28
RAPORT VJETOR 2014 UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Page 2: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

kontakteUNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDIRr. Qemal Stafa, Pll.9 katësh, Nr.70, kati 2, Pazari i Ri, Tiranë, ShqipëriTel/Fax: +355 4 2251910/[email protected] | www.ascunion.org.al

Page 3: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

përmbledhjeMesazh nga Kryetarja e Bordit Drejtues të Unionit Shqiptar Kursim Kredi. 05

2014 - konfirmim i pozicionit lider në financimin e ekonomisë rurale. 06Angazhimi në skemën e sigurimit të depozitave - dëshmi e besimit institucional dhe garanci për anëtarësinë tonë. 09

Prej 1992, një strukturë unike kooperative në shërbim të financimit të zonave rurale. 10

Një investim i përhershëm në drejtim të fuqizimit institucional dhe rritjes së kapaciteteve të SHKK-ve. 12Besimi dhe dimensioni njerëzor: aseti më i çmuar i rrjetit të Union SHKK. 15Përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shërbimit, si angazhime të përhershme ndaj anëtarësisë sonë rurale. 16

Fuqizimi i partneriteteve në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe social të zonave rurale. 18

Objektivat 2015. 20

03

Page 4: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

04

Page 5: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Unionit Shqiptar Kursim KrediMesazh nga Kryetarja e Bordit Drejtues të

Viti 2014 konfirmoi bindshem, jo vetem pozicionin lider të institucionit në financimin e fermës shqiptare, por edhe aftesinë e tij për të rritur aktivitetin financiar, në përshtatje me zhvillimet e ekonomise rurale.

Krahasuar me vitin 2013, Unioni ka njohur një rritje prej 5% të portofilit të kredive të disbursuara dhe prej 38% të portofolit të depozitave, rritje që dëshmon në terma konkretë besimin e anëtarësisë ndaj Unionit Shqiptar Kursim Kredi.

Futja e produkteve të reja si “kredia për mekanikën bujqësore” apo shërbimi SMS, reflektojnë ambicien e Unionit SHKK, për t’u rritur, për të inovuar dhe për t’i shërbyer gjithmonë e më cilësisht anëtaresisë së tij. Një ambicie po kaq e prekshme edhe në investimet në infrastrukturë e marketing, të cilat në vitin 2014 kanë ndjekur të njëjtin dinamizëm.

Të ndërgjegjshëm për peshën gjithnjë e më të madhe të bujqësisë në ekonominë shqiptare, Unioni SHKK ka vazhduar angazhimin e tij për partneritete të reja dhe fuqizimin e atyre egzistuese.

Votimi i ligjit të ri për sigurimin e depozitave, në maj të 2014-ës dhe përfshirja graduale e SHKK-ve në këtë skemë të rëndësishme për sektorin financiar, dëshmon që energjitë dhe ambiciet e investuara gjatë vitit që po lëmë pas, janë kurorëzuar me suksesin më të plotë.

Nje falenderim të veçante për të zgjedhurit në krye të SHKK-ve, për angazhimin e përhershëm e profesional të tyre. Vit pas viti, ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie direkte, të përditshme dhe humane me anëtarësinë tonë rurale. Përtej shifrave, është pikerisht kjo lidhje e fortë njerëzore që përben forcën tonë reale dhe na motivon të vazhdojmë investimin tonë, për një shërbim gjithmonë e më cilësor, konkurues dhe social. Ne jemi banka e fshatit, dhe për këtë krenohemi çdo ditë.

Zana KoniniSinqerisht

PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE05

Page 6: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

6347 kredi të reja prej 1.9 miliardë lekësh5% rritje e aktivitetit kreditues ndaj 2013NPL: 9.4%

2014 - KONFIRMIM I POZICIONIT LIDER NË FINANCIMIN E EKONOMISË RURALE

1.100 me veprimtari të SHKK-ve97 SHKK15 zyra lokale

Rrjet human bashkëveprues

40,500 anëtarë 17.3 % e anëtarësisë femra780 të zgjedhur në krye të SHKK-ve

Shtrirje gjeografike dinamike

Aktivitet financiar në rritje

Shërbimet

Agropërpunim

Blegtori

35%

11%

19%

34%

1%

19%

Bujqësi

Tregtia

Kreditë e disbursuara sipas aktivitetit Viti 2014

11%

35%

34%

06

Page 7: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Tregues të Unionit SHKK (në lekë) 31.12.2014Total Asete 4,390,750,000Portofol Kredie (rifinancim) 1,816,758,000Depozita (me afat) 973,251,982Kapital 1,075,122,000

Tregues të Rrjetit SHKK (në lekë) 31.12.2014 Portofol Kredie 3,709,295,411Portofoli i depozitave 2,594,864,884Shuma e kredive të disbursuara në 2014 1,906,492,842

Nr. kredive të disbursuara në 2014 6,347Klientë aktivë 16,852Anëtarë 40,432

2002 20020 0

1,000 500,000,000

1,000,000,000

1,500,000,000

2,000,000,000

2,500,000,000

2,000

3,000

4,000

5,000

6,000

7,000

2006 20062014 2014

Kredi të disbursuara në Rrjetin SHKK Port. i kredisë në rrjetin SHKK

Kursi i këmbimit në 31/12/2014 sipas BSH: 1 USD = 115.23 lekë, 1 Euro = 140.14 lekë

2002 2006 2014Nr. kredive të disbursuara 1,650 5,609 6,347

2002 2006 2014 Port. i kredise në rrjetin SHKK 894,273,095 2,368,291,713 3,709,295,411

3,000,000,000

3,500,000,000

4,000,000,000

07

Page 8: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

Depozita në rrjetin SHKK Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014Nr. Depozitave aktive 2278 2748 3268Portofoli i Depozitave (në lekë) 1,381,280,781 1,857,272,670 2,594,864,884

08

Page 9: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Miratimi i Ligjit Nr. 53/14, Datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave” mundëson përfshirjen e SHKK-ve në skemën e sigurimit të depozitave, pas plotësimit të kërkesave që përcakton Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Ligji parashikon që: a. në skemë do të përfshihet çdo anëtar individual depozitues në SHKK;b. depozitat do të sigurohen deri në masën prej 2 milionë lekë, pa kufizim afati.

Përfshirja në skemën e ASD-së për depozituesit e SHKK-ve:

ofron mbrojtje për kursimet e banorëve në zonat rurale, duke i mbrojtur nga efektet negative të tregut;

rrit procesin integrues të fermerëve dhe të kursimeve të tyre në rrjetin legal fianciar, duke ulur potencialisht informalitetin në marrëdhëniet e kreditimit ndërmjet fermerëve; mundëson rritjen e kursimeve, duke ndikuar në rritjen e aftësisë kredituese të SHKK-ve në zonat rurale;

rrit shkallën e integrimit të popullsisë rurale në rrjetin e SHKK-ve dhe në sistemin financiar;

siguron me ligj një trajtim të ngjashëm për klientët depozitues të bankave dhe klientët depozitues të SHKK-ve;

mundëson shtrirjen e mëtejshme të SHKK-ve në zonat rurale;

Angazhimi në skemën e sigurimit të depozitave - dëshmi e besimit institucional dhe garanci për anëtarësinë tonë

09

Page 10: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

Prej 1992, një strukturë unike kooperative në shërbim të financimit të zonave rurale

Krijuar në vijim të një projekti të Bankës Botërore më 1992, Unioni Shqiptar Kursim Kredi është ndër strukturat më të vjetra dhe lider të financimit rural në vend. Ai është një institucion unik në peisazhin financiar shqiptar, nisur nga tre faktorë që e diferencojnë atë terësisht nga institucionet e tjera:

Një model kooperativUnioni SHKK është në pronësi eskluzive të anëtarësisë së tij, banorë të zonave rurale. Kjo nënkupton që vendimmarrja është e vetë anëtarëve sipas parimit një anëtar-një votë. Me një kapital 100% shqiptar, Shoqëritë Kursim Kredi janë struktura financiare të fshatit të vetë-krijuara, të vetë-administruara dhe të vetë-financuara nga anëtarësia e tij.

Një dimension terësisht ruralMisioni i Unionit SHKK arrihet falë një rrjeti të gjërë prej 780 përfaqësuesish të komunitetit rural, të zgjedhur në krye të SHKK-ve dhe që mbulojnë mbi 1.100 fshatra në vend. Përveç të tjerave, janë pikërisht këto të zgjedhur, të cilët vendosin mbi dhënien ose jo të kredive për banorët e zonave rurale bazuar mbi njohjen e thellë dhe të përditshme të individëve dhe aktiviteteve prodhuese në fshat.

Një status jo fitim-prurësSHKK-të administrohen në mënyrë vullnetare nga vetë anëtarët, cka mundëson ofrimin e shërbimeve kompetitive për banorët e zonave rurale. Kjo pasi SHKK-të kanë si qëllim kryesor ofrimin e shërbimeve financiare konkurruese e të pershtatura për banorët e zonave rurale aty ku bankat nuk janë shtrirë ende.

2001 2004 2007 2010 2014Anëtarë të SHKK 2,159 10,584 20,457 31,027 40,472

Nr. i anëtarëve në vite

10

Page 11: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Z. Fane Sotaj i është bashkuar SHKK-së Bestrovë duke u bërë anëtar i saj në vitin 2002. Pasionin për punën e kishte por edhe idetë për të ecur përpara nuk i mungonin. Për të arritur rezultatet që dëshironte, familjen e kishte në krah, por edhe një mbështetje financiare i duhej. Dhe këtë e gjeti vetëm tek SHKK Bestrovë, falë një kredie të marrë për zgjerimin e aktivitetit të tij bujqësor. Dëshira e tij, e përmbushur tashmë, për të shtuar sipërfaqen me sera nga 3 në 7 dynym, e bën akoma më kërkues për planet në të ardhmen.

Serat janë burimi kryesor i të ardhurave të familjes, dhe fale zgjerimit të aktivitetit janë angazhuar

të gjithë familjarët. Serat e tij janë të reja pasi është një investim i bërë gjatë këtij viti. Falë këtij investimi, arrin të marrë më shumë prodhime në perime si domate, speca, trangull, sallatë, ku një pjesë të tyre edhe e shet në tregun e qytetit.

Z. Sotaj ka një optimizëm të madh, të cilën e shpreh menjëherë kur e takon dhe të flet për aktivitetin e tij bujqësor.

I ndërgjegjshëm për karakterin kooperativ të SHKK-së, ai e respekton me korrektësi kalendarin e financimit të marrë, si dhe bashkëpunimin me SHKK-në, të cilin ia rekomandon edhe banorëve të tjerë të zonës.

Histori suksesi

Fane SOTAJAnëtar Huamarrës,

SHKK Bestrovë, Vlorë

11

Page 12: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

Gjatë vitit 2014, Unioni SHKK ka ndërmarrë një seri masash, me qëllim ofrimin e një përgjigje sa më të përshtatshme ndaj përfshirjes së ardhshme të SHKK-ve në skemën e ASD-së në garantimin e depozitave.

Kështu, janë realizuar një sërë përmirësimesh në rregulloret e brëndshme, janë organizuar trajnime me drejtuesit e bordeve, si dhe është riparë dokumentacioni përkatës i raportimit dhe monitorimit, përfshirë dhe ato që prekin sistemet elektronike të ndërlidhjes me Bankën e Shqipërisë dhe ASD.Këto rishikime dhe përmirësime kanë si objektiv

rritjen e cilësisë së manaxhimit të portofolit ekzistues nëpërmjet fuqizimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të praktikave të vlerësimit dhe të manaxhimit të riskut, të miratimit të kredive apo të monitorimit të rrjetit.

Ky fuqizim institucional i SHKK-ve ka mundësuar zgjerimin e spektrit të shërbimeve dhe rritjen e cilësisë të produkteve të ofruar ndaj anëtarësisë, përfshirë edhe nivelet e kursim/kredive. Një punë ë mirë është bërë për riaktivizimin e disa SHKK-ve pasive si SHKK-të Vaqarr e Barzez (Tiranë), Panaja e Palasë (Vlorë), Gosë dhe Darçi (Kavajë).

Një investim i përhershëm në drejtim të fuqizimit institucional dhe rritjes së kapaciteteve të SHKK-ve

12

Page 13: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është pranimi i depozitave dhe kreditimi i anëtarëve, si dhe mbështetja e tyre me shërbime për fuqizimin e

aktivitetit të tyre prodhues.Unioni SHKK është një bashkim vullnetar i SHKK-ve të veçanta me qëllim ofrimin e shërbimeve financiare, institucionale e ligjore në ndihmë të zhvillimit të rrjetit të SHKK-ve.

Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unioni i tyre

Kredi për anëtarët

Kontributi në kapital

Informacion, trajnime, ndjekje dhe konsulence për SHKK-të

Depozita tëanëtarëve

Depozita

Rifinancim ngaUNIONI SHKK

UNIONI SHKK

SHKK

Asistencë teknike

Asistencë�nanciare

13

Page 14: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

Z.Osman Mara është fermer në fshatin Kozarë të Kuçovës, ku vepron edhe Shoqeria Kursim Kredi Guri i Mire. Ai është anëtar i kësaj SHKK-je që në fillimet e hershme të saj, në vitin 2009. Ka një aktivitet në bujqësi, të orientuar në prodhimin e perimeve të serave, ku një pjesë e madhe e prodhimit e çon për eksport. Pasioni për t’u angazhuar me punë është njëra anë, por edhe rritja e të ardhurave të familjes ka rëndësi për të. Kultivon të gjitha perimet e nevojshme dhe

falë një angazhimi profesional, arrin që të marrë dy herë prodhime në vit. Me entuziazem për rezultatet, shprehet se ka arritur ta zgjerojë sipërfaqen e serës së tij deri në 10 dynym, gjë që ka zhvilluar ndjeshëm ekonominë dhe të ardhurat familjare.

Gjithmone ne krah ka familjen, e cila është gjithmonë e angazhuar në zhvillimin e fermës. Si anëtar i hershëm i SHKK-së, shprehet pozitiv për frytet e bashkëpunimit me SHKK-në edhe në të ardhmen.

Osman MARAAnëtar huamarrës, SHKK Guri i Mirë, Kuçovë

Histori suksesi

14

Page 15: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Modeli kooperativ i jep Unionit SHKK një dinamikë institucionale unike ku përfituesit e shërbimeve janë njëkohësisht dhe vendimmarrës të institucionit. Kjo është aryesja pse në kontaktin me të përditshmen, anëtari nuk perceptohet vetëm si klient, por edhe si partner dhe hallkë vendimmarrëse e të gjithë rrjetit.

Unioni bazohet në angazhimin e 780 të zgjedhurve ruralë, liderë të komunitetit që ata përfaqësojnë, në administrimin e SHKK-ve. Është kontakti i tyre me fermerët dhe sipërmarrësit rurale, njohjet familjare e shoqërore dhe njohuritë teknike mbi bujqësinë që i bëjne këta të zgjedhur të mos jenë thjeshtë “bankierë”, por “sipërmarrës socialë” ruralë. Kontakti njerëzor dhe njohja direkte me anëtarin mundëson jo vetëm krijmin e urave efikase të komunikimit, por edhe procesin e edukimit financiar. Kështu, kur një anëtar kërkon një financim pranë një SHKK-je, ai mbështetet teknikisht jo vetëm për të kuptuar më mirë produktin financiar që i ofrohet, por

edhe për të përshtatur dhe konkluduar një biznes plan sa më realist.

Koha që i kushtohet çdo anëtari dhe kontakti human është një investim unik i Unionit SHKK në drejtim të fuqizimit të nismës private rurale. Unioni SHKK fokusohet kryesisht në disbursimin e kredive për aktivitete prodhuese, duke kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e ekonomisë familjare.

Nga ana tjetër, anëtari përfitues është njëkohësisht pjesë e vendimmarjes së SHKK-së, duke shprehur vullnetin e tij me votë në Asamblenë lokale, për zhvillimet strategjike dhe zgjedhjet në organet drejtuese. Sa më mirë që një anëtar të shërbehet, aq më shumë ai do të përfshihet në vendimmarrjen e SHKK-së, duke fuqizuar dhe më tej lidhjen njerëzore që ekziston mes anëtarëve të këtij rrjeti kooperativ unik në Shqipëri.

Besimi dhe dimensioni njerëzor: aseti më i çmuar i rrjetit të Union SHKK

15

Page 16: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

Zyra e SHKK Fushë Prezë, TiranëZyra e SHKK Petrelë, TiranëZyra e SHKK Lukovë, Sarandë

Produkte të prezantuara gjatë vitit 2014

Përmirësime të vazhdueshme të infrastrukturës financiare, duke realizuar modernizim të ambjenteve në zyrat e SHKK-ve dhe ato të Unionit.

Financimi i mekanikës bujqësore ofrohet për mbështetjen e fermerëve anëtarë të SHKK-ve, të cilët duan të investojnë në mekanikë bujqesore. Kredia mundëson financimin e 80% të vlerës së mjetit bujqësor, me kushte shumë preferenciale si normë më e ulët interesi dhe komision disbursimi zero.

Kredia familjare:u siguron akses financiar anëtarëve të SHKK-ve për qëllime jobiznesi (blerje pajisje elektroshtëpiake, rikonstruksion/mobilim shtëpie, blerje automjeti, evente familjare etj). Ofrohet financim deri në 70% të vlerës dhe me kushte shumë konkurruese.

Kredia fleksibël: është një opsion shumë i nevojshëm për fermerët anëtarë të SHKK-ve, pasi ofron këste kthimi të përshtatura sipas sezonalitetit të të ardhurave.

Shërbimi SMS: Në fund të vitit 2014, Unioni SHKK prezantoi një shërbim teknologjik të ri për anëtarësinë e SHKK-ve - atë të komunikimit automatik nëpërmjet SMS-ve.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shërbimit si angazhime të përhershme ndaj anëtarësisë sonë rurale

16

Page 17: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Automatik: çdo anëtar informohet në mënyrë automatike dhe pa u zhvendosur nga vendbanimi

i tij mbi produktet financiare të Unionit SHKK.

Pa pagesë: një shërbim sa më cilësor pa krijuar kosto shtesë për anëtarin rural.

Perspektivë: një hap i parë drejt futjes së shërbimeve të reja si pagesat në distancë duke ndihmuar edukimin financiar në vend etj.

Shërbimi SMSpër anëtarësinë rurale, gjithmonë sa më afër!

17

Page 18: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

Viti 2014 është karakterizuar nga një investim i rëndësishëm i Unionit në drejtim të intensifikimit të marrëdhënieve institucionale dhe partneriteteve ndërkombëtare. Kështu, vetëm gjatë vitit 2014, Unioni ka patur bashkëpunime dhe shkëmbime të ndryshme me partnerë të huajë, përfshirë këtu Bankën Botërore dhe Komisionin Europian.

Vlen të përmenden në veçanti firmosja e një Memorandumi Bashkëpunimi mes Unionit SHKK dhe Fondit Europian për Europën Juglindore (EFSE), Desjardins International (Kanada) dhe Crédit Coopératif (Francë), me qëllim zhvillimin e sistemit kooperativ financiar në Shqipëri.

Një tjetër angazhim, po kaq i rëndësishëm në rrafshin strategjik, ishte bashkëpunimi me projektin AgroCapital – zbatuar nga CBS (Shqiperi) dhe financuar nga USAID, i cili konkludoi me redaktimin e

strategjisë zhvillimore afat-gjatë të Unionit, potencialet e përmirësimit të modelit, të futjes së shërbimeve të reja dhe shtrirjes në tregun e financimit rural. Gjithmonë, në nivelin strategjik, mund të përmendet bashkëpunimi me projektin hollandez PUM, i cili i mundësoi Unionit të përfitonte nga eksperienca e pasur hollandeze në drejtimin e kooperativave financiare rurale.

Njohja më e mirë e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese të anëtarësisë së Unionit SHKK ishte objekti i bashkëpunimit me Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe realizimit të një sondazhi cilësor financuar nga Bashkimi Europian dhe drejtuar 1.000 fermerëve të vegjël. Unioni SHKK filloi gjatë vitit 2014 një bashkëpunim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) me synim fuqizimin e modelit kooperativ dhe të kapaciteteve prodhuese të fermerëve të vegjël.

Fuqizimi i partneriteteve në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe social të zonave rurale

Znj. Zana Konini gjatë prezantimit të konceptit të Bankarizimit në Distancë, takim organizuar nga Ministria e Inovacionit

18

Page 19: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Z.Rrapush Kyçyku vjen nga fshati Tregan i njohur për natyren e vet piktoreske dhe llixhat termale teper te njohura ne vend. Këtu është e përhapur dhe kultivimi i gjerë i kulturës së ullirit nga banorë të zonës. Nga kjo mori udhë edhe ideja e Rrapushit, për ndërtimin e një mini fabrike për nxjerrjen e vajit të ullirit. Ndërkohë ai ishte anëtar i SHKK Tregan që në vitin 2002, prandaj dhe për të ishte më i lehtë realizimi i ketij plani investimi. Me mbështetjen e marrë nga kredia në këtë SHKK, arriti suksesshem të ngrinte dhe të zgjeronte një punishte për përpunimin e vajit të ullirit.

Eshtë linja e pestë rradhazi e kredisë që ka marrë z.Rrapush në SHKK Tregan, e përdorur sukseshëm për rritjen e aktivitetit në përpunimin e vajit. Nevojat dhe kërkesat e zonës për vajin e ullirit do te vazhdojnë në rritje, kështu që dhe investimet pasojnë njëra-tjetrën.

Me besim të madh për ditë akoma më të mira, z.Rrapush shprehet se mbështetjen financiare të nevojshme do të vazhdojë ta gjejë te kjo SHKK, si e vetmja strukturë e gjëndur gjithmonë pranë banorëve të kësaj zone.

Histori suksesi

Rrapush KYÇYKU Anëtar huamarrës, SHKK Tregan, Elbasan

19

Page 20: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

Rritja e volumit të veprimtarisë së SHKK-ve (kredidhënie, depozita) duke synuar rritjen e portofolit të kredisë me 5% dhe atë të depozitave me 10%.

Përmirësimi dhe ruajtja e cilësisë së portofolit të kredisë.

Plotësimi i masave strukturore, organizative dhe financiare për të mundësuar futjen e SHKK-ve në skemën e sigurimit të depozitave.

Kompletimi i kuadrit rregullativ dhe realizimi i ndryshimeve strukturore në plotësim të kërkesave të Ligjit të ri të SHKK-ve dhe Unioneve.

Rritja e kapaciteteve manaxheriale të stafit dhe të të zgjedhurve nëpërmjet forcimit të kritereve përzgjedhëse, zgjerimit të trainimeve, motivimit dhe nxitjes mbi bazën e performancës, etj.

Forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, në mbështetje të objektivave strategjikë institucionalë.

Objektivat 2015Bordi Drejtues i Unionit Shqiptar Kursim Kredi

20

Page 21: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Unioni SHKK

DevollKorçë

Pogradec

Librazhd

KolonjëPërmet

Gjirokastër

VlorëTepelenë

SkraparBerat

Gramsh

Fier

Kavajë

Lushnje

Durrës

Malësi e Madhe

Shkodër

Tiranë

Sarandë

Kuçovë

Elbasan

Tropojë

Has

KukësPukë

Lezhë

Mirditë

Laç

Krujë

Mat

Dibër

Bulqizë

Peqin

PREJ VITIT 1992 PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE

1.100 fshatra me veprimtari të SHKK-ve

që realizojnë mbi 80% të prodhimit bujqësor në vend

21

Page 22: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

PASQYRAT FINANCIARE 2014 31 dhjetor 2014

BILANCI KONTABËL (Të gjitha shumat janë në mijë lekë)

AktiviMjete monetare 50,098

Depozita në banka 432,262

Investime Financiare 580,737

Interesa në pjesëmarrje 1,039,536

Kredi neto 1,816,758

Aktive afatgjata materiale 324,980

Aktivet afatgjata jo materiale 1,671

Aktive të mbajtura për shitje 65,055

Aktive të tjera 79,653

Totali i aktivit 4,390,750

DetyrimeHuamarrje 1,861,241

Detyrime ndaj SHKK-ve 1,346,996

Provigjone për kredi standard 93,350

Detyrime të tjera 14,041

Totali i detyrimeve 3,315,628

Kapitali Kapitali 122,576

Rezerva 947,319

Fitimi i mbartur 5,227

Totali i kapitalit 1,075,122

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 4,390,750

22

Page 23: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

PASQYRA E TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE 31 dhjetor 2014

(Të gjitha shumat janë në mijë lekë)

Të ardhura nga interesi 199,500

Shpenzime nga interesi (124,146)

Të ardhura neto nga interesi 75,355

Rimarrje/(shpenzime) nga zhvleresimi i huave 37,228

Të ardhura neto pas zhvleresimit të huave 122,582

Të ardhura nga komisionet 38,191

Shpenzime nga komisionet (1,089)

Të ardhura neto nga komisionet 37,102

Të ardhura nga investimet 37,223

Të ardhura nga kontributi i SHKK-ve 72,576

Të ardhura / (shpenzime) jo-operative neto (2,520)

Të ardhura të tjera neto 107,279

Shpenzime personeli (114,693)

Shpenzime personeli për rrjetin e SHKK (40,000)

Shpenzime administrative për Unionin (11,398)

Shpenzime administrative për rrjetin e SHKK (66,973)

Zhvlerësimi dhe Amortizimi (18,674)

Totali i shpenzimeve (251,738)

Fitimi i vitit 5,227

23

Page 24: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

Rapo

rti i

Aud

itit

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

24

Page 25: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Vreshtat e Baftjar Tabaku, SHKK Darsia Peqin

25

Page 26: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

RAPORT VJETOR 2014

TIRANË RuraleRr. Derhem, pll. Son, kati 1 Tel: 0423 71942

TIRANË Urbane Rr.”Sami Frashëri”, P.19, Sh.1, Nr.5, Kati 3

BERATLagjia “28 Nëntori”, Vila e Zerës, kati 2 Tel: 0322 32 695

DURRËSRr.Tregëtare, Lagje 3, Sh. 1, Ap. 1 Tel: 0522 34 921

ELBASANLgj. Aqif Pasha, pll. 30/2, shk.1, kati 2Tel: 0542 57 576

FIERVajkanTel: 0342 31 290

GRAMSHLgj. Sporti, pll. Mustafa Osmani, kati 1 Tel: 0513 23 731

KAVAJËLgj.1, Blv. Josif Budo, pll. nr.18/130, kati 1 Tel: 0552 47 821

LIBRAZHDRr. Adrian Edgar, Lagja 2,godinë private, Kati 1 Tel: 0514 22 111

LUSHNJERr.“Kongresi i Lushnjes“, pll. i ri mbi NBG Bank, kati 3 Tel: 0352 22 277

PEQINLgj.Teqe, Blv.Mustafa Gjinishi Tel: 0512 22 839

POGRADECRr. Fan Noli Sh.2, kati 1 Tel: 0832 27 033

SARANDËLagja 3, Rruga kryesore e shëtitores, pll.1244

SHKODËRLagje “Manush Alimani”, bulevardi Zogu i Parë, pll. Nr.10 Tel: 0222 43 088

VLORË Lgj.Skelë, pll.1523, kati 2, Tel: 0332 29 175

Rrjeti Union SHKK

26

Page 27: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

Shtypshkronja: Kristalina© Unioni Shqiptar Kursim Kredi, Prill 2015

Zyra e Unionit SHKK, Fier

27

Page 28: përmbledhje SHIPTAR KURSIM KREDI Shoqëritë e kursim-kreditit krijohen nga bashkimi vullnetar i individëve, personave fizikë ose juridikë. Veprimtaria kryesore e SHKK-ve është

UNIONI SHQIPTAR KURSIM KREDI

www.ascunion.org.al