19
1 MBUROJA.net SHEJH EBU UMER ES SEDHAN DHE ABDULLAH BIN MËNIA PYESIN, DIJETARI I MADH, IMAM IBËN BAZ PËRGJIGJET 1 (Allahu e mëshiroftë!) Përktheu: Xhabir SHEME Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të mëkateve, tek Ai mbështetemi të na ruajë nga sherri i vetes sonë dhe nga të këqijat e punëve tona. Atë që udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb, e atë që e humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk zot tjetër i cili meriton që të adhurohet me të drejtë, përveç Allahut, Një e të vetëm, dhe se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. } أ و إ و ا ا ا ا ا أ ن { “Ju, o besimtarë, kini frikë Allahun 2 me një devotshmëri të vërtetë ndaj Tij dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë. 3 4 } ر و و ز و ة ا و ي ا ا ر ا س ا أ ا آا ا و ا ء و ر ن آ ا ن إ م ر و ا ن ء ي ا { “O njerëz! Ruajuni Zotit tuaj, 5 i Cili ju ka krijuar prej një njeriu (Ademit), pastaj prej atij krijoi bashkëshorten e tij 6 dhe prej atyre dyve përhapi shumë burra e gra. Ruajuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella 7 dhe ruani lidhjet farefisnore 8 . Allahu është Mbikëqyrës mbi ju. 9 10 } و أ ا ا و ا ا ا ا ا أ و ذ ا ز ز و ر ا{ 1 Shkëputur nga Mesail Ebi Ume res Sed’han li imam Abdulaziz bin Baz dhe Mesail Ibën Bazi Ibën Mënia. 2 Ruajuni Allahut me bindje ndaj Tij dhe largim nga ndalesat e Tij. 3 Të nënshtruar ndaj Allahut me bindje dhe sinqeritet. 4 Suretu: Al Imran 102. 5 Ruajuni dënimit të Zotit tuaj duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, sepse ju nuk mund ta duroni dënimin e Tij. Kini frikë Zotin tuaj, sepse Ai ju ka krijuar, ju furnizon, ju mban, ju jep jetë dhe tek Ai do të ktheheni. 6 Havanë, të cilën e krijoi nga një prej brinjëve të Ademit (alejhi selam). 7 Kur kërkoni të drejtat tuaja tek njëri-tjetri, i kujtoni atij Zotin, sepse e dini se ai e madhëron Zotin në zemrën e vet dhe nuk mund ta kthejë atë që i kërkon për Hir të Allahut. 8 Mos i shkëpusni lidhjet familjare dhe farefisnore, sepse kjo është e drejta e caktuar nga Allahu. Pra, njeriu duhet të kujdeset për të drejtat e Allahut, të drejtat e vetes dhe të drejtat e njerëzve duke filluar nga më të afërmit e tij prej tyre. 9 O njerëz, dhe i sheh të gjitha lëvizjet dhe qëndrimet tuaja, ato që shfaqni dhe ato që fshehni, prandaj kujtoni mbikëqyrjen e Tij dhe kini turp nga Ai, duke qenë të devotshëm ndaj Tij. 10 Suretu: En Nisa 1.

Pergjigjet e Ibn Baazit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pergjigjet e Ibn Baazit

1 MBUROJA.net

SSHHEEJJHH EEBBUU UUMMEERR EESS SSEEDD’’HHAANN DDHHEE AABBDDUULLLLAAHH BBIINN MMËËNNIIAA

PPYYEESSIINN,, DDIIJJEETTAARRII II MMAADDHH,, IIMMAAMM IIBBËËNN BBAAZZ PPËËRRGGJJIIGGJJEETT11 (Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu: Xhabir SHEME Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të mëkateve, tek Ai mbështetemi të na ruajë nga sherri i vetes sonë dhe nga të këqijat e punëve tona. Atë që udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb, e atë që e humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk zot tjetër i cili meriton që të adhurohet me të drejtë, përveç Allahut, Një e të vetëm, dhe se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

����ا ا� ��ا ا� �� ����� و � ����� إ� و أ��� { ��� }�%$��ن �"أ�! � ا�

“Ju, o besimtarë, kini frikë Allahun2 me një devotshmëri të vërtetë ndaj Tij dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë.3”4

آ678ا �"أ�! � ا�� �س ا� ��ا ر+ 3� ا��ي -$3�� �� 12� وا0�ة و -$� �� � زو) � و +* �� �� ر)�� {

�ي �%�ء��ن +� و ا@ر��م إن ا� آ�ن <$37� ر=7>�و �%�ء و ا�:��ا ا } � ا� “O njerëz! Ruajuni Zotit tuaj,5 i Cili ju ka krijuar prej një njeriu (Ademit), pastaj prej atij

krijoi bashkëshorten e tij6 dhe prej atyre dyve përhapi shumë burra e gra. Ruajuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella7 dhe ruani lidhjet

farefisnore8. Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.9”10

} �3� 62B�0�0ا �C$D �3� أ<���3� و E ��= ا����ا ا� و =� ����ا ا� ����"أ�! � ا� FG�ذ��+3� و �� ��7I> �زاJ ز�J 0�J ���Eا� و ر{

1 Shkëputur nga Mesail Ebi Ume res Sed’han li imam Abdulaziz bin Baz dhe Mesail Ibën Bazi Ibën Mënia. 2 Ruajuni Allahut me bindje ndaj Tij dhe largim nga ndalesat e Tij. 3 Të nënshtruar ndaj Allahut me bindje dhe sinqeritet. 4 Suretu: Al Imran 102. 5 Ruajuni dënimit të Zotit tuaj duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, sepse ju nuk mund ta duroni dënimin e Tij. Kini frikë Zotin tuaj, sepse Ai ju ka krijuar, ju furnizon, ju mban, ju jep jetë dhe tek Ai do të ktheheni. 6 Havanë, të cilën e krijoi nga një prej brinjëve të Ademit (alejhi selam). 7 Kur kërkoni të drejtat tuaja tek njëri-tjetri, i kujtoni atij Zotin, sepse e dini se ai e madhëron Zotin në zemrën e vet dhe nuk mund ta kthejë atë që i kërkon për Hir të Allahut. 8 Mos i shkëpusni lidhjet familjare dhe farefisnore, sepse kjo është e drejta e caktuar nga Allahu. Pra, njeriu duhet të kujdeset për të drejtat e Allahut, të drejtat e vetes dhe të drejtat e njerëzve duke filluar nga më të afërmit e tij prej tyre. 9 O njerëz, dhe i sheh të gjitha lëvizjet dhe qëndrimet tuaja, ato që shfaqni dhe ato që fshehni, prandaj kujtoni mbikëqyrjen e Tij dhe kini turp nga Ai, duke qenë të devotshëm ndaj Tij. 10 Suretu: En Nisa 1.

Page 2: Pergjigjet e Ibn Baazit

2 MBUROJA.net

“O ju që keni besuar! Plotësojeni detyrimin ndaj Allahut, kijeni frikë Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë ju tek veprat e mira e të drejta dhe do t’jua falë juve gjynahet tuaja. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që

ka arritur fitoren më të madhe.”11 Thënia më e mirë është Fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i drejtë është ai i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Punët më të këqija janë shpikjet; çdo shpikje është bidat (e panjohur më parë në fe) dhe çdo bidat është humbje (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Kushdo që shfleton librat e dijetarëve tanë të hershëm, do të vërejë se ata kanë veçuar në shkrimet e tyre libra duke përmbledhur në të pyetjet që disa prej nxënësve ua drejtonin Imamëve të fesë në fusha të ndryshme, si në fikh (jurisprudencë), në xherh ve teadil etj. Prej këtyre librave, në lidhje me çështjet e jurisprudencës, përmendim:

1. Libri Mesail el Imam Ahmed bin Hanbel, të cilën e transmeton djali i tij, Salihu 2. Libri Mesail el Imam Ahmed bin Hanbel, të cilën e transmeton djali i tij Abdullah 3. Libri Mesail el Imam Ahmed bin Hanbel të Ebu Daud es Sexhistani, autori i

“Sunenit” Në fushën e xherh ve teadil përmendim:

1. Suvalat Muhamed bin Uthman bin Ebi Shejbe liAli bin el Medenij 2. Suvalat Uthman bin Seid ed Darami li Jahja bin Mein 3. Suvalat El Hakim en Nesajburi li Darakutni 4. Suvalat Ebi Abdurrahman li Darakutni etj.

Ndërsa, në kohët e sotme, prej atyre që kanë ndjekur këtë rrugë në shkrimet e tyre, janë edhe dy dijetarët, shejh Abdulaziz bin Muhamed bin Abdullah es Sed’han dhe shejh Abdullah bin Mënia,12 të cilët kanë pyetur shejhun dhe dijetarin e madh Abdulaziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!). Përkthyesi

11 Suretu: El Ahzab 70-71. 12 Prej tyre është edhe shejh Ali el Halebi, i cili ka shkruar në këtë fushë librin me titull Suvalatu Ali el Halebi el Etheri lishejhihi el Albani dhe, po ashtu, Dr. Ahmed bin Abdurrahman el Kadi në librin Themeratu et Tedvin min Mesaili Ibn Uthejmin.

Page 3: Pergjigjet e Ibn Baazit

3 MBUROJA.net

ÇÇëësshhttjjee nnëë lliiddhhjjee mmee aakkiiddeenn ddhhee tteeuuhhiiddiinn [1] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me personin që thotë: "Sot nuk ekziston nifaku itikadij (hipokrizia në besim)?"13 Përgjigje: (Buzëqeshi dhe tha): "Nuk e thotë këtë vetëm se ai i cili ha e pi dhe nuk di asgjë". [2] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me gjykimin e dhënies së dorës jobesimtarit. Përgjigje: "Nuk ka problem, nëse është e nevojshme apo ai ta zgjatë dorën". [3] E kam pyetur shejhun tonë: "A i jepet dora të krishterit?" Përgjigje: "Nëse ai e zgjat (ta japë) dorën, atëherë edhe t’i zgjatja (jepja) dorën. Kjo është më e afërta. Njësoj si përshëndetja; mos fillo ti i pari". [4] Mexhusët dhe të tjerët që nuk janë prej ehlul kitabit. A veprohet me ta njësoj si me ehlul kitabin në kthimin e selamit? Përgjigje: "Po, atyre u kthehet selami, porse mos filloni të parët; njësoj siç veprohet me çifutët dhe me të krishterët".

13 Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajt!) thotë: "Nifak është shfaqa e së mirës dhe fshehja e të keqes. Nifaku ndahet në dy pjesë:

1. Nifak i’tikadijun: E ky është kufri i madh. Munafiku është më i keq sesa jobesimtari, ngase jobesimtari dihet se ai është i tillë dhe se ai është armik, ndërsa munafiku i mashtron muslimanët duke u shfaqur se gjoja ai është prej tyre (myslimanëve), porse ai në realitet është armik i tyre. Pra, ai hiqet si mysliman, porse ai është jobesimtar. “Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por, në të vërtetë, mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë.” (El Bekare) Prandaj edhe Allahu i ka bërë ata që të jenë në fundin e zjarrit, duke qene poshtë adhuruesve të statujave dhe jobesimtarëve. Kjo, ngase ata janë më të këqinj sesa jobesimtarët. Për këtë arsye Allahu i Madhëruar në lidhje me ta ka thënë: “Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! Allahu i vraftë!” (El Munafikun 4)

2. Nifak el Ameliju; ky lloj nifaku është që njeriu të jetë besimtarë si nga jashtë dhe nga brenda, porse prej tij ndonjëherë del ndonjë cilësi prej cilësive të munafikëve. Besimi i tij pakësohet dhe për të ka kërcënim të rëndë, porse ai nuk del prej fesë. Ky quhet nifak el ameli dhe, po ashtu, quhet edhe nifak el esgar (i vogël). {Itihafu el Karij}

Page 4: Pergjigjet e Ibn Baazit

4 MBUROJA.net

[5] Nëse personi është i martuar me një grua prej ehlul kitabit dhe e do atë, a futet kjo në dashurinë ndaj jobesimtarëve? Përgjigje: "Jo, ai e do atë, ngase ajo është gruaja e tij dhe nuk do fenë e saj". [6] A lejohet t’i përgjigjemi ftesës së çifutit? Përgjigje: "Po, nëse është për ndonjë dobi". [7] A ka pasur të Dërguar prej xhinëve? Përgjigje: "Allahu e di më së miri. Nuk ka ndonjë ndalim (që të ketë pasur)". [8] A bëhet jobesimtar ai që e lë namazin e xhumasë pa falur me vetëdije? Përgjigje: "Po - dhe nuk e fal drekën -, porse duhet të pendohet tek Allahu". [9] E kam pyetur shejhun tonë për disa libra që janë shkruar në lidhje me veçoritë profetike, ku thuhet se: "Urina e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është e pastër?" Përgjigje: "Në lidhje me këtë, nuk saktësohet asgjë. Veçoritë nuk mund të saktësohen vetëm se me anë të tekstit". Thashë: "Për shkak se ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është njeri?" Tha: "Po, ngase ai e pastronte dhe e lante urinën." [10] A do të merren Ehlul fitrah (ata të cilëve nuk u ka mbërri lajmi/dëshmia) në pyetje në varret e tyre?" Përgjigje: "Çështja e tyre është tek Allahu në Ditën e Kiametit". [11] E pyeta shejhun: "(Si është puna e atij) Kujt nuk i ka arritur thirrja në dynja, porse ai ka bërë shirk?"

Page 5: Pergjigjet e Ibn Baazit

5 MBUROJA.net

Përgjigje: "Çështja e tij është tek Allahu i Madhëruar, kurse dispozita në lidhje me të është: në dynja, ai është mushrik (idhujtar), kurse në botën tjetër ai do të sprovohet si ehlul fitrah". Pyetje: "E fjala e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Babai im dhe i yti janë në zjarr”, duke ditur se ai ka qenë në kohën e fitras?" Përgjigje: "Ndoshta atij i është ngritur argumenti prej fesë së Ibrahimit". Shejhu ynë tha: "E sakta është se ehlul fitrah do të sprovohen Ditën e Kiametit". Shejhut iu tha: "Çka në lidhje me hadithin: “Babai im dhe i yti janë në zjarr”? Përgjigje: "Supozohet se babait të tij i ka arritur thirrja". Shejhu ynë tha: "Hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe që ndodhet tek Muslimi 976:

( L� ذنMJ ذ��� أن أزور =>6ه�O�Eوا ،L� ذنO� �$J L�@ 62B�Eأن أ L+ر Qذ�O�Eا )

“I kërkova leje Zotit tim që të kërkojë falje për nënë time, porse Ai ma ndaloi këtë gjë. I kërkova leje që ta vizitojë varrin e saj dhe ma lejoi këtë gjë.”

Kjo, ngase ajo ka vdekur në fenë e popullit të saj, e cila ishte adhurimi i statujave. I thashë atij: "A nuk janë ata prej ehlul fitrah?" Tha: "Jo!" Thashë: "Po fjala e Allahut të Madhëruar: “O ithtarë të Librit! Ju ka ardhur i Dërguari Ynë, që jua qartëson gjërat pas ndërprerjes së (vargut të) të dërguarve, për të mos thënë ju (kur të dënoheni) se nuk na ka ardhur asnjë që sjell lajme të mira e as ndonjë paralajmërues. Ja, ju erdhi ai që sjell lajme të mira dhe paralajmërime. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.”? (El Maide 19) Shejhu heshti, pastaj tha: "Arabëve u erdhi Ibrahimi dhe Ismaili". [12] A thuhet në mënyrë të sigurt se filani prej fëmijëve të myslimanëve është në xhenet? Përgjigje: "Jo, nuk thuhet (p.sh): 'Muhamedi i biri i filanit është në xhenet', porse thuhet: 'Fëmijët e myslimanëve janë në xhenet'.

Page 6: Pergjigjet e Ibn Baazit

6 MBUROJA.net

[13] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me hadithin: “Kushdo që pi alkool në dynja, nuk ka për ta pirë atë në botën tjetër,” edhe nëse personi vdes në teuhid? Përgjigje: "Ai mund të futet në xhenet dhe nuk mund të pijë. Sido që të jetë, ky është prej haditheve që tregon kërcënim (dënim) dhe prej tij përftohet ndalim. Ndoshta Allahu e fal atë dhe ai pi prej tij". [14] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me lindjen e diellit nga Perëndimi i tij se a ka pas kësaj jetë? Përgjigje: "Po!" [15] A lejohet të bësh dua për Verakah bin Nevefil dhe të kërkosh mëshirë për të? Përgjigje: "Po, Allahu qoftë i kënaqur prej tij dhe e mëshiroftë!" [16] A lejohet përdorimi i mikrofonit gjatë leximit/rukje (tek personi i sëmurë)? Përgjigje: "Ky veprim nuk ka bazë, porse i lexohet personit në mënyrë që ta prekë atë fryma dhe fryrja". [17] Cili është kuptimi i “Dhe atyre u vjen Allahu në formën që ata e njohin”? Përgjigje: "Është për qëllim forma që ata e kanë njohur nëpërmjet teksteve". [18] Është pyetur shejhu ynë disa herë në lidhje me video kamerën. Ai nuk e ka ndaluar këtë, duke thënë se ajo (figura) nuk është e qëndrueshme në letër apo në mur. [19] Po fotografia në rrobat e fëmijëve? Përgjigje: "Jo (nuk lejohet), porse duhet ndaluar kjo gjë". Shejhu ynë ka thënë: "Fotografia në televizor është njësoj si pamja që pasqyron pasqyra; nuk ka problem në këtë".

Page 7: Pergjigjet e Ibn Baazit

7 MBUROJA.net

[20] Cili është realiteti i të shikuarit e Allahut në gjumë? Përgjigje: "Kjo (mund të ndodhë) duke mos e ngjasuar (Atë) me krijesat; e dëgjon fjalën ose shikon dritë". A nuk është kjo e veçantë vetëm për të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)? Përgjigje: "Jo!" [21] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me atë që mohon shikimin e Allahut në botën Tjetër. Përgjigje: "Parimi bazë është se ai është jobesimtar". [22] A janë punët kusht për saktësimin e besimit, apo kusht plotësues? Përgjigje: "Punët ndahen në dy pjesë. Prej tyre ka që janë kusht për saktësimin, siç është namazi, frika, shpresa etj., dhe prej tyre ka që janë kusht për plotësimin e tij (besimit)".14 [23] Shejhu ynë ka thënë: "Të fërkuarit pas dritareve të xhamisë së shenjtë (Meshxidul Haram) është bidat, nëse personi e merr si adhurim; nëse ai kërkon me anë të këtij veprimi begati dhe dobi, ky është prej shirkut të madh". [24] A i jepet selam Shijave?

14 Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: "Shejh i nderuar! Disa njerëz thonë se punët nuk janë prej shtyllave të besimit, por nga plotësuesit e tij. Sa e saktë është kjo fjalë? Përgjigje: "Në lidhje me punët, ka sqarim, sepse disa punë janë prej bazës së besimit dhe disa janë plotësuese të tij. Besimi është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet. Te Ehli suneti dhe xhemati, besimi është fjalë dhe vepër, shtohet me bindje dhe pakësohet me gjynahe. Namazi është besim. Zekati është besim. Agjërimi është besim. Haxhi është besim. Urdhërimi për mirë është besim, e kështu. Por, disa prej tyre, nëse lihen, lënësi i tyre është gjynahqar..Sikur dikush të lërë zekatin, ai bëhet gjynahqar dhe jo jobesimtar. Po kështu, ai që nuk e agjëron Ramazanin, bëhet gjynahqar, por jo jobesimtar, sipas fjalës më të saktë të dijetarëve. Po kështu, ai që vonon haxhin, duke qenë se ka mundësi, është gjynahqar dhe jo jobesimtar. Ndërsa, lënësi i namazit, është kafir, sipas mendimit më të saktë. Po kështu, kush i bën sexhde dikujt tjetër përveç Allahut, ai është kafir. Kush fyen Allahun dhe Pejgamberin, ai është jobesimtar (kafir). Kush ther kurban për dikë tjetër përveç Allahut, ai është jobesimtar. {Shkëputur nga “Qëndrueshmëria përballë sprovave”}

Page 8: Pergjigjet e Ibn Baazit

8 MBUROJA.net

Përgjigje: "Jo, nëse ata e shfaqin bidatin e tyre, nuk u jepet selam; nëse ata falen me ne dhe nuk shfaqin asgjë (prej bidateve të tyre), atëherë u jepet selam atyre". [25] Cili është gjykimi për atë që shan Ebu Bekrin dhe Umerin? Përgjigje: "Më e afërta tek mua është se ai është jobesimtar, ngase Allahu është i kënaqur me të dy ata dhe po ashtu edhe me Prijësit e drejt-udhëzuar". [26] A thuhet se Dora tjetër e Allahut është e majtë? Përgjigje: Saktësohet në një hadith sahih “Ndërsa e djathta është e bereqetshme”. Për këtë arsye, ka thënë: “Ta dyja duart e Tij janë të djathta.”

ÇÇëësshhttjjee nnëë lliiddhhjjee mmee ppaassttëërrttiinnëë [27] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me larjen e disa pjesëve gjatë abdesit dy herë dhe të disa pjesëve të tjera vetëm një herë. Tha: "Nuk ka problem, ashtu siç qëndron në hadithin e Abdullah bin Zejd (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)". [28] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me fjalën e disa prej komentuesve Hanefi, të cilët thonë se misvaku ndihmon në daljen e shpirtit, duke u argumentuar me hadithin se profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka përdorur misvakun në sëmundjen nga e cila edhe vdiq. Shejhu u përgjigj: "Allahu e di më së miri, porse ajo që transmetohet prej tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është se ai ishte që e përdorte shumë misvakun dhe ka urdhëruar për përdorimin e tij". [29] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me atë që thotë se rruajtja e mustaqeve është në kundërshtim me sunetin. Dhe u përmend se Maliku thotë se duhet qortuar atë që rruan mustaqet e tij. Shejhu u përgjigj: "Nuk thuhet 'Është në kundërshtim me sunetin', porse thuhet se e kundërta është më e mira".

Page 9: Pergjigjet e Ibn Baazit

9 MBUROJA.net

[30] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me lënien e thonjve dhe qimeve të vendeve të turpshme më shumë se dyzet ditë. Tha: "Ekziston frika që ai të bjerë në gjynah". [31] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me gruan e cila bëhet xhunub në kohën që është me menstruacione. A i lejohet asaj që të lexojë Kuran? Tha: "E sakta është se ajo nuk duhet të lexojë Kuran vetëm se pasi të lahet prej xhunubllëkut". [32] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me fjalën e disa prej fukahave Shafi se shpërblimi i namazit të detyrueshëm (fard) i vazhdon gruas me menstruacione, duke u bazuar me hadithin: “Kur personi sëmuret apo është udhëtar, atij i shkruhet shpërblimi sikur të ketë qenë i shëndetshëm dhe vendas…”? Shejhu u përgjigj: "Kjo fjalë është e saktë, kur Allahu e di kujdesin e saj për kryerjen e namazit dhe dashurinë që ka ajo për të (namazin), porse menstruacionet e ndalojnë atë (gruan) nga falja e namazit. Kjo hynë në përgjithësinë e hadithit: “Kur personi sëmuret…” Dikush i tha atij: "Po hadithi që ka të bëjë me mangësinë e saj në fe dhe në mendje?" Shejhu u përgjigj: "Ky hadith nuk e mohon vazhdimësinë e shpërblimit". [33] E kam pyetur shejhun në lidhje me personin i cili harron që t’u japë mes’h veshëve të tij gjatë marrjes së abdesit? Përgjigje: "Duhet ta përsërisë abdesin, sepse ai ka lënë një pjesë prej kokës". [34] A duhet lëvizur unazën gjatë marrjes së abdesit? Përgjigje: "Mendoj se jo, ngase uji futet. Por, nëse e lëviz, kjo është gjë e mirë". [35] Nëse gruaja fal namazet e një jave, porse në gishtat e saj ka manikyr? Përgjigje: "Ajo duhet ta përsërisë abdesin, pas heqjes së manikyrit, dhe, po ashtu, ta falë namazin e asaj jave".

Page 10: Pergjigjet e Ibn Baazit

10 MBUROJA.net

[36] Nëse personi nuk gjen as ujë, as dhé, a duhet që ai të fërkojë duart te rrobat e tij, apo nëpër mure? Përgjigje: "Jo!" [37] Shejhu ynë është pyetur në lidhje me hadithin: “E drejta për çdo mysliman është që të lahet në çdo shtatë ditë.” Përgjigje: "Është për qëllim dita e xhuma (premte)". [38] Dikush e pyeti shejhun tone në lidhje me urinën e deveve. Përgjigje: "Urina e tyre është e pastër ashtu si dhe qumështi i tyre".15 Dikush tha: "Urina e tyre është pastruese për largimin e papastërtisë?" Përgjigje: "Jo, papastërtia largohet me ujë". [39] A është alkooli i papastër? Përgjigje: "Xhumhurët (shumica e dijetarëve të medhhebeve) janë të mendimit se ai është i papastër dhe duhet larë vendin të cilin e ka prekur alkooli". 15 Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Në Medine erdhi një delegacion nga Ukli apo nga Urajneh, të cilët u sëmurën nga klima e Medines. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi të shkonin tek disa deve të vogla e të pinin nga urina dhe qumështi i tyre. Ata shkuan dhe ashtu vepruan, mirëpo, kur u shëruan, e vranë bariun e të Dërguarit të Allahut, i morën bagëtitë dhe ia mbathën vrapit. Herët në agim të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i erdhi lajmi për çka kishte ngjarë. Ai dërgoi njerëz t'i ndiqnin gjurmët e tyre e, kur dielli u ngrit në kupën e qiellit, ata i sollën para tij. Ai urdhëroi t'u priteshin duart dhe këmbët tërthorazi dhe t'u verboheshin sytë. Ata u hodhën në një luginë, saqë kërkonin për të pirë dhe askush nuk u jepte." Ebu Kilabeh ka thënë: "Ata vodhën (plaçkitën), vranë, mohuan mbas besimit të tyre si dhe luftuan Allahun dhe të Dërguarin e tij." Buhariu 233 dhe Muslimi 1671 Imam Ebu El Beraket ibën Et Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:

“Ajo që del në pah është se urina dhe jashtëqitja e të gjitha kafshëve që iu hahet mishi, është e pastër, e kjo duke u bazuar në faktin se gjërat në origjinë janë të pastra, dhe nuk themi për asgjë që ajo është e pistë derisa të kemi argument të qartë. Kur gjykon për diçka se është e pistë, kjo do të thotë se t'i ke të bësh me një gjykim sheriati, gjykim i cili do ta shpërnguli atë nga parimi bazë i pastërtisë. Prandaj nuk e pranojmë fjalën e askujt që thotë për diçka se është e pistë, veçse kur ajo fjalë është e shoqëruar me argument bindës, i vlefshëm për ta shpërngulur atë nga parimi bazë i pastërtisë. E në lidhje me çështjen e sipërpërmendur, ne nuk kemi gjetur asnjë argument që vërteton papastërtinë e tyre.” Shkëputur nga "Nejlu el eutar" [vëll. I, f. 61].

Page 11: Pergjigjet e Ibn Baazit

11 MBUROJA.net

[40] Cili është gjykimi në lidhje me leximin e Kuranit nga gruaja me menstruacione? Përgjigje: "I lejohet asaj të lexojë, qoftë kjo nëse frikësohet që mund të harrojë atë që ka mësuar, apo jo. Ndërsa kijasi (analogjia) që i bëhet gruas me menstruacione me personin që është xhunub, nuk është i saktë". [41] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me prekjen e mbështjellëses (kapakun) që është e lidhur me mus’hafin për atë që nuk ka abdes? Përgjigje: "Nuk duhet ta prekë, sepse pjesa e bashkëngjitur ka të njëjtin gjykim si mus’hafi". [42] A lejohet të lahet aureti me ujin në të cilin është kënduar? Përgjigje: "Nuk ka problem". [43] Cila është forma e dhënies së mes’hit? Përgjigje: "I jepet të djathtës me dorën e djathtë dhe të majtës i jepet mes’h me dorën e majtë sipër këmbës, duke filluar me të djathtën". [48] E kam pyetur shejhun: "Kujt duhet t’ia japë shpagimin (kefareh) personi që i afrohet gruas së tij (kryen marrëdhënie me të), kur ajo është me menstruacione?" Përgjigje: "U jepet të varfërve". [49] E kam pyetur shejhun në lidhje me të vjellën e fëmijës së vogël. Përgjigje: "Disa dijetarë kanë thënë se ajo është njësoj si urina e tij16; nëse nuk ha, ajo spërkatet me ujë dhe, nëse ha, atëherë lahet".

16 I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Urina e djalit të vogël spërkatet me ujë, ndërsa urina e vajzës lahet." E kanë transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi, Et Tirmidhi etj. Hadithi është i saktë, e ka analizuar atë shejhu Albani në librin "El Irva" me nr. 166. Në lidhje me urinën e foshnjës mashkull, i cili ende nuk ka filluar të hajë ushqim, është transmetuar nga Umu Kajs bintu Mihsan (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ajo shkoi me djalin e saj të vogël, i cili ende nuk kishte filluar të hante ushqim, tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e mbajti foshnjën në prehër e ai urinoi në pelerinën e tij. Ai kërkoi që t'i sillnin ujë, e spërkati vendin e urinës dhe nuk e lau atë." (Buhariu 223 dhe Muslimi 287)

Page 12: Pergjigjet e Ibn Baazit

12 MBUROJA.net

[50] A duhet të marrë abdes ai që prek auretin e fëmijës? Përgjigje: "Po!" [51] A lejohet që t’u japësh mes’h këpucëve që nuk mbulojnë nyjën e këmbës? Përgjigje: "Jo!" [52] A duhet të kthehesh në drejtim të Kibles gjatë marrjes së abdesit? Përgjigje: "Nuk di ndonjë gjë në lidhje me të, por, nëse personi gjatë marrjes së abdesit drejtohet nga kibla, kjo është gjë e mirë". [53] E kam pyetur shejhun: "Të filluarit me fytyrën gjatë marrjes tejemum është vaxhib?" Përgjigje: "Po, duke u bazuar tek ajeti".

ÇÇëësshhttjjee nnëë lliiddhhjjee mmee nnaammaazziinn,, iikkaammeettiinn ddhhee eezzaanniinn [54] E kam pyetur shejhun tonë: "A duhet që imami ta thotë me zë bismilahin?" El Hafidhu në "Fet'hu el Beri", në komentim të fjalës se Umu Kajsit: "ende nuk kishte filluar të hante ushqim", ka thënë: "Me ushqim është për qëllim çdo gjë tjetër përveç qumështit që pinte, hurmës me të cilën fërkoheshin mishrat e dhëmbëve dhe mjaltit i cili përdoret për kurim. Pra, duket se ai nuk ushqehej me diçka tjetër si ushqim bazë përveç qumështit…" Nga Lubabetu binti El Harith (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: "Husejni, djali i Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) ndërkohë që po qëndronte në prehrin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urinoi. Thashë: 'Vish një rrobe dhe mi jep t'i lajë pantallonat (izarin)'. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Rroba lahet për urinën e vogëlushes dhe spërkatet me ujë për urinën e vogëlushit." E transmetojnë Ebu Daudi "Sahihu suneni Ebi Daud" 361 dhe Ibën Maxheh. E ka saktësuar Hakimi dhe e ka aprovuar saktësimin e tij Edh Dhehebi. Shiko librin "El Mishket" me nr. 501 Nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Urina e vogëlushes lahet dhe e vogëlushit spërkatet më ujë, kjo kur ata ende nuk kanë filluar të hanë ushqim." E transmetojnë Ebu Daudi "Sahihu suneni Ebi Daud" 363. Ndërsa në një tjetër transmetim: "Katede ka thënë: 'Kjo, kur ata ende nuk kanë filluar të hanë ushqim, e nëse kanë filluar të hanë ushqim, atëherë lahet për urinën e të dyve." E transmetojnë Ebu Daudi "Sahihu suneni Ebi Daud" 364. Shkëputur nga "El Meusuah el fikhijeh”

Page 13: Pergjigjet e Ibn Baazit

13 MBUROJA.net

Përgjigje: "Ndonjëherë". [55] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me atë që thotë se është më mirë për personin të shoh nga Kabja (Qabja), nëse ka mundësi për këtë, sesa tek vendi i sexhdes? Përgjigje: "Suneti është që shikohet tek vendi i sexhdes". [56] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me personin që e thotë teshehudin dy apo tri herë? Përgjigje: "Më e mira është që ai të lutet, porse, nëse e përsërit atë (teshehudin), nuk ka problem". [57] E kam pyetur shejhun tonë: "A duhet që personi të thotë pas dhënies së selamit: Allahu Ekber, Allahu Ekber?" Tha: "Ai duhet të thotë: Estagfirullah, estagfirullah". I thashë: "Po fjala e Ibën Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!): “E mësoja se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte përfunduar namazin me dëgjimin e tekbirit”? Tha: "Tekbiri është brenda tesbihut (subhanallah) dhe tahmidit (thënies elhamdulilah)". Pastaj shejhu tha: "Transmetimet shpjegojnë njëra-tjetrën". [58] Njëherë e pyeta shejhun në lidhje me imamin i cili fali namazin e eklipsit e, pas mbarimit të namazit, eklipsi nuk kishte mbaruar, se a duhet që ai ta përsërisë namazin? Tha: "Duhet të preokupohet me lutje". [59] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me personin që fal nafile në makinën e tij duke mos qenë udhëtar? Tha: "Ajo që kuptohet është se nuk kërkohet prej tij që të veprojë në këtë mënyrë, ngase suneti është që kjo të bëhet duke qenë në udhëtim. Ndërsa për sa i përket rastit kur je vendas, nuk dimë asgjë në lidhje me të".

Page 14: Pergjigjet e Ibn Baazit

14 MBUROJA.net

[60] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me personin që kthehet prej udhëtimit dhe e gjen xhaminë mbyllur dhe i fal dy rekate në shtëpinë e tij. A i llogaritet këtij se e ka kryer sunetin? U përgjigj: "Allahu e di më së miri!" [61] E kam pyetur atë: "A është prej sunetit që imami të dalë për namaz, kur thirret ikameti?" Tha: "Kjo është e shumta e rasteve". I thashë atij: "A është kjo gjë më e mirë edhe për xhematin? D.m.th sikur personi t’i falë në shtëpi sunetet që janë para farzit e pastaj të dalë për në xhami në kohën e ikametit? Tha: "Kjo çështje ka nevojë për reflektim (për t’u studiuar mirë)". [62] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me personin i cili udhëton nga vendi i tij për një vend tjetër me të vetmin qëllim që ta falë namazin me ndonjë imam të caktuar (që ai e pëlqen)? U përgjigj: "Nuk ka ndonjë problem". [63] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me disa të sëmurë të cilët, kur doktori ua ndalon atyre që të bien në sexhde, për shkak të operacionit që kanë kryer në sy, i falin të gjitha namazet ulur? Shejhu tha: "Ky veprim nuk lejohet. Ai duhet të falet duke qëndruar në këmbë, kurse në gjendjen e sexhdes, ai s’duhet të bjerë në sexhde, derisa të dëmtohet, porse përkulet duke mos e dëmtuar veten e tij". [64] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me gruan e cila i fal namazet farz me xhemat me vajzat e saj? U përgjigj: "Nuk ka problem". [65] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me imamin që i pret, kur ai është në ruku, ata që futen në xhami?

Page 15: Pergjigjet e Ibn Baazit

15 MBUROJA.net

U përgjigj: "Nëse ai dëgjon hapat e ndonjërit që futet në xhami, atëherë le ta presë atë, por duke mos ia bërë të vështirë atyre që ndodhen pas tij". [66] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me atë që veprojnë shumica e njerëzve e ajo është falja e dy rekateve pas ezanit të parë të ditës së xhuma në dy xhamitë e shenjta (Meke dhe Medine) duke pretenduar se kjo është prej sunetit apo se ka mirësi? Tha: "Nuk ka argument për këtë".

ÇÇëësshhttjjee nnëë lliiddhhjjee mmee aaggjjëërriimmiinn,, hhaaxxhhiinn ddhhee uummrraann [67] E kam pyetur shejhun: "Nëse personi është duke agjëruar agjërimin kada (kompensim), a i lejohet atij që ta ndërpresë agjërimin e tij?" Tha: "I lejohet, nëse ai ka arsye legjitime, si udhëtimi apo sëmundja". I thashë: "Nëse atë e ftojnë në dasmë?" Tha: "Nuk lejohet (ta ndërpresë), sepse ai është agjërim farz". [68] E kam pyetur shejhun në lidhje me personin i cili kalon mikatet me vetëdije (duke mos veshur ihram) dhe nuk ka mundësi që të therë kurban. Tha: "Duhet të agjërojë dhjetë ditë, sepse rregulli është: Kushdo që lë gjakun pa bërë (nuk bën kurban për shpagim), e ka detyrë të agjërojë dhjetë ditë". [69] E kam pyetur shejhun në lidhje me dy persona të cilët në të njëjtin vit kryejnë haxhin për një person? Tha: "Nuk ka problem". [70] E kam pyetur shejhun tonë: "Cili është gjykimi në lidhje me personin i cili mbledh guralecët dhe pastaj ia shet ato haxhinjve?" U përgjigj: "Nuk di të ketë ndonjë problem në këtë gjë. Nuk ka problem, ngase në të ka lehtësim për njerëzit".

Page 16: Pergjigjet e Ibn Baazit

16 MBUROJA.net

[71] E kam pyetur shejhun tonë: "A është Meka më e mirë se Medina?" U përgjigj: "Nuk ka dyshim se Meka është më e mirë".

ÇÇëësshhttjjee nnëë lliiddhhjjee mmee xxhheennaazzeenn [72] E kam pyetur shejhun tonë: "A përfitohet nga fjala e Abdullah bin Xhafer 'Pastaj shkon tek ata', se është prej sunetit shkuarja tek familja e të vdekurit për ngushëllim në shtëpi?" U përgjigj: "(Po) Nëse në këtë ka dobi dhe përmirësim". [73] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me bashkimin e xhenazeve, meshkuj dhe femra, ngase disa e kanë urryer që të paraprihen gratë ndaj burrave? U përgjigj: "Prej sunetit është që të paraprihen burrat ndaj grave; fëmijët meshkuj pas burrave e pastaj gratë". [74] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me personin i cili futet në xhami dhe namazi me xhemat është falur dhe gjen xhematin e dytë për t’u falur. Gjatë kësaj, sjellin një xhenaze për t’ia falur namazin. A duhet që ky të falë namazin e xhenazes, apo të falet me xhematin e dytë? U përgjigj: "Ai duhet të falë namazin e xhenazes, ngase ajo shkon ndërsa namazi kada nuk shkon (kohën e ka më të gjerë)". [75] E kam pyetur shejhun në lidhje me personin të cilit i ka vdekur një i afërt në një vend tjetër dhe dëshiron që të udhëtojë për t’ia falur namazin tek varri? Tha: "Nuk lejohet, sepse kjo futet tek përgatitja për udhëtim me qëllim adhurimi për të cilin ka ndaluar Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)".17 17 Shejhu (Allahu e mëshiroftë!) ka për qëllim fjalën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):

“Nuk lejohet udhëtimi me qëllim adhurimi vetëm se në tre xhami: Në mesxhidul haram (në Meke), në këtë xhaminë time si dhe në xhaminë Aksa.” (Mutefekun alejhi) Prej hadithit të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).

Page 17: Pergjigjet e Ibn Baazit

17 MBUROJA.net

ÇÇëësshhttjjee ttëë nnddrryysshhmmee [76] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me veprimin që bëjnë disa prej imamëve të cilët shkruajnë disa letra dhe i vendosin në xhami ku njoftojnë për gjërat e humbura? U përgjigj: "Letrat duhet të vendosen jashtë xhamisë". [77] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me fjalën e disa fukahave që thonë: Namazi në xhaminë e vjetër është më i mirë sesa në xhaminë e re. Shejhu u përgjigj: "Nuk di ndonjë gjë në lidhje me këtë gjë, porse shpërblimi më i madh është për xhaminë që është më larg, për shkak të hapave që bën personi". [78] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me të quajturit e xhamisë El Aksa prej xhamive të shenjta. U përgjigj: "Kjo është prej fjalëve të njerëzve dhe nuk është aspak e saktë. Në dynja nuk ka vetëm se dy vende të shenjta: Harami i Mekes dhe ai Medines". [79] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me emërtimin me emrat “Ijman”, “Ala” dhe “Bushra”? U përgjigj: "Nuk di të ketë problem në këtë". [80] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me ngjyrosjen e thinjave të kokës me ngjyrë të zezë për gratë? U përgjigj: "Ndalimi është i përgjithshëm dhe përmbledh si burrat, ashtu edhe gratë". [81] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me shtesën “me menstruacione” tek hadithi: “Namazin e ndërpret gruaja me menstruacione…” Tha: "E ka transmetuar këtë Ebu Daudi dhe zinxhiri i tij është i saktë (sahih)". [82] Ndërsa unë (shejh es Sed’han) kam qenë i pranishëm, shejhu ynë u pyet në lidhje me dy thënie që i janë veshur atij. E para, se: "Shejh Shenkiti (Allahu e mëshiroftë!) është

Page 18: Pergjigjet e Ibn Baazit

18 MBUROJA.net

Ibën Tejmija i kohës së tij,” dhe e dyta: "Nuk ka nën kupën e qiellit njëri më të ditur në fushën e hadithit sesa shejh Albani” Shejhu (Ibën Bazi) e mohoi që t’i ketë thënë këto dy shprehje. Tek e para shtoi se shejh Shenkiti (Allahu e mëshiroftë!) ka qenë fekih në medh’hebin maliki dhe i ditur (ekspert) në gjuhë. Ndërsa tek e dyta tha: "Sikur unë ta kisha thënë këtë gjë për shejh Albanin, nuk do të ishte larg mendjes (nuk do të ishte habi), ngase ai e meriton këtë gjë". [83] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me personin i cili gjen libra me bidate dhe shirqe dhe e di se ai libër është në pronësi (të dikujt), se a duhet që ai t’i djegë ato libra? U përgjigj: "Nëse ai ka fuqi (pushtet), duhet që ta bëjë këtë gjë, e nëse nuk ka fuqi, atëherë duhet që ta ngrejë këtë çështje tek ai që ka pushtet". [84] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me shitësit e misvakeve që vazhdojnë shitjen e tyre derisa thirret ikameti? Tha: "Ndalimi është i veçantë vetëm për ditën e xhuma. Ndërsa shitësit duhen këshilluar, përveç ditës së xhuma, që të futen në xhami para se të fillojë kiameti". [85] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me personin që dëshiron të flejë pas drekës se a duhet që ai të lexojë dhikrin e gjumit. U përgjigj: "Kjo është e veçantë vetëm kur fle natën". [86] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me fjalën e disa prej Malikive të cilët e kanë urryer ngritjen dhe shkuarjen gjatë kohës kur thirret ezani, ngase kjo është përngjasim me shejtanin i cili ikën, kur dëgjon ezanin. Shkëlqesia e tij u përgjigj: "Kjo ndryshon. Shejtani ikën prej ezanin, kurse ai i cili ngrihet, shkon për në nevojën e tij". [87] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me vonimin e dhënies së zekatit. Tha: "Nëse në vonimin e tij ka dobi legjitime, kjo lejohet, siç është p.sh. mosekzistenca e të varfërve apo transportimi i tij në një vend më të dobishëm".

Page 19: Pergjigjet e Ibn Baazit

19 MBUROJA.net

[88] E kam pyetur atë në lidhje me personin që ka borxh se a duhet ta nxjerrë zekatin. Tha: "Ishte Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që dërgonte njerëzit e përcaktuar për të mbledhur zekatin dhe nuk i urdhëronte ata që të pyesnin për borxhet". [89] E kam pyetur shejhun tonë në lidhje me prindin i cili ia jep zekatin fëmijës së tij për të shlyer borxhin që ka. Tha: "Ai nuk duhet që t’ia japë zekatin fëmijës së tij as për të shlyer borxhin dhe as për ndonjë gjë tjetër".