterin tuaj dhe në çast përfitoni internetin më të shpejtë 3G në Shqipëri. Dhe nëse dëshironi të merrni AMC Mobile Broadband me kontratë, do të përfitoni ofertën

që do të bëhen edhe kontrollin fizik të aseteve. Sa janë vlerat ekonomike të debisë. Ju e dini shumë mirë që ata janë borxh tek KESH, janë në borxh tek OST, por janë në borxh dhe në kompani të huaja”, - u shpreh Ramadani. Enti Rregullator i Energjisë ka pajtuar nga ana e tij një kompani konsulente për të përgatitur dosjen me të gjitha shkeljet e bëra nga CEZ, të cilat më tej do të paraqiten në arbitrazh. Pre-tendimi i ngritur nga CEZ mbi dëmin ekonomik të shkaktuar ndaj tij, në vlerën 200 milionë euro, sipas Ramadanit, nuk është i vërtetë dhe se CEZ po e përdor këtë për të mos humbur aksione në tregun ndërkombëtar. Sipas tij, kompania u ble 109 milionë dhe shumica janë transferime nga kompanitë OST dhe KESH.

dhe në mënyrë korrekte çmim-in e qirasë. Në rastin kur palë në këtë kontratë në cilësinë e qiradhënësit është DRB-ja, çmimi i pagesës vjetore të qirasë do t’i paguhet komunës/bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, sipas mënyrës së përcaktuar midis qiramar-rësit, DRB-së dhe komunës ose bashkisë përfituese të çmimit të qirasë. Qiramarrësi është i detyruar të dorëzojë pranë DRB-së kopje të dokumentit bankar që vërteton pagesën e çmimit të qirasë për llogari të komunës/bashkisë. Toka do të përdoret vetëm për veprim-tari bujqësore dhe blegtorale nga ana e qiramarrësit dhe ai detyrohet të ruajë funksionet natyrore që përmbush toka bujqësore si kategori resursi.

më të leverdishme në treg për internet në shtëpi ose në lëvizje. Në këtë rast, kompania AMC ofron modemin USB dhe 4 GB internet 3G në muaj, për vetëm 1,000 lekë në muaj, dhe 4 muaj në vit janë falas. Pra, me një kosto mesatare rreth 667 lekë me TVSH në muaj, ju mund të keni internet të shpejtë 3G, në çast dhe kudo që ndodheni. Në mënyrë që të përfitoni shpejtësinë 3G të Internetit në Laptopin, PC apo Tablet-in tuaj, ju duhet të përzgjidhni një nga modelet AMC Connect Card, si edhe një nga planet mujore me kontratë, duke përfituar njëkohësisht edhe nga ofertat e leverdisshme që i shoqërojnë ato. Ofertën mund ta përfitoni në çdo dyqan që kompania AMC ka në mbarë vendin.

ndërtuesit: janë 300 pallate në pritje të hipoteKës

Shtesat pa leje, kërkesë tek aluiZNi për zgjidhjen

Brikena dervishi

procesi i legalizimit të shtesave të pallateve ka mbetur pezull. Ndërtuesit

duhet të ishin pajisur me hi-potekën e pallateve që prej nëntorit të vitit të kaluar. Por ndërkaq, rreth 300 pallate në kryeqytet janë ende në pritje. Zyrtarisht shoqata e Ndër-tuesve i ka dërguar një letër ALUIZNI-t për legalizmin e shtesave që janë bërë në këto pallate me qëllim që këto prona të pajisen sa më shpejt me do-kumentin e pronësisë.

ProblematikaHipotekimi i pallateve, pas

ndryshimeve ligjore që u bënë viitn e kaluar pritej të përfun-dote më herët. Kjo për shkak se u hoq nga lista e dokumenteve të kërkuara për regjistrim edhe dokumenti i vërtetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për pagesën e detyrimeve tatimore. Mijëra qytetarë presin të përfito-jnë nga procesi i hipotekimit të apartamenteve që ndër-tuesit kanë bërë jashtë lejes së ndërtimit. Qytetarët i kanë blerë apartamentet, por nuk i kanë marrë ende tapitë. Kanë qenë rreth 450 pallate pa hi-potekë, si dhe 5700 shtesa pa leje, ndërsa 250 pallate nuk kanë lejen e shfrytëzimit nga Bashkia e Tiranës. Rreth 80 për qind e kërkesave për hipotekim mund të marrin zgjidhje nëse ekziston vull-neti, me përjashtim të rasteve kur ndërtuesit kanë konflikte civile me pronarët e tokës. Zhbllokimi i këtij procesi do të zhbllokonte një kapital prej miliona eurosh duke rig-jallëruar edhe tregun e bane-

save në kryeqytet.

ZgjidhjaSipas zyrtarëve të ALUIZNI-

t bëhet fjalë për pallatet ku është tejkaluar leja e ndër-timit. Edhe pse premtojnë se procesi i legalizmit të këtyre shtesave pa leje po ecën me shpejtësi, mbi 50 për qind e

dosjeve nuk kanë kaluar ende në duar e specialistëve. Në fil-lim të procesit me problema-tikë të tillë ishin rreth 400 pal-late dhe vetëm 100 prejt tyre kanë marrë dokumentacionin e nevojshëm, pasi pjesa tjetër ka mbetur pezull. Vonesat për pajisjen e këtyre godinave me dokumentin e pronësisë i vë

Qeveria shqiptare miratoi afatin e shly-erjes të dy tarifave, për përditësim dhe hartimin e dokumen-tacionit pak kohë më parë. “Subjektet që përfitojnë legalizimin e objekteve informale do të shlyejnë brenda 10 (dhjetë) ditësh nga data e njoftimit me shkrim mbi pagesat, vlerat e përcaktu-ara në pikat e këtij vendimi, në lloga-rinë e hapur për këtë qëllim”, thuhet në vendimin e qeverisë.

VEN

DiM

Ma

RR

ja

Vendimi i qeverisë është marrë për të përshpejtuar ritmet e legalizimit të ndërti-meve pa leje, proces që sipas ekzekutivit do të përfundojë tërë-sisht në vitin 2013. Në total numërohen 270 mijë vetëdeklarime për ndërtime pa leje, ndër të cilat 240 mijë janë të kualifikuara. Më shumë se 55700 është numri i dosjeve, të cilave u është miratuar deri tani pronësia me vendim të Këshillit të Ministrave.

pëR

SHp

Ejti

Mi

Sipas ALUIZNI-t po punohet intensivisht që tërë procesi, që nga kualifikimi i dos-jeve, prerja e faturës, lidhja e kontratës, deri te dërgimi i lejes së legalizimit për regjistrim në Zyrat e Regjistrimit të Pas-urive të Paluajtshme të marrë trajtën e një procesi zinxhir, të cilit nuk i mungon asnjë prej hallkave, si kusht i domosdoshëm që i tërë procesi të jetë i përfunduar në fund të vitit 2013.

lEG

ali

ZiM

Et

në vështirësi ndërtuesit për shkak se qytetarët nuk priren të blejnë apartamente që nuk janë të hiptekuara dhe në këtë mënyrë, ato mbeten pa shitur.

PremtimiDrejtori I ALUIZNI-t, Ard-

ian Kollozi, ka premtuar se deri në fund të këtij viti, të gjitha objektet informale nuk do ta gëzojnë më këtë status falë finalizimit të këtij procesi, i cili pritet të marrë fund gjatë 2013. Garancia për këtë vjen nga vetë Agjencia e Urbanizi-mit dhe e Legalizmit të Ob-jekteve Informale, e cila sigu-ron qytetarët se brenda vitit 2013 do të mbyllet problema-tika e rreth 240 mijë rasteve, të ndërtimeve të paligjshme. Sipas tij, qëllimi i agjencisë në këtë kohë është lëshimi i rreth 2500 lejeve të legal-izmit për çdo javë.

Drejtori I ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, ka premtuar se deri në fund të këtij viti, të gjitha objektet informale nuk do ta gëzojnë më këtë status falë finalizimit të këtij procesi, i cili pritet të marrë fund gjatë 2013. Garan-cia për këtë vjen nga vetë Agjencia e Urbanizimit dhe e Legalizmit të Ob-jekteve Informale, e cila siguron qytetarët se bren-da vitit 2013 do të mbyllet prob-lematika e rreth 240 mijë rasteve, të ndërtimeve të paligjshme

Page 6: Pasaportat, legalizimet, dosieri

06 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« SoCialE

rikonstruksione anembanë tiranës

“pjetër Bogadani”, banorët s’do të kenë probleme

Pjesë e rikonstruksioneve të Bashkisë së Tiranës është bërë edhe rruga “Pjetër Bogdani”, që i përket njësisë bashkiake nr. 5. Kjo rrugë shtrihet gjatë zonës së njohur ish-Blloku, e cila aktualisht është bërë një problem për banorët e zonës, njësitë tregtare dhe për qytetarët që frek-uentojnë këtë zonë. Gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë kryebashkiaku Lulzim Basha bëri të ditur se Tirana do t’u nënshtrohet gjithë rikonstruksioneve të nevojshme, të cilat do të jenë anembanë saj dhe jo të përqendruara në periferi, ashtu siç s’do të jenë të përqendruara vetëm në qendër të saj. Punimet në këtë rrugë, me gjatësi 540 m, do të zgjasin rreth 6 muaj dhe do të kryhen me segmente të ndara për të minimizuar impaktin në lëvizje, meqenëse është një zonë me fluks të lartë nga qarkul-limi i automjeteve dhe qytetarëve. Rruga do të ketë një gjerësi 6 metra dhe trotuare me nga 2 metra të gjerë. “Përfundimi i punimeve së bashku me disa prej arterieve kryesore të kësaj zone, e cila njihet si ish-zona e Bllokut, do t’u japë banorëve cilësinë e munguar të infrastruk-turës, do të përmirësojë drejtpërdrejt cilësinë e jetës së tyre të përditshme dhe do t’i japë kryeqytetit një arterie të standardit europian për sa i përket përshkueshmërisë dhe jo vetëm lagjes ku jep impaktin për banorët”, -tha Basha. Ai deklaroi se përkrah planit urbanistik dhe zhvillimeve që do të ndodhin në hartën e qytetit të Tiranës, në periferi dhe qendër, investimet nuk do të ndalin. “Nuk do të ndalim investimet edhe aty ku nuk është investuar prej shumë kohësh, sikundër poshtë asfaltit, në zonat kryesore të qendrës ndodhen infras-truktura të shkatërruara apo mungesa totale të infras-trukturës, ndaj edhe nevoja për të përparuar me inves-time publike anembanë qytetit është evidente. Për këtë arsye sot ndodhemi këtu për të përparuar me investime në të njëjtën mënyrë siç bëjmë edhe në periferi, pasi përshtypja se vetëm periferia ka mbetur pa u ndërtuar është thellësisht e gabuar”, - theksoi Kreu i Bashkisë Lulzim Basha. Ky rikonstruktim do të zërë fondin prej 40 milionë lekësh nga Bashkia e Tiranës, por dhe nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve të Qeverisë Shqiptare.

praKtiKa të Bëhet në spitalet e rretheve nga ata vijnë

infrastruktura e spitaleve pengon praktikën e studentëve erta Bode

problemet në infrastruk-turën spitalore dhe numri i lartë i studentëve në

grup janë dy shkaqet krye-sore që pengojnë praktikën mjekësore në parametrat e duhur. Problemi ngrihet nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa, i cili thotë se sal-lat e operacioneve janë shumë të vogla. Ndërkohë ai e ngre si problem shqetësues dhe pjesë-marrjen e lartë të studentëve në grup. “Një grup i përbërë nga 25 studentë nuk jep mundësinë e kontrollit të tyre të plotë në teori, aq më tepër është gati e pamundur në praktikë”, - pohon Hysa. Nga ana tjetër, ai thotë se spitalet nuk kanë infrastruk-turën e duhur për praktikën e këtij numri studentësh. Ai sheh si zgjidhje të vetme reduktimin e numrit të studentëve brenda grupit. “Unë mendoj se numri duhet të reduktohet deri në katër herë më pak, pra të bëhen 6 studentë në grup, pikërisht si në kryerjen e një operacioni të vërtetë, ku në sallë ka po aq bluza të bardha”, - tha dekani. Dhe si një zgjidhje tjetër ai shikon mundësinë e praktikës së studentëve në spitalet e

qytetit nga ata vijnë. Ndërkohë një barrë u bie edhe peda-gogëve për të gjetur rrugën e saktë se si të gjithë studentët të ushtrohen në praktikë. Për reduktimin e studentëve në grup Hysa tha: “Ne nuk e kemi ende luksin që studentët tanë të grupohen me nga 6 veta për shkak të mungesës së hapësirës së duhur në të gji-tha shërbimet spitalore. Duhet të gjendet mundësia që stu-

dentët të qarkullojnë çdo ditë nga 6 veta për praktikë. De-kani bëri të dikur se së shpe-jti priten të kontraktohet me spitalet dhe klinikat private, që edhe ata të ofrojnë praktikën mësimore për specializantët dhe studentët e mjekësisë. Hysa mendon se nënshkrimi i kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë do të jetë një zgjidhje. Projekti planifikon që studentët që në vitin e dytë

të studimeve universitare një muaj apo një muaj e gjysmë të studimeve ta harxhojnë pranë spitaleve të tyre nga qyte-tet nga vijnë. Hysa kërkon që këta studentë të praktikohen që nga njohuritë infermierike, ndërhyrjet e mjekimit të një plage e deri te ndërhyrjet më të mëdha. Këto ndryshime priten të bëhen menjëherë pasi ky Fakultet të marrë sta-tusin e plotë të një universiteti.

duhet të arrijmë nivelin e arsimit europian

teknologjia rol kryesor në arsim 2000 shkolla lundrojnë në internet

apeli i repuBliKanit për miratimin e tri ligjeve

Mediu: Zgjedhjet, duhet ndërgjegjësim“Ligjet duhen të miratohen sa më shpejt”

Integrimi i teknologjisë në shkolla është e vet-mja mënyrë që të bëhet kapërcimi dhe shkollat tona të arrijnë të njëjtin nivel me arsimin europian. Ministri Teknologjisë së Informacionit dhe Komuni-kimit, Genc Pollo, tha dje se reforma që çdo shkollë të ketë internet dhe kabinetin e saj të informatikës ka dhënë rezultate në shkollat në të cilat tashmë po funksionon. Nxënësit janë më të përqendruar, janë më të aftë në praktikë, kuptojnë obligimin e kushteve arsimore. Pollo tha se arsimi shqiptar ka akoma nevojë për mbështetjen e teknologjisë së informacionit, sidomos për shtrirjen e rrjetit të inter-netit. Ndihet vështirësi në zonat e thella rurale, por

asgjë nuk është e pamundur për mobilizimin e kësaj situate. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, TIK do të nisë një sërë projektesh për të gjitha shkollat ku ndihet mungesa e teknologjisë së in-formacionit. Në konferencën e mbajtur për zhvillim-in e teknologjisë në sistemin arsimor zëvendësmin-istri i arsimit Ardian Tana tha se do të vazhdojë më tej zbatimin e teknologjisë e kryesisht lidhjen e rrjetit të internetit nëpër shkolla. Aktualisht, sipas Tanës, 2000 shkolla të vendit lundrojnë në internet dhe 21 nxënës i bie të punojnë me një kompjuter. Tana deklaroi se duhet të reduktohet numri i nxë-nësve që punojnë në të njëjtin kompjuter.

Përgatitjet e fushatës elektorale kanë përfshirë edhe republikanët e Fatmir Mediut, i cili zhvilloi një takim në qytetin e Korçës me strukturat e kësaj partie. Mediu u shpreh se lind nevoja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për idetë, platformat e djathta dhe koalicionet mes partive, pa harruar synimin madhor për një Sh-qipëri europiane. “Tri ligje ka kërkuar Bashkimi Europian, tri ligje vazhdon të kërkojë BE-ja që të votohen në parlament. Unë mendoj se votimi i këtyre tri ligjeve, statusi kandidat i Shqipërisë në Bashkimi Europian është favor për çdo sh-qiptar, kudo që jeton. Kur e ngritëm çështjen e

pronës private, ne donim një gjë: haka të shkojë tek i zoti. Askush nuk ka të drejtë të cenojë të drejtën e tjetrit, të drejtën e individit. Qeveria është një mjet për t’i shërbyer qytetarit dhe është krijuar si e tillë. Kontribuam edhe në ndërgjegjësimin e Bashkimit Europian, i cili e ka vendosur si një detyrim përballë shtetit shqiptar për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje”, - tha Mediu. Kjo nuk është hera e parë që kreu u republikanëve ka theksuar rëndësinë e miratimit të tri ligjeve dhe benefitet që sjellin ata. Edhe më herët ai u ka bërë apel palëve poli-tike që të mos ngurrojnë për t’i miratuar ato.

Bizneset shqiptare dhe ato amerikane që kanë investuar në vendin tonë kanë shpre-hur shqetësimet e tyre lidhur me politikat tatimore apo zbatimin e ligjit tatimor. Këto shqetësime u diskutuan dje gjatë takimit me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe drejtorin e Tatimeve Gazmir Spahia nga përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, drejtuar nga presidenti David An-derson bashkë me zëvendësambasadorin e ambasadës amerikane në Shqipëri, Henry Jardine. Çështjet themelore të ngritura ishin vonesat e rimbur-simit të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), problemi i rikontrolleve tatimore, nevoja për konsultime publike për ligjin e ri mbi TVSH-në, transparencë më të madhe dhe qën-drueshmëri në politikat tatimore. Zëvendësam-basadori Jardine theksoi interesin e ambasadës së SHBA-ve në krijimin e një klime pozitive për investimet amerikane në Shqipëri. Ai vuri në dukje se vështirësitë e përjetuara aktualisht nga bizneset amerikane që kanë investuar në Shqipëri mund të dekurajojnë bizneset e tjera amerikane për të hyrë në tregun sh-qiptar. Bizneset amerikane në mënyrë të na-tyrshme sjellin rritje të punësimit, teknologji dhe inovacion në Shqipëri dhe rritja e këtyre investimeve duhet të mbështetet dhe të përkrahet. Përfaqësuesit e “AmCham” thek-suan vonesat e rimbursimit të TVSH-së dhe

kontrollet e ripërsëritura tatimore si prob-lematike, sidomos në mjedisin e sotëm të biznesit. Anderson dorëzoi një dokument të shkruar, ku së bashku me shqetësimet ishin dhënë edhe një numër zgjidhjesh. Ministri Bode iu bashkua shqetësimeve të “AmCham”-it, mbështeti çështjet e para-qitura dhe iu drejtua zyrtarëve të tij për të punuar ngushtë me “AmCham”-in për të zgjidhur shqetësimet e tyre. Ministri siguroi

se ligji i ri i TVSH-së do të ketë diskutim të gjerë publik dhe zyrtarët ta-

timorë do të takohen me anëtarët e “AmCham”-it për

të shpjeguar atë. Minis-tri Bode dhe ekipi i tij vlerësoi mundësinë për një dialog të hapur me “AmCham”-in në një përpjekje për të krijuar një mjedis më të mirë biznesi në Shqipëri. Ai

iu përgjigj pozitivisht kërkesës për të pasur

takime të rregullta mujore të këshillit tatimor. Takimi

ishte i përqendruar në disa çështje themelore të ngritura nga Dhoma Ameri-kane në emër të anëtarëve, që kanë të bëjnë me zbatimin rigoroz të ligjit, transparencë në marrëdhëniet biznes-administratë dhe konsultime publike në procesin e ligjbëries. “AmCham”-i kërkoi rivendosjen e një dialogu periodik midis biznesit dhe qeverisë dhe të dyja palët, si “AmCham”-i, ashtu dhe për-faqësues të qeverisë njohën rëndësinë e funksionimit të këshillit tatimor.

ministri i financave taKon përfaqësuesit e Biznesit

Bode: Shqetësimet e biznesit janë të drejta, do të reagojmë

Page 7: Pasaportat, legalizimet, dosieri

07• E shtunë 2 shkurt 2013

»aktualitet

llalla: ka bashkëpunim mepolicinë, do të vazhdojë

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke eviden-tuar sfidat dhe rrezikshmërinë me të cilën përballen

forcat e policisë, theksoi se “Forcat e policisë janë të parat që përballen me krimin, në të gjitha format e tij dhe kjo është një sfidë e përditshme, e cila kërkon ven-dosmëri dhe zbatim rigoroz të ligjit. Pikërisht kjo puna juaj duhet të gjejë mbështetje nga të gjithë institu-cionet e tjera ligjzbatuese. Edhe në fillimin e viti 2013 ka pasur raste të suksesshme të bashkëpunimit dhe shpreh bindjen se kjo frymë mirëkuptimi dhe koordinimi do të vijojë dhe në periudhën në vijim”.

totozani: Falenderoj policinëdhe disa nga aktet heroike 

Ndërkohë Avokati i Popullit, Igli Totozani, gjatë fjalës së tij, duke e cilësuar vitin që lamë pas një vit të

mbushur me sfida dhe rezultate, falenderoi në mënyrë të veçantë punonjësit e policisë për rritjen e komu-nikimit qytetar, që është konstatuar. “Gjithashtu në mënyrë të veçantë do të doja të theksoja në përshën-detjen time heroizmin e atyre policëve që sot nuk janë më, dy komisarët që gjatë këtij viti humbën jetën, por dhe shumë e shumë të tjerë, i nderojmë me respekt dhe vlerësojmë heroizmin e tyre në mbrojtje të sigurisë dhe jetës së qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Totozani.

Mariglen Mulla

mesditën e djeshme policia e Shkodrës prangosi përgjegjësit

e tragjedisë më 9 janar 2004, ku u mbytën 21 persona dhe 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Kështu, u kap Zef Marku, i cili ishte dënuar me 25 vjet burg nga gjykata e Vlorës, por 51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkom-bëtar për trafikim të qenieve njerëzore dhe ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë për 8 vjet me radhë. Ndërkaq, më 9 janar të këtij viti, kur u mbushën 9 vjet nga kjo tragjedi, motra e njërit prej viktimave ka vendosur t’i japë fund jetës. Lena Grisha, motra e Gëzim Grishës ka pirë helm, duke thënë se donte të vdiste në të njëjtën ditë me të vëllanë, duke mos kaluar dot dhimbjen për këtë humbje të madhe. Ndërkaq, pak muaj më parë u ekstrad-uan nga Italia dy personat e shpallur në kërkim ndërkom-bëtar, të akuzuar e dënuar si përgjegjës kryesorë, Altin Belulaj, 32 vjeç, nga Vlora

Në takimin me kryeprokurorin Llalla

aleksandër arvizu kërkon nga prokurorët më tepër

rezultate kundër korrupsionitAleksandër Arvizu, ambasadori amerikan në vendin tonë, dje ka kërkuar intensifikimin e punës në luftën kundër korrupsionit. Gjatë një vizite në Prokurorinë e Tiranës, ku ishte i pranishëm dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, ambasadori amerikan theksoi se është koha e duhur për të luftuar korrupsionin. Ambasadori Arvizu, duke kujtuar se Parlamenti tashmë e ka votuar ligjin për kufizimin e imunitetit ka kërkuar përkushtim e angazhim nga proku-rorët në luftën pa kompromis kundër korrupsionit. “Nuk ka punë të mjaftueshme në luftën kundër korrupsionit. Zyrtarët amerikan dhe komisionerët e BE flasin për kor-rupsionin. Shpresojmë të shohim më shumë arrestime”,- deklaroi Arvizu. Nga ana e tij, kryeprokurori Llalla deklar-oi se korrupsioni është një pengesë e kapërcyeshme që kërkon impenjim në zbatimin e ligjit dhe integritet të lartë profesional. Sipas tij, kufizimi i imunitetit për zyr-tarët e lartë ka krijuar lehtësira në këtë drejtim.

Në analizën 1-vjeçare të Poli-cisë së Shtetit, kryepolici Hysni Burgaj tha se “Janë evidentuar në të gjithë vendin 20.688 vepra penale, me një rritje me 17.2% më shumë se në 2011-ën. Ndërkaq, janë evidencuar 962 vepra penale në fushën e drogës e në krahasim me

Ministri u drejtohet vartësve në analizë

noka: Risi policia turistike,zbatoni ligjin gjatë zgjedhjeveNë fjalën e tij në analizë, ministri i Brendshëm Flamur Noka tha se “Një ndër objektivat kryesorë të qeverisë ka qenë dhe mbetet lufta pa kompromis, me tolerancë zero, kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit. Askush nuk dyshon se vullneti i hekurt në luftën ndaj krimit, është dhe mbetet faktor kryesor për të arritur suksesin kundër tij, si edhe në thellimin e reformave”. Më tej ministri iu referua menaxhimit ligjor sa më efikas të konflikteve në tërësi dhe kërkoi intensitet edhe më të lartë evidentimi, dokumentimi dhe goditje të veprimtarisë kriminale në rastet e vjedhjes. Ai e quajti funksionale policimin në komunitet dhe besimin e komunitetit te Policia e Shtetit, ndërsa theksoi se “Parandalimi i ngjarjeve kërkon punë op-erative paraprake dhe mjaft intensive, për të identifikuar dhe mbajtur nën kontroll elementët e skeduar kriminalë. Kjo do të mundësonte parandalimin e mjaft veprave penale”. Më tej, për problematikë, Noka shtroi kultivimin e bimëve narkotike si një sfidë të madhe për Policinë e Shtetit, por edhe për vetë ko-munitetin. Ndërkaq, ministri shtoi se “Risia për ngritjen e sta-cionimit sezonal-provizor të njësive policore në zonat turistike malore, tashmë duhet të shndërrohet në një praktikë normale, në funksion të garantimit të pushimeve sa më të qeta për këdo që frekuenton këto zona, por edhe në çdo zonë tjetër turistike. Në problematikat e Sigurisë Rrugore, do të kërkoja nga ju zba-timin sa më rigoroz të Kodit Rrugor dhe rritjen e forcës paran-daluese, duke mos u mjaftuar vetëm me masat ndëshkimore. Bashkëpunimi i ngushtë dhe profesional me Prokurorinë, duke qenë një nga pikat kyçe për finalizimin me sukses të misionit tuaj, do të njohë një dimension te ri. Ky bashkëpunim do të marrë një rëndësi te veçantë dhe do të synojë konkretizimin e fryteve të punës së përbashkët, në luftën kundër krimit dhe elementëve kriminalë”. Duke falënderuar për ndihmën e pakursyer partnerët evropianë dhe ShBA-të, nëpërmjet mis-ioneve mbështetëse, Noka shtroi se policia në zgjedhjet ven-dore të vitit 2007 e në vijim, ka marrë vlerësimin maksimal, por theksoi se “Në vijueshmëri të kësaj tradite të shkëlqyer, ju do të demonstroni qartësisht që edhe në zgjedhjet e 23 qer-shorit, do të zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin. Në këtë angazhim të rëndësishëm do të keni në çdo drejtim suportin e plotë të qeverisë shqiptare. Ju duhet dhe do të përmbushni sërish de-tyrat që ju përcakton Kodi Zgjedhor, me profesionalizëm dhe paanshmëri të plotë, duke mos u ndikuar aspak në kryerjen e detyrës tuaj, nga sulmet, tendencat intimiduese, apo përçartjet halucinative politike, pavarësisht nga vijnë ato”.

StatiStika të aNaLizëS 1-vjeçare të poLiciSë. Shifrat SipaS Sektorëve

125 vrasje, sekuestro 13 milionë euro të krimitShtohen rastet e dhunës në familje dhe urdhrat e mbrojtjes

vitin 2001, janë 3 herë më shumë heroinë, 2 herë më shumë kokainë e 3 herë më shumë marihuanë. Në fushën e trafiqeve të paligjshme janë referuar dhe hetuar 607 vepra penale. Në drejtim të hetimit të aseteve kriminale dërguan në Prokurorinë e Krimeve të

Rënda 87 materiale referuese, ndërsa vlera e përgjithshme e aseteve kriminale të sekuestru-ara dhe të konfiskuara për këtë vit është 9.1 milionë euro. Për krimin ekonomik, korrupsionin dhe pastrimin e parave janë evidentuar 2469 vepra penale, ndërsa vlera e pasurive të

sekuestruara ka kapur shifrën prej 13 milionë eurosh. Për korrupsion pasiv dhe aktiv të personave që ushtrojnë funk-sione publike janë evidentuar 99 raste me 194 zyrtarë të proceduar penalisht. Janë evi-dentuar 513 krime kundër per-sonit. Gjatë vitit 2012 janë evi-dentuar 125 vrasje me dashje dhe janë zbuluar 106 prej tyre, ku 26 vrasje janë kryer brenda familjes, 22 në grindje të çastit, 15 për motive pasurore, 8 për motive gjakmarrje, 4 për motive hakmarrje, 1 për shkak të cilësive të veçanta dhe 30 të tjera për motive të dobëta. Janë evidentuar 692 krime të rënda kundër pronës, ku janë 223 vjedhje me dhunë, 99 me armë dhe 4 me pasojë vdekjen. U goditën 55 grupe kriminale, u zbuluan 435 veprave penale të vjetra të pazbuluara. Janë administruar dhe ndjekur 43.120 informacione, janë kapur 2052 persona të kërkuar dhe janë evidentuar 920 raste të armëmbajtjes pa leje. Struk-turat e hetimit të krimeve të hapura kanë evidentuar 15350 vepra penale të lehta, janë evi-dentuar 148 raste të kultivimit të bimëve narkotike dhe 2526 raste të dhunës në familje ose 345 më shumë se vitin e kaluar. Shërbimet e rendit kanë pritur rreth 130 mijë telefonata nga publiku.

kapet zef Marku, kërkohej edhe për trafik të qeNieve Njerëzore

pranga përgjegjësit të tragjedisësë 9 janarit, ku vdiqën 21 persona

dhe Cukal Delija 43 vjeç nga Shkodra. Ata shin shpallur fajtorë nga gjykata e Vlorës, pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë të tjerë, kanë organizuar trafik të pal-igjshëm të qenieve njerëzore, duke iu premtuar personave të ndryshëm kalimin në Itali me 1500 euro për person. 

Tragjedia e Karaburunit21 persona u mbytën

dhe 8 rezultojnë të zhdukur në tragjedinë e 9 janarit. Një gomone me 36 persona në bord u nis nga gjiri i Palasës në Vlorë në orët e vona të natës drejt brigjeve të Italisë më 9 janar 2004. Për shkak të dallgëve që shkonin 5-6 ballë gomonia pëson defekt në ujërat e Gadishullit të Karaburunit. 36 klandestinët kryesisht nga Shkodra kishin paguar

1500 euro secili për të shkuar në Itali. Pasi kanë bërë 12 milje udhëtim mo-torët e gomones u fikën dhe mjeti u mbush me ujë.

Vetë skafistët të gjetur pa rrugë zgjidhje telefonuan në një nga televizionet sh-qiptare dhe kërkuan ndihmë. Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë për shkak të detit të trazuar dhe mungesës së koordinatave të sakta të vendodhjes së gomones. Disa herë u nisën anije shpëtimi nga Karaburuni, por nuk arritën te vendod-hja e gomones. 21 persona humbën jetën, ndrërkohë që vetëm 9 persona mbijetuan. Të mbijetuarit ishin tre skaf-istët që drejtonin gomonen dhe 6 emigrantë që kishin paguar për të shkuar në Itali. Ndërhyrja për t’i shpë-tuar u arrit në orën 09:40 të mëngjesit të datës 10 janar nga një anije e Guardia di Finanza-s nisur nga ishulli i Sazanit. Forcat e shpëtimit nxorën 21 trupa të mbytur, 9 të mbijetuar, ndërkohë që 8 persona ende figurojnë të zhdukur.

Zef Marku

Page 8: Pasaportat, legalizimet, dosieri

08 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« aktualitEt

skemat e grantit për 2 masa

aplikim për subvencion në bujqësi,afati i fundit më 18 shkurt

ElBaSaN- Pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Elbasan kanë filluar aplikimet për të përfituar nga mbështetja e projekteve të bujqësisë dhe të agrobiznesit me 50% të financimit me fonde të BE dhe të shtetit shqiptar. Ky është një projekt i mbështetur nga BE dhe qeveria shqiptare, i cili ka si qëllim të nxisë sipërmarrjen private dhe të jap zhvillim-in e zonave rurale. Sipas përgjegjësit së zyrës këshillimore në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, Neshat Sadiku, me anë të këtij projekti synohet që të ulen importet dhe produktet shqiptare të plotësojnë kushtet që ka BE. Ai bëri thirrje të gjithë fermerëve që të plotësojnë dokumentacionet për-katëse, edhe on- line, të cilat vazhdojnë deri më 18 shkurt. Skema e granteve “IPARD-like” implementohet nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe GIZ. Skema e grantit është e hapur për 2 masa: Investime në Fermat Bujqësore dhe investime në Përpunimin dhe Tregtimin Produkteve Bujqësore. Shpenzimet e përgjithshme të pranueshme për çdo aplikim janë midis limiteve: 2,500 euro deri në 150,000 euro. Në rastin kur aplikimi e tejkalon shumën e kostove të pranueshme prej 150,000 eurosh dhe shkon deri në maksimumin e totalit të kostove të pranueshme prej 300,000 eurosh, aplikimet do të merren në konsideratë për t’u kontraktuar vetëm nëse mbetet buxhet disponibël dhe nëse janë përmbushur të gjitha kërkesat e tjera. Totali i kostove të pranueshme për çdo aplikim për masën 2 është: 20,000 euro, ndërsa sasia maksimale e totalit të kostove të pranueshme: Tavani i grantit si mbështetje nga sektori publik është deri në shkallën 50% të totalit të shpenzimeve të miratuara dhe ajo paguhet pas përfundimit të investimit nga ana e përfituesit. Për nivelin e parë përqindja e rimbursimit do të jetë më e madhe për ato investime të pranueshme që përm-bushin kriteret e mëposhtme: 55% për fermerët e rinj (nën 40 vjeç), 60% për investimet në zonat malore, dhe 65% për inves-timet në zonat malore dhe bërë nga fermerët e rinj. l. lleshi

procedohet mësuesja e nëndrejtori, nuk larguan mjetet prerëse

Gramsh, i pret dorën shokut të klasës me sëpatë

GRaMSH- Kanë qenë duke prerë drutë për ngrohje kur shoku i klasës në vend që t’i bjerë me sëpatë drurit i ka rënë dorës së shokut të tij, ndërsa ai e mbante duke i shkaktuar plagosje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë gjatë orëve të mëngjesit në shkollën “Muharrem Zela” të fshatit Kukur në rrethin e Gramshit. Sipas dëshmive, nxënësit kanë marrë një pjesë druri të prerë dhe janë munduar të krijojnë pjesë (copa të holla) që të ndezin zjarrin. Nga pakujdesia njëri prej nxënësve ka qëlluar dorën e 11-vjeçarit A. Gj., nxënës i klasës së gjashtë në këtë shkollë. Goditja ka qenë e fortë dhe i mituri rrezikon të humbë dorën. Menjëherë ai është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku po bëhen të gjitha përpjekjet nga mjekët për t’i shpëtuar dorën e dëmtuar rëndë. Sipas të dhënave nga familjarët, mjekët janë angazhuar për t’i shpëtuar dorën 11-vjeçarit dhe ende nuk kanë humbur shpresat për ta rindërtuar dhe shpëtuar nga amputimi. Pasi janë verifikuar të gjitha rrethanat e ngjarjes së ndodhur brenda ambienteve shkollore policia e Gramshit ka vendosur procedimin penal të dy personave. Kështu filloi procedimin penal për veprën e shpërdorim detyre për mësuesen kujdestare të klasës së gjashtë në shkollën nëntëvjeçare Kukur M. D. 28 vjeç. I njëjti procedim filloi edhe për drejtorin e shkollës Nefail Kllogjeri, 44 vjeç, me banim në Gramsh. Sipas policisë, ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masat për heqjen e sendeve të rrezik-shme në shkollën 9-vjeçare në Kukës. Si pasojë e mosveprimit të tyre mbeti i dëmtuar 11-vjeçari A. Gj. aktualisht familjarët nuk kanë shprehur ndonjë pretendim, por ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës dhe drejtuesit e saj mbajnë përgjegjësi për nxënësit gjatë orarit të mësimit. l. lleshi

DuRRëS- Zhaneta Abazi, nëna e Edjon Abazit të arres-tuar nga policia e Gjirokastrës në tentativë për trafikim të veprave antike, në një interv-istë tha se është abuzuar në lidhje me akuzën e ngritur për djalin e tyre. “Prej vitit 2004, jemi të licencuar për aktivitetin me objekt “tregtim artistikesh të vjetra. Xhaneta deklaroi se blerja e qypave dhe e sendeve të tjera antike është bërë me fatura shitblerjeje, brenda dhe jashtë vendit. Ajo deklaroi se edhe për sendet antike të ka-pura një ditë më parë djalit të saj, i janë blerë një biznesmeni serb. Zhaneta Abazi theksoi se kolonat dhe kapitalet që janë jashtë shtëpisë, janë gjetur tek fusha e plehrave në Porto Romano. Ndërkohë po dje

viKtimë dhe një 45-vjeçar, policia deKlaron si shKaK depresionin

Dy vetëvarje brenda pak orësh, i jep fund jetës 17-vjeçarja

të arrestuarit e dy ditëve më parë i gjenden në Banesë dhjetëra të tjera

Nëna: kemi licensë shitjeje për objektet e artitSipas Zhaneta Abazit, pjesët e kapura janë blerë nga një biznesmen serb

gjatë një operacioni në kuadër të trafikut të paligjshëm të veprave të artit, policia e Dur-rësit ka kryer një kontroll në banesën e shtetasit Edjon

Abazi, duke sekuestruar disa qypa, blloqe gurësh e kolonash mermeri antike. Mësohet se operacioni kryhet në vazhdën e hetimeve të nisura pas sek-

uestrimit të dy ditëve më parë në pikën kufitare të Kakavi-jës të një sërë veprash arti. Ky shtetas u ndalua dje, teksa ten-tonte të kalonte kufirin, ndërsa dje përveç veprave të artit që kishte me vete policia i ka sek-uestruar në banesë edhe 16 qypa mesjetarë të madhësive të ndryshme, 11 kolona mermeri antike dhe një prej graniti. Ndër të tjera janë gjetur edhe 25 copë blloqe gurësh antikë dhe një ko-rnizë mermeri. Policia e Durrësit saktëson se mes objekteve të sekuestruara ka edhe 29 copë amfora e fragmente të sekues-truara. Blutë e qytetit bregde-tar po hetojnë mbi origjinën e këtyre veprave. Paraprakisht dyshohet se ato janë të vjed-hura dhe se ky person merret me trafikimin e tyre.

Dy vetëvrasje janë shënu-ar brenda pak orësh dje në Librazhd dhe në Kur-

bin. Viktimat janë një vajzë 17 vjeçe dhe një burrë 47-vjeçar, të cilët sipas policisë ka qenë depresioni që i ka shtyrë drejt aktit të vetëflijimit.

Vetëvrasjet Një vajzë vetëm 17 vjeç

është vetëvarur në një fshat të Kurbinit. Vajza i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Mal Bardhë të rrethit të Kurbinit. Shtetasja A. L. i ka dhënë fund jetës para-diten e djeshme në banjën e shtëpisë. Të afërmit e kanë gjetur adoleshenten pa jetë, të varur me litar. Adoleshentja ishte në depresion prej kohësh, duke e realizuar aktin ekstrem kur prindërit e saj kishin dalë për në punë. Nëna e vajzës, e cila ka ardhur në shtëpi rreth orës 10:00, nuk e ka gjetur vajzën e saj në shtëpi, ndërsa ka nisur ta kërkonte. Në mo-mentin që ajo ka parë në banjë, është përballur me trupin pa jetë të vajzës së saj. Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa ka marrë në pyetje familjarët e të ndjerës, të cilët janë shpre-hur se e reja kishte kohë që vuante nga shenja të depre-sionit, ishte e mbyllur dhe nuk komunikonte thuajse lirshëm me asnjë nga të shtëpisë apo të njohur rreth e përqark. Ndërkohë një tjetër vetëfiljim është shënuar në Librazhd. Pasi kishin mundur ta shpë-tonin disa herë, nuk kanë arri-tur ta ndalin të kryejë aktin e vetvrasjes. Një 47-vjeçar është gjendur pa jetë në dhomën e gjumit nga familjarët e tij një

ditë më parë, ndërsa të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes kishin dalë për të kryer pu-nët e përditëshme. Burime të policisë bëjnë të ditur se janë njoftuar se në fshatin Dardhë të komunës Hotolisht të rre-thit të Librazhdit është gjetur pa jetë Hekuran Korra, 47 vjeç. Një grup hetimor ka kryer vep-rimet e para procedurale dhe si pasojë e hetimeve dyshohet se ai vuante nga depresioni

i shkaktuar nga problemet ekonomike. Sipas familjarëve, ai kishte tentuar edhe herë të tjera për t’i dhënë fund jetës, por ishte ndalur nga ata. Këtë herë ka shfrytëzuar momentin kur pjesëtarët e familjes janë larguar për një moment për të realizuar atë që kishte nisur. Sipas tyre, ai kishte disa muaj që vuante nga një gjendje e turbulluar dhe askush nuk ka mundur të bëjë gjë për ta shpë-

tuar. Vështirësitë e krijuara në zonën ku jetonte për shkak të mungesës së të ardhurave kanë bërë që burri të për-fundojë në depresion dhe të tentojë disa herë t’i japë fund jetës duke e realizuar një ditë më parë, ndërsa ishte i vetëm në shtëpi. Ndërkohë kanë fillu-ar hetimet për të zbardhur rre-thanat e vetëvrasjes. Çështja i ka kaluar Prokurorisë për vep-rime të mëtejshme.

Page 9: Pasaportat, legalizimet, dosieri

09• E shtunë 2 shkurt 2013

»aktualitet

LEDIA LLESHI

elBaSaN- Sokoli Ucaj dy-shohet se ishte konsumues droge. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke prit-ur rezultatet e analizave për të vërtetuar nëse ai konsumonte ose jo lëndë narkotike për të vërtetuar edhe faktin pse kërkonte vazhdimisht para nga i ati dhe ky i fundit nëse nuk i jepte përballej me reagimin e dhunshëm. Shkaku i grindjeve të vazhdueshme në familje duket se ishte pikërisht kërke-sa e vazhdueshme për lekë e Sokolit dhe se ai ishte i papunë e pa të ardhura. Gjithsesi të gjitha këto do t’i verifikojnë he-timet në vazhdim. Dy versionet e gruas dhe të bashkëshortit përputhen në faktin se Engjëlli dhunohej nga i biri për shkak të kërkesës për para. Ndërsa është marrë në pyetje nga poli-cia ai është shprehur se i biri i kërkonte lekë duke e ditur se ata mbaheshin nga pensioni dhe kur nuk merrte e dhunonte.

Deklarata “Isha nën presion gjithmo-

në dhe nëse nuk nxirrja lekët përfundonte me grushte. Më kërkonte vazhdimisht lekë. Ne jetojmë me pension dhe nuk ki-sha mundësi dhe kur nuk i jepja reagonte keq. Nuk e di për çfarë i donte paratë. Mendoj se merrte drogë”. Ndërkohë nëna e Sokolit Rajmonda po ashtu ka mbajtur të njëjtin version në deklaratën e saj. Ajo ka thënë se shkaku i grindjeve ishin paratë pasi ai kërkonte gjithmonë.

ProkuroriaProkuroria ka marrë në duar

dosjen në ngarkim të vrasjes së dyfishtë të Sokol Ucajt dhe bashkëshortes së tij Giulia Bal-tazzari. Në vazhdim të hetimeve Prokuroria është duke pritur akt ekspertimin për shtatzëninë e saj si dhe analizat e gjakut të Sokol Ucajt nëse ai ishte për-dorues droge apo jo. Sipas buri-meve të akuzës, procedimi penal është vrasje e cilësuar kundër

Ngjarja për motive të dobëta

Plagos me armë djalin e xhaxhait, arrestohet

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër. I dëmtuari u qëllua me armë nga djali i xhaxhait të tij për motive të dobëta. Sipas policisë ngjarja ka ndod-hur mbrëmjen e së premtes në fshatin Toplan të Komunës Shllak në Dukagjin. I plagosuri Sokol Mali është dërguar me helikopter në Spitalit Rajonal të Shkodrës, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uniformat blu pak minuta pas ngjarjes kanë arrestuar autorin e plagosjes. Gjatë kontrollit të banesës personit të dyshuar, është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, e cila do ti nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.

Zbriti nga fshati Sherisht drejt Vlorës

arrestohet 28-vjeçari, kapet me armë pa leje

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë nga një operacion i efektivave të policisë Vlorë për armëmbajtje pa leje, shtetasin E. Çacaj, vjec 28, banues në fshatin Sherisht, komuna Qendër. Këtij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë Glock, e kalibrit 9 mm me krehër me 15 fishekë, ndërsa ishte duke ardhur nga fshati Sherisht për në qytetin e Vlorës. Menjëherë është bërë arrestimi i këtij shtetasi, ndërsa arma e zjarrit është dërguar për ekspertim të mëtejshëm.

Arrestohet pronari i apartamentit

i bie tulla nga kati i gjashtë, plagoset rëndë 2-vjeçari

SaRaNDË- Një tullë e lëshuar nga hyrja e katit të gjashtë të një pallati të ndodhur në agjencinë e udhëtarëve në Sa-randë, ka përfunduar mbi kokën e një dyvjeçari, i cili tashmë po lufton për jetën. Policia e Sarandës tha dje se ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, ndërsa dy orë pas incidentit pronari i apartamentit u arrestua. “Hetimet e para për ngjarjen kanë arritur në përfundimin se tulla që ra mbi kokën e fëmijës A.Q, me moshë 2 vjeç, ka rrëshqitur nga lartësia, ndërkohë që në apartamentin e ri po bëheshin punime plotësuese nga blerësi i hyrjes”, tha policia, ndërsa nënvizon se vogëlushi 2-vjeçar ka pësuar dëmtime serioze dhe për këtë është fituar koha për t’u çuar në spitalin civil të Sarandës. “Dëmtimet e shumta të vlerësuara të rënda nga ekipi mjekësor, kanë bërë që 2-vjeçari të transportohet për në spitalin e Janinës (Greqi), për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar”, tha Arben Vogli, drejtori i spitalit të Sarandës. t. Skuqi

Në gjendje të lirë

Procedohet për trafik mjetesh, i gjendet makina e vjedhur

VlORe- Nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Vlorë është bërë bllokimi i automjetit tip Volksvagen Golf, me targa BK 038 WE, i cili nga verifikimet e kryera rezul-ton të jetë i vjedhur. Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për “Trafikim të mjeteve motorike” ndaj shtetasit me iniciale. E. H., vjeç 33, banues në lagjen “24 Maj”, Vlorë.

SArANDë, mbLIDHEN VENDorët Në tAkIm mE ZV. mINIStrIN NokA

landfilli i Bajkajt, drejt përfundimit tenderimiPritet që punimet të nisin në mars, vendgrumbullim për të gjithë rajonin

SaRaNDË - Dita e parë e muajit shkurt ka shënuar nisjen e dialogut të ni-sur gjatë janarit mes Ministrisë së Trans-porteve dhe vendorëve të Sarandës, me temë funksionimin e landfillit të Bajkajt. Zëvendësministri i këtij dikasteri, Er-nest Noka, sërish ka folur me kryetarë të bashkive e komunave të Sarandës, Delvinës e Himarës për avantazhet që paraqet pastrimi me teknologjinë e landfillit. Sipas Nokës, bashkëbisedimi i djeshëm rriti ndërgjegjësimin e ven-dorëve për teknologjinë e landfillit dhe ndërgjegjësoi ata për detyrimet dhe

përfitimet e tyre prej saj. Noka tha se ndërkohë që zhvillohen këto takime, është në përfundim tenderimi për land-fillin e Bajkajt. “Pas përcaktimit të firmës fituese, njësitë vendore do të nënshkru-ajnë kontratë me të dhe atje do të bëhen më konkrete detyrimet e ndërsjella për funksionimin e landfillit”, u shpreh Noka. Ai tha se parashikohet që puna konkrete për landfillin të nisë me fillimin e muajit mars. Specialistë të pranishëm në takimin e dytë me këtë objekt, kanë bërë sugjer-ime që kanë marrë në konsideratë për do-kumentin e bashkërendimit për të përdorur

në shkallë rajonale një vendgrumbullim të vetëm e të përbashkët të mbetjeve urbane nga të gjitha bashkitë dhe komunat e ra-jonit. Duke qenë se puna përgatitore për mirëfunksionimin e landfillit të Bajkajt në komunën e Vergoit, konsiderohet një pro-ces që vazhdon, takime të tilla do të ketë edhe në javët që vijnë. Ditën e djeshme është siguruar një konsensus më i gjerë dhe i plotë për memorandumin e mirëkup-timit, edhe pse ai nuk u paraqit për t’u nënshkruar as në takimin e dytë. Në këtë takim, mori pjesë edhe kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Anesti Dhimojani. t. Skuqi

DëSHmINë E përforcoN E SHoqjA. Në VErIfIkIm DHE mArtESA mE ItALIANEN

Prokuroria akt ekspertize nëse Sokol ucaj drogohej

më shumë se një prej personave neni 79 i Kodit Penal. Në rast se do të vërtetohet dhuna dhe përdorimi i drogës atëherë kjo mund ta lehtësojë situatën e autorit të krimit. Gjithsesi vrasja e vajzës 24-vjeçare rëndon më shumë pozitën e Ëngjëll Ucajt. Prokuroria do të hetojë edhe precedentët e mëparshëm të 27-vjeçarit Sokol Ucaj edhe në shtetin italian, si dhe vërtetës-inë e martesës së tij me Giulia Baltassarri. Po kështu pritet edhe akti i ekspertimit nga poli-cia shkencore për të vërtetuar shtatzëninë e gruas së Sokolit. Ambasada italiane pritet ta ndjekë procesin e hetimit me një të deleguar në ditët në vazhdim.

Page 10: Pasaportat, legalizimet, dosieri

10 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« opinion

Gjenocidi kulturor që ka ndodhur me çështjen çame përbën një sfidë politike dhe etnike midis dy shteteve: Greqisë dhe Shqipërisë. Elementi politik në këtë rast nuk përflet një situatë in cognito ndaj kësaj çështjeje, e cila bart në vetvete kauzën civ-ile dhe burokratike. Nuk e konsideron çështjen çame një komponent të terrorizmit, fundamental-izmit apo lloj-lloj cilësish të natyrës kriminale, por

i njeh të drejtën e lirisë një populli që ka qenë zot në trojet e veta. Edhe përplasjet midis Palestinës dhe Izraelit më shumë sesa një luftë kriminale midis grupeve sociale përfaqësojnë një ide të lashtë historike mbi principin e lirisë, demokracisë para Zotit dhe lindjes së Krishtit. Pra, momentet e zhvillimit politik nuk duhen ngatërruar me metastazat që zgjasin gjatë gjithë jetës. Janë këto metastaza që formojnë debat politik dhe tema të ndryshëm të interesit etniko-kulturor të popujve. Nëse është për këto arsye që Greqia nuk është emancipuar ndaj çështjes çame, atëherë duhet një dorë e fortë ekzekutive dhe politike për t’i treguar popullit, as më shumë e as më pak, por të drejtat e tij legjitime, deklaratën universale për qytetarët e një vendi, në rastin tonë çamët, si dhe politikën e hollë të votuesit shqiptar. Për mendimin tim, çështja çame nuk formon një rast in ekstremis, por një dukuri të thjeshtë humanitare me veti dhe cilësi të shkëlqyera të një populli që për fatet e historisë nuk duhet të konsiderohet si një e keqe e mundimshme. Një dukuri fundamentale e çështjes çame nënkup-ton një interes partiak dhe politik, gjithashtu. Çamët janë një kat-egori sociale, një e drejtë fuqiplotë në kondicionet ligjore dhe kushtetuese të një vendi. Pra, nuk janë pa të drejta që debatohen nga qeveritë dhe gjykatat e tyre kushtetuese. Një nga këto princ-ipe është edhe liria, dinjiteti dhe drejtësia, domethënë çështja çame. Kjo kategori sociale mund të bëhet preh e zhvillimit filozo-fik të një vendi, të merret në mbrojtje nga programacioni elektoral i një shteti dhe nuk duhet të konfondohet legjitimiteti civil i qenies çame me kuotën e djathtë apo të majtë, pasi janë të dyja partitë që mund të kenë atributin e trajtimit të çështjes çame si një çështje dhe kategori sociale me prirje bipartizane, sikundër çdo lloj rasti të veçantë legjislativ. Është e nevojshme të votohen rezoluta në këmbim të interesave nacionalë, që shiten e blihen jashtëzakonisht në emër të emigracionit sot në shtetin grek. Është e dobishme të vlerësohet qartë roli dhe pozita e qytetarëve shqiptarë si një komb i lashtë europian, me kulturë e dije, vetëdije dhe formim etnografik. A mos valle do të duhet të marrim lejen e shtetit grek për të realizuar një mbrojtje socialiste për çamët?! Kjo nuk lejohet, pasi është sovraniteti kombëtar që njeh identitetin dhe origjinën e votuesit shqiptar, cilësitë antropomorfe të të cilit nuk mund të jenë jashtë vëmendjes organizative, publike dhe lig-jore. Çamët nuk mund të jenë një çështje e mbyllur, por duhet të dëgjohen dhe të respektohen për ato vlera që kanë, që nga sho-qata “Çamëria” e deri te partitë respektive mbi këtë kauzë kombë-tare. Nuk shtrohet problemi për një tragjedi të thjeshtë mbi popul-latën çame, por për luftë, për dije e dinjitet, që buron nga zemra e një populli që aspiron për drejtësi e paqe. Çamët nuk janë as një çështje e panjohur, ashtu indiferente nga grekët; çamët nuk duhet të jenë kështu një alibi hetimore apo “kriminelë të regjur”, ashtu siç po shohim se si nëpërkëmbet kjo çështje nga silogjet e ndry-shme ndërkombëtare, ndaj fenomenologjisë poli-tike në tërësi. Çamët përbëjnë një çështje shqip-tare, të drejtat dhe detyrat e një kombi të lashtë, aq sa edhe në kushte ndërkombëtarisht të pa-varur. Çamët ekzistojnë sot si një forcë politike dhe gjenetike e kombit shqiptar. A kërkojnë çamët pronat e tyre? A janë çamët të denjë për kombin grek? A ka një version zyrtar mbi shkeljet e kryera nga çamët gjatë shpërnguljes dhe vrasjes së tyre? Unë besoj se këtu nuk ka një politikë të madhe, por të varfër dhe të ngushtë të shtetit grek. Unë besoj se këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë kriter apo forcë madhore si Lufta II Botërore, por për një keqqeverisje, shkishërim dhe vandalizëm të disa familjeve konservatore greke. Këto konkluzione dalin vetë nga standardet dhe kriptogrami e tyre. Një vëmendje që shteti mëmë, Shqipëria, nuk mund ta shkëpusë nga ligjërimi politik as mbi çamët. Por çfarë klasifikimi zyrtar mund të zërë një popullsi e shpërngulur nga tokat e veta, tej ku-fijve gjeografikë dhe njohjet politike mbi rastin? Përgjigjja është: identiteti. Kundër ksenofobisë greke. Unë e respektoj kombin grek, por nuk e di pse. Unë e dua gjallërimin e marrëdhënieve bipar-

tizane midis klasave tona politike, atyre greke dhe shqiptare, por nuk e kuptoj se pse nuk kthehen pronat e humbura çame. Pra, nuk bëhet fjalë për “Epiros” apo “Vorio Epiros, por për një regjiment çam të lëvizur me dhunë nga trojet e tyre, të vrarë fizikisht dhe moralisht dhe të lënë ashtu edhe nga diktatura komuniste. Por, të më falë lexuesi, se çfarë politike është bërë në Greqi a Shqipëri në më shumë se 200 vjet, që të besojmë se kjo është edhe historia e fatit njerëzor. Çamët kanë qenë historikisht që në lashtësi jo thjesht në tokat e tyre, por kanë marrë pjesë aktive në revolu-cionin grek dhe zhvillimin kombëtar të kulturës greke. Deficiti ekonomik dhe vizioni parlamentar i disa deputetëve çamë në par-lamentin grek kanë qenë gjithashtu çështje e interpretimit pozitiv të normës legjislative. Që kur një qeveri greke nuk njeh fenome-nologjinë politike, duke mohuar aktin bazë të sovranitetit dhe klishenë ndërkombëtare, që është identiteti. Edhe të dënuarit për krime, si në emigracion apo sipas kushteve ndërkombëtare të ter-rorizmit, kanë liri dhe të drejta kushtetuese. Si është e mundur që ne shqiptarët të kemi drojë që të miratojmë një rezolutë që duhet t’i hapë sytë opinionit publik, atij ndërkombëtar dhe rezervave shtetërore të popullit shqiptar? A mos vallë çamët janë kriminelë?! Jo, ne i duam çamët, por jo kriminelët. Cili është roli i Kishës Greke në politikën e jashtme të shtetit grek? A nuk duhet të falet Papi aty edhe për çamët, qoftë edhe si një marrëveshje mirëkuptimi sot mbi mijëra emigrantë shqiptarë? Inskursioni për të miratuar një rezolutë parlamentare nga shteti shqiptar mbi çështjen çame tregon se ne e dimë, ne e njohim dhe e pranojmë me dinjitet fatin tonë. Ne e duam Kushtetutën, sepse ajo është pronë e popullit dhe e kombit shqiptar. Ne nuk marrim urdhra nga katedrat ndërkombëtare mbi sjelljen civile dhe politike, dhe as nuk kemi nevojë për asis juridik mbi aktet e sjelljes nga grekët. Çfarë ka ndodhur, në fakt, nga pikëpamja historike? Le të marrim Luftën II Botërore. Pavarësisht nga shkaqet që shtynë Gjermaninë në luftë, Hitleri lexoi (1940) një deklaratë, ku rreshtoi mbi 30 shtete për të cilat Gjermania akuzohej nga Amerika se mund t’i pushtonte. Por, në fakt, ishte lufta principi i vërtetë i së drejtës ndërkombëtare dhe jo pushtimi, si rekuizitë e njohur juridike. Pse greket goditën në emër të luftës çamët nga trojet e tyre? A mos vallë Greqia ishte në luftë me Shqipërinë? Jo, nuk kishte një plan luftimi. A mos vallë çamët konsideroheshin grekë? Jo, përderisa u njohën si etni më vete dhe iu nënshtruan gjenocidit dhe spastrimit familjar. Pra, roli luftarak niset nga Hitleri dhe keqpërdoret nga Greqia, duke dërguar ushtrinë në vend të disa fshatrave çame të pambrojtura posaçërisht nga Lidhja e Kombeve. Kjo është goditje në embrion, një urrejtje e natyrës bisociale, e cila shkon me bajonetë. Dhe ashtu ndodhi, gra të çara me majën e bajonetës nga ushtria trego-jnë jo vetëm për një shpërngulje etnike, por dhe për një urdhër politik aty. Statusi politik i Çamërisë njihet nga e drejta ndërkom-bëtare si status shtetëror nën syzerenititetin grek. Por kjo nuk është më shumë sesa një gjendje politike dhe jo një zbatim kushtetues i lirisë dhe të drejtave. Gjëja e parë që bën një mbret është respektimi i qytetarëve të tij. Pse shteti grek nuk respektoi çamët në tërësi dhe veç e veç, por u soll në kushtet e rilindjes dhe shpërnguljes etnike? Precedencë ndërkombëtare marrin sot ar-syet e luftës midis Palestinës dhe Izraelit, botës arabe dhe princi-peve fetare. Kjo përbën karakteristikë sociale dhe integruese, një

tipologji të domosdoshme të sjelljes civile. Po në Çamëri dhe në Greqi a ka një luftë të tillë ndjenjash dhe arsyesh politike? Në të dyja rastet e sjella për argument ka një veçori të përbashkët, që lidhet me historinë antike, por në asnjë rast nuk mund të konfon-dojmë qenien shqiptare në Çamëri me disa të drejta dhe pretekste politike të shtetit grek në kohë lufte apo paqeje. Një ushtarak i zoti e di mirë se duhet të ruajë gjakftohtësinë, po ashtu edhe ne nuk duhet të biem preh e survejimit politik, por duhet të besojmë se Greqia luftoi çamët me të njëjtën mënyrë që luftoi italianët në vitet ‘40. Problemi është pse nuk u shua më pas? Por ndjenja e urrejtjes pjell urrejtje edhe në kohë paqe, kur ne sot pengohemi seriozisht nga Greqia në vend që të nxitemi në kushtet demokra-tike për liri dhe zhvillim. Çfarë di Shqipëri për Greqinë, nuk ka nevojë ta mësoje nga librat shkollorë, pasi ka shembullin e pastër të spastrimit etnik, të simotrave të tyre çame. Më thoni ndonjë deputet grek që flet me nismë prioritare dhe në kushte filozofike mbi integrimin shpirtëror të kombit shqiptar në Europë? Shqipëria ka vendin dhe kuadratin e vet pozitiv, si çdo kulturë antike dhe e lashtë në Europë, por çështja çame mbetet më shumë sesa një spastrim etnik, një casus beli për luftë midis dy shteteve: Greqisë dhe Shqipërisë. Ne nuk jemi terroristë, pasi kemi ambasadorë në EU dhe Greqi, por ne nuk jemi as inferiorë ndaj fenomenologjisë dhe ndjenjave kombëtare. Kemi pasur një ushtri të fortë deri me 22 divizione të mbrojtjes territoriale, të aftë për luftë, por që dik-tatori dinak nuk e përdori për interesat strategjike të kombit, siç bëri Arafati, por për interesat e tij totalitare. Pra, çështja çame nuk është një marrëzi, një fantazi apo një gjykim i ulët, siç mund të pretendohet, por përbën të njëjtin nivel politik dhe moral si Koso-va pas federimit jugosllav. Notat politike nuk janë sekrete, por përfaqësojnë procedura standarde dhe disa katalogë, manuale mbi sjelljen dhe natyrën e organizimit politik. Prandaj nuk kemi nevojë për një zbutje të marrëdhënieve mbi të drejtat e njeriut, pasi çështja çame është më shume sesa një çështje regresive, përfaqëson interesin parësor të shtetit shqiptar: mbrojtjen e kom-bësisë. Qeveria jep edhe informacionin e nevojshëm për kontrollin e kufijve, domethënë ku ka qeveri prezumohet botërisht edhe njohje e kufijve me luftë apo me paqe. Pra, ne nuk cenohemi nga askush, aq më pak nga një qeveri greke kur vjen puna për kufijtë politikë. Kjo gjë duhet të jetë e qartë për cilindo grek që bën ma-sakra si ajo e Peshkëpisë (Shqipëri e Jugut) në kundërshtim me strategjitë e zbulimit kombëtar (modeli 56). Shteti grek duhet të pranojë rezolutën mbi Çamërinë. Të respektojë viktimat dhe të bëjë lutje mbi principin e sjelljes shoqërore, si shprehje e kulturës. Të vlerësojë çamët në qëndrimet e tyre po aq sa Gjermania çi-futët, si dhe të kërkojë shpërblimin me qëllim të mirë ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi, duke evituar gjuhën e nepërkës që kanë silogjet politike aty. Të mos harrojmë se çështja çame është një çështje e majtë në vetvete, por që nuk mungojnë as të drejtat e naziskinëve në Gjermani sot, duke i dhënë përparësi sistemit ra-cor, duke prekur ndjenjat e kombit shqiptar. Nga pikëpamja kultu-rore unë besoj te vallja çame, veshja dhe nusja çame, kultura dhe shpirti kombëtar, prandaj shkrimi sa prek disa nga kufijtë mbi sjellje etike dhe nuk ndalet në disa epërsi ekonomike që bart në vetvete tema politike. Unë pretendoj shumë nga shteti grek, i cili, sikurse çamët, nuk mund të formojnë antropologji kriminale nisur

nga të drejtat e grupit, pasi krimineli është indi-vidual, krimineli nuk lidhet me numrat, krimineli është i kushtëzuar nga deklaratat zyrtare. Stras-burgu bart në vetvete të drejtën e shtetësisë dhe jo të kombësisë, duke ia lënë këtë atribut qeverisë. Por kjo nuk është e vetmja rrugë për mbrojtjen e kombësisë, ndërsa fenomeni është thjesht në dorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të një shteti, dikaster që punon ngushtë me shërbimin sekret për t’i dhënë rrugë zyrtare problemit politik. Nuk ka kushte drejtësie për çështjen çame; prona është e drejtë dhe jo një interpretim zyrtar. Nuk ka kushte drejtësie për çështjen çame, pasi deklarata universale mbi të drejtat e qytetarit i konsideron sot çamët qytetarë me të drejta të plota në BE, madje biznesmenë që subvencionojnë parti poli-tike dhe ligje parlamentare në vend. Megjithatë, mendoj se një qëndrim më i pjekur ndaj kësaj çështjeje u takon baballarëve të Eruopës, e sido-mos prerogativave të ish-fuqive të mëdha, ku in-teresi për Çamërinë është dhe interesi për Sh-qipërinë. Kultet e besimit mysliman, ortodoks apo katolik për mua nuk përbëjnë problem etnik, por një të drejtë zakonore po aq të vlefshme sa ligji.

Çamëria dhe të vërtetat historike të një populli

Nga eLviS kotiNi

Page 11: Pasaportat, legalizimet, dosieri

11• E shtunë 2 shkurt 2013

»opinion

për herë të parë gazetari A. Zhei më është dukur njeri normal, dhe kjo falë të intervistuarit prej tij, deputetit grek të “Agimit të Artë” Kostas Papas. Dihet tashmë qëndrimi i kësaj partie neonaziste ndaj fqinjëve dhe të huajve, por dhe vetë siste-mit politik në Greqi dhe kjo intervistë e tij në një kanal televiziv shqiptar nuk mund të thuhet se solli ndonjë risi pozitive për publikun, për më tepër

në marrëdhëniet e sidomos problemet midis dy vendeve. Duhet pranuar se kjo intervistë ka tërhequr vëmendjen e opinionit pub-lik dhe ka sjellë reagime, kryesisht zemëratë dhe rritim, legjitim te shqiptarët, por duket se përqendrimi i vëmendjes vetëm tek ato që i tha Zheit K. Papas është gjithashtu vetëm njëra anë e medaljes. Mendoj se problem përveç iniciativës për të prurë në një medie shqiptare opinionin apo më mirë të themi propagandën më antishqiptare përbën edhe mënyra e zhvillimit të intervistës e sidomos qëndrimi apo dështimi i z. Zhei për të reaguar me din-jitet ndaj fyerjeve si komb e qytetarë të shqiptarëve që deputeti grek bëri në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë intervistës. I vetmi shqiptar që nuk reagoi ndaj kësaj fyerjeje publike e kolektive të kombit e popullit tonë ishte, pa dyshim, autori i intervistës, z. Zhei, që në rastin konkret nuk ngjante aspak i tillë. Reagimi apo distancomi i tij (ç’ke me mua, unë jam gazetar) kur Papas fyente politikanët shqiptarë, ishte pa dyshim një nga kulmet e atij inferi-oriteti që z. Zhei manifestoi gjatë gjithë kësaj interviste. Papas i shante Berishën e Ramën vetëm për gjenin e tyre shqiptar, gjë që, do apo nuk do, e ka edhe vetë z. Zhei. Në pamje të parë Zhei dukej i frikësuar, për të mos thëne “i dhjerë”, por cilado të ishte arsyeja e këtij inferioriteti mendoj se ai ishte i papranueshëm si profesion-alisht, ashtu dhe kombëtarisht. Nuk besoj se ka shqiptar të mos revoltohet e të reagoje kur dikush i fyen Heroin Kombëtar, gjuhën e nënës dhe elemente të tjera të identitetit kombëtar, qoftë ky edhe një i çmendur më shumë politik, siç është deputeti K.Papas dhe të gjithë K.. e tjerë të “Agimit të Artë”. Mendoj se një interv-istë si kjo as që duhej bërë e transmetuar, por gjithsesi, nëse do të pranonim si justifikim profesionalizmin, atëherë edhe pyetjet e reagimi i moderatorit duhej të kishin qenë në nivelin e përgjigjeve të të intervistuarit, pra një debat i barabartë midis dy njerëzve që kanë rënë dakord të bashkëbisedojnë, siç e konceptoj unë një intervistë. Të gjithë panë që me Zhein nuk ndodhi aspak kështu. Por ky raport është një problem i z. Zhei dhe gazetarisë së tij. Ajo që më shqetëson vërtet është fakti se mediet dhe gazetarët sh-qiptarë, me apo pa dashje, bëhen propagandues të projekteve, ur-rejtjes dhe propagandës antishqiptare të K-ve të “Agimit të Artë” dhe antishqiptarëve të tjerë, që në Greqi i gjen me shumicë. Dua të theksoj se nuk më befasoi, e aq më pak revoltoi, qëndrimi dhe propaganda e K. Papas, pasi kam vite që i dëgjoja nga politika greke, neonaziste apo jo, broçkulla të tilla, por qëndrimi inferior kombëtar e profesional i z. Zhei sigurisht më la një shije shumë të keqe. Por jo vetëm kaq. Në kontrast me atë “dhierje” kombë-tare e profesionale që manifestoi në intervistën me K. Papas, z. Zhei ishte shumë provokues me deputetin çam të parlamentit sh-

qiptar, kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, të cilin e kishte ftuar në studio për të komentuar intervistën në fjalë. “Ju survejon SHISH-i (Shërbimi Informativ i Shtetit)”, - i tha Zhei Irizit, një diversion që, nëse është i vërtetë, përbën një problem të madh, pasi bëhet fjalë për përgjim të paligjshëm të një deputeti. Megjithëse z. Idrizi nuk e pranoi një fakt të tillë, hedhja në publik e tij krijon probleme, gjë që i detyron institucionet përgjegjëse shqiptare ta sqarojnë një gjë të tillë, të cilën nuk e kanë bërë ende. Nëse Zheji do të kishte qenë në të njëjtin nivel “provokimi” edhe me K. Papas, sigurisht që intervista dhe sidomos mesazhi i saj për publikun shqiptar do të kishin qenë krejt ndryshe. Ajo që duket e dyshimtë në bashkëbi-sedimin Zhei-Papas është fakti që këtë bisedë në mënyrë të vazhdueshme e kontrollonte i intervistuari, ndërkohe që duhej të ishte e kundërta. Qëndrimi i z. Zhei ishte shumë nën nivelin e ballafaqimit që shumica e kolegëve tanë grekë manifestojnë me “Agimin e Artë” dhe përfaqësuesit politikë të tij. Që në daljen e parë mediatike pas zgjedhjeve të para, ku “Agimi i Artë” u për-faqësua për herë të parë në parlament, gazetarëve grekë dhe të huaj iu dha urdhër të ngriheshin në këmbë në çastin kur në sallën e konferencës për shtyp hyri kreu i kësaj partie. Kjo bëri që shumë gazetarë të largohen me përbuzje nga salla, ndërkohë që mediet serioze greke jo vetëm kanë reaguar ashpër ndaj kësaj partie, por në shumë raste kanë bojkotuar apo refuzuar të transmetojnë e botojnë deklarata e qëndrime politike të saj. Nuk besoj se mund të gjendet një gazetar grek që të rrijë ashtu siç pamë të rrinte Zhei para K. Papës. Duhet thënë se media ka qenë kundërshtari më i fortë i “Agimit të Artë” në Greqi.

Por nuk mbaron këtu. Qëndrimi i z. Zhei në mbrojtje të racës së dinjitetit të tij kombëtar lë për të dëshiruar, po ta krahasojmë edhe me vetë qëndrimin e disa politikanëve grekë. Në të njëjtën kohë që Zhei merrej me K. Papas, në parlamentin grek një politi-kan i njohur u përball hapur për shqiptarët pikërisht me deputetët e “Agimit të Artë”, duke u kërkuar deputetëve me gjak shqiptar në këtë parlament të deklaronin origjinën e tyre arvanitase. De-putetit i partisë SYRIZA-s, një veteran i politikës greke, Manolis Glezos, mbajti këtë fjalim në parlamentin grek para gjithë opinion-it publik. Ishte një replikë me deputetin e “Agimit të Artë” Panajoti Iliopoulou, bashkëpartiak i K. Papas, i cili e konsideroi deputetin e partisë PASOK, Ahmed Kaçiosman, përfaqësues i minoritetit turk në Greqi “agjent të turqve”. Z. Glezos, duke iu drejtuar drejt-përdrejt ministrit aktual grek të Arsimit K. Arvanitopoulos, tha: “Ftoj ministrin e Arsimit të deklarojë nëse është apo jo grek, sepse mbiemri i tij tregon se është arvanitas. Po shikoja me vëmendje të madhe listën e emrave të deputetëve. Nga 38 deputetë dy kanë emra turq dhe nga 36 të tjerët 13 prej tyre kanë emra që nuk janë grekë, por janë të gjithë emra të huaj. Nuk kanë kuptuar ende se jemi dy popuj që jetojnë njëri pranë tjetrit. Kështu, popullin fqinj nuk mund ta dëbosh. Fëmijën tënd mund ta përzësh nga shtëpia. Nga shtëpia e babait mund të largohesh. Bashkëshorten mund ta ndash, por popullin fqinj nuk mund ta ndash. Duhet të kemi mirëkuptim, paqe dhe solidaritet midis nesh që të bashkëjetojmë.” Ky lajm sigurisht që nuk u transmetua nga asnjë medie shqiptare,

përfshirë TV-në ku zë. Zhei transmetoi intervistën me K.P, edhe pse të gjithë kanë korrespodentët e tyre në Greqi.

Pra, siç e shihni, qëndrimi i politikanit grek, që edhe pse i kërcënuar seriozisht, pasi jeton në Greqi, ku sulmet terroriste ndaj politikanëve dhe gazetarëve janë lajmi i ditës, na bën të skuqemi përballë qëndrimeve si ky i z. Zhei apo dhe i shumë të tjerëve. Besoj se do të kishte qenë shumë më e ndershme, më profesionale, më patriotike, më pozitive që opinionit publik shqiptar t’i ofrohen in-tervista, opinione e lajme sa më pranë së vërtetës dhe realitetit historik. Pa dyshim që një intervistë me deputetin M. Glezo apo me ministrin grek të Arsimit K. Arvanitopoulos, deputetin Th. Pangalos e të tjerë politikanë, intelektualë, artistë e biznesmenë me origjinë shqiptare në Greqi do të sillte te publiku shqiptar atë çka ai ka më shumë nevojë të dijë: të vërtetën mbi shqiptarët e Greqisë dhe problemet dhe zgjidhjet e tyre, e jo për propagandën ndyrë e K-ve të “Agimit te Artë”, një qëndrim që Greqia politike e zyrtare e ka manifestuar në vazhdimësi edhe kur ata nuk ekzistonin si forcë politike. Sigurisht që duhet theksuar se Kostas Papas është vetë shqiptar nga Suli, por, ashtu sikur ka grekë realistë si z. Glepos, ka edhe shqiptarë bastardë. A nuk ishte i tillë Napolon Zerva, kasapi që udhëhoqi gjenocidin Çam, pse nuk bëjnë edhe për të një emi-sion në TV? Pse duhet të habitemi apo të befasohemi me ato që K.Papas i tha A. Zheit, a nuk bën deklarata të ngjashme edhe Vasil Bollano, një tjetër shqiptar, madje edhe me shtetësi e banim në Shqipëri? Ku e shohim apo e ndiejmë nevojën t’i lutemi “Agimit të Artë” për të na e thënë në medien tonë një karagjozllëk të tillë?

Si përfundim dua të theksoj se është një detyrim moral e qytetar i pashkruar mbrojtja e interesave kombëtare dhe nga kjo nuk mund të përjashtohen në mënyrë të veçantë gazetarët. Për 50 vjet diktaturë komuniste, por dhe në këto vite të demokracisë është folur fare pak për problemin çam dhe atë të krejt shqiptarëve e trojeve tona në Greqi, për të mos thënë se është fshehur qël-limisht realiteti. Kjo është justifikuar shumë me varfërinë dhe një lloj varësie të zhvillimeve në Shqipëri nga Greqia sipas teorisë an-tishqiptare se “rruga për në Evropë kalon nga Athina”. Kjo duket ab-surde, po të bësh një krahasim me fqinjët tanë jugor që, edhe pse në kulmin e një krize ekonomike, që e ka çuar vendin në prag të fali-mentimit gjejnë kohë e mjete të shprehin urrejtjen dhe armiqësinë e tyre ndaj kombit tonë si në rasatin e K.P. të “Agimit të Artë”. Kjo bëhet edhe më e trishtueshme kur vetë ne u vihemi në dispozicion njerëz e mjete për ta bërë një gjë te tillë. Kjo periudhë kohore është karakterizuar nga deklarime të forta nacionaliste të politikanëve kryesorë të Shqipërisë, sidomos në lidhje me Greqinë. Politika dhe media greke ka reaguar ashpër, por askush nga gazetarët grekë nuk ka ardhur këtu të bëjë intervista me Berishën apo Ramën, pasi nuk e ka as mendimin e as mundësinë t’i shërbejë, qoftë edhe me propagandë, një çështjeje që mendon se shkon kundër vendit të tij, si kjo intervista e Zheit. Përfundoj duke theksuar edhe një herë se as politikisht e as profesionalisht nuk shoh ndonjë gjë pozitive te kjo intervistë përveç asaj që theksova në krye të radhës: faktit që falë kontrastit midis të intervistuarit dhe intervistuesit për herë të parë ky i fundit m’u duk pothuaj normal.

Më i “çmendur” se Zhei Nga NebiL çika

Page 12: Pasaportat, legalizimet, dosieri

12 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« Gossip

Rob kardashian më i urryeri i Rita orës

Rob Kardashian, personi për të cilin mediet rozë shkruanin se ka qenë i dashuri i Rita Orës, kurse vetë Rita e kundërshtonte një gjë të  tillë, është bërë njeriu më i urryer për yllin e ri të muzikës. Në një emision të një radioje australiane, këngëtarja londineze me rrënjë shqiptare nga Kosova, Rita Ora është shfryrë keq kundër Kardashianit. “Ok, unë do të martohesha me Robert De Niron, do të flija me Robert Pattinsonin dhe për-fundimisht do ta vrisja Rob Kardashianin”, ka thënë ajo, duke përmendur personat me emrin Robert, transmeton Albinfo. Ndarja me të nuk kishte qenë ndonjë problem i madh në fil-lim, derisa Kardashian përmes rrjetit Twitter nuk kishte filluar deklaratat e tij të ulëta lidhur me Rita Orën.

mariah Carey nxjerr në shesh barkunCarey i rikthehet stilit të vjetër. Ajo nuk ka hezituar të nxjerrë në shesh barkun, duke veshur striples të zeza dhe një lëkurë përsipër në mes të qytetit., shoqëruar veshjen edhe me taka super të larta. Carey është parë plot të qe-shura teksa nuk mungonin vathët me diamantë dhe unaza super e madhe. Ndoshta Carey kërkon të tregojë më qartë humbjen e saj në peshë dhe trupin e tonifikuar.

Beyonce rrëfehet për humbjen e foshnjës së parë

Beyonce ka folur për të parën herë në lidhje me abortin e saj, gjë që ia ka copëtuar zemrën. Bashkëshorti i saj Jay-Z i referohet kësaj humbje në këngën “Glory”. Por kjo është hera e parë që këngëtarja 31vjeçare ka rrëfyer tragjedinë. “Rreth dy vjet më parë, unë isha shtatzënë për herë të parë”, thotë ajo në dokumentarin  që pritet të publikohet. “Dhe dëgjova rrahje zemre, e cila ishte muzika më e bukur qe kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time”. “Kisha zgjedhur edhe emrat”, kujton ajo. “Unë e paramendoja se si do të dukej fëmija...” Ajo humbi fëmijën në fazat e hershme të shtatzënisë së saj. “Unë udhëtova përsëri për në New York për kontroll mjekësor të radhës dhe nuk kishte rrahje zemre”, thotë ajo. “Një javë para se unë të shkoja te mjeku, çdo gjë ishte në rregull, por nuk kishte rrahje zemre”. Këngëtarja e njohur, që është martuar me Jay Z në prill të vitit 2008, i është kthyer muzikës për ta tejkaluar dhimbjen. “Kam hyrë në studio dhe kam shkruar këngën më të trishtë që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë ajo, pa treguar se për cilën këngë bëhet fjalë.

Bar Rafaeli promovon fushatën e “pasionata” për shën Valentin

Rafaeli, ikona e linjës së të brendshmeve “Pasionata”, ka tre-guar paraqitjen e saj joshëse në promovimin e fushatës për Shën Valentin. Duke lënë asetet e saj natyrale që të flasin vetë, 27-vjeçarja Rafaeli, e veshur me të brëndshmet e kësaj firme, ka pozuar duke pritur letrat e saj të dashurisë tek kutia postare. Një gjetje e bukur kjo për reklamën në ditën e Shën Valentinit. Por është vështirë të besohet se ajo ende nuk ka gjetur një gentelman, pasi akush nuk flirton me të. E ndërsa rrëfehet për tiparet që i pëlqejnë tek një mashkull, ajo ka thënë dhëmbët janë pjesa që asaj i bien në sy. ‘Më pëlqejnë buzëqeshjet dhe dhëmbët e bardhë’, ka thënë bukuroshja.

Presioni për dobësimin,

shoqëria në vend të parë

Shoqet kanë më tepër ndikim në perceptimin e imazhit ideal të trupit tek një vajzë, se sa modelet, televizori apo revistat, zbuloi një stu-

dim i ri. Sipas ekspertëve, pakënaqësia e adoleshenteve dhe të rejave për format e tyre lidhet shumë më pak me ndikimin e rrjeteve shoqërore apo mjeteve të tjera të komunikimit, nga sa ishte menduar më parë. Stu-dimi i kryer nga Universiteti i Teksasit, u fokusua në 237 vajza të reja, të moshës 10-17 vjeç. Atyre iu kërkua të zgjidhnin femrat më tërheqëse nga tre programet e tyre të preferuara televizive dhe të saktësonin se çfarë do të donin të kishin si ato.Përpara se të intervistoheshin, vajzat u peshuan secila dhe gjashtë muaj më pas, ato u ripeshuan, por pa arritur në evidentimin e ndryshimeve të qënësishme. Të dhënat e këtij studimi u krahasuan me atë të një anketimi tjetër të realizuar në vajzat me probleme të anoreksisë apo problemeve të tjera të lidhura me ush-qimin, të cilat në masë të madhe renditën dëshirën për t’u dukur mirë në jetën shoqërore si shtysën më të madhe për t’u dobësuar. Në një masë shumë më të vogël, adoleshentet renditën dëshirën për t’i ngjarë një personi publik si motivin e tyre kryesor të dobësimit.

si të ndaheni nga fëmijët gjatë ditës

ndarja mes prindërve dhe fëmijës mund të përjetohet me ankth. Fëmijët janë të gjithë të ndryshëm dhe mund të përjetojnë disa forma të ankthit të ndarjes. Për të gjithë prindërit

të cilët kanë një atashim me fëmijën e kanë të vështirë për të ditur se kur edhe ku do ta lenë fëmijën. Në këtë mënyrë edhe vetë prindërit kontribuojnë në për-jetimin e ankthit të ndarjes. Nëse fëmija juaj e ka të vështirë të largohet nga ju, janë disa hapa që do ta bëjnë ndarjen më të lehtë për ju dhe fëmijën.1. Sigurohuni që fëmija ndihet mirë

atje ku ai shkon. Nëse keni dyshime se a është fëmija juaj i lumtur, këto shqetësime do të depërtojnë edhe te fëmija duke ia shtuar ankthin. Prandaj ë shtë shumë e rëndësishme që ju të dini se po e lini në një ambjent të

sigurt, që përkujdesen me dashuri për të, ku ai do të luajë, mësojë dhe rritet.

2. Krijoni rutina. Fëmijët i kanë qejf rutinat sepse i bën ata të kuptojnë se çfarë vjen pas. Me rutinën ata përpiqen t`i japin sens një bote të madhe dhe të frikshme. Ndiqni rutinat tuaja sa më shpesh të jetë e mundur.

3. Mos dramatizoni momentin e ndarjes. Nëse jeni të sigurt se po e lini fëmijën në një vend të sigurt, atëherë jepni përqafime të shkurtra dhe të ëm-bla. Nëse ju zgjateni me përqafime dhe puthje të përsëritura dhe nuk tregoheni të gatshëm për të shkuar, fëmija juaj do të verë re dhe do ta bëjë ndarjen edhe më të vështirë për ju që të largoheni.

4. Mos u mërzitni dhe acaroheni. Është më se normale që çdo fëmijë të sillet kështu. Dijeni se fëmija juaj ju do dhe nuk ka aftësinë për ta shprehur emocionin si një i rritur.

5. Përcaktoni momentin kur ju do ta merrni fëmijën. Fëmija juaj mund të ndihet ankthioz, sepse e ka të vështirë të kuptojë kur ju do të ktheheni për ta marrë. Bisedoni me edukatoren ose mësuesen për të gjetur një aktivitet që të aplikohet gjithmonë përpara se ju të shkoni për ta marrë, në mënyrë që fëmija të kuptojë se ka ardhur mo-menti që ju do të ktheheni. Mos har-roni që të shkoni ju për ta marrë nëse i keni thënë që në fillim kështu. Është shumë e rëndësishme për të ndërtuar besimin dhe e bën më të lehtë për të kuptojë se ju do të ktheheni.

Nëse ndiqni këto hapa, jeni në rrugën e duhur për të krijuar lidhje të forta pavarësie me fëmijën tuaj. Ju do të vlerësoni njëri-tjetrin dhe kohën që shpenzoni sëbashku, si dhe kohën që jeni të ndarë. Edhe pse mund mos jetë shumë e lehtë, pak gjëra mund ta bëjnë atë më pak të vuajtshme.

Page 13: Pasaportat, legalizimet, dosieri

13• E shtunë 2 shkurt 2013

»Gossip

Rihanna eksperimenton përsëri me flokëtE kë model ka lënë Rihanna pa provuar? 24-vjeçarja ka demonstruar lookun e ri, njërën anë të kokës të ruajtur dhe anën tjetër me extensions, teksa është parë në rrugët e New York City. Ajo nuk e ka fare prob-lem të përqafojë trendet e modës, pasi të gjitha arrijnë t`i shkojnë. Nuk mund të mohohet se ajo duket e mrekullueshme edhe me këtë look të ri.

kim kardashiannuk mund ta fshehë më shtatzëninëPas publikimit të lajmit për shtatëzaninë e saj një muaj më parë, Kim Kardashian nuk mund të bëjë më azgjë për të mos ekspozuar shtat-zaninë e vet. 31-vjeçarja është fotografuar natën vonë në Los Anxhelos duke hyrë në shtëpinë e vet pas një seance stërvitje dhe barku i saj dallohej qartë se tashmë është rritur. Rritja e barkut ka dalë në pah edhe falë veshjes së saj.

Citroën, zbulon modelin Ds3 kabrioProjektuar për të “rrëmbyer” klientet e Fiat 500 Kabrio, kompmania e Citroen pritet të nxjerrë në treg modelin e ri DS3 Kabriolet. Një maki-në elegante e cila është ndërtuar për t’i ofruar klientëve të saj një ko-moditet për 365 ditët e vitit. Ne realizimin e saj, specialistet e kësaj kompanie kanë pasur rezultatet te mira. Së pari ata nuk kanë rritur peshën e makinës. DS3 peshon vetem 25 kilogram më shumë se mod-eli paraardhës i saj. Fale zgjidhjeve teknologjike, kjo makinë mund të drejtohet lehtë. Sedilja e shoferit është shumë komode ndërsa për zbulimin e makinës mjaftojnë vetëm 16 sekonda.

Streisand do të këndojë

në ceremoninë e çmimeve “oscar”Jo vetëm Adele, por edhe Barbara Streisand do të këndojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, që do të mbahet më 24 shkurt në Los Anxheles. Producentët e shfaqjes nuk kanë dhënë detaje mbi performancën e këngëtares që ka kënduar në Oscar vetëm një herë në vitin 1977, me “Evergreen”, që i dha dhe statujën për këngën më të mirë origjinale. “Në një mbrëmje ku celebrohet magjia e filmit dhe muzikës, asnjë transmetim nuk mund të ishte i plotë pa Streisand”, kanë deklaruar producentët Craig Zadan dhe Neil Meron. Këtë herë Barbara mund të këndojë një miks këngësh të marra nga shfaqjet e saj muzikore, nga “Funny Girl”, “Hello Dolly” dhe “The Main Event”. Më herët gjatë muajit produ-centët njoftuan performancën e këngëtares Adele, që do të jetë e para që nga dita kur ajo u bë nënë. Parashikohet që këngëtarja angleze të këndojë “Skyfall”, që është dhe kolona zanore e filmit me të njëjtin titull që ka si protagonist agjentin sekret James Bond.

david beckham

“RRogën do ta jap pëR baMiRëSi”

Beckham ka arritur një marrëveshje me një klub sportiv ku ai mund të vazhdojë karrierën si një yll futbolli. Por ajo që është më intriguese në këtë pjesë është fakti se Beckham do të dhurojë të ardhurat e tij multimilionare për bamirësi. “Rroga ime do të shkojë në një qëndër bamirësie për fëmijë në Paris”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp. Më e

rëndësishmja është se ky është një vendim i gjithë familjes, pasi të gjithë kanë menduar se është gjëja e duhur për të bërë, ka thënë burimi. Ai ka shkruar marëveshjen me një klub francez Saint-Germain dhe sipas ‘People’, ky klub ka interes ta bëjë pjesë Beckham për një vit. Beckham e shikon si një mundësi të mirë për të ndihmuar ligën franceze të rritet dhe të jetë një nga më të mëdhejntë në futboll. Edhe pse ai do të luajë për skuadrën franceze, familja do të qëndrojë në Londër.

Page 14: Pasaportat, legalizimet, dosieri

14 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« Bota

Sulmi në ankara, reagon rama

“luftë e vështirë, por e pashpresë për forcat e errësirës”

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi dje lidhur me sulmin kamikaz pranë ambasadës amerikane në Ankara të Turqisë. Në profilin e tij në rrjetin social “Tuiter” Rama shprehu solidaritet të plotë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas ngjarjes së djeshme në Ankara, ku një shpërthim i fu-qishëm u regjistrua para ambasadës amerikane, ku pati dhe viktima. Nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social “Tuiter” kryesocialisti Rama u shpreh se “Shqipëria ka qenë, është e do të mbetet solidare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo front të kësaj lufte të vështirë, por të pashpresë për forcat e errësirës”. Gjithashtu, referuar një ngjarjeje të tillë, kreut socialist gjykoi se “sulmi mbi ambasadën amerikane në Ankara është vazhdë e një lufte të dëshpëruar të forcave të errësirës kundër forcës simbol të botës demokratike”.

diplomacia shqiptare dënon sulmin

mpJ siguroi angazhimin e saj në luftën kundër terrorizmit

Diplomacia shqiptare dënoi ashpër sulmin ndaj ambasadës së SHBA-ve në Ankara. Pas bërjes publike të ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në Ankara, ku nga shpërthimi përpara ambasadës amerikane humbën jetën disa persona, Ministria e Punëve të Jashtme përmes një deklarate për shtyp shprehu ngushëllimet e saj për qeverinë e Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Min-istria e Punëve të Jashtme dënon aktin terrorist të ndodhur në ambasadën e SHBA-ve në Ankara, prej të cilit humbën jetën punonjës të ambasadës dhe një qytetar, si dhe shpreh solidaritetin e saj në këtë moment të vështirë. Ministria e Punëve të Jashtme u shpreh ngushëllimet e saj qeverisë së Turqisë e të SHBA-ve dhe familjeve të viktimave në këtë moment të vështirë”, - theksohej në deklaratën për shtyp të kësaj ministrie. Njëkohësisht në qëndrimin e saj Ministria e Punëve të Jashtme siguroi edhe një herë angazhimin e saj në luftën kundër terrorizmit, si një sfidë e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë. Nga shpërthimi i fuqishëm para ambasadës amerikane në kryeqytetin turk, Ankara, mbetën të vdekur dy persona dhe dy të tjerë u plagosën. Autoritetet vazhdojnë të hetojnë mbi sulmin pranë ambasadës amerikane, e cila ndodhet në një zonë ku kanë selinë një sërë ambasadash të tjera.

tiranë, hiqen mjetet e parkuara

policia “blindon” ambasadën amerikane, ruhet godina

Gjatë gjithë ditës së djeshme, policia shqiptare rrit sigurinë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Një veprim i tillë mëso-het se ka ardhur pas sulmit me bombë në hyrje të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Tur-qisë, Ankara. Patrulla policie, forca speciale të saj u dukën dje gjatë gjithë ditës jashtë rrethimit të ambasadës amerikanë në afërsi të rrugës së Elbasanit. Disa makina të parkuara aty janë hequr nga policia, ndërsa në vëmendje kanë qenë edhe objektet përreth. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, për-forcimi ësht ë bërë me iniciativën e tyre dhe se situata në Tiranë paraqitet e qetë. Policia tha se “Pavarësisht se kemi situatë të qetë kemi shtuar sigurinë. Ky përforcim është kry-er me inicativën tonë”. Gjatë gjithë ditës së djeshme gjendja ka qenë kryesisht e qetë, ndërsa polica tha se nuk ka marrë asnjë informacion që mund të rrezikonte sigurinë përreth ambasadës. Ky veprim i policisë së Tiranës ka ardhur pas sulmit të ndërmarrë në Ankara ndaj ambasasës së SHBA-së, ku nga shpërthimi i bombës është dëmtuar muri rrethues i saj. Edhe pse mediat raportojnë për një sulm kamikaz, ngjarja ende nuk është zbardhur, ndërsa nga sulmi humbën jetën dy roje të ambasadës dhe janë plagosur dy persona.

Që prej disa ditësh dy bateri të sistemit mbro-jtës nga ajri "Iron Dome"

ndodhen në veri të Izraelit. Zhvendosja e forcave nga jugu i Izraelit, pranë Rripit të Gazës, në drejtim të qytetit port Haifa, është "rutinë", u tha në fillim në rrethet ushtarake. Por pastaj erdhi njoftimi për sulme të mundshme ajrore izraelite mbi një transport armësh në afërsi të kufirit siriano- libanez. Dhe tani mediet e Izraelit diskuto-jnë për skenaret e mundshme nga mund të vijë rreziku. Edhe kameraman Gavri Chefer, i cili ka përjetuar shumë kriza në Izrael dhe nuk i bëjnë për-shtypje shumë gjera mendon se: "Si izraelit që ka fëmijë që janë në moshë për t´u marrë si rezervist në ushtri, unë jam shumë i shqetësuar", thotë Chefer. Sepse tensionet në kufirin verior janë një arsye për t´u shqetësuar: "Çdo moment mund të fillojë shkallëzimi i tensionit midis hizbollahëve, Sirisë dhe Izraelit. Dhe tek izraelitet, pra dhe tek unë, ku-jtohen ngjarjet e 1973, që na thonë se mund të vijë lufta".

Sipas të dhënave siriane, forcat ajrore izraelite duhet të kenë bombarduar një qendër kërkimore të ushtrisë që ndodhej midis Damaskut dhe kufirit siriano-libanez. Gazeta "New York Times" dhe media të tjera njoftuan duke iu referuar rretheve amerikane të sigurisë, se Izraeli pati sulmuar një konvoj kamionësh, që ishin ngarkuar me raketa mbrojtëse moderne dhe që ishin nisur për tek milicët hisbollah në Liban. Qeveria izraelite ka hes-htur deri tani për incidentin.

Frikë nga armët kimikeShqetësimet për arsenalit

sirian të armëve, sidomos armëve kimike, kanë qenë të mëdha tek Izraeli prej një kohe. "Izraeli ka një linjë të qartë sa i përket furnizimit me armë moderne të hizbul-lahëve", thotë Jonathan Spyer, ekspert për çështjet e sigurisë në qendrën interdisiplinore në Herzliya (IDC). "Ai ka bërë të qartë se do të reagojë men-jëherë nëse bëhet transferim i armëve. Ky është realiteti, në të cilin ndodhet Izraeli, dhe ndaj këtij realiteti ai duhet të reagojë". Sepse Izraeli duhet të ketë frikë se në kaosin e luftës civile në Siri, mund të ndodhë që arsenal i madh armësh kime dhe sistemesh të tjera moderne të armëve të bien në duart e hisbul-lahëve në Liban ose në duar të grupeve të tjera ekstremiste. Nëse grupet radikale shtinë në dorë armë, atëherë sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë pushteti i forcave ra-jonale do të ketë zhvendosje.

Ditët e kaluara një seri politikanësh izraelite dhe udhëheqësish të ushtrisë kanë njoftuar se do të ketë sulm ushtarak nëse armët kimike siriane bien në duart e hisbullahëve. Ka pasur madje një takim sekret të kabinetit të sigurisë lidhur me temën e Sirisë, i cili është mbledhur pak pas zgjedhjeve. Sipas njofti-meve nga përfaqësues të lartë izraelitë për çështjet e sigurisë

iZRaeL-iRanSkenarët e “luftës”

ka pasur madje bisedime sekrete SHBA dhe Rusi.

Në to qeveria izraelite është përpjekur që të qëndrojë jashtë konfliktit me Sirinë. Vetëm se linja e përmendur është bërë e qartë disa herë ditët e kaluara. Tani mediet izraelite spekulojnë se çfarë do e bënte Izraelin që t`i bëjë realitet kërcënime të tilla.

Krah transferimit të armëve kimike, shqetësimi i Izraelit ka të bëjë edhe me sistemin mbrojtës raketor rus, SA-17 që ndodhet në arsenalin e armëve të Sirisë, shkruan Amos Harel në të përditshmen Ha'aretz: "Kjo do të ndryshonte krejt rregullat e lojës", thotë eksperi i sigurisë Jonathan Spyer (IDC Herzliya). "Kryesisht nëse his-bullahët do të përdornin këtë sistem mbrojtës raketor, ndër-kohë që forcat ajrore izraelite bëjnë fluturime zbulimi mbi hapësirën libanezo- jugore. Kjo e bën Izraelin të shohë me se janë duke u marrë hisbullahët.

Kjo do të kufizonte shumë Izraelin". Përveç kësaj mediat izraelite spekulojnë pse regjimi sirian dhe hisbullahët duan pikërisht tani të bëjnë trans-ferta të tilla armësh. Ekspertët mendojnë se gjatë luftës civile shumë armë janë futur kon-trabandë në Liban. Incidenti i fundit mund të tregojë se Presidenti sirian, Bashar al As-sad druhet se armët mund të bien në duar të kryengritësve. Ose se hisbollahët të marrin masa për t’u përgatitur për rrëzimin e regjimit sirian.

Me gjithë spekulimet një gjë është e qartë: Situata në rajon nuk është e thjeshtë dhe e parrezikshme. "Fakti që 24 orët e fundit nuk ka pasur përgjigje ushtarake nga ana e hisbullahëve është inkura-jues", shkruan Amos Harel në gazetën “Ha'aretz“: "Është vetëm e paparashikueshme nëse qëndrimi i rezervuar do të zgjasë apo jo". Mediat izraelite njoftojnë ndërkohë

se në veri të Izraelit bun-kerët mbrojtës dhe sirenat e alarmit ajror janë testuar për aftësitë funksionuese. Edhe kërkesat për kundërgazë në qendrat e furnizimit në zyrat e postave janë rritur më shumë se zakonisht. Lajmet aktuale kanë rritur frikën e popullsisë, mendon kameramani Gavri Chefer: "Në Lindjen e Mesme ajo që sot të duket krejt joreal-iste mund të kthehet nesër në një situatë krejt tjetër. Dhe me një zotni Assad, që është vënë me shpatulla për muri, situata është shumë e rrezikshme. Ka shumë skenarë, por si qytetar izraelit, si baba dhe gjysh unë them se të gjitha këto mua më shqetësojnë".

Biden: Do të pengojmë Iranin që të prodhojë armë bërthamore

Konfliktet në Siri dhe Mali në qendër të konferencës së sigurisë që fillon këtë premte (01.02) punimet në Mynih. Një temë tjetër është edhe programi bërthamor i Iranit.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbërritur të premten për një vizitë të shkurtër në Berlin. Në qendër të bisedimeve në takimin me Kancelaren gjermane An-gela Merkel (CDU) do të jenë çështjet aktuale ndërkom-bëtare dhe marrëdhëniet dypalëshe. Temë diskutimi në takim pritet të jetë edhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Evropës dhe SHBA.

Merkel dhe BidenPërveç kësaj është e

mundur që Merkel dhe Biden të diskutojnë edhe për një vizitë të mundshme të Presidentit amerikan Barack Obama në Berlin. Obama ka qenë njëherë para fillimit të mandatit të tij presidencial në verën e vitit 2008 në kryeqytetin gjerman, qysh atëherë nuk ka vizituar më Berlinin. Edhe për Joe Biden kjo është vizita e parë zyrtare në Berlin. Pas takimit me Merkel ai vazhdon udhëtimin e tij për në Mynih ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkom-bëtare të sigurisë.

Page 15: Pasaportat, legalizimet, dosieri

15• E shtunë 2 shkurt 2013

»

tRaSHEGiMia

Çfarë lë pas

HilaRi?

Hilari Klinton largohet nga Departamenti i Shtetit si gruaja më e admiruar në botë, pasi punoi për të ndërtuar marrëdhëniet e dëmtuara nga luftërat në Afganistan

dhe Irak, duke e përqendruar vëmendjen njëkohësisht tek interesat amerikane në Azi Paqësor. Por ajo thotë se çështja e jetës së saj është forcimi i pozitës së gruas

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, që dorëzoi detyrën më 1 shkurt 2013 është konsideruar shpesh nga publiku si gruaja më e

admiruar në botë, sipas anketave të orgabizatave si Gallup. Korresponden-ti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, i hedh një vështrim trashëgimisë së saj në drejtim të politikës së jashtme dhe nëse ajo do të kandidojë për postin e Presidentit në vitin 2016.

Hillary Clinton largohet nga Departamenti i Shtetit si gruaja më e admiruar në botë, pasi punoi për të ndërtuar marrëdhëniet e dëmtu-ara nga luftërat në Afganistan dhe Irak, duke e përqendruar vëmendjen njëkohësisht tek interesat amerikane në Azi Paqësor. Por ajo thotë se çështja e jetës së saj është forcimi i pozitës së gruas. “Është absurde të përpiqesh të ngresh një ekonomi të fortë ose demokraci të qëndrueshme, ndërsa e trajton gjysmën e popullsisë si qytetarë të dorës së dytë, ose në rastet më të këqia si një specie tjetër. Por në shumë vende ndodh pikërisht kështu. Ato kanë pak ose asnjë të drejtë politike. Ato bëhen objekt dhune të tmerrshme. Shëndeti, madje dhe jeta e tyre rrezikohen”.

Zëvendësdrejtorja e zyrës së Hu-man Rights Watch për Washingtonin, Sarah Margon thote se “Prirja e saj, madje këmbëngulja e saj për t’u takuar me grupe të shoqërisë civile, është një tregues i vërtetë se poli-tika e jashtme nuk ka të bëjë më vetëm me marrëdhëniet ndërqeveri-tare, por me angazhimin e të gjitha llojeve të grupeve”.

Analistja e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Jennifer Cooke, thotë se në Afrikën nënsahariane, zonja Clinton inkura-joi marrjen e përgjegjësisë për abuzimin ndaj grave në Republikën Demokratike të Kongos. “Ajo lë një trashëgimi të fortë diplomatike, qoftë në Kenia, në Bregun e Fild-ishtë, në Senegal apo me trajtimin e këtyre çështjeve të mëdha në Republikën Demokratike të Kongos”.

Por ka edhe nga ata që e kanë kritikuar zonjën Clinton. Në rastin e Sirisë, ajo është kritikuar se nuk ka bërë sa ç’duhet për të ndihmuar kundërshtarët e Presidentit Bashar al-Assad. Ajo gjithashtu është kritikuar për dështimet e sigurisë në Libi, në misionin amerikan në Bengazi ku katër amerikanë u vranë në një sulm terrorist në shtator. “Sigurisht, humbja e jetës së katër amerikanëve në Bengazi ishte diçka që më dëshpëron thellë dhe unë po punoj me të gjitha forcat që ta parandalojmë përsëritjen e një gjëje të tillë. Kur bën një punë të tillë, e kupton që nuk mund të kontrollosh gjithçka”.

Posti si Sekretare Shteti, do ta ndihmojë zonjën Clinton nëse ajo kandidon për Presidente? “Sigurisht si ekspertë të politikës së jashtme këtu në Washington ne analizojnë çdo aspekt, por shumica e amerika-nëve do të shohin rezymenë e saj, që është e shkëlqyer. Prandaj kjo sig-urisht do ta ndihmojë zonjën Clinton në vitin 2016”.

Pas humbjes në garën paraprake të vitit 2008, zonja Clinton thotë se nuk po mendon për një garë tjetër. “Më takon mua t’i marrë vendimet për të ardhmen time. Tani për tani unë nuk e kam një gjë të tillë ndër mend, por unë do të bëj të gjitha përp-jekjet që gratë të konkurrojnë në të gjitha nivelet, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në gjithë botën”. Zonja Clinton thotë me shaka se gjëja e parë që do të bëjë sapo të lërë Wash-

ingtonin, është të marrë veten nga 20 vjet me gjumë të pamjaftueshëm.

2016-Pyetja nëse do të garojë për presi-

dente, e ka ndjekur Hillari Klintonin përgjatë gjithë qëndrimit të saj në postin e Sekretares së Shtetit gjatë administratës Obama. Gjatë konfer-encës së fundit për shtyp si diplo-matja më e lartë e Amerikës, pyetja erdhi nga një studente gjermane, më shumë si një koment sesa si një py-etje, se në rast se zgjidhet presidente e Shteteve të Bashkuara në 2016-ën, Hillari Klintoni do të ishte një simbol i rëndësishëm për gratë në mbarë botën. “Tani nuk po mendoj për një gjë të tillë. Pres me padurim të për-fundoj detyrën si sekretare e shtetit dhe dua të ngopem me gjumë se më ka munguar për gati 20 vjet”.

Hillari Klinton kërkon të shohë më shumë gra të konkurrojnë për poste të larta. “Është në dorën time të marrë vendime për të ardhmen time. Tani për tani nuk do ta bëj një gjë të tillë. Por do të bëj gjithçka mundem që gratë të konkurrojnë në nivelet më të larta, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në mbarë botën”.

Ajo tha se politikanët duhet të thyejnë stereotipet që ekzistojnë për postet në drejtim të pushtetit. “Gratë po i nënshtrohen procesit politik që nuk është asnjëherë i lehtë. Do të doja të shihja më shumë raste të tilla. Duhet të kesh vullnet të fortë. Por është shumë e rëndësishme që gratë të konkurrojnë në nivele më të larta në qeveri dhe biznes”.

Pasi humbi kandidaturën e Partisë

Demokrate në vitin 2008 ndaj Barak Obamës, zonja Klinton bëri fushatë të fuqishme për zgjedhjen e tij si presi-dent dhe thotë se ishte çuditur kur presidenti i kërkoi të bëhej Sekretare e Shtetit. Përgjigja e saj fillimisht ishte “jo”. Por në intervistën e fun-dit të saj në programin 60 Minuta, të rrjetit CBS ajo shpjegoi se do të kishte dashur që Obama të shër-bente në kabinetin e saj, në se do të ishte ajo që do të ishte zgjedhur presidente, kështu që mendoi se duhet të thoshte “po”.

Katër vjet më vonë ajo largo-het nga Departamenti i Shtetit me vlerësimin më të lartë të opinionit publik, me gati një emër të njohur në shkallë botërore dhe me një mirën-johje të Presidentit Obama për diplo-macinë e saj dhe atë të bashkëshortit të saj, i cili ndihmoi presidentin në fushatën e vitit 2012.

Në se administata e Presidentit Obama përfundon me sukses, Hillari Klinton do të përfitojë nga suksesi si hartuese e politikës së jashtme. Nëse administrata nuk përfundon me sukses, Klintoni përfiton përsëri, pasi u largua herët nga administrata. Deklaratat “nuk kam interes për momentin” nuk e kanë shuar entu-ziazmin e përkrahësve të zonjës Klinton. Përkrahësit e saj javën e kaluar regjistruan organizatën “Gati për Klintonin” në Komisionin Federal të Zgjedhjeve. Me 50 mijë pasues në Twitter, grupi thotë se është gati të punojë për të “kur ajo të jetë gati të hyjë në garë”. Grupi nuk ka lidhje zyrtare me ndonjë nga këshilltarët e zonjës Klinton.

Bota

Page 16: Pasaportat, legalizimet, dosieri

16 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« histoRi

Nga ibrahim d. hoxha

siç dihet, me vendimet kryekëput të pa-drejta të Konferencës së Ambasadorëve, të gjithëfuqishmëve -kryesisht evro-

pianë- Çamërinë ia shkëputën trungut tokësor shqiptar dhe ia ngjitën shtetit përpirës grek; rrjedhimisht vendësit e saj, çamërit, i vunë nën zgjedhën shfarosëse greke, pa marrë aspak parasysh kryengritjet dhe luftërat që ata kishin bërë deri asokohe për lirinë kombëtare. Po ato vendime kuçedrake lanë në fuqi edhe nazistët e metaksaìsto-neolistët grekë me marrëveshjet e nënshkruara prej tyre në Selanik më 13 dhe 23 prill 1941. Në rrethana të tilla para çamërve vetëvetiu shtrohej pyetja: «Çdo të bëjmë për të shpëtuar vatrat amtare dhe kryet nga shfarosja vijuese që prej 1913-s?».  Kësaj pyetjeje për-fundimisht i dha përgjigje të prerë shpallja e Pa-ktit të Atlantikut Verior: «Çdo populli që lufton përkrah lidhjes ushtarake anglo-amerikano-ruse, në fund të Luftës II Botërore do t’i jepet e drejta e vetëvendosjes; dhe se ndryshimi i kufijve shtetërorë deri në fund të asaj lufte prej Lidhjes nuk pranohej». Ky përcaktim s’linte kurrfarë dyshimi se ata që do të vendosnin mbi fatet dhe të ardhmen e përkrah luftuesve të lidhjes ushtarake anglo-amerikano-ruse do të ishin vetëm përfaqësuesit fuqiplotë të lidhjes në fjalë. Shumë nga qindra çamër që në vitet 1913-1920 në SHBA kishin gjetur strehë, dashamirësi dhe punë për jetesë e veprimtari kombëtare, ishin kthyer në atdhe; këta s’kishte se si të mos ndikonin në masën e bashkëvendësve që në Luftën II sytë t’i hidhnin në drejtim të grupimit ushtarak ku renditeshin SHBA-të. Bindjen në atë drejtim çamërve ua ushqente edhe zemërimi ndaj nazistëve, sepse, me marrëveshet e 13 e 23 prillit 1941 i kishin rivënë nën robërinë aq të urryer greke. Për më tepër shumica e çamërve –si edhe shumica e shqiptarëve të tjerë- besonin se fituesja e Luftës II Botërore, do të ishte lidhja ushtarake anglo-amerikano-ruse. Prandaj masiv-isht u renditën përkrah Lidhjes së sapo përmen-dur. Pas veprimtarive paraluftarake njëvjeçare, në zbatim të vendimit të 15-16 janarit 1943 të Këshillit Nacionalçlirimtar më 1 shkurt 1943, në Çamërinë e brenda kufirit shtetëror me kryeqendër Konispolin, u ngrit çeta partizane me emrin e krahinës përkatëse: «Çamëria» me komandant ish-kapiten Haki Rushit Shehun nga Konispoli, n/komandant Taho Mehmet Sejkon nga Filati e komisar Sami Haxhi Murat Kapetanin nga Spatari; intendent Muharrem Demin nga Fi-lati. Me detyrën e zv/komisarit s’u ngarkua kush, sepse i ngarkuari me këtë detyrë duhet të ishte doemos anëtar partie. Pjesëtarët e parë të çetës u bënë konispolitët: Abaz Adem Shehu, Abdul Resul Mero Dallja, Alush Shaban Beqir Kuçuku, Hajri Resul Mane, Ibrahim Daut Hoxha, Kaso Abaz Shehu, Kupe Usni Tatari (Sadedini), Meh-met Jasin Kareçi, Mero Ali Plaku, Muço Ali Brahimi, Muho Jasin Kareçi, Ramadan Ilmaz Zejnua, Resul Sheqiri, Sejko Jakup Garbiu, Skënder Rexhep Taka, Telo Ali Plaku dhe Xhevdet Shaban Kasimi. Nga Lopsi, Izet Malo Kondua. Nga Markati: Dalan Rustem Nelaj, Ismail Zejnel Nelaj, Lame Hamza Idrizi, Ruhan Dahri Dauti, Xhemo Malo Murtua dhe Xhevit Cene Dalani. Nga Ninati, Musa Shero Musai. Nga Pandalejmoni, Hasan Merua. Nga Jan-jari: Abaz Mero Rumani e Shahin Çufe Sherua. Krahas këtyre në Konispol fshehtazi filluan bashkëveprimin me çetën: Feim Ali Memkua, Izet Sadik Sheqiri, Qemal Emin Kuçuku, Shefqet Sulej-man Mushi dhe Xhevit Resul Mero Dallja. Këtyre iu shtua pas disa ditësh edhe Xhevdet Shaban Kasimi, të cilit iu ngarkua detyra e ndërlidhësit: komandë çete – këshillë Nacionalçlirimtar, si dhe ajo e informatorit. Ndërsa nëpër fshatra në lidhje me çetën ishin plot veprimtarë të tjerë; ndër më të rëndësishmit e tyre ishin: në Dishat, Hazbi Madan Sharreti; në Markat, Azem Munga e Mezan Xhelua; në Ninat, Omer Ali Meleqi e Merso Birbili; në Janjar, Demo Fejzua e Ibrahim Binozi; në Shalës vëllezërit: Hamit, Nustret, Sali, e Shu-

hiStoria e NgritjeS Së çetëS “çaMëria”, që Luftoi kuNdër faShizMit

si i refuzuan grekët partizanët çamë gjatë Luftës ii botërore

han Shaban Kondua dhe Sheqir Halili; në Vërvë, Ismail Zete Brahua dhe vëllezërit Jonuz e Seit Purrizua. Ditët në vijim vazhduan të vraponin në çetë pandërprerje luftëtarë të tjerë, ndër ta edhe Ali Ahmet Mushi prej Lopsi, Alush Mahmut Lazja nga Dishati, Ferik Islam Çaçani, Ilmi Abaz Rumani e Shero Brahimi nga Janjari. Izet Sadik Sheqiri e Malo Xhelo Zejnua nga Konispoli. Sabri Hamza Idrizi nga Markati etj. Më 24.2.1943 në çetë prej Konispoli arritën 19 vetë, 14 ushtarakë: n/toger Tefik Dine Korrua, Damin Ali Korrua, Gani Selman Korrua, Hazbi Ali Korrua, Sefer Habib Labi –të gjithë prej Konispoli- dhe: Abdi Ali Ziguri, Halil Azem Munga, Isuf Muharrem Hoxha, Rushan Kakaçi e Veliko Muskli Rexhua, të 5 nga Markati. Halil Çaka e Sami Tushi nga Shalësi, Rushit De-mua nga Vërva dhe një djalë flokëkuq nga Mazr-rekët, që 3-4 muaj më pas u dërgua në batalionin «Asim Zeneli». Ushtarakët e sapopërmendur ikën fshehtazi nga kompania e milicisë ushta-rake e vendosur 2-3 javë më parë në Konispol si përforcim i përqëndrimit ushtarak italian atje. Tok me ta arritën edhe 5 civilë të armatosur: Hasef Tarja, Neshat Rushiti dhe Tefik Ruçu nga Kon-ispoli, si dhe Shaban Dalipi e Zejnel Hasani nga Mazrrekët. Brenda muajit shkurt çeta «Çamëria» i kaloi të 100 luftëtarët dhe deri më 12.3.1943 ajo arriti në 220 pjesëmarrës. Ndërkaq –qysh në fillim- nëpër fshatrat e krahinës në dobi të çetës vepronin edhe konispolìtët: Rexhep Haqif Plaku, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nçl. dhe Fuat Muderrizi, Jasin Xhelo Zejnua e Osman Ali Plaku, anëtarë të Këshillit Nçl. me qendër në Konispol.

Menjëherë pas ngritjes së saj çeta u hodh në veprime të guximshme: zboi nga Markati kara-binierët italianë të vendkomandës së atjeshme, kurse më 12 shkurt çarmatosi të 17 karabinierët

e vendkomandës së Sopikut: 12 shqiptarë e 5 ital-ianë, shkatërroi vendkomandën e kufiruajtsve në fshatin Vërvë dhe u drejtua kundër përqëndrimit ushtarak në Konispol, i cili përbëhej prej mëse tre batalionë ushtarësh, këmishëzinjsh, kufiruajtë-sish, karabinierësh italianë dhe një kompanie mi-licie ushtarake shqiptarësh. Mbi sa u tha, amba-sadori gjerman në Romë Merfeltz Makenzen më 13.2.1943, M.P.J në Berlin i bënte të ditur: «Gar-nizoni italian në Konispol para disa ditësh është rrethuar nga ana e kryengritësve». Ditët në vijim çeta filloi qarkullimin nëpër fshatrat rreth Konis-polit. Për të mos pësuar fatin e vendkomandave të asgjësuara deri ato ditë, kufiruajtësit e vend-komandave në fshatrat Jànjar e Smìnes morën udhën për në Delvinë. Po, në mëngjesin e 20 shkurtit, kur po ngjiteshin luginëzës ndën fsha-tin Gràzhdan, ndeshën në pritën e zënë nga çeta «Çerçiz Topulli» dhe morën fund. Duke vazhduar qarkullimin fshat më fshat, më 25.2.1943 çeta «Çamëria» arriti në Smínes, ku gjeti Lefter Talon dhe «Elefantin»(?), përfaqësues të çetës «Çerçiz Topulli». Të nesërmen dhe të pasnesërmen çeta përshkoi fshatrat: Grazhdan, Malçan, Gravë dhe arriti në Pandalejmon, ku shkatërroi dokumentet e komunës së atjeshme. Gjatë atij udhëtimi çeta rrëzoi kryepleqësitë dhe ngriti këshillat Nçl.

Doemos me qëllim që lufta kundër sundimit fashist të fuqizohej sa më tepër –padyshim me porosi të Qarkorit të Gjirokastrës- në fund të shkurtit 1943 Lefter Talua shkoi përtej kufirit shtetëror. Në takim me përfaqësuesit e Partisë Komuniste greke në guvernatoriatin e Janinës, të EAM-it dhe të ELLAS-it u parashtroi nevojën e ngritjes së një komisioni shqiptar për veprim-tari në Çamërinë e përtej kufirit dhe një komi-sion grek për veprimtari në pakicën grekfolëse

brenda shtetit shqiptar. Kërkesa e tij u pranua, po përfaqësia në takim vuri si kusht që në komision-in shqiptar përveç Rexhep Plakut e Taho Sejkos, të bënte pjesë edhe Veip Demi, «përfaqësues i partisë nacionalçlirimtare greke». Vlen të thek-sohet përmbajtja e njoftimit për atë marrëveshje, që Lefter Talua i bënte Qarkorit më 1.3.1943:

Page 17: Pasaportat, legalizimet, dosieri

17• E shtunë 2 shkurt 2013

»histoRi

«në  Çamërinë greke»…«çamërit grekë…» dhe vetëm «minoriteti», pa përmendur «në Sh-qipëri» apo «Brenda kufirit të shtetit shqiptar».

Duket se në marrëveshjen që Lefter Talua pati me përfaqësinë greke të guvernatoriatit të Janinës në takimin e 27-28 shkurtit ishte para-parë edhe kalimi i kufirit prej njësive ushtarake përkatëse. Kështu, më 7 mars çeta kaloi kufirin shtetëror dhe zbriti në fshatin Kóskë, vendlindja e ish-kryetarit të dëgjuar të çetave të viteve 1902-1920, Muharrem Rushit Mustafait; të nesër-men u zgjat deri në fshatin Spàtar, ku u bë dhe mbledhja e shumë burrave me emër të fshatrave pranë Filàtit. Konferenca u drejtua nga «Grùmi» (Memo Métua), i ngarkuar i posaçëm i Qarkorit të Gjirokastrës. Populli ishte i ndezur nga gëzimi tek priste një njësi luftarake shqiptare. Vijimisht çeta kaloi në disa fshatra: Galbaq, Lops, Pleshavicë, Shqefar e Vërselë; në secilin ngriti këshillat Nçl. Gjatë këtij udhëtimi, pas disa ditësh veprimtarie në Çamërinë e përterj kufirit shtetëror u kthye këndej tij. Po, sado e shpeshtë dhe e fuqishme të ishte ndihma e dhënë përtej kufirit nga çeta «Çamëria», prapëseprapë nuk ishte aspak e mjaftueshme; duhej me doemos që atje të ngri-hej një njësi tjetër luftarake. Kjo, duke qenë e di-tur, që kohë më parë kishte vënë në lëvizje tërë organizmat e Luftës Nçl. që vepronin sidomos në rrethin e Konispolit. Mbi sa u tha, Lefter Talua, i dërguar i posaçëm i Qarkorit të Gjirokastrës rre-thet e Delvinës dhe të Konispolit, në shkresën e vet me dt. 13.2.1943 atij komiteti i shkruante edhe: «Duhet me doemos të mos harrohet ard-hja e tërë nxënësve çamër që janë në shkollat shqiptare, se Çamëria do veprimtarë; pa ata nuk bëjmë dot gjë». Për përmbushjen e kësaj kërkese bënë çmos disa Qarkorë, sidomos ai i Tiranës; rrje-dhimisht shumica e nxënësve në fjalë dhe disa nëpunës çamër u dërguan ku kërkohej. Me këta e plot grekër prej fshatrave të malësisë në lindje të Filatit, më 2-3 mars u ngrit një çetë e përbashkët me komandant Theodhori Viton –ish kapter i rojës mbretërore greke- dhe komisar mësuesin Prokop Shqevi. Mirëpo kjo farë mblesërie greko-shqiptare ishte fare jetëshkurtër, sepse ndjenjambytësia qindravjeçare greke ndaj shqiptarëve –si gjithnjë- e kishte halë në sy. Rrjedhimisht, rreth gjysmës së prillit 1943, ish-kapteri i rojës mbretërore me vartësit e tij grekër iku për në Sul, ku gjëndej grupimi ushtarak i komanduar nga Napoleon Zerva. I mbetur vetëm me partizanët çamër isla-mikë, komisari, Prokop Shqevi u tha: «Ju e shihni që puna papritmas ndryshoi. Në këto rrethana ju s’keni udhë tjetër veç kthimit në vendet nga erdhët». (Kujtime të Dervish Abaz Dojakës, së

fundi (tetor-dhjetor 1944) ish-anëtar i byrosë së komisionit të periferisë së Çamërisë për rrethet e Filatit, Gumenicës, Margëllëçit e Paramithisë). Kështu Dervish Dojaka, Mufit Sejkua, Rexho Hu-sua, Sami Alushi, Kasim Demi, Tahir Demi, Veip Demi e Veip Husua nga Filati, si dhe Mustafa Sulua nga Galbaqi etj. kaluan kufirin dhe u ren-ditën në çetën «Çamëria». Ndërkaq në këtë çetë ishin dërguar prej Qarkorit edhe: «Arlenìdhi» (?), «Çakalli» (Dilaver Poçi), «Çelnika» (Qemal Karag-jozi, anëtar i Qarkorit), «Dora» (Bajram Sinoymeri, ish-rrobaqepës) dhe «Pìsha» (Kadri Aliu). Po, duhet theksuar se «Çakalli», «Pisha» dhe «Dora» dërgoheshin atje për riedukim, ngase nuk e di se

me nr. 179, dt. 10.3.1943 dërguar komandës së divizionit «Perùxhia» në Gjirokastër, i bënte të ditur: «Partizanët shqiptarë së bashku me ata grekë në kodrat rreth Konispolit, kanë ndër-mend të bëjnë një goditje. Dyshojmë se me forcat tona nuk do t’u bëjmë dot ballë; na dër-goni forca të reja». Por komanda e «Peruxhias» heshti, sepse s’kishte se si t’u vinte në ndihmë, ngase udhët ishin bërë të pakalueshme teknik-isht e ushtarakisht. Me këtë rast dua të theksoj se në çetën «Çamëria» asokohe s’kishte asnjë minoritar, përveç Lefter Talos -që me detyrën e zv. komisarit qëndroi gjatë marsit dhe disa ditë të prillit- dhe Vango Mitrojorgjit që u dërgua në vendin e Lefterit pas ikjes së këtij. Në rrethana të tilla u krijuan kushte për shkrirjen e kompanisë së milicisë ushtarake prej shqiptarësh. Në shkresën me nr. 48/6, dt. 22.3.1943 komanda e grupimit ushtarak italian në Konispol, komandës së di-vizionit në Gjirokastër i bënte të ditur se 28 vetë prej kompanisë së milicisë ushtarake ishin padi-tur si dezertorë; në të vërtetë të gjithë ata të ikur ishin renditur vullnetarisht në çetën «Çamëria». Dara e vazhdueshme e çetës «Çamëria» dhe e të tri vendkomandave vartëse të saj rreth grupimit ushtarak italian në Konispol u bë aq shtrënguese, sa e detyroi atë që në mëngjesin e 3 majit 1943 të shpërngulet prej andej. Duke mos guxuar të çante gjatë udhës automobilistike, ushtarakët e atij grupimi dhe nëpunësit titullarë të n/prefek-turës zbritën në anëdet dhe nëpërmjet Korfuzit dolën në Sarandë.

Që të nesërmen –a të pasnesërmen- në Kon-ispol u ngrit një njësi e veçantë luftarake prej rreth 75 luftëtarësh konispolitë; kjo njësi pati rëndësi të madhe në ngjarjet e vazhdueshme, edhe pse ishte nën vartësi të komandës së çetës «Çamëria». Duke patur besim në aftësitë e duhu-ra të asaj njësie, çeta «Çamëria» -doemos me urd-hër të Qarkorit- e la Konispolin dhe tërë krahinën e çliruar në mbrojtje të saj; përshkoi së gjati Vur-gun dhe, pasi në Delvinë, Jergucat e Gjirokastër ndodheshin garnizonet e ushtrisë italiane, gjatë një nate maji kaloi Bistricën, malin e Gjerë, zbriti në fshatin Sofratikë të Dropullit dhe prej andej, pa u ndalur u drejtua për në Libohovë. Sapo pa-raroja mori të përpjetën për në qytet, ndeshi në 5-6 burra të armatosur, të dërguar nga koman-danti i një çete të Ballit Kombëtar, e komanduar nga Nexho Bejleri. Ata na thanë se nuk lejonin hyrjen e çetës «Çamëria» në atë qytet, pasi ai ishte i zënë prej çetës në fjalë. Kur po shkëm-benim fjalët e hidhura me njëri-tjetrin, arriti dhe komandanti, Haki Rushiti me shumicën e çetës. Si i prerë në çdo drejtim që ishte, ai gjakftohtësisht u tha: «Kundër nesh që luftojmë për çlirimin e

drejt fshatit Labovë e Kryqit dhe pasi gjatë natës përshkoi grykën malore, mëngjesi e gjeti në afërsi të fshatrave të Pogonit, ku e priste Tahir Kadareja. Tok me të arritëm në fshatin Çatistë; në kishën sipër tij ndodhej një farë depoje arma-timesh; morëm një mortajë të lehtë; pa u ndalur kaluam kufirin dhe zbritëm në qytetin Voshtinë; edhe pse shqiptarët prej atij qyteti ishin zbuar tërësisht, popullata greke që kishte zënë vendin e tyre na priti miqësisht. Të nesërmen në mes-ditë çeta mori udhën drejt jugut; duke kaluar nëpër shumë fshatra, arritëm në qytetin Delvi-naq. Popullata e atjeshme -edhe pse tanimë nër-përmjet gjuhës dhe masave shtrënguese kishtare ishte tjetërsuar sipërfaqësisht- dukej sheshit se shpirtërisht ajo ruante vetitë shqiptare, me të cilat e kishte gjetur edhe Evlija Çelebiu gjatë kalimit të tij nëpër të më 1670. Të pritur aq përzemërsisht për mëse dy ditë rresht, të tretën morëm udhën drejt perëndimit; kaluam kufirin dhe arritëm në fshatin Leshnícë e Sipërme, ku mësuam se në fshatin Dhróvjan pas largimit të çetës «Çamëria» prej krahinës së çliruar, atje kishte filluar të kthe-hej shpesh e më shpesh kompania e këmbësorisë së ushtrisë italiane që andej ishte zbuar që në mars. Në mesditën e 6 qershorit çeta «Çamëria» arriti në hyrje të fshatit; ushtarët, n/oficerët dhe oficerët që ndodheshin atje vrapuan tek makinat dhe filluan të largoheshin rrufeshëm. Mirëpo par-tizanët u dolën para shpejt e shpejt tek kodrat poshtë fshatit dhe duke i goditur nga të gjitha anët, i asgjësuan tërësisht; kurse tërë makinat e tyre i dogjën.

Mirëpo çetës «Çamëria» -ashtu sikur edhe batalionit e grupit me të njëjtin emër në vijim- i ra barra të luftonte jo vetëm kundër pushtuesve fashistë italianë, por po aq rreptë edhe kundër veglave qeveritare greke, të cilat asfalia greke prej kohësh kishte mundur t’i mbillte në gati tërë fshatrat e brenda kufirit të shtetit shqiptar. Ndër më kryesorët e tyre ishin: 1. Çavo Kokali, pronar i madh nga fshati Aliko. 2. Avokat Jorgo Zotua nga Dhrovjani, 3. Kristo Pilua, pronar i madh nga fshati Llazàt. 4. Avokat Lefter Guvéli, profesor në shkol-lat greke. 5. Vëllezërit Dhimitër e Miho Maksakùli nga Kardhikaqi, çifligarë të fshatit Metóhj, vjedhës të Banka di Napoili në Durrës. 6. Avokat Misto Pa-padhima nga Nivicëbubari. 7. Teli Harabàçi, nga Dhivri, themelues (gusht 1943) dhe kryetari i parë i ARHJIJÍOS (komandë ushtarake greke) në Theol-logo. 8. Vasil Zhónga nga fshati Vanìstë, avokat me shumë ndikim. 9. Thimjo Lóli nga fshati Çaùsh, kr-yeandart nga më gjaksorët, i njohur si i tillë që më 1905 me vrasjen e lemeritshme të papa Hristo Ne-govanit. Së pari dhëmbët asfalianë ata i skërmitën më 25 prill 1943, kur gjoja po festonin pashkët. Shkaku i vërtetë i gurgulesë ishte se, me porosi të qendrës asfaliane të Korfuzit, veglat e sapopër-mendura fshehtazi kishin përgatitur ngritjen e një çete të tyren, si kundërpeshë të çetës «Çamëria». Në grackën e tyre për mungesë përvoje, ranë 5 nga luftëtarët e çetës «Çamëria».

Po mbi të gjitha për çetën «Çamëria» ishte përballimi i luftës që i bëhej asaj dhe krejt Lëvizjes Nçl. nën emrin e së mirës në dobi të Sh-qipërisë. Kjo përballje ishte sa e rrezikshme aq edhe dinake, sepse zhvillohej nëpërmjet lloj-lloj përrallash nga pjesëmarrës në luftën e lëvizjen Nçl. Shigjetat e para të tyre u drejtuan kundër Haki Rushitit. Në raportin me dt. 13.2.1943 dër-guar Qarkorit, «Muzhìku» (Lefter Talua), i shkru-ante: «…Puna u trazua. Kërkova ca shpjegime nga komandanti ushtarak mbi pakujdesinë e tij në dirizhimin e forcave…Kuptova se Haki Rushiti postin e komandantit ushtarak e kupton: Koman-dues dhe përgjegjës absolut; s’pranon as këshillë, as gjë. Shumë njerëz për këtë mendojnë si unë, po tani nuk mund të organizojmë grupe kundër tij. S’është koha; mund të na sjellë kundërshtime hapët….Duket haptazi se këta më përpara janë çamër e pasandaj komunistë». Më 28 shkurt, kur çeta «Çamëria» po vazhdonte udhëtimin nga Malçani për në Gràvë, në grykë të Këlcyrës ekonomi i çetës shkaktoi mbledhjen: «Duhej zgjedhur komandant Haki Rushiti, apo dikush tjetër?». Përgjigjen e kësaj pyetjeje Hakiu ia la gjykimit të masës dhe kjo nxitësit i dha ashpër-sisht përgjigjen që i takonte. Në shkresën me dt. 31.3.1943 «Muzhíku» i parashtronte kërkesën për formimin «doemos» të një çete të përbërë prej minoritarësh, e cila ja se do të qarkullonte e vetme nëpër fshatrat e Vurgut dhe fshatrave malësore të banuara prej minoritarësh, ja të bashkohej me çetën «Çamëria»; por, në rastin e dytë, «duke ruajtur në udhëheqje ndarjen si për çamër, ashtu dhe për minoritarët». Shkurt kjo lloj çete ishte as mish e as peshk. Qarkori s’e miratoi.

përse ishin shkarkuar nga detyrat; «Çakalli» dhe «Pisha» nga komandantë çetash, kurse «Dora» nga detyra partie. Në çetën «Çamëria» ata u rreshtuan si partizanë të thjeshtë.

Edhe pse që prej 12.3.1943 çeta «Çamëria» në përbërjen e saj të përhershme kishte zbritur në 60 luftëtarë kryesisht të moshave të reja –kurse të tjerët i kishte përqëndruar në vend-komandat e fshatrave Jànjar, Markat e Shàlës, po që vareshin prej saj- ajo prej kohësh ishte bërë një fuqi shumë e ndjeshme përballë grupimit ushtarak italian në Konispol, saqë s’guxonte më të delte jashtë qytetit; edhe ujin e ushqimet ua hidhnin me aeroplan në sheshin e madh të tre-gut. Kjo e vërtetë e përjetuar prej meje, dëshmo-het edhe nga komanda e grupimit të atëhershëm ushtarak italian në Konispol. Në shkresën e saj

Shqipërisë nga zgjedha e pushtuesve të huaj da-lin vetëm pushtuesit; nëse ju jeni bashkëluftues me ta, atëherë kini burrërinë e na qëndroni për-ballë». Në vijim me zë të lartë thërriti: «Flamuri përpara!»; flamurmbajtësi –që e ngrinte para hyrjes së çetës në çdo vendbanim- vrapoi para nesh; ngjitazi me të ne pjesëtarët e pararojës rifilluam udhëtimin. Të pasuar prej shumicës ar-ritëm në qendër të qytetit, të pritur me gëzim prej një shumice libohovitësh; për pengimin e ndonjë turbullire, çeta «Çamëria» nëpër treg qiti patrulla të përforcuara, gjë që u pasua edhe nga komanda e çetës së Ballit. Pas mesditës para popullit –në prani edhe të luftëtarëve- u mbajtën fjalime nga përfaqësuesit e të dyja çetave; secila palë paraqiti synimet dhe programet përkatëse. Para se të ngrysej, çeta «Çamëria» mori udhën

Page 18: Pasaportat, legalizimet, dosieri

18 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« DossieR

Nga albert kotini

në përballje me figurën e Enver Hoxhës është shkruar dhe po shkruhet, sidomos kohët e fundit mjaft për shokët e tij të

afërt, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Kadri Haz-biu, Beqir Balluku etj., ku “mitizohen” bëmat e tyre në funksion të veprës ndaj sistemit që ne sapo kaluam me shume hidhërim. Pa dashur që të bëj polemikë me trajtesën që u është bërë në disa gazeta nën emrin “dosier” për çdo gjë që guxuan ta shprehim pas vdekjes së Enver Hox-hës, do ta argumentojë të kundërtën e këtyre “ bëmave” që na paskan guxuar dhe kundërshtuar Enver Hoxhën. Asnjë nga këta udhëheqës, be-niaminët e tyre që i shkruajnë, nuk ka guxuar të kundërshtojë Enver Hoxhën sa kanë qenë gjallë. Dhe në qoftë se duan të provokojnë në gjë të tillë, këtë gjë e dëshmon vetëm dokumenti. Në qoftë se është synimi të shpërndahet përgjegjë-sia tek Enver Hoxha dhe për Enver Hoxhën, është njëra anë, por që të gjithë kanë qenë instrumente muzikorë të një simfonie të vetme: komunizmi, lavdia dhe lumturia e njerëzimit edhe në Sh-qipëri. Ato që thonë tani janë përralla me mbret, që më tepër se Nastradini dhe Qerosi nuk do të kënaqeshin me leximin e tyre. Për të mos e zgja-tur, sepse në fund të këtij shkrimi do të prononco-hem në lidhje me këto dokumente, do të njihemi e lexojmë së bashku rreth figurës së vërtetë të Kadri Hazbiut. Se cili është Kadri Hazbiu për-ballë Enver Hoxhës le të lexojmë letrat e tij, duke shkëputur dy prej tyre drejtuar Enver Hoxhës. Njëkohësisht do të njihni atë Kadri Hazbiu që prezanton Mehmet Shehu, por më ironikja dhe qesharake për këta “udhëheqës legjendarë”, se çfarë bëjnë këta ose më thjesht çfarë bën Kadri Hazbiu për të mbledhur e groposur më keq Meh-met Shehun. Pra, sarkazmi dhe vlera pa dinjitet e këtyre njerëzve për karrierë, me mentalitet komu-nist të sëmurë shprehet në atë se si e kanë bërë gropën njeri tjetrit, aq sa i kanë rritur në qiell ku shprehet hipokrizia dhe demagogjia, po aq i kanë futur edhe nën tokë. Këto figura që tashmë po na ringjallen me pamje tjetër nuk bëjnë gjë veçse i sfumojnë jashtë realitetit. As Mehmet Shehu nuk e ka kundërshtuar asnjëherë Enver Hoxhën. Ajo e ashtuquajtura “debat”, “kritikë” dhe “autokritikë” bëheshin të inskenuara për të krijuar përshtypjen e “demokracisë” në popull dhe se Enver Hoxha shokët i kishte shumë për zemër...

Pra, në mënyrë sinjifikative asnjë nga shokët udhëheqës pranë Enver Hoxhës jo vetëm nuk e ka kundërshtuar, por në letrat e tyre komunikimin e tyre në të tërë dokumentacionin që ekziston shprehin frikë, servilizëm dhe kush e kush në garë për t’i shërbyer sa më mirë e për t’u pëlqyer sa më tepër Enver Hoxhës. Këtë ata e dinin shumë mirë, sepse nuk mbijetonin dot ndryshe. Njëkohësisht Enver Hoxha i fuste kundër njëri tjetrit ashtu siç bëri Mehmetin kundër Beqirit, pastaj Kadri-un kundër Mehmetit e kështu me radhë derisa ngelën pa personalitet dhe jo ata që kishte fryrë Enver Hoxha në popull aq sa i duheshin.

I dashur shoku Enver,Ndoshta nuk më takon mua, por gjithë Partisë e

Popullit të vlerësojnë edhe një tjetër vepër tuajën, kaq të madhe, siç është “Kur Lindi Partia” (Kujtime). Por megjithatë unë e them me plot gojën se kra-has drejtimit konkret, Ju po na ushqeni me pun-ime, analiza e orientime saqë për ditë po na ngrini peshë ndërgjegjen dhe ndjenjën e përgjegjësisë për zbatimin e vijës së Partisë e të detyrave që rrjedhin prej saj. Kështu po ndodh edhe me këtë vepër kaq të madhe që Ju po i jepni Partisë e popul-lit të prag të 40- vjetorit të themelimit të saj.

unë ju shpreh edhe njëherë me këtë rast atë që ndiej se preokupimi im më i madh ka qenë e mbetet vetëm një: si të kryej sa më mirë detyrën në funksionet që më janë besuar për tu lehtësu-ar Juve me qëllim që të lodheni sa më pak dhe që çdo minutë ta harxhoni ashtu si e gjykoni Ju vetë të arsyeshme. Siç mendoj unë kështu do t’i shërbej më mirë çështjes së Partisë, popullit, Atdheut, marksizëm leninizmit e revolucionit. Dhe për ta kryer këtë detyrë që unë i vë vetes, nuk diskutoj vendosmërinë dhe besnikërinë por vetëm mundësinë. Kjo më preokupon dhe me këtë preokupacion do të punoj sa të jem gjallë.

Në kujtimet Tuaja në këtë vepër, Ju, shoku Enver, i kushtoni vend edhe familjes time e mua person-alisht. Partia na ka vlerësuar kurdoherë drejt e në ndonjë rast vlerësimi ka qenë i tillë, i lartë, sa që na ka stepur, sepse ka ardhur si diçka e papritur. Kjo ka

ndodhur se Partia e Ju shikoni gjithnjë larg, por mua e familjen time na ka vënë përpara detyrës që ta meritonim këtë vlerësim. Koha provoi se edhe këtë barrë e detyrë kemi mundur ta mbajmë vetëm në sajë të kujdesit e udhëheqjes së Partisë.

Unë, vëllai, shoqja dhe gjithë familja, e konsi-derojmë një nder të madh vlerësimin që i bëhet kontributit tonë modest në luftën gjigante që ka bërë Partia, nën udhëheqjen tuaj, gjatë Luftës Na-cionalçlirimtare e posaçërisht në periudhën kundër fraksionit të tradhtarëve në qarkun e Vlorës. Mbasi mora pëlqimin e të gjithë të rriturve në familje, në emër të tyre ju them edhe njëherë: faleminderit Partisë dhe Juve për gjithçka keni bërë e bëni për popullin, atdheun e për ne veçanërisht dhe në të njëjtën kohë ju premtoj: se të gjithë, që nga vël-lai, Hasani, i cili tani është më i madhi në familje e deri te mbesa më e vogël, Aulona 3-muajshe, do të jemi kurdoherë nxënës e luftëtarë besnikë të Partisë dhe Tuajit, shoku Enver.

Të rroni sa don Partia, populli dhe zemrat tona!Me respekt e dashuri të pafundKadri HazbiuTiranë, më 29.6.1981Bisedë në televizor me rastin e daljes së

veprës së sh. Enver “Kur lindi Partia” (gusht 1981)Shoku Enver qysh në fillim e udhëhoqi nga

afër punën e luftën e Partisë në Qarkun e Vlorës kundër tradhtisë e fraksionit të Sadik Premtes.

Komunistët dhe populli patriot i këtij qarku, të drejtuar nga shokët Hysni Kapo, ishin hed-hur në sulm me të gjitha forcat e në aksione konkrete për të zbatuar udhëzimet e porositë e veçanta të shokut Enver për të demaskuar, izoluar e likuiduar Sadik Premten e pasuesit e tij të pandreqshëm dhe veprimtarinë e tyre shumë të rrezikshme si dhe për të përballuar mirë e me sukses propagandën e gjithë veprimtarinë sub-versive të Ballit Kombëtar e okupatorit, që kish shpërthyer tani me shumë vrull në përkrahje të fraksionistëve e në bashkërendim me ta. Në këto rrethana e në kohën kur u duhesh dhënë goditja përfundimtare këtyre armiqve dhe kur Partia e popullit kishin aq shumë nevojë për ndihmën e tij më direkte, erdhi në Vlorë shoku Enver.

Me kujtohet se kur unë së bashku me disa shokë ishim duke kryer një detyrë që na ish ngarkuar, mora një letër nga shoku Hysni Kapo (Besniku) ku thoshte afërsisht: të lija çdo punë dhe me shokët qo do të zgjidhja unë vetë, të ni-sesha për në shtëpinë time. Aty do të gjeja ose do të vinte një shok i rëndësishëm. Detyra ish të sigurohej ai me çdo kusht nga çfarëdo rreziku e veçanërisht nga fraksionistët (të cilët e kishin bazën jo larg fshatit tim). Besniku porosiste që deri sa të vinte ai vetë ne përgjigjeshim për sig-urimin e këtij shoku dhe kërkonte të ishim një-qind herë më të kujdesshëm se sa do të duhesh për sigurimin e tij (Besnikut) ose kujtdo tjetër. Se kush është ky shok do të bisedojmë thosh Besniku. Kur mbërrita e gjeta në shtëpi shokun Enver që deri atëherë nuk e kisha njohur. Mbasi i thashë se ku ish e kur do të vinte shoku Hysni, ai filloi të më pyeste për gjendjen në organiza-tën ku bëja pjesë, për atë të krahinës e të qarkut (për aq sa dija unë). Më dëgjonte me kujdes, më pyeste për çështje të ndryshme dhe për shokë të caktuar, rreth të cilëve dukesh se ish infor-muar mirë. Më bënte përshtypje në atë kohë që për shumë nga çështjet që biseduam më kërkon-te edhe mendimin :”Ja si thua ti për këtë...” Në fund më shpjegoi qartë e kuptueshëm se kush ish Sadik Premtja dhe ç’përfaqësonte veprim-taria e tij. Më shpjegoi përpjekjet e Partisë për ta ndrequr, por pa rezultat e prandaj ai ish një ar-mik i betuar ndaj të cilit duhesh pasur si më parë edhe tani një vigjilencë më e madhe e që në luftë me të e me pasuesit e tij të pandreqshëm dhe kundër veprimtarisë së tyre tradhtare të jemi të rreptë e të pamëshirshëm.

Shoku Enver interesohej të dinte gjithashtu edhe mbi përmasat e punës armiqësore të Ballit Kombëtar, sidomos në ato momente, për qën-

drimet tona ndaj politikës e propagandës së tij si dhe në se bëhej punë e diferencuar me njerëzit që merrnin pjesë në këtë organizatë.

Dëgjonte me kujdes shpjegimet që jepja dhe miratonte qëndrimet që ishin në bazë të vijës së Partisë, sidomos për të bërë diferencime të thella në ballistët, duke mos përjashtuar edhe disa nga udhëheqësit e tyre. Por në një rast kur po i shpje-goja se si në një mbledhje të popullit ku merrnin pjesë edhe ballistët unë i kisha akuzuar këta pa përjashtim si bashkëpunëtorë dhe agjenturë e okupatorit etj., etj. Shoku Enver menjëherë më tha: “Jo, jo kështu, jo nxituar, s’ke bërë mirë që i ke quajtur të gjithë të tillë” dhe me durim e qartësi bindëse më shpjegoi se cili ishte qëndrimi më i drejtë i Partisë në këtë çështje dhe pse ish i drejtë ai. Pa u mërzitur e pa u lodhur, shoku Enver pyeste se si e zbatonim në praktikë vijën e partisë ndaj klerit e besimtarëve të tij si dhe ndaj të pasurve që aderonin në luftë kundër okupatorëve. Ai edhe këtu donte t’i dinte qëndrimet tona me raste të dhëna e shumë më konkretisht. Në përgjithësi i gjeti të drejta sa munda t’i shpjegoj dhe më thek-soi si për këto e të tjera çështje të lidhjes me masat e popullit të kuptohet mirë vija e Partisë e të zbatohet drejt ajo sepse po të gabojmë ne do të izolojmë veten e Partinë nga populli, nga i cili kemi dalë e për të luftojmë e do të luftojmë deri në fund. Për të mos rënë në sektarizëm e opor-tunizëm që është një nga karakteristikat e vijës së Sadk Premtes e fraksionit të tij, porositi shoku Enver, duhet çdo gjë ta shohim thellë e me durim. Të demaskojmë e luftojmë ata njerëz të pasur klerikë apo të tjerë që janë hedhur nga ana e oku-patorit. Atëherë populli na do, na kupton dhe na mbështet pa rezerva, theksoi shoku Enver.

Koha që ndenja me shokun Enver dhe ato çka qe e mundur të bisedoja me të më vlejtën shumë për zgjerimin e njohurive të mija në] tra-jtimin e këtyre problemeve të rëndësishme si komunist e luftëtar i vijës së partisë dhe m’u kri-jua për të një dashuri e respekt i veçantë, akoma pa më thënë shoku Hysni se ky është sekretari i përgjithshëm i partisë.

Porsa erdhi shoku Hysni, ai dhe shoku Enver punuan për disa orë së bashku dhe pa humbur kohë u bë mbledhja e qarkorit. Siç dihet, në mbledhje u analizuan arritjet e të metat me frymë kritike e autokritike dhe me optimizëm revolucionar e me unanimitet të plotë u për-caktuan masat e mëtejshme për likuidimin përfundimisht të fraksionit e veprimtarisë trad-htare të Sadik Premtes dhe për forcimin e gji-thanshme të Partisë në qarkun e Vlorës.

Puna e shokut Enver për kohën që qëndroi në Vlorë qe e shumanshme dhe tepër e lodhshme. Ai mori kontakte të shumta me komunistë, patriotë dhe me masat e fshatarëve dhe me kthjelltësinë që e karakterizon, shpjegoi shumë çështje mbi veprimtarinë e fraksionistëve, duke ndihmuar në mënyrë të pallogaritshme për të vendosur unite-tin në parti e duke kompaktësuar aktivitetin e mëtejshëm të saj. Ai dha një ndihmë të madhe edhe për forcimin e punës së Partisë në Frontin Nacionalçlirimtar dhe për luftën më të efektshme që duhej bërë kundër Ballit Kombëtar e gjithë reaksionit fashist në situatat e dhëna.

Me këto e të tjera detyra shoku Enver i sho-qëruar nga shokët Hysni Kapo shkoi nga një fshat e krahinë në tjetrën, sidomos ku fraksion-istët kishin dëmtuar më shumë dhe ashtu siç flet me respekt populli, bukën e hëngri më shumë në këmbë dhe gjumë nuk bëri, por dremiti.

Gjithë kjo punë e ky mundim e dhanë efektin. Ata fraksionistë u bashkuan përfundimisht dhe u shkrinë me Ballin Kombëtar, sepse shpejtoi demaskimin e fraksionistëve gjë që dhe ndikoi pozitivisht në diferencimin e njerëzve, duke bërë të hidhen nga ana e Partisë ata që përkohësisht ishin gabuar nga demagogjia e tyre. Në këtë pro-ces u formua ndaj tyre urrejtja pakufi e masave të popullit, duke i cilësuar tradhtarë tipikë dhe tamam këto momente u bënë të masës shprehje

të tilla si “të jesh me Ballin është tradhti, kurse të jesh me fraksionin, dy herë apo më shumë tradhti” si dhe parulla “Partia mbi të gjitha” kra-has asaj “Vdekje fashizmit-liri e popullit”

Tiranë, më 4.8.1981Diskutim i ministrit të Ushtrisë Popullore, Me-

hmet Shehu, mbajtur në mbledhjen e kuadrove kryesore të Ministrisë e të Korpuseve, më datën 5.1.1980 me rastin e emërimit të shokut Kadri Hazbiu ministër i Mbrojtjes

(T’i jepet sh. Kadri një kopje)Këtë mbledhje ose takim e bëjmë për t’u ko-

munikuar një vendim të Byrosë Politike në lidhje me disa ndryshime në udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe të Ministrisë së Pu-nëve të Brendshme.

Ju e dini se unë deri tash, duke pasur funk-sionin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, kam kryer edhe funksionin e Ministrit të Mbrojtjes. E dini gjithashtu se me vdekjen e shokut Hysni Kapo në aparatin e Komitetit Qendror të partisë u krijua një boshllëk, sepse shoku Hysni drejton-te punët e Partisë në ushtri dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në këto situata, duke parë edhe ngarkesën e punës që kam unë, Byroja Politike mori ven-dim që unë të shkarkohem nga funksioni i Min-istrit të Mbrojtjes dhe duke qenë edhe Kryetar i Këshillit të Ministrave, do të vazhdoj të bëj edhe punën e shokut Hysni në aparatin e Komitetit qendror të Partisë, për të drejtuar punët e Par-tisë në ushtri dhe Ministrinë e Punëve të Brend-shme në linjë partie. Nga ana tjetër, për të më zëvendësuar mua këtu, Byroja Politike vendosi që Ministër i Mbrojtjes Popullore të emërohet shoku Kadri Hazbiu. Kurse për të zëvendësuar shokun Kadri Hazbiu në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministër i Punëve të Brendshme emërohet shoku Feçor Shehu.

Këto janë ndryshimet organizative që bëri Byroja Politike. Këto ndryshime nuk do të komu-nikohen zyrtarisht tash për tash deri sa të vijë momenti i përshtatshëm për t’i shpallur sepse duhen bërë veprimet ligjore juridike nga Presid-iumi i Kuvendit Popullor.

Këtu, siç e thashë, ministër i Mbrojtjes vjen shoku Kadri. Shoku Kadri ka një bagazh dhe ek-speriencë të madhe lufte pune e organizimi e drejtimi. Ai ka marrë pjesë në Luftën Nacionalçlir-imtare që në fillim e deri në mbarim dhe ka kryer funksione të rëndësishme në drejtimin e trupave . Pra ai ka eksperiencën e madhe të Luftës Na-cionalçlirimtare të ndërtimit e të mbrojtjes së so-cializmit. Gjatë këtyre 35 vjetëve, shoku Kadri ka qenë jo vetëm i lidhur me veprimtarinë luftarake të ushtrisë jo vetëm me veprimet e luftës për as-gjësimin e bandave diversioniste, që kanë qenë me qindra dhe që janë asgjësuar me sukses, por edhe në pikëpamje të drejtimit të ushtrisë, ai ka marrë pjesë aktivisht. Është edhe anëtar i Këshil-lit të Mbrojtjes dhe si i tillë, është përpunues dhe aprovues i planit operativo-strategjik të Mborjes së vendit dhe i planeve operative të çdo korpusi dhe njësie të ushtrisë. Ai vazhdimisht ka ndjekur përgatitjen luftarake dhe ka qenë në korent të problemeve të mbrojtjes.

Byroja Politike dhe unë jemi të bindur se me ardhjen e shokut Kadri si ministër i Mbrojtjes, puna do të forcohet edhe më tepër për faktin se unë, duke pasur edhe funksionin e Kryeministrit, fizikisht nuk kam pasur mundësi dhe kohë që të merrem nga afër ditë për ditë me problemet siç mund të merret një ministër që është i përher-shëm e që kryen vetëm këtë funksion.

Byroja Politike dhe Komiteti Qendror i Partisë kanë besim të plotë se shoku Kadri do ta kryejë me sukses këtë detyrë sepse ai do t’i ketë krahë tët ngrohtë sepse ka një aparat e një kolektiv të shëndoshë rreth e përqark tij këtu në min-istri, të përgatitur politikisht e ushtarakisht në të gjitha drejtimet. U ka të gjithë ju drejtorëve komandantëve të Korpuseve, Komitetet e Par-tisë të Korpuseve që do ta çojnë punën më për-

kadri hazbiu para enver hoxhës dhe letërkëmbimet

për figurën e mehmet shehut

Page 19: Pasaportat, legalizimet, dosieri

19• E shtunë 2 shkurt 2013

»DossieR

para. Shoku Kadri ka edhe cilësira të rralla si ud-hëheqës: di të komunikojë ngrohtë me njerëzit, ka partishmëri e vendosmëri të lartë revolucion-are, mprehtësi në kapjen e çështjeve aftësi në zgjidhjen e problemeve, është këmbëngulës në detyrë. Ne kemi besim të plotë se shoku Kadri dhe ju, duke punuar me partishmëri siç thotë partia, do t’i kryeni detyrat edhe më mirë se ç’janë kryer deri tash.

Në këto situata që jetojmë, çështjet e ush-trisë dhe të mbrojtjes marrin një karakter më të mprehtë, marrin rëndësi akoma më të madhe, për shkak të vetë gjendjes ndërkombëtare.

Unë nuk dua të bëj analizën e gjendjes ndërkombëtare, por dua t’ju tërheq vëmendjen për dy çështje që t’i kini gjithmonë parasysh.

Shikoni se si vepron ushtria sovjetike, për të pushtuar vendet e tjera. Për të mos u futur thellë në këtë analizë, mjafton të marrim dy fakte, flas jo nga ana e konsideracioneve politike se, e dimë se cilët janë socialimperialistët sovjetikë dhe qël-limet e tyre, flas nga ana ushtarake, se ç’taktike ushtarake përdori ushtria sovjetike për të pushtuar Çekosllovakinë dhe kohët e fundit, Afganistanin. Në këto fakte të veprimtarisë agresive të social-imperialistëve sovjetikë, ne, si ushtarakë, duhet të kuptojmë e të studiojmë taktikën që përdori ush-tria sovjetike për të pushtuar Çekosllovakinë dhe taktikën për të pushtuar Afganistanin.

Mua më duket se ka një ngjashmëri të madhe në pikëpamje të taktikës ushtarake që kanë për-dorur sovjetikët në këto agresion. Çekosllovakia nuk u pushtua ushtarakisht, sipas rregullave të artit ushtarak sovjetik. Pushtimin e Çekosllovak-isë ata e bënë me puç ushtarak. Ky puç ushtarak u bë në kushtet kur zbarkuan tanket në aero-dromin e Pragës. Me një kompani tankesh, u sul-mua Komiteti Qendror i Partisë dhe, pasi u hoq Dubçeku me grupin e tij, atëherë hyri ushtria sovjetike në të gjitha anët.

Zbarkimi i tankeve nga ajri në aerodromin e Pragës, ishte vendimtar në këtë agresion.

Prapë në Afganistan, gjejmë të njëjtën taktikë ushtarake. Zbarkimi i tankeve në aerodromin e Ka-bulit, kapja e kundërshtarit të tyre, Aminit, sulmi me forcat e zbarkuara në aerodrom, pastaj sulmi me forca të shumta dhe pushtimi i gjithë vendit.

Ç’konkluzion nxjerrim ne nga kjo taktikë?! Nxjerrim konkluzionin që, duhet të mbrojmë mirë, sidomos aerodromet dhe bazat ushtarako-detare, nga sulmi i befasishëm i armikut.

Në qoftë se ndonjë herë do të sulmohet Ti-rana nga ushtria sovjetike, në radhë të parë, do të sulmohet aerodromi i qytetit të Tiranës dhe ai i Rinasit. Në këto dy aerodrome, po qe se do të pushtonin, mund të zbarkonin menjëherë, me AN-22, tanket e mesëm ose të lehtë dhe atje ku zbarkon një tank, mund të zbarkojë dhe një divizion. Pasi të ketë kapur aerodromin, armiku menjëherë fillon sulmin e tij për qytetin e Tira-nës. Kjo është taktika e sovjetikëve, kur duan të bëjnë agresione të befasishme, pa harruar luftën e rregullt frontale, me veprime goditëse të men-jëhershme. Prandaj duhet të merren masa të plota e të zhvillohen prova të vazhdueshme gat-ishmërie, me forcat e mbrojtjes së aerodromeve dhe të porteve. Në radhë të parë e mbi të gjitha, të sigurohet mbrojtja e dy aerodromeve që janë rreth Tiranës, si dhe aerodromet e tjera dhe bazat e FLD e portet detare. Sigurimi i aerodromeve dhe i porteve detare, nuk duhet të jetë vetëm i njëanshëm dhe i njëllojshëm. Aerodromet duhet të kenë sigurimin e afërt pasiv, duke e bërë aero-dromin çdo natë të papërdorshëm, me bllokues të ndryshëm. Të ketë sigurimin e afërt me forca të gjalla, me anë të rojeve ushtarake të përhershme, të koordinuara me FVVP për rreth. Çdo aerodrom ka një plan të veçantë të mbrojtjes. Ai plan duhet thelluar e praktikuar vazhdimisht e vazhdimisht, nëpërmjet stërvitjeve, provave të gatishmërisë, në bashkëveprim me forcat që veprojnë nga fronti i jashtëm, sidomos me artilerinë e gatshme, AKA dhe me forcat e tjera, tokësore e ajrore.

Është e qartë se udhëheqja sovjetike, so-cialimperialistët sovjetike, në rivalitet me im-perialistët amerikanë, për zonat e influencës, nëpërmjet SALT-2, përpiqen të frenojnë garën e armatimit, prej së cilës kanë mjaft përfitime. Por me agresionin kundër Afganistanit, ku janë të pleksura edhe interesat ekonomike të imperial-izmit amerikan, kontradiktat midis superfuqive, do të acarohen më tej.

Sot, Karteri deklaroi se 17 milionë tonë grurë që do t’ia shiste Bashkimit Sovjetik, nuk do t’ia shesë dhe teknologjia dhe pajisjet teknike që do të blinte Bashkimi Sovjetik nga Amerika, nuk do t’i jepen. Mirëpo, Bashkimi Sovjetik i ka marrë

parasysh këto dhe e ka parë më të leverdishme të godasë e të kapë pozitat strategjike në Af-ganistan, se sa këto miliarda që do t’i bllokojë Amerika. Bashkimi Sovjetik e ndjen epërsinë e tij ndaj dobësisë dhe pamundësisë së Amerikës për të penguar veprimet luftarake të tij. Në këto kushte, edhe amerikanët përpiqen që të zënë pozita strategjike, në rrugë të fshehta, me anë të puçeve të CIA-s etj., duke u përpjekur të marrin kalanë nga brenda, në vendet ku u desh nevoja për të vendosur hegjemonizmin e tyre.

Sovjetikët e kanë marrë “ndër dhëmbë” ek-spansionin. Ata përpiqen, jo vetëm ta marrin kalanë nga brenda në vendet e ndryshme, por u hipin shteteve përsipër, edhe me tanke.

Këto veprime agresive, tani po bëhen larg nesh, por nesër mund të bëhen afër. Titoja është me të dy këmbët në varr dhe nesër mund të vdesë. Në atë situatë, askush nuk mund të thotë se, sovjetikët nuk do ta sulmojnë Jugosllavinë një ditë. Kur është një tjetër gjë. Ne e dimë që, në Jugosllavi, vërtet amerikanët kanë pozita kyçe në udhëheqje, por edhe sovjetikët kanë të tyret, d.m.th., kanë forca të tyre brenda në udhëheqjen jugosllave, bile edhe në udhëheqjen e ushtrisë. Korrenti serbo-malazez është partizan i rusëve.

Kur të vdesë Tito dhe po ta marrin fuqinë në dorë serbët, këta do të jenë armiq të tërbuar të Shqipërisë. Do të jenë aleatë të rusëve dhe mund t’i hapin rrugët për të sulmuar Shqipërinë, ashtu si edhe vetë mund ta sulmojnë Shqipëri-në. Këtë, të mos e harrojmë.

Kjo do të thotë që, në këto situata, më tepër kujdes duhet t’i kushtojmë frontit me Ju-gosllavinë. Nuk them që të bëjmë ridislokim të forcave, nuk është këtu fjala, por çështja është të intensifikojmë stërvitjen dhe veçanërisht, të intensifikojmë fortifikimin në frontin e lindjes e të veriut. Ndoshta duhet rishikuar edhe plani i fortifikimit për të ardhmen. Deri tash kemi bërë atë fortifikim, siç e dini, këtej e tutje duhet t’i jepet prioritet absolut frontit me Jugosllavinë.

Në qoftë se sovjetikët përgatiten të na sul-mojnë, agresionin duhet ta presim nga lindja. Nuk them të shkujdesemi në bregdet në asnjë mënyrë, për arsye se kur sovjetikët do të sulmojnë nga lindja, amerikanët do të sulmojnë nga perëndimi dhe këta, janë në gjendje të zbarkojnë në Flotën e 6-të dhe aviacionin që ka në Itali, brenda një kohe të shkurtër. Prandaj, pa ulur kujdesin për frontin bregdetar, mendojmë se nuk duhet t’i lemë vetëm me forcat e tyre, njësitë që veprojnë në frontin e lindjes, veçanërisht, Korpusin e 7 dhe të 5 për for-tifikimin. Duhet që gjithë ushtria të ndihmojë në ato drejtime dhe të japë maksimalen e ndihmës që mund t’u jepet këtyre Korpuseve. Të dy grupimet të punojnë në ato drejtime, për fortifikimin dhe detyrat e Grupimit të 6, për fortifikimin në zonën e vet, mund t’i merrte Korpusi i 4-t. Si konkluzione të kësaj situate politiko-ushtarake, dy janë detyrat kryesore që rrjedhin prej saj:

E para, të forcojmë vigjilencën dhe gatish-mërinë për mbrojtjen e aerodromeve nga ajri e të bazave të FLD dhe të forcave detare, nga ajri dhe deti; e dyta, të intensifikojmë më shumë fortifikimin në frontin e lindjes në frontin me Ju-gosllavinë, pa braktisur e nënvleftësuar frontet e tjera. Disiplinës duhet t’i jepni rëndësi shumë të madhe, jo ta shikojmë thjesht nga ana for-male, vetëm duke folur që disiplina nuk është në rregull dhe “hajde të forcojmë disiplinën”. Që të forcohet disiplina, duhet të thellohen konkre-tisht në punën e tyre komandat dhe komitetit e Partisë të Korpuseve e t’i përgjigjen me punë konkrete, forcimit të disiplinës ushtarake.

I kemi thënë e stërthënë këto çështje, por shokë të Korpuseve, duhet të shikoni pse nuk është disiplina në rregull, të gjenden shkaqet dhe aty të riparohet situata. Ne sot kemi një situatë të mrekullueshme në ushtri. Kthesa që kërkonte partia, nën udhëheqjen e partisë, është realizuar, por ka akoma të meta të shumta. Këto të meta janë të meta të rritjes, të meta të influencës së mentalitetit që kemi trashëguar nga puçistët dhe nga presioni e influenca e ide-ologjisë borgjeze, te njerëzit tanë. Ato ndreqen me luftë klasash, me përpjekje me forcimin e udhëheqjes së Partisë, me forcimin e disiplinës, me forcimin e punës së komandës, të kuadrove dhe të ushtarëve, në bashkëveprim me terrenin.

Veçanërisht të përmirësojmë metodën e punës. Unë do të thosha se, sot na duhet të bëjmë sa më pak mbledhje e sa më të shkurtra dhe të bëjmë sa më shumë punë të diferenc-uar, punë operative me oficerët e me ushtarët, për edukimin e tyre. Sepse dëgjojmë që bëni shumë mbledhje, i bëni ato të gjate. Një mbled-

hje që mund të bëhet për gjysmë, e bëni 4 orë. Një mendim që mund të shfaqet në 3 faqe, shfaqet në 30 faqe etj. Kështu po na burokra-tizojnë mbledhjet e shumta. Prandaj bëni më pak mbledhje, i bëni më produktive dhe më të shkurtra. Mbledhjet duhen bërë, por me vend dhe në masën e domosdoshme, të përgatitura dhe ato të jenë rezultative. E dini ju që, një nga shkaqet që u shkatërrua Kina, ishin mbledhjet e shumta? Ne nuk themi “Poshtë mbledhjet!”, por themi “Poshtë burokratizimi nëpër mbledhjeve të kota!”, “Rrogë operativiteti me efektivitet!”.

Këto kisha unë për të thënë. Edhe një herë, ju uroj suksese në punën tuaj! Këtu do të jemi prapë do të kemi të bëjmë bashkërisht, edhe ju do të më ndihmoni mua, edhe unë juve, për të mirën e punës së Partisë e të mbrojtjes, dhe për të mirën e punës së shtetit tonë e të socializmit. Ka ndonjë shok për të folur?

Shoku Kadri Hazbiu - Unë e konsideroj një nder dhe besim të madh të Partisë, që më caktoi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes. Jam plotësisht i ndërgjegjshëm se kjo është një barrë e rëndë dhe e vështirë për mua, por jam gjithashtu i bindur se, së bashku me komunistët dhe kuadrot e mrekul-lueshëm që ka edukuar dhe përgatitur Partia, nën udhëheqjen e Partisë të Komitetit Qendror, të Këshillit të Mbrojtjes, të shokut Enver dhe të sho-kut Mehmet, që kanë bërë aq shumë për gjithë Partinë dhe veçanërisht, për gjithë ushtrinë, do t’i kryejmë detyrat, do t’i kapërcejmë vështirësitë e do ta zbatojmë me besnikëri vijën ushtarake të Partisë. Unë do të bëj ç’është e mundur që t’i kryej sa më mirë detyrat dhe e siguroj Partinë dhe të gjithë juve, se do të jem besnik deri në fund, ndaj vijës së Partisë dhe ndaj mësimeve dritëd-hënëse të shokut Enver.

Shoku Mehmet Shehu - Urime, faqebardhë e me rezultate të larta në detyrat e rëndësishme të Mbrojtjes!

Të na rrojë Partia dhe shoku Enver Hoxha! (Marrë me stenogram)

Shumë i dashuri Kadri,Pesëdhjetëvjetori i ditëlindjes tënde është

një gëzim i madh, jo vetëm për familjen dhe të afërmit e ty, por edhe për ne, shokët e ngushtë të luftës dhe të punës, për gjithë Partinë dhe popullin tonë. E them këtë, i dashuri Kadri, pse jeta jote pesëdhjetëvjeçare është e lidhur ngushtë me epokën e lavdishme të Partisë, me luftën e saj heroike, me fitoren e revolucionit popullor dhe sukseset që janë arritur deri më sot, për ndërtimin e socializmit në Shqipëri.

Vitet kalojnë, i dashuri Kadri, edhe mosha ka-lon, por ne komunistët, ky fakt nuk na shqetëson. Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë të rinj, nga zem-ra dhe nga mendja, plot optimizëm revolucionar dhe energji të pashtershme për t’i shërbyer sa më gjatë dhe me mirë, kauzës së Partisë. Këtë freski, gjallëri, optimizëm, energji dhe forcë, na e jep çdo ditë Partia jonë e dashur, nëna jonë e shtrenjtë që na lindi, na rriti, na hapi sytë, na tregoi rrugën, na udhëhoqi dhe na udhëheq drejt një ideali të madh, për mirëqenien dhe lumturinë e popullit dhe të atdheut, për çështjen e socializmit dhe të komunizmit. Në këtë rrugë na ndriçon kurdoherë, shembulli i shkëlqyer i jetës dhe veprës së shokut Enver, që me shokët e Byrosë politike, më shumë se kushdo tjetër, kemi fatin të jemi pranë tij dhe të mësojmë çdo ditë nga ai.

Pra, i dashuri Kadri, ti sot je moshatar me Parti-në, 31 vjeç dhe jo 20 vjeç. Ne kështu të duam, të jesh gjithmonë moshatar i Partisë, të rrosh sa do Partia jonë e dashur për militantët e saj, sa do populli ynë për bijtë e tij, që kanë sakrifikuar çdo gjë për të, sikurse ke bërë ti, me gjithë familjen. Zemra na do të të shohim kurdoherë plot shën-det, të gjallë, energjik, të qeshur e të gëzuar.

Në emër të gjithë familjes time, që të konsi-deron si vëlla e më të afërm të saj, të uroj jetë të gjatë, shumë të gjatë, për të mirën e Partisë, popullit, atdheut për gëzimin e lumturinë e familjes tënde të dashur.

Të përqafoj me dashuriHysni Kapo15.03.1972Shoku Kadri,Dëshiroj të jeni familjarisht mirë.Kam disa mendime për kryetradhtarin Meh-

met Shehu. Në rast se del se mbante lidhje me agjenturën

greke, për të cilën unë dyshoj dhe ka interes dhe ekzistojnë dokumentet e agjentit ndërlidhës, Van-gjel Xuro ose (Dhimo), të cilin ju jeni në dijeni, e kapa në qytetin e Gjirokastrës, më datën 13.9.1949, dy-shoj sepse Vangjeli nuk u trajtua si diversant, me

sa di, u bë nga ana e Mehmet Shehut. “Varianti” që të kthehej përsëri në Greqi, u morën ato masa që ju i dini, kundër meje, se gjoja e “nxora vetëm unë sekretin” e kapjes së Vangjelit e tjera dhe se prisha “planin e trilluar”, sipas mendimit tuaj, nga ministri M. Shehu, historinë pjesërisht e keni nga unë me shkrim, që nga 1960.

- Po qe se del se kishte lidhje, mendon se: Van-gjeli, në kohën e vet, qe ndërlidhës nëpërmjet D. Aleksa Kalivopullit e ndonjë tjetri, heqja ime nga skena e punonjësit të Sigurimit, mendoj se ka pasur arsye të forta, se i dilja pengesë. Di mirë që vetë ai insistoi në komisionin e faljes të vitit 1949 (mbas kthesës për lirimin nga burgu të Lla-zo Kocës(babait të Jorgo Kocës) të Anastas Masil e të tjerë që unë si P.O. zonës, nuk isha dakord që të faleshin, se e dija mirë që këta nuk qenë dënu-ar pa faje të rënda e që koha vërtetoi se, këta e të tjerë si këta, përfunduan si armiq të betuar.

Di gjithashtu mirë se Vangjel Xurua qe ngarkuar nga spiunazhi grek të tentonte të vris-te ose të qëllonte shokun Enver, në vizitën e tij të parë në Gjirokastër, më 1947.

Për këtë, isha ngarkuar unë nga shokët Mi-hal Bisha, Jashar Kasimati e Veli Bakiri, që ruaja mosardhjen e tij (Vangjelit) nga Kuçi e derisa u largua shoku Enver nga Gjirokastra.

Më kujtohet se shoku Enver, foli dy herë pop-ullit të Gjirokastrës, njëherë në sheshin e Çer-çizit, atje ku sot është busti i dy heroinave tona, të Bules e Persefonit, në një tribunë të vogël dhe një mbasdite, nga ballkoni i gjimanzit. Ditën që fliste në sheshin e Çerçizit, Vangjel Xurma mundi të futej në librari që atëherë ishte ku sot është hyrja dhe berberët në turizmin e Gjirokas-trës, ai Vangjeli nuk guxoi të qëllonte dhe, gjatë 2-3 ditëve u strehua në shtëpinë e Dr.Aleksa Ka-livopullit. E them se e di mirë, mbasi me ta kapur Vangjelin, e bëra pyetjen për ngjarjet e sipërme, i cili m’u përgjigj për sa ju shkruaj më lart.

Kur ndodhi tragjedia ime, “nën maskën e nxjerrjes së sekretit” si ministër i brendshëm, i kam dërguar një letër ku, ndërmjet të tjerave, i theksoja përafërsisht: “Në rast se më dënoni për mësimin nga populli të kapjes së agjentit Van-gjel Xuro, dijeni se, kapja e tij qe përhapur po atë ditë nga vëllezërit Vangjel, Nasho e Kosta Nika (të tre në shërbim të sektorit të I “se agjenti është tepër i vendosur kundër nesh, e mos bëni gabim që ta dërgoni prapë në Greqi, se ai do t’i shërbejë përsëri anglezit e grekut, etj...”

Për sa i përket dënimit tim, i shkrova:Se shoku Haki Toska erdhi në mbledhjen e

organizatës bazë të degës së Gjirokastrës, si sekretar i I dhe, mbasi dëgjoi sulmet nga disa “shokë”, si Jani Panon e të tjerë hodhi poshtë mendimet e tyre dhe mbeti me masë vërejtje.

“Mbasi transferohet shoku Haki nga Gjirokas-tra, për në Tiranë, rifilluan trillimet, po nga min-istria, e dënohen”

Prandaj i shkrova M.Shehut:Mos u nxitoni në rastin tim dhe e informoja

për disa dyshime që kisha për disa (kuadro) që kish në degë e ministri e, që dyshoja se qenë agjentë të huaj e tjera. Po kështu, i lutesha që të pyeste shokun Haki që dinte mirë problemin.

Mehmet Shehu, jo vetëm që nuk m’u përgjigj, por as mori mundimin të dërgonte njeri e të më kërkoheshin të dhëna që dyshoja për një pjesë të atyre gjoja “kuadrove”, që na erdhën nga Greqia, si “patriotë”, si “komunistë”, për të na ndihmuar luftën në minoritet: si Jorgo Koca, Strati Papa, Jani Pano e të tjerë, që të gjithë studentë të Pandelion Kotoksit etj. Kam gjithashtu mendimin, “në rast se nga Komitetit Qendror nuk kontrollohej aktiviteti i “gjykatës speciale” në kohën e Mehmet Shehut si ministër i brendshëm dhe ekzistojnë dokumente, ia vlen barra qiranë që të shikohen vendimet e sean-cat që zhvilloheshin në këtë “gjykatë”, mjafton t’u rikujtojë si përbërja e gjykatës, në rastin tim, që nga ata që unë dyshoja se qenë me anglezin e grekun.

Ç’drejtësi “alla M.Shehu”!“Dënohej nga kjo gjykatë e famshme, një

punëtor operativ 21-vjeçar se, gjoja kish dekon-spiruar (ai vetëm) kapjen e agjentit grek e nga kush dënohej nga shokët e agjentit Vangjel!”

Këtu nuk është problemi im personal, unë, siç e dini mirë edhe ju, edhe i paharruari i të gjithëve ne, shoku Hysni Kapo, jam ai që kam qenë i vendosur deri në vdekje, por mendoj se ka vend që të shi-kohen disa gjëra, në rast se nuk dihen, për të dalë më në pah më mirë veprimtaria e Mehmet Shehut.

Do ia drejtoja këtë letër shokut Hekuran, por meqenëse ju e dini mirë problemin, ju drejtohem juve.

Përshëndetje revolucionare P.K.Vrisera, 16 mars 1982

Page 20: Pasaportat, legalizimet, dosieri

20 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« Kulturë

Nga datat 9 deri më 12 shkurt 2013, shkrimtarja Lindita Arapi dhe poeti Arian Leka paraqesin krijimtarinë e tyre në një turne leximesh në dy

qytete të Austrisë, në Literaturhaus Ottensheim-Linz dhe në Litera-turhaus Salzburg. Janë dy libra të au-torëve shqiptarë, të botuar në gjuhën gjermane në vitin 2012, që i para-qiten tanimë edhe lexuesit austriak. Librat janë botuar njëri në Gjermani: Lindita Arapi “Schlüsselmädchen” botuar nga Dittrich Verlag” dhe Arian Leka me “Ein Buch, Ein Meer” botuar nga “Edition Thanhäuser”. Modera-tor i të dy leximeve do të jetë lektori Ludwig Hartinger. Paraprakisht këto botime janë paraqitur në Frankfurt, në Berlin dhe në Graz.

“Çelësat..” e Arapit, udhëtim në falje dhe përballje

Dy fjalë rreth librit / kritika: Me romanin e saj “Schlüsselmäd-

chen” (versioni në gjuhën shqipe “Va-jzat me çelës në qafë”), të cilin përk-thyesi Joachim Röhm e ka përkthyer në gjuhën gjermane me një ndjesi shumë të hollë për shtresëzimet dhe atmos-ferën e kohës, Lindita Arapi skicon këto asimteri në portretet shqiptare njëri pas tjetrit dhe depërton nën lëkurën e vendlindjes së saj. Kjo ndjehet men-jëherë: Arapi ka shkruar një roman letrarisht të mençur, një roman zhvil-limi dhe gjurmues, ajo ka formuluar një vizion për një shoqëri të emancipuar sh-qiptare. “Lodja e kupton se e ardhmja e saj varet nga e shkuara”, shkruan kritikja e njohur letrare Claudia Kramatschek Kramatschek duke folur në radion gjer-mane “Deutschland Radio Kultur”, e cila e cilëson romanin “Vajzat me çelës në qafë”, si një roman intensiv, një kërkim gjurmësh nëpër tre gjenerata femrash shqiptare dhe në një vend, që vetëm me vështirësi arriti të gjejë rrugën drejt lirisë së panjohur. “Vite më vonë, Lodja studente vendos të kthehet në vend-lindje për të gjurmuar të shkuarën. Kjo është pikënisja e një udhëtimi, nëpër të cilin na merr me vete shkrimtarja Lin-dita Arapi, - e lindur vetë në Shqipëri në vitin 1972. Përmes një rrëfimi restros-pektiv, Arapi na përshkruan një kulturë, ku sundon “zakoni” si një “regjiment i heshtur”; ku fisi vlen më shumë sesa individi; dhe një burrë vlen më shumë sesa një grua. Në të njëjtën kohë Arapi na paraqet një vend në tranzicion: nga njëra anë vështirësitë e gjeneratës së re me traditat e tejkaluara, por të ngulu-ra thellë tek gjenerata e vjetër. Por para së gjithash Arapi apelon me romanin e saj për faljen - që do të thotë - më në fund, ashtu si Lodja bashkëkombësit e saj të përballen me të shkuarën e vet. Sepse vetëm kush kujton, mund të har-rojë, thënë ndryshe, mund të falë: Dhe vetëm ai që fal, ka të ardhmen përpara, si në fund të romanit, Lodja. Në këtë kontekst, Shqipëria - ku ende gjakmar-rja luan rol në strukturat rurale - gjendet ende në fillim të një rruge të gjatë.

“Një roman prekës, i popullzuar me zëra femërorë, që pëshpëritin, binden,

Lindita Arapi u lind në Lushnjë. Studioi për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës në vitet 1990-1994. Kishte botuar ndërkaq vëllimin poetik “Kufomë lulesh”, i cili vlerësohet nga kritika për frymën ekzistenciale. Largohet nga Shqipëria në 1996 për të studiuar Gjermanistikë në Universitetin e Këlnit e më pas për të ndjekur Stu-dimet e Doktoratës në Fakultetin e Shkencave Filologjike dhe Kulturës në Universitetin e Vjenës. Në vitin ’96 boton vëllimin tjetër poetik “Ndodhi në shpirt” dhe tre vjet më pas librin e tretë “Meloditë e hes-htjes”. Krijon familje në Gjermani ku vazhdon të jetojë aktualisht.

“Shqipëria” e arapit

dhe “Deti” i Lekës,“rrëfehen”

në Austri

Shkrimtarja Lindita Arapi dhe poeti Arian Leka paraqesin krijimtarinë e tyre në një turne leximesh në dy

qytete të Austrisë, në Literaturhaus Ottensheim-Linz dhe në Litera-turhaus Salzburg, përmes dy li-

brave të botuar në gjuhën gjemane

kryer nga origjinali nga Lindita Arapi dhe Loreta Schilock. Vëllimi poetik është botuar nga “Edition Thanhäu-ser” dhe vjen si pjesë e kolanës Ran-itz Druck, një seri botimesh kjo që ka nisur në vitin 1995 dhe që drejto-het nga Ludëig Hartinger, i cili është njëkohësisht edhe lektor i librit po-etik të Arian Lekës. Botimi përmban poezi dhe proza poetike kushtuar detit, përzgjedhur nga librat “Anija e zgjimit” 2000, “Strabizëm” 2004 dhe “Libër deti”, 2010. Kemi të bëjmë me një libër të ndërtuar mbi motive të ndryshme të një teme të vetme, unike, detit, ku ndërthuret deti i brendshëm: “Adria” dhe deti i gjerë që shkon gjer te kufijtë mitikë të “Mare Nostrum”. Kjo materie le-trare është vështruar në disa fushë-pamje: deti si peizazh, deti historik në kujtesën e shqiptarëve, deti metaforik, deti si pjesë e kulturës së brigjeve, deti si pengesë dhe deti si mundësi. Janë fragmente të 12 mua-jve kushtuar detit, kushtuar njerëzve që i qëndruan përballë dhe atyre që i kthyen shpinën detit.

Në këtë libër është përkatësia dhe bashkëjetesa me këtë det. Është për-jetimi i një marrëdhënieje të gjatë, ku ndjesitë ndërthuren dhe ku asgjë nuk është e lehtë për t’u përkufizuar: çfarë është për ne ky det: është dashuri, është frikë, është ndjellje, është fobi, është aventurë, është pengesë apo një mundësi.

Evokimi i kujtimeve, i përvojës jetësore të folësit lirik, me këtë rast, sistemuar si projekt poetik, realizohet në ecje, si proces ko-hor të cilit i paraprin seleksionimi i pandërprerë i lëndës.

“Poezia e Arian Lekës ngulm-on ta vendosë Anijen në qendër të Jetës, menjëherë pas Zotit, dhe të dëshmojë pa fjalë të tepërta se, kur poetit nuk i mbe-tet as edhe një lexues, as edhe një dëgjues, as edhe një shpirt binjak, ai vazhdon të shkruajë për botën, për anijen, për hes-htjen dhe lëvizjen, apo edhe për gjumin, të cilin anija e merr me vete, duke lënë pas vetëm zgjimin e të gjitha shqisave. Atë zgjim që mund t’u mësojë leximin edhe gurëve të atdheut. Simbolet– kyçe të Arian Lekës, -shkruan Ardian Kyçyku, - janë deti, rëra, anija, peshkatari, rrjeta, fuzhnja, Durrësi, folklori qytetar, akasha e letrave sh-qipe, aromat e periudhave të lumtura të qytetit bregdetar e bregqiellor, arkaizmat si mjete për të njësuar, ose thjesht për të mos ndarë dy kohë, njëra më shpirtërore, tjetra më lëndore, zogjtë, vetmia etj. Poeti sikur stërvitet të zhvarrosë një botë të tërë, shumë më të hijshme e

më njerëzore se e tashmja, një botë fanitja e së cilës, në një çast kulmor,

mund dhe duhet të përmbysë gjithë mendësinë tonë të rrënjosur nga e përditshmja. Kjo botë rri e stivosur harmonishëm në një anije vigane e të padukshme, një anije që rinohet njëherazi me plakjen e shpejtë të gjërave dhe me zvjerdhjen e ngjar-jeve, dhe që endet rreth e përmes ditës jo se s’ka brigje, por se pret që ta hedhë spirancën në brigjet që sjell me vete. Sepse anija është një univers që endet brenda një universi, të cilit i jep leje t’i endet në brendësi. Kjo është e pamundur dhe paradok-sale për logjikën me një sy, por është mëse e natyrshme për Poezinë, ashtu siç është për Durrësin”.

“Kemi një diskurs poetik që lëviz mes emocionit dhe refleksivitetit, mes nostalgjisë dhe luciditetit, mes ekzaltimit dhe zhgënjimit, gjithnjë në provokim të ndërsjellë, folës-det. Brenda hapësirës së kësaj lëvizjeje, Arian Leka shfaq, përkatësisht dësh-mon ndjeshmëri ndaj mundësisë së fjalës për të prodhuar reflekse kup-timore dhe emocionale të pashter-shme. Në këtë libër është deti, si kuptim i ekzistencës njerëzore”, e përkufizon akademiku Ali Aliu.

Shkrimtari shqiptar me banim në Itali, Rifat Ismaili në një kritikë të tij shprehet:

“Ja ku e kemi përballë një mrekulli, të bukur, të frikshme, sa nuk e di nëse jemi të gatshëm t’i dalim për zot e ta shpallim. Ky libër na bën detar, pasi siç është thënë “i kushtohet atyre që i qëndruan detit përballë dhe atyre që i kthyen shpinën”. Arian Leka edhe pse tashmë ‘i larguar’, ‘i mër-guar’ nga qyteti i tij i zemrës, Dur-rësi edhe pse jeton “me një shigjetë letre në shpinë”, siç edhe ka shkruar në një poezi më të hershme, nuk e ka qytetin detar shtëpi, por shpirt. “Libër Deti” është një libër ëndrrash për atë që nuk ka parë ëndrra kurrë. Është një libër që s’matet. Duket si-kur masat, ato me të cilat peshojmë, matim, shqyrtojmë duhen ndërruar. Para nesh shfaqet një poetikë e re së cilës duhet t’i qasemi me fjalë të reja. “Libër deti” është një libër që s’përdhoset dot edhe nëse nuk jemi ende gati për të. Edhe nëse hes-htim, edhe nëse brohorasim me entu-ziazëm, “Libër deti” do mbetet aty, si një anije e madhe që erdhi të ankoro-het në portin tonë mësuar me “maune rëre dhe me varka me fund të cekët”.

Libri “Ein Buch, Ein Meer - Një libër, një det” nuk rrëfen, ai krijon gjendje, përfytyrime dhe ndjesi mbi detin e poetit, në vështrimin onirik dhe de-tin e shqiptarëve, në kuptimin e mar-rëdhënies së njerëzve të brigjeve me detin. Botimi shoqërohet me një cikël grafikash të teknikës mbi dru të gd-hendur, realizuar nga artisti Christian Thanhäuser, të cilat ilustrojnë librin nga ana tematike, por edhe ndajnë llojet e cikleve për detin - detin his-torik nga deti metafizik.

përshtaten, por edhe protestojnë”, kështu e prezanton botuesi Volker Dittrich romanin e Lindita Arapit në prezantimin e romanit në “Lettre Etage” në Berlin. Një udhëtim në të shkuarën shqiptare, që nuk tregon vetëm zhvillimin jo të njëkohshëm në vendet e Evropës Lindore, por edhe faktin se pa rrënjë, nuk mund të kesh flatra për të formësu-ar personalitetin dhe të jesh i lirë për të ardhmen. “Vajzat me çelës në qafë” vëren Andre Vincze në recensionin e tij për radion bavareze “Bayerischer Rundfunk” është edhe një sim-bol për femrën e duruar dhe të urtë shqiptare. Por Lindita Arapi nuk është edhe aq dakord me klishenë e romanit femëror: “Ky është më shumë një roman për denigrimin që i është bërë in-dividit në diktaturë“, thotë ajo. “Të mësosh të marrësh frymë“ e titullon kritikja letrare gjermane Insa Wilke artikullin e saj për ro-manin “Vajzat me çelës në qafë” në revistën për shkëmbimin kultu-ror Nr. IV, 2012 “Kulturaustausch –Zeitschrift für internationale Perspektiven”. “Vajzat me çelës në qafë” u botua fillimisht në Ti-ranë. Në vitin 2011 ai mori çmimin “KULT“ si libri i vitit në Tiranë.

Përballë dhe me shpinën nga deti

arian leka: Dy fjalë rreth librit / kritikaPoezia e Arian Lekës paraqitet

tashmë te lexuesi austriak përmes leximeve autoriale dhe bashkëbised-imit në auditor të librit dygjuhësh, sh-qip dhe gjermanisht, kompozuar nën

titullin “Ein Buch Ein Meer” (Një libër, një det). Përkthimi i poezive është

Page 21: Pasaportat, legalizimet, dosieri

21• E shtunë 2 shkurt 2013

»Kulturë

E lancuar vetëm pak kohë më parë, Libraria Elektron-ike, platformë e shtëpisë së botimeve elektronike ‘Filozofia Urbane’, sjell para lexuesve klasikët sh-

qiptarë dhe autorë të tjerë bashkë-kohorë në versionin elektronik.

Jeni duke udhëtuar në autobus apo tren dhe dëshironi të lexoni diçka, por, në nguti keni harruar të merrni ndonjë libër më vete. S’ka gjë, mjafton të keni më vete një iPhone, iPad, laptop apo ndonjë Kindle (ose një lexues tjetër të librave elektronike) dhe s’do të keni fare problem të lexoni një poezi të Migjenit apo Naimit, por edhe të ndonjë autori bashkëkohorë, pasi që gjithçka e gjeni në një vend. Kështu mund të përkufizohet me pak fjalë projekti më i ri i shkrimtarit, Albatros Rexhaj, dhe Shtëpisë së Botimeve Elektronike ‘Filozofia Urbane’.

Platforma www.librariaelektroni-ke.com sjell në një vend vepra të au-torëve të ndryshëm shqiptarë, prej Naimit, Migjenit e shkrimtarëve të tjerë të traditës e deri te shkrimtarët bashkëkohorë. Fillimisht janë dhjetëra autorë që mund të lexohen online apo të shkarkohen në versionin pdf, por numri i tyre dita ditës po rritet. Kjo platformë është lancuar javën e kalu-ar, ndërsa pritet të futën në të edhe klasikët tjerë shqiptarë, por edhe au-torë të tjerë bashkëkohorë që prefer-ojnë këtë lloj botimi. Ishte vullneti i Albatros Rexhajt që të krijojë diçka të re në shoqërinë tonë. Ai thotë se me këtë projekt synon të ecë në hap me vendet tjera perëndimore. “Libri elek-tronik dhe më pas libraria elektronike janë risi në traditën tonë. Me këtë pro-jekt, bashkë më bashkëpunëtorët e mi, synojmë që të rreshtohemi në një hap me popujt tjerë që tashmë e kanë të zhvilluar këtë traditë”, thekson Rexhaj. Ai shton se ky projekt e ka një kosto të madhe në kuptimin e kohës dhe të angazhimit, përderisa në kup-timin financiar nuk ka ndonjë kosto të madhe. Një pjesë e mirë e punëve kryhet vullnetarisht nga shumica e atyre që janë të inkuadruar në këtë projekt. Ndërsa, tregon se kostoja teknike, dizajni i librarisë, mirëmbajtja dhe përgatitja teknike e librave, edhe këto punohen me një zbritje të thek-suar të çmimit. Pjesën tjetër, atë të domosdoshmen, ai thotë se e mbulon nga kapitali i tij personal dhe familjar.

“Me fjalë të tjera, i gjithë projekti është një lloj filantropie modeste në shërbim të letërsisë shqipe dhe boti-meve në shqip. Unë nuk kam kërkuar fonde dhe nuk e kam ndërmend të kërkoj fonde nga organizata joqeveri-tare apo nga institucione shtetërore”, shprehet ai. Për të funksionuar si duhet, Rexhaj ka mbledhur një staf me redaktorë dhe profesionistë të

Një koncert simfonik me orkestrën simfonike të studentëve është shfaqur të enjten në mbrëmje në sallën e madhe të Universitetit të Arteve. Nën dirigjimin e Alqi Lepurit (Artist i Merituar), solist i koncertit ishte trombisti i njohur, pedagog në Universitetin e Arteve, Tiranë, prof. Sokol Saraçi, i cili luajti muzikë “Baroque” nga Antionio Vivaldi, shoqëruar me violinë nga studentja Rozarta Luka. Në koncert u përdor për herë të parë edhe instrumenti i Klavicembalos, gjë që bën të mundur sjelljen në variantin sa më origjinal të muzikës. Në koncert ishte i ftuar dhe tenori Kastriot Tusha (Mjeshtër i Madh). Në repertor kishte edhe muzikë nga kompozitorë të ndryshëm si W. Mozart, J. Sibelius, Kujtim Laro.

Sokol Saraçi, koncert me orkestrën simfonike të studentëve

Libraria e së ardhmes

KlASiKëT e letërsisë shqiptare

“Filozofia Urbane” ka filluar projektin e botimit elektronik të të gjitha veprave të klasikëve të letërsisë shqiptare. Ky projekt

përfshin të gjitha veprat e Peri-udhës së Rilindjes Kombëtare, si dhe të Periudhës së Pavarë-

sisë Kombëtare. Ky projekt është planifikuar të përfundojë brenda

12 muajsh. Konsiderojmë se botimi elektronik i veprave të klasikëve të letërsisë shqip-tare është projekt strategjik

me interes nacional.

fushave të ndryshme. Një ndër ta është Nevahir Hazeri, i cili është koordinator i projektit. Ai thotë për “Express” se rëndësia e këtij projekti është e madhe sepse i bashkon sh-qiptarët kudo që janë, pastaj mund ta krijojë shprehinë e leximit te gjen-eratat dixhitale, ndërsa ka rëndësi të veçantë edhe për diasporën tonë.

“Së pari, i ndihmon ata që nuk kanë mundësi të blejnë libra, por megjithatë dëshirojnë të lexojnë. I ndihmon lexuesit që tërë kohën janë në lëvizje. Lexuesit e rinj që janë të dhënë nga teknologjia etj. Dhe kur të krijohet shprehia për lexim, natyrisht se një lexues pasionant do ta kërkojë edhe kopjen fizike të librit”, thekson Hazeri.

Përpos librave të autorëve ven-dorë të zhanreve të ndryshme, Haz-eri thotë se synojnë që shpejt të zgjerohen edhe me libra profesion-alë nga lëmi të tjera si historia, stu-dime albanologjike, studime politike, mjekësi etj. Hazeri shton se për seci-lin libër që botohet këtu sigurohet e drejta e autorit. “Ne jemi shumë të kujdesshëm në këtë pikë. Të drejtat e autorit janë të cekura qartë dhe i atribuohen shkrimtarit. Ne e marrim pëlqimin vetëm për një botim ele-ktronik. Ndërsa brenda të dhënave themelore në libër elektronik (ato që quhen MetaData) ceket se librat tanë i referohen legjislacionit kosovar për të drejtat e autorit”, thotë Hazeri, duke shtuar se planet afatgjata janë që të vazhdojnë me botim dhe të stimulo-jnë shkrimtarët dhe studiuesit e rinj.

Ç’ëSHtë liBRi ElEktRoNik?•Libri elektronik është botim në formë dixhitale, i përbërë nga teksti, fotografitë apo të

dyja bashkë, i përshtatshëm për lexim në kompjuter dhe pajisje tjera elektronike.•Libri elektronik mund të jetë një formë e librit të shtypur, por mund të jetë edhe tërësisht iveçantë brenda botës dixhitale. Librat elektronikë ekzistojnë në formatet PDF dhe EPUB.•Libri elektronik (E-Book) është forma më e fundit e botimit të librit. Agjencia Ndërkom-

bëtare e ISBN-së, që i mbikëqyr të gjitha botimet në shkallë botërore, librin elektronik e njeh si botim të rregullt. Që një libër të kualifikohet si libër elektronik, duhet të pajiset me numër të veçantë ISBN-je, të dallueshëm nga varianti PRINT. Rregullat e ISBN-së parashohin që edhe variantet e ndryshme të të njëjtit libër (PDF ose EPUB) duhet të pajisen me ISBN të ndryshme.

•Duhet cekur se botimi elektronik nuk është i barasvlershëm me projektin e dixhitali-zimit. Dixhitalizimi nënkupton kopje të skanuar të një libri ekzistues dhe si tillë nuk mund të pajiset me ISBN për botim elektronik. Po ashtu duhet cekur se digjitalizimi është projekt ekskluziv i bibliotekave.

Arti i familjeve Zengo dhe Antoniu në një ekspozitë

“200 Vite Art – Ikonografi, Fotografi, Pikurë, Kinematografi, Muzikë”, do të vijë edhe sot në ekspozitën e veçantë të familje-ve Zengo dhe Antoniu.

Në nderim të artistëve, pjesëtarë të familjeve Zengo dhe Antoniu me origjinë nga Dardha dhe Korça, para-qitet për herë të parë një pjesë e punimeve të tyre në zhanre të ndry-shme të artit. Ekspozita vjen nën nismën e Pekmezit, një nga nipërit e këtyre dy familjeve, me dëshirën për t’i bërë të njohura këto vepra arti për publikun e gjerë.

Ekpozita do të qëndrojë e hapur për 2 ditë rresht. Dje, në natën e parë, ishin të ftuar miq, specialistë nga bota e artit dhe kulturës, figu-ra të jetës politike dhe akademike.

Histori dhe Art i trashëguar brez pa brezi brenda së njëjtës familje, shquan vlera të rralla dhe individu-ale të artistëve të kësaj familjeje, si dhe zhvillime zhanresh të ndry-shme në artin që kanë krijuar dhe dhuruar për dy shekuj botës shqiptare e më tej. E konceptuar në pesë periudha që lidhen me pesë emra, kjo ekspozitë na njeh me fotografi të hershme shqip-tare dhe dokumente të veprim-tarisë së Jani Ndoni Zengo-s, për të vijuar me të birin, Vangjel Zengo dhe të bijën e Vangjelit, Androniqi Zengo Antoniu para piktore shqiptare, me punë të vlerësuara jo vetëm si një rela-tivitet femëror, e më pas ekspoz-ita vazhdon me dy personazhe të fushës së muzikës,

Artistin e Popullit, tenorin Kristaq

Antoniu për t’u mbyllur me violon-çelistin virtuoz Gjergj Antoniu.

Jani Ndoni Zengo (Papajani) ka lindur në vitin 1832 dhe është ndarë nga jeta më 1912. Ksilograf, fotograf, mësues. Në vitet ’60 të shek. XIX filloi të punonte për një alfabet të gjuhës shqipe. U dorëzua prift kur ishte 60 vjeç dhe bëri përp-jekje për të përkthyer ungjillin.

Vangjel Papajani Zengo është lindur më 1875 dhe është ndarë nga jeta më 1941. Fotograf, ikonograf, piktor, ka zbukuruar kisha në Sh-qipëri e Greqi, deri në Odesë. Tablo të tij ruhen në Muzeun e Krujës dhe në Muzeun Historik Kombëtar.

Androniqi Zengo Antoniu është lindur më 1913 dhe është ndarë nga jeta në vitin 2000. Është e para piktore grua në historinë e artit figurativ shqiptar, ikonografe. E cilësuar që në punët e saj të para “qind për qind impresioniste”. Me mbi 500 vepra në vaj, 55 punë të saj, ruhen në Galerinë e Arteve.

Kristaq Antoniu lindur më 1907 është ndarë nga jeta më 1979.

Këngëtar lirik, tenor e bariton me zë të ngrohtë e të fuqishëm, është dhe “një yll i ndritur” i filli-meve të kinemasë rumune. Zëri i tij me timbër të veçantë shoqërohej nga një paraqitje e bukur skenike.

Gjergj Antoniu, lindur më 1949 është ndarë nga jeta më 2012. Violonçelist virtuoz me individualitet të spikatur, poet i tingullit, artist profesionist dhe pedagog erudit, renditet në një vend të rëndësishëm në jetën muzikore elitare shqiptare.

“Here Comes the Boom” në TiranëScott Voss është një profesor i

biologjisë që tashmë mbyll ditët e tij të punës në një rutinë të mër-zitshme. Por energjia e tij rikthehet kur në shkollë vjnë vendimi për të mbyllur programin muzikor të të pasioniuarit professor Streb, për shkak të mungesës së fondeve. Voss atëherë ofron ndihmën e tij për të gjetur 48 mijë dollarët e nevojshmë për të shmganur pushimin e kolegut të tij nga puna. E vetmja mënyrë që gjen për të arritur këtë shumë parash është që të bëhet një lojtar artesh marciale e të marrë pjesë në disa ndeshje. Në fund të aventurës së tij, përveç shumë goditjeve në ring, ai arrin të fitojë edhe respek-tin e nxënësve dhe kolegëve të tij. Vjen kështu historia e një mësuesi nëpërmjet filmit “Here comes the Boom”, një komedi familjare kur ko-miciteti dhe aksioni ndërthuren në një. Projeksionet shqiptare të filmit

filluan dje, më 1 shkurt në kinema. Filmi drejtohet nga regjisori Frank Coraci me protagonistë Kevin James, i njohur tashmë nga “Zookeeper” dhe “Groën Up” dhe Salma Hayek, e cila sipas medies është rikthyer në formën e saj të dikurshme si një aktore simpatike dhe e dashur për publikun. Ndonëse tema e fil-mit është e thjeshtë, realizimi i tij është i tillë që dhuron të qeshura dhe kërshëri dëri në minutat e fun-dit kjo falë edhe lojës së aktorëve ku shquan interpretimi i James, i cili këtë herë vjen me një rol pak më serioz se zakonisht, por që vë më në pah aftësitë e tij aktoriale . Por James është gjithashtu edhe një nga skenaristët e filmit. “Here Comes the Boom” vlerësohet për profesionalizmin e tij dhe sidomos ruajtjen e ritmit, duke mos lënë mënjanë edhe kastin e mjaft të mirë të aktorëve.

Page 22: Pasaportat, legalizimet, dosieri

22 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« SpECialE

Hilari Klinton ka qenë një prej sekretareve më të popullarizuara të Shtetit në historinë e SHBA-ve. Ajo gjatë katër vjetve në funk-sion ka udhëtuar gati 1 milion milje, duke u bërë figurë familjare nga Panamaja deri në Pakistan. Pasardhësi i saj, Xhon Kerri, i cili u miratua në mënyrë unanime në funksion nga Komiteti i Senatit për Marrëdhënie të Jashtme dhe u konfirmua nga Senati të mërkurën, ndoshta nuk do ta ketë peshën që ka pasur Klinton. Megjithatë, ai mbi supet e veta ka një përvojë 30-vjeçare në fushën e politikës së jashtme dhe konsiderohet si një prej politikanëve më të aftë amerikanë për të ushtruar funk-sionin e sekretarit të Shtetit. Si i biri i një diplomati amerikan, i cili u rrit duke jetuar dhe udhëtuar në Evropë dhe që flet gjuhën frënge, senatori Kerri në vitin 2004 pësoi humbje si kandidat i demokratëve në zgjedhjet presidenciale kundër kandidatit republikan Xhorxh W. Bush, por ai u bë i njohur në gjithë botën falë punës së tij në Komite-tin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, të cilin e ka kryesuar katër vjet dhe në të cilin ka shërbyer për 28 vjet. Në përballjen me problemet më të vështira liderët botërorë shpresojnë se Kerri është i përgatitur për të ushtruar funksionin e ri. “Ai konsiderohet si mishërim i politikës tradi-cionale të jashtme”, - thotë Ian Lesser, drejtor ekzekutiv i zyrës në Bruksel në fondit “Marshall”. Një nga sfidat e para me të cilat do të përballet Kerri janë mar-rëdhëniet e SHBA-ve me Pakistan, ndërkohë që NATO po përgatitet që të tërheqë forcat nga Afgani-stani. Për të siguruar stabilitetin e këtij procesi, Pakistani, i cili ndan kufirin me Afganistanin, konsid-erohet si një aktor i rëndësishëm. Njohësit e rrethanave shpresojnë se Kerri do të jetë në gjendje të navigojë marrëdhëniet e vështira të SHBA-ve me Pakistanin. “Xhon Kerri, - mendoj unë, - është më i pjekur dhe më pozitiv, kur bëhet fjalë për Pakistanin dhe Afganista-nin”, - thotë një zyrtar pakistanez i sigurisë, i cili deshi të mbetet anonim. Kerri në vazhdimësi është angazhuar për një qasje më pajtuese ndaj Pakistanit dhe ka theksuar se Islamabadit nuk i

janë dhënë meritat e duhura për shkak të angazhimit në vrasjen e Osama bin Ladenit. “Gjëja më e rëndësishme është se Kerri e njeh Pakistanin. Ai ka parë ngritjet dhe rëniet e politikës këtu. Në të vërtetë ai konsiderohet si mik i Pa-kistanit”, - theksoi Raza Rumi, drej-tor i institutit “Jinnah” në Pakistan. Kerri ka të afërm francezë dhe e flet gjuhën frënge, por ky fakt nuk i shërbeu aq shumë në vitin 2004 gjatë zgjedhjeve presidenciale. “Ajo që nuk i shërbeu në SHBA, do t’i shërbejë 150 për qind në Francë”, - thotë Steven Ekovich, i cili ligjëron politikën e jashtme amerikane në Universitetin Ameri-kan në Paris. Ai thotë se francezët janë tejet të kënaqur për faktin se sekretar i shtetit është emëruar një njeri që ka simpati për Europën e në veçanti për Francën. Mbetët e paqartë nëse do të vazhdojë di-plomacia amerikane nën kryesimin e Kerrit të mbetet e përqendruar në Azi, siç ndodhi gjatë periudhës së Klintonit. Kriza e parë ndërkom-bëtare me të cilën ai do të mund të përballet mund të dalë në sipërfaqe pikërisht në rajon, pasi Koreja e Veriut është kërcënuar se do të zhvillojë një test bërthamor, duke injoruar kështu vërejtjet e komunitetit ndërkombëtarë. Sekretari i ri me gjasë nuk do të injorojë as aleancën mes SHBA-ve dhe Japonisë, në veçanti duke pasur parasysh grindjen e rrezik-shme mes Kinës dhe Japonisë në lidhje me disa ishuj të kontestuar në Detin Lindor të Kinës. Irani dhe programi i vet bërthamor në mënyrë pothuajse të pash-mangshme do të jenë në krye të agjendës së Kerrit. Kerri javën e deklaruar, gjatë paraqitjes para senatorëve, deklaroi: “Ne duhet të bëjmë aq që duhet të bëhet, për të pamundësuar iranianët që të sigurojnë armë bërtham-ore.” Kerri me gjasë do të mund të përballet me një klimë më të favorshme, kur bëhet fjalë për negociatat e ngecura paqësore në Lindjen e Mesme. Ai ka thek-suar se është i përkushtuar për zgjidhjen me dy shtete të konf-liktit izraelitopalestinez. Thuhet se Kerri planifikon një udhëtim në rajon në shkurt për të testuar gatishmërinë e dy palëve për të rifilluar negociatat.

Do të bëhet vallë shekulli XXI shekull i supershteteve?

vllad grinkeviç

Ekspertët mendojnë se shekulli XXI do të jetë shekull i aleancave të reja të vendeve. Që në fund të kësaj dekade në Lindjen e Largët mund të formohet

konfederata e kryesuar nga Kina. Bashkimi Evropian nga një “union ndërshtetëror i pakonturuar qartë, fort i mjegullt” do të shndërrohet në federatë të fuqishme me një popullatë prej gjysmë miliardi banorë. A është e vërtetë vallë kjo dhe cila mund të jetë përgjigjja ruse? “Bota e së ardhmes do të jetë botë e subjekteve të mëdha ekonomike, - thonë analistët politikë. - Vendet e vogla janë të pafuqishme për t’i bërë rezistencë gjiganteve të tilla si SHBA-të apo Kina. Nëse nuk dëshironi që në të ardhmen partneri juaj i biznesit të flasë me ju nga pozi-tat e forcës, do të jeni të detyruar të hyni në aleanca.”

Madje dhe Shtetet e Bashkuara e Kina janë të preokupuara tani me çështjen e krijimit të blloqeve të veta. Prototip i “Bashkimit Amerikan” mund të konsiderohet Marrëveshja e Amerikës së Veriut për Tregtinë e Lirë (NAFTA). Lindja e Largët kërkon të mbrojë veten nga pasojat e krizës me anë të rrugës së bashkimit me vendet e ASEAN-it dhe Kinën. Ndërmjet tyre tashmë është nënshkruar marrëvesh-ja tregtare.

Sa larg do të shkojnë proceset in-tegruese? Sociologu i njohur ameri-kan Imanuel Vallernstajn deklaroi se në fillim të viteve ‘20 në Lindjen e Largët do të krijohet konfederata që do të lidhë Japoninë, Kinën dhe Kore-në e bashkuar.

Në një situatë të tillë Rusisë prak-tikisht nuk i mbetet më asnjë alterna-tivë përveç krijimit të bllokut të vet. Për shembull, Bashkimit Euroaziatik - kështu mendon analisti politik rus Pavell Svjatenkov, duke theksuar

ndërkohë se kriteri kryesor për suk-sesin e gjithë projektit do të jetë anëtarësimi i Ukrainës në të.

“Ukraina është një vend i madh me 45 milionë banorë. Shumë do të varet jo vetëm nga vëllimet e ekonomisë, por dhe nga numri i popullatës. Sa më e madhe të jetë popullsia, aq më i madh është tregu potencial. Rusia vetëm në aleancë me Kazakistanin dhe Bjellorusinë numëron rreth 150 milionë njerëz, kurse me përfshirjen në këtë aleancë të Ukrainës, kjo shifër do të arrijë deri në 200 mil-ionë. Vetëkuptohet se ky bashkim do të jetë një faktor shumë më i rëndë-sishëm dhe më me peshë.”

Por mjaft politikanë ukrainas (dhe pjesërisht homologët e tyre bjel-lorusë) i mbajnë sytë nga Evropa Lindore, meqenëse ata i frikëson pjesa e dytë e fjalës “Euroaziatik”. Pavell Svjatenkov nuk përjashton edhe mundësinë e asaj që, në fund të fundit, Rusia të detyrohet të bëjë zgjedhjen e vet midis Ukrainës, nga njëra anë, dhe Uzbekistanit dhe Tax-hikistanit, nga ana tjetër.

Megjithatë, probleme kanë të gji-tha ato vende që dëshirojnë të bash-kohen. Britania e Madhe i fut herë pas here shkopinj nën rrota proceseve të integrimit në BE. Jo shumë kohë më parë David Kameron ka premtuar se, nëse fiton partia e tij, atëherë ai do të mbajë një referendum për tërheqjen e vendit nga BE-ja. Bisedimet në Lind-jen e Largët frenohen nga kompleksi i fërkimeve politike dhe ekonomike ekzistuese ndërmjet partnerëve krye-sorë. Ja se çfarë thotë në lidhje me këtë eksperti rus Andrei Ostrovskij:

“Motivet politike reflektohen në acarimin e kontradiktave midis Kinës dhe Japonisë në lidhje me territoret e diskutueshme - Ishujt Diaoyu. Në aspektin ekonomik ky është fakti se edhe në Kore, edhe në Japoni vepro-jnë subvencionet për prodhimin bu-jqësor, gjë kjo që pengon gjithashtu nënshkrimin e marrëveshjeve të ndry-shme doganore dhe hyrjen e këtyre dy vendeve në sistemin ‘ASEAN plus Kina’. Për sa kohë që nuk do të gjejnë zgjidhje këto kontradikta, nuk ka gjasa të krijohen kurrfarë aleancash.”

Çfarë pret bota nga Kerri?

Page 23: Pasaportat, legalizimet, dosieri

23• E shtunë 2 shkurt 2013

»SpoRt

s t a f f

kryeredaktorBrAhim shimA

zv/kryeredaktor: ArmAnd mAho

mAriglen mullA

politika: oli XhilAgA ekonomia: BrikenA dervishAj sociale: ervin koçi rrethet: BlerinA spAho kronika: mAriglen mullA kultura: BlerinA goce design&layout: dAniel prifti, gëzim duzhA

marketing: eligertA dyrmishi

cel: 067 20 62 200

AdresA: rr. dull ketA, nr. 5. (rr. e diBrës), tirAnë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

lacio humbet Hernanez për një muaj

Pa lojtarin e tij më të mirë i duhet të bëjë trajnerit të Lacios, Petkoviç. Hernanez, që është çarë rëndë në kokë, gjatë ndeshjes së Kupës me Ju-ventusin, nuk do të jetë në gjendje të luajë për një muaj. Lojtari brazilian i është nënshtruar sot në mëngjes një kontrolli të imtësishëm mjekësor, nga ku rezultoi se gjendja e tij është e mirë, por duhet bërë shumë kujdes derisa të mbyllet plaga. Në këtë mënyrë Hernanez nuk duhet të stërvitet në mënyrë rigoroze për një javë dhe më pas duhet që edhe për 2-3 tre javë të tjera të mos futet në fushë, sepse rrezikon ndonjë përplasje tjetër që mund të sjellë komplikacione të rënda për shëndetin e lojtarit. Madje sipas mediave italiane ka shumë mundësi që edhe kur të rikthehet në fushë, për një farë kohe Hernanez të mbajë në kokë një kokore mbrojtëse si ato që mbajnë portieri i Çelsit, Çeh e mbrojtësi i Interit, Kivu.

prezantohet Ferrari i ri, gati për të thyer Fetelin

Ferrari ka prezantuar dje modelin e ri F138, që do të marrë pjesë në garat e botërorit të Formula 1-shit në këtë sezon. Nëpërmjet një spektakli të vërtetë kokëkuqja ka dalë në dritë me synimin e qartë, fitore që në garën e parë në Çmimin e Madh të Australisë dhe fitoren kampionatit botëror në fund të nën-torit. Ferrari kështu ka prezantuar xhevahirin e ri, me të cilin do t’i japë mundë-si Fernando Alonsos të thyejë hegjemoninë 3-vjeçare të Sebastian Fetelit dhe Red Bull-it. Ferruari i ri F138 ka pësuar disa modifikime për ta bërë këtë makinë edhe më kompetitive në garën për titullin botëror. Ndryshimi kryesor ka prekur hundën e kokëkuqes. I gjithë shtypi e ka vlerësuar si diçka pozitive ndryshimin e hundës “së shëmtuar” të Ferrarit të sezonit të kaluar. Me këtë ndryshim tek Ferrari pritet t’i japin më shumë frymëmarrje makinës së re, ndërkohë që siç ka shpjeguar dhe shefi i garave të kësaj skuadre Domenikali “në makinë ka dhë ndryshime të tjera të vogla që nuk mund të shihen me sy të lirë, por që shpreso-het të ndihmojnë në rritjen e performancës së F138-ës.”

Duka: kombëtarja të ndryshojë në ndeshjet jashtë

Armando Duka i kërkon Xhani De Biazit të ndryshojë mentalitet për ndeshjet jashtë fushe. Njëshi i FSHF-së ka folur gjithashtu edhe për lar-gimin e Brahimit dhe shumë çështje të tjera si sezoni i ri që do të nisë sot me ndeshjet e Kupës. “Unë vazhdoj të jem i mendimit se nëse një futbollist braktis Kombëtaren atëherë ai do të përjashtohet për jetë. Është një ven-dim i marrë me të drejtë. Do të humbasim djem të talentuar, por do të fito-jmë skuadrën në të ardhmen. Ai është qëllimi ynë”, është shprehur Duka. Sigurisht njëshi i federatës, ka folur edhe për ekipin kombëtar, kampiona-tin shqiptar por edhe çështjen e trukimeve. Për këtë të fundit ai vazhdon t’i mëshojë idesë se duhet të luftojë sistemi çështjen e trukimeve. Sipas tij duhet ngritur një sistem dhe cilësia e futbollit që të mbyllet kjo plagë e këtij sporti. “Për ekipin kombëtar ne presim gjëra të mëdha. Është një 2013 nga e cila presim rezultate. Ka ardhur koha që Shqipëria të çlirohet nga komplekset kur luan jashtë vendit. Në 80 për qind të rasteve e bëjmë një gjë të tillë. Duhet të sulmojmë dhe të marrim iniciativën. Shpresojmë të bëjmë gjëra të mira këtë 2013 edhe pse e di se është shumë e vështirë. Po kështu mund të them se kam-pionati shqiptar nuk është në ditë të mirë. Nuk po prodhon talente dhe kjo është diçka jo e mirë për futbollin tonë. Klubet duhet të hedhin sytë tek të rinjtë që futbolli të zhvillohet”, është shprehur presidenti i federatës.

Berisha, dy gola në australi Besart Berisha i jep një sinjal mjaft pozitiv për Xhani De Biazin vetëm

pak ditë para miqësores me Gjeorgjinë. Sulmuesi 27-vjecar me origjinë nga Kosova realizoi dy golat e Brisbane Roar në barazimin 2-2 me kryesuesit e Sentral Koast, në kuadër të javës së 19 –të të kampionatit Australian, ku skuadra e Shqiptarit nuk po zhvillon një sezon të mirë. Brisbane u gjend në dizavantazh që në minutën e 8 pas finalizimit të saktë të Mekglincit, por në fillim të fraksionit të dytë Berisha vuri gjithçka në baraspeshë me një goditje të saktë me kokë. Në minutën e 69-të sulmuesi shqiptar tregon se nuk ka humbur instiktet e golashënuesit, pasi devijon në rrjetë një krosim nga e majta, pas një kundërsulmi të shpejtë të Brisbane. Festa e vendasve prishet disi nga goli I Mek Brin 10 minuta para fundit. Edhe pse kampionët në fuqi të Australisë bënë gjithçka për ta fituar këtë takim, Central Kost arriti të merrte një pikë me mjaft vlerë në fushën e Brisbane. Këtë sezon skuadra ku aktivizohet Berisha nuk është shfaqur në formën më të mirë, çka tregohet edhe me vendin e 7 në renditjes e përgjithshme. Besart Berisha është në vëmendjen e trajnerit të kombëtares Xhani De Biazi, edhe u la jashtë kombëtares në elimi-natoret e Europianit 2012 nga Josip Kuzhe. Transferimi në Australi në verë të 2011 hapi një epokë të re në karrierën e Berishës, i cili në sezonin e dytë në me Brisbane ka arritur shifrën e 31 golave në 44 ndeshje.

Milani ka prezan-tuar dje në mbrëmje blerjen më të bujshme në këtë merkato që sapo u mbyll,

Mario Balotelin. Në një sallë të “San Siros”, Super-Mario i shoqëruar nga administratori i deleguar i kuqezinjve, Adri-ano Galiani, kë folur për herë të parë si një lojtar i Milanit. Ashtu siç pritej nga ai ka qenë i drejtpërdrejtë në përgjigjet e tij, duke mos u fshehur pas përgjithësimeve. Normalisht si një ish-lojtar i Interit, nuk ka munguar edhe pyetja se çfarë do të bënte nëse shënonte në derbi e Milanos dhe Mario është përgjigjur: “Do të festoj po i shënova Interit”.

Galiani: Bisedimet më të vështira

I pari që ka folur në prezan-timin e Balotelit ka qenë Adriano Galiani. Duke mos e fshehur gëzimin e tij për këtë blerja të madhe, që është edhe për meritë të tij, administra-tori i deleguar i Milanit ka rrë-fyer vështirësitë e realizimit të kësaj marrëveshje me Man-çester Sitin. “Baloteli tek Milani ka qenë një ide e vjetër. E kemi provuar shumë herë, por nuk i kemi pasur mundësitë. Këtë herë ka qenë një nga tratativat më të gjata e më të vështira të të gjithë karrierës sime, por në fund ia kemi dalë mbanë dhe e kemi sjellë Balotelin në Itali me fanellën e Milanit, që ka qenë gjithmonë skuadra e zemrës së tij.

“Zhduken” bluzat e Super-Marios

Blerja e Balotelit ka risjellë entuziazmin në kampin kuqe-zi. Tifozët e Milanit jo vetëm që e kanë aprovuar këtë blerje, por janë aq të entuzi-azmuar, saqë kanë rendur që të blejnë bluzën e Milanit me emrin e Balotelit. Këtë e ka zbuluar Galiani, sipas të cilit shitja e fanellës së Super-Marios po thyen të gjitha re-kordet. “Mbërritja e Balotelit ka sjellë një entuziazëm të madh. Që në këtë moment bluza e tij është një nga më

Nëse në Barcelonë të gjithë janë të irrituar nga sjellja e lojtarëve të Realit gjatë klasikes për kupën e Mbretit, krejt e kundërta vjen nga Madridi. Lojtarët e Barçës janë ankuar për lojën e ashpër të madrilenëve, ndërsa këta të fundit janë kapur me yllin e katalanasve Lionel Mes-in. Argjentinasi është akuzuar nga lojtarët e Realit për ofendimet e tij në adresë të mbrojtësit Arbeloa dhe trajnerit Karanka. Për të parin Mesi pat thënë “idiot”, ndërsa për të dytin “që është zari i Murinjos”. Kjo sjellje e argjentinasit vazhdon të komen-tohet në Madrid. Radhën e ka pasur sulm-uesi i kastilianëve Hoze Kajehon. incidenti Mesi-Arbeloa-Karanka

“Kam parë gjithçka, veçanërisht në ofezat e Mesit ndaj Karankës, pasi isha menjëherë pas tij. nuk e di t’i ketë thënë idiot Karankës, por e di shumë mirë që i ka

i gjithë Madridi kundër Mesitdhënë je një kukull e Murinjos. Siç duket të mirët jo gjithnjë janë të mirë dhe këqin-jtë nuk janë gjithnjë të këqinj.”Ndeshja

“Ka qenë një ndeshje shumë e mirë ku të gjithë janë argëtuar duke parë futboll. Këtë vlerësim ka dhënë i gjithë shtypi botëror. Mendoj se u paraqitëm mirë, dhamë maksimumin dhe kualifiki-mi është i hapur.”Barazim me shije fitore?

“Për ne ishte një rezultat pozitiv. E thashë, kualifikimi mbetet i hapur. Sig-urisht do të kishte qenë e mirë të mos kishim pësuar gol, por nuk ia arritëm. Do të shkojmë në Camp Nou me synimin për të arritur finalen.”

Marrëdhëniet me Murinjon“Sigurisht që në shtyp dalin vetëm po-

lemikat, por kemi treguar se të gjithë jemi me të.”Dani Alvesh dhe racizmi

“I vetmi klub që ka vuajtur gjith-një sjellje raciste ka qenë Reali. Në çdo fushë ku shkojmë lojtarët tanë ofendo-hen. Kjo është një temë e vështirë, që haset në Spanjë dhe në vende të tjera dhe sigurisht që duhet ngritur zëri. Kjo gjë ndodh në Spanjë, por edhe në vende të tjera. Rasti më i fundit ishte ai i Boatengut në Itali. Kjo është një temë shqetësuese, pasi askujt nuk i pëlqen të ofendohet. Ndaj shpresoj që një ditë kjo histori të marrë fund.”

Baloteli: Do të festoj po i shënova interit

Milani ka prezantuar dje në mbrëmje blerjen më të bu-jshme në këtë merkato që sapo u mbyll, Mario Balotelin

të shiturat në historinë e klu-bit tonë”, ka deklaruar Galiani.

“është nder të luash për Milanin”

Për vlerat e Mario Balotelit si lojtar pakkush ka dyshime, ajo që i bën skeptikët të hezi-tojnë është karakteri problem-atik i tij, që mund t’i shkaktojë telashe Milanit. Gjithsesi vetë

sulmuesi italian ka deklaruar se tashmë ai është më i pjekur dhe se beson se do të jetë shumë i vlefshëm për Milanin. “Milani nuk është një peshë, por një krenari. Kisha kohë që dëshiroja të vija këtu. Jam më i pjekur se para disa vitesh dhe jam këtu për të qenë pro-tagonist e për të qëndruar sa më gjatë”, ka deklaruar Super-

Mario. Shumë media në Italia ka akuzuar Berluskonin se e ka bërë blerjen e bujshme të Balotelit për të fituar vota në zgjedhje. Për këtë arsye një nga pyetjet ndaj Balotelit ka qenë në lidhje me preferencat e tij politike. “Të votoj Ber-luskonin” Jo, kurrë. Nuk më ka interesuar asnjëherë politika”, ka theksuar Baloteli.

Page 24: Pasaportat, legalizimet, dosieri

24 E shtunë 2 shkurt 2013 •

« Reklamë